Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

Detyre kursi

(E drejta nderkombetare private)

Tema: Regjimet pasurore martesore ne te


drejten nderkombetare private.

Punoi: Mevlud Shehu Gr. 21

1
Parathenie,

Ky punim ka per qellim trajtimin e rregullimit te mardhenieve pasurore matrimoniale


ndermjet bashkeshorteve ne kuadrin e se drejtes nderkombetare private .Pasqyrimi i nje sere
elementesh dhe problematikash te cilat lindin ne kuadrin e legjislacioneve te zbatueshme ne
fushen e mardhenieve pasurore martesore jane nje nga synimet kryesore ne kete punim
modest.

Kryesisht ,tema e trajtuar eshte fokusuar ne artikulimin doktrinar te marrveshjes se


bashkeshorteve per te percaktuar ligjin e aplikueshem ne kete kontekst .Punimi fillimisht
trajton evolimin e trajtimit te mardhenieve pasurore martesore me elemente te huaj ne
Republiken e Shqiperise duke e pare ne aspektin krahasues ne kohe dhe hapesire me
legjislacionin aktual ne fuqi te vitit 2011.

Per te vazhduar me tej me thelbin e punimit ,qe ka te beje me marrjen ne analize te kritereve te
lidhjes se sistemeve juridike me raportin jurdik te marre ne shqyrtim sipas parashikimeve te
ligjit aktual ne fuqi per te drejten nderkombetare ne Shqiperi.

Padyshim pjese e kesaj pune do te jene trajtimet e doktrinisteve te ndryshem ne kete fushe te
cilet kane hedhur per diskutime ne nivel kombetar dhe nderkombetar ceshtje mjaft te prekuara
ne legjislacionin e te gjitha vendeve ne kuadrin e modelimeve te normave te konfliktit ne kete
fushe

Aspektet teorike ,kurrsesi nuk mund te japin pergjigjiet me te mira te mundshme per
problematikat e ndryshme ,prandaj referimi i situatave konkrete te konstatuara ne praktiken e
gjykatave do te mund ti jape kuptim gjithmone e me shume ketij punimi.

Per ta mbyllur,krahasimet me legjislacionet e vendeve te ndryshme boterore do te na


ndihmojne per te nxjerre ne pah praktikat me te mira te cilat mund te sherbejne si model
referues ne permisimin e metejshem te kuadrit ligjor ekzistues ne Shqiperi .

2
Tabela e permbajties

Parathenie……………………………………………………………………….. ……………………………….2

Kreu I

Konsiderata te pergjithshme mbi rregjimin pasuror martesor ne te drejten nderkombetare


private ne Republiken e Shqiperise .

1.1 Zhvillimi historik i modelimit te mardhenieve pasurore martesore me elemente te huaj ne


Shqiperi………………………………………………………………………………………………6
1.2 Risite qe solli ligji per te drejten derkombetare private ne vitin 2011 ne fushen e mardhenieve
pasurore martesore…………………………………………………………………………………...8

Kreu II
Rregullimi i mardhenieve pasurore martesore me elemente te huaj ne lemin e se drejtes
nderkombetare private ne Shqiperi.

2.1 Legjislacioni i aplikueshem mbi pasojat e marteses me elemente te huaj………………………..9

2.1.1 Autonomia e vullnetit ne zgjedhjen e ligjit te zbatueshem

2.1.2 Analize e krahasuar e legjislacioneve te se drejtes nderkombetare private

2.1.3 Natyra juridike e autonomies se vullnetit ne te drejten nderkombetare private

2.1.4 Dallimet qe ekzistojne ndermjet autonomise se vullnetit ne te drejten nderkombetare dhe


te drejten private

2.1.5 Pasojat qe sjell zbatimi i autonomise konfliktuale se vullnetit ne te drejten


nderkombetare private ne Shqiperi

2.2 Kushtet thelbesore dhe karakteristikat e marrveshjes se bashkeshorteve per percaktimin e ligjit
te zbatueshem ne fushen e mardhenieve pasurore……………………………………………………...16

2.2.1 Kushtet materiale dhe legjislacioni i zbatueshem per vlefshmerine e marrveshjes

2.3 Legjislacionet alternative qe mund te zgjidhen nga bashkeshortet ose bashkeshortet e ardhshem ,ne
kuadrin e rregullimit te rregjimit pasuror martesor ne Shqiperi ……………………………………….18

2.3.1 Ligji i shtetit,shtetesine e te cilit ka njeri prej bashkeshorteve

2.3.2 Ligji i shtetit te venqendrimit te zakonshem te njerit prej bashkeshorteve

2.3.3 Ligji i shtetit ku ka vendodhjen pasuria e paluajtshme (lex rei sitae).


2.4 Kontrata martesore ne te drejten nderkombetare private …………………………………………21

2.4.1 Ligji i zbatueshem mbi kushtet e vlefshmerise se kushteve te marteses

3
2.4.2 Rregjistrimi i kontrates martesore

2.5 Mbarimi dhe likuidimi i rregjimit pasuror martesor………………………………………………21

2.5.1 Rastet e mbarimit te rregjimit pasuror martesore

2.5.2 Mbarimi i rregjimit pasuror martesor per shkak te vdekjes se njerit bashkeshort

Kreu III

Aktet nderkombetare ne rregullimin e mardhenieve pasurore martesore ne kuadrin e te drejtes


nderkombetare privae

4.1 Konventat e Hages ,e vitit 1905……………………………………………………………………23

4.2 Konventa e Hages , e vitit 1978 …………………………………………………………………..23

Bibliografia…………………………………………………………………………………………..25

4
HYRJE

Ne Shqiperi ,martesat me elemente te huaj perpara viteve 90 nuk ishin shume te zakonshme
per shkak te nje rregjimi te mbyllur i cili krijoi nje izolim ne kuptimin e plote te fjales .
Problematikat ne lidhje me kolizionin e ligjeve ishin te panjohur duke qene se nuk haseshin ne
praktike raste te cilat te mundesonin perplasje te tilla te normave juridike .
Periudha e tranzicionit ne Shqiperi ndikoi ne rritjen ne mase te raporteve juridike me
elemente te huaj duke sjelle keshtu konflikte te ligjeve te zbatueshme per rregullimin e ketyre
mardhenieve juridike nderkombetare .Padyshim martesat me elemente te huaj perbejne
kategorine e atyre raporteve juridike nderkombetare me te hasura ,kjo si rrjedhoje e krijimit
te nje lirie ne qarkusllimin e Shqiptareve ne kuadrin e levizjes se lire ne vende te nryshme te
botes.
Martesat me elemente te huaj ,perbejne dhe problematikat me sensitive te cilat trajtohen ne te
drejten nderkombetare private jo vetem ne vendin tone por ne te gjithe boten.Arsyeja e
rendesise se trajtimit te ketij instituti ne te drejten nderkombetare private lidhet edhe me fakin
se martesa perben dhe nje nga burimet kryesore te lindjes se familjes ,e cila gezon nje mbrojtie
te vecante nga rendi juridik ne te gjithe vendet .
Ne aspektin e ketij punimi duhet te theksojme se lidhja e marteses me elemente te huaj sjell nje
sere pasojash juridike si te karakterit personal ashtu edhe te karakterit pasuror .Pikerisht ,ne
te drejten nderkombetare private rregullimi i ketyre pasojave ka nje rendesi te vecante duke
qene se perbejne pjese te objektit te vete kesaj lende te se drejtes .
Mardheniet pasurore ne martesat me elemente te huaj ne Republiken e Shqiperise ka pasur
trajtime te ndryshme ne kohe dhe hapesire .Ligji i vitit 1964 per te drejtat civile nga te huajt
,nuk parashikonte kritere lidhje te cilat mund te vareshin nga vullneti i bashkeshorteve por
vetem ato kritere lidhje qe parashikonte legjislatori .Madje ky ligj ,keto mardhenie nuk i
trajtonte fare dhe i perfshinte ne kuadrin e mardhenieve martesore ne teresi ,kjo sepse duke
marre parasysh dhe kohen e miratimit te saj nuk pasqyronte evolimet e shume institutieve ne
te drejten familjare .
Me miratimin e ligjit te vitit 2011 per te drejten nderkombetare ,legjislatori ka pasyruar mjafe
mire ndryshimet qe kane ndodhur ne shume mardhenie juridike sidomos ne ato raporte
juridike ne fushen familjare .Ky ligj ka arritur te plotesoje nje sere vakumesh ligjore te cilat
reflektoheshin ne legjislacionin e kaluar .Megjithate ,edhe ky ligj ne kuadrin e shume
diskutimesh qe shtrohen duket sikur nuk ka arritur qellimin e saj me te mire te mundshem .

5
KREU I
Konsiderata te pergjithshme mbi rregjimin pasuror martesor ne te drejten
nderkombetare private ne Republiken e Shqiperise .
1.1 Zhvillimi historik i modelimit te mardhenieve pasurore martesore me elemente te huaj ne
Shqiperi

Lidhja e marteses sjell per bashkeshortet nje sere te drejtash e detyrimesh ku teresia e ketyre te fundit
perfaqesojne permbajtien e mardhenies martesore .Doktrina ,si dhe kryesisht kuadri ligjor ne shume
vende te botes i klasifikon keto te drejta dhe detyrime ne baze te kriterit te objektit te tyre ne :te drejta
dhe detyrime personale jopasurore si dhe te drejta dhe detyrime pasurore .1Te dy keto raporte juridike
ndermjet bashkeshorteve rregullohen ne menyra te ndryshme ne legjislacione te ndryshme .Ne fokous te
ketij punimi do te jene mardheniet pasurore martesore ,te cilat rregullohen me te ashquajteren regjim
pasuror martesor ne kuader te martesave me elemente te huaj.
Per fushen e mardhenieve pasurore midis bashkeshorteve ,legjislacione te ndryshme si rrjedhoje e
dinamikes dhe transformimeve qe pesojne mardheniet shoqerore parashikojne rregullime te ndryshme te
ketyre raporteve juridike ne mardheniet familjare ndermjet bashkeshorteve .
Eshte e qarte se ndryshimet midis legjislacioneve reflektohen ne menyrat e zgjidhjes qe u jepen
problemeve te tilla ne fushen e se drejtes nderkombetare private ne martesat me elemente te huaj,ku
vihet theksi ne ndervaresine midis normave materiale dhe atyre te konfliktit..Para reformes se
legjislacionit mbi te drejten nderkombetare private ,normat e konfliktit mbi mardheniet pasurore
ndermjet bashkeshorteve ne Shqiperi ,gjenin rregullim ne ligjin nr. 3920,,te vitit 1964 “Mbi gezimin e te
drejtave civile nga te huajit dhe zbatimin e ligjit te huaj “.Ne aspektin kohor ky ligj ka rregulluar
mardheniet juridike me elemente te huaj deri ne vitin 2011 ,i cili perkon me kohen e hyrjes ne fuqi te
ligjit nr.10428,dt.02.06.2011 “Per te drejten nderkombetare private”.Konkretisht ligji i vitit 1964,ne
asnje nga dispozitat e saj nuk jep nje definicion ligjor per elementin e huaj ,si element karakterizues i
mardhenieve juridike –civile e cila ne fakt po te hedhim nje veshtrim ne legjislacionet e shtetve te tjera
,veme re ,qe asnje legjislacion nuk e kane perfshire ne ligj kuptimin e “ elementit te huaj”duke ia lene
detyre doktrines juridike dhe praktikes ligjore ,per arsyen e vetme qe element i huaj eshte nje ceshtje
fakti ,percaktimi i te cilit realizohet rast pas rasti ne praktike.Ne ligjin e vitit 1964 ,dispozitat ligjore ne
percaktimin e kritereve te lidhjeve per percaktimin e legjislacionit te zbatueshem ne rregullimin e
mardhenieve pasurore martesore njihte si kriter lidhes ligjin e shtetesise se bashkeshorteve dhe ne rastin
e mungeses se shtetesise se perbashket aplikohej ligji shqiptar.2 .

1
Sonila Omari “E drejte familjare”,fq 72-73
2
Neni 8 i nr. 3920,,te vitit 1964 “Mbi gezimin e te drejtave civile nga te huajit dhe zbatimin e ligjit te
huaj “.

6
Ky ligj nuk parashikonte mundesine e nje kriteri lidhje siq eshte ai, i lex voluntatis,ose thene ndryshe
nuk parashikonte mundesine e bashkeshorteve per te percaktuar me marrveshje ndermjet tyre
legjislacionin e zbatueshem per rregullimin e mardhenieve te tyre pasurore.Bashkeshortet ne keto raste
nuk kishin nje autonomi te vullnetit ne percaktimin e legjislacionit te zbatueshem per rregjimin pasuror
martesor.Megjithate ne kete ligj gjen shprehje parimi i barazise morale dhe juridike te bashkeshorteve ne
normat e konfliktit me objekt rregullimin e mardhenieve ndermjet bashkeshorteve ,ne kuptimin qe “lex
nacionalis”i bashkeshortit nuk eshte kriter mbizoterues ne percaktimin e legjislacionit te zbatueshem.
Mendoj qe nje nga arsyet pse ne ligjin e vitit 1964 ,nuk sanksionohej parimi i autonomies se vullnetit te
bashkeshorteve per rregullimin e rregjimeve pasurore martesore eshte shmangia nga partikularizimi i
ligjeve te zbatueshme ,pra mbrojtia e parimit unitar te ligjit te zbatueshem si per mardheniet pasurore
ashtu edhe per mardheniet personale ndermjet bashkeshorteve .Ky mendim gjendet i bazuar edhe ne
nenin 8 te ligjit te vitit 1964 ku sipas kesaj dispozite mardheniet pasurore dhe ato personale ndermjet
bashkeshorteve rregulloheshin nga ligji i shtetesise se perbashket te te dy bashkeshorteve dhe ne rastin e
mungeses se shtetesise se perbashket nga ligji shqiptar.Ne kohen e miratimit te ligjit te vitit
1964,shumica e vendeve europiane parashikonin kriterin lex nacionalis ne percaktimin e ligjit te
zbatueshem per keto kategori mardheniesh ndermjet bashkeshorteve.3
Nga gjithe kjo analize e ligjislacionit te meparshem ne Republiken e Shqiperise e cila lidhet vetem me
ligjin e vitit 1964 duke qene se Shqiperia gjate kesaj periudhe nga 1964-2011 nuk ka ratifikuar ndonje
akt nderkombetar i cili normon mardheniet juridike me elemente te huaj ,arrijme ne perfundimin se ky
ligj ishte krejtesisht i papershtatshem me zhvillimet e reja te se drejtes nderkombetare private ne planin
nderkombetar dhe ate europian .Ky ligj nuk perfshinte ne themel te gjithe institutet e te drejtes
nderkombetare private qe kane te bejne me mardheniet juridike civile me elemente te huaj,si dhe mbetej
nje ligj shume i vjeter ne kuadrin e transformimeve ligjore qe kane ndodhur ne legjislacionin shqiptar ne
periudha te ndryshme.
Pra ,nevoja per nje ligj te ri erdhi si rrjedhoje e nje sere faktoresh qe kryesisht lidheshin me ndryshimet
shoqerore qe ndodhen ne vendin tone,antaresimin ne organizatat nderkombetare dhe aderimi ne
konventa te ndryshme nderkombetare diktuan nevojen e krijimit ten je kuadri te ri ligjor ,i cili do te
pasqyronte me se miri zhvillimet e institutive juridike te ndryshme ne te drejten nderkombetare private.
Ligji i ri “Per te drejten nderkombetare private” nr.10428, dt.02.06.2011 vendosi rregulla te reja
bashkohore duke pasqyruar praktikat me te mira ne gjykimin e mosmarrveshjeve me elemente te
huaj,sidomos ne fushen e mardhenieve pasurore e cila kishte mbetur e pa zhvilluar .Ne vijim te punimit
do te pasqyrojme hulumtimiet e shumta ne lidhje me risite e ketij ligji te perqendruar kryesisht ne fushen
e mardhenieve pasurore martesore .

3
Prof.Asoc.Dr.Arta Mandro “E drejta nderkombetare private”,Tirane 2005 fq.399

7
1.2 Risite qe solli ligji per te drejten derkombetare private ne vitin 2011 ne fushen e mardhenieve
pasurore martesore.( veshtrim krahasues me ligjin e vitit 1964 )

Ligji i ri ,i vitit 2011 ka reformuar ne menyre thelbesore shume institute te se drejtes nderkombetare
private ,ne menyre te vecante fushen e regjimeve pasurore ndermjet bashkeshorteve.Nje nga risite me te
rendesishme qe mund te permendim eshte fakti se ne dispozitat ligjore te ketij ligji jane parashikuar
kritere te reja lidhje per percaktimin e legjislacionit te zbatueshem ,si dhe ne planin procedurial civil
,duke parashikuar nje perhapje te madhe drejt juridiksioneve te huaja .

Kriteret e reja te lidhjes jane parashikuara nga nenet 23 dhe 24 te ligjit ,ne lidhje me percaktimin e
legjislacionit te zbatueshem per rregullimin e rregjimit pasuror martesor ne te drejten nderkombetare
private .Ne ndryshim nga ligji i vitit 1964,qe parashikonte si kriter lidhje ne rregullimin e mardhenieve
pasurore te bashkeshorteve ligjin e shtetesise se perbashket te tyre dhe ne rastet kur ata nuk kishin nje
shtetesi te perbashket aplikohej ligji shqiptar ,tashme me ligjin e vitit 2011 eshte shtuar nje kriter i ri
lidhje , i lex voluntaris.Thene ndryshe ligji i ri parashikon mundesine e bashkeshorteve per te
percaktuar me marrveshje ndermjet tyre legjislacionin e zbatueshem per rregullimin e mardhenieve te
tyre pasurore.4

Ky ligj ne ndryshim nga ai i vitit 1964,vendos rregulla te reja bashkohore per gjykimin e
mosmarrveshjeve me elemnte te huaj ,duke marre ne konsiderate zhvillimet me te fundit ne fushen e te
drejtes nderkombetare private .Pra ky ligj merr ne konsiderate praktikat me te mira te vendeve te
ndryshme ne kete fushe .

Risite qe percjell ky ligj jane si nga pikepamja sasiore ,ku numri i dispozitave ligjore eshte rritur duke
prekur problematikat me sensitive ashtu edhe nga pikepamja cilesore.5Them nga pikepamja cilesore
sepse ligji yne per te drejten nderkombetare private eshte nje ligj i miratuar relativisht vone ne krahasim
me vendet e tjera si: Italia,Franca,Anglia etj dhe ka reflektuar me se miri zgjidhjen e problematikave qe
jane hasur ne kete fushe te se drejtes.

Ajo cfare karakterizon kete ligj eshte sanksionimi gjithashtu i disa parimeve mjaft te rendesishme ,si
parimi i barazise morale dhe juridike ndermjet grave dhe burrave si dhe parimin e vullnetit autonom
te bashkeshorteve per te zgjedhur legjislacionin e zbatueshem ne kuadrin e mardhenieve pronesore te
bashkeshorteve.5

4
Megjithate ,neni 24 i ligjit nr.10428 na le te kuptojme qe autonomia e vullnetit te paleve nuk eshte e
pakufizuar,sepse ata mund te zgjedhin te aplikojne vetem ato ligji te cilat jane parashikuar ne nje liste te
mbyllur ne kete dispozite.
5
Parimi i barazise morale dhe juridike lidhet me faktin se ky ligj madje edhe ai i vitit 1964 ,nuk
parashikon si kriter lidhje “lex nacionalis”shtetesine e bashkeshortit .

8
KREU II
Rregullimi i mardhenieve pasurore martesore me elemente te huaj ne lemin e se
drejtes nderkombetare private ne Shqiperi.

2.1 Legjislacioni i aplikueshem mbi pasojat e marteses me elemente te huaj.

Paraprakisht ,duhet te citojme faktin se autore te ndryshem ne lidhje me martesen bejne nje sqarim
paraprak pasi ne te drejten familjare te shume legjislacioneve ,termin martese e perdorin ne dy kuptime
juridike .Se pari martesa nenkupton nje veprim juridik ,pra i referohen nocionit si shfaqje vullneti ,dhe
martesa ne nje kuptim tjeter nenkupton pikerisht mardhenien juridike qe krijohet si pasoje e lidhjes se
veprimit juridik te marteses.6
Arsyeja e ketij klasifikimi doktrinor ne fushen e te drejtes nderkombetare private ka rendesi pasi vete
ligji per te drejten nderkombetare private ne dispozitat e saj ne kreun e IV parashikon dispozita te
vecanta per ligjin e zbatueshem mbi martesen si veprim juridik dhe per ligjin e zbatueshem mbi
martesen si mardhenie juridike.7

I. Legjislacioni i zbatueshem mbi martesen si veprim juridik8 ,ne kreun e IV te ligjit per te
drejten nderkombetare private parashikohen dispozitat ligjore per kushtet materiale dhe formale
per lidhjen e marteses ,konkretisht nenet 21 dhe 22.Nga keto dispozita arrijme ne perfundimin se
per percaktimin e ligjit te zbatueshem per kushtet thelbesore te marteses nuk merret parasysh
vetem nje kriter lidhje siq eshte ai i shtetesise se bashkeshorteve qe kane ne kohen e lidhjes se
marteses lex nacionalis.Per shtetasit e huaj ose personat pa shtetesi ,qe lidhin martese ne
Republiken e Shqiperise duhet te permbushin edhe kushtet thelbesore per lidhjen e marteses
sipas percaktimeve te kodit te familjes .Ndersa per rregullimin e kushteve formale te lidhjes se
marteses ligji percakton nje kriter tjeter lidhje lex loci celebrationis ,pra ligjin e shtetit ku lidhet
martesa .Ne zbatim te nenit 22/2 parashikohet qe martesat e lidhura jashte Republikes se
Shqiperise ,pavaresisht nga shtetesia e subjekteve ,mund te konsiderohen te vlefshme ne
Shqiperi,nese forma e lidhjes se marteses sipas ligjit te shtetit qe eshte lidhur konsiderohet e
vlefshme.
Ne lidhje me kushtet formale ligji i vitit 2011 parashikon mundesine e njohjes si te vlefshme te
martesave te cilat jane lidhur ne perputhje me ligjin e shtetit ku eshte lidhur martesa .Ne keto raste
shtrohet pyetja ne rastet kur shtetas shqiptar martohen sipas riteve fetare ne perputhje te plote me
legjislacionin Italian a do te konsiderohet e vlefshme kjo martese? Ligji i vitit 1964 ,kete problematike e
rregullonte ne neni 6/3,ku parashikohej qarte martesa e lidhur jashte shtetit midis shtetasve shqiptare qe
banojne ne shqiperi eshte e vlefshme vetem kur lidhet ne formen e marteses civile .

6
Sonila Omari “E drejte familjare”,fq.45-46.
7
Maks Qoku “ E drejta nderk. Private “,fq 366-369.
8
Shih nenet 21 dhe 22 te ligj per te drejten nderkombetare privete ,viti 2011.

9
Praktika gjyqesore ka pranuar edhe perjashtime ne lidhje me formen e lidhjes martesore ten je pjesatri te
forcave te armatosura gjate veprimeve ushtarake.Nje nga rastet eshte ceshtja “Taczanowska v
Taczanowski(1957),ne te cilin dy shtetas Polak,me vendbanim ne Poloni,bejne nje ceremoni martesore
ne Itali,ne vitin 1946.Burri sherbente ne Trupat e Korporates se Dyte Polake,ne veprimet luftarake ne
Itali.Ceremonia fetare u kremtua nga nje kapelan i armates Polake,i cili ishte prift katolik.Martesa sipas
ligjit Italian ishte i pavlefshem formalisht.Gjykata e Apelit ne kete rast vendosi qe ,perderisa palet ishin
ne Itali jo per shkak te vullnetit te tyre te lire ,por sepse burri ishte pjestar i forcave luftarake ne Itali,nuk
mund te prezumohet qe at ate zbatojne ligjin e vendit .Per rrjedhoje u zbatua common law Anglez dhe
vlefshmeria e marteses se tyre u nenkuptua.Ky parim i zbatuar ne kete ceshtje duhet te zbatohet brenda
vijes,pra brenda territorit te pushtimit te ushtrise se huaj(e cila perben nje kordon ose hapsire brenda te
cilit eshte e kuptueshme qe ligji i vendit nuk mund te zbatohet)ose martesa e personave ne kushte te
ngjashme me ate ten je ushtrie.10

II. Legjislacioni i zbatueshem mbi martesen,si mardhenie juridike,ligji i zbatueshem per


rregullimin e mardhenieve personale jopasurore dhe pasurore gjejne rregullim ne nenin 23 dhe
24 te ligjit per te drejten nderkombetare private .Pjesa ne vijim e ketij punimi do te trajtoje
pikerisht ligjin e zbatueshem mbi rregjimin pasuror martesor .Paraprakisht duhet te themi qe nga
nje interpretim i dispozitave arrijme ne perfundimin se jane dy parime baze qe udheheqin
rregullimin e ketyre mardhenieve me elemente te huaj: 1) parimi i autonomies se vullnetit ne
zgjedhjen e ligjit te zbatueshem mbi rregjimin pasuror martesor ,2) parimi i unitetit te ligjit te
zbatueshem mbi te gjithe mardheniet pasurore martesore te bashkeshorteve .

2.1.1 Autonomia e vullnetit ne zgjedhjen e ligjit te zbatueshem

Themi qe ekziston autonomia e vullnetit te bashkeshorteve ndermjet tyre ,sepse ata kane te drejte te
zgjedhin ligjin e zbatueshem per rregjimin pasuror martesor,ndonese kjo eshte nje e drejte zgjedhje e
kufizuar brenda opsioneve te ofruar ne nje liste te mbyllur nga ligji .Konkretisht neni 24/2 parashikon
mundesine qe bashkeshortet me marrveshje ndermjet tyre mund te zgjedhin qe te zbatohet nje ligj i
shtetit :
a) Shtetesine e te cilit ka njeri nga bashkeshortet,
b) Ne te cilin ka venqendrimin e zakonshem njeri nga bashkeshortet,
c) Ne te cilin ndodhet pasuria e paluajtshme .

10 “
E drejte nderkombetare private” Prof.Asoc .Dr. Arta Mandro

10
Ne mungese te nje marrveshje te tille ndermjet bashkeshorteve ,per percaktimin e legjislacionit te
zbatueshem do te gjejne zbatim kriteret e lidhjes qe sherbejne per percaktimin e legjislacionit te
zbatueshem ne rregullimin e mardhenieve personale te bashkeshorteve ,te parashikuar ne nenin 23 i
ligjit.Eshte vete paragrafi i pare i nenit 24 ,qe referon ne nenin 23 per legjislacionin e aplikueshem ne
eventualitetin ku palet nuk kane nje marrveshje ndermjet tyre.Qe sipas nenit 23,kriter lidhje do te jete
ligji i shtetesise se perbashket lex nacionalis.

2.1.2 Analize e krahasuar e legjislacioneve te se drejtes nderkombetare private te shteteve te ndryshme


bazuar ne kriterin e autonomies se vullnetit ne funksion te zgjedhjes se ligjit te zbatueshem ne
mardheniet pasurore bashkeshortore

A. Shtete te cilat parashikojne nje autonomi totale te vullnetit


Keto sisteme nuk parashikojne ndonje kufizim ,ne kuptimin qe nuk ekziston nje liste zgjedhjesh brenda
se ciles eshte i kufizuar vullneti i bashkeshorteve per percaktimin e ligjit te aplikueshem ne rregullimin e
mardhenieve pasurore martesore.
E drejta austriake ,eshte nje nga vendet e cila parashikon nje autonomi te plote te paleve ne zgjedhien e
ligjit te zbatueshem per rregullimin e mardhenieve pronesore martesore .Ligji austriak parashikon se
çështjet e së drejtës së pronësisë martesore janë në parim të rregulluara sipas rendit juridik që ishte
zgjedhur shprehimisht nga bashkëshortët (autonomia e paleve). 11

B. Sistemet te cilat nuk parashikojne aspak autonomine e vullnetit


Ne keto sisteme bashkeshortet nuk kane mundesi zgjedhje,duke qene se aplikohen vetem ato kritere te
lidhjes qe jane parashikuar nga ligji .
Egjipti eshte nje nga shtetet i cili aplikon si kriter lidhes per rregullimin e pasojave te marteses ,duke
perfshire edhe pasojat pasurore ligjin e vendit(lex nacionalis) te bashkeshortit ne kohen e perfundimit te
marteses.Nepermjet ketij kriteri lidhes shikojme qe ne Egjipt ,regjimet pasurore rregullohen nga ligji i
shtetesise se bashkeshortit .12 Gjithashtu aplikues te ketyre sistemeve juridike jane edhe vende te tilla si:
Algjeria ,Irani etj.Nga nje analize e legjislacionit te ketyre vendeve ,arrijme ne konkluzione se keto
vende parashikojne vetem nje kriter lidhje per rregullimin e pasojave qe vijne nga martesa.
Vende te tilla si Gjermania ,Italia ,Spanja duke perfshire edhe Shqiperine perpara ndryshimeve te ligjit
per te drejten nderkombetare private parashikonin kritere lidhje hierarkike per rregullimin e
mardhenieve pasurore martesore.13

11
3.6 Study on matrimonial property regimes in private international law and internal law , Chris
CLARKSON University of Leicester
12
According to Egyptian law Art13 ,the effect of marriage, http://alexlaw.edu.eg/Choice_of_Law_2015.pdf
13
Ne shqiperi perpara 2011 ne ligjin e 1964 parashikoheshin kritere lidhje herarkike sipas rasteve te
trajtuara ne ligj qe do te thote keto kritere lidhje nuk ishin ne vullnetin e paleve per tu zgjedhur.

11
C. Shtete te cilat parashikojne nje autonomi te kufizuar .

Sistemet e ketyre vendeve lejojne qe bashkeshortet te zgjedhin me marrveshje nje nga kriteret e lidhjes
te parashikuar ne nje liste te mbyllur nga ligji, per percaktimin e ligjit te zbatueshem qe do te rregulloje
mardheniet pasurore martesore .Themi se eshte nje autonomi vullneti i kufizuar sepse ,bashkeshortet
jane te kufizuar qe te zgjedhin vetem ato kritere lidhje te parashikuara nga dispozitat perkatese te ligjit.
Shqiperia hyn ne kategorine e vendeve te tilla ,ku bashkeshortet mund te realizojne nje marrveshje
ndermjet tyre per te zgjedhur nje kriter lidhje sipas parashikimeve te nenit 24 paragrafi 2 i ligjit te vitit
2011 per te drejten nderkombetare private .
Konventa e Hages e vitit 1978 ,parashikon nje autonomi te kufizuar te vullnetit te bashkeshorteve per
zgjedhjen e ligjit te zbatueshem ne mardheniet pasurore .Pikerisht mbi bazen e ketij modeli jane
reformuar disa shtete si :Gjermania,Italia,Franca dhe Spanje .14
Legjislacioni gjerman ne ndryshim nga ai Francez ose Shqiptar te cilet parashikojne parimin e unitetit te
ligjit te zbatueshem ne rregjimet pasurore ,ai parashikon qe bashkeshortet mund te zgjedhin si ligj te
zbatueshem per pasurite e tyre te luajtshme lex nacionalis ose ligjin e residences se zakonshme, ndersa
per pasurite e paluajtshme lex rei sitae .
Ashu si ne legjislacionin Gjerman sikur edhe e pame Austria parashikon mundesine qe bashkeshortet ta
fragmentarizojne ligjin e zbatueshem per mardheniet pasurore ne kuadrin e nje auonomie vullneti te
pakufizuar nga vetem disa kritere lidhje.
Ne ,Spanje autonomia e bashkeshorteve behet edhe me e kufizuar ne krahasim me vendet e tjera te
marre ne shqyrtim ,pasi bashkeshortet kane te drejten e zgjedhjes vetem ne rast kur nuk kane shtetesi te
perbashket .
Vendet e tjera si Luksemburgu,Hollanda dhe Franca jane te vetme vende te cilat kane ratifikuar
Konventen e Hages se vitit 1987 ,e cila siq e pame edhe me siper ,parashikon nje autonomi te kufizuar te
vullnetit .Megjithate shume legjislacione te europes duke perfshire edhe Shqiperine kane implementuar
ne ligjet e tyre te brendshme modelin e Konventes se Hages .

2.1.3 Natyra juridike e autonomies se vullnetit ne te drejten nderkombetare private 15


Ne pamje te pare ,kur lexojme dispozitat e nenit 24 te ligjit per te drejten nderkombetare private por jo
vetem na lindin dyshime ne lidhje me natyren juridike te autonomise se vullnetit ne zgjedhjen e ligjit te
zbatueshem nese eshte nje norme konflikti apo nje norme materiale substanciale ne te drejten
nderkombetare .Padyshim qe nje norme e tille eshte norme konflikti ,pavaresisht se nuk ka nje strukture
klasike te normave te konfliktit te cilat kane si element esencial lokalizimin direkt te ligjit te zbatueshem
per rregullimin e mardhenies juridike.Lokalizimi i ligjit te zbatueshem realizohet nga shprehja e vullnetit
te bashkeshorteve ndermjet tyre .

14
https://e-justice.europa.eu/home.do?plang=en&action=home.
15
Discussion on Autonomy Principle in Law of the Application of Law for Foreign Civil Relations.
School of Humanities and Social, North China Electric Power University, China

12
Nje nga arsyet pse nuk mund ta klasifikojme kete norme si nje norme substanciale ne te drejten
nderkombetare eshte se parimi i autonomise se vullnetit dallohet dukshem nga parimi material i
autonomise i cili perfaqeson nje kriter ose element esencial ne kuadrin e marrveshjes qe konkludohet
ndermjet paleve.

2.1.4 Dallimet qe ekzistojne ndermjet autonomise se vullnetit ne te drejten nderkombetare private (ose
autonomia konfliktuale e vullnetit)dhe te drejten private(autonomia materiale e vullnetit)

Fillimisht duhet te pranojme faktin qe keto dy te drejta jane ngushtesisht te lidhura ,ne kuptimin qe palet
vetem pasi kane zgjedhur me vullnetin e tyre ligjin e zbatueshem qe do te rregulloje mardheniet pasurore
mund te rregullojne permbajtien e rregjimit pasuror martesor ,sipas kushteve dhe brendave limiteve qe
parashikon legjislacioni konkret i zgjedhur.
Autonomia materiale e vullnetit eshte e aplikueshme ne te gjitha mardheniet juridike qe e drejta private e
lejon ,ndersa autonomia konfliktuale e vullnetit eshte e aplikueshme vetem ne momentin e zgjedhjes se
ligjit te zbatueshem.Gjithashtu dallim tjeter esencial qendron ne faktin se autonomia konfliktuale e
vullnetit eshte nje teknike per lidhjen e nje mardhenie juridike me elemente te huaj ,me nje rend juridik
te nje vendi te caktuar.16

2.1.5 Pasojat qe sjell zbatimi i autonomise konfliktuale se vullnetit ne te drejten nderkombetare private
ne Shqiperi
Kur lexojme ne menyre te kombinuar nenet 23 dhe 24 ,arrijme ne perfundime se zbatimi i autonomise se
vullnetit te bashkeshorteve ne zgjedhjen e ligjit te zbatueshem sjell ne menyre te pashmangshme
partikularizimin e ligjit te zbatueshem per mardheniet martesore ndermjet bashkeshorteve .
Ne kete kuptim mardheniet personale ndermjet bashkeshorteve do te rregullohen sipas ligjit te shtetesise
se bashkeshorteve dhe ne rast kur keto kane shtetesi te ndryshme do te aplikohet ligji ku ata kane
venqendrimin e perbashket ,si dhe kur keto kritere lidhje nuk mund te zbatohen atehere do te zbatohet
ligji i shtetit me te cilin mardhenia bashkeshortore ka lidhje te ngushta.Mirpo ,bashkeshortet sipas nje
marrveshje ndermjet tyre mund te zgjedhin nje ligj tjeter te zbatueshem per mardheniet pasurore te
parashikuar ne nenin 24/2 i cili mund te jete i ndryshem nga ai i mardhenieve personale.
Ne eventualitetin ku bashkeshortet ushtrojne te drejten e zgjedhjes se ligjit te zbatueshem ,rregjimi
pasuror martesor dhe mardheniet personale ndermjet bashkeshorteve do te rregullohen nga legjislacionet
e vendeve te ndryshme,gje e cila sjell probleme ne koordinimin e tyre.Ne hipotezen e mungeses se nje
marrveshje te tille ndermjet paleve legjislatori e ka evituar fragmentarizimin e ligjit te zbatueshem per
mardheniet martesore ndermjet bashkeshorteve .17

16
The status of principle of autonomy in Law of Application. School of Humanities and Social, North
China Electric Power University, China
17
Kjo ne hipotezen ku palet nuk kane bere nje marrveshje ne te cilen kane percaktuar kritere te tjera
lidhje te parashikuar nga neni 24/2

13
Uniteti i ligjeve ndermjet mardhenieve personale dhe pasurore sjell avantazhe te karakterit thelbesor
sepse ajo shmang problemet e klasifikimit te mardhenieve ndermjet bashkeshorteve si dhe thjeshtezon
mardheniet juridike te paleve ne nivel nderkombetar .Ne praktike mund te dalin problematika per
klasifikimin e nje mardhenie si pasurore apo personale ndermjet bashkeshorteve duke qene se ne kushtet
e fragmentarizimit te ligjeve te zbatueshme keto mardhenie do te rregullohen sipas dispozitave te
ndryshme te dy ligjeve te ndryshme.
Duke qene se ne fokus te ketij punimi jane mardheniet pasurore martesore ,duhet te citojme faktin se nga
interpretimi i nenit 24/2 arrijm ne perfundimin se ky ligj eshte i bazuar ne parimin e unitetit te ligjit te
zbatueshem per rregjimin pasurore sepse nuk parashikon mundesine e paleve qe me marrveshje te
zgjedhin ligje te ndryshme te zbatueshme per sendet e luajtshme dhe ato te paluajtshme .
Duke u nisur nga ky fakt ne legjislacione te ndryshme te vendeve te ndryshme parashikohen rregullime
te ndryshme per sa i perket ,legjislacioneve te zbatueshme per sendet e luajtshme dhe ato te paluajtshme
ne kuadrin e mardhenieve pasurore bashkeshortore.

A. Vendet te cilat parashikojne nje sistem ligjor unitar

Keto vende parashikojne nje grup te vetem kriteresh lidhjesh per te gjithe rregjimin pasuror ne total ,si
per sendet e luajtshme dhe ato te paluajtshme.Ne keto kotegori sistemesh bejne pjese
Franca,Italia,Austria ,Shqiperia etj.18

B. Vende te cilat parashikojne nje sistem ligjor te fragmentarizuar 19

Keto vende parashikojne kritere lidhje te ndryshme ne varesi te kategorizimit te sendeve qe bejne pjese
ne rregjimin pasuror martesor.Te tilla vende jane SHBA,i cili parashikon kriterin e lex rei sitae per
sendet e paluajtshme dhe ate te venqendrimit te zakonshem te bashkeshorteve per sendet e luajtshme .20

Megjithate pervec aspekteve negative te autonomise se vullnetit ne te drejten nderkombetare private ajo
sjell edhe nje sere avantazhesh mjafte te rendesishme per bashkeshortet .Zgjedhja e ligjit te zbatueshem i
pergjigjet me se miri interesave ekonomik te bashkeshorteve dhe krijon nje siguri juridike per to.

18
Kryesisht legjislacioni i te drejtes nderkombetare i ketyre vendeve eshte pak a shume i unifikuar ne
kete kontekst
19
Konventa e Hages e vitit 1978 ,ndeshim mundesine e bashkeshorteve per te parashikuar lex rei sitae
per psurine e paluajtshme dhe ligjin e nje shteti tjeter per pjesen tjeter te pasurise.
20
Te njejtat rregullime i kemi pare edhe ne legjislacionin Frances dhe ate Anglez . COMMISSION
EUROPÉENNE General Direction Justice and Home Affaires.

14
2.1.6 Kufizimet e autonomise se vullnetit ne zgjedhjen e ligjit te zbatueshem nga bashkeshortet ne
Shqiperi

Bashkeshortet ,ashtu siq edhe e kemi cituar ne pjese te ndryshme te ketij punimi sipas ligjit per te drejten
nderkombetare private nuk kane nje autonomi vullneti te pakufizuar ne kuadrin e zgjedhjes se ligjit te
zbatueshem ne fushen e mardheneve pasurore ndermjet tyre .Neni 24 /2 ka parashtruar ne menyre
eksplicite se cilat kritere lidhese mund te zgjidhen me marrveshje ndermjet bashkeshorteve ,per
rregullimin e rregjimit pasuror martesor.

Mgjithate autonomia e vullnetit e bashkeshorteve nuk kufizohet vetem nga parashikimet e nenit 24/2 por
edhe nga rendi publik i cili perben nje nga kufizimet me te rendesishme te zbatimit te ligjit te huaj ne
rregullimin e gjithe mardhenieve juridike-civile me elemente te huaj.21Klauzola e rendit publik ndalon
zbatimin e atyre legjislacioneve te huaja qe thirren per zbatim nga normat e konfliktit ,te cilat bien ne
kundershtim me parimet themelore te sistemit ligjor “ lex fori”,apo me vlerat dhe parimet nderkombetare.

Dispozitat qe rregullojne rendin publik ne ligjin aktual ne fuqi te vitit 2011,kane karakter kombetar qe
do te thote nuk ekziston nje unifikim i rendit publik ne nivel nderkombetar.Gjithashtu interpretimi i
ketyre dispozitave ka karakter relative sepse edhe brenda te njejtit shtet permbajtia e rendit publik
ndryshon ne kohe .22

Ne kete kuader sipas parashikimeve ne kushtetuten e Republikes se Shqiperise te vitit 1998 si dhe fryma
e pergjithshme e kodit te familjes se 2003,ne kuadrin e mardhenieve familjare dy jane parimet baze qe
duhet te udheheqin keto mardhenie :1) mbizoterimi i interesit te familjes ,2) garantimi i barazise
ndermjet bashkeshorteve 23.Padyshim keto perbejne parime mjaft te rendesishme ne rendin tone juridik
publik dhe mbi bazen e tyre duhet te behet perputhshmeria e ligjeve te huaj te thirrur per zbatim nga
palet ne marrveshjen e realizuar ndermjet tyre.Ketu behet fjale kryesisht per mardheniet personale
maertesore si mardhenie te nje rendesi te vecante ne rendin juridik tone te brendshem.

Pra,bashkeshortet nuk mund te therrasin per zbatim legjislacione te vendeve qe bien ne kundershtim te
hapur me parimet dhe vlerat themelore te shoqerise qe mbrohen nga rendi juridik Shqiptar.Psh: Neni 54
i kodit te familjes parashikon detyrimin e kontributit te perbashket te bashkeshorteve ne nevojat e
familjes dhe cdo marrveshje e realizuar ne kundershtim me kete detyrim te perbashket te bashkeshorteve
ne familje do te konsiderohet e pavlefshme .Ne kete rast ,padyshim ky parashikim perben nje parim
mjafte te rendesishem ne kuadrin e pergjegjesise se bashkeshorteve per familjen e cila gezon nje
mbrojtie ne nivel kushtetues.

21 “
E drejte nderkombetare private” Maks Qoku,fq.127
22 “
E drejte nderkombetare private “ Arta Mandro,Tirane 2005
23
“ E drejte familjare “ Sonila Omari ,Tirane 2012

15
Pavaresisht kesaj klauzole kufizuese ne autonomine e vullnetit te bashkeshorteve ,eshte shume e veshtire
qe te vertetohet ne praktike sidomes ne fushen e mardhenieve pasurore ku bashkeshortet kane kryesisht
si qellim garantimin e interesave ekonomik te tyre .Megjithate ne hipotezen kur gjykata parashikon nje
rast te papajtueshmerise se ligjit te thirrur per zbatim me rendin publik atehere do te thirret per zbatim
neni 23 i ligjit per te drejten nderkombetare private .

Raste te tjera te kufizimit te vullnetit te bashkeshorteve lidhen me mashtrimin e ligjit ne te drejten


nderkombetare private ,te cilin e ndeshim ne hipotezen kur palet ndryshojne nje kriter te lidhjes si
,vendqendrimi i zakonshem apo shtetesine e tyre ,ne menyre qe te bejne te mundur zbatimin e
legjislacionit te nje shteti tjeter me qellim shmangien nga normat imperiative te nje sistemi ligjor te nje
vendi tjeter.

2.2 Kushtet thelbesore dhe karakteristikat e marrveshjes se bashkeshorteve per percaktimin e


ligjit te zbatueshem ne fushen e mardhenieve pasurore

Ne ligjin aktual per te drejten nderkombetare private nuk gjejme ndonje referim te shprehur ne menyre
eksplicite mbi ligjin e zbatueshem per kushtet e vlefshmerise se marrveshjes ndermjet bashkeshorteve
per zgjedhien e ligjit te zbatueshem qe do te rregulloje rregimin pasuror martesor.

Eshte e rendesishme qe te permendim faktin nese marrveshja ndermjet bashkeshorteve do te trajtohet ne


kuadrin e kontrates martesore apo si nje veprim juridik me vete. Rendesia e dallimit eshte e rendesishme
sepse nga kjo do te varet edhe fakti se cili do te jete ligji i zbatueshem per rregullimin e kushteve te
marrveshjes ndermjet bashkeshorteve .

Marveshja ndermjet bashkeshorteve dhe kontrata martesore jane dy institute juridike te ndryshme te cilat
kane qellime te ndryshme juridike .Marrveshja synon percaktimin e ligjit te zbatueshem ,pra lokalizon
ligjin qe do te zbatohet per rregullimin e mardhenieve pasurore ndermjet bashkeshorteve ndersa kontrata
martesore ka nje objekt tjeter te ndryshem nga a ii marrveshjes ndermjet bashkeshorteve .

Marrveshja e bashkeshorteve do te kategorizohet ne kategorine e veprimeve juridike te pergjithshme ,ku


rregullimi i kushteve thelbesore dhe formale te vlefshmerise do te rregullohen nga legjislacioni
kompetent per rregullimin e veprimeve juridike ne pergjithesi dhe jo mbi bazen e kushteve te
vlefshmerise se kontrates martesore te parashikuar nga ky legjislacion ,madje mund te jene te ndryshme
nga ky i fundit.Madje per verifikimin e kushteve formale te vlefshmerise se marrveshjes mund ti
referohemi edhe nenit 24.2 te ligjit i cili parashikon nje minimum kriteresh formale si kusht per
vlefshmerine e marrveshjes.

2.2.1 Kushtet materiale dhe legjislacioni i zbatueshem per vlefshmerine e marrveshjes

1. Pelqimi i paleve (shprehja e vullnetit )

Marrveshja e zgjedhjes se ligjit te zbatueshem mund te lidhet vetem nga bashkeshortet e ardhshem ose
bashkeshortet gjate marteses .Pelqimi duhet te shprehet personalisht nga bashkeshortet e ardhshem ose
nga perfaqesues ligjor .

16
a) Zotesia per te lidhur marrveshjen

Zotesia per te lidhur marrveshjen per percaktimin e legjislaconit te zbatueshem nga bashkeshortet per
rregullimin e mardhenieve pasurore do te rregullohet nga ligji i shtetesise qe ka secili prej
bashkeshorteve (lex nacionalis).Meqense kjo marrveshje hyn ne kategorine e veprimeve juridike te
pergjithshme ,atehere zotesia per te vepruar do te rregullohet sipas nenit 11.1 e ligjit te vitit 2011.

b) Vlefshmeria e pelqimit te paleve

Ketu gjithashtu lindin dilema nese ky rregullim do te behet sipas lex fori apo ligjit qe palet zgjedhin per
rregullimin e rregjimit pasuror martesor .Legjislacioni Italian ,i ka dhene nje zgjidhje te drejtperdrejte
situates se mesiperme ,nepermjet parashikimit qe ,pelqimi i paleve eshte i vlefshem nese permbush
kushtet e parashikuar nga vend ii lidhjes se marrveshjes ose ligji i zgjedhur nga palet per rregullimin e
regjimit pasuror martesor,mjafton njeri prej tyre te garantoje vlefshmerine e aktit.

2 Objekti i marrveshjes ndermjet bashkeshorteve

Sipas nenit 24.2 objekti i marrveshjes do te jete percaktimi i ligjit te zbatueshem per rregullimin e
regjimit pasuror martesor .Kjo e drejte ashtu siq e kemi trajtuar ne kete punim eshte e kufizuar ne listen
e legjislacioneve te parashikuar nga norma ne fjale.Nga kjo dispozite mund te nxjerrim disa
karakteristika te objektit se kesaj marrveshje.

1. Zgjedhja e ligjit te zbatueshem duhet te kete per objekt rregullimin e regjimit total pasuror pasi
legjislacioni jone njeh parimin e unitetit te ligjit te zbatueshem .
2. Mund te kete per objekt vetem mardheniet pasurore ,qe do te thote nuk mund te perfshije mardheniet
personale ndermjet bashkeshorteve .
3. Zgjedhja e ligjit te zbatueshem mund te behet si perpara lidhjes se marteses ashu edhe gjate marteses

3 Shkaku

Shkaku i marrveshjes se ligjit te zbatueshem eshte zgjedhja ,per rregullimin e rregjimit pasuror martesor
,te legjislacionit ten je shteti me te cilen mardhenia martesore ka nje lidhje te caktuar ,(shtetesia e
paleve,venqendrimi i zakonshem ose lidhjet e ngushta),te ndryshem nga legjislacioni i shtetit ne te cilin
cojne perzbatim kriteret objektive te lidhjes (neni 23 i ligjit nr.10428 te vitit 2011).

4 Forma

Thame ,qe marrveshja ndermjet bashkeshorteve do te hyje ne kategorine e veprimeve juridike dhe per
kete arsye ne lidhje me formen e ketij veprimi juridik per percaktimin e formes duhet te kemi parasysh si
nenin 18.1 edhe nenin 24.2.Keto dispozita duhet te lexohen ne menyre te kombinuar ,dhe forma
noteriale kerkohet per efekt vlefshmerie .

17
2.3 Legjislacionet alternative qe mund te zgjidhen nga bashkeshortet ose bashkeshortet e
ardhshem ,ne kuadrin e rregullimit te rregjimit pasuror martesor ne Shqiperi

2.3.1 Ligji i shtetit,shtetesine e te cilit ka njeri prej bashkeshorteve

Ne kete eventualitet,bashkeshortet sipas nenit 24.2/a kane te drejte qe te zgjedhin ligjin e shtetesise e te
cilit ,ka secili prej tyre ne momentin e lidhjes se marrveshjes ndermjet tyre.Percaktimi i lex nacionalis ne
kete hipoteze eshte e lehet ne ato raste kur bashkeshortet kane nje shtetesi.Mirpo ,kjo situate do te
nderlikohet ne kushtet kur bashkeshortet nuk kane shtetesi ,ne rastin kur bashkeshortet gezojne me
shume se nje shtetesi,ose ne rastin e ndryshimit te shtetesise.24

1. Mungesa ligjore apo faktike e shtetesise –Apatridet .

Ne pamje te pare kur shtrojme nje pyetje te tille duket sikur na nderlikon siuaten juridike te paleve ne
hipotezen kur bashkeshortet kane zgjedhur me marrveshje nje ligj te zbatueshem te bazuar ne shtetesisne
e njerit prej tyre ne rastet kur kjo shtetesi mungon nga pikpamja ligjore (apatridet)ose edhe nga
pikepamja faktike.Megjithate keto situata jane rregulluar nga kreu i pare i ligjit tone per te drejten
nderkombetare private.
Sipas nenit 9 kur personi eshte pa shtetesi zbatohet ligji i shtetit ne te cilin ky person ka vendqendrimin e
zakonshem dhe kur kjo e fundit nuk mund te percaktohet ,atehere lex nacionalis ,i tij, do te konsiderohet
,shteti me te cilin ky person ka lidhje me te ngushte.Ky parashikim ligjor eshte rregulluar ne menyre te
tille nga shume legjislacione te huaja ne kuadrin e sigurimit te nje sere te drejtash dhe lirish themelore
per personat pa shtetesi ne kuadrin e harmonizimit te legjislacioneve me traktate te ndryshme
nderkombetare.25

2. Ekzistenca e nje pluraliteti shtetesish

Ne keto raste ,zgjidhja paraqitet shume e thjeshte pasi bashkeshortet jane te lire te zgjedhin per zbatim
,ligjin e shtetit ,shtetesine e te cilit ka njeri bashkeshort,pavaresisht nga gezimi i shtetesive te tjera .
Me gjithate ne kushtet kur ne marrveshje ndermjet bashkeshorteve nuk eshte percaktuar konkretisht se
ligji i kujt shtetesie nga shtetesite qe gezon bashkeshorti do te zbatohet situata paraqitet pak e veshtire .
Ne keto raste mendoj qe duhet te thirret per zbatim neni 8 i ligjit per te drejten nderkombetare private .

24
Shih nenet 8 dhe 9 te ligjit LIGJ Nr.10 428, datë 2.6.2011 “ Per te drejten nderkombetare private”.
25
Ne kete kuader mund te permendim Konventen e OKB-se ,te 28 Shtatorit ,te vitit 1954 “ Mbi satatusin
e personave pa shtetesi”,Shqiperia ka aderuar ne 23 Qershor 2003.

18
2.3.2 Ligji i shtetit te venqendrimit te zakonshem te njerit prej bashkeshorteve

Ne perputhje edhe me Konventen e Hages ,legjislacioni jone sjell nje kriter te ri lidhje per percaktimin e
legjislacionit te zbatueshem qe do te rregulloje rregjimin pasuror martesor qe eshte venqendrimi i
zakonshem i njerit prej bashkeshorteve .
Koncepti i vendqendrimit te zakonshem eshte nje koncept i cili ndryshon nga ai i vendbanimit
Megjithate ajo se cfare duhet te kuptojme eshte fakti se cfare do te kuptojme me konceptin vendqendrim
it te zakonshem .

Ligji aktual ne nenin 12,jep nje perkufizim te vendqendrimit te zakonshem te personit si:

“……me "vendqëndrim të zakonshëm të një personi fizik" kuptohet vendi, në të cilin ai ka


vendosur për të qëndruar në pjesën më të madhe të kohës, qoftë dhe në mungesë të regjistrimit
dhe pavarësisht nga leja apo autorizimi për të qëndruar. Në përcaktimin e këtij vendi gjykata
mban parasysh rrethanat e natyrës personale apo profesionale, që tregojnë lidhje të qëndrueshme
me këtë vend, apo synimin e personit për të krijuar lidhje të tilla”.

Duke iu referuar ketij perkufizimi arrijme qe te indentifikojme disa elemente te vendqendrimit te


zakonshem te nje personi sipas kuptimit te ligjit aktual:

a) Kriteri i lidhjes se venqendrimit te zakonshem eshte nje kriter fakti dhe jo nje kriter ligjor qe lidhet
me vendodhjen fizike te nje personi dhe vullnetin e bashkeshorteve per te qendruar ne nje vend te
caktuar .
b) Per te pasur ekzistencen e vendqendrimit te zakonshem nuk eshte kusht rregjistrimi ne rregjistrat
public shteteror,pasi ai mund te jete edhe i paligjshem ,si pasoje e qendrimit ne nje vend te caktuar
pa leje ose autorizim te organeve kompetente shteterore.
c) Ligjevenesi nuk ka percaktuar afate kohore te qendrimit te nje individi ne nje vend te caktuar dhe per
rrjedhoje kriteri sasior i kohes nuk eshte element determinues ne percaktimin e vendit te residences
se zakonshme.
d) Megjithese ne nenin 12 ligji jep nje perkufizim te venqendrimit te zakonshem ,i takon gjykates
vleresimi i tij rast pas rasti ne varesi te rrethanave konkrete.I takon bashkeshorteve te provojne ne
gjykate shtetin e vendqendrimit te tyre te zakonshem.26

2.3.3 Ligji i shtetit ku ka vendodhjen pasuria e paluajtshme (lex rei sitae).

Ne kete hipoteze bashkeshortet zgjedhin si ligj te zbatueshem ligjin e vendit ku ndodhet pasuria e
paluajtshme .Ashtu siq e kemi trajtuer edhe ne disa pjese ne ketij punimi ,ne kuadrin e parimit te unitetit
te ligjit te zbatueshem qe karakterizon ligjin aktual,lex rei sitae do te rregulloj ne total te gjithe rregjimin
pasuror martesor .Ajo cfare duhet te kuptojme eshte fakti se nqs bashkeshortet zgjedhin ligjin e vendit
ku ndodhet pasuria e paluajtshme ,per rregullimin e mardhenieve pasurore ndermjet tyre ,
26
Shih nenin 12 te Ligjit Nr.10 428, datë 2.6.2011 “ Per te drejten nderkombetare private”.
19
ky ligj gjithashtu do te jete i zbatueshem edhe per sendet qe kategorizohen si pjese e pasurise se
luajtshme .27

Ne kuadrin e veshtrimeve krahasuese ,ne vendet e common law ,si Anglia ose Amerika kemi pare qe
keto sisteme juridike per rregjimet pasurore martesore mund te zbatonin ligje te ndryshme per sendet e
paluajtshme dhe ato te luajtshme .Pra keto sisteme perkrahin parimin e fragmentarizimit te ligjeve te
zbatueshme per rregullimin e rregjimit pasuror martesor. 28

2.4 Kontrata martesore ne te drejten nderkombetare private

2.4.1 Ligji i zbatueshem mbi kushtet e vlefshmerise se kushteve te marteses

Legjislacioni i zbatueshem per rregullimin e kontrates martesore eshte legjislacioni i zgjedhur nga palet
ne marrveshje ndermjet tyre ,ose ne mungese te nje marrveshje te tille rregullimi do te behet mbi bazen e
kritereve objektive te lidhjes (neni 23 i ligjit DNP)

A) Zotesia per te lidhur kontraten martesore ne baze te legjislacionit shqiptar dhe pjeses me te madhe
te legjislacioneve ne bote te se drejtes nderkombetare private ,rregullohet nga ligji i shtetesise se
tij.Sipas nenit 11/1 ,zotesia per te vepruar e nje personi fizik rregullohet nga ligji i shtetit,shetesine e
te cilit ka.Megjithate neni 11 parashikon rastet e zotesise se pergjithshme per te vepruar ,ndersa
zotesia per te lidhur kontraten martesore klasifikohet si nje zotesi e vecante ne kuadrin e ligjit te
DNP-se e cila do te rregullohet nga ligji i zbatueshem per rregullimin e mardhenieve pasurore
martesore.
B) Pelqimi i bashkeshorteve ,meqense ligji nuk parashikon ndonje dispozite speciale per sa i perket
pelqimit te bashkeshorteve per lidhjen e marteses atehere do te zbatohet ligji qe rregullon
mardhenien pasurore bashkeshortore.
C) Objekti dhe shkaku,sipas nenit 45.5 i ligjit te DNP-se legjislatori ka parashikuar qe keto kushte do te
rregullohen nga normat materiale te ligjit qe do te rregulloje mardheniet pasurore.
D) Forma ,meqense ligji nuk parashikon ndonje dispozite te vecante ne lidhje me formen e kontrates
dhe duke pasur parasysh qe kontrata martesore eshte nje veprim juridik atehere do te zbatohen
dispozitat e nenit 18 te ligjit actual ne fuqi.

27
Nneni 24 i Ligjit Nr.10 428, datë 2.6.2011 “ Per te drejten nderkombetare private”,eshte i modeluar
sipas parashikimive te Konventes se Hages te vitit 1978 28
28
The traditional rule is that the effect of the marriage on movable property is governed by the law of
the husband’s domic ile at the date of the marriage. Asser Institute/UCL Matrim.Prop United Kingdom-
England & Wales

20
2.4.2 Rregjistrimi i kontrates martesore

Regjistrimi i kontrates martesore ,nuk eshte pjese e formes se kontrates per efekt vlefshmerie porn je
element i rendesishem i cili ka si funksion informimin e te treteve ne lidhje me rregjimin pasuror
martesor. Problematikat qe lindin ne kete kuader jane nese nje kontarte martesore e lidhur dhe e
rregjistruar jashte territorit te RSH ,do te mund ti kunderdrejtohet te treteve ne RSH?

Mendoj qe ne rastet kur bashkeshortet me shtetesi shqiptare qe lidhin kontrate martesore ,jashte territorit
te Shqiperise ,mund ti kunderdrejtohet te treteve vetem nqs kjo kontrate eshte e rregjistruar ne organet
publike te parashikuar nga Kodi i Familjes i RSH te vitit 2003.Ne mungese te nje rregjistrimi ne
territorin e RSH,kontrata martesore do te jete e vlefshme ndermjet paleve por nuk mund tiu
kunderdrejtohet te treteve ne RSH.

2.5 Mbarimi dhe likuidimi i rregjimit pasuror martesor 29

2.5.1 Rastet e mbarimit te rregjimit pasuror martesor

Bazuar ne parimin e unitetit te ligjit te zbatueshem ne teresine e rregjimit pasuror martesor ,arrijme ne
perfundimin qe ligji i zbatueshem mbi rastet e mbarimit te rregjimit pasuror martesor rregullohen nga
ligji i zbatueshem mbi vete regjimin pasuror i cili mund te jete ligji i zgjedhur me marrveshje nga palet
,apo ligji i percaktuar nga neni 23 ne kushtet kur vepron ipso jure ne rastet e mungeses se nje marrveshje
ndermjet bashkeshorteve.

Lex causae,do te rregulloje restet e mbarimit te rregjimit pasuror martesor:

1) Mbarimin per shkak te zgjidhjes se marteses


2) Mbarimin e rregjimit pasuror per shkak te pjestimit gjyqesor te bashkesise
3) Mbarimin e regjimit pasuror per shkak te vdekjes se njerit bashkeshort

2.5.2 Mbarimi i rregjimit pasuror martesor per shkak te vdekjes se njerit bashkeshort

Kjo situate perben nje nga rastet ,ne te cilen ekziston nje lidhje shume e ngushte ndermjet dy institutive
te se drejtes atij te trashegimnise dhe regjimit pasuror martesor .Kjo situate reflekton edhe ne fushen e te
drejtes nderkombetare private problematika.
Ne hipotezen e perfundimit te marteses me vdekjen e njerit nga bashkeshortet ,perberja e trashegimise se
bashkeshortit te vdekur do te varet shume nga rregjimi pasuror martesor te cilit jane nenshtruar
bashkeshortet gjate marteses.Ne keto raste ,fillimisht nepermjet ligjit te zbatueshem per rregjimin
pasuror ndermjet bashkeshorteve do te behet ndarja e pasurise se bashkeshortit te vdekur nga ajo e
bashkeshortit pasjetues dhe ne fund nepermjet ligjit te zbatueshem per trashegimnine sipas rastit do te
percaktohen te drejtat e bashkeshortit pasjetues mbi trashegimnine e testamentlenesit .

29
“ E drejte familjare “ Sonila Omari ,Tirane 2012

21
2.5.3 Likuidimi dhe pjestimi i rregjimit pasuror martesor

Ligji i zbatueshem mbi likuidimin dhe pjestimin e rregjimit pasuror martesor eshte ligji i cili rregullon
rregjimin pasuror martesor ,i cili mund te jete ligji i zgjedhur nga bashkeshortet ,ose ne mungese te nje
marrveshje zbatohet neni 24.1 e ligjit per te drejten nderkombetare private.

Megjithate eshte e vlefshme per tu diskutuar fakti nese ,per rastet kur kerkohet prova e pronesise se
sendeve ne kuadrin e likuidimit te rregjimit pasuror do te zbatohet lex fori apo lex cause .Ky diskutim
fillimisht duhet te percaktoje nese rregullat e proves se pronesise jane fushe e ligjit material apo
procedurial ,pasi duke percaktuar kete mund qe te percaktojme edhe ligjin e zbatueshem .Nqs do ti
referoheshim legjislcionit familjar rregullat per proven e pronesise se sendeve ,eshte nje element
esencial i rregjimeve pasurore prandaj do te aplikohet ligji qe rregullon mardheniet pasurore .
Pjestimi gjyqesore, eshte e kuptueshme qe ky eshte nje element procedurial dhe do te rregullohen nga
Lex Fori.

22
KREU III
Aktet nderkombetare ne rregullimin e mardhenieve pasurore martesore ne kuadrin
e te drejtes nderkombetare privae
4.1 Konventat e Hages ,e vitit 1905

Konventa e Hages e vitit 1905 ka pranuar parimin se marredheniet pasurore te bashkeshorteve


rregullohen nga e drejta e shtetit , shtetesine e te cilit kane pasur bashkeshortet ne kohen e lidhjes se
marteses. Ndryshimi i mevonshem i shtetesise se bashkeshorteve ose i njerit prej tyre nuk influencon
mbi keto marredhenie.

I njejti parim afirmohet edhe nga Ligji yne per te Drejten Nderkombetare Private ne i cili percakton se
marredheniet personale dhe pasurore te bashkeshorteve rregullohen nga legjislacioni i shtetit shtetas te te
cilit jane bashkeshortet dhe kur keta kane shtetesi te ndryshme ,keto marredhenie rregullohen nga
legjislacioni i shtetit ne territorin e te cilit ata kane vendqendrimin e perbashket.

Megjithate kjo konvente parashikonte edhe nje kriter lidhje tjeter ,ne rastet kur bashkeshortet kishin
shtetesi te ndryshme ne keto raste ligji i zbatueshem do te ishte lex nacionalis i bashkeshortit ne kohen e
lidhjes se masrteses.

Por mund te ndodhe qe per arsye nga me te ndryshmet te ndodhemi ne pamundesi te aplikimit te lex
patriae te bashkeshorteve apo te ligjit te vendqendrimit te perbashket te tyre . Ne keto raste zbatohet
ligji i shtetit, me të cilin marrëdhënia bashkëshortore ka lidhjen më të ngushtë. ‘’Lidhja me e ngushte ‘’
vleresohet rast pas rasti nga ana e gjykates duke marre parasysh vendin ne te cilin ndodhet pasuria , ne
te cilin eshte celebruar martesa apo kriterin e perqendrimit te pjeses me te madhe te jetes martesore .1

Kjo konvenet eshte miratuar nga vende te tilla ,si Gjermania,Italia,Hollanda ,Rumania,Suedia ,Belgjika
dhe Polonia .Kjo konvente pati si fokus kryesor vetem rregjimin pasuror martesor ,ndersa mardheniet
personale jo pasurore gjenin rregullim vetem nga neni 1 i konventes

4.2 Konventa e Hages , e vitit 197839

Kjo konvente u largua totalisht nga parimet e Konventes se vitit 1905 .Nje nga risite qe solli ishte
mundesia e paleve qe me marrveshje te percaktonin vete kriteret e lidhjes per legislacionin e zbatueshem
. Kjo Konvente do te artikulonte nje parim mjafte te rendesishem ,ate te autonomise konfliktuale
vullnetare te paleve ,parim ky i pasqyruar edhe ne ligjin tone actual ne fuqi te vitit 2011.

39
Kjo konvente ka sherbyer si model per shume legjislacione Europiane ,per modelimin e
mardhenieve pasurore me elemente te huaj ne te drejten nderkombetare private ,perfshire ketu
edhe Shqiperine .
23
BIBLIOGRAFIA

Ligji nr.3920, datë 21.11.1964. "Për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt"

Ligji 10428, dt.02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”

“ E Drejta Nderkombetare Private” Maks Qoku ,Tirane 2016

“ E drejte nderkombetare private” Prof.Asoc.Dr. Arta Mandro,Ardian Kalia,Ganet


Walker,Tirane 2005

“E drejte familjare” Sonila Omari ,Tirane 2012

Konveta e Hages ,e vitit 1978 dhe 1905

Italy : Encyclopedia of Private International Law. Dekreti nr.218.date31.05.1995 “ Reforma


e sistemit Italian te se drejtes nderkombetare private”.

Dekreti nr.218 “Reforma e sistemit Italian te se drejtes nderkombetare”.1995

Konventa e OKB-se ,te 28 Shtatorit ,te vitit 1954 “ Mbi satatusin e personave pa shtetesi”

The status of principle of autonomy in Law of Application. School of Humanities and Social,
North China Electric Power University, China.

Egyptian law Art13 ,the effect of marriage, http://alexlaw.edu.eg/Choice_of_Law_2015.pdf

COMMISSION EUROPÉENNE General Direction Justice and Home Affaires.

Michael Davie The International and Comparative Law Quarterly


Vol. 42, No. 4 (Oct., 1993), pp. 855-881

https://www.elgaronline.com/view/nlm-book/9781782547228/b-9781782547235-
NI_7.xml

24

You might also like