Arkivi Personal

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 21

ARKIVI PERSONAL-ARQILE V Wed 26 Sep, 18:20

(23 hours ago)


GJATA
10 NENTOR ...2018-ATHINË
Ç’KANË THËNË PËR LIBRIN TIM....
Gjovalin Shkurtaj<shkurtajgj@icloud.com>
to me, Habazaj

I nderuar Zoti Arqile Gjata,


Nepermjet prof.Albert Habazajt sot mora librin tuaj
me te ri “Trokas me ligjerime” (permbledhje
artikujsh), Milosao,2018, qe me erdhi i dhuruar e
me perkushtim nga Ju,prandaj ju falenderoj dhe ju
pergezoj per kete ndihmese te re, si dhe per
botimet tuaja te meparshme.
Mbas vleresimeve te recensuesve dhe, sidomos,
mbas parashtreses hyrese ne parathenien e
shkruar nga prof.dr.Bardhosh Gace, lexuesit i
zgjohet kureshtja dhe i hyn menjehere leximit te
librit.Ashtu bera edhe une.
Me terhoqen ne menyre te vecante pjeset qe u ke
kushtuar gjuhes se arvaniteve (f.49-79), “Vlera
artistike e frazeologjise ne poezine came” (f.98-
107), “Gjuha, konteksti shoqeror dhe ndikimi i
pashmangshem i fese tek vepra e Rexhep Vokes”
(f.146-156) etj.
Per te folmet e arvanitasve kam shkruar edhe une,
se pari, ne librin J.Gjinari-Gj.Shkurtaj
“Dialektologjia” (Tirane,1997, f.331-347 dhe ne
ribotimet e tij), pastaj edhe ne librin tim”Dialektet e
shqipes”, Tirane,2012 (dhe ribotim 2016), f.182-
189).
Trashegimia gojore dhe etnofolklorike e
arvaniteve,eshte nje fushe me shume interes dhe
me rendesi per njohjen e struktures dialektore te
shqipes,si dhe per historine e shqiptareve e te
shtegtimeve arberore ne Greqi e me gjere.
Kam pasur gjithmone deshire te meresha nga afer
me hulumtimin konkret te atyre te folmeve, por…sa
qeme te rinj,nuk kishim asnje mundesi e as leje per
nje pune te tille, kurse tashti, vitet e shumta qe kam
mbi supe, nuk me lejojne me te ndermarr ekspedita
ne terren. Qofshin dorembare ata qe i kane tashti
mundesite per kontakte e hulumtime konkrete ne
mjediset arberore (arbvanite).Pra, edhe nje here,Ju
pergezoj dhe ju uroj edhe libra te tjere dhe
faleminderit qe ma derguar ketedhurate.
Me nderime,
Gjovalin Shkurtaj
Noke Abilekaj
Të fitosh mbi skepicizmin si Arqile Gjata
**********************************************
Pas njoftimit mbi veprimtarinë e datës 5 Nëntor 2017 ku pati
prezantim krijimtarie në nivelin e një diskutimi krijues mbi poezinë e
Arqile Gjatës dhe mbi përmbledhjen mozaik (studime, përsiatje,
esse) të tij,150 deri 200 miq të shkrimtarisë dhe të Arqile Gjatës
shprehën gëzimin prej miku (aq më kënaqshëm prej lexuesi të
paanshëm), duke i uruar autorit suksesin e mëtejshëm.

150-200 miq për penën e një krijuesi, në ditët tona, është rrallësi,
është pikë e lartë suksesi.

Angazhimi me referenca dhe diskutime serioze nga protagonistë të


njohur në fusha të ndryshme të krijimtarisë; studiuesit (Prof. Dr
Ermelinda Kashah, Prof. Dr. Fatmir Terziu), poetët (Stefan Martiko,
Luan Zhuli, Vasil Klironomi), të afirmuarit e letrave në poezi, prozë
dhe publicistikë (Robert Goro, Grigor Jovani, Murat Aliaj, Myslym
Maska, Gëzim Strora) e lartësoi veprimtarinë në nivele mbi
"kodrinore".
Filli që i përshkoi gjithë diskutimet ishte:
POEZIA E ARQILE GJATËS meriton vlerësim dhe është vendosur
mirë në "shpatet" e letërsisë shqipe.
Proza dhe studimet e tij premtojnë.
Pikërisht, tek "premtojnë" dua të përqendrohem me pak fjalët e
mëposhtme.
Poezia e parë e Gjatës (e njohur) daton më 1966. Titullohet
"Shqerka". Lirikë e këndshme. Premtuese.
Sido që lirika premtonte, për arsye që nuk gjejnë dot shpjegim në
paragrafet kalimtare të këtij rasti, krijuesi nuk e respektoi premtinin
e saj.
U kthye te shekullin e fundit. Ne, miqtë e tij, midis apo në ballë të
tyre, shpallëm skepticizmin tonë.
Thoshim: Arqileja është vonë. Poezia e tij vjen shumë hapa pas kohës
etj.
I thamë mendimin tonë. Gjata na dëgjoi, nuk u zëmërua, nuk u
deziluzionua, nuk u dorëzua. Huri midis krijuesve, mori pjesë në
"maratonë", parakaloi shumicën, IU AFRUA KREUT.
Më 5 Nëntor 2017, shumëkush pranoi se mosbesimi i para 10 viteve,
sidoqë jo keqdashës, kishte qenë i nxituar, në mos i gabuar.
Arqile Gjata, në moshën e tretë, shfaqi vitalitet 20 vjeçari dhe e
mposhti skepticizmin. Ka hyrë si "lojtar i merituar në fushën e
blertë".
Sot shpreh besimin se ai do mposhtë edhe skeptikët ndaj arritjeve të
tij në prozë dhe në fushën e studimeve. Shenjat janë shfaqur, kanë
rrezatuar brenda faqeve të librit të fundit "Të pikturosh fjalën, të
pikturosh ajrin"
Suksese mikut tim, sfidantit të pashok ndaj viteve që na sulmojnë!

14Ti, Muharem Rapushi, Nesti Vasili dhe 11 të tjerë


PëlqejShiko më shumë reagime
Komento
Odise Çaçi
19 Gusht

Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e


studuesit Arqile Gjata
Nga doc: Odise Çaçi, Vlorë, më 20.8.2018

Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë


rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar
dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “
Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku
opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga
Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një parathënie me mjaft brum e
prof.dr.Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, pasthënia e
prof.dr.Shpresa Gjergji si dhe redaktimi nga prof.dr.Shpresa Fundo,
korektor Murat Aliaj ja shumfishojnë vlerat kësaj vepre të re të
Arqile Gjatës.
Unë pata rastin ta takoj Arqilene tek miku im , poeti Thodhori Baba,
ku e përgëzova për këtë vepër dinjitoze dhe me vlera të veçanta
shkencore, artistike dhe kritike.Vepra e tij rrok disa tema që për për
mendimin tim janë mjaft të nxehta dhe që duan kurajo, guxim dhe
forcë artistike , që mikut tim Gjata nuk i ka munguar.Ai ka
diskutuar në auditore me studentë, sudiues, historianë e akademikë
ku ka parashtuar dhe mbrojtur me fanatizëm gjuhën shqipe,
origjinën e saj pellazge.Referatet e tij në universitetin e Gjirokastrës,
në universitetin e Tetovës, në revistat letrare brenda dhe jashtë
Shqipërise ,si në Bukuresht, në Greqi etj i japin vlera të veçanta
studimeve të tij si dhe mendimeve të hedhura për shumë probleme
letrare sot, që një pjesë kalojnë në nihilizëm dhe disa te tjera ngrihen
në qiell pa ndonje vlerë artistike.Reçensuesit kanë dhënë shumë gjëra
pikante, po ashtu dhe dy prof.e nderuar Bardhosh Gaçe dhe Shpresa
Gjergji, të cilët e vlerësojnë lart penën e prof.Arqile Gjatës.Të gjitha
shkrimet e tij kanë në thelb atë që ka çdo shqiptar i ndershëm e
patriot, pavarësisht se ku jeton.
Prof.dr.Bardhosh Gaçe e perifrazon punën e këtij studiuesi me një
shprehje shumë dinjitoze, ku thekson se Arqile Gjata “ na sjelll” një
vizion të ri në studimet tona letrare”, f.19, ndërsa prof. Ermelinda
Kashah bën këtë vlerësim”Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të
madh krijues, me të dhënat që afron, më bën të kuptoj se ka shumë
mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minus me
minus formojne plusin”.
Ndërsa profesore Shpresa Gjergji bën këtë vlerësim për librin e
prof.Arqile Gjatës.Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut
të shquar shqiptar, prof.dr.Rexhep Qose se “gjuha është biografi e
popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument
material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale”R.Qoshja,
Panteon i rralluar, tiranë 1988 f.621. dhe vazhdon z.Gjergji
se”Ligjërimi është një fjalë shumë e gjërë...dhe ndërsa shfetoj
“Trokas me ligjërime”, ndjejë peshën e koloritit poetik që vrullshëm
vjen e më motivon me një komunikim të hapur, pak befasues do të
thosha për autorin, nga që e njoh për nga vargu dhe poezia që lëvron
më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen...një punë me shpirt, e
detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe me vlera historiko-
gjuhësore...”
Pra, vlerësimet nga koleg dhe njerëz të artit e shkencës i bëjnë një
vlerësim maksimal punës së këtij studiuesi vlonjat.
Unë do të ndalem tek dy kumtesat e tij “Gjuha arvanitase e folur
arkaike, apo , “zhargon” dhe “Vlera Artistike e Frazeologjisë në
Poezinë Çame”.
Të dya këto referate janë të ngjashme pasi na sjellin gjuhën e vjetër
shqipe si një gjuhë e lashtë si dhe të folmen çame në treven e
Thesprotisë.Analiza e fakteve që sjell autori të çon në thellësine e
shekujve për të parë origjinën tonë, bashkëjetesën me greket dhe
vllazërimi që duhet të ekzistojë mes popujve, larg shovinizmave të
ndonjë individi dhe qeverive të tyre.Gjuha arvanitase ka lënë vlera
dhe thesare gjuhësore.Ai ndalet tek ndikimet që kanë ndikuar mbi të
, si i shkollave greke, intitucioneve , fqinjësia dhe shoqëria greke,
shtypi i shkruar, kisha dhe predikimet në gjuhën greke, politikat
shtetërore në interes të gjuhës greke si dhe mungesa e një alfabeti në
gjuhën arvanitase.Këtu nuk duhet lënë pa përmendur Fallemeyer, ” i
cili shikonte në përbërjen gjenetike të grekëve modernë elementin e
fuqishëm shqiptar”,f.52.Poeti grek Odhisea Eliti , me origjinë
arvanitas duke marrë çmimin Nobel , tha:”Nga arvanitët,
paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë
për mbarë.”
Ka sot mbi 976 fshatra që flasin gjuhën arvanitase, si në Atikë,
Thiva, Peloponez,Spata,Evia, ishujt Hidra dhe Speca, Andros,
Salamina, Korfuz, Korinth et.jGjuha e tyre është një e folur
arkaike.Këtë gjuhë e fliste “Karbakov Mjauli/Boçari dhe gjithë
Suli”.
Origjina e shumicës së heronjëve të revolucionit grek 1821 ishin
arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase dhe me të vërtetë Aristidh
Kola na thotë se “në fshatin e tij- Kaçkavel, po të mos dija
Arvanitika-shqip, shokët të tallnin”.
Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare”, kështu
shprehej poeti Arvanitas Evangjeli Andreu.
Autori nuk ndalet pa na kujtuar rolin e Kollokotronëve në
revolucionin grek, ku i quan”Kollokotronët me nam”, flet per
Boçarët, Vangjel Llapi,, për Aristidh Kolën, Jorgo Maruga, Jorgo
Miha,Llambi Gjikuli,Dhimitri Leka,Jorgo Gjero,Tasu Arvaniti,Alqi
Gjika, Fisi Pangallos, këngëtarit Thanas Moraiti etj, ku siç shprehet
Aristidh Kola ”Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin
arvanitas”..ai nuk harron rolin e alfabetit të Diskut të Fetos(Alfabeti
i Dhaskal Todrit me 53 shkronja)”.
Por studiues gjerman si ArthurMilchkofer shkruan se, “Nga çdi unë ,
këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite
të dashurisë, lirisë dhe kaçakë”.
Emri "Çamëri" një emër i hyjnyshëm pellazgjik, një trevë e banuar
prej pellazgeve, ilireve dhe epirotëve.Atë asgjë nuk mund ta ndajë
nga trualli amtar shqiptar, me një sipërfaqe prej 9302 km katrorë
Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frasheri
Çameria kishte 305 fshatra. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
më 28 nëntor 1912, dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve
në Londër në vitin 1913 ,krahina e Çamërisë me qytetet kryesore
Janinën, Prevezën, Artën etj i kaluan Greqisë.Studiuesi Arqile Gjata
analizon poezinë çame, që lidhet me temën e patritizmit. Gjithçka e
ndodhur në një treve të tillë është e dhimbshme, pasi tallazet e
historise e kanë dënuar disa herë, në periudhën romake, bizantine,
osmane, gjatë luftrave ballkanike dhe dy luftrave Boterore, 1914-
1918 dhe 1939-1945, si dhe gjatë luftës civile ne greqi 1949-1953, “ku
ullinjtë kullojnë gjak, si klumushti i gjirit dhe varret e mermerit si
sythe të bardhë pikëllimi” dhe “përditë grindem me perënditë,
kafshoja veten, thithja gjak gjarpëri, Atdheun e mora me vete, here
ne tokë dhe herë në qiell”.
Në Çamëri si pasojë e genocizmit janë vrarë nga dora gjakatare e
Zervës , 2771 civile , dhe 2000 të tjerë vdiqën rrugës për në Shqipëri
dhe 28.000 të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi
të Vlorës, Durrësit , Tiranës, në Borsh e Vrinë..(vitet 1940-1945).
Qeveria greke ende sot nuk e ka njohur genocidin shtetëror grek
ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë . Përpjekjet e qeverive greke
për ti paraqitur çamët ,si bashkëpunëtorë të fashizmit nuk ka bazë.
Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman, se gjatë Luftës së Dytë
Botërore ,në Greqi ka patur 30 mijë bashkëpunëtorë të gjermanëve,
mes tyre dhe gjeneralet Zerva , Ralis e Janaqi. Më 23 maj 1947
Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë 1930 çamë për
bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me
vdekje dhe konfiskim të pasurisë dhe çamëve iu hoq shtetësia greke.
Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan dhe iu
shpërndanë grekëve pa tokë. Kështu rreth 800 pasuri të shtetasve
shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në
350 milionë dollare u shtetëzuan.
Me gjithë atë autori na kujton se kjo gjuhë e lashtë nuk u la kurrë që
të shkruhej “Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të
shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta, që të mos harrohet gjuha”.
Kronistit bizantin Mikal Atalates për arvanitët se “Arvanitët janë një
nga popujt më të çuditshëm.Ata nuk i ka bindur as Roma as
Katolicizmi.Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e
braktisin kurrë vendin e tyre”. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare
thotë se :”Çamëria nuk është një fantazmë, që ngrihet, për të
errësuar miqësinë e grekërve dhe shqiptarëve , përkundrazi kur
popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen
më shumë dhe e duan më shumë njeri-tjetrin”.
Unë vetë do ta mbyllja tregimin mbi çamërinë me një thënie të Pol
Bojs:”Të falësh dikë , nuk ndryshon të kaluarën e tij”
Këto ishin disa mendime për një veprën e Arqile Gjatës që do ngelet
në historiografine shqiptare krahas shumë studimeve me vlerë për
historinë tonë kombëtare.Vlerat janë të pallogaritshme si në atë
artistike, gjuhësore, fraziologjike e historike.I urojë autorit jetë sa më
të gjatë për të na dhënë akoma vepra të tjera ,që bien erë
atdhetarizëm të kulluar.
Vlorë, më 20 gusht 2018 Nga docent Odise Çaçi, Vlorë.
Iskra Thoma Ju pergezoj Z. Arqile Vasil Gjata per kete
liber me studime e hulumtime, liber që ju ka kushtuar mund
e sakrifica, një pune e gjate disa vjeçare. Ky liber iu vjen ne
ndihme brezave te ardhshem te studjuesve. Pershendetje
edhe prof.dr. Bardhosh Gaçe per mbeshtetjen dhe
paraqitjen e punes tuaj shkencore.
Roland Musta Bukur.Te lumte Arqile.Nderim dhe per
Prof.Gjovalinin shpirtbukur e te perkushtuar si te rrallet
per te qemtuar dhe evidentuar vleren e shqipes sone te
leqendisur!Urime.
Begzad Baliu <bbaliu@yahoo.com> Tue 14 Aug,
19:13
to me

Pegezime!
Nje studim i vleresuar qe na nderon edhe neve ne kontekstin e
komunikimit dhe reflektimit!
Begzadi

TEUTA SADIKU MBI LIBRIN “TROKAS ME LIGJËRIME”


”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT”
– Arqile Gjata dhe kritika letrare / Nga
Teuta Sadiku
POSTED ON SEPTEMBER 6, 2018 BY AGRONSH
0

”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT”


Arqile Gjata dhe kritika letrare

Është vërtet për tu përgëzuar puna këmbëngulëse studimore dhe


interesi i thellë në fushën kërkimore i poetit dhe studjuesit Arqile
Gjata, emigrant në Greqi,ku këtë herë vjen me librin e ri
titulluar“Trokas me ligjërime”,një vëllim me kumtesa,referate,
kritika e studime letrare botuar në revista e referuar në universitete
brenda e jashtë Shqipërisë.
Për të ndërmarrë një hap të tillë nuk është e lehtë për secilin,por i
pajisur me një arsim filologjik dhe me talentin e një poeti (kujtoj
këtu se A.Gjata është poeti i 8 vëllimeve me poezi e 3 vëllime me
studime letrare si dhe shumë shkrime e kumtesa të botuara në
gazeta e revista letrare e kulturore) ia ka dalë mbanë të sjellë para
lexuesve jo vetëm ndjeshmërinë e shpirtit dhe botën e tij krijuese por
edhe problematikën në filologji e kritikën letrare shqiptare si dhe
tematikën social politike e historike të botës që na rrethon.Është
merita e kritikut, shkrimtarit dhe poetit, të na tregojë si ta
perceptojmë e ndjejmë artin që ndodhet pranë nesh,duke hedhur
dritë mbi artin e vërtetë të krijuesve dhe periudhës së ngjizjes së
tyre.

Ai ndërmerr një hap më tej ,përveç kritikut të artit, ai këtë herë vjen
me mendime e vlerësime për poezinë çame,për gjuhën
arvanitase,duke vënë në pah vlerat artistike e frazeologjike në
poezinë çame, me një punë kërkimore,studimore e shkencore.

Të gjykosh një vepër letrare duhet së pari jo vetëm të jesh një


krijues, por edhe të zotërosh mirë talentin e krijuesit,të ndjesh dhe
përjetosh çaste e situata,të lexosh e të emocionohesh,të dëgjosh e të
përmallesh. A. Gjata i ka përftuar të gjitha këto edhe si një poet i
talentuar edhe si një emigrant plot përvojë e përjetime. Nuk i
mungon as syri kritik dhe as fuqia e fjalës e pasi ka përzgjedhur
fjalët e duhura nuk i mbetet veç të parashtrojë e argumentojë ide,
teza, parantezë nga pozicioni i tij si poet, shkrimtar,kritik e
studjues.Kritiku i artit duhet të vërtetojë, dëshmojë e mbrojë atë
çfarë shkruan dhe me këtë nënkuptojmë aftësinë për të balancuar
gjendjen emocionale me zotërimin e një logjike të fortë përveç
ndjeshmërisë së lartë qytetare e ndjesisë së përgjegjësisë për hapin e
ndërmarrë. Ashtu si poeti i talentuar edhe kritiku letrar punon me
fjalën e gdhend dhe e skalit bukur e me hijeshi për të nxjerrë në pah
e në sipërfaqe atë çfarë mbjell poeti apo shkrimtari,për të hedhur
dritë jo vetëm në artin krijues por edhe për të qartësuar lexuesin e
shijuesin e artit, për të zbardhur e ndriçuar historinë e
filozofinë,shpirtra e jetë,karaktere e mjete artistike,të cilat janë të
palosura e nënshtresuara herë me dritë e herë me terrin e vdekjes
siç shprehet Kalvo.

Një vepër arti dhe gjuha e përdorur me mjetet e saj artistike,ka


shumë shtresa e nënshtresa kuptimesh e nënkuptime ndaj është
detyrë e kritikut për ti ardhur në ndihmë lexuesit, me domethënien,
rolin e rëndësinë e mesazheve që përcjellin.Gjuha është një përjetësi
ashtu si dhe vetë arti.Brezat lindin e vdesin, kombet e etnitë krijohen
e shëmben ,por është gjuha e artit ajo që u jep pavdeksinë.
Çdo epokë lë shenjat, mesazhin e vet dhe të gjitha së bashku krijojnë
pazëllin e përjetësisë e vërtetësisë së saj.

Çfarë është vërtetësia e kush është e vërteta në art?


E vërteta gjendet brenda faqeve të librit, si në prozë,në poezi po nuk
është e lehtë të jesh kritik,pasi duhet të krijosh e të rikrijosh nga
grimca gjuhësh e thërrime fjalësh,të ri prodhosh të kaluarën e të
projektesh të ardhmen në punishten e artit duke vënë në punë gjithë
bagazhin e potencialin,euridik,mendjen e syrin kritik.Kritika e bën
trurin një vegël të hollë e të mprehtë thotë Oskar Ualdi,sepse vetë
kritika si art është një krijim brenda krijimtarisë.E vërteta në art,si
nocion konsiston jo vetëm si realitet artistik bashkëkohor, por edhe
si karakter identiteti,specifik dhe vërtetësia është realiteti i gjallë dhe
aktiv i jetës ,përjetuar nga autori.Kërkohet kulturë,ligjësi dhe logjikë
konceptuale për të konvertuar në një të vetme vërtetësinë jetësore
me vërtetësinë specifike të artit të vërtetë dhe fenomenal.

A.Gjata përveç mendimit të tij kritik na jep edhe mendimet e


kritikëve të tjerë të konfirmuar si shqiptarë edhe të huaj ,herë duke
plotësuar e herë duke iu kundërvënë me fakte të bazuara në logjikë
e dokumentacion të pasur bibliografik.Nëpërmjet elementit
konvencional, kritiku A.Gjata ka motivuar bindshëm vërtetësinë
jetësore me vërtetësinë në art,sepse ai ka punuar me forcë
shpirtërore në tematikë, në brendësi e përmbajtje emocionale nga
këndvështrimi i tij si krijues,e ka depërtuar në thelbin e fenomeneve
të realitetit dhe botës shpirtërore të poetit-njeri për të zbuluar
vërtetësinë dhe të vërtetën në art.

Nëse një piktor na jep një sy, një muzikant një vesh, kritiku na jep
një pamje të së vërtetës,shkruan poeti grek J.Seferi.Kështu në
përmbledhjen e kumtesave A.Gjata na ka sjellë jo vetëm, poetë,
prozatorë, vlera e vlerësime,por edhe vetveten duke i interpretuar
ato nga pozicioni i një kritiku e studjuesi të zellshëm.

Shpesh dëgjojmë lexuesin të bëjë pyetjen :”Çfarë ka dashur të thotë


poeti këtu?” Lexuesi ka të drejtë të mendojë e hamendësojë por
është kritiku që i vjen në ndihmë.Umberto Ego ka pasuruar
bibliografinë tonë me artikuj e shkrime të ndryshme,ku në njërin
prej tyre shkruan:”Në periudha të veçanta herë i është dhënë
rëndësi krijuesit, herë lexuesit e herë veprës artistike,kjo në vartësi
edhe të rrymave e zhvillimit të

tyre.Kohët e fundit i është dhënë përparësi lexuesit.”Kur e pyetën


Nobelistin grek,Seferi në lidhje me mardhëniet e tij me lexuesin ai u
përgjigj se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi.Umberto Eko i jep
mundësinë dhe të drejtën lexuesit të bëjë diçka por thekson se çdo
vepër arti mbart brenda saj çelësat e interpretimit dhe nuk mund ta
lejojmë interpretimin në duart dhe hamendjet e lexuesit,vetëm po qe
se ai është një lexues perfekt, domethënë një lexues që fle e zgjohet
me agoninë e interpretimit.Pra arrijmë në përfundimin duke iu
referuar poetit grek Seferi, se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi dhe
ajo diçka që duhet të bëjë është të shtojë nga vetja diçka pasi e ka
lexuar atë. Por pikat mbi i i vë kritika letrare,puna studimore çka i
nevojitet aq shumë letërsisë shqiptare e artit në përgjithësi.
Pra “Trokas me ligjërime” vjen këtë herë poeti,shkrimtari,studjuesi
e kritiku A.Gjata,një përmbledhje me artikuj ,studime e kritika
letrare botuar nga shtëpia botuese” Milosao”Sarandë 2018,në të cilin
nuk mungojnë recenca, parathënia e pas thënia nga
profesorë,prof.dr e mjeshtër të fjalës të cilët kanë sjellë mendimet e
vlerësimet e tyre për punën dinjitoze e vlerat e veçanta që sjell ky
libër në kritikën letrare shqiptare.
Vetë titulli” Trokas me ligjërime” një titull poetik ky,është tregues i
përmbajtjes së librit në përgjithësi dhe analizës së ligjërimeve në
veçanti si të poetëve e prozatorëve edhe fjalës e mendimit
të autorit.Pra janë dy fjalë të zbërthyera e të gërshetuara shumë
mirë me njera-tjetrën : Pjesa e parë e titullit na parapërgatit se
autori po troket në tema e tematika, probleme e problematika
letrare”,të nxehta “ siç shkruan docenti Odise Çaçi në shkrimin e tij
për librin dhe autorin e librit në fjalë.Gjuha arvanitase një zhargon
apo një dialekt,pyet dhe përgjigjet autori me një hulumtim që hap
diskutime e studime gjuhësore e historike.
Pjesa e dytë e titullit, “ligjërime” na bën të ditur për ligjërimet e
poetëve e prozatorëve,dhe kjo mori krijuesish. kalon në diskutime e
analizë të teorisë letrare,të burimeve letrare dhe hulumtime
personale të F.Gjatës. Analiza që u bën fakteve, të dhënave historike
si dhe argumentet që ai sjell e parashtron, flasin për punën e tij
këmbëngulëse në fushën e gjuhësisë,historisë,një vizion i ri në
studimet tona letrare,siç shkruan Prof.dr.Bardhosh Gaçe për librin
në fjalë.
Meritë e autorit është Bibliografia e pasur që ai sjell,referencat e
shumta ku ai konsultohet si dhe kodet e çelësat që i jep lexuesit për të
shijuar e reflektuar një vepër artistike.
Fjalët hyrëse të A.Gjatës në të gjitha esetë dhe shënimet e tij
diskurseve …përshkruajnë shkurtimisht apelin e fiksionit krijues që
qëndron në potencialin e tij hulumtues,marrëdhënies mes leximit
dhe krijimit,po aq dhe mes sprovave të shumta në këtë lëmi aq të
vështirë ,po mjaft tërheqëse për autorin e këtij libri ..do të
nisë Prof.dr.Fatmir Terziu esenë e tij titulluar”Gjata ose lexim-
përgjigjja ndaj humanizmit-liberal.”
Arqile Gjata është poet, prozator studjues e kritik letrar.Ai ka
lindur në qytetin e Vlorës dhe ka studjuar në Institutin e lartë të
Shkodrës.Është botues I tetë vëllimeve me poezi,tre vëllimeve me
prozë si dhe ka shkruar e mbajtur reçesione, referate, kumtesa në
universitete brenda e jashtë shqipërisë.
Është autori I vargjeve të mrekullueshme “të zhurmshme” të
vëllimit “Gratë e poetëve.”

Vijnë gratë e poetëve


Dallgë-dallgë,
mbushur shpirtin me këngë.

Këto gra me luk të ndryshuar


ditë e natë përtypin ëndrra
trullosur nga frymëzimet për burrat.

Gratë e poetëve idilike


“Natyrë e qetë” në kopshtin me ajër të poezisë
feksin si mollë e ndalueme
shembur mbi shtrat
të joshura
nga dashuria e burrave poetë.

Nuk u del shpirti pa u botuar libri


me fjalor muzike
“Gratë janë fajtore”.
Recensa nga Prof. Dr. Begzad Baliu dhe Pr.Dr.Zeqir
Kadriu
STUDIUESI DHE SHKRIMTARI ME DHUNTI TË VEÇANTË
KRIJUESE
1-Jetëshkrimi i qytetarit të angazhuar

Arqile Gjata është njëri prej krijuesve të veçantë në letrat shqipe. I


lindur në Vlorë (1942) dhe i shkolluar në shkollën kombëtare, ai u
largua nga atdheu me familje në Athinë duke pasur një formim të plotë
kombëtar për zhvillimet politike, kulturore, historike dhe sociale në
Shqipëri dhe jashtë saj, në rajon dhe në Europë. Duke qenë i formuar
në kontekstin politik dhe kulturor shkrimtari, publicisti dhe studiuesi
Arqile Gjata në Athinë iu bashkua atyre lëvizjeve kulturore, sociale e
politike, të cilat në rrethanat më të vështira mbajtën gjallë vetëdijen
kulturore, etnike dhe sociale e historike të emigracionit të
fundshekullit XX në Greqi. Gjatë një çerekshkulli të angazhimit të tij në
këto struktura kulturore, letrare e sociale në Athinë, mjeshtri ynë
bashkëpunoi me shtypin shqiptar të kohës dhe me organizata të
emigracionit shqiptar, duke shkruar tekste publicistike, skica të jetës
shqiptare në këtë vend, tregime që më parë se sa sfondin estetik
qiellor, kishin realitetin shpirtëror të shqiptarit në këtë vend, si edhe
deklarata problemore dhe analiza më të gjera për gjendjen e
emigracionit në Athinë dhe përgjithësisht në Greqi. Në këtë mënyrë,
pra me angazhimin e shumëllojshëm dhe të shumanshëm në jetën
shpirtërore, materiale dhe politike të emigracionit shqiptar në Athinë,
shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Arqile Gjata, e përplotësoi
biografinë e tij jetësore dhe një pjesë të rëndësishme të bibliografisë së
tij krijuese. Në të vërteti vazhdoi dhe plotësoi një traditë të krijuar disa
shekuj me radhë në historinë politike, krijuese dhe jetësore shqiptare
në Greqi, e cila kishte kulmuar në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

2-Biografia e zgjeruar e shkrimtarit

Gjatë jetës, përkatësisht qëndrimit në Athinë, Arqile Gjata i është


përkushtuar në mënyrë të veçantë krijimtarisë letrare, fillimisht
poezisë dhe prozës, por ndërkohë edhe esesë e studimit. Të kësaj
natyre janë disa vëllime me karakter publicistik, estetik dhe studimor,
sikur është ai për arvanitasin Aristidh Kolia (2000), i cili në fund të
shekullit të kaluar, me jetën dhe me veprën e tij, qe bërë kulti post-
rilindas i Lëvizjeve patriotike shqiptare kudo që ishin; bashkautor i
kujtimeve të aktores vlonjate "Vaçe Zela - Je lulja më e bukur e jetës!"
(2011); dhe i vëllimit me ese dhe mendime kritike "Një ese për jetën"
(2010). Nuk e di a është e nevojshme të thuhet se mjafton të shihet
vetëm përzgjedhja e temave dhe e personaliteteve kulturore e
kombëtare për të kuptuar dhe për të vlerësuar qëndrimin atdhetar të
autorit ndaj trashëgimisë sonë? Personifikues të tij janë atdhetari dhe
këngëtarja që për më se një gjysmëshekulli ishin sinonim i virtyteve më
të larta të kulturës sonë, të historisë sonë; atdhetari që në kulmin e
krijimtarisë së tij, kap majat e betejave të tij jetësore e shkencore, në
kurorën e të qenit kulti i djalërisë shqiptare në Greqi, Shqipëri dhe në
mënyrë të veçantë në Kosovë; si dhe këngëtarja që me zërin e saj, më
këngët e saj, me bëmat e saj, e mbante të bashkuar kombin edhe
atëherë kur ishte i ndarë mes gjembash me rrymë; dhe që kishte lënë
amanet, që trupi i saj nga emigracioni, fillimisht të zbres në tokën e
Kosovës e pastaj në varrezat e Tiranës.

Pjesën e dytë, mbase më shpirtëroren, e jetëshkrimit të tij e


përbëjnë vëllimet me poezi. Ato nuk janë as të pakta dhe për më tej
kanë vlera domethënëse për biografinë e tij shpirtërore, materiale e
kulturore, prandaj jo rastësisht, autori, më parë se sa me të tjera vlera
krijuese është identifikuar me krijuesin, përkatësisht, shkrimtarin.
Fjalën e kemi për veprat poetike, përkatësisht me vëllimet me poezi
“Kur trazohet jeta”(2005); “Kurorë me ngjyra“ (2006); "Jeta me vjen si
poezi"(2010); “Gratë e poetëve”(2009); vëllimin me poezi të zgjedhura
"Kur thinjet deti" (2012); si dhe vëllimin me tregime: “Qyteti që kërkon
muzikë”(2012).

Në qoftë se mund të themi se krijimtaria e tij letrare tregimtare,


në njëfarë mënyre a një tjetër, ofron senstin e tij prej polemisti,
gazetari e pamfletisti i kohës, krijimtaria e tij poetike në fushë të
poezisë është plotësisht e çliruar prej përbërësve të jashtëm.
Përkundrazi, ajo përfaqëson gjithë shqetësimet e brendshme
shpirtërore të jetës. Prandaj nuk është e rastit, pse gjatë kësaj kohe,
shkrimtari ynë Gjata, përveç vëllimeve të veçanta me poezi është
kujdesur që të botoj edhe një vëllim tjetër me poezi të zgjedhura. Poezi
të zgjedhura të këtij autori janë përzgjedhur në disa nga antologjitë
tematike dhe estetike të kohës, sikur janë vëllimet “Itaka e fjalës” dhe
“Qiejt e shpirtit!”, si dhe vëllimit dygjuhësh rumanisht-shqip “Çelsi i
shpirtit”, cikli i poezive në gjuhën rumune në revistën “Hahemus” etj.
Kështu, nëse me angazhimet e tij qytetare në Athinë Arqile Gjata krijoi
biografinë jetësore të tij, me të cilën vazhdon të komunikoj në
ambientin ku jeton, kryesisht ndërmjet Athinës dhe Vlorës; me
krijimtarinë e tij letrare dhe sidomos poetike, ai ndërtoi biografinë
kulturore dhe shpirtërore, me të cilën vazhdon të komunikojë në një
hapësirë më të gjerë nacionale dhe ndëkombëtare, për faktin se ai
krijimtarinë letrare e ka botuar jo vetëm në gjuhën shqipe po edhe në
gjuhë të tjera greqisht, italisht, anglisht.

3-Prej krijimtarisë letrare te studimi i tyre

Libri më i ri i Arqile Gjatës mban një titull jo shumë të zakonshëm


Të pikturosh fjalën...të pikturosh dritën, i cili vetëm i ndihmuar nga
nëntitulli (Mozaik letrar), të bën të kuptosh përmbajtjen e tij. Duke
qenë artist i fjalës më parë se sa studiues i saj, ai ka përzgjedhur një
titull që më shumë sjell domethënien e dorës së piktorit se sa pendën e
studiuesit. Prandaj edhe nuk është e rastit që në tekstet e tij të
përfshira në këtë vëllim janë trajtuar apo bashkuar, kur bashkë e kur
ndaras, poezia dhe letërsia popullore, përkatësisht lirika shqipe; proza
dhe eseja, reportazhi i karakterit historik dhe proza e jetës,
përkatësisht imagjinarja si reflektim shpirtëror në vend të
deskriptivitetit si natyrë historike.

Tekstet e kësaj natyre hapen me studimin përkushtues mbi


ndikimin e folklorit të krahinës etnografike të Labërisë në poezinë e Ali
Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos Arapit. Ç’është e vërteta një studim i
kësaj natyre mungon në letrat shqipe jo vetëm për grup autorësh, po
edhe për autorë të veçantë, e aq më pak për periudha të caktuara.
Diskutimet, përkatësisht vlerësimet në këtë drejtim janë të shumta dhe
të gjithanshme. Sigurisht mbi të gjitha për natyrën gjuhësore dhe
stilistike të vlerave. Nëse për autorin e parë Ali Asllanin, mund të
thuhet se mori shumë nga letërsia popullore dhe këtë ndikim e njohin
të gjitha dijet e deritanishme, të evidentuar edhe në tekstet shkollore,
për shkrimtarin e dytë Nexhat Hakiun, kjo dije na ka munguar qoftë në
përmasa njohëse qoftë në përmasa akademike. Ndryshe ndërkaq
mund të thuhet për autorin e tretë, vepra e të cilit me kohë, krahas
Kadaresë dhe Agollit, i ka kaluar kufijtë e njohjes së saj brenda
lexuesve e studiuesve në gjithë hapësirën shqiptare. Njohjet e
deritanishme, gjithashtu kanë reflektuar shumë për përpunimin e
shkëlqyer që studiuesi, prozatori dhe poeti ia ka bërë letërsisë
popullore. Në të vërtetë duke qenë njohës sistematik i epikës dhe
lirikës shqiptare Arapi arriti ta përpunojë atë në atë përmasë të cilën
nuk e bënë paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij.

Studimi tjetër me titull identifikues “Musine Kokalari - e vetmja


poete e shkrimtare femër e viteve 1935–1945”, nxjerr në pah edhe një
anë të biografisë jetësore dhe të bibliografisë shkrimore, të njërës prej
femrave krijuese, mbase më të panjohura në letrat shqipe. Në të
vërtetë duke bërë portretin e saj poetik, ai përplotëson edhe anë të
tjera komplementare të kulturës së saj të gjithanshme, por edhe
shumë tragjike në jetën shqiptare.

Në vazhdim autori sjell një vështrim të njërës prej shkrimtareve


të kohës sonë Lida Lazaj, e cila, sikur konstaton ai, vjen në tryezën e
poezisë së sotme me forma, dendësi stilistike, figuracion, kuptim,
kontekst dhe ambiguitet të vargut. Në të vërtetë, reflekton studiuesi
ynë Arqile Gjata, si e tillë “poezia e Lida Lazajt është një sinteze
mendimesh e ndjenjash të purpurta, të cilat varen nga këndvështrimi i
lexuesit që gjykon për to, nga situatat dhe dilemat kur autorja i hedh
këto vargje në letër, nga niveli kulturor i saj, për të shprehur sa më
shumë botën e saj në lidhje me realitetin ku jeton, me muzën poetike se
si kjo “magji” vjen, dhe sa pragmatiste është në ato që shpreh
brendashkruar poezisë së saj”. Kjo është edhe arsyeja pse qasja e tij
ndaj kësaj poezie është e karakterit gjuhësor, stilistik e sistematik.
Brenda këtij vëllimi studimor e kur e kur edhe eseistik, është botuar
një vlerësim tashmë i bërë shumë herë publik ndër mediet elektronike
dhe të shtypura në hapësirën shqipfolëse të globit. Fjala është për
romanin e shkrimtarit Nevruz Abilekajt, “Shoku Hiç”, përmbajtjen,
tematikën, stilin gjuhësor, intrigën dhe gjithë boshtin filozofik, të të
cilit e ka sjellë në mënyrë të gjithanshme. Në të gjithë këta përbërës
romanor autori ka sjellë reflektime nga më të gjërat dhe nga më të
gjithanshmet. Këtij studimi mbase më mirë do të ishte t’i paraprinte
një studim tjetër me karakter historiko-letrare dhe krahasues. Fjalën e
kemi për njërin prej studimeve më të kompletuar të këtij vëllimi
“Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së Murat Isakut”.
Shkrimtarët Murat Isaku dhe Abdylaziz Islami janë bardët e poezisë
shqipe në njërin prej ishujve të shumtë të trojeve shqiptare, kësaj
radhe në Maqedoni. Sado që jetën shoqërore dhe letrare e kanë bërë
në këtë cep të trojeve etnike shqiptare, ata janë formuar dhe disa nga
veprat e tyre i kanë botuar në Shkup, sado që veprat më të mira dhe
më të realizuara i kanë botuar në Prishtinë. Duke qenë krijues që majat
e tyre i kanë arritur në vitet ’70-‘80, ata pas kësaj periudhe sikur filluan
të harrohen në letrat shqipe.

Dekadën e fundit, në shtypin shqiptar dhe sidomos në hapësirën


internetike shqiptare studiuesi Fatmir Terziu është një nga
përfaqësuesit më tipik të mendimit kritik dhe krijues, prandaj
reflektimi i Arqile Gjatës përmbi krijimtarinë e tij letrare paraqet një
anë të rëndësishme të koncepteve teorike dhe letrare jo vetëm për
këtë autor po edhe për shkrimtarë të tjerë të kohës sonë. I kësaj
natyre, sa teoriko-letrare aq edhe persiatëse e filozofike është artikulli
për krijimtarinë letrare të poetit Myslim Maska, por reflektimet dhe
përkufizimet për Terziun shkojnë përtej një vlerësimi të rastit dhe
brenda një vepre, sepse ai, sipas autorit tonë është “një intelektual,
sikur do të thoshte shkrimtari dhe gazetari Ramiz Kelmendi, me I (të
madhe), studiues dhe kritik “i thirrur” në letërsinë shqipe, që t’i falë
asaj mendjen dhe potencialin e tij si personalitet i çmuar në fushën e
studimeve dhe të kritikës së sotme shqiptare”. Në të vërtetë, vazhdon
Z. Gjata, “Profesor Fatmir Terziu me vullnet dhe inteligjencë mendore, i
pasur me kulturë dhe dije shumë të thella shkencore nga shumë fusha
të kategorive filozofike e botëkuptimore, gjuhësore e letrare, gjurmues,
hulumtues dhe një mjeshtër në gjetjen e atyre vlerave dhe talenteve, e
atyre prurjeve, që duhen pasqyruar, promovuar dhe të individualizuar
në tërë botën letrare shqiptare është tejet i veçantë e dinjitoz në penën
e tij, ne mendimin e tij filozofik dhe në studimet e tij shkencore”.

Në krijimtarinë letrare të dy dekadave të fundit, në mesin e


krijuesve, e sidomos prozatorëve shqiptarë që ka treguar individualitet
të plotë është edhe romancieri e tregimtari i dalluar Ardian Kristian
Kyçyku, të cilin e ka bërë objekt në veprën e tij, duke u ndalur në
mënyrë të veçantë në romanin e tij “Homo çkena”. Ky roman, thekson
autori “është një bukuri e vajtueshme, pikëlluese dhe një realitet, që ka
një qendërshikimi të çuditshëm. Fuqia e fjalës së autorit na bënë të
jetojmë në një kohë jo normale, që lexohet si histori e mërgimtarëve, si
lëvizje të personazheve, që kryqëzohen mes ndjenjave të fuqishme ku
ndeshen e çuditshmja me realen, fjala brilante me absurdin estetik,
bota e madhe shpirtërore me vrojtimet e tejdukshme të mendimit, të
shtrira këto në kohë sipas trio-raportit, dje, sot, nesër”. Po kështu
mund të thuhet edhe për krijuesin kompleks në disa gjini dhe lloje të
krijimtarisë letrare, duke përfshirë këtu mediet dhe artin e saj Roland
Gjozën, si dhe misticizmin e realen e trupëzuar në disa tregime të
autorit Gëzim Strora, apo edhe për romanin e Thanas Mediut, një
shkrimtar i llojit të veçantë që kërkon të ngrohë çdo lexues që ka
dëshirë të lexojë prozë (roman) me përshkrimin dhe portretizimin e
personazheve e karaktereve të tyre, të botës së tyre, jo thjesht si një
ecje e zakonshme nëpër faqet e romanit, por ethshëm e me padurim
për t’i njohur ata dhe për të zhbiruar çdo skutë e çdo gjë të
qenësishme, emocionuese dhe ëndërruese.

Një gazetare dhe krijuese me potencë të dukshme në shtypin


elektronik e internetik viteve të fundit është shfaqur edhe shkrimtarja
Raimonda Moisiu, kur nga Amerika e kur nga Europa, ndërsa një model
tipik i hapësirës së brendshme është ajo e Fatime Kullit, me të cilat një
autor i angazhuar si Z. Gjata, i cili e bën jetën e aktivistit në mërgim,
është e natyrshme të merret. Dhe është mirë që është marrë, sepse si
askund tjetër portreti i tyre merr përmasat e duhura të krijueseve me
një gjallëri të pasur imagjinative.
Një kapitull më vete në këtë vepër paraqesin esetë e tij, për të
mos thënë një cikël esesh me titull “Raportet midis së tashmes dhe të
kaluarës”. Do të doja që me këtë cikël esesh të merrem gjatë,
gjerësisht dhe në mënyrë të shumanshme. Ese a përsiatje, reflektime
apo diskutime, kujtese apo obligim ndaj së kaluarës. Mund të
përkufizoheshin kështu apo ashtu... Në një mënyrë apo një tjetër...
Mbi këtë cikël esesh mund të mbishkruhej nga secili lexues një cikël
tjetër, njëfarë mbishtrese, mbishkrimi, mbivendosje apo krejt ndryshe.
“Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të
jetës, sidomos tani që edhe ëndrrat na janë rralluar ca!”, - shkruan
autori që në hyrje të tyre. A nuk është ky një sens, një ideal, një
pretendim i gjithë brezit, përkatësisht i të gjitha brezave, që tashmë
kanë realizuar veten, idetë, përpjekjet e tyre, por ja që kanë edhe
shumë ëndrra të parealizuara. Ato janë ëndrra fëmijërie, ëndrra
shpirtërore e materiale, tema të mëdha të etinicitetit tonë, të kulturës
sonë, të qytetërimit tonë.

Vëllimi i Arqile Gjatës mbyllet me një cikël opinionesh për veprat


e disa prej krijuesve të kohës sonë. Këtij kapitulli i prin shënimi për
poezinë e Armela Hysit, Stefan Martikos, Irena Ilo Gjançit, Alush
Avdylit, Spiro Qirxidhit, Katerina Dhimes, Abas Goxhajt etj. Shembullin
e këtyre vlerësimeve mbase më së miri e shpreh me paraqitjen që i ka
bërë shkrimtarit Spiro Qirxidhi: “Mund të them me bindje se romani
“Rishfaqja e Noes” është një pikëllim brilantësh ende të pa shpërndarë
në botën e letrave shqipe. Me siguri ky roman do jetë “modeli” i
vlerave artistike e letrare të një shkrimtari rebel e i çmendur i romanit
në të ardhmen”. Të kësaj natyre, padyshim janë edhe shënimet për
veprat e tjera dhe për autorët e tyre. Në të vërtetë ato janë vlerësime e
më shumë përsiatje dhe reflektime për botimet e disa prej krijuesve
me poezi dhe trajta të tjera të tekstit letrar, ese e romane. Janë
shënime dhe opinione për gjuhën e tyre, për tingëllimën e vargut të
tyre, për semantikën shumështresore të poezisë a të mendimit të tyre,
për rrafshin tematik dhe horizontin e pritjes së tyre.
Me të gjitha këto studime, vlerësime, kritika, ese e përsiatje të
tjera të kësaj natyre, studiuesi, publicisti dhe poeti Arqile Gjata
përmbyll një vëllim me interes në letrat shqipe.

Prishtinë, më 17 shkurt 2017 Prof. dr. Begzad Baliu

You might also like