Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

ç) Një dukuri e re për nekropolet tumulare e vërejtur në Shkrel, është.

prania e kupolës se tumës,


kupolë e formuar vetëm prej gurësh në pjesën qendrore të saj, ndërkohë që pjesët e tjera të tumës
janë prej gurësh të përzier me dhé. Kjo dukuri është vërejtur në tumat II, IV, V e VI të Shkrelit.

Në tumat II e V kupola e tumës është vënë mbi një shtresë çakëlli, në tumën VI ajo është vënë mbi
çakëll të përzier me gurë fushe, kurse në tumën IV kupola është vënë mbi gurë tarracorë të përzier
me dhé.

d) Dromoset janë një element i panjohur për tumat e kulturës Cetina. Në Shkrel, dromosin e kemi
ndeshur në tumat VII dhe VIII, kurse në tumat I e II dromosi bën lidhjen e tyre.

Ndërkohë që në tumat e Çinamakut dromosi është vërtetuar në disa raste5, ky element arkitekturor
si ritual nuk është vërejtur në ntro-opolet e tjera, megjithëqë nuk gjejmë arsye perse të mungojnë.
N.G.L. Hamondi shumë kohë më pare ka supozuar për praninë e një dromosi në tumat e bronzit të
hershëm të Pazhokut

4) N d'ertimi i brendshëm i tumave. Veçoritë kryesore të ndërtimit të brendshëm janë:

a) Edhe kur në sipërfaqe të tumës ka vetëm dhé, në brendësi të saj ka kudo gurë në masë të njëjtë.

b) Shpeshherë në zonën qendrore të tumave ka përqendrim më të dendur të gurëve, më me pak dhé


sesa në pjesët e tjera te hapësirës së tumës. Nganjëherë edhe gurët e malit pikërisht në qendër janë
me permasa më të mëdha.

c) Platforma. Në tumat V e VI të këtij nekropoli është vërejtur prania e platf ormes cilindrike
qendrore të tumës. Në mënyrë më të qartë kjo është dalluar në tumën V.

Platforma është një element protocetinas, i trashëguar edhe nga kultura cetinase7. Këtë element
arkitekturor e kemi ndeshur edhe në tumën IV të Kënetës8 dhe duke pare profilin e dhënë në botim,
duhet ta kërkojmë edhe tumën nr. 6 të Shtojit9.

Në tumat e periudhës së hekurit nuk është ndeshur në asnjë rast kjo platformë. Përjashtim bën tuma
I e zbuluar në Çaçak10, ku platforma qendrore e tumës dhe ideja e përgjithshme e ndërtimit të saj
ngjasojnë shumë me tumën V të Shkrelit dhe me tumën IV të Kënetës. Përcaktimi i tumës së Çaçakut
si e shek. VI-V p.e.sonë na duket se nuk është i piote, ngaqë gërmimi arkeologjik i saj ndoshta ka
mbetur i papërfunduar. Në këtë mendim na duket se të çojnë edhe disa fragmente enësh të botuara.
Në tab. XXVI, 511 është dhënë një grykë ene që mban një zbukurim të huaj për qeramikën ilire të
shek. VI-V p.e.sonë.

ç) Ne dy raste (në tumat IV e V) janë ndeshur unaza prej rrasash guri. Në tumën IV u zbulua një unazë
e pjesshme turne. Kurse në tumën V u zbulua një unazë e piote e varrit qendror.

Unaza prej gurësh apo rrasa gurësh janë të njohura gjerësisht në tumat e periudhës së bronzit dhe në
ato të hekurit.

You might also like