Professional Documents
Culture Documents
Broshura GIZ Versioni Perfundimtar Per Shtyp
Broshura GIZ Versioni Perfundimtar Per Shtyp
e bimëve mjekësore–aromatike
Natyra shqiptare në trashëgiminë
e bimëve mjekësore–aromatike
(Përshkrim monografik i 40 llojeve mjekësore–aromatike
me ndikim në qendrueshmërinë ekonomike të
komuniteteve në zonat malore të Shqipërisë)
Tiranë, 2013
1
Imprint
Botuar nga
Deutsche Gesellschaft für
Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH
Zyrat e regjistrimit
Bonn dhe Eschborn, Gjermani
Friedrich-Ebert-Allee 40
53113 Bonn
Dag-Hammarskjöld-Weg 1-5
65760 Eschborn
‘Ruajtja e Agro Biodiversitetit në Zonat Rurale të Shqipërisë’
Rr. Skenderbej, Pall.4, Ap.15
Tirana, Albania
T +355 42 258 650
www.giz.de/en/worldwide/20445.html
Dhjetor 2013
Shtypur nga
Shtypshkronja “PEGI”
Adresa: Lundër, Tiranë
Dizenjimi dhe faqosja
Endrit Kullaj, Dep. Hortikulturë dhe Arkitekturë Peizazhi, Fklt. Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT, Kodër-Kamëz. Tiranë
Teksti
Pjesa e përgjithshme dhe shtojcat: Prof. Asoc. Endrit Kullaj, Universiteti Bujqësor i Tiranës,
Menaxher i Përgjithshëm i Sonnentor shpk (eksportues bimësh aromatike bio)
Inxh. Ferdin Liçaj, Shoqata Kombëtare e Përdoruesve të Pyjeve dhe
Kullotave Komunale, Menaxher i Cilësisë, Sonnentor shpk
Pjesa e veçantë dhe shpjeguesi terminologjik:
Ferdin Liçaj
Endrit Kullaj
Foto e kopertinës: Shtogu (Sambucus nigra)
Shënim: Përgjegjësia për përmbajtjen tërësore dhe saktësinë e informacionit që përmban ky botim është e autorëve.
Të drejtat e rezervuara: ©GIZ
Për llogari të
Ministrisë Federale Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (BMZ)
2
Pasqyra e lëndës
Hyrje.......................................................................................................................................................................5
3
Murrizi njëbërthamësh....................................................................................................................................71
Qershigla.............................................................................................................................................................73
Rigoni i bardhë...................................................................................................................................................75
Rigoni i kuq.........................................................................................................................................................77
Salepi me njolla..................................................................................................................................................79
Sanëza..................................................................................................................................................................81
Sherebela............................................................................................................................................................83
Shpatorja.............................................................................................................................................................86
Shtogu i zi...........................................................................................................................................................88
Tërfili i kuq.........................................................................................................................................................91
Trëndafili i egër..................................................................................................................................................93
Trumëza e malit.................................................................................................................................................95
Thundërmushka................................................................................................................................................97
Urthi.....................................................................................................................................................................99
Vjezhdulla e bardhë........................................................................................................................................101
Shpjegues terminologjik................................................................................................................................109
Referenca..........................................................................................................................................................113
4
Hyrje
Shqipëria karakterizohet nga një larmi e madhe biologjike dhe natyrore. Në veçanti, zonat malore
të saj përfaqësojnë habitate të rëndësishme për llojet shtazore dhe bimore të rralla, disa prej të
cilave gjenden vetëm në Shqipëri. Ato strehojnë një larmi të madhe bimësh dhe racash, të cilat
kanë një potencial ekonomik që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht. Biodiversiteti po shkatër-
rohet gjithnjë e më shumë, kryesisht për shkak të veprimtarisë njerëzore, por edhe si rezultat i
ndryshimeve klimatike, duke çuar në një fragmentim të mëtejshëm të habitateve, veçanërisht ato
alpine. Trysnia për përdorimin e burimeve natyrore, si nga popullata vendore ashtu edhe sektori
privat dhe investimet publike është mjaft e lartë. Administrimi i zonave të mbrojtura dhe përdo-
rimi i qëndrueshëm i biodiversitetit nga aktorë publikë dhe privatë, ashtu edhe nga shoqëria civile
në Shqipëri, nuk zbatohet në masën e duhur.
Bimët mjekësore dhe aromatike janë pjesë e atyre produkteve të biodiversitetit që mund
të përdoren për përfitime ekonomike.
Kohët e fundit, sektori i bimëve mjekësore po udhëhiqet nga kërkesat e tregjeve
ndërkombëtare dhe kombëtare. Situata nuk është aspak e konsoliduar pasi kërkesa po rritet, dhe
për shkak të mungesës së njohurive, procesi i zinxhirit të produktit nga mbledhja në përpunim dhe
shitje mund të çojë në produkte të pastandardizuara ose pasoja për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.
Me qëllim që të mbështetet ruajtja dhe mbrojtja e biodiversitetit për bimët mjekësore dhe
aromatike, ekziston nevoja për të rritur njohuritë e atyre që janë të përfshirë në mbrojtjen, admin-
istrimin por edhe atyre që bëjnë pjesë në sektorin privat e që janë pjesë e zinxhirit të produktit.
Gjithashtu, është me rëndësi që të shtohen njohuritë e aktorëve lidhur me produktet,
shpërndarjen gjeografike, karakteristikat, mbledhjen, përpunimin dhe kërkesat e tregut, me qël-
lim përmirësimin e zinxhirit të vlerës së bimëve mjekësore për të arritur një hyrje në treg dhe
respektimin e standardeve të tij.
Ky botim përmban informacionin dhe njohuritë shkencore të lartpërmendura dhe është
i nevojshëm për një game të gjerë aktorësh: mbledhësit e bimëve mjekësore dhe nxënësit që
marrin pjesë gjatë sezonit të vjeljes si edhe administratën pyjore, e cila ka për detyrë të garantojë
përdorimin e qëndrueshëm të barnave natyrore.
Formati, struktura dhe gjuha është përshtatur për grupet e synuara të përmendur më lart.
Ajo përmban një pjesë të përgjithshme, me udhëzime të përgjithshme në lidhje me mbledhjen
e bimëve mjekësore dhe aromatike, duke renditur standarte specifike në lidhje me higjenën dhe
kushtet e punës. Këtu përfshihen edhe udhëzime për manipulimin e kujdesshëm të lëndës së parë
5
që është potencialisht helmuese apo alergjike. Pjesa e përgjithshme shoqërohet edhe me citimin
e legjislacionit vendas në fuqi për mbledhjen e bimëve mjekësore dhe aromatike si dhe standard-
eve ndërkombëtare të sektorit.
Në pjesën e dytë të botimit, atë të monografive të bimëve mjekësore e aromatike, struk-
tura përmban emërtimin shkencore e vendor, një përshkrim të bimës, kryesisht botanik, i vlef-
shëm për vjelësit dhe përpunuesit me qëllim identifikimin e llojit. Përshkrimet e përdorura janë
të qarta dhe të kuptueshme nga lexuesit. Lexuesi do të vërejë se përshkrimi është përmbledhur
maksimalisht, me një stil shumë lakonik, që i përshtatet atij të një manuali.
Kujdes i veçantë i është kushtuar përshkrimit gjeografik, duke përcaktuar zonat e përhap-
jes, zonat fitoklimatike, lartësinë mbidetare, abundancën, vendndodhjet tipike (male, vargmale,
lugina, etj. si dhe rrethet e lokalitetet përkatëse).
Statusi i kërcënimit është shënuar në rastin kur bima është e tillë, mbështetur në listën e
kuqe sipas urdhrit të Ministrisë së Mjedisit.
Të dhënat autekologjike përshkruajnë kushtet e parapëlqyera për llojin në lidhje me dritën
dhe tokën, siç është tekstura e tokës, shkëmbi amnor, pH dhe përmbajtja e ushqyesve, lagështia e
tokës, temperature e ajrit, etj.
Biotopet, shoqërimet bimore, fitosociologjia është përshkruar mbështetur në përcaktimet
dhe kriteret akademike.
Autorët janë përpjekur të vendosin foto ilustruese, të qarta për lexuesin dhe përdoruesin,
të marra nga zona të ndryshme të Shqipërisë nga vetë autorët gjatë punës së tyre me grupet e
vjelësve.
Për përgatitjen e monografive, veç përvojës së gjatë të autorëve në terren me vjelësit,
përpunuesit dhe tregtuesit e bimëve mjekësore e aromatike, si dhe në trajnime të shumëta, është
përdorur një literature e gjerë, vendase dhe e huaj, kryesisht shkencore, e cila është cituar në fund
të botimit.
Broshura është botuar në gjuhën shqipe dhe angleze me qëllim që të shërbejë si një bazë
e mire për përdorues ndërkombëtar dhe kombëtar.
6
PJESA E PËRGJITHSHME
Grumbullimi i Kontrolluar dhe i Qëndrueshëm
i Bimëve Mjekësore dhe Aromatike
7
A. Grumbulluesit/Punëtorët
1. I gjithë materiali bimor mjekësor duhet të jetë në përputhje me standartet e përgjithshme për higjenën
e ushqimit dhe për kushtet e punës (shih Shtojca 1).
2. Në rastet e bimëve me helme alkaloide, duhet të merren masa për të garantuar shëndetin e mirë të
grumbulluesve dhe përpunuesve.
3. Grumbulluesit dhe personeli përpunues duhet të mbrohen nga kontakti me materialin bimor helmues
apo alergjik me anë të veshjeve mbrojtëse të posaçme.
4. Personat që vuajnë nga sëmundje infektive ngjitëse apo që kanë plagë të hapura nuk duhet të jenë në
kontakt me materialet bimore.
5. Grumbulluesit duhet të kenë njohuritë e nevojshme botanike për të njohur bimët që do të grumbullojnë.
Këtu përfshihet: identifikimi i bimës, karakteristikat dhe përhapja e saj, kërkesat për hijezim, lagështia,
toka, etj.
6. Grumbulluesit duhet të jenë në gjendje të dallojnë llojet që duhet të mblidhen me lloje të përafërta apo
të ngjashme me qëllim shmangien e rezikut të shëndetit publik apo kanosjen e bimëve të tjera.
7. Grumbulluesit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për kohën më të përshtatshme për mbledhjen e
bimëve, teknikat dhe mjetet që përdoren, si dhe për kushtet e teknikat e tharjes dhe manipulimit.
8. Nëse grumbulluesve u mungojnë njohuritë e nevojshme, atëherë Shoqatat e Përdorimit të Pyjeve dhe
Kullotave Komunale apo Shoqëritë Tregtare të Bimëve Mjekësore duhet të marrin masa për trajnimin,
mbikqyrjen dhe dokumentimin. Trajnimi i personelit sipas teknikave të përcaktuara në këtë manual është
i detyrueshëm.
9. Grumbulluesit e bimëve mjekësore duhet të udhëzohen për të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e
mjedisit dhe mbrojtjen e llojeve bimore. Këtu përfshihet informacioni për ligjet dhe udhëzimet për mbro-
jtjen e llojeve.
B. Grumbullimi
1. Shoqëritë tregtare dhe organet e ruajtjes së pyjeve duhet të caktojmë mbikqyrës (supervizorë) për iden-
tifikimin dhe verifikimin e sasive dhe llojeve të grumbulluara të materialit bimor si dhe punës së grumbul-
luesve.
2. Grumbullimi duhet të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për ruajtjen dhe përdorimin e qën-
drueshëm të llojeve bimore.
3. Mënyrat e grumbullimit nuk duhet të shkaktojnë dëmtimin e mjedisit ku rriten bimët duke garantuar në
këtë mënyrë kushtet optimale për ripërtëritjen e llojeve të bimëve të grumbulluara.
8
4. Llojet e bimëve të përcaktuara si specie të rrezikuara nuk duhet të vilen përveç rastit kur merret autoriz-
imi i organit përgjegjës (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave).
5. Grumbullimi duhet të kryhet në zona të pandotura ose në largësi të caktuar nga burimet e ndotjes
(rrugët, industria, vendbanimet, zonat bujqësore apo vendet e depozitimit të plehrave). Largësia përcakto-
het në bazë të kushteve të vendosura nga organi që bën çertifikimin organik të bimës.
D. Paketimi
1. Për të mbrojtur prodhimin dhe për të ulur rrezikun e prekjes nga dëmtuesit, këshillohet ambalazhim sa
më i shpejtë.
2. Materiali bimor duhet të ambalazhohet në thasë apo arka të pastra, të thata e mundësisht të reja. Për
produktin bimor i cili thith shumë lagështi, përdoren thasë letre me dy shtresa.
3. Etiketa duhet të jetë e qartë, e fiksuar mirë dhe që nuk është e përbërë nga lëndë helmuese.
4. Informacioni në etiketë duhet t’i përmbahet standartit të kërkuar nga legjislacioni vendas për etiketimin
dhe nga blerësi.
5. Materiali ambalazhues që do të ripërdoret duhet të pastrohet dhe të thahet mirë përpara përdorimit.
Duhet të shmanget ndotja nga përdorimi i përsëritur i thasëve.
6. Materiali ambalazhues duhet të ruhet në një vend të pastër e të thatë, larg dëmtuesve dhe pesticideve,
dhe ku nuk hyn bagëtia apo kafshët shtëpiake. Duhet të merren masa për të shmangur ndotjen nga për-
dorimi i thasëve prej fijesh plastike. Fijet plastike brenda në materialin bimor mund të çojnë në refuzim të
produktit.
E. Dokumentimi
1. Të gjithë proçeset dhe proçedurat që mund të ndikojnë në cilësinë e produktit duhet të dokumentohen.
2. Duhet të dokumentohen rrethanat e jashtëzakonshme gjatë periudhës së rritjes që mund të ndikojnë në
përbërjen kimike të materialit bimor, siç janë kushtet ekstreme të motit apo dëmtuesit.
3. Është shumë e rëndësishme të dokumentohet lloji, sasia dhe data e grumbullimit.
4. Përdorimi i agjentëve fumigues duhet të dokumentohet. Ritheksojmë se për çertifikimin organik, fu-
migimi është i ndaluar.
5. I gjithë sigurimi i materialit bimor dhe fazat e përpunimit duhet të dokumentohet, ku përfshihet, habitati
i zonës së grumbullimit, klima, toka dhe rrethanat e tjera që mund të ndikojnë në cilësi.
6. Vendndodhja gjeografike e zonës së grumbullimit duhet të përshkruhet sa më saktë që të jetë e mundur
(harta të shkallës 1:25.000). Secili grumbullues duhet të identifikojë zonën e tij në hartë.
7. Të gjithë grumbulluesit e një zone të përcaktuar duhet të identifikohen me një kod (kodi i grumbulluesit,
data e vjeljes, produkti dhe cilësia (organike apo konvencionale).
8. Materialet bimore të grumbulluara nga zona të ndryshme gjeografike do të përzihen vetëm nëse garan-
tohet që përzierja është homogjene. Këto proçedura duhet të jenë të dokumentuara mirë.
9. Midis çdo grumbulluesi dhe shoqërie tregtare duhet të lidhet një kontratë me shkrim. Kontrata duhet të
përmbajë një marrëveshje që i referohet udhëzimeve të dhëna në këtë Manual.
10. Dokumentacioni që duhet të mbajë shoqëria tregtare blerëse përfshin hartën e zonave të grumbullimit
(shkalla 1:25.000), dokumentet e blerjes në formën e faturave dhe lista-blerjesh, ditar të përpunimit, listë
e asortimenteve (organike/konvencionale), dokumentet e shitjes në formën e faturave dhe ditareve të
shitjes.
11. Për ndarjen e cilësive konvencionale/organike duhet të përdoren kontenierë të ndryshëm (p.sh. etiketë
e gjelbër për cilësinë organike – etiketë e kuqe për cilësinë konvencionale).
12. Për materialin bimor konvencional/organik duhet të përdoren vende të ndryshme dhe të identifikuara
12
qartë për trajtimin pas-mbledhjes.
13. Për ruajtjen e materialit bimor organik/konvencional duhet të përdoren ambjente të ndryshme.
14. Duhet të mbahet dokumentacion i veçantë për blerjen, përpunimin dhe shitjet e produkteve organike/
konvencionale. Në rastin e cilësisë organike, fjala “organike” duhet të përmendet në të gjithë faturat dhe
ditaret.
13
PJESA E VEÇANTË
Monografi të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Kryesore
14
AGULIÇJA
Emërtimi shkencor: Primula veris L., subsp. macrocalyx. Sinonim. P. officinalis Hill.
Emërtime vendore: lulja e qyqes
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10-30 cm. Hemikriptofite. Lulëzon në periudhën Prill-Maj.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur, por mjaft e rrallë në zonën mes-
dhetare. Shkon deri në 2000 m lartësi në katin
alpin.
PERIUDHA E VJELJES
Mars-Maj
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Dru gjetherënës me lartësi 20-25 m dhe me jetëg-
jatësi 300-400 vjet. Monoik. Lulëzon në Prill-Maj
në varësi nga lartësia mbidetare. Pjalmohet me
anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Lloj me origjinë nga vëndet ballkanike, e kultivuar qysh prej epokës galo-romake dhe e kultivuar nga pak
gjithandej. Takohet e kultivuar dhe njëkohësisht e mbirë spontanisht në terrenet natyrorë duke shkuar deri
në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Përhapet sidomos në luginën e Shkumbinit, dhe buzë ujërave të
Llëngës në rrethin e Librazhdit, në lagjen ‘Valë’ të Martaneshit ku formon grumbuj të vegjël, në luginën e
Shalës, në Kolgecaj, në Krumë, në Lumë, në Zall-Dadhë, në Kthellë, në Shëngjergj, në Lunik, në Moglicë, në
Vithkuq, në Katund, në Fratar, etj.. Rritet në të gjithë vëndet me toka gurishtore të freskëta në përzjerje me
mëllezën, lajthinë, blirin etj., në masive të kufizuar me klimë të butë dhe pa ngrica pranverore.
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj i rrezikuar
17
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Kërkon klimë mjaft të butë; e ndjeshme ndaj ngricave pranverore, sidomos në vëndet e rajonit të Shqipërisë
veri-lindore. Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura në baza, me pH bazik deri
lehtësisht acid, me materiale të ndryshëm, sidomos të lehtë e të pasur, lymor-argjilor, lymor, ranor dhe
gurishtor. Lloj mezofil dhe mesatarisht lagështidashës. Veçori dalluese: neutrofil.
PJESËT QË VILEN
Gjethëzat dhe frutat
PERIUDHA E VJELJES
Për gjethëzat, Gusht-Shtator ndërsa për frutat, Tetor-Nëntor.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10-25 cm. Kamefite. Lulëzon në periudhën Korrik-Shtator.
Përhapet me anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Në pëgjithësi gjëndet kudo, por mungon në zonat silicore. Shkon deri në 1800 m mbi nivelin e detit duke
nisur nga zona kodrinore deri në katin nën-alpin.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura me baza, pak a shumë të pasura me el-
ementë ushqimorë, me pH bazik deri në lehtësisht acid; toka mjaft të thata deri në të thata. Lloj thatë-
sirëdashës deri në nivel mesatar. Veçori dalluese: kalcikol, mezokserofil.
19
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË,
FITOSOCIOLOGJI
Shkëmbenj, rrungaja çakëllore në shpate
mali, lëndina të thata, pyll i rralluar (dush-
kajë ose pyll me pisha), sidomos në tokat
që gjenden mbi shtrat gëlqeror. Haset
në anëve të pyjeve (Geranion sanguinei),
shkurreta (Berberidenalia), dushkaja (Quer-
cion pubescenti-petraea), pyje me pisha të
tokave gëlqerore (Erico-Pinetalia), dush-
kaja mesdhetare (Quercion ilicis), lëndina
(Ononidion striatae, Festuco-brometea).
PJESËT QË VILEN
Majat lulore ose e gjithë bima
Biotop i arrësit në Shalë, Dukagjin
PERIUDHA E VJELJES
Korrik-Shtator, kur bimët janë me lule
20
BARBLETA
Emërtimi shkencor: Melissa officinalis L.
Emërtime vendore: shelinok, bar blete, milcë
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare me shumë degë. Rritet e lartë 30-80 cm. Hemikriptofite. Lulëzon në peri-
udhën Qershor-Gusht.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur. Mjaft e rrallë në zonën mesdhetare. Shkon deri në 2000 m lartësi në katin alpin.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura me baza dhe me elementë ushqimorë,
toka jo të thata por të freskëta (tokat ranore-argjilore dhe tokat e pasura me humus janë mjaft të preferu-
ara për milcën), pH bazik deri në lehtësisht acid. Parapëlqen vënde që i rreh dielli. Veçori dalluese: neutro-
kalcikol, mezokserofil.
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Lëndina që shtrihen mbi tokat gëlqerore, ledhe arash dhe shpate të barëzuar, shkurreta, pyjet e ahut të
21
përzier me dushqe, dushkajat e forma-
cionit (Carpinion betuli), në përzjerie
të dendur me (Prunetalia spinosae);
lëndina (Mesobromion erecti), livadhe
(Arrhenatheretalia elatioris, Molinion
caeruleae).
PJESËT QË VILEN
Gjethet dhe majat lulore
PERIUDHA E VJELJES
Qershor-Gusht
22
BARPEZMA NJËMIJËGJETHËSHE
Emërtimi shkencor: Achillea millefolium L.
Emërtime vendore: bar nozëll, bishtamith, ermen
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që
rritet e lartë 15-60 cm. Hemikriptofite.
Lulëzon në periudhën Qershor-Nën-
tor. Pajlmohet nga insektet. Shpërnd-
ahet me anë të erës ose nga milingo-
nat.
VEÇORI BOTANIKE
PËRCAKTUESE
Rizoma zvarritëse. Kërcelli me push,
shpesh leshtor. Gjethja me kontur
të zgjatur të shtrirë, çiftpendore, me
segmente gjatësorë të shumtë, të pav-
endosur në të njëjtin rrafsh. Braktet
mbështjellëse gati pa push. Lulet janë
kaptinëza të vogla me diametër 3-5
Barpezma, Pogradec
mm, të vendosura në vastak të dëndur
në anët e degëve. Në periferi të shtratit gjënden lule femërore ndërsa në qëndër të shtratit lulet janë dys-
eksore me 5 dhëmbë. Lulet janë të bardha, hera-herës rozë ose purpurinë, me gjuhëz më të shkurtër se
mbështjellësja.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Kudo, me përjashtim të rajonit mesdhetar. Arrin gjer në lartësitë 2500 m, nga kati kodrinor në atë malor.
Në vëndin tonë gjëndet mjaft e përhapur, kryesisht në rajonet veriore, lindore dhe jug-lindore, përfshirë
edhe malet e rajonit të Shqipërisë së mesme (mali i Dajtit, Mali me Gropa, mali i Shëngjergjit, mali i Bizës).
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës. Shkon në toka të pasura me baza, pH bazik deri në mesatarisht acid, toka mesatarisht të
thata e të freskëta. Lloj mezohigrofil dhe mezokserofil. Veçori dalluese: neutronitroklin.
PJESËT QË VILEN
Majat e lulëzuara
PERIUDHA E VJELJES
Përkon me fillimin e periudhës së
lulëzimit.
24
BARI I PATËS
Emërtimi shkencor: Polygonum aviculare L.
Emërtime vendore: rejcë e zogjëve, bar të thekmit, bar pate
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore njëvjeçare që rritet e lartë
10-20 cm. Lulëzon në periudhën Maj-Nëntor.
Pjalmohet me anë të insekteve. Përhapet nga
zogjtë.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dritë dashës dhe gjysëm hijedashës. Skon në toka mbi shkëmbenj gëlqerorë ose mbi shkëmbenj ranorë
e rano-argjilorë. pH lehtësisht bazik deri në lehtësisht acid, toka mesatarisht të thata e të freskëta. Lloj
mezofil në higroklin.
PJESËT QË VILEN
Majat e lulëzuara
25
PERIUDHA E VJELJES
Gjatë gjithë periudhës së lulëzimit
26
BLIRI FLETVOGËL
Emërtimi shkencor: Tilia cordata Mill.
Emërtime vendore: bli, bli mali
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Dru që rritet deri në 20-30 m lartësi. Makro-
fanerofit. Gjetherënës. Jetëgjatësi e madhe
deri në 500 vjet. Lëshon këmbëza nën tokë.
Llastarizon nga cungu. Dyseksor. Lulëzon
në periudhën Qershor-Korrik. Pjalmohet
nëpërmjet insekteve. Shpërndahet me anë
të erës. Në 20-30 vitet e parë rritet ngadalë,
pastaj rritja e tij shpejtohet deri në moshën
60 vjeç.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Takohet në pyje të lartë me ah si dhe në pyjet e zonës kodrinore mesdhetare me lloje fletorë të përzjerë
(dushqe, frashër, panjë mali, plep i egër, mëllezë etj.). përhapet ne lartësitë 500-1500 m. Në katin kodrinor
dhe në katin malor të zonave: Malësi e Madhe, Tropojë, Kukës, Lurë, Çermenikë, Librazhd, Shpat-Elbasan,
Mokër-Pogradec, Mali i Zi-Lubonjë, Frashër-Përmet, Theollog-Leshnicë, Mali i Peshtanit dhe Mali i Luzatit
(Tepelenë), etj..
27
STATUSI I KËRCËNIMIT
CR A1c - lloj i rrezikuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj gjysëm-hijedashës. Haset në toka mjaft
të pasura me baza, pH neutral në acid, toka
argjilore, lymore kalkare, mjaft të thella. Lloj
mezofil dhe mezohigrofil ne rajonin mesdhetar.
PERIUDHA E VJELJES
Qershor-Korrik, kur kanë çelur 1/3 e gonxheve
28
sionin, veçanërisht kur e ka origjinën nga faktorë emocionalë. Përdorimi afatgjatë trajton tensionin sistolik
të shoqëruar me arteriosklerozë.
Druri është homogjen, në kufijtë e rrathëve pak i dallueshëm, lehtësisht i nënvizuar nga paren-
kima fundore dhe një farë poroziteti fillestar. Enët (poret) janë të shumta, me diametër të shprehur, të
shpërndara, të izoluara ose të vendosura në rreshta të shkurtër rrezorë. Kambiumi dhe pjesa e zëmrës nuk
dallohen.
Druri merr ngjyrë të verdhë ose të kuqërremtë, të bardhëremë ose me nuancë rozë, hera herës i
damarëzuar me të gjelbër. Ndonjëherë ka njolla të vogla palcore dhe erë pluhuri.
Druri ka dendësi të dobët, pritet dhe punohet lehtësisht në zdrukthëtari, në torneri dhe në skulp-
turë. Ka tkurrje të fortë në tharje, stabilitet të mirë vëllimor pas tharjes dhe përdorimit të parë. Druri është
pak i fortë, i papërshtatshëm për përdorime të jashtme dhe shfaq qëndrueshmëri të mirë në gjëndje të
thatë.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre, e cila në kushte të mira stacionare rritet si dru me lartësi nga 10-15m dhe diametër 40-50 cm.
Mezofanerofite, gjethembajtëse. Lastarizon fuqishëm. Lloj dioik, që lulëzon në periudhën Mars-Maj. Pjal-
mohet nga insektet dhe përhapet nga zogjtë e kafshët.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet si lloj spontan në zonën e shkurreve mesdhetare gjethembajtëse. Ndjek faqet e thepisura të lug-
inave shkëmbore të lumenjëve malorë, të bregut të detit në pjesën jugperëndimore të vëndit. Gjendet
gjithashtu në shpate të veçantë të kësaj zonë në pjesmarrje me shkurret e tjera gjethembajtëse siç është
prralli (Q. coccifera L.), ilqja (Q. ilex L.) etj..; theksojmë në Konispol, në Butrint, në Delvinë, gjatë bregut të
detit në Himarë, në Pasha-Liman, në Karaburun, në Paloreng tek Fusha e Dukatit (Vlorë), në Mesaplik, në
luginën e Bënçës, në Nivicë, në Koshtan e në Dhëmblan (Tepelenë), në grykën e Këlcyrës (Përmet), në Drizar
(komuna Fratar) dhe në Poçem (Mallakastër), në kalanë e Tures (Kavajë), në shkallën e Cudhinit (Krujë), në
30
shkallën e Tujanit (Tiranë), në Grykën
e Manatisë (Lezhë), në Malin e Bajzës,
në Malin e Gjymtit, Pentar (Shkodër).
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj në rënie të shpejtë
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Parapëlqen vendet me dimër të butë.
E toleron hijen. Haset në toka të pa-
sura në baza me një shtresë humusore.
pH pranë vlerës neutrale. Shkon në
toka me shtresa të trasha që vijnë nga
alterime të ndryshme koluvionale ose
aluvionale. Lloj me amplitudë të gjërë
në drejtim të rezervave ujore në tokë
Dafina në biotopin e saj në Dhëmblan, Tepelenë
dhe të bilancit hidrik në të. Veçori dal-
luese: lloj me amplitudë të gjërë.
PJESËT QË VILEN
Gjethet
PERIUDHA E VJELJES
Nëntor-Shkurt
31
PËRPUNIMI I PJESËS SË VJELË
Tharja e degëzave të prera bëhet në mjedise të posaçme (hangar, tëndë, koçek ose papafingo). Degët e
prera shkohen si vergje në fije metalike të forta dhe varen nëpër tavane ose anës mureve për t’u tharë sa
më shpejt. Pas tharjes teknike (lagështira 10%) gjethet rishikohen duke eliminuar ato me ngjyrë të pan-
atyrshme, të dëmtuara prej insekteve të ndryshëm ose nga lëndë të huaja që mund të jenë rastësisht me to.
Masa e gjetheve të standardizuara ambalazhohet në thasë të rinj bezeje, të etiketuar më parë sipa kërke-
save të blerësve. Thasët vendosen në rafte druri të ngritur mbi sipërfaqen e tokës, në vënde të mbrojtur e
të ajërosur.
32
DËLLËNJA E ZEZË
Emërtimi shkencor: Juniperus communis L.
Emërtime vendore: dëllinjë, dëlli, dulli, dëllënjë e zezë, dëllënjë e egër, dullenjë
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurrezë gjethembajtese, shkurre ose dru i vogël që
rritet me lartësi nga 0.7-2 m dhe në kushte të favorshme
merr trajtën e një druri që mund të shkojë gjer në lartësinë
4-5 m. Mikrofanerofite. Jetëgjatësi e madhe, deri në 440
vjet. Dioike. Lulëzimi është mjaft i fshehtë dhe ndodh në
muajt Shkurt-Maj. Pjalmohet nga insektet dhe përhapet
nga zogjtë.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Përhapet kudo në zonat malore të Shqipërisë. Mbërrin deri në lartësitë 1800 m mbi nivelin e detit, nga
kati kodrinor në katin nën-alpin. Takohet më dëndur në zonën e ahut e të dushqeve; gjëndet më tepër në
malet e zhveshur, në malet dhe në alpet e veriut: në Pashtrik e në Gjallicë të Lumës, në Munellë e në Malin
e Shenjtë të Mirditës, në Korab, në Lurë, në Dejë e Masdejë, në Malin e Skënderbeut, në Malin e Allamanit,
në malet e Shëngjergjit e të Martaneshit, në malet e Zerqanit, të Librazhdit e të Polisit, në malet e Jugut si
në Mokër, Gorë, Gramoz, Moravë etj..
33
STATUSI I KËRCËNIMIT
VU A1b - lloj i pëkeqësuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Diell-dashëse, mjaft rezistuese ndaj të
ftohtit dhe thatësirës, por parapëlqen
klimë të butë. Gjëndet më shpesh në
stacione të thatë e të diellëzuare. Lloj
termofil, indiferente ndaj teksturës
së tokës, shkon në vende ranore dhe
toka argjilo-gëlqerore ose argjilore me
prejardhje nga shkrirja e shkëmbejve
gëlqerorë. Zë vënd gjithashtu në tokat
e cekëta. Veçori dalluese: lloj pionier
me amplitudë shumë të gjërë.
Biotopi i dëllënjës në Gramsh
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË,
FITOSOCIOLOGJI
Vende të thata, lëndina barishtore me Xerobromion erecti ose me Mesobromion erecti, shkurreta (Ber-
beridenalia) që përparon drejt një dushkaje pushtore ose një ahishteje të përzier me dushkajë pak a shumë
kserofile. Vende me shqopë. Prania e saj dëshmon shpesh herë për ekzistencën e një dinamike progresive
të bimësisë, të ndërprerë gjatë një kohe pak a shumë të gjatë nga kullotja e tufave me të imëta.
PJESËT QË VILEN
Frutat e pjekur
PERIUDHA E VJELJES
Pas pjekjes së frutave; kjo periudhë në vëndin tonë përkon gjatë muajit Gusht (zakonisht nga 7-17 Gusht,
pavarësisht nga pozicioni gjeografik i vendndodhjes se bimëve). Pas kësaj faze vjelja e frutave vazhdon deri
në muajin Tetor.
35
FERRA
Emërtimi shkencor: Rubus fruticosus L.
Emërtime vendore: ferrë, ferrmanë, ferrmanzë, manaferrë, therrë e zezë, ferrëlakës
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre që rritet e lartë nga 1-3
m. Kamefite. Gjethembajtëse ose
gjetherënëse. Lastarizon (kërcej dyv-
jeçarë) dhe shtohet natyralisht me
përpajna. Dyseksore. Lulëzon në peri-
udhën Qershor-Gusht. Pjalmohet nga
insektet dhe përhapet nga kafshët.
VEÇORI BOTANIKE
PËRCAKTUESE
Kërcej dyvjeçarë, pak a shumë me
gjëmba, me qoshe, fillimisht qën-
drojnë të ngritur përpjetë, më pas
harkohen duke u markotuar vitin e
dytë. Gjethet vezake, të ndërkëmby-
era, të përbëra, të palmuara, me 3-5
Frutat dhe gjethet e ferrës
gjethëza të dhëmbëzuara, me stipula
lineare, me majë në krye, ngjyrë hiri në të bardhërëme. Lulet të mëdha, biseksuale, të rregullta, me ngjyrë të
bardhë ose tëndafili, të grumbulluara në panikëla të shumta në fund të degëve. Frutat gjenden në drupola
të bashkuara, të gjelbër, të kuq dhe më pas të zinj.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur, veçanërisht në zonën e ulët e të mesme malore dhe në zonën malore; më rrallë në zonën
mesdhetare. Shkon deri në 1600 m lartësi, kati kodrinor dhe kati malor.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës, por toleron hijen. Nuk frytëzon shumë, veçse në vënde të hapura. Shkon mirë në toka pak
a shumë të pangopura, me pH lehtësisht acid në acid, para së gjithash lymore ose lymore-argjilore, ranore
ose gurishtore etj.. Lloj mezofil. Veçori dalluese: acidiklin.
PJESËT QË VILEN
Gjethet, frutat
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet vilen gjatë periudhës së lulëzimit
ndërs frutat pasi të jenë pjekur.
37
FRASHËRI I ZI
Emërtimi shkencor: Fraxinus excelsior L.
Emërtime vendore: frashën, frashr i zi, frashën i zi, frashën uje, frashër.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Dru që rritet i lartë nga 20-30 m. Makro-
fanerofit, gjetherënës me jetëgjatësi 150 -
200 vjet. Lëshon lastarë nga qafa e trungut.
Poligam. Lulëzon në Prill, shumë më për-
para gjethëzimit. Pjalmohet dhe përhapet
me anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Përhapet kudo, me përjashtim të rajonit mesdhetar. Shkon deri në 1400 m lartësi mbidetare, nga kati ko-
drinor në katin malor.
STATUSI I KËRCËNIMIT
CR A1b - lloj në rënie
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Parapëlqen kushte të freskëta në vënde të pjerrët e të hijezuar. Nuk i do ngricat pranverore. Lloj diell-
38
dashës ose gjysëm hije-dashës. Haset në toka të pasura me baza, me pH bazik deri në neutral ose lehtë-
sisht acid, toka të pasura, aluvione ose koluvione, argjila, lymore, argjila me prejardhje nga shkëmbenjtë
gëlqerorë. Lloj mezofil në mezohigrofil (por që gjëndet gjithashtu mbi substrate mjaft të thatë në pyje të
hapur, me një shtat të reduktuar. Veçori dalluese: neutronitroklin.
PJESËT QË VILEN
Gjethëzat
PERIUDHA E VJELJES
Qershor-Korrik
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre me lartësi 50-200 cm. Kamefite. Gjethembajtëse. Dyseksore. Lulëzon në periudhën Mars-Kor-
rik. Pjalmohet me anë të insekteve dhe shpërndahet nëpërmjet zogjëve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Mjaft e përhapur, në pyje të rralluar, në kullotat subalpine, në vënde të zhveshur të zonës së ahut si dhe në
alpet e veriut, në malin e Hekurave, në Gjallicë, në Malin e Thatë etj., në lartësitë nga 300-2400 m, nga kati
kodrinor deri në brezin e sipërm të katit subalpin.
STATUSI I KËRCËNIMIT
LR cd - rrezik i ulët
40
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj gjysëm-hijedashës gjer në dielldashës. Kushtet optimale i gjen në klimën e tipit kontinental, në katin
nën-alpin. Shkon në toka të pasura në baza, të varfëra në azot, me pH neutral në acid, toka pa gurë, ranore
ose gurishtore, gëlqerore, argjilë e dekarbonatizuar, lymore. E gjejmë në toka të cekëta me thellësi mesa-
tare, të thata. Lloj mjaft kserofil. Veçori dalluese: kserofil me amplitudë të gjërë.
PJESËT QË VILEN
Gjethet
PERIUDHA E VJELJES
Gjatë gjithë vitit, në kohë të thatë
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Dru i madh që rritet i lartë nga 20-35 m.
Makrofanerofit. Gjetherënës, me jetëgjatësi
500-1500 vjet. Në moshë të re rritja është
e shpejtë. Lastarizon fuqishëm në pjesën e
poshtëme të trungut. Monoik. Lulëzon në
periudhën Qershor-Korrik. Pjalmohet me
anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet pothuajse kudo në rrethet:
Shkodër, Malësi e madhe, Tropojë,
Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Po-
gradec, Delvinë, etj.. Shkon deri në
lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj relativisht termofil, dielldashës
ose edhe gjysëm hijedashës. Haset
në toka mjaft të varfëra në baza dhe Biotop i gështenjës, Melan, Dibër
të varfëra në shkëmbenj gëlqerorë,
me pH mjaft acid. Përbërja e tokës mund të jetë e ndryshme, pa gurë ose gurishtore, ranore ose lymore;
toka mjaft të thata dhe mjaft të freskëta. Veçori dalluese: acidifil me amplitudë të gjërë
PJESËT QË VILEN
Gjethet, frutat.
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet vilen në muajt Korrik-Gusht, frutat në Shtator-Tetor.
43
PËRPUNIMI I PJESËS SË VJELË
Gjethet thahen në rrjeta të mëdha të cilat ngrihen
në vende të hijezuar e të ajërosur. Frutat thahen në
diell ose në një raft me panel diellor të projektuar
enkas për këtë qëllim. Ngjyra e gjetheve pas tharjes
duhet të jetë e gjelbër uniforme, e pa njollosur nga
sëmundjet dhe e pa shpuar nga dëmtuesit. Prodhimi
i realizuar duhet të jetë i pastër nga lëndët e huaja
dhe i mbrojtur nga ndotjet mikrobike. Pas tharjes ai
ambalazhohet në thasë beze të cilët vendosen në
dysheme druri të ngritur nga sipërfaqja e tokës.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 40-100 cm. Hemikriptofite me rizoma. Lulëzon në periud-
hën Qershor-Tetor. Dioike.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur në të gjithë vëndin tonë. Gjëndet më rrallë në rajonin mesdhetar. Shkon deri në 2400 m
lartësi nga kati kodrinor në katin alpin.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura me baza dhe me elementë ushqimorë
(me azot, fosfor), me pH neutral; tokë e përbërë nga material argjilor, lymor ose gurishtor e ranor; toka të
freskëta, të lagështa. Lloj higroklin. Veçori dalluese: neutronitrofil higroclin.
PJESËT QË VILEN
Gjethet, rrënjët
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet: Maj-Qershor; Rrënjët: Shta-
tor-Nëntor dhe Mars-Prill
46
KAMOMILI
Emërtimi shkencor: Matricaria chamomilla L.
Emërtime vendore: kamomilë, kopër mace, lule shingjergjit, kamomilë, lule e qenit, maraqe
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore njëvjeçare që rritet e lartë nga
10-50 cm. Dyseksore, autogame dhe ento-
mogame. Lulëzon në periudhën Maj - Korrik.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur, në vënde me bar, në vënde të pakultivuar, buzë rrugëve këmbësore, në oborret e shtëpive
të banimit. Shpesh e kultivuar si bimë mjeksore me vlerë tregu. Shkon deri në 1200 m lartësi mbi nivelin e
detit duke filluar nga fushat gjer në luginat alpine të vëndit tonë: Fier, Lushnje, Tiranë, Elbasan, Pogradec,
Korçë, Berat, Kolonjë, Shkodër, Dibër, Vlorë.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës; toka të pasura me baza, pak a shumë të pasura me elementë ush-
qimorë; PH bazik deri në lehtësisht acid; toka mjaft të thata e të freskëta; veçori dalluese: neutrokalcikol,
mezokserofil.
47
PJESËT QË VILEN
Lulet pa bisht
PERIUDHA E VJELJES
Maj-Korrik
48
KONOPICA
Emërtimi shkencor: Vitex agnus-castus L.
Emërtime vendore: kamomilë, kopër mace, lule shingjergjit, kamomilë, lule e qenit, maraqe
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre që rritet e lartë nga 1-4 m. Kamefite. Gjetherënëse. Llastarizon fuqishëm nga qafa e kercellit pasi
pritet. Lloj dyseksor. Lulëzon në periudhën Qershor-Korrik. Pjalmohet nëpërmjet insekteve.
VEÇORI BOTANIKE PËRCAKTUESE
Bimë me erë si të rrëshirës me lëkurë gri në të verdhë. Degët e reja pothuajse katërkëndore të veshura me
push. Gjethet të përkundrejta, të rënëshme, pëllëmbore me 3-7 ndarje të plota, pa bisht, me majë të hollë,
të gjelbëra sipër, lehtësisht me push nga poshtë. Lulet në nuancë blu në rozë, të vogla, të bashkuara në
qerthuj të dukëshm që formojnë frërë të gjatë të ndërprerë. Kupa e vogël me dhëmbë trekëndorë, tri herë
më të shkurtër se gypi. Kurora 5-10 mm, e ndarë pothuaj në dy buzë me madhësi të ndryshme. Fryti, një
drupë sferike me ngjyrë të zezërëme në të kuqerrëme që e kalon pak kupën, me diametër 3-4 mm, me erë
të këndëshme.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet e përhapur rrallë. Takohet vetëm në rajonin mesdhetar, në katin e nxehtë mesdhetar dhe në katin
e mesëm.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj termofil me sjellje dielldashës. Toka të ngopura, me pH bazik dhe mesatarisht acid. Struktura e tokave
ku haset më shumë bazohet nga tipe të ndryshëm aluvionesh, më shpesh e imët (argjila). Toka me rezerva
të mira ujore, stacione me bilanc ujor
të favorshëm. Veçori dalluese: termo-
fil, mezofil në mezohigrofil.
BIOTOPE, FORMACIONE
BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Bregu i ngrohte i detit në zonën mes-
dhetare, gjatë rrjedhjeve stinore të
ujërave. Buzë pellgjeve, nëpër këne-
tat bregdetare, në xhepat e ngrohtë
moçalorë (Nerio-Tamaricetea)
PJESËT QË VILEN
Frutat
Konopicë me fruta
49
PERIUDHA E VJELJES
Muaji Tetor
MËNYRAT DHE KUJDESJET GJATË
VJELJES
Vjelja bëhet me dorë duke përdorur
gërshërë krasitëse. Masa e frërëve me
kokrra të pjekura si të piperit futen
në një thes të pastër dhe transpor-
tohen në vëndet e grumbullimit për
t’u sistemuar më vonë në mjediset e
përpunimit.
PËRPUNIMI I PJESËS SË VJELË
Frërët me kokrra shkoqen me dorë
për t’u ndarë prej kërcellit kryesor
dhe atyre anësorë. Kokrrat e grum-
bulluara në njërën anë shoshen për Bimë konopice në luginën e Lumit Vjosë
të bërë ndarjen përfundimtare të tyre
nga kërcejtë, nga bishtat e vegjel dhe kokrrat e vogla jashtë standardit. Prodhimi i standardizuar në këtë
mënyrë ambalazhohet në tharës të rinj bezeje dhe sistemohet në rafte të posaçëm të mbrojtur nga lagësh-
tira, pluhurat dhe ndotjet e ndryshme.
PËRDORIME DHE VEÇORI
Majat lulore kanë veti sedative, soporifike, stupefiante, ndërsa frutat janë diuretik, stimulant, karminativ,
aperitiv dhe galaktogjen.
50
KRASTA
Emërtimi shkencor: Thymus serpyllum L.
Emërtime vendore: krastë, zhumricë, stërkundës
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që
zvarritet për tokë. Degët e saj qën-
drojnë të ngritura përpjetë me lartësi
20-30 cm. Dyseksore. Pjalmohet nga
insektet, përhaper nga kafshët. Lulë-
zon gjatë periudhës Maj-Tetor.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur. E rrallë në zonën mesdhetare. Gjëndet deri në 2000 m lartësi nga kati kodrinor në katin
malor.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës. Toka të pasura me baza, pH bazik deri në neutral. Toka mjaft të thata e të freskëta, me
kullim, e të lehta, të pastra, me përmbajtje gurishtore, lymore ose ranore. Veçori dalluese: neutrokalcikol,
mezokserofil.
51
PJESËT QË VILEN
Majat e lulëzuara
PERIUDHA E VJELJES
Gjatë periudhës së lulëzimit
52
KULUMRIA
Emërtimi shkencor: Prunus spinosa L.
Emërtime vendore: kulumbri, kullumbri, kulmri, kulmuri
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre me lartësi nga 1-4 m, nano-mikrofanerofite. Gjetherënse. Jetëgjatësia mbi 50 vjet. Lastarizon mjaft
fuqishëm. Dyseksore. Lulëzimi në Prill, përpara gjethëzimit. Pjalmohet nëpërmjet insekteve dhe përhapet
nga zogjtë. Konsiderohet si lloj pionier. E vetmja nënspecie e ndryshme e gjetur në vëndin tonë është dasy-
phylla Schur., e cili është hasur në Lumë të Kukësit.
VEÇORI BOTANIKE
PËRCAKTUESE
Shkurre e dëndur me shumë
llastarë. Lëkura është fillimisht
kafe e lëmuar, pastaj e vijëzuar
horizontalisht me ngjyrë gri në
të zezë. Degët kafe në të zezë,
me shumë gjëmba, të rrumbul-
lakta, me push të imët. Sythat të
shkurtër dhe pothuaj të rrum-
bullakët. Gjethe të ndërkëmby-
era me madhësi të ndry-
shueshme, por më shpesh me
madhësi të vogël (gjatësia 1-2.5
Kulumbri, Mitrovicë, Kosovë
cm, më të mëdha te llastarët)
me formë ovale, me majë të mprehtë, të dhëmbëzuara imët, pa push nga sipër, me push mbi nervurat nga
poshtë. Lulet të rregullta, të bardha, të vogla (1 cm diametër), të vendosura mbi bishta të shkurtër nga 1
ose 2 përgjatë degëve. Fryti është një bërthokël sferike, me diametër 10-15 mm, blu në të errët, kumbullor.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E gjëndur kudo në lartësi të vogla mbi nivelin e detit. Shkon deri në 700 m lartësi në katin e sipërm mesd-
hetar, në katin kodrinor dhe në atë malor të poshtëm.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura në baza dhe në azot, me pH bazik deri në
lehtësisht acid. Përbërja mekanike e tokës nga materiale të ndryshëm, pa gurë ose pak gurishtor, argjilë,
53
lym. Lloj mezokserofil ose mezofil. Veçori dalluese: neutroklin
PJESËT QË VILEN
Lulet dhe frutat
PERIUDHA E VJELJES
Lulet në muajin Prill, ndërsa frutat në periudhën Korrik-Gusht
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre me lartësi 2-4 m, mikrofanerofite. Gjetherënëse, me jetëgjatësi të vogël. Lëshon këmbëza nga
poshtë dhe lastarizon fuqishëm pas cungimit. Monoike. Lulëzon në Janar - Mars. Pjalmohet me anë të erës
dhe shpërndahet nga kafshët.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E gjëndur kudo në zonat mesdhetare dhe në ato mesdhetare paramalore. Shkon deri në lartësitë 1700 m
mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor gjer në bazën e katit nën-alpin, euro-aziatik (me tendencë nën-at-
lantik dhe nën-mesdhetar). Në vëndin tonë gjëndet në luginën e Bogës, në luginën e Shalës, në Gjerbës,
Çorovodë, Potom, Ogrenj, Radanj, në malin e Topovës, në pyjet e Leshnicës, në pyllin e Rexhinit (Kurve-
lesh), në pyjet e fshatrave që gjënden rrëzës së malit të Korabit (Dibër), në parkun kombëtar të Jablanicës,
55
në Sllovë e në Sllatinë, në Vajkal (Bulqizë), në Gurrën e madhe, në Bërzeshtë, në Trebinjë, në Çezmë, në
Pocest (Dibër), në Cangonj, në Bitinckë, në Bozhigrad, në Nivisht, në Damjanec, në Leshnjë, në Lubonjë, në
Kurtes, në Navoselë, në pyjet e Vukëlit, të Vrithit, të Toplanës, të Gjonpepajt, të Krumës, të Kolosjanit, të
Berishës, të rrëzës së Munellës, në malin e Shenjit, në Rrëzë-Dejë e në Masdejë, etj..
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj gjysëm-hijedashës ose hijedashës. Haset në toka pak a shumë të pasura në baza, pH bazik deri në le-
htësisht acid. Strukturë e pastër ose gurishtore, lymore, argjila pa acid karbonik. Kushte hidrike optimale,
mezofile. Veçori dalluese: neu-
troklin me amplitudë të gjërë.
BIOTOPE, FORMACIONE
BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Shkurretë, pyll, gardhe, pinjollë
nga sistemi rrënjor. Shkurretë
(Prunetalia spinosae), në pyje
kodrinorë (Carpinion betuli) e
në pyje malorë (Fagion sylvati-
cae), në pyjet e greminave (Lu-
nario-Acerion, Tilion platyphyl-
lis)
PJESËT QË VILEN
Gjethet, frutat
PERIUDHA E VJELJES
Korrik-Gusht, kur gjethja është
në fazën e vegjetacionit aktiv Biotopi i lajthisë, Kolosian, Kukës
dhe në Tetor-Nëntor, kur frutat
janë pjekur plotësisht.
56
PËRPUNIMI I PJESËS SË VJELË
Tharja e gjetheve bëhet në rrjeta të posaçme najloni, të shtrira në vënde që ajërosen, në hije e të mbrojtur
nga pluhurat, nga ndotjet prej kafshëve dhe prej shpendëve. Pas tharjes, gjethet pastrohen nga kërcejtë ose
nga lëndët e huaja, ambalazhohen në thasë bezeje dhe magazinohen përkohësisht në dhoma me dysheme
druri e pa lagështirë. Kokrrat thahen në raftin me panel diellor.
57
LULEBALSAMI
Emërtimi shkencor: Hypericum perforatum L.
Emërtime vendore: lule basani, agurdhusë e shpuar, balç, baç, bar i të premit, lule maji, balq, lulja e gjakut
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 25-100 cm. Hemikriptofite. Lulëzon në periudhën Maj-Kor-
rik. Autogame.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Shumë e përhapur, më pak në rajonin mesdhetar. Takohet deri në lartësitë 2000 m mbi nivelin e detit, nga
kati kodrinor gjer në katin nën-alpin, nga zona e ullirit gjer në zonën e ahut.
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj i rrezikuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës.Toka pak a shumë të pasura me baza, pH neutral ose lehtësisht
acid. Toka lymore (ranore ose gurishtore), mjaft të thata deri të freskëta. Lloj mezokserofil në mezofil.
58
Veçori dalluese: neutroklin me amplitudë të gjërë.
PJESËT QË VILEN
Majat e lulëzuara
PERIUDHA E VJELJES
Gjatë periudhës së lulëzimit, kur lulet nuk kanë çelur të gjitha por një pjesë e tyre (50%).
59
LULESHTRYDHJA
Emërtimi shkencor: Fragaria vesca L.
Emërtime vendore: dreth, drethe, dredhëz, luledredhë, shtrydhëz, luleshtrydhë, gërdhe
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 5-30 cm, hemikriptofite. Llulëzon në periudhën: Prill-Korrik.
Pjalmohet nga insektet dhe përhapet nga kafshët.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Shumë e përhapur, pothuajse në të gjithë hapsirën e Shqipërisë, por rrallë në rajonin mesdhetar. Shkon
deri në 1600 m lartësi mbi nivelin e detit, në katin kodrinor dhe në atë malor, gjithkund në pyje e lugina.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Toka mjaft të pasura me baza, gjithashtu të pasura me elementë
ushqimorë, me pH neutral deri në lehtësisht acid. Toka të pastra, ranore ose gurishtore: argjilë nga de-
karbonatimi i gëlqerorëve, lymore. Toka mjaft të freskëta dhe mesatarisht të thata; lloj mezofil; veçori
60
dalluese: neutroklin me amplitudë të gjërë, heliofil
PJESËT QË VILEN
Rrënjët, gjethet dhe frutat
PERIUDHA E VJELJES
Rrënjët në vjeshtë e në dimër. Gjethet
gjatë lulëzimit dhe pas kësaj periudhe.
Frutat në periudhën e pjekurisë.
61
LULESHURDHA
Emërtimi shkencor: Taraxacum officinale Web., T. dens-leonis Desf..
Emërtime vendore: qumështore, lule-gomari, lule tambli, luleshurdhë, lule dylli
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare pa kërcell që rritet e lartë 5-40 cm. Hemikriptofite me rozetë, lulëzon në
periudhën Mars-Nëntor. Pjalmohet me anë të insekteve dhe përhapet nga era dhe nga milingonat.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur por më e rrallë në rajo-
Luleshurdha
nin mesdhetar. Shkon deri në 2000 m,
nga kati kodrinor në katin alpin.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës. Haset në toka të pasura me elementë ushqimorë, me pH neutral deri në lehtësisht acid.
Toka pa gurë ose me përmbajtje gurësh, argjilore, lymore; toka të freskëta ose shumë të freskëta. Lloj
mezofil. Veçori dalluese: neutronitroklin.
62
atheretalia elatioris, Plantaginetalia majoris), rrënoja (Onopordetalia),
kultura llojore (Chenopodietae), pyll i rrallë (Fagetalia).
PJESËT QË VILEN
Gjethet, rrënjët
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet në Maj-Qershor; rrënjët në vjeshtë, pranverë, ndërsa kur është
e kultivuar shkulja e tyre bëhet në muajin Korrik me një parmëndë.
63
MËSHTEKNA
Emërtimi shkencor: Betula pendula Roth. B. alba L.
Emërtime vendore: mështekn, krahjetë, lajthi e egër, mështek, mështekër, mustekën, mushtekën
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Dru i lartë 20-30 m, makrofanerofit. Gjetherënës me jetëgjatësi 100 vjet. Rritje e shpejtë në moshë të re,
pasi kalon 5-6 vitet e parë. Lëshon këmbëza nga rrënjët dhe, në raste të veçantë, lastarizon te qafa e trungut
(afër sipërfaqes së tokës). Monoik. Lulëzon në Prill-Maj. Pjalmohet dhe shpërndahet me anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet kryesisht në rajonin Veri-Lindor të vëndit, në grumbuj pyjorë të vegjël në zonën e ahut duke mbër-
ritur gjer në lartësitë 2000 m mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor në katin nën-alpin, në rrethet: Tropojë,
Kukës (Pashtrik, Koritnik, Gjallicë, Shishtavec, Korab); në male të tjerë të Shqipërisë Veri-Lindore e Lindore
si: Pylli i Duriçit-Bulqizë, Livadhi i Kokës-Valikardhë, Pylli i Rinas-Qarrishtë, pyjet e Zhavorrinës e të Bred-
64
hishtes-Rajcë (Librazhd).
STATUSI I KËRCËNIMIT
CR B2e - lloj në rënie të vazh-
dueshme
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës që nuk përballon
dot konkurrencën e llojeve sho-
qërues. Haset në toka shpesh të
varfëra në baza. Ka kërkesa të pakta
ushqimore, toleron pH shumë të
ndryshueshëm. Shkon mirë në toka
ranore, lymore, gurishtore ose arg-
jilore-gëlqerore; toka të thata në
torfike. Ka tolerancë e madhe ndaj
përmbajtjes në ujë por është lloj i
ndjeshëm ndaj thatësirës së tejzg- Pyll me mështekna buzë përroit, Shishtavec, Kukës
jatur. Veçori dalluese: lloj pionier,
kënaqet me pak ushqim dhe u përshtatet të gjithë substrateve toksorë.
PJESËT QË VILEN
Gjethet, gathët
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet vilen gjatë periudhës së lulëzimit (muaji Maj), kur ato janë më aromatike dhe më ngjitëse. Gathët
vilen në periudhën e fillim-pranverës kur ata fillojnë të fryhen (grumbullimi i tyre mund të bëhet edhe në
muajin Shkurt kur moti e favorizon këtë).
66
MJEDHRA
Emërtimi shkencor: Rubus idaeus L.
Emërtime vendore: mjedhër, midër, malinë, njetër
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre me lartësi nga 1-2 m. Kamefite. Gjetherënëse. Lëshon këmbëza natyralisht dhe lastarizon
kur pritet, kërcej dyvjeçarë (të gjethëzuar).
Dyseksore. Lulëzon nga maji në Gusht. Pjal-
mohet me anë të insekteve dhe përhapet
nëpërmjet zogjëve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet kudo nëpër male, më rrallë gjetkë (në fusha, sidomos në zonat veri-lindore të vëndit; në lartësitë
100-2200 m mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor në katin nën-alpin). Në zonën e ahut: në malin e Çikës, në
malin e Çipinit, në Bolenë, në malin e Qelqëzit, në Opar, në pyjet e Gorës, të Mokrës, të Vërçës, të Shpatit,
të Bërzeshtës, të Martaneshit, të Dejës, të Lurës, në Munellë, në Cukal, në Qafëthore etj..
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës, toka të pasura me baza të ndryshme, toka mjaft të pasura me azot, me pH të ndry-
shueshëm. Shkon në toka me përmbajtie pak a shumë gurishtore, lymore, argjilore, ranore, mbi shkëmbenj
silicorë ose gëlqerorë. Lloj mezofil. Veçori dalluese: neutroklin me amplitudë të gjërë, heliofil.
67
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Çeltira, anët e pyjeve, pyje të rralluar, njollëzime të zhveshur nga prerjet rrafsh e pyjeve (Sambuco-Salicion,
Epilobietea), disa tipe pyjesh me vitalitet të pakësuar nën mbulesën e tyre (Fagetalia sylvaticae)
PJESËT QË VILEN
Gjethet,frutat
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet vilen në periudhën e
lulëzimit në Maj-Gusht, ndërsa fru-
tat në kohën e pjekurisë së tyre, në
muajt Korrik-Shtator, kur gjethja
është e pjekur dhe lëshon dyllë në
gishta gjatë vjeljes së saj.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre ose dru i vogël me lartësi nga 6-10 m,
mikro-mezofanerofit. Gjetherënës. Jetëgjatë-
sia 70-100 vjet. Dyseksore. Lulëzon në Prill-
Maj. Pjalmohet me anë të insekteve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur, e shpërndarë kudo, rrallë në ra-
jonin mesdhetar. Shkon deri në 1300 m lartësi Fruta të mollës së egër, Shëngjergj, Tiranë
duke filluar nga kati kodrinor në katin malor.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës por toleron gjithashtu hijen. Haset në toka të pasura me baza, me pH shumë i ndry-
shueshëm; toka me strukturë të pastër ose me përmbajtje gurësh, argjilore, lymore ose nga depozitime
aluvionale. Lloj mezofil. Veçori dalluese: lloj me amplitudë shumë të gjërë.
69
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Në pyje të rralluar, në ledhet e tokave bujqësore, në pyjet kodrinorë (Alno-Padion), në ahishte të përzjerë
me dushqe, në dushkaja (Carpinion betuli), në shkurreta (Prunetalia spinosae); më rrallë në pyje acidifilë
(Quercion robori-petraeae).
PJESËT QË VILEN
Frutat
PERIUDHA E VJELJES
Shtator-Nëntor
70
MURRIZI NJËBËRTHAMËSH
Emërtimi shkencor: Crataegus monogyna Jacq.
Emërtime vendore: murriz, murris, morriz
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurrezë ose shkurre, ndonjëherë edhe dru i vogël që rritet i lartë nga 2-10 m, me diametër trungor deri
në 30-40 cm; nanofanerofite në mezofanerofite. Lloj gjetherënës. Jetëgjatësia deri në 500 vjet. Lastarizon
mjaft kur pritet në bazën e kërcellit. Dyseksore. Lulëzon në Maj. Pjalmohet me anë të insekteve. Përhapet
nëpërmjet zogjëve. Lloj i ndjeshëm ndaj një stuhie bakteriale.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka mjaft të pasura me baza, me pH bazik deri në lehtë-
sisht acid. E gjejmë në toka me ose pa gurë, lymore, ranore, toka mjaft të thata gjer në të freskëta. Veçori
dalluese: lloj me amplitudë të gjërë.
71
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Vende me pyll të dëndur, toka djerr, shullanë, ledhe arash, gardhe, anë pylli, pyll i hapur; shkurreta (Prun-
etalia spinosae), dushqe me push (Quercion pubescenti-petraeae), dushkaja, ahishte-dushkaja (Carpinion
betuli, Quercion robori-petraeae), ahishte (Fagion sylvaticae), pyje të thatë me pisha (Erico-Pinetalia), pyje
bregorë (Alno-padion)
PJESËT QË VILEN
Gjethet, frutat
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet në periudhën e lulëzimit dhe pas saj ndërsa frutat në Gusht-Shtator
72
QERSHIGLA
Emërtimi shkencor: Vaccinium myrtillus L.
Emërtime vendore: qershi toke, qershi e egër, rrush mali, thrashegër
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre me lartësi nga 20-60 cm, kame-
fite. Gjetherënëse. Jetëgjatësia 30 vjet. Rrënjëzon
natyralisht nga prekja e degëve në tokë (markoto-
het). Dyseksore. Lulëzon në periudhën Prill-Qer-
shor. Bimë autogame, përhapet nëpërmjet kaf-
shëve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur në male dhe në pyjet me lagështirë, që përbëhen nga lloje halorë dhe drurë fletvegjël, Para-
pëlqen vendet e sheshtë që nuk shkelen shpesh nga tufat e kafshëve. Në vëndin tonë përhapet kryesisht në
rajonin e Shqipërisë së mesme, në rajonin verior e në atë veri-lindor (alpet e veriut: Tropojë, Pukë, Mirditë,
Peshkopi, Kukës, Shishtavec, Martanesh, në Jablanicë, në malet e Shpatit, të Vërçës, të Mokrës etj.). Haset
shumë rrallë ose aspak në rajonin mesdhetar dhe në rajonin Jug-Perëndimor. Shkon deri në lartësitë 2500
m mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor gjer në katin nën-alpin. Lloj cirkumboreal.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Zë stacionet me lagështirë atmosferike të lartë. Lloj gjysëm hijedashës, që bëhet dielldashës në lartësi.
Toka të pasura me humus, pak a shumë gurishtore, lymore, ranore; toka të pa ngopura; me pH acid. Lloj
mezofil. Veçori dalluese: kryesisht acidifil.
73
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Gjendet në pyje, në grumbuj të rrallë, në vënde të pashkelur. Pyje nën-alpinë (Vaccinio-Piceteae), pyje acid-
ifilë, kodrinorë dhe malorë (Quercion robori-petraeae, Luzulo-Fagenion); në vënde të zhveshur (Cytision
scopariae), vende të pashkelur (Genisto-Callunion).
PJESËT QË VILEN
Lulet, gjethet, frutat
PERIUDHA E VJELJES
Lulet në Prill-Qershor,
gjethet në Gusht, frutat e
pjekur në Korrik-Gusht.
MËNYRAT DHE
KUJDESJET GJATË
VJELJES
Masivet me qershigël (ngjyra e kuqërreme); biotop qershigle; Bicaj, Kukës
Vilen gonxhet e fryra në
pragun e çeljes së tyre. Frutat vilen pa bisht pasi kanë marrë ngjyrë të kuqe dhe janë të forta në shtypjen
që u bëhet me gishta. Asnjë pjesë nuk rekomandohet të vilet kur nuk ka ngjyrën e duhur. Si rregull lihen
pa vjelë 20% e frutave, 70% e gjetheve dhe 30% e luleve. Gjatë vjeljeve përdoren doreza prej doku të fortë.
74
RIGONI I BARDHË
Emërtimi shkencor: Origanum heracleoticum L.
Emërtime vendore: rigon
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë shumëvjeçare që rritet e lartë nga 30-80 cm, hemikriptofite. Lulëzon në muajt Qershor-Gusht.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm hijedashës. Shkon në toka të pasura në baza, me pH bazik ose lehtësisht acid;
e gjejmë në toka ranore, gurishtore gëlqerore, mjaft të thata. Lloj mezokserofil. Veçori dalluese: neutroka-
lcikol mezokserofil.
PJESËT QË VILEN
Gjethet dhe majat lulore
75
PERIUDHA E VJELJES
Qershor-Gusht, në periudhën e lulëzimit të plotë
76
RIGONI I KUQ
Emërtimi shkencor: Origanum vulgare L.
Emërtime vendore: çaj mali, çaj i egër, rigon i kuq
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë shumëvjeçare që rritet e lartë nga 30-80 cm,
hemikriptofite. Lulëzon në muajt Korrik-Shtator.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet mjaft e përhapur, më rrallë në rajonin perën-
dimor. Takohet deri në lartësitë 1800 m mbi nivelin
e detit duke filluar nga kati kodrinor deri në brezin e
poshtëm të katit nën-alpin.
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj i rrezikuar Rigoni i kuq, Mokërr, Pogradec
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm hijedashës. Shkon në toka të pasura në baza, me pH bazik ose lehtësisht acid.
Toka gurishtore gëlqerore, mjaft të thata. Lloj mezokserofil. Veçori dalluese: neutrokalcikol mezokserofil.
PJESËT QË VILEN
Gjethet dhe majat lulore
PERIUDHA E VJELJES
Korrik-Shtator, në periudhën e
lulëzimit të plotë
78
SALEPI ME NJOLLA
Emërtimi shkencor: Orchis mascula (L.) L.
Emërtime vendore: salepi me pika, salepi me njolla
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 20-50 cm. Gjeofite me tuberkula. Lulëzon në periudhën
Maj-Qershor.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E përhapur në të gjithë Shqipërinë, rrallë në
rajonin mesdhetar. Mbërrin deri në 2600 m
mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor në katin
alpin.
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj i rrezikuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Toka
të pasura me baza, pak a shumë të pasura me
elementë ushqimorë, pH bazik deri në lehtë-
sisht acid; toka lymore (të pastra, ranore ose
gurishtore), argjilë me prejardhje nga shpër-
bërja e shkëmbinjëve gëlqerorë. Toka të thata:
Salepi me njolla, Shishtavec, Kukës
79
lloj mezokserofil. Veçori dalluese: neutrokalcikol, mezokserofil.
PJESËT QË VILEN
Tuberkulat
PERIUDHA E VJELJES
Pas periudhës së lulëzimit, përkatësisht në muajt Korrik-Gusht
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 50-200 cm. Hemikriptofite. Lulëzon në periudhën Korrik-
Gusht. Pjalmohet me anë të insekteve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Mjaft e përhapur në zonën e ahut e të dushkut, në luginat e
vargmaleve veriorë e veri-lindorë, në luginën ndërmjet Korit-
nikut dhe Gjallicës, në zonën malore të Lurës, Bulqizës, Vajka- Sanëza
lit, Kaptinës së Martaneshit, etj., në zonën malore ndërmjet Bogës, Shalës dhe Dukagjinit; në Krujë (Qaf-Sh-
tamë), në Tiranë (Bastar, Shkalla e Tujanit, Guri i Bardhë, Shëngjergj), në Librazhd (malet e Çermenikës deri
në 1500 m mbi nivelin e detit, malet e Qarrishtës, malet e Dragostunjës, malet e Zgozhdit).
STATUSI I KËRCËNIMIT
EN A1b - lloj i rrezikuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës, me sjellje të ndryshme sipas lartësisë mbi nivelin e detit dhe ra-
81
joneve ku gjëndet. Në lartësi të vogla kërkon toka të pasura në
baza, pak a shumë gëlqerore. Diell-dashëse. Në lartësitë malore
rritet në toka pak a shumë të pasura në baza; argjilore, lymore (pa
gurë ose gurishtore). Mjedis i freskët, mjedis i thatë. Veçori dal-
luese: mezokserokalcikol i anëve në rrafshnalta. Lloj me amplitudë
të gjërë në mal.
PJESËT QË VILEN
Rrënjët
Sanëza, Shishtavec, Kukës
PERIUDHA E VJELJES
Korrik-Gusht ose gjatë vjeshtës, pas vitit të shtatë të jetës së bimës
82
SHEREBELA
Emërtimi shkencor: Salvia officinalis L.
Emërtime vendore: sherbelë, stërbelë, shërebelë, bedunicë, millo, mirocfakë, hamocfakë, dunic mali
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre shumëvjeçare e zonës mesd-
hetare paramalore. Rritet e lartë nga 25-80
cm lartësi. Kamefit. Lulëzon në periudhën
Maj-Korrik, në varësi nga nënzona klima-
tike ku gjëndet biotopi i bimës. Pjalmohet
më anë të insekteve. Përhapet me anë të
zogjëve dhe reshjeve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Në toka gurishtore, që ngrihen mbi shkëmbinj karstikë gëlqerorë. Toka të thata, të freskëta që shtrihen
përgjatë zonës mesdhetare paramalore, nga bregdeti i Adriatikut deri në bregdetin Jon. Takohet në lartësitë
150-1200 m mbi nivelin e detit gjatë pjesës perëndimore të vëndit duke filluar nga mali i Rensit, mali Bar-
bullushit, në malin e Taraboshit, në të gjithë zonën e Zadrimës, në zonën e Malësisë së Madhe, në të gjithë
shpatet kodrinorë e malorë të rrethit të Lezhës, në Milot, në malin e Krujës. Në qarkun e Dibrës: Sopot,
Sofraçan, Vrajk, Fushë-Bulqizë, Dushaj-Bulqizë, Draj-Reç. Në rrethin e Tiranës: në malin e Dajtit. Në rrethin
e Elbasanit: në malin e Krrabës, në fshatrat Lelen, Bidhullë, në malin e Shashicës e të Shebsanit. Në malin e
Tomorrit, në malin e Raçit (Skrapar), në malin e Miçanit, në malin e Shpiragut, në malet Dhëmbel, Nemërçkë
(Përmet); në malin Golik, në malin e Gribës (Lopës), në malin e Gllavës, në luginën e Bënçës (Tepelenë), në
83
malin e Kollovasë e në malin e
Çelnikës (Leskovik), në malet e
Gjirokastrës e të Delvinës; në
malin e Melesinit, në malin e
Karaburunit, në Rrëzën e Ka-
nalit, në malin e Çikës dhe gjatë
gjithë vijës bregdetare deri në
Shënvasil të Sarandës.
STATUSI I KËRCËNIMIT
VU A1b - lloj i përkeqësuar
TË DHËNA AUTEKOLOG-
JIKE
Lloj dritëdashës dhe gjysëm hi-
jedashës. Toka që gjenden mbi
shkëmbenj karstikë gëlqerorë,
Biotopi i sherebelës në Faqen e Rame-Dhëmblan, Tepelenë
me pH lehtësisht bazik deri në
lehtësisht acid. Toka mesatarisht të thata e të frekëta. Lloj mezokserofil.
PJESËT QË VILEN
Buqetat me gjethe
PERIUDHA E VJELJES
Vjelja e parë bëhet në periudhën 15 Qershor-15 Korrik, ndërsa vjelja e dytë në përiudhën 15 Shtator-15
Tetor. Vjeljet e buqetave bëhet kur gjethja është pjekur, ka marrë ngjyrën gri në argjënd dhe lëshon dyllë
në gishta gjatë vjeljes së saj.
84
PËRPUNIMI I PJESËS SË VJELË
Tharja e gjetheve të sherebelës bëhet në
vënde të sheshtë, të hijezuar, që ajrosen
vazhdimisht dhe janë të mbrojtur nga plu-
hurat, tymërat dhe nga ndotjet e kafshëve
e të shpendëve. Për shtrojë rekomandohet
të përdoret beze e pastër dhe jo plastmas.
Pas tharjes gjethet pastrohen nga fijet e
barishteve, nga kërcejtë dhe nga lëndët
e huaja. Ambalazhohen në thasë bezeje
të cilët sistemohen në dysheme druri të
ngritur 10-20 cm mbi tokë.
85
SHPATORJA
Emërtimi shkencor: Iris pallida Lam.
Emërtime vendore: lule shpatë, lule shpati, lule zambak, shpatore
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare, rritet e lartë
30-80 cm. Lulëzon në periudhën Prill-Maj.
Pjalmohet me anë të insektëve.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Rritet në formacione shkëmborë, gëlqerorë. Takohet kryesisht në Tiranë (Petrelë, mali i Dajtit, Brar), në
Përmet (mali i Nemërçkës), Shkodër (Bahçallëk, lugina e Shalës, lugina e Thethit etj.).
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dritë dashës. Haset në toka gurishtore që gjënden mbi shkëmbenj gëlqerorë, me pH lehtësisht bazik
deri në lehtësisht acid; toka mesatarisht të thata e të frekëta. Lloj mezofil.
PJESËT QË VILEN
Rizomat
86
PERIUDHA E VJELJES
15 gusht-1 shtator
87
SHTOGU I ZI
Emërtimi shkencor: Sambucus nigra L.
Emërtime vendore: shtog, shtok
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurre ose dru i vogël që rritet i lartë nga
2-10 m, mikro- deri në mezofanerofite.
Gjetherënës. Jetëgjatësia deri në 100 vjet.
Lëshon këmbëza nga rrënjët dhe llastari-
zon te qafa e kërcellit. Dyseksore. Lulëzon
në Qershor-Korrik. Pjalmohet me anë të
insekteve dhe përhapet nga kafshët.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E kudogjëndur por nga pak gjithkund, vetëm në zonat malore. Shumë e rrallë në rajonin mesdhetar. Mbër-
rin deri në 1600 m lartësi mbidetare.
STATUSI I KËRCËNIMIT
VU A1b - lloj i përkeqësuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura me baza dhe shumë të pasura me azot,
88
ne pH bazik deri në neutral; tokë argjilore, lymore, argjilore gëlqerore. Lloj mezofil që vlerëson kushtet
higrosiafile: stacione mezohigrofile (me përmbytje të mundshme) dhe ruderale (që mbin në rënoja). Veçori
dalluese: neutronitrofil higroklin.
PJESËT QË VILEN
Lulet dhe frutat pa bisht
PERIUDHA E VJELJES
Lulet vilen kur fillojnë të hapen (Prill-Qer-
Fruta shtogu në pemë, Fushë Çajup, Gjirokastër
shor), ndërsa frutat pasi të jenë pjekur, në
periudhën Shtator-Tetor
89
PËRDORIME DHE VEÇORI
Frutat janë mjaft të vlerësuar nga zogjtë. Ato janë të ngrënshëm nga njerëzit kur janë pjekur plotësisht dhe
mund të përdoren në industrinë e reçelnave.
Bimë me veti sudorifike, diuretike, anti-inflamatore, purgative, vomitive, detersive dhe rezolutive.
Lulet janë ideale për kollën, të ftohtin dhe gripin ndërsa infuzioni i tyre është qetësues dhe ndihmon në
uljen e temperaturës. Po kështu, lulet tonifikojnë veshjen e mukozës së hundës dhe fytit duke rritur rez-
istencën ndaj infeksioneve, prandaj dhe rekomandohen për katarrin kronik, infeksionet e veshit, alergjitë
dhe kandidiazën. Infuzioni ndihmon për zvogëlimin e sëmundjes së ethes së kashtës nëse merret disa
muaj përpara fillimit të sezonit të kësaj të fundit. Duke nxitur djerësitjen dhe urinimin, lulet nxisin largimin
e mbetjeve nga trupi dhe janë me vlerë për rastet e artritit. Frutat janë të pasur me vitaminë C dhe janë
përdorur për reumatizmë dhe të kuqtë e madh (erizipelën), një lloj infeksioni i lëkurës. Janë mesatarisht
laxative dhe ndihmojnë diarrenë.
Druri me kambium të bardhë në të verdhëremë deri në të verdhë të qartë. Durameni më i kafejtë (i
verdhë në kafe), por shpesh pak i dallueshëm. Palca gjer në 1 cm diametër, mjaft homogjene, mesatarisht
e dendur dhe e fortë.
90
TËRFILI I KUQ
Emërtimi shkencor: Trifolium rubens L.
Emërtime vendore: bisht-dhelpër, bisht-lepuri, tërfil kok-kuq, tërfil i kuq
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 20-60 cm. Hemikriptofite. Lulëzon në periudhën Qershor-
Gusht. Pjalmohet nëpërmjet insekteve dhe përhapet me anë të erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet shumë e rrallë në Veri dhe e rrallë në rajonin e Jugut. Në pyje të dritësuar ose në kullota. Përhapet
në katin kodrinor dhe në atë malor duke mbërritur gjer në lartësitë 1600 m mbi nivelin e detit.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Rritet shpesh në stacione të ngrohtë. Lloj dielldashës ose gjysëm-hijedashës. Haset në toka të pasura me
baza, me pH bazik deri në neutral; toka pa gurë, ranore ose gurishtore, argjila me prejardhje nga shpërbërja
e shkëmbejëve gëlqerorë, lymore-gëlqerore, lymore; toka të thata. Lloj mezokserofil. Veçori dalluese: neu-
91
trokalcikol, mezokserofil.
PJESËT QË VILEN
Kaptinat cilindrike pa bisht
PERIUDHA E VJELJES
Gjatë periudhës së lulëzimit, Qershor-Gusht
92
TRËNDAFILI I EGËR
Emërtimi shkencor: Rosa canina L.
Emërtime vendore: trëndafil i egër, trëndafil qëni, kaçibardh, krymbythkë, tranafil qeni, trandafilok,
kromë bythe, kaçë, rodhostan i egër, therrë e kuqe
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Shkurrezë që rritet e lartë nga 1-3 m, nano-
fanerofite në mikrofanerofite. Gjethe-
rënëse. Dyseksore. Lulëzon në periudhën
Maj-Korrik. Pjalmohet nga insektet dhe
përhapet nga zogjtë.
Shënim: në vëndin tonë ka me dhjetra va-
rietete të këtij lloji. Disa prej tyre janë: var.
Adenotrichia, var. Blondaeana, ssp. Du-
malis, var. semibiserrata, var. spuria, ssp.
Lutetiana, var. Fissideus, etj..
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
E përhapur gjithkund. Takohet deri në lartësite 1600 m mbi nivelin e detit, në zonën mesdhetare paramalore.
Në katet kodrinorë dhe malorë: nëpër ledhet e arave, në anët e pyjeve, në shkurreta, në shpate.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj diell-dashës. Haset në toka të pasura në baza, me pH bazik në lehtësisht acid, toka argjilore, lymore,
aluvionale ranore. Lloj mezokserofil deri në mezofil. Veçori dalluese: neutrokalcikol-mezokserofil.
93
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Gardhe, ledhe, anë pylli, pyll i dritësuar, lëndina të thata; shkurreta (Prunetalia spinosae).
PJESËT QË VILEN
Frutat dhe petlat
PERIUDHA E VJELJES
Frutat piqen gjatë periudhës Gusht-Nëntor. Vjelja e tyre rekomandohet përpara pjekjes së plotë të tyre,
kur tuli është ende i fortë e me ngjyrë të kuqe të çelur. Petlat vilen në periudhën e lulëzimit (Maj-Korrik).
94
TRUMËZA E MALIT
Emërtimi shkencor: Satureja montana L.
Emërtime vendore: kraskë, shtermen, trumz, razgon, vjesker
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre që rritet e lartë 15-50 cm, kamefite. Gjethembajtëse. Ripërtërihet nëpërmjet sythave që prod-
hohen në degëzimin nëntokësor. Dyseksore. Pjalmohet me anë të insektetve dhe përhapet me anë të erës.
Lulëzon në periudhën Qershor-Shtator.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Përhapet kudo në zonën mesdhetare paramalore (kati i mesëm dhe i sipërm i kësaj zone) në masive të kufi-
zuar. Shkon deri në 1500 m lartësi mbidetare, nga kati kodrinor deri në katin malor. Në faqet rrëzë maleve,
në skarpatet e përrejëve, në vëndet çakullorë, rungajat e maleve. P referon shullanët shkëmborë gëlqerorë
që i rreh dielli gjatë ditës.
STATUSI I KËRCËNIMIT
VU A1c - lloj i përkeqësuar
95
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës. Haset në toka gëlqerore, të kulluara, lëhtësisht të pasura ose të varfëra me lëndë organike,
me pH lehtësisht bazik deri në lehtësisht acid; toka mjaft të thata e të freskëta. Veçori dalluese: mezokse-
rofil në kserofil, kalcikol.
PJESËT QË VILEN
Majat e lulëzuara
PERIUDHA E VJELJES
Në prag të lulëzimit
Trumëza, Shalë, Dukagjin
MËNYRAT DHE KUJDESJET GJATË VJELJES
Priten me drapër majat e gonxhëzuara të bimëve (që në prag të lulëzimit) në gjatësinë 10-15 cm. Lihet pa u
prekur 30% e popullatës së bimëve. Masa e vjelë futet nëpër thasë dhe transportohet në mjediset e tharjes.
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10-30 cm, gjeofite (hemikriptofite). Lulëzon në periudhën
Mars-Prill. Lulet shfaqen përpara gjetheve. Pjalmohet me anë të insekteve dhe përhapet nëpërmjet erës.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Mjaft e përhapur në të gjithë Shqipërinë, gjer në
lartësitë 2300 m mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor Thundërmushka
në katin nën-alpin përkatësisht nga zona bregdetare gjer në zonat malore të vëndit si në: Tiranë, Shkodër,
Malësi e Madhe, Mat, Krujë (Qaf-Shtamë), Dibër, në rrethin e Librazhdit, të Pogradecit, të Gramshit, të
Korçës, të Kolonjës, të Përmetit, të Gjirokastrës, të Delvinës, të Tepelenës, të Mallakastrës etj..
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj dielldashës. Shkon në toka të varfëra në humus, toka të pasura në baza, me pH bazik ose lehtësisht
acid; toka lymore, argjilore ose argjilore me prejardhje lymore nga shkëmbejtë gëlqerorë; toka mjaft të
freskëta, shpesh me djersitje apo me rrjedhje të vogla ujore në sipërfaqe. Lloj pionier. Higroklin; Veçori
dalluese: heliofil në toka të freskëta.
97
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Lloj pionier i rrugëve, i fushave, i çeltirave pyjore, i brigjeve të lumenjëve, i skarpateve, i tokave të vidhisura;
çeltira të lagështa (Calystegion sepii), ugare (Sisymbrion).
PJESËT QË VILEN
Lulet dhe gjethet
PERIUDHA E VJELJES
Gjethet gjatë stinës së verës, lulet vilen në fillim të pranverës
98
URTHI
Emërtimi shkencor: Hedera helix L.
Emërtime vendore: urdhje, urdh, urth, hurdhje, brushtullë, bërshlem, urdhëz
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Bimë kacavjerrëse e cila arrin 30 m gjatësi, fanerofite kacavjerrëse. Gjethembajtëse. Dyseksore. Lulëzon
Shtator-Tetor. Pjalmohet me anë të insekteve dhe përhapet nga zogjtë.
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Shumë i përhapur në të gjithë Shqipërinë, takohet deri në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Rritet në
katin kodrinor gjer në atë malor, nën-mesdhetar, nën-atlantik.
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Lloj gjysëm-hijedashës ose hijedashës por që nuk lulëzon, as frutifikon pa praninë e plotë të dritës. Në
përgjithësi nuk ka parapëlqime të forta karshi pH të tokës ndërsa qepet nëpër drurë vetëm në stacionet
e pasur. Rritet në toka të pastra, në ato ranore ose gurishtore. Në toka argjilore, lymore, toka mjaft të fre-
skëta. Lloj mezofil. Veçori dalluese: neutroklin me amplitudë të gjërë.
99
BIOTOPE, FORMACIONE BIMORË, FITOSOCIOLOGJI
Pyje, gardhe, shkëmbenj, mure, parqe; pyje kodrinorë dhe malorë (Querco Fagetea), shkurreta, gardhe
(Prunetalia spinosae)
PJESËT QË VILEN
Gjethet
PERIUDHA E VJELJES
Shtator- Tetor
100
VJEZHDULLA E BARDHË
Emërtimi shkencor: Viscum album L.
Emërtime vendore: vjeshtull, veshtull, dishëll, eshël, mishnjë, nemë, veshk, vezhdull
KARAKTERISTIKAT BIOLOGJIKE
Nën-shkurre hemiparazite që rritet e lartë 20-50 cm. (subsp. V. abietis Wiesb. rritet deri në 120 cm); nano-
fanerofite. Gjethembajtëse. Dioike. Lulëzon në Mars-Maj. Pjalmohet me anë të insekteve dhe shpërndahet
nga zogjtë
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Gjendet e përhapur sipas rajoneve, por rrallë takohet në rajonin mesdhetar. Mbërrin deri në 1300 m mbi
nivelin e detit, nga kati kodrinor në atë malor.
STATUSI I KËRCËNIMIT
VU A1c - lloj i përkeqësuar
TË DHËNA AUTEKOLOGJIKE
Gjendet më shpesh në pyjet me pisha e bredha. por edhe mbi plepa, mollë, blinj, vadhëza, shelgje, robinie,
murrizë; rrallë, shumë rrallë në dardhë, qershi, lajthi, shkozë. Në raste të veçantë haset mbi dushqe dhe
101
vidha, mbi gështenjë dhe ullinj. Asnjëherë mbi ah.
PJESËT QË VILEN
Degët e reja së bashku me gjethet, gjethet
PERIUDHA E VJELJES
Gusht-Shtator, para formimit të luleve
2. Standarde higjenike
2.1 Rregulla të përgjithshme
- Ndalim i pirjes së duhanit
- Asnjë person i paautorizuar nuk lejohet të hyjë në magazine dhe zonën e përpunimit.
- Kontrolle periodike për insekte në magazine dhe zonën e përpunimit
- Ndalohet kategorikisht hyrja e kafshëve në të gjithë magazinenën dhe zonën e përpunimit.
- Objektet e qelqit (përveç gotave, aparateve matës) janë të ndaluara në magazinë dhe të gjithë zonën
e përpunimit
104
Shtojca 2. KRITERE CILËSORE PËR LËNDËN E PARË
A. Bimët aromatike gjethore (në më të shumtën mblidhen gjethet)
Thatësia: bimët aromatike dhe frutat mund të përmbajnë deri max. 10 % të lagështirës së mbetur për
t’u konsideruar si të pranueshme për magazinim
Fraksionet e imta: gjethet dhe bimët e coptuara deri në 3 mm: nuk duhet të kalojnë 10% të peshës totale
Cilësia: ngjyra të qëndrueshme dhe intensive; mundësisht të mëdha, gjithë struktura e gjethes duhet
ruajtur; pjesa e ruajtur duhet të jetë 99% e pastër; jo e zverdhur, kafe, gjethe me pulla apo
të ndryshkura
Përpjesa e shkopave: nuk duhet të kalojë 3% të peshës totale; jo shkopa të mëdhenj; jo shkopinj
të copëtuar
Papastërtitë: 1) lejohet maks. 1% pjesë të huaja– fije, bar, fara dhe bimë të tjera dhe kokrra
të shtypura/thërmuara
2) asnjë lendë të huaj – gurë, copa dheu, ndotje me origjinë nga kafshët apo ekskremente,
qelq, metal
3) përjashtim total të farave bimore dhe pjesëve të frutave të dëmshme apo toksike
Sëmundje dhe infektimi nga parazitët: parandalimi nga myku, ndryshku, vrugu, aglutinimi, kalbëzimi
kërpudhor, tenja, larvat dhe parazitë
E RENDËSISHME!!!: kontroll parandalues për parazitë – aplikim shiritash për tenjën dhe gracka të
minjve dhe vëzhgime të rregullta. Karremat për minjtë/kuti me karrema.
Për ndryshime thelbësore në cilësinë e produktit përgjegjës është grumbulluesi. Ndryshimet në cilësi do
të raportohen bazuar në marrjen e mallit në dorëzim dhe/ose rezultateve të mostrës. Pas tërheqjes së
vëmendjes për herë të tretë mbase ndërpritet kontrata.
B. Erëzat
Cilësia: A – aromë, ngjyrë, madhësi dhe formë tipike – pjesa duhet të demostrojë 99% pastërti
105
Papastërtitë: 1) lejohet max. 2 % pjesë të huaja– fije, bar, fara dhe bimë të tjera dhe kokrra
të shtypura/thërmuara
2) asnjë lendë të huaj – gurë, copa dheu, ndotje me origjinë nga kafshët apo
ekskremente, qelq, metal
3) përjashtim total të farave bimore dhe pjesëve të frutave të dëmshme apo toksike
(psh. kokërr murrizi – lat. datura stramonium)
Sëmundje dhe infektimi nga parazitët: parandalimi nga myku, ndryshku, vrugu, aglutinimi, kalbëzimi
kërpudhor, tenja, larvat dhe parazitë
E RENDESISHME!!!: kontroll parandalues për parazitë – aplikim shiritash për tenjën dhe gracka të minjve
dhe vëzhgime të rregullta. Karremat për minjtë/kuti me karrema.
Për ndryshime thelbësore në cilësinë e produktit përgjegjës është grumbulluesi. Ndryshimet në cilësi do
të raportohen bazuar në marrjen e mallit në dorëzim dhe/ose rezultateve të mostrës. Pas tërheqjes së
vëmendjes për herë të tretë mbase ndërpritet kontrata.
106
Shtojca 3. LEGJISLACIONI, RREGULLORET E STANDARDET NË SEKTORIN E
BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE
A. Legjislacioni shqiptar
§ Ligji Nr. 10120, datë 23.4.2009, “PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE
E TANIFERE NATYRORE”
§ Ligji Nr. 9385, datë 4.5.2005, “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR” i ndryshuar (aktualisht ka një
projektligj që e zëvendëson tërësisht këtë ligj)
§ Ligji Nr. 9199, datë 26.2.2004, “PËR PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGËTIMIN E
PRODUKTEVE “BIO”
§ Ligji Nr. 9867, datë 31.1.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR
TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË
FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”
§ Ligji Nr. 9587, datë 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”
§ Ligji Nr. 8934, datë 5.9.2002, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT” i ndryshuar
§ Ligji Nr. 9863, datë 28.1.2008, “PËR USHQIMIN”
§ Urdhër i Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Nr. 146, datë 8.5.2007 “Për miratimin
e listës së kuqe të florës dhe faunës”.
B. Legjislacioni i BE
§ Rregullore e Këshillit (EC) Nr. 834/2007, datë 28.06.2007 “PËR PRODHIMIN ORGANIK DHE
ETIKETIMIN E PRODUKTEVE ORGANIKE”
§ Rregullore e Komisionit (EC) Nr. 889/2008, datë 5.09.2008 “PËR DETAJIMIN E RREGULLAVE PËR
ZBATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (EC) Nr. 834/2007 “PËR
PRODHIMIN ORGANIK DHE ETIKETIMIN E PRODUKTEVE
ORGANIKE”
§ Regullore (EC) Nr. 178/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 28.01.2002 “PËR PARIMET E
PËRGJITHSHME DHE KËRKESAT E LIGJIT TË USHQIMIT, QË
PËRCAKTON AUTORITETIN EVROPIAN TË SIGURISË USHQIMORE
DHE PËR PROCEDURAT QË LIDHEN ME SIGURINË USHQIMORE.
§ Regullore (EC) Nr. 852/2004 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 29.04.2004 “PËR HIGJIENËN E
MALLRAVE USHQIMORE”
B. Standarde
§ Udhëzimet e OBSH “PËR PRAKTIKAT E MIRA NË KULTIVIMIN DHE GRUMBULLIMIN E BIMËVE
MJEKËSORE” (GACP)
107
§ Standardi UNI EN ISO 22005:2008 “PËR SISTEMET E GJURMUESHMËRISË”
§ Standardi GLOBAL G.A.P. “PËR PRODHIMIN BUJQËSOR”
§ Standardi global i bujqësisë organike “IFOAM” dhe standarde të tjera vullnetare për bujqësinë organike
§ Standardi kombëtar organik i SHBA “NOP”
§ Standardi kombëtar organik i Japonisë “JAS”
§ Standardi ISSC-PAM “PËR MENAXHIMIN E VJELJES SË BIMËVE SPONTANE”
§ Standardet ISO 22000 dhe 22003, grupojnë dhe zbatojnë standarded IFS dhe BRC, si dhe standardi FSSC
(Food Safety Systems Certification 22000)
§ Sistemi HACCP (Hazard Analysis of Critical Control Points - Analiza e Rreziqeve për Pikat Kritike të
Kontrollit)
§ Standardet mbi përgjegjshmërinë sociale dhe të drejtat e punëtorëve
§ Standardet mjedisore ISO 14000
§ Codex Herbarum 2009
§ Codex Alimentarius
§ Praktikat e Mira të Përpunimit
108
Shpjegues terminologjik
AKEN – një fryt joçahës, i thjeshtë, i tharë e me një fare në të cilën mbështjella e fares nuk ngjitet në
perikarp (bliri, frashëri)
ANALGJEZIK - që pakëson ose largon dhembjen
ANTIDARTROZË - lufton pllakat e thata në lëkurë
ANTISKORBUTIK – që parandalon ose kuron skorbutin (sëmundje që shkaktohet nga mungesa e vita
minës C)
ANTISEPTIK - shkatërron ose pengon mikro-organizmat që shkaktojnë infeksion
ANTISPAZMODIK - që qetëson konvulsionet dhe spazmat muskulare
APERITIV – që ka ndikim nxitës mbi oreksin për të ngrënë ushqim
ASEKSUAL (RIPRODHIM) – çdo proces riprodhimi, siç është ndarja (qelizore) ose çelja e sythëzimi, që nuk
ka të bëjë me bashkimin e gameteve
SHOQËRIM BIMOR - njësia bazë e klasifikimit fitosociologjik
AUTOGAMI - pllenim i një individi nëpërmjet pjalmit të tij (vetëpllenim)
BAKË - fryt krejtësisht tulor i cili përmban një ose më shumë fara (boronica)
BESHIK - që lufton kollën dhe e lehtëson nxjerrjen e sekrecioneve nga mukozat e rrugëve të
frymëmarrjes
BËRTHOKËL – një fryt i thjeshtë, tulor, me prejardhje nga një karpel i vetëm, zakonisht me një farë, tek i
cili mbështjella e brendshme e frytit është e fortë dhe mund të ngjitet me farën (kumbulla)
BIOTOP - tërsia e faktorëve fiziko-kimikë që dallojnë një ekosositem ose një stacion
BULB - një kërcell nëntokësor i shkurtër i mbuluar nga gjethe të zmadhuara dhe tulore që përmbajnë
ushqim të depozituar
CIMË - një vile lulore zakonisht me majë të sheshtë ose të mysët ku boshti kryesor dhe çdo degëzim për
fundon me një lule që hapet përpara se lulet nën të ose në anë të saj
DEPURATIV - që pastron gjakun duke hequr mbetjet (detoksifikues)
DETERSIV - që pastron plagët dhe ulçerat
DIOIKE – njëseksore; që ka element mashkullorë dhe femërorë (ose thekorë dhe vezorë) në individë të
ndryshëm të së njëjtës species
EDAFIK - që i ka tëbëjë me tokën
EKOTIP - një variant i përshtatur vendorisht i një organizmi, që dallon gjenetikisht nga ekotipet e tjera
EKSPEKTORANT – stimulon kollën dhe lehtëson nxjerrjen e sekrecioneve që vinë nga rrugët e
fymëmarrjes
EMENAGOG - që provokon shfaqjen e rrjedhjeve menstruale;
ENDEMIC - thuhet për një lloj i cili takohet vetëm në një rajon të caktuar;
EPIFIT - një organizëm që rritet mbi organizmin tjetër por që nuk është parazitës mbi të;
109
EUTROF - i/e pasur në elementë ushqimorë dhe kësisoj mbështesin një populate të dendur bimore,
dekompozimi i së cilës ngordh jetën shtazore duke e privuar atë nga oksigjeni
FANEROFIT - bimë drunore (dru, shkurre, shkurrezë) sythat e ripërtëritjes të së cilave gjënden të
vendosur në lartësinë mbi 25 cm nga toka;
FAZË - etapë e cila i përket një bashkësie bimore të veçantë, evolucionit të të brëndshëm të një stadi
dinamik
FEBRIFUG - që lufton ethen dhe shfaqjet e saj
FORMACION BIMOR -është një bashkësi llojesh bimore, disa prej të cilave mbizotërojnë, duke përcaktuar
kësisoj një peizazh tipik
GJEOFIT - bimë e cila i ka organet e ripërtëritjes në tokë
HELIOFIL – çdo organizëm që tërhiqet nga sasi të mëdha të dritës së diellit
HEMIKRIPTOFIT - bimë shumëvjeçare e cila i ka sythet e ripërtëritjes në nivelin e tokës
HEMOSTATIK - që favorizon koagulimin e gjakut duke ndërprerë ose pakësuar gjakrrjedhjen
HERMAFRODIT - thuhet për një organizëm i cili ka si organin riprodhues mashkullor ashtu edhe atë
femëror
HIGROFILE – që jeton ose rritet në një mjedis të lagësht
HIGROKLIN - lloj që priret më tepër në mjedise toksore dhe ajrore që janë të lagësht
KALCIKOLE - lloj që shkon mire në tokat e pasura me karbonat kalciumi. Sinonime: kalçifite, kalçifile
KAMEFITE - bimë, sythat dimërorë të së cilës janë të vendosur në ose pak mbi sipërfaqen e tokës
(p.sh. boronica, shqopa)
KAPSULË - fryt i thatë me dy, tri ose më shumë të çara në majë që shpërthejnë në pjekurinë e tij
KARDIOTONIK -që rrit efikasitetin e të tkurrurit të zemrës
KATH - fryrje e lëkurës në një vënd që merr fomën e një sythi
KLIMAKS (BASHKËSI) - stadi përfundimtar në një seri suksesioni; natyra e tij është e përcaktuar kryesisht
nga klima dhe toka e një rajoni
KOKRRIZA PJALMI – një mikrospor që përmban një mikrosporang të maturuar ose mikrogametofit të
pamaturuar (gametofit mashkullor); kokrrizat e pjalmit ndodhen në bimët me farë
KOLAGOG - që nxit sekrecionin e mëlçisë
KOTILEDON - gjethe e farës; përthith zakonisht ushqimin tek monokotiledonet dhe depoziton ushqim tek
farëveshurat e tjera
KSEROFITE - thuhet për një bimë e cila mund të zërë vënd normalisht në një mjedis të thatë
LAKSATIV - nxit zbrazjen e zorrës
LËFOSTËR - 1) pllakëz e vogël me gjethëza membranore (hera herës mishtore) dhe pak a shumë e fortë, që
shoqëron dhe mbron disa organe (rizomat, bishtat e gjetheve, sythat)
2) çdo brakté e trashë dhe e fortë e koneve të koniferëve
MELIFERE (mjaltdhënëse) - thuhet për një bimë, nektari i së cilës grumbullohet nga bletët
MEZOFIL – që rritet mire në kushte mjedisore të ndërmjetme ose mesatare; ndonjëherë të kufizuara në
110
kushtet e lagështisë mesatare, ose të temperaturës mesatare
MEZOTROF – që ka një nivel mesatar të ushqyesve të tretur
MONOKOTILEDON -bimë, embrioni i së cilës ka vetëm një kotiledon; një prej dy klasave të mëdha të
farëveshurave
MONOIKE - që ka pjalmore dhe karpele të prodhuara në lule të ndara në të njëjtin individ
NEUTROFIL - parapëlqen ose shkon mirë në një mjedis pa teprinë e acidit ose bazës
NEUTROKLIN - thuhet për llojet që priren të rriten më mirë në mjediset toksorë me pH neutral
NEUTRONITROKLIN - term përcaktues për llojet që tentojnë mjediset toksore ku mungon azoti
NJËSEKSORE - thuhet për një lule e cila nuk përmban veçse pistile ose thekë
OLIGOTROF - shumë i varfër në elementë ushqimorë, shumë acid dhe që nuk lejon veçse
një aktivitet biologjik të reduktuar
OVULË – një strukturë në bimët me fare që përmban gametocitin femëror me qeliza vezë, kur të gjitha janë
të rrethuara nga nucela dhe një ose dy mbulesa; kur maturohet, një ovulë bëhet një farë
PEKTORAL - i dobishëm për lehtësimin e çrregullimeve të kraharorit ose të sistemit të frymëmarrjes
PIONIER -thuhet për një lloj ose për një bimësi që është e aftë të zaptojë terrene të zhveshur dhe
veçanërisht ata që gjënden në stadin fillestar të një serie dinamike
PISTIL - një emërtim i përdorur ndonjëherë për t’ju referuar karpeleve individuale ose një grupi karpelesh
të shkrira
PJALM - një emërtim kolektiv për kokrrizat e pjalmit
POLIGAM - thuhet për një lloj i cili ka si lule dyseksore dhe lule njëseksore në të njëjtën bimë ose në bimë
të veçanta
POLIMORF - që paraqet forma të ndryshme
PURGATIV - që favorizon nxjerrjen e mbetjeve nga zorrët (shpesh me irritim të mukozës intestinale)
RIPIKOL - i lokalizuar kryesisht përgjatë vëndeve ku rrjedhin ujërat
RRETHLULE, PERIANTH – petlat dhe nënpetlat të marra së bashku
RRËSHINOR -që prodhon rrëshirë; emër i përdorur zakonisht për koniferët
SEDATIV - qetësues i nervave
NËNPETLA - një prej strukturave lulore më të jashtme, një njësi e kupës; nënpetlat zakonisht mbështjellin
pjesët e tjera lulore në syth;
NËN-SHKURRE –bimë drunore me shtat të vogël gjer më 50 cm te e cila majat barishtore te degëve
të saj thahen gjatë stinës së dimrit (boronica, shqopa, grathateli);
SOPORIFIKE - që ka efekt gjumë-ndjellës; sinonim: hipnotike
SPAZMOLITIK – qetësues i muskujve
SPERMAFITE - bimë fara;
SPORE – një qelizë riprodhuese, zakonisht njëqelizore, e aftë të formojnë një individ të rritur pa shkrirje
me një qelizë tjetër
STACION - shtrirje territorial me sipërfaqe të ndryshueshme, e njëllojtë për nga kushtet fizike dhe
111
biologjike, nga përbërja bimore dhe struktura e bimësisë spontane
STOMAÇIK – shërben për të tonifikuar stomakun, duke përmirësuar funksionin e tij dhe shtuar oreksin
STUPEFIANTE - substancë analgjezike që shkakton habi ose eufori të vazhdueshme, përdorimi i së
cilës mund të shpjerë në një varësi ose çrregullime të rënda.
SUKSESION BIMOR - në ekologji, ecuria e rregullt e ndryshimeve në përbërjen e bashkësisë që ndodh
gjatë zhvillimit të bimësisë në cilëndo zonë, nga kolonizimi fillestar në arritjen e klimaksit tipik të
një zone gjeografike të caktuar
SUDORIFIK - që nxit djerësitjen
TEPAL - një prej njësive të rrethlules që nuk diferencohet në nënpetla dhe petla
TERMOFIL -thuhet për një bimë e cila rritet me pëlqim në vënde të ngrohtë e të diellëzuar
TOKSIK - që përmban helm
VASTAK - një vile lulore me bishta lulorë të poshtëm përpjestimisht më të gjatë kështu që lulet formojnë
një kaptinë të sheshtë ose pakëz të mysëm
VULNERAR - që ndihmon përtharjen e plagëve dhe shërimin e lëndimeve
112
Referenca
Buzo, K. (1991). Bimësia e Kullotave dhe e Livadheve natyrore të Shqipërisë. Tiranë 1991
Demiri, M. (1981). Flora Ekskursioniste e Shqipërisë. Tiranë
Garnier, G., Bezanger-Beauquesne, L., Debraux, G. (1961). Ressources medicinales de la Flore Française.
Paris VI
Guinochet, M. (1973). Phytosociologie. Paris
Kullaj, E. and Çakalli, M. (2011). Sustainability of the medicinal and aromatic plants sector –
socio economic value and policies for Albania. Lambert Academic Publishing, Germany
ISSN. 978-3-8443-3170-7
Mitrushi, I. (1955). Drurët dhe shkurret e Shqipërisë. Tiranë 1955
Papadhopulli, G. (1976). Bimët Mjeksore të Shqipërisë. Tiranë
Primavera, A. dhe Dulja, Xh. (2012) Menaxhimi i cilësisë në prodhimin e bimëve aromatike dhe mjekësore.
VIS
Rameau, C. , Mansion, D. Dumé, G. (1989) Flore Forestière Française (Guide écologique illustré, tome 1
-PLAINES ET COLLINES). Institut Pour Le Developpement Forestier. Paris
Rameau, C. , Mansion, D. dhe Dumé, G. (1993) Flore Forestière Française (Guide écologique illustré, tome 2
- MONTAGNES). Institut Pour Le Developpement Forestier. Paris
Rameau, C. , Mansion, D. Dumé, G. dhe Gauberville, C. (2008) (Guide écologique illustré, tome 3 - RÉGION
MÉDITERRANÉENNE). Institut Pour Le Developpement Forestier. Paris
Burime në internet:
http://serres.u-bourgogne.fr/sommaire.php3
http://herbierfrance.free.fr/
http://www.tela-botanica.org/page:flore_de_france
Burimi i fotografive:
Ferdin Liçaj, fotot në faqet: 19, 20, 22 - 28, 31, 34, 37, 38, 42 (poshtë) - 52, 56, 58, 61 - 65, 68, 71, 74, 76 - 79,
81 - 87, 91, 95 - 97, 101 dhe 102
Endrit Kullaj, foto në kopertinë dhe në faqet: 15 - 17, 21, 29, 30, 33, 36, 42 (lart), 53, 60, 67, 69, 70, 73, 75,
88, 89, 93, 99 dhe 100
Wikimedia, foto në faqen 40
Summitpost.org, foto në faqen 55
113
114