Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

PUNIM SEMINARIK
LËNDA: GJEOLOGJIA INXHINIERIKE

TEMA: VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE

Mentori: Studenti:
Doc. Dr. Idaver HUSEINI Gzim DERVISHI

Tetovë, 2019
UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

PËRMBAJTJA

HYRJE ................................................................................................................................................ 3
MASA VËLLIMORE ......................................................................................................................... 4
MASA SPECIFIKE ............................................................................................................................ 5
POROZITETI ...................................................................................................................................... 6
LAGËSHTIA ...................................................................................................................................... 7
KONZISTENCA ................................................................................................................................. 8
DENDËSIA RELATIVE E RËRAVE DHE ZHAVOREVE ............................................................. 9
VETITË DINAMIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE........................................................ 10
VETITË TERMIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE .......................................................... 13

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 2


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

HYRJE

Vetitë fizike të shkëmbijve karakterizojnë gjendjen fizike të shkëmbijve dhe dherave në kushte
natyrale të ndodhjes së tyre.
Vetitë fizike pasqyrojnë gjithashtu dhe ndryshimet që kanë pësuar shkëmbinjtë apo dherat gjatë
historisë së zhvillimit të tyre nën ndikimin e proçeseve të tjetërsimit, forcave tektonike e të tjera të
cilat kanë rëndësi të veçantë gjatë interpetimeve gjeologjike.
Në një vëllim çfardo të një shkëmbi ose dheu dallohet:
 Vëllimi i skeleti
 Vëllimi i ujit
 Vëllimi i gazit

Vëllimi i kampionit:

Masa e kampionit:
masa e skeletit
masa e ujit
(neglizhojmë ajrin)

Mardhëniet midis fazave luajnë një rol të rëndësishëm në vetitë fizike të shkëmbinjve. Sa më e
madhe të jetë faza e lëngët dhe ajo gazore në krahasim me fazën e ngurtë aq më të dobëta do të jenë
vetitë fiziko-mekanike të shkëmbit.
Për të karakterizuar gjendjen fizike të shkëmbijve ose dherave dhe mardhëniet midis fazave të
ndryshme, në praktikën inxhinjerike të ndërtimit përdoren disa tregues që marin pjesë në llogaritje
gjatë projektimit të objekteve të ndryshme inxhinierike. Ndër këto parametra më poshtë do të
trajtohen: masa vëllimore, masa specifike, poroziteti, lagështia, konzistenca, dendësia relative e
rërave dhe zhavoreve, vetitë dinamike, termike, elektrike dhe magnetike të shkëmbinjve dhe
dherave.

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 3


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

MASA VËLLIMORE

Masa vëllimore ⁄ -shpreh masën e njësis së vëllimit të shkëmbit në kushte natyrale duke
përfshirë edhe dy fazat e tjera atë të gazët dhe atë të lëngët d.m.th.

* +

masa e kampionit
vëllimi i kampionit

Fig.1 Unazat prerëse për përcaktimin e masës vëllimore


Masa vëllimore përcaktohet nga përbërja minerale e shkëmbit ose e dheut. Në shkëmbinjtë kompakt
lagështia dhe poroziteti është shumë i vogël kështu që masa vëllimore e tyre varet kryesishtë nga
madhësia e peshës specifike.
Në pasqyrën e mëposhtme jepen disa vlera të masës vëllimore të shkëmbinjve dhe dherave për
vendin tonë :
EMËRTIMI I SHKËMBIT ⁄ Emërtimi i shkëmbit ⁄
Dioniti Ranor i dobët
Peridotit Argjilite
Serpentinit Alevrolite
Spilit Mergel
Keratofir kuarcor Gipse
Dollumiti Rëra kokërimët
Kromite Rëra pluhurore
Qymire Surërë
Torfa Suargjila
Gëlqeror Argjila
Ranor i ngjeshur Suargjila kënetore

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 4


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

MASA SPECIFIKE

Masa specifike ⁄ -shpreh dendësinë e shkëmbit apo te dheut ne fazen e ngurtë d.m.th.

[ ]

masa e skeletit
vëllimi i skeletit

Fig.2 Piknometri për përcaktimin e masës specifike


Masa specifike përcaktohet nga përbërja mineralogjike e shkëmbit dhe shprehet me masën specifike
mesatare të mineraleve që përbëjnë shkëmbin. Në shumicën e rasteve ajo lëkundet nga

EMËRTIMI I SHKËMBIT ⁄ EMËRTIMI I SHKËMBIT ⁄


Kuarc Ranor
Montmorillonit Gips
Kaolinit Dunite
Hidromik Peridotite
Plagjiklaz Konglomerat
Gips Keratofire kuarcore
Dollumiti Kromite
Piroksen Argjilite
Olivinë Alevrolite
Amfibol Rëra
Muskovit Suargjila
Ortoklaz Argjila të kuaternarit
Shpinel Torfa
Gëlqeror Humuset

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 5


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

POROZITETI

Poroziteti -shpreh vëllimin e përgjithshëm të poreve që ka shkëmbi ose dheu. Boshllëqet në


shkëmbinjtë kompakt dhe mesatarishtë të ngjeshur mund të jenë midis kokrizave minerale, në
lëndën çimentuese, në vet kokrizën minerale ose midis faqeve të çarjeve.

Vëllimi i poreve në shkëmbinjte ose dherat vlersohet me dy tregues kryesorë:


 Koficienti i porozitetit – shprehet me raportin e vëllimit të poreve me vëllimin e
përgjithshëm të shkëmbit d.m.th. :

 Treguesi i porozitetit – shprehet me raportin midis vëllimit të poreve me vëllimin e skeletit

Si regull i përgjithshëm poroziteti zvoglohet në drejtim të thellësisë dhe ai është më i vogël sa më i


vogël sa më i vjetër nga pikpamja moshore të jetë dheu. Në qoftë se rërat kanë dhe
argjilat kanë , atëherë për ti përdorur këto si bazamente natyrore duhet të bëhen studime
special.

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 6


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

LAGËSHTIA

Lagështia – shpreh sasinë e ujit që mbush poret përkundrejt peshës së thatë të shkëmbit. Lagështia
që i përgjigjet mbushjes së boshllëqeve që përmban shkëmbi ose dheu quhet kapacitet i plotë i
lagështisë , ndërsa sasia e ujit e ujit që përmban në kushte natyrore të ndodhjes së tij
quhet lagështi natyrore (Ë).

 Kapaciteti i plotë i lagështisë

 Koeficienti i lagështisë

Kur dheu përbehet nga dy elemente që janë skeleti e gazi. Kur dheu përsëri përbëhet
nga dy elemente që janë skeleti dhe uji dhe kur dheu i ka të tre elementet.

o dheu është me pak lagështi.


o dheu është me shumë lagështi.
o dheu është i ngopur me ujë.
 Kufinjte e Atelbergut ne varesi te mineralit argjilor
KUFIRI I SIPËRM KUFIRI I KUFIRI I CEDIMIT
MINERALI
POSHTËM
MONTMORILONIT
NOTRONIT
ILIT
KAOLINITE
HALOSIT I HIDRATUAR
ATAPULGITE

KLORIT

ALOFAN

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 7


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

KONZISTENCA

Treguesi i konzistencës -është një parametër që tregon shkallën e ngopjes me ujë të dherave që
përmbajnë grimca argjilore. Në këtë tregues krahasohet lagështia natyrore me dy kufinjtë e
plasticitetit.

Konzistenca e dherave argjilorë shpreh gjendjen fizike të argjilave për një lagështi të caktuar.
Argjila nga vet natyra e formimit të tyre kalojnë në gjendje të ndryshueshme në varësi të lagështisë
dhe kokrizat e argjilave fitojnë një lëvizje, kur mbi ta vepron një ngarkesë e jashtme.
Me konzistencë të dherave argjilorë do të kuptohet aftësia që kanë kokrizat argjilor të vihen në
lëvizje nën veprimin e ngarkesave të jashtme për një lagështi të caktuar.
Konzistenca e dherave argjilorë nga veprimi mbi argjilat me lagështi të ndryshme i ngarkesave të
jashtme standarte,paraqitet në tre gjendje kryesore:
o Rrjedhëse
o Plastike dhe
o E fortë

KONZISTENCA E ARGJILAVE KPA


Shumë e butë <25
E butë 25-50
E mesme 50-100
E ngurtë 100-200
Shume e ngurtë 200-400
Rigjide >400

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 8


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

DENDËSIA RELATIVE E RËRAVE DHE ZHAVOREVE

Dendësia relative e rërave dhe zhavoreve shpreh dendësinë e rërave në gjendje natyrore. Ky tregues
shprehet me shkallën e dendësisë relative ID :

Ku:
dhe

treguesi i porozitetit dhe pasha vëllimore e thatë në gjendje shumë të shkriftë që përcaktohet
në kushte laboratorike
treguesi i porozitetit dhe pasha vëllimore e thatë e ngjeshur që përcaktohet në laborator me
tavolinat vibruese
treguesi i porozitetit dhe pasha vëllimore e thatë në gjendje natyrale të shtresës që përcaktohet
me metoda direkte ose indirekte.

Në varësi të rërat që shërbejnë si bazamente të objekteve inxhinjerike ndahen në :


o Në shumë të shkrifta
o Në të shkrifët
o Me ngjeshmëri mesatare
o Në të dendur
o Shumë të dendur

 Ngjeshja dinamike e dherave – është karakteristikë e rëndësishme që gjen përdorim të


gjërë sidomos në veprat prej dheu. Në praktikën e ndërtimit, për ndërtimin e objekteve
inxhinierike prej argjili, rërë dhe zhavori, përdoret ngjeshje dinamike e tyre.
Ngjeshja dinamike siguron nga njëra anë rritjen e aftësisë mbajtëse të dheut të shkriftë dhe nga
ana tjetër ruan objektin nga deformimet.

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 9


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

VETITË DINAMIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE

Shkëmbi ose dheu nën veprimin e ngarkesave dinamike siç do trup tjetër do të kryejë lëvizje
lëkundëse.
Lëkundja nga pika e veprimit të ngarkesës dinamike përhapet në formën e valëve që transporton
energjinë nga një pikë në një pikë tjetër të mjedisit shkëmbor ku lëvizin valët. Gjatë thithjes ose
reflektimit të valëve nga ana e shkëmbinjve ndodh veprim dinamik, d.m.th., transmetim i impulsive
mbi shkëmb.
Parametrat që karakterizojnë valët e lëkundjes janë :
o Amplituda (A)
o Perioda (T)
o Frekuenca(f )

Ampituda e lëkundjeve quhet largimi maksimal i një pike që kryen lëvizje lëkundëse nga
vendosja e saj e ekuilibrit. Ajo shprehet me milimetra.Amplituda e lëkundjes së shkëmbinjve është
nga një në disa dhjetra milimetra dhe për tërmetet katastrofike arrin në dhjetra centimetra.
Perioda(T) quhet intervali i kohës që nevojitet për të kryer një lëkundje të plotë dhe që shprehet
në sekonda. Perioda e lëkundjeve gjatsore gjatë tërmeteve është 1-2 dhe rallë 4 sekonda, ndërsa
periooda e valëve sipërfaqsore arrin 15 deri në 20 sekonda.
Frekuenca e lëkundjeve tregon se sa lëkundje të plota kryen me njësinë e kohës dhe shprehet në
herc (herc=lëkundje/s).

LLOJI I SHKËMBIT DHE DHEUT T (në sek)


Granite, diorite 0.005-0.1
Gëlqeror, ranorë, conglomerate 0.003-0.2
Zhavorre, guralece 0.01-0.35
Rëra 0.02-0.5
Surëra, Suargjilë, argjilë 0.04-0.7
Rëra, surëra suargjile të ngopura me ujë 0.05-1.0

Gjatë veprimit të valëve lindin në shkëmbinj dhe dhera forca dinamike, të cilat krijojnë ulje
(cedime) diferenciale ose deformime.
Vetitë kryesore deformuese të shkëmbinjve që përcaktohen për qëllime praktike janë:
 Moduli i elasticitetit dinamik
 Moduli i rëshqitjes
 Koeficienti i Poasonit

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 10


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Në pasqyrën e mëposhtme jepen disa vlera orientuese të shpejtësisë së valëve gjatsore dhe
tërthore për shkëmbinj të shkriftë me masa të ndryshmme vëllmore.

SHPEJTËSIA E VALËVE
LLOJI I DHEUT MASA VËLLIMORE ( )

Rëra, surëra, pa ujë 1400-1700 0.1-0.3 0.05-0.15


Rëra zhavore 1600-1900 0.2-0.5 0.1-0.25
Rëra të thata 1400-1700 0.15-0.9 0.13-0.5
Rëra me lagështi mesatare 1600-1900 0.25-1.3 0.16-0.60
Rëra të ngopura me ujë 1700-2200 0.30-1.6 0.2-0.8
Surëra, suargjila 1600-2100 0.3-1.4 0.12-0.7
Argjila të lagura plastike 1700-2200 0.5-2.8 0.13-1.2
Argjila të forta 1900-2600 2.0-3.5 1.10-2.0

Nga këtu vihet re se amplitude e lëkundjes zvoglohet gjatë shuarjes sipas ligjit të progresionit
gjeometrik.
Raporti midis dy amplitudave të njëpasnjëshme që vendosen lart ose poshtë bushtit të kohës quhet
koeficienti i shuarjes

dhe logaritmi natyral i këtij raporti quhet dekrement i lëkundjes

Koeficienti i shuarjes në shkëmbinjtë e diagjenizuar me frekuencë nga 10 herc në 10


kiloherc, rritet sipas një vije lineare. Koeficienti i shuarjes dhe dekrementi logaritmik përdoret në
ekuacionin e lëkundjeve të sistemit të truall themel kur merret parasysh rezistenca joelastike e
truallit. Me anë të këtyre treguesve gjykohet për shkallën e shuarjes së lëkundjeve.
Thithja e energjisë së lëkundjes për një cikël lëkundjeje quhet koeficienti i thithjes së
lëkundjeve :

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 11


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Për shuarje të madhe të lëkundjeve mund të pranohet :

Fizikisht koeficienti i thithjes së energjisë karakterizon aftësinë e dherave për të thither energji
gjatë shpërndarjes së lëkundjeve.

Disa vlera të frekuencës , koeficientit të shuarjes dhe dekrementit për shkëmbinj të


ndryshëm.

THELLËSIA E
FREKUENCA KOEFICIENTI I DEKREMENTI
LLOJI I SHKËMBIT SHTRIRJES
SHUARJES

ZHAVORE GURALECORE
SUARGJILA
RËRA ARGJILORE
GËLQERORE, MERGELE, E
AMHYDRITE

SHKËMBINJTË MAGMATIKË
SHKËMBINJTË
METAMORFIKË

ARGJILA PLASTIKE ME

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 12


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

VETITË TERMIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE

Kapaciteti i nxehtësisë karakterizon veçorinë e shkëmbinjve për të thithur energji nxehtësie


gjatë nxehjes. Për të karkaterizuar këtë tregues përdoret kapaciteti specific ose linear i nxehtësisë
dhe kapaciteti vëllimorë i nxehtsisë
Kapaciteti specifik i nxehtësisë së truallit është sasia e nxehtësisë e domosdoshme për të
thithur një njësi mase shkëmbi ose dheu për të ndryshuar temperaturën në munesë të ujit.
Madhësia e kapacitetit specifik të nxehtësisë për shkëmbinjtë me lagështi (Ë) jepet nga formula:

kapaciteti specifik i nxehtësisë së fazës së ngurtë të truallit.

Përcjellshmëria e nxehtësisë në shkëmbinj karakterizon veçorinë që ka shkëmbi ose dheu të


përshkojë nxehtësinë. Ajo vlersohet me koeficientin e përcjellshmërisë të nxehtësisë , i cili
përfaqëson sasinë e nxehtësisë që transmeton shkëmbi në njësinë e kohës nëpër njësinë e siperfaqes
për një grad celciuz.
Disa vlera të koeficientit të përcjellshmërisë së nxehtësisë në shkëmbinj të ndryshëm

LLOJI I SHKËMBIT

Akulli 0.0050

Ajri 0.00005

Argjilat 0.0003-0.0040

Rëra 0.0004-0.0085

Gëlqerorët 0.002-0.010

Diabazet 0.0050-0.0060

Dollomitet Deri 0.0110

Dunitet Deri 0.012

Ranorët 0.0015-0.014

VETITË FIZIKE TË SHKËMBINJVE DHE DHERAVE Page 13

You might also like