Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Teoria e kontrollit

Automatika është shkenca që merret me studimin e modeleve matematike të afta të pershkruajnë dhe paraqesin sisteme
automatike nga më të ndryshmet, që nga sistemet mekanike te informatiket, të cilat nevojisin pak ose aspak ndërhyrje nga ana e
njeriut për të funksionuar.

Në të vërtetë çka sot është kompetencë e automatikës para shekullit XX konsiderohej njohuri ose aftësi e inxhinierëve në
përgjithësi. Ishte pikërisht revolucioni industrial që bëri të kuptohej për herë të parë rëndësia e studimit matematik dhe metodik të
fenomeneve të lidhura me problemet e kontrollit. Pionierët e parë të automatikës gjatë studimeve të para mbi këtë temë kuptuan
që edhe pse fusha e aplikimit të një sistemi industrial mund të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme, principet që
karakterizonin elementët e tij përbërës dhe ligjet që kushtëzonin ndërlidhjen midis këtyre elementëve ishin të njëjta. Kjo bëri të
mundur në një kohë shumë të shkurtër dallimin e automatikës si disiplinë shkencore më vete, autonome nga të tjerat, dhe me
kalimin e kohës me një teori të sajën të aftë për të studjuar çfarëdo fenomeni që i përket kësaj fushe.

Përmbajtja
Shembuj sistemesh të automatizuara
Përkufizime
Problemi i kontrollit
Sistemi
Llojet e sistemit
Themeluesit e automatikës
Projekte të ngjashme
Referime
Bibliografi

Shembuj sistemesh të automatizuara


Sistemi automekanik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik.
Sistemi autohidraulik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik që përcjellin
informatat me ndihmen e avullit
Sistemi i automatizuar elektromekanik - sistem më i zhvilluar, rregullatorët e të cilit funksionojnë me rrymë por që
informatën e përcjellin në mënyrë mekanike.
Sistemi i automatizuar elektromagnetike - të ngjajshme si ato elektromekanike mirëpo informata nga rreullatori
përcillet me ndihmen e fushës magnetike
Sistemi i automatizuar elektrik - është sistem më i zhvilluar, informatat jepen në formë elektricitetit dhe pas
përpunimit dalin si informata elektrike dhe fusin në veprm kryesish tensione të larta elektrike.
Sistemi i automatizuar elektronik - mikro sisteme të automatizuara elektrike që shërbejnë si elemente matëse të
rrymës në aparatet me tension të ulët. Futja e informatave bëhet kryesisht në bazë të skemave d.m.th nga
elementet eleknonike
Sistemei automatik - më i zhvilluar se paraardhësit dhe përbëhet nga mikro sisteme të automatizuara elektronike
të cilat e bëjnë të mundëshme futjen e informatave në formë tekstesh në një memorie.
Sistemi informatik - sistem që në të vërtet është si mbi sistem ku informatat merren në formë teksti dhe
përpunohen si të tilla në gjuhë të afrta me gjuhën e makinës.
Përkufizime

Problemi i kontrollit

Sistemi

Llojet e sistemit

Themeluesit e automatikës
Mori më shumë se 150 vjet dhe dy luftëra botrore që natyra e sistemeve automatike të kontrollit të kuptohej(nëse mund të thuhet
se tani kuptohet pak a shumë). Zhvillimi i sofistifikuar i sistemeve automatike te kontrollit u bë i mundshëm vetëm pasi qe shumë
[1]
pjesë të matematikës të cilat mendohej se janë vetëm teorike u vun në praktikë. Rregullatori i James Watt-it thuhët se është
fillimi i Automatikës. Ka shumë debate se kush janë themeluesit e automatikës por në një listë të shkurtër, jo gjithëpërfshirse
mundë të jetë kjo renditje:

James Watt [1] (https://en.wikipedia.org/wiki/James_Watt)


Edward Routh [2] (https://en.wikipedia.org/wiki/Edward_Routh)
Harry Nyquist [3] (https://en.wikipedia.org/wiki/Harry_Nyquist)
Hendrik Bode [4] (https://en.wikipedia.org/wiki/Hendrik_Bode)
Claude Elwood Shannon [5] (https://en.wikipedia.org/wiki/Claude_Elwood_Shannon)

Projekte të ngjashme

Referime
1. ^ Watt's governor (https://en.wikipedia.org/wiki/Centrifugal_governor)

Bibliografi

Sisteme të automatizuara
të dhënat-të dalurat
mekanik-mekanik | mekanike-hidraulike | mekanike-elektrike | magnetike-elektrike | elektrike-elektrike | ipulse
el.-ipulse el. | kod makine - impulse el. | tekst - kod makine

Ky artikull në lidhje me matematika është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar (https://sq.wikipedi
a.org/w/index.php?title=Teoria_e_kontrollit&action=edit).

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Teoria_e_kontrollit&oldid=2002000"

Kjo faqe është redaktuar për herë te fundit më 14 shtator 2019, në orën 22:47.
Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike
License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.

You might also like