Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 72

UNIVERSITETI I PRISHTINËS '' HASAN PRISHTINA ''

FAKULTETI JURIDIK
STUDIME POSTDIPLOMIKE-MASTER

DREJTIMI FINANCIAR

PUNIM DIPLOME
Struktura financiare nё Kosovё vёshtruar nga aspekti i depozitave
nё periudhёn 2008-2016.

MENTORI: KANDIDATI:
Prof.dr. Mejdi Bektashi Donika Sekiraqa

Prishtinë, 2017
FALËNDËRIME DHE MIRËNJOHJE

Rrugëtimi im në studimet Master ishte një rrugtim me mund dhe poashtu me gjëra
interesante. Për rrjedhojë, do ta kufizoj vetëm me falënderimin e disa prej shumë personave,
të cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mia, të cilëve do të doja t’u shprehja
mirënjohjen time. Një falënderim special shkonë për Udhëheqësin tim, Mentorin. Prof.dr.
Mejdi Bektashi, për ndihmën dhe mbështetjen e ҁmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime
dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit tim të diplomës. Falenderojë miqtë e mi për
mbështetjen që më kanë dhënë. Dëshiroj, për fund, të bëjë një mirënjohjë të thellë për
familjen time së cilës i detyrohem për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa
të vështir aq edhe të bukur!

i
ABSTRAKTI

Arsyeja pse u përqëndrova në studim këtë temë është fakti se Depozitat në Kosovë luajnë një
rol mjaft të rëndësishëm në sektorin financiar. Depozitat bankare dhe kredit janë në rritje,
ndërsa shkalla e shërbimeve financiare po shenon zgjerim. Banka Qendrore e Kosoves e ka
autoritetin të lincencoj, mbikëqyr dhe rregulloj institucionet financiare në territorin e
Republikes së Kosovës. Mbase 90% të aseteve të bankave kryesisht janë të kapitalit të huaj.

Sektori i bankave komerciale përbëhet prej 10 bankave. Bankat komerciale ofrojnë pakon e
plotë të shërbimeve bankare, përfshirë : huat, garancit, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e
kursimeve, depozitat e afatizuara, transferet në vend dhe jashte tij, si dhe shërbimet për
ruajtjen e gjësendeve me vlerë. Burim kryesor i depozitave vazhdojnë të jenë ekonomitë
familjare, ndërsa në aspektin e maturitetit dominojnë depozitat me afat të shkurtër.

Do të trajtojmë një etap të vitëve gjegjësisht vitet 2008-2016 se me çfarë gjendje te


depozitave përballet struktura financiare dhe çfarë rëndësie kanë ato po në strukturën
financiare. Poashtu do të bëjm një vlersimë të raporteve të BQK-së përgjatë viteve 2008-
2016.

Në fund do të bëjmë një krahasim në mes Kosovës dhe shtetëve të rajonit ku vështrim
kryesor do të jenë depozitat.

ABSTRACT

The reason why I studied this topic is the fact that Deposits in Kosovo play a very important
role in the financial sector. Banking and credit deposits are on the rise, while the scale of
financial services is marking expansion. Central Bank of Kosovo has the authority to lend,
supervise and regulate financial institutions in the territory of the Republic of Kosovo.
Perhaps 90% of banks' assets are mainly foreign capital.

ii
The commercial banks sector consists of 10 banks. Commercial banks provide a full range of
banking services, including: loans, guarantees, current accounts, savings accounts, term
deposits, transfers at home and abroad, as well as valuables services. The main source of
deposits continues to be households, while in terms of maturity, short-term deposits
dominate.

We will address a year-over-year, especially years 2008-2016, with what kind of deposit
situation the financial structure faces and what importance they have in the financial
structure. We will also make an evaluation of CBK reports during 2008-2016.

In the end, we will make a comparison between Kosovo and the countries of the region where
the main points will be deposits.

iii
PËRMBAJTJA E TEMËS

I. Abstrakti ………………………………………………………………………iii
II. Përmbajtja e temës ……………………………………………………………iv
IV. Fjalët kyqe …………………………………………………………………….vii
V. Lista e tabelave dhe figurave ………………………………………………...viii
VI. Hyrja ………………………………………………………………………........1

KREU I
1. DEPOZITAT
1.1 Definicioni i depozitave ………………………………………………………….3
1.2 Rëndësia e depozitave ……………………………………………………………4
1.3 Çfarë roli luajnë depozitat në ekonominë e Kosovës …………………………….4
1.4 Banka depozitare …………………………………………………………………5
1.5 Institucionet e depozitave në SHBA ……………………………………………..8
1.5.1 Bankat e biznesit ………………………………………………………………..8
1.5.2 Kooperativat e kursimit-kreditit ………………………………………………..9
1.5.3 Arkat e kursimit ………………………………………………………………..10
1.5.4 Kooperativat e kreditit …………………………………………………………11

KREU II
2. RRJEDHA E DEPOZITAVE SIPAS RAPORTEVE VJETORE TË BQK-së
GJATË VITEVE 2008-2016
2.1 Raporti vjetor 2008 ……………………………………………………………..12
2.2 Procesi i themelimit të Agjensionit për Sigurimin e Depozitave ………………...12
2.3 Depozitat e thesarit dhe Depozitat e AKP-së ……………………………………14

iv
3.1 Raporti vjetor 2009 ……………………………………………………………..16
3.1.1 Trendi i depozitave gjatë vitit 2009 …………………………………………....17

4.1 Raporti vjetor 2010 ……………………………………………………………..19


4.1.1 Struktura e depozitave …………………………………………………………19
4.1.2 Normat e interesit ne depozita …………………………………………………22
5.1 Raporti vjetor 2011 ……………………………………………………………..23
5.1.1 Struktura e depozitave sipas sektorëve …………………………………………23
5.1.2 Struktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit …………………………..24
5.1.3 Depozitat ne Kosove nga jo-rezidentet …………………………………………26
5.1.4 FSDK dhe roli i saj per garantimin e depozitave ……………………………….27

6.1 Raporti vjetor 2012 ……………………………………………………………..28


6.1.1 Banka Boterore ne rolin e depozitave ne Kosove ………………………………28
6.1.2 Struktura e depozitave sipas sektorëve dhe maturitetit ……………………........29
7.1 Raporti vjetor 2013 ………………………………………………………………32
7.1.1 Trendi i rritjes së depozitave …………………………………………………….32
7.1.2 Struktura e depozitave sipas sektorëve …………………………………………..33
7.1.3 Struktura e depozitave të ndërmarrjes …………………………………………...34
7.1.4 Depozitat e jo-rezidentëve ……………………………………………………….36
7.1.5 Depozitat sipas afatit të maturitetit……………………………………………….36
8.1 Raporti vjetor 2014 ……………………………………………………………….37
8.1.1 Struktura e depozitave në bankat komerciale ……………………………………37
8.1.2 BERZH dhe Fondi i Sigurimit te depozitave ……………………………………40

9.1 Raporti vjetor 2015 ……………………………………………………………….41


9.1.1 Depozitat e sektorit bankar ………………………………………………………41
9.1.2 Depozitat e ndërmarrjeve ………………………………………………………...42
9.1.3 Depozitat e jo-rezidentëve ………………………………………………………..42
9.1.4 Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit ………………………………….42

v
9.1.5 Depozitat e afatizuara …………………………………………………………..42
10.1 Raporti vjetor 2016 …………………………………………………………….44
10.1.1 Struktura e depozitave ………………………………………………………...45
10.1.2 Norma mesatare e interesit në depozita ……………………………………….46
10.1.3 Norma mesatare e interesit në depozita për ndërmarrje ………………………47
10.1.4 Norma mesatare e interesit në depozita për ekonomitë familjare …………….48

KREU III
3. KOMPARACIONI I DEPOZITAVE NE SISTEMIN BANKAR TË KOSOVËS
ME DISA SHTETE TË RAJONIT
1. Komparacioni me Shqipërinë ……………………………………………………...49
2. Komparacioni me Maqedoninë …………………………………………………....52
3. Komparacioni me Malin e Zi ……………………………………………………...53
4. Komparacioni me Serbinë …………………………………………………………54

4. BIBLIOGRAFIA ………………………………………………………………...56

vi
SHKURTESAT

☞ Depozitat

☞ Ekonomia e Kosovës

☞ Banka Qendrore e Kosovës

☞ Banka Botërore

☞ Raportet Vjetore

☞ Struktura e depozitave

☞ Depozitat e afatizuara

☞ Depozitat sipas maturitetit

☞ Depozitat e ndërmarrjeve

☞ Depozitat e jo-rezidentëve

☞ Norma e interesit në depozita

☞ Fondi për sigurimin e depozitave në Shqipëri ASD

☞ Komparacioni

☞ Shqipëria

☞ Maqedonia

☞ Mali i Zi

☞ Serbi

vii
LISTA E FIGURAVE

Tabela 1. Pasuritë dhe detyrimet kryesore të ndërmjetësve financiar………………………9

Figura 1. Ecuria e depozitave të llogarimbajtësve kryesorë të BQK‐së, në milliarda euro


Figura 2. Ecuria e depozitave të Thesarit dhe institucionet tjera qeveritare dhe të AKP-s gjatë
vitit 2008, në miliona euro………………………………………………………………….16
Figura 3. Trendi i depozitave në sektorin bankar-gjithsej depozita, në mijëra euro………..18
Figura 4. Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje…………………………….20
Figura 5. Struktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit, në përqindje ……………..21
Figura 6. Struktura e depozitave sipas sektorëve në përqindje…………………………….23
Figura 7. Struktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit në përqindje………………25
Figura 8. Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje…………………………….30
Figura 9. Struktura e depozitave sipas afatit të maturitetit, në përqindje…………………..31
Figura 10. Trendi i rritjes së depozitave, në përqindje……………………………………..33
Figura 11. Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje…………………………...34
Figura 12. Struktura e depozitave të ndërmarrjeve sipas sektorëve, në përqindje………….35
Figura 13. Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit, në përqindje………………….36
Figura 14. Struktura e depozitave në bankat komerciale…………………………………...38
Figura 15. Struktura e depozitave sipas maturimit, në përqindje…………………………..39
Figura 16. Struktura e depozitave të afatizuara…………………………………………….40
Figura 17. Struktura e depozitave në përqindje ……………………………………………41
Figura 18. Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit ………………………………..43
Figura 19. Depozitat e afatizuara…………………………………………………………...44
Figura 20. Struktura e depozitave në përqindje…………………………………………….45
Figura 21. Norma mesatare e interesit në kredi dhe depozita ……………………………..46
Figura 22. Norma mesatare e interesit në depozita………………………………………...47
Figura 23. Norma mesatare e interesit në depozitat për ndërmarrje, sipas kategorive…….48
Figura 24. Norma mesatare e interesit në depozitat për ekonomitë familjare, sipas kategorive
……………………………………………………………………………………………...48
Figura 25. Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri…………………………………...50

viii
HYRJA

Duke vlersuar rëndësin, dhe kompleksitetin e tij kjo temë në mënyrë modeste, synon të
prezantojë depozitat dhe rëndësin e tyre në strukturen financiare në Kosovë.

Viti 2008, një viti tejet të rëndësishëm për Kosovën, një viti që u shënua me germa të arta në
historinë e Kosovës si Vit i Pavarësisë. Viti 2008 karakterizohet edhe me krizën financiare
globale, që konsiderohet si një nga krizat më të mëdha botërore. Përkundër krizës së fundit
financiare, sektori financiar i Kosovës mbeti stabil dhe i qëndrueshëm, duke shënuar
kryesisht rritje të depozitave dhe të kredive.

Gjatë vitit 2009 pati poashtu një rritje mjaft të lartë të depozitave (rreth 21%), por megjithatë
më të ngadalshme se në vitin paraprak. Në strukturën e depozitave dominojnë depozitat e
ekonomive familjare me mbi 60%.

Në vitin 2010 ekonomia botërore shënoi një rritje vjetore prej rreth 5%, që tejkaloi
parashikimet paraprake të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa kjo rritje në radhë të parë
ishte si rezultat i rritjes ekonomike në SHBA dhe Japoni, rritjes së prodhimit industrial,
stabilizimit të tregjeve financiare dhe rritjes së vëllimit të tregtisë botërore. Gjatë vitit 2010
pati një rritje të depozitave në krahasim me vitin 2009 (rritja vjetore 11%), por megjithatë më
të ngadalshme se në vitin paraprak. Në strukturën e depozitave dominojnë depozitat e
ekonomive familjare me mbi 67% (rritja prej 7% në krahasim me vitin paraprak), ndërsa
depozitat e ndërmarrjeve kishin pjesëmarrjen prej 27 %.

Viti 2011 është viti i themelimit të Fondit për Sigurimin e Depozitave. Ky fond është
themeluar me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të
licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së
Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të
një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut.

Viti 2012 dhe 2013 jane vitet kur depozitat e mbledhura brenda vendit vazhduan të jenë
burim i qëndrueshëm i financimit për bankat që operojnë në Kosovë, duke e bërë ekonominë
e vendit më pak të varur nga lëvizjet në ofertën dhe koston e fondeve nga jashtë.

Sektori bankar ka vazhduar të zvogëloj normat e interesit si në kredi ashtu edhe në depozita.

1
Norma mesatare e interesit gjatë muajit dhjetor 2014 ishte 9.2 përqind, ndërsa mesatarja e
interesit në depozita ishte 1.1 përqind.

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2015 po karakterizohet me ritëm të përshpejtuar të rritjes.


Depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje vjetore prej 6.3 përqind, duke arritur
vlerën prej 2.57 miliardë euro në qershor 2015.

Në vitin 2016, depozitat arritën në 2.90 miliard euro. Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave
diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat shënuan rritje vjetore prej 8.0
përqind.

2
KREU I
DEPOZITAT

1.1 Çfarë janë depozitat ?

Banka mund të grumbullojë mjete duke emetuar obligacione në formë depozitash të kursimit.
Depozitat janë burime primare të mjetëve të bankave .1

Institucionet e depozitave apo bankat janë ndërmjetës financiar që pranojnë depozitat e


individëve dhe të institucioneve dhe japin hua.2

Depozitë - shuma e parave të paguara në institucionin financiar që pranon depozita, me kusht


që të rikthejë plotësisht atë shumë, me apo pa interes ose premium, qoftë si llogari rrjedhëse
apo si depozitë me afat, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale të aplikuara.

Institucioni financiar që pranon depozita – një institucion financiar që është licencuar nga
Banka Qendrore për të pranuar depozita në përputhje me nenin 44 të Ligjit për Bankat.3

Depozitor i siguruar - personi fizik apo juridik që nuk është përjashtuar nga sigurimi sipas
nenit 6 të ligjit bazik, dhe që ka të siguruar depozitat në një apo më tepër llogari në një
institucion financiar që pranon depozita.

Depozitat e pranueshme – gjithsej depozitat të një depozitori të siguruar minus depozitat e


përjashtuara të këtij depozitori plus interesi i mbledhur.

Depozitat e siguruara - depozitat e pranueshmetë një depozitori të siguruar minus detyrimet


me vonesë të këtij depozitori ndaj institucionit të siguruar, deri në shumën në përputhje me
nenin 3, paragrafin 1. të këtij ligji.

Institucioni financiar që pranon depozita – një institucion financiar që është licencuar nga
Banka Qendrore për të pranuar depozita në përputhje me nenin 44 të Ligjit për Bankat. 4

______________________________________
1
MISHKIN - Tregjet dhe Institucionet financiare; Columbia University; fq.47
2
Po aty, fq 57
3
Ligji për Bankat dhe Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet finaciare jobankare- Nr.04/L-
093 (Eshte miratuar më 11 maj 2012).
4
Ligji për sigurimin e depozitave – Nr.04/L-216
3
1.2 Rëndësia e depozitave
Burimi kryesor i financimit të aseteve të sektorit bankar të Kosovës mbeten depozitat.

Ligji i cili është aprovuar në vitin 2009 nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një hap shumë të
rëndësishëm për rritjen e nivelit të depozitave në sektorin bankar pasi që shton sigurinë e
depozitave.5

Depozitat në sektorin bankar të Kosovës si burim kryesor kanë ekonomitë familjare, por edhe
ato të ndërmarrjeve.

“Në kushte normale, depozitat e ekonomive familjare konsiderohen si burimi më i


qëndrueshëm i financimit për bankat ngase përbëjnë shuma më të vogla nga një numër i
madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët për të tërhequr depozitat e tyre në
kohën e njëjtë”6

“Prandaj, trendi i depozitave të ekonomive familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit


të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky
nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare, me ç
‘rast rritja e tyre nënkupton rritje të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe
qëndrueshmëri të sektorit bankar. Notimi i këtij nëntreguesi është i zhdrejtë. Sa më e lartë
norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit”7

1.3 Çfarë roli luajnë depozitat në ekonomin e Kosovës

Aktualisht, sektori bankar së bashku me shpenzimet qeveritare, janë të vetmet burime të


injektimit të parave në ekonominë e Kosovës.

________________________________________
5
Ligji për sigurimin e depozita – Nr.04/L216.
6
Ahmet Manqellari,Sulo Dadëri, Hyrje në Ekonomi, Tiranë, fq.371 dhe 373
7
Bujar Leskaj, Adriatik Kotorri; Paraja dhe Banka, fq. 15
4
Perderisa bankat janë i vetmi institucion i injektimit të parave në ekonomi, bankat janë
indikatori kyç në krijimin e vendeve të punës, në rritjen e produktivitetit dhe inovacionit.
Deri tani, normat e interest në kreditim kanë qenë shumë më të larta përderisa në depozita
shumë më të ulta.8

1.4 Banka depozitare

Bankat komerciale paraqiten si ndermjetsuese kryesore ndërmjet subjektëve, të cilat kanë

teprica të mjeteve financiare dhe subjekteve që kanë nevoja më të mëdha për investime apo

harxhime nga kurismet e tyre. Bankat komerciale, depozitat e mbledhura i plasojnë në


ekonomi në formë të kredive (afatshkurta apo afatgjatë) dhe te popullata, në fomrë të kredive
për banesa apo për nevoja të tjera ekzistenciale.9

Burimet depozitare te mjeteve të bankës mund t'i klasifikojmë në dy grupe themelore:

1. Burimet depozitare të mjeteve dhe


2. Burimet jodepozitare të mjeteve.

Potenciali depozitar paraqet burimin kryesor, nga i cili formohen mjetet e tërsishme të
bankës. Këtu hyjnë mjetet monetare, të cilat transaktorët jobankarë i mbajnë në llogaritë e
bankave.

Burimet depozitare të mjeteve ndahen në 3 kategori :

 Depozitat me të parë (a vista),


 Depozitat e afatizuara (afatëgjatë, incestivë) dhe
 Depozitat speciale.

________________________________________
8
Refik Kryeziu; Sistemi bankar e kreditor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik, fq.36
9
Prof.Dr. Gazmend Luboteni; Bankat dhe afarizmi bankar ; fq. 41

5
Burimet jodepozitare të mjeteve të bankave ndahen në 3 kategori :
 Kreditë bankare
 Burimet e tjera (të tregut) dhe
 Kapitali i bankës 10

Në fillim të procesit të tranzicionit (fillimi i viteve të nëntëdhjeta të shkullit të kaluar) në


shumë vende akoma dominonin bankat në pronësi shtetërore apo ato të privatizuara të
pronarëve vendor. Depërtimi në shkallë të gjerë i bankave të huaja ka filluar në fund të
viteve të nëntëdhjeta. Në Kosovë bankat e huaja depërtuan të parat në treg dhe më pas ato
vendore. Për më tepër, për më shumë se një vit Micro Enterprise Bank (banka e parë në
Kosovë) operoi e vetme në treg. Kushtet e matura të licencimit ishin arsyeja kryesore. Kjo
bankë, e cila u transformua në nëntor të vitit 2003 në ProCredit Bank, filloi aktivitetin në
janar të vitit 2000 dhe është në pronësi të disa agjensioneve zhvillimore dhe
institucioneve ndërkombëtare. Në vitin 2001 u licencuan dhe filluan aktivitetin edhe
gjashtë banka tjera: Banka e Re e Kosovës, Banka Amerikane e Kosovës, Banka për
Biznes, Banka Ekonomike, Kasabank dhe Banka Kreditore e Prishtinës.11

________________________________________
10
Prof.Dr. Gazmend Luboteni ; Bankat dhe afarizmi bankar. fq 167-169.
11
Në nëntor të vitit 2001, Banka Amerikane e Kosovës u transformua në Raiffeisen Bank, pasiqë 70
përqind e aksioneve u blenë nga Raiffeisen International nga Austria dhe nga korriku 2003 edhe pjesa
e mbetur e aksioneve kaloi në pronësi të kësaj banke.

6
Karakterisitikë e rëndësishme e afarizimit të bankave depozitare është transformimi kohor i
mjeteve/depozitave/likuide në plasmane bankare afatgjatë, gjë që përherë e aktualizon
likuiditetin e bankës dhe e vështërson realizimin e maksimalizimit të fitimit të bankës.

Karakterisitkë e dyte e bankave komerciale është se ato paraqiten në një rol të dyfishtë: si
institucion monetar dhe si institucion jomonetar. Si institucion i sistemit monetar paraqitet
pasi që bankat depozitare shfrytëzojnë mjete depozitare të sektorit ekonomik dhe personave
fizikë dhe me anë të të cilave kryen qarkullimin zhiral të pagesave.12

Si institucion jomonetar banka depozitare paraqitet në rolin e mobilizatorit të mjeteve


depozitare jomonetare, siç janë kursimet e paafatizuara dhe të afatizuara të popullësis, të cilat
janë baza për të lejuar akordimin e kredive afatmesme për transaktorët e ndryshëm të sektorit
ekonomik dhe të kredive konsumuese, të cilat i shfytëzon popullësia.

Në Kosovë sot veprojnë 10 banka komerciale , prej të cilave 8 banka në pronësi të huaj dhe 2
banka janë në pronësi vendore.

Bankat komerciale-depozitare janë:

 ProCredit Bank
 Raiffeisen Bank
 TEB
 NLB Prishtina
 Banka për Biznes
 Banka Ekonomike
 Banka Kombëtare Tregtare
 Turkiye Cumhuriyeti Ziraat bankasi
 Komerciajalna Banka.
 Turkiye is Bankasi

________________________________________
12
Dr. Feridun Ergin. ''Kredi Sistemi'' , Istanbul 1975, fq.67
Bankat në pronësi të huaj dominojnë tregun bankar të Kosovës me një pjesëmarrje prej 90% të
gjithsej aseteve të sistemit bankar, ndërsa bankat në pronësi vendore menaxhojnë pjesën e mbetur prej
10% të aseteve.

7
1.5 Institucionet e depozitave në SHBA
Institucionet e depozitave (të cilat në krejt librin për arsye thjeshtësimi i kemi quajtur banka)
janë ndërmjetës financiarë që pranojnë depozitat e individëve dhe të institucioneve dhe japin
hua. Këtu hyjnë bankat dhe institucionet e kursimit: kooperativat e kursim-kreditit, arkat e
kursimit dhe kooperativat e kreditit.13

Bankat e biznesit (operative). Këta ndërmjetës financiarë kryesisht mbledhin mjete me anë
të emetimit të depozitave transakcionare (depozita në bazë të të cilave mund të lëshohen
çeqe), depozitave të kursimit (depozita që mund të paguhen menjëherë, por që në bazë të tyre
nuk mund të lëshohen çeqe) dhe depozitave të afatësuara (depozita me afate fikse të
maturimit).

Mjetet e grumbulluara në këtë mënyrë përdoren për dhënien e kredive për biznes dhe kredive
konsumuese dhe hipotekare, si edhe për të blerë obligacione shtetërore dhe obligacione të
pushtetit lokal. Në ShBA ka rreth 8.100 banka të biznesit që përbëjnë grupin më të madh të
ndërmjetësve financiarë me diversitet më të madh në portofolin (koleksionin) e pasurisë.

________________________________________
13
Mishkin, ''Tregjet dhe Institucionet financiare'' ; fq, 58.

8
TABELA I :Pasuritë dhe detyrimet kryesore të ndërmjetësve financiar.

Burimi: Llogaria e rrjedhave të fondeve të Rezervave federale.

Kooperativat e kursim-kreditit. Kooperativat e kursim-kreditit (KKK) grumbullojnë mjetet


kryesisht përmes depozitave të kursimit (që shpesh quhen kontribute), depozitave të
afatësuara dhe llogarive rrjedhëse. Mjetet e mbledhura në këtë mënyrë përdoren
tradicionalisht për lejimin e kredive hipotekare. Kooperativat e kursim-kreditit janë grupi i
dytë i ndërmjetësve financiarë për nga numri në ShBA (rreth 1500). Gjatë viteve ’50 dhe ’60
KKK janë rritur më shpejt se bankat komerciale. Kur normat e kamatave shënuan një ngritje
të madhe nga fundi i viteve ’60 deri në fillim 80, KKK ndeshen në vështirësi që penguan
rritjen e tyre të shpejtë. Meqenëse shumica e huave hipotekare janë dhënë me afat të gjatë, me
afate maturimi më të gjata se deri 25 vjet, shumë hua janë akorduar para shumë vitesh,
atëherë kur përqindjet e kamatës ishin më të ulëta.

9
Kur u rriten përqindjet e kamatës, KKK shpesh ndodheshin në situatë ku të hyrat nga huat
hipotekare ishin më të vogla se shpenzimet e marrjes së mjeteve të reja. Shumë KKK kanë
pësuar humbje të mëdha e disa prej tyre kanë falimentuar.

Deri më 1980, KKK kanë qenë të rregulluara ashtu që mund të akordonin vetëm kredi
hipotekare dhe nuk mund të hapnin llogari rrjedhëse. Problemet në këto situata e shtynë
Kongresin që në fillim të viteve 80 të nxjerrë një ligj të ri, i cili u lejonte KKK-ve hapjen e
llogarive rrjedhëse, akordimin e kredive konsumuese dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera, të
cilat deri atëherë ishin privilegj i bankave operative. Veç kësaj, KKK sot kanë për detyrë të
depozitojnë rezervën e domosdoshme tek Rezervat federale sikurse edhe bankat e biznesit.
Rezultati përfundimtar i rregullimit të ri normativ është mjegullimi i plotë i dallimit midis
kooperativave të kursim-kreditit dhe bankave të biznesit, kështu që këto institucione janë
krejt të ngjashme me njëri-tjetrin dhe kanë raporte konkurrente gjithnjë më të hapura.14

Arkat e kursimit. Arkat e kursimit janë mjaft të ngjashme me kooperativat e kursim-kreditit.


Mjetet i grumbullojnë duke pranuar depozitat dhe ato i përdorin kryesisht për dhënien e
kredive hipotekare. Struktura korporative e tyre dallon deri diku nga struktura e KKK, sepse
strukturohen si “bashkësi” ose kooperativa. Kjo do të thotë se kursyesit janë njëherazi edhe
pronarë. Në ShBA punojnë rreth 500 institucione të tilla, kryesisht në pjesën verilindore të
vendit. Si KKK, edhe arkat e kursimit deri më 1980 kanë qenë të kufizuara me dhënien e
kredive hipotekare, prandaj janë ndeshur me probleme të ngjashme kur u rriten përqindjet e
kamatave nga fundi i viteve 60 deri në fillim të viteve 80. Ndryshimi i rregullativës ligjore në
fillim të viteve ’80 ka ndikuar pothuajse njësoj si te KKK, kështu që sot edhe kursimoret
mund të hapin llogari rrjedhëse dhe të japin lloje të tjera të kredive.

_________________________________________
14
Mishkin , ''Tregjet dhe Institucionet financiare'' ; fq. 59.

10
Kooperativat e kreditit. Këto institucione financiare, numri i të cilave në ShBA është rreth
10.100, janë institucioneve të vogla kooperativiste të kreditit të organizuara rreth grupeve dhe
bashkësive shoqërore: sindikatave, punonjësve të një ndërmarrjeje të caktuar etj.
Kooperativat e kreditit grumbullojnë depozita (që shpesh quhen kontribute) dhe japin kredi
konsumi. Në saje të rregullativës së re bankare kooperativave të kreditit u është lejuar hapja e
llogarive rrjedhëse dhe dhënia e kredive hipotekare.15

_______________________________________
15
Mishkin, ‘’Tregjet dhe Institucionet financiare’’, fq.58

11
KREU II

2. RRJEDHA E DEPOZITAVE SIPAS RAPORTEVE VJETORE TË BQK-së GJATË


VITEVE 2008-2016

2.1 Raporti vjetor 2008

Viti 2008, për sektorin bankar të Kosovës, ishte vit i prosperitetit. Gjatë këtij viti norma e
rritjes së depozitave dhe kredive ishte e lartë, duke i kontribuar kështu rritjes ekonomike.
Hyrja e bankave të reja ka nxitur konkurrencën në këtë treg, e cila është manifestuar me
kushte më të favorshme për kredimarrësit dhe depozituesit dhe, në të njëjtën kohë, me rritje të
cilësisë dhe sasisë së shërbimeve bankare.E gjithë kjo është përcjellë me një nivel të lartë të
qëndrueshmërisë së këtij sektori, gjë që e radhitë Kosovën ndër vendet me sektor bankar më
të qëndrueshëm në rajon.16

2.2 Procesi i themelimit të Agjensionit për sigurimin e depozitave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Bankën Gjermane për


Zhvillim (KfW) dhe Shkollën e Frankfurtit (SHF), ka vazhduar përpjekjet gjatë vitit 2008 për
themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave në Kosovë. Kontaktet dhe koordinimi i
vazhdueshëm me KfW ka qenë esencial në sigurimin e përkrahjes së Qeverisë Gjermane me
grantin prej 5 milion EUR.

Gjithashtu aktivitetet janë koordinuar edhe me palët tjera me interes si : Shoqata e Bankave të
Kosovës dhe bankat komerciale, Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare dhe
institucionet mikrofinanciare, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, USAID, Banka
Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian, Shoqata e Kontabilistëve dhe
Auditorëve të Kosovës, dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.

_______________________________________
16
Raporti vjetor 2008, Banka Qendrore e Kosovës; fq.3

12
Ligji per sigurimin e depozitave si dhe modeli financiar, dhe struktura e depozitave janë
përgatitur nga ekipi i ekspertëve duke analizuar të dhënat e pranuara nga bankat komerciale
në Kosovë. Sipas parakushteve pasi është kërkuar, ligji i përgatitur ka qenë në formë të
Rregullores së UNMIK‐ut fillimisht, pasi kjo fushë bënte pjesë në kompetencën e rezervuar
për UNMIK.

Bordi i BQK‐ës pas analizave të dokumenteve, ka përkrahur themelimin e sistemit të


sigurimit të depozitave, si rrjedhojë e arritjes së një prej pikave strategjike të saj në krijimin e
mekanizmave për forcimin dhe zhvillimin e sektorit financiar.

Pasi parakusht për të vazhduar me sistemin e sigurimit të depozitave ishte edhe vlerësimi
Bazel i mbikqyrjes bankare të BQK‐ës, në fillim të vitit 2008 është angazhuar ekipi i
ekspertëve me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për të hartuar
raportin e vlerësimit sipas rregullave të Bazel.17

Raporti Bazel i cili është finalizuar në fillim të majit 2008 rezultoj të ishte pozitiv në të gjitha
kriteret e ndërlidhura me sigurimin e depozitave, dhe në këtë mënyrë është siguruar që mund
të vazhdohet me themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave.

Në ndërkohë kanë pasuar ndryshime qenësore në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë me 17


shkurt 2008. Institucionet kanë pranuar kompetencat nga UNMIK, dhe si rrjedhojë ligji për
sigurimin e depozitave duhej të ndryshohej dhe të përkonte me procedurat për hartimin e
ligjeve sipas kërkesave të Qeverisë së Kosovës.

BQK‐ja ne bashkepunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) ka permbushur


kërkesat ligjore për sponsorimin e ligjit nga MEF. Ligji për sigurim të depozitave ka pas
parasysh ligjet e shteteve të regjionit si nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina,
Sllovenia dhe vendet europiane dhe amerikane. Praktika më e mirë ndërkombëtare është
ndjekur gjatë propozimeve të përfshira në ligjin për sigurim të depozitave si dhe Direktiva
Europiane për garantimin e depozitave.18

_________________________________________
17
Komiteti i Bazelit për Mbikqyrjen Bankare dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Siguruesve të
Depozitave, Principet Themelore për Sistemet Efektive të Sigurimit të Depozitave,
18
Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Direktiva 2014/49/EU mbi Skemën e Garantimit të Depozitave,
13
Projekti për Sigurimin e depozitave për institucionet financiare është shqyrtuar nga MEF dhe
ligji është paraparë në planin legjislativ për miratim në fillim të vitit 2009.19

2.3 Depozitat e thesarit dhe Depozitat e AKP-së

Depozitat e Thesarit dhe institucioneve të tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës së


bashku me depozitat e AKP‐së përbëjnë pjesën më të madhe të depozitave të gjithmbarshme
të mbajtura në llogaritë në librat e BQK‐së. Më 31 dhjetor 2008, depozitat e Thesarit dhe
institucioneve të tjera qeveritare arritën shumën prej 470 milionë euro. Gjatë vitit, depozitat e
AKP‐së u rritën si rezultat i privatizimeve të reja, duke arritur shumën prej 405.9 milionë
euro në fund të vitit.

Zhvillimi i depozitave të Thesarit dhe të institucioneve të tjera qeveritare si dhe të AKP‐së të


mbajtura në llogaritë e BQK‐së janë të paraqitura në vijim.

Figura 1:Ecuria e depozitave të llogarimbajtësve kryesor të BQK-së, në miliarda euro.

Burimi: BQK, 2009 –fq.89

________________________________________
19
Po aty , Raporti vjetor 2008, Banka Qendrore e Kosovës ; Prishtinë. Fq.88

14
Figura 2 : Ecuria e depozitave të Thesarit, institucionet tjera qeveritare dhe të AKP-së
gjatë vitit 2008, në miliona euro.

Burimi : BQK,2009 – fq: 90

Gjatë vitit 2008, BQK‐ja vazhdoi të mbështesë avancimin e proceseve të kryerjes së


transaksioneve dhe rakordimeve të Thesarit dhe të entiteteve të tjera qeveritare. Në veçanti, u
punua në automatizim të mëtejmë si në raport me sistemin bazë bankar të BQK‐së ashtu edhe
në raport me SEKN‐ në. 20

SEKN është Sistemi Ndërbankar i Pagesave në Kosovë si tërësi pasqyron instrumentet,


procedurat dhe gjithë infrastrukturën për transfer parash përmes llogarive bankare. Sistemi
Elektronik i Klringut Ndërbankar (SEKN) është sistem i dedikuar për shërbimet e rregullimit
të të gjitha pagesave ndërbankare në valutë Euro (€) ndërmjet pjesëmarrësve. Ky sistem,
është themeluar kryesisht për të bërë të mundur bartjen – transferimin e fondeve të mjaftuara
brenda sistemit bankar në Kosovë dhe për të siguruar bashkërenditje sa më të lehta dhe
efikase të llogarive.

_______________________________________
20
Banka Qendrore e Kosovës ; Broshurë; 2010: fq.2 https://www.bqk-
kos.org/repository/docs/2010/Broshure_.pdf
15
Si tërësi, sistemi është një ndërlidhje e mënyrave dhe veprimeve procedurale, të cilat
mundësojnë që urdhërpagesat të barten nga sistemi i bankës urdhëruese në qendrën e sistemit
të kliringut në AQBK dhe në ndërlidhje në sistemin tjetër të bankës pranuese për llogarinë e
destinuar të klientit Të gjitha bankat komerciale në Kosovë, të cilat janë antarë të ligjshme të
Sistemit Kliring (SKN) shfrytëzojnë shërbimet për kliring dhe shlyerje për të gjitha llojet e
pagesave (rregullta, prioritare, masive dhe xhiro) të pakufizuara në numër dhe vlera d.m.th.
me vlera të vogla e të mëdha, pagesa bankë-bankë dhe ato për klient.

Raporti vjetor 2009

Sektori financiar i Kosovës edhe në vitin 2009 vazhdoi me rritje, duke shënuar rritje të
aseteve prej mbi 24%, ku pjesëmarrjen kryesore e kanë bankat. Vërehet një ngadalësim i
kredidhënies nga ana e bankave si rezultat i krizës dhe ky ngadalësim ndikoi që bankat
komerciale ta orientojnë një pjesë të investimeve në kategori të tjera të aseteve, kryesisht në
letra me vlerë21. Në strukturën e kredive dominuan kreditë për ndërmarrjet (mbi 70%),kurse
në kuadër të ndërmarrjeve pjesa më e madhe e kredive u shfrytëzua nga ndërmarrjet tregtare
(mbi 56%). Gjatë vitit 2009 pati poashtu një rritje mjaft të lartë të depozitave (rreth 21%), por
megjithatë më të ngadalshme se në vitin paraprak. Në strukturën e depozitave dominojnë
depozitat e ekonomive familjare me mbi 60%. 22

3.1.1 Trendi i depozitave gjatë vitit 2009

Depozitat e sistemit bankar evidentojnë këto ndryshime gjatë vitit 2009. Gjithsej depozitat
shënuan rritje me rreth 309.5 milionë euro ose 21% krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë
rritje, depozitat pa interes u rritën rreth 39.4 milionë euro ose 11.6%, ndërsa depozitat me
interes u rritën për 269.9 milionë euro ose për 24.5% krahasuar me vitin e kaluar. Në kuadër
të strukturës të depozitave pa interes janë shënuar këto ndryshime : depozitat nga bankat u
zvogëluan për 294 mijë euro ose 3.8%, depozitat nga individët u rritën për 41.6 milionë euro
ose 22.1% dhe depozitat nga ndërmarrjet u zvogëluan për 1.8 milionë euro ose për 1.3%.

_________________________________________
21
Buletini i sektorit financiar, Banka Qendrore e Kosoves, Prishtinë 2009; fq.10
22
Ministria e Ekonomisë dhe Financave, raporti vjetor financiar, 31 dhjetor 2009; fq.24
16
Ndërsa në kuadër të strukturës së depozitave me interes janë shënuar këto ndryshime:
depozitat nga bankat të cilat në dhjetor 2008 ishin në vlerë prej 6.7 milion euro, në dhjetor
2009 vlera e tyre është 3.1 milionë euro, depozitat nga individët u rritën për 172.5 milionë
euro ose 26.1% dhe depozitat nga ndërmarrjet (duke përjashtuar vetëm institucionet bankare
dhe ekonomitë familjare) u rriten për 101.1 milionë euro ose për 23.2%. 23

Figura 3 : Trendi i depozitave në sektorin bankar-gjithsej depozita, në mijëra euro.

Burimi: BQK 2010 –fq.69

__________________________________________
23
Raporti vjetor 2009, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.69

17
Përkundër trendit të rënies së burimeve të mjeteve – depozitave në tregjet globale, të ndikuar
nga kriza financiare në tregjet globale dhe recesioneve ekonomike të vendeve më të
zhvilluara botërore, depozitat në industrinë bankare të vendit vazhduan të rriten. Kjo rritje e
depozitave ka ruajtur peshën e lartë që pozicioni i depozitave ka në kuadër të pasivit të pjesa
e detyrimeve me 92.7%. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, trendi i depozitave nga dhjetori
2008 deri në dhjetor 2009 vazhdimisht ka shënuar qëndrueshmëri stabile të rritjes.

4.1 Raporti vjetor 2010

Gjatë vitit 2010 pati një rritje të depozitave në krahasim me vitin 2009 (rritja vjetore 11%),
por megjithatë më të ngadalshme se në vitin paraprak. Në strukturën e depozitave dominojnë
depozitat e ekonomive familjare me mbi 67% (rritja prej 7% në krahasim me vitin paraprak),
ndërsa depozitat e ndërmarrjeve kishin pjesëmarrjen prej 27 %.

4.1.1 Struktura e depozitave

Burimi kryesor i depozitave për sistemin bankar të Kosovës vazhdojnë të jenë depozitat e
ekonomive familjare që, në dhjetor 2010, arritën vlerën prej 1.3 miliardë euro. Depozitat për
ekonomitë familjare shënuan rritje vjetore prej 25.0 përqind në vitin 2010, krahasuar me
rritjen prej 23.3 përqind në vitin paraprak. Duke arritur shumën prej 526.6 milion euro,
depozitat e ndërmarrjeve shënuan një rritje vjetore prej 14.0 përqind. Struktura e depozitave
të ndërmarrjeve, në fund të vitit 2010, u dominua nga depozitat e ndërmarrjeve private (76.0
përqind të gjithsej depozitave të ndërmarrjeve).

Sa i përket depozitave të qeverisë, tërheqja e vazhdueshme nga bankat komerciale gjatë vitit
2010 ndikoi që vlera e këtyre depozitave në fund të vitit të jetë vetëm 11.7 milionë krahasuar
me vlerën prej 164.9 milionë euro sa ishin në dhjetor 2009.

18
Figura 4 : Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje.

Burimi: BQK 2011- fq.36

Sa i përket strukturës së gjithsej depozitave, në vitin 2010 vërehet se pjesëmarrja e depozitave


të ekonomive familjare ka shënuar rritje prej 7.5% duke arritur në 67.1 përqind të gjithsej
depozitave, ndërkaq pjesëmarrja e depozitave të ndërmarrjeve shënoi rritje më të ngadalshme
prej 0.7% duke arritur në 27.2% të gjithsej depozitave të sistemit bankar (Figura 4). Rritja e
pjesëmarrjes së depozitave të ekonomive familjare kryesisht reflekton zvogëlimin e
pjesëmarrjes së depozitave të qeverisë në këtë periudhë.24

________________________________________
24
Raporti vjetor 2010, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.36

19
Krahasuar me vitin paraprak, pjesëmarrja e depozitave të qeverisë në gjithsej depozitat e
sektorit bankar arriti në 0.6 përqind, që tregon për zvogëlim të pjesëmarrjes për 8.8% në vitin
2010, kjo ka ndodhur për shkakë të zvoglimit të suficitit buxhetor. Rritje të pjesëmarrjes kanë
shënuar depozitat e jorezidentëve të cilët duke arritur vlerën prej 84.8 milionë euro, shënuan
rritje vjetore prej 32.3 përqind (dhjetor 2010). Struktura e depozitave në sektorin bankar të
Kosovës, për sa i përket valutës, dominohet nga depozitat në valutën euro, të cilat përbëjnë
94.5 përqind e gjithsej depozitave. Kjo bënë që edhe rreziku i normës së këmbimit ndërmjet
euros dhe valutave tjera të jetë minimal.

Sa i përket afatit të maturimit, depozitat në sistemin bankar të Kosovës në vitin 2010 kishin
një strukturë të ngjashme me vitin e kaluar. Pjesëmarrjen më të lartë në gjithsej depozitat
vazhdojnë ta kenë depozitat e afatizuara, që përfaqësojnë rreth 47.7 përqind të gjithsej
depozitave. Pjesa e mbetur përbëhet nga depozitat e transferueshme dhe depozitat e
kursimeve që, në dhjetor 2010 përfaqësuan 34.6 përkatësisht 17.6 përqind të gjithsej
depozitave.

Figura 5 : Struktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit, në përqindje.

Burimi: BQK 2011 –fq.37

20
Struktura e depozitave të afatizuara vazhdon të dominohet nga depozitat me afat të shkurtër
maturimi. Në dhjetor 2010, depozitat me afat maturimi deri në një vit përfaqësuan 76.2
përqind të gjithsej depozitave të afatizuara, pasuar nga depozitat me afat maturimi mbi dy
vite që përfaqësuan 15.3 përqind të depozitave të afatizuara (Figura 5). Pjesa e mbetur e
depozitave të afatizuara janë kryesisht depozita me afat maturimi mbi një vit deri në dy vite,
që përfaqësuan 8.5 përqind të gjithsej depozitave të afatizuara në vitin 2010. Sa i përket
trendit të depozitave të afatizuara, vlen të theksohet se në vitin 2010 është vërejtur që
depozitat me afat më të shkurtër maturimi kanë zvogëluar pjesëmarrjen e tyre në gjithsej
depozitat, ndërsa depozitat me afat më të gjatë maturimi kanë rritur pjesëmarrjen e tyre.
Kështu, depozitat me afat maturimi deri në një vit zvogëluan pjesëmarrjen e tyre për 8.3%,
ndërsa depozitat me afat maturimi mbi dy vite rritën pjesëmarrjen e tyre në gjithsej depozitat
për 8.2%. Rritja e vazhdueshme e depozitave me afat më të gjatë maturimi do të ndikojë
pozitivisht në zgjerimin e kreditimit afatgjatë dhe njëkohësisht përmirëson gjendjen e
likuiditetit në sistemin bankar. Aprovimi i ligjit mbi sigurimin e depozitave pritet të ndikojë
pozitivisht në besimin e depozitorëve ndaj bankave, gjë që do të ndikojë në rritjen e mëtejme
të depozitave me afat më të gjatë maturimi. 25

___________________________________________
25
Po aty , Raporti vjetor 2010, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.37

21
4.1.2 Normat e interesit ne depozita
Lëvizjet e normave të interesit gjatë vitit 2010 u karakterizuan me një rënie të normave në
depozita. Norma mesatare e interesit në depozita (mesatarja lëvizëse 12- mujore) u zvogëlua
nga 4.3 përqind sa ishte në dhjetor 2009 në 3.7 përqind në dhjetor 2010, përderisa norma
mesatare e interesit në kredi u ngrit në 14.6 përqind në dhjetor 2010 nga 14.4 përqind në
dhjetor 2009 (Figura 6).26

Figura 6: Mesatarja lëvizëse 12 mujore e normave të interesit, në përqindje

Burimi: BQK 2011- fq.38

Zvogëlimi i normës së interesit në depozita gjatë vitit 2010 mund të jetë rezultat i
ngadalësimit të kredidhënies nga sistemi bankar në gjysmën e parë të vitit, gjë që mund të
ketë ndikuar në zvogëlimin e kërkesës së bankave për depozita. Dallimi në mes të normave të
interesit në depozita dhe kredi në fund të vitit 2010 arriti në 10.9%, që paraqet një rritje
vjetore prej 0.8%

______________________________________
26
Po aty , Raporti vjetor 2010, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.38

22
Normat e interesit për depozitat e ndërmarrjeve dhe ekonomive familjare ishin të ngjashme
gjatë vitit 2010. Norma mesatare më e lartë për depozitat e ndërmarrjeve në dhjetor 2010
ishte 5.14 përqind, e cila ofrohet për depozitat e ndërmarrjeve në vlerë deri në 250 mijë euro
dhe me afat maturimi mbi dy vite. Ndërsa, norma më e lartë mesatare për depozitat e
ekonomive familjare arrin në 5.14 përqind, që po ashtu i takon depozitave me afat maturimi
mbi dy vite.

5.1 Raporti vjetor 2011


Viti 2011 është viti i themelimit të Fondit për Sigurimin e Depozitave. Ky fond është
themeluar me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të
licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së
Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të
një sistemi stabil, të bazuar në ekoniminë e tregut.

5.1.1 Struktura e depozitave sipas sektorëve

Depozitat në sistemin bankar të Kosovës edhe në vitin 2011 u gjeneruan kryesisht nga
ekonomitë familjare, depozitat e të cilave përbënë 71 përqind të gjithsej depozitave në
sistemin bankar, duke rritur kështu pjesëmarrjen për 4pp krahasuar me vitin e kaluar (Figura
6).

Figura 6 : Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje.

Burimi : BQK 2012- fq.45

23
Depozitat e ekonomive familjare në vitin 2011 arritën vlerën prej 1.5 miliardë euro dhe
shënuan një normë vjetore të rritjes prej 14.7 përqind, krahasuar me rritjen prej 25 përqind në
vitin 2010. Siç vërehet, depozitat e ekonomive familjare kanë rritur pjesëmarrjen në gjithsej
depozitat përkundër rritjes me normë më të ulët në vitin 2011. Kjo rritje e pjesëmarrjes i
atribuohet kryesisht zvogëlimit të disa nga kategoritë tjera të depozitave.27

Duke arritur shumën prej 509.3 milionë euro, depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje vjetore
prej 0.2 përqind. Struktura e depozitave të ndërmarrjeve, në fund të vitit 2011, u dominua nga
depozitat e ndërmarrjeve private (74.7 përqind të gjithsej depozitave të ndërmarrjeve).
Depozitat e ndërmarrjeve private kaluan nga rritja prej 17.8 përqind në vitin 2010, në rënie
prej 4.8 përqind në vitin 2011. Depozitat e ndërmarrjeve publike arritën vlerën prej 128.6
milionë euro dhe shënuan rritje vjetore prej 1.6 përqind. Ndërsa, si pjesëmarrje, depozitat e
ndërmarrjeve publike nuk ndryshuan shumë në krahasim me vitin e kaluar (6.1 përqind të
gjithsej depozitave), (Figura 22). Depozitat e qeverisë u zvogëluan nga 11.7 milionë në vitin
2010, në 2.7 milionë në vitin 2011. Po ashtu, depozitat e qeverisë zvogëluan pjesëmarrjen në
gjithsej depozitat për 0.5 % (0.1 përqind e gjithsej depozitave në vitin 2011). Me rënie u
karakterizuan edhe depozitat e jorezidentëve, të cilat në vitin 2011 përfaqësuan 3.1 përqind të
gjithsej depozitave në sistemin bankar të Kosovës, krahasuar me 4.4 përqind në vitin 2010.
Vlera e depozitave të jorezidentëve në sistemin bankar të Kosovës në vitin 2011 ishte 64.2
milionë euro krahasuar me 84.8 milionë euro në vitin 2010.

5.1.2 Struktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit

Sa i përket afatit të maturimit, depozitat e sistemit bankar të Kosovës në vitin 2011 patën
strukturë të ngjashme me vitet paraprake. Pjesëmarrjen më të lartë vazhdojnë ta kenë
depozitat e afatizuara, të cilat në vitin 2011 përfaqësuan 50.3 përqind të gjithsej depozitave.
Pjesa e mbetur e depozitave përbëhet nga depozitat e transferueshme dhe depozitat e
kursimeve, të cilat në fund të vitit 2011 kishin pjesëmarrje prej 33.2 përqind, përkatësisht
16.6 përqind të gjithsej depozitave.

____________________________________
27
Raporti vjetor 2011, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.45
24
Në vitin 2011, struktura e depozitave të afatizuara vazhdoi të dominohet nga depozitat me
afat më të shkurtër maturimi, gjegjësisht prej depozitave me afat maturimi deri në një vit dhe
depozitave me afat maturimi prej 1 deri në 2 vite. Megjithatë, ndryshe nga tri vitet e fundit
kur depozitat me afat maturimi deri në një vit kishin pjesëmarrje prej rreth 80 përqind, në
vitin 2011 pjesëmarrja e këtyre depozitave u zvogëlua në mënyrë të theksuar për 22% (Figura
7). 28

Figura 7 : Sruktura e depozitave të afatizuara sipas maturitetit, në përqindje.

Burimi: BQK 2012 –fq.46

Depozitat me afat maturimi mbi një vit deri në dy vite përfaqësuan 28 përqind të gjithsej
depozitave dhe në krahasim me vitin e kaluar rritën pjesëmarrjen për 20%.

_________________________________________
28
Raporti vjetor 2011, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.46

25
Rritja e pjesëmarrjes së këtyre depozitave erdhi si pasojë e riafatizimit të një pjese të
depozitave të ekonomive familjare me afat maturimi deri në një vit në depozita me afat
maturimi mbi një vit deri në dy vite. Pjesa e mbetur e depozitave të sistemit bankar përbëhet
nga depozitat me afat maturimi mbi dy vite, të cilat në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 18
përqind (16 përqind në vitin 2010). Në përgjithësi, vërehet rritje e depozitave me afat më të
gjatë maturimi e cila, mes tjerash, reflekton edhe rritjen e vazhdueshme të besimit të publikut
në sistemin bankar të Kosovës. Rritjes së besimit të publikut në një masë mund ti ketë
kontribuar edhe miratimi i ligjit dhe funksionalizimi i skemës për sigurimin e depozitave në
korrik të vitit 2011.

Shikuar sipas valutës, depozitat në sistemin bankar të Kosovës dominohen nga depozitat në
valutën euro, të cilat përfaqësojnë rreth 94 përqind të gjithsej depozitave. Duke pasur
parasysh faktin se si asetet ashtu edhe detyrimet e sistemit bankar të Kosovës në masën
dërmuese janë të denominuara në euro, mund të konsiderohet se bankat komerciale që
operojnë në Kosovë janë të ekspozuara minimalisht ndaj rrezikut nga norma e këmbimit.

5.1.3 Depozitat në Kosovë nga jorezidentët

Rreth 100 milionë euro arrin vlera e depozitave të banorëve jorezidentë në sistemin bankar të
Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila në raportin e
Stabilitetit financiar të publikuar ne dhjtor te 2011-tës, potencon se depozitat e jorezidentëve
deri në qershor të këtij viti janë rritur për 33.7 %. Në përgjithësi depozitat e jorezidentëve në
vend kanë një pjesëmarrje prej 5.1% në depozitat e përgjithshme të sektorit bankar, krahasuar
me 4.3 % sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. ”Rritja e vazhdueshme e
depozitave të jorezidentëve në vend është rezultat i normave të favorshme të interesit në
depozita si dhe rritjes së besimit të publikut kundrejt sistemit bankar të Kosovës, gjë që ka
rezultuar nga stabiliteti dhe performanca e mirë e këtij sistemi”, thuhet më tej në këtë raport.
Në qershor 2011, depozitat e përgjithshme në sistemin bankar të Kosovës arritën vlerën prej
1.9 miliard euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.8 %.29

_________________________________________
29
http://www.eciks.org/sq/lajme-evente/1653

26
5.1.4 FSDK dhe roli i saj për garantimin e depozitave
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) është një institucion i pavarur i themeluar
në Maj të vitit 2011 me Ligjin mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për
Institucionet Financiare në Kosovë (Ligji Nr.03/L-216) me qëllim të mbrojtjes së
depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës, si
dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për
rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të një sistemi stabil, të bazuar në
ekonominë e tregut.30 Mandati kryesor i FSDK-së është për të siguruar depozitat e personave
fizik dhe juridik në çdo institucion anëtarë dhe të kompensojë depozitorët e siguruar deri në
limitin e sigurimit brenda tridhjetë (30) ditëve në rast të falimentimit të një bankesipas
kritereve të përcaktuara në Ligjet për Sigurimin e Depozitave.

FSDK menaxhon procesin e kompensimit të depozitorëve të siguruar, kur Banka Qendrore e


Republikës së Kosovës (BQK) revokon licencën dhe mbyll një bankë.

Si një skemë me mandat të kufizuar (“paybox”), ndër përgjegjësitë të tjera shtesë të FSDK
përfshijnë: përcaktimin dhe mbledhjen e premiumeve të sigurimit; investimin e fondeve të
akomuluara; bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës dhe siguruesit e tjerë të
depozitave. FSDK aplikon sistemin e premiumeve të bazuar në rrezik, bazuar në vlerësimet e
ekzaminimit të ofruara nga Banka Qendrore me depozita të siguruara si bazë e vlerësimit.

Themelimi i skemës “ex-ante” është iniciuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
me mbështetje nga Qeveria Gjermane (nëpërmjet KfW) dhe Qeverisë së Republikës së
Kosovës në ofrimin e kontributit të kapitalit në shumën prej 15.5 milion euro. Përveç kësaj
qeveria gjermane (nëpërmjet KfW-së) ka ofruar një kontribut shtesë prej 2 milion euro në
mbështetje të rritjes së limit të sigurimit.

____________________________________________
30
Fondi për sigurimin e depozitave të Kosovës, Republika e Kosovës.

27
6.1 Raporti vjetor 2012
Bankat si pjesa më e rëndësishme e sistemit financiar kanë vazhduar të zgjerojnë aktivitetin
kreditor duke u kujdesur që të mirëmbahet cilësia adekuate e portfolit kreditor, ndërsa kreditë
jo-performuese gjatë vitit 2012 shënuan rritje modeste. Depozitat dhe kreditimi kanë
vazhduar rritjen, ndërsa kapitalizimi i sistemit bankar ka vazhduar të jetë i lartë përkundër
rregulloreve të reja të cilat kanë rritur kërkesat për adekuatshmëri të kapitalit.

Banka Botërore i jep 3 milionë euro Fondit të sigurimit të depozitave :

Me një pagesë prej 3 milionë eurosh për Fondin e krijuar së fundi për Sigurim të Depozitave
të Kosovës (FSDK), Banka Botërore ka ndihmuar mbrojtjen e kursimeve të afër 90 për qind
të depozituesve. Më 9 tetor 2012, në operacionin e parë të këtij lloji kudo në botë, Projekti
për Forcimin e Sektorit Financiar dhe Infrastrukturë të Tregut (PFSFIT) – pas përmbushjes së
suksesshme të reformave të ndërlidhura nga ana e Bankës Qendrore dhe Ministrisë së
Financave të Kosovës – ka dhënë fondet për kapitalin bazë të FSDK-së. Guvernatori i Bankës
Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri konsideron se FSDK është shumë i rëndësishëm për
stabilitetin financiar të Kosovës. Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters
pajtohet me rëndësinë parësore të këtij projekti.

“Duke siguruar kursimet e ekonomive familjare, besimi i kosovarëve në sistemin bankar


duhet të rritet dhe të mundësojë ndërmjetësim më të thellë financiar, në përgjithësi një tregues
i fuqishëm prijës i rritës ekonomike afatgjate,” tha Olters.31 Sistemi i ri i Kosovës për sigurim
të depozitave mbron depozituesit nga humbjet e depozitimeve të tyre në rast të falimentimit të
bankës. Kështu, FSDK siguron depozitat e personave fizikë dhe juridikë – në fillim deri në
një mbulesë maksimale prej 2,000 eurosh – dhe kompenson çdo depozitues të siguruar brenda
60 ditësh nga falimentimi i bankës, duke fuqizuar kështu stabilitetin e sistemit financiar.
Banka Botërore po punon ngushtë me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) – një donator
tjetër i rëndësishëm për FSDK – për të siguruar se aktivitetet janë mirë të përgatitura dhe të
bashkërenduara.

__________________________________________
31
Buletini mujor nga zyra e Bankës Botërore në Kosovë. / 2012 /
http://siteresources.ëorldbank.org/INTKOSOVO/Resources/Neësletter_Ëorld_Bank_Kosovo_Alb
28
Kjo i ka siguruar FSDK-së fonde në grante në shumë prej 4.5 milionë eurosh dhe vazhdon të
mbështesë FSDK-në përmes shërbimeve këshilluese. PFSFIT paraqet financim shtesë të
Projektit fillestar për asistencë teknike për sektorin financiar, një asistencë teknike në grante
prej dy milionë dollarësh amerikanë nga IDA me qëllim të rritjes së kapaciteteve të BQK-së
për të mbikëqyrur sistemin financiar, përfshirë sigurimet dhe sektorin mikrofinanciar dhe
zhvillimin e saj në Kosovë. Financimet shtesë prej (6.85 milionë dollarësh) u miratuan nga
Bordi më 14 qershor 2011 dhe hynë në fuqi më 25 janar 2012, duke zgjeruar kështu synimet e
projektit fillestar për të rritur infrastrukturën e tregut të sektorit financiar dhe duke bërë
sektorin financiar më efikas dhe me aftësi më të mira rikuperimi. Janë shtuar tri komponente
të reja: (i) themelimi i bruto transfereve në kohë reale (RTGS); (ii) themelimi i një Qendre
për Vazhdim Biznesi; dhe (iii) ofrimi i financimeve të lartpërmendura bazë për FSDK.32

6.1.1 Struktura e depozitave sipas sektorëve dhe maturitetit

Sikurse në vitet paraprake, struktura e depozitave në sistemin bankar të Kosovës vazhdon të


gjenerohet kryesisht nga ekonomitë familjare, depozitat e të cilave përbëjnë 72 përqind të
gjithsej depozitave në vitin 2012.

Krahasuar me vitin 2011, depozitat e ekonomive familjare kanë rritur pjesëmarrjen në gjithsej
depozitat për 1.1%, përkundër rritjes me normë më të ulët që kishin në vitin 2012. Depozitat
e ekonomive familjare arritën vlerën prej 1.6 miliardë euro dhe shënuan një normë vjetore të
rritjes prej 10 përqind në vitin 2012, krahasuar me rritjen prej 14.7 përqind në vitin 2011.

________________________________________
32
Buletini mujor nga zyra e Bankës Botërore në Kosovë. / 2012 /
http://siteresources.ëorldbank.org/INTKOSOVO/Resources/Neësletter_Ëorld_Bank_Kosovo_Alb

29
Sa i përket ndarjes sipas sektorëve, depozitat e ndërmarrjeve arritën vlerën prej 528 milion
euro, një rritje vjetore prej 0.8 përqind.Në vitin 2012, struktura e depozitave të ndërmarrjeve
vazhdoi të dominohet nga depozitat e ndërmarrjeve private me 85.7 përqind të gjithsej
depozitave të ndërmarrjeve.

Krahasuar me vitin e kaluar kur depozitat e ndërmarrjeve private shënuan rënie vjetore prej
1.1 përqind, në vitin 2012 këto depozita shënuan rritje vjetore prej 14.4 përqind.

Depozitat e ndërmarrjeve publike arritën vlerën prej 75.6 milionë euro, një zvogëlim prej41.2
përqind krahasuar me vitin 2011. Edhe si pjesëmarrje, depozitat e ndërmarrjeve publike u
zvogëluan në krahasim me vitin e kaluar nga 24.5 përqind të gjithsej depozitave për
ndërmarrjet në vitin 2011 në 14.3 përqind në vitin 2012 (Figura 8). 33

Figura 8 : Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje.

Burimi BQK, 2013 – fq.49

____________________________________________________

33
Raporti vjetor 2012, Banka Qendrore e Kosovës. Prishtinë; fq.49

30
Depozitat e qeverisë u zvogëluan edhe më tej në vitin 2012 në 0.7 milion, nga 2.7 milion në
vitin 2011 duke zvogëluar edhe pjesëmarrjen në gjithsej depozitat për 0.1% gjatë kësaj
periudhe. Anasjelltas, depozitat e jorezidentëve rritën pjesëmarrjen e tyre në gjithsej depozitat
e sistemit bankar në 3.8 përqind në vitin 2012, nga 3.1 përqind në vitin 2011. Në vitin 2012,
vlera e gjithsej depozitave të jorezidentëve arriti në 86.9 milionë euro krahasuar me 64.2
milionë euro në vitin 2011.

Depozitat e sistemit bankar të Kosovës sipas afatit të maturimit ruajtën strukturën e ngjashme
me vitet paraprake. Me pjesëmarrje prej 51.4 përqind në gjithsej depozitat e sistemit bankar,
depozitat e afatizuara vazhdojnë të dominojnë strukturën e depozitave. Pjesa e mbetur e
depozitave përbëhet nga depozitat e transferueshme dhe depozitat e kursimeve, të cilat në
fund të vitit 2011 kishin pjesëmarrje prej 33.0 përqind, përkatësisht 15.6 përqind të gjithsej
depozitave.

Sipas maturitetit, struktura e depozitave të afatizuara mbeti e dominuar nga depozitat me afat
më të shkurtër maturimi. Me një pjesëmarrje prej 56.5 përqind në gjithsej depozitat e sistemit
2% bankar në vitin 2012, depozitat me afat 0% maturimi deri në një vit rritën pjesëmarrjen e
tyre për 2.1% (Figura 9).

Figura 9 : Struktura e depozitave sipas afatit të maturitetit, në përqindje.

Burimi: BQK, 2013- fq.49

31
Depozitat me afat maturimi mbi një vit deri në dy vite përfaqësuan 25.1 përqind të gjithsej
depozitave, një zvogëlim i pjesëmarrjes së tyre krahasuar me vitin paraprak kur këto depozita
përfaqësonin 28.5 përqind.

Zvogëlimi i pjesëmarrjes së depozitave me afat maturimi mbi një vit deri në dy vite ishte
kryesisht pasojë e riafatizimit të një pjese të depozitave të ekonomive familjare me këtë afat
maturimi në depozita me afat maturimi mbi gjashtë muaj deri në një vit. Pjesa e mbetur e
depozitave të sistemit bankar përbëhet nga depozitat me afat maturimi mbi dy vite, të cilat në
vitin 2012 kishin pjesëmarrje prej 18.3 përqind (17.1 përqind në vitin 2011).

Në vitin 2012, depozitat me afat maturimi deri në një vit u karakterizuan me rritje vjetore prej
14.5 përqind, ndërkaq depozitat me afat maturimi mbi dy vite u karakterizuan me rritje
vjetore prej 18 përqind. Përjashtim bëjnë depozitat me afat maturimi prej mbi një vit deri në
dy vite, që u karakterizuan me rënie vjetore prej 2.7 përqind në vitin 2012.

Në përgjithësi, vërehet rritje e depozitave me afat më të gjatë maturimi e cila, mes tjerash,
reflekton edhe rritjen e vazhdueshme të besimit të publikut në sistemin bankar të Kosovës.
Në një masë kësaj mund ti ketë kontribuar edhe miratimi i ligjit dhe funksionalizimi i skemës
për sigurimin e depozitave.

7.1 Raporti vjetor 2013

Sektori bankar ka vazhduar të jetë i qëndrueshëm në të gjitha aspektet, duke u bazuar në


pozitën e kënaqshme të likuiditetit, cilësinë e mirë të portofolit kreditor dhe nivelin e lartë të
kapitalizimit. Depozitat e mbledhura brenda vendit vazhduan të jenë burim i qëndrueshëm i
financimit për bankat që operojnë në Kosovë, duke e bërë ekonominë e vendit më pak të
varur nga lëvizjet në ofertën dhe koston e fondeve nga jashtë.34

_____________________________________
34
Raporti vjetor 2013, Banka Qendrore e Kosovës. Prishtinë; fq.10

32
7.1.1 Trendi i rritjes së depozitave
Vlera e gjithsej depozitave në vitin 2013 arriti në 2.4 miliardë euro, duke shënuar rritje
vjetore prej 7.5 përqind (figura 10).35

Figura 10 : Trendi i rritjes së depozitave, në përqindje

Burimi: BQK. 2014- fq.40

Mbështetja e lartë në depozitat vendore si burim financimi, kundrejtë mbështetjes në fonde të


jashtme me kosto më të lartë të financimit, ka bërë që bankat të operojnë në Kosovë të
përfitojnë nga një burim më i qëndrueshëm i financimit dhe të evitojnë varësinë ndaj
financimit të jashtëm.

_____________________________________
35
Raporti vjetor 2013, Banka Qendrore e Kosovës. Prishtinë; fq.40

33
7.1.2 Struktura e depozitave sipas sektorëve

Struktura e depozitave të sektorit bankar vazhdoi të dominohet nga depozitat e ekonomive


familjare të cilat përbëjnë 72.5 përqind të gjithsej depozitave. Pjesa e mbetur përfshin
depozitat e ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 22.7 përqind, depozitat e jorezidentëve me 3.6
përqind dhe depozitat tjera (ku hyjnë Qeveria dhe organizatat tjera joqeveritare) me 1.2
përqind (figura 11).

Figura 11 : Struktura e depozitave sipas sektorëve, në përqindje

Burimi: BQK, 2014- fq.41

7.1.3 Struktura e depozitave të ndërmarrjeve

Shikuar nga aspekti i pozitës dhe i pjesëmarrjes së organizatave ekonomike në bilancin e


bankave afariste, karakteristikë themelore është pjesmarrja relativishtë e vogël në depozitat e
tërsishme të bankave, dmth në strukturën e formimit të mjetevetë bankave, por njëkohësisht
pjesmarrja e lartë në plasmanet e bankës.

34
Karakteristika e përgjithshme e strukturës së mjeteve monetare të organizatave ekonomike,
mund të përmblidhet në këto pika : 36

1. Mjetet e organizatave ekonomike mbahen në xhirollogari dhe llogari depozitare, kurse


shfrytëzimi i kredive bëhet përmes llogarive kreditore. Paratë depozitare të
organizatave ekonomike përfshijnë mjetet në xhirollogari, mjetet në llogaritë e
kursimit të përbashkët dhe për investime, si dhe mjetet e tjera të ndara, të cilat mund
të shfrytëzohen pa pengesë për pagesa.
2. Sistemi i pagesave bazohet në pagesat që bëhen duke bartur paratë depozitare nga
njëra llogari në tjetrën. Gjatë pagimit, së pari ngarkohet llogaria e urdhërdhënësit (në
të cilën më parë duhet të ekzistojnë mjetet monetare) dhe pas një kohe të caktuar,
mjetet i barten në llogarinë e shfrytëzuesit.
3. Mjetet monetare të ekonomisë janë të dezintegruara. Specifika e veqantë është
afarizmi devizor i organizatës, ku kryhet transferi i përhershëm dhe mbajtja
relativishtë e gjatë e mjeteve likuide të organizatave në formë devizore, prandaj
problemit të dezintegrimit të mjeteve monetare duhet caktuar dimensionet e vërteta
dhe shpërndarjen e mjeteve duhet futur në suaza optimale.37

Struktura e depozitave të ndërmarrjeve dominohet nga depozitat e ndërmarrjeve private me


një pjesëmarrje prej 71.5 përqind. Në pjesën e mbetur hyjnë depozitat e korporatave tjera
financiare me 15.5 përqind, dhe të ndërmarrjeve publike me 13 përqind (figura 12).

_________________________________________
36
Raporti vjetor 2013,Banka Qendrore e Kosoves.Prishtine; fq.41
37
Po aty , fq.41

35
Figura 12 : Struktura e depozitave të ndërmarrjeve sipas sektorëve, në përqindje.

Burimi: BQK 2014- fq.41

Në kuadër të depozitave të ndërmarrjeve, në vitin 2013, depozitat e ndërmarjeve private ishin


e vetmja kategori që shënoi rritje dhe atë me normë vjetore prej 18.5 përqind, ndërsa dy
kategoritë tjera u karakterizuan me rënie. Depozitat e korporatave tjera financiare shënuan
rënie vjetore prej 25.9 ato të ndërmarrjeve publike shënuan një rënie vjetore prej 4.7 përqind.

7.1.4 Depozitat e jo – rezidentëve

Depozitat e jorezidentëve gjatë viti 2013 shënuan rritje për 2.5 përqind, që paraqet një rritje
dukshëm më të ngadalësuar krahasuar me rritjen e vitit paraprak (35.4 perqind). Ky
ngadalësim i theksuar i rritjes, deri në një masë, mund të reflektojë trendin negativ të
normave të interesit në depozita.

7.1.5 Depozitat sipas afatit të maturitetit

Sipas afatit të maturimit, depozitat e sektorit bankar vazhdojnë të dominohen nga depozitat e
afatizuara, me pjesëmarrje prej 46.7 përqind, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet nga depozitat e
transferueshme (36.8 përqind) dhe të kursimeve (16.5 përqind).

36
Në kuadër të depozitave të afatizuara, pjesëmarrjen më të lartë (62.1 përqind) e kanë
depozitat me maturim deri në 1 vit. Depozitat me maturim nga 1 deri në 2 vite përbëjnë 18.8
përqind, ndërsa ato me mbi 2 vite maturim përbëjnë 19.1 përqind të depozitave të afatizuara
(figura 13).

Figura 13 : Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit, në përqindje.

Burimi: BQK, 2014 – fq.42

Kategoria që shënoi lëvizjen më të theksuar në kuadër të depozitave të afatizuara gjatë vitit


2013 ishin depozitat afatmesme (1 deri në 2 vite) të cilat shënuan rënie vjetore prej 27.3
përqind. Ky zhvillim ishte kryesisht pasojë e zhvendosjes së depozitave drejt kategorisë me
maturim afatshkurtër, që mund të jetë pasojë e ndryshimit të kushteve të ofruara nga bankat,
konkretisht, zvogëlimit të normave të interesit në depozita.

8.1 Raporti vjetor 2014

Sektori bankar ka vazhduar të zvogëloj normat e interesit si në kredi ashtu edhe në depozita.
Norma mesatare e interesit gjatë muajit dhjetor 2014 ishte 9.2 përqind, ndërsa mesatarja e
interesit në depozita ishte 1.1 përqind.

37
Sektori bankar vazhdon të ketë cilësi të mirë të protofolit kreditor me një normë të kredive
joperformuese prej 8.3 përqind në dhjetor 2014, e cila ishte më e ultë se sa norma prej 8.7
përqind në dhjetor 2013.38

8.1.1 Struktura e depozitave në bankat komerciale

Gjithsej depozitat në sektorin bankar në vitin 2014 arritën vlerën 2.53 miliardë euro, duke
shënuar rritje vjetore prej 3.6 përqind (figura 14).

Figura 14 : Struktura e depozitave në bankat komerciale.

Burimi: BQK, 2015- fq34

________________________________________
38
Raporti vjetor 2014, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë; fq.45

38
Një faktor i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar ngadalësimin e rritjes së depozitave është
rënia e normës së interesit në depozita në vitin 2014. Poashtu, ndikim në ngadalësimin e
rritjes së depozitave mund të ketë pasur edhe rritja e emigrimit nga Kosova në muajt e fundit
të vitit 2014.Struktura e depozitave në sektorin bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e
ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 72.8 përqind të gjithsej depozitave. Kategoria e dytë
për nga pesha në gjithsej depozitat është ajo e depozitave të ndërmarrjeve që kanë një
pjesëmarrje prej 22.1 përqind (figura 22).

Në vitin 2014, depozitat e ekonomive familjare shënuan rritje vjetore prej 4.1 përqind (8.2
përqind në vitin 2013), ndërsa depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje vjetore prej vetëm 0.7
përqind (5.4 përqind në vitin 2013).

Kategoria e depozitave tjera (depozitat e jo-rezidentëve, organizatave jo-qeveritare etj.)


shënoi rritje vjetore prej 9.4 përqind në vitin 2014 (6.2 përqind në vitin 2013).

Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit ka pësuar ndryshime gjatë vitit 2014 në
krahasim me vitin paraprak kur struktura e depozitave dominohej nga depozitat e afatizuara.

Në vitin 2014, pjesa më e madhe e depozitave ishin në formë të depozitave të transferueshme,


të cilat përbënë 47.2 përqind të gjithsej depozitave. Depozitat e afatizuara përbënë 31.7
përqind, ndërsa ato të kursimit u përfaqësuan me 16.5 përqind (figura 15).

Figura 15 : Struktura e depozitave sipas maturimit, në përqindje.

Burimi: BQK,2015- fq.35

39
Zvogëlimi i theksuar i pjesëmarrjes së depozitave të afatizuara në strukturën e gjithsej
depozitave mund të jetë ndikuar nga rënia e theksuar e normave të interesit në depozita, gjë
që mund të ketë dekurajuar afatizimin e depozitave nga depozituesit.

Në kuadër të strukturës së depozitave të afatizuara, pjesëmarrjen më të lartë prej 50.5 përqind


vazhdojnë ta kenë depozitat me afat më të shkurtër maturimi, gjegjësisht depozitat me afat
maturimi ‘deri në një vit’, megjithëse në vitin 2014 është vënë re një zvogëlim i pjesëmarrjes
së kësaj kategorie të depozitave. Ndërsa, depozitat afatmesme dhe afatgjata, që bashkërisht
kanë një pjesëmarrje prej 49.5 përqind, u karakterizuan me rritje të pjesëmarrjes në strukturën
e depozitave të afatizuaranë vitin 2014 (figura 16).

Figura 16 : Struktura e depozitave të afatizuara.

Burimi: BQK, 2015- fq.35

40
8.1.2 BERZH dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) ka përfituar një kredi 24 milionë euro
nga Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Kjo u mundësua pas
nënshkrimit të Marrëveshjes ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore
ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane
për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave. Nënshkrimi i garancionit
me vlerë prej 24 milionë euro ka me 15 vite amortizim. Drejtoresha e BERZh-it për Kosovë
Elena Petrovska, tha se është marrëveshja e dytë për Fondin e Depozitave është me rëndësi se
i mundëson bankave që përkrah Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës që të
kenë një sistem bankarë sa më të qëndrueshëm. 39

9.1 Raporti vjetor 2015


Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2015 po karakterizohet me ritëm të përshpejtuar të rritjes .
Depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje vjetore prej 6.3 përqind, duke arritur
vlerën prej 2.57 miliardë euro në qershor 2015.

9.1.1 Depozitat e sektorit bankar

Vlera e gjithsej depozitave në sektorin bankar të Kosovës arriti në 2.70 miliardë euro në vitin
2015, që paraqet rritje vjetore prej 6.5 përqind (3.6 përqind në vitin 2014) (figura 17).

____________________________________________
39
http://gazetablic.com/berzh-jep-24-milione-euro-kredi-per-fondin-e-sigurimit-te-depozitave/
Ligji Nr.04/L-266, Kuvendi i Republikës së Kosovës ; Ratifikimi i Marrëveshjes së Garancisë për
linjën kreditore për fondin e sigurimeve të depozitave në Kosovë ndërmjet Rep. së Kosovës dhe
Berzh.

41
Figura 17 : Struktura e depozitave, në përqindje.

Burimi: BQK,2016- fq.41

Kjo normë e rritjes paraqet rimëkëmbje të ecurisë së depozitave krahasuar me vitet paraprake,
kur ritmi i rritjes së depozitave ishte ngadalësuar. Rritjes se depozitave, ndër tjerash, ka mund
t’i ketë kontribuuar edhe ndërprerja e trendit rënës së normave të interesit depozita qe nga
tremujori i dytë i vitit 2015.

Struktura e gjithsej depozitave të sektorit dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të


cilat përbëjnë 72.7 përqind të gjithsej depozitave.40

_______________________________________
40
Raporti vjetor 2015, Banka Qendrore e Kosovës. Prishtinë ; fq.41

42
9.1.2 Depozitat e ndërmarrjeve
Depozitat e ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 21.6 përqind janë kategoria e dytë për nga
pesha në strukturë. Ndërsa, pjesa tjetër prej 5.7 përqind përbëhet nga depozitat e tjera
(depozitat e jorezidentëve, organizatave jo-qeveritare, qeveritë qendrore dhe lokale).Rritje
shënuan edhe depozitat e ndërmarrjeve që në vitin 2015 ishin për 4.2 përqind krahasuar me
vitin 2014 (rritje vjetore prej 0.7 përqind në vitin 2014).

9.1.3 Depozitat e jo – rezidentëve

Depozitat tjera (depozitat e jo-rezidentëve, organizatave jo-qeveritare, qeveritë qendrore dhe


lokale, etj.) gjithashtu u karaterizuan me rritje të përshpejtuar, duke shënuar një normë vjetore
të rritjes prej 19.0 përqind në vitin 2015 (9.4 përqind në vitin 2014), si rrjedhojë e rritjes së
theksuar të depozitave të jo-rezidentëve në bankat që operojnë në Kosovë.

9.1.4 Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit

9.1.5 Depozitat e afatizuara

Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit ka pësuar ndryshime të theksuara krahasuar


me vitet paraprake.

Depozitat e afatizuara vazhdojnë të ngushtojnë pjesëmarrjen në strukturë me një ritëm të


theksuar që nga viti 2013, që mund të jetë si rezultat i rënies së normave e interesit gjatë asaj
periudhe. Në vitin 2015, depozitat e afatizuara ngushtuan pjesëmarrjen në 24.7 përqind të
gjithsej depozitave (nga 31.7 përqind në vitin 2014), përderisa depozitat e transferueshme
zgjeruan pjesëmarrjen në 54.7 përqind (47.2 përqind në vitin 2014).

Kategoria e mbetur, ajo e depozitave të kursimit, në vitin 2015 lehtësisht ka zvogëluar


pjesëmarrjen në 20.6 përqind të gjithsej depozitave (nga 21.1 përqind në vitin 2014) (figura
18).

43
Figura 18 : Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit.

Burimi: BQK, 2016- fq.41

Edhe pse gjithsej depozitat e afatizuara janë karakterizuar me rënie, në kuadër të strukturës së
tyre vërehet një zhvendosje e theksuar drejt afateve më të gjata të maturimit. Depozitat me
afat të gjatë maturimi ‘mbi 2 vite’ dhe ato afatmesme ‘mbi 1 deri në 2 vite’ kanë rritur
pjesëmarrjen në strukturë, ndërsa depozitat afatshkurta ‘deri 1 vit’ kanë zvogëluar
pjesëmarrjen në strukturën e gjithsej depozitave të afatizuara (figura 19). Këto lëvizje janë
konform lëvizjeve të normave të interesit, të cilat mbesin më të larta në depozitat me
maturitet më të gjatë.

44
Figura 19: Depozitate afatizuara.

Burimi: BQK, 2016- fq.42

Sipas gazetës Express Vlera e depozitave të qytetarëve është 2.66 miliardë euro duke shënuar
rritje vjetore prej 5.5%. Norma efektive e interesit që bankat u paguajnë qytetarëve për
depozita llogaritet të jetë 0.9%. Aktualisht në Kosovë operojnë 10 banka komerciale nga të
cilat 8 kanë pronësi të huaj, ndërsa 2 vendore. Ato i kanë gjithsej 265 degë në të gjithë
vendin. Të punësuar në këto banka janë 3,409 punëtorë.41

________________________________________________________

41
http://www.gazetaexpress.com/lajme/qytetaret-depozitojne-ne-banka-2-66-miliarde-euro-
154722/?archive=1

45
10.1 Raporti vjetor 2016

Në vitin 2016, depozitat arritën në 2.90 miliardë euro. Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave
diktohet kryesishtë nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat shënuan rritje vjetore prej
8.0 përqind.

10.1.1 Struktura e depozitave

Depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje vjetore prej 7.2 përqind, një rritje e
përshpejtuar krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2016, depozitat arritën në 2.90 miliard
euro (figura 20).

Figura 20 : Struktura e depozitave në përqindje.

Burimi: BQK, 2017- fq.35

Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare,
të cilat shënuan rritje vjetore prej 8.0 përqind. Kjo kategori gjithashtu vazhdon të dominojë
strukturën e gjithsej depozitave, pasuar nga depozitat e ndërmarrjeve. Në periudhën e njejtë,
depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje vjetore të përshpejtuar prej 14.5 përqind.

46
Kjo rritje mund të ketë rezultuar nga rritja e normës mesatare të interesit në depozitat për
ndërmarrjet në 1.6 përqind (1.5 përqind në dhjetor 2015). Vlen të theksohet se kategoria e
depozitave të transferueshme vazhdoi të rrisë pjesmarrjen në strukturën e gjithsej depozitave
në 57.9 përqind, nga 54.7 përqind sa ishte në dhjetor 2015. Kjo rritje kryesisht vjen si rezultat
i normës së ulët të interesit në depozita.

10.1.2 Norma mesatare e interesit në depozita

Dallimi në mes të normës mesatare të interesit në kredi dhe asaj në depozita u ngushtua në
6.0 përqind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak (6.5 përqind në 2015). Norma
mesatare e interesit në kredi në dhjetor 2016 u zvogëlua në 7.2 përqind përderisa norma
mesatare e interesit në depozita shënoi rritje në 1.2 përqind (figura 21).

Figura 21 : Norma mesatare e interesit në kredi dhe depozita.

Burimi: BQK,2017- fq.36

47
Nomra mesatare e interesit në gjithsej depozitat mbeti e ngjashme krahasuar me atë të
periudhës paraprake në rreth 1.2 përqind në dhjetor 2015 (figura 22).

Figura 22 : Norma mesatare e interesit në depozita.

Burimi: BQK,2017- fq.36

10.1.3 Norma mesatare e interesit në depozita për ndërmarrje

Noma mesatare e interesit në depozitat e ndërmarrjeve arriti në 1.6 përqind, një rritje e lehtë
vjetore, prej 0.1 përqindje. Më saktësisht, rritje prej 0.1 pikë përqindje shënuan normat e
interesit në depozitat e kursimit dhe ato të afatizuara të ndërmarrjeve (figura 23).42

_______________________________
42
Raporti vjetor 2016, Banka Qendrore e Kosovës. Prishtinë; fq.36

48
Figura 23 : Norma mesatare e interesit në depozitat për ndërmarrje, sipas kategorive.

Burimi: BQK, 2017- fq.36

10.1.4 Norma mesatare e interesit në depozita për ekonomitë familjare

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozitat e ekonomive familjare shënoi rënie në
1.0 përqind (1.1 përqind në dhjetor 2015). Kjo rënie reflektoi kryesisht rënien e normës
mesatare të interesit në depozitat e transferueshme (figura 24).

Figura 24 : Norma mesatare e interesit në depozitat për ekonomitë familjare, sipas


kategorive.

Burimi: BQK,2017- fq.37

49
KREU III

3 KOMPARACIONI I DEPOZITAVE NË SISTEMIN BANKAR TË KOSOVËS ME


DISA SHTETE TË RAJONIT

1 Komparacioni me Shqipërinë

Në Shqipëri, skema e sigurimit të depozitave është krijuar në fund të vitit 2002 dhe
administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Qëllimi kryesor i funksionimit të saj
është të sigurojë mbrojtjën e depozitave, deri në një nivel të caktuar të përcaktuar me ligj, në
rastet kur institucionet financiare përkatëse nuk mund të përmbushin detyrimin ndaj
depozituesve. Agjencia operon në bazë të ligjit 8873 “Për Sigurimin e Depozitave”, të
miratuar fillimisht në datën 29 mars 2002. Fondi themeltar për sigurimin e depozitave
bankare është 400'000'000 Lekë, e cila është kontribut nga buxheti i shtetit. 43 Pra, ASD
përbën një institucion publik, e cila ofron pagimin e depozitës për individët në rastin ku
subjektet private nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm. Ndërkohë, agjencia raporton tre
institucioneve publike, të cilat janë: Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe Banka e Shqipërisë
(ASD, raport vjetor, 2014).

Në këtë mënyrë, në Shqipëri ekzistojnë katër institucione publike të cilat vlerësojnë dhe
ndikojnë në sistemin e sigurisë financiare në vend. Skema e funksionimit të agjencisë
paraqitet në figurën 25.

_________________________________________
43
ASD- Agjensia e Sigurimit të Depozitave

50
Figura 25 : Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri

Ndërkohë, në sistemin bankar në Shqipëri, kriza financiare e vitit 2007-2008 nuk pati ndikim
të drejtpërdrejtë.44 Arsyetimi kryesor lidhet më mungesën e investimeve në instrumenta
toksike borxhi në tregjet e huaja apo në produkte të cilat u ndikuan nga kriza. Madje, efektet
e krizës mund të viheshin re në një periudhë të mëvonshme (në fund të vitit 2008), të cilat
mund të lidhen më frikën e perceptuar nga agjentët. Një situatë e tillë ndikoi në krijimin e
problemit të likuiditetit në periudhën afatshkurtër për bankat e nivelit të dytë. Banka e
Shqipërisë, si bankë qendrore, nxiti zbatimin e një sërë politikash me qëllim normalizimin e
situatës së krijuar. Reagimet e Bankës Qendrore kanë ndikuar direkt edhe në treguesin e
raportit kredi ndaj depozitave. Kështu, nga viti 2004 deri në vitin 2009, raporti është rritur
respektivisht nga 19% në 65%. Ndërkohë, në vitin 2010 ky raport ulet në vlerën 60.4%.

_________________________________________
44
Altin Turhani.’’Faktorët që e përcaktojnë ecurinë e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri;
2005-2014; fq.12
51
Ligji “Për Sigurimin e Depozitave”45 përcakton edhe normën vjetore të primit të sigurimit për
çdo bankë. Kjo normë është 0.5% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të
siguruara. Fondi do të përcaktojë nivelin e premiumit të vazhdueshëm i cili do të paguhet nga
institucioni i siguruar.

Niveli i një premiumi të tillë do të jetë ndërmjet 0.3% dhe 1.5% të mesatares së bilancit
fillestar dhe të fundit të depozitave të siguruara për periudhën përkatëse të bilancit sipas
definimit të Rregullave nga FSDK. Pjesa proporcionale e këtij premiumi vjetor do të paguhet
çdo tre (3) muaj për secilin tre (3) mujor të periudhës së bilancit. Ky premium do të trajtohet
si një shpenzim i institucionit financiar të siguruar që pranon depozita dhe do të tërhiqet nga
llogaria e institucionit të siguruar në Banka Qendrore.

Banka Shqiptare thekson në raportin vjetor 201646 se kredia dhe depozitat u rritën me
përkatësisht 2.5% dhe 5.2%. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, totali i depozitave të sistemit
ka patur trend në rënie me norma të ndryshimit mujor të ulëta, kurse gjatë gjysmës së dytë të
vitit kjo ecuri ka qenë pozitive. Në fund të dhjetorit 2016, totali i depozitave në sistemin
bankar arriti 1,114 miliard lekë, krahasuar me 1,066 miliard lekë që ishte një vit më parë,
duke shënuar një rritje prej 4.6 %. Norma mesatare e ndryshimeve vjetore për shtatë vitet e
fundit ishte 7.4 % . Ndërsa në Kosovë47 numri i përgjithshëm i depozituesve të siguruar
depozitat e të cilëve janë të mbuluara plotësisht deri në limitin e sigurimit të depozitave ishte
në rreth 88.34% (Tabela 7), që do të thotë se 850,860 e depozituesve të siguruar kanë
depozita deri në € 4,000 (përbëjnë rreth 41.7% të vëllimit të përgjithshëm të siguruar, Tabela
9). Përderisa pjesa e mbetur, 9.23 %, apo 88,864 e depozituesve të siguruar kanë depozita apo
kërkesa neto4 më shumë se 4,000 € (që kapin 58.3% të vëllimit të siguruar, Tabela 9). Numri
i depozituesve të pranueshëm të cilët kanë detyrime të vonuara më të madhe se totali bruto i
depozitave ishte 22,705 ose 2.36%.

___________________________
45
Ligji nr. 53/2014, ASD , Tiranë
46
Raporti vjetor në Shqipëri , 2016
47
Raporti vjetor 2016, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë

52
Më 4 qershor 2014, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) dhe Agjencia e
Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë, shënojnë një arritje të rëndësishme në nënshkrimin e
Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin. Të dy institucionet dakorduan kornizën
e bashkëpunimit e cila përfshin shkëmbimin e përvojave, ndërtimin e kapaciteteve dhe
shkëmbimin e informacionit për të arritur efektivitetin e sistemeve të të sigurimit të
depozitave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

2 Komparacioni me Maqedoninë

Në periudhën 2004-2015, sistemi bankar i Republikës së Maqedonisë ka pësuar ndryshime të


rëndësishme në strukturën e pronësisë, në pjesën e tregut, në madhësinë dhe përmbajtjen e
aktiveve të tij. Këto ndryshime kanë ndikuar në rritjen e produkteve dhe shërbimeve të
ofruara, rritjen e numrit të të punësuarve dhe përgaditjen e tyre profesionale. Me gjithë këto
ndryshime është vërejtur roli i madh i bankave në sistemin financiar të ekonomisë dhe
pozicioni i rëndësishëm i tij. Pas ndryshimeve që ndodhën në përshtatjen institucionale dhe
pas disa ndryshimeve në sektorin bankar numri i bankave në vitin 2015 ka qenë 15 ndërsa
kanë qenë edhe 8 institucione depozitare.48

Duke u bazuar nga madhësia e bilancit bankat janë ndarë në tre grupe. Në grupin e parë bëjnë
pjesë bankat e mëdha me aktivin e tërsishëm të tyre prej 189,5 miliardë denar dhe pjesëmarrje
prej 65,8 % .

Në grupin e dytë bëjnë pjesë bankat mesatare me aktivet e tyre prej 87,9 miliard denar dhe
pjesmarrje 30,6 % .

________________________________________
48
Raporti vjetor në Maqedoni, Banka Popullore, 2015

53
Në grupin e tretë nëjnë pjesë bankat e vogla me aktive të përgjithshme prej 10,4 miliard denar
dhe pjesmarrje prej 3,6 % .

Nga aspekti i depozitimeve pjesëmarrja e bankave të mëdha është prej 72,5 % , bankave te
mesme 24,6 % dhe e bankave të vogla me 2.8 % .

Struktura e sektorit bankar në Kosovë në vitin 201549 ishte e ngjashme me periudhat


paraprake. Sipas pronësisë, struktura e sektorit bankar vazhdoi të dominohet nga bankat me
kapital të huaj, asetet e të cilave përbëjnë 90.1 përqind të gjithsej aseteve të sektorit bankar,
ndërsa pjesa e mbetur menaxhohet nga bankat me kapital vendor. Sektori bankar në vitin
2015 zgjeroi vlerën e aseteve në 3.39 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 6.3
përqind (4.1 përqind në vitin 2014) (figura 18). Kontributin më të lartë në rritjen e aseteve të
sektorit bankar e kishte zgjerimi i portfolios së kredive që vazhdon të jetë kategoria
dominuese në strukturën e aseteve të sektorit bankar. Përshpejtimi i rritjes së aktivitetit të
sektorit bankar reflekton edhe ecurinë e qëndrueshme të depozitave, të cilat po ashtu shënuan
përshpejtim të ritmit të rritjes.

3 Komparacioni me Malin e Zi

Popullësia e Malit të Zi numëron më shumë se 620,000 njerëz, sipas të dhënave të fundit


statistikore, ndërsa ruajtja e broshurave ka pothuajse 140,000 më shumë se banorët, shkruan
gazeta DNEVNE NOVINE50 .

Sistemi bankar në Malin e Zi ishte i qëndrueshëm. Më 31 dhjetor 2016, ishin 15 bankat që


operuan në Malin e Zi, një më shumë se një vit më parë. Gjatë periudhës krahasuese
njëvjeçare, pozicionet kryesore të bilancit janë rritur. Asetet e përgjithshme të bankave u rrit
me një normë vjetore prej 9.2%, kredi u rritën me 1.3%, depozitat totale me 9.4%, ndërsa
totalin e bankavekapitali u rrit me një normë prej 5.52%. Aktivet likuide të bankave shënuan
rritje vjetore prej 8.1%. Në vitin 2016, bankat vazhduan të ndjekin politika restriktive të
kreditimit dhe u mbështetën kryesisht në likuiditetin e fondeve te tyre. Depozitat e bankave
tejkaluan nivelin e kredive, gjë që rezultoi në raportin e kredive me depozita prej 0.84.

________________________________________
49
Raporti vjetor 2015, Banka Qendrore e Kosovës, Prishtinë ; fq.49
50
https://www.blic.rs/dnevne-novine
54
Depozituesit më të rëndësishëm bankarë ishin familjet (53.4%) dhe korporatat (33.7%).
Depozitat e kërkesës u arriten në 55.6%, depozitat me afat ishin 43.8%, ndërsa depozitat në
llogaritë depozituese llogariten 0.6% e totalit të depozitave. Sa i përket strukturës së parasë,
depozitat në euro përbënin pjesën kryesore, ndërsa depozitat në monedha të tjera përbënin
6.6% të totalit të depozitave.51

'' Duke pasur parasysh se numri i depozituesve të konsiderueshëm tejkalon numrin e


banorëve, është e qartë se një depozitues ka depozita ne disa banka. Kjo është karakteristikë e
personave juridik dhe fizikë '', tha drejtori i gazetës Fondi për Mbrojten e Depozitave Predrag
Markovic, raporton portal CDM.

Sipas të dhënave më të fundit nga Fondi për Mbrojtjen e Depozitave, në total janë 758,706
mbrojtës, nga të cilët 692,260 janë qytetarë, ndërsa 66,446 janë persona juridik. '' Totali i
depozitave në fund të muajit shtator arriti në rreth 2860000000 euro, ndërsa garantimit të
depozitave (depozitat deri ne 50.000 euro) arriti ne 1.24 miliardë '', tha Markovic.

Në Mal të Zi veprojnë gjithsej 15 banka.

Gjithsej depozitat në sektorin bankar të Kosovës në qershor 2016 arritën vlerën prej 2.69
miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 4.6 përqind. Depozitat për të dytin vit me radhë
shënuan ngadalësim të rritjes.52

4 Komparacioni me Serbinë

Totali i depozitave në banka ne fund të tremujorit të parë të vitit 2016 arriti në 2,002.6
miliardë dinarë, që paraqet një rënië prej 7.1 miliardë dinarë. (0.4 %) krahasuar me fundin e
vitit 2015.53

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2016, pjesa e valutës së huaj dhe depozitat në valutë të
indeksuara 71.5 %, me monedhën dominuese, euros, me pjesmarrje në shkëmbimin e
përgjithshëm të huaj dhe në valutë të huaj të indeksuara depozitave prej 89.6 %.

__________________________________________
51
Raporti vjetor 2016 ; Banka Qendrore e Malit të Zi ; fq.18-19
52
https://www.nbs.rs/internet/latinica/55/55_4/kvartalni_izvestaj_I_16.pdf
53
Raporti vjetor ne Serbi, 2016
55
Fondet afatshkurta 8 përfaqesojnë shumicën e depozitave bankare të pranuara në Serbi. Mbi
gjysma e të gjithavë depozitave të sektorit bankar janë depozitat pa afat (53.7 %), pasuar nga
depozitat me afat maturimi të mbetur deri në një vit me një pjesmarrje prej (37.9 %tur prej 6
deri në 12 muaj) ndërsa depozitat me maturim të mbetur mbi një vit.

Depozitat e ekonomive familjare në Kosovë, të cilat janë burim më i qëndrueshëm i


financimit në raport me kanalet tjera të financimit, vazhdojnë ta dominojnë strukturën e
depozitave të sektorit bankar duke përfaqësuar 74.4 përqind të gjithsej depozitave. Vlera e
depozitave të ekonomive familjare, në qershor 2016, shënoi rritje vjetore prej 5.2 përqind
(rritje prej 6.0 përqind në qershor 2015).

Struktura e depozitave sipas afatit të maturimit në dy vitet e fundit u dominua nga depozitat e
transferueshme, për dallim nga vitet paraprake kur pjesa më e madhe e depozitave në sektorin
bankar ishin të afatizuara. Ky ndryshim i strukturës erdhi pas rënies që shënuan normat e
interesit në depozita, të cilat dekurajuan depozitorët që t’i afatizojnë depozitat e tyre. Në
qershor 2016, depozitat e afatizuara shënuan rënie vjetore prej 9.5 përqind (rënie prej 27.4
përqind në qershor 2015). Depozitat e afatizuara të ekonomive familjare shënuan rënie
vjetore prej 7.4 përqind, ndërsa depozitat e afatizuara të ndërmarrjeve shënuan rënie vjetore
prej 13.6 përqind.

56
BIBLIOGRAFIA

LIBRAT DHE PUNIMET SHKENCORE

'' Bankat dhe Afarizmi Bankar '' , Prof.dr. Gazmend Luboteni , Prishtinë, 2013 .
'' Menaxhmenti Bankar '' , Prof.dr. Gazmend Luboteni , Prishtinë , 2015 .
'' Hyrje në Ekonomi '' , Ahmet Mançellari , Sulo Dadëri , Tiranë , fq.371 dhe 373 .
'' Paraja dhe Institucionet financiare '' , Dr. Salko Drini, Dr. Orfea Dhuci , Tiranë 1999 ,
faqe 255.
'' Bankat dhe sistemi bankar '' , Prof.dr. Agim Paca ., Univeristeti FAMA .
'' Ekonomia Monetare '' , Prof.dr. Nagip Skenderi ., Universiteti I Prishtinës .
'' Tregjet dhe institucionet financiare '' , Mishkin , Kolegji Victory .
'' Modern Banking '' , Shelagh Hefferman , London .
'' Paraja dhe Banka '' , Bujar Leskaj , Adriatik Kotorri .
'' Bankarstvo '' , Dr. Borko Krstiq , Nish , 1996 .
'' Kredi Sistemi '' , Dr. Feridun Ergin , Istanbul , 1975 .
'' Ekonomia e parasë , veprimtarisë bankare dhe tregjeve financiare ; Mishkin ,2014 .
'' Faktorët që e përcaktojnë ecurinë e e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri ; Altin Turh
ani , 2005-2014 .
'' Sistemi bankar e kreditore dhe ndikimi I tij në zhvillimin ekonomik '' ; Refik Kryeziu .
'' Ekonomika '' , P. Samuelson , 1992 .

LIGJET

Ligji nr.04/L-266, Kuvendi i Republikës së Kosovës ; Ratifikimi i Marrëveshjes së Garancisë


për linjën kreditore për fondin e sigurimeve të depozitave në Kosovë ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe BERZH.
Ligji për sigurimin e depozitave , Ligji nr.03/L-216/
Ligji nr.04/L-093 për bankat institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare
jobankare.
Ligji nr. 53/2014 , ASD –agjensioni për sigurimin e depozitave në Shqipëri.
57
DOKUMENTE DHE BURIME TJERA

Fondi për sigurimin e Depozitave të Kosoës , Republika e Kosovës .


Ministria e Ekonomisë dhe Financave , raporti vjetor financiar , 31 dhjetor 2009 .
Buletini I sektorit financiar , Prishtinë 2009 .
Raporti vjetor 2008 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2009 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2010 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2011 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2012 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2013 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2014 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2015 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Raporti vjetor 2016 , Banka Qendrore e Kosovës , Prishtinë .
Bankat bashkëkohore .

Raporti vjetor në Maqedoni , Banka popullore , 2016 .


Raporti vjetor në Shqipëri , 2016 .
Raporti vjetor në Mal të Zi , 2016 .
Raporti vjetor në Serbi , 2016.

58
ARTIKUJ NGA SHTYPI DITOR DHE PERIODIK

http://www.insajderi.com/kursimet-e-kosovareve-arrijne-ne-3-miliarde-euro/
http://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2016/October/19/Sektori_Bankar_
-_Ndihmes_apo_Barrier1476867101.pdf
http://gazetaekonomia.com/kosove-rriten-kredite-dhe-depozitat/
http://gazetablic.com/berzh-jep-24-milione-euro-kredi-per-fondin-e-sigurimit-
te-depozitave/
http://www.eciks.org/sq/lajme-evente/1653
http://www.gazetaexpress.com/lajme/qytetaret-depozitojne-ne-banka-2-66-
miliarde-euro-154722/?archive=1
http://shekulli.com.al/shqiptaret-populli-qe-ka-shume-pasuri-si-depozita-ne-
rajon/
https://www.parlament.al/ëp-content/uploads/2016/03/Raporti-Vjetor-
2015_ASD.pdf
http://siteresources.worldbank.org/INTKOSOVO/Resources/Newsletter_World
_Bank_Kosovo_Alb.pdf
https://www.bqk-kos.org/repository/docs/2010/Broshure_.pdf

59

You might also like