Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 21

TRANSPORTI I UDHETAREVE

Për profilin: Transport rrugor


FILLET E TRANSPORTIT RRUGOR TE UDHETAREVE

Per paraqitjen e mjeteve te para te transportit ne komunikacion nuk ka


shenime te mirefillta historike. Por dihet se mjetet primitive te bartjes jane shfaqur
qe ne stadin fillestar te shoqerise njerzore.
Nevojat e njeriut per te levizur apo bartur sende e kane bere ate te mendoj e
te veproj per te perdorur rruge dhe mjete transporti ne toke, uje dhe ajer.
Llojet e para te transportit rrugor ishin ato qe terhiqeshin nga kuajt, me ane
te te cileve njerezit bartnin te mirat materiale nepermjet llojeve te ndryshme te
rrugeve te cilat shtroheshin me materiale te forta per kryerjen e puneve
transportuese.
Para transformimeve te medha teknike te cilat i kane paraprire revolucionit
industrial ne fund te shek.18, asnje forme e transportit te mekanizuar nuk ka
egzistuar.
Do te thote ajo ishte kryesisht e kufizuar me punen e kafsheve per transport
tokesor. Madhesia e transportit ishte shume e kufizuar, po ashtu edhe shpejtesia
ishte e kufizuar per sherbim te njeriut dhe bartje te mallit. Shpejtesia qe realizohej
permes kalit ishte 8-15 km/h.
Keshtu dite e me shume u ndinte nevoja e permiresimit te kushteve te
qarkullimit te mallrave dhe lindshin ide te reja rreth rregullimit te rrugeve.
Rruget e para ne toke nuk kane qene te ndertuara por kalonin neper shtigje
natyrore qe me kohe ngjesheshin nga njerezit, kafshet e mjetet e thjeshta.
Me zbulimin ne fushen e energjise elektrike dhe me ndertimin e motoreve
elektrike, filloi perdorimi i tyre edhe ne mjetet e transportit. Per here te pare
tramvajet elektrik u vune ne shfrytezim ne vitin 1876 ne SHBA dhe ne 1881ne
France. Ne shek. 19 u bene perpjekje te vazhdueshme per te krijuar nje lloj tjeter
transporti pa shina, ate automobilistik. Me zbulimin e motorrit me djegje te
brendshme pas vitit 1860 u bene perpjekje per aplikimin e tij ne mjetet e transportit.
Ne vitet 1885 dhe 1887 gjermanet Benz dhe Daimler ndertuan automjetet e para me
motor me djegje te brendshme.
Pas zbulimit te motorit dizel ne 1887 u deshte nje kohe e gjate deri ne vitin
1914 per ta aplikuar ate ne lokomotive. Pas kesaj, veqanarisht ne vitet 30, filloi
prodhimi ne shkalle te gjere i lokomotivave me motor me djegje te brendshme.
E keshtu nepermjet nje rruge te gjate e plote perpjekje kemi mberritur ne
ditet tona me nje transport kompleks te fuqishem , te shumllojshem dhe ne nje nivel
te larte teknik, te shperndare ne te gjitha vendet e botes.

ZHVILLIMI I KOMUNIKACIONIT RRUGOR

Roli i komunikacionit rrugor sot në botë është mjaft i madh. Me


transportimin ekontrolluar të të mirave materiale dhe qindra miliarda njerëzve, në

2
masë të madhe zvogëlon largësinë hapësinore prej vendit në vend. Sipas vlerësimeve
ne botë deri ne vitet e tetëdhjeta kishte rreth 400 milion automjete, ndërsa numri i
tyre ne vitin 2000 vlerësohet të jetë rreth 500 milion automjete. Prej tyre 78 - 80%
automjete personale.
Pjesëmarrja e automjeteve personale është e ndryshme, p.sh. ne Suedi
automobilat personale përbëjnë 94% të automjeteve. Sipas të dhënave statistikore
me se tepërmi automjete kane SHBA-të; me tepër se 100 milion d.m.th. 22 banore
për një automjet. Pas SHBA-ve vjen Kanada, Australia, Suedia, Franca, Gjermania,
Britania e madhe etj.
Industria e automobilizmit vrullshëm filloi të zhvillohet prej vitit 1945. Ndër
prodhuesit me të mëdhenj të automjeteve motorike bëjnë pjese: SHBA-të, ndërsa
kohet e fundit Japonia. Shkalla e motorizimit, përkatësisht numri i banorëve në një
automjet, shënon rritje të përhershme. Në tabelën nr.1. është dhënë shkalla e
motorizimit në botë prej vitit 1970 deri 2000. sipas shënimeve të rritjes së numrit të
banorëve dhe numrit të automjeteve.
Tabela 1. Shkalla e motorizimit në botë
Viti 1970 1980 2000
Banorët në milion 3.600 4.200 5.800
Automj. në milion 225 336 500
Shkalla e motoriz. 16.0 12.5 11.6

NDARJA E AUTOMJETEVE

Mjetet e transportit ne komunikacion jane te destinuara per transportin e


njerezve, mallrave dhe te mirave materiale. Me fjalen “mjete ne komunikacion”
nenkuptojme mjetet te cilat levizin ne komunikacion permes fuqise se motorit te
instaluar ne to. Ndarja e automjeteve sipas destinimit dhe perdorimit te tyre mund
te jete:
 Automjete te udhetareve,
 Automjete transportuese per mallra,
 Automjete punuese,
 Automjete speciale,
 Automjete terheqese dhe
 Automjete ushtarake.

3
KLASIFIKIMI I AUTOMJETEVE SIPAS KOMISIONIK EKONOMIK PER EVROPE (ECE)

Kat. Lloji i automjetit


L Automjeti motorik me me pak se kater rrota
Automjeti me dy rrota me vellim punues te cilindrave te motorrit i cili nuk
L1 kalon 50 ccm dhe shpejtesia maksimale e konstruktuar e automjetit nuk
kalon 50 km/h
Automjeti me tri rrota me vellim punues te cilindrave te motorrit i cili nuk
L2 kalon 50 ccm dhe shpejtesia maksimale e konstruktuar e automjetit nuk
kalon 50 km/h
Automjeti me dy rrota me vellim punues te cilindrave te motorrit i cili kalon
L3 50 ccm dhe shpejtesia maksimale e konstruktuar e automjetit eshte me e
madhe se 50 km/h
Automjeti me tri rrota te vendosura ne menyre asimetrike ndaj aksit te
simetrise se automjetit me vellim punues te cilindrave te motorrit mbi 50
L4
ccm dhe shpejtesia maksimale e konstruktuar e automjetit eshte me e madhe
se 50 km/h (motocikletat me rimorkio anesore)
Automjeti me tri rrota te vendosura ne menyre simetrike ndaj aksit te
simetrise se automjetit ku masa maksimale nuk kalon 1 ton dhe me vellim
L5
punues te cilindrave te motorrit mbi 50 ccm dhe shpejtesia maksimale e
konstruktuar e automjetit eshte me e madhe se 50 km/h
Automjeti motorik me me se paku kater rrota (ose me tri rrota nese masa
M
maksimale kalon 1 ton) dhe jane te destinuar per bartjen e njerezve
Automjet per bartjen e njerezve, ku perveq uleses se ngasesit ka edhe deri 8
M1
ulese tjera (8+1) ndersa masa maksimale nuk kalon 3.5 t
Automjet per bartjen e njerezve, ku perveq uleses se ngasesit ka me shume
M2
se 8 ulese tjera ndersa masa maksimale nuk kalon 5 t
Automjet per bartjen e njerezve, ku perveq uleses se ngasesit ka me shume
M3
se 8 ulese tjera ndersa masa maksimale kalon 5 t
Automjeti motorik me me se paku kater rrota (ose me tri rrote nese masa
N
maksimale e tij tejkalon 1 ton) dhe eshte i destinuar per bartjen e mallrave
N1 Automjeti per bartjen e mallrave masa maksimale e te cilit nuk kalon 3.5 ton
Automjeti per bartjen e mallrave masa maksimale e te cilit kalon 3.5 ton por
N2
duhet te jete me e vogel se 12 ton
N3 Automjeti per bartjen e mallrave masa maksimale e te cilit kalon 12 ton
O Rimorkiot (rimorkiot terheqese)
O1 Rimorkio me nje aks (duke perfshire edhe gjysmerimorkion)
Rimorkio masa maksimale e se ciles nuk kalon 3.5 ton duke mos marre
O2
parasyshe rimorkiot nga kategoria O1
Rimorkio masa maksimale e se ciles kalon 3.5 ton por duhet te jete me e
O3
vogel se 10 ton
O4 Rimorkio masa maksimale e se ciles kalon 10 ton

4
AUTOMJETET E UDHËTAREVE

Automjeti i udhëtarëve mundëtë jetë me një apo me shumë gjurmë, ndërsa


sipas konstruksionit ështëi dedikuar për bartjen e njerëzve. Këtu bëjnë pjesë këto
lloje të automjeteve:
 Biçikleta me motor ndihmës,
 Motoçikleta me papuqe dhe motor, me vëllim punues deri 50 ccm.
Te motoçikletat dallojmë disa kategori sipas vëllimit punues:
 Vellimi punues i motorit deri 50 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 50 ccm deri 125 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 125 ccm deri 250 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 250 ccm deri 500 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 500 ccm deri 1000 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1000 ccm
Automjetet e cekura më lartë kanë vetëm një gjurmë.
Automjetet e udhëtarëve janë automjete me më shumë gjurmë dhe më së
shumti kanë 8 ulëse për udhëtarë dhe një ulëse për ngasës.
Dallojme keto kategori te automjeteve te udhetareve duke pasur parasysh
vellimin punues te motorit:
 Vellimi punues i motorit deri 750 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 750 ccm deri 900 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 900 ccm deri 1100 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1100 ccm deri 1300 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1300 ccm deri 1500 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1500 ccm deri 1700 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1700 ccm deri 1950 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 1950 ccm deri 2250 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 2250 ccm deri 2700 ccm
 Vellimi punues i motorit mbi 2700 ccm

a) b) c)

d) e) f)

5
Varesisht nga destinimi dhe konstruksioni i tyre dallojme disa lloje te automjeteve te
udhetareve dhe ate:
Autobuset Lokal, Nderurban, Urban, Kombibus, Trolejbus.
Autobuset lokal – eshte automjet motorik me shum gjurme i dedikuar per
bartjen e grupeve te njerezve ne relacione te shkurtera. Numri i vendeve ulese
cakton kategorin e autobusit local. Autobusi ivogel lokal mund te kete deri ne 30
ulese, i mesem 30-62 ulese dhe autobusi i madh local me me se paku 63 ulese.
Autobusi nderurban – eshte i dedikuar per bartjen e grupeve te njerezve ne
relacione ndermjet qyteteve. Autobusi i vogel nderurban ka deri ne 50 ulese ndersa
autobuset e medhenje nderurban kane me teper se 50 ulese.
Autobuset urban – jane dedikuar per bartjen e grupeve te njerezve ne
relacionin rrethin qyteti. Dallojme keto lloje te autobuseve urban:
te vegjel prej 12-21 ulese, te mesem prej 22-39 ulese dhe te medhenje mbi 40 ulese.
Kombibusi – eshte automjet me kapacitet prej 7 deti ne 10 ulese per udhetar
dhe nje ulese per ngases.
Trolejbusi – eshte automjet me ngasje elektrike. Sipas kapacitetit dallojme
trolejbus: deri 63 ulese, mbi 63 – 100 ulese dhe mbi 100 ulese.

a) b) c)

d) e)

ELEMENTET E LINJËS SË UDHËTARËVE


PERCAKTIMI THEMELOR I VIJES (LINJES) SE UDHETIMIT

Me vijen e udhetimit ne pergjithsi, nenkuptojme grumbullimin e pikave


hyrese- dalese ne hapesir te cilat jane te lidhura mes veti me orarin e levizjes i cili
eshte i regjistruar dhe i publikuar, me levizjen e caktuar njekaheshe te automjetit te
udhetareve prej pikes fillestare deri ne destinacion (piken perfundimare). Sipas ligjit
per transportim ne rruge, vija e udhetimit paraqet drejtimin e qarkullimit (levizjes)
prej stacionit fillestar deri ne stacionin e fundit, ne te cilin behet bartja e udhetareve
sipas orarit te levizjes (vozitjes) i cili eshte i regjistruar dhe i paralajmeruar me nje
apo me teper nisje te automjetit transportues.

6
Identifikimi i disa vijave (linjave) te udhetareve eshte e mundur permes
emertimeve te tyre si dhe shenjave te shkruara me ndihmen e numrave ose
shkronjave.
Emertimi i linjave permban emertimin e terminaleve ose stacioneve fillestare
dhe perfundimtare, ndersa numrat mundesojne kombinacione te shumllojshme dhe
per ate arsye shpesh perdoren si elemente identifikuese.
Shenjat per identifikime perkatese te linjave te udhetareve duhet te jene te
vendosura edhe ne perona, stacione dhe ne automjetet te cilat bejne bartjen e
udhetareve.

ELEMENTET STRUKTURALE TE LINJAVE ( VIJAVE) TE UDHETAREVE

Linjen e udhetareve e karakterizojne dy grupe themelore te elementeve


strukturale:
 Elementet statike te linjes ( te perhershme ose te pa ndryshueshme )
 Elementet dinamike te linjes ( te perkoheshme ose te ndryshueshme )

ELEMENTET STATIKE TE LINJES SE UDHETAREVE

Elementet statike te linjes jane te percaktuara me projektimin e linjes dhe


mbeten te pandryshueshme deri ne nderrimin eventual te projektit.
Ne elementet statike te linjes se udhetareve bejne pjese:
 Traseja e linjese (itinerari)
 Terminali (fillestar dhe perfundimtar ) ose stacionet
 Stacionet
 Gjatesia e linjes
 Gjatesia e ndonje pjese te linjes ( largesia ndermjet stacioneve – relacionit )

Traseja e linjes- paraqet trajektoren e caktuar te lëvizjes se automjeteve te


udhetareve ndërmjet pikeve skajore te linjes (terminaleve, stacioneve ose rreth
rrotullimeve ), ndersa eshte e shtrirë në hapsirën e caktuar të komunikacionit e cila
sipas konstruksionit të rrugës dhe sipas gabariteve egzistuese, duhet përmbushur
kushtet e caktuara për lëvizjen e automjeteve.
Terminalet – në kuptimin e ngushtë të fjalës paraqesin pikat qëllimore –
piknisëse në rrjetin e linjave, ku udhëtarët kryesisht kalojnë nga njëri nënsistem
(autobus-tramvaj, autobus-tren, tramvaj-metro, etj.) në tjetrin.
Stacionet - paraqesin vendet e rregulluara në linjat e udhëtarëve, të cilat në
mënyrë të posaqme janë të ndërtuara ose në mënyrë specifike janë të shenuara.
Gjatësia e linjës së udhëtarëve - është e shprehur në metra ose kilometra dhe
paraqet largësinë (distancën) ndërmjet dy terminaleve të linjës e matur sipas trasesë

7
së linjës. Pasi që traseja e ndonjë linje për shkak të karakterit hapsinorë të sipërfaqes
së komunkacionit në të cilën është trasuar linja nuk do të thote se duhet të jetë
identike në të dy drejtimet e lëvizjes, prandaj në atë rast gjatësia e linjës është e
barabart me mesataren aritmetike në njërin dhe drejtimin tjetër të lëvizjes (vozitjes).
Gjatësia e disa pjesëve të linjës (vijës) – paraqet largësinë ndërmjet disa
stacioneve të cilat kryesisht janë të ndryshme. Për atë arsye flitet për distancën
mesatare ndërmjet stacioneve (distance mesatare e pjesës së linjës) e cila fitohet si
mestarja aritmetike e të gjitha pjesëve të linjave. Pjesa e linjës në të cilën
evidentohet numri më i madh i udhëtarëve gjatë një periude të caktuar quhet pjesa
karakteristike dhe si e tilë është kompetente për dimensionimin e kapacitetve të
nevojshme në linjën përkatëse.

ELEMENTET DINAMIKE TË LINJËS (VIJËS) SË UDHËTARËVE

Elementet dinamike të linjës së udhëtarëve caktohen me orarin e lëvizjes,


ndryshimet e së cilës janë të kushtëzuara me ndryshimet e kërkesave për bartjen
(transportimin) në linjën përkatëse.
Në elementet dinamike bëjnë pjesë:
 Numri i automjeteve transportuese në linjë,
 Kohëzgjatja e gjiros së automjetit në linjë,
 Dendësia e paraqitjes së automjeteve transportuese në linjë,
 Intervali i përcjelljes së automjeteve transportuese në linjë,
 Aftësia transportuese e linjës.
Është me rëndësi të theksohet se dy treguesit e parë janëthemelorë, ndërsa
treguesit e tjerë, rëndësia e të cilëve nuk guxon të anashkalohet, janë elemente të
nxjerrura të vijës së udhëtarëve.
Numri i automjeteve transportuese në linjë - Me numrin e automjeteve
transportuese në linjë nënkuptojmë grumbullimin e automjeteve me kapacitet
transportues të caktuar i cili është i definuar me orarin e udhëtimit të bazuar në
kërkesat për bartje (transport).
Shikuar teorikisht automjetet transportuese lëvizin në varg përgjat linjës duke
krijuar një fluks (rrjedhje) të caktuar të komunikacionit rrugor.
Kohëzgjatja e gjiros së automjeteve bartëse (transportuese) në vijë - paraqet
kohën (e shprehur në orë ose minuta) e cila kalon ndërmjet dy paraqitjeve të
njëpasnjëshme të të njëjtit automjet transportues në filim ose në fund të terminalit
të vijës së caktuar. Pra kohëzgjatja e gjiros përfshinë kohën e ngasjes prej terminalit
fillestar e deri te ai përfundimtarë dhe anasjeltas si dhe koha e tërë të cilën e kalon
automjeti përgjatë ndaljeve në terminale dhe autostacione.
Struktura e kohëzgjatjes së gjiros së automjetit bartës në vijë është si vijon:
Txh=∑tn+∑tq+∑tp

8
∑tn – shuma e kohës së ngasjes sipas pjesëve të vijës ndërmjet autostacioneve
∑tn=tn1+tn2+tn3+...+tnn n- numri i pjesëve të vijës
∑tq – shuma e kohës së qëndrimit të automjetit në autostacione
∑tp – shuma e kohës së pritjes në terminalet e vijës
Pra kohëzgjatja e gjiros së automjetit në vijë në mënyrë matematikore mund
të shprehet me raportin ndërmjet gjatësisë së dyfisht të vijës dhe shpejtësisë së
gjiros me qrast kemi:
Txh=2*L/Vxh [h]
Ku janë:
L – gjatësia e vijës së udhëtimit [km],
Vxh – shpejtësia e automjetit gjatë gjiros [km/h]
Intervali i përcjelljes së automjeteve bartëse-transportuese në vijë - paraqet
kohën e cila kalon ndërmjet dy automjeteve të njëpasnjëshme të cilat lëvizin në të
njëjtin drejtim. Intervali i përcjelljes së automjeteve në vijë është në proporcion të
drejt me kohëzgjatjen e gjiros së automjeteve, ndërsa në proporcion të zhdrejt me
numrin e automjeteve në vijë, prandaj shprehja matematikore adekuate ka formën:
I=Txh/Nav [h]
Nav – numri i përgjithshëm i automjeteve të cilat lëvizin në vijë.
Intervali maksimal i përcjelljes gjatë eksploatimit arrihet atëherë kur në
ndonjë vijë është në qarkullim vetëm një automjet trasportues dhe atëherë intervali
mksimal i përcjeljes së automjeteve gjatë eksploatimit është i barabart me
kohëzgjatjen e një gjiroje të të njëjtit automjet në vijën përkatëse. Imax=Txh [h]

PËRCAKTIMI I QARKULLIMIT RRUGOR TË UDHËTARËVE

Numri i udhëtarëve që barten ose duhet bartur me një sistem të caktuar të


komunikacionit brenda njësisë kohore paraqet qarkullimin e udhëtarëve. Për
realizimin e qarkullimit të caktuar të udhëtarëve shpenzohet puna e caktuar
transportuese, e shprehur me numrin e udhëtarëve të bartur për një kilometër të
qarkullimit të realizuar.
Ligjshmëritë të cilat shfaqen te qarkullimi i udhëtarëve mund të shqyrtohen
nga pikpamja e:
 Qarkullimit sipas periudhave kohore
 Qarkullimit sipas përkatësisë territoriale
 Qarkullimit sipas numrit të udhëtarëve.

Qarkullimit sipas periudhave kohore – ka ligjshmërinë e qarkullimit të


udhëtarëve brenda orës, ditës, javës, muajit dhe vitit.

9
Qarkullimit sipas përkatësisë territoriale – shprehet me ligjshmëritë e veta të
imponuara me numrin më të madhë ose më të vogël të udhëtarëve, varësisht prej
dendësisë së vendbanimeve ose të qendrave të punësimit intensiv.
Qarkullimit sipas numrit të udhëtarëve – bëhet me një ligjshmëri e cila përcjell
tërë punën dhe format e organizimit shoqërorë të sistemeve të komunikacionit dhe
posaqërisht të veprimtarisë transportuese të ndërmarrjeve me angazhim në
qarkullimin rrugor të udhëtarëve si qarkullim më i pranishëm kudo ku njeriu punon
dhe jeton. Për zbatimin më efikas të kësaj ligjshmërie në qarkullimin e udhëtarëve,
shfrytëzohet treguesi i intensitetit të qarkullimit i quajtur rrjedha e udhëtarëve.
Rrjedha e udhëtarëve paraqet numrin e udhëtarëve të cilët barten në një drejtim
brenda njësisë së caktuar kohore.

ORGANIZIMI I QARKULLIMIT LINJOR RRUGOR TË UDHËTARËVE

Qarkullimi linjor i udhëtarëve në përgjithësi si dhe qarkullimi linjor rrugor i


tyre varet prej numrit të udhëtarëve dhe intensitetit të lëvizjes së tyre në drejtimin e
caktuar të komunikacionit. Kurse me organizimin e qarkullimit linjor rrugor të
udhëtarëve duhet të krijohen mundësitë sa më të mira rrugore për transportimin e
tyre në relacionin e caktuar sipas nevojës së tyre dhe kushteve të caktuara me
normat vendore ose ndërkombëtare për qarkullimin e njerëzve. Që të mund të
organizohet me sukses transportimi rrugor i njerëzve në relacionin e caktuar të
qarkullimit linjor të udhëtarëve, duhet që më parë të përcaktohen:
 Stacionet për hyrjen dhe daljen e udhëtarëve përgjat linjës transportuese,
 Shpeshtësia e kalimit të mjeteve transportuese,
 Intervalet e udhëtimit,
 Koeficienti i shfrytëzimit të mjeteve transportuese,
 Koeficienti i ndrrimit të udhëtarëve në mjetin transportues,
 Prodhimësia e mjetit transportues në linjë,
 Puna bartëse e mjetit transportues në linjë,
 Numri i mjeteve transportuese në linjë.

PËRCAKTIMI I STACIONEVE PËR HYRJEN DHE DALJEN E UDHËTARËVE

Përgjat linjës transportuese duhet të parashikohen vendet ku ndalen mjetet


transportuese të udhëtarëve për hyrjen dhe daljen e tyre - stacionet.
Numri i stacioneve, përkatësisht distancat ndërmjet tyre dhe mënyra e
organizimit të stacioneve të një linje të caktuar të qarkullimit të udhëtarëve varet
nga rrjedha e udhëtarëve në to. Sipas mënyrës së organizimit dhe kohëqëndrimit të
mjeteve transportuese dallohen:
 stacionet brendalinjore dhe
 stacionet jashtëlinjore.

10
Stacionet brendalinjore ose stacionet përgjatë linjës së qarkullimit të
udhëtarëve janë vendqëndrimet ose vendndalesat e mjeteve transportuese të cilat
organizohen për hyrjen ose daljen e sigurt të udhëtarëve. Kohëzgjatja e ndaljeve të
mjeteve transportuese në to është sipas nevojës derisa të kryhen operacionet
transportuese të hyrjes dhe daljes së udhëtarëve.
Sipas përkushtimit të formës organizative këto stacione mund të jenë:
 Stacione të përhershme,
 Stacione të përkohshme dhe
 Stacione të kushtëzuara
Stacionet e përhershme në një linjë të qarkulimit rrugor të udhëtarëve
organizohen në vendet përgjatë linjës ku pritet ose shfaqet rrjedha më e madhe e
përhershme e udhëtarëve.
Stacionet e përkohshme në një linjë të qarkullimit rrugor të udhëtarëve
organizohen kohpaskohe sipas nevojës, psh. gjatë orëve të rritjes së numrit të
udhëtarëve me kërkesa për hyrje ose dalje në vendet jashtë stacioneve të
përhershme.
Distanca ndërmjet stacioneve të përhershme dhe të përkohshme përcaktohet
sipas kushteve dhe veqorive territoriale të qarkullimit linjor rrugor të udhëtarëve.
Distanca ndërmjet stacioneve në qarkullimin vendor mund të jetë disa qindra
metra, në atë tërritorial deri në disa kilometra, ndërsa në qarkullimin ndërkombëtarë
distanca ndërmjet stacioneve mund të jetë prej disa qindra kilometra.
Si në stacionet e përhershme ashtu edhe në stacionet e përkohshme duhet të
ekzistoi orari i shpallur në vend të dukshëm në objektin e stacionit për kohën e
arritjes ose kohën e kalimeve të mjeteve transportuese, përkatësishtë për distancat
kohore të qarkullimit të mjeteve transportuese e ndonjëherë me cekje edhe të
emërtimeve të firmave të cilave u përkasin.
Stacionet jashtëlinjore ose stacionet skajlinjore, jane stacionet e organizuara
ne fillim dhe ne fund te linjes se qarkultimit te mjeteve transportuese të një linje te
qarkullmit te udhetareve. Ne këto stacione, mjetet transportuese te linjës së caktuar
rëndom ndalen me gjate sesa ne stacionet brendalinjore. Në to, bëhet pushimi i
personelit, si dhe kontrolli teknik i automjeteve dhe, sipas nevojes, edhe intervenimi
i vogel servisor per evitimin e prishjes eventuale teknike, para kyqjes se tyre ne
komunikacionin e linjes.

SHPESHTËSIA E KALIMIT TË MJETEVE TRANSPORTUESE

Distancat kohore te kalimit te mjeteve transportuese neper nje stacion mund


te jenë më te medha ose me te vogla gjë që varet prej numrit dhe nevojes se
udhetareve. Prandaj, shpeshtësia e kalimit ose shpeshtësia e udhëtimit të mjeteve
transportuese paraqet numrin e mjeteve transportuese, të cilat kalojnë nëpër një
stacion të linjës së caktuar të qarkullimit të udhëtarëve brenda njësisë së shqyrtuar
kohore. Rëndom, për njësi kohore të shqyrtimit, merret kohëzgjatja njeorëshe e
qarkullimit.

11
Shpeshtesia e kalimit te mjeteve transportuese, nëpër një stacion të linjës së
caktuar qarkulluese te udhëtarëve, përcaktohet sipas madhësisë së rrjedhës së
udhëtarëve, ndërsa varet prej numrit te mjeteve transportuese, te cilat qarkullojne
ne një linje dhe kohëzgjatjes se qarkudhetimeve te tyre. Prandaj, sipas kesaj, mund
ta shkruajme relacionin vijues:
𝑵
𝑵𝒂𝒉 = 𝒕 𝒂𝒖𝒍 .................... (1)
𝒂𝒒𝒍
ku jane:
Nah - numri i automjeteve, te cilat kalojne nëper një stacion të linjes se qarkullimit te
udhetareve brenda nje ore, perkatesisht shpeshtesia e kalimit te mjeteve
transportuese neper nje stacion,
Naul - numri i automjeteve ne linjen e shqyrtuar te qarkullimit rrugor te udhetareve,
taql [h] - kohezgjatja e qarkudhetimit te automjeteve te qarkullimit linjor.
Qarkudhëtimi ne këte rast paraqet udhëtimin (vozitjen) e nje mjeti
transportues prej stacionit të nisjes pergjatë tërë linjës deri në kthim në stacionin e
nisjes (pra, duke bërë udhëtimin ne shkuarje dhe ardhje - në dy drejtime). Për këte
udhëtim automjeti shpenzon kohen e qarkudhëtimit, përkatesisht kohën per
shkuarje dhe ardhje neper linjen e qarkullimit te automjeteve, e cila matet prej çastit
të nisjes (ose arritjes) së një automjeti, ne cilindo stacion, deri ne çastin e arritjes në
stacionin e njëjtë. Sipas kësaj, kohëzgjatja e qarkudhëtimit linjor te automjetit, mund
te shprehet me relacionin vijues:
taql=taqul+tahdl+tanul+tasfl [h].......................(2)
këtu jane:
taql [h] - kohezgjatja e udhëtimit qarkor të automjetit.
taqul [h] - kohezgjatja e ndaljeve te automjetit ne stacionet e brendshme te linjes, për
hyrjen dhe daljen e udhëtarëve.
tahdl [h] - kohezgjatja e ndaljeve udhëtuese për nevojat e ndryshme të personelit të
automjetit ose të udhëtarëve (të parapara me orarin e udhëtimit per pushimin e
personelit dhe te udhëtarëve, si dhe për furnizimin e mjetit transportues, për
shembull me karburant, etj.).
tasfl [h] - kohëzgjatja e qëndrimit të automjetit në stacionet e fundme të
qarkudhëtimit linjor.

INTERVALI I UDHËTIMIT

Intervali i udhetimit paraqet distancen kohore ndërmjet kalimit të dy mjeteve


transportuese te njepasnjeshme neper stacionin e njejte dhe ne kahje te njejte te
qarkullimit linjor rrugor te njerezve. Keshtu që intervali i udhëtimit - Iu, ose intervali i
kalimit (Ik) te mjeteve transportuese neper nje stacion udhetaresh të qarkullimit
linjor të tyre, eshte proporcional me kohezgjatjen e qarkudhetimit linjor te mjeteve
transportuese dhe ne proporcion te kundert me numrin e automjeteve te cilat
qarkullojne ne linje, si vijon:
Iu = taql / Nal [h] ....................(3)
ose shprehur nëpermjet shpeshtesise se udhetimit - Nah , sipas relacionit (1), eshte si
vijon:
Iu = 1 / Nah [h] .....................(4)
qe do te thote se intervali i udhetimit ka vlerë të kundert me shpeshtesine e
udhetimit: sa me e madhe eshte shpeshtesia e udhetimeve aq me e shkurter eshte
12
distanca kohore e kalimeve te automjeteve neper stacionin e njejte te qarkullimit
linjor rrugor te udhetarëve, dhe anasjelltas.

KOEFICIENTËT E SHFRYTËZIMIT TË MJETEVE TRANSPORTUESE

Mundesia per vendosje te udhetareve ne veture dhe autobus eshte i


kushtezuar nga dimensionet dhe qendrueshmeria e pjeseve te veqanta te automjetit
si dhe prej dimensioneve dhe vendeve te prapara per vendosje te udhetareve.
Siperfaqja e autobusit e destinuar per udhetare te cilet ulen ose qendrojne ne kembe
gjate kohes se transportit duhet te jete komode. Hapsira e lire e cila eshte e
destinuar per nje udhetare qe qendron ne kembe eshte 0.15m2.
Autobusat lokal dhe urban e kane siperfaqen e destinuar per qendrim ne
kembe dhe ulur ndersa autobuset nderurban dhe ata turistik kane siperfaqe te
destinuar vetem per qendrim ulur.
Siperfaqja ne mes te karrikave dhe siperfaqja rreth deres nuk merren si
siperfaqe per bartje te udhetareve.
Te autobuset lokal dhe urban si tregues per mundesin e vendosjes se
udhetareve merret edhe koeficienti i vendeve per ulje. Ky koeficient paraqet raportin
ne mes te numrit te pergjithshem te udhetareve ne autobus n u dhe vendeve te
parapar per uljen e udhetareve Vpu: k= nu / Vpu
Sa i perket mundesis per vendosje ne automobilin e udhetareve vleresohet
ne princip te njejt si te autobusi. Si vendi per ulje ashtu edhe hyrja dhe dalja e
udhetareve duhet te jete komode.

LLOGARITJA E NUMRIT TË MJETEVE TRANSPORTUESE NË LINJËN QARKULLUESE

Per llogaritjen e numrit te automjeteve te nevojshme per kryerjen efektive te


bartjes se udhetareve ne linjen e caktuar te qarkudhetimit te udhetareve duhet
ditur:
- numrin e udhetareve te cilet qarkulloine neper linje brenda kohes njeorshe - Nuh,
- efektshmerine e automjeteve te linjes qarkulluese (numrin e udhetareve qe mund
t'i bartin brenda nje ore) - Euh,, dhe
- koeficientin e pabarazisë së qarkullimit të udhëtarëve (ndryshimet e numrit te
udhetareve brenda periudhes se shqyrtuar kohore) - kpqu.
Pas përcaktimit te këtyre madhësive me metoda te parashtruara, per te gjetur
numrin e mjeteve te nevojshme transportuese per pune bartese ne linjen e caktuar
qarkulluese te udhetareve brenda nje ore, mund te perdoret relacioni vijues:
Nah = Nuh kpqu / Euh
ku janë:
Nah [a/h] - numri i tëre i automjeteve të nevojshme për bartjen e udhëtareve brenda
nje ore. - qe paraqet shpeshtësinë e udhetimeve te automjeteve te linjës,
Euh [u/h] - numri i udhetareve te cilet mund te barten brenda nje ore me automjete te
angazhuara, - efektshmeria ose prodhimesia e punes se autokerreve te linjes,

13
kpqu - koeficienti i pabarazisë se qarkullimit te udhetareve ne linjen e caktuar
transportuese te udhtarve brenda periudhes se shqyrtuar kohore (psh.: brenda 1 ore).

kurse numri i inventuar i autokerreve te autoparkut te nevojshem për qarkullimin


linjor ështe:
NAl =Nuh kpqu taql / ( Euh kp )
ku jane:
NAl [a/h] - numri i inventuar i automjeteve te autoparkut te angazhuar ne qarkullimin
rrugor te udhetareve ne Iinjen e caktuar,
kp - koeficienti i shfrytëzimit punues të autoparkut te inventuar.

RENDORJA E UDHETIMIT NE QARKULLIMIN LINJOR TE UDHETAREVE

Rendorja e udhetimit ose orari i udhetimit ne qarkullimin linjor rrugor te


udhëtarëve, ka te bëjë me rendimin ose caktimin e koheve - organizimin e nisjeve dhe
te arritjeve te mjeteve transportuese të linjes qarkulluese ne stacionet transportuese,
sipas planit te parapare (të hartuar) të udhëtimit. Prandaj, me rendoren (orarin) e
udhetimit duhet te percaktohen:

- koha e punes se automjeteve ne linjë (fillimi dhe perfundimi i orarit ditor, stinor
etj. te punes se linjes dhe te autokerreve në të),
- shpeshtesia e nisjeve dhe e arritjeve te automjeteve per çdo ore gjate diteve te
punes, diteve te festave fetare dhe kombëtare, si dhe brenda dhe jashte sezonave
vjetore afariste, te definuara me planin vjetor te ndermarrjes transportuese, etj.,
- kohezgjatja e qendrimeve te automjeteve ne stacionet e skajshme dhe pergjate
linjës qarkulluese,
- koha e nisjes dhe koha e perfundimit te çdo udhëtimi të automjeteve ne linjë, si
dhe kohezgiatja e udhëtimeve ndërmjet stacioneve të caktuara, me mundësi
ndryshimi sipas kushteve të përgjithshme të komunikacionit.
- vendndërperjet e udhetimeve me kohezgjatjet e tyre për pushimin dhe ushqimin e
udhetareve dhe te personelit sherbyes dhe ngasës të mjeteve transportuese, si
dhe
- per servisimin vijues dhe furnizimin e nevojshëm të mjeteve transportuese,
- kohezgjatja e punës dhe vendndërrimet e personelit te mjeteve transportuese,
- kushtet dhe këshillat e përgjithshme specifike të cliave duhet t'u përmbahen
udhetaret gjate lëvizjes dhe ndaljes së mjeteve transportuese, etj.
Per kete qellim, per hartimin e rendores së mire te udhetimit te automjeteve ne
linjën e caktuar te qarkullimit rrugor te udhetareve, qe më pure duhet të
evidentohet numri i udhetareve të cilët gravitojnë në stacionet e ndryshme
transportuese, si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për sigurimin e standardeve të
nevojshme te udhetimit neper linje, sipas kushteve te komunikacionit te
pergjithshem te territorit, neper të cilin organizohet linja transportuese. Ketu rëndesi
te posaçme ka përcaktimi i rrjedhës së udhetareve me ndërrimet e madhesise dhe
kahjes se saj, sipas kohës ditore, javore, mujore dhe vjetore (stinore).

14
Rendorja e udhëtimeve duhet t'u pergjigjet kerkesave gjithnjë më të shumta e
me specifike te udhetarëve në komunikacion, me shfrytezimin maksimal të
mundësive transportuese që ofrojnë automjetet dhe kushtet e organizimit të
qarkullimit rrugor te udhetarëve në territorin e caktuar. Kështu që me rendoren e
fiksuar te udhetimit duhet te garantohet përkushtimi i ndermarrjes, nevojave të
shfrytezuesve te sherbimeve transportuese, me fleksibilitet te njekohshem ditor,
javor, mujor dhe vjetor, në menyre qe të nxirret fitimi maksimal i mundshem nga
organizimi i qarkullimit rrugor te udhetareve ne linjen e caktuar.
Per t'i plotesuar kerkesat e udhetareve per informim sa me te hollesishem
për mundesitë e shfrytezimit te linjes së caktuar transportuese, në organizimin
praktik dallohen:
- Rendorja e linjës së udhëtimit, dhe
- Rendorja e stacioneve të linjës së udhëtimit
Rendorja e linjës së udhëtimit pas hartimit nga ekspertet e ndermarrjes duhet
te pranohet prej organeve perkatese te ndermarrjes dhe te administrates se
territorit neper te cilen kalon linja. Kurse, rendorja e stacioneve transprtuese te linjes
qarkulluese hartohet sipas rendores se linjes, duke iu pershtatur kerkesave te
udhetareve lokal. Prandaj rendoret e stacioneve të linjës se udhetimit shpallen në
vende te dukshme ne stacion dhe përmbajnë kohen e arritjes ne stacion dhe te
largimit nga stacioni per çdo automjet, i cili qarkullon ne linjë, me harten e linjës
perkatëse dhe te linjave te tjera, te komunikacionit rrugor ne të cilat mund te kyçet
udhetari sipas orarit te cekur (shpallur) te udhetimeve. Rendoret e stacioneve te
linjes se udhëtimit per linjat e udhetimeve neper vendbanimet e medha te
rregulluara ( te urbanizuara, qytetet) mund te pajisen edhe me mjetet ndihmese per
informimin e mundesive te udhetimit te udhetareve te rregullt dhe te rastit (psh.:
turistet), sic jane: hartat e vendbanimit dhe te regjionit me te ngushte ose me te
gjere, me udhet dhe rruget e shenuara me grafikonet e ngarkimit ditor te linjes
qarkulluese me udhetarë, telefonat me numrat e transportuesve, etj.

PËRCAKTIMI I ÇMIMEVE NË QARKULLIMIN LINJOR TË NJERËZVE

Në qarkullimin e njerëzve, me cilindo sistem te komunikacionit, përcaktimi i


çmimeve quhet trafikim i çmimeve. Me trafikimin e çmimeve në qarkulllimin e
njerëzve duhet të kuptojmë përcaktimin e kompenzimeve për shërbimet
transportuese, në kohën e caktuar dhe në relacionet e caktuara, sipas standardeve
të udhëtimit dhe të kategorizimit të udhëtarëve (fëmijë, të moshuarit, të paaftët-
invalidet, ushtarët, policët, nxënësit, studentët, etj.). Prandaj, tarifikimi i çmimeve
duhet të sigurojë:

 pranimin prej të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve transportuese të hartuesit të


tarifës së çmimeve,
 qartësinë e nevojshme për kuptimin e lehtë nga shfrytëzuesit e sherbimeve dhe
zbatimin efikas nga dhënësit e shërbimeve,

15
 sigurinë e zbatimit dhe pengesat e nevojshme për vetëmbrotje nga tentuesit
eventual për keqpërdorime, dhe
 përdorimin afatëgjatë, pa ndryshime të befasueshme për udhëtarët.

Në bazë të kësaj, me përcaktimin e çmimit të kushtimit të shërbimeve


transportuese për udhëtarë duhet të kuptojmë përcaktimin e tarifës së udhëtimit në
relacion të caktuar me mjetin e caktuar transportues, sipas trafikimit të çmimeve
transportuese. Për këtë arsye, trafikimi i shërbimeve transportuese në qarkullimin
linjor të udhëtarëve, duhet të sigurojë të hyrat maksimale për dhënësin e
shërbimeve, duke pasur parasysh aftësinë paguese të udhëtarëve dhe gjendjen e
përgjithshme ekonomike të pretenduesve për shfrytëzimin e shërbimeve
transportuese në qarkullimin rrugor të udhëtarëve nëpër linjen e caktuar
transportuese. Prandaj, çmimi ose tarifa e udhëtimit nëpër linjën e caktuar
transportues përcaktohet pas trafikimit të çmimeve të udhëtimit sipas normave të
komunikacionit të përgjithshëm territorial, të mbeshtetura në kushtet e
ekonomizimit sipas kritereve të tregut. Që do të thotë se, tarifa ose çmimi i
përcaktuar për shërbimin e caktuar në qarkullimin linjor rrugor të udhëtarëve, duhet
të jetë çmim ekonomik ose tarifë ekonomike.
Nëse gjendja e pergjithshme ekonomike e shfrytezuesve të shërbimeve
transportuese, ne linjën e caktuar te qarkullimit te udhetareve, dikton qe tarifa ose
çmimi i udhetimit ne komunikacionin publik te jete nën çmimin ekonomik ose nën
tarifen ekonomike, atehere organet kompetente te administrates territoriale, nëper
te cilin organizohet linja transportuese, e te cilat e aprovojnë një çmim te tille me te
ulet, duhet te bejne kompensimin e dallimit te çmimit ekonomik dhe të çmimit te
publikuar, si tarife, te cilen do ta paguajne shfrytezuesit e sherbimeve transportuese
ne linje. Ky lloj i kompensimit te dallimit ndërmjet tarifës ekonomike dhe tarifës së
shfrytëzimit të sherbimeve transportuese, ne linjen e caktuar te qarkullimit rrugor te
udhëtareve, quhet dotim i çmimit të shërbimeve transportuese.
Përcaktimi i çmimit të udhetimit ose i tarifës së udhetimit për udhetarë është
një problematikë e madhe, prandaj edhe detyre e nderlikuar, per zgjidhjen efektive
të së cilës nevoiten kuadro të profileve të ndryshme te afta per kuptimim e
rrethanave kushtëzuese dhe gjetjen e metodave efikase per zgjidhje. Ne qarkullimim
rrugor (ndervendor, jashte vendbanimeve) kjo problematike eshte relativisht e
thjeshte. Sepse, ne këte rast, me trafikimin e udhëtimeve te udhetareve bëhet
kompensimi i sherbimeve transportuese sipas madhesise se tyre, standardit të
kerkuar per udhetim, dhe gjatesise se udhëtimit me mjetin e caktuar te transportit
rrugor. Ndersa, ne qarkullimin rrugor (vendor, brenda vendbanimeve) kjo
problematike eshte më e nderlikuar dhe detyrat transportuese, te cilat kerkojne
zgjidhje efektive, jane me te shumta e me te renda. Prandaj, tarifikimi i udhëtimeve
te udhëtareve duhet te behet me perfshirjen e me shume kushteve diktuese të
lartesise se tarifes ekonomike per sherbimet e kryera transportuese. Te zgjidhjet
praktike të ketyre detyrave ne qarkullimin linjor rrugor brenda vendor (ne qytete) te
udhetareve, perdoren tri sisteme themetore te tarifikimit te udhetimeve:

 Sistemi i tarifave unike,


 Sistemi i tarifave sipas pjesëve të linjës së qarkullimit, dhe
 Sistemi i tarifave të qarkullimit linjorë sipas zonave

16
LLOJET E TRANSPORTIT RRUGOR TË NJERËZVE

Për të organizuar më lehtë dhe më mirë transportin rrugor të udhëtarëve, duhet


bërë klasifikimin e llojeve të bartjes së udhëtarëve sipas përkushtimit. Në praktikën
transportuese të komunikacionit të zhvilluar bashkohor të udhëtarëve, dallohen:
 Transporti rrugor i udhëtarëve për qëllime të përbashkëta (publike),
 Transporti rrugor i udhëtarëve për qëllime vetanake (private),
 Transporti rrugor i udhëtarëve sipas territorit ku zhvillohet,
 Transporti rrugor i udhëtarëve sipas mënyrës së organizimit, dhe
 Transporti rrugor i udhëtarëve sipas porosisë.

TRANSPORTI RRUGOR I UDHËTARËVE PËR QËLLIME TË PËRBASHKËTA

Ky lloj i transportit rrugor të udhëtarëve, sipas numrit të mjeteve të


komunikacionit dhe udhëtarëve të planifikuar për bartje, hyn në organizimin e
përgjithshëm të transportit të udhëtarëve. Është publik dhe me të mund të
shfrytëzohen të gjithë të interesuarit. Me format e organizimit të brendshëm ky lloj i
tansportit u përshtatet kërkesave të banorëve të vendbanimeve të urbanizuara dhe
të paurbanizuara. Orari dhe itinerari i qarkullimit të mjeteve transportuese bëhet i
përhershëm ose i përkohshëm: për periudha të gjata ose të shkurtëra kohore ose
periodike – sipas orëve të angazhimit ditor, ditëve të angazhimit javorë ose muajve
të angazhimit stinor. Prandaj, për organizimin e suksesshëm të transportit publik të
ndërmarrjeve transportese, duhet të merren parasyshë edhe pjesmarrësit tjerë në
shfrytëzimin e relacioneve të parapara për shfrytëzim me mjetet private të
qarkullimit rrugor, si të njerëzve, ashtu edhe të mallrave. Transporti rrugor i
udhëtarëve për qëllime të përbashkëta, mund të jetë:
 Urban,
 Pranurban,
 Ndërurban.
Transporti urban. Ky është transporti i udhëtarëve nëpër vendbanime të
urbanizuara, prandaj edhe quhet transport urbnan. Këtë lloj të transportit rrugor të
njerëzve e karakterizojnë udhëtimet në distanca të shkurtëra, me ndalime të
shpeshta nëpër stacionet e rregulluara.
Transporti pranurban. Ky lloj i bartjes së udhëtarëve paraqet transportine
zgjeruar vendorë të udhëtarëvenëpër rrugët e lagjeve më të afërta ose më të largëta
të vendit të urbanizuar pranadaj edhe quhet transporti pranurban. Udhëtarët
qarkullojnë me mjetet e transportit publik prej pjesëve qendrore kah pjesët
periferike të qytetit dhe anasjelltas. Distanca e udhëtimit dhe e ndërstacioneve
përcaktohet me normat e pranuara për komunikacionin publik.

17
Transporti ndërurban. Ky lloj transporti ka të bëjë me bartjen e udhëtarëve prej
një vendbanimi të rregulluar (urbanizuar) deri te vendbanimi tjetër prandaj quhet
transporti ndërurban. Këtë lloj të transportit të udhëtarëve e karakterizon shpejtësia
maksimale e lëvizjes së mjeteve të transportit publik kurse konstruksioni i tyre është
i përshtatur për bartjen e udhëtarëve me komoditet më të madh se sa në transportin
urban ose pranurban dhe e ka vendin e ndarë për bagazhin e sendeve të udhëtarëve.

TRANSPORTI RRUGOR I UDHËTARËVE PËR QËLLIME PRIVATE

Qarkullimi rrugor i mjeteve transportuese për qëllime të udhëtimit personal


paraqet organizimin e transportit rrugor të udhëtarëve për qëllime private të
obligueshme ose jo të obligueshme. Prandaj, orari dhe itinerari i qarkullimit të
mjeteve transportuese të bartjes së tillë të udhëtarëve mund të jetë i njohur ose i
panjohur. Mjetet transportuese të angazhuara në këtë lloj të transportit të
udhëtarëve mund të jenë të kategorive të ndryshme prej veturave deri në autobus
me shumë ulëse. Në këtë lloj të transportit rrugor të udhëtarëve hynë edhe
qarkullimi i njerëzve me vetura individuale i cili gjithnjë e më shumë po mer pjesë në
qarkullimin e përgjithshëm të njerëzve në komunikacionin rrugorë të udhëtarëve.

TRANSPORTI RRUGOR I UDHËTARËVE SIPAS TERRITORIT KU ZHVILLOHET

Jo vetëm kërkesat ekonomike por edhe kërkesat e tjera si turistike, arsimore,


mjekësore, politike, etj. po parashtrojnë detyra gjithnjë e më të reja e më të
ndërlikuara për organizimin e transportit rrugor të njerëzve në territorin e ngushtë
ose të gjërë (komunal, shtetërorë dhe ndërshtëtërorë). Për këtë shkak në praktikën e
organizimit të transportit të udhëtareëve sipas madhësisë së territorit dallohen:
1. Transporti i brendshëm rrugor i udhëtarëve
2. Transporti i jashtëm rrugor i udhëtarëve
Transporti i brendshëm - bënë organizimin e bartjes së udhëtarëve në nivel
komunal, regjional dhe shtetërorë. Prandaj transporti i brendshëm mund të përfshijë
transportin vendor (urban), lokal dhe ndërurban, kurse mjetet e transportit nëtë cilat
shërbehet mund të jenë në pronësi private ose shtetërore.
Transporti i jashtëm - duhet të organizohet ashtu që gjatë zhvillimit të procesit
të caktuar ransportues ndërmarrja transportuese me itinerarin e mjetit transportues
duhet të përfshijë së paku një kalim në kufirin ndërshtëtërorë. Transporti i tillë
paraqet transportin ndërkombëtarë ndërsa në pikpamje organizative mund të jetë:
 Prankufitar,
 Ndërterritorial (kufitar),
 Transitor.

18
TRANSPORTI RRUGORË I UDHËTARËVE SIPAS MËNYRËS SË ORGANIZIMIT

Transporti rrugor i udhëtarëve bëhet në kushte të ndryshme të organizimit të


përgjithshëm të sistemeve të komunikavionit të një regjioni, shteti, etj. Prandaj
struktura organizative e transportit varet prej këtyre kushteve të përgjithshme të
komunikacionit. Në praktikë dallohen këto forma:
 Transporti i detyrueshëm, dhe
 Transporti i padetyrueshëm.
Transporti i detyrueshëm – paraqet organizimin e përhershëm ose të
përkohshëm linjorë të udhëtarëve.
Transporti i përhershëm organizohet nëpër rrugët e një territori apo
vendbanimi sipas itinerarit të përhershëm e të obligueshëm. Qmimi i udhëtimit
është i paracaktuar.
Tansporti i përkohshëm organizohet nëpër rrugët e një territori apo
vendbanimi sipas orarit të përkohshëm (sezonal, turistik, etj.), pra me itinerar të
kohëpaskohshëm. Qmimi i udhëtimit është i paracaktuar.
Transporti i padetyrueshëm – organizohet sipas nevojës, në shumicën e
rasteve sipas porosisë. Meqë nuk ka orarë të përhershëm ose sezonal dhe nuk ka
linjën e itinerarit të definuar të qarkullimit të mjetit transportues quhet i
padetyrueshëm. Format e organizimittë transportit të padetyrueshëm mund të jenë
udhëtime qarkore, shtetërore dhe të lira. Qmimi i udhëtimit ndryshon dhe ai mund
të jetë i kontraktuar ose i lirë.

TRANSPORTI RRUGOR I UDHËTARËVE SIPAS POROSISË

Ky lloj i transportit rrugor të udhëtarëve organizohet sipas porosisë, prandaj


zhvillohet sipas përkushtimit të udhëtimit. Në praktikën e organizimit të sistemeve të
komunikacionit të vendbanimeve dhe të territoreve tjera, dallohen këto forma të
transportit rrugor të udhëtarëve sipas porosisë ose përkushtimit: për nxënës, turist
etj. Në të gjitha këto raste llojet dhe paisjet plotësuese të mjeteve transportuese
janë në pajtim me porosinë ose përkushtimin e udhëtimit. Për këtë shkak në këtë
rast, qmimi i kushtimit të udhëtimit mund të jetë kolektiv ose individual, më së
shpeshti është kolektiv.

ORGANIZIMI I QARKULLIMIT RRUGOR TË UDHËTARËVE ME AUTOTAKSI

Ky lloj i sistemit transportues për qarkullimin e njerëzve njihet me emërtimin:


sistemi autotaksi transporti i udhëtarëve. Me këtë sistem transportues nënkuptojmë
transportin individual publik të udhëtarëve për nevoja të përgjithshme me tarifa të
përcaktuara sipas relacioneve të udhëtimit që zgjedhë udhëtari, më shpesh brenda
qyteteve e më rrallë jasht tyre.

19
Mjetet transportuese për udhëtarë të këtij sistemi më së shpeshti janë veturat
personale e më rrallë kombibusët, autobusët etj. Këto mjete transportuese janë të
paisura me matësin e gjatësisë së relacionit të udhëtimit-taksimetrat, sipas së cilave
udhëtari paguan qmimin proporcionalisht me madhësinë e shërbimit dhe janë të
shënuara me emërtime ose shenja dalluese prej mjeteve të ngjashme të udhëtimit,
të cilat nuk janë të sistemuara në shërbimin e autotaksit për transportin e
udhëtarëve (p.sh. me mbishkrimin TAXI, AUTOTAXI, RADIOTAXI etj.). Në praktikë
dallohen dy forma themelore të sistemit të autotaksive:
 Sistemi i transportit të udhëtarëve me autotaksi jostacionar,
 Sistemi i transportit të udhëtarëve me autotaksi stacionar.

PËRCAKTIMI I QMIMIT TË KUSHTIMIT TË TRANSPORTIT RRUGOR

Përcaktimi i qmimit të kushtimit të shërbimit transportues në ndërmarrjet


transportuese është detyrë me përgjegjësi profesionale dhe morale.
Përgjegjësia profesionale qëndron në obligimin që të përcillen, evitohen,
kalkulohen, sistematizohen dhe llogariten me kujdes dhe pandarë të gjitha llojet e
shpenzimeve prej të cilave përbëhet puna transportuese në ndërmarrje. Ndërsa
përgjegjësia morale e përcaktimit të qmimit të kushtimit të shërbimit të ndërmarrjes
qëndron në faktin se ndonjëherë për shkak të mungesës së konkurencës në trag
mund të fryhet qmimi i kushtimit me synim që të arsyetohet qmimi i lartë i ofertës
në treg. Mirpo një qëndrim i tillë ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve mund të jep
rezultate të mira afariste vetëm deri sa nuk shfaqet konkurenca. Për përcaktimin e
qmimit të kushtimit , përdoren tri metoda të cilat përdoren edhe për kalkulimin e
shpenzimeve:
 Metoda ndarëse ose e kalkulimeve,
 Metoda plotësuese e kalkulimeve,
 Metoda direct costing e kalkulimeve.

METODA NDARËSE E LLOGARITJES SË QMIMIT TË KUSHTIMI

Përdoret për llogaritjen e qmimit të tërë të kushtimit të shërbimit


transportues, ashtu që mblidhen (kalkulohen) të gjitha shpenzimet e bëra nga
ndërmarrja transportuese gjatë periudhës për të cilën duhet të prcaktohet qmimi i
tërë i kushtimit dhe pastaj, kjo shumë ndahet në sasinë e tërë të efekteve të
shërbimeve tansportuese.
Prandaj për llogaritjen e tillë të qmimit të tërë të kushtimit, nuk ka nevojë të
bëhet specifikimi i shpenzimeve të evidentuara në shpenzime direkte dhe indirekte.
Mirpo për këtë shkak pasqyra e përbërjes së shpenzimeve prej të cilave përbëhet
qmimi i kushtimit, nuk do të jetë mjaftë e qartë në rastet kur struktura e

20
shpenzimeve është e ndërlikuar. Për këtë arsye kjo metodë zbatohet me sukses
vetëm në ndërmarrjet transportuese me strukturë të thjeshtë të shpenzimeve.
Egzistojnë tri forma për llogaritjen e qmimit të kushtimit me metodën
ndarëse:
 Llogaritja ndarëse e thjeshtë,
 Llogaritja ndarëse me ndihmën e numrave ekuivalent,
 Llogaritja ndarëse e shërbimeve të lidhura.

METODA PLOTËSUESE PËR LLOGARITJEN E QMIMIT TË KUSHTIMIT

Me këtë metodë, qmimi i kushtimit të shërbimit llogaritet ashtu që më parë


llogariten shpenzimet direkte, e pastaj në to shtohen shpenzimet indirekte.
Për shkak të gabimeve që do të mund të lajmëroheshin te përdorimi në
dhënjen e shërbimeve masive, kjo metodë nuk përdoret.
Mirpo përdorimi i kësaj metode për llogaritjen e qmimit të kushtimit mund të
zbatohet me sukses të mirë në dhënjen e shërbimeve të vequara, ose në dhënjen e
shërbimeve të ndryshme me seri të vogla.

METODA DIRECT COSTING PËR LLOGARITJEN E QMIMIT TË KUSHTIMIT

Për llogaritjen e qmimit të kushtimit të shërbimeve sipas kësaj metode duhet


të bëhet evidentimi dhe kalkulimi vetëm i shpenzimeve direkte.
Përdorimi i kësaj metode i ka përparësitë dhe të metat e veta. Në përparësitë
kryesore hyjnë kuptimi dhe kontrolli i lehtë i shpenzimeve sipas burimeve, njohja e
shpejtë me ecurinë e shpenzimeve konstante dhe informimi i qartë mbi rezultatet e
pjesës ekonomike financiare, sipas shërbimeve përkatësishtë shfrytëzuesve të
shërbimeve transportuese. Ndërsa në të metat kryesore të kësaj metode hyjnë
pamundësia e llogaritjes së qmimit real të kushtimit, për shkak të evidentimit të
pjesërishëm të shpenzimeve, gjë që e pamundëson planifikimin afatgjatë, ndarja e
shpenzimeve të tëra të afarizmit vetëm në shpenzime konstante dhe variabile,
humbjet e mëdha, të cilat mund të krijohen në ndërmarrjet transportuese, në të cilat
punohet me mjete themelore të shtrenjta.
Prandaj në bazë të njohurive të cekura metoda direkte për llogaritjen e
shpenzimeve, përkatësisht të qmimit të kushtimit të shërbimev transportuese, duhet
të përdoret vetëm atëherë kur nuk kërkohet llogaritja e saktë ose reale e tyre.

21

You might also like