Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 929

ISSN 1800-9794

COBISS.CG-ID 20683538

REVISTË
STUDIMORE - SHKENCORE

Qendra Kërkimore Zhvillimore – PEJA

Buletini Shkencor Nr. 1


ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Republika e Kosovës
Tel ++ 38649131414
www.qkzhpeja.org
Nëntor 2014

1
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BOTUES:
QENDRA KËRKIMORE ZHVILLIMORE PEJA, PEJË
- KËSHILLI BOTUËS:

Prof. Dr. Alba Dumi


Dekane studimeve te ciklit të dyte dhe të tretë, Ismail Qemali, Vlorë, University Albania

Prof.Acos.Dr. Adnan Jashari


Profesor në fakultetin e drejtesisë ne UEJL Tetovë, aktualisht Minister i drejtesisë në Maqedoni

Prof.Asoc.Dr. Artan Hoxha


Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë

Prof.Asoc.Dr. Nazmi Maliqi


Kryeredaktor i Revistes Shkencore VIZIONE - Shkup

Prof.Asc.Dr. Elez Osmani


Drejtor në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Mali i Zi, Ulqin

Profesor në fakultetin Ekonomik në Shkodër

Kyeradaktor i Buletinit shkencor i Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,, Shkodër

Prof.Asoc.Dr. Azem Hajdari


Profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Juridik në Prishtinë

Prof.Dr. Sali Kelmendi


Profesor në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Evropian Dukagjini

Dr.c. Kastriot Blakaj


Ligjërues në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Evropian Dukagjini

Drejtor në Qendren Kerkimore Zhvillimore PEJA

Dr.Klodjan Skënderaj
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë

2
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dr.Sc. Mujë Ukaj


Ligjëruese në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Evropian Dukagjini - Pejë

Ligjëruese në fakultetin e drejtesisë në Universitetin Haxhi Zeka - Pejë

Dr.c. Egzone Osmanaj


Ligjëruese në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Evropian Dukagjini

Përgjegjëse për shkencë dhe kërkime në Qendren Kerkimore Zhvillimore PEJA


Dr. Helena Grillo ( Mukli)

Universiteti ”Aleksandër Moisiu”, Rr. Currilave, Lagja Nr.1, Durrës

Prof. asoc, Dr Qamil Lireza


Universiteti "Aleksander Xhuvaani”, Elbasan

Dr.c. Mentor Kaçi


Ligjërues në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Evropian Dukagjini

Dr.c. Enver Daci


Kryetar i bordit në Qendren Kerkimore Zhvillimore PEJA

Dr.c. Engelbert Zefaj


Drejtor i drejtoratit të Kulturës (Komuna PEJE) dhe përfaqësuës i Akademisë Diplomatike
Shqipëtare

Dr.c. Muhamet Kelmendi


Qendra Kerkimore Zhvillimore PEJA

Dizajni kompjuterik;

Msc. Lavdim Beqiri

Shypi

Shtypshkronja DUKAGJINI

3
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

REVISTË

STUDIMORE – SHKENCORE

 Teknologji Informative dhe Komunikuese

 Shkenca Ekonomike

 Shkenca Juridike

Nr. 1 / 2014
Pejë, nëntor – 2014

www.qkzhpeja.org

4
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përmbajtja:

Aferdita Deda, Remzije Bajrami - E drejta për të lidhur martesë dhe për të krijuar familje e personave
brënda së njëjtës gjini në Republikën e Kosovës ............................................................................................10
Afrim Selimaj, Bedri Millaku, Muhamet Kelmendi - Veprimatritë primare ekonomike dhe funksioni i tyre
për zhvillimin e disa formave të turizmit në Republikën e Kosovës .............................................................23
Agim Berisha - Tatimi në pronë dhe gjenerimi i të hyrave lokale ..................................................................29
Agron Hasanaj - Respektimi i të drejtave të njeriut në procedurën e shqiptimit të masave për sigurimin e
të pandehurit në procedurë penale .................................................................................................................39
Alba Robert Dumi, Emine Emurllai, Florid Dumi - Globalizimi dhe tregetia e lire, zhvillimi dhe proritetet
globale sot ..........................................................................................................................................................53
Alba Robert Dumi, Florid Dumi - Biznesi i vogël dhe i mesëm në Shqipëri, prioritetet dhe nevojat për
reforma të thella ekonomike ............................................................................................................................64
Alba Robert Dumi, Borana Kociu - Decentralizimi i politikave te qeverisjes vendore dhe ofrimi i te mirave
publike. Manaxhimi i burimeve ujore ..............................................................................................................76
Albulena Hajdari - Disa nga risitë që adreson kodi penal i Republikës së Kosovës në lidhje me
dënimet ..............................................................................................................................................................95
Alqi Naqellari, Greta Angjeli, Vladimir Mici - Deformimi i sistemi bankar në Shqipëri dhe pasojat e tij .103
Arbana Zhapaj - Ndikimi i shkolles ne edukimin e nxenesve me nevoja te vecanta ..................................115
Arben Brala - Faktorët të cilët ndikojnë ne përzgjedhjen e fakultetit nga maturantet e shkollave të
mesme ..............................................................................................................................................................127
Ardian Berisha - Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë .................................................................135
Ariana Morina-Shala, Miranda Susuri-Abazi - Imuniteti parlamentar – procedimi penal i personave me
imunitet ............................................................................................................................................................142
Artan Kolnikaj - Aktet reale në këndvështrimin e dy ligjeve ........................................................................149
Aulent Guri - Roli i turizmit të qendrueshëm në zhvillimin ekonomik të bashkisë së Vlorës ....................165
Avni Gashi - Sfidat e luftimit dhe parandalimit të terrorizmit ndërkombëtare ..........................................176
Amantia Levanaj, Besmira Arshiaj - Konsumatori, mbrojtja e konkurrencës dhe politikat përkatëse
shtetërore ........................................................................................................................................................184
Artan Osmanoviqi, Vait Nikaj - Globalizimi dhe ndikimi i tij në institucionet financiare............................192
Avni H. ALIDEMAJ Ndikimi i sindikatave në politikat publike në Kosovë.....................................................199
Azem Hajdari - Disa nga sfidat dhe problemet me të cilat u përball funksionimii sistemit të drejtësisë
penale në Kosovën e pasluftës .......................................................................................................................208
Behram Hasani - Dëgjimi i muzikës në shkollimin e përgjithshëm muzikor ...............................................219

5
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Behxhet Gaxhiqi - Mësimi i diferencuar në shkallë të ndryshme të vështirësisë .......................................229


Bektash Mema - Lugina e Drinos Gjirokaster drejt një parku arkeologjik ..................................................239
Besnik Zekaj - Menaxhimi i resurseve turistike dhe ndikimi i turizmit në rritjen dhe zhvillimin ekonomikë
të Kosovës ........................................................................................................................................................245
Besnik Murati - Teoritë e institucioneve ndërkomëtare, Realizmi dhe liberalizmi ....................................257
Blerim Halimi, Hamide Latifi - E drejta e ankesës – Si e drejtë themelore në procedurën penale të
Republikës së Kosovës.....................................................................................................................................262
Brikena (Buda) Dhuli - Të drejtat e gruas –mosrespektimi praktik dhe pasojat e tij në ndërtimin e së
ardhmes ...........................................................................................................................................................273
Diana Dervishi, Armand Afezolli - Politikat shteterore te se Drejtes se Konkurences, mbrojtja e saj dhe
zbatimi ne sektorin e Turizmit ne vendet e Ballkanit Perendimor; Pervoja e krahasuar e Shqiperise me
fqinjet e saj jo-anetare te BE ..........................................................................................................................277
Diana Mone, Alisa Velaj - Reflektime perceptimesh mbi veprën “monologët e vaginës” së Eva Enslerit 287
Edlira Titini - Politika e jashtme Serbe mes Brukselit dhe Moskës .............................................................299
Endri Papajorgji - Instituti i pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore në doktrinën shqiptare .....................307
Engelbert Zefaj - Operacionet Lean: Qasje hulumtuese në literaturë ........................................................313
Enver Daci, Muhamet Kelmendi - Aspekte teorike mbi sistemin e financimit të bizneseve në Kosovë ...327
Enver Daci, Aleksandër Biberaj - Format e financimit të bizneseve dhe burimet e financimit ................338
Ejup Rustemi, Mefail Tahiri - The Impact of Business Intelligence Development on Telecommunication
Industry ............................................................................................................................................................348
Egzone Osmanaj - Kontrata për sigurimin .....................................................................................................358
Erton Kaleshi - Tregjet financiarë dhe karakteristikat e tyre ........................................................................376
Faruk Belegu - Roli i sistemeve financiare bashkohore ne sektorin public .................................................389
Ferit Baça - Këndvështrime filozofike mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut ....................................................397
Faruk Daci - Ndikimi i mjedisit institucional në zhvillimin e bizneseve në komunën e Pejës....................403
Faruk Belegu, Kastriot Blakaj - Roli i entropisë të sistemet informative dhe në ekonomi ........................412
Fatlum Gogiqi, Zena Pacolli - Investimet e huaja si faktor kyçë që ndikojnë në rritjen e turizmit në vend
..........................................................................................................................................................................420
Fejzi Beqiri - Shkelja e të drejtave të njeriut nga terroristët dhe veprimet antiterror ..............................427
Fisnik Morina, Arber Bozhdaraj - Roli dhe ndikimi i SHBA në zhvillimin e ekonomisë, biznesit dhe
sundimin e ligjit në Kosovë .............................................................................................................................435
Fisnik Morina - Menaxhimi i ndryshimeve dhe inovacionit në sektorin e biznesit në Kosovë ..................445
Fitore Imeri - Roli i udhëheqësit bashkëkohor në mësimdhënie .................................................................461

6
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gëzim Jusufi, Mensur Ajeti, Mehmet Zylfiu - Socializmi dhe struktura ekonomike Kosovare gjatë
periudhës socialiste .........................................................................................................................................469
Halim Bajraktari, Shaip Osmani - Kosova në përafrimin e legjislacionit me Acquis të BE-së dhe realiteti
euroatlantik......................................................................................................................................................477
Hekuran A.Rugova - Kullat në rajonin e Dukagjinit – Trashëgimi Arkitektonike, Kulturore .......................483
Helena Grillo, Evis Hudhëra - Veçori etnografike dhe zakonore të krahinës së Himarës ..........................489
Ilir Morina, Ismet Berisha - Menaxhimi i destinacioneve turistike në Grykën e Rugovës Pejë .................497
Jaho Cana, Kozeta Sala - Besimet dhe kultet popullore në Labëri ...............................................................505
Jaho Cana, Ermal Baze - Tipare te se drejtës kanunore shqiptare ..............................................................512
Jonida Dalipaj - Dinamika, shkaqet dhe pasojat e divorceve në Shqipëri ...................................................516
Kastriot B. Blakaj, Lavdim Beqiri, Adem Tolaj - Implementimi i marketingut elektronik në ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme në Komunen e Pejes, kendveshtrim i vecante informimi elektronik për turistë .....525
Kastriot Haxhiu - Zhvillimi dhe aftësimi profesional në fushën e teknologjisë informative tek të rinjët si
rrugë drejt punësimit ......................................................................................................................................535
Klodian Kurushi, Lirime Çukaj (PAPA) - Reforma ligjore shqiptare dhe integrimi europian.......................548
Klodjan Skënderaj, Artan Hoxha - Të drejtat e të pandehurit sipas legjislacionit proçedural penal në
Shqipëri në raport me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.......................................................557
Kolos Ukaj - Kriminaliteti i të miturve dhe pjesëmarrja e tyre në deliktet kundër mjedisit ......................566
Lirim Lani, Kastriot Gjocaj - Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës (2000-2013).........................576
Lirim Lani - Konceptet bazë të zhvillimit ekonomik ......................................................................................585
Majlinda Meminaj, Yllka Bilushi - Ndikimi i teknologjisë informative, në njohuritë dhe kulturën
shëndetsore që kanë banorët e qytetit të orikumit, rreth faktorëve riskant dhe parandalimit të
patologjisë së melanomës ..............................................................................................................................590
Marta Muqaj - Resurset humane dhe turizmi në Kosovë .............................................................................594
Mehdi Pllashniku - Funksionimi i Gjykatës Ekonomike.................................................................................604
Milot Krasniqi, Adnan Bucolli - Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave në funksion të parandalimit të
korrupsionit......................................................................................................................................................608
Mimoza Durrësi, Kastriot Blakaj - Komunikimet celulare ad-hoc per shperndarje te informacionit turistik
..........................................................................................................................................................................617
Mjellma Vokshi - Sistemi banker dhe reformat financiare në rajon ............................................................623
Mois Kamberi - Kontributi i klerikëve në formimin dhe veprimtarinë e qeverisë së parë shqiptare ........632
Muhamet Kelmendi, Afrim Selimaj, Enver Daci - Menaxhimi i zhvillimit të turizmit si faktorë ekonomik në
Rrafshin e Dukagjinit .......................................................................................................................................638

7
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mitasin Beqiri, Qebir Avziu, Rezak Jakupi - Observimi dhe studimi i personave të dënuar në institucionet
penitensiare të Republikës së Maqedonisë ...................................................................................................653
Muharrem Qafleshi, Sami Gashi - Zhvillimi i turizmit rural mbështetur në resurset e pasura natyrore të
komunës së Dragashit .....................................................................................................................................658
Mujë Ukaj - Mbrojtja juridiko-penale e mjedisit dhe te drejtat e njeriut....................................................678
Naim Baftiu - Menaxhmenti, organizimi dhe strategjia e sistemit informativ programi cas-skk– computer
accounting system ...........................................................................................................................................687
Nazmi Maliqi - Ndërtimi i paqes na ballkan dhe proceset e integrimit euroatlantik .................................698
Nevila Çinaj, Majlinda Muka - Oferta e pasur turistike primare mundësi për zhvillim të qëndrueshëm në
rajonin e Fierit..................................................................................................................................................704
Olda Çiço, Iris Çiço - Strehimi kulturor dhe përdorimi i gjuhës në sjelljen bashkëpunuese në grup, një
aplikim i dimensioneve kulturore të hofstede-s ...........................................................................................714
Pjetër Ndreca, Fatmir Pula, Samir Lleshi - Pavarësia e audituesve, garantohet nga ekzistenca e
Komiteteve të Auditimit..................................................................................................................................724
Qamil Lirëza - Monumentet natyrore të rrethit të Gramshit, vlerat e tyre turistike.................................734
Qemail Sopi – Pikëpamje të teorive ndërkombëtare....................................................................................742
Qemajl Sejdia - Shfrytëzimi i kapaciteteve teknologjike dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme ........................................................................................................................................749
Ramadan Mazrekaj - Ndikimi i Infrastrukturës rrugore ne zhvillimin e turizmit ne Kosovë ......................758
Rexhep Ahmeti, Petrit Nimani - Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut në Republiëkn e Kosovës .767
Romina Radonshiqi - Menaxheri dhe stresi ne pune ...................................................................................773
Sanie Doda, Shkelqim Fortuzi - Transporti dhe Zinxhiri i furnizimit, celës drejt suksesit ..........................781
Shkëlzen Limani, Hakile Limani - Roli i teknologjisë në arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuara .....790
Shkumbin Gërguri - Ndikimi i strukturës së brendshme organizative në suksesin e ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme më theks të veçantë në regjionin e Pejës .............................................................................796
Shqipe Haxhihyseni - Zhvillimi i kreativitetit nëpërmjet punës me tema ...................................................803
Skender Ferati, Ardian Jashari - Trashegima historike e monumentale e Prizrenit mundesi per valorizimin
ekonomik te tij .................................................................................................................................................813
Skerdian Kurti - Krimi ekonomik dhe përpjekjet për parandalimin e tij ......................................................820
Sofika Thanasi - Përmeti-Pasuritë natyrore- kulturore dhe humane si premisa për zhvillim ...................831
Sokol Mëngjesi, Odise Moçka, Anxhelina Zhidro - Mbrojtja e konkurencës si një faktor ndikues në
zhvillimin e turizmit .........................................................................................................................................845
Svjetllana Titini - Kuzhina si element kulturor e formë komunikimi qasje etnolinguistike në traditën e
kuzhinës shqiptare ..........................................................................................................................................852

8
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sylejman Klinaku, Haris Ngjeqari - E drejta e pronësis intelektuale në Kosovë ..........................................861


Vladimir Mici, Greta Angjeli, Alqi Naqellari - Manaxhimi i burimeve natyrore të naftës dhe gazit të para
në aspektin e punëzënies, rritjen e të ardhurave dhe turizmit ....................................................................867
Visare Nreca - Ndikimi i burimeve njerëzore në strategjinë e zhvillimit të Korporatave .........................877
Veli Lecaj, Bekim Syla - Rendesia e ndryshimit dhe promovimi i tij, sfidat dhe perspektivat e zhvillimi
të biznesit kosovar...........................................................................................................................................888
Xhevahire Izmaku - Informimi dhe komunikimi ne Institucionet Publike të Republikes se Kosovës ........899
Yrjet Berisha - Monumenti kulturor i lidhjes shqiptare te Prizenit ..............................................................904
Zamira Sinaj, Alba Robert Dumi - Ndryshimet eventuale dhe prioritetet organizative ne administraten
publike shqiptare, çfare rekomandon bashkimi europian ...........................................................................911
Zymer Tafaj, Fatos Turkaj - Zhvillimi dhe zgjidhja e problemit “principal- agjent” më vështrim të veqantë
në bizneset e Komunës së Prishtinës .............................................................................................................923

9
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aferdita Deda, Remzije Bajrami - E drejta për të lidhur martesë dhe për të krijuar familje e personave
brënda së njëjtës gjini në Republikën e Kosovës

LL.M Aferdita Deda

Shoqëritë Huamarrëse në Administrim, Ministria e Financave

e-mail: aferditadeda@yahoo.it

Tel. +355 692733369, fix +355 42258098

Remzije Bajrami

e-mail: remishpk@hotmail.com, Tel. +386 49105145

Abstrakt

E drejta për të lidhur martesë dhe për të krijuar familje bën pjesë në të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut e cila me kalimin e kohës ka pësuar mutacione përsa i përket subjekteve të gëzimit dhe ushtrimit
të saj, moshës së tyre, gjinisë, kritereve që duhet t’i nënshtrohen etj.

Në këtë punim do të fokusohemi tek gjinia e sujekteve të kësaj të drejte.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 3 të saj, garanton barazinë para ligjit dhe në nenin 24
mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual. Duke u bazuar në parimin e mosdiskriminimit,
Kushtetuta i njeh çdokujt të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje sipas pëlqimit të
lirë. Pra, të drejtën për të lidhur martesë nuk e lidh domosdoshmerisht me gjininë e ndryshme të
subjekteve.

A gjen zbatim Kushtetuta në ligjin për familjen apo ka nevojë që ky i fundit të përditësohet?

A mund të lidhin martesë dy persona të së njëjtës gjini në Republikën e Kosovës?

E drejta për tu martuar është një ndërthurje e lirive negative dhe pozitive. Prandaj, nuk vlen vetëm
kërkesa që pushtetet publike të mos nderhyjnë në sferën e autonomisë private, por edhe kërkesa që
këto pushtete të bëhen aktive, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i plotë i personalitetit njerëzor. Thënë
këtë, pushtetet publike në Republikën e Kosovës, duhet të marrin të gjitha masat që e drejta për të
lidhur martesë e krijuar familje të gëzohet e plotë nga të gjithë shtetasit e saj, duke u bazuar ne
Kushtetutë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara dhe në frymën e përgjithshme të ligjeve.

Ky punim nuk kërkon të jetë shterues, por tenton të hedhë dritë në realitetin legjislativ të Republikës së
Kosovës, për të parë respektimin e të drejtes për të lidhur martesë e për të krijuar familje të personave
të të njejtës gjini në Republikën e Kosovës, garancitë ligjore, aplikueshmërinë e Kushtetutës.

Fjalët kyce: martesë brenda së njëjtës gjini, kushtetutë, ligj për familje, mosdiskriminim, ndërhyrje e
shtetit.

10
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Hyrje

Kalimi nga shteti modern ose i së drejtes, në shtetin social, u shoqërua edhe me njohjen në Kushtetutë,
të të drejtave sociale, krahas lirive tradicionale negative. Kjo u shoqërua edhe me njohjen e parimit të
barazisë thelbësore, krahas atij të barazizë formale.

Në shtetin social, theksi vihet jo vetëm në njohjen juridiko-formale të disa lirive, por edhe në zbatimin e
tyre në realitet. Prandaj, nuk vlen vetëm kërkesa që pushtetet publike të mos ndërhyjnë në sferën e
autonomisë private, por edhe kërkesa që këto pushtete të bëhen aktive, me qëllim që të sigurohet
zhvillimi i plotë i personalitetit njerëzor, gëzimi dhe ushtrimi sa më efektiv i të drejtave dhe lirive të
individëve. Kështu, në krah të lirive negative vendosen edhe liritë pozitive. Parë në këtë kuptim, liritë
pozitive konsiderohen rezultat i një serie ndërhyrjesh të pushteteve publike, për t'i dhënë jetë në
mënyrë të drejtpërdrejtë parimit të barazisë thelbësore. Kështu, personaliteti njerëzor zhvillohet
plotësisht dhe pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisje bëhet efektive.

Familja është e njohur si njësia më e natyrshme dhe themelore e krijimit të shoqërisë dhe si rrjedhojë
gëzon mbrojtjen e veçantë të shtetit. Të drejtat e njeriut nuk përcaktojnë llojet e familjeve. Në botë sot
ka shumë forma të ndryshme të familjeve dhe martesave.

Nëse këto të drejta do të aplikohen ose jo edhe ndaj çifteve të të njëjtit seks është bërë një çështje
diskutimesh të mëdha në kohët e fundit. Edhe pse të drejtat e njeriut nuk bëjnë referenca të qarta për
këtë, një numër i dispozitave të tyre në lidhje me të drejtën për martesë dhe për të krijuar familje, e
drejta për barazi dhe mosdiskriminim, etj mund të interpretohen për të nënkuptuar se çiftet
homoseksualë duhet të gëzojnë mbrojtje nga ligji për gëzimin e të drejtave të njeriut.

Hapja e martesave ndaj çifteve të të njëjtit seks është në të gjithë botën një ndër kërkesat kryesore të
homoseksualëve. Një kërkesë e tillë lind nga nevoja për të eliminuar tërësisht nga legjislacioni
pabarazinë e trajtimit mes bashkimeve heteroseksuale dhe bashkimeve homoseksuale duke u nisur nga
fakti (edhe pse një pjesë e mirë mendon që eshte vetëm nje hipotezë e jo fakt) qe marëdhënia
homoseksuale është një shprehje e shëndetshme e seksualitetit dhe e drejta për martesë është një e
drejtë individuale e patjetërsueshme e personit.

Atje ku martesa është e lejuar edhe për çiftet e të njëjtit seks, martesa shpesh përshkruhet si e
barabartë, në linjë me parimin e barazisë së personave nga rrjedh dhe shprehja martesë e barabartë.

1.1 Cfarë është orientimi seksual

Sipas, APA - Shoqata e Psikologëve Amerikanë, orientimi seksual i refererohet një modeli jetëgjatë
emocional, romantik dhe/ose tërheqjeje seksuale ndaj burrave, grave apo të dy gjinive.

Pra, orientimi seksual tregon drejtimin e tërheqjes afektivo – seksuale që një individ ndjen ndaj një
personi tjetër.

Ekzistojnë teori të ndryshme në lidhje me orientimin seksual, teori psikologjike, gjenetike,


neuroanatomike, socio-kulturore, por asnjëra nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë në mënyrë absolute

11
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

orientimin seksual dhe origjinën e tij. Ajo që është arritur të provohet që të gjitha orientimet seksuale
(heteroseksuale, homoseksuale dhe biseksuale) përbëjnë një variant natyral të seksualitet njerëzor. 1

1.2 A është homoseksualiteti sëmundje mendore?

Psikologë, psikiatër dhe profesionistë të shëndetit mendor bien dakort me faktin që homoseksualiteti
nuk është sëmundje apo shqetësim mendor dhe as problem emotiv. Mbi 35 (tridhjetë e pesë) vite
kërkimi shkencor kanë treguar që homoseksualiteti, në vetvete, nuk është i lidhur me shqetësime
mendore apo probleme emocionale apo shoqërore. Në vitin 1973 Shoqata e Psikologëve Amerikanë
(APA) e ka hequr homoseksualitetin nga lista e patologjive mendore të përfshira në Manualin Diagnoztik
të Sëmundjeve Mendore (DSM), dhe e ka përkufizuar homoseksualitetin si “variant jo patologjik i sjelljes
seksuale” duke njohur të njëjtën mundësi prekjeje nga patologjitë si nga personat homoseksuale ashtu
dhe nga ata heteroseksualë. Që nga viti 1975, APA ka ftuar të gjithë psikologët që të marrin iniciativa në
heqjen e stigmës së sëmundjes mendore që prej kohësh ka qenë lidhur me orintimin seksual
homoseksual apo biseksual. Në vitin 1990 edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka pranuar
dhe ka ndarë përkufizimin jo patologjik të homoseksualitetit2.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që është arritur të provohet shkencërisht, është që nuk është e
mundur të ndryshohet apo modifikohet orientimi seksual dhe tentativat në këtë drejtim mund të venë
në rrezik serioz shëndetin dhe ekuilibrin psikologjik të personave.

2. Martesat homoseksuale në botë


Sot, dy persona të së njëjtës gjini mund të lidhin martesë në 19 vende të botës: Hollandë, Belgjikë,
Norvegji, Suedi, Potugali, Islandë, Danimarkë, Francë, Mbretëri e Bashkuar (çiftet e të njëjtit seks mund
të lidhin martesë në një pjesë të madhe të vendit), Luksemburg, Kanada, Shtetet e Bashkuara (çiftet
mund të lidhin martesë në kryeqytet dhe në 32 shtete të federatës), Meksikë Argjentinë, Brazil, Uruguaj,
Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re. Ndërsa në Izrael, Aruba, Curaçao dhe Sint Maarten, edhe pse nuk i
lejohet lidhja e martesës personave të të njëjtit seks, mund të regjistrohen martesat e celebruara nga ta
në vendet e tjera.

Në vende të ndryshme, mund të arrihet në zyrtarizime të ndryshme të lidhjes; personat homoseksualë,


kanë apo jo mundësinë për të lidhur martesë, kanë mundësi për bashkime civile.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që është arritur të provohet shkencërisht, është që nuk është e
mundur të ndryshohet apo modifikohet orientimi seksual dhe tentativat në këtë drejtim mund të venë
në rrezik serioz shëndetin dhe ekuilibrin psikologjik të personave.

2.1 Pak histori e martesës homoseksuale


Dëshira për të lidhur martesë ka karakterizuar gjithmonë komunitetin homoseksual, por është hasur
gjithmonë në një pengesë, kundërshtimin e shoqërisë që e konsideronte martesën si një mjet për të
garantuar riprodhimin. Megjithatë gjurmë të këtij frymëzimi i gjejmë në momente të ndryshme
historikë.

1 Diskriminimi për shkak të orientimit seksual – Deda, A; Cukaj, L. Konferenca e II Shkencore Ndërkombëtare
e Universitetit "AKADEMIA E BIZNESIT". Tiranë, 29 Prill 2014
2 Diskriminimi për shkak të orientimit seksual – Deda, A; Cukaj, L. Konferenca e II Shkencore Nderkombëtare

e Universitetit "AKADEMIA E BIZNESIT". Tiranë, 29 Prill 2014

12
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në Greqinë e lashtë gjenden gjurmë të një “stadi embrional” të martesave homoseksuale. Lidhja mes të
rriturit dhe të riut sillte përgjegjësi specifike, sociale dhe fetare për kontraktuesit, sikur të ishte një
martesë. Pjesë nga ceremoni të tilla, të celebrimit të dashurisë së dy vajzave, na sjell nëpërmjet
këngëve të saj edhe poetesha greke Safo.

Historianët romakë të periudhës së parë perandorake kanë folur për martesa të vërteta të celebruara
mes burrash. Më e famshmja është ajo e perandorit Neron dhe një libertini (skllav i liruar që i shërben
padronit) dhe 2 martesat e perandorit tjetër roman (Marcus Aurelius Antoninus 203-222) me meshkuj.

Edhe pse dëshmitë në këto raste janë eksplicite dhe termat për të përshkruar ceremonitë të
pangatërrueshme (flitet pikërisht për martesa), një rit i tillë sot interpretohet nga historianët në mënyra
të ndryshme, shpesh të kundërta.

Kur krishtërimi filloi të përhapej mbështeti idenë e martesës të orientuar më shumë për qëllime
riprodhimi. Intoleranca ndaj homoseksualëve ishte në rritje të vazhdueshme.

Në Europën e krishterë mesjetare lidhjet homoseksuale ishin shumë të fshehta

Por edhe në këtë periudhë kur kishte një ndjenjë të fortë mes dy personave, kjo lidhje mund të
celebrohej. Gjenden gjurmë të tentativës për të lidhur martesë nga persona të seksit të njëjtë në dy
mënyra: duke ndryshuar seksin (përgjithësisht gra të veshura si burra) ose duke e celebruar në mënyrë
private por sigurisht pa pasur vlerë juridike3.

Kolonizimi i Europës nga Amerika sjell kontaktin mes popujve, si amerikanët e lindur atje pranonin
martesën mes personane të të njëjtit seks, me kushtin që njëri nga bashkëshortët të mbathte veshjet e
seksit të kundërt.

Në Europën e viteve 1500 janë evidentuar procese për sodomi në Valencia dhe jo vetëm4.

Në vitin 1705 në Paris, në disa vende takimesh për sodomitë, celebroheshin martesa simbolike. Këto
raportohen nga arkivat e policisë.

3. Garancitë ligjore në nivel ndërkombëtar

Parimisht, çdo person në moshë madhore ka të drejtë të martohet e të krijojë familje. Në vijim do të
shohim disa nga aktet me karakter ndërkombëtar dhe rajonal të cilat përpiqen të garantojnë këtë të
drejtë. Duhet të sqarojmë që në fillim se e drejta për të lidhur martesë dhe për të krijuar familje është e
lidhur ngushtë me të drejtën për një jetë private dhe familjare të qetë si edhe me të drejtën për t’u mos
u diskriminuar. Gëzimi i të drejtës për të mos u diskriminuar ndihmon por edhe nënkupton gëzimin e të

3
Që në vitin 1300 i mirënjohuri "Huon de Bordeaux", një chanson de geste, tregon martesën mes dy grave. Ide,
protagonistja, e veshur si burrë përulet si luftëtar për të kërkuar dorën e vajzës së perandorit. Pas martese
zbulohet dhe perandori e dënon me djegie për sodomi.
4
Michel de Montaigne në ditarin e tij të udhëtimit, Journal de voyage en Italie par la Suisse et l'Allemagne,
regjistron në të njëjtën periudhë dy episode të lidhura me martesën homoseksuale.

13
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të drejtave të tjera. Edhte Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kur investohet për t’u prononcuar
për shkeljen ose jo të njëres nga këto të drejta, e trajton çështjen duke analizuar në tërësi këto të drejta.

Në nivel ndërkombëtar e drejta për të lidhur martesë përfshihet në Deklaratën Universale të


Drejtave të Njeriut (neni 16: “Burrat dhe gratë në moshë madhore kanë të drejtë të lidhin martesë dhe
formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. 2. Martesa duhet të
lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. 3. Familja është bërthama e
natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti”).

Në Paktin ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike, neni 23: “1. Familja ёshtё njësi e
natyrshme dhe themelore e shoqёrisё dhe ka tё drejtё tё ketё mbrojtjen e shoqёrisё dhe tё shtetit. 2. E
drejta e burrit dhe gruas pёr t'u martuar dhe pёr tё formuar familje duhet të njihet duke filluar nga
mosha e pjekurisë. 3. Asnjё martesё nuk duhet tё lidhet pa pёlqimin e lirё dhe tё plotё tё bashkёshortёve
tё ardhshёm. 4. Shtetet palё tё kёtij Pakti marrin masa tё pёrshtatshme pёr tё siguruar barazinё e tё
drejtave ...”)

Në asnjërin nga aktet e mësipërme, nuk përcaktohet si kusht për lidhjen e martesës kriteri që
bashkëshortet të kenë seks të kundët. Aktet e lënë të hapur mundësinë që personat që do të lidhin
martesë mund të kenë seks të njëjtë. Kusht i vetëm dhe i pandryshueshëm është pëlqimi plotësisht i lirë
(i pacënuar) dhe mosha madhore e personave (ku secili shtet aderues ka tolerancën të vendosë vet
moshën e lejuar për lidhjen e martesës). Duke u bazuar në teknikën legjislative, nëse seksi i kundërt do
të ishte kusht, nenet do të ishin më të qartë, të tipit: “Martesa lidhet mes burrit dhe gruas....”, por në
aktet e mësipërme përdoren termat si “personat që do të martohen” apo “bashkëshortët e ardhshëm”,
terma që të nxisin të besosh që nuk përjashtojnë martesat mes personave te të njëjtit seks por janë
gjithëpërfshirës. Arrihet në këtë përfundim edhe pas studimit të akteve në tëresi si edhe neneve të tjera
specifike që përforcojnë këtë koncept me parimin e mosdiskriminimit, në Paktin ndërkombëtar lidhur
me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore (pjesa e dytë, neni 2/1: “Shtetet palë të këtij Pakti
zotohen të garantojnë që të drejtat e shpallura në këtë Pakt, të ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të
bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetër, origjinë kombëtare a
shoqërore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetër” dhe neni 3 Shtetet palë të këtij Pakti zotohen të
sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për t’i gëzuar të gjitha të drejtat ekonomike,
shoqërore e kulturore të përmendura në këtë Pakt.), në Paktin ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile
dhe politike (pjesa e dytë, neni 2/1: “Shtetet palë të këtij Pakti zotohen të respektojnë dhe t’u garantojnë
të gjithë njerëzve, që ndodhen në territorin e tyre dhe që varen prej kompetencës së tyre, të drejtat e
njohura në këtë Pakt, pa asnjë dallim veçanërisht për shkak të racës, ... lindjes ose çdo situate tjetër”.

Parimi për mosdiskriminim mendoj se shërben si një tutor për gezimin e të drejtës për të lidhur martesë.

Në nivel rajonal Europian e drejta për t’u martuar është sankionuar në nenin 12 të Konventës
Europiane për të Drejtat e Njeriut që thotë:: “Që nga mosha e martesës, burri dhe gruaja kanë të drejtë
të martohen dhe të krijojnë familje sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte”.
Gëzimi i kësaj të drejte bëhet e mundur edhe nga mburoja që i bëjnë nenet e tjera si neni 8 që
përcakton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare: “1. Çdo person ka të drejtë që t’i
respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij. 2. Autoriteti publik
mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte vetëm në shkallën e parashikuar nga ligji ...” dhe neni 14
sanksionon parimin e mosdiskriminimit “ Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të njohura në këtë Konventë
duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja,
mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet
kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër”.

14
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut rikujton nga ana tjetër se ajo e ka përsëritur shumë herë që
neni 14 nuk vepron në mënyrë autonome: ai zbatohet vetëm në marrëdhënie me klauzola të tjera
normative të Konventës dhe të Protokolleve, të cilat i plotëson. Ai nuk ka ekzistencë të pavarur,
përderisa vlen vetëm për “gëzimin e të drejtave dhe të lirive” të garantuara nga këto klauzola. Sigurisht,
ai mund të hyjë në veprim edhe pa një mospërmbushje të kërkesave të tyre dhe, në këto raste, ka një
rreze veprimi autonome, mirëpo ai nuk do të gjente vend për t’u zbatuar në qoftë se faktet e
mosmarrëveshjes nuk i përkasin fushës të së paku njërës nga klauzolat normative të lartpërmendura.

Është e nevojshme të theksojmë që pavarësisht prezencës së një liste të gjatë motivesh për të cilët
mund të verifikohet një dhunim i parimit të mosdiskriminimit, ajo (lista) nuk është interpretuar kurrë si
shteruese.

Duke qenë se e drejta për të mos u diskriminuar për shkak të orientimit seksual, është një e drejtë
relativisht e re (vetëm në vitin 1990 homoseksualiteti hiqet nga lista e sëmundjeve mendore prej
OBSH), orientimi seksual nuk shihej si motiv diskriminues dhe nuk përfshihej në listat e motiveve
diskriminuese, por hartuesit e deklaratave, konventave, pakteve etj ishin të ndjeshëm ndaj zhvillimeve
shkencore, sociale dhe kulturore duke parashikuar një zgjatje të mundshme të listës.

Në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila përfaqëson kartën e parë ndërkombëtare në fushën e
të drejtave të njeriut, shprehet qartë termi “orientim seksual”. Neni 21/1 i saj përcakton: “është e
ndaluar cdo lloj forme e diskriminimit bazuar, në vecanti, në seksein, rracën, ...apo tendencat seksuale”.

Një studim i publikuar nga agjensia e BE për të drejtat themelore në Qershor 2008 tregon që 18 Shtete
anëtarë të BE ofrojnë një mbrojtje thuajse tërësore kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual.

3.1 Pak nga praktika e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Debati Kushtetues në Europë mbi martesën homoseksuale është pasuruar shumë pas prononcimit të
Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) të bërë më 24 Qershor të vitit 2010 në çështjen
Schalk e Kopf kundër Austrisë5 (kërkesë nr. 30141/04). Çështja ngrihet nga kërkesa e dy qytetarëve
austriakë, të cilëve iu është rrëzuar kërkesa për të lidhur martesë nga autoritet kombëtare sepse neni 44
i kodit civil austriak të 1812, i rezervon të drejtën për t’u martuar personave me seks të kundërt.

Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, nuk përbën shkelje të nenit 12 të KEDNJ nga ana e
shtetit anëtar mosnjohja e martesave për çiftet e të njëjtit seks. Kjo shpjegohet me faktin se Instituti i
martesës është një institut juridik i lidhur me rrënjët historike dhe kulturore të një shoqërie të
veçantë ndaj nuk është e njohur një tendencë e vetme në legjislacionin e brendshëm të Shteteve
anëtare. Kështu që, hyn në diskrecionalitetin e vet shtetit zgjedhja për ta përfshirë ose jo njohjen e
martesave brenda të njëjtit seks në legjislacionin e tij, sipas arsyeve politike, sociale që i duken
mbizotëruese.

5
http://www.duitbase.it/tag/diritti-LGBT

15
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sipas mendimit të gjykatës, sot në konceptin e jetës familjare, respektimi i së cilës garantohet nga neni
8, duhet të futen edhe raportet sentimentale e seksuale mes personave të të njëjtit seks. Thënë këtë, do
të përbënte cënim të nenit 8 në kombinim me nenin 14 të KEDNJ mungesa e mbrojtjes dhe e njohjes
adekuate të çifteve homoseksualë brenda shtetit anëtar. Në rastin kur, një shtet pajiset me instrumentë
juridikë që lejojnë mbrojtjen e bashkimeve familjare mes personave të të njëjtit seks, edhe pse me
vonesë, kjo nuk do të përbënte shkelje. Një përfundim i tillë është i justifikueshëm nga mungesa e një
orientimi të përbashkët të pranuar nga legjislatorët kombëtare.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) është shprehur në shumë raste rreth parimit të
mosdiskriminimit për shkak të orientimit seksual. Përgjithësisht ka konstatuar shkelje e nenit 14 (parimi
i mosdiskriminimit) të ndërthurur me nenin 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të
Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me vendimin e datës 07.11.2013 - Vallianatos dhe të tjetë kundër Greqisë6, Dhoma e Madhe e
Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjykuar si të paligjshëm normativën greke që parashikonte
bashkimet civile si të rezervuara vetëm për çiftet me seks të kundërt, duke përjashtuar çiftet
homoseksualë, normativë e cila binte në kundërshtim me nenin 14 dhe nenin 8 të KEDNJ.

Pyetja që që i shtrohet Gjykatës është ajo nëse situata e paditësve është e krahasueshme me atë të në
çifti heteroseksual që dëshiron të lidhë një “marrëveshje bashkëjetese” në bazë të Ligjit nr. 3719/2008 7.
Gjykata rikujton se çiftet homoseksuale janë, ashtu si çiftet heteroseksuale, të afta për t’u angazhuar në
marrëdhënie të qëndrueshme (Schalk e Kopf, i cituar më lart, § 99). Ajo është pra e mendimit se
paditësit ndodhen në një situatë të krahasueshme me atë të personave heteroseksualë për sa i përket
nevojës së tyre për njohje juridike dhe për mbrojtje të marrëdhënies së tyre si çift (Schalk e Kopf, vend i
cit.).

Për më tepër, Gjykata vë në dukje se neni i parë i Ligjit nr. 3719/2008 e rezervon shprehimisht
mundësinë për ta lidhur “marrëveshjen e bashkëjetesës” vetëm te personat fizikë me gjini të kundërt.
Për pasojë, duke i përjashtuar në mënyrë të heshtur personat fizikë të së njëjtës gjini nga fusha e vet e
zbatimit, ligji në fjalë vendos një dallim në trajtim të bazuar te orientimit seksual i të interesuarve.

Pra, sipas GJEDNJ, ankimi i paditësve nuk ka të bëjë in abstracto me detyrimin e përgjithshëm të shtetit
grek për të parashikuar në të drejtën e brendshme një trajtë njohjeje juridike të marrëdhënieve midis
personash homoseksualë. Në çështjen në fjalë, paditësit ankohen që Ligji nr. 3719/2008 e parashikon
“marrëveshjen e bashkëjetesës” vetëm për çiftet me gjini të kundërt, duke i mënjanuar kështu de plano
çiftet e së njëjtës gjini nga fusha e vet e zbatimit. Me fjalë të tjera, paditësit e qortojnë shtetin grek jo se
ka dështuar që t’i përgjigjet një detyrimi pozitiv që i qenka ngarkuar atij nga Konventa, por se ka
vendosur me Ligjin nr. 3719/2008 një dallim që ata e çmojnë si diskriminues ndaj tyre. Prandaj, pyetja e
cila shtrohet është se a mundet shteti grek në çështjen në fjalë, në vështrim të neneve 14 dhe 8 të
Konventës, të nxirrte një ligj që krijonte krahas institucionit të martesës një sistem të ri partneriteti të

6
http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=001-128294#{%22itemid%22:[%22001-128294%22]}
7
Reforma lidhur me familjen, fëmijët dhe shoqërinë”. Ai vendoste për herë të parë në Greqi një formë zyrtare
partneriteti të ndryshme nga martesa, “marrëveshjen e bashkëjetesës” (σύμφωνο συμβίωσης). Sipas nenit të tij të
parë, një marrëveshje e tillë mund të nënshkruhet vetëm nga dy persona në moshë madhore me gjini të kundërt

16
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

regjistruar kushtuar çifteve të pamartuara, duke e kufizuar këtë mundësi vetëm te çiftet me gjini të
kundërt, me përjashtim të atyre të së njëjtës gjini?

Nëse në çështjen e parë “Schalk e Kopf kundër Austrisë”, nuk kemi shkelje të konvetës kur një shtet nuk
i njeh martesat e çifteve homoseksuale, sepse është i lirë dhe ka të drejtë të rregullojë këtë Institut sipas
diskrecionalitetit të tij, dhe njohja do të ishte vetëm një përparim në fushën e të drejtave të njeriut, në
çështjen e dytë “Vallianatos dhe të tjetë kundër Greqisë”, kemi shkelje të konvetës, sepse ligji grek i
atribuon të drejtën për të pasur një jetë në çift vetëm personave heteroseksualë. Ligji i ndalon
bashkëjetesën juridike, të ndryshme nga martesa, personave të të njëjtit seks dhe motivi i vetëm për
këtë pengesë është orientimi seksual. Shteti grek nuk respekton të drejtën e individit për një jetë
familjare te qetë.

4. Garancitë ligjore në nivel kombëtar

Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare të


listuara në Kushtetutë, garantohen prej saj, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe

kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave të ligjeve dhe akteve të tjera të Institucioneve

publike.

Republika e Kosovës garanton relativisht të drejtat e LGBT për mosdiskriminim. Duhet pranuar që
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është bashkëkohore. Shihet qartë që Kushtetuta dhe ligjet e tjera
nuk përshkrohen nga e njëjta frymë. Ka një moskoherencë mes Kushtetutës dhe ligjeve që duhet të jenë
në përputhje dhe në zbatim me të. Në krahasim me kushtetutën, ligjet e tjera (gjithmonë flasim për ato
që preken në këtë punim si “ligji për familjen” dhe “ligji kunder diskriminimit”) janë disi më “prapanike”
gjë që do të vihet re në vazhdim. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë
themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë.

Sipas saj, çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës i njeh të drejtën për t’u martuar dhe për të krijuar familje çdokujt,
duke vendosur si kusht thelbësor e të pandryshueshëm “pëlqimin e lirë” (Neni 37: Në bazë të pëlqimit
të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin ).
Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj. Në nenin 24/2 të
Kushtetutës “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet,
pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi
tjetër personal.”

Në këtë nen sanksionohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë mosdiskriminimi për shkak të orientimit


seksual. Kjo Kushtetutë është aq largpamëse saqë nuk limiton shkaqet e mosdiskriminimit vetëm në ato
që njihen sot për sot, por le hapësirë për arsye që mund të krijohen në të ardhmen. Sipas ligjit themelor
të Republikës së Kosovës të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të
patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të saj.

Ligji “për familjen” përcakton familjen si bërthamë natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe si e tillë
gëzon të drejtën në mbrojtje.

17
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në kuadër të parimit të mosdiskriminimit, të ratifikimit të KEDNJ-së dhe një sërë konvetash, kartash dhe
rezolutash ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut dhe luftës kundër diskriminimit,
aspiratës së Republikës së Kosovës për integrim në BE, Kosova në vitin 2004 miraton ligjin “Kundër
diskriminimit” (Nr.32, datë 20.08.2004) Ligji “Kundër diskriminimi” parashikon disa forma me anë të të
cilave mund të diskriminohet një person ose grup personash, si: diskriminimin e drejtpërdrejtë;
diskriminimin e tërthortë; diskriminimin për shkak të shoqërimit; ngacmimin, udhëzimin për të
diskriminuar, viktimizimin dhe segragacionin.

Neni 2 i ligjit përcakton parimet e mosdiskriminimit dhe në mënyrë të veçantë ne pikën “a” të tij
shprehet: “Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, ... ose statuseve tjera”. Edhe pse nuk
është shprehur në mënyrë të drejtëpërdrejtë për diskriminimin për shkak të orientimit seksual, kjo del
nga interpretimi i togfjalëshit “statuseve të tjera”.

Ligji zbatohet ndaj të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të personave fizik dhe juridik, të sektorit
publik dhe privat, përfshirë këtu edhe organet publike, të cilat cenojnë të drejtat e personit/ve fizik dhe
juridik, në çfarëdo të drejte tjetër të paraparë me legjislacionin në fuqi.

Organi i autorizuar për pranimin dhe hetimin e ankesave që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave në
baza diskriminuese është Ombudspersoni i Republikës së Kosovës, i cili do t’i shqyrtojë rastet në
përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë që ka sipas legjislacionit në fuqi.

Në ndryshim nga Shqipëria e cila ka një organ specifik që trajton rastet e diskriminimit (Komisioneri per
Mbrojtjen nga Diskriminimi), legjislatori Kosovar ia delegon këtë kompetencë avokatit të popullit.

Mbrojtja ligjore efektive është evidente sipas sistemit të KEDNJ-së, të cilën Republika e Kosovës është
ligjërisht e detyruar ta zbatojë dhe Ligji Kundër Diskriminimit luan rol qendror në sigurimin e mbrojtjes.
Gjykata ka konstatuar se në dhënien e përgjegjësisë prindërore, nëse kjo bëhet duke u bazuar në
konsideratat e orientimin seksual (homos eksualitetin) të njërit nga partnerët, nuk është e pranueshme
dhe përbën diskriminim. Ngjashëm, të drejtat e adoptimit nuk mund t’iu kufizohen homoseksualëve,
nëse e vetmja arsye për një vendim të tillë bazohet në orientimin seksual, gjë që sërish përbën
diskriminim të paligjshëm8.

Civil rights defenders në Republikën e Kosovës raportojnë që i kanë shkruar organeve kompetente për
t’u njohur me statistikat në lidhje me numrin e rasteve për cilat është zbatuar ligji kundër diskriminimit9.

Nuk ka patur asnjë ankesë për diskriminim për shkak të orientimit seksual në asnjë organ, si
administrative ashtu edhe gjyqësor, dhe as në zyrat e Ombudsmamit që është organi i ngarkuar nga ligji
për pranimin dhe hetimin e ankesave që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave në baza diskriminuese.
Por edhe raste diskriminimesh për arsye të tjera ishin shumë të pakta.

8
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Ligji kunder diskriminimit, shtatë vite pas, Dhjetor 2011(faqe
17-18)
9
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Ligji kunder diskriminimit, shtatë vite pas, Dhjetor 2011(faqe
40-50)

18
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5. Nevoja për përditësim i “ligjit për familjen” me Kushtetutën

Ligji 2004/32 “Per familjen” në Republikën e Kosovës është miratuar nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës në Janar te vitit 2006 nën mbikqyrjen e UNMIK-ut, ndërsa Kushtetuta është hartuar dhe ka
hyrë në fuqi në vitin 2008 kur Republika e Kosovës kishte fituar pavarësinë. Pra, Kushtetuta, jo vetëm
për faktin se është akti më i lartë i shtetit (Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës.
Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë), por edhe për faktin se
shpreh vullnetin e lirë të qytetarëve të Republkës së Kosovës, kërkon që të gjitha ligjet të jenë në
përputhje me të. Që në preambul Republika e Kosovës shfaq vullnetin e saj për të respektuar të drejtat
dhe liritë themelore të qytetarëve të saj “Ne, Populli i Kosovës, ...të përkushtuar për krijimin e një shteti
të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e
të gjithë qytetarëve para ligjit...”

Sipas ligjit, fejesa është premtim reciprok i dy personave me gjini të kundërta për t’u martuar në të

ardhmen ndërsa martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të
ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të
familjes. Në ndryshim nga Kushtetuta që ia njeh cdokujt të drejtën për t’u martuar, ligji për familjen e
bën të aksesueshëm institutin e martesës vetëm për personat heteroseksualë.

Vullneti I lirë i popullit të Republikës së Kosovës i shprehur në Kushtetutë është për hapjen e Institutit të
martesës ndaj çdokujt që e pëlqimin e lirë do të gëzojë këtë të drejtë.

6. Realiteti Kosovar

Në muajin Shkurt 2014 mediat kosovare raportuan se një çift homosekualësh kanë trokitur në Zyrën e
Ofiqarisë së Komunës së Kaçanikut me një kërkesë shumë të nevojshme për lidhjen e tyre, kurorëzimin.

Një Kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe i dashuri i tij, shtetas i huaj i ditëlindjes 1956, kërkuan ta
zyrtarizojnë lidhjen. Por kërkesa e tyre shokoi Zyrën e Ofiqarisë së Kaçanikut; në radhë të parë për shkak
se për rrethanat Kosovare kjo kërkesë është e jashtëzakonshme dhe në radhë të dytë zyrtarët nuk kishin
njohuri nëse mund ta bëjnë këtë ligjërisht.

Kushtetuta e Republkës së Kosovës konsiderohet si një prej Kushtetutave më moderne që trajton


çështjen e orientimeve seksuale, por problemi për lidhje mes një çifti homoseksualësh është Ligji për
Familjen. Prandaj, zyrtarët e Komunës së Kaçanikut kanë dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të
Brendshme nëse mund ta kurorëzojnë këtë çift10.

Nuk u gjetën të dhëna se si përfundoi kjo çështje. Nëse MPB ka kthyer një përgjigje apo jo.

Një tjetër ngjarje e cila ka bërë të flitet dhe na e paraqet realitetin Kosovar nga një tjetër optikë, ka të
bëjë më një prononcim të kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës. Mediat shkruajnë se gjatë
paraqitjes së tij në një emision televiziv, Jakup Krasniqi – Kryeparlamentar i Kuvendit të Republikës së
Kosovës ka thënë që “Martesat mes gjinisë së njëjtë janë e keqja e demokracisë“ siç është publikuar në
Gazetën Express më 17 Mars 2014.

10
http://shqipmedia.com/portal/martesa-e-parë-homoseksuale-në-kosovë/

19
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Organizatat për të drejtat e njeriut duke i përfshirë ato që punojnë drejtpërdrejt me komunitetin LGBT
besojnë që kjo deklaratë është tërësisht e papërshtatshme nga një figurë publike kaq e rëndësishme, roli
i të cilit është t’i shërbejë Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për më tepër, disa nga kombet më
demokratike në Europë prijnë në njohjen e martesës mes gjinisë së njëjtë dhe Kushtetuta e Republikës
së Kosovës i merr shumë parasysh këto standarde në zhvillim.

Ata i kujtojnë Kryeparlamentarit të tyre që në çështjen “Vallianatos dhe të tjerëve kundër Greqisë”,
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që përjashtimi i çifteve të gjinisë së njëjtë prej
regjistrit të partneritetit, është diskriminues dhe prandaj Greqia doli që kishte shkelur Konventën. Ashtu
siç jeni edhe ju i vetëdijshëm, gjykatat në Kosovë janë të obliguara t'i interpretojnë vendimet e Gjykatës
Europiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 53 i Kushtetutës së Kosovës) dhe në këtë rast nëse kjo Qeveri
ose ato që do të vijnë vendosin ta injorojë njohjen e kësaj të drejte, edhe sistemi ligjor i Kosovës do të
dalë që është diskriminues11.

Avokati i Popullit, megjithëse është organi i caktuar nga ligjvënësi për mbrojtjen nga diskriminimi, nuk
reagoi pas një deklarate kaq të rëndë dhe fyese të Kryeparlamentarit të tij.

Në Republikën e Kosovës nuk janë regjistruar ankesa nga anëtarë të komunitetit LGBT për shkelje të të
drejtave të njeriut. Ombudsmani i Republikës së Kosovës mendon se problemi i moslajmërimit tregon
për shkallën e ultë të besimit të pjesëtarëve të komunitetit LGBT në punën e Institucioneve shtetërore12.
Këtë e vëteton në fakt deklarata e Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës. Kur kryeligjvënësi i
vendit diskriminon një grup të caktuar personash, si mund të pretendohet që ky grup të denoncojë me
besim tek mekanizmat shtetëror shkeljen e pësuar?!

Një realitet diametralisht të kundërt na sjell Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, i cili
gjatë një ligjërate që ka mbajtur në Universitetin “SMU Dedman School of Laë” në Dallas të Texas, u ka
sqaruar të gjithëve se në Republikën e Kosovës është e lejuar edhe me Kushtetutë martesa e dy
personave me seks të njëjtë. Kryetari Hasani në këtë ligjëratë u ka sqaruar të pranishmëve se, në
Republikën e Kosovës, është e lejuar me Kushtetutë martesa e dy personave të gjinisë së njëjtë13.
Në cilin nga këto dy realitete gëzohen në mëyrë më të plotë të drejtat dhe liritë themelore të njëriut e
sidomos e drejta për të lidhur martesë e krijuar familje?

7. Konkluzione dhe rekomandime

Megjithatë, pavarësisht garancive kushtetuese, një baze relativisht të mirë ligjore dhe përpjekjeve të
institucioneve shtetërore, këto të drejta në praktikë nuk respektohen. Shkelja e së drejtës së lirisë së
shprehjes dhe lirisë së tubimit, janë problemet me të cilat më së shpeshti ballafaqohet komuniteti LGBT
në Kosovë. Ato përcillen edhe me sulme fizike dhe verbale ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti 14. Në IAP

11
http://botasot.info/kosova/285196/shoqeria-civile-komentet-e-kryeparlamentarit-krasniqi-në-lidhje-me-
martesën-mes-gjinisë-së-njëjtë-janë-diskriminuese/

12 Avokati i
Popullit - Raporti Vjetor 2013, Nr. 13
13
http://www.gazetatema.net/ëeb/2014/09/08/kreu-i-gjykates-kushtetuese-ne-kosove-lejohen-martesat-mes-
homoseksualeve/

14Avokati i Popullit - Raporti Vjetor 2013, Nr. 13

20
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

(Institucioni i Avokatit të Popullit) ekziston njësia për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.
Megjithatë, bazuar në statistikat e IAP, deri më tani nuk ka ankesa të parashtruara lidhur me shkeljen e
të drejtave në bazë të orientimit të ndryshëm seksual, kështu që nga aspekti i statistikave ne nuk mund
të flasim në mënyrë precize për këtë problem. Kjo tregon që në Republikën e Kosovës ka një klimë jo
miqësore ndaj homoseksualëve.

IAP nuk ka marrë asnjë nismë ligjore ose jo ligjore konkrete për respektimin e të drejtave të LGBT. IAP
nuk i ka bërë asnjë rekomandim Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit për familjen.

Në këndvështrimin tonë është shkelje e të drejtave të njeriut, mohimi i të drejtës për të lidhur martesë,
homoseksualëve, pa një shkak të përligjur. Kur thuhet që homoseksualiteti është sjellje seksuale
natyrale sikurse heteroseksualiteti, kur thuhet që nuk është sëmundje mendore, kur pranohet që duhet
të gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo njeri tjetër, për cilën arsye i mohohet e drejta për të lidhur
martesë?

Sipas jurisprudencës së vazhdueshme të Gjykatës, që të shtrohet një pyetje në vështrim të nenit 14,
duhet të ketë një dallim në trajtimin e personave të vendosur në situata të krahasueshme. Një dallim i
tillë është diskriminues në qoftë se nuk mbështetet në një përgjigjje objektive dhe të arsyeshme,
domethënë nëse nuk ndjek një qëllim të drejtë a nëse nuk ka një raport të arsyeshëm
përpjesëtueshmërie ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të ndjekur. Shtetet kontraktuese
gëzojnë njëfarë hapësire vlerësimi për të përcaktuar nëse dallimet në trajtim përligjen dhe në çfarë
mase përligjen me ndryshimet që ka midis situatash të cilat janë analoge në pikëpamje të tjera. Nocioni i
diskriminimit në kuptimin e nenit 14 përfshin gjithashtu edhe rastet kur një individ ose një grup e sheh
veten, pa përgjigjje të përshtatshme, të trajtuar jo aq mirë sa një tjetër, megjithëse Konventa nuk e
kërkon atë trajtim më të favorshëm . Orientimi seksual i përket fushës së zbatimit të nenit 14. Gjykata ka
deklaruar shumë herë se, ashtu si dallimet e bazuara te gjinia, ato të bazuara te orientimi seksual duhet
të përligjen me “arsye veçanërisht të fuqishme dhe bindëse”. Kur është fjala për dallime në trajtim mbi
baza gjinie a orientimi seksual, hapësira për vlerësim e shtetit është e ngushtë. Dallimet e motivuara
vetëm me konsiderata lidhur me orientimin seksual janë të papranueshme në vështrim të Konventës.

Duke qenë se format e ndryshme të orientimit seksual janë të gjitha forma të shëndetshme të lidhjeve
mes njerëzve; duke qenë se është arritur të provohet shkencërisht, është që nuk është e mundur të
ndryshohet apo modifikohet orientimi seksual dhe tentativat në këtë drejtim mund të venë në rrezik
serioz shëndetin dhe ekuilibrin psikologjik të personave; duke qenë se në vitin 2000, APA (Shoqata e
Psikologëve Amerikanë) është shprehur në favor të njohjes së bashkimeve civile dhe cilëson që kjo nuk
ka asnjë prapavijë politike, por ka të bëjë me një ndërhyrje të detyrueshme për mbrojtjen e shëndetit
psikik të homseksualëve, që si çdo qytetar tjetër, duhet të mund të gëzojë të njëjtat të drejta dhe
avantazhe conjiktivo-afektiv që rrjedhin nga qëndrueshmëria dhe njohja e mardhënieve homoseksuale;
duke qenë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në shumë çështje është shprehur se në
konceptin e jetës familjare, respektimi i së cilës garantohet nga neni 8, duhet të futen edhe raportet
sentimentale e seksuale mes personave të të njëjtit seks; duke qenë se Kushtetuta e Republikës së
Kosovës nuk e ndalon martesën homoseksuale madje vetë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese pranon
publikisht që martesat homoseksuale njihen në Republikën e Kosovës rekomandohet përshtatja e “ligjit
për familjen” me Kushtetutën, hapja e institutit të martesës edhe ndaj çifteve homoseksualë. Nëse ky
objektiv merr më shumë kohë, mund të jetë më e thjeshtë dhe mund të shërbejë si “mpirës” i reagimit
popullor, njohja fillimisht e bashkimeve civile juridike të ndryshme nga martesa si dhe regjistrimi i
martesave homoseksuale të kryera jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Rekomandohet një rol më

21
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

aktiv i Institucionit të Avokatit të Popullit në mundësimin e gëzimit sa më të plotë të të drejtave të


personave homoseksualë.

Kujtojmë që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të


padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

Bibliografia

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Ligji nr. 2004/32, datë 20.01.2006, “Për familjen”

Ligji për Barazinë Gjinore

Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Karta e të Drejtave Themelore të Njeriut

Civil rights defenders, Ligji kunder diskriminimit, shtatë vite pas, Dhjetor 2011

Paktin ndërkombëtar lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore

Paktin ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike Deklarata e Montrealit “Mbi të drejtat e
njeriut të Lesbikëve, Gayve, Biseksualëve dhe Transeksualëve”

Diskriminimi për shkak të orientimit seksual – Deda, A; Cukaj, L. Konferenca e II Shkencore


Nderkombetare e Universitetit "AKADEMIA E BIZNESIT". Tiranë, 29 Prill 2014
Avokati i Popullit - Raporti Vjetor 2013, Nr. 13

http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/Pages/search.aspx#{%22documentcollectionid2%22:[%22GRANDCH
AMBER%22,%22CHAMBER%22]}

www.echr.coe.int

http://europa.eu/index_it.htm

http://www.ombudspersonkosovo.org/

22
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Afrim Selimaj, Bedri Millaku, Muhamet Kelmendi - Veprimatritë primare ekonomike dhe funksioni i
tyre për zhvillimin e disa formave të turizmit në Republikën e Kosovës

Prof.ass. Dr. Afrim Selimaj

Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë

email; afrim.selimaj@unhz.eu

Prof.ass.Dr.Bedri Millaku

Universiteti Haxhi Zeka Pejë

email; bedri.millaku@unhz.eu

Msc. Muhamet Kelmendi. Phd (c)

kelmendi.muhamet@gmail.com

Abstrakt

Turizmi është veprimtari ekonomike dhe konsumues i prodhimeve bujqësore. Prodhimet bujqësore
konsumohen nga turistet duke e siguruar tregun me te mire siç është tregu turistik si konsumues i këtyre
prodhimeve. Ne saj te konsumit te prodhimeve bujqësore nga ana e turizmit edhe bujqësia është e
zhvilluar duke inkuadruar një numër te konsiderueshëm te fuqisë punëtore te cilët realizojnë te ardhura
e tyre. Republika e Kosovës disponon me resuse ekonomike ntyrore te cilat janë kushte bazë për
zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo ndërlidhet edhe me zhvillimin ekonomik te vendit dhe ngritjen e
brutoproduktit shoqëro. Ne këtë rast me theks ne Republikën e Kosovës, në njeren anë zhvillohet
bujqësia si veprimatri ekonomike primare dhe në anën tjeter turizmi i kosumion prodhimet bujësore.
Keto janë elemente te rendësishme per zhvillimi e disa formave të turizmit. Zhvillimin e turizmit
Blanear, turizmit fshatar, turizmit te rinisë dhe formave te tjera të turizmit alterantive duke mos lene
anash as turizmin familjar dhe grupor i cili kohen e fundit eshte shfaqur me nje dinamik mjaft te madhe.
Format e zhvillimit të turizmit në Republiken e Kosovës dhe më gjerë pos faktorve të përmendur ato
përfshijnë dhe ngerthejnë ne vete edhe një mori faktorësh tjerë zingjirë duke përfshirë ketu nga
agjencitë turistike të udhëtimeve e deri të akomodimi i turistve dhe përfundimi i qendrimit të tyre, ku
kjo padyshim ka një impakt direkt dhe idirekt në mirqënjen ekonomike dhe sociale të shoqërsë dhe
vendit në përgjithesi.

Fjalët çelës; Turizmi , Bujqësia, Prodhimet bujqësore, Konsumi turistik, resuset ekonomike, Oferta
turistike.

23
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Turizmi është veprimtari ekonomike e cila është e lidhur me veprimtari prodhuese por edhe
shërbyese. Njëra prej veprimtarive ekonomike prodhuese me te rëndësishme është edhe Bujqësia. Nga
e cila sigurohet ushqimi dhe prodhimet e domosdoshme për zhvillimin e jetesës normale. Vendet te cilat
janë prodhuese te produkteve bujqësore pjesën e tyre i vejnë ne shërbim te konsumit turistik.
Prodhimet e tilla konsumohen duke siguruar te ardhura për zonën e ofertës turistike. Se sa ndikon
turizmi ne veprimtaritë dhe degët e ekonomisë ne ketë rast mund te ilustrohet me faktin se prodhimet
bujqësore te cilat konsumohen ato janë prodhuar ne vendet e këtyre zonave turistike. Për prodhimin e
tyre është inkuadruar mase e popullatës e cila ka shpenzuar fuqinë punëtore ne prodhimin e këtyre
produkteve. Ne anën tjetër sa i rëndësishme është konsumi i tyre, duke u siguruar tregun.

Turizmi e siguron tregun ne mënyrën më të mire të mundshme. Pjesa e ofertës turistike duhet
te jetë e kompletuar si për nga cilësia po ashtu edhe për nga sasia. Pjesë e saj janë ne ketë rast
prodhimet bujqësore. Të ardhurat nga bujqësia janë të ardhura të përgjithshme të familjeve rurale. Të
dhënat rreth fuqisë punëtore në bujqësi janë të rëndësishme për të vlerësuar se deri në çfarë mase
bujqësia mund të absorbojë fuqinë punëtore rurale dhe shkallën deri në cilën punët jobujqësore
kërkohen në viset rurale. Ne ketë rast turizmi ka rolin e tij te rëndësishëm duke shprehur ndikim ne
prodhimtarinë bujqësore dhe llojet e atyre prodhimeve. Duke ndikuar ne zhvillimin e përgjithshëm
ekonomik të vendit.

Bujqësia si veprimtari ekonomike me rëndësi per zhvillimin e turizmit

Turizmi me aktivitetet e tij paraqitet me terë kompleksitetin.” Kur përdoret termi turizëm
emërtojmë totalitetin e aktiviteteve ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, të cilat bashkëveprojnë ne
mënyrë të drejtë dhe të zhdrejtë, respektivisht te cilat me aktivitetet e veta bëjnë të mundur veprimin e
tregut turistik. Ne ketë rast kemi te bëjmë me veprimtaritë te ndryshme qe janë në funksion të turizmit.
Turizmi me aktivitetet e tij nuk duhet kuptuar vetëm përmes aktiviteteve themelore turistike;
veprimtaritë hoteliere dhe agjencitë turistike. Por duhet kuptuar edhe në pikëpamje me te gjere
“Turizmi përfshinë çdo gjë dhe ç`do kë, që participon ne cilëndo mënyrë në formësimin e aktivitetit
dedikuar turistëve. Përveç veprimtarive të lartcekura qe kanë te bëjnë drejtpërdrejtë me turistët, këtu
me rëndësi janë edhe veprimtarit tjera si: Bujqësia.

Në anën tjetër bujqësia paraqitet si faktorë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, kur dihet se
turizmi është konsumues i madh i prodhimeve bujqësore. Në kushtet e zhvillimit të turizmit ajo ka vlera
të rëndësishme e cila paraqet faktor primar të bazës materiale e cila ndikon në strukturën e klientelës
turistike, në qarkullimin turistik dhe në efektet ekonomike të turizmit. Bujqësia e zhvilluar është bazë
solide e ekonomisë për qarkullimet turistike, në konsumin e prodhimeve bujqësore, të cilat në
përgjithësi i përkasin shpenzimeve të pansionit. Në lëmin e shpenzimeve, përveç vendosjes, ushqimi
është kategori më e theksuar e qarkullimit turistik, cilësinë e të cilit e ngritë bujqësia e zhvilluar. Kosova

24
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

disponon me 588000 ha sipërfaqe bujqësore15. Tregu për plasmanin e prodhimeve bujqësore nuk i
përgjigjet as cilësisë e as sasisë së kërkesave turistike. Me përjashtim të disa prodhimeve të rrushit,
verës dhe pemëve pjesërisht. Një pjesë e madhe e prodhimeve bujqësore do të ishte e arsyeshme dhe e
dobishme qe të eksportoheshin në vendet e regjionit ne sezonet turistike. Në te ardhmen me zhvillimin
e bazës materiale në Kosovë, bujqësia e zhvilluar do të jetë ne vendet e para dhe me prioritet. Shumë
me rëndësi është zhvillimi i bujqësisë e cila me prodhimet e saj do të jetë në disponim për ofertën
turistike. Nga do të bëheshin ndryshime në transformimin e bujqësisë, ku pjesa me e madhe e fuqisë
punëtore do të inkuadroheshin në bujqësi që do të përmirësoheshin kushtet e jetës së popullsisë rurale
e cila merret me veprimtari bujqësore. Zhvillimi i qyteteve të Kosovës si Prishtina, Peja, Prizreni,
Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, shfaqë nevojën e popullsisë për pushim, pra lind nevoja e turizmit te vikendit i
cili dita e ditës po merr përmasa të zhvillimit. Ne ketë aspekt banjat dhe vendet klimatike paraqesin
ofertë mjaftë te përshtatshme për klientelë turistike. Te gjitha prodhimet bujqësore dhe vendet turistike
(Bjeshkët, liqenet, monumentet kulturor-historike, folklori, mikpritja e popullsisë fshatare), të cilat
paraqesin faktor me rëndësi për valorizimin e qarkullimeve turistike për turistet e vendit. por edhe për
turistët e jashtëm.

Ne Kosovë ekzistojnë shumë fshatra afër qyteteve të cilat i kanë përparësitë dhe mundësitë për
valorizimin turistik. Kjo do të ketë përparësitë për të afirmuar vendet balneare dhe vendet klimatike të
cilat do të kenë numër me të madh të vizitorëve në ditët e vikendit por edhe të pushimeve me të gjata.
Kështu që popullsinë e vendeve balneare si në banjën e Pejës, Kllokotit, Banjska të Mitrovica duhet të
drejtohen në shërbimet me të lira dhe furnizimin e klientelës me prodhime bujqësore (perime, pemë,
qumësht, mish) dhe prodhime të cilat do të shkonin përshtati klientëve, ku do të ngritët cilësia e
ofertës turistike në zonat balneare, por edhe vendeve turistike në përgjithësi. 16

Por edhe banjat furnizohen me prodhime vendore te fshatrave përreth nga bujqësia vendore
duke inkuadruar numër te madh te popullsisë qe merren me veprimtari turistike ne ofertën turistike. Me
ketë rast pjesë e madhe e te ardhurave popullsia mund të sigurojë nga shitja e prodhimeve bujqësore.
Qarkullimi turistik e ngritë efektin ekonomik, duke e rritur edhe standardin jetësor. Po ashtu pjesa e
turizmit rural konsumon produkte bujqesore vendore te cilat me cilesin e tyre ngrisin edhe cilesin
produktit turistik i cili është në funksion të ofertes turistike 17.

15B. Millaku “Shqyrtime teorike Operative dhe analitike te turizmi funksionet ne segmentin balnear te banjave, banja e Pejës,
Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosves. Fq, 82 Prishtinë 2008.

16B. Millaku “Shqyrtime teorike Operative dhe analitike te turizmi funksionet ne segmentin balnear te banjave, banja e Pejës,
Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosves.fq.85 Prishtinë 2008.

17 1. A.Selimaj “ Turizmi I Vikendit në Republikën e Kosovës .

25
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sipërfaqja e disa komunave të regjioneve të të Kosovës me kulturat bujqësore në hektar

Komuna Ara e Pemishte Vreshta Livadhe e Gjithsej Gjithsej


kopshte kullosa sipërfaqe
bujqësore
në ha

Peja 12519 1556 30 16502 30607 61214

Istogu 11338 750 225 12435 24759 49507

Klina 17069 786 193 5135 23183 46366

Deçani 5699 1355 - 9432 16485 32971

Gjakova 14592 881 1198 11402 28433 56506

Regjioni i 61217 5328 1646 54906 123467 246564


Pejës

Vitia 13145 211 - 4528 17884 35768

Gjilani 16555 297 49 7967 24868 49736

Kamenica 16121 200 21 12635 28977 57954

Ferizaj 20889 848 - 10908 38645 71290

Kaçaniku 4304 126 - 6131 10561 21122

Regjioni i 71014 1682 70 97075 120935 290776


Gjilanit

Gjithsej 132231 7010 1716 151981 244402 537340

Burimi: B. Millaku “ Shqyrtime teorike operative dhe analitike të turizmit funksionet ne segmentin
balnear të Bnajave, Bnaja e Pejës, Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosovës” Prishtinë 2008.

Tabela është treguesi më i mirë për sipërfaqet me kultura bujqësore. Të dy regjionet balneare kanë në
dispozicion potencialin bujqësor prej 537340 hektar. Kushtet e favorshme klimatike ne gjerësitë e
mesme gjeografike siç ndodhet Kosova paraqesin bazë te rëndësishme për prodhimin bujqësor. Nga
tabela vërehet se të gjitha kulturat bujqësore janë të përhapura në regjionet e banjave të Kosovës. Por
edhe me gjerë.

26
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Paraqitja grafike e sipërfaqeve bujqësore ne regjionin e Banjave.

Burimi: B. Millaku “ Shqyrtime teorike operative dhe analitike të turizmit funksionet ne segmentin
balnear të Bnajave, Bnaja e Pejës, Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosovës” Prishtinë 2008.

Kjo mundëson prodhimin bujqësor të freskët të cilat janë ne dispozicion të klientelës turistike. Nga
grafiku vijmë në përfundimet se regjionet balneare me sasi me të madhe kanë sipërfaqet më ara dhe
kopshte si dhe me kullosa. Dukshëm me pak janë të përhapura vreshtat si dhe pemishtet. Duke e parë se
bujqësia është veprimtari primare e cila ndihmon ekonominë turistike, me prodhime të freskëta
bujqësore.18 Sidomos ne pjesët e banjave.

Sipërfaqja e kulturave me grurë, misër, dhe rendimentet në ton regjioni i Dukagjinit.

Komuna Sipërfaqja Rendiment Gjithsej Sipërfaqe Rendiment Gjithsej Sipërfaqet


t me grurë et ne ton ton me misër e në ton ton e mbjellura
në ha në ha me perime

Peja 2151.4 3.87 8326 4815 2.71 13049 5638.6

Istogu 3222.9 3.83 12344 3022 2.08 6286 5427.1

Deçani 746.8 4.44 3316 2767.4 2.79 7721 1845.8

Gjakova 5148 4.05 20850 3941.7 2.11 8317 5864.1

Gjithsej 11269.1 16.9 44836 14546.1 9.69 35375 18775.6

Burimi: B. Millaku “ Shqyrtime teorike operative dhe analitike të turizmit funksionet ne segmentin
balnear të Bnajave, Bnaja e Pejës, Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosovës” Prishtinë 2008.

18
. F. Reçica& B.Millaku – “The impact of tourism on economic development”The First on-line Conference on The Real
Environmental Crisis – Effects in Tourism Development, Conflicts and Sustainability - Asers. Rumania 30 Novembar 2010.

27
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga tabela vërehet sasia e prodhimit në regjionin Dukagjinit. Kulturat bujqësore të cilat janë me të
përhapura ne regjion si dhe rendimentet në prodhimin e kulturave bujqësore. Për te gjitha këto
prodhime janë mjaft të përshtatshme kushtet e gjerësive tona gjeografike. Te gjitha prodhimet
bujqësore jo vetëm qe i plotësojnë nevojat e popullatës vendore , por janë edhe ne shërbim te ofertës
turistike.

Përfundimi

Veprimtarë primare ekonomike kanë rendësi të madhe në konsumin e prodhimeve bujqësore


i cili është në lidhshmëri me ofertën turistike. Ne bazë te potencialeve ne disponim, zhvillimi i turizmit
mund te jetë njëra prej veprimtarive ekonomike qe do te ndikoj ne zhvillimin ekonomik te vendit. Kur
kemi parasysh veshtërsite nëpër te cilat ka kaluar kjo veprimtari ekonomike se bashku me degët e tjera
ekonomike, sot janë krijuar kushte për zhvillimin e tij. Me qen se Republika e Kosovës ka kushte për
zhvillimin e turizmit; malor, balnear , fshatar, kongresist, transit , kulturor me nje fjalë turizmit
alternativ etj.

Te gjitha këto forma te turizmit krahas zhvillimit te ofertës turistike rrisin edhe kërkesën për
prodhime bujqësorë. Efekti ekonomik jep bazë duke punësuar pjesë te konsiderueshme te popullsisë se
afet për punë në bujqësi e cila është e potencial i pa shfrytëzuar në Republikën e Kosovës. Por edhe ne
anën tjetër në turizem.

Literatura;

1. A.Selimaj “ Turizmi I Vikendit në Republien e Kosovës.

2. B. Millaku “Shqyrtime teorike Operative dhe analitike te turizmi funksionet ne segmentin balnear te
banjave, banja e Pejës, Kllokotit dhe ujërat termominerale të Kosves. Prishtinë 2008.

3. F. Reçica& B.Millaku – “The impact of tourism on economic development”The First on-line


Conference on The Real Environmental Crisis – Effects in Tourism Development, Conflicts and
Sustainability - Asers. Rumania 30 Novembar 2010.

4. Enti i Statistikave të Kosovës Prishtinë.

5. M .Gashi : “Bazat e Turizmit”Universiteti i Kosovës, Prishtinë, 1986.

6. M. Gashi “Vlerat turistike ne Kosovë” Plani regjional hapësinor i KSAK Prishtinë 1969.

7. N. Muhaxheri : Ekonomika dhe Menaxhmenti në Turizëm-Prishtinë 2005.

8 .M. Gashi : “Uslovi i mogćnosti za razvoj turizma SAP Kosovu, Prishtinë 1977.

9. M. Gashi : “Osnovni potencial turistiċkih vrednosti Kosova”,ekspertiza izrađena za potrebe i rade


regionalnog prostornog plana Kosova, Priština 1969.

10.MTI- Depeeratmenti i Turizmit Prishtinë,

11. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës Prishtinë 2009.

12. M. Vukičević:, “Trajtimi i fenomenit të turizmit në planin hapësinor të Vojvodinës”, N. Sad, 1974.

28
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Agim Berisha - Tatimi në pronë dhe gjenerimi i të hyrave lokale

Dr.Sc.Agim Berisha Professor:


Kolegji BIZNESI

agim.berisha74@hotmail.com /Address: No. 29 Rr.Motrat Qiriazi

Ulpian, 10000 Pristine-Kosovo

Abstrakti

Në këtë punim shtjellohet tatimi në pronë dhe gjenerimi i të hyrave lokale i pushteteve lokale në
Republikën e Kosovës. Tatimi në pronë aktualisht është i vetmi tatim nën menaxhimin e plotë të
pushtetit lokal dhe konsiderohet një nga burimet më të rëndësishme i të ardhurave lokale.
Pushteti lokal përveç gjenerimit të të hyrave lokale, edhe më tutje mbetet varshmëria nga financimi i
pushtetit qendrorë përmes grandeve qeveritare. Për ofrimin e shërbimeve publike në mënyrë efikase në
nivelin lokal, Pushteti lokal duhet të kenë shkallë të caktuar të autonomisë fiskale. Në këtë kuadër,
çështja fiskale mbetet preokupimi kryesor i pushteteve lokale pasi nga to varet masa e ofrimit të
shërbimeve publike.

Koncepte kyçe:Tatimi në pronë, Pushteti lokal, të hyrat lokale, grandet qeveritare.

Hyrja

Në Republikën e Kosovës, decentralizimi fiskal si proces i bartjes së përgjegjësive në sferën fiskale, nga
organet qendrore në ato lokale është një fenomen i ri që zë fill pas vitit 1999, në krahasim me vendet
tjera të rajonit. Në Kosovë, materia e çështjeve fiskale rregullohet me Ligjin, Nr.03/l-049, Për Financat e
Pushtetit Lokal, ku përcaktohet mënyra e financimit të pushtetit lokal.

Ligji i financave të pushtetit lokal (LFPL), rregullon autonomin financiare të pushtetit lokal, mirëpo
ekziston varësia financiare e tyre nga niveli qendrorë si rezultat i pjesëmarrjes dominante të grandeve
nga niveli qendrorë në krahasim me të hyrat lokale në kuadër të buxheteve të tyre.

Tatimi në pronë aktualisht është i vetmi tatim nën menaxhimin e plotë të pushtetit lokal dhe
konsiderohet një nga burimet mjaftë të rëndësishme i të ardhurave lokale.
1.Tatimi në nivel lokal

1.1.Tatimi në pronë

29
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Format tatimore të cilat si objekt tatimimi e kanë pronën, në teorinë financiare njihen si tatime në
pronë. Këto forma të tatimeve paraqesin një grumbull mjaft heterogjen të tatimeve. Tatimet në pronë
dallohen në mes veti si për nga qëllimet për të cilat ato vendosen në sistemet tatimore, ashtu edhe për
nga format në të cilat ato paraqiten. Ndërkaq e përbashkët e tyre është se janë të orientuara në pronë
dhe mbi këtë bazë krijohet edhe obligimi për pagesën e tatimit.

Me tatim në pasuri duhet nënkuptuar atë formë të tatimit, tek i cili objekti i tatimit është prona si e tillë,
pra prona në formën e saj statike. Tatimi në pronë bën pjesë në grupin tatimeve subjektive – ashtu siç
janë tatimi në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimi në të ardhura, pasi që te tatimimi i tij merren në
konsiderim pasuritë vetanake të obliguesit tatimor. Sipas këtij këndvështrimi të cilin sot arsyetohet
tatimimi me aplikimin e tatimit në pronë, duhet të shikohet si tatim, i cili është i bazuar në parimin e
pagesës së tatimit sipas fuqisë ekonomike, e cila rrjedh nga prona e pronarit. Tatimi në pronë mundet të
definohet si tatim direkt me të cilin dëshirohet të kapet fuqia ekonomike e obliguesit tatimor e cila
buron gjegjësisht rrjedh nga pasuria, dhe me rastin e përcaktimit të ngarkesës tatimore merren në
konsiderim lehtësitë personale të obliguesit tatimor.

Tatimi mbi pasurinë e paluajtshme ekziston në shumë vende.19 Tatimi në pronë është aplikuar që në
kohë të hershme, mirëpo sot edhe më tej aplikohet në sistemet tatimore të vendeve të ndryshme por
vendi i tij edhe nga aspekti fiskal është shumë më pak i rëndësishëm se sa më parë.

Tatimi në pronë filloj të aplikohet në Kosovë në formën eksperimentale përmes një pilot-projekti i
financuar nga USAID-i, i bazuar në Rregulloren e UNMIK nr. 2001/2, Rregullore e cila ishte në fuqi deri sa
është nxjerrë Rregullorja e re për tatimin në pronë nr. 2003/29, më 5 shtator 2003, nga Kuvendi i
Kosovës, e cila është zëvendësuar me Ligjin Nr. 03/L-204, për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Krahas ndërtimit të sistemit fiskal nё Kosovë nё vitin 2002, filluan përgatitjet për implementimin edhe të
tatimit në pronë si tatim në të ardhura reale nga pasuria e paluajtshme.

1.2.Specifikat e aplikimit të tatimit në pronë


Qeveritë qendrore përdorin tatimin mbi të ardhurat dhe konsumin, ndërsa qeveritë lokale mbështeten
pothuajse tërësisht në taksimin e pronës dhe pasurisë. 20 Kryesisht në vende të ndryshme, edhe në
Kosovë tatimi në të ardhura dhe tatimi në konsum siç është TVSH-ja, administrohen nga autoritetet
tatimore dhe doganore në nivelin qendror, ndërsa tatimi në pronë administrohet nga pushteti lokal.

Tatimi në pronë administrohet nga Komunat dhe është i vetmi tatim nën menaxhimin e Pushtetit Lokal.
Komunat janë tё obliguara tё menaxhojnë tatimin nё pronë, tё bëjnë vlerësimin e pronave dhe
rivlerësimin tyre, përgatitjen dhe shpërndarjen e faturave, tё inkasojnë mjetet nga tatimi nё pronë dhe
sipas nevojës tё bëjnë edhe mbledhjen e detyrueshme, tё përcaktojnë procedurat e konfiskimit dhe
çështje tё tjera, tё cilat bazohen nё ligjin nё fuqi.

Obligues tё pagimit tё tatimit nё pronë janë personat fizik dhe juridik. Detyrimi i tatimit në pronë bie
mbi pronarin e pronës, por nëse pronari i pronës nuk mund të përcaktohet ose nuk mund të gjendet,
tatimi bie mbi personin fizik ose juridik i cili ligjërisht e shfrytëzon ose është në pronën e paluajtshme.
Personi përgjegjës për pagimin e tatimit mbi pronën është para së gjithash pronari i pronës.21

19 Tom Rolfe, Financial Accounting and Tax Principles, first edition, 2006, f. 38-41.
20 Tom Rolfe, Financial Accounting and Tax Principles, first edition, 2006, fq 38-41.
21 Neni 5, Ligji Nr. 03/L-204, për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, fq 3.

30
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Baza tatimore zakonisht është vlera e pronës. Kuvendi Komunal i çdo komune i përcakton tarifat
tatimore mbi pronën në bazë vjetore, e cila sillet prej 0.15 % deri në 1 % të vlerës së pronës në treg për
secilën prej kategorive vijues të pronës:

- Pronë e banuar,

- Pronë komerciale,

- Pronë industriale,

- Pronë bujqësore,

- Pronë e paluajtshme e braktisur dhe objektet e pabanuara.

Normat tatimore përcaktohen çdo vit nga kuvendet komunale dhe mund tё ndryshohen varësisht nga
vlera e tregut e pronave. Normat tatimore janë tё diferencuara dhe ekzistojnë shkallë tё ndryshme
varësisht nga ajo se me çfarë kategori tё pronave kemi tё bёjmё, për pronat komerciale, industriale
ekziston norma më e lartë, me pas vijnë pronat e banimit.

Gjithashtu, kuvendet komunale i përcaktojnë edhe çmimet mesatare për metër katror për kategori tё
pronave. Bazuar nё legjislacionin që e rregullon tatimin nё pronë, pronat janë tё klasifikuar si: prona
rezidenciale (prona reale e shfrytëzuar për banim, shtëpi dhe apartamentet), pronat komerciale (tё
përdoruara për qëllime komerciale, shitoret, restorantet, objektet tjera shërbyese etj), pronat
industriale (tё përdoruara për prodhim, procedim etj), pronat bujqësore (objektet e përdorura për
qëllime bujqësore) dhe pronat tjera. Këtu është përjashtuar toka për tё cilën nuk aplikohet tatimi nё
pronë. Ligji Nr. 03/L-204, për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, neni 8,22 nё mënyrë tё qartë i definon
pronat tё cilat janë tё përjashtuara nga pagesa e tatimit nё pronë.

Tatimpaguesit e tatimit në pronë nëse janë të pakënaqur me vlerësimin e pronës dhe lartësinë e tatimit
në prone, kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre në Bordin Komunal të Ankesave. Tatimpaguesi i cili
ankohet ndaj faturës së tatimit në pronë të lëshuar nga Komuna, duke konsideruar se fatura është e
padrejtë në aspektin e vlerësimit të pronës së tij, mund të kërkoj shqyrtimin e faturës së tatimit nga
Bordi Komunal i Ankesave.

Bordi i ankesave merret me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të tatimit në pronë, të cilat vijnë nga
tatimpaguesit e tatimit në pronë dhe shqyrtimin e aplikacioneve për reduktim apo shtyrje të tatimit në
pronë.23

Tërë materia e procedurës së ankesës së tatimpaguesit, përcaktohet në nenin 22, të Ligjit Nr. 03/L-204
për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.24

22 Neni 8, Ligji Nr. 03/L-204, për Tatimin nё Pronën e Paluajtshme, fq 4.


23
Udhëzim Administrativ Nr. 11/2003, Procedurat lidhur me ankesat mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme, MEF,
Prishtinë, 2003.

31
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bordi i Ankesave pas shqyrtimit të ankesave merr vendimin përkatës. Vendimi i bordit të ankesave është
përfundimtar në nivel komunal.

1.3.Tatimi në pronë si burim i të hyrave komunale


Tatimi në pronë mblidhet nga kuvendet komunale me synim që me mbledhjen e këtij tatimi, qytetarëve
tu ofrohen shërbime më të mira.

Buxheti i Komunave nxirret dhe miratohet njësoj si i organizatave tjera buxhetore, për ndryshim se
buxhetin e Komunës duhet ta miratojë edhe Kuvendi Komunal. Komunat përveç kompetencave në
nxjerrjen e buxhetit, administrimin përkatësisht menaxhimin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, u
lejohet sipas legjislacionit në fuqi, që përveç të hyrave buxhetore nga transfertet qeveritare, të caktojnë
dhe të mbledhin të hyra të veta brenda komunës. Në Kosovë, materia e çështjeve fiskale rregullohet me
Ligjin, Nr.03/l-049, Për Financat e Pushtetit Lokal, ku përcaktohet në nenin 7 dhe nenin 8, mënyra e
financimit të pushtetit lokal.25

Pra, bazuar në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe Kushtetutën, komuna menaxhon me pasurinë
komunale, si dhe ka të drejtë, të caktojë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin
fonde nga qeveria qendrore në pajtim me ligjin.

Të hyrat vetanake të komunës rrjedhin prej këtyre burimeve:

1) Tatimi në pronë

2) Të hyrat nga pasuria e komunave,

3) Taksat administrative nga dhënia e licencave dhe pagesave tjera që i cakton komuna,

4) Gjobat.

Tatimi në pronë aktualisht është i vetmi tatim nën menaxhimin e plotë të Pushtetit Lokal dhe
konsiderohet një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave lokale. Arkëtimi i të hyrave nga tatimi
në pronë, ka qenë i vështirë që nga fillimi kur ka filluar të aplikohet më 2003. Ndër problemet rreth
grumbullimit të tatimit në pronë veçmas konsiderohen gjendja e rëndë socio-ekonomike, papunësia,
pagat e ulëta, legjislacioni-mos aplikimi i grumbullimit të detyrueshëm, shkalla e ulët e vetëdijes për
rëndësinë e tatimit në pronë, mos pagesa e tatimit në pronë nga AKM/AKP për ndërmarrjet shoqërore e
publike-sidomos për pronat e shitura, mos pagesa e tatimit në pronë nga komuniteti jo shumicë etj.
Evitimi i problemeve rreth grumbullimit të tatimit në pronë është më së e rëndësishme për krijimin e
qëndrueshmërisë buxhetore të komunave që ka rëndësi esenciale, jo vetëm për financimin e
funksioneve të domosdoshme të administratës publike, shërbimeve publike, përmirësimin e ofrimit të
shërbimeve por edhe për krijimin e kushteve të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.

24 Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim, duhet të bëhet me shkrim brenda 30 ditëve nga data e pranimit të
faturës së tatimit, e cila duhet të përmbaj prova shtesë të përcjella me dëshmi dhe dokumentacion
mbështetës. Brenda 60 ditëve nga koha e pranimit të kërkesës, Bordi komunal e njofton tatimpaguesin për
vendimin e tij.
25 Ligjin, Nr.03/l-049, Për Financat e Pushtetit Lokal, në nenin 7 përcaktohen burimet financiare komunale, në

nenin 8 përcaktohen kategoritë e të hyrave vetanake.

32
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë drejtim, pushtetet lokale për ngritjen e grumbullimit të tatimit në pronë duhet bërë më shumë
veçmas në: Fushatë vetëdijesimi, debate publike, kushtëzimi-kërkesa nga qytetarët që të paguajnë
tatimin në pronë para se të marrin leje tjera, siç është regjistrimi i automjeteve, aplikimi i programeve
stimuluese për ngritje të pagesës së tatimit në pronë-për zona me shkallë më të lartë të pagesës së
tatimit, ngritja e bashkëpunimit me institucionet e gjyqësisë, SHPK-së dhe bankat, aplikimi i vjeljes së
detyrueshme të tatimit-konform ligjit.

Qëllimi i mbledhjes së tatimit në pronë së bashku me të hyrat e tjera komunale, si burim i të hyrave
buxhetore komunale është ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

Në tabelën e mëposhtme paraqitet pjesëmarrja e të hyrave lokale në të hyrat totale në periudhën 2012-
2014.

Tabela 1: Pjesëmarrja e të hyrave komunale në të hyrat totale (në milion euro) 2010-2012

Përshkrimi 2012 2013 2014

Të hyrat totale-Buxheti
1,322,000,000.00 1,422,000,000.00 1,458,000,000.00
Qendrorë

Niveli komunal 60,419,064.00 63,000,000.00 67,285,971.00

Grafiku 1: Pjesëmarrja e të hyrave komunale në të hyrat totale

Pjesmarrja e te hyrave komunale ne te hyrat e pergjithshme te


buxhetit qendrore
1.600.000.000,00
1.400.000.000,00
1.200.000.000,00
1.000.000.000,00 Të hyrat totale-Buxheti
800.000.000,00 Qendrorë
600.000.000,00 Niveli komunal
400.000.000,00
200.000.000,00
0,00
2012 2013 2014

Nga tabela dhe grafiku, vërehet pjesëmarrja e ulët e të hyrave komunale në të hyrat totale. Në
periudhën 2012-2014 të hyrat totale ishin 1,322 milion euro në vitin 2012, duke u rritur në vitin 2013 në
1,458 milionë euro, ndërsa të hyrat komunale në vitin 2012 ishin 60,419,064 milionë euro, ndërsa në
vitin 2014 ishin 67,258,971 milion euro. Kjo tregon se pjesëmarrja e të hyrave komunale në të hyrat e
përgjithshme në nivel vendi është e ulët. Nga kjo vlen të thuhet se buxheti komunal nga të hyrat

33
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

vetanake mbetet i varfër dhe as për së afërmi nuk mund ti plotësoj nevojat në ofrimin e shërbimeve
publike në rritje, si dhe vazhdon edhe më tutje varësia e financimit komunal nga transferet (grandet)
qeveritare.

Akoma duhet kohë që komunat të mos varen nga burimet e grandit të qeverisë qendrore gjersa të
krijojnë burime të mjaftueshme nga të hyrat vetjake për të financuar shpenzimet e qeverisjes lokale.

1.4.Generimi i të hyrave lokale

Sistemi i financimit komunal dhe vetë buxheti komunal bazohet në Ligjin për financimin e pushtetit lokal
(LFPL). LFPL paraqet bazën e financimit të pushtetit lokal dhe rregullon materien e financimit nga
buxheti qendror për buxhetin e komunave në formë të grandeve dhe të hyrat vetanake të komunave.
Pushteti në nivelin lokal përveç të hyrave të cilat gjenerohen në nivelin lokal, bazohen edhe në të hyrat
të cilat vijnë nga pushteti qendror.

Financimi nga buxheti qendror për buxhetin e komunave vjen në formë të grandeve të rregullta si vijon:
Grandi i përgjithshëm operativ, grandi specifik për arsim, grandi specifik për shëndetësi.

Të hyrat vetanake të pushtetit lokal përfshijnë të hyrat të cilat gjenerohen nga këto burime të të hyrave:
Tatimi në pronë, taksat komunale, gjobat, shitja e aseteve dhe të hyrat tjera.

Prandaj, burimet e financimit komunal përfshijnë sistemin e dyanshëm të financimit:

1. Të hyrat vetanake të Komunave,

2. Grantet (transferet) qeveritare.

Në shumicën e vendeve shuma e të ardhurave të gjeneruar në nivel lokal është minimale, dhe kryesisht
mbështeten në transferet e nivelit qendrorë për të kompensuar mungesën e të ardhurave lokale. Në
kuadër të financimit komunal në Kosovë, buxheti komunal dominohet nga transferet (grandet) nga niveli
qendrorë, ndërsa të hyrat vetanake të gjeneruar në nivelin lokal janë ende në nivel të ulët. Duke qenë se
komunat pjesën më të madhe të nevojave të tyre buxhetore i plotësojnë nga granti i Qeverisë, mund të
themi se ky fakt ndikon në mënyrë negative në rritjen e nivelit të grumbullimit të të hyrave vetanake në
nivel lokal. Varshmëria e buxhetit komunal nga buxheti qendror vështirëson autoritetet lokale që të
planifikojnë buxhetet e tyre në periudhë afatgjate. Në këtë drejtim, Pushteti lokal duhet të ketë
parasysh ngritjen e performacës në mbledhjen e të hyrave në nivelin lokal.

Tabela 2: Burimet e financimit komunal 2012-2014 (milion euro)

Përshkrimi 2012 2013 2014

34
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Grandet qeveritare 307,339,208 315,573,627 322,232,847

Grandi i përgjithshëm 123,090,434 131,357,026 138,508,781

Grandi specifik për shëndetësi 39,830,078 40,427,527 39,198,974

Grandi specifik për arsim 140,315,619 141,185,998 142,436,746

Grandet për kompetencat e shtuara


4,103,077 2,603,077 1,845,345
(kujdesi shëndetësor dytësor)

Të hyrat vetanake komunale 60,419,064 63,000,000 67,285,971

Financimi për shërbime rezidenciale 0.00 0.00 243,000

Totali i financimit komunal 367,758,272 378,573,627 389,518,818

Grafiku 1: Burimet e financimit komunal 2012-2014 (milion euro)

Burimet e financimit komunal


450.000.000
400.000.000
350.000.000
300.000.000
250.000.000
200.000.000
150.000.000
100.000.000
50.000.000 2012
0 2013
2014

Nga tabela dhe grafiku, shihet se komunat varen nga burimet e financimit të nivelit qendrorë,
përkatësisht nga grandet qeveritare të cilat në totalin e financimit komunal në vitin 2012 prej
367,758,272 milionë euro përfshinë shumën prej 307,339,208, shprehur në përqindje 84 %, ndërsa
parashikimi në vitin 2014 nga 389,518,818 milion euro në financimin total komunal pjesëmarrja prej
322,232,847 milionë euro, shprehur në përqindje 83 %. Shikuar burimet vetanake të komunave janë në

35
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nivel të ulët, ku në vitin 2012 në financimin total komunal prej 367,758,272 milionë euro, të hyrat
vetanake komunale kishin pjesëmarrje prej 60,419,064 milion euro, shprehur në përqindje 17 %, ndërsa
parashikimi në vitin 2014, nga totali i financimit komunal prej 389,518,818 milionë euro, pjesëmarrja
prej 67,285,971 milionë euro, shprehur në përqindje 18 %. Një ecuri e tillë e varshmërisë së financimit
komunal nga financimi i nivelit qendrorë sipas parashikimeve afatmesme pritet të vazhdoj edhe në vitet
në vijim.

Tabela 3:Buxheti në nivel qendrorë dhe lokal në periudhën 2010-2014 (milion euro)

Përmbledhje 2012 2013 2014

Të hyrat buxhetore-
1,322 1,422 1,458
niveli qendrorë

Të hyrat komunale
367,758,272 378,573,627 389,518,818
totale

Të hyrat vetanake 60,419,064 63,000,000 67,285,971

Tatimi në pronë 6,913,602 11,715,700 15,973,998

Transferet qeveritare 307,339,208 315,573,627 322,232,847

Grafiku 3: Buxheti në nivel qendror dhe lokal në periudhën 2010-2014

Buxheti ne nivel qendror dhe lokal:2012-2014


1.600.000.000
1.400.000.000
1.200.000.000
1.000.000.000
800.000.000
600.000.000
2012
400.000.000
200.000.000 2013
0 2014

Nëse vështrojmë të dhënat, vërehet një disproporcion evident, sa i përket të hyrave vendore dhe të
hyrave të realizuara në nivel qendrorë.

36
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pjesëmarrja e të hyrave vendore në raport me të hyrat e nivelit qendrorë, mbetet në nivel të ulët, Niveli
i ulët i të hyrave të gjeneruara në nivelin lokal dhe varshmëria financiare nga grandet qeveritare, mbetet
një nga sfidat e pushtetit lokal. Me fjalë tjera, funksionalizimi i decentralizimit fiskal, kërkon që pushteti
lokal duhet të ketë burime të mjaftueshme financiare, nën udhëheqjen e tyre, në mënyrë që të ofrojnë
dhe ti përmbushin nevojat e shërbimeve publike në nivel lokal.

Përfundimi

Në kuadër të pushteteve lokale, çështje esenciale mbetet çështja financiare. Kjo tregon se në financimin
Komunal në Kosovë, buxheti Komunal vazhdon të dominohet nga transferet(grandet) nga niveli
qendrorë në raport me të hyrat vetanake të gjeneruar në nivelin lokal duke ndikuar në njërën anë në
varshmërinë financiare të Pushteteve Lokale nga niveli qendrorë dhe në anën tjetër vështirëson
autoritetet lokale që të planifikojnë buxhetet e tyre në periudhë afatgjate. Në këtë drejtim vlen të ceket
se, kapaciteti financiar i Pushtetit lokal i pamjaftueshëm reflektohet në ofrimin e shërbimeve publike
dhe proceset zhvillimore lokale.

Është domosdoshme që qeveritë lokale të rrisin efiçencën në mbledhjen dhe administrimin e të hyrave
lokale, me qëllim që komunat të jenë në gjendje të vetëfinancohen dhe zhvillohen.

Mbetet para autoriteteve lokale në ngritjen e performances në gjenerimin e të hyrave lokale, përmes
ngritjes së kapaciteteve institucionale, në vetëdijesimin e qytetërave për rendësin e pagimit të taksave
lokale, si dhe uljen e varësisë financiare nga transfertat qeveritare.

Literatura:

1.Prof.Dr.Sabahudin Komoni, Financat Publike, Leoprint, Prishtinë 2008,

2.Tom Rolfe, Financial Accounting and Tax Principles, first edition, 2006,
3.Harvey S. Rosen, Financa Publike, viti 2003
4.Tamas M. Horvath, Decentralizimi:Eksperimente dhe reforma, dhjetor 1999.
5.Ligji Nr. 03/L-204, për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

6.Korniza afatmesme e shpenzimeve 2015-2017, Ministria e Financave, Prishtinë 2014,

7. Ligjin, Nr.03/l-049, Për Financat e Pushtetit Lokal,

8.Udhëzim Administrativ Nr. 11/2003, Procedurat lidhur me ankesat mbi Tatimin në Pronën e
Paluajtshme, MEF, Prishtinë, 2003.

9.Decentralizimi dhe qeverisja lokale në Kosovë- sfidat dhe mundësitë, UNDP, Prishtinë 2007,

10.Korniza afatmesme e shpenzimeve 2015-2017, Ministria e Financave, Prishtinë 2014

11.Ministria e Financave, Buxheti i Kosovës për vitin 2013-2015- Komunat.

37
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

38
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Agron Hasanaj - Respektimi i të drejtave të njeriut në procedurën e shqiptimit të masave për sigurimin
e të pandehurit në procedurë penale

Mr.sc. Agron Hasanaj

Ligjerues me angazhim në Universitetin “Haxhi Zeka” – Fakulteti Juridik, Pejë

Adresa: Gllarevë, Klinë

E-mail: agron.hasanaj@unhz.eu; mob: 044/222-709

Abstrakt

Hyrje: Të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe respektimi i tyre në procedurën penale paraqesin sfidë të
madhe dhe të ndërlikuar për organet që merren me ndjekjen e kryerësve të veprave penale dhe
ndëshkimit të tyre me qëllim të luftimit dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale. Në këtë kontest,
është e padiskutueshme se të drejtat elementare njerëzore shkelen pikërisht në fazën e procedurës
paraprake penale, gjegjësisht në fazën e hetimit, arrestimit dhe paraburgimit. Kjo fazë konsiderohet si
procedurë më e ndieshme sa i përket respektimit të të drejtave elementare njerëzore jo vetëm në
Republikën e Kosovës por edhe në vendet më të zhvilluara.

Qëllimi: Gjetja dhe pasqyrimi i legjislacionit që garanton respektimin e të drejtave të njeriut në


procedurën e shqiptimit të masave për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Gjetjet: Ligjvënësi, ka ofruar zgjidhje të avancuara sa i përket kësaj problemetike, respektimin e të


drejtave elementare në procedurën penale e ka garantuar me Kushtetutë, me Kodin për Procedurën
Penale dhe me akte tjera që rregullojnë këtë fushë. Njëkohësisht, shoqëria jonë është e vetëdijshme se
shkeljet e të drejtave të njeriut janë të mundshme e të pranishme në procedurën penale por lufta për
eliminimin e shkeljeve është gjithnjë në vazhdim.

Metodologjia/Qasja: Në këtë punim do të bëhet fjalë dhe do hulumtohen zgjidhjet ligjore që i ofron
legjislacioni penal i Republikës së Kosovës në kuptim të respektimit të drejtave të njeriut në procedurën
paraprake penale, respektivisht në rastet e shqiptimit të masave për sigurimin e pranisë së të
pandehurit në procedurë penale si parakusht për zhvillimin e procesit penal.

Fjalët kyçe: procedura paraprake, arresti, paraburgimi, të drejtat e njeriut.

1. Vështrim i përgjithshëm mbi të drejtat e njeriut në procedurë penale

Në teorinë e shkencës së Procedurës Penale ekziston tendenca që asnjë kryerës i veprës penale të mos
mbetet i pazbuluar dhe i njëjti duhet të përgjigjet e nëse ai shpallet fajtor, ndaj tij të zbatohet sanksioni
penal. Kesaj tendence, në menyrë konstante, i qendron karshi nevoja apo domsodoshmëria për
respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. Zbatimi i procedurës penale duhet të bëhet brenda afateve

39
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kohore të përcaktuara me ligj, respektivisht brenda kohës së arsyeshme të garantuar më Kushtetutën e


Republikës së Kosovës.

Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare] i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson:


Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës
ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës 26 . Ndërsa neni 22 [Zbatimi i
drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] thekson si më poshtë: Të drejtat
dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim,
garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet,
në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike: (1) Deklarata
Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike
dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të
gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër
Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese27.

Mosrespektimi i kohës së arsyeshme për zhvillim të procedures penale, gjykim të drejtë dhe të
paanshëm dhe në kohë të përcaktuar ligjore, paraqet në mënyrë të drejtëpërdrejtë shkelje të të drejtave
elementare njerëzore.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës i garanton çdo njeriu të privuar nga liria të drejtën për të pasur
mbrojtës (avokat). Të njejtën gjë e garanton edhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive Themelore të Njeriut (neni 5), ku thuhet se askujt nuk mund t’i hiqet liria përveç në rastet kur
heqja e lirisë është e percaktuar me ligj28. Konventa, qysh në nenin e parë të saj, e sanksionon të drejtën
e dinjitetit të njeriut si të drejtë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të barabartë për të gjithë
pjesëtarët e shoqërisë, andaj si shkelje të dinjitetit njerëzor konventa sanksionon: torturën, trajtimin
çnjerëzor dhe poshtërues, dënimin çnjerëzor, diskriminimin mbi baza seksuale, racore e fetare, dhe
dënimin e jashtëligjshëm29. Konventa në nenin gjashtë poashtu garanton çasjen individuale në sistemin
ligjor për realizimin e të drejtave të tij30.

Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dominon një tendencë e butë e marrjes në
konsideratë të të drejtave të njeriut karshi efikasitetit procedural. Tendencat e tilla të buta në lidhje me
konsideratën e të drejtave të njeriut në procedurë penale, dominojnë edhe në të drejtat e procedurës

26 Kushtetuta e Republikës së Kosovës: Prishtinë, 2008, neni 19.


27 Po
aty, neni 22
28
Zejnullah Gruda: Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut I-II, Dokumente, Botimi i Tretë, Këshilli për
Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (II), Qendra Rajonale në Pejë, Prishtinë, 2001, fq. 62-63
29
Mirgen Prence: Dinjiteti e Drejtë Themelore e Njeriut, Buletini i Odës së Avokatëve të Kosovës, AVOKATURA nr.
13/2012, Prishtinë, 2012, fq. 101.
30
Gudmundur Alfredsson dhe Asbjørn Eide: Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut (përkthim shqip),
Cluwer Law International, Holandë, 1999, fq. 150.

40
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

penale të disa shteteve të rajonit si: Shqipëria, Kroacia, Maqedonia etj. Kjo situatë dominon sidomos në
fazën më të ndjeshme të procedurës penale, në fazën e zhvillimit të hetimeve31.

2. Marrja në pyetje

Sikurse të drejta të garantuara, i pandehuri, poashtu ka edhe obligime gjatë zhvillimit të procedures
penale. Në menyrë që të realizohët marrja në pyetje, i pandehuri duhët të kryejë një nder obligimet
themelore të tij, që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së organit të procedurës.

2.1 Marrja në pyetje nga Policia

Duke pasur autoritetin për të zbatuar ligjin e vendit, me force nëse është e nevojshme, policia ka
përgjegjësi të madhe ta shfrytëzojë këtë autoritet me kujdes në mënyrë që të drejtat e gjithë qytetarëve
të jenë të mbrojtura. Është e vështirë të mbahet balanci, mirëpo me lëshime në një anë ose tjetrën
mund të ketë pasoja të mëdha tek njerëzit e prekur, qoftë viktima, te akuzuar, dëshmitar apo spektator.
I pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose t’i përgjigjet ndonjë pyetje, dhe nëse
mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmin e tij e as të pranojë fajësinë. Nga i
pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet që të imponohet
pranimi i fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e
drogës ose të masave të tjera të ngjashme32.

Kodi i Procedures Penale ka autorizuar policinë që nëse ka mundësi logjistike bisedat duhet të
regjistrohen. Poashtu policia perpilon raport i cili duhet të përmbledhë në mënyrë të saktë pyetjet dhe
përgjigjet gjatë intervistës, duhet të jep identitetin e zyrtarit policor që e interviston të dyshuarin, kohën,
datën dhe vendin e mbajtjes së intervistimit. Gjatë intervistës i dyshuari duhet të ketë të drejtën për një
përkthyes gojor ose përkthimin e dokumenteve relevante pa pagesë33.

2.2 Marrja në pyetje në procedurë paraprake

Marrja në pyetje në procedurë paraprake zbatohet nga prokurori i shtetit. Procesverbali i kësaj marrje
në pyetje vendoset në shkresat e lëndës. Provat e siguruara gjatë marrjes në pyetje në procedurë
paraprake mund të përdoren si bazë për të forcuar urdhrat hetues në procedurë paraprake, vendimet
për paraburgim dhe aktakuzën. Provat e siguruara gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake nuk
mund të përdoren si provë e drejtpërdrejtë gjatë shqyrtimit kryesor, por mund të përdoret gjatë marrjes

31
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 13-17.
32
Të drejtat e njeriut dhe zbatuesit e ligjit, broshurë e OSBE-së mbi të drejtat e njeriut për policinë faqe 5

33 Kodi i Procedurës Penale, neni 73

41
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

së tërthortë në pyetje për vënien në dyshim të dëshmitarëve nëse dëshmitari ka dëshmuar ndryshe nga
dëshmia e dhënë gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake. Poashtu ligjvenësi ka abliguar
autoritetin që zhvillon procesin e marrjes në pyetje që të pandehurit t’i mundësohët ndihma e
përkthyesit34

3. Kuptimi dhe llojet e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë sipas
legjislacionit procedural penal të Republikës së Kosovës

Në procedurën penale, veprimtaria procedurale është e orientuar në drejtim të vërtetimit të plotë të


fakteve relevante me qëllim të realizimit të sukseshëm të procedurës penale. Në këtë drejtim, masat për
sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë hapin rrugën dhe krijojnë kushtet për ndërmarrjen e
veprimeve tjera procedurale deri në realizimin e plotë të qëllimit procedural. Këto masa ndërmirren në
dy drejtime: Në drejtim të të pandehurit dhe në drejtim të sigurimit të provave materiale 35.

Në vazhdim të këtij punimi bëhet fjalë për masat e drejtuara ndaj të pandehurit në procedurën
paraprake hetimore. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës (neni 173, paragrafet 1 deri 3) njeh nëntë masa
për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale të cilat kanë për qëllim pengimin e
kryerjes së veprës tjetër penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, e ato janë:

 Thirrja;
 Urdhërarresti;
 Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin;
 Ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar;
 Paraqitja në stacionin policor;
 Dorëzania;
 Arresti shtëpiak;
 Diversioni; dhe
 Paraburgimi.
Sipas dispozitave të këtij neni, Gjykata me rastin e vendosjes se llojit të masës do ta zbatojë për të
siguruar praninë e të pandehurit në procedurë, është e detyruar t’i merr parasysh kushtet për masat
konkrete dhe të sigurojë që të mos zbatojë masë më të rëndë kur mjafton masa më e butë. Masat e
shqiptuara mund të hiqen me pushimin e arsyeve që i kanë shkaktuar, por edhe mund zëvendësohen
me masa të tjera më të buta po qe se për këtë plotësohen kushtet. Para ngritjes së aktakuzës vendimet
lidhur me këto masa zakonisht i merr gjyqtari i procedurës paraprake, kurse pas ngritjes së aktakuzës
kryetari i trupit gjykues.

Sa i përket respektimit të së drejtave elementare të njeriut gjatë procedurës paraprake sipas


legjislacionit procedural penal të Kosovës bëhet fjalë në vazhdim të shpjegimit të secilës masë veç e veç.

34 Po aty, neni 123


35
Ejup Sahiti, Rexhep Murati: E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013, fq. 187.

42
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4. Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale të marra veç e veç

4.1. Thirrja

Thirrja është masë e parë për sigurimin e të pandehurit në procedurë (neni 174 paragrafet 1 deri 5 i
KPP). Thirrjen për prezencën e të pandehurit në procedurë e dërgon gjykata e cila i dërgohet në letër të
mbyllur e cila përfshin: emrin dhe adresën e gjykatës e cila e dërgon thirrjen; emrin dhe mbiemrin e të
pandehurit; përcaktimin e veprës penale për të cilën akuzohet; vendin, ditën dhe orën kur duhet të
paraqitet i pandehuri, njoftimin se thirret në cilësi të të pandehurit; paralajmërimin se në rast të
mosparaqitjes do të lëshohet urdhërarrest dhe do të sillet në gjykatë forcërisht; vulën zyrtare dhe emrin
e gjyqtarit i cili lëshon thirrjen ku i pandehuri udhëzohet për të drejtën e tij për të angazhuar mbrojtës i
cili mund të jetë i pranishëm gjatë marrjes së tij në pyetje dhe për pasojat e moslajmërimit.

Sa i pëket thirrjes si mjet për sigurimin e pranisë të pandehurit në procedurë, ligjvënësi ka pasur
parasysh mënyrën e njoftimit si të drejtë elementare njerëzore si dhe pasojat në rast të mos përgjigjjes
në thirrje. Ndryshe më anë të thirrjes, ligjvënësi ka shmangur mundësinë e zbatimit të masave të
dhunshme ndaj të pandehurit, siç është arrestimi36.

4.2. Urdhërarresti

Urdhërarresti është masë tjetër për sigurimin e të pandehurit në procedurë (neni 175, paragrafet 1 deri
7 i KPP). Këtë masë e urdhëron gjyqtari i procedurës paraprake (gjyqtari i vetëm ose kryetari i trupit
gjykues sipas detyrës zyrtare) me kërkesë të prokurorit të shtetit, ose në rrethana të ngutshme me
kërkesë të policisë. Masa e urdhërarrestit lëshohet me shkrim dhe përfshin: të dhëna personale,
përcaktimin e veprës penale dhe baza mbi të cilën lëshohet. Nëse nuk përcaktohet ndryshe në
urdhërarrest, urdhërarresti skadon në mesnatën e ditës së treqind e gjashtëdhjetë e pestë (365) nga dita
e lëshimit. Urdhërarrestin e ekzekuton policia ndërsa në kohën e arrestimit, personi informohet në
gjuhën që e kupton për arsyet e arrestimit dhe për të drejtat e tij në rrethanat e arrestit e pastaj
dërgohet para gjyqtarit i cili e ka lëshuar urdhërin.

Më qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut sipas procedurës së urdhërarrestit, ligjvënësi të


pandehurit i jep mundësi për realizimin e të drejtës për informim në gjuhën e tij për arsyen e arrestit, të
drejtën e heshtjes, të drejtën për mbrojtës dhe kontrollin mjekësor. Mirëpo, është në vullnetin e të
pandehurit se a do t’i shfrytëzojë dhe sa do t’i shfrytëzojë këto të drejta. Nga ana tjetër, për organet që
zhvillojnë procedurën është zvogëluar mundësia e abuzimit me këto të drejta duke përfshirë edhe
përdorimin e dhunës së paarsyshme gjatë shoqërimit të tij 37.

36
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 28-30.
37
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale,

43
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arrestimi arbitrar dhe i paligjshëm është rreptësisht i ndaluar me norma ndërkombëtare andaj është
obligim i gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve që të punojnë maksimalisht në parandalimin dhe
korrigjimin e shkeljeve të tilla38.

4.3. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin

Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin (neni 176, paragrafet 1 deri 3 i KPP) është
masë tjetër për sigurimin e të pandehurit në procedurë e cila konsiston në kufizimin e lirisë së
qarkullimit të të pandehurit pa heqje të lirisë. Kjo masë, në fakt është kërkesë e gjykatës me anë të së
cilës kërkohet nga i pandehuri premtimi se nuk do të fshihet ose largohet nga vendqëndrimi pa lejen e
gjykatës kur ekziston dyshim i bazuar se ai mund të fshihet, të shkojë në vend të panjohur ose të
largohet nga Republika e Kosovës. Po ashtu, të pandehurit mund të konfiskohet përkohësisht dokumenti
i udhëtimit. Mosrespektimi i kësaj mase mund të pasoj me paraburgimin.

Në aspektin e të drejtave të të pandehurit, premtimi i tij se nuk do ta braktisë venqëndrimin sipas


ligjvënësit paraqet mundësinë e shmangies së paraburgimit si masë më e rëndë me vërejtjen se
mosrespektimi i këtij veprimi do të rezultojë me paraburgim39. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta
braktisë vendqëndrimin i mundëson të pandehurit që të jetë i lirë përderisa nuk e then premtimin e
dhënë gjykatës.

4.4. Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar

Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar (neni 177, paragrafet 1 deri 8 i KPP) është masë
tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Është paraparë që të caktohet në
rastet kur prania e tij në vendet e caktuara mund të paraqet rrezik për përsëritje të veprës penale. Këtë
masë gjykata mund t’ia ndalojë të pandehurit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kushtet
kur: ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; ekzistojnë rrethanat për caktimin e
paraburgimit; ose me qëllim të evitimit të rrezikut për asgjësimin e provave, ndikimit në dëshmitarë,
përseritjen e veprës penale, etj. Këtë masë dhe kohëzgjatjen e saj e cakton gjykata me aktvendim.

Kolegji GJILANI, Prishtinë, 2011, fq. 32-33.


38
Human Rights in the Admninistration of Justice, A Manual on Human Rights for Judges, Prosecutors and Lawyers,
Professional training series No. 9, United Nations, New York and Geneva, fq. 163.
39
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale,

Kolegji GJILANI, Prishtinë, 2011, fq. 34-35.

44
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sa i përket të drejtave të njeriut në rastin konkret, të pandehurit i është dhënë mundësi ta shfrytëzojë
këtë të drejtë me qëllim që t’i shmanget paraburgimit si masa më e rëndë dhe pasojave tjera të
pakëndshme për të40.

4.5. Paraqitja në stacionin policor

Paraqitja në stacionin policor (neni 178, paragrafet 1 deri 7 i KPP) është masë për sigurimin e pranisë së
të pandehurit në procedurë e cila ka për qëllim që ta bindë gjykatën se i pandehuri do të jetë prezent në
gjykatë kurdo që të kërkohet nga ai. Me këtë masë, gjykata me aktvendim mund të urdhërojë që i
pandehuri të paraqitet herë pas here në kohë të caktuar në stacionin policor, në rajonin ku i pandehuri e
ka vendbanimin apo vendqëndrimin ose në vendin ku i pandehuri është ndodhur në momentin e
urdhrit, nëse: ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; dhe ka arsye për të dyshuar
se i pandehuri do të fshihet, do të shkojë në vend të panjohur ose do të largohet nga Kosova. Gjykata
mund të urdhërojë paraburgim nëse i pandehuri shkel aktvendimin. Në aktvendim caktohet edhe
kohëzgjatja e kësaj mase.

Benefit lidhur me të drejtat e njeriut që ofron kjo masë është mundësia e të pandehurit që deri në
fillimin e procesit penal ai të jetë në gjendje të lirë duke iu shmangur paraburgimit dhe evitimit të
situatave të veprimit arbitrar të organeve gjyqësore. Kjo masë paraqet transparencë dhe hapësirë të
mjaftueshme për mbrojtjen e interesave të të pandehurit. Ligjvënësi nëpërmjet kësaj mase ka synuar që
të eliminojë mundësinë e shklejes së të drejtave të të pandehurit41.

4.6. Dorëzania

Dorëzania (nenet 179 deri 182 të KPP) është masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurit në
procedurën penale e cila përkufizohet si shumë e parave e përcaktuar sipas peshës së veprës penale,
rrethanave personale dhe familjare të të pandehurit dhe gjendjes materiale të personit që e jep
dorëzaninë. Dorëzania mund të jepet me para të gatshme, me letra me vlerë, sende të vlefshme dhe me
pasuri të tjera të luajtshme me vlerë të konsiderueshme të cilat lehtë mund të shndërrohen në para dhe
të ruhen, me vënien e hipotekës për shumën e dorëzanisë mbi vlerat e paluajtshme të personit që jep
dorëzani ose me detyrim personal të një apo më shumë personave që në rast të ikjes së të pandehurit
zotohen të paguajnë shumën e caktuar të dorëzanisë. Nëse i pandehuri ik, me aktvendim të gjykatës
caktohet që vlera e dhënë si dorëzani të derdhet në fondin për kompenzimin e viktimave. Dorëzania
hiqet kur procedura penale pushohet me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së
prerë. Kur i pandehuri denohet me burgim, dorëzania hiqet vetëm pasi ai të ketë filluar mbajtjen e

40
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 37-38.
41
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 39-40.

45
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dënimit. Me heqjen e dorëzanisë, paratë e gatshme të depozituara, letrat me vlerë, sendet me vlerë dhe
pasuri të tjera të luajtshme me vlerë të konsiderueshme kthehen dhe hipoteka hiqet42.

Me masën e dorëzanisë, gjykata mund të urdhërojë me aktvendim që i pandehuri të mbrohet në liri me


dorëzani ose të lirohet nga paraburgimi në rastet kur: ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer
vepër penale ose nuk dyshohet për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burgim; kur baza
e vetme për paraburgim është frika se i pandehuri mund të ikë; dhe kur i pandehuri premton se nuk do
të fshihet ose pa lejen e gjykatës nuk do të braktisë vendqëndrimin. Dorëzania e urdhëruar nga gjykata
jepet nga i pandehuri ose personi tjetër në emër të tij.

Respektimi i të drejtave të njeriut në kontekstin e dorëzanisë konsiston në të drejtën dhe mundësinë e


të pandehurit që në këmbim të paraburgimit të ofroj dorëzaninë si garanci për praninë në procedurë.
Dorëzania në fakt është masë më e butë sesa paraburgimi i cili mund të zbatohet në kushte dhe
rrethana kur dorëzania nuk përmbushet. Pra dorëzania në fakt paraqet mundësinë e të pandehurit në
atë mënyrë që ai t’i shmanget përkeqësimit të pozitës në rast se do t’i caktohej araburgimi. Poashtu, me
rastin e lirimit nga akuzat mjetet e dhëna për dorëzani i kthehen të pandehurit 43.

4.7. Arresti shtëpiak

Arresti shtëpiak (neni 183, paragrafet 1 deri 9 i KPP) është masë tjetër për sigurimin e pranisë së të
pandehurit në procedurë dhe mund të caktohet nga gjykata nëse: ekziston dyshim i bazuar se i
pandehuri ka kryer vepër penale; dhe kur plotësohen kushtet për caktimin e paraburgimit.

Gjykata me aktvendim vendos se i pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin
ose vendqëndrimin, të kufizojë ose ndalojë kontaktin ndërmjet të pandehurit dhe personave të caktuar.
Kjo masë ekzekutohet drejtpërdrejt nga gjykata ose nëpërmjet policisë. Personit në arrest shtëpiak
përkohësisht mund t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit.

Sa i përket konsideratave për respektimin e të drejtave të njeriut kur të pandehurit i shqiptohet masa e
arrestit shtëpiak, ligjvënësi ka patur parasysh të drejtën e të pandehurit që të qëndroje në bashkësi
familjare dhe të dalë jashtë shtëpisë ose banesës për të plotësuar nevojat elementare të familjes kur ajo
është në përkujdesje të tij. Këtë të drejtë i pandehuri mund të shfrytëzojë lirshëm por në rast të mos

42
Krahaso: Ejup Sahiti, Rexhep Murati: E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013, fq.
195-196. Azem Hajdari: E Drejta e Procedurës Penale – Pjesa e Përgjithshme, Universiteti ILIRIA, Prishtinë, 2013, fq.
146-147. Azem Hajdari: Procedura Penale – Komentar, Universiteti FAMA, Prishtinë, 2010, fq. 266-272.
43
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 39-40.

46
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga kjo masë, i njëjti mund të ballafaqohet me masa të
pakëndshme për të siç është paraburgimi44.

4.8. Diversioni

Diversioni (neni 184, paragrafet 1 deri 3 i KPP) është masë tjetër për sigurimin e pranisë së të
pandehurit në procedurë, më tepër ka karakter të një mase alternative kur për të pandehurin si i
arrestuar rëndon vepra penale për të cilën dënimi maksimal i paraparë me kod nuk është më i lartë se
një vit burgim.

Sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i pandehuri i arrestuar për vepër penale për të cilën
dënimi maksimal i paraparë është jo më shumë se një (1) vit dhe i cili nuk ka dënime të mëparshme ose
nuk ka marrë pjesë në diversion, mund t’i caktohet diversioni. Këtë masë mund ta propozojë edhe i
pandehuri ose prokurori i shtetit. Gjykata mund të pezullojë procedurën penale për një (1) vit dhe liron
të pandehurin nën kushtet kur i pandehuri duhet të bëjë kompenzimin e arsyeshëm ndaj viktimës së
veprës penale, nëse i pandehuri lajmërohet rregullisht në stacionin policor sipas urdhëresës; nëse i
pandehuri merr pjesë dhe përfundon këshillimin, trajtimin psikologjik, trajtimin nga abuzimi me
substanca narkotike, arsimimin, ose veprimet tjera të caktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Masa e diversionit pushon gjatë muajit të dymbëdhjetë të diversitetit, në të kundërten, në rast të
mospërmbushjes së kushteve, ndaj të pandehurit lëshohet urdhërarresti.

Sa i përket të drejtave njerëzore, diversioni në krahasim me masat tjera për sigurimin e të pandehurit në
procedurë konsiderohet si masa më e lehtë dhe ka karakter alternativ. I pandehuri i cili i parashtrohet
kësaj mase ka pothuajse gati të gjitha të drejtat e qytetarit të lirë por me vetë faktin se procedohet
penalisht kjo masë paraqet një gjendje të pakëndshme për të.

4.9. Paraburgimi

Paraburgimi (nenet 185 deri 193 të KPP) është masa më e rëndë për sigurimin e pranisë së të
pandehurit në procedurë penale, paraqet kufizimin e lirisë së të pandehurit për kohë të caktuar.
Paraburgimi, drejtpërsëdrejti tangon me të drejtën e lirisë e cila është e garantuar me të drejtën
ndërkombëtare dhe me të drejtën vendore, prandaj caktimi i kësaj mase kërkon kujdes të veçantë nga
gjykata.

Me rastin e arrestimit, personi që i nënshtrohet paraburgimit informohet: gojarisht dhe me shkrim për
të drejtat nga neni 167 i KPP-së, siç janë: informimi në gjuhën që ai e kupton për arsyet e arrestimit; të
heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç dhënies së informative mbi identitetin e tij; t’i
sigurohet përkthim falas nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e policit; të shfrytëzojë ndihmën e

44
Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale, Kolegji GJILANI, Prishtinë,
2011, fq. 47-48.

47
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mbrojtësit dhe t’i caktohet mbrojtës nëse nuk ka mundësi të paguajë për ndihmë juridike; për arrestimin
e tij të lajmërojë ose të kërkojë nga policia ta lajmërojë anëtarin e familjes ose ndonjë person tjetër sipas
zgjedhjes së tij; dhe të ketë kontroll e trajtim mjekësor, duke përfshirë edhe trajtimin psikiatrik.
Gjykata mund të caktojë paraburgim (neni 187) ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka
gjetur se: ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale; kur i dyshuari fshihet apo
identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekziston rrezik i ikjes së tij; kur ka arsye për të besuar se i
dyshuari do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e
posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të
dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat
është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën
të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën
penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta
kryej. Masa e paraburgimit hiqet posa të merren ose sigurohen provat për të cilat është caktuar
paraburgimi.

Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës kompetente (neni 188 i KPP) në bazë të
kërkesës me shkrim të prokurorit të shtetit pas seancës dëgjimore ku ai paraprakisht e informon të
dyshuarin për të drejtat e tij. Në seancën dëgjimore janë të pranishëm prokurori i shtetit dhe mbrojtësi
ku prokurori i shtetit paraqet arsyet për kërkim të paraburgimit ndërsa i pandehuri dhe mbrojtësi i tij
përgjigjen duke prezantuar argumentet e tyre. Gjyqtari i procedurës paraprake vendos mbi propozimin e
palëve pasi palët të jenë deklaruar për të gjitha çështjet të cilat mund të jenë të rëndësishme për
zbatimin e masave.

Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim (neni 189 i KPP) i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e
personit i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës
paraprake; kohën e saktë të arrestimit; kohën e sjelljes tek gjyqtari i procedurës paraprake; kohën e
marrjes në pyetje për paraburgim; veprën penale për të cilën akuzohet; bazën ligjore për paraburgim;
njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë shkaktuar
paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer vepër penale dhe
faktet vendimtare.

Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të shtetit.
Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda njëzet e katër (24) orëve nga koha e dorëzimit të
aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata
ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e
katër (24) orëve nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda dyzet e tetë (48) orëve nga
paraqitja e saj.

Kur gjyqtari i procedurës paraprake e refuzon kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e
paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë cilëndo masë tjetër për sigurimin e të
pandehurit në procedurë.

I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim (neni 190 i KPP) më së shumti një muaj nga dita e
arrestimit. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të
procedurës paraprake (gjyqtarit të vetëm ose kryetarit të trupit gjykues). Para ngritjes së aktakuzës,
paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se: katër muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të
dënueshme me më pak se pesë vjet burgim; tetë muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të
dënueshme me më shumë se pesë vjet burgim.

48
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë
vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër
muaj për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë muaj.

Kur ka dyshim të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo rrezik i dhunës
nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit mund të vazhdohet edhe për
gjashtë muaj tjerë për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë muaj. Nëse
aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të lartëpërmendura, i paraburgosuri lirohet.

Paraburgimi mund të vazhdohet (neni 191 i KPP) vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i
vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, i cili tregon se ka
bazë për paraburgim, se ka filluar hetimi dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të
përshpejtuar zbatimin e hetimit. Ndaj çdo aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit mund të ushtrohet
ankesë.

Mbikëqyrja e paraburgimit bëhet nga gjykata (neni 192 i KPP). I paraburgosuri ose mbrojtësi i tij në çdo
kohë mund t’i ankohen gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit
gjykues ose kryetarit të gjykatës themelore që të vendosë mbi ligjshmërinë e paraburgimit ose mbi
ligjshmërinë e kushteve të paraburgimit. Kur i pandehuri ankohet për ligjshmërinë e kushteve të
paraburgimit, gjyqtari mund të zbatojë një seancë dëgjimore ose vizitë në institucionin ku mbahet
paraburgimi nëse ankesa në shikim të parë vërteton se kushtet e paraburgimit nuk plotësojnë kushtet e
përcaktuara me Kod ose nëse ekzistojnë kushte të cilat nuk janë në pajtim me Konventën Evropiane për
të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, siç interpretohet nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut. Seancat dëgjimore ose vizitat nga ky nen mbahen brenda shtatë ditëve nga pranimi i
ankesës.

Caktimi i paraburgimit pas ngritjes së aktakuzës (neni 193 i KPP) mund të bëhet, vazhdohet ose të hiqet
vetëm me aktvendim të gjyqtarit pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, të pandehurit ose mbrojtësit.

Sa i përket të drejtave të të pandehurit, paraburgimi paraqet masën më të rëndë të kufizimit të lirisë së


personit. Kjo e drejtë, apo shkelja e lirisë së lëvizjes konsiston me prezumimin e pafajësisë ngase askush
nuk konsiderohet fajtor derisa një gjë të tillë nuk e vërteton gjykata. Mirëpo, ligjvënësi ynë ka paraparë
ofrimin e disa të drejtave elementare njerëzore për të pandehurin i cili gjendet në paraburgim, e ato të
drejta janë: shfrytëzimi i sendeve personale për mbajtjen e higjiensë, pajisje për dëgjim të mediave
publike, gazetave, literaturës dhe hapësirën e mjaftueshme për qëndrim në kushtet e paraburgimit. I
paraburgosuri poashtu mund të mbajë korrospodencë me personat jashtë institucionit të paraburgimit
me lejen e gjyqtarit dhe konsultimin e prokurorit të shtetit. Por gjithashtu i paraburgosuri ka edhe
obligime që të sillet në pajtim me rregullat shtëpiake të institucionit të paraburgimit45.

PËRFUNDIM

Në vështrimet e mësipërme në këtë punim u paraqit një përmbledhje e garancive ligjore për respektimin
e të drejtave njerëzore në procedurën paraprake penale perkunder zbatimit të masave të nevojshme
ligjore për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale. Aplikimi i këtyre masave bëhet në

45
Ejup Sahiti, Rexhep Murati: E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013, fq. 204-205.

49
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

procedurën paraprake e cila konsiderohet si faza më e komplikuar dhe më e ndieshme procedurale. Në


fakt kjo fazë procedurale paraqet hapat të cilët i ndërmarrin organet e hetuesisë sipas dyshimit të
arsyeshem apo të bazuar se një person ka kryer vepër penale. Detyra e organeve hetuese (policisë dhe
prokurorisë) sipas legjislacionit penal dhe procedural të Republikës së Kosovës konsiston në ndërmarrjen
e të gjitha masave ligjore procedurale ndaj kryerësit për sigurimin e pranisë së tij gjatë zhvillimit të
procedures dhe për sigurimin e provave materiale njekohesisht respektimin e plotë të të gjitha të
drejtave të garantuara të njeriut. Në këtë punim, janë trajtuar disa nga çështjet që kanë të bëjnë me
masat të cilat aplikohen ndaj të pandehurit siç janë: marrja në pyetje, thirrja, urdhërarresti, premtimi i të
pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar,
paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi. E gjithë kjo
procedurë zhvillohet në pajtim me të gjitha parimet ligjore dhe me parimin e prezumimit të pafajësisë si
parim kyç në procedurën penale.

Vlerësohet se gjendja e legjislacionit procedural-penal në Republikën e Kosovës, në fushën e respektimit


të të drejtave elementare njerëzore, është mjaft mirë e kompletuar dhe kompatibile me të drejtën
konvencionale e cila rregullon fushën e të drejtave elementare njerëzore në shtetet demokratike.
Sidomos nëse behet një krahasim i legjislacionit të tashëm në Republikën e Kosovës më legjislacionin e
mëhershëm, pa pike dyshimi se pozita e të pandehurit (dhe palëve tjera në procedurë penale) është
përmirësuar në masë shumë të madhe. Sfidë mbetet zbatimi i plotë i këtyre ligjeve.

50
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

LITERATURA:

1. Azem Hajdari: Procedura Penale – Komentar, Universiteti FAMA, Prishtinë, 2010.

2. Azem Hajdari: E Drejta e Procedurës Penale – Pjesa e Përgjithshme, Universiteti

ILIRIA, Prishtinë, 2013.

3. Azem Hajdari: Efikasiteti Procedural dhe të drejtat e njeriut në Procedurën Penale,

Kolegji GJILANI, Prishtinë, 2011.

4. Ejup Sahiti, Rexhep Murati: E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i

Prishtinës, Prishtinë, 2013.

5. Guy Van Craen dhe Emilio Gatti: Koha e Arsyeshme, Buletini i Odës së Avokatëve

të Kosovës, AVOKATURA nr. 9/2010, Prishtinë, 2010.

6. Gudmundur Alfredsson dhe Asbjørn Eide: Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut (përkthim
shqip), Cluwer Law International, Holandë, 1999.

7. Human Rights in the Admninistration of Justice, A Manual on Human Rights for

Judges, Prosecutors and Lawyers, Professional training series No. 9, United Nations,

New York and Geneva.

8. Jon Smibert: Udhëzues për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Kodi i

Procedurës Penale të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Prishtinë, 2013.

9. Të drejtat e njeriut dhe zbatuesit e ligjit. Broshurë e OSBE-së.

10. Kushtetuta e Republikës së Kosovës: Prishtinë, 2008.

11. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, Prishtinë, 2013.

12. Mirgen Prence: Dinjiteti e Drejtë Themelore e Njeriut, Buletini i Odës së

Avokatëve të Kosovës, AVOKATURA nr. 13/2012, Prishtinë, 2012.

13. Zejnullah Gruda: Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut I-II, Dokumente,

Botimi i Tretë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Pejë,
Prishtinë, 2001.

51
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

52
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Alba Robert Dumi, Emine Emurllai, Florid Dumi - Globalizimi dhe tregetia e lire, zhvillimi dhe proritetet
globale sot

Prof Dr. Alba Robert Dumi1


Msc Emine Emurllai2
Florid Dumi 3
1
Prof Dr, Drejtor i Studimeve të Ciklit të Dytë dhe të Tretë të Studimeve, Universiteti “Ismail Qemali”
Vlorë, L Pavarësia, Sheshi: Skelë, Vlorë, Albania,
alba.besi12@gmail.com
2
Phd Student SEEU Macedonia Public Administration Faculty
2
President of Outdoors Ambasadors Vlora Albania
Floriddumi1@gmail.com

Abstrakt: Liberalizimi tregtar ndikon në zhvillimin ekonomik të një vendi pasi ndihmon në përfshirjen e
çdo ekonomie në një treg më të gjerë duke eleminuar barrierat tarifore midis tyre. Edhe vendi ynë ka
përfituar nga liberalizimi ekonomik.Padyshim që lëvizja e tregtisë së lirë janë bërë terma të ditës
pothuajse për të gjithë opinionin ekonomik, politik dhe administrativ të vendit tonë, por dhe në vende të
tjera të rajonit.Kjo për vetë arsyen së një nga sfidat kryesore të proçesit të Integrimit Europian dhe në
veçanti të zbatimit të MSA-së, ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe me kapacitetin e vendeve
aspirante për tu përballur me tregun Europian.Ekonomia jonë është bërë pjesë përbërëse e nismave për
liberalizimin dhe lehtësimet tregtare në rajon dhe më gjerë. Këto nisma i kanë dhënë mundësinë për tu
specializuar por ashtu kanë kërkuar dhe angazhimin e Shqipërisë në drejtim të rritjes së
konkurrueshmërisë.Në pjesën e parë i jam referuar kostove dhe përfitimeve të liberalizimit tregtar.
Gjithashtu do të njihemi me pikëpamjet që e mbështesin apo kundërshtojnë hapjen ekonomike. Si
rrjedhim i këtyre do të përcaktojmë më saktë avantazhet dhe disavantazhet e tregtisë së lirë.

JEL Classifications: A10, A11, A12, A13, C81, C82, C83

53
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

HYRJE

Aspirata e hershme e vendit tonë ka qenë integrimi në familjen europiane. Fillimi i negociatave
për përmbushjen e këtyre aspiratave përveçse ka ndikuar në intesifikimin e punës për përmbushjen e
disa reformave të paracaktuara, ka ndihmuar gjithashtu në zhvillimin e marrëdhenieve të lira tregtare
me vendet e rajonit dhe jo vetëm. Liberalizimi tregtar ndikon në zhvillimin ekonomik të një vendi pasi
ndihmon në përfshirjen e çdo ekonomie në një treg më të gjerë duke eleminuar barrierat tarifore midis
tyre.Edhe vendi ynë ka përfituar nga liberalizimi ekonomik Padyshim që lëvizja e tregtisë së lirë janë
bërë terma të ditës pothuajse për të gjithë opinionin ekonomik, politik dhe administrativ të vendit tonë,
por dhe në vende të tjera të rajonit.Kjo për vetë arsyen së një nga sfidat kryesore të proçesit të
Integrimit Europian dhe në veçanti të zbatimit të MSA-së, ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe me
kapacitetin e vendeve aspirante për tu përballur me tregun Europian.Ekonomia jonë është bërë pjesë
përbërëse e nismave për liberalizimin dhe lehtësimet tregtare në rajon dhe më gjerë.

Këto nisma i kanë dhënë mundësinë për tu specializuar por ashtu kanë kërkuar dhe angazhimin
e Shqipërisë në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë.Për të shkuar drejt integrimit të përgjithshëm
global sigurisht që duhet bërë një unifikim i sistemeve ekonomike për këtë shërben dhe integrimi tregtar
rajonal.Konkretisht, për rajonalizimin dhe rolin që luajnë institucionet, flet pjesa e dytë ku do të
trajtohen efektet e rajonalizimit tregtar, po ashtu përfshin edhe institucionet që shërbejnë për
integrimin ekonomik të një një vendi, ku do të përmenden institucionet e BE-së (të tilla si: FMN, BB,etj)
të cilat japin ndihmesën e tyre në këtë aspekt, si dhe ndikimi i këtyre institucioneve në zhvillimin
ekonomik në Shqipëri.

Në pjesën e tretë jam fokusuar në integrimit Europian të Shqipërisë. Këtu do të trajtohet roli që ka
luajtur CEFTA , roli i MLT-ve.Konkretisht në këtë pjesë janë përmendur të dhëna për zhvillimin e tregtisë
së jashtme për vitin 2014 i krahasuar dhe me vitet e mëparshme, të pasqyruara dhe me anë të grafikëve
; dinamikat e shkëmbimeve tregtare kryesore të Shqipërisë me vendet e tjera krahasuar me vite më
parë.

KOSTOT DHE PËRFITIMET E LIBERALIZIMIT TREGTAR

Globalizimi:Globalizimi në aspektin ekonomik konsiderohet se është rezultat i revolucioneve të fundit


në teknologji, në informacion, tregëti, investime të jashtme dhe biznes ndërkombëtar si dhe i

54
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

demokratizimit të këtyre, veçanërisht pas shembjes së murit të Berlinit. Aktorët kryesorë të këtij
revolucioni janë të shumtë: kompani, investitorë, banka, dhe industri private kryesisht perëndimore, por
jo vetëm; janë edhe shtetet me politikat e tyre ekonomike, ndër të cilët pa dyshim promotorët janë
shtetet perëndimore me në krye SHBA si dhe organizmat ndërkombëtare ndër të cilët më së pari mund
të përmenden FMN, Banka Botërore dhe OTB-i.

Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të vecanta në një treg të fuqishëm
global.Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe sherbime nga
vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat kombëtare në kosto dhe cilësinë e
faktoreve te prodhimit

Qëndrimet ndaj globalizimit

a) Hiperglobalistët e shohin globalizimin si një epokë të re në historinë njerëzore.Ekonomia po


privatizohet.Për ta prodhimi dhe konsumi në ekonominë kombëtare janë të ndara, pasi konsumatorët
mund të blejnë tani edhe jashtë vendit.Me rritjen e konkurrencës së bazuar mbi avantazhin teknologjik,
vendet nuk mund të mbështeten gjatë mbi avantazhin krahasues natyror. Ato duhet të gjenerojnë
avantazhe teknologjike të vazhdueshme për të mbajtur pozicionin e tyre tregtar.b) Në kundërshtim me
perspektivat që mbështesin rritjen globale të kapitalizmit, skeptikët: theksojnë faktin se investimet e
huaja do të vihen nën kontrollin e disa ekonomive më të përparuara. Skeptikët deklarojnë që tregtia
botërore në lidhje me produktin është rikthyer në nivelet e Standartit të Arteve Klasike, ka prirje
rajonale dhe rritja e saj është kufizuar nga rritja e proteksionizmit.Prandaj sipas tyre ekonomitë
kombëtare mbeten të rëndësishme.Si hiperglobalistët edhe skeptikët e shikojnë ekspansionin e sotëm
të tregtisë si pasojë e rënies së proteksionizmit dhe kostove të transportit

Kostot e transportit dhe ato të telekomunikacionit kanë rënë vazhdimisht që në 1930-ën, duke
reduktuar kostot e tregtisë dhe duke i bërë të mirat dhe veçanërisht shërbimet më të tregtueshme e më
të konkurueshme.Por tregtia është rritur edhe nga shfaqja e tregjeve globale dhe natyra e impaktit të
tyre mbi ekonomitë kombëtare.

Pikëpamjet që mbështesin “tërheqjen ekonomike” dhe ato për “hapjen ekonomike”Objekt i diskutimeve
dhe debateve midis ekonomistëve të ndryshëm kanë qenë edhe pikëpamjet në lidhje me strategjitë

55
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tregtare dhe të zhvillimit që konkurrojnë me njëra-tjetrën, strategjia e “tërheqjes ekonomike” dhe ajo e
“hapjes ekonomike”.

Politika

Shoqeria Dimensionet e Mjedisi


globalizimit

Kultura Ekonomia

Figura 1 Dimensionet e globalizimit

Strategjia e “tërheqjes ekonomike”ka të bëjë me tërheqjen për pak kohë të një ekonomie nga
pjesëmarrja në ekonomitë botërore.Kjo do të realizohet, nëpërmjet zëvendësimit të importeve me
produkte të prodhuara brenda vendit. Duke u zhvilluar në vend ato degë që mund të zëvendësojnë
importet, sipas kësaj strategjie do të zhvillohej industria përpunuese dhe do të rritej aftësia eksportuese
e vendit në produktet e përpunuara. Mjetet që mund të përdoren në këtë strategji janë tarifat, kuotat e
importit, subvencionet për degët e produkteve zëvendësuese të importit etj.Por firmat vendase duke
qenë të mbrojtura nëpërmjet subvencioneve të ndryshme nga konkurrenca e huaj, nuk janë të nxitura
për të qenë eficente.Ato nuk mund të përfitojnë nga ekonomizimet e shkallës për të konkurruar në
tregjet globale apo rajonale. Procesi i zëvendësimit të produkteve të importit bëhet më i kushtueshëm
sa më të larta të jenë normat tarifore të mbrojtjes dhe sa më e avancuar të jetë teknologjia që duhet të
përdoret.Gjithsesi, strategjia e “tërheqjes ekonomike” ka edhe avantazhet e saj:

56
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Degët që prodhojnë produktet zëvendësuese të importit kanë risk të ulët për ngritjen dhe
vazhdimësinë e tyre, përderisa ka kërkesë importi.
 Është më e lehtë për vendet në zhvillim që të mbrojnë tregun e brendshëm nga konkurrenca e
huaj sesa të imponojnë vendet e zhvilluara që të ulin pengesat ndaj eksporteve të përpunuara të
tyre.
 Do të ketë investime të firmave nga vendet e zhvilluara në këto vende për të shmangur
detyrimet tarifore.

Disa nga masat politike që do të çonin në nxitjen e eksporteve do të ishin: subvencionimi i degëve e
sektorëve të produkteve të eksportit, sidomos të produkteve të industrisë përpunuese që përdorin
intensivisht punë, nxitja e investimit në kapitalin human, nxitja e përdorimit të teknologjive të
përparuara etj. Nëpërmjet strategjisë së “hapjes ekonomike”, firmat vendase nuk janë të detyruara të
mbështeten vetëm në tregun e kufizuar të brendshëm, por ato do të përfitojnë nga ekonomizimet e
shkallës të tregjeve globale apo rajonale.Prodhimi i produkteve të përpunuara për eksport nxit efiçencën
në të gjithë ekonominë.

Por edhe kjo strategji ka kostot e saj.

 Prodhimi më i stabilizuar dhe më efiçent në vendet e zhvilluara bën që ngritja e industrive për
eksport në vendet në zhvillim të jetë i vështirë.
 Vendet e zhvillluara përdorin mjete të larta mbrojtëse për industrinë përpunuese, aty ku
vendet në zhvillim mund të kenë edhe avantazhet e tyre krahasuese.

Pra siç e shikojmë të dyja strategjitë kanë si synim zhvillimin e industrisë përpunuese vendase, por
secila nëpërmjet rrugëve të ndryshme. Mjaft ekonomistë sugjerojnë se politika e zëvendësimit të
importeve mund të jetë një politikë mjaft e favorshme në hapat e para të zhvillimit të ekonomisë në
vendet në zhvillim dhe ato të tranzicionit. Gjithashtu në hapat e mëvonshëm të zhvillimit është i
nevojshëm orientimi nga eksporti. Pra të dyja strategjitë , ajo e “tërheqjes ekonomike” dhe “ hapja
ekonomike “ nuk mund t’i quajmë thjesht si alternativë të njëra-tjetrës , por edhe si strategji
komplementare.

 Avantazhet e tregtisë së lire, Tregtia e lirë ndihmon për të përhapur vlerën e lirisë, të përforcojë
sundimin e ligjit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në vendet e varfra. Për të kuptuar se si tregtia e
lirë krijon një treg të mirë le të hedhim një vështrim në përfitimet e saj.

57
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Avantazh krahasues: Sipas teorisë së përparësive krahasuese vendet kanë mundësi që të kenë
mallra me kosto më të ulët, në mënyrë që të çojnë në një rritje të mirëqënies ekonomike të të
gjitha vendeve. Çdo vend bën atë që është më e mira dhe tregton nga vendet e tjera për nevoja të
saj. Në këtë mënyrë tregu përfaqëson furnizimin e vërtetë të kërkesës dhe përfitimet e tregtisë në
të gjitha vendet.
2. Ekonomia e shkallës: Kur vendet janë specializuar në mallra të caktuar që ata mund të prodhojnë,
ato mund të përfitojnë nga ekonomia e shkallës për të prodhuar këto mallra me kosto mesatare më
të ulët. Kjo është më e dobishme për industritë ku kostoja fixe e prodhimit është shumë e lartë ose
ku investimet e nevojshme janë të larta. Nga specializimi në produkte të tilla, industria mund të
fitojë nga ekonomia e shkallës kosto më të ulta të prodhimit. Këto do të transferohen për
konsumatorin si çmime më të ulta për mallrat përfundimtare.
3. Rrit konkurrencën e shëndetshme: Kur kërkesat rritet nga jashtë, industritë do të përgjigjen për
kërkesat duke ulur kostot dhe rritjen e efikasitetit. Kjo do të parandalojë krijimin e monopoleve në
tregun e brendshëm, të cilat çojnë në çmime të larta. Kështu tregtia e lirë sjell një konkurrencë të
shëndetshmë në kuadër të industrisë vendase.
4. Përdorimin efektiv të lëndëve të para: tregtia e lirë jo vetëm që sjell rritjen ekonomike, por edhe i
përdor lëndët e para në mënyrë efektive, kjo vlen sidomos për ato materiale që janë shumë të
vlefshme dhe shumë të kufizuara.
5. Kosto më e lartë jetese: tregtia e lirë me ndërhyrjet e qeverisë me anë të subvencioneve , tarifave
dhe taksave, ka siguruar që produktet dhe shërbimet të prodhohen në mënyrë efikase dhe me një
kosto më të ulët duke çuar në cmime më të vogla për produktet dhe në këtë mënyrë kosto më të
vogël të jetesës.
6. Rritja e zgjedhjes: Tregtia e lirë çon në rritjen e eksporteve dhe importeve duke sjellë një sasi më të
madhe në dispozicion të produkteve në treg, dhe më shumë mundësi zgjedhje për konsumatorin.
Një konsumator ka mundësi të blej mallra bazuar në kërkesat e cilësisë dhe buxhetit.
7. Qeverisje të mirë dhe lidhje paqësore ndërkombëtare: Tregtia e lirë parandalon nevojën për
politikat e qeverisë proteksioniste duke promovuar kështu një qeverisje të shëndetshme. Historia
ka provuar se tregtia e lirë ka disa përfitime në krahasim me një ekonomi proteksioniste. Ajo ka
përfitime në lidhje me industrinë, konsumatorin, ekonominë dhe botës si një e tërë. Edhe pse
tregtia e lirë ka shumë përparësi ose avantazhe ajo prapë ka disa kosto dhe kundërshtarë që janë
kundër saj.

58
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Disavantazhet e tregtisë së lirë

1. Politika reale: Politika e tregtisë së lirë është e bazuar në supozimin lasses-faire ose qeveri
jondërhyrëse. Suksesi i tij kërkon gjithashtu parakushte të konkurrencës perfekte megjithatë kushte
të tilla janë jorealiste dhe nuk eksistojnë në botën aktuale.
2. Varësia ekonomike: Tregtia e lirë shton varësinë ekonomike në vendet e tjera për produktet e
caktuara themelore të tilla si ushqimi, material të papërpunuara, varësi të tilla dëshmojnë se në
veçanti gjatë kohës së luftës janë të dëmshme.
3. Skllavëria politike: Tregtia e lirë çon në varësi ekonomike dhe varësia ekonomike çon në skllavëri
politike. Për lirinë politike, pavarësia ekonomike është e nevojshme. Kjo tregon braktisjen e tregtisë
së lirë.
4. Zhvillimi i paekuilibruar: Tregtia e lirë dhe rezultatet të çojnë në zhvillimin ndërkombëtar të
specializimit të çekuilibruar të ekonomisë kombëtare. Sipas këtij sistemi, janë zhvilluar vetëm ata
sektorë në të cilat vendi ka avantazh krahasues. Sektorët e tjerë mbeten të pazhvilluar.
5. Produktet e dëmshme: Sipas tregtisë së lirë, produktet e dëmshme mund të jenë të prodhuara dhe
të treguara. Kufizimet e tregtisë janë të nevojshme për të kontrolluar importin e produkteve të tilla.
6. Monopolet ndërkombëtare: Tregtia e lirë mund të çoj në monopole ndërkombëtare. Ajo inkurajon
krijimin e koorporatave multinacionale. Këto koorporata kanë tendencë për të marrë postin
monopol dhe kështu dëmtojnë interesin e popullsisë vendase.
7. Reduktimi i mirëqënies së grupeve të caktuara: Ndërsa tregtia e lirë ka tendencë për të maksimizuar
prodhimin botëror të mallrave dhe shërbimeve, në të njëjtën kohë ajo mund të dëmtojë mirëqënien
e grupeve të caktuara në çdo vend. Sipas tregtisë së lirë, prodhimi i mallrave ka tendencë të rritet
për të përmbushur tendencën e eksportit dhe prodhimit të mallrave në të cilat vendi ka kontrata
krahasuese. Kështu të ardhurat reale të grupeve të angazhuara në industrinë e eksportit do te
rritet, dhe në industrinë e importit konkurrenca do të bjerë.
8. Të dëmshme për vendet më pak të zhvilluara: Tregtia e lirë është e dëmshme për vendet më pak të
zhvilluara për arsyet e mëposhtme:
a. Vendet më pak të zhvilluara e kanë të vështirë për të konkurruar në vendet ekonomikisht më të
përparuara.
b. Fitimet e tregtisë janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë varësisht nga shkalla e zhvillimit
të vendeve të ndryshme. Kushtet e tregtisë janë të favorshme për vendet e zhvilluara dhe jo të
favorshme për vendet e varfra.

59
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

c. Vendet më pak të zhvilluara në përgjithësi përjetojnë bilancin e pagesave të pafavorshme.


d. Vendet më pak të zhvilluara nuk mund të mbrojnë industrinë e tyre të mitur në politikën e
tregtisë së lirë.
e. Tregtia e lirë mund të rrezikojë pavarësinë ekonomike dhe politike të kombeve. Tregtia e lirë
është shumë subjektive kjo për shkak të mendimit mbi avantazhet e tregtisë së lirë, që varet
kryesisht nga bindjet personale, përvoja dhe mendimi.

Globalizimi fenomen i ri ne Shqipëri

Globalizimi është fenomen i ri në Shqipëri, pasi është fenomen i ri në Europë dhe botë. Studjuesit kanë
qëndrime të ndyshme për sa i përket fillimit të globalizimit. Mendohet se shëmbja e murit të Berlinit
përkon me fillimit të këtij fenomeni.Shqipëria është ndikuar nga globalizimi ekonomik si pasojë e
zhvillimit të marrëdhënieve të lira tregtare.Në aspektin kulturor shohim gjithnjë e më shumë ndikimin e
kulturave perëndimore, pa marrë asnjë masë proteksioniste për të ruajtur nacionalizmin.Ndërsa në
aspektin politik vihet në dukje se globalizimi nuk synon krijimin e një qeverie globale, pavarësisht se
vendimet i marrin një numër i kufizuar aktorësh politikë e financiarë si Banka Botërore, FMN-ja, OBT-ja
etj(Joseph Stiglitz). Shqipëria është në atë pozicion ku vetëm pranon vendimet që institucionet e tjera
marrin.

Institucionet, Strukturat kryesore të proçesit të integrimit të Shqipërisë.

Institucionet kanë rol shum të rëndësishëm në proçesin e integrimit, ndër të cilët kemi:

● Komite Ndërministror për Integrimin. Komiteti Ndërministror për integrimin është struktura më e
lartë institucionale, përgjegjëse për drejtimin dhe monitorimin e të gjithë proçesit të integrimit në
Shqipëri. Ky Komitet, drejtohet nga Kryeministri dhe përbëhet nga ministrat dhe zyrtarë të lartë të
institucioneve të tjera qëndrore. Komiteti diskuton mbi Strategjinë për Integrimin Europian dhe
Euroatlantik dhe ndjek zbatimin e tyre duke i propozuar Këshillit të Ministrave ndërhyrjet përkatëse.

● Ministria e Integrim Europian (MIE). MIE ushtron këto veprimtari: Bashkërendon dhe monitoron:
Përgatitjet e institucioneve shqiptare dhe angazhimet e ndërmarra prej tyre, në kuadër të procesit të
Stabilizim-Asociimi. Punën ndërmjet ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qëndrore për
hartimin e planeve kombëtare për Partneritetin Europian. Ecurine e proçesit të përafrimit të

60
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Europian. Gjithashtu, ndihmon ministritë e linjës dhe
institucionet e tjera qëndror; për hartimin e Iegjislacionit të nevojshëm, me qëllim përmbushjen e
detyrimeve. Përgatit: Mekanizmat metodologjike në funksion të lehtësimit të zbatimit të reformave
sektoriale, harton, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qëndrore, Planin
Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe kontrollon zbatimin e këtij plani
dhe të programeve të tjera të lidhura me Partneritetin Europian. Vlerëson: Përputhshmërinë e projekt-
akteve normative të propozuara nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qëndrore me
legjislacionin e Bashkimit Europian, të cilat duhet të pasqyrojnë në relacionin shoqërues, tabelat e
përputhshmërisë, shkallën e përafrimit dhe referencat mbi legjislacionin përkatës si dhe jurisprudencë
dhe Komunitetit Europian. Shkëmben të dhëna dhe organizon takime periodike, në nivel kombëtar,
rajonal dhe ndërkombëtar, në funksion të proçesit të integrimit europian. Monitoron dhe raporton për
zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, të dala nga takimet e përbashkëta me BE-në, në
nivele të ndryshme.

● Komite Teknik i Punës për Zba min e Marrëveshjes së MSA-së. Komiteti Teknik për zbatimin e
MSA-së orienton dhe bashkërendon politikat për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga proçesi i
integrimit europian, drejton dhe bashkërendon proçesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, vlerëson dhe miraton dokumentat e përgatitura nga pala
Shqipëtare, vlerëson dhe miraton pozicionin negociues të palës Shqiptare gjatë negociatave me palën
komunitare në proçesin e përafrimit të legjislacionit.

● Njësitë e Integrimit Europian. Njësitë e Integrimit Europian në ministritë e linjës, janë struktura të
brëndshme të Ministrive të linjës, të dizenjuara për bashkërendimin e proçesit të integrimit europian në
fushën e veprimit të Ministrisë ku ato bëjnë pjesë, duke shërbyer si ura lidhëse dhe bashkërenduese me
Njësitë e Integrimit Europian në ministritë e tjera të linjës dhe Ministrinë e Integrimit Europian.

● Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian. Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian ka në


fokusin e punës së tij çështjet e integrimit Europian kryesisht nëpërmjet monitorimit të përputhshmërise
së projektligjeve me “acquis communautaire” dhe hartimit të raporteve në lidhje me këto projektligje
për komisionet e tjera parlamentare.

● Këshilli i Stabitizim Asociimit i cili përbëhet nga përfaqësues të dy palëve. Vendimet e këtij Këshilli
janë të detyrueshme për palët. Palët mund t'i drejtohen Keshillit për mosmarrëveshjet që mund të lindin
nga zbatimi i MSA-së, si edhe mund të kërkojnë interpretimin e dispozitave të saj.

61
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

62
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

REFERENCAT

 Instituti I Statistikave INSTAT 2014 (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregtia-e-


jashtme.aspx?tab=tabs-5)
 Instituti i Statistikave, INSTAT 2014. (http://www.INSTAT.gov.al)
 Wikipedia.org (http://en.wikipedia.org/wiki/Accession_of_Albania_to_the_European_Union)
 ACIT 2005 Drejtori e Përgjithshme e Doganave,. Raporte Tregtare
 Muncellari 2005 Liberalizimi I Tregtisë dhe MLT në rastin e Shqipërisë. (Konferenca e
Liberalizimit të tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor 2005)
 Mede,Janes(1955), The Theory of Sustans Union.
 Smith ,A and AJ.Venubles, 1988 competings the interal marketing the Europian Community.
 Uvaric 1997 bazuar mbi burime të ndryshme, (Banka Botërore, OECD, IMF, EIV)
 Albania Centre for International (ACIT), WOT (http://www.stat.WTO.org)
 Albania Centre for International Trade (ACIT, 2012),Raporti i tregtisë së jashtme 2012,
(http://albania.usaid.gov)
 Efektet pozitive mbi Integrimin Rajonal, (www.stabilitypact.gov.al)
 Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN 2010 (http://www.imf.org)
 Grupi i Bankës Botërore, (http://www.worldbank.org/)
 Lipsey dhe Lacoster (1956-1957) “The Theory of Costoms Union: Trade division and wefare
economic”.

63
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Alba Robert Dumi, Florid Dumi - Biznesi i vogël dhe i mesëm në Shqipëri, prioritetet dhe nevojat për
reforma të thella ekonomike

Prof Dr. Alba Robert Dumi1


Florid Dumi 2
1
Prof Dr, Drejtor i Studimeve të Ciklit të Dytë dhe të Tretë të Studimeve, Universiteti “Ismail Qemali”
Vlorë, L Pavarësia, Sheshi: Skelë, Vlorë, Albania,
alba.besi12@gmail.com
2
President of Outdoors Ambasadors Vlora Albania
Floriddumi1@gmail.com

Abstrakt: Biznesi shqiptar përgjatë viteve të gjata e të vështira të tranzicionit, është transformuar, ka
krijuar një fizionomi të tijën. Të gjithë mbajmë mend bizneset e para të krijuara nga ata sipërmarrës të
vegjël e të guximshëm, që angazhuan idetë dhe fondet e tyre të pakta duke u nisur nga asgjëja. Ata
shfrytëzuan energjitë e tyre për të zhvilluar e rritur bizneset e tyre nga kioska në biznese të vërteta, që
angazhojnë kapitale më të mëdha, fuqi punëtore më të madhe, e pse jo praktika e ide biznesi që sot i
gjejmë në vendet më të zhvilluara e me histori të konsoliduar të sipërmarrjes së lirë.

Në vendin tonë janë ndërmarrë një sërë reformash strukturore, duke përfshirë reformën e tokës,
tregun financiar, liberalizimin e çmimeve dhe privatizimin. Janë privatizuar pothuajse të gjitha
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ka patur një progres në privatizimin e sektorëve strategjikë si
telekomunikacionet dhe sistemi bankar. Sistemi bankar gradualisht ka mundësuar për biznesin sigurimin
e më shumë produkteve e shërbimeve financiare dhe ka përmirësuar treguesit e kredisë.

Bizneset e medha nuk mund te begatojne pa bizneset e vogla qe mbeshtesin nevojat e tyre dhe blejne
produket e tyre.

(DeWitt&M Emery 1998)

Rendesia e punimit

Për të mbështetur dhe nxitur më tej rritjen ekonomike janë ndërmarrë masa për të nxitur
zhvillimin sektorit privat dhe zgjerimin e bizneseve të reja. Është nënshkruar Karta Europiane e
Ndërmarrjeve të Vogla. Përparësi i është dhënë zhvillimit të biznesit të vogël e të mesëm.

Por, nëse gjatë kësaj kohe janë arritur suksese në nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të tregtisë së lirë
, në fushën e transporteve, infrastrukturës, këto veprime akoma nuk kanë dhënë eficiencën e duhur në
përshpejtimin e ritmeve për vënien në eficiencë të këtij kooperimi tregtar dhe tarifor, duke zhvilluar të
njëjtin proces liberalizimi edhe në tregun e brendshëm, i cili mund të sjellë energji të reja drejt
zhvillimeve industriale, kërkimeve dhe zhvillimeve për produkte dhe biznese të reja për eksport ,
zhvillimin e një ambienti të përshtatshëm për kulturën e sipërmarrjes, kooperimin teknoligjik dhe
inovacionin.

64
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fjale kyçe: Kulture sipermarese, eficence, performance, kooperim tregetar


JEL Classifications: A10, A11, A12, A13,

1. Hyrje

Sipermarrja eshte aftesia per te krijuar dhe ndertuar nje vizion nga asgjeja. Ne themel ajo eshte
nje akt human dhe kreativ. Ajo eshte aplikimi i energjise per te nisur ose ndertuar nje ndermarrje ose
organizate, sa per ta veshtruar apo per ta analizuar ate me mire. Ky vizion kerkon nje gatishmeri per te
marre persiper rreziqet – si ato personale dhe financiare-dhe pastaj per te bere gjithçka te mundshme
per te ulur shanset e deshtimit. Sipermarrja perfshin gjithashtu aftesi per te ngritur nje ekip sipermarres
si dhe aftesine per te kuptuar nje oportunitet kur te tjeret shohin kaos, kontradikte (kunderthenie) dhe
konfuzion. Kur biznesit te vogel i lind problemi, jo vetem i njohjes se rreziqeve dhe minimizimit te tyre,
por edhe i mundesise per te rritur shanset per sukses.

Biznesi i vogel siguron mundesi financiare dhe shansin per te bere pasuri. Ai eshte vendi ku individet
krijues dhe te motivuar mund te perdorin teresisht talentet dhe eksperiencen e tyre. Ai eshte shtylla
kurrizore e ekonomise se tregut per vete faktin se ai siguron mundesi pune dhe karriere te kenaqshme.
Çdo biznes i madh nis si biznes i vogel.

Jo shume vjet me pare, bizneset nuk kishin arsye qe te frikesoheshin nga konkurruesit e huaj. Ata ishin
te sigurt se klientet do te blinin produktet e tyre, pavaresisht nga cilesia e tyre dhe mund te afronin nje
armate te mjaftueshme te gjere punetoresh. Ndryshimet e medha politike, sociale dhe teknologjike,
rritja e rolit te shtetit si bleres, shites, rregullator dhe konkurrues ne tregun e lire, futja gjithnje e me
shume e bizneseve ne tregun nderkombetar, e kane bere mjedisin ne te cilin operojne keto biznese
mjaft komplekse.

Sot pamja e biznesit konkurrues eshte e eger dhe brutale. Ndryshimi eshte e dhena e vetme qe po
ndodh me nje ritem gjithnje e me te shpejte. Afersisht gjysma e ndryshimeve teknologjike ne bote kane
ndodhur qe me 1900. Keto ndryshime te shpejta krijuan shume pasiguri per çdo menaxher. Per disa,
fjala “biznes” nenkupton imazhin e nje korporate shumekombeshe gjigande.Per te tjere, eshte familja
fqinje qe ka nje dyqan kepucesh ose partneret te cilet kane dyqanin e hekurishteve ne fund te rruges.

Komuniteti ne te cilin jetoni padyshim ka biznese te medha – firmat me te medha pergjate vendit etj.Por
gjeresisht, ka biznese te vogla te cilat jane themelore per ekonomine lokale pasi jane te shumta.

Ç’ JANE BIZNESET E “ VOGLA”?

Deri sot termi “biznes i vogel” eshte perdorur pergjithesisht dhe pa ndonje perkufizim te kujdesshem e
specifik ne lidhje me ç’eshte e “vogel”.

Por ç’mund te perdorim per te percaktuar me kujdes “madhesine”.

65
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Jane bere perpjekje (si p.sh. nga Administrata e Biznesit te Vogel) per perkufizimin e nje biznesi te vogel
ne termat : 1. Punesimit 2. Llojit te vlerave 3. Vellimit te shitjeve ne $.

Te gjitha kane rezultuar te pakenaqshme ne disa drejtime.

Kjo moszgjidhje varet edhe nga karakteret e ndryshme te industrive qe variojne.

Nje firme ne nje industri mund te rezultoje e madhe ne lidhje me konkurruesit e saj, por e vogel ne
punesim, vlera dhe vellim shitjeje ndaj firmave ne industrite e tjera ose e kunderta.

Shtojme, standartet madhesi shprehur ne terma monetare (si shitjete e vlerat) kane nevoje te rriten
here pas here gjate inflacionit per te respektuar ndryshimet ne vleren e dollarit $.

Me tej, perkufizime “sasiore” te biznesit te vogel lene pa treguar dallimet e tyre karakterstike sasiore.Per
keto arsye do te leme menjane mungesen e saktesise e do percaktojme nje perkufizim duke treguar
atributet me te medha te nje biznesi i cili ka veshtiresi financiare dhe manaxheriale qe zakonisht i
shoqerojme me bizneset e vogla.

Ne menyre tipike, biznes i vogel eshte ai qe:

1. Eshte aktivisht i manaxhuar nga poseduesit e tij.

2. Eshte fortesisht i personalizuar.

3 .Eshte gjeresisht lokal ne zonen e tij te operimit.

4 .Ka madhesi relativisht te vogel brenda industrise.

5 .Eshte gjeresisht i varur nga burimet e brendshme te kapitalit per te financuar rritjen e tij.

Keto jane karakteristikat te cilat ngrene edhe shumicen e problemeve te tyre e nevojave te
veçanta.Biznes i vogel eshte çdo biznes ne te cilin poseduesi, manaxhuesi eshte i afte te therrase (mbaje
mend) emrat e punonjesve te tij.

PREDOMINIMI I BIZNESIT TE VOGEL

Pavaresisht nga shenimet e shkurtra te mesiperme, statistikat e punesimit japin masen me te plote e te
sakte te popullsise se biznesit te vogel qe eshte aktualisht e disponueshme.Nga statistikat vihet re se me
shume se 1/3 e gjithe firmave punishte ne vend punesojne me pak se 20 punetore.

Madhesite e te medha ne fushen e hapesirat e industrite e tregtimit te sherbimit.Nga numri total i


bizneseve joferma te te gjitha llojeve 95 % punesojne me pak se 50 punetore sejcila.Megjithese
korporatat gjigande e firmat e prodhimit ne mase jane te rene terma te investimit te produktivitetit e
kapitale eshte biznesi i vogel qe aktualisht perben shtyllen e ekonomise se vendit.

66
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

NDERTIMI I BIZNESEVE TE VOGLA

Bizneset e vogla dominojne ne te gjithe sektoret private te ekonomise.

Rendesia relative e firmes se vogel gjithsesi, ndryshon konsiderueshem nga nje lloj biznesi te nje
tjeter.Do te konsiderojme ketu vetem zonat me te medha te aktivitetit te biznesit – punishtet e
produkteve.Shpendarja e produkteve te cdo lloji (gjithsesi prodhuar) dhe berja e sherbimeve.

Keto industri se bashku perbejne perafersihst 86 % te numrit total te firmave biznes te cilat punesojne
me pak se 50 punetore te shperndare si me poshte:

Shitesit – 34 %

Sherbimet – 34 %

Grosistet – 11 %

Fabrikuesit – 7 %

FABRIKUESIT (PRODHUESIT)

Nje biznes konsiderohet “ndermarrje bafrikuese” nese eshte e impenjuar kryesisht ne marrjen e
materialeve ne nje forme, e pas perpunimit te tyre, i shpendan ne forme te alteruar.Kjo do te perfshinte
procese firmash, artizanatet dhe kultivatoret dhe ndermarrjet e ngjashme.Edhe pse me shume se 80 % e
shoqerive fabrikuese punesojne me pak se 50 punetore, rreth 75 % e punesimeve totale ne punishtet
perqendrohet vetem ne 3 % te tyre.Gjithsesi firmat prodhuese, firma te gjera jane bere relativisht me te
medha.Sistemi i “prodhimitne mase” shpesh eshte i varur nga harta e prodhimit te vogel per
mbeshtetes e perberes shtese.Eshte ekzistenca e fabrikuesve te medhenj qe u mundeson oportunitete
fabrikuesve te vegjel.Vezhguesit komentojne se industrite e prodhimit ne mase jane asemblues
themelore te qindra fabrikuesve te vegjel te specializuar.Pra, eshte prodhimi i “te mirave te
prodhuesve” (produkte te bera per fabrikues te tjere) ku shumica e oportuniteteve ekzistojne per te
vegjlit dhe ndermarresit e pavarur.Ndersa rritet komuniteti, rriten edhe mundesite per fabrikuesit e
vegjel lokale.

TREGTUESIT

Tregtuesit jane njerez qendrore ne kanalin e shperndarjes qe aktualisht u shet produkte konsumatoreve
finale (shitesve) ose kush blen mallra per rishitje (grosistet).Ne Amerike ka me shume magazina shitjeje
se cdo lloj tjeter ndermarrje biznesi.Pos, shumica e tyre jane te vogla.

Firmat e vogla po ashtu dominojne ne dyqane shumice ne nje shkalle me te vogel.

Nje proporcion me i vogel i tyre punesojne me pak se 20 persona e mbi 69 % kane me pak se 10
punetore.Ashtu si sistemi i prodhimit ne mase varet nga fabrikuesit e vegjel, po ashtu varet edhe nga
tregtaret e vegjel.Çdo dyqan shitjeje permban disa qindra deri ne 20,000 njesi te ndryshme
produktesh.Pra, tregtaret e vegjel luajne nje rol te madh ne grumbullimin e pasurise amerikane te
prodhimit dhe e bejne te gatshem per perdorim.

67
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BIZNESET E SHERBIMEVE

Bizneset e sherbimeve ofrojne disa qindra lloje sherbimesh konsumatoreve, agjensive qeveritare dhe
organizatave non – profit dhe bizneseve te tjera.Perbehen nga teknike, njerez profesionalisht te afte te
punesuar per talentet e tyre.Perveç disa perjashtimeve te njohura ne transport, komunikim dhe fusha te
sherbimit publik, karakteristika dominuese e sherbimit biznes eshte permasa e saj e vogel.

Shumica e tyre kerkojne vetem nje investim fillestar dhe varen nga supervizioni i afert si berberanet,
orendreqesit, riparuesit.Roli i luajtur nga industrite e sherbimit ne ekonomi po rritet gjeresisht, ndermjet
viteve 1969 dhe 1979 numri i bizneseve te sherbimeve u rrit me shume se 54 %.Jo vetem ka nje rritje ne
numer te bizneseve por proporcioni i bizneseve te tilla po rritewt po ashtu.Gjate te njejtes dekade,
proporcioni i bizneseve te sherbimeve ne totalin e bizneseve te te gjitha llojeve u rrit nga 27,7 % ne 34,3
%.

KONTRIBUTET EKONOMIKE TE BIZNESEVE TE VOGLA

Bizneset e vogla, te pavarura nga burimi tradicional i rritjes se ekonomise lokale dhe kombetare qe
furnizon me shume se 50 % te punesimit privat dhe mbi 40 % te autputit total kombetar te mallrave e
sherbimeve. Studimet kane treguar qe shumica e puneve te reja te krijuara ne kete vend vijne nga
kompani te vogla (pune – intensive) e jo te medha (kapital – intensive).

Njesite e bizneseve te vogla gjithsesi, jane edhe me te rendesishme per ekonomine tone ne nje kuptim
funksional per arsye te cilat do ekzaminohen.

NDERVARESIA E BIZNESIT

Konkluzioni: Del nga diskutimet e mesiperme eshte:

“Nje realitet baze i jetes ekonomike moderne eshte ndervaresia e te gjitha bizneseve.”Asnje biznes
modern nuk eshte entitet ne vetvete.Kjo do te thote qe ka nje vend per gjithke nese ai ose ajo ka dicka
te vlefshme per te ofruar dhe eshte i afte ta ofroje ate ne menyre efektive dhe efiçente.Me tej,
ndermarrje te vogla te shumta jane themelore per te mundesuar ato te medhate te perqendrohen ne
ato aktivitete ku perpjekjet e tyre jane me efektive.Eshte e qarte qe prodhuesit ne mase te makinave,
makinerive, televizorev dhe produkteve te tjera elektromekanike varen nga ato qendra te vogla, biznese
sherbimesh te pavarura per riparimin dhe mirembajtjen e ketyre produkteve.Ndermarrjet e vogla
performojne po ashtu, nje varietet te gjere te sherbimeve klerikale, teknike dhe profesionale per
bizneset e medha e per konsumatore te tjere qe kane nevoje per aftesite e tyre te specializuara. Edhe ne
fabrikim bizneset e medha dhe te vogla punojne krah per krah.

MBAJTJA E KONKURRENCES

Bizneset e medha e te vogla edhe konkurrojne mes tyre ne shume fusha e eshte
njevlershmerisht e rendesishme te ruhet konkurrenca dhe sistemi yne i biznesit te lire e te pavarur.

68
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Interesimet e para per rritjen e perqendrimit te fuqise se biznesit thuajse 115 vite me pare ne 1890, kur
Kongresi vuri ne fuqi Aktin Sherman. Legjislacioni Antitrust pershin Aktin e Claytonit te 1914-es dhe
Aktin Wheeler-Sea te 1938-es.Ne 1953 u be nje pasazh per problemin e fuqise se monopolit duke
ndihmuar bizneset e vogla.Akti riafirmoi parimin se: “esenca e sistemit amerikan te ndermarrjeve private
eshte konkurrimi i lire”. Rendesia e konkurrences ne ekonomine tone nuk mund te mohohet.

Mes te tjerave akti ngriti nje departament te ri te qeverise, Administraten e Biznesit te Vogel.Ne
nje kohe te ndryshimeve te shpejta, konkurrenca mund te jete mjet ndryshimi permes inovacionit ose
permirsimit. Konkurrenca moderne shfaqet ne shume forma:Cmimi, termat e kreditit, sherbimi e
permirsimi i produktit, zevendesimi.

Nese ekonomia konkurruese e vertete e lire eshte synimi i nje kombi, ekzistenca e vazhdueshme e
ndermarrjeve te pavarura eshte themelore. Kapitalizmi konkurrues siguron lirine e ndermarrjes e
parashikon nje rrugedalje per impulset kreative individuale e aftesite individuale po ashtu si jetesen e
nje segmenti te gjere te popullsise.

KREDITIMI I BRENDSHEM

Kredia e brendshme eshte rritur me 5.9 miliarde leke, gjate tremujorit te pare te vitit 2007-2013. Rritja e
kerkeses se qeverise per mjete monetare ka perfaqesuar rreth 54 % te rritjes se brendshme gjate
periudhes ne fjale, ndersa pjesa tjeter ka ardhur si rezultat i rritjes se kreditimit te ekonomise.

STRUKTURA E KREDISE SE BRENDSHME ( miliarde leke)

Dhjetor Mars Ndryshimi

2009 2013 Absolut Relativ

Krediti i brendshem 320.8 326.7 5.9 1.8 %

1. Pretendimet ndaj qeverise 270.1 273.3 3.2 1.2 %

Autoriteti monetar 65.5 60.8 -4.7 -7.2 %

Bankat tregetare 204.6 212.5 7.9 3.9 %

2. Kredi pr ekonomine 50.6 53.3 2.6 5.1 %

Sektori publik 0.0 0.0 0.0 0.0 %

Sektori privat 50.6 52.9 2.3 4.5 %

Institucione financiare 0.1 0.4 0.3 300 %

Ne terma relative, ecuria e kredise per ekonomine ka manifestuar nje rritje me te madhe se ajo e kredise
per qeverine, gje qe e ka çuar ne rritjen e peshes se saj ne totalin e kreditit te brendshem.

69
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ne fund te muajit mars, raporti i kredise per ekonomine ndaj kreditit te brendshem arriti ne 16.3 % nga
15.8 % qe ishte tre muajt me pare.

ECURIA E TREGUESVE KRYESORE TE KREDISE SE BRENDSHME (ne raport me M3)

2009 T1 ‘04 T2 ‘04 T3 ‘05 T4 ‘05 T1 ‘05

Kredi e brendshme 70.8 71.2 71.4 70.9 71.5 71.6

Kredi per qeverine 61.5 61.6 61.0 60.1 60.2 59.9

Kredi per ekonomine 9.3 9.6 10.4 10.8 11.3 11.7

Gjykimi ne nje plan krahasues deshmon se ekonomia shqiptare perben nje nga rastet e veçanta: ajo
ekspozon shume pengesa te karakterit makroekonomik e politik, te sigurise se investimeve krahasuar
me vendet e tjera ne tranzicion.

DINAMIKA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT

Sektori privat ne formen e prodhimit te vogel, eshte shfaqur me shpejtesi te madhe. Sot ne Shqiperi
ushtrojne veprimtarine e tyre mbi 65 mije subjelte private, ne te cilet jane punesuar rreth 300 mije vete.
Sektoret e sherbimit, te shitjes me pakice dhe ato me shumice kane perqindjen me te larte.Eshte
konstatuar se 85 % e tyre jane persona fizike, 10.5 % firma shqiptare, 2.7 % ndermarrje te perbashketa,
dhe 1.5 % firma te huaja.Llojshmeria e sektoreve ende eshte e kufizuar. Ne mjaft qytete ashtu si dhe ne
qytetin tone vihen re kafene e restorante, sherbime te njejta, qe aftesia konkuruese reale nuk vepron.
Kjo ben qe te ngelen te zbuluara veprimtari te tjera qe jane shume te domosdoshme per vendin tone. Ky
prezantim shpjegon edhe se nje pjese e madhe e mallrave importohen, per te plotesuar kerkesa
vendase.

Prodhimi eshte i perqendruar kryesisht ne disa qytete per arsyet e meposhtme:

 Kushte me te favorshme te orfruara nga qytetet e medha ne derjtim te lehtesise te


lidhjes me mundesite financiare dhe te zhvillimit.
 Nje sasi me e madhe e te ardhurave nga emigracioni, si pasoje e numrit me te madh te
emigranteve per 1.000 banore.
 Funksionimi i dhomave te tregtise, funksionimi i te cilave sa vjen e rritet dhe duhet
marre ne konsiderate per zhvillimin e biznesit.

70
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Shpenzime me te vogla dhe lidhje te drejtperdrejta me vendet fqinje, nepermjet rrugeve


ajrore, detare e tokesore.

 Ne qytetin tone duke pare zhvillimin e biznesit, karakteristikat themelore jane si me poshte:
 Mbizoterimi i bizneseve kryesisht ne tregtine e sherbimeve.
 Vendosja dhe ushtrimi i veprimtarise kryesisht ne zonen qendrore e me te zhvilluar te
qytetit.
 Numri shume i vogel i te punesuarve ne to.
 Nje zhvendosje graduale nga tregtia e sherbimit ne ndertim e prodhim.
 Organizimi i biznesit i bazuar kryesisht ne mobilizimin e burimeve te brendshme te
financimit.

Nga analiza e ecurise se krijimit te bizneseve ne vite vihet re se, rreth 40 % e ndermarrjeve aktive gjate
vitit 2009, jane krijuar gjate viteve 1993 – 1994. Pas kesaj periudhe shkalla e lindjes se bizneseve te reja
ka pasur nje renie dhe niveli me i ulet evidentohet ne fund te vitit 1996 e ne vitin 1997, qe korrespondon
me krizen e shkaktuar nga skemat piramidale.

Megjithe qendrueshmerine e treguesve makroekonomike, te arritur pas krizes se vitit 1997, mjedisi per
terheqjen e investimeve nga bizneset e reja arriti ne rreth 3 %. Ne kuadrin e programit te zhvillimit
duhet te zene me shume vend zonat e thella e me pak te populluara.

Nese ekziston nje fond kreditimi shtet – banke – biznes, jo vetem do te rritej niveli i punesimit
ne keto zona, por do te frenonte largimin e popullsise dhe problemet sociale, si pasoje e varferise dhe
pamundesise per te jetuar.

Biznesi i ri ka deshire te shtoje kapacitetin e tij, por nga ana tjeter ka veshtiresi te medha dhe te
dukshme financiare. Pas 1999, kreditimi i biznesit nga bankat ka qene ne nivele të ulta, madje ne situata
te veçanta nuk ka ekzistuar.Ekziston nje situate e tille: ndersa nga njera ane synohet liberalizimi i
ekonomise dhe fuqizimi i sektorit privat, ku qeveria e ndjen të domosdoshme, sistemi i kreditimit ka
levizur me ngadale.Deri tani, sistemi i kreditimit ka dhene me shume para per sektorin shteteror dhe me
pak per mbeshtetjen e sektorit privat.Rreziku i moskthimit të kredise ose zgjatja e kohes se shlyerjes
eshte shume me e madhe per sektorin shteteror sesa per sektorin privat.Eshte verejtur se kerkesa me
kryesore e drejtuesve të biznesit eshte mbeshtetja dhe ndihma financiare nepermjet kreditimit bankar.
Rreth 60 % e bizneseve shfrytezojne burimet vetiake te financimit dhe vetem 40 % e tyre kane perfituar
nga sistemi bankar.

Biznesi i ri ka deshire per te shtuar kapacitetin e tij, por nga ana tjeter ka veshtresi te medha dhe te
dukshme ne financime. Pas 1997, kreditimi i biznesit nga bankat ka qene ne nivele te ulta, madje ne
situata te veçanta nuk ka ekzistuar. Ekziston nje situate e tille: ndersa nga njera ane synohet liberalizimi i
ekonomise dhe fuqizimi i sektorit privat, ku Qeveria e ndjen te domosdoshme, sistemi i kreditimit ka
levizuar me ngadale.Deri tani, sistemi i kreditimit ka dhene me shume para per sektorin shteteror dhe
me pak per mbeshtetjen e sektorit privat. Ekzistojne dhe grupe të tjera te dallueshme, ne mes te
investitoreve vendas.Bankat mund të mbajne qendrim te diferencuar ndaj investitoreve qe operojne ne
ose prane kryeqytetit dhe atyre qe operojne ne zona te tjera.Ne Shqiperi verehet nje perqendrim i larte i
aktivitetit ekonomik ne kryeqytetet dhe ne zonat perreth tij. Kjo le tëkuptohet se kryeqyteti dhe zonat

71
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

perreth kane qarkullim formal dhe informal informacioni, si dhe rregull dhe ligj me tëmire per te
krahasuar me zona te tjera. Kjo do te thote rrezik me i ulet dhe te ardhura te pritshme me te larta per
investitoret (bankat) ne kete zone.Se fundi, bankat mund të mbajne qendrime te diferencuara edhe ndaj
investitoreve te sektoreve te ndryshem te ekonomise.Me pak i preferuar mbetet sektori bujqesor.

Punesimi ne sektorin privat indare sipas degeve të ekonomise dhe gjinise per vitin 2005-2009

Emertimi Gjendja ne fund te vitit

Gjithsej Femra

Punonjes gjithsej 5032 1349

Ne sektorin privat joshteteror 4913 1317

1. Industria 396 125

2. Ndertimi 504 8

3. Transport – Telekomunikacion 180 4

4. Tregti – grumbullim 2204 450

5. Sherbime 982 392

6. Shendetesi 90 52

7. Arsim, kultura 132 90

8. Te tjera 425 195

Ne sektorin privat bujqesor 119 32

Paga mesatare mujore sipas aktiviteteve ne dege të ekonomise

për vitin 2000 – 2013

Emertime Paga mesatare

mujore ne leke

Bujqesi, gjueti, silvikulture 18931

Industri nxjerrese 20857

Prodhimi energjise elektrike dhe ujit 16822

72
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ndertimi 16580

Tragtia 24535

Transport, telekomunikacion 19012

Aktiviteti financiar 28907

Arsimi 22108

Shendetesi 13456

Te tjera 24356

Gjithsej rrethi 20223

Per vitin 2013 ne zonat jugore: Subjekte te biznesit te vogel (me xhiro nen 8 milion leke ne vit)
2076, Subjekte te biznesit te madh (me xhiro mbi 8 milion leke ne vit) 490

Nga 490 subjekte të biznesit me madh:

 270 jane me kapital 50 % - 50 % ndersa


 220 janë 100 % me kapital të tyre.

Veshtrim i pergjithshem mbi situaten aktuele te SME-ve

Zhvillimi I SME-ve duhet te sherbeje si katalizator per rritjen e shpejte te prodhimit dhe punesimit.
Impulset kryesore per rritjen ekonomike vijne nga sektori privat. Prandaj krijimi i nje mjedisi favorizues
legjislativ, administriv dhe institucional per zhvillimin e sektorit privat duhet te konsiderohet si prioritet i
bashkepunimit te qeverise me dy partneret e saj: institucionet e sektorit privat dhe finincimet e
donatoreve, ne menyre qe te sigurohet maksimumi i inputeve ne menyre eficente. Strategjia qe synohet
te ndiqet bazohet ne identifikimin e nevojave te biznesit te vogel. Se dyti te krijoje nje strukture te
decentralizuar, ku ndermjetesit lokale perbejne shtyllen baze per mbeshtetjen dhe sigurimin e
informacionit ne lidhje me nevojat, problemet e SME-ve, barrierat e tyre etj.

Problemet me te cilat ndeshet sipermarrja ne Shqiperi jane:

73
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Zhvillohet nje aktivitet i konsiderueshem nga ana e SME-ve por sipermarresit shqiptare si burim
financimi, mbeshteten ne kapitalin e tyre dhe jane me te fokusuar ne sektorin e tregtise ku
eshte me e lehte per te ngritur nje biznes.
 SME fillojne si te vogla dhe vazhdojne aktivitetin e tyre si te tilla ose falimentojne.
 Qendrueshmeria dhe zgjerimi i SME-ve, vecanerisht ne sektorin prodhues eshte i veshtire pasi
ka shume barriera si:
 burimet e kreditimit,
 kualifikimin e pamjaftueshem,
 nivelin e trainimit te punojesve,
 gjendjen jo te mire te makinerive dhe pajisjeve,
 kufizimet ekzistuese ligjore,
 tregjet e kufizuara,
 infrastrukturen problematike etj.
 Ndihet mungesa per burime me te medha financiare, per kredi, ne disa rrethe te vendit ku
bankat apo institucionet kredidhenese nuk ekzistojne.
 Niveli i ulet i cilesise se menaxhimit brenda kompanise.
 Pjesemarrje e ulet e garave ne biznes.
 Mungese e mekanizmave financiare ne sistemin e kreditimit.

 Mangesi lidhur me koordinimin me te mire te punes mdermjet institucioneve publike dhe


private.
 Kuader ligjor i paqendrueshem dhe moszbatim i ligjeve dhe rregullave amdinistrative.
Objektivi kryesor strategjik eshte krijimi i nje klime qe te lejoje nje rritje te vazhdueshme te SME-ve dhe
ne kete kontekst ne nxjerim perfundimin:

 Ndersa objektivat me specifike perfshijne:


 Inkurajimin e zgjerimit te bizneseve ekzistuese.
 Hapjen e bizneseve te reja.
 Shnderrimin e tregtareve ne investitore ne sektorin e prodhimit.
 Stimulimin e prodhimit te orientuar per eksport.
 Shembja e sistemit te centralizuar dhe hapja e dyerve te ekonomise se tregut beri te mundur qe
ne shqiperi te linde dhe te zhvillohet sektori privat.
 KJo I dha mundesi ekonomise shqiptare te mbeshtetet ne parimin baze te lirise se individit. Ne
lirine si konsumator per te zgjedhur midis produkteve dhe sherbimeve konkuruese. Ne lirine si
prodhues per te filluar ose per te zgjeruar nje veprimtari tregtare dhe per te ndare risqet dhe
fitimet e saj.Ne lirine per te zgjedhur nje pune ose nje profesion, per te hyre ne nje sindikate ose
per te nderuar punedhenesin.
 Eshte pikerisht mbrojtja e lirise, e riskut dhe e mundesise, ajo qe bashkon ekonomine e sotme te
tregut me demokracine politike.
 Ecuria e procesit te privatizimit ka bere qe pjesa me e madhe e ndermajeve shteterore te jene
ne kushte te veshtira duke I shaktuar atyre renie te vazhdueshme ekonomike.

Referencat
Materialet ne te cilat jam mbeshtetur jane marre nga burimet e meposhtme :

74
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Gazeta “Tema “ e publikuar me 24/12/08 .


2. Gazeta” Shqip” e publikuar me 29/01/10 .
3. Revista “ Ekonomi “ e publikuar me 07/02/09 .
4. Gazeta “ Shqip” e dates 06/05/09 .
5. Revista “ Klan “ e dates 15/02/09 .
6. Gazeta “Shekulli “ e publikuar me 23/02/09 .
7. Informacione nga Revista “The Times “ .
8. Adresa e internetit : www. case study about the financial crisis .com

75
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Alba Robert Dumi, Borana Kociu - Decentralizimi i politikave te qeverisjes vendore dhe ofrimi i te
mirave publike. Manaxhimi i burimeve ujore

Prof Dr. Alba Robert Dumi1


Borana Kociu2
1
Prof Dr, Drejtor i Studimeve të Ciklit të Dytë dhe të Tretë të Studimeve, Universiteti “Ismail Qemali”
Vlorë, L Pavarësia, Sheshi: Skelë, Vlorë, Albania,
alba.besi12@gmail.com
Economy faculty Tirana Albania

Abstrakt: Manaxhimi infrastrukturor ka kaluar nëpër një proces të gjatë zhvillimi derisa ka
arritur në statusin që ka fituar sot. Ai është një nga domosdoshmëritë e manaxhimit organizativ dhe një
synim që çon në forcimin e shkencës së manaxhimit dhe përmirëimin e efiçencën në punë për
mirëorganizimin e politikave qeveritare monetare fiskale dhe për forcimin e pushteteve në dobi të
komunitetit dhe shoqërisë civile.46

Shumë teoricienë ekonomikë kanë dhënë së pari gjykime kryesore duke u mbeshtetur më tepër në atë
se çfarë bëhet ndaj infrastrukturës dhe asaj çka duhet të bëhet nga manaxherët.Së dyti kanë dhënë një
gjykim të plotë mbi rolin aktiv të manaxhimit infrastrukturor mbi marrëdhëniet që duhet të
përmirësohen. Së treti, ekziston një përgjegjësi mbi majën e piramidës manaxheriale ku manaxhimi
infrastrukturor merr formën e tij të plotë dhe i jep me dinamizëm kulturës organizative.

Fjale kyce: Manaxhimi ujor, zhvillim rajonal, decentralizim

JEL Classifications: A10, A11, A12, A13,

Hyrje:

Projekti i manaxhimit të integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare synon mbrojtjen e burimeve natyrore
dhe kulturore të bregdetit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të tij. Objektivi i këtij
komponenti është forcimi i kapaciteteve shqiptare për të manaxhuar burimet bregdetare të detit
Adriatik dhe Jon e nëpërmjet zhvillimit të një politike të përshtatshme operacionale si dhe
instrumentave financiare ekonomik për manaxhimin e zonës bregdetare Jugore; forcimit të kapaciteteve
të institucioneve për rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të funksioneve rregullatore planifikuese dhe
manaxheriale për manaxhimin e zonës bregdetare jugore në nivelin qëndror rajonal dhe lokal,forcimit të
rrjetit të monitorimit të cilësisë së ujit në bregdet,e forcimit të manaxhimit të zonave të mbrojtura në

46
Hydro Management : Department of the Environment , London 1991.

76
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

parkun kombëtar të Butrintit rritjes së bazës së njohurive dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik në lidhje
me çështjet e bregdetit në Shqipëri.

1.1 Kapacitetet hidrike si dimension drejt zhvillimit të menaxhimit infrastrukturor urban. Arsyet për
një reformë të domosdoshme !

Infrastruktura shqiptare dhe shërbimet e ofruara për furnizimin me ujë kanë filluar degradimin që në
vitet 1970. Institucionet e furnizimit me ujë ishin jo profesionale, me mungesa në manaxhim si rezultat i
kombinimit të paaftësisë me vizionin politik të asaj kohe, tarifave të ulëta të ujit, shpërdorimit në masë
të gjerë prej klientëve, mungesa e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe sistemeve, dhe stimulime të varfra për
rritjen e performancës47

.Këto faktorë u bënë më të ndjeshëm sidomos me izolimin total të Shqipërisë dhe ndërprerjen e
asistencës nga Kina në këtë sektor. Në dekadat që vijuan, shumë nga pajisjet dhe tubacionet e furnizimit
arritën pikën maksimale të amortizimit, infrastruktura e furnizimit me ujë dhe ajo e kanalizimeve arritën
të degradojnë plotësisht, me mundësi minimale për të përballuar kostot e riparimeve.

Në fillimet e viteve 1990, sistemi i shpërndarjes me ujë të vendit në zonat urbane dhe rurale ishte
plotësisht i shkatërruar. Menaxhimi i varfër dhe mungesa e planifikimit sollën që sistemi urban i
furnizimit me ujë të kishte probleme madhore në fushën e mirëmbajtjes dhe të mos arrinte të ishte në
të njëjtin hap zhvillimi me urbanizimin e shpejtë që po ndodhte . Në zonat rurale sistemi i vaditjes ishte
shkatërruar si rezultat i mos mirëmbajtjes dhe ishte kthyer në një pengesë për zhvillimin e agrikulturës
në vend. Kanalizimet ishin shumë të keqtrajtuara dhe në shumë raste mungonin.

Megjithatë, tranzicioni politik dhe ekonomik në Shqipëri solli rritjen e kërkesës për ujë.

Zonat urbane po zgjeroheshin me shpejtësi, dhe më shumë ujë i pijshëm nevojitej. Edhe pse shumë
industri para viteve 1990 që ishin konsumatore të mëdha të ujit nuk funksiononin më, industri dhe
biznese të reja po lindnin. Zhvillimi i turizmit në zonat bregdetare si një element i rëndësishëm i
strategjisë shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e varfërisë kërkon sasi të mëdha të ujit të
pijshëm, por kufizimet dhe mungesa e trajtimit të ujerave të zeza pengon zhvillimin turistik. Në zonat
rurale, krijimi i fermave familjare private pas ndarjes nga shteti të fermave kolektive ka krijuar anomali
të mëdha në sistemin e vaditjes duke e lënë atë në mëshirë të fatit.

Mungesë menaxhimi, Jo mungesë uji. Në një kohë që vendi ynë ka burime hidrike të brendshme 80%
në shkallë pastërtie në raport botëror.

 Shqipëria përballet me një problem të manaxhimit të kapaciteteve hidrike, jo me një problem të


prodhimit të ujit. Studimet tregojne se burimet ekzistuese mund të përballojnë mjaftueshëm
kërkesën për ujë të vendit. Në shumë qytete, prurjet e ujit në burime janë 500 to 700 litra për

47
Commission of the European Communities, “Council directive of 27 June 1985 on the assessment of the affects of certain
public and private projects on the environment”, in Official Journal of the European Communities, L175, pages11,13,16, 23.

77
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

frymë në ditë, por humbjet dhe shpërdorimet tregojnë se vetëm një pjesë e ujit konsumohet.
(sipas statistikave zyrtare 60 % e sasisë së ujit shpërdorohet.)48
 Pothuajse çdo herë problemet e skarcitetit të ujit mund të konsiderohen të lehta nëse arrihet të
kalojnë nëpërmjet kontrollit të matsave, detektimi i ndërhyrjeve në rrjet, përmirësimet, prerja e
lidhjeve të paligjshme dhe përmirësimi i mënyrave të depozitimit dhe shpërndarjes. Shpërndarja
është gjithashtu një problem sezonal:
 Më tepër ujë nevojitet në sezonin e verës, kur reshjet janë të pakta, në zonat rurale uji i pijshëm
keqpërdoret për vaditje .
 Zonat me resurse turistike përdorin shumë ujë . Mesatarisht, uji vjen me orar 3-4 orë në ditë,
me disa zona të veçanta që uji vjen një herë në tre ditë. 49
Kanalizimet përbëjnë një problem më të madh se uji i pijshëm. Kanalizimet kanë pothuaj të njejtin
mbulim si sistemi i ujit të pijshëm. Zonat urbane në më të shumtën e rasteve kanë kombinuar
grumbullimin e ujërave të rreshjeve dhe ujërat e zeza të cilat shkarkohen në rezervuarë hidrovoresh për
tu shkarkuar më pas në degë të veçanta.

Në zonat rurale, vetëm një pjesë e vogël e sipërfaqes është e plotësuar me kanalizime të ujërave
të zeza. Në këto zona familje të tëra sigurojnë nevojat nëpërmjet puseve private,sisteme
tubacionesh të thjeshta dhe pa drenazhim. Rikonstruksioni i sistemit të kanalizimeve të ujërave
të zeza nuk po ecën në të njëjtin hap me zhvillimin e infrastrukturës,materialet, pajisjet dhe
teknologjia e përdorur janë jashtë kohe dhe të amortizuara.50
Sot, në Shqipëri nuk ka sisteme të manaxhimit të mbetjeve dhe humbjeve.Një pjesë shkarkohen në
gropa uji, sidomos në zonat turistike ku kanë një impakt negativ mbi ekosistemet e brishta dhe është një
shqetësim i madh ambjental për qeverinë, komunitetin e biznesit , dhe publikun.

1.2 Evolimi i sektorit të furnizimit me ujë

Zhvillimi, rënia dhe ripërtëritja e sektorit të furnizimit me ujë në Shqipëri në këto dekadat e fundit mund
të ndahet në katër faza.

Faza e parë daton ne vitin 1930, kur kompanitë italiane ndërtuan akuedotin e parë, i ndjekur nga një
linjë e kufizuar rrjeti tubacionesh dhe këto në qytetet kryesore . Disa nga këto sisteme vazhdojnë të
funksionojnë dhe sot, pavarësisht moshës dhe mirëmbajtjes së tyre inadeguate.

48
De Soto, Hermine; Egamberdi, Nilufar; Center for Economic and Social Studies (CESS), 2001.

Albania: Municipal Water and Sanitation Project – Social Assessment. Washington DC.

Government of Albania. 2003. The National Strategy for Socio-Economic Development (NSSED).

49
Albania: Municipal Water and Sanitation Project – Social Assessment. Washington DC.

50 Albania draft report “ Public goals and strategy” year 2007page 19

78
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faza e dytë (1950–78) ishte e karakterizuar nga një ekspansion i shpejtë i shërbimeve, duke
predominuar zonat urbane.

Faza e tretë (1978–91) pa deteriorimin gradual të shërbimeve të furnizimit me ujë, kjo si rezultat i
problemeve të mungesës së manaxhimit nga ana e qeverisë, si dhe nga mungesa e ndihmave nga
jashtë. Uji ishte cilësuar si një e drejtë, dhe tarifat ishin tepër të ulta për të përballuar kostot e furnizimit.
Ishte i lirë prandaj shpërdorohej; mirëmbajtja e sistemit injorohej, dhe nuk bëhej as hapi më i vogël për
përmirësime në shërbim apo në rrjetin e furnizimit.

Gjate fazës së katërt (1992–2003), pjesa më e madhe e infrastrukturës së kanalizimeve dhe furnizimit
me ujë arriti që të bëhej e papërdorshme dhe të mos plotësonte asnjë standart funksional, dhe në disa
raste duke tejkaluar pikën e kostos efektive të riparimit .

Tabela 1. Shpërndarja e resourseve dhe standartet infrastrukturore në vite

80
70
60
50
uje pijshem
40
kanalizime
30 sherbimet
20
10
0
1930 1950 1960 1975 1990 2003

Duke e mbledhur së bashku këto probleme politike , madhore, teknike, manaxheriale dhe

funksionale kërkohej nje program riformues i shërbimeve të furnizimit me ujë i dizenjuar mirë dhe
afatgjatë, i adresuar në suportimin e investimeve të rëndësishme në këtë sektor. Kjo ka qënë edhe një
nga objektivat kryesore të Bankës Botërore. Objektivat afatgjata të qeverisë në sektorin e shërbimeve të
furnizimit me ujë dhe kanalizimet janë që të arrijnë një furnizim të qëndrueshëm dhe sipas standarteve
të Bashkimit Europian në zonat urbane dhe ato rurale. Për vaditjen, objektivat strategjike janë të mbajnë
rrjetin vaditës, të zhvillojnë një sistem të qëndrueshëm shpërndarje me ujë dhe një sistem
mirëmbajtjeje profesional, kjo duke stimuluar përdorimin efiçent të ujit.

1. Faktorët kryesorë që sigurojnë suksesin në manaxhimin e investimeve dhe reformave në


infrastrukturën hidrike

Faktorët kryesorë që sigurojnë suksesin në investimet dhe reformat për përmirësimin e cilësisë së
shërbimeve në furnizimin me ujë dhe reduktimin e varfërise janë:

79
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Rëndësia e krijimit të një klime te favorshme;


 Zhvillimi dhe konkretizimi i një mjedisi të favorshëm ligjor dhe institucional i cili do ti krijojë
pushtetit lokal të marrë të gjitha përgjegjësitë e manaxhimit cilësor të kapaciteteve hidrike si
dhe krijimin e mekanizmit që do të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen dhe
implementimin e projekteve;
 Rëndësia e procesit të konsultimit dhe krijimi i mekanizmave institucionale;
 Marrjen e konsensusit të gjërë në nivel lokal përpara se të merren vendime për investime të
rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, involvimin e sektorit privat në manaxhimin dhe
operimin e shërbimeve të furnizimit me ujë;

 Krijimin e shoqatës së konsumatorëve të ujit e cila do të përfaqësojë konsumatorët në kërkesën


për ofrimin e shërbimeve cilësore të furnizimit dhe shpërndarjes si dhe artikulimin e kërkesave
të konsumatorëve;
 Rëndësia e planifikimit të burimeve, alokimin dhe manaxhimin e tyre;

Filozofia moderne e tregetisë dhe investimeve, sforcimet e politkave shtetërore po zhvendosen nga
modelet e thjeshtuara manaxheriale drejt identifikimit dhe mbështetjes së modeleve infrastrukturore
duke ruajtur dhe zgjeruar pranimet në tregjet e hapura konkuruese rajonale dhe globale. Qëndrat e
qyteteve ,zonat rurale dhe bizneset janë detyruar që vullnetarisht të pranojnë modelet infrastrukturore
të realizuara sipas nevojave emergjente dhe të aderuara në grup nevojat e paplotësuara duke i dhënë
mundësi rritjes së përfitimeve afat mesme dhe afat gjata të cilat i tejkalojnë ndjeshëm kostot.

Megjithë domosdoshmërinë dhe rishikimin historik të këtyre institucioneve dhe të përsosjes së


mekanizmave të optimizimit gjeografik të përfitimeve, vërehen prirje që qeveritë lokale panvarësisht
nga interesat mandatore afat shkurtra janë të detyruara të lëshojnë nga politikat dhe vendimet dikur
tabu nacionale të tregetisë dhe të investimeve të cilat në përpjesëtim me hapjen ekonomike të tyre po u
kalojnë gjithnjë e më tepër autoriteteve të blloqeve të integruara ekonomikisht rajonale, kontinentale,
ndërkontinentale e deri rajonale51.

Zhvillimet impresionuese të shpejta kanë bërë që të ndryshojnë burimet, destinacionet dhe orientimi
drejt praktikave të reja infrastrukturore në dobi të komunitetit dhe shoqërise civile për pasojë, roli
imfrastrukturor ka marrë përshpejtim të ndjeshëm dhe është kthyer në një domosdoshmëri imediate.
Vendet me përmasa të vogla si Shqipëria, në nivele inferiore të zhvillimit në procesin e tranzicionit nga
sistemet ekonomike të komanduara në atë të tregut, duket që po vuajnë mungesën e tejskajshme të
kapitalit institucional më tepër se burimet e tjera klasike të kapitalit që në kushtet e hapjes janë bërë
krahasimisht më të lehta për tu siguruar. Kuptimi, filozofia dhe historia e manaxhimit
infrastrukturor,hidrik pro ose kundërta manaxhimit organizativ, fokusohet me një vështrim kritik të
institucioneve të “qeverisjes lokale ” të arsyetuara dhe me modelet teorike të të menduarit për shtrirjen
e modeleve infrastrukturore hidrike dhe investimetve infrastrukturore shqiptare në një kohë kur këto të
fundit janë presprktiva aktuale vendore.

Prirjet e orientimit të ekonomisë shqiptare drejt manaxhimit infrastrukturor hidrik bëhen


domosdoshmëri ,nëpërmjet kërkimit të produkteve dhe orientimin e burimeve drejt tyre. Konkurenca e

51
World Bank. 2002. Municipal Water and Wastewater Project. Project Document. Infrastructure and Energy Sector
Unit .west Europe & Central Asia Region, World Bank.

80
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

importeve përkundrejt eksporteve, nëpërmjet prirjeve të zhvillimit të reformave të brendshme dhe


marreveshjeve liberalizuese në rajon, ato me orientim evropian dhe aderimi i Shqipërisë dhe
marëdhëniet me institucionet e manaxhimit global. 52

Ne perfundim te analizes studimore:

Pas pluralizmit në Shqipëri të gjitha forcat politike pranuan domosdoshmërinë e privatizimit si element
thelbësor i tranzicionit drejt një sistemi të ri social ekonomik,drejt ekonomisë së tregut.53 Kjo sepse
sektorët e prodhimit dhe shërbimeve shtetërore ishin në gjendje shumë të vështirë si rezultat :

 Ndërmarjet e centralizuara, krijuan një gjendje të rëndë financjare. Mungesës së


kërkesave të tregut.
 Teknologji e prapambetur dhe avantazh i ulët infrastrukturor me gjendje kritike të ulët
,me pasojë nivele zhvillimi të prapambetura në sajë të mungesës së infrastrukturës dhe
investimeve në sektorët shtetërorë.
 Fuqi e tepërt punëtore totalisht me nevojën për kualifikim bashkëkohor.
 Ndryshimet e reja politike kërkonin një rikonceptim të ri në manaxhimin infrastrukturor
që binte ndesh me ekonominë vendase tërësisht të komanduara.
Duke e konsideruar manaxhimin infrastrukturor hidrik si koherent në kontekstin e objektivave kryesore
të cilat qeveria duhet të implementojë do te veçoja më prioritar dhe që duhet të synojë të jetë:

a- I shtrirë në të gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare


b- Manaxhimi infrastrukturor hidrik duhet të jetë i plotë ,i shpejtë,i drejtë nga pikëpamje
shoqërore dhe e transparencës në mirë përdorimin e fondeve infrastrukturore.
c- Promotor i rigjallërimit të ekonomisë vendase, nëpërmjet rritjes së investimeve
infrastrukturorene mirë manaxhimin e burimeve njerëzore,natyrore,infrastrukturore dhe
pozicionit gjeografik.
d- Ristrukturues, mbështetës për të garantuar rritme të qëndrueshme rritje dhe balancë
ekonomike infrastrukturore vendase.
e- Promotor i manaxhimit te vijes bregdetare dhe resourseve natyrore
f- Manaxhues i burimeve ujore jo vetëm në vënd por dhe në rajonet përreth
g- Gjenerues i poltikave publike dhe në fushën agrokulturore
h- Zhvillues i politikave për stimulimin e SME
i- Mbështetës dhe promotor i mirëmbajtjes së siperfaqeve ujore dhe tokave.

KONKLUZIONE

Në përfundim, nga vlerësimi i mësipërm i gjendjes konkludohet se:

52
Leung, Hok Lin. Land Use Planning Made Plain Ronald Fruye & Company: Kingston, Ontario, 1989 .

53 BB Albania programs, year 2009

81
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Duke i konsideruar tepër të rëndësishme prirjet e manaxhimit infrastrukturor hidrik garantohen qëllime
si më poshtë:

a- Ngritje të nivelit të jetesës në qytet dhe fshat.


b- Rritje të të ardhurave buxhetore direkte dhe jo direkte.
c- Rritje të paqes sociale në komunitet.
d- Rritjes së të mirave publike dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik.

Vlersësimi i objektivave infrastrukturore hidrike është pikë kyçe në proçesin e realizimit të platformave
infrastrukturore.

Për rrjedhojë kjo mund të karakterizohet nga të mira publike për shoqërinë dhe që ofron oportunitete
të mëdha për nxitjen e sipërmarjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mundësive për një jetë më të begatë
dhe të sukseshme.54 [1] Në një kontekst më të gjerë ne theksojmë se manaxhimi i burimeve ujore
ndikon mbi zhvillimin e politkave publike dhe mirë manaxhimin e resourseve dhe burimeve ujore. Në një
kohë kur burimet ujore ndikojnë mbi rritjen e nevojave për konsum të ujit të pijshëm, qeveria po mirë
projekton fushën e riinvestimeve në këtë aspekt. Although Albania has sustained a large trade deficit,
equivalent to nearly 20% of GDP in 1995, this has been more than offset by inflows of external
assistance and by remittances from abroad. International co-operation for sustainable development is
an important component of reforms' policy, with the most important donors to Albania in the multi-
lateral context being the EU PHARE program, World Bank/IMF, UNDP, European Bank for Reconstruction
and Development, European Investment Bank. 55
(Commission of the European Communities, “Council directive of 27 June 1995)

[2] Manaxhimi infrastrukturor hidrik në nivele të larta mbështet përhapjen e vlerave të demokracisë dhe
të lirisë së njerëzve në vendin e punës. Vetë natyra e aktiviteteve ekonomike infrastrukturore në
tregetinë e lirë kërkon akses në informacion, përhapje të kompetencave dhe ushtrim në marrjen e
vendimeve individualisht , kushtet që pëputhen më shumë me shoqëritë e lira dhe mënyrat e
qeverisjes demokratike se sa me regjime autoritare. Së fundi manaxhimi infrastrukturor redukton
konfliktet ushtarake midis vendeve duke vepruar si një forcë që bashkon njerëzit për veprimtari
infrastrukturore me përfitime të larta financiare dhe stabilizuese. Për shoqërinë shqiptare fakti se
ekonomikisht ajo po ribëhet pothuajse nga e para në kushtet e ekonomisë së tregut ose të ekonomisë
së përbotshme, përbën njëkohësisht një sfidë manaxheriale.Kur treguesit ekonomikë shënojnë një rritje
të kënaqshme dhe një ndihmesë kur politikat infrastrukturore përmbushin nevojat e komunitetit, ky
progres përmban edhe reziqe të ndryshme.

Vendi ynë është përfshirë në këtë proces infrastrukturor duke bërë njëkohësisht:

a- Privatizimin e sektorëve me rëndësi të veçantë ekonomike.

54
World Bank. 2003. Albania: Management of coastal infrastructure and reduction of poverty. Final Draft

World Bank year 2008. Albania: Management of coastal infrastructure and tourism.

55
(Commission of the European Communities, “Council directive of 27 June 1995 )

82
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

b- Ristrukturimi infrastrukturor dhe manaxherjal.


c- Kombinimin e metodave shtetërore për infrastrukturën.
d- Reformat infrastrukturore në sektorin financiar dhe bankar.
e- Ristrukturime infrastrukturore afatshkurtra në ADP
f- Harmonizimin e objektivave në nivel mikro dhe makro ekonomik.

83
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BIBLIOGRAFIA
 Albania -Rural Water Supply and Sanitation Strategy 2003
 Commission of the European Communities, “Council directive of 27 June on the assessment of
the affects of certain public and private projects on the environment”, in Official Journal of the
European Communities, L175, pages 40-48.
 Towards sustainability-a European Community program of policy and actions in relation to the
environment and sustainable development” COM(92) 23 final- vol 11 Commission of the
European Communities, Brussels, Belgium), 1992.
 Leung, Hok Lin. Land Use Planning Made Plain Ronald Fruye & Company: Kingston, Ontario,
1989.56
 Hydric Management : Departament of the Environment , London 1991.
 De Soto, Hermine; Egamberdi, Nilufar; Center for Economic and Social Studies (CESS),
2001.Albania: Municipal Water and Sanitation Project – Social Assessment. Washington DC.
 Water Users Association Survey Report for 2002 Irrigation Season, January
 2003, Halcrow Water in association with Flynn and Partners & Hidromont
 for Project Management Unit, Ministry of Agriculture and Food
 World Bank. 1998. Albania. Country Assistance Strategy. Washington DC.
 World Bank. 2002. Municipal Water and Wastewater Project. Project
 Appraisal Document. Infrastructure and Energy Sector Unit. Europe and
 Central Asia Region, World Bank.
 World Bank. 2002. Mid-term review supervision mission – aide memoire. May 2002.
 Washington DC.
 World Bank. 2003. Albania: Management of coastal infrastructure
and reduction of poverty.

56
World Bank. 2003. Albania: Management of coastal infrastructure

and reduction of poverty

84
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Adile Shaqiri - Apatia Politike si dukuri në Kosovë

Adile Shaqiri
Master i arteve në Shkencat Politike në Marrdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Hyrje

Apatia politike si një dukuri në vetvete, në shkencat politike shumë herë është vlerësuar si një dukuri që
në mënyrë shumë tinzare shtrinë rrënjët e veta që nga ndikimi në ndryshimin e personalitetit dhe
qëndrimeve të njeriut e deri në shtrirjen në përmasa të mëdha në të gjithë shoqërinë.

Fjala apati është një fjalë shumë e vjetër në gjuhët Indo-evropiane dhe ka prejardhjen prej gjuhës latine
nga Apatha-(pa ndjenja), në gjuhen greke apatheia, rrjedhë nga fjala apaths (ndjenja). Kjo fjalë fillimisht
është përdorur nga stoicistët, të cilët parqitnin paknaqësitë dhe indiferencën ndaj ngjarjeve.

Zhvillimet politike gjatë historisë sonë më të re kanë treguar se apatia politike jo vetëm që ka qenë
prezente në periudhat kohore kur sundonte diktatura komuniste në Kosovë dhe më pas pushtimit klasik
të Kosovës nga Serbia por ajo si dukuri shoqërore amorfe po vijon të ekzistojë edhe më tutje. Kjo si
duket ka ardhur në shprehje në mes tjerash edhe për mungesë të kulturës politike që është pasojë e
sundimit të gjatë nga sundues të ndryshëm të huaj.Vazhdimi i apatisë politike tash në Kosovë është
produkt i mentalitetit dhe mosekzistimit të një elite të mirëfillt politike. Kjo vjen për shkak se në Kosovë
ende nuk e kemi një elitë politike të përgatitur dhe të profilizuar e cila do të duhej t’i bënte ballë sfidave
të reja të zhvillimeve shoqërore. Për të shtjelluar këtë temë të studimit janë shfrytëzuar edhe thëniet e
disa mendimtarëve mbi apatinë politike, shprehje të cilat më kanë shërbyer edhe për të përpiluar
filozofinë e punimit.

Shprehje të ndryshme për apatinë

“Unë kam një ndjenjë shumë të fortë që është e kundërta e dashurisë, por që nuk është urrejtje, është
apatia....”Leo Buscaglia

,,Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shikojnë të tjerët duke vepruar jo-
drejtë dhe nuk ndërmarrin asgjë”Albert Einstein

,,Ne mund të gjejmë një kurë për të kqijat, por akoma nuk është gjetur një kurë për të keqën siq është ,,
Apatia e qenieve njerëzore”Helen Keller

,,Apatia është qëndrim, jo mungesë e aktivitetit” Veton Latifi

Qëllimi i këtij punimi ka të bëjë me ofrimin e informacionit mbi përkufizimin e apatisë politike në
Kontest socio-politik në Republikën e Kosovës, mënyrat e shfaqjes dhe manifestimit të kësaj dukurie,
shkaktarët e apatisë politike në Kosovë, bartësit e apatisë politike në Kosovë, mënyrat e shprehjes së
apatisë politike në Kosovë si dhe përpjekjet për sanimin e kësaj dukurie. Për trajtimin e kësaj dukurie,
teoritë mbi psikologjinë kanë qenë bazë e studimit.

85
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pyetja kërkimore e studimit është:A ka apati politike në Kosovë? Për ti dhënë përgjigjje kësaj pyetje,
është parë e nevojshme që të analizohen bartësit e kësaj dukurie, mënyrat dhe format se si shprehet kjo
dukuri si dhe cilat janë përpjekjet për ta zbutur dhe sanuar këtë dukuri. Në focus të studimit do të jenë
shtresat e ndryeshme të shoqërisë kosovare, mënyrën e manifestimit të simptomave të dukurisë së
apatisë, përgjegjëshmërinë qytetare, papërgjëshmërinë, besueshmërinë, injorimin, indiferencën,
lodhjen, frikën. Apatia politike në shtetin e brisht të Kosovës është një dukuri pak e studiuar më parë por
që është prezente në të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare. Në Kosovë duke parë pasojat e apatisë
politike duhet hulumtuar rrrugët, metodat, instrumentet për menaxhimin e trendeve negative të
zhvillimit të saj për t’i shëndrruar në trende pozitive. Qëllimi ynë është që duke ngritur çështje e hapur
debate, apatia politike të zvetnohet dhe të krijohen bindjet te politikbërësit dhe te shtresat e shoqërisë
në Kosovë që të sanohet kjo dukuri negative me qëllim të fuqizimit të institucioneve politike dhe publike
në Kosovë.
Shkaktarët e apatisë politike

Në shoqëritë e ndryshme por edhe në shoqërinë tonë, të tjerët shpesh ndikojnë mbi sjelljet, mendimet
dhe ndjenjat tona. 57 Psikologët social që prej kohësh kanë treguar interes të madh për përceptimet e
personave dhe formimin e qëndrimeve. 58 Në gjithë historinë e njerëzimit janë zhvilluar procese
shoqërore të cilat rezultojnë në grupimin e njerëzve të cilët mbajnë pozicionin e qëndrimeve të
personave:a)Sundues/ dominues, b)Të nënshtruar/ inferior;c)Të pasur;d) të varfër.Synimi i njerëzve është
që të jenë të barabartë dhe sundues, ashtu që ata të jenë bashkërisht pjesëmarrës në qeverisje, apo të
jenë të qeverisur nga sunduesit. Shoqëria njerëzore e cila synon të realizojë lirinë, angazhohet që në
bazë të vullnetit të vet të jetë vendimmarrëse për veten, ndërsa shoqëria njerëzore e cila e përkufizon
vetën si përgjegjëse për të organizuar shoqërinë, synon që lirinë njerëzore të ua diktojë shumicës mbi
bazë të vullnetit të vet. 59Lufta e shumicës që synojnë për barazi është e njëjtë me luftën e pakicës për
të sunduar mbi shumicën. Koncepti i pakicës nuk është barazia, por është hipokrizia për barazi, kështu
që konceptin e barazisë historikisht e ka keqpërdorur shtresa njerëzore e cila ka qenë kundër barazisë, e
cila është shërbyer me parimet se,,me shoqërinë duhet të qeverisë ai që është i fortë, ai që mund të
dalë i pari, ai që ka pozitë për të qenë mbi të tjerët”.

Pra, i gjithë procesi shoqëror zhvillohet përmes dy kategorive njerëzore: 1.Të atyre që duan të jetojnë
nga vetvetja dhe 2) Të atyre që duan të jetojnë nga vetvetja dhe duke i shfrytëzuar të tjerët. Kur shumica
e humbë luftën nga pakica, detyrohet që të ia atribuoj pushtetin asaj dhe pret nga ajo që si udhëheqëse
e zhvillimeve politike të angazhohet për ndërtimin e interesave të veta dhe të shumicës, mirëpo kur
shumica e sheh se zhvillimet e proceseve politike nuk janë në përputhshmëri të pritjeve, atëherë ajo
fillon të humbë besimin në të dhe fillon të zhgënjehet. Shkaqet që pasqyrojnë gjendjen apo qëndrimin e
njeriut, që ai të jetë i pandjeshëm ndaj zhvillimeve politike dhe që mund të shkaktojnë apati, mund të
jenë: Liria, Barazia, Drejtësia, Morali, Transparenca, Prona, Kompetenca, Trimëria, Lavdia, Siguria, Fuqia
e konsumit, Lumturia, Sfidat, Organizimi, Perspektiva.Sa më i ashpër që të jetë regjimi politik, apatia
politike është më e theksuar sepse ndjenja për të bërë ndryshime është më e thellë por mundësitë për
të reaguar dhe zhvilluar proceset për ndryshime, janë më të vogla. Numri i të pakënaqurve është i madh
por me forcë të organizuar të vogël sepse pushteti politik bën presion që të mos i lejojë grupet e

57 Pettijohn F.Terry- Psikologjia” një hyrje koncize, Tiranë 1996, f.520


2Fromm Erich,,Të kesh apo të jesh” Tiranë 2008, f.23

59 Pettijohn F.Terry- Psikologjia” një hyrje koncize, Tiranë 1996 f.85

86
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pakënaqura që të organizohen dhe të forcohen. Në anën tjetër sa më i madh që të jetë presioni i


pushtetit ndaj qytetarëve, aq më shumë rritet qëndrimi urrejtës ndaj pushtetit politik si dhe shtohet
apo pasurohet struktura e grupeve kundërshtare të pushtetit të cilat nuk janë përkrahëse të zhvillimit të
politikave shtetërore. Sa më shumë që zgjatë sundimi i pushtetit të dhunshëm mbi qytetarët, aq më e
madhe është mundësia që disa grupe të vogla të pakënaqurish të bashkohen dhe të konsolidohen për të
sfiduar pushtetin. Kështu që gjatë kësaj kohe ato grupe sfidantësh gjithnjë sforcohen dhe bëhen rival të
pushtetit të cilat ndërkohë synojnë që të japin alternativa të cilat premtojnë ndryshime politike.

Faktorët ndikues në apatinë politike

Apatia politike ndikohet nga faktorët kyç, të cilët e kushtëzojnë shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj dukurie,
të cilët mund të jenë:

- Ambienti politik (legjislacioni dhe zbatueshmëria e tij);


- Masat qytetare dhe niveli i emancipimit të shoqërisë;
- Shkathtësitë e udhëheqësve, liderëve;
- Funksionimi efikas i organizatave në nivele qendrore dhe nivele lokale;
- Fuqia ekonomike dhe funksionimi ekonomik i shtetit;
- Pozita gjeopolitike e shtetit.

Faktorët kyç të apatisë politike mund të jenë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët biologjik kanë
rëndësi të veçantë për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë
të tij. 60 Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para së gjithash, faktorët social. Prandaj edhe mund të
theksohet se ndërtimi i personalitetit është zgjedhje biologjike e një personi i cili disponon me veti të
dallueshme fizike dhe psikike të lindura, të cilat mund të përmirësohen, pasurohen me veti edukative
dhe aftësuese, të cilat atë e bëjnë person me afinitet prijës në shoqëri. Numri i faktorëve, si ndikim në
bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe
kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesit, të njohurit, organizatat dhe
shoqëria në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe
marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të
cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj.

Në zhvillimin social paraqiten interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën, zhvillohet ndjenja e vetëdijes
dhe nevoja e pavarësimit si dhe formohen pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme shoqërore.61 Në këtë
periudhë, individi krijon koncepte të qëndrueshme për dukuritë e përgjithshme, pavarësisht të çfarë
drejtimi janë ato, prioritare apo sekondare, të përputhshme me logjikën e shoqërisë apo jo, dhe e ka
shumë të vështirë që t’i ndryshoj ato koncepte.

Nga kjo analizë që bëmë më lartë, mund të konkludojmë se zhvillimi i cilësive të qëndrueshme të
personalitetit varet nga shumë faktorë.62Gjurmimet e shumta rezultojnë, se edhe roli i historisë, kushtet
e veçanta të zhvillimit, tradita, zakonet e doket e një shoqërie, paraqesin faktor të rëndësishëm në
formimin e personalitetit.

Bartësit e apatisë politike

60Pettijohn F. Terry - Psikologjia(Një hyrje koncize)Tiranë 1996 f.85

61 Pettijohn F.Terry - Psikologjia(Një hyrje koncize)Tiranë 1996 f. 86


62 Po aty;

87
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dukuria socio-politike e apatisë politike gjithashtu në vetvete ngërthen edhe bartësit e saj të cilët e
maifestojnë në forma dhe mënyra të ndryeshme këtë dukuri.Bartësit kryesor të apatisë politike janë
qytetarët e Kosovës, të cilët i takojnë grupeve qytetare që dallojnë në mes vete në karakteristika siç
janë:

1.Qytetarët të cilëve iu mungon interesimi për gjendjen politike në Kosovë

Qytetarët të cilëve ju mungon interesimi përbëjnë një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare.Këtë
kategori e përbëjënë kryesisht qytetarët të cilët vijnë nga një gjendje e vështirë ekonomike, ku kjo
gjendje karakterizohet me probleme të shumta si varfëria, papunësia, problemet e ndryshme sociale.

2.Qytetarët të cilët konsiderohen se janë të interesuar që të ndryshojnë gjendjen politike në Kosovë,


por që nuk gjejnë mbështetje nga masa e gjerë qytetare

Sa i përket kësaj kategorie ekzistojnë masa qytetare të cilët konsiderohen që janë të interesuar,63 por
kjo masë është e përjashtuar nga shoqëria dhe normalisht kjo është e përjashtuar në masë të madhe
nga politikat shtetërore.

3.Qytetarët të cilët sillen me indiferencë ndaj proceseve politike në Kosovë

Kjo kategori e qytetarëve sillen me indiferencë ndaj proceseve politike në Kosovë sepse konsiderojnë që
ndikimi i tyre në shoqëri nuk paraqet ndonjë rëndësi.64 Duke u nisur nga kjo kategori, sjellja politike
ndryshon nga vendi në vend, nga kultura në kulturë por edhe nga individi në individ, 65 ku me këtë rast
duhet të marrim parasysh shume fakte dhe karakteristika përbërse të personalitetit të përgjithëshëm.

4.Qytetarët të cilëve iu mungon emocioni për të ndryshuar këtë gjendje

Skandalet e përditshme të qeverisë aktuale, niveli i lartë i korrupsionit dhe i papunësisë dhe përceptimi
publik se nuk ka ndonjë subjekt politik alternativ, që do ta nxirrte Kosovën nga kjo amulli, mund të jenë
shkaktarë që dalja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë edhe më e vogël. 66
Mosrealizimi i premtimeve të bëra nga subjektet politike për vite me radhë,67 humbja e besimit në
institucionet, që organizojnë dhe menaxhojnë procesin zgjedhor, perceptimi publik se nuk ka ndonjë
subjekt politik alternativ, si dhe perceptimet për rritje të vazhdueshme të dukurisë së korrupsionit në
institucionet publike janë ndër shkaqet, të cilat mund të ndikojnë në rënien e interesimit të elektoratit,
për të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

63
David S. Mason, Daniel N. Nelson, and Bohdan M. Szklarski, Apathy and the Birth of Democracy: The Polish
Struggle European Politics and Societies, 1991 by SAGE Publications Ltd

64 Latifi Veton, Politikologjia, f 435, 2008


65 Po aty : Latifi Veton, Politikologjia, f 435
66 Gazeta,,Bota Sot” Rritet apatia e popullatës ndaj zgjedhjeve, 24 Dhjetor 2012
67 Po aty;

88
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5.Qytetarët të cilëve iu mungon kureshtja për të qenë pjesë e ndryshimeve politike

Njëra nga arsyet kryesore të këtij pasiviteti qytetar është mungesa e funksionalitetit të plotë të të gjithë
mekanizmave të zbatimit të ligjit, në këtë kontekst të mekanizmave për kërkim të llogaridhënies si
mënyrë e parandalimit dhe luftimit të abuzimit të autoritetit publik. 68

6.Qytetarëve të cilët janë bërë pasiv në pjesëmarrje për ndryshimet politike

Republika e Kosovës ka trashëguar një situatë të rrezikshme me potencial për shpërdorim të pushtetit
dhe qeverisjes së keqe. Për dekada me radhë populli i Kosovës ka kultivuar apati me një kulturë të frikës
nga qeveria dhe koncepti i shtetit.

7.Qytetarët të cilët nuk duan të kenë kokëqarje me proceset politike sepse ata, jetojnë nga burimet
tjera financiare dhe kjo gjendje për ta është e përshtatëshme

Duket se njerëzit të cilët përceptojnë vetveten si shumë të lumtur dhe ata të cilët përceptohen si,, 69
aspak të lumtur”priren të kenë një nivel më të ulët të interesimit për proceset politike.

8.Qytetarët të cilët ndiejnë lodhje nga angazhimet e veta në ndryshimet politike

Qytetarët të cilëve iu nuk iu mungon interesimi është grup qytetar i cili nuk shfaq asnjë lloj interesimi
për proceset politike në vend. Këtë qëndrim e manifestojnë me injorim total lidhur me proceset e
përditëshme që kalon vendi. 70 Mospajtimi i tyre dhe sjellja apatike rrjedhin nga moskënaqësia
individuale e sisitemit politik.

9.Qytetaret të cilët frigohen për të i’u qasur ndryshimeve politike

Kjo kategori e masës qytetare është e frikësuar për të marrë një vendim dhe për tu bërë pjesë e
grupeve tjera, disave mund të ju mungoj edhe niveli i edukimit dhe arsimimit për të kuptuar proceset e
ndryshme dhe mendojnë se vota e tyre apo përfshirja e tyre nuk qon peshë dhe nuk përzihen. Qytetarët
shpesh herë nuk kanë guxim të adresojnë problemet e tyre te institucionet duke u frikësuar nga pasojat
që mund ti përcjellin. Te kjo kategori,71 individët dhe komunitetet e përjashtuara nga shoqëria kanë
gjasa të vogla që të dalin në votim dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse. Në pamundësi për
t’iu dëgjuar zëri, dhe të bindur se autoritetet nuk janë të interesuara në mendimet e tyre, ata largohen
nga debati publik. Ata bëhen politikisht të padukshëm, duke ju shmangur qasjes së tyre për ndryshime

68 Po aty;
69Tamo Adem, Baka Besnik, Gjokutaj Egest -Besimi social dhe autoriteti institucional në demokracinë
shqiptare,
Tiranë 2011 f.49.
70
David S. Mason, Daniel N. Nelson, and Bohdan M. Szklarski ,,Apathy and the Birth of Democracy-The Polish

Struggle” f.67

71 Po aty. f.87

89
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

politike.

10. Qytetarët e moshave të reja, që ndryshe në literaturën politike njihen si ,,votuesit e rinj”

Te kjo kategori një rol të madh luan edhe zhvillimi social 72 i kësaj kategorie, ku gjatë fëmijërisë mjedisi
mbrojtës dhe rrethi relativisht i ngushtë i kontakteve njerëzore zëvendësohet me një botë më të gjerë.73
Zhvillimi dhe përfshirja sociale e kësaj grupmoshe përcaktohet prej faktorve të tillë si identifikimi me
prindërit, kryerja e roleve sociale, presioni i zhvillimeve të ndryshme shoqërore e tjerë. Këtë kategori e
karakterizon mungesa e informacionit mbi partitë aktuale, strukturën dhe programet e tyre. Gjithashtu
elemente tjera janë edhe mediet e shkruara dhe ato elektronike, të cilat gjatë periudhave të fushatave
elektorale bombardojnë ekranet me reklama dhe informacione mbi zhvillimet dhe aktivitetet e partive
politike, gjë që te kjo grupmoshë shkaton një averzion të paparë, që pastaj qon në apati politike.Kur
pyten të rinjët për këtë distancim nga politika ata shprehen se politika është vend i korrupsionit, i
intrigave, i të,,fortve”.pra ky është një imazh që ata kanë për politikën.

Mënyrat e shprehjes së apatisë politike në Kosovë

Apatia politike shprehet në mënyra të ndryshme. Mënyrat e shprehjes së apatisë politike mund të
vërehen përmes simptomave në shoqëri të cilat mes tjerash janë:

1. Indiferenca e qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet politike

Te kjo shtresë qytetarësh apatia politike manifestohet me shkëputje emocionale nga detyrimet dhe rolet
qytetare, mungesë të përfshirjes psikologjike në qështje publike.Njerëzit priren të kenë përshtypje
negative për procese të ndryshme politike. Shkak për këtë qëndrim në sjelljet e tyre janë sjelljet e
politikëbërsve dhe politik implementuesve. 74

2.Interesimi i qytetarëve për të përcjellë proceset dhe ngjarjet politike

Normalisht që vërehet një zhgënjim i popullatës në raport me performancën e elitës politike në tërësi dhe
kjo do të ndikojë që dalja e njerëzve në zgjedhje të mos jetë shumë e madhe, për shkak se njerëzit tashmë
nuk besojnë se programet e proklamuara të partive politike janë të zbatueshme realisht dhe se do të
zbatohen nga kandidatët përkatës. 75 Kryesisht, këtë e marrin si propagandë parazgjedhore dhe natyrisht
që nuk besojnë se vota e tyre ndikon në vendimmarrjen politike pas zgjedhjeve”. 76 Dëshpërimi i bën
njerëzit që të merren me mbijetesën e vet dhe kurreshtja për tu marrë me politikë është e barabarë me
zero.

3.Intersimi i qytetarëve për të qenë pjesë e proceseve dhe ngjarjeve politike

Interesimi i qytetarve për të qenë pjesë e procesve dhe ngjarjeve politike varet nga shumë faktor. 77
Partitë politike, në rast se nuk bëjnë përmirësime në drejtim të joshjes apo të riformulimit të atyre

72 Pettijohn F.Terry-Psikologjia(Një hyrje koncize)Tiranë 1996 f.86


73 Po aty f.86
74 www.levizjafol.org

75 www.evropaelire.org ,Maloku Fadil-Shqetësimet për pjesëmarrjen në votime 18 shtator 2013


76 www.novilist.hr

77Po aty.

90
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kërkesave dhe preokupimeve të qytetarëve, interesimi i qytetarëve sa vjen e bie. Njerëzit, realisht,
kuptojnë dhe dinë gjithçka që ndodh në skenën politike apo në prapaskenat politike të partive politike.78

Prandaj, duke e pasur këtë informacion me shumicë, atëherë ata edhe dekurajohen që të marrin pjesë në
zgjedhje apo të jenë aktivë, qoftë edhe në aktivitetet e partive politike, ku bëhet sqarimi i programeve
dhe ideve të tyre programore.

4. Gjendja emotive (depresioni, plogështia, shprehja agresive) ndaj proceseve dhe ngjarjeve politike

Mosrealizimi i premtimeve të bëra nga subjektet politike për vite me radhë, humbja e besimit në
institucionet që organizojnë dhe menaxhojnë procesin zgjedhor, perceptimi publik se nuk ka ndonjë
subjekt politik alternativ, si dhe perceptimet për rritje të vazhdueshme të dukurisë së korrupsionit në
institucionet publike janë faktorë të cilët ndikojnë negativisht në psikologjinë masive, në zhgënjimin e
qytetarëve të një vendi dhe tërheqjen e tyre sociale, e në raste ekstreme madje edhe në shtimin e
formave të depresionit të masës qytetare ose në sjellje agresive.

5. Friga qytetare

Friga se do të humbin edhe më tutje të drejtat dhe liritë personale e kolektive, i mban në distancë
qytetarët nga politikëbëresit, sepse ata i përcjell paniku nga degradimi i mëtejmë i lirive personale dhe
kolektive.79

6. Mosgatishmëria në përmiresimin e ambientit politik si rezultat i konflikteve të politikëbërsve

Në dhjetë vitet e fundit, në Kosovë nuk ka ndryshime të dukshme në përbërjen e skenës politike dhe as
rrethanave ekonomike dhe sociale, gjë që shkakton mungesë frymëzimi tek qytetarët për të dalë në
votime. Debatet e deritashme brenda subjekteve politike dhe kalkulimet e tyre për t’i nxjerrë
përfaqësuesit që do të garojnë në zgjedhje, krijojnë përshtypjen te qytetarët se çështjet me interes për
ta janë lënë në hije. Sqarimet e programeve nga subjektet politike gjatë fushatës parazgjedhore, po
bëhen sipas klisheve, të cilat qytetarët tashmë i kanë të njohura dhe të konsumuara vite më parë.

7. Mosluftimi i korrupsionit të ushtruar nga ana e politikëbërsve

Korrupsioni mbetet një nga pengesat për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian.Korrupsioni
është i përhapur kudo dhe i prek të gjithë sektorët e 80shoqërisë dhe qeverisë.Korrupsioni është diçka që
lidhet drejtpërdrejt me etikën në demokraci, sidomos me përdorimin e ofiqeve publike për përfitime
vetjake. 81 Aty ku ekziston, korrupsioni luan një rol edhe më negativ se kaq: ai shkatërron karakterin, dhe
përmbys rolin që luan ndërgjegjja.Situata ekzistuese institucionale dhe politike në Kosovë është duke u
shoqëruar me zhvillime të praktikave korruptive në sektorin qeveritar e privat, me një lidership (në të
gjitha nivelet) me integritet të pamjaftueshëm, me mungesë të një sistemi funksional juridik, një
qeverisje të papërgjegjshme dhe jo transparente.Çdo subjekt politik, që ka udhëhequr me pushtetin në

78 www.evropaelire.org, Bërxulli,Dashamir - Shqetësimet për pjesëmarrjen në votime 18 shtator 2013


79 www.gazetametropol Tetor 17, 2013 Tushi Gëzim-Pse është zgjeruar kufiri i frikës qytetare?
80–Task forca për integrim evropian , Material diskutues për politikat kunder korrupsionit f.2
81
Fletore e demokracisë, etika dhe zgjedhjet -National Democratic Institute for International Affairs. - Tiranë : Pegi,

2005. f.7

91
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kosovë duke përfshirë edhe koalicionet në retorikë i kanë shpallur luftë korrupsionit dhe krimit të
organizuar. Mirëpo në praktikë shihet qartë se korrupsioni në Kosovë ka shtrirje në të gjithë sistemin. 82
Në anën tjetër kjo tregon se përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e tij mund të kenë sukses, vetëm
nëse në mënyrë të qartë ka vullnet politik për të krijuar bazën ligjore dhe mekanizmat adekuate për
parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative.Korrupsioni në çfardo forme qoftë,83 shkakton pasoja
të shumta, shpesh herë të pallogaritshme.Në kontekst të kësaj, mund të konkludojmë se pasojat të cilat
shkaktohen nga korrupcioni mund të jenë sociale, ekonomike, politike dhe psikologjike.Pasojat sociale
dhe 84 ekonomike që i shkakton korrupsioni, pengojnë investimet ekonomike të investitorve potencial të
huaj dhe vendor, ndërtim të infrastrukturës, privatizim të ndërmmarjeve shoqërore, ngritje të
mirëqenies së shoqërisë etj. Sot, dispozitat ligjore ekzistuese të cilat do të duheshin ta parandalonin dhe
ta luftonin korrupsionin kanë mjaft mangësi dhe shume ligje bazike ende mungojnë. Për më tepër,
institucionet e sundimit të ligjit dhe sistemi gjyqësor si faktor kyç në luftimin e kësaj dukurie ende nuk i
kanë kapacitetet dhe resurset e mjaftueshme për ta luftuar këtë dukuri.

Konkluzione

Pavarsisht nga dobësia e akterëve politik në Kosovë, mbetet përgjegjës qytetari, qofte nga rinia apo nga
“elita” intelektuale, është e nevojeshme që qytetarët të mos ndihen indiferent, por ata duhet që të
zhvillojnë aktivitete dhe të imponojnë propozime për të bërë zgjidhje funksionale për ta, si dhe të jenë
pjesë e ndryshimeve të proceseve apo të transformimeve.

Këtë përgjëgjësi mund ta përmbledhim në tre drejtime:

Së pari:Një riorganizim i gjerë i jetës ekomomike, është i mundur në qoftë se hidhen hapa të studiuara
dhe të sigurta drejtë privatizimit, marketizmit dhe stabilizimit.Fenomenet ose veset që e frenojnë një
proces të tillë dhe që e rrezikojnë janë egoizmi dhe lakmia, sepse duke u ndeshur me egoizmin dhe
lakminë e të tjerëve kjo mund të na qojë drejtë anarkisë.Gjithashtu në këtë proces, pakujdesia dhe
keqpërdorimi i pasurisë kombëtare e tronditë besimin e qytetareve dhe mund të qojë në dështimin e
reformave. Një reformë, sado e mirë të jetë, në qoftë se nuk kupotohet dhe nuk gjenë mbështetjen e
qytetarve rrezikon të dështoj.Besimi i qytetarëve te shteti është shumë i vogël, kur qytetari të shikoj se
qeveria vepron me seriozitet dhe drejtësi, atëherë ai do marrë pjesë në politikat e saj.

Së dyti: Një qeverisje demokratike legjitime mund të jetë jetëgjatë, në qoftë se do të garantojë të drejtat
e qytetarëve dhe do të parashkruajë rregulla të qarta dhe demokratike për sjelljen e ardhme të politikës,
si dhe mekanizmat përforcues juridik që mbështet këto të drejta dhe këto rregulla.

Së treti: Një shtet mund të konsolidohet kur ka për bazë respektimin e të drejtave të njeriut, nocionin e
qytetarisë, dhe të dinjitetit.Qytetari dhe demokracia janë rezultat i kulturës dhe jo të propagandës
shterpë dhe demagogjisë.Apatia politike mund të tejkalohet duke krijuar një elitë politike të
përgjegjshme, profesionale, autoritative, dhe mbi të gjitha respektuese e normave juridike të shtetit të
së drejtës.

BIBLIOGRAFIA

82 www.KDI-Kosova.org

83 Hajdari Azem,Veprat penale me natyrë korrupsioni me një vëshrim të posaqën në Kosovë ,Prishtinë 2003,
f.56
84 Po aty;

92
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Libra, studime, raporte dhe artikuj

1. Fjalori i gjuhës angleze, edicioni i katërt publikuar nga Houghton Mifflin Company; Luca De Tom-
Two Faces of Political Apathy,Temple University Press, Filadelfia 1995
2. Latifi Veton-Politikologjia, 2008
3. Haxhiu Sadik -Sistemet elektorale, Prishtinë, 2007
4. Kval-Mellbye-Tranoy-Politika dhe Demokracia, 2006
5. Giddens Anthony-Sociologjia, Lilo Tiranë 1997
6. Barber R Benjamin -,Strong Democracy (participtory politics for a neë age) 2004
7. Hajdari Azem,Veprat penale me natyrë korrupsioni me një vëshrim të posaqën në Kosovë
,Prishtinë 2003
8. Rexha Kadri, Fati i Luleve “Buzuku”, Prishtinë, 1993
9. Fromm Erich:Të kesh apo të jesh ,Fan Noli, Tiranë, 2008
10. Pettijohn F.Terry- Psikologjia” një hyrje koncize, Tiranë 1996 f.520
11. David S. Mason, Daniel N. Nelson, and Bohdan M. Szklarski, Apathy and the Birth of
Democracy: The Polish Struggle European Politics and Societies, 1991 SAGE Publications Ltd
12. Tamo Adem, Baka Besnik, Gjokutaj Egest -Besimi social dhe autoriteti institucional në
demokracinë shqiptare, Tiranë 2011;
13. Van Ginneken, J.,,Outline of a cultural history of political psychology'’2004 Oxford University
14. Fletore e demokracisë, etika dhe zgjedhjet National Democratic Institute for International Affairs.
- Tiranë, Pegi 2005

15. Gazeta Albania, artikulli ,,Zgjedhjet dhe rreziqet për shtetin e mbikqyrur” , autor i shkrimit Gjon
Keka botuar 10 nëntor 2009
16. Krasniqi Jakup -Kosova pas luftës së dytë botërore (Prishtinë, 24. 05. 2010 )
17. Polis-Revistë shkencore Universiteti Evropian i Tiranës, artikulli ,,Shqipëria Sot” Analiza, Sfida
dhe Mundësi”, Gjergj Sinani
18. Raporti i Bankës Botërore mbi varfërinë në Kosovë 2007
19. Raporti i Bankës Botërore mbi varfërinë në Kosovë 2009
20. Agjencia e statistikave të Kosovës
21. Bavcon Ljubo, Medunardono Kazensko Pravo, Ljubjana,1997
22. Corstens Geert; Pradel, Jean;Vermeulen, Gert- E drejta penale evropiane, Tiranë 2009
23. Cryer Robert- An introduction to international criminal law and procedure, Cambridge 2008

24. Trendet e votimit 2000-2004,Instituti Kosovar për kërkime dhe zhvillime, Prishtinë 2004
25. Krasniqi, K., Terrorizmi ndërkombëtar, Tiranë 2005
26. Latifi Vesel, Politika Kriminale, Prishtinë 2008
27. Russo Charles, Encyklopedy of law and higher education, 2010

Burime nga Interneti

1. www.revistapolis.com
2. www.kohaditore.net
3. www.botasot.org
4. www.gazetashqip.com
5. www.gazeta-albania.net
6. www.novilist.hr
7. www.evropaelire.org

93
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

8. www.levizjafol.com
9. www.axhenciaekosoves.com
10. www.zhurnal.mk

94
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Albulena Hajdari - Disa nga risitë që adreson kodi penal i Republikës së Kosovës në lidhje me
dënimet

Ma. Sc. Albulena Hajdari, PhD. Cand.

Ligjëruese në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë dhe kandidate në studimet e doktoratës në shkencat juridike-
penale në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Kontakti: albulenahajdari@gmail.com.

Abstrakt

Domosdoja e avancimit të luftës kundër kriminalitetit ka determinuar nevojën e realizimit të


ndryshimeve dhe plotësimeve përmbajtjesore të legjislacionit penal. Reflektim i kësaj kërkese ishin
ndryshimet dhe plotësimet që pasuan përmes nxjerrjes së Kodit Penal të ri më 2013. Ky Kod përmes
zgjidhjeve ligjore të tij ka sjellë risi të shumta. Risi të karakterit përmbajtjesor janë manifestuar edhe sa i
përket dënimeve. Risitë në segmentin e dënimeve kryesisht i referohen çështjes së strukturës së
dënimeve kryesore, ashpërsimit të masës së dënimeve për vepra penale të caktuara dhe zgjerim të
mundësisë së aplikimit të më shumë dënimeve (qoftë si alternativë apo shqiptim kumulativ) për vepra
penale të caktuara.
Sa i përket strukturës së dënimeve ligjdhënësi përmes zgjidhjeve të reja ka përcaktuar
mundësinë që për një numër të konsiderueshëm të veprave penale të rënda të shqiptohet dënimi me
burgim të përjetshëm, të cilin dënim Kodi Penal i Përkohshëm nuk e njihte. Rrjedhimisht, sa i përket
strukturës së dënimeve Kodi Penal i ri nuk e njeh dënimin me burgim afatgjatë. Në anën tjetër, përmes
zgjidhjeve të Kodit të ri Penal ligjdhënësi ka ashpërsuar masën e dënimeve (dënimit me burgim dhe me
gjobë) për veprat penale kundër jetës dhe trupit, veprave penale kundër të drejtave të votimit, veprave
penale kundër narkotikëve etj., si dhe ka zgjeruar mundësitë e aplikimit të më shumë dënimeve për një
numër relativisht të lartë të veprave penale. Këto çështje trajtohen në kuadër të këtij artikulli shkencor.
Gjatë përgatitjes së këtij punimi kam përdoruar metodën historike-juridike, metodën dogmatike dhe atë
krahasuese.

Fjalët kyçe: Kodi penal, dënimi, aplikimi, shtimi i dënimit, ashpërsimi i dënimit.

Hyrje

Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka sjellë risi të shumta në krahasim me Kodin e Përkohshëm
Penal të Kosovës. Këto risi shtrihen përveç në lëmin e parashikimit të kapitujve të rinj dhe të llojeve të
reja të veprave penale edhe në lëmin e sanksioneve penale, konkretisht të dënimeve. Risitë në fushën e
dënimeve, siç do të shihet në vazhdim të këtij artikulli, i referohen strukturës së dënimeve, por edhe
ashpërsimit të politikës ndëshkimore. Këto risi, para së gjithash kanë të bëjnë me parashikimin e
dënimit me burgim të përjetshëm dhe zgjerimin e minimumit dhe maksimumit të dënimit me burgim
dhe dënimit me gjobë. Natyrisht, risitë kanë të bëjnë edhe me ashpërsimin e dënimeve për vepra penale
konkrete dhe zgjerimin e llojit të veprave penale për të cilat është parashikuar mundësia e shqiptimit të
më shumë dënimeve. Konsiderohet se risitë që kanë të bëjnë me dënimet, vështruar kjo në kontekst të
ashpërsimit, janë determinuar nga nevoja për të mundësuar një luftë më të ashpër të kriminalitetit,
sidomos disa formave tipike të tij, esenca e të cilës pritet të manifestoj efekte konkrete në parandalimin
e tyre. Është praktika disavjeçare ajo që do të dëshmojë për shkallën e arritjes së këtij synimi.

95
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Risitë që adreson Kodi Penal i Kosovës në lidhje me strukturën e dënimeve kryesore

Marrë në përgjithësi, me strukturë nënkuptohet mënyra si janë vendosur dhe si janë lidhur
pjesët dhe elementet përbërëse të sendeve e dukurive.85 Në tematikën që është objekt i këtij artikulli
me strukturë do duhej nënkuptuar llojet e dënimeve që i parashikon Kodi Penal i Republikës së Kosovës
dhe mënyrën e klasifikimit të tyre.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës,86 mbështetur në politikën kriminale të sendërtuar për të
luftuar efektshëm kriminalitetin dhe në të arriturat e shkencave kriminologjike, konsideroj të ketë
sendërtuar orientimet më të avancuara bashkëkohore të ndërtimit të strukturës së dënimeve. Ky Kod
në nenin 42 të tij parashikon këto lloje të dënimeve: dënimet kryesore, dënimet alternative dhe dënimet
plotësuese.
Në kuadër të dënimeve kryesore (shih nenin 43) Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon
dënimin me burgim të përjetshëm, dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë. Në kuadër të dënimeve
alternative (shih nenin 49) ky Kod parashikon dënimin me kusht, gjysmëlirinë dhe urdhrin për punë në
dobi të përgjithshme. Kurse në kuadër të dënimeve plotësuese (shih nenin 62) Kodi Penal i Republikës së
Kosovës parashikon këto dënime: heqjen e të drejtës për tu zgjedhur; urdhrin për kompensimin e
humbjes apo dëmit; ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin
publik; ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës; ndalimin e drejtimit të automjetit,
marrjen e lejes së vozitjes, konfiskimin; urdhrin për publikimin e aktgjykimit dhe dëbimin e të huajit nga
territori i Republikës së Kosovës.
Duke analizuar këtë strukturë të dënimeve lehtësisht mund të vihet në përfundim se risitë që
adreson Kodi Penal i Republikës së Kosovë, në masën më të madhe apo më të vogël, shtrihen te të tri
llojet e dënimeve.
Në fakt, në kuadër të dënimeve kryesore risia që sjell ky Kod ka të bëj me parashikimin e dënimit
me burgim të përjetshëm dhe heqjen e dënimit më burgim afatgjatë. Në kuadër të dënimeve alternative
risitë që sjell Kodi Penal i Republikës së Kosovës kanë të bëjnë me heqjen e dënimit me kusht me urdhër
për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe dënimit me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi
sprovues, si dhe me specifikim më të konkretizuar të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. Ndërkaq
në kuadër të dënimeve plotësuese Kodi Penal i Republikës së Kosovës në vend të gjobës instalon urdhrin
për kompensimin e humbjes apo dëmit dhe në vend të marrjes së sendit instalon konfiskimin. Për
secilën nga këto çështje do të flitet në vazhdim të këtij artikulli.

1.1. Parashikimi i dënimit me burgim të përjetshëm

Parashikimi i dënimit me burgim të përjetshëm në Kodin e ri Penal është rrjedhojë e abrogimit


të dënimit me burgim afatgjatë. “Dënimi me burgim të përjetshëm është dënim kryesor dhe mund të
shqiptohet vetëm nëse shprehimisht është parashikuar me ligj.” 87 Në Kodin Penal të Republikës së
Kosovës dënimi me burgim të përjetshëm është parashikuar për veprat penale më të rënda të cilat
kryhen në rrethana veçanërisht rënduese dhe për veprat penale që shkaktojnë pasoja shumë të rënda.
Sipas paragrafit 2 të nenit 44 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës dënimi me burgim të
përjetshëm në asnjë rast (pavarësisht llojit të veprës penale të kryer, rrethanave të kryerjes dhe
pasojave të shkaktuara) nuk është parashikuar si dënim i vetëm. Vështruar në këtë kontekst, mund të

85
Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002, fq. 1212.
86
Ky Kod ka hyrë në fuqi më 01.01.2013.
87
Ismet Salihu, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2012, fq. 443.

96
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

thuhet lirshëm se dënimi me burgim të përjetshëm në të gjitha rastet parashihet vetëm në mënyrë
alternative me dënimin me burgim. Në këtë mënyrë i lejohet mundësia gjykatës që, në varësi të
rrethanave që e karakterizojnë çdo rast, të orientohet në shqiptimin e njërit apo llojit tjetër të dënimit.
Meqë dënimi me burgim të përjetshëm është paraparë dhe mund të shqiptohet vetëm për
veprat penale jashtëzakonisht të rënda, në mënyrë që ky dënim të ruaj ashpërsinë, represionin e
domosdoshëm, në Kodin Penal është paraparë që kryerësit të veprës penale, lirimi me kusht mund t’i
jepet pasi t’i ketë mbajtur 40 vjet të këtij dënimi.88
Dënimi me burgim të përjetshëm, konform paragrafit 3 të Kodit të ri Penal të Republikës së
Kosovës nuk mund ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21
vjet dhe personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar
mendore. Kjo zgjidhje ka si qëllim mbrojtjen e personave madhor të rinj dhe personave që lëngojnë nga
sëmundjet psikike me efekt zvogëlimin e aftësisë mendore nga kanosja e këtij dënim, dhe kjo është bërë
për shkak të disa specifikave që i karakterizojnë këta persona, për shkak të të cilave ata gëzojnë mbrojtje
edhe në shtetet tjera me demokraci të avancuar.

1.2. Heqja e dënimit me burgim afatgjatë

Dënimi me burgim afatgjatë në Kosovë ishte parashikuar në zgjidhjet e Kodit të Përkohshëm


Penal.89 Ai ishte dënim kryesor që mund të shqiptohej vetëm në rastet shprehimisht të parapara me ligj
dhe për rastet e kryerjes së veprave penale të rënda e të kryera në rrethana të rënda, ose që shkaktonin
pasoja shumë të rënda. Sipas paragrafit 2 të nenit 37 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës ky dënim
mund të shqiptohej në kohëzgjatje prej njëzetenjë e deri në dyzetë vjet. Dënimi me burgim afatgjatë nuk
do mund të shqiptohej në muaj, por vetëm në vite të plota.
Siç u theksua më lart, dënimi me burgim afatgjatë me Kodin e ri Penal të Republikës së Kosovës
është hequr nga sistemi i dënimeve. Largimi i dënimit me burgim afatgjatë nga sistemi i dënimeve
vlerësohet të jetë rrjedhojë e parashikimit të dënimit me burgim të përjetshëm. Në fakt, konsideroj se
heqja e dënimit me burgim afatgjatë nga sistemi i dënimeve nuk përkon me trendët e zhvillimeve të
gjithmbarshme të vendit, sidomos me trendët e prezencës së formave të caktuara të kriminalitetit. Ky
lloj dënimi lehtësisht ka mund të mbahet duke e parashikuar si kërcënim për një numër të
konsiderueshëm të veprave penale për të cilat tanimë parashihet mundësia e shqiptimit të dënimit me
burgim të përjetshëm. Së këndejmi, instalimi i dënimit me burgim të përjetshëm nuk është dashur të
efektonte në heqjen e dënimit me burgim afatgjatë, siç edhe konsiderohet nga një pjesë e teorisë
juridike penale. Si do që të jetë, është praktika ajo që më së miri do të dëshmojë arsyeshmërinë e heqjes
së këtij dënimi nga struktura e dënimeve të përmbajtura në Kodin Penal.
Pavarësisht asaj që u theksua më lart, tashmë Kodi Penal i Republikës së Kosovës e ka bërë
realitet heqjen e dënimit me burgim afatgjatë, dhe kjo në kuadër të këtij artikulli mund të identifikohet
si risi e zgjidhjeve të tij.

1.3. Risitë e Kodit Penal sa i përket llojeve të tjera të dënimeve

Siç u theksua më lart Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka adresuar zgjidhje konkrete, në
kuptim të risive, edhe sa i përket dënimeve alternative dhe dënimeve plotësuese. Në lidhje me dënimet
alternative risitë kanë të bëjnë me zvogëlimin e numrit të këtyre dënimeve dhe me emërtimin e njërit
prej tyre, përkatësisht urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. Sa i përket zvogëlimit të numrit të

88
Po aty, fq. 444.
89
Ky Kod ka hyrë në fuqi në vitin 2004 dhe është shfuqizuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës të vitit 2013.

97
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dënimeve alternative duhet theksuar faktin se Kodi Penal i Republikës së Kosovës, për dallim nga Kodi i
Përkohshëm Penal i Kosovës nuk parasheh dënimin me kushte me urdhër për trajtim të detyrueshëm
rehabilitues dhe dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues. Këto dënime si
duket janë formatizuar në kuadër të detyrimeve të caktuara në dënimin me kusht (neni 59 i KPRK). Aty,
ndër të tjera janë përfshirë edhe detyrimet si: mjekimi ose rehabilitimi në entin e kujdesit shëndetësor,
nënshtrimi në programin e trajtimit mjekësor ose të rehabilitimit, kryerja e aktiviteteve punuese etj., të
cilat, në fakt duken të ngjashme me dënimet alternative të abroguara, e të cilat në lidhje me zbatimin
kujdeset Shërbimi Sprovues i Kosovës.
Ndërkaq sa i përket emërtimit risia ka të bëj me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Në
lidhje me këtë dënim alternativ Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës kishte përdorur emërtimin “Dënimi
me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme.” Duhet theksuar se heqja e shprehjeve “dënim
me kusht”, përveç aspektit formal (emërtim) nuk ka sjell asgjë të re sa i përket formatit të këtij lloji të
dënimit alternativ.
Lidhur me dënimet plotësuese, sa i përket numrit të tyre, Kodi Penal i Republikës së Kosovës
nuk sjell ndonjë risi. Ishin parashikuar me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës nëntë dënime
plotësuese, dhe po aq i parashikon edhe Kodi Penal. Ndërsa sa i përket emërtimit “gjoba” është
zëvendësuar me “urdhrin për kompensimin e humbjes apo dëmit” dhe “marrja e sendit” me
“konfiskimin”, ndryshime këto të cilat nuk kanë efektuar aspak në esencën e këtyre dënimeve
plotësuese.

1.4. Shtimi i kohëzgjatjes së dënimit me burgim

Dënimi me burgim është lloj i dytë i dënimit me heqje të lirisë i parashikuar në Kodin Penal të
Republikës së Kosovës. Ky dënim bën pjesë në mesin e dënimeve kryesore. Ai, në krahasim me dënimin
me burgim të përjetshëm, mund të shqiptohet për një numër shumëfish më të madh të veprave penale.
Dënimi me burgim është veçanërisht i përshtatshëm për raste të veprave penale të lehta, por edhe për
kriminalitetin e mesëm. Në disa raste në raport me dënimin me gjobë është paraparë në mënyrë
alternative apo kumulative. Ndërsa në raport me dënimet plotësuese, dënimi me burgim gjithherë është
paraparë në mënyrë kumulative.90
Risitë që i sjell Kodi Penal i Republikës së Kosovës në krahasim me Kodin e Përkohshëm Penal të
Kosovës në lidhje me dënimin me burgim kryesisht kanë të bëjnë me minimumin dhe maksimumin e
kohëzgjatjes së tij. Kështu, derisa sipas Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës minimumi i dënimit me
burgim ishte nga 15 dhe maksimumi i tij 20 vjet, sipas Kodit të ri Penal i Republikës së Kosovës
minimumi i dënimit me burgim është 30 ditë kurse maksimumi i tij 25 vjet.
Konsiderohet se ligjdhënësi ka bërë këtë ashpërsim të politikës ndëshkimore, sa i përket dënimit
me burgim, me synimin për të zëvendësuar zbrastësitë eventuale që mund ti sjell heqja e dënimit me
burgim afatgjatë, por edhe për të shtuar nivelin e parandalimit në kriminalitetin në rritje që po shënohet
në vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Se sa do të arrihet të përmbushen këto synime aktualisht është
vështirë të jepet përgjigje adekuate. Së këndejmi, është praktika disa vjeçare e aplikimit të këtij dënimi
ajo që më së miri do të flas për këtë.

1.5. Shtimi i lartësisë së dënimit me gjobë

Dënimi me gjobë bën pjesë në mesin e dënimeve pasurore. Ky është një dënim i lehtë, me anë të
të cilit kryerësi i veprës penale detyrohet që brenda afatit të caktuar të paguaj një shumë të hollash në

9090 Ismat Salihu, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme,…, fq.444.

98
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dobi të shtetit. Dënimi me gjobë është veçanërisht i përshtatshëm për rastet e veprave penale të lehta,
mirëpo në mënyrë restriktive mund të zbatohet edhe në lëmin e kriminalitetit të mesëm. Përparësia e
këtij dënimi veçmas konsiston në faktin se shpesh është mjet adekuat për të mos u zbatuar dënimi me
burgim afatshkurtër.91 Dënimi me gjobë është dënim kryesor kur shqiptohet si sanksion i vetëm për
veprën e caktuar. Ndërsa, ky dënim është plotësues, kur për një vepër të caktuar është paraparë në
mënyrë kumulative me dënimin me burgim. Përparësia e aplikimit të këtij dënimi reflektohet edhe në
kursimet e buxhetit të shtetit, mos-sigmatizimin e të dënuarit dhe në vjeljen e dobisë materiale për
interesa shtetërore.
Risitë që i sjell Kodi Penal i Republikës së Kosovës në krahasim me Kodin e Përkohshëm Penal të
Kosovës në lidhje me dënimin me gjobë kryesisht kanë të bëjnë me minimumin e tij. Kështu, derisa sipas
Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës minimumi i dënimit me gjobë ishte 50 EURO, sipas Kodit të ri
Penal i Republikës së Kosovës minimumi i dënimit me gjobë është 100 EURO.
Konsiderohet se ligjdhënësi ka bërë këtë ashpërsim të politikës ndëshkimore, sa i përket
minimumit të dënimit me gjobë, me synimin për të efektuar sado pak në parandalimin e kriminalitetit në
rritje që po shënohet në vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Se sa do të arrihet të përmbushet ky synim
aktualisht është vështirë të jepet përgjigje e saktë. Së këndejmi, është praktika disa vjeçare e aplikimit
të këtij dënimi ajo që më së miri do të flas për këtë.

2. Risitë që sjell Kodi Penal i Republikës së Kosovës në lidhje me dënimet për lloje të
caktuara të veprave penale

Kodi Penal i Republikës së Kosovës në krahasim me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës


përmban risi të shumta edhe sa i përket ashpërsimit të dënimeve për vepra penale të shumta dhe
zgjerim të aplikimit të më shumë dënimeve për disa lloje konkrete të veprave penale. Në vazhdim të
këtij artikulli, për vetë natyrën e tij, do të flitet vetëm për rastet tipike që karakterizojnë ndryshimet dhe
plotësimet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës në këto dy aspekte.

2.1. Ashpërsimi i dënimeve te veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së
Republikës së Kosovës, veprat penale kundër jetës dhe trupi, veprave penale kundër të
drejtave të votimit dhe veprat penale kundër narkotikëve

Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka bërë ashpërsim të dënimeve të një numri të madh të
veprave penale. Natyra e këtij artikulli nuk lejon mundësi që kësaj çështje t’i bëhet analizë për të gjitha
ato vepra penale ku ka pasur ashpërsim të politikës ndëshkimore. Së këndejmi, për të respektuar limitet
që zakonisht vlejnë për publikime të këtij lloji në vazhdim të tij do të bëhet fjalë ashpërsimin e dënimeve
vetëm për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale
kundër jetës dhe trupit, veprave penale kundër të drejtave të votimit dhe veprat penale kundër
narkotikëve.
Ndonëse kapitulli i veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së
Kosovës si tërësi përbën risi në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ajo çka bie në sy këtu ka të bëj me
dënimet e rënda që ligjdhënësi ka parashikuar për kryerësit e tyre. Kështu, prej gjithsej 27 veprave
penale të përfshira në këtë kapitull, në tetë (8) prej tyre është parashikuar mundësia e shqiptimit të
dënimit me burgim afatgjatë, kurse në numrin të madh të tyre mundësia e shqiptimit të dënimit me
burgim prej dhjetë vjetëve e më shumë. Një ashpërsim relativ i politikës ndëshkimore është parashikuar

91 Po aty, fq. 445.

99
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

edhe sa i përket veprave penale kundër jetës dhe trupit. Rrjedhimisht, Kodi Penal i Republikës së
Kosovës përmes zgjidhjeve të tij, në krahasim me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës ka parashikuar
ashpërsim të dënimeve në shtatë raste të veprave penale kundër jetës dhe trupit. Në lidhje me veprat
penale kundër të drejtave të votimit ligjdhënësi ka ashpërsuar politikën ndëshkimore në pesë nga
gjashtë veprat penale që parashikonte Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës. Natyrisht dënime relativisht
të larta në Kosin Penal të Republikës së Kosovës janë parashikuar edhe për pesë llojet shtesë të veprave
penale kundër të drejtave të votimit të cilat nuk normoheshin në Kodin e Përkohshëm Penal të
Kosovës.92 Më në fund, ashpërsim të dënimeve ligjdhënësi ka bërë edhe sa i përket veprave penale
kundër narkotikëve. Ky ashpërsim është parashikuar në dy nga tri llojet e veprave penale që në këtë lëmi
i njihte Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës. Natyrisht, politikë relativisht e ashpër e ndëshkimeve me
zgjidhjet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës është parashikuar edhe për shtatë veprat e reja penale
që parashihen në këtë lëmi.93
Duhet theksuar se deri te ky ashpërsim i politikës ndëshkimore, marrë përgjithësisht, por edhe
për llojet e lartcekura të veprave penale ka ardhur për shkak të numrit në rritje të kriminalitetit në vend
në dhjetëvjeçarin e fundit, por edhe për shkak të pasojat e rënda që ato i shkaktojnë, përfshirë
shpeshtësinë e kryerjes së tyre në kuadër të formave të kualifikuara të kryerjes së tyre.

2.2. Zgjerimi i aplikimit të më shumë dënimeve për kryerje të veprave penale të ndryshme

Kodi Penal i Republikës së Kosovës përmban risi, jo të pakta, edhe në lidhje me çështjen e
zgjerimit të aplikimit të më shumë dënimeve për kryerje të veprave penale të ndryshme. Kjo mundësi,
është parashikuar në një sërë kapitujsh, por për shkak të natyrës së këtij artikulli kjo çështje do të
shtrohet vetëm në nivel të disa kapitujve, përkatësisht veprave penale konkrete.
Rrjedhimisht, vlen të theksohet fakti se mundësia e shqiptimit të më shumë dënimeve për kryerje
të veprave penale konkrete është parashikuar, në radhë të parë, në kuadër të veprave penale kundër të
drejtave të votimit. Në fakt, është vepra penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve e
cila i kanoset kryerësit të saj t me mundësinë e shqiptimit të njëkohshëm të dënimit me burgim dhe
dënimit me gjobë. Mundësia e shqiptimit të më shumë dënimeve për kryerje të veprës penale konkrete
është parashikuar edhe në kapitullin e veprave penale kundër të drejtave të votimit. Në kuadër të këtij
kapitulli kjo mundësi është parashikuar te vepra penale e Ofrimit të materialit pornografik personave
nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet. Edhe në këtë rast ligjdhënësi ka parashikuar mundësinë që kryerësit
të saj ti shqiptohet njëkohësisht dënimi me gjobë dhe ai me burgim. Mundësia e shqiptimit të më shumë
dënimeve për kryerje të veprave penale konkrete është parashikuar edhe te veprat penale kundër
shëndetit publik (p.sh., rastet e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve
të dëmshme mjekësore), veprat penale kundër ekonomisë (p.sh., te rastet e kryerjes së veprës penale të
keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike) etj.
Duhet theksuar faktin se risia e Kodit Penal të Republikës së Kosovës në krahasim me Kodin e
Përkohshëm Penal të Kosovës këtu nuk qëndron në parashikimin e mundësisë së shqiptimit të më
shumë dënimeve për kryerje të veprave penale konkrete, por në zgjerimin e veprave penale për të cilat
kjo mundësi është parashikuar.

92 Për këtovepra penale Kodi Penal i Republikës së Kosovës për dallim nga Kodi i Përkohshëm Penal i
Kosovës parasheh kapitull të veçantë.
93 Këto vepra penale Kodi Penal i Republikës së Kosovës i ka radhitur në kapitull të veçantë. Kështu nuk ishte

adresuar çështja në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.

100
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Edhe në rastin e zgjerimit të llojeve të veprave penale për të cilat mund të shqiptohen më shumë
dënime qëllimi i ligjdhënësit ka qenë që sa do pak të ndikohet në parandalimin e kryerjes së atyre
veprave penale, por edhe të konsiderimit të interesave të personave të dëmtuar etj.

101
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Përfundimi

Rezultatet modeste të këtij artikulli më kanë sjellë deri te këto përfundime


1. Kodi Penal i Republikës së Kosovës përmes zgjidhjeve të tij ka sjellë risi të shumta. Këto risi,
përveç në sferën e parashikimit të kapitujve të rinj e veprave penale të reja janë manifestuar
edhe në lëmin e sanksioneve penale, më konkretisht të dënimeve.
2. Kodi Penal i Republikës së Kosovës në kuadër të strukturës së dënimeve ka parashikuar
ekzistimin e dënimit me burgim të përjetshëm, ka hequr dënimin me burgim të afatgjatë, si
dhe ka ashpërsuar politikën e dënimeve, vështruar kjo në në kontekst të lartësisë së
minimumit dhe maksimumit, të dënimit me burgim dhe dënimit me gjobë.
3. Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka zgjeruar numrin e veprave penale me mundësi të
shqiptimit të më shumë dënimeve, sidomos të dënimit me burgim dhe atij me gjobë. Në
këtë artikull janë theksuar shembuj konkret të veprave penale, siç është rasti me veprat
penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale
kundër jetës dhe trupit, veprave penale kundër të drejtave të votimit dhe veprat penale
kundër narkotikëve etj., ku është manifestuar ky realitet.
4. Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka ashpërsuar politikën ndëshkimore ndaj veprave
penale konkrete të përfshira në shumë kapituj. Në kuadër të këtij artikulli janë prezantuar
llojet konkrete të veprave penale ku është manifestuar një risi e tillë. Të tilla janë veprat
penale kundër narkotikëve, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale kundër
ekonomisë etj.
5. Të gjitha risitë e Kodit Penal të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me ashpërsimin e
politikës ndëshkimore janë motivuar nga synimi për të siguruar luftë më efikase kundër
llojeve të shumta të veprave penale të cilat kanë shënuar rritje në dhjetëvjeçarin e fundit, në
këtë rast edhe në kontekst të parandalimit të tyre.

Referencat:

Ismet Salihu, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2012.


Ismet Salihu, Fejzullah Hasani dhe Hilmi Zhitia, Kodi Penal i Republikës së Kosovës-Komentar,
Prishtinë, 2013.
Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.
Kodi nr. 04/L-082 Pena i Republikës së Kosovës, [Gazeta Zyrtare nr. 19, datë 13.07.2012 ].
Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, [Gazeta Zyrtare nr. 2003/25, datë 06.07.2003]
Ligji nr. 03/L-002 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, [Gazeta
Zyrtare nr. 44, datë 22.12.2008].

102
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Alqi Naqellari, Greta Angjeli, Vladimir Mici - Deformimi i sistemi bankar në Shqipëri dhe pasojat e tij

Alqi Naqellari
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Rr. Gj.Fishta.Nr.52. Tiranë.alqinaqellari@gmail.com
Greta Angjeli
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Rr. Gj.Fishta.Nr.52. Tiranë. gretaangjeli@umsh.edu.al
Vladimir Mici
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Rr. Gj.Fishta.Nr.52. Tiranë. vladimirmici@umsh.edu.al

Abstrakt

Historia e sistemit bankar shqiptar daton që në vitin 1850. Deri në vitin 1990 ka qënë një nivelor
dhe plotësisht i centralizuar. Në vitet 1992-1997 sektori bankar u shoqërua me mjaft mangësi. Bankat
shtetërore dominonin rreth 90% të tregut të depozitave dhe kryenin funksione të kufizuara. Pas vitit
1997 u kalua në sistemin dy nivelor. Metodat e përdorura në këtë analizë janë metoda e përshkrimit,
krahasimit e analizës dhe sintezës. Cilat janë disa nga deformimet e tregut bankar në përgjithësi? E para,
dhe më kryesorja, është futja e euros dhe dollarit si para zyrtare në dhënjen e kredive dhe pranimin e
depozitave, e dyta, privatizimi total i sistemit bankar, e treta, futja e shumë bankave të huaja bija nga
rajoni, e katërta, nxjerrja e valutës jashtë vendit në forma të ndryshme etj. Disa nga pasojat negative në
ekonomi të këtyre deformimeve kanë qënë: mosrealizmi i objektivit themelor nga Banka Qëndrore si
rezultat i mungesës së efektit të trasmisionit të politikave monetare, mosndikimi i politikave monetare
në rritjen ekonomike dhe rënjen e normës së papunësisë, shtimi i numrit të kredive të këqia, banka me
fitim negativ, shpërndarje jo efektive e kredive të bankave tregëtare, etj. Në material rekomandohet ose
monedhë zyrtare të jetë leku ose euro. Meqënëse e dyta nuk mund të jetë sepse varet nga Europa, të
ngushtohet në maksimum kredia dhe depozitat në euro dhe dollar në mënyrë që të mos kenë ndikim në
politikat monetare të Bankës Qëndrore, Të krijohet një bankë tregëtare me kapital shtetëror etj.

Fjalë kyçe. Bankë, deformim, pasojë negative, politikë monetare.

Hyrje

Në këtë material synohet të jepen konsiderata të përgjithëshme mbi disa shtrëmbërime të


sistemit bankar shqiptar dhe pasojat e e tyre në ekonomi. Kjo bëhet me synimin që në të ardhmen këto
devijime të eleminohen sa të jetë e mundur dhe të merren të gjitha masat që efektet e tyre të
amortizohen. Deformimet e sistemit bankar kanë filluar që pas vitit 1997, me futjen e bankave me
kapital të huaj në Shqipëri. Bankat e huaja kërkuan që në formën e depozitave dhe kredive të mos
përdoret vetëm leku por të përdoren edhe valutat e tjera. Ky presion i tyre bëri që këto valuta,
veçanërisht pas futjes së euros të dominojnë tregun shqiptar bankar. Futja e tyre në qarkullim veç
ndonjë pasoje pozitive pati shumë pasoja negative në ekonomi. Pasoja kryesore ishte humbja e efektit
të trasmisionit të politikave monetare nga Banka Qëndrore. Kjo pasojë dhe të tjera i sollën një dëm të
madh ekonomisë shqiptare. Në kushtet e kursit të këmbimit fleksibël politikat fiskale nuk kanë efekte
pozitive afatgjata në ekonomi por këto efekte i kanë vetëm politikat monetare. Këto të fundit e humbën
efektin e tyre si pasojë e dominimit të valutave. Janë këto arsye që kërkohet të bëhet një ndryshim në
mënyrën e organizimit të Bankës qëndrore dhe të sistemit bankar në tërësi. Është e nevojëshme të
ndryshojnë objektivat e BQ-së. Në material janë dhënë jo vetëm deformimet por edhe pasojat negative
në ekonomi.

103
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.Dinamika e sektorit bankar shqiptar

Sektori bankar shqiptar ka një histori të herëshme, ai daton që në 1850 me Bankën e themeluar
nga familja Bezhani në Vlorë.
Në 4 shkurt 186394 u krijua Banka Perandorake Osmane që emetoi bankënota të konvertuara në
ar. Kjo bankë ngriti degë në të gjitha vilajetet shqiptare të perandorisë si në Janinë, Manastir, Shkup dhe
Shkodër.
Në 1888 u krijua Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane që shtriu veprimtarinë e saj nëpërmjet
degëve dhe agjensive në qytetet Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj.
Në 1913, si rezultat i marrëveshjes së I.Qemalit me një grup austro-hungarez dhe Italian,
Shqipëria kishte Bankën Kombëtare të Shqipërisë.
Në 2 shtator të vitit 192595, u konstitua Banka Kombëtare e Shqipërisë, në këtë kohë fillon edhe
historia e monedhës kombëtare shqiptare. Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis
grupit financiar italian të kryesuar nga Mario Alberti dhe Qeverisë së Ahmet Zogut. Konventa
përcaktonte ndër funksionet e këtij institucioni, përveç kreditimit, emetimin e kartëmonedhave me kurs
ligjor për pagesat në Shqipëri si dhe emetimin e monedhave të arit dhe të metaleve të tjera, me të
drejtë ekskluzive. Ky mund të quhet institucioni i parë emetues kombëtar i parasë. Ringritja e bankës u
bë realitet si rezultat i marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova në emër të Qeverisë Shqiptare
dhe Mario Albertit në emër të një grupi financiar italian. Në shkurt të vitit 1926, u bë edhe qarkullimi i
monedhës së parë kombëtare shqiptare.
Në vitin 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar miratoi ligjin mbi anulimin e
konvencionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj, i cili i hapi rrugë shtetëzimit të
Bankës. Në 3 janar 1945, u miratua edhe ligji organik i Bankës së Shtetit Shqiptar, me atributet e një
banke qendrore dhe ato të një banke tregtare njëkohësisht. Pas luftës së dytë botërore deri në vitin
1990, Banka e Shtetit Shqiptar mbështeti programin e zhvillimit të ekonomisë socialiste, karakteristikë e
së cilës ishte centralizimi i skajshëm e këtij sistemi në duart e shtetit.
Në vitin 1992, filloi reforma e sistemit bankar, si reformë institucionale me ndryshimin e bazës
ligjore, nëpërmjet miratimit të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për sistemin bankar në
Republikën e Shqipërisë”. Këto ligje shënuan kalimin e sistemit bankar me një nivel në një sistem bankar
prej dy nivelesh, ku Banka e Shqipërisë, ishte bankë e nivelit të parë dhe Bankë Qendrore e vendit,
ndërkohë që tre banka të tjera shtetërore: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare, dhe Banka
Tregtare Agrare, përbënin bankat e nivelit të dytë të sistemit bankar. Mbi bazën e këtyre ligjeve iu hap
rruga procesit të liçensimit të bankave të reja private dhe rregullimit të sistemit bankar nga Banka
Qendrore.
Në vitet 1992-1997 Bankat shtetërore që dominonin rreth 90% të tregut të depozitave, kryenin
funksione të kufizuara të ndërmjetësimit financiar. Në këtë periudhë u licensuan 6 banka të huaja me
kapital tërësisht privat. Këto banka ishin të painteresuara për tërheqjen e depozitave dhe dhënjen e
kredive në lekë96. Kreditimi i ekonomisë ishte në një nivel shumë të ulët. Në këtë periudhë kreditoheshin
kryesisht ndërmarrjet shtetërore. Në një nivel të tillë ishte edhe sistemi i pagesave për transaksione
nëpërmjet llogarive në degë të ndryshme të të njëjtës bankë. Për këtë arsye paraja jashtë bankave ishte
në nivele shumë të larta.

94
Bankat si ndërmjetëse financiare. Elvis Meka
95
Po aty
96
http://ŵŵŵ.bankofalbania.org/ŵeb/Historik_i_shkurter_i_Bankes_5338_1.php

104
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në vitin 1998 falimentoi Banka Tregtare Agrare. Falimentimi i saj erdhi si pasojë e
keqmenaxhimit të krtedive, moskombinimit të kredive afatshkurtëra me ato afatgjata si dhe përzgjedhja
e klienteve të saj.
Në vitin 1998 Banka e Shqipërisë bllokoi dhënien e kredisë nga bankat me kapital shtetëror dhe
filloi procesin e privatizimit të tyre.
Në vitin 1999 u privatizua Banka Kombëtare Tregëtare dhe në vitin 2003 u miratuan ligjet për
privatizimin e aksioneve, pronë e Shtetit Shqiptar, në Bankën Italo-Shqiptare dhe në Bankën e Bashkuar
të Shqipërisë.
Në fund të vitit 2003 u privatizua Banka e Kursimeve e cila u ble nga një bankë e zhvilluar
ndërkombëtare siç është Raiffeisen International. Ky transaksion e ktheu sistemin bankar shqiptar në
krejtësisht privat. Në këtë periudhë kohe Banka e Kursimeve zotëronte rreth 52% të tregut të aseteve,
56% të depozitave dhe vetëm 1% të kredisë së tregut bankar. Gjatë kësaj periudhe u shtuan edhe 7
banka të tjera, të gjitha private dhe me kapital të huaj.
Sot në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 16 banka tregëtare me kapital jo shtetëror. Bankat
përgjithësisht janë të huaja dhe bija, vetëm Banka Credins dhe Banka Union kanë pjesën më të madhe të
kapitalit shqiptar.
2. Cilat janë disa nga deformimet e sistemit bankar shqiptar?
E para, dhe më kryesorja, është futja e euros dhe dollarit si para zyrtare në dhënjen e kredive
dhe pranimin e depozitave. Çdo vend ka monedhën e tij zyrtare e cila qarkullon brenda teritorit të tij,
duke ushtruar tërësisht funksionet e saj. Në Shqipëri monedha zyrtare është leku. Funksionet e saj si
para zyrtare janë: mjet këmbimi, njësi standard llogarie, rezervë vlerash dhe njësi standard për pagesat
e shtyra. Një nga karakteristikat kryesore të parasë është: Të jetë e pranuar prej të gjithëve. Pranimi
prej të gjithëve është karakteristika më e rëndësishme e parasë. Kjo sepse nëse nuk pranohet si e tillë
atëherë me të nuk mund të realizohet funksioni i këmbimit ose i pagesës së të mirave dhe të
shërbimeve.
Në Shqipëri një pjesë e pagesave dhe e blerjeve nuk bëhen në lekë por bëhen në euro ose
dollarë. Kështu mjetet kryesore ose aktivet e ngurtësuara ose një pjesë e faktorëve ekonomikë
tregëtohen në valutë dhe jo në lekë. Këtu mund të përmendim, tokën, automjetet, apartamentet e
banimit, ngrehinat e ndryshme për lokale ose biznese, aparate pune në mjekësi, ndërtim etj. Një pjesë e
pagesave në Universitete bëhen në euro, një pjesë e pagesave në ndërmarjet e huaja bëhen në euro etj.
Duke parë këto këmbime dhe pagesa shihet qartë se roli i lekut si mjet këmbimi ose pagese
është ulur, është reduktuar duke e humbur pjesërisht tiparin e tij “të pranimit prej të gjithve”. Krahas
këtyre pagesave kemi edhe dy shërbime të tjera që e rrudhin akoma më shumë rolin dhe rëndësinë e tij
në treg, kemi pranimin e depozitave dhe dhënjen e kredive në valutë.
Këto dy shërbime bankare e kanë mënjanuar lekun duke bërë që 65% e kredive të jenë në valutë
dhe vetëm 35% të jenë në lekë, kur raporti i depozitave lekë-valutë është 50% me 50%.
Edyta, privatizimi total i sistemit bankar.
Sistemi bankar shqiptar pasi u kthye në dy nivelor për t’ju përqasur zhvillimit të ekonomisë,
modelit të ri ekonomik u privatizua tërësisht. Në 1977 pas rënjes së firmave piramidale falimentoi Banka
Tregëtare Agrare. Banka Kombëtare Tregtare thithi një pjesë të Bankës Agrare dhe filloi procesi i
privatizimit të saj. U krijua Banka e Kursimeve nga Agjensia e Kursimit. Kjo bankë u privatizua plotësisht
në fundin e vitit 2003 prej Raiffeisen Bank. Në këtë mënyrë në Shqipëri pas vitit 2003 nuk ka pasur asnjë
bankë me kapital shtetëror. Të gjitha bankat ishin të huaja dhe përgjithësisht banka bija. Privatizimi total
pavarësisht se në atë periudhë u konsiderua si një arritje e madhe, në fakt pasojat kanë qënë negative
për ekonominë shqiptare.
E treta, nxjerrja e valutës jashtë vendit në forma të ndryshme etj. Duke mos qënë me kurs fiks
dhe duke kryer shërbime kredie dhe depozitash bankat e nivelit të dytë e kishin më të lehtë që një pjesë
të kapitaleve të tyre ti kalonin jashtë Shqipërisë në formën e depozitave dhe kredive. Këtë e kanë bërë

105
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

në vendet e origjinës dhe në vende të tjera europiane. Nëse në Shqipëri nuk do kishte shërbime të tilla
në valutë ato nuk do nxirnin anjë lerkë valutë jashtë teritorit të Shqipërisë. Llogaritet që daljet në të tilla
forma të valutës të jenë miliarda euro.
3. Cilat janë disa nga pasojat e deformimeve të sistemit bankar shqiptar?
Disa nga pasojat negative në ekonomi të këtyre deformimeve kanë qënë:
E para, mosrealizmi i objektivit themelor nga Banka Qëndrore si rezultat i mungesës së efektit
të trasmisionit të politikave monetare.
Tabela Nr. 1 Dinamika e normës së inflacionit dhe e REPO-ve
Nr Emërtimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013
1 Inflacioni në % 3.4 2.3 3.6 3.5 2 1.9
2 REPO, fund periudhe
% 6.25 5.25 5 4.75 4 3
2
Koef. kor. Pearson r=0.6807 R =0.4634
Figura Nr. 1 Dinamika e REPO-ve dhe normës së inflacionit
Lidhja midis normes se interesit dhe inflacionit
7 N.interesi
t
6
5
y = -0,1894x + 385,47 Nr.Inflaci
onit
Norma

4 R² = 0,438
3
y = -0,0236x + 49,984
Linear
2 R² = 0,0121
(N.interes
1 it)
0 Linear
2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 (Nr.Inflaci
Vitet onit)

Të dhënat e tabelës së mësipërme dhe të grafikut flasin qartë për dinamikën e normave bazë të
interest(REPO) dhe të normës së inflacionit. Norma e inflacionit ka ardhur në rënje nga 3.4% në 2008 në
2013 ka qënë 1.9, thuajse në këto kuota ka qënë edhe në muajin korrik. Norma bazë e interest është
ulur thuajse dy fish, nga 6.25% që ka qënë në 2008 në 2014 është 2.5%. Tendencat e këtyre treguesve
janë në rënje. Shkalla e lidhjes së tyre ështrë 0.68. Kjo do të thotë se kanë lidhje normale në tendencat e
tyre. Në fakt këta dy tregues teorikisht dhe praktikisht kanë lidhje të kundërta. Kur ulet norma e REPO-
ve duhet të rritet norma e inflacionit. Kjo sepse ulja e normës bazë bën që Bankat Tregtare të ulin
normat e depozitave dhe të kredive. Duke ulur normat e kredive ato bëhen më të pëlqyeshme për
biznesin, kështu biznesmenët do të rrisin kërkesën e tyre për kredi. Rrija e stokut të kredive do rrisi
paranë në qarkullim. Rritja e parasë në qarkullim do rrisi normën e inflacionit. Kjo është logjika
ekonomike, porn ë Shqipëri nuk funksionon kjo llogjikë ekonomike sepse janë në qarkullim euro dhe
dollari. Euro normën bazë të interest e ka 0.015%. Duke pasur këtë normë normat e depozitave dhe të
kredive janë shumë më të ulta sesa ato në lekë, kështuqë biznesmenët dhe subjektet e tjera ekonomike
nuk marrin kredi në lekë por e marrinj në euro. Në këtë mënyrë ulet sasia e lekut në qarkullim në
formën e kredive. Ulet për pasojë edhe ndikimi i tij në rritjen e ekonomisë. Kjo para që nuk tërhiqet prej
subjekteve ekonomike përdoret për blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, përgjithësisht për blerjen e
instrumenteve të borxhit ose të Bonove të Thesarit.

106
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sa i përket realizimit të objektivit kryesor treguesi i korelacionit e tregon se nuk ka asnjë lidhje. Inflacioni
në Shqipëri është përgjithësisht i importuar dhe nuk është inflacion monetar. Në një vend ku 65% e
kredive dhe 50% e depozitave nuk janë në paranë zyrtare nuk mund të ketë efektivitet politika
monetare.

E dyta, mosndikimi i politikave monetare në rritjen ekonomike dhe rënjen e normës së papunësisë.
Tabela Nr. 2 Dinamika e rritjes reale ekonomike, e kredisë për sektorin privat dhe e REPO-ve
Nr Emërtimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013
1 Rritja reale e PBB % 7.5 3.3 3.8 3 1.6 0.4
2 REPO, fund periudhe
% 6.25 5.25 5 4.75 4 3
2
Koef. kor. Pearson r=0.948 R = 0.8987
1 Rritja reale e PBB % 7.5 3.3 3.8 3 1.3 0.4
2 Kredi për sektorin
privat, rritje vjetore
% 32.2 11.7 10.6 10.4 1.5 -1.21
2
Koef.korel. Perason r=0.9909 R =0.9819

Në tabelën e mësipërme kemi vënë përball ritmit të rritjes reale të ekonomisë normën e REPO-
ve që është shprehje politikave monetare dhe të kredisë për sektorin privat. Nga të dhënat shikohet që
lidhja midis rritjes ekonomike dhe normës së REPO-ve është lineare dhe shumë e fortë. Kjo lidhje shpreh
të kundërtën e asaj që duhej të ishte. Ulja e normave bazë të interest shoqërohet me rritjen e kredive e
për pasojë shoqërohet me rritjen e ekonomisë. Kështuqë efekti i trasmisionit edhe në këtë lidhje nuk ka
funksionuar, përkundrazi ka qënë me ndikim krejt të kundërt.

Tabela 3: Normat e REPO, Inflacionit, Papunësisë dhe PBB-së për vitet 2008-2014 (në %)
Viti REPO % Papunesia % Rritja Ekonomike %
2008 6.25 12.5 7.5
2009 5.25 13.6 3.3
2010 5 13.6 3.8
2011 4.75 13.3 3
2012 4 13.3 1.6
2013 3.5 13.3 0.4

Fig.Nr. 2 Dinamika e normës së papunësisë, rritjes ekonomike dhe REPO-ve

107
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

16
14
12
10 REPO %

8 Rritja Ekonomike %
6 Papunesia %
4
2
0
1 2 3 4 5 6

Shikoni me vëmëndje vijën e kuqe dhe blu, kanë thuajse të njëjtën tendencë, që në kushtet e një
ekonomie normale do të ishte e kundërta. Vija e normës së papunësisë nuk ka ndonjë tendencë
domethënëse, përkundrazi është thuajse horizontale, parallel me boshtin e x-eve. Kjo do të thotë se
normalisht ekonomia nuk ka pasë asnjë lloj rritjeje sepse nëse do të kishte rritje kurba e saj do të vinte
në rënje, në bazë të ligjit të Okunit i cili theskon se për çdo 1% rritje të ekonomisë reale mbi prirjen e
rritjes norma e papunësisë ulet me 0.5%. Në këtë mënyrë kjo kurbë në një ekonomi reale do vinte me
pjerësi negative dhe jo hoirizontale.

E treta, shtimi i numrit të kredive të këqia,


Tabela Nr. 4 Cilësia e portofolit të huasë.
Nga të dhënat shihet se cilësia e portofolit të huasë lë për të dëshiruar. Nga viti në vit ka ardhur duke u
përkeqësuar.
Vitet Cilësia e portofolit të huasë në %
Hua të Hua në Hua në Hua nën Hua të Hua të
klasifikuara standart ndjekje standart dyshimta humbura
2009 100 83.38 6.35 4.7 2.7 2.87
2010 100 79.44 6.94 6.04 3.59 3.98
2011 100 73.61 7.46 9.33 3.94 5.67
2012 100 68.91 8.34 9.83 5.23 7.7
2013 100 68.8 7.99 7.55 4.22 11.45
2014(II) 100 66.93 9.01 7.56 4.22 12.28

Fig. Nr. 3 Cilësia e protofolit të huasë


15

10 Hua në ndjekje
5 Hua nën standart

0 Hua të dyshimta
1 2 3 4 5 6

Fig.Nr. 4 Dinamika e kredive të humbura

108
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hua të humbura
15

10

0
1 2 3 4 5 6

E përgjithëshmja e këtyre treguesve është se ato kanë ardhur vazhdimisht, nga viti në vit, duke u
përkeqësuar. Nga të dhënat e tabelës dhe të grafikëve përkatës shihet se huatë në standart në 2014
janë sa 80% e 2009. Huat në ndjekje në 2014 në krahasim me 2009 janë rritur në 141.9%, Huat nën
standart me 160.9%, huatë e dyshimta me 156.3% dhe huatë e humbura me 427.9%. Huatë e humbura
janë rritur në mënyrë drastike. Edhe për vitin 2014 kanë ardhur në rritje pavarësisht nga një ristrukturim
që ju bë këtij treguesi në vitin 2013. Kjo tregon për gjendjen jo të mirë të bankave të nivelit të dytë, për
një punë të dobët të tyre në zgjedhjen e klientëve dhe në ndjekjen e kredive sipas subjekteve përkatëse.
Përgjegjësi të pa kundërshtueshme për këtë situatë jo normale ka edhe Banka Qëndrore e cila posedon
Rregjistrin e Kredive për të gjitha bankat e nivelit të dytë.

E katërta, banka me fitim negativ.


Për të parë gjendjen e bankave që kanë rezultuar më humbje kemi hartuar tabelën e
mëposhtëme.
Tabela Nr. 5 Dinamika e humbjeve të tri bankave për vitin 2009-2013 në lekë
Emërtimi bankave 2009 2010 2011 2012 2013
- -
524764566. 23666395.6 87706715.0 -
Credit Bank of Albania 6 25901323.42 7 4 114019765.5
- -
26643370.4 824506528. 692776397. -
Credit Agricole 5 83189322.51 2 7 430787600.3
59824348.3 -
ProCredit Bank 29611840 104355056.4 281217386 8 153094871.4

Credi Bank për vitet 2009-2010 ka rezultuar me një fitim relativisht të kënaqshëm, ndërsa në vitet 2011,
2012 dhe 2013 ka rezultuar me një humbje gjithnjë e në rritje. Në 2013 në krahasim me 2011 humbja
gati është 5 fishuar. Edhe Credit Agricole në vitet 2010, 2011 nuk ka pasur rezultat negative. Në vitet
2011-2013 humbjet kanë qënë prezente pavarësisht se janë afro përgjysmuar në 2013 në krahasim me
2011. Sa i përket Pro Credit Bank vetëm në vitin 2013 ka rezultuar me një humbje të thellë. Krahas
këtyre bankave që kanë rezultuar me humbje sipas FMN janë edhe 3 banka të tjera tregëtare që nëse
nuk bëhet rikapitalizimi edhe ato rezikohen të dalin me humbje. Si konkluzion sistemi bankar i nivelit të
dytë nuk është në pozita të shëndosha sepse nga 16 banka që ka 6 prej tyre nuk paraqiten në situatë
normale.

109
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

E pesta, shpërndarje jo efektive e kredive të bankave tregëtare, etj.


a)Kreditimi sipas sektorëve.

Tabela Nr. 6 Shpërndarja e kredive sipas sektorëve në milionë lekë


Emërti Kredi Bujqës Indust Enreg Ndërti Tregë Hotel Transp Nddërm Pasuri e
mi gjithsej, i, ri ji m ti e teleko je pa
ml/lekë peshki gaz resto mu tësim tundesh
m ujë, r. nikacio me
n
401,699.
2012 10 1.6 16.3 11.6 15.8 34.3 4.3 2.9 3.3 1.5
394,660.
2013 30 1.8 16.4 12.7 13.6 33.9 4.1 3.2 3.4 0.6
2014(2 387,772.
) 30 1.8 16 12.9 13.8 33.9 4.1 3.2 3.0 0.6
vijon
Administrim Arsim Shëndet, Shërbime Të
publik veprimtari kolektive tjera
sociale individuale
0.2 1.4 1.2 3.8 1.9
0.3 1.3 1.3 5.2 2.3
0.3 1.3 1.1 5.2 2.9
Nga të dhënat e tabelës shihet qartë se sasia e kredisë e akorduar për ekonominë shqiptare është e
vogël në krahasim me sasinë e depozitave. Tregues negativ është se stoku i kredisë ka ardhur në rënje
nga viti në vit pavarësisht nga madhësia e tij. Kredia si mesatare është nën 50% të GDP-së, shifër kjo
shumë më e ulët se vendet e tjera të rajonit. Përgjithësisht kredia është përqëndruar në ato degë ku
vetë bankat tregëtare kanë pasur interest e tyre, për një kthim të sigurtë dhe sa më të shpejtë. Në këtë
mënyrë tre sektorët kryesorë ku janë përqëndruar kreditë kanë qënë tregëtia, ndërtimi dhe industria .
Pas tyre në përqindje të ulta janë kredituar sektorët e energjisë, gas, ujë, hotele, restorante dhe
telekomunikacioni. Sektori efektiv i pa kredituar është bujqësia kredia për të cilën ndaj totalit për vitet
2011-2012-2013 ka qënë 1.6%, 1.8% dhe 1.8%. Kjo degë është nga degët kryesore të ekonomisë
shqiptare që jep rreth 20% të totalit të GDP-së, pavarësisht se në vitin 2013 ka dhënë vetëm 17.5%.
Nëse do të kishte një bankë bujqësore me kapital tërësisht shtetëror bujqësia do të ishte dega e parë që
do të kreditohej sepse është e lidhur me të gjitha degët e tjera të ekonomisë.

Tabela Nr.7 Prodhimi në % sipas degëve kryesore

Vitet
Nr Emërtimi 2011 2012 2013
1 Bujqësia, gjuetia dhe pyjet 20.9 20.4 17.5
2 Industria 15.6 19.1 15.3
4 Shërbime 60.5 60.5 67.2

110
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fig. Nr. 5 Grafiku i shpërndarjes sipas degëve(2014)


1% Shperndarja e kredive sipas degeve
1%
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1% 5% 3% 2%
3% 3% 0%
16%
4%
13%

34% 14%

Bujqësia megjithëse ka një peshë të konsiderueshme në PBB ka përfituar pjesën më të vogël të


kredive nga sistemi bankar, nga 1.6% deri në 1.8% të totalit të tij. Në vitin 2013 në bujqësi megjithse
kanë operuar mbi 353486 ferma ka pasur vetëm afro 7883 traktorë me goma, makina mbjellëse 3064
dhe 3893 kultivatorë. Është vendi që ka shkallën më të ulët të mekanizimit në rajon.

b)Shpërndrja e kreditimit sipas rretheve të vendit

Tabela Nr. 8 Kreditimi sipas rretheve në %


Nr Rrethi, viti 2011 2012 2013
1 Tiranë 70.6 71.7 71.7
2 Durrës 7.8 7.6 7.9
3 Elbasan 2.9 2.8 3.0
4 Shkodër 2.5 2.4 2.4
5 Të tjera 16.2 15.5 15

Fig.Nr. 6 Kredia sipas rretheve

Të tjera
Kredia sipas rretheve
Shkodër 15%
2%
Elbasan
3%
Durrës
8%

Tiranë
72%

Të dhënat e tabelës dhe grafikut përkatës tregojnë për një shpërndarje jo normale të kredive
sipas rretheve të vendit. Peshën kryesore të kredive, për vitin 2013 e mban rrethi i Tiranës me 71.7% të
totalit. Përqindja e peshës së tij ndaj totalit ka ardhur gjithnjë e në rritje. Rrethi i dytë që ka peshën më
të madhe ndaj kredive është a ii Durrësit me 7.9% në vitin 2013. Të dy këto rrethe së bashku zënë rreth

111
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

80% të totalit të kredive të akorduar nga bankat e nivelit të dytë. Të gjitha rrethet e tjera së bashku
zënë 20%. Këtu përfshihen edhe rrethet e mëdha si Shkodra, Fieri, Vlora, Korça, Lushnja etj që nuk
kalojnë më shumë se 3% ndaj totalit. Kjo shpërndarje tepër e pabarabartë ka bërë që ekonomia të mos
trajtohet në mënyrë të barabartë sipas burimeve të saj ekonomike.
Bujqësia që përqëndrohet përgjithësisht në rrethet e Fierit, Lushnjes, Korçës dhe Vlorës nuk ka
përfituar kredi sipas nevojave të saj. Ajo më së shumti është financuar prej remitancave të emigrantëve
shqiptarë, prej mikrokredive dhe granteve të huaja. Shumë pak është investuar në këtë degë edhe nga
qeveria. Investimi që është bërë nga qeveria është shpërndarë në formën e subvencioneve dhe shumë
pak në fushën e sistemimit. Të njëjtën gjë mund të themi edhe në fushën e industrisë nxjerrëse dhe
përpunuese. Edfhe kjo fushë nuk është parë me precedencë prej këtyre bankave. Degët e përmendura
më sipër nuk janë të përqëndruara në rrethin e Tiranës por janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.
Vetëm një bankë me kapital tërësisht shtetëror do hartonte dhe zbatonte politika të zhvillimit të
bujqësisë, të turizmit dhe të ekonomisë në tërësi, pa parë thjesht normën e fitimit të saj.
c)Struktura e depozitave sipas monedhës dhe kredia në raport me depozitat
Në tabelën Nr.9 kemi paraqitur strukturën e depozitave në lekë dhe valutë. Shihet qartë që depozitat në
lekë në përqindje ndaj totalit janë më të larta në të gjitha vitet sesa depozitat në valutë. Nga viti 2012 e
deri në ditët e sotme thuajse kemi raportin 52/48 në favor të lekut. Diferenca është me rreth 4%. Këto
raporte tregojnë se në treg kemi thuajse të njëjtën situatë pavarësisht se kemi ndryshime në normat e
interest të tyre.
Tabela Nr. 9 Dinamika e depozitave sipas monedhave
Viti Totali Depozita në miliardë Depozita në % ndaj
depozitave lekë totalit
Mld lekë Në ALL Në valutë Në ALL Në
valutë
2009 586 293 293 50 50
2010 704.7 329 375.7 46.7 53.3
2011 875.9 452.8 423.1 51.7 48.3
2012 930.6 476.8 453.8 51.2 48.8
2013 950.1 494.3 455.8 52.0 48.0
2014(07) 957.7 495.6 462.1 51.7 48.3

Fig.Nr. 7 Dinamika e raportit kredi/depozita dhe depozita minus kredi


500
400
300
Dep-Kred(mld
200
Kr/Dep%
100
0
1 2 3 4 5

Raporti kredi depozita thuajse nuk ka ndryshuar ndërsa në shifër absolute është rritur.
Tabela Nr. 10: Kredia për bizneset 2008-2013(në million lekë)
Emërtimi Gj Lekë Euro $ Valutë %lekë %valutë
2011 389 119 234 36 270 30.6 69.4
2012 402 143 224 35 259 35.6 64.4

112
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2013 395 146 217 32 249 37.0 63.0


2014 396 148 212 36 248 37.4 62.6
Nga të dhënat shihet se kredia në valutë për bizneset zë rreth 63% ndërsa në lekë rreth 37%. Kjo
do të thotë se valuta ka fushë veprimi më të gjerë sesa leku shqiptare në zhvillimin e ekonomisë. Leku ka
pak fushë veprimi. Kreditë përgjithësisht jepen në valutë ndërsa pjesa më e madhe e lekëve shkojnë në
blerjen e instrumenteve të borxhit të qeverisë.
Tabela Nr.11 Kredia e dhënë në total biznes + individë
Kredi Raporti ndaj totalit
Shuma mld %
Emërtimi mld Lekë Valutë %lekë %valutë
2009 440.4 140 299.4 31.8 68.0
2010 483.1 157.2 325.9 32.5 67.5
2011 530.2 181 349.2 34.14 65.86
2012 542.9 206 336.9 37.94 62.06
2013 537.3 212 325.3 39.46 60.54
2014(07) 539.2 217 322.2 40.24 59.76
Kjo pasqyrë tregon se kredia në lekë për individët është më e lartë në përqindje sesa tek
bizneset. Ky raport ka ndikuar edhe në raportin total. Kështu ndaj totalit të kredive, kredia në valutë zë
rreth 60% dhe ajo në lekë rreth 40%. Përsëri edhe në këtë rast kemi dominim të valutës në treg dhe jo të
lekut shqiptar.

Konkluzione dhe Rekomandime

Deformimet e sistemit bankar shqiptar gjykohet se janë: E para, dhe më kryesorja, është futja e euros
dhe dollarit si para zyrtare në dhënjen e kredive dhe pranimin e depozitave.Edyta, privatizimi total i
sistemit bankar.E treta, nxjerrja e valutës jashtë vendit në forma të ndryshme etj.
Disa nga pasojat e deformimeve të sistemit bankar shqiptar gjykohet se janë: E para, mosrealizmi i
objektivit themelor nga Banka Qëndrore si rezultat i mungesës së efektit të trasmisionit të politikave
monetare.E dyta, mosndikimi i politikave monetare në rritjen ekonomike dhe rënjen e normës së
papunësisë.E treta, shtimi i numrit të kredive të këqia, E katërta, banka me fitim negativ. E pesta,
shpërndarje jo efektive e kredive të bankave tregëtare, etj. Kjo shihet në fushën e: a)Kreditimit sipas
sektorëve. b)Shpërndrjen e kreditimit sipas rretheve të vendit dhe c)Strukturën e depozitave sipas
monedhës dhe krediisë në raport me depozitat.

Rekomandime

Në mënyrë graduale euro dhe dollari të shmangen nga depozitat dhe kreditë. Me valutën duhet të
mbahen llogaritë rrjedhëse për shlyerje të detyrimeve me subjektet e huaja. Duke bërë këtë veprim roli i
lekut në ekonomi do vijë duke u zgjeruar dhe do të bëhet monedha kryesore që do të përcaktojë
shkallën e rritjes ekonomike.
E rëndësishme është të theksojmë edhe nevojën e çeljes së një banke tregtare me kapital tërësisht
shtetëror në mënyrë që të mbështesë politikat monetare të bankës qëndrore si dhe të mbështesë degët
kryesore të ekonomisë si bujqësinë, turizmin etj.
Të shikohet mundësia e vendosjes së kufijve në kursin e këmbimit të lekut ashtu sikundër është në
treguesin e inflacionit.

113
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BIBLIOGRAFI
1. Statistical Report. Bank of Albania. 12/2013. Tirana
2. Statistical Report. Bank of Albania. 10/2012. Tirana
3. Raporti Statistikor Dhjetor 2011. Banka e Shqipërisë
4. Raporti Statistikor Gusht 2010. Banka e Shqipërisë
5. Raporti Statistikor Nëntror 2009. Banka e Shqipërisë
6. Raporti Statistikor Prill 2012. Banka e Shqipërisë
7. Raporti Statistikor. Korrik 2014. Banka e Shqipërisë
8. “Recesioni global dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare”. Monografi. Alqi Naqellari, Robert
Maliqi & Almarin Naqellari Tiranë 2012.
9. International Conference of I. Alba-Shkenca in Skopje 29-31 august 2012. “ Albanian economic
model face pressure of global recession” A.Naqellari, T.Mehilli & Jeton Shaqiri.
10. International Shientific Conference. ALBANIA AND THE CRISIS: Ŵhat’s next? Revisiting the
groŵth model. 15-16 december 2012. “Effect of monetary policy on the economy during the
global recession from 2008 to 2011”. Alqi Naqellari &Terida Mëhilli
11. THE FIFTH INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE "Investment in the function of economic
development and integration processes". Ulcinj april 2013. “ Financial system and its impact on
the Albanian economy”. Alqi Naqellari &Guximtar Rushani.
12. COMPETITION IN THE ALBANIAN BANKING MARKET. Prof.Inordinar Alqi Naqellari, Msc.Elona
SHAHINI. 2014.
13. Open data Albania. -Banka e Shqipërisë, Performanca sipas Fitimit 1993 – 2013. -Kreditë dhe
depozitat sipas monedhës gjatë 2002-2013 .

114
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arbana Zhapaj - Ndikimi i shkolles ne edukimin e nxenesve me nevoja te vecanta

Arbana Zhapaj

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore- Shqiperi

email: arbanam2000@yahoo.com

Abstrakt:

Integrimi i personave me aftësi të kufizuar në shoqëri është një proces sa i gjatë dhe i vështirë.
Faktorët dhe aktorët që ndikojnë në këtë integrim janë të shumtë dhe secili ka rëndësinë e vet. Në
punën e përditshme si edukator/mësues të specializuar ndeshemi shpesh me problematikat e
integrimit të personave me aftësi të kufizuar Mendore (më tej AKM). Këto problematika vijnë si nga
ana e shkollës, ashtu edhe nga familja.

Problematikat janë të ndryshme dhe çështja që shtrohet për shqyrtim, tashmë, është se në çfarë
mund të ndikojë familja në zhvillimin e fëmijës dhe në çfarë mund të ndikojë shkolla. Apo edhe të dyja
së bashku në bashkëveprim dhe bashkërendim të aksioneve dhe veprimeve, si edukative edhe
arsimore.

Prindërit me fëmijë AK mendojnë dhe besojnë se shkolla mund të ofrojë më shumë për fëmijët e tyre.
Ata i kanë sytë tek shkolla dhe presin më shumë prej saj. Por: Cilat janë këto pritshmëri?; dhe më tej;
Çfarë roli zë aktualisht dhe ç`rol duhet të ketë në të ardhmen, shkolla tradicionale, dhe çfarë me të
vërtetë ofron ajo për nxënësit në vështirësi? Këto pyetje janë bërë objekt i studimit tim, analiza e
përgjigjeve të së cilave do të jetë edhe udhërrëfyesi im në përmirësimin e marrëdhënieve prindër-
shkollë.

Në trajtimin e temës do të gjejnë përgjigje mbi këto pyetje sipas një analize të bërë me opinionet e
prindërve, fëmijët e të cilëve frekuentojnë shkollën. Për këtë studim është punuar nga autorja në
zonën e Fierit, qytet e provincë, zonë e cila për arsye të ndotjeve teknologjike të sistemeve të vjetra
industrialë, në vite ka ndikuar mbi shëndetin fizik e mendor të banorëve.

Roli i shkollës në trajtimin e nxënësve me aftësi të kufizuar

2.1 Ç`farë ofron shkolla për fëmijët dhe si orienton formimin e tyre
Shkolla i ofron nxënësit një numër të caktuar kompetencash të nevojshme për t`u marrë me një
funksion të caktuar. Nuk ka të mësuar shkollor nëse nuk stimulohen kapacitetet e atij që nxë dhe
pozicionit të tij si nxënës. Në shkollë nxënësit mësojnë një numër lëndësh të caktuara por njëkohësisht
ata mësojnë të jenë nxënës. Te jesh nxënës është një gjendje sociale, e cila e lejon fëmijën të jetojë në
këtë gjendje sociale edhe pse shpesh mund të jetë e dhimbshme, e lodhshme, trishtuese, emocionuese,
relacionale, që të hap këndvështrimin për vete, për jetën, për botën që na rrethon. Shkolla është një
vend që lejon në mënyrë të planifikuar zbulim dhe zhvillim të vetvetes dhe të të tjerëve.Në jetën e
përditshme në biseda me të tjerët, në problematikat që trajtojmë, jemi të detyruar që të dëgjojmë, të
prezantojmë sipas perceptimit tonë, të ndërhyjmë, të zgjidhim probleme, pra në shumë momente të
jemi në situata të njëjta siç mund të jenë edhe nxënësit, fëmijët. Por të bësh këto veprime do të thotë

115
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të dish edhe të integrosh disa nga normat sociale që të lejojnë të marrash apo japësh informacion, pra
të bisedosh. Nga ky arsyetim lindin disa pyetje:
Tek një nxënës në shkollë a duhet që të transmetohen nga mësuesi këto mënyra të të vepruari e të
komunikuari?
Sigurisht që po! Edhe nxënësi gjithashtu duhet të dëgjojë, të flasë sipas radhës, të përgjigjet kur e
pyesin, të mos ndërpresë shokët kur flasin, pra të krijojë norma sociale të të sjellurit e të vepruarit, pra
t`i zbulojë këto elementë falë të mësuarit dhe të nxënit.
Çfarë u mundëson fëmijëve që të zbulojnë, shkolla ?
Sigurisht që në shkollë fëmijët zbulojnë të tjerët. Të zbulosh të tjerët do të thotë të njohësh dikë që
është ndryshe nga ty, që ka një identitet dhe vlera që janë ndryshe nga të tuat. Shkolla e lejon këtë
nëpërmjet marrëdhënieve që krijohen brenda orës së mësimit, në punët që bëjnë nxënësit brenda orës
së mësimit, në punën që bëjnë ndërmjet njëri tjetrit. Kjo lejon që të njihen mendimet e te tjerëve dhe të
bësh analizën apo krahasimin me atë që vet mendon. Duke njohur tjetrin fillon të mësosh nga të
papriturat, nga të ndaluarat, nga rregullat, etj. Në një farë mënyre do të thotë të integrohesh apo të
futesh në jetën e përditshme shoqërore.(Bertrand Dubrei 2006)
2.2 Shkolla si vend dijeje, socializmi dhe integrimi social.
Shkolla është vendi ku të krijohet mundësia për të pasur shokë dhe rivalë, i transfertave dhe përjetimeve
për të modeluar të ardhmen. Brenda shkollës fëmijët zgjedhin shokët për të luajtur por gjithashtu edhe
ata të cilët i refuzojnë. Kështu ata kuptojnë që duke zbuluar të tjerët arrijnë të zbulojnë edhe vetveten.
Pra shkolla është një vend socializmi, nëpërmjet dijeve që transmeton dhe mundësive sociale që ajo
ofron fëmijëve në veçanti por të gjithëve në përgjithësi.. (Dragoti, E. (2004)
Shkolla transmeton dije. Kultura është diçka që kultivohet brenda njeriut dhe si e tillë ka nevojë për
përkujdesje të vazhdueshme për t`u rritur, pra nxënësit që të formohen dhe të rriten duhet të bëhen
njerëz të kultivuar. Shkolla lejon të mësuarin e dijes të zbuluar nga kultura njerëzore dhe duke u nisur
nga dijet personale.
Në shkollë deshifrohen kodet sociale të të sjellurit dhe komunikuarit, duke vënë në dukje kodet familjare
gjithashtu të të sjellurit dhe komunikuarit. Familja transmeton vlera dhe vizion për botën duke lejuar
formimin e një personaliteti social, na lejon të ndërtojmë një identitet, të ndërtojmë njohuri sociale,
politike dhe na bën t`i paraprijmë një pozicioni social.
Prindi e në përgjithësi familja duhet të dijë e ta ketë të qartë se çfarë duhet të edukojë tek fëmijët e vet.
Prindi që ka një ose më shumë fëmijë dëshiron t’i edukojë. Por cila është përmbajtja e kësaj edukate që
duam të transmetojmë tek fëmijët, pra tek brezi i ri?
Këtë po e sqaroj me një shembull nga puna e shkollës. Sapo fëmija hyn në klasën e parë, detyra fillestare
është të mësojë të shkruaj e të lexojë. Me abetare në dorë, pas shumë përpjekjesh të mësuesit, të
prindit dhe të vetat, arrin të mësojë, të lexojë e të shkruaj, pra merr elementet e para të njohurive nga
aritmetika, nga natyra e kështu me radhë.
Po në shtëpi, kur është pa u futur në shkollë, në ç`fusha duhet të edukohet?
Duhet ta kemi të qartë se shtëpia nuk është shkollë në kuptimin konkret të fjalës. Ndërsa shkolla punon
në mënyrë sistematike me plane mësimore, me programe, me tekste të posaçme për çdo lëndë e për
çdo klasë, pra, në mënyrë figurative, bukën e madhe të sofrës së diturisë, ajo e ndan në copa të mëdha
për çdo klasë, pastaj në rriska për çdo lëndë e më në fund në kafshata herë të vogla e herë më të mëdha
aq sa nxënësi mund t’i kapërdijë për çdo orë mësimi. Familja nuk mund të ndjek këtë rregullsi
sistematike të shkollës, pasi ajo punon në mënyrë më të natyrshme, pa zyrtarizëm, në mënyrë të
drejtpërdrejtë me fëmijën, madje në mënyrë më të kujdesshme. Prindi e sheh fëmijën orë e çast dhe e
kupton fort mirë se ku i dhëmb dhe si mund t’ia largojë të keqen. Megjithëkëtë çdo prind duhet ta ketë
të kuptojë se çfarë duhet të edukojë, ku duhet të arrijë, cila është përmbajtja e punës edukative që
duhet të bëjë me fëmijët e vet, pra cila është përmbajtja e edukatës në familje, cilat janë ato pjesë të
asaj buke të madhe që shtrohet në sofrën e edukatës familjare.

116
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.3 Zhvillimi intelektual dhe edukimi i punës në shkollë, për fëmijët me AK.
Natyrisht, në fushën e zhvillimit intelektual shkollës i takon puna më e rëndë, sepse ajo është institucion
i specializuar për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Aftësia për të folur dhe shprehur qartë, shkolla e
lëmon, e qëndis, e kulturon gjuhën, por themelet e saj , (leksikun, frazeologjinë, shqiptimet fonetike,
ndryshimin e fjalëve dhe lidhjet e tyre në fjali), natyrisht fillojnë e fitohen në familje.
Shpeshherë shkolla e ka të vështirë, madje të pamundur të ndryshojë disa trajta të shprehuri apo të
shqiptuari që merren në fëmijëri në familje, si mund të jetë p.sh. i foluri në dialekt. Rritet e plaket njeriu
dhe nuk ndryshon dot disa shqiptime, sado të punojë shkolla dhe mjetet tjera në këtë fushë
E kjo nuk ngjet vetëm me gjuhën, por edhe me disa aftësi, shprehi e njohuri të tjera, si: ato të
mbarëvajtjes të shtëpisë, të ekonomisë shtëpiake, të gatimit, të qëndisjes, të disa punëve të thjeshta
bujqësore e blegtorale etj. Në këto fusha e në shumë të tjera edukata familjare ndikon dukshëm, shpesh
ka përparësi ndaj shkollës.
Këta shembuj fillojnë në familje por marrin edhe një zhvillim të mëtejshëm nga ndikimet e tjera socale
sic janë, ndikimet e hershme sociale ku bën pjesë edhe shkolla. Kjo e fundit jep ushtron ndikimin e saj
në zhvillimin social të fëmijës. Fëmijët në shkollë fillojnë të lozin role sociale. Ata mund të bëhen lidera,
pasues, frikacakë, person që di të rivendosë marrdhëniet miqësore, person që të mërzit etj. Këtu fëmija
mund të fitojnë prirjen për të shfaqur shenjat e pavarsisë madje edhe të rebelimit. (Parker&Ascher
1987)
Aftësia për të perceptuar. Zhvillimi i shqisave, vrojtimi, mprehja e dëgjimit, të prekurit, shijimi, të
nuhaturit edhe pse fillojnë të zhvillohen në familje, në shkollë këto zgjerohen dhe përpunohen në
drejtimin shkencor e në mënyrë të organizuar nga ana didaktike.
Edukata e një fëmije nuk është diçka e copëtuar. Shkolla natyrisht që ka detyrimet e saj të të edukuarit
të një fëmije, por duhet të kuptojmë që ky edukim duhet lidhur në mënyrë organike me edukimin që
fëmija merr në familje. Kjo nuk do të thotë se në ato raste që fëmija nuk merr dot apo merr një edukatë
të gabuar, shkolla duhet t`a vazhdojë atë. Lidhje organike do të thotë që të arrish të konsiderosh në
punën si edukator se fëmija nuk është si dërrasa e zezë, bosh dhe i pashkruar. Çdo fëmijë ushtrohet në
familje derisa t’i bëhet shprehi që, kur të zgjohet nga gjumi, duhet të lajë duart dhe fytyrën. Ky rregull,
ky zakon i mirë, kjo shprehi ndikon në zhvillimin e mirë fizik dhe shëndetësor të fëmijës. Por ky zakon, sa
ka vlera higjienike aq është edhe edukim estetik. Një fëmijë i pastër, i larë, i veshur, i krehur është edhe i
bukur, ka një paraqitje të hijshme.
Këtu kemi të bëjmë edhe me një zhvillim intelektual të cilin shkolla normalisht duhet t`a përforcojë dhe
mësojë fëmijëve. Fëmija duhet të mësojë e kuptojë se, kur duart janë të ndotura, kanë shumë mikrobe e
ata duke prekur bukën, futen në trup e bëhen shkak për shumë sëmundje. Shumë fëmijë infektohen nga
papastërtitë. Duke i mësuar në këtë mënyrë ushtrohet rregulli, përpikëria dhe gatishmëria për të kryer
një punë.
Në shkollë fëmija mësohet të kryejë disa detyra me rregull qysh në fëmijëri dhe po i mësoi në mënyrë
korrekte e profesionale nga ana e edukatorit, ai do të vazhdojë kështu për tërë jetën. Ky është edukimi
moral shumë i dobishëm që shkolla mund t`i ofrojë fëmijës. Nuk edukojmë sot trupin, nesër mendjen,
një ditë tjetër sjelljen e pastaj shijet estetike. Jo, këto janë të ndërtuara, të lidhura e ndërvarura ngushtë
njëra me tjetrën.

4.1 Metodologjia e studimit

Natyrisht për sa përshkrova më lart nga ana teorike, ne mund të kemi elementë të mjaftueshëm për të
mund të nxjerrë rezultate, orientime apo edhe sugjerime të mundshme, mbi atë cka duhet të bëjë
shkolla apo edhe shteti përkundrejt këtyre aktorëve. Por sic e kam përmendur disa herë, problematikat
e personave me aftësi të kufizuara janë jo vetëm të shumta por edhe të ndryshme nga njëra tjetra.
Kështu që kryerja e një studimi, që më mundëson analizën e të dhënave në territor, në bazë, pra aty ku

117
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

jetohen me të vërtetë hallet dhe problemet e fëmijëve me handikap mendor, të cfarëdo niveli graviteti
qofshin, është tejet e rëndësishme për të arritur jo në konkluzione teorike të përgjithshme, por për të
parë mundësitë konkrete të një punë edukative speciale të bazuar mbi të dhëna reale.
Qëllimi i këtij studimi ishte të analizoheshin problematikat relative me integrimin e
fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe në jetë, për të kuptuar më vonë se sa/si/me cfarë
mjetesh/metodash mund të bëhet konkretisht për të punuar mbi binomin familje shkollë, të parë nga
këndvështrimi i familjeve/ prindërve që kanë një fëmijë të moshës shkollore, me probleme të vonesës
mendore.
. Për t’iu përshtatur kërkesave të studimit, u përdor kërkimi cilësor, duke aplikuar përqasjen e Teorisë së
Bazuar mbi Rezultatet (Grounded Theory) për analizën e të dhënave (Ëilling, 2001; Camic, Rhodes,
Yardley, 2003).
Intervista narrative si mjet i identifikimit të nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuar mendore.
Intervista e hapur, si mjet për mbledhjen e të dhënave dhe identifikimin e nevojave, është në përgjithësi
një praktikë sa e mirë dhe e dobishme, por po aq edhe e vështirë. Kur interviston një familje që ka në
gjirin e vet një fëmijë me nevoja të vecanta, atëherë vështirësia dhe përgjegjësia e mënyrës së kryerjes
së intervistës shtohet.
Për të lehtësuar sadopak komunikimin gjatë intervistave, natyrisht të konceptuara si intervista të
hapura, pasi të bëja intervista të strukturuara me pyetje-përgjigje do të mund të më vështirësonte
mbledhjen objektive të të dhënave si dhe të krijonte probleme në komunikim. Intervistuesi natyrisht që
duhet të orientojë dialogun me prindin, në mënyrë që në fund të intervistës të jenë mbledhur elementët
më kryesorë, analiza e të cilëve do të na ndihmojë të kuptojmë se cilat janë nevojat e familjeve dhe ku
qëndron ndryshimi midis problemeve që hasin familjet e fëmijëve handikap që frekuentojnë shkollën me
ato të familjeve me fëmijë handikap që nuk e frekuentojnë shkollën.
Pra, në intervistën e lirë ose të hapur, kam ndërtuar një strukturë pyetjesh orientuese për
bashkëbiseduesit (prindërit), si dhe ndihmëse për intervistuesin në identifikimin e të dhënave.
Një tjetër motiv për zgjedhjen e kësaj metode e të grumbulluarit të informacioni, qëndron mbi
vlerësimin që i është bërë, si më e përshtatshme për studimet që kanë natyrë analizuese, përshkruese,
dhe interpretative, gjë të cilën e vërejmë në cdo kapitull të këtij punimi, intervista të cilat kërkojnë të
identifikojnë, përshkruajnë dhe identifikojnë problematikat e fëmijëve më AK që shkojnë në shkollë dhe
atyre që nuk shkojnë në shkollë, të kuptojë ku qëndron ndyshimi dhe cfarë të mire apo jo të mire sjell ai
në integrimin social të fëmijëve dhe të ardhmen e tyre arsimore e profesionale të mundshme.
4.2 Kampionimi dhe përzgjedhja e subjekteve
Për të mundësuar një studim sa më objektiv, në kuptimin e përzgjedhje së kampionëve në mënyrë që të
kishte një gjithpërfshirje e mundshme e problematikave, u përfshinë në inetervista 24 familje/prindër të
cilët kanë një fëmijë me aftësi të kufizuara mendore(në ndonjë rast familja kishte edhe dy individë të
tillë) të moshës shkollore nga 8 deri në 16 vjec, të diagnostikuar nga ana mjekësore si fëmijë me aftësi
të kufizuar mendore, pra me prapambetje të zhvillimit, e që janë banues në qytetin e Fierit. Përzgjodha
këtë grupmoshë fëmjësh, pasi nga studimet e kryera në vende të tjera rezulton se problematikat më
kryesore që përjetojnë familjet sidomos prindërit është më i lartë gjatë kësaj periudhe.
Kriteri i dytë, nga radha por jo nga rëndësia, për përfshirjen e prindërve në studim, ishte që ata të kishin
një fëmijë me prapambetje mendore, pasi të tjera paaftësi do të kishin problematika jo të njëjta dhe nuk
do të mundeshim t`i krahasonim për nga eksperiencat e tyre në lidhje me fëmijët etyre AK, si dhe në
raportin dhe eksperiencën që kanë me shkollën. Pra për arsyet e sipërpërmendura, kampioni i
prindërve/familjeve të përzgjedhur nuk ishte rastësor por përkundrazi ishte i qëllimshëm. Duhet të
theksoj qysh në fillim se shumica e përgjigjeve nga personat e intervistuar janë dhënë nga nënat e këtyre
fëmijëve, edhe pse në shumë raste baballarët ishin prezent dhe ndërhynin më rrallë. Kjo nuk do të thotë
se ata(baballarët) kishin më pak për të thënë, por duke qenë se nëna është kujdestari kryesor i fëmijës,
ajo që përkujdeset direkt për ta, atëherë ato i njohin më mirë problemet që paraqet fëmija i tyre,

118
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nevojat e tij, janë më të prekshme nga ngarkesa fizike dhe mendore apo edhe nga izolimi social.
Gjithashtu, studime të tjera të mëparshme janë mbështetur në këtë zgjedhje të kampionit. (Singer &
Irvin, 1989)
4.7 Rezultate dhe sugjerime nga analizat e kryera.
Për të bërë një analize nga intervistat e bëra me familjet do të shikoj fjalët kyc që janë përmendur dhe
do ti analizojë në bazë të disa dimensioneve.
Pyetja I: Ç`farë mendoni se u ka dhënë shkolla
Dimensioni i parë: Zhvillimi Konjitiv
- shkolla na ka ndihmuar për zhvillimin e fëmijës, pasi tashmë ka mësuar të shkruaj e të
lexojë por edhe të bëjë llogari matematike.
Por kjo ishte vetëm në pak nga intervistat e realizuara.
Kjo tregon se shkolla nuk e ka permbushur rolin e saj në zhvillimin intelektual të nxënësve.
Dimensioni II. Integrimi social.
Disa nga deklratat e prindërve për fëmijët e tyre për mënyrën se si ndiheshin fëmijët e tyre në shkollë
ishin
- ndihen mirë, të qetë dhe të shoqërueshëm me shokët dhe shoqet e tyre të moshës
- shkolla ka ndihmuar shumë pasi aty është ambient i mbushur me fëmijë dhe ka kontakte
më të shumta, se sa mund të kishte po të mos shkonte në shkollë
- është pjesëtare e klasës, në një farë mënyre është pjesëmarrëse në festa të ndryshme
që organizon klasa, lojëra të përbashkëta, merr pjesë në orën e edukimit fizik, etj. Kjo gjë e bën të jetë e
shoqërueshme dhe të ndihet mirë në grup.
- Në shkollë ajo ka dëshirë të aktivizohet, mëson si të sillet, të presë radhën kur duhet të
marrë diçka, të ndajë materialet
- Shkolla ka ndikuar edhe në familje jo vetëm për vajzën por edhe për pjesëtarët e tjerë
pasi tashmë edhe ajo vet është integruar pasi ka më shumë kohë për veten dhe shkon në punë gjysmën
e ditës.
Nga të gjitha intervistat vihej re se familjet vlerësonin rolin e shkollës përsa i përket integrimit social të
fëmijëve të tyre, gjithashtu shkolla i ka ndihmuar të ndërtojnë marrdhënie me nxënësit e tjerë dhe me
matërialet mësimore.
Sipas komenteve te bëra nga ana e prindërve dilet në rezultatin se fëmijët kanë pasur një socializim
brenda klasës. Ky socializim i lejon fëmijës që të përfitojë, por edhe të jap një impakt pozitiv brenda
familjes dhe më tej. Shoqërizimi që kanë bërë me fëmijët e tjerë në klasë i ka bërë gjithashtu të zbulojnë
pjesë të personalitetit por edhe të kuptojnë ndryshueshmëritë që kanë.
Dimensioni III. Roli social
Përsa i përket rolit social. Prindrit deklarojne se shpesh fëmijet nuk e kanë ndier veten pjesë të grupit.
Kjo është deklaruar nga rreth 20 të intervistuar.
Dimensioni IV: Autonomia Praktike
Shumë pak nga të intervistuarit mendon se shkolla e ka ndihmuar fëmijën e saj në lidhje me autonomine
por kjo e bere ne menyrë të pjesshmë
Familjet mendojnë se bazat për autonominë praktike ua mësojnë vet fëmijëve të tyre dhe për këtë
shkolla ofron shumë pak.
Pyetja II: Ç`farë mendoni se u ka munguar nga shkolla?
Dimensioni I. Zhvillimi konjitiv
- nuk arritën dot të bënin llogari dhe nuk mësuan dot të shkruajnë e të lexojnë si gjithë
shokët e shoqet e veta të klasës.
- nuk ka dhënë maksimumin , pasi fëmija im ishte me vështirësi në të mësuar dhe ndiqte
leksionet e të njëjtëve programe me fëmijët e tjerë, ndërkohë që shkolla e dinte shumë mirë që fëmijës

119
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tonë i duhej më tepër kohë për të kuptuar apo mësuar atë që për fëmijët e tjerë mësohej në një kohë
më të shkurtër.
- . fëmija jonë ka kaluar nga viti në vit pa qenë në gjendje të përballojë programet e reja.
- Shkolla, për fatin e keq të fëmijës tonë dhe tonin natyrisht, nga ana e të mësuarit dhe
zhvillimit nuk ka bërë asgjë
- Sipas nesh, mësuesit nuk kanë ditur t`i mësojnë , t`i kuptojnë dhe t`i ndjekin ashtu siç
duhet fëmijët tanë dhe aq më keq, nuk kanë ditur si t`i motivojnë fëmijët për të kuptuar vlerat dhe
rëndësinë e të shkruarit apo të lexuarit.
Pjesa më e madhe e të intervistuarit thotë se shkolla nuk mund ti ofroj fëmijës së tyre një zhvillim
intelektual të organizuar në bazë të kapaciteteve që ata kanë. Kjo për faktin se shkollat kanë një
program të detyrueshëm për të gjithë.
Dimensioni II: Integrimi social
- fëmijëve u ka munguar nga mësuesit ai afeksion që çdo fëmijë duhet të ketë për t`u
motivuar siç duhet në mësime, për t`u ndier më i sigurt apo më i qetë.
- Shpesh herë fëmijët kanë nevojë që edhe në shkollë të shprehin emocionet e tyre, por
këtë gjë ata nuk e kanë bërë dot pasi shkolla është treguar shumë e ngurtë me ta, pra jo e hapur dhe e
duruar për të dëgjuar këta fëmijë, për t`i kuptuar dhe më pas për t`i ndihmuar.
Pak nga familjet e intervistuara mendonte se fëmija i tyre nuk kishte një integrim social në shkollë.
Dimensioni III: roli social.
- Shpesh fëmijët tanë kanë qenë të përfshirë në klasë por nuk është se përfitonin një vend
të tyre apo të respektoheshin për “vecantinë” e tyre.
- Shkolla ofron deri diku njohje me shokë e shoqe bashkëmoshatarë por vështirë se mund
të sigurojë një rol social për një fëmijë me vështirësi si vajza jonë.
- Shumë herë në shtëpi vajza na thotë se ndihet e përjashtuar në shkollë.
- Nuk ka asnjë shoqe të ngushtë edhe pse ajo vetë mundohet të futet në ndonjë grup
bashkëmoshatarësh, por pa shumë rezultate.
- Natyrisht që asaj do t`i pëlqente të kishte shoqe të ngushte si kanë edhe
bashkëmoshataret e saj, por fëmijët e tjerë jo shumë herë e afrojnë.
- Ajo ndër shoqet e shokët është e konsideruar si “nxënëse e dobët” në mësime.
- ndonjëherë ajo e ndjen veten të përjashtuar për faktin se është e “prapambetura e
klasës”.
Nga deklaratat e prindërve shumica e të intervistuarit thonë se shkolla nuk u ofron nxënësve me
vështirësi një rol social. At përfshihen fizikisht por nga ana psikologjike e ndiejnë që nuk mund të jenë si
bashkëmoshatarët e tyre dhe shpesh për këtë fakt janë të përbuzur nga grupi.

Dimensioni IV: Autonomia praktike.


- . Në shkollë fëmijëve u duhet të mësojnë vetëm teori dhe nuk praktikojnë asgjë për të
qënë të pavarur për veten e tyre, të dinë të bëjnë pazar, të marrin kusurin, edhe pse unë si nënë
mundohem tua mësojë vetë.
- Asaj i vjen keq që i duhet të shkojë cdo ditë në shkollë të ushqej vajzën në orën e
pushimit apo ti jap medikamentet që merr cdo ditë, pasi mësuesja nuk mund ta bëjë dot këtë. E ka të
vështirë dhe thotë që nuk është përgjegjesia e saj.
- Do të shtoja se shkolla edhe për sa i përket autonomisë së fëmijëve me vështirësi nuk
ofron asnjë alternativë, pasi nuk e ka as të parashikuar në programet e veta.
Nga deklaratat e të gjithë prindërve vihet re se në lidhje me autonominë praktike shkolla nuk ofron
asgje. Shpesh këto programe janë vetëm teorikisht dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara janë të
vështira të kuptohen pa u bërë në mënyrë praktike.
Pyetja III. Ç`farë ofroni ju si prindër dhe familje, që shkolla nuk ofron, për fëmijën tuaj?

120
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dimensioni I. Zhvillimi Konjitiv.


- Ne si prindër shumë herë kur vajza shikon televizion, e motivojmë duke e vëmë të
lexojë titrat
- Ne në familje mundohemi me të gjitha format që njohim për të bërë të mundur sadopak
zhvillimin e vajzës sonë. Punojmë me të duke i rrëfyer përralla ose edhe duke luajtur lojëra të ndryshme,
të cilat mendojmë se e zhvillojnë pak për të kuptuar esencën e gjërave.
Të gjithë prindrit pretendonin se mund të jepnin ndihmë për zhvillimin por kjo në mbështetje të asaj që
mësonin në shkollë. Prindër të ndryshëm pranuan që nuk mundnin të punonin në mënyrë të mirfilltë për
shkrimin, leximin apo matematikën, megjithatë mundoheshin që njohuritë e marra nga shkolla tua
zhvillonin edhe më tej nëpërmjet praktikave që atyre u dukej e arsyeshme.
Dimensioni II. Integrimi social
- Fatmirësisht ruajmë si familje marrëdhënie të mira fisnore dhe shumë nga të afërmit
tanë na ndihmojnë me vajzën. Fëmijët e tyre vijnë e luajnë me fëmijën tonë dhe duke ndenjur së
bashku, natyrisht, që vajza ndihet mirë dhe mëson gjëra të reja
- . Punojmë me të duke i rrëfyer përralla ose edhe duke luajtur lojëra të ndryshme, të cilat
mendojmë se e zhvillojnë pak për të kuptuar esencën e gjërave, të komunikimit, të sjelljes, të
respektimit të të tjerëve, e të tjera si këto
- E ndihmojmë që të stabilizojë marrëdhënie korrekte me komshinjtë dhe me
bashkëmoshatarët e saj që jetojnë përreth nesh
- Në familje ne jemi përditë të angazhuar me fëmijët tanë.
- Shkojmë vazhdimisht nga lojrat dhe perpiqem që të krijojë marrdhënie me fëmijët e
tjerë.
Në lidhje me këtë dimension familjet përpiqen të ndikojnë në integrimin social të fëmijëve të tyre kjo
shpesh ndodh në mënyrë të paorganizuar. Megjithatë këtu është për tu vlerësuar fakti që këto familje
gjithnjë e me shumë po bëhen më të hapura dhe nuk e fshehin fëmijën e tyre.
Dimensioni III: Roli Social.
- Afeksioni që marrin në familje, duke qene se jetojnë përditë me dashurinë e familjes, i
bën të jenë më të dashur, të tregojnë kujdes, të ndihmojnë dhe të ndihmohen nga të tjerët, të ndajnë
emocionet me ne si prindër apo me vëllezërit e tjerë.
- Falë familjes ata në shtëpi kanë mësuar të menaxhojnë vetveten më mirë.
- I mësojmë edhe të dijë të ruhet nga rreziqet e ndryshme që mund të hasë një vajzë
adoleshente kur bën shoqëri të këqija.
- I tregojmë që një ditë do të jesh i rritur.
Persa i përket rolit social familja ka një ndikim te mirë. Të gjithë të intervistuarit thonë se ne i mësojmë
që ajo ka një vend në familje, apo shoqëri. Fakti që në familje trajtohet me më shumë dashuri e bën
fëmijën të kuptojë që është i vlerësuar dhe ka një rol si motër, vëlla apo kushuri. Megjithatë ky rol social
është cunguar pasi fëmijës i duhet të kuptojë që ka një vend edhe ne klasë , shoqëri e më gjerë.

Dimensioni IV: Autonomi Praktike.


- -Për gjerat më të nevojshme të jetesës së përditshme si të ushqyerit, higjiena personale,
mirëmbajtja e dhomës së vet, ne në familje kemi arritur t`ia mësojmë këto gjëra, edhe pse pak me
vështirësi, por përgjithësisht vajza po ecën mirë në këto drejtime.
- Fëmija ynë në shtëpi ka mësuar të jetë autonom në mënyrën e të veshurit, të ngrënit, të
higjenës personale dhe shtëpiake, etj. Këto gjëra, besojmë, se shkolla nuk do t`i mund t`i ofronte dot për
vajzën tonë.
Falë familjes ata në shtëpi kane mësuar të jenë të pavarur, janë më autonomë, më praktik dhe
menaxhojnë vetveten më mirë në gjërat e shtëpisë.

121
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

- Ata mund te mirëmbajnë veten e tyre për sa i përket higjienës, të gatuajnë mjaftueshëm
( sallata, ëmbëlsira, gjellë), të bëjnë pazar duke blerë gjëra të thjeshta, të pastrojnë shtëpinë etj.
- Janë shumë autonom edhe në daljet jashtë ambientit të shtëpisë, lëvizjen në qytet,
shkojnë vete në shkollë apo shëtitje.
Përsa i përket autonomisë familja zë një rol kryesor është jeta e përditshme familjare e cila mund tu
mësojë këtyre fëmijëve autonominë praktike. Prindrit deklarojnë se shkolla nuk mund ta ofrojë këtë dhe
sidomos me fëmijët e tyre që i kanë këto nevoja të vecanta.
Pyetja IV. Ç`farë mendoni/pretendoni, nga eksperienca juaj, se shkolla mund të bëjë/bënte më shumë
për fëmijën tuaj?
Shkolla speciale në qytetin tonë nuk ka dhe ato që janë, ndodhen në qytete të tjera që për ne është e
pamundur ekonomikisht ta çojmë vajzën deri aty.
programet që aplikohen në shkollë nuk janë të përshtatshme për zhvillimin e vajzës.
mësuesja nuk është e specializuar nga ana psikologjike apo pedagogjike për të përballuar fëmijën tonë.
Ajo që ne si prindër do të kërkonim nga shkolla është që në ndonjë farë mënyre të kontribuonte për një
formim profesional, për ndonjë lloj kursi në mënyrë që vajza jonë të mësojë të bëjë një zanat.
Fëmija qoftë edhe me prapambetje duhet të dijë të paktën të lexojë një etiketë ushqimore, një
emërtesë dyqani, apo edhe të bëjë disa llogari të thjeshta. Përndryshe ata bëhën të varur për çdo gjë
dhe kjo jo vetëm që dëmton ata, por dëmton edhe ne, pasi duhet t`u rrimë mbrapa për çdo nevojë,
qoftë edhe elementare.
Ja pra që shkolla mund të ofronte disa kurse apo trajnime të nivelit praktik, ku këta fëmijë t`i arrijnë t`i
mësojnë gjërat duke i përsëritur shumë herë, pasi normalisht koha e të kuptuarit të gjërave prej tyre
është pak më e gjatë se fëmijët e tjerë.

Kërkesat e prindërve në lidhje me shkollën ishin të shumta.


Të gjithë prindrit kërkuan një shkollë me programe të specializuara që për ne si pedagogjistë të
specializuar eshte hartimi i një projekti jete për këta fëmijë.
Të gjithë prindrit kërkuan mësues të specializuar për të marrë në ngarkim fëmijët e tyre pasi mësuesit
aktual nuk janë të përgatitur për të njohur dhe përmbushur nevojat e nxënësve me vështirësi.
Shumica e prindërve kërkuan që shkolla të ofronte një formim profesional për fëmijën e tyre, me qëllim
që në të ardhmen të integrohen në jetën shoqërore.
Prindrit kërkuan që të ketë një punë më efikase përsa i përket zhvillimit konjitiv të këtyre fëmijëve me
qëllim që ata të jenë të aftë të përballojnë sfidat e jetës, dhe të krijojnë një jetë të tyre
Nga kerkesat e prindërve vihej në dukje edukimi për rolin social të këtyre fëmijëve, për vendin që zenë
në klasë apo shoqëri dhe kjo bëhet shumë mirë duke i konsideruar nevojat e tyre dhe duke i bërë që të
realizojnë potencialet dhe veten.
Përsa i përket autonomisë praktike është një nevojë që është përpjekur ta përmbush vetëm familja dhe
shkolla kontribuon fare pak ose aspak.
Analizë e të dhënave, për fëmijët të cilët shkojnë në shkollë.
Këtë analizë do ta përmbledh për të dhënat e mbledhura mbi katër dimensionet dhe kjo në varësi të dy
aktorëve kryesorë familje-shkollë.
 Zhvillim Konjitiv
 Integrim Social
 Roli Social
 Autonomia Praktike
David Ëechler, krijuesi i madh i disa testeve të inteligjencës e konsideron inteligjencën si aftësi të
individit për të kuptuar botën ku jeton dhe për tu përgjigjur sfidave të saj (Ëechler 1975) po ti shtojmë
edhe shkathtësitë e nevojshme për tu përshtatur me një kulturë (Vernon 1979). Sipas këtij përkufizimi

122
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shkolla duhet të ofrojë një përqasje të fëmijëve për të arritur sa me shume aftësitë e tyre për të kuptuar
botën dhe sfidat e jetës, por a është e mundur kjo dhe sidomos për fëmijët me vështirësi të të mësuarit?
Sipas studimit dalim në përfundimin:
Përsa i përket zhvillimit konjitiv shkolla në këtë aspekt ofron shumë pak dhe kjo është një e dhënë sipas
dëshmive të prindërve. Fëmjët janë gjithmonë pasivë gjatë mësimit. Nga teori të ndryshme por edhe nga
studime të bëra nga shtete të tjera më të zhvilluara se mjedisi shkollor luan një rol të rëndësishëm për
zhvillimin e nxënësit.
Atëherë lind pyetja përse nuk mund ta përmbushë shkolla këtë detyrë të saj? Përsëri nga të dhënat e
prindërve dalim në përfundimin se mësuesit aktual nuk janë të përgatitur për të ndjekur fëmijën në
vështirësi, gjithashtu programet e përdorura janë të papërshtatshme për kapacitetet e ketyre fëmijëve.
Por cfarë bën familja në lidhje me këtë dimenson? Nga intervistat kuptohet që familjet mundohen të
punojnë në lidhje me zhvillimin e fëmijëve të tyre por kjo mbetet në një forëm të paorganizuar dhe të
pastrukturuar, pasi prindrit vinë nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe profesionale. Megjithatë ata
mund të identifikonin shumë mirë problematikat. Gjatë dëshmive të prindërve kuptohej dëshira e tyre
të bashkëpunonin me shkollën në këtë drejtim.
Sipas dëshmive të prindërve at mendonin se integrimi social ishte bërë në mënyrë të pjesshme dhe më
tepër është integrimi fizik në shkollë i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kjo sipas prindërve vjen nga
mentaliteti jo i përshtatshëm për të pritur fëmijët me probleme si nga ana e mesueses ashtu edhe nga e
nxënësve të klases, kjo për faktin e mentaliteteve të mbetura nga sistemi i kaluar.

Por a është kjo një përgjigje e shoqërisë në lidhje me integrimin e fëmijëve në vështirësi? Aspak! Këtu
shkolla dhe sistemi shoqëror duhet të marrin më shumë përgjegjësi kolektive.

Nga ana tjetër familja mundohet të bëjë një integrim social por përsëri është e paplotë.

Sipas Nomeklatura e shprehive të jetës (Fougeyrollas et al. 1998) roli social është i përcaktuar sipas
përgjegjësive, marrdhënieve, edukimit, punës dhe zbavitjes, ku mund të përmendim: marrdheniet
ndërpersonale, afektive, sociale, formime profesionale, edukim shkollor, orientim profesional, sport
lojra etj.

Në këtë kontekst mund të krahasojmë rolin social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla. Nga të
gjitha dëshmitë u vu re se fëmijët nuk kishin një rol social brenda shkollës. Ata nuk ndiheshin pjesë e një
grupi, nuk mund të krijonin marrdhënie ndërpersonale, ndiheshin të përjashtuar ose të mëshiruar. Nga
kërkesat e prindërve u vu re edhe mungesa e formimit profesional për këta persona cka do të thotë se
nuk ekzistojnë. Kështu duket më së miri se shkolla nuk e ka përmbushur detyrën e saj për tu dhënë një
rol social këtyre nxënësve.

Në kahun tjetër familja mundohet ti japë një rol së shumti në familje por që është i pamjaftueshëm për
të konsideruar këta fëmijë me një rol në shoqëri.

Përsëri sipas Nomeklatura e shprehive të jetës (Fougeyrollas et al. 1998) aktivitetet e jetës së
përditshme përfshin një numër shprehish si të ushqyerit, gjendja trupore, përkujdesja personale ,
zhvendosja etj. Në këtë pjesë të zhvillimit të fëmijës normalisht duhet të marrë pjesë edhe shkolla, sipas
dëshmive të prindërve këtë rol shkolla nuk e luan aspak. Ndoshta është kjo një mangësi e sistemit
arsimor në Shqipëri? Pasi në këtë aspekt shkolla nuk punon sidomos në mënyrë praktike, sepse nëse do
të shikojmë programet ndoshta ndeshim me orientimet në rrugë por a do të kishte të njëjtën vlerë kjo
forëm për fëmijët me vështirësi? A do të mund të arrinin të zhvendoseshin ata? Po për regjimet
ushqimore, mjekimin, gjendjen fizike e mendore, higjenen personale cfarë bën shkolla? Pothuajse asgjë.
Por cili mund të jetë problemi? Ndoshta vet organizimi i sistemit arsimor, edhe pse flasim për

123
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

gjithpërfshirje nuk është munduar askush ta shikojë këtë praktikë në të gjitha dimensionet. Në praktikat
arsimore të huaja është shkolla që ndërhyn në këtë aspekt. Në praktikat e shtetit Zvicerian apo Italian
kam qenë dëshmimtare e mënyrës se si organizohet ky edukim. Këtu vet shkolla ka programe të
caktuara për formimin e këtyre shprehive. Fëmijët shkojnë në supermarkete duke mësuar kështu si të
përdorin paratë, menyrën e të komunikuarit në ambiente të ndryshme, mësimin e rregullave etj , hanë
disa herë në javë së bashku, lëvizin me sistemin urban e te tjera aktivitete të tilla.

Por ndërkohë cfarë bën familja në këtë aspekt? Gjithcka mundet. Vetë prindrit deklarojnë se u mësojnë
fëmijëve të tyre këto shprehi të jetës dhe kjo i ndihmon edhe për faktin se shtëpia është një vend ku
mund të mësojë edhe më shumë fëmija përsa i përket të ushqyerit, higjenës apo banimit. Por a munden
të gjithë prindrit të jenë të mirë organizuar për këtë edukim? Nëse jo të gjithë prindërit do mundeshin ta
bënin gjithashtu edhe shkolla, cfarë do të bëhej me këta fëmijë? Do tu hiqnim të drejtën e edukimit, por
a e ka këtë të drejtë shkolla apo edhe shoqëria? Absolutish jo.

KONKLUZIONE

Personat me aftësi te kufizuar dëshirojnë mundësi të barabarta dhe jo mëshirë


Ashtu si dhe në shumë rajone të tjera të botës,edhe tek ne personat me aftësi të kufizuar kërkojnë
mundësi të barabarta dhe akses të të gjitha resurseve shoqërore, dmth arsimit gjithëpërfshirës,
teknologjive të reja, shërbimeve sociale dhe shëndetësore, sporteve dhe aktiviteteve të kohës së lirë,
shërbimeve dhe mallrave të konsumit.
Barrierat në shoqëri çojnë në diskriminim dhe përjashtim shoqëror Mënyra sesi janë të organizuara
shoqëritë tona shpesh nënkupton se personat me aftësi të kufizuar nuk janë në gjendje që të gëzojnë
plotësisht të drejtat e tyre njerëzore dhe që ata janë të përjashtuar nga shoqëria. Nga ky punim pamë se
personat me aftësi të kufizuar kanë nivel shumë të ulët të pranueshmërisë arsimore. Gjithashtu rezulton
një numër i madh personash me aftësi të kufizuar që jetojnë në varfëri reale krahasuar me personat që
nuk kanë aftësi të kufizuar.
Personat me aftësi të kufizuar duhet të dalin nga imazhi i qytetarit të padukshëm. Diskriminimi që
ndeshin personat me aftësi të kufizuar ngandonjëherë është i bazuar në paragjykimet që ekzistojnë ndaj
tyre, por në të shumtën e rasteve ai ndodh për shkak të faktit që personat me aftësi të kufizuar
harrohen dhe nënvleftësohen dhe kjo çon në krijimin dhe përforcimin e barrierave të ambientit dhe
mentalitetit të cilat I pengojnë personat me aftësi të kufizuar të përfshihen në shoqëri.
Familjet e personave me aftësi të kufizuar, dhe veçanërisht familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar
mendore, duhen ndihmuar nga shkolla, pasi ato luajnë një rol vital në arsimimin dhe përfshirjen e tyre
sociale. Në këtë pikëpamje, duhen vendosur masa adekuate për këto familje nga autoritetet publike e
arsimore, me qëllim që këto familje të lejohen të organizojnë mbështetjen e tyre për personat me aftësi
të kufizuar në mënyrë sa më përfshirëse.
Gjithpërfshirja e aftësisë së kufizuar në shoqëri del si një priotritet i kohës. Personat me aftësi të kufizuar
duhet të kenë akses në arsim, shërbime të shëndetit, shërbime profesionale dhe sociale dhe në të gjitha
mundësitë, të cilat janë ekzistuese për personat e tjerë pa ndonjë aftësi të kufizuar. Nevojat e personave
me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre janë të ndryshme dhe është e rëndësishme të hartohen plane
të plotë, të cilët marrin në konsideratë personin dhe aspektet e ndryshme të jetës se tij.
Asgjë nuk mund të bëhet për personat me aftësi të kufizuar pa personat me aftësi të kufizuar. Duhet të
krijohen mundësi për të dhënë personave me aftësi të kufizuar, familjeve, përkrahje dhe duhet të
ndërmerren veprime në dialog dhe bashkëveprim me shkollat tradicionale dhe ato përkatëse të aftësisë
së kufizuar.

124
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shkollat të marrin një rol drejtues në përhapjen e mesazhit se të drejtat e personave me aftësi të
kufizuar kuptohen dhe pranohen, duke ndihmuar kështu në heqjen e frikës, miteve apo keq-
konceptimeve dhe duke mbështetur përpjekjet e të gjithë komunitetit.
është e domosdoshme që të arrihet arsimim për të gjithë bazuar në principet e barazisë dhe
pjesëmarrjes së plotë. Arsimi luan një rol kyç në përcaktimin e të ardhmes për këdo, si nga pikëpamja
personale dhe nga ajo sociale e profesionale. Prandaj sistemi arsimor duhet të jetë vendi thelbësor për
të siguruar zhvillimin personal dhe përfshirjen sociale, që do të lejonte fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të
kufizuar të jenë sa më të pavarur që të jetë e mundur. Sistemi arsimor është hapi i parë drejt një
shoqërie gjithëpërfshirëse.

Bibliografia

Scolariser l’eleve handicape. (2006) Dynod, Paris. Jean-Marc Louis, Fabiene Ramond

Konferenca kombëtare për aftësinë e Kufizuar. (2007) Raport I Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale
dhe Shanseve te Barabarta, dhe OSCE

Bavin, J. (1979). Les problemes des parents: Ne abregre de l’education a domicile de l’enfant infirme.
Paris: Masson.

Beckman, P., & Bristol, M. (1991). Issues in developing the IFSP: A frameëork for

establishing family outcomes. Topics in Early Childhood Special Education, 11,

19–31.

Quelles ecoles pour les eleves handicape ? Joel Zafran

Closs, A., Nano, V. & Ikonomi, E. (2003). “Unë jam si ju”-Vëzhgim mbi situatën e fëmijëve me aftësi të
kufizuara në Shqipëri. Raport këshillimor për “Save the Children”.

Dragoti, E. (2004). Psikologjia sociale. (fq 40-53) Tiranë.

Freedman, R.I., Litchfield, L.C. & Ëarfield, M.E. (1995). Balancing ëork and family:

Perspectives of parents of children ëith developmental disabilities. Families International, 33, 100–108.

Gorgoni, L., Giannotti, G. & Cappello, R. (1992). Raporto su: Handicap, stigma e emarginazione. Studi e
Ricerche, 13, 5-47.

Gupta, A. & Singhal, N. (2004). Positive perceptions in parents of children ëith disabilities. Asia Pacific
Disability Rehabilition Journal, 15:1, 22-32.

125
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hodap, R. & Zigler, E. (1993). Comparison of families of children ëith mental

retardation and families of children ëithout mental retardation. Mental

Retardation, 32, 75–77.

Jones, J. & Passey, J. (2004). Family adaptation, coping and resources: parents of children ëith
developmental disabilities and behavior problems. Journal on Developmental Disabilities, 11:1, 32-44.

Meyers, M., Lykemyer, A. & Smeeding, T. (1998). The cost of caring: Childhood Disability & Poor
Families. The Social Service Revieë , 72:2, 209-233.

Milani, P., (1993). Progetto Genitori: Itinerari Educativi in Piccolo e Grande Gruppo. Trento: Erickson.

126
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arben Brala - Faktorët të cilët ndikojnë ne përzgjedhjen e fakultetit nga maturantet e shkollave të
mesme
Arben Brala

Kolegji Riinvest, Master Menaxhment - Prishtinë, Kosovë

Email:brala.arben@gmail.com

Abstrakt

Zgjedhjet të cilat i bëjnë maturantët padyshim se kalojnë përmes indikatorëve të ndryshëm


deri sa të arrijnë te momenti i përzgjedhjes së ndonjë fakulteti të dëshiruar. Faktorët të cilët mund të
ndikojnë tek të rinjtë gjatë përzgjedhjes janë të shumtë, por ne i kemi përmbledhur këta faktorë në tri
grupe të ndryshme; në preferenca personale, faktorët financiar dhe faktorët socio-ekonomik. Qëllimi i
hulumtimit është identifikimi i faktorëve të cilët kanë influencë më të madhe në përzgjedhjen e
programeve të cilat ofrohen nga Universitetet/Kolegjet në Kosovë. Hulumtimi në të cilin janë përgjigjur
81 maturantë, shtjellon pyetjet se si ata informohen për fakultete, për programet e ofruara, kostot e
studimit, si e vlerësojnë shpërndarjen e bursave dhe sa familjarët kanë ndikim në përzgjedhje të
fakultetit. Hulumtimi tregon se lokacioni nuk luan ndonjë rolë të rëndësishëm dhe maturantët
preferojnë të informohen përmes referencave pasi paraprakisht ata nuk i vizitojnë Kampuset. Pjesa
dërmuese vlerësojnë se ka programe studimi por mendojnë se ato programe ju përgjigjen pjesërisht
kërkesave të tregut. Pagesat në universitete publike i cilësojnë mesatare , ndërsa ato në Kolegje Private
mendojnë se janë të larta, kurse për shpenzimin më të lart gjatë studimeve e vlerësojnë atë për
literaturë. Programet “Exchange” (shkëmbimit të studentëve) edhe pse shumë pak Kolegje i ofrojnë, ato
mbeten kërkes nga studentet e ardhshëm pasi vlerësohen te rëndësishëm. Se familja ka ndikim të madh
tek te rinjtë gjatë vendimeve të tyre profesionale, tregon edhe rezultati ku pothuajse gjysma e të
pyeturve kanë deklaruar se familja ndikon në përzgjedhje te fakultetit më shumë se shoqëria, dëshira
personale apo edhe gjendja ekonomike.

Fjalë kyçe:Maturantët , Faktorët, Fakultetet, Programet, Përzgjedhjet

HYRJE

Nxënësit në vitin e fundit të shkollës së mesme zakonisht ballafaqohen me dilemën, se në cilin fakultet
do të vazhdojnë studimet e tyre dhe cilat janë arsye për të marë ata atë vendim. Në këtë moshë
padyshim se ndikimi mund të vije nga shumë faktorë të cilët do të ndikonin për zgjedhjen e ndonjë
fakulteti të caktuar. Fillimisht ajo çfarë do të mund të bënte ndarjen në mes fakulteteve të dëshiruara
dhe atyre më pak të dëshiruar për të kryer studimet padyshim se janë preferencat personale. Përveç
preferencave personale faktor tjetër i rëndësishëm është aifinanciar i cili mund të jetë në disa raste
shumë determineus në përzgjedhjen e fakultetit, pasi jo të gjithë kanë mundësi të zgjedhin se ku
dëshirojnë te studiojnë. Gjithashtu i pa evitueshëm edhe faktori socio-ekonomik ku mund të thuhet se
në vendin tonë ky faktorë është më i theksuar se në vendet tjera për nga ndikimi të cilin mund ta ushtroi
tek të rinjtë gjatë vendimmarrjes.

127
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Preferencat personale

Pyetja 1.

Sa e vlerësojnë te rëndësishëm përzgjedhjen e lokacionit kryeqytet vs qytet

Përshkrimi Aspak Pak Shum

Përgjigjet 11 45 27
Përqindjet 9% 56% 33%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Lokacioni i kampusit nuk është edhe shumë i rëndësishëm kur jemi te vendimi se a dëshirojnë të rinjtë
të studiojnë në kryeqytet apo në ndonjërin prej qyteteve ku ata jetojnë. Pasi më shumë se gjysma e të
anketuarve deklarojnë se nuk është edhe aq i rëndësishëm lokacioni, kjo nënkupton se dëshirojnë dhe i
japin prioritet qytetit ka aktualisht veprojnë. Ndër arsyet pse shumica preferojnë qytetin e tyre mund të
jenë; afërsia me familje, frika nga një qytet me pak i njohur, shoqëri dhe ambient i ri. Ndërsa një e treta
e të anketuarve pëlqejnë që të studiojnë në kryeqytet, e që nënkupton se janë të gatshëm për sfida dhe
njohuri të reja. Ka edhe prej atyre ku ky faktorë nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm.

Pyetja 2.

Sa e vlerësojnë se ka programe për studime ne Kosovë

Përshkrimi Pak Mjaftueshëm Shum

Përgjigjet 14 54 13
Përqindjet 17% 67% 16%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Përqindja e të anketuarve të cilët mendojnë se në Kosove ka programe për studime është 67% dhe një
përqindje e vogël mendon se ta pakta janë ato programe të cilat ofrohen në Kosovë për studime.Së
institucionet e arsimit të lartë ofrojnë programe studimi tregon edhe raporti i Agjencisë Kosovare për

128
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Akreditim ku nga viti 2009-2013 Universitetet Publike dhe Kolegjet Private kanë aplikuar për 27
programe të reja (4 Universitete Publike dhe 24 Kolegjet Private)97

Pyetja 3.

Mënyra e informimit për programet e studimeve

Përshkrimi Internet Reference Kampuset

Përgjigjet 14 54 13
Përqindjet 17% 67% 16%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Numri shumë i vogël i atyre te cilët kane deklaruar se informohen përmes internetit len për të kuptuar
se shumica nuk i besojnë e-marketingut të cilin e bëjnë kolegjet private. Ndërsa kur jemi te Universitetet
Publike shumica i beson përvojave te tjerëve pasi informohen përmes referencave. Përveç ueb faqeve
zyrtare te cilat i ofrojnë kolegjet për informatat e përgjithshme të tyre, ata gjithashtu bëjnë edhe
prezantime të programeve të tyre neper shkolla të mesme. Sa mund të vlej kjo dhe sa mund të
vlerësohet si prezantim i suksesshëm , pasi pjesa dërmuese e nxënësve preferojnë te informohen
përmes referencave për programet e tyre të dëshiruara.

Pyetja 4.

Sa mendojnë se programet e ofruara ju përgjigjen kërkesave te tregut

Përshkrimi Aspak Pjesërisht Mjaftueshem Shum

Përgjigjet 2 46 28 5
Përqindjet 2% 57% 35% 6%

Totali 81 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Më shumë se gjysma e studenteve të ardhshëm mendojnë se pjesërisht programet e ofruara ju


përgjigjen kërkesave te tregut. Derisa një e treta shprehet optimiste sa i përket se a janë në

97Agjencia e Kosovës për Akreditim – Raporti i vete-vlerësimit 2013

129
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përputhshmëri programet e fakulteteve me kërkesat e tregut. Kosova njihet me numër te madh të


moshës se re e qe nënkupton se mund te ketë kërkesa te mëdha për pune me kualifikime, por shpesh
mund te shohim se kompanitë ankohen për studentet te cilët i punësojnëse nuk janë të aftë të kryejnë
punën për të cilën janë kualifikuar. Nëse i referohem rezultateve të lartë cekura mund të shohim se nuk
kemi mungesë te programeve, por kemi një mungesë te cilësisë për ato programe të cilat akreditohen
nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Faktorët Financiar

Pyetja 5

Si e vlerësojnë pagesën në Universitete Publike

Përshkrimi Të ulët Mesatarë Të lart

Përgjigjet 3 54 24
Përqindjet 4% 67% 30%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Pagesa prej 25€ për një semestër ne studimet bachelor nuk mund të cilësohet e lart, këtë mund mund te
shohim edhe tek përqindja e maturanteveku pjesa më e madhe kanë deklaruar se ky çmimi nuk është i
lartë. Ky vlerësim i maturanteve mund te vij edhe nga mundësia se si studenttë ardhshëm ata e shohin
te mundshëm opsionin që duke gjetur një pune sa për të mbuluar shpenzimet e studimit mund ta
përfundojnë fakultetin. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër për shkak të gjendjes ekonomike te familjes e
shohin te përballueshme këtë pagës. Por duhet cekur edhe pjesën prej 30% të cilët e cilësojnë të larte
këtë pagesë e qe nënkupton se këto familje janë në një gjendje të rënd ekonomike.

Pyetja 6

Si e vlerësojnë pagesën në Kolegjet private

Përshkrimi Të ulët Mesatarë Të lart

Përgjigjet 2 24 55

130
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përqindjet 2% 30% 68%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Nëse pjesa dërmuese tek vlerësimi i pagesave ne Universitet Publike janë shprehur pozitiv sa i përket
çmimit, e kundërta ka ndodh ne Kolegjet Private. Pagesa mesatare përnjë vite ne studimet bachelor ne
Kolegje është 800€-1000€, nëse e krahasojmë me atë publike i bie te jete për më shumë se 90% më e
lart. Nëse ja shtojmë kësaj edhe gjendjen ekonomike ne familjet Kosovare ku paga mesatare është
372€98, atëherë kjo shumë bëhet e pa përballueshme për shumë maturant te cilët mendojnë të
studiojnë.

Pyetja 7

Sa i vlerësoni programet e shkëmbimit te studenteve (Exchange)

Përshkrimi Nuk i vlerësoi I vlerësoi

Përgjigjet 28 53
Përqindjet 35% 65%

Totali 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Programet e shkëmbimit te studentëve te cilët vetëm disa Kolegje Private i ofrojnë sot në Kosovë janë
më se të domosdoshme, pasi Kosova është e ‘mbyllur” kur jemi tek lëvizje e lire ne shtetet Evropiane. Se
sa kanënevojë studentet për këto programe e tregon edhe përqindja e maturanteve të cilët kanë
deklaruar se i vlerësojnëprogramet e shkëmbimit të studenteve.

Faktorët Socio-ekonomik

Pyetja 8

A i vizitoni Kampuset (fakultetet) paraprakisht

Përshkrimi PO JO

Përgjigjet 32 49

98Agjencia e Statistikave të Kosovës 2012

131
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përqindjet 40% 60%

Totali 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Vizita e kampuseve nga maturantet përpara se ata të vendosin për studimet e tyre është e ulet, ku
gjithashtu mund të vërejmë se edhe gjatë pyetjes të lart cekur; se si informohen maturantet
përprograme, shihet se numri i atyre qe e vizitojnë kampusin është i vogël. Ky fakt jep për të kuptuar se
Kampuset nuk bartin në vete ndonjë pesh te veçantë tek studentet e ardhshëm.

Pyetja 9

Cilat shpenzime të studimeve mendoni se kanë kosto të lartë

Përshkrimi Qeraja Transporti Ushqimi Literatura

Përgjigjet 30 19 8 52
Përqindjet 28% 17% 7% 48%

Totali 81 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Duke u nisur nga gjendja ekonomike në vendin tonë, pjesa më e ndjeshme për një student mbeten
shpenzimet, pasi për një numër të madh të studenteve shpenzimet e studimeve mund të janë të pa
përballueshme në disa raste. Kur jemi te lloji i shpenzimit me i larti është vlerësuar shpenzimi i bërë për
literaturë. Literatura mund të ndodh që të mos gjendet në biblioteka të fakulteteve dhe kështu
studentet detyrohen të paguajnë për atë literaturë, kur dihet se literatura në gjuhen shqipe për shumë
lende mund të jetë e vështirë për tu gjeture. Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet pse literatura është
shpenzimi më i larte për gjysmën e të pyeturve.

Pyetja 10

132
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sa ofrojnë universitetet publike / kolegjet private bursa studimi

Përshkrimi Aspak Mjaftueshem Shum

Përgjigjet 12 69 0
Përqindjet 15% 85% 0%

Totali 81 81 81

Pyetësori i bërë në shkollat e mesme në Pejë

Për ndarjen e bursave në universitete publike dhe ne kolegje private maturantet janë shprehur
tëkënaqur. Këto janë kriteret të cilat i ka vendosur Universiteti i Prishtinës për ndarjen e bursave në
nivelin Bachelor dhe Master, viti 2012: 1.Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të
Prishtinës ,2. Të jenë studentë të vitit të dytë e më lart;3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve, 4.
T’i kenë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit, 5. Të
kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero). Numri i bursave dhe lartësia e tyre
caktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Prishtinës dhe numrit të studentëve që i plotësojnë
kushtet për fitimin e bursës universitare.

Pyetja 11

Kush ndikon në përzgjedhjen e fakulteteve

Përshkrimi Familja Shoqëria Gjendja Ekonomike Etj. Dëshira


personale
Përgjigjet 40 2 23 21
Përqindjet 47% 2% 27% 24%

Totali 81 81 81 81

Duke e ditur gjendjen e ekonomike të familjeve në Kosove dhe të ardhurat mujore të cilat në disa raste
nuk mund ti mbulojnë shpenzimet mujore, padyshim se do të mendonim se faktorë kyç në përzgjedhjen
e fakultetit tek një i ri do të jetë gjendja ekonomike. Por ndodh pothuajse e kundërta, pasi afër 50% e të
pyeturve kanë deklaruar se ndikim më të madh ka familja gjatë vendimit për të zgjedh fakultetin ,se sa
gjendja ekonomike, shoqëria apo edhe dëshira personale. Mendoi se kjo është shqetësuese, pasi kjo
është mosha kur një i ri mund te jetë i aftë të identifikoi qëllimin e vetë dhe të konkludoi se përse ka
zgjedhur një drejtim te tillë e jo të këtë ndikim nga familja saqë edhe dëshira personale te jete
sekondare ne këtë vendim.

133
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzion

Studentët e ardhshëm pohojnë se ka programe të mjaftueshme për të studiuar në Kosovë, ku lokacioni i


fakultetit ku ata e bëjnë përzgjedhjen nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Përkundër mendimit të
maturantëve se ka programe studimi, ata mendojnë se këto programe i përgjigjen pjesërisht kërkesave
te tregut. Kur jemi te mënyra e informimit se si maturantet informohen për programet e tyre dhe
fakultetet , ata i besojnë referencave përkundër mënyrave të shumta dhe të lehta të cilat mund ti kenë
sot për informim.

Se Kosova ka nivel të lartë të papunësisë dhe të ardhura të ulëta për kokë banori tregon edhe rezultati i
të anketuarve kur jemi te pagesat në Universitete Publike dhe Kolegje Private, të cilat i vlerësojnë
mesatare për UP dhe të larta për ato private. Gjithashtu kur jemi te shpenzimet literatura mbetet
shpenzimi më i lartë nëse e krahasojmë me banimin, transportin dhe ushqimin. Nga kjo mund të
konkludojm se fakultetet duhet të pasurojnë bibliotekat e tyre ne mënyrë që të ju ndihmojnë
studenteve në uljen e shpenzimeve.

Programet e shkëmbimit të studentëveedhe pse janë vlerësuar nga ana e të anketuarve, ato nuk
ofrohen nga shumica e Kolegje Private dhe UP. Kjo mund të jetë si pasoi e mos mundësisë së udhëtimit
të studentëve pa vizë në shtetet e BE , apo edhe formimi i vonshëm i kolegjeve privat ka bërë që të ketë
mungesë të bashkëpunimit në mes fakulteteve vendore dhe atyre jashtë vendit, pasi dihet se shteti i
Kosovës numëron vetëm pesëmbëdhjetë vjet liri.

134
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ardian Berisha - Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë

PhD(c). Ardian Berisha

Abstrakti

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme konsiderohet si shtylla te zhvillimit ekonomik, për te gjitha shtetet
sidomos ne vendet qe janë ne zhvillim apo vendet me ekonomi tranzicioni fazë kjo ku ndodhet edhe
Kosova. Duke u trajtuar me kaq rëndësi si shtylla te zhvillimit ekonomik ato do te duhej te përkrahen me
strategji te ndryshme qe vijnë nga institucionet gjegjëse.

Brenda këtij punimi me kujdes do te trajtohen strategjitë e zhvillimit te ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme në Kosovë, duke filluar nga një historik qe ka te bëjë me ndërmarrjet e vogla dhe te mesme ne
periudha te ndryshme kohore dhe evoluimi i tyre neper vite. Roli ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme
ne ekonominë e një vendi është një tjetër temë e rëndësishme e trajtuar ne këtë punim. Koncentrimi ne
tipet e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme është një trajtim tjetër brenda këtij punimi qe ka rëndësi
për shkak se sipas tipit ndihmohet edhe krijimi i strategjisë se zhvillimit te ndërmarrjeve.

Kështu që janë shtjelluar një sërë temash qe kane te bëjnë qofshin indirekt por edhe direkt me krijimin,
dhe implementimin e strategjive për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Duke pasur parasysh qe strategjia për zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme është vetëm një
element qe ndihmon zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, ne anën tjetër kemi një sere
sfidash qe pengojnë zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme te cilat i kemi trajtuar ne këtë
punim duke filluar nga infrastruktura ligjore, për te vazhduar tutje me kushtet e sigurisë dhe kushtet e
përgjithshme e te berit biznes, pra marre ne tërësi te berit biznes me kushtet qe i ofron Kosova është
sfidë e madhe e cila vetëm me një plan strategjik mund te përballohet.

Hyrja

Ndikimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ka rendesi te madhe, sepse permes ketyre ndërmarrjeve,
behet zvogëlimi i papunesise, rritja ekonomike ne nivel vendi dhe disa benificione tjera qe mund ti
përfitoj shteti ne politikat buxhetore te tij.

Shteti është përgjegjës kryesor për nxitjen ekonomike dhe mirëqenien popullore.Shteti gjithashtu
siguron stabilitet ekonomik, rregullon sistemin juridik, rregullon mbrojtjen pronësore, sigurinë dhe
parasheh stimulime dhe destimulime për zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe shoqëror.

Roli i shtetit në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme jo që është i rëndësishëm, por
megjithatë është edhe i domosdoshëm në këtë proces, sepse shteti duke ndihmuar ndërmarrjet e vogla
dhe të mesme ai ndihmon edhe vetën në të njëjtën kohë, krijon vende të reja pune për qytetaret e saj
etj.

135
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shteti mund të ndihmoj në krijimin e kornizës stabile dhe sistemit të sigurimit të pasurisë dhe qytetarëve
me qëllim që më lehtë të planifikohet veprimtaria ekonomike, të zhvillohet komunikimi në mes të
subjekteve të ndryshme, të mundësojë realizimin efikas të drejtave juridike dhe ekonomike të
qytetarëve. Është e rëndësishme të theksohet se shteti nuk mund ti siguroj sukses qoftë edhe një
subjekti ekonomik, por megjithatë mund të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë në zotërimin dhe tejkalimin
e vështirësive fillestare duke zhvilluar sistemin e edukimit dhe aftësimit profesional, sistemin e
informimit si dhe shërbimet e përgjithshme.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë shtylla e zhvillimit ekonomik

Vendi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në histori

Gjatë historisë ndërmarrjevete vogla dhe të mesme i është kushtuar pak rendesi. Mijëra vite me pare
pershkruhet se si bankieret huazonin para me interes. Qysh atëhere biznesi i vogel ka qene shtylla
kurrizore e shumices se eknomive që siguronin produktet dhe sherbimet per te perfituar konsumatori.

Arabët, babiolonasit, egjiptianet, hebrejt, greket fenikasit dhe romaket, kan zhvilluar biznesin e vogel,
megjithese produktet dhe sherbimet e tyre shpesh ishin të një cilësie të dobët dhe konsumatoret ishin
të zhgënjyer dhe te mashtruar. Keshtu qe bizneset e vogla dhe te mesme u bene objekt i perbuzjes dhe
mos perfilljes.99

Sepse pikerisht ishte interesi edhe i mbrojtjes se konsumatorit në ëdo veprimatri eknomike qe behej ne
ate kohe, sepse qe 4000 vite me pare u konsiderua e domosdoshme mbrojtja e konsumatrit nga biznesi,
sikunder qe u konsiderua e domosodoshme mbrojtja e biznesit nga konsumatori.

Pavareisisht nga shume suksese qe ka shenuar biznesi i volgel dhe i mesem ne eknomite e vendeve te
ndryshme , deri ne vitet e fundit ai nuk eshte se ka gezuar vemendjen e duhur. Konkretisht , histroianet
greke dhe romake e kane injoruar totalisht biznesin e vogel.

Duke kaluar keshtu neper kohe shume te veshtire ne histori eknomike per biznesin e vogel dhe te
mesem ne mbare boten tek ne vitet 1980 dhe fillimi i viteve 1990 biznesi i vogel filloi të gëzoj respekt,
shoqeruar kjo me falenderime jo te vogla per aftesine e tij per te shpikur produkte te reja dhe per te
krijuar pune te reja.100 Ne vitete fundit eshte rritur shume numri i bizneseve te vogla dhe te mesme. Nje
numer i madhe njerezish kane nisur bizneset e tyre personale dhe kane ndermarre shanset e tyre ne
sukses ose ne deshtim.

Roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonomi

Kur dëgjon fjalën biznes menjëherë mendja shkon te korporatat gjigante si: COCA COLA, IBM, SONY,
TOYOTA, etj që janë simbole të botës së industrializuar, dhe harrojmë një komponente të botës së
biznesit sot: biznesin e vogel.101

Siç kemi theksuar edhe me larte ndërmarrjet e vogla dhe te mesme jane shtyllat kurrizore te ekonomise
se nje vendi. Ato jane baza sistemit ekonomik.

99Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/14


100Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/14
101Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/16

136
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Vitet e fundit ka pasur nje gjallërim te madh te biznesit te vogel drejte botes se zhvilluar. Madje, në
Europen Lindore dhe Bashkimin Sovjetik ndërmarrjet e vogla dhe te mesme dhe sipermarresit per te
krijuar nje biznes te ketyre parametrave jane vlerësuar shume.

Në shumicën e ekonomive te zhvilluara 6-15% e popullsisë që punon janë burra dhe gra që zhvillojen
biznesin e vogel dhe te mesem, psh ne Britanin e madhe prej 27 milione mnjerezve qe punojne 3.4
milion punojne ne biznese te vogla. Në Itali 90% e gjithe firmave industriale jane biznese te vogla dhe
thithin 84% të punonjësve. NëDanimarkë, 92% e gjithe firmave jane biznese te vogla dhe te mesme qe
punesojne 43% te forces se punes. Shiperi ushtrojne aktivitetin ne kushtet e eknomise se tregut rreth
60,000 subjekte private qe kane punësuar 241.000 vete. Ne Kosove ekzistojne mbi 90,000 biznese te
vogla dhe te mesme te cilat kane te punësuar mbi 90% te njerëzve te punësuar ne Kosove.

Duhet te veme ne sipërfaqe se krijimi i nje mjedisi të përshtatshem ekonomik dhe politik, duhet te jete
nje prej detyrave të rëndësishme të secilës qeveri qe pretendon ti zhvilloj ndërmarrjet e vogla dhe te
mesme. Ndimha e zhvillimit të ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme eshte pjse integrale e gjithe
reformes ekonomike se bashku meristrukturimin e ndërmarrjeve dhe reformen e pronesise, nxitjen e
investimeve dhe reformen financiare.

Zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme eshte element thelbësor i zhvillimit ekonomik. Rendesia
strategjike e biznesit te vogel eshte e njohur ne mbare boten per arsyen qe do ti prezantrojme me
poshte:

 Kontribon ne rritjen e punësimit në një shkalle me te larte se biznesi i madh.


 Është shtylla qendrore e ekonomise se tregut dhe per ekonomit ne tranziaicon në një periudhë
afatgjate mund te siguroje pisen me te madhe te punësimit.
 Prodhon për tregun e brendshem, duke shfrytëzuar kryesisht burimet kombetare.
 Zhvendosje nga ndërmarrjet e medha ish-shtetrore në ndërmarrjet më të vogla dhe firma
private do të rrit numrin e pronareve, që përtfaqeson një grup njerëzish me nje angazhim dhe
pergjegjesi me te madhe se ne ish-eknomit e centralizuara, dhe te planifikuara.
 Numri i rritur i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme do te sjele me fleksibilitet per shoqerin dhe
eknomine, mund te lehtësoj novacionin teknologjik dhe te siguroj mundesira peri dete e reja
dhe per aftesite per tu zbatuar.
 Perdor dhe zhvillon kryesisht teknologjite dhe ftesit e brendshme.
 Zhvillimi i biznesit te vogel eshte faktor kyç për zhvillimin rajonal të vendit.

Pra, siç jemi duke e vërejtur ndërmarrjet e vogla dhe te mesme mertiojne ne pergjithesi nje vemdnje
me te madhe nga instancat qe kane pergjegjesin siç ështe qeveria, sepse pavareisht statusit qe e ke ne
ekonomi, qofte eknomi e tregut te lire siç jane shtete e zhvilluar, apo qofte ekonomi ne tranzicion,
ndërmarrjet e vogla dhe te mesme luajne rol kyç në përmirësimin e performancave eknopmike
kombetare.

Përkufizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Nuk ka ndonje perkufuizm te pergjithshem per ndërmarrjet e vogla dhe te mesme. Jane dhënë shume
përcaktime qofshin sasiore apo cilesore, por jane disa element qe thuhet se definojne ndermarrjete
vogla dhe te mesme ne krahasim me ndërmarrjet e medha, siç eshte numri i punonjësve, kapitali etj.

Por ekziton nje definicion qe mund te mos jete me i sakti mirepo mund te jete me i perafreti me
ndërmarrjet e vogla dhe te mesme “ ndërmarrjet e vogla dhe te mesme jane ato ndërmarrje qe zotohen

137
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhe veprojne ne menyre te pavarur dhe nuk mbizotërohen ne fushen e tyre te veprimit” 102 ose
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë subjekte ekonomike, elementare ku bëhet organizimi i punëve, si
tërësi e funksioneve operative. Në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë konkrete prodhohen
produkte apo shërbime të ndryshme.

Krejt ajo që kërkohet nga parimet ekonomike nëpërmjet të konkretizimit të organizimit në praktikë të
punëve dhe të detyrave, realizohet përmes rezultateve.103

Organizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bëhet me qëllime të caktuara, për të kryer veprimtari
të leverdishme me të cilën krijohen vlera përdorimi dhe fitimi, që shërbejnë për përmbushjen e
nevojave të konsumit. Çdo ndërmarrje organizohet në bazë të analizave të nevojshme, të cilat japin
argumente të mjaftueshme për arsyeshmërinë dhe nevojën e subjektit ekonomik. Natyrisht ndërmarrjet
e vogla dhe të mesme mund ta organizojnë veprimtarin e vetë, qoftë prodhuese, qarkulluese, vetëm
nëse i siguron dhe i vë në veprim faktorët e prodhimit.

Gjatë procesit të prodhimit faktorët në fjalë gërshetohen dhe harmonizohen si në madhësi, ashtu edhe
në kohë dhe hapësirë, me përllogaritje të rezultateve që priten.104

Në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme grumbullohet një sasi e konsiderueshme e mjeteve të


përhershme, madje mjete xhiruese, ndonëse ndryshojnë prej kohe në kohë, gjithnjë janë të pranishme.

Pavreishst përkufizimit te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ka shtete te ndryshme qe brenda tyre i
perkufizopjne nderyshe ndermarrjete vogla dhe te mesme, dhe ky ndryhsim ndodh nga vendi ne vend
sepse ne monetin e regjistrimit te ndërmarrjeve ne ministrite perkatese secila nga shtete i ka kriteret e
veta se siç ta kategorizoj nje ndërmarrje si te mesme te vbogle apo te madhe. Psh në France ndërmarrjet
e vogla dhe te mesme nuk bejne pjese ndërmarrjet qe kane me pka se 10 te punësuar, ndersa vendet si
Britania e Madhe dhe Danimarka perveq numrit e te punësuarve qe kane si barometar per ta
kategorizuar si ndërmarrje te voleg dhe te mesme kane edhe qarkullimin vjetor te ndërmarrjeve
perkatese. Prandaj nhuk ka nje përcaktim standard per definimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te
mesme, sepse ajo qe ne nje vend konsiderohet ndërmarrje e vogle, ne nje vdne tjeter mund te
konsiderohet si ndërmarrje e mesme dhe anasjelltas psh ne Britani te Madhe nje ndërmarrje me me pak
se 200 punonjes konsiderohet si ndërmarrje e vogle, ndersa ne Danimark konsiderohet ndërmarrje e
mesme. Është me rendesi te theksohet se Japonia ka krejt nje tjeter menyre te definimit te
ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, sepja japonia nuk e përcakton as nga numri i punonjësve, as nga
xhiroja vjetore, mirepo ajo e përcakton nga veprimtaria ekonomike qe ka ndërmarrja.

Ne rast se do te marrim ndonje shembull nga vendet e Ballkanit atehere po komncetrohemi ne Shqiperi,
ku gjithashtu nuk ka pasur nje përcaktim te qarte mbi mikrondermarrjet, apo ndërmarrjet e vogla dhe te
mesme. Por se voni parlamenti shqiptar ka aprovuar nje ligj ne baze te secilit jane përcaktuar edhe
kriteret per kategorizimin e ndërmarrjeve të cilat janë:

 Numri i punonjësve:
Deri ne 5 punonjës mikrondermarrje

6 deri ne 20 punonjës ndërmarrje te vogla

102Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/8


103Organizimi i ndërmarrjes - Prof. Dr. Ali Jakupi
104 Hyrje në ekonomi - Stefan Qirici

138
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

21 deri ne 80 punonjes ndërmarrje te mesme

 Xhiroja vjetore e cila nuk duhet ta kaloj shumen mbi 100 milion leke
 Pronesia ku 25% e kapitalit te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme zotërohen nga subjekte te
cilat nuk klasifikohen si ndërmarrje te vogla apo te mesme.

Ndersa sa i perket Kosoves, ekzisotone nje standard per kategorizimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te
mesme qe ndryshon nga Shqiperia, sepse ne Kosove nuk ka as xhiro vjetore as pronesi, perveq qe ajo
përcaktohet ne baze te numrit e te punesuareve siç edhe eshte paraqitur ne tabelen me poshte:

Kategorizimi i ndermarrjeve Numir i punonjesve Numri i bizneseve %

Mikrondërmarrje 1 deri 9 punonjës 2709 99.01%

Ndërmarrjetevogla 10-49 punonjës 23 0.84%

Ndërmarrjetëmesme 50-245 punonjës 3 0.11%

Ndërmarrjetëmëdha 250 e mbipunonjës 1 0.04%

Total 2736 100.00%

Tabela nr 1 kategorizimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ne Kosove.

Pra siç kemi pasur rastin ti shohim edhe me shembujt neper disa vende te zhvilluara edhe vend nne
tranziicon sië eshte Shqiperia dhe Kosova, pothuajse ne te gjitha rastet thelbi i kategorizimit eshte
njesoj, per pos qe ndryshojne kufijt e kategorimizt te ndërmarrjeve, dhe kjo eshte normale sepse edhe
madhesia dhe fuqia e secilit vend e dikton edhe ndryshimin e standardit.plan të parë, atëherë
automatikisht të shkon mëndja në atë se ai shtet ka ekonomi të zhvilluar dhe posaçërisht ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme kanë kontribuar në këtë drejtim.

Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori
publik dhe remitancat. Roli i sektorit privat, e posaçërisht i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ka qenë
relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe
krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të
lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Kosova vuan nga mos bilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Kjo është kryesisht
për shkak të faktit që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme eksportuese tё dobëta, pengojnë kontributin e më tutjeshëm të
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bruto Produktin Vendor, krijimin e vendeve të punës dhe në
rritje ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet dhe mineralet bazë të prodhuara nga kompanitë e
mëdha.

Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё ndërmarrësisё,
Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuuesit kryesor në
krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.

Mbi 50% e të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet
me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve

139
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për gjenerimin e vendeve
të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM" tregon se Kosova
për disa arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale,
ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Kur shteti ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ai njëjtën kohë ka ndihmuar edhe vetën dhe
buxhetin e tij, sepse e gjithë ndihma që shteti i jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dikur i
kthehen po nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasi ato të kenë marrë vetën.105

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë krijues të të ardhurave sepse janë ndërmarrje që kanë një
numër të madh të të punësuarve dhe në të njëjtën kohë krijon të ardhura për ta sikundër, që japin edhe
kontributin e tyre që kanë ndaj shtetit.106

Përfundimi

Duhet të ndryshohet struktura e tregut të eksportit dhe importit për arsye se tregun e Kosovës e ka
pushtuar importi me mbi 70% dhe kjo gjë nuk është e favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si ku do në botë edhe në Kosovë duhet të jenë shtyllat kryesore në
zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të parat që nxisin iniciativa për zhvillim dhe afarizëm të
suksesshëm, gjithashtu mund të jenë bartës kryesor të zhvillimit të inovacioneve, rritjes së punësimit si
dhe zhvillimit të proceseve integruese të karakterit lokal dhe social.NVM – të duhet krijuar gjithashtu
mundësi për inkuadrim më të shpejtë të tregun lokal, nacional dhe ndërkombëtar.

Literatura

Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/14

Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/14

Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla -2005 f/16

Arian Çepani - Sipermarrja dhe Menaxhimi i bizneseve të vogla - 2005 f/8

Organizimi i ndërmarrjes - Prof. Dr. Ali Jakupi

Hyrje në ekonomi - Stefan Qirici

Institute për hulumtim dhe zhvillim – Rinvest 2008-f20

Prof. Dr. Isak Mustafa - Krijimi dhe zhvillimi i bizneseve -2003 f/45 .

105
Institute për hulumtim dhe zhvillim – Rinvest 2008-f20
106
Prof. Dr. Isak Mustafa - Krijimi dhe zhvillimi i bizneseve -2003 f/45 Citat.

140
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

141
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ariana Morina-Shala, Miranda Susuri-Abazi - Imuniteti parlamentar – procedimi penal i personave me


imunitet

Ariana Morina-Shala

Master of penal-legal sciences. Administrative assistant – Fama College

E-mail: arimorina@hotmail.com

Miranda Susuri-Abazi

Master of civil-legal sciences. Asistente per lende civile – University of Prizren

E-mail: miranda_susuri@hotmail.com

Abstrakt:

Imuniteti çfarë është ky, sa i rëndësishëm është, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e tijë?
“Imuniteti”, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është përjashtim nga një detyrim, apo nga një pergjegjesi.
Institucioni i imunitetit si kategori kushtetuese juridike në aktualitetin tonë. Pra, sa i mundëson ligji
zyrtareve shteterore që të ushtrojne detyren e tyre duke i mbrojtur nga ndjekja e përgjegjsive penale,
civile apo administrative parlamentaret tanë. Nga praktika juridike kemi kuptuar se perjashtimi i
zyrtareve shteteror nga ndjekja gjyqesore apo administrative ka qene dhe vazhdon të jetë një çështje
problematike. Sa duhet të jenë të lirë këta sektor, shtetëror për ta ushtruar funksionin e tyre dhe të mos
jenë përgjegjës për veprimet, vendimet, votimet dhe mendimet e tyre të shprehura gjate kohës që janë
duke kryer detyrat si deputete të Kuvendit. Eshte me rendesi të vihet në pah se ky privilegj nuk u është
dhenë zyrtareve shteteror për interesin e tyre personal, por të mirën e popullit që e kanë zgjedhur atë.
Ky është pasqyrim i domethenies se imunitetit që përfshin veprimet brenda fusheveprimit të
përgjegjesive të tyre.

Por nga praktika e dime se jo rrallë here zyrtare te ndryshem në ditët e sotme e keqperdorur imunitetin
për përfitime të ndryshme apo interesa përsonale. Çështja që trajtohet në ketë punim ka për qëllim
trajtimin e problematikes se imunitetit të zyrtareve shteteror, situaten juridike të priviligjuar që e
gezojne keto subjekte, sespe i ve funksionaret shteterore ne një pozitë të favorshme në krahasim me
qytetaret. Ne ketë punim do te jepen argumente dhe kundër lidhur me Imunitetin në vendin tonë dhe
më gjër, rëndësin dhe kuptueshmerin e tijë në këtë shtet të ri, si dhe procedimin penal i zyrtareve që
’’gezojne’’- shfrytëzojnë imunitet në Kosovë.

Fjalët kyçe: Imuniteti, zyrtaret shteteror, ligji, ndjekja gjyqesore, zbatueshmeria dhe procedimi penal.

142
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Imuniteti rendësia dhe fushëveprimi ti tijë është pikësynimi kryesor i këtij punimi njëherit duke bërë
shtjellimi i temes sȅ imunitetit tȅ personave zyrtarë e cila ȅshtȅ sa specifike aq e rȅndȅsishme dhe
aktuale. Ky institut merr një rëndësi të madhe kur lidhet me institutin e procedimit penal. Lidhshmëria
që kanë këto dy institute është edhe temë e këtij punimi. Në këtë punim pra, do të flitet për organizimin
e procedurave hetimore ndaj personave me imunitet, përkatësisht deputeteve të Kuvendit, për organin
kompetent që ushtron hetimin, kompetenc e kujt është heqja e imunitetit të deputeteve, sa janë të lirë
organet kompetente që të ushtrojnë detyren e tyre në mënyrë efikase dhe shumë të tjera. Shpeshherë
personat zyrtarë për interesat e tyre personale shfrytëzojnë imunitetin si mbrojtje prej hetimeve dhe
procedurave penale e civile. Institucioni i imunitetit është një kategori kushtetuese juridike. Sipas
fjalorëve juridik, imuniteti është institut juridik sipas të cilit u jepen privilegje kategorive të caktuara të
qytetarëve të cilët janë nëpër funksione të ndryshme shtetërore si në qeveri, kuvend, gjykata etj.

Imuniteti paraqet papërgjegjesin dhe parprekshmërinë penale të përfaqësuesve të popullit në


parlament. Papërgjegjësi në aspektin që deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimin e shprehur dhe
punën e bërë gjatë mandatit të tij. Ideja burimore e imunitetit ka qenë krijimi i kushteve për liri të
shprehjes dhe të votës në Kuvend, asnjëherë nuk është menduar kjo si mbrojtje për individet, aq më pak
në mbrojtje të krimit, por për funksionimin dhe punën efikase të Kuvendit.

Por, jo çdo herë deputeti është i mbrojtur nga imuniteti. Natyrisht ka ndryshime nga shteti në shtet.
Diku mund të lejohet procedimi penal pa pëlqimin e Kuvendit, diku nuk mund të fillohet procedurë pa
pëlqimin e Kuvendit, diku mund të fillohet procedurë por nuk mund të arrestohet. Në Kosovë duke u
mbështetur në dispozitën e cituar kushtetuese dhe Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit
përcaktohet se masa e paraburgimit ndaj deputetit mund të ndërmerret edhe pa pëlqimin e Kuvendit,
në rastet kur kapet duke kryer vepër penale e cila është e denueshme me pesë ose më shumë vjet
burgim. Duhet cekur se interesi për të shtjelluar një temë të tillë ka lindur si rezultat i problemeve të
shfaqura viteve të fundit në aktualitetin tonë vendor.

Zanafilla, nocioni i imunitetit parlamentar

Sot, Imuniteti parlamentar paraqet një ndër intitucionet më të vjetra të parlamentarizmit. Instituti i
imunitetit lindi në Angli si domosdoshmëri nga pushteti arbitrar i mbretit, i cili kishte nën pushtetin e tij
tre pushtetet: legjislativin, gjyqësorin dhe ekzekutivin. Në atë kohë parlamentari nuk kishte imunitet.
Kështu në vitin 1689 Parlamenti Anglez voton dokumentin Bill of Rights, i cili kishte për qëllim t’i
mbronte parlamentarët dhe tu siguronte fjalën e lirë.107 Por, duhet theksuar se është veshtire të
precizohet një datë e saktë se kur është shfaqur imuniteti parlamentar. Sot instituti i imunitetit
parlamentar është përhapur dhe përfshirë pothuajse në të gjitha sistemet kushtetuese të vendeve, që
synon mbrojtjen dhe garantimin e fjalës së lirë të parlamentarëve gjatë mandatit të tyre.

Po ç’është imuniteti? Imuniteti parlamentar tërësia e dispozitave të cilat u mundësojnë anëtarëve të


parlamentit një regjim të ndryshem juridik me të drejtën e zakonshme sa u përket marrëdhënieve të

107 http://en.wikipedia.org/wiki/Parliamentary_immunity.

143
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

drejtësisë. Fjala imunitet ka kuptime të ndryshme edhe kur përdoret për të shënuar nocione të
ndryshme juridike. Sipas fjalorit juridik imuniteti është institut juridik sipas të cilit u jepen privilegje
personave të cilët janë zgjedhur në funksione të ndryshme shtetërore. Imuniteti në kuptimin e mirëfillt
të fjalës është përjashtim nga një detyrim apo nga një përgjegjësi, rrjedh nga fjala latine ‘immunis’ që do
të thotë zyre, detyrë, ose shërbim, e përdorur nga latinët për të treguar përjashtim nga një taksë,
aktivitet apo detyrimi i shërbimit publik. Imunitetet dallohen për nga efektet që krijojnë. Me kryesoret
jane imuniteti diplomatik dhe parlamentare. Imuniteti parlamentar, quhet parlamentar sepse dispozitat
e këtij instituti i sigurojnë anëtarët e parlamentit papërgjegjshmërine dhe paprekshmërin në aspekt me
drejtësin. Pra imuniteti është një situatë juridike e priviligjuar. Pra, imuniteti në vehte përfshinë
papërgjegjshmërinë penale si dhe paprekshmërinë nga ndjekja penale. Duhet theksuar se imuniteti nuk
ka për qëllim sigurimin e privilegjeve për përfaqësuesit shtetëror por synon të sigurojë kushte për
pavarësinë dhe funksionimin e rregullt të organeve më të larta përfaqësuese si ushtrues te funksioneve
pubile.

Sa i përket rregullimit normativ dhe zbatimit praktik ka edhe dallime ndërmjet sistemeve të ndryshme,
dallimi ka të bëjë me atë se a gëzohet imuniteti vetëm për fjalën e dhënë e në parlament apo edhe për
deklaratat për shtyp apo fjalimet e bëra në parlament, si dhe sa vlen kjo formë e imunitetit vetëm për
fjalët gjatë seancave parlamentare. Sa i përket fjalës së lirë në parlament gjatë seancës parlamentare
dallimi kryesor ndërmjet sistemeve të ndryshme kushtetuese është se a është imuntet absolut apo u
nënshtrohet kufizimeve të caktuara. Një numër i madh i kushtetutave të shteteve të ndryshme nuk e
kufizojnë këtë derisa disa kushtetuta të tjera e kufizojnë fjalën e lirë në parlament. Kushtetutat që nuk
japin imunitet absolut për fjalën e thënë në parlament të njejtën as nuk e kufizojnë në mënyrë të
saktësuar. Disa autorë pohojnë se imuniteti parlamentar nuk duhet të kufizohet, por duhet të perfshijë
të gjithë bartësit e funksioneve publike politike 108 . Imuniteti parlamentar është garantuar dhe
përcaktuar edhe ne Kosovë me akte të brendshme juridike: me Kushtetutën e Republikës se Kosovës me
Ligjin mbi të Drejtat dhe Pergjegjësitë e Deputetit dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.
Më parë në Kosovë imunteti parlamentar është paraparë edhe me rregulloren e UNMIKUT Nr. 2001/14,
sipas kësaj imunitet gëzonin deputetët e Kuvendit Të Kosovës, Kryetari i Kosovës dhe anëtarët e
Qeverisë.

Imuniteti parlamentar sipas akteve të brendshme juridike në Kosovë

Ne teorinë parlamentare më të njohura janë imuniteti parlamentar dhe ai diplomatik. Imuniteti


parlamentar edhe në sistemin tonë kushtetues synon të garantoj bartësit e funksioneve shtetërore që
gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, të mos i nënshtrohen masave represive. Imuniteti është garantuar
dhe përcaktuar me akte të brendshme juridike: me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin mbi
të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetët, dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se imunitetin parlamentar e gëzojnë këta perfaqësues
shtetëror: presidenti (shefi i shtetit), anëtarët e qeverisë, deputetet e kuvendit, gjyqtarët duke përfshirë
edhe gjyqtarët porotë, prokurorët publik, gjykatësit e gjykatave kushtetuese, etj. Në këtë punim në do të
trajtojmë problematikën e imunitetit të zyrtarëve shteteror, përkatësisht deputetëve të Kuvendit të
Kosovës.

Në nenin 75 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcaktohet se: ’’Deputetët e Kuvendit


gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda

108 Bajrami, Arsim, Teoria dhe Praktika Parlamentare, Prishtinë 1997, fq.114.

144
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të
deputetëve të Kosovës për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë
të Kuvendit’’.109

Kushtetuta e Kosovës e përcakton në mënyrë të çartë fushëveprimin e përgjegjëgjësive të deputetëve:

1) miratimin e ligjeve, rezolutave dhe akteve të tjera të përgjithshme;


2) vendimin për ta ndryshuar Kushtetutën me dy të tretat 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të
tij, përfshirë dy të tretat 2/3 e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të
garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;
3) shpalljen e referundimit, në pajtim me ligjin;
4) ratifikimin e traktateve ndërkombëtare;
5) miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës;
6) zgjedhjen dhe shkarkimin e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit;
7) zgjedhjen dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës në pajtim me këtë Kushtetutë;
8) zgjedhjen e Qeverisë dhe shprehjen e mosbesimit ndaj saj;
9) mbikëqyrjen e punës së Qeverisë dhe institucioneve të tjera publike, të cilat në bazë të
Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;
10) zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në
pajtim me këtë Kushtetutë;
11) propozimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutese;
12) mbikëqyrjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë;
13) dhënien e pëlqimit për dekretin e Presidentit mbi shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme;
14) vendosjen për çështjet me interes të përgjithshëm të përcaktuara me ligj. 110

Imuniteti i deputetit te Kuvendit të Kosovës është përcaktuar edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit
në pajtim me Kushtetutën. Sipas Rregullorës së Punës se Kuvendit deputeti gëzon imunitet për
deklarimet gojore ose të shkruara, si dhe për veprimet e tjera të kryera në cilësinë e deputetit të
Kuvendit. Imuniteti i deputetit fillon në ditën e verifikimit të mandatit dhe mbaron me përfundimin e
mandatit të tij.111

Ndërsa sipas Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit në nenin 9 paragrafi 1 përcaktohet:
“Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, nga paditë civile ose nga shkarkimi për
veprimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk e
pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të
përgjegjësive të tyre si deputet të Kuvendit”.112

Papërgjegjësia dhe Paprekshmëria Penale

109 Neni 75, paragrafi 1 , Kushtetuta e Republikës së Kosovës.


110 Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
111 Rregollorja për Punën në Kuvend.
112 Neni 9. paragrafi 1, Ligji per te drejtat dhe pergjegjesit e deputetit.

145
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Instituti i imunitetit parlamentar përfshine papërgjegjësine penale dhe paprekshmërine penale të


përfaqësuesit.

a) Papërgjegjësia penale nënkupton atë që deputeti nuk ka pergjegjësi ligjore dhe nuk mund të ndiqet
për shkak të mendimeve të shprehura ose të votës së dhënë prej tij gjatë ushtrimit të funksioneve
parlamentare. Kjo formë e papërgjegjësisë penale e siguron deputetin që për diskutimin, fjalën dhe
votën e tij të dhënë në parlament nuk mund të ndiqet penalisht. Me këtë atij i sigurohet ushtrimi i
lirë i funksionit parlamentar dhe vendosja për çështjet e ndryshme në bazë të bindjes dhe
ndërgjegjës së tij personale.
b) Paprekëshmëria penale është aspekt tjetër i institutit të imunitetit parlamentar. Ajo synon të
parandalojë që kundër deputetit të bëhen ndjekje penale për veprime të kryera jashtë parlamentit
nga ana e organeve kompetente pa autorizimin e parlamentit. Kjo mënjanon mundësinë e
ndjekjeve arbitrare, të pabazuara në ligj dhe fakte, që do ta pengonin përfaqësuesin të kryente
misionin për të cilin është zgjedhur nga qytetarët.
Paprekëshmëria penale, si tipar i qenësishëm i imunitetit parlamentar përfshin këto kufizime: ndaj
deputetit të parlamentit nuk mund të fillohet ndjekja penale, e as që ai mund të privohet nga liria pa
pëlqimin e parlamentit vetëm në rast se ai kryen vepër penale të një shkalle të lartë të rrezikshmërisë
shoqërore për të cilën përcaktohet dënimi me burg në kohëzgjatje të caktuar (zakonisht mbi 5 vjet).113

Përgjegjësia dhe respektimi i imunitetit

Çështja e institutit te imunitetit parlamentar duke marre parasysh karakterin specifik te saj njeherit
aktualisht eshte nje ceshtje mjaft aktuale e cila ngjall shume debate. Sa duhet të jenë të lirë deputet në
këtë sektor për ta ushtruar funksionin e tyre dhe të mos jenë pergjegjës për veprimet e tyre gjatë kohës
së mandatit të tyre si deputet të Kuvendit. Eshtë e qartë se ky privilegj nuk u është dhënë deputetëve
për interesat e tyre personale por për të siguruar që ata të jenë të lirë në veprimet dhe opinionet e
shprehura. Imuniteti parlamentar i deputit fillon që nga data e certifikimit të tij. Ai nuk mund të
arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij si deputet pa pëlqimin e shumicës
në Kuvend. Por imuniteti bënë përjashtim në rast kur një deputet është kapur duke kryer vepër penale
në flagranc e cila është e denueshme me pesë e më shumë vjet burgim, në këtë rast masa e ndalesës
ose e arrestit mund të merret ndaj deputetit dhe pa heqjen paraprake të imunitetit nga Kuvendi.

Nga praktika juridike ështe me rëndësi të vihet në pahë se ky privilegj është shrfytëzuar edhe për
interesa personale të deputetëve, ata janë të akuzuar për afera të shumta korruptive . Në një rast të
caktuar në praktikën juridike ështe kërkuar edhe interpretimi nga Gjykata Kushtetuese se kush e ka të
drejtën e heqjes së imuntetit. Duhet të potencohet se kjo është aktuale në shumë vende të botës kur
perfaqësuesit shtetëror me imunitet parlamentar kanë kryer dhe janë akuzuar për vepra penale të cilat
bëjnë përjashtim nga privilegji i imuntetit. Për shkak të korrupsionit dhe dukurive negative që janë
shtuar jo vetëm tek ne në Kosovë por edhe në vendet e ndryshme të botës ka ide që imuniteti
parlamentar të rishikohet, të heqet krejtësisht, ose të kufizohet dhe të vlejë vetëm për lirinë e shprehjes
në parlament por jo edhe jashtë parlamentit. Disa vende kanë bërë ndryshime duke ndryshuar
rregulloret e Punës së Parlamentit por një gjë duhet pasur parasysh pa bërë ndryshime në Kushtetut nuk
mund të bëhen ndryshime në Rregullore dhe Ligje sepse imuniteti është kategori juridike e garantuar me
Kushtetut.

113 Bajrami, Arsim, Teoria dhe Praktika Parlamentare, Prishtinë 1997, fq, 112-113.

146
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Procedimi Penal i deputetëve të Kosovës

Nga ajo që shtjelluam më lartë vërejtëm se me Kushtetutë është baraspeshuar administrimi i drejtësisë,
Kushtetuta ka përcaktuar qartë se deputetet nuk mund të jenë mbi ligjin por ata as nuk i nënshtrohen
përndjekjeve përshkak se janë deputet të Kuvendit dhe kanë kryer detyrën brenda fushëveprimit të tyre.
Deputeti i Kuvendit mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Organet që kryejnë
arrestimin ose ndalimin pa heqjen e imunitetit,veprojnë vetëm për shkak të zhvillimit të një ndjekje
penale për një krim jashtë fushëveprimit të përgjegjësive dhe jashtë kohësh kur deputeti ishte duke
kryer detyrat e tij. Në rastet e tilla Kuvendi nuk mund ta hedh poshtë vendimin për arrestimin e tij. Posa
të njoftohet Kryetari i Kuvendit se një deputet është arrestuar e thërret komisionin për mandat imunitet
dhe rregullore, kryetari kërkon nga komisioni ta shyqrtoj rastin. Komisioni brenda dy ditësh e shyrton
rastin dhe e fton për ta dëgjuar organin kompetent të ndjekjes dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.
Brenda dy ditësh pas paraqitjes së raportit, kryetari i Kuvendit e thërret mbedhjen, Kuvendi vendos me
votim të fshehtë për heqjen ose mos heqjen e deputetit. Ne rastet kur deputetit nuk i hiqet imuniteti
lirohet nga ndalimi ose arresti.

Në rastet kur ndjejkje penale është në proces organi i ndjekjes penale apo Gjykata kërkon nga Kuvendi
heqjen e imunitetit të deputetit për zhvillim të mirëfillt të ndjekjes penale. Kuvendi duke u mbështetur
në Kushtetut shqyrton kërkesën. Ne nenin 7 paragrafi 4 i Ligjit për të drejtat dhe përgjegësitë e deputetit
është percaktuar se kërkesa për heqjen e imunitetit i drejtohet Kryetarit të Kuvendit i cili kërkesen ia
dërgon komisionit për mandatete dhe imunitetet dhe rregullore. Komisioni e njofton deputetin
imunitetin i të cilit kerkohet të hiqet imuniteti. Nëse deputeti nuk merr pjesë në mbledhjen e komisionit
mund të vendoset edhe pa pranine e tij. Komisioni e shyrton dhe brenda 30 ditësh nga dita e pranimit e
përgadit rekomandimin për Kuvendin. Heqja e imunitetit bëhet edhe pa debat të deputetit për të cilin
kërkohet heqja e imunitetit mund të parashtroje opinionin e tij lidhur me rastin. Nevojitet shumica e
votave e të gjithë deputetëve qe te hiqet imuniteti i deputetit . Deputetët votojnë në menyre të fshehtë
për heqjen ose mos heqjen e imunitetit të deputetit. Deputeti të cilit i heqet imunitetit ka të drejtë
ankese në Gjykatën Kompetente ne afat prej 30 ditesh. Duhet cekur se ankesa e deputetit nuk e
pezullon vendimin e Kuvendit.

Përfundime

Historikisht Instituti i imunitetit lindi si një domosdoshmëri për mbrojtjen e parlamentarizmit nga
pushteti arbitrar i mbretit. Mirëpo sot imunitetin e gjejmë në shumë sisteme kushtetuese të vendeve të
ndryshme, edhe pse kushtet në të cilat lindi ky institut nuk ekzistojnë pothuajse më. Mbrojta, imuniteti u
është dhënë shumë funksionarëve shtetëror. Në këtë punim u analizua çështja e imunitetit të
deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ne vitin 2011 edhe pse ka pasur polimnika ëe lidhje me dispozitat të
cilat përcaktojnë ‘Imunitetin’, ku përfaqësuesit shtetëror pretendonin se nuk kishte përputhje ndërmjet
ligjit Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Kushtetutes, Gjykata Kushtetuese bëri një
interpretim të çartë dhe të drejtë Me kërkesën që i parashtroi Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, në
emer të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkonte nga Gjykata Kushtetutese që të interpretoj nenet
e përcaktuara në lidhje me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të
shtetit, anëtarëve të Qeverisë. Gjykata dha këtë aktgjykim në lidhje me imunitetin e deputetëve të
Kuvendit: “Sa i përket veprimit brenda fushëveprimit të përgjegjësive të deputetëve, duhet të theksohet
se deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet funksional. Kjo do të thotë se ata gëzojnë imunitet nga ndjekja

147
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

penale, paditë civile dhe shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre. Imuniteti nuk pengon ndjekjen
penale të deputetëve të Kuvendit, Kushtetuta bën dallim të qartë ndërmjet asaj që deputeti bën si
përfaqësues i popullit dhe asaj që bën në jetën private. Rrethana e vetme kur kërkohet vendimi i
Kuvendit për heqjen e imunitetit ka të bëjë me arrestimin ose ndalimin e deputetit kur ai apo ajo është
duket kryer detyrat e tij si deputet. Ky është qëndrim kushtetues”114.

Nga kjo vijm në përfundim se, Kushtetuta e Kosovës në një mënyrë i është përshtatur zhvillimeve
shoqërore në të cilat ndodhemi. Pra deputetët nuk gëzojnë mbrojtje të posaqme për veprimet dhe
vendimet e marra jashtë fushëveprimit të pergjegjësive të tyre. Ata me këtë rast nuk gëzojnë imunitet
dhe mund të ndiqet penalisht ndaj tyre mund të ngrihen padi civile dhe mund të arrestohen apo
ndalohen nëse qytetarë të rëndom të Republikës së Kosovës. Aktualisht jo rrallë herë në shtetet
Ballkanike por edhe në Kosovë kemi shumë raste kur perfaqësues të institucioneve shtetërore
pretendojnë se janë mbi ligjin duke u bërë pjesë e krimit të organizuar, korrupsionit dhe vepra të tjera
që e dëmtojnë rënd pasurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Vërejtëm se institutin e imunitetit e rregullon
në mënyrë shumë të qartë dhe mbron njëherit edhe interesat e qytetarëve të Kosovës, Kushtetuta e
Republikes se Kosovës. Duke lejuar ndalimin dhe arrestimin e deputetëve të cilët kapën duke kryer
vepër të rëndë penale, që është e dënueshme me më shumë se pesë vjet burgim, Kushtetuta parashikon
që drejtësia të ndahet e jo të vonohet. Ata mund të ndiqen penalisht dhe janë përgjegjës për veprimet
që i kane kryer para apo gjate mandatit te tyre. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që prokuroria të
jetë e lirë që veprimet hetimore ndaj secilit përfaqësues shtetëror në momentin kur ekziston dyshim se
ka kryer shkelje ligjore. Me anë të këtij punimi jemi përpjekur qe të ngjallim kersherine njohese te kesaj
problematike dhe që përafërsisht të analizojmë në mënyrë serioze një institut të rëndësishëm, të
imunitetit parlamentar të deputetëve të Kuvendit.

Nga ajo që shtjelluam në këtë punim nuk pretendojmë se kemi analizuar të gjitha çështjet që ndërlidhen
me institutin e imunitetit, pasiqë pamë se imuniteti është një institut specifik, aktual, i rendesishem dhe
ne disa raste edhe shumë i dobishëm, në problematikat në momentit kur ai ndërlidhet me institutin e
procedimit penal. Edhe pse sot, ky favor shihet edhe si një mundësi apo keqpërdorim e disave për të
’’gëzuar’’ sa më shumë pushtet si deputet, çasjet e fundit legjilative europiane dhe ato amerikane i japin
dhe kufijt e tyre kritik për mundësit pozitive apo negative që duhet ose nuk duhet të ketë imuniteti.

Literatura

Kushtetuta e Republikës së Kosovës,


Bajrami, Arsim, Teoria dhe Praktika Parlamentare, Prishtinë 1997,
Ligji për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit
Rregollorja për Punën në Kuvend
http://en.wikipedia.org/wiki/Parliamentary_immunity
www.gjk-ks.org.

114 www.gjk-ks.org.

148
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Artan Kolnikaj - Aktet reale në këndvështrimin e dy ligjeve

Doktorant. av.Artan Kolnikaj


Kancelar i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Hyrje

Akti real është gjurma dhe prova se aty ka një urdhër të administratës publike. Me shkeljen e
këtij urdhërimi, kundravajtësi mund të dëmtohet. Kjo gjurmë paraqet gjithashtu, gjuhën me të cilën
administrata urdhëron qytetarin në distancë. Le të marrim një shembull. Nëse jemi duke ecur në rrugë
me automjet dhe ndeshim tabelën ndalim kalimi, kjo tregon se administrata publike ka urdhëruar, që ne
të mos hyjmë në atë rrugë, por të devijojmë, edhe pse fizikisht rruga në atë moment, mund të jetë krejt
e lirshme. Akti real shërben si një portë hyrjeje për në ngjarje. Ai është si letra lakmuese, që shfaq
prezencën e acidit apo bazës, aty ku ajo vepron, por ne nuk e perceptojmë me anë të shqisave.
Këto akte kanë ekzistuar gjithmonë në ligje dhe akte nënligjore të ndryshme, por avantazhi i
KPAD, qëndron në faktin se i njeh ata si institut më vete dhe për me tepër na jep edhe të drejtën për t’u
mbrojtur nga një akt i tillë, kur ai është i paligjshëm, si dhe na tregon procedurën që duhet të ndjekim.
Parashikimi i tyre në ligj, është tashmë një mundësi më tepër për qytetarin, i cili duhet të
mbrohet drejtpërdrejt prej tyre, nga fenomene që duken të palogjikshme dhe që nuk ishin të
parashikuara në ligj.

1.Gjendja sot e akteve reale në këndvështrimin e dy ligjeve


Ligji nr. 8485, i datës 12.05.1999, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së
Shqipërisë” (KPAd), përkufizon për herë të parë aktet reale. Ky moment përben një ngritje cilësore
legjislative me pasurim të instituteve procedurale administrative.
Doktrina (ndonëse deri në atë kohë), i njihte shenjat vetëm si gjuhë komunikimi, apo si anë
formale e akteve ose në disa raste i nënkuptonte si veprime përmbyllëse, ardhja e KPAD, përzgjodhi mes
doktrinës, rastin, i cili do të quhet tashmë akt real.Sipas nenit 5 të ligjit kemi: “Akt real do të quhet ajo
formë e urdhërimit administrativ, ku vullneti i administratës publike shprehet me mjete të tilla, si:
shenjat, paralajmërimet, tabelat, informacionet publike etj.”115
Shenjat që mund të jenë: një tabelë, një njoftim, një sinjal, një informacion publik, një
paralajmërim, një sinjal i koduar apo ndonjë lloj tjetër shenje që përafron me to. Ligji këto shenja i lidh
me dy detyrime, të cilat duhej të paraqesin:
Së pari, shenja në anën përmbajtësore të saj paraqet vullnetin e administratës publike për të
kryer ose jo një veprim të caktuar. P.sh., tabela e qarkullimit rrugor “ndalim qarkullimi”, ka vullnetin e
administratës publike, për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve në atë rrugë, pra ajo ka vullnetin që
ta kryejë këtë proces, i cili paraqet shpenzimin e energjive të punonjësve të administrates publike, për
ndalimin e qarkullimit të automjeteve në atë rrugë.
Së dyti, shenja duhej të paraqiste dhe një urdhërim. Duke vazhduar të njëjtin shembull, vullneti
i administratës për moslejimin e qarkullimit në rrugë, duhet të paraqitet për drejtuesit e mjeteve si një
urdhërim i saj, i cili nënkupton se ajo do të reagojë menjëherë dhe do të ndëshkojë këdo, që do të
marrë përsipër të veprojë kundër vullnetit të saj. Prandaj, kushdo që me veprimet e veta “prish” planin e
administratës publike, ajo do të vjelë një detyrim. Me pak fjalë: administrata nuk do të qëndrojë në

115 Ligji 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” (KPAd).

149
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rrugë për të shfaqur vullnetin e vet për ballafaqimin rast pas rasti me të gjithë personat që synojnë
kalimin në rrugë. Ajo vendos një shenjë “sfiduese”, e cila “frikëson” drejtuesin e mjetit, pasi
paralajmëron “sherr”. Administrata vendos shenjën me të cilën “kërcënon” drejtpërdrejt për përplasje
fizike mes paleve: shtetit dhe individit. Pra akti real nuk mbart mendim profesional për të zgjidhur një
situatë konkrete, sipas parashikimeve të ligjit (ashtu si akti administrativ), por mbart fuqinë dëmtuese të
shtetit, që të imponojë me forcë realizimin e asaj zgjidhjeje, e cila i është dhënë situatës (nga akti
administrativ). Akti real nuk ka për qëllim të “argumentojë” në lidhje me problemin që ka për të
zgjidhur. Synimi i tij është që të “paralajmërojë” në rast cënimi të argumenteve. Prandaj ai ndryshon nga
akti administrativ dhe vjen pas tij, ose për llogari të tij.
Nga ky përkufizim i ligjit, u distancua menjëherë një tabelë reklamë, me një tabelë qarkullimi
rrugor detyrues, e cila është një ide e mirë.
Po në këtë ligj, aktet reale u trajtuan edhe më gjerë në dispozitën 147 të ligjit për rastet, kur një
akt i tillë është i ligjshëm, si dhe për mënyrën e eliminimit të pasojave.
Neni 147

1.Për aktet reale zbatohen të njëjtat parime ligjore, sidomos parimi i ligjshmërisë, si dhe për aktet
administrative (në qoftë se përmbajtja e tyre e veçantë nuk bie në kundërshtim me këto parime).

2.Aktet reale të tilla, si: informacionet, paralajmërimet, sinjalet e koduara etj., të një organi shtetëror
konsiderohen të ligjshme, vetëm atëherë kur ato janë të sakta, objektive dhe proporcionale.
Neni 148
Eliminimi i pasojave
Organi administrativ është i detyruar të eliminojë pasojat, të cilat lindin nga një akt real i
kundërligjshëm.

2.Parashikimi për të ardhmen.


Deri këtu mund të themi se edhe pse ishin vetëm tri dispozita ligjore, gjithsesi kuptimi i akteve
reale dhe mbrojtja ndaj akteve reale të paligjshme tashmë ishin “qëlluar”.
Megjithatë, pas 15 vjetësh në fuqi të këtij kuadri ligjor, sigurisht që jeta evoluon dhe ka nevojë
për përshtatje të reja. Ajo që pritej nga legjislatori, ishte të zgjerohej më tej koncepti, si dhe kryesisht
metodat e mbrotjes ndaj aktit real të paligjshëm. Praktika e deritanishme, nuk është se solli ndonjë
përhapje gjyqësore të rasteve, ato janë mjaft të rralla, por gjithsesi është një hap pozitiv në këtë
drejtim. Ligji duhej të trajtonte më qartë kundërshtimin e këtyre akteve në gjykatë dhe të sqaronte më
tepër (apo t’i pasqyronte më qartë) llojet e akteve reale, pasi të krijohet konfuzion në disa raste. Në
pamje të parë, p.sh., informacionet, apo sinjalet e koduara, nuk tingëllojnë se mund të jenë urdhëruese.
Në jetën e përditshme jemi mësuar që informacionet të mos kenë natyrë urdhëruese (një informacion
në gazetë nuk është detyrues për asnjë njeri ), apo një informacion tregues, nuk mund të jetë akt real
vetëm për faktin se na paraqitet “i kriptuar” në formën e sinjaleve të koduara. Ato, madje, të duket
sikur janë vetëm gjuha e komunikimit dhe nuk kanë domosdoshmërisht urdhërim administrativ brenda,
apo vullnet të administratës për të kryer diçka.
Pritshmeria ime, ishte pikërisht në këtë drejtim. Në ligj kemi një bazë për aktin real. Le ta
zgjerojmë atë. Por po t’i referohemi projektligjit të dërguar në parlament për KPAD të ri, shohim se
trajtimi i aktit real, mund të mos marrë drejtimin e pritshëm. Në nenin 2/4 (dy pika katër) të tij thuhet:
Në kuptim të këtij Kodi, me termat e mëposhtëm nënkuptohet: “Akt real”, çdo formë tjetër e
veprimtarisë së organit publik, e rregulluar nga e drejta administrative, përveç aktit nënligjor normativ,
aktit administrativ apo kontratës administrative, që ka efekte ligjore mbi të drejtat, detyrimet apo

150
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

interesat legjitime të personave dhe që shprehet me mjete të tilla, si: njoftimet publike, paralajmërimet,
sinjalet e koduara, tabelat, informacionet publike etj.

Sipas nenit 2 të KPAd në fuqi, kemi që:

“Format e veprimtarisë administrative të rregulluara me këtë ligj janë:


- aktet administrative individuale dhe kolektive;
- kontratat administrative/publike; dhe
- aktet reale”.116

Projektligji i ri synon që ta quajë akt real dhe ta klasifikojë brenda tij çdo formë tjetër
veprimtarie, e cila nuk bën pjesë në dy format e para. Ndonëse në ligjin aktual të nenit 2, edhe pse
gjithçka që nuk kishte lidhje me dy pikat e para, quhej akt real, sipas përkufizimit të tij në nenin 5, vetë
akti real, ishte vetëm një pjesë e asaj veprimtarie (që mund të bënte administrata), përveçse dy pikave
të para. Kështu që projektligji shtoi veprimet administrative që duhen rregulluar me ligj. Vlen për t’u
theksuar se futja nën të njëjtin emërtim “akt real”, krijon konfuzion, pasi do të bëjë që të humbasë
dallimi i akteve që paraqesin përdorim force me ato akte të cilat nuk kanë këtë qëllim. Dhe sipas meje ky
është një dallim, i cili i shërben terrenit praktik.
Megjithatë në projektligj ne shohim një përkufizim për aktin real, të cilin e ndeshim dhe më
poshtë në nenin 2/13, ku thuhet: “Veprim tjetër administrativ”, është çdo formë e njëanshme e
veprimtarisë së organit publik në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë
akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e
ligjshme. Pra konstatojmë se aktet reale, janë veprime të tjera administrative, por vetëm se veprimet e
tjera administrative, nuk shprehen me mjete të tilla, si: njoftimet publike, paralajmërimet, sinjalet e
koduara, tabelat, informacionet publike etj. E thënë ndryshe, aktet reale, janë veprime të tjera
administrative, të shprehura me mjete të tilla, si: njoftimet publike, paralajmërimet, sinjalet e koduara,
tabelat, informacionet publike etj. Çdo formë tjetër shprehjeje, i korrespondon vetëm tepricës së
veprimeve të tjera administrative. Kështu, ligjvënësi, thjeshton aktin real vetëm në një fjalor pamor, pa
përmbajtje të vetën autentike, qe deri tani ka. Kjo është “forca apo muskuli” i administratës publike,
ndryshe nga akti administrativ që është “mendja” e kësaj administrate.

Kjo nuk është gjetja e duhur, por humbja e konceptit “akt real” të deritanishëm. Këtu kemi një
zëvendësim termash. Termi “akt real” i ligjit aktual, zëvendësohet me termin “veprim tjetër
administrativ” të projektligjit, ndërsa termi “akt real” tek projektligji, tepron në një formë të paraqitjes
së veprimit tjetër administrativ, pra thjesht, një lloj shfaqjeje e këtij veprimi, forme pa përmbajtje të
vetën autentike, por që merr përmbajtje nga termi “veprim tjetër administrativ”. Pra, kjo do të thotë se,
vendin kryesor tani e zë një “veprim tjetër administrativ”. Ndërsa akti real i deritanishëm e humbet
specifikën e deritanishme dhe tretet mes “veprimeve të tjera administrative”.
Vijmë tek mënyra e ankimit ndaj veprimeve të tjera administrative, të cilat do të pasqyrohen në
projektligjin e ri, ku thamë që përfshihen aktet reale të tanishme.
Kur nje veprim i tille eshte i paligjshem ? Dhe si mbrohesh ndaj nje veprimi te tille ?
Në projektligj thuhet: Veprime të tjera administrative nën regjimin e së drejtës
administrative117.

116 Ligji 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” (KPAD).
117 Projektligji për kodin e ri të procedurave administrative, neni 144.

151
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Veprim tjetër administrativ nën regjimin e së drejtës administrative, është çdo formë tjetër e
veprimtarisë së organit publik, e rregulluar nga e drejta administrative, e cila nuk plotëson
kushtet për të qenë akt nënligjor normativ, akt administrativ apo kontratë administrative, por që
ka efekte ligjore mbi të drejtat, detyrimet, apo interesat e ligjshme të personave.
2. Çdo veprim tjetër administrativ është i ligjshëm nëse është në përputhje me parimet e këtij
Kodi dhe brenda kompetencës së organit publik.
Këtu ligjvënësi përveçse ka përsëritur për herë të tretë përkufizimin e aktit real, të dhënë në
nenin 2/4, 2/13 dhe tani 144/1, nuk ka bërë asgjë tjetër.
Ligjshmëria e veprimeve të tjera administrative është lënë në një fushë të gjerë interpretimi, aspak
racionale dhe gati krejt të padobishme, sepse lejon një diskrecion të ekzagjeruar në ushtrimin e
pushtetit gjyqësor për këto çështje.
Në projektligj thuhet: Qëllimi i kundërshtimit administrativ118
Qëllimi i kundërshtimit administrativ është shqyrtimi i ligjshmërisë apo i ushtrimit të diskrecionit
të:
a) një veprimi apo mosveprimi të ndryshëm nga akti administrativ, të parashikuara në nenin
144, të këtij Kodi;
b) një veprimi apo mosveprimi të subjektit, publik apo privat, të parashikuar në nenin 83, të këtij
Kodi.
Gjithashtu në projektligjit thuhet :Kundërshtimi administrativ në rastin e një veprimi tjetër
administrativ119.
Pala, në rastin e kundërshtimit administrativ ndaj një veprimi tjetër administrativ, mund të
kërkojë nga organi publik:
a) ndalimin e kryerjes së një veprimi tjetër administrativ;
b) kryerjen e një veprimi tjetër administrativ për të cilin pala ka të drejtë, nëse ky veprim është
kërkuar nga pala, por organi publik nuk ka vepruar;
c) tërheqjen apo ndryshimin e një deklarate publike;
ç) shpalljen të paligjshëm të një veprimi tjetër administrativ dhe ndreqjen e pasojave të
shkaktuara prej tij.

Aktet reale të deritanishme, mund të kundërshtohen nga ligji i ardhshëm, vetëm sipas nenit
157/ ç, me qëllim “shpalljen të paligjshëm të një veprimi tjetër administrativ dhe ndreqjen e pasojave të
shkaktuara prej tij”.

Nuk jepen aspak koordinatat se kur një veprim tjetër administrativ është i paligjshëm, por mjafton që të
mos jetë në përputhje me parimet e këtij kodi apo të mos jetë brenda kompetencës së organit publik.
Kjo shkaton paqartësi dhe diskrecion të madh për të vendosur.
Ndërsa për ankimin gjyqësor të tyre flitet në nenin 160/4 të projektligjit ku thuhet:
Procedura për zgjidhjen e kundërshtimit administrativ
1. Vendimi i shqyrtimit të kundërshtimit merret dhe i njoftohet palës brenda 30 (tridhjetë)
ditëve nga data e paraqitjes së tij. Kundër vendimit mund të ngrihet padi drejtpërdrejt në
gjykatën kompetente për çështjet administrative.
Duke vazhduar deri në fund arsyetimin, le t’i drejtohemi ligjit: “Për organizimin dhe funksionimin
e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 120.

118 Projektligji për kodin e ri të procedurave administrative, neni 156.


119
Projektligji për kodin e ri të procedurave administrative, neni 157.
120 Ligji nr.49/2012 , Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e

mosmarrëveshjeve administrative.

152
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në nenin 2/8 të ligjit, jepet kuptimi i veprimit tjetër administrativ, i cili është i njëjtë me atë që
projektligji i ri parashikon. Po si ankohemi në gjykatë? në nenin 17 pikat ç, e, kemi :
Padia ngrihet:
ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për
të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;
e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër
administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

Padia në formën më të mirë të mundshme për qytetarin ngrihet vetëm sipas gërmës e). Por dhe kjo
nuk është një formë e plotë për t’u mbrojtur ndaj një akti real në kuptimin e ligjit të sotëm nr. 8485.
Vërtet paditësi në gjyq kërkon për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm
për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të tij, siç mund të jetë rasti për të detyruar bashkinë, për të
hequr një tabelë qarkullimi rrugor të vënë në mënyrë të papërshtatshme, por gjoba e vënë nuk hiqet,
pasi ajo ka qenë e ligjshme deri në atë çast. Kjo dispozitë nuk i ka dhënë fuqi prapavepruese nga
vendosja e tabelës vendimit të gjykatës, por vetëm nga dita e ngritjes së padisë, sepse nuk kërkohet
paligjshmëria e saj, por vetëm mosvazhdimi i përdorimit të saj (gjë e cila në fakt, duhej të ishte vetëm
pasojë e paligjshmërisë).
Ndërsa në nenin 40 të ligjit thuhet :
Vendimet përfundimtare
1. Gjykata, në vendimin e saj përfundimtar të pranimit, tërësisht ose pjesërisht të padisë,
vendos:

ç) detyrimin e organit publik për të kryer një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të
cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ që nuk prodhon më pasoja juridike,


nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;
dh) ..............;
e) detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër
administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;
ë) ..............;...
Tek vendimi përfundimtar i gjykatës, duket se më në fund, është rritur me ligj mundësia e
gjykatës për t’u shprehur rreth veprimit tjetër administrativ, nisur nga këndvështrime të ndryshme, të
cilat përfshijnë edhe aktin real në kuptimin e sotëm të ligjit nr.8485.
Ligjvënësi ka bërë artificën e kalimit nga “akt real” në “veprim tjetër administrativ”, vetëm për të
bërë një përshtjatje (e cila ka qenë absolutisht e domosdoshme në tërësi) mes KPAD dhe ligjit për
gjykatat administrative. Nga ky kalim ka humbur koncepti i deritanishëm i “aktit real” dhe është vënë si
një nënklasë e padallimtë e “veprimit tjetër administrativ”.
Sipas meje, akti real, në kuptimin e sotëm, duhej të ruhej dhe të përsosej si formë e veçantë e
vepritarisë së administratës publike, ndërsa tepricat e tjera për momentin, mund të quheshin veprime të
tjera administrative (term jo shumë i qëlluar), por që me kalimin e kohës do të ndryshonte.

153
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzione

Si përfundim, arrijmë në konkluzionin se, në projektligj, kemi më tepër një zbehje të aktit real si nocion
më vete, duke e paraqitur atë, jo si zë më vete, por si pjesë e një klase më të madhe veprimesh. Do të
ishte mirë, të ndodhte e kundërta, pasi aktet reale, janë një lloj i veçantë i veprimeve, pra një lloj që
arrin të “bjeri në sy” përpara llojeve të tjera. Kjo edhe për vetë faktin se, pasojat janë më të
drejtpërdrejta se tek llojet e tjera të veprimeve, ndaj sipas meje, duhej të shtjellohej më tej koncepti i
aktit real, si vazhdim i trajtimit të ligjit ekzistues dhe të jepej në mënyrë më të detajuar goditja e këtyre
akteve në rrugë administrative, por posaçërisht në rrugë gjyqësore.

Literatura:

1. Sokol Sadushi (1999): E drejta administrative. Teoria e aktit administrativ,Tiranë.

2. Bajram Pollozhani, Ermir Dobjani, Esat Stavileci, Lazim Salihu (2010): E drejta administrative.
(Aspekte krahasuese), Shkup.
3. Ibrahimi, Sokol Sadushi, Andrea Lako, Bashkim Caka (2001): Komentar i Kodit të Procedurave
Administrative. Botim i vitit 2001. Gent
.

LEGJISLACIONI:
1. Ligjin nr.8485 date 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”
(KPAd).
2. Projektligji për kodin e ri të procedurave administrative marrë nga faqja zyrtare në internetit të
Kuvendit të Shqipërisë.
3. Ligji nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”.

154
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arzena Korsi, Dashurie Zenel Hasani, Zaim Korsi, Hana Muçollari - Impakti inflacionit ne ekonomine
shqipetare

Msc(kandidate) Arzena Korsi

FakultetiiBiznesit, Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës, ALBANIA, Mob. +355696022821,

e-mail; arzena86@yahoo.com

Msc Dashurie Zenel Hasani

Fakulteti I Biznesit, Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës, ALBANIA

Mob. +355696447830, e-mail; dashe_zeneli@yahoo.com

Zaim Korsi

PHD(kandidat)UET, Lektor i lëndes Kontabiliteti I Ndërmarjes

FakultetiiBiznesit, Universiteti“AleksandërMoisiu”, Durrës, ALBANIA

Mob. +355692032107, e-mail; diamand96@yahoo.com

ABSTRAKTI

Qellimi i ketij punimi eshte te kuptuarit e situates inflacioniste Shqipetare duke studjuar sjelljen e
çmimeve te ekonomise Shqipetare per te shpjeguar arsyet e perballjes me riskun inflacionist.

Studimi rekomandon nje ndryshim ne politikat e perdorura ne vitet e fundit ne Shqiperi si dhe impaktin
ne jeten e biznesit Shqipetar.

Nga analiza ne mund te shohim qarte faktoret kryesore qe ndikojne me shume ne normen e interesit
dhe politikat e ndjekura nga shteti Shqipetar.

Ky punim analizon sjelljen e cmimeve ne vitet e fundit dhe ndikimin e ekonomise globale ne ekonomine
Shqipetare dhe ne inflacion. Ky ndikim e ben me te veshtire identifikimin e risqeve me te cilen perballet
tregu ne Shqiperi. Gjithashtu japim dhe rekomandimet qe ekonomia Shqiptare te kete nje ekonomi te
qendrueshme dhe politikes se duhur qe duhet ndjekur ne vendosjen e cmimeve ne treg me qellim
mosperballje me nje situate inflacioniste.

Punimi eshte bazuar ne studimet e meparshme nga disa autore te ndryshem.

FJALET KYCE:

Cmimetelarta, Inflacion, Risku monetary, Jeta e biznesit.

155
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

156
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

HYRJE-NJE VESHTRIM I PERGJITHSHEM

INFLACIONI eshte rritja e nivelit te pergjithshem te cmimeve per te gjithe mallrat dhe sherbimet ne nje
ekonomi.

Dy llojet kryesore te inflacionit jane:

1. Inflacioni i kerkeses –demand pull


2. Ilfnacioni i shpenzimeve –cost push

Faktoret kryesore qe ndikojne ne inflacionin e kerkeses rritja e blerjeve te shtetit si dhe rritja e
eksporteve,ndersa qy faktoret me peshe me te madhe qe ndikojne ne inflacionin e shpenzimeve jane
rritja e cmimit te lendes se pare si dhe rritja e normave te pagave.

Ndikimi i ketyre faktoreve ne ekonomi ben qe edhe pasojat te jene jo shume te lehta.

Ndikimi i tyre vihet re dukshem likujditetin e subjekteve te biznesit si dhe te agjenteve te tjere
ekonomik. Kjo ben qe zinxhiri i marrdhenieve midis tyre te pesoje carje duke bere te mundur edhe nje
cekuilibrim te tregut, fillimisht vendas pastaj edhe te zgjeruar, duke dhene inpakt edhe ne ekonomine e
vendeve te huaja, si psh duke ulur pagesat ndaj emigranteve ne Shqiperi e duke bere qe eksportet e
mjeteve monetare te zvogelohen si dhe numri i vizitoreve te ulet.

Nje ndikim tjeter ilfnacioni e jep edhe ne tatime duke bere qe te kemi nje shperndarje jo te barabarte
ne subjektet e biznesit. Ato pesojne humbje dhe fitime te paparashikueshme per shkak te ndryshimeve
te vleres se parase. Kjo do te bente qe blerjet te jene po ashtu te paparashikueshme. Inflacioni ben
gjithashtu qe procesi i kreditimit te mos kete nje qendrueshmeri, por te kete luhatje te vazhdueshme.
Kjo do ta rriste rriskun ne te cilin bankat,si ndermjetes kryesore, implementohen.

FAKTORET KRYESORE QE KANE NXITUR INFLACIONIN NE SHQIPERI

 SHPENZIMET BUXHETORE
Tkurrja e shpenzimeve buxhetore ben qe bankat te pesojne mungese likujditeti, edhe pse mund te
themi qe situata ekonomike shqiptare te pesoj nje permiresim duke thene qe inflaiconi i viteve 1999-
2009, te dekades se kaluar te pesoje nje rrenie. Rritja e shpenzimeve buxhetore ka bere qe te zvogelohet
ndikimi negativ i inflacionit.

157
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 DEMET MADHORE
Ne keto mund te permendim demet qe kane prekur agjentet e ekonomise, psh permbytjet e ndryshme
qe kane prekur sektorin e bujqesise apo Gerdeci. Keto deme ulin ndjeshem te ardhurat e qeverise duke
tkurrur investimet si dhe duke ulur vleren e mjeteve monetare te saj.

 PERMIRESIMI I SHERBIMEVE KRYESORE TE NEVOJSHME


Mungesa tyre do te bente qe inflacioni te pesonte rritje te vazhdueshme.Permiresimi i ketyre
sherbimeve ka bere qe situata eoknomike te arrije nje stabilitet si dhe te pesoje rritje. Ndikim ne kete
rrije dhene edhe klima e favorshme politike. Ne grafiqet e meposhtme paqaritet qarte stabiilzimi i
ndikimit negative te ketyre sherbimeve ne inflacion.

Grafiqet jane marre nga INSTAT,Banka e Shqiperise.

158
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

159
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

160
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nje rritje mujore te inflacionit kane pesuar transporti dhe shendeti (viti 2012-viti 2013).

Ne keto vite shihen ndryshime te vazhdueshme ne normen e inflacionit por kjo norme ka pesuar ulje
krahasuar nje dekade me pare.

Analize me epergjithshme paraqitet ne grafikun e meposhtem:

161
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shihet qarte se ulje te konsiderueshme ne rritjen e unflacionit eshte zeri “veshje” me afro -4%,ndersa
zerat e tjere kane te njejten norme ndikimi, jo me shume se 2.5%.

 KURSI I KEMBIMIT
Duhet thene qe presioni i kursit te kembimit ndaj inflacionit eshte ulur pas vitit

2009. Kjo kuptohet edhe nga rrenia e infliocanit ne kete vit.

 FAKTORE TE TJERE
Si faktore te tjere ndikues ne inflacion mund te permendim terheqjen e depozitave. Terheqja e
depozitave ndodh si pasoje e efektit psikologjik dhe frikes qe pesojne depozituesit ndaj bankave apo
institucioneve te tjera per moskthyerje te parave te depozitura.

INFLACIONI NE SHQIPERI KRAHASUAR ME EVENDET E RAJONIT

Sipas FMN-se ky krahasim eshte shprehur me grafikun e meposhtem:

162
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga analiza grafike mund te themi qe Shqiperia krahasuar me vendet e rajonit ka nje norme inflacioni
pothuajse te pandryshueshme duke u luhatur drejt normes 3%.

Vendi me ulje me drastike te inflacionit ne dekaden e fundit eshte Serbia.

Ndersa vendi me luhatje me te medha te kesaj norme ne rajon eshte Kosova duke u pasuar nga Bosnja.

KONKLUZIONE

INFLACIONIeshte rritja e nivelit te pergjithshem te cmimeve per te gjithe mallrat dhe sherbimet ne nje
ekonomi.

 Faktoret kryesore qe ndikojne ne inflacionin e kerkeses rritja e blerjeve te shtetit si dhe rritja e
eksporteve,ndersa qy faktoret me peshe me te madhe qe ndikojne ne inflacionin e shpenzimeve
jane rritja e cmimit te lendes se pare si dhe rritja e normave te pagave.
 Nje ndikim tjeter ilfnacioni e jep edhe ne tatime duke bere qe te kemi nje shperndarje jo te
barabarte ne subjektet e biznesit
 Tkurrja e shpenzimeve buxhetore ben qe bankat te pesojne mungese likujditeti.
 Permiresimi i sherbimeve ka bere qe situata eoknomike te arrije nje stabilitet si dhe te pesoje
rritje.
 Nje rritje mujore te inflacionit kane pesuar transporti dhe shendeti (viti 2012-viti 2013). Shihet
qarte se ulje te konsiderueshme ne rritjen e unflacionit eshte zeri “veshje” me afro -4%,ndersa
zerat e tjere kane te njejten norme ndikimi, jo me shume se 2.5%. Si faktore te tjere ndikues ne
inflacion mund te permendim terheqjen e depozitave.
 Nga analiza mund te themi qe Shqiperia krahasuar me vendet e rajonit ka nje norme inflacioni
pothuajse te pandryshueshme duke u luhatur drejt normes 3%.
 Vendi me ulje me drastike te inflacionit ne dekaden e fundit eshte Serbia.
 Ndersa vendi me luhatje me te medha te kesaj norme ne rajon eshte Kosova duke u pasuar nga
Bosnja.

BIBLIOGRAFIA

Mishkin-The economics of money,banking and financial markets,1995

Michael Burda-Maorceconomics,a Europian text, 1997

Shkelqim CANI-Konference per shtyp, 2002

Instat.gov.al –web-i i Insitutit te statistikave

Bankoalbania.org-Banka e Shqiperise

Imf.org-Fondi Monetar Nderkombetar

163
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

164
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aulent Guri - Roli i turizmit të qendrueshëm në zhvillimin ekonomik të bashkisë së Vlorës

Aulent Guri
Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, Sheshi Skëndërbej, God Nr. 2,
aulentguri@gmail.com

Abstrakti
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe turistik, duke pasur parasysh trendin dhe dinamikën e
zhvillimeve bashkëkohore globale, konsiderohet veprim i domosdoshëm shoqëror, që është shndërruar
në standarde dhe parime, që me efektivitet duhen zbatuar në jetën tonë. Turizmi është një nga
industritë më të mëdha në ekonominë botërore dhe po merr zhvillim gjithnjë e më të madh edhe në
ekonominë shqiptare dhe sidomos atë të Vlorës e cila është rrethi me gjatësinë më të madhe të vijës
bregdetare, me rreth 30 % të vijës së përgjithshme bregdetare në shkallë vendi. Ai përbën një potencial
të rëndësishëm për ekonominë e këtij qyteti, por, për të pasur këtë potencial edhe në të ardhmen është
e nevojshme që të mos zhvillohet thjesht turizmi, por të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit në
mënyrë që turisti mos të ngelet vetëm në bukuritë natyrore që ofron Vlora. Qëllimi kryesor i këtij punimi
është analizimi i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm si dhe ekoturizmit si model ideal i këtij të fundit.
Për një kohë të shkurtër, ekoturizmi u bë një fenomen në të gjithë botën duke e zhvendosur interesin e
zhvillimeve të reja drejt tij. Vlora ashtu si e gjithë Shqipëria në këto dy dekadat e fundit të një tranzicioni
të egër dhe të pafund po vuan nga keq menaxhimi i mbetjeve urbane, infrastruktura e dobët e
veçanërisht gjendja tejet e amortizuar e rrugëve që të çojnë në destinacionet e pikave kryesore turistike.
Ja përse turizmi shqiptar është një motor gjigant e modern por që kërkon të menaxhohen problemet
mjedisore, infrastrukturore dhe më tej menaxhimit e marketingut të produktit turistik.

Hyrje
Shqipëria sot përbën rast disi të veçantë për zhvillim dhe kthim në industri turizmi të vlerave të
panumërta, që ende nuk i ka kthyer në të çmuara. Vlora, në të cilën ndahen dy detet kryesorë që lagin
vendin tonë me historinë e saj të çmuar, me bukurinë e saj përrallore dhe me njerëzit dhe kulturën dhe
kuzhinën e tyre tradicionale ndërthurur edhe me atë italiane ku ndryshim përbën vetëm çmimi dy apo
tre herë më i ulët se në vendin fqinj, ka bërë një kapërcim në zhvillimin e turizmit këto dhjetë vitet e
fundit. Duke zënë vend në zemër te Mesdheut nuk ka së si të mos kthejë vlerat e saj monumentale,
kulturore, natyrore në një industri të vërtetë turizmi madje të paparë e të pamat. Monumentet
Shqiptare për njëmijë e një arsye pothuajse janë të panjohura ndoshta edhe nga mbulimi agresiv i
shtypit vendas e sidomos të huaj. Pasuritë natyrore mbeten faktori kryesor motivues për shumë turistë
në zgjedhjen e destinacioneve turistike. Rikthimi në natyrë, të ngrënit në mënyrë të shëndetshme si dhe
përdorimi i potencialeve natyrore është një lëvizje globale që reflekton mbi turizmin dhe Shqipëria këtë
fakt duhet ta ketë parasysh

Fjalët kyçe: zhvillim i qëndrueshëm, destinacion turistik, përdorimi i qendrueshëm, turizëm ekologjik,
produkt turistik.

Qëllimi
Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i potencialeve gjeografiko-natyrore, social demografike e historiko
kulturore, duke analizuar këto zhvillime të sektorit të turizmit në këtë hapësirë se si paraqitet lëvizja dhe
qarkullimi turistik dhe përfitimet ekonomike prej tij. Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa

165
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

metoda si ajo e hulumtimit, analizë – sintezës, metoda e vrojtimit, metoda krahasuese, metoda e
prognozës dhe e GIS, metoda e anketimit, etj.

I. POZITA GJEOGRAFIKE E QYTETIT TË VLORËS


Qyteti i Vlorës ndodhet në jug-perëndim të Shqipërisë, rreth 135 km distancë nga qyteti i Tiranës, 72 km
larg Italisë dhe 134 km larg Greqisë. Gjatësia e kufijve rrethit të Vlorës është 273 km nga të cilët 129 km
janë kufij tokësorë dhe 144 ujorë. Vlora është ndër rrethet me gjatësinë më të madhe të vijës bregtare,
rreth 30 % të vijës së përgjithshme bregdetare në shkallë vendi. Bregdeti i tij me gjatësi rreth 144 km,
laget nga det Adriatik dhe deti Jon. Tiparet mesdhetare te peizazhit, klimës dhe kulturës janë
karakteristikë kryesore e tij. Në pjesën veriore, rrethi i Vlorës kufizohet me rrethin e Fierit nëpërmjet
lumit Vjosë, i cili sëbashku me lumin Shushicë përbëjnë burimin më të rëndësishëm të ujit të ëmbël. Në
rrethin e Vlorës nuk mungojnë as vendet malore si mali i Cikës (2045m) mbi nivelin e detit, mali i
Sevasarit etj. Kryeqendra e rrethit është qyteti i Vlorës me rreth 140.000 banorë. Qytete të tjera janë:
Orikumi, Himara dhe Selenica. Popullsia e përgjithshme e rrethit është afërsisht 200.000 banorë dhe
numri i fshatrave llogaritet në 95.

Fig. 1 Harta e Rrethit të Vlorës

Fig. 2 Harta e qytetit të Vlorës


Vlora përbën një nga intineraret më të rëndësishëm në të gjithë Republikën e Shqipërisë për turistët.
Brenda një kohe shumë të shkurtër Vlora të jep mundësinë të vizitosh dhe te prekësh nga afër bukurinë
e detit dhe njëkohësishit freskinë e malit, evolucionin historik me qendrat historike, arkeologjike e
monumentale. Në sheshin e Flamurit ndodhen rrënojat e qytetit të lashtë 2500- vjeçar. Objekte të
shek.IV-V para erës sonë mund të gjenden në muzeun historik dhe muzen etnografik që ndodhen aty
pranë. Në këtë shesh ndodhen dhe monumente të tjera të rëndësishme të karakterit kombëtar siç janë:
Shtiza e Flamurit ose Ushtari i Panjohur i cili ngrihet mbi varrin e Kryeministrit të Parë shqiptar Ismail
Qemali. Nga ky shesh mund të vazhdojmë në rrugën “Justin Godard” ku gjenden ndërtesa të
rëndësishme si shtëpia e Marigo Posios (qëndisësja e flamurit), ndërtesa e postës së parë shqiptare etj.

166
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

II. HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI


Shqipëria sot përbën rast disi të veçantë për zhvillim dhe kthim në industri turizmi të vlerave të
panumërta, që ende nuk i ka kthyer në të çmuara. Sot Shqipëria ofron turizëm të qëndrueshëm nga
pikëpamja gjeo-natyrore, pikëpamja sociale e politike. Gjithashtu, ajo ofron me të metat e përkohshme,
turizëm të pastër ujor, ku ndotja natyrore e elementëvë radioaktiv, ndryshe nga dete të tjerë është e pa
përfillshme, ajo hidrokarbure, ndryshe nga ujrat e tjerë mungon, ku ende ruhet si në një virgjëri natyrale
zinxhiri ushqimor i jetës. Përpjekjet e para për të zhvilluar turizmin shqiptar janë bërë që në kohën e
Mbretit Zog ku u ndërtuan disa hotele si në Durrës etj. Me izolimin e vendit gjatë periudhpës së
komunizmit, numri i njerëzve të ardhur nga jashtë sidomos për arsye turistike ishte shumë i vogël. Në
vitet ’70 vinin grupe të vogla turistësh nga kryesisht nga Europa Lindore dhe vendoseshin në ato pak
hotele që gjendeshin në qytetet krysore shqiptare që përdoreshin më së shumti për qëllime turistike nga
funksionarë të lartë të shtetit të asokohe. Në vitet ’80 pati një mbështetje më të madhe nga shteti
ndërsa në vitet ’90 vendi ynë hyri në një proces të gjatë tranzicioni ku edhe turizmi u prek ashtu si
shumë fusha të tjera. Vitet e para të ’90 Shqipëria konsiderohej nga europianët si një vend jo shumë i
qëndrueshëm dhe pa stabilitetin e duhur për tu vizituar. Problemet kryesore të Shqipërisë të atyre
viteve por që vazhdojnë të jenë akoma problematike edhe sot kanë të bëjnë me infrastrukturën e
përgjithshme, problemet mjedisore të cilat kanë ardhur gjithmonë në rritje si edhe mungesën e një
marketingu promocional për promovimin dhe propagandimin e pikave kryesore turistike të vendit tonë

Vlora ashtu si e gjithë Shqipëria për shumë dhjetëvjecarë te shek.XX, ka qënë një vënd i izoluar. Fakt ky
që nga ana ekonomike dhe politike pati pasoja negative, por nga ana ekologjike dhe kulturore kishte disa
anë pozitive. Shumë krahina të Shipërisë nuk frekuentoheshin nga turistët, gjë që solli ruajtjen e një
bukurie të virgjër sic ka ndodhur edhe Vlorë, të cilat sot, janë nga më të rrallat, më të bukurat dhe më të
kërkuarat në botë. Para viteve 1990 turistët e huaj e kishin të vështirë ose të pamundur të vinin në këtë
vënd por edhe shqiptarët nuk e kishin të lehtë për të lëvizur nga një rajon në tjetrin për qëllime pushimi,
kjo si shkak i shumë faktorëve si: sigurimi i lejes së punës, sigurimi i lejes së vizitës të vëndit ku do të
shkonin gjithashtu dhe ana ekonomike i pengonte disi. Në periudhën e viteve 1990 koncepti për turizmin
për popullsinë shqiptare ishte shumë i ngushtë. Ikja në bregdet, në mal ose në llixha, për rreth 15 ditë në
vit, e një pjese të popullsisë, e cila kishte mundësi ekonomike, cilësohej nga vetë banorët, më shumë si
një mënyrë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Pas viteve 1990 gjëndja e Shqipërisë vazhdon të jetë
e vështirë në shumë drejtime sidomos në atë ekonomik. Një pjesë e mirë e shqiptarëve emigruan jashtë
vëndit duke e cilësuar Shqipërinë një vënd në të cilën nuk mund të jetohej dhe nuk mund të bëhej kurrë
mirë, por pjesa tjetër që nuk patën mundësi të emigronin po rëndohej dita ditës për të siguruar bukën e
gojës kurse dëshira turistike u zbeh. Me ndryshimin politik pas viteve 1990, ka ndryshuar ndjeshëm dhe
struktura e ekonomisë shqiptare, ndryshime këto të cilat vërehen në shumë aspekte.Midis tyre vlen të
veçohet rëndësia që kanë marrë dekadën e fundit, degët e sektorit terciar të ekonomisë, një rëndësi
gjithnjë e më e madhe po i kushtohet turizmit. U krijuan një sërë kushtesh të reja të cilat përbëjnë
premisa shumë të mira për nxitjen e turizmit. Ndër këto kushte vlen të veçojmë :
 Hapja e vëndit pas izolimit të gjatë të tij
 Antarësimi i Shqipërisë në organizata të ndryshme botërore
 Vlerësimi i turizmit në përgjithësi si një nga degët më me perspektivë të ekonomisë shqipëtare
 Rigjallërimi i sektorëve të tjerë të ekonomisë,të afërt me turizmin si (tregtia, shërbimet,
transporti, ndërtimet )
 Nxitja e investimeve vëndase dhe të huaja në fushën e turizmit etj 1

Te gjitha këto kushte kanë ndikuar disi në zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, duke iu kthyer vlerave
të rralla turisitike që ajo ka në territorin e saj, duke e parë turizmin si një nga mundësitë e vetme për të
dalë nga kriza e thelle shekullore që ka kaluar ky vënd. Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror (FEB) në

167
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

vitin 2007 bazuar në të dhënat e vitit 2005, i cili vlerëson dhe radhit konkurueshmërinë e turizmit të
vëndeve të ndryshme të Botës, Shqipëria zinte vëndin e 90 nga 124 vënde të botës, duke dalë përpara
vëndeve të cilat kanë një sektor të suksesshëm dhe të stabilizuar prej kohësh të turizmit siç janë : Kenia,
Ekuadori, Nepali 2 Kjo tregon se Shqpëria ka potencialin për të konkuruar me sukses në fushën e
turizmit. Kjo tregon gjithashtu se Shqipëria ka potenciale të shumta në turizëm, njerëz të mikpritshëm e
të hapur ndaj vizitorit, siguri dhe stabilitet, por paraqet dobësi të cilat dëmtojnë konkurrueshmërinë dhe
lidhen me : mungesën e vullnetit politik për veprime konkrete, sistem i dobët për mbrojtjen dhe
menaxhimin e mjedisit,përfshirjen e aseteve natyrore dhe kulturore në turizëm, klimë të vështirë
investimi, të drejta të pazgjidhura të pronësisë, infrastruktura dhe përpjekje jo efektive të promovimit.
Ngaqë zhvillimi i turizmit në Shqipëri në krahasim me të gjitha vëndet e tjera mesdhetare, rezultat i
faktorëve të mësipërm, vetëm vitet e fundit filloi të lulëzojë, egziston edhe shansi që Shqipëria të
përfitojë nga eksperiencat pozitive dhe negative të vëndeve me turizëm të zhvilluar.

III. LEVIZJET TURISTIKE DHE PËRFITIMET EKONOMIKE NE QYTETIN E VLORES


E gjithë oferta gjeografiko-natyrore, social-demografike, historiko-kulturore, nuk ka se si t’i shpëtoj syrit
të një turisti. Vlora përbën një nga zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ku secili individ
mund ta gjej veten në një nga llojet e turizmit që ofron Vlora. Vlerësimi, afirmimi dhe promocioni i
turizmit në Vlorë nga viti në vit ka ardhur në rritje. Dëshmi për këtë është edhe qarkullimi turistik,
pikëpamja sasiore dhe shtrirja gjeografike e të cilit kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në analizën tonë
jemi bazuar në qarkullimin turistik gjatë 5 viteve të fundit, e cila i shërben më së miri qëllimit dhe temës
së studimit.
Grafik 1

Ecuria e numrit té turistéve né Vloré gjaté


periudhés 2005-2008

350000
300000
Numri i turistéve

250000 viti
200000 2005
150000 2006
100000
50000 2007
0 2008
viti 2005 2006 2007 2008
Viti

Burim: Drejtoria e Turizmit Bashkia Vlorë

Një paraqitje më të qartë jep dhe grafiku, i cili prezanton numrin e turistëve të përfshirë në qarkullimin
turistik në Vlorë gjatë viteve 2005-2008. Ashtu sikur se evidentohet edhe nga paraqitja grafike është
lehtësisht e kuptueshme se numri i turistëve ka ardhur në rritje duke filluar nga 170,000 turistë në vitin
2005 deri në 350,000 turistë në vitin 2008. Për sa i përket origjinës së turistëve ajo është bërë më e
larmishme nga viti në viti. Kështu shtrirja gjeografike e vendeve origjinë të individëve të përfshirë në
qarkullimin turistik ka ardhur gjithmonë e në rritje kundrejt vendit destinacion që është Vlora. Krahas
turistëve vendas në Vlorë është shtuar numri i turistëve të huaj në raport me ata vendas.

168
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nëse do të bënim analizën në bazë të paraqitjes grafike në lidhje me origjinën e turistëve shohim se ka
një raport të qëndrueshëm ndërmjet turistëve vendas, kosovarë dhe të huaj por gjithsesi është më se e
qartë se turistët më kombësi shqipatre dominojnë ndjeshëm ndaj atyre të huaj. Në ofertën turistike të
një vendi duhet të ketë edhe elementë të cilët i përgjigjen më së miri zhvillimit të turizmit. Kështu
agjencitë turistike luajnë një rol të rëndësishëm në promocionin e zonave turistike dhe potencialeve të
tyre, ç’ka sjellin inpakt të drejt për drejt në rritjen e qarkullimit turistik. Ecuria e numrit të agjencive
turistike gjatë periudhës së marrë në studim për këtë zonë ka ardhur në rritje. Duke patur parasysh
paraqitjen grafike themi se nga viti 2005 ku numëroheshin vetëm katër agjenci turistike deri në vitin
2008 numri i tyre ka kaluar dyfishin duke shkuar në dhjetë të tilla.

Grafik 2

Ecuria e numrit agjensive turistike 2005-2008

10
Numri i agjensive turistike

8
Viti
6 2005

4 2006
2007
2
2008
0
Viti 2005 2006 2007 2008
Viti

Burim: Drejtoria e Turizmit Bashkia Vlorë

Njësitë hoteliere dhe resortet që ato ofrojnë janë një nga qendrat e akumulimit të të ardhurave
financiare nga turizmi. Numri i tyre vit pas viti ka ardhur në rritje dhe po kështu edhe cilësia e shërbimit
që ato ofrojnë duke reflektuar në këtë mënyrë edhe në net qëndrimet e turistëve qoftë këta vendas ose
të huaj. Numri i njësive hoteliere ka ardhur në rritje nga viti 2005 me rreth 25 në vitin 2008 me rreth 40
njësi hoteliere.

1
Prof. Dr. Dh.Doka, Prof. As. Dr. B.Draçi “Gjeografia e Turizmit”
2
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013
Grafik 3

169
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ecuria e numrit té njésive hoteliere 2005-2008

50

40
Numri i hoteleve

Viti
30 2005
20 2006

10 2007
2008
0
Viti 2005 2006 2007 2008
Viti

Burim: Drejtoria e Turizmit Bashkia Vlorë

Në lidhje me net qëndrimin e turistëve ka një trend pozitiv. Nëse net qëndrim mesatar në vitin 2005
ishte 3-4 net pësoi rritje në 2006, 4-7net, për t’u rritur akoma më tej në 2008 7-10 net. Të gjitha këto
zhvillime të përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe rritjes sasiore të individëve të përfshirë në
qarkullimin turistik kanë reflektuar pozitivisht në të ardhurat financiare nga turizmi, gjë të cilët e
kuptojmë nëpërmjet grafikut të mposhtëm.
Grafik 4
Té ardhurat financiare nga turizmi né $

8000000
7000000
6000000
té ardhurat né $

5000000
4000000
3000000
2000000
1000000
0
Viti 2005 2006 2007 2008
Viti

Burim:Drejtoria e Turizmit Bashkia Vlorë

Nisur nga paraqitja grafike rezulton se: në 2005 të ardhurat financiare nga turizmi u llogariten në 5milion
dollar, shifër kjo e cila pësoi rritje të mëtejshme po në mënyrë graduale vit pas vit duke arritur në rreth 8
milion dollar në vitin 2008. Për pesë vitet e fundit edhe pse nuk ka të dhëna të sakta supozohet se të
ardhurat nga turizmi të jenë në rritje si pasojë e shtimit të numrit të përgjithshëm edhe të turistëve të
huaj. Ndikimi në ekonominë e qytetit të Vlorës është mjaft i madh në qytetin e Vlorës ku nga të dhëna
zyrtare por dhe jo zyrtare 1 në 4 persona punon direkt ose indirekt në sektorin e turizmit.

170
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

IV. TURIZMI PËRBALLË SFIDAVE TË POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT


Bumi i zhvillimit të sektorit të turizmit nuk i ka paraprrirë, por thjesht e ka ndjekur zhvillimin ekonomik,
por ai edhe mund t’i paraprijë nëse respekton mjedisin natyror dhe atë human. Territori ku do të
zhvillohet turizmi funksionon vetëm në sistem dhe sistemi funksionon vetëm nëse është i hapur, që do
të thotë që ky territor të funksionojë si sfungjer. ”Territori sfungjer” është ai territor që dëshmohet i aftë
të tërheqë turistin me të gjitha atraksionet, duke kthyer në vlerë për të gjithë komunitetin të gjitha
mundësitë e veta mjedisore, kulturore dhe humane. Pra, ai territor, i cili është në gjendje që jo vetëm ta
presë turistin, por edhe që, ashtu si ujin në një sfungjer, ta transmetojë në mënyrë të merituar dhe të
zgjuar nga një aktor i sistemit territorial tek tjetri në të gjithë hapësirën dhe ofertën e territorit. Në këtë
rast, aktiviteti turistik, sado ”i suksesshëm” të duket në nivel hotelier apo restorator, së pari, pra nuk jep
kurrëfarë efekt ekonomik mbi territotin.

Sipas OBT (Organizata Botërore e Turizmit) Turizmi i qëndrueshëm quhet ai turizëm i cili plotëson
nevojat e turistëve dhe banorëve të tashëm ndërsa mbrohet dhe përmirësohet mundësia për të
ardhmen”. Turizmi i qëndrueshëm ka për qëllim sigurimin e një operimi që është i qëndrueshëm nga ana
ekologjike, ekonomike dhe social-kulturore në çdo nivel në termat si në kërkesat e brendshme ashtu dhe
të jashtme”. Turizmi i qëndrueshëm, është një industri e cila përpiqet të ketë një ndikim të ulët në
mjedis dhe në kulturën vendase, ku nga njëra anë ndihmon për të gjeneruar të ardhura, punësim, dhe
nga ana tjetër kontribuon në ruajtjen e ekosistemeve. Ai është i përkufizuar si një proçes i cili plotëson
nevojat e turistëve të pranishëm dhe të komuniteteve duke mbrojtur dhe rritjen e nevojave në të
ardhmen. Aktivitetet e turizmit të qëndrueshëm duhet të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në
kulturën e komunitetit pritës. Bazat etike të turizmit të qëndrueshëm janë të lidhura ngushtë me dy
kuptime “nevojë-kërkese” dhe “përgjegjësi”. Kështu mund të themi se Turizmi i Qëndrueshëm është
ndërtuar mbi katër shtylla të rëndësishme të Turizmit, që janë:
 Qëndrueshmëria Ekonomike
 Qëndrueshmëria Ekologjike
 Qëndrueshmëria Kulturore
 Qendrueshmeria Vendore e politike

4.1 Parimet bazë të Turizmit të Qëndrueshëm, sipas OBT janë:


 Përdorimi me kriter i burimeve mjedisore të cilat përbëjnë një element kyç në zhvillimin e
turizmit, duke ruajtur proçeset thelbësore ekologjike dhe duke ndihmuar për të ruajtur
trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin.
 Respektimi i origjinalitetit social-kulturor të komuniteteve pritëse, duke ruajtur, ndërtuar dhe
jetuar trashëgiminë e tyre kulturore dhe vlerat tradicionale, si dhe të kontribuojë në kuptimin
ndërkulturor dhe tolerancën.
 Sigurimi i operacioneve afatgjata ekonomike, që bëjnë të mundur sigurimin e përfitimeve social-
ekonomike të të gjithë aktorëve, duke përfshirë punësimin e qëndrueshëm dhe mundësitë e
rritjes së të ardhurave dhe të shërbimeve sociale në komunitetet pritëse, duke kontribuar
kështu në zbutjen e varfërisë.

4.2 Kërkesat dhe ofertat për turizëm konkurrues


Turizmi posedon potencial të shkëlqyer si një katalizator për rritje ekonomike dhe prandaj është një
sektor kyç nënivelin makro-ekonomik. Industria është intensive në krijimin e fuqisë punëtore dhe një
burim kryesor i të ardhuravetë qeverisë. Ekzistojnë rezultate të rëndësishme lidhjeje me sektorët e tjerë
si ndërtimin, transportin, furnizimet, bujqësinë,industrinë ushqimore dhe atë të suvenireve. Vizioni i

171
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mëposhtëm formulon arritjet e dëshiruara të së ardhmes së turizmit në Shqipëri. Objektivat kryesore


makro-ekonomike të zhvillimit të sektorit të turizmit janë:
• të gjenerohen vende pune dhe të ardhura
• të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social kudo në vend
• të përmirësohen kushtet e jetesës në Shqipëri
• të iniciohen aktivitete ekonomike
• të krijohet një imazh pozitiv i vendit në arenën ndërkombëtare si destinacion turistik
• të rriten fitimet për shtetin në monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes
• të zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin.
Nga vëzhgimi dhe analiza që i është bërë potencialit turistik të vendit dhe faktorëve të tjerë me ndikim
në zhvillimin eturizmit në Shqipëri, produktet kryesore turistike të Shqipërisë janë tipet e mëposhtme të
turizmit:
 Turizmi i diellit dhe plazhit
 Turizmi i interesit të veçantë
 Turizmi i qendrave urbane / Turizmi i biznesit dhe i konferencave
 Turizëm Familjar
 Eko-turizëm
 Turizëm aventuror
 Turizëm religjioz
 Agroturizëm
 Turizëm malor
 Turizëm nënujor
 Turizëm historic
4.3 Parakushtet për zhvillimin e turizmit
Me qëllim që të arrihen objektivat dhe të realizohet aplikimi i strategjive të nevojshme para-kushtet e
mëtejshme janë të nevojshme të plotësohen:
 Parimet e zhvillimit të qëndrueshem të turizmit të pranohen në të gjitha nivelet.
Qëndrueshmëria në kohë është një faktor kryesor për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Vetëm
një proces zhvillimi miqësor ndaj mjedisit do të jetë baza për një zhvillim të suksesshëm
ekonomik të turizmit.
 Infrastruktura bazë. Infrastruktura e kufizuar paraqet problem madhor për zhvillimin e shpejtë
të turizmit në shumicën e rajoneve të Shqipërisë ashtu si edhe në Vlorë. Aeroporti kryesor
ndërkombëtar i Rinasit pranë Tiranës dhe Durrësit duhet të ballafaqohet me standartet
ndërkombëtare. Është e nevojshme ngritja në të ardhmen e një aeroporti në pjesën jugore të
Shqipërisë për përdorim civil të fluturimeve charter. Fluturimet charter vlerësohen të një
rëndësie të pakrahasueshme për zhvillimin e tregut të turizmit ndërkombëtar në të ardhmen.
Zhvillimi i një sistemi efiçient i trajtimit të ujrave të zeza dhe mbeturinave është i domosdoshëm
për të mbajtur të pastërta dhe tërheqëse zonat me interes turistik dhe duke siguruar kështu një
zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Gjithashtu duhet përmirësuar menaxhimi i mbeturinave të
krijuara gjatë procesit ndërtimor. Lidhja me rrugë, furnizimi me ujë dhe energji elektrike
vlerësohen gjithashtu çështje të rëndësishme me ndikim në zhvillimin e turizmit.
 Sqarimi i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet. Sqarimi sa më shpejt të jetë e mundur i zgjidhjes
ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objektet ndërtimore.
 Ligji dhe rregullore të turizmit në nivel kombëtar dhe rajonal. Hartimi i një ligji bashkëkohor të
turizmit dhe rregulloreve shtesë për zhvillimin e turizmit nga organizmat shtetërore përgjegjës.

172
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Zbatimi i detyruar i ligjit. Zbatimi i ligjit ekzistues është themelor për një zhvillim të
qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në fushën e ndërtimit në çështje si ato të rregulloreve,
lejeve të ndërtimit apo atë të ndotjeve.
 Përgjegjësi të qarta në të gjitha nivelet për zhvillimin e turizmit. Përcaktimi i qartë i
përgjegjësive për drejtoritë e turizmit brenda ministrisë si dhe të Ministrive dhe Institucioneve
të tjera që kanë lidhje me fushën e turizmit.
 Stabilitet rajonal dhe kombëtar
 Sistemi i përmirësuar i informacionit. Zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të plotë
informacioni të zhvillimit të ofertës dhe kërkesës. Është e nevojshme organizimi i mbledhjes dhe
analizimi efiçient i të dhënave të nevojshme sipas standarteve ndërkombëtare në nivel
kombëtar, rajonal dhe lokal.
 Angazhimi i sektorit publik/privat Zhvillimi i sektorit të turizmit duhet promovuar nëpërmjet
sektorit shtetëror, veçanërisht në fazën fillestare. Gjithashtu sektori privat do të ketë nevojë të
angazhojë financime nëse do të realizohen përfitimet kryesore të turizmit. Ky financim do të
ketë nevojë më shumë se një vit cikle financimi dhe do të kërkohen partneritete më të forta
shtet / privat nëse financimi shtetëror do të jetë efektivisht superior.

4.4 Marketingu i turizmit


Marketingu i turizmit në Shqipëri është akoma në hapat e para dhe në këtë drejtim Shqipëria krahasuar
edhe me vendet fqinje të rajonit të cilat ofrojnë paketa turistike të llojeve të ndryshme. Masat kryesore
që duhet ndërmarrë në fushën e marketingut të turizmit janë:
 Koordinim të aktiviteteve të marketingut dhe masave për krijimin e imazhit për destinacionin
Shqipëri.
 Inkurajim ndaj mbështetjes dhe kooperimit të sektorit privat në aktivitetet promovuese dhe
pjesëmarrje në formimin e politikave dhe praktikave kombëtare të turizmit
 Përfaqësimin e vendit në panaire dhe ekspozita të turizmit
 Prodhimin dhe shpërndarjen e broshurave, videove dhe materialeve dhe masave të tjera në
fushën e marketingut (internet, etj)
 Koordinim me zyrat rajonale turistike
 Kryerjen e kërkimit dhe analizave të tregut
 Financime bazë nga qeveria dhe industria, gjithashtu dhe nga donatorët ndërkombëtarë

4.5 Ekoturizmi, forcë për zhvillim


Sipas përkufizimit të IUCN në vitin 1996, Ekoturizmi është udhëtimi dhe vizitimi i përgjegjshëm mjedisor
në zonat relativisht të pashqetësuara, me qëllim për të shijuar dhe admiruar natyrën (dhe çdo element
shoqërues kulturor) që promovon mbrojtjen dhe ka impakt të ulët negativ duke siguruar përfshirje
socio-ekonomike në përfitim të popullsisë lokale.

Ekoturizmi është i qëndrueshëm ekologjikisht – Ekoturizmi është turizëm i qëndrueshëm ekologjikisht që


vepron dhe zhvillohet në një mjedis natyror. Ekoturizmi mund të përcaktohet ndryshe si një udhëtim
drejt mjedisit natyror ku përgjithësisht kërkohet të respektohet dhe të mbrohet mjedisi dhe kultura e
vendit ose rajonit pritës.
Ekoturizmi bazohet kryesisht në natyrë dhe në kulturë – Ekoturizmi bazohet në mjedisin natyror, në
karakterin e tij fizik, biologjik, dhe kulturor. Ruajtja e burimeve natyrore dhe kulturore është mjaft e
rëndësishme për planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e ekoturizmit. Ndërkohë ka mjaft destinacione
që e shohin elementin kulturor të tyre si të nevojshëm për zhvillimin e ekoturizmit, duke rrezikuar
kështu qëndrueshmërinë e turizmit.

173
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ekoturizmi është edukues mbi mjedisin – Ky element e bën turizmin të dallohet nga format e tjera të
turizmit. Edukimi dhe shkëmbimi i dijeve mund të ndikojë në sjelljen e turistit dhe të komunitetit duke
marrë më të mirën nga njëri-tjetri dhe ndihmon në qëndrueshmërinë afatgjatë të aktivitetit turistik në
zonat natyrore. Një nga qëllimet kryesore të ekoturizmit është që turistët të vlerësojnë dhe të mësojnë
rreth mjedisit natyror, me qëllim që të avancojnë në çështjet e mbrojtjes së tij.
Ekoturizmi sjell të ardhura për popullsinë vendase – Përfshirja e komunitetit lokal sjell jo vetëm përfitime
për komunitetin por edhe ndikon në përmirësimin e eksperiencës së turistëve duke shkëmbyer njohuri
dhe informacione me komunitetin lokal. Komunitetet mund të përfshihen duke ofruar shërbime,
lehtësira, produkte madje dhe informacion për turistët. Ekoturizmi mund të gjenerojë të ardhura dhe
për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe kulturore.

4.6 Faktorët që ndikojnë në 'kurthimin' e turistëve


Hapat kryesore që duhet të ndërmerren per zhvillimin dhe ”kurthimin” e turistëve janë si më poshtë:
1. Takime ndërgjegjësuese me banorët;
2. Seminare për ndërgjegjësimin, si dhe njohjen e vlerave kuturore dhe turistike të zonës;
3. Organizimi i një fushate publicitare nga strukturat e turizmit për tërheqjen e turistave;
 përgatitjen e fletepalosjeve,
 pankarta apo tabela orientuese gjatë rrugës,
 publicitet në median elektronike dhe të shkruar,
 përgatitja e videoklipeve me pamje të zonës,
 pasqyrimi i tyre në çdo panair, ku Ministria merr pjesë.
4. Rritja e cilësisë së shërbimit turistik, duke u bazuar në trainime të organizuara me banorët, kryesisht
gra si:
 gatimin tradicional
 kushtet higjenike të nevojshme për turistet
 menyra tradicionale e të jetuarit, duke krijuar në këtë mënyrë interes me të madh për jetesen e
turisteve në fshat;
 Ngritja e një pazari artizanal, e një shkolle artiznale.
5. Krijimi i një shoqate mjedisore turistike, e cila do të sherbeje si urë lidhëse e komunikimit me
qytetin, duke siguruar transportin e turistave në zona të veçanta të qytetit;
6. Pergatitja e një guide sezonale, e cila do t’i orientoje banoret apo personat përgjegjës në fshat për
kujdesjen dhe organizimin e turistëve në pika dhe vende të ndryshme përreth, si dhe shëtitjet me
varka në liqen;

V. KONKLUZIONE:
 Vlora përbën një nga zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik.
 Numri i turistëve ka ardhur në rritje duke filluar nga 170,000 turistë në vitin 2005 deri në
350,000 turistë në vitin 2008.
 Në 2005 të ardhurat financiare nga turizmi u llogaritën në 5milion dollar, shifër kjo e cila pësoi
rritje të mëtejshme po në mënyrë graduale vit pas vit duke arritur në rreth 8 milion dollar në
vitin 2008.
 Turizmi i Qëndrueshëm është ndërtuar mbi katër shtylla të rëndësishme të Turizmit, që janë:
 Qëndrueshmëria Ekonomike
 Qëndrueshmëria Ekologjike
 Qëndrueshmëria Kulturore
 Qendrueshmeria Vendore e politike

174
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

VI. REKOMANDIME
 Rekomandimet kryesore konsistojnë në :
 Zhvillimin infrastrukturor: zhvillimin e transportit tokësor, ujor dhe ajror.
 Përmirësimin dhe krijimin e sistemeve eficente të menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve të
ngurta, si dhe sistemeve të trajtimit te ujrave te zeza.
 Sigurimin e ujit të pijshëm;
 Garantimin e energjisë elektrike
 Tërheqja e investitorëve të huaj.
 Telekomunikacionin dhe internetin.
 Rishikimin dhe vendosjen e standarteve për hartimin e planeve të përdorimit të tokës, për zonat
me potenciale të zhvillimit turistik.

VII. BIBLIOGRAFIA
1) Akademia e Shkencave, Studime Gjeografike, vëllimi 14 dhe 17.
2) Blamey.R, 2001.Principles of ecotouri
3) Prof. Dr. Dh.Doka, Prof. As. Dr. B.Draçi “Gjeografia e Turizmit”
4) Deklarata e Rio de Zhaneiros për Mjedisin dhe Zhvillimin, (Agjenda 21) 1992
5) Prof. Dr. M. Dida, Ing. N. Dragoti, Ing. G. Kromidha, Ing. Gj. Fierza. Zonat e Mbrojtura Natyrore,
Parqet Kombëtare të Shqipërisë
6) Gjoka F, Brahushi F ( Tiranë 2007 ), Tokat Bashkia Korçë ( Korçë 2010 )
7) Instituti i Monumenteve të Kulturës. Lista e monumenteve të kulturës në Shqipëri
8) Instituti hidrometeorologjik. Akademia e Shkencave. Klima e Shqipërisë. Tiranë 1978
9) Jonathan M. Harris ( 2000 ), Basic Principles of Sustainable Development
10) Qiriazi P ( Tiranë 2006 ), Monumentet e Natyrës
11) Natyrore, Parqet Kombëtare në shqipëri
12) Samiti Boteror mbi zhvillimin e qendrueshem,
13) Organizata Boterore e Turizmit (WTO) 1989
14) Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013
15) Wood, 2004.Global Solutions: an ecotourism society
16) Wearning, B.2001.Ecotourism:Impacts,Potentials and possibilities
17) Wearning, B.2001.Ecotourism:Impacts, Potentials and possibilities
18) Prof. Dr. Perikli Qiriazi. Gjeografia Fizike e Shqipërisë. Tiranë ribotim 2006
19) Prof. Dr. Niko Pano.Hidrogjeografia e Shqipërisë
20) Ministria e Mjedisit, pyjeve dhe administrimit të ujrave Tiranë 2010
21) Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ( Tiranë 2010 )
22) Strategjia e Sektoriale e Turizmit 2007 – 2013 ( MKTRS )
23) Ministria e Mjedisit, pyjeve dhe administrimit të ujrave ( Tiranë 2010 )
24) Agjensia Kombëtare e Turizmit ( Tiranë 2010 )

175
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Avni Gashi - Sfidat e luftimit dhe parandalimit të terrorizmit ndërkombëtare

Ma.sc. Avni Gashi

Master i Shkencave Juridike Ndërkombëtare / Emaili: avnigashi02@hotmail.com

ABSTRAKT

Shkencat Juridike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë një fushë e gjerë e studimit, prandaj do të
përcaktohemi në këndvështrimin se si shkencat juridike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare e trajtojnë,
analizojnë dhe japin shëmbuj konkret në luftimin dhe parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar si dhe
trajtimin e këtij fenomeni negative nga aktorët e fuqishëm shtetror dhe organizatat ndërkombëtare si
OKB-ja, NATO dhe UE-ja. Arsyeja e trajtimit të kësaj teme është së terrorizmi ndërkombëtar në kohën e
fundit ka marrë përmasa shum të gjëra, sidomos që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Trajtimi dhe analizimi i kësaj teme është bërë më metoda analitike dhe kërkimore, me një qasje serioze
shkencore, pasiqë duhet kuptuar mirë funksionimin e organizatave ndërkombëtare dhe qasjën e
bashkëpunimit ndërmjet tyre, sepse po që se nuk do të kishte një bashkëpunim të mirëfillt ndërmjet
tyre, atëhere nuk do të kishte rezultate konkrete ne luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Përfundimi i
këtij studimi rezulton në miratimin dhe zbatimin e disa konventave të rendësishme ndërkombëtare si
dhe strategjive te ndryshme bashkëpunimi me qëllim të luftimit të terrorizmit ndërkombëtar, sepse
fusha e sigurisë në aspektin ndërkombëtar asnjë here nuk është e sigurt totalisht edhe përkunder
përpjekjeve të këtyre aktorëve shtetror dhe organizatave ndërkombëtare.

Fjalët kyqe: Marrëdhëniet Ndërkombëtare,Terrorizmi, Organizatat Ndërkombëtare, NATO, BE, OKB,


Bashkëpunimi.

HYRJA

Terrorizmi është shprehur shum kohëve të fundit veçanarisht që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit
2001 në SHBA si dhe aktivitetet terroriste te ISIS-it (shteti Islamik i Irakit dhe Levantit), mirëpo sulme
terroriste ka patur edhe më heret në shum vende të botës, kryesisht në vendet perëndimore. Terrorizmi
sot konsiderohet njëri ndër kërcënimet më serioze për sigurinë kombëtare të secilit vend, por gjithashtu
është edhe njëri ndër kërcënimet më serioze për sigurinë ndërkombëtare sidomos duke pasur parasysh
trendet globale të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Terrorizmi nuk është vetëm një kërcënim për të gjitha shoqëritë, por edhe një sfid ndaj vlerave që
përcaktojnë sundimin të ligjit në bashkësinë ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të njeriut,
mbrojtjes së civilëve, besimit ndër-kulturor, tolerancën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve. Tani që
kemi hyrë në shekullin njëzetenjë, terrorizmi vazhdon të mbetët një kërcnim serioz, ndaj interesave
kombëtare dhe nderkombëtare të sigurisë, ndaj globalizimit dhe paqës botërore. Në këtë fillim shekulli
janë dhjetra vende nga pothuajse të gjitha kontinentet qe janë goditura nga sulmet terroriste,
veçanarisht SHBA-të dhe Europa.

Fillimisht, kemi trajtuar në mënyrë sipërfaqësore rolin e pakontestuar të OKB-së, e cila me nxierrien dhe
miratimin e konventave luan një rol të jashtëzakonshem ne luftimin dhe parandalimin e terrorizmit.Në

176
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

këtë punim do ta shohim se sa i rëndesishëm është roli i NATO-s, sepse kjo organizat politiko –
ushtarake në gjirin e sajë ka anëtar të fuçishëm euroatlantik, e që reaguan menjëher pas sulmeve të 11
shtatorit 2001 në SHBA, duke mos bërë asnje kompromis me lirinë dhe demokracinë e njërzimit në mbar
globin. Pastaj kemi trajtuar se si NATO ka perpiluar dhe aplikuar strategji të ndryshme ushtarake, për të
parandaluar sulmet ushtarake, pastaj strategji të intervenimit ushtarak, si dhe ka bashkëpunuar me
organizata rajonale dhe globale dhe ka krijuar partneritet me shtetet te ndryshme.

Ndër tjerat do ta shohim se si BE-ja ka luajtur një rol shum të madh në luftën kundër terrorizmit, ku BE-
ja ka mbështëtur fuçishëm NATO-n në aksionet e sajë anti-terroriste, pasi që të dy këto organizata
shumicën e anëtarve e kan të përbashkët, dhe për këtë arsye edhe qëllimi i tyre është i njejtë në lidhje
më luftimin e terrorizmit nderkombëtar. Në këtë punim do ti trajtojmë institucionet e BE-së që janë
akter kryesor ne luftën e këtij fenomeni negativ.Ndërsa në fund kemi theksuar se bashkëpunimi i
shteteve të ndryshme, organizatava politiko-ushtarake dhe aktorëve tjerë në skenën ndërkombëtare
është shum i rendësishem sepse e bëjnë me të lehtë luften globale kundër terrorizmit.

I. SFIDA, ROLI DHE RËNDËSIA OKB-së NË PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TERRORIZMIT


NDËRKOMBËTAR

Kombet e Bashkuara kanë një rol të plotë dhe udhëheqës për të luajtur në luftën kundër terrorizmit, siç
pasqyrohet, për shembull, në rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. NATO është e gatshme
për të mbështetur aktivitetet e Kombeve të Bashkuara dhe kontribon në mënyrë aktive në punën e
Komitetit të Kundërterrorizimit të OKB-së. Tetëmbëdhjetë instrumenteve universale kundër terrorizmit
ndërkombëtar janë përpunuar në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me aktivitete të
veçanta terroriste. Shtetet Anëtare, me anë të Asamblesë së Përgjithshme, janë gjithnjë të koordinuar
në përpjekjet e tyre kundër terrorizmit. Këshilli i Sigurimit ka qenë aktiv në luftën kundër terrorizmit
nëpërmjet rezolutave dhe duke krijuar disa organe ndihmëse. Në të njëjtën kohë një numër i
programeve, zyrave dhe agjencive të sistemit të Kombeve të Bashkuara kanë qenë të angazhuar në
aktivitete të veçanta kundër terrorizmit, duke ndihmuar më tej Shtetet Anëtare në përpjekjet e tyre
kundër terrorizmit.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë arritur të formulojnë konventa ad hoc
që kanë të bëjnë me forma specifike të terrorizmit. Që nga viti 1963, komuniteti ndërkombëtar ka
elaboruar 13 instrumente ligjore që kanë të bëjnë me parandalimin dhe shtypjen e terrorizmit
ndërkombëtar.121

Për të konsoliduar dhe për të përmirësuar këto aktivitete, Shtetet Anëtare në shtator 2006 filluan një
fazë të re në përpjekjet e tyre kundër terrorizmit duke rënë dakord mbi një strategji globale për të
luftuar terrorizmin. Kjo strategji shënon herën e parë që të gjitha shtetet anëtare të OKB-së kanë rënë
dakord për një kornizë të përbashkët strategjik dhe operacional për të luftuar terrorizmin. Strategjia
përbën bazën për një plan konkret të veprimit, për të adresuar kushtet e favorshme për përhapjen e
terrorizmit, për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin, për të marrë masa për ndërtimin e kapaciteteve
shtetërore për të luftuar terrorizmin, për të forcuar rolin e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër
terrorizmit, dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut. Strategjia bazohet në konsensusin
unik arritur nga liderët botërorë në Samitin e shtatorit 2005.

121http://www.unafei.or.jp/english/pdf/RS_No71/No71_07VE_Ruperez.pdfJavier Rupérez - THE UNITED


NATIONS IN THE FIGHT AGAINST TERRORISM. Page, 14.

177
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

II. SFIDA, ROLI DHE RËNDËSIA NATO-S NË PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TERRORIZMIT
NDËRKOMBËTAR

NATO ofron një spektër unik të aseteve të komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ku së
pari, ajo është një forum i përhershëm i konsultimit që mund të transformojë diskutimet në vendim
kolektiv; së dyti, ajo mund ti kthejë këto vendime në veprime efektive, të cilat mund të jenë të
mbështetura nga një aftësi e pashembulltë ushtarake; dhe së treti, NATO është pjesë e një rrjeti
mbresëlënëse i marrëdhënieve të bashkëpunimit me shumë partnerë.122

Që nga sulmet terroriste në New York dhe Washington në vitin 2001, lufta kundër terrorizmit ka qenë
me e thëksuar në agjendën e NATO-s dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar. Koncepti Strategjik
2010-të dhe Deklarata e Samitit të Lisbonës ka bërë të qartë se "terrorizmi përbën një kërcënim të
drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të vendeve të NATO-s”. Vetë natyra e terrorizmit kërkon që
NATO të angazhon një rrjet të gjerë të iniciativave politike, operacionale, konceptuale, ushtarake,
teknologjike, shkencore dhe ekonomike, për të trajtuar këtë kërcënimin. NATO ka kërkuar të
intensifikojë më tej dialogje e rregullta dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe çështjet e lidhura
midis anëtarëve dhe partnerëve të saj.123

Në vazhdën e këtyre përpjekjëve u krijua në bazë të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në fund të vitit 2003,
Njësiti për Zbulimin Kërcënimeve Terroriste (TTIU), ku ky njesit ka funksionuar shtatë vitet e si një trup të
përbashkët të NATO-s i përbërë nga oficerë, agjencitë civile dhe ushtarake të inteligjencës, duke pasur si
detyrë kryesore të saj vlerësimin e sfidave terroriste, rreziqeve dhe kërcënimeve të NATO-s dhe vendeve
anëtare. Terrorizmi përbën një kërcënim real dhe serioz për sigurinë e Aleancës dhe të anëtarëve të saj,
ky është një kërcënim global që nuk njeh të kufi të shtetësisë ose besimit, pra është një sfidë që
komuniteti ndërkombëtar duhet trajtuar së bashku. Puna e NATO-s, kundër terrorizmit përqëndrohet në
përmirësimin e vetëdijes kërcënimeve dhe përgatitjen, zhvillimin e aftësive të duhura dhe rritjen e
angazhimit me vendet partnere dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë. NATO ka rënë dakord të këtë
udhëzimet e reja të politikës për kundër terrorizëm, të cilat janë miratuar në Samitin e Çikagos me 20
dhe 21 maj 2012.

Me 03 tetor SHBA-të dhanë mbeshtetjë në përgaditje për sulmet hakmarrëse kundër terroristeve,
kështu hyn në fuçi aktive neni 5, për mobilizimin e gjithë Aleancës, në qoftë se sulmohet një anëtar i saj
nga jashtë. Ky nen hyri ne fçi për herë të parë në historin e NATO-s, pasi që Amerika paraqiti deshmi për
pjesmarrjën e Osama Bin Ladenit në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Siç pohoj sekretari i përgjithshëm i
NATO-s Xhorxh Robertson, SHBA u kanë paraqitur aleatëve dëshmi që Osama Bin Laden dhe Al Kaida
kanë luajtur një rol të madh në pergaditjen e sulmeve.124

Pas sulmeve tragjike terroriste të 11 shtatorit 2001, marrëdhëniet euroatlantike hyn në një fazë të re
krejtësisht tjetër, shum analistë pohojnë se atë ditë, jo që ka mbaruar përiudha e Luftës së Ftohtë, por
ka mbaruar edhe përiudha e pasë Luftës së Ftohtë. Përgjigja politike e NATO-s në sulmet terroriste mbi

122http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_response_to_terrorism2008-

e.pdf Response to terrorism – Briefing - NATO and the Fight Against Terrorism. 28 February 2008. Page 01.
123http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_new-security-challenges-e.pdf

Briefing - Tackling New Security Challenges. 31 Janary 2012. Page 07.


124Bardhyl, Ukcamaj. Qytetrimi Kundrë Terrorizmit. New York, 2001. Fq. 37.

178
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

SHBA-të ishte e shpejtë dhe e vendosur, ku vetëm disa orë pas këtij akti tragjik Sekretari i Përgjithshëm
Lordi Robertson porositi opinionin botëror “se fjala është për një agresion të krisur, barbarë dhe jo-
legjitim mbi demokracinë”, dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtre dhe të gjihë anëtaret e Aleancës që
ti bashkojnë forcat e tyre në luftë kundër terroristëve dhe zbatuesëve të atij akti terrorist. 125

Në të vertet edhe më heret politika amerikane ka bërë përpjekje, qysh në Samitin e Washingtonit të
liderëve të NATO-s në vitin 1999, ta definoj mbrojtjën nga terrorizmi, si sfidë gjithnjë e më qensore e
sigurisë pas Luftës së Ftohtë. Vetë karakteri i sulmit mbi territorin e SHBA-ve, edhe më tepër ka nxitur
vendosëshmerin dhe mbeshtetjën unike të aleatëve për votimin e shpejtë të të drejtës në aksion
kolektiv ushtarak të mbeshtetur në kapitullin 5.

Natyra e terrorizmit kërkon një shumëllojshmëri të agjencive dhe organeve të NATO-s për të kontribuar
në aftësitë dhe ekspertizën e tyre për të luftuar atë, për këtë arsye Qendra e Mbrojtjes e NATO-s kundër
Terrorizmit për Përsosmëri (DAT COE) në Ankara, Turqi, luan një rol të rëndësishëm, së bashku me
ekspertë të fushave përkatëse bazuar në këtë qender.

III. SFIDA, ROLI DHE RËNDËSIA BE-SË NË PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TERRORIZMIT
NDËRKOMBËTAR

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në New York dhe Washington, ngritën kundër-terrorizmin në krye
të agjendës së sigurisë evropiane, pastaj shpërthimet terroriste në Madrid në mars të vitit 2004 dhe në
Londër korrik 2005, vërtetuan se Evropa është gjithashtu një objektiv i formave të reja të terrorizmit
ndërkombëtar. BE-ja nga atëherë është duke u përpjekur për të reaguar ndaj kërcënimit terrorist me një
strategji gjithëpërfshirëse të bazuar në katër objektiva kryesore: parandalim, mbrojtje, ndjekje dhe
përgjigje.126

Roli i disa organeve të BE-së është forcuar, ndërsa aktorë të rinj institucionalë janë ngritur. Institucionet
më të rëndësishme të BE-së në luftën kundër terrorizmit kanë provuar të jetë Komisioni Evropian,
Europol dhe Eurojust.127

Pas sulmeve 11 shtatorit, BE miratoi një sërë masash për të luftuar terrorizmin. Më 21 shtator, Këshilli
Evropian, në mbledhjen e jashtëzakonshme, tha se "Terrorizmi është një sfidë e vërtetë për botën dhe
Evropën, dhe se lufta kundër terrorizmit do të jetë një prioritet objektiv i Bashkimit Evropian". Kjo u
pasua nga miratimi i Planit të Veprimit të parë të plotë të BE-së për të luftuar terrorizmin.128

Institucionet më të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit të BE-së janë Komisioni Evropian, Europol
dhe Eurojust. Në fakt këto tre institucione luajnë një rol të madh në një nivel legjislativ (Komisioni) dhe
në nivelin operativ (Europol dhe Eurojust), këto dy të fundit që ka si prioritet të lartë në mandatin e tyre
e luftës kundër terrorizmit. Një numër i institucioneve të tjera janë gjithashtu janë pjesë e arkitekturës

125Lidija Çehuliq. Euroatlantizmi. Perkth. Prof. Mustafë Reçica. Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë, 2006.
Fq. 343.
126http://www.statewatch.org/news/2010/nov/eu-council-terrorism-action-plan-15893-10.pdf EU Action

Plan on combating terrorism. (Brussels, 15 November 2010). Page 03.


127http://www.tmmm.tsk.tr/publications/datr/04.Davide%20CASALE.pdf EU Institutional and Legal

Counter-Terrorism Framework (Defence Against Terrorism Review). Davide CASALE. 2008. Page 49.
128http://www.tmmm.tsk.tr/publications/datr/04.Davide%20CASALE.pdf EU Institutional and Legal

Counter-Terrorism Framework (Defence Against Terrorism Review). Davide CASALE. 2008. Page 51.

179
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

institucionale të kundër-terrorizmit të BE-së, si Koordinatori Evropian Kundër-Terrorizmit, Agjencia


Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm (FRONTEX).129

Kërcënimi nga terrorizmi në Bashkimin Evropian mbetet i lartë, radikalizmi po ndodh jo vetëm në lidhje
me internet, por edhe nëpërmjet rekrutimit të drejtpërdrejtë. TE-SAT - dhe raportet e fundit të
kërcënimeve të ardhshme ndaj shteteve të caktuara anëtare, gjithashtu konfirmojnë se një numër i
konsiderueshëm i njerëzve të radikalizuar udhëtojnë nga BE në zonat e konfliktit ose janë duke marrë
pjesë në kampet trajnuese terroriste dhe pastaj të kthehen në Evropë, ku ata përbëjnë një kërcënim të
qartë për sigurinë e mbrendshme.130

Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij kanë vazhduar përpjekjet e tyre të përbashkëta në luftën
kundër terrorizmit. Ata kanë përmirësuar më tej koordinimin e tyre, mekanizmat dhe mjetet e tyre për
të luftuar terrorizmin që kërcënon Bashkimin Evropian dhe interesat e saj në mbarë botën.

IV. BASHKËPUNIMI NË MES ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE

Kërcënimi i terrorizmit kërkon një përgjigje globale në shumë aspekte, të koordinuar mes organizatave
të ndryshme. NATO gjithashtu bashkëpunon me organizata të tjera ndërkombëtare për të siguruar
informacion dhe veprimet përkatëse që mund të merren në mënyrë më efektive në luftën kundër
terrorizmit. Në Konceptin e ri Strategjik të NATO-s që është punuar ngushtë me partnerët
ndërkombëtarë të saj, parashihen bashkëpunime të ngushta me shum organizata dhe unione,
veqanarisht me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

NATO dhe OKB-ja ndajnë një angazhim për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të dy këto
organizatat kanë bashkëpunuar në këtë fushë që nga vitet 1990. NATO punon me organet e Kombeve të
Bashkuara të tilla si Komiteti Kundër Terrorizmit i OKB-së, Drejtoria Ekzekutive dhe me Komitetitin e
Këshillit të Sigurimit. Ajo ka vënë kontakte edhe me Strategjinë e Kundër-Terrorizmit Global dhe punon
ngushtë me agjencitë e OKB-së që luajnë një rol udhëheqës në përgjigje ndaj katastrofave
ndërkombëtare dhe në menaxhimin pasojave.131

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë institucionalizuar në vitin 2001, si NATO ashtu
edhe BE janë të angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.
Ata kanë shkëmbyer informacion mbi aktivitetet e tyre në fushën e mbrojtjes së popullsisë civile ndaj
sulmeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore dhe konsultohen në fushën e planifikimit të
emergjencave civile. NATO gjithashtu punon me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
(OSBE), në vitet e fundit, dialogu në mes të këtyre organizatave është zgjeruar për të përfshirë
terrorizmin edhe më shum.Bashkimi Evropian është një partner unik dhe esencial për NATO-n, të dy
organizatat ndajnë shumicën e anëtarëve, dhe të gjithë anëtarët e të dy organizatave ndajnë vlera të

129http://www.tmmm.tsk.tr/publications/datr/04.Davide%20CASALE.pdfEU Institutional and Legal


Counter-Terrorism Framework (Defence Against Terrorism Review). Davide CASALE. 2008. Page 54.
130http://www.statewatch.org/news/2010/nov/eu-council-terrorism-action-plan-15893-10.pdfEU Action

Plan on combating terrorism. (Brussels, 15 November 2010). Page 01-02.


131http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_2011_09/20110905_NATO_Briefing_Countering_Terroris

m_EN.pdf Briefing - Countering Terrorism. 05 September 2011. Page 15.

180
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përbashkëta. Koncepti Strategjik është i qartë se një BE aktive dhe efektive kontribuon në sigurinë e
përgjithshme të zonës euro-atlantike.132

Gjithashtu me 21 shtator, ministrat e jashtëm të Amërikës Latine, zbatuan një rezolutë që i bëntë thirrje
anëtarëve të Organizatës së Shtetëve Amerikane (AOS), të merrnin masa efektive për tu hequr grupëve
terroriste aftësinë për të vëpruar mbrënda territoreve të tyre. Ministrat gjithashtu e porositën Këshillin
e Përhershëm të AOS-it të fillontë hartimin e një traktatit antiterrorist për të gjithë hemisferën dhe të
zhvillonin një mbledhje të Komitetit Ndëramerikan kundër tërrorizmit (CICTE). Edhë Këshilli Ministror i
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSUE), me 04 dhjetor 2001 miratoi Planin e
Vëprimit të Brukselit.133

Në aktet ndërkombëtare, terrorizmi si dukuri për herë të parë, më për së afermi është rregulluar në
dokumentin e quajtur “Rezolut mbi kriminalitetin e luftës sulmuese dhe mbi organizatat e represionit
ndërkombëtar”, të cilen e ka aprovuar Unioni Interparlamentar, në konferencën e vitit 1925, të mbajtur
në Washington dhe Otavë. Pastaj në Konfërencën e III ndërkombëtare, për unifikimin e së drejtës penale
të mbajtur në Bruksel në vitin 1930, është hartuar akti ndërkombëtar, në të cilin për herë të parë është
përdorur termi “Terrorizëm”.134

Kundër terrorizmi është shëndrruar në një veprimtari dhe bashkëpunim të sofistikuar ndërmjet disa
agjencive ndërkombëtare si Interpoli (në Europ, Europol) që bashkërendojnë veprimet e shteteve në
ndjekjën dhe kapjën e terroristëve të dyshuar, pastaj qeveritë kombëtare kanë agjenci hetimi, siç janë:
FBI-ja dhe CIA në SHBA, në përpjekje për të dëpertuar në numrin e fshehtësisë qe rrethon veprimtaritë
terroriste.135

Rolin kryesor në luftën kundër terrorizmit e kan luajtur traktatet universale dhe ato rajonale, edhe pse
disa traktate dypalëshe kundër terrorizmit kanë qenë gjithashtu të përpunuar, të tilla si marrëveshjes
1973 ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës mbi ndalimin e akteve terroriste të caktuara.
Megjithatë, rëndësia praktike e këtyre traktateve bilaterale ka qenë më tepër e kufizuar.136

PËRFUNDIMI

Kombët e Bashkuara qe nga themelimi e saj janëpërpjekur qe ta luftojnë dhe ta parandalojnë të keqën e
njerëzimit, rrespektivisht kohëve të fundit ka miratuar shum instrumente dhe konventa të cilat luftojnë
aktet terroriste dhe parandalojnë përhapjen e grupeve terroriste. Rëndesia e qendron këtu se kur është
fjala për terrorizmit të gjitha shtetet anëtare të OKB-së marrin obligimet që ju takojnë.

Nga kjo që trajtuam mund të përfundojmë se NATO si një organizat politiko-ushtarake dhe euro-
atlantike, për herë të parë u thirrë në nenin 5, të traktatit themeltar të sajë, për të ju kundërpërgjigjur
sulmeve terroriste që kishin ndodhur në SHBA. Duke u bazuar në strategjitë e përdoruara, mund të
përfundojmë se të gjitha aktivitetet e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë operacionet e

132http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_response_to_terrorism2008-

e.pdf Response to terrorism – Briefing - NATO and the Fight Against Terrorism. 28 February 2008. Page 12.
133 Yonah Alexander. Lufta kundër Terrorizmit; strategjitë e dhjetë vëndeve. Perkth. Stavir Pone; Triranë,

2004. Fq. 411.


134 Haki Demolli. Terrorizmi. Prishtinë, 2002. Fq. 53.
135 Joshua S. Goldstein. Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Perkth. Arian dhe Teuta Starova. Dituria, Tiranë, 2003.

Fq. 234.
136http://abs.sagepub.com/cgi/content/abstract/48/6/743 International Law and Terrorism. Zdzislaw

Galicki. American Behavioral Scientist 2005. Page. 743.

181
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

saj janë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë standardet e të drejtave të
njeriut dhe kërkesat humanitare.

Ky punim ka për qëllim të japë një vlerësim fillestar të dy aspektet institucionale dhe ligjore të luftës të
BE-së kundër terrorizmit. Ndërsa duke pranuar arritjen e shumë rezultate pozitive, ky vlerësim çon
gjithashtu në përfundimin se Bashkimi Evropian ka për të rritur më tej përpjekjet e saj për të ndrequr një
numër të mangësive dhe dobësive që dalin nga strategjitë e BE-së. Sulmet terroriste në SHBA, pastaj ato
ne Madrit dhe Londër, ndikuan që BE-ja të merr shkasë edhe më tepër për ta luftuar terrorizmin, kështu
ajo miratoj dhe zbatoj Strategji konkrete dhe Planin e Veprimit, për ta përkrahur fuçishëm luftën globale
anti – terroriste.

Luftimi dhe parandalimi i terrorizmit do të ishte i pamundur, po që se nuk do të kishte një bashkëpunim
ndërkombëtar ndermjetë shtetëve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Kështu u krijuan
raporte mjaft të mira bashkëpunimi pothuajse me të gjitha shtetët e botës, e sidomos me ato shtete,
unione dhe organizata, të cilat kanë një rëndesi të madhe në të drejtën ndërkombëtare, si, NATO, OKB-
ja, UE-ja.

LITERATURA

 Yonah Alexander. Lufta kundër Terrorizmit; strategjitë e dhjetë vëndeve. Perkth. Stavir Pone;
Triranë, 2004.
 Haki Demolli. Terrorizmi. Prishtinë, 2002.
 Joshua S. Goldstein. Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Perkth. Arian dhe Teuta Starova. Dituria,
Tiranë, 2003.
 Bardhyl, Ukcamaj. Qytetrimi Kundrë Terrorizmit. New York, 2001.
 Lidija Çehuliq. Euroatlantizmi. Perkth. Prof. Mustafë Reçica. Kolegji Universitar “Victory”,
Prishtinë, 2006.

 http://www.unafei.or.jp/english/pdf/RS_No71/No71_07VE_Ruperez.pdf Javier Rupérez - THE


UNITED NATIONS IN THE FIGHT AGAINST TERRORISM.

 http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_response_to_terrorism
2008-e.pdf Response to terrorism – Briefing - NATO and the Fight Against Terrorism. 28
February 2008.
 http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_new-security-
challenges-e.pdf Briefing - Tackling New Security Challenges. 31 Janary 2012.
 http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_2011_09/20110905_NATO_Briefing_Counterin
g_Terrorism_EN.pdf Briefing - Countering Terrorism. 05 September 2011.
 http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120116_response_to_terrorism
2008-e.pdf Response to terrorism – Briefing - NATO and the Fight Against Terrorism. 28 February
2008.
 http://abs.sagepub.com/cgi/content/abstract/48/6/743 International Law and Terrorism.
Zdzislaw Galicki. American Behavioral Scientist 2005.
 http://www.tmmm.tsk.tr/publications/datr/04.Davide%20CASALE.pdfEU Institutional and Legal
Counter-Terrorism Framework (Defence Against Terrorism Review). Davide CASALE. 2008.
 http://www.statewatch.org/news/2010/nov/eu-council-terrorism-action-plan-15893-10.pdf EU
Action Plan on combating terrorism. (Brussels, 15 November 2010).

182
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 http://register.consilium.eu.int/pdf/en/05/st14/st14469-re04.en05.pdfThe European Union


Counter-Terrorism Strategy and the EU Action Plan on Terrorism (Brussels, 30 November 2005).

183
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Amantia Levanaj, Besmira Arshiaj - Konsumatori, mbrojtja e konkurrencës dhe politikat përkatëse
shtetërore

PhD candidate Amantia LEVANAJ

Fakulteti i Drejtësisën, Universiteti i Tiranes, Email: amantialevanaj@gmail.com

Msc Besmira ARSHIAJ

Email: besmiraarshiaj@gmail.com

Abstrakt
Përzgjedhja e tëmës “ Konsumatori, mbrojtja e konkurrencës dhe politikat përkatëse shtetërore” u
motivua kryesisht nga rëndësia që paraqet konsumatori në treg dhe ligji i konkurrencës për një ekonomi
tregu dhe kryesisht për një treg të vogël dhe në hapat e parë të konsolidimit të tij që është tregu
shqiptar, ku i nevojitet një ambjent konkurrues si për pjesmarrësit e tregut duke qenë efiçent dhe
konkurrues me çmimet dhe cilësin, edhe për mbrojtjen e konsumatorëve si pjesë e tij.
Tema përqëndrohet në analizimin e legjislacionit duke e parë atë nën dritën e ndryshimeve të herë
pasë hershme si një detyrim i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për përafrimin me acquis-
communitaire, evidentimin e rëndësisë së konkurrencës, politikave të saj dhe sjelljet e përdorura nga
operatorët për ta dëmtuar, duke parashikuar masat parandaluese.

Analizimi i këtyre aspekteve është bërë kryesisht duke përdorur metodën analitike, por jo vetëm,
pasi për të kuptuar sa më mirë dispozita që janë të reja për mjedisin ligjor shqiptar, është nevojitur edhe
aspekti krahasimor duke evidentuar rëndësinë e ndryshimeve dhe risitë që janë sjellë herë pas here
edhe me legjislacionet e vendeve të tjera të rajonit, anëtare të Bashkimit Europian dhe partner të tij për
arsye të proçesit të integrimit në strukturat Europiane.

Në përfundim të studimit, rezulton se mjedisi ligjor shqiptar është pasuruar me ligje dhe akte të
tjera nënligjore duke krijuar ambjent konkurrent, fleksibilitet, siguri, konkurrencë të lirë dhe të
ndershme, një kulturë konkurruese duke u evidentuar nga rastet praktike që po shtohen pranë gjykatës
për të qenë gjithmonë në tensionin e konkurrencës. Kjo fushë është fleksible dhe gjithmonë duhet të
jetë në monitorim prandaj si përfundim vëmendja ndaj marrëveshjeve të ndaluara, abuzimit me pozitën
dominuese dhe përqëndrimeve duhet të jetë vigjëlentë për mirëfunsionimin e tregut dhe mirëqenien e
konsumatorëve.

Fjalët kyçe: konsumator, mjedis konkurrues, marrëveshje të ndaluara, abuzim me pozitën


dominuese, përqëndrime, konkurrencë efektive.

Hyrje
Në fokus të kësaj teme janë aspektet ligjore dhe rëndësia e legjislacionit te konkurrencës si dhe
mbrojtja e konsumatorit. Për rrjedhojë do të trajtohet ligji për mbrojtjen e konkurrencës me ndryshimet
e herë pas herëshme nën ndikimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asocimit dhe në përafrim me
legjislacionin e Bashkimit Europian duke pasur nw qwndwr tw vwmendjes konsumatorin. Gjithashtu do
të analizohen edhe aktet nënligjore të nxjerra nga Autoriteti i Konkurrencës në përputhje dhe për
zbatim të ligjit. Struktura e punimit është ndërtuar në mënyrë të tillë që ti përgjigjet plotësishtë qëllimit
të përzgjedhjes së kësaj teme, duke nxerrë në pahë rëndësinë dhe karakteristikat e ligjit të
konkurrencës.

184
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në punim përfshihet një përshkrim i shkurtër i lindjes dhe evolimit të të drejtës së konkurrencës si
nevojë dhe domozdoshmëri e një ekonomie tregu të zhvilluar, ç’kuptohet me konkurrencë dhe politikat
e saj duke vijuar me analizimin e ligjit në aspektin krahasimor me ndryshimet e here pas hershme për të
vënë në dukje rëndësinë e ndryshimeve. Në mënyrë të thelluar do ti përkushtohet një vëmendje e
veçantë praktikave që përdoren nga operatorët e tregut duke e dëmtuar konkurrencën. Marrëveshjet e
ndaluar, abuzimi me pozitën dominuese dhe kontrolli i përqëndrimeve do të jenë në fokus, si pjesa më e
rëndësishme e ligjit duke analizuar karakteristikat, problemet që sjellin dhe shkaqet që i çojnë në
ndalim.

Pyetjet që shtrohen në themel të këtij punimi janë: Ç’farë është konkurrenca dhe kush është
rëndësia e saj? A i plotëson legjislacioni shqiptar standartet e vendosura nga BE në këtë drejtim duke
mbrojtur ne mwnyrw rigoroze konsumatorin si hallka mw e pambrojtur e zinxhirit? A ka krijuar
legjislacioni shqiptar një mjedis të sigurt konkurrues për pjesmarrësit vendas në treg dhe investitorët e
huaj? Cilat janë praktikat e padrejta të përdoruara nga operatorët e tregut që dëmtojnë konkurrencën?

Metodologjia e përdorur është ajo analitike dhe krahasuese. Megjithatë, duhet të theksojmë që
punimi nuk ka natyrë të mirëfilltë krahasuese, por kjo metodë përdoret gjerësisht në mënyrë që të
sqarohen më mirë ndryshimet e here pashershme që i janë bërë ligjit.

1.Evolucioni i të drejtës së konkurrencës.


Kalimi që bëri ekonomia jonë nga një ekonomi e centralizuar dhe e drejtuar nga shteti, në një
ekonomi tregu, kërkonte një kuadër ligjor rregullues për mënyrën se si do të silleshin aktorët në tregun
e udhëhequr nga konkurrenca e lirë. Karakteristika themelore e ekonomisë së tregut është liria e
ndërmarrjeve ekonomike për të operuar në treg, të cilat mbrohen nga kuadri ligjor që duhet të nxisë
sjelljet konkurruese dhe të luftojë praktikat antikonkurruese. Mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe
efektive mbetet një nga aspektet më të rëndësishme kësaj ekonomie.
Me një histori të shtrirë në shekujt XIX- XXI, kjo fushë relativisht e re e së drejtës ka ndikuar
ndjeshëm në mardhëniet ndërmjet shtetit, bisneseve ryesore të ligjit të konkurrencës është promovimi i
konkurrencës, pasi ai sjell përfitime për konsumatorin dhe ndihmon në shpërndarjen efikase të
burimeve.parë deri në ditët e sotme e ndikuar nga faktorë faktik dhe ligjor.
Baza ekonomike e lindjes dhe e funksionimit të së drejtës e konkurrencës në Shqipëri ka filluar të
zbatohet vetëm pas ndryshimit të sistemit politik dhe vendosjes së ekonomisë së tregut, në fillimin e
viteve 90-të.
Me vendosjen, në vitin 1991137, të pluralizmit politik dhe kalimin nga ekonomia e centralizuar në
ekonominë e tregut, në vendin tonë u ndërmorën një sërë reformash strukturore për orientimin drejt
ekonomisë së tregut. Rëndësi e posaçme iu kushtua privatizimit, dhe rregullimit të veprimtarive
ekonomike, liberalizmit të çmimeve dhe të tregtisë, të brendshme dhe të jashtme, liberalizimit të kursit
të këmbimit, lejimit dhe garantimit të investimeve të huaja, reformimit të sistemit bankar dhe atij
financiar, përcaktimit të normave të interesit nga tregu, vendosjes së sistemit të tatim – taksave etj.
Më 7 dhjetori 1995, kur kishte një boshllëk rregullativ të pesë viteve të fundit dhe duke parë se
mekanizmat korrigjuese e spontane janë të pamjaftueshme, për të shmangur efektet shtrembëruese,
për këtë shkak autoritetet shqiptare miratuan ligjin nr. 8044 " Mbi Konkurrencës "138 i cili gjithashtu
shënon përpjekjen e parë për të krijuar një sistem të mbrojtjes së konkurrencës në Shqipëri.
Pavarësisht zhvillimit të politikës së konkurrencës nga ana e Ligjit, 8044, 1995, ky ligj ishte shumë
larg nga legjislacioni, institucionet dhe politikat e konkurrencës në BE në të cilat Shqipëria është

137
Autoriteti i Konkurrencës (2006). " Politika Kombëtare e Konkurrencës "Nga http://www.caa.gov.al
138
Gazeta Zyrtare e Republikës së Shqipërisë n. 27 i vitit 1995 .

185
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

frymëzuar për t'u bashkuar, do të zëvendësohet nga Ligji nr. 9121 i 28 korrikut 2003 "Për mbrojtjen e
konkurrencës” (të ndryshuar)139 dhe Politikës Kombëtare të Konkurrencës, institucioni përgjegjës për të
cilin është Autoriteti i Konkurrencës140.
Kuadri i ri ka shfuqizuar më në fund ligjin nr. 8044 të 1995 pasi nuk konsiderohej në përputhje me
dispozitat europiane. Qëllimi i ligjit të ri ka qenë përafrimi i legjislacionit shqiptar në fushën e
konkurrencës me standartet europiane.
Një nga risitë më të rëndësishme të ligjit nr.9121 është për të krijuar Autoritetin e Konkurrencës,
organ i pavarur publik i natyrës administrative (nenet 18-31). Ky institucion publik funksionon jo vetëm
në zbatim të ligjit dhe të politikës së konkurrencës , por edhe të normave dhe praktikave më të mira të
administatës publike dhe të së drejtës europiane të konkurrencës. Ligji është prekur dhe nga ndryshimi
në lidhje me kompetencat e Komisionit të Konkurrencës, me anë të ligjit nr.9584, datë 17.07.2006 “Për
pagat, shpërblimet dhe strukturat në institucionet e pavarura të krijuara me ligj141”. Ndryshimet kanë të
bëjnë në tërësi me pjesën që i përket organizimit dhe funksionimit të Autoritetit të Konkurrencës dhe jo
me rregullat e fushës apo me instrumentet për ndalimin e praktikave antikonkurruese.
Ligji142 ka ndryshuar disa herë duke u përmirsuar brenda këtij dhjetëvjecari duke qenë në përputhje
me ndryshimet dhe nevojat që kërkon tregu dhe ekonomia por dhe duke u afruar sa më shumë
standarteve të BE-së nën ndikimin e MSA-së143. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit
dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të Ndërmjetme, në Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, janë
parashikuar hartimi dhe përfarimi i një sërë rregulloresh dhe udhëzimesh mbi bazën e legjislacionit të
BE-së.
2. Cfarë kuptohet me konkurrencë?
Janë dhënë disa përkufizime nga doktrina lidhur me konkurrencën të cilat janë pak a shumë në të
njëjtën linjë. Konkurrenca konsiderohet përgjithësisht si një forcë pozitive, shpesh e shoqëruar me rritje
në efiçencë dhe shtim të mirëqenies së konsumatorëve. Mendime ka pasur duke e parë konkurrencën si
proces, rivalitet ndërmjet ndërmarrjeve për të tërhequr konsumatorët (fitimin, shitjet, pjesën e tregut)
që i detyron ndërmarrjet të bëhen efiçiente (mundësi zgjedhjeje, çmime më të ulta). Edhe në doktrinen
shqiptare lidhur me termin konkurrencë është bërë analizimi, duke e konsideruar si një proces.
“Ajo është përkufizuar si një gjendje tregu, në të cilën ndërmarrjet ose shitësit përpiqen në mënyrë
të pavarur të “fitojne” blerës në mënyrë që të arrijnë një objektiv të caktuar ekonomik, që është
mekanizmi i fitimeve, shitjeve dhe/ose fitimin e një pjese më të madhe të tregut.” 144“Konkurrenca në
këtë kontekst barazohet shpesh me rivalitetin. Rivaliteti konkurrues ndërmjet firmave mund të ndodhë
kur në treg egzistojnë dy ose më shumë firma. Ky rivalitet shfaqet në lidhje me çmimin, cilësinë,
shërbimin ose kombinime të këtyre ose edhe faktorëve të tjerë sipas vlersimit të klientëve”.145

139
Ligjit nr.9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
140
Rregullorja “Për funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës”, miratuar me Vendimin nr 58, datë 15.10.2007
(ndryshuar).
141
Sipas nenit 15 të amendimit, Komisioni nuk ka më kompetencë për të miratuar strukturën organizative dhe
organikën e Sekretariatit siç përcaktohej në nenin 24 shkronja b, e ligjit nr 9121, datë 28.7, “Për mbrojtjen e
konkurrencës “. Kjo kompetencë e Komisionit të Konkurrencës i kalon Kuvendit të Shqipërisë.Sipas nenit 10 të
ligjit 9584, datë 17.07.2006, “Struktura dhe organika e institucioneve kushtetuese miratohet me vendim të
Kuvendit në bazë të numrit të miratuar në zbatim të buxhetit të shtetit për çdo institucion.”
142
Azhornuar nga : Ligji nr. 9499, datë, 03.04.2006, Ligji nr 9584, datë 17.07.2006, Ligji 10 317, date 16.09.2010.
143
Marrveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e shteteve të tjera antare dhe Republikës së
Shqipërisë, 01.04.2009.
144
Malltezi A., Rustemaj J., Pelinku L., Aspekte të së drejtës së biznesit në Shqipëri, Tiranë 2013, (Mediaprint), fq.
379.
145
Glossary of industrial organisation economics and competition law, i disponueshëm në:
http://www.oecd.org/dataoecd/8/61/2376087.pdf( kontrolluar në datën 19.04.2014) Botim i OECD.

186
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shpesh konkurrenca është përkufizuar si “një proces rivaliteti ndërmjet aktorëve të tregut me anë
të së cilës ndërmarrjet përpiqen të fitojnë konsumatorët” 146 Theksi vendoset tek termi proces147 që
nënkupton vazhdimësinë, pasi konkurrenca nuk është një proces afatshkurtër që përfundon në një
moment të caktuar, por motor që do të mbajë gjithmonë në lëvizje ekonominë e tregut. Vetë ligji për
konkurrencën nuk përmban ndonjë përkufizim se c’kuptojmë me termin ‘konkurrencë”. Në ligj
përmenden termat “ konkurrencë e lirë” dhe konkurrencë efektive” përkatësishtë në këtë përkufizim:
“Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat
e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe
përgjegjësitë e tyre” 148. Në nenin e sipërcituar nuk jepet ndonjë shpjegim vijues se çfarë kuptohet më
këto terma.Përgjithësishtë, me termin “konkurrencë e lirë” 149 kuptohet gara që realizohet në treg
ndërmjet subjekteve ekonomike pa ndërhyrjen shtetërore.
Konkurrenca e lirë (free competition) shpreh mendimin që secili duhet të jetë i lirë të hyjë për të
konkurruar në treg ; mundësia për të prodhuar dhe ofruar mallra duhet të njihet nga një sistem i cili ka
si bazë ekonominë e tregut, ose tregun e lirë.
Ndërsa “konkurrenca efektive”150 është nocioni i cili rezulton nga konstatimi se konkurrenca
perfekte nuk egziston, as teoritë e bazuara në të nuk garantojnë orientime të besueshme për
egzistencën e saj.Ideja u shpall për herë të parë nga ekonomisti J.M Clark në vitin 1940151. Ai
argumentoi se qëllimi i politikave konkurruese është të bëj konkurrencën të funksionoj, jo detyrimishtë
perfekte. Ai propozoi disa kritere mbi bazë të të cilave mund të gjykohet nëse konkurrenca ishte e
realizueshme.

3. Politikat e konkurrencës
Politika e Konkurrencës i referohet ligjeve dhe akteve të tjera (të qeverive, por më konkretisht të
Komisionit)152 për të eleminuar/dekurajuar praktika kufizuese të biznesit si marrëveshjet, monopolet a
pengesa të tjera jo tarifore, që kanë si efekt “shmangien, kufizimin apo shtrembërimin e konkurencës”.
Ajo ka ndikim të konsiderueshëm në perfomancën ekonomike sepse konkurrenca përbën nxitësin
kryesor për rritjen ekonomike. Realiteti ekonomik është joperfekt ndaj duhen rregulla të përbashkëta që
menaxhojnë konkurencën dhe ky fakt i realitetit joperfekt është njohur fillimishtë nga themeluesit e BE-
së prandaj i kanë kushtuar vend të rëndësishëm parashikuar në pjesën e tretë të Traktatit me rregulla të
përbashkëta që menaxhojnë konkurrencën. Këto politika janë pikëmbështëtja edhe për vendin tonë pasi
kanë qenë një udhërrëfyes por mbas nënshkrimit të MSA-së153 në qershorin e vitit 2009 kanë qenë edhe
një detyrim për tu përmbushur. Ka pasur një impakt pozitiv pasi këto politika janë adoptuar nga
legjislacioni duke u pasqyruar në të dhe rregulluar me akte të tjera ligjore dhe nënligjore duke e bërë
konkurrencën një fushë të mirërregulluar.

146
Për më shumë shih “EC and UK Competition Law, Commentary, Cases and Materials”, Maher M. Dabbah,
Cambridge University, Press 2004, fq.2.
147Ibid., faqe 2.
148
Neni 1, Ligji nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
149
Malltezi A., Rustemaj J., Pelinku L., Aspekte të së drejtës së biznesit në Shqipëri, Tiranë 2013, (Mediaprint), fq.
380.
150
Ibid. fq.380.
151
Competition assessment,version 1.0 © OECD 2007, faqe, i disponueshëm në në: http:// www.oecd.org/
dataoecd/15/59/39679833.pdf.
152
Më shumë informacionKomisioni Evropian - ëebsite Politika e konkurrencës ,http://ec.europa.eu/competition,
( kontrolluar në datën 25.04.2014).
153Marrveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e shteteve të tjera antare dhe Republikës së

Shqipërisë, 01.04.2009.

187
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qellimi i politikës së konkurrencës proaktive është të mbështesë proçesin e konkurrencës në tregun


e brendshëm dhe të stimulojë firmat që të angazhohen në konkurrencë dhe në sjelljet me efeçencë dhe
dinamikë. Kjo mundëson identifikimin e sektorëve, departamenti i të cilëve është kontrolluar nga
mungesa e konkurrencës, të cilat si rezultat nuk performojnë në mënyrë efiçente.
Objektivi i politikës së konkurrencës është nxitja e konkurrencës ndërmjet firmave për të rritur
efiçencën dhe për të ulur koston, duke çuar në rritjen e mirëqenies së konsumatorit
Një politikë proaktive konkurrence është e karakterizuar nga:
a) përmiresimi i strukturës rregullator për konkurrencën ku asiston në aktivitetin e biznesit, përhapje e
gjerë të njohurive, marrëveshjeve më të mira për konsumatorët, dhe ristrukturim ekonomik të
efektshëm nëpermjet tregut të brendshëm si dhe
b) implementemi praktikave detyruese të cilat në këtë mënyrë heqin barrierat në hyrje-daljet dhe që
pengojnë konkurrencën efektive.
Konkurrenca dinamike është çelësi që vë në levizje konkurueshmerinë dhe rritjen ekonomike. Ajo
është një matës i aftësisë së ekonomisë për të krijuar të mira të vlefshme dhe shërbime produktive në
botën e globalizuar, për të rritur standartet e jetesës dhe të sigurojë punësim të lartë. Konkurrenca e
fortë në një mjedis mbështetës të bisnesit, është çelësi drejtues i rritjes së produktivitetit dhe
konkurrencës.
Një sistem me tregje të mirëfunksionuar është një mekanizëm efektiv për arritjen e alokimit efiçent
të burimeve.Sektori i liberalizuar i telekomunikacionit në BE154, tregon përfitimet e forcës konkurruese
në punë. Gjithashtu në sektorë të tjerë, si energjia, transporti, sherbimi postar, Komisioni ka vendosur
një politikë tregu të hapur për më shumë konkurrencë. Për më tepër, vleresimi horizontal i Shërbimeve
të Interesave të Përgjithshme Ekonomike, ka treguar se hapja e këtyre tregjeve, ka percjellë përfitime të
konsiderueshme për perdoruesit. Disa nga këto sektor në vendin tonë janë ende monopol shtetëror si
energjia dhe ujësjellsi që duhen liberalizuar për tu bër pjesë e konkurrencës dhe të sjellin mirëqenje për
konsumatorin.
Konkurrenca gjithashtu ushtron presion mbi firmat që të zhvillojnë dhe organizojnë aktivitetet e
bizneseve të tyre, në mënyrë që të përmiresojnë vazhdimisht strukturën e kostos së tyre dhe të arrijnë
përfitime nëproduktivitet. Me kalimin e kohës, konkurrenca të drejton në paraqitjen e produkteve dhe
proceseve të përmiresuara, largimin e firmave inefiçente dhe rialokimin e burimeve te produktve nga
ritrajtimi ose falimentimi i firmave .

4. Rregullimi në legjislacionin shqiptar


Në mënyrë që të mbrohet rritja e vazhdueshme e ekonomisë në përgjithësi, të mbrohen interesat e
operatorëve të veçantë dhe konsumatorët, kërkohet një mjedis ligjor i qartë dhe transparent. Ky është
një aspekt i rëndësishëm edhe për proçesin e thithjes së investimeve të huaja, pasi investitorët janë të
kujdesshëm në përzgjedhjen e tregjeve për realizimin e investitorëve, duke shmangur ato vende të cilat
mbrojnë prodhimin apo nuk kanë mekanizma mbrojtës për konkurrencën e lirë në treg.
Për këtë arsye legjislacioni ynë, sikundër edhe ai i një sërë vendesh të tjera i ka kushtuar një rëndësi
thelbësore përcaktimit të sjalljeve të operatorëve ekonomikë në treg për mbrojtjen e konkurrencës,
duke ndaluar ato sjellje të ndërmarrjeve në treg që do të shtrembëronin, cënonin apo kufizonin
konkurrencën efektive në treg.
Ekonomi tregu quhet ekonomia ku vendimet mbi prodhimin dhe konsumin merren nga firmat
private dhe individët. Së bashku me lirinë ekonomike të bizneseve të fillojnë të shfaqen edhe

154
Më shumë informacionKomisioni Evropian - website Politika e konkurrencës,http://ec.europa.eu/competition ,
( kontrolluar në datën 25.04.2014).

188
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kërcënimet e praktikave anti-konkurruese të cilat kanë si burim: (i) rregullat dhe zbatimi i tyre
administrativ dhe (ii) sjelljen e operatorëve në treg.
Mungesa e legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës ka bërë që tregtarët në treg të miratatojn
rregullat e veta të lojës, të drejtuara drejt qëllimit për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur me
sjellje anti-konkurruese dhe duke dëmtuar operatorët e tjerë në treg si konsumatorët dheve të sistemin
ekonomik.
Ligji i vjetër për konkurrencën rregullonte të drejtat e detyrimeve të të gjithë pjesëmarrësve në treg.
Pjesëmarrësit në treg janë konsumatorët dhe klientët që kërkojnë mallra ose shërbime dhe firmat e
ndryshme që i ofrojnë ato. Ligji përcaktonte rregullat e veprimtarisë ekonomike të këtyre
pjesëmarrësve, me qëllim që ata të vepronin në një situatë konkurrence të drejtë. Ligji i vjetër
parashikon të drejta për konsumatorët dhe firmat konkurruese që ata të mbrohen nga konkurrenca e
pandershme; kjo pjesë e legjislacionit mbi konkurrencën mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat
private të konsumatorëve dhe të konkurrentëve. Duke mbrojtur interesat e ligjshme të çdo
pjesëmarrësi në treg, mbrohet në mënyrë indirekte dhe konkurrenca e drejtë. Mbrojtja e
konsumatorëve rregullohet tashme nga ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorëve”155. Një aspekt tjetër që
ka rëndësi është edhe garantimi institucional duke përcaktuar kush janë organet garantues, cilat janë
funksionet e tyre për të garantuar konkurrencën si dhe përgjegjsitë specifike. Ky ligj e zhvillon më tej
konceptimin e konkurrencës dhe si paraqitet ajo në treg, masat për mbrojtjen e saj si dhe për
parandalimin e verpimtarive që e pengojnë, kufizojnë apo shtermbërojne konkurrencën në treg.
Vend të rëndësishëm në ligj zë edhe fusha e zbatimit156, ku përcaktohen se cilat janë ato subjektë të
cilat i nënshtrohen ligjit dhe në se ligji është i zbatueshëm për to apo jo. Fushveprimi shtrihet mbi
ndermarrjet dhe grupimet e ndermarrjeve te cilat drejperdrejt apo tërthorazi ndikojnë ose mund të
ndikojnë në treg dhe që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ato
që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, nëse pasojat e kësaj veprimtarie ndihen në tregun e
brendshëm157.
Qeveria shqiptare ka qenë dhe është e angazhuar të përafrojë më tej legjislacionin shqiptar me
acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, të forcojë pavarësinë dhe rolin e enteve rregullatorë.
Zbatimit të Ligjit dhe politikës së konkurrencës i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet private dhe publike
që ushtrojnë veprimtarinë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në tregun shqiptar. Objektivat
kryesore të fushës së konkurrencës për të ardhmen janë zbatimi i kuadrit ligjor të konkurrencës, thellimi
i pavarësisë dhe i përgjegjshmërisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës, ndërgjegjësimi i
aktorëve të tregut me parimin se konkurrencë do të thotë prosperitet ekonomik, të mbështetura këto
nga bashkëpunimi më i fortë ndërinstitucional dhe një transparencë më e madhe me publikun.
Kuadri ligjor, rregullues i fushës së konkurrencës një vëmendje të vecantë u kushton sjelljeve të
ndaluara, ndjekja e të cilave nga operatorët e tregut sjell pasoja mbi konkurrencën duke e dëmtuar atë.
Këto praktika antikonkurruese parashikohen shprehimishtë në nenet e ligjit dhe janë këto:
1. Marrëveshjet ( e ndaluara);
2. Abuzimi me pozitën dominuese;

155
Ligji ”, Nr. 9135 i datës 11 shtator 2003 “Për Mbrojtjen e konsumatorëve”.
156
Neni 2, Ligjit nr.9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
157
Ky ligj është përditësuar me ndryshimet e bëra me: Ligjin Nr. 9499 datë 03. 04. 2006 ““Për Disa Ndryshime në
LigjinNr. 9121 datë 28. 07. 2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”” , dhe Ligjin Nr. 9584 datë 17. 07. 2006
“Për Pagat, Shpërblimetdhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera
të Pavarura, të Krijuara me Ligj”, Ligjin Nr. 10 317 datë 16.09.2010 “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në
Ligjin Nr. 9121 datë 28. 07. 2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, të Ndryshuar”.

189
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Përqëndrimet158
Këto aspekte përbëjnë tre kolonat kryesore të ligjit shqiptar të konkurrencës, i cili është një ligj i
përafruar në një shkallë të gjerë me acqui-communitaire, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në
instrumenat e zbatimit dhe shqyrtimit.
Ndryshimi midis shqyrtimit të marrëveshjeve dhe pozitës dominuese nga njëra anë dhe
përqëndrimit të ndërmarrjeve nga ana tjetër, qëndron në atë që analiza në rastin e parë bazohet në të
kaluarën (kryhet ex post), kurse në rastin e dytë bazohet në parashikimet për të ardhmen (kryhet ex
ante). Duke qenë se struktura e tregut ndikon në sjelljen e ndërmarrjeve, shteti mund të ndërhyjë me
anë të kontrollit të përqëndrimeve në nivele më të ulta të fuqisë së tregut.

PËRFUNDIMEDHE SUGJERIME
 Konkurrenca në Shqipëri mund të ndahet në tre faza. Faza e parë që shkon nga viti 1990 me
fillimin e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut deri në vitin 1995 karakterizuar nga një vakum
rregullator në këtë fushë, ku çdo gjë u la në duart e mekanizmave korrigjuese e spontane të tregut. Faza
e dytë fillon me miratimin e ligjit nr. 8044 " Për konkurrencën” i cili shënon përpjekjet e para për të
krijuar një sistem të mbrojtjes së konkurrencës në Shqipëri. Ky ligj në fuqi deri në vitin 2003 edhe pse
kjo ishte përpjekja e parë për të institucionalizuar këtë disiplinë, kishte dallime të thella me
legjislacionin e BE-së dhe kjo ka çuar në ndryshimin e tij me ligjin 9121 të 28.03.2003 e cila gjithashtu
shënuar fillimin e fazës së tretë.
 Qeveria shqiptare ka qenë dhe është e angazhuar të përafrojë më tej legjislacionin shqiptar me
acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, të forcojë pavarësinë dhe rolin e enteve rregullatorë.
Zbatimit të Ligjit dhe politikës së konkurrencës i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet private dhe publike
që ushtrojnë veprimtarinë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në tregun shqiptar.
 Objektivat kryesore të fushës së konkurrencës për të ardhmen janë zbatimi i kuadrit ligjor të
konkurrencës, thellimi i pavarësisë dhe i përgjegjshmërisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës,
ndërgjegjësimi i aktorëve të tregut me parimin se konkurrencë do të thotë prosperitet ekonomik, të
mbështetura këto nga bashkëpunimi më i fortë ndërinstitucional dhe një transparencë më e madhe me
publikun.
 Disa nga shqetësimet kryesore nga të cilat tregu përballet, referuar ndryshimeve të sistemit
ekonomi në vendin tonë, kanë të bëjnë me: krijimin e një “fushe loje” të barabartë, në të cilën
kompanitë konkurruese të trajtohen njësoj; egzistencën e konkurrencës së ndershme; nxitjen e
investimeve duke sjellë rritjen e cilësesë së produkteve dhe shërbimeve si dhe mbrojtjen e interest të
konsumatorit. Për të siguruar funksionimin e mirë të tregut dhe për të mundësuar zgjidhjen e
shqetësimeve të lartëpërmendura, është e domozdoshme jo vetëm egzistenca e një kornize ligjore të
qartë dhe të zbatueshme, por edhe krijimi i nstitucioneve të forta dhe të pavarura.
 Krijimi i një kulture konkurrence, që do të sjellë për pasojë rritjen e vetëdijes së aktorëve
(politikë-bërësve, komunitetit të biznesit dhe publikut);
 Rritja e transparencës nëpërmjet organizimit të sondazheve të herëpashershme me komunitetin
e biznesit dhe publikun për kuptimin dhe zbatimin e konkurrencës në tërësi dhe të ligjit për mbrojtjen e
konkurrencës ne veçanti, me synim ndërtimin e një dialogu efektiv me komunitetin e biznesit dhe
publikun.
 Ndërgjegjësimi i publikut dhe i medias për rolin e konkurrencës si një e mirë publike për të
gjetur aleatet e vërtetë të mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg, si edhe për

158Për më tepër: Përqëndrimet kanë një specifikë të vecantë sepse përqëndrimet në vetëvete nuk përbëjnë sjellje të

ndaluara, por është një sjellje e ndërmarrjeve në treg, e cila në kushte specifike duhet të marrë miratimin nga
Autoriteti i Konkurrencës mbas njoftimit nga ana e saj.

190
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

inkurajimin e tyre për të denoncuar çdo rast dhe praktikë abuzuese dhe anti-konkurruese që çon në
shtrembërimin e saj.

BIBLIOGRAFI
Libra, artikuj dhe raporte.
1. Amato, G., Antitrust and the Bounds of Power, Hart 1997.
2. Areeda, P. E. and Hovenkamp.,.Antitrust Law. An Analysis of Antitrust Principles and Their
Application, volume 2A, Part I. Aspen Laë, 2002.
3. Autoriteti i Konkurrencës, E drejta e Konkurrencës dhe Konsumatori, Tiranë 2011.
4. Autoriteti i Konkurrencës, Konkurrenca në Shqipëri, Tiranë, Nnëtor 2011.
5. Autoriteti i Konkurrencës, Politikat Kombëtare të Konkurrencës, Shtypshkronjën Afërdita, Tiranë
2006.
6. Broka, P., Abuzimi me pozitën dominuese sipas legjislacionit për mbrojtjen konkurrencës, Studime
Juridike- 2/2010, Tiranë.
7. Brooke Group Ltd v Brown & Williamson Duhani Corp , 509 US 209 (1993).
8. Buendia Sierra, J., Exlusive Rights and State Monopolies under EC Law.
9. Cabral, L. M., Introduction to Industrial Organization. MIT Press, Londër, 2000.
10. Carlton, D. W. and Perloff, J. M., Modern Industrial Organization. Addison-Wesley, New York etj.
Botimi i tretë, 2000.
Ligje dhe akte nënligjore
1. Ligji nr.7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”.
2. Ligjin Nr. 10 317 datë 16.09.2010 “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9121 datë 28. 07.
2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
3. Ligjin Nr. 9499 datë 03. 04. 2006 “Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr. 9121 datë 28. 07. 2003 “Për
Mbrojtjen e Konkurrencës”,
4. Ligjin Nr. 9584 datë 17. 07. 2006 “Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura
Kushtetuese dhe të Institucioneve të Tjera të Pavarura, të Krijuara me Ligj”,
5. Ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Akte ndërkombëtare
1. Commissione Europea, La politica di concorrenza in Europa, 2000.
2. Comunicazione della Commissione sulla cooperazione nell'ambito della rete delle autorità garanti
della concorrenza (pdf ) (Testo rilevante ai fini del SEE), Gazzetta ufficiale C 101 del 27.4.2004.
3. Komunikimi i KE (Commission Notice on the definition of the relevant market for the purposes of
Community competition law, OJ 1997, C 97), f. 3, 8 ; shih gjithashtu OFT, Market definition – Draft
competition law guideline for consultation, April2004, në sitin
Internethttp://www.oft.gov.uk/NR/rdonlyres/B4F6214C-4954-4389-A603
6C679FAC3BBF/0/oft403a.pdf.
4. Burime nga interneti
5. http://www.akce.gov.al/
6. http://eur-lex.europea.eu
7. http://www.agcm.it/normativa/concorrenza.html
8. http://www.rivistaaic.it/articolorivista/la-corte-costituzionale-la-tutela-della-concorrenza-e-il-
principio-generale-della

191
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Artan Osmanoviqi, Vait Nikaj - Globalizimi dhe ndikimi i tij në institucionet financiare

Mr.Artan Osmanoviqi

Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim Ulqin

Vait Nikaj

Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim Ulqin

Abstracti

Termi globalizim, ka filluar të përdoret gjerësisht duke filluar që nga vitet ’60 të shekullit XX, edhe sot e
kësaj dite nuk ka një përcaktim apo përkufizim të saktë të tij. Një gjë e tillë e bën të pamundur zhvillimin
e një analize teorike dhe përcaktuese, që të mundësonte krijimin e një kornize brenda së cilës të mund
të analizojmë me koherencë edhe evidencat e panumërta empirike, të cilat i mveshen herë me të drejtë
e herë pa të drejtë këtij fenomeni kaq modern. Megjithatë, studiues të fushave të ndryshme janë
përpjekur të përkufizojnë një fenomen të tillë. Kështu sociologu i famshëm i nivelit botëror, Zygmunt
Bauman, e përcakton globalizimin si një zhvlerësim të rregullave si të tilla: njeriu, duke qenë i paaftë të
rregullojë dhe të ndikojë mbi fenomenet që zhvillohen dhe ndryshojnë në shkallë globale, bëhet një
spektator pasiv para situatave të pakontrollueshme dhe të paparashikueshme. Në të njëjtën kohë, është
e famshme shprehja e matematicienit Edëard Lorenz, sipas së cilës në një botë të globalizuar tronditjet e
ajrit që shkaktojnë krahët e një fluture në Amazonë mjaftojnë për të nxitur një furtunë në Teksas.
Përkufizime të tjera shfaqen si rrjedhim i pozicionimeve politike të autorëve të tyre. Mbështetësit më të
vendosur të tregut, apo djathtistët kryesisht, e shikojnë globalizimin si fazën më të arrirë, si triumfin e
kapitalizmit liberal, ku tregu dhe dora e tij e padukshme rregulluese do të ndihmojë në zhvillimin e
shoqërisë botërore. Kundërshtarët më të guximshëm të globalizimit, apo majtistët, e dallojnë atë si
fazën më të arrirë të imperializmit dhe kolonizimit të vendeve të varfëra prej vendeve të pasura. Në mes
këtyre dy grupimeve qëndrojnë të moderuarit, të cilët e shikojnë globalizimin si një fenomen, i cili mund
të krijojë zhvillim nëse administrohet siç duhet, qoftë në vendet e varfëra apo në vendet në zhvillim,
qoftë edhe në vendet e zhvilluara. Duhet thënë detyrimisht gjithashtu se një administrim i keq i këtij
Procesi, mund të shtojë varfërinë, pabarëzinë dhe të prodhojë kriza mbarëbotërore.

Globalizimi

Globalizimi është një Proces i cili përfshin të gjitha aspektet jetësore: politike, sociale, ekonomike,
demografike, ambientale, kulturore, megjithëse kushtet paraprake të zhvillimit të këtij Procesi duket se
kanë patur më tepër karakter ekonomik dhe social. Si rrjedhim analiza e tij në mënyrë të pjesshme nuk
do ta plotësonte kuadrin plotësisht, por për qëllime studimore bëhet i pashmangshëm studimi i tij
sektorial. Në të njëjtën kohë duket e qartë se globalizimi është një fenomen i pandalshëm, i cili duhet
pranuar si i tillë dhe të administrohet në atë mënyrë që të jetë i vlefshëm për të gjithë njerëzimin, duke
marrë parasysh edhe karakterin e tij mbarënjerëzor. Edhe mbi origjinën e globalizimit ka mendime nga
më të ndryshmet. Diferenciali kohor midis këtyre mendimeve nuk është i parëndësishëm: përfshin
shekuj, por edhe mijëvjeçarë duke filluar që me tregtinë në Egjiptin e vjetër, duke kaluar në zbulimin e

192
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Amerikës, duke vazhduar më pas me revolucionin industrial të shek.XIX e deri në zhvillimin teknologjik
të disa dekadave më parë.
Megjithë rëndësinë e zbulimeve dhe marrëdhënieve tregtare të disa shekujve apo disa mijëvjeçarëve më
parë, duhet thënë se zhvillimet e dy shekujve të fundit, duke filluar nga revolucioni industrial i shek. XIX,
kanë qenë vendimtare në Procesin e globalizimit për një sërë arsyesh të cilat e dallojnë globalizimin e
tanishëm nga integrimet e mëparshme në disa pika:

- volumi tregtar ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në dy shekujt e fundit në nivel botëror;
- varieteti i mallrave dhe shërbimeve të përfshira në marrëdhëniet tregtare kanë pësuar një rritje të
konsiderueshme;
- diferenca midis cmimeve për të njëjtin produkt apo shërbim ka pësuar një rënie të vazhdueshme ne
tregjet e vendeve te ndryshme;
- shmangia e efekteve inflacioniste nëpërmjet rritjes së disponibilitetit të faktorëve prodhues si
rezultat i rritjes së marrëdhënieve tregtare ka bërë të mundur që të ndajë presionin e çmimit mbi
faktorët e pamjaftueshëm prodhues.

Globalizimi i tregjeve financiare

Në vazhdën e botëkuptimit neo – liberal të kapitalizmit, duke filluar nga vitet ’80 të shekullit të kaluar,
edhe tregjet financiare kanë pësuar një liberalizim të theksuar duke vënë theksin në këtë mënyrë tek
“dora e padukshme” e tregut, i cili mund të përmirësojë situatën e vendeve në zhvillim (dhe natyrisht
edhe të vendeve të zhvilluara) pa qenë e nevojshme ndërhyrja dhe kontrolli i shtetit në daljet dhe hyrjet
e kapitalit. Përsa i përket aktorëve financiarë duhet thënë se tashmë vihet re një shumëllojshmëri
aktorësh që veprojnë në tregjet financiare. Sot bizneset mund të kërkojnë kredi me procedura më të
thjeshta pranë tregjeve financiare. Bankat e nivelit të dytë mund t’i drejtohen tregut dhe të financohen
nga banka të tjera apo edhe nga biznese të tjera, kur më përpara duhej të drejtoheshin kryesisht tek
bankat qendrore në rast problemesh likuiditeti. Vetë Shteti, mund të veprojë në të njëjtën mënyrë si
bizneset e tregut financiar. Si rrjedhim Shteti, bankat dhe operatorë të tjerë veprojnë në të njëjtin treg
duke i përzier rolet, role të cilat para liberalizimit ishin më të qarta dhe më të ndara. Në të njëjtën kohë
ka marrë një zhvillim mjaft të madh tregu i derivatëve financiare, të cilët shërbejnë për të siguruar
instrumentet primarë financiarë (si p.sh aksionet) nga rreziku i luhatjes së interesave apo këmbimit
monetar: këto derivatë financiarë kur përdoren për qëllime spekullimi, pra për një fitim afatshkurtër,
bëhen mjete mjaft të rrezikshme për të prodhuar kriza, duke qenë se ndikojnë në mënyrë indirekte në
kostot e ekonomisë reale.

Në fakt derivatët financiarë janë “tituj mbi tituj” të cilët e shpejtojnë qarkullimin financiar dhe e
“virtualizojnë” ekonominë reale duke rritur së tepërmi rrezikun e falimentimit që si një valë cunami
mund të përfshijë të gjithë tregun financiar tashmë të globalizuar. Për të kuptuar rolin dhe përhapjen e
madhe të këtyre mjeteve financiare mund ta konkretizojmë këtë duke thënë se transaksionet financiare
ndërkombëtare janë në vlerën e 1000 miliardëve dollarë në ditë kur vlera e shkëmbimeve të mallrave
dhe shërbimeve është shumë herë më e vogël se kaq. Një gjë e tillë tregon që veprimet në tregjet
financiare nuk kanë një raport të drejtpërdrejtë me shkëmbimet ndërkombëtare të mallrave dhe
shërbimeve.

Një situatë e tillë përshpejtohet edhe nga zhvillimi i teknologjisë së informacionit, i cili afron tregjet me
njëri – tjetrin pothuajse në kohë reale duke bërë të mundur që, përveç anëve pozitive të rritet edhe

193
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

aftësia kontraktuese e spekullatorëve. Po kështu liberalizimi i tregjeve ka mundësuar edhe shtimin e


parajsave fiskale, ku mund të investojnë bankat, bizneset shumëkombëshe deri edhe mafiat e
ndryshme, të cilat mund ta riciklojnë mjaft lirshëm pasurinë e krijuar nga aktivitetet e tyre të paligjshme
Përsa i përket pasojave të liberalizimit të tregjeve financiare do t’i referohemi kontributeve të teorisë
ekonomike dhe paralelisht me të do të bazohemi tek të dhënat empirike për të vërtetuar koherencën e
përfundimeve teorike me realitetin ekonomik. Kështu sipas teorisë ekonomike, tregjet financiare janë
të dobishme për disa arsye.

- Së pari, liberalizimi i tregjeve financiare mundëson lëvizjen e kapitalit nga ato vende ku gjendet
me shumicë, në vendet ku ka një deficit të bilancës së pagesave, pra ku ka një mungesë
kapitalesh. Alokimi efektiv i kapitalit rrit mirëqënien e përgjithshme të popujve. Si rrjedhim një
gjë e tillë do të mundësonte që p.sh. kapitali me shumicë nga vendet e zhvilluara të lëvizte drejt
tregjeve financiare të vendeve në zhvillim.
- Së dyti, liberalizimi i tregjeve mundëson kërkimin dhe gjetjen e atyre tregjeve që ofrojnë
investime me fitime më të mëdha.
- Së treti, rritja e konkurrencës mes ndërmjetësve financiarë do të duhet të zvogëlojë kostot e
financimit e cila përkthehet në një ulje të kostos së investimit për ndërmarrjet evendeve të
financuara.
- Së katërti, zhvillime të tilla ku kemi një përmirësim të funskionimit të tregjeve dhe një shtim të
operatorëve në konkurrencë me njëri – tjetrin do të shërbentë për një zhvillim të tregjeve
financiare ku drejtohen financimet.

Globalizmi dhe institucionet financiare

Globalizmi në sistemin financiarë ka sjellë bashkimet dhe blerjet midis institucioneve të mëdha
financiare që po bëhen gjithnjë më të shpeshta në tregjet mbarë botërore, të cilat kanë kanë tërhequr
vëmendjen e politik bërësve, studiusve dhe mbarë shtypit financiarë që vazhdimisht rëndisin firmat më
të mëdha financiare në mbarë botën. Shumica e këtyre megabashkimeve kanë kombinuar bankat
tregtare të një vendi nën një të vetme. Në Shtetet e Bashkuara, bashkimet e fundit mes bankave
tregtare kanë ndodhur midis bankave të mëdha siç është Bank of America me Nations Bank, Bank One
me First Chicago dhe Norëest me Ëells Fargo, të cilat janë rënditur si bashkimet më të mëdha midis
këtyre institucioneve në aspektin e vlerës së tregut që kanë ndodhur në historinë e Industrisë
Amerikane. Gjithashtu dhe në Europë janë krijuar mega bashkimet midis bankave tregtare si UBS me
Banken Sviceriane duke krijuar një treg bankar gjigand të cilat janë shumë më të mëdha se çmund të
ketë qënë bankat në të kaluaren. Në Japoni bashkimi midis tre bankave, Fuji Bank, Dai- Ichi Kangyo Bank
dhe banka Industriale e Japonisë po krijojnë bankën e parë Trillion -Dollarëshe në botë. Ajo që vejmë re
është një prirje e këtyre institucioneve ndërkufitare drejt bashkimeve midis institucioneve të mëdha
financiare midis vendeve të ndryshme. Këto bashkime ndërkufitare shpesh herë prfshijnë institucione të
ndryshme finaciare të cilat ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve financiare në vende të ndryshme.
Një shembull I spikatur I këtyre lloj mega shkrirjeve është ajo e Deutche Bank me Bankers Trust, ku ky
bashkim solli një bankë lider universal Europiane me një akses të madh në shitjen me shumicë të
burimeve dhe investimeve bankare në Shtetet e Bashkuara. Në Europë, gjithashtu ka qëne e
konsiderueshme konsolodimi ndërkufitare i të gjithë llojeve të institucioneve financiare pas heqjeve të
rregullave të konsiderueshme ndërkufitare të aktiviteteve ekonomike në tregjet financiare dhe
jofinanciare. Për industritë e letrave me vlerë dhe shoqëritë e sigurimit, vitet e fundit vlera e tregut
ndërkufitare e institucioneve financiare Europiane të bashkuara e kanë tejkalur vleren e tregut të tyre
që kanë pasur para bashkimit në vendet përkatëse. Bashkimet dhe shkrirjet e vazhdueshme të

194
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

institucioneve financiare kanë ngritur çështje të rëndësishme dhe pyetje rreth politikave, shkaqeve dhe
pasojave të këtyre konsolidimeve në strukturen e ardhshme të institucioneve financiare. Ekziston një
literaturë e gjërë kërkimore mbi motivet dhe pasojat e këtyre konsolidimeve, duke mbuluar efikasitetin,
fuqinë e tregut dhe çështjet manaxheriale. Duket se, shumica e rritjes së konsolidimeve përfaqeson
përgjigjet e tregut për çrregullimet që e bëri atë më të mundshëm dhe më pak të kushtueshëm për tu
konsoliduar, të tilla si aktin e Riegle-Neal në Shtetet e Bashkuara dhe Progarmin e Vetëm të Tregut në
Bashkimin Europian (BE).
Konsolidimet e ardhshme mund të motivohen nga ndryshimet e politikave të fundit, të tilla si pasazhi i
aktit Gramm-Leach- Bliley në Shtetet e Bashkuara dhe krijimi I bashkimit monetar ( Euro) në Bashkimin
Europian. Këto ndryshime të politikave mund të përshpejtojnë konsolidime të mëtejshme të
institucioneve të mëdha financiare, me pasoja të rëndësishme sociale për riskun sistematik dhe politikën
monetare të vendeve të ndryshme, si dhe për efikasitetin dhe fuqinë e tregut në industrinë e
shërbimeve financiare.

Trendet e institucioneve financiare

Një ndër faktorët më motivues në konsolidimet ndër kufitare të institucioneve financiare është rritja e e
nivelit të përgjithshëm të integrimit ekonomik përtej kufijve kombëtarë. Reduktimet në barrierat
tregtare, rënia në kostot e transporteve si dhe avancimet në teknologjinë e komunikimit kanë çuar në
një përshpejtim të integrimit ekonomik ndërkombëtar në vitet e fundit. Transaksionet ndërkombëtare
në mallra dhe në shërbime shpjegojnë një pjesë gjithnjë e ne rritje të ekonomisë botërore. Përshembull:
produkti I brendshëm bruto botëror I tregtis në mallra është rritur nga 21% që ka qënë në 1937 në 30%
në vitin 199. Rritjet e fundit të ekonomisë ndërkombëtare kanë krijuar një kerkesë për shërbime
financiare ndërkombëtare. Një institucion financiarë mund të përdori një shumëllojshmëri të kanaleve
për ti ofruar shërbime financiare një klienti biznesmen të një vendi të huaj. Institucioni mund ti ofrojë
shërbimet drejtpërsëdrejti biznesit të huaj nga selia e tij qendrore në vendin e origjinës. Institucioni
mund të marri pjesë në një sindikatë që financon një hua të madhe apo titujsh të letrave me vlerë
qëështë iniciuar nga një institucion tjetër financiarë që është vendosur në një vend të huaj. Dhe së
fundmi, institucioni financiarë mund të ketë një prani fizike në vendin e huaj (duke blerë një institucion
financiarë atje apo duke hapur një filial të ri) dhe të ofrojë shërbimin në vendin e huaj. Krijimi I një
presence fizike në një vend të huaj përfshin një numër të madh shpenzimesh për institucionet financiare
të tilla si: vështirësitë ekonomike dhe organizative apo monotorimi I një institucioni në distancë.
Megjithatë, krijimi I një pranie fizike në një vend të huaj ofron disa avantazhe potencialisht
kompensuese që përfshijnë:

- Shërbimi dhe monotorimi më me efektivitet i konsumatorëve me pakicë


- Mundësinë për të konkuruar për klientët më pakicë apo me shumicë në një vend të huaj.

Liberalizimi I kohëve të fundit I ka reduktuar shpenzimet e ofrimit të kësaj menyre operimi të


institucioneve financiare.Tregjet e letrave me vlerë gjithashtu reflektojnë një prirje drejt globalizimit.
Çështjet ndërkombëtare të letrave me vlerë të borxhit, të letrave me vlerë të kapitalit dhe flukset e
fondeve bankare ndërkufitare janë rritur të gjitha vitet e fundit. Nga viti 1933 deri 1998 obligacionet
ndërkombëtare (obligacione të lëshuara nga nënshtetas të huaj plus Eurobondet) u rriten nga 1.3trilion$
në 2.6 trilion$, të cilat dyfishuan nga 8% në 16% përqindjen e bonove ndërkombëtare ndaj totalit të
bonove në tregjet botërore. Kapitali neto ndërkombëtarë gjithashtu është rritur ndjeshëm në terma
realë, nga 50 bilion$ në vitin 1996 në më shumë se 70 bilion$ në vitin 1998. Pavarësisht këtyre rritjeve,

195
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rrjedha e fondeve ndërkombëtare e bankave mbetet po aq I madh sa çështjet e bonove ndërkombëtare


dhe në thelb janë më të mëdha se kapitali neto ndërkombëtar.

Motivet e Tregjeve Financiare

Shumica e hulumtimeve të fuqisë së tregut fokusohet mbi efektet e konsolidimit të shkrirjeve dhe
blerjeve brenda një vendi dhe mbi efektet e tyre te konsumatorët me pakicë. Më konkretisht, fokusimi
është veçanarisht mbi depozituesit e vegjël dhe bizneset e vogla të bashkimeve dhe blerjeve midis
institucioneve në të njëjtin treg lokal.
Tregu i bashkimeve apo blerjeve të institucioneve financiare mund të rrisin përqendrimin në tregun
vendas dhe të lejojë institucione të konsoliduara të rrisin vlerën e aksionarëve duke vendosur çmime
më pak të favorshme për klientët me pakicë (norma më të ulta të depozitave, apo norma më të larta të
kredisë për bizneset e vogla). Në përputhje me këtë fokus, është vërtetuar se familjet amerikane apo
bizneset e vogla pothuajse gjithmonë zgjedhin një institucion financiarë lokal. Konsolidimet ndërkufitare
nuk rrisin direkt përqendrimin në tregun local për produktet e blera në mënyrë tipike nga konsumatorët
me pakicë. Megjithatë, ai mund të ndikojë në ushtrimin e fuqisë se tregut mbi këta konsumatorë duke:

a) Ndikuar në konsolidimin brenda kombeve


b) Duke ndryshuar dinamiken konkuruese nëpërmjet konsolidimit ndërkufitar të institucioneve
c) Duke nxitur rivalitet dhe rritur nivelin konkurues e tregjeve bankare vendase.

Konsolidimet ndërkufitare apo kërcënimet e saj mund të çojë në konsolidimin e institucioneve financiare
brenda për brenda kombeve, duke rritur përqendrimin në tregun vendas. Për të mbrojtur së pari fuqinë
e trgut ekzistues apo manaxhimin e rrënjosur, institucionet financiare brenda kombeve të tyre mund të
angazhohen në bashkimet apo blerje midis tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin për të shmangur
konkurentet potencialë të huaj. Hulumtimet e tregut në përgjithësi sygjerojnë se përqendrimi I
konsolidimeve në tregun local brenda një shteti ka gjasa që të rrisi fuqinë e tregut në vendosjen e
çmimeve për shërbimet financiare të shitjes me pakicë. Studimet e bashkimeve dhe blerjeve midis
bankave në çmimet kanë zbuluar se bashkimet dhe blerjet përfshijnë rritje të konsiderueshme në
përqendrimin e tregut lokal të cilat kanë tendencen për të rritur fuqinë e tregut në vendosjen e çmimeve
dhe që aspektet e tjera të këtyre bashkimeve janë të paqarta. Studime të tjera tregojnë se bankat
tregjet më të koncentruara zbatojnë norma më të larta interesi për kreditë e bizneseve të vogla dhe
paguajnë norma më të ulëta interesi për depozitat me pakicë dhe se normat e depozitave të tyre janë të
ngadalshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tregut të normave të interesit. Është sygjeruar se fuqia e
tregut mbi klientët e vegjël mund të ketë rënë në vitet e fundit, përshkak të rritjes së shkallës së
konkurimit midis shërbimeve të tregjeve financiare dhe teknologjive të reja për ofrimin e shërbimeve
financiare, por evidencat empirike për këtë çështje janë të përziera. Konsolidimi ndërkufitar mund të
ndikojë dhe në ushtrimin e fuqisë së tregut brenda tregjeve të veçantae dhe nëse nuk ka ndonjë
ndryshim në përqendrimin e tregut vendas.

Institucionet kanë tendencen për të vendosur çmime uniform për të gjithë organizaten, edhe kur
strukturat e tregut vendas ndryshojnë ndjeshëm me të gjithë tregjet me të cilët ata konkurojnë.
Përshembull: një studim konstaton se bankat e mëdha amerikane shpesh kanë vendosur norma interesi
uniform për depozitat apo për kreditë përgjatë gjithë tregut gjeografik brenda një shteti apo një rajoni,
edhe pse arsyet për këtë s’janë të qarta. Çmimi uniform mund të ndodhë për arsyen sepse ai është më I
lehtë për tu administruar, për arsye të marrëdhënieve publike për barazi apo faktorëvë të tjerë.

196
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Evidencat e bankave mbi tarifat e depozitave me pakicë dhe shërbimeve të pagesave tregon
marrëdhinie të pakta në përqendrimin e tregut local në vitet 1990 dhe një tendencë të bankave
ndërkombëtare të mbajtjes së tarifave më të larta për konsumatorët me pakicë se sa bankat e tjera.
Këto rezultate të ngjashme sygjerojnë se faktorët e tjerë të përqendrimit në tregun local janë të
rëndësishëm në ushtrimin e fuqisë së tregut. Përshembull: kjo strategji e vendosjes së çmimit mund të
jetë dizenjuar nga inxhimierët përgjegjës për një zhvendosje nga klientëve të vegjël të shërbyer në
drejtim të klientave të mëdhenj.

Për më tepër, konsolidimet ndërkufitare mund të rezultojë se institucione të njëjta konkurojnë kundër
njëri-tjetrit në vende të shumta. Teoria e multimarketit të kontakteve sugjeron se në qoftë se firmat
përballen me njëra tjetrën në tregjet e shumta, ato nuk mund të ushtrojnë më shumë ose më pak fuqi se
sa tregu. Ato mund të kenë më shumë fuqi në treg sepse në mënyrë reciproke ndikojnë tek njëra-tjetra.
Kjo është një ndër arsyet pse ato vendosin çmime të larta në vend që të konkurojnë në tregje të tjera.
Gjthashtu atom und të kenë më pak forcë në ushtrimin e fuqisë së tregut së paku në afatshkurtër, nësë
bankat vendosin çmime strategjike për të sinjalizuar kostot e tyre apo për të përzënë konkurentët nga
tregu. Të dhënat janë të përziera për efekt të kontakteve të shumta të tregut mbi çmimvënien e
produkteve bankare me pakicë. Së fundmi, konsolodimet ndërkufitare apo kërcënimet e hyrjeve të reja
ndërkufitare mund të reduktojë fuqinë e ushtrimit të tregut përshkak të rritjes së konkurencës. Një
mënyrë që kjo të ndodhi është nëse institucionet ekzistuese financiare në një treg, ndryshojnë sjelljen e
tyre çmim kufi, në vendosjen e çmimeve më të favorshme për konsumatorët si një përpjekje për të
penguar hyrjet e jashtme. Gjithashtu, kjo mund të ndodhi dhe nëse prodhuesit efikas të huaj hyjnë në
treg dhe ofrojnë shërbime me çmime më të favorshme për të marrë pjesë nga tregu vendas nga
prodhuesit vendor që janë jo efikas. Në Bashkimin Europian, një pikë kryesore në studimin e Cecchini
mbi impaktin e tregut të vetëm unik ishte se konkurenca ndër-kufitare do të krijonte potencial të
konsiderueshëm në ndryshimin e çmimeve dhe të binte në nivelin e prodhuesve me kosto të ulët.

Në të vërtetë krijimi I një tregu të vetëm për shërbimet financiarenë Bashkimin Europian ështënjë test I
rëndësishëm I këtij fenomeni. Që nga miratimi I Traktaktit të Romës në vitin 1957, BE ka miratuar
legjislacone të projektuara për të nxitur konkurencen midis institucioneve financiare nëpërmjet krijimit
të liçensave të vetme bankare dhe harmonizimin e rregullimeve. Miratimi I një monedhe të vetme pritet
të rrisë më shumë konkurencën miid sinstitucioneve financiare duke ulur barrierat e hyrjes në treg dhe
duke ulur rrezikun e monedhës, e cila mund të rrisë gatishmërinë e disa konsumatorëve për të blerë
shërbime financiare nga vende të tjera. Thellimi I tregjeve të kapitalit në BE ka gjasa të sigurojë
konkurencë shtesë midis bankave dhe më së shumti të atyre bankave që janë të orientuara shteteve të
Europës Qendrore. Ky cenim I tregjeve të letrave me lerë mund të rrisë presionin konkurues mbi bankat,
duke I dhënë klientëve të bizneseve mundësi të tjera për të rritur kapitalin e tyre duke lëshuar letra
tregtare, obligacione apo barazi në kapitalin public në vendin e kredive bankare dhe duke I dhënë
mundësi të tjera kursimtarëve për të investuar me fondet e tyre në tregun e parasë, tregjet e kapitalit
apo në pasur të tjera që tregtohen në vend të depozitave bankare.

Përfundimi

Në sajë të globalizmit ekonomia globale është duke përjetuar krizën më të rëndë financiare në 80 vitet e
fundit. Kriza së pari përfshiu një pjesë të madhe të sistemit financiare amerikan, kredit hipotekare, kurse
gradualisht është përhap në sistemin bankar të sigurimeve, fondeve dhe në bursa. Kriza financiare
amerikanë shumë shpejt është përhap në sektorin financiar evropian, bankar dhe në bursa. Rritja

197
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ekonomike globale e BPSH (GDP) seriozisht është ngadalësuar, janë në rënje çmimet e patundshmërive
(të gjitha llojeve) disa prej sektorëve të industrive kanë filluar të pësojnë humbje të mëdha. Treguesit e
shumtë po tregojnë për rrezikun që për momentin po përjeton ekonomia globale e cila gjithnjë e më
shumë po i ofrohet recesionit e ndoshta edhe depresionit të pa parë gjerë me tani. Në përpjekje që të
evitohet përhapja e krizës qeveritë dhe bankat qendrore të vendeve më të zhvilluara me masa energjike
po e vëjnë në veprim kapitalin e freskët në sektorin bankar.
Përveç kësaj disa banka gjer me tani me emër të madh në SHBA-të dhe në Britaninë e Madhe më nuk
ekzistojnë , kanë falimentuar. Disa prej këtyre bankave Qeveria amerikane i ka marrë në mbikqyrje,
kurse në Evropë gjithashtu po ndodh i njëjti skenarë. Në opinion publik është përhap qëndrimi që krizen
financiare e kanë shkaktuar kredit hipotekare në SHBA. Është e njohur tani më se kredit hipotekare të pa
kthyera dhe rënja e çmimit të tyre në tregun e patundshmërive ka shkaktuar humbje të pa
kompenzueshme, për një mori fondesh dhe banka. Kurse tërë kjo ka shkaktuar fillimin e krizës financiare
të tanishme.

Mirëpo sipas shumë analizave të ekspertëve rrjedhë se kjo nuk është shkaktari kryesor i krizës. Pse nuk
funksionoj sistemi financiar i rregullatorit mbikqyrës? Që në fillim duhet thënë se kriza financiare globale
është krizë e sistemit financiar botëror. Ajo tani është e vështirë dhe ndryshe nga të gjitha krizat gjer me
tani. Është e ditur se themelet e sistemit financiar aktual janë krijuar në Bretton Ëoods në gjysmën e
shekullit të kaluar. Si bazë e këtij sistemi ka shërbyer dollari amerikan, në të cilin janë fiksuar të gjitha
valutat tjera, kurse dollari ka qenë i bazuar në ari. Një konstruksion i tillë ka funksionuar gjerë te
shkëputja e konvertibilitetit të dollarit në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Shkëputja e konvertibilitetit e
ka ndërprerë në një mënyrë simbolike ekonomin reale nga ajo financiare. Nga kjo kohë ekonomija e
simboleve gjerësisht sektori financiare ka filluar të fryhet baloni financiar. Këtu ka ndodhë transformimi i
sistemit tradicional konservativ bankar, që ka pasuar me lindjen e institucione të reja, krijohen produkte
të reja financiare, të ashtuquajtura inovacione, opsione, derivime. Duke u bazuar në tërë këtë, sektori
financiar është zhvilluar i pavarur he në mënyrë të pa krahasueshme më shpejt se sa ekonomia reale.
Nxitja e kësaj fryrjeje financiare e ka predikuar doktrinën dominuese të tregut me bindjen që tregu
financiar është mekanizëm vetërregullues i cili nuk ka mundësi të pëson thyerje. Rritja e sektorit
financiar dhe globalizimi i tij ka mundësuar ri rregullimin dinamik.
Këte e ka mundësuar zhvillimi i teknologjive të larta - informatikës dhe telekuminikacionit , si dhe
zhvillimi i teknologjive adaptive të një numri të madh të inovacioneve financiare. Tregu financiar është
bërë global, janë zhvilluar subjekte financiare gjigante, banka dhe fonde tjera financiare të cilat janë
bërë aq të mëdha sa që mundësia e falimentimit eventual ishte minimale. Krahasimisht me rritjen e
tregut financiar janë zhvilluar edhe sistemet e mbikëqyrjes dhe rregullimit, mirëpo ato si të tilla në një
mas të madhe kanë mbetur me karakter nacional. Për këtë shumë produkte inovative financiare,
posaçërisht në sektorin investiv bankar, kanë funksionuar jashtë mbikëqyrjes së sistemit rregulativ. Kjo
njiherit ishte dobsia kryesore që shkaktoi stuhin në sistemin financiar i cili veproi në mënyr të
pakontrolluar nga ana e rregullatorit mbikqyrës

Literatura:
1.Dr.Drini Salko,Orfea Dhuci:Tregjet dhe inst.financiare ShBLU
2.Campbell R.Harvez:Hypertextual Finance Glossary
3.David N.King 1999:Financial claims and derivatives ,ist edicion

198
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Avni H. ALIDEMAJ Ndikimi i sindikatave në politikat publike në Kosovë

Mr.sc. Avni H. ALIDEMAJ159

Asistent në Kolegjin AAB, Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,10000 Prishtinë, E-mail:


avnialidemaj@yahoo.com

Abstrakt

Sindikatat kanë rëndësi të veçantë për punonjësit, ndërmarrjet, institucionet qeveritare dhe
shoqërinë në përgjithësi, sepse me aktivitetin e tyre ndikojnë mbi të gjitha aspektet e
mirëqenies dhe afarizmit. Në vendet me demokraci të përparuar dhe në ato me demokraci në
rritje, sindikatat janë proaktive në sferën politike. Sindikatat në këto rrethana nuk veprojnë më
sipas udhëzimeve por kanë opcionet e tyre dhe mbi bazën e tyre hartojnë propozimet që janë
alternativa më të përshtatshme se ato që hartohen nga institucionet shtetërore. Andaj nga
sindikatat tani kërkohet kompetencë e organizimit më e lartë se më parë dhe për këtë arsye ato
sot në masë të madhe gjasojnë me organizata politike. Punimi synon që përmes metodave
empirike, analitike, cilësore dhe interpretuese të ndriçoj ndërveprimin e sindikatave me
institucionet shtetërore në Kosovë, me theks të veçantë ndikimin e sindikatave në krijimin dhe
zbatimin e politikave publike. Është gjetur se raporti mes Sindikatave të Kosovës dhe
Institucioneve herë pas here është mjaft i ngushtë dhe pjesëmarrja e sindikatave në caktimin
dhe formulimin e politikave publike ishte në nivel të dialogut e ndonjëherë edhe në nivelin e
partneritetit. Nga kjo qasje kanë derivuar shumë politika publike, që me gjithë të mirat dhe të
metat e tyre, edhe sot e kësaj dite zbatohen në përditshmërinë tonë, diku më shumë e diku më
pak. Megjithë vështirësitë dhe dobësitë, Organizatat Sindikale në Kosovë kanë arritur të ndikojë
në mënyrë të kufizuar në politikat publike por kryesisht në caktimin e agjendës, formulimin e
politikave, por jo edhe në zbatimin e politikave, monitorimin dhe riformulimin e tyre.

Fjalët kyçe: Sindikatat, Politikat Publike, Grup i Interesit, Grup i Presionit.

Hyrje

Autorë të shumtë që kanë studiuar teoritë e sindikalizmit në vazhdimësi kanë pohuar se


lindja e sindikatave ka derivuar nga procesi i koncentrimit të prodhimtarisë dhe ndarjes së
punës në periudhën e revolucionit industrial. Raportet e vazhdueshme të pabarazisë të
mbështetura në ndarjen mes pronarëve dhe fuqisë punëtore, respektivisht në mes të atyre që
administrojnë dhe atyre që ekzekutojnë urdhëra paraqesin shkakun kryesor të organizimit të
punëtorëve në sindikata. Për sa kohë të ekzistoj një ndarje e punës mbi këtë bazë, për aq kohë
do të ekzistoj domosdoshmëria e punëtorëve për tu organizuar në sindikata për të mbrojtur
interesat e tyre.
Zhvillimi i një shoqërie të rë të mbështetur në parimin e ndërtimit të një relacioni
kontraktual ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, shfaqja e një klase industriale dhe

Avni H. ALIDEMAJ, Mr.sc., Asistent në Kolegjin AAB, Zona Industriale Prishtinë-Fushë


159

Kosovë,10000 Prishtinë, E-mail: avnialidemaj@yahoo.com


199
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tërheqja e shtetit nga përcaktimi i kushteve të marrëdhënieve të reja, kërkonte nga punonjësit
krijimin e institucioneve të reja për mbrojtje kolektive të tyre. Zhvillimi i sindikalizmit kishte të
bëjë me aspiratat dhe frikën e njerëzve të zakonshëm, me përpjekjet dhe vështirësitë e tyre.
Sindikatat kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për punonjësit, por edhe për menaxherët, qeverinë
dhe shoqërinë në përgjithësi, sepse ato me aktivitetin e tyre ndikojnë mbi të gjitha aspektet e
biznesit.160 Punëtorët u bashkuan në sindikata sepse kuptuan se të bashkuar e të organizuar do
të kishim më shumë ndikim mbi politikat që zbatohen në kompanitë e tyre; mund të siguronin
paga më të larta, garanci për punë si dhe përfitime më të mëdha. Punonjësit bashkohen në
sindikata atëherë kur praktikat e menaxhimit lidhur me promocionin, politikat lidhur me punën
administrohen në mënyrë të padrejtë si dhe për të siguruar të drejtën për të thënë fjalën e tyre
në vendimet të cilat ndikojnë mbi mirëqenien e tyre. Punonjësit organizohen në sindikata edhe
për arsye sociale pasi që ndiejnë nevojë për të qenë anëtarë të një grupi dhe të kenë lidhje
shoqërore me të tjerët që kanë të njejtat dëshira, interesa dhe probleme.161
Gjendja momentale kërkon ndërtimin e rrjeteve të dendura për të mbrojtur dhe
përmirësuar shërbimet publike në favor të qytetarëve gjë që sindikatat i detyron të ndryshojnë
strategjitë dhe kapacitetet strukturore. Për të qenë në gjendje të mbrojnë intersat e
përgjithshme shoqërore sindikatat nuk duhet të funksionojnë vetëm si organizata sektoriale që
mbrojnë interesat dhe të drejtat e anëtarësisë por duhet të zhvillojnë idetë e solidaritetit të
gjërë.
Në kushtet e demokracisë gjithnjë e në rritje në vendet e tyre, ndryshe nga më parë,
sindikatave u duhet të ndërmarrin më shumë detyra aktive dhe organizuese në politikë. Ato nuk
veprojnë më sipas instruksioneve, por u duhet shpesh të hartojnë propozime të tyre, të
paraqesin alternativa më të mira se sa ato që hartohen nga akterët institucional apo grupet
tjera të interesit. Pra, kjo kërkon prej tyre një kompetencë organizimi shumë më të lartë se ç’ka
qenë ndonjëherë më parë. Për më tepër, sindikatat sot në masë të madhe kanë primesa të
organizatave politike, ndërkohë që në kohët e mëparshme ato vepronin më shumë në nivelin
social. Në të kaluarën sindikatat kanë trajtuar plagët ndërsa sot synohet të shmanget plaga.
Sidoqoftë, kjo është bërë edhe shumë më e vështirë, sepse në fushën e lojës gjenden më
shumë lojtarë politikë. Janë formuar organizata punëdhënësish pak a shumë të forta, por edhe
grupe të tjera të interesit që luftojnë për arritjen me ngulm të ideve të tyre përmes politikave
publike.162
Andaj, prej sindikatave dhe përfaqësuesve të tyre kërkohet më shumë përgjegjësi
personale për punën e tyre se sa është kërkuar në të kaluarën. Përgjegjësia personale që pritet
tani nënkuptonë dy gjëra: Rreziqe më të mëdha për aktorët veprues dhe për ata, interesat e të
cilëve përfaqësojnë këta aktorë; por edhe shanse më të mëdha për të gjithë personat e
përfshirë për një organizim më aktiv të botës së punës, për krijim vendesh pune të reja dhe për
kushte më të mira pune. Pra, forcës në arritjen e synimit duhet t’i bashkangjitet edhe një
kompetencë organizimi e mjaftueshme. Duke qenë se prej sindikatave tani kërkohet që në
diskutimet politike të ketë më shumë iniciativë personale dhe aktivitet përsa i takon
përmbajtjes, shtylla e dytë mbështetëse (kompetenca e organizatës) duhet të zhvillohet shumë

160 Zana Koli & Shyqyri Llaci, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, albPAPER, Tiranë, 2005, faqe 324.
161 Po aty, faqe 325.
162 Frank Hantke, Sindikatat në Shekullin XXI, Friedrich Ebert Stiftung, Tiranë, 2013, faqe 16.

200
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

më fort. Pra, kompetenca dhe aftësia për t’i arritur synimet janë dy shtyllat, mbi të cilat
qëndron me sukses lëvizja sindikale.163

1. Sindikatat dhe vendimmarrja


Ekzistojnë katër nivele të ndërveprimit mes aktorëve të krijimit të politikave publike:
informimi, konsultimi, dialogu dhe partneriteti. Këto mund të aplikohen gjatë çdo hapi të
procesit vendimmarrës.164
Informimi: qasja në informatë është baza e çdo hapi të ardhshëm në përfshirjen e sindikatave
në procesin politik të vendimmarrjes. Ky është një nivel relativisht i ulët i pjesëmarrjes që ka të
bëjë me dhënien e informatës nga autoritet publike dhe interakcioni apo përfshirja e
sindikatave.
Konsultimi: kjo është formë e iniciativës ku autoritetet publike u kërkojnë sindikatave
mendimin e tyre në një fushë specifike të politikave ose të zhvillimit, ose dokument zyrtar të
caktuar. Konsultimi zakonisht përfshinë autoritetet të cilat i informojnë sindikatat për zhvillimet
e caktuara të politikave apo ligjeve dhe i pyesin për komente, kontribut dhe sugjerime.
Dialogu: iniciativa për dialog mund të merret nga cilado palë, dhe mund të jetë në formë të
gjërë apo specifike. Dialogu i gjërë është komunikimi dy-kahësh dhe mund të ketë formë të
dëgjimeve publike deri te mbledhjet e specializuara ndërmjet sindikatave dhe autoriteteve
publike. Diskutimi mbetet i gjërë dhe nuk është i lidhur me ndonjë proces specifik të zhvillimit
të politikave. Kjo formë rezulton me ndonjë rekomandim, strategji apo legjislacion të
përbashkët.
Partneriteti: zakonisht parasheh përgjegjësi të përbashkëta gjatë çdo hapi të procesit politik të
vendim-marrjes, duke filluar nga caktimi i agjendës, draftimi, vendimi dhe zbatimi i iniciativës
politike apo ligjit të caktuar. Kjo është forma më e lartë e pjesëmarrjes, dhe përfshinë edhe
aktivitete si delegimi i çështjeve specifike në ofrim të shërbimeve, forumet pjesëmarrëse dhe
krijimin e trupave të përbashkëta të vendim-marrjes, përfshirë alokimin e resurseve.165
Në dhjetëvjeçarin e parë pas luftës në Kosovë, raporti mes Sindikatave të Kosovës dhe
Institucioneve, qofshin ato ndërkombëtare apo vendore, ishte mjaftë i ngushtë dhe pjesëmarrja
e sindikatave në caktimin dhe formulimin e politikave publike ishte në nivel të dialogut dhe jo
rrallë edhe në nivelin e partneritetit. Nga kjo qasje kanë derivuar edhe shumë politika, që me
gjithë të mirat dhe të metat e tyre, edhe sot e kësaj dite zbatohen në përditshmërinë tonë, diku
më shumë e diku më pak. Nga këto vlenë të përmendët Ligji i Punës, Kontratat Kolektive të
hartuara që para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, etj.
Në teori përshkruhen gjashtë hapa të procesit politik të vendimmarrjes: caktimi i
agjendës, draftimi i politikave, vendimmarrja, zbatimi i politikave, monitorimi dhe riformulimi i
politikave. Çdo hap ofron mundësi ndërveprimi mes sindikatave dhe autoriteteve publike.

2. Nisja e politikave publike

163 Po aty, faqe 17-18.


164 Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ”Shoqëria Civile dhe zhvillimi”, UNDP-Kosovë, 2008, faqe
59-60.
165 Po aty, faqe 61-66.

201
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Politikat publike mund derivojnë nga “sipër” duke përfshirë drejtuesit politikë,
kabinetet, agjencitë qeveritare, por mund të rrjedhë edhe nga “poshtë” përmes presioneve të
opinionit publik, mediave, grupeve të interest, institutive të ndryshme (think tank`s), etj.
Drejtuesit politik rrallë ndodhë të jenë burim i novacioneve politike por janë pjesa akademike
që luan rol jetik në nismat politike duke zhvilluar teori thelbësore të cilat më vonë
transformohen në propozime politike nga drejtuesit dhe partitë. Shumë nga politikat
ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore kanë dalur nga idetë dhe teoritë e John Maynard
Keynes-it, sikundër politikat e të Djathtës së Re që synonin “zvogëlimin e shtetit” dhe të
taksave duke u përqëndruan në shtetin e mirëqenies sociale dolën nga shkrimet e Friedrich
Hayek-ut dhe Milton Friedman-it.166
Nisja e politikave publike nga “poshtë” është më domethënëse në të gjitha sistemet
politike. Si rregull i përgjithshëm, sa më demokratik e pluralist të jetë sistemi politik, aq më
domethënëse janë presionet poshtë –lartë për nisjen e politkave. Caktimi i agjendave nga
poshtë – lartë është pothuajse imperative dhe janë të parapëlqyera në shoqëritë demokratike
në raport me nismat nga lartë-poshtë. Opinioni publik luan rol të madh në këtë proces duke
qenë se i detyrojnë drejtuesit politik, përmes procesit zgjedhor, t`i marrin parasysh këto
shqetësime duke caktuar agjenda që i adresojnë të njejtat. Shpesh, këto shqetësime mbesin të
pamaterializurara derisa të artikulohen nga grupet që përfaqësojnë pjesë të ndryshme të
publikut (grupet e interesit dhe presionit, mediat, OJQ-të, partitë opozitare, etj.).167
Pjesa dërmuese e politikave në Kosovë janë nisur duke shfrytëzuar qasjen nga lartë-
poshtë dhe në raste të rralla ka pasur sukses qasja nga poshtë-lartë.

2.1 Caktimi i agjendës


Caktimi i agjendës është pika me të cilën fillon çdo politikë. Kjo është faza në të cilën
zgjidhen disa çështje për diskutim nga aktorët e ndryshëm në shoqëri ndërsa disa të tjera
refuzohen. Në rastin e Kosovës, ky është momenti kur ne kemi vendosur të diskutojmë për
pensionet për të moshuarit, sigurimin shëndetësor, pushimin e lehonisë dhe kemi hedhur
poshtë diskutimet për çështje tjera më pak të rëndësishme. Është e qartë se çështjet futen në
agjendë nëse ato diskutohen nga aktorët kyç në një shoqëri. Nganjëherë, mediat janë
instrument në përqendrimin e vëmendjes në një çështje të caktuar dhe në futjen e saj në
agjendë. Ndonjëherë, janë politikanët ata që e fillojnë procesin e politikave, ndonjëherë grupet
e caktuara të interesit e ndonjëherë janë ekspertët ata që fillojnë të flasin për ndonjë çështje të
caktuar. Në vendet më të zhvilluara, këta mekanizma janë më të zhvilluar dhe zakonisht
ekziston një grup i qartë i varianteve për të ndikuar në atë që do të diskutohet. Në vendet më
pak të zhvilluara, si Kosova, mekanizmat janë shumë më joformal dhe janë zhvilluar në mënyrë
ad hoc.168
Në dhjetëvjeçarin e parë, pas luftës së fundit në Kosovë, organizatat sindikale janë
përpjekur dhe kanë arritur të caktoj agjenda për diskutim gjatë ndërveprimit me Institucionet
Vendore dhe Ndërkombëtare (Ligji i Punës, Kontratat e para kolektive, procesi i privatizimit të

166 Andrew Hewood, “Politika”, Dukagjini, 2008, faqe 386;


167 Po aty, faqe 387;
168 Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ”Shoqëria Civile dhe zhvillimi”, UNDP-Kosovë, 2008, faqe

59.

202
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndërmarrjeve shoqërore, etj.). Ndërsa, në katër vitet e fundit sikur ai inercion është zbehur
dukshëm duke lejuar iniciativë të plotë Institucioneve Kosovare.

2.2 Formulimi i politikave


Autoritetet publike zakonisht kanë një sistem të organizuar të draftimit të politikave.
Këtu sindikatat shpesh janë të involvuara në fusha si p.sh. identifikimi i problemeve, propozimi i
zgjidhjeve apo sjellja e provave për opsionet e tyre të preferuara nëpërmjet intervistave apo
kërkimeve/hulumtimeve. Organizimi i konsultimeve duhet të jetë element kyç në këtë faze, së
bashku me format e ndryshme të dialogut për mbledhjen e ideve nga aktorët kyç.
Gjatë periudhës së formulimit të politikave, organizatat sindikale mund të propozojnë
zgjidhjet për politikat. Në këtë sindikata mund të luajë rol kyç në përmirësimin e
informacioneve të dhëna nga politikanët. Shumë çështje të politikave janë diskutuar gjerë e
gjatë nga sindikatat në Kosovë dhe për secilën prej tyre janë ofruar zgjidhje. Gjatë hartimit të
Ligjit të Punës, Ligjit për Personat me Aftësi të Kufizurara, draft ligjit për sigurime shëndetësore,
Organizatat Sindikale kanë qenë pjesë e grupeve punuese ku Qeveria e Kosovës e ka shfrytëzuar
ekspertizën e tyre në formulimin e politikave adekuate për shoqërinë tonë.

2.3 Vendimmarrja dhe zbatimi i politikave


Draftet e ligjeve duhet të jenë të hapura për ide dhe pjesëmarrje të organizatave
sindikale dhe aktorëve tjerë jashtë-institucional. Institucionet publike duhet t’i vlerësojnë idetë
dhe mendimet e ndryshme para se të marrin vendime, edhe pse fuqia përfundimtare është tek
ata, në raste kur vendimi nuk merret me votë publike dhe referendum. Faza e vendimmarrjes
është atëherë kur institucionet qeveritare e zgjedhin drejtimin e politikës së tyre. Në ketë fazë,
roli i palëve të tjera të interesit bie në masë të madhe dhe organizatat sindikale, zgjedhin një
mënyrë më të drejtpërdrejtë për të ndikuar në bërjen e politikave përmes komunikimit me
qeverinë.
Faza e zbatimi është hapi ku aktorët jashtë-institucional pritet të jetë shumë aktiv.
Shumica e punëve në hapat e mëparshëm kanë të bëjnë me ndikim në zbatim të politikave. Kjo
fazë është shumë e rëndësishme që të sigurohet që rezultati i pritur të përmbushet. Qasja në
informata të qarta dhe transparente është shumë i rëndësishëm në këtë hap, sikurse edhe
partneriteti aktiv. Kjo është një ndër fazat më të rëndësishme, sepse asnjë politikë nuk ka vlerë
nëse nuk zbatohet. Kosova ka plotë shembuj të legjislacionit dhe politikave të bazuara në
praktikat më të mira të cilat nuk janë zbatuar kurrë.169
Duhet theksuar se këtu kemi të bëjmë me një dështim të angazhimit dhe qasjes
proaktive të organizatave sindikale. Pjesa më e madhe e politikave publike dhe legjislacionit që
ka të bëjë me të drejtën e punës gjenë zbatueshmëri të pjesëshme ndërsa të ushtruarit e
funksionit të presionit nga ana e organizatave sindikale për zbatueshmëri mungon në masë të
madhe. Shpesh herë dëgjojmë deklarimet e përfaqësuesve të organizatave sindikale se “janë në
favor të dilaogut social dhe në disfavor të ushtrimit të presionit”!? Pra, Organizatat Sindikale në
Kosovë mund të jenë çfarëdo por jo edhe grup i presionit, në kuptimin e plotë të fjalës. Për të
ilustruar këte mjafton të përmendet se Kontrata Kolektive ishte nënshkruar edhe para shpalljes
së Pavarësisë së Kosovës dhe në pjesën dërmuese të saj nuk ka gjetur zbatueshmëri dhe nga

169 Po aty, faqe 65.

203
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ana tjetër presioni i ushtruar për zbatim ka qenë pothuajse inekzistent nga organizatat sindikale
edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me ligj (Shih nenin 27 të Ligjit për Organizimin Sindikal).
Që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Punës, problemet me zbatimin e tij në praktikë
vazhdojnë. Shumë të drejta të garantuara nga ligji nuk respektohen nga ana e punëdhënësve, si
në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Me gjithë ligjet bazike që e rregullojnë të drejtën e
punës si Ligji për Shërbimin Civil, Ligji për Pagat e Nëpunësve Civil dhe Ligji për Këshillin
Ekonomiko Social, mungesa e miratimit të akteve nënligjore bën të pamundur zbatimin e plotë
të Ligjit të Punës. Avokati Popullit konstaton se shkeljet më të mëdha janë vërejtur me rastin e
punësimit - shkeljeve të procedurave të punësimit, procedura për ndërprerjen e marrëdhënies
së punës, moskompensim për punën jashtë orarit, mosshfrytëzim të së drejtës për pushim
vjetor, etj.170

2.4 Monitorimi dhe riformulimi i politikave


Në këtë hap roli i organizatave sindikale është monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve të
politikave të zbatuara. Vlerësimi i politikave shtron pyetjen nëse politikat në zbatim kanë
përmbushur ose jo qëllimin dhe objektivat e legjislacionit. Qëllimi i vlerësimit të politikave është
të përcaktoj nëse një program i dhënë prodhon apo jo rezultatet e pritura. Vlerësimi mund të
shoqërohet edhe me ndryshimin e politikave që mund të zgjërojnë, ngushtojnë apo eliminojnë
një program të dhënë. Pra, shumë programe pësojnë ndryshime në përpjekje për t`i bërë më
efektive dhe fleksibile ndaj kërkesave.171 Është i rëndësishëm sistemi efektiv dhe transparent i
monitorimit që siguron që politika apo programi e arrin qëllimin e caktuar. Ekzistojnë tri qasje
të ndryshme për të vlerësuar se a e ka arritur qëllimin një politikë e zbatuar: qasja
administrative, gjyqësore dhe politike. Vlerësimet administrative (auditimet) bëhen nga
agjencitë qeveritare. Në vlerësimet gjyqësore, gjykatat shikojnë anën ligjore të politikave.
Vlerësimet politike janë fushë në të cilën shoqëria civile i mbështet ose i kritikon politikat duke
u bazuar në atë se a janë arritur qëllimet apo jo. Kjo fazë është e rëndësishme sepse e
përcakton vazhdimin, ndryshimin ose përfundimin e një politikë dhe shoqëria civile duhet të
jetë shumë aktive në këtë fazë. Shoqërisë civile duke përfshirë edhe Organizatat Sindikale duhet
raportuar në mënyrë objektive për rezultatet e politikave e që mund të rezultojë në hartimin e
politikave më konkurruese dhe më të suksesshme.172
Për më tepër, retorika e Organizatave Sindikale në Kosovë është shumë e fuqishme në
favor të ndryshimeve të politikave duke i konsideruar se kanë prodhuar efekte negative.
Realisht, si mund të vlerësohet se një politikë publike apo një ligj ka prodhuar efekt negativ kur
faktikisht i njejti nuk është zbatuar fare apo në masë shumë të vogël? Tek faza e riformulimit të
politikave dija e fituar nga vlerësimi i zbatimit të politikave, bashkangjitur me nevojat e
ndryshueshme në shoqëri, shpesh kërkojnë riformulim të politikave. Riformulimi duhet të
bazohet në qasje në informata dhe mundësi për dialog që të identifikohet nevojat dhe
iniciativat. Riformulimi lejon nismën e ciklit të ri të vendimmarrjes. Organizatat Sindikale në
Kosovë janë gjithëherë të gatshme të riformulojnë politikat publike por duke mos u bazuar në

170 Institucioni i Avokatit të Popullit, Raporti Vjetor 2011, Prishtinë, 2012, faqe 83-84.
171 Robert B. Denhardt & Janet V. Denhardt, “Administrimi Publik”, U.F.O. Press, Tiranë, 2010, faqe 45-47;
172 Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ”Shoqëria Civile dhe zhvillimi”, UNDP-Kosovë, 2008, faqe

66.

204
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

një proces të mirëfillët të mbikëqyrjes së zbatimit të tyre dhe duke mos qenë të interesuarar të
adresojnë dhe eliminojnë problemet më bazike të qytetarëve.

Përfundim

Rëndësia e organizatave sindikale është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve por jo


vetëm nëpërmjet deklaratave por edhe adresimi i problemeve dhe ushtrimi i presionit
kundruall institucioneve përkatëse. Në vendet e zhvilluara dhe me sindikata të përparuara
protestohet dhe ushtrohet presion mbi Institucionet Shtetërore duke mbrojtur të drejtat e
punëtorëve në përgjithësi. Nismëtar i këtyre veprimeve janë gjithnjë organizatat sindikale që
veprojnë brenda një shteti. Ndërsa në Kosovë kjo nuk zbatohet sa duhet dhe me gjithë
pakënaqësitë e punëtorëve kërkesat e tyre nuk dëgjohen në vijën institucionale dhe për më
tepër rrallë organizohen protesta ngase sindikatat tona dalin të jenë të instrumentalizuar në
masë të madhe. Pra, Organizatat Sindikale në Kosovë mund të jenë çfarëdo por jo edhe grup i
mirëfilltë i presionit. Duke qenë se ka dështuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të
punëtorëve në vijën institucionale, mund të thuhet se organizatat sindikale nuk janë as grupe
që përfaqësojnë në mënyrë të denjë interesat e punëtorëve në Kosovë. Përshkrimi më i saktë i
tyre mund të jetë si grupim që përfaqëson interesat e një grupi të ngushtë brenda vetëvetës
duke lejuar të instrumentalizohet skajshmërisht.
Për arsyet e lartëpërmenduar roli i sindikatave në Kosovë është zbehur dhe nuk po gjenë
hapësirë për të mbrojtur dhe artikuluar interesat e punëtorëve. Organizatat Sindikale duhet të
jenë në shërbim të të punëtorëve e jo në mbrojtje të intersave Qeveritare e cila shëndërrohet
në element proaktiv në favor të intersave të punëtorëve vetëm në kohën e kampanjave
zgjedhore sa për t’i joshur votuesit. Paria e Organizatave Sindikale, të cilat duhet të merren me
problemet e shumta që kanë këta pak të punësuar dhe shumë të papunë, në momentin që janë
në krye të sindikatave i rregullojnë punët e veta dhe e transformojnë misionin e tyre në
përmbushjen e interesave të tyre dhe atyre përreth duke harruar se për çka janë aty. E Drejta e
Organizimit Sindikal në Kosovë është mirë e garantuar me dispozita kushtetuese dhe ligjore
mirëpo është duke u realizuar kryesisht në sektorin publik duke mos u shtrirë në sektorin privat,
me disa përjashtime të vogla. Kjo është duke ndodhur për shkak se organizatat sindikale janë
mjaft inerte gjë që ka rezultuar në intersimin e vogël të punëtorëve.
Kompetenca e organizmit dhe aftësia për t’i arritur synimet janë dy shtylla mbi të cilat
qëndron suksesi i lëvizjës sindikale. Këtyre shtyllave të organizimit sindikal në Kosovë u mungon
statika për të përballuar peshën e detyrimit të mbrojtjes së të drejtave që derivojnë nga
marrëdhënia e punës. E kjo është shkaktuar nga instrumentalizimi i sindikatave nga ana e
institucioneve shtetërore dhe grupeve tjera të ineteresit. Por, megjithë vështirësitë, Organizatat
Sindikale në Kosovë kanë arritur të ndikojë në mënyrë të kufizuar në politikat publike por
kryesisht në caktimin e agjendës, formulimin e politikave, por jo edhe në zbatimin e politikave,
monitorimin dhe riformulimin e tyre. Në këtë vazhdë vlenë të përmendet kontributi i
sindikatave në ligjin për personat me aftësi të kufizuar, ligji kundër diskriminimit, ligji i punës,
projektigji për shëndetësi, projektligji për sigurimet shëndetësore, etj., të cilët janë ndikuar në
mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Organizatat Sindikale në Kosovë.

205
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

206
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BIBLIOGRAFIA

A. Botime dhe artikuj

Denhardt, R. et al. (2010). “Administrimi Publik”, U.F.O. Press, Tiranë.

Hantke, F. (2013). Sindikatat në Shekullin XXI, Friedrich Ebert Stiftung, Tiranë.

Hewood, A. (2008).”Politika”, Dukagjini.

Institucioni i Avokatit të Popullit. (2012). Raporti Vjetor 2011.Prishtinë.

Instituti për Studime të Avancuara GAP. (2010). Rregullimi i Marrëdhënies së Punës në Kosovë- Ligji dhe zbatimi i tij,
Prishtinë.

Ismajli, H. (2007). E drejta e punës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

Koli, Z & Llaci, Sh. (2005). Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, albPAPER, Tiranë.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara. (2008).”Shoqëria Civile dhe zhvillimi”, UNDP-Kosovë.

B. Dokumente dhe Akte normative

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008.

Ligji Nr.03/L-134, për Lirinë e Bashkimit në Organizata Joqeveritare.

Ligji Nr.04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, 2011.

Ligji i Punës, Nr. 03/ L-212, 2010.

C. Burime Interneti
http://www.bspk.org/rrethnesh.html
http://www.institutigap.org/lajme/507

207
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Azem Hajdari - Disa nga sfidat dhe problemet me të cilat u përball funksionimii sistemit të drejtësisë
penale në Kosovën e pasluftës

Dr.Azem HAJDARI

Mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

Abstrakt

Sistemi i drejtësisë penale përfshinë tërësinë e mekanizmave shtetërorë të krijuar në një shoqëri
me qëllim të mbrojtjes së vlerave shoqërore e individuale nga sjelljet e dukuritë e ndryshme kriminale.
Ndonëse në shoqëritë bashkëkohore vërehet një tendencë në rritje e mekanizmave të tillë, është më se
e qartë se barra kryesore, sa i përket mbrojtjes së këtyre vlerave, u takon institucioneve shtetërore
klasike: policisë, prokurorisë së shtetit, gjykatave dhe institucioneve penitensiare. Ky sistem organesh,
në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara me ligj në çdo shtet përballet me sfida e probleme nga më
të ndryshmet. Si do qoftë janë vendet në tranzicion dhe ato që ndeshen me kriza ekonomike, politike e
shoqërore, çfarë është Kosova, në të cilat sfidat dhe problemet në funksionimin e këtij sistemi janë më
se të theksuara. Rrjedhimisht, në kuadër të këtij artikulli të shkurtër do të trajtohen disa nga sfidat dhe
problemet më kryesoret me të cilat u përball funksionimi i sistemit të drejtësisë penale që nga ditët e
para të pasluftës e deri në ditët e sotme. Siç do të shihet disa sfida e probleme po e përcjellin
funksionimin e këtij sistemi në vend në mënyrë të pashkëputshme deri në ditët e sotme, kurse disa të
tjera janë eliminuar ndër kohë, derisa janë paraqitur sfida e probleme të reja. Gjatë përgatitjes së këtij
punimi është përdoruar metoda historike juridike, metoda dogmatike dhe metoda krahasuese.

Fjalët kyçe: Sistem, drejtësi penale, legjislacion, UNMIK, EULEX.

Hyrje

Çdo shtet e shoqëri bashkëkohore bën investime të mëdha për krijuar një sistem efikas e
funksional të drejtësisë penale. Kjo është e kushtëzuar nga përgjegjësitë e mëdha që ka ky sistem në
mbrojtjen e vlerave individuale e shoqërore nga sjelljet e ndryshme kriminale. Në Kosovë, me gjithë
investimet që janë bërë qoftë nga institucionet vendore apo edhe nga donatorët e jashtëm, akoma nuk
është arritur të krijohet një sistem i drejtësisë penale në modalitetet si ai funksionon në vendet e
përparuara të Evropës e botës. Shkaqet e kësaj gjendje janë të shumta dhe tënatyrave të ndryshme. Ato
pa dyshim se janë të karakterit politik, ekonomik e njerëzor. Këto shkaqe kanë diktuar që punën e këtij
sistemi, që nga paslufta e deri në ditët e sotme, ta përcjellin sfida e probleme nga më të ndryshmet.
Këto sfida e probleme, përveç tjerash, kanë të bëjnë: me ekzistim të një gjendje të paqëndrueshme të
sigurisë(sidomos në veri), ekzistim të krizën ekonomike, moszbatim të legjislacionit dhe reformim të tij,
mos- ringritje të organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale në veri etj., dhe ato në esencë po e
dëmtojnëskajshmërisht funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë penale. Rrjedhimisht, nëtematikat
e këtij artikulli do të pasqyrohen disa nga sfidat kryesore me të cilat është përballur sistemi i drejtësisë
penale i vendit që nga periudha e pasluftës e deri në ditët e sotme. Gjatë përgatitjes së këtij artikulli kam
përdorur metodën historike juridike, metodën dogmatike, metodën e krahasimit etj.

208
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.Sfidat dhe problemet me të cilat u përball funksionimi i sistemit të drejtësisë penale


në Kosovëmenjëherë pas përfundimit të luftës (1999) e deri në shpalljen e pavarësisë
(17 shkurt 2008)

Funksionimi i sistemit të drejtësisë penale në Kosovën e pasluftës e deri në shpalljen e


pavarësisë u përball me shumë sfida dhe probleme. Ato ishin sa komplekse po aq edhe
shumëdimensionale. Për disa prej tyre do të flitet në vazhdim të këtij artikulli.

1.1.1.Vendosja e Misionit të OKB-së (UNMIK-ut)

Siç dihet, Misioni i OKB-së (UNMIK) në Kosovë është vendosur me Rezolutën Nr.1244 të Këshillit
të Sigurimit të OKB-së.173 Kjo Rezolutë i dha fund agresionit serb ndaj Kosovës dhe ndërpreu gjenocidin
shtetëror serb, i cili synonte spastrimin etnik të Kosovës.174
UNMIK-u filloi veprimtarinë e vet në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 1999.175 Ai ishte një
mision tejet heterogjen dhe shumë kompleks për të siguruar menaxhimin efikas të përgjegjësive të
besuara. Si Misionme përgjegjësi të mëdha nuk kishte një strukturë të mirëfilltë organizative me hierarki
e përgjegjësi të përcaktuara qartë.176Të punësuarit e tij vinin nga vende e kontinente të ndryshme. Ata
kishin kulturë, shkallë arsimore dhe në përgjithësi nivel të dijes e përvojës që nuk korrespondonte me
nevojat e popullsisë shumicë të Kosovës dhe interesat jetike të saj. Kompetencat e UNMIK-ut, në masën
të madhe, ishin të përgjithësuara.177 Kjo gjendje ka krijuar hapësirë për ushtrimin e kompetencave nga
Administrata Civile Ndërkombëtare në Kosovë edhe në ato sfera që, në fakt, do duhej ushtruar nga
organet e pushtetit të Kosovës.178Si i tillë ky Mision asnjëherë nuk arriti të krijoj klimën e besimit në
popullsinë e Kosovës. Kjo gjendje gjeneroi shumë sfida e probleme, përfshirë ato që kanë të bëjnë me
funksionimin e sistemit të drejtësisë penale. Për rrjedhojë, ky sistem, me përjashtime të vogla, gjatë
gjithë kohës së qeverisjes së UNMIKUT vazhdoi të jetë jofunksional, jo efikas, jo transparent dhe me
shumë dështime në luftimin e krimit, menaxhimin e krizave (psh., të demonstratave të vitit 2004 kur në
Çagllavicë u vranë rreth 20 protestues) dhe zhvillimin e proceseve demokratike në vend.

1.1.2.Statusi i pazgjidhur i Kosovës

Kosova nërrugëtimin e saj të krijimit si shtet kaloi nëpër një rrugë të gjatë, komplekse e
sfiduese. E tillë ishte edhe historia më e re e zhvillimit të saj. Me vendosjen e UNMIK-ut shumëçështje e
procese u zhvilluan me një ritëm tejet të ngadalshëm. Gjatë kësaj kohe zgjidhja e statusit të Kosovës
ishte ajo që prolongohej më së tepërmi. Arsyet e kësaj gjendje, ndonëse të llojllojshme, dominonin ato
që ndërlidheshin me interesa strategjike të fuqive të mëdha dhe kundërthëniet që ekzistonin midis tyre.

173
Kjo Rezolutë është miratuar në mbledhjen 40110 të mbajtur me 10 qershor të vitit 1999.
174
Arsim Bajrami, E drejta parlamentare, Aspekte krahasuese, Prishtinë, 2005, fq.292.
175
AzemHajdariCertainSuccesessndFailuresof the UN Mission in Kosovo in Managing the CriminalJusticeSystem,
Politica, Romania, No.1/2008, st.109 – 110.
176
Kjo rrethanë ka manifestuar refleksionet e saj disa herë në veprimtarinë komplekse të këtij Misioni gjatë
ushtrimit të përgjegjësive dhe llogaridhënies. Shembull tipik është largimi i kontingjentit të policisë së Rumanisë pas
vrasjes së dy protestuesve në Prishtinë në demonstratat e 10 shkurtit 2007.
177
Për këtë, më gjerësisht, shih: AzemHajdari, CertanSucceses,..., fq. 111 – 113.
178
EsatStavileci, Kosova nën menaxhimin ndërkombëtar, Prishtinë, 2000, fq. 284 – 285.

209
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Statusi i pazgjidhur i Kosovës ka qenë njëra prej pengesave kryesore që e ka ngadalësuar


përparimin shumëdimensional të vendit179 si dhe menaxhimin e mirëfilltë të sistemit të drejtësisë
penale. Kjo gjendje kishte determinuar faktin që në organet që sajojnë sistemin e drejtësisë penale
(gjyqtar, prokuror etj.) të emëroheshin personat që edhe në sistemin komunist i kishin ushtruar
përgjegjësitë e tilla dhe që u mungonte guximi për tu përballur me sfidat e kohës, dhe të eliminohen
personat e rinj,kredibil, sakrifikues dhe të përgjegjshëm. Për rrjedhojë, statusi i pazgjidhur i Kosovës, në
një mënyrë ose tjetër, ka favorizuar ekzistimin e një sistemi të drejtësisë penale ku neglizhenca, jo-
transparenca, padrejtësia dhe korrupsioni kanë manifestuar prezencë më se të lartë në shoqërinë
kosovare të qeverisur nga UNMIK-u.

1.1.3.Gjendja jo e qëndrueshme e sigurisë

Menjëherë pas vendosjes së qeverisjes së UNMIK-ut gjendja e sigurisë ishte shumë e rëndë.
Shkaqet e kësaj gjendje ndërlidheshin përveç me mos-funksionimin si duhet të sistemit të
drejtësisëtëudhëhequr nga ana e këtij Misioni, kishin burimin e tyre edhe me ekzistimin e mbeturinave
të armatës, policisë e grupacioneve paramilitare serbe në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në veri. Në
vitet e mëvonshme, e deri në përfundim të mandatit të UNMIK-ut, megjithë ndryshimet evidente,
gjendja e sigurisë, për shumë arsye vazhdoi të jetë realisht shumë e brishtë. Kjo gjendje kishte gjeneruar
probleme të shumta të funksionimit të sistemit të drejtësisë penale, sidomos të atyre që kanë të bëjnë
me funksionimin e tij në veri. Për rrjedhojë ky sistem u përball me dukurinë në rritje të krimit, sidomos
të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe me paaftësinë e tij për të qenë efikas në ushtrimin e
autorizimeve të përcaktuara me ligj.

1.1.4.Mosshtrirja e autoritetit të institucione vetë Kosovës nëveri të vendit

Lufta dhe pasojat që ajo i shkaktoi i patën refleksionet e tyre të fuqishme në rrjedhat e
shumëçështjeve që do ta karakterizojnë Kosovën gjatë periudhës së qeverisjes së UNMIK-ut. Njëra nga
to ishte enklavizimi i vendit. Kosova e pasluftës u përball me disa enklava serbe të cilat penguan, madje
shumë funksionimin e jetës sënjësuar institucionale. Në fakt, çështja më problematike ishte ajo që
ndërlidhej me veriun e vendit, përkatësisht bunkerizimin e tij nga grupet ekstremiste serbe. Veriu i
vendit dhe enklavat tjera serbe, gati përgjatë tërë periudhës së qeverisjes së UNMIK-ut mbetën jo
vetëm jashtëjuridiksionit të institucioneve të Kosovës por edhe jashtë juridiksionit të këtij Misioni. Kjo
gjendje faktike, e përcjellur me ekzistim të strukturave paralele serbe, përfshirë strukturat e sigurisë të
financuara nga Serbia dteterminoi jo vetëm de-funksionalitet të sistemit të drejtësisë penale në veri dhe
kudo tjetër ku funksiononin enklavat serbe, por edhe destabilitet të vazhdueshëm të vendit. Vështruar
nga këndvështrimi analitik i proceseve mund të thuhet lirshëm se “Misioni i UNMIK-ut asnjëherë gjatë
mandatit të tij funksional nuk tregoi vullnetin dhe guximin që tëdeenklavizoj Kosovën, sidomos veriun e
vendit, por me shumë veprime, të vetëdijshme apo jo, i kontribuoj mbajtjes gjallë të një gjendje të tillë.
Këtë e themi sepse ky Mision, në asnjë fazë zhvillimi, nuk arriti të nxjerr një strategji përmes së cilës do
tëdisajnonte rrugët e arritjes deri te zgjidhja e kësaj situate.”180

1.1.5.Mungesa e legjislacionit përkatës

179
AzemHajdari, CertainSucceses,…, fq. 111.
180
Po aty, fq. 118.

210
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kosova e pasluftës, përkundër faktit se trashëgonte një tërësi ligjesh, në mungesë të shumë
ligjeve bazike, sikur u gjet në një situatëngërçi institucional. Kjo gjendje determinoi nevojën që Misioni i
UNMIK-ut, sa i përket kësaj çështje, të ndërmarrë veprime konkrete. Kështu, ky Mision fillimisht nxori
Rregulloren mbi Ligjin e Aplikueshëm në Kosovë, përmes së cilës futi në veprim legjislacionin që ishte
aplikuar në Kosovën e paraluftës, përjashtuar ligjet diskriminuese që kishte nxjerr pushteti serb përgjatë
viteve 1989 – 1999. Ndërkaq, më vonë nxori Kodine Përkohshëm Penal, Kodin e Përkohshëm të
Procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të Mitur, Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe
disa ligje të tjera që ishin në funksion të luftimit të krimit, sidomos formave të caktuara të tij
(korrupsionit, terrorizmit, trafikimit me njerëz etj.).
Përkundër asaj që u theksua më lart, Misioni i UNMIK-ut i ka mbetur borxh vendit që gjatë
mandatit të tij funksional të kishte nxjerr edhe disa ligje që vlerësohen esenciale për të siguruar
funksionalitet të sistemit të drejtësisë penale (Ligjit për Policinë, Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Ligjit për
Gjykatat etj.). Kjo gjendje konsiderohet si njëri prej faktorëve kryesor të paraqitjes, në nivele relativisht
të larta, të kriminalitetit në Kosovë gjatë periudhës së qeverisjes së UNMIK-ut.

1.1.6.Ringritja e organeve të sistemin e drejtësisë penale

Një ndër detyrat e ngutshme të Misionit të UNMIK-ut në Kosovën e pasluftës kishte të bënte me
ri-ngritjen e organeve të sistemit të drejtësisë penale (policisë, prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve
penitenmsiare). Ekziston përshtypja e përgjithshme se kjo gjendje sfiduese nuk ështëadresuar në
mënyrë të duhur. Kështu, konsiderohet se ky Mision ndërtoi një strukturë organesh shtetërore, të atilla
që në masë të madhe ishin joprofesionale dhe joefikase në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative
në shoqëri. Ky proces i krijimit të organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale përveç defekteve që
ndërlidhen me punësimin e shumë personave joprofesional dhe joadekuat me rrethanat e krijuara
(punësimin mbi bazën e disa trajnimeve afatshkurtra) ështëpërcjellur edhe me defektin e lënies për vite
të tëra të shumë vendeve tëpaplotësuara të policëve, prokurorëve gjyqtarëve dhe personelit
penitensiar. Në fakt, ri-ngritja e organeve të sistemit të drejtësisë penale ështëpërcjellur edhe me
mungesë të hapësirës së duhur që do të mund të siguronte nivel më të lartë të funksionalitetit të tyre.
Për rrjedhojë, ky Mision ka bërë fare pak, për të mos thënë aspak në drejtim të sigurimit të hapësirës së
përshtatshme për punë të organeve të sistemit të drejtësisë penale. Këta, pa lënë anash faktorët tjerë
kanëefektuardëmshëm në nivelin jo të kënaqshëm të funksionimit të sistemit të drejtësisë penale në
vend gjatë gjithë periudhës së qeverisjes funksionaletë UNMIK-ut në vend.

1.1.7.Dëmet e luftës dhe gjendja e rëndë ekonomike

Kosova nën administrimin e Jugosllavisë përfaqësonte njësinë federale me nivelin më të ultë të


zhvillimit ekonomik. Lufta që pashmangshëm përfshiu vendin shkaktoi dëme të mëdha për individ,
familje dhe vendin në tërësi. Ajo ekonominë edhe ashtu të varfër, tëthuash, e shkatërroi tërësisht.
“Sipas hulumtimeve të bëra gjatë periudhës së luftës u shkatërruan dhe u dogjën 101.406 shtëpi dhe
objekte të tjera banimi, si dhe u bënë demolomë e plaçkitje të pasurisë të më se 154.225 shtëpi dhe
objekte të tjera përcjellëse. Ndërkaq, dëmet në ekonominë e Kosovës janë vlerësuar në 1.222.838.012

211
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

DM,181 përkatësisht 611.419.006 EURO. Kjo gjendje, përkundër lëvizjeve të pakta pozitive të shënuara,
mbretëroi gati gjatë tërë periudhës së qeverisjes funksionale të UNMIK-ut. Për rrjedhojë në Kosovë
shkalla e varfërisë ishte e tejskajshme.182 Konsiderohet se gjatë asaj periudhë rreth 37% e popullsisë e
popullsisë kosovare siguronin mbijetesën me vetëm 1.42 EURO në ditë. Kjo gjendje kishte determinuar
nivele tejet tëulëta të pagave të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të institucioneve
penitensiare. Në këtë aspekt, motivimi për punë ishte i ultë, derisa fenomenet kriminale që kishin të
bënin me korrupsionin dhe krimin e organizuar tregonin tendencë të rritjes së tyre drejt niveleve të
larta. Rrjedhimisht, mund të përfundohet me konstatimin se gjendja e rëndë ekonomike ishte njëri ndër
shkaktarët që pengoi funksionalizimin e sistemit të drejtësisë penale përgjatë gjithë periudhës së
qeverisjes sëUNMIK_ut.

1.1.8.Personat e zhdukur

Një problem që ka provokuar destabilitet dhe i ka dhënë hije jo të mirë sistemit të drejtësisë
penale të Kosovës gjatë kohës së qeverisjes efektive të UNMIK-ut pa dyshim ka qenëçështja e personave
të zhdukur. Siç dihet, në vitet e para të pasluftës e deri në shpalljen e pavarësisë Kosova kishte rreth
1700 persona të zhdukur.183 Kjo çështje, përveç brengës së familjarëve të tyre dhe shoqërisë në tërësi,
efektonte edhe në mbajtjen në tension të gjendjes shoqërore e politike. Ajo përbënte një sfidëpërveç
për Misionin e OKB-së, edhe për vetë shoqërinë kosovare. Duke e ndier peshën e kësaj çështje UNMIK-u
në fillimet e mandatit të tij kishte krijuar Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.
Tashmëështë e qartë se puna e kësaj zyre, përballë kërkesave që shtroheshin, ështëpërcjellur me
shumë defekte. Ajo nuk ishte sa duhet aktive rreth zbardhjes së varrezave masive dhe identifikimit të
mbetjeve mortore. Së këndejmi, duke qenë se Zyra në fjalëkishte ingirenca që ndërlidhen me krimin,
është e qartë se në masën sa ajo ka qenë joefektive, ka manifestuar edhe ndikimin e saj në
funksionalitetin e sistemit të drejtësisë penale në vend. Rrjedhimisht, mund të thuhet lirshëm se ky
ndikim nuk ishte i vogël.

1.1.9.Ngeacjet e nxjerrjes para drejtësisëtë personave përgjegjës


për krimet e kryera gjatë luftës

Sistemi i drejtësisë në Kosovë gjatë qeverisjes efektive të UNMIK-ut kishte shënuar shkallë
relativisht të lartë të degradimit. Shkaqet e kësaj gjendje, ndonëse të ndryshme, dominonin ato që kishin
të bënin me ngecjet e nxjerrjes para drejtësisë të personave që kishin kryer krime gjatë kohëzgjatjes së
luftës, sidomos krime kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Të dhënat statistikore
dëshmojnë për numër simbolik të kriminelëve serbë që u dënuan për krimet e llahtarshme që ata kishin
kryer ndaj popullsisë civile shqiptare të pambrojtur. Krahas kësaj, ky Mision nuk bëri asgjë as për
sqarimin e vrasjeve të kryera gjatë e pas luftës qëdeterminoheshin ngamotivet politike. Së këndejmi, në
opinionin publik dhe profesional ishte formësuar mendimi se ky Mision nuk kishte qëllim vendosjen e
drejtësisë, përkundrazi krijimin e një situate të mjegulluar që do të determinonte zgjatjen e mandatit të
181
Persons missing in relation to the events in Kosovo from January 1998, Botuarnga CIG, Prishtinë, 2000, fq. 5 –
201; AzemHajdari, Krimet e luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë periudhës shkurt 1998 – qershor 1999,
Prishtinë, 2002, fq. 198 etj.
182
Sipas një raporti të Bankës Botërore të bërë publik në dhjetor të vitit 2006, 15% e kosovarëve jetonin në varfëri
ekstreme me më pak se 1 EURO në ditë.
183
Këto të dhëna i referohen statistikave të vitit 2007 të bëra publike nga ana e Departamentit të Drejtësisë- Zyrës
për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore të UNMIK-ut.

212
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tij deri në pafundësi. Në fakt, ngecjet e nxjerrjes para drejtësisë së personave përgjegjës për krimet që i
kishin kryer gjatë luftës vlerësohet të ishte njëri nga faktorët kryesor që e bëri sistemin e drejtësisë
penale jofunksional për gjatë tërë periudhës së qeverisjes efektive të UNMIK-ut e deri në shpalljen e
pavarësisë së vendit.

2.Disa nga sfidat dhe problemet me të cilat po përballet funksionimi i sistemit të


drejtësisë penale në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri në ditët e sotme

Sistemi i drejtësisë penale në Kosovë edhe tash e gati shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë
vazhdon të përballet me shumë sfida e probleme. Disa nga këto sfida e probleme po e përcjellin këtë
sistem qe një kohë të gjatë, të tjerat kanë lindur menjëherë pas luftës (1999), ndërkaq të tjerat janë
paraqitur në vitet e fundit. Për disa nga to do të flitet në vazhdim të këtij artikulli.

2.1.Vendosja e Misionit të Bashkimit Evropian (EULEK-sit)

EULEX-i është Mision i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Ky Mision është
vendosur mbi bazën e një akti të Këshillit të Bashkimit Evropian që emërtohet si:Veprimi i Përbashkët i
Këshillit 2008/124/CFSP i datës 04 shkurt 2008 mbi Misionin për Sundim të Ligjit Evropian në Kosovë. 184
Tashmë EULEX-i ka hyrë në mandatin e tij të tretë trevjeçar të operimit në Kosovë. Ky është një mision
teknik i cili mandat kryesor ka monitorimin, udhëzimin dhe këshillimin e institucioneve të Kosovës të
cilat janë përgjegjëse në fushën e drejtësisë. Në fakt, EULEX-it ju kanë atribuuar edhe një numër i
kufizuar i kompetencave ekzekutive, tëdisajnuara për të anuluar vendimet operative të marra nga
autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe për të ushtruar detyra të drejtpërdrejta në ndjekjen e
gjykimin e kryesve të veprave penale.185
Përkundër faktit se Misioni i EULEX-it , marrë në tërësi, ka gëzuar përkrahjen dhe simpatinë e
institucioneve dhe opinionit publik të Kosovës, ai megjithatë nga shumëakterë veprues të shoqërisë
civile është perceptuar me një dozë evidente skepticizmi. Në anën tjetër, ky Mision u vendos në Kosovë
në kohën kur kishte pakënaqësi tejet të mëdha për punën e Misionit të UNMIK-ut, mandati i të cilit de
fakto kishte përfunduar, në kohën kur korrupsioni dhe krimi i organizuar manifestonin shtrirje gjithnjë e
më të mëdha dhe në kohën kur vendi kishte shpallur pavarësinë. Të gjitha këto rrethana ndikuar që
puna e Misionit të EULEX-it në Kosovë të përcillet me shumë sfida e probleme, të atilla që në fakt ishin
determinuese në modalitetet e funksionimit të sistemit të drejtësisë penale deri në ditët e sotme. Për
rrjedhojë, ky Mision me punën që ka bërë, as sot e tërë ditën nuk arriti ti kënaqë pritjet e qytetarëve të
Kosovës për ndërtim tënjë sistemi të drejtësisë penale që do të ishte funksional (keni parasysh gjendjen
në veri), efikas, transparent, apolitik dhe i përgjegjshëm përballë sfidave të kohës.

2.2.Gjendja e rëndë ekonomike

Kosova edhe pas vendosjes së Misionit të EULEX-it dhe shpalljes së pavarësisë vazhdon të jetë
vendi me nivelin më të ultë të zhvillimit ekonomik në Kontinentin e Evropës. Shkaqet e kësaj gjendje
ndërlidhen gjithsesi me pasojat e luftës, buxhetin tejet të vogël që ka vendi dhe mënyrën e

184
Shih:www.consilium.europa.eu/.../Council_JA_on_EULEX_Kosovo-Albanian-(Final).pdf.
185
AzemHajdari, Some Views on the Waj of Deployment and Operations of the European Union Rule of Law
Mission in Kosovo “EULEX”, Ceeol Studia Universitatis Babes Bolyai - Politica , Issue 1 /2010, pg. 68.

213
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shpërndarjes së tij, zhvillimin e një procesi të privatizimit që mund të vlerësohet gati tërësisht i dështuar,
resurset e kufizuara natyrore, mungesën e investimeve të huaja etj. Gjendja e rëndë ekonomike ka
vështirësuar tejmase ekzistencën e 1/3 së popullsisë e cila jeton me vetëmrreth 2 dollarë në ditë 186 dhe
ngritjen e mirëqenies ekonomike e funksionimin e mirëfilltë të shtetit të së drejtës. Kjo gjendje, përveç
se do të mund të jetë shkaktare e trazirave sociale vështirë të kontrollueshme, konsiderohet njëri prej
faktorëve që po e sfidon krijimin e një sistemi efikas e funksional të drejtësisë penale. Në këto rrethana
nuk mund të pritet një avancim i luftës kundër kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative në shoqëri.
Së këndejmi, është përgjegjësi i akterëve kryesor institucional që të ndërmarrin masa të ngutshme, të
atilla që e nxjerrin vendin nga ky depresion ekonomik dhe hapin shtigjet e reformave të thella
ekonomike, në mënyrë që vendi të nisë rrugëtimin e tij përkrah vendeve të zhvilluara tëEvropës.

2.3.Moszbatimi i disa prej pikave kyçe të Marrëveshjes së Brukselit


për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Marrëveshja në kuptimin e përgjithshëm konsiderohet si një akt që, si rregull, përmban


detyrime, të drejta dhe kushte të bashkëpunimit të pranuara nga palët e interesuara.187 Vështruar në
këtë aspekt, Marrëveshja e Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi përbën një akt
të llojit të veçantë nëpërmjet të cilit këto dy vende, me ndërmjetësim dhe mbikëqyrje të Bashkimit
Evropian, kanë përcaktuar një sërë detyrimesh, të drejtash e kushtesh reciproke në mënyrë që të
normalizojnë jetën institucionale dhe përgjithësisht atë të qytetarëve në pjesën veriore të Kosovës,
konkretisht në komunat: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.188
Marrëveshja parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, integrimin e forcave të
sigurisë në veri në policinë e Kosovës, zgjedhjen e një komandanti regjional të policisë në veri nga
komuniteti serb, integrimin e autoriteteve gjyqësore veriore në kornizën gjyqësore të Kosovës, mbajtjen
e zgjedhjeve lokale të 2013, zbatimin e marrëveshjeve teknike mbi energjinë dhe telekomunikacionin
dhe hartimin e një plani zbatues të pikave të marrëveshjes.189
Siçështë e njohur, deri më tash ka ngelur pa u konkretizuar çështja e themelimit të Asociacionit
të Komunave Serbe dhe ngritja e integrimi i sistemit gjyqësor të veriut sipas kornizës ligjore të Kosovës,
si dhe ka ngecje në zbatimin edhe të disa pikave tjera të marrëveshjes. Rrjedhimisht, problematika e
moszbatimit të gjithanshëm të Marrëveshjes së Brukselit vazhdon ta sfidoj, jo vetëm funksionalitetin e
sistemit të drejtësisë penale në veri por edhe në tërë territorin e vendit. Kjo për faktin se ajo pjesë e
vendit vazhdon të jetë një strehimore e grupeve kriminale, të cilat ngadalë, direkt ose indirekt, po e
shtrijnë aktivitetin e tyre kriminal edhe në pjesët tjera të vendit.190

186
Sipas Raportit të Bankës Botërore të publikuar në fund të shtatorit 2014 Kosova radhitet vendi me standardin më
të ultë në rajon me vetëm 3.815 dollarë në ditë për kokë banori. Burimi. Lajme Online, 2 tetor 2014, fq. 1.
187
Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984, fq. 670.
188
AzemHajdari § AlbulenaHajdari, Functionality of the Criminal Justice System in Kosovo, with Special Focus of
the Northern Part of the Country, in the Light of the Agreement of Brussels of 19 April, 2013 for the Normalization
of the Relations between Kosovo and Serbia, International Multidisciplinary Research Journal, European Academic
Research, Vol. I, Issue 12/ March 2014, Buzau 120082, (Impact Factor 3.1 (UIF), DRJI, Value 5.9 (B+), fq.5358 –
5359.
189
Po aty, fq. 5359 – 5361.
190
Ky realitet tash e disa vite po funksionon në segmentin e vjedhjes së veturave, kontrabandës së naftës, por edhe në
segmente të tjera.

214
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.4.Ngritja (mos-ngritja) e organeve të sistemit të drejtësisë penale në veri

Në Kosovëpesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, shtatëvjet të shpalljes së pavarësisë


dhe njëvit e gjysmëpas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve me
Serbinë (19 prill 2013) qytetarët ndiejnë në kurrizin e tyre barrën e mos-integrimit të veriut nëkuadër
tësistemin juridik të vendit. Këto rrethana, me gjasë, konsiderohet të jenë shkaktarët kryesor që në atë
pjesë të vendit nuk është arritur tëngritënmekanizmat përkatës tësistemit të drejtësisë penalesipas
kornizës ligjore të Kosovës. Kjo gjendje vlerësohet të jetë burimi kryesor i anarkisë institucionale,
prezencës së forcave të sigurisë së Serbisë dhe kriminalitetit në rritje në atë pjesë tëvendit.
Rrjedhimisht, është detyrë kushtetuese e akterëve përgjegjës institucional që t’i ndërmarrin të
gjitha veprimet ligjore të cilat do të garantonin një sistem juridik tënjësuar në vend, spastrim të veriut
nga elementet e sigurisë dhe elementet tjera destruktive me origjinë nga Serbia, krijim dhe
funksionalizim të shpejtë të punës së organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale, dhe luftë të
pakompromis kundër krimittë organizuar dhe formave tjera të kriminalitetit. Së këndejmi, për aq kohë
sa ndërmarrja e këtyre veprimeve vonohet, për aq kohë do të vazhdojë të sfidohet vendi nga anarkia
dhe krimi nërritje nëveri dhe më gjerë.
2.5.Politizimi i sistemit të drejtësisë penale

Ndonëse Kosova në aspektin ligjor ka vendosur parametrat përkatës që sigurojnë pavarësi të


organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale, në opinionin publik dhe atë profesional ekziston bindja
se në punën e këtyre organeve manifestohet ushtrim i fuqishëm i ndikimit nga jashtë, sidomos i
ekzekutivit dhe politikës.191 Ky ndikim nga jashtë vlerësohet të jetë shprehur fillimisht përmes punësimit
të personave të besueshëm në këto organe, e më pastaj edhe përmes presionit që u bëhet atyre e
përgjegjësve tjerë për të zhdukur dosje kriminale konkrete, fshehje të tyre deri në arritje të
parashkrimit, “spastrim” të dosjeve nga prova relevante, zgjidhje të çështjeve në mënyrën e preferuar e
deri te prolongimi i zgjidhjes dhe ekzekutimit të lëndëve konkrete gjyqësore. Rrjedhimisht, ky sistem
organesh, siç do të shihet më poshtë, po përballet me numër ekstrem të lëndëve penale të pazgjidhura
si dhe atyre të pa-ekzekutuara, për të cilat vendimet gjyqësore kaherë kanë marrë formën e prerë. Kur
gjithë kësaj i shtohen rastet eklatantë të vjedhjeve në dhomat e dëshmive në Prishtinë e Pejë, vrasjet e
policëve që hetonin krime të rënda (disa vite më parë) etj., në njërën anë, kurse në anën tjetër mungesa
e sukseseve evidente të luftimit të dukurive të tilla, është e vështirë, madje e pamundur të besohet se ky
sistem organesh në punën e tij nuk ndikohet nga jashtë. Së këndejmi, akterët përgjegjës institucional
duhet jo vetëm të fillojnë t’i eliminojnë praktikat e ndërhyrjeve të tyre në punën e këtyre organeve, por
edhe të ndërmarrin masat ligjore ndaj gjithsecilit që duke shfrytëzuar pozitat politike apo të tjera
vazhdojnë të ushtrojnë ndërhyrje të tilla.

2.6.Reformimi i sistemit të drejtësisë penale

Reformimi i sistemit të drejtësisë penale nënkupton tërësinë e veprimeve (masave, metodave


etj.) përmes të cilave ndryshohet organizimi dhe drejtimi i tij. Vlerësoj se në gjendjen që aktualisht
funksionon ky sistem ka nevojë imediate që të përfshihet nga reforma të thella dhe të gjithanshme.
Rrjedhimisht, si segmente kyçe në të cilat duhej shtrirë reformimi i këtij sistemi konsiderohen:
1. Legjislacioni. Reformimi do duhej fokusuar në plotësimin e tij përmes zgjidhjeve që sigurojnë
ngritje të nivelit të përgjegjësisë dhe profesionalizmit të punonjësve të këtij sistemi;

191
Po aty, fq. 12.

215
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Mënyra e fitimit të pozitave në polici, prokurori, gjykata e institucione penitensiare. Reformimi


do duhej të siguroj përzgjedhje të punonjësve në pozitat e këtyre organeve mbi bazat e kriterit
tëmeritokracisë;
3. Aspektet teknike të funksionimit të policisë, prokurorive, gjykatave dhe institucioneve
penitensiare. Reformimi duhet të siguroj kushte optimale teknike e të tjera që u sigurojnë
punonjësve të këtyre organeve veprimtari efikase në punë;
4. Zhvillimi i trajnimeve adekuate. Reformimi duhet të fokusohet në zbatimin e trajnimeve të
mirëfillta dhe të vazhdueshme të personelit të organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale
mbi bazën e kërkesave që i adreson aktualiteti.
Këto dhe aktivitete tjera të karakterit reformues duhet të adresohen sa më shpejt që të jetë e
mundur në mënyrë që vendi të ecën drejt formimit të një sistemi efikas e funksional të drejtësisë
penale. Ecja në trendin aktual ka rrezik ta degradojë akoma më shumë imazhin e këtij sistemi.
2.7.Përballja me elementet kriminale dhe zgjidhja e lëndëve penale

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dukuri të cilat të cilat në mënyrën më të vrazhdë po e
sfidojnë të ardhmen e Kosovës. Jo shumë larg tyre janë edhe format tjera të kriminalitetit. Aktualisht
konsiderohet se organet e sistemit të drejtësisë penale të Kosovës janë larg realizimit të përgjegjësive të
tyre nëçështjen e përballjes me elementet kriminale. Për këtë dëshmojnë raportet e organizatave të
shumta ndërkombëtare dhe prononcimet e zyrtarëve me ndikim në skenën politike ndërkombëtare. 192
Është për çdo kritikë fakti se aktualisht në sirtarët e gjykatave presin për zgjidhje 463.501 lëndë
gjyqësore (455.699 të trashëguara),nga të cilat rreth 40% me natyrë penale.193Po ashtu, edhe numri i
lëndëve gjyqësore që pret ekzekutim vlerësohet të jetë shumë i lartë. Së këndejmi është detyrë e
akterëve përgjegjës institucional që të ndërmarrin çdo masë të lejuar me ligj dhe kështu të marrin mbi
vete përgjegjësinë që kanë për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, formave tjera të
kriminalitetit, zgjidhjen e efektshme të lëndëve penale, përfshirë spastrimin e sirtarëve nga lëndët e
vjetra (që presin zgjidhje e ekzekutim), në mënyrë që vendit t’i hapen perspektivat e sundimit të ligjit,
zhvillimit të demokracisë dhe integrimit rajonal e ndërkombëtar.

2.8.Bashkëpunimi ndërinstitucional vendor, regjional dhe ndërkombëtar

Në kushtet normale nuk mund të imagjinohet një funksionalitet i sistemit të drejtësisë penale
nëse midis mekanizmave që sajojnë atë sistem nuk ka nivel të duhur bashkëpunimi. Rrjedhimisht, në
kushtet bashkëkohore shkalla e funksionalitetit të sistemit të drejtësisë penale varet shumë edhe nga
niveli i bashkëpunimit të mekanizmat e këtij sistemi me mekanizmat përkatës regjional e ndërkombëtar.
Ndonëse bashkëpunimi midis mekanizmave të sistemit të drejtësisë penale në vend gjërat sikur
lëvizin konform kornizës së përcaktuar ligjore, bashkëpunimi i mekanizmave që sajojnë sistemin e
drejtësisë penale të Kosovës me mekanizmat përkatëse të vendeve tjera me shtrirje rajonale e
ndërkombëtare, përkundër arritjeve të shënuara,vazhdon të ketë ngecje të theksuara. Arsyet e kësaj
ngecje, ndonëse të natyrave të ndryshme, esenciale janë ato të natyrës politike. Megjithatë, pavarësisht
këtij fakti, konsideroj se institucionet kosovare akoma nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që
kanë në mënyrë që ky nivel bashkëpunimi të shënoj shtrirje më të gjerë. Në këtë aspekt, kryesisht
mendohet në bashkëpunimin me mekanizmat e sistemit të drejtësisë penale të vendeve kufitare me
Kosovën dhe me INTERPOLIN dhe EVROPOLIN. Së këndejmi, për aq sa niveli i bashkëpunimit me këto

192
AzemHajdari, Disa nga sfidat me të cilat aktualisht përballet sistemi i drejtësisë penale të Kosovës, Kosova Sot, 1
mars 2012, fq. 12.
193
Shih: Raport statistikor igjashtëmujorittëparë mbi punën e gjykatave (gjashtëmujori I-rë 2014), kgjk-ks.org, fq.3.

216
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mekanizma ngecë, për aq Kosova do të ballafaqohet me sfidën e krijimit të një sistemi të drejtësisë
penale funksional dhe efikas.

Përfundimet

Rezultatet modeste të këtij artikulli më kanë sjellë deri te këto përfundime:


1. Sistemi i drejtësisë penale në Kosovë tash e pesëmbëdhjetëvjet pas luftës dhe shtatë vjet
pas shpalljes së pavarësisë vazhdon të jetë, madje në masë të konsiderueshme, joefikas dhe
jofunksional. Ai vazhdon të përballet me dukurinë në rritje të krimit të organizuar dhe
korrupsionit, por edhe të formave tjera të kriminalitetit, si dhe me numër të madh të
dosjeve penale të pagjykuara dhe të atyre që presin të ekzekutohen.

2. Sistemi i drejtësisë penale në tërë territorin e vendit nuk funksionon sipas kornizës ligjore të
Kosovës. Ky konstatim ka të bëj me veriun e vendit. Në atë pjesë të vendit vazhdojnë në
mënyrë të papenguar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre kriminale individ e grupe të
organizuara kriminale, shërbimi sekret serb dhe institucionet paralele, kurse qasja e
institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit vazhdon të jetëskajshmërisht simbolike.
3. Funksioni i sistemit të drejtësisë penale në vend është përballur me sfidën e vendosjes së
Misionit të UNMIK-ut dhe EULEKS-it. Këto dy misione nëveprimtarinë e tyre nuk kanë
realizuar pritjet e qytetarëve të Kosovës për sundim të ligjit dhe për një sistem të drejtësisë
penale që do të ishte transparent, apolitik dhe i përgjegjshëm përballë sfidave të kohës.
4. Kosova vazhdon të përballet me një gjendje të rëndë ekonomike dhe me probleme të
shumta shoqërore tëpazgjidhshme. Si rezultat gati 1/4 e popullsisë vazhdon të jetojë buzë
ekzistencës. Gjendja e tillë ekonomike vazhdon tëgjenerojë probleme sociale, por ajo
vlerësohet edhe njëri prej shkaktarëve që dikton mos-funksionalitetin e sistemit të
drejtësisë penale në parametrat si ai funksionon në vendet e përparuara të Evropës dhe
botës.
5. Ndonëse Kosova në aspektin ligjor ka vendosur parametrat përkatës që sigurojnë pavarësi të
organeve që sajojnë sistemin e drejtësisë penale, në opinionin publik dhe atë profesional
ekziston bindja se në punën e këtyre organeve manifestohet ushtrim i fuqishëm i ndikimit
nga jashtë, sidomos i ekzekutivit dhe politikës. Ky ndikim nga jashtë vlerësohet të jetë
shprehur fillimisht përmes punësimit të personave të besueshëm në këto organe, e më
pastaj edhe përmes presionit që u bëhet atyre e përgjegjësve tjerë për të zhdukur dosje
kriminale konkrete, fshehje të tyre deri në arritje të parashkrimit, “spastrim” të dosjeve nga
prova relevante, zgjidhje të çështjeve në mënyrën e preferuar e deri te prolongimi i zgjidhjes
së lëndëve konkrete gjyqësore.
6. Aktualisht ka ngecje evidente të zbatimit tëMarrëveshjes së Brukselit për Normalizimin e
Marrëdhënieve Kosovë - Serbi (19 prill 2013). Ngecjet kryesisht janë evidente nëçështjen e
funksionalizimit të sistemit gjyqësor e prokurorial, por edhe në segmentet tjera të drejtësisë
e sigurisë. Këto rrethana, me gjasë, konsiderohet të jenë shkaktarët kryesor që në pjesën
veriore të vendit nuk është arritur të ngritën mekanizmat përkatës të sistemit të drejtësisë
penale sipas kornizës ligjore të Kosovës.

Referencat

1. Arsim Bajrami, E drejta parlamentare, Aspekte krahasuese, Prishtinë, 2005;

217
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. AzemHajdariCertainSuccesessndFailuresof the UN Mission in Kosovo in Managing the


CriminalJusticeSystem, Politica, Romania, No.1/2008;
3. AzemHajdari, Krimet e luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë periudhës shkurt 1998 –
qershor 1999, Prishtinë, 2002;
4. AzemHajdari, Some Views on the Waj of Deployment and Operations of the European Union Rule
of Law Mission in Kosovo “EULEX”, Ceeol Studia Universitatis Babes Bolyai - Politica , Issue 1
/2010;
5. AzemHajdari § AlbulenaHajdari, Functionality of the Criminal Justice System in Kosovo, with
Special Focus of the Northern Part of the Country, in the Light of the Agreement of Brussels of 19
April, 2013 for the Normalization of the Relations between Kosovo and Serbia, International
Multidisciplinary Research Journal, European Academic Research, Vol. I, Issue 12/ March 2014,
Buzau 120082, (Impact Factor 3.1 (UIF), DRJI, Value 5.9 (B+);
6. AzemHajdari, Disa nga sfidat me të cilat aktualisht përballet sistemi i drejtësisë penale të
Kosovës, Kosova Sot, 1 mars 2012;
7. Esat Stavileci, Kosova nën menaxhimin ndërkombëtar, Prishtinë, 2000;
8. Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984;
9. Persons missing in relation to the events in Kosovo from January 1998, CIG, Prishtinë, 2000;
10. Raport statistikor i gjashtëmujorit të parë mbi punën e gjykatave (gjashtëmujori I-rë 2014), kgjk-
ks.org;
11. Raport për persona të zhdukur, Departamenti i Drejtësisë- Zyra për Persona të Zhdukur dhe
Mjekësi Ligjore i UNMIK-ut;
12. Raport i Bankës Botërore mbi nivelin e standardit në Rajonin e Ballkanit, Shtatorit,2014;
13. Rezoluta Nr.1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB për vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë;
14. www..consilium.europa.eu/.../Council_JA_on_EULEX_Kosovo-Albanian-(Final).pdf.

218
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Behram Hasani - Dëgjimi i muzikës në shkollimin e përgjithshëm muzikor

Ma. sc. Behram Hasani

ABSTRAKTI

Në këtë punim trajtohet Dëgjimi i muzikës në shkollimin e mesëm të lartë. Për këtë çështje
përqendrohemi në tri gjimnazet e regjionit të Mitrovicës, përmes një hulumtimi të bërë. Në këtë
hulumtim përfshihen gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri, “Frang Bardhi” në Mitrovicë dhe “Hamëz
Jashari” në Skënderaj.
Edukimi muzikore si dhe objektivat e tij kanë një rëndësi të madhe në procesin e mësimdhënies dhe
mësimnxënies ku nxënësve u krijohet mundësia të jenë sa më të afërt me krijimtarit muzikore dhe
njëherit edhe ti kuptojn shprehjet muzikore të cilat paraqesin rëndësi të madhe në edukimin e tyre.
Me edukimin e muzikës dhe të veprimtarive të saj janë marrë e merren edhe sot shumë pedagogë.
Seniha Spahiu është njëra prej pedagogeve që këtë çështje e ka shqyrtuar mjaft mirë. Ajo në librin e saj
“Metodika e mësimit të muzikës” trajton rëndësinë e edukimit të nxënësve përmes muzikës. Dëgjimi si
veprimtari e rëndësishme e edukimit të muzikës ka një rëndësi të madhe. Përmes kësaj veprimtarie
nxënësit vihen në kontakt me krijimtarinë muzikore, e po ashtu me të mirat që mund të sjellë një vepër
muzikore e dëgjuar.
Hulumtimi shkencore i bërë në këto shkolla na jap të dhëna reale se sa aplikohet veprimtaria e dëgjimit
të muzikës në klasë, dëshirat e nxënësve, resurset shkollore, pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitetet
shkollore etj.

Fjalët kyçe: edukim, mësimdhënie, muzikë, dëgjim, interpretim, krijim, hulumtim.

RËNDËSIA EDUKATIVE E ARSIMORE E MUZIKËS DHE OBJEKTIVAT

“Muzika është toka elektrike në të cilën njeriu jeton, frymon, mendon dhe trillon” 194, thotë
kompozitori i shquar botëror Ludwig van Bethoven. Kjo thënie e këtij kompozitori të shquar tregon qartë
për funksionin dhe rëndësinë e muzikës në jetët e njerëzve. Ai përmes thënies së tij paraqet realitetin
shoqëror dhe botën në të cilën jetojmë. Muzika është pjesë e pandashme e njeriut. Siç nuk mund të
jetohet pa ujë, hiç më pak, nuk mund të jetohet pa muzikë. Ajo sot luan rol të rëndësishëm dhe ndikon
jashtëzakonisht shumë te njerëzit.

194 http://uhaweb.hartford.edu/pgrover/Quotes.html

219
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Të gjithë e dimë se sa muzika ndikon në masë të madhe ndjenjat tona. Ne përdorim muzikën për
të krijuar disponim të dëshiruar i cili na bënë të lumtur, të gëzuar, të jemi më aktivë, të sjellë kujtime të
fuqishme për të na ndihmuar që të relaksohemi dhe të jemi më të përqendruar. Muzika është një mjet i
fuqishëm për shprehjen tonë personale brenda jetës sonë të përditshme. Ajo ndihmon përvojat tona.
Muzika rolin e saj të edukimit estetik në jetën e njeriut e fillon herët që në fëmijëri, në shkollën dhe
jetën e përditshme shoqërore. Ajo është prezente në gëzime dhe hidhërime që i sjell jeta në aktivitetet e
përditshme private dhe shoqërore.195
Përdorimi i qëllimshëm i muzikës në klasë do të krijojë atmosferë të të mësuarit për të
përmirësuar mësimdhënien tonë dhe të veprimtarive të mësimnxënies. Duke përdorur muzikën për
mësim e bën procesin shumë më shumë argëtues dhe interesant. Pra, muzika është një nga gëzimet më
të rëndësishme të jetës. Mund të jetë edhe një nga gëzimet në mësim, si dhe në aktivizimin e jetës sonë
në sfera të ndryshme. Prania gjithnjë e më e madhe e artit të muzikës në jetën e njeriut e rriti rëndësinë
dhe interesin për edukimin e muzikës. Për këtë arsye duhet t’i kushtohet rëndësi metodikës së edukimit
dhe arsimimit të muzikës, me forma dhe procedura metodike që plotësisht përkojnë me kërkesat
bashkëkohore muzikore-didaktike, që të ngritet niveli i edukimit dhe arsimimit të muzikës.
Duhet kuptuar se artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve shprehëse specifike, kështu
që muzika edukon dhe arsimon me mjetet e saj shprehëse, siç janë: tingujt muzikorë të organizuar në
pikëpamje melodike, metro-ritmike, harmonike, formale, stilistike, dinamike, koloristike etj.
Muzika shpreh gjendjen emocionale të njeriut duke i mundësuar përjetim dhe përceptim estetik
të realitetit. Muzika ndikon në tërë qenien fizike si në lëvizje, frymëmarrje e në qarkullim të gjakut.
Lëvizjet e nxënësve janë më të organizuara, më të gjalla dhe më domethënëse.
Prof. Seniha Spahiu, në faqet 22 dhe 23 të librit të saj “Metodika e mësimit të muzikës”, thotë se
edukimi dhe arsimimi i muzikës merr pjesë në edukimin e fëmijëve (nxënësve), duke e zhvilluar
muzikalitetin e tyre, duke i aftësuar për ta përjetuar dhe kuptuar të bukurën muzikore dhe të ndjejnë
karaktetin shprehës të veprës së dëgjuar ose të interpretuar. Nxënësi, duke kënduar, dëgjuar muzikë ose
luajtur në instrumente bashkë me nxënësit e tjerë e përjeton veten si pjesë të grupit. Në këtë mënyrë
mëson të krijojë raporte shoqërore dhe të ketë konsideratë ndaj shokëve. Edukimi dhe arsimimi i
muzikës ka ndikim në formimin e ndjenjës morale. Këngët me karakter atdhetar, heroik e liridashës
ndikojnë në kultivimin e ndjenjës patriotike.
Format e ndryshme të punës edukative e arsimore zhvillojnë vëmendjen në ritëm, melodi, e
herë-herë në të dyja, pasi paraqet një rëndësi të madhe në edukimin e tyre. Duke e dëgjuar muzikë
nxënësit bëhen më të ndjeshëm, më të drejtëpërdrejtë në përjetim dhe në kuptimin e rëndësinë e
muzikës.
Qëllim kryesor i edukimit dhe arsimimit të muzikës është që nxënësit të bëhen muzikëdashës
dhe njohës të muzikës, e po ashtu të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën muzikore të mjedisit shkollor e
më gjer. Nxënësit duhet të aftësohen për të përjetuar muzikën dhe për t'u shprehur përmes saj, nga ana
tjetër. Për të realizuar këtë qëllim duhet të kryhen një varg objektivash për nxënësit:

195
Engjëll Berisha “Kultura muzikore” Prishtinë, 1998, fg.8

220
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Duhet të rritet dashuria e nxënësve ndaj muzikës, si dhe të aftësohen ata për përjetim dhe
shprehje muzikore
 Zhvillimi i veshit muzikor te nxënësit (ndjenja ritmike dhe melodike)

 Të rritet ndjenja ritmike përmes ushtrimeve të ndryshme ritmike


 Të rritet repredukimi i saktë i lartësive tonale nëpërmjet këngëve dhe ushtrimeve të ndryshme
melodike
 Të mësohet shkrim-leximi elementar i muzikës

 Këndimi i drejtë dhe i bukur (veprimtaria kreative e nxënësve)


 Dëgjimi i muzikës që u mundëson nxënësve lidhjen direkte me krijimtarinë muzikore

 Puna në kor, orkestër dhe ansambël të jetë formë më masive e muzikimit të nxënësve
 Të njihen me instrumentet muzikore
 Të njihen me institucionet muzikore prej shkollave fillore deri te shtëpitë operistike

 Të krijojnë një sistem pozitiv të të mësuarit


 Të krijojnë një atmosferë të dëshiruar
 Të aktivizojnë aktivitetet e të mësuarit
 Të rritin vëmendjen

 Të përmirësojnë kujtesën
 Të lehtësojnë përvojat e të mësuarit

 Të rritin imagjinatën
 Të sigurojnë frymëzim dhe motivim dhe

 Të nxjerrin në pah orientime të reja


Për t'u realizuar me sukses këto objektiva duhet vullneti e përkushtimi i madh i mësimdhënësve
dhe vetë nxënësve. Mësimdhënësit dhe nxënësit janë bartës të nivelit kulturor dhe arsimor në të
ardhmen.
Për mësimdhënien, psikologu Silberman (Silbërmën) shprehet: “Për të qenë të sigurt,
mësimdhënia, ashtu edhe praktika mjekësore, është shumë art, ajo kërkon ushtrimin e talentit dhe të
krijimtarisë. Për këtë ajo përmbledh një raport teknikash, procedurash dhe shprehish që duhet të
studiohen sistematikisht, të përshkruhen, të transmetohen dhe të përmirësohen. Mësues i madh,
sikurse edhe mjek i madh bëhet ai që shton krijimtarinë dhe frymëzimin te ky raport bazë”. 196
Nga kjo që u tha më lart kuptojmë se duhet një bashkëpunim i ndërsjelltë mësimdhënës -
nxënës. Ky bashkëpunim reflekton frymëzim për mësimdhënësit lidhur me punën aktive të nxënësve.

196
Bardhyl Musai “Psikologji Edukimi” Tiranë 1999, fq,19

221
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

...Arti muzikor ndikon në formimin e personalitetit human dhe të kulturuar të nxënësve të kësaj
moshe. Profilizimi i shumë vetive pozitive, siç janë: motive për aktivitete individuale dhe në grupe,
entuziazmi dhe kënaqësia e përjetuar në këto veprimtari janë evidente nëpërmjet edukimit dhe
arsimimit të muzikës. Këto arrihen duke e kultivuar ndjenjën estetike - muzikore, kreativitetin,
imagjinaren dhe përgjithësisht ndjeshmërinë ndaj artit muzikor.197
Edukimi i muzikës mund të themi se ka një qëllim në aspektin e përgjithshëm. Ai formon
personalitetin e nxënësve gjatë tërë jetës së tyre.

DËGJIMI I MUZIKËS

Dëgjimi i muzikës, është një nga tri fushat më të rëndësishme të edukimit të muzikës. Përmes
kësaj forme nxënësve u mundësohet të kenë kontakt të drejtëpërdrejtë me krijimtarinë muzikore, e cila
interpretohet e dëgjohet nga nxënësit. Kjo konfirmon lidhshmërinë e madhe në mes të tri formave
muzikore dëgjimit, interpretimit dhe punës krijuese. Një vepër muzikore për t'u dëgjuar nga nxënësit
apo kushdo qoftë ajo duhet të krijohet, e pastaj të interpretohet nga këngëtarët ose instrumentistët
(ose në bashkëpunim) në mënyrë që të dëgjohet nga akterët për dëgjim.
Si objektiv kryesor i dëgjimit të muzikës është aftësimi i nxënësve për t'i përjetuar, kuptuar e
njohur mjetet shprehëse muzikore dhe kompozimet e dëgjuara.
Dëgjimi ua mundëson nxënësve që ta vërejnë vijën melodike, pulsing-un ritmik, nuancat
dinamike, koloritnin instrumental, tërsitë formale dhe të kuptuarit e përmbajtjes se kësaj vepre.
Nga dëgjimi i muzikës mund të arrihet krijimi i shprehive muzikore për dëgjim të vazhdueshëm.
Ky është qëllimi kryesor i edukatës muzikore nëpër shkollat fillore e të mesme. Nga kjo formë zhvillohen
shumë aftësi, si: ndjenja melodike, ritmike etj., të cilat zhvillojnë prirje kreative për shije muzikore.
Një nga veçoritë e shumta dhe të rëndësishme të edukimit të muzikës është se përmes dëgjimit
nxënësit vihen në marrëdhënie me muzikën. Nga njohuritë fillestare për ritmin dhe melodinë ato
marrëdhënie kalojnë në përjetimin e emocioneve, të cilat sjellin vepra muzikore të dëgjuara dhe
vlerësimin e atyre veprave.
Kur kemi të bëjmë me dëgjim te nxënësit patjetër duhet t'i kushtohet rëndësi përzgjedhjes së
veprave për dëgjim.Veprat duhet të kenë vlera artistike të larta. Ky karakter ka rëndësi të
jashtëzakonshme për arsye se nxënësit nuk kanë përvojë të mjaftueshme të dinë se cila vepër është më
e përshtatshme për dëgjim dhe cila ka vlera të larta artistike e pedagogjike.
Për këtë arsye veprat e përzgjedhura mirë, me karakter didaktiko-pedagogjik e me vlera të larta
artistike bëjnë që synimet dhe dëshirat e nxënësve të drejtohen nga muzika me vlera, siç janë: muzika
artistike, muzika e mirëfilltë popullore, muzika e lehtë etj.
Gjatë dëgjimit të një numri të madh të veprave e të stileve të ndryshme nxënësit do të
orientohen dukshëm në formimin e mëtejshëm të shijes së tyre muzikore. Vepra muzikore e dedikuar
për dëgjim duhet t'i përshtatet moshës së nxënësve që të jetë më e kuptueshme për moshën që ata e

197
Seniha Spahiu “Medotika e Mësimit të Muzikës” Prishtinë, 2009, fq.37

222
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kanë. Sipas prof. Seniha Spahiut nëse i përmbahemi këtij parimi që vepra të jetë e afërt me nxënësit,
pikërisht, me këtë do të realizohet qëllimi edukativ i dëgjimit të muzikës.198 Me këtë nxënësit do të
aftësohen për të dëgjuar muzikë në mënyrë aktive. Muzika bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre. Ajo
në jetën tonë sjell shumë gjëra të mira, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, të relaksuar, të përqendruar
etj.
Nxënësve duhet t'u servohen vepra të muzikës vokale, vokalo-instrumentale dhe instrumentale me
program. Përmbajtjen e veprave vokale dhe vokalo-instrumentale më të kuptueshme e bën teksti
poetik. Te veprat instrumentale me program vetë programi në të cilin është frymëzuar kompozitori u
mundëson nxënësve mbështetje të drejtpërdrejtë në vetë titullin e këtyre veprave. Nga kjo që u tha nuk
do të thotë se veprat e muzikës absolute të lihen anësh, por kjo të arrihet përgjatë aftësimit gradual të
nxënësve.
Veprat e muzikës absolute më tepër vijnë në konsiderim te nxënësit e shkollave të mesme. Për
këta nxënës supozohet të kenë përgatitje paraprake.
Që një orë mësimore me dëgjim të muzikës të jetë sa më e suksesshme duhet të sigurohet
përqendrimi i vëmendjes së nxënësve në klasë, si dhe të krijohet një atmosferë e këndshme dhe e
disponueshme që të arrihet komplet qëllimi i orës mësimore. Pavarësisht se ç'moshë mund të kenë
nxënësit përqendrimi i vëmendjes ndryshon. Përqendrimi i vëmendjes te fëmijët është më i shkurtër.
Krijimi i një atmosfere të këndshme dhe të disponueshme është i domosdoshëm.
Dëgjimi duhet të jetë i shkurtër dhe i përsëritshëm. Vepra duhet t'u lëshohet nxënësve në fillim
të orës mësimore për arsye se përqendrimi i vëmendjes është më i lartë. Ndërprerjet e shkurtra
ndërmjet dëgjimeve të përsëritura e ripërtërijnë përqendrimin e vëmendjes së nxënësve.
Pse një vepër muzikore duhet të përsëritet disa herë? - Sepse, në dëgjimin e parë as nuk mund të
përjetohet vepra, e as të vërehen të gjitha elementet shprehëse po të asaj vepre. Çdo dëgjim i ri sjell
përshtypje dhe përjetime të reja. Nxënësit në dëgjimin e parë të veprës më tepër përqendrohen në
melodi apo ritëm, e pastaj në dëgjimet e radhës në ndonjë element tjeter. Prandaj, që një vepër të dalë
e suksesshme duhet të përsëritet. Sipas Ganjës, mësuesi duhet të stimulojë kujtesën për njohuritë e
mëparshme të nxënësve.199
Sa është i mjaftueshëm numri i veprave për dëgjim? - Në planprogramet e teksteve mësimore të
shkollave fillore dhe të atyre të mesme ekziston një numër i konsiderueshëm i veprave për dëgjim. Ato
vepra janë të përzgjedhura dhe të dedikuara për moshën e nxënësve. Përveç veprave të kompozitorëve
me famë botërore, si: Moxart, Bethoven, Hajden, Bach etj., në literaturë gjenden mjaft shembuj nga
kompozitorët tanë të muzikës atristike me motive të muzikës sonë popullore e më gjer. Muzika
popullore është më e afërt dhe më e kuptueshme për nxënësit. Ajo zë një pjesë të rëndësishme të
veprave për dëgjim. Të gjitha këto kritere dhe objektiva rreth dëgjimit të muzikës, mjaft bukur i ka
paraqitur prof. Seniha Spahiu në librin e saj “Metodika e mësimit të muzikës”, e posaqërisht në kapitullin
“Metodologjia e dëgjimit të muzikës” (fq.201-239) kushtuar kësaj veprimtarie të rëndësishme.

198 Seniha Spahiu “Metodika e Mësimit të Muzikës” Prishtinë, 2009, fq.202


199
Bardhyl Musai “ Psikologji Edukimi” Tiranë, 1999, fq.229

223
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Për rëndësinë e muzikës e kemi një shembull majft konkret. Secili prej nesh pothuajse pjesën më
të madhe të ditës e kalon duke dëgjuar muzikë në forma dhe mënyra të ndryshme, përfshirë zhanre të
ndryshme muzikore. Muzika nuk ka vend të caktuar. Ajo dëgjohet kudo dhe nga cilido në raste dhe
rrethana të arsyeshme, sidomos nga të rinjtë. Muzika dëgjohet në radio në shtëpi (on-line në internet),
në telefon (on-line), në veturë, në autobus, në kafeteri me shoqëri, në restorante, në udhëtime të
ndryshme etj. Dëgjimi i muzikës është i pashmangshëm në jetën e njeriut.
Në ditët tona janë bërë hulumtime të ndryshme mbi rëndësinë e të dëgjuarit të muzikës. Në një
hulumtim të bërë nga disa studiues konstatohet se në një market gjatë dëgjimit të muzikës me ritëm të
shpejtë ka pasur shitblerje më të madhe në krahasim me atë muzikë që ka pasur ritëm më të
ngadalshëm.
Në kohët e lashta primitive përmes muzikës është bërë edhe zbutja e kafshëve të egra.
Këto janë vetëm dy nga hulumtimet që janë bërë më parë. Këto hulumtime pasqyrojnë e tregojnë qartë
rëndësinë e dëgjimit të muzikës përgjithësisht.
Hulumtimi dhe metoda e përzgjedhur
Metoda e hulumtimit e cila është përzgjedhur në këtë hulumtim është ajo kuantitative për arsye
se ketu kemi të bëjme me raportimin e të dhënave numerike të hulumtimit.
Qëllimi i hulumtimit kuantitativ është të zhvillojë dhe të punësojë modele matematikore, teori ose
hipoteza që kanë të bëjnë me fenomenet. Procesi i matjes është në qendër të kërkimit sasior për shkak
se ajo siguron lidhjen themelore midis vëzhgimit empirik dhe shprehjes matematikore e marrëdhënieve
sasiore.200
Të dhënat sasiore dalin të jenë të dhëna të paraqituara në formë numerike, siç janë: statistikat,
përqindjet etj.
Hulumtimi kuantitativ përdor metoda statistikore. Fillon me mbledhjen e të dhënave duke u
bazuar në hipoteza apo teori. Zakonisht një mostër e madhe e të dhënave është mbledhur dhe kjo do të
kërkonte verifikimin, vlefshmërinë dhe regjistrimin para se analiza të bëhet dhe të arrihen përqindjet
reale.
Në këtë hulumtim fokusi ynë është të nxjerrim statistika nga respodentët e këtij hulumtimi.
Respodentët e këtij hulumtimi janë nxënësit e tri gjimnazeve të regjionit të Mitrovicës.
Instrumenti i përdorur në këtë hulumtim është pyetësori që është mënyra sistematike e të
pyeturit që njerëzit vullnetarisht japin informata për qëndrimet, sjelljet, mendimet dhe bindjet e tyre.
Pyetjet e një pytësori nuk caktohen rastësisht. Secila prej pyetjeve ka një indikator. Secili lloj i të
dhënave kërkon lloje të ndryshme të pyetjeve për të arritur deri tek ato të dhëna.
Në këtë pyetësor janë përdorur pyetjet e mbyllura. Te ky lloj i pyetjeve përgjigjet janë të ofruara.
I pyeturi përgjigjet. Ai rrumbullakëson një ose më shumë alternativa. Përparësi e pyetjeve të mbyllura
është se nuk kërkojnë shumë arsimim nga i pyeturi.

200
http://en.wikipedia.org/wiki/Quantitative_research

224
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë pyetësor renditja e pyetjeve është bërë duke e ndarë pyetësorin në katër blloqe apo
seksione. Në seksionin e parë janë përfshirë pyetje që kanë të bëjnë me profilin e muzikës te nxënësit.
Në seksionin e dytë janë përfshirë pyetje rreth rëndësisë së muzikës në jetën e tyre. Në seksionin e tretë
janë përfshirë pyetje rreth dëgjimit të muzikës artistike në klasën e tyre. Në seksionin e fundit janë
përfshirë pyetjet rreth dëgjimit të muzikës jashtë procesit mësimor.
Pasi qëllimi i hulumtimit është dëgjimi i muzikës në klasë, jemi munduar që edhe pyetjet në
fillim të jenë sa më të përgjithshme. Në seksionin e tretë është shtjelluar tema se sa është prezente
dëgjueshmëria e muzikës në klasë.

Përshkrimi i procesit të hulumtimit - Mostra


Ky hulumtim shekencor për qëllim ka pasqyrimin e gjendjes reale në shkollat e mesme të larta.
Pasi dëgjimi i muzikës është njëra ndër veprimtaritë më të rëndësishme të edukimit të muzikës
si në shkollat e ulëta fillore, ashtu edhe në ato të mesme vendosëm që të merremi me një hulumtim të
këtij lloji.
Hulumtimi u realizua në tri gjimnazet e regjionit të Mitrovicës, përkatësisht, në gjimnazin e
komunës së Vushtrrisë, Mitrovicës dhe të komunës së Skënderajt.
Arsyeja pse vendosëm që këtë hulumtim ta realizojmë me nxënësit e shkollave të mesme është
se ne të gjitha shkollat e mesme lëndën e edukatës muzikore e ligjërojnë mësimdhënës me një
përgatitje të lartë profesionale. Kushtet për realizimin e kësaj veprimtarie sot janë më të përshtatshme.
Pyetësori për këtë hulumtim realizohet me nxënësit e shkollave të mesme, sepse janë më të
rritur dhe mund të japin rezultate më reale.
Target të këtij hulumtimi janë nxënësit e klasave të dhjeta të shkollave përkatëse, të cilat i kemi
përzgjedhur për këtë hulumtim. Në secilën prej këtyre shkollave janë shpërndarë mbi 100 pyetësorë.
Numri total i pyetësorëve është 332 pyetësorë me nga 32 pyetje. Pyetjet kanë të bëjnë më dëgjimin e
muzikës si në familje, shkollë dhe jashtë shkollës.
Mostra është përcaktuar në bazë të numrit të nxënësve në ato shkolla psh: gjimnazi në vushtrri
kishte 260 nxënës të klasëve të dhjeta që mbanin lëndën edukata muzikore, gjimnazi në mitrovicë kishte
360 nxënës dhe ai i Skënderait kishte 130 nxënës që mësonin këtë lëndë mësimore. Duke parë këtë
numër të përafërtë të nxënësve në të tri gjimnazet edhe numri i pyetësorëve është pothuajse i njëjtë.
Dallim i vogël është krijuar varësisht prej numërit të nxënësve që sihin të pranishëm në klasë, dikund
më shumë e dikund më pak.
Bazuar në këtë numër të nxësësve vijm në përfundim se mostra e përcaktuar me 332 pyetësor është e
mjaftueshme edhe mund të na jap të dhëna reale për dukurin e hulumtuar.
Vlen të përmendet se hulumtimi është mirëpritur në masë të madhe nga drejtoritë komunale të
arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit e lëndës dhe nxënësit. Këta të fundit, sidomos qenë
shumë bashkëpunues dhe komunikativë. Ata nuk ngurruan dhe iu përgjigjen pyetjeve tona, edhe pse
ishin mjaft në numër.

225
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

REZULTATET E HULUMTIMIT

Pjesëmarrja në hulumtim - Në hulumtim janë përfshirë 332 nxënës gjimnazistë të


klasave të dhjeta. Nxënësit janë nga tri komunat e regjionit të Mitrovicës. Nga gjimnazi “Eqrem Çabej”
në Vushtrri pjesëmarrës ishin 120 nxënës, nga gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë pjesëmarrës ishin
gjithsej 105 nxënës, kurse në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj ishin gjithsej 107 nxënës.

Pjesëmarrja e respodentëve në hulumtim është 36% në Vushtrri, 32% në Mitrovicë dhe 32% në
Skënderaj, ku gjinia femrore është në përqindje më të madhe se ajo mashkullore, gjithsejt ferma 59%
ndërsa meshkuj 41%.
Përvoja muzikore e pjesëmarrësve - Interesat e nxënësve për muzikë ndikohen në masë të madhe
nga përvoja muzikore që ata kanë paraprakisht në familje. Kjo mund të kuptohet shumë lehtë duke e
ditur se sa dëgjohet muzika në familjet e tyre, e sidomos në ato familje që mund të kenë ndonjë
muzikant, këngëtar apo instrumentist.

Prezenca e muzikës në familje: a) shumë 37%, b) mesatarisht 58%, c) pak 5% dhe d) aspak 00%.
Zhanri apo lloji i muzikës që parapëlqehet nga nxënësit është si vijon: a) popullore 7%, b) klasike 8%,
c) zbavitëse 63% dhe d) tjetër lloj muzike 22%.
Në qoftë se e shohim këtë statistikë e vërejmë një prezencë të madhe të muzikës në familjet e
nxënësve në shkallën 100% dhe zhanri i muzikës që pëlqehet në familjet e nxënësve është muzika
zbavitëse me 63%.
Përkundër prezencës së madhe të muzikës në familje, prezenca e muzikantëve si këngëtarë e
instrumentistë është shumë më e ulët.
Këngëtar në familjet e tyre: a) njëri nga prindërit 3%, b) vëllai 5%, c) motra 5% dhe d) askush 87%,
ndërsa instrumentis : a) njëri nga prindërit 5%, b) vëllai 4%, c) motra 55% dhe d) askush 86%.
Kjo tregon një shkallë të ulët të muzikantëve në familjet e tyre.
Muzika dhe nxënësit - Mungesa e shkollave të ulëta të muzikës ka ndikuar në masë të madhe që
nxënësit e këtyre tri komunave të mos kenë kryer shkollim të mëhershëm të muzikës. Dashuria dhe
dëshira e këtyre nxënësve për muzikën vërehet qartë. Mungesa e shkollave profesionale të muzikës e ka
bërë të pamundur realizimin e ëndrrave të këtyre nxënësve.
Shkollim të mëherëshëm muzikore (shkolla e ulët e muzikës) kishin vetëm 11% e nxënësve ndërsa 89% e
tyre nuk kishin këtë shkollim.
Komuna e Mitrovicës që nga paslufta e kishte hapur shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës. Një
pjesë e përqindjes i takon edhe komunës së Vushtrrisë, si komuna më e afërt e Mitrovicës. Disa nxënës
vushtrrias e vijojnë mësimin në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë.
Skënderaj është disa kilometra më larg nga Mitrovica. Kjo ka pamundësuar vijimin e nxënësve të kësaj
komunë në shkollën e muzikës në Mitrovicë.

226
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dëshita e tyre për të qen pjesë active e jetës muzikore në shkollë ishte tejet e lartë në 69% ndërsa 31%
nuk dëshironin të mirren me muzikë por edhe pse dëshira e tyre për të qen aktiv ishte tejet e larte,
vetëm 10% e tyre merrnin pjesë në korin e shkollës ndërsa 90% të nxënësve ju mohonte kjo e drejtë
edhe pse për të qenë pjesë e korit të shkolles janë disa kritere.
Kori i shkollës në bazë të planprogramit të edukimit të muzikës është një prej formave të veçanta të
edukimit të muzikës. Nxënësit me aftësi muzikore, të përzgjedhur nga mësimdhënësit janë të obliguar
që ta pasurojnë jetën muzikore të shkollës. Ata duhet të jenë bartës të çdo aktiviteti që shkolla i
organizon brenda dhe jashtë saj.
Resurset shkollore - Për të realizuar me sukses mësimdhënien muzikore në të gjitha ambientet shkollore
është i nevojshëm rregullimi i infrastrukturës shkollore në lëmin e edukimit të muzikës. Në shkollat tona
nuk ekzistojnë as kushtet minimale për ta realizuar qëllimin e edukimit të muzikës. Disa prej problemeve
që paraqiten sot në shkollat tona i kemi trajtuar më parë. Vlen të përmendet këtu vetëm numri i
instrumenteve që posedojnë shkollat tona. Numri i këtyre instrumenteve është jashtëzakonisht i vogël.

Shumë shkolla posedojnë instrumente. Ato instrumente nuk janë në funksion. Nxënësit as nuk e
kanë idenë se mund të ekzistojë ndonjë instrument në shkollën e tyre. Instrumentet që posedonin disa
shkolla të këtij regjioni ishin: piano, violin, gitara ku përjashtim bën gjimnazi i Skënderait i cili nuk kishte
fare instrumente. Në tri gjimnazet e regjionit të Mitrovicës mungojnë pajisjet teknologjike. Këto pajisje
janë të nevojshme për dëgjimin e veprave muzikore të kompozitorëve të ndryshëm.
Dëgjimi në klasë - Veprimtaria e dëgjimit të veprave muzikore në shkollimin fillor është realizuar në
masë të madhe. Ajo arrin shkallën 80%. Ndërkaq, 20% e respodentëve mendojnë ndryshe. Paraqesim dy
statistika që tregohet për realizimin e kësaj veprimtarie në shkollimin fillorë dhe atë të mesëm të lartë.

Shkollimi fillore: a) shumë 9%, b) mesatarisht 30%, c) pak 41% dhe d) aspak 20%.
Shkollimi i mesë: a) shumë 10%, b) mesatarisht 10%, c) pak 24% dhe d) aspak 56%.
Dëgjimi i veprave muzikore në shkollimin e mesëm të lartë kundrejt atij fillor është në rënie.
Gjatë shkollimit fillor veprat muzikore janë dëgjuar 80%, ndërsa gjatë shkollimit të mesëm të lartë ato
vepra muzikore dëgjohen vetëm 40%. Sa u përket veprave muzikore gjendja paraqitet e njëjtë po në të
tri shkollat e komunave përkatëse.
Vërtetësinë se sa aplikohet veprimtaria e dëgjimit të veprave muzikore në klasë e pasqyrojnë pyetjet
pasuese të hulumtimit. Në pyetjen se sa vepra muzikore i dëgjojnë nxënësit gjatë një muaji dhe viti, ata
shprehen. Gjatë një muaji: a) një herë 19%, b) dy herë 7%, c) tri herë 6% dhe d) asnjë herë 68%, ndërsa
gjatë një viti: a) ≤10 vepra 13%, b) 5-10 vepra 8%, c) 1-5 vepra 23% dhe d) asnjë veper 56%.
Mbi 50% nxënësit pohojnë se asnjë vepër nuk e kanë dëgjuar gjatë muajit, por as gjatë tërë vitit
shkollor. Kjo përqindje e njëjtë është edhe në nivelin komunal.
Sa i përket pëlqyeshmërisë së veprave muzikore nxënësit ofrojnë përqindje pothuajse të
njëjta me atë të pyetjeve të mëhershme. Në këtë pjesë paraqiten edhe qëndrimet e disa prej nxënësve.
Një ndër qëndrimet e nxënësve për këtë çështje është:
“Si t'i pëlqejmë veprat muzikore, kur s'kemi dëgjuar asnjëherë për to?!

227
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pëlqimi i veprave të dëgjuara: a) shumë 16%, b) mesatarisht 16%, c) pak 15% dhe d) aspak 53%.
Veprat që parapëlqehen të dëgjohen: a) popullore 14%, b) rok 11%, c) rep 40 dhe d) tjetër 35%.
Muzika zbavitëse pëlqehet nga pjesa dërmuese e nxënësve. Kjo nënkupton se preferenca e tyre është
që të dëgjojnë muzikë të këtij lloji edhe në klasë, e veçmas muzikën rep.
Nxënësit thonë se dëshira e tyre është që të dëgjojnë muzikë rep në orën e lëndës mësimore. Nga
kjo kuptohet se në planprogramet mësimore duhet të kihet parasysh një çështje e tillë dhe të bëhet një
përzgjedhje e laramani e veprave muzikore për dëgjim në klasë.
Muzika jashtë procesit të mësimit - Në këtë pjesë të këtij hulumtimi shqyrtohet çështja e muzikës jashtë
procesit mësimit. Këtu do të shohim rolin dhe rëndësinë e familjes si faktor i jashtëm i këtij procesi. Një
rol të madh luan po ashtu shkolla si faktor kyç i procesit në fjalë. Në këtë pjesë në pah vihet ndikimi i
këtyre faktorëve në edukimin e nxënësve jashtë procesit të mësimit. Nga kjo pjesë e këtij punimi
kuptohet se sa janë ndikuar nxënësit në shijen e tyre muzikore nga faktorët për të cilët po flitet.
A dëgjojnë nxënësit më shumë muzikë klasike apo artistike në shtëpi tregohet si në vijim:
Dëgjimi i muzikës artistike jashtë shkollës: a) shumë 42%, b) mesatarisht 27%, c) pak 21% dhe d) fare
10%.
Zhanri i muzikës që dëgjojn jashtë shkollës: a) popullore 8%, b) rok 9%, c) rep 47 % dhe d) tjetër 36%.
Nëse i referohemi këtyre statistikave 90% e nxënësve dëgjojnë muzikë klasike nëpër shtëpitë e tyre.
Nëse u referohemi statistikave të cituara më parë shohim se shkolla nuk është ndonjë indikator i madh
në këtë proces. Nxënësit kanë shprehur shkallë të ulët të dëgjueshmërisë së veprave muzikore në klasë.
Pikëpamjet e nxënësve - Lënda e edukatës muzikore është një ndër lëndët më atraktive për nxënësit.
Ata e pëlqejnë këtë lëndë dhe i kushtojnë rëndësi të madhe. Pra, muzika duhet dhe përjetohet nga
nxënësit dhe jo vetëm në shkollë, por edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Muzika është shumë e theksuar si në familjet e nxënësve, e po ashtu në vetë nxënësit. Këta të fundit
shprehin intersim të madh për të qenë pjesë aktive e jetës muzikore në shkollë, përfshirë korin,
orkestrën e shkollës dhe vetë orën mësimore të muzikës.

Mungesa e kushteve elementare në shkolla ua pamundëson nxënësve shumë aktivitete


muzikore.
Pikëpamjet e mësimdhënësve - Për këtë hulumtim nuk kanë munguar as intervistat me tre nga
profesorët e shkollave gjegjëse. Të intervistuarit tregojnë se dëgjimi i veprave muzikore nuk realizohet
në këto tri shkolla të mesme të larta.
“Kjo veprimtari nuk realizohet si mungesë e kabinetit të edukatës muzikore dhe e pajisjeve
përcjellëse, edhe pse është premtuar nga shkolla se kabineti do të rregullohet” kjo ishte përgjigjia e
mësimdhënësve rreth asaj se a dëgjohet muzikë në klasë.

PËRFUNDIMI
Veprimtaria e dëgjimit të muzikës në klasë si njëra ndër veprimtaritë më të rëndësishme të edukimit
të muzikës krahas veprimtarisë së interptetimit dhe të punës krijuese paraqet rëndësi të madhe në

228
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

edukimin e nxënësve si në shkollimin e ulët fillor, të mesëm të lartë e atë universitar. Nxënësit krijojnë
në vëten e tyre një kulturë të të dëgjuarit të muzikës qysh nga shkollimi i hershëm i tyre e deri tek ai më
i lartë. Kjo shprehi e të dëgjuarit do t'i përcjellë gjatë gjithë jetës së tyre. Qëllimi i dëgjimit të muzikës
është të krijojë dëgjues aktivë.
Një prej qëllimeve të shumta të dëgjimit të muzikës, mund të themi ndër më të rëndësishmet,
është aftësimi i nxënësve për t'i përjetuar e kuptuar mjetet shprehëse muzikore dhe për t'i përjetuar e
njohur kompozimet e dëgjuara. Nxënësit duke dëgjuar vepra muzikore vihen në kontakt të dejtpërdrejtë
me veprën muzikore. Ata vërejnë ritmin, melodinë, orkestrimin, formën etj.
Rëndësi e madhe e veprimtarisë së dëgjimit të veprave muzikore në klasë vërehet mjaft qartë
edhe në planprogramet mësimore në klasat e ulëta e deri tek ato të larta. Në çdo planprogram, për çdo
klasë, sa i përket lëndës së edukatës muzikore rëndësi e veçantë i është kushtuar dëgjmit të veprave
muzikore. Secili libër përfshin në vete vepra muzikore për dëgjim. Librave u janë bashkëngjitur nga një
CD me vepra për dëgjim. Por, një gjë që ia vlen të parashtrohet është se a janë të mjaftueshme ato
vepra për dëgjim në klasë apo jo?! Për këtë mund të themi se në literaturë përfshihen mjaft vepra të
krijuesve dhe të stileve të ndryshme muzikore. Mirëpo, pretendohet se në të mirë të nxënësve do të
ketë ndryshime e sjellje të reja në planprograme.
Edukimi i muzikës si çështje edukative - arsimore në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies së
nxënësve është një çështje me rëndësi. E tërë kjo që u tha deri më tani bën që në shkollat tona të
kërkojmë me ngulm që të përmirësohet mësimdhënia dhe mësimnxënia në lëndën e edukatës muzikore.

Behxhet Gaxhiqi - Mësimi i diferencuar në shkallë të ndryshme të vështirësisë

Behxhet Gaxhiqi

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Rr.uçk-së. Nr.1. 10000 Prishtinë. E-mail. Behxhet.Gaxhiqi@rks-
gov.net

Abstrakt

Me rastin e përcaktimit të këtij hulumtimi, i cili është me një rëndësi të veçantë, është shumë me
rëndësi te cekim se deri më tani në këtë drejtim nuk është ndërmarr asgjë konkrete, ngase siç dihet kanë
ndikuar një numër i madh i faktorëve të ndryshëm.Në kuadër të këtij punimi do, t’i specifikojmë
faktorët, por edhe format dhe mundësitë për zbatimin dhe aplikimin e një forme të këtillë të mësimit në
shkollat tona.Në vazhdimësi do t’i njohim ata faktorë të cilët janë efektiv dhe kanë ndikuar në këtë fushë
të mësimit, në mënyrë që t’i njohim dhe praktikojmë në esencë në këtë fushë të mësimit.Ne do të
ndalemi në atë se sa janë të krijuara kushtet për mësimin e diferencuar, planet dhe programet e
mësimit sa janë të përshtatshme për një bazë të këtillë të mësimit.Po ashtu hulumtimi do të analizoj se
sa mësimdhënësit janë duke e përcjellur këtë formë të këtillë të mësimit, sa kanë vështirësi gjatë
shtjellimit të orëve mësimore kur dihet se sot nxënësit me të ardhur në klasë të parë vijnë me një

229
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

diapazon ma të gjerë të njohurive.Shumë nga ana e mësimdhënësve, por edhe nga ana e ekspertëve
kanë menduar se mësimi i diferencuar do të ndikoj në zbehjen, apo edhe në mos socializmin e fëmijëve
njëri me tjetrin në klasë, apo edhe në organizim të aktiviteteve, qofshin ato të lira, apo edhe të
organizuara.Mësimi i individualizuar dhe mësimi i njëtrajtshëm frontal me tërë klasën.Me anenë e kësaj
forme të mësimit po insistohet të shfrytëzohen përparësitë dhe të neutralizohen dobësitë karakteristike
të këtyre dy sistemeve të skajshme.

Fjalët Kyçe: vazhdimësi,diferencuar,shtjellim,individualizim,socializim.

HYRJE

Me rastin e përcaktimit të këtij hulumtimi, i cili është me një rëndësi të veçantë, është shumë me
rëndësi te cekim se deri më tani në këtë drejtim nuk është ndërmarr asgjë konkrete, ngase siç dihet kanë
ndikuar një numër i madh i faktorëve të ndryshëm. Me punën ton do’ti specifikojmë faktorët, por edhe
format dhe mundësitë për zbatimin dhe aplikimin e një forme të këtillë të mësimit në shkollat tona.

Në vazhdimësi do t’i njohim ata faktorë të cilët janë efektiv dhe kanë ndikuar në këtë fushë të mësimit,
në mënyrë që t’i njohim dhe praktikojmë në esencë në këtë fushë të mësimit. Sot shumë nga ana e
nxënësve në shkolla përdorin një varg formash dhe teknikash të ndryshme në mësim dhe për këtë arsye
nismëtareve të shkollës duhet të ju ofrojmë një varg mundësish për t’i shprehur dhe interpretuar
aftësitë e tyre në shkollë.

Rasti i përshpejtimit të teknikës dhe të teknologjisë bëri që të ndihet nevoja që secili fëmijë ka aftësi
në mënyra të ndryshme dhe për këtë t’i ofrohen kushte që në një mënyrë, ose në tjetrën të jenë të
formuar dhe të zot për punë. Tema për të cilën e kam zgjedhur për hulumtim i përgjigjet nevojave
imanente të shoqërisë nëpër të cilën po kalojmë ne sot. Shumë nga ana e nxënësve kanë problem në të
kuptuarit e informatave, në të lexuarin e informatave, por edhe në interpretimin e tyre

Kjo dëshmon se mësimdhënia nuk është duke ju përshtatur nivelit dhe dijes së tyre, për çka kemi edhe
probleme në të kuptuarit e tekstit të lexuar dhe në marrjen e informatave në mësim. Gjithashtu gjatë
punës sime kërkimore shkencore do të mundohem që t’i paraqes edhe faktorët të cilët ndikojnë në të
shprehurit e nxënësve në mësim, në aspektin verbal të të shprehurit. Në teorinë e deritanishme të
mësimdhënës u paraqiten sisteme e modalitete të ndryshme të organizimit të mësimit. Gjatë këtij
hulumtime, do ta hulumtoj dhe ndriçoj në bazë të kushteve dhe të realitetit ekzistues sot. Gjatë punës
së këtij hulumtimi do të ndalem veçmas në mësimin e diferencuar të gjuhës dhe të letërsisë në
shkollën ton fillore. Ne do të ndalemi në atë se sa janë të krijuara kushtet për mësimin e diferencuar,
planet dhe programet e mësimit sa janë të përshtatshme për një bazë të këtillë të mësimit.

Duhet shikuar në atë se sa mësimdhënësit janë duke e përcjellur një formë të këtillë të mësimit, sa kanë
vështirësi gjatë shtjellimit të orëve mësimore kur dihet se sot nxënësit me të ardhur në klasë të parë
vijnë me një diapazon ma të gjerë të njohurive.Në shkolla sa është duke u ndjerë nevoja për zbatimin e
një forme të këtillë të mësimit , gjithashtu duhet shikuar se sa nxënësit janë të interesuar që krahas
asaj punë mësimore që e zhvillojnë, të shikojnë për një zgjerim ma të thellë të njohurive të tyre, që
krahas atyre lëndëve obligative të kenë edhe ndonjërën nga lëndët tjera jashtë planit dhe programit

230
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të paraparë, por që është në interes për nxënësin dhe për formimin e tije profesional dhe pozitiv.Që të
bëhet diferencimi i plotë, sidomos në shkollat unike, duhet të hartohen plane dhe programe të veçanta
të punës që në një mënyrë apo në tjetrën t’iu përshtaten nevojave imanente rreth moshës së
nxënësve.

“Individualizimi, apo diferencimi i brendshëm nuk mund të shkaktoj pasoja tjera të dëmshme në
formimin e personalitetit të fëmijës, gjegjësisht nxënësit. Në një masë nuk e pengon formimin e
ndjenjave socio- ekonomike të nxënësve me kolektivin e klasës. Janë të shumta shkaqet që bënë të
paraqitet dhe që me pak modifikime të qëndrojë e të zbatohet edhe sot sistemi i mësimit të
njëhershëm me terë klasën.”201 Sepse s’mund të gjesh sot dy nxënës që kanë të njëjtat tipare, qoftë ato
fizike dhe psikike në mësim, kjo vjen për shkak se me rastin e ndryshimit të metodologjisë së
mësimdhënies dhe mesimnxënies shumë nga ana e nxënësve janë treguar më të ngathët në të kuptuarit
e informatave, por edhe në efektivitetin e tyre në të nxënë dhe mësim.

Por janë gjithashtu të shumta e të natyrës se ndryshme vërejtjet dhe thirrjet që sistemi i mësimit të
njëtrajtshëm me tërë klasën të shoqërohet, ose edhe të zëvendësohet fare me sisteme e modalitete të
reja të organizimit të mësimit. Për këtë dhe për arsye të tjera, në literaturën didaktike- metodike të
kohës ma të re, krahas, ose madje në vend të nocionit “Mësim i individualizuar” po përdorët e
preferohet nocioni “Mësim i diferencuar.Në botimet e përmendura mësimi i diferencuar po paraqitet e
trajtohet si një modalitet i veçanet midis dy sistemeve më të skajshme që janë: Mësimi i individualizuar
dhe mësimi i njëtrajtshëm frontal me tërë klasën. Me anenë e kësaj forme të mësimit po insistohet të
shfrytëzohen përparësitë dhe të neutralizohen dobësitë karakteristike të këtyre dy sistemeve të
skajshme.

1.1. Sqarimi i nocioneve bazë për mësimin e diferencuar

“Për ta hulumtuar sa ma mirë dhe në mënyrë sa më të gjithanshme problemin e mësimit të diferencuar


të gjuhës amtare dhe letërsisë, si problem me peshë dhe rëndësi të madhe, përherë është aktuale dhe
njëherësh është e nevojshme t’i përcaktojmë dhe t’i përkufizojmë disa nocione me të cilat mendojmë
se do të ballafaqohemi në punën tonë studiuese. Do të jetë njëra prej obligimeve, por e dhe i detyrave
që do të duhej ta bëjë çdo hulumtues.”202 Ndodh shumë shpesë që në literaturë të gjendën mospajtime
të shumta sa i përket termeve dhe nocioneve, po ashtu edhe rreth përkufizimit, kuptimit dhe
përmbajtjes së nocioneve.“Përkundër faktit se pjesa dërmuese e këtyre nocioneve janë të një procesi
dhe dimensioni të përbashkët ku shpijnë drejt një synimi.” 203

Duke u nisur nga konstatimet, termat që kërkojnë përkufizime e sqarime janë:

1. nocioni mësim i individualizuar dhe


2. nocioni mësim i diferencuar.Mësimi i diferencuar-në literaturën didaktike- metodike të kohë së
re krahas, ose madje edhe në vend të nocionit.

Mësim i individualizuar “ po përdoret e preferohet nocioni.Mësim i diferencuar” .“Në botimet e


shkruara më herët, por edhe në kohët e fundit, mësimi i diferencuar po paraqitet e trajtohet si një
model i veçantë midis dy sistemeve më të skajshme që janë; mësim i individualizuar dhe mësimi i
njëtrajtshëm frontal më tërë klasën.

201 Tamo.A.,Karaj, Th., Rapti.,E.” Elemente të mësimdhënies dhe të të nxënit,”Shtëpia Botuese ‘Mokra’ Tiranë

2005.fq.11-12-13.
202 Juniku, Dr.Neki (1997): Modifikim sjelljes ne shkollë,ETMMK, Prishtinë.fq 45-46.
203
Pero Simlesa, Suvremena nastava, Zagreb,1969,str.fq.91.

231
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përmes tij po insistohet të shfrytëzohen përparësitë dhe neutralizohen dobësitë karakteristike të


këtyre dy sistemeve të skajshme. “Nisja e mëtutjeshme e mësimit të diferencuar në shkollë unike është
kuptimi sipas të cilit të gjithë nxënësit e klasës në shkollën e tipit dhe të nivelit të njëjtë duhet të
përvetësojnë një minimum të diturive të domosdoshme nga të gjitha lëndët mësimore dhe krahas kësaj
në një mënyrë më të gjerë e më të thellë mund të mësojnë ndonjë nga lëndët ose edhe ndonjërën nga
ato disiplinat të cilat nuk janë të përfshira në planin mësimor.”204Përmes kësaj forme të mësimit
sigurohet mundësia që nxënësit e klasës në shkollën e tipit e të nivelit të njëjtë të marrin edhe
përmbajtje të vëllimit e të vështirësisë edhe nga fusha dhe disiplina të tjera që u përgjigjen interesave
dhe afiniteteve të nxënësve dhe mundësive të përparimit të tyre. Pikërisht për këtë mësimi i
diferencuar është ai i cili mundëson përfilljen e intencave të shkollës unike, por edhe plotësimin e
kërkesave individuale të nxënësve.

”Këtu e shohim të udhës të japim një përkufizim më të përafërt të mësimit të diferencuar si një
modaliteti veçantë midis dy sistemeve më të skajshme mësimore. Autor të ndryshëm, të cilët u morën
me këtë problematikë të mësimit, kanë dhënë përkufizime të ndryshme lidhur me mësimin e
diferencuar.

“Ndër autorët që është marr me këtë problematikë : “SLOTA ,i cili me mësimin e diferencuar kupton
tërësinë e masave dhe veprimeve mësimore përmes të të cilave sistemi i njëtrajtshëm i mësimit më
tërë klasën tejkalohet me masa më fleksibile të mësimit.”205.Nga ky konstatim SLOTA jep një përkufizim
të përgjithshëm, ku përveç fleksibilitetit nuk jep përcaktues të tjerë që do të mësonin më shumë për
mësimin e diferencuar.Një përkufizim të ngjashëm dhe jo fortë të përcaktueshëm e gjemë edhe tek
ENCIKLOPEDIA I.

“Duke u nisur nga konstatimet e shumë autoreve të ndryshëm sot është problem diskutimi i më shumë
institucioneve e shoqatave të ndryshme, të cilat përpiqen gjithnjë që këtë formë të mësimit ta ngrisin
në një shkallë më të lartë të afirmimit dhe të zbatueshmërisë në mësime.

Sipas KULIGOVSKA mësimi i diferencuar është sistem i organizimit të mësimit i cili bënë të mundshëm
përvetësimin e një fondi të caktuar të diturive e shkathtësive nga ana e të gjithë nxënësve dhe nxitjen e
zhvillimin e aftësive dhe të interesave individuale të tyre.” 206Nga ky sqarim i mësimit të diferencuar
mund të hetohet esenca e mësimit të diferencuar dha dallimet e kësaj forme të mësimit me sistemet
më të skajshme siç janë: mësimi i njëtrajtshëm frontal me tërë klasën dhe mësimi krejtësisht i
individualizuar.

“Nga konstatimet e dhëna më lartë mësimi i diferencuar qëndron dhe duhet të kuptohet si një relacion
midis polaritetit të mësimit të individualizuar frontal dhe lirisë individuale ku gjithherë paraqitet raporti
arsim i përbashkët, zhvillim individual, mësim i përbashkët dhe zhvillim i afiniteteve e mundësive
individuale të çdo nxënësi në mësim.”207 Për mësimin e diferencuar do të thoshim se është një modalitet
i veçantë i organizimit të mësimit, i cili modalitet i mësimit kërkon që përmbi minimumin arsimor e të
përbashkët e obligativ për të gjithë nxënësit të siguroj edhe përmbajtje, por edhe dinamikë të të
nxënit dhe mësimit që i përgjigjet afiniteteve dhe mundësive individuale të çdo nxënësi . Në një burim
gjejmë se mësimi i individualizua , u përshtatet të gjitha nevojave dhe mundësive individuale të
nxënësve.

204 Rober Dotran. Individualizovana nastava, Sarajevo,1961,str.fq27.


205
Z.I.Kaljmikova, Puti razvitija produktivnogo misljenja skoljnikov, Voprosi psihologu,1978,br.3,str.fq.143.
206
Filip H.Kums, Svjetska kriza obrazovanja, Beograd,1971.fq.19
207
Dr. Radivoj Kvascev, citirani rad str.fq .6

232
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mësimi i individualizuar nuk ka të bëjë vetëm me gjerësinë dhe thellësinë e lëndës mësimore, por ka të
bëjë edhe me fushat e zgjedhjes së lëndës .

“ Pedagogjia moderne lejon që deri në një fare mase të bëhet edhe zgjedhja e përmbajtjeve të
ndryshme dhe vlera e tyre të matet sipas logjikës e ekuivalencës e jo sipas logjikes e vlerës
hierarkike.”Autorë të ndryshëm këtë problematikë e kanë trajtuar në forma të ndryshme ku në disa
burime e gjejmë sipas se mësimi i individualizuar nënkupton rrugët me të cilat mund të plotësohen
nevojat individuale të çdo nxënësi, në atë mënyrë që të ndikojë në maksimum në procesin e nxënies
dhe të zhvillimit të tij.” 208

“Përveç këtij emërtimi në literaturë e gjejmë edhe përkufizimin sipas të cilit me mësimin e
individualizuar nënkuptojmë rrugët me të cilat mundë të plotësohen nevojat individuale të çdo nxënësi
në atë mënyrë që të ndikoj në maksimum në procesin e nxënies dhe të zhvillimit të tij.” Për përkufizimin
e mësimit të individualizuar autorë të ndryshëm që janë marr me këtë problematikë kanë dhënë
përkufizime të ndryshme.”209

“Kështu për shembull sipas tyre individualizimi i mësimit është formë mësimi e cila i jepet çdo nxënësi
në klasë që për një përudh të caktuar kohore të merret më pak ose më shumë me punë individuale, të
cilën e zgjedh vetë, ose ja cakton arsimtari, por që i përgjigjet mundësive reale të tij.” Sipas E.J.KIRILOVA
me mësimin e individualizuar nënkuptojmë sistemin e metodave dhe organizimin e mësimit të drejtuar
për tip të caktuat të personalitetit.”210

Ndërsa sipas autorëve amerikanë GEJXH dhe BERLINER, mësimi i individualizuar është përshtatje e
detyrave, e materialeve, përmbajtjeve dhe metodave të të nxënit dhe mësimit të çdo nxënësi, ose një
grupi më të vogël nxënësish me karakteristika të përbashkëta.

Profesori i Universitetit të Pitsburgut GLEN HEATHERS, i cili jep sqarime lidhur me mësimin e
individualizuar, secila prej këtyre sqarimeve ka lidhshmërinë, dhe karakteristikën e vet.

“Nxënësit mund të kryejnë detyra të ndryshme, por edhe me qëllime të ndryshme por gjithmonë duke u
bazuar në kuadër të një program ma të gjerë të punës mësimore.

Në bazë të këtij sqarimi të gjithë nxënësit i përcjellin sekuencat e njëjta të detyrave në kuadër të një
programi të përbashkët, por në fusha të këtyre përmbajtjeve lejohet zgjedhja e përmbajtjeve specifike
qe e tërheq dhe e nxit punën e tyre kërkimore. “

b) Nxënësit mund të përdorin material të ndryshme , por duke punuar në zgjedhjen e detyrave të njëjta
dhe për të njëjtin qëllim. Secili prej grupit të nxënësve mund të lexojnë material të tematikave të
tjera.”211

c) Tema e zgjedhur për mësim mund të mësohet në situata të ndryshme .“Derisa disa nxënës e
mësojnë temën në Bibliotekë, disa të tjerë mundë të shikojnë fotografitë vizuale–auditive, grupi tjetër
punon me arsimtarin, por secili grup nga ana e nxënësve caktohet për atë pjesë që ka.”

208 Dr. Petar Mandiq . Inovacionet në mësim. Prishtinë.1985,fq 110-114


209
N.A. Mencinskaja, Kako se u psihologiji ostvaruje princip jedinstva i nastave, Pedagogia,1975,sur fq.343.
210 American, Gary & Nancy Arsenault Fundamentals of Educational Reasearch The Falmer Press Teachers

Library and Edition London,1996.fq.33.


211
Magdalena Jovanovic-Ilic, Razvoj sposobnosti ucenja, Institu za pedagoska istrazivanja, Beograd,1977,str.
fq.15-

233
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Disa kushte të zbatimit efektiv të mësimit të diferencuar

“Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar duhen plotësuar këto kushte thelbësore:hartimi i një
programi mësimor cilësor,kryerja e veprimtarive mësimore të përshtatshme,grupimi fleksibël,vlerësimi
i vazhdueshëm i nxënësve,aktivizimi i lartë i nxënësve,fokusimi i mësimdhënies në konceptet themelore.
Hartimi i një programi mësimor cilësor.”212

Sipas studiuesve, programi mësimore cilësor duhet të ketë të përcaktuar disa cilësi

“Të jetë i këndshëm ( interesant),të jetë i fokusuar, jo konfuz,të ofroj zgjedhje për nxënësin,ta angazhoj
ata nga ana emocionale,të jetë i qartë në atë që kërkon të arrijë,të lejojë dhe stimulojë bashkëpunimin
me nxënësit,të fokusohet në produktet e nxënësve, që kanë rëndësi për ta,të ketë lidhje me jetën e
nxënësve,të jetë i freskët dhe befasues,të jetë real, koherent dhe sfidues për nxënësit,t’i ftojë nxënësit
të përdorin atë që kanë mësuar në mënyrë të dobishme,t’i përfshijë ata në vendosjen e qëllimeve dhe
në vlerësimin e përparimit të tyre. “213

Ka disa mënyra që mund të përdorë mësuesi për të bërë vlerësimin e nxënësve

“Ndër këto mënyra si më të suksesshme janë:testet për diagnostikimin e aftësive të nxënësve testet
paraprake për kapitujt mësimor,pyetësorë për diagnostikimin e stileve të mësuarit të nxënësve,vëzhgimi
i drejtpërdrejtë i nxënësve në kohën kur kryejnë detyra të ndryshme mësimore. Intervistat me prindërit
për të grumbulluar informacion për interesat, mënyrën se si mësojnë fëmijët si dhe për nivelin e
njohurive të nxënësve.”214

Aktivizimi i lartë i nxënësve në mësim

Gjatë një ore mësimi, ku zhvillohet të mësuarit e diferencuar, të gjuhës amtare dhe letërsisë duhet në të
njëjtën kohë të zhvillohen edhe veprimtari të ndryshme.Në këto kushte mësuesi vepron më shumë si një
lehtësues, ose si një drejtues dhe jo aq si një transmetues informacioni.Ndërkohë nxënësit janë
eksplorues aktivë dhe përgjegjës për punën e tyre, sepse nxënësit janë në qendër të mësimit. Kjo në të
njëjtën kohë ndihmon edhe pavarësimin e tyre për punë.

Fokusimi i mësimdhënies në konceptet themelore

“Në mësimin e diferencuar mësuesi përdor një larmi alternativash të të mësuarit, secila prej tyre e ka
rolin dhe efektin e vet të veçanet në mësim.Të gjithë nxënësit kanë mundësi që përmes këtyre
metodave mësimore të zbatojnë koncepte kyçe të çështjes që po studiohet.”215

Matja dhe vlerësimi objektiv i paraditurive dhe potencialeve tjera të nxënësve për të nxënë dhe
mësim të diferencuar

“Që të organizohet dhe të realizohet mësimdhënia e diferencuar është e nevojshme që të bëhet matja
dhe vlerësimi objektiv i paraditurive dhe potencialeve të tjera të nxënësve në mënyrë që të zbatohet
mësimi i diferencuar i gjuhës amtare dhe letërsisë. Mësuesit nuk duhet vetëm që të njohin mirë
përmbajtjen e mësimit që do të japin, por në të njëjtën kohë duhet të njohin mirë karakteristikat e
nxënësve me të cilat do punojnë.Studimet kanë treguar se nxënësit janë më të suksesshëm kur mësimi

212
Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Cela. ‚ Hyrje në Mësimdhënien e Diferencuar.“ Tiranë 2006.fq.30
213
Po aty,fq 36-37
214
Musai ,Bardhyl, ( 2003): Psikologji Edukimit – zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia, PEGI, Tiranë, fq,76,
215
Po aty,fq 112-113

234
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zhvillohet në përputhje me tre karakteristika të tyre, interesat, nivelin e gatishmërisë për të mësuar,
profilin e të mësuarit.” 216

Për shembull, një nxënës mund të mos ketë interesim për lëndën e mësimit, por në të njëjtën kohë
mund të ketë interesim për futbollin.”

“Mësuesi mundë të ngjallë interesim te ky nxënës për të lexuar, nëse i jep atij për të lexuar pjesë leximi
me përmbajtje për futbollin. Motivimi dhe qëndrueshmëria e nxënësve për të mësuar është e lidhur
drejtpërdrejt me interesin e tyre personal. Kur mësimdhënësi fokusohet të interesat e nxënësve,
atëherë ata përfshihen intensivisht në mësim dhe janë më të motivuar dhe më të pavarur, më
produktivë, dhe më kompetentë.”217

Formimi i grupeve të nxënësve për organizimin e të nxënit dhe mësimit të diferencuar në shkallë të
ndryshme të vështirësisë.

“Siç kemi theksuar edhe me herët, për vlerën dhe rëndësinë e mësimit të diferencuar, patëm theksuar
se rezultatet nga hulumtimi, mësuesve u shërbejnë si mbështetje e sigurt për formimin e grupeve të
nxënësve për organizimin efektiv të mësimit të diferencuar. Puna në grupe është formë më e
përshtateshe për organizimin e mësimit të diferencuar. Mësimi i diferencuar madje shumë shpesh edhe
definohet si formim i grupeve të nxënësve më qëllim të përparimit më efikas të tyre në të nxënë dhe
mësim. Se sa do të jete numri i nxënësve në klasë. kjo do të bëhet në bazë të konstatimeve të nxjerra
nga hulumtimi i bërë më herët, ku në këtë hulumtim është nxjerr rezultati se sa është niveli i njohurive
të nxënësve fillestar në shkollën fillore unike.Në bazë të këtyre konstatimeve, mësimdhënësi duhet të
caktoj edhe numrin e nxënësve.”218Ndër autor të ndryshëm mundë të këtë edhe rekomandime të
ndryshme, sa i përket formimit të këtyre grupeve të nxënësve për mësim të diferencuar. “
Mësimdhënësi për formimin e një grupi të nxënësve në fillim duhet t’i sheh këto intenca për mësim të
diferencuar .Grupi i nxënësve me pengesa në zhvillim,grupi i nxënësve që nuk dinë të lexojnë as të
shkruajnë,grupet heterogjene me detyra të njëjta,grupet homogjene me detyra të
diferencuara,grupimet e nxënësve në klasën e tërë,rigrupimet ndërgrupore,formimi i grupeve të
nxënësve duke ndryshuar grupimin e metodave,grupe trajnimi, ose nxënie,grupe prodhuese,grupet e të
kuptuarit,grupet e instruktimit.

Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar ( nxënës të talentuar)

Këta nxënës ndryshojnë nga nxënësit e tjerë në tre drejtime kryesore,ritmin me të cilin
mësojnë,thellësinë e të kuptuarit,interesat që shprehin.“Mësuesi që punon me këta nxënës duhet të
këtë parasysh që ta bëjë mësimin sa më interesant dhe tu krijojë mundësi nxënësve të talentuar që të
venë në përdorim talentet e tyre. Për këtë jepen disa sugjerimesh më poshtë:”inkurajoni nxënësit e
talentuar që të vënë në përdorim mendjen e tyre. Përdorini teknikën e zgjedhjes se problemeve.
Këmbëngulni që nxënësit ta eksplorojnë thellë lëndën. Stimuloni çdoherë mendimin e tyre në mënyrë që
këta të jenë të motivuar dhe më shumë për të treguar rezultate ma të mëdha në të nxënë dhe mësim.
Kujdesuni që të talentuarit të arrijnë rezultate të larta mësimore.”219

Grupi i nxënësve me përparim mesatar-nxënësit me nivel mesatar të mesëm

216
Biehler, Robert F, Jack Snoëman ( 2004) : Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, ISP, Tiranë, fq 89
217
Carol A. Tomlinson “ Diffetentiating Instruction in Mixed- Ability Classrooms- cat 3y@virginia.edu
218 Dr. Djordjevic Jovan, Savremena nastava, Naucni knjiga Beograd, 1981. fq. 120-121.
219
Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Qela .“Hyrje në mësimdhënien e Diferencuar.Tiranë.2006.fq.44

235
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Roli i mësimdhënësit me këto grupe të nxënësve duhet të jetë si më poshtë: “Zakonisht, që mësuesit të
punojnë në klasa më këta nxënës, duhet të bëjnë punë interesante, të zhvillojnë shprehitë e të mësuarit
në mënyrë që ata të përparojnë në një nivel më të arsyeshëm.” Disa nga detyrat që mund t’u
rekomandohen mësuesve janë:Mësuesi duhet të përpiqet që ta bëjë punën më të lehtë dhe më të
kapshme për këta nxënës, në mënyrë që përmbajtja e punës mësimore të jetë më e lehtë dhe më e
kapshme për ta. Duhet gjetur vështirësitë e nxënësve dhe njëherësh duhet ndihmuar ata që këto
vështirësi t’i kalojnë së bashku, me ndihmën e juaj. Siç dihet, para nismëtareve të shkollës fillore
paraqiten shumë vështirësi të ndryshme dhe për këtë roli dhe rëndësia e mësimdhënësve në këtë
drejtim është shume e madhe.Me nxënësit e kësaj kategorie duhet të përdoren materiale konkrete dhe
materiale që nxisin dhe shprushin ide në mendjet e tyre.” 220

PËRMBLEDHJE E PUNIMIT

Siç e kemi cekur edhe gjatë rrjedhës së hulumtimit empirik, midis tjerash kemi potencuar dhe konstatuar
se njohja e rrjedhës së hulumtimit empirik midis tjerash ka një peshë dhe rëndësi të veçantë.

Për vetë faktin se për njohjen e kësaj problematike të fushës së mësimit të diferencuar, kemi konsultuar,
potencuar dhe propozuar se me rastin e reformimit të mësimit, duhet aplikuar forma dhe modele të reja
të natyrës së mësimit.

Deri me sot me rastin e aplikimit të modeleve të vjetra të mësimdhënies efektet e përqendrimit të


nxënësve në mësim nuk kanë qenë në nivelin e duhur të përqendrimit dhe të treguarit të rezultateve, për
vete faktin se organizimi i mësimit nuk ka qenë i organizuar sipas niveleve të ndryshme të nxënësve në
mësim.

Përdorimi deri më tani i formës frontale në mësim ka bërë që mësimdhënësit jo për nga dëshira, por të
ballafaquar me vështirësi si pasojë e modelit të aplikuar të mësimdhënies, pra të formës frontale të
shfaqin edhe qëndrimin që shkon deri tek atje sa që duan të largojnë nga klasa nxënës me vështirësi te
theksuar në të nxënë të cilët nxënës nga shumë shkaqe dhe faktor të ndryshëm tregojnë rezultate dhe
sukses të dobët në mësim.

Janë të shumta shkaqet që bën të paraqitet dhe që me pak modifikime të qëndroj e të zbatohet edhe
sot mësimi i njëhershëm me tërë klasën .

Por, janë gjithashtu të shumta e të natyrës se ndryshme vërejtjet dhe gjithnjë me të shpeshta thirrjet
që ky sistem i mësimit, sistemi klasë orë dhe lëndë mësimore të zëvendësohet me një model të ri të
mësimit, i cili model t’ju përshtatet nevojave dhe interesave të nxënësve duke pasur parasysh moshën,
afinitetin e tyre për të nxënë dhe mësuar.

Në aktualitetin e punës edukativo arsimore aplikimi i mësimit të individualizuar, është kuptuar në një
shkallë të ndryshme të përqendrimit për vetë faktin se mësimi i individualizuar ju përshtatet nevojave
individuale të nxënësve në mësim, por gjithnjë duke e kuptuar të rrugës dhe të nevojshme se në shkollë
dhe në shoqëri në përgjithësi nuk mund të gjesh dy fëmijë, nxënës me një nivel të njëjtë të njohurive,
shprehive dhe të shkathtësive.

220 Po aty fq 22.

236
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aktualiteti i ndryshimeve ka bërë që në një formë, ose në tjetrën të ndodhin ndryshime në të kuptuarit të
përmbajtjeve dhe metodave të ndryshme në të nxënë dhe mësim dhe për këtë sfidat e reformave në
fushat e ndryshme të edukimit dhe të arsimimit kanë bërë që nxënësit nismëtar të shkollës fillore të mos
vijnë me një

diapazon të njëjtë të njohurive dhe me një përgatitje të njëjtë në mësim, por të jenë më të përgatitur për
mësim dhe për aktivitete të ndryshme në mësim.

Por janë gjithashtu të shumta e të natyrës se ndryshme vërejtjet dhe gjithnjë më të shpeshta thirrjet që
sistemi i mësimit të njëtrajtshëm me tërë klasën të shoqërohet ose edhe të zëvendësohet fare me sisteme
e modalitete të reja të organizimit të mësimit.

Për këtë dhe për arsye të tjera, në literaturën didaktike- metodike të kohës më të re, krahas, ose madje
në vend të nocionit “Mësim i individualizuar”, po përdorët e preferohet nocioni “Mësim i diferencuar”
sepse kjo është njëra ndër format dhe metodat më të përshtatshme dhe më efektive në aktualitetin e
problemit të fushës së edukimit dhe të mësimit.

Duke u nisur nga ky fakt duhet që të punohet në një avancim më të përparuar që krahas mësimit
obligativ e të përbashkët për të gjithë nxënësit të zbatohet edhe mësimi i diferencuar, sepse edhe kjo
është nevojë imanente e shoqërisë.

Sot shkolla dhe shoqëria po përballet me shumë vështirësi dhe po kalon sfida të forta në mision për
ndërtimin e jetës sociale, ekonomike dhe kulturore me qellim të një jete sa më të mirë dhe të begatshme
për të gjithë shtresat e shoqërisë.

Arsimimi duhet të drejtohet kah zhvillimi i plotë i personalitetit njerëzor dhe kah ndjenja e dinjitetit të
tij. Arsimimi do ta forcoj respektin për të drejtat njerëzore dhe liritë themelore. Andaj pajtohemi se
arsimimi do t’ u mundësoj të gjithë personave që të marrin pjesë efektivisht në shoqërinë e lirë, përkrah
mirëkuptimit, tolerancës, dhe respektin për të gjithë.

“Shumë nga ana e mësimdhënësve, por edhe nga ana e ekspertëve kanë menduar se mësimi i
diferencuar do të ndikoj në zbehjen, apo edhe në mos socializmin e fëmijëve njëri me tjetrin në klasë,
apo dhe në organizim të aktiviteteve qofshin ato të lira, apo edhe të organizuara .

Krahas kësaj mund të themi se mësimi i diferencuar është një model i veçantë i organizimit të mësimit
dhe punës mësimore i cili kërkon që përmbi minimumin e përbashkët dhe obligativ të punës mësimore
në shkollë të organizohen edhe përmbajtje të punës mësimore që ju përshtaten nevojave dhe
mundësive individuale të çdo nxënësi.

Hulumtimet nga fushat dhe lëmit e ndryshme kanë vërtetuar se sot nxënësit me të ardhur në klasë të
parë nuk vijnë më njohuri të njëjta, por me një diapazon të gjerë

të njohurive. Kjo ka bërë që sot teknika dhe teknologjia është në një shkallë më të avancuar të
përsosmërisë në praktikë.

LITERATURA

1. Muka Petrit: “ Të mësuarit me objektiva dhe modeli A-94”, ISP, Eureka, Tiranë, 1995.

237
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Muka Petrit: “Projektimi i trajnimit të mësuesve”,Qendra e trajnimit dhe kualifikimit për Arsimin,
Tiranë,2005.

3. Guild.P.B.,and Garger,S (1998).What is Differentiated Instruction? Marching to Different Drummers


2nd Ed. ( ASCD, P.2).

5.Hollowey,J.H.(2000),What is Differentiated Instruction. Educational Leadership,58(1).

6. Tamo.A.,Karaj, Th.,Rapti.,E.(2005) Elemente të mësimdhënies dhe të të nxënit,”Shtëpia Botuese


‘Mokra’ Tiranë.

7. Dr. Riza Brada: (2005); Metodika e gjuhës shqipe për shkollën fillore. Pejë

8. Prof.Dr. Islam Krasniqi (2002):Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar.Prishtinë.

9.Prof.Dr.Naser Zabeli. (2004): Vështirësitë në të nxënë”. Prishtinë.

10. Zisi Aurela ( 2003) Vështirësitë shkollore: llojet, shkaktarët dhe trajtimi i tyre, në Kurikula dhe
shkolla-cikli fillor 5.ISP, Tiranë.

11. Pedagoska enciklopedija I.(1989) Beograd.

12. Dr. Djordjevic Jovan, (1981)Savremena nastava, Naucna Knjiga , Beograd.

13.Dr. Petar Mandiq,(1985) Inovacionet në mësim. Prishtinë.

14.Pero Simlesa,(1969) Suvremena nastava, Zagreb.

15.Rober Dotran.(1961) Individualizovana nastava, Sarajevo.

16.Z.I.Kaljmikova,(1978)Puti razvitija produktivnogo misljenja skoljnikov,Voprosi psikologu.

17. Filip H.Kums,(1971) Svjetska kriza obrazovanja, Beograd

18.N.A.Mencinskaja,(1975)Kako se u psihologiji ostvaruje princip jedinstva i nastave, Pedagogia.

19.Magdalena Jovanovic-Ilic,(1977)Razvoj,sposobnosti ucenja, Institu za pedagoska istrazivanja,


Beograd.

20.G.I.Hozjainov,Savrsenatvovanie obucajuscei dejateljnosti pedagoga, Sovjetskaja pedagogia, Moska.

23. Kenckoholn C., Murry, H,A.(1953) and Schneider D.M., Personality in nature, society and culture, Nju
York

24. Josip Markovac,(1970) Nastava i individualne razlike ucenika, Zagreb

238
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bektash Mema - Lugina e Drinos Gjirokaster drejt një parku arkeologjik

Prof.dr. Bektash Mema,


Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër / e-mail: bekmema@yahoo.com

Në periudhën post-komuniste dhe veçanërisht gjatë dekadës së fundit, në një sërë


institucionesh, universitare dhe vendore, shqiptare dhe te huaja, përmes projekteve, hulumtimeve,
gërmimeve dhe studimeve janë hedhur hapa të rendësishëm për shndërrimin e Luginës së Drinos në një
park të madh arkeologjik, në një laborator natyror ku studentët dhe studiuesit të ballafaqohen me të
gjitha kulturat, që nga prehistoria e hershme dhe deri në mesjetën e vonë.
Në funksion të kërij objektivi, prej vitesh, në qarqet studimore universitare si dhe në qendra
kërkimore-shkencore, që kanë patur për objekt studimor trashëgiminë kulturore është shtruar pyetja
kërkimore që areali i Luginës së Drinos të marrë statusin e një parku arkeologjik. Në funksion të saj janë
vënë në lëvizje disa metoda, të dominuara nga ajo e analizës dhe e sintezës.
Mbështetur në rezultatet studimore, ideja e parkut arkeologjik për këtë luginë është sjellë: si
mesazh i një filizofie të re në menaxhimin e pasurive kulturore (lidhjet komunitet-territor); me vlerësime
integruese historike-kulturore dhe pejsazho-ambientaliste; si areal i prodhimit të kulturës, të argëtimit e
të eksperiencave sociale; si mundësi potenciale për shfrytëzimin ekonomik dhe administrimin e
ambientit; si analizë e ambientit në moment trasforimesh të vrullshme e kaotike; si zhvillim i procesit të
përgatitjes së burimeve të reja njerëzore, për të vënë në lëvizje pasurinë kulturore të luginës së Drinos;
si evidentim i raporteve të ndërsjellta midis komponentëve përbërës të territorit; me marrjen në
konsideratë të politikave të zhvillimit rajonal etj.
Të depërtosh në thelbin e kësaj teme, natyrisht të duhet të japësh përmbajtjen e koncepteve
territor, ambient, peisazh, mjedis, sepse në këto areale kanë mbijetuar vlera të trashëgimisë
arkeologjike. Këto koncepte, sipas spjegimeve të dhëna në fjalorët gjuhësorë, janë përgjithësisht
sinonime të njëra tjetrës.

Ato, në tërë kompleksitetin e tyre, spjegohen si hapësira tokësore, kufijtë e së cilës janë
përcaktuar nga marrja në konsideratë e vlerave të caktuara kulturore dhe ambientale; si hapësira me
tërësinë e kushteve ku jeton dhe zhvillon veprimtarinë njeriu dhe cdo qënje tjetër e gjallë, me tërësinë e
kushteve shoqërore që veprojnë në një komunitet të caktuar njerëzor, i cili mund të jetë me përkatësi të
njëjtë apo të ndryshme nacionale, fetare, arsimore kulturore, më tërësinë e kushteve (rrethanave) që
ndikojnë në gjendjen shpirtërore të njeriut; me tërësinë e kushteve ku ndodhet i instaluar një objekt apo
zhvillohet një dukuri; me tërësinë e elementëve që bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë tek objekte të
caktuara; etj.

Pra, territori i parë në tërë këto këndvështrime mund të jetë kompleks e me vlera të llojeve të
ndryshme si: tokësore, ajrore, ujore, bimore, ekologjike, urbane, historike, arkeologjike, muzeale,
arkitekturore etj.

Në disa projekte që kanë shoqëruar në mënyrë integrale njëra-tjertën 221 , është trajtuar
shkencërisht një territor i caktuar në luginën e Drinos (Gjirokastër), në epiqëndrën e të cilit gjënden të

221 Janë përfshirë Universiteti “Eqrem Cabej”, Universiteti i Maceratës (Itali) dhe Instituti Arkeologjik (Tiranë)

239
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

instaluara rrënojat e një prej qëndrave të rëndësishme urbane antike, që sipas dëshmive historike222, ka
mbajtur emrat Hadrianopol dhe Justinianopol223.

Hapësira territoriale e përmendur, bazuar në procesin e kërkimit dhe studimit, është kryesisht
një pejsazh i dominuar nga objekte që mbartin vlera arkeologjike dhe historike.

Areali ku janë të vendosura këto objekte ndodhen në kushte mjedisore e tokësore të caktuara.
Sipas studimeve gjeofizike, pjesa dërmuese e qytetit antik ndodhet ende në brendësi të tokës. Atje,
padyshim mbijetojnë objekte me vlera të rralla. Ato, nën veprimin e faktorëve ekologjik abiotike të tillë
si vetitë kimike e fizike të tokës, të ujit etj., kanë fituar një ekuilibër të caktuar mbijetese. Zbulimi i tyre
gjatë procesit të gërmimit krijon marrëdhënje të reja me ambientin e hapur ku veprojnë faktorë
ekologjik abiotikë si temperatura, lagështira, drita etj. Veprimi i tyre, në se nuk realizohet procesi i
konservimit në kohën dhe kushtet e caktuara, mund të coj në dekompozimin e përshpejtuar të
materialit arkeologjik. Po bëhet kujdes që zbulimet të realizohen hap pas hapi, për të përballuar me
sukses proceset konservuese, restauruese dhe rikonstruktuese.

Në projektet e kërkim-studimeve në Hadrianopol (pranë fshatit Sofratikë) është tentuar në


shmangjen e kufizimeve që mbartin kërkimet tradicionale. Ato nuk i kushtonin vëmendjen e duhur
lidhjeve dhe vendosjes së raporteve ekzistuese midis komponentëve të ndryshëm të pejsazhit. Edhe pse
pjesërisht janë bërë objekt kërkimi, kanë vuajtur nga dozat empirike. Të tilla konstatime ndeshen në
temën e pasurive kulturore, vecanërisht në pasuritë arkeologjike.

Përgjithësisht studimet tradicionale nuk janë bazuar në hartimin e programeve të përshtatshme,


të bazuara në principet e “Planit dhe Projektit”. Në rastin e Sofratikës, respektimi i një plan-projekti të
standartizuar, mundësoi një vlerësim të drejtë të pasurisë arkeologjike, si dhe të elementëve të tjerë të
pejsazhit që karakterizojnë këtë territor në trasformim e sipër. Projekti në zhvillim po tenton të nxit
politikat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të territorit.

Vëmendja parësore, pas shpalljes së parkut arkelogjik të Antigonesë u përqëndrua tek qyteti
antik i Hadrianopolit, i ndërtuar në shekullin e dytë pas Krishtit nga perandori Adrian, do të menaxhohet
për herë të parë si park arkeologjik. Sipas një reforme të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe
Sporteve për mirëmenaxhimin e trashëgimsë kulturore, bëri pjesë të menaxhimit të Zyrës për
Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik Antigone edhe dy qytete antike të Luginës së Drinos
në Gjirokastër, Hadrianopolin, i vendosur afër Sofratikës në Dropullin e Poshtëm dhe Melanin që
ndodhet pranë Nepravishtës.
Nisur nga interesimi i madh i turistëve dhe sidomos të huajve për të vizituar Teatrin e
Hadrianopolit dhe rënojat e zbuluara të qytetit të ndërtuar nga perandori bizantin, pas marrjes në
administrim të këtyre dy siteve të njohura, Zyra e Administrimit të Antigonesë ka organizuar
veprimtarinë edhe për mirëmbajtjen dhe promovimin Hadrianopolit dhe Teqesë së Melanit.
Vwmendja parwsore e studiuesve, pwr vite tw twra, wshtw pwrqwndruar te qyteti antik i
Hadrianopolit. Institucionet kryesore shkencore qw janw pwrfshirw nw veprimtaritw kwrkimore-
studimore, kryesisht me projekte bilateral, kanw qwnw Universiteti i Maceratws (Departamenti i
Shkencave Arkeologjike dhe Historike për antikitetin) nën drejtimin e Prof. Gianfranco Paci, Instituti

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vëllimi II, Tiranë 2008, f. 875


222

Nga emirat e perandorëve Hadrian dhe Justinian. Me emrin Hadrianopol përmendët për herë të parë në
223

Tabula Peutingeriana . Në shek V-VI, sipas Prokopit të Cezaresë përmendet me emrin Justinianopo l.

240
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arkeologjik Shqiptar (Departamenti i Antikitetit) nën drejtimin e Prof. Neritan Ceka, Universiteti i
Gjirokastrës (Departamenti i historisw), Universiteti i Kamerinos (Departamenti i Gjeomorfologjisw)224.
Prej tetorit 2005 filloi një ekspeditë komplekse kërkimore arkeologjike dhe gjeologjike, në afërsi
të fshatit Sofratikë. Ekspedita u konceptua si një etapë parapërgatitore, për të filluar kërkime më të
thelluara e sistematike, të finalizuara me realizimin e një projekti organizimi dhe menaxhimi për
zbulimet arkeologjike të pranishme në zonën e Sofratikes (Rajoni i Dropullit-Shqiperi), 14 km në jug të
Gjirokastrës225.

Zona arkeologjike gjendet e vendosur në një terren luginor plotësisht të rafshët, me kuotë
mesatare rreth 200 m mbi nivelin e detit, e kufizuar prej dy vargjeve malore me kuota më të larta se
1400 m mbi nivelin e detit.

Gjithë siti është plotësisht e mbuluar nga një shtresë aluvionale me trashësi rreth 2 metra, me
përjashtim të teatrit, që del prej saj (edhe si rrjedhojë e gërmimeve arkeologjike). Zona e sitit
përshkohet nga një mori kanalesh drenazhimi (që janë perdorur në të kaluarën e afërt dhe pjesërisht
edhe aktualisht), me qëllimin për të evituar kënetëzimin, që është pasojë e grumbullimit te ujerave te
shiut.

Lugina përshkohet nga lumi Drino, normalisht me prurje ujore të vogla, por që në periudha të
papritura karakterizohet nga përmbytje të fuqishme, të cilat ndërpriten nga periudha të gjata thatësire.
Gjatë këtyre të fundit, kalohet në një tharje të plotë të shtratit të lumit. Aktualisht, shtrati i lumit Drino
gjëndet rreth 300 metra larg zonës në studim.

Struktura më prezantuese dhe tashmë e njohur te ky sit arkeologjik, është padyshim teatri
monumental. Ky element, së bashku me zbulimet me të fundit (përgjithësisht të rastësishme), lejuan të
hipotezohet226 se kjo zonë korispondon me qytetin antik të Hadrianopolis. Ky qytet përmendet edhe në
Tabula Peutingeriana, e cila e vendos atë përgjatë rrugës që lidhte Apolloninë, Amantian, 227 ),
Hadrianopolis, Ilion228 (Despotikoni) dhe Nikopolis. Ishte një nga degëzimet kryesore të Rrugës Egnatia

224
Prof. Gianfranco Paci, që bëri të mundur fillimin e këtij projekti, në të cilin kanë marrë pjesë, përveç hartuesit të
këtij teksti, dr. Chiara Caponi e Matteo Tadolti të Universitetit të Macerates, prof. Gino Cantalamessa e Carlo Bici
të Universitetit të Kamerinos, Dr. Maurizio Consoli i Studios së Asociuar Helix, Dr. Sandro Venanzi dhe Edoardo
Gualtieri të GeoSondagi, si dhe Arkitekti Fabrizio Torresi. Një kontribut bazë është dhënë nga prof. Teodor Bilushi i
Universitetit të Gjirokastrës dhe nga prof. Vladimir Qiriaqi i Institutit të Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë, që
të dy pjesetarë të ekipit lokal të drejtuar nga Prof. Neritan Ceka. Na duhet të përmendim edhe kontributin e dhënë
nga studentët Enkela Xheka, Griselda Bregu e Radovan Dosti, Universiteti i Gjirokastrës.
225
Volumi që lidhet me realizimin e Projektit TAU, në të cilin janë përfshirë edhe rezultatet e ekspeditave
arkeologjike të vitit 2006 është në proces botimi.
226
BUDINA 1975 f.364-5; BACE 1983 f.255-6; MURRAY 1994 f.807; për vëndndodhjet e tjera, psh ai i Palokastrës
shiko: BUDINA 1975 f.372-3 pl. VI p.388; BACE 1981, 2 f.165-235.
227
Për sitin të shihet përgjithësisht HALIL 1998 f.5-9 me një bibliografi të plotë lidhur me vëndndodhje të
ndryshme të kaluara si dhe MURRAY 1997 F.750 harta 49, B3; CEKA 2005 f.283.
228
PHILIPPSON-KIRSTEN 1956 f.667 n.90; HAMMOND 1967 f.197,696.

241
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

(Via Egnatia), që përshkonte edhe luginën e Drinos229. Ajo lidhte me bregdetin një hapsirë që në pjesën
më të madhe të saj ishte malore230.

Midis gjetjeve që kanw kontribuar në identifikimin e zonës së Sofratikës, si vendndodhjen e


qytetit romak Hadrianopolis, vlen të përmenden gjurmët e një nekropoli i vendosur në afërsi. Fillimisht
ky nekropol është datuar për periudhën helenistike, por më vonë, në saje të gjetjeve dhe sontazheve të
vogëla, është datuar në periudhën midis shek. IV para Kr. dhe shek. I pas Kr231.

Në krahun e kodrës, midis fshatrave Dhuvjan dhe Sofratikë, janë zbuluar mbetje varresh të
periudhës helenistike dhe romake, elementë këta, që çuan në hipotezën e pranisë së një vendbanimi
helenistik në afërsi të Sofratikës. Në afërsi të këtij fshati, më 1973, u zbulua një nekropol në të cilën,
përveç objekteve që i perket periudhës bizantine, u gjetën ornamente të periudhës romake
perandorake232.

Gjatë hapjes së një kanali drenazhimi në vitin 2003, u kontaktua me struktura të tjera
arkeologjike233. Nëpërmjet interpretimit të tyre u sollën argumenta deçizive, në mbështetje të hipotezës
për lokalizimin e qytetit romak të Hadrianopolis.

Twrwsia e provave tw pwrmendura, , duke përfshirë dhe ato toponomastike konvergojnë në


hipotezën e themelimit, ose të rithemelimit të një qëndre urbane234, me shumë mundësi për periudhën
e Hadrianit ( shek. II pas Kr). Për datimin e themelimit të kësaj qëndre urbane, deri tani nuk disponojmë
të dhëna që të shkojnë përtej shek. II pas Kr.

229
Në të njëjtën rrugë Apollonia-Byllis-Antigona të shihet edhe tek HAMMOND 1967 f.698-700; për rrugën
Hadrianopolis-Nikopolis: HAMMOND 1967 f.694-6, PRITCHETT 1965 III f.278-88. Gjithashtu njihen disa gurë rrugor
orientues të lidhura me këtë pjesë rruge: CEKA-KORKUTI 1998 F.382,387,408-10; BUDINA 1975n.8. Në përgjithësi
mbi rrugët e kësaj zone FOSOLO 2003.
230
Në kohë, kemi gjetje të ndryshme të lidhura me këtë kalim, midis të cilëve ai në afërsi të vetë teatrit të
Sofratikës; ndoshta bëhet fjalë për një miliar të periudhës së vone, i ndërtuar me lastra gurí gëlqeror, dhe që ishte
ende i dukshëm deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar në lokalitetin e Vllaho-Goranxisë (HAMMOND 1983).
Në kohë më të vona, në rastin e gjetjes të rastësishme të Varrit të Jergucatit, gjithashtu i gjetur në bregun e majtë
të Drinos, u zbuluan edhe gjurmët e një kanalizimi që iu atribuan një rruge: GIORGI 2004 f.188, GIORGI 2003 f.96-7.
Bëhet fjalë për gjetje që e vendosin kalimin e një rruge pikërisht në afërsi të asaj moderne kombëtare, në
perendim të lumit Drino, përgjatë bregut të majtë, pra në anën e kundërt me atë të shënuar në Tabula
Peutingeriana.
231
BUDINA 1975 f.694-5. Disa hipoteza të mëvonshme duket se e çojnë datimin në një periudhë midis shek. II – III
pas Kr.: BACE 1983 f.256; CABANES 1986 f.119.
232
Prof. M.Korkuti na dha mundësinë të analizojmë gjetjet e ruajtura pranë magazinës së Institutit Arkeologjik.
233
Bëhet fjalë për gjetjen e disa strukturave murale, njëra prej të cilave interpretohet si mur mbrojtes i qytetit:
CEKA N. “Adrianopoli nje zbulim i madh”, ATSH gusht 2003.
234
Rithemelimi, ose ndryshimi i emrit të një siti të mëparshëm, ishte një praktikë e zakonshme gjatë principatit të
Hadrianit (HADR. XX, 4, 5) “multas civitates Hadrianopolis appellavit, ut ipsam Carthaginem et Athenarum partem”.

242
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sipas dëshmive, midis periudhës së Traianit dhe Hadrianit, zona e Epirit235 u shkeput nga
provinca Achaia, në të cilën bënte pjesë. Ky ndryshim mund të ketë çuar në një riorganizim të kuadrit
administrativ të zonës dhe parapëlqim të ultësirave për ndëtime urbane, të cilat ishin të lidhura më mirë
me rrjetin rrugor rajonal dhe mbi të gjitha, ishin më afër hapësirave të shfrytëzueshme nga
këndvështrimi bujqesor236.

Në periudhën e Dioklecianit, si pasojë e riorganizimit të sistemit të provincave, qyteti i


Hadrianopol kaloi nën Epirus Vetus, sikundër përmendet nga Hierokli (Hieroklis Synecdemus 651, 8),
ndërsa zonat perëndimore të të njëjtës krahinë formuan Epirus Novus bregdetar.

Prokopi (Procop de Aes. IV 1, 36) na kujton ndryshimin e emrit të qytetit në periudhën e


sundimit të Justinianit në Ioustinianoupolis. Ndërsa, pas themelimit të qëndrës episkopale, emri i qytetit
ndryshoi në Drinopoli (Not. Episc. III, 550)237.

Objekti mw monumental i zbuluar deri tani wshtw padyshim teatri i Sofratikws. Kanstatimet mw
tw hershme pwr kwtw teatwr i pwrkasin arkeologut austriak K. Prashniker, i cili gjatë Luftës së Parë
Botërore, sinjalizoi gjurmët e monumentit, që në atë kohë ndodhej ende nën tokë. Më pas ishte N.G.L.
Hammond, i cili, edhe pse i interpretoi gjurmët mbi terren si ato të një amfiteatri, e solli monumentin në
vëmendjen e komunitetit shkencor. Teatri doli në dritë vetëm në fillim te viteve ’70 nga arkeologu A.
Baçe. Nën drejtimin e tij u zhvillua faza e parë e punimeve, e cila rezultoi me nxjerrjen në dritë të teatrit.
(fig. 5). Deri në vitin 2002, këto ishin strukturat e vetme arkeologjike të njohura në Sofratike238.

Zbulimi i teatrit, shtoi vëmendjen e studiuesve për këtë sit arkeologjike. Bashkë me nevojën
imediate për ta shndërruar në fitimprurëse këtë zonë, në kuadrin e sistemit arkeologjik shqiptar u
stimulua mendimin shkencor për të përgatitur projekte vlerësimi të pasurive arkeologjike. Në vitin 2003,
në kuadër të projektit komunitar Intereg III, Rajoni i Markeve, në bashkëpunim me bashkitë e Urbisaglias
dhe Faleronës, Provincat e Maçeratës dhe Ascoli Picenos, Rajonit të Gjirokastrës si dhe Institutit Shqiptar
të Monumenteve të Kulturës, promovuan një Projekt vlerësimi të quajtur TAU (Teatrot e Bashkuara
Antike). Qëllimi: vlerësimi me anë të studimit, të zonave arkeologjike të paisura me struktura teatrore
dhe amfiteatrore antike, për të bërë të mundur edhe zhvillimin e spektakleve teatrore. Universitetit të
Maçerates (Departamenti i Shkencave Arkeologjike dhe Historike të Antikitetit) iu besua detyra e
koordinimit shkencor të punimeve.

Në përmbajtje, të njëjtin synim kishte projekti dypalësh Shqipëri-Itali, “Studimi dhe menaxhim i
pasurisë arkeologjike të luginës së Drinos”, me kordinator Prof. Ganfranco Paci (Universiteti i Maceratës)
dhe Prof.as.dr. Bektash Mema (Universiteti i Gjirokastrës).

235
SAKELLARIOU 1997 f.74-89.
236
Një propozim për përcaktimin e akseve centurale në luginën e Drinos, me qëndër pikërisht në Hadrianopolis,
paraqitet tek GIORGI 2004 f.183-91. Bëhet fjalë për tre linjëzime të ndryshme, por të realizuara njëkohësisht, dhe
të datuara siç u bë në Phoinike, në periudhën augustiniane.
237
Në lidhje me përcaktimin e Ioustinianoupolis në afërsi të Hadrianopolis antik, më tepër se sa në afërsi të
Melanit, shihet kohët e fundit kontributi i S.Mucaj, në seminarin e fundit në Universitetin e Gjirokastrës: MUCAJ-
OBDARI 2006.
238
BACE 1973 f.135.

243
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjatë misionit të parë, të përfunduar në fundin e vitit 2005, u kryen procese që kishin për qëllim
realizimin e të gjitha aktiviteteve parapërgatitore, të lidhura me organizimin e studimit si dhe me
ndërmarrjen e ekspeditave të mëvonshme të gërmimeve.

Në morinë e proceseve të kësaj faze duhen përmendur:

a. Realizimi i rilevimit arkeologjik të teatrit për t,i paraprirë studimit arkitektonik dhe
mensiokronologjik të mureve, si dhe të nivelit të konservimit të vlerave
b. Kontrolli i kërkimeve rastësore
c. Realizimi i prospekteve gjeosiszmike funksionale me qëllimin për t,u vënë në shërbim të
studimeve të ardhshme.
d. Kryerja e studimit gjeologjik të luginës së Drinos, në vecanti të zonës arkeologjike të Sofratikes, e
lidhur kjo me nevojën e sistemit hidrologjik të kësaj hapësire, e cila është objekt i përmbytjeve
periodike.
Të gjitha fazat e punimeve, që nga realizimi i rilevimit të monumentit dhe pozicionimit të tij në
terren e deri në rilevimin e fushës, kanë qënë të shoqëruara me analiza telerilevimi (imazhe satelitore
dhe fotografi ajrore) multispektrale dhe multikohore. Në studimet gjeologjike, vëmendja u përqëndrua
në analizat e modeleve dixhitale të relievit dhe të dhënave klimatologjike të periudhave të ndryshme,
për të cilat u përdorur metodologjia statistikore e ndyshimeve.

Tërësia e të dhënave (bazë, rrethanore, të pjesshme dhe përfundimtare) u grumbulluan mbi bazën e
të dhënëve gjeoreferenciale, u menaxhuan nëpërmjet sistemeve informative gjeografike dhe u
trasformuan më pas në formën më të përshtatshme hartografike.

Bazuar në pasurinë e trashëgimisë kulturore në gjithë shtrirjen e arealit të luginës (sipas


studimeve të realizuara) rekomandojmë që kjo luginë të marrë statusin e parkut arkeologjik dhe
njëherazi sugjerojmë që në kuadrin e zhvillimit të qëndrushëm rajonal të ndërmerren studime të
mëtejshme dhe të bëhen investime infrastrukturore në funksion të turizmit kulturor.
Literature

BACE 1973, Monumentet, 4.

BACE 1981, Iliria”, XI.

BACE 1983, Iliria”, XIII

BUDINA 1975, Iliria”, V

CABANES P. 1986, Revue Archéolugique.

CEKA 2005, The Illyrians to The Albanisa.

CEKA N. “Adrianopoli nje zbulim i madh”, ATSH gusht 2003.

CEKA-KORKUTI 1998, Arkeologjia, Tirana.;

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vëllimi II, Tiranë 2008.


FOSOLO M, 2003, La via Egnayia, Roma.

GIORGI 2003, Phoinike II..

244
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

GIORGI 2004, Agri Centuriati.

HALIL 1998, Albania archeologica

HAMMOND 1967, Epitus. The geography, the ancient remains, the histiry and the topography of Epirus
and adjacent areas. Oxford University Press..

HAMMOND 1983, Anciend World.

MUCAJ-OBDARI 2006, Projektet dypaleshe Shqiperi-Itali, 2005-2007, Gjirokaster.

MURRAY W. M., 1994, Barrington Atlas of the greek an Roman World, II.

PHILIPPSON-KIRSTEN 1956, Eine Landeskute, Band II, teilen I und II, Frankfurt Main.

PRITCHETT W. K., 1965, Studies in ancient greek topography.

SAKELLARIOU M. B., 1997, 4000 years of greek history and civilization.

Volumi që lidhet me realizimin e Projektit TAU,.

Besnik Zekaj - Menaxhimi i resurseve turistike dhe ndikimi i turizmit në rritjen dhe zhvillimin
ekonomikë të Kosovës

Besnik Zekaj, PhD(c)


Fakulteti I Biznesit, Universiteti Publik “Haxhi Zeka”- Pejë
besnik.zeka@unhz.eu

Abstrakt

Kosova ka resurse turistike te jashtëzakonshme dhurat nga natyra, që kërkojne nje investim kapital në të
ardhëmën në mënyrë që vendi ynë ta ketë primatin e vendit më të zhvilluar turistik në regjion e më
gjërë. Dihet se Kosova në të kaluarën nuk ka pasur ndonjë privilegj të zhvillimit nga regjimi i kaluar
okupues serb, duke krijuar kështu një diskriminim jo vetem ne këtë fushë të zhvillimit ekonomik por
edhe të ekonomisë Kosovare në tërësi. Trashëgimi nga e kaluara i një infrastrukture të brishtë ligjore, ka
bërë që ne të fillojmë çdo gjë nga e para që nuk ka qenë e lehtë, poashtu edhe situata e vështir
ekonomike në përgjithësi nuk ka mundësuar që të investohët në mënyrë të planifikuar nga institucionet
tona shtetrore, përveq sektorit privat, kur dihet se ne kemi resurse të jashtëzakonshme natyrore. Krijimi
i mundësive investuese nga investitorët e jashtëm dhe të brendëshëm është një sfidë që e pret turizmin
Kosovar në të ardhëmën, duke krijuar së pari kushtet e një infrastrukture ligjore, rrugore për
shfrytëzimin e kapaciteteve turistike që ne disponojmë. Zhvillimi i Turizmit dhe Hotelerisë është një bazë

245
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e mirë e zhvilimit të gjithëmbarëshëm ekonomik, duke krijuar kështu mirëqenje më të mirë të qytetarve
në krijimin e vendeve të lira të punës, e kjo kërkon një angazhimin të një potenciali profesional në
menaxhimin e resurseve njerzore që kanë të bëjnë me këtë lami.

Fjalët kyçe: Resurse turistike, menaxhimi, investimet në turizëm, zhvillimiekonomik, turizëmi


qëndrueshëm, strategji.

1. Hyrje

Në botën e sotme, turizmi është një burim kryesor i të ardhurave në shumë fusha. Kjo është një motor i
zhvillimit rajonal dhe në vitet e ardhshme pritet që të kontribuojë në mënyrë aktive për diversifikimin e
strukturës ekonomike dhe punësimin nëpër tërë Evropën. Meqë, sektori i turizmit në Evropë dominohet
nga NVM (Komisioni Evropian 2006), në mënyrë të pashmangshme çdo destinacion turizmi paraqet një
amalgamë tëNVM-e që ofrojnë dhe shesin produkte turistike, duke ofruar një gamë të gjerë të
shërbimeve të turizmit. Ekonomia kosovare e sidomos sektori i turizmit është i dominuar nga NVM-e, të
cilat janë konsideruar si një burim i madh i aftësive sipërmarrëse, inovacionit dhe punësimit për shkak të
ndikimit të tyre në zhvillimin ekonomik.

Ndryshimet në karakteristikat globale të turizmit në nivel botëror dhe sfidat e shumta kanë bërë që
shumë shtete të planifikojnë strategjitë e tyre turistike për të bërë që turizmitëndikojë në zhvillimin më
të fuqishëm dhe të qëndrueshëm ekonomik. Ky punim synon të prezantojë nevojën për menaxhimin e
resurseve turistike, si potencialet natyrore, dhe trashegimin kulturore dhe historike, dhe të nxjerrë në
pah arsyet për një qasje moderne menaxhimit të kësaj fushe. Për këtë arsye ne do paraqesimdisa nga
format e mundshme të turizmit, të cilat kanë mundësi për t’u zhvilluar, duke analizuar të dhënat mbi
mundësitëturistike, për të identifikuar problemet se pse ajo nuk është duke u zhvilluar në të njëjtin
nivel. Më tej, ne prezantojmë mundësitë për investim, dhe masat e nevojshme për një turizëm të
qëndrueshëm në Kosovë si degë primare ekonomike.

246
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Potencialet natyrore janë të një rëndësie të madhe dhe vendimtare në zhvillimin e turizmit.
Motive kulturore dhe historike në Kosovë janë të shumta, sidomos në zonat rurale me vlerat dhe
mundësitë e përdorimit, por ekziston një mungesë e një punë të mirë nga qeveria qendrore dhe lokale
për identifikimin dhe përpunimin e këtyre vlerave.

Format e ndryshme të turizmit janë një mundësi për grumbullimin turistëve gjatë gjithë vitit dhe jo
vetëm gjatë sezonit të verës. Duke krahasuar të dhënat turistike të një zone me një tjetër zonë turistike
me potenciale përafërsisht të njëjta, vëm në pah defektet e hasura në zonën në fjalë, dhe mundësit për
përmirësim. Kjo përmes mundësive përtërheqjene investitorëvetë huaj dhe vendas për krijimin e një
zone turistike të modelit bashkëkohor. Me zhvillimin e qendrueshem të turizmit ne kuptojmë
menaxhimin e të gjitha burimeve në mënyrë që të plotësojnë nevojat ekonomike, sociale dhe estetike, e
cila ruan integritetin kulturor, proceset themelore ekologjike, biodiversitetin dhe mbështetjen e jetës
nësistemin ekologjik që është plotësisht e mundur në Kosovë.

Ky punim synon të paraqes një profil të mundësive në industrinë e turizmit dhe të përcaktojë
karakteristikat e tyre unike. Studimi është kryer kryesisht përmes analizës krakahuese nëaspektin kohor,
segmenteve të ndryshëm dhe impaktit në zhvillimin ekonomik.

Qëllimi i këtij punimi është të përcaktojë dhe analizojë mjedisin e biznesit në të cilin veprojnëkompanitë
e turizmit. Aq sa është e mundur, ky studim ështëpërpjekëtë përqëndrohet në çështjet specifike në
sektorin e turizmit. Një prej konkluzioneve të arritura të shumta gjatë
këtij studimi është se ekziston nevojaimanente për më shumë nxitje të politikave të turizmit dhe
zhvillimin e sipermarrjes në turizëm, në mbështetje të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kushtet natyrore,
klimatike dhe kulturore janë të përshtatshme për sektorin e turizmit në Kosovë, por se edhe ato
përballen me një numër sfidash dhe ka një numër të dobësive që ndodhin në menaxhimin e resurseve
turistike që përbëjnë pengesa për zhvillimin e suksesshëm të turizmit në nivel vendi.

2. Resurset për zhvillimin e turizmit në Kosovë

Republika e Kosovës është e vendosur në 41 º 50 '58 "dhe 43 º 15 '42 "gjerësi gjeografike veriore dhe 20
º 01 '30" në 21 º 48 '02 "gjatësi gjeografike lindore me një sipërfaqe prej 10887
km ². Pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik. Për arsye të specifikave natyrore dhe shoqërore që kishte
në territorin e ish-Jugosllavisë, Kosova gjithmonë është karakterizuar si me pozitëshumëtë rëndësishme.
Vlerat turistike të Republikës së Kosova janë tënumërta dhe relativisht të mëdha, në aspektin e
motiveve, heterogjenitetit, dhe origjinës. Bukuritë natyrore, trashegimia kulturore, dhe klima na bëjnë
të kuptojmë se territori iRepublikëssë Kosovës paraqet mundësi specifike për zhvillimin e turizmit në
krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë, i cili përbëhet nga rajoni i Dukagjinit, Fusha e Kosovës dhe
motivet me male, Alpet (Alpet Shqiptare) dhe malet e Kopaonikut. Malet e Kosovës përfaqësojnë një
peizazh dhe potencial shume tërheqës për turistët.

Republika e Kosovës është vlerësuar me burime të konsiderueshëme të potencialit për zhvillimin e


turizmit. Potencialet natyrore dhe kulturore,vlerat e trashëgimisë kulturore dhe artistike, shtrojnë si të

247
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nevojshmeplanifikimin e zhvillimit strategjik të turizmit nëRepublikën e Kosovës, për të gjetur mënyra


lehtë të mundshme për të përmirësuar infrastrukturën turistike. Zhvillimi i infrastrukturës themelore
turistike mundëson përmirësimin e ofertës turistike e cila për rezultat do të japë një efekt pozitiv në
ngritjen e zhvillimin ekonomik në nivel lokal dhe në nivel global, përmes zhvillimit të brutoproduktit dhe
rritjes ekonomike në përgjithësi. Disa nga kushtet për investime në turizëm janë: taksat e ulëta, mjedisi i
përshtatshëm i biznesit dhe përkrahja përzhvillimin dhe shfrytëzimin e potencialeve të pashfrytëzuara
deri më tani.

Pozita gjeografike e Republikëssë Kosovës në rajon është një përparësi në krahasim me vendet e tjera,
duke përfshirë rrugët dhe hekurudhat,korridoret dhe hapësirën ajrore të Kosovës qëlidh Europën me
Azinë, Ballkanin dhe Evropën Perëndimore.Republika e Kosovës ka një rrjet rrugor funksional
ndërkombëtar, e cila është konsideruar si nyje e rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe më gjerë. Duke
përdorur autostradën Selanik-Shkup, Beograd, Zagreb, Lubjanë, e cila është me rëndësi strategjike
Kosova është një qendër e rëndësishme në Gadishullin Ballkanik i cili mundëson lidhjen e Europës
Perëndimore dhe Azinë. Hapja e korridorit Durrës-Prishtinë do të hapë perspektiva të reja dhe do të jetë
gjithashtu një mundësi plus për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe lidhjet turistike.

Turizmi tani është një burim i të hyrave të rëndësishme në disa nga rajonet kosovare, me
trashëgimikulturo-historike dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore.Ngritja e njohurive të
vendimmarrësve si atyre lokal ashtu edhe të nivelit qendror për nevojën e mbështetjes së turizmit ka
sjellë situatën që kosovarët ta shohin potencialin ekzistues mundësi për të zhvilluar turizmin, si një degë
të rëndësishme në kuadër të strategjisë së zhvillimit të vendit. Kjo e nënkupton edhe ngritjen e mëtejme
të potencialit profesional te njerëzit e kyçur në turizëm dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj, që do të
marrin barrën e zhvillimit të turizmit.

Këtu patjetër duhet vënë theksi në ngritjen e njohurive dhe nevojës për metodat bashkëkohore të
marketingut, në mënyrë që të jemi në gjendje të garojmë në tregun turistik si në rajon ashtu edhe më
gjerë.Platforma e zhvillimit të turizmit duhet të bazohet në këshillimet nga ekspertët, ndihma
menaxhmentit të ndërmarrjeve turistike dhe ndihma në organizimin e fushatave të marketingut. Sot,
përveç institucioneve qeveritare, me çështjet e turizmit kosovar merren organizatat joqeveritare (p.sh
Rugova experience) dhe organizata turistike KOTTAS, të financuara nga donacionet e organizatave
ndërkombëtare, anëtarësisë, ndërmarrjeve të ndryshme, institucioneve lokale, etj.

Por, duhet nënvizuar se turizmi kosovar mund të ketë një zhvillim dhe të ardhme premtuese vetëm nëse
trashëgimia kulturo-historike, tradita kombëtare, bukuritë natyrore, flora dhe fauna do të trajtohen me
vëmendje, që shfrytëzimi i këtyre resurseve të bëhet me ndërhyrje minimale në ndryshimin dhe
përshtatjen e kërkesave maksimale të faktorit njeri dhe biznesit për fitime të menjëhershme. Mbi të
gjitha duhet ndryshuar qasja e menaxhimit të këtyre resurseve turistike.

3. Arsyetpër të investuarnë turizëm në Republikën eKosovës

248
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përfitimet përinvestitorëtpotencial të huaj dhepër qeveritë. Disa nga përfitimetpër investetnëKosovë


janë: taksat e ulëta,burime të pasura,dhe mjedis biznesorpërkrahës.
 Taksatnë Kosovëjanë shumë të ulëtanë krahasim mevendet fqinje;
 Sistemi tatimorështë mbajturjashtëzakonisht i thjeshtë;
 Popullsia-të rinjdhe të motivuar, 70% nën moshën35;
 Një fuqi punëtoretë redhe të motivuarme frymënsipërmarrëse dhe aftësitë efortadhe njohuritëe
përgjithshmeedhenëgjuhët evropiane;
 Burimet elakmueshmenatyrore:qymyr,zink, plumb, feronikel, dhetokë bujqësore pjellore;
 Qasje e lirë nëtregun e Bashkimit Evropiandhe Tregjetfqinje;
 InstitucionetModernembështetëse të biznesit;
 Procedurë e thjeshtëdhe të shpejtëpër regjistrimin e bizneseve (brenda 3ditëve);
 Sistemibankar isigurt;
 Strukturamoderneligjoredhe në përputhjeme BE-në;
 Monedhazyrtare ështëEuro, e cilaeliminon rrezikun eeurozonës.

4. Regjistrimi i biznesit

Procedurat eregjistrimit tëbiznesit në Kosovëjanë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë. Për investimet e
huajaekziston një Ligjpër Investimet e huaja, i cili mbron investitorëte huaj, dhe itrajton barabartëme
investitorëtvendas. Për të vepruarsilegjitime, bizneset e huaja dhe vendaseduhet tëregjistrohen në
Agjencinëpër Regjistrimin e Bizneseve, Ministria eTregtisëdheIndustrisë, si një prej këtyrekategorive të
biznesit:

1. Bizneset individuale;
2. Partneriteti i përgjithshëm;
3. Ortakëri e kufizuar;
4. Kompaniame përgjegjësi të kufizuar;
5. Shoqëria Aksionare;
6. Kompani e huaj;
7. Ndërmarrjeshoqërore;
8. Ndërmarrjeve publike;
9. Kooperativabujqësore;
10. Ndërmarrje të tjera nënjuridiksionin eAKM-së.

Në përputhjeme dispozitate Ligjit mbiInvestimet e Jashtme, kompanitë e huajajanë të lejuara


tëangazhohen në ndonjëaktivitetet të biznesitqë janë të hapurapër biznesetvendore, dhe nuk ka
asnjëkufizim nëdrejtim të kapitalitqë mund të kenë këto kompani.Investitorët e huajmund të
krijojnëdegë nëtë njëjtën mënyrë sibizneset lokale.

5. Determinantët e zhvillimit të turizmit

249
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Është e vërtetuar se sistemi politik, ekonomik dhe juridik i vendit mund të ketë ndikim themelor në
nivelin e zhvillimit ekonomik dhe si rrjedhojë edhe në atraktivitetin si vend turistik dhe si treg i
mundshëm i bizneseve për vendosjen që të investohet në këtë rast në turizëm. Vendet e ndryshme kanë
nivele diametralisht të ndryshme të zhvillimit ekonomik, pra edhe të turizmit si veprimtari ekonomike.

Treguesit e nivelit të zhvillimit ekonomik njëkohësisht duhet të jenë edhe masë e përcaktimit të atyre, të
cilët merren me turizmin se në cilat tregje të përcaktohen dhe cilat vende mund të llogarisin se mund të
gjejnë turistë të interesuar për vizitë Kosovës dhe të bëjnë shpenzime në dëshirë për të përjetuar dhe
shijuar trashëgiminë kulturore, traditat, bukuritë natyrore, etj.Këta tregues dhe njohuritë duhet
kombinuar me faktorët tjerë, në mënyrë që në tregjet e caktuara të kemi sukses që Kosovën ta bëjmë
atraktive si destinacion turistik.

Njëri nga këta tregues, i cili na intereson neve tani është BPV(GDP) e vendeve të caktuara të paraqitura
në tableën më poshtë.

Vendi GDP për koke banori- Përqindja(%)Rritjes vjetore e


Intl $ GDP
Shqipëria 7,716 6.1%
Bosnaa dhe Hercegovina 8,390 5.5%
Kina 5,962 9%
Kroacia 19,085 2.4%
Japonia 34,099 -0.7%
Kosova* 2,300 5.1%
Maqedonia 10,167 5.3%
Mali i Zi 13,958 7.5%
Serbia 11,457 5.4%
Zvicra 42,534 -1.6%
Mbretëria e Bashkuar 35,445 0.7%
SHBA 46,716 1.
Tabela e përpiluar nga të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2008
*Vlerësimi për vitin 2007.

Sidoqoftë, treguesit si GDP për kokë banori mund të jenë tregues që hutojnë, nga shkaku se nuk e
marrin parasysh koston e lartë tëjetës në këto shtete.

Zvicra e ka GDP për kokë banori më të lartë, por edhe kostoja e jetesës është shumë e lartë dhe nga kjo
arsye p.sh., qytetarët britanikë mund të kenë mundësi që me të ardhurat e veta më të vogla për kokë
banori të blejnë më shumë mallra dhe shërbime se sa zviceranët.

Në turizëm, varësisht nga strategjia e përcaktuar për zhvillim, ajo çka na intereson është segmenti i
popullsisë që e ke në shënjestër si turist potencial, gjë që duhen njohuri shtesë, përveç GDP, në mënyrë

250
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

që segmenti cak të jetë i fiksuar p.sh., te shtresa e mesme e shoqërive të vendeve perëndimore, që me
çmime të volitshme mund të vijnë në Kosovë dhe të kalojnë një kohë, duke shijuar trashëgiminë,
kulturën dhe traditat vendore.

Që të njohim lidhshmërinë në mes të ekonomisë politike të një shteti dhe progresin ekonomik duhet
analizuar edhe kontestin e zhvillimit të veprimtarisë së turizmit, duke pas për bazë atë se turizmi si një
degë ekonomike e ka tretmanin adekuat në politikat ekonomike të vendit. Që nga vitet 1980, kemi pas
ndryshime dramatike në politikat ekonomike të shumicës së vendeve në rajon e më gjerë, e natyrisht se
edhe në Kosovë.

Në të kaluarën kemi pas dy trende: njëri ka qenë se në rajon dhe më gjerë gjatë viteve 80-90 të shekullit
të kaluar kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve revolucionare demokratike, ku janë rrëzuar qeveritë
totalitare socialiste dhe janë ndërruar me qeveritë të zgjidhura demokratike, e të orientuara drejt tregut
të lirë.

Kjo ndodhi në tërë Evropën Lindore përfshirë Shqipërinë dhe RSFJ. Por, për fat të keq nga shteti ku
bënte pjesë Kosova nuk mundi të shkëputej për një dekadë të tërë dhe përjetoi një tranzicion të gjatë e
të dhimbshëm. Kjo vlen edhe për shtetet në kontinentin e Azisë, Afrikës, Amerikës Latine.Trendi i dytë
që veçohet është se kemi një ecje të fuqishme përpara nga ekonomia centraliste e planifikuar, drejt në
disa modele të ekonomisë së tregut të lirë.

Për të ecur përpara në një tranzicion në një sistem ekonomik të tregut të lirë ka qenë e nevojshme që të
kalohen disa hapa siç janë: derregullimi, privatizimi dhe krijimi i sistemit juridik, i cili krijon siguri në të
drejtën mbi pronën.

6. Atraktiviteti i venditqë duhet vizituar dhe atraktiviteti i vendit si treg në të cilin duhet
investuar

Atraktiviteti i vendit, që duhet vizituar, dallon nga atraktiviteti i vendit si treg në të cilin duhet investuar,
ku si faktor merren parasysh fitimet e pritura në afat të gjatë, shuma e nevojshme monetare dhe risku i
biznesit të zhvilluar në atë vend. Për turizmin kosovar, kjo e dyta, është e rëndësishme, sepse presim që
një nga shtytësit e zhvillimit të industrisë se turizmit të jenë edhe investitorët e huaj.

Nëse merret parasysh e thëna më lartë atëherë qeveria dhe institucionet duhet kushtuar vëmendje që
vendi ynë të bëhet atraktiv për investitorët nga aspekti i përfitimeve të tyre, nivelit të investimeve dhe
riskut ekonomiko-juridik. Nëse krijohet një klimë e volitshëm në Kosovë si një mjedis politik, ekonomik
dhe juridik I favorshëm atëherë kjo do të influencojë dhe do të rrisë atarktivitetin e vendit si treg dhe
vend për investim, por edhe si vend turistik.

Kjo më sipër e imponon edhe nevojën e rishikimit të aspektit etik, që ka ndikim për të bërë vendin
atraktiv për biznesin ndërkombëtar, por edhe për mundësinë e shtimit të vizitave të turistëve të huaj.

251
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faktorët që do të kenë ndikim në zhvillimin e investimeve dhe të tregut turistik në Kosovë janë:

a) respektimi i të drejtave të njeriut;


b) respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe regullatives mbi mjedisin;
c) të paraqitemi si vend ku bëhet luftimi i korrupsionit.

7. Marketingu në turizmin kosovar - implikimet për bizneset

Është më se e nevojshme që të harmonizohen dhe koordinohen aktivitetet në relacionin


qeverindërmarrje, me qëllim të futjes se konceptit të marketingut në zhvillimin turizmit kosovar. Këtu
identifikojmë dy nivele që duhet të zhvillohen aktivitetet: makro dhe mikro nivelin. Ndërtimi dhe
zhvillimi i ofertës turistike, qoftë në mënyrë të koncentruar, apo në mënyrë të shpërndarë nga rasti në
rast, por edhe niveli i saj, duhet së pari të bazohet në plotësimin e kushteve të shfrytëzuesve aktual, pra
të ofertës së turizmit dhe hotelerisë, por edhe duhet dhënë maksimumin që kjo ofertë e rajoneve
gjeografike të Kosovës si “destinacione turistike” të gjejë vendin e duhur në:
 ofertën turistike të Kosovës
 ofertën turistike të rajonit të Ballkanit Perëndimor
 ofertën globale të tregut turistik.
Për të arritur këtë duhet që se pari të përcaktohet vendi dhe roli i turizmit dhe hotelerisë, kurse në
Kosovë duhet që të përcaktohen kahet dhe caqet strategjike të turizmit dhe hotelerisë si degë
ekonomike, duke bërë:
 Identifikimin dhe valorizimin e potencialeve turistike, duke u bazuar në qasjenstrategjike për
udhëheqjen me turizmin;
 Orientimin në krijimin e identitetit në tregun e turizmit global si “destinacion
turistik”.
Marketingu në nivel të shtetit-qeverisë-ministrisë përkatëse apo makromarketingu realizohet nga
institucionet lokale dhe qendrore përgjegjëse me çështjet e turizmit dhe hotelerisë, asociacioneve
turistike etj.Këta përgjithësisht janë të fokusuar në përpilimin e ofertës gjithëpërfshirëse turistike të
Kosovës, imazhine vendit si destinacion turistik, aktivitetet e marketingut në tregjet ndërkombëtare
turistike, ndihma dhe përkrahja e aktiviteteve të marketingut.

Marketingu në nivel të ndërmarrjeve individuale apo mikromarketingu realizohet individualisht dhe


bazohet në mundësitë dhe interesimin e ndërmarrjes konkrete, andaj gjithsesi duhet që aktivitetet në
ndërmarrje të jenë të përshtatura dhe integruara me aktivitetet që zhvillohen në nivelin e
makromarketingut. Marketingu i përdorur për destinacionet turistike duhet që të ndihmojë edhe në
eliminimin e dëmeve të krijuara në imazhin jo të volitshëm të vendit nga koha e krizës politike, luftës
dhe kohës se tranzicionit deri te pavarësia, te vizitorët e huaj, por edhe ata vendas në disa raste.

Një ndër masat e domosdoshme në aktivitetet e marketingut duhet që të jetë edhe komunikimi e

252
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

palët e interesit dhe palët e interesuara për turizmin dhe ofertën turistike të Kosovës. Nevoja për të
komunikuar me “destinacionin turistik” do të mbështetej në këto aspekte të komunikimit:
 Komunikimi intern (biznesi, komuniteti, vizitori-harxhuesi);
 Komunikimi me faktorët e jashtëm (mikrolokacionet, tregu në nivel vendi, treguglobal);
 Komunikimi miks (komuniteti, destinacioni turistik, tregu i vendit, tregu global
ndërkombëtar).

Destinacionet turistike dhe bizneset do të duhej të jenë të gatshme dhe të kenë interes gjithnjë për
zhvillimin e marrëdhënieve me mediat dhe publikun, në mënyrë të gjetjes së formave më të mira të
promovimit të turizmit kosovar. Në varësi të asaj se si komunikohet ndërmjet bartësve të këmbimit në
turizëm, dallojmë edhe mjetet e ndryshme të përdorura, të cilat mund të jenë:
 mjetet konvencionale( TV, radio, shtypi,etj)
 mjetet e specializuara (interneti, evinementet, etj).
Duhet potencuar se komunikimi nuk mund të bëhet vetëm në nivel të marketingut të destinacioneve
turistike. Vendim themelor sa i përket strategjisë se komunikimit do të jetë në mes të:
 strategjisë push
 strategjisë pull.

Strategjia push - mbështetet më shumë në shitjen vetanake se në reklamim nëpër media tëndryshme,
ndërsa strategjia pull mbështetet më shumë në reklamimin nëpër media, në mënyrë që tëdërgojë
porosinë e marketingut drejt turistëve potencial.

Në biznesin ndërkombëtar turistik disa biznese përdorin strategjinë push, ndërsa tjerat atë pull,
porgjithnjë e më tepër po e bëjnë kombinimin e shitjes së drejtpërdrejtë dhe reklamimimit masiv,
nëmënyrë që të arrijnë efektivitetin e komunikimit.

Faktorë tjetër që e kushtëzojnë përdorimin e strategjive push dhe pull mund të jenë: tipi i
produktitturistik, që duhet të jetë ai që i përmbush nevojat e turistëve, gjatësia e kanalit të distribuimit,
si dhedisponimi i mediave të mjaftueshme, në kohë dhe vend të duhur.Sidoqoftë, pika fillestare e
aktiviteteve të marketingut duhet të jetë kuptimi i realitetit se tregundryshon gjithnjë dhe duhet
reagohet konform ndryshimeve.

Marketingu në turizëm, posa të bëjë identifikimin dhe vlerësimin e ofertës së vet, duhet të koncentrohet
në zgjidhjen e konsumatorëve të vet (turistëve), zgjidhjen e tregjeve të caktuara turistike, por edhe në
profilizimin e ofertë si produkt turistik specifik në krahasim me konkurrencën. Marketingu në turizëm e
shfrytëzon përparësinë që e ka veprimtaria turistike, nisur nga fakti se ajo I ndërlidhë më shumë
veprimtari apo degë të ekonomisë, si dhe ndikon në mënyrë pozitive, duke I rritë mundësitë e tyre për
shfrytëzimin e kapaciteteve, siç janë: bujqësia, industria, prodhuesit e produkteve ushqimore dhe pijeve,
tregtia, industria e zbavitjes, transporti, etj.

253
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Implikimet për biznesin kosovar është e qartë se shihen edhe me aplikimin e marketing mixit, në
kuptimin se kjo kërkon hulumtime, por edhe zhvillim të instrumenteve të marketing mixit, i cili këtu na
paraqitet si mori e zgjidhjeve që biznesi u ofron turistëve në tregun turistik, që bizneset e ndryshme
kosovare e kanë shënjestër apo cak të vetin. Shumica e ndërmarrjeve apo bizneseve do të ndryshojnë
marketing mixin të përdorur nga rasti në raste apo nga tregu në treg dhe atë varësisht nga dallimet në
kulturë nacionale, zhvillim ekonomik, standardet e produktit të ofruar turistik, kanaleve të distribuimit
të përdorura, etj.

Strategjia e çmimeve si element të marketing mixit duhet të jetë e përpunuar dhe e vendosu asisoj që
turisti të jetë i joshur dhe të ketë bindjen se është i diskriminuar pozitivisht, pra duke aplikuar çmime të
ndryshme nëpër vende dhe segmente të ndryshme. Bizneset duhet të kenë parasysh dy kushte
themelore, që një çmim të konsiderohet si çmimi fitimprurës dhe diskriminues.

Së pari, ndërmarrja duhet pasur kujdes që tregun e vet nacional ta ndajë nga ai ndërkombëtar, kurse
kushti i dytë i domosdoshëm që të kemi çmime fitimprurëse e diskriminuese për turistët është që të
mundësohet një elasticitet i çmimeve, varësisht nga kërkesa nëpër vende të ndryshme.

8. Përfundimi

Si pasojë e mënyrës moderne të komunikimit dhe transportit, shija e konsumatorëve dhe preferencat e
tyre janë duke u bërë gjithnjë e më të përgjithësuara, apo globale, gjë që është duke i krijuar tregjet
gjithashtu globale për ofertën e produkteve të standardizuara për konsumatorët modern.

Kjo ndër lidhet fuqishëm me konstatimet e mësipërme në këtë punim edhe për mundësinë dhe rrugën e
produktit turistik kosovar si ofertë për turistët në ofertën e përgjithshme (globale) turistike.

Natyrisht se ende marketeret duhet marrë parasysh dallimet e mëdha që ekzistojnë në standardin e
popullsisë në shtete të ndryshme në botë, kjo për të vetmen arsye që në ofertën e vet turistike Kosova
dhe biznesi kosovar duhet që të ofrojnë oferta për shtresa të ndryshme të turistëve potencial, që i
përgjigjen atij segmenti të tregut.

Krijimi i një gjenerate të menaxherëve, të cilët janë të përgatitur për të zhvilluar biznes ndërkombëtar,
do të jetë përparësi drejt njohjes dhe segmentimit përkatës të tregjeve turistike në kuadër të tregut
global.

Bazuar në zhvillimet më të reja në marketing, është e nevojshme të bëhet hulumtim intensiv për risitë
dhe ndodhitë në tregjet turistike, në mënyrë që hulumtimi t’i paraprijë zhvillimit të turizmit, dhe
zhvillimi i turizmit të jetë shtytës që të bëhen hulumtime të vazhdueshme për përsosjen e produktit
turistik të ofruar.

254
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Siç tregohetnë të gjithëpunimin,turizmi kosovar përballet me njënumër sfidash.Në mënyrëpër të


reduktuarkëto vështirësië, sektori publikduhet tëofrojë njëgamë të gjerë të masave që kanë për qëllim
krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e turizmit. Ndërsa disa nga këtomasa do të jenë më
efektive nëse ato janë vendosur dheimplementuar në nivel rajonal, të tjerët mund të
kërkojnëpërfshirjen e organeve shtetërore.

Një nga sferat që kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme ështëpërmirësimi i njohurive dhe aftësive të
menaxherëve dhepunonjësve të turizmit.

9. Rekomandime

Një projekt i konceptuar do të tregojë rrugën se si duhet të zhvillohet turizmi në rajonet gjeografike dhe
në nivel vendi në Kosovë.

 Në ketë projekt duhet ndërlidhur veprimin e institucioneve qeveritare të Kosovës, institucioneve


në nivel lokal, bizneseve në turizëm dhe hoteleri, organizatave joqeveritare të involvuara në
zhvillimin e turizmit dhe asociacioneve turistike.

 Produkti turistik i Kosovës duhet të jetë përmbledhje e një sërë atributesh. Ndërsa, atributet të
cilat marketingu do t’i spikatë në ofertë duhet të ndryshojnë nga vendi në vend, në mënyrë që
të kënaqë shijet e ndryshme të konsumatorëve dhe preferencat e tyre.

 Strategjia e marketingut, veçanërisht ajo e distribucionit dhe promovimit duhet që të krijohet në


atë mënyrë që të mundësohet definimi optimal i kanaleve nëpër të cilat do të ofrohet produkti
turistik për turistët.

 Marketing mixi, i përdorur për produktin turistik, strategjinë e komunikimit me tregjet dhe
turistët, duhet ta shoh si element të rëndësisë së veçantë, në mënyrë që të mundësohet
informata për atributet e produktit turistik për ta. Por, duhet pas parasysh se turistët e vendeve
të ndryshme kanë dallime kulturore, ekonomike, por edhe pengesa tjera për njohjen e plotë të
produktit turistik kosovar.

 Fushatat e marketingut brenda dhe jashtë tregut kosovar duhet zhvilluar në bashkëpunim të
aktorëve kyç të turizmit, në mënyrë që të kursehet mundi e mjetet dhe të arrihet një përfaqësim
më i qartë në treg.

 Për të arritur një zhvillim më të hovshëm të turizmit, patjetër duhet krijuar ekipe dhe grupe të
përbashkëta me ekspertiza të ndryshme në lëmin e turizmit, në mënyrë që të ndërlidhen ata që
ofrojnë shërbime turistike, marketeret dhe ekspertët e hulumtimeve të tregut.

255
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

10. Literatura:

1. CharlesCharles.W.L.Hill, “International Bussiness”,Comppeting in the globalMarketplace,


Postscript 2001, The Mc Graw-Hill Companies,Inc. For manufacture and export,New Yourk,
2001.
2. T.Levitt,”The globalisation of the markets””, Harvard Business Review,May- June 1983, pp 92-
102.
3. Dr.F.Ukaj “Promocioni dhe segmentet bashkëkohor promocional në turizëm”,Peje 2006,
4. Konferenca “Perspektiva e Turizmit Fshatar në Regjioni n e Rugovës”,f.1-4,07.Prill.2007, Pejë.
5. M .Gashi : “Bazat e Turizmit”Universiteti i Kosovës, Prishtinë, 1986.
6. M. Gashi “Vlerat turistike ne Kosovë” Plani regjional hapësinor i KSAK Prishtinë 1969.
7. N. Muhaxheri : Ekonomika dhe Menaxhmenti në Turizëm-Prishtinë 2005.
8. M. Boyer:”Le tourisme”, Paris 1970.
9. J. Dumazdier:, “Vers une civilistaion de loisir”, Paris,1972.
10. Zhaku S., (2009): Doctoral Dissertation, Tirana
11. World Tourism Organization (1993): Guide for sustainable development
12. Doka Dh., Draçi B., (2009): Gjeografia e Turizmit, Tiranë 2009
13. Cavallaro C., Pipino A., (1991): Geografia del turismo, Torino
14. European Commission (2005b). Commission staff working paper: The activities of the European
union for small and medium-sized enterprises (SMEs). SEC (2005) 170. Brussels: European
Commission.
15. Buhalis, D., & Peters, M. (2006). SMEs in tourism. In D. Buhalis & C. Costa (Eds.), Tourism
management dynamics (pp. 116–129). Oxford, UK: Elsevier.
16. Getz, D., Carlsen, J., & Morrison, A. (2004). The family business in tourism and hospitality.
Wallingford, UK: CABI.
17. Jones, O. (2003). Competitive advantage in SMEs: Towards a conceptual framework. In O. Jones,
& F. Tilley(Eds.), Competitive advantage in SMEs: Organising for innovation and change.
18. “Potential for diversification of the rural sectors in Albania and Montenegro” – Programme
management regional development business consultancy.
19. Business and investment development strategy, 2007-2013 – Republic of Albania, ministry of
economy, trade and energy.
20. “Tourism SMEs, service quality and destination competitiveness” - Eleri Jones and Claire Haven-
Tang.
21. “Tourism in the new europe: perspectives on sme policies and practices” - Rhodri Thomas,
Marcjanna Augustyn.
22. www.mtkrs.gov.al
23. http://www.ata.org.al/
http://www.instat.gov.al/al/home.aspx

256
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

25. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_by_GDP_(PPP)_per_capita#cite_note-2 -
http://en.wikipedia.org/wiki/World_Bank
26. www.ks-gov.net/ESK/
27. www.visitkosova.org
28. www.kotas-ks.org
29. www.kosovundp.org
30. www.euinkosovo.org
31. www.rugovaexperience.org

Besnik Murati - Teoritë e institucioneve ndërkomëtare, Realizmi dhe liberalizmi

Ma. Sc. Besnik Murati

Master i Shkencave Juridike Ndërkombëtare

b-murati@hotmail.com

ABSTRAKT

Teoritë Politike të Institucioneve Ndërkombëtare kanë qen dhe akoma vazhdojnë të


jenë pik referuese e shume Shteteve në politikat e tyre në arenën ndërkombëtare. Është shumë e
rëndësishme kuptimi dhe analiza e politikave si dhe, teorive të cilat janë dhe akoma vazhdojnë të jenë
bazament i suksesit të politikës ndërkombëtare. Teoritë Politike të Institucioneve Ndërkombëtare nuk
përkufizohen në vetëm dy teori politike si, Realizmi dhe Liberalizmi. Megjithatë, secila nga dy teoritë
politike thirret në avancimin e realizimit të perspektives politike.

Realizmi si teori e mbështetur të forca mendon se, fuqia e shteteve i bënë ato të jenë lider në
arenën ndërkombëtare, në shtrirjen e ndikimit të tyre në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake etj.
Sipas Realizmit sistemi ndërkombëtar është anarkik, me qen se nuk ekziston një autoritet mbi shtetin
sovran. Megjithatë, Realistet dallojnë mes tyre sa i përket rolit të shtetit në sistemin ndërkombëtar.
Liberalizmi përkundër realizmit mendon se politika nuk duhet të mbështete të forca, por, në lirit e
individit dhe të shoqërisë. Liberalizmi si ideologji synon të vejë kufij në ndërhyrjen e shtetit, dhe si
rrjedhojë të sigurojë më shumë liri individuale.

Synimi dhe qëllimi i punimit është, analiza dhe studimi në mënyrë krahasuese e dy teorive
politike; Realizmit dhe Liberalizmit. Si e shohin Politiken Ndërkombëtare, rolin e shteti si dhe rolin e
individit në shoqëri dhe në shtet. Në këtë studimi do të përpiqem të vë në pah fakte dhe argumente nga
të dy shkollat politike, lidhur me relacionin individ-shtet. Punimi do të përfshij konceptet bazë të dy
shkollave politike në argumentet dhe kundër argumentet e tyre.

Fjalët kyçe: Realizëm, Liberalizëm, Analizë, Krahasim, Politikë.

257
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

HYRJE

Në këtë punim bëhet analiza në mënyrë krahasuese në mes dy teorive të marrëdhënieve


ndërkombëtare dhe politikës së jashtme, Realizmit dhe Liberalizmit lidhur me qasjen e tyre për politikën
e jashtme. Sa i përket qasjes së Realizmit dhe Liberalizmit, për politikën e jashtme duhet sqaruar se kemi
të bëjmë me dy teori mjaft të rëndësishme për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Teoritë politike në sistemin ndërkombëtare kanë pasur një ndikim jashtëzakonisht të madh në të
kaluarën dhe në të tashmen, ato akoma edhe sot janë funksionale në botë dhe ndikimi i tyre është
shumë i madhe.

Në këtë punim do të bëjë shpjegimin e teorive të institucioneve ndërkombëtare Realizmit dhe


Liberalizmit. Do të mundohem t’i sqaroj këto teori në mënyrën se si e shohin politiken Ndërkombëtare.
Secila nga këto mendon ta këtë udhëheqjen ne sferën ndërkombëtare me teoritë e tyre.

Realizmi si teori e mbështetur në forcë mendon se, fuqia e shteteve i bënë ato të jenë lider në
arenën ndërkombëtare dhe shtrirjen e ndikimit të tyre në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake etj.
Ndërsa Liberalizmi përkundër realizmit mendon se, politika nuk duhet të mbështete të forca, por, në lirit
e individit dhe të shoqërisë.

REALIZMI

Realizmi vë theksin në tendencën e pandryshueshme të ekzistencës së konflikteve midis


shteteve. Ushtrimi i fuqisë nga shtetet në marrëdhëniet me njëri-tjetrin në disa raste quhet real-politikë,
ose thjesht politikë e mbështetur te fuqia ( Joshua S. Goldstein. 2003, fq. 67) Realizmi në kontekstin e
Marrëdhënieve Ndërkombëtare, përfshin një shumëllojshmëri të teorive dhe metodave, të cilat besojnë
se shtetet janë kryesisht të motivuara nga fuqia, dëshira për pushtet ekonomik dhe ushtarak ose për
siguri, dhe jo idealet apo etikën. “Politika e jashtme e çdo vendi merret me ruajtjen dhe sigurimin e
pavarësisë së vendit, dhe së dyti me mbrojtjen dhe ndjekjen e interesave të tij ekonomike” (Karl, Dojç.
1998, fq. 53).

Shteti është aktor mjaft i rëndësishëm dhe pothuajse kryesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
ai nuk është i vetmi, “sepse veprimet e tij janë një përzierje zgjedhjesh njerëzore vetjake, të bëra nga
qytetaret e saj, të organizuar sipas strukturave të brendshme të shtetit.”( Po aty, fq. 168). Realizmi si
shkollë dominante teorike thekson; marrëdhëniet ndërkombëtare janë luftë klasash midis shtetesh që
kujdesen vetëm për interesat e tyre. Kjo shkollë teorike është pesimiste për eliminimin e konflikteve dhe
luftërave. Rivaliteti Amerikano – Sovjetik me garën e famshme për qëllime të interesave personale është
pjese e shpjegimit që i bën shkolla e teorisë realiste marrëdhënieve midis shteteve. Kjo shkollë
mendimin e sheh rivalitetin bipolar midis Amerikës dhe ish-Bashkimit Sovjetik si jashtëzakonisht të
rrezikshme.

“Rezultati është një paradoks, SHBA-të, dhe Bashkimi Sovjetik, në një masë të konsiderueshme,
Kina komuniste, Britania e Madhe, janë fuqi kaq të mëdha, saqë askush nuk mund ta cenonte pavarësinë
e tyre kombëtare dhe se, vetëm ndonjë i çmendur mund të bënte një provë të tillë. Mirëpo janë
pikërisht SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik, që shpenzojnë pjesën më të madhe të parave, punës, burimeve
dhe të përpjekjeve në kërkim të asaj që qeveritë e tyre, elitat dhe popujt e konsiderojnë sigurimin e tyre
kombëtar.” ( Karl, Dojç. 1998, fq. 54). Kjo shkollë karakterizohet nga ideja e shumë poleve dhe sistemit
të balancës së fuqive. Diplomacia e forcës që, për realizmin e qëllimeve politike, kombinon diplomacinë

258
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhe forcën dhe ku këto ndihmohen reciprokisht ( Zejnullah, Gruda. 2009, fq. 22). “Në fakt ato dëshirojnë
të bashkëpunojnë me vendet e tjera vetëm në një shkallë të kufizuar dhe duke bërë kujdes, shpresojnë
se nuk do të marrin pjesë (megjithëse dëshirojnë), në një sulm të madh të drejtpërdrejt ndaj çdo vendi
që mundë të përbëjë një rrezik direkt për të gjithë.” (Karl, Dojç. 1998, fq. 54).

Shtetet e mëdha janë ato të cilat shpenzojnë në investimet ushtarake, edhe pse janë shumë më
pak të rrezikuara se shtetet e vogla, këtë e bëjnë për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i
jashtëm dhe për të shtrirë ndikimin në vendet e tjera, e pse jo, edhe për t’i okupuar dhe shfrytëzuar në
varësi prej mundësive dhe kontekstit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Sipas Realizmit si shkollë teorike, sistemi ndërkombëtar përbëhet nga një numër fuqish të
mëdha, ku secila prej tyre mundohet të mbijetojë. Duke qenë se nuk ka asnjë autoritet qendror që ti
mbrojë shtetet nga njëri-tjetri, secili shtet detyrohet të mbijetojë në mënyrën e vet. Pra, për këtë shkollë
teorike dy-polariteti është më i qëndrueshëm se shumë-polariteti.

Teoria e mbrojtjes dhe sulmit si pjesë e shkollës realiste thotë; “luftërat kanë mundësi më të
madhe për të ndodhur nëse shtetet kishin arritur nivel të tillë ushtarak sa që mund të pushtonin njëri-
tjetrin”. Kështu, nëse shtetet do të kishin mundësi të dallonin midis mjeteve mbrojtëse dhe atyre
pushtuese, atëherë, këto shtete do të gjenin mundësitë të mbronin veten pa kërcënuar të tjerët, duke
zvogëluar kështu efektet e anarkisë. Shkolla Realiste e mendimit teorik mendon se shtetet duhet të
mbijetojnë dhe, fuqitë e mëdha duhet të garantojnë sigurinë e tyre duke krijuar aleanca balance dhe
duke përdorur strategji ushtarake mbrojtëse.

Të gjithë realistët e karakterizojnë sistemin ndërkombëtar si anarkik. Realistët e vënë theksin e


tyre mbi shtetin. Ata besojnë se shteti është një aktor autonom i kushtëzuar vetëm nga anarkia e
sistemit ndërkombëtar. Si njësi e pavarur, shteti ka një numër të qëndrueshëm objektivash, një objektiv
kombëtar të përcaktuar në raportet e forcës së shtetit ( Karen A. Mingst. 2008, fq. 94-95).

Pak a shumë në të njëjtën kohë, në Greqi, Tuqiditi shkroi shënime të hollësishme për Luftën e
Peloponezit (431-404 p. e. r.), duke u përqendruar në shkallen e pushtetit që zotëronin qytet-shtetet e
ndryshme greke. Ai shkruante se “të fortët bëjnë atë për të cilën kanë pushtet që ta bëjnë, kurse të
dobëtit pranojnë atë që duhet të pranojnë” ( Tuqididi. 1988). Shumë më vonë, Makiaveli i nxiste princat
që të përqendrohen në veprime të përshtatshme që u shërbenin për të qëndruar në pushtet, dhe mbi të
gjitha ti kushtonin vëmendje luftës. Sot epiteti makiavelist u adresohet taktikave jashtëzakonisht
manipuluese për pushtet.

Realistët mendojnë:

Mungesa e një institucioni qendror të marrëdhënieve midis shteteve pra, “anarkia” i detyron
shtetet të kujdesen për përfitime absolute, për mënyrën se si këto përfitime shpërndahen midis
partnerëve d.m.th., nëse një shtet merr më shumë përfitime se sa partnerët e vet, do të bëhet
gradualisht më i fortë, ndërsa, partnerët do të bëhen më të dobët. Politika e jashtme Amerikane
bazohet në mënyrë të vazhdueshme në principet e shkollës realiste, duke qenë se veprimet e saj janë
ende të drejtuara nga ruajtja e dominimit amerikan në botë, dhe në ribërjen e një rregulli botëror të pas
luftës së ftohtë për të avancuar interesat amerikan. Kjo teori thotë që anarkia, d.m.th, mungesa e një
autoriteti qendror në sistemin ndërkombëtar i bën fuqitë e mëdha të garojnë, pavarësisht
karakteristikave të tyre dhe se, gara për sigurim do të kthehet në Evropë pasi SHBA-të tërhiqen nga ajo.

LIBERALIZMI

259
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fjala Liberalizëm vjen nga fjala latine “liber” që do të thotë “i lirë” ( Knut Midgaard, Bjorn Erik
Rasch. 2008, fq. 114). Varësia ekonomike do të dekurajojë shtetet të përdorin forcën kundër njëri-tjetrit
sepse, lufta do të kërcënonte begatinë ekonomike e të dy palëve. Sipas mendimit liberal, zgjerimi i lirisë
njerëzorë arrihet më së miri në sistemet demokratike si edhe përmes tregut kapitalist. (Karen A. Mingst.
2008, fq. 90).
Rëndësi mjaft të madhe i kushton vendimmarrjes individuale, ku “individët janë akterët e vetëm
të vërtetë në Marrëdhënie Ndërkombëtare” (Joshua, Goldstein. 2003, fq.180). Arsyeja dhe interesat
individuale reflektojnë shumë në politikën e jashtme të një vendi, ose, më mirë të themi ndikojnë dhe
vendosin. Edhe pse natyra e individit reflekton mjaft shumë në politikën e jashtme, “megjithatë ,
vendime pa u këshilluar me asnjë njeri nuk merr qoftë dhe një diktator i padiskutueshëm (Po aty, fq.
175) Pra, edhe pse në dukje të parë mund të kuptohet se vendimet merren në mënyrë individuale nga
udhëheqësit mirëpo, kjo nuk mund të ndodhë qoftë edhe te udhëheqësit jodemokratik, me disa
përjashtime, që të marrin vendime pa u konsultuar me të tjerët.

Përveç individit, i cili padyshim merr vendime të rëndësishme në politikën e jashtme në varësi
prej postit, po ashtu edhe grupi luan rol mjaft të rëndësishëm. Marrja e vendimeve në grup është më e
arsyeshme dhe e studiuar, por prapë mund të ketë devijime dhe jo arsye në raste të caktuara, si p.sh.,
kur një pjesë e madhe e grupit është udhëzuar për të marrë një vendim të caktuar edhe nëse në realitet,
është diçka tjetër, pjesa tjetër e grupit ka të drejtë dhe nuk pajtohet, mirëpo shumica është ajo e cila
vendos. Këtë formë të marrjes së vendimeve pa vlerësuar mirë pasojat që mund t’i ketë nga “Psikologjia
e grupit” (Po aty. fq. 175)

Një tjetër degë e kësaj shkolle, e cilësuar si mendimi liberal i Presidentit Wilson dhe më pas, i
përkrahur edhe nga Presidenti Bill Klinton provon se “përhapja e demokracisë është cilësi i paqes në
botë” duke u bazuar në konkluzionet e liberalistëve se shtetet demokratike janë më pro paqes se sa
shtetet autoritare (diktatoriale – jo demokratike). Kjo tezë gjithashtu mbështet teorinë se megjithëse
demokracitë hyjnë në luftëra ose bëjnë luftëra ashtu si edhe shtetet e tjera, ato shumë rrallë ose kurrë
nuk luftojnë njëra tjetrën. Kjo tezë gjithashtu ka përfshirë edhe idenë e hedhur se demokracitë kanë
norma dhe standarde për kompromis të cilat nuk lejojnë përdorimin e forcës ndaj grupeve që kanë të
njëjtat principe demokratike.

Sipas teorisë Liberale ndikimi jo i mirë që mund të ketë në marrjen e vendimeve për politikën e
jashtme presioni kohor në kohë krizash. “Krizat janë rrethana të politikës së jashtme në të cilat
përfundimet janë shumë të rëndësishme edhe kufijtë kohor janë krejt të ngjeshur” (Po aty, fq 177). Po
ashtu Kissinger mendon të njëjtën gjë, i cili thotë se politikani është gjithnjë në presion të kohës, ka pak
mundësi për analiza të thella për çështje të caktuara përkundër analistëve të cilët nuk janë nën presion
të kohës, për shkak se nuk janë vendimmarrës dhe se kanë mundësi për të analizuar për faktin se nuk
prodhojnë pasoja. “Pra intelektualet analizojnë veprimet e sistemeve ndërkombëtare: shtetarët i
ndërtojnë ato” ( Henry, Kissinger. 1999. fq.27).

Organizatat ndërkombëtare sidomos ato ekonomike si FMN, BB, mund të inkurajojnë shtetet që
të kapërcejnë idetë e fitimeve të menjëhershme, pra, të një zhvillimi të menjëhershëm në mënyrë që të
kenë bashkëpunim të qëndrueshëm .

Shkolla liberaliste e “globalizimit” ka ende influencë të madhe në sferën e marrëdhënieve


ndërkombëtare dhe politikës së jashtme. Kjo shkollë thotë se, globalizimi i tregjeve botërore, ngritja e
rrjeteve ndërshtetërorë, dhe dhënia më tepër rëndësi e shoqërisë civile (organizatave jo-qeveritare), si
dhe rritja e shpejtë e teknologjisë së komunikimit global po e ulin fuqinë e shtetit dhe po e transferojnë
vëmendjen nga sigurimi ushtarak drejt ekonomisë dhe mirëqenies sociale. Kjo do të thotë: duke qenë se

260
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shoqëritë po përfshihen nga një rrjet ekonomik dhe shoqëror, çmimi për të prishur ose ndërprerë këto
lidhje do të jetë kaq i madh sa që do ti ndalojë shtetet të ndërmarrin aksione një paleshe (unilaterale),
sidomos për përdorimin e fuqisë. Ideja se forcat ekonomike po i kapërcejnë kufijtë e Politikës
Tradicionale të Fuqive të Mëdha, po pranohet çdo ditë e më shumë nga politologë shkencëtarë të të
gjitha shkollave teorike. Tradita e gjatë e idealizmit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare mbron idenë se
morali, ligji dhe organizatat ndërkombëtare, mund të jenë mbështetje për marrëdhëniet ndërmjet
shteteve.

PËERFUNDIMI

Realizmi në kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, përfshin një shumëllojshmëri të


teorive dhe metodave, të cilat besojnë se shtetet janë kryesisht të motivuara nga fuqia, dëshira për
pushtet, ekonomik dhe ushtarak ose për siguri, dhe jo idealet apo etikën.

Liberalistët e globalizimit kanë ende influencë të madhe në sferën e marrëdhënieve


ndërkombëtare dhe politikës së jashtme. Kjo rrymë thotë se globalizimi i tregjeve botërore, ngritja e
rrjeteve ndërshtetërorë, dhe dhënia më tepër rëndësi e shoqërisë civile (organizatave jo-qeveritare), si
dhe rritja e shpejtë e teknologjisë së komunikimit global po e ulin fuqinë e shtetit dhe po e transferojnë
vëmendjen nga sigurimi ushtarak drejt ekonomisë dhe mirëqenies sociale.

Secila nga dy teoritë politike si Realizmi si Liberalizmi, kanë pasur dhe akoma vazhdojnë të kenë
një ndikim të jashtëzakonshëm në politikat ndërkombëtare. Secila nga shtet të cilat i përkasin njërës apo
tjetrës teori, argumentet e tyre i mbështesin në interesa shtetërore dhe njerëzore. Realizmi si interes
parësor në politiken ndërkombëtare e sheh ruajtjen dhe forcimin shtetit, ku përmes shtetit të fort mund
të ketë një popullsi të fort. Ndërsa Liberalizmi niset në të drejtat e individit ku përmes individit-njeriut
arrihet forcimi i shtetit.

LITERATURA:

Joshua S. Goldstein. Marrëdhëniet ndërkombëtare. Dituria, Tiranë, 2003.

Karen A. Mingst. Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Dituria, Tiranë, 2008.

Dojç, Karl. Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Botuar nga Qendra Amerikane të Kultures ne
Tirane, 1998.

Kissinger, Henry. Diplomacia. Botoi: Laert, Tirane,1999.

Knut Midgaard, Bjorn Erik Rasch. Demokracia kushtet dhe pasojat. Prishtinë, 2008.

Tuqididi. Lufta e Peloponezit. Rilindja, Prishtinë, 1988.

Niccol Machiaveli. Tiranë, 2003.

Gruda, Zejnullah. Manual Diplomatik. Prishtinë, 2009.

Malnes, Knut Midgaard. Filozofia politike. Rozafa, Prishtinë, 2007.

261
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Blerim Halimi, Hamide Latifi - E drejta e ankesës – Si e drejtë themelore në procedurën penale të
Republikës së Kosovës

Mr. sc. Blerim Halimi239, Ass.Ligjerues

Kolegji Univeristar “ FAMA” Prishtinë, Republika e Kosovës

Hamide Latifi240, studente e Masterit në drejtimin Juridiko – penal.

Abstrakt: Qëllimi i këtijë punimi është ofrmi i informacioneve bazike ligjore, kushtetues e i
konenventave ndërkombëtare me të cilat mbrohen të drejtat e njeriut në përgjithësi e për të drejtën
në ankesë gjatë zhvillimit të procedurës penale si e drjetë themelore në veçanti. Po ashtu në këtë
punimi do të sqarohen se në cilën stadin të procedures paraqitet ankesa, në cilën shkallë zhvillohet
dhe cilët janë subjektët e autorizuar që kanë të drejtë te paraqesi ankëse sipas Kodit të Procedurës
Penale të Republikës së Kosoves.Afatet për paraqitjen e ankesës, forma dhe bazat për të cilat mundë
të paraqitet ankesa janë të përcaktuara me ligj, po ashtu do të njoftohemi edhe për efektin e
ankesës.

Në kuadër të kësaj, në kuadër të këtij artikulli do të qartësohen dhe interpretohen në mëyrë të


hollësishme arsyet - bazat juridike për të cilat mundë të ushtrohet ankesë. Po ashtu do të trajtohet
edhe çështja e Benificium Cohaesionis dhe Ndalimi i Reformatio in Peius. Punimi do të përmbajë pos
tjerash edhe fjalët kyçe, hyrjen, përfundimin dhe literaturën e konsultuar përkatëse.

Gjatë përgaditjes së këtij punimi janë përdorurë këto metoda : metoda historike, metoda
juridike, metoda komparative – krahasuese, metodën e analizës teorike, etj.

Fjalët kyqe : ankesa, e drejta në ankesë, procedura, subjektët e autorizuar, efektet e ankesës, etj.

Hyrje

Në këtë punim flitet për ankesën si e drejtë themelore kushtetuese e ligjore dhe si mjet i rregullt
juridik që përdoret në procedurat gjyqësore e posaçerishtë në procedurën penale .

239 Autori ështe Mr.sc. në shkencat juridiko – penale dhe Asistent – Ligjërues në Kolegjin Universitar FAMA ,
në Prishtinë, Republika e Kosovës. Emaili: blerim_halimi@hotmail.com.
240 Autorja është Juriste e Diplomuar dhe student e Masterit në drejtimin Juridiko – penal.

262
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ankesa si terme dëgjohet vazhdimisht jo vetëm në sistemi gjyqësor por edhe në jetën e perditshme,
prandaj për tu njohur me shum me rolin dhe funksionin që ka në sistemin juridik dhe elementet
përbërse të ankesës kan qenë arsyet kryesor të perzgjedhjes së kësaj teme.
Po ashtu do të trajtohet edhe procedura që palët janë të obliguar ta ndjekin kurë paraqesin ankesën
kundër vendimit gjyqësore qoftë ai aktgjykim ose aktvendim, po ashtu edhe elementet e domosdoshme
që duhet ti përmbajë dhe në cilat raste munde të paraqitet ankesa – gjegjësisht qfarë lloje të shkelejve
kushtetues e ligjore duhet të ketë për të mundër të paraqitet një ankese dhe ajo ankese të jetë e
suksesshme si e drejte themelore e palës së dëmtuar, palës së paknaqur me atë vendim gjyqësor.241

MJETET JURIDIKE NË PËRGJITHËSI242

Gjykata është organ i vetëm kompetent si organ shtetëror i cili shpall një vendim gjyqësor, pasi e
shqyrton me kujdes një çështje e cila është objekt i shqyrtimit gjyqësorë.
Përkundër garancive procedurale, përgaditjes së mirë të gjyqëtarit që duhet ta bëjë, por edhe
gjyqëtari sado i mirë që është mundë të gaboj dhe me aktgjykimin e shpallur të bëjë gabime, gabime
këto që mundë të jenë si në çmuarjen e provave ashtu edhe në vërtetimin e gjendjes faktike apo
aplikimin e ligjit material dhe procedural.
Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë apo joligjor mundë të jenë të ndryshme, si bie fjala,
lajthimet e ndryshme, çmuarja e gabueshme e provave ose dalja në shesh e provës pasi që është dhënë
aktgjykimi243.
Por nuk është edhe interes i shoqëris që të ekzekutohen aktgjykimet me të meta e madje madje
të kundërligjshme.
Për ndreqjen dhe zhdukjen e gabimeve të vendimeve pranohen prej sistemeve procedurale të
ndryshme shqyrimimi i çështjes nga një gjykatë tjetër me ane të goditjes së këtyre vendimeve me mjete
të veçanta që quhen mjete goditje të vendimeve.
Mjetet e goditjes janë të garanruara edhe me norma kushtetuese të shteteve të ndryshme.
Kushtetuta e Republikës së Kosoves,244 ka parapar që
“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet Juridike kunder vendimeve gjyqësore dhe
administrative të cilat cenoj të drejtat ose interesat e saj /tij në mënyrë e përcaktuar me ligj”.
Po ashtu e drejta në përdorimin e mjetev juridike është e garantuar edhe me akte ndërkombëtare si
p.sh. me Deklaraten Universale të të drejtave të njeriut është përcaktuar kështu: Secili ka të drejtë që
me mjet juridik efektiv para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të
drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj. 245
E djeta per për përdorim të mjeteve juridike është e garantuar edhe me akte ndërkombëtrae dhe me të
drejtën e brendëshme gjegjësishtë është e drejtë kushtetuese, mirpo kjo e drejtë mundë edhe të
cenohet, për këtë arsye në Kodin penal të Republikës së Kosovës246 është paraparë edhe si vepër penale
cenimi i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, kështu në nenin 208 thuhet “kushdo që në mënyrë të

241 Ku do që është përdorër vetëm shprehja Kod – Kodi, është fjala për Kodin e Procedurës penale të Republikës së

Kosovës - Kodi nr.04/L-123,2012.


242 Termi mjete juridike është termë që nënkupton mjetet e rregullta juridike – Ankesa kundër vendimeve

gjyqësore por gjithashtu nënkupton edhe mjetet e jashtzakonëshme juridike, në këtë punim kryesisht ky term
I referohet ankesës si e drejte themelore ne procedurë penale.
243 Sahiti, Ejup; E drejta e Procedura penale,fq.223,Prishtinë 2005.
244 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 32.
245 Deklarata universale e të drejtave të njeriut, neni 8, Miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithëshme e

OKB-së me Rezolutën e saj 217 A (III) të datës 10 dhjetor 1948 .


246 Kodi penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-082, Kapitulli i veprave penale kundër lirive dhe të drejtave

të njeriut, neni 208, ky Kodë ka hyrë në fuqi me 1 janar 2013.

263
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kundërligjëshme pengon personin tjetër që të shfrytëzoj të drejtën e tij për paraqitjen e lutjes, kallëzimit
penal, padisë, ankesës, kundërshtimit apo të ndonjë mjeti tjetër juridik, dënohet me gjob ose me burgim
deri në një (1) vit,” ndërsa në paragrafin 2 të po këtij neni është paraprë forma e rëndë e kësaj vepre
penale e cila konsiderohet se kryhet “kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi
zyrtarë në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre muajëve
deri në tre (3) vjet”
Mjet goditje e quajm mjeti procedural me të cilin pala apo personi tjter i autorizuar nga gjykata
kompetente kërkon që ta prish (anuloj), apo të ndyshoj vendimin për të cilin pretendon të vërtetoj se
për të është i pavolitshëm, i padrejt dhe i kundërligjshem247.
Me mjete juridike kërkohet zëvendësimi i vendimit të kundërligjshëm me vendim të ligjshëm dhe të
drejtë, do më thënë se mjete juridike janë një lloj kontrolli për ligjshmërin e vendimit.
Mjetet e goditjes janë të parapara në të gjitha lëmejtë e së drejtës procedurale: në procedurë penale
,civile ,administrative etj…
Mjetet juridike parimisht shqyrtohen nga një gjykat tjetër – gjykat e nivelit më të lartë se ajo e cila ka
nxjerr vendimin gjë që nënkupton parimin e shumshkallshmëris.
Mjetet juridike kanë afatë prekluziv që nënkupton se nëse pala duhet ti ndërmarrë veprimet e saja
brenda afatit të caktuar, përndryshe ajo i humbë të drejtat qe do te mundë ti realizonte me përdorimin
e mjetit juridike, psh. kundërshtimi i aktakuzës, lutja për kthimin e gjendjes së mëparshëmve etj.duhet
të bëhte brenda afatit të caktuar.
Mjetet juridike të rregullta quhen të rregullta sepse paraqiten para se vendimi gjyqësor të merrë
formë e prerë dhe e pengojn ekzekutimin e vendimit gjyqësore.
Si mjet i rregullt juridik parimisht konsiderohet ankesa.

I.1. E DREJTA E ANKESȄS


Ankesë –ligji e quanë mjetin e rregullt juridik me të cilin munde të goditet vendimet e gjykatës
së ulët në gjykatën e instancës më të lartë.
Ankesa po ashtu është rezultat i shprehjes së paknaqësis së palës për vendimin e gjykates, se me të
është bërë ndonjë gabim i natyrës faktike ose juridike.
Me ankesë mundë të goditen vendimet gjyqësore të cilate nuk e kan marrë formen e prerë, ankesa si
mjetei i rregullt juridik ka efekt suspenziv dhe devolutiv.
Efekti suspenziv nënkupton se vendimi gjyqësorë nuk munde të ekzekutohet deri sa gjykata e instances
më të lartë të vendos per të, pra ankesa e pezullon ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Efekti devolutiv nënkupton se për ankesën vendos jo e njejta gjykat që e ka nxjerr vendimin, por gjykata
e instancës më të lartë në piramiden gjyqësore.
E drejta e ankesës paraqet stadin e tretë të procedurës penale dhe zhvillohet në shkallë të dytë
parimisht.
Kundër aktgjykimit të marrë nga gjyqëtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i gjykatës themelore, ankesë
mundë të paraqesin personat e autorizuar brenda pesëmbëdhjet (15) ditësh nga dita e dorëzimit të
kopjes së aktgjykimit248.
Persona qe kanë të drejtë te paraqesi ankësë sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosoves
janë249 : Prokurori i shtetit,
I akuzuari,
Mbrojtësi,
Perfaqesuesi ligjori i të akuzuarit dhe i

247 Brestovci, Faik; E drejta e procedurëres civile II,Fq.62,Prishtinë,2006.


248 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 380.
249 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 381.

264
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Demtuari.
2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit.
3. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me
sanksionet penale për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë
së trafikut publik dhe për shpenzimet e procedurës penale.
4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar ose nga i cili është
konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale, si dhe personi juridik, pasuria e të cilit është
konfiskuar.
Pas shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit gjykues i bënë me dije palëve se kanë të drejt të
paraqesin ankesë, dhe se a deshiroj te deklarohen menjeher ose brenda 8 ditëve, e nëse brenda 8 diteve
nuk deklarohen konsiderohet se kan hequr dore na paraqitja e ankeses.
Pala e cila paraqet ankese mundë të tërhiqet nga ankesa e paraqitur deri sa të vendoset në shkallën e
dytë, përndryshe heqja dorë dhe tërheqja nga ankesa nuk mundë të revokohet.
Forma e ankesës dhe elementet e saja jane të përcaktuara me ligj.
Ankesa duhete te përfshije keto te dhëna :250
1.të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet,
2.arsyet (bazen ) për kundërshtimin e aktgjykimit,
3.propozimin për anulimin të tërsishme ose të pjesshmëm të aktgjykimit ose për ndryshimin e tij
dhe
4.nënshkrimin e ankuesit.

I.2. Arsyet për ushtrimit e ankesës ndaj aktgjykimit


Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë për këto arsye :
a). për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale;
b). për shkak të shkeljes së ligjit penal;
c). për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose
d). për shkak të vendimit lidhur me sanksionet penale, konfiskimit të dobisë pasurore të fituar
me vepër penale, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të
vendimit mbi publikimin e aktgjykimit.
e) Ndaj aktgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo
të plotë të gjendjes faktike kur ka marrëveshje mbi pranim të fajësisë apo kur i akuzuari ka pranuar
fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës dhe trupi gjykues është pajtuar me pranimin e tillë.
Shelja esenciale (qenësore) e dispozitave të procedurës penale
Shkelja esenciale (qenësore) e dispozitave të procedurës penale janë ato shkelje të dispozitave
juridike të cilat kanë ndikuar në mënyrë esenciale në vendim, këto shkelje mundë te jenë absolute dhe
relative.
Një vendim gjyqësor nuk mundë të jetë i drejtë nëse ai përmbane – gjegjësisht gjatë nxjerrjes së tij janë
shkelur dispozitat esenëciale - qenësore të procedurës penale.
Shkeljet absolute janë të shprehura në mënyrë taksative dhe ne mënyrë eksplicite sipasë Kodit të
procedurës penale të Republikës së Kosovës konsiderohen se janë kurë251 :
1. përbërja e gjykatës nuk ka qenë në pajtim me ligjin ose kur në marrjen e aktgjykimit ka marrë
pjesë gjyqtari i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ose kur me vendim të formës së
prerë është përjashtuar nga gjykimi;
2. në shqyrtim gjyqësor ka marrë pjesë gjyqtari i cili është dashur të përjashtohet;

250
Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 382.
251 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 384.

265
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor


kërkohet me ligj, ose kur të akuzuarit apo mbrojtësit, pavarësisht nga kërkesa e tij, i është mohuar
përdorimi i gjuhës së vet në shqyrtim gjyqësor dhe përcjellja e zbatimit të shqyrtimit gjyqësor në gjuhën
e tij;
4. publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor në kundërshtim me ligjin;
5. gjykata ka shkelur dispozitat e procedurës penale lidhur me çështjen nëse ekziston akuza e
prokurorit të autorizuar, propozimi i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent;
6. aktgjykimin e ka marrë gjykata e cila nuk ka pasur kompetencë lëndore për gjykimin e
çështjes.
7. gjykata me aktgjykim nuk e ka gjykuar plotësisht lëndën e akuzës;
8. aktgjykimi bazohet në provë të papranueshme;
9. i akuzuari i thirrur të deklarohet mbi fajësinë nuk e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e
akuzës ose ndonjë pikë të saj dhe është marrë në pyetje para prezentimit të provave;
10. aktgjykimi ka tejkaluar akuzën;
11. me aktgjykim është shkelur dispozita e nenit 395 të këtij Kodi; ose
12. aktgjykimi nuk është përpiluar në pajtim me nenin 370 të këtij Kodi.
2. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet edhe kur gjatë procedurës penale,
duke përfshirë edhe procedurën paraprake, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia:
1. nuk kanë zbatuar ndonjë dispozitë të këtij kodi ose kanë zbatuar gabimisht; ose
2. kanë shkelur të drejtat e mbrojtjes, dhe kjo ka ndikuar ose ka mundur të ndikojë në marrjen e
aktgjykimit të ligjshëm dhe të drejtë.
Këto shkelje gjykata duheti ti ketë parasysh ex-officio, pavarësisht se a paraqiten ato në ankesë
apo nuk paraqiten fare.
Shkeljet relative të Kodit të procedurës penale nuk paraqiten në mënyrë taksative, por me një
formulim të përgjithësuar theksohet se kur një shkelje relative konsidrohet si esenciale, në mënyrë që
më sukses të atakohet aktgjykimi. Derisa te shkelja absolute mjafton që gjykata të konstatoj se ekziston
shkelja absolute dhe në rate të tilla e prishë ose e ndryshon aktgjykimin, te shkelejt relative duhet që,
krahasa vërtëtimit se a ekziston shkelja, të konstatohet edhe sa ka ndikuar ajo shkelje që aktgjykimi të
jetë jo i drejtë. Po që se gjykata e shkallës së dytë vjenë në përfundim se shkelja në fjalë nuk është
shkelej esenciale, atëher nuk e prish aktgjykimin.252

I.3. Shkelja e ligjit penal


Shkelja e ligjit penal përkatësisht i kodit penal ( KPK ) ka të bëjë me mos zbatimin ose zbatimin e
dispozitave në mënyrë jo të sakt, në kualifikim të veprës, përgjegjësin për veprën ose sanksionin penal.
Shkelje e ligjit penal ekziston kur:253
1. vepra për të cilën i akuzuari ndiqet nuk është vepër penale;
2. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale;
3. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, e sidomos nëse ndjekja penale është
parashkruar ose është përjashtuar për shkak të amnistisë apo faljes, ose më parë është gjykuar me
aktgjykim të formës së prerë;
4. lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet;
5. në marrjen e vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e
vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të
fituar me vepër penale gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; ose

252 Sahiti, Ejup; E drejta e procedurës penale,fq.228, Prishtinë,2005.


253 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 385.

266
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

6. janë shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe të dënimit të mbajtur.


Të gjitha këto shkelje janë shkelje absolute esenciale dhe nuk duhet toleruar, përkatësisht duhet
rivendosur në mënyrë të duhur nga gjykata.

I.4. Vërtetimi i gabuar ose jo i plotë i gjendjes faktike


Vërtetimi i gabuar ose jo i plotë i gjendjes faktike, sipasë Kodit të procedurës penale
kjo është një nga bazat e paraqitjes së ankesës është gabimi, perkatësisht vërtetim i gabuar ose jo i plotë
i gjendjes faktike që e ka përcaktuar gjykata në procedurë penale.
Ndërsa vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ndodhë atëherë kur gjatë administrimit të provave nuk
vërtetohet në mënyrë të plot gjendja faktike.
Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike254 sipasë Kodit të procedurës penale ekziston kur :
1. Aktgjykimi mund të kundërshtohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të
gjendjes faktike.
2. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt të
rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit
teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme.
3. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të
rëndësishëm.
Ankesa e paraqitur mbi këtë bazë përmban edhe ankesën për shkakë të vendimit mbi sanksionin penal
dhe konfiskimin e dobis pasurore të fituar me veprën penale.255

I.5. Procedura lidhur me ankesën kundër aktgjykimit


Ankesa kundër aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së pare paraqitet nga subjekti i autorizuar
brenda 15 ditëve në kopje të mjaftueshme, në gjykatën e cia e ka nxjerrë aktgjykimin, të cilen e pranon
kryetari i trupi gjykuesi cili e ka dhënë aktgjykimin, ai pastaje shqyrton ankesën se ajo a është e afatshme
dhe se ai përmban elementet e domosdoshme, e nëse i plotëson ato ajo dërgohet në gjykatën e shkalles
se dytë në gjykatën e apeltit.
Kjo gjykatë i dërgon një kopje të ankesës palëve kundërshtare, të cilat mund të paraqesin
përgjigje në ankesë brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i kopjes së ankesës.
Pastaj kjo gjykatë i përcjell ankesën, përgjigjëjen dhe shkresat tjera përkatëse në gjykatën që është
kompetente për shqyrtimin e ankesës256.
Seanca e kolegjit fillon me raportim të gjyqtarit raportues mbi faktet. Kolegji mund të kërkojë
nga palët dhe mbrojtësi që prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre
në ankesë. Palët dhe mbrojtësi mund të propozojnë që për plotësim të raportit të lexohet ndonjë
shkresë dhe mund të japin shpjegime të nevojshme për qëndrimet e tyre në ankesë apo përgjigje në
ankesë, pa përsëritur përmbajtjen e raportit257.
Gjykata e shkallës së dyte përkatësishtë Gjykata e Apelit vendimin e saj e merr në seancë të
kolegjit ose në shqyrtim gjyqësorë.
Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit mbahet vetëm kur është e nevojshme që, për shkak të
vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, të merren prova të reja ose të përsëritën
provat e marra më parë dhe kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme që lënda të mos i kthehet gjykatës
themelore në rigjykim258.

254 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 386.
255 Hajdari, Azem; Procedura penale – komentar, fq.680, Prishtinë,2010.
256 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 388.
257 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 389, paragrafi 3.
258
Po aty, neni 392.

267
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjykata e shkallës më të lartë e shqyrton vetëm pjesën që është goditur me ankese, pjesa tjeter
konsiderohet si res judicata ( çështje e gjykuar).
Mirpo, Gjykata e Apelit shqyrton aktgjykimin në pjesën për të cilën është ushtruar ankesë, por çdo herë
sipas detyrës zyrtare shqyrton:
1. nëse ekziston shkelja esencial e dispozitave të procedurës penale,
2. nëse shqyrtimi gjyqësor është mbajtur në mungesë të të akuzuarit në kundërshtim me
dispozitat e këtij Kodi;
3. nëse në çështjen e mbrojtjes së detyrueshme është mbajtur shqyrtimi gjyqësor pa praninë e
mbrojtësit; dhe
4. nëse është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.259

I.6. Benificium Cohaesionis ( Benificiumi i bashkangjitur )


Ky institutë është i lidhur me mjetet juridike dhe vjen në shprehje te koneksiteti i veprave
penale për të cilat zhvillohet një procedur unike dhe ndaj tyre është dhën një aktgjykim, institute i till
vjen në shprehje kur nga një palë është paraqitur ankesë dhe kjo ankesë për të është e suksshme.
Nënkupton rastet kur njeri nga personat e bashkakuzuar paraqet ankesë, dhe kjo ankesë ia permirson
gjendjen atij, atëher kjo ankesë vlen edhe për të bashkakuzuarit tjetër sikur edhe ai të kishte paraqitur
ankesë edhe pse ai faktikisht nuk ka paraqitur ankesë.
Kodi i Procedures Penale i Kosavës (KPPK) përmban dispozitat që rregullojn aplikimin e Beneficium
Cohaesionis, në Kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës është paraparë kështu 260: Kur me
rastin e paraqitjes së ankesës së cilit do të akuzuar, Gjykata e Apelit çmon se arsyet për të cilat ka marrë
vendim në dobi të të akuzuarit, e që nuk janë të natyrës personale, shkojnë në dobi edhe të ndonjërit
nga të bashkakuzuarit i cili nuk ka paraqitur ankesë ose nuk e ka paraqitur në atë drejtim, gjykata vepron
sipas detyrës zyrtare sikurse ankesa e tillë të ishte paraqitur edhe nga i bashkakuzuari.
Ky favor së pari parashikohet në proceduren sipas mjeteve të rregullta juridike, kurse në
procedur me mjete të jashtzakonshme juridike vetëm te kërkesa për rishikim të procedurës penale dhe
mbrojtjes së ligjshmëris. Pra, ky institucion parashikohet shprehimisht te ankimi kundër aktgjykimit dhe
aktvendimet, te rishikimi i procedures penale dhe në procedur sipas kërkesës për mbrojtjen e
ligjshmërisë.261
Natyrisht që kjo nuk është e lidhur edhe me mjetin e jashtzakonshëm juridik siç është kërkesa
për zbutjen e jashtzakonshme të dënimit sepse kjo do të ishte e pakumtimt pasi ky mjet përdoret vetëm
në dobi të të pandehurit.

I.7. NDALIMI I REFORMATIO IN PEIUS


Ndalimi i Reformatio in Peius është një institucion Juridik procedural i së drejtës bashkohore. Ky
institucion lindi në procedurën penale inkuizitore nga fundi i zbatimit të kësaj procedure për të parën
herë është parashikuar me kodin penal Austriak të viti 1803 e pastaj me kodin penal të Prusisë të vitit
1805262
Moskeqësimi i pozitës së të pandehurit është institute procedural i cili shkon ne favor të të akuzuarit.
Sipas këtij instituti aktgjykimi nuk munde të ndryshohet në dëmë të të akuzuarit nëse është paraqitur
ankese vetëm në dobi të tij.
Ndalimi i reformation inpeius i përcaktuar në këtë mënyrë është një përjashtim i rëndësishëm nga
parimi i kërkimit të së vërtetës në procedur penale. Rregullimi i ndryshëm i këtij institucioni,

259 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 394.
260 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 397.
261Murati,Rexhep; Rishikimi i procedures penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, fq. 37, Prishtinë, 2006.
262 Murati,Rexhep; Rishikimi i procedures penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, fq. 82, Prishtinë, 2006.

268
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përkatësisht çështjeve të caktuara lidhur me ndalimin Reformatio in peius në legjislacionin e sotëm


tërheq vëmendjen si të teoris, ashtu edhe të praktikës.263
Reformatio in Peius është paraparë edhe me Kodin e procedurës penale të Kosovës, kështu në këtë
Kodë është përcaktuar se “në qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi
përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij.” 264
Ndërsa në nenin vijues265 është paraparë edhe efekti shtesë që ka ankesa për disa raste si kur është rasti
kur “Ankesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të
gjendjes faktike, ose për shkak të shkeljes së ligjit penal përfshin edhe ankesën kundër vendimit lidhur
me dënimin, trajtimin e detyrueshëm për rehabilitim dhe marrjen e dobisë pasurore të fituar me vepër
penale.
Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit ose në bazë të shqyrtimit gjyqësor, kur vendosë për
ankesën ajo mundë ta:
1. e hudh ankesën si të paafatshme ose të palejuar;
2. e refuzon ankesën si të pabazë dhe e vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore;
3. e anulon aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës themelore për rigjykim dhe vendim, ose
4. e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore.
Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga të gjithë antarët e kolegjit, nje antarë i kolegjit
munde të jap mendim të ndarë, mos pajtues ose pajtues për çështjen juridike ose faktike lidhur me
ankesën të cilat i bashkangjiten aktgjykimit.
Lidhur me ankesen kunder aktgjykimi të shkallës së dyte gjegjësissht kundër aktgjykimit të
Gjykatës së Apelit vendosë gjykata Supreme e Republikës Kosovës266, në rastin kur Gjykata e Apelit e
ndryshon aktgjykimin lirues të gjykatës themelore dhe e zëvendëson me aktgjykim dënues për të
akuzuarin ose kur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ose Gjykatës së Apelit i është shqiptuar dënimi
me burg të përjetshëm.
Në seancen e kolegjit aplikohet përshtatshmerisht dispozitat ligjore që vjejnë në gjykatën e apelit si
gjykatë e shkallës së dytë.
Aktgjykimet e Gjykatës Supreme nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit. Një anëtar i
kolegjit mund të paraqesë mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues mbi çështje ligjore ose faktike
lidhur me ankesën dhe mendimi i tillë i bashkëngjitet aktgjykimit.

I.8.Ankesa kundër akvendimit

Mjet i rregullt juridik thamë se është ankesa, e cila paraqitet përveq kundër aktgjykimeve të
Gjykatës Themelore si gjykatë e shkallës së parë dhe Gjykatës së Apelit si gjykatë e nivelit më të lartë
gjegjësishtë gjykatë e shkallës së dytë, ankesa mundë të paraqitet edhe kundër aktvendimit si njëri nga
vendimet gjyqësore.

Ankesa kundër aktvendimit parimisht është e lejuar kundër të gjitha aktvendimeve me


përjashtim kur Kodi i procedurës Penale parasheh ndryshe.

Në Kodin e procedurës Penale janë përcaktuar llojet e aktvendimeve që mundë të ankimohen 267, sipasë
kësaj dispozite subjektët e autorizuar mundë të paraqesin ankese parimisht :

263 Murati, Rexhep; Rishikimi i procedures penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, fq. 81, Prishtinë, 2006
264 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 395.
265 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 396.
266
Për më shum shih: Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 407.
267 Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 408.

269
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kundër aktvendimeve tjera të


gjykatës themelore, palët dhe personat të drejtat e të cilëve janë shkelur, me përjashtim kur me
dispozitat e Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë.

2. Kundër aktvendimit të marrë në procedurë paraprake nga kolegji shqyrtues i përbërë nga tre
(3) gjyqtarë nuk lejohet ankesë, me përjashtim të rasteve kur Kodi parasheh ndryshe.
3. Aktvendimet që merren për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor dhe të aktgjykimit mund të
kundërshtohen vetëm me ankesë kundër aktgjykimit, përveç kur Kodi parasheh ndryshe.
4. Kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk lejohet ankesë.
Parimisht ankesa kundër aktvendimit ka karakter suspenziv dhe devolutiv, mirpo siç parashihet edhe ne
paragrafin e fundit të këtij neni kundër aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës nuk
lejohet ankesë.
Ankesa kundër aktvendimit i paraqitet gjykatës e cila ka marrë aktvendimin, dhe afati për paraqitjen e
ankesës është tri (3) ditë nga dita e dorëzimit të aktvendimit, parmisht nëse Kodi i procedurës penale
nuk parashihet ndryshe.
Arsyet përkatësisht baza për ushtrimin e ankesës kundër aktvendimit janë përcaktuar me Kodin e
procedurës Penale, sipasë kësaj delë se, Aktvendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të
vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues mund të ankimohet kur ai aktvendim shkel:
a). të drejtën e cila i njihet palës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
b). të drejtën thelbësore të palës të paraparë me këtë Kodi;
c). të drejtën thelbësore të palës të paraparë me ndonjë ligj tjetër të Kosovës; dhe
d). të drejtën procedurale që ka për qëllim garantimin e të drejtës nga nën-paragrafët a. deri c.
të këtij neni;
2. Pala e cila kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të demonstrojë se shkelja e së
drejtës i shkakton asaj dëm të parevokueshëm.
Kur aktvendimi nuk i përbanë këto elemente, Gjykata e Apelit mund të hudhë ankesën. Ankesa e
cila hudhet mund të paraqitet sërish mirpo vetëm me ankesë kundër aktgjykimit.
Edhe çështja e marrëjes së vendimit është përcaktuar me Kodin e procedurës penale268 në të cilin thuhet
se me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, ankesat kundër aktvendimit të
gjykatës themelore vendosen në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit.
.
Përfundimi:

1. E drejta në ankesë është e drejtë themelore e njeriut e garantuar me Konventa ndërkombëtare,


kushtetutë dhe ligje.
2. Ankesa shpesh luan rolin e përmiresuesit kur ka ndonjën gabimet të qëllimshëm a po nga
neglizhenca e personave që janë të thirrur për tan ndarë drejtesin.
3. Ankesa po ashtu ka funksionin e siguris së qytetareve në sistemin gjyqësor se gabimet eventuale
do të permiresohen.
4. Ankesa është një mjetë juridik që kjijojn siguri per qytetaret se gabimet eventuale që mund të
jenë bërë do te eliminohen.
5. Ankesa duhet të ushtrohet mbrenda një periudhe të caktuar koheore, periudh kjo e përcaktuar
për të mos zhagitur - prolonguar procesin.
6. Ankesa ka perdorim të gjerë në shumë lëmej të fushave te ndryshme e ne veçati në çështjet
juridike

268 Për më shum shihë Kodi i procedurës penal i Republikës së Kosovës – Kodi nr.04/L-123, neni 416.

270
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

7. Me ankesë zakonisht shprehet paknaqësia dhe kërkohet rivendosja e një çështje.


8. Ankesa ushtrohet kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore si gjykatë e shkallës së parë dhe
Gjykatës së Apelit si gjykatë e nivelit më të lartë gjegjësishtë gjykatë e shkallës së dytë.
9. Ankesa mundë të paraqitet edhe kundër aktvendimit si njëri nga vendimet gjyqësore. Ankesa
kundër aktvendimit parimisht është e lejuar kundër të gjitha aktvendimeve me përjashtim kur
Kodi i procedurës Penale parasheh ndryshe.

Literatura :

Sahiti, Ejup, Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013.


Sahiti, Ejup, E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2005.
Hajdari, Azem, Bazat e Kriminalistikës, Prishtinë, 2007.
E Drejta e Procedurës Penale-Komentar, Prishtinë, 2010.

Salihu, Ismet, Zhitia, Hilmi dhe Hasani, Fejzullah, Komentar, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Giz,
Prishtinë 2014,botimi i parë.

Salihu, Ismet, E drejta penale – pjesa e posaçme, Prishtinë,2014. E drejta penale ndërkombëtare,
Prishtinë,2011. E drejta penale pjesa e përgjithëshme, Prishtinë,2012

Halili, Ragip, Kriminologjia, Prishtinë 2011.

Viktimologjia, Prishtinë,2007.

Penologjia, Prishtinë, 2010.

Halimi, Blerim, “ Veprat penale politike" punim ky i botuar në Revistën Shkencore ndërkombëtare
Vizione nr.22/2014, Shkup, Republika e Maqedonisë.

“ Dhuna ndaj fëmijëve " , punim ky i botuar në Revistën Shkencore ndërkombëtare Justicia,
nr.2, 2014, Tetovë, Republika e Maqedonisë.

Kambovski,Vllado, E drejta penale – pjesa e përgjithëshme,versioni në Gjuhën shqipe,


Shkup,2007.

Sërzentiq, Nikoll dhe Stajiq, Aleksandër, E drejta penale, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i -
KSAK, Prishtinë 1970.

Prandel, Jean, Corstens Geert,Vermulen, Gert, E drejta penale evropiane,Tiranë,(përkthim) 2010.


Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës, botimi i dytë-shtesë, botues Instituti i
Kosovës për Integrime Euroatlantike, Prishtinë, 2006.

Gruda , Zejnulla, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, 2007.


Latifi ,Vesel, Kriminalistika–zbulimi dhe të provuarit e krimit, Prishtinë, 2011.
Selmani, Bashkim, E Drejta e të drejtave të Njeriut, Shkup, 2009.

Konventat, ligjet dhe burimet të tjera


Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës,

271
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kodi i procedurës Penale i Republikës së Kosovës.


Ligji për Gjykatat, nr.03/L-199.
Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, 2010.
Deklarata e përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara, më 10.12.1948.
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Këshilli i
Evropës 1950.

272
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Brikena (Buda) Dhuli - Të drejtat e gruas –mosrespektimi praktik dhe pasojat e tij në ndërtimin e së
ardhmes

Dr.proc. Brikena (Buda) Dhuli


Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
kenadhuli@yahoo.com.

Abstrakt

Punimi “Të drejtat e gruas, mosrespektimi praktik dhe pasojat e tij në ndërtimin e së
ardhmes” ka si bosht qendror respektimin e të drejtave të gruas në shoqërinë shqiptare, e më
konkretisht brenda kujfijve të Shqipërisë Londineze. Shkruhet dhe diskutohet pafund për liritë
dhe të drejtat e gruas, ku një vend tejet të rëndësishëm në Kushtetutën e shtetit shqiptar zë
neni 18, i njohur ndryshe edhe si neni antidiskriminim. Nga ana ligjore gjithçka paraqitet si në
shoqëritë e zhvilluara, pasi legjislacioni ynë përmban të drejta të barabarta si për meshkujt,
ashtu edhe për femrat. Po sa zbatohet praktikisht në shoqërinë shqiptare ky ligj? Si trajtohen
liritë dhe të drejtat e gruas de fakto?.
Ky punim është thelluar në gjetjen e shkaqeve që çojnë në mosrespektimin e të drejtave
të gruas. Shkaqe mentale, sociale, ekomonike etj, ku të gjitha të ndërthuruara së bashku krijojnë
dramën e femrës, keqtrajtimin e saj, dhunën sistematike, duke kaluar nga përmasat e një dramë
familjarë në përmasat e një drame shoqërore. Faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë janë
të shumtë, ndër të cilët mund të përmenden zhvillimi i ngadaltë ekonomik, ri-strukturimi i
burimeve, mentalitet ekzistuese të trashëguara, pritshmëritë e shoqërisë për gratë dhe
mungesa e vullnetit politik për të përfshirë gratë në vendimmarrje. Ne do të ndalemi në veçanti
në mentalitet ekzistuese të trashëguara.
Emancipimi i një shoqërie hedh rrënjë më emancipimin e femrës. Ky punim përpiqet të
gjejë shkaqet fillestare nëpërmjet analizës së fakteve reale, si edhe të japë rekomandime për
zgjidhjen e një fenomeni kaq të përhapur në shoqërinë tonë, siç janë dramat e lindura për shkak
të performancës. Rastet e ndryshme që janë sjellë për konkretizim janë trajtuar edhe në një
rrafsh pskikologjik dhe sociokulturor.

Fjalët çelës: të drejtat e gruas, respektimi i të drejtave, shkelja e të drejtave, mentalitete


ekzistuese të trashëguara dhe drama të lindura për hir të performancës.

Një nga pedagogët dhe psikologët më të njohur në proçesin edukativ të individit, Pestaloci, do
të shprehej kështu për rolin parësor që ka edukimi familjar:”Edukimi mirë njerëzor kërkon që syri i nënës
në shtëpi, çdo ditë e çdo orë, pa gabime të lexojë në sytë, në buzët, në ballin dhe në fytytrëm e fëmijës
çdo ndryshim të gjendjeve shpirtërore të tij”269 Edukimi është pra një proçes ndërtues, ku femra ka rolin
qëndror. Familja e konsideruar si qeliza bazë e shoqërsisë, ka në themel të sajin një figurë femre, gruaje,
e mbi të gjitha nëne.

Në anë tjetër shkruhet dhe diskutohet pafund për liritë dhe të drejtat e gruas, ku një vend tejet
të rëndësishëm në Kushtetutën e shtetit shqiptar zë neni 18, i njohur ndryshe edhe si neni
antidiskriminim. ligjore gjithçka paraqitet si në shoqëritë e zhvilluara, pasi legjislacioni ynë përmban të

269
Odise Çaçi, Filozofia e Edukimit, Shtëpia Botuese “Triptik”, Vlorë, 2008, f.90.

273
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

drejta të barabarta si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Po sa zbatohet praktikisht në shoqërinë
shqiptare ky ligj? Si trajtohen liritë dhe të drejtat e gruas de fakto?.

Duke qenë se jemi një shoqëri maskiliste dhe me një mentalitet jo rrallë herë të prapambetur,
femra nuk trajtohet në mënyrën që i takon, ndonëse të drejtat e saj ligjore janë të mirëpërcaktuara.
Shkaqe nga më të ndryshmit krijojnë dramën e femrës, keqtrajtimin e saj, dhunën sistematike, e mjaft
shpesh, nga përmasat e një dramë familjare kalojmë në përmasat e një drame shoqërore. Në Shqipëri,
periudha e tranzicionit ka ndikuar negativisht në integrimin e gruas në tregun e punës, duke shkaktuar
rënien në mënyrë të konsiderueshme të pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje, duke bërë që kjo
pjesëmarrje të mbetet më e ulëta në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë janë të shumtë, ndër të cilët mund të përmenden zhvillimi i
ngadaltë ekonomik, ri-strukturimi i burimeve, mentalitet ekzistuese të trashëguara, pritshmëritë e
shoqërisë për gratë dhe mungesa e vullnetit politik për të përfshirë gratë në vendimmarrje.270 Ne do të
ndalemi në veçanti në mentalitet ekzistuese të trashëguara.

Emancipimi i një shoqërie hedh rrënjë me emancipimin e femrës. Në të kundërt proçesi edukativ
i individit vihet në rrezikshmëri të lartë dhe e ardhmja në pikëpyetje të panumërta që i lënë vend njëra-
tjetrës. Një nënë që nuk mund të kuptojë dot në mënyrën e duhur fëmijën e saj, nuk mund ta edukojë
dhe ndihmojë atë në mënyrën e duhur, duke i krijuar boshllëqe të mëdha në formimin e tij, ose duke
qene shkaktarja kryesore e një individi pa elemnetët e vërtetë qyetërues, të cilët ndikojnë
drejpërsëdrejti në ardhmërinë e familjes, e mandej shoqërsisë. Të mbajturit sekret të çështjeve për hir
të performances kanë krijuar jo rrallë herë drama nga më të çuditshmet për nga logjika e veprimit.
Kështu shohim se në familjet shqiptare, shpesh problemet fshihen nga “sytë e botës”, pasi ndjenja e
turpit për atë që do të mendojë ai tjetri është më e madhe se vetë problemi. Duke kujtuar se e kemi
zgjidhur problemin, ndërkohë që e mbajmë mirë të fshehur harrojmë se kemi ngjizur në këtë mënyrë
plot probleme të tjera dhe nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi mbuluar diellin me shoshë.
Po le të flasim me shembuj konkretë. N.ZH është një nënë reth të pesëdhjetave, e cila vuan
shumë drama njëherësh, pasi nuk ka qenë në gjendje të zgjidhe dramën e saj fillestare. E martuar me një
burrë që ishte tepër fanatik, e për më tepër me çregullime të shpeshta humori, ajo nuk tregoi kurrë për
dhunën sistematike që ushtrohej ndaj saj. Madje ajo as që e shkonte nëpër mend se mund të fliste për
këtë dhunën me nënën e saj, pasi ajo, e ëma pat qenë vetë një grua e dhunuar dhe jo vetëm që e kish
rritur të bijën me mendimin se është normale që burri të të rrahë, pasi është burrë, por edhe se
problemet e shtëpisë nuk nxirren kurrë jashtë nga një grua e ndershme dhe e vyrtytshme. Duke u
kërcënuar pra me kodin moral aq të shenjtë për shiptarët, N.ZH është kërcënuar heshturazi të mos flasë
kurrsesi me askënd. Nis këtu dhuna e saj e parë psikologjike ose drama e saj e parë e moskuptimit.
Personalitetii saj ka filluar të ndërtohet keq që në fëmijëinë e hershme dhe “fajtorja pa faj” për këtë
personalitet të çoroditur dhe karakter të paformuar është vetë nëna e saj dhe mjedisi i mbyllur ku është
rritur.
Personaliteti i referohet një modeli kompleks karakteristikash të ngulitura thellë dhe që shprehen
në mënyrë automatike në pothuajse të gjitha fushat e funksionimit psikologjik njerëzor, kurse karakteri i
referohet karakteristikave të fituara gjatë rritjes së personit dhe tregon shkallën në të cilën personi
konformohet me standardet morale sociale.271 N.Zh me mendimin e ngulitur se dhuna është diçka
normale në ambientin familjar, pranon normalisht më vonë dhunën e bashkëshortit. Karakteri i saj i

270
Gruda A., Guxholli A., Filipi Gj. “ Barazia gjinore në procesin e integrimit europian, shifra dhe fakte”, Aleanca
Gjinore për Zhvillim, Tiranë, 2008.

271 Milon, 2004.

274
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

formuar me mendime të ngulitura së thelli se dhuna fizike duhet të durohet dhe për më tepër se nuk
mund të flasë me askënd për këtë, e shtyn të mbajë fshehur një roblem edhe më të madh, çregullimet e
tij të humorit. I shoqi A.ZH është herë shumë i gëzuar e herë shumë pesimist. Në çastet e tij të
dëshpërimit pa arsye të dukshme ai mbyllet me ditë të tëra në dhomë. Vitet kalojnë dhe vajza e çiftit
trashëgon cregullimet e të atit në humor. Ajo bie shumë herë në gjendje depresive dhe kalon njësoj si i
ati ditë të tëra e ngujuar në dhomën e gjumit, shpesh e pafuqishme edhe për të kryer nevojat e veta.
Prindërit e saj tepër të shqtësuar, me këmbënguljen e fortë të hallës së vajzës që jeton në kryeqytet,
arrijnë ta çojnë tek mjeku. Psikiatri deklaron se vajza është në një depresion të thellë dhe se duhet
kuruar urgjent e mbajtur në kontroll të vazhdueshëm më ilaçe.

Deri këtu duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq keq. Prindërit i marrin ilaçet dhe e mjekojnë për
rreth një javë. Pas një jave mjeku i rekomandon një gjilpërë që duhet bërë çdo javë. Në sy të mjekut
prindërit thonë “Po”, por ata jan edukuar me mendimin se gjërat duhen mbajtur fshehur dhe se në fshat
infermierja nuk duhet ta marrë vesh kurrsesi nga se vuan vajza. Prandaj edhe mjekimet nuk ia bëjnë të
rregullta. Vajza përkeqësohet dhe një mëngjes gjendetr e vetëvarur në haurin e shtëpisë. I ati i vajzës
pas kësaj ngjarje çmendet. Kështu N.ZH për hir të mbajtjes së sekretit pësoi dhunën fizike, nuk e kori
vesh asnjëherë se i shoqi vuante një sëmundje mendore e trashëgueshme dhe humbi vajzën, po nga
turpi se të tjerët nuk duhej ta mësonin kurrsesi sëmundjen e saj. Mes lotëve ajo na thotë: “po të tregoja
se nga se mund të vuante vajza, atëherë ajo do të mbetej pa martuar” dhe si për t’i vënë kapak
injorancës së saj të pandreqshme ajo shton se “kur mjeku na tha se vajza jonë nuk e përballonte dot
martesën kjo gjë na trishtoi së tepërmi. Në fisin tonë një vajzë e lënë është njësoj si një vajzë që të ka
turpëruar”.

Mbajtja sekret e problemeve për hir të performancës është një dukuri e shpeshtë në shoqërinë
tonë tonë, dukuri ku drama lind dramën. N.Zh ka gjithashtu një tjetër djalë që vuan nga depresioni dhe i
duhet të punojë dyfsish, pasi ai nuk shtë në gjendje për ta mbajtur ekonomikisht gruan e tij dhe katër
fëmijët e mitur dhe po qe se ajo do ia tregonte të resë së saj, se i shoqi do të ishte përherë në këtë
gjendje, atëherë ajo do të ikte dhe do ta linte...Ja pra se si një dramë personale shndërrohet në dramë
shoqërore. Këto mentalietet të trashëguara janë vënë re edhe nga studiues të huaj. Kështu në një
studim të INSTAT të përgatitur nga D r. Robin N. Haa rr dhe Dr. Milika D hamo vërehet: “Në Shqipëri,
dhuna në familje është një problem që ndikon negativisht tek individët, familjet dhe
komunitetet.Megjithatë,shqiptarët janë të prirur ta konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private,
familjare dhe si pjesë normale të jetës martesore dhe familjare. D uke qenë se dhuna në familje shpesh
ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet, nuk rrëfehet ose nuk trajtohet hapur në shoqërinë
shqiptare, viktimat vuajnë në mënyrë tipike në heshtje.”272

Thamë në fillim të këtij punimi se emancipimi i një shoqërie hedh rrënjë me emancipimin e
femrës. Mirëpo shpesh në individë në komuniteteve larg zonave të zhvilluara, arsimimi i femrës, ka fare
pak rëndësi ose aspak, pasi fanatizmi deri në nivelet e injorancës, i pengon të arsyetojnë se një shoqëri
ku femra është e paarsimuar është një shoqëri e kërcënuar në në çdo moment. Femra është më vonë
nëna që lind e edukon fëmijën. Duke qenë se edukimi është një proçes sa mësimor, po aq edhe
psikologjik, ai nuk mund të kryhet në mënyrë të kënaqshme, po qe se edukatorja e parë e njeriut, nëna,
ka vetë probleme me formimin e saj. Një fëmijë i zjuar në aftësitë e lindura, por i pakuptuar është një

272
Dhuna në familje në S hq ip ëri:Instituti i Statistikave ( INSTAT) S hq ip ëri, Raport i p ërgatitur nga Dr. Robin N.
Haarr, Konsulen te Ndërkomb ëtare dhe Dr. Milika Dhamo,Profesor i Asociuar, Mars, 2009 .

275
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

fëmijë tragjik për të ardhmen e vendit neser. Jo për fajin e tyre, ka nëna të paafta për të depërtuar në
psikologjinë e fëmiëve të tyre. Kështu familja si bërthama e çdo shoqërie vihet në rrezik.

Përfundime dhe rekomandime

Për sa kohë që problemet e dhunës ndaj gruas të mbulohen me kodin e nderit, “nuk duhet
treguar se është turp” nuk bëjmë gjë tjetër veçse legjitimojmë dhunën.

Dhuna e parë apo e fshehur fizike lind dhunën psikologjike dhe dënon proçesin edukativ të
fëmijëve, duke dëmuar seriozisht personalietetin e nënës dhe të fëmijëve.

Fanatizmi i tepruar në disa zona për te mos i lënë fëmijët të arsimohen, e lë femrën në padije,
dhe të pazonjën më vonë për të kuptuar psikologjinë e fëmijës së saj, duke vënë kështu në rrezik të
ardhmen e individëve dhe të shoqërisë tonë.

276
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Diana Dervishi, Armand Afezolli - Politikat shteterore te se Drejtes se Konkurences, mbrojtja e saj dhe
zbatimi ne sektorin e Turizmit ne vendet e Ballkanit Perendimor; Pervoja e krahasuar e Shqiperise me
fqinjet e saj jo-anetare te BE

Diana Dervishi

Sekretare Pergjithshme, Autoriteti Konkurences, R. »S.Frasheri », Tirane

Armand Afezolli

Drejtor Juridik i Autoritetit te Konkurences te RSH, Universiteti « Aleksander


Moisiu »Durres

Blv. “Taulantia”, Durrës, SHQIPËRI

armandafezolli@yahoo.de

Abstrakt :

Para vendeve të Ballkanit Perëndimor, jo-anëtare të BE-së ku bëjnë pjesë Shqipëria, Mali I Zi, Kosova,
FYRO Maqedonisë, Bosnje-Hercegovina, Serbia, por pse jo edhe Kroacia, (megjithëse kjo së fundmi
tashmë është anëtare në BE), po shtrohet si domosdoshmëri dita-ditës se vetëm me një treg unik
turistik (dhe jo vetëm atë) në rajon mund të bëhen tërheqës për të thithur turistë nga e gjithe bota. Të
gjitha vendet e përmendura më sipër flasin me bukuritë e tyre natyrore dhe të pothuaj të pacekura, me
trashigiminë e tyre kulturore, agroturistike dhe kulinare, me folklorin, etnografinë dhe artizanatin, por
edhe me shumë elementë të tjerë që e bëjnë tepër tërheqës turizimin në këto vende, si një shërbim
tërësisht për tu integruar të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky do të ishte një nga mjetet më të mira
për tu lehtësuar, thjeshtësuar dhe shpejtuar atyre procesin e gjatë dhe të « lodhshëm » të integrimit në
BE. Ambasadorja e BE në Tiranë theksoi kohët e fundit se : « Integrimi në BE do të vijë nga bashkpunimi
jo vetëm me BE, por edhe me njëri-tjetrin. Dera e anëtarësimit është e hapur dhe nuk keni kohë për të
humbur. Vendet e Ballkanit I kanë të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar ngushtësisht sipas modelit
të shteteve të BeNeLux-it (Belgique-Nederland-Luxembourg), pa cënuar sovranitetin, por duke u
mbështetur në tregje të pandashme si energjia, infrastruktura dhe turizmi”.

Pikërisht mbi këtë të fundit shtrohet sfida jo vetëm e njehsimit të tregut rajonal turistik dhe e ushtrimit
të kontrollit mbi të si tregje te pandashme, p.sh. s’mund te ndahen parqe rajonale si ato te Dukagjinit,
Bjeshkeve te Nemura, ose te Sharrit. Turizmi është një vision dhe si I tillë, është e nevojshme kalimi në
atë që njihet si koncepti I “Turizmit të Integruar dhe të Qëndrueshëm”. Ndaj dhe autorët e këtij punimi
mendojmë se në këtë sfidë turizmi shqiptar nuk duket se do të jete dhe nuk duhet të jetë I vetëm.
Pikërisht përballjen me këto sfida përpiqet ti japë zgjidhje ky punim. Një nga këto sfida do të jetë që në
hapat e para kontrolli mbi këtë treg turistik rajonal dhe këtu del si domosdoshmëri njehsimi I një të
drejtë konkurence të rajonit dhe krijimi I një institucioni koordinator dhe kolegjial, selia e të cilit mund të
zhvendoset me rotacion në kryeqytet e vendeve themeluese te tij. Por për të arritur në këtë zgjidhje do
duhet të ekspozojmë se cilat janë të përmbashkëtat dhe diferencat e legjislacioneve të konkurencës në

277
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

këto vende. Nga këto vende, ende të pa-integruara, por që shquhen nga një popullsi dhe territor, I
mjaftueshëm edhe për të qenë një treg I vetëm, (sikurse Serbia dhe BiH) mundet edhe ta përballojnë të
vetëm këtë sfidë, ndërkohë që për vende si Shqipëria, Mali I Zi, Kosova dhe FYRO Maqedonisë, me
pothuaj të njëjtat parametra të tregjeve turistike të kufizuara e të pamjaftueshme në thithjen e
konsumatorëve të mëdhenj të turizmit, por nga ana tjetër edhe kufitarë në parqe dhe resorte turistike
me njëri-tjetrin, zbatimi I Turizmit të Integruar kërkon integrimin e tureve ballkanike nëpër këto vende.
Ndaj edhe krijimi I një tregu unik turistik dhe I një të drejte konkurence që të ushtrojë kontrollin mbi
këtë treg është tashmë jo vetëm një domosdoshmëri, por edhe një problem I shtruar për zgjidhje. Por
cila ështe aktualisht gjendja e legjislacionit të konkurencë ne këto 4 vende me burime të kufizuara
turistike: Kuadri ligjor I së Drejtës së Konkurencës në Shqipëri përbëhet nga Ligji 9121, datë 28.07.2003
“ Për Mbrojtjen e Konkurencës” I ndryshuar disa herë dhe sidomos në mënyrë të konsiderueshme me
ligjin 10317, datë 16.9.2010. Gjithsesi si fond bazë të tij mund të përmendim edhe :

-Zhvillimin dhe nevoja për një rritje ekonomike të qëndrueshme;

-Përballimin e sidave përballë proceseve të Botërorizimit, (paraprakisht rajonizimit);

-Përfshirjen e vendit/eve ne Bashkimin Evropian.

Ky sfond baze ka sherbyer edhe per te Drejten e Konkurences ne vendet e rajonit sidomos te atyre qe
jane ne prag te antaresimit ne dhe integrimit ne BE, sikurse pervec Shqiperise edhe Maqedonia dhe
Kosova.Serbia nuk e ka kaluar ende tërësisht në një organ krejtësisht të pavarur në vendimmarrje,
ndërsa Mali i Zi e ka vetëm në rrang departamenti këshillues në ministrinë e linjës që mbulon tregjet.

Nisur nga interpretim historik të temës së marrë në trajtim mund të shprehemi se e Drejta e
Konkurencës ne Shqiperi i ka fillesat e saj ne vitin 1995, me ligjin 8044, por ky ligj nuk përcakton ndonjë
institucion publik, mirfilltazi përgjegjës dhe të pavarur në vendimmarjet e tij si ruajtës të konkurencës së
lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike në ndihmë dhe përkrahje të konsumatorit dhe të aktorëve
të tregut. Ai thjesht ngarkonte një nga drejtoritë, e ministrisë së lëmisë së ekonomisë, të « pagëzuar »
me emrin e « Konkurencës », me vëzhgimin e konkurencës në treg dhe raportimin më pas pranë
ministrit epror të dukurive qe ajo mund të konstatonte. Ishte pra thjesht më tepër në rolin e një organi
konsultativ për ministrin përkatës.

Përkundrazi ligji në fuqi, nr.9121 përcakton Autoritetin e Konkurencës si «truproje » mbrojtëse të


konkurencës në treg. Pra do të thoshim se është në rolin e një « Serapizi », (perëndia mbrojtëse e
tregjeve tek grekët e vjetër), për ekonomine shqiptare.

Ndër karakteristikat kryesore të këtij ligji do të nënvizonim:

*Hapësirën e veprimit ose fushëveprimin, si një ligj me veprim të përgjithshëm në të gjithë sektorët e
ekonomisë;

*Marrëdhënie komplekse ndërmjet politikës se Konkurencës dhe politikave të tjera ekonomike të tilla si
p.sh. ato tregtare.

278
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

*Vlerësimi I konkurencës si faktor nxitës i ekonomisë, e që shërben në frenimin e vendosjes se një


“Diktature Tregu”

Sic theksuam edhe më lart organi adminstrativ që kujdeset si një “qen-roje” për konkurencën është
Autoriteti i Konklurences, kompetencat e të cilit dhe mënyrat e funksionimit të tij jepen në nenet 18-31
të ligjit “organik” të cilin po e shtjellojmë në këtë punim. Ai shërben si një mjet administrativ për
sigurimin, mbrojtjen dhe respektimin e Parimit të « Konkurencës Efektive në Tregjet e Lira ».

Në vetvehte Autoriteti është një institucion administrative, publik, i pavarur në vendimmarrjet e tija dhe
qe përbëhet nga :

1. Struktura Vendimmarrëse-Komisioni I Konkurencës. Ai është një strukturë kolegjiale 5 anëtarëshe e


zgjedhur nga Kuvendi; dhe

2.Struktura ekzekutivo-zbatuese e tij Sekretariati.

Vendimet e Komisionit janë të ankimueshme vetëm gjyqësisht, por jo administrativisht në organet


eprore të tij.

Autoriteti mund ti nisë proçedurat hetimore me nismën e tij në të gjitha rastet kur vëren se ka shkelje të
dispozitave të ligjit në fjalë.

Nga aspekti i struktures organizative nje element qe duhet vleresuar për rajonin eshte rasti i
amendimeve qe ju ben para do kohesh edhe ligjit maqedonas te konkurences. Sipas amendimeve eshte
pare me vend qe brenda autoritetit te krijohet edhe nje strukture per mbarevajtjen e Procedures per
Kundravajtje Administrative, i perbere prej personash zyrtare te autorizuar nga Kryetari i Komisionit te
Konkurences. Ne kendveshtrimin tim ky eshte nje instrument qe ndikon ne rritjen e efikasitetit te
veprimtarise se Komisioneve te konkurences dhe nje pervoje per tu perqafuar edhe nga vende te rajonit
tek te cilat veshtiresite e zbatimeve te konkurences shfaqin te njejtat « simptoma ».

Veprimtaria e Autoritetit në zbatim ligjit, 9121, “Për Mbrojtjen e Konkurencës” dhe në identifikimin e
shkeljeve, ose kufizimeve të konkurencës bazohet në shmangien e 3 dukurive të mëposhtme
antikonkuruese:

*Marrëveshjet e Ndaluara, ose sic njihen sipas nocioneve të ndryshme të konkurencës si Truste (vendet
anglofone), ose Kartele ne vendet gjermanike;

*Abuzimi me Pozitën Dominuese (individuale, ose kolektive);

*Përqëndrimet dhe kontrolli I tyre me synim zvogëlimin e rrezikut teë krijimit të Pozitave Dominuese,
me të cilat si pa e kuptuar edhe mund të abuzohet me to.

I.) Marrëveshjet e Ndaluara.Sa për historik element I pare është Akti Sherman, (me emrin e propozuesit
të tij Xhon Sherman, ish senator I Ohajos, I vitit 1890), ose që njihet ndryshe si Deklarata e Uashingtonit.
Ai propozoi përmes këtij akti ndëshkimin e marrëveshjeve cmim-fiksuese dhe treg-ndarëse në dëm të
konkurencës dhe të konsumatorëve. Pra sic shihet shkelja e parë kufizuese e cila themeloi edhe të

279
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Drejtën e Konkurences janë Marrëveshjet e Ndaluara të tipit Trust, ose Kartel ndaj dhe shpesh
institucionet e autoriteteve te konkurencës në botë janë themeluar si institucione Antitrust, ose
Antikartel. Kuptohet më vone edhe në ditët e sotme në varësi edhe nga specifika e vendit këtyre
institucioneve ju janë veshur kompetenca edhe për luftimin e shkeljeve të tjera të mëvonshme të cilat
kanë shërbyer edhe si bazë për krijimin e një displine të re të së drejtës e cila me kalimine kohës
gradualisht u shkëput nga e Drejta Tregtare dhe u kristalizua si e Drejta e Konkurencës.

Po cfarë janë në vetvehte e Marrëveshjet e Ndaluara (sikurse njihen ne Francë me këtë emër), Trustet
ne SHBA, ose Kartelet ne Gjermani? Janë ato marrëveshje të dëmshme hapura ose të fshehta, të
formalizuara ose jo, të cilat kanë për pasojë kufizimin e konkurencës në « tregun perkates », përmes
fiksimit të cmimeve, ndarjes se tregjeve te shitjes ose furnizimit me lende te para, zbatojnë kushte të jo
te njejta tregtare per transakione te njejta, si dhe qe cojne ne kufizimin e prodhimit dhe shitjeve,
zhvillimit teknik, investimit dhe te konkurences. Hasja e marrëveshjeve të këtij lloji sjell ndalimin e tyre
nga ana e Autoritetit te Konkurencës(AK neni 4 I ligjit).Në varësi nga fushëveprimi I tyre marrëveshjet
ndahen sipa disa kategorive. Kështu mund të përmendim Marrëveshjet Horizontale, ato Vertikale, ato
me Rëndësi të Vogël (de Minimis), ato të Licencencës (Franchising) ndërsa nga mënyra e përjashtimit
mund të ndahen Marrëveshje të përjashtuara Individualisht dhe ato të Përjashtuara në Kategori ose
Bllok (Block exception). Marrëveshjet Horizontale janë ato të cilat veprojnë në të njëjtin nivel të tregut,
të prodhimit përpunimit dhe shpërndarjes.

Marrëveshjet Vertikale lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme të tregut me


synim kryesisht vendosjen dhe fiksimin e cmimeve minimale.

Marrëveshjet me Rëndësi të Vogël (de Minimis) kategorizojnë ato marrëveshje të cilat nuk kufizojnë
ndjeshëm konkurencën për shkak të pjesës së vogël që zënë këto ndërmarrje të lidhura në marrëveshje
të këtij lloji, pjesë që së bashku nuk shkojnë më shumë se 10-15% të tregut sipas potencës aktuale të
ndërmarjeve të lidhura në të tilla marrëveshje. E Drejta e konkurencës kuptohet qe jep mundësitë e saj
lidhur me përjashtimin e këtyre marrëveshjeve nga ndalimi dhe ndëshkimi dhe kjo parashikohet
atëherë kur dëmi që mund të sjellin këto marrëveshje është tepër I vogël në krahasim me progresin
teknologjik ose teknik zbatimi I këtyre marrëveshjeve dhe kur ky motiv mund të sjellë në një të ardhme
të afërt përfitim të drejtëpërdrejtë për konsumatorët të cilët janë edhe përfituesit fundor të zbatimit të
konkurencës. Persa i perket ligjit kosovar te konkurences dhe konkretisht Ligjit Nr. 2004/36 Date
08.09.2004 “Per Konkurencen”, mund te themi se ai nuk perfshin qofte de Minimis edhe ato me qëllim
në vetvete per se.

Ndërkohë përjashtimi I kategorive të marrëveshjeve bëhet mbi bazën e akteve nënligjore të miratuara
nga Autoriteti. Ndër këto mund të përmendim Marrëveshjet e kërkim-Zhvillimit, ato të Specializimit, ato
të Transfertave tekonologjike etj. Indentifikimi I individual I një marrëveshje në kategorinë e njërës prej
tyre të evidentuar më lart sjell përjashtimin automatikisht të tyre prej ndalimit dhe ndërshkimit pa patur
nevojën e lejes nga ana e Autoritetit sikurse zbatohet për marrëveshjet e përjashtuar individualisht prej
Autoriteti sipas një njoftimi që do duhet të bëjnë ato atje paraprakisht.

280
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

II) Pozita Dominuese dhe Abuzimi me të. (Nenet 8-9 të ligjit). Paraprakisht përcaktohet si Pozitë
Dominuese në treg aftësia e një ose disa ndërmarrjeve për të vepruar në mënyrë të pavarur nga ana e
ofertës dhe/ose kërkesës në lidhje me sjelljen e pjesmarrësve e tjerë të tregut (p.sh.konkurentët,
klientët dhe sidomos konsumatorëve) kryesisht në vënien e çmimeve. Për këtë do të duhet të merret në
konsideratë një sërë faktorësh sikurse janë: Fuqia e Tregut(market poëer); pjesa e tregut e
ndërmarjes/ve në analizë, pengesat në hyrje, asimetria e e tregut, fuqia kundërvepruese e blerësve,
përqëndrimi I tregut,etj.

Nisur nga sa përkufizuam më sipër rezulton se Pozita Dominuese mund të jetë Individuale (1
ndërmarrje- monopol), ose kolektive( duopoli, ose oligopol). Gjithsesi ligji nuk e ndalon ekzistencën e
Pozitës Dominuese të ndërmarrjeve, kjo për faktin kur ndërmarrja mund të mos jetë fajtore për gëzimin
e kësaj pozite. Megjithatë tradicionalisht është gjykuar se Monopoli ose Oligopoli dashur pa dashur kanë
çuar në kufizim të konkurencës, ose minimizim të saj dhe si dukuri nuk sjellin ndonjë të mirë për tregun
e zotëruar prej tyre, pra edhe për konsumatorin. Duke ju referuar disa prej korifejve të mendimit
shtetformues, ose ekonomik botëror në vite po rradhis disa aforizma dhe thënie prej tyre. Adam Smithi
në veprën e tij “Kërkimi mbi natyrën dhe shkaqet e Pasurimit të Kombeve” e njohur shkurt si “Pasuria e
Kombeve” në 1776 do të shprehej:

”Monopoli është një armik i madh i administrimit të mirë”

Ndërkohë që 10 vjet më vonë Frederiku I Madh I Prusisë do të shprehej si vijon mbi joefektshmërinë e
Monopolit: “Në se hekuri dhe çeliku do të prodhoheshin në vend, kjo sigurisht është një gjë e mirë; por
se unë nuk do të doja ti kisha si monopol, pasi ky sjell gjithmonë një mall të zakonshëm. Monopolisti nuk
tregon asnjë zell dhe dashuri për punë të drejtë lidhur me detyrimin, sepse ain nuk ka askënd pranë që
të matet dhe të konkurojë me të. Nga ky rrjedh fakti që ai neglizhon në punën e vet dhe si rezultat do të
prodhojë mallrat ë këqija. Por pot ë qe so do të kishte dikë tjetër pranë që ta konkuronte, ky
(monopolisti) do të detyrohej kështu prej pranisë së tjetrit në treg që të tregojë më tepër zell dh të
prodhojë një mall më cilësor.”

Nisur nga këto parakushte, sigurisht qënia në pozitë dominuese (ose Monopoliste) e një ndërmarrjeje
e ngarkon atë me një përgjegjesi më të madhe në respektimin e konkurencës sesa ndërmarrjet të cilat
nuk e gëzojnë këtë pozitë. Kjo për shkak të fuqisë së tyre e cila në zbatimin e masave fitimprurëse mund
të sjellin pasoja më të rënda për konsumatorët dhe konkurencën. Kjo edhe për një arsye tjetër, pasi në
këto lloj tregjesh ku evidentohen zotërime Mono-ose Oligopoliste dhe si rezultat I tyre konkurenca nga
natyra është më e dobët dhe për rjedhojë do duhet të ndalohet cdo veprim që pengon më tej
konkurencën. Meqenëse ky prag kalohet lehtë dhe fare mirë edhe pa e ndjerë konkurenca mund të
shkelet mirfilltazi është gjykuar që të Abuzimi me Pozitën Dominuese që mund të zotërojnë ndërmarjet
të ndëshkohet nga ligji për shkak të pasojave që mund të sjellë mbi të.

Por cilat mund të përmenden si raste klasike abuzimi nga pozitat e një Pozite Dominuese? Mund të
përmendim ndër të tjera si:

Lidhja e klientëve me një detyrim furnizimi ekskluziv për një mall të caktuar është abuzim me pozitën
Dominuese sepse –Pengon klientin të zgjedhë lirisht burimet e furnizimit dhe I kushtëzon përzgjedhjen e

281
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tij, si dhe orientimin sipas ofertave më të leverdisshme; dhe –Pengon hyrjen në treg të prodhuesve të
tjerë të këtij malli ose përjashton prodhuesit ekzistues. Por në këtë kuadër mund të përmenden edhe
raste të tjera praktikash abusive në kurriz të konkurencës sikurse janë Cmimet tepër të larta (excessive
price), cmimet “grabitqare”(predatore), trajtimet diskriminuese me çmimet, etj.

Lidhur me ligjin e konkurences ne Kosove shprehem se lidhur me kete nocion mungon perkufizimi I tij
dhe po keshtu edhe per Abuzimin me Poziten Dominuese dhe qe shpresoj qe nje mangesi e tille te jete
plotesuar ose te plotesohet ne te ardhmen pasi perben nje domosdoshmeri.

III) Përqëndrimet dhe Kontrolli i tyre. (Nenet 10-13; etj) Lidhur me këtë institute të së drejtës
Konkurencës do të kishim shtjellimin e Përqëndrimit në vetvehte. Themi se jemi para një rasti të tillë kur
kemi të bëjmë me raste jo mbledhëse dhe jo vetëm kur edhe vetëm njëri prej tyre mund të
konsiderohet si përqëndrim dhe konkretisht:

-1.Bashkime juridike dhe faktike të dy, ose më shumë ndërmarrjeve Brenda të njëjtit treg përkatës dhe
sidomos së të njëjtit (Treg Perkates) Zonë Gjegrafike;

-2.Përftimi i kontrollit mbi 1 ose më shumë ndërmarje nga ana e një ndërmarrje tjetër tashmë
pjesmarëse në tregun përkatës;

-3.Krijimi I një ndërmarrje të re Përbashkët e tipit joint venture si rezultat I kontributit të dy ose më
shumë ndërmarjeve të tjera;

Këto lloje përqëndrimesh mund ti hasim në formën e Shkrirjeve, bashkimeve, me perthithje ose jo.

Arsyeja se përse ligji kërkon domosdoshmërisht mbajtjen nën kontroll të përqëndrimeve lidhet me
faktin se Shkrirjet (fusionet) bashkimet faktike, ose juridike mund të cojnë indirekt (jodrejtëpërdrejtë),
ose/dhe rrezikojnë të çojnë në forcimin e pozitës dominuese të një ose më shumë ndërmarrjeve me
prirje drejt monopolizimit të tregut, i cili sikurse theksuam edhe më lart jo vetëm sjell një dobësim të
konkurencës në treg, por edhe rrit mundësinë e abuzimit me këtë pozitë, e cila përbën një shkelje të
drejtpërdrejtë të parimeve të konkurencës. Në këtë pikë do desha të sjell në vëmendje të lexuesve edhe
një shprehje kuptim plote prej Sër Xhon Hiksit në librin e tij të vitit 1935 “Teoria e Monopolit” ku ndër të
tjera shprehet:

“Më e mira e përfitimit nga një Monopol është vetëm një jetë vegjetuese”.

Ne kete kuader desha te ve perseri ne dukje faktin e mungeses se nocionit te perqendrimeve dhe
kontrollit mbi to ne ligjin kosovar te konkurences, per me teper edhe formen e fusioneve e kane
parashikuar ne kuader te marreveshjeve te ndaluara gje qe nuk klasifikohen ne kuader te
perqendrimeve ashtu si eshte vendosur fusion ne ligjin e konkurences te Shqiperise.

282
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjithsesi duke ju kthyer trajtimit te nocionit te perqendrimit themi duhet qartësuar se përse është i
nevojshëm kontrolli i përqëndrimeve natyrshëm do duhet të kalohet se nga ç’kufi do duhet nisë ai qe
quhet Pragu i Kontrollit të një Përqëndrim. Për këtë është parë e arsyeshme dhe përvoja e ka treguar ky
prag do duhet të ulet vazhdimisht në mënyrë që të arrihet një përputhjë dhe mbrojtje sa më e mirë e
tregjeve nga ana e këtyre bashkimeve. Ne kete aspekt mund te konstatojme se ka pasur nje proces ne
rrugen jo te duhur, ne kendveshtrimin tim, ne legjislacionin maqedonas ku me amendimet qe I jane
bere ligjit para ca kohesh verehet nje ngritje e ketij pragu qe do te sjelle per pasoje nje moskontroll ten
je kategorie te caktuar perqendrimesh duke mundesuar rritjen e shkalles se kufizimeve te konkurences
ne tregun perkates.

Kur rasti I Shqiperise ka ecur ne kahjen e duhur. Aktualisht nisur nga nevojat e vendit për një kontroll sa
me të mirë të përqëndrimeve mendryshimet që I janë bërë ligjit aktual është gjykuar që xhiroja e
ndërmarrjeve që përqëndrohen nisë që nga masa prej 50 milione Euro në tregun ndërkombëtar dhe në
tregun e brendshëm prej 2-4 milionë Euro në tregun e brendshëm. Po kështu është vendosur një zgjatje
e fatit të njoftimit të përqëndrimit nga 1 javë në 1 muaj nga dita e nënshkrimit përfundimtar të
kontratës së përqëndrimit ku afati nis nga nëshkrimi I fundit si rezultat I qarkullimit të kontratës
përqëndruese. Kurse llogaritja e xhiros do të merret për bazë nisur viti parardhës I para viti të
linënshkrimit të kontratës. Detyrimi për njoftim në Autoritet lidhet me faktin e vlerësimit nga ky I fundit
të shkallës së prekjes së konkurencës nga ana e përqëndrimit të këtyre ndërmarrjeve. Kuptohet për
ndërmarjet të cilat nuk sjellin ndonjë rrezik për konkurencën Autoriteti mund të lejojë kryerjen e
përqëndrimit ose lejimin e tij me kushte dhe detyrime të cilat minimizojnë rrezikun që mund të sjellë
përqëndrimi. Në këtë pikëpamje ligji ka përcaktuar edhe rastet se kur përqëndrimi lejohet I kushtëzuar
dhe cfarë masash e kushtëzojnë atë, si dhe periudhën brenda së cilës do duhet të implementohen këto
kushte.

Dispozitat e ligjit përcaktojnë se kur lejohen përqëndrimet e kushtëzuara dhe masat korigjuese që do
duhen ti jepen ndërmarjeve.

Këto masa paraprake mund të jenë të formës: -strukturale;

-detyrime kushtëzuese për të vepruar në një mënyrë të caktuar.

Qëllimi I marrjes së këtyre masave është eliminimi I rrezikut të krijimit ose forcimit të një pozite
dominuese.

Masat duhet të jenë proporcionale me pasojat negative që sjell operacioni I përqëndrimit. Pjesmarrja e
ndermarjeve në proceesin e zgjedhjes së masave korigjuese garantohet nga ligji.

Arsyeja thelbësore pse vendosen këto masa është se një zgjidhje e negociuar zbatohet më mirë nga
ndërmarjet.

IV) Procedurat administrative. Këto proçedura përfshijnë gjithë mënyrat e veprimit të monitorimeve
dhe fazave hetimore në rastet e vlerësimit të provave mbi shkeljet, ose jo të konkurencës, si dhe dhëniet
e Autorizimeve me kushtë dhe detyrimeve, të përkohshme dhe përfundimtare mbi lejimin ose ndalimin

283
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e Përqendrimeve dhe përjashtimin e marrëveshjeve nga ndalimi, koncepte të cilat ne I cekëm përkitazi
dhe më lart.

Procedurat administrative zbatohen mbi bazën e dispozitave që parasheh ligji “Për Mbrojtjen e
Konkurencës” dhe në mungesë të tyre zbatohen edhe procedurat e Kodit të Procedurave Administrative
të Shqipërisë. Përvec fazës monitoruese për cdo treg, e cila është një detyrë e vazhdueshme e
Autoritetit ky I fundit ndërmerr edhe procedura hetimore të cilat në vetvete ndahen sipas tre hazave të
hetimit.

Nisma hetimore mund të vijë si rezultat I kërkesës nga organet e tjera të administratës, me kërkesë të të
tretëve, ose edhe kryesisht cka nënkupton nismën e vet institucionit për hapjen e hetimeve.

Ligji përcakton këto faza të hetimit:

1) Procedura e Hetimit në një Sektor të Ekonomisë, (neni 41 I ligjit)brënda të cilit mund të përfshihen
edhe më shumë se një treg.

2) Procedura e Hetimit Paraprak, (neni 42) e cila parasheh të drejtën e hapjes së një hetimi, kur tashmë
tregu dhe ndërmarrja/et, të cilat dyshohen se me veprimet, ose mosveprimet e tyre kanë cënuar ose
kufizuar konkurencën. Përfshirja dhe vendosja e ndërmarjes/ve nën një hetim paracakton detyrimin e
tyre për vënien në gatishmëri ndaj cdo kërkesë që mund ti adresohet nga ana e Autoritetit, gjë që nuk
është e detyrueshme në fazën e monitorimit të tregut, e cila përmbyllet kryesisht vetëm mbi bazën e të
dhënave të marra nga të tretë, ose lehtësisht të gjendshmë, ose të marrura nga të dhënat publike të
hedhura për informim nga ana e institucioneve shtetërore. Në Fazën Paraprake të Hetimit një rol
parësor merr pala e tretë, e cila bën kallëzimin e shkeljes së dyshuar, I cili gëzon të drejtën e ruajtjes së
anonimatit të tij sa herë që vet ankuesi e gjykon këtë fakt të arsyeshëm. Kjo nënkupton që me paraqitjen
e një ankese nga ana e një subjekti, (përjashtuar rastin kur ankesa është për shkelje të dyshuara, të cilat
të cilat që në fillim të herës dhe sipas deklarimeve të vetë ankuesit, rezulton që të jetë jashtë
juridiksionit dhe kompetencës lëndore të Autoriteti të Konkurencës, I bazuar në punën e tij në Ligjin “Për
Mbrojtjen e Konkurencës”) Autoriteti në vetvehte është faktikisht I detyruar që të hapë një hetim mbi
ndërmarrjen dhe në tregun objekt-ankese. Kjo është ndofta arsyeja kryesore përse ligjvenësi e ka
paraparë si të panevojshme, që për hapjen e kësaj faze hetimore, të kërkohet detyrimisht dhe gjithmonë
vendimmarrja e Komisionit të Konkurencës, duke u mjaftuar vetëm me një shprehje vullneti të tij ndaj
nismës së Sekretariatit. Në këtë fazë të hetimit palëve object-hetimi, por edhe jo vetëm atyre nuk u
njihet e drejta e konsultimit me brendinë e dosjes hetimore. Kjo masë shërben për të eliminuar dhe
zvogëluar pambarimisht mundësinë palëve të aluduar si shkelëse, pë rte manipuluar provat dhe
“gjurmët” e shkeljeve që mund të kenë kryer, për mos dekonspiruar elementët e hetimit, si dhe për të
ruajtur konfidencialitetin e të dhënave që përmban dosja hetimore.

3) Procedura e Hetimit të Thelluar, (neni 43) është faza më e rëndësishme e hetimit dhe “preludi” I
rezultateve të tij. Kalimi në këtë fazë presupozon që tashmë janë identifikuar qartazi shenja të kufizimit
të konkurencës. Përfundimet e kësaj faze do të duhen të hidhen në formën e Raporti, cili hartohet nga
Grupi përkatës I Punës, I cili ka kryer hetimin në të gjitha hallkat procedurale të tij. Gjithsesi Raporti
përfundimtar mbetet vepër e Sekretariatit dhe do duhet ti paraqitet Komisionit nga Sekretari i

284
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përgjithshëm, si titullari administrativ I Sekretariatit. Gjatë punës hetimore mund të ndodhë qe tregu të
ketë nevojë emergjente për ndëhyrje administrative nga ana e Autoritetit, atëherë në këtë rast ky I
fundit mund të urdhërojë edhe marrjen dhe vendosjen e një regjimi masash të përkohshme, me synim
ndalimin e përkeqsimit të gjëndjes së konkurencës në treg dhe eliminimin, ose shmangien e dëmeve të
pariparueshme në një kohë më të mëvonshme.

Komisioni pasi shqyrton raportin, që efektivisht identifikon pronocimin e njërës palë që në këtë rast
është ajo e Sekretariatit, ka për detyrim, përpara vendimmarrjes së tij, për një gjykim sa më të plotë dhe
më objektiv, si dhe për të respektuar Parimin e Barazisë së palëve në një shqyrtim administrativ, tu japë
mundësinë palëve të hetuar dhe të prekura nga përfundimet e Raportit për tu dëgjuar dhe për të
shprehuar kundërargumentat e tyre ndaj raportit. Më pas ai me shumicë votash, në funksion të bindjes
së brendshmë, të krijuar nga ballafaqimi I provave dhe fakteve, do të vendosë mbi pranimin (tërësisht
ose pjesërisht) të rezultateve hetimore, mospranimin e raportit dhe/ose mbylljen e hetimit. Në rastet e
pranimit, ose mospranimit të përfundimeve të Raportit, por kur kjo konvergon me një shkelje të
konkurencës në treg, të identifikuar kjo e fundit, ose nga raport’hartuesit, ose nga vetë Komisioni, ky
vendos sanksione kryesisht në formën e gjobave të ndryshme të parashikuara në ligj. Në të kundërt kur
vetë përfundimet e raportit kovergojnë me gjykimin e Komisionit, për mosekzistencën e fajtorit mes të
hetuarve dhe ardhjen e kufizimeve të konkurencës nga faktorë jashtë fushëverpimit të ligjit, atëherë
Komisioni merr vendimeve përmes të cilave synon të këshillojë dhe tu rekomandojë institucionet/ve e
tjera publike masat që duhet të ndërmerren për shëndoshjen dhe përmirësimin e situatës së
konkurueshmërisë në treg.

Gjithsesi Komisioni ruan të drejtën e tij për tërhequr, ose ndryshuar dispozitivin e vendimit të tij mbi
hetimin dhe rifillimin e këtij të fundit, sa herë që konstaton ndryshim të fakteve/ të dhënave të
vendimmarrjes.

Edhe procedurat për autorizimin ose jo të përqëndrimeve, si dhe të përjashtimit nga ndalimi të
marrëveshjeve kategorizohen në rradhën e procedurave administrative.

Edhe Procedurat e Autorizimit të përqëndrimeve, megjithëse nuk kërkojnë nevojën e një hetimi, përseri
pothuaj u përmbahen atyre fazave kryesore të hetimit sikurse përmendëm më lart, pra atë Paraprake
dhe të Thelluar. Pas ezaurimit të këtyre fazave Autoriteti mund të vendosë ose Autorizimin (e
Përkohshëm, ose Përfundimtar), ose Ndalimin e përqëndrimit. Ndërmjet këtyre mund të lëvrohet edhe
autorizimi I përqëndrimit me kushte dhe detyrime, të cilat në rast mospërmbushjeje mund të prapsojnë
vendimin e Komisionit për autorizim. Në këtë aspekt do desha të evidentoja nevojën e futjes së një
“shtylle” të tillë edhe në ligjin kosovar të Konkurencës, madje do desha të sugjeroja vendosjen e një
pragu të xhiros vjetore të ngjashëm me atë të ligjit maqedonas, I cili fillimisht ishte ne masën e 5 Milion
Eurove dhe me amendimet e para 3 vjetëve u dyfishua me 10 Milion Eurove. Gjithsesi edhe ne këtë
masë është një shifër e cila I lejon autoritetit maqedonas të ushtrojë një kontrollë në nivele të
konsiderueshme të përqëndrimeve deri në këto nivele. Ndërsa krahasuar me ligjin e Shqipërisë dhe
popullatën e saj në nivelin e 50 Milion Eurove ky I fundit është shumë e lartë. Njehsimi I parametrave te
përqëndrimeve në këtë rast do të vlente së tepërmi edhe për një kontroll më të mirë të atyre që njihen
si Përqëndrime ndërkufitare (Cross-Border’s Mergers). Të njëjtën gjë do sugjeroja edhe për elementët e

285
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Abuzimit me Pozitën Dominuese ku mungojnë ato që njihen si “cmime grabitqare” (predatory pricing).
Ky element mungon në të dy ligjet dhe do të ishte më se nevojshme ripërfshirja në këtë legjislacion
specifik.

Si përfundim mund të themi se rritja e konkurencës dhe vënia në zbatim e saj kërkojnë:

*Bashkëpunim të ngushtë ndërmjet hartuesvë dhe zbatuesve të politikave publike të vendeve jo-
anëtare të BE, të rajonit;

*Njehsimin e legjislacionit në fushën e konkurencës;

*Mbështetje institucionale nga « aktorët » që veprojnë në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të
vendit ; si dhe

*Një masë e mirë në këtë rast do të ishte hartimi i Memorandumeve të Mirëkuptimit dypalëshe dhe
rajonale.

Kjo do të sillte më afër krijimit të një qendre rajonale koordinuese të konkurencës në Ballkan. Kjo mund
të materializohej edhe në kuadër të pjesmarrjes së vendeve tona në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ose
sic njihet CEFTA. Kemi parasysh këtu faktin që me anëtarësimin e Malit të Zi tashmë edhe në OBTregtisë,
por edhe qënien e Shqipërisë anëtare të OBTurizmit (madje edhe me pjesmarrje me një nga
Zv/Kryetarët e saj) krijimi i një qendre rajonale rotative të kontrollit të konkurencës në tregjet e 4
shteteve të Ballkanit Perëndimore, ose të paktën për kontrollin e përqëndrimeve turistike ndërkufitare
(cross-border mergers controll) të “Beneluksit” të Ballkanit Perëndimor do të conte drejt vendosjes së
rregullave të përafërta paranëtarësuese në BE dhe pse jo edhe anëtarësimin në bllok të këtyre vendeve
në BE duke ua lehtësuar mbështetjen ideatorvë austriakë të këtij bashkimi të përkrahur fuqimisht edhe
nga Kancelarja e RFGJ.

Vetem mbi baze te piketave te mesiperme konkurenca ne vendet e rajonit tone do te mundet te luaje
permes instrumentave te saj rolin dhe misionin historik qe i ka ngarkuar shoqeria ne realizimin e nje
tregu sa me efikas në prag anaëtarësimi dhe perfitues per një konsumator gjithnjë e më në zgjerim.

286
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Diana Mone, Alisa Velaj - Reflektime perceptimesh mbi veprën “monologët e vaginës” së Eva Enslerit

Dr.proc. Diana Mone


Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës.
diana_green81@yahoo.com

Dr. Alisa Velaj


Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës,
alisa_velaj@yahoo.com

Koncepti i fajtorit pa faj gjendet për herë të parë në veprën “Poetika” të Aristotelit, teksa dijetari
më i madh i antikitetit shpjegon parimet e tragjedisë. Ky koncept u përdor në vazhdim në kontekste nga
më të ndryshmit, por thelbi i tij nuk kishte si të ndryshonte gjithsesi; fajtori pa faj është dikush që kryen
një krim nga padija, në të vërtetë, ai nuk e di se ka kryer krim. Edipi nuk e dinte se e kishte baba biologjik
mbretin e vrarë, sikundërse nuk e dinte se mbretëresha që adhuroi e me të cilën pati fëmijë ishte e ëma.
Po le ta lëmë mënjanë burimin e parë të këtij koncepti dhe në një larghedhje kohore më shumë se
dymijë vjeçare të kthehemi në kohërat tona, ku njerëzit tashmë e mbajnë veten në kulmin e
vetëpërsosjes të tyre për sa i përket të diturit.

Bashkëjetojmë përditë më një vetje që nuk e njohim Thuhet se dimë gjithçka; mjetet moderne
të teknologjisë na kanë shërbyer si në një pjatë të gatuar shijshëm çdo lloj informacioni. Flasin për
vajtjen në hënë, klonimin, krijimin e fëmijës në laborator, llogaritë bankare; predikohet gjithandej e
mira, ose që është shpirtërisht e vlefshme, por mbetemi përherë te pasojat; shkaqet nuk i zëmë në gojë
kurrë. Për më tepër, kryeshkaqet jo se jo. Harrojmë se ekzistenca njerëzore nis me një mashkull e
mandej më një femër. Se mashkulli nuk mundi të jetonte dot vetëm, e ndaj u krijua femra. Femra, pra,
kjo mrekulli e natyrës erdhi në jetë si shkak i pamundësisë së mashkullit për të jetuar vetëm. Po a pyetet
ndonjëherë se cilat janë pamundësitë e femrës? Besoj se po, por rrallëherë u shkohet çështjeve deri në
fund, e kjo pikërisht se kemi mbetur ende tek ajo që duhet thënë e ajo që nuk duhet thënë. Po nëse një
gjë, të cilën e dimë të gjithë se është aty de juro dhe de fakto, a ka kuptim refuzimi ynë për ta lënë
mënjanë? Sigurisht që jo. Atëherë pse bën kaq shumë përshtypje libri “Monologjet e Vaginës” i Eva
Enslerit?

Ky libër apo këta monologë thjesht analizojnë pamundësitë e femrës, njohjen e vetes në radhë
të parë, vetës së thellë, të natyrshme, të krijuar në të tillë mënyrë, sepse kështu duhej bërë dhe për këtë
gjë ka vendosur tjetërkush. Nëse nuk e njohim thellë, kemi bërë një krim ndaj diçkaje që na është dhënë
dhe të cilën e kemi refuzuar të dimë rreth saj. Për sa kohë nuk e kemi ditur se duhet ta njohim këtë
fshehtësi jemi fajtorë pa faj, por kur një autore si Eva Ensler na jep sytë që na patën munguar për të parë
dhe ne nuk duam të shohim, thjesht sepse nuk duhet, atëherë faji është “zyrtarizuar” dhe ne meritojmë
një dënim. Dënimi është i qartë si drita e diellit. Bashkëjetojmë përditë më një vetje që nuk e njohim dhe
pastaj kërkojmë që të njohim shumë mirë partnerin për të krijuar një lidhje të plotë me të, derisa ne jete
vijme si individe dhe gjate jetes marrim role.273 Kërkojmë të realizojmë një problem me dy të

273
Robert Ezra Park,Race and culture, Glencoe, III.: The Free Press, 1950, f. 249.

287
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

panjohura, duke kaluar tek e roli i dytë i panjohur, kur ende nuk kemi qartësuar rëndësinë e rolit të parë.
Pra, kërkojmë një marrëdhënie sa më të plotë me partnerin, kërkojmë që kjo gjë të bëhet e mundur, kur
vetë ne jemi zhytur në pamundësi.

Sa e njeh një femër feminitetin e saj, në momentin kur nuk di asgjë rreth vetjes së saj më të
thellë? Kur ajo di për të, këtë dije ia tejçon partnerit të saj dhe mundësia për të pasur një lidhje sa më të
plotë rritet. Njohja me themel e vetes të çon më pas drejt njohjes nga tjetri më pas dhe ky është një
proces që shkon natyrshëm drejt plotnisë. Mirëpo të mbërrish në kufijtë e plotnisë duhet të dish t’i luash
mirë të tëra rolet në arenën e jetës shumëdimensionalëshe, pasi gjithsecili është gjithmonë dhe
kurdoherë, pak e shumë i ndërgjegjshëmvse është duke luajtur një rol.274 Femrat vuajnë nga të qenit të
papërmbushura dhe rrallë i dinë shkaqet e kësaj papërmbushjeje. Akoma më rrallë dinë arsyen përse
nuk dinë të pëmbushin në mënyrën e duhur rolin e tyre si femrës. Vetja e thëllë e tyre nuk është thjesht
një fjalë, ajo është atdheu i panjohur dhe atdheu i rigjetur. Eva Ensler thjesht na tregon se e kemi aty
këtë atdhe dhe se duhet të kërkojmë për ta gjetur.. Eksplorimi i vetes bëhet i plotë kur ne dimë gjithçka
rreth feminitetit tonë. Asnjëri prej nesh nuk rron dot pa një Itakë në mendje, atëherë përse duhet të
jetojmë duke i mohuar vetes eksplorimin e diçkaje që na është dhënë dhe e kemi më shumë se gjithçka
tjetër pronën tonë?.

Moseksplorimi i feminitetit na çon drejt pamundësive nga më të mëdhatë. Injorimi i saj na ë bën
jetën më të vështirë, na bën më pak femra. Në shkrimin e saj “U pushtova, nuk pushtova” Eva Ensler
shkruan: “Nga ana tjetër, Monologjet e Vaginës janë quajtur tmerrësisht kundërmashkullore, duke
shtuar se kjo vepër përfaqëson një rrymë feminizmi të dalë mode prej kohësh. Së pari, nuk mendoj se
kjo vepër ka rrymë feminizmi të dalë mode. Mendoj se, tani për tani, bota ka nevojë të ngutshme për
feminizmin, për çlirimin e grave; vetëm ta mendosh sa e ngutshme është kjo nevojë, luan mendsh.
Vërtetë, nuk e di se ç’duan të thonë me këtë. A mund të quhet kundërmashkullor shqyrtimi i gjendjes së
grave?”275 Mendimi për themelet më te padukshme, të vetjes sonë të panjohur, duhet të na pushtojë
për të fituar lirinë tone. Liria mposht kështu pamundësinë. Pamundësia i bën femrat të jenë më të
çlirëta, i bën të kenë më shumë feminitet, i bën të jenë më afër mashkullit, e në këtë kuptim vepra
“Monologjet e Vaginës” është vepra më promashkullore që mund të jetë shkruar ndonjëherë.

Eva Ensler është tepër e qartë kur shprehet: “Shpesh mendoj se ajo që na thonë është se, po të
na kenë përdhunuar ose dhunuar, kurrë nuk do të kemi mundësi të kthehemi te vetja. Qejfi për të bërë
dashuri do të zhduket dhe, kësisoj, nuk do ta marrim asnjëherë veten.”276 Monologët që ajo sjell rrokin
të gjitha rastet e pamundësive, duke nisur nga “pamundësitë e vogla” të të çliruarit të turpit, e deri te
pamundësitë tragjike kur një femër e dhunuar me dashje për të mos përjetuar kënaqësinë, apo akoma
më keq, e përdhunuar, arrin të humbasë mundësinë e dashjes së asaj pjese të bekuar të trupit, pa të
cilën nuk krijon dot raportin e saj me mashkullin. Atë raportin e thellë, jo thjesht të dashurisë si një akt
fizik, po si një akt plotnie, gjë që nuk arrihet dot nëse një femër nuk dashuron në radhë të parë vetën e
saj, nuk dashuron në radhë të parë Vaginën, atdheun e kënaqësive të saj fizike e shpirtërore. Feminiteti
ynë është vetë jeta. Eva Ensler e eksploron atë më të njëjtën korrektësi që do të analizonte një jetë
njerëzore në të gjitha shfaqjet e saj.

274
Ervin Goffman, The presentation of self in everyday life, 1959, fq. 17-18.

275 Eva Ensler, U pushtova, nuk pushtova, Përktheu Ukë Buçpapaj.


276 Eva Ensler, po aty.

288
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ajo e zhbiron feminitetin tonë në shpërfillje, në vetëdashje, në dhunim, në përgjegjësi. E


analizon atë prej ardhjes në jetë e deri në dhënien e jetës. Nga kënaqësia trupore në polet më të
epërme të kënaqësisë shpirtërore, kur një fëmijë lind prej Vaginës dhe bën të mundur vazhdimësinë e
jetës. A nuk është më mirë që një fëmijë të lindë nga një raport i thellë mes dy partnerësh, kur dihet se
ngjizja luan një rol të madh në personalitetin e mëvonshëm të fëmijës? Padyshim se po. Pa njohur mire
një femër vetjen e saj jetëdhënëse, kjo gjë nuk nuk arrihet. Një akt dashuror merr kënaqësinë e plotë, jo
vetëm kur partneri zbulon te ti pikat e dobëta, por kur edhe femra e ndihmon mashkullin duke i treguar
atij se ç’është e rëndësishme për të. Në këtë këndvështrim “Monologjet e Vaginës” është një vepër
tepër humaniste. Ajo ndihmon në zbulimin e psikikës tonë, ndriçon mendjet tona, na çliron prej
maktheve tona, duke na shndëruar nga fajtorë pa faj me padijen tonë, në fajtor me faj nëse e shpërfillim
mesazhin e saj.

Ja të bëjmë për një çast sikur nuk e duam feminitetin tonë dhe nuk di pse në këtë rast më vjen
ndërmend një shprehje e Pushkinit:“Në shoqëri shpesh femrat bëjnë sikur nuk kanë dëshira femërore.”
Unë jam shumë dakord që në shoqëri jemi të kushtëzuar nga të tjera rregulla, e normalisht që në një
ambient, kur flitet për politikë apo ekonomi, nuk mund të ngrihet një femër, fjala vjen, dhe të fillojë të
flasë për dëshirat e saj intime femërore. Ama, kur janë një grumbull femrash në shoqëri të njëra tjetrës,
apo kur një femër është në intimitet me partnerin e saj, ajo nuk mund të bëjë sikur nuk është femër. Një
grua ndërton kështu burgun e saj dhe shpesh herë, atë që nuk e gjen dot te një mashkull përpiqet ta
gjejë te meshkuj të tjerë, pa e ditur se ajo nuk njeh kështu veten. Mosnjohja shton pamundësitë për të
gjetur kënaqësinë dhe dashurinë, dhe mungesa e këtyre na çon drejt palumturisë.

Në fund të fundit, asnjë qenie nuk meriton të jetë e palumtur. Gjithsecili nga ne ka nevojë për
plotni dhe vazhdimësi. Prandaj femrat duhet të jenë të çlirëta për të qenë të lira, dhe të lira për te qenë
të lumtura. Lumturia përpara sesa të nis në dialogun me tjetrin, duhet ngjizur pikë së pari në monologun
që ngre krye brenda vetes, dhe një pjesë mjaft e rëndësishme e vetes sonë është femërorja. Le të
kuvendojnë, pra, femrat me feminitetin e tyre, për të ndërtuar lumturinë e tyre edhe pas lumturinë
tonë. Le t’i luajmë në mënyrën e duhur rolet tona dashurore, pasi në këto role ne njohim njëri tjetrin,
ndodh që në këto role ne njohim vetveten.277 Eva Ensler na e tregon qartë këtë rrugë drejt lumturisë,
dhe nëse femrat bëjmë sikur nuk e përjetojnë aktin dashuror, le të rrinë atëherë në padije dhe le të
paguajnë vetë për fajet e tyre. Eva Ensler kërkon të na shpëtojë prej dënimit, por nëse e marrin këtë
dënim me vetëdashjen tonë, atëherë, ajo vetë, mbetet një fajtore e pafaj...

277 Ervin Goffman, The presentation of self in everyday life, 1959, fq. 17-18.

289
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Eda Terezi, Nikollaq Terezi - Liçensimi suksesi i dytë në reformën për përmirësimin e klimës së biznesit
në Shqipëri

PhD. Candidate Eda Terezi


Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Tiranë
Departamenti Politik
eda_ter@yahoo.com
+355 682186030

PhD. Candidate Nikollaq Terezi


Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Tiranë
Drejtor i Provimeve të Shtetit
tereziniko8@gmail.com
+355 672113121

I. HYRJE

Ideja e mbështetjes së biznesit në përmirësimin e klimës dhe lehtësimin e jetës së tij në Shqipëri, ka
qënë e hershme, diku nga vitet 2003, por ajo morri hov me fillimin e zbatimit të reformës rregullatore të
ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare në vitin 2005.
Suksesi i arritur dhe eksperianca e krijuar me ngritjen e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit të biznesit në
Shqipëri, shtroi rrugën për të vazhduar me iniciativen në fushën e liçensimit. Shqipëria trashëgonte një
sistem të vjeter lejesh dhe liçencash që vështirësonte nga njëra anë ngritjen e një biznesi të ri dhe nga
ana tjetër pengonte thithjen e investimeve të huaja aq të domosdoshme për një ekonomi në tranzicion.
Sistemi i lejeve dhe liçencave në Shqipëri ishte një sistem i ngarkuar me një numur të madh
dokumentash, kritere jo të qarta dhe me proçedura të tejzgjatura, të cilat linin vend për abuzime. Ngritja
e një qendre liçensimi me teknologji moderne do të lehtësonte aksesin, procedurat, kohën për marrjen
e lejeve apo liçencave, rriste transparencen dhe reduktonte korrupsionin.

II. EKSPERIENCA BOTËRORE

Sistemi i Reformës Rregullatore ka marrë zhvillime të hovshme këto dekada të fundit, ku në shumë
vende në zhvillim është bërë progres i madh. Tendenca kryesore të de-rregullimit278 në këto dekada
kanë qënë tre: “Regjistrimi i biznesit”, “Liçensimi i biznesit” dhe krijimi i “One Stop Shop-it”. Duke filluar
nga viti 2000 e në vazhdim raporte të ndryshme si dhe ai i Bankës Botërore “Doing Business 2001-2009”
tregojnë për zhvillime të vrullshme në këto tre drejtime nga vendet në zhvillim. “Kjo përpjekje e parë e
“derregullimit” u ndërmorr nga vendet në zhvillim me synim mbështetjen dhe zhvillimin nëpërmjet
heqjes së barrierave të hyrjes, reduktimit të pengesave administrative dhe rregullatore, krijimit të
mundësive të reja për aktivitete biznesi që do të mbështesin krijimin e mundësive për punësim, tregti
dhe investime në vend”. (OECD 2007/2008).
Me gjithë zhvillimet pozitive dhe tepër inkurajuese, studime të shumta krahasuese nxjerrin në pah dhe
mbështesin konkluzionin që vendet në zhvillim tentojnë të rregullojnë procesin e nisjes së një biznesi më

278 Derregullimi është heqja e kontrolleve të qeverisë nga një industri apo një sektor, për të lejuar një treg të
lirë dhe efficient.

290
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

intensivisht se vendet e zhvilluara dhe kjo jo domosdoshmërisht gjeneron përfitime për shoqërinë. Për
me tepër, vendet me sistem me të rregulluar të hyrjes së firmave në biznes karakterizohen nga një nivel
më i lartë i ekonomisë informale dhe korrupsionit, por jo me shërbime të mira publike ose privatë të një
cilësie më të lartë, ndërkohë që vendet me një sistem demokratik më të avancuar dhe qeveri të vogël
kanë një sistem më pak të rregulluar të hyrjes së firmave. (Djankov, La Porta dhe Schleifer 2003). Ky
realitet është inkonsistent me teorinë e interesit publik 279, por mbështet teorinë e zgjedhjes publike280
në lidhje me sistemin rregullator.
Në vendet në zhvillim ekzistojnë ekonomi dhe kushte të cilat duhet të merren në konsideratë, në
mënyrë që të krijohet një sistem rregullator i përshtatshëm, sepse ato ndikojnë në organizimet
institucionale të lidhura me sistemin rregullator dhe përcaktojnë kushtet dhe mundësitë se cila prej dy
teorive të përmendura më lart do të mbizotërojë; teoria e interesit publik që synon krijimin e
përfitimeve më të mëdha sociale apo teoria e zgjedhjes publike që çon në përfitim dhe kontroll më të
madh të tregut nga ana e zyrtarëve dhe burokratëve.
Tendenca e parë lidhet me ndarrjen e regjistrimit nga liçensimi. Në vëndet në zhvillim, në proçesin e
krijimit të një biznesi, ekzistojnë dy modele të kontrollit të rregullimit të proçesit të krijimit, regjistrimi
dhe liçensimi. Fakti që këto dy proçese përfshijnë një numur institucionesh është konstatuar që vendet
në zhvillim aplikojnë më shumë procedura liçensimi dhe regjistrimi se vendet e zhvilluara.
Në fazën e parë të regjistrimit, biznesit i kërkohet nga autoritet publike përkatëse informacion dhe një
dokumentacion i posaçëm përpara se të lejohet me ligj të kryejë një aktivitet biznesi. Këto autoritete në
fakt bëjnë vetëm një verifikim të thjeshtë nëse është dorrëzuar dokumentacioni dhe informacioni i
kërkuar dhe mbi këtë bazë gjykohet nëse ky biznes i plotëson kushtet kryesore. Nga kjo pikpamje proçesi
i ngjan më teper një proçesi verifikues thjesht për plotësimin e kushteve sesa një proçesi vlerësimi apo
kontrolli faktik.
Në vendet në zhvillim tendeca kryesore e derregullimit të sistemit ka qënë ndarja e proçesit të
regjistrimit nga ai i liçensimit dhe përdorimi i one stop shop-it.
Duke u mbështetur në eksperiencën tashmë të konsoliduar të vendeve të zhvilluara dhe të inspiruar nga
rezultatet e arritura në krijimin dhe përdorimin e “one stop shop” dhe regjistrimit online të biznesit, e
mbështetur kjo nga përparimet e teknologjisë së informacionit, gjithnjë e më shumë vendet në zhvillim
po përdorin me sukses one stop shop-in për të reduktuar barrierat administrative dhe rregullatore si dhe
kostot, përfshirë këtu ato direkte dhe indirekte të të bërit biznes. (USAID 2008:11). Këto arritje kanë
kontribuar për të krijuar një mjedis më të përshtatshëm për bizneset, një klimë më atraktive për të
thithur investime, një perceptim me të ulët të korrupsionit, dhe një reputacion më të mirë të këtyre
vendeve në tregjet rajonale dhe botërore.
Tendenca e dytë lidhet me kalimin nga liçensim i përfshirë në procesin e krijimit të një biznesi, në liçensim
të pavarur. Eksperienca botërore ka treguar se krijimi i një sistemi liçensimi kërkon një përqasje të
kujdesshme të strategjive të derregullimit, për vetë koston, kompleksitetin, shkallën e maturisë në
vendimmarrje, dhe rezistencën për reformë që ai mbart në vetvete. Regjimi i liçensimit teston në fakt

279 Sipas teorisë së interesit publik të de-regullimit,


tregjet e parregulluara paraqesin dështime të shumta, që renditën nga
monopole në eksternalitete. Një qeveri që ndjek politiken e maksimizimit të përfitimit social dhe eficencës i përqas këto
dështime dhe e mbron publikun nëpërmjet rregullimit duke i kontrolluar hyrësit e rinj në treg për të siguruar në ketë
mënyrë që konsumatoret blejnë produkte të cilësisë së lartë nga blerësit e “dëshiruar” për të gjeneruar përfitime për
shoqërinë. (Pigou, 1938).
280 Sipas teorisë së zgjedhjes publike, rregullimi shërben për të lenë jashtë tregut hyrësit e rinj duke rritur në ketë mënyrë

përfitimet dhe rentat e politikanëve dhe burokratëve. Meqenesë rregullat strikte krijojnë barriera hyrëse, kjo çon në një
përfitim me të madh për politikanët dhe burokratët sesa përfitime për konsumatoret dhe shoqërinë. (Tullock 1967,
Stigler 1971, Peltzman 1976).

291
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përshtatshmërinë e aplikantëve për liçence nga njëra anë dhe kushteve të tyre përkundrejt kritereve
kryesore të paracaktuara nga ana tjetër dhe si i tillë përfshin një shkallë maturie në vendim-marrje. Edhe
në rastet kur standardet janë të përcaktuara në detaje, shkalla e maturisë nga ana e vendimmarrësve
është e pashmangshme. Në rastin e shumicës së vendeve në zhvillim, standardet janë të përgjithshme
gjë që lejon ushtrimin e një niveli të lartë maturie nga ana e zyrtarëve. “Për disa liçensa, proçesi mund të
zgjatet për shkak të nevojës së kontrollit në detaje të aplikimit, ose ndoshta për shkak të konsultimit me
palët e treta dhe verifikimit në terren. Si rrjedhim, sistemet e liçensimit janë shumë të kushtueshme për
t’u administruar. Kjo përbën një paradoks të madh sepse vendet në zhvillim me burime më të kufizuara
tentojnë ta përdorin liçensimin më shumë së vendet e zhvilluara”. ( S. Djankov,.. and A. Shleifer 2003:
595-619).
Tendenca e tretë lidhet me përdorimin e One-Stop-Shop për liçencat. Krijimi i “one-stop-shop-it” për
liçencat ka qënë një instrument tepër efektiv për vendet e zhvilluara dhe një numur në rritje i vendeve
në zhvillim që po e mbështetin dhe po përfitojnë prej tij, duke e përdorur me sukses. Këto përfitime
përfshijnë ekonomitë e shkallës tashmë të krijuara, kostot administrative të përputhshmërisë dhe ato
indirekte më të ulta. Ekzistojnë dy koncepte të OSS.
Koncepti i OSS lidhet me atë që një agjensi qeveritare ka të gjithë autoritetin e nevojshëm për të pranuar
dosjet, shqyrtuar, kontrolluar ato mbi përputhshmërinë e aplikimeve, dhe mbi këtë bazë të japë më pas
liçensën. Në pamje të parë ky koncept duket interesant, si një proces i koordinuar dhe efiçent, por ai
ndesh në pengesa të konsiderueshme, që mund të rrezikojnë të gjitha përfitimet e parashikuara. Një
agjensi e tillë, e konceptuar me një pushtet të jashtëzakonshëm mund të çojë në përplasje brenda
burokracisë qeveritare, pasi agjensitë qeveritare përgjegjëse për proçedura të ndryshme administrative
nuk do të dëshironin të hiqnin dorë nga detyrat e tyre. Nëse do t’i shtojmë kësaj analize edhe përfitimet
dhe kontrollin në treg të burokratëve që konstatohet sipas teorisë së zgjedhjes publike që mbizotëron
në vendet në zhvillim, rezistenca shumëfishohet. Kjo mund të çojë në bllokim të plotë të të gjithë
procesit. Për me tepër, këtu dalin dy çështje të rëndësishme: i) nëse është politikisht e pranueshme të
ngrihet një agjensi e vetme me kaq shumë pushtet dhe autoritet; dhe ii) nëse një agjensi e tillë do të
mund të ketë burimet e kërkuara dhe stafin e specializuar për të gjitha proçeset për të ofruar shërbime
të shpejta dhe të orientuara nga klienti.
Shembulli i Indonezisë (USAID 2008: 16) është një shembull që përfshin në vetvehte tre tipe strukturash
për liçensim. Tipi i parë është një zyre pranimi me autoritetin e pranimit të aplikimeve për liçensa, por
pa autoritet për të shqyrtuar dhe miratuar ato. OSS akoma do t’i duhet të kaloje dokumentat e aplikimit
në departamentet përkatëse për t’i përpunuar. Tipi i dytë, është ai që pranon aplikimet dhe koordinon
proçesin e përpunimit të këtyre aplikimeve, duke përfshire edhe verifikime në terren të departamenteve
teknike. Aprovimi apo miratimi i liçensave mund të jetë zgjedhje e departamenteve përkatëse teknike
ose në koordinim me OSS. Tipi i tretë, dhe i integruar më shumë, është ai i qëndrës OSS, që mund të
pranojë, përpunojë, dhe aprovojë aplikimet për liçensa. Ky tip OSS duhet të pajiset me përsonelin teknik
dhe administrativ të nevojshëm.
Në fakt qeveritë përpiqen të shmangin krijimin e agjensive burokratike me shumë pushtet dhe
preferojnë më shumë agjensi me vendimmarrje kolektive, bazuar në mekanizmin e koordinimit.
“OSS më të suksesshme të njohura janë në Irlandë (Industrial Development Authority IDA), Malajzi
(Malaysian Industrial Development Authority, MIDA) dhe Singapor (Economic Development Board (EDB)
of Singapore). Në Singapor dhe Irlande, OSS arriti të ketë kontroll në miratimin e një pjesë të mirë të
liçencave duke bërë që investitorët e huaj të merren me një numër të vogël e specifik liçencash”. (DB
2004). Një shembull tjetër i suksesshëm në europë është ai i Italisë, që krijoi rrjetin e OSS-ve në vitin
1999, në nivel lokal. Dy ishin elemnte interesante në këte rrjet. Së pari, programi u realizua jo thjesht

292
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

vetëm për të krijuar një agjensi lehtësuese, por edhe për të promovuar përdorimin sistematik të
teknikave të thjeshtuara të proçedurave administrative. Bashkitë u inkurajuan që të përdorin
mekanizmat e njoftimit, vetë-deklarimit, dhe miratimit në heshtje, etj. Së dyti, element kryesor i këtij
rrjeti ishte mbështetja në teknologjinë e informacionit. Për këto dhe të tjera arsye Komisioni Europian e
konsideron modelin Italian të “one-stop- shop” si praktiken me të mirë.

III. DOMOSDOSHMËRIA E NGRITJES SË QENDRËS KOMBËTARE TË LIÇENSIMIT

Siç dihet shkalla e transparencës së autoriteteve publike në rastin e lejeve tenton të jetë më e lartë së në
rastin e liçencave. Lejet në disa raste implikojnë kryerjen e garave publike (p.sh. Lejet konçensionare në
energjetikë). Një numur lejësh kërkojnë përfshirjen në vendimmarrje me rol përcaktues të dy a më
shumë autoriteteve publike të pavarura midis tyre. Lejët implikojnë më shumë sforco inspektuese ex-
ante ose ex-post. Ndërsa tek liçencat, në shumicën e rasteve kriteret dhe proçedurat janë më të
thjeshta.
Ndërkohë analiza e kuadrit ligjor dhe e praktikës së liçencave dhe lejeve në Shqipëri, ka treguar që
sistemi është i mbingarkuar me liçenca e leje të cilat janë përcaktuar me ligje të veçanta duke mos marrë
në konsideratë, në shumë raste disa parime bazë. Për shembull, lidhur me lejet e ndërtimit për shkak të
proçedurës dhe kritereve mjaft komplekse dhe numrit të madh të autoriteteve që sipas ligjeve të
ndryshme duhet të përfshihen njëkohësisht në vendimmarrje, do të duhej një sistem më vete trajtimi.
Sistemi para viti 2009 i liçencave dhe lejeve ishte një sistem i dekoncentruar dhe i decentralizuar
njëkohësisht. Ligje të ndryshme i kishin njohur autoriteteve të ndryshme publike, ministrive, enteve
rregullatore, njësive të qeverisjes vendore, të drejtën për vlerësimin e kërkesave dhe lëshimin e
liçencave apo lejeve të caktuara. Sipas këtij legjislacionit kishte raste kur një liçence a leje ishte një akt
dhe proces ekskluziv i një autoriteti të vetëm. Në fakt ky ishte edhe rasti i shumicës së liçencave dhe i një
pjesë të lejeve. Ndërkaq kishte raste kur lëshimi i një liçence apo leje nga një autoritet publik kërkonte: i)
mendimin sugjerues (jo përcaktues) paraprak të një autoriteti tjetër publik të pavarura nga i pari ose ii)
vendimin përcaktues paraprak të një autoriteti tjetër publik. Këto relacione ndesheshin edhe për tre a
më shumë autoritete publike, por për një numër me të vogël liçensash dhe lejesh. Vendimmarrja e dy a
më shumë autoriteteve vështirësonte dhe komplikonte më tej proçesin. Një çështje për t’u konsideruar
në atë periudhë ishte edhe ajo që lidhej me kompetencat mbi vendosjen e penaliteteve mbi subjektet që
sipas inspektimeve ex-post meritonin marrjen e penaliteteve për mospërmbushje në vazhdimësi të
kritereve të liçencimit dhe marrjes së lejeve. Ndërkohe dokumentacioni i kërkuar për aplikimin e marrjes
së liçences ose lejës vleresohej si shumë i madh në numër.
Në vitin 2008 shqipëria përjetonte nivele të larta burokracie, kohe dhe kostoje të nevojshme në lidhje
me sistemin e liçensimit. Kështu ajo renditej e 168 përsa i takonte liçencave, mbasi numri i procedurave
të liçensimit ishte 24, koha për marrjen e liçences ishte 331 ditë dhe kostoja 461 US$. (DB 2008). Të
gjithë këta faktorë bënë të domosdoshme ngritjen e Qëndrës Kombëtare të Liçensimit. Krijimi i “one
stop shop” për regjistrimin e biznesit, dhe ndarja e tij prej proçesit të liçensimit e bëri më të lehtë fillimin
e një biznesi në Shqipëri duke e përmirësuar pozicionin në renditje nga i 130 në vitin 2008 në të 67 në
vitin 2009. (DB 2009).

293
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përvec kësaj në raportin tjetër të BB “Qeverisja ka Rëndësi: Treguesit e Qeverisjes” 281, i cili vlerëson
përformancen në gjashtë dimensione të qeverisjes, duke përfshirë, i) zëri dhe përgjegjshmëria ii)
stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës/terrorizëm, iii) efektiviteti i qeverisjes, iv) cilësia e sistemit
rregullator, v) shteti ligjor, dhe vi) kontrolli i korrupsionit; Shqipëria vlerësohet të ketë bërë progres të
konsiderueshëm në përmirësimin e cilësisë së sistemit rregullator duke u zhvendosur nga pozicioni i 25
përqindëshes së dytë (25 th to 50th) në atë të tretë (50 th to 75th).
Qëllimi i ngritjes së kësaj Qëndre nisur nga aspekte të tjera të mjedisit rregullator, të tilla si: i) reduktimi
me dy të tretat e numrit të liçensave dhe lejeve, ii) qartësimi dhe identifikimi i kritereve të përshtatshme
dhe eksplicite për dhënien e lejeve/liçensave, iii) përdorimi i vet-deklarimeve, dhe iv) reduktimi i
kërkesave ex-ante dhe mbështetje më shumë në kontrollin ex-post, përbën afrimin edhe më shumë të
Shqipërsë me tendencat ndërkombëtare që lidhen me liçensimin, madje përfitimi i një pozicioni të
avancuar. Në këtë mënyrë modeli shqiptar i liçencave e lejeve përputhet me parimet e Direktivës
2006/123/EC datë 12.12.2006 të Parlamentit dhe Këshillit Europian “Për shërbimet në tregun e
brendshëm”. Dy janë tashmë parimet themelore të sistemit të liçensimit, heshtja është miratim dhe
parimi i gijotinës.

Ç’është gijotina?
Shumica e vendeve në zhvillim përballen me sfidën e përshpejtimit dhe zgjerimit duke bërë të mundur
që reformat në mjedis të nxisin rritjen ekonomike, krijojnë vende pune, dhe të rrisin standardet e
jetesës. Ligje të vjetëruara dhe të panevojshme si dhe rregullore të tjera imponojnë kosto efektive
masive të aktivitetit ekonomik, nxisin korrupsionin, dhe reduktojnë performancën e qeverisë në
mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit. Megjithatë shqyrtimi, vlerësimi, dhe përditësimi i qindra apo mijëra
rregullave në të gjithë ministritë, organet e tjera rregullatore, si dhe nivelet e qeverisjes është
kundërshtuar shumë nga ata që përfitojnë nga këto rregulla sepse këto nga njëra anë imponojnë
shpenzime të mëdha administrative, ligjore dhe kosto politike dhe nga ana tjetër marrin një kohë të
gjatë. Reformimi i rregulloreve në një kohë mund të shterojë reformatorët pa prodhuar asnjë përfitim të
qëndrueshëm për bizneset.
Rezultatet e gijotinës sugjerojnë që procesi gijotinë:
1. Prodhon rezultate shumë të shpejtë (3-18 muaj) në shkrutimin e qindra ose mijëra rregullave
dhe redukton kostot rregullatore mbi bizneset.
2. Përmirëson të kuptuarit dhe menaxhimin e problemit rregullator duke hartuar shkallën e plotë
të ndërhyrjeve rregullatore;
3. Rrit kapacitetet e reformës duke ulur kostot politike dhe administrative të reformës dhe ul
kapacitetet e brendshme që bllokojnë ndryshimin;
4. Krijon proceset dhe kushtet organizative për reforma të vazhdueshme të sektorit publik në rolin
rregullator.
5. Stimulon zhvillimin e partnerëve aktivë private për reforma që do të jetë i dobishëm në
mbështetjen e momentit. (Jacobs and Associates 2008).
Për të reduktuar ndjeshëm shpenzimet e panevojshme rregullatore është e nevojshme një qasje e gjerë
dhe e koordinuar. Shumë qeveri duhet të jenë në gjendje të bëjnë përparim të shpejtë dhe të dukshëm,
duke përdorur si qasje gijotinën rregullatore, një nga risitë më të njohura të Jacobs and Associates.

281 http://info.worldbank.org/governance/wgi/pdf/c6.pdf

294
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gijotina është menduar për situatat ku qeveritë janë duke lëvizur me shpejtësi për t'u bërë më
konkurruese në tregjet në ndryshim.
Gijotina eliminon dhe thjeshton shumë rregullat në një periudhë të shkurtër me kosto të ulët, duke
forcuar aftësinë e qeverisë të përqëndrohet në rregulloret e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit,
sigurisë, dhe mjedisit. Nëse gijotina është e suksesshme, kostot dhe rreziqet e të bërit biznes në
ekonominë kombëtare reduktohen dukshëm, përmirësohen aftësitë konkurruese, investimet, dhe
vendet e punës. Korea e Jugut, ekonomia e 11 më e madhe në botë, ka shqyrtuar mbi 11.000 rregullore
në 11 muaj dhe ka eliminuar pothuajse 50% e tyre, e cila ishte parashikuar të prodhojë mbi 1 milion
vende të reja pune dhe 36 billion US$ në IHD të reja si rezultat i barrierave më të ulëta të hyrjes dhe
kosto më të ulëta mbi bizneset. (Jacobs and Associates 2008).
Sistemi i ri i liçencave dhe lejeve në Shqipëri është produkt i punës së strukturave qeveritare e në
veçanti: Task Force e Reformës Rregullatore, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Grupet
e interesit si edhe Këshillit Konsultativ të Biznesit, grupeve të punës në 12 ministritë e linjës dhe
institucionet e varësisë së tyre dhe së fundmi stafi i QKL-së. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës ndërmori një reformë të gjerë, me të gjitha ministritë dhe institucionet, entet e ndryshme
që kishin lidhje direkte me liçencat, lejet dhe autorizimet, për inventarizimin e tyre. Proçesi zgjati 2 vjet
për shkak të vështirësive dhe detajeve që kërkonte vetë proçesi, duke i paraprirë proçesit të krijimit të
QKL-së dhe reformimit të sistemit të liçensimit në përgjithësi në Shqipëri. Grupi Liçensimit i ngritur nga
Task Forca e Refromës Rregullatore rishikoi gjatë periudhës 2006-mars 2008, 151 liçenca, leje,
autorizime dhe çertifikata. Tabela përmbledhëse e rezultateve jepet më poshtë:

Tabla e liçencave dhe lejeve te rishikuara

Reforma në sistemin e liçensimit Total


Leje dhe liçenca 107
Autorizime dhe çertifikata 25
Të ripara nga grupi i
liçensimit Dokumenta doganore 17 151

Patenta 2
Hequr 64

Eliminuar Gara, konkurse, tendera, njoftime 12 97


282
Vetëdeklarim dhe përmbushja e kushteve 21
Lejet dhe liçencat 28
Në fuqi 35
Autorizime dhe çertifikata 7
Totali (documenta doganore + patenta + të (17+2+97+35 151
eliminara + në fuqi) )

282 Nëmënyrë që të ndjekin një prej aktiviteteve të përfshira në këtë kategori, subjektet e interesuara duhet të paraqesin
në institucionin përkatës vetëm vetë-deklarimin. Ata vazhdojnë aktivitetin e tyre pa ndonjë nevojë për miratim paraprak
nga ky institucion.

295
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Leje dhe liçenca në fushën e riparimit të 11


Të rishikuara në 3 makinave 13
muajt e fundit të Bio karbonet 2
vitit 2008
Burimi: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sektori i Reformës Rregullatore, 2008

Reformimi i sistemit të liçensimit në Shqipëri kaloi në dy faza kryesore: Në fazën e parë që përfshin
periudhen 2006- shtator 2008 u krye një reduktim masiv i llojeve të liçencave e lejeve si dhe u shkurtuan
afatet dhe u saktësuan disa proçedura. Faza e parë shërbeu edhe si përgatitje për fazën e dytë e cila
lidhet me miratimin e ligjit “Për lejet, liçencat dhe autorizimet“, si dhe ngritjen dhe funksionimin e QKL-
së.

IV. CILAT JANË ARRITJET E QKL-SË?

Qëndra Kombëtare e Liçensimit (QKL) – ka sot, 10 sportele në rrethe (në Durrës ka dy sportele, një në
Bashki dhe një në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë) dhe 8 sportele në QKL Tiranë. Hartimi dhe miratimi
i ligjit nr. 10081, datë 23 shkurt 2009 “Për Liçenca, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërise“,
hapi rrugën për reformin e sistemit të liçensimit aq të përfolur në shqipëri. Me miratimin e këtij ligji u
reduktua numri i liçencave dhe lejeve nga 200 në vetëm 64 kategori dhe nënkategori, 46 nga të cilat
lëshohen nëpërmjet Qëndrës Kombëtare të Liçensimit.
Sipas ligjit të lartpërmendur liçencat dhe lejet në Shqipëri ndahen në tre grupe kryesore. Grupi i parë
përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në
vetëdeklarimet e kërkuesit. Grupi i dytë përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i
përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga
kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi. Në grupin e tretë përfshihen
liçencat/lejet që kërkojnë miratimin e institucioneve të tjera qeveritare.283
Liçencat/lejet e grupit 1 dhe 2 shqyrtohen dhe miratohen nga QKL-ja. Proçedura për këto dy grupe është
mjaft e thjeshtë, bazuar në forma dhe formate standarte të bërjes së kërkesës, në dokumente të
mirënjohura për t’u paraqitur dhe në një shqyrtim të shpejtë nga QKL. Në rastin e grupit të parë
proçedura zgjat maksimalisht dy ditë pune, ndërsa në grupin e dytë ajo zgjat maksimalisht katër ditë. Në
fakt kjo është plotësisht realiste për shkak të thjeshtësisë dhe standartizimit të informacionit që
shyrtohet për çdo kërkese. Ndaj vlerësohet se nuk ka asnjë rrezik që këto kompetenca të përqëndrohen
në një qëndër të vetme si QKL.
Nga vrojtimi për monitorimin e përformancës së QKL-së në periudhën prill-nëntor 2010, të realizuar nga
Partnerët Shqipëri-Qëndra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti, me mbështetjen e “Programit Prag të
Koorporatës së Sfides së Mijëvjecarit“ për Shqipërinë II, u vërtetua se një numur gjithnjë dhe më i madh
biznesesh po shfrytëzojnë sportelet rajonale të QKL-së në rrethe për nevojat e tyre të liçensimit.
Ndërkohë mbi 95% e të anketuarve shprehen se proçedurat e liçensimit me një ndalesë janë „shumë të
qarta“ ose „të qarta“. 84% e të anketuarve thanë se aplikimi për një leje/liçence të re është „i lehtë“ ose
„shumë i lehtë“. Afërsisht 70% e të anketuarve e konsiderojnë si “shumë të lëhtë” të marrin një përgjigje
nga stafi i QKL-së dhe se ata ishin “të kënaqur” ose “shumë te kënaqur” kur pyeten rreth përvojës së
përgjithshme me QKL-në. 34% e të anketuarve përdorinin faqen e internetit të QKL-së për të marrë
informacione mbi liçensimin. 84% a të anketuarve që kishin nevojë për liçencë/leje përpara se të krijohej

283 Kreu V neni 16 i ligjit 10081, datë 23.02.2009 “Për Liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, pika
2,3,4

296
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

QKL-ja pranojnë se QKL ka reduktuar ndjeshëm kohën dhe përpjekjet për të marrë një liçencë/leje në
Shqipëri. (USAID 2010)
Liçenca e grupit të tretë mbetet gjithnjë më e veshtira për vetë kompleksitetin që ajo paraqet. Afatet
ligjore për grupin e tretë variojnë nga 10 dhe 90 ditë pune. Kështu nga të anketuarit 12% e tyre kanë
vizituar QKL-në tre ose më shumë herë për të marë një liçencë të grupit të tretë dhe se 6% e tyre e
gjejnë të vështirë ose shumë të vështirë“ të aplikojnë për liçence/leje të grupit të tretë.
Rezultat e vrojtimit janë mjaft pozitive. QKL do të punojë bazuar edhe në rekomandimet e dhëna, në
përmirësimin e procesit të aplikimit për liçencat dhe lejet e grupit të 3 -te, rritjen e përdorimit të
efektivitetit të sporteleve rajonale të shërbimit, rritjen e njohurive të publikut rreth QKL-së, etj.
Sistemi i ri i liçencave e lejeve dhe QKL-ja janë të afta t’iu përshtaten modifikimeve të nevojshme që do
pësoje mjedisi rregullator. Ndërkaq, QKL do forcojë kapacitete e saj për të bërë oponencën e çdo
ndryshimi që do t’i propozohet këtij sistemi nëpërmjet përdorimit të metodës së Vlerësimit të Ndikimit
Rregullator (RIA) me qëllim që sistemi i liçencave dhe lejeve të ruajë tiparet aktuale të thjeshtësisë,
lehtësisë dhe kostos minimale për bizneset.

V. KONKLUZIONE

Qëndra Kombëtare e Liçensimit ka në themel shërbimin one-stop-shop (me një ndalesë), që përbën një
nga çështjet thelbësore të sistemit të de-rregullimit në Shqipëri.
QKL menaxhon proçedurat e liçensimit dhe lejeve, mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të
Liçencave dhe Lejeve, i cili përdoret lirisht nga publiku, si edhe informon këshillon aplikantët dhe
publikun e gjerë mbi kriteret e marrjes së liçencave dhe lejeve.
QKL ofron proçedura të shkrurtuara, të shpejta dhe transparente, si rrjedhim ka reduktuar në
maksimum kontaktet e biznesit me administratën publike, duke ulur mundësinë për korrupsion dhe
rritur transparencën.
QKL ka reduktuar shpenzimet që lidhen me kostot e procesit të liçensimit në 100 lekë për bizneset, duke
hequr në këtë mënyrë pjesën më të madhe të barrierave administrative, duke ulur shkallën e
informalitetit dhe në këtë mënyrë ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri. Kjo e fundit
ka përbërë edhe objektivin kryesor të Qeverisë, i cili u arrit me vënien në funksionim të kësaj qëndre më
9 qershor 2009, si një institucion qëndror publik në varësi të Ministisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës.

LITERATURA

1. S. Djankov, E. Glaeser, R. La Porta, F. Lopez-de-Salinas, and A. Shleifer, “The New Comparative


Economics,” Journal of Comparative Economics (December, 2003) Vol. 31.4, pp 595-619.
2. Jacobs and Associates, November 2008, “The Regulatory Guillotine: A National Commitment to
Better Regulation”.
3. Direktiva 2006/123/EC datë 12.12.2006 të Parlamentit dhe Këshillit Europian “Për shërbimet në
tregun e brendshëm”.
4. Raporti i Bankës Botërore “Doing Business” 2004:134, 2008: 103, 2009:86.
5. Raporti i OECD-se 2007/2008.
6. USAID, Policy Paper, “Qëndra Kombëtare e Liçensimit”, shtator 2008:12, 13, 16.

297
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

7. USAID 2010, “Monitorimi i Performancës së Qëndrës Kombëtare të Liçensimit” Raporti


Përfundimtar, faqe 6.
8. Ligji 10081, datë 23.02.2009 “Për Liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
9. http://info.worldbank.org/governance/wgi/pdf/c6.pdf
10. www.qkl.gov.al

298
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Edlira Titini - Politika e jashtme Serbe mes Brukselit dhe Moskës

PhD Cand. Edlira Titini


Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
edlira.titini@yahoo.com

Abstrakt

Me Serbinë nis procesi më i komplikuar i aderimit në historinë e Bashkimit Europian. Objektivi i


Serbisë është të bëhet anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian brenda vitit 2020 duke u
kthyer kështu në vendin e dytë të Ballkanit Perëndimor pas Kroacisë që bëhet pjesë e BE-së. Nga ana
tjetër, si aleate historike e Rusisë, Serbia deklaron zyrtarisht se nuk do të ndjekë sanksionet europiane
ndaj Rusisë të vendosura në vijim të krizës në Ukrainë. Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë politikën
e jashtme të Republikës së Serbisë dhe të evidentojë se pozicionimi “i vështirë” i saj midis Bashkimit
Europian nga njëra anë dhe Federatës Ruse nga ana tjetër nuk është një situatë rastësore me të cilën
Serbia duhet të përballet, por më tepër një zgjedhje e politikës së saj të jashtme. Në pjesën e parë të
këtij artikulli do të paraqiten aspektet pozitive të aderimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe
përpjekjet e saj për arritjen e këtij objektivi. Në pjesën e dytë artikulli do të fokusohet tek marrëdhëniet
serbo-ruse dhe në fund të tij do të evidentohet se nëpërmjet politikës së “dyzuar” mes Brukselit dhe
Moskës, Beogradi arrin të maksimizojë përfitimet në fusha të ndryshme si nga BE-ja ashtu edhe nga
Federata Ruse.

Gjeneza e shtetit serb

Shteti serb është pjesë e një rajoni që për shkak të konflikteve të thella dhe tensioneve ka
bashkëjetuar thuajse në mënyrë të vazhdueshme me paqëndrueshmërinë e kufijve të tij. Prej shek. XIX
mozaiku ballkanik ka ndryshuar konfigurimin e tij shumë herë si: në fillim të shek. XIX dhe në mesin e tij,
pas Traktatit të Berlinit, pas Luftrave Ballkanike, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë dhe pas Luftës së
Dytë Botërore, në gjysmën e parë të viteve ‘90 dhe së fundi në gjysmën e dytë të viteve 2000. Edhe
Serbia, si pjesë e rajonit të Ballkanit ka kaluar përmes transformimeve të rëndësishme që prej lindjes së
saj si shtet për të ardhur deri në situatën aktuale.
Kryengritjet e serbëve në fillim të shekullit të XIX çuan në krijimin e një Principate Serbe
autonome ndërsa Traktati i Shën Stefanit e më pas Traktati i Berlinit (1878) i dhanë Serbisë pavarësinë e
plotë284 megjithë disfatat e pësuara në luftën kundër Perandorisë osmane.
Përfundimi i Luftës së Parë Botërore solli një ndryshim të rëndësishëm në hartën politike të
Europës dhe në veçanti të Ballkanit. Perandoria Austro-Hungareze dhe ajo Osmane u shpërbënë dhe
prej tyre u krijuan disa shtete të reja, mes të cilave edhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe
Sllovenëve285 e cila përfshiu brenda saj një popullsi me përkatësi të ndryshme kombëtare, fetare,
kulturore e gjuhësore.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia qëndroi neutrale deri në vitin 1941. Në 25 mars të po
atij viti ajo ratifikoi Paktin trepalësh Gjermani-Itali-Japoni, megjithëse iu desh të tërhiqej shpejt, për

284Castellan, G., Histori e Ballkanit(shekulli XIV-XX), Çabej, 1991, f. 346-351


285
Në vitin 1929, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve merr emrin Mbretëria e Jugosllavisë duke
respektuar konceptin e themelimit të shtetit në 1918.

299
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shkak të një grushti shteti, për t’u rikthyer në pozicionin e neutralitetit. Nuk vonoi shumë dhe Jugosllavia
kapitulloi duke iu nënshtruar pushtimit gjerman e më pas shpërbërjes.
Jugosllavia e re286, komuniste, e krijuar në 1945 kishte pëlqimin e Fuqive fituese të Luftës së II-të
botërore. Vlerësimi i Perëndimit për të u forcua sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin
Sovjetik. Jugosllavia kishte një pozitë të veçantë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse ishte një vend
socialist, kishte mbështetjen e Perëndimit dhe për disa dekada gëzoi kushte të favorshme në tregtinë e
jashtme me vendet kapitaliste. Në Konferencën e Bandungut në 1955, Jugosllavia së bashku me Indinë,
Egjiptin dhe Kinën themeluan lëvizjen e “vendeve të paangazhuara” që do t’i siguronte asaj prestigj në
botën kapitaliste dhe një treg të madh midis vendeve “në zhvillim” për mallrat e saj të konsumit dhe
armët e prodhuara prej saj.
Pas vdekjes së Titos në 1980, kriza ekonomike287 dhe paaftësia e klasës politike bënë të rindizen
konfliktet e brendshme dhe të rizgjohen aspiratat nacionaliste deri atëherë të frenuara dhe kanalizuara
nga pushteti qendror. Dialogu politik po bëhej gjithmonë e më shumë i pamundur dhe përdorimi i
dhunës dukej i pashmangshëm. Deklaratat e pavarësisë të Sllovenisë dhe Kroacisë (25 qershor 1991) i
hapën rrugën luftës e cila do të zgjaste më shumë se katër vjet. Në fund të vitit 1991, dy republika të
tjera, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia shpallën pavarësinë. Kjo e zgjeroi më shumë rrezen e
konfliktit duke përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën. Marrëveshjet e Dejtonit në 1995 i dhanë fund
luftës e cila pati një kosto jashtëzakonisht të lartë dhe zyrtarizuan njëkohësisht shpërbërjen e
Jugosllavisë288.
Në 27 prill të vitit 1992 Parlamentet e Serbisë dhe Malit të Zi shpallën krijimin e Republikës
Federale Jugosllave e cila nuk u njoh nga bashkësisa ndërkombëtare e që shpejt do të bëhej shkak për
një tjetër konflikt të përgjakshëm, këtë herë në Kosovë289. U desh ndërhyrja e NATO-s290 që t’i jepej fund
luftës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës ndërsa territori i saj u vendos nën protektoratin e
OKB-së.
Shteti i ri i lindur në shkurt të vitit 2003 pas aprovimit të dhënë nga parlamenti i Republikës
Federale Jugosllave paraqitej në formën e një federate të kufizuar të dy republikave, Republikës së
Serbisë dhe Republikës së Malit të Zi. Edhe kjo tentativë për të mbajtur bashkë atë çka mbetej nga
Federata Jugosllave dështoi pasi tre vjet më vonë Mali i Zi vendosi me referendum për shkëputjen e tij
nga Serbia dhe në qershor 2006 shpalli pavarësinë.
Në shkurt të vitit 2008 edhe Kosova që ishte nën protektoratin e OKB-së shpalli pavarësinë291 e
saj.
Që prej shpërbërjes së Jugosllavisë, Republikës së Serbisë i është dashur të përballet me një sërë
sfidash në fusha të ndryshme të cilat lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Njëra nga këto sfida ka qenë dhe
është orientimi i saj në politikën e jashtme. Në fakt politika e jashtme mund të luajë një rol mjaft të
rëndësishëm në një vend i cili përballet me nevojën për teknologji të reja dhe investime, por
njëkohësisht ajo mund të jetë edhe një mjet për të fituar prestigj përpara opinionit publik i cili i ka të
freskëta në kujtesë kohët “e arta” të ish Jugosllavisë të drejtuar nga Tito dhe ato “të zymta” kur
Jugosllavia drejtohej nga Milosheviçi dhe kur për të kishte një konsideratë mjaft të ulët nga ana e
bashkësisë ndërkombëtare. Politika e jashtme e fokusuar në një drejtim dukej se nuk ishte rruga më e

286
Emërtimi i shtetit të ri jugosllav të krijuar pas luftës së II-të botërore, ishte fillimisht Republika Federative
Popullore e Jugosllavisë e më pas, në prill të 1963, Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë.
287 Giardina, A., Sabbatucci, G., Vidotto, V., Manuale di storia, 3.L’età contemporanea, Editori Laterza, Bari-

Romë, 2000, f. 834


288 Po aty, 911-913
289
Kosova gëzonte statusin e krahinës autonome brenda Republikës së Serbisë, status i cili iu hoq në vitin 1989.
290
Ndërhyrja e NATO-s u realizua nëpërmjet sulmeve ajrore. Bombardimet e NATO-s filluan në 24 mars 1999 dhe
zgjatën 78 ditë.
291 Pavarësia e Kosovës aktualisht është njohur nga rreth 108 shtete anëtare të OKB-së

300
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përshtatshme në një botë gjithnjë e më komplekse e në ndryshim të vazhdueshëm ku marrëdhëniet


ndërkombëtare bëheshin gjithmonë e më të paparashikueshme.

Integrimi i Serbisë në BE

Konflikti në ish Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka qenë një test shumë i
rëndësishëm dhe i vështirë për Bashkimin Europian e në të njëjtën kohë ka përfaqësuar forcën lëvizëse
të procesit të integrimit europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për të parandaluar konflikte të
mëtejshme dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal, BE-ja u ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor
një perspektivë të qartë europiane në këmbim të një sërë reformash ndër të cilat reforma e sundimit të
ligjit, reformat për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme demokratike, reformat në kuadër të
zhvillimit te ekonomisë së tregut etj. BE gjithashtu ka vënë në dispozicion të vendeve të Ballkanit
Perëndimor instrumente për zbatimin e reformave ku përfshihen programet e asistencës për
rehabilitimin pas konfliktit dhe stabilizimin, programet e asistencës teknike dhe programet që kanë për
qëllim të harmonizojnë legjislacionin me acquis communautaire të BE-së.
Integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian si pjesë e Ballkanit Perëndimor është parë si faktor
stabiliteti ekonomik dhe politik në interes të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.
Serbia e konsideron anëtarësimin në BE si mënyrën më të mirë për të arritur prosperitetin
ekonomik ndonëse kjo do të varet edhe nga aftësitë e saj për të shfrytëzuar këtë mundësi që i ofrohet.
Të qenit pjesë e BE-së do të ofrojë një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe në të
njëjtën kohë do të sjellë paqe dhe stabilitet në një zonë që ka qenë e përfshirë në konflikte të
përgjakshme. Anëtarësimi në BE do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike të Serbisë me shtetet anëtare
më të vjetra të BE-së dhe do t’i forcojë ato në favor të të dy palëve. Duke u bërë pjesë e tregut të
përbashkët europian Serbia do të ketë përfitime të tilla si lëvizja e lirë e personave, mallrave,
shërbimeve dhe kapitalit, rritja e konkurrencës së ndershme, mundësi më të mëdha zgjedhjeje për
konsumatorët, çmime më të ulëta dhe siguri më të madhe të tregut falë normativës së përbashkët
europiane, rritje të investimeve të huaja, rritje të punësimit, të prodhimit dhe shkëmbimeve tregtare
duke sjellë si rezultat përmirësimin e kushteve të jetesës të popullsisë.
Edhe pse është evidente se përfitimet e lartpërmendura janë me rëndësi vitale për Serbinë gati
gjysma e qytetarëve të saj nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në BE 292. Ata që kundërshtojnë
avancimin e Serbisë në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit e mbështesin këtë qëndrim tek kushti që
sipas tyre Europa i vë Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës293
Me Serbinë nis procesi më i komplikuar i aderimit në historinë e Bashkimit Europian. Objektivi i
saj është të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian brenda vitit 2020 294 duke u
kthyer kështu në vendin e dytë të Ballkanit Perëndimor pas Kroacisë që bëhet pjesë e BE-së.
Republika Federale Jugosllave u bë pjesë e Procesit të Stabilizimit dhe Asocimit në Samitin e
Zagrebit (nëntor 2000) të organizuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Samiti i Selanikut
(qershor 2003) riafirmoi të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor bazuar në progresin
individual për secilin shtet. Lidhur me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit, BE-ja vendosi që Serbia
dhe Mali i Zi do të negocionin veç e veç për pjesën e cila kishte të bënte me tregun ndërsa për pjesën

292
http://www.balcanicaucaso.org/aree/Serbia/La-Serbia-dopo-lo-status-di-candidato-UE-113849; http://www.pro-
europa.eu/fr/index.php/le-debats
293
http://www.balcanicaucaso.org/aree/Serbia/La-Serbia-dopo-lo-status-di-candidato-UE-113849
294
http://www.eastjournal.net/serbia-iniziano-i-negoziati-di-adesione-nellue-entro-il-2020/38619

301
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

politike Bashkimi i Serbisë dhe Malit të Zi do të negocionte si një shtet i vetëm 295. Mungesa e
bashkëpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi çoi në maj të 2006, në
pezullimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) mes BE-së
dhe Bashkimit Serbi-Mali i Zi. Dy vjet më vonë BE-ja dhe Serbia296 nënshkruan në Luksemburg MSA-në.
Pas progresit të arritur nga Serbia, në dhjetor të 2009, ajo përfitoi nga regjimi i heqjes së vizave për
qytetarët e saj që udhëtojnë në ato vende të BE-së të cilat janë pjesë e zonës Shengen297.
Serbia paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në BE, në dhjetor 2009, dhe mori statusin e vendit
kandidat në mars 2012.
Shpejtësia e negociatave mes BE-së dhe Serbisë për anëtarësimin e kësaj të fundit në Bashkimin
Europian është përcaktuar në një masë të konsiderueshme nga progresi i normalizimit të marrëdhënieve
Prishtinë-Beograd. Nëpërmjet dialogut politik të nivelit të lartë të mundësuar nga BE-ja, Serbia dhe
Kosova arritën në prill 2013 Marrëveshjen e Parë mbi Parimet që do të udhëheqin Normalizimin e
Marrëdhënieve midis tyre. Marrëveshja nuk parashikon njohjen formale të Kosovës megjithatë
nëpërmjet saj, Serbia i jep disa garanci Europës duke shpresuar sigurisht tek mbështetja e aleatëve
tradicionalë Rusia dhe Kina se nuk do të jetë e detyruar të njohë Kosovën. Marrëveshja e arritur bëri që
në qershor 2013, Këshilli i Bashkimit Europian(Këshilli i Ministrave të Jashtëm) t’i rekomandonte Këshillit
Europian nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë. Negociatat u hapën pikërisht në janar të
2014. Ky progres i Serbisë në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit është rezultat edhe i politikës së
jashtme të kujdesshme për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët rajonalë, në veçanti me Kosovën si
dhe për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar duke mundësuar kështu një mbështetje më të
madhe nga ana e Brukselit.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian përbën objektiv strategjik298 për politikën e jashtme serbe.
Megjithatë ky nuk përbën alternativën e saj të vetme pasi Serbia ndjek një politikë të jashtme pluraliste
duke ekuilibruar nga njëra anë aspiratën për integrimin europian dhe nga ana tjetër mbështetjen tek
raporti i veçantë historik, kulturor dhe shpirtëror që e lidh me Federatën Ruse gjithsesi nuk duket të
jetë i nxituar as mendimi se Serbia po e përdor kartën ruse për të përparuar në negociatat për
anëtarësimin në BE. Njëkohësisht me afirmimin e angazhimit të saj për në Europë , Serbia i dedikohet
zhvillimit të mëtejshëm të miqësisë me Rusinë. Në këtë mënyrë politika serbe luan një lojë delikate
balancimi pasi mbështetja ruse i jep mundësi Serbisë të forcojë pozitën e saj përballë Europës ndërkohë
që kjo e fundit frikësohet se Serbia mund të bjerë në orbitën ruse299.

Marrëdhëniet Serbi-Rusi

Rusia ka qenë tradicionalisht një vend mik i Serbisë me të cilën e lidh “feja dhe gjaku” 300. Marrëdhëniet
midis tyre janë të hershme dhe me intensitet të ndryshëm bashkëpunimi.
Ndërhyrja ruse në Ballkan gjatë revolucionit serb, gjatë luftës ruso-turke (1877-1878) si dhe
gjatë luftërave ballkanike të fillimit të shek. XX-të ka rezultuar frutdhënëse për Serbinë pasi në situatat e

295
http://www.mfa.gov.rs/en/foreign-policy/eu/political-relations-between-the-republic-of-serbia-and-the-european-
union/12452-chronology-of-relations-between-the-republic-of-serbia-and-the-european-union
296
Në maj të vitit 2006 nëpërmjet referendumit, Mali i Zi u shpreh me 55,5% pro pavarësisë dhe shkëputjes nga
Serbia. Për këtë arsye, qw prej vitit 2006 Serbisë iu desh të vazhdonte e vetme rrugën drejt anëtarësimit në BE.
297
http://www.auswaertiges-amt.de/EN/Europa/Erweiterung/Serbien_node.html
298
Intergovernmental Conference on the Accession of the Republic of Serbia to the European Union. The opening
statement of the Republic of Serbia, Brussels, 21 January 2014
299http://www.rfi.fr/europe/20130525-serbie-russie-sotchi-cooperation-kosovo-gazprom-poutine-nicolic-/
300 http://italian.ruvr.ru/news/2014_11_14/Il-presidente-serbo-conta-sul-sostegno-della-Russia-e-della-Chiesa-

Ortodossa-russa-0061/

302
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mësipërme ajo ka fituar përkatësisht autonominë, pavarësinë si dhe territore të reja. Diplomacia e
Perandorisë Ruse ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e popullsisë ortodokse që ishte nën
sundimin e Perandorisë osmane dhe në forcimin e Serbisë si entitet politik. Edhe në vitin 1914, kur
Serbisë iu desh të përballet direkt me sulmin e Austro-Hungarisë, ajo gjeti sërish te Rusia një aleat të
gatshëm për t’i ardhur në ndihmë.
Po kështu, Jugosllavia “e dytë”, e cila lindi nga lufta e partizanëve të drejtuar nga Partia
Komuniste e Jugosllavisë pati mbështetjen e fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore, para së gjithash
të Bashkimit Sovjetik dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Tito, i dalë fitues prej saj, ndërtoi një sistem politik të
inspiruar nga modeli sovjetik. Ai u përpoq të imitonte strukturën dhe politikën sociale të BRSS(Bashkimi i
Republikave Socialiste Sovjetike) dhe ndoqi politika të rrepta represive ndaj kundërshtarëve politikë.
Bashkimi Sovjetik, i bindur se përfaqësonte eksperiencën më të përparuar të socializmit i njohu vetes një
rol udhëheqës që impononte vartësinë ideologjike dhe politike të regjimeve komuniste të Europës
Lindore. Por, ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore Jugosllavia u tregua e vendosur për të
ndjekur një “vijë nacionale” të ndërtimit të socializmit dhe jo atë të imponuar nga Moska. Beogradi
ndërmori gjithashtu iniciativa në fushën politike, të padëshiruara për Moskën, si ajo për krijimin e një
Konfederate Ballkanike ku do të përfshiheshin edhe Shqipëria dhe Bullgaria. Stalini nuk kishte besim tek
krerët e Partive Komuniste që nuk ndiqnin direktivat e tij ndaj edhe prishja e marrëdhënieve u bë e
paevitueshme301. Në politikën e jashtme, në vitin 1955 pati një tentativë për tu afruar me BRSS e
Krushovit por kufizimi që Superfuqia e Bllokut të Lindjes u vendoste “rrugëve kombëtare drejt
socializmit” e bëri Titon që të qëndronte larg Moskës. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e ish BRSS
koinçidoi me fillimin e procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Është e kuptueshme se në rrethanat
në të cilat ndodhej Rusia, me një ushtri të çorientuar, një ekonomi në kolaps dhe pa asnjë koncept në
politikën e jashtme nuk mund të ishte një mbështetje për aleaten e saj të vjetër.
Kohët e fundit ndikimi rus në Serbi është rritur dukshëm, por ajo që vlerësohet së tepërmi nga
serbët është se Rusia i ka dhënë mbështetje totale Beogradit lidhur me çështjen e Kosovës. Moska e
konsideron Deklaratën e pavarësisë së Kosovës si të paligjshme dhe e ka shprehur këtë qëndrim kudo,
në çdo instancë apo forum ndërkombëtar. Rusia ka refuzuar çdo lloj zgjidhjeje që nuk pranohet edhe
nga Beogradi gjithashtu ajo refuzoi vendosjen e Eulex në Kosovë duke e deklaruar atë të paligjshme dhe
i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të pengojë transferimin e kompetencave nga Unmik tek
Eulex. Për të përforcuar sa më lart Moska ka pohuar se do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
ndërkohë që nuk e ka kursyer mbështetjen për Serbinë në përpjekjet e saj për të penguar anëtarësimin
e Kosovës në Organizatatat më të mëdha Ndërkombëtare. Megjithë qëndrimin e deritanishëm të
Moskës lidhur me çështjen e Kosovës mbetet për t’u parë në një periudhë afatgjatë besueshmëria e saj
si garante e integritetit territorial të Serbisë.
Përveç aspektit politik miqësia serbo-ruse vlerësohet si mjaft e rëndësishme edhe në aspektin
ekonomik. Investimet private ruse në Serbi mbeten ende të kufizuara megjithatë Serbia është përfshirë
edhe në një projekt strategjik të Moskës për të ndërtuar gazsjellësin South Stream i cili shikohet nga
Serbia më së shumti si një burim i mirë punësimi. Ky projekt i ri, kjo trajektore e dytë që do të furnizojë
Europën duke lënë mënjanë Ukrainën i jep mundësi Rusisë të ushtrojë më tepër presion mbi Ukrainën
lidhur me kushtet dhe çmimin për kalimin tranzit të gazit në territorin e saj. Në funksion të projektit
South Stream, kompania ruse Gazprom bleu në vitin 2008 kuotën e mazhorancës së kompanisë
shtetërore serbe të naftës Nis (Naftna Industrija Srbije), ndonëse me një çmim simbolik. Megjithë
interesat e shumta që mbart, projekti i gazsjellësit South Stream nuk gëzon mbështetjen e Bashkimit
Europian. Sikurse ka pohuar edhe Presidenti Barroso, ai nuk përbën prioritet për BE-në dhe së fundi
Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë ku shprehet kundër ndërtimit të gazsjellësit duke

301 McNamara, R.S., Out of the Cold, Simon and Schuster, New York, 1989, f.34

303
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rekomanduar gjetjen e zgjidhjeve alternative. Gjithashtu, në fund të vitit 2013 BE ka bërë të ditur se
marrëveshjet dypalëshe midis Rusisë, Hungarisë, Austrisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Bullgarisë bien ndesh
me legjislacionin europian dhe duhet të rinegociohen nga e para. Përveç projektit të gazsjellësit Rusia do
të investojë rreth tetëqind milion dollarë në modernizimin e hekurudhave serbe.
Ndonëse roli i Rusisë në ekonominë serbe ka njohur rritje kohët e fundit kontributi i saj në
raport me totalin e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare është shumë më i ulët dhe më pak i
diversifikuar se kontributi i vendeve anëtare të BE-së.
Në fushën e shkëmbimeve tregtare, Serbia është i vetmi vend europian me të cilin Rusia ka
lidhur një marrëveshje të tregtisë së lirë ndonëse Serbia volumin më të madh të shkëmbimeve tregtare
e ka me vendet e BE-së. Në këto rrethana Serbia mund të shihet nga sipërmarrësit rusë si një mënyrë
për të depërtuar në tregun europian.
Në situatën e krijuar së fundmi për shkak të krizës në Ukrainë, embargoja ruse ndaj produkteve
europiane është parë si një mundësi e mirë nga ana e Serbisë për të nxjerrë përfitime, e konfirmuar kjo
edhe nga ministrja e bujqësisë të Serbisë sipas të cilës situata aktuale përfaqëson një “mundësi unike”
që duhet shfrytëzuar302. Megjithatë dëshira e Serbisë për të forcuar prezencën e saj në tregun rus nuk ka
mundur të shoqërohet me masa konkrete në këtë drejtim për shkak të një paralajmërimi zyrtar nga ana
e Brukselit me të cilin i kërkohet Beogradit të mos rrisë eksportet drejt Rusisë.
Si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, Beogradi duhet të jetë në një linjë me politikën e
jashtme të BE-së, veçanërisht në rastin e masave kufizuese ndaj vendeve të treta. Por Serbia, aleat
historik i Rusisë, ka deklaruar zyrtarisht se nuk do t’u bashkohet sanksioneve europiane303 kundër
Moskës. Kryeministri serb Vuçiç shprehet se “bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të presë që Serbia të
lërë mënjanë zhvillimin ekonomik dhe interesat e saj për shkak të një konflikti me të cilin ajo nuk ka
asnjë lidhje”304. Beogradi ka paralajmëruar se ai nuk do të shërbejë si një platformë për të rieksportuar
produktet e BE-së drejt Rusisë por ndërkohë ai ka këshilluar planifikimin e strategjive me qëllim rritjen e
prodhimit vendas.
Sikurse mund të kuptohet qartë, pasojat e krizës në Ukrainë kanë filluar të ndihen edhe në Serbi
duke krijuar situata tensioni në raportet me Bashkimin Europian. Kryeministri Vuçiç duke ritheksuar
orientimin pro europian të ekzekutivit që ai drejton i kërkon BE-së mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë
dhe për faktin e miqësisë së hershme që lidh Serbinë me Rusinë. Nisur nga këto konsiderata politika e
jashtme e Serbisë mund të duket e paqartë apo e dyzuar, e pavendosur, herë pro europiane e herë pro
ruse por në fakt politikat dhe platformat e paraqitura nga aktorët politikë serbë janë të orientuar
njëkohësisht drejt BE-së dhe Rusisë në një pozicion neutral përgjatë boshtit Moskë-Bruksel.
Distanca gjeografike si dhe pabarazitë ekonomike që kanë ekzistuar historikisht mes Lindjes dhe
Perëndimit kanë bërë që pjesa më e madhe e ekonomisë serbe të mbetet e lidhur me Perëndimin. Për
këto arsye Rusia nuk mund të jetë një alternativë ekskluzive politike dhe ekonomike për Serbinë.
Megjithëse Rusia i ka ofruar periodikisht Serbisë mjete të nevojshme për arritjen e pavarësisë, ruajtjen e
integritetit të kufijve të saj dhe zgjerimin e mëtejshëm territorial, ajo asnjëherë nuk i ka ofruar një rrugë
të vetme e të sigurtë drejt prosperitetit. Kjo e ka shtyrë Serbinë drejt një modeli relativisht të
pandryshueshëm që favorizon lidhje më të ngushta me Moskën në periudha krize dhe një tendencë
drejt Perëndimit në periudhat më të qëndrueshme.

302
http://www.euractiv.fr/sections/elargissement/la-serbie-mise-sur-la-solidarite-avec-lue-face-lembargo-russe-
307960
303
Bëhet fjalë për sanksionet e vendosura nga BE-ja pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe strategjisë së saj për
destabilizimin e Ukrainës lindore.
304
http://www.euractiv.fr/sections/elargissement/la-serbie-mise-sur-la-solidarite-avec-lue-face-lembargo-russe-
307960

304
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzione lidhur me politikën e jashtme serbe

Kohët e fundit imazhi dhe konsiderata për politikën serbe kanë patur përmirësime të dukshme
në nivel ndërkombëtar dhe jo vetëm. Pavarësisht kritikave politika e jashtme serbe ka rezultuar të jetë e
suksesshme për dy arsye. Së pari në kontekstin e brendshëm kjo politikë pluraliste dhe aktive gëzon
mbështetje midis shumicës së forcave politike dhe i përgjigjet nevojës së opinionit publik i cili kërkon të
harrojë izolimin e mëparshëm që e çoi Serbinë drejt nacionalizmit radikal. Politika e jashtme nuk është
më një faktor përçarës brenda Serbisë pikërisht për faktin se asaj aktualisht nuk i duhet të zgjedhë mes
Brukselit dhe Moskës. Së dyti në kontekstin e jashtëm politika e jashtme pluraliste është një mundësi e
mirë për të zgjeruar lidhjet ekonomike dhe tregtare që në një situatë krize si kjo e tanishmja janë të
dobishme për stabilitetin e Serbisë, por njëkohësisht edhe për të patur mbështetje politike për cështje
me ndjeshmëri të madhe për qytetarët serbë.
Elita politike serbe ka ditur të menaxhojë interesat e vendit si edhe më pare, herë duke
përfituar nga konvergimi i interesave mes BE-së dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit, herë duke shfrytëzuar
interesat kontradiktore mes tyre. Kjo mënyrë e realizimit të interesave u jep mundësinë aktorëve
politikë në Serbi të ndjekin politika të orientuara njëkohësisht drejt Moskës dhe Brukselit duke përfituar
njëkohësisht nga marrëdhëniet me të dy palët dhe duke shmangur kostot që mund të ketë prishja e
marrëdhënieve me njërën prej tyre. Në rast se Serbia do të mbante një qëndrim të qartë ekskluzivisht
proeuropian ajo do të humbiste mbështetjen politike të Moskës lidhur me çështjen e Kosovës, por edhe
mbështetjen në fushat ekonomike dhe energjitike. Nga ana tjetër në rast se Serbia do të zgjidhte
miqësinë e vjetër që e lidh me Moskën ajo do të hiqte dorë nga modeli i vlerave perëndimore si garanci
për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe nga e vetmja rrugë e sigurt e prosperitetit aq të dëshiruar.
Diplomacia serbe në këtë moment ka luksin të gjendet në rrethanat ku nuk është e detyruar të bëjë një
zgjedhje të prerë, por i mjafton zotësia në ekuilibrizmat diplomatike për të arritur rezultatin optimal nga
marrëdhëniet me të dy palët.

BIBLIOGRAFIA

•Castellan, G., Histori e Ballkanit(shekulli XIV-XX), Çabej, 1991

•Giardina, A., Sabbatucci, G., Vidotto, V., Manuale di storia, 3.L’età contemporanea, Editori

Laterza, Bari-Romw, 2000

•McNamara, R.S., Out of the Cold, Simon and Schuster, New York, 1989

•Denti, D., Serbie: la longue route vers l’adhésion à l’UE, Université de Trento, Italie, academia.edu

•Verluise, P., Géopolitiques des frontiers européennes, Élargir jusqu’où?, Argos, 2013

•Encyclopédie Larousse, http://www.larousse.fr/encyclopedie

305
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

•Ivana Acosta, M.; Gastón Pérez, G., La ex Yugoslavia. Conflictos y tensiones en una región de
ncrucijada, Huellas, nr. 15, 2011

•Présentation de la République de Serbie, (www.diplomatie.gouv.fr/fr/dossiers-


pays/serbie/presentation-de-la-republique-de/)

•La politique étrangère dans le développement et la protection des intérêts de la Serbie


(http://voiceofserbia.org/fr/content/la-politique-%C3%A9trang%C3%A8re-dans-le-
d%C3%A9veloppement-et-la-protection-des-int%C3%A9r%C3%AAts-de-la-serbie) datw 09/05/2014

•La Serbie mise sur la solidarité avec l'UE face à l'embargo russe
(http://www.euractiv.fr/sections/elargissement/la-serbie-mise-sur-la-solidarite-avec-lue-face-lembargo-
russe-307960), datw 26/08/2014

•Serbia, la strada verso Mosca, (www.balcanicaucaso.org/aree/Serbia/Serbia-la-strada-verso-Mosca-


153022) datë 12/06/2014

•UE: Vers une intégration de la Serbie après un accord avec le Kosovo


(http://www.20minutes.fr/monde/886079-20120224-ue-vers-integration-serbie-apres-accord-kosovo),
datë 29/01/2014

• Serbia: una scomoda neutralità sull'asse Russia-Ue,


(http://www.ansamed.info/ansamed/it/notizie/rubriche/politica/2014/06/12/serbia-una-scomoda-
neutralita-sullasse-russia-ue_a2b56b4d-5882-4ebe-958a-654134282e06.html) datw 12/04/2014

•Hahn: "Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë". Nikoliç: "Jo, para se të hyjmë në BE"(
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=60791&kat=91) datë 20/11/2014

•Serbia: una scomoda neutralità sull'asse Russia-Ue


(http://www.ansamed.info/ansamed/it/notizie/rubriche/analysis/2014/06/12/serbia-una-scomoda-
neutralita-sullasse-russia-ue_d3228b2c-67a4-4485-9a2f-60c99b39d4b8.html)

•europa.eu

•http://www.mfa.gov.rs

•http://www.auswaertiges-amt.de

•http://www.balcanicaucaso.org

•http://www.eastjournal.net

•http://italian.ruvr.ru

306
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Endri Papajorgji - Instituti i pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore në doktrinën shqiptare

Dr. PhD (Uni Graz) Mag. Iur (Uni Graz) Endri PAPAJORGJI305

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University), Rruga Vaçe Zela, Tiranë 1023,
endripapjorgji@hotmail.com

Abstrakt

Shqipëria është një shtet që synon anëtarësimin në BE. Reformat e ndërmarra vitet e fundit në Shqipëri
në fushen e së drejtës synojnë njehsimin me acquis communautaire dhe nga ana tjetër edhe
përmirësimin e instituteve baze të së drejtës në cdo fushë. Instituti i pjesëtimit të pasurisë sipas nenit
207 të Kodit Civil ashtu dhe aspektet proceduriale të gjykimit të çështjeve të kësaj natyre zë një vend të
vecantë në legjislacionin shqiptar. Ky institut njihej në Europë që në mesjetë, ndërsa në Shqipëri jo. Sipas
Kanunit të Lekë Dukagjinit, gruaja kishte shumë pak të drejta pasurore mbi atë që fitohej gjatë
martesës. Gjithashtu një ndikim të madh në të drejtën zakonore shqiptare, përsa i përket tematikës së
artikullit qe po trajtohet, pati dhe Sheriati (e drejta myslimane). Megjithate në fushën e të drejtave
pasurore gruas i njihej autonomia që ajo gëzonte në administrimin e pasurisë vetjake. Nga praktika
gjyqësore e Gjykatës së Diktimit rezultonte që gruaja nuk kishte të drejta pasurore mbi pasurinë e
përbashket të vënë gjatë martesës. Po sipas kësaj praktike të kohës, ajo vetëm trashëgonte pjesë nga
pasuria e bashkëshortit pas vdekjes së tij. Deri në vitin 1929, përveç disa vendimeve të përfitimit nga
trashëgimia në praktikën gjyqësore të Gjykatës se Diktimit, nuk ka asnjë rast që të trajtojë probleme në
lidhje me pasurinë bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës. Qëllimi kryesor i këtij artikulli është që të
analizojë këtë institut në doktrinë në pergjithësi dhe ndarjes së pasurisë bashkëshortore në vecanti, si
dhe te rekomandojë përmirësime në kuadër të këtij instituti.

Fjalë kyçe: Bashkëshortët, sendet, doktrina, kodi civil shqiptar, pjesëtimi.

305
President i International Institute for private, commercial and competition law. Lektor i jashtëm pranë Karl
Franzens Universität Graz, Universiteti Luarasi.

307
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Përpara se të bëjmë një analizë të këtij instituti të së drejtës civile, do të doja që të bëja një prezantim të
shkurtër të këtij instituti në kuadrin ligjor shqiptar. Kodi Civil i Republikës së Shqipërise në nenin 199
përcakton se bashkëpronësi kemi kur një ose më shumë sende apo të drejta të tjera reale i përkasin dy
ose më shumë personave (bashkëpronarëve). Nga ana tjeter, neni ‘200’ pika ‘c’ i Kodit Civil parashikon
se : Bashkëpronarët kanë të drejtë të kërkojnë pjesëtimin e sendit të përbashkët edhe sikur të ketë
marrëveshje të kundërt përvec rastit kur ky pjesëtim është ndaluar shprehimisht me ligj ose dëmton së
tepërmi qëllimin përkatës.

Me pjesëtimin e sendit në bashkëpronësi pushon gjëndja e përbashkët e të drejtave mbi atë send dhe i
jepet mundësia secilit bashkëpronar të gëzojë vecmas pjesën e tij nga sendi i përbashkët.

Pjesëtimi vullnetar nënkupton marrëveshjen që duhet të arrihet midis bashkëpronarëve për pjesëtimin e
sendit pa iu drejtuar procesit gjyqësor. Pjesëtimi vullnetar për pasuritë e paluajtshme duhet të bëhet me
akt noterial dhe të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme. Bashkëpronësisë
mund ti jepet fund edhe nëpërmjet shitjes së pasurisë së përbashkët duke marrë secili vleftën e pjesës
së tij dhe me anë të dhurimit të pjesëve takuese njërit prej tyre apo një të treti.

Në procedurën gjyqësore të pjesëtimit zbatohen të gjitha rregullat e përgjithshme si dhe ato të


parashikuara në nenet 369 deri 374 të Kodit të Procedurës Civile. Pjesëtimi i pasurisë është një gjykim që
i përket bashkëndërgjyqësisë së detyrueshme, pasi palë të padisë që inicion këtë gjykim, duhet të jenë
të gjithë bashkëpronarët e sendeve që do të pjesëtohen për shkak se efekti i vendimit që do te jepet, do
të shtrihet në të gjithë bashkëndërgjyqësit. Pra, vendimi nuk mund të shpallet përvecse kundrejt të
gjithë palëve, te cilët duhet të veprojnë si paditës ose të thirren si të paditur në të njëjtin proces.

Procedura e pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore

Gjykimi i padisë së pjesëtimit realizohet në dy faza. Në fazën e parë hetohet dhe përcaktohen palët që
kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë gjykim, bashkëpronarë apo bashkëtrashëgimtarë të sendit që do
të pjesëtohet. Në ketë moment secila palë mund të kundërshtojë qënien bashkëpronarë të palës tjetër
për cdo shkak si për shembull e drejta e pretenduar mund të jetë humbur në cdo lloj tjetërsimi ose
mungesa e cilesisë së trashëgimtarit. Për cdo pretendim të tyre palët duhet të paraqesin provat ku i
mbështesin ato. Pa një hetim të tillë nuk mund të ketë siguri në legjitimimin e palëve. Në këtë fazë
shpesh nuk ka vështirësi pasi nga aktet e pronësisë qartësohet se cfarë do të pjesëtohet dhe cila është
pjesa e cdo bashkëpronari. Në këtë fazë mund të ndërhyjnë edhe persona të tretë për të ndihmuar një
ose disa bashkëpronarë ashtu sikurse edhe për të kërkuar për vete të drejtën e fituar me cdo mënyrë te
ligjëshme.

Në përfundim të hetimeve të fazës së parë gjykata merr një vendim të ndërmjetëm të një karakeri të
vecantë. Në lidhje me karakteristikat e këtij vendimi duhet ti referohemi vendimit nr.628 datë
15.05.2000 ku Kolegjet e Bashkuara të Gjykates së Lartë kanë arsyetuar si më poshtë :

Duke pasur parasysh kërkesat e nenit 451 dhe, në tërësi, dispozitat e K.Pr.Civile konkludojmë se
vendimi i fazës së parë të pjestimit të pasurisë merr formë të prerë kur: 1. palët deklarojnë se
nuk kanë ankim duke u pasqyruar ky deklarim në formën e posacme të parashikuar në fjalinë e
parë të nenit 371 të K.Pr.Civile; 2. ka kaluar afati 5 ditor i ankimit; 3. ankimi është paraqitur,
është shqyrtuar nga gjykata e Apelit dhe vendimi është lënë në fuqi, ndryshuar ose është

308
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pushuar gjykimi në shkallë të dytë; 4. kundër vendimit të gjykatës së Apelit është ushtruar rekurs
në Gjykatën e Lartë dhe vendimi është lënë në fuqi.

Për sa kohë në raset e mësipërme vendimi i fazës së parë merr formë të prerë, problemet e zgjidhura
me të përbëjnë gjë të gjykuar dhe, për rrjedhojë, ato nuk mund t`i nënshtrohen një shqyrtimi të ri në
fazën e dytë të pjesëtimit në cilëndo shkallë të gjykimit (shkallë e pare, Apel apo Gjykate e Lartë) që të
ketë kaluar cështja. Bazueshmëria e një vendimi të formës së prerë nuk mund të kontestohet, vecse kur
në Kodin e Procedurës Civile parashikohen shprehimisht forma dhe mjete të posacme për një gjë të tillë.
Kundërshtimi i vendimit të fazës së parë të pjestimit të pasurisë së bashku me vendimin e fazës së dytë
nuk parashikohet në ndonjë dispozitë të Kodit të Pr.Civile, as në mënyrë të shprehur, as të nënkuptuar.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates së Lartë gjithashtu vërejnë se, si në cështjen objekt shqyrtimi, edhe në
cështje të tjera të gjykuara më parë, në fazën e dytë të pjestimit të pasurisë gjykatat nuk zbatojnë
kërkesat e nenit 373/1 të K.Pr.Civile, sipas të cilit “Kur sendi ndahet në natyre dhe pjesët e formuara
janë të barabarta ose barazohen me para, gjykata harton një projekt-pjestimi të cilin e depoziton në
sekretari jo më pak se dhjetë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Palët kanë të drejtë të
parashtrojnë vërejtjet e tyre për projektin e depozituar, jo më vonë se pesë ditë përpara seancës së
ardhshme gjyqësore”.

Nëpërmjet vendimit të sipërcituar gjykata e Lartë e ka trajtuar vendimin e ndërmjetëm për pjesëtimin e
pasurisë si nje vendim përfundimtar për ato cështje që marrin zgjidhje nëpërmjet tij. Me përfundimin e
hetimeve të fazës së parë nëpërmjet vendimit të ndërmjetëm gjykata lejon ose jo pjesëtimin e sendit
objekt padie, cakton rrethin e sendeve që do të pjesëtohen dhe të bashkëpronarëve e pjesën takuese të
secilit prej tyre. Sendet që pjesëtohen duhet te individualizohen, për pasuritë e paluajtshme duhet të
përcaktohet vendndodhja e tyre, përbërja, kufijtë së bashku me aktin përkatës të pronësisë.

Në fazën e parë të pjesëtimit pjesët takuese përcaktohen në mënyrat që njeh ligji për bashkëpronësinë
dhe mbi ato mund të disponohet edhe brenda bashkëpronësisë, pasi ky vendim merr formë të prerë
edhe në mënyra që njeh ligji për të drejtën e tjetërsimit për pasuritë e paluajtshme.

Në këtë fazë zgjidhen edhe marrëdhëniet që mund të kenë palët për shkak të bashkëpronësisë. Dikush
prej tyre mund të ketë bërë shpenzime për mirëmbajtjen ose përmirësimin në funksionimin e tij.
Shpenzimet e nevojshme të bëra për sendin objekt pjesëtimi, për mirëmbajtjen e tij, kur bashkëpronari
që i ka bërë nuk e përdor sendin përballohen prej të gjithëve në përpjesëtim me pjesët takuese të secilit,
ndërsa kur e përdor vetë sendin përballohen prej tij.

Në fazën e dytë të këtij gjykimi shqyrtohen kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët për llogaritje
midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë. Në fazën e dytë të gjykimit nuk mund të
merren në shqyrtim probleme që jane zgjidhur me vendim të fazës së parë të gjykimit. Kur kemi të
bëjmë me pabarazi në natyrë të tyre, ajo kompensohet me të holla duke mos prekur pjesët takuese të
përcaktuara në vendimin e ndërmjetëm. Gjykata e Lartë është shprehur në lidhje me këtë cështje
nëpërmjet vendimit të sipërcituar duke arsyetuar si më poshtë:

Në rekursin e paraqitur nga pala e paditur pretendohet se, në cështjet me objekt pjestim
pasurie, gjykata që shqyrton apelin apo rekursin kundër vendimit të fazës së dytë të pjesëtimit
(Gjykata e Apelit apo Gjykata e Lartë, respektivisht), ka të drejtë t`i hyjë shqyrtimit jo vetëm të
bazueshmerisë së vendimit të fazës së dytë të pjesëtimit, por edhe të vendimit të fazës së parë.

Praktika gjyqësore shumëvjecare ka qenë unike në këtë drejtim, duke mbajtur qëndrim të ndryshëm nga
ai që pretendohet në rekurs, d.m.th. Gjykata që shqyrton bazueshmërinë e vendimit të fazës së dytë nuk

309
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ka të drejtë të marrë në shqyrtim probleme që kanë të bëjnë me fazën e parë të gjykimit dhe që, si të
tilla, janë zgjidhur me vendimin e kësaj faze. Megjithatë, konstatohet se kohët e fundit Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë në ndonjë rast ka mbajtur qëndrim disi të ndryshëm. Keshtu p.sh. Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë në cështjen e S.Sh. kundër T.Sh., me vendimin nr. 409 datë 21.03.2000, mbasi ka
shqyrtuar rekursin kundër vendimeve të fazës së dytë të pjesëtimit, ka vendosur prishjen e vendimit nr.
14 datë 05.02.1999 të gjykates së Apelit Korcë e të vendimit nr. 157 datë 04.02.1998 të gjykatës së
shkallës së parë Korcë dhe pushimin e gjykimit të cështjes.

Kolegji Civil arsyeton se, me prishjen e dy vendimeve të mëparshme të fazës së dytë të pjesëtimit dhe
pushimin e gjykimit të cështjes [duke shuar kështu edhe efektet e vendimit të fazës së parë të pjesëtimit
për këtë cështje], bëhet e mundur që palët të realizojnë të drejtat e tyre sipas kërkesave ligjore, të
shkelura gjatë gjykimit të fazës së parë të pjestimit. Në pjesën arsyetuese të këtij vendimi përmenden
konkretisht shkeljet ligjore të lejuara në gjykimin e fazës së parë.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë të mendimit se, në asnjë rast e për cfarëdo lloj shkaku,
gjykata që shqyrton bazueshmërinë e vendimit të fazës së dytë të pjesëtimit të pasurisë nuk ka të drejtë
të shqyrtojë probleme që lidhen me gjykimin e fazës së parë.

Pretendimi i ngritur në rekurs, sipas te cilit vendimi i fazës së parë të pjesëtimit mund të kundërshtohet
bashkë me vendimin përfundimtar, [që është vendimi i fazës së dytë të pjesëtimit] në bazë te nenit 470
te K.Pr.Civile, është i gabuar. Kjo dispozitë, në paragrafin e parë të sajë, parashikon se “vendimet e
ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë… mund të goditen me ankim së bashku me
vendimin përfundimtar”. Ky është rregulli i përgjithshëm, por në paragrafin e dytë të kësaj dispozite, të
cilin nuk e ka parasysh ankuesi ose që e anashkalon, parashikohet se, “Megjithatë, në rastet e
parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankim i
vecantë në gjykatën e Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja apo njoftimi i tyre”. Pikërisht, vendimi i
fazës së parë të pjesëtimit, i parashikuar shprehimisht në nenet 370 e 371 të K.Pr.Civile dhe i emërtuar si
vendim i ndërmjetëm, është një vendim kundër të cilit lejohet ankim i vecantë, paraqitja e të cilit
pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit. Duhet ta sqarojmë se ky vendim është një vendim i
ndërmjetëm i një lloji të vecantë (sui generis).

Vendimi i fazës së parë te pjestimit të pasurisë nuk është i njëjtë për të gjitha efektet me vendimet e
tjera të ndërmjetme që jepen gjatë gjykimit të një cështjeje, sipas përcaktimeve që bëhen në nenet 125
dhe 315 të K.Pr.Civile. Sipas nenit 125 të K.Pr.Civile, “Vendimet e ndërmjetme jepen nga gjykata në
seancën gjyqësore, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i gjykimit në pajtim me dispozitat e këtij Kodi”,
ndërsa, sipas nenit 315 të K.Pr.Civile, që mban titullin “Vendimet e ndërmjetme”, “Vendimet që jepen
gjatë gjykimit dhe që nuk janë përfundimtare, mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka
dhënë, përvec kur në këtë kod parashikohet se kundër tyre mund të bëhet ankim i vecantë”. Nga
interpretimi në tërësi i dispozitave të sipërcituara arrijmë në përfundimin se vendimet e ndërmjetme si
rregull janë të karakterit procedurial, jepen gjatë gjykimit të cështjes, nuk jane përfundimtare dhe, si
rregull, nuk kane të bëjnë me zgjidhjen e cështjes në themel.

Në dallim nga karakteristikat e mësipërme, vendimet e fazës së parë të pjestimit, të cilat i kemi cilësuar
me lart si vendime të ndërmjetme të një lloji të vecantë (sui generis), nuk janë vendime të karakterit
thjesht procedurial, d.m.th. nuk jepen vetëm për të siguruar normalitetin e zhvillimit të gjykimit brenda
kërkesave të normave proceduriale. Nisur nga karakteri i posacëm i gjykimit të cështjeve me objekt
pjestim pasurie dhe i ndarjes së tij në dy faza të vecanta, ligjëvënësi e ka cmuar të nevojshme dhe të
dobishme që disa probleme t`i zgjidhë në themel dhe në mënyrë përfundimtare me vendim të
ndërmjetëm ne mbyllje të fazës së parë. Sipas nenit 370 të K.Pr.Civile, me vendimin e fazës së parë të

310
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pjestimit përcaktohet se cilat sende (pasuri) do t`i nënështrohen pjestimit, kush janë bashkëpronarët
(apo bashkëtrashëgimtarët) dhe cilat janë pjesët takuese (ideale) të tyre në bashkëpronësi.

Pretendimet e ndonjë pale se në sendin në bashkëpronësi janë bërë investime të tilla sa që kanë
ndryshuar raportin e pjesëve, zgjidhen me vendimin e fazës së parë të gjykimit. Nuk mund ti hiqet
bashkëpronësia një bashkëpronari që zotëron qoftë edhe një pjese të vogël të pronës me arsyetimin se
shtepia u rindërtua e gjitha nga një apo disa prej bashkëpronarëve. E drejta e tij si bashkëpronar mbi
truallin dhe ndërtimin që ekzistonte nuk mund ti mohohet.Ky i fundit në një rast të tillë do të qëndrojë
bashkëpronar në ndërtesën e re me pjesën e tij takuese, duke i paguar bashkëpronarëve që kanë
investuar shpenzimet e bëra në raport me pjesën takuese.

Në lidhje me përcaktimin e sendeve që do te pjesëtohen vlen të theksojmë Vendimin Unifikues nr.22


datë 13.03.2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili duke unifikuar praktikën gjyqësore
është shprehur si më poshtë:

- Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me qëllim


unifikimin e praktikës gjyqësore dhe konkretisht që t’i jepet përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

- 1. A do të përfshihet në pjestimin e pasurisë së përbashkët ndërtimi i bërë pa lejen e organit


kompetent shtetëror?

- 2. A ligjërohet në këtë rast, nëpërmjet vendimit gjyqësor, fitimi i pronësisë?

- 3. A lejohet organi administrativ të ndërhyjë mbi këtë ndërtim të paligjshëm pas dhënies së
vendimit gjyqësor?

Pёrfundime

Pjesëtimi i pasurisë si institut i së drejtës procedurale civile paraqet një sërë karakteristikash të vecanta
që e dallojnë nga gjykimet e zakonshme dhe për këtë shkak edhe trajtohet nga K. Pr. Civile si gjykim i
posaçëm i parashikuar nga nenet 369 e vijues i K. Pr. Civile.
Problematika në praktikë e cështjeve me objekt pjesëtim pasurie (duke përfshirë edhe atë të pjesëtimit
të pasurisë bashkëshortore) është e larmishme në të gjitha detyrat që zgjidh konkretisht pjesëtimi i
pasurisë, rrethit të bashkëpronarëve, objektit të pjesëtimit (pasurisë që I nështrohet pjesëtimit) si dhe
pjesëve takuese vecanërisht në rastet kur pasuria është vënë si rezultat I kontributit të
bashkëpronarëve. Nisur nga fakti se ka karakter të posacëm si lloj gjykimi edhe Gjykata e Lartë me dy
vendime unifikuese ka marrë në trajtim pjesëtimin e pasurisë duke unifikuar praktikën gjyqësore në
lidhje me objektin (pasurinë) që i nështrohet pjesëtimit, karaterin e vendimit të fazës së parë të
pjesëtimit të pasurisë si dhe detyrueshmërinë e aplikimit të projekt pjesëtimi si detyrë e parashikuar
nmga neni 373 i K. Pr. Civile. Paraqet një rëndësi të vecantë edhe gjykimi I pjesëtimit ku objekt I
pjesëtimit është pasuria bashkëshortore, kjo jo vetëm për mënyrën e trajtimit të sajë por edhe për shkak
të problematikës së provueshmërisë së pretendimeve të palëve në lidhje me rrethin e sendeve që do ti
nënshtrohen pjesëtimit por edhe të kontributeve të secilit bashkëshort në vënien e pasurisë. Gjatë
analizës së vendimeve të trajtuara në këtë artikull kam kostatuar se kohëzgjatja e gjykimeve është një
problem themelor. Një pjese e madhe e proceseve edhe pse kanë vashduar prej vitesh janë pushuar pasi
paditësi nuk është paraqitur pa pasur asnjë arsye ligjore edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe ditën e
gjykimit. Në këtë aspekt mendoj se procese të tilla nuk duhen të pushohen kur paditësi nuk paraqitet,

311
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sepse duke qenë procese gjyqësore të një karakteri të vecantë pozita e paditësit dhe të paditurit është e
njëjtë mqs të dy palët kanë interes për pjesëtimin e sendit.

Bibliografia

Kodi Civil i Vitit 1929.

Kodi Civil i Vitit 1981.

Kodi Civil i Vitit 1994.

Kodi Familjes i vitit 2003.

Kodi i Procedurës Civile.

Komentar i Procedurës Civile.

Vendimet Unifikuese të Gjyaktës Lartë në kuadër të institutit të pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore.

Vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të Vitit 2012.

312
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Engelbert Zefaj - Operacionet Lean: Qasje hulumtuese në literaturë

Engelbert Zefaj
(engelberti@gmail.com ); Pejë, Kosovë
Universiteti of New York Tirana. Albania

Abstrakt

Ky studim ka për qëllim të sjell shpjegime rreth Filozofisë Lean (Lin). Studimi ka për qëllim të shpjegoj
arsyet se përse Filozofia Lin është e dobishme për të gjitha organizatat dhe cilat janë parimet dhe veglat
që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Lin është koncept shumë i rëndësishëm dhe është i përdorur në tërë globin. Ndërmarrjet e suksesshme
private dhe publike i referohen ketij koncepti. Zbulues i këtij koncepti konsiderohet të jetë Kompania
Toyota. Koncepti Lin është efiçent në të gjitha nivelet menagjeriale duke filluar që nga niveli operativ e
gjerë te niveli strategjik. Lin është efiçent sepse mundëson kursimin e kohës, kostos, hapsirës dhe
burimeve njerëzore. Mundëson ofrimin e shërbimeve dhe prodhimin produkteve cilësore duke i
eliminuar humbjet (investimet e kota që nuk sjellin vlerë të shtuar për klientin) dhe tepricat (investimet
e tepërta që nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme) të cilat në fakt nuk janë të dobishme. Përveq
anëve pozitive, Lin është i rrethuar edhe me anët negative.

Vlerat e konceptit Lin arrihen duke zbatuar parimet, veglat dhe sistemet e veta. Lin është një koncept që
kërkon punë ekipore, kulturë specifike të punës, respekt për strukturen dhe për metodologjinë e punës
dhe zakonisht kërkon kohë të gjatë për inkorporim në tërë organizaten.

Që të sjellim informacion të dobishëm për lexuesin, kam përdorur literaturë nga revistat shkencore duke
përdorur burime digjitale në libraritë elektronike siq janë Emerald, Elsevier, Taylor dhe Francis. Përveq
artikujve shkencor kam shfrytëzuar edhe punime profesionale që e kanë trajtuar këtë koncept në
mënyrë direkte apo indirekte. Fillimisht i kam përzgjedhur 29 punime akademike që janë të
përshtatshme për të shpjeguar filozofinë Lin në aspekte teorike dhe praktike. Kam shkëputur deklarime
teorike të akademikëve të spikatur të cilët e kanë trajtuar konceptin Lin që nga zanafilla e tij. Këto
deklarime i kam cituar dhe i kam shpjeguar me qëllim që të jenë më të qarta për lexuesin.

Punimi në fillim sjell informata për zanafillen e Lin-it dhe ofron dëshmi nga aplikuesit dhe nga ata që e
kanë zhvilluar këtë koncept. Studimi sjell shpjegime për parimet dhe veglat e Lin-it si dhe shpjegon
faktorët që ndikojnë në implementimin e tij në organizatë. Në pjesën e dytë të punimit janë paraqitur
dëshmi për anët e forta dhe për dobësitë e Lin-it. Në fund janë paraqitur konkluzionet të cilat mund të
shërbejnë për studime të më vonshme.

Fjalët kryesore: Operacionet Lin; Parimet Lin; Sistemet Lin, Veglat Lin.

Tipi i studimit: Hulumtim i literatures

Motivimi / arsyeja përse shkruaj për këtë temë

Arsyeja përse kam hulumtuar dhe përse kam shkruar për Lean është e lidhur ngusht me interesimin tim
për të kuptuar në thelb këtë koncept të menagjmentit. Më është sugjeruar edhe nga profesor të
ndryshëm që ta trajtoj këtë koncept dhe ta mësoj sa më shumë sepse është një element me rëndësi në
shkencën e menagjmentit.

313
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arsye tjetër është edhe fakti se, pasi që e lexova me kujdesë zanafillen, zhvillimin dhe sukseset që ka
prodhuar ky koncept, fillova ta ndjej dhe ta pranoj si një koncept meritor për suksesin e shumë firmave
të famshme globale. Kjo më bëri që të thellohem edhe më shumë dhe të studioj edhe filozofinë e këtij
koncepti, elemetet e tij, faktorët kritik që e bëjnë këtë koncept të suksesshëm. Sa më shumë që e kam
studiuar, edhe më shumë jam bindur se ky koncept duhet të fillon të aplikohet edhe në ndërmarrjet në
vendin tonë dhe të ndryshohet kultura organizative në biznese dhe institucione.

Arsyeja tjetër dhe do të përfundoj me këtë, është dëshira që të sjell sa më shumë informacione rreth
këtij koncepti menaxherial dhe t’i sjell ato para njerëzve të shkencës dhe të biznesit. Nëpërmjet njerëzve
të shkencës dhe të biznesit besoj se ky koncept do të shpërndahet tek gjeneratat e reja dhe nëpërmjet
tyre tek institucionet arsimore dhe shkencore në vendin tonë.

Hyrje

Në përgjithësi kompanitë themelohen për të krijuar fitime. Për të arritur këtë qëllim ato angazhohen që
të jenë sa më konkurruese. Kompanitë për të arritur qëllimet e veta krijojnë politika të ndryshme që ju
mundësojnë atyre krijimin e produkteve apo shërbimeve, depertim në tregje, zvoglimin e kostos së
prodhimit apo shërbimit, përfitimin e klientëve dhe kënaqjen e kërkesave të tyre.

Ky punim paraqetë në mënyrë teorike Lean-in si koncept duke ofruar informacione për historikun e tij
dhe duke e ndarë në kategori të caktuara sipas dimansioneve ku mund të aplikohet. Gjithashtu për të
kuptuar më mirë Lean-in si koncept në këtë punim janë shpjeguar parimet kryesore mbi të cilat
mbështete filozofia e Lean-it dhe janë shpjeguar elementet e saja. Sipas Russell dhe Taylor (2009),
filozofia e të menduarit sipas konceptit Lean është treguar i suksesshëm në prodhim, por konsiderohet
se ky koncept është i duhuri që të përdoret edhe në sektorë tjerë të cilitdo biznes, organizatë apo
institucion me qëllim që të përmirësohet cilësia e shërbimeve dhe përformanca operative.

Ka qenë kompania Toyota e cila e ka përpunuar këtë filozofi dhe e ka aplikuar në prodhimin e
automjeteve. Më poshtë në këtë punim do të ofrohen informacione të cilat tregojnë se si lindi dhe si ka
evoluar kjo filozofi në kompaninë Toyota dhe si ka depërtuar në kompanitë, organizatat dhe
institucionet në tërë boten.

Koncepti Lean është aplikuar me kujdesë në biznese dhe organizata të ndryshme prodhuese dhe
shërbyese dhe ka ndikuar që puna e këtyre përdoruesve të këtij koncepti të sjell dobi të shumta në
kurisimin e kostos, hapsirave të punës, zovglimin e mjeteve të punës dhe kohes së shfrytëzuar. Mirpo në
anën tjetër ka edhe momente kur Lean është kritikuar për ndikimin e tij në zvoglimin e vendeve të
punës, prekjen e të drejtave të punëtorëve, kosoto e lart për implementim dhe rezistencë nga
punonjësit për një kulturë të tillë pune.

Implementimi i Lean-it në një biznes apo një organizatë, si private e edhe publike është i sifiduar në
vazhdimësi nga faktor të ndryshëm. Filozofia Lean në një mënyrë është një kulturë organizative në vete
e cila dallon prej tjerave dhe është e ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Këta faktorë janë shpjeguar me
poshtë në këtë punim.

Koncepti Lean

Fjala “Lean” (Anglisht: Lean – në vazhdim do të shqiptohet “Lin”) është përmendur për herë të parë nga
John F. Krafcik në vitin 1988 si kundërshtim i sistemeve të amortizuara të prodhimit, mirpo sipas Emiliani
(2006), Lean si term është futur dhe është përhapur nga Womack et al, 1990 në librin “The machine that
changed the world”, përkthyer në shqip “Makina që ndryshoj botën”. Sipas (Womack, Jones, Ross 1990),

314
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Lean i referohet një koleksioni të parimeve dhe metodave që fokusohen në identifikimin dhe eliminimin
e aktiviteteve shtesë të pavlera (veprime të kota) në proces.

Në definimin e dhënë nga (Womack, Jones, Ross 1990), “Lean është një ide dhe një filozofi, dhe jo vegël,
që shërben për t’a mbështetur biznesin në relacion me furnitorët apo/dhe konsumatorët pavarësisht
nëse është prodhues apo shërbyes apo dicka tjetër me qëllim që të eliminohen veprimet shtesë të
padobishme (pa vlerë)”.

Anvari, Sorooshian, Moghini (2012) në studimin e tyre i referohen (Shah dhe Wards 2007) për të dhënë
një definicion për Lean-in. Sipas tyre Lean është një sistem i integruar socio-teknik që ka për qëllim
kryesor eliminimin dhe minimizimin e njëkohësishëm të gjërave të kota (të pa dobishme) në relacion me
furnitorin, konsumatorin dhe ndryshimet e brendshme.

Jostein Pettersen ka hulumtuar në punimet e shumë autorëve kompetent për të kuptuar se cili është
definimi i qart i këtij koncepti menagjerial. Ai në fund ka konkluduar se definicioni i Leanit nuk është
qartësuar tërsisht dhe vazhdon duke thënë së disa autorë janë munduar të nxjerrin definime për
koceptin e Leanit si (e.g. Lewis, 2000; Hines et al., 2004; Shah & Ward, 2007), kurse disa të tjerë kanë
ngritur pyetjet nëse ato definicione janë të dëfinuara mjaftueshëm qart (cf. Dahlgaard & Dahlgaard-
Park, 2006; Engström et al, 1996; Lewis, 2000).

Sipas Smith dhe Hawkins (2004) “Lean është një paketë gjithëpërfshirëse e cila përfshinë reduktimin e
inventarit, standardizimin e punës rutinore, përmirësimin e proceseve, fuqizimin e punëtorëve për marrje
të vendimeve cilësore, nxitjen e ideve të puntorëve, mësim nga gabimet, zbatimi i JIT (Just In Time) dhe
përdorimi i zingjirit vleror të Lean-it”.

Edhe Arlbjørn dhe Freytag (2013) pasi kanë trajtuar literaturën që i kushtohet konceptit Lean, kanë
nxjerr konstatime se ka paqartësi për këtë koncept. Por gjithsesi ata duke u bazuar në hulumtimet e
(Papadopoulou and Ozbayrak, 2004; Shah and Ward, 2007; Holweg, 2007; Hallgren and Olhager, 2009;
Pettersen, 2009), Womack et al. (1990, p. 13) kanë arritur të ndërtojnë një definicion të përafërt për të
përshkruar Lean-in. Sipas tyre “Lean është kur: Në rastin e prodhimit, gjithçka shpenzohet më pak në
krahasim me prodhimin në masë – angazhohet për gjysmë më pak fuqia e puntorëve në fabrikë,
shfrytëzohet për gjysëm më pak hapsira e fabrikes, investohet për gjysëm më pak në blerjen e veglave të
punës, shpenzohet për gjysëm më pak në orët e ingjinjerisë për krijimin e një produkti të ri”

Radnor dhe Osborne (2012) thonë se Lean mundohet të funksionoj si një proces apo verpim i ndërtuar
sipas kulturës Japoneze për eliminimin e veprimeve të tepërta (muri), paqëndrueshmërinë (mura) dhe
gjërat e pa dobishme (muda).

Muri (në shqip: veprime të tepërta) nënkupton eliminimin e tepricave në pajisje dhe në njerëz, Mura (në
Shqip: Shtrembërime ose Parregullësi): nënkupton eliminin e Defekteve dhe Parregullësive në procesin e
prodhimit, dhe Muda (në shqip: Aktivitete pa vlerë) që nënkupton eliminimin e aktiviteteve të tepërta
gjatë procesit të punës që konsiderohen të pa vlera (të pa dobishme).

Këto tri elemente janë parime tepër të rëndësishme të sistemit “Just In Time”, që është një nga shtyllat
kryesore të Sistemit të Prodhimit të Toyotes. Më vonë në këtë artikull do të elaborohen këto elemente.

Kategorizimi i Konceptit Lean

Sipas gjetjeve të Jostein Pettersen kemi dy tradita kryesore të Lean-it; “toolbox lean” dhe “lean
thinking”, që përkthyer në gjuhën shqipe është “Kutia e veglave të Lean-it” dhe “Mënyra e të mënduarit

315
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sipas Lean-it”. Poashtu, duke u bazuar në literaturen e hulumtuar ky autor pohon se Lean dallon edhe
për nga synimet (objektivat). Janë dy objketiva të ndryshme që e dallojnë Lean-in, ato me fokus në
punët e brendshme sipas (Liker, 2004; Feld, 2001; Ohno, 1988; Monden, 1998; Schonberger, 1982;
Shingo, 1984) dhe ato me fokus në punët e jashtme sipas (Womack et al., 1990/Womack & Jones, 2003;
Bicheno, 2004; Dennis, 2002; Schonberger, 1982). Sipas, (Shah and Ward, 2007; Arlbjørn et al., 2008b, p.
47) Lean mund të konsiderohet edhe si përbërje e elementeve të JIT (Just In Time) dhe të Teknikave dhe
Veglave të TQM (Total Quality management).

Sipas Shefit Ekzekutiv të Toyotes Katsuaki Watanabe, në këtë kompani Lean bazohet në dy shtylla
kryesore, citoj: “Mënyra e implementimit të Lean-it në Toyota bazohet mbi dy shtylla; përmirësim i
vazhdueshëm dhe respekti për njerëz. Respekti është i nevojshëm për të punuar më njerëz. Ku themi
“njerëz” nënkuptohet punëtorët, furnizuesit, dhe klientët….Nuk është fjala këtu vetëm për klientin e
përfundimtar, p.sh. në vijën e prodhimit personi tjetër në procesin e punës është klienti yt. Kjo krijon punë
ekipore. Nëse i përshtateni këtyre parimeve, ju do të ndaleni dhe të analizoni nëse jeni duke i kryer punët
në mënyrë perfekte, kështu ju nuk i krijoni telashe klientit tuaj. Kjo ju bënë të aftë që të identifikoni
problemet, dhe nëse i shikoni gjërat me kujdes, kjo ju çon në veprimin Kaizen-që do të thotë përmirësim i
vazhdueshëm”. (Modeli Kaizen do të elaborohet më vonë në këtë artikull).

Lean është një koncept që duhet të instalohet në mendjen e puntorëve dhe në kulturen e kompanisë.
Sipas Askinand Goldberg (2002) “Lean thinking (LT)” që në gjuhë shqipe i bie “Të menduarit Lean” është
thelbi i transformimit në Lean. Sipas Crawford (2008), koncepti i të menduarit Lean përmbledh një list të
parimeve që mundësojnë organizim të mirëfillt për arritjen e objektivave në mënyra sa më eficente, që
mundësojnë përmirësim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve, që mundësojnë reduktim në mënyrë
sistematike të gjitha veprimeve të pa vlera dhe që së fundmi kontribon pozitivisht për shoqërinë në
përgjithësi.

Sipas Marchwinski dhe Shook (2004) Lean paraqet një sistem që organizon dhe menaxhon zhvillimin e
produktit, operacioneve, furnitorëve dhe marrdhënien me konsumtorin duke angazhuar më pak
angazhim njerëzor, më pak hapsirë, më pak kapital, më pak material dhe më pak kohë për nxjerrjen e
produkteve me shumë pak defekte dhe duke kënaqur më shumë kërkesat e konsumatorit në krahasim
me sistemin paraprak të prodhimit në masë.

Edhe në qeverisje, Lean është treguar shumë i dobishëm. Siq dihet, institucionet qeveritare kalojnë
nëpër procese të cilat prodhojnë produktet e veta siq janë ligjet, udhëzime administrative, rregullore,
shkruajnë raporte, ndërtojnë strategji zhvillimore, ndërtojnë sisteme të komunikimit, organizojnë
puntori etj etj.

Gjatë hulumtimit të literaturës vërtetohet se Lean është përdorur në prodhim, në shërbime, në


kontabilitet, në qeveri, në laboratore, në ndërtim, në teknologji e në shumë veprimtari tjera afariste.
Gjithsesi Lean nuk është një koncept unik dhe nuk mund të konsiderohet si një proces që vetëm
eliminon veprimet e kota apo që bazhohet vetëm në përmirësimet e vazhdueshme (Shah and Wards,
2007).

Metodologjia e hulumtimit

Për të shpejguar sa më sakt konceptin e Lean-it në këtë punim, kam shtjelluar 19 (nëntëbdhjetë) artikuj
shkencor të cilët janë të publikuar në revista të famshme shkencore që mund të shkarkohen vetëm me
pagesë nga libraritë ndërkombëtare. Poashtu kam trajtuar edhe 10 (dhjetë) artikuj profesional të cilët i
kam gjetur me ndihmen e aplikacioneve elektronike. Për një qasje sa më korrekte për trajtimin e Lean-it

316
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kam patur parasysh konstatimin e Arlbjorn dhe Frytag (2013) të cilët thonë se “disa artikuj shkencor
fokusohen në filozofinë që qendron pas Lean-it, disa diskutojnë për principet e Lean-it dhe disa të tjerë
fokusohen në veglat të cilat janë të ndërlidhura me Lean-in. Gjithashtu, Lean ka tërhequr vëmendjen në
shumë fusha akademike siq është menagjmenti, organizimi, prodhimtaria , shërbimet dhe shërbimet
publike”. Ky konstatim më ka ndihmuar që të qasem në këto elemente të Lean-it që konsiderohen më
kryesoret.

Kam gjetur shumë punime, por jo të gjitha më janë përshtatur për punimin tim. I kam lexuar vetëm ato
punim punime që janë përshtatur për të realizuar qëllimin tim. Nga punimet që kam lexuar kam
shkëputur fragmentet të cilat i kam konsideruar të përshtatshme për të dhënë shpjegime rreth Lean.
Fragmente të përshtatshme për këtë punim janë konsideruar kontributet dhe përceptimet e autorëve të
cilët me qasje unike kanë dhënë shpjegime teorike për konceptin Lean.

Historia e Lean-it

Në këtë pjesë do të prezentohet një historik rreth lindjes dhe zhvillimit të Lean-it. Kjo pjesë nga disa
paragrafe të ndara ku do të prezentohet zanafilla e konceptit Lean, zhvillimi dhe evoluimi i konceptit
Lean. Do të ofrohen për lexuesin informacione të cilat tregojnë për ndikimin e konceptit Lean jo vetëm
në prodhimtari por edhe në shërbime. Do të prezentohen autorët të cilët e kanë krijuar, zbatuar dhe
shpërndarë këtë koncept nëpër vende me ekonomi në zhvillim.

Modeli i veprimit i quajtur Lean nuk ka një datë të saktë se kur ka filluar por ekziston një histori e cila e
shpalos zanafillen e lindjes së tij. Janë të njohur personat të cilët e kanë krijuar si koncept, e kanë
zhvilluar dhe kanë nxjerr përfitime nga ky koncept prodhues.

Thorsten Ahrens (2006) përmend teorinë e Taylorit ku thuhet se “prodhimi efiçent mund të rritet shumë
nëse bëhet përcjellje nga afër e punëtorit me qëllim që të identifikohen humbjet e kohes dhe lëvizjet e
kota gjatë veprimit. Menagjmenti duhet të identifikon mënyrën më të mirë për kryerje të veprimeve, të
përcaktoj nivelin e prodhimit dhe të cakton shkallen e pagesës bazuar në atë prodhim”. Kjo teori është
përmendur akoma pa dal në sipërfaqe emri Lean por është shumë e ngjajshme me këtë koncept.

Serish, Ahrens (2006) përmend vitin 1913 kur kompania Ford kishte bërë ndryshime në vijen e prodhimit
të automjeteve dhe kishte arritur të reduktoj kohen e punës nga 12.5 orë në 93 minuta. Këtij veprimi
kompania Ford nuk i kishte dhënë emër por reduktimi në kohë kishte ndodhur pikërisht sepse janë
eliminuar veprime të kota në proces dhe ky koncept është shumë i ngjashëm me Lean.

Shumë studiues në punimet e tyre kanë sjell të dhëna dhe informacione të shumtë që tregojnë për
historikun e krijimit të konceptit Lean. Sipas Arlbjorn dhe Frytag (2013) koncepti Lean buron nga
studiuesit e kompanisë së automobilave “Toyota”. Edhe M.Halweg (2007) përmend datën e themelimit
të kompanisë Japoneze të autmojeteve “Toyota Motor Company” në vitin 1918 si periudhë e fillimit të
konceptit Lean. Halweg (2007) tregon si Sakaichi Toyoda një shpikës Japonez i “tezgjahut automatik”
kishte krijuar një vizion për prodhimin e automjeteve dhe ia kishte lënë porosi të birit të tij Kiichiros që
ta realizonte. Gjithnjë sipas Helweg (2007), në atë kohë tregu automjeteve në Japoni dominohej nga
automjetet e prodhuara në SHBA nga Ford dhe General Motors (GM) dhe kjo kishte ndikuar në
frymëzimin e Sakaichit që të kriojn një vizion për prodhimin e automobilave. Kiichiro i biri i Sakaichit
arriti me sukses të ndërton kompanin e prodhimit të automjeteve “Toyota” dhe në vitin 1935
respektivisht 1936 fillon prodhimin e kamionëve dhe autmomobilave. Zyrtarisht më 1937 kemi
formësimin e kompanisë “Toyota”. Këtë pjesë të historisë e treguam sepse lindja e konceptit prodhues
të quajtur Lean ka filluar në kompanin “Toyota”. Pikërisht, Liker, 2004; Ohno, 1988; Spear and Bowen,

317
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1999 tregojnë se ky sistem i quajtur “The Toyota Production System” apo në gjuhën shqipe “Sistemi
Prodhues Toyota” është tërsisht i bazuar në parimet japoneze të prodhimit dhe është sinonim i
konceptit Lean.

Kur shpjegohet koncepti i Sistemit Prodhues Toyota, në vazhdimësi përmendet emri Taiichi Ohno.
Halweg (2007) thotë se suksesi i kompanisë Toyota është ngusht i lidhur me Ohnon sepse ky është
personi kryesor që ndikoj në rritjen e kompanisë duke prodhuar varietete të shumta të automobilave në
volume të vogla. Gjithnjë sipas Helweg (2007), Ohno ishte i pari që kishte konstatuar se nëse prodhohet
në volume të mëdha, kërkohen investime të shumta në inventar dhe prodhohet me shumë defekte të
cilat sjellin humbje të mëdha ekonomike për kompaninë. Helweg tregon se Ohno e kishte vizituar SHBA-
në dhe kishte vërejtur se në fabrikat e prodhimit të automjeteve kishte shumë inventar që qendronte
kohë të gjatë pa u shfrytëzuar dhe krijonte shpenzime për kompaninë. Këtë e kishte vlerësuar si defekt
dhe ai krijoj konceptin e prodhimit “JIT” (Just In Time), përkthyer dhe përshtatur në gjuhën Shqipe
“Vetëm kur është e nevojshme”. Ky koncept bëri që kompania Toyota të prodhoj në sasi të vogla duke
eliminuar shpenzimet e kota dhe duke qenë shumë konkurrente në tregun e automjeteve.

Edhe pse ky koncept është zhvilluar me sukses nga kompania Toyota në përkujdesin e drejtëpërdrejt të
Ohno, për të nuk është shkruajtur shumë dhe ky koncept nuk është promovuar në mënyrë specifike.
Halweg (2007) dyshon se ndokush ka publikuar ndonjë dokument shkencor apo profesional për
konceptin prodhues të Toyotes deri në vitin 1977. Sipas Helweg, ka qenë Ohno së bashku me
bashkpuntorët e departamentit të kontrollit të cilët kan publikuar dokumentin e parë të Sistemit
Prodhues të Toyotes në vitin 1978. Sipas Schonberger (1998) punimet e para shkencore që kan nxitur
ndonjë debat rreth konceptit të sistemit prodhues të Toyotes janë publikuar në vitin 1981 nga studiuesi
(Monden 1981 a,b,c) dhe vetë Ohno dhe Kumagai në vitin 1981. Sipas Helweg (2007) kanë qenë autorët
Sconberger, Hall dhe Monden të cilët me punimet e tyre shkncore kanë kontribuar në sjelljen e këtij
koncepti në botën perendimore.

Hines et al. (2004) e ka analizuar evolucionin e konceptit Lean dhe ka identifikuar katër faza kryesore të
zhvillimit të tij duke u fokusuar në prioritete të ndryshme konkurruese: gjatë viteve të 1980-ta ka
ndodhur vetëdijësimi rreth konceptit Lean, gjatë viteve të hershme 1990 kemi një interesim për cilësinë
e literatures së konceptit Lean-it, kah fundi i viteve 90-ta vërehet një fokusim për cilësin, koston dhe
veprimin e Lean-it kurse që nga viti 2000 e tutje vërehet një fokus në vleren dhe kënaqshmërine e
konsumatorit.

Sipas Spear dhe Bowen (1999), shumë kompani prodhuese kanë provuar ta imitojnë dhe ta përdorin
Sistemin e Prodhimit Toyota. Kompania Toyota ka qenë shumë e hapur dhe korrekte në këtë drejtim,
por vetëm disa kanë arritur ta përdorin me sukses. Në një punim të Steve Krar ai sjell disa nga zhvillimet
kryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin e Lean-it nëpër kohë dhe ai tregon se në vitet e ’80-ta disa
fabrika në SHBA si Omark Industries, General Electric, dhe Kawasaki kanë arritur me sukses ta
implementojnë Sistemin e Prodhimit Toyota. Fabrikat në SHBA filluan të vetëdijësohen rreth
domosdoshmërisë për reduktimin e punëve të kota, për përmirësime të vazhdueshme dhe përmirësim
të prodhimtarisë.

Në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000 konstatohet nga shumë studiues se koncepti Lean mund të
implementohet me sukses në të gjitha bizneset sepse veprime të kota (të pa dobishme) janë vërjetur në
të gjitha proceset. Veprime të kota (të pa dobishme) që duhet eliminuar janë: prodhimi i tepërt,
Inventari, qarkullimi, defektet, proceset e kota, veprimet e kota dhe koha boshe. Sipas Arlbjørn dhe
Freytag (2013) që nga aplikimi i tij fillestar i Lean-it në prodhim ka kaluar në përdorim në fusha tjera të
veprimit siq janë kompanitë që ofrojnë shërbime (Swank, 2003; Abdi et al., 2006; Piercy dhe Rich, 2009),

318
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

në procese administrative (Atkinson, 2004), në shërbime shëndetësore (Kollberg et al., 2007; Brandao
de Souza, 2009; LaGanga, 2011) dhe administratë publike (Arlbjørn et al., 2011; Pedersen and Huniche,
2011).

Parimet, Veprimet e kota, dhe Veglat

Në vazhdim do të trajtohen veq e veq elementet e Lean-it. Lean është i suksesshëm fal parimeve,
eleminimit të veprimeve shtesë të pa vlera në procesin e punës dhe fal veglave të cilat e mundësojnë
implementimin e tij në procesin e punës.

Parimet

Për parimet e Lean-it kanë folur mjaft studiues, por sipas (McCurry and McIvor, 2001; Wanga and
Chenb, 2011) ekzistojnë pesë (5) parime themelore që e karakterizojnë Konceptin Lean, ato janë: Vlera;
Rrjedha e vlerës; Qarkullimi; Tërheqja; Përsosmëria.

Piter Hines, duke u bazuar në librin “Lean Thinking” të autorëve James P. Womack dhe Daniel T. Jones
(1996) sjell këto shpjegime rreth parimeve të Lean-it:

Vlera (Value) si parim përcaktohet nga vlerësimi që i bënë konsumatori i fundit një produkti apo
shërbimi. Konsumatori është ai që vendos se çfarë dëshiron dhe për çfarë është i gatshëm të paguaj.
Konsumtaori e përcakton atë se si duhet të duket produkti apo shërbimi, si duhet të arrij deri tek ai, në
çfarë forme dhe në cilen kohë, me çfarë çmimi dhe me çfarë përfitimi.

Rrjedha e vlerës (Value stream) nënkupton procesin e ndërmarrjes së hapave të cilat e krijojnë vleren e
një produkti apo shërbimi. Duhet të hartohen hapa te nevojshëm dhe specifik për të krijuar një vlerë
dhe që i sjellin ato vlera në duar të konsumatorit. Kërkohet bashkpunim me secilin anëtar të ekipit,
monitorim i përformancës, eliminim i veprimeve të pa dobishme, eliminim i gabimeve, burokracisë së
tepërt dhe hapave të tepruar.

Qarkullimi (Flow) nënkupton eliminimin e majave dhe të rënieve, d.m.th. eliminimin e lëvizjeve nga njëri
ekstrem në tjetrin gjatë kryerjes së punës. Duhet të ruhet ritmi i shpejtësisë së kryerjes së një procesi të
punës. Duhet të dizajnohet lëvizje që mundëson qarkullim konstant të shërbimeve dhe informacioneve
në të gjitha proceset gjersa produkti apo shërbimi të arrij te konsumatori. Kërkohet menaxhim proaktiv
që mundëson zotërimin e ndryshimeve që ndodhin gjatë procesit duke reduktuar apo eliminuar ngecjet
në proces, vonesat, bërjen e punëve dy herë apo më shumë, krijimin e stoqeve apo shkresa të tepërta.

Tërheqja (Pull) nënkupton ofrimin e shërbimeve apo produkteve në atë masë sa kërkohet nga
konsumatori dhe kur kërkohet nga ai. Angazhim i linjës së prodhimit apo angazhim i fuqisë punëtore
vetëm për aq sa është kërkesa nga konsumatori. Të ndërtohet një proces i thjeshtë, transparent dhe i
vazhdueshëm që mundëson përfundimin e grumbullimit të shërbimeve/produkteve, sortimin dhe
vendosjen e punës në rradh.

Përsosmëria (Perfection) nënkupton përsosmëri në kryerjen e të gjitha këtyre të përmendura më sipër.


Të punohet duke u përmirësuar në vazhdimësi në çdo aspekt të asaj se çfarë është punuar, si është
punuar, kush e ka kryer, me çfarë e ka kryer.

Veglat (Tools)

319
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sipas Forrest W. Breyfogle (2007) ekzistojnë vegla të cilat mundësojnë që të definohen dhe të
analizohen proceset e punës të cilat tentojnë të thjeshtësojnë procesin, të zvoglojnë shpenzimet dhe ta
ruajnë cilësinë e produktit dhe të shërbimit. Ekzstojnë shumë vegla të cilat mund të prdoren por ato më
të shpeshta dhe më të përshtatshme janë: Hartimi (Planifikimi) i rrjedhes së vlerave, Kaizen dhe Kanban.

Në vazhdim këto vegla do të shpjegohen duke u bazuar në konkluzat e Breyfogle (2007):

Hartimi (planifikimi) i rrjedhes së vlerave ose rrjedha e materialeve dhe informatave (Value Stream
Mapping) luan rol shumë të rëndësishëm në tërë procesin pasiqë ata që duan të kryejnë një punë sipas
konceptit Lean duhet që së pari të vizatojnë (përshkruajnë) gjendjen aktuale të procesit dhe të sjellin
propozime duke zhvilluar plane të reja dhe duke i instaluar në sistem. Natyrisht që kjo bëhet me një
kujdesë të madh duke qenë të sigurt që do të eliminohen veprimet jo të dobishme, duke vendosur një
rrjedhë stabile dhe duke i shtuar vlerë procesit.

Kaizen është një vegël tjetër shumë e përshtatshme për të analizuar dhe për të bërë ndyshime në
procesin e punës. Kaizen është i fokusuar tek ekipet punuese nëpërmjet të cilave mundohet të sjell
përmirësime në procesin e punës. Hapat kryesor për realizimin e Kaizen janë:

a) Përgaditja dhe trajnimi i punëtorëve; Këto veprime bëhen në faza të hershme të përmirësimit të
procesit të punës. Zgjedhen puntorët dhe ata ndjekin trajnim për kontrollimin e veprimeve jo të
dobishme, të krijojnë punë të bazuar mbi standarde, dhe të sigurojnë rrjedhë konstante.
b) Analiza e metodave aktuale; këto ekipe, nëpërmjet mjeteve digjitale, pasi që kanë ndjekur
trajnimin specifik bëjnë regjistrimin e rrjedhes së materialeve, kohëzgjetjen e procesit, veprimet
jo të dobishme dhe çdo gjë tjetër që ndikon drejtpërdrejtë në proces.
c) Brainstroming, testimi dhe vlerësimi i ideve; Ekipi punues ndahet në grupe të vogla punuese.
Pasiqë kanë vrojtuar procesin aktual të punës, këta pjestarë të grupit sjellin ide të reja dhe i
testojnë nëse ato sjellin rezultate më të mira se ato të mëparshmet. Pasi të nxjerrin metoda më
të mira, të gjitha grupet punuese i bashkojnë ato dhe i testojnë në proces gjithpërfshirës të
punës. Ky cikël i ri i procesit të punës duhet të performohet disa herë dhe të vlerësohet nëse
vërtet është ndërtuar një proces më i mirë se ai i mëparshëm.
d) Implementimi dhe Përkujdesi për procesin e ri; Pasiqë ekipi e ka ndërtuar një process të ri, kë
ndërtuar një plan të ri që sjell suksese, është siguruar që procesi mund të mirëmbahet dhe kur
modifikimet janë përshkruar qart atëherë procesi mund të dorëzohet në duar të një
menaxhmenti të autorizuar. Edhe pasi që janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm, procesi i ri
duhet të monitorohet me ekip të trajnuar duke përdorur pajisje të avancuara për regjistrimin e
procesit.
e) Rezultatet dhe vazhdimsia; Ekipi që është i autorizuar vazhdon që të përkujdeset për rrjedhen e
procesit në mënyrë që të dokumentoj të gjitha përmirësimet e arritura. Duhet të dokumentohen
kursimet financiare, kursimet në shfrytëzimin e hapsirës dhe kohën e kursyer. Ekipi duhet ti
prezenton këto informacione para menaxhmetit të kompanisë duke konfirmuar këto arritje.

Kanban, sipas Paul Klip është një vegël e cila ndihmon në menagjimin e rrjedhës së materialeve apo
informatave (dhe çfardo çoftë tjetër) në një proces. Kanban është fjalë Japoneze e cila i referohet
sistemit të tërheqjes të një produkti nëpër proces të prodhimit apo shërbimit. Flip gjithashtu shpjegon
se në çoftë se mungojnë mjetet, materiali apo informatat në kohen e duhur, kjo shkakton vonesë dhe
krijon problem. Në anën tjeter nëse ke shumë gjëra (pjesë) në dorë apo shumë punë në process, kjo
gjithashtu krijon problem. Këtë e rregullon sistemi Kanban duke mundësuar menagjimin e procesit me
një rrjedhë të rregullt të punës në një proces. Sipas Ghamari (2006) Kanban është sistemi më i famshëm
kontrollues i mekanizmit të tipit të tërheqjes (pull) për sistemet e prodhimit shumë fazor. Ky lloj kontrolli

320
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e kufizion sasinë e inventarit (lëndës së parë) për secilen njësi të prodhimit duke ju përshtatur procesit.
Qëllimi i sistemit Kanban është që të përmirëson sistemin dhe të siguroj involvimin dhe pjesëmarrjen e
operatorëve në arritjen prodhimtarisë sa më të lart duke siguruar mjete dhe mënyra që mundësojnë të
shihet rrjedha e produkteve nëpër sistemin e prodhimit.

Sipas W. Breyfogle (2007) Kanban është efektiv nëse respektohen disa rregulla siq janë:

- Pjesët e prodhuara me defekte nuk duhet të përdoren në proceset pasuese.


- Në procesin e mëparshëm duhet të prodhohet vetëm sasia e saktë e pjesëve që tërheqen
(kërkohet) në procesin pauses.
- Ndryshuemshmëria (variabiliteti) e kërkesave në process duhet të limitohet.

Veprimet e shtesë të pa vlera

Janë të njohura 7 lloje të veprimeve shtesë të pa vlera që cilësohen jo të dobishme që koncepti Lean
synon ti eleiminon apo ti redukton me qëllim të krijimit të procesit sa më efiçent të punës. “The Penn
State College of Engineering, Pennsylvania State University i themeluar në vitin 1896, nga George W.
Atherton, i ka studiuar këto veprime jo të dobishme duke i listuar si në vijim: Mbiprodhim dhe prodhim
parakohshëm; Vonesat; Lëvizjet dhe Transporti; Dizajn i dobët i procesit të punës; Inventari;
Performancë jo efiçente e procesit; Prodhimet defektoze.

Në këtë botim Atherton ka dhënë definicione për secilin veprim duke shpjeguar pse janë të tilla:

Mbiprodhimi dhe prodhimi i parakohshëm konsiderohet veprim i padobishëm sepse i shfrytëzon resurset
e kompanisë shumë herët dhe e mban peng vleren e produktit deri në momentin e shitjes. Me këtë
rrezikohet që produkti të qëndron gjatë në magazinat e fabrikes dhe të vjetrohet akoma pa u shitur dhe
kështu e humbet vleren e vetë. Angazhimi i punëtorëve për të kryer një produkt apo shërbim dhe
shfrytëzimi i resurseve duhet të shmanget.

Vonesat si p.sh. pritja për lëndën e parë të prodhimit ndikon në dobësimin e kapaciteteve të punës dhe
pengon në shpërndarjen e produktit apo shërbimeve. Lënda e parë dhe pjesët përcjellëse të saj duhet të
arrijnë në kohë sepse përndryshe dëmtohet procesi i zingjirit vleror. Pra arritja e lëndës së pare shumë
herët nuk është mirë por vonesa është edhe më keq.

Lëvizjet dhe Transporti duhet të reduktohet sa më shumë. P.sh. lëvizja e materialeve është një veprim i
pa vlerë sepse prodhon tri gjëra: 1) mund të ndodh që produkti të arrij në vendin e duhur, në kohen e
duhur dhe në gjendje të mirë; 2) mund të ndodh që produkti të arrij në vend të gabuar; 3) dhe mund të
ndodh që produkti është dëmtuar dhe ka nevoj për tu riparuar apo duhet të përdoret si produkt me
defekt. Pra dy nga këto tri nuk janë aspak të dëshiruara. Pasiqë gjatë punës kërkohet gjithmonë që të
lëvizen materialet atëherë, kur është e mundur, këto lëvizje duhet të integrohen në proces apo lëvizjet
të minimizohen sa më shumë që është e mundur.

Dizajni i dobët i procesit të punës rezulton me përdorim të tepërt të resurseve edhe njerëzore edhe
materiale. Në fakt një gjë është e konfirmuar se nuk ka një proces perfekt të punës. Në përgjithësi
proceset e punës përmirësohen në vazhdimësi me kohë. Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të
punës është një gjë thelbsore për konceptin Lean.

Inventari (lënda e parë) i tepërt ndikon në reduktim të profitit. Në ditët e sotme ka filluar të bëhet e
zakonshme që lënda e parë të deponohet në fabrikë por mbetet pronë e furnitorit deri në momentin që
hyn në prodhim. Kjo formë e veprimit është në dobi të dy palëve, edhe të furnitorit si dhe të prodhuesit

321
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sepse furnitori e liron depon nga materiali duke krijuar hapsira për furnizime të reja kurse prodhuesi nuk
e regjistron atë material si stok të kompanisë.

Përformanca e pamjaftueshme apo e dobët e procesit ndikon në harxhim të tepruar të resurseve të


kompanisë dhe ndikon që të rritet kosto e prodhimit. Nuk ka ndonjë proces optimal që premton për
përmirësime të vazhdueshme të procesit, megjithatë ka dëshmi që shumë procese i afrohen efiçencës së
dëshiruar. Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të punës është thelbsor që kompania të mbetet
konkurentë në treg.

Cilësia e dobët e prodhimit (prodhimet me defekte) është gjithmonë e padëshirueshme për kompaninë.
Kosto që krijohet nga prodhimet defektoze shpesh arrinë të tejkalon çmimin e vetë produktit. Kompania
duhet të përqendrohet tek balancimi i shpejtësisë së prodhimit dhe cilësisë së prodhimit, dhe kjo
balancë ekziston. Kompania duhet të angazhohet që të prodhoj me shpejtësi sa më të madhe dhe me
cilësi sa më të mirë që është e pranueshme për tregun.

Faktorët që mundësojnë implementimin e suksesshëm të Lean-it

Buavaraporn dhe Chen përmendim pesë faktorë që e bëjnë të mundur implementimin e suksesshëm të
Lean-it në një kompani. Sipas tyre këto faktorë janë: Leadershipi dhe menagjmenti; Komunikimi,
Kapacitetet financiare; Aftësitë dhe Ekspertiza dhe Kultura organizative.

Autorët e përmendur më sipër janë bazuar në studimet e (Anchanga et al., 2006) i cili konstaton se “një
leadership dhe një menagjment i shkëlqyeshem është një nga faktorët kryesor që mundëson
implementimin e suksesshëm të Lean-it, sepse pa mbështetjen dhe angazhimin e menagjmentit të
nivelit të lart, edhe pse iniciativa për implementimin e Lean-it është shumë serioze ajo mund të vëhet në
dyshim dhe energjia vepruese do të dobësoet, konstaton më tutje (Pande et.al., 2000).

Edhe komunikimi paraqet një faktorë shumë të rëndësishëm. Antony and Banuelas (2001) vëjnë theksin
në atë se komunikimi efiçent dhe frekuent ofron puntorëve një udhëzues dhe kujdeset për
momentumet gjatë implementimit të Lean-it në relacion më angazhimin e vazhdueshëm për
përmirësim.

Më tutje Buavaraporn dhe Chen duke u bazuar në studimin e (Anchanga et al., 2006) tergojnë se
kapaciteti financiar i kompanisë ka gjithashtu rol shumë të madh në implementimin e Lean-it sepse për
ta bërë një gjë të till kërkohen investime në zhvillimin e resurseve, materialit për trajnime, blerjen e
softvereve të licensuara për statistika, angazhimin e ekipeve këshilluese, instalimin e sistemeve të
vlerësimit dhe shpërblimit dhe tjera me qëllim që të kultivohet dhe të mbështetet kjo kulturë.

Në fillim u tha se faktor tjetër i rëndësishëm janë edhe Aftësitë dhe Përvoja e punonjësve për të
implementuar konceptin Lean në kompani. Duke patur parasysh shkallen e lart të kontakteve midis
punonjësve dhe klientëve, mënyra se si ofrohet shërbimi ndaj tyre është shumë me rëndësi. Sipas
Jeyaraman dhe Teo (2010) trajnimi dhe shkathtësia e lart e punonjësve në një organizatë është shumë e
rëndësishme për të ndihmuar kompaninë në rritjen dhe suksesin e saj.

Buavaraporn dhe Chen sjellin shpjegime edhe për Kulturen e Organizates. Ata thonë se Kultura e
Organizates paraqetë sjelljen dhe qendrimet e grupit të personave. Sipas tyre ndërtimi i kultures Lean në
kompani nënkupton udhëzimin dhe ndryshimin e mënyrës se si punonjësit mendojnë dhe veprojnë.
Kultura Lean nënkupton që të ndryshohet sjellja e puntorëve, emocioni dhe procesi i bërjes së
politikave të kompanisë. Sipas Anchanga et al. (2006) Kompanitë kanë shumë pak shanse të
implementojnë me sukses konceptin Lean në qoftë se ata nuk i kushtojnë vëmendje ndërtimit të

322
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kultures. Ai vazhdon dhe konstaton se ndërtimi i kultures mbështetëse në organizatë është esenciale për
implementimin e konceptit Lean.

Avantazhet dhe Disavantazhet e Lean-it

Literatura e përdorur për të trajtuar dhe shtjelluar Lean-in ofron informacione që tregojnë se Lean
është një koncept i suksesshëm dhe i dobishëm për shumë kompani. Por, gjithashtu literatura ofron
informacione të cilat e paraqesin konceptin Lean si një koncept shpesh të pa kapshëm dhe të pa
përballueshëm.

Radnor dhe Osborne (2012) në hulumtimet e tyre të literaturës sjellin të dhëna të cilat tregojnë për
efektet e Lean-it në kompani të ndryshme publike. Radnor (2010a) tregon se Ministria e Mbrotjes e
Mbretërisë së Bashkuar kishte raportuar zvoglim në kosto për mirëmbajtjen e forcave ajrore nga 71,000
paund në 328,000 dhe zvoglimin e fuqisë punëtore për të kryer këtë punë në 21%; pastaj Departamenti i
Punës në Konektikat (Connecticut) ka eliminuar 33.5 % orë pune pas ridizajnimit të procesit të punës
duke kursyer 500,000 dollar në cdo vit; pastaj Këshilli i Bashkësisë Lokale në Solihull ka krijuar kursime
prej 135,000 paund në shërbime postare duke nxitur edukim sipas konceptit të Lean-it. Edhe Silvester
(2004) tregon se janë vërtetuar përfitime tjera siq është reduktimi i kohës së pritjes për shërbime
publike dhe reduktimet në kosto të shërbimeve sepse bëhet reduktimi i shfrytëzimit të resurseve. Nga
kjo që paraqitet më sipër arrihet të kuptohet se koncepti Lean ndihmon në zvoglimin e kostos, zvoglimin
e numrit të puntorëve, reduktim të kohës në ofrimin e shërbimeve dhe shfrytëzim racional i materialeve
të punës.

Jo gjithçka me Lean-in dhe rreth Lean-it është e pranueshme, për këtë kanë rënë dakord shumë studiues
të Lean-it. Në studimin e tyre, Arlbjorn dhe Frytag (2013) ata i referohen Mehri (2006) që thotë se, citoj
“dobësitë që veçohen në TPS (Toyota Production System) janë limitimi i kreativitetit dhe innovacionit,
kufizon aftësitë profesionale, të qon në izolim dhe krijonë shqetësime, kontribon në krijimin mjedisit të
rrezikshëm të punës, që mund të shkon duke u zgjeruar me kalimin e kohës dhe gjithë kjo rezulton me
cilësi të varfër të jetës së puntorëve”.

Gjithashtu është shumë me rëndësi se futja e Lean-it në një ndërmarrje është shumë e vështirë. Kjo
kërkon kohë dhe përkushtim të të gjithëve në kompani. Chase (1999, p. 2), thotë se, citoj: “zakonisht
njërzitë thonë se janë duke e implementuar konceptin e Lean-it edhe kur ata kanë implementuar vetëm
dy apo tri elemente të këtij koncepti”. Utley et al. (1997) dhe McNabb e Sepic (1995), shprehen duke
thënë se implementimi i filozofosë Lean nuk është e lehtë dhe zakonisht gjithmonë është konsideruar si
fajtor kultura e koorporates.

Konkluzione dhe Rekomandime

Nga kjo që u paraqit më sipër arrihet të kuptohet Filozofia menaxheriale Lean është një shkencë e thellë
dhe plotë më sfida dhe e ndërlidhur me koncepte tjera menaxheriale. Lean sjell dobi për kompanitë dhe
insitutucionet të cilat arrinë që me sukes ta implementojnë. Kontribon në mënyrë konkrete në kursimin
e kohës dhe të financave duke reduktuar punët e kota që nuk paraqesin asnjë vlerë për konsumatorin.
Lean është një kulturë organizative e cila me ndihmen e elementeve të saja implementuese bënë që të
thjeshtësohet procesi operativ për prodhim dhe për shërbime. Me këtë klutrë organizative çdo gjë mund
të bëhet më thjesht dhe më shpejt. Lean del të jetë një mënyrë vepruese inteligjente sepse kërkon punë
ekipore dhe bashkveprim të koordinuar. Kërkohet që palët e involvuara të jenë të përkushtuar dhe të
aftë për ta kuptuar mirë procesin në tërsi.

323
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në anën tjetër arrihet të kuptohet se në praktikë, Lean është një koncept i komplikuar dhe vështirë për
t’u implementuar. Vështërsia e implementimit të saj është më i theksuar tek ndryshimi i kulturës së
organizates. Vështërsi ka edhe në aspektin financiar sepse kërkohet ndryshim në teknologji dhe instalimi
i sistemeve të avancuara të komunikimit dhe të prodhimit. Përveq blerjes së pajisjeve të avancuara
teknologjike dhe instalimit të tyre në kompani apo organizatë, kërkohet edhe trajnimi i punonjësve për
përdorimin e tyre.

Nga kjo që u përmend më sipër mund të thuhet në mënyrë hipotetike se kompanitë që nuk e kanë të
njohur këtë koncept mund të mos i kenë kuptuar veprimet e pa vlera në kompanitë e tyre. Prandaj do të
rekomandoja ato kompani t’i marrin parasysh këto vlera të filozofisë Lean dhe të fillojnë të mendojnë
për ndryshime ne bizneset e tyre. Është koha që të bëhen hulumtime edhe në insitucionet dhe
organizatat publike të cilat shpenzojnë paranë publike nëse ato i kanë parasysh këto (waste) veprime të
pavlera që nuk sjellin vlera për klientët (qytetarët) që kërkojnë shërbime.

Gjithashtu, do të ftoja njerëzitë e shkencës të fushës ekonomike që të fillojnë të bëjnë hulumtime dhe
kërkime shkencore për të verifikuar hipotezat e ngritura nëse ky koncept do të ishte i dobishëm apo jo
për bizneset, organizatat private dhe publike dhe për institucionet në mënyrë që të kemi përmirësim në
prodhime dhe në shërbime me më pak shpenzime dhe më pak angazhim.

REFERENCAT

1. Sanjay Bhasin, Peter Burcher;"Lean viewed as a philosophy"; Journal of Manufacturing


Technology Management; 2006; Vol. 17 Iss 1 pp. 56 – 72.

2. Zoe Radnor, (2010); "Transferring Lean into government"; Journal of Manufacturing Technology
Management; Vol. 21 Iss 3 pp. 411 – 428.

3. Victor Simões; “Critical Factors of Lean Implementation in Manufacturing Environments”;


Faculdade de Engenharia da Universidade do Porto; 2008

4. Jostein Pettersen; “Defining Lean Production: Some conceptual and practical issues”; Linköping
University, Sweden.

5. Jan Stentoft Arlbjørn, Per Vagn Freytag; “Evidence of lean: a review of international
peer-reviewed journal articles”; Department of Entrepreneurship and Relationship
Management, University of Southern Denmark, Kolding, Denmark; 2013.

6. Zoe Radnor dhe Stephen P. Osborne; “Lean: A failed theory for public services?”; School of
Business and Economics Loughborough University, Loughborough, UK dhe University of
Edinburgh Business School University of Edinburgh, Scotland, 2012.

324
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

7. Bengt Halling dhe Jonas Renström; “Lean and the implementation process managers
perspective on change”;University of Gävle, Sweden;

8. Peter Hasle, Anders Bojesen, Per Langaa Jensen, Pia Bramming; “Lean and the working
environment: a review of the literature”; International Journal of Operations & Production
Management; 2011.

9. Manuel F. Suarez Barraza, Tricia Smith, Su Mi Dahlgaard-Park; “Lean-kaizen public service: an


empirical approach in Spanish local governments”; Emerald Insight, The TQM Journal; 2009.

10. José Moyano-Fuentes Macarena Sacristán-Díaz; “Learning on lean: a review of thinking and
research”; International Journal of Operations & Production Management; 2012.

11. Peter Hines; “The principles of the lean business system”; Lean Enterprise Reseach Centre at
Cardiff University; 2010.

12. Thorsten Ahrens; "Lean production: Successful implementation of organisational change in


operations instead of short term cost reduction efforts"; Lean Alliance, Germany.

13. Emerald Insight; "Leaner and fitter", Strategic Direction; (2008); Vol. 24 Iss 5 pp. 18 – 21.

14. Jim Behm, Matthew Deseck; Mike Gramza, Sherri Hermansen; “Business and Finance Leadership
Academy Action Learning Team”; Leadership Academy; 2010.

15. Yaghoub Khojasteh Ghamari; “Analyzing Kanban and CONWIP controlled assembly systems”;
University of Tsukubal 2006.

16. Prattana Punnakitikashem, Nattapan Buavaraporn, Lin Chen; “An Investigation of Factors
Affecting Lean Implementation Success of Thai Logistics Companies”; College of Management,
Mahidol University, Bangkok, Thailand.

17. Ramunė Čiarnienė dhe Milita Vienažindienė;"LEAN MANUFACTURING: THEORY AND PRACTICE";
Kaunas University of Technology, Lithuania, 2012.

18. Dr. Federico, G. Topolansky Barbe dhe David Arfmann; "The Value of Lean in the Service Sector:
A Critique of Theory & Practice"; International Journal of Business and Social Science; Vol. 5 No.
2; February 2014

19. Peter Hines Matthias Holweg Nick Rich, (2004),"Learning to evolve", International Journal of
Operations &Production Management, Vol. 24 Iss 10 pp. 994 – 1011.

REFERENCA PROFESIONALE

20. Lean in Government Starter Kit; “How to Plan and Implement Successful Lean Initiatives at
Environmental Agencies”; United States Environmental Protection Agency.

325
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

21. Andy Danford; “Lean management, the restructuring of work in the public sector and
implications for employee well-being”; Centre for Employment Studies Research (CESR);
University of the West of England, Bristol.

22. An Oracle White Paper; "Lean Performance Management for Public Sector", 2009.

23. Training & Consultancy Ltd; “Implementing and Sustaining Lean – The Key Elements”; Sheffield.

24. Stephen Corbett; The McKinsey Quarterly; “Beyond Manufacturing; The Evolution of Lean
Production”; 2007.
25. Andrew Aitken; "Lean: Concepts and Realities"; Lanner Group.

26. James Crawford, Touchpoint Change Consulting; "An Introduction to Lean Thinking"; UK,
December 2008.

27. Forrest W. Breyfogle III; "Lean Tools That Improve Processes: An Overview"; 2007.

28. The Boston Conulting Goup (BCG); "Getting more from Lean: Seven success factors"; 2008.

29. Craig Larman and Bas Vodde; “Two Pillars of Lean”; LEAN PRIMER; 2009.

326
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Enver Daci, Muhamet Kelmendi - Aspekte teorike mbi sistemin e financimit të bizneseve në Kosovë

EnverDACI PhD ( c )

enver_daci@hotmail.com

MuhametKELMENDI PhD ( c )

kelmendi.muhamet@gmail.com

ABSTRAKT:

Motivimi për t’u orientuar në studimin e problematikës së financimit të biznesit, qëndron në supozimin
së Kosova, bukur gjatë u gjend në një krizë shoqërore dhe ekonomike. Vetë situata ekonomike në
Kosovë paraqet një kapitull të rëndësishëm qoftë për të marrë vendim për të filluar biznes, apo për të
nxituar me masat institucionale nxitëse dhe stimuluese në mbështetje të bizneseve. Nga ana e bizneseve
vlerësohet se financimi është një nga pengesat kryesore për suksesin e afarizmit të tyre.Duke u bazuar
në përmbajtjen e këtij punimi mund të themi se burimet e financimit pa marrë parasysh llojin e tyre
kanë rëndësi të shumëfishtë në përcaktimin e strukturës së kapitalit të bizneseve, dhe në suksesin e
përgjithëshëm të tyre. Varësisht nga origjina e mjeteve të siguruara, financimi mund të jetë nga burimet
e brendshme (interne) dhe burimet e jashtme (eksterne).

Midis këtyre dy formave të financimit dallojmë: financimin me anë të kapitalit të vet, (kapitali
aksionar) dhe financimin me anë të borxhit. Për përmbushjen e objektivave te veta bizneset zgjedhin
llojin më të përshtatshëm të financimit (instrumentet financiare), varësisht nga rrethanat e caktuara
dhe faktorët, si: shpenzimet, rreziku, kufizimet, qëndrueshmëria e veprimtarisë operative dhe normat e
interesit.

Në hulumtim është shtjelluar problematika lidhur me aspektet teorike mbi sistemin e financimit
të biznesit.Bizneset me organizimin e financave të veta, caktojnë dhe llojet e marrëdhënieve financiare
të cilat mund të formohen gjatë punës së tyre. Marrëdhëniet financiare të vështruara si një tërësi
ekonomike të bazuara në sistemin ekonomik të atij vendi, quhen sistem financiar. Në ekonominë
bashkëkohore marrëdhëniet financiare janë të llojllojshme, të përbëra, të ndërlikuara dhe të shumta.

Politikat kreditore ndryshojnë në situata të ndryshme. Në ekonominë ku mbretëron tregu i lirë i


parasë dhe kapitalit, kamatat e kredive varen nga oferta dhe kërkesa, do të thotë kur kërkesa për kredi
është e lartë kamatat ngritën dhe anasjelltas. Globalizimi dhe rajonalizimi janë procese të rëndësishme
për ekonominë, prandaj dhe rregullat e strukturat e biznesit reflektohen në adaptimin e politikave
qeveritare për kërkesat e kapitalit dhe standardet e tregut global.

Fjalët kyҫe:financim i biznesit, afarizem, instrumentet financiare, norma e interesit.

327
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

KUPTIMI I BIZNESIT DHE RËNDËSIA E FINANCIMIT TË TIJ

Ekonomia nënkupton veprimtari njerëzore që i shërben biznesit, nëpërmjet sigurimit të


ushqimit, strehimit, pajisjeve të ndryshme si dhe objektivave tjera për publikun. 306 Duke u bazuar në
literaturën ekonomike bashkëkohore në mënyrë të përgjithësuar, njerëzit e organizojnë biznesin e tyre
për shumë arsye, por faktorët kryesorë që influencojnë mbi vendimin e hyrjes së tyre në fushën e
biznesit janë:

Faktorët shtytës - papunësia, pakënaqësia nga puna që bën, ndryshimet e jetës apo mungesa e të
ardhurave e shtyjnë një person në vetëpunësim, dhe

Faktorët tërheqës – dëshira për t’u bërë i pasur (fitimi që ata parashikojnë të arrijnë) e tërheqin një
person në vetëpunësim.

Biznesi është një veprim frytdhënës i cili ka të bëjë me tregun e lirë të mallrave, kapitalit, ideve
dhe të punës. Mund të bëjmë biznes për një çast dhe të harrojmë të nesërmen, por me biznes
konsiderojmë veprimin dhe komunikimin (marrëdhënien) e materializuar afatgjatë.307 Iniciativa e lirë
dhe zotërimi i një sasie të caktuar parash janë kushte të nevojshme dhe të mjaftueshme për të krijuar
një biznes.

Faktorët e prodhimit (toka, puna kapitali dhe sipërmarrja) bëhen produktiv vetëm atëherë kur
gjatë angazhimit kombinohen në mënyrë efektive për arritjen e një objektivi të caktuar. Në përgjithësi,
këto burime mund të ekzistojnë në formën e investimeve, fitimeve dhe huave. Në kuptimin ekonomik,
kapitali nuk do të thotë para, sepse ajo brenda saj nuk është produktive, por bëhet e tillë kur përdorët
për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve.

Sipërmarrja është marrja përsipër e riskut me qëllim të krijimit dhe operimit të një biznesi. Nuk
mund të bëjmë biznes pa prezencën e financave, të cilat mund të konceptohen si arti dhe shkenca e
drejtimit të parave, ndërsa biznesi si projektim i personalitetit të drejtuesit.

Çfarëdo që të jenë motivet e hyrjes në biznes, një nga problemet e vazhdueshme më të cilat lidhet
jetësimi i ideve sipërmarrëse në realitet, janë burimet e financimit të tij. Padyshim financimi është sfera
më e rëndësishme dhe më e njohur e funksionit financiar dhe afarizmit financiar të ndërmarrjeve në
tërësi.

Sipërmarrësit bashkëkohorë dhe ekspertët financiar në vazhdimësi i preokupon pyetja:308

- si duhen të financohen nevojat e veçanta afariste në kuadër të afarizmit të tërësishëm (biznesit) në një
subjekt ekonomik?

306
Kliford M. Dr. Bombek: Bazat e Drejtimit të Biznesit të Vogël; Tiranë-1994, faqe 5

307
Bejtullahu Dr. Zeki: Bazat e Biznesit-I; Dukagjini, Prishtinë 1995,Faqe, 6
308
Laci Dr. Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekrete dhe strategji për një biznes të suksesshëm; Albin, Tiranë 1998.
Faqe 10

328
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Për mungesë të fondeve financiare, sipërmarrja mund të ngelet një dëshirë e parealizuar, por
edhe shumë biznese ekzistuese falimentojnë.

FORMAT E ORGANIZIMIT TË BIZNESIT

Mënyrat e organizimit dhe drejtimit të bizneseve në ekonomin e tregut, janë të ndryshme.


Shumë lloje të pronës dhe madhësive të ndryshme të tyre, diktojnë administrim të mënyrave të
ndryshme të bizneseve. Prona qoftë e formës private apo shtetërore i nënshtrohet legjislacionit që
buron nga vetë forma e pronës. Sipas kësaj sa u tha më lartë, bizneset mund të jenë të llojeve, formave
dhe madhësive të ndryshme.

Kjo llojllojshmëri bëhet më komplekse nëse e marrim në konsideratë faktin së për të krijuar
biznes në formë të organizuar-shoqëri, vendimin e marrin si qytetarët, afaristë e pronarë të vendit,
ashtu dhe të huajt, të cilët dëshirojnë të krijojnë aktivitet biznesi në një vend tjetër. Ndërkaq edhe shteti
pronar, në kushtet e ekonomisë së tregut, do të organizojë dhe administrojë pasurinë e vet në një
mënyrë të tillë, duke siguruar treguesit e kërkuar dhe shton fitimet309.

Format bazë të organizimit të bizneseve të një shoqërie tregtare- firmë, janë tre:

- Pronar i vetëm
- Bashkëpronar dhe
- Shoqëri aksionare-Korporatë

PARIMET DHE RREGULLAT THEMELORE TË FINANCIMIT

Puna në çdo biznes dhe në çdo veprim afarist fillon me financim, rrjedhën e punës e ndjek
financimi, dhe sikurse e kemi cekur edhe me lart nje nga faktoret apo shkakëtarët kryesor që bizneset
mund të deshtojnë dhe deshtojnë është kur ato kan apo gjindën në gjendje të vështirë financimi.
Bizneset me veprimtarinë e tyre ekonomike, plotësojnë nevojat e individëve dhe të shoqërisë dhe
realizojnë fitimin, por kjo mund të arrihet vetëm nëse paraprakisht kanë siguruar mjetet e nevojshme
financiare.

Përqendrimi në dy momente të rëndësishme mund të ndihmojë në zgjedhjen e financimit më të


mire dhe në evitimin e problemeve të mundshme në këtë fushë:310

1. Lartësia e mjeteve të cilat janë në dispozicion, si atyre të përhershme ashtu dhe mjeteve rrjedhëse
(qarkulluese), të cilat më kohë janë siguruar duhet me rastin e angazhimit në moment të caktuar t’u
përgjigjen :

309
Xhafa Prof.Dr.Halit: Drejtim financiar, albPAPER, Tiranë, 2006. Faqe.24

310
Prevalla Dr. Shaban, “Financimi i afarizmit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve,” Shkup, 1999 faqe. 23

329
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

- Llojit dhe punës së biznesit


- Vëllimit të planifikuar ose atij real të punës
- Shpejtësisë së qarkullimit të mjeteve dhe
- Lartësisë së rezervave të nevojshme financiare.

2. Struktura e mjeteve financiare e bizneseve të organizuar në ndonjërën nga format e lartpërmendura


si në fazën e ndërtimit ashtu dhe në përurim, duhen të jenë elastike por edhe të qëndrueshme në
mënyrë që në çdo moment të punës të ruajë drejtpeshimin (ekuilibrin) financiar.

Këto dy momente ndikojnë fuqishëm në ndërmarrjen e aktiviteteve përkatëse, për të


mundësuar sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare (kapital).Kapitali preferohet të jetë i volitshëm
sa i përket harxhimeve të financimit (kamatës, provizionit si dhe harxhimeve të tjera) për të realizuar
qëllimet e parashtruara.Përcaktimi i qëllimeve financiare në biznes nuk është një punë e thjeshtë por me
evitimin e problemevefinanciare ajo mund të arrihet më me sukses dhe më lehtë, duke krijuar në
vazhdimësi kushte për një stabilitet financiar.

Politika financiare është pjesë përbërëse e politikës së përgjithshme afariste në ndërmarrje.


Nocioni dhe esenca e politikës financiare padyshim është vështirë të precizohet gjë që tregojnë edhe
disa nga përkufizimet në vijim:

Më politikë financiare kuptojmë “konceptimin dhe përcaktimin e strategjisë dhe taktikës së


qeverisjes me financa në ndërmarrje”.

Politika financiare “paraqet aktivitetin e përshtatshëm dhe të orientuar në zgjedhjen e asaj


variante të vendosjes së strategjisë dhe taktikës financiare, si dhe rrugët, masat dhe mjetet me të cilat
realizohet qëllimi i qeverisjes financiare (realizimi i përhershëm maksimal i rezultateve financiare të
ndërmarrjes)”.

“Politika financiare, kuptohet si aplikimi i shkencës mbi financat e cila merret me studimin e
masave financiare dhe të instrumenteve për arritjen e qëllimeve financiare -ekonomike në shoqëri,
përkatësisht zgjedhjen optimale dhe kombinimin e aksioneve praktike të cilat sigurojnë realizimin e
efekteve të pritura në: politikën e financimit, politikën e investimeve dhe politikën financiare vijuese”.
Në mesin e definicioneve janë përmendur vetëm ato më të sakta, të cilat orvaten t’i përfshijnë dhe
saktësojnë të gjitha elementet relevante të politikës financiare Në realizimin e politikës së financimit
duhet patjetër të mbahet llogari edhe për tregun e furnizimit por edhe për tregun e shitjes (kreditorët e
debitorët) dhe kjo bëhet për shkak se të gjitha këto ndikojnë në pasigurinë, në një masë të madhe e
vështirësojnë zbatimin e instrumenteve të politikës së financimit. Me këtë rast duhet të respektohen
disa parime, nëse nuk dëshirojmë që rezultatet e politikës financiare të jenë më të vogla. Shumë
biznese, madje edhe kompani të mëdha bien në vështirësi si rezultat i mos përcaktimit qartë të
procedurave financiare. (përcaktimi i politikave financiare). Nga se politika financiare paraqet
përmbledhje masash që kanë të bëjnë me përcaktimin e variantit më optimal të punës financiare.

330
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Detyrë e politikës financiare është rregullimi i sigurimit më të favorshëm të mjeteve financiare


dhe investimi i tyre i sigurt. Si pjesë përbërëse e politikës së përgjithshme të sistemit afariste të
ndërmarrjes, arritja e qëllimeve të politikës financiare mbështetët në parimet ekonomike311:

- Parimi i sigurisë financiare(stabiliteti financiar)


- Parimi i likuiditetit
- Parimi i rentabilitetit
- Parimi i elasticitetit
- Parimi i sigurisë nga obligimet e tepërta
- Parimi i pavarësisë
- Parimi i pasqyrës së mirë

Parashikimi financiar është pjesë përbërëse e politikës financiare të subjekteve të organizuara


në shoqëri tregtare. Parashikimi financiar është parashikim i nevojave, për financim afatshkurtër dhe
afatgjatë të bizneseve, respektivisht për fonde në vijimin e punës. Literatura financiare planin financiar e
konsideron si konkretizim të politikës financiare, përmes së cilës arrihen qëllimet e saj (fuqia financiare),
në kohë dhe hapësirë. Si detyrë e këtij qëllimi llogaritet realizimi i fitimit maksimal i biznesit të
organizuar.

Plani financiar shpreh qartë aktivitetet të cilat duhen të merën në zbatim, kur ato duhet të
mirën, si dhe kush duhet t’i kryejë ato aktivitete. Detyrat e konkretizuara definohen në sasi dhe në kohë
për të parashikuar të ardhmen. Një qëllim nuk do të mund të arrihet nëse nuk e kemi vendosur, sepse
nuk kemi të drejtë të shpresojmë në një sukses të rastit nëse nuk kemi llogaritur si të arrijmë deri atje,
kjo është dhe esenca e parashikimit financiar për një biznes të suksesshëm. Me planifikim firmat-
shoqëritë, duhet të vlerësojnë saktë nevojat për fonde në vitet e ardhshme.

Çdo vendimi të marrë i përket një shifër e caktuar, dhe të marra të gjitha së bashku këto shifra
formojnë bazat e planit financiar312.

Parashikimi financiar përbëhet nga dy faza apo hapa në kryerjen se punëve313.

Hapi i parë është: Hartimi i planit të arkës (buxhetim i arkës).

Ky plan i arkës pasqyron:

- metodat e parashikimit të shitjeve dhe arkëtimeve


- parashikimin e shpenzimeve
- parashikimin e hyrjeve dhe daljeve të arkës
- parashikimin e financimit afatshkurtër.

311
Ramosaj Dr. Berim & Zeqiri, Dr. Izet “Managment - Udheheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes
ekonomike”, Dukagjini Prishtinë, 2003; faqe. 137

312
. Laci Dr. Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekrete dhe strategji për një biznes të suksesshëm; Albin, Tiranë 1998
faqe. 223
313
. Xhafa Prof.Dr.Halit: Drejtim financiar, albPAPER, Tiranë, 2006.faqe 49

331
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në hapin e dytë kemi të bëjmë me: Parashikimin financiar:

- metodat e parashikimit financiar


- hartimit të bilancit parashikues
- hartimit të pasqyrave të shpenzimeve të parashikuara
- hartimit të planit për nevoja të kapitaleve
- hartimi i ndryshimit të parashikuar të pozicionit financiar.

Në rritjen e nevojave financiare të ndërmarrjes, kohë pas kohe, variabëli kryesor është vëllimi i
shitjeve, prandaj parashikimi sa më i saktë i tyre ndikon në parashikimin e nevojave financiare. Mënyra
më e thjeshtë e parashikimit për nevoja financiare është metoda e përqindjes mbi shitjet. Ajo bën
parashikimin e nevojave financiare mbështetur në lidhjen e drejtpërdrejtë midis vëllimit të shitjeve dhe
zërave të bilancit që ndryshojnë përpjesëtimisht me shitjet. Metoda tjetër e parashikimit financiar
është metoda e regresionit.

Metodat e regresionit mund të jenë lineare dhe të shumëfishta. Zakonisht, metoda mbi shitjet
është e dobishme kur bëjmë parashikime afatshkurtra, me të supozohet së lidhjet midis bilancit dhe
shitjeve mbeten të pa ndryshuara. Parashikimet afatgjata, preferohen të bëhen me metodën e
regresionit të shumëfishtë, sepse lejon lidhje të ndryshueshme ndërmjet të dhënave të bilancit dhe
shitjeve. Gjithashtu regresioni linear mund të zgjerohet në regresion të shumëfishtë.

Kryerja e planit financiar nënkupton sigurimin e një instrumenti të drejtimit i cili përdoret për
planifikim dhe kontrollin e një njësie ekonomike i njohur si buxhet. Pra buxheti është thjeshtë një plan
financiar. Ndihmesa e tij është në njehsimin e nevojave për kapital dhe likuiditet. Vetë procesi i hartimit
të buxhetit quhet buxhetim. Procesi i buxhetimit është një metodë për të përmirësuar veprimtarin
operative të ndërmarrjes. Është përpjekje e vazhdueshme për të arritur që puna të kryhet sa më mirë.
Historikisht buxheti përdoret si një mjet për të kufizuar shpenzimet. Planifikimi i financimit në
ndërmarrje është njëri ndër instrumentet më të rëndësishëm të drejtimit të ndërmarrjes.

SISTEMI I FINANCIMIT TË BIZNESIT

Bizneset me organizimin e financave të veta, caktojnë dhe llojet e marrëdhënieve financiare të


cilat mund të formohen gjatë punës së tyre. Marrëdhëniet financiare të vështruara si një tërësi
ekonomike të bazuara në sistemin ekonomik të atij vendi, quhen sistem financiar. Në ekonominë
bashkëkohore marrëdhëniet financiare janë të llojllojshme, të përbëra, të ndërlikuara dhe të shumta.

Edhe pse në shikim të parë duket se masa e mjeteve të angazhuara (kapitalit) nuk ka kurrfarë
lidhjesh me sistemin financiar dhe me organizimin e ekonomisë në tërësi , gjithsesi ekziston një shkallë e
lartë e lidhshmërisë midis këtyre çështjeve. Financieri i ndërmarrjes duhet t’i klasifikojë flukset hyrëse
dhe dalëse në ndërmarrje, sipas natyrës së tyre, me qëllim që të arrijë me sukses të analizojë rrjedhat e
flukseve në të kaluarën, për të parashikuar të ardhshmen për një periudhë pak a shumë të gjatë. Flukset
financiare janë energji. Rrjedhja e tyre shkakton dhe sjell ndryshime. Për këtë, drejtimi i tyre duhet bërë
me kujdes, ndërsa rrjedhja e tyre duhet të jetë e orientuar kah objektivat e ndërmarrjes.

332
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në rastet kur disiplina financiare është e dobët në ndërmarrje, gjë që rrjedh nga sistemi
financiar, mund të ndodhin situata kur ndërmarrja vjen në pozitë të mos përmbushjes së obligimeve të
saj në kohë. Kjo shkakton rritje të masës së mjeteve të angazhuara në mjete qarkulluese, dhe është
ngarkesë për ndërmarrje solvente. Drejtimi i tyre duhet bërë më kujdes, sepse rrjedhat e tyre janë të
orientuara në ato drejtime dhe objektiva që i intereson ndërmarrjes (maksimizimit të pasurisë së
aksionarëve). Veprimet të cilat ndodhin dhe e shoqërojnë jetën e një biznesi janë: veprimet industriale
dhe tregtare si dhe veprimet në lidhje më burimet e financimit. Gjatë veprimit të tyre bizneset krijojnë
shpenzime të aktivitetit dhe shpenzime të investimeve, të cilat krijojnë një mospërputhje fluksesh.
Zakonisht kjo mospërputhje është e shprehur në mungesë të flukseve në para dhe gjithsesi duhet
plotësuar. Këtë funksion e kryejnë burimet financiare.

ÇKA ËSHTË FINANCIMI I BIZNESIT

Punët financiare ose financat, mund të kenë një rëndësi vendimtare për zhvillimin dhe
ekzistimin e çdo ndërmarrje. Kjo ka të bëjë veçanërisht me ndërmarrjet në kushtet bashkëkohore të
veprimit ekonomik. Kur bëhet fjalë për kapitalin, nuk bëhet fjalë vetëm për shtimin e kapitalit të
ndërmarrjes, por edhe për krijimin dhe ndarjen e vlerës së porsakrijuar ndërmjet pjesëmarrësve në punë
(si rrogat për punëtoret dhe pjesëmarrja në rezultat-fitimi). Kuptimi i financimit të biznesit ka qasje të
ndryshme varësisht nga aspekti së si e vështrojmë financimin. Ka shumë lloje të definicioneve për
financimin dhe atë në kuptim të ngushtë dhe të gjerë.

Për të kuptuar më mirë problemet e financimit si dhe studimet krahasuese të këtij fenomeni nuk
është e tepërt të fillojmë nga qëndrimet e autorëve gjerman nga se problematika e financimit ka rrjedhë
nga kushtet kapitaliste të afarizmit.

Dallimi i parë bëhet midis financimit në kuptimin klasik dhe atij të gjerë 314. Në kuptim klasik
financimi kuptohet si “furnizim i ndërmarrjes me kapital, ku kapitali nënkupton një sasi abstrakte të
vlerës së pasurisë së investuar në ndërmarrje. Në bilanc paraqitet në anën e pasives”(Hax K.). Autori i
njëjtë në kuptim të gjerë vlerëson si burim të financimit edhe procesin e qarkullimit. Sipas tij “financimi
klasik ka të bëjë vetëm më ndryshimet në sferën e kapitali.t të ndërmarrjes, ndërsa financimi në kuptim
të gjerë ka të bëjë më ndryshimet në sferën e investimeve konkrete në pronë”.

Autori gjerman D. Härle, konsideron se “më financim kuptojmë vetëm ato kërkesa të cilat e tangoinë
pasiven e bilancit: sigurimi i kapitalit, pagesat e kapitalit, dhe ndryshimi i strukturës së kapitalit.

Në raport me këtë duhet të bëhet dallimi i veprimeve afariste të cilat kanë të bëjnë me
shfrytëzimin e mjeteve të siguruara në vet ndërmarrje”.

Shumë autor më financim shprehin të gjitha veprimet për sigurimin e nevojshëm të mjeteve
afariste.

314
Zeremski Prof.Dr. Vojislav, “Upravljanje financijskim sistemom”, Knjizevne novine, Beograd 1980; faqe 40

333
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Është interesant konstatimi i (Vaes U):” me financim kuptojmë vënie në dispozicion drejtuesve në
ndërmarrje, në kohë dhe në mënyrë efikase, fonde të cilat iu nevojiten, duke siguruar pavarësi në
veprim”.

Sellien H., jep këtë definicion: ”financimi është sigurimi i mjeteve vetjake dhe të huaja”.

Prof. Dr. Aristotel Pano në fjalorin ekonomik financiar, faqe 170, shkruan: “Financimi përfaqëson
tërësinë e mënyrave dhe të veprimeve të sigurimit të burimeve (të fondeve, të kapitaleve) të nevojshme
për një vepër... investimi, themelimin e zgjerimin e një kompanie, si dhe përdorimin sa më efikas të
këtyre burimeve në sektorin privat dhe publik, i cili funksionon sipas kriterit të sigurimit të fitimit. Mënyra
e sigurimit të burimeve financiare (fondeve, kapitaleve) si dhe përdorimi i tyre më efikas ka rëndësi jetike
për ekzistencën e njësive të veçanta ekonomike”.

Sipas Prof. Dr. Gazmend Luboteni, “me financim nënkuptojmë të gjitha veprimet e lidhura me
sigurimin e mjeteve të domosdoshme afariste”. Ose “Më financimin e ndërmarrjeve nënkuptohet kërkimi
dhe sigurimi i mjeteve të parashikuara me konceptin e politikës financiare dhe me planin financiar për
realizimin e programeve afariste dhe të zhvillimit të caktuar”.

Prof. Dr. Isa Mustafa, thotë: “se burimet e financimit të një aktiviteti të caktuar ekonomik duhet
të jenë në lidhshmëri me qëllimin për të cilin janë destinuar këto burime”.

Profesor Shaban Prevalla në librin e tij “Financimi i afarizmit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve”, citon
autor : Financimi përfshin planifikimin, gjetjen, shfrytëzimin dhe kthimin e parave, kurse vetë proces
paraqet funksionin financiar”.

Sipas fjalorit ekonomik të Maksim Konini-Ilia Peçi: “Financimi është tërësi masash për sigurimin
dhe kthimin e mjeteve financiare si dhe për krijimin e marrëdhënieve financiare, të kontrollit, të
informacionit dhe të sigurive ndërmjet ndërmarrjeve dhe subjekteve financuese”.

”Financimi i ndërmarrjes është proces i parë dhe shumë i ndërlikuar, me të cilin bëhet planifikimi,
sigurimi dhe shfrytëzimi i mjeteve të nevojshme financiare për mirëvajtjen në mënyrë të rrjedhshme të
procesit të punës”.(Berim Ramosaj - Izet Zeqiri)

Me një definim më të hollësishëm,315 “financimi përfshinë përcaktimin e nevojës për mjetet


financiare, investimin, transformimin e mjeteve, riinvestimi, respektivisht kthimin e mjeteve në burimet e
veta.”

315
Bundo Dr. Sherif, “Financë”, Botues AlbPAPER, Tiranë, 2004;faqe 184

334
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fig. 1- Skema e Financimit

Shpjegimi i skemës ka për qëllim të paraqesë kapitalin e angazhuar në tërësi për një ndërmarrje i
cili përbëhet nga shuma e kapitaleve të saj në formë të kapitaleve të veta dhe shumën e kapitaleve të
marra borxh, të krijuar nga burimet e huajtura. Të gjitha këto kapitale janë investuar për të krijuar aktive
më të cilat nxjerrim një rezultat, i cili për një biznes (firmë) është maksimizimi i vlerës aktuale të saj.

PËRFUNDIMI

1. Duke u bazuar në përmbajtjen e këtij punimi mund të themi se burimet e financimit pa marrë
parasysh llojin e tyre kanë rëndësi të shumëfishtë në përcaktimin e strukturës së kapitalit të bizneseve,
dhe në suksesin e përgjithëshëm të tyre. Varësisht nga origjina e mjeteve të siguruara, financimi mund
të jetë nga burimet e brendshme (interne) dhe burimet e jashtme (eksterne).

Midis këtyre dy formave të financimit dallojmë: financimin me anë të kapitalit të vet, (kapitali
aksionar) dhe financimin me anë të borxhit. Për përmbushjen e objektivave te veta bizneset zgjedhin
llojin më të përshtatshëm të financimit (instrumentet financiare), varësisht nga rrethanat e caktuara
dhe faktorët, si: shpenzimet, rreziku, kufizimet, qëndrueshmëria e veprimtarisë operative dhe normat e
interesit.

2. Politikat kreditore ndryshojnë në situata të ndryshme. Në ekonominë ku mbretëron tregu i


lirë i parasë dhe kapitalit, kamatat e kredive varen nga oferta dhe kërkesa, do të thotë kur kërkesa për
kredi është e lartë kamatat ngritën dhe anasjelltas. Globalizimi dhe rajonalizimi janë procese të
rëndësishme për ekonominë, prandaj dhe rregullat e strukturat e biznesit reflektohen në adaptimin e
politikave qeveritare për kërkesat e kapitalit dhe standardet e tregut global.

335
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Sistemi i financimit në Kosove ne fazën e pas luftës u përball me pengesa të cilat vepruan nga
rrethina e paorganizuar institucionale. Këto pengesa kryesisht kishin të bëjnë me: mungesa të
legjislacionit dhe mungesa të burimeve eksterne të financimit. Kjo gjendje u tejkalua me angazhim të
UNMIK-ut dhe Qeverisë së përkohshme të Kosovës, të cilët organizuan komunitetin e biznesit përmes
regjistrimit te përkohshëm dhe legjislacionit i cili institucionalizoi aktivitetin biznesor përmes taksave
doganore dhe taksave të brendshme (TVSH, Tatimi në fitim, taksat në paga, etje.)

5. Me aprovimin e Legjislacionit mbi themelimin dhe mbikëqyrjen e bankave janë promovuar


praktika dhe standarde moderne për zhvillimin e sistemit financiar dhe bankar. Zhvillimi i sistemit
bankar vlerësohet ndër tregimet më të suksesshme në kuadër të ndërtimit të institucioneve të
ekonomisë së tregut në Kosovë. Me aprovimin e Ligjit mbi hipotekën dhe regjistrimin e patundshmërive
është krijuar një kornizë bazike ligjore për promovimin e një ambienti financiar më të qëndrueshëm.

6. Duke pasur parasysh nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe fazën e parë të
krijimit të sistemit bankar është e natyrshme që bankat kosovare aplikojnë instrumente të kufizuara
financiare. Aplikimi i instrumenteve të reja do të varet gjithashtu edhe nga dinamika e krijimit të tregut
financiar dhe të kapitalit, dhe janë përafërsisht të ngjashme në krahasim me vendet e rajonit. Kushtet që
janë duke ofruar bankat dhe institucionet financiare jo bankare më tepër u përshtaten zgjerimit të
bizneseve ekzistuese dhe janë më pak të volitshme për krijimin e bizneseve të reja.

7. NMV-ve janë gjenerator i zhvillimit ekonomik së bashku me sistemin e zhvilluar bankar si


burimi kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës dhe gjenerimit te të ardhurave. Praktika tregon se
këto rivitalozohen shpejt dhe u përshtaten kushteve te tregut. Kjo shprehet përmes rënies së numrit të
ndërmarrjeve tregtare dhe rritjes së pjesëmarrjes së ndërmarrjeve prodhuese në periudhën e pas luftës
në Kosovë.

LITERATURA

1. Bundo Dr. Sherif, “Financë”, Botues AlbPAPER, Tiranë, 2004;


2. Bejtullahu Dr. Zeki: “Bazat e Biznesit-I”;Dukagjini Prishtinë 1995
3. Kliford M.Dr. Bombek, “Bazat e drejtimit te biznesit te vogël”, SHBLU Tirane 1994;
4. Laci Dr. Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekrete dhe strategji për një biznes të
suksesshëm;Albin, Tiranë 1998
5. Mustafa Prof.Dr. Isa, “Menaxhmenti Financiar”, Riinvest, Prishtinë, 2005;
6. Pano Prof.Dr. Aristotel, Fjalor Ekonomik-Financiar, Botues Albin, Tiranë, 2002;
7. Prevalla Dr. Shaban, “Financimi i afarizmit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve,” Shkup, 1999;
8. Ramosaj Dr. Berim & Zeqiri, Dr. Izet “Managment - Udheheqja dhe menaxhimi financiar i
ndërmarrjes ekonomike”, DukagjiniPrishtinë, 2003;

336
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

337
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Enver Daci, Aleksandër Biberaj - Format e financimit të bizneseve dhe burimet e financimit

Enver Daci PhD ( c )


Doktorant–Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Menaxhim
E-mail: enver_daci@hotmail.com

Prof.Asoc. Aleksandër Biberaj


Rektor në Universitetin Ndërkombër Strugë, Maqedoi
E-mail: a.biberaj@yahoo.com

ABSTRAKT:

Bizneset pa marrë parasysh formën e organizimit, në radhë të parë ballafaqohen me problemin e


financimit, kjo varet nga lloji i biznesit në aspektin e organizimit, sepse ndërmarrjet individuale janë më
të kufizuara në mundësitë për marrjen e kredive në raport me bizneset ortakëri apo korporatat. Ndërsa,
ortakëritë dhe korporatat mund të sigurojnë burime më të gjëra të financimit. Gjithashtu, biznesi i ri në
raport me ato të zhvilluara ka vështirësi të gjejnë burime të financimit, sepse qasja në institucionet
financiare është më e vështirë.
Nëse ndërmarrja nuk mund të siguroj financim të nevojshëm nga fitimi, duhet të iniciojë kontratë me
ndërmarrjet tjera për bashkim destinues të mjeteve duke lidhë kontratë me ndërmarrjet të tjera për
financim të nevojshëm ose mund të paraqesë kërkesë për fondet e nevojshme nga bankat ose
ndërmarrjet e ndryshme.

Firmat e suksesshme, sidomos ato të cilat janë të rregullta në shlyerjen e detyrimeve ndaj bankave, kanë
më shumë mundësi dhe më lehtë të gjejnë burime financiar sidomos kredi. Por, është e ditur se kur
ekonomia ka ngritje, atëherë investohet më shumë, më shumë kërkohet kredi dhe normat e interesit
janë më stabile.
Në situatat e kundërta (gjendje recesioni), firmat e pakësojnë blerjen e lëndëve të para, nuk investojnë,
por i përdorin pajisjet ekzistuese dhe gjithsesi tentojnë t’i ulin shpenzimet për shkak se presin ulje të
veprimtarisë në periudhën e ardhshme. Të gjitha format e financimit janë të përbëra nga paraja. Nga
aspekti i çdo ndërmarrje financimi ka një rëndësi vendimtare për zhvillimin dhe ekzistimin e vet
ndërmarrjes.

Fjalëtkyҫe: Financim, ndërmarrje, kredi, bank, norma e interesit.

FAKTORET TË CILET NDIKOJNË NË PËRZGJEDHJËN E BURIMEVE TË FINANCIMIT PËR BIZNESIN

Bizneset pa marrë parasysh formën e organizimit, në radhë të parë ballafaqohen me problemin e


financimit. Paraja është kyç për një ekonomi të zhvilluar, sepse ajo lehtëson transferimin e mallrave dhe
burimeve. Një ekonomi e zhvilluar nuk mund të ekzistoj pa diçka që kryen rolin e parasë. Synimi i
politikave ekonomike është të rritë ndjeshëm ofertën e parasë për të mbështetur të ardhurat,
punësimin dhe rritjen ekonomike, pa krijuar inflacion. Paratë janë të nevojshme si nxitëse të para por
edhe si nxitëse të përhershme të punës, sepse ndërmarrja duhet patjetër në mënyrë të përhershme të
investojë.

338
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimet e financimit të një firme varen nga shumë faktor, ndër të cilët më të rëndësishmit janë:316

- Tipi (Lloji) i biznesit


- Koha e veprimit të biznesit
- Suksesshmëria e firmës dhe
- Situata ekonomike.
Nga aspekti i çdo ndërmarrje financimi ka një rëndësi vendimtare për zhvillimin dhe ekzistimin e vet
ndërmarrjes.Ndërmarrja është e obliguar të siguroj mjete të nevojshme financiare (financim të
mjaftueshëm). Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të ketë financim të mjaftuar por jo mbi nevojat reale.
Gjithashtu për të pasur një zhvillim të papenguar të punës në aktivitetin biznesor, kërkohet që ato
mjetet të shfrytëzohen në mënyrë të mirë dhe njerëzore. Nëse ndërmarrja nuk mund të siguroj financim
të nevojshëm nga fitimi, duhet të iniciojë kontratë me ndërmarrjet tjera për bashkim destinues të
mjeteve duke lidhë kontratë me ndërmarrjet të tjera për financim të nevojshëm ose mund të paraqesë
kërkesë për fondet e nevojshme nga bankat ose ndërmarrjet e ndryshme.

Si përmbledhje themi: financimi është pjesa kryesore për punën e suksesshme të një biznesi, me rëndësi
të veçantë si në fillimin e biznesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të procesit të punës së tij.

TRANSFERIMI I FONDEVE TEK BIZNESET

Ekzistojnë tre metoda për transferimin e fondeve tek biznesi:317

- Nëpërmjet institucioneve financiare, që i pranojnë kursimet dhe i transferojnë ato atje ku


kërkohen;
- Nëpërmjet tregut financiar, ku kërkuesit dhe ofruesit e fondeve hyjnë në transaksione; dhe
- Nëpërmjet transaksioneve private, të cilat si formë e sigurimit të fondeve ka një natyrë jo të
rregullt e të pa organizuar.

Institucionet financiar janë ndërmjetës që kanalizojnë kursimet e individëve, bizneseve dhe qeverisë në
investime, kurse tregjet financiare ofrojnë një formë organizimi ku ofruesit e fondeve dhe kërkuesit e
borxhit dhe fondeve për investime mund të hyjnë në marrëdhënie drejtpërdrejt. Bizneset duhen të kenë
në dispozicion mjete të cilat në afarizmin e tyre i shfrytëzojnë. Disponimi me të mirat si: toka,
patundshmëritë, makinat, inventari, mjetet transportuese, licencat, dhe gjerat të tjera si mjete për
punë, mundësojnë të arrihen detyrat e parashtruara të bizneseve.

FORMAT E FINANCIMIT TË BIZNESIT DHEBURIMET E FINANCIMIT

Çdo firmë duhet të përcaktojë drejt se çfarë fondesh i duhen për të filluar operimin e saj, çfarë fondesh
shtesë i duhen për të ruajtur vazhdimësinë e saj, fondet që i duhen për të mbuluar shpenzimet e
paparashikuara, si dhe ku do të sigurohen paratë.

Llojet e fondeve për të siguruar mjete financiare mund të klasifikohen në tre kategori:

316
Mustafa Prof.Dr. Isa, “MenaxhmentiFinanciar”, Riinvest, Prishtinë, 2005; faqe 196
317
XhafaProf.Dr.Halit: Drejtimfinanciar, albPAPER, Tiranë, 2006. faqe 35

339
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fonde afatshkurtra-janë ato fonde që duhet të shlyhen brenda një viti. Zakonisht këto fonde përdoren
për operacionet e përditshme.
Fondet afatmesmeapo si quhen ndryshe fondet e ndërmjetme-janë ato fonde që duhet të shlyhen
brenda një periudhe nga 1-5 vjet dhe zakonisht përdoren për pajisje kapitale apo për transaksionet për
inventar.
Fondet afatgjata- janë ato fonde, periudha e shlyerjes së të cilëve është më e gjatë sesa 5 vjet.
Zakonisht këto fonde përdoren për ndërtesa, zgjerim të firmës apo për projekte të tjera, por të
ndryshme nga operacionet e përditshme.

Burimet e fondeve për financim të biznesit

Burimet e financimit të aktivitetit në biznes mund të ndahen në dy grupe kryesore:318


Burimet e brendshme (interne), ose të veta dhe
Burimet e jashtme (eksterne) ose borxhe të financimit.

Burimet interne (brendshme) - Firmat në biznes sigurojnë kapitalin financiar nga brenda firmës duke
mbajtur fitimet e gjeneruara. Këto fonde përfaqësojnë ndryshimin pozitiv ndërmjet shpenzimeve që
krijon shoqëria: kostot e veprimit, pagesa e interesave, pagesa e tatimeve, pagesa e dividendëve, ose
përtëritja e fondeve fikse të aseteve dhe të ardhurave që krijon ajo.

Një burim tjetër i brendshëm i financimit që shpesh nuk vihet re, janë kursimet e gjeneruara përmes
menaxhimit me efeciencë të kapitalit punues. Ky kapital është i shkrirë në mjetet dhe detyrimet
afatshkurtra. Menaxhimi më efecient i kërkesave nga blerësit, detyrimeve ndaj furnitorëve, stoqeve të
mallrave, dhe rezervave monetare, mund të zvogëloj mbitërheqjet nga llogaria bankare dhe ngarkesat
me interesa dhe të rrisë rezervat monetare. Burimi tjetër i financimit të brendshëm me rëndësi të
madhe gjithsesi janë fondet e amortizimit të aseteve fikse dhe pajisjeve të firmës 319. Firmat preferojnë të
përdorin fitimet e mbajtura si burime financimi të projekteve investuese sepse ato paraqiten si burime
më të lira, por shuma e fitimeve të mbajtura është e kufizuar. Për këtë arsye shumë firma biznesi në
periudha të caktuara kohore duhet të konsiderojnë burimet eksterne të financimit në rastet kur kanë
nevojë për grumbullimin e fondeve për financimin e projekteve të ndryshme, apo kur planifikojnë
zgjerimin e aktiviteteve operacionale të firmës.

318
http://www.google.com/releted:129.3.20.41/econ-wp/in/papers. 27. 03. 2009
319
. http://www.google.com/releted:129.3.20.41/econ-wp/in/papers. 15. 05. 2009

340
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 1 -Burimet e financimit të aktivitetit

Burimet eksterne (të jashtme) - Ekzistojnë një mori e burimeve eksterne të financimit, të cilat mund të
ndahen në dy lloje kryesore: burime financimi përmes borxhit dhe burime financimi përmes kapitalit
aksionar. Financimi nga burimet e jashtme mund të klasifikohet edhe nga aspekti i afatit të fondeve
(financimi afatshkurtër dhe financimi afatgjatë), dhe nga aspekti institucional (sigurimi i fondeve
financiare përmes tregut financiar, apo përmes ndërmjetësve financiarë).

341
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 2 – Financimi i jashtëm i kapitalit

Edhe pse korporatat e mëdha kohë pas kohe sigurojnë kapitalet përmes emetimit të borxhit në tregjet e
kapitalit, megjithatë mënyra më e rëndësishme e sigurimit të kapitalit nga burimet jashtme të firmës por
që përdoret më rrallë, është emetimi i aksioneve.

Vendimi se cili do të jetë përpjesëtimi relativ ndërmjet burimeve interne dhe burimeve eksterne për
financimin e projekteve investuese, apo zgjerimit të aktiviteteve operacionale të firmës, varet nga një
numër faktorësh si vijon:

- Lartësia e fondeve të nevojshme


- Shkalla e fitimit e operacioneve ekzistuese
- Kosto oportune e fitimeve të mbajtura
- Kostot që shoqërojnë burimet eksterne të financimit
- Disponueshmëria e burimeve eksterne për firmën
- Politika e dividendit e firmës.

342
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BURIMET E FINANCIMIT AFATSHKURTËR

Burimet e financimit afatshkurtër janë ato burime që përdoren për financimin e aktiveve afatshkurtra të
ndërmarrjeve. Meqenëse shpenzimet që financohen nga këto burime përfshihen në koston e prodhimit
dhe rikthehen brenda vitit, edhe shlyerja e tyre bëhet brenda një viti. Ky është edhe kufiri ndarës me
burimet e financimit afatmesëm. Pra, karakteristikë themelore e huave afatshkurta është likuidimi i tyre
në një afat brenda një viti ose më të shkurtër se sa një vit. Këto burime të financimit përdoren më së
shpeshti për financimin e nevojave sezonale dhe të përkohshme për mjete financiare.

Andaj mund të themi se borxhi me afat të shkurtë është burim kryesor fondesh për të financuar
aktivitetet rrjedhëse, por meqë huaja duhet të shlyhet brenda një periudhe të shkurtër kohore shpesh e
rritë riskun dhe çdo gabim ul besueshmërinë e firmës.

Periudha e maturimit
Sa më e shkurtër të jetë periudha e maturimit të kredisë, aq më i madh është risku i pamundësisë së një
biznesi për të paguar principalin dhe interesin. Në anën tjetër sa më i gjatë të jetë afati i kredisë,
ndërmarrja ka risk më të ulët të financimit. 320

Përpos riskut të kthimit ekziston edhe pasiguria sa i përket përballimit të shpenzimeve të interesit. Kur
ndërmarrja financohet me hua afatgjata ajo e di sa janë shpenzimet për interesa për periudhën e
shpenzimit të huas. Ndërkaq nëse ajo financohet me kredi afatshkurta, atëherë nuk dihen me saktësi
shpenzimet e interesave për financim. Prandaj, një risk i rëndësishëm i huazimit afatshkurtër ka të bëjë
me pasigurinë e shpenzimeve të interesit, për arsye të luhatjes më të madhe të normave të interesit të
kredive afatshkurta në krahasim me ato afatgjata. Risku po ashtu lind kur ndërmarrja nuk është në
gjendje të bëjë rifinancimin e kredive afatshkurta në momentin e maturimit të tyre.

Kostot e financimit
Kostot e financimit të bizneseve varen nga zgjatja e afatit të huas. Sa më i gjatë të jetë afati i pagimit të
huas aq më i shtrenjtë do te jetë financimi i biznesit. Prandaj ndryshimet ndërmjet kreditimit
afatshkurtër dhe afatgjatë mund te harmonizohen me normat e interesit. Kostoja e pritur e financimit
afatgjatë zakonisht është më e lartë nga ajo e financimit afatshkurtër. Për periudhë afatshkurtër
ekziston një pasiguri më e madhe e kthimit të kredive, ndërsa për periudha afatgjata ndërmarrjet
zakonisht detyrohen të paguajnë normë më të lartë të interesit.

Kredia tregtare ndërmjet firmave të ndryshme

Kredia tregtare është burimi më i rëndësishëm i financimit të çdo biznesi. Shumica e blerësve në
afarizmin bashkëkohor nuk detyrohen ta paguajnë mallin në momentin e blerjes apo të pranimit të
mallit por u lejohet një periudhë e caktuar kohore për ta bërë pagesën. Kredia tregtare lind kur furnitori
shet mallrat por nuk kërkon pagesë të menjëhershme. Në vend të saj blerësit i lejohet të zgjedhë ose
pagesë të menjëhershme ose pagesë në të ardhmen. D.m.th. burimi i kredisë tregtare është furnitori.
Madhësia dhe afati i kësaj kredie varet nga marrëdhëniet tregtare që janë vendosur ndërmjet
kompanisë shitëse dhe blerëse të mallrave321.
320
. Mustafa Prof.Dr. Isa, “MenaxhmentiFinanciar”, Riinvest, Prishtinë, 2005; Faqe,198

19. PanoProf.Dr. Aristotel, FjalorEkonomik-Financiar, BotuesAlbin, Tiranë, 2002; fq. 278

343
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Meqenëse procedurat e marrjes së kredisë tregtare janë shumë të thjeshta nga kreditë bankare këtë
formë të kreditimit e shfrytëzojnë sidomos bizneset e vogla, pasi që ato nuk dallohen për financime nga
burimet e tjera dhe kanë besim më të madh te kredia tregtare. Kreditë tregtare kryesisht janë burime
fondesh të nevojshme për të financuar stoqet në biznes, pra këto kredi përfaqësojnë rreth gjysmën e
pasiveve afatshkurtra të shoqërive tregtare. Kredia tregtare ka një kuptim të dyfishtë për ndërmarrjen
Ajo është një burim për të financuar rezervat dhe një mënyrë e përdorimit të fondeve, me anën e të
cilave një ndërmarrje i financon shitjet me kredi blerësve të saj.
Është e rëndësishme që ndërmarrja të synojë përdorimin maksimal të kredisë tregtare si burim fondesh,
por në të njëjtën kohë të minimizojë kohën në të cilën fondet e saj rrinë të ngurtësuara nga kreditë e
klientët.

BURIMET E FINANCIMIT AFATMESËM

Huat afatmesme janë hua me maturim më shumë se një vit por jo ma shumë së pesë vjet. Ato janë të
përshtatshme në rastet kur përdorimi i huave të pasigurta afatshkurta nuk është i leverdishëm, si për
shembull kur blihet një biznes kur blihen aktive fikse të reja ose kur borxhit afatgjatë i ka ardhur afati i
maturimit.
Norma e interesit të huave afatmesme janë të pagueshme me këste periodike të barabarta duke
përjashtuar këstin e fundit i cili mund të jetë më i madh. Plani i shlyerjes bazohet në këstet e rrjedhës së
ndërmarrjes.

Format kryesore të burimeve të financimit afatmesëm janë:

- Huat me afat shlyerje të zgjatur


- Kontratat e shitjes së kushtëzuar
- Kontratat e qerasë

Bizneset zakonisht nuk mund të marrin kredi afatmesme pa instrumente të sigurisë së kredive.
Huadhënësit kërkojnë nga kërkuesit të huave që ata të ofrojnë instrumentet e sigurisë të cilat do të
evitonin rrezikun për huadhënësit. Sigurimi i kredive ka të bëjë me dy burime: likuiditetin e biznesit për
ta shlyer borxhin, në njërën anë dhe vlerën garantuese të kolateralit, në anën tjetër. Huadhënësi do të
lejojë kredi në qoftes niveli i likuiditetit të biznesit është i mjaftueshëm për kthimin e rregullt të borxhit.
Mirëpo për të siguruar në formë plotësuese kredinë huadhënësi kërkon edhe instrumente të kolateralit.
Në qoftë se huamarrësi nuk është në gjendje t’i plotësojë detyrimet atëherë huadhënësi mund ta shesë
kolateralin dhe t’i plotësojë nevojat e veta. Për ta arritur këtë huadhënësi kërkon që kolaterali të jetë
mbi vlerën e huasë në mënyrë që ai të sigurojë kthimin e plotë të saj. Veprimet lidhur me sigurimin me
kolateral ndryshojnë varësisht nga boniteti i huamarrësit nga natyra e kolateralit dhe nga organizata
financiare e cila lejon huan. 322

Mirëpo vlera siguruese e kolateralit në radhë të parë varet nga aftësia likuiduese e tij, pra nga shpejtësia
e shndërrimit të kolateralit në para të gatshme. Në qoftë se kolaterali mund të shitet shpejtë në treg dhe
nuk i rrezikohet çmimi atëherë ekziston siguria e plotë e huadhënësit për lejimin e kredisë mbi këtë
bazë. Qëndrueshmëria e kolateralit varet në masë të madhe edhe nga lëvizja e vlerës së tij të tregut.

322
XhafaProf.Dr. Halit&CiceriProf.Dr.Beshir, “DrejtimiFinanciar 1”, albPAPER, Tiranë, 2006; faqe 123

344
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Instrumentet e ndryshme të cilat jepen si kolateral e që karakterizohen me lëvizje të çmimit të tyre të


tregut nuk janë të sigurta për huadhënësin.

Kreditë afatmesme janë të ngjashme me ato afatshkurta sa i përket mënyrës së likuidimit të tyre.
Mirëpo ato plotësojnë nevojat e përhershme të firmës për mjete prandaj shërbejnë si zëvendësim i
përkohshëm i burimeve afatgjata të financimit. Burimet afatmesme të kreditimit i sigurojnë biznesit një
fleksibilitet të mjaftueshëm në periudhë afatgjatë sidomos kur sipërmarrësi nuk është i sigurt për
madhësinë dhe natyrën e nevojave të ardhshme financiare të saj.

Kredia afatmesme nënkupton periudhën mbi një vit e cila paguhet sipas një renditje të caktuar. Shumica
e këtyre kredive bankare kanë afatin e maturimit nga 3 deri në 5 vjet. Këto kredi kthehen në këste
periodike: 3 mujore, gjysmë vjetore ose vjetore. Renditja e kthimit të kredisë i përshtatet likuiditetit të
huamarrësit për pagimin e borxhit më së shpeshti kreditë amortizohen në këste të barabarta periodike
përpos këstit të fundit i cili mund të ndryshojë nga ato paraprake. Norma e interesit në këto kredi është
më e lartë nga ato të kredive afatshkurta.

Financimi me kontrata të shtijës së kushtëzuar

Sipas kontratës së shitjes së kushtëzuar blerësi pranon të blejë një pajisje dhe ta paguajë atë me këste
për një periudhë të caktuar kohore, që sillet nga një deri në pesë vjet. Me këto kontrata financohet
blerja e pajisjeve të ndryshme, pra aktiveve të qëndrueshme të firmës. Karakteristikë e kësaj kontrate
është se shitësi vazhdon të jetë pronar mbi pajisjen derisa blerësi të mos bëjë pagesën e plotë. Kur
bëhet pagesa e plotë atëherë blerësi bëhet pronar i pajisjeve. Financimi me kontratën e shitjes së
kushtëzuar aplikohet në rastet kur blerësi nuk ka mjete të mjaftueshme likuide për të blerë pajisje,
prandaj ai kërkon që pjesën e mbetur të vlerës së blerjes së pajisjes t’ia financojë një shoqëri financiare.

Supozojmë se firma disponon me mundësinë që vetë të financojë 30% të vlerës së pajisjes ndërsa ka
nevojë për 70% të financojë nga një shoqëri financiare. Në këtë rast nënshkruhet kontrata ndërmjet
blerësit dhe shoqërisë financiare dhe bëhet plani i shlyerjes së detyrimeve në këste me afat të zgjatur të
shlyerjes.

Shfrytëzues të financimit me këste të pajisjeve kryesisht janë bizneset e vogla me mundësi të ulët të
përballimit të kredive bankare. Përparësitë e financimit me kontratë të kushtëzuar të shitjes qëndrojnë
me mundësi që u ofrohen firmave të vogla dhe të mesëm për të blerë pajisje në harmoni me fluksin e
parasë që këto e sigurojnë për shlyerjen e huasë. Ndërsa e meta qëndron në faktin se këto kontrata
përdoren vetëm për financimin e aktiviteteve të qëndrueshme dhe jo për nevojat tjera të firmës.

Kreditë të cilat i lejojnë shoqëritë e sigurimit

Kreditë në kohëzgjatje mbi një vit për bizneset i lejojnë edhe institucionet e tjera huadhënëse. Shoqëritë
të cilat merren me sigurimin e jetës zakonisht lejojnë kredi në kohëzgjatje mbi 10 vjet. Meqenëse këto
shoqëri japin kredi me një afat më të gjatë rezulton se norma e interesit është më e lartë. Kreditë
afatmesme për shoqëritë e sigurimit paraqesin investim, prandaj ato duhet t’u sigurojnë kthim në
harmoni me koston e kreditit të kenë parasysh riskun dhe të ardhurat nga investimet alternative të
këtyre fondeve. Kreditë të cilat i lejojnë shoqëritë e sigurimit nuk janë konkurrente me kreditë e
bankave për arsye se ato janë më të ngarkuara me shpenzime, mirëpo ato janë plotësuese për periudha
më të gjata kohore.

345
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Financimi me anë të kontratave të qirasë

Shumë ndërmarrje nuk kanë aktive të mjaftueshme prandaj praktikojnë që një pjesë të tyre të marrin
me qira. Llogaritet se marrja me qira (leasing) përbën mbi 30% të financimit të jashtëm të pajisjeve.
Përparësia e kësaj forme qëndron në shfrytëzimin e këtyre objekteve pa bërë shpenzime për blerjen e
tyre. Në vend të kësaj bëhet pagesa e qerasë në këste mujore apo 3 mujore. Me kontratën mbi qiranë
caktohet se kush merr përgjegjësinë për mirëmbajtjen e këtyre objekteve.
Qiraja, edhe pse nuk është burim direkt financiar, paraqet alternative të kredive afatmesme sepse lejon
mjete të cilat do të angazhoheshin për blerjen e mjeteve që merren me qira në këtë formë. Ajo
zëvendëson format e tjera të financimit dhe shërben për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të objekteve
dhe pajisjeve të ndryshme. Formë tjetër e financimit do të ishte blerja e këtyre objekteve dhe pajisjeve.
Qiramarrësi obligohet të paguajë qiranë dhe kamatën mbi borxhin. Në qoftë se qiramarrësi do të
tregohet i paaftë për përmbushjen e këtyre obligimeve, do të rezultojnë probleme financiare me
qiradhënësit. Prandaj financimi i qirasë dhe financimi i borxhit janë shumë të ngjashëm sa i përket
analizës së aftësisë së firmës për të përmbushur obligimet fikse.

BURIMET E FINANCIMIT AFATGJATË

Një shoqëri duhet të ketë një shumë të mjaftueshëm të kapitalit të vet, për ta lejuar që të përfitojë nga
borxhi me kosto të ulët dhe të ndërtojë një strukturë optimale të kapitalit. Kapitali i vet, mund të
sigurohet brenda firmës nga fitimi i pashpërndarë, madhësia e të cilit ndikohet nga politika e
dividendëve, ose nga jashtë duke shitur aksione të zakonshme. Kapitali pronë apo burimet e veta janë
burimi kryesorë dhe i domosdoshëm për zhvillimin e veprimtarisë së një firme. Firmat e organizuara me
një pronarë investojnë paratë dhe burimet e tjera në biznesin e tyre dhe kështu kanë pretendime mbi
burimet e veta të firmës.

Burimet e financimit me anë të kapitalit janë aksioni i preferuar dhe aksioni i zakonshëm. Emetimi si i
aksionit të preferuar dhe i aksionit të zakonshëm ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Zgjedhja e njërit
apo tjetrit lloj bëhet në varësi të rrethanave të caktuara.

PËRFUNDIMI

Si përfundim mund të themi se financimi është pjesa kryesore për punën e suksesshme të një biznesi,
me rëndësi të veçantë si në fillimin e biznesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të procesit të punës së tij.
Çdo firmë duhet të përcaktojë drejt se çfarë fondesh i duhen për të filluar operimin e saj, çfarë fondesh
shtesë i duhen për të ruajtur vazhdimësinë e saj, fondet që i duhen për të mbuluar shpenzimet e
paparashikuara, si dhe ku do të sigurohen paratë.

Nëse ndërmarrja nuk mund të siguroj financim të nevojshëm nga fitimi, duhet të iniciojë kontratë me
ndërmarrjet tjera për bashkim destinues të mjeteve duke lidhë kontratë me ndërmarrjet të tjera për
financim të nevojshëm ose mund të paraqesë kërkesë për fondet e nevojshme nga bankat ose
ndërmarrjet e ndryshme.
Institucionet financiar janë ndërmjetës që kanalizojnë kursimet e individëve, bizneseve dhe qeverisë në
investime, kurse tregjet financiare ofrojnë një formë organizimi ku ofruesit e fondeve dhe kërkuesit e
borxhit dhe fondeve për investime mund të hyjnë në marrëdhënie drejtpërdrejt.

346
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimet e financimit afatshkurtër janë ato burime që përdoren për financimin e aktiveve afatshkurtra të
ndërmarrjeve. Meqenëse shpenzimet që financohen nga këto burime përfshihen në koston e prodhimit
dhe rikthehen brenda vitit, edhe shlyerja e tyre bëhet brenda një viti.

Huat afatmesme janë hua me maturim më shumë se një vit por jo ma shumë së pesë vjet. Ato janë të
përshtatshme në rastet kur përdorimi i huave të pasigurta afatshkurta nuk është i leverdishëm, si për
shembull kur blihet një biznes kur blihen aktive fikse të reja ose kur borxhit afatgjatë i ka ardhur afati i
maturimit.
Një shoqëri duhet të ketë një shumë të mjaftueshëm të kapitalit të vet, për ta lejuar që të përfitojë nga
borxhi me kosto të ulët dhe të ndërtojë një strukturë optimale të kapitalit. Kapitali i vet, mund të
sigurohet brenda firmës nga fitimi i pashpërndarë, madhësia e të cilit ndikohet nga politika e
dividendëve, ose nga jashtë duke shitur aksione të zakonshme.

Kostot e financimit të bizneseve varen nga zgjatja e afatit të huas. Sa më i gjatë të jetë afati i pagimit të
huas aq më i shtrenjtë do te jetë financimi i biznesit. Prandaj ndryshimet ndërmjet kreditimit
afatshkurtër dhe afatgjatë mund te harmonizohen me normat e interesit. Kostoja e pritur e financimit
afatgjatë zakonisht është më e lartë nga ajo e financimit afatshkurtër. Për periudhë afatshkurtër
ekziston një pasiguri më e madhe e kthimit të kredive, ndërsa për periudha afatgjata ndërmarrjet
zakonisht detyrohen të paguajnë normë më të lartë të interesit.

LITERATURA

1. Bundo . Sherif, “Financë”, Botues AlbPAPER, Tiranë, 2004;


2. Civici. Adrian, “Kriza financiare apo globale”, UET Press, Tiranë 2010.
3. Civici. Adrian, “Iluzionet monetare – Mashtrimet e mëdha”, Ombra GVG, Tiranë 2011.Daniel
4. Drucker. Peter, “Managing for the future”, 1992
5. Havolli. Ymer,” Menaxhmenti i Resurseve Njerzore”, Prishtine 2003.
6. Kliford M. Bombek, “Bazat e drejtimit te biznesit te vogël”, SHBLU Tirane 1994;
7. Kume. Vasilika,” Marrja e Vendimeve Manaxheriale”, Botimi I trete, Tiranë, 2002
8. Laci . Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekrete dhe strategji për një biznes të suksesshëm;Albin,
Tiranë 1998.
9. Mankiw N. Gregory & Taylor P. Mark, “Ekonomiksi makroekonomia”, UET Press, Tiranë 2012.
10. Mustafa. Isa, “Menaxhmenti Financiar”, Riinvest, Prishtinë, 2005;
11. Prevalla. Shaban, “Financimi i afarizmit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve,” Shkup, 1999;
12. Ramosaj. Berim & Zeqiri. Izet “Managment - Udheheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes
ekonomike”, DukagjiniPrishtinë, 2003;
13. Salko. Drini &Dhuci. Orfea, ”Paraja dhe institucionet financiare”, Botues AlbPAPER, Tiranë, 2005.
14. Smith. Adam, “Pasuria e kombeve”, IPLS & DITA, Tiranë, 2000.

347
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ejup Rustemi, Mefail Tahiri - The Impact of Business Intelligence Development on Telecommunication
Industry

Ejup Rustemi
Master at State University of Tetova

Mefail Tahiri
Docent at State University of Tetova

Abstract

Data, information, intelligence; these are the main roots by which companies find their best solutions
to their coustomer’s needs. Business Intelligence provides the tools that can facilitate how we deal with
these issues. The same can be applied in the Telecommunication Industry. The following study will try
to expalin the main areas in which BI can provide better solutions for the problems that companies
face in the field of telecommunications.

Key words: business intelligence, telecommunication, database, server, information, etc.

Introduction information toany particular individual


unable to utilize knowledge of information.
Information is the hottest commodity in
business today. The informationuniverse is Monitoring and identifying relevant
transforming. Today succeeding in business information, and assimilating, managing,and
depends on howwell organizations know responding to it, are placing increasing time
their customers, how well they understand demands on theindividual. In an ever-
theirbusiness processes, and how effectively expanding universe of information,
they run their operations. Andhaving that information itselfis no longer scarce but
kind of far-reaching insight depends on knowledge is. Many people have reached a
information: informationthat is accessed, pointof “information overload”; they do not
integrated, and distributed in a meaningful have the time to find the valuableinformation
fashion. themselves and convert it into knowledge.

The technological developments of this Intelligence is More than Just Information


decade and the past centuryhave created an
ever-expanding universe of information, from Intelligence is the ability to learn, to
pure contentcreation to the endless statistics understand, or to deal with new ortrying
created by every individual’s interactionwith situations; the skilled use of reason; or the
the new technological environment. This ability to apply knowledgeto manipulate
growth in the ability tocreate and distribute one’s environment or to think abstractly.
information along with the facility to monitor Informationfuels the new economy and plays
its useoffers enormous cultural, educational, an essential role in developing
and financial benefits for those whoknow andmaintaining a sustainable competitive
how to harness it. However, the same growth advantage. The demands on abusiness
has led to an inevitabledilution in both the today—increased global competition, lower
quality and the applicability of that barriers to entry,lower profit margins—are
creating an ever-increasing need for access

348
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

todata. Keys to success in such a trying complexitycannot be managed. There are


business environment are: several good solid business reasons forthis
assumption. A few of them are:
 How easily and consistently can
organizations share financial  Loss of opportunities due to
results with managers? unpreparedness
 How effortless is it for customers  Set goals not achieved regularly
to learn about the organization’s  Continuous changing of business
products? objectives
 How often do sales and support  Inability to scale the business
teams work in concert when a new  Always reacting to events, and not
product is released or when an old in a timely manner
one is updated?  Redoing or repeating processes,
 How quickly can organizations for example, rekeying data into
take the pulse of the overall different systems
organization?  Conflicting customer treatment (1)
The ability to get the right information to the
right people at the righttime is therefore
more important than ever; however, the
sheer volumeof available data makes such a
proposition more challenging than ever. Business Intelligence and Telecommunication

Organizations that are the most successful at Management has a key role to play in terms of
collecting, evaluating, andapplying implementing BI in the telecommunications
information are consistently the leaders in industry.It is management's role to ensure
their respectiveindustries. The ability to act that not only is the necessary BI software
faster and more effectively than the purchased andimplemented, but also that the
competitioncan be the defining advantage in necessary data are efficiently analysed and
today’s marketplace and the meansfor disseminated to ensure thesurvival of the
successfully managing customer relationships organization.
in the long run. The responsibility for deploying a BI initiative
Furthermore, increasing regulatory rigidity lies with the chief information officer (CIO),
and enhanced competitivepressures are the ITgeneral manager or the chief technical
making present-day enterprises need officer (CTO). There is a general trend
analytical “answers” inreal-time so they can towards CIOsbecoming more business
plan more accurately and react more quickly orientated rather than merely technically
tochanging conditions and they also need to competent. This change is takingplace since
perform analytics across their the CIO now manages both business analysts
and the technical staff.(2)
organizations. All this leads to a complex
scenario further compoundedby the size and A BI architecture comprises both hardware
global footprint of today’s enterprise. and software solutions as they are necessary
for successfulBI. An in-house BI environment
As organizations look to address these must minimally include one or more
challenges while they followthe dream to dedicated database servers thatare separate
become leaders in a knowledge economy, from the company's transactional systems.
with limited standalonetwo-dimensional These servers must have the capacity to
tools, such as the spreadsheet, such houselarge volumes of current and historical

349
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

data and to process that data efficiently. solutions for whichtelecommunications


There is ongoingdebate about which is the companies are looking involve marketing—
best architecture for data warehousing such as customerretention, target marketing,
environments, but traditionalarchitectures and campaign management, customer-
consist of an ODS, a central data warehouse relationshipmanagement, and network
and multiple subject data marts.(2) business intelligence to streamline network
assets.(3)
In competitive telecommunications
environments, customers choose their
serviceproviders. Today, this is a reality for
long-distance, Internet service provider(ISP), BI Analytics in Telecommunications
wireless, and some local markets in the
The telecommunications industry expanded
United States. In other parts of the
substantially in the past decade. Technology
world,competition exists in countries such as
advancementalong with the liberalization of
the United Kingdom, Australia, and
once closed markets and privatization of
NewZealand. However, deregulation of the
government-held monopolieschanged the
communications market is occurring inthe
nature of the industry in the 1990s and
U.S. local telephone market, and
continues to shake up the industry every now
privatization/deregulation is occurringacross
andthen. In early 2000, the industry scaled
Europe, Latin America, and Asia.
new highs with respect to market
Under competitive conditions, the customer capitalization. Both businessand technology
becomes the central focus of thecarrier’s disruptions have introduced significant
activities. Customer requirements not only expansion and innovation.(4)
determine service offeringsbut also shape the
Since then, however, the telecommunications
network and impact the organizational
industry has been overwhelmed by a series of
structure of the carrierto focus on particular
events
types of customers.
that have led to a depressed industry
Competition (and the threat of competition)
segment. Over the past few years, it has
has resulted in two distinct trends inthe
suffered from severe debt,overcapacity,
telecommunications industry:
customer churn, and service
• industry consolidation—In an effort to commoditization. The earnings declines and
compete, carriers arelooking for ways to flight of capitalhave driven the industry to
enter new markets and offer new services. reevaluate and reassess fundamental
The mostlogical and expedient way to do this business practices and devise
is through mergers andacquisitions. survivalstrategies that will lead it back to
competitiveness and consistent profitability.
• convergence—The integration of multiple
lines oftelecommunications services (i.e., The same forces that fed the development of
video, voice, data, etc.) has becomean new services and the entrance of new players
economic reality, and carriers are beginning also sawmargins grow slimmer for most
to offer multiple services as well as significant customer churn
as competitors offeredalternative choices.
services, often in the form of packages or The expansion of the infrastructure has not
bundles of products. been absorbed yet with an equivalentrise in
demand and profitability. On the other hand,
Telecommunications companies worldwide investments incurred for expansion and for
are exploring business intelligencesolutions acquisitionof 3G licenses are becoming a
to achieve competitive advantage. The key backbreaking exercise for the once solvent

350
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

and profitable communicationservice In today’s extremely challenging business


operators. Trillions of dollars in market environment, many telecommunications
capitalization have evaporated in the past operators and carriersare measuring their
coupleof years and hundreds of thousands of success by the size and growth of their profit
jobs have disappeared from the sector. The margins. As a result, carriers areunder
telecom industry,which is undergoing a intense pressure to reduce or eliminate the
period of difficult change, is under a great major threats to these slim margins, including
deal of competitive and market pressure.(4) revenueleakages and frauds, inaccurate or
missed intercarrier billing, churn, inefficient
The major challenges facing the industry are: network usage, and leastcostrouting plans.
These competitive and market pressures are
• Market uncertainty and excessive debt
also making the telecom industry reassessits
• Bandwidth commoditization business model and redefine the path that
will return it to competitiveness and
• Limited market capital profitability.

• Large, expensive, and inflexible IT


infrastructures

351
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Telecom was among the first industry Further solutions should include a multilayer
verticals to experience the benefits that BI security model that authenticates and
brings to the corporate table. Telecom was authorizes accessto data, protects data
also the first to experiment with how BI, or transmission, and controls application
rather analytical capabilitiesin conjunction functionality by associated privileges.
with Customer Relationship Management Thisensures that users see only the data
(CRM) solutions, can improve intended for them as access is defined for
customerexperience and thereby the each user against project,row, and object.(4)
business. Among the first applications in this
area were the telecomindustry’s BI initiatives Finally, the solution’s integrated and flexible
to reduce customer churn. The use of BI platform allows enterprise analysts to survey
connected to operational CRM systemshelped the entireenterprise to measure ROI, cost of
identify customers who were most likely to capital, internal rate of return (IRR), and
shift to another service provider, by analyzing additional financial analysesacross units,
thenumber and nature of grievances campaigns, and customer segments.
registered by users.(4)

Although the success of these initiatives has


resulted in CRM products with analytical
capabilities, Key Factors of BI Implementation
the case is still strong for a dedicated BI Consumer Demand
system connected to an operational CRM
system, provided thelinking is done Customers (or consumers) are expecting
optimally. This is because the new CRM companies to understand and respecttheir
products still do not match up to a full- needs and desires. In this world, the customer
fledgedBI system’s analytical capabilities, not drives the relationship. It isthe role of the
so far at least. Today telecommunications business to hear what the customer has to say
companies can providebasic answers. and respond bydelivering relevant products
However, the complex questions they need to and services (what they want) on their terms
answer today go beyond any one (howthey want it). Companies can no longer
operationalsystem. expect to sell several products andservices to
the masses (mass marketing) but must tailor
Telecommunications service providers many products andservices (i.e., mass
should pursue an integrated information customization) to the individual. This is
strategy from a singleplatform without generally referred toas mass
compromising security, user requirements, or customization.(3)
future flexibility. There are several
strategicbenefits to this type of “define once, Competition
deploy everywhere” solution. This type of
solution enablesdetailed analyses within The ability to refocus a product mix in
business units while allowing cross-divisional response to evolving competition is acritical
analyses by enterprise users. success factor for any business. The key is to
be able to anticipate theneeds of the
Once the enterprise data warehouse is built, marketplace before one’s competitors.(3) It is
organizations can then define data marts that this ability to outpacecompetitors that most
meet multiplebusiness unit needs. companies find difficult or impossible to do,
given today’samalgamation of technologies
and architectures. Why is this important?

352
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Corporations today are facing more and more Before, the implementation of the IT systems,
deregulation; mergers andacquisitions are the Macedonia Postal Service was based on
blurring the relationships to customers; and the principle of distributed databases, ie, each
globalization of themarketplace and unit has its own database. The transfer of
consumer is opening up businesses to new data from the unit to the central server, was
avenues forexpansion and, as a result, new made every 10 minutes.
competitors. Therefore, it is mandatory for
acorporation to restructure itself quickly Until now, in the IT system, managers are said
without losing the ability to compete. to have found inconsistent data between local
and central servers, in other words, not all
Optimization data from the local server was transferred to
the central server.
The ability to measure and predict return on
investment (ROI) is something The banks have been able to determine that
thatcorporations find difficult to perform there are missing transactions only for
rapidly. These measurements indicate pension payments, for which there is
thehealth of the corporation, and the ability additional evidence as to whether the pension
to determine them rapidly allows is paid. Other transactions are not recorded in
acorporation to change its direction with the system of the bank, nor the central server.
minimal loss.(3) Other examples of the
needfor optimization include the ability to Data exchange took place every 10 minutes,
determine the most efficient channels and the process of exchange took 2-8
forcontacting customers, target the minutes, depending on the number of
appropriate customers for a transactions per day. If this time was added to
corporation’sproduct mix, and identify new the time needed for transmission from the
product opportunities before the local to the central server, there was a
competition. potential of delay between 15 and 25
minutes. (Fig. 1)

Real World Example – Macedonia Poastal


Service

353
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

PB Server MP Server

(Oracle) Oracle

Unit Unit Unit


Server Server Server

Counter Counter Counter

Fig. 1

Part of the equipment and software tools Subsidiaries were related with ProNetBasic
installed on the counters of MP were in (VPN) links with capacity of 256K, 100 units
exploitation for a longer period and were were associated with ISDN2 lines and 80
technologically obsolete. Because of that, MP others with ADSL lines. This type of
was unable to implement the new application connection didn’t provide quality and safe
and system solutions that are based on connection.
modern technology.
The following scheme shows the new way MP
Existing telecommunication lines did not works since 2010/2011:
allow implementation of on-line operation.

354
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

PB server MP Server

Informix Bse Oracle Base

Counter Counter Counter

355
For these requirements, these server specifications were applied:

 128 GB RAM support


 Intel or AMD processors with 6 cores
 Minimum of 12 GB of RAM
 2 Hot Swap Hard Drives of 300 GB
 RAID controllers with battery and 512 of RAM
 Minimum of 6 network cards
 Fiber channel with two ports of 4Gbps
 Two Hot Plug PSU-s of 460watts
 Windows Server Enterprise 2008 R2 64bit
 2 Oracle DB Standard Edition licenses
 2 upgradeable Oracle software licenses

Fig. 2

Macedonia Postal Service performs payment transactions for the banking institution "Postal
Bank", as well as transactions for postal operations. Transactions are executed by any postal
unitthrought Macedonia. In total there are over 300 postal units. Each unit has a local Oracle DB
server (version 7, 8 or 10) where client machines record transactions. At every 10 minutes
there is a synchronization of bank transactions between the local server and the central server
(Samoil), which is located in the central in Skopje. Every 24 hours there is a synchronization of
postal transactions between the local server and central server, Aladin, which is also located in
Skopje.

The application for banking operations is developed in Delphi 3, and it does not provide
simultaneous execution of transactions (online mode of operation).

Therefore, it is necessary to allow the simultaneous execution of transactions with which


customers will have updateds at any given time. However, there is a continous strive to make
things better in the near future.
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Conclusion

Telecommunications service providers should pursue an integrated information strategy from a


singleplatform without compromising security, user requirements, or future flexibility. There
are several strategicbenefits to this type of “define once, deploy everywhere” solution. This type
of solution enablesdetailed analyses within business units while allowing cross-divisional
analyses by enterprise users.

Once the enterprise data warehouse is built, organizations can then define data marts that meet
multiplebusiness unit needs.

Further solutions should include a multilayer security model that authenticates and authorizes
accessto data, protects data transmission, and controls application functionality by associated
privileges. This

ensures that users see only the data intended for them as access is defined for each user against
project,row, and object.

Business Intelligence has paved the way for success in all areas of enterprise operation;
telecommunications are no exception, something which this paper I hope to have prove.

References:

1. Business Intelligence for Telecommunications; Pareek, D.; 2007

2. Business Intelligence and the Telecommunications Industry; O’Brien, J., Kok, J.A.; 2006

3. Business Intelligence for the Telecommunications Industry; Group of Authors (The


International Engineering Consortium); 2008

4. Handbook of Modern Telecommunications;Morreale, P., Terplan, K.; 2010

5. Macedonian Postal Service Report 2010/2011

6. Better Business Intelligence — How to Learn More about Your Company; Collins, B.; 1997

7. Business Intelligence Using Smart Techniques; Halliman C.; 2001

8. Building Executive Information Systems; Watson, Hugh, Houdeshel, George, and Rainer, Rex.;
1997

357
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Egzone Osmanaj - Kontrata për sigurimin

Mr.sc.Egzone Osmanaj

Phd.cand.Universiteti i Evropës Juglindore.Tetove.

Ligjëruese.Fakulteti i Drejtësisë.Kolegji Evropian Dugagjini.Pejë.

Email: egzona.osmanaj@evun.eu

Abstrakt

Në këtë punim trajtohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kuptimin dhe veçoritë e
kontratës për sigurimin,elementët e kontratës për sigurimin dhe me të drejtat dhe detyrimet e
palëve në këtë kontratë.Qëllimi parësor i këtij studimi është qasja dhe analiza e kontratës për
sigurimin në aspektin e rregullimit ligjor në Kosovë dhe në disa vende të tjera të përfshira në
studim,gjegjësisht më këtë punim synojm të ofrojm informacione të rëndësishme në lidhje më
kontratën për sigurimin për të gjithë ata të cilët shprehin interesim për sigurimet,për shkak të
natyrës së punës apo aktivitetit më të cilin merren.Qëllimi i punimit është arritur duke aplikuar
metodat e përshtatshme studimore referuar ç’do rasti veç e veç.Metodat të cilat kryesisht janë
përdorur gjatë hartimit të këtij punimi janë metoda normative,metoda krahasimore,metoda e
analizës,metoda dialiktike si dhe në disa raste dhe metoda historike.Në përfundim kemi arrite të
konstatojm :se legjislacioni kosovar në fuqi në fushën e sigurimeve nuk është i plotë,ndoshta dhe për
shkakun se në Kosovë kontratat për sigurimin gjejnë zbatim praktik më së shumti në dekadën e
fundit e sidomos pas luftës së fundit në Kosovë ;se nivel të BE-së nuk ekziston një definim ligjor për
kontratën për sigurimin dhe se në mes të shteteve anëtare të BE-së mbesin dallime të rëndësishme
në rregullimin ligjor të kontratës për sigurimin.

Fjalë kyçe: kontrata për sigurimin,siguruesi,i siguruari,rasti i siguruar,primi i sigurimit,polisa e


sigurimit,sigurimi i jetës,sigurimi i pasurisë.

Hyrje

Në jetën e individit,biznesit dhe për zhvilimin ekonomik të një shoqërie dhe një vendi kontratat për
sigurimin paraqesin një element shumë të rëndësishëm pasi ato ofrojnë një mbrojtje nga rreziqe të
ndryshme,të cilat ne edhe nuk mund ti parashikojmë,por që mund të na ndodhin në çdo
çast.Shpeshherë njeriu si individ nuk ka qenë në gjendje që të mbrohet vetë nga rreziqe të
ndryshme ti cilat i kanosen.Për këtë arsye që heret ka filluar që në bashkëpunim me të tjerë të
organizohet në dhënien e ndihmes ose në pengmin e dëmeve,që kanë mund të parashihen dhe të
evitohen.Në organizimin e ndihmës së këtillë qëndron edhe paraqitja dhe zhvillimi i sigurimit.Më
qellim të zvogelimit respektivisht menjanimit të rrezikut,që nga kohërat antike vie deri të organizimi i
disa shoqërive të caktuara të cilat anëtareve të vet, në raste të caktuara, u kane kompensuar dëmin
e shkaktuar nga shkaktaret e ndryshem.(Edhe Kodi i Hamurabit e ka rregulluar kompensimin e demit
dhe vjedhjeve për karavanet e udhetareve).Në vendet e njohura tregtare siç është Italia, gjate
mesjetës, lindin institucionet e sigurimit të ngjajshme më këto të kohërave të sotme.Kontratat e
para të sigurimit paraqiten gjate shekullit XIV.Periudhat e më voneshme karakterizohen më
komercializimin gjithnje e më të madh të sigurimit,e qe rendësi të veçante për zhvillimin e sigurimit
bashkëkohor ka LOYD-a (1779).Sot ,në botën bashkëkohore kontrata për sigurimin konsiderohen një
ndër kontratat më të rëndësishme dhe më të përhapura në qarkullimin juridiko-civil,përhapja e së
cilës po rritet gjithnjë e më shumë,me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë njerëzore
dhe me rritjen e cilësisë dhe vlerës së jetës së njeriut.Punimi në vijim trajton kontratën për sigurimin
në aspektin e rregullimit ligjor të saj.Punimi është ndare në katër pjesë: Pjesa e parë e punimit

358
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

trajton kuptimin dhe karakteristikat e kontratës për sigurimin sipas legjislacionit kosovar dhe
legjislacionit të disa vendeve të tjera,në mënyrë të veqantë në këtë pjesë shqyrtohet kuptimi dhe
karakteristikat e kontratës për sigurimin sipas legjislacionit të disa shteteve anëtare të BE-së.Pjesa e
dytë e punimit trajton elementët themelore të kontratës për sigurimin.Pjesa e tretë e punimit
trajton efektet juridike të cilat dalin nga lidhja e kontratës për sigurimin.Pjesa e katërt e punimit
trajton karakteristikat e tregut të sigurimeve në Kosovë.

Objekti dhe qëllimi i punimit

Objekti kryesor i këtij punimi është kontrata për sigurimin.Qëllimi themelor i këtij punimi është
qasja dhe analiza e kontratës për sigurimin në aspektin e rregullimit ligjor në Kosovë dhe në disa
vende të tjera.Ky punim synon të japë përgjigjje të sakta dhe në mënyrë profesionale në pyetjet e
mëposhtme:

1. A ekziston një përkufizim ligjor për kontratën për sigurimin;


2. A ekzistojn dallime në mes të vendeve të BE-së,në aspektin e rregullimit ligjor të kontratës për
sigurimin;
3. Cilat janë karakteristikat e kontratës për sigurimin;
4. Cilat janë elementët themelore për lidhjen e kontratës për sigurimin ;
5. Cilat janë detyrimet ligjore të siguruesit dhe të siguruarit;
6. Cilat janë karaktersitikat e tregut të sigurimeve në Kosovë;
7. Cilat janë llojet e polisave më të kontraktuara në Kosovë.

Metodologjia

Metodologjia e përdorur gjatë punimit mbështetet kryesisht në pikëpamjet doktrinare shqiptare


dhe të huaj.Kontrata për sigurimin është analizuar në mënyrë të detajuar duke u referuar kryesisht
tek dispozitat dhe parashikimet e ligjit për marrëdhëniet detyrimore në aplikim në Kosovë dhe në
ligjet në fuqi në fushen e sigurimeve të disa shtete të tjera të përfshira në studim.Metodat të cilat
kryesisht janë përdorur në hartimin e këtij punimi janë metoda normative,metoda
krahasimore,metoda e analizës,metoda dialiktike si dhe në disa raste dhe metoda historike.

I. NJË SHQYRTIM I SHKURTËR KRAHASIMOR MBI KONTARTËN PËR SIGURIMIN

1. Kuptimi i kontratës për sigurimin sipas legjislacionit kosovar dhe legjislacionint të disa vendeve
të tjera

Më kontratën për sigurimin krijohet marrëdhënia juridike ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit,më të
cilën siguruesi e siguron të siguruarin duke u detyruar se do të paguajë shumën e siguruar në rast së
shkaktohet rasti i siguruar,kurse i siguruari detyrohet të paguajë preminë e sigurimit për
siguruesin323.Kontrata për sigurimin është kontrate e cila percakton punët juridike më detyrime
dypalëshe më të cilat percaktohen dy detyrime themelore të palëve: qe i siguruari të paguan premin
e sigurimit dhe që sigurimi (bashkësia e sigurimit),në rast të caktuar për interesin e siguruar, të
paguan shumen totale të kontraktuar.324Kështu,si te njëra pale po ashtu edhe të tjetra paraqiten
grumbull i detyrimeve të cilat i detyrojne palet më rastin e lidhjes se kontrates. Kuptimi i kontratës
për sigurimin jepet nga ligji për marrëdhëniet detyrimore i RK, i cili në nenin 918 parashikon
shprehimisht se“Me kontratën për sigurimin detyrohet kontraktuesi i sigurimit që mbi parimet e
reciprocitetit dhe solidaritetit të paguajë një shumë të caktuar shoqërisë së sigurimit (siguruesi),
kurse shoqëria detyrohet që, nëse ndodh ngjarja që paraqet rastin e siguruar, t’i paguajë siguruesit

323 Dauti,N.(2004).E Drejta e Detyrimeve.Prishtinë.Fq.413


324 Batrakçi,Xh.(2007). Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimit ,Prishtinë.Fq.228
359
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

apo ndonjë personi të tretë shpërblimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të kryejë diçka
tjetër”325.Ndërsa,ligji për marrëdhëniet detyrimore i Republikës së Serbisë326,në nenin 897 përcakton
këtë kuptim për kontratën për sigurimin “më kontratën për sigurimin një person merr persipër
detyrimin për të paguar një shumë të caktuar shoqërisë së sigurimeve,ndërsa shoqëria e sigurimeve
merr persipër detyrimin që nëse ndodhe ngjarja që paraqet rastin e siguruar,do t’i paguajë të
siguruarit ose ndonjë personi të tretë shumën e siguruar,ose do të bëjë diçka tjetër.Pra,kuptimi i
kontratës për sigurimin jepet në mënyrë të njëjtë si nga LMD i RK ashtu dhe nga LMD i RS.

Ky rregullim ligjor në të dy ligjet është trashëgimi e LMD i RSFJ i vitit 1978,ligji ky i cili ishte në
aplikim në Kosovë deri në vitin 2012.LMD i RSFJ në nenin 897 e përkufizon kontratën për sigurimin
kësisoj“me kontratën mbi sigurimin obligohet kontraktuesi i sigurimit që mbi parimet e reciprocitetit
e të solidaritetit të bashkojë një shumë të caktuar në bashkësinë e sigurimeve respektivisht në
bashkësinë e rrezikut (siguruesi) kurse bashkësia obligohet që nëse ndodhë ngjarja që paraqet rastin
e siguruar,t'i paguajë siguruesit apo ndonjë personit të tretë kompensimin,respektivisht shumën e
kontraktuar që të kryejë diçka tjetër.”Nga kjo,shihet se LMD i RK,nocionin për kontratën e sigurimit e
ka marrë nga LMD i RSFJ,duke mos e ndryshuar për asnjë element.Një përkufizim më të zgjeruar të
kontratës për sigurimin e hasim në legjislacionin e Shqipërisë,përkatësisht në KC.Ligji për
veprimtarinë e sigurimit,risigurimit,dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime i Republikës së
Shqipërise,e përkufizon kësisoj kontratën për sigurimin “kontrata e sigurimit” nënkupton
marrëveshjen me shkrim midis palëve,nëpërmjet të cilës siguruesi merr përsipër kundrejt pagesës së
primit, për t’i ofruar të siguruarit një dëmshpërblim me vërtetimin e ngjarjes së
sigurimit327.Përkufizimi i kontratës për sigurimin në mënyrë më të zgjeruar jepet nga Kodi Civil i
Shqipërisë në nenin 1113,kësisoj“Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi),në qoftë se
vertetohet ngjarja e parashikuar në kontratë, detyrohet:

a) në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të
cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës së parashikuar në kontratë;
b) në rastin e sigurimit të personit t’i paguajë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit
është lidhur kontrata, shumën e sigurimit që është parashikuar në kontratë.

I siguruari detyrohet të paguajë primin (çmimin e sigurimit) të caktuar në kontratë. Siguruesi mund të
jetë person publik ose privat”328.

Pra, Kodi Civil në të njëjtën dispozitë ka dhënë kuptimin si për konratën e sigurimit të pasurisë ashtu
edhe për kontratën për sigurimin e personave.Kodi Civil Italian në nenin 1882,jep kuptimin e
kontratës për sigurimin kësisoj “Sigurimi është një kontratë në të cilën siguruesi,kundrejt pagimit të
primit të sigurimit në favor të tij,është i detyruar që t’i zhdëmtojë të siguruarit, brenda kufijve të
caktuar në kontratë, dëmet e shkaktuara nga rasti i sigurimit ose të paguajë në favor të të siguruarit
një shume të hollash apo një rentë jetësore me verifikimin e një ngjarje që shkakton dëme në
shëndetin ose jeten e të siguruarit”.Kuptimi i kontrates si në KCSH ashtu dhe në KCI,është dhënë në
mënyrë të njëjtë,kuptohet se këtë rregullim ligjor KCSH e ka marrë nga KCI. 329 Standardi
ndërkombëtar i raportimit financiar për kontratat e sigurimit i publikuar nga bordi i standardeve
ndërkombëtare të kontabilitetit (2006), e përcakton këtë kuptim për kontratën për sigurimin”Një
kontratë sipas të cilës një palë (siguruesi) pranon rrezik sigurimi të rëndësishëm nga një palë tjetër
(mbajtësi i polisës së sigurimit) duke rënë dakort që të kompensojë mbajtësin e polisës së sigurimit

325 Ligji për marrëdhëniet detyrimore i Republiëks së Kosovës.Gazeta zyrtare e RK.Nr.04/L-007.Neni 918
326 Ligji për marrëdhëniet detyrimore i Republikës së Serbisë .Gazeta zyrtare e RS.Nr.31/1993.
327 Ligji për veprimtarinë e sigurimit ,risigurimit ,dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime i

Republikës së Shqipërise ,neni 3 i këtij ligji .


328 Kodi Civil i Shqipërisë.Neni 113,paragrafi a dhe b.
329Hasneziri,L.(2011).Kontrata e sigurimit sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.(Punim

doktorature).Tiranë. Fq.76.
360
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nëse një ngjarje e caktuar e pasigurt e ardhshme (ngjarja e siguruar) ndikon negativisht mbajtësin e
polisës së sigurimit.” 330Në vendet më sistem cammon law ,kuptimi i kontratës për sigurimin jepet në
dy kuptime: në kuptimin juridik dhe në kuptimin ekonomik.Edhe sipas legjislacionit cammon-law,
kontrata e sigurimit ka dy palë që janë siguruesi dhe i siguruari.Siguruesi është një kompani ose
shoqëri aksionere që shet sigurime; i siguruari ose mbajtësi i polisës së sigurimit, është një person
fizik ose juridik i cili blen polisën e sigurimit. 331Sipas sitemit ligjor të Sh.B.A-ve ,e cila merret si një nga
përfaqësuesit më të rëndësishëm të sisitemit cammon-law, koncepti i kontratës së sigurimit është i
lidhur më dy kuptime, kuptimin juridik dhe ekonomik.Sipas këtij sistemi ligjor sigurimi është
përkufizuar si transferim në mënyrë të barabartë i riskut dhe humbjeve, në këmbim të pagesës.332

2. Kontrata për Sigurimin sipas legjilacionit të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Përkundër harmonizimit të kufizuar dhe në një fare mase përafrimin e ligjeve të kontratës për
sigurimin,në mes të shteteve anëtare të BE-së mbesin dallime të rëndësishme në rregullimin ligjor të
kontratës për sigurimin.Ndryshimet e tilla ,shpeshë mund të përbëjnë një pengesë për siguruesit dhe
konsumatorët,kur ofrojn apo marrin kontrata për sigurimin mbi një bazë ndërkombëtare.Mungon
një përkufizim kuptim plotë apo i përfilltë i kontratës për sigurimin në nivel në BE-së.

Në fakt,disa shtete anëtare kanë miratuar një përkufizim ligjor të kontratës për
sigurimin.(p.sh.,Belgjika,Holanda).Sigurimi mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme në varësi
të faktit nëse do parashikohet si :marrëdhënie ligjore (siguruesi,poseduesi i polisës,të
siguruarit,përfituesit e sigurimit),proces teknik (mbulimin e një numri të madh të rreziqeve),apo
edhe si kualifikim tatimor (p.sh.,në rast të sigurimit të jetës ose pensioneve).Në reformën e fundit
legjislative në fushën e sigurimeve,në Angli dhe Skoci,është vendosur të mos përkufizohet ligjërisht
kontrata për sigurimin.333Karakteristikat kryesore të kontratës për sigurimin,shpeshherë janë rezultat
i praktikës gjyqësore.Për shembull,në Francë,Gjykata e Kasacionit,ka vendosur që një kontratë
sigurimi ka tre karakteristika kryesore: një rrezik të përcaktuar si një ngjarje e ardhshme e pasigurt
e pavarur nga vullneti i palëve; një premi;dhe pagesa e një shume të hollash ose kryerjen e një
detyre të rënë dakord, në rast të realizimit të rrezikut.Nocioni rrezik që mund të përkthehet si
pasiguri/paqartësi, është një element esencial i kontratës së sigurimit dhe mungesa e këtij elementi
përgjithësisht qon deri në shfuqizimin e kontratës.Në Gjermani,gjithashtu kontrata për sigurimin
nuk është e definuar ligjërisht.Megjitheatë,detyrimet tipike që rrjedhin nga kontrata për sigurimin
janë shprehimisht të rregulluara më ligj334Një fushë e mundshme e shqetësimit është investimi i
lidhur më sigurimin e jetës, pasi që kontrata e njëjtë në një shtet anëtar mund të kualifikohet si
sigurim dhe në një tjetër mund të mos kualifikohet si e tillë.Disa shtete anëtare të BE-së ,kërkojnë
se për sigurimet në raste të vdekjes tu paguhet përfitim minimal,përkatësisht
tatimi,p.sh.,Gjermania,ndërsa disa shtete të tjera nuk e bëjnë këtë p.sh., në Francë nuk
kërkohet.Madje ,edhe brenda një shteti të vetëm anëtar ,dallimet mund të ndodhin në ligjin e
kontratës për sigurimin,në aspektin e përcaktimit të detyrimit të pagesës së tatimeve për sigurimin
e jetës në rast të vdekjes,gjë kjo që shton një shtresë të konsiderueshme të
kompleksitetit.335Dallimet në mes të shteteve anëtare në përkufizimin e kontratës për sigurimin apo

330 Standardi ndërkombëtar i raportimit financiar për kontratat e sigurimit i publikuar nga bordi i
standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (2006).Fq15.Shih
http://www.kkk.gov.al/foto/uploads/File/SNK_Requirements/IFRS%204%20Kontratat%20e%20Siguri
mit.pdf
331 Hasneziri,L.(2011).Kontrata e Sigurimit sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.(Punim

doktorature).Tiranë.68.
332 Po aty.
333 http://ec.europa.eu/justice/contract/files/expert_groups/report_on_section_3_final_en.pdf
334 Samothrakis,Y.(2013).Discussion Paper III. Differences in Insurance Contract Laws and Existing EU

Legal Framework Insurance Contract Law- General Part 1 .Fq.2.


335 Po aty.

361
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të karakteristikave të tyre thelbësore,përbëjnë një pengesë relativisht të vogël për siguruesit,sa ata
janë në gjendje të kapërcejnë dallimet duke ofruar produktet e tyre mbi një bazë ndërkufitare.

Tabela1. Përkufizimi i Kontratës për Sigurimin sipas Legjislacionit të disa Shteteve Anëtare të BE-

Shtet
Anëtar Përkufizimi i Kontratës për Sigurimin
Kontrata për sigurimin.Ligji i kontratës për sigurimin.
Austria Në rastin e sigurimeve,siguruesi është i obliguar të kompensojë mbajtësit të polisës dëmin
financiar të shkaktuar.Në rastin e sigurimeve të jetës dhe sigurimit të aksidenteve,siguruesi
është i obliguar ti paguajë mbajtësit të polisës shumën e kontraktuar.Mbajtësi i polisës
është i obliguar të paguajë priminë e kontraktuar.
Neni 183.Kodi i Sigurimeve.
Bullgaria Kontrata për sigurimin e detyron një sigurues që të ndërmerr perispër rreziqe të
caktuara,në këmbim të pagesës së premisë,që më ndodhjen e një ngjarje të siguruar ti
paguajë të siguruarit ose një personi të tretë dëmshpërmblimin e sigurimit ose një shumë
në para të gatshme.Nenet 214, 215, 216, 217, 222, 222 a, 223, 230, 230 ,japin përkufizme
për kontratat e veçanta të sigurimit.
Në bazë të nenit 921,të ligjit të detyrimeve civile ,në baze të kontratës për sigurimin
Kroacia siguruesi obligohet se poseduesit të polisës ,personit të siguruar ose përfituesit të sigurimit
ti paguajë dëmshpërblimin pas ndodhjes së ngjarjes së siguruar ,ndërsa i siguruari është i
obliguar siguruesit ti paguajë preminë e sigurimit.
Ligji i detyrimeve i Estonisë përcakton përkufizimin e kontratës për sigurimin në bazë të
Estonia detyrimeve të palëve kontraktuese: Kështu sipas nenit 422 (1) në bazë të një kontratë për
sigurim,një person (siguruesi) merr përsipër që pas ndodhjes së ngjarjes së siguruar të
kompensojë dëmin e shkataur nga rasti i siguruar duke paguar shumën e kontraktuar të
parave në total ose në keste.Personi tjetër (mbajtësi i polisës),merr persipër ti paguajë
preminë siguruesit.
Sipas ligjit finlandez të sigurimeve,kontrata në fushën e sigurimeve vullnetare është e
Finlanda bazuar në një marrëveshje midis shoqërisë së sigurimit dhe mbajtësit të sigurimit.
Pas lidhjes së kontratës për sigurimin ,kompania e sigurimeve duhet ti lëshojë të siguruarit
polisën e sigurimit.Dokumenti polisa e sigurimit duhet të përmbaje elementet më të
rendësishme të kontratës për sigurimin,kushtet e polisës dhe të gjitha kushtet e tjera të
kërkuara nga ligji filandez për sigurime.Në ligjin filandez të sigurimeve mungon (543/1994)
një përkufizim ligjor i kontratës për sigurimin.
Pavarësisht,asaj se mungon një përkufizm ligjor për kontratën për sigurimin,praktika dhe
teoria juridike përcaktojnë se për veprimatrine e sigurimeve janë të rëndësishme
karakteristikat e më poshtme:
- Rreziku duhet të jetë i pasigurtë (i pa evitueshëm) ;
- Rreziku duhet të përfshijë dëmin e mundshëm ekonomik (pra,që do të thotë që
interesi i siguruar mund të shprehet në para);
- Duhet të ekzistoj propocionaliteti midis rrezikut të siguraur dhe premisë;
- Rreziku ndahet në mes të një numri më të madh të të siguruarve;
- Siguruesi dhe mbajtësi i polisës duhet të jenë entnitete të ndara.

362
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kodi Francez i Sigurimeve dhe as Kodi Civil Francez nuk japin një përkufzim saktësisht ligjor
Franca të kontratës për sigurimin.336Megjithatë,ajo zakonisht i referohet një marrëveshje ku njëra
palë (siguruesi),pajtohet që të sigurojë mbulim për një palë tjetër (të siguruarin),në
ndodhjen e ngjarje të specifikuar që është jashtë kontrollit të cilësdo palë,në këmbim të
pagesës së pemisë nga poseduesi i polisës së sigurimit.
Neni 1964 i Kodit Civil Francez përcakton se kontratat për sigurimin janë kontrata
aleatore,përkatësisht kontrata të cilat varen nga rasti.
Në nenin 1104 Kodi Civil Francez bënë dallimin në mes të kontratave komutative dhe
kontratave të varura nga rasti apo aleatore.‘’Kontrata është komutative ku secila palë
detyrohet të transferojë apo të bëjë diçka që konsiderohet ekuivalent i asaj që është
transferuar apo bërë për të.Ndërsa,ku ekuivalenti konsiston në një shans të një fitimi ose
humbje neto për secilën palë në varësi të një ngjarje të pasigurt,kontrata është që varet
nga rasti.
Në të drejten gjermane nuk jepet një përkufizim i kontratës për sigurimin.
Gjermania Më ligjin për sigurime percaktohen detyrimet kryesore të palëve kontraktuese.
“Duke bërë një kontratë për sigurim,siguruesi merr përsipër që të mbulojë një rrezik të
caktuar poseduesit të polisës ose ndonjë personi të tretë,duke paguar në përfitim pas
ndodhjes se ngjarjes se siguruar të kontraktuar,ndërsa poseduesi i polisës është i detyruar
ti paguajë siguruesit kontributin e kontraktuar,përkatësinë preminë siguruese”.
Neni 1 i ligjit në lidhje më kontratën për sigurimin.Nr.2496/97
Greqia “ Më kontratën për sigurimin një ndërmarrje e sigurimit (siguruesi),merr persipër që të
paguajë shumën e rënë dakord apo posaqërisht ta bëjë dhënien në natyre,palës tjetër (të
siguruarit),ose një pale të tretë ,në këmbim të pagesës së premisë,më rastin e ndodhjes së
ngjarjes se siguruar të kontraktuar,nga e cila edhe varet obligimi i siguruesit”.
Kodi Civil i Hungarisë.Akti i V 2013.
Hungaria Shoqëria e sigurimit është e detyruar që të ofrojë mbulesën e sigurimit të përcaktuar në
kontratën e sigurimit,e kur ndodhe ngjarja e siguruar,siguruesi duhet të kryejë mbulesën
në mënyrën se si ka qene e paraparaë më kontrate.
Përformanca mund të jetë p.sh.,pagesa e shumës prefiks,shpërblimin e dëmit efektiv të
pësuar,personit të siguruar ose ofrimin e ndihmës.Ndërsa,pala tjetër kontraktuese (i
siguruari),është i detyruar të paguajë preminë e sigurimit.Ligji civil hungarez dallon dy lloje
të sigurimit: njëri është sigurimi kundër dëmit,ku demi kompensohet nga siguruesi; dhe
sigurimi i jetës,në të cilin siguruesi paguan shumën e kontraktuar (të paracaktuar më
kontratë).
Seksioni 6:439
(1) Në bazë të kontratës për sigurimin siguruesi merr persipër të ofrojë mbulojë rrezikun e
specifikuar në kontratë,si dhe për të ofruar zgjidhje apo përfitime për humbje pas
shfaqjes të një ngjarje të veçante në të ardhmen pas dates fillestare të mbulimit të
rrezikut,ndërsa i siguruari mer persipër që siguruesit ti paguajë preminë e rënë dakord.
(2) Shërbimi i kompanisë së sigurimit mbulon pagesën për humbje të personit të siguruar
në shumën e në mënyrën e përcaktuar në kontratë dhe përfitimet të tjera të politikave
(në vijim referuar si "sigurimin e dëmshpërblimit") ose pagesën e një shume të caktuar
në kontratë (në vijim: si "politika të caktuara të shumës").
Seksioni 6: 440
[Interes i siguruar]
Një kontratë sigurimi mund të lidhet nga çdo person që ka një interes të dhënë në
shmangien e shfaqjes së një ngjarje të siguruar sipas një formë të pronës apo marrëdhënie

336
Etzbach,P.(2013) .The Legal Nature of Insurance Contracts. IBA Insurance Committee Substantive
Project.Fq.13. Shih : http://www.mannheimersëartling.se/globalassets/publikationer/iba-insurance-substantive-
project-2013.pdf

363
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

personale; apo që ka një interes të dhënë në ndodhjen e një ngjarje të siguruar në lidhje me
polisat e sigurimit të jetës të cilat përfshijn siguri për mbijetesë në një moshë të
përcaktuar vetëm,të sigurimit të lindjes apo sigurimit të martesës,ose ata që lidhin
kontratën në emër të një personi tjetër.
Art. 165 d.lgs. 209 7/9/2005.Kordinimi i rregullave në mes të Kodit Civil Italian dhe Kodit të
Italia Sigurimeve.Rregullat e Kodit Civil ende vlejne për kontratat e sigurimeve nuk janë
shmangur nga Kodi i Sigurimeve Private.
Neni 1882 i Kodit Civil.
“Sigurimi është një kontratë në të cilën siguruesi,kundrejt pagimit të primit të sigurimit në
favor të tij,është i detyruar që t’i zhdëmtojë të siguruarit, brenda kufijve të caktuar në
kontratë, dëmet e shkaktuara nga rasti i sigurimit ose të paguajë në favor të të siguruarit
një shume të hollash apo një rentë jetësore me verifikimin e një ngjarje që shkakton dëme
në shëndetin ose jeten e të siguruarit.
Nuk ekziston një përkufizim ligjor për kontratën për sigurimin.(Asnjëherë nuk ka ekzistuar
Portugalia një përkufizim ligjor).
“Nën kushtet e një kontratë të sigurimit,siguruesi mbulon një rrezik specifik të mbajtësit të
polisës apo personit të tretë, duke marre persipër detyrimin që të bëjë pagesën e
kontraktuar,në rast të ndodhjes së ngjarjes së parapare më kontratë,ndërsa mbajtësi i
polisës (i siguruari merr persipër të paguajë preminë përkatëse)”.
Përkufizimi i kontratës për sigurimin në Rumani rregullohet nga Kodi Civil.
Romania Neni 1299 i Kodit Civil parashikon se kontrata e sigurimit është kontratë në të cilën
mbajtësit e polisave (të siguruarit),detyrohen të paguajnë preminë e sigurimit,ndërsa
siguruesi duhet të paguajë një dëmshpërblim në rast se ndodhe rreziku i siguruar,për të
siguruarin apo për palën e tretë (përfituesit e të siguruarit).
Neni 788. Kodi Civil.Nr 40/1964
Sipas një kontratë sigurimi ,siguruesi merr përsipër të paguajë një përfitim në masën e rënë
Slovakia dakord,nëse bëhet fjale për një ngjarje të kushtëzuar të specifikuar në kontratë,ndërsa
personi fizik ose personi juridik i cili lidh kontratën e sigurimit më siguruesin merr persipër
të paguajë premin e sigurimit.Kushtet e përgjithshme të sigurimit caktohen nga
siguruesi,për të cilat i siguruari njoftohet rreth tyre përpara lidhejs së kontratës dhe
gjitheashtu janë të bashkangjitura edhe në kontratë.Kontrata e sigurimit mund të devijojë
nga kushtet e sigurimit vetëm në rastet e përcaktuara në vetë kontratën e sigurimit.Në
raste të tjera,devijimi do të jetë i pranueshëm vetëm në qoftë se është për të mirën e palës
së siguruar.
Neni 797 i KCS
E drejta për pagesën e kërkesës do t’i përkasë personit për pronën,jetën ose shëndetin ose
përgjegjësia për dëmin, e të cilit vlen sigurimi (personi i siguruar).E drejta për të paguar
përfitimin nga siguruesi lind në qoftë së bëhet fjale për shfaqjen e ngjarjes se siguruar për
të cilen është e lidhur detyra e siguruesit.
(Ligji 50/1980 mbi kontratat e sigurimit, LCS)
Spania Sipas ligjit spanjoll mbi kontratat e sigurimeve,një kontratë e sigurimit është kontratë në
bazë të se ciles siguruesi duke pasur parasysh preminë e caktuar të paguar nga i
siguruari,pajtohet që kur të ndodhë një ngjarje (rreziku që është objekt i mbulimit),të
sigurojë brenda kufijve të kontraktuar dëmin të cilin e ka pësuar i siguruari,duke paguar një
shumë kapitale,në rente apo ndonjë kompensim tjetër të kontraktuar.
Në legjislacionin suedez nuk hasim në ndonjë përkufizim ligjor të kontratës për
Suedia sigurimin.Doktrina juridike ka shfaqur interes të madh në këtë çështje.Sipas një artikulli të
publikuar në lidhje më ligjin nordik të sigurimeve,në vitin 1931 ka pasur 200 përkufizime të
sugjeruara për kontratën për sigurimin.

364
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në të drejtën angleze nuk ekziston asnjë përkufizim i përgjithshëm ligjor për kontratën për
sigurimin.
Anglia Përkufizime specifike
Ligji i sigurimeve detare 1906.Pjesa e Pare.
Kontrata e sigurimit detar është kontrate në të cilen siguruesi merr persipër të zhdëmtojë
të siguruarin kundër humbjeve detare,në atë mase dhe mënyrën si janë rënë dakord në
kontratë.
Ligji i sigurimeve të konsumatorit 2012.Pjesa e Pare.Përcakton një kontrate të sigurimit të
konsumatorit si “kontrate e sigurimit në mes të një individi i cili hyn në kontratë tërësisht
ose pjesërisht për qëllime që nuk lidhen më tregtinë,biznesin apo profesionin e tij, dhe një
personi tjetër i cili ushtron biznesin e tij.

Burimi:
Shih:http://ec.europa.eu/justice/contract/files/expert_groups/definition_of_insurance_contract_en
pdf and http://www.mannheimersëartling.se/globalassets/publikationer/iba-insurance-
substantive-project-2013.pdf

3. Veçoritë Karakteristikë të Kontratës për Sigurimim

Lidhur më natyrën juridike të kontratës për sigurimin në teorinë jurdike nuk ekziston një mendim i
unifikuar.Kështu,disa autorë konsiderojnë se kontrata për sigurimin është kontrate aleatore,sepse
kryerja e premtimit kontraktues nga ana e siguruesit varet nga ajo se a do të shkaktohet ngjarja e
caktuar e ardhshme e paraparë më kontratën për sigurimin. 337 Pra,kontrata për sigurimin
konsiderohet kontrate aleatore duke pasur parasysh faktin së palët kontraktuese në momentin e
lidhjes së kontratës,nuk dinë kur do të shkaktohet rasti i siguruar.Ndërsa,disa autore të tjerë
konsiderojnë se kontrata për sigurimin ka disa ngjajshmëri më kontratën aleatore,por nga këto
kontrata dallohet për atë se kontrata për sigurimin ka për qellim mbrojtjen ekonomike të
siguruesit,gjë që është e bazuar në parimin e shpërblimit.Ekziston edhe mendimi i tretë sipas të cilit
kontrata për sigurimin ka karakterin e kontratës për kompensimin e vlerës së humbur (të sigurimet e
pasurive),respektivisht se është në pyetje kontrata e posaçme për sigurimin,respektivisht për
kursimin (të sigurimi pensional).Mirëpo,megjithatë thuhet se kontrata për sigurimin paraqet një lloj
të posaçëm të kontratës të e cila shprehen komponentet e kontratave të ndryshme civilo-
juridike.338Në përgjithësi,kontrata për sigurimin sipas natyrës juridike të saj konsiderohet të jetë
kontratë formale,kontratë detyruese e dyanshme dhe më shpërblim,kontratë e adehezionit,kontratë
e cila lidhet në bazë të besimit reciprok të palëve,kontratë aleatore,kontrate e emërtuar.339

Kontrata për sigurimin konsiderohet kontratë formale (solemne),duke pasur parasysh faktin se për
lidhjen dhe vlefshmërinë e saj forma paraqitet si kusht thelbësor.Këtë karakteristikë shprehimisht e
parashikon edhe LMD i RK.Kështu,sipas LMD i RK ,në nenin 422 shprehimisht përcakton se kontrata
për sigurimin është e lidhur kur kontraktuesit nënshkruajnë polisën e sigurimit ose listën e
mbulesës.340Pra,sipas kësaj dispozite juridike,ligji e konsideron sigurimin punë juridike formale,ashtu
që forma paraqitet si kusht i lidhjes së kontratës (ad solemnitatem).341Si dëshmi që është lidhur
kontrata për sigurimin lëshohet dokumenti më shkrim,gjegjësisht polisa e sigurimit, ose mund të
lëshohet lista e mbulesës e cila përkohësisht e zëvendëson polisën e sigurimit.(Shih nenin 923 par.2 i
LMD i RK). Në polisë duhet të shkruhen palët kontraktuese,sendi i siguruar, respektivisht personi i

337 Antonijevic,Z.(1985).EDrejta Ekonomike.Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë.Fq.460.


338 Po aty.fq.460.
339 Krasniqi,A.(2014).E Drejta Biznesore.Kolegji Evropian Dugagjini. Botimi i parë. Fq.462.
340 Kështu, e parashikon edhe Kodi Civil i Shqipërisë , ashtu dhe ligji për marrëdhëniet detyrimore i

Serbisë ,neni 1140.


341 Shih Dauti,N.(2004).E Drejta Detyrimore.Prishtinë.Fq.414.

365
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

siguruar, rreziku i përfshirë nga sigurimi, kohëzgjatja e sigurimit dhe periudha e depozitës, shuma e
sigurimit ose se sigurimi është i pakufizuar, premia ose kontributi, data e dhënies së polisës dhe
nënshkrimet e palëve kontraktuese.(Shih nenin 923 par.1 i LMD i RK).
Kontrata për sigurimin konsiderohet kontrate aleatore,karakteri aleator i kontratës për sigurimin
shprehet në atë së palët në momentin e lidhjes së kontratës nuk e dinë nëse do të ndodhë ose jo
ngjarja e siguruar dhe për pasojë nëse siguruesi do të përmbushë detyrimet ndaj të siguruarit.Në
rast,se gjatë kohës se vazhdimit të kontratës ,ndodhe rasti i siguruar i parashikuar më kontratë
,atëherë lind detyrimi i siguruesit që të paguajë shumën e sigurimit të përcaktuar në kontratë në
favor të siguruarit.Faktin se kontrata për sigurimin është kontratë aleatore e mbeshtetim edhe në
vetë përkufizimin e kontratës të dhënë në LMD ,ku ndër të tjerat thuhet se“shoqëria (siguruesi)
detyrohet që, nëse ndodh ngjarja që paraqet rastin e siguruar, t’i paguajë siguruesit apo ndonjë
personi të tretë shpërblimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të kryejë diçka tjetër”342.Pra,kjo
dispozite është formuluar duke përdorur kushtin“nëse ndodhë”,më këtë tregohet se tek kontrata
për sigurimin mungon përcaktueshmëria e qartë e përmbajtjes së saj.Pacaktueshmëria është një nga
karakteristikat themelore që e dallon kontratën e sigurimit nga të gjitha kontratat e tjera në
qarkullimin civil.343 Edhe në Kodin Civil Francez,në nenin 1964 shprehimisht theksohet se kontratat
për sigurimin janë kontrata të varura nga rasti (aleatore).
Kontrata për sigurimin konsiderohet kontrate e atdhezionit,duke pasur parasysh atë se kushtet për
lidhjen e kontratës hartohen vetëm nga njëra palë,përkatësisht nga siguruesi dhe sipas rregullit i
siguruari i pranon tërësisht apo pjesërisht kushtet të cilat ,pra,janë të caktuara më parë nga
siguruesi.Përmbajtja, kushtet e kontratës caktohen në bazë të ligjit,në Kosovë në bazë të LMD.Këto
kushte dhe përmbajtjen e kontratës për sigurimin,gjegjësisht përmbajtjen e polisës së sigurimit e
përpilon siguruesi para kohës së lidhjes së kontratës për sigurimin,të cilën i siguruari ka mundësi ta
nënshkruajë,duke mos pasur ndikim në kushtet dhe përmbajtjen e saj. 344Edhe LMD345,parashikon se
kontrata për sigurimin është kontrate e atdhezionit,kështu në pjesën ku flitet për mënyrën dhe
formën e lidhjes së kontratës ndër të tjerat theksohet se kontrata për sigurimin është e lidhur kur
kontraktuesit nënshkruajnë polisën e sigurimit ose listën e mbulesës,të cilen e ka hartuar dhe e
lëshon siguruesi si dëshmi se është lidhur kontrata për sigurimin.
Kontrata për sigurimin është detyruese e dyanshme më shpërblim,është kontratë e obligueshme
për dy palët kontraktuese,si për të siguruarin ashtu edhe për siguruesin.Çdo njëra prej palëve kanë
të drejta dhe obligime të përcaktuara kontraktuese,kështu siguruesi merr obligim kompensimin e
dëmit në rast së ndodhe rasti i siguruar,ndërsa i siguruari duhet të paguajë preminë.

Kontrata për sigurimin është kontratë mbi besimin reciprok ,ngase siguruesi jep premtimin se pas
paraqitjes së rastit të siguruar do të përmbushë obligimin e tij,ndaj sipas vetë karakterit nevojitet që
dy palët të veprojnë sipas besimit të mirë dhe obligimet e tyre t’i përmbushin më kujdesin e nikoqirit
ekonomik dhe afaristit të mirë.346Pra,më rastin e lidhjes së kontratës për sigurimin merret parasysh
besimi reciprok i palëve kontraktuese i cili manifestohet në faktin se i siguruari ofron të dhëna të
caktuara për vlerën e sendeve që sigurohen,kurse siguruesi e cakton peshën (shkallën e rrezikut).Në
rast se të dhënat jepen të pasakta apo fshehen ato,atëherë sipas ligjit mund të kërkohet anulimi i
saj347.

342 Shih nenin 918 i LMD i RK.


343Hasneziri,L.(2011).Kontrata e sigurimit sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.(Punim
doktorature).Tiranë. Fq.14.
344 Shih ,Dauti,N.(2004).E Drejta Detyrimore.Prishtinë.Fq 415.
345 Shih nenin 922 par.1 i LMD i RK.
346 Shih ,Smaka,R.(2010).E Drejta Biznesore, Universiteti Mbretëror Iliria ,Prishtinë .Fq.425.
347 Shih, Dauti,N.(2004).E Drejta Detyrimore.Prishtinë.Fq 415.

366
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4. Elementët e Kontratës për Sigurimin

Elementët themelore të kontratës për sigurimin janë:rreziku,rasti i siguruar, interesi i siguruar,shuma


e siguruar ,premia e sigurimit,palët kontraktuese dhe kohëzgjatja e sigurimit.

4.1 Palët kontraktuese si element i kontratës për sigurimin

Në kontratën për sigurimin si palë kontarktuese paraqiten siguruesi dhe i siguruari.Në


sigurim,siguruesi është personi juridik i cili kryen punët e sigurimit, në Republikën e Kosovës mund
ti kryejn shoqërite e sigurimeve më vendodhje në Kosovë.Pra siguruesi është pala kontraktuese në
kuadër të marrëveshjes së lidhur për sigurim ,e cila për preminë e caktuar të sigurimit ka ndërmarrë
obligim që ta kompensojë dëmin ose ta paguajë shumën e siguruar ,nëse realizohet rasti i
siguruar.Pra siguruesit janë persona ,të cilët me marrëveshje obligohen se do ta kompensojnë
dëmin,pra do ta paguajnë shumën e siguruar kur do të ndodhë rasti i siguruar.348I siguruari është
personi i cili lidh kontratë për sigurim në emër të vetin dhe për llogari të veten.Që të mund të
lidh kontratë ,kuptohet që i siguruari duhet të jetë person afarist i aftë sa i përket rregullave të
përgithshme për aftësine punuese (vepruese).349Gjitheashtu në sigurim hasim edhe persona të cilët
fitojnë të drejta nga sigurimi në bazë të marrëveshjes së lidhur.Këta persona janë :shfrytëzuesi në
sigurim dhe i dëmtuari në sigurim.

Shfrytëzuesi i sigurimit mund të jetë:person i tretë i percaktuar në vet kontratën për sigurimin,më
disa veprime të mëvonshme juridike ; personalitet që ka fituar të drejta nga sigurimi me pajtimin e
personit interesi i të cilit është i siguruar ; bartës i të drejtave hipotekare dhe i të drejtave të tjera të
punëve të siguruara.Nё njё kontratё pёr sigurimin gjegjёsisht polisё sigurimi, mund tё egzistojnё mё
tepёr shfrytёzues.Pёrderisa nё kontratёn pёr sigurim janё caktuar mё tepër shfrytёzues dhe kur
ndodh rasti i siguruar, kompensimi ndahet nё mes tё siguruarёve.350Pra ekziston dallimi qenësor
ndërmjet shfrytëzuesit të sigurimit dhe të siguruarit.Pra,i siguruari është palë në marrëveshjen për
sigurim,kurse shfrytëzuesi në momentin e lidhjes së marrëveshjes është jashtë vetë marrëveshjes
për sigurim.

I dëmtuari është person i tretë ,i cili paraqitet me kërkesën e tij për kompensimin e dëmit për të cilin
është përgjegjës i siguruari ,i cili ka lidhur sigurim për përgjegjësi ndaj personit të tretë.Siguruesi
përgjigjet për dëmin që është paraqitur vetëm nëse personi i tretë i dëmtuar kërkon kompensim për
këtë dëm .

4.2 Rreziku si element i kontratës për sigurimin

Rreziku paraqitet si element themelor për lidhjen e kontratës dhe mungesa e tij shkakton
pavlefshëmrinë e kontratës.Një kontratë është një kontratë sigurimi vetëm nëse ajo transferon
rrezik të rëndësishëm sigurimi.351Rreziku konsiderohet mundësia e ngjarjes së papritur të ardhshme
e cila mund të sjellë deri të dëmtimi i pasurisë ose lëndimin e të siguruait.Që ndonjë ngjarje që
shkakton dëm të mund të jetë lëndë për sigurim duhet të plotësohen këto kushte352:

348 Osmanaj,E.(2013).Kontrata për sigurimin e jetës dhe pasurisë.(Punim masteri.) Kolegji Universitar
Iliria.Prishtinë.Fq.38.
349 Po aty.
350 Batrakçi,Xh.(2007). Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimit ,Prishtinë.Fq.207.
351Standardi ndërkombëtar i raportimit financiar për kontratat e sigurimit.(2006).Bordi i Standardeve

Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Fq. Shih linkun më poshtë:


http://www.kkk.gov.al/foto/uploads/File/SNK_Requirements/IFRS%204%20Kontratat%20e%20Siguri
mit.pdf
352 Krasniqi,A.(2014).E Drejta Biznesore.Botimi i Parë.Kolegji Evropian Dugagjini.Pejë.Fq.463.

367
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

a. Të jetë e mundur,sepse rreziqet për të cilat sigurohet pasuria ose personi paraprakisht janë të
ditura botërisht,ndërsa ngjarjet të cilat nuk mund të parashihen nuk ka mundësi që të sigurohen;
b. Ngjarja e siguruar duhet të jetë e pavarur nga vullneti i palëve kontraktuese;
c. Që të jetë i pavetëdijshëm dhe i paqellimshëm,qoftë në kuptim të veprimeve ,qoftë në kuptim të
momentit të veprimeve;
d. Që të shkaktohen pasojat e dëmshme në pasurinë ose shëndetin e të siguruarit;
e. Që interesi i siguruar dhe rreziku potencial të jetë i lejuar më ligj dhe njëkohësisht moral.

4.3 Rasti i siguruar si element i kontratës për sigurimin

Rasti i siguruar ose interesi i siguruar paraqet element themelor të kontratës për sigurimin.Rasti i
siguruar është ngjarje e ardhshme e pasigurt dhe e pavarur nga vullneti ekskluziv i palëve
kontraktuese.353Nëse në momentin e lidhjes së kontratës për sigurimin ka ndodhur rasti i siguruar,
apo nëse se ky ka qenë në krijim e sipër, apo ka qenë e sigurt se do të vijë, ose po qe se që atëherë
ka pushuar mundësia që ai të ndodhë,kontrata për sigurimin konsiderohet e pavlefshme.Pra,ngjarja
duhet të shkaktohet pas lidhjes së kontratës dhe pa fajin e palëve kontraktuese,në të kundërten
kontrata do konsiderohet e pavlefshme.
4.4 Premia e sigurimit si element i kontratës për sigurimin

Premia e sigurimit është elementi më i rëndësishëm themelor i kontratës për sigurimin. Premia e
sigurimit ёshtё çmimi i sigurimit, gjegjёsisht shuma e parave tё cilat kontraktuesi i sigurimit ia
paguan tё siguruarit nё bazё tё kontratёs pёr sigurimin.Premia e sigurimit paguhet në mënyrën dhe
në kohën e kontraktuar,ndërsa kur përcaktohet për t’u paguar menjëherë,ajo duhet të paguhet në
rastin e kontraktimit.354Ligji për veprimtarinë e sigurimit ,risigurimit ,dhe ndërmjetësimit në sigurime
dhe risigurime i Republikës së Shqipërise,premin e kupton kësisoj,“primi” nënkupton shumën e
paguar menjëherë ose në mënyrë përiodike nga i siguruari siguruesit ose një person që vepron në
emër të tij, me qëllim sigurimin ndaj një rreziku të përcaktuar në kontratën e sigurimit ose
risigurimit355.Premia mund të definohet ndryshe edhe si çmim i rrezikut,kjo ngase në mes të premisë
dhe rrezikut ekziston një lidhje shumë e ngushtë.Lartësia e premisë përcaktohet në bazë të
intenzitetit të rrezikut dhe çdo ndryshim i rrezikut sjell edhe ndryshimin e premisë,pra,ndërmjet
rrezikut dhe premisë ekziston propocionaliteti i caktuar.Kështu nëse gjatë kohëzgjatjes së sigurimit
shkaktohet shtimi i rrezikut,atëherë rriten premitë në propocion me rritjen e rrezikut të krijuar dhe
nëse kontraktuesi i sigurimit nuk dëshiron ta paguajë ketë premi të zmadhuar atëherë mund të vij
deri të prishja e kontratës për sigurim ,kurse siguruesi e kthen pjesën e pashfytëzuar të premisë356.

4.5 Shuma e siguruar si element i kontratës për sigurimin

Shuma e siguruar është një shumë e parave e paraparë me kontratë ose më ligj,e cila paguhet kur
shkaktohet rasti i siguruar.Shuma e siguruar përcaktohet në polisën e sigurimit. 357Polisa e sigurimit
është dokument i cili vërteton se është lidhur kontrata për sigurimin.Fjala polise rrjedhë nga fjala
latine “policeor” që do të thotë premtim (në gjuhë fringe police ose angl.”policy”) 358.Polisa e
sigurimit është dokument më nënshkrimin e të cilit palët kontraktuese lidhin kontratën për
sigurimin.Ligji për marrëdhëniet detyrimore i RK,në nenin 923 rregullon përmbajtjen e polisës së
sigurimit, në këtë dispozite shprehimsht theksohet se në polisën e sigurimit duhet të shkruhen palët

353 Shih nenin 919 i LMD i RK.


354Smaka,R.(2008).E Drejta Biznesore , Universiteti Mbretëror Iliria ,Prishtinë.Fq. 423.
355 Ligji për veprimtarinë e sigurimit ,risigurimit ,dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime i

Republikës së Shqipërise ,neni 7 i këtij ligji .


356Shih Osmanaj,E.(2013).Kontrata për sigurimin e jetës dhe pasurisë.(Punim masteri.) Kolegji

Universitar Iliria.Prishtinë.Fq 57.


357
Dauti,N.(2004).E Drejta e Detyrimeve.Prishtinë.Fq.417.
358 Batrakçi,Xh.(2007). Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimit ,Prishtinë.Fq218.
368
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kontraktuese, sendi i siguruar, respektivisht personi i siguruar, rreziku i përfshirë nga sigurimi,
kohëzgjatja e sigurimit dhe periudha e depozitës,shuma e sigurimit ose se sigurimi është i
pakufizuar, premia ose kontributi, data e dhënies së policës dhe nënshkrimet e palëve
kontraktuese.Pra,polisa e sigurimit përmban elementët themelore të kontratës për sigurimin.

4.5.1 Llojet e polisave të sigurimit

Polisat e sigurimeve mund të ndahen në lloje të ndryshme,në varësi të krietrit që


aplikojm.Kështu359:

a. Sipas faktit se si është caktuar në to i siguruari polisat ndahen në : polisat më emër,polisat sipas
urdhërit dhe polisat sipas prurësit.
b. Sipas mënyrës së sigurimit polisat ndahen në:polisa individuale dhe polisa gjenerale.Polisa
individuale ekziston atëherë kur është siguruar një mall i caktuar,dengj i caktuar i mallit edhe atë
në transportin saktë të caktuar dhe rrugë sakt të caktuar transportuese, apo kur është siguruar
një person i caktuar (sigurimi i jetës).Polisa e përgjithshme ose gjenerale ekziston kur numri i
lëndëve të sigurimit të një të siguruarit është i madh (p.sh,sigurimi i depove), apo kur më polisë
sigurohen më shumë persona.
c. Sipas asaj se kur bëhet sigurimi polisat mund të ndahen në :polisa eksportuese dhe polisa
importuese.Polisa eksportuese,konsiderohet ajo polisë e cila jepet gjatë eksportit dhe
konsiderohet jo vetëm si instrument për sigurim por edhe si instrument në qarkullimin
ndërkombëtar të mallrave,ndërsa polisa importuese konsiderohet ajo polisë e cila jepet gjatë
importit të mallit dhe kjo polisë e ka karakterin e vetëm dokumentit dëshmues më të cilin
vërtetohen kushtet për sigurim dhe obligimet e siguruesit.
d. Sipas asaj se a bëhet sigurimi i mallit apo mjetit transportues polisa ndahen në :polisë kargo dhe
polisë kasko.Polisa kargo ka të bëjë më sigurimin e mallit,kurse polisa kasko ka të bëjë më mjetin
transportues.Etj.

5. Efektet juridike të Kontratës për Sigurimin

Efektet juridike të kontratës për sigurimin shprehen në të drejtat dhe detyrat e siguruesit dhe të të
siguruarit.360Kontrata për sigurimin është kontrate e cila percakton punët juridike më detyrime
dypalëshe më të cilat percaktohen dy detyrime themelore të palëve: qe i siguruari të paguan premin
e sigurimit dhe që sigurimi (bashkësia e sigurimit), në rast të caktuar për interesin e siguruar, të
paguan shumen totale të kontraktuar.Kështu, si te njëra pale po ashtu edhe të tjetra paraqiten
grumbull i detyrimeve të cilat i detyrojne palet më rastin e lidhjes se kontrates si më rastin e afatit të
sigurimit po ashtu edhe në momentin e veprimit të rastit te siguruar.

5.1 Detyrimet e siguruesit

Detyrimet themelore të siguruesit të cilat rrjedhin nga kontrata e lidhur për sigurimin mund ti ndajm
në tri grupe:

a. Detyrimet e siguruesit gjatë lidhjes se kontratës :


- Pranimi i ofertës;
- Njoftimi i të siguruarit mbi kushtet e sigurimit.
b. Detyrimet e siguruesit gjatë kohëzgjatjes së sigurimit:
- Krijimi i rezerave të sigurimit;
- Zbatimi i masave të prevencës dhe represionit;
- Kryerja e punëve lidhur më polisën.
c. Detyrimet e siguruesit kur ndodhë rasti i siguruar;

359 Jashari,A.(2012).E Drejta Afariste (Kontraktore).Dispencë.Tetovë.Fq 135.


360 Dauti,N.(2004).E Drejta e Detyrimeve.Prishtinë.Fq 418.
369
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

- Pagesa e kompensimit nga sigurimi ose shumës së sigurimit;


- Mbulimi i shpenzimeve të shpëtimit.

Detyrimet e tilla siguruesi është i obliguar që ti kryej për kohë të caktuar sipas kushteve të kontrates
ose sipas dispozitave ligjore të cilat e rregullojne këtë çeshtje.Të kontrata për sigurimin siguruesi
është i detyruar që të njoftoj kontraktorin e sigurimit që kushtet e pergjithshme dhe ato të veçanta
të sigurimit jane pjesë perbërëse e kontrates dhe mundësisht ti dorëzojë tekstin e tyre nëse këto
kushte nuk janë të shtypura në polisen e sigurimit.Detyrimet që duhet të ekzekutohen duhet të jenë
të shtypura në polisen e sigurimit.Gjate afatit sa zgjate sigurimi,siguruesi ka detyrime për të
siguruarin dhe në interes te tij të ndermerr disa veprime.Para se gjithash,detyrimin e gadishmërise
të vazhdueshme financiare lidhur më mbajtjen e rezervave të sigurimit dhe të ndermarrjes së
masave preventive më qellim të pengimit të dëmit i cili mund të kercënon dhe pasojave eventuale te
tyre.361Një ndër detyrimet më të rëndësishme të siguruesit konsiderohet detyrimi i pagesës së
shumës së siguruar.Pagesën e shumës së siguruar,siguruesi e bënë më rastin e shkatimit të rastit të
siguruar në afatin e ,i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 14 ditë, duke llogaritur që nga data kur
siguruesi të ketë marrë njoftimin se ka ndodhur rasti i siguruar.362

5.2 Detyrimet e të siguruarit

Detyrimet themelore të siguruesit të cilat rrjedhin nga kontrata e lidhur për sigurimin mund ti ndajm
në tri grupe363:

a. Detyrimet e të siguruarit gjatë lidhjes se kontratës :


- Paraqitja e fakteve të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut;
- Pagesa e premise.
b. Detyrimet e të siguruarit gjatë kohëzgjatjes së sigurimit:
- Pagesa e premive të sigurimit ;
- Njoftimi i siguruesit mbi ndryshimin e rrezikut;
- Masat e prevencës.
c. Detyrimet e siguruesit kur ndodhë rasti i siguruar:
- Paraqitja e dëmit
- Masa represive.

Në momentin e lidhjes se kontratës për sigurimin i siguruari ka detyrimin e paraqitjes se rrethanave


të cilat vlejnë për percaktimin e rrezikut dhe pagesës të premise së pare siguruese.Pasi që i siguruari
më mirë i njeh rrethanat të cilat janë të vlefshme për percaktimin e rrezikut ai është në detyrim qe
ato ti lajmeroj të siguruesi më rastin e lidhjes se kontratës.364I siguruari gjatë kohës që kontrata e
sigurimit është në fuqi detyrohet t’i njoftojë siguruesit të gjitha ndryshimet e rrethanave për të cilat
ka marrë dijeni pas lidhjes së kontratës së sigurimit dhe që mund të influencojë mbi shtimin e
rrezikut.Siguruesi ka për detyrë ta njoftojë pa vonesë siguruesin për rritjen e rrezikut, në qoftë se
rritja e rrezikut ka ndodhur pa veprimin e tij, atëherë ka për detyrë ta njoftojë brenda 14 ditësh pasi
të ketë mësuar për këtë.365Lidhja e kontrates për sigurimin nuk e liron të siguruarin nga detyrimi qe
ndaj lëndes se siguruar të sillet pa kujdes të duhur.I siguruari,vazhdimisht,është i detyruar që të
ndermerr masa ligjore, kontraktuese dhe veprime ose mosveprime të tjera më qellim të shmangjes
dhe pengimit se rastit të siguruar.Nëse paraqitet rasti i siguruar,i siguruari ka detyrim që ta lajmeroj
sigurimin për ekzistimin e rastit të siguruar dhe gjithashtu angazhimin, kujdesin dhe marrjen e

361 Alishani,A.(2002).E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e posaçme.Prishtinë.Fq.295.


362 Shih nenin 940 i Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore i Republikës së Kosovës.
363 Osmanaj,E.(2013).Kontrata për sigurimin e jetës dhe pasurisë.(Punim Masteri.) Kolegji Universitar

Iliria.Prishtinë.Fq 55.
364 Alishani,A.(2002).E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e posaçme.Prishtinë.Fq 292.
365 Shin nenin 935 i Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore i Republikës së Kosovës.

370
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

masave individuale për zvoglimin e dëmit te paraqitur.Sipas LMD,kontraktuesi i sigurimit ka për


detyrë, përveç në rastin e sigurimit të jetës ta njoftojë siguruesin për paraqitjen e rastit të sigurimit
jo më vonë se tri (3) ditë që kur ai vihet në dijeni për këtë,dhe nëse nuk e kryen këtë detyrim të vet
brenda kohës së caktuar, kontraktuesi i sigurimit ka për detyrë t’ia shpërblejë siguruesit dëmin, të
cilin siguruesi do ta kishte për këtë.366

6. Karaktersitikat e Tregut të Sigurimeve në Kosovë

Në tregun e sigurimeve në Kosovë operojnë 13 kompani të sigurimeve, të cilat janë të organizuara


në një shoqatë të bashkuar të quajtur Shoqata e Sigurimeve të Kosovës (SHSK). Sipas dispozitave
ligjore,kompetente për mbikqyrjen dhe licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve
të sigurimeve, është e autorizuar Banka Qëndrore e Kosovës, e cila përveç mbikëqyrjes ka obligim
edhe licencimin e kompanive të sigurimit si dhe ndërmjetësuesve të sigurimit.Ligjet më të cilat në
përgjithësi rregullohen sigurimet në Kosovë janë: Ligji mbi Bankën Qëndrore,Ligji mbi Sigurimin e
Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia,Ligji i Marredhënieve Detyrimore dhe aktet nënligjore që
parashohin sigurimin: Rregullorja 2001/25 Rregullat e Sigurimeve.Pra,Kosova ende nuk ka ligj të
posaçëm më të cilen rregullohet në tërësi lëmia e sigurimeve.Vlen të theksohet se në mars të vitit
2014 ,anëtaret e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kanë miratuar Kodin Etik të Industrisë së
Sigurimeve.Përmes,këtij kodi kompanitë e sigurimeve zotohen për të operuar sipas praktikave të
drejta,sjelljeve korrekte mes kompanive të sigurimit,pastaj në lidhje më organizatat dhe institucionet
e tjera,e në veçanti përballë klientëve.Karaktersitikë kryesore e tregut të sigurimeve në Kosovë
mbetet dominimi i kapitalit të huaj.Struktura e sektorit të sigurimeve dominohet nga kompanitë në
pronësi të huaj, asetet e të cilave sipas BQK në vitin 2013 përbënin 64.5% të gjithesej aseteve të
sektorit.Në vitin 2012 kjo pjesëmarrje ishte 72.2% ,pra,vërehet një rënie e pronësisë së huaj. 367 Në
krahasim më sektorët e tjerë financiar në Kosovë shkalla e koncentrimit të tregut në sektorin e
sigurimeve është dukshëm më e ulët.Në dhjetor 2013, pjesëmarrja e aseteve të tri kompanive më të
mëdha në vend ishte 35% e gjithsej aseteve të sektorit të sigurimeve.Në vitin 2012 kjo pjesëmarrje
ishte 38.1% ,kurse në vitin 2011 kjo pjesëamrrje ishte në 41.2% , si dhe në vitin 2010 ishte
41.8%.Vlera e aseteve të sektorit të sigurimeve, i cili përfaqëson 3.1 përqind të gjithsej aseteve të
sistemit financiar të Kosovës, në vitin 2013 arriti në 132.5 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore
prej 1.3 (16.3 përqind në vitin 2012).Sipas BQK në ngadalësimin e normës vjetore të rritjes
kontribuoi rënia e theksuar e parapagimeve,aseteve teknike dhe aseteve të risigurimit. Sipas BQK
gjate vitit 2013 struktura e aseteve të kompanive të sigurimit vazhdoi të dominohet nga depozitat,
të cilat përbëjnë 58 përqind të gjithsej aseteve.Pjesa tjetër përfaqësohet nga paraja e gatshme dhe
asetet tjera (fikse, teknike, të paprekshme, etj.).Struktura e detyrimeve kryesisht përbëhët nga
rezervat teknike të cilat përfaqësojnë 81% të gjithsej detyrimeve.

366 Shih nenin 938 i Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore i Republikës së Kosovës.
367 BQK.2013.

371
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fig.1 Struktura e aseteve të kompanive të sigurimit 2013

Burimi : BQK 2014.

Fig.2 Struktura e aseteve të kompanive të sigurimit

Burimi : BQK 2013.

Tregu i sigurimeve në Kosovë karakterizohet edhe më atë se numri i kompanive të cilat ofrojnë
sigurim jetësor është i vogël ,nga gjithesej 13 kompani sa veprojnë gjithesej në Kosoëv,vetëm tri
kompani ofrojnë sigurim jetësor.Deri në vitin 2011 në Kosovë operonin 11 kompani të
sigurimeve,prej të cilave vetëm një ofronte sigurim jetësor.Në vitin 2011 industrisë së sigurimeve të
Kosovës iu shtuan edhe dy kompani të reja,të cilat ofrojnë edhe polisa të sigurimit të jetës.

Fig 2 Asetet e kompanive të sigurimit, në milionë euro

372
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimi : BQK 2014.

Aktviteti i kompanive të sigurimeve në Kosovë ,bazohet në një model relativisht të thjeshtë i cili
koncentrohet në ofrimin e polisave të sigurimit jovullnetar.Pjesa më e madhe e sigurimeve
jovullnetare përbëhet nga polisat e sigurimit të palës së tretë. Sipas BQK primet e kontraktuara gjatë
vitit 2013 arritën vlerën 79 milionë euro (77 milionë euro jojetë dhe 2 milionë euro jetë)që,
krahasuar me vitin 2012 paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind.Në kuadër të primeve të
segmentit jojetë,73.1 përqind e primeve përbëhet nga primet e sigurimeve të detyrueshme, që
përfshijnë polisat e sigurimit të palës së tretë dhe polisat kufitare.Pjesa e mbetur e primeve nga
sigurimi jojetë përbëhet nga kategoria e primeve vullnetare të cilat përfshijnë polisat e sigurimeve
shëndetësore, sigurimeve kasko, të pasurisë etj.

Fig. Primet e kontraktuara dhe dëmet e paguara, në milionë euro

Burimi : BQK 2014.

Sipas BQK gjate vitit 2013 dëmet e paguara nga sektori i sigurimeve arritën vlerën 38.5 milionë euro,
duke shënuar rritje vjetore prej 24%.Dëmet e paguara nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS)
shënuan rritje vjetore prej 7.5% në krahasim me vitin 2012 duke arritur vlerën 5.17 milionë euro.
Struktura e dëmeve të paguara dominohet nga pagesat për polisat e detyrueshme, të cilat
përfaqësojnë 61 përqind të gjithsej dëmeve të paguara.Gjatë vitit 2013 është vënë rë një rritje e
dëmeve të paguara për polisat vullnetare,pjesëmarrja e të cilave në gjithsej dëmet e paguara është
rritur nga 36 përqind sa ishin në vitin 2012 në 39 përqind në vitin 2013.Rritja më e shpejtë e dëmeve
të paguara në krahasim me primet e kontraktuara rezultoi në rritjen e raportit dëme të
paguara/prime të pranuara në 49 përqind nga 44 përqind sa ishte në vitin 2012. 368Sektori i
sigurimeve gjatë vitit 2013 u karakterizua me humbje neto prej 337 mijë euro,që është dukshëm më
e ulët në krahasim me vitin 2012 kur ky sektor kishte regjistruar humbje në vlerë 3.1 milionë
euro.Zvogëlimi i humbjeve u mundësua kryesisht nga menaxhimi më i mirë i shpenzimeve.Zvogëlimi
i humbjes u reflektua edhe në indikatorët kryesorë të përformancës të cilët u përmirësuan në
krahasim me vitin paraprak.Kthimi Mesatar në Asete (angl. Return of Average Assets: ROAA) në vitin
2013 ishte -0.3 përqind krahasuar me -2.6 përqind sa ishte në vitin 2012, ndërsa Kthimi Mesatar në
Kapital (angl. Return on Average Equity: ROAE) u përmirësua në -0.7 përqind nga -6.8 përqind në
vitin 2012. Sektori i sigurimeve mbetet mirë i kapitalizuar, me normë të kapitalizimit prej 35
përqind.Ndërsa,kapaciteti i sektorit për përballimin e humbjeve potenciale, që matet përmes
raportit të kapitalit vetanak dhe rezervave teknike,në vitin 2013 arriti në 67 përqind nga 64 përqind
sa ishte në vitin 2012369.

368 Raporti vjetor i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës.2013.Shih linkun : http://bqk-


kos.org/repository/docs/2013/BQK-RV-2012.pdf
369 Raporti vjetor i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës.2014. Shih linkun: http://bqk-

kos.org/repository/docs/2014/BQK-RV-Shqip-2013.pdf
373
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në përgjithësi mund të themi se për 15 vite të punës saj industria e sigurimeve të Kosovës relativisht
ka shënuar rritje,qoftë në aspektin e bruto premive të shkruara apo edhe aseteve të përgjithshme të
industrisë së sigurimeve në përgjithësi.Zhvillimi ekonomik i Kosovës sikurse edhe zhvillimi i industrisë
së sigurimeve në Kosovë do të varet prej shumë faktorëve dhe rrethanave të caktuara
politike,ekonomike ,shoqërore etj.Orientimi drejt një sistemi bashkëkohorë ekonomiko-shoqëror
,me ekonomi të tregut ,me konkurencë të mirëfilltë të subjeteve siguruese,përkatësisht
ekonomike ,do të paraqesë bazën më reale dhe më perspektive të industrisë së sigurimeve
,përkatësisht zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko-shoqërore të Kosovës në të ardhmen.Më krijimin
e një industrie të sigurimeve duke aplikuar legjislacionin në fuqi (i cili për fat të keq nuk është akoma
i plotë),shkëmbimin e praktikës nderkombëtare, angazhimin e madh të personave kompetent në
leminë e sigurimeve mund të arrihet një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm i industrise së sigurimeve
në Kosovë,duke qenë konkurent më tregjet e sigurimeve në rajon.

8.Përfundime/rekomandime

Qëllimi themelor i këtij punimi ishte qasja dhe analiza e kontratës për sigurimin në aspektin e
rregullimit ligjor kryesisht në Kosovë dhe në disa shtete të tjera anëtare të BE-së.Në përfundim të
këtij punimi mbi mënyrën e rregullimit juridik të kontratës për sigurimin nga ana e legjisvënsit
kosovar arrijm të nxjerrim disa konkluzione.Kështu,ndryshe,nga shtetet e tjera të rajonit në të cilat
sigurimet rregullohen më ligje të posaçme si p.sh.Shqipëria Serbia,kanë ligjet për sigurimin,poashtu
disa dispozita ligjore për kontratën për sigurimin i hasim edhe në kodet civile të tyre.Apo ndryshe
nga disa shtete të BE-së,të cilat kanë miratuar edhe kodin për sigurime,p.sh.Franca,Italia,Bullgaria
etj.Kontrata për sigurimin në Kosovë nuk rregullohen më ligj të posaçëm,dispozitat juridike të kësaj
kontrate i gjejm në ligjin për marrëdhëniet detyrimore të RK.Në rregullimin juridik të kontratës për
sigurimin nga ana e ligjit për marrëdhënie detyrimore në aplikim në Kosovë,vërehet fakti se
dispozitat ligjore të këtij ligji për rregullimin e kësaj kontrate janë marrë kryesisht në ligjin nr./30
mars 1978 mbi marrëdhëniet detyrimore i RSFJ,ligji ky i cili ishte në aplikim në Kosvë deri në
nxjerrjen e ligjit aktual në aplikim,përkatësisht deri në vitin 2012.Në dispozitat juridike të
LMD,përcaktohet kuptimi i kontratës për sigurimin,llojet kryesore të sigurimit,sigurimi i jetës dhe
pasurisë,të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë kontratë etj,mirëpo shumë çështje në lidhje më
kontratën për sigurimin nuk rregullohen nga ana e këtij ligji,si p.sh,mënyra e zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve midis palëve.Në baze të kësaj mund të nxjerrim rekomandim që duhet të
plotësohet legjislacioni në fuqi në Kosovë,dedikuar rregullimit të kontratës për
sigurimin,respektivisht duhet që të nxirret ligji për sigurime,legjislacioni në fushën e sigurimeve nuk
është i plotë,ekziston vetëm ligji për sigurime të detyrueshme nga autopërgjegjësia dhe ligji për
marrëdhëniet detyrimore ,dhe disa akte nënligjore më të cilat rregullohen sigurimet në përgjithësi
në Kosovë.Një tjetër konkluzion që mund të nxirret lidhur më kontratën për sigurimin,është fakti se
në praktikën kosovare nga dy llojet e sigurimeve të njohura dhe të rregulluara më ligj ,dukshëm
dominojnë sigurimet jojetë kryesisht dominojnë sigurimet e detyrueshme,dhe se numri i kompanive
të cilat ofrojnë sigurime të jetës është relativisht i vogël,nga gjithesej 13 kompani të sigurimeve sa
operojnë në Kosovë,vetëm tri nga to ofrojnë sigurime të jetës.Sipas BQK,gjatë vitit 2013 premitë e
kontraktuara në industrine e sigurimeve në Kosovë kanë arritur vlerën 79 milionë euro,prej të cilave
77 milionë euro nga sigurimet jojetë dhe 2 milionë euro sigurime jetë.Në kuadër të primeve të
segmentit jojetë ,73.1 % përbëhet nga primet e sigurimeve të detyrueshme,që përfshijnë polisat e
sigurimit të palës së tretë dhe polisat kufitare.Kjo tregon,atë se në Kosovë në përgjithësi mungon
tradita dhe kultura juridike për lidhjen e kontratës për sigurimin të jetës,shëndetit dhe
pasurisë,prandaj duhet që të ngritet niveli i vetëdijësimit i qytetarëve mbi rolin dhe rëndësinë e
sigurimit.

374
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

9. Literatura

1. Samothrakis,Y.(2013).Discussion Paper III.Differences in Insurance Contract Laws and Existing EU


Legal Framework Insurance Contract Law- General Part 1.
2. Etzbach,P.(2013).The Legal Nature of Insurance Contracts.IBA Insurance Committee Substantive
Project.
3. Jashari,A.(2012).E Drejta Afariste (Kontraktore).Dispencë.Tetovë.
4. Batrakçi,Xh.(2007).Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimit,Prishtinë.
5. Hasneziri,L.(2011).Kontrata e sigurimit sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.(Punim
doktorature).Tiranë.
6. Antonijevic,Z.(1985).E Drejta Ekonomike.Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë
Krasniqi,A.(2014).E Drejta Biznesore.Kolegji Evropian Dugagjini. Botimi i parë.
7. Smaka,R.(2010).E Drejta Biznesore.Universiteti Mbretëror Iliria,Prishtinë.
8. Dauti,N.(2004).E Drejta e Detyrimeve.Prishtinë.
9. Alishani,A.(2002).E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e posaçme.Prishtinë.
10. Osmanaj,E.(2013).Kontrata për sigurimin e jetës dhe pasurisë.(Punim masteri.)Kolegji
Universitar Iliria.Prishtinë.

9.1 Aktet ligjore

1. Ligji i Marrëdhënieve Detyrimore i Republikës së Kosovës. Gazeta zyrtare e RK.Nr. Nr. 04/L-077
2. Ligji i Marrëdhënieve Detyrimore.Gazeta zyrtare e RSFJ-së.Nr.29/1978.
3. Ligji për veprimtarinë e sigurimit,të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime i
Republikës së Shqipërisë , Nr.9267, datë 29.7.2004.
4. Ligji për marrëdhëniet detyrimore i Serbisë.Gazeta zyrtare e RS.Nr.
5. Kodi Civil i Shqipërisë.
6. Kodi Civil Italian.
7. Kodi Civil Francez.
8. Kodi i Sigurimeve i Frances.
9. Kodi i Sigurimeve i Bullgarisë.
10. Ligji Filandez i sigurimeve.
11. Ligji i Detyrimeve i Kroacisë.
12. Ligji i Detyrimeve i Estonisë.
13. Ligji për Sigurime i Gjermanisë.
14. Kodi Civil i Hungarisë.
15. Kodi Civil i Rumanisë.
16. Kodi Civil i Slovakisë.

9.2 Burime nga interneti

1. http://www.mannheimerswartling.se/globalassets/publikationer/iba-insurance-substantive-
project-2013.pdf
2. http://ec.europa.eu/justice/contract/files/expert_groups/definition_of_insurance_contract_en
pdf
3. http://ec.europa.eu/justice/contract/files/expert_groups/report_on_section_3_final_en.pdf
4. http://uk.practicallaw.com/4-501-3670?qaq=W_q3&qaid=9-501-3248
5. http://www.drejtesia.gov.al/files/userfiles/Legjislacioni/Kodi_Civil.pdf
6. http://bksks.org/static/uploads/documents/Ligji%20per%20marredheniet%20e%20detyrimeve.
pdf
7. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2012/10/KONTRATA_E_SIGURIMIT.p
df.

375
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

8. http://www.kkk.gov.al/foto/uploads/File/SNK_Requirements/IFRS%204%20Kontratat%20e%20S
igurimit.pdf

9.3 Raporte

1. Raporti vjetor i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës.(2012)


2. Raporti vjetor i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës.(2013)
3. Raporti vjetor i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës.(2014)

Erton Kaleshi - Tregjet financiarë dhe karakteristikat e tyre

Erton Kaleshi

Fakulteti i Ekonomisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë, Shqipëri, erton.kaleshi@gmail.com

Abstrakt

Duke patur parasysh rëndësinë e një ekonomie të shëndetshme, si diçka që prek në mënyrë
të drejtëpërdrejtë stilin tonë të jetesës, në këtë punim kemi menduar të trajtojmë një nga aspektet e
rëndësishme të ekonomisë dhe konkretisht tregjet financiarë.
Qëllimi i këtij punimi është të tregojë se cilat janë anët pozitive që ofron investimi në tregjet
financiarë, cila është struktura e tyre dhe cilat janë veprimet bazë mbi të cilat mbështeten këta
tregje.
Një pjesë e veçantë e këtij punimi i është kushtuar bursës si një nga instrumentet më
tradicionalë të tregjeve financiarë në ditët e sotme dhe problematikave që hasen në vendin tonë.

Keywords: Ekonomia, Tregu financiar, Bursa, Tituj, Investimi

1. Kuptimi i tregut financiar

Tregu financiar është sistemi ku individi dhe subjekte të tjera mund të tregtojnë letrat me vlerë,
titujt dhe cdo send tjetër të zëvendesueshëm me kosto të ulët transaksionesh dhe cmime që
reflektojnë ofertën dhe kërkesën e këtij tregu370
Tregu financiar siguron mekanizmat për të krijuar dhe këmbyer mjetet financiare. Mjetet
financiare mund të blihen dhe të shiten në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tregjet financiare në
vendet ekonomikisht të zhvilluara sigurojnë mundësinë e tregtimit të mjeteve financiare në
struktura të organizuara. Ndodh që ndërsa një numër shumë i madh subjektesh kërkojnë fonde për
të financuar nevojat e tyre të rritjes ose zgjerimit, një numer tjetër shumë më i madh i tyre kërkojnë
t’i investojnë fondet e tyre të lira ose përkohesisht të lira për një periudhë kohore shumë të gjatë.
Pikërisht në këto rrethana lind dhe nevoja e përputhjes së këtyre kërkesave të organizimit dhe
drejtimit të transfertave nga subjektet që rezultojnë me fonde financiare të lira përkohësisht ose për
periudha afatgjata, drejt subjekteve që nuk kanë fonde të lira,por që janë në kërkim të këtyre
fondeve sepse dëshirojnë të investojnë. “Loja” midis këtyre dy grupeve të mëdha përbën edhe
ideologjinë e funksionimit të sistemit financiar në tërësi dhe tregut financiar.
Tregu financiar formon një rreth financimesh të specializuara, ku titujt financiar luajnë rolin
primar,dhe është pikërisht manovrimi i këtyre titujve dhe mjeteve financiare që siguron

370
E. T. Shneiderman, How financial market work, fq. 2.
376
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

funksionimin dhe efikasitetin e tij371. Duke qenë se do ndeshemi shpesh me termin kryesor të
tregjeve financiare, titujt, lind natyrshëm pyetja se c’janë ato për pjesën që nuk i ndeshim shpesh
këto terminologji.
Një përkufizim te nocionit e gjejmë te ligji i vitit 2008 “Për titujt”ku në nenin 3 shprehet:
“Titujt janë instrumente financiare, të cilat emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit,nëpërmjet
administrimit të të drejtave,që rrjedhin nga zotërimi i tyre. Ne termin “tituj” përfshihen pa kufizim
aksionet,obligacionet e shoqërive tregtare dhe të pushtetit vendor, bonet e thesarit dhe obligacionet
e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuar nga banka e Shqipërisë, dëftesat tregtare, aksionet
ose kuotat e fondeve të investimit, si dhe instrumente të tjera financiare, të krahasueshme me
aksionet dhe obligacionet dhe që vlerësohen dhe miratohen si të tilla nga Autoriteti i Mbikëqyrjes
Financiare, që më poshtë do të quhet Autoriteti”.

2. Funksionet dhe lehtësitë që ofron tregu financiar

Arsyeja e krijimit te tregut financiar është lehtësitë që i ofron ai shoqërisë dhe mjetet efikase që
vihen në shërbim të kerkesës dhe ofertës në treg. Sipas shkencës së financës tre janë funksionet
kryesore të tregjeve financiare:
Funksioni i parë: përcaktojnë cmimin e mjeteve financiare të tregtuara në to nëpërmjet lidhjeve
që vendosen ndërmjet blerësve dhe shitësve. Ky njihet si proces i përcaktimit të cmimit.
Funksioni i dytë: sigurojnë mekanizmin e blerjes apo të shitjes të letrave me vlerë për
investitorët.Pra ,tregjet financiare ofrojnë likuiditet, pra aftësinë për të konvertuar një mjet në para.
Kjo është një karakteristikë tërheqëse per investitorët në rastin kur deshirojnë që të kenë likuiditete
për arsye nga më të ndryshmet.Po të mos egzistonte tregu sekondar, pronari i një instrumenti të
kapitalit do të ishte i detyruar të priste derisa kompania të shiste instrumentin.
Funksioni i tretë: është ulja e kostos së transaksionit. Dy janë kostot që lidhen me transaksionin:
kosto e kërkimit dhe kosto e informacionit.Kostot e kërkimit mund të jenë kosto te dukshme, si
përshembull shpenzimet e publikimit të dëshirës për të blerë apo për të shitur një mjet financiar dhe
kostot jo tëdukshme, si për shembull vlera e kohës së shpenzuar për përcaktimin e palës tjetër
pjesëmarrëse në transaksion372.
Tregjet financiare kanë krijuar një sistem të hapur dhe të organizuar ku kompanive u jepet
mundësia të përdorin sasi të madhe kapitali për të rritur biznesin e tyre. Që në momentin që flasim
për tregje që janë publike nënkuptojmë një mënyrë të hapur dhe transparente për vendosjen e
cmimeve për cdo gjë që do tregtohet, gje e cila redukton dhe koston e marrjes së informacionit.
Madhësia absolute e tregut ofron atë që quhet likuiditet, me fjale të tjera kompanive te mëdha nuk i
duhet të shkojnë larg për të gjetur blerësit e tyre dhe e kundërta.
Në sektorin e financave, tregjet financiare në mënyrë të përmbledhur ofrojnë këto lehtësi:
-ngritja e kapitalit në lidhje me tregjet e kapitalit;
-transferimin e rreziqeve në tregun e derivateve;
-zbulimin e çmimit;
-transaksione globale për shkak të integritetit të gjerë të tregjeve financiare;
-tregtia ndërkombëtare në tregjet e monedhës dhe bursës.
Në mënyrë tipike një huamarrës lëshon një faturë për një huadhënës duke premtuar për të
paguar vlerën e kapitalit.Këto të ardhura janë letra me vlerë të cilat mund të blihen apo të shiten
lirisht. Në këmbim të kreditimit të holla per huamarrësin, huadhënësit do të presin një kompesim në
formën e interesit apo dividenteve. Kjo formë e investimeve është një pjesë e domosdoshme e
tregjeve për të siguruar që fondet janë furnizuar me to, dhe si mjeti burim i funksionimit të tyre.
Nga niveli i zhvillimit, perfeksionit dhe funksionimit të skemës sësistemit financiar,
ekonomitë e vëndeve klasifikohen në tre nivele të mëdha. Niveli i pare eshte niveli i ekonomisë
empirike. Aty dominon paraja e gatshme dhe këmbimet, pa nevojën e institucioneve të
371
Sh. Bundo, Financë, Shtëpia botuese Albpaper, Tiranë, 2010, fq.125.
372 E. Luci, D. Kripa, Investime, Shtëpia Botuese ‘’Pegi’’,Tiranë,2007, fq. 25.
377
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndërmjetësimit financiar. Niveli i dyte, sigurisht më i avancuar dhe më i zhvilluar,i përket ekonomise
se kredise. Në këtë nivel dominojnë bankat dhe institucionet e kredisë. Këto institucione
përshpejtojnë përdorimin dhe transferimin e kapitaleve dhe bashke me të edhe zhvillimin ekonomik.
Niveli i trete eshte ai tregjeve financiare. Në këtë nivel dominon paraja e padukshme, paraja
elektronike dhe manjetike, tregjet financiare dhe inxhinieria financiare. Niveli i sistemit është dhe
instrumenti për të lexuar lehtë shkallën e zhvillimit të një vendi373

3. Ndarjet dhe instrumentet që e përbëjnë tregun.

Në këtë pjesë do të përfshijmë një listë të terminologjisë së nevojshme për të kuptuar edhe
trajtimin e aspektit të mëvonshëm që lidhet me politikën penale si dhe mënyrën se si funksionon një
treg financiar.
Dallojmë katër segmente kryesore që përbëjnë tregun financiar dhe përmbajnë listën e
instrumenteve me anë të të cilit funksionon. Ato janë:
1- Tregu monetar
2- Tregu i borxhit
3- Tregu i kapitalit
4- Tregu i letrave me vlere

3.1 Tregu monetar

Tregu monetar është një nënsektor i tregut të letrave me vlerë me të ardhura fikse. Në të
tregtohen letrat me vlerë të borxhit me afate maturimi shumë të shkurtra kohore dhe përgjithësisht
shumë të tregtueshme. Përgjithësisht kjo pjesë e tregut nuk mund të përballohet nga individ pasi
letrat me vlerë janë në sasi të konsiderueshme por investitorët e vegjël shpesh duke përdorur
instrumentat e ndërmjetesimit krijojnë fonde të përbashkëta.Fondet e përbashkëta bashkojnë
burimet e shumë investitoreve dhe i përdorin ato për blerjen e një shumëllojshmërie letrash me
vlerë të tregut monetar. Instrumentet që përfshihen ne këtë treg janë:
A-Bonot e thesarit. Bonot e thesarit janë tituj afatshkurtër detyrimi
(tremujore,gjashtëmujore ose vjetore) me një përqindje interesi që emeton dhe shet në ankand
Banka Qëndrore, për grumbullimin e të ardhurave që nevojiten për mbulimin e deficitit afatshkurtër
të buxhetit te shtetit. Ato janë letra me vlerë me tregtueshmëri te lartë ndërmjet instrumentave të
tregut monetar. Bonot e thesarit përfaqësojnë formën më të thjeshtë të huamarrjes. Poseduesit e
bonove të thesarit, interesin e marrin në ditën e maturimit. Letrat me vlerë të thesarit zakonisht
emetohen në aksione (ankande) që mbahen në terma të caktuara.
B-Çertifikatat e depozitës. Çertifikata e depozites është një depozitë kohore në një bankë
tregtare apo në një shoqëri kursimi dhe huaje. Banka u paguan depozituesve interesat dhe
principalin vetëm në afatin e përcaktuar kohor të certifikatës së depozitës. Ato mund tëshiten nëse
pronari ekzistues ka nevojë për likuiditet përpara datës së maturimit të përcaktuar. Çertifikatat e
depozitave afatshkurtra karakterizohen nga një tregtueshmëri e lartë. Ashtu si tek bonot e thesarit
edhe këtu shpesh këto certifikata depozite blihen nga fonde të tregut monetar që bashkojnë fonde
të disa investitorëve individuale.
C-Letrat tregtare. Kompani të mëdha dhe me reputacion shpesh emetojne certifikata borxhi
afatshkurtra të pasiguruara, në vend që të marrin hua direkte nga bankat. Këto certifikata njihen si
letra tregtare. Letrat tregtare ofrojnë një normë kthimi lehtësisht më të lartë se bonot e thesarit, me
të njëjtin maturim për shkak se përmbajnë një risk më të lartë dhe janë më pak likuide në treg.
D-Pranimet bankare. Përdoren gjerësisht në tregtinë ndërkombëtare kur kredibiliteti i një
tregtari është i panjohur për tregtarin tjetër. Blerësi i premton me shkrim shitësit që do të kryejë

373
Sh. Bundo, vep. cit, fq. 113.

378
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pagesën për mallin e blerë në një afat të caktuar kohor. Blerësi në të njëjtën kohë i kërkon bankës
me të cilën operon që të pranojë këtë premtim dhe në kushtet e pranimit nga ana e bankës të
premtimit, përgjegjës përballë shitësit për pagesën është jo vetëm blerësi por edhe banka e cila ruan
garancinë mbi mallrat e blera. Pranimi bankar është një detyrim për kryerjen e pagesës në afatin e
përcaktuar. Sigurisht në kthimin e depozitës së bankës, blerësi i detyrohet përvec cmimit të paguar
edhe vlerën e komisionit bankar.

3.2 Tregu i borxhit

Tregu i borxhit përbëhet nga instrumenta borxhi me afat maturimi më të gjatë se ato që
tregtoheshin në tregun monetar. Ky treg përfshin deftest dhe obligacionet e llojeve të ndryshme sic
janë ato të thesarit, korporatave, bashkiake etj.
Obligacioni është një tip tjetër i letrave me vlerë. Ai përkufizohet si titull që i jep mbajtësit të tij
të drejtën e kreditorit mbi nje nërmarrje ose shoqëri aksionere që e ka emetuar, si dhe i detyron
këta te fundit ta paguajnë borxhin brenda afatit kohor të përcaktuar, së bashku me një interes vjetor
fiks mbi shumën e borxhit të marrë. Kështu obligacioni mund të quhet ndryshe si titull me të ardhura
fikse.
Karakteristikat kryesore te cdo obligacioni përshkruhen hollësisht ne kontratën e emetimit te
tyre. Ato saktësojnë cmimin e emetimit, interesin si dhe afatet (kohën e maturimit ) brenda të cilave
do të jetë paguar gjithë borxhi. Obligacionin mund ta emetojnë:
-Shteti, në formën e bonove të thesarit
-Institucionet publike ose gjysëm publike, si komunat, bashkitë, qarqet, rajonet, departamentet,
ndërmarrjet publike etj.
-Shoqëritë aksionare me capital privat. Në përgjithësi, ndërmarrjet e vogla e te mesme, që nuk janë
të kuotuara në bursë, që nuk mund të emetojnë tituj borxhi direkt, por vetëm me ndërmjetësinë e
ndërmjetësve financiarë të specializuar e të regjistruar në bursë374.
Përsa i përket dëftesave të thesarit kane një sërë ngjashmërish me obligacionet 10-30 vjet.
Këto dy instumenta të tregut të borxhit janë edhe ndër format më të rëndësishme të sigurimit të
fondeve nga qeveritë.

3.3 Tregu i kapitalit

Tregu i kapitalit definohet si tregu ku tregohet me instrumenta financiar afatgjatë.


Në tregjet financiare dhe sidomos në pjesën e kapitalit apo borxhit hasin shpesh dy terma të
rëndësishëm që është tregu primar dhe tregu sekondar.
Tregu primar- Për te shitur aksionet, kompania konsultohet me një tregtar investimesh
(dealer), i cili gjithashtu, quhet nënshkrues i letrve me vlerë. Tregtari i investimeve i jep këshilla
kompanisë mbi sasinë e aksioneve qe do shiten, sa do paguhet për to, gjithashtu ndihmon për t’i
shitur aksionet si tek investitorët institucionale si kompanitë e sigurimit, fondet private të
pensioneve, ashtu dhe tek investitoret individuale. Kur tregtari i investimeve (dealer) shet aksionet,
kompania merr paratë dhe vazhdon aktivitetin e saj. Këtu perfundon tregu primar. Përpara se të
trgtojmë shkurtimisht se si funksionon tregu sekondar, le të njihemi me dy terma të përdorur shpesh
kur flasim për tregjet financiare:
1-Broker quhet një pjesmarrës i autorizuar në treg i cili tregton për llogari të tij.
2-Dealer quhet një pjesmarrës i autorizuar në treg që tregton për llogari të tij dhe të të tjerëve.

374
Sh. Bundo, vep cit, fq. 131.

379
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Megjithatë sot termi më i rëndësishëm për të dy pjesmarrësit do të ishte ndërmjetës në


bursë, pasi ndarja tradicionale midis këtyre termave viteve të fundit ka ndryshuar, dhe boker dhe
dealer kryejnë shpesh funksionet e njëri- tjetrit.
Tregu sekondar- Pasi kompania shet aksionet tek investitorët, shpesh zhvillohet tregu
sekondar. Por, gjatë kësaj kohe kompania nuk merr para. Tregu sekondar bëhet nga investitorët , të
cilët, tregtojnë aksionet e kompanisë mes tyre. Tregu sekondar egziston, sepse nëse ju doni t’i ktheni
në para aksionet tuaja, nuk mund t’i coni ato tek kompania.Në vend të kësaj, ju duhet t’i shisni
aksionet tek investitoret e tjerë në tregun e hapur. Tregjet sekondare më të njohura janë bursat, të
cilat bashkojnë njerëzit që kërkojnë të shesin aksione me ata që kërkojnë t’i blejnë ato. Pa tregjet
sekondare, kompanitë do ta kishin të vështirë të siguronin para për financimin e aktiviteti të tyre 375.
Për këtë arsye themi edhe që tregu sekondar është edhe tregu që ofron likuiditet investitorëve, kjo
pasi investitorët do të hezitonin të blinin letra me vlerë nëse nuk do të egzistonte një mundësi e dytë
shitjeje. Në tregun sekondar bëhet vlerësimi transparent i ecurisë së ndërmarrjeve të kuotuara.
Luhatjet e cmimeve vijnë jo vetëm nga loja e tregut, por edhe nga shkalla e ecurisë së këtyre
kompanive të listuara, pra tregon suksesin ose mossuksesin e aktivitetit të tyre.Është ky lloj tregu që
I ofron investitorëve mundësinë të reagojnë ndaj cdo informacioni të marrë në lidhje me veprimet
që ata duan të realizojnë.
Egzistojnë dy lloj strukturash organizimi të tregut sekondar:
- Tregu i drejtuar nga porosia (order-driven market), në një treg të tillë, secili shitës dhe blerës
aksionesh ka një broker që vepron për llogari të tij.Fitimi i brokerit sigurohet nga komisioni
që i merret klientit për realizimin e marrveshjes (transaksionit). Bursa e Neë Jork-ut (NYSE)
dhe ajo e Tokios (TSE) janë tregje të drejtuara nga porosia.
- Tregu i drejtuar nga cmimi (quote-driven market), në këtë treg gjenden firma të quajtura
“market makers”(krijues të tregut). Roli i tyre është të blejnë dhe shesin nën të gjitha
kushtet e tregut dhe ata gjithmonë caktojnë një cmim për blerje dhe një cmim për shitje.
Dhe në këtë rast, shitësit dhe blerësit kanë ende brokerat që veprojnë në emër të tyre, por
në vënd që të gjejnë palën tjetër, brokeri e rregullon transaksionin me një “market maker”.
Edhe në këtë rast, brokeri e siguron fitimin nga komisioni që i merr klientit të tij. Bursa e
Londrës (LSE) dhe NASDAQ (Thë National Association of Securities Dealers Automated
Quotation), janë tregje të drejtuara nga cmimi.
Instrumenti më i rëndesishëm i tregut të kapitalit është aksioni. Ai definohet si njësia me të cilën
shprehet pjesmarrja e aksionereve (apo pronarëve) në shoqëri, në kapitalin e regjistruar të saj,e
thënë më thjeshtë, është njësia në të cilën ndahet apo shprehet kapitali i regjistruar i regjistruar i
shoqerisë aksionare376.
Sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” shoqëritë aksionare mund të emetojnë dy lloje
aksionesh, aksione të zakonshme dhe aksione me përparësi (aksione të preferuara). Aksioni i
zakonshëm ka dy karakteristika kryesore që janë e drejta e likuidimit dhe detyrimet e kufizuara. E
para nënkupton që në rast të një falimentimi të mundshëm të një kompanie renditen të fundit, pra
paguhen pasi janë shlyer detyrimet e tjera si obligacionmbajtësit, kreditorët dhe aksionerët e
preferuar. Detyrimet e kufizuara lidhen me faktin se në rast të një falimentimi të mundshëm të
kompanisë humbasin vetëm investimin fillestar pasi nuk janë të detyruar të kontribuojnë në mjete
shtesë për shlyerjen e detyrimeve të kompanisë.
Aksioni i preferuar ka një sërë karakteristikash të ngjashme si me aksionin e zakonshëm ashtu
dhe me obligacionin. Ndryshimi me aksionin e zakonshëm qëndron në të drejtën e votës, pasi nuk e
kanë këtë të drejtë për cështjet që i përkasin menaxhimit të firmës. Përparësia e tyre nga aksioni i
zakonshëm qëndron në faktin që likuidohen përpara në rastin e një falimenti.

375
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare-Tregu i kapitalit (material edukues).
376 A. Malltezi, E drejta Shqiptare e shoqërive tregtare, Shtëpia Botuese ‘Mediaprint’,Tiranë, 2011, fq. 107.
380
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3.4 Tregu i letrave me vlerë (derivative)

Një nga zhvillimet më të rëndësishme në tregjet financiare këto vitet e fundit ka qënë
tregtimi i opsioneve, kontratave të ardhshme dhe evoluimi i tregjeve derivative në të cilat ato
tregtohen. Këto instrumenta sigurojnë të ardhura që varen nga vlerat e letrave me vlerë si për
shembull:cmimet e obligacioneve, aksioneve apo vlera të tjera në treg.9 Prandaj për shkak të
varësisë së këtyre instrumentave ato njihen si letra me vlerë derivative . Roli i tyre në tregjet e sotme
po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm. Duke mos dashur të ndalemi në aspektet tërësisht
ekonomike pasi nuk është qëllimi i këtij punimi po shpjegojmë vetëm dy termat kryesor që hasen në
këtë treg dhe përmenden në ligjin ‘Për titujt’. Ato janë opsionet dhe kontratat e ardhshme.
Dallojnë dy tipe opsionesh: opsion për blerje dhe opsion për shitje. Opsioni për blerje i jep të
drejtën mbajtësit të blejë një letër me vlerë me një cmim të specifikuar të njohur si cmim ushtrimor,
në ose përpara datës së skadencës. Kontrata e ardhshme është një detyrim për dorëzimin e një letre
me vlerë ose në disa raste të vlerës së saj në një datë të specifikuar maturimi me një cmim të rënë
dakort që njihet si cmimi i kontratës.

4. Bursa dhe mënyra e krijimit të saj

Bursa e letrave me vlerë është një treg posacërisht i themeluar dhe i organizuar për të
ballafaquar flukset e kërkesave dhe ofertave për letrat me vlerë të pasurive të luajtshme (mobilare),
të emetuara nga shoqëri aksionere, nga shteti dhe nga ente të tjera publike 377.
E thënë ndryshe, bursa është institucion juridik-biznesor në të cilën tregtohen mallra, para dhe
letra me vlerë. Në diteët e sotme numri i bursave është rritur shumë. Disa nga bursat më të
rëndësishme mund të përmëndim Bursat nacionale, si ajo e Neë Jork-ut (NYSE), atë të Tokios (TSE),
Bursën e Londrës (LSE) etj. Këto Bursa quhen nacionale për shkak të numrit të madh të kompanive të
listuara, shtrirjes gjeografike të këtyre kompanive, klientelës së ndryshme të blerësve dhe shitësve
që përdorin tregun etj. Bursa ka tre funksione të rëndësishme në treg që janë:
- Funksioni i rritjes së kapitalit - u jep mundësi kompanive dhe organizmave të tjerë të
sigurojnë mjete financiare duke ofruar tituj zyrtarisht të kuotueshëm.
- Funksioni i investimit- u jep mundësi atyre që disponojnë likuiditete të lira, të zgjedhin midis
një game të gjërë dhe të seleksionuar titujsh, formën më të përshtatshme të angazhimit të
kapitalit të vet.
- Funksioni i likuiditetit - garanton kontraktimin e rregullt të titujve zyrtarisht të kuotueshëm
dhe siguron një cmobilizim të shpejtë dhe të lehtë.
Bursa në vetvete nuk menaxhon portofol letrash me vlerë por as blen, as shet, as zotëron dhe as
vendos cmime për letrat me vlerë. Ajo që bursa ofron është tregtimi i këtyre letrave. Por ajo cfarë na
intereson gjithashtu është se cfarë ofrojnë avantazh bursat në ndryshim nga instrumentat e tjerë. Së
pari, bursa shërben si një mjet për krijimin dhe sigurimin e një tregu të përhershëm ku mund të
blihet dhe të shitet në cdo kohë një letër me vlerë. Po ashtu ekzistenca e bursës si një vend takimi
është mjeti më i shpejtë për ballafaqimin dhe përmbushjen në kohë dhe në sasi të kërkesave dhe
ofertave të letrave me vlerë. Së treti, transaksionet ekzekutohen me kosto minimale ku bursa
regjistron të gjitha tregtimet aq shpejt, sa ato bëhen. Rrjeti i kompjuterizuar realizon shfaqjen e
numrit të aksioneve të tregtuara dhe cmimin e tyre të tregtimit. Në bursë cmimet janë reale dhe
transparente që do të thotë cmimet vendosen sipas parimit të kërkes-ofertës dhe në përputhje me
rregullat e tregtimit në bursë.
Mosekzistenca e Bursës krijon vështirësi dhe pengesa të shumta në procesin e investimit të
letrave me vlerë, pasi është shumë e vështirë që blerësi apo shitësi të gjejnë njëri-tjetrin në cdo
moment që atyre do t’u lindte e nevojshme. Kjo është dhe arsyeja që bursa ofron një efektivitet

377
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare-Bursa e Letrave me Vlerë
381
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shumë të nevojshëm në tregjet moderne, sidomos kur bëhet fjalë për manovra në kapitale të
mëdha.
Një Bursë ka dy qëllime që lidhen me ekzistencën e saj që janë:
- Të krijojë një mekanizëm për qeveritë dhe kompanitë, për të emetuar letra me vlerë me qëllim
rritjen e kapitalit të tyre - tregu primar (term i shpjeguar pak më sipër).
- T’i krijojë investitorëve mundësinë të blejnë dhe të shesin letra me vlerë tashmë të emetuara –
tregu sekondar.

4.1. Mënyra si funksionon një bursë

Përgjigja në lidhje me funksionimin e bursës lidhet me termin që haset shpesh edhe në


legjislaturë ‘emetimi’. Emetimet e reja të aksioneve janë ndarë në dy kategori:
- Emetimi primar është emetimi i aksioneve të reja kur një kompani është pranuar për herë të
parë në Bursë378.
- Emetimi sekondar është emetimi i aksioneve të reja nga një kompani që është e pranuar më
parë në Bursë.
Termi emetim primar apo emetim sekondar ndryshon me termin treg primar apo treg sekondar.
Përpara se aksionet të emetohen, kompania emetuese duhet të përmbushë kërkesat e Bursës për
listimin e këtyre letrave. Kompania në fjalë angazhon një bankë investimi, një firmë brokerimi ose
firma të tjera letrsh me vlerë për të menaxhuar këto emetime në emër të tyre.
Metodat e emetimit variojnë nga tregu në treg, por më të përhapurat janë:
- Oferta Publike-Aksionet i ofrohen publikut;
- Vendosja ose Oferta Private (Private placement)-Firmat e letrave me vlerë ose bankat e
investimit u shesin aksione vetëm klientëve të tyre.
- Emetimi në grup (syndicated issue)- Firmat e letrave me vlerë ose bankat e investimit,
organizojnë një grup bankash të cilat marrin një pjesë të emetimit dhe ia shesin këto letra me vlerë
klientëve të tyre
Në Bursë, letrat me vlerë shiten dhe blihen me një cmim të caktuar që quhet kurs. Kurset e
letrave me vlerë pësojnë luhatje të shpeshta që vijnë si pasojë e performancës ekonomike dhe
planeve të zhvillimit të kompanive të kuotuara në Bursë(si rezultat i ndryshimit të madhësisë së
dividentit), të politikës qeveritare, të normës së interesit bankar si dhe nga kërkesa e oferta e tregut
për kapitale monetare. Kjo është edhe një pikë tjetër e vecantë e bursave.
Që një bursë të jetë e suksesshme duhet të operojë brënda një rrjeti rregullues i cili mbahet
fortë nga pjesmarrësit e tregut dhe imponohet për zbatim në mënyrë rigoroze nga autoritetet
rregulluese.

4.2. Organizmat rregullues të bursave

- Komisionet e Letrave me Vlerë ose ente të tjera rregullatore


Është një Organizatë vetë-rregulluese që nxjerr rregulla dhe rregullore të cilat rregullojnë
aktivitetin e brendshëm të saj dhe i bën ato të detyrueshme për zbatim si nga Bursa dhe nga
pjesmarrësit në treg.
Enti rregullator përkatës ka autoritet legjislativ mbi Bursën, investitorët në të dhe pjesmarrësit
në Bursë. Konkretisht, ai:
-jep licensën për krijimin e Bursave,

378
Sh. Bundo, Vep cit, fq. 133.

382
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

-miraton instrumentat që janë objekt të tregtimit në Bursë, miraton rregulloret e anëtarësimit,


listimit dhe tregtimit në Bursë,
-licenson, kontrollon, dhe mbikqyr të gjithë pjesmarrësit në sistemin broker-dealer,
-miraton prospektet në rastin e ofertave publike,
-vendos rregulla dhe kritere mbi ekspozimin financiar dhe kontabël të kompanive të kuotuara në
Bursë.
- Bordi Mbikqyrës i Bursës
Është një organ që mbikqyr aktivitetin e Bursës dhe vendos lidhur me ecurinë e saj. Bordi
miraton rregulloret e anëtarësimit, licensimit, si dhe të gjitha rregulloret që kanë të bëjnë me
aktivitetin operacional të Bursës dhe atë të brëndshëm të saj. Gjithashtu miraton edhe procedurat e
tregtimit dhe jep miratimin paraprak për të gjitha instrumentat e reja që do të tregtohen në Bursë,
sikurse dhe ndryshimet apo modifikimet në tregtimin e atyre ekzistuese.
Aktiviteti i Bursës drejtohet nga Shefi Ekzekutiv (C.E.O) që është dhe anëtar i Bordit Mbikqyrës të saj.
Fushat e kërkuara të rregullimit të këtij sistemi përfshijnë aspekte të tilla si: anëtarësimi në Bursë,
listimin në Bursë, strukturën dhe sistemimin e tregut, përpjekjen për arritjen e transparencës në treg
duke u kujdesur për kuotimin e drejtë të cmimeve si dhe raportimin e veprimtarisë së bursave379

5. Bursa e Tiranës

Bursa e Tiranës është bursa e parë e krijuar në Shqipëri, më datë 2 maj 1996. Shteti ishte
promotori dhe mbështetësi kryesor i krijimit të bursave. Në Shqipëri u ndoq një model i ndryshëm
nga eksperienca e vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore pasi u vendos që Bursa e Tiranës të
krijohej nën administrimin e Bankës Qendrore si departament i saj, dhe kjo për arsye:
 mungesa e një tradite të mëparshme në këtë drejtim ;
 gama e kufizuar e instrumenteve financiare;
 një sektor privat më i dobët sesa në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, pra,
rrjedhimisht, mungesa e aksioneve dhe titujve nga sektori privat;
 mosfillimi ende i privatizimit të ndërmarrjeve strategjike;
 shanset e vogla të sigurimit, brenda një periudhe afatshkurtër, të eficencës ekonomike të këtij
institucioni të ri;
 mungesa e ekspertëve dhe e eksperiencës përkatëse e të mjaftueshme, jashtë institucioneve
shtetërore të sferës financiare ( në rastin tonë Banka e Shqipërisë)
Qeveria, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Komisionin e Letrave me Vlerë
vendosën të organizojnë pranë Bursës së Tiranës tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit.
Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin
sekondar të bonove të thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan
fillimisht dy herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin cdo ditë pune dhe si
instrumente tregtimi u pranuan bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun
primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë
Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.
Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002,
për të vijuar organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionere. Bursa e Tiranës mori licensën
përfundimtare si treg titujsh në 1 korrik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo licensë u
rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjecar. Në vitin 2007, Bursa e Tiranës u licensua nga
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të pacaktuar. Misioni i saj është organizimi dhe
zhvillimi i tregut të titujve në Shqipëri, duke krijuar kushtet më të favorshme për emetuesit,
investitorët dhe ndërmjetësit financiarë, për shfrytëzimin sa më eficent të tregut të kapitaleve.

379
Shih faqen zyrtare të Bursës së Tiranës.

383
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qëllimi i Qeverisë në krijimin e bursës ishte: mbështetja dhe zhvillimi i një institucioni që
pavarësisht se ekonomia private dhe forcat e tregut nuk e suportojnë dhe e zhvillojnë dot sot, në të
ardhmen do të kthehet në një institucion të rëndësishëm kombëtar, që do t’i shërbejë jo vetëm
shtetit për arritjen e objektivave të tij strategjikë për zhvillimin e ekonomisë së tregut, por dhe
biznesit privat, duke e orientuar dhe inkuadruar atë drejt institucioneve të sistemit financiar.
Drejtimet në të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera duhet të kontribuojnë për ringjalljen
dhe funksionimin sic duhet në praktikë të bursave janë: a) legjislativ; b) organizativ; c) funksional.
Aspekti Legjislativ. Kuadri ligjor dhe rregullator ekzistues i bursave është pothuajse i
kompletuar por duhet të ketë një nivel zbatueshmërie më të lartë të këtyre ligjeve dhe rregulloreve
në mënyrë që të kemi një “ringjallje të bursave”. Më poshtë po listojmë ligjet dhe rregulloret
ekzistuese:
1) Baza ligjore
- Ligji “Për tituj”
- Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”
- Statuti i bursës së Tiranës”
- Ligji “Për fondet e pensionit vullnetar”
- Ligji “Për obligacionet e shoqërive aksionere dhe të qeverisë vendore”
- Ligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”

2) Rregulloret:
- Rregullore “Mbi licensimin dhe mbikëqyrjen e bursës së titujve”
- Rregullorja e Bursës së Tiranës
- Rregullore e “Komitetit disiplinor të anëtarësimit”
- Rregullore e “Komitetit të listimit të Bursës së Tiranës”

Gjithashtu Bursa e Tiranës ka nënshkruar disa marrëveshje ndërkombëtare:


1. Memorandumin e Mirëkuptimit me Bursën e Stambollit gjatë Forumit Ekonomik “Modeli i ri i
zhvillimit të Shqipërisë” i cili u mbajt më 28 maj 2013, në Tiranë.
2. Platformën e Bashkëpunimit me Bursat e Europës Juglindore më 27 Mars 2012, në Sarajevë.
3. Marrëveshjen e Bashkëpunimit me International Finance Corporation (IFC) më 10 Nëntor 2010, në
Tiranë,e cila ka si qëllim kualifikim dhe trajnim të stafit të Bursës së Tiranës nëpërmjet programeve
të trajnimit.
Bursa e Tiranës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Euro-Aziatike të Bursave.

Aspekti Organizativ. Ekzistojnë tre mundësi të organizimit të bursës, me:


 Kapital tërësisht shtetëror,
 Kapital të përzier (shtetëror dhe privat) si dhe
 Kapital tërësisht privat.
Ndërkohë që projektligji i miratuar nga Komiteti Ndërministror për Politikat Ekonomike parashikon
dhe sanksionon vetëm opsionin e parë, atë të organizimit të bursës vetëm me kapital tërësisht
shtetëror.
Ne mendojmë që dy mundësitë e para do të ishin më të favorshmet duke e parë të pamundur
opsionin e tretë (organizimin tërësisht privat). Teorikisht ky është opsioni më i mirë, por praktikisht
organizimi tërësisht privat që në fillim, nuk ka shanse të ndodhë dhe të realizohet me sukses.

Aspekti Funksional. Ky është aspekti më i rëndësishëm dhe më kritik, lidhur jo vetëm me zhvillimin e
mëtejshëm institucional të Bursës së Tiranës, por edhe me vetë ekzistencën e saj. Konkretisht, bëhet
fjalë për produktet që pritet të tregtohen në këtë bursë. Aksioni është produkti më qënësor dhe
thelbësor i një burse kapitalesh.

Burime “furnizimi” të Bursës së Tiranës me aksione janë dy: sektori privat dhe shteti.

384
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sektori privat. Sektori privat nuk premton shumë për shkak të gjendjes aktuale që karakterizon këto
biznese dhe të kuadrit ekonomik në të cilin veprojnë ato. Ndër pikat që nuk favorizojnë një listim të
mundshëm të këtyre shoqërive në bursën e Tiranës përmendim:
 Mosplotësimi i kritereve cilësore për listim.
Ndër këto kritere përmendim nivelin e ulët të administrimit(corporate governance), mungesën e një
vizioni dhe strategjie të qartë, qoftë dhe afatmesme zhvillimi, si dhe cilësinë e raportimeve
financiare, për korrektësinë dhe realizimin e të cilave ka dyshime.
 Kërkesat e biznesit për një situatë politiko-ekonomike më të qetë e të shëndoshë.
Siguria politike dhe makroekonomike janë faktorë, që kushtëzojnë në një shkallë të konsiderueshme
madhësinë dhe volumin e investimeve afatgjata që kryhen nga bizneset. Luhatjet e ndodhura në
Shqipëri në këtë dekadë, nuk kanë qenë shumë favorizuese për kryerjen e investimeve në një shkallë
të tillë nga biznesi privat.
 Lloji i aktivitetit të bizneseve.
Biznesi i madh është i përqëndruar në aktivitete me qarkullim të shpejtë të kapitalit. Kjo tregon që,
në tërësi, biznesi i madh shqiptar është i angazhuar në aktivitete, që kërkojnë pak investim dhe kanë
fitim më të shpejtë.
 Forma e pronësisë dhe kultura e biznesit.
Biznesi i madh shqiptar është i organizuar kryesisht në formën e shoqërisë me përgjegjësi të
kufizuar( 80.6%). Ende në Shqipëri është në nivel të ulët organizimi në formën e shoqërisë aksionere.
Ky është një tregues i traditës dhe i kulturës së zhvillimit të biznesit, që do të thotë se preferon më
tepër forma me një ose pak pronarë se sa bashkimi i shumë aksionerëve. Pra, biznesi mbetet një
aktivitet i mbyllur. Kjo deri diku ndikon dhe në shkallën e ulët të nevojave për zhvillim të tregut të
kapitaleve dhe bursave.
 Kultura e dobët financiare e administratorëve dhe stafit drejtues.
Stafet drejtuese të firmave shqiptare kanë pak ose aspak njohuri mbi tregun e kapitaleve,
instrumenteve financiare dhe përdorimin e këtij tregu për financimin e aktivitetit të tyre ekonomik.
Megjithatë, niveli i ulët i kulturës financiare dhe i njohurive mbi Bursën është një mangësi e këtyre
administratorëve dhe ekipeve drejtuese të këtyre firmave.
 Mungesa e konkurrencës së mirëfilltë midis bizneseve.
Një ndër nxitësit kryesorë që bizneset kërkojnë financime nëpërmjet bursës është dhe faktori i
konkurrencës, por në Shqipëri konkurrenca brenda sektorëve respektivë të ekonomisë nuk është në
ato nivele, që domosdoshmërisht të kërkojë financimin në shkallë të gjerë të bizneseve shqiptare
nëpërmjet Bursës.
Megjithatë, ekziston një shpresë në këtë drejtim. Kështu, një pjesë e kritereve sasiore, që kanë të
bëjnë me madhësinë e kapitalit aksioner dhe me numrin minimal të aksionerëve, plotësohen në një
nivel jo të ulët (të paktën nga ndërmarrjet e formës sh.a). Për më tepër, kriteret e Bursës së Tiranës
nuk përbëjnë pengesë serioze për bizneset shqiptare për t’u kuotuar në të.
Gjithashtu, një pjesë e mirë, pavarësisht nga niveli i ulët i fitimeve që bizneset raportojnë në
zyrën e tatim-taksave, niveli i fitimit dhe gjëndja financiare e biznesit privat duhet të jetë më e mirë
sesa realiteti formal, gjë që duhet të shihet si një fakt pozitiv në të ardhmen.
Cfarë mund të bëjmë në këtë pikë? Në këtë pikë Ministria e Financave mund dhe duhet të
intesifikojë përpjekjet për sigurimin e një zbatueshmërie më rigoroze të ligjit, në drejtim të arritjes së
një ekspozimi më cilësor të dokumenteve kontabël nga bizneset dhe të minimizimit të vazhdueshëm
të fenomenit shqetësues të bilanceve false.
Komisioni i Letrave me Vlerë duhet të hartojë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tregut të
kapitaleve dhe donatorët e huaj, një strategji të zhvillimit të tregut të kapitaleve në Shqipëri si dhe
një studim fizibiliteti, mbi kapacitetet dhe nevojat e ekonomisë shqiptare për kapitale dhe për
financime nëpërmjet Bursës.
Me pak fjalë, të gjitha këto institucione duhet të angazhohen dhe të përpiqen fuqishëm për
ndryshimin dhe përmirësimin e kulturës financiare të ambjentit ekonomik dhe atij investitor në vend
dhe ndërgjegjësimin e mëtejshëm të biznesit për një transparencë më të madhe në raportimet e të

385
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhënave financiare të tij. Përfundimisht, mund të themi se sektori privat, aktualisht, mund, t’i
shërbejë Bursës së Tiranës si një burim potencial, për “furnizimin” me aksione.
Shteti. Në kushtet kur sektori privat, në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, mbetet vetëm
një burim potencial për aksione për Bursën e Tiranës. Shteti mbetet shpresa e fundit dhe e vetme
për t’i siguruar Bursës së Tiranës aksionet. Këto aksione duhet të sigurohen nëpërmjët përfshirjes së
saj në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve strategjike, që është në vijim. Ky proces, përvec
garantimit të zhvillimit të mëtejshëm institucional dhe operacional për të, do të jepte dhe efekte të
tjera pozitive, si:
 Privatizimin transparent të ndërmarrjeve strategjike.
 Krijimin e menjëhershëm të disa mijëra aksionerëve, të cilët pas blerjes së aksioneve në
tregun primar do të fillojnë t’i shesin ato patjetër në tregun sekondar (bursë) dhe kjo nënkupton të
ardhura.
 Rritjen e kredibilitetit të Bursës së Tiranës.
 Listim të shpejtë dhe plotësim më me lehtësi të të gjitha kritereve të Bursës së Tiranës nga
këto ndërmarrje.
 Nxitjen dhe promovimin, tek sektori privat, të përparësive të kuotimit në Bursë.
 Edukimin dhe tërheqjen e popullatës drejt titujve të pronësisë, si një alternativë investimi të
fondeve të lira dhe kursimeve të tyre, sigurimin e të ardhurave nga komisionet e bursave etj.
Si përfundim mund të themi që ringjallja e Bursës së Tiranës nëpërmjet mbështetjes dhe nga një
vullnet politico-strategjik i Qeverisë do të garantojë:
1. Rritje të eficencës së tregut financiar përmes nxitjes së konkurrencës, decentralizimit dhe
rritjes së transparencës.
2. Rritje të eficencës ekonomike të bizneseve, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së
administrimit në to.
3. Alternativë dhe rrugë aktualisht të pashkelur financimi për biznesin.
4. Formalizim të tregut informal të titujve të pronësisë.
5. Inkurajim dhe tërheqje e kapitalit vendas dhe të huaj në alternativa të reja e të besueshme
investimi, përvec atyre aktuale.
6. Zgjerim të gamës së shërbimeve financiare, që i ofrohet publikut investitor nga sistemi
financiar shqiptar.
7. Përmirësim cilësor dhe zhvillim të kulturës ekonomike e financiare në vend etj.
Garanci për finalizimin me sukses të këtij procesi kmpleks dhe të vështirë, por njëkohësisht
të domosdoshëm për ekonominë, është, pa dyshim, niveli i lartë i bashkëpunimit, i bashkërendimit
të përpjekjeve dhe angazhimeve serioze, si dhe vullnetit të të gjitha organizmave e institucioneve, që
direkt apo indirekt janë të angazhuar e të interesuar për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e tregut të
kapitaleve në vecanti dhe të sistemit financiar në tërësi në Shqipëri.

6. Konkluzione dhe rekomandime

 Tregu financiar është sistemi ku individi dhe subjekte të tjera mund të tregtojnë letrat me
vlerë, titujt dhe cdo send tjetër të zëvendësueshëm me kosto te ulët transaksionesh dhe
cmime që reflektojnë ofertën dhe kërkesën e këtij tregu. Si i tillë rëndësia tij dhe afektimi në
jetët tona është i madh dhe me rëndësi për studim.
 Tregu financiar formon një rreth financimesh të specializuara ku titujt financiarë luajnë rolin
primar, dhe është pikërisht manovrimi i këtyre titujve dhe mjeteve financiare që siguron
funksionimin dhe efikasitetin e tij. Një përkufizim të nocionit e gjejmë te ligji i vitit 2008 “Për
titujt” ku në nenin 3 shprehet: :Titujt janë instrumente financiare, të cilat emëtohen dhe
tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga
zotërimi i tyre.”

386
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Tregu financiar siguron 3 funksione të rëndësishme që janë: përcakton çmimin e produkteve


të tregtueshme, sigurojnë mekanizmin e blerjes apo shitjes të letrave me vlerë për
investitorët, ulin kostot e transaksioneve. Nga niveli i zhvillimit, perfeksionit dhe
funksionimit të skemës së sistemit financiar, ekonomitë e vendeve klasifikohen në tre nivele
të mëdha. Niveli i sistemit është instrumenti për të lexuar lehtë shkallën e zhvillimit të një
vendi. Në këtë pikë mund të arrijmë një analizë të qartë edhe për nivelin ku ndodhet vendi
ynë.
 Dallojnë katër segmente kryesore që përbëjnë tregun financiar dhe përmbajnë listën e
instrumenteve me anë të të cilit funksionon. Ato janë: tregu monetar, tregu i borxhit, tregu i
kapitalit dhe tregu i letrave me vlerë. Secili prej këtyre segmenteve ka një mënyrë të veçantë
organizimi dhe strukture të trajtuar në mënyrë të përmbledhur më sipër.
 Bursa është instrumenti më tradicional në tregjet financiare moderne dhe si i tillë,
organizimit dhe mbrojtjes legjislative të saj i është kushtuar një vëmendje e veçantë në ditët
e sotme. Bursa është institucioni juridik – biznesor në të cilën tregtohen mallra, para dhe
letra me vlerë.
 Bursa e Tiranës është bursa e parë e krijuar në Shqipëri, shteti ishte promotori dhe
mbështetësi kryesor i krijimit të bursave. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe
aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5
obligacioneve qeveritare. Megjithatë në ditët e sotme mund të themi se Bursa e Tiranës
është inekzistente dhe per ringjalljen e saj kërkohet një vullnet politiko-strategjik nga
Qeveria. Nga ana legjislative, kuadri ligjor dhe rregullator ekzistues i bursave është pothuajse
i kompletuar por duhet të ketë një nivel zbatueshmërie më të larte të këtyre ligjeve dhe
rregulloreve në mënyrë qe te kemi një “ringjallje” të bursave.
 Ka një disbalancë ndërmjet aspektit legjislativ dhe atij funksional në tregjet financiare. Duke
pasur parasysh shkallën e zhvillimit të tregut në vendin tonë, ka ende shumë problematika të
tilla si: përvaktimi i qartë i informacionit që do të konsiderohet i detyrueshëm për tu bërë
publik për të gjithë emëtuesit apo përgjegjesinë penale në rastet e detyrimeve në shkallë
hierarkike se deri në cilën masë shkon ajo. Probleme të tilla mund të qartësohen nëpërmjet
hartimit të një doktrine sqaruese, pasi vetëm ligji dhe dispozitat në kod e bëjnë të
pamjaftueshme hapësirën e krijuar.
 Mungon një praktikë gjyqësore e unifikuar dhe kjo mund te jetë si pasojë e nicelit të
zhvillimit në treg por edhe për faktin e mungesës së njohurive të mjaftueshme se kur kemi të
bëjmë me shkelje të drejtash apo detyrimesh. Në këtë pikë është e rëndësishme informimi
më i gjerë nga institute të tilla si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mbrojtje sidomos të
konsumatorit apo investitorëve.
 Shteti duhet të bëjë më shumë në nxitjen dhe lehtësitë për investime në këto tregje, duke
ofruar politike proceduriale më të lehta apo duke treguar interes në partneritetin me vendet
fqinje në nxitjen e bashkëveprimit me investitorë të huaj. Një pikë e rëndësishme që ka
nevojë për vëmëndje është Bursa e Tiranës, të cilës i kemi dhënë rëndësi më të veçantë në
këtë punim. Në kushtet kur sektori privat, në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme,
mbetet vetëm një burim potencial për aksione në Bursën e Tiranës. Shteti mbetet shpresa e
fundit dhe e vetme për t’i siguruar Bursës së Tiranës aksionet. Këto aksione duhet të
sigurohen nëpërmjet përfshirjes së saj në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve strategjike.
 Ministria e Financave mund dhe duhet të intensifikojë përpjekjet për sigurimin e një
zbatueshmërie më rigoroze të ligjit, në drejtim të arritjes së një ekspozimi më cilësor të
dokumentave kontabel nga bizneset dhe të minimizimit të vazhdueshëm fenomenit
shqetësues të bilanceve false. Po ashtu, një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes
së tregut nga informacioni i pavërtetë që shpërndahet dhe informimin e konsumatorëve dhe
incestitorëve në rastin e këtyre risqeve. Mbikëqyrja nga AMF është një element i
rëndësishëm në këtë pikë, megjithatë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me entet e
tjera në nxitjen e katër segmenteve të tregjeve financiare.

387
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Rregullore të qarta dhe të studiuara mirë janë të nevojshme të përcaktohen sidomos për
kompanitë e mëdha pasi rreziqet e marra nga një firmë brokerimi mund të dëmtojë jo vetëm
atë firmë, por edhe kompani të tjera. Kur një biznes dështon, kjo dëmton jo vetëm
punonjesit e saj, klientët, shitësit dhe kreditorët, por edhe firmat që huazojnë para nga ato si
debitorët, klientët dhe shitësit.
 Shqipëria është një vend i drejtuar nga sistemi bankar dhe arsyeja kryesore është se duket si
mënyrë më e sigurtë ndërkohë që fitimi që vjen nga ky sistem është më i vogël nëse do e
krahasonim me sistemin jobankar ku bën pjesë tregu financiar. Mungesa e një kulture
informimi në këtë pikë duket si nevojë dhe pikënisje nxitëse. Një ndërthurje më e mirë e
aspektit legjislativ të ofruar nga politika penale, aspektit nxitës dhe informues si dhe
promovimi i tyre nga shteti dhe ente të tjera ndihmëse, është një pikënisje me ritmet e
duhura në mbrojtjen dhe zhvillimin e tregjeve financiare.

Bibliografia

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Tregu i kapitalit (material edukues), botim 2013.


Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Tregu i kapitalit (material edukues), botim 2012.
Bundo Sherif, Financë, Albpaper, 2010.
Luci Edlira, Kripa Dorina, Investime, Pegi, Tiranë, 2007.
Malltezi Argita, E drejta shqiptare e shoqërive tregtare, Mediaprint, Tiranë, 2011,
Shneiderman T. Eric, How financial market work, 2009.

Ligji Nr. 9879, dt.21.02.2008 “Për tituj”


Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”
Statuti i bursës së Tiranës”

388
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faruk Belegu - Roli i sistemeve financiare bashkohore ne sektorin public

Prof.Dr.Faruk Belegu

Kolegji Evropian Dukagjini

drbelegu@gmail.com

ABSTRAKT

Ne nje ekonomi tregu , rol vendimtar ne zgjidhjen e problemit themelor luan vete tregu me
mekanizmin e tij te çmimeve. Megjithate, nje rol te ndjeshem ne zgjidhjen e ketij problemi luan edhe
shteti, organet qeveritare te te gjitha niveleve. Ne kete aspekt mund te analizohen faktoret qe e
bejne te nevojshme nderhyrjen e qeverise ne jeten ekonomike. Kuptohet, ne kete aspekt duhet te
trajtohen edhe taksat , parimet dhe llojet e taksave si edhe pasojat ekonomike te tyre.Gjithashtu
duhet te parashtrohen edhe idete te lidhura me problemet publike.

Fjalet kyce: Sistemi financiar bashkohor, Tregu, Sektori publik, Politika tatimore

1.0 HYRJE

Shteti duhet te nderhyj ne Ekonomi kur shfaqen deshtimet e tregut. Ne kete aspekt mund te
numrojme:

a) Alokimi optimal i burimeve, prandaj edhe sigurimi i nje strukture optimale te produktit te
prodhuar.
b) Sigurimi i drejtesise ne shperndarje.
c) Perdorimi i plote i burimeve , e ndaj papersoseshmerise se tregut.

2.0 ALOKIMI (PERNDARJA) OPTIMALE E RESURSEVE

Alokimi optimal i burimeve nenkupton arritjen e pikes me te deshirueshme ne Kurben e Mundesive


te Prodhimit (KMP) . Nga aspekti i Sistemeve Financiare Bashkohore mund te konkludohet qe
maksimizimi i mireqenjws sociale (komunitare) arrihet pikerisht ne piken tangjenciale te KMP e ndaj
kurbes me te larte te arritshme komunitare te inteferences (Figura 1).

389
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

M2

M1

Figura 1.Ne lidhje me alokimin optimal te resurseve ekonomike.

Duke e marre parasysh kurben e mundesive te prodhimit dhe izoekuanten sipas figures 1, mund te
jipen keto shprehje:

M 12  AM 2 (1).

M 1M 2  B (2).

( AB ) 2 / 3
M 1  ( AB )1 / 3 ; M2  (3).
A

A(C 2 A  4 ED )
AL max  ( 4).
4D 2
Verehet qe vlera maksimale e alokimit te mallrave M1 dhe M2 eshte e dhene sipas mvaresise (4) ,
e ndaj linjes se buxhetit :

CM 1  DM 2  E (5).

Parametrat ekonomike A,B,C,D dhe E percaktohen me analizen statistikore, e ndaj monitorimit te


gjendjes ekonomike konkrete.

3.0 TE MIRAT PUBLIKE

Me kusht qe analizohen te mirat publike nga aspekti i Sistemeve Financiare Bashkohore , atehere
do te analizohet figura 2.

390
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

M2 ( Malli ,E Mira Ekonomike)

M1 (E Mira Ekonomike , Malli)

0 Figura 2.

Supozohet qe lakorja ne fjale e mundeson kombinimin optimal te mirave ekonomike M 1 dhe M2 .

Figura 2: Ne lidhje me analizen e te mirave ekonomike.

Mekanizmi i tregut mund te realizon alokimin ndaj gjendjes ekonomike A , ku kjo gjendje
ekonomike mund te merret si me optimale , se sa gjendja ekonomike B .

Ne rastin e pergjithshem ndaj te mirave ekonomike M1 dhe M2 eshte e vlefshme mvaresia:

f (M 1 , M 2 }  0 (6),

Ne kete aspekt mund te jipen mvaresit perkatese:

M 1 M 2  K (7).

AM 1  BM 2  C  0 (8).

C C 1   C 
M1  ; M2  ;   exp ln  (9).
A(1   ) B(1   ) A   B(1   ) 
Vlera maksimale e alokimit te mirave ekonomike eshte e dhene sipas:

391
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 C 
AK (1   )  C 
 B(1   ) 
ALmax  (10).
A(1   )

4.0 SIGURIMI I DREJTESISE NE SHPERNDARJE

Ne lidhje me shperndarjen e te mirave ekonomike ( produkteve apo sherbimeve) , me rendesi te


veçante eshte edhe alokimi I drejt I te mirave ne fjale. Ne kete 392spect, kur shfaqen çrregullimet ne
treg, nevojitet edhe nderhyrja e qeverise.

PKA

100

80

60

40

20

0 20 40 60 80 100 PKF

Figura 3. Aplikimi i kurbës së Lorencit ndaj alokimit të mirave ekonomike.

Sipas Figures 3 grafikisht eshte prezentuar lakorja sipas Lorencit , ku jipet mvaresia funksionale

Keshtu ndermjet Perqindjes Kumulative e te Ardhurave (PKA) dhe Perqindjes Kumulative te


familjeve (PKF) te cilat i gezojne keto te ardhura nevojitet te sigurohet nje perndarje sa me e mire,
perkatesisht optimale. Me kusht qe te ardhurat te shperndahen ne menyre te barabart ndaj
familjeve , atehere mvaresia kriteriale PKA = f ( PKF) do te jipej sipas diagonales se kuadrantit ne
figure. Lakorja ne figure ( lakorja sipas Lorencit) tregon nje pabarizim te shperndarjes te ardhurave
ndaj perqindjes kumulative te familjeve .

Ne lidhje me analizen paraprake jane te vlefshme mvaresite ekonomike:

PKA  PKF (11).

PKA  PKF  (12).

Efekti “spin” ne lidhje me kurben e Lorencit jipet sipas:

392
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1 PKF 1 
SPIN  PKF 2  (13).
2 1 

Lakorja e Lorencit ne realitet e shpreh pabarazine ne lidhje me shperndarjen e pasurise ne shoqeri.

5.0 FINANCIMI I SEKTORIT PUBLIK NE ASPEKTIN E SISTEMEVE FINANCIARE BASHKOHORE

Per finacimin e shpenzimeve shteterore perdoren te ardhurat shteterore. Perveç perballimit te


nevojave per shpenzime publike , mledhja e te ardhurave nga publiku synon edhe ne kryerjen e
funksionimit alokues , funksionimit te shperndarjes, si edhe ne arritjen e objektivave te caktuara . Ne
vendet e industrializuara perendimore , burimin kryesor te te ardhurave shteterore e perbejne
taksat. Taksimi mbeshtetet ne nje varg parimesh.

Ne lidhje me llojet e taksave proporcionale, progresive , regressive dhe fikse , mund te sherbej
qellimisht edhe figura 4.

Me TTA eshte shenbuar Taksa Totale mbi te Ardhurat , ndersa me TA – jane shenuar te ardhurat .

Me kusht qe kemi te bejme me Taksat Fikse , atehere eshte e vlefshme mvaresia ekonomike :

TTA  K  const (14).

Me kusht qe kemi te bejme me Taksat Proporcionale , atehere eshte e vlefshme mvaresia


ekonomike:

TTA  A *TA (15).

Per taksat progresive eshte e vlefshme mvaresia:

TTA

T aksa Progresive

Taksa Proporcionale

Taksa Fikse

Taksa Progresive

Figura 4
TA

0
393
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Me kusht qe kemi te bwjmw me Taksat Progresive ( lakorja e poshtme) , atwhere eshte e


vlefshme m

Figura 4: Llojet e taksave te politika tatimore.

TTA  B * TA (16).

Me kusht qe kemi te bejme me Taksat Progresive ( lakorja me pozite me nga larte) , atehere eshte
e vlefshme mvaresia ekonomike: Jane prezentuar modelet perkatese sa me optimal ne lidhje me
alokimin, shperndarjen, sigurimin e perndarjes optimale, caktimin e surplusit per konsumatorin dhe

TTA   C *TA (17).

Efekti integrabil i ndikimit te taksave ndaj te ardhurave , per Taksat Fikse , eshte i dhene sipas :

TTAIN  K *TA (18).

Efekti integrabil i taksave ndaj te ardhurave , sipas mvaresise (15) jipet sipas :

1
TTAIN  A * TA 2 (19).
2
Efekti integrabil i taksave sipas mvaresise (16) eshte:

B * TA  1
TTA IN  ( 20).
 1
Efekti integrabil sipas mvaresise (17) eshte :

 * TA * (C * TA)1 / 
TTA  (21).
1 

6.0 MENYRA E CAKTIMIT TE SURPLUSIT TE KONSUMATORIT DHE

TE PRODHUESIT, E SIPAS SISTEMEVE FINANCIARE BASHKOHORE

Ne aspektin e analizes se sistemeve financiare bashkohore eshte me rendesi edhe menyra e


caktimit te surplusit per Konsumatorin (C) dhe Prodhuesin (P) .

Ne lidhje me kete problematike mund te sherbehemi edhe me figuren 5.

Sipas figures 5 eshte dhene mvaresia funksionale ndermjet çmimit te produktit ( P ) dhe sasise se
prodhimtarise (Q) .

Me D eshte shenuar lakorja e kerkeses , ndersa me S lakorja e ofertes.

Me kusht qe lakorja e kerkeses eshte e dhene sipas:

D  A  BQ (22),

394
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndersa ajo e ofertes me :

S  C  DQ (23),

SC S

PE E

SP D
Figura 5.

0 QE Q
Figura 5: Në lidhje me përcaktimin e surplusit.

atehere gjendja e baraspeshes eshte e caktuar sipas:

 A  C AD  BC 
E ;  ( 24 ).
BD BD 

Surplusi konsumatorit eshte i caktuar sipas :

B( A  C ) 2
SC  (25).
2( B  D) 2

Surplusi i prodhuesit eshte i caktuar sipas:

D( A  C ) 2
SP  (26).
2( B  D) 2

395
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

7.0 LIDHESHMERIA FUNKSIONALE NDERMJET EKONOMISE , KAPITALIT DHE FINANCAVE TE


SISTEMET FINANCIARE BASHKOHORE

Ne lidhje me analizwn e Sistemeve Financiare Bashkohore eshte me rendesi edhe mvaresia


reciproke funksionale ndermjet Ekonomise (E) , Kapitalit (K) dhe Financave (F) .

Nje reciprocitet te till funksional mund te prezentojme edhe sipas fushes operacionale te
prezentuar ne figuren 6.

Sipas fushes operacionale konvekse te prezentuar ne figuren 6 , aktualizimi i sistemeve financiare


bashkohore (SFB) mund te prezentohet sipas mvaresise ekonomike :

SFB  E  K  (1     ) F (27),

ku parametrat ekonomik alfa dhe beta i plotwsojnw kushtet:

0  1 ; 0   1 (28).

SFB

SFGB

Figura 6.
E K
Figura 6: Prezentimi grafik i fushes operacionale konvekse ndermjet E,K,F dhe SFB.

KONKLUZIONE

Ne punim eshte prezentuar nje qasje e re ne lidhje me alokimin e te mirave ekonomike te sistemet
financiare bashkohore. Jane prezentuar modelet optimale ne lidhje me alokimin, shperndarjen,
sigurimin e shperndarjes optimale, surplusin e konsumatorit dhe te prodhuesit. Rendesi e veçante i
eshte kushtuar menyres se caktimit te faktorit integrabil te modelet ne fjale. Tematika e prezentuar
eshte me rendesi te posatçme edhe ne aspektin e thellimit te analizes ne aspektin profesional dhe
shkencor.

LITERATURA

[1] Allen R.G.D., Macroeconomic Theory-A Mathematical Treatment, New York, 2007.

[2] Allen, R.G.D., Mathematical Analysis for Economists, New York, 2008.

396
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

[3] Chiang, A.: Fundamentals Methods of Mathematical Economics, McGraw-Hill,2005.

[4] Hicks, J.R.: Value and Capital, Oxford University Press, 2007.

[5] Belegu, F.: A modern Treatment of Economic Processes and Cycles, Pejë, 2013.

[6] Skender Berisha : Financat Ndekombetare, Fakulteti Ekonomik , Prishtine , 2008.

[7] Sabahudin Komoni : Financat , Prishtine , 2006,

[8] Ibrahim Kuka : Vendosja Afariste , Teorit dhe Metodat e Vendosjes , Prishtine , 2005.

[9] Jan Mosin: Theory of Financial Markets, New Jersey, 2005.

Ferit Baça - Këndvështrime filozofike mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut

Ferit Baça
Pedagog, Fakultetin e Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës, Bulevardi “Gjergj Fishta” , Tiranë, Albania
Email: feritbaca@gmail.com

Abstrakt

Filozofë dhe personalitete të ndryshëm, si Tomas Hobs, Xhon Loke, Zhan Zhak Ruso, Emanuel Kanti,
Udrou Uillson, Zigmund Frojd, etj. duke njohur pasojat e tmerrshme të luftrave parashtruan në
veprat e tyre mendime interesante mbi nevojën dhe domosdoshmërinë e një garantuesi
ndërkombëtar për rritjen e sigurisë dhe garantimin e paqes në botë. Dhe, mbi të gjitha, këtë nevojë,
ata e lidhën me një faktor kyç, me “liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Shekull pas shekulli bota trashëgon probleme nga më të rëndat që cënojnë paqen, sigurinë dhe vetë
ekzistencën e jetës njerëzore. Mjaft dukuri të reja, si përshembull, zhvillimi i industrisë dhe i
teknologjisënë fushën ushtarake në shumicën e vendeve më të zhvilluara të Europës të cilat synonin
arritjen e supremacisë në fushën e luftës, u shndërruan në një fitil i ndezur për shpërthimin e
luftrave të ndryshme, nënjë realitet tëmbarsur me konflikte të majisura, të shpërthenin dhunshëm
edhe nga ngacmimi më i vogël. Marrëveshjet dhe traktatet një ose shumë palëshe kishin mundur
vetëm të shmangnin përkohësisht shpërthimin e tyre.Në këto rrethana, për mbrojtjen dhe
ekzistencën e “lirive dhe të drejtave të njeriut” as që bëhet fjalë; ato mbeten jashtë rendit të ditës
për shoqërinë njerëzore përballë kosës së vdekjes që ofrojnë luftrat.

Duke qenë se, shkeljet e të drejtave dhe të lirive të njeriut, janë termometri që dëshmojnë shkallën e
zhvillimit të demokracisë në një vend, si dhe paralajmërojnë rrezikun e përshpejtimittë shfaqjes së
dhunës dhe të konfliketve në shoqëri, për studiuesit dhe filozofët mbetet një kontribut parësor
trajtimi i tyre.

Fjalët kyçe: Demokracia, të drejtat e njeriut, liria, konflikti dhe politika.

Hyrje
Idetë filozofike ngrihen mbi themelet e pikpamjeve të filozofëve paraardhës.Kështu tek idetë e
Rusoit vërehensi pikpamje të përbashkëta, ashtu edhe qëndrime kritike ndaj atyre të Hobsit.Bie fjala,
rreth pikëpamjes Hobsiane “Njeriupër njeriun është ujk”, filozofë të ndryshëm kanë reaguar duke
ofruar sisteme mbrojtëse që përfshijnë një numër sistemesh e rregullash që synojnë të kufizojnë

397
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

apo zbusin natyrën agresive të tij ose masa të tjera me vlera humane që nxisin për veprime
bashkëpunuese dhe solidaritet njerëzor.
Gjithësesi, të tërheq vemendjen koncepti i Hobsit që përmblidhet në termin ”Gjendja natyrore
e njeriut”, në një kohë që te Rusoi e ndeshim si e drejta natyrore. Po, çfarëështë gjendja natyrore
sipas Hobsit? Sipas tij, Gjendja natyrore është liria e çdo njeriu për ta përdorur lirinë e tij, ashtu siç
do vetë ai, për të ruajtur natyrën e vet dhe për të bërë çdo gjë që sipas gjykimit e arsyes së tij që e
koncepton si mjetin më të përshtatshëm për këtë qëllim.Ky përcaktim është edhe çelësi që na
ndihmon për të deshifruar e kuptuar edhe më mirë kodin e konceptit të së drejtës natyrore sipas të
cilit “Njeriu është i lirë të veprojë në bazë të vullnetit të tij”. Nga ky përcaktim kuptojmë se “Njeriu i
lirë” i një shoqërie moderne do të jetë kurdoherë në ballë të luftës me shtetin, me të cilin ka
realizuar edhe kontratën e vet sociale, për gjendjen dhe kushtet në të cilat do të ndërtojë jetën e tij
dhe të familjes së tij.
Natyrisht,mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut” do të shërbejë si kod apo “termometër” për
matjen e demokracisë së një shoqërie. Njëherësh, ai shërben edhe si një tregues i zigzakeve; i uljeve
dhe ngjitjeve, apo edhe i “kthimit prapa” të vetë shoqërisë njerëzore në fushën e ndërtimit të një
shoqërie demokratike. Ndaj dhe mund të shprehemi lehtësisht se, nëse shteti i kufizon në
maksimum të drejtat dhe liritë e njeriut, atëherë ai ka karkater monarkist apo diktatorial. Dhe
anasjelltas.Tashmë, individi shndërohet në zotërues të një numëri privilegjesh që ia garanton regjimi
demokratik si:

Të drejtën e fjalës së lire,


Të drejtën e votës,
Përcaktimin e moshës për të përfituar nga kjo e drejtë, gjinisë, sepse në vende të veçanta kjo e
drejtë iu dha vetëm burrave dhe më vonë atë e përfituan edhe gratë,
Të drejtën për punë,
Të drejtën e tetë orëshit të punës, të lejes së zakonshme,
Të drejtën e ngritjes së pagës dhe të shpërblimeve të tjera vjetore, etj, etj.

Teza më interesante e filozofisë së Hobsit përmblidhet në konceptete tij mbi moralin dhe shtetin.
Sipas Hobsit, është cilësi e njerëzve që nga zanafilla, që “Njeriu për njeriun është ujk”, duke e
trashëguar si një gjendje parësore; luftën e të gjithëve kundër të gjithëve. Siç është e njohur, nga
natyra, njerëzit janë të barabartë, por në gjendjen natyrore, para ekzistencës së shtetit gjithëkush
prej tyre kërkon të ruajë lirinë e vet që trashëgon nga gjendja natyrore nga e cila rrjedh dhe me
këtë rast duke siguruar një pushtet më të privilegjuar mbi të tjerët. Në gjendjen natyrore në të cilin
sundon ligji i vetëruajtjes nuk ka pronë natyrore, prandaj nuk ka as drejtësi dhe as padrejtësi, por
luftë.
Liritë dhe të drejtat e njeriut - tendenca zhvilluese e demokracisë
Nisur nga pikëpamja e tij morale, Hobsi gjykon mbi fatkeqësinë dhe lumturinë se, duke e parë
fatkeqësinë e huaj, është kënaqësi, mirëpo kjo fatkeqësi na pëlqen jo pse është fatkeqësi në vetvete,
por sepse në rradhë të parë ajo është një fatkeqësi që nuk vepron mbi ne, por mbi njerëzit e tjerë.
Po ashtu, njësoj e pakënaqshme është edhe lumturia e huaj, për shkak se është një lumturi jo për ne,
por për të tjerët. Mirëpo, kjo gjendje e parë në realitet nuk mund të qëndrojë, sepse i rrezikon të
gjithë njësoj, ndaj dhe njerëzit detyrohen t'i japin fund gjendjes së luftës për interesin e paqes, e cila
paraqitet e dobishme për gjithsecilin sepse siguron rendin dhe rregullat e jetës së përbashkët, rojtar
dhe garantues i së cilës bëhet shteti.Këtej buron edhe argumenti i Hobsit se sovrani, kushdo që të
jetë, ka në duart e veta pushtetin absolut dhe të pandashëm, sepse qëndron në krye të shtetit, pra
të drejtat barten te sovrani (Shteti ose drejtuesi i shtetit që mund të jetë në rastin e mbretërisë
monarku absolut, dhe në sisteme të tjera demokratike, bie fjala, republikë, të zgjedhurit nga populli.
Nga shqyrtimi i mësipërm duhet të kuptojmë se relativiteti i lirisë varet në mënyrë të dukshme nga
niveli i zhvillimit historik të shoqërisë. Ky nivel shërben si një truall i fortë nga ku nisen dhe
shpërfaqen në teori, si koncepte, por edhe në praktikë, në jetën e përditshme, si zbatime të drejtat

398
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhe liritë e njeriut. Këtotëdrejta dhe liri të njeriut, përbën vetë thelbin e demokracisë së një shoqërie
të zhvilluar.Formulimi i konceptit mbi të drejtën natyrore çoi natyrshëm në formulimin e Ligjeve
Natyrore.
“Ligji natyror, theksoi Hobsi, është një normë, një rregull i përgjithshëm i mbështetur te arsyeja,
sipas të cilit njeriut i ndalohet të bëjë atë që shkatërron jetën e tij, që e privon nga mjetet për
ruajtjen e saj, si dhe të lërë pas dore atë që shërben për ta ruajtur sa më mirë jetën”380. Kështu,
Hobsi parashtroi idenë se, kërkesa për formulimin dhe vendosjen e rregullave mbështet te arsyeja.
Ndërsa kur bëhet fjalë për ndryshimin midis tyre, ai vëren se, e drejta natyrore ka në thelbin e saj
lirinë për të bërë ose jo një veprim, ndërsa ligji përcakton dhe bën të detyrueshëm njërën prej të
dyjave. Dihet se për nga natyra secili ka të drejtë të veprojë në bazë të dëshirës dhe vullnetit të tij,
por njëkohësisht i kushtëzuar edhe nga nevoja për të jetuar në paqe me të tjerët, gjë që përbën dhe
ligjin themelor të natyrës, për kërkimin e paqes. Kështu jeta e njeriut mund të përmblidhet në një
jetë në kërkim të paqes dhe tëruajtjes së saj me të gjitha format e mundshme duke u nisur nga
parimi: paqja është një e mirë e përbashkët njerëzore.
Sipas pikëpamjeve të Rusoit e drejta natyrore e njeriut i jep atij privilegjet e domosdoshme jetike
dhe mundësinë që i krijon jeta e lirë për zgjedhjen e sovranit. Duke qënë i lirë nëveprimet që kryen,
liria e njeriut mbaron aty ku cënohet liria e tjetrit.“Të hiqet dorë prej lirisë vetjake do të thotë të
hiqet dorë prej cilësisë vetjake si njeri, prej të drejtave të natyrës njerëzore, deri dhe prej detyrave të
tij.”381Me anën e kësaj lirie njeriu shpreh mendimin, gjykimin, votën nëhartimin e ligjeve, por që
drejtësia dhe dobia të mos ndahen nga njëra -tjetra.Rusoi na njeh me marrëveshjet e para që, sipas
tij, lindin në qelizën e shoqërisë, në familje, që është më e hershmja nga të gjitha shoqëritë e cilësuar
si një shoqëri e natyrshme. Ligji i parë i familjes është përkujdesi ndaj çdo anëtari të saj deri sa ai të
bëhet zot i vetes. Duke u bërë zot i vetvetes njeriu bëhet i vetedijshëm për veprimet që bën dhe për
dallimin midis të mirës nga e keqja dhe të detyrës nga të drejtat që ka.
Një lidhje organike me të drejtat e njeriut dhe ligjet e natyrës paraqet edhe ligji i drejtësisë. Ky ligj
në përmbajtjen e tij ka të bëjë me faktin se, nëse hartohet një kontratë për të drejtat e njeriut, ajo
duhet të jetë e zbatueshme dhe gjithëpërfshirëse. Koncepti i drejtësisë mbi kuptimin përfshin
drejtësinë si një vullnet të përhershëm për t’i dhënë çdo njeriu atë që i takon. Duke vepruar
gjithëmonë në bazë të rregullave kemi vepruar drejtë dhe njëkohësisht me arsye, pra vetë drejtësia
jo vetëm që nuk ngrihet kundër arsyes,por përkundrazi, ajo ngrihet mbi themelet e saj.
Ligjet natyrore gjithmonë veprojnë mbi ndërgjegjen dhe dëshirat e njeriut. Në këtë kuptim, nuk
mund t’i përputhim ligjet natyrore me dëshirat tona, por dëshirat tona varen dhe kufizohen nga
ligjet natyrore, sepse këto të fundit kanë karakter objektiv, ekzistojnë pavarësisht nga ekzistenca
jonë, duke qenë të përherëshme dhe të pandryshueshme. Në këtë kuptim, fenomenet me origjinë
njerëzore, që përbëjnë vetitë e virytet e njeriut, si arroganca, mosmirënjohja, padrejtësia, krenaria,
favorizimi i personave të privilegjuar nuk mund të jenë as të ligjshme dhe as të përherëshme.
Në konceptet filozofike të Rusoit një vend të rëndësishëm zënë konceptet e tij mbi të drejtate
njeriut.Por krahas ideve të Rusoit nisën të afishohen edhe mjaft ide të filozofëve të tjerë të kohës, të
cilat gjetën një pasqyrim të gjerë jo vetëm në librat filozofikë, por edhe në mjaft organizma
kombëtarë e ndërkombëtarë. Këto ide ndikuan fuqishëm në formulimin e Deklaratës Universale të
Drejtave të Njeriut që u aprovua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në 10 dhjetor të vitit 1948 si
dhe për ndërtimin e kushtetutave të vendeve më të zhvilluara të Europës dhe të ShBA-së. Të liritë
dhe të drejtat e njeriut fituan statusin vlerave të pranuara nga mbarë universi njerëzor.
Raporti i lirive dhe të drejtave të njeriut është zembreku i vetë demokracisë së një
shoqërie.Formulimi dhe mbështetja filozofike mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, nisur nga Hobsi,
Rusoi, etj. do të rrezatonin edhe në idetë e Kantit mbi “Paqen e përhershme”. Madje në konceptin
Kantian, të drejtat e njeriut kanë një vartësi dhe raport reciprok me vetë “Paqen e përhershme”. Jo
vetëm kaq, ato përbëjnë edhevijën ndarëse midis sistemit demokratik nga ai diktatorial.

380
Hobbess.Thommas.“Leviatani”F.80
381Rusoi.Zh.Zh.,“Origjina e pabarazisë mes njerëzve”,F. 195.

399
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Liritë dhe të drejtat e njeriut përbëjnë thelbin e vetë demokracisë së një shoqërie.Ato luajnë një rol
progresiv, por edhe kompleks në mbrojtjen e bindjeve fetare, sepse nga njëra anë, ato shërbejnë
edhe për një kufizim të qartë të besimeve fetare, të cilat, vërtetë janë të lira, por nga ana tjetër, nuk
duhet të cënojnë bindjet dhe lirinë e njerëzëve të tjerë.
Në trajtimet e filozofëve modernë spikat ideja se të liritë dhe të drejtat e njeriut, përpos karakterit
natyror, kanë edhe karakter historik, që do të thotë se ato janë rrjedhojë edhe e luftës së shoqërsië
njerëzore në të gjitha fushat; ushtarake, politike, shkencore, kulturore, fetare, etj. Në tendencën dhe
përpjekjet historike të njeriut për të zotëruar natyrën, (Rusoi nënvizonte se “Njeriu është bir i
natyrës”)në gamën e zgjerimit të Lirive dhe të drejtave të Njeriut” lindën edhe aleatë të tjerë që u
rreshtuan në krah të progresit. Kështu, jo vetëm fitoret e revolucioneve do të “lëviznin” kufijtë dhe
konceptet e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, por po kaq do të ndikonin edhe në zgjerimin e
hapësirave të përmabajtjes së tyre, novacionet dhe zbulimet në fusha të ndryshme të shkencës. Nga
trajtimi i mësipërm nxjerrim përfundimin se:Koncepti rreth Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka kufij
relativë, të përkohshëm, që vijnë duke u zgjeruar dhe ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave
jetike të njeriut.
Por në epokën tonëmoderne koncepti i të drejtave dhe lirive të njeriut po ngërthen hapësira më të
gjëra jetike si bie fjala, fushën e ndotjes së ambjentit, etj. Nga shqyrtimet historike të zhvillimit të
Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut vërejmë se arritja e një caku progresiv shënon një cak apo prag
zhvillimi, shkelja e të cilave do ta çonte shoqërinë në regres. Kjo do të thotë se ato tashmë janë
shndërruar në një barrierë mbrojtëse për zhvillimin e demokracisë si koncept por edhe si një pasuri
reale e shoqërisë njerëzore. Njeriu i epokës tonë, gëzon mjaft privilegje në krahasim me atë që ka
lindur gjysëm shekulli më parë. Po kështu edhe grupe të veçanta shoqërore, gëzojnë statuse të
veçanta, si fëmijët, të miturit, invalidët, të verbërit, njerëz tëllojeve të profesisoneve të ndryshme, si
minatorët, detarët, etj. veçanërisht, gjysma e popullsisë së njerëzimit, apo djepi që lind shoqërinë
njerëzore, gratë, të cilat sot gëzojnë të drejta edhe më të mëdha të sanksionura në ligje dhe
konventa kombëtare e ndërkombëtare.
Deklaratat në dobi të lirive të njeriut e kanë zanafillën në teoritë e ndryshme filozofike. Ideja që
njeriu ka të drejta për nga natyra të cilat nuk duhet t’ia cënojëasnjë njeri tjetër, por as edhe vetë
shteti, nuk mund t’ia përvetësojë apo t’ia eleminojë, është përpiluar nga babai inatyralizmit
modern, Xhon Loku. Sipas Lokut, gjendja e vërtetë e njeriut nuk është gjendja civile, por ajo
natyrore, pra gjendja e natyrës në të cilën njerëzit janë të lirë dhe të barabartë.382Gjendja civile
është një krijim artificial që nuk ka qëllim tjetër përveç asaj që të lejojë zhvillimin më të madh të
lirisë dhe të barazisë natyrore.
Aristoteli theksonte: “Njeriu është një kafshë politike”. Pra, si e vetmja krijesë që prodhon mendime
dhe ide, që vepron përgjithësisht nga pikëpamja e qëllimeve të projektuara drejt së ardhmes. Duke
u prirur nga e mira, njeriu ka bërë progres drejt rrugës së saj.Kujtojmë zhvillimin e Revolucionit
Francez i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një qëndrim moral i njerëzimit, siç do të vinte në dukje
vazhdimisht edhe Kanti. Shkaku i këtij entuziazmi të Kantit ose më saktë, siç shprehej ai, shenja e
qëndrimit moral të njerëzimit, ishte dalja në skenën e historisë e së drejtës që ka një popull për të
mos qenë i penguar nga forca të tjera për të nxjerë një kushtetutë civile që ai e vlerësonte të mirë.
Me kushtetutë civile Kanti nënkuptonte një kushtetutë në harmoni me të drejtat natyrore të njeriut
e tillë, që ata që i binden ligjit duhet edhe t’i bëjnë ligjet. Duke e përcaktuar të drejtën natyrore si të
drejtën e çdo njeriu për t’iu bindur vetëm ligjit për të cilën vetë ai është legjislatori, Kanti jepte një
përcaktim të lirisë si autonomi dhe si fuqia për t’i dhënë ligje vetvetes.
Krahas dobisë së ligjit që presupozohet i barabartë për elitën udhëheqëse të shtetit aq edhe për
njerëzit e thjeshtë të popullit, në realitet ndihej fakti i funksionit primar të ligjit i cili vihet në
mënyrë të përsosur për të shtrënguar e zvogëluar sa më shumë hapësirat e lirisë si dhe të kujdeset
me këmishën e forcës për të mbrojtur e mbajtur drejt trungun e saj të brishtë (lirisë së njerëzve,-
shumicës së popullit).

382 Lock. John.”traktati i dytë për qeverisjen” . F. 84


400
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Një interes të veçantë paraqet këndvështrimi i shqyrtimit të raportit midis të drejtava dhe detyrave,
të cilat përbëjnë dy anë të së njëjtës medalje. Raporti i marrëdhënieve midis ligjeve të cilat
nënkuptojnë sundimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut nënkupton
edhe nivelin apo shkallën e demokracisë së një vendi. Në piramidën e raportit të marrëdhënieve
midis individit dhe shtetit një rëndësi të veçantë paraqet raporti midis të drejtave dhe detyrave
midis tyre. Në se ky raport kundrohet nga këndështrimi individual, primare në një shoqëri dalin të
drejtat dhe, në se po ky raport shihet nga këndvështrimi i interesave shtetërorë, primare për
pjesëtarët e një shoqërie dalin detyrat dhe pastaj të drejtat e anëtarëve të shoqërisë.
Zhan Zhak Rusoi ishte përkrahës i ushtrimit të të drejtës së votimit të drejtpërdrejtë të ligjeve nga
populli. E nëse ligjet janë produkt i një vullneti të përgjithshëm sovran, atëherë çdo individ është
autor i vërtetë i këtyre ligjeve, dhe në këtë mënyrë çdo njeri i bindet vetëm vetvetes. E megjithatë, ai
nënvizon se nuk do të ekzistojë ndonjëherë ndonjë demokraci e mirëfilltë.“Në se do të ekzistonte
një popull perëndish, ai do të qeverrisej demokratikisht. Një qeverisje kaq e përkryer nuk i shkon
përshtat natyrës së njerëzve.383- thoshte Rusoi.
Nisur sa më lart, individualizmi shndërrohet në një bazë filozofike të vetë demokracisë sipas
parimit: një kokë,- një votë. Në shtetet ku sundojnë sistemet diktatoriale, individët i delegojnë të
drejtat e tyre përfaqësuesve të monarkut, kurse në shtetin e së drejtës individi e ushtron
drejpërdrejt pushtetin e vet nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje, pra nëpërmjet votës së tij të
drejtpërdrejtë për mjaft probleme me rëndësi jetike për fatin e vendit. Në këtë kuptim, shteti i së
drejtës është edhe shteti i qytetarëve.

Jo vetëm teoricienë të ndryshëm shpalosën idetë e tyre mbi “Të drejtat e njeriut”, të ngjashëm me
një qiell pa fund, por edhe Zhak Zhak Rusoi në studimet e tij, argumentoi dhe parashtroi
domosdoshmërinë e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, tëcilat do tëluanin një rol të dorës së parë që
OKB-së të tregonte një kujdes të posaçëm dhe të përhershëm ndaj problemeve që lidhen me ato, si
një tregues sintetik që pasqyron dhe mbron veçanërisht të drejtat dhe liritë e individit dhe të
shoqërisë njerëzore në tërësi.Edhe në rrethanat e zbatimit të një demokracie formale apo të
atrofizuar, Rusoi kërkoi t’i paraprijë rreziqeve të cënimit tësaj, kur nënvizon se: “Sado që të jetë, nga
ai çast kur një popull i dorëzohet përfaqësuesve nuk është më i lirë; madje nuk ekziston më”.384
Duke dëshmuar kujdesin dhe prokupacionin e saj ndaj të drejtave të njeriut, Asambleja e
Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1946 krijoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Komisioni ka 53
anëtarë që zgjidhen çdo 3 vjet. Ai mblidhet një herë në vit në Gjenevë dhe punon 6 javë. Ky komision
trajton ankesat për shkelje të këtyre të drejtave dhe përpilon raporte speciale për situatat e
vëzhguara në vende të caktuara.
Këshilli Ekonomik dhe Social është organi kryesor që përgjigjet për të drejtat e njeriut. Përveç
shteteve anëtare, në atë mblidhen përfaqësues të të gjitha shteteve me status konsultativ. Që prej
vitit 1992, KES. (i quajtur komision) ka nisur të mbajë sesione emergjence për të drejtat e njeriut. Ka
shumë komisione funksionale të Këshillit Ekonomik dhe Social që lidhen me të drejtat e njeriut, si:
Komisioni për statusin e gruas, për minoritetin, etj. Shumica e veprimtarive të OKB-së dhe agjencive
të ndryshme të saj të specializuara, kanë lidhje tëdrejtpërsëdrejta me mbrojtjen e Lirisë dhe të
Drejtave të Njeriut. Kështu, p.sh Organizata Ndërkombëtare e Punës ka për detyrë zhvillimin dhe
mbrojtjen e të drejtës për punë, Organziata e Ushqimit, për ushqimin; ajo e Arsimit, për arsimin, etj.
Përfundime

Mbas rënies së Perdes së Hekurt dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, dimensioni human i objektivit
të Kombeve të Bashkuara mori një përmbajtje të redhe fitoi një dimension human shumë më të
gjërë dhe më të rëndësishëm për promovimin e demokracisë në botë. Konceptin e demokracisë,

383Rusoi.Zh.Zh.,“Kontrata Sociale”,F. 92.


384Rusoi.Zh.Zh.,“Origjina e pabarazisë mes njerëzve”,F. 313.

401
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kombet e Bashkuara tashmë nuk e ndajnë nga paketa e mbrojtjes së paqes dhe e sigurisë, si dhe me
zhvillimet ekonomiko-sociale e humanitare.
Nisur nga faktorët e mësipërm dhe përcaktimi i rolit të tyre, si nga aspekti human, ashtu
edhe nga pikpamja parimore e juridike, Kombet e Bashkuara, nuk mund “bëjnë indiferentin” apo të
ndalohen të ndërhyjnë në emër të “mbrojtjes së sovranitetit shtetëror” kur bëhet fjalë për
mbrojtjen të Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, të cilat i japin kuptim qëllimit të themelimit, misionit
dhe principeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në nenin 2 të Kartës, përcaktohet që, Këshilli i
Sigurimit për të ndërmarrë masa dhe veprime nën parimet e kapitullit të VII-të të Kartës së Kombeve
të Bashkuara autorizon strukturat e saj për të ndërhyrë pa asnjë kufizim në rastet kur shfaqen
veprime agresive që shkelin ose kufizojnë Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, të njohura dhe të pranuara
ndërkombëtarisht që duhet të gëzojnë popujt dhe shtetet sovrane.
Në zbatim të principeve të themeluesve të mëdhenj të OKB-së, kjo organizatë tashmë është kthyer
në një familje të madhe botërore. Si përfundim OKB-ja është organizata më e rëndësishme e krijuar
si pasardhëse e Lidhjes së Kombeve. Ajo u bë shumë herë më e rëndësishme dhe më efektive se
paraardhësja e vet duke u shndërruar në një garanteefortë e mbrojtjes së Lirive dhe të Drejtave të
Njeriut, epaqes e botërore dhe e sigurisë ndërkombëtare.
Një shoqëri demokratike nuk është gjë tjetër veçse vendosje e një raporti marrëdhëniesh të reja
midis pushtetit dhe lirisë së individit. Të drejtat dhe liritë e njeriut morën trajtën e një “spiraleje“ që
njeh vetëm ngjitje; nga koha kur teoricienë të ndryshëm nisën të shpalosin idetë e tyre mbi “Të
drejtat e njeriut”, të ngjashëm me një qiell pa fund, ato u pasuruan me studimet e Zhak Zhak Rusoi
mbi domosdoshmërinë e të drejtave të njeriut, deri tek Karta e Kombeve të Bashkuara që mishëron
të drejtat dhe liritë e individit, kësisoj edhe të shoqërisë njerëzore në tërësi.Në fund të fundit, një
shoqëri demokratike nuk është gjë tjetër veçse vendosje e një raporti marrëdhëniesh të reja midis
pushtetit dhe lirisë së individit.

Bibliografia

Hobbes. Tommas. “Leviatani” Përk. Agim Popa. shtëpia botuese: “Dita 2000”. Tiranë 2005
Kant, Imanuel. “Drejt Paqes së Përhershme”. Përk. Vladimir Bako. Shtëpia botuese “ Botimet Dritan”
Tiranë 2004.
Lock. John.”traktati i dytë për qeverisjen” . përk. Aleko Minga. Shtëpia botuese “Dita 2000”. Tiranë
2005.

Ruso, Zhan Zhak. “Kontrata Sociale”. Botimi i IV. Përk. Lazan Koldashi. Tiranë: Luarasi University
Press. 2007.
Ruso, Zhan Zhak. “Origjina e Pabarazisë Sociale mes Njerëzve”. Përk. Qemal Velia. Tiranë: Botimet
“Almera”.2008.

402
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faruk Daci - Ndikimi i mjedisit institucional në zhvillimin e bizneseve në komunën e Pejës

MSc. Faruk Daci


TV Diaspora, Marekting Agent, Pejë
faruk.daci@gmail.com

Abstrakti

Shteti ka rol kryesor në zhvillimin e biznesit, por me një vizion të qartë si rregullator i mjedisit
institucional, e jo si qeverisës i bizneseve. Vendet që po kalojnë fazën e tranzicionit, ku bënë pjesë
edhe Kosova, vazhdimisht janë munduar të krijojnë kushte më te favorshme për biznese. Punimi
paraqet procedurat administrative që duhet të kalohen, që nga themelimi i biznesit dhe vazhdimin e
mirëmbajtjes se licencave nga institucionet e ndryshme, qoftë në nivel qendror apo lokal në qytetin
e Pejës. Gjatë këtyre proceduarave përllogaritet se ka kosto për biznese dhe ndikim negativ në
ambient, që vie si rezultat që duhet të vizitohen institucione të ndryshme. Largimi i ndonjëres nga
procedurat është një lehtësim për biznese.

Ky punim ka vërtetuar se heqja e Taksës komunale vjetore për biznese (Tarifa për veprimtari
ekonomike tregtare) nga pushteti lokal, paraqet një stimulim për të bërë biznes në Komunën e Pejës.
Në punim inkuadrohen të dhënat statistikore për gjendjen e biznesevë në Regjionin e Pejës, të hyrat
nga kjo taksë, si dhe gjetjet nga analiza empirike.

Në bazë të rezultateve do të vërtetohet se sa kanë ndikim udhëheqesit e institucioneve publike në


rrjedhat e biznesit privat, ku përfshihen bizneset të politikanëve dhe të të afërmve të tyre,
korrupsioni i lartë, pa fuqia e institucioneve për ta luftuar korrupsionin, e shumë shkaqe tjera
paraqesin një zhvillim negativ të bizneseve. Punimi po ashtu do të ketë edhe disa qështje të
rëndesishme shkencore praktike se si duhet bërë institucionet e caktuara një mjedis biznesor.

Fjalët kyçe: 1) Institutione; 2) Legjislacion dhe Rregullore; 3) Eliminimi i taksës komunale; 4) Mjedisi
natyror; 5) Korrupsioni Institucional;

403
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. HYRJE
Konsiderohët se politikat qeveritare kanë një ndikim vëndimtar për krijimin e kushteve të
qëndrushme për zhvillimin e bizneseve (Mustafa, Kutllovci, Gashi, & Krasniqi, 2006). Nëse
referohemi në disa prej komponentëve kyçe të metodologjisë së Bankës Botërore (2013) për matjen
e mjedisit afarist, se krijimi i ekonomisë së tregut varet më së shumti nga cilësia e institucioneve,
kapacitetet dhe ekspertiza e tyre për krijimin, fuqizimin dhe zbatimin e rregullave të lojës për
ekonomi të tregut.
Roli kritik i pushtetit qëndror dhe lokal është në krijimin e kornizës së përshtatshtme ligjore
dhe institucionale për ta nxitur fillimin e një biznesi të ri. Përveç kësaj, është vendimtar roli i shtetit
në zbatimin e ligjeve, në mes tjerash, për ta kufizuar sektorin joformal, evazionin fiskal, dhe
kontrabandën. Në ekonominë e tregut ka dhe padrejtësi e shpërdorime madje shumë prej tyre dhe
serioze. Megjithatë nuk mund të mohohet që iniciativa e sotme private dhe shpirti tregtar, bashkë
me demokracinë politike, paraqesin mundësinë më të mirë për mbrojtjën e lirisë dhe sigurimin e
rrugëve të hapura për rritje ekonomike dhe mirëqenie për të gjithë (Çepani, 2006).

Ndryshimi i ligjeve të taksave dhe luhatja e kapitalit në dispozicion janë pikërisht dy situata
të cilat kërkojnë menaxherë vigjilentë për të parë cila strukturë ligjorë përballon më mirë nëvojat e
tyre” (Çepani, 2006). Bazat ligjore që ka ndërmarrë Komuna e Pejës për eliminimin e taksës
komunale vjetore për biznese prodhuese dhe biznese të reja prej viti 2013, paraqet një shansë, në
mënyre që të jetë një lokacion me i përshtatshem për të bërë biznes. Por jo edhe për sektorët tjerë
që marrin pjesë në treg më shumë se prodhimi, dhe për bizneset e vjetra.

Shteti modern, ashtu siç e kemi parë të komentohet nga Shumpeteri (1954) është shtet
taksash. Në fund të fundit, financimi i aktivitetit të tij varet nga gjendja e gjithë ekonomisë (Pierson,
2009). Përveç si rregullator i ekonomisë së tregut shteti gjithashtu është edhe si rregullator i
mjedisit natyror.

2. PROCESI I REGJISITRIMIT DHE MARRJA E LICENSAVE TË NDRYSHME PËR BIZNESE NË PEJË

Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë kombëtare. Ai është baza e sistemit
ekonomik të ndërmarrjes së lirë. Për shumë njerëz zotërimi i një biznesi të vogël, për shkak të
pavarsisë se madhe dhe të ardhurave financiare që sjellë është tepër joshës (Çepani, 2006). Impulset
kryesore për rritjen ekonomike sigurisht që do të vijnë nga sektori privat, e posaçerisht i bizneseve të
vogëla, zhvillimi i të cilit do të hedhë rrënje në një mjedis ekonomik më të favorshëm dhe do të
mbeshtetet nga shërbime efikase publike dhe private të orijentuara nga biznesi. Në bazë të të
dhënave zyrtare të AKRB-ës, të paraqitura në tablën 1, tregon se 99,7% apo edhe 100% e bizneseve
të regjistruara në Komunën e Pejës nga viti 2008 – në mars 2013 janë të mikro-ndërmarrje.
Tabela 1. Madhësia e ndërmarrjeve
Madhësia Nr i bizneseve Nr i Nr i Nr i Nr i Nr i
deri bizneseve bizneseve bizneseve bizneseve bizneseve
mars 2013 2012 2011 2010 2009 2008
Mikro 150 478 366 356 339 364
ndërmarrje
Ndërmarrje e 0 1 1 1 2 0
vogel
Ndërmarrje e 0 0 0 0 0 0
mesme
Ndërmarrje e 0 0 0 0 0 0
madhe
Burimi: Zyra e Regjistrimit te Bizneseve në Komunën e Pejës

404
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Regjistrimi kaq i madh i mikro-bizneseve, e që janë biznese individuale, është për shkak të
përfshirjes unike dhe të drejtpërdrejtë të menaxherit të një firme të vogël (i cili zakonisht është
pronari i firmës), në vendimmarrje dhe kontrollin mbi shpërndarjen e burimeve. Brenda firmave të
vogëla pronari ka kontroll direkt në krahasim me firmat më të mëdha në të cilat vendimmarrje është
përgjegjësi e një grupi më të gjerë dhe më të larmishëm të menaxherëve (Krasniqi, 2012).

Të gjitha bizneset duhet të veprojë brenda kushteve ligjore dhe rregullave të cilat janë të
përcaktuara nga shteti në të cilën ndodhet biznesi (Campbell, Craig, 2005). Në raportin e Bankës
Botërore (2013) tregohet se vendet e Evropës Lindore dhe shtetet e Azisë Qendrore janë udhëheqës
globalë, kur është fjala për ritmin e reformave të biznesit, për të dytin vit radhazi. Vendet e Ballkanit
Perëndimor kanë përmirësuar mjediset e tyre të biznesit në 10 kategori kryesore, duke përfshirë
koston e fillimit dhe mbylljes së një biznesi, rekrutimin dhe përjashtimin e punëtorëve, regjistrimin e
pronës, marrjen e kredisë, tregtinë përtej kufijve, mbrojtjen e investitorëve, dhe zbatimin e
kontratave. Kosova është renditur e 98-ta nga 185 vende sa janë gjithsej të përfshira në studim,
ndërsa vendet e rajonit, si vijon: Maqedonia e 23-ta, Mali i Zi i 51-ti, Kroacia e 84-ta, Shqipëria e 85-
ta, Serbia e 86-ta, dhe Bosnja, e 126-ta.
Procesi i krijimit dhe zhvillimit të një biznesi në Pejë nuk është një aventurë, por një sfidë e
vërtetë. Në mënyrë që të ndihmojnë ndërmarrsit në këtë drejtim, është e një rëndësie të madhe që
shteti duhet për të krijuar një mjedis të favorshëm biznesi. Aktualisht sipas hulumtimeve, për
procesin e themelimit të një biznesi të llojit Shoqëri me Përgjegjsi të Kufizuara (sh.p.k.), përfshijnë
disa hapa:385

 Hapja e Xhirollogarisë në një Bankë dhe Depozimin e mjeteve të nevojshme,


 Nxjerrja e Vërtetimit të Regjistrimit të Biznesit me dokumentin e “Informatave të Biznesit”
(përfshirë Numrin e biznesit dhe numrin Fiskal)
 Rregullimi i vulës së biznesit,
 Vendimi për “Leje pune” (Pagesa e Taksës komunale vjetore për biznese)
 Inspektimi nga Komisioni Teknik komunal,
 Inspektimi i biznesit nga Administrata Tatimore e Kosovës,
 Regjistrimi për TVSH-ën,
 Regjistrimi i Punëtorëve nga ATK-ja.386

Analiza gjatë këtij studimi është përqendruar në procesin e krijimit të Sh.P.K. – së, për arsye
se llojet e tilla të biznesit kanë shansë më të madhe të krijimit të punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

Neni 12 i ligjit bazik paragrafi 12.1. i Ligjit Nr. 04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit
NR.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare (Kuvendi i Kosovës, 2009) riformulohet si vijon: “Bizneset me
rastin e regjistrimit nuk paguajnë taksë. Ministri me akt nënligjor do të përcaktoj listën e taksave të
cilat do të paguhen për shërbimet tjera të ofruara nga Agjencia.” Bizneset regjistrohen pa pagesë
dhe brenda afatit të shkurtë kohor për një ditë për biznese individuale dhe tre ditë për biznese të
shoqërive aksionare, kjo është mundësuar me integrimin e sistemit, me ç'rast bizneset marrin një
certifikatë me dy numra: Numrin e biznesit dhe Numrin fiskal. Por ka edhe ndonje pagese që nuk
janë specifikuar në ligj, por ministry me akte nënligjore do t’i ngarkojë bizneset me pagesa tjera.

Modeli aktual sipas ndarjes së mësipërme për themelimin e biznesit përfshinë deri në 8 hapa
të nevojshëm për kompletimin e regjistrimit të biznesit, është vetëm procesi i parë që bizneset
ndeshën me institucione, nuk mjafton me kaq. Ka edhe licenca tjera mvaresisht prej aktivitetit, e ku

385
Porcedurat tregohen qoftë të institucioneve publike apo edhe private.
386
Numri i hapave rritet në rast se është biznes i huaj, mirëpo objekti i këtij punimi është për ndërmarrsit e
mbrendshëm.
405
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pronarët e bizneseve patejtër duhet të udhëtojnë për në qëndër, gjegjsisht në Prishtinë, qoftë në
fillim, por edhe për çdo vit.387 Kështu që biznesmenet kalojnë përafersisht 170 km për të kryer punë,
duke vizituar disa institucione të ndryshme, e që drejtepërdrejte ndikon në shpenzime me të larta të
pronarit apo personit të autorizuar, dhe ne shpenzimet të karburanteve. Sipas hulumtimeve
përafersisht numri mesatar i bizneseve të regjistruara në vit në Pejë është 300 biznese, e ku më
tutjte paraqesim në formë tabelare sasinë e shpenzuar të karburanteve dhe sasinë e lirimit të
dioksidit të karbonit në ambient.

Tabela 2.. Sasia (e supozuar) e nevojshme e karburantëve të shpenzuara

Biznese Km Kg të nevojshme Gjithsejt Kg karburante

300 170 25 1,275,000

Në tabelën 2 paraqiten Shpenzimet e karburanteve nëse supozojmë se janë 300 biznese dhe
duke marre si shembull që një vetur shpenzon 25 litra, pasi duhet të kaloj 170km. Ndërsa
përllogaritjen ndotjës e bëjme në tabelën 3. sipas metodologjisë së Agjensionit Amerikan të
Mbrojtës së Mjedisit.

Tabela 3. Lirimi i dioksidit të karbonit


Vlera mesatare e Kg CO2 të
Gjithsejt Kg lirimit të gazit (kg) liruar

1,275,000 9.45 12,048,000

Sipas EPA-as vlera mesatare e dioksidit të karbonit që del nga tymi i veturave të mbushura
me derivatet e naftës është 10.1kg/gallon dhe benzinës është 8.9kg/gallon (U.S. Environmental
Protection Agency – EPA, 2011). Numrin 9.45 i paraqitur në tabelën 3 paraqet sasinë mesatare të
shpenzimeve qoftë naftë apo benzin. Kur e dimë se të gjitha nuk lëvizin me një lloj karburanti, dhe
supozojmë se gjysma me benzin, gjysma me naftë. Kështu që këto biznese për ti nxjerrë licensat
harxhojnë 1,275,000 kg derivate, ndërsa lirojnë me automjetet e tyre 12,048,000 litra CO 2 në
natyrë. Bile edhe me tepër lirojnë se sa është përllogaritur sipas standardeve të EPA-së, duke pasur
parasysh që automjetet në Pejë janë më të vjeteruara (gjysëm të përdorura).
Për të qënë më hulumtim sa më real, kemi bërë një intervistë me biznese, që t’i kemi
argumentet më të forta. Më konkretisht në pyetje janë marrë 50 biznese në Komunën e Pejës, që të
jenë informatat lidhur me regjistrimin e tyre, pagesat e taksave, pengesat etj. Themelimi i këtyre
bizneseve e intervistuara ka qenë: nga viti 2008 deri në vitin 2013 janë themelu 38%, pas luftës prej
vitit 1999 deri 2007 janë themelu 36% biznese, viteve 60-ta është themelu 2% biznese, viteve të 70-
ta janë themelu 4%, viteve 80-ta janë themelu 8%, prej vitit 1990 deri 1997 janë 12% biznese, ato që
janë themelu para luftës, prap është dasht të riregjistrohen pas luftës, por në këtë pyetje nxjerrem
informata për përvojen e tyre.

387
p.sh. Krijimi i sh.p.k.-së për qarkullim të produkteve bujqësore, kërkon licensa nga Ministria e BPZHR –
vetëm në Prishtinë mund të nxjerret, e që kushton 80 € dhe duhet për ta ripërtri qdo vjet; Krijimi i sh.p.k-së, për
këmbim të parave (këmbimore), kërkon licencë nga BQK-ja ndërsa deponimi 100.000 €, procedura zgjatë 3
muaj, dhe pastaj jepet Kodi për veprimtari nga AKRB; etj.
406
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Grafikoni 1. Shërbimet e kryera në nivel qendror dhe lokal

Të gjitha punët e nevojshme për themelimin e biznesit, i keni përfunduar ?


a) Vetëm në Pejë.
0%

b) Përveq Pejës, edhe


në qendër (Prishtinë)
100%

Burimi: Anketë e realizuar nga autori me 50 Biznese në Regjionin e Pejës, për punimin e këtij
hulumtimi empirik388 - Maj 2013

Grafikoni tregon se për të themeluar një biznes në regjionin e Pejës është e nevojshme për
të shkuar edhe në Prishtinë. Kështu që të intervistuarit e bizneseve kanë deklaruar që 100 % e
bizneseve, përveq Pejës kanë shkuar edhe në Prishtinë për regjistrim të biznesit, ndërsa asnjë
ndërmarrje nuk ka mundur të kryej shërbimet vetëm në Pejë.

2.1. Eliminimi i Taksës komunale vjetore për biznese

Venja e taksave të larta nxitë shmangjen e pagesës se tyrë (evazionin fiskal). Andaj për një
mjedis miqësor për biznes preferohen taksa më të ulëta të shtrira në një bazë të gjerë (Mustafa,
Kutllovci, Gashi, & Krasniqi, 2006). Sipas nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHTETIT
LOKAL (Kuvendi i Kosovës, qershor 2008), komunat kanë të drejtë që të mbledhin të hyrat, nga
kategoritë e të hyrave që i lejohen komunave me ligj, ndër to bën pjesë edhe Taksa për Lejen për
Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste. Kohëve të fundit janë aprovuar projekte të ndryshme, është rritur
numri i ligjeve apo janë përmirsuar ato ekzistueset, që ndikojnë drejtperdrejt apo tërthor në
zhvillimin e biznesit në qytetin e Pejës.
Zyra e Kryetarit të Komunës së Pejës389 (Komuna e Pejës, dhjetor 2012) ka marrë një vendim
për të miratuar rregulloren e re për të hyrat vetanake, në bazë të së cilës bizneset do të lirohen nga
taksa komunale vjetore për biznese, të cilat kanë qenë taksa për ushtrimin e veprimtarive afariste,
një veprim që është parë si stimulim për investime nga sektori privat prodhues.
Është bërë e ditur se të drejtën për heqjen e taksës e kanë të gjitha bizneset e reja që
regjistrohen prej 1 janari 2013, dhe për biznese aktuale por borgji i vjeter ju mbetet (Komuna e
Pejës, 2012).
Komuna e Pejës ka inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 2.532.360 eurove për vitin 2010,
2.604.370 eurove për vitin 2011, 2.859.942 eurove për vitin 2012. Ndërsa vetëm të hyra nga nga
Ushtrimi i veprimtarisë afariste për vitin 2012 janë inkasuar afariste 180.057 €, per vitin 2011 janë
inkasuar 176.284.70 €, për vitin 2010 janë inkasu 176.572 €.
Sipas analizes empirike që është realizuar, pyetjet janë përqendruar në 50 biznese në Pejë ku
veprimtaria kryesore e tyre ka qenë si vijon: 6 % veprimtari prodhuese, 2% Tregti me shumicë, 58 %
Tregri me pakicë, 34% veprimtari shërbyese.

388
Forca e këtyre bizneseve është 173 puntorë të punsuar
389
Vendimin Nr.400 – 8862/2012 i datës 17.dhjetor 2012.
407
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Grafikoni 2.Informimi i bizneseve për vendimin lidhur me eleminimin e Taksës komunale vjetore për
biznese (Tarifa për veprimtari ekonomike tregtare)
A jeni te informuar për eleminimin e Taksës komunale vjetore për biznese ?

Po
Jo 36%
64%

Burimi: Anketë e realizuar nga autori me 50 Biznese në Regjionin e Pejës, për punimin e këtij
hulumtimi empirik - Maj 2013

Në këtë pyetje kemi dashtë të paraqesim mendimin e bizneseve se sa i përcjellin trendët e


zhvillimit të mjedisit. Për vendimin lidhur me eleminimin e Takses komunale vjetore për biznese nuk
janë të informuar 64% të bizneseve sepse nuk dijnë për një gjë të tillë, problem ka qënë dhe është
nga ana e komunës sepse kontaktet më biznese vërehet se janë të dobëta. Një vëndim i tillë është
marrë në shtator vitit 2012, prap një venidm tjeter në dhjetor 2012, ndërsa intervista në këto
biznese është bërë në prill 2013, një përiudhe mjaft e gjatë për të marrë informatat. Pjesa tjetër prej
36% janë të informuar për një vendim të tillë, burimi i informacionit është televizioni, shoqëria apo
kolegët.

Grafikoni 3. Destinimi i mjeteve (parave), që mbesin nga Eliminimi i taksës komunale vjetore
(Eliminimi i Tarifës për veprimtari ekonomike tregtare)
Pasi eliminohet taksa vjetore komunale për biznese, krijohet një buxhet modest! Qka do të beni me këto mjete,
mbesin ?
d) Rëzervë kompanisë
16%
a) Pronarit
20%

c) Merren puntorë të rinjë,


14%
b) Investime për rritjen e
ndërmarrjes
50%

Burimi: Anketë e realizuar nga autori me 50 Biznese në Regjionin e Pejës, për punimin e këtij
hulumtimi empirik - Maj 2013

Sipas analizës sonë 50% e bizneseve vërehet se janë në zhvillim dhe do të zgjerohen. Në
bisede me ta deklarojnë se shumica do të punsonin edhe puntorë të rinjë, nga se aktiviteti zgjerohet
e puntorët aktual nuk kanë mundësi ti kryejnë të gjitha punët e nevojshmë. 14% e bizneseve jane
deklaruar se do të marrin punetorë të rinjë, ngase mendohet se puntoret janë të ngarkuar me punë
shtesë, apo dëshiron të marrin puntorë për nevojat e tyre. Ndryshe nga këto ndërmarrje, 20 % e të
intervistuareve vërehet se nuk kanë deshirë për ndryshime, ose me thënë ndoshta kanë një afarizëm
te sukseshëm, e pronari është i jepur pas shpenzimeve personale, kështu që do ti mbeten vetëm
pronarit për qeshtje personale, e jo bizesit. Tek 16 % e bizneseve vërehet se kanë një ngecje në
afarizëm, ata kane nevojë për stoqe, apo para të gatshme në qarkullim për ndermarrje. Për këto
biznese që kanë neovjë për stoqe, eliminimi i taksës komunale është një e mirë pëe të qëndruar në
treg.

3. PENGESAT PËR AFARIZMIN E BIZNESEVE – KORRUPSIONI NË INSTITUCONE

408
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Rregullat dhe procedurat burokratike të qeverisë, si dhe obligimi i bizneseve për t’i
respektuar ato, po ashtu janë faktorë që e frenojnë zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë, ose në
rastet e tjera krijojnë hapësira për zhvillim të atyre bizneseve që dinë t’i shfrytëzojnë këto si mundësi
nëpërmjet lidhjeve dhe favorizimeve për të krijuar rrjetet e tyre ndërmarrëse. Qasja më e madhe në
njerëz dhe institucione të caktuara u ofron gjasa më të mira disa bizneseve për përparim, dhe më
këtë frenohen disa biznese tjera.

Tabela 4. Faktorët të cilët paraqesin pengesë për afarizmin e biznesit


Tarifa dhe liqenca të ndryshme 2,65
Ngarkesat administrative tё administrates komunale 2,53
Tatimet e larta 1,52
Ligjshmëria (ligjet dhe zbatimi i tyre) 2,07
Korrupsioni në institucionë 1,10
Burimi: Anketë e realizuar nga autori me 50 Biznese në Regjionin e Pejës, për
punimin e këtij hulumtimi empirik - Maj 2013

Në tabelë janë paraqitur pengesat e afarizmit të bizneseve, ku janë deklaruar më shkallën si


vijon 1=pengesë shumë e madhe, 2=pengesë e madhe, 3= është pengesë, 4=pengesë e vogël, 5=nuk
është pengesë. Ndërsa kodifikimin e shifrave e kemi bërë ne vleren mesatare të deklaruesve.
Deklarusit kanë shenuar të gjitha pikat por ka edhe të tillë që nuk ju kanë përgjigjë të gjitha pikave.
Rezultati i të analizës empirike në pesedhjetë biznese tregon se ndër pëngesat më të medha
në këtë ranglistë paraqitet Korrupsioni në institucionë dhe atë me shkallë 1.10 që është pengesë
shumë e madhe. Problem i krijimit të dobët të mjedisit biznesor nga ana e institucioneve është se
administratoret janë të korruptuar, gjithnjë sipas deklarimeve të këtyre të dhënave të nxjerrura nga
bizneset e intervistuara. Korrupcioni që gjindet në institucione që nga themelimi i biznesit, gjatë
afarizmit, përfitimi i biznesit apo partneriteti publiko-privat e deri të shuarja e bizneseve. Mund të
konstatojmë se bizneset përcillen nëpër institucione me korrupsion në gjitha fazat e ciklit biznesor të
biznesit, dhe paraqet krim.
Gjithashtu Tatimet e larta dhe Jostabiliteti politik janë pengesë shumë të madhe për biznese
në shkallën 1.52 dhe prej 1.64.
Ndërsa Tarifa dhe liqenca për leje, Ngarkesat administrative tё administratës komunale dhe
Ligjshmëria (ligjet dhe zbatimi i tyre) paraqesin një shkallë mesatare të pengesave, me vlerë 2.65,
2.53, dhe 2.7, për bizneset e intervistuara, sepse janë përmirsuar mjaft procedurat për regjistrimin e
bizneseve dhe procedurat administrative, duke zbatuar ligjin nëpër institucione, por se është një
problem që duhet të udhëtohet deri në Prishtinë, përndryshe nuk do të ishin paraqit si pengesë.
Prezenca e lartë e korrupsionit është një prej faktorëve kritik që pengon krijimin e rrethinës
miqësore afariste dhe të favorshme për veprimtarinë ekonomike tregtare. Sipas raportit të
organizatës (Transparency International, 2012), Kosova renditet në vendin e 105-të sipas Indeksit
mbi Perceptimin e Korrupsionit (Corruption Perceptions Index), në mesin e 174 shteteve të botës.
Në fakt, Kosova e ka një institucion të veçantë për luftimin e tij, i njohur si Agjencioni Kundër
Korrupsionit. Mirëpo, rezultati i tij gjerë më tani në misionin e tij ka qenë i pavërejtur dhe i
papërfillshëm. Përveç tij, misioni më i madh i Bashkësisë Evropiane për Sundimin e Ligjit në Kosovë i
njohur si EULEX, ishte vendosur menjëherë pash shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt
2008, me misionin primar për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Fatkeqësisht, ende
nuk ka diçka konkrete në shkallë të gjerë në këtë drejtim. Kjo mund të jetë arsyeja pse qytetarët e
Kosovës kanë humbur gradualisht besimin në kredibilitetin e institucioneve dhe në përgjithësi i
cilësojnë si të korruptuara.
Një pyetje pyetje me personale, që vie në vazhdim, është se si do të gjindet individi në rast
se do ti paraqitet korrupsioni. Nuk janë pyetur se a ka pasur ndonjë rast, por se nëse do të këtë rast

409
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të ndeshet me personin e korruptuar, si dhe qfarë do të bejë. Ne të njejten kohë nxjerim mendimin
se sa kanë besim në institucione përgjegjese për luftimin e korrupsionit.

Grafikoni.4 Lajmërimi i korrupsionit


A do të lajmëroni korrupsionin intitucioneve përgjegjese, nëse ju bëhet e padrejtë në procedimin e dokumentave ,
ose në fitimn e tendereve?

a) PO, se do të përmiresohet
c) JO, se jemi të zhgënjyer mjedisi biznesor
plotësisht dhe nuk kemi besim 32%
në institucione
40%

b) PO, por prap se prap nuk do


të denohet askush se ndikojnë
“nga larte”,
28%

Burimi: Anketë e realizuar nga autori me 50 Biznese në Regjionin e Pejës, për punimin e këtij
hulumtimi empirik - Maj 2013

Sipas rezultateve të nxjerra nga hulumtimi i bërë në 50 biznese të profileve të ndryshme në


komunen e Pejës paraqiten këto rezultate: 40% e të intervistuarve nuk do të paraqesin korrupsionin,
sepse janë të zhgënjyer plotsisht dhe nuk kanë besim në institucione. 28% e bizneseve të anketuara
do ta lajmronin korrupsionin por ata janë te vedijshëm se prap se prap nuk do te denohet askush se
do te ndikojnë “nga lartë”. Vetëm 32% e të intervistuarve sipas analizës empirike do të lajmrojnë
korrupsionin institucioneve pergjegjese per korrupsionin institucional se do te përmirsohej mjedisi
biznesor, ngase fillojnë të marrin masa më të plota dhe me dije për luftimin e korrupsionit. Nga
analiza empirike e të tri pikave vërehet se vetëm 1/3 e bizneseve të deklaruara kanë besimin në
institucione sepse do të lajmronin korrupsionin. Paraqet një shifër të vogël të besimit të tyre në
institucione. Ndërsa 2/3 e të intervistuarve deklarojnë se janë të zhgënjyer dhe kanë humbur
besimin në institucionet relevante përgjegjse për luftimin e korrupsionit.

4. PËRFUNDIME

Bizneset e përfshira në studimet e rastit lënë përshtypjen se në kushtet e përkeqësimit të


rrethinës institucionale dhe afariste është e mundur të shfrytëzohen të metat, nëse jo për rritje dhe
zhvillim të bizneseve, së paku në disa përfitimin e disa mundësive sipërmarrese që i ofrojnë këto të
meta të përgjithshme. Kjo marrëdhënie kur mjedisi është jo aq i favorshëm, pavarësisht se dikujt ose
disave mund t’i sjellë dobi, në nivelin e përgjithshëm të ekonomisë, siç u vërejt edhe në rastin e
Pejës, nuk mund të jetë bazë e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm të bizneseve dhe përmirësimin
e aftësisë konkurruese të ekonomike. Gjendshmëria sipërmarrëse është e rëndësisë primare në
nivelin mikroekonomik, por kjo do të bëhej më e dobishme në afat më të gjatë sikur korniza ligjore
dhe institucionale, ose rregullat e lojës, të jenë më mirë të formuluar dhe të zbatueshme, nga të cilat
do të përfitonin më shumë sipermarres, biznesi dhe ekonomia në tërësi.
Për bizneset paraqet një pengesë udhëtimi në Prishtinë, se ka shpenzime me shumë, në
vend se këto punë do t’i përfundonin në qytetin e tyre, duke i bart kompetenca pushtetit lokal apo
në të kundërten që pushteti qëndror të hapë zyrën në qytetin e Pejës. Pavarësisht ligjeve për
mjedisin në bazë të Konventave Evropiane që rregullojnë mjedisinin e ajrit, institucionet qeverisëse
duhet të dijnë për këtë dhe të marrin masat e duhura që bizneset të reduktojnë shpenzimet e
karburanteve si dhe emitimin e gazrave ndotësë në ambient.

410
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë rishqyrtimin e legjislacionin me të cilin


rregullohet mjedisi afarist në Kosovë. Masat duhet të përqendrohen në harmonizimin e ligjeve dhe
rregullore që zvogëlojnë procedurat burokratike prej regjistrimit të firmës e deri te qasja më e lehtë
në shërbimet e institucioneve, eliminimin e favoreve dhe marrëdhënieve klienteliste ndërmjet disa
bizneseve me pushtetin dhe diskriminimin e shumë të tjera.

Roli dhe funkësioni i shtetit në udhëheqjen e politikës ekonomike është i pakontestueshëm,


në realizimin e stabilitetit të tregut dhe të çmimeve, në shkallën e knaqësis së punësimit, në ruajtjen
e ekujlibrit të bilancit të pagesave si dhe në realizimin e shkallës së caktuar të rritjes dhe zhvillimit
ekonomikë.
Denoncimi dhe luftimi i korrupsionit ka mbetur një ndër sfidat kryesore në Kosovë që po e
dëmton zhvillimin e bizneseve. Disa nga bizneset e analizuar nuk do të ndërmarrin hapin për
paraqitjen e tij. Përpos raporteve të ndryshme ndërkombëtare që e rendisin Kosovën si më të
korruptuarën në rajon, këtë dukuri e kanë theksuar edhe bizneset e intervistuara. Derisa për
prezencën e tij në përmasat çfarë raportohet ekziston një konsensus, vendosmëria në luftimin e tij
duhet të përqendrohet në pëndërmarrjen e masave konkrete fillestare pas gjithë këtyre
denoncimeve. Hapi i parë në këtë drejtim do të duhej të ishte kundër të ashtuquajturve “peshq të
mëdhenj” në institucionet shtetërore dhe publike, përndryshe ekziston rreziku i praktikumit të tij si
diçka normale dhe vështirësimin e mjedisit për biznese.

Literatura

 Cambell, D., Craig, T. (2005). Organisations and the Business Environment 2nd Editon.
Oxford, UK.
 Çepani, A. (2006). Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël . Tirane: SHBLU.
 Komuna e Pejës, (03.01.2012). Raport i Punës 1 vjeqare(2011) të Qeverisë Komunale të
Pejës. Pejë. Republika e Kosovës: Komuna e Pejës.
 Komuna e Pejës, (04.01.2011). Raport i Punës 1 vjeqare(2010) të Qeverisë Komunale të
Pejës. Pejë. Republika e Kosovës: Komuna e Pejës.
 Komuna e Pejës, (21.12.2012). Raport i Punës 1 vjeqare(2012) të Qeverisë Komunale të
Pejës. Pejë. Republika e Kosovës: Komuna e Pejës.
 Krasniqi, B. (2012). Entrepreneurship and Small Business Development in Kosova. New York:
Nova Science.
 Kuvendi i Republikës së Kosovës, (2009) Ligji №. 04/L-006 PËR NDRYSHIMIN DHE
PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE. Prishtinë.
 Kuvendi i Republikës së Kosovës, (qershor, 2008) Ligji №. 03/L-049 PËR FINANCAT E
PUSHETIT LOKAL. Prishtinë.
 Mustafa, M., Kutllovci, E., Gashi, P., & Krasniqi, B. (2006). Biznesi i vogël dhe i mesëm.
Prishtinë: Riinvest.
 Pierson, C. (2009). Shteti Modern. Tiranë: Albanian Institute for International Studies (AIIS).
 Šunje, A. (2003). Top Menadzer : Vizionar i strateg. Sarajevo.
 Trasnparency International (2012). Corruption Perception Index, Trasnparency International,
Berlin.
 U.S. Environmental Protection Agency. (2011). Greenhouse Gas Emissions from a Typical
Passenger Vehicle. Washington D.C. EPA:
http://www.epa.gov/otaq/climate/documents/420f11041.pdf
 World Bank. (2013), Doing Business 2013: Reforming through Difficult Times, World Bank,
Washington D.C.

411
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faruk Belegu, Kastriot Blakaj - Roli i entropisë të sistemet informative dhe në ekonomi

Prof.Dr.Faruk Belegu

Mesimdhënes, Kolegji Evropian Dukagjini

drbelegu@gmail.com

Kastriot B. Blakaj, PhD(c)

Ligjerues, Shkenca Kompjuterike/Kolegji Evropian Dukagjini , blakajk@gmail.com

ABSTRAKT

Entropia si madhësi është masë e irreversibilitetit të ndonjë sistemi. Në realitet ajo e shpreh
gjendjen e një sistemi në aspektin e stabilitetit të tij. Në punim shtjellohet çeshtja e entropisë si
mesatarës së sasisë së informacioneve. Kjo madhësi është më rëndësi të posatçme në lidhje më
përcaktimin e mesatarës së informacionit të ndonjë shënji (signali) informativ. Madhësia në fjalë
është më rëndësi jo vetëm për sistemet informative, por edhe në lidhje me analizat më të ndryshme
në Ekonomi dhe Kibernetikë. Entropuia faktikisht është masë e probabilitetit të realizimit të ndonjeë
ndodhie dhe është e lidhur ngusht më qendrueshmërinë të çdo sistemi, si sistemit informativ,
sistemit ekonomik, sistemeve në inxhiniering, Kimi, Fizikë, etj.

Fjalët kyçe: Entropia, Sistemi, Signali, Probabiliteti

1.0 HYRJE
Në sistemet informative sasia mesatare e entropisë caktohet sipas:

H   p ln p (1).

Me p është caktuar probabiliteti i realizimit të ndonjë ndodhie. Sipas (1) vërehet që vlera
maksimale e entropisë është e caktuarë sipas:

1 1
pe  ; H max  (2).
e e
Në figurën 1 grafikisht është prezentuarë entropia e një signali.

Më kusht që shtjellohet sistemi informativ i cili përmbahet prej dy signaleve, atëherë respektivisht
vlen:

H   p ln p  (1  p ) ln(1  p ) (3).

412
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura1: Entropia e një signali.

Vlera maksimale e entropisë sipas (3) është:

1
pe  ; H max  ln 2 (4).
2
Në figurën 2 grafikisht është prezentuar entropia e sistemit informative prej dy signaleve.

Më kusht që analizohet sistemi informative prej tri signaleve, atëherë respektivisht vlen:

p
H   p ln (5).
3
Vlera maksimale e entropisë për këtë rast është:

3 3
pe  ; H max  (6).
p e

Në figurën 3 grafikisht është prezentuar entropia e sistemit i cili përbëhet prej tri signaleve.

Nëse bëhet fjalë për sistemin informativ i cili përbëhet prej n signaleve, atëherë respektivisht është:

 p
H   p ln   ( 7).
n

413
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 2: Entropia e sistemit informative prej dy signaleve.

Vlera maksimale e entropisë është:

n n
pe  ; H max  (8).
e e

Paraqitja grafike përkatëse është e dhënë sipas figurës 4.

Një rezulatat përkatës mund të përfitohet edhe sipas funksionalit sipas Lagrange-it:
n
 n 
   pi ln p i     pi  1 (9).
i 1  i 1 

Kështu sipas (9) përfitohet:

1
pi  ;   1  ln( n) ; H max  ln( n) (10).
n

414
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 3: Entropia e sistemit informative me tri signale.

Figura 4: Entropia e sistemit i cili përbëhet prej n signaleve.

Prezentimi grafik në lidhje me (10) është i dhënë në figurën 5.

415
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 5: Prezentimi grafik i madhësive sipas (10).

2.0 ENTROPIA ME KUSHT


Entropia me kusht parimisht mund të ipet sipas mvarësisë:

H ( XY )  H ( X )  H (Y / X ) (11),

ku H(X) është entropia e ndodhisë X, H(Y/X) është entropia me kusht e cila tregon që entropia e
ndodhisë Y është e lidhur ngusht me entropinë e ndodhisë X. Entropia me kusht H(Y/X) tregon që
ndodhia Y mund të realizohet nëse më parë është realizuarë ndodhia X.

Në mënyrë analoge është e vlefshme:

H (YX )  H (Y )  H ( X / Y ) (12).

Prezentimi grafik i madhësive sipas (11) dhe (12) është i dhënë në figurën 6.

416
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 6: Prezentimi grafik i entropive me kusht.

Janë të vlefshme jobarazimet:

H ( XY )  H ( X , Y )
H ( XY )  H ( X )  H (Y )
H ( X )  H (Y / X )  H ( X )  H (Y ) (13).
H (Y )  H ( X / Y )  H ( X )  H (Y )
H (Y / X )  H (Y )
H (X /Y)  H (X )

Dy jobarazimet e fundit tregojnë që entropia me kusht kurdoherë është më e vogël së entropuia e


pakushtëzuarë. Shënji i barazimit është i vlefshem vetëm kur ndryshorët e rastit X dhe Y janë
statistikisht të pamvarura.

3.0 ENTROPIA E NDRYSHORËS KONTINUALE


Përveç entropisë së ndryshorës diskontinuale, mund të caktohet edhe entropia e ndryshorës
kontinuale:

H ( X )     ( x) ln[ ( x )]dx (14),


ku  (x) është densiteti i probabiliteteve të ndryshorës X.

417
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Për shëmbëll, për ndryshorën ndaj shpërndarjës uniforme në intervalin (a,b) densiteti i
probabiliteteve definohet sipas:

0 për x  a,
 1

 ( x)   për a  x  b (15).
b  a
0 për x  b.

Entropia për këtë shpërndarje është:


b
1  1 
H(X )   ln dx  ln(b  a) (16).
a
ba ba

Për shpërndarjën normale me ekspektimin matematikor x  0 densiteti i shpërndarjës së


probabiliteteve është:

1  x2 
 ( x)  exp  
2 
(17).
 2  2 
Entropia për këtë rast është:

 

1  x 2  1 x2 
H  
exp  
2 
ln  2 
dx  ln  2 .e (18).
 2  2   2 2 
Mund të vërehet që për dispersionin e njejt, entropia e shpërndarjës normale është më e madhe
së entropia e shpërndarjës uniforme.

Në figurën 7 grafikisht është prezentuar entropia e ndryshorës kontinuale për disa raste
karakteristike:

- Lakorja 1 për  ( x)  x .
- Lakorja 2 për  ( x )  x .
- Lakorja 3 për shpërndarjen uniforme,
- Lakorja 4 për  ( x )  x 2 

Kuptohet që mund të prezentohen grafikisht edhe rastet tjera karakteristike me densitetin e


shpërndarjës së probabiliteteve si madhësi të njohurë.

418
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 7: Entropitë e ndryshorës kontinuale për disa raste karakteristike.

KONKLUZIONE

Në punim shtjellohet entropia si madhësi mesatare e informacionit. Është potencuar roli i madh i
saj në lidhje me definimin e gjendjës të signalit informativ. Punimi ofron një qasje të re në lidhje me
rolin e entropisë në analizat më të ndryshme në TI, në Ekonomi, në Kibernetikë, në Inxhiniering, si
edhe të shkëncat tjera. Kjo qasje e tillë gjithashtu e ofron mundësinë që problematika e tillë në fjalë
mund të thellohet në aspektin profesional dhe shkëncor.

LITERATURA

[1] Bertalanfy, L.: General Systems Theory, England, 2006.

[2] Fletcher, K.: Marketing and Information Technology, Prentice Hall, 2008.

[3] Hice, G.F.: System Development Methodology, Amsterdam, 2002.

[4] McLeod R.J.: Management Information Systems, Chicago,2009.

[5] Piercy, N; Evans, M.: Managing Marketing Information, London, 2008.

[6] Shannon, C.E.; Weawer, W.: The Mathematical Theory of Communication, University of Illinois,
2005.

[7] Beqiri, E.: Bazat e Informatikës, Prishtinë, 1997.

[8] Belegu, F.: A Modern Treatment of Economic Processes and Cycles, Pejë, 2013.

419
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fatlum Gogiqi, Zena Pacolli - Investimet e huaja si faktor kyçë që ndikojnë në rritjen e turizmit në
vend

Prof. MSc. Fatlum Gogiqi


Profesor ligjërues në Kolegjin Europian të Kosovës
e-mail: fatlum.gogiqi@gmail.com

MSc. Zena Pacolli


Këshilltar në MZHE
e-mail: z.pacolli@gmail.com
ABSTRAKTI

Investimet në turizem janë faktorë i rëndësishëm për mbajtjen, ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë
së një vendi. Me fjalën "investime" nënkuptojnë mjetet në para që angazhohen në objekte të reja
ekonomike, në rekonstruim të objekteve ekzistuese, në modernizim, në adaptim, në zëvendësim të
mjeteve themelore që gjinden në funksionim.

Një alternativë e investimeve në turizem është eko-turizmi. Ekoturizmi është modeli i një zhvillimi të
qëndrueshëm të turizmit, sepse ai grupon tipe të ndryshme të turizmit rreth një nocioni të
përgjithshëm që është mjedisi natyror. Turizmi është një komponent madhor në rritjen ekonomike
dhe ndikon fuqishëm në zhvillim të vendit, duke marrë parasysh, mbrojtja e trashëgimisë natyrore
dhe kulturore që është një parakusht për turizmin e qëndrueshëm.

Turizmi i interesit të veçantë në Kosovë përfshin: turizmin natyror, ekoturizmin, turizmin e


aventurës (shëtitje, eskursione në natyrë, ecje me kalë, vozitje me varkë në lumenj të rrëmbyer-
iverrafting, hedhje me parashutë sportive, biçikleta malore, zhytje me bombula, vozitje me kanoe,
varka me vela), turizmin rural, turizmi kulturor (qytetet historike, qëndrat arkeologjike, etj.). Dihet
mirë se, mungesa e tyre ndikon në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe politik të
vendit. Ky zhvillim shpejtohet me investime në sektoin e tuizimit, kurse kur vendi nuk duisponon më
investime, duhet të orientohet në investime direkt nga jashtë. Një investim i huaj direkt në turizëm
dhe ekonominë e një vendi jep efektet e veta jo vetëm në strukturën teknike të aktiviteteve
turistike, por edhe në atë të menaxhimit dhe të organizimit të aktivitetit që ajo ndërmerr që
ndërmarrin bizneset për të prodhuar për ketë sector.

Fjalë kyçe: Investimet e huaja, tuizmi dhe zhvillimi ekonomik, metodat e turizmit, ekoturizmi, fuqia në
treg në turizëm.

INVESTIMET E HUAJA NË TURIZËM EKONOMI TË NJË VENDI

Me fjalën investime në turizem nënkuptojmë mjete në para që angazhohen në objekte të


reja ekonomike, në rekonstruim të objekteve ekzistuese, në modernizim, në adaptim, në zëvendësim
të mjeteve themelore që gjinden në funksionim turizmit. Investimet në sektorin e turizmit janë ato
që do të bëjnë ndryshimin në këtë degë të rëndësishme të ekonomisë.
Të investosh në sektorin e turizmit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore
të Turizmit, Taleb Rifai, është sikur të hapësh një vrimë në tokë nga ku shpërthen naftë. 390Por
zhvillimi i turizmit në vendin tonë do të vijë nëpërmjet investimeve.

390Taleb Rifai, Managing Metropolitan Tourism: An Asian Perspective -World Tourism Organization Pubns, 14

Oct. 2010.
420
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Investime mund të bëhen edhe në objekte jo ekonomike, të cilat i shërbejnë nevojave të


bashkësisë së gjerë.Duhet filluar nga çdo veprimtari ekzistuese në sektorin e turizmit, për
përmirësimin dhe investime që nga ana cilësore e deri te teknologjitë e reja që duhet të futim
Investimi është një term që është përdorur shpesh në fushën e ekonomisë, menaxhimin e
biznesit dhe financave. Ndërsa paraja e investuar mund të thotë kursim,kursimet bëhen përmes
konsumit të vonuar. Investimet mund të ndahen në lloje të ndryshme në bazë të teorive dhe
parimeve të ndryshme.
Klasifikimi i investimeve mund të bëhet sipas asaj se kujt i shërbejnë, në këtë aspekt, ato
ndahen në:
a). Investime ekonomike (investime kapitale), dhe
b). në jo ekonomike (për standardin shoqëror).
Investimet në ekonomi përfshijnëdeponimet në mjete, të cilat u shërbejnë veprimtarive
ekonomike të ndërmarrjeve, siç janë ndërtesat afariste, pajisjet teknike (makina), stabilimente,
mjete të transportit, etj. Kurse investime jo ekonomike të ndërmarrjeve përfshijnë ato objekte, të
cilët kryesisht hyjnë në mjete të konsumit të përbashkët, siç janë objektet e kulturës, sportit, të
shëndetësisë, kujdesit social, ndërtesa për banim, etj.
Sipas strukturës teknike, investimet ndahen në këto elemente: pajisje, pajisje montazhi,
objekte ndërtimore dhe përgatitje të kuadrove, si për organizata të bujqësisë, ngritjes së fermave të
ndryshme, mbjellje të fidanëve për pyllëzim, pastaj për studime dhe hulumtime, si dhe për blerjen e
patentave dhe licencave (të drejtave).
Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të
punës në Kosovë dhe për të krijuar parakushte për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen.
Promovimi i investimeve duhet të përfshijë aktivitete të ndryshme për t’i tërhequr investimet e
huaja. Këto aktivitete mund të jenë: seminare, panaire, ekspozita, shpërndarje e materialeve
informuese përmes mediumeve të ndryshme, projekte marketingu, etj.
Dinamiken e zhvillimit në sektorin e turizmit, duhet të shohim si një nxitës të rritjes
ekonomike, duhet parë nga një këndvështrim realist dhe konkret më qëllim që kjo nxitje ekonomike
duhet vi nga shteti dhe politikat e saja të favorshme.

TËRHEQJA EINVESTIMEVE TË HUAJA DREJT TURIZMIT


Andaj, një investim i huaj direkt në ekonominë e një vendi jep efektet e veta jo vetëm në
strukturën teknike të prodhimit, por edhe në atë të menaxhimit dhe të organizimit të aktivitetit që
ajo ndërmerr. Arsyet dhe nevojat për promovimin e investimeve janë të shumta si: konkurrenca për
kapitalin e jashtëm apo barrierat gjuhësore, kulturore dhe gjeografike. Deri me tani, përvoja
ndërkombëtare ka treguar se duhet të punohet vazhdimisht në përmirësimin e kushteve më qëllim
të thithjes së investimeve të huaja, si dhe në ngritjen e mirëqenies ekonomiko-sociale të vendit.
Investimi “Greenfield” do të thotë zgjerimi i objekteve ekzistuese ose investim i
drejtpërdrejtë në objekte të reja. Emri vjen nga ideja e ndërtimit të një objekti fjalë për fjalë në një
fushë të “gjelbër”, të tilla si bujqësore ose investimet në pjesët malore. Është thjeshtë një formë e
investimeve të huaja direkte, ku një kompani fillon një sipërmarrje të re në një vend të huaj duke
ndërtuar objekte të reja operative nga toka. Përveç ndërtimit të objekteve të reja, shumica e
kompanive mëmë synojnë të krijojnë në periudhë afatgjate vende të reja të punës në vend të huaj,
me punësimin e punëtorëve të rinj. 391Kompanitë e huaja shfaqin interes të veçantë për një varg
faktorësh të karakterit politiko-legjislativ dhe financiaro-komercial si: besueshmëria qeverisëse,

391Rifat Halili dhe Fatlum Gogiqi “Investimet si kusht për zhvillim ekonomik” Prishtinë, 2013

421
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

stabiliteti politik, potenciali i tregut dhe aksesi në të, riatdhesimi i fitimeve, infrastruktura,
konvertimi i lehtë i parasë, një sistem rregullator i qëndrueshëm etj.
Kosova ka taksa të ulëta dhe sistem të thjeshtë tatimor. Ajo më tej ofron stabilitetin
makroekonomik, i ka thjeshtësuar dhe shpejtuar procedurat e regjistrimit të biznesit, ka Euron si
valutë zyrtare, gjithashtu ka popullsinë më të re në Evropë, forcë punëtore dinamike dhe të
arsimuar.Duke pasur parasyshklimën efavorshme për biznesin, mjedis të
qëndrueshëmmakroekonomik dhemundësi të shkëlqyeranëpër sektorët e biznesittë ndryshme,
Kosova ështëgjithnjë e më shumë duke u bërë njëvend shumëtërheqëspër të bërë biznes.
Në vendet ku investohet, duhet të kijhet kujdes edhe me ruajtjen e ambientit apo krijimin e
një strategji gjithëpërfshirëse që vlerëson rreziqet mjedisore të zhvillimit të ekonomik në lidhje me
tregun e turizmit, njësitë e pushtetit vendor duhet të trajtojnë çështjet e degradimit mjedisor në
rang vendor në lidhje me rreziqet e mundshme që i kanosen veprimtarive të turizmit. Kjo do të thotë
se duhet të evidentohen asetet mjedisore që janë pjesë e ekuacionit të zhvillimit të turizmit, rreziqet
aktuale që lidhen me to dhe strategjitë përkatëse për shmangien e këtyre rreziqeve me një formë të
ruajtjes së turizmit investues.
Turizmi nuk është një aktivitet i vetëm, por është një grumbullim i shumë aktiviteteve të
veçanta dhe të ngjashme që përfshijnë: transportin, strehimin, ushqimin, shërbimet, pijet, argëtim
kulturor, konventat dhe panaire tregtare, sport dhe rekreacion. Të gjitha këto aktivitete të gjera vijnë
së bashku në prodhimin dhe konsumin e turizmit,duke filluar me akomodimin në hotel si një
veprimtari kryesore e turizmit dhe e konsumit, e duke vazhduar më tej me furnizuesit e inputeve që
janë të nevojshme për konsum të menjëhershëm, të tilla si mish dhe peshk, prodhimet e qumështit,
të perimeve dhe të pijeve.

Një alternativë e turizmit është ekoturizmi. Duke ditur rënien ekonomike të fundit, eko-
turizmi ofron një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, duke hapur rrugën për rritjen e komuniteteve
vendase duke mbështetur ekonomitë vendase e krijimin e vendeve të punës. Ekoturizmiështë
modeli i një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit, sepse ai grupon tipe të ndryshme tëturizmit rreth
një nocioni të përgjithshëm që ështëmjedisi natyror.

Kogjenerimi i investimeve te huaja në turizem sjellë:


 Turizmi shihet si një mekanizëm për të ndihmuar dhe stimuluar zhvillimin strategjik të
ekonomisë së një vendi.
 Investimet e Huaja duhet trajtuar me përgjegjësi tëlartë për të gjithë sektorët e
ekonomisë, ne veqanti, zhvillimi i turizmit është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të
qëndrueshëm ekonomik.
 Sfidat për zhvillimin e përgjithshëm të turizmit, me të cilat ndeshen të gjitha vendet që
hyjnë në tregjet ndërkombëtare si dhe sfida specifike të lidhura me krijimin e turizmit të
suksesshëm, me destinacione të azuara tek natyra dhe kultura.
 Turizëm mund të ndikohet nga faktorë të jashtëm dhe të brëndshëm, politik dhe
klimaterik.
 Sigurimi i kushteve ligjore,institucionale dhe kushteve tjera për afarizëm normal të
ekonomisë turistike;
 Formimi i politikës vjetore turistike dhe propozimi i masave me të cilat do të nxitet sektori
privat për t’i arritur synimet e politikës vjetore të zhvillimit të turizmit;
 Nxitja e zhvillimit të veprimtarisë turistike për prodhimin e produkteve të reja turistike
dhe të produkteve interesante për tregun, por edhe rritja e cilësisë së ofertës turistike në
nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
 Nxitja e rregullimeve të planifikimit hapësinor të turizmit të Kosovës;
 Nxitja e rregullimit urbanistik të mjedisit që ka rëndësi për zhvillimin e turizmit;

422
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Krijimi i lehtësirave për investimet në turizëm;


 Aktivitetet e marketingut - promocionit turistik 392.

TURIZMI SI PJESË E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM NË EKONOMI

Meturizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzëve me qëllim rekreacioni, argëtimi, shërimi dhe


zgjerimi të njohurive kulturore. Gjithashtu, turizmi luan një rol kyç nëzhvilliminekonomik të
rajonitdhe në integrimin e tij në procesin e globalizimit, por gjithashtu ai ushtron presion të
konsiderueshëm mbi urimet dhe mjedisin natyror. Turizmi është një proçes në vazhdim dhe një nga
sektorët me rritje më të shpejtë ekonomike në botë, i cili është zgjeruar në mënyrë dramatike gjatë
viteve të fundit dhe është bërë një industri globale të turizmit.
Sipas shumë analizave, në nivelin evropian, turizmi është një nga sektorët më të mëdhenjë
ekonomik dhe i takon ndustrisë më të mëdhe të rëndësishme të shekullit të 21 (Dumont 2005).393
Mund të dallohen tri kategori: qëndrueshmëria ekonomike, e cila siguron zhvillimin
ekonomik korrekt dhe efikas, duke u mundësuar gjeneratave të ardhshme të zhvillohen;
qëndrueshmëria sociale-kulturore, në pajtim me kulturën, vlerat dhe identitetin e rajoneve
mesdhetare, dhe qëndrueshmëria mjedisore, e cila siguron që zhvillimi është i pajtueshëm me
ruajtjen e proceseve thelbësore, diversitetin dhe burimet biologjike394

Edhe pse Kosovaështë hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që
ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar,
stacionar dhe transit.Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për
ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk
ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.395

Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni


bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pran baseneve, lumenjëve, liqeneve, ose gjatë stinës së
dimrit në qendrat e skijimit (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është
ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.

Turizmi malor në Kosovë

Kosova si tëresi ndahet në pesë rajone turistike:

1.Rajoni Turistik i Prishtines,

2. Rajoni turistik i Malit Sharr,

3. Rajoni Turistik i Anamoraves.

4.Rajoni Turistik i Alpeve Shqiptare dhe Rajoni turistik Qendrore i Kosoves ku njekohesisht hyne ne
Rajonin turistik te Prishtines.

392Potencialet
e turizmit të Kosovës, MTI 2014 - http://www.mti-ks.org/sq/Divizioni-i-Turizmit-(12.11.2014)
393
Për më shumëinformacion mbitë vështirësisëpër tëpërcaktuarturizminkulturor shih:
Dumont,Teller,OrigetduClouzeau.2005.‘Pourunedefinitioneuropéennedutourismeculturel’inEspaces,231,Novem
ber:14-17,orDumont,Ruelle,Teller.2004.‘Circum-scribingculturaltourism:Towardsacriteria-
basedapproach’.PicturePositionPapertobedownloadedonwww.picture-project.com.
394
Opinioni i Komitetit të Rajoneve për "Evropë, destinacioni turistik i parë në botë", raportues: Ramón Luis
alcárcel Siso, i miratuar në seancën plenare të 88-të më 27-28 janar 2011 (CDR 342/2010 fin), pika 12.

395 Turizmi në Kosovë - http://sq.wikipedia.org/wiki/Turizmi_n%C3%AB_Kosov%C3%AB(26. 10. 2014)


423
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Turizmi shëndetësor në Kosovë

Kosova ka banjo rehabilituese dhe ka resurse natyrore te cilat jane deshmu te sherueshme sa i
perket Airit dhe Ujnave qe ka sidomos ne Alpetshqiptare(gjegjsisht ne bjeshket e Deqanit).
Efektiviteti i tyre eshte i shumeanshem, marre parasysh shumellojshmerin e bimeve dhe airit te
paster qe e ofron lartesia e Alpeve me lartesi mbidetare prej 2656 metra-Maja e Gjeravices-Deqan.

Prandaj me nje investim ne infrastrukture kjo do te jete e përjetueshme dhe do të sjelle sherim te
100% te atyre personave qe vuajn nga semundjet e frymemarrjes dhe shum semundjeve te tjera te
cilat drejt perdrejte kan ndikim ne mushkerit e njeriut.

Objekte natyrore në Kosovë

Shpella e Gadimes,

Bifurkacioni ne fshatin Nerodime(Ferizaj),

Ujevara e Mirushes,

Burimi i Drinit të Bardhë.

Objekte kulturore-historike në Kosovë

Shtepia e Lidhjes së Prizerenit që përbehet nga shtëpiza me dhomen muzeale si dhe një hapsirë
gjysemharkore me të dhëna sa hitorike aq edhe etnografike dhe vlera artistike.

Në vendet e zhvilluara, por edhe ne disa shtete në tranzicion,është produkt i rëndësishëm eksporti
dhe gjenerator i punësimit.Edhe në Kosovë turizmi është degë e rëndësishme ekonomike.Kosova
është e pasur me bukuri natyrore, me trashëgimi kulturore, që tërheqin turistët që t’i vizitojnë,
Kosova është e shquar në shumë aspekte, këtu gërshetohen shumë kultura, tradita tuizmi është
nevojë emergjente për t’u investar.

Industria Turistike e Kosovës ka realizuar 8-10% të produktit shoqëror vendor,varësisht nga fakti për
cilin vit është fjala dhe a janë marrë parasysh të gjithë faktorët e drejtpërdrejtë (industria hoteliere,
gastronomia) ose faktorët indirekt (bujqësia, ndërtimtaria, etj.)396

Fizionomia e elementeve tërheqës të Kosovës udhëzon qartë në rajonet malore, drejtimet e transitit
turistik, qytetet e mëdha, banjat, komplekset dhe pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore,
lokalitetete gjuetisë dhe fshatrat.

Për nga turizmi, Kosova si destinacion turistik i ka veçurit e veta që vlerësohen nga turistët. Kohëve
të fundit, janë ndërtuar shumë hotele dhe se ka zgjidhje për të gjithë turistët, andaj si përshtypje e
vizitorëve vlerësohet edhe mikëpritja dhe ushqimi tradicional që ka Kosovë.

Duke u nisur nga trendet aktuale dhe trendet e parashikuara të kërkesës ndërkombëtare turistike,
mundësi reale në plasimin e ofertës turistike në tregjet ndërkombëtare mundtë priten në qendrat
rajonale të Kosovës në malet e larta, në drejtimet e transitit ndërkombëtar rrugor, në komplekset e
trashëgimi së atyrore dhe kulturore me vlerë shumë të madhe dhe në vendet më të rëndësishme të
gjuetisë.

396Raporti i zhvillimit
hapësinor për sektorin e Turizmit- MTI, Rrishtinë, 2004 (http://www.ammk-
rks.net/repository/docs/Turizmi.pdf)
424
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kërkesa vendore turistike edhe më tej do të realizohet në qytetet e mëdha të Kosovës dhe në banja,
por pritet edhe pjesëmarrja në rritje e kërkesave për turizmin malor, fshatar dhe për turizëm në
rajonet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

a). Pozita Gjeografike- Kosova gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore. Duke zënë pozitë qendrore në
Gadishullin Ballkanik, paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme dhe asaj
Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e territorit të Kosovës është 10 908 km2 dhe është e
populluar me mbi 2 milionë banorë.

b).Klima- Klima dhe temperaturat në Kosovë janë të ndryshueshme gjatë katër stinëve të
vitit. Dimri është me borë dhe me temperatura të ulëta ku mesatarja arrin - 2°C. Pranvera
dhe vjeshta janë të freskëta dhe me reshje, kurse vera është e nxehtë dhe e thatë - me
temperatura mesatare + 22°C. Temperaturat e larta në Kosovë gjatë vitit janë mes + 25°C
dhe + 38°C.
c). Si të vijmë në Kosovë- Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide dhe nuk
nevojitet viza.
d). Rrugëve Ajrore- Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km nëjugperëndim të
Prishtinës.
e). Rrugëve tokësore- Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi;
Nga Maqedonia : Hani i Elezit dhe Glloboçica;
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi;
Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda.
f). Valuta në Kosovë - Si valutë zyrtare në Kosovë përdoret EURO.

Disa nga vendet turistike në Kosovë


 Komplekset Malore: Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna ku dallohen Brezovica e
ugova si qendra skijimi dhe rekreacioni, Maja e Lubotenit, Maja e Gjeravicës e cila
njihet si maja më e lartë në Kosovë që arrin lartësinë 2.656 metra etj.
 Qytetet muze: Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Dragashi, Juniku etj. kanë objekte të
dryshme me arkitekturë të rrallë nga epoka të ndryshme kohore, kultura nga
civilizime të ndryshme.
 Vendet Historike: Prekazi, Jezerci, Drenica, Kosharja, Gllogjani, Krusha.
 Bukuritë natyrore: Bifurkacioni i Neredimes, Ujëvara e Mirushës, Burimi i Drinit,
Shpella e Gadimës, etj.
 Burime Termale: Banja e Kllokotit, Banja e Pejës
Hotele, restorante, pishina, motele pranë rrugëve magjistrale.

SKEDULI I POTENCIALEVE TË TURIZMIT NË KOSOVËS


Llojet e turizmit Aktual Mundshëm Fillestar
Transit x
Natyrë x
Burimet e ujërave x
Shëndetësor x
Dimëror x
Kulturor – Historik x
Rural x
Gjueti – Peshkatari x
Alpine x
Speleo (Shpella) x
Aventurë x
Shkencor x

425
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela 1; Segmentet ekzistuese me potencial në Kosovë, Burimi: (Potencialet e turizmit të Kosovës,


MTI 2014 http://www.mti-ks.org/sq/Divizioni-i-Turizmit)

Ne aspektin e trashëgimisë natyrore, rajonet kufitare te Kosovës përbejnë burimet kryesore


qe ofrojnë produkt unik natyror turistik, sikurse është rasti me rajonin jug-perëndimor te ‘Alpeve
Shqiptare’ ne kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, rajonin jug-lindor te maleve te ‘Sharrit’ ne kufi me
Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe rajonin verior te maleve te ‘Kopaonikut’ ne kufi me
Serbinë.Trashëgimia kulturore në Kosovë gjithashtu është shumë e larmishme. Kalatë e vogla sikurse
kullat shqiptare, mullinjtë dhe urat, xhamitë dhe kishat, banjat turke, kështjellat dhe vendbanimet
arkeologjike, që të gjitha ofrojnë një histori të pasur të rajonit.397

KONKLUZIONI

Një alternativë e investimeve në turizem është eko-turizmi. Ekoturizmi është modeli i një
zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit, sepse ai grupon tipe të ndryshme të turizmit rreth një nocioni
të përgjithshëm që është mjedisi natyror. Turizmi është një komponent madhor në rritjen
ekonomike dhe ndikon fuqishëm në zhvillim të vendit, duke marrë parasysh, mbrojtja e trashëgimisë
natyrore dhe kulturore që është një parakusht për turizmin e qëndrueshëm.
Edhe pse Kosovaështë hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që
ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar,
stacionar dhe transit.Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për
ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk
ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.Për nga turizmi, Kosova si destinacion turistik i ka
veçurit e veta që vlerësohen nga turistët. Kohëve të fundit, janë ndërtuar shumë hotele dhe se ka
zgjidhje për të gjithë turistët, andaj si përshtypje e vizitorëve vlerësohet edhe mikëpritja dhe ushqimi
tradicional që ka Kosovë.

Biblografia

[ 1 ] Taleb Rifai, Managing Metropolitan Tourism: An Asian Perspectived- World Tourism


Organization Pubns, [14 Oct. 2010].
[ 2 ] Rifat Halili dhe Fatlum Gogiqi“Investimet si kusht për zhvillim ekonomik” Prishtinë,[2013].
[ 3 ] Potencialet e turizmit të Kosovës, MTI-2014,[http://www.mti-ks.org/sq/Divizioni-i-Turizmit -
12.11.2014].
[ 4 ] Ramón Luis alcárcel Siso, Opinioni i Komitetit të Rajoneve për "Evropë, destinacioni turistik i
parë në botë", raportues, [i miratuar në seancën plenare të 88-të më 27-28 janar 2011 (CDR
342/2010 fin), pika 12].
[ 5 ] Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e Turizmit- MTI, Rrishtinë, 2004 - [http://www.ammk-
rks.net/repository/docs/Turizmi.pdf].

397Po aty!
426
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fejzi Beqiri - Shkelja e të drejtave të njeriut nga terroristët dhe veprimet antiterror

Phd. kand. Fejzi Beqiri

Asistent i angazhuar në Fakultetin Juridik, Universitet publik “ Kadri Zeka” Gjilan, dhe

Bashkëpuntor profesional në Administratën komunale në Komunën e Bujanocit.

fejzibeqiri@hotmail.com

Abstrakt

Aktualiteti i temës, më kanë nxitur që të jap një kontribut modest në elaborimin dhe krahasimin e
shkeljeve të drejtave të njeriut nga terroristët dhe veprimet antiterror, ku si i tillë karkterizohen nga
një numër i madh i dëmeve në njerëz dhe dëmeve materiale, trendet më të cilat zhvillohen këto
sulme kanë ndikuar që të ketë konflikte të llojeve të ndryshme, ku me format me të cilat paraqitet,
terrorizmi i ka prekur edhe shtetet më të zhvilluar, ku në shumicën e rasteve vijë edhe derit të
shkelja e të drejtave të njeriut.

Terrorizmi është përhapur shpejt dhe po rrezikon çdo vend e çdo shoqëri; ndikimi i tij ka
depërtuar në idetë dhe besimet e të gjithëve, pasi që rreziku nga aktet terroriste është i pritshëm në
çdo moment, krimet e terrorizmit kanë ndikuar në të folurit dhe të komunikuarit në mes njerëzve
pasi që shumica flasin për pa sigurinë, dhe mungesën e sundimit të ligjit.

Qëllimi Kryesor i këtij punim është trajtimi shkencor i shkelejes së të drejtave të njeriut nga
veprimet e terroristëve dhe veprimet antiterror, mënyra e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe të
pandehurëve, mbështetja e dëshmitarëve dhe viktimave pas përfundimeve të proceseve gjyqësore
me qëllim që organet gjyqësore të marrin vendime gjyqësore në përputhshmëri me rrezikshmërin
dhe peshën e veprimeve kriminale të terroristëve.

Metodologjia e punimit të temës kryesisht do të konsistojë në studimin e së drejtës pozitive,


do të përdoren këto metoda analitike dhe sociologjike.

Fjalët kyçe: Shkelja e të drejtave të njeriut, veprimet antiterror, perosnat e mbrojtur.

Hyrje

Një ndër karakteristikat e shoqërisë bashkëkohore është lëvizja e njerëzve. Këto lëvizje
masive të njerëzve prej një shteti në shtetin tjetër, janë pozitive nga se shpien në zhvillim ekonomik,
shkencor dhe kulturor të shoqërisë andaj edhe është pranuar nga mbar njerëzim si diçka e
dobishme, mirëpo ky fenomen pozitiv i lëvizjeve së njerëzve në kohën në të cilën jetojmë, përcillet
edhe me pasoja negative si vrasje, shkaktimin e ndjenjës së frikës, mungesa e sundimit të ligjit,
vartësi dhe pasiguri, shkatërrimin e pronës dhe pasurisë, andaj lëvizjet e tilla të njerëzve nëpër
shtete të ndryshme të cilat kanë përkatësi të ndryshme kulturore, fetare dhe racore ka krijuar jo
stabilitet, politik, shoqëror, ekonomik dhe kështu janë shkelur të drejtat më elmentare të tjerëve.

427
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shkelja e të drejtave të njeriut nga terroristët dhe veprimet anti terror

Shoqëria njerëzore është e njohur me terrorizmin dhe terroristët prej kohësh, por ajo që
shpaloset në ditët tona ka disa veçori të cilat duhen njohur, vlerësuar përmes analizës serioze dhe në
vijimësi, dhe duhet ndjekur me sy çelësi. Vlerësimi i cili nuk do ishte i shpejtë, i saktë dhe i
thellsishëm do të ishte jo i plotë, nëse këtij fenomeni nuk do t'i hynim në anatominë e tij të
ndërtimit dhe në teknologjinë e funksionimit, do të ishte një dështim.

Terroristët me veprimet e veta kriminale shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz, dëme të


mëdha matëriale, shkatërrojnë objektet të ndryshme të kultit, objekte sportive, qendëra tregtare,
dëmtojnë institucione të larta kombëtare e ndërkombëtare, e kështu me radhë, të gjitha këto e
përbëjnë një listë të gjatë të shkeljeve të drejtave të njeriut.

E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj398, e drejta për jetën renditet e para sepse
është e drejta e njeriut me themelore nga të gjitha nëse ndokush do të privohet arbitrarisht nga e
drejta e tij për jetën, të gjitha të drejtat e tjera bëhen joreale.

Edhe pse terroristët me veprimet e tyre marrin jetrat mijëra njerëzve në barë botën duke
përfshirë njerëzit të pafajshëm dhe të pambrojutur, me veprimet e tyre antiligjore shkelin të
drejtën më të çmuar të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me instrumentet më të larta
ndërkombëtare.

Nga njëra anë, aktivitet terrorist ndikon në shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe nga ana
tjetër, masat të cilat meren kundër terroristëve shpesh po ashtu janë shoqëruar me shkelje të të
drejtave të tyre themelore.

Terroristët duhet të kenë të njëjtin trajtim si të gjithë personat e tjerë. Të drejtat dhe
obligimet e tyre janë barazuar me personat të cilët janë autorët e një krimi, sepse terrorizmi është
një vepër penale e përcaktuar me ligj dhe kjo është parparë dhe në kodin penal të Kosovës, e cila
mbart një dënim të caktuar dhe ate një minimum prej 5 viteve399.

Për ta vlen prezumimi i pafajësisë, i pafajshëm do të thotë se secili i akuzuar për një vepër
penale ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm dhe duhet të trajtohet si i pafajshëm deri, dhe vetëm
atëherë, kur në bazë të ligjit dhe në gjykim të drejtë, provohet se ai, ose ajo është fajtor. Ky parim
aplikohet ndaj personave që nga momenti i dyshimit dhe përfundon pas ankesës së fundit, atëherë
kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm. Prezumimi i pafajësis është i garantuar në neni 3. KPP 400, por një
gjë garancion të tillë e jep edhe neni 6 KEDNJ401.

Pra, terroristët nuk duhet të jetë viktimë e arrestimit dhe paraburgimit në mënyrë të
paligjshme ose në një periudhë të zgjatur kohore dhe kanë të drejtën e sigurisë ligjore dhe trajtimin
në gjykim të drejtë të paanshëm dhe në afat të arsyeshëm konform nenin 5 KPP-s dhe nenin 6.
KEDNJ-s402.

Periudha kohore që parashihet me dispozita ligjore lidhur me vonesën e tepruar, përfshin jo


vetëm kohën deri te fillimi i gjykimit, por totalin e gjatësisë së procesit në tërësi, përfshirë këtu edhe

398 Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, neni 2.


399 Kodi Penal “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”,nr. 19, të datës 13 korrik 2012.
400 Kodi i procedurës penale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 37. Të datës 28 dhjetor 2012.
401 Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut.
402 Shih Kodi i procedurës penale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 37. Të datës 28 dhjetor

2012 dhe Konventën Evropian për të drejtat e njeriut, e miratuar në vitin 1950 dhe e cila ka hyrë në fuqi
1953.
428
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ankesat e mundshme nëpër instancat më të larta gjyqësore, deri te Gjykata Supreme ose ndonjë
autoritet tjetër përfundimtar gjyqësor.

Marrja në pyetje e të pandehurit dhe e dëshmitarëve të akteve terroriste dhe shkelja e të drejtave
të njeriut

Marrja në pyetje e të pandehurit- para marrjes në pyetje të pandehurit duhet që


organi i cili merr në pyetje të pandehurin të ketë elaburuar personalitetin e tij, të ketë kontrolluar
procesverbalet e vendit të ngjarjes, skicat, dhe fotografit e ndryshme me qëllim që të ketë një
përshkrim më të detajuar rreth të pandehurit dhe ngjarjes së ndodhur. Pyetja e të pandehurit kalon
nëpër tri faza: marrja identiteti të pyeturit, të dëgjuarit e tregimit të lirë, të drejtuarit e pyetjes dhe
të dëgjuarit e përgjigjeve403. Pavarësisht veprës që e ka kryer i pandehuri, gjatë marrjes në pyetje ose
gjatë intervistimit të tij, nuk lejohet që marrja e dëshmisë të jetë si rezultat i keqtrajtimit, lodhjes se
shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës shtrëngimit ose hipnotizmi, që i
pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj, dhe që të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose
aftësia e tij e të kuptuarit404, me qëllim që të deklaroi diçka rreth ngjarjes e cila ka ndodhur. Por ajo
që është e lejuar është të sillesh miqësisht me të pandehurin, të gjesh shprehje adekuate si “në
situatën tënde do të ju këshilloja që të tregoni të vërtetën ( shmanget fjala pranimi) ashtu siç do ta
këshilluar të afërmin tim”, nëse është e nevojshme organi i procedurës duhet të sillet në atë mënyrë
që të vë në lajthim të pandehurin, ashtu që ai të mendoj se para vete ka një kriminalistë të dobët,
dhe kështu do të zvogëlohej vëmendja dhe syçelësia405.

Marrja në pyetje bëhet duke respektuar plotësisht dinjitetin e të pandehurit, dhe gojarisht,
në mënyrë që të sqarohen detajet, pyetjet të cilat i parashtrohen të pandehurit duhet të jenë të
qarta dhe precize me qëllim që mos hutohet i pandehur dhe të jep përgjigje adekuate. Gjatë marrjes
në pyetje i pandehurit nga ana e policisë ose nga ana e prokurorisë publike deklarimet e të
pandehurit regjistrohen në mënyrë auditive ose vizuele në pajtim me nenin 152 të (KPP), në rast kur
kjo praktikisht është e pamundur atëherë përpilohet procesverbal406.

Organi i procedurës i cili merr në pyetje të pandehurin, për të marrë thënie sa më të


detajuar dhe të drejta duhet të përdorë: pyetjet frontale, paraqitjen e provave dhe detajimin e
thënieve. Pyetjet frontale përdoren zakonisht kur vepra penale është e freskët, kur ai është ndaluar
ose arrestuar menjëherë pas kryerjes së veprës penale, këtu organi i procedurës drejton pyetje të
drejtpërdrejta për veprën e kryer dhe kur disponon organ me prova bindëse për fajësinë e të
pandehurit, dhe krijon te ai bindjen se organi i është në dijeni për gjithë atë se çfarë ka ndodhur.
Paraqitja e provave të mbledhura është çështje thjesht taktike, ku i pandehuri njihet me një sërë
provash të cilat i disponon organi i procedurës kundër ti, të cilat janë studiuar në mënyrë të detajuar
nga organi gjegjës para se të sjellin të pandehurin. Detajimi i thënieve është një metodë taktike e
marrjes në pyetje të pandehurin, ku thëniet të cilat i thotë ai, mund të vërtetohen dhe të qiten në
sheshe me anën e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të eksperimentit, të pyetjes së dëshmitarëve dhe të
pandehurve tjerë407.

Marrja në pyetje e dëshmitarëve- dëshmitar është personi fizik që me deklarimin e tij ofron
fakte dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që i ka perceptuar në të kaluarën, që lidhen me çështjen

403
Dr. V. Latifi, vep. cit, fq. 135.
404
Kodi i procedurës penale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 37. Të datës 28 dhjetor 2012.
405
Dr. H. Demolli, vep. cit, fq. 270.
406
Kodi i procedurës penale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” , nr. 37. Të datës 28 dhjetor 2012.
407
Dr. V. Latifi, vep. cit, fq. 136.
429
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

penale konkrete dhe që ndihmojnë në zbardhjen dhe sqarimin e saj 408, tek dëshmitari duhet të
ekzistoi besueshmëria se ai person do të mund të jap ndonjë informatë gjatë perceptimit të aktit
terrorist rreth të pandehurit, viktimave, apo edhe ngjarjes e cila ka ndodhur.

Nëse dëshmitari nuk i kujtohet se si ka ndodhur ngjarja apo ka harruar detajet e ngjarjes,
organi i procedurës mund t’i paraqesë disa rrethana të cilat do të ndihmon dëshmitarin për t’i
përtëritur kujtesën si: çfarëdo qoftë objekti që ka të bëjë me rrethanat kritike, të cilat dëshmitari i ka
harruar; ato nuk mund të jenë të dhëna mbi ngjarjen kritike edhe pse kanë lidhje me të; mund të
lexojmë dëshmitarët e tjerë për ndonjë ngjarje ose rrethanë, për të kujtuar edhe më shumë ngjarjen,
dëshmitarët pyeten me ndihmën e skicës së këqyrjes, maketet e vendit të ngjarjes etj.409

Metodat dhe mjetet e trajtimit të viktimave në proceset gjyqësore

Pas cilit do akt kriminal, ata të cilët pësojnë më së shumti dhe ata të cilët përjetojnë, trauma,
frikë dhe pasiguri janë viktimat, sidomos kur janë pjesë e ndonjë akti terrorist, kur dihet se qëllimi i
terrorizmit është të shtojnë frikën, pasigurinë tek viktimat.

Mbrojtja e viktimave nënkupton të gjitha veprimet e bazuara në norma ligjore lidhur me


ofrimin e ndihmave dhe mbrojtjen e viktimave që kanë pësuar nga cenimet dhe atakimet
kriminale410, gjegjësisht që kanë pësuar nga aktet terroriste.

Me qëllim që të lehtësohet pozicioni i viktimës në një proces gjyqësor në legjislacionet


penale parashikohet mbrojtja gjyqësore e viktimave. Shumica e sistemeve gjyqësore parashikojnë
dispozita të ndryshme rreth mbrojtjes ligjore të viktimave gjatë kohës që kjo bashkëpunon me
hetimet e jep elemente të ndryshme provash. Po ashtu edhe Kodi i Procedurës Penale të Kosovës ka
paraparë një vistër dispozitash për mbrojtjen e viktimave.

 Dispozita ligjore përkatësisht neni 221, 222, 223, 224, 225, 226 dhe 227 ( KPP) lejojnë të
hapin një çështje penale anonime ose me pseudonim, ose të fshehin identitetin e
vërtetë të viktimës nga terroristët.
Në këtë rast është e rëndësishme të theksohet e t’i komunikohet viktimës që edhe në rastet
e deklaratave të lëshuara në anonimitet ose duke përdorur pseudonime, ose nëse identiteti i
viktimës nuk regjistrohet në dokumentet zyrtare, dhe se kjo mas mbrojtëse parasheh mbrojtje edhe
ndaj anëtareve të familjes së tij 411.

 Dispozitat ligjore që përjashtojnë mundësinë që viktima të ballafaqohet me terroristët.


Kur kjo s’është e mundur, praktikat më të mira tregojnë që viktima duhet të sistemohet
në një dhomë të ndryshme nga ajo e hetuesve ose e gjykatësit dhe pjesëmarrja e saj në
konfrontim duhet të ndodhë përmes lidhjes audio mes dy dhomave. Si masë e
mëtejshme paraprake e sigurie duhet të përdoren pajisje për ndryshimin e fotografisë
ose zërit, marrjen në pyetje që njëkohësisht nga një vend tjetër që komunikohet në
gjykatore me anën e qarkut të mbyllur televiziv ose video regjistrim para seancës se
dëgjimit.
 Dispozita ligjore për të ndaluar që mjetet e komunikimit të përhapin të dhënat
personale të viktimave ose çdo mjet tjetër që mund të nxjerrë identitetin e saj, mos
zbulimin e ndonjë shkrese që identifikon viktimën.
 Dispozita ligjore lidhur me praktikat për të mbështetur viktimën në të gjitha fazat procedurale
duke pranuar një konsulent të pavarur e duke i vënë një eskortë që ta shoqërojë para, gjatë dhe
pas çdo aktiviteti të lidhur me procedimin penal.

408
Dr. A. Hajdari, Procedura Penale-Komentar, Prishtinë, 2010, fq. 415.
409
Dr. V. Latifi, vep. cit, 2006, fq. 142.
410
Dr. R. Halili, Viktimologjia, Prishtinë, 2007 fq. 14.
411
Dr. A. Hajdari, vep. cit, fq. 444.
430
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Marrëveshje mes policisë e akuzës mbi faktin që viktima nuk do të jetë e detyruar ligjërisht të
dëshmojë, nëse njëra nga masat e mbrojtjes nuk garantohen gjatë procedimit penal412.
Cila do qoftë nga mjetet për mbrojtjen e viktimës, ajo duhet të informohet në fillim të
procesit, e më saktë gjatë bashkëbisedimit paraprak gjatë së cilit i jepen të gjitha informacionet e
detajuara mbi implikimet e bashkëpunimit të saj me drejtësinë, dhe sigurimin e saj dhe familjarëve
të saj. Në këso raste policia shton pranimin e saj për gjatë 24 orëve apo në kohë të pa caktuar dhe
ndërmerr masa tjera të kontrollit me qëllim të eliminimit të frikësimit të viktimave dhe
dëshmitarëve, ku viktimave, familjarëve të tyre ju lihen ne dispozicion numra special të telefonave
për raste urgjente të paraqitjes së kërcënimeve apo tentimi i atakimeve nga kryesit (terroristët), në
disa vende, vendbanimet, rrugët dhe banesat, shtëpitë e viktimave, dhe familjarëve të tyre janë të
lidhura në inçizime me video kamera dhe vëzhgohen nga punkte të stacioneve policore apo
shërbime tjera të specializuara413.

Përgatitja e personave të mbrojtur para seancave gjyqësore

Terrorizmi si një ndër veprat penale ndërkombëtare më të rrezikshme, e cila i kanoset


njerëzimit, pa më dysheje se len pasoja të pashlyeshme tek viktimat, si gjatë sulmit po ashtu dhe pas
tij, andaj nevojitet që pas çdo sulmi terrorist, viktimat të rehabilitohen dhe të ju ofrohen ndihmë nga
ana e organeve shtetërore dhe shoqëria civile. Për përgatitjen e viktimës dhe dëshmitarëve para
seancave gjyqësore, nevojitet një vistër profesionistësh të lëmive të caktuara si psikologu, sociologu,
prijësit fetar, gjyqtarët, prokurorët, drejtuesit e policisë etj.

Kjo duhet të realizohet gjithmonë para seancës gjyqësore nga këshilltarët ligjorë të
organizatave qeveritare ose jo-qeveritare, me anë të masave të mëposhtme:

Duke e shoqëruar në sallën e gjyqit para datës së gjykimit, për ta familjarizuar atë me
mjedisin dhe sallën e gjyqit; Duke i shpjeguar se si zhvillohet procesi gjyqësor, dhe nëse është e
mundur, duke i treguar vendin ku qëndron i akuzuari; Duke inkurajuar viktimën se do të jetë
plotësisht e mbrojtur para dhe pas seancave nga ana e forcave anti terror; Duke i dhënë mundësinë
viktimës që të krijoj një bindje të fort se ajo dhe familja e saj do të kenë një mbështetje financiare,
nëse rrezikohet e ardhmja e saj dhe familjes saj; Duke ndërtuar një strategji për mënyrën e dhënies
së dëshmisë, dhe përgatitur viktimën në mënyrë psikologjike për seancë; Duke e përfshirë viktimën
në të gjithë procesin; Duke inkurajuar viktimën se ajo me dëshminë e saj do të jetë shpëtimtare
edhe për shumë njerëz tjerë pasi që me dëshminë e saj do të jepet një dënim meritor terroristëve,
dhe do të kenë një shembull të mirë dhe shumë viktima në të ardhmen të dëshmojnë lirshëm para
organeve të drejtësisë etj. Andaj me ofrimin e këtyre kushteve viktima do të jetë më e përqendruar
dhe më stabile në deklarimet e saj.

Mbështetja e personave të mbrojtur gjatë seancave gjyqësore

Traumat të cilat i përjetojnë viktimat dhe dëshmitarët nga aktet terroriste janë shumë të
rënda sa që ato për një kohë të gjatë nuk mund të harrojnë tmerrin, frikën e asaj vepre terroriste.
Andaj në mënyrë që viktima të japë një deklaratë kuptimplote, të jetë e përqëndruar, të jetë precize
në deklaratën e vetë, është e rëndësishme që të krijohen kushte, të cilat: minimizojnë rreziqet e
sigurisë së saj dhe familjarëve të saj pas deklaratës. Prandaj duhet bërë që viktima të ndihet e
mbrojtur dhe e mbështetur, gjatë gjykimit.

Kjo mbështetje arrihet :

412
Dr. A. Hajdari, vep. cit. fq. 445.
413
Dr. R. Halili, vep. cit, fq. 144.
431
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Duke lënë bosh ose shlyerjen e emrave, adresave, vendit të punës, profesionit ose
ndonjë të dhënë a informat tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të dëmtuarin
ose dëshmitarin;
 Duke mos zbuluar ndonjë shkresë që identifikohet i dëmtuari ose dëshmitari;
 Duke përdorur në seancën gjyqësore regjistrimin e dëshmisë, në mënyrë që viktima-
dëshmitare të mos dalë personalisht, d.m.th. duke përdorur video-dëshminë, lidhjen e
brendshme me televizor, ekranizimet, dhënien e dëshmisë në dhomat e gjyqësorit;
leximin e deklaratës me shkrim gjatë seancës gjyqësore, seancat e mbyllura dëgjimore
para gjykimit;
 Duke i caktuar pseudonim;
 Seancat e mbyllura për publikun;
 Duke siguruar largimin e përkohshëm të pandehurit nga gjykatorja nëse dëshmitari
refuzon të dëshmoj në prani të pandehurit dhe nëse rrethanat ia bëjnë të ditur gjykatës
së dëshmitari nuk do të flasë të vërtetën në prani të të pandehurit414;
 Duke siguruar shoqërimin e viktimave-dëshmitarëve, kur hyn dhe del nga gjykata, nga
ana forcave anti terror.

Mbështetja e personave të mbrojtur pas përfundimit të seancave gjyqësore

Rrjetet terroriste, kërcënimet dhe tentimin për likuidimin e viktimave dhe dëshmitarëve ose
të afërmit e tyre e bëjnë gjatë gjithë kohës si para fillimit, gjatë dhe pas përfundimit të seancave
gjyqësore, me qëllim të ndikimit të tyre që të mos deklarojnë të vërtetën. Andaj organet shtetërore
duhet të krijojnë një mbështetje dhe mbrojtje adekuate viktimave dhe familjarëve të tyre me qëllim
që mos të kenë ngarkesë psikologjike rreth sigurisë, që ajo të ndikojë në fshehjen apo shtrembërimin
e fakteve të cilat i kanë parë në ditën kur ka ndodhur sulmi terrorist.P.sh si rast i tillë kur grupet
terroriste kanë vrarë dëshmitarin është vrasja e Umar Isralove me 13 janar të vitit 2009 që ishte si
dëshmitar i mbrojtur, në procesin që zhvillohej në Eurpean Center of Constutional and Human Rights
( ECCHR) në Berlin, që kishte dëshmuar për torturat dhe vrasjet politike që ushtroheshin kundër
kundërshtarëve politik të Presidentit Çeçen Ramazan Kadyrow415.

Personi i mbrojtur-është personi, ndaj të cilit zbatohen masat mbrojtëse dhe i cili, në cilësin
e dëshmitarit ose personit të dëmtuar, bën njoftime ose dëshmon për fakte e rrethan, që përbëjnë
objekt prove relevante në një procedurë penale416.

Andaj një mbrojte adekuate pas mbarimit të seancave gjyqësore do të ishte:

 Duke i ofruar kushte materiale për një jetë normale viktimave dhe familjarëve për të mos
qenë e diskriminuar në rrethin ku jetojnë;
 Duke i ndërruar viktimave dhe familjarëve të tyre vendbanimin;
 Duke i ofruar shërbim sigurie gjatë 24 orëve për mes monitorim me video kamera shtëpitë,
banesat ose vendin ku jetojnë viktimat;
 Duke i ofruar një lidhje të posaçme telefonike417;
 Duke i siguruar një kompensim nga ana e shteti.
1. Viktimat të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore apo keqësimet e gjendjes
fizike apo mentale si rrjedhojë e krimeve serioze.

414
Dr. A. Hajdari, vep. cit, fq. 442-453.
415
Dr. K. Krasniqi, Terrorizmi ndërkombëtar, Prishtinë, 2010, fq. 350.
416 Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13 të datës 1 shtator

2011.
417
Dr. R. Halili, vep. cit,, fq. 144.
432
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.
Familjet në veçanti personat e varur të viktimave të cilët kanë vdekur si rezultat i
një viktimizimi të tillë.
 Duhet të inkurajohet, krijimi, forcimi dhe zgjerimi i fondeve kombëtare për dhënien e
kompensimit për viktimat. Sipas nevojës mund të krijohen edhe fonde të tjera për këtë
qëllim, dhe në ato raste në të cilat shteti, shtetasi i të cilit është viktima përkatëse, nuk është
në gjendje që të kompensoj për dëmin e pësuar418.
Një rast shumë i mirë i kompensimit të viktimave nga aktet terroriste ka dhënë Spanja ku për
viktimat e terrorizmit ka paraparë këtë mënyrë të kompensimit, 23 milionë ( pesetë ) në rast vdekje,
65 milionë ( pesetë ) në rast gjymtimi të rëndë, 16 milionë në rast gjymtimi të plotë të përhershëm
dhe 6 milionë në rast gjymtimit të pjesshme të përkohshëm419.

Një prakitik e tillë e kompensimit dhe mbështetjes financiare të personave të mbrojtur


është një shembull shumë i mirë që të zbatohet edhe në vendet tjera. Me gjithë, se në Kosovë
Mbështetja financiar për personat e mborjtur është paraparë në ligjin për mbrotjen e dëshmitarëve
dhe në neni 12. parashihet se mbështetja financiare për personin e mborjtur mund të sigurohet
atëher kur personi i mbrojtur nuk ka burim të mjaftueshëm financiar për të siguruar një standart
minimal të jetesës për dersa është nën mbrojtje, siç përcaktohet nga Komisioni për secilin rast veç e
veç. Mbështetja financiare për personat e mbrojtur sigurohet për një periudhë sa ma të shkurtër të
mundshm kohore deri në dymbëdhjetl muaj420.

Mbrojtja dhe mbështetja e viktimave dhe dëshmitarëve do të ishte një praktikë e mirë, pasi
që në të ardhmen viktimat dhe dëshmitarët do të krijojnë një siguri tek organet shtetërore dhe nuk
do të ngurronin në dhënien e dëshmive në raste e tilla.

PËRFUNDIME

 Hartimi i politikave të drejta ligjore ndëshkimore në përputhje me aktet ligjore dhe


rekomandimet ndërkombëtare, harmonizimi i këtyre politikave me politika të tjera
kombëtare, etj., janë domosdoshmëri.
Politikat ndëshkimore ndaj terroristëve dhe sanksionet e ndryshme politike, ekonomike, financiare
ndaj shteteve që përkrahin terrorizmin dhe organizatave terroriste.

Ofrimi i mbrojtjes adekuat i dëshmitarëve, viktimave dhe i familjarëve të tyre, duke i ofruar kushte
materiale për një jetë normale për të mos qenë e diskriminuar në rrethin ku jetojnë, ndërrimi i
vendbanimit, identitet, monitorim 24 orë i banesës ose shtëpis ku jetojnë.

 Krijimi i fondeve për kompenzim e personave të mbrojtur, duke bërë kategorizimin e


kompenzimit varsisht prej dëmtimeve, moshës, gjinisë, statusit familjar, pozitës sociale etj.
Ngritja e mekanizmave kombëtare dhe ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të pakicave
kombëtare, fetare dhe racore do të ishte një kundërvënie ligjore dhe një shkak për parandalimin e
terrorizmit.

418
Aneksi i Deklaratës së OKB-së mbi Parimet Themelore të Drejtësis për Viktimat e Krimit dhe
Keqpërdorimit të Pushtetit (përkthim jo zyrtar) : Dr. R. Halili, Viktimologjia, Prishtinë, 2007, fq. 170-173.
419
Dr. Y, Alexander, Lufta kundër Terrorizmit, Tiranë, 2004,fq. 202.

420 Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13 të datës 1 shtator
2011
433
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura:

Azem Hajdari: Procedura Penale-Komentar, Prishtinë, 2010.

Ejup Sahiti: Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2005

Haki Demolli: Terrorizmi, Prishtinë, 2002

Kolë Krasniqi: Terrorizmi ndërkombëtar, Prishtinë, 2010.

Ragip Halili: Viktimologjia, Prishtinë, 2007.

Ragip Halili: Kriminologjia, Prishtinë, 2008

Yonah Alexander: Lufta kundër Terrorizmit, Tiranë, 2004.

Vesel Latifi: Kriminalistika, Zbulimi dhe të provuarit e krimit, Prishtinë, 2006.

Vesel Latifi: Politika Kriminale, Prishtinë, 2008.

Aneksi i Deklaratës së OKB-së mbi Parimet Themelore të Drejtësisë për Viktimat e Krimit dhe
Keqpërdorimit të Pushtetit.

Konventën Evropian për të drejtat e njeriut, e miratuar në vitin 1950 dhe e cila ka hyrë në fuqi 1953.

Kodi Penal “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”,nr. 19, të datës 13 korrik 2012.

Kodi i procedurës penale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 37. Të datës 28 dhjetor
2012.

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13 të datës

1 shtator 2011.

434
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fisnik Morina, Arber Bozhdaraj - Roli dhe ndikimi i SHBA në zhvillimin e ekonomisë, biznesit dhe
sundimin e ligjit në Kosovë

Fisnik Morina
Arber Bozhdaraj
Studimet Master, Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejё, Adresa:Rr.“UÇK-së” 30000 Pejë
E-maili: fisnik.morina@outlook.com
arber_bozhdaraj@hotmail.com

Abstrakt

Që kur Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs u bënë superfuqia e vetme botërore pas


përfundimit të Luftës së Ftohtë, roli i saj ndërkombëtar është analizuar brenda dhe jashtë vendit. Në
librin e tij të ri “A Case for Goliath: How America Acts as the World’s Government in the 21st
Century” Michael Mandelbaum, analist politik në universitetin Johns Hopkins, shkruan se pas Luftës
së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e rendit, stabilitetit
dhe rritjen ekonomike nё nivel botëror.

Ky artikull shkencor synon të tregojë rolin e SHBA-sё që ka ndikuar nё zhvillimin e ekonomisё,


biznesit, funksionimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në Kosovё. Për të arritur këtë qëllim, ky
punim do t’u japë përgjigje pyetjёs kërkimore: Cili ёshtё impakti i SHBA-sё nё zhvillimin politik dhe
ekonomik tё Kosovёs gjatё viteve tё fundit? Përkrahja amerikane për Kosovën duhet shikuar si
përkrahje e globalizimit të demokracisë dhe respektimit të identitetit individual e kolektiv dhe si
përpjekje për t’i ndalë tiranitë e autokratëve në vendet me deficit demokratik. Opinioni intelektual
amerikan lidhur me Kosovën është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me vëmendje të theksuar nga
qytetarët dhe politikbërësit e Kosovës. Qëndrimet e tyre kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë si
indikatorë shumë të rëndësishëm të zhvillimeve për të ardhmen e saj.

Fjalёt kyçe: mbёshtetja amerikane, rritja ekonomike, asistenca operacionale, sundimi i ligjit,
stabiliteti ekonomik.

Hyrje

Gjatë një dekade e gjysmë që lamë pas, roli i SHBA në Kosovë është transformuar nga roli në
“krijimin e paqes” në atë të ndërtimit të shtetit me qëllim të sigurimit të demokratizimit dhe
zhvillimit të tij. Krahas Bashkimit Evropian, përpjekjet e SHBA-sё në Kosovë kanë qenë thelbësore për
të sjellë përfundimin me kohë të luftës në Kosovë, për ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës para
shpalljes së pavarësisë, dhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës pas pavarësisë.Disa kritikë i quajnë
Shtetet e Bashkuara imperialistë dhe fuqi mbizotëruese, ndërsa të tjerë thonë se ato janë mbrojtës
të ligjit dhe rendit global.Marrëdhëniet bilaterale të SHBA-sё me Kosovën mbeten të fuqishme në
kuptim të kontributit amerikan në siguri dhe strukturat e sundimit të ligjit, ndihmës dhe
bashkëpunimit zhvillimor, mbështetjes politike, njohjes së statusit dhe marrëdhënieve me Serbinë
dhe në veçanti me BE-në, si dhe në rolin brenda organizatave ndërkombëtare, sidomos KFOR-it,
EULEX-it dhe BE-së, të cilat kanë qëllim që të garantojnë siguri, ndihmojnë në vendosjen e sundimit
të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe ta përgatisin Kosovën për integrimin evropian.

Fokusi kryesor i kёtij punimi ёshtё shqyrtimi dhe diskutimi nё lidhje me rolin dhe ndikimin e
SHBA nё zhvillimin ekonomik, politik dhe sundimin e ligjit nё Kosovё nё periudhen e
pasluftёs.Fillimisht nё kёtё punim kemi pasqyruar njё rishikim tё literaturёs bashkёkohore e cila

435
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shpjegon rolin dhe ndikimin e SHBA-sё nё zhvillimin ekonomik, politik dhe ligjor tё Kosovёs,
mbёshtetjёn amerikane nё shumё fusha tё ndryshme tё jetёs dhe asistencen teknike dhe
operacionale tё qeverisё amerikane nё raport me programe tё ndryshme tё cilat ndikuan nё
pёrmisimin e gjendjes ekonomike dhe politike nё Kosovё. Ndёrkohё nё aplikimin e metodёs sasiore
pёr mbledhjen e tё dhёnave jemi bazuar nё tё dhёna lidhur me marredhёniet nё mes SHBA-sё dhe
Kosovёs por dhe mё gjerё dhe pёr kёtё jemi fokusuar nё kёto burime: Buletinet statistikore tё
Departamentit tё Shtetit, nё tё dhёna bazё tё marra nё internet, raporte, tabela statistikore, baza tё
dhёnash tё marra nga USAID si dhe studime tё ndryshme tё specialisteve profesionistё tё kёsaj
fushe.Ky kujdes i opinionit kosovar ndaj reflektimeve amerikane lidhur me Kosovën është rezultat i
pragmatizmit amerikan në afirmimin e vlerave liridashëse dhe promovimit të demokracisë në botë
nga ky vend.

1. Marrёdhёniet SHBA – Kosovё, rritja ekononomike dhe mbёshtetja amerikane pёr Kosovёn

“Shtetet e Bashkuara mbёshtesin fuqimisht Kosovёn dhe popullin e saj...


Me sakrificat qё po bёn pёr çёshtjen e paqes, populli i Kosovёs po kthehet nё njё shembull tё
shkёlqyer pёr botёn. Shtetet e Bashkuara ju falёnderojnё Ju...

Bill Klinton

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 18 shkurt 2008.Më 18


korrik 2008, Tina S. Kaidanow u betua si Ambasadorja e parë amerikane në Kosovë.SHBA-ja
gjithashtu vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) dhe nё stafin e misioneve të
ICO-së dhe EULEX-it. 421 Gjatë një konference ndërkombëtare të donatorëve të mbajtur nga
Komisioni Evropian më 11 korrik të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara u zotuan me 400.000.000 $ për
vitet 2008-2009 për të mbështetur Kosoven, nё aspekte tё ndryshme, duke ndihmuar në lehtësimin
e borxhit të Kosovës. Ndihma e SHBA-sё në Kosovë vazhdon të mbështesë qeverisjen e mirë
nëpërmjet forcimit të shoqërisë civile dhe proceset politike, veçanërisht duke synuar komunitetet
minoritare, dhe do të forcojë institucionet ekonomike dhe të ndihmojë në rritjen e ndërmarrjeve
private.Më 19 dhjetor 2008, Presidenti Xhorxh W. Bush nënshkroi nje marreveshje duke e caktuar
Kosovën një vend përfitues në zhvillim në kuadёr te Programit tё Bashkёpunimit Shtetëror (SPP).
Kosova gjithashtu merr përfitime të ngjashme pa taksё doganore për eksportet në vendet e BE-së
dhe të CEFTA-s.422
Kosova ka pranuar ndihmë të konsiderueshme nga Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane
për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe Departamenti i Drejtësisë para se institucionet e saj mund
të marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për ruajtjen e një mjedisi të sigurtë dhe të dhënies së
drejtësisë.Mbështetje i ёshtё dhёnё organeve ndërkombëtare të cilat ofrojnë mbikëqyrje dhe
udhëzime për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS). Programet do të vazhdojnë të
ndihmojnë Policinë e Kosovës përmes trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve. Programe të tjera që
synojnë zhvillimin e sigurisë së Kosovës duke përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe sektorë të
zbatimit të ligjit do të punojnë për të ndërtuar institucionet demokratike me standardet
ndërkombëtare të profesionalizmit dhe përgjegjësisë. Kjo do të arrihet nëpërmjet trajnimit të
aftësive pёr këshilltarë teknik, trajnimit të gjuhës angleze, dhe të të drejtave të njeriut dhe sundimit
të ligjit.
Departamenti i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë, dhe USAID-i do të ndërtojnë besimin në
qeverinë qendrore dhe lokale, rritjen e respektit për sundimin e ligjit dhe për të rritur kapacitetin e
sistemit të drejtësisë penale. Forcimi i administrimit të gjykatave dhe aftësitë e gjyqtarëve,
prokurorëve do të promovojë respektimin e sundimit të ligjit dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në
stabilitetin dhe rritjen ekonomike. Programet e SHBA-sё do të mbështesin gjithnjë qeveritё lokale

421http://www.state.gov/p/eur/ci/kv/c27789.htm
422
http://www.state.gov/p/eur/ci/kv/c26235.htm

436
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

duke pёrfshi: çështjet e pajtimit etnik, ofrimin e shërbimeve bazë për stabilitet social, dhetë sigurisë
publike. Programet në këtë fushë do të përfshijnë mbështetjen e qeverisjes lokale më efektive
nëpërmjet decentralizimit. Ndihma e SHBA-së në fushën e administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimit
të partive politike do të promovojë konkurrencën dhe llogaridhënien politike.
Fondet e SHBA-sё aktualisht janë të përqendruar në mobilizimin e komunitetit dhe ndërtimin e
besimit brenda komuniteteve të synuara në masë të madhe. Ka shumë shenja, duke përfshirë edhe
përpjekjet e vazhdueshme të mobilizimit të gjitha komuniteteve, për t'u angazhuar me institucionet
e Kosovës.Për vitin fiskal 2010, SHBA-tёjanë në rritje tё objektivave të saj për Kosovën që
korrespondon me rritjen e kërkesave.423 SHBA-ja ka ofruar mbikëqyrje të duhur ekzekutive si kritik
për krijimin e një baze të përshtatshme për rritjen demokratike në Kosovë dhe si e tillë, propozon
një program më të fuqishëm në vitin fiskal 2010. Kjo do të arrihet në të dy nivelet qendrore dhe
lokale. Në nivel qendrorë, SHBA-ja do të zbatojë një program të rëndësishëm të asistencës teknike
dhe trajnimit për Asamblenë Kombëtare. Në nivelin lokal, SHBA-ja do të punojë për të forcuar rolin
dhe rëndësinë e kuvendeve komunale. Niveli i këtij treguesi, i cili përfshin 250 veprime nëpër një
sërë çështjesh të qeverisjes, të cilat reflektojnë qëllimet e SHBA për të forcuar të dyja këto
institucione në ushtrimin e funksioneve të tyre të mbikëqyrjes dhe pёr tёpenguar konsolidimin e
panevojshem tё kompetencave.Përpjekjet e mëparshme të SHBA-sё në rritjen ekonomike kanë qenë
të fokusuara kryesisht në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe ndërtimin e institucioneve ekonomike. Me
pavarësinë e fundit të Kosovës, ka një interes të rritur për të përshpejtuar integrimin ekonomik të
Kosovës në Ballkan dhe nё BE. Për më tepër, Kosova ka një çekuilibër masiv të tregtisë. Ky tregues, i
cili është i ri, shpreh qëllimin e SHBA-sё për të ndihmuar nё eleminimin e barrierave për tregti.424
Stabiliteti social i Kosovës do të kërkojë ndërtimin e një themeli të fortë për rritjen ekonomike.
Ulja e varfërisë dhe reduktimi i papunësisё do të kërkojë jo vetëm programe të nivelit të qeverisë që
synojnë zhvillimin e politikës fiskale dhe të legjislacionit, por zhvillimin e një sektori të fuqishëm
privat, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të energjisë, dhe të infrastrukturës për të mbështetur
zhvillimin ekonomik. Programe të tjera të asistencës mund të zbatohen nga Agjencia e Zhvillimit të
Departamentit të Thesarit, USAID-i dhe Departamenti i Tregtisë. Kontributi i përgjithshëm i SHBA-sё
për rritjen ekonomike nё Kosovё theksohet në vitin fiskal 2010, si rezultat i përmbushjes se
premtimit te saj në VF 2009 për të mbështetur lehtësimin e borxheve për Kosovën.

2. Asistenca teknike dhe operacionale e SHBA-sё nё Kosovё

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të ndihmojë Kosovën të bëhet një shtet i qëndrueshëm,
demokratik dhe ekonomikisht e qëndrueshme në Evropë, duke ofruar mundësi të barabarta dhe
mbrojtje për të gjithë qytetarët e saj. Në ndjekje të këtij qëllimi, Shtetet e Bashkuara kanë shёnuar
njё rritje ekononomike inkurajuese tё sektorit privat në mënyrë qëqytetarët e Kosovës mund të
përparojnë, duke siguruar që shoqëria dhe qeveria janë të bazuara në mënyrë të vendosur në
shtetin e së drejtës, sigurimin qё Kosova mbetet një shtëpi për të gjithë popujt e saj të ndryshem,
ndërtimin e institucioneve të qeverisë së Kosovës dhe të shoqërisë civile e nevojshme për një
shoqëri të fortë demokratike dhe duke punuar me partnerët evropianë dhe të Qeverisë së Kosovës
për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për të kontribuar në stabilitetin
rajonal dhe për të realizuar aspiratat e integrimit europian dhe euro-atlantike tё Kosovës.425
Shoqëria dhe qeveria e Kosovës janë të bazuara më shumë në sundimin e ligjit dhe për të
promovuar transparencen, përgjegjësi nga institucionet e një shoqërie demokratike, duke përfshirë
shoqërinë civile.426Shtetet e Bashkuara kanë siguruar ndihmë teknike për të inkurajuar zyrtarët e
zgjedhur të miratojnë praktikat më të mira demokratike, përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe
rritjen e efektivitetit tё Kuvendit të Kosovës në legjislacionin dhe mbikëqyrjen e saj funksionale

423
Bandow Doug “ The US, Role in Kosovo”, International Relations Committee, March 2010
424
http://www.state.gov/p/eur/rls/fs/193649.htm
425
http://www.state.gov/p/eur/rls/fs/2013/212934.htm
426
Woehrel Steven “Kosovo, current issues and U.S Policy”, May 2013 RS21721

437
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Diagrami 2.1. Asistenca operacionale dhe teknike ne raport me objektivat pёr vitin fiskal 2012

Paqja dhe siguria


31% 28%

Qeverisja e drejte dhe


demokratike
Investimi ne njerez

8% Rritja ekonomike

33%

Burimi: Foreign operations assistence fact sheet, June 2013

Grante të vogla tё ofruara nga qeveria amerikane për akterët e shoqërisë civile në Kosovë kanё
ndihmuar për zhvillimin e kapaciteteve tё organizatave joqeveritare lokale dhe grupeve të ndryshme
për të përgatitur ato që të angazhohen në mënyrë më aktive në vendimet e politikave dhe realizimin
e funksioneve relevante.427 Në sektorin e drejtësisë, SHBA nё Kosovё arriten qё tё realizojnё
ndërtimin e kapaciteteve të prokurorëve, profesionistëve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve
gjyqësore, ndërsa asistenca teknike amerikane është duke bërë të mundur reformën e procedurës
penale dhe legjislacionit përkatës. Shtetet e Bashkuara po mbështesin edhe reformat që do të
mbrojnë më mirë të drejtat e viktimave të krimit dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tyre në hetimet
dhe procedurat gjyqësore.

Tabela 2.1. Asistenca teknike dhe operacionale pёr Kosovёn gjatё tri viteve tё fundit

Llogaria VF 2012 - Aktuale VF 2013 – Vlerёsimi VF 2014 – Kerkesat


Totali (nё $) 66,718 62,100 57,158
Paqja dhe siguria 18,805 16,149 19,215
Qeverisja e drejtё dhe 22,204 24,880 20,273
demokratike
Investimi nё burime 5,280 2,680 1,280
njerёzore
Rritja ekonomike 20,369 18,391 16,390

SHBA-ja i ofron asistencё financiare Kosovës duke e konsideruar si një vend ku të gjithë njerëzit e saj
të ndryshem, veçanërisht serbët e Kosovës, duhet të kontribuojë në të dhe tё përfitojnë nga
institucionet demokratike të Kosovës dhe rritjen ekonomike, duke qenë më të integruar dhe të
pranuar nga shoqëria si një tërësi. Shtetet e Bashkuara pёrmes programeve tё shumta kanë pasur
impakt nё nxitjen e bashkëpunimit dhe lidhjeve në mes të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe
Qeverisё sё Kosovёs, duke përfshirë edhe mbrojtjen e gjuhës dhe të drejtave kulturore, restaurimin

427
Miko Francis “CRS Report for Congress, Kosovo’s Future Status and Alternative Models”, May 2006

438
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e pamjeve fetare dhe kulturore, angazhimin e bazёs sё komunitetit, përmirësimin e qeverisjes lokale,
si dhe zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës dhe trajnimit.428
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar asistencë teknike për tё gjitha komunat e Kosovës për të
ndihmuar ato të krijojnë administratё efektive tё qeverisjes lokale dhe për të krijuar më shumë
mundësi për tё gjithё banorët e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë, ndihma e SHBA-së theksohet edhe
nё zhvillimin e sektorit të mediave duke u rritur kёshtu profesionalizmi dhe qëndrueshmëria e
tyre.429 Shtetet e Bashkuara gjatё viteve tё fundit janё duke ofruar asistencë teknike për të ndihmuar
universitetet vendore për të përmirësuar kurrikulat e tyre, më tej zhvillimin e koleksioneve
bibliotekare, dhe për të rritur shkëmbimet profesionale dhe arsimore në mes të Kosovës dhe
Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë programin e këmbimit Fulbright. Përveç kësaj, SHBA ndajnё
fonde tё veçanta pёr këshillimin arsimor dhe testimin e qendrave të cilat do tё promovojnë
institucionet e arsimit të lartë amerikan në mesin e rinisë kosovare.

Diagrami 2.2. Asistenca operacionale dhe teknike e SHBA nё Kosovё gjatё viteve fiskale 2000-2010

$300,00

$250,00

$200,00

$150,00
Series1
$100,00

$50,00

$-
VF VF VF VF VF VF VF VF VF VF VF
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Burimi: Foreign operations assistence fact sheet, June 2013

Kosova vazhdon të kontribuojë pozitivisht në stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore
në rrugën e saj drejtë integrimit euro-atlantik. Shtetet e Bashkuara janë duke siguruar pajisje për
Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), reagimet emergjente dhe forcë për mbrojtje civile. 430 Përveç
kësaj, Shtetet e Bashkuara janë duke siguruar këshilltarë teknik për FSK-në, mësimin e gjuhës
angleze, dhe trajnimin e zhvillimit profesional për oficerët, të cilat do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së
në përputhje me normat e NATO-s. Në sigurinë kufitare, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar asistencë
teknike dhe trajnim për forcat kufitare të Kosovës për të rritur aftësinë e tyre për t'i ndaluar artikuj

428
http://www.state.gov/p/eur/rls/fs/2013/212934.htm
429
www.foreignassistance.gov
430
Bugajski Janusz “Facing The Future: The Balkan to the year 2010”, Center for European Integration Studies

439
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tё paligjshem nё menyrё qё tё ndёrmerren masa preventive nё parandalimin e kontrabandës dhe


për të krijuar një sistem funksional të kontrollit të eksportit.

3. Programet amerikane dhe impakti i tyre nё zhvillimin e ekonomisё dhe politikёs


nё Kosovё

Kosova, përmes ndihmës së programeve amerikane dhe asistences teknike , ka bërë progres të
konsiderueshëm në ndërtimin e ministrive kyçe dhe trupave qeveritar kyç, që tani fuksionojnё mirë
dhe kanë themele të forta. Megjithatë, përkundër përparimeve, Kosova ende mbetet ekonomia më
e varfër në regjion dhe ballafaqohet me nivel të lartë të varfërisë, papunësi të madhe, dhe varësi të
tepruar nga importet.Njёra ndёr programet kryesore nё kёtё fushё ёshtё USAIDI.

USAID-i është duke ndihmuar Kosovën në adresimin e këtyre çështjeve duke punuar në
programe të cilat promovojnë diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e kontributit të sektorit privatë
në zhvillimin ekonomik.Vendim-marrësit kosovar gjithnjë e më tepër kuptojnë se “nuk janë qeveritë
ato që krijojnë rritjen ekonomike - ato krijojnë ambientin për një rritje të tillë,” dhe se ekonomia e
diversifikuar në tandem me zhvendosjen e theksit nga kontributi i sektorit publik në kontributin e atij
privat, mundëson një zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm. 431 Kjo gjë i ofron
USAID-it shansin që të promovojë dhe mbështesë programe të cilat rrisin kapacitetin për qeverisje të
shëndoshë në fushën e gjithmbarshme të ekonomisë, jo vetëm përmes implementimit më të mirë të
reformave por edhe duke përmirësuar menaxhimin financiar publik, rritur çasjen në kredi, tërhequr
investime të huaja, dhe rritur pjesëmarrjen e sektorit privat në ndërtimin e infrastrukturës publike
dhe ofrimin e shërbimeve publike. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar
(USAID) është agjenci federale kryesisht përgjegjëse për dhënien e ndihmës së huaj civile. USAID-i ka
miratuar misionin e saj për t'u bërë partner dhe për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të
promovuar shoqëritë demokratike, ndërkohë që përparon sigurinë dhe prosperitetin e Shteteve të
Bashkuara.432USAID vepron në Afrikë, Azi, Amerikën Latine dhe Evropë.Rrjeti i decentralizuar i
misioneve të huaja në terren i USAID-it është tërhequr për të menaxhuar qeverisjen amerikane
nёpёrmjet programe në vendet me të ardhura më të ulëta për një sërë qëllime siç janё: lehtësimin e
fatkeqësive, lehtësimin e varfërisë, bashkëpunimi teknik në çështjet globale duke përfshirë mjedisin,
interesat bilaterale me SH.B.A dhe zhvillimin socio-ekonomik.

Mbështetja direkte e USAID-it për sektorin privat do të vë në shënjestër sektorët kyç të cilët
kanë potencialin më të madh për krijimin e vendeve të punës si dhe rritje të shitjeve dhe eksportit.
Meqenëse popullata e Kosovës është në masën më të madhe rurale (60%), USAID-i do të vazhdojë
me angazhimin e tij në sektorin e bujqësisë, duke u fokusuar në rritjen e vëllimit dhe prodhimtarisë
tek kulturat bujqësore me vlerë të lartë. Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID) ka ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë
se 50 vjet.433Në vitin 1999 Kosova ishte një vend i sapo dalë nga lufta, me shkatërrime dhe pa
institucione. Në 14 vitet e fundit vendi ka arritur shumë suksese në rrugën e tij drejt shtetësisë.Ka
zhvilluar institucione, ndërmarrë reforma të domosdoshme institucionale, dhe ka kaluar nëpër
procesin e decentralizimit.Përkundër të gjitha këtyre arritjeve, pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i
ligjit mbeten të dobët.Inefiqencat e vazhdueshme në sistem pamundësojnë degën e gjyqësorit në
luajtjen e rolit të saj të kundërpeshës së fuqishme ekzekutive.434Antarët e legjislaturës nacionale
(Kuvendi i Kosovës) kanë autonomi të limituar, dhe fusha e gjithmbarshme politike mbetet e
dominuar nga dega ekzekutive dhe krerët e partive politike.Qeveria e Kosovës është e përkushtuar
që të udhëheqë dhe zbatoj reforma të cilat do të ndikojnë drejt një sistemi gjyqësor transparent, të

431
http://www.usaid.gov/sh/kosovo/our-work
432
Demi Leonard “Shqipёria dhe diplomacia amerikane”, Onufr, Prishtinё 2000
433
Anderson, M.S. “The rise of modern diplomacy”, Stranford, California 2002
434
Brady Linda P. “The politics of the America” – negotiation dealing with the allies and friends, USA 2007

440
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pavarur, dhe llogaridhënës. Kjo i ka hapur USAID-it një mundësi që të angazhohet në dialogun e
politikave zhvillimore rreth çështjeve kyçe të reformave, dhe të fokusoj asistencën e mirëseardhur
në forcimin e zbatimit të ligjeve, mbikqyrjes, menaxhmentit, dhe shkathtësive profesionale të
rritura.Shanse të tilla ekzistojnë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Këshillit Prokurorial të
Kosovës (KPK), dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGjK), por edhe tek vetë gjyqet. Megjithëse
ekzistojnë një sërë mundësish për reformë ligjore, ligji i tregtisë, e drejta pronësore, dhe
mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve (ZAK), do të kenë vëmendjen e veçantë të USAID-it,
meqë ato së bashku përbëjnë hallkën e cila lidhë reformat e nevojshme për t’i dhënë shtytje
zhvillimit ekonomik.435Në të njejtën kohë, ekziston edhe mundësia e forcimit të njësive kyçe brenda
Kuvendit të Kosovës dhe Asambleve Komunale, të cilat aktualisht janë të dobëta, sidomos nga
aspekti i mbikqyrjes. Fushat kyçe të asistencës përqëndrohen në rritjen e aftësisë së këtyre trupave
për të komunikuar me qytetarët dhe për t’u përgjegjur ndaj brengave që ata shprehin. Krahas kësaj,
mbështetja e shprehur nga ana e Qeverisë Qendrore për decentralizimin paraqet themelin për
mbështetjen e USAID-it nё forcimin e administratave komunale dhe avancimin e tyre drejt një niveli
më të lartë të llogaridhënies, sidomos në fushat e menaxhimit financiar dhe zhvillimit të të hyrave
vetanake.

4. Mbёshtetja amerikane pёr bizneset nё Kosovё

SHBA pёrmes akterve tё ndryshem ka ndikuar edhe nё rritjen e funksionimit efikas tё bizneseve
nё Kosovё, pёrmes Ambasades Amerikane nё Kosovё dhe Odёs Ekonomike Amerikane.Ambasada e
SHBA-sё në Prishtinë ofron shërbime këshilluese të biznesit dhe lehtëson investitorët e interesuar,
eksportuesit dhe bizneset e interesuara në zgjerimin e treguttё Kosovës.Seksioni ekonomik dhe
tregtar i ambasadës mund të sigurojë informacion të vlefshëm në kushtet lokale të tregut, klimës së
biznesit dhe mundësitë e investimit. 436Qёllimi kryesor i kёtij seksioni ёshtё promovimi i eksportit të
mallrave dhe shërbimeve të SHBA-sё në Kosovë, dhe të mbrojë interesat biznesit tё SHBA.Oda
Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham) është një organizatë e pavarur, joqeveritare që
promovon mundësitë ekonomike dhe interesat e biznesit. AmCham në Kosovë është shoqata
udhëheqëse e biznesit në vend, përmes së cilës liderët e biznesit bashkëpunojnë për të fuqizuar
klimën afariste në vend. AmCham në Kosovë, e themeluar në vitin 2004, zyrtarisht është akredituar
nga Oda Ekonomike e Shteteve të Bashkuara në Uashington D.C, që i mundëson asaj të shërbej si urë
ndërlidhëse në mes të Odës Ekonomike të SHBA-ve dhe bizneseve të Kosovës.437Gjithashtu,
AmCham në Kosovë është anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane (ECACC), që i
ofron anëtarëve të saj lidhjen e drejtpërdrejtё me rrjetin prej 18,000 bizneseve amerikane dhe
evropiane.Përkushtimi për t’i shërbyer anëtarëve të saj përmes rrjetit afarist, avokimit dhe
informatave/këmbimit të njohurive, i mundëson Odës privilegjin për të përfaqësuar kompanitë me
kapital të huaj dhe vendor më të mëdha dhe më me ndikim që punojnë në Kosovë. Anëtarësia e saj,
sa i përket sektorëve, është e shumëllojshme, duke pёrfshi: bankat, sigurimet, përpunuesit e metalit,
ndërtimin, energjinë, teknologjinë informative, konsulencën, edukimin (universitet dhe kolegjet),
firmat ligjore, auditimi dhe revizioni, përpunuesit e ushqimit & pijeve, agjentët e patundshmërive
dhe farmaceutikët.

Pёrmes asistences teknike SHBA kanё ndihmuar Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e vizionit të tij
të parë ekonomik dhe Planit të Veprimit, një dokument të hartuar nga ministrat kryesor që
përcakton politikën ekonomike të qeverisë dhe prioritetet përmes vitit 2014. Ka ofruar asistencë
teknike për partneritetet publiko-privat të cilat kanë kontribuar në investime në një projekt të madh
pёr përmirësimin e aeroportit.438 Departamenti i shtetit amerikan ka përkrahur ofertën e parë të

435
http://www.usaid.gov/sh/kosovo/democracy-and-governance
436
http://pristina.usembassy.gov
437
http://www.itg-rks.com/sq/Oda-Ekonomike-Amerikane-ne-Kosove
438
Kval Mellbye Tranoy “Politika dhe demokracia”, Rozafa, Prishtinё 2005

441
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qeverisë së Kosovës nё lëshimin e bonove të thesarit, kulmin e një përpjekje katër vjeçare për të
zbatuar një treg të borxhit të brendshëm si dhe forcimin e sektorit të përgjithshëm financiar. SHBA
gjithashtu kanë ndikuar në zhvillimin e mëtejshem nё sektorin e bujqësisë së Kosovës duke rezultuar
në rritjen e investimeve në kёtё sektor prej 2.300.000 $ më 2010 në 13.700.000 $ në vitin fiskal
2011. Ndërhyrjet në sektorin e energjisë në mbështetje të privatizimit dhe shpërndarjes kanё
rezultuar në rritjen e pagesave të mbledhura në shitjet e faturuara nga 87.8% në vitin 2010 në 95%
në vitin 2011.Njё aspekt tjetёr nё tё cilin ka dhёnё kontribut SHBA nё sektorin e ekonomisё dhe
biznesit ёshtё edhe përmirësimi i procedurave të faturimit nё Korporaten Energjetike tё Kosovës dhe
praktikat e brendshme të kontabilitetit.Krijimi i një mjedisi ligjor dhe njё rregullatori të favorshem
për investimet dhe rritjen e një sektori privat konkurrues të aftë për të krijuar punësim, kanё qenё
disa nga objektivat e SHBA-sё nё Kosovё. Gjithashtu ka ndihmuar Kosovën nёpërmbushjen e
borxheve te saj në menyrё qё qeveria tё zbatojё politika të qëndrueshme fiskale.

5. Ndihma e SHBA-sё pёr Kosovёn nё fushёn e sundimit tё ligjit

Ndër objektivat kryesore të ndihmës amerikane në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë është
që të avancojë pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisё, efikasitetin dhe llogaridhënien.Në shtator tё
vitit 2009, SHBA dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje dypalëshe mbi ndihmën ekonomike të
SHBA-sё dhe mbështetjen për ndërtimin e shtetit ligjor.Në këtë zonë, ndihma e SHBA ka për qëllim
ndërtimin e besimit në qeverinë qendrore dhe lokale dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit të
drejtësisë penale.439 Mbështetja e SHBA-sё është siguruar kryesisht nga Agjencia Amerikane për
Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) e Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë (DD) dhe që
të gjitha kanë njësi të veçanta që mbështesin sundimin e ligjit nё kontekstin ndërkombëtar të
ndihmës jashtë vendit. Shembujt përfshijnë Departamentin e zyrës për zhvillim prokurorial,
asistencë dhe trajnim (DD/OPDAT) dhe Departamentin e programit hulumtues tёdrejtësisë penale,
asistencës dhe trajnimit hetimor (DD / ICITAP).

Duke ndihmuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në ndërtimin e


institucioneve të tyre, për shembull, nëpërmjet programeve trajnuese për zyrtarët e policisë dhe
prokurorët, ICITAP sheh veten si "koordinator kryesor i zhvillimit të policisë në vend“. Gjithashtu
USAID-i ka qenë i përfshirë në trajnimin e policisë së Kosovës.Sot, në mesin e objektivave të saj
prioritare është që të rrisë efikasitetin e Ministrisë së Drejtësisë, gjykatat dhe akterët e tjerë në
gjyqësor. Ajo gjithashtu ndihmon në formulimin e sundimit të ligjit nё Kosovё. Në "Planin Strategjik
2010-2014", USAID-i njoftoi mbështetjen për reformat e synuara në sistemin e gjerë të drejtësisë
përmes rishikimeve të ndryshme legjislative. Fokusi i SHBA-sё dhe USAID-it "Objektivat prioritare" do
të zhvendosen nё formimin e institucioneve relevante për t'i bërë funksionale nё çdo drejtim.440 Me
marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës të muajit prill 2013, një fushë e rëndësishme dhe prioritare e
ndihmës së SHBA-së në Kosovë do të jetë zbatimi i marrëveshjes, duke përfshirë integrimin e
autoriteteve gjyqësore të Kosovës Veriore dhe implementimin dhe zbatimin e ligjeve nё Kosovё. Pikë
qendrore në ndihmën e SHBA-sё është ambasada e saj në Prishtinë, e cila gjithashtu koordinon
aktivitetet e sundimit të ligjit që janë të udhëhequra nga SHBA-ja dhe të sponsorizuara nga qeveria
në Kosovë dhe OJQ-tё.

439
Tolksdorf Doninik “EU ans U.S cooperation in rule of law assistance in Kosovo”, Warsaw 2013
440
Miller Lynn H. Global Oreder “Values and Power in International Politics of Usa in Kosovo”, New York 2008

442
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

6. Konkluzionet dhe rekomandimet

Lidhjet e shqiptarёve me Amerikёn nuk fillojnё me datёn e lidhjёs sё marrёdhёnieve diplomatike


midis Kosovёs dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, por shumё kohё mё parё, aty nga fundi i
shekullit tё nёntёmbёdhjetё. SHBA-ja mbetet sot e vetmja superfuqi dhe thuhet se kjo tregon njё
botё unipolare. Ky vend ka interesa nё gjithё botёn dhe ka gjithashtu mjete qё tё zbatojё vullnetin e
tij.

Kёtu po e pёrfundojm kёtё artikull shkencor qё ёshtё njё pёrpjekje e jona dhe kontribut i yni pёr
tё dhёnё njё ide tё pёrgjithshme nga njё literaturё voluminoze nё lidhje me marrёdhёniet e vendit
tonё me Amerikёn si dhe ndikimin e kёtij shteti nё zhvillimin ekonomik, politik dhe sundimin e ligjit
dhe rendit nё Kosovё.

Le ti kthehemi tani fokusimit tonё pёr ti dhёnё pёrgjigje pytjes tonё kёrkimore: Cili ёshtё impakti
i SHBA-sё nё zhvillimin politik dhe ekonomik tё Kosovёs gjatё viteve tё fundit? Pёr ti dhёnё pёrgjigje
kёsaj pytje, ne fillimisht do tё analizojmё doktrinen dhe filozofinё e presidentit Harry Truman i cili
deklaroi se “Njё nga objektivat kryesorё tё politikёs sё jashtme tё SHBA-sё ёshtё tё krijojё kushte me
anёn e tё cilave ne dhe vende tё tjera tё jemi nё gjendje tё hapim njё rrugё tё re dhe tё krijojmё njё
mёnyrё jetese tё çliruar nga trysnitё…”. Pikёrisht duke u bazuar nё kёtё deklarim tё presidentit Harry
Truman tё bёrё nё vitin 1947, shihet mjaft qartё pёrkushtimi aq i madh i SHBA-sё dhe mbёshtetja e
saj shekullore pёr popullin shqiptar, ndihmё kjo e pakursyer pёr mbёshtetjen e ndryshimeve
demokratike dhe ekonomike nё Kosovё. Impakti i SHBA-sё nё zhvillimin politik dhe ekonomik tё
Kosovёs mund tё ndahet nё tri aspekte kryesore, tё cilat janё: fuqizimi i institucioneve demokratike,
ristrukturimi ekonomik dhe pёrmisimi i cilёsisё sё jetёs nё Kosovё. Fuqizimi i institucioneve
demokratike ёshtё arritur duke pёrkrahur Kuvendin e Kosovёs, krijimin e shtetit ligjor, reformen
arsimore, pluralizmin demokratik, trajnimet pёr media si dhe zhvillimin e rrjetit demokratik tё
organizatave joqeviritare nё tё gjithё vendin. Nё ristrukturimin ekonomik Shtetet e Bashkuara
mbёshteten dhe pёrkrahen zhvillimin e ndёrmarrjeve tё vogla dhe tё mesme, pёrmisimin e klimёs sё
biznesit, reformёn nё sektorin e financave, zhvillimin e sё drejtёs tregtare, zhvillimin e burimeve
njerёzore pёr njё ekonomi tregu, programe tё zhvillimit tё bujqёsisё, trajnimin pёr fitimin e aftёsive
pёr punё, specializime pёr administrim biznesi etj. Ndёrsa nё aspektin e pёrmisimit tё jetesёs
Shtetet e Bashkuara pёrkrahen zhvillimin e urbanizmit dhe tё strehimit nё gjithё vendin, zhvillimin e
shёndetsisё, tregun e punёs dhe punёsimin etj.

Pra, si pёrfundim mund tё konkludojmё qё ndihma ekonomike dhe politike e Shteteve tё


Bashkuara tё Amerikёs nё tё gjitha drejtimet ishte njё garanci pёr kapercimin e vёshtёrsive tё
shumta qё solli ndryshimi i sistemeve nё vendin tonё, si dhe pёr integrimin e Kosovёs nё Bashkimin
Evropian dhe nё institucionet e tjera euroatlantike.

443
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura dhe referencat

01. Bandow Doug “ The US, Role in Kosovo”, International Relations Committee, March
2010
02. Woehrel Steven “Kosovo, current issues and U.S Policy”, May 2013 RS21721
03. Miko Francis “CRS Report for Congress, Kosovo’s Future Status and Alternative
Models”, May 2006
04. Bugajski Janusz “Facing The Future: The Balkan to the year 2010”, Center for
European Integration Studies
05. Demi Leonard “Shqipёria dhe diplomacia amerikane”, Onufri, Prishtinё 2000
06. Anderson, M.S. “The rise of modern diplomacy”, Stranford, California 2002
07. Brady Linda P. “The politics of the America” – negotiation dealing with the allies
and friends, USA 2007
08. Kval Mellbye Tranoy “Politika dhe demokracia”, Rozafa, Prishtinё 2005
09. Tolksdorf Dominik “EU ans U.S cooperation in rule of law assistance in Kosovo”,
Warsaw 2013
10. Miller Lynn H. Global Oreder “Values and Power in International Politics of Usa in
Kosovo”, New York
11. http://www.state.gov/p/eur/ci/kv/c27789.htm
12. http://www.state.gov/p/eur/ci/kv/c26235.htm
13. http://www.state.gov/p/eur/rls/fs/193649.htm
14. http://www.state.gov/p/eur/rls/fs/2013/212934.htm
15. www.foreignassistance.gov
16. http://www.usaid.gov/sh/kosovo/democracy-and-governance
17. http://pristina.usembassy.gov
18. http://www.itg-rks.com/sq/Oda-Ekonomike-Amerikane-ne-Kosove

444
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fisnik Morina - Menaxhimi i ndryshimeve dhe inovacionit në sektorin e biznesit në Kosovë

Fisnik Morina
Studimet Master, Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejё
fisnik.morina@outlook.com

Abstrakt
Menaxhimi i ndryshimeve është një çështje e rëndësishme në ambientin e sotëm të biznesit,
i cili ndryshon vazhdimisht. Ndryshimi është kthyer në një konstante për organizatat e biznesit, të
cilat duhet të ndryshojnë në mënyrë që të mbesin konkurruese në treg. Ky punim synon t’i japë
përgjigje disa pyetjeve kërkimore që lidhen me menaxhimin e ndryshimeve dhe inovacionet në
organizata. Qëllimi kryesor është të tregojë faktorët që ndikojnë nёsuksesin e ndryshimit në
organizatat e biznesit në Kosovё. Për të arritur këtë qëllim është bërë rishikimi i disa modeleve të
ndryshimit për të kuptuar cilët janë faktorët kryesorë të procesit të ndryshimit që ndikojnë
nёsuksesin e tij.Ky punim do t’u japë përgjigje dy pyetjeve kërkimore: Si ndikon lloji i ndryshimit në
suksesin e ndryshimit në organizatat e biznesit të marra në studim? Çfarё ndikimi kanё inovacionet
nё profitabilitetin dhe realizimin e fitimit tek biznesete marra në studim?
Për realizimin e këtij punimi është përdorur një metodologji që konsiston në një kombinim
të të dhënave primare me ato sekondare.Të dhënat sekondare janë rezultat i rishikimit të një
literature të gjerë mbi menaxhimin e ndryshimeve, e cila ka shërbyer për ndërtimin e hipotezave dhe
modelit teorik të paraqitur dhe testuar në këtë punim.Kërkimi primar është mbështetur në të dhënat
e mbledhura nëpërmjet pyetsorëve të shpërndarë pranë bizneseve.Në sondazhet e zhvilluara për
këtë punim hulumtues, rezultatet tregojnë se inovacioni në biznese ka tendencë të jetë nxitur nga
presionet e jashtme konkurruese dhe kërkesat e konsumatorëve.

Fjalet kyqe: menaxhimi i ndryshimeve, inovacioni, faktoret e procesit, burimet, pengesat.

Hyrje

Në ambientin e sotëm të biznesit organizatat përballen me ndryshime të llojeve të


ndryshme.Aftësia për të menaxhuar ndryshimin vlerësohet si një përbërës i rëndësishëm i aftësisë së
organizatës për të konkurruar me sukses.Organizatat shfaqen në forma e madhësi të ndryshme,
ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh e shërbimesh dhe përballen me shumë sfida.Ndoshta
faktori i vetëm i përbashkët për të gjitha organizatat është ndryshimi’ (Burnes 2009:397).
Organizatat ndryshojnë sepse ambjenti rreth tyre asnjëherë nuk mbetet i njëjti (Hitt et al.,2009).Tri
nga sfidat më të rëndësishme për menaxhimin në shekullin e 21-të janë: ndryshimi, teknologjia dhe
globalizimi (Hitt et al., 2009). Ndryshimi është sfida më e qëndrueshme, më e përhapur dhe më e
fuqishme me të cilën duhet të përballet çdo menaxher në çdo tip organizate dhe në çdo zonë
gjeografike. Nuk ka rëndësi nëse menaxherët janë të rinj në detyrë apo me eksperiencë, ata do të
përballen me të dyja: nevojën dhe mundësinë për ndryshim.441

Në këtë punim u përdor metoda sasiore për realizimin e kërkimit, e më konkretisht teknika e
pyetsorëve për mbledhjen e të dhënave.Megjithëse ekziston një literaturë e gjerë mbi menaxhimin e
ndryshimeve, pjesa më e madhe e studimeve përdorin metoda cilësore kërkimi.Por sipas Ford &
Greer (2005), pavarësisht se studiuesit zakonisht sugjerojnë metodat cilësore për të kuptuar
procesin e ndryshimit, realizimi i kërkimeve empirike të bazuara në studime mund t’i ndihmojë ata
gjithashtu për të ndjekur këtë çështje.Për mbledhjen e të dhënave u shpërndanë pyetsorë pranë disa
bizneseve që operojnë në qytetet e Prishtinёs, Pejёs, Istogut, Klinёs dhe Deçanit. Shpërndarja e

441Allen J., Jimmierson N.L., Bordia P., Irmer B.E., (2007), ‘Uncertainty during Organizational Change: Managing
Perceptions through Communication’, Journal of Change Management, vol 7, no 2

445
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pyetsorëve pranë këtyre bizneseve u realizua nëpërmjet kontakteve personale në biznese dhe duke
përdorur postën elektronike. Numri i pyetsorëve të mbledhur ishte 200.Sot ndryshimi është i
pranishëm kudo. Edhe organizatat më statike ndryshojnë. Duke parë shpejtësinë me të cilën po
ndodh ky ndryshim, sfidë strategjike mbetet menaxhimi i këtij ndryshimi. Një strategji inovacioni për
Kosovën duhet të gjejë një ekuilibër midis ndërtimit në forcat e veçanta ekonomike dhe adresimin e
sfidave të vazhdueshme. Në nivelin e firmave, të dhënat mbi ecurinë e inovacionit të kompanive të
Kosovës janë të rralla. Në sondazhet e zhvilluara për këtë punim hulumtues, rezultatet tregojnë se
inovacioni në biznese ka tendencë të jetë nxitur nga presionet e jashtme konkurruese dhe kërkesat e
konsumatorëve. Shumë firma përballen me pengesa financiare për inovacion, ndërkohë që një
numër i vogël e arrijnë këtë përkundër pengesave. Për të dyja këto, firmat që pretendojnë inovime
dhe ato që përmendin pengesat, një mundësi e rëndësishme është parë në krijimin e lidhjeve më të
thella me komunitetet e mëdha të diasporës jashtë vendit.

Rishikimi i literaturёs mbi menaxhimin e ndryshimeve dhe inovacionin

Studimet mbi menaxhimin e ndryshimeve tregojnë se ndryshimet vijnë në të gjitha format dhe
aftësia për të menaxhuar këto ndryshime shihet si një përbërës i rëndësishëm i aftësisë së
organizatës për të konkurruar me sukses (Burnes 2009).Menaxhimi i ndryshimeve është një çështje e
rëndësishme në ambjentin e sotëm të biznesit, i cili ndryshon vazhdimisht.Sot liderat po punojnë në
një nga ambjentet më dinamike që kemi parë ndonjëherë, ku ndryshimi është i shpejtë dhe i
shpeshtë (Robbins 2008).Një fakt i padiskutueshëm që karakterizon jetën organizative është që
ndryshimi është i pashmangshëm. Rritja e konkurrencës në tregje, globalizimi, reduktimi i barrierave
të hyrjes në disa tregje si rezultat i internetit dhe biznesit elektronik, nevoja për t’iu përgjigjur më
shpejt nevojave të konsumatorit, shkrirjet dhe blerjet, inovacioni, teknologjia, riorganizimi, rënia e
shitjeve ose pjesës së tregut, etj, janë disa nga faktorët që nxisin ndryshimin. 442Të gjitha organizatat
duhet të ndryshojnë në mënyrë që të mbesin konkurruese në treg dhe të kënaqin nevojat gjithnjë në
rritje të klientëve të tyre dhe pretendentëve të tjerë të organizatës.Për të mbijetuar në një ambjent
të tillë ku konkurrenca është shumë agresive, organizatat duhet të mësojnë të menaxhojnë
ndryshimin dhe inovacionin.Sipas Mercurio (2006) ndryshimi mund të menaxhohet në mënyrën më
të mirë duke: komunikuar shpesh dhe me ndershmëri, duke qartësuar qëllimin e ndryshimit, duke
siguruar një plan zbatimi të detajuar dhe duke monitoruar planin e ndarë nёfakte. Lidershipi dhe
komunikimi efektiv janë dukshëm përcaktues kritik të procesit të ndryshimit dhe menaxhimi i
ndryshimit është një kompetencë bazë në çdo nivel të biznesit. 443

Si teoria ekonomike ashtu dhe studimet empirike tregojnë se inovacioni është një nxitës kryesor
i produktivitetit dhe rritjes ekonomike.Inovacioni ka nevojë për një mjedis të biznesit që është i
favorshëm për investime afatgjata në aktivitete të reja.Zhvillimi i politikës së inovacionit në këtë
mënyrë formon një pjesë të rëndësishme të ndërtimit të çdo strategjie ekonomike të
qeverisë.444Përqëndrimi në aktivitetet e inovacionit dhe në zhvillimin e një politike të inovacionit
është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi kjo do të ndihmojë bizneset vendore të
rrisin mundësitë e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe eksportit të tyre. Një mjedis i shëndoshë i
biznesit është një parakusht për ecurinë e fuqishme të inovacionit, pasi kjo favorizon investimet e
huaja, të cilat nga ana tjetër mund të stimulojnë inovacionin përmes kanaleve të ndryshme të tilla si
investimi në hulumtim dhe zhvillim.

442Abrahamson E. ‘Change without pain’, Harvard Business Review, July-August 2000


443Alas R., (2007), ‘The impact of employee participation on job satisfaction during change process’, Problems and
Perspectives in Management, vol 5, no 4
444Christensen Cloyton “The innovator’s dilemma” , Munich Regor 2005

446
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Analiza e tё dhёnave statistikore dhe rezultatet

Në këtë punim hulumtues puna kёrkimore u realizua nga mbledhja e të dhënave nëpërmjet
pyetsorëve të vet-administruar. Pyetsori iu është shpërndarë menaxherëve të disa bizneseve që
operojnë në qytetet e Prishtinës, Pejёs, Istogut, Klinёs dhe Deçanit. Qëllimi kryesor ishte mbledhja e
të dhënave nga këto biznese për të kuptuar mënyrën sesi ndryshimi është menaxhuar dhe faktorët
që ndikojnë në suksesin e tij. Për shpërndarjen e pyetsorit u përdoren dy mënyra: shpërndarja e
pyetsorëve pranë bizneseve nëpërmjet kontakteve personale dhe shpërndarja nëpërmjet postës
elektronike. Përdorimi i pyetsorit krijon mundësinë e mbledhjes së të dhënave vetëm një herë nga
grupi i zgjedhur, sepse është e vështirë t’i rikthehesh edhe një herë atyre që plotësuan pyetsorin e të
mbledhësh informacion shtesë. Kjo nënkupton që planifikimi i të dhënave që do mblidhen, mënyra
që do përdoret për analizimin e tyre dhe hartimi i pyetsorit janë momente shumë kritike për
kërkim.445Për përpunimin e të dhënave u përdor programi SPSS 17.0, prandaj për hedhjen e të
dhënave nevojitej më parë kodimi i tyre.Në fillim do të trajtohet informacioni i përgjithshëm mbi
bizneset e marra në studim, duke vazhduar me analizën statistikore dhe interpremtimin e tё
dhёnave. Më pas trajtohet analiza e regresionit të shumëfishtë dhe metoda të tjera (testi T i
njëanshëm, analiza e korrelacionit dhe regresioni i thjeshtë) të përdorura për testimin e hipotezave
dhe pyetjeve kërkimore.

Organizatat e biznesit të marra në studim paraqesin karakteristika të ndryshme përsa i përket


llojit të aktivitetit që ata ushtrojnë, numrit të punonjësve dhe viteve të operimit në treg. Kështu, nga
200 kompanitë e marra në studim, 31% e tyre merren me aktivitete tregtare, 49% me aktivitet
shёrbyese, 9% me aktivitete prodhuese, 3% aktivitete ndërtimi dhe pjesa tjetër ushtrojnë më shumë
se një lloj aktiviteti (pra, janë një kombinim i aktiviteteve për shembull prodhim dhe tregti, shërbime
dhe tregti, etj).

60%
50%
40%
30%
20%
10%
0%
Tregti Sherbime Prodhim Ndertim Tjeter
Series1 31% 49% 9% 3% 8%

Diagrami 2.1. Paraqitja grafike pёr informacionet e bizneseve tё anketuara

Pjesa më e madhe e këtyre organizatave të biznesit (42.5%) kanë më pak se 10 punonjës dhe 10-49
punonjës (44.5%).Ndërkaq, në përqindje të përafërta janë edhe organizatat me 50-249 punonjës
(11%) dhe 250 punonjës e më tepër (2%).Diagrami 2.2 pasqyron shpërndarjen e bizneseve sipas
numrit të punonjësve.Shumica e bizneseve tё cilat janё pёrfshirё nё studim janё biznese private,
prandaj edhe nё paraqitjen grafike shihet ndёrmarrjet tё cilat kanё numrin e punёtorve 2-50
puntorё.Ky element do tё pёrfaqsoje njё variabel tё rёndёsishme kontrolluese nё studimet dhe
analizat e mёtutjeshme.Menaxhimi i ndryshimeve ndёrlidhet direkt edhe me pikёpamjen e
madhёsisё sё firmёs, pёr arsye sepse edhe implementimi i ndryshimeve kёrkon burime njerёzore tё

445Matthews Bob, Ross Lis – “Research Metodology”, Pearson Education Limited, Edinburgh 2010

447
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

cilёt kanё krijuar ekspertiz nё aspektin e menaxhimit tё ndryshimeve.446Prandaj, edhe meqёnese


kryesisht bizneset e anketuara i pёrkasin ndёrmarrjeve tё vogla dhe tё mesme, atёhere mbetet
shumё pёr t’u pёrgatitur qё tё sfidojmё edhe njё ambient ku ne jemi lojtarёt kyq.

10% 2%

43% Deri ne 9 punonjes


Oct-49
45% 50-249
250 e me lart

Diagrami 2.2. Paraqitja grafike pёr numrin e puntorёve nё bizneset e anketuara

Nё bazё tё rezultateve tё hulumtimit mund tё shihet mjaft qartё qё strategjia dhe misoni ёshtё
pikёrisht ndryshimi mё i madh qё ёshtё bёrё nё bizneset e anketuara.Menaxhimi i ndryshimeve nё
organizatat e biznesit nё Kosovё, shumica prej tyre janё tё bazuara nё ndryshimet e strategjive nё
lidhje me misionin, vizionin dhe krijimin e objektivave afatgjata.Pjesa mё e madhe e bizneseve tё
intervistuara (31%) kanё raportuar qё ndryshimet mё tё mёdha i pёrkasin ndryshimeve strategjike
nё periudha afatgjata, pra nё krijimin e njё plani strategjik ku domosdoshmёrisht duhet tё merren
parasysh edhe faktorёt e mjedisit tё brendёshem dhe jashtem.Kur studiohet ndryshimi është e
rëndësishme të merret në konsideratë përveç llojit të tij, ambjentit dhe faktorëve të procesit edhe
rezultati i ndryshimit.Mënyra më e mirë për të zgjedhur veprimet që mund të çojnë në sukses është
të kuptosh burimet e suksesit organizativ dhe faktorët e suksesit në ndryshimin organizativ.Prandaj,
edhe kjo ёshtё aryeja kryesore sepse bizneset e anketuara mё shumё janё tё fokusuara nё
menaxhimin e ndryshime strategjike tё cilat e drejtojnё organizatёn qё tё veprojё nё njё mjedis tё
sigurt ekonomik.

35%
30%
25%
20%
15%
10%
5%
0%
Strategjia Lidershipi Kultura Struktura e Praktikat e Sistemet
dhe misioni (ndryshimi (normat, organizates menaxhimit (shperblimi,
ne vlerat, informative
menaxhim) principet) dhe
kontrollit)
Series1 31% 23% 9% 6% 8% 23,00%

Diagrami2.3. Paraqitja grafike pёr ndryshimin qё ёshtё bёrё nё organizatat e biznesit

446Almaraz J., (1994), ‘Quality Management and the Process of Change’, Journal of Organizational Change Management,
Vol 7, no 2

448
Shoqatat kryesore të biznesit dhe organizatat mbështetëse të biznesit që veprojnë në
Kosovë duhet të përfaqësojnë nevojat dhe interesat e sektorit të biznesit, dhe gjithashtu të sigurojnë
njohuri shtesë dhe udhëheqje në mënyrë që të lehtësojnë aktivitetet e inovacionit në kompani.
Shoqatat e biznesit dhe organizatat mbështetëse të biznesit luajnë një rol të rritjes në inovacion, por
atyre iu mungon kapaciteti për të përmbushur potencialin e tyre në zbatimin e një politike të
inovacionit.447 Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e shoqatave të industrisë të cilat më së
miri do të adresonin çështjet specifike të sektorit, duke përfshirë ato që lidhen me inovacionin.
Kompanitë e anketuara raportojnë shumë aktivitete të inovacionit dhe vlerësojnë se aktiviteti i tillë
ka ndikim të rëndësishëm financiar. Në të njëjtën kohë, inovacioni i tyre është kryesisht në rritje dhe
reaktive. Nga bizneset e anketuara është kërkuar që të përshkruajnë aktivitetet e tyre të inovacionit
në vitet e fundit, shkallën e inovacionit dhe ndikimin e tij në qarkullimin e tyre dhe në fitim. Këto
kompani gjithashtu theksuan mbështetjen e jashtme financiare që ata kanë marrë për të paraqitur
inovacionin, burimet financiare që ata i’a kanë dedikuar H & ZH dhe aktiviteteve të inovacionit.

Siç tregohet në diagramin 2.4, gjatë periudhës 2010-13, aktivitetet më të shpeshta të


inovacionit të kompanive pjesëmarrëse që ishin paraqitur ishin produktet e pavarura apo
inovacionet e shërbimit (48%). Forma e dytë më e zakonshme ishte inovacionet e marketingut, të
cilat u prezantuan nga 30% e kompanive të synuara, të përcjellura nga inovacionet financiare (14%)
dhe inovacionet organizative (5%). Shprehja në inovacionet e produktit / shërbimit është në
përputhje me ato që kompanitë e anketuara i shohin si drejtues kryesor të inovacionit, të cilat
përfshijnë nevojat e konsumatorëve, preferencat dhe presionet. Kompanitë në përgjithësi do t’i
dedikojnë burimet e pakta për llojet e inovacionit që kanë më shumë gjasa të sjellin përfitime të
sigurta në një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Pjesëmarrësit e grupeve të fokusuara gjithashtu
theksuan se kompanitë më të mëdha kanë tendencë të kenë më shumë njohuri dhe të jenë më të
vetëdijshëm për procesin e inovacionit dhe të kenë qasje më të mirë ndaj burimeve. Pasi që
kompanitë e vogla kanë nevojë për të ardhura të menjëhershme dhe inovimi është i rrezikshëm dhe
i kushtueshëm, ato shpesh janë të dekurajuara për inovime.Kompanitë në përgjithësi do t’i
dedikojnë burimet e pakta për llojet e inovacionit që kanë më shumë gjasa të sjellin përfitime të
sigurta në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.

Për qëllime të këtij sondazhi, inovacioni është definuar si diçka që është e re për kompaninë,
e re në treg apo e re për botën. Inovacioni mund të përfshijë: produkti i pavarur apo inovacioni i
shërbimit - produkt i ri ose i përmirësuar / shërbim me karakteristika dhe funksionalitetet të reja,
inovacioni i procesit - proces i ndryshëm për prodhimin e produkteve ekzistuese, inovacioni i
marketingut - një produkt ose shërbim ekzistues, i tregtuar ndryshe (drejtim i ndryshëm i
shpërndarjes, çmim tjetër, pozicionimi i tregut, reklamat, etj) dhe inovacioni i organizimit – logjistika
e ndryshme, deponimi apo sigurimi.448

447
Christensen Cloyton “The innovator’s dilemma” , Munich Regor 2005
448
Drucket Peter “Innovation and entrepreneurship” Irwin 2010
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nuk jemi te perfshire ne ndonje aktivitet…


Inovacionet organizative
Inovacionet e marketingut
Inovacionet financiare
Inovacionet e produkteve dhe sherbimeve

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%


Nuk jemi te
Inovacionet e
Inovacionet Inovacionet e Inovacionet perfshire ne
produkteve dhe
financiare marketingut organizative ndonje aktivitet
sherbimeve
inovativ
Series1 48% 14% 30% 5% 3%

Diagrami 2.4. Paraqitja grafike e aktiviteteve inovative tё bizneseve

Inovacioni është perceptuar si të paturit e një ndikimi pozitiv në qarkullim dhe fitim. 449Kur e pyetën se
si ata do të vlerësojnë ndikimin e inovacioneve të paraqitura në fitimin e një kompanie, shumica e të
anketuarve treguan se ata mund të shohin një efekt konkret (shih diagramin2.5). Mbi gjysma e të
anketuarve treguan se ndikimi i vlerësuar i inovacioneve ka rezultuar në të paktën një rritje prej 10%
në fitime. Këto rezultate duhet të trajtohen me kujdes, pasi vlerësimi i efekteve të inovacioneve në
fitim është zakonisht më pak i besueshëm se vlerësimi i këtyre efekteve në qarkullim. Fitimi është
një kategori më komplekse e cila përfshin parametra të tjerë, disa prej të cilave janë të varur mbi
politikat e llogaritjes të një kompanie.

30%
25%
Perqindja

20%
15%
10%
5%
0%
Mbi 30% tё Mё pak se Nuk ka
20%-30% 10%-20% 5%-10%
fitimit 5% ndikim fare
Series1 12% 16% 26% 22% 13% 11%

Diagrami 2.5. Paraqitja grafike e ndikimeve inovative nё biznese

Vetëm disa kompani marrin financim të jashtëm për inovacion.Nga kompanitë që paraqitën një
inovacion, pjesa dërrmuese nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje të jashtme financiare për
aktivitetet e tyre të inovacionit.Kompanitë e sektorit të shërbimeve kishin më pak të ngjarë (86%) të
merrnin ndonjë ndihmë financiare për aktivitetet e inovacionit. Nga kompanitë që kanë marrë
financim të jashtëm, shumica prej tyre e kanë marrë atë nga agjencitë donatore ndërkombëtare
(12%), pasuar nga burimet e sektorit privat (7%). Shumë pak kompani kanë marrë fonde të jashtme
nga qeveria (4.6%) apo fondeve të BE (3.9%). Kur bëhet fjalë për blerjen e njohurive të jashtme, 72%
e kompanive investojnë më pak se 1000 euro në këto aktivitete, ndërsa vetëm 20% e kompanive
investojnë më shumë se 10.000 euro.Katër burimet më të rëndësishme të informacionit rreth
mundësive të inovacionit teknologjik dhe jo-teknologjik janë: interneti, këshilla për konsumatorët,
konsulentёt, dhe informatat nga furnizuesit. Duke pasur parasysh kufizimet e tyre financiare,

449
Amburgey T., Dawn K., Barnett W., (1993), "Resetting the clock: The dynamics of organizational change and failure',
Administrative Science Quarterly, 38:

450
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kompanitë kanë tendencë të përdorin burimet e informacionit që janë të lira, ose të kombinuara me
aktivitete të tjera të orientuara në shitje, si panairet.

Shumica e pjesëmarrësve mendonin se inovacionet e marketingut do të jenë shumë ose


jashtëzakonisht të dobishme për kompaninë e tyre (65%), ndërsa 60% gjithashtu veçuan produktin e
pavarur dhe inovacionet e shërbimit (shih diagramin 2.6). Të gjitha llojet e inovacionit më shpesh
ishin të dëshiruara se sa të implementuara në të vërtetë, por dallimi është veçanërisht i dukshëm në
rastin e inovacionit financiar, pasuar nga inovacioni i organizimit dhe inovacioni i marketingut.

Inovacionet e produkteve dhe shёrbimeve


Inovacionet financiare
Inovacionet e marketingut
Inovacionet organizative

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70%


Inovacionet e
Inovacionet Inovacionet e
Inovacionet financiare produkteve dhe
organizative marketingut
shёrbimeve
Series1 56% 65% 50% 60%

Diagrami 2.6. Paraqitja grafike e llojit tё inovacioneve

Sipas sondazhit, katër pengesat kryesore për inovacion janë perceptuar të jenë: 1) Rregullorja
joadekuate e qeverisë, 2) kostot e larta të inovacionit, 3) mungesa e financimit të jashtëm dhe 4)
mungesa e financimit të brendshëm (shih diagramin 9). Nga ana tjetër, pjesëmarrësit e grupeve në
fokus theksuan qasjen në financa, politikën fiskale, kornizën e dobët institucionale (duke përfshirë
korrupsionin) dhe arsimin.Kostoja e lartë e inovacionit, që është perceptuar edhe si një pengesë me
58% gjithashtu mund të lidhet me mungesën e burimeve të nevojshme për të mbuluar këto
shpenzime.

Edhe nga paraqitja grafike e rezultateve tё anketes, mund tё shihet qё bizneset nё


pёrgjigjjen e pytjes se çfarё do tё pёrmisonin nёse do tё zbatonin pёrseri ndryshimet, pjesa mё e
madhe e tyre janё pёrgjigjur nё opcionin alternative (pёrkufizimin e objektivave tё ndryshimit – me
41%). Pikёrisht nё disa prej kёtyre bizneseve, gjatё periudhave tё kaluara, nuk ka pas ndonjё
menaxhim efektiv nё aspektin e ndryshimeve nё tё cilat ёshtё dashur tё jetё e pёrfshirё organizata,
prandaj edhe kёto organizata e shohin si mё tё arsyeshme qё tё pёrmisojnё hartimin e objektivave
tё kompanisё. Forma e dytё nё tё cilёn kompanitё do tё ndryshonin nё kuadёr tё menaxhimit tё
ndryshimeve ёshtё komunikimi me punonjёsit (22%). Gjatë zbatimit të ndryshimit mund të shfaqen
sjellje të tilla si rezistencë apo mohim, dhe punonjësit mund të përjetojnë stres apo cinizëm dhe
mund të reduktojnë angazhimin e tyre.Pikёrisht kjo ёshtё edhe pika kryesore qё kёto organizata tё
pёrfshira nё kёtё studim e shohin komunikimin mes punonjёsve si element ku mund tё pёrmisohet
nё kuadёr tё ndryshimeve qё realiozojnё kёto organizata.

451
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

50%
40%
30%
20%
10%
0%
Shkallen e
Perkufizimin e pjesemarrjes se
Komunikimi me Çeshtjet
objektivave te Vizionin punonjesve ne
punonjesit teknike
ndryshimit procesin e
ndryshimit
Series1 41% 14% 22% 13% 10%

Diagrami 2.7. Paraqitja grafike pёr zbatimin e ndryshimeve nё organizatat e pёrfshira nё studim

Qëllimi kryesor i menaxhimit strategjik është të përshtasë organizatën me mjedisin që


ndryshon dhe përputhja ndërmjet kushteve të ambientit dhe aftësive e burimeve të organizatës
është kritike për performancen. Organizatat kanë pak kontroll mbi mjedisin e jashtëm, por duhet të
bëjnë ndryshime në përgjigje të kërkesave të tij. 450Ndryshimi ambiental i përceptuar paraqet më pak
kërcënime kur menaxherët kuptojnë efektet e tij edhe pse frekuenca dhe shkalla e ndryshimit mund
të jenë të larta.Duke u bazuar nё bazё tё interpretimeve nga diagramet e rezultateve tё anketёs,
mund tё themi qё kompanitё mё shumё i shohin faktorёt ekonomik (41%) dhe faktorёt politik-ligjor
(30%) qё ndikojnё nё implementimin e ndryshimeve nё kёto kompani.Kёtu mund tё identifikojmё
edhe pengesat kryesore me tё cilat pёrballen bizneset nё Kosovё nё implementimin qoftё edhe tё
ndonjё ndryshimi siç janё p.sh.inovacionet apo ndonjё ndryshim tjetёr teknologjik dhe jo-
teknologjik. Si pengesa kryesore janё: mungesa e njё infrastrukure tё duhur ligjore, korrupsioni,
rregulloja jo adekuate e qeverisё, kostot e larta pёr realizimin e ndryshimeve teknologjike, politika
fiskale, mungesa e financimit tё jashtёm dhe tё brendёshem.

50%
40%
30%
20%
10%
0%
Faktoret Faktoret Faktoret Ndryshimet Impilimet nga
ekonomik politiko-ligjor social- tekonologjike konkurrentet
kultoror
Series1 41% 30% 17% 9% 3%

Diagrami 2.8. Paraqitja grafike pёr faktorёt qё ndikojnё nё menaxhimin e ndryshimeve

Eksperienca dhe suksesi i mëparshëm në prezantimin e ndryshimit, rrisin shanset që


organizata të jetë e aftë të prezantojë me sukses ndryshimin në periudhat e ardhshme.451 Sa më e
suksesshme të ketë qënë organizata në të kaluarën aq më tepër menaxherët e nivelit të lartё
pёrqendrohen nё realizimin e objektivave pёr ndryshime. Nё bazё tё rezultateve tё sondazhit shihet
qё kompanitё e pёrfshira nё studim, vetёm (34.5%) prej tyre janё tё kёnaqur deri nё njё masё tё
moderuar nё arritjen e objektivave pёr ndryshime, ndёrsa (27%) prej kёtyre bizneseve nё njё masё

450
Kume Vasilika – Menaxhmenti Strategjik (Teori dhe koncepte), Tiranё 2010
451
Sterman John “Business dynamics: systems, thinking and modeling”, UK 2008

452
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tё madhe janё tё kёnaqura me arritjen e rezultateve tё ndryshimit konform objektivave tё tyre. Vlen
tё theksohet qё kompanitё e mёdha janё pikёrisht ato kompani tё cilat kanё arritur njё hov mё tё
madh nё kёtё aspekt, sepse ato kanё njё fleksibilitetet mё tё madh edhe nё alokimin e burimeve tё
cilat ndahen nga kompania pёr implementimin e ndryshimeve nё kontekste tё llojllojshme.

40%

30%

20%

10%

0%
Ne nje mase te Ne nje mase te Ne nje mase te
Aspak Neutral
vogel moderuar madhe
Series1 8% 9% 21% 35% 27%

Diagrami 2.9 . Paraqitja grafike e arritjёs sё objektivave pёr ndryshime nga ana e organizatave tё
anketuara

Me (20.5%) kompanitё e anketuara janё shprehur qё nuk ka pasur ndonjё tё arritur nё realizimin e
objektivave nga ana e tyre, pas aplikimit tё ndryshimeve. Gjatё procesit tё anketimit nё terren, kam
vrejtur qё disa nga kёto biznese tё cilat nuk kanё arritur ndryshim nё objektivat e tyre i pёrkasin
kryesisht kompanive tё reja tё cilat operojnё nё kuadёr tё njё industrie tё caktuar. Kjo ndodh
pёraryse sepse shumica prej kёtyre kanё shumё pak vite qё ushtrojnё biznesin e tyre nё treg, dhe kjo
mund tё ndikojё qё disa prej tyre e konsiderojnё menaxhimin e ndryshimeve si diqka qё pёr
momentin nuk ёshtё e nevojshme, pasi qё e konsiderojnё vetveten si kompani tё reja dhe tё cilat
faktikisht nuk ёshtё e domosdoshme qё tё pёrballen me sfida tё reja. Por, unё rekomandoj qё kёto
kompani pavarsisht qё janё tё reja nё treg, duhet qё nё mёnyrё kontinuele t’i nёnshtrohen edhe
procesit tё ndryshimit, nё mёnyrё qё tё jenё nё hap me trendet e reja nё treg dhe tё krijojё njё
avantazh konkurrues nё tregun ku operon ajo.

Pjesa mё e madhe e firmave tё anketuara (40%) janё pёrgjigjur qё deri nё njё masё tё
moderuar kanё hartuar njё plan strategjik qё parashikon nё detale tё gjitha ndryshimet.Nisja e
ndryshimit mund të përqendrohet në duart e menaxhimit të lartë ose mund të krijohet një grup ku
marrin pjesë edhe menaxherë të niveleve të tjera e punonjës të organizatës. Pa një strategji
ndryshimi, vizioni mbetet një ëndërr (Gill 2003). Hartimi i një vizioni drejton dhe nxit anëtarët e
organizatës gjatë ndryshimit. Por organizatat e biznesit nё Kosovё kanё nevojë edhe për një plan
strategjik cilёsor që të tregojnë se çfarë të bëjnë, si dhe kur. Organizatat e suksesshme krijojnë vizion
dhe strategji të qartë, ndërsa ato jo të suksesshme kanë vetëm plane të detajuara e buxhete që nuk
janë të mjaftueshme dhe vizione jo të ‘ndjeshme’ ndaj asaj që po ndodh përreth.

453
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ne nje mase te madhe


Ne nje mase te moderuar
Neutrale
Ne nje mase te vogel
Aspak

0% 10% 20% 30% 40%

Ne nje mase te Ne nje mase te Ne nje mase te


Aspak Neutrale
vogel moderuar madhe
Series1 8% 10% 20% 40% 22%

Diagrami 2.10. Paraqitja grafike e hartimit tё ndonjё strategjie pёr ndryshime nga ana e
organizatave

Duke u bazuar nё rezultatet e kёtij sondazhi, shihet qё (33.5%) e kompanive e vlersojnё


performancen e organizatёs si neutrale pas zbatimit tё ndryshimit nё rritjen e fitimeve, kthimin nё
investime, uljen e kostos dhe pёrmisimin e cilёsisё. Aryeja kryesore mund tё jetё mungesa e njё
infrastrukture tё duhur ligjore dhe rregulloret joadekuate tё qeverisё, pastaj mosfunsionimi i duhur i
rregullave qeveritare, mungesa e eksperiencёs nё aspektin e menaxhimit tё ndryshimeve dhe
mungesa e tregut financiar nё Kosovё (sepse po tё kishim njё treg financiar nё vendin tonё, edhe
bizneset do tё kishin mundёsinё qё tё implementojnё edhe ndryshime tё shumta, tё cilat do tё
siguronin edhe njё performancё mё tё mirё pёr firmat). Ekziston një nevojë në rritje për organizatat
nё Kosovё për të zbatuar ndryshime të mëdha në mënyrë që të jenë të afta t’i përgjigjen një
ambjenti biznesi gjithnjë e më kompleks dhe të paqëndrueshëm. Por dihet gjithashtu edhe fakti se
njerëzit në shumicën e rasteve i rezistojnë ndryshimit të çdo lloji dhe kjo është sidomos e vërtetë në
rastin e ndryshimit transformues.

16%
Shume e dobet
51% Neutrale
33% Shume e mire

Diagrami 2.11. Paraqitja grafike e vlersimit tё performances sё organizatave tё cilat janё


pёrfshirё nё studim

454
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Analiza korrelacionit

Korrelacioni ёshtё njё matje e ndёrlidhshmёrisё ndёrmjet dy variablave. Ka njё aplikim mjaft tё
gjerё nё ekonomi, nё biznes dhe nё shkenca sociale nё pёrgjithёsi. Koeficienti i korrelacionit na jep
njё vlerё matematikore pёr tё matur fuqinё e ndёrlidhjes lineare ndёrmjet dy variablave.

Tabela 3.1. Tabela e koeficienteve tё korrelacionit pёr variablat kontrulluese tё pytjeve kёrkimore

Correlations
Ndryshimi.n Faktoret.e. Performanca.e. Suksesi.i.
e.organizate Ndryshimeve organizates. Organizates
pas.ndryshime .pas.ndryshimev
ve e
Ndryshimi.ne.organizate Pearson 1 .114 .058 .042
Correlation
Sig. (2-tailed) .001 .002 .016
N 200 200 200 200
Faktoret.e.ndryshimeve Pearson .114 1 -.079 -.004
Correlation
Sig. (2-tailed) .109 .269 .950
N 200 200 200 200
Performanca.e.organizat Pearson .058 -.079 1 .019
es.pas.ndryshimeve Correlation
Sig. (2-tailed) .032 .042 .041
N 200 200 200 200
Suksesi.i.organizates.pas Pearson .042 -.004 -.019 1
. Correlation
Ndryshimeve Sig. (2-tailed) .551 .950 .784
N 200 200 200 200

Outputi (rezultati) i nxjerrё ёshtё treguar nё tabelёn 3.1. Outputi jep korrelacione pёr tё gjitha çiftet
e variablave ku secili korrelacion ёshtё nxjerrё dy herё nё matricё. Ne marrim disa nga korrelacionet
e mundёshme parasysh nё kuadёr tё kёsaj analize statistikore. Prej outputit, ne mund tё shohim se
koeficienti i korrelacionit ndёrmjet ndryshimit nё organizatё dhe faktorёve tё ndryshimit ёshtё 0.114
dhe vlera-p (p-value) pёr testin two-tailed tё signifikancёs ёshtё mё e vogёl se 0.05. Nga kёto shifra
ne mund tё konkludojmё se ka njё korrelacion pozitiv ndёrmjet ndryshimeve tё aplikuara nё
organizatё dhe faktorёve tё ndryshimit, dhe ky korrelacion ёshtё signifikant te niveli i signifikancёs
0.05. Pra, kjo nёnkupton qё ndryshimet qё bёhen nga kompanitё nё Kosovё varen nё njё masё tё
madhe nga faktorёt ekonomik, politik dhe ligjor.Le tё marrim nё shqyrtim edhe njё grup tjetёr tё
variablave tё pёrfshira nё studim, nё mёnyrё qё tё jetё mё e lehtё edhe pёr neve, pёr tё kuptuar
testimin e mostrave pёr vёrtetsinё e hipotezave tё parashtruara nё punim.Duke u bazuar nё tё
dhёnat e paraqitura shohim qё ekziston gjithashtu njё korrelacion pozitiv nё mes tё performancёs sё
organizatёs dhe suksesit tё organizatёs pas ndryshimit.Vlera e korrelacionit Pearson ёshtё 0.019,
ndёrsa vlera e signifikancёs sё dyanshme ёshtё 0.041, pra njё vlerё me e vogёl se niveli standard i
konfidencёs (0.05).Kjo nёnkupton qё performanca e organizatёs ndikon nё suksesin e organizatёs
pas aplikimit tё ndryshimeve nё organizatё.Interpretimi ёshtё nё kontekstin e ndёrlidhshmёrise sё tё
dyja variablave tё pёrfshira nё kёtё studim.

455
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Analiza e regresionit tё shumёfishtё standard

Analiza e regresionit ёshtё pёrdorur pёr tё vlerёsuar marёdhёnien midis variablave tё varura
dhe disa variablave tё pavarura. Kjo ёshtё teknika mё e pёrdorshme nё pjesёn mё tё madhe tё
hulumtimeve nё shkencat ekonomike dhe sociale. Koeficienti i regresionit ёshtё matёs qё tregon se
sa fort njёra variabёl e varur parashikon variablёn e pavarur. Vlera R prezanton korrelacionin
ndёrmjet vlerave tё vёzhguara dhe vlerave tё parashikuara tё variablave tё varura.

Pёrmes analizёs sё regresionit do tё testohen disa hipoteza nё lidhje me marrёdhёniet ndёrmjet


llojit tё ndryshimit dhe faktorёve tё ndryshimit dhe pёrfomancёn e organizatave pas ndryshimit nё
industrinё ku ato operojnё. Mostra e kёsaj analize pёrfshin 200 kompani tё cilat janё selektuar nё
mёnyrё tё rastёsishme.

Hipotezat tё cilat do tё testohen janё:

H1: Pёrformanca e njё firme ёshtё pozitivisht i lidhur me llojin e ndryshimit.

H2: Pёrformanca e njё firme ёshtё pozitivisht i lidhur me suksesin e organizatёs pas ndryshimit.

Hipoteza zero (H0) nё kёtё rast do tё ishte qё pёrformanca nuk ёshtё e lidhur me llojin e
ndryshimit dhe suksesin e saj pas aplikimit tё ndryshimit.

Tabela 3.2. Variablat e pёrdorura nё analizen e regresionit

Variables Entered/Removed
Mod Variables Entered Variables Method
el Removed
1 Faktoret.e.ndryshime . Enter
ve,
Ndryshimi.ne.organiz
ate

Tabela 3.3. Vlerat R tё cilat pёrdoren pёr vlerёsimin e pёrshtatshmёrisё

Model Summary
Mod R R Square Adjusted R Std. Error of
el Square the Estimate
1 .103a .011 .141 .736
a. Predictors: (Constant), Faktoret.e.ndryshimeve,
Ndryshimi.ne.organizate

456
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela 3.4. Koeficientet e regresionit dhe niveli i signifikancёs

Coefficientsa
Model Unstandardized Standardized t Sig.
Coefficients Coefficients
B Std. Error Beta
1 (Constant) 1.363 .087 15.683 .000
Ndryshimi.ne.organiza .025 .026 .067 .944 .002
te
Faktoret.e.ndryshimev -.057 .047 -.086 -1.209 .056
e
a. Dependent Variable: Performanca.e.organizates.pas.ndryshimeve

Tabela e titulluar Variables Entered/Removed tregon pёr variablat e pavarura dhe metoden e
pёrdorur tё regresionit. Kёtu ne mund tё shohim tё dyja variablat e pavarura, ndryshimin nё
organizatё dhe faktorёt e ndryshimit, qё janё futur nё mёnyrё simulante pёr analiza ashtu si
selektuam metoden Enter. Tabela tjeter e titulluar Model Summary na jep vlerat R pёr vlersimin e
pёrshtatshmёrisё sё pёrgjithshme tё modelit. Vlera e rregulluar e katrorit R nё kёtё rast 0.141. Kjo
na tregon se dy variablat e pavarura nё modelin tonё llogaritet pёr 14.1% variancё nё variablen e
varur – performacen e firmёs.

Tabela e fundit jep koeficientet e regresionit dhe signifikancёn (rёndёsinё) e tyre. Kёto
koeficiente tё regresionit mund tё pёrdoren pёr tё ndёrtuar njё ekuacion qё quhet Ordinary Least
Squares (OLS) dhe gjithashtu pёr tё testuar hipotezat nё secilёn variabёl tё pavarur.

Performanca=1.363+(0.025)(Ndryshimi nё organizatё)+(-0.057)(Faktorёt e ndryshimit)

Tani ne testojmё hipotezat tona. Hipoteza zero tregon se nuk ka asnjё marrёdhёnie, p.sh.
koeficienti beta nuk ёshtё i ndryshёm prej zeros. Vlera P pёr koeficientin beta tё ndryshimit nё
organizatё ёshtё 0.002, njejtё sikurse pёr faktorёt e ndryshimit qё ёshtё 0.056. Qё tё dyja kёto vlera
janё signifikante te niveli i signifikancёs 10%. Me fjalё tё tjera, ne mund tё pohojmё se performanca
e firmёs ёshtё pozitivisht e lidhur me ndryshimin nё organizatё dhe faktorёt e ndryshimit.

Testimi i hipotezave dhe interpretimi i pytjeve kёrkimore

Lloji i ndryshimit që ndërmerr organizata është një ndër faktorët që studiohet për menaxhimin e
ndryshimeve në organizata. Në këtë punim u përdor klasifikimi i ndryshimeve transformuese. Një
pjesë e mirë e studimeve është fokusuar tek efektet e ndryshimeve transformuese mbi
performancën e organizatës. Megjithatë rezultatet e këtyre studimeve janë të ndryshme. Kështu
Wischnevsky & Damanpour (2006) treguan se transformimi organizativ nuk kishte efekt domethënës
në performancën financiare të bankave të investimeve (amerikane) të marra në studim. Kёto janё
faktet empirike tё cilat i kam evidentuar gjatё rishikimit tё literaturёs.

Pyetje kërkimore 1: Si ndikon lloji i ndryshimit në suksesin e ndryshimit në organizatat e biznesit të


marra në studim?
Mbështetur në argumentat më lart shtrohet për testim hipoteza:
Hipoteza 0: Ndryshimet transformuese nuk kanë ndonjё ndikim të madh mbi suksesin e ndryshimit në
organizatat e biznesit të marra në studim.

457
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hipoteza 1: Ndryshimet transformuese kanë një ndikim të madh mbi suksesin e ndryshimit në
organizatat e biznesit të marra në studim.

Tabela 4.1. Testi statistikor nё mes tё mostrave tё varura

95% Confidence Interval of the


Difference
Lower Upper
Pair 1 Ndryshimi.ne.organizate - .653 1.237 6.376 199 .000
Suksesi.i.organizates.pas.n
d.

Pra duke analizuar vleren e signifikances, qё ёshtё njё vlerё mё e vogel se 0.05, do tё thotё qё ky
rezultat ka impakt statistikor, sepse nga tё dhёnat e grumbulluara nga anketa, del se testimi i kёsaj
mostre ёshtё i vёrtetё. Pra hipoteza zero refuzohet, ndёrsa hipoteza e parё pranohet apo merret
parasysh. Interpretimi do tё ishte ky: pёrfshirja e kompanive nё ndryshime ka ndikim pozitiv nё
suksesin e organizatёs. E thënë ndryshe organizatat që arrijnë rezultate më të larta zbatimi
realizojnë aktivitete të shkrirjes, ndryshimit dhe ringrirjes me intensitet më të lartë.

Nё njё pikёpamje tё tyre nё lidhje me ndikimin e inovacioneve nё mjedesin e biznesit


autorёt Klaus Rennings dhe Christian Ramme (2006) deklaruan qё risitё teknologjike dhe inovacionet
nuk pёrcaktohen vetёm nga tërheqja e tregut, por kjo varet nga stimuj tё ndryshem rregullator. Nuk
është një debat i vazhdueshëm në mënyrën se si nxiten inovacionet dhe risitё teknologjike tek
bizneset, por fokusi mё tepёr kalon tek ndikimi i inovacionit nё realizimin e profitit tё firmave.
Impakti i risive teknologjike dhe inovacionit mbi performancën e firmës është i paqartë. Në kёtё
pikёpamje tё tyre autorёt vlersojnё serisitё teknologjike dhe inovacionet mund të imponojnë kosto
shtesë për firmat dhe tё ulin fitimet e tyre.

Pyetje kërkimore 2:Çfarё ndikimi kanё inovacionet nё profitabilitetin dhe realizimin e fitimit tek
bizneset?
Mbështetur në argumentat më lart shtrohet për testim hipoteza:

H0 – Inovacionet janё perceptuar me herёt qё nuk kanё ndikim nё profitabilitetin dhe fitimin e
korporatёs (biznesit).

H1 – Inovacionet ka njё ndikim tё madh pozitiv nё profitabilitetin dhe fitimin e korporatёs (biznesit).

Tabela 4.2. Statistikat deskriptive pёr ndikimin e inovacionit nё fitimet e korporatёs

One-Sample Statistics
N Mean Std. Std. Error
Deviation Mean
Ndikimi.inovacion 80 3.67 1.397 .361
it

458
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela 4.3. Testi statistikor nё njё moster pёr ndikimin e inovacionit nё fitimet e korporatёs

One-Sample Test
Test Value = 2
T Df Sig. (2-tailed) Mean 95% Confidence Interval of
Difference the Difference
Lower Upper
Ndikimi.inovacion 4.620 79 .000 1.667 .89 2.44
it

Pra duke analizuar vleren e signifikances, qё ёshtё njё vlerё mё e vogel se 0.05, do tё thotё qё ky
rezultat ka rёndёsi statistikor, sepse nga tё dhёnat e grumbulluara nga anketa, del se testimi i kёsaj
variable ёshtё i vёrtetё. Pra hipoteza zero refuzohet, ndёrsa hipoteza e parё pranohet apo merret
parasysh. Interpretimi do tё ishte ky: pёrfshirja e aktiviteteve mё tё mёdha inovative nga ana e
korporatave apo bizneseve ka ndikuar qё kёto inovacione tё ndikojnё nё rritjen e fitimit dhe
profitabilitetit prej 10%-20%.

Konkluzione dhe rekomandimet

Në këtë pjesё përmbyllëse të këtij punimi prezantohen konkluzionet në lidhje me faktorët që


ndikojnë suksesin e ndryshimit dhe inovacionit në organizatat e biznesit të marra në studim, si dhe
jepen disa rekomandime modeste për menaxherët në lidhje me menaxhimin e ndryshimeve.Qëllimi i
këtij punimi ishte të tregonte disa faktorë që ndikojnë suksesin e ndryshimit në organizatat e
biznesit.

Nga studimi rezultoi se sistemet e shpërblimit (si faktor procesi) dhe historia e suksesit (si
faktor ambjenti) ishin të rëndësishëm për ‘performancën’; ndërkaq hartimi dhe komunikimi i vizionit,
pjesmarrja në hartimin e vizionit dhe strategjisë (si faktor procesijanë të rëndësishëm për ndikimin e
tyre nё suksesin e firmave. Si rezultat menaxherëve ju rekomandohet që të përcaktojnë më parë cili
është rezultati përfundimtar i dëshiruar i ndryshimit dhe pastaj të përshtasin faktorët e suksesit.
Prandaj rekomandohet që menaxherët gjatë procesit të planifikimit të ndryshimit duhet t’i kushtojnë
rëndësi edhe përmirësimit apo krijimit të sistemeve të shpërblimit që mbështesin zbatimin e
ndryshimit. Rekomandohet që menaxherët t’i kushtojnë më tepër rëndësi këtij faktori, sepse një
vizion i qartë është ai që tregon gjendjen e ardhshme që organizata synon dhe nxit njerëzit për të
punuar në drejtim të arritjes së kësaj gjendje. Menaxherët rekomandohet t’i kushtojnë më tepër
rëndësi edhe pjesmarrjes në hartimin e vizionit dhe strategjisë. Nëse njerëzit bëhen pjesë e këtij
procesi është më e lehtë për ata të pranojnë ndryshimin dhe t’i përkushtohen arritjes së objektivave
të ndryshimit.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se kompanitë e anketuara e konsiderojnë veten të jenë


inovative, të raportojnë disa aktivitete të inovacionit, të vlerësojnë se aktivitetet e tilla kanë ndikime
të rëndësishme financiare, dhe madje edhe të raportojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit të
inovacionit. Shpenzimi i tyre vjetor i raportuar për inovacionin është i lartë. Edhe pse bashkëpunimi
është mjaft i zakonshëm, ato duket se nuk gërmojn mjaftueshëm në burimet e jashtme të njohurive,
të cilat gjithashtu do t‟i ndihmojnë ato të ndërtojnë lidhjet brenda sistemit të inovacionit. Në të
njëjtën kohë, inovacioni i tyre është në fakt kryesisht reaktiv; ai tenton të jetë nxitur nga presionet e
jashtme konkurruese dhe kërkesat e konsumatorëve. Rrjedhimisht, inovacioni është kryesisht në
rritje, dhe sillet rreth produktit / përmirësimeve të shërbimit. Kompanitë kryesisht nuk arrijnë të
shohin mangësitë e tyre të brendshme dhe pengesat drejt inovacionit dhe të shohin kufizimet

459
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

financiare dhe qeverinë si pengesat kryesore për inovacion. Investimi i tyre në burimet njerëzore
është një forcë potenciale, e cila duhet të mundësojë zhvillimin e ardhshëm të inovacionit në
kompanitë, por ky potencial është i balancuar pak.

Përmirësimi i koordinimit ndërministror, hartimi dhe zbatimi i politikave të inovacionit,


masat dhe veprimet për të mbështetur inovacionin përfshijnë një numër të sferave të politikës, si
politika kërkimore, politika e arsimit dhe mbështetja e biznesit. Për këtë arsye, institucionet duhet të
punojnë horizontalisht. Në planin afatshkurtër qeveria duhet të krijojë mekanizma që garantojnë
bashkëpunim efikas ndërinstitucional, duke siguruar përfshirjen dhe kontributin e të gjitha
institucioneve relevante. Krijimi i rrjeteve është një hap i rëndësishëm në mënyrë që të mbështetet
shkëmbimi i njohurive dhe kështu të nxiten aktivitetet e inovacionit. Në mënyrë që të rrisin
konkurrencën e tyre, firmat e Kosovës duhet që në mënyrë efektive të angazhohen në veprimtari të
inovacionit. Sektori privat në Kosovë duhet të bëhet i vetëdijshëm për përfitimet e inovacionit dhe të
masave ekzistuese mbështetëse. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e NVM-ve, të cilat
mund të kenë më pak mundësi që të kenë qasje ndaj burimeve. Kompanitë e vogla e shohin
inovacionin si një perspektivë të rrezikshme dhe të kushtueshme, dhe janë të dekurajuar shpesh nga
inovimi apo ndjekja e veprimeve të cilat vetëm disa vite më vonë do të sjellë përfitime.

Literatura dhe referencat

1. Allen J., Jimmierson N.L., Bordia P., Irmer B.E., (2007),‘Uncertainty during Organizational
Change: Managing Perceptions
2. Abrahamson E. ‘Change without pain’, Harvard Business Review, July-August 2000
3. Alas R., (2007), ‘The impact of employee participation on job satisfaction during change
process’, Problems and Perspectives in Management, vol 5, no 4
4. Christensen Cloyton “The innovator’s dilemma” , Munich Regor 2005
5. Matthews Bob, Ross Lis – “Research Metodology”, Pearson Education Limited, Edinburgh
2010
6. Almaraz J., (1994), ‘Quality Management and the Process of Change’, Journal of
Organizational Change Management, Vol 7, no 2
7. Christensen Cloyton “The innovator’s dilemma” , Munich Regor 2005
8. Drucket Peter “Innovation and entrepreneurship” Irwin 2010
9. Amburgey T., Dawn K., Barnett W., (1993), "Resetting the clock: The dynamics of
organizational change and failure', Administrative Science Quarterly,
10. Kume Vasilika – Menaxhmenti Strategjik (Teori dhe koncepte), Tiranё 2010
11. Sterman John “Business dynamics: systems, thinking and modeling”, UK 2008

460
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fitore Imeri - Roli i udhëheqësit bashkëkohor në mësimdhënie

Fitore Imeri

Fakulteti i Edukimit, Prog. M-I, Prishtinë, fitore.imeri@live.com, Puna: Miliona- Prishtinë

Abstrakt

Shkolla bashkëkohore kërkon nga arsimtari të jetë inteligjent, ekspert i përsosur, organizator i
mirëfilltë i mësimit dhe realizues i suksesshëm i gjitha formave dhe aktiviteteve mësimore. Arsimtari
bashkëkohor merr rolin e moderatorit, organizatorit të orës mësimore. Ai predikon botëkuptime
shkencore dhe humane. Është promotor dhe iniciator i ndërrimeve dhe risive në procesin mësimor.

Lidershipi është faktori potencial i kulturës në shkollë 452 duke sëndërtuar shkolla bashkëkohore.
Prandaj shkollat e suksesshme janë të fokusuar te të mësuarit e të gjithë nxënësve. Roli i lidershipit
në ngritjen e suksesit të nxënësit është i lidhur direkt me krijimin e një ambienti për të mësuar.
Lidershipi duhet të vendos standarde të larta ku mësuesit e shkollës së tij duhet të ‘rrezikojnë’ me
metoda te reja duke parë se si ata po mësojnë.

Shkolla cilësorë ka drejtim udhëheqje profesionale: lidershipi është faktori kryesor . Rëndesia e
lidershipit është një nga mesazhet më të qarta që vjen nga studimet mbi efikasitetin
shkollor.Drejtorët e shkollave duhet të fokusohen në balancimin e rolit të tyre tradicional të
monitorimit dhe vlerësimit, dhe të ofrojnë më shumë komente kthyese dhe kritika konstruktive për
të inkurajuar mësimdhënësit të përmirësojnë praktiken e tyre profesionale, për këtë arsye aplikohet
mentorimi.

Studimi trajton drejtimin si proces dinamik, bashkëkohor, i cili influencon faktorët e brendshëm drejt
realizimit të qëllimit të përbashkët. Kjo implikoi dhe trajtimin e aftësive të drejtimit në
kompleksitetin e shfaqjes së tyre, të lidhura me veçoritë e personalitetit, me stilet e drejtimit,
ndërveprimi, motivimi, transformimi, etj.

Fjalë kyçe: Shkolla bashkëkohore, udhëheqje, mësimdhënie, efiçiecë, lider.

Hyrje

Formulimi dhe qëllimet

Gjetjet e hulumtimet ekzistuese në vlerësimin e proceseve të drejtorëve të shkollave dhe të


praktikave e tyre drejtuese janë diskutuar edhe me një fokus të veçantë në interpretimet e tyre të
qartë apo të nënkuptuar të “interesave më të mira të nxënësve”. Një lidhje e vërtetë për interesat
më të mira të studentëve del si një ndikim i mirë në praktikat e udhëheqjes kryesore në dy mënyra.
Proceset kryesore të vlerësimit janë shumë të orientuara drejt orientimeve racionale, në interesin
më të të njohur të studentëve, si një meta-organizator dhe duke përbërë ndikimin e fundit në
vendimmarrjen e tyre453 dhe thënë me pakë fjale këto janë edhe moto-funksionet e shkollës
bashkëkohore e cila kërkon nga arsimtari të jetë inteligjent, ekspert i përsosur, organizator i

452 Barth, R., (2001) Teacher Leader. Source: Phi Delta Kappan, Wilson Company, fq.443-449.
453Cullia, B. Joanne, The ethics of leadership-Etikat e Udhëheqjes, Wadsworth Publishing, maj 2002, fq.
296,

461
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mirëfilltë i mësimit dhe realizues i suksesshëm i gjitha formave dhe aktiviteteve mësimore. Arsimtari
bashkëkohor merr rolin e moderatorit, organizatorit të orës mësimore. Ai predikon botëkuptime
shkencore dhe humane. Është promotor dhe iniciator i ndërrimeve dhe risive në procesin mësimor.
Arsimtari duhet të jetë bartës i inovacioneve në mësim. Dhe për të qenë këto të mundshme drejtori i
shkollës duhet ta udhëheqë shkollën e tij në një nivel të atillë që arsimtari të jetë i stimuluar dhe ta
ndjeje obligimin e vetë të arrije nivelet e kërkuara nga shkolla bashkëkohore.

Rrjedhimisht mund të thuhet se një drejtor i sotëm, në radhë të parë, kërkohet të jetë i përgatitur
mirë nga ana profesionale e shkencore; të jetë një menaxhues i kualifikuar i drejtimit dhe
organizimit të punëve, por edhe një njeri, që di ta njohë thellë shpirtin njerëzor të fëmijëve,
nxënësve të shkollës që ai drejton, por edhe të kolegëve të tij, mësuesve. Sepse këta të fundit janë
pikërisht ata, që do t’i zbatojnë idetë më të përparuara dhe do të bëjnë të përvetësueshme tekstet,
përmbajtjet e tyre dhe programin mësimor-edukativ të shkollave tona

Qëllimet e këtij punimi konsistojnë në hedhjen në dritë të rolit të udhëheqësit bashkëkohorë në


mësimdhënie, dhe funksionet e liderit të shkollës bashkëkohore, duke trajtuar situatën përmes:
hulumtimeve empirike dhe krahasimor të literaturës, intervistave me mësimdhënës dhe udhëheqës
të institucioneve mësimore lidhur me analizimin e çështjes në funksion:

 Krijimi i aftësive vetjake për formim profesional dhe personal të nxënësve.


 Përvetësimi i normave mësimorë më lehtë.
 Përmirësimin e vazhdueshëm të performancës mësimdhënëse dhe mësim-nxënëse në
shkollë dhe klimës punuese.
 Përgatitja e shkollës për të ecur përpara
 Edukimi dhe motivimi i nxënësve me ndjenjën dhe edukatën e punës, për të mësuar dhe për
të nxënë në mënyra dhe forma të ndryshme.

Metodat dhe teknikat e hulumtimit

Me qëllim që të realizohen në përpikëri qëllimet, synimet dhe pritjet e këtij punimi unë do të
përdorë këto metoda por pa u kufizuar vetëm në to:

Metoda analitike, përmes kësaj metode do të bëhet analiza e shkollës bashkëkohore dhe liderit të
saj.

Metoda krahasuese do të më mundësojë të bëj krahasime mes shkollave dhe detyrave të liderit të
shkollës .

Metoda tjetra që më shërbejnë për marrjen e informacioneve të nevojshme për hulumtim janë
metoda statistikore dhe ajo e sintezës.

Metoda deskriptive me anë të së cilës bëhet përshkrimi i materialit të grumbulluar;

Metoda historike me anë të së cilës do të prezantohet gjendja e objektit te hulumtimit në të


kaluarën e afërt;

Metoda statistikore me anë të së cilës do të paraqiten rezultatet e fituara nga hulumtimet e bëra në
terren me anë të anketimit dhe intervistimit;

Për ta argumentuar arsyeshmërinë, sukseset e kësaj periudhe janë përdorur metodat historike siç
janë: burimet historike,dokumentet e shkruara, filmimet dhe dëshmitë autentike të njerëzve. Është
bërë shfrytëzimi i arkivave dhe shtypit periodik, hulumtimit komperativ të aspektit historik, dhe

462
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përshkrues – deskriptiv pasi që lidhur me këtë temë ka literaturë të bollshme shikuar nga kontesti
kohor dhe historik i ngjarjes.
Duke qenë se kjo lëmi është shumë specifike, edhe metodat e punës janë të shumta dhe të
ndryshme, por do t’i ofrohet rëndësi disave si më të rëndësishme.

Udhëheqësi bashkëkohor -shkolla

Udhëheqja është faktori potencial i kulturës në shkollë. Prandaj shkollat e suksesshme janë të
fokusuar te të mësuarit e të gjithë nxënësve. Roli i lidershipit në ngritjen e suksesit të nxënësit është
i lidhur direkt me krijimin e një ambienti për te mësuar. Lidershipi duhet të vendos standarte të larta
ku mësuesit e shkollës së tij duhet të rrezikojnë me metoda te reja duke parë se si ata po mësojnë.
Lidershipët efektiv përdorin informata të dhëna dhe analizojnë duke e bërë që stafi të ndihet i
rehatshëm me përdorimin e tyre.

Nje Metodologji e re Lidershipi: Investigimi Vlerësues ose Metoda Pozitive

Ka shume rëndesi qe liderët e rinj ose liderët e kohëve moderne domethënë artistet social te shohin
vizionin e se ardhmes te bazuar ne te tashmen pozitive dhe jo ne problemet, mangesitë, mungesat
apo deficitet e se sotmes. Duke i identifikuar dhe përforcuar potencialet, mundësitë pozitive,
veprimet konstruktive dhe marëdhëniet ne komunitet, organizatë ose shoqëri, lideri do te gjeje dhe
do te shpalose energjine transformative per te ndjekur vizionin e ri per te ardhmen. Vetem ne kete
menyre, njerezit do te mobilizohen, frymezohen dhe motivohen per te arritur te ardhmen duke
ndertuar mbi asetet me te mira qe ata kane si individe apo shoqeri. Kjo metode njihet si Investigimi
Vleresues dhe u perdorë për herë të pare ne fillim te viteve 1990, kryesisht si metodologji për të
ndihmuar korporatat dhe institucionet për të përmiresuar avantazhin e tyre krahasues ose
efektivitetin e organizates, por qe sot po perdoret gjeresisht me sukses per te ndihmuar komunitetet
te ndertojne nje te ardhme te qendrueshme.

Teoritë e asaj çfarë e bën një lider të aftë mund të ndahen në tre kategori kryesore. Modeli më
tradicional dhe dominant deri në fund të viteve ’40, parashtron se personaliteti i një lideri është
faktori më i rëndësishëm në suksesin e tij apo saj; tiparet e karakterit të njerëzve të mëdhenj janë
studiuar për të dhëna mbi atë çfarë i bën ato efektive.

Modeli i dytë, i cili u shfaq si kundërveprim ndaj liderëve fashistë të viteve ’30 sugjeron se suksesi i
lidershipit nuk duhet të matet me sasinë e influencës që një lider ka mbi pasuesit e tij, por nga
rezultatet morale të veprimeve të një lideri; lidershipi “i mirë” është “demokratik”; “i keq”, autoritar.
Sipas modelit të parë, Hitleri ishte një lider i madh dhe karizmatik, sipas të dytit ai ishte ndër liderët
më të këqij në histori. Një qëndrim i tretë që daton në vite ’60 dhe erdhi nga argumentet e socio-
shkencëtarëve kundër teorive të historisë së “njeriu të madh”, fokusohet në kontekstin social më
shumë se tek lideri. Një stil më i vendosur, për shembull, mund t’i shkojë për shtat një lideri gjatë një
krize ekonomike, ndërkohë që një stil demokratik mund të funksionojë më mirë gjatë periudha më
të qeta.

Lideri demokrat mund te shihet ne dy aspekte:

Nje lider i mire demokrat nxit pjesemarrjen e ekipit dhe delegon me maturi, por kurre nuk harron
faktin se ai mban pergjegjesine kryesore te lidershipit. Ai vlereson diskutimin ne grup dhe mendimet
e anetareve te grupit duke perfituar nga piket me te forta te tyre per te realizuar punen me te mire
nga grupi. Ai motivon ekipin duke i fuqizuar anetaret e tij, qe te drejtojne veten dhe i udheheqe duke
u krijuar hapesira te lira.

463
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Roli i drejtori bashkëkohorë në mësimdhënie, vështrimi teorik dhe analitik

Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë norma të
larta pune dhe sjelljeje:ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’i
përfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës. Drejtorët dhe mësimdhënësit mund të kuptojnë më
mirë se një nga problemet me të cilat përballen grupet me disavantazh është fakti që ne shpesh herë
nuk e vërejmë se ambienti në klasë nuk është mirëpritës. Për shembull, një ambient jo mirëpritës
cilësohet si “Atmosferë e Ftohtë” apo Qasje Diskriminuese (diskriminim indirekt): zakonisht asnjëra
nga këto nuk bëhet me qëllim.. Ato ndodhin për shkak të mungesës së vetëdijesimit tonë që ndikon
në sjelljet tona si mësimdhënës. Kjo bëhet “Zhvleftësim”, ku grupet me disavantazhe, qoftë në
mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, konsiderohen persona më pak të vlefshëm ose më
pak të rëndësishëm.

Zhvillimi i bazës materiale të shoqërisë, i formave të ndryshme të superstrukturës shoqërore (të


filozofisë, shkencave, teknikës e teknologjisë cilësore dhe më cilësore, e kulturës bashkëkohore ,
shumëfishimi i përhershëm i njohurive brenda një kohe tejet të shkurtër nga të gjitha fushëveprimet
njerëzore. Me zhvillimin e shoqërisë demokratizohet jeta dhe puna. Në familje vihet baza e ndërtimit
të personalitetit të fëmijës, kurse shkolla këtë e begaton duke ngritur në personalitet tërësor të
formuar.

Meqenëse mësimdhënia nuk mund të shihet direkt, objektivat sigurojnë bazën për të bërë të
mundur nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me faktin nëse është realizuar procesi i të nxënit apo jo.
Me formulimin e objektivave të qarta të arritjes, mësuesi vendos shanse më të mira për konceptimin
e strategjive mësimore të cilat do të udhëheqin nxënësin për të mësuar atë çfarë ai duhet të mësojë.
Por, dobia e objektivave të arritjeve nuk përfundon këtu. Ato gjithashtu shërbejnë për të qartësuar
qëllimet dhe synimit e të nxënit për të gjithë ata që kanë një interes në arritjen e rezultateve
mësimore. Nxënësit, prindërit, drejtuesit e institucioneve arsimore, inspektorët, bordet shkollore
dhe anëtarë të shoqërisë në përgjithësi, të gjithë kanë disa interesa për sa i përket rezultateve
mësimore. Ka grupe që shpesh ankohen se mësuesit përdorin një gjuhë abstrakte kur kërkojnë prej
nxënësve të përmbushin ndonjë detyrë konkrete, madje ndonjëherë pretendohet edhe më keq
(mësuesi ka qëllim t’i fusë ata në grackë).

Drejtori duhet të udhëheqë dhe përkrahë stafin mësimdhënës përmes procesit të të mësuarit, të
kuptuarit dhe implementimit të kurrikulës së re. Kjo do të thotë të mësojë si të udhëhiqen
ndryshimet, si të mbikëqyren dhe të monitorohen mësimdhënësit dhe të jetë në gjendje që së
bashku me mësimdhënësit te zhvillojne një planprogram për zhvillim profesional me bazë në shkollë.
Drejtori i shkollës ka rol qendror në përmbushjen e këtyre pritjeve. Pozita e tij/saj është si motor i
një makine të madhe e të komplikuar. Nëse motori ndalon asgjë tjetër nuk punon, por nëse motori
është i fuqishëm, e tërë makina ka shumë fuqi dhe mund të bëjë shumë gjëra. Motori ofron energji
për makinën (apo sistemin) për të ndryshuar.

Në analizën tonë konkluduam në modelin e drejtuesit të arsimit jo si një përcaktim por si një
dinamikë zhvillimi të drejtuesit që mbështet dhe orienton ndryshimin, duke: siguruar të nxënit në të
gjithë nivelet, nxitur e kërkimin, ndërtuar dhe zgjeruar komunitetin, krijuar një urë lidhëse midis
komunitetit dhe shkollës Prof. Barth, Roland Barth (2001) parashtroi idenë se `të gjithë mësuesit
mund të drejtojnë`. Ai propozon se në qoftë se shkollat duan të kthehen në vendet ku nxënësit e
studentët mësojnë, atëherë të gjithë mësuesit duhet të jenë drejtues; mësuesit të gjithë strehojnë
kapacitete drejtimi të cilat presin të çlirohen dhe të përfshihen për të mirën e shkollës dhe edukimit.

Zhvillimi i aftësive të drejtimit në arsim, është bërë objektivisht një fushë kërkimi me interes. Kemi
mjaft punime që pjesërisht ose drejtpërdrejt kanë bërë objekt studimi, eksplorimi dhe njohjeje këtë

464
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

problematikë. Një pjesë e këtyre punimeve studimore, i referohen platformave strategjike të


drejtimit në arsim, punime për zhvillimin e kompetencave profesionale në drejtimin dhe
administrimin e arsimit e veçanërisht të shkollës, apo punime që në fokus kanë zhvillimin e aftësive
të drejtimit, si pjesë integrale të reformimit të arsimit

Suksesi në edukimin e fëmijëve varet shumë nga përfshirja e prindërve të tyre në shkollë, po ashtu
edhe funksioni i ngritjes se performances së mësimdhënsve varet nga puna e tyre gjatë mësimit. Tri
çështje që lidhen që lidhen me udhëhqjen e suksesshme:1.Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca. 2.
Qasje bashkëpunimi- filozofia e pjesëmarrjes. 3.Udhëheqja profesionale Shkolla e efektshme ka
vision dhe qëllime të përbashkëta. Ç’mund të ishte më e keqe se verbëria e trasheguar?,,..” të kesh
sy e të mos kesh vizon” –Hellen Keller.

Shkolla cilesore ka drejtim udhëheqje profesionale: lidershipi është faktori kryesor . Rëndesia e
lidershipit është një nga mesazhet me të qarta që vjen nga studimet mbi efikasitetin shkollor. Në
fund një aspekt jetik i udhëheqjes: morali. Njerëzit nuk do ta ndjekin një udhëheqës titular për një
kohë të gjatë nëse e gjykojnë personalitetin e tij/saj jo-stabil, veçanërisht në aspektin moral. Njerëzit
tolerojnë ata persona karakteri i të cilëve nuk është i respektueshëm por nuk reagojnë ndaj
udhëheqjes së tij/saj me entuziazëm ose me përkushtim – një shkollë cilësore varet nga shkathtësitë
udhëheqëse, shkathtësitë menaxheriale dhe nga karakteri i udhëheqësit titullar.

Drejtorët e shkollave duhet të fokusohen në balancimin e rolit të tyre tradicional të monitorimit dhe
vlerësimit, dhe të ofrojnë më shumë komente kthyese dhe kritika konstruktive për të inkurajuar
mësimdhënësit të përmirësojnë praktiken e tyre profesionale, për këtë arsye aplikohet mentorimi.

Me autonominë në rritje drejtorët e shkollave duhet të bëhen vizionarë, planifikuesë arsimorë,


nismëtarë të zhvillimit të shkollës, komunikuesë për të siguruar pjesëmarrje të gjerë të komunitetit,
përkrahës për cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie, moderator për akterët kryesor të shkollës,
menaxherë për resurset teknike e financiare, udhëheqës për stafin dhe nxënësit e tyre të cilët marrin
vendime të informuara në bazë të të dhënave dhe drejtojnë shkollë në mënyrë efikase e strategjike
në një kontekst konkurrues në rritje me qëllim që të arrihen rezultatet më të mira të mundshme për
nxënësit e tyre me resurset në dispozicion.

Roli dhe funksioni i liderit të shkollës

“Administratorët dhe mësuesit janë të interesuar shprehimisht për të përmirësuar kualitetin


edukativ dhe në përmirësimin e rezultateve. Problem i vështirë është të zhvillosh dhe të përmirësosh
procedurat e vlerësimit dhe të krijohet një kuptueshmëri më e madhe pikësynimit dhe kufizimeve 454.
Në mënyrë të vazhdueshme udhëheqësi duhet të kupton se si është gjendja tani dhe se çfarë po
kërkon të arrihet në shkollën që udhëheq, cilat janë qëllimet dhe objektivat.

Një menaxhim i mirë i zhvillimit të stafit të shkollës ndikon drejtpërdrejtë në një cilësi shumë më të
madhe, në një shkollë më cilësore.

Programi për zhvillimin e personelit mund të dështojë për arsye të ndryshme: planifikimi dhe
organizimi i dobët, këndvështrimi negativ i mësimdhënësve nga ana e udhëheqësve, fokusimi në
çështjet e përgjithshme në vend se në ato specifike që janë shqetësim për mësimdhënësit 455.
Prandaj, udhëheqësit e shkollave duhet të bëjnë një planifikim të mirëfilltë, të mbajnë të dhënat për

454 R.Hoyle, W. English & E. Steffy 1985, fq. 127


455 R.Hoyle, W. English & E. Steffy 1985, fq. 158
465
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

secilin mësimdhënës, të dinë problemet dhe arritjet e tyre dhe ku duhet ata të ndërhyjnë për
zhvillimin e personelit të shkollës së tij.

Me përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave mësimore, udhëheqësit arsimor krijojnë dhe ofrojnë


mundësi për shumë fëmijë që të përfitojnë dhe marrin njohuri, zhvillojnë shkathtësi esenciale për
jetë, dhe qëndrime bazë për jetën e tyre. Shkollat e suksesshme dhe edukimi cilësor arrihen si
rezultat i menaxhmentit të përkushtuar në punë dhe cilësi. Nuk mund të ketë cilësi në shkollë pa
udhëheqje dhe menaxhment cilësor dhe efektiv. Udhëheqësit arsimor efektiv i ndihmojnë shkollat e
tyre të përgatisin një vizion që përmban nivel të lartë të përkushtimit në mësimdhënie dhe
mësimnxënie – si parakusht për arsim cilësor në shkollat e tyre.

Udhëheqësit e shkollave kanë rol të rëndësishëm në arritjen e cilësisë së mirë arsimore: Ata janë
menaxherë të disa prej faktorëve më të rëndësishëm lehtësues e kontekstual (të cilët u paraqiten
më lartë) dhe mund të ndikojnë në mënyrë efektive procesin e mësimdhënies në klasë.

Drejtori siguron klimë bashkëpunuese në shkollë me qëllim që të mundësoj avancim në zhvillimin e


shkollës dhe në arritjet profesional të mësuesve dhe të nxënësve.

Drejtori është përgjegjës për përmirësimin e mirëqenies së mësuesve dhe personelit tjetër dhe
duhet të sigurojë se kushtet e punës të jenë me kualitet të lartë të punës. Ai siguron që personeli të
kenë terma dhe kushte të qarta të punës dhe se të gjitha marrëveshjet dhe rregulloret mbi pagën,
orët dhe kushtet e punës të ndiqen.

Drejtorët marrin qindra vendime brenda një jave, dhe mjaftë shpesh vendimet e tyre përfshijnë
konfliktet midis kolegëve, konfliktet midis nxënësve, dhe konfliktet midis nxënësve dhe mësuesve.
Në këtë pikë udhëheqësi bashkëkohorë duhet të sigurohet në ruajtjen e integritetit të vet, besimit
në të dhe të kultivoj frymën e kolegjialitetit qëllim mirë dhe bashkëpunues në të gjitha rastet.

Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, delegimi e detyrave, marrjen e vendimeve,


monitorimin dhe kontrollin. Udhëheqësi po ashtu përfshin trajtimin kuptimplotë të ndërveprimeve
të njerëzve, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe përdorimin sa më të mirë të resurseve njerëzore
dhe materiale.

Drejtori në shkollë si menaxher në punën e tij të përditshme i kryen të gjithë funksionet dhe i luan të
gjithë rolet menaxhuese.

Përfundime dhe rekomandime

Çështja kryesore lidhur me cilësinë e arsimit në Kosovë, dhe si rrjedhim edhe ofrimi i shërbimeve
efektive për një arsim të mirëfilltë, është mësimdhënësi dhe cilësia e tij, e jo vetëm numri i tyre. Për
të ardhur tek një cilësi e mirë në mësim duhet të krijohen kushte për monitorimin dhe vlerësimin e
mësimdhënësve. Por, krahas kësaj Ministria dhe Komunat duhet të jenë të gatshme që këtyre
mësimdhënësve t’iu krijohet mundësi për zhvillimin sa më të mirë të mësimit.

Udhëheqësit e shkollave mund të hartojnë masa për zhvillimin e personelit dhe të aplikojnë masa të
përshtatshme për zhvillimin e tij. Ata duhet të kenë një kapacitet më të lartë në shkollën e tyre
përmes motivimit më të mirë dhe identifikimit të aftësive më të mira të mësimdhënësve. Në njërën
anë, zhvillimi i personelit është i drejtuar që mësimdhënësit në veçanti të mbështeten në zhvillimin e
tyre individual. Në anën tjetër, dhe në rend të parë, duhet të jenë interesat e shkollës dhe sistemi
shkollor. Në përgjithësi, duhet të vihen në dispozicion kompetencat e duhura nga ana e

466
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

udhëheqësve për përmbushjen e detyrave edukativo-arsimore të personelit të shkollës. Kjo gjë


konsiderohet si obligim për udhëheqësin e një shkolle.

Drejtori i shkollës është përgjegjës për gjithçka që bëhet në shkollë. Ai përgjigjet për zbatimin e
akteve ligjore e nënligjore, për cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Si drejtues i
institucionit, drejtori ka mundësi për të bërë planifikime të ndryshme në dobi të përmirësimit të
rrjedhave në drejtim të rritjes së cilësisë së punës në shkollë. Drejtori i shkollës gjat planifikimit
duhet të filloj me vlerësimin e situatës momentale në shkollë. E para ndikimi i faktorëve të jashtëm
në shkollën ku ai drejton, pastaj të brendshmen e pastaj kushtet e përgjithshme sociale, rajonale,
nacionale.

Hartimi i planeve vjetore të shkollës është i domosdoshëm. Nëpërmjet tyre sigurohet planifikimi i
gjithë veprimtarive që do të kryhen për realizimin e objektivave të shkollës. Ata përmbajnë në
vetvete vizionin e drejtorisë dhe kolektivit të saj. Planet vjetore e disiplinojnë punën në shkollë. Ato
shërbejnë si premisë për sukses.

Përgjithësisht rekomandime bazike konsistojnë në atë se lideri bashkëkohorë:

Udhëheqësi bashkëkohorë duhet të jetë në qendër të marrëdhënieve midis mësuesve të shkollës


dhe ideve të njerëzve të jashtëm.

Udhëheqësit bashkëkohorë për duhet të mbajnë lidhje me organizata qeveritare dhe joqeveritare
me biznese afariste gjithmonë për të plotësuar interesat e shkollës.

Udhëheqësi bashkëkohorë duhet të jetë në kontakt të përhershëm me nxënësit. Nxënësi është edhe
objekti kryesor i shkollës. Ai duhet të ofroj kushte që të gjithë nxënësit të gëzojnë të drejtat për
shkollim përmes kurikulumit shtetëror dhe lokal, shkollimi që ofrohet të jetë i përshtatshëm për
moshën dhe aftësitë e çdo nxënësi si dhe të përmbush nevojat udhëzuese të të gjithë nxënësve.

Udhëheqësi bashkëkohorë është përgjegjës për përmirësimin e ‘mirëqenies‘ së mësuesve dhe


personelit tjetër dhe duhet të sigurojë se kushtet e punës të jenë me kualitet të lartë të punës. Ai
duhet të sigurojë që personeli të kenë terma dhe kushte të qarta të punës dhe se të gjitha
marrëveshjet dhe rregulloret mbi pagën, orët dhe kushtet e punës të ndiqen. Ai duhet ta ketë derën
të hapur në raste kur mësuesit dhe personeli tjetër, apo përfaqësuesit e tyre, të kenë pakënaqësi
dhe duan ti parashtrojnë ato jo-formalisht para se të jetë e nevojshme që të vazhdohet me
procedurat e ankesave

467
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura:

Shfrytwzuar:

 Barth, R., (2001) Teacher Leader. Source: Phi Delta Kappan, Wilson Company,

 Cullia, B. Joanne, The ethics of leadership-Etikat e Udhëheqjes, Wadsworth Publishing, maj


2002,

 R.Hoyle, W. English & E. Steffy 1985,

Konsultuar:

 Ainscow, M., et al, “Përmirësimi i shkollës, zhvillimi i gjithëpërfshirjes”, 2006

 Elisabeth Backman dhe Bernard Trafford (2007): Udhëheqja demokratike e shkollave, Këshilli
i Evropës, Strasburg.

 Fullan, M. (1999): Forca e ndryshimit në arsim, Adea, Prishtinë.

 Fullan, M. (2001): Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Edualba, Prishtinë.

 Goddard, T., Duraku, N., Binaku, Xh. (2006): Informatat mbi menaxhimin në arsim, Udhëzues
për trajnerë, KEDP, Prishtinë.

 H.W. Baumann 2004): Shkolla e mirë, GTZ, Prishtinë.

 Hyseni, H., Salihaj, J., Nikoleta,M., Pupovci, D., (2003): Udhëheqja dhe menaxhimi në arsim,
KEC, Prishtinë.

 Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (2011): Korniza e Kurrikulës për arsimin


parashkollor, fillor dhe të mesëm, Prishtinë.

468
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gëzim Jusufi, Mensur Ajeti, Mehmet Zylfiu - Socializmi dhe struktura ekonomike Kosovare gjatë
periudhës socialiste

Ph.D Candidate Gëzim Jusufi, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik

gezimi.gjilan@gmail.com

Ph.D Candidate Mensur Ajeti, Universiteti”Kadri Zeka”, Fakulteti Ekonomik

ajeti_mensur@hotmail.com

Bsc.Mehmet Zylfiu

Universiteti”Kadri Zeka” Fakulteti Ekonomik

mehmet.zylfiu@outlook.com

Abstrakti

Termi socializëm është një përmbledhje, një vizatim i një ansambli të rrymave të ndryshme të
mendimit dhe të lëvizjeve politike, pika e përbashkët e së cilave është ndërmarrja e një organizimi
social dhe ekonomik, duke e bërë të mundur shkuarjen drejt një drejtësie më të madhe, e cila
supozon barazinë e kushteve, apo së paku reduktimin e pabarazisë ekonomike dhe sociale.
Kushtetuta e vitit 1974 e fuqizoi edhe subjektivizmin ekonomik të Kosovës. Qasja liberale në
ekonominë Jugosllave ishte prezente edhe në Kosovë si pjesë përbërëse e sistemit politik e
ekonomik Jugosllav, deri në të shtatëdhjetat e vonshme kur mekanizmat e tregut u eliminuan gati
në tërësi, dhe aktiviteti i pavarur i ndërmarrjeve u kufizua në masë të madhe. Roli i shtetit në
ekonomi u rrit me këto masa. Në vitin 1989 Kosova humbi pozitën e saj kushtetuese brenda
Jugosllavisë Socialiste. I gjithë aktiviteti ekonomik në Kosovë, si politik ashtu edhe ekonomik, u
morën në duar nga Beogradi. Përveç të tjerash, kjo ndikoi në rënien drastike të aktivitetit ekonomik
në Kosovë. Përmes këtij punimi do të trajtohet socializmi si sistem ekonomik e politik, teoritë
socialiste, origjina e socializimit, etj. Më pas do të analizohet socializmi Jugosllav, mënyra e
funksionimit të këtij socializmi, struktura ekonomike Kosovare gjatë periudhës socialiste, trendet
ekonomike, e kështu me rradhë.

Fjalët kyçe: Socializmi, struktura ekonomike, Jugosllavia, Kosova, Komunizmi

HYRJE

Sipas fjalorit Collins, “Socializmi është një teori apo sistem ekonomik, në të cilin mjetet e
prodhimit, shpërndarjes dhe këmbimit janë të pronësuara nga populli në mënyrë kolektive përmes
shtetit. Është një fazë tranzicioni të shoqërisë prej kapitalizmit në komunizëm, dhe karakterizohet
për shpërndarjen e të ardhurave sipas punës dhe sipas nevojës”. Gjithashtu në fjalorët ekonomik
shpjegohet se socializmi është një ekonomi politike dhe teorike, në të cilën toka, transporti, burimet
natyrore dhe industritë kryesore duhet të jenë në pronësi dhe kontroll të mbarë komunitetit apo të
shtetit, dhe pasuria duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Shumë vende të botës, të cilat
njihen si vende socialiste, nuk janë të njëjta, secili ka mënyrën e qeverisjes dhe funksionimit ndryshe
nga tjetri.

469
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fjala apo termi Socializëm filloi të përdorej në formë të përgjithshme rreth vitit 1830, por kjo fjalë
është përdorur edhe më herët për të kërkuar më shumë barazi dhe shpërndarje të drejtë të
pasurisë. Ishte Karl Marksi që e themeloi atë në linjë shkencore. Marksi është i njohur si babai i
socializmit, ai zhvilloi parimet e socializmit shkencor, i cili më vonë u njoh si komunizëm. Socializmi
është i ndërtuar mbi teorinë e Marksit, e cila bazohet në librin e tij.

Ekonomia e Kosovës para vitit 1999 është karakterizuar me ekonominë socialiste dhe centraliste të
Jugosllavisë, ku prona dhe ndërmarrjet shoqërore kanë qenë gjeneratorë të ekonomisë së vendit.
Megjithatë, ky lloj i ekonomisë çoi në administrim të keq dhe shpërndarje të dobët të mjeteve,
prandaj rezultoi me një ekonomi të dobët. Përveç kësaj, kriza politike që nga viti 1989 e përkeqësoi
edhe më tej situatën ekonomike në fund të periudhës socialiste. Shumica e popullatës shqiptare të
Kosovës u largua nga shërbimet publike dhe ekonomike dhe mundësitë për arsimim të mirë ishin të
kufizuara, të cilat në fakt ishin të një niveli të mirë gjatë periudhës socialiste.

Vështrim i përgjithshëm mbi Socializmin

Socializmi është një sistem i organizimit shoqëror dhe ekonomik në të cilin prona private, e cilës do
formë qoftë, dhe shpërndarja e të ardhurave i nënshtrohen kontrollit shtetëror, i cili sipas teorive të
ndryshme thuhet se përfaqëson kontrollin “shoqëror”. Soclializmi shpesh i referohet edhe lëvizjeve
politike të cilat kanë patur dhe kanë si qëllim vendosjen e një sistemi të tillë në praktikë. Origjinat e
socializmit si një lëvizje politike datojnë gjatë Revolucionit Industrial. Megjithatë rrënjët intelektuale
mund të gjenden që në kohë të lashta, në personazhe si Moisiu (biblik). Idetë socialiste/komuniste
kanë patur një rol të rëndësishëm në mendimtarë të antikitetit si Platoni, i cili në veprën e tij
“Republika” ilustron një shoqëri të ashpër në të cilën burra dhe gra të klasës së “gardianëve” ndajnë
me njëri tjetrin jo vetëm të mirat materiale por edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

Formësimi i socializmit si një filozofi e mirëfilltë ndodhi me veprat e mendimtarëve utopikë, të cilët
ilustronin shoqëri ideale, të cilat sipas tyre do të ishin shoqëri më të barabarta. Ndër mendimtarët e
parë që hodhën ide socialiste ishin britanikët dhe francezët, si: Saint-Simon, Charles Fourier, Louis
Blanc, dhe Robert Owen të paraprirë nga Thomas More, Tommaso Campanella dhe Jean Meslier.

Aktualisht me socializëm kuptohet një sistem ekonomik majtist në të cilin shteti zotëron kontroll të
drejtëpërdrejtë të mjeteve të prodhimit dhe të shpërndarjes së të mirave dhe shërbimeve.
Socializmi, gjatë shekullit të XX ka qenë sistemi ekonomik i imponuar nga regjimet komuniste,
sidomos në Europën Qëndrore dhe Lindore. Ndër partitë politike socialiste të famshme ishte dhe
Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NAZI), e udhëhequr nga Adolf Hitleri.456

Marksi dhe Engelsi janë dy filozof me ndikim të jashtëzakonshëm për kohën të cilët së
bashku ndërtuan dhe zhvilluan teoritë e socializmit. Teoritë më me ndikim të Marksit, paraqiten në
dy veprat e tij: Manifesti i partisë Komuniste (1848) dhe Kapitali (1867). Teoritë e Marksit ishin të
diskutueshme dhe debati i shkaktuar, bëri që ai të dëbohej nga Gjermania. Marksi besonte se të
gjitha ndryshimet historike ishin shkaktuar nga një seri lufte klasash mes '' borgjezisë dhe
proletariatit”. Kapitalizmi përshkruan një sistem ekonomik në të cilin mjeti i prodhimit (të tilla si
toka, fabrikat) janë pronë private.

Sipas Marksit, proletarët përfundimisht duhet të ngrihen kundër shfrytëzimit dhe shtypjes së tyre
duke përmbysur borgjezinë kapitaliste. Rezultati përfundimtar i revolucionit do të jetë krijimi i një
shoqërie komuniste, një shtet pa klasa, ku të gjitha mjetet e prodhimit dhe pronës janë ndarë midis
të gjithë qytetarëve. Thelbi i teorisë së Marksit është mbivlera-puna e papaguar.

456
Socializmi. Qasur në http://sq.wikipedia.org/wiki/Socializmi, më 16 Gusht 2014.
470
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë mënyrë edhe në pikëpmjen ndërkombëtare, kjo bazë replikash ekziston edhe në
Marërdhëniet Ndërkombëtare.457

Socializmi Jugosllav

Jugosllavia u pavarësua në Dhjetor të vitit 1918, dhe fillimisht u njoh si Mbretëria a Serbëve,
Kroatëve dhe Slovenëve ndërsa nga viti 1929 u njoh me emrin e saj Jugosllavi. Republika Socialiste
Federative e Jugosllavisë u shpall në vitin 1945, pasi që Tito me forcat partizane fitoi kundër forcave
fashiste dhe levizjeve të brendshme nacionaliste.

Gjatë luftës së ftohtë, Jugosllavia iu bashkua bllokut të Vendeve të Painkuadruara. Kjo ndodhi pasi që
mardhëniet me BRSS-në e udhëhequr nga Stalini u prishën në vitin 1948. Prej kësaj kohe Jugosllavia
gjithashtu fillon krijimin e një sistemi unik socialist të njohur si “Sistemi Socialist –Vetëqeverisës”.
Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome, të cilat administrativisht ishin
pjesë e Republikës së Sërbisë. Përveç këtij diversiteteti rajonal, Jugosllavia karakterizohej edhe nga
diversitet i madh nacional, religjioz, dhe kulturor.

Edhe nga aspekti i zhvillimit ekonomik, diferencat ishin të mëdha në Republikat dhe Krahinat e
Jugosllavisë. Në njërin skaj gjindej Sllovenia si entiteti më i zhvilluar Jugosllav, ndërsa në anën tjetër
ishte Kosova me zhvillimin më të ultë ekonomik. Kjo mund të vertetohet duke u bazuar në nivelet e
zhvillimit të produktit shoqëror (indikatori krtyesor makroekonomik i kohës; në njëfarë forme është
ekuilaventi i GDP-së por me disa ndryshime) si dhe të normës së papunësisë.458

Vetqëverisja: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit Bazë në Qershor të vitit 1950, Jugosllavia zhvilloi një sistem
unik socialist të orientuar në masë të madhe në forcat e tregut. Ky sistem ishte i bazuar mbi principin
e “vet-qeverisjes” së ndërmarrjeve industriale shoqërore përmes këshillave të zgjedhura të
punëtorëve.

Principi i vetëqeverisjes lindi si nevojë e Jugosllavisë të ketë sistemin e saj unik shoqëror i cili do të
bazohej në dencentralizim, përfshirje/participim më të madh, të tregojë pavarësi (të mos jetë sistemi
as i tipit Sovjetik as kapitalist), për të mbrojtur vendin, të tejkalojë problemet e kombësive (dhe të
zvogloj disparitetet rajonale), dhe të eliminoj dallimet klasore në mes të punëtorëve, menaxherëve,
dhe pronarëve.
Organizatat Bazë të Punës së Bashkuar: Struktura e ndërmarrjeve në sistemin Jugosllav ishte e
dominuar nga ndërmarrjet e mëdha. Deri në vitin 1973, vetëm 4 përqind e ndërmarrjeve punësonin
më pak se 125 punëtor, derisa 57 përqind punësonin mbi 1,000 punëtorë. Në vitin 1970, dhjetë
ndërmarrjet më të mëdha prodhonin 22.8 përqind të prodhimit industrial.

Madhësia e madhe e ndërmarrjeve u konsiderua si e rrezikshme për Sistemin Socialist Vetqëverisës,


pasi që konsiderohej se fuqia e menaxhmentit të ndërmarrjeve do të mund të kompromitonte
sistemin. Si rezultat, me ndryshimet kushtetuese nga viti 1974 (që kulmuan me kalimin e kushtetutës
së vitit 1974) u ndërmorrën hapa për zbërthimin e tyre.

Planifikimi: Pas viteve 1950 planifikimi u bë diku më shumë e diku më pak. Estrin (1983) konsideron
se sa i përket intensitetit të planifikimit në Jugosllavi, disa faza mund të vërehen. Faza e parë (1952 –
65) u karakterizua me planifikim të madh të ekonomisë (këtë faze Estrin e quan si “dora e
dukshme”). Faza e parë karakterizohej me kontrolle të forta të investimeve dhe tregtisë së jashtme.

457
Karl Marx. Qasur në http://sq.wikipedia.org/wiki/Karl_Marx, më 17 Gusht 2014.
458
Yugoslavia. Qasur në http://en.wikipedia.org/wiki/Yugoslavia, më 18 Gusht 2014.
471
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faza tjetër pason prej vitit 1965 –74, e cila karakterizohej me prezencë të vogël të planit në
udhëheqjen e proceseve ekonomike. Gjatë kësaj faze u liberalizuan me të madhe çmimet,
investimet, dhe tregtia a jashtme. Faza e tretë (1974 –82) karakterizohet me largim nga parimet e
frymës liberale të ushtruar gjatë fazës së dytë.

Bujqësia: Sektori privat dominonte në bujqësinë Jugosllave. Në vitin 1985, 85 përqind e tokës ishte
në pronësi private, ndërsa sektori privat ishte përgjegjës për 69 % të prodhimit të përgjithshëm në
këtë sektor. Sektori social në sferën e bujqësisë përfshinte kombinatet agroindustriale, fermat
shtetërore, dhe kooperativat. Pronartët privat të tokave ishin të inkurajuar të bashkoheshin në
kooperativa mirëpo kjo politikë doli të ishte e pasukseshshme në prodhim, mirëpo dha rezultatet në
marketim të produktit.

Në anën tjetër, përqindja e sektori privat jo- bujqësor në prodhimin total në vitin 1986 ishte 5.7 %.
Në filim të viteve të pas-luftës lejoheshin krijimi i firmave të vogla artizanale (deri në 5 punëtorë
përfshirë këtu anëtarët e familjes) dhe ato në sektorin e hotelerisë (tre punëtorë mund të
përfshiheshin mbi të punësuarit e familjes). Situata nuk ndryshoi shumë edhe ne vitet e mëvonshme.
Në vitin 1987 në Slloveni lejoheshin deri në 10 punëtorë në hoteleri mbi numrin e anëtarëve të
familjes të punësuar.

Tregtia e jashtme: Jugosllavia kishte lidhje më të fuqishme me tregjet e jashtme, si ato të bllokut
komunist ashtu edhe ato të bllokut kapitalist. Në vijim janë të dhëna disa veçori të regjimit tragtar të
Jugosllavisë me botën pas viteve gajshtëdhjetë:

1.Zero mbrojtje për produktet bujqësore dhe lëndët drusore; 10-40 % mbrojtje për produktet e
konsumit dhe 17-60 % mbrojtje në produktet industriale; në vitin 1965 tarifat nominale u zvogluan
prej mesatares 23.3 % në 10.5 %;

2.Një mjet i vetëm këmbimi u zgjodh. Një numër i devaluimeve u realizua gjatë tetëdhjetave të
hershme që u shoqërua me një mekanizëm të normës së këmbimit valutor, normë kjo që bazohej në
rregullimin ditor të bazuar në lëvizjet e një ‘shporte’ të valutave të jashtme;
3.Alokimet e valutës së jashtme nga Banka Kombëtare dhe kuotat e importit përcaktuan lëvizjen e
importeve: Qëllimi ishte përfshirja gjithpërfshirëse e ekonomisë Jugosllave në ekonominë botërore
dhe konvertibiliteti i tërësishëm i dinarit, mirëpo vështërsite që pasuan me bilancin e pagesave i
dhanë fund kësaj shprese.459

Struktura ekonomike e Kosovës në periudhën socialiste

Kosova ka qenë pjesë integrale e Jugosllavisë, dhe si e tillë ekonomia e saj që nga vitet pas Luftës së
II-të Botërore deri në mbarim të viteve nëntëdhjetë duhet studiuar në kontekst të ekonomisë
Jugosllave. Sistemi Jugosllav konsiderohet si sistem në mes të dy botëve, nga njëra anë e sistemit të
bazuar në tregun e lirë dhe në anën tjetër në sistemin e komanduar të tipit Sovjetik. Kështu,
prodhimi dhe këmbimet brenda dhe jashtë vendit janë bazuar në mekanizmat e tregut, ndërsa
elementi socialist i përfshirë në këtë kombinim kishte të bënte me strukturën pronësore, e cila në
Jugoslavi ka qenë ndryshe krahasuar me vendet tjera të bllokut Lindor.

459
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Petrit Gashi, Ekonomiks Tranzicioni (ligjërata),
Prishtinë, faq.2-5
472
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Praktika e zhvillimit të vendeve socialiste e tregon të arsyeshme premise teorike mbi industrializimin
si metodë të përgjithshme të zhvillimit. Industrializimi është metodë e përgjithshme si e zhvillimit
regjional, ashtu edhe me zhvillimit të rajoneve jo mjaftë të zhvilluara ekonomikisht. 460

EKSPORTI 1976-78 1979-81 1982-84 1985-86


Prodhimet ushqimore, pijet dhe duhani 5.09 5.89 3.38 1.25
Produktet e tekstilit 25.46 21.07 15.52 12.18
Prodhimi i energjisë 0.00 0.32 2.11 6.81
Metalet 45.79 30.34 23.62 23.85
Prodhimi i makinerisë dhe i paisjeve 9.92 14.52 33.36 36.82
Të tjera 13.75 27.87 22.01 19.09
TOTALI 100.00 100.00 100.00 100.00
Tabela nr.1, Struktura e eksportit Kosovar sipas industrive, 1976 –86, në %

Përderisa në vendet tjera komuniste pronësia mbi mjetet e punës ishtë në dorë të shtetit, në
Jugosllavi pronësia mbi mjetet e punës njihej si pronë shoqërore, që nënkuptonte së punëtorët (ose
populli në përgjëthsi) ishin pronarë të këtyre mjeteve. Eksportuest kryesor në Jugosllavi ishin
regjionet/ republikat e zhvilluara, si Sllovenia, Kroacia, dhe Serbia.

Gjatë viteve 1971 -1988 këto tri Republika, së bashku me Vojvodinën, kanë gjeneruar së bashku
rreth 80 % të eksportit total të Jugosllavisë. Nga regjionet më pak të zhvilluara, vetëm Bosnja dhe
Hercegovina ishte më aktive në aktivitetet eksportuese, duke arritur shifrat në mes 8 dhe 14 % të
totalit të eksportit Jugosllav për të njëjtën periudhë. Kontributi i tri regjioneve tjera (Kosovës, Malit
të Zi dhe Maqedonisë) ishte shumë i vogël: Maqedonia: 5.1 %; Kosova: 2.0 %; dhe, Mali i Zi: 1.8 %
mesatarisht për periudhën 1971 –1988.461

Sa i përket Kosovës së kësaj periudhe, bilanci tregtar i saj tregon tendenca të njëjta sikur ai i
Jugosllavisë, veçanërisht deri në të tetëdhjetat. Deri në të shtatëdhjetat e vonshme Kosova kishte
pozitë relativisht të mirë me botën, mirëpo pas këtyre viteve situata ndryshoi në mënyrë drastike.
Niveli i ekportit shënoi rritje deri në vitin 1980, mirëpo pastaj mbeti i pandryshuar. Ndërsa, importi
shënoi rritje enorme duke arritur nivelin më të lartë në vitin 1979 kur bilanci negativ tregtar tejkaloi
shumën prej $200 milion. Prej vitit 1984 bilanci tregtar u stabilizua pjesërisht dhe atë si rezultat i dy
faktorëve: së pari, i një vale të re reformash që u inicuan në këtë kohë; dhe së dyti, si rezultat i rënies
të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik.

Viti 1989 ishte momenti i ndryshimeve të mëdha në Jugosllavi. Kosova u ndikua thellë si nga aspekti
ekonomik dhe ai politik. Edhe pse të dhënat janë të pakta (pas vitit 1989 pjesa më e madhe e
indikatorëve ekonomik u prezentuan të agreguar me ata të Sërbisë), ndikimet e këtyre zhvillimeve
në aktivitetet eksportuese të bizneseve Kosovare mund të evidentohen lehtë. Bazuar në statistikat
Serbe, vetëm për tre vjet (1990 –1992) eksportet nga Kosova shënuan rënie për 81 %, dhe mbetën
në të njëjtin nivel në vitet në vijim. Në këtë kohë, pasi që importet rriteshin me një përqindje të
madhe, në vitin fund të vitit 1997 deficiti tregtar ishte enorm. 462

460
Prof.Dr.Ismet Gusia, Burimet Natyrore si faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Prishtinë, 2010,
faq.45
461
Post Communism, Leslie Holmes, March 2002, Ankara, page152-162
462
Petrit Gashi (2007), Export behaviour and the Small and Medium Enterprise Sector in South
Eastern Europe, with Special Reference to Kosova, disertacion i doktoratës

473
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

.
EKSPORTET 1976-78 1979-81 1982-84 1985-86
Prodhimet ushqimore, pijet dhe duhani 5.09 5.89 3.38 1.25
Produktet e tekstilit 25.46 21.07 15.52 12.18
Prodhimi i energjisë 0.00 0.32 2.11 6.81
Metalet 45.79 30.34 23.62 23.85
Prodhimi i makinerisë dhe i paisjeve 9.92 14.52 33.36 36.82
Të tjera 13.75 27.87 22.01 19.09
TOTALI 100.00 100.00 100.00 100.00
Tabela nr.2, Struktura e eksportit Kosovar sipas industrive, 1976-86, në %

Një komponentë tjetër e rëndësishme në totalin e eksportit të Kosovës ishin produktet e tekstilit
dhe të veshëmbathjeve, edhe pse me një trend rënës. Eksporti i shtofrave, fijeve, produkteve të
gatshme të tekstilit, dhe prodhimi i këpucëve shënoi rënie nga 25 përqind në të shtatëdhjetat e
vonshme në mbi 12 % në të tetëdhjetat e vonshme.

Sa u përket produkteve tjera, duhet potencuar se produktet ushqimore nuk kishin pjesëmarrje
signifikante në strukturën e eksportit të Kosovës; përgjatë periudhës nën observim eksporti i
produkteve ushqimore nuk kaloi shifrën 1 %. Edhe industria e duhanit kishte një pozitë të
përafërsisht të njëjtë si edhe produktet ushqimore.

Eksporti i energjisë nuk ishte komponentë e rëndësishme e eksportit të Kosovës. Ekzistojnë


indikacione se energjia elektrike tepricë e prodhuar në Kosovë u është shpërndarë regjioneve tjera
në Jugosllavi. Për fund, një tjetër komponentë e rëndësishme e eksportit Kosovar ishte industria e
gomës dhe e produkteve kimike. Pjesëmarrja e këtyre industrive në eksportin total shënoi rritje
veçanërisht pas vitit 1980.

Nga viti 1972 deri në vitin 1986 parnerët kryesorë të Kosovës ishin vendet socialiste, të cilat
absorbuan në mënyrë konstante mbi 50 përqind të eksportit të Kosovës. Është interesante se
përderisa eksportet e Jugosllavisë në këtë periudhë shkonin në drejtim të vendeve të zhvilluara të
Perendimit, eksportet e Kosovës drejt vendeve të OECD-së (pra të Perëndimit) shënonin rënie.
Përqindja më e madhe e eksportit Kosovar në drejtim të vendeve socialiste u shënua në vitin 1982,
duke tejkaluar 70 % të totalit të eksportit.

BRSS-ja ishte partneri kryesor i Kosovës, e përcjellur nga Çekosllovakia. Në periudhën 1972 –1986,
këto dy vende absorbuan mesatarisht 90 përqind të totalit të eksportit Kosovar në drejtim të
vendeve socialiste: 65 përqind shkuan mesatarisht në drejtim të BRSS-së ndërsa në drejtim të
Çekosllovakisë u eksportuan mesatarisht pak mbi 20 përqind. Vendet tjera të Lindjes si Shqipëria,
Bullgaria, dhe Rumania, nuk ishin destinacione të rëndësishme për ndërmarrjet Kosovare.

Informatat mbi situatën ekonomike në Kosovë të krijuar pas vitit 1989 janë të pakta. Një nga
raportet e rralla që analizon efektet e ndryshimeve të vitit 1989 në Kosovë është publikuar nga
Instituti Riinvest në vitin 1998 i njohur si Aktivitetet Ekonomike dhe Zhvillimi Demokratik i Kosovës.
Raporti tregon se ndryshimet ndikuan në rënie drastike të produktit social, rënien e madhe të nivelit
të investimeve, largimin e pjesës më të madhe të të punësuarve, bashkimin e firmave Kosovare me
ato të Sërbisë, instalimin e menaxhmentit të ri në ndërmarrje, dhe përfundimisht humbjen gati të

474
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tërësishme të tregjeve të eksportit. Nuk ka informacione tjera (së paku në dispozicion të autorit) mbi
sektorin e eksporteve në Kosovë gjatë viteve nëntëdhjetë.463

PËRFUNDIMI

Socializmi është një reagim ideologjik kundrejt kapitalizmit, i cili është themeluar mbi nocionin e
ekonomisë së tregut të lirë, që për gjenerator të progresit dhe pasurisë ekonomike ka pronën
private. Duke e marrë parasysh pozitën e kushteve të vështira të fuqisë punëtore gjatë shekujve XVIII
dhe XIX, socializmi e shpalli ideologjinë e shoqërisë pa klasa, në të cilën punëtorët nuk shfrytëzohen
nga ata që privatisht i posedojnë mjetet e prodhimit, (p.sh. tokat, objektet, makinat). Qëllimi i tij
ishte që të krijohej një shoqëri, në të cilën të gjithë pjesëtarët e saj do të mund t’i shfrytëzonin
mjetet e disponueshme të prodhimit me qëllim të përmbushjes së nevojave personale, si dhe
nevojave të shoqërisë.

Ekonomia e kontrolluar nga shteti që për mjete kyçe kishte pronën shtetërore, nuk ishte qëllimi ideal
dhe i fundit i Jugosllavisë socialiste. Ideologjikisht, qëllimi i fundit i socializmit ishte zhvillimi i një
shoqërie të udhëhequr nga punëtorët, e cila në fund do të rezultonte me zhdukjen e shtetit si të tillë.
Andaj duke u bazuar në kët pohime mund të arrihet në përfundimet se:

Gjatë ndërtimit socialist u arritë një zhvillim i konsiderueshëm material dhe shoqëror i Kosovës, e që
u shpreh në ndryshimet e strukturës ekonomike dhe në ndryshimin e jetës së punës. Mirëpo në
krahasim me rajonet e tjera të Jugosllavisë, zhvillimi i Kosovës qe më i ngadalshëm, kështuqë
dallimet në nivelin e zhvillimit qenë mjaftë të thella gjatë periudhës socialiste.

Gjatë periudhës socialiste, vëllimi i pamjaftueshëm i investimeve dhe struktura e rëndë e


investimeve nuk mundësuan rritjen më të shpejtë të punësimit dhe rritjen e të ardhurave për
Kosovarët e shtresave të ndryshme shoqërore. Edhe pse zhvillimi industrial gjatë kësaj periudhe
kishte filluar të realizohej, për shkak të investimeve të vogla nuk solli frytet e dëshirueshme në
treguesit makroekonomik të asaj kohe.

Edhe pse Socializmi si sistem dhe ideologji pasqyronte barazinë sociale dhe ekonomike, qarqet e
ndryshme nacionaliste të Jugosllavisë së atëhershme me prapavijë shoviniste mundoheshin të
minonin çdo proces ekonomik me karakter zhvillimor të KSA të Kosovës. Andaj pavarësisht
zhvillimeve pozitive me karakter ekonomik e social të Kosovës, veçanërisht gjatë viteve shtatëdhjeta
të periudhës socialiste, mund të arrihet në përfundim se elementi nacional i Kosovës ka ndikuar
jashtëzakonisht në diferencimet e ndryshme të Kosovës në krahasim me vendet e tjera të ish-
Jugosllavisë sa i përket politikave sociale dhe ekonomike të shtetit Jugosllav.

463Ekonomiksi i Tranzicionit. Qasur në http://ekonomiku.uni-pr.edu/getattachment/16ec6fef-6280-


40a9-b63a-99991596372a/Sllajde-nga-lenda-Ekonomiks-i-Tranzicionit--%28Prof-.aspx, më 20 Gusht
2014.
475
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

LITERATURA:

Dr. Sinan Ademaj, Historia e Mendimit Ekonomik, 1996, Prishtinë;

Prof.Dr.Ismet Gusia, Burimet Natyrore si faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Prishtinë,

2010;Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Ekonomiks Tranzicioni (ligjërata), Prishtinë;

Post Communism, Leslie Holmes, March 2002, Ankara;

Petrit Gashi (2007), Export behaviour and the Small and Medium Enterprise Sector in South Eastern
Europe, with Special Reference to Kosova, disertacion i doktoratës;

Socializmi, http://sq.wikipedia.org/wiki/Socializmi;

Kral Marx, http://sq.wikipedia.org/wiki/Karl_Marx;

Yugoslavia, http://en.wikipedia.org/wiki/Yugoslavia;

Ekonomiks Tranzicioni, http://ekonomiku.uni-pr.edu/getattachment/16ec6fef-6280-40a9-b63a-


99991596372a/Sllajde-nga-lenda-Ekonomiks-i-Tranzicionit--%28Prof-.aspx;

476
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Halim Bajraktari, Shaip Osmani - Kosova në përafrimin e legjislacionit me Acquis të BE-së dhe
realiteti euroatlantik

Halim Bajraktari, PhD

Prof. Ass. Dr. University of Prizren ”Ukshin Hoti”

Law Faculty. http://www.uni-prizren.com

E-mail:. halim.bajraktari@uni-prizren.com

halimbajraktari@hotmail.com

Facebook:. Halim Bajraktari

Shaip Osmani, PhD.c.


Academy of Armed Forces, Tirana
E-mail: shipa_nr1@hotmail.com

Abstract:

Funksionimi i rendit, siguris dhe ligjit janë elemente jetike në stabilitetin e një shteti, andaj edhe
shteti duhet të jetë sa më i kompletuar që të jetë i standartizuar, Kosova ka formuar shtylla
shtëtformuese dhe ato stabilizuese për të ecur siç duhet në drejtim të BE-së por nuk mjafton vetem
kjo, duhet edhe më shumë përkushtim dhe njohuri institucionale dhe shoqërore për të levizur në
këtë drejtim në përafrimin e legjislacionit dhe të politikave ligjore me Acquis të BE-së, në këtë
realitet eurointegrus që njëherit këto veprime na jepin çelësin e duhur për të hapur dyert e BE-së
dhe të ardhmen e vendit në këtë rrugëtim. Kosovës urgjentisht i duhet të bëjë reforma të shpejta në
sundimin e ligjit dhe implemetimin e tijë në praktikë, adresim i domosdoshëm mbetet ndërtimi i
kapaciteteve administrative, fuqizimi i ekonomisë me qëllim për të synuar fillimin e proceseve me
BE-në, si dhe në përshpejtimin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit (SAA), si
foktor nxitës, përafrues e zbatues i legjislacionit, kur dihet se Kosova ka mbetur e fundit në rajon sa i
përket lidhjeve kantraktuale praktikuese legjislative me BE-në, dhe në proceset euroatlantike të cilat
lidhje do t’i përcaktojë të drejtat dhe detyrimet si tregues i Kosovës në këtë rrugëtim. Vendit tonë i
duhet një përafrim i shpejtë dhe i drejtë me legjistraturen më të mirë të BE-së si garantuese që ofron
më afër proceseve euroatlantike.

Key words: Proceset euroatlantike, Kosova, përafrimi i legjislacioni, integrimi dhe realiteti.

477
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kosova në përafrimin e legjislacionit me Acquis të BE-së dhe realiteti euroatlantik

Ecuritë e vendeve të Ballkanit Përendimor viteve të fundit si asnjëher më parë po rrugëtojn duke
bërë përpjekjet e tyre në përmisimin dhe faktorizimin e tyre institucional drejtë familjës europiane,
ku si qëllim primar kanë përshtatjen e legjislacionit duke i dhënë një drejtim të drejtë ligjor duke
bërë një proces sa më të shkurtër kohor vendeve si aspiruese për në BE, në këtë ecuri të tillë po
garon edhe Kosova edhe pse jo me të njejten shpejtësi, duke ditur se këto rrugëtime euroatlantik
janë realitete për shumë shtete të këtijë fillim shekulli që në vete sjellin siguri, zhvillim e stabilitet,
por një çasje e tillë për momentin kohorë të afërt edhe Kosovës i është dhënë ky shanc nga ana e BE-
së por si shihet nga institucionet tona kjo mundësi mbetet dilem për këtë shoqëri. Vendi ynë në një
kahje ka shtrirë pistat e veta në shtetëformimin duke i stabilizuar e ndërtuar sa më shumë
mekanizma institucionale e ligjore me përqendrim që të jenë sa më shumë të qendrueshem e
kordinueshem e e ofruar nga komuniteti europian. Rrugëtimi i vendit shihet si një finese në
momentet në bërjen pjesë përfituese euroatlantike. Por Kosovës i duhen bërë plane strategjike e
juridike nese donë të ketë të ardhme në përafrimet euroatlantike, një rrugëtim të tillë mund ta
konkretizojm më shpejt duke filluar sa me parë të përmisojm, përshtatim legjislacionin tonë me atë
të BE-së, por një gjë e tillë mundë të ofrohet vetem nëse fillon të zbatohet konform komunitetit
europian. Ne asesi për dallim nga vendet tjera që rrugëtuan dhe po rrugtojn në këto procese nuk
jemi të lehtësuar në përafrimin e ligjeve në përputhje me Acquis Communautaire464 të BE-së duke
ditur se njëherit është njëri prej kushteve që duhet të plotësoj secilin shtet veq e veq, i cili synon
anëtarësimin në BE. Ne jemi duke bërë progres të mirëfilltë pasi është duke nxjerr ligjet e saj në
përputhje me legjislacionin e BE-së. Në këtë drejtim, janë krijuar institucionet përgjegjëse për këtë
proces, si dhe janë hartuar e paraparë procedura ligjore. Dilema qendron se sa jemi ne të aftë për t’i
marrim mbi supe këto procese me këto kapacitete institucione që kemi aktualisht, a mjaftojn që të
zbatojnë këto procese me rendësi dhe përgjegjsi ligjore të veçantë?... 465.

Një e vertet shqetësuese për të ardhmen tonë mbetet implementimi ligjor nga ana institucionale, gjë
që shpie më shpejt për të kapur realitetin euroatlantik, neve na duhet të ecim drejt së ardhemes ne
mënyrë realistike e jo hipotetike, duke i përmbushur vrejtjet e kërkuara nga Komisioni Europian që
në vazhdimësi për këto raportë janë mospërmbushja e reformave në moszbatimin e ligjeve konform
rregullave ligjore.466 Me gjithë reformat e bëra dhe themelimin e institucioneve për përafrimin e
ligjeve të Kosovës me ato të BE-së, në këtë realitet eurointegrus shoqërisë dhe institucioneve tona i
mbeten ende shumë mangësi dhe sfida që mund të identifikohen si urgjente: Si (projektligjet të cilat
rregullojnë çështje të cilat janë te rregulluara me legjislacionin e BE-së) po bënë vetëm kontrollimin e
pajtueshmërisë së projektligjeve me parimet e përgjithshme të acquis communautaire dhe për
momentin duhet të renditet në prioritete integruese. Në këtë aspekt, duhet më shumë përkushtim
dhe detajim për opinionin në çartsimin dhe rendësin që kanë dhe bartin këto procese implemtuse
ligjore drejtë ketyre realiteteve eurointegruse, një çasje të tillë promovimi në të mirë të vendit to ta
leviznin edhe ministritë përkatse duke marrur me shumë parasysh zbatueshmerin e acquis
communautaire të BE-së që nga faza e parë e përpilimit të ligjeve 467, deri në zbatimin e tyre. Lufta
ndaj korrupsionit tash e dhjetë vjet në Kosovë pothuajse nuk ka e bërë punën e vet për shkak të

464 Termi Acquis Communautaire në vete përmban: parimet dhe objektivat politike të parapara në traktet
e themelimit si dhe amendamentet pasuese, legjislacionin e nxjerrë në bazë të këtyre traktateve, të
drejtën e rasteve (case law) të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, deklaratat dhe rezolutat të nxjerra në
kornizën e Komunitetit Evropian, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe marrëveshjet e nënshkruara
në mes të një numër shtetesh te BE-së, që lidhen me aktivitetet e Komunitetit Evropian.
465 Përveç kritereve ekonomike dhe ligjore (mbi të gjitha, pranimi i Acquis Communautaire), Këshilli

Europian në qershor të vitit 1993 ka vendosur në Kopenhagë në një numër kriteresh politike dhe
ekonomike të cilat duhet të plotësohen nga vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së.
466Lenaerts, Koen and Van Nuffe, Piet, ‘Constitutional Law of the European Union’, London, Sweet

& Maxwell, 2005 (second edition); 2005, fq. 357.


467 Rregullore e Punës së Qeverisë së Kosovës No. 1/2007.

478
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

metave nëpër institucionet tona shtetërore, duke ditur se mos sundimi i ligjit nuk është vetëm një
çështje e brendshme e shtetit të Kosovës, por edhe më gjerë, ngase edhe shtetet fqinje dhe ato
europiane kanë probleme të tilla me sundimine ligjit e sidomos korrupsionit, por me një nivel fare të
ultë se sa tek ne. Ne na duhet që sa më shumë të jemi në sferën e juridiksionit ndërkombëtar, si në
fushën e adaptimit të ligjeve dhe në fushat e bashkëpunimit dhe atë në:468

 Përafrimin e politikave ligjore kombëtare me ato ndërkombëtare në sundimin e ligjit;


 Zgjerimin dhe përmisimin e bashkpunimit gjygjësor me vendet e tjera nëpërmjet marrëveshjeve
shumëpalëshe;
 Bashkëpunimi në ekstradimin e kriminelëve;
 Bashkëpunimi ndërkmbëtar në hetimin e krimeve financiare dhe pastrimit të parave, ku duhet të
bëhet një bashkëpunim më i thellë mes policisë së shtetit dhe asaj ndërkombëtare, policisë
financiare, prokurorisë dhe shërbimeve sekret shtetërore;
 Bërja e marrëvëshjeve bilaterale në luftimin e korropsionit, ku mund të ketë një sukses më të
madhe dhe me një rrafsh me të gjenerueshëm ndaj kurrupsionit ku me një trajtim sa më të
gjithanshëm arrijnë deri të eliminimi i këtyre dukurive.

Vendosja e këtyre rregullave do të nxiste organet lokale dhe ato institucionale që detriymisht t’i
qasen implemintimit të këtyre politikave regjionale e rajonale. Mirëpo duhet të qartësohemi se pa
një reformim të mirëfilltë të siguris dhe gjygjësisë, pa formimin e grupeve të specializuara në
politikëbërje dhe adresimi i strategjive nuk mundemi të kemi sukses ne sundimin e ligjit. 469

Në mënyrë që të përafrohet kjo e ardhme, ne duhet të krijojm mekanizma më efikas për përafrimin
e legjislacionit. Duhet të mendohet më tepër për ngritjen e kapaciteteve njerëzore e profesionle
duke trajnuar nëpunësit e saj në universitete të huaja, gjithashtu duke organizuar trajnime për ta
brenda institucioneve për të vendosur në parim si detyrim këto procese. Edhe pse BE-ja është e
përkushtuar të punojë për plotësimin e këtyre kushteve, në mesin e të cilave është përafrimi i
legjislacionit në mënyrë që t’i bashkohet familjës së madhe të BE-së sa më shpejt dhe më drejt që
është e mundur. Një gjë duhet ditur se të gjithë sektoret socio-ekonomik dhe ata politik në vete
bartin një rrafsh të tërë detyrimeshe jo edhe aq të lehta për tu përmbushur dhe harmonizimin e
zbatimin e praktikave legjislative470 nga ne, ku njëherit përbëjn ne vete një simbioz mes BE-së dhe
Kosovës, drejt realitetit euroatlantik. Kosova ka krijuar institucionet dhe procedurat e nevojshme në
mënyrë që të nxjerrë e zbatoj ligjet e saj në përputhje me legjislacionin e BE-së. Por sa mjaftojn këto
institucion për t’i përmbushur këto procese harmonizuese, ne duhet t’a dim sa rrugë përpara kemi,
sa kapacitete profesionale kemi ne si vend duke marrë parasysh ngecjet e fundit institucionale dhe
qasjet rajonale në të cilën po kalojn vendet e Ballkanit Përendimor ku ne këtë rrugëtim ecen
njtrajtsisht edhe Kosova duke u atakuar dhe kjo e fundit me sfidat gjatë këtij tranzicioni.

Siguria ligjore dhe realitetit euroatlantik

Të gjitha këto arsyetime e adresime të lartëcekura kanë si qellim një të përbashkët arritjen e
objektivave eurointegruse në këto ecuri secili nga ne edhe si qytetar mbetet akter shtyes në
implemntimin dhe realizimin e detyrava në mënyren më të drejtë e të shpejtë duke paraqitur si
objektiva qensore në stablilitetin e sigurisë ligjore e politike, këtë e adresoj edhe ambasadori italiane

468 LuanGjonça, 2004, “Korrupcioni Vepra penele përbërse, krimi i organizuar”. Tiranë, fq. 297-298.
469 Tomas Sezmler-Marie-Janine Calic-Tomak-Dusam Reljic-Peter Schmidt, 2007, ”SÜDOSTEUROPA, The
UE Presenc in a Post-Status Kosovo”, 55. Jahargang, Oldenbourg, fq. 162.
470 UNMIK Urdh/2006/06, 15 Maj 2006, fq. 2.

479
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gaiani kur tha: ’’se politika e zgjerimit është një përparësi strategjike dhe një instrument thelbësor
për promovimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në Europë’’.471

Andaj edhe ky adresim jep një mesazh tri dimenzional që fuqizojn shtetin në terësi që ne duhet të
kemi përkushtim në sundimin ligjor, qasja trasparente dhe llogaridhenia si qëllim i vetem në rritjen e
përgjegjshmerisë ndaj qytetarve, një gjë është e kuptueshme se adresimet e BE-së, duhen të
përmbushen pa kushte sidomos kriteret ligjore, ekonomike në mënyrë që të kemi sa më shumë
siguri e invstime, ngase nga këto varet edhe mbeshtetja e të huajve në vendin tonë472.

Ndërtimi dhe forcimi i segmentit ligjorë do ishte edhe promotori shtyes i të gjitha proceseve politike
në përafrimet euroatlantike. Sot dyer janë të hapura për të gjithë vendet e Ballkanit Përendimor, së
fundi antarsimi i shqiperisë në strukturat e NATO-s, është siguria më e madhe që i është bërë
popullit mbarshqiptar në këtë trend garimi për siguri regjionale e ndërkombëtare. Ku Kosova
mundet të këtë një epersi për ti përmbushur me lehte prioritetet antarsuese duke marrë si
komperacione ecurin dhe ngecjet integruese.

Përgjegjshmeria politike si nxitëse e proceseve integruse

Të bërit europiane nuk do të thot të kesh vetem ide e qëllim por duhet veprim dhe realizim të
proceseve ku njëherit me keto kërkohet të kriohen politika të mirëfillta, të nxiten punet prioritare si
shtylla kryesore njëherit faktor me rendësi për integrimin europian, të gjitha keto në fund të fundit
kanë një emrus të përbashkët të kemi përgjegjshmeri si ne aspektin politik dhe atë juridiko-
ekonomik si stimuluese kryesor e ketyre proceseve.

Për fund dua te them se inistitucionet e Kosovës, nuk ndryshohen nëse kemi pergjegjshmeri. Ndaj
është e veshtirë t’i besohet grupeve jo përgjegjse, ato s’mund të jenë nxites dhe zbatues të ligjit.
Nëse duam të kemi një demokraci europiane nuk duhet të kemi sa më shumë pergjegjsi në shoqëri!
Duhet të sjellim dhe krijojmë sa më parë politika te ndershme që t’i luftojë këto dukurit negative.
Duke ditur se një problem tjetër është se shoqëria jonë nuk i zgjidhim politikanët, zbatuesit e ligjit
edhe nëse i zgjidhim, këta të fundit nuk dijnë t’i zgjedhin këto probleme ngase s’dinë, jo që s’duan
kjo është edhe dilema!. E ardhmja e Kosovës do të ketë vështërësi, nëse nuk i ndryshojmë politikat
në këtë shoqëri. Ne mund t’i kemi të gjitha mundësitë nëse duam të jemi më afër proceseve të BE-
së, andaj duhet të eliminojmë elitarizmin, duhet modeluar në një koncept të ri tek shoqëria jonë. Për
më tepër varësia politike dhe ndikimi politik shkakton mosfunksionim të shtetit, mospërputhje të
reformave, si dhe mungesë të sundimit të ligjit. Kështu, forcimi i sistemit të drejtësisë mbetet edhe
për shumë kohë një sfidë për ecurinë e procesit të demokratizimit dhe të sundimit të ligjit në
përputhje me parimet dhe standardet europiane. Përkundër ekzistencës së mekanizmave dhe
strategjive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vullnetit politik për të përkrahur
implementimin efektiv mbetet i dobët.

471
Gjatë presidencës së saj deri në fund të vitit, Italia shtoi ambasadori Gaiani “do të ndërmarrë çdo nismë
politike e diplomatike për ta mbajtur këtë temë në qendër të axhendës europiane dhe për të ndihmuar vendet
kandidate që të përparojnë në rrugën e tyre drejt Europës, ndërsa përmbushin kushtet e kërkuara”. Federica
Mogherini, do të jetë një tur ballkanik në fund të këtij muaji, përfshirë dhe vizitën në Tiranë më 25 korrik. Italia
është një ndër mbështetëset kryesore të integrimit europian të Shqipërisë, së cilit ju njoh Statusi kandidat më 27
qershor.

472 BULETINI SHKENCOR. Revista Shkencore ndërkombëtare. International Scientific Journals, Br/Nr. 6.
God - Viti IV / 2014. Botimi i dytë punimi I prezentuar ’’Zhvillimet ekonomike të Kosovës drejt BE-së,
implementimi dhe harmonizimi i politikave ligjor e të sigurisë’’. Ulqin, fq, 163.

480
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga gjithë kjo, mungesa e një strategjie të qartë të luftës kundër korrupsionit njëherit po shkakton
pengesa dhe vonesa në përcaktimin dhe eliminimin e këtij fenomeni gërryes të shoqërisë sonë.
Përkundër faktit se sundimi i ligjit mbetet një prioritet për perspektivën europiane të Kosovës dhe që
lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shihen si dobësia më e madhe në përpjekjet tona
për të krijuar dhe mirëmbajtur një sundim efektiv të ligjit në Kosovë, autoritetet kanë investuan
vetëm 1,5 % të buxhetit në gjyqësinë e Kosovës. Kjo është tregues se sa janë të gatshëm ta luftojnë
këtë dukuri dhe se sa politika ndimon këtë sektor. Kosova, si shteti më i ri në rajon, është e ethshme
për një afrim të legjislacionit me atë të BE-së, si dhe në zbatimin e legjislacionit me qëllim vetëm për
të garantuar dhe për të mbrojtur parimet themelore të sundimit të ligjit, por do të reflektojnë
analizat në përforcimin e legjislacionit dhe zbatimit të tij praktikisht, duke mbështetur dhe duke
theksuar problemet e shumta që Kosova po përballet dhe që duhet të përballet gjatë procesit të
integrimit në Bashkimin Europian.473

Përfundime

Nga ky këndveshtrim analitin vijm në konstatim se edhe pas pavarsimit të saj Kosovën e presin një
mori punësh në piknisjen e saj implemtuese e zbatuse të ciklit të Kritereve të Kopenhagës të vitit
1993. Në duhet të kemi të çartë se përafrimi i legjislacionit në njëren anë dhe realiteti euroatlantik
është një proces i ndërlikuar, për vendin tonë të sapo pavarsuar si një shtet i ri ky detyrim është i
matshem edhe për shumë shtete antare të BE-së. Një gjë duhet ta kemi të prerë se me mirë është të
masim veten se sa të gatshëm jemi për të marrë mbi supet obligimet europiane në përmbushjen e
ketyre obligimeve, duke ditur se në këtë aespekt, shumë shtete BE-së të cilat nuk përfillin obligimet
për të implementuar direktivat në të drejtën e tyre nacionale mund të përfundojnë para Gjykatës
Evropiane të Drejtësisë për shkak të mos plotësimit të këtyre obligimeve. Adresimet e fundit i japin
sinjal vendit në ecurin dhe ngecjet drejt përbushjese së reformave një mos perjashtin në këtë
rrugtim e gëzon më në fund edhe Kosovën, duke parë horizontin e dukru por e jo të afërt për në BE.
Megjithatë, ne duhet të përkushtohemi dhe përvishemi puneve tona duke për sa më shumë,
progres ngase edhe e ardhmja jonë drejt BE-së do te varet nga meritat e tyre në plotësimin e
Kritereve të Kopenhagenit si dhe kushteve të parapara me PSA. Përmirësimi i institucioneve sidomos
i Kuvendit të Kosovës në bërjen e punëve me efikase, përmirësim në administratën publike,
keqqeverisja duhet përmirësuar këto dhe shumë çështje të tjera janë njëherit edhe adresime që
vijnë nga BE-ja. Prandaj, ne duhet me çdo kusht një mos hezitimi në këto rrugëtime, ngase janë te
dobishme dhe në favor të zhvillimit të shtetit dhe afrimin e tij me shtetet e rajonit dhe shteteve të
BE-së. Ne duhet të dimë t’i ndajmë qartë prioritetet dhe detyrat që na bien barrë t’i përmisiojmë sa
më parë. Këto janë rrugë që s’duhen anashkaluar në asnjë moment duke ndjekur, orjentuar,
sugjerimet dhe rekomandimet që drejton BE-ja ndaj nesh. Këto janë edhe mundësit që na adresohen
ndaj edhe me vëmendje, përkushtim dhe zbatim duhet sa më parë të përparohen me qëllimin e
vetëm që në një menyrë a tjetër, të mos mbetemi prapa me punët që na takojnë për t’u plotësuar.
Ne tash jemi gjithnjë e më shumë pjesë e agjendës europian përmes vazhdimit të misioneve edhe
për një të ardhme, ngase ende ndihet nevoja e një mbështetjeje dhe trasim të rrugëve që neve na
presin përpara. Këta mekanizma veprues mbeten forca kryesore për të ardhmen tonë në BE.

473 Bajraktari Halim, & Sherifi Isak, 2013, Revistë Shkencore Ndërkombëtare “DISKUTIME”, kumtesa me
titull:” Forcimi i shtyllës ligjore dhe lufta ndaj korrupsionit në Kosovë si faktor integrues në BE”, Viti II,
Nr.5, Qeshor, 2013, Kjo kumtes është prezentuar në Konference në Universitetin “Aleksander Moisiu”
Durrës më datë: 15.03.2013. Vep e cit, fq.170-176. Ky punim është pjesë e temës së referuar.

481
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura:

Lenaerts, Koen and Van Nuffe, Piet, ‘Constitutional Law of the European Union’, London, Sweet &
Maxwell, 2005 (second edition); 2005;
BULETINI SHKENCOR. Revista Shkencore ndërkombëtare. International Scientific Journals, Br/Nr.
6. God - Viti IV / 2014. Botimi i dytë punimi i prezentuar ’’Zhvillimet ekonomike të Kosovës drejt
BE-së, implementimi dhe harmonizimi i politikave ligjor e të sigurisë’’. Ulqin;
Bajraktari Halim, & Sherifi Isak, 2013, Revistë Shkencore Ndërkombëtare “DISKUTIME”, kumtesa
me titull:” Forcimi i shtyllës ligjore dhe lufta ndaj korrupsionit në Kosovë si faktor integrues në
BE”, Viti II, Nr.5, Qeshor, 2013;
Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit 2012-2015 të Republikës së
Kosovës;
Komisioni i Komunitetit Evropian,, Komunikatë nga Komisioni: E Ardhmja Evropiane E Kosovës,
Bruksel 20.04.2005. Com (2005);
Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës, teksti i plotë mund të gjendet
në: http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ENG_Dec2002.pdf.
Strategjia e Zhvillimit të NMV-ve në Kosovë 2012-2016;
Kosovo: nuovo Stato in Europa? Settore scientifico disciplinare di riferimento: M-GGR/01
Dottorando: Responsabile Dottorato di Ricerca:Alex Sossi Prof. Gianfranco Battisti 2009,
Kodi Penal i Republikës së Kosovës 2011;
Kushtetuta e Republikës së Kosovës;
Bejtush Gashi & Xhelal jusufi, Sistemi i menaxhimit të krizave, Pejë 2012;
Luan Gjonça, 2004, “Korrupcioni Vepra penele përbërse, krimi i organizuar”. Tiranë;
UNMIK Urdh/2006/06, 15 Maj 2006.

482
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hekuran A.Rugova - Kullat në rajonin e Dukagjinit – Trashëgimi Arkitektonike, Kulturore

Msc.ark, Hekuran A.Rugova


Institucioni ku punoj: Studio e projektimit: AR-architects – Pejë
e-mail: hekuran.rugova@hotmail.com

Abstrakt:

Kullat janë një monument i kulturës shqiptare. Ato nuk dëshmojnë vetëm për kuptimin arkitektonik
të shqiptarëve, por edhe për mënyrën e tyre të jetesës. Muret e fortë të kullave tregojnë sa të lidhur
ishin shqiptarët për tokën e tyre.
Kulla në fshatrat e Dukagjinit i ka mbajtur deri vonë të gjitha elementet që e përcaktojnë si tip të
posaçëm të ndërtesës së banimit. Ajo zakonisht ka bazamentin në formë katrori (rreth 8:8, 9:10
metra etj.), ndërsa edhe lartësia e saj pak a shumë ka po këto dimensione, kështu që jep pamjen e
trupit gjeometrik të ngjashëm me kubin. Dimensionet e tilla bëjnë të mundshme lidhjen e ngushtë të
gjitha ambienteve, ndër to edhe pamjen, kontrollin e mirë nga të gjitha anët, që ka rëndësi të madhe
për një mbrojtje me sukses. Themelet e kullës zakonisht ndërtohen prej gurëve të mëdhenj, të gjerë
rreth 1 metër, ndërsa trashësia e mureve vjen duke u zvogëluar gradualisht, kështu që në katin e
sipërm ajo është rreth 60 deri 70 cm. Qoshet e kullës, dhe muri rreth dritareve mbarohen prej gurit
të latuar. Kullat e Dukagjinit kanë rregullisht dy ose tri kate (kam pasur rastin të shoh në terren
vetëm një numër të vogël kulla fshatarësh në katër kate, por ka dhe të tilla, sidomos në regjionin e
Rekës, në podgurin e Pejës etj.)
Kullat e Dukagjin gjinden kryesisht ne Komunat e Pejës, Istogut, Deçani, Junikut.

Kulla dykatëshe në pjesën përdhese rregullisht e ka ahrin ku mbahen kafshët. Ahri nuk ka asnjë
dritare, por vetëm frëngji dhe në disa raste, njëfarë dritareje të ngushtë e të gjatë përmbi derë, afër
tavanit, që shërben për dritë dhe për ventilacion. Midis ahrit është një shtyllë e fortë përmbi gur të
madh që shërben si bazament i saj. kjo shtyllë në pjesën e sipërme ka një "jastëk" druri të fortë,
përmbi të cilin është vendosur një lëndë e trashë e quajtur "quprí" që lidh dy muret e kundërta të
kullës; përmbi qupri janë trenët anembanë ahrit. Shtylla midis ahrit dhe qupria përmbi të e mbajnë
të gjithë konstruksionin e brendshëm të kateve të tjera. Në disa raste ahri ndahet me një gardh ose
me dërrasa në pjesë më të vogla për lloje të ndryshme të kafshëve. Në ahër, në të gjitha anët pranë
murit është grazhdi prej thuprave. Dera e hyrjes ka gjithmonë vetëm një krah, pjesa e sipërme është
në formë harku, ajo është e vogël, por rregullisht prej dërrasave të forta të ahut ose të qarrit, shpesh
herë e veshur me llastër të fortë, ka bravën e fortë ose shulin e drurit, kështu që nuk mund të hapen
kurrsesi nga ana e jashtme. Në disa kulla në ahër është e ndarë me mur një dhomë që shërben si
kuzhinë ose magaze.

Hyrje,
Shtëpia e zjarrit
Mjedisi kryesor në katin e parë është «shtëpia e zjarrit» ose soba e grave. Ky mjedis përmbush
nevojat e jetës së përditshme të antarëve të familjes dhe paraqet pjesën më intime të kullës. Në
këtë ambient zhvillohet jeta e familjes, përgatitet ushqimi dhe përdoret si dhomë gjumi për antarët
e saj. Përveç shtëpisë së zjarrit, e cila shërben si dhomë gjumi e fëmijëve, këtu kemi edhe tre qilarë.
Dhomat e gjumit a qilarët janë të madhësisë së vogël, lartësia e tyre është 210 cm. Kjo lartësi e
kthinave të vogla është mjaft ekonomike, gjë që ishte karakteristike edhe në mesjetë, në dhomat e
banesave që nuk ndryshojnë me shekuj. Në këto dhoma nuk kanë egzistuar orendi të tjera përveç
shtratit dhe arkës. Qilarët janë shfrytëzuar vetëm si dhoma gjumi.

Në kat është një korridor i gjerë - divanhanja, e cila duket si një lloj paradhome. Gjatë murit në
divanhane janë të ngulura dërrasat e gjera në një lartësi prej 1 deri 1.5 metra, Në këtë lartësi shpesh
herë edhe muret janë të qitura pak përjashtë, si njëlloj ballkoni, dhe kjo i jep pamje më të bukur

483
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kullës. kjo pjesë e divanhanes quhet "dyshekllëk"; ajo është plot dritare të vogla të rreshtuara njëra
pranë tjetrës, pjesa e sipërme e tyre ka formën e harkut. Dyshekllëku në disa kulla është prej
dërrasave të trasha prej gështenjës ose qarrit, të zbukuruara shpeshherë me gdhendjen artistike të
vijave ose figurave gjeometrike, që e shton anën estetike të kullës. Ky konstruksion i drurit, bashkë
me konstruksionin e kulmit, të mbuluar me tjegulla, i jep fasadës së pjesës së mesme të shtëpisë atë
pamje dhe atë ritëm arkitektonik,Pamjes së jashtme të divanhanes i kushtohet një kujdes i posaçëm
te çdo kullë. Me këtë qëllim në disa raste bëhet kombinimi i tullës së pjekur dhe i gurit. Po kështu te
disa kulla zbukurohen edhe qoshet e mureve, rrethi i dyerve dhe i dritareve. Kullat me divanhane të
drurit janë më të vjetra se të tjerat.Në divahane gjindenë një gyp ose rrasë guri që del pak përjashta,
që mos të laget muri i jashtëm. Ky vend quhet abdes-hane, dmth një lloj lavaboje ku njerëzit e
shtëpisë lajnë faqet dhe duart.

Kthina kryesore në çdo kullë është dhoma e miqve, e cila rregullisht gjendet në katin më të lartë, e
cila quhet edhe oda e burrave. Këtu flenë meshkujt e pamartuar dhe musafirët. Dhoma e miqve
është e madhe, por mjaft e ulët; kjo ka rregullisht dy dritare njëra pranë tjetrës, të mëdha rreth
60:80 cm, të hapura kah oborri, më rrallë kah rruga. Dritaret i kanë kapakët me dy krahë, të drurit të
fortë. Në fshatin Isniq, në kullën e Rexhep Ramë Kuklecit, këta kapakë janë të trashë 11 cm. Dritaret
e vogla dhe kapakët e trashë duhet të jenë mbrojtje e mirë nga sulmi eventual.

Në anën e kundërt të derës së dhomës është oxhaku, i cili përveç anës së tij praktike, paraqet edhe
një stoli të posaçme në dhomën e miqve, me anën e sipërme në formë harku dhe me një raft të
ngushtë përmbi të. Në disa raste kjo pjesë e oxhakut është prej një rrase të madhe guri të butë, dhe
atëherë kjo është e zbukuruar me mjeshtëri. Në oxhak, nga të dy anët, është një hekur në formë të
kalit, i cili quhet "kali i oxhakut", përmbi të vihet një hekur në tëcilin mbështeten drutë e zjarrit. Para
oxhakut shtrihet "sandraçi". Kjo është një hapësirë e vogël e shtruar me pllaka guri ose me tulla të
pjekura mirë, dimensionet e tij janë rreth gjysmë metri gjatësie, ndërsa gjerësia është sa oxhaku.
Këtu dimrit nxirret prushi nga oxhaku për t'u ngrohur dhoma më mirë.

Prej derës deri te oxhaku shtrihet një hapësirë, një rrugë e gjerë një metër, e shtruar me dhé të
rrasur, ose me dërrasa. Kjo hapësirë quhet "arallak" ose "ndërmjet drunave". Nga të dy anët e kësaj
hapësire janë të shtruara cergat ose qilimat; nën këto është kashta ose bari. Hapësira në të cilën
shtrihen cergat është rrethuar me drunj të hollë katrorë të shtruar në dysheme, kështu që pengojnë
të përhapet kashta nëpër dhomë. Zakonisht njëra cergë është më e madhe dhe më e bukur se tjetra.
Kjo shtrohet në anën ku janë dritaret, dmth në anën që ka më shumë dritë dhe prandaj është më e
bukur. Kjo konsiderohet si anë ku duhet të rrinë musafirët më të largët dhe më të nderuar, dhe
prandaj quhet cerga e madhe. Në cergën e madhe pranë oxhakut, është vendi më i nderuar në
dhomë dhe quhet "balli i oxhakut". këtu rri musafiri më i respektuar, para së gjithash bajraktari, ose
ndonjë plak i fisit.

. Rreth e përqark mureve nën plafon, në disa dhoma gjenden raftet, zakonisht prej dërrasave. Tavani
është prej "shikllave" - dërrasa të ngushta të zbukuruara me vija të drejta gjatë skajeve, të rreshtuara
në mënyrë që skaji i njërës dërrasë e mbulon skajin e tjetrës, kështu që edhe kjo renditje bën efektin
e vet estetik.

Oda e burrave
Në katin e dytë është oda e burrave, e cila paraqet mjedisin kryesor dhe më të pasur të ndërtimit.
Karakteristikë e saj janë: oxhaku, dollapët, dollapët e bukës, raftet, dera e odës. Përveç pamjes
estetike, këto elemente luajnë rolin e vet funksional në ruajtjen e vëllimit të odës, e cila paraqitet në

484
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tërë ngrohtësinë e vet. Ndriçimi i këtyre odave bëhet kryesisht përmes dritareve të mbuluara me
hark dhe të realizuar nga gurë të gëdhendur.

Marrë në përgjithësi, dhoma e miqve në kullat e Dukagjinit është një pasqyrë e rregullit, e pastërtisë,
e harmonisë; ajo ka një ngrohtësi shtëpiake dhe shpreh mikpritjen tradicionale të këtyre viseve, si
dhe prirjen e vendasve për bukuri e komoditet familjar. Vlen të përmendet se dhoma e miqve në të
gjitha kullat është deri në hollësi gati krejtësisht e njëjtë, sidomos përsa i përket rregullit të
brendshëm. Kjo vjen nga fakti se popullsia e këtyre viseve ka një mënyrë të përbashkët të jetës, ka
vese, sjellje e traditë të përbashkët.

Konstruksioni i kulmit të kullës së Dukagjinit është shumë i ulët, kështu që muret e jashtme bien më
tepër në sy. Kulmi është npë katër ujëra dhe kurrë nuk mbulohet me dërrasa ose me kashtë, por
vetëm me tjegulla, që nuk është rast edhe në vise tjera. Mbi kulm është baxha, nëpër të cilën
depërton drita në tavan dhe mund të dilet në kulm për të ndërruar tjegullat në rast nevoje. Dikur në
njërin skaj të kulmit lartësohej "karollhana" (në formë të kullës së vogël), nga e cila mund të
kontrollohej më lehtë, nëse i afrohej armiku kullës. Pushteti i xhonturqve ka urdhëruar që të
rrëzohen këto karollhane, të zgjerohen dritaret e të mbyllen frëngjitë e kullave (rreth vitit 1910), prej
të cilave shqiptarët i vritnin zaptijet e njerëzit e pushtetit turk.

485
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Karakteristikat e disa kullave në Pejë

486
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kulla e Haxhi Zekës

Kulla e Haxhi Zekës është ndërtuar në mesin e shekullit XIX, me konstruksion masiv dhe çka e bën
edhe më specifike në krahasim me kullat tjera të Rrafshit të Dukagjinit është ndërtimi i saj prej
tullave tradicionale, ndërsa në vete përmbanë edhe një ballkon të mbyllur nga ana jugore e
ndërtesës, ku vërehet qartë tendenca e gërshetimit të tipit të objekteve rurale me ato qytetare.
Edhe pse me ndërhyrje të shumta përgjatë kohës, kjo kullë i ka ruajtur tiparet kryesore dhe
origjinalitetin e saj. Në brendi ende mund të gjenden pjesë dekoruese të tavaneve por edhe
elemente tjera si dorezat e metalit në dyert dhe dritaret e saj.

Kulla e Zenel Beut-Kulla e Zenel Beut, bënë pjesë në kullat si banesa qytetare të Rrafshit të
Dukagjinit. Si ndërtim u realizua në dekadën e fundit të shek. XIX. Gjat periudhës Xhonturqve(dekada
e pare e shek. XX) Gjatë historisë kulla ka qenë rezidenc e Begut.Në vitin 1945 kulla është konfiskuar
nga pushteti. Prej viti 1945-1947, ësht shfrytëzua si postë dhe burg. Pas viti 1947, kulla i kthehet
pronarit. Kulla pësoi disa ndryshime në elemente konstruktive-arkitektural(fjala është për dritare)
dhe ato te katit më të lartë. Objekti është ndërtuar prej gurit të përpunuar , në vitin 1945 janë berë
disa ndryshimeme hapjet e portës dhe dritareve. Kulla dallohet me dyshekllët në dy anët o daur nga
fasada,në vitn 2006 është konzervuar dhe restauruar..
Kulla e Shan Goskës- bënë pjesë në kullat si banesa qytetare të Rrafshit të Dukagjinit. Si ndërtim u
realizua në dekadën e fundit të shek. XIX. Gjat periudhës Xhonturqve(dekada e pare e shek. XX) Kulla
pësoi disa ndryshime në elemente konstruktive-arkitektural(fjala është për dritare) dhe ato te katit
më të lartë. Kulla u resaurua 202

Istog-Kullat janë objekte arkitektonike autoktone. Në Istog gravitojnë 73 kulla, prej tyre 15 janë tri
katëshe ( dy të rrenuara pas lufte), ndërtimi i tyre zënë fill në shekullin 18 dhe përfundon kah
shekulli 20. Konstruktoret e kullave ishin ustallarët dibranë. Materiali i ndërtimit është gur gëlqeror i
cili ishte i bollshëm pranë masivit shkëmbor të Bjeshkëve të Thata. Në një numër kullash, si materijal
ndërtimor përdorej edhe mermeri, për ndërtimin e elementeve arkitektonike dhe skalitjet
dekorative si dhe për qoshet e kullës (kulla e Avdurrahman Ramë Kajtazit-Lubovë). Kulla është
godinë e formës katrore më dimensione 9 x 9 metra, 10 x 10 metra dhe 11 x 11 metra, lokalizimi i saj
hapësinor është veri-jug, është përdorur si objekt banimi i familjeve të numërta patriarkale. Më kulla
është lidhur ngushtë historia e jonë kombëtare. Kulla ka qenë Parlament i Shqiptarve, ka qenë vatër
e organizimit politik të shqiptarve, vend i mbajtjes së ceremonive mortore, por edhe i ahengjeve, ka
qenë arenë e përleshjeve më armiqtë shekullor, ku populli shqiptarë ka bërë rezistencë të armatosur
për të qëndruar në vatrat e veta shekullore.Gjykuar nga sa u tha, kulla është emblemë e
arkitektonikës autoktone shqiptare,.Kullat më markante tri-katëshe janë: Kulla e Lash Ukës në
Kaliqan, Kulla e Avdurrahman Ramë Kajtaazit në Lubovë, Kulla e Imer Buleshkaj, dhe Kulla e Halil
Dervish Sylës, në Istog i Poshtëm, kulla e Jah Muzliukës, në Uçë, kulla e Bashor Pren Gegës, në
Gurrakoc, kulla e Rexhë Fetahut, në Gurrakoc (ishte burg në kohën e Austro-Hungarisë më 1916),
kulla e Selim Zenun Shatrit, në Tomoc, kulla e Rugove Carallukë.

Karakteristikat e disa kullave në Deçan/ Junik


Oda e Junikut njihet si institucion i rëndësishëm i së drejtës zakonore shqiptare sipas Kanunit të Lekë
Dukagjinit. Kryeplaku i Odes së Junikut ishte kryesuesi i këtij institucioni.
Në aspektin arkitektonik, Oda e Junikut është kullë tipike Dukagjinase me elemente foritifikuese.
Kulla është renovuar si pjesë e projektit

487
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kulla e Osdautajve

Kullë e gurit, e ndërtuar në shekullin XIX. Pjesë e familjës së Osdautajve në Isniq. E ndërtuar në katër
kate shquhet për monumentalitetin e saj arkitektonik dhe urban. Në katin e fundit është e vendosur
Oda e Burrave, një institucion i rëndesishëm i shoqërisë shqiptare të trevës së Dukagjinit.
Banorët lokal e konsiderojnë të rëndësishme për faktin së në këtë Odë në fillim të shekullit XX është
mbajtur një kuvend i rëndësishëm i shqiptarëve. Kulla e Osdautjave është e përfshirë në Listën e
Monumentëve të Kosovës.

Kulla e Kuklecit

Është kullë e gurit. Për kohën e ndërtimit mungojnë të dhënat e sakta por supozohet të jetë e
ndërtuar në shekullin XVIII. Është pronë e familjes Kukleci të Isniqit. E veçanta e kullës qëndron mbi
atë që në katin e saj të dytë, e shtrirë në tri fasada, gjendet galeria e drurit që njihet si “dyshekllaku”
i drurit. Ky është njëri ndër shembujt e rrallë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.
Sikurse edhe në kullat tjera funksioni i Kullës së Kuklecëve është banimor me elemente të
fortifikimit. Një theks i veçantë i është dhënë hyrjes për mysafirë që të shpie drejt në Odën e Burrav

Konkluzioni:

Formim i një qendre te menagjimit te këtyre kullave dhe shfrytëzimi për turizëm duke i lëshuar për
banim për turist dhe përfitimit materiale te destinohen për pronaret e kullave dhe mirëmbajta,
shfrytëzimi i kullave për expozita, dhe një pjes për shndërrimi ne muze duke i exponuar exponante
qe gjinden ne ato lokalitete. Përkrahja e institucioneve shtetërorë duke i rinovuar kullat duke i
parandaluar qe po shkatërrohen dhe konzervimimi i tyre me standardet e organizatës botërore te
trashëgimis .

488
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Helena Grillo, Evis Hudhëra - Veçori etnografike dhe zakonore të krahinës së Himarës

Dr. Helena Grillo ( Mukli)


Universiteti ”Aleksandër Moisiu”, Rr. Currilave, Lagja Nr.1, Durrës
helenagrillo@yahoo.com

Ma. Evis Hudhëra

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Hyrje

Zhvillimi global sjell domosdoshmërinë e njohjes dhe studimit të kulturave rajonale, materiale
dhe shpirtërore. Në punimin tonë është sjellë material burimor i pasur nga krahina e Himarës për
përshkrimin e vecorive të kulturës materiale. Himara shtrihet përgjatë bregut Jonik të Shqipërisë (të
cilin banorët vendas e quajnë thjesht Bregu), duke qenë në pjesën VP të tij, që nga rrëza jugore e
Qafës së Llogorasë e deri në malin e Qeparosë në Juglindje, në një gjatësi në vijë të drejtë 22 km.
Mes vëzhgimit të drejtpërdrejtë dhe mbledhjes së të dhënave në terren është realizur përshkrimi i
vecorive kulturore, i cili është me vlerë në kuadër jo vetëm të njohjes dhe ruajtjes së traditës
zakonore, por dhe ndihmesë në zhvillimin global, ku nevojiten njohjet e diversiteteve mes laryshive.

Veçori etnografike

Veshjet tradicionale janë një element i kulturës materiale. R. Memushaj vëren “ngjashmëri të
shumta në të dyja anët e Labërisë, por edhe me veshjet e lashta iliro-epirote474. Veçori e përbashkët e
këtyre veshjeve është përbërja prej leshi, me prerje të thjeshta dhe me ngjyrë kryesisht të bardhë.
Rrobat prej shajaku ia kërkonin labit kushtet natyrore të vendit.

Në një raport të janarit 1787, kapiteni austriak Dedoviç, lidhur me veshjet e himarjotëve,
shkruan: “Veshja e zakonshme shtëpiake, sidomos e grave dhe e fëmijëve, endet e gjitha me dorë
prej leshi, në një mënyrë trashamane dhe të keqe; në fshatrat Vuno, Dhërmi dhe Borsh ka edhe
dërstila të shajakut”475

Pukëvili thotë se “shajaku i endur nga gratë shqiptare shërben si në lashtësi për veshjet e
detarëve, ushtarëve dhe fshatarëve; ai është veshje për shërbim të gjatë të shqiptarëve që nuk kanë
frikë me këtë stof as nga shkëmbenjtë, as nga ferrat.”476

Gjendja ekonomike tepër e vështirë është pasqyruar në veshjet e krahinës. Përgjithësisht


materialet që përdoreshin për veshje ishin liri e gjeshtra. Këto përdoreshin për poture e guna.
Veshjet e zakonshme shtëpiake bëheshin prej shajaku. Zakonisht pwrdorej fanella e leshtë, këmishë
me mëngë të gjera, xhup i leshtë dhe gunë. Për burrat përdoreshin gjete të specifikuara sipas

474
R. Memushaj, Hiamara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike, Botimet
Toena, Tiranë, 2004, f. 145

475P. Pepo, Materiale për historinë e krahinës së Himarës në vitet 1785-1788, SH, 1964, 3, f. 141
476
F. C. H. L. Pouqueville, Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie... Vol. 1 (cituar sipas R.
Memushaj, në Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike, Botimet Toena,
Tiranë, 2004, f. 146)

489
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

moshës; të zeza ose kafe me material prej leshi, tirq me shajak të bardhë. Opinga me fund dhe
çorape të leshta të punuara me dorë pwr burrat dhe këpucë me xhufkë për gratë.

Zakonisht sipas moshës vërejmë dallime në veshjet e grave. Gratë më të reja përdorin
vellonaq. Fustani i tyre quhej vestë-a. Gratë më të moshuara përdorin pollkë, xhup e peshlli. Nw
krahinw pwr gratw nuk përdoren laryshi ngjyrash, por sipas gjendjes familjare shamia ose
(destemeli) mund të ishte; i bardhë ose i zi.

Përgjithësisht burrat mbanin kapele të zeza ose qeleshe, të cilat nuk ishin as me xhufkë e as të
sheshta fare. Në raste festash burrat kanë mbajtur feste, e cila mbulonte vetëm majën e kokës.

Pas islamizimit të Labërisë S. Rusha vëren: “festja e burrave myslimanë të shtresave të larta ka
qenë e kuqe me xhufkë, të paktën që nga gjysma e parë e shek. XIX; kurse burrat e shtresës së ulët
përdornin qeleshe, e cila më pas zëvendësoi festen e kuqe dhe sot mendohet si pjesë e veshjeve
tradicionale shqiptare.”477

Për stoli përdoreshin kryesisht unaza të florinjta, por kjo varej nga gjendja ekonomike e
familjes.

Kurbeti: Pas vdekjes së Skënderbeut shumë himarjotë filluan të shërbenin me pagesë në


ushtritë venedikase, napolitane për të përballuar jetesën e familjeve të tyre, e nga ana tjetër me
shpresë se do të siguronin përkrahje për çlirimin e vendit nga pushtuesit otoman. Pas vrasjes së Ali
Pashë Tepelenës, kurbeti si luftëtarë me pagesë u zëvendësua nga kurbeti me karakter thjesht
ekonomik. Vendet më të parapëlqyera për mërgim ishin Greqia, Franca e më vonë SHBA.

Banesa: Familjet e çdo fisi i kanë pasur banesat ngjitur me njëra-tjetrën. Ndërtesat e larta kanë
qenë gjithmonë dykatëshe: poshtë vendi për veglat e punës e kafshët. Çdo shtëpi kishte furrën e vet.
Në traditën familjare bukët bëheshin një herë në javë e ruheshin në vende të freskëta. Studiuesi E.
Riza, i cili është marrë me vendbanimet e ndërtimet popullore të Labërisë nënvizon: “Qendrat e
banuara të kësaj zone, në shumicën e tyre fshatra, janë të vendosur në pjesën perëndimore të
lartësive që shtrihen thuajse përballë bregut të detit Jon, në lartësi 300-600m. Vendbanimet e zonës
së Bregut të Detit janë ndërtuar mbi troje të ashpër shkëmborë, asnjëherë në buzë të detit.”478 Në
organizimin familjar vërehej bashkëjetesa në vëllazëri. Kjo pasqyrohej edhe në banesa (shtëpitë e
disa vëllezërve ishin të grupuara)

Kënga popullore dallohet për muzikën e saj polifonike dhe mospërdorimi i veglave muzikore.
Polifonia himarjote këndohet në tonalitete shumë të larta. Kënga fillon aty ku mbaron kënga labe.

Ekonomia: Banorwt merren më shumë me peshkim. Ka sukses rritja e agrumeve dhe e ullirit. I
ka ndihmuar shumë emigrimi. Me interes janë sidomos emërtimet e botës së kafshëve (blegtorisë).
Në këto emërtime vihen re takimet e kësaj të folmeje me krahinat e tjera të Labërisë.

Në krahinën e Himarës janë të besimit të krishterë (ortodoksë). Vendasit thonë se ka pasur nga
një kishë në çdo mëhallë. Çdo mëhallë ka pasur shenjtin e vet. Himarjotët shkonin në kishë zakonisht
kur shoqëronin të vdekurit. Pagëzimet i bënin në shtëpi. Shërbesat fetare i kanë pasur greqisht, siç i
kanë edhe arbëreshët e Italisë si ushtrues të ritit grek bizantin.

477 S. Rusha, Himara në stuhitë e shekujve, f. 80


478
Emin Riza, Arkitektura e banesës popullore në zonën e Bregut të Detit, në “Monumentet”, 20, Tiranë, 1980,
f. 4-5.

490
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Riti i lindjes e vdekjes

Ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në Himarë urimi kryesor lidhej me lindjen e një djali:

Mot me një djalë!

Urimet më të përdorshme: Të na rrojë djali! Në qoftë se lind vajzë: Ishalla të na bjerë edhe
djem nga prapa!

Emrin e vinte nuni. Gruaja lehonë duhet të ruhet nga syri i keq, e nuk duhet të dilte 40 ditë nga
shtëpia.

Një ngjarje e dhimbshme me jetën e himarjotëve, ashtu si të mbarë shqiptarëve është vdekja.
Në Himarë vajtojnë si burrat, ashtu edhe gratë. Burrat në vdekje të rënda qanin me ulërimë. Gratë
vajtojnë me ligje, kurse burrat shpesh thërrisnin me zë të lartë emrin e të ndjerit (me një ton tragjik).
Karakteristikë për zonën është vendosja e shamisë së zezë në kokë, e cila mbahet shumë gjatë e
mund të hiqet vetëm në raste të jashtëzakonshme. (Një nënë në rastin e martesës së djalit të
vetëm.)

Një vendas tregon: “Ime shoqe, nuse në Kongjikaj, për vdekjen e nipit tim e vu të zezën e se vu
mo të bardhën”. Ngjyra e zezë ishte përfaqësuese e ditëve të zisë, ngjyra e bardhë përdorej në
situata të zakonshme. Sfondi i tyre është ndarë në bardhë e zi, por në shumicën e rasteve sheh
shamizeza. Ishte zakon që i vdekuri të qahej nga të gjitha gratë e mëhallës. Kishte edhe gra që
thurnin vargje të bukura e ato shkonin në çdo gjëmë për të qarë. Zakonisht përdorej shprehja:
“korba u për ty” “korba, vëlla” “orëzi”. Vaji shoqërohej me çjerrje të fytyrës, shkulje të flokëve e
rënie të gjunjëve: vu, vu.

I vdekuri çohej në kishë. Ai aty vendosej në vig=vendi ku mbahen të vdekurit. Qivurin e bënin
në dërrasa lisi, si cilësi shenjtërie dhe e quanin kasë. Në kokë i vendosnin një jastëk të mbushur me
gjethe ulliri, dhe poshtë kokës një copë qeramidhe nga të shtëpisë. Përpara se të mbyllet arkivoli i
hidhet trupit vaj ulliri në formën e kryqit.

Zakonisht vaji zgjaste 1 vit pas vdekjes.

Në ditët përkujtimore përgatitej grurë i zier. Natyrisht në vaje përshkruhej jeta e të larguarit.
Përmendeshin cilësitë e mira të të larguarit. Shpesh në vaje përmendeshin emrat e të ikurve të tjerë.
Krijohet komunikimi midis dy botëve, botës reale dhe botës së përtejme. Një fazë interesante në
vajtim është ajo e kundërvënies. Kjo zakonisht ndodh kur ka konflikte e mërira. P. sh. : Karillo Andoni
tregon:

“... njëri hodhi në dashuri me një grua të martuarë. Ai që kishte gruan nuk ishte në gjendje të
mirë ekonomike. Ngrehet dhe e vret”

Ja si e vajtojnë : O Selam takëme gjaku,

Kush të vrau e si të vrau

Magje e shoshë më krahu

Njëra motër ofendohet

Selam të keqën motra

S’është ashtu si thonë bota

491
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Se s’të vranë burdallatë

Po të vranë petroshatë

Që su kish mbeturë hakë

Motra e dytë e dënon veprimin e vëllait

Selam drëri, Selam trimi

E pati hakë fakiri

Se iu tha buzë, iu nxi siri

Se i hoqi gruan nga gjiri.

Në Vuno kishin vrarë veten një djalë dhe një vajzë, të cilët nuk i lejoi familja të martoheshin.
Gjatë vajtimit u hodhën mendime nëse të varroseshin në një parcele, apo parcela të ndryshme. Për
të shuar konfliktin një grua vargëzoi: “Halli i madh e zuri këtë shtëpi\a korba \diqën menjëherë\a
korba\korba tata e korba mëma\që s’do i shohë një me si\qani shoqë e qani motra\për këtë
batërdi.”479 Fjalët e ulin tensionin.

Atmosfera ndryshon gjatë vajtimit në varësi të moshës dhe shkakut të vdekjes, ashtu si
ndryshojnë edhe ngushëllimet në rastet përkatëse: ja si vajton një nënë djalin e vetëm “Mu lajthite o
mal me borë, që s’të vura dot kurorë”. Nëna përjeton dhimbshëm largimin e djalit dhe shpreh
brengën e saj që ai iku i ri e i pamartuar. Edhe toni është shumë tronditës edhe elegjiak. Buzët lëvizin
në mënyrë të tillë që del një zë i thekshëm. Piktori anglez i shekullit XIX, Eduart Lir, gjatë udhëtimit të
tij nëpër Labëri u ndesh me vajtimin e kësaj treve. Ai ka shkruar: “S’mbaj mend të kemë dë gjuar
ndonjë zë aq të tmerrshëm... siç ishte britma... që përsëritej vazhdimisht e fortë dhe e mprehtë, të
cilën s’ke si të mos e kujtosh pa dhembje. Dhe ajo që e bënte më të tmerrshme, ishte jehona e largët
e çdo britme, që vinte nga shkëmbinjtë e vetmuar të këtij vendi të fshehur. Britmat gjithashtu ishin të
ngjashme dhe monotone në atë zemërim të egër...

Ato ishin kujet e një gruaje vendase, së cilës i kishin vrarë burrin.” 480

Kur është i moshuar e i ka kaluar stadet e jetës, vajtimi, si për të treguar filozofinë e
vazhdimësisë së jetës, e duke e parë vdekjen si diçka të pritshme, mbyllet me vargun: …se i prapësmi
s’humbet (jeta vazhdon). Pothuajse në filozofinë popullore vdekja shikohet si një gjë e keqe: si ora e
keqe që ka ndjekur orëziun.

Ngushëllimet: T’i rrojnë fëmija (kur është i moshuar) dhe : “J’u dhëntë Zoti durim!”

“Nuk (u) kam seç të tho:m! Durim, o jeto!”

-Për të mira! Rrofsh e ti me të tutë!

-Mos qoftë prind të qaje evlanë!

-Ju helmuan edhe eshtërat

479
Himara në shekuj, A. SH. SH, Tiranë, 2004.

480 E. Lear, Journals of landscupe painter in Grece and Albania, Londër, 1888 f. 129.

492
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ja si ka ngushëlluar miku i familjes Grillo, më 1945, për vdekjen e gjyshit tim, bashkëshorten e
të ndjerit;

Erdha të ngushëlloj për mikun tim , që ti nuk e di se ç’njeri ka qenë, por u që e kam pasur shok.

Mikpritja nuk mungon në krahinën e Himarës. Miku respektohet. Vendasit thonë se edhe kur
vjen djali i shtëpisë diçka do lëvizë mëma. Formula përshëndetëse:

Mirëserdhe, o mik!

Mirë se të gjeta!

Një fjalë e urtë popullore himarjote thotë: Ngriji vetullat e liji petullat.

Megjithatë vërehet edhe një ndjenjë respekti rastësor e lidhje e dyfishtë duke iu nënshtruar
fatit e duke shfaqur tiparet miqësore të himarjotëve;

Me këta miq që kemi sot ,

Është harram dhe miqësia

Pa ata nuk bëjmë dot

Si ta bëjë Perëndia

Për natën e Vitit të Ri gatimi tradicional ishte kofto-ja. Zakonisht një fëmijë mëngjesin e Vitit
të Ri vinte me një pjatë, në të cilën kishte vendosur degë ulliri, si për të sjell mbarësi në shtëpi. I zoti i
shtëpisë e merrte pjatën e i jepte fëmijës lekë (ky lek quhej strinë).

Me ullirin lidhet edhe një rit tjetër në natën e Vitit të Ri. Ishte zakon që vatra të mbahej
ndezur me një trung të trashë, e të mos shuhej për tërë natën. Në Himarë, ashtu si në veri të
Shqipërisë, ruhet emri i lashtë “buzm”, i cili, në krye të herës, do të ketë pasur kuptimin “urë zjarri”,
çka e dëshmojnë pasazhet nga vajtimet e mëposhtme:

“T’kjajnë katër qoshet e konakut/E katër anët e çardakut, /Edhe t’kjajnë buzmat e zjarrit, /e të
kjan bregu i votrës, /E të kjan rrethi i sofrës...” 481

Heqja e kërcurit të ndezur nga zjarri dhe ruajtja e tij për t’u vënë prapë në zjarr gjatë një
periudhe të caktuar është një dukuri që haset në të gjitha trevat evropiane.

Mbi të vendoseshin fletë të ullirit, të cilat rrotulloheshin e përdridheshin mbi zjarr. Ky rit quhej
“martesa e zjarrit”. Çdo fletë ulliri identifikohej me një njeri (zakonisht fëmijë e beqar). Në qoftë se
fleta rrotullohej e përdridhej individi do të kishte mbarësi atë vit. Në të kundërt individi nuk do të
kalonte një vit të mbarë. Sipas Kolë Kamsit, kjo festë “kremtohej më shumë shekullarisht sesa
fetarisht.”

Dita më e gëzueshme e jetës, dita e dasmës do të përshkruhet me lirizëm të hollë nga


himarjotët. Gëzimi ndihet në gjithë mëhallën. Një vendas, kur e pyetëm se çfarë këngësh këndojnë
në dasma na u përgjigj: na këndojmë vënçe.

481 Visaret e Kombit, III, Tiranë, 1944, f. 199.

493
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Himarjotët nuk përdorin vegla muzikore. Pjesëmarrësit janë: marrësi, kthyesi-iso (ai që mbush
këngën).

Në krahinën e Himarës përdoret një kod gjuhësor i caktuar, për të kërkuar vajzën: Kërkuesi; -
Na ka humbur një mushkë, e kuqe, me zile. Pra, vajza që në momentin e kërkimit, bëhej pronë
madje edhe e dallueshme si nga tipari i ngjyrës (e kuqe) pak e ndeshur në këtë krahinë, ashtu edhe
nga kumbimi (zile).

Në qoftë se binin dakord i zoti i shtëpisë ia kthente: “Mushka e kuqe, me zile është këtu.” Sipas
kodit gjuhësor ishin dakord të bëheshin miq. Caktohej dita kur do ti vinin unazën. Vajza me djalin
takoheshin vetëm këtë ditë e më pas ishte e ndaluar të shiheshin deri në ditën e dasmës.

Gjatë javës së dasmës në shtëpi këndohej e kërcehej. Ditën e shtunë në shtëpinë e nuses
vinin deri në tre-katër vetë që sillnin këpucët. Nusja vendos në kokë sipull/in (si duvak) në ngjyrë të
bardhë. Njerëzit e nuses ditën e diel sillnin peshqeshe, zakonisht sende të florinjta. Një vendase
tregon: u kam ikur me xharape pambuku, me vija të trasha, me ngjyra. Do të dërgohej një kalë i
veçantë për nusen (pa preferencë ngjyre). Për të gjithë krushqit nusja do të doroviste me një këllëf
jastëku (proshqefall) dhe një palë çorape. Ishte zakon që dhëndri të ngrinte nusen nga karrigia e të
fillonte çasti i takimit me të afërmit. Zakonisht martesat bëheshin në kishë.

Kumbari hedh të dera e kishës një shumë monedhash metalike. Nusja rrihet me oriz dhe
sheqer. Pas kurorëzimit, dhëndrit të gjithë i qëllonin një pëllëmbë prapa qafës. Nusen e priste në
derën e shtëpisë vjehrra. Si për të shprehur ardhjen e mbarësisë, ajo duhet të futej me këmbën e
djathtë. Më pas e vjehrra e dridhte tri herë të dera e shtëpisë. Nusja porositej që nuk duhet të hante
bukë. Sipas zakonit, nusja shoqërohej nga një grua, e cila quhej vodecë. Ajo rrinte me nusen e
kujdesej për të. Duhet të ishte e zonja, sepse edhe mund të ngacmohej nga njerëzit e dhëndrit, e ajo
duhet të kthente përgjigje të zgjuara. Vodecja flinte të dielën në darkë me nusen, e ditën e hënë
kthehej në shtëpi së bashku me njerëzit e nuses që vinin për të parë atë (babai, mamaja, xhaxhai).

Urimet

O mik, o krushkë

Të na rrojnë të rinjtë!

Të kenë jetë të gjatë!

Deri mot me çiliminj

Ta mbajë krushka në gji.

Dollia në dasmën himarjote

Në dasmën himarjote dollinë e çel kumbari. Ai kryen i pari funksionet e dollibashit. Më pas ai
cakton një njeri të përshtatshëm si nga mosha, ashtu dhe nga formimi, të cilit i drejtohet për herë të
parë. Dollia vjen rrotull dhe merr fund mbasi të kenë gjetur njeri-tjetrin të gjithë dasmorët. I fundit
gjen dollibashin, i cili e mbyll dollinë. Në dollinë himarjote nuk janë të pakta rastet kur përfshihen
edhe gratë (të moshuara). Ato kanë të gjitha të drejtat dhe detyrat si burrat. Ashtu si në të gjitha
trevat dhe këtu respektohet miku. Dollia nis me një vazhdon me 2, 3.. Zakonisht praktikohet dollia
me urdhër.

494
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Këtë lloj dollie ka përshkruar edhe Gj. Shkurtaj në “Etnografi e të folurit të shqipes” 482

“Me urdhër të dollibashit të gjeta e të ngarkoj me një detyrë të rëndësishme. Unë detyrë u
përpoqa ta kryeja mirë, të mbaj rregull, të respektoj njerëzit e të gëzojmë edhe të zotin e shtëpisë. Ti
me marrjen e detyrës vrit e prit , e gjak mos nxirr”

Kemi gjetur edhe mbyllje të tilla: Vra e pre , e gjak mo kërre.

“Me urdhër të dollibashit, të kam gjetur”. Në qoftë se mungon një pjesëtar i familjes vendin e
tij e zë një tjetër, qoftë edhe fëmijë, ai respektohet njësoj e merr statusin e personit që zëvendëson.
Zakonisht në qoftë se është fëmijë, ai është mësuar se çfarë do të flasë e ruhet nga miqësia në pije.
Dollia himarjote është dollia me dënim. Në qoftë se do të harroje dikë, atëherë dollibashi do të japë
dënimin (të pish 10-15 gota raki) që të ikje nga tavolina i turpëruar. Duke u mbështetur në materialet
e vendasve po japim një shembull të dollisë

Dollibashi (kumbari)

-E ngre këtë dolli për shëndetin e çiftit.

- Zoti t’ia apë shëndet për të dy.

- Të na trashëgonen.

- Prite, të kam gjetur Ndreko.

Ndrekoja

- Mir se erdhe të gjo:jë

- Paç gjithë të mirat. sipas urdhrit tënd.

Shëndetja e çiftit –të mplaken të lumtur

-Me një djalë përsëçpejti. Urdhërinë zoti... , ku më dërgon.

Zakonisht më pas gjendet i zoti i shtëpisë pastaj respektohet një mik më i largët, krushku e
sipas radhës.

Ndrekoja

- Me urdhër të dollibashit të kam gjetur.

Dhori

- Mirëse me urdhërove. Të na rrojë kumbari me gjithë ç’ka, urdhri i tij.

Shëndetja e çiftit. Të na trashëgohen. Paçin ditë të bardha. Mot me një djalë.

482 Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit e të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004, f. 101.

495
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bibliografia

Himara në shekuj, A. SH. SH, Tiranë, 2004.

E. Lear, Journals of landscupe painter in Grece and Albania, Londër, 1888 .


Visaret e Kombit, III, Tiranë, 1944, f. 199.
Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit e të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004.
R. Memushaj, Hiamara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike, Botimet Toena,
Tiranë, 2004.

P. Pepo, Materiale për historinë e krahinës së Himarës në vitet 1785-1788, SH, 1964, 3.
F. C. H. L. Pouqueville, Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie... Vol. 1

S. Rusha, Himara në stuhitë e shekujve,


Emin Riza, Arkitektura e banesës popullore në zonën e Bregut të Detit, në “Monumentet”, 20,
Tiranë, 1980.

496
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ilir Morina, Ismet Berisha - Menaxhimi i destinacioneve turistike në Grykën e Rugovës Pejë

MSc Ilir Morina

Ilirmorina0414@live.com

MSc Ismet Berisha

Ismeti75@gmail.com

Abstrakt

Duke ditur së destinacioni është shkak për një udhëtim, kurse produktet dhe shërbimet
turistike i tërheqin vizitorët e ndryshëm drejt vendeve te caktuara. Destinacionet turistike janë të
ndryshme për shkak së qëllimi kryesor i destinacionit turistik është të sigurohet mysafirëve cilësia
dhe ekzistenca nga banoret domicil, duke e kuptuar se destinacionet nuk janë statike, por ato
ndryshojnë dhe zhvillohen ne bazë të preferencave të mysafirevë. Turisti zgjedhë destinacionin të
cilin do të vizitojë dhe në të cilin treg gjenden produktet e shërbimit, me çka destinacioni duhet
definuar nga pozita e turistit. Kështu që hapësirën të cilën e ka zgjedhur turistit duhet të jetë e
shfrytëzueshme. Rëndësia e destinacioneve turistike në Republikën e Kosovës ka një vlerë e cila
karakterizohet me rajone malore të pasura dhe shumë tërheqëse për vizitorët duke përfshirë faktorë
natyror, shoqëror, historik, mundësit për rekreacion si dhe rrjetin rrugor të cilat ndikojnë
drejtpërsëdrejti në tërheqjes së vizitorëve. Po ashtu në Republikën e Kosovës ka shumë destinacione
turistike tërheqëse, një nder destinacionet turistik është Gryka e Rugovës, hapësirë natyrore e
jashtëzakonshme cilësore më mundësi të madhe të pranimit të vizitorëve, e cila është e pasur më
shumëllojshmërinë dhe veçantin gjeomorfologjike të objekteve: malet, grykat, kanjonet, shpellat
dhe veçorit e tyre atraktive, kushtet morfologjike për zhvillimin e sporteve dimëror, alpinizmit dhe të
speloturizmit si dhe denivelimi dhe kapacitet potenciale të shtigjeve të skijimit me hapësira dhe
kushte për zhvillimin e turizmit sportiv – dimëror. Andaj menaxhimi i destinacioneve turistike në
Grykën e Rugovës është shumë i rëndësishëm në tërheqjen e vizitorëve dhe njëkohësisht në
zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm duke e ditur potencialet turistike të Grykës së Rugovës e cila i
ofron si një destinacion turistik më vlera të larta turistike, por që mbetet organet komunale Pejë dhe
organet qendrore te hartojnë politika të favorshme duke investuar në këtë pjese për ti bërë të gjitha
ato bukuri të rralla dhe magjepse për vizitorët të cilët kërkojnë të kanë qasje, joshje si dhe të ketë
organizim të mirëfilltë drejt një menaxhimi të suksesshëm të destinacioneve turistike në Grykë e
Rugovës.

Fjalë kyçe: destinacion, gryka e Rugovës, potenciale turistike.

497
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Menaxhimi i destinaciove turistike

Destinacioni ose termi vendpushim është një lidhje komplekse ndërmjet gjeografisë (me të
gjitha burimet humane e natyrore që ajo ofron) dhe turizmit (me të gjitha aktivitetet dhe shërbimet

marrin turistët gjatë qëndrimit të tyre) 483. Destinacionet nuk prezantojnë një sektor të industrisë
turistike në kuptimin e ngushtë të fjalës, por ato përfshijnë në një zonë të vetme shumë aktivitete
turistike e shumë sektorë industrish. Në shumë destinacione shihen ndikimet e industrisë turistike,
kështu ato përfshihen nga efektet pozitive ekonomike e sociale dhe në të njëjtën kohë bëhen
lokalizim për shumë faktorë negativë ambientalë, ekonomik, social-kulturor të kësaj industrie.
Destinacionet gjithashtu janë të një rëndësie të madhe në turizëm,sepse janë ato dhe imazhet e tyre
që tërheqin turistët dhe me anën e kësaj ato veprojnë si një katalizator i shumë sektorëve dhe i
industrisë turistike si në figurën 1.

Figura. 1 . Përmbajtja e destinacionit turisti.

Destinacionet

Akomodimi Shitës me pakicë

Infrastruktura Transporti

Lehtësitë e tjera

Atraksionet Shërbimi i ushqimit e pijes

483 Ray Youell (1998) – Tourism an introduction.

498
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Një destinacion turistik tipik do të ketë një varietet të organizuar turistik tregtar e jo tregtar

operojnë së bashku me trupat e sektorit publik në ndërtimin e infrastrukturës, planifikim e rregullim


të territorit, shërbimet e informacionit turistik dhe promovimin e destinacionit. Ndërsa operatorët
privatë furnizojnë vizitorët me lehtësira të tilla si akomodime, ushqim e pije dhe atraksione.

Figura.2. Komponentët e nevojshëm për zhvillimi e një destinacioni.

Përmirësimi i
cilësisë së
jetës

Promvimi i
Shërbimi
zhvillimit të
Cilësor
qëndrueshëm

Partneritetet

Produkti Konkurent në
turistik unik tregun turistik

1.1. Roli dhe Rëndësia e Destinacionit Turistik

Teoria dhe praktika e turizmit bashkëkohor, veçanërisht praktika pranon nocionin e


destinacionit turistik si një produkt turistik të integruar. Tregu vështron një destinacion turistik si një
” njësi marketingu” e cila i përgjigjet mirë nevojave të një segmenti potencial të kërkesës ne
turizëm, ka raste qe të tjerë e njohin si një njësi hapësinore484. Në vija të përgjithshme tre
karakteristika themelore të një destinacioni turistik janë:

 Aftësia tërheqëse,
 Struktura e saj,
 Arritshmëria.

Motivimi identifikon qëllimin e vizitës qe një individ e realizon larg vendbanimit te tij 485:

484 Klodian. Gorica, Turizmi dhe operatoret turistik, Tirane, shtator, 2009, fq.6.
485 Nexhat Muhaxheri, Ekonomika dhe menaxhmenti në turizëm, Prishtine, 2006, fq.48.

499
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Pushimet (ku përfshihen edhe vizitat tek miqtë apo familja),


 Udhëtimet për qëllime biznesi (ku përfshihen takimet, konferencat etj),
 Të tjera(ku përfshihen udhëtimet me qëllime studimi, qëllime religjioz,
shëndetësore etj).

Është më rendësi te behet dallimin mes llojeve të ndryshme të vizitave sepse karakteristikat
e secilës kategori dallojnë nga njëra tjetra. Dallimi në mes të udhëtimit për qëllime biznesi dhe
udhëtimit për reaksion është se në rastin e pare mundësia e zgjedhjes se destinacionit dhe koha në
dispozicion është e kufizuar. Udhëtimet për qëllime biznesi kërkojnë më shume saktësi në udhëtim,
objekte dhe shërbime më efikase që mundësojnë kryerjen më të lehte të punëve. Karakteristikat e
udhëtimit ndihmojnë në identifikimin e llojit të vizitës dhe destinacionit. Se pari dallojmë pushimin
apo udhëtime lokale dhe ndërkombëtare. Kjo ka rendësi të madhe ngase udhëtimet brenda vendit
kushtojnë më lire dhe shpenzimet kryhen brenda shtetit, pra paratë nuk shpenzohen në një shtet
tjetër. Se dyti çfarë destinacioni është zgjedhur. Ekzistojnë dy lloje të destinacioneve apo vendeve ku
pushojmë. Destinacionet natyrale dhe të konstruktuara apo te krijuara artificialisht. Pa marre
parasysh llojin e destinacionet është e domosdoshme qe në këto vende të ketë një nivel të lart
menaxhimi. Parqet nacionale duhet të mbesin sa më natyrale qe është e mundur por sidoqoftë qasja
është e kufizuar, pastaj duhet menaxhuar parkingun e automjeteve, akomodimin, mbeturinave etj.

Marre në tërësi, për destinacionin turistik mund të thuhet486:

 Se përben tërësi hapësinore të ofertës turistike,


 Se duhet të posedon elemente të bollshme të ofertës,
 Se është i orientuar kah tregu, turistet etj,
 Se është i pavarur nga kufijet administrative,
 Se destinacioni duhet drejtuar(administruar).

Pozicioni tregtar i çdo destinacioni kryesisht varet nga tri elemente te tije themelore;

1. Qasja
2. Joshja,
3. Organizimi.
1.2. Destinacionet Turistike të grykës së Rugovës
Rugova nuk është vetëm një vend i shkëmbinjve të lartë, lumenjve dhe përronjëve, shpellave
dhe shtazëve dhe zogjve të rrallë por edhe i traditës dhe kulturës qindravjeçare 487. I tregtisë dhe
karavaneve të gjata që niseshin nga Venediku për të shtegtuar nga Rraguza (Dubrovniku i sotëm)
përmes Skadar (Shkodra) dhe kaluar përmes Rugovës. Rrëzë këtyre bjeshkëve do të dëgjoni
kumbonat e manastirit mesjetar të qytetit ku tingëllima e saj vazhdon duke u shpërndarë përmes
erës së maleve deri lartë në bjeshkë duke u detyruar që prapë të ngrini kokën lart drejt Kreshtave të
larta dhe pyjeve të dendura. Këtu çdo gjë është e gjallë dhe jetohet në dashuri e respekt të thellë,

486 A.Krasniqi. Fatos Ukaj, Menaxhimi i destinacioneve në turizëm, Peje, 2009, fq.27.
487 www.rugovaexperience.org

500
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

këtu pyjet e lisat kanë sy e vesh për të parë e dëgjuar prandaj banorët e vjetër kur nisën për të hyrë
në mal për të pre një lis e mbështjellin sëpatën me lëkur apo letër për të mos ua parë lisi.

Aktivitetet rekreative: Më pasurit e mëdha qe disponon, rajoni i Rugovës ofron mundësin të shumta
për kryerjen e aktiviteteve rekreative-sportive, ku shume dashamire të natyrës, entuziaste të
bjeshkëve dhe sportiste e kalojnë kohen duke e shijuar ajrin e pastër, natyrën e gjalle dhe
kënaqësinë e pamjeve piktoreske e deri tek aktivitetet ekstreme. Janë mjafte atraktive ngjitjet ne
shkëmbinj, ecjet malore, pushtimi i majave malore deri ne 2530m, eksplorimet ne shpella,
ekskursionet ditore dhe pushimet gjate vikendeve, kampingjet,aventurat e ndryshme, ski alpinizmi,
ecjet me shputa bore, skijmi i lire etj.

Bjeshkataria: Bjeshkatari është aktivitet i cili praktikohet në mase të madhe nga popullsia lokale por
edhe nga vizitoret e shumte që e vizitojnë Pejën. Është pjesa e regjionit malor e Rugove e cila i ofron
shtigjet për ecje malore të cilat janë mjafte atraktive dhe aventuriere për të gjithë adhuruesit e
bjeshkatarisë dhe kohës së lire. Shtigjet te cilat mund te veçohen si atraktive janë: Pejë - Maja e Zezë
- Peklena - Vjellak, Pejë - Maja e Zezë - Shushicë, Pejë - Livadhi Sakës - Kopranik, Jezer - Milishevc -
Roshkodol, Pejë - Jezer - Lumbardh, Bogë - Shkrel - Koshutan - Drelaj, Drelaj - Reka Allagës, Reka
Allagës - Llutovë - Pepaj - Drelaj, Drelaj - Dugaivë - Kuçishtë, Kuçishtë - Liqeni i Leqinatit, Liqeni i
Drelajve.

Speleologjia: Hulumtimi nëntokës dhe zbardhja e pasurive nëntokësore apo ndryshe që njihet se
speleologjia është nder aktivitetet e cila po ashtu është mjaft e zhvilluar në Komunën e Pejës. Qytetit
i Pejës njihet për ekspeditat dhe hulumtimet e shumta qe bëhen nga speleologet profesional nga
Peja. Nder shpellat qe mund të veçohen në regjionin e Pejës janë: Gryka e madhe, Shpella e
Radavcit, Shpella e mbretëreshës, Shpella e Karamakazit, Shpella e Demajve, Shpella e Kallabes,
Shpella e Bores.

Ngjitja në shkëmbinj: Vetëm 3km nga qyteti i Pejës në drejtime të grykës se Rugovës fillojnë shtigjet
e ngjitjes. Ekzistojnë 8 zona te ngjitjes të cilat njohën më emra të ndryshme në regjionin e Rugovës.
Zonat janë lehte të arritshme dhe përmbajnë nga 1 deri në 15 shtigje të ngjitjes më gjatësi prej 10
deri ne 8b+. Gjithsejte në Rugove gjenden 40 shtigje të ngjitjes. Shtigjet janë të hapura në mënyre
profesionale nga ekspertet të vendit dhe italian, kështu që siguria është në nivel dhe kontrollohen ne
çdo fillim të sezonës. Me poshtë kemi emrat e zonave për ngjitjes të cilat gjenden në Rugove:
Kilometri i 3, Solarium, Jezera, Kilometri i 5, Plazhi i merimangave, Shpella dragoit, Drelaj, Reka
Allagës.

Çiklizmi rekreativ: Peja qytet i çiklizmit siç njihet edhe ndryshe është vend i cili ofron mundësi të
shumta rekreative për adhuruesit e këtij aktiviteti. Pozita e mire e shtrirjes dhe shtrirja e rrafshet e
qytetit ka mundësuar që çiklizmi të jete një aktivitet shume i adhuruar të banoret vendas. Tani më
janë zhvilluar edhe shtigjet e çiklizmit malor rekreativ në rajonin e Rugovës të cilat kane vështirësi të
ndryshme ne baze të aftësive fizike të adhuruesve të këtij aktiviteti. Shtigjet e preferuar janë: Pejë -
Gryka e Rugovës - Drelaj - Pejë, Pejë - Gryka e Rugovës - Reka Allagës - Pejë, Pejë - Gryka e Rugovës -
Reka e Allagës - Llutovë - Pepaj - Drelaj - Pejë, Pejë - Gryka e Rugovës – Bogë – Shkrel – Koshutan –
Drelaj – Pejë.

Alpinizmi: Pushtimi i majave malore gjate sezonës së dimrit sfide apo rekreacion. Kjo është
madhështia e majave të këtij vendi natyror të quajtur Rugova. Ofron mundësi të pushtimit të këtyre

501
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

majave edhe për adhuruesit e alpinizmit por edhe te rekreacionit që dëshirojnë sfida dhe përballje
më vështirësi natyrore. Në këto rajone gjenden më se 19 maja të cilat kane lartësi mbi 2000m
mirëpo nder to që veçohet për nga karakteristikat bjeshkatare dhe alpine janë: Guri i Kuq më lartësi
prej 2522m, Maja e Çfërles më lartësi prej 2461m, Maja e Hajles më lartësi prej 2403m, si dhe Maja
e Vjellakut në lartësi prej 2014m si pjese përbërëse më majën e Peklenes. Për pushtimin e këtyre
majave është e nevojshme që ti keni pajisjet e duhura.

Skijimimi: Tradita e skijimit ne qytetin e Pejës është e lidhur ngushte më pjesëmarrjen në gara
ndërkombëtare qysh në kohërat e mëhershme. Banoret e Pejës për garimet me ski, mirëpo, edhe
për zhvillimin e skijimit ekstrem duke përdorur shtigje të vështira për skijim. Po ashtu është tani
është qyteti i cili e ka mjaft te zhvilluar ketë disipline rekreative-sportive. Për adhuruesit e skijimit
fshati turistik Bogë në të cilin gjendet shtegu i skijimit më gjatësi prej 1100m,skilift, kapacitete
akomoduese, restorante dhe mbrëmje festive qe organizohen. Gjate sezonës së dimrit në ketë fshat
organizohen gara e skijimit në nivel nacional dhe regjional. Ky fshat ofron mundësinë për zhvillimin
e aktiviteteve të skialpinizmit, ecje më papuçe bore, pushtimin e majës së Hajles. Te interesuarit aty
mund të kryejnë edhe kurse të skijimit pasi qe në ketë vend operojnë shkolla të ndryshme më trajner
profesional të skijimit.

Raftingu: Është një aktivitet i ri i cili ka filluar të zhvillohet në qytetin e Pejës në mënyrë
profesionale. Zhvillimi i këtij aktiviteti rekreativ kryhet zakonisht në stinën e pranverës dhe vjeshtës
duke marrë parasysh nivelin dhe vrullshmërinë e ujit. Tani në Pejë mund të bëhet rafting në dy
lumenj: atë të lumëbardhit ku shtegu fillon nga Gryka e Rugovës dhe kalon përmes qytetit e deri në
dalje të Pejës, si dhe në lumin e Drinit të bardhë ku mund të vazhdohet deri në komunën e Klinës,
Gjakovë e deri në Prizren.

Muzika dhe folklori: Folklori shqiptar në Regjionin e Pejës (përfshin Regjionin e Dukagjinit) është
shumë i pasur dhe i krijuar në kushte specifike ndër shekuj, nën ndikime të ndryshme, mirëpo
gjithmonë i ruajtur elementi autokton dhe është një prej elementeve të rëndësishme që zë vend në
valorizimin turistik të regjionit. Instrumentet që përdoren në këngë dhe janë autoktone janë: Lahuta,
Sharkia, Fyelli, Çiftelia, Kavall etj. Këtu duhet përmendur ansamblin e këngëve dhe valleve
"Rugova"dallohet për ekzekutimin e valleve të bukura të Rugovës me lëvizje, dinamizëm dhe me
veshje karakteristike,që për turistë paraqet atraksion të vërtetë.
Veshmbathja si motiv turistik: Sikurse në tërë Kosovën, në rrafshin e Dukagjinit e po ashtu edhe ne
regjionin e Pejës janë ruajtur veshjet e traditës së vjetër shqiptare. Karakteristik e veshjës së burrave
në regjionin e Pejës janë: tirqit e bardhë me gajtan të zi, këpucët prej lëkurës, ndërsa Rugovasit në
kokë e mbajnë edhe shallin e bardhë. Atë shall qe e mbajnë rreth kokës e quajnë "qefin", me atë
mbulojnë të vdekurin. Në veshjen e grave është e komponuar ngjyra e zezë me të bardhën ndërsa te
vajzat ngjyra e bardhë me të kuqën. Veshmbathja e traditës së vjetër tashti mund të gjendet vetëm
te gjenerata e vjetër,si të burrat po ashtu edhe te gratë,si dhe mund të shihen të ekspozuara në
muzeun e qytetit të Pejës apo në dyqanet që shesin punime artizanale.

Akomodimi: Në trevën e Rugovës janë ndërtuar disa restorante, motele dhe hotele, por te cilat nuk
kane kapacitete të mëdha të pritjes së turisteve, po ashtu ato ofrojnë shërbim te ndryshme për
turistet me aq kushtet që kane, duke e ditur se nuk i plotësojnë nevojat, dëshirat e kënaqshme te
turisteve.

502
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Transporti: Për t’i shijuar bukurit përrallore të Grykës se Rugovës natyrisht se është e nevojshëm dhe
shume i rëndësishëm transporti për të arritur në të gjitha pikat e dëshirueshëm që turisti dëshiron
që t’i vizitoje, por duke e pare gjendje momentale në ketë relacion është vetëm një minibus i cili
qarkullon për nevojat e banorëve i cili është i vjetruar dhe nuk i plotëson kushtet për të dale në
rruge, kështu që në saj të zhvillimit të turizmit në ketë pjese duhet pasur parasysh edhe transporti i
udhëtarëve të jete më modern dhe i përshtatshëm.

Infrastruktura rrugor: Rrjeti rrugor në Grykën e Rugovës është duke u rregulluar por mbetet shume
për tu bere në këtë drejtim, për shkak se ndërtimi i rrugëve shkon shume ngadalë dhe natyrisht se
kjo ndikon dhe i pa mundëson turistet për ti vizituar destinacionet turistike në Grykën e Rugovës. I
mbete organeve komunale dhe atyre qendrore për të bërë investime.

PËRFUNDIMI

Duke e pare dinamike e zhvillimi të turizmit në përmasa te shpejta ne të gjithë globin, po


ashtu edhe në vendin tone është jashtëzakonisht e nevojshme qe të zhvillohet turizmi qe ndikon
direkt në zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijon vende te reja të punës si dhe duke ngritur
stadartin e jetesës, pikërisht të mirëqenies se banorëve. Mundësit e zhvillimit te turizmit në Kosovë
dhe menaxhimi i destinacioneve turistike, veçanërisht në komune e Pejës, pikërisht në gryk të
Rugovë e cila i ka te gjitha potencialet e zhvillimi të kësaj fushe mjaft të rëndësishme për ekonomin e
vendit, pasi që zhvillimi i mirëfilltë krijon zhvillim më të mire ekonomik, hapje të vendeve të reja të
punës, gjendje social më e mire dhe shume përfitime të tjera, por sot se si qëndron gjendja e
zhvillimit të turizmit vërtet është duke shkuar me një ritëm shume të ngadalshëm dhe ndryshimet
janë shume të vogla. Për të pasur një menaxhim të destinacioneve turistike në Gryken e Rugovës
duhet të ketë parasysh disa çështje:

 Se pari për zhvillimin e turizmit në ketë treve duhet të hartohen politika të


favorshme nga organet komunale apo qendrore për kthimin e banorëve, të cilët në
mase të madhe e kanë braktisur Grykën e Rugovës dhe kthimi tyre ndihmon në
zhvillimin e turizmit.
 Hartimi i projekteve, planeve të arritshme në teren për zhvillimin e turizmit, e jo
plane dhe projektet të hartohen dhe të mos zbatohen asnjëherë duke e ditur se
gryka e Rugovës ka potenciale të hatashme në zhvillimin e turizmit.
 Rregullimi i rrugëve, parkingjeve dhe hapësirave të tjera mungon, natyrisht se për
ketë komuna e Pejës t’i jep prioritet kësaj pjese sepse me ndërtimin e rrugëve do te
ketë zhvillim me të mire të turizmit si dhe çdo bukuri e grykëse së Rugovës do të jete
më afër turisteve për të shijuar ato bukuri të rralla.
 Ndërtimi i hapësirave për ndalim, relaksim apo aktivitet sportive paraqet tërheqje të
turistet në mase të madhe.
 Krijimi e kushteve të favorshme të sigurisë në thithjen e investime të huaj dhe
vendore, për ndërtime e kapaciteteve të reja në Gryken e Rugovës me standarde me
të larta evropiane.
 Komuna e Pejës, duhet t’i ndihmoj biznese ekzistuese për zgjerimi e aktiviteteve të
tyre në forma dhe mundësi të ndryshme.

503
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Transporti publik nuk i plotëson kushtet e banorëve dhe as të turisteve, sepse është
vetëm një kombi bus që qarkullon në dite, andaj për ketë komuna e Pejës, duhet të
mendoj dhe të ve në qarkullim mjete te nevojshme për t’i plotësuar nevojat e
banorëve dhe të turisteve.
 Ndërtimi i kapaciteteve të reja për skijim, pasi që Gryka e Rugovës posedon hapësira
të mjaftueshme për zhvillimin e sportit të bardhë.
 Ngritja e kapaciteteve të reja hoteliere për t’i plotësuar nevojat, dëshirat dhe
kënaqësinë turisteve.
 Ngritja e hoteleve të kalibrit ndërkombëtar, për mbajtjen e kongreseve
ndërkombëtare, panaireve, seminareve etj.
 Duhet të zhvillohet turizmi rural në mase me të madhe për të ndikuar ne ekonomit
familjare dhe ngritjen mirëqenies se tyre.
 Mbështetje nga organet komunale dhe qendrore ne mbrojtjen e vlerave dhe të
trashëgimisë kulturore të banorëve vendas duke ja plotësuar të gjitha kushtet e
nevojshme dhe te favorshme të jetese.
 Promocion për zhvillimin e turizmit në Gryken e Rugovës ka ndikim të madhe sepse e
ofron turistin me vendin dhe i mundëson atij të njohët me potencialet turistike dhe
me ato qe ai dëshiron ti shijon.
 Të organizohen aktivitet të shumta promovuse të turizmit dhe të zhvillimit të tije .
 Zyra e turizmit në Pejë duhet të ketë një stafe profesionale dhe literature te
nevojshme për turistet si dhe te mbaj statistikat te kësaj treve.
Se fundi zhvillimi i turizmit në ketë treve do të ndikonte drejtpërsëdrejti në përmirësimin e
gjendjes ekonomike të dobët qe është duke mbizotëruar tek banoret dhe do te ndikonte ne të
mire të tyre drejt një të ardhme të ndritur.

Literatura:

1. Ray Youell (1998) – Tourism an introduction.


2. Klodian. Gorica, Turizmi dhe operatoret turistik, Tirane, shtator, 2009.
3. Nexhat Muhaxheri, Ekonomika dhe menaxhmenti në turizëm, Prishtine, 2006.
4. A.Krasniqi. Fatos Ukaj, Menaxhimi i destinacioneve në turizëm, Peje, 2009.
5. www.rugovaexperience.org.

504
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Jaho Cana, Kozeta Sala - Besimet dhe kultet popullore në Labëri

Dr. Doc. Jaho Cana

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

jaho.cana@yahoo.com

Prof.asoc. Dr. Kozeta Sala

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

salakozeta@yahoo.com

Abstrakt

Besimet dhe kultet popullore, kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e popullit tonë.
Ata gjithmonë kanë qënë pjesë e pandarë e gjithë veprimtarisë së tyre të përdithsme. Vetë fjala mit,
e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër mithos. Por edhe nga gjuha latine mithus. Që të dyja, kanë të
njëjtin kuptimin në shqip dhe do të thotë tregim, fabul, rrëfenjë, përrallë ose legjend. Ndërsa për
shkencën e Etnologjisë, ajo ka kuptimin e një tregimi a rrëfenje me orgjinë popullore që në të vertetë
gjen një lidhje midis të natyrshmes me të mbinatyrshmen, si në jetën shoqërore ashtu edhe për
dukuritë natyrore. Shpeshherë forcat e mbinatyrshme ktheheshin në mite dhe paraqiteshin në
formë simbolike. Këto mite thelbin dhe orgjinën e tyre e kanë që nga lashtësia prehistorike. Pra që
do të thotë se ato janë dhe i përkasin shoqërisë primitive, ato kanë arritur deri në kohët e vona,
duke u pasuruar dhe u veshur me elementë të rinj. Këta element të rinj janë shtuar duke pasqyruar
në to ndryshimet e thella shoqerore që kapën herë pas here këtë krahinë. Por në to janë futur
krahas elementeve orgjinale vendase edhe elemente të kulturave të huaja. Që nga kohët më të
hershme të paganizmit nga popullsia e Labërise, janë trashëguar një sërë elemente nderimi për
natyrën. Të tilla nderime ata kryenin për diellin, hënën, tokën, zjarrin etj.

Fjalë kyçe: Labëri, kult, rit, mit, etnologji etj.

Besimet dhe kultet popullore, kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e popullit tonë.
Ata gjithmonë kanë qënë pjesë e pandarë e gjithë veprimtarisë së tyre të përdithsme. Vetë fjala mit,
e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër mithos. Por edhe nga gjuha latine mithus. Që të dyja, kanë të
njëjtin kuptimin në shqip dhe do të thotë tregim, fabul, rrëfenjë, përrallë ose legjend 488. Ndërsa për
shkencën e Etnologjisë, ajo ka kuptimin e një tregimi a rrëfenje me orgjinë popullore që në të vertetë
gjen një lidhje midis të natyrshmes me të mbinatyrshmen, si në jetën shoqërore ashtu edhe për
dukuritë natyrore. Shpeshherë forcat e mbinatyrshme ktheheshin në mite dhe paraqiteshin në
formë simbolike. Këto mite thelbin dhe orgjinën e tyre e kanë që nga lashtësia prehistorike. Pra që
do të thotë se ato janë dhe i përkasin shoqërisë primitive, ato kanë arritur deri në kohët e vona,
duke u pasuruar dhe u veshur me elementë të rinj489. Këta element të rinj janë shtuar duke
pasquruar në to ndryshimet e thella shoqerore që kapën herë pas here këtë shoqëri. Por në to janë
futur krahas elementeve orgjinale vendase edhe elemente të kulturave të huaja.

488 Po aty, fq. 150


489 Tirta, Mark, vep. e cit. fq. 398

505
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në literaturën e sotme përdoret termi mitologji, që është një degë e shkencës së etnologjisë
e cila merret me studimin e miteve. Por krahas kësaj përdoret edhe termi besim e religjon 490.

Elementet e mitologjisë e të besimeve popullore, e kanë orgjinën e tyre në një moment të


caktuar të evolimit të bashkësisë primitive. Ato bashkë me disa rite dhe doke e rite që lidheshin me
to, kanë qënë dhe kanë ekzistuar për mijëra vjet në kujtesën e popullit tonë, duke u trashëguar brez
pas brezi. Ato kanë qënë pjesë e pandarë e mënyrës së jetesës së tij. Por njëkohësishtë gjatë
rrjedhave të historisë, ato kanë evoluar duke ju përshtatur shkallës së zhvillimit të shoqërisë. Në
faktë përmbajtja e këtyre miteve dhe besimeve popullore, mbartin një botë kuptimore të thjeshtë,
për të kuptuar botën që atë e rrethonte. Kuptohet që gjithshka që ata nuk kuptonin, apo që nuk
kishin kuptim për inelegjencën e tyre ata e vishnin dhe e shpjegonin sipas mënyrës së vetë, duke u
futur atyre elementë tillë të paqënë të cilat e kthenin fenomenin apo dukurin në një mit.

Në faktë bresimet dhe mitologjitë, janë një formë e caktuar e ndërgjegjjes shoqërore. Ato në
thelbin e vet kanë të bëjnë me bindjen se ekzistonin disa forca të mbinatyrshme. Këto forca të
mbinatyrshme dhe të pashpjegueshme për ta, i vishnin me mjaft mister. Këto forca të mbinatyrshme
për ta shpeshherë zemeroheshin me veprimet e njerzëve dhe reagonin shumë ashpër duke i
ndëshkuar. Kështu që këto forca, sipas tyre drejtonin të gjithë aktivitetin e njeriut. Dhe që jeta e
njerzëve të ishte e sigurtë dhe këto forca të mos acaroheshin, duheshin që të merreshin me të mirë
dhe u duheshin bërë nderime me anë të therjeve si kurban, apo deri edhe tek flijimet. Por herë pas
here atyre u duheshin bërë edhe dhurata të ndryshme.

Në besimin fetar të paganizmit, që beson tek ekzistenca e të mbinatyrshmes ajo shfaqet në


katër përbërs themelor të tij. Së pari në besimin se ekziston një fuqi e mbinatyrshme me natyrë
hyjnore, që përfytyrohej si një forcë e tillë e fuqishme por edhe e përkryer.

Përbërsi tjetër i saj janë ritet, pra veprimet rituale që kryheshin për ta respektuar këtë të
mbinatyrshme. Fjala ritë dhe ritual përdoret përdoret me kuptime të ndryshme. Ritë është një
veprim cermonial me natyrë besimi491.

Elementi i tretë i saj, është besimi i plotë tek kjo fuqi e mbinatyrshme me natyrë hyjnore. Ata
të cilët nuk besonin plotësisht tek kjo e mbinatyrshme sipas tyre ato do të ishin viktima të radhës së
kësaj fuqie misterioze.

Përbërsi i katërt i saj, janë blatimet apo dhuratat e flijimet që bëhen për këto fuqi. Qëllimi i
këtyre dhuratave ishte që këto fuqi ti merrnin me të mirë dhe tu kërkonin falje për gabimet e tyre.

Në kujtesën e popullit tonë, janë ruajtur mjaft rite, cermoni e rituale. Këto rite e kanë
zanafillën e tyre që nga koha e paganizmit. Disa nga këto rite janë: ritet për Ditën e Verës, për ditën e
Shën Gjergjit, ritet për rritjen e prodhimit të bulmetit, për rritjen e prodhimit të kulturave bujqësore,
ritet për të respektuar e nderuar veglate punës, ritet për ripërtëritjen e jetës dhe të natyrës etj. Këto
rite zakonisht organizoheshin në mënyrë individuale në kushtet e shtëpisë apo dhe në kushtet e
stanit.

Ritet kanë natyrë simbolike, por shpesh herë në popull ato e kanë humbur gradualisht këtë
kuptim simbolik për ditët e sotme. Kështu për shembull kur krushqit shkojnë për të marrë nusen nuk
kalojnë nga e njëjta rrugë dhe për ditët e sotme kjo bëhet për mbarësi. Por në të vertete orgjina e
këtij veprimi ka të bëjë me rite e praktika të lashta të grabitjes së nuses.

Në mite, shpesh herë nëpërmjet bëmave të heronjve, në ndeshjet e tyre me fuqitë e


mbinatyrshme që mbartin idenë e së keqes ata shpesh her dalin fitues. Në mitologjinë e popullit

490 Po aty
491 Tirta, Mark, vep. e cit. fq. 397

506
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tonë, shpesh herë është folur dhe vazhdon të flitet për dy forca të mbinatyrshme të cilat janë në
luftë të përhershme me njëra- tjetrën. Këto dy fuqi të mbinatyrshme janë dragoi dhe kuçedra 492. E
para është mbrojtëse e së mirës dhe dyta është mbrojtje dhe mëshirimi i së keqes.

Në thelbin e tyre mitet, kanë një natyrë etiologjike që tregojnë për orgjinën e dukurive të
ndryshme natyrore, për prejardhjen e njërzve, heronjeve të tyre kulturor dhe të gjthshkaja tjetër që
jeton në tokë dhe nëtokë493. Kështu për shembull, sipas të dhënave të dokumentuara greke, thuhej
se ilirët, të parin e tyre kishin gjarpërin dhe se fiset që e përbënin atë ishin bijtë dhe bijat e tij. Pra në
këtë rastë ne kemi të bëjmë tek besimi te një kafshë pra tek një totem. Po kështu besohet edhe në
mitin që dikur sorkadhja në vendin tonë ka qënë njeri dhe më pas u shëndërrua në sorkadhe. Dhe në
besimet popullore thuhet se sorkadhja qan si njëri dhe ajo i falet diellit ashtu sikurse të parët tanë.

Përgjithësishtë mitet dhe ritet janë me orgjinë toteme ose animizmi. I pari beson tek
ekzistenca e një kafshe të shenjtë e cila duhet që të respektohet si e tillë. Dhe i dyti bazohet tek fakti
që shpirti është i ndarë nga trupi. Sipas tij ç’do gjë që ka një trup por edhe një shpirt, i cili kur vjen
momenti ndahet prej tij. Ky është një element përbërs shumë i rëndësishëm si për fetë politeiste
ashtu edhe për fetë monoteiste.

Në Epir, gjenden një pjesë shumë e rëndësishme e mitlogjisë së lashtë ilire, dhe që quhet
cikli mitologjik epirjot. Por në fakt Epiri, është edhe vendi ku vendosen edhe një pjesë e rëndësishme
e ngjarjeve në mitologjinë greke. Perënditë dhe heronjtë mitologjik grek, dhe sidomos heronjtë
homerik të Iliadës dhe dhe të Odisesë, vërtiten lirshëm mëpër të gjithë territorin e Epirit, dhe në
mënyrë të veçante në territorin e Kaonisë494. Pikërishtë në teritorin e Kaonisë, disa prej këtyre
heronjve vdesin dhe ju japin emrin vendit apo qyeteteve të këtij fisi Ilir.

Në epokën e politeizmit, kaonët, ashtu sikurse të gjithë fiset e tjera ilire, kishin perënditë e
tyre si dhe vendet e kultit, ku u bëheshin nderimet dhe flijimet këtyre perëndive. Nga perënditë që
respektonin më shumë banorët e kaonisë, mund të përmendim Zeusin kaon. Ata besonin se Zeusi,
qëndronte në malet Akrokeraune, dhe prej andej lëshonte shigjetat e tij të zjarrta. Sipas E. Çabejt,
keraunos për grekët e vjetër do të thoshte perëndi e bubullimës dhe e vetëtimës, kështu pra që
kuptimi i fjalës akrokeraunë është, kryezot ose kryeperëndi. Kësaj përëndie apo kryeperëndie,
kaonët, i bënin nderime dhe flijime të shumta në një nga majat e maleve të Vetëtimës. Duke u nisur
nga të dhënat e deri tanishme mendohet se kjo majë mund të ketë qënë maja e Bogonicës, 495 maje
kjo e cila gjendet ne jug të masivit malor të Çikës. Natyrishtë që në ato kohëra kjo majë mund të ketë
pasur një emër tjetër i cili në ditët e sotme nuk është indentifikuar ende me saktësi. Këtë emër ajo e
ka marrë nga sllavët e ardhur në vendin tonë që në shqip merr kuptimin zot, domethënë mali i zotit.
Ky emër mendohet se është quajtur kështu, duke u bazuar tek tradita vendase. Kjo majë ka një
pamje të sheshtë dhe atje njërzit mund të ngjiteshin nga disa drejtime. Dhe mbi të gjitha kjo majë
është e vetmja në malet Akrokeraune, që të lejon një gjë të tillë, sepse majat e tjera të këtij masivi,
janë tepër të thepisur dhe shumë të vështirë për tu ngjitur. Kështu që ata nuk mund të bëheshin
objekt i pelegrinazheve të shpeshta për të nderuar këtë perëndi. Po kështu nga maja e Bogonicës,
mund të sodisësh një pjesë shumë të madhe të krahinës së Labërisë496.

492 Po aty, fq. 451


493 Memushaj, Rami, vep. e cit. fq. 153
494 Po aty, fq. 167
495 Po aty
496 K. XH. Vjeç, 77, tregon se në malin e Bogonicës, 25 gusht organizoheshin peligrinazhe nga banorët,

përrreth. Aty shkonin në majë të malit dhe gjithësecili therte nga një kurban zakonishtë një qengj, duke y
kthyer gjithmonë me fytyrë nga lindja e diellit. Ky kurban duhej që të therej herët në mëngjez, atëhere kur
sapo kishin lindur rrezet e para të diellit.

507
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Që nga kohët më të hershme të paganizmit nga popullsia e Labërise, janë trashëguar një
sërë elemente nderimi për natyrën. Të tilla nderime ata bënin për diellin, hënën, tokën, zjarrin etj.
Mendohet se dielli ka qënë objekt nderimi dhe kulti për këta banorë dhe prej këtej ajo u huazua
edhe nga grekët e vjetër. Sipas një të dhënë që e gjejmë në historikun e fshatit Zhulat, thuhet se
Papa Zhuli që njihet edhe si hartuesi i parë i kanunit të Labërisë, u ngjit në majën e një mali të lartë
për tu këshilluar me Diellin, për problemin se a duhej të lejoheshin të huajt për të kaluar nëpër
krahinën e Labërisë. Ai qëndroi atje tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë, derisa në krye të ditës së tretë u
gjynjëzua përpara diellit që ishte duke lindur dhe tha “O diell që ndriçon të gjithë botën, ndriçomë
edhe mua që të gjej udhën e mbarë”, dhe sipas legjendës përgjigjja e diellit erdhi në formën e një
jehonë që i tha. “Mos e prek ariun që të pret udhën”.

Ndërkohë që në vargmalin më të lartë të krahinës, në atë të Gribës, mund të gjesh mjaft


maja të shenjta që nga banorët vendas vazhdojnë të respektohen ende, siç janë maja e Kurorës,
maja, Tartarit, maja e Bozhikut, Gryka e Shkallës, mali i Trushnicës etj. Në këto maje malesh banorët
e Kurveleshit, të Mesaplikut dhe të Kudhës-Gërhotit, ngjiteshin ç’do 15 gusht për të respektuar dhe
nderuar Diellin.

Banorët e Labërisë, kultin e Diellit e kishin një nga kultet kryesore të besimit të tij. Edhe sotë
e kësaj dite, betohen për këtë kult duke përdorur disa shprehje standarte si përshembull, “për atë
diell që vete lodhur”, ose thjeshtë për “atë diell”, apo dhe mallkimet e bëra që lidheshin me kultin e
diellit që thuhej “mos pafsh diell me sy”

Betimet që përdoren edhe sotë e kësaj dite në Labëri, janë pothuajse të gjitha me orgjinë
pagane. Betime të tilla mund të përmendi disa siç janë: “më zëntë buka sytë”, “për atë hënë”, “për
këtë dhe”, “më vraftë zoti”, “për këtë gur” etj. Këto betime pagane përsos të tjerave trgojnë atë
lidhje të kahershme të etnosit të pollusisë pellazge me ilirët si dhe të etnogjenezës së popullit
shqiptar497.

Në krahinën e Labërisë, një nderim i veçantë i kushtohej edhe kultit të zjarrit. Kult ky i cili
simbolizonte vetë jetën dhe kuptimin për të. Nga banorët vendas kanë arritur deri më ditët e sotme
edhe betimet që bëheshin për zjarrin, si “për këtë zjarr në vatër”, ose “për këtë zjarr në vatër e mu
shoftë”. Këto lloj betimesh, nuk janë gjë tjetër veçse një formë e adhurimit të tyre për zjarrin. Në
faktë kulti i zjarrit, kishte lidhje me kultin e Diellit. Të vjetrit mendojnë se zjarri është një vepër e
Diellit, i cili ja dhuroi njërzve për tu shërbyer atyre. Kështu vatra e zjarrit dikur ndizej në mes
shtëpisë, sepse ende nuk njihej teknika e ndërtimit të oxhakut. Vatra e zjarrit kishte formën e
rrumbullakët, duke simbolizuar kështu vetë Diellin. Nderimi për zjarrin shprehej edhe në forma të
ndryshme të të shprehurit lab, si “ zjarr i shuar”, që përdorej në ato raste kur të gjithë meshkujt e një
familje vdisnin të tërë dhe nuk linin trashëgimtar. Por përdorej edhe një shprehje tjetër që thoshte
“e shoi atë zjarr’’. Kjo shprehje përdorej në ato raste kur nusja që futej në atë familje nuk lindte
djem.

Po kështu një vend të rëndësishëm në kultet që adhuronin labërit, ishte edhe nderimi për
Hënën. Me këtë trup qiellor, janë lidhur disa legjenda dhe rite të ndryshme. Sipas një legjende që
qarkullon në të gjithë labërinë thuhet, se Dielli dhe Hëna, dikur kanë qënë dy diej dhe që që të dy
ndriçonin tokën, por njëri këtë punë e bënte ditën dhe tjetri e bënte natën. Sipas legjendës Hëna,
dikur ndriçonte njësoj sa Dielli, por një ditë këta të dy u zunë me njëri-tjetrin, dhe Dielli duke qënë
më i madh dhe më i fuqishëm së Hëna e qëlloi atë më një pëllëmb aq të fortë sa që i plasi njërin

497 Memushaj, Rami, vep. e cit. fq. 169

508
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sy498. Dhe kështu që atëhere Hëna, filloi që ta ndrioçnte më dobët tokën sepse fuqitë e saj u
dobësuan499.

Në raste kur ndodhte eklipsi i Hënës thuhej që kuçedra ose qetë e tërbuar nuk e linin Hënën
që të dërgontë dritën e saj mbi tokë. Përgjithësishtë kur ndodhte eklipsi i Hënës, banorët vendas
shpreheshin se kjo ishte një shënjë paralamëruese se do të ndodhte diçka e rëndë dhe shumë e
keqe. Më së shumti mendohej se kur ndodhte ky eklips do të kishte patjetër një luftë të gjatë dhe të
tmerrshme.

Po me kultin e Hënës, lidhen edhe disa besime të tjera që kishin të bënin me punërat e
ndryshme të bujqësisë dhe të blegtorisë. Kështu për shembul kur Hëna, ishte e re nuk duhej të
mbilleshin pemët, sepse ato nuk zinin por edhe në qoftë se ato do të zinin ato nuk rriteshin dhe nuk
mbajnë fruta. Po kështu pemët nuk duhet të krasiteshin kur hëna ishte e re sepse asaj i thaheshin
degët. Prandaj duhet që këto veprime duhej të bëheshin kur Hëna fillonte të hahej500.

Po kështu gratë, kur ishte Hëna e plotë, nuk duhej që të lanin kokën sepse u binte floku.
Gjithashtu ato në këtë kohë nuk duhej që të lanin as rrobat e trupit sepse në rastë të kundërt ato do
të griseshin shpejt.

Kulti tjetër që respektohej në Labëri ishte edhe ai i gjarpërit. Për shqiptarët, pra edhe për
labërit, gjarpëri, konsiderohej si fati i shtëpisë, që e mbronte atë nga ç’do lloj fatkeqësie. Kur në
oborrin e shtëpisë, shfaqej gjarpëri, atëhere thuhej se kjo shtëpi ishte me fat dhe gjarpëri quhej
vitore dhe ndikonte në mbrojtjen e fëmijëve nga fatkeqësit. Në krahinë e Labërisë, tregohet një
legjendë, sipas së cilës njëherë e një kohe një gjarpër jetonte në një familje. Ai nderohej dhe
respektohej nga familjarët. Mirëpo një ditë atij humbasin të vegjlitë e vetë dhe mendon se ata mund
ti kishin vrarë të zotët e shtëpisë. Për këtë ai vendos të hakmerret duke u helmuar fëmijët, dhe para
se të vinte vakti i ngrënies, ai hodhi helmin në kusinë e qumështit që do hanin fëmijët. Në momentin
që ata do të hanin qumshtin e helmatisur, gjarpëri i gjen këlyshët e vetë dhe në mënyrë të shpejtë ai
shkon dhe derdh kusinë e qumështit që ishte varur tek oxhaku501.

Në krahinën e Labërisë, përveç këtyre kulteve respektoheshin edhe disa kulte të tjera siç
qenë, kultet e mrizve dhe kultet e burimeve. Edhe këto kulte, janë kulte me orgjinë të lashtë pagane.
Përgjithësishtë vendet ku pushonin udhëtarët dhe vendet ku mërzenin bagëtia, si përshembull qafat
e maleve, udhëkryqet, burimet, quheshin vende të shenjta dhe të bekuara nga perënditë. Në këto
vende të shenjta, zakonisht blegtorët por edhe bujqit thernin kurbane më qëllim që të binte shi, si
dhe të shpëtonin bagëtitë nga sëmundjet e ndryshme. Nga këto vende të shenjta mund të
përmendim, Grykën e Shkallës, Qafën e Dërrasës, Qafën e Kudhësit etj. Me këto kulte lidheshin edhe
kultet për rrugët dhe bimët që rriteshin në këto vende të shenjta. Këta drurë, sipas besimeve të
këtyre banorëve duhej që të mos priteshin dhe te ruheshin me një kujdes të veçantë. Por më shumë
nga këto kulte respektoheshin burimet. Kështu duke u shërbyer nevojave të përditshme për të shuar
etjen e njerzve dhe të bagëtive të tyre, ato respektoheshin me një fanatizëm të rrallë. Në fshatin
Dhëmblan, kujtojnë se dikur nusja e re, ardhur në stanin e bariut në mal, shkon dhe lanë tek burimi,
pronë e përbashkët, të përbrendshmet e deles së porsatherur. Ky veprim u quajt si një përdhosje që

498 Kjo legjendë vazhdon të tregohet ende edhe sotë e kësaj dite si një rrëfenjë e bukur apo edhe si
përrallë që gjyshrit u tregojnë nipave dhe mbesasve të tyre. Në fakt kjo ndodhi tregohet kryesishtë në
fshatrat e kurveleshit, ndërsa në pjesët e tjera të labërisë kjo rrëfenjë pothuajse nuk njihet. Ndoshta me
kalimin e kohës ajo është lënë në haresë.
499 Ky mit, tregohet pothuajse në të gjitha fshatrat e Kurveleshit të sipërm dhe atij të Poshtëm, dhe

natyrishtë që në ç’do fshatë kjo rrëfenjë merr edhe nuanca të ndryshme. Por që në thelb ajo është e njëjta
gjë dhe përcjell të njëjtin mesazh.
500 Sipas kujtimeve të Q. B. vjeç 76, këto lloj bestynish vazhdojnë ende edhe kësaj dite të respektohen nga

të gjithë të vjetrit në fshatrat e lumit të Vlorës.


501 Kjo legjendë kujtohet nga M. M nga fshati Turan i Tepelenës.

509
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ju bë këtij burimi dhe ujit të tij prandaj, i zoti i stanit u dënua me pesë deshë që duhej që t’ia
paguante pleqësisë së fshatit. Desh këta të cilët duhej tu jepeshin barinjëve të tjerë që pinin ujë tek
ky burim502.

Duke qënë një vend tipik malor me male të larta, hone të thella, pyje të mëdha, me lumenjë
e prrenjë të rrëmbyer Labëria, ka qënë një truall mjaft i përshtatshëm për përhapjen e legjendave
dhe miteve të shumëllojta, përralla e gojëdhëna për figura mitologjike. Në realitetin lab, këto figura
mitologjike ndaheshin në të mira dhe në të këqija. Në figurat mitologjike që përfaqësonin të mirën
mund të përmendim, divin, dragoin, mëmën e vatrës, orët e bukura të dheut etj. Kurse të keqen e
preceptonin në formën e kuçedrës, hijeve, xhindeve, lubisë, lugatit, kukudhit, shejtanit etj. Në ç’do
fshat të krahinës së Labërisë, për të gjitha këto qënie mitologjike tregohen përralla shumë të bukura
dhe tërheqëse. Në të gjitha këto tregime, shtjellohet se si këto forca mitologjike përleshen me njëra-
tjetrën dhe që në fund, dalin fituese gjithmonë ato forca që persenifikojnë të mirën. Përgjithësisht
mendohej se këto forca apo fuqi të mbinatyrshme jetonin në maja malesh, në përrenj dhe hone të
thella.

Mjaftë e përhapur qe besimi se ekzistonin xhindet, dhe për to thuhej që jo vetëm janë reale
por ato shpesh herë merrnin formën e njeriut apo të bagëtive. Prandaj kur shikonin tek një njeri të
sëmurë, thoshin se ata e kanë kapur xhindet ose e kanë zënë xhindet ose u bë me hije etj.

Po kështu besohej se përgjatë 40 ditëve, para se të shkohej në xhenet apo në xhenem,


shpirti i njeriut bënte një udhëtim dhe kalonte nëpër të gjitha ato vende ku kishte qënë më parë i
vdekuri. Sipas kësaj bestynie, thuhej që ata njërëz që nuk kishin qënë të mirë ktheheshin në lugat
dhe trembinin njërzit. Për ta larguar lugatin, varrin e të vdekurit e spërkatnin me vajguri dhe i vinin
zjarrin503.

Një tjetër legjendë mjaft e bukur dhe domethënësë është legjenda për Qyqen dhe Kalin e
Qyqes. Në faktë kjo nuk është tipike vetëm për krahinën e Labërisë, por është mbarë shqiptare.
Megjithatë duhet thënë se në këtë krahinë, ajo ka veçorinë e saj që e bënë atë mjaftë tërheqse.

“Sipas kësaj legjende qyqja, kishte dy vëllezër, që të dy vëllezrit e saj qenë barinjë me dhenë
në mal. Një ditë ata po qethnin bagëtitë e tyre, dhe në një moment ishin duke u shplodhur nën një
hije, kur papritur dëgjojnë blegërimin e një dashi. Qurku, njëri prej vëllezërve duke menduar se ai
ishte dashi i tyre që ishte shkëputur nga tufa, dërgon vëllain tjetër i cili quhej Kuk, që të shkojë për ta
marrë. Kuku, kërkon gjithandej për ta gjetur dashin mirëpo kjo ishte e pamundur, dhe kthehet në
stan duke i thënë të vëllait se nuk e gjeti dotë. Por pikërisht në atë çastë dashi blegërinë përsëri. Në
këtë rastë Qurku, e shau rëndë të vëllain dhe që të dy grinden me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi e
sipër, Qurku vret të vëllain, Kukun. Mbas kësaj, ai niset vetë për ta gjetur dashin por edhe ai nuk e
gjeti dotë. I trishtuar kthehet në stanin e vet dhe në zemërim e sipër vret veten. Kjo ngjarje përhapet
me shpejtësi tek barinjtë që ishin fqinjë me stanin e dy vëllezrëve, të cilët vijnë dhe i varrosin të dy
kufomat në fshehtësi, se mos vrasjen e tyre jua faturojnë atyre. Kështu që në fshatë nuk u mor vesh
seç kishte ngjarë me të dy vëllezrit.

Në këtë kohë Qyqja, motra e vetme e tyre, fillon të bëhet merak për vëllezrit e vet të cilët
nuk po shkonin në shtëpi. Prandaj ajo ngjitet vetë në mal dhe kur ju u afrua stanit filloi të thërriste
në emër Kukun, që e donte më shumë se vëllain tjetër. Kur futet brenda në stan, pa që aty ishte

502 Ky episod tregohet nga i moshuari S. S, vjeç 79 nga fshati Dhëmblan i Tepelenës, dhe bëhet fjalë për
ndotjen e burimit të Lugjit i cili gjendet në malin e Këndrevicës në një lartës prej rreth 2000 metrash nga
niveli i detit dhe është i vetmi burim për të gjithë blegtorët e kësaj zone.
503 Një ngjarje të tillë e kujton G. J nga fshati Bënçë, sipas tij para çlirimit nga mesi I natës u doli një zjarr

nga varri i një fshatari tonë që nuk kishte shumë kohë që ishte varrosur. Të nesërmen varri i tij u dogj
mbasi u thirr edhe një dervish i teqesë së Turanit

510
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

vetëm leshi i bagëtive i mbledhur grumbull por vëllezrit nuk po dukeshin askund. Duke kontrualluar
rreth stanit ajo gjen një gjurmë gjaku, dhe kujton atë si gjak deleje. Por më tutje ajo pa qentë e stanit
që kishin ngordhur kurse të gjitha delet ishin kthyer në zogj. Të gjitha këto për të ishin shenja të
këqija. Prandaj ajo nisi që qaje me të madhe për këto fatkeqësi. Nga hidhërimi ajo merr leshin e
bagëtive dhe e hedh në një vijë uji që kalonte aty afër. Që atëhere ajo u kthye në një nuse të bukur
që ne shohim nëpër ujëra. Dhe ndërkohë me duart e ngritura lart nga qielli ajo ju lut zotit që ta
kthente në një zog me flatra për të kërkuar Kukun e Qurkun. Dhe zoti që në atë moment ja plotësoi
dëshirën, duke shëndërruar atë në një qyqe dhe e veshi me roba të hirta, për shkak se rrobat e
bardha që ajo kishte veshur në atë çastë, nga lotët e shumtë që kishte derdhur qenë kthyer në këtë
ngjyrë. Qysh prej asaj kohe, ajo vazhdon të bredhë majave e pyjeve, duke kërkuar vëllezrit e saj. Në
kërkimin e saj, ajo thërret emrin e Kukut dhe Qurkut, që tashmë shqiptoheshin prej saj Kuku-Qurku.
Ndërkohë kalin e stanit, zoti ja ktheu në një shpend më të madh se veten e saj dhe e veshi me rroba
të zeza. Ky shpend e mbante qyqen në krahë, sa herë që ajo lodhej. Sipas kësaj legjende fatkeqësinë
këtyre vëllezrëve, jua soli shejtani504 i cili ushëndërrua në dash për ti mashtruar ata”505.

Në krahinën e Labërisë, dhe sidomos në zonën e Kurveleshit, më qyqen janë të lidhura një
sërë besimesh dhe mallkimesh. Kështu po ta pyesësh me disa vargje që i këndohen asaj në formën e
një kënge, ajo mund të të thotë se sa vjeç do të jetosh. Po kështu nënat, i ngrinin fëmijët e tyre qysh
më parë se të këndonte qyqja, sepse vetëm kështu ata do të beheshin punëtorë dhe do të kishin një
vit të mbarë. Kurse zonjat e stanit, kur dëgjonin këngën e qyqes, merrnin tre gurë dhe i varnin
përreth dybekut, sepse ky veprim magjik ndikonte në rritjen e prodhimit të gjalpit që do të merrnin
nga ky dybek. Në disa zona të tjera të krahinës, kur dëgjojnë që qyqja këndonte në pullazin e
shtëpisë, besonin se së shpejti do të kishin një fatkeqësi të madhe në shtëpi, duke parandjerë një
vdekje. Në krahinën e Labërisë, besohej se kishte edhe shumë gojëdhëna të tjera lidhur me kafshë
të tjera. Kështu besohej se kur qëni i shtëpisë ulërinte dhe lehte në mënyrë të veçante thuhej se kjo
gjë ishte një shenjë e keqe dhe ishte një shënjë paralajmëruese për vdekjen e të zotit të shtëpisë.
Prandaj për tu parandalur kjo gjë, ky qen duhej të vritej 506. Në krahinën e Labërisë, ka edhe mjaftë
gojëdhëna të tjera për kafshë të tjera, si për ariun, korbin, bufin, kukumjçkën, cilicokën, laraskën,
lepurin nuselalën. Për këto kafshë janë thurur mjaft legjenda, tregime dhe përralla mjaft të bukura,
që mund të jenë një objekt stidimi i veçantë për vlerat etnologjike që ato paraqesin. Por nga ana
tjetër në gojëdhënat e labërisë, mund të gjesh edhe mjaft rrëfenja të bukura që lidhen edhe me
kafshët shtëpiake si dhe me sende të tjera të jetës së përditshme.

Literatura

1. Memushaj, Rami, Historia e Kurveleshit, Tiranë: Botimet, TOENA, 2004, fq. 113
2. Shahu, Ajet. Bazat e etnologjisë, KRISTALINA- KH, Tiranë: 2010
3. Elezi, Ismet: “Kanuni i Labërisë”, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2006.
4. Shituni, Spiro:“Polifonia labe”,Tiranë 1984
5. Zojzi, Rrok: “Etnografia Shqiptare”, nr.1. Tiranë 1962.
6. Hysenaj, Bardho. Historia e Labërisë, Tiranë: REDONA, 2011
7. Intervista, anketime dhe bashkëbisedime të kryera nga autori në terren.

504 Kjolegjendë tregohet në shumë fshatra të Labërisë. Në Kurvelesh ajo na vjen në të njëjtin version që
përshkruam më sipër ndërsa në mjaftë fshatra të tjerë të krahinës dhe sidomos në Lopës ajo trgohet në
një variant tjetër më të zbutur ku vllezrit nuk vdesin me përjashtim të motrës që kthehet në qyqe.
505 Memushaj, Rami, Historia e Kurveleshit, Tiranë: Botimet, TOENA, 2004, fq. 113
506 Edhe në ditët e sotme vazhdohet që të besohet në këtë lloj bestynie, prandaj ulërima apo kuisja e qënit

menjëherë i vë në lëvizje të zotët e shtëpisë për ti paraprirë së keqes.

511
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Jaho Cana, Ermal Baze - Tipare te se drejtës kanunore shqiptare

Doc. Dr. Jaho Cana

Universiteti “ Eqrem Çabej” Gjirokastër

jaho.cana@yahoo.com

Dr. Ermal Baze

Universiteti i Tiranës

ermalbaze11@hotmail.com

Abstrakt

Gjatë rrjedhave të historisë, duke filluar qysh herët e deri në fund të luftë së parë Botërore,
në të gjitha malësitë shqiptare, por deri diku edhe në ultësirat e vendit tonë, ka vepruar një e drejtë
dokësore, pra një ligj popullor. Ato ishin një kompleks ligjesh që ishin të detyrueshme për tu zbatuar
nga të gjithë antarët e bashkësisë. Këto ligje në traditën popullore shqiptare, njiheshin me emër
Kanun. Ato ishin një lloj kushtetute e pashkruar, të cilat ishin mbledhur dhe modifikuar nga persona
real historik, por edhe nga persona apo figura mitologjike. Sot nga ana e studjuesve janë njohur këto
kanune: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës, Kanuni i Lurës, Kanuni i
Skënderbeut dhe Kanuni i Labërisë ose shartet e Idriz Sulit. Në të drejtën zakonore shqiptare
dallojmë dy tipare themelore të saj. E para, kjo normë zakonore dallohet për unitetin e saj, dhe tipari
dytë është diversiteti, që do të thotë se ajo është e shummëllojshme dhe se në të gjithë hapësirën që
jetohej nga shqiptarët, ka pasur nga një të drejtë zakonore që pavarësishitë se është tipike
autoktone dhe një vlerë shumë e madhe e pasurisë tij shpirtërore, ato kanë veçoritë e tyre specifike

Fjalë kyçe: kanun, tipar, unitet, diversitet, doke etj.

Gjatë rrjedhave të historisë, duke filluar qysh herët e deri në fund të luftë së parë Botërore,
në të gjitha malësitë shqiptare por deri diku edhe në ultësirat e vendit tonë, ka vepruar një e drejtë
dokësore, pra një ligj popullor507. Ato ishin një kompleks ligjesh që ishin të detyrueshme për tu
zbatuar nga të gjithë antarët e bashkësisë, pavarsishtë nga pozita apo pozicioni shoqëror i ndivividit.
Këto ligje në traditën popullore shqiptare, njiheshin me emër Kanun. Këto kanune ishin një lloj
kushtetute e pashkruar, të cilat ishin mbledhur dhe modifikuar nga persona real historik, por edhe
nga persona apo figura mitologjike.

Në vendin tonë ka pasur një numur shumë të madh kanunesh. Mendohet se ç’do krahinë
etnologjike shqiptare, ka pasur edhe kanunin e saj. Por deri në ditët tona kanë mbrritur ose kanë
mundur të ruhen në kujtesen popullore, një numur i kufizuar kanunesh. Sotë nga ana e studjuesve
janë njohur këto kanune: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës, Kanuni i
Lurës, Kanuni i Skënderbeut dhe Kanuni i Labërisë ose shartet e Idriz Sulit. Këto kanune, kanë
vepruar në territore të caktuara. Në të drejtën zakonore shqiptare dallojmë dy tipare themelore të
saj. E para, kjo normë zakonore dallohet për unitetin e saj që do të thotë se kjo e drejtë është tipike
shqiptare dhe që i referohet, normave dhe traditave të hershme të shoqërisë shqiptare. Tipari dytë i
kësaj të drejtë zakonore është diversiteti, që do të thotë se ajo është e shummëllojshme dhe se në të
gjithë hapësirën që jetohej nga shqiptarët, ka pasur nga një të drejtë ka pasur nga një të drejtë

507 Tirta, Mark. Etnologjia e Shqiptarëve, Tiranë: GER, 2003 fq. 373.

512
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zakonore që pavarësishitë se është tipike autoktone dhe një vlerë shumë e madhe e pasurisë tij
shpirtërore, ato kanë veçoritë e tyre specifike

Por nga ana tjetër këto kanune, mbështeten edhe në disa parime të përbashkëta, që janë,
fjala e dhënë, nderi vetjak, besa dhe barazia e njerzve nga ana e gjakut para ligjeve të kanunit.

Një nga kanunet, më të rëndësishme që ka arritur deri më sot dhe që është kodifikuar dhe
analizuar me hollësi nga Prof.dr. Ismet Elezi, është edhe kanuni i Labërisë, ose siç njihet në popull
shartet e Idriz Sullit.

Sikurse dihet Labëria, është një bashkësi etnokulturore e formuar në një territor të vetin
autokton. Labëria, përfaqëson një nga krahinat më të mëdha etnologjike të vendit tonë më një
shtrirje shumë të madhe gjeografike që fillon qysh nga gjiri i Vlorës në Veri, dhe përfundon me
kufirin shtetëror me Greqinë në Jug. Brenda kësaj hapësire gjeografike gjenden më shumë se 165
fshatra508, dhe disa qendëra të rëndësishme urbane. Në të gjithë këtë territor të gjerë gjeografik,
popullsia e saj përbërse ka disa tipare të përbashkta, siç janë dialekti pak a shumë i njëjtë gjuhësor si
dhe tradita e zakone kulturore të njëjta.

Përsa i përket zonës së veprimit të këtij kanuni, mund të themi se ai ka vepruar dhe është
njohur si ligj nga fshatrat e rrethit të Vlorës, banorët e Bregut, pra Himara me fshatrat e saj, në
Kurvelesh, në Rrëzom, në Kardhiq, në rrëzë të Tepelenës dhe kudo gjetkë ku jetonin labërit509. Por në
të vërtetë ky kanun, zbatohej edhe në kufinjtë jashtë krahinës së Labërisë, sidomos në disa zona që
shtriheshin në të djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Vjosa . Gjithashtu ky kanun, zbatohej edhe
pjesërishtë në disa qytete si në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Delvinë.

Në zona të veçanta, normat zakonore labe, janë njohur me emra të ndryshëm. Kështu në
Çamëri, ai njihej me emrin Adet, në disa zona të tjera e njihnin me emrin Kanuni i Adetit dhe vetëm
brenda kufinjëve etnologjik të Labërisë, ai njihej me emrin kanuni i Labërise ose kanuni i Idriz
Sullit510. Normat e kanunit të Labërisë, zbatoheshin dhe respektoheshin njësoj si nga popullsia
myslimane ashtu edhe nga popullsia e krishter.

Në normat e kanunit të Labërisë , saksinohen në unitet etika dhe një sistem vlerash të larta
morale si dhe parimet themelore juridike, të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikëris, besës ,
mikëpritjes, bujaris dhe parimet e barazisë së njerzve. Pra sikurse duket në kanunin e Labëris, janë
të pasqyruar mjaft qartë të gjitha parimet ku është e mbështetur në tërësi e gjithë e drejta zakonore
shqiptare.

Për kanunin e Labërisë, thyhet se ai është i mbështetur në disa parime dhe norma juridike
të shoqërisë së vjetër greke, të ngjashme me parimet e fuksionimit të shoqrisë Homerike, që janë
nxjerrë kryesishtë nga veprat e Iliadës dhe Odiseut511. Gjithashtu këto norma kanë ngjashmëri edhe
me parimet e fuksionimit të shoqërisë greke post homerike. Këto përfundime janë nxjerrë nga pjesa
dërrmuese e udhëtarëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të
XIX, dhe gjysmës së parë të shekullit të XX. Por në këto përfundime kanë arritur edhe studiues të
kohëve moderrne siç është japonezi Kazuhiko Yamamato. Ky autor ka kryer studime të hollësishme
për të drejtën zakonore të vendit tonë duke e parë

508 Hysenaj, Bardho. Historia eLabërisë, Tiranë: REDONA, 2011, fq. 238
509 Elezi,Ismet. Kanuni i Labërisë, Tiranë: TOENA, 2006, fq. 14
510 E drejta zakonore Shqiptare, Tiranë: 1989, fq. 129.
511 Memushaj, Rami. Historia e Kurveleshit, Tiranë: TOENA, 2004, fq. 130.

513
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

atë në një rrafsh krahasues, me të drejtën zakonore të fqinjve tanë dhe sidomos me normat dhe
rregullat e sjelljes së shoqërisë së vjetër greke. Ai në punimin e vetë mbron tezën se edhe struktura
etnike e shoqërisë homerike, është e mbështetur dhe e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku dhe
hakmarrja, duket se këto parime i përkasin një shoqërie, që për etikë të veten kishte fuksionimin e
një shoqërie pa autoritet shtetëror, e përfaqësuar mjaftë mirë nga struktura etike e kanunit 512, pra
sikurse shikohet ky studues gjen mjaft pika të përbashkëta mes shoqërisë greke dhe asaj shqiptare.

Në faktë këto ngjasime janë të dukshme vetëm për kanunin e Labërisë. Sepse kjo krahinë,
duke qënë shumë afër me Greqinë, natyrshëm që janë huazuar mjaft norma kulturore prej tyre, por
nga ana tjetër edhe shoqëria greke, ka përqafuar mjaftë norma kulturore nga shoqëria shqiptare.

Nga ana tjetër këto konstatime, të këtyre autorëve kanë një rëndësi shumë të madhe
historike. Nëpërmjet këtyre konstatimeve historianët shqiptarë, kanë mundur që të përforcojnë
idenë e tyre për lashtësinë dhe autoktoninë e popullsisë shqiptare. Në bazë të këtyre të dhënave
dilet në përfundimin se popullsia shqiptare, ka një histori zhvillimi dhe qytetërimi po aq të lashtë sa
edhe ajo e grekve.

Në kanunin e Labërisë, gjejmë të pasqyruar mjaftë qartë mençurine dhe filozofinë popullore
për tu vëtëudhëhequr me drejtësi dhe paanshmëri, duke qënë të gjithë të barabartë para normave
dhe rregullave që janë të miratuara dhe të aprovuara po nga vetë ata. Këto norma dhe sjellje ishin
të detyrueshme për tu zbatuar dhe ky fakt ishte ngulitur aq thellë në ndërgjegjen e tyre, sa ata nuk
mund ta imagjinonin do të që të thyheshin këto rregulla. Kanuni, zbatohej me një rigozitet shumë të
madh dhe me një fanatizëm të habitshëm. Kjo dukuri shpjegohet vetëm me faktin se ky kanun,
nëpërmjet normave të veta juridike ishte shumë i drejtë. Dhe në shumë aspekte ligjet e të huajve
dhe të pushtuesve të shumtë as që nuk mund ti afroheshin parimeve të kanunit.

Krijuesin e normave të kanunit të Labërisë, në fakt nuk duhet ta kërkojmë tek ndonjë person
të rëndësishëm refarmator, sikurse ka ndodhur në shoqërinë greke me reformat e Drakonit, Solonit,
Klisthenit513 etj, por në rastin tonë krijues është vetë populli i kësaj krahine514 . Populli i krahinës së
Labërisë, me mençurinë dhe zgjuarsinë e vet natyrore, arriti që të nxjerre disa norma që synonin për
të rregulluar aktivitetin e vet ekonomik e shoqëror.

Normat e kanunit të Labërisë, në fakt pasqyrojnë atë botë të pasur shpirtërore të banorëve
të kësaj treve, të cilat në këtë rastë janë të lidhura shumë ngushtë me jetën reale e specifike të tyre,
por edhe me kushtet e zhvillimit të ekonomisë dhe me psikologjinë e këtyre banorëve. Vetë nevojat
ekonomike, historike e shoqërore, kanë ndikuar në hartimin e këtyre rregullave. Këto norma dhe
rregulla u përshtatën me moralin shoqëror të kohës.

Kuptohet që zakonet, kanë luajtur rolin parësor, në rregullimin e aktivitet jetësor të


banorëve në shoqëritë primitive. Duke zgjidhur pikërishtë nëpërmjet tyre, të gjitha kontraditat e
shumta që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Në atë kohë mungonin formacionet
shtetërore, kështu që këto tradita zakonore, luanin një rol shumë të madh në këtë drejtim. Por nga
ana tjetër këto norma qenë edhe fillesat e para të lindjes së normave juridike të saksionuara dhe të
kthyera më mbrapa në ligje, pikërishtë atëhere kur lindën edhe formacionet e para shtetërore.

Nga ana historike, dihet tashmë që normat dhe zakonet tradiconale popullore, jetojnë
shumë herë më gjatë se normat juridike të nxjerra në formën e ligjeve nga ana e shtetit. Kushtet
historike në të cilat ka kaluar vendi ynë dhe në veçanti Labëria, si dhe zhvillimet e brendshme

512 Elezi, Ismet. Kanuni i Labërisë, Tiranë: TOENA, 2006, fq. 15


513 Ulqini, Kahreman. E drejta zakonore shqiptare, përballë së drejtës kononike dhe sheriatit. Etnografia
shqiptare, nr. 16 viti ,1987, fq. 110.
514 Elezi, Ismet. Kanuni i labërisë, Tiranë: TOENA, 2006, fq. 17.

514
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ekonomiko-shoqërore, kanë ndikuar së tepërmi që disa norma e zakone tradicionale e të trshëguara


brez pas brezi të ndryshonin formë dhe të ktheheshin në norma të së drejtës zakonore, dhe të ishin
të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë antarët e komunitetit. Ato gradualisht morën formë të
plotë dhe kanë luajtur një rol jo të vogël në formimin dhe saksionimin e sistemit të drejtësisë. Pra e
drejta zakonore, është forma e parë dhe fillestare, por dhe më e hershmja e së drejtës në
përgjithësi515. Përderisa ato kanë arritur gati të pandryshueshme deri në ditët e sotme, flasin për
forcën dhe potencialin e padiskutueshëm të tyre. Pikërishtë për këtë arsye kjo flet për një nga
veçoritë më themelore të së drejtës zakonore labe.

Pleqtë e zakonit, nëpërmjet zgjidhjeve që u jepnin çështjeve të koklavitura të


mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me natyra të ndryshme, ose u referoheshin precedenteve të
mëparshme analoge, ose thënë thjeshtë të zakoneve të mëparshme ose në përputhje me natyrën e
veçantë që paraqiste zgjidhja e një çështje të koklavitur ata vendosnin një normë të re shoqërore.
Dhe kjo normë e re përdorej si analogji edhe për të ardhmen për zgjidhjen e konflikteve 516. Kështu
që gradualishtë bëhet kalimi nga normat e lashta dhe me karakter primitiv, në norma të reja që
merrnin prasysh dhe ndyshimet që ndodhnin në mentalitetin e njerëzve. Këto norma të reja
ktheheshin automatikishtë në norma të së drejtës zakonore. Mbi këto ndryshime kuptohet që rolin
parësor e luante sidomos zhvillimi ekonomik, zhvillim ky i cili solli edhe diferencimin ekonomnik e
shoqëror të banorëve, që erdhi si rezultat i njohjes dhe saksionimit me ligj të pronës private. Ky
diferencim ekonomik , kushtëzoi edhe ndarjen e shoqërisë në klasa të pasura dhe në klasa të varfëra.
Lindja e këtyre e klasave dhe nevoja për të ruajtur privilegjet e veta, u kalua në formmimin e
formaconeve të para shtetërore . Kuptohet që lindja e këtyre formacioneve dhe mënyra e
fuksionimit të tyre duhej të bazohej në një rregullore të veçantë. Kuptohet që këto rregullore bazën
e tyre e kishin pikërishtë tek e drejta zakonore.

Për këto arsye kanuni , përmban dhe mbart në vetvete norma shumë të lashta dhe me
karakter primitiv. Por kuptohet që kanuni i Labërisë, mbartë edhe norma të së drejtës ilire, të rendit
gjinor e farefisnor si dhe norma të së drejtës mesjetare. Në këtë kanun, gjejnë pasqyrim të plotë
pothuajse të gjitha kohët dhe epokat historike. Në rastin e kanunit të Labërisë, kemi një faktë tepër
ineresant, sepse në të janë bërë herë pas here rishikime të disa normave me qëllim që ato tu
përshtateshin kushteve të reja ekonomike e shoqërore. Ndërhyrja, për tu bërë këto ndryshime të
tilla , ndryshe nga kanunet e tjera janë bërë edhe në kohra shumë të vona siç qe organizimi i
Kuvendit Zakonor të Kuçit, në vitin 1924.

515 Ulqini, Kahreman. Dukuri të organizimit të vjetër shoqëror në Himarë dhe Sul, Etnografia shqiptare, nr.
15, viti ,1987, fq. 258.
516 Elezi, Ismet. Kanuni i Labërisë, Tiranë: TOENA, 2006, fq. 18.

515
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Jonida Dalipaj - Dinamika, shkaqet dhe pasojat e divorceve në Shqipëri

Msc. Jonida Dalipaj1


1
Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi “Gjergj Fishta” Nr. 52 Tiranë, Email:
jdalipaj@umsh.edu.al

Abstrakt:

Divorci është një fenomen tepër i përhapur në mbarë botën, tashme është mjaft e përhapur edhe
në shoqërinë shqiptare. Shifrat e publikuara nga gjykatat, organizatat e ndryshme të statistikave dhe
mediat e dëshmojnë këtë të vërtetë të hidhur. Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014, sipas
statistikave të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, rezulton se 1095 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e
martesës së tyre. Ndër to 754 martesa janë ndërprerë me vendim gjykate, ndërsa 341 janë ende në
procedurë. Ajo që bie në sy në shifrat e publikuara nga kjo gjykate, është fakti se të paktën nga viti
2002 deri në 2012 në paditë e ngritura për zgjidhje martese, në asnjë nga rastet nuk ka patur pajtim.
Numri i divorceve është rritur ndjeshëm në Shqipëri, aq sa konkurron edhe numrin e martesave.
Sipas INSTAT, nga 9.6 divorce për 100 martesa në 2001, në 2013 kjo shifër shkon në 15.7 divorce për
100 martesa. Cilat janë shkaqet e divorceve ? Nga analiza që është bërë vërehet se përgjithësisht
shkaqet që çojnë në zgjidhje të martesës janë vështirësitë ekonomike, dhuna, disniveli shoqëror,
emigracioni, lidhjet jashtëmartesore, shkaqet shëndetësore, diferenca në prioritetet, pritshmëritë.
Pasojat janë shkatërrimi i familjes,i prishjes së funksionit të rritjes dhe edukimit të fëmijëve.
Rekomandohet që gjyqtarët të punojnë më shumë për të pajtuar çiftet pasi në deri në vitin 2012 nuk
ka asnjë rast pajtimi. Në analizë është përdorur metoda e përshkrimit, krahasimit, analizës dhe
sintezës.
Keywords: divorci, martesë, zgjidhje, shkaqet, pasoja, abuzim, bashkëjetesë

1. Hyrje
Fjala divorc që sot përdoret si zgjidhje ligjore e martesës,vjen nga latinishtja, divortium- që
do të thotë ndarje. Divorci ashtu siç edhe martesa517 është një e drejtë e individit e cila është e
garantuar dhe e mbrojtur në legjislacionet e pothuaj të gjitha vendeve të botës. Divorci përkufizohet
si zgjidhje e martesës se vlefshme (martesa e vlefshme zgjidhet me shkurorëzim kurse martesa e
pavlefshme anulohet) gjatë jetës së bashkëshortëve, për shkaqe të parashikuara me ligj 518 dhe në
procedurë ligjore, me aktgjykim të organit kompetent gjyqësor, gjykatës. Lidhja dhe zgjidhja e
martesës rregullohen me ligj.
Por, megjithatë divorci në vetvete paraqet një problem social. Mund të tingëllojë në dukje
paradoksale, që një e drejtë të jetë dhe të cilësohet si problem social, kur në fakt problemet sociale
kanë të bëjnë më tepër me sjelljet devijante, si krimi, dhuna, përdorimi i drogës, prostitucioni etj.
Divorci është një problem social përderisa për të flitet me shqetësim, derisa shumica e njerëzve e
konsiderojnë të tillë por edhe për pasojat sociale që ai shkakton në shumicën e rasteve.
Martesa duhet parë si një institucion kompleks i cili mbart në vetvete funksione dhe
përgjegjësi, por tek të rinjtë e sotëm po vihen re dy tendenca shqetësuese sipas sociologut Gëzim
Tushi:
Së pari, po rritet numri i divorceve, që do të thotë se një pjesë e martesave po destruktohen
dhe

517 Në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë ne nenin 53 thuhet: 1.” Kushdo ka te drejte te martohet dhe te ketë fëmijë. 2.
Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçante te shtetit. 3. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj”
518
Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të
keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal
të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa
e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

516
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Së dyti, pikërisht ngaqë është krijuar ky perceptim, pra që martesa qenka një institucion me
probleme, i dobët, i shoqëruar me dhunë e grindje, kjo ka bërë që të rinjtë e sotëm t’i shmangen
asaj. Në Shqipëri po shtohet numri i monofamiljeve dhe kjo nuk është gjë e mirë për shoqërinë. Po
rritet numri i çifteve që bashkëjetojnë, etj. Në këtë mënyrë nga shoqëria shqiptare dhe nga
institucionet në përgjithësi kërkohet që të ndikojnë te të rinjtë.
Legjislacionet e para mbi divorcin janë legjislacioni i lashtë grek, romak, bizantin etj.
Historikisht, qëndrimi ndaj divorcit ka qenë i lidhur me konceptet e klasës sunduese për martesën
dhe familjen. Në të drejtën romake, nuk njihej e drejta e zgjidhjes së martesës, në kuptimin e
shuarjes se një marrëdhënieje juridike bashkëshortore. Megjithatë pranohej pushimi i gjendjes
faktike, si mospranim i mëtejshëm ose braktisje (repudium) dhe, më vonë, si një e drejtë e burrit për
të ndarë gruan. Edhe në legjislacionin e Athinës antike parashikohej zgjidhja e martesës, por vetëm
me nismën e burrit dhe sipas vullnetit të tij.
Me Revolucionin Francez u krijuan kushte për realizimin edhe të divorceve dhe në
Kushtetutën e Francës të vitit 1801 martesa konsiderohej si e drejtë civile. Kodi Civil Francez, i njohur
ndryshe si Kodi i Napolonit në 1804519 i njihte të drejtën secilit bashkëshort që në rrugë gjyqësore të
kërkonte zgjidhjen e martesës. Ky kod shërbeu si model për të shtetet e tjera në Evropë dhe në
botë, gjithashtu edhe si model për miratimin e Kodit Civil në Shqipëri.
Divorci, si dukuri, në Shqipëri ka qenë historikisht i kushtëzuar nga e drejta zakonore. Ajo,
ndonëse e pashkruar, në kushtet e mungesës ose të veprimit të kufizuar të së drejtës të shtetit ka
vepruar për mijëra vjet për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në përgjithësi e të atyre
martesore e familjare, në veçanti. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, përfaqësuesi i së drejtës sonë
zakonore, gruaja ishte e privuar thuajse nga çdo e drejtë, nga të drejtat politike e shoqërore, nga e
drejta e pronës, e trashëgimisë, e përzierjes në fejesën e fëmijëve etj. Femra, sa ishte vajze, madje
edhe kur nuk kishte prindër, nuk kishte të drejtë të mendonte për martesën e vet520 as edhe të
drejtë të ikte nga burri pas martesës. Madje, sipas të gjitha kanuneve tona kryesore, e drejta për
zgjidhen e martesës mund të ushtrohej vetëm nga burri dhe në asnjë rast nga gruaja, e cila
konsiderohej thjesht si nëna e fëmijëve të burrit të saj. Ndërsa djali, në çdo kohë, ishte i lirë ta linte
vajzën e fejuar. Përjashtim bënte vetëm gruaja e ve, e cila kishte të drejte të zgjidhte fatin e vet 521. E
drejta jone zakonore përcaktonte në mënyrë të hollësishme shkaqet dhe mënyrën e zgjidhjes së
martesës, ku mund të përmenden mungesa e virgjërisë, zënia e gruas me vjedhje (ne te dy rastet
burrit nuk i jepej e drejta e ushtrimit te dhunës mbi gruan) shkelja e besnikërisë bashkëshortorë, për
të cilën burri kishte të drejtë edhe ta vriste gruan, pa u ngarkuar me asnjë përgjegjësi, etj. Po ta
krahasojmë me situatën aktuale, divorci mund të konsiderohet si një arritje e madhe e gjinisë
femërore në fushën e të drejtave.
Nëse do të ndanim sipas disa periudhave të rëndësishme në të cilat ka kaluar kodifikimi i
legjislacionit shqiptar për martesën, kjo ndarje do të ishte si më poshtë:
E drejta zakonore - Deri në fundin e viteve ‘20 martesa dhe zgjidhja e saj mbeti e rregulluar
mbi bazën e normave të së drejtës zakonore, apo nga normat fetare heterogjene ndonëse me një
rreze më të kufizuar, sipas përkatësisë fetare të popullsisë.
E drejta burokratike - e shtetit në Shqipëri në fushën e marrëdhënieve familjare zë fill me
Kodin Civil të vitit 1929. Në këtë kod, normat mbi martesën, pavlefshmërinë dhe zgjidhjen e saj ishin
ndërtuar tërësisht mbi bazën e Kodit Civil Francez dhe atij Zviceran të vitit 1907. Veçori dalluese e tij
ishte sanksionimi i pabarazisë së burrit dhe gruas. Deri në këtë vit e drejta kanonike shqiptare
përkrahte parimin e pazgjidhshmërisë së martesës. Në 1944 në Berat në “Deklaratën mbi të drejtat
qytetare” u sanksionua për herë të parë barazia e burrit me gruan edhe në të drejtën familjare si në

519
Megjithatë disa shtete si Italia, Spanja, Portugalia, Argjentina etj, nën ndikimin e Vatikanit, nuk e pranuan zgjidhjen e
martesës deri në gjysmën e dytë të shek. XX. Pas shumë debatesh në Itali divorci u pranua në 1970, në Spanjë ligji mbi
divorcet u miratua në 1982 etj. Mirëpo në Irlandë në referendumin e zhvilluar në 1986, shumica e popullsisë votoi kundër
lejimit të divorceve (lejoj zgjidhjen e martesës në 1995, duke u bërë kështu vendi i fundit në Evropë që e lejoj zgjidhjen e
martesës.
520
Kanuni i Lekë Dukagjinit, Nye i njimbdhetët, Pika 31
521
Kanuni i Lekë Dukagjinit, Nye i katërmbdhetët, Pika 36.

517
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

çdo fushë tjetër të jetës. Më pas, në zbatim të Kushtetutës së miratuar në 1946 u hartua ligji “Mbi
disa dispozita të posaçme të shkurorëzimit" me të cilin synohej ti jepej fund martesave jofunksionale
por që juridikisht ishin të pazgjidhura. Në 1948 u miratua ligji “Mbi martesat”.
Kodi i parë i familjes - Kodi i parë i familjes në historinë e Shqipërisë u miratua më 1965,
ndërsa i dyti në qershor të vitit 1982. Ky kod vazhdoi edhe pas përmbushjes së sistemit komunist.
Kodi i ri i familjes u miratua në vitin 2003 me Ligjin Nr. 9062 dt. 08.05.2003.

2. Dinamika e divorceve dhe shpërndarja sipas rretheve në Shqipëri


Divorci është një prej temave më të debatueshme dhe që trajtohet nga shkencat sociale dhe
juridike. Në të gjithë botën gjatë 25 viteve të fundit numri i divorceve është rritur me 50%, vetëm
gjatë këtyre 10 vjetëve me 74%, në Amerikë për herë të parë gratë “single” me 51% kanë kapërcyer
numrin e grave të martuara, në Evropë 30-40% e femrave të lindura gjatë dhjetëvjeçarit ’70 (1970)
do mbyllin ciklin prodhues pa u martuar, më parë kjo gjë u ndodhte vetëm 10% të nënave të tyre, në
Neŵ York të martuarat përbëjnë vetëm 40% të numrit të përgjithshëm të grave. Më shumë se sa një
proces ndaj martesës, këto statistika duket sikur procesojnë femrën moderne.
Dinamika e divorceve në Shqipëri është një tregues i ndryshimeve të vazhdueshme që po
pëson shoqëria në përgjithësi dhe institucioni i familjes në veçanti.
Në kohën e zhvillimeve ekonomike, të paktën siç raportohet nga institucionet e matjes së
mirëqenies ekonomike por edhe nga specialistët e financës dhe ekonomisë në vitin 2005, 2006, 2008
në një situatë të stabilizuar, kemi numrin më të lartë të divorceve. Instituti i Statistikave referon 17
deri në 19.1 divorce për çdo 100 martesa.
Nga viti 2009 në vitin 2011, në kohën e krizës referohet një numër i ulët divorcesh, pikërisht
në situatën e vështirë makroekonomike në vend. Numri i ndarjeve nga viti 1994 deri në ‘98 ka ardhur
drejt stabilizimit, krahasuar me numrin e divorceve në periudhën postkomuniste. Nga viti 1999 deri
në vitin 2003 raportohen sërish rritje të numrit të divorceve për 100 martesa dhe konkretisht
referohen 7.2 deri në 13 ndarje për çdo 100 lidhje kurorash.
Numri më i madh i martesave është regjistruar në vitet: ‘90, ‘94, ‘96, ‘98, ‘99, 2003
Statistikat e fundit të INSTAT nga viti 1991 e deri në vitin 2011 referojnë një numër të lartë divorcesh
në vite të caktuara, kur ekonomia e vendit ishte në lulëzim, dhe rënie të numrit të ndarjeve për 100
martesa në vitet e krizës ekonomike, shkurtimeve të vendeve të punës, problemeve financiare të
reflektuara në marrëdhëniet personale dhe raportet familjare.
Pas viteve ‘90, nga viti 1991 deri në 1993 kemi rritje të numrit të divorceve nga 9 në 9.4 për
çdo 100 martesa.
Duhet theksuar se në statistika merren për bazë dokumentet e celebrimit në njësitë
bashkiake, në regjistrin e gjendjes civile dhe jo ceremonia e dasmës. Tw gjitha të dhënat për këto 20
vjet janë marrë nga statistikat zyrtare të regjistruara në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas sociologëve, dinamika apo ritmet e divorceve janë tregues i ndryshimit të të gjithë
elementeve të shoqërisë në përgjithësi dhe të familjes në mënyrë të veçantë. “Ritmet e divorcit
shkojnë në përpjesëtim me vrullin e urbanizimit dhe nivelin e spontanitetit të tij. Ritmet e larta të
lëvizjes gjeografike tentojnë të zvogëlojnë lidhjet shoqërore, krijojnë anormalitet dhe ndikojnë në
mënyrë përkeqësuese mbi normat e sjelljes”, thonë sociologët.
Të dhënat tregojnë se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dinamika e divorceve është luhatur
nga 7.3 për çdo 100 martesa deri në 19.1 në vitin 2006.
Numri i divorceve është rritur në Shqipëri në krahasim me vitet para 1990 por kjo nuk do të
thotë se para këtyre viteve lidhjet martesore ishin më të forta, thjesht presioni që ushtronte opinioni
i shoqërisë bënte që shume çifte të mos divorcoheshin po të pranonin të jetonin në hipokrizi dhe pse
në një shoqëri normale do të ishin divorcuar. Me parë çiftet i mbante bashkë opinioni i egër
komunist ku divorci as që diskutohej.
Nëse njëri nga bashkëshortët, apo edhe të dy, jeton me frikën e abuzimit, shqetësohet në
vijimësi për problemet e martesës dhe nuk sheh a shijon dot gëzimet, ndjehet se është duke ecur
gjatë gjithë kohës në fushë të minuar, neglizhon dhe izolon veten nga miqtë dhe familjarët, ndjehet i

518
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shtrënguar të lërë mënjanë objektivat që i ka vënë vetes, dhe nëse e kap veten duke e pyetur veten
se pse është ende në këtë marrëdhënie, atëherë me siguri mund të thuhet të ai apo ajo i kanë hyrë
një rruge pa krye, gjatë së cilës zor se do të ketë të fituar. E në këto raste, zgjidhja më e mirë, jo aq
për të keq të shoqërisë, do të ishte divorci.
Shtimi i divorceve, zgjerimi i përmasave statistikore të prishjes së martesave, vlerësohet si
një nga tiparet e pashmangshme të shoqërisë bashkëkohore. Duke u përballur me këtë dukuri në
këto përmasa të zgjeruara, sociologët kanë arritur në konkluzionin, se në kohën e sotme martesa po
bëhet institucion i paqëndrueshëm. Madje disa prej tyre shprehen se me këto ritme, do të vijë një
moment kur kjo “sëmundje” nuk do të lërë familje pa prekur dhe shansi për një martesë të lumtur
do të jetë i paktë.
Tashmë nuk ka asnjë nuk ka asnjë dyshim se divorci po gërryen institucionin e familjes në
Shqipëri. Shifrat që publikohen nga gjykatat dhe media, e dëshmojnë këtë të vërtetë të hidhur.
- Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014, sipas statistikave të Gjykatës së Shkallës së Parë
Tiranë, rezulton se 1095 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës së tyre. Ndër to 754 martesa janë
ndërprerë me vendim gjykate, ndërsa 341 janë ende në procedurë. Ajo që bie në sy në shifrat e
publikuara nga kjo gjykate, është fakti se të paktën nga viti 2002 deri në 2012 në paditë e ngritura
për zgjidhje martese, në asnjë nga rastet nuk ka patur pajtim.
-6589 padi për zgjidhje martese ka patur në të gjithë gjykatat e vendit në vitin 2011 duke
shënuar një rekord absolut të këtij fenomeni, që më parë konsiderohej thuajse tabu në shoqërinë
shqiptare.
“Shifrat e përmendura janë të vërteta, por mund të jenë akoma edhe më të agravuara.
Lidhjet e martesës dhe krijimi i familjes janë lidhje me përgjegjësi. Nëse nuk do të kemi të
konsoliduar martesën, atëherë nuk do të funksionojë familja, por nuk do të jetë funksionuese as
shoqëria. Në kohën tonë po vihet re një frymë nihiliste për t’i mëshuar më shumë modernitetit, duke
mohuar gabimisht disa vlera të traditës, të tipit familje tradicionale, me atë tutkallin e fortë social,
me solidaritetin martesor për të përballuar sfidat e vështirësitë,” thotë sociologu Gwzim Tushi.
Tranzicioni ka ndikuar në strukturën e popullsisë shqiptare. Gjithashtu një ndryshim
themelor ai ka sjellë edhe për sa i përket strukturës së familjes. Përpjekjet për një jetesë më të mirë
kanë bërë që familja shqiptare të mos ndryshojë vetëm vendin ku do të jetojë, por edhe mënyrën se
si jeton. Një ndër treguesit që ka ndryshuar vitet e fundit është edhe mosha mesatare e martesës
për meshkujt dhe femrat. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se që nga viti 1990-2013 mosha mesatare
e martesave tek femrat është rritur nga 23 në 1990 në 24.9 vjeç ne 2013 dhe për meshkujt nga 27.3
në 1990 në 30.5 në 2013. Mosha mesatare më e ulët e martesave për femra në po të njëjtat vite ka
qenë 22.4 vjeç ne 2007 kurse për meshkujt 27 vjeç në 1991; mosha mesatare më lartë e martesave
tek femrat dhe meshkujt është arritur në 2013. Në mënyrë grafike rritja e moshës mesatare të
martesave për femrat dhe meshkujt paraqitet në Figurën Nrt. 1.
Figura Nr. 1 Mosha mesatare e martesës, meshkuj-femra për vitet 1990-2013

519
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

35,0

30,0

25,0

20,0 Mosha mesatare e


martesës_Meshkuj
15,0
Mosha mesatare e
10,0 martesës_Femra

5,0

0,0
Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti
1990 1992 1994 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012
Burimi: INSTAT
Sociologu më i madh britanik Antoni Gidens mendon se “informacioni për numrin e lartë të
divorceve mund të ndikojë në vendimmarrjen për t’u martuar…”. Duke parë tipologjinë e martesave
dhe diagramet e divorcit në kohën e sotme, duket se ka një tendencë që po përforcohet së tepërmi
në shoqërinë shqiptare. Njerëzit martohen akoma në moshë të re përgjithësisht, por në të njëjtën
kohë ata ndahen shumë shpejt, ngaqë martesa është ngritur shpejt dhe pa bazament të
qëndrueshëm. Numri i divorceve është rritur ndjeshëm në Shqipëri, aq sa konkurron edhe numrin e
martesave. Sipas INSTAT, nga 9.6 divorce për 100 martesa në 2001, në 2013 kjo shifër shkon në 15.7
divorce për 100 martesa. Sipas po te njëjtave te dhëna numri me i lartë i divorceve për 100 martesa
ka qenë në vitin 2006 ku kjo shifër ishte 19.1 divorce për 100 martesa. Në mënyrë grafike këto të
dhëna paraqiten në Figurën Nr. 2.
Figura Nr. 2 Divorcet për 100 martesa

Divorce për 100 martesa


25,0
20,0
15,0
10,0
Divorce për 100 martesa
5,0
0,0

Burimi:INSTAT
Numrin më të lartë të çështjeve familjare të paraqitura pranë gjykatave të rretheve në gjithë
Shqipëri, e zënë me tepër kërkesat për zgjidhje martese. Në vitin 2004 janë regjistruar gjithsej 4577
çështje familjare në gjykatat e shkallës së parë. Nga totali i këtyre çështjeve familjare 3670 kanë
qenë zgjidhje martese. Në vitin 2005 janë regjistruar gjithsej 5526 çështje familjare, nga të cilat 4633
kanë qenë zgjidhje Martese. Në vitin 2006 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është
5742. Nga ky numër, 4727 janë zgjidhje martese. Në vitin 2007 numri i çështjeve familjare të
regjistruara gjithsej është 6658. Nga ky numër 5535 janë zgjidhje martese . Në vitin 2008 numri i
çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 8082. Nga ky numër 6109 janë zgjidhje martese. Në
vitin 2009 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 7832. Nga ky numër 6169 janë

520
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zgjidhje martese. Në vitin 2010 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 7,657
çështje, nga te cilat 5970 janë zgjidhje martese dhe prej tyre 1406 vetëm ne Tirane. Në vitin 2011
numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 8,281. Nga ky numër 6,589 janë zgjidhje
martese nga te cilat 1,631 vetëm ne Tirane(Figura Nr.3).
Figura Nr. 3 Çështjet familjare dhe zgjidhjet e martesës 2004-2011
9.000
8.000
7.000
6.000
5.000 Çështjet familjare (Family Cases)
4.000 Zgjidhjet e martesës (Divorce)
3.000 Vetem ne Tirane
2.000
1.000
-
Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti Viti
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Burimi: Ministria e Drejtësisë, Vjetari Statistikor
Në të vërtetë, rritja e kohëve të fundit e bashkëjetesës, vjen pjesërisht nga humbja e besimit
që shumë fëmijë me prindër të divorcuar kanë në martesë. Gjithnjë e me tepër institucioni i
bashkëjetesës po shihet si një zgjidhje me e sigurtë sesa martesa, aq me tepër kur bashkëjetesa
është e parashikuar edhe ne Kodin e Familjes si “një bashkim fakti midis burrit dhe gruas qe jetojnë
në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe
vazhdueshmërie. Personat bashkëjetues mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë
pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa lidhur me fëmijët dhe pasurinë gjatë bashkëjetesës” 522.
Historikisht, statusi i të rriturit në Shqipëri nënkuptonte që një individ të ishte i martuar dhe të kishte
fëmijë, ndaj niveli i martesave krahasuar me vendet e tjera ka qenë i lartë. Sot, ndryshe nga dikur kur
burrat dhe gratë e kërkonin partnerin kryesisht për nevoja të sigurisë dhe mbijetesës, nga martesa
kërkohet shumë më tepër, nuk mjafton vetëm që dikush të jetë i disponueshëm për t’u martuar.
Shpërndarja e divorceve sipas rretheve (Figura Nr.4)
Figura Nr. 4 Padi përzgjidhje martese sipas qyteteve për vitin 2011

522
Neni 163, 164 I Kodit të Familjes, 2003

521
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Siç mund të shihet edhe nga grafiku i mësipërm, qyteti i Tiranës ka numrin më të madh të padive për
zgjidhje martese, pas tij vijnë Elbasani, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra, Korça etj. Pothuajse në të
njëjtat shifra kanë qenë paditë për zgjidhje martese edhe gjatë viteve 2007, 2008, 2009, 2010 numri i
të cilave nuk e “zbret” nga renditja në vend të parë Tiranën. Kjo në opinionin tim dhe jo vetëm
ndodh për disa arsye siç mund të jenë: niveli më i lartë i arsimimit të qytetarëve në këto rrethe;
pavarësia e tyre ekonomike si rezultat i punësimit në nivele më të larta në këto qendra; zhvillimi i
përgjithshëm i shoqërisë, emancipimi, kultura etj .

3. Shkaqet dhe pasojat e divorceve në Shqipëri


Harmonia e brendshme dhe e jashtme në çdo familje është shprehje e kompaktësisë social-
shoqërore e një populli, e një shoqërie. Fakti që në Shqipëri, në vitet e fundit, janë rritur në mënyrë
drastike divorcet është vërtet alarmant. Shifrat shqetësuese vijnë për shkaqe të shumta së pari është
vetë periudha e tranzicionit që po kalon vendi ynë, është lëvizja e çrregullt e popullatës brenda dhe
jashtë kufijve të Shqipërisë, pastaj faktori kulturor, mos përfshirja në jetën e re të qytetit apo të
zonës ku emigrohet dhe “përplasja” kulturore që ndodh te personi mes formimit të deriatëhershëm,
me sfidat e reja që e presin, mosnjohja e realitetit të ri, varfëria e tejskajshme, mungesa e urave të
komunikimit në realitetin e ri, dëshira e madhe deri në ekstrem e përfitimit nga liria e munguar dhe
mosnjohja e limiteve që e karakterizojnë një shoqëri me parametrat e qytetërimit.
Nga analiza që është bërë për divorcet në kryeqytet, duke u bazuar në të dhënat e Gjykatës
së Tiranës, rezulton se shkaqet që e minojnë martesën variojnë nga ato ekonomike, sociale e
psikologjike, e deri tek ato për arsye shpirtërore.
Ja një pjesë prej tyre:
-Emigracioni. Një pjesë e emigrantëve shqiptarë, të cilët martohen jashtë shtetit, pasi
krijojnë një familje të dytë, u kërkojnë divorcin grave që kanë lënë në Shqipëri.
-Pavarësia. Femrat të cilat, duke fituar pavarësinë e tyre u kërkojnë divorcin bashkëshortëve
të tyre.
-Punësimi. Është një fakt për t’u pranuar se gratë, duke siguruar pavarësinë ekonomike
përmes punësimit, e kanë më të lehtë të kërkojnë divorcin dhe të përballojnë problemet ekonomike
pa ndikimin e bashkëshortëve të tyre. Sociologët mendojnë se një faktor i rëndësishëm për rritjen e
numrit të divorceve është punësimi i grave. Ndërsa në Shqipëri, duke qenë se gratë punojnë më
shumë brenda ekonomisë shtëpiake, rrjedhimisht nuk mund ta krijojnë një pavarësi të tillë. Dhe në
jo pak raste, varësia ekonomike u dikton grave të bashkëjetojnë me burrat, edhe kur
mosmarrëveshjet mes tyre janë acaruar në atë masë sa që, përveç aspektit ekonomik, jetesa
bashkëshortore i ka humbur pothuajse të gjitha funksionet e tjera sociale.
-Arsimimi. Rritja e nivelit të arsimimit dhe personalitetit të grave në shoqëri. Kështu në
auditorët e Universitetit të Tiranës dhe të Universiteteve të tjera të vendit, numri i femrave që
ndjekin studimet e larta është më i lartë në krahasim me meshkujt dhe për rrjedhojë, në një të
ardhme jo të largët, në Shqipëri do të ketë më shumë femra të arsimuara se sa meshkuj. Ndryshimet
ne statuset e bashkëshortëve janë një faktor që ndikon në numrin e divorceve. Dinamika e
ndryshimeve në statuset e bashkëshortëve përcakton në një masë të konsiderueshme ecurinë e
divorceve dhe të rimartesave edhe në shoqërinë demokratike shqiptare.
-Varfëria. Gjendja e rënduar ekonomike, niveli i ulët i jetesës, bën që një pjesë e madhe
çiftesh të divorcohen sepse nuk mund ta përballojnë dot jetesën dhe rritjen e mirëqenien e fëmijëve.
Mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët, mosplotësimi i kërkesave të tyre në shkallën e
komuniteteve ku jetojnë dhe studiojnë është një nga shkaqet e përhapura në zonat rurale. Gjithsesi
nuk duhet abuzuar shumë me këtë arsye dhe gjithçka ti vishet varfërisë sepse nga studimet për të
kuptuar se cilat janë grupet sociale që bëjnë divorc, një pjesë e madhe e tyre janë me arsim të lartë,
me gjendje ekonomike shumë të mirë. Nga kjo kuptojmë se shkaqet janë të shumta dhe jo thjesht
varfëria.

522
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

-Tradhtia bashkëshortore. Një pjesë e divorceve ndodh për shkak të tradhtisë


bashkëshortore. Tradhtia sot ndodh nga të dy palët edhe nga femrat edhe nga meshkujt. Kjo është
rritur së fundmi prej rritjes së punësimit të femrave në administratë dhe në sektorin privat.
-Dhuna fizike dhe psikologjike. Është pasojë e një sërë shkaqeve të tjera të përmendur më
lartë, si niveli i varfërisë, tradhtisë bashkëshortore apo edhe i arsyeve të tjera.
-Mospërputhja e karakterit. Është një nga shkaqet më të rëndomtë që ka ekzistuar edhe
para viteve ‘90. Në atë periudhë ka qenë e lidhur më së shumti me martesat me shkesi dhe jo me
dashuri apo kthimet nga bashkëjetesa në martesë. Sot është një shkak jo shumë i përhapur por
gjithsesi qëndron në grupin e shkaqeve të divorcit.
-Xhelozia ose dyshimet e pabaza. Divorcet janë shtuar edhe nga xhelozitë për suksesin
personal të partnerit. Kjo ndodh në rastet kur njëri prej partnerëve bën një karrierë të suksesshme
ndërsa partneri tjetër nuk e ndjek dot në çdo shkallë të tij apo të saj.
-Injoranca. Arsye tjetër e divorceve mund të jetë edhe nga moskuptimi dhe perceptimi i
deformuar i relacioneve në çift. Kjo arsye ka qenë më e theksuar para viteve ’90, ndërsa sot është e
përhapur por jo në ato përmasa. Është e lidhur me ndikimin e Kanunit në Malësi apo në Jug të
Shqipërisë.
-Diferenca në moshë. Kryesisht, çiftet që divorcohen janë në moshe të re, ndërsa njihen
raste kur fenomeni prek dhe moshat e pjekura. Kështu, për 2011 numërohen rreth 30 çifte nga
kryeqyteti, të cilët janë divorcuar pas 17 vjet deri në 20 vjet martesë.
=Pasojat sociale
Loja me divorcet është bërë shumë e rrezikshme, tejet shqetësuese me pasoja të rënda
sociale, ekonomike, edukative dhe me ndikim dezintegrues dhe dobësues në kohezionin social të
vendit. Divorci padyshim është zgjidhja për një martesë të dështuar e një familje jofunksionale, por
nga ana tjetër ai është shkatërrimi i familjes, i prishjes së një prej funksioneve të saj ndoshta dhe më
themelori siç është funksioni i rritjes dhe edukimit të fëmijëve, dhe ndoshta një nga demët me të
mëdha për fëmijët.
Ndonëse aktorë të divorcit bëhen prindërit, psikologët shpjegojnë se janë fëmijët ata që e
përjetojnë më shumë. Për juristët dhe aktivistët e problemeve gjinore, përmirësimet që i janë bërë
kodit të familjes kanë ndihmuar për zgjidhjen më të drejtë ligjore të martesave, për ndarjen e
pronësisë dhe të detyrimeve për secilin bashkëshort. Kjo ndikon në zbutjen e efekteve negative për
fëmijët, apo pjesëtarët e tjerë të familjes pas aktit të divorcit
Përsa i përket pasojave sociale që sjell fenomeni i divorceve, dëmi më i madh është te
fëmijët. Pasojat e divorcit janë serioze. Krahas dy partnerëve, ata që e vuajnë në mënyrë të
drejtpërdrejtë janë të moshuarit dhe fëmijët, veçanërisht këta të fundit. Po të shkoni në institucionet
e shërbimit social shqiptar, ku trajtohen fëmijët me probleme, ka shumë pak fëmijë jetimë, që nuk
kanë prindër ose kanë vetëm njërin prej tyre. Pjesa dërrmuese e tyre janë jetimë socialë, pra me
prindër të ndarë, apo që vijnë nga familje me probleme të thella sociale. Fëmijët prindërit e të cilëve
divorcohen kanë shifra më të larta të stresit psikologjik dhe sëmundjes mendore. Në katër dekadat e
fundit, një kërkim i gjerë mbi divorcin tregon përgjithësisht që divorci shpesh u shkakton fëmijëve
stres të madh psikologjik dhe dyfishon rrezikun që ata të përjetojnë probleme të rënda psikologjike
më vonë në jetë. Një studim 25 vjeçar nga psikologia Judit Uallerstein dhe koleget e saj, zbuloi që
pasojat e divorcit te fëmijët rriteshin gradualisht ndërsa ata hynin në moshën e rritur.

4. Përfundime dhe Rekomandime


Nga analiza që është bërë në këtë punim dhe me ndihmën e të dhënave statistikore vihet re
një sërë faktesh që vërtetojnë se baza e familjes së sotme është tronditur rëndë. Dinamika e
divorceve në Shqipëri është një tregues i ndryshimeve të vazhdueshme që po pëson shoqëria në
përgjithësi dhe institucioni i familjes në veçanti. Nga këto të dhëna rezulton një rritje vit pas viti e
numrit të kërkesave për zgjidhje martese nga njëri prej bashkëshortëve për shkaqe nga më të
ndryshmet ku mund të përmenden janë vështirësitë ekonomike, dhuna (abuzimi fizik, psikologjik ose
emocional), disniveli shoqëror, emigracioni, lidhjet jashtëmartesore, shkaqet shëndetësore,

523
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

diferenca në prioritetet dhe pritshmëritë, dënimet penale të rënda të bashkëshortëve, abuzimin me


pijet ose drogat etj.
Rritja e numrit të divorceve është bërë aq shqetësuese sa po konkurron edhe numrin e
martesave. Vihet re gjithashtu rritja e moshës mesatare të martesës tek femrat dhe meshkujt dhe
kohet e fundit bashkëjetesa, si një fenomen i ri, po shihet si një mundësi e mirë jetese në çift me
kushte të mirë përcaktuara.
Numri më i lartë i divorceve është evidentuar në periudha stabiliteti ekonomik dhe e
kundërta ka ndodhur në kohë krizash financiare, ku vihet re ulje e numrit të divorceve.
Kërkesat për zgjidhje martese në më të shumtën e rasteve janë meshkuj, por vitet e fundit
është shtuar ndjeshëm edhe numri i femrave që kërkojnë zgjidhje martese dhe në numër më të lartë
në qarqet kryesore të vendit si Tirana, Elbasani, Durrësi, Vlora, Fier etj.
Numri i divorceve është rritur në Shqipëri në krahasim me vitet para 1990 por kjo nuk do të
thotë se para këtyre viteve lidhjet martesore ishin më të forta, thjesht presioni që ushtronte opinioni
i shoqërisë bënte që shume çifte të mos divorcoheshin po të pranonin të jetonin në hipokrizi dhe pse
në një shoqëri normale do të ishin divorcuar.
Tani shkurorëzimi është e drejtë e patjetërsueshme dhe e pacenueshme e çdo individi. Por
loja me divorcet është bërë shumë e rrezikshme, tejet shqetësuese me pasoja të rënda sociale,
ekonomike, edukative dhe me ndikim dezintegrues dhe dobësues në kohezionin social të vendit. Nuk
divorcohen vetëm ata që kanë pak vite martesë, por edhe ata që kanë mbi 20 vjet. Martesa duket se
po bëhet përherë e më shumë një marrëdhënie delikate.
Divorci po bëhet modë, që si alternativë shkatërruese e martesës ka filluar, për fat të keq, të
pëlqehet dhe pranohet jo vetëm nga partnerët që divorcohen, por dhe nga familjet e tyre, madje
edhe nga shoqëria jonë. Duket sikur divorci është konsideruar vetëm çështje personale e jetës
private dhe pothuaj mund të mos përbëjë fare problem për shoqërinë tonë. Duke parë defektet
aktuale të martesës, në shoqërinë tonë (sidomos tek të rinjtë) po krijohet ideja sociale dhe kultura e
kundërmartesës
Ajo që bie në sy në shifrat e publikuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është fakti se
të paktën nga viti 2002 deri në 2012 në paditë e ngritura për zgjidhje martese, në asnjë nga rastet
nuk ka patur pajtim Rekomandohet që gjyqtarët të punojnë më shumë për të pajtuar çiftet pasi në
deri në vitin 2012 nuk ka asnjë rast pajtimi. Do të ishte shumë frytdhënëse, që pranë gjykatave tona
kudo në Shqipëri, përpara se të jepej vendimi për divorcin, t’u jepej koha e duhur psikologëve që të
angazhohen për zgjidhjen e problemit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e bërthamës së shoqërisë,
familjes. Shembulli i gjykimit të çështjes së divorcit në vendet nordike, është një model i mirë për
urat e komunikimit që duhen ngritur përpara se çifti të shkojë në ndarjen përfundimtare.

Literatura
 Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë
 Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (LIGJ Nr. 9062, datë 8.5.2003)
 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë - Evidencat statistikore
 Ministria e Drejtësisë_Vjetari Statistikor 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
 E drejta romake, Dr. Ivo PUHAN,Universiteti i Prishtinës
 Kanuni i Lekë Dukagjinit
 Probleme sociale bashkëkohore, Nora MALAJ, Lekë Sokoli, Tiranë 2012

524
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kastriot B. Blakaj, Lavdim Beqiri, Adem Tolaj - Implementimi i marketingut elektronik në


ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunen e Pejes, kendveshtrim i vecante informimi
elektronik për turistë

Kastriot B. Blakaj, PhD(c)

Kolegji Evropian Dukagjini / Shkenca Kompjuterike

Mr.sc. Lavdim Beqiri

Kolegji Evropian Dukagjini / Shkenca Kompjuterike

Adem Tolaj, PhD(c)

Kolegji Evropian Dukagjini / Shkenca Kompjuterike

Abstrakt

Interneti është një medium që ka sjellë ndryshime fundamentale në fushën e komunikimit, argëtimit
dhe tregtisë. Bizneset e përdorin për të komunikuar me furnizuesit, bashkëpunëtorët dhe klientët.
Ata, përmes internetit shesin, bëjnë porosi, marrin porosi dhe konkurrojnë për produkte. Njerëzit e
përdorin internetin çdo ditë për shkëmbimin e e-mail-ave me anëtarët e familjes, miqtë, bankat, për
transaksionet e aksioneve, rezervime për udhëtime, blerje dhe hulumtim. Gjithashtu, e kalojnë
kohën duke luajtur lojëra dhe duke përdorur shërbime të tjera argëtuese të ofruara në internet.

Me zhvillimin e internetit është zhvilluar edhe shitja dhe tregtimi përmes këtij mediumi, me shkallën
më të lartë të rritjes dhe zhvillimit në krahasim me çdo medium tjetër. Në internet, më shumë se në
çdo treg tjetër, konsumatori është në qendër sepse disponon smart phone, sepse i ka informatat në
dispozicion dhe atë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Interneti si medium përdoret në shitje dhe
atë si një medium i marketingut të drejtpërdrejtë (direkt).

Fjalët kyçe: Marketing, ndermarrje, informim, elektronik, turizem

Internet marketingu

Marketingu është një mënyrë e veçantë e të menduarit dhe të vepruarit të individëve, grupeve të
biznesit, bizneseve të vogla dhe të mesme, kompanive, koorporatave dhe institucioneve
jofitimprurëse që marrin pjesë në shkëmbimin e ndonjë vlere në treg.

Internet marketingu apo reklamat në internet, edhe shkurtesa është i-marketing, web marketing,
online marketing, ose eMarketing, është reklamimi i produkteve dhe shërbimeve përmes internetit.

Me zhvillimin e internetit ka evoluar edhe shitja dhe tregtimi përmes këtij mediumi, me shkallën më
të lartë të rritjes dhe zhvillimit në krahasim me çdo medium tjetër. Në internet, më shumë se në çdo
treg tjetër, konsumatori është në qendër, sepse i ka në dispozicion informatat në mënyrë të shpejtë

525
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhe të lehtë. Interneti si medium përdoret në shitje dhe atë si një medium i marketingut të
drejtpërdrejtë (direkt). Por, në mënyrë që ta specifikojmë më mirë, duhet theksuar se është fjala
edhe për kanal të marketingut elektronik, me bankomate (ATM), kartelat e mençura (smart cards),
me të holla digjitale, etj.

Interneti si një medium reklamimi

Avantazhet e internetit si një medium reklamimi janë të shumta.

• Efektiviteti: Fushatat reklamuese në internet janë shumë më efikase në aspektin e numrit të


lexuesve, se sa fushatat në mediat tradicionale.

• Rezultatet e shpejta: Reklamimi në internet në një periudhë shumë të shkurtër kohore rrit vizitat
në faqet e internetit dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve njëkohësisht.

• Interaktiviteti: Reklamuesit dhe përdoruesit e internetit mund të komunikojnë mes vete në çdo
mënyrë.

• Gamë të gjerë: Shpalljet e publikuara në rrjetin global janë të dukshme në të gjithë botën.

Web Marketing

Një faqe interneti e suksesshme ngjall sigurinë dhe besimin e vizitorëve të saj. Rrjedhimisht, postimi i
një lidhjeje (link) ose teksti ku saktësisht shpjegon se sa është serveri në të cilën është faqja e
internetit i sigurtë dhe se si është ai i mbrojtur nga të dhënat e procesit të autorizimit të përdoruesit
kur paguajnë me karta krediti, është gjithmonë ide e mirë. Shumë vizitorë shmangin që të kryejnë
transaksione (pagesat) në faqet e internetit që nuk kanë të publikuar dhe i shquar deklaratën mbi
sigurinë e të dhënave të përdoruesit.

Vizitorët me dëshirë nuk duan ti lënë informacionet e tyre të gjithëvë në internet, për dy arsye
logjike:

(1) frika e vjedhjes së të dhënave dhe

(2) keqpërdorimi i të dhënave personale.

Publikimi i teksteve politika e privatësisë sigurisht që rrënjos siguri shtesë për vizitorët dhe pastaj
besojnë se pronari i faqes së internetit nuk do t’u dërgojë SPAM e-mail mesazhe. Një faqe interneti e
suksesshme është:

1. Informuese;

2. E argëtueshme;

3. E perditësuar.

526
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Vlerësimi i web-faqes

- Ngarkimi i web-faqes

A është koha e ngarkesës shumë e gjatë? I tërë brezi i gjerë nuk përdor (broadband) qasje në
internet.

- Madhësia (Font) e shkronjave

A është madhësia e mjaftueshme për të lexuar? Nëse grupi i synuar i vizitorëve është mbi 40 vjet,
atëherë madhësia e shkronjave duhet të jetë më e madhe. Nuk e dinë të gjithë vizitorët se
madhësinë e shkronjave lehtë mund ta zmadhojnë dhe zvogëlojnë në web-shfletuesit e vet.

- Sfondi i web-faqes

Rregulli i përgjithshëm është që të jetë i bardhë (ose shumë, shumë e lehtë) me tekst të errët.

- Animacionet

Animacionet tërheqin vëmendjen e lexuesve, por edhe rrisin kohën e ngarkesës së web-faqes. Është
e këshillueshme që të vëhet nga një animacion në faqen e internetit, ose në territorin e faqes së
internetit pa përdorur dritaren rrëshqitëse, që vizitori të fokusohet në vetë përmbajtjen. Nuk është e
rekomanduar që në faqen hyrëse të përdoret Flash animacioni, sepse nuk e kanë të gjithë në
kompjuterët e tyre të instaluar flash lexuesin, ndërsa vizitori mesatar nuk shkon me dëshirë në
Macromedia, web-faqe, që të instaloj Flash lexuesin më të ri, dhe pastaj të kthehet përsëri në web-
faqen e mëparshme. Nëse prapëseprapë dëshirohet që të vendoset Flash animacioni, është mirë që
të zhvillohet ”back up”, animacioni në disa formate standarde grafike (.gif, .jpg) dhe me kodë të
programit të thirret që të ngarkohet një zgjatje tjetër, në qoftë se vizitori nuk e ka të instaluar flash
lexuesin.

- Navigacioni

Nëse vizitori ka nevojë që për më shumë se 15 sekonda të gjejë se si të lundrojë nëpër web-faqe,
atëherë me një klik ai shkon diku tjetër - shpesh tek konkurrenca.

- Efektet zanore dhe muzika

Të gjitha efektet zanore të vendosen si një mundësi (të aktivizuara / të paaktivizuara (on/off)). Nëse
në faqe vendoset një muzikë (këngë) e cila përsëritet dhe nuk është i dhënë opcioni që të çkyqet,
është e mundshme humbja e përhershme e vizitorëve.

- Dritaret e shfaqura (pop-up dritaret)

Shumë reklamues online do të thonë se janë efikas, ndërsa të tjerëve do t’iu pengojë dhe do të
instalojnë bllokadën më të re të pop-up mesazheve. Nëse janë të përcaktuar që të përdoren për
dizajn të definuar dhe funksionalitet, është mirë që me tekst të theksohet që pas klikimit është pop-
up dritarja, dhe nuk ka dëm që të shkruhet që duke klikuar në pop-up, bllokada nuk aktivizohet.

527
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Rritja e aktivitetit të vizitorëve në faqen e internetit

Sot, në një treg mjaft konkurrues, kompanitë që duan të përparojnë dhe të mbeten konkurruese,
promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre në internet. Ky lloj i promovimit në botën virtuale është
një nga shumë mjete të marketingut, që çdo ditë përdoren në mbarë botën. Kur të kërkohen
informata për një kompani të caktuar, shpesh mjaftojnë të dhënat të cilat gjenden në faqet e tyre të
internetit. Pra, është shumë më e sigurt se të interesuarit do të vizitojnë faqen e tyre të internetit, se
sa që do t’i thirrin ata në telefon. Nga kompanitë serioze pritet që të ketë faqe të internetit të
rregulluara dhe të përditësuara me informacione se kush janë ata, çka ofrojnë në treg dhe me çka
merren (çka bëjnë) ata. Megjithatë, fakti është se pak kompani të cilat prezantohen përmes
internetit, janë në dijeni të statistikave në lidhje me aktivitetet e vizitorëve të vet në faqet e tyre të
internetit, dhe madje edhe më pak nga ata të cilët ato të dhëna të marra i analizojnë dhe i përdorin
si inpute për të përmirësuar performancën e tyre virtuale.

Internet shitjet

Gjithnjë e më shumë ka dyqane virtuale me cilësi të lartë, dyqane në hapësirën e internetit lokal.
Ofrohet gama më e gjerë e produkteve dhe shërbimeve: nga shërbimet e organizimit dhe të
rezervimeve të udhëtimeve, veshjeve dhe mbathjeve, produkteve për bukuri dhe shëndetësi, libra
dhe literaturë profesionale, deri tek shpërndarja e picave në derë të shtëpisë. Shumë menaxherë të
bizneseve dhe pronarë të web-faqeve ekzistuese, janë duke menduar për fillimin e një dyqani virtual.
Ka disa hapa themelorë në planifikimin e një dyqani virtual. Planifikimi i dyqanit virtual është një
proces krijues që realizohet në gjashtë hapa:

• Marrja e vendimeve dhe afateve për vendosjen e dyqaneve virtuale;

• Zgjedhja e produkteve dhe shërbimeve;

• Zgjedhja e metodave të pagesës në dyqanet virtuale dhe organizimi i shpërndarjes së produkteve;

• Regjistrimi i domenit dhe hapja e web-faqes (mbështetja e serverit);

• Krijimi i web-faqeve për dyqane virtuale dhe

• Plani për mirëmbajtjen dhe promovimin e dyqaneve virtuale.

Hapi i parë dhe themelor gjatë kalimit në mënyrën e tregtimit elektronik, është marrja e vendimit të
menaxhmentit të kompanisë për të krijuar një pikë elektronike të shitjes. Vendimi duhet të jetë për
shkak të një analize të mirë dhe një konsiderate të mirë të objektivave që duan t’i arrijnë me e-tregti
(ose me rrjetin e tyre). Nuk është shembull i rrallë që shfaqja e thjeshtë e bizneseve në internet të
konsiderohet si një akt që është në vetvete i mjaftueshëm dhe se domosdoshmërisht do të çojë në
ndryshime pozitive në biznes dhe në përmirësimin e rezultateve të biznesit. Ajo është, për fat të keq,
shumë larg nga e vërteta.

Pra, krijimi i e-tregtisë është, megjithatë, me sa duket shumë i thjeshtë: bazohet në hapjen e një
web-faqe të caktuar, përzgjedhjen e produkteve dhe shërbimeve, zgjedhjen e metodave të pagesës
gjatë blejes në dyqan dhe krijimin e web-faqeve përkatëse që janë, pra, hapi i pestë në procesin e

528
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nisjes së një metode elektronike të tregtimit. Kjo, praktikisht do të thotë që duhet të përcaktohet
emri i web-adresës personale dhe web-dyqanit të ardhshëm të vendosur në internet.

Gjatë përcaktimit të web-adresës personale, duhet të përpiqen që ajo të jetë informuese, e qartë,
tërheqëse dhe origjinale.

Krijimi i web-faqeve personale dhe implementimi e e-tregtisë është shumë i rëndësishëm në gjithë
procesin e krijimit të një biznesi elektronik. Për krijimin e web-faqeve dhe vendosjen e e-tregtisë,
duhet të punësohet një ekip i profesionistëve, ose të angazhohet një kompani inormatike, me të
cilën është e këshillueshme që të nënshkruhet një kontratë për mirëmbajtjen e mëtejme të web-
faqeve dhe për mbështetje teknike.

Plani kualitativ i marketingut dhe promovimi efektiv i dyqaneve virtuale do të sigurojë vizitat në
dyqan, ndërsa zgjedhja e duhur e strategjisë së marketingut online shpie deri tek volumi i dëshiruar i
shitjeve dhe profitit natyrisht.

Rregullat e reja të marketingut

Zhvillimi i internetit ka hapur shumë mundësi të reja. Në të kaluarën ka pasur vetëm reklamim jo i
synuar tradicional nëpër gazeta, revista, televizione, radio dhe postës direkte. Megjithatë, nëpërmjet
këtyre mediave ka qenë e vështirë që të synoheshin grupet e veçanta të konsumatorëve me
mesazhe të individualizuara. Sigurisht, me reklama ende merren mega-markat me shtrirje të gjerë
dhe ato ndoshta ende funksionojnë për disa organizata dhe produkte të atyre botimeve të biznesit.
Por, për miliona organizata të tjera, reklamimi tradicional është aç gjithëpërfshirës sa që thjeshtë
nuk është efektiv. Fushatat e mëdha mediale mund të funksionojnë për të prodhuar shpërndarje të
gjerë, të destinuara për tregun masiv. Shembuj të asaj janë markat e famshme që shiten në raftet e
shitësve kombëtar, si dhe filmat (blockbusters) që paraqiten në mijëra skena.

Inteligjenca biznesore

Njoftimi i tregjeve në kushtet moderne është duke u bërë një pjesë integrale e informimit të biznesit,
si një kompani, mjet i domosdoshëm në drejtim të tregjeve globale dhe të konkurrencës globale. Në
përkufizimet më të hershme të informimeve të biznesit, të theksohet që ajo është aktivitet i
monitorimit të mjedisit të jashtëm dhe mbledhjes së informatave relevante për vendimmarrje të
kompanisë. Përparimet në teknologjinë e informacionit dhe të informimit të biznesit në internet.
Është e kuptueshme që njoftimet e tilla ofrojnë funksione mbështetëse të biznesit në fushën e
marketingut, dhe pastaj, flitet për inteligjenca biznesore në internet (Internet Business Inteligence)
për qëllime marketingu. Ekspertët e marketingut mund të përdorin informata të përgjithshme, deri
tek të cilat qasen, por edhe një seri të informacioneve specifike të marketingut, deri tek të cilat
mund të arrihet.

Hipotetikisht, nëse një kompani ka një portal të vetin, është e kuptueshme se ai do të gjenerojë një
sasi të madhe të informacionit. Qëllimi i e-inteligjencës është që atë sasi të madhe të informacionit
ta përkthejë në informata të prekshme, informata të dobishme të biznesit që përshkruajnë
marrëdhëniet në mes të sipërmarrjes dhe klientëve dhe nuk janë vetëm të dhëna monotone, që
zakonisht janë në bazat e të dhënave për konsumatorë dhe për përdorues të shërbimeve. Prandaj,

529
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

është e nevojshme, që në mënyrë sa më të lirë të jetë e mundur, që të mbledhen sa më shumë


informacione rreth përdoruesve, dhe pa i ndërprerë ata.

Sjellja e konsumatorëve në internet

Marketerët duhet të studiojnë nevojat e konsumatorëve dhe operatorëve ekonomikë në mjedisin


digjital dhe ti formulojnë mënyrat se si t’i përmbushin nevojat e tyre më me sukses sesa
konkurrenca. Karakteristikat me rëndësi për online konsumatorët:

• Vlera është kyçe - konsumatorët e tanishëm dhe të ardhshëm vetëm një klik janë larg nga
konkurrenca, nëse marketingu nuk ofron një vlerë të mirë për paratë. Pjesa e vlerës përfshin kalimin
e pritjeve të klientit kur përdor produktin apo shërbimin.

• Çmimi është më i rëndësishëm për disa konsumatorë, por jo për të gjithë.

Shumë njerëz me kënaqësi do të paguajnë një vlerë më të lartë në blerjen online, në qoftë se ata
kanë një përvojë pozitive.

• Përshtatja shton vlerën - p.sh. Yahoo! portali, apo Blue Nile, i cili siguron mundësinë për të krijuar
unazë personale me kombinim të kornizave dhe gurë të çmuar.

• Shpejtësia është kryesore - përdoruesit duan të gjejnë informata relevante dhe produkte sa më
shpejt dhe të marrin mallërat e blera sa më shpejt të jetë e mundur.

• Përshtatja është kritike për njerëzit e punësuar - Ata duan p.sh. të paguajnë faturat gjatë ditës
dhe natës, si dhe të dërgojnë dhe të marrin kur ajo i’u përshtatet atyre, e jo kompanisë apo ofrimit
të shërbimeve.

• Lehtësia e përdorimit - Përdoruesit kanë mjaft probleme pa mësuar softëare të posaçëm apo pa i
shfletuar udhëzimet e trajtimit.

• Personalizimi krijon tek konsumatorët një ndjenjë të rëndësisë, sidomos kur është kompjuteri
mes tyre dhe kompanisë.

• "Të gjitha në një blerje" (ang. One stop shopping) dhe karakteristikat e integruara e bëjnë jetën
më të lehtë. Për shembull, Microsoft Office, Yahoo! portali dhe portale të tjera kërkojnë që të
integrojnë të gjitha që janë të rëndësishme për vizitorët.

• Vetëshërbimi kursen kohën - Konsumatorët duan të hyjnë, të blejnë, të dërgojnë paketa, t’i
rregullojnë faturat e tyre, të pyesin etj.

• E-mail komunikim për kompani meritonë përgjigje - Studime të ndryshme kanë gjetur se gjysma e
kompanive të anketuara nuk përgjigjen në e-mail. Nga ato që përgjigjen, shumë prej tyre nuk japin
përgjigje në kohën e duhur.

530
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hulumtimi në IPKO dhe PTK

Hyrje
Të gjithë e dimë që suksesi i bizneseve varet nga marketingu i tyre. Duke pasur parasysh faktin që
teknologjia po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe se njerëzit po e përdorin internetin për çdo gjë,
bizneset kanë vendosur që të fusin në përdorim marketingun online (e-marketing).
Njerëzit, çdo ditë e më pak u kushtojnë vëmendje reklamave klasike (reklamave në tv, radio, bilbord,
etj) dhe presin që çdo gjë që u nevojitet të gjejnë në internet.
Ashtu edhe kompanitë, siç janë IPKO dhe PTK, janë ndër ato biznese që janë përdorues të e-
marketingut.

Rreth IPKO-s
IPKO Telekomunikimet, njihet si kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë.
E themeluar më 1999. IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë
Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron spektër të plotë shërbimesh dhe përmbajtjesh të
integruara në komunikime mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital, internet dhe media.
IPKO njihet si një kompani moderne me shërbime të avancuara dhe ka një reputacion të një
kompanie që kujdeset për klientët e saj. Si në sektorin shtëpiak, ashtu edhe në atë të bizneseve,
inovacioni i tij shtrihet në të gjitha produktet dhe shërbimet të cilat janë të disenjuara me kujdes që
t’u përshtaten nevojave të ndryshme të konsumatorëve tanë.
Në secilin segment – telefoni mobile, telefoni fikse, internet dhe televizion kabllor digjital - IPKO
operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg.

Misioni

IPKO është krijuar me qëllim që të jetë bërthamë e zhvillimit të telekomunikimit në Kosovë, për një
pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë globale të informimit.

Vizioni

IPKO është në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme. Duke përdor diturinë, kreativitetin, eksperiencën
dhe dedikimin e personelit, kompania synon të jetë përfaqësuesi më i mirë i komunitetit të biznesit,
duke kultivuar standarde të larta të arritjeve dhe etikës në biznes.

Të gjithë e dimë që suksesi i bizneseve varet nga marketingu i tyre. Duke pasë parasysh faktin që
teknologjia po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe se njerëzit po e përdorin internetin për çdo gjë,
bizneset kanë vendosur që të fusin në përdorim marketingun online (e-marketing).
Njerëzit çdo ditë e më pak u kushtojnë vëmendje reklamave klasike (reklamave në tv, radio,
bilboard, etj) dhe presin që çdo gjë që u nevojitet të gjejnë në internet.
Ashtu edhe kompanit, siç janë IPKO dhe PTK, janë ndër ato biznese që janë përdorues të e-
marketingut.

PTK

HISTORIKU I PTK-së

Me 21.12.1959, me Vendimin e Këshillit te Bashkësisë së PTT-së,. të ish-Jugosllavisë, u themelua


Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës. Ndërsa, nga data 13.09.1990, të gjithë punëtorët shqiptarë
dhe minoritetet e tjera, që nuk u pajtuan me politikën e regjimit të atëhershëm, ishin larguar nga
puna me dhunë.

531
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjatë luftës u demoluan të gjitha zyrat, kurse pasuria e PTK-së ishte vjedhur. Pas përfundimit të
luftës, grupet negociuese të PTK-së, KFORI-it dhe UNMIK-u, mundësuan kthimin e punëtorëve në
vendet e tyre të punës. Shërbimet Postare ishin të pamundshme, ndërsa Telefonia dhe Telegrafia e
Kosovës pothuajse nuk funksiononte fare.

Pas një pune 8 vjeçare, PTK-ja ishte e organizuar në tri njësi biznesi:

1. Posta e Kosovës;
2. Telekomi i Kosovës dhe
3. Operatori i telefonisë mobile “Vala”.
Të tri njësitë e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të
Kosovës. Menaxhohen me nga një menaxher, kurse nga ana financiare secila e ka kodin buxhetor:

1) Vala - MN 140

2) Telekomi - TK 50

3) Posta - P 54
Me 29 qeshor te vitit 2005, PTK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare, me emrin e ri “PTK SH.A.”

PTK-ja operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka marrëveshje roaming me një numër
të madh të operatorëve botërorë, në vende të ndryshme të botës.

E-marketing

Meqenëse deri tek statistikat e këtyre dy bizneseve nuk kam pasur mundësi të vij, në bazë të
hulumtimit që kam bërë, kam ardhur në përfundim se edhe pse e përdorin e-marketingun, prapë
nuk jan aq shumë efikas në këtë fushë.

Të dy bizneset i kanë faqet e tyre zyrtare, në të cilat mund të gjenden të gjitha ofertat e tyre, po
ashtu edhe lajmet në lidhje me to.

Përderisa IPKO i ka të ndara ofertat: për BIZNES dhe PRIVAT, tek PTK, kjo nuk ekziston.

Sa i përket kontaktit me këto dy biznese, përmes faqeve të tyre, nuk ekziston.

Në fund të dy faqeve ekziston kontakti, por aty janë të dhënë vetëm numri i telefonit dhe e-mail
adresa, ndërsa kontakti i drejtpërdrejtë me faqe nuk ekziston.

Këto dy faqe e-marketingun më të suksesshem mund të them që e kanë përmes rrjeteve sociale, siç
janë facebook, twitter, etj. Por, edhe aty mund të shohim paknaqësi të konsumatorëve, në lidhje me
shërbimet që i ofrojnë këto kompani.

Vlen të ceket që faqet e tyre zyrtare nuk e kanë askënd që kujdeset për to, d.m.th., që mungon
kujdesi online me konsumatorë. Në bazë të kësaj, mund të them që kjo është një prej arsyeve pse e-
marketingu nuk është edhe aq efikas dhe nuk ka edhe aq shumë sukses. Kjo vlen më shumë për
VALA, se sa për IPKO. Por, në faqen e IPKO-së, në facebook, mund të shihen qartë pakënaqësitë e
konsumatorëve.

532
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në fund mund të themi që, edhe përkundër faktit që interneti përdoret çdo ditë e më shumë, edhe
e-marketingu është shumë më i dobishëm se sa marketingu klasik, për këto dy kompani kjo nuk vlen
edhe aq shumë, për shkak të moskujdesit të faqeve të tyre zyrtare dhe për shkak se nuk i kushtojnë
edhe aq shumë rëndësi këtij lloji të marketingu.

Përfundimi

Që të flitet për madhësinë e internetit është jo edhe aq mirë, ajo vlen edhe për tregun në internet.
Në fakt, të gjitha statistikat janë të ndryshme, por të gjithë ata numra janë shumë mbresëlënës.
Numri i saktë i përdoruesve të internetit, që nga fillimi i tij, është vështirë që të caktohet, por edhe
sot, të gjithë ato informacione duhet të merren me kujdes. Më saktësisht, të dhënat krejtësisht të
besueshme për numrin total të përdoruesve të internetit nuk ka. Megjithatë, për shkak të orientimit
të përgjithshëm, interneti aktualisht përdoret nga miliarda njerëz.

Interneti lejon hapjen e dyqanit tuaj në çdo pjesë të botës, dhe komunikimin e drejtpërdrejt me
klientë. Pavarësisht a është orientimi i tregut vendor apo ndërkombëtar, interneti është mënyra më
e lirë dhe më efektive për reklamim. Është e mundur që të jetë e pranishme 24 orë në ditë, 365 ditë
në vitë. Informacione të sakta aktualisht janë në dispozicion për të gjithë ata që janë të interesuar,
pa marr parasysh a është fjala për çmimore, informacion në lidhje me një produkt të ri, ose disa
lajme të rëndësishme.

Interneti është një fenomen që ka ndryshuar në masë të madhe jetën e njerëzve. Sasia e
informatave që ai ka në dispozicion është shumë më e madhe se çdo medium tjetër. Ka qenë vetëm
çështje kohe kur e-tregtia do të shkojë në konstante të stabilizuar. Shumë nga përfitimet që ajo sjellë
shtyjnë miliona përdorues që të zgjedhin për këtë lloj të blerjeve. Prandaj, është e kuptueshme që
më shumë kompani, dyqane dhe biznese vendosin që të fokusohet drejtpërdrejtë në internet. Është
e papranueshme që një kompani e suksesshme nuk e ka ëeb-faqen e vet, ajo pothuajse kufizohet me
faktin se ajo thjesht "nuk ekziston." Por, që t’i ofrojnë me sukses shërbimet e tyre, thelbësore është
që të krijojnë dhe zhvillojnë një marketing të mirë, i cili do të paraqet ato shërbime sa më mirë që
është e mundur, dhe njëkohësisht do të prezantojë edhe kompaninë/dyqanin që e reklamon atë.
Reklama dhe marketingu i mirë janë prioritete në botën e biznesit. Fokusi është që të tërheqin
klientë dhe ti mbajnë ata, që në botën e sotme të konkurrencës nuk është aspak detyrë e lehtë.
Është e rëndësishme që gjithmonë të reagohet me kohë dhe të jetë përpara konkurrencës.
Marketing i mirë e di se si ta bëj atë.

Interneti, në fakt, paraqet një sasi të madhe të informacionit. Në të gjitha tregjet e tjera qarkullojnë
informacionet, por askund një numër i madh i tyre, në mënyrë të lehtë dhe në mënyrë të shpejtë.
Online shitësit, konsumatorit i ofrojnë informacion shumë shpejt edhe kur ai dëshiron, dhe faqet e
tyre janë të hapura 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndër të tjera, nuk ka aspektet fizike të biznesit,
dmth. konsumatori përmes internetit nuk mund të sheh fytyrat e këndshme apo të zymta të
shitësve, dhe këto aspekte nuk mund të përdoren që të krijohet një përshtypje pozitive.
Konsumatorët shohin vetëm web-faqet ku furnizuesit dhe ofertat e tyre janë të diferencuara vetëm
nga çmimet, shërbimet dhe nga mënyra se si ata e paraqesin veten.

Tipari i fundit i rëndësishëm i internetit, si një treg, është personalizimi - individualizimi. Shumë
kompani të mira që operojnë në internet u ofrojnë klientëve të tyre mundësinë që të krijojnë profilin
e vet dhe të personalizojnë porositë. Me ndihmën e profilit të krijuar klienti në të ardhmen do të

533
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

trajtohet individualisht, dhe jo si të gjithë vizitorët e tjerë. Këtu, zakonisht blerësi e ka kontrollin, e jo
shitësi. Më shumë se kurrë, dhe më shumë se në çdo treg tjetër, konsumatori është në qendër dhe
në gjendje që lehtë të gjej ofertë që më së shumti i përshtatet atij.

Përmes web-it, kryesisht blehen software-at, librat, pajisjet kompjuterike, aranzhimet e udhëtimeve,
CD-të, video lojërat, etj. Thjesht, është e pamundur që të mos konstatojmë se si ana marketingut
përmes internetit synon në lartësi të mëdha, dhe se rëndësia e asaj është e pamundur të vlerësohet
apo edhe të imagjinohet.

Literatura

Beqiri, Edmond ” Biznesi Elektronik”, Pejë 2008


Beqiri, Edmond “Hyrja në informatike”, Prishtinë 1995

Beqiri, Edmond “Interneti-Komunikimet kompjuterike”, Pejë 2002


European Computer Driving Licence/[Smart Bits]. – Botimi 1. – Prishtinë: Smart Bits, 2005
Mustafa, Muhamet, “Tema të zgjedhura nga informatika”, Prishtinë 1998

ProCredit Bank Kosova, Manuali i shfrytëzuesit

Raiffeisen Bank Kosova, “Udhëzues për përdorimin e kartelave bankare”

Instituti për Studime dhe Asistencë Bankare, “Çka është Banka?” Tiranë, 2004

Ç, Vlatko & , Mladen; “Teknologjia e informacionit në afarizëm”, Kolegji Universitar „Victory“,


Prishtinë, 2006

Burimet Sekondare
www.google.com

http://www.kosovo-eicc.org

www.internetworldstats.com/stats.htm

www.freewebs.com/leximekonomi/

www.marketingcharts.com

www.maxiks.com

www.juvestore.com

534
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kastriot Haxhiu - Zhvillimi dhe aftësimi profesional në fushën e teknologjisë informative tek të
rinjët si rrugë drejt punësimit

Kastriot Haxhiu PhD Kandidat në UET,

Shkolla Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” Gjakovë/Kosovë

E-mail: k_haxhiu@hotmail.com

ABSTRAKT:

Të rinjët pas mbarimit të shkollimit të mesem të lartë, ata që nuk vazhdojnë studimet, që në fillim
mund të ballafaqohen me problemin e papunësisë, kjo varet nga lloji i arsimimit të tyre në raport me
tregun e punës. Zhvillimi dhe aftësimi profesional në procesin e edukimit në teknologjinë
informative ka për qëllim për të rritur njohuritë individuale tek të rinjët në përdorimin e
kompjuterit , lami kjo që gjithnjë e më shumë bëhet e gjtihpërfshirshëme në shumë sfera shoqërore.
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar bënë që bizneset në Kosovë të shfytëzojnë maksimalisht
fuqinë punëtore edhe në aspektin financiar, me paga të ulta.

Edukimi si element përbërës i shoqërisë dhe dija si nënelement i saj, nënkupton arsimimin e njeriut
në vazhdimësi gjatë tërë jetës së tij. Nivelet e ndryshme të arsimit nëpër të cilat kalon qenia
njerëzore janë një rrugë e gjatë e me plot sakrifica, prandaj sot në kohën e një zhvillimi eksponencial
të teknologjisë informative nëse nuk ecim më ritmin e saj, mundësit e një zhvillimi ekononomik janë
minimale mos të themi të pamundura.

Modeli i këtillë i aftësimit mundëson nxënie integrale dhe përvetësim kompleks të përmbajtjeve
praktike nga lëmit e ndryshme.

Bazuar edhe në historikun e të gjitha shkollimeve europiane mund të themi se reformat arsimore
duhet të bëhen sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi tregut sot i nevoiten ekspert të tillë si :
programer, dizajnues grafik, mediume digjitale, menaxhues elektronik biznesi, softveriste,
administrator rrjetash kompjuterike, etj, të kualifikuar të cilët që në ditën e parë të punës duhet ta
arsyetojnë certifikimin personal.

Fjalët kyçe : Aftësimi profesional, teknologjia informative, papunësia, Bashkimi Europian, certifikimi.

535
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Historia e arsimit në Kosovë

Historia e arsimit në Kosovë ndahet në tri periudha : Periudha e parë fillon me hapjen e shkollave
fillore anembanë Kosovës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Arritjen më të madhe në këtë
periudhë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës dhe hapja e Bibliotekës Universitare të
Kosovës. Gjatë kësaj periudhe arsimi zhvillohej në tri gjuhë: shqipe,serbokroate dhe turke523.

Periudha e dytë fillon rreth vitit 1991 dhe paraqet reagim ndaj rrënimit të dhunshëm të sistemit
arsimor nga ana e politikës represive serbe. Si rezultat i kësaj, ngrihet një sistem i pavarur arsimor,
që realizohej në 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7
shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i
këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të
cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.

Periudha e tretë, që fillon me përfundimin e luftës në vitin 1999 e këndej, karakterizohet me


reformat që i bëhen arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në
universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve bashkëkohore
evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit. Si hap i
parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet
me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të
arsimit (sistemi 5 + 4 + 3-4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e
Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
në mars të vitit 2012524.

Nivelet e sistemit të arsimit në Kosovë

Ligji për arsimin - Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga
buxheti i Kosovës. Arsimi është i detyrueshëm për të gjitha moshat nga 6 deri në 15 vjeç. Ligji për
arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë525.

Nivelet e sistemit të arsimit në Kosovë të klasifikuara në kategoritë e Klasifikimit Standard


Ndërkombëtar të Arsimit 97- ISCED 97. Tabela në vijim prezenton të gjitha nivelet e arsimit në
Republikën e Kosovës, grup moshat gjegjësisht klasat, kategoritë dhe përshkrimin e tyre sipas
standardit ISCED 97.

523 http://sq.wikipedia.org/wiki/Arsimi_ në_Kosovë


524 Po aty
525 http://www.masht-gov.net

536
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Skema 1. Përshkrimi i niveleve të sistemit të arsimit në Kosovë526

Arsimi i mesëm i lartë

Arsimi i mesëm i lartë paraqet nivelin tre (3) sipas SNKA-së (Klasifikimi standard ndërkombëtar i
arsimit) dhe organizohet në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Arsimi i mesëm i lartë zgjat 3 ose 4 vjet varësisht nga programet arsimore të përcaktuara nga
MASHT527. Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të ndjekin këtë nivel mbi baza vullnetare.

Arsimi i mesëm i lartë paraqet nivelin e 3-të sipas SNKA-së dhe organizohet në:

1. Arsimin e përgjithshëm/gjimnaze

2. Arsimin profesional.

526 http://www.masht-gov.net/Statistikat_e_Arsimit_ne_Kosovë
527 Ministria e Arsimit Shkencë dhe Teknologjisë

537
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në bazë të shënimeve të MASHT-it të dhënat mbi numrin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë
sipas klasëve është treguar në tabelën 1.

Tabela 1: Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë Grafiku 1:Grafiku sipas strukturës gjinore

Të dhënat që dalin nga tabela e lart parqitur shihet numri total i nxënësve që e kanë kryer këtë lloj
kualifikimi në vitin shkollor 2013/2014 në Kosovë që është 99578, ndër të cilët 53220 janë meshkuj
dhe 49358 femra, gjegjësisht e shprehur në përqindje 47% femra ndaj 53% meshkuj.

Vlen të përmendet se ky numër i nxënësve e zhvillon mësimin në gjithsejtë 116 shkolla të mesme (
97 amë & 19 paral të ndara), nga 1154 sa janë në total instuticione shkollore anëkend teritorit të
Republikës së Kosovës (758 amë & 396 paralele të ndara ), që më tepër sosh ka në Prishtinë dhe
Prizren nga 12 të tilla. Numri i mësimdhënsëve është 5441. Në këto të dhëna i paraqesin në

538
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përqindje me totalin e nxënësve na që kanë vijuar mësim në të gjitha nivelet e shkollimit del se
24.7% nxënës në shkollat e mesëme të larta kanë vijuar mësimin në vitin 2013/2014, përqindja e
numrit të shkollave të mesme në krahasim me objektet totale mësimore është 10.1, ndërsa
personeli mësimdhënës ka 23.3% pjesëmarrje nga totali .

Nëse i ndajmë nxënësit sipas tipit të shkollave, gjimnaze dhe shkolla profesionale atëherë 46% të
tyra vijojnë në gjimnaz (përgjithshëm), kundrejt 54% në shkolla profesionale.

Grafiku 2 : Sipas tipit të shkollave

Arsimi universitar

Sipas MASHT-it në statistikat e saj të abdetuara në vitin 2012/2013 përmes faqes zyrtare të saj ka
gjithsejt 79149 student, në total duke përfshirë arsimin shtetëror(publik) dhe atë privat.

Arsimi universitar
Shtetëror Privat
Numër Përqindje Numër Përqindje
Meshkuj 31865 51.2 8077 57.9
Femra 33450 48.8 5757 42.1
Total 65315 100 13834 100

Tabela 2 : Pashqyra e arsimimit universitar në Kosovë 2012/2013

Provimi maturës

Nëse bazohemi nga të dhënat do të shihet se pas një viti shkollor del se klasën e 12 në teritorin e
Kosovës e kanë kryer në total 23850 nxënës (14597 meshkuj dhe 9253 femra), ndërsa klasën e 13 e
kanë përfunduar 19845 nxënës (13229 meshkuj dhe 6616 femra). Në përgjithësi maturant në vitin
shkollor 2013/2014 ka pasur gjithsejtë 43695 nxënës.

539
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga 42.052 maturantët sa i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës në të dyja afatet këtë vit,
31.151 prej tyre e kanë kaluar atë duke e fituar të drejtën për të provuar regjistrimin në
universitet.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë të ditur sot se 72.4 % e
maturantëve që i janë nënshtruar provimit në të dy afatet- qershor dhe gusht- e kanë kaluar
atë.Shifrat e MAShT tregojnë se 11 mijë maturantë nuk kanë arritur ta kalojnë provimin në nivel
kombëtar.Më të suksesshëm janë treguar maturantët e gjimnazeve, prej të cilëve sukses pozitiv kanë
arritur 13.822 maturantë (93.6%), kurse në arsimin profesional sukses pozitiv kanë arritur 17.329
maturantë apo 64.2%528.

Nëse këta 11 mijë maturantët që nuk e kanë kaluar pragun e testit kombëtar i shtohen edhe ata të
cilët nuk mund ta kalojnë provimin pranues në universitet publike apo private, gjeneron që këto të
rinjë janë të pa punë apo shanset e tyre të punësimit janë minimale pasi nuk kanë ndonjë aftësimi
të mirëfilltë profesional. Ndonëse nuk ka të dhëna ekzaktet mbi atë sa prej tyre janë punësuar.
Bazuar në stastistika duhet që të organizohet trajnime dhe aftësime profesionale mbi kërkesën e
tregut, e që një ndër to është edhe ai mbi teknologjinë informative.

Papunësia

Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor
të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë
punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.

Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjesëtarë të fuqisë punëtore të cilët
nuk kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave
dhe janë të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.

Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët
është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një
shkallë e lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër, punëdhënësit mund të
gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë. Pra një ndër problemet shqetësuese
në shoqërinë e sotme është papunësia. Përcaktimi për nocionin papunësi mbështetet në
përkufizimin e dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP,ang.ILO): "Të papunë
konsiderohen të gjithë personat në moshë pune të bazuar në matjen e popullsisë ekonomikisht
aktive,të cilët gjatë periudhës referuese plotësojnë kërkesat:- janë pa punë, të gatshëm për punë
dhe kërkojnë punë."

Llojet e papunësisë

Bazuar në strukturën e tregut të sotëm të punës, ekonomistët identifikojnë tri lloje të ndryshme të
papunësisë:

 papunësisë frikcionale (e dëshirueshme)


 papunësia strukturore
 papunësia ciklike

528 http://www.testimatures.com/43-61-e-maturanteve-kaluan-testin-e-matures-ne-afatin-e-

dyte/17/sep/2014

540
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Papunësia friksionale është për shkak të lëvizjes së vazhdueshme të njerëzve në mes të rajoneve
dhe vendeve të punës, apo nëpër faza të ndryshme të ciklit të jetës. Këtu hyn edhe kërkimi i punës
për një pagë më të lartë.

Papunësia strukturore do të thotë një hendek midis ofertës dhe kërkesës për punëtorët.
Mospërputhjet mund të lindin për shkak se kërkesa për një lloj të punës rritet, ndërkohë që kërkesa
për specie të tjera janë në rënie, dhe oferta për atë lloj pune nuk mund të përshtatet shpejt. Me
fjalë tjera kur kur oferta për një profil pune është deficitare.

Papunësia ciklike ekziston kur kërkesa totale për punë është më e ulët. Kur konsumi i përgjithshëm
dhe prodhimi janë në rënie, papunësia është në rritje pothuajse kudo. Kjo papunësi krijohet në fazat
e depresionit apo krizës ekonomike529.

Duke parë gatishmërinë e punëtorëve për të punuar në një nivel të caktuar të pagave ndryshojnë
atëherë kemi dy lloje të papunësisë:

 papunësia vullnetare
 papunësisë pavullnetshme

Papunësia vullnetare ndodh kur punëtorët nuk duan të punojnë në pagën aktuale të tregut.
Papunësia pavullnetshme ndodh kur punëtorët deklarohen se ata duan të punojnë për çdo nivel
pagave që mbizotëronë në treg, por nuk mund të gjejnë punë.

Ndikimi i papunësisë

Edhe sot, papunësia mbetet një problem qendror të ekonomive moderne të tregut . Kur papunësia
është e lartë , burimet janë të shterura , dhe të ardhurat e njerëzve bien . Sigurisht , gjatë periudhave
të tilla , problemet ekonomike dhe ndjenjat ndikojë në njerëz dhe jetën e tyre familjare.

Ndikimi ekonomik

Papunësia e lartë ka tendencë të ulet PPB ( Produkti i Brendshëm Bruto ) . Kështu që , kur ne nuk i
përdorin burimet e sa më shumë të jetë e mundur , në mënyrë që ne jemi në gjendje për të
prodhuar mallra dhe shërbime të cilat do të lejojnë njerëzit që të mbijetojnë dhe të gëzojnë .
Humbjet në periudhat e papunësisë së lartë janë humbjet më të mëdha të dokumentuara në
ekonomi bashkëkohore .

Ndikimi social

Edhe pse kostoja ekonomike e papunësisë është e lartë , asnjë lloji parave nuk mund të tregojnë në
mënyrë adekuate si ndikonë tek njerëzit në aspektin social dhe psikologjik të periudhave të
qëndrueshme të papunësisë pavullnetshme . Studimet psikologjike tregojnë se pushimi nga puna në
mënyrë të barabartë është ngjarje traumatike si vdekja e një miku të ngushtë a dështimit në shkollë
. Papunësia shpesh çon në humbjen e vetë-respektit , sëmundjeve të caktuara mendore , probleme

529

541
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

brenda familjes dhe shpërbërjen e martesave . Është e argumentuar një lidhje reciproke në mes
shkallës së papunësisë dhe normat e rritjes së krimit dhe normat e vetëvrasjeve.

Matja e papunësisë

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është përqindja e popullsisë në moshë pune e një vendi
që angazhohet në mënyrë aktive në tregun e punës, duke qenë e punësuar apo e papunë. Është
raportii fuqisë punëtore ndaj popullsisë në moshë pune, i shprehur si përqindje.

Raporti i punësimit ndaj popullsisë, e njohur edhe si shkalla e punësimit, është përqindja e popullsisë
në moshë pune e një vendi, që është e punësuar.

Shkalla e papunësisë është përqindja e fuqisë punëtore, që nuk është e punësuar. Fuqia punëtore
shërben si bazë për këtë tregues, dhe jo popullsia në moshë pune.

Papunësia në Kosovë

Papunësia në Kosovë është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë. Sot shteti më i ri në
Europë ballafaqohet me numër të madh të papunëve. Sipas Agjensisë të Statistikave të Kosovës ASK,
dhe hulumtimeve kërkimore të kryera të cilat janë në harmoni me me statistikat e EUROSTA-it530 del
se : “Pothuajse dy të tretat e popullsisë në Kosovë është në moshë punë (15 deri në 64 vjeç). Nga
popullsia në moshe pune 63.1 për qind nuk janë ekonomikisht aktivë. Nga 36 .9 për qind të
popullsisë që ekonomikisht është aktive 30.9 për qind janë të papunë që paraqet edhe shkallën e
përgjithshme të papunësisë në Kosovë për vitin 2012”

530 Zyra e statisikave t` Bashkimit Europian

542
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Raport i punësimit
popullësi aktive
pune
37%
popullësi me
moshe pune
63%

Grafiku 3. Raporti i punësimit në Kosovë

Bazuar në këto të dhëna mund të themi se papunësia në Kosovë është alarmante, prandaj del në
pah se kjo gjendje më së shumti i prek të rinjët. Shkaktari kryesor i kësaj gjendje sipas eksperteve
kosovar të ekonomisë është Qeveria e Kosovës së cilës i mungojnë politikat zhvillimore që nxisin
punësimin. Po ashtu shkaktar tjetër është mos koordinimi i sistemit arsimor në nivelin e shkollave të
mesme sidomos i atyre profesionale ku nuk përputhshmëri të profileve gjegjësëve që pregatisin
kuadër direkt për tregun e punës.

Nëse e krahsojmë shkallën e papunësisë së Republikës së Kosovës në aspektin e statistikave kyçe del
se përkundër asaj se shumë faktor të ndryshimeve në metodologji, shumë indikatorë kyç kanë
mbletur relativisht të njëjtëgjatë tri viteve të fundit. Të vetmet përjashtime janë pjesëmarrja në
fuqinë punëtore dhe shkalla e papunësisë. Në AFP 531-në e vitit 2012 pjesëmarrja në fuqinë punëtore
është 11.2 pikë përqindjeje më e ulët se në AFP-në e vitit 2009 LFS, dhe shkalla e papunësisë është
14.5 pikë përqindjeje më e ulët.

Ndërkohë që një pjesë e këtyre dallimeve në shkallë me gjasë reflekton ndryshime të vërteta në
tregune punës në Kosovë, një pjesë e këtyre dallimeve mund t’i atribuohet ndryshimeve në
realizimin e AFPsë, që janë bërë me qëllim të përputhjes me standardet ndërkombëtare për
statistikat e punës. Nëveçanti, pyetësori i AFP-së i vitit 2012 dhe protokoli i intervistave kanë bërë
përpjekje më të mëdha për regjistrimin/shënimin e të gjitha punëve që janë bërë qoftë edhe për një
orë gjatë javës referente, duke përfshirë aktivitetet bujqësore dhe informale. Faktorët e tjerë të
pandryshuar, kjo do të ndikonte që numrin i personave të regjistruar si të punësuar të rritej dhe si
rezultat numri i personave të papunësuartë zvogëlohej532.

Nga tabela e tregut të punës 2009 dhe 2012 shihet se pjesëmarrjes në fuqinë punëtore e shprehur
në përqindje në vitin 2012 ka në krahasim me vitin 2009 për 11.2%, poashtu rënje të lehtë ka
shënuar edhe shkalla e punësimit për 0.8%. Rënje ka edhe tek sektori i vetë-punësuarve për 4% që
nënkupton se shumë biznese private janë mbyllur apo sektori bujqësor është në kriz. Ka edhe disa
trende pozitive në kuadër të zvoglimit të papunësisë siç janë punësimet e përkoshme apo sezonale
të cilat kanë ngritje për 7.6%, po ashtu edhe punësimi i të rinjëve ka ngritje për 17.7% por kryesisht
ky punësim vjen në ekonominë private më paga të ulëta.

531 Anketa e Fuqisë Punëtore


532 Marr nga Rezultat e Fuqisë Puntore , Shtator 2013

543
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela 3 Përmbledhja e tregut të punës 2009 & 2012

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte më e larta në mesin e personave të moshës 30-49
vjeç dhe më e ulta në mesin e personave të moshës 15 deri 19 vjeç .Shkalla e ulët e pjesëmarrjes së
të rinjve nuk është për t’u habitur sepse 85% e këtij grupi ndjekin shkollën.

Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në fuqisë punëtore është e pranishme në mesin e meshkujve të


moshës 40-49 vjeç, ndërsa për femrat kjo është në mesin e femrave të moshës 25-34 vjeç. Vetëm
5.2% e femrave të moshës midis 60-64 vjeç janë pjesë e fuqisë punëtore, në krahasim me 44.6% të
meshkujve të së njëjtës grupmoshë533.

Trajnimet dhe aftësimet profesionale në fushën e teknologjise informative

Nevoja dhe arsyeja e aftësimit profesional të TIK-ut në trajnime profesionale niset nga fakti i
përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga
informacionet. Aftësitë e komunikimit, proçesimit, mendimit kritik dhe zgjedhjes së problemeve si
dhe puna në grupe janë esenciale në shoqërinë teknologjike dhe socio-ekonomike të shekullit 21.
Arsimimi në këtë mjedis të sofistikuar do të bëjë më shumë se vetëm lexim , shkrim apo përvetësim
të shkathtësive aritmetike. Duhet të ofrojë edhe shkathtësi pune që do ti ndihmon të rinjtë ta arrijnë
potencialin e tyre njerëzor, krahas kësaj të gjejnë një vend pune në tregun e punës.

Informatika gjegjësisht teknologjia informative është shkenca që merret me të gjitha çështjet e


përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë. Kërkesa gjithnjë e
në rritje për informacione, sidomos, informacione më të përbëra, si dhe shpenzimet e larta të
pranimit të pranimit të tyre në formë natyrore (joelektronike), krijoi kërkesat për zhvillim të shpejtë
të kompjuterëve, krahas saj edhe kërkesës së përdoruesve profesional të tij në të gjitha lamit e
mundshme. Informatika përjetoi zhvillim të fuqishëm në vitet e gjashtëdhjeta të shek XX. Suksesi që
pati e çoi në vetë majën e të gjitha degëve të tjera industriale. Informatika sot është shkencë mjaft e
zgjeruar dhe e diversifikuar në disa lëmi, e ndër më të zëshmet janë: Teoria e Algoritmeve, Struktura

533 Të dhënat janë marr nga Agjesioni i Statistikave të Kosovës për vitin 2012

544
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e të dhënave, Përpunimi i të dhënave, Bazat e të dhënave, Arqitektura e kompjuterëve, Kodet dhe


kodimet, Logjika kompjuterike, Komunikimi dhe lidhjet, Udhëheqja e proceseve, etj.

Mes viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta, informatika gjenë zbatimin e saj në të gjitha
veprimtaritë komerciale dhe shoqërore. Zbatimi i gjithanshëm i saj në vitet e shtatëdhjeta, sjell
ndarjen e saj në diciplina të veçanta që përpunojnë tërësi të ndryshme, mes të cilëve është edhe
informatika e biznesit. Informatika e biznesit merret me informata komerciale. Informata komerciale
është e dhënë që ka vlerë (informative) për marrësin në kuptimin e vendimeve biznesore. Të dhënat
biznesore siç është për shembull oferta, mund të kenë përmbajtjen e një komunikimi biznesor, mund
të kenë formën e lajmërimit siç janë për shembull proces verbalet e ndryshme, regjistrimet, dhe të
ngjajshme por mund të jenë edhe dokumente siç janë faturat etj. Informatika e biznesit mbështetet
në teknologjinë kompjuterike dhe telekomunikuese, dhe mundëson një qasje të re të punës,
zhvillimit dhe jetës në përgjithësi. Ajo ndryshon në tërësi mënyrën e punës, gjatë së cilës, kultin e
punës fizike, e zëvendëson me dijeni dhe automatizim të punës. Zbatimi i informatikës biznesore
është posaçërisht i rëndësishëm për drejtimin e sistemeve biznesore dhe automatizimin e tyre.

Në qoftë se janë të përcaktuara qëllimet dhe kriteret, atëherë në bazë të tyre organet e udhëheqjes
dhe të kontrollit mund të marrin vendime afariste, të cilat së bashku me resurset kadrovike,
materiale dhe financiare hyjnë në proces të afarizmit. Rezultat i procesit të afarizmit janë produktet,
shërbimet, të ardhurat, shitja etj. Këto autpute (madhësi dalëse), për shkak të kontrollit, krahasohen
me ato të planifikuara - planet. Mbyllja e rrjetit informativ në bazë të krahasimit të planit dhe të
realizimit bëhet me anë të sistemit informativ. Rrethina e sistemit paraqet destinimin e resurseve të
tij dhe të autputeve (madhësive dalëse).

Aftësimet profesionale kanë nevojë imediane për këtë proces të transformimit arsimor bazuar në
praktikat e vendeve europiane.Procesi i trajnimeve profesionale në teknologjinë informative ka për
qëllim krijimin e aftësive individuale tek të rinjët në kohën e epokës digjitale. Industria TIK si dhe
procesi i certifikimt kanë nevojë për një qasje të re është e për tu pajisur me informacion dhe
dëshmi në lidhje me kërkesën dhe furnizimin e e-shkathtësive në Evropë, së bashku me një shërbim
prototip dhe mjetet për të mbështetur zhvillimin e karrierës, punëvendosje dhe rekrutimi, duke i u
aftësuar në trjanime afatshkurta dhe ato afatgjata me karkarter profesional, trajnime këto që
përmes formës testuese si teorike dhe praktike në fund do të certifikoheshin me titujtë përkatës në
bazë të rezultatit të arritur .

Strategjia e-aftësitë në vendet BE-së janë një proces shumë rëndësishm , komponent e agjendës
digjitale si Paketa Punësimipër të rritur konkurrencën, produktivitetin dhe punësueshmërisë të
fuqisë punëtore.

Evropa ka nevojë për të siguruar që njohuritë, aftësitë, kompetencat fuqisë punëtore dhe inventivat
- duke përfshirë por pa u kufizuar në profesionistët e TIK –ut plotësojnë standardet më të larta
globale, dhe se ata janë përditësuar vazhdimisht në një.Procesi i të mësuarit efektiv gjatë gjithë jetës
mund të jetë faktor kyç për një ekonomi në zhvillim , si kjo e jona.

Ttrajnimet mbi shërbyes të rrjetave kompjuterike – ku do të përfitoheshin njohurit mbi zhvillimine


internetit, administrimin dhe mirëmbajtjen e serverit, teknologjitë e rrjeteve dhe të programimit
orientuar objekte C ++, Java, C#, PHP etj. Programet mbi aftësimi dhe zhvillimin profesional mbi
mediat digjitale për video dhe monitorin grafik që si tillë ka shumë pak në trevat tona.Këto do të
ishim vetëm disa nga programet që mund të realizoheshin në mediat dinamike digjitale të kohës.

Por barra mbi këtë bie mbi Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mbi harimin e
planprogrameve, pregatitjen e trajnerëve, procesin e certifikimit, sponsorizimin finaciar si dhe
sigurimine objketeve dhe paisjeve adekuate të kohës.

545
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzion/Rekomandim

Arsimimi dhe aftësimi profesional në pergjithësi e sidomos ai në teknologjinë informative në veçanti


duhet të aplikohet në afatet kohore urgjente vetëm e vetëm për të shmangur një krizë sociale dhe
politike të shkaktuar nga papunësia.

Nëse i përgjigjemi në mënyrë sa më të përpikët kërkesës së tregut me një ofertë profesionale si


shkak i saj atëhëre lëhtë mund të vie edhe deri tek zbritja e papunësisë së kësaj armate rinore që
është sot jashtë procesit të punës. Në aspektin social mund të ndikojë dukshëm edhe në zbutjen e
kriminalitetit dhe mos migrimit.

Pa aftësim dhe trajnim profesional nuk ka zbutje të masës së papunësisë, pa zvoglim të përqindjes së
papunësisë nuk ka zhvillim ekonomik të një vendi, pa zhvillim ekonomik shteti shkon në katrahur.

Zhvillimi dhe aftësimi profesional duhet projektuar në atë mënyrë për të përgatitur individët për
hyrje në nivel të punësimit në karrierën e zgjedhjur sa më shpejt të jetë e mundur. Shumica e
programeve profesionale në aspektin kohor duhet të përfundojnë më shpejtë se mësimet nëpër
kolegjet apo universitetet e zakonshme. Në fakt, disa programe mund të marrin më pak se gjashtë
muaj kohë, me disa të tjerë, një apo dy vite për një shkallë të asociuar, në varësi nga profesioni i
zgjedhur.

Suksesi i aftësimit dhe edukimit profesional në vendet e tjera dëshmon se ajo është e mirë për
ekonominë dhe për të rinjtë. Atëherë shtrohet pyetja a duhet ta aplikojmë edhe ne në Kosovë këtë
edukim dhe aftësim profesional? Përgjegja do të ishte një PO, pasi shihet si rruga më e shpejtë drejtë
punësimit.

Literatura

1. Fullan,M.(2001).Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim.Tiranë.Edualba.


2. Grup autorësh. A history of vocational education and training in Europe.From divergence to
convergence.Thessaloniki.2014.Cedefop
3. Brace-Govan, J., & Gabbott, M. (2004). General Practitioners and Online Continuing
Professional Education
4. Brada.R.(1995).Pedagogjia familjare.Pejë.Biblioteka Pedagogjike.
5. Brada.R(2010).Didatika kibernetike.Teoria dhe praktika e mësim
bashkohor.Prishtinë.Universiteti AAB.
6. Grup autorësh.(2008).Mendimtarët për edukimin.Visari i arsimit dhe pëdagogjisë
botërore.Tiranë.Plejad.
7. Mialaret,.G(2013). Pedagogjia e përgjithshme.Shkolla e edukimit të
vazhdueshëm.Tiranë.IRVA Press
8. Emile Durkheim, Education and sociology,1956,Colliner-Macmilliam Canada, Ltd.,Toronto,
Ontario
9. Shahini,L@Shahini,J.(2013).Edukimi i mësuesëve dhe cilësia e arsimit – sfidë globale e
shkekullit XXI.Tirane.IRVAPress
10. Colakovic,B@Baraku, E.(1980)Osnove informatike i metodologije naucog rada.Prishtinë.Libri
universitar.
11. Diana Kendal,Sociology in Our time, ISBN 10-0495504270
12. Beqiri,E.(1999).Bazat e informatikës.Prishtinë.Universiteti i Prishtinës.
13. Arsenosvski,S.(2006).Informatika.Shkup.

546
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimet elektronike

 http://www.jenzabar.com/higher-ed-solutions/continuing-education-workforce-
development
 http://time.ikub.al/
 http://www.masht-gov.net/advCms/documents/Statistikat_e_Arsimit_ne_Kosovë
 http://dituri.wordpress.com/2008/09/02/
 http://www.masht-gov.net/Ligji_per_arsimin_e_larte
 www.gazeta express.com
 http://www.webcourseworks.com/hosted-software/coursestage-lms
 http://rtv21.tv/home/22/8/2013

547
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Klodian Kurushi, Lirime Çukaj (PAPA) - Reforma ligjore shqiptare dhe integrimi europian

Phd. Candidate Klodian KURUSHI

Judge at The First Instance Court for Serious Crimes

e-mail:klodi_kurushi@yahoo.com

Phd. Lirime ÇUKAJ (PAPA)

University of Tirana, Faculty of Law, Lecturer at the Department of Criminal Law

e-mail: lilicukaj@yahoo.it

Abstrakt

Integrimi Evropian është qëllimi kryesor i politikës shqiptare dhe një aspiratë e përhershme e
popullit shqiptar. Integrimi Evropian si nocion i përdorur gjerësisht në fjalorin e përditshëm ndërmjet
të tjera identifikohet si hapësira ku qarkullojnë lirisht njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet pa u
diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike brenda kësaj hapësire. Institucionet e Bashkimit
Evropian janë të krijuara nga vendet anëtare të tij me synimin për shmangien e çdo lloj konflikti që
mund të lind midis shteteve, grupeve shoqërore me përkatësi të ndryshme etnike, shoqërore, fetare,
si dhe midis vetë individëve. Bashkimi Evropian është hapësira ku çdo qytetari të saj i garantohet
hapësira e lirisë, sigurisë dhe e drejtësisë.

Mbështetur në aspiratat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e ditëve të sotme, a ja vlen që Shqipëria
të anëtarësohet në Bashkimin Evropian?

Me kënaqësi konstatohet se shoqëria jonë mbron të njëjtat vlera shoqërore ashtu si familja
evropiane. Shoqëria shqiptare synon dhe dëshiron ekzistencën e një hapësire mbarë shqiptare
brenda kufijve të së cilës të garantohet liria, siguria dhe drejtësia për të gjithë qytetarët e saj. Arritja
e këtyre standardeve kërkon një përkushtim dhe një sipërmarrje të madhe nga e gjithë shoqëria
duke mos harruar edhe rolin vendimtar që ka qeveria për shkak të pozicionit të saj kushtetues.
Përmendëm rolin e rëndësishëm të qeverisë për shkak të iniciativës legjislative që ajo ka e cila
identifikohet me reformat të cilat duhet të përshtatin kuadrin tonë ligjor për të synuar familjen
evropiane.

Çështjet e standardeve që duhet të arrijmë për integrimin evropian, problemet që po kalon shoqëria
shqiptare në raport integrimin evropian, si dhe identifikimi i instrumenteve të duhura ligjore për të
përshtatur reformën legjislative në funksion të çështjes së integrimit evropian, përbëjnë edhe arsyen
kryesore të realizimit të këtij punimi.

Fjalë kyçe: Bashkim Evropian, krim i organizuar, lufta kundër korrupsionit, reformë legjislative,
vepër penale.

548
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje. Integrimi Evropian

Përmendja e togfjalëshit Integrim Evropian na sjell ndërmend hapësirën evropiane ku qytetarët


jetojnë të lirë, të sigurte dhe të prosperuar. Shtete anëtare të Bashkimit Evropian përpara procesit të
integrimit kanë pasur konflikte të ashpra midis tyre. Këto konflikte sollën në Evropë dy luftëra
botërore me pasoja shkatërrimtare. Gjeneza e luftërave botërore e ka zanafillën tek konflikti Franko
– Gjerman për përkatësinë dhe shtrirjen e sovranitetit në krahinën e pasur me qymyr të Alsas -
Lorenës. Projekti franko – gjerman pas mbarimit të luftës së dytë botërore për të vendosur në një
administrim institucional me funksione mbikombëtare menaxhimin e minierave të qymyrit në
krahinën e Alsas – Lorenës shërbeu si pikënisje për krijimin në të ardhmen e afërt të Institucioneve
të Bashkimit Evropian duke integruar në këto Institucione shtetet evropiane.

Projekti i Bashkimit Evropian synonte shmangien e konflikteve midis shteteve si dhe ndryshimin e
kushteve ekonomike të cilat orientonin edhe veprimtarinë e njerëzve. Zhan Moné (Jean Monnet) i
cili është njohur edhe si babai shpirtëror i Evropës së Bashkuar ka deklaruar se: “Nuk do të ketë paqe
në Evropë në qoftë se shtetet do të rindërtohen mbi bazën e sovranitetit kombëtar përmes të cilit
nxitet politika e prestigjit dhe e mbrojtjes ekonomike...” 534 . Sipas Moné – së me projektin e
Bashkimit Evropian nuk synohet bashkimi i shteteve por bashkimi i njerëzve. Pra fokusi i këtij
bashkimi përqendrohet në vëmendjen që duhet tu kushtohet individëve dhe jo shteteve.

Hartuesit e projektit të Bashkimit Evropian përdorën edhe një metodologji të përkryer për të arritur
qëllimin e dëshiruar. Ata propozuan jo më institucione ndërqeveritare për integrimin evropian, por
institucione me natyrë mbikombëtare. Këto institucione do të ishin përgjegjëse për të administruar
një treg të përbashkët, që më parë administroheshin veçmas nga shtetet evropiane. Institucionet
mbikombëtare do të funksiononin si qeverisje me natyrë federale. Brenda këtyre institucioneve do
të krijoheshin organe me natyre legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Mbi bazën e kësaj platforme u krijuan fillimisht tre komunitete që ishin Komuniteti Evropian i
Qymyrit dhe i Çelikut prill 1951, Komuniteti Ekonomik Evropian dhe Komuniteti Evropian i Energjisë
Atomike (Euroatomi) mars 1957. Vlen të përmendim se zanafilla e Bashkimit Evropian lidhet me
integrimin sektorial të sektorëve që më parë kishin prodhuar konflikte midis shteteve evropiane. Mbi
bazën e frymës së integrimit pjesë pjesë të sektorëve të ndryshëm është krijuar më pas edhe
Bashkimi Evropian. E thënë me fjalë të tjera Evropa e Bashkuar është ndërtuar mbi bazën e një
rryme ideologjike që quhej edhe rryma funksionaliste. Metoda e përdorur në ndërtimin e Bashkimit
Evropian është e përmbledhur edhe në planin “Schuman” 535 . Plani Schuman shpalli vizionin
funksionalist të ndërtimit të Evropës. Ai deklaroi se “Evropa nuk do të bëhet e gjitha njëherësh, ose
në bazë të një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet arritjesh konkrete të cilat së pari krijojnë
një solidaritet de facto”. 536

Jemi dëshmitarë të transformimit të Bashkimit Evropian nga krijimi i tre Komuniteteve Evropiane në
organizimin e sotëm të Institucioneve të Bashkimit që bazohet në Traktatin e Lisbonës që ka hyrë në
fuqi në janar të vitit 2009. Traktati i Lisbonës mundëson një Evropë më demokratike dhe fokusohet
më shumë në dëgjimin e zërave të qytetarëve të Bashkimit. Pra nëpërmjet metodës funksionaliste sa
shumë sektorë dhe shtetet janë integruar në Institucionet e Bashkimit Evropian. Evropa e Bashkuar
filloi integrimin me tre Komunitete dhe sot Evropa na paraqitet me një parlament evropian, me një
qeveri evropiane (Komisioni) me një gjykatë evropiane ku në vëmendje të politikës evropiane

534 Paskal Milo – Bashkimi Evropian


535 Robert Schuman ish ministër i punëve të jashtme të Republikës së Francës.
536 Paskal Milo – Bashkimi Evropian

549
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndodhet qytetari evropian mbrojtja e të drejtave dhe rritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike të
tij.

2. Marrëdhëniet juridike midis Shqipërisë dhe BE

Në vitin 1991 vendosen marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik
Evropian.

Fillesat e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE i gjejmë në vitin 1992. Në atë kohë Republika e
Shqipërisë lidh marrëveshjen “Mbi tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik”. Marrëveshja
krijonte hapësira për bashkëpunimi në fushën e tregtisë duke i dhënë një ndihmë Shqipërisë e cila
sapo kishte hyrë në një fazë të re që lidhet me ndryshimet demokratike të marrëdhënieve
shoqërore. Pavarësisht se premisat ishin të mbara dhe Shqipëria me lidhjen e kësaj marrëveshje do
të përfitonte një mundësi të mirë për anëtarësim të shpejt në BE problemet që hasi vendi ynë dhe
Ballkani në përgjithësi pas vitit 1992 ngadalësuan procesin e anëtarësimit.

Më datë 31. 01. 2003 me vizitën zyrtare të Presidentit të Komisionit të BE në Shqipëri z. Romano
Prodi hapen zyrtarisht negociatat për nënshkrimin e një marrëveshje Stabilizimi, Asociimi midis
Shqipërisë dhe BE. Në shkurt 2006 siglohet marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Më datë 1 prill 2009 hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë. Më datë
15. 12. 2010 hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptar të pajisur me Pasaportë
Biometrike të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në zonën Schengen.

Më 24 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit “kandidat” për në BE.

Pra kanë kaluar shumë vite dhe përpjekje të pafundme të të gjitha qeverive shqiptare të cilat së
bashku kanë punuar deri në këtë fazë në të cilën ndodhet Shqipëria. Ne si vend që i përkasim
Ballkanit Perëndimor kemi marrë statusin e vendit “kandidat”. Marrja e kësaj cilësie nuk është
plotësisht e mjaftueshme që të bëhemi vend anëtar. Duhet shumë punë që përkthehet në
përmbushjen e shumë detyrimeve që rrjedhin nga qenia vendit “kandidat”. Detyrimet që duhet të
përmbush Shqipëria për të qenë vend kandidat burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
(MSA) që kemi nënshkruar me vendet e BE. Përmbushja e këtyre detyrimeve identifikohet me
reformat ligjore që duhet të ndërmarrë Shqipëria me qëllim ti afrohemi standardeve të kërkuara nga
BE, pra të bëhemi pjesë e familjes Evropiane.

Reformat ligjore të kërkuar nga BE përfshijnë të gjithë sektorët e jetës në Shqipëri. Kështu që
reformat duhet të jenë të gjithanshme në të gjitha marrëdhëniet shoqërore. Për efekte të këtij
punimi do të përqendrohemi vetëm në reformat që ka kryer dhe duhet të kryejë Shqipëria në
sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor është një hallkë shumë e rëndësishme për të gjithë procesin e
integrimit evropian. Nëpërmjet përmirësimit të sistemit gjyqësor në nivelin e kërkuar nga BE,
Shqipëria synon të ofrojë si vend kandidat një hapësirë për vendet e BE ku çdokujt ti garantohet liria
(e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve, kapitaleve), drejtësia (pa u diskriminuar askush) dhe
siguria (e gjithkujt) në territorin shqiptar.

3. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe ndikimi i saj në reformat legjislative

Vendi ynë ka lidhur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me shtetet anëtare të BE dhe Komuniteti
Evropian më datë 01. 04. 2009. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje vendi ynë ka qenë i ndikuar nga
vlerat evropiane pasi jemi të bindur se me familjen evropiane na bashkojnë vlerat të njëjta të cilat

550
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

konsistojnë në konsolidimin e një rendi të qëndrueshëm evropian pjesë e së cilët dëshiron të jetë
edhe shoqëria shqiptare. Vlerat evropiane arrihen nëpërmjet marrjes përsipër të disa angazhimeve
të cilat janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar.

Angazhimet e përcaktuara në marrëveshje lidhen me kontributin që duhet të jap Shqipëria në


sigurimin e stabilitetit politik, ekonomik dhe institucional brenda territorit të saj dhe në rajon. Këto
angazhime mund të arrihen vetëm duke zhvilluar procesin e demokratizimit të shoqërisë civile,
ndërtimin dhe forcimin e institucioneve. Vetë procesi i demokratizimit të shoqërisë civile vlerësohet
me sigurimin e lirive politike dhe ekonomike që përbëhen nga liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe nga
shteti i së drejtës.

Mbi bazën e kësaj marrëveshje Shqipëria është e angazhuar edhe me disa detyrime specifike të cilat
lidhen me bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit, duke
përfshirë një nivel të përshtatshëm konçesionesh të ndërsjella lidhur me lëvizjen e personave,
mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët,
veçanërisht të atyre që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të
parave, emigrimit të paligjshëm dhe trafikimit, duke përfshirë në veçanti atë të qenieve njerëzore dhe
të drogave të paligjshme. Ky angazhim përbën një faktor kyç për zhvillimin e marrëdhënieve të
bashkëpunimit ndërmjet Palëve, duke kontribuar kështu në stabilitetin rajonal. 537

Angazhimet e marra nga Shqipëria në bazë të marrëveshjes pasjellin detyrimet e Shqipërisë për të
nisur reformat ligjore me qëllim përafrimin e legjislacionit tonë me atë të shteteve anëtare me
qëllim përmbushjen e angazhimeve si dhe për zbatimin me efektivitet të ligjeve të miratuara në
kuadër të reformës.

Meqenëse angazhimet e marra përsipër nga shteti ynë në bazë të marrëveshjes prekin në përgjithësi
të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe brenda këtij punimi është e vështirë të identifikojmë të gjitha
reformat legjislative të kryera nga vendi ynë, në këtë punim do të ndalemi vetëm në reformat
legjislative që synojnë forcimin e pushtetit gjyqësor. Kemi theksuar më lart se në mënyrë specifike
shteti ynë është angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të trafikimit të
qenieve njerëzore dhe drogave të paligjshme. Pra në marrëveshje janë përcaktuar fenomene si
korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe trafikimi i lëndëve narkotike që rrezikojnë shtetin e së
drejtës si një nga parimet thelbësore mbi të cilin është hartuar edhe marrëveshja. Në këtë
këndvështrim mund të themi se vendi ynë ka përmirësuar legjislacionin e saj si në përcaktimin këtyre
fenomeneve si vepra penale për të cilat në Kodin Penal parashikohen dënime të ashpra, ashtu edhe
në krijimin e një sistemi të profilizuar i ngarkuar me detyrën për ti luftuar këto fenomene.

Reformat në kuadër të angazhimit të marrë përsipër fillojnë që nga ndryshimet e Kushtetutës dhe
vazhdojnë me implementimin e ligjeve të veçanta që kanë si synim forcimin e shtetit të së drejtës në
luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

4. Reforma Kushtetuese

Në këtë pjesë të punimit do të ndalemi tek reforma kushtetuese që lidhet drejtpërdrejt me


përmirësimin e kushteve të subjekteve të pushtetit gjyqësor për ti ofruar lehtësira kushtetuese mbi
mënyrën e fillimit të një procedimi penal deri në dhënien fund të këtij procedimi. Më konkretisht një
problem që organi i hetimit në përgjithësi dhe prokuroria në veçanti kishte hasur në praktikë lidhej
me hetimet që përfshinin personat që gëzonin imunitet për shkak të funksionin që këta persona
mbartnin. Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, personat që gëzojnë

537 Neni 3 i MSA

551
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

imunitet në Shqipëri për shkak të funksionit që ata kryejnë ndër të tjerë janë deputetët, gjyqtarët e
të gjitha niveleve. Para ndryshimeve kushtetuese deputetët dhe gjyqtarët e të gjitha nivele gëzonin
imunitet ndaj fillimit të një ndjekje penale që mund ti përfshinte këta persona.

Më konkretisht neni 73 i Kushtetutës para ndryshimeve në lidhje me imunitetin e deputetit


parashikonte:

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej
tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në
rastin kur ai do të arrestohet.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose
menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton
menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

Ndërkohë neni 137 i Kushtetutës para ndryshimeve në lidhje me imunitetin e gjyqtarëve


parashikonte:

Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit.

2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje
e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën
Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të
gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.

3. Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

4. Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një
krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e

Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për
dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.

Këto dispozita kushtetuese e vështirësonin organin e ndjekjes penale në kryerjen e detyrës së saj
nëse si subjekt i dyshuar për kryerjen e një vepër penale mund të ishte një deputet ose një gjyqtar
që gëzonte imunitet. Vështirësia qëndronte në faktin se prokuroria nuk mund të niste hetime
proaktive, kryesisht për vepra penale të cilat duhet të hetoheshin në të njëjtën kohë me kryerjen e
tyre për shkak se në momentin e fillimit të hetimit, prokuroria do të duhej të njoftonte sipas rastit
Kuvendin, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të merrte autorizimin e tyre për të nisur hetimet ndaj
personave me imunitet. Ky veprim do të dekonspironte hetimet proaktive të cilat nisin në të njëjtën
kohë me veprën penale. Pra paradoksialisht prokuroria do të duhej të njoftonte personin me
imunitet në fillimin e kryerjes së veprës penale prej tij se ajo do të fillonte ta hetonte sapo të merrte
autorizimin përkatës nga Kuvendi ose Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

552
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kështu disa vepra penale si korrupsioni të cilat për shoqërinë shqiptare mbartin ndjeshmëri të lartë
sociale, dhe për të cilat vendi ynë është angazhuar konkretisht për ta luftuar në MSA –në do të ishin
të pamundura për ta hetuar me efikasitet kur personat e dyshuar në veprimet korruptive ishin me
imunitet. Vështirësitë e hasura në praktikën hetimore u përcollën me shqetësim në të gjitha nivelet
vendimmarrëse.

Pas një kompromisi politik midis partive parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën në lidhje me
kufizimin e imunitetit në përgjithësi, Kuvendi arrit të ndryshojë dispozitat kushtetuese duke kufizuar
imunitetin e funksionarëve publik. Ndryshimet Kushtetuese ndodhën në vitin 2012 me ligjin nr. 88.
Neni 73 i Kushtetutës është ndryshuar si më poshtë:

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në
ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet
kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose
menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë
Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në
seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

Neni 137 i Kushtetutës ka ndryshuar si më poshtë:

Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në
ushtrim të funksioneve të tij.
2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij
të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse
kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i
Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin
brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar
ta lirojë atë.
3. Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të
funksioneve të tyre gjyqësore.
4. Gjyqtari nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të ushtrohet
kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet
gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë
menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili mund të vendosë për heqjen e masës.

Ndryshimet Kushtetuese kanë hequr pengesat e ushtrimit të ndjekjes penale edhe ndaj personave
që gëzojnë imunitet. Ndaj këtyre personave prokuroria mund të ushtrojë lirisht ndjekjen penale si
për të gjithë personat e tjerë pa asnjë pengesë. Përjashtimi ekziston vetëm në rastet e kontrollit
personal, ose të banesës si dhe arrestimi i personave me imunitet ku duhet të merret autorizimi nga
organi kushtetues përkatës.

553
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5. Reforma ligjore

Ndryshimet kushtetuese u pasqyruan edhe në ndryshimet e ligjeve organike. Me ligjin nr. 21/2014
janë ndryshuar nenet 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale në përputhje me ndryshimet
kushtetuese të cilat përcaktojnë në mënyrë të qartë hapat që duhet të ndjek prokuroria në rastet e
arrestimit, kontrollit personal ose të kontrollit të banesës së personit që gëzon imunitet. Këta
elementë procedurale janë një garanci për personat që gëzojnë një imunitet të kufizuar për të
ushtruar lirisht dhe pa u detyruar nga askush funksionet e tyre kushtetuese.

Për shkak të angazhimeve të marra nga vendi ynë në MSA – në, Kuvendi ka miratuar paketa ligjore
në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit me qëllimi integrimin e shoqërisë
shqiptare drejt familjes evropiane duke përafruar legjislacionin e saj me standardet e kërkuara.

Në luftën kundër krimit të organizuar, evidentojmë ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal që
lidhen me përcaktimin më të mirë që i është bërë veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”
të parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal. Me ligjin nr. 144/2013 është ndryshuar përmbajtja e
dispozitës penale duke përfshirë në përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore edhe rastin kur
trafikimi i viktimave kryhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Përpara këtij ndryshimi në
praktikën e gjykatave shqiptare nuk ekzistonte një qëndrim i qartë nëse vepra penale e trafikimit të
qenieve njerëzore quhej e konsumuar edhe kur ajo kryhej brenda territorit shqiptar. Me ndryshimin
e kësaj dispozite penale është qartësuar edhe qëndrimi praktik i gjykatave shqiptare.

Me ligjin nr. 144/2013 në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore si pjesë e luftës
kundër krimit të organizuar janë përfshirë edhe disa dispozita të reja penale siç janë veprat penale të
“Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar” parashikuar nga neni 110/b
i Kodit Penal dhe vepra penale e “Veprimet që lehtësojnë trafikimin” parashikuar nga neni 110/c i
Kodit Penal. Këto vepra penale plotësojnë një kuadër më të plotë ligjor në luftën kundër
fenomeneve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Në luftën kundër terrorizmit evidentojmë disa ndërhyrje në Kodin Penal të cilat lidhen me
përcaktimin më të qartë në ligj të të gjitha veprimeve me natyrë terroriste. Me ndryshimet e Kodit
Penal me ligjin nr. 23/2012 janë përfshirë në Kodin Penal dy dispozita ligjore që janë neni 230
“Veprimet me qëllime terroriste” si dhe neni 230/a “Financimi i terrorizmit”. Këto vepra penale
përcaktojnë më qartësisht veprimet me natyrë terroriste, si dhe me këto ndryshime futet si vepër e
re penale financimi i terrorizimit.

Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal me ligjin nr. 98/2014 janë futur në Kodin Penal tre dispozita të
reja penale që janë nenet 265/a, 265/b, 265/c që parashikojnë veprat penale të “Pjesëmarrjes në
veprime luftarake në një shtet të huaj”, “Organizimit për pjesëmarrje në veprime luftarake në një
shtet të huaj”, “Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj”.
Nëpërmjet këtyre parashikimeve ligjore vendi ynë përpiqet të luftojë sjellje dhe veprime të
personave të ndryshëm që kanë për qëllim të rrezikojnë marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë
me vende të tjera. Në kohën e sotme këto vepra penale janë mjaft aktuale dhe përfshirja e tyre në
Kodin Penal ka për qëllimi parandalimin e fenomeneve të tilla.

Në luftën kundër korrupsionit evidentojmë ndërhyrjen në Kodin Penal me ligjin nr. 23/2012. Në këtë
ligj nuk është realizuar një përcaktim i ri i veprës penale të korrupsionit por është shtuar kategoria e
subjekteve të posaçëm të cilët në mënyrë aktive ose pasive përfshihen në veprën penale të
korrupsionit. Më konkretisht janë shtuar nenet 244/a “Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publik”,
neni 259/a “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publik”.

554
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përveç ndryshimeve që pësoi Kodi Penal, reforma ligjore për përafrimin e legjislacionit penal me
standardet e kërkuara përfshiu edhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Para se të prezantojmë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale duhet të paraqesim në mënyrë të


shkurtër sistemin procedural penal që zbatohet në Republikën e Shqipërisë. Çështjet penale në
Shqipëri shqyrtohen nga gjykatat në dy shkallë gjykimi që janë gjykatat e shkallëve të para dhe
gjykatat e apeleve. Gjykata e Lartë shqyrton rekurset kundër vendimeve të formës së prerë si dhe
kërkesat për rishikimin e vendimit të formës së prerë. Njëkohësisht Gjykata e Lartë ka juridiksion
fillestar për gjykimin e çështjeve ndaj disa të pandehurve që gëzojnë cilësinë e deputetit, anëtarit të
qeverisë.

Referuar kompetencës lëndore Kodi i Procedurës Penale në nenin 75/a të tij ka përcaktuar
kategorinë e çështjeve penale që gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Më datë 01. 01. 2004
me ligjin Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Për Krimet e Rënda ka filluar funksionimin
Gjykata “Për Krimet e Rënda”. Gjykata “Për Krimet e Rënda” funksionon në nivel dy shkallësh dhe
qendrën e ushtrimit të veprimtarisë të saj e ka në qytetin e Tiranës. Kompetenca tokësore e kësaj
gjykate shtrihet në të gjithë territorin e vendit tonë.

Gjykata “Për Krimet e Rënda” gjykon veprat penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore të cilat janë
të përcaktuar në nenin 75/a të K. Pr. Penale. Në kategorinë e veprave penale që gjykohen nga kjo
gjykatë ndër të tjera janë veprat penale që lidhen me Trafikimin e qenieve njerëzore, Trafikimin e
narkotikëve, armëve, Aktet terroriste ku përfshihen Veprimet me qëllimet terroriste, Rrëmbime
personi, Vrasjet e personave që gëzojnë cilësitë e veçanta të viktimës (deputetë, gjyqtar, prokuror,
avokat, funksionar që ushtrojnë funksione publike, punonjës policie etj). Pra në fokusin e gjykimeve
në GJKR kanë qenë veprat penale që lidhen në përgjithësi me krimin e organizuar dhe me aktet
terroriste. Në veprimtarinë e GJKR janë gjykuar disa organizata kriminale, grupe personash të cilët
kanë organizuar trafikime të lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme, vepra penale me pasoja
shumë të rënda që kanë qenë vrasja e disa punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre
etj.

Për shkak të suksesit në veprimtarinë e gjykatës, me ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës


Penale GJKR ju shtua si kompetencë lëndore edhe gjykimi i veprës penale të Korrupsionit të
funksionarëve të lartë, Korrupsioni i gjyqtarëve, prokurorëve etj. Ky ndryshim në kompetencë
lëndore për GJKR ka ardhur si rezultat i angazhimi të marrë nga vendi ynë referuar MSA ku në
fokusin e detyrimeve që duhet të përmbushim si vend kandidat është edhe përmirësimi i
standardeve të shoqërisë në luftën kundër korrupsionit. Aktualisht ndaj disa funksionarëve të lartë
shtetëror kanë nisur hetimet nga Prokuroria “Për Krimet e Rënda”, ndërsa në gjykim po shqyrtohet
një çështje penale ndaj një gjyqtari i cili akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të
gjyqtarëve” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Pra reformat ligjore të ndërmarra nga vendi ynë me qëllim integrimin në familjen evropiane për
efekte të këtij punimi janë thelbësore dhe nuk kanë përfunduar ende.

KONKLUZIONET

Hyrja në fuqi më datë 01. 04. 2009 i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka sjellë ndryshime të
rëndësishme në sjelljen e klasës politike shqiptare që ka ndikuar edhe në reformat kushtetuese dhe
ligjore me qëllim arritjen e synimit tonë që është integrimi evropian. Mjafton të përmendim se pas
vitit 2009 vendi ynë ka ndërmarrë reforma ligjore që lidhen fillimisht me ndryshimin e Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë në vitin 2012 ku në këto ndryshime klasa politike u përqendrua në kufizimin
e imunitetit të personave që ushtrojnë pushtete në bazë të Kushtetutës. Kufizimi kushtetues i

555
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

imuniteteve krijoi në praktikë lehtësi për prokurorinë që të nis pa asnjë pengesë ushtrimin e ndjekjes
penale për çdo person që ndjehej i privilegjuar.

Në fokusin e reformave ligjore pas hyrjes në fuqi të MSA në vitin 2009, përmendim përmirësimin e
legjislacionit tonë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit. Ndërhyrje të
rëndësishme janë bërë në Kodi Penal dhe Kodin e Procedurës Penale në vitet 2012, 2013, 2014. Këto
ndryshime në Kode kanë qenë të shpeshta dhe për një kohe të shkurtër por që kanë qenë të
ndikuara nga detyrimet që buronin nga MSA. Me bindje mund të themi se ndryshimet në Kodet kanë
qenë të nevojshme si rrjedhojë e angazhimeve të marra përsipër për të luftuar krimin e organizuar,
terrorizmin dhe korrupsionin. Reformat e realizuara deri në këtë kohë janë përfundimtare. Sistemi
ynë ligjor ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm me qëllim përafrimin tashmë të legjislacionit tonë
me legjislacionet e shteteve anëtare të BE në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë për një luftë të
përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimeve të qenieve njerëzore dhe
lëndëve narkotike.

Duhet të jemi të përgatitur për të përfshirë në një të ardhme të afërt në legjislacionin tonë dispozita
ligjore të veçanta të cilat do të thjeshtëzojnë dhe lehtësojnë procedurat e bashkëpunimit gjyqësor
me vendet e BE. Në këtë legjislacion duhet të përfshijmë Urdhrin Evropian të Ndalimit, i cili ka si
objektiv bashkëpunimin gjyqësor në fushën penale me shtetet anëtare të BE.

Në këto rrethana të reja është e kuptueshme se Shqipëria ndodhet në një proces ndryshimesh ku më
e rëndësishmja për fokusin e këtij punimi sfida me të cilën do të ballafaqohet legjislacioni ynë në
momentin e integrimit në BE. Ky proces do të shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me
ndryshime dhe përafrime të legjislacionit tonë penal dhe procedural dhe pse jo edhe ndryshimeve
kushtetuese. 538

BIBLOGRAFIA

 Kushtetuta e Shqipërisë.
 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
 Konventa e Këshillit të Evropës Për masat kundër Trafikimit të qenieve njerëzore.
 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE – Shqipërisë.
 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
 Ligji nr. 8920, datë 11.7.2002 “Për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara
kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj”; Protokolli
i Palermos, i vitit 2000, “Për parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të
personave veçanërisht të femrave dhe fëmijëve, në plotësim të konventës së OKB-së
“Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”.
 Ligji nr. 8865, dt. 14.03.2002 “Për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare për luftën
kundër financimit të terrorizmit”, e OKB-së, dt. 09.12.1999.
 Konventa kundër Trafikut të Paligjshëm të Drogave Narkotike dhe Substancave
Psikotrope e vitit 1988 e Vjenës.
 Artan Hoxha - Ekstradimi sipas instrumenteve ligjore të BE – së. Ngjashmëritë dhe
ndryshimet me instrumentet e Këshillit të Europës.
 Paskal Milo – Bashkimi Evropian.
 Iva Zajmi – E drejta Evropiane.

538 Artan
Hoxha – Ekstradimi sipas instrumenteve ligjore të BE – së. Ngjashmëritë dhe ndryshimet me
instrumentet e Këshillit të Europës.

556
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Klodjan Skënderaj, Artan Hoxha - Të drejtat e të pandehurit sipas legjislacionit proçedural penal në
Shqipëri në raport me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Dr. Klodjan Skënderaj


(Universiteti i Tiranës)

Prof.Asoc.Dr. Artan Hoxha


(Universiteti i Tiranës)

Abstrakt

Ndryshimet demokratike të kryera në Republikën e Shqipërisë pas vitëve 90, sollën nevojën
për ndërmarrjen e një sërë reformash në fushën e legjislacionit procedurial penal, në përshtatje kjo
me modelet e sistemeve demokratike të vendeve perëndimore

Kodi i ri i proçedurës penale i vitit 1995 sanksionoi një sërë institutesh të reja por dhe një sistem
procedural, ku aktorët kryesorë e më konkretisht të pandehurit, duhet t’i garantohen të drejtat e
garancitë e nevojshme për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. Kujtojmë se subjekti më “i
dobët” i proçesit penal është i pandehuri, pasi mbi të rëndojnë akuzat e ngritura nga ana e
prokurorit.

Është mjaft e rëndësishme që të pandehurit në proçesin penal t’i garantohen në maksimum të


drejtat e parashikuara si nga kodi i proçedurës penale, ashtu dhe nga aktet ndërkombëtare e më
konkretisht KEDNJ-ja.

Pikërisht në këtë aspekt nuk mund të mos merreshin si model parashikimet e KEDNJ-së, përsa i
përket të drejtave e garancive që gëzon i pandehuri në proçesin penal. Në këtë punim do të merret
në analizë situata aktuale e kodit të proçedurës penale në Shqipëri, në lidhje me të drejtat e të
pandehurit, por duke u ndalur njëkohësisht dhe në sfidat që ky kod has në drejtim të harmonizimit
me legjislacionin komunitar. Rëndësi do t’i kushtohet dhe praktikës gjyqësore në Shqipëri por dhe
asaj të GJEDNJ-së përsa i përket garantimit të të drejtave të të pandehurit në proçesin penal.

Keywords: i pandehur, kodi i proçedurës penale, të drejtat e të pandehurit, gjykimi në


mungesë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

I. Të drejtat e të pandehurit të sanksionuara në aktet ndërkombëtare

Për garantimin e të drejtave e garancive të të pandehurit kërkohet që sanksionimi i këtyre të


drejtave apo garancive të jetë në përputhje me parimet dhe standartet demokratike të përcaktuara
në aktet kryesore ndërkombëtare. Kujtojmë se këto akte përpara se të gjejnë zbatim në
legjislacionet e brendshme duhet të ratifikohen nga parlamentet vendase.

Në realitetin shqiptar vetëm pasi të jenë ratifikuar në bazë të nenit 122 të Kushtetutës, aktet bëhen
pjesë e sistemit të brëndshëm juridik duke u zbatuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Nëse merret
parasysh situata që ka kaluar Shqipëria, inflacionin e madh të numrit të ligjeve të pas viteve 90,
debatet e kontradiktat e ligjvënësve, u pa e domosdoshme që një gjëndje e tillë të përfundonte dhe
kjo do të arrihej vetëm nëse do të arrihej një përqasje e pajtueshmëri të legjislacionit të brëndshëm
në përgjithësi e atij procedurial në veçanti në raport me normat e standartet ndërkombëtare. Nëse

557
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

do të arrihej një përqasje e tillë atëherë procedimi penal do të zhvillohej në mënyrë të drejtë e të
ligjshëm.

II. Garancitë e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut “KEDNJ” ( nenet 2, 3, 5, 6, e


8 të saj si dhe protokolli 7 neni 2)

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut përbën një prej dokumentave ndërkombëtarë më të


rëndësishëm në kuadër të garantimit e respektimit të të drejtave të njeriut. Ashtu siç u theksua më
sipër, ndryshimet që pësoi legjislacioni duke zëvëndësuar frymën politike e ideologjike në të cilën ai
ishte ndërtuar me parimet e reja demokratike, bënë që Shqipërisë të ratifikojë KEDNJ-në në vitin
1996, në kohën kur vazhdonin të ishin në fuqi ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.

Në vitin 1998 u miratua Kushtetuta e re dhe përsa i përket hierarkisë së normave ajo e vendos
KEDNJ-në, në një pozitë të veçantë në krahasim me marrëveshjet e tjera ndërkombëtare të
ratifikuara nga shteti shqiptar. Mjafton këtu të kujtohet se në nenin 17/2 të kushtetutës,
parashikohet se: ”kufizime e të drejtave dhe lirive themelore … në asnjë rast nuk mund të tejkalojmë
kufizimet e parashikuara në KEDNJ”.

Nga sa më sipër vihet re se shteti shqiptar nuk mund të kufizojë të drejtat e liritë themelore përtej
kufijve të vendosur nga vetë KEDNJ-ja. Neni 5 i KEDNJ-së përbën një normë të gjithëpranuar për
garantimin e të drejtave të njeriut, siç është liria personale e individit. Kujtojmë se liria personale
përbën kushtin bazë për gëzimin e të drejtave të tjera. Në paragrafin 1 të nenit 5 të Konventës
parashikohet fillimisht prezumimi se ç’do kush ka të drejtë të gëzojë lirinë e tij dhe më pas përcakton
rastet në mënyrë taksative duke treguar se kur mund të kufizohet liria e një personi. Në këtë
dispozitë serviren dhe rastet e cënimit me ligj të lirive e të drejtave të individit, ashtu siç
përcaktohet në paragrafin 1 pika (c) por dhe në paragrafët 2 e 3 të kësaj dispozite.

Siç mund të konstatohet lehtësisht neni 27 i Kushtetutës së Shqipërisë është në përputhje të plotë
me nenin 5 të KEDNJ-së e nëse do të bëhej interpretimi i këtyre dispozitave, do të vihet re se
përdorimi i togfjalështit - “dyshim i arsyeshëm” si në paragrafin 1 pika (c) të nenit 5 ashtu dhe në
nenin 27/2 të Kushtetutës- do të kuptohet bindja që krijon gjykata mbi bazën e provave të marra e
të shqyrtuara në përputhje me kërkesat e ligjit.

Pra heqja apo kufizimi i lirisë personale do të bëhet vetëm kur ekzistojnë fakte e prova bindëse dhe
objektive e jo duke marrë në konsideratë ndjenjat, instiktet, apo paragjykimet që mund të ketë
gjyqtari apo trupi gjykues mbi çështjen konkrete. Kur gjykata merr një vendim për heqjen e lirisë së
një personi, duke mos ekzistuar dyshimi i arsyeshëm, atëherë ky vendim do të konsiderohet i
pavlefshëm.

Në nenin 6 të KEDNJ-së parashikohet e drejta për një proçes gjyqësor të drejtë e ligjor ku
shprehimisht citohet se: “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht e publikisht
dhe brënda, një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar ligjërisht, e
cila do të vendosë qoftë për konflikte mbi të drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qoftë për
bazueshmërinë e çdo akuze të natyrës penale të drejtuar kundrejt tij...”.

Në paragrafin 2 të nenit 6 citohet se: “Çdo person i akuzuar për shkelje të ligjit prezumohet i
pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.” Ndërsa në paragrafin 3 të nenit 6 citohet se:
“Çdo person i akuzuar ka të drejtë të: a) Të informohet, brënda një afati sa më të shkurtër në një
gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe shkakun e akuzës që bëhet
kundrejt tij. b) T’i jepet koha dhe lehtësia e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes. c) Të mbrohet vetë
ose të ketë ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij dhe në qoftëse ai nuk ka mjetë për të
shpërblyer një mbrojtës, të mund të ndihmohet falas nga një avokat i caktuar zyrtarisht kur e
kërkojnë interesat e drejtësisë. ç) Të marrë në pyetje, ose të kërkojë që të merren në pyetje,

558
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dëshmitarët e akuzës dhe të fitojë të drejtën e thirrjes e të pyetjes së dëshmitarëve që e fajësojnë, me


kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës.”

Në sintezë të sa më sipër mund të thuhet se KEDNJ-ja, parashikon mjaft garanci për pasjen e një
procedimi penal të rregullt e konform kjo hapësirave të vendosura nga ligji. Në këtë frymë
konstatojmë se dispozitat e Konventës parashikojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit
nuk mundet të përcaktohet paraprakisht fajësia e një personi të marrë si të pandehur, pa i’u dhënë
më parë mundësia që të ketë mbrojtës. Gjithashtu parashikohet dhe parimi i barazisë së palëve,
parim i cili është një ndër kushtet më të rëndësishmë përsa i përket dhënies së një drejtësie
objektive. Ky parim ka në themel të tij pasjen e mundësive të barabarta për secilin nga subjektet
proçedurale në mënyrë që ata të gëzojnë të njëjtat të drejta proçedurale përsa i përket marrjes,
kërkimit apo zhvillimit të debatit gjyqësor mbi provat e paraqitura përpara gjykatës.

III. Garancitë proceduriale të të pandehurit në mungesë:

Moment i rëndësishëm për t’u marrë në analizë janë dhe garancitë proceduriale që gëzon i
pandehuri në rastet kur ai mungon gjatë gjykimit në shkallë të parë apo dhe në gjykimin në apel.
Kujtojmë se i pandehur është personi i cili akuzohet për kryerjen e një vepre penale të caktuar. Këtë
cilësi ai e merr nëpërmjet aktit të njoftimit të akuzës duke e ruajtur në çdo shkallë a gjendje gjykimi,
derisa vendimi të ketë marrë formë të prerë.

Kodi i procedurës penale të shqipërisë parashikon gjykimin në mungesë si dhe rastet kur i pandehuri
gjykohet në mungesë të cilat mund të identifikohen si në vijim: a) mungesa e të pandehurit është
deklaruar me vendim të gjykatës për shkak të mosgjetjes së të pandehurit; b) kur i pandehuri
largohet vullnetarisht nga seanca; c) kur i pandehuri i fshihet organeve të drejtësisë.

Kështu në momentin kur çelet seanca gjygjësore duke vijuar me verifikimin e pranisë së palëve,
gjykata në rastin kur konstaton se i pandehuri nuk është paraqitur e pas verifikimit konstatohet se ky
i fundit nuk ka marrë dijeni, ose më saktë, nuk është njoftuar për ditën e datën e zhvillimit të
seancës, gjykata duhet të shtyjë seancën gjyqësore duke urdhëruar përsëritjen e thirrjes për datën e
seancës gjyqësore. Në rast se për çfarëdolloj arsye nuk do të respektohej ky rregull, duke mohuar të
drejtën e të pandehurit për të pasur dijeni në lidhje me seancën, atëherë do të kemi pavlefshmërinë
e gjithë gjykimit.

Problemi mund të lindë në rast se ndodhemi përpara situatës kur i pandehuri proçedohet në
mungesë e nuk ka zgjedhur një mbrojtës. Në një rast të tillë mbrojtësi caktohet kryesisht nga
gjykata. Çfarë do të ndodhë në rast se mbrojtësi i caktuar kryesisht nuk paraqitet në seancë duke
parashtruar shkaqe të përligjura, por gjykata urdhëron zëvëndësimin e mbrojtësit duke shtyrë
gjykimin për aq kohë sa i nevojitet mbrojtësit të ri për t’u përgatitur.

Edhe për mbrojtësin e caktuar kryesisht duhet të ekzistojë e drejta që në rast se ekzistojnë arsye të
justifikuara për mungesën e tij ai nuk duhet të zëvendësohet.

Në rastin kur njoftimi i është realizuar të pandehurit duke e vënë atë në dijeni për ditën dhe orën e
zhvillimit të seancës e ky i fundit sërisht nuk paraqitet, atëherë në këtë rast gjykata duhet të
urdhërojë me vendim të ndërmjetëm mungesën e tij. Në këtë moment garancitë proceduriale të të
pandehurit të deklaruar në mungesë lindin kur ai provon se nuk ka marrë njoftim ose e ka patur
absolutisht të pamundur për t’u paraqitur. Kur gjykata vërteton këtë fakt, vendimi që deklaron
mungesën e tij bëhet i pavlefshëm e njëkohësisht me të bëhet i pavlefshëm edhe procedimi i
zhvilluar deri në atë moment.

Garanci e rëndësishme që i përket të pandehurit kur gjykohet në mungesë pasi largohet nga salla
është se ai mund të paraqitet në cdo fazë të gjykimit e në këtë rast gjykata është e detyruar të

559
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

revokojë vendimin për deklarimin e mungesës së të pandehurit. Garanci tjetër lidhur po me këtë
moment, ka të bëjë me faktin se nëse i pandehuri paraqitet në gjykim përpara se të fillojë diskutimi
përfundimtar i palëve ai mund të kërkojë të pyetet.

IV. Ankimi i të pandehurit ndaj vendimit të dhënë në mungesë

E drejta e ankimit është një mjet procedural në dispozicion të palëve për të realizuar një kontroll mbi
vendimin e gjykatës. Ankimi ka dy funksione ku nga njëra anë shërben si mjet për rregullimin e
gabimeve të mundshme të vendimit të ankimuar e nga ana tjetër shërben si mjet kontrolli ndaj
punës së gjyqtarit të një shkalle më të ulët.

Kodi i procedurës penale të shqipërisë e trajton institutin e ankimeve në titullin e tetë të tij. Në
kreun e parë të këtij titulli caktohen rregullat e përgjithshme në lidhje me ankimet. Sipas këtij kreu
mjetet e ankimit janë tre, apeli, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishkimin e vendimit
(neni 407/3 i K.Pr.Penale). Gjithashtu përcaktohen edhe personat që legjitimohen për të bërë ankim,
dhe kjo e drejtë i takon vetëm atij që ligji ia njeh shprehimisht. Nëse ligji nuk bën dallim mes palëve
atëherë kjo e drejtë i takon seicilës prej tyre.

E drejta e të pandehurit për të bërë ankim rregullohet nga neni 410 i K.Pr.Penale. Në pikën dy të këtij
neni përcaktohet mënyra se si do të ushtrohet e drejta e ankimit ndaj një vendimi të dhënë në
mungesë të të pandehurit. Neni 410/2 i K.Pr.Penale parashikon se “Kundër vendimit të dhënë në
mungesë, mbrojtësi mund të bëjë ankim vetëm kur është i pajisur me një akt përfaqësimi të lëshuar
në format e parashikuara nga ligji.”

Mënyra jo e qartë se si është formuluar ky paragraf i nenit 410 të K.Pr.Penale krijon terren për
lindjen e pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me personin e legjitimuar për të bërë ankim ndaj një
vendimi të dhënë në mungesë të të pandehurit. Jurisprudenca në shqipëri ka mbajtur qëndrime të
ndryshme në lidhje me të drejtën e mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në
mungesë, në rastet kur nuk është i pajisur me prokurë të posaçme nga ana e të pandehurit.

Siç u theksua më sipër, Gjykata e Lartë e shqipërisë ka mbajtur qëndrime të ndryshme, ku fillimisht
ajo unifikoi praktikën duke i dhënë avokatit të caktuar kryesisht apo nga familjarët të drejtën e
ankimit edhe kur nuk ishte i pajisur me prokurë të posaçme nga ana e të pandehurit. Kështu kjo
gjykatë ka argumentuar se: “Sipas nenit 64 të Kodit Civil caktimi nga gjykata kryesisht e mbrojtësit i
jep këtij të fundit të drejtën të përfaqësojë të pandehurin sikur të ishte vetë ky i fundit. Vendimi i
marrë nga gjykata është akt i përfaqësimit të lëshuar në format e parashikuara nga ligji, neni 410/2 i
K. Pr. Penale dhe neni 64 të Kodit Civil”.

Më vonë, nga ana e Kolegjeve të Bashkuara, ky vendim u quajt si jo i drejtë e praktika gjyqësore
duhej të ndryshohej. Kjo gjykatë doli me një vendim tjetër unifikues ku mbajti një qëndrim të
kundërt me të mëparshmin. Kolegjet argumentonin se e drejta për të bërë ankim është një e drejtë
ngushtësisht personale, pra një e drejtë e të pandehurit dhe mbrojtësi mund ta ushtronte atë vetëm
nëse ishte i pajisur me prokurë të posaçme në format e parashikuara nga ligji. Pra akti duhej të
lëshohej personalisht nga vetë i pandehuri, vullneti i të cilit vërtetohet sipas rastit, nga noteri apo
organi që njeh ligji, dhe në të duhet të delegohej shprehimisht e drejta e ankimit ndaj vendimit
gjyqësor. Ky qëndrim i mbajtur nga Gjykata e Lartë hasi në qëndrimin e kundërt të Gjykatës
Kushtetuese, gjykatë e cila mbronte idenë se të drejtën për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në
mungesë e ka edhe mbrojtësi, qoftë ky i caktuar kryesisht nga gjykata, apo i zgjedhur nga familjarët.

Si rezultat i këtyre dy qëndrimeve të ndryshme lindi një konflikt ndërinstitucional i cili u pasua nga
një seri vendimesh dhe ndërhyrje nga ana e legjislatorit. Më poshtë do të parashtrojmë disa nga
arsyet pro dhe kundër të drejtës së mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në mungesë

560
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

edhe pse nuk është i pajisur me prokurë të posaçme nga ana e të pandehurit, arsye të përmendura
nga të dyja gjykatat në vendimet e tyre.

Arsyet pse nuk duhet njohur e drejta e ankimit, ndaj vendimit të dhënë në mungesë, mbrojtësit që
nuk është i pajisur me prokurë të posaçme nga i pandehuri. Së pari kur gjatë gjykimit në shkallë të
parë i pandehuri gjykohet në mungesë dhe nuk ka mbrojtës atëherë gjykata, për të garantuar të
drejtat e të pandehurit brenda procesit penal i cakton një mbrojtës kryesisht, i cili merr të gjitha
atributet e të pandehurit që gjykohet në mungesë dhe legjitimohet për bërjen e kërkesave dhe
kundërshtimeve që lidhen me atë fazë gjykimi. Me dhënien e vendimit, mbrojtësi përfundon së qëni
palë në gjykim e për pasojë nuk gëzon më të drejtat që ligji u njeh palëve në një proces penal.
Mbrojtja kryesisht presupozon garantimin e një procedimi dhe gjykimi të drejtë, respektimin e të
drejtave dhe lirive të të pandehurit në procesin penal, por kursesi disponimin tërësor mbi të drejtat
që ligji i njeh të pandehurit.

Vetëm kur i pandehuri është nën kujdestari, ligji parashikon se kujdestari ka të drejtë të bëjë çdo
ankim që i takon të pandehurit (neni 410/1 i K.Pr.Penale). I përfaqësuari apo personi në emër e për
llogari të të cilit do të bëhet ankimi, nuk mund të jetë person tjetër, veç të pandehurit të gjykuar në
mungesë, ndërsa përfaqësues është mbrojtësi i caktuar prej tij.

Në rastin kur gjykimi bëhet në mungesë të të pandehurit, sepse ai nuk është paraqitur në gjyq ose i
fshihet gjykimit, avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata, ose ai i zgjedhur nga familjarët e të
pandehurit, nuk përfaqëson vullnetin e të pandehurit pasi nuk ka tagër përfaqësimi prej tij. Pra
mbrojtësi sipas këtij qëndrimi kryen vetëm një funksion publik që i është ngarkuar nga gjykata në
interes të drejtësisë e kjo për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave proceduriale të të pandehurit
në gjyq si dhe për të garantuar një minimum standardi të një procesi të rregullt ligjor. Shkak tjetër
është se aplikimi i së drejtës për të ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë nga
mbrojtësi i caktuar kryesisht i mohon të pandehurit të drejtën për të ushtruar ankim ose jo ndaj
vendimit.

Ndërkohë që të pandehurit të gjykuar në mungesë nuk i mohohet e drejta për të bërë ankim ndaj
vendimit, ai ka të drejtë që bazuar në nenin 147/2 të K.Pr.Penale të kërkojë rivendosjen në afat për
të bërë ankim. Kjo e drejtë mund të ushtrohet kur vërtetohet se i pandehuri nuk ka marrë dijeni për
vendimin e dhënë dhe mbasi t’i jetë njohur kjo e drejtë, ai mund të bëjë ankim kundër vendimit,
sipas rastit në Gjykatën e Apelit ose në Gjykatën e Larte. Megjithëse e drejta për të qenë i pranishëm
në gjyq nuk është absolute, kjo e drejtë mund të kufizohet në gjykimin në shkallë të parë, ose në një
shkallë tjetër gjykimi, por humbja e plotë dhe e pariparueshme e saj, nuk mund të justifikohet. I
pandehuri në mungesë ndodhet në pozitë më të favorshme në qoftë se vendimi i shkallës së parë
merr formë të prerë pa u ankimuar, se sa në qoftë se vendimi do të mund të ankimohej në të gjitha
shkallët dhe të lihej në fuqi. Ankimi i vendimit në të gjitha shkallët e gjykimit nga persona të
paautorizuar prej vetë të pandehurit do të çonte në një zgjidhje përfundimtare të çështjes dhe në
ezaurim të mjeteve mbrojtëse të të pandehurit. Përkundrazi, i pandehuri që është gjykuar në
mungesë, me të marrë dijeni për vendimin e dhënë kundër tij, ka të drejtë në çdo kohë të kërkojë
rivendosjen në afat të ankimit të tij, duke pasur barrën e provës për të provuar se nuk ka marrë
dijeni për vendimin.

Pra i pandehuri duhet të vendosë nëse duhet t’a ankimojë ose jo vendimin e dënimit të tij të dhënë
nga gjykata e shkallës së parë. Pranimi ose jo i vendimit të dënimit është me rrjedhoja të dukshme
për të pandehurin e nuk mund të lihet në diskrecionin e mbrojtesit. Në thelb, moslejimi i së drejtës
së ankimit të mbrojtësit të caktuar nga gjykata, kryesisht ose të caktuar nga të afërmit e të
pandehurit, në rastet e gjykimit në mungesë, kur mungon akti i përfaqësimit apo kur ai është i
pavlefshëm, nuk i dëmton interesat e tij.

561
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Një mbrojtës i tillë, duke mos pasur mundësi të kontaktojë me të pandehurin e të marrë informacion
prej tij, e ka shumë të kufizuar mundësinë për të siguruar prova që do ta shfajësonin të pandehurin
ose do të lehtësonin pozitën e tij.

Përsa u përket arsyeve se përse duhet njohur e drejta e ankimit ndaj vendimit të dhënë në mungesë
mbrojtësit që nuk është i pajisur me prokurë të posaçme nga i pandehuri ato mund të identifikohen
si në vijim.

Së pari caktimi i mbrojtësit në procesin penal në kushtet dhe mënyrat e parashikuara në ligj,
përfshirë dhe atë të caktuar kryesisht nga gjykata, nuk ka për qëllim vetëm pjesëmarrjen e tij në një
shkallë të gjykimit, por ndjekjen e çështjes nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së ankimit dhe
pjesëmarrjes në të, deri në instancën më të lartë gjyqësore, për të mbrojtur plotësisht të drejtat e të
pandehurit në një proces të rregullt ligjor.

Neni 410 i kodit të procedurës penale në paragrafin 2 të tij ka për qëllim të njohë e garantojë të
drejtën e ankimit ndaj vendimit gjyqësor të dhënë në mungesë të të akuzuarit. Por kufizimi se
mbrojtësi duhet të jetë i pajisur me akt përfaqësimi të lëshuar vetëm nga i pandehuri - kur ky i fundit
nuk është i pranishëm - del jashtë qëllimit të ligjit, duke prekur e mohuar në këtë mënyrë të drejtën
e ankimit. E drejta e mbrojtjes me avokat si garanci kushtetuese duhet të jetë efektive. Moslejimi i
mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të gjykatës, të dhënë në mungesë të të akuzuarit, e vë
njërën palë në pozitë të pabarabartë me palën tjetër. Që kjo e drejtë të jetë jo thjesht teorike, por
praktike dhe efektive, ushtrimi i saj nuk duhet bërë duke plotësuar kushte formale e të
panevojshme, por kushte të përshtatshme me kërkesat e një gjykimi të drejtë, nisur nga qëllimi i
dukshëm për mbrojtjen e të akuzuarit në mungesë.

Në të kundërt, përdorimi i kritereve procedurale, duke shkelur parimin e proporcionalitetit e të


barazisë së palëve, kombinuar kjo dhe me rrezikun imediat të ndëshkimit penal, pa u kushtëzuar me
zbatimin e parimit të kontradiktoritetit, krijon në vetvete një situatë arbitrariteti që mund të çojë
dhe në një dënim të padrejtë.

Pra caktimi i mbrojtësit nuk kuptohet vetëm si një garanci gjatë gjykimit në shkallë të parë, por që
mbrojtja të konsiderohet efektive duhet që të pandehurit t’i njihet e drejta e ankimit.

Së dyti të pranohet se i pandehuri që gjykohet në mungesë mund të realizojë të drejtën e ankimit


nëpërmjet rivendosjes në afat, kur ligji i ka garantuar të drejtën e ankimit nga mbrojtësi i zgjedhur
nga të afërmit e tij, do të thotë që në fakt të mohosh të drejtën e mbrojtjes, ta reduktosh procesin
gjyqësor vetëm në shkallë të parë, gjë që e bën atë të pa rregullt.

Së treti Gjykata Kushtetuese arsyeton se e drejta e ankimit ndaj vendimit të gjykatës nuk është një e
drejtë ekskluzive, që i takon vetëm të pandehurit siç është e drejta për të pranuar ose jo veprën
penale, për të bërë ose mos bërë deklarime etj. E drejta e ankimit ndaj vendimit të dënimit, si pjesë
e së drejtës së mbrojtjes, është në favor të të pandehurit e jo në disfavor të tij, prandaj mos ushtrimi
i saj cënon të drejtat ligjore të të pandehurit.

Pas shfuqizimeve të njëpasnjëshme të vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara nga ana e Gjykatës


Kushtetues, legjislatori e pa të arsyeshme të ndërhynte për t’i dhënë zgjidhje situatës. Me Ligjin nr.
8813 datë 13.06.2002, “Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”, u ndryshua neni 410/2 i
K.Pr.Penale ku pas fjalës “lëshuar” u shtuan fjalët “nga i pandehuri”. Ky ndryshim konfirmonte
qëndrimin e mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, por pas një kërkese që u bë në
Gjykatën Kushtetuese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ky ndryshim i bërë u konsiderua si
antikushtetues dhe u shfuqizua.

562
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se: “Ky plotësim, i cili në vetvete rezulton të jetë i
panevojshëm, sepse pa të ky paragraf është i kuptueshëm dhe i zbatueshëm në lidhje dhe me
dispozita të tjera të ligjit, shkel të drejtat e individit për një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet të
drejtës për t’u mbrojtur dhe të drejtës për gjykim të çështjes në të gjitha shkallët, të garantuara nga
nenet 31/ç e 42 të Kushtetutës dhe nenet 6 e 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në
këtë mënyrë, cenohet e drejta e ankimit dhe e mbrojtjes për vetë të pandehurin, gjë që vjen në
kundërshtim me përmbajtjen e nenit 17 të Kushtetutës, sepse kufizimi prek thelbin e së drejtës dhe
tejkalon kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Prekja e thelbit të
së drejtës së ankimit dhe mohimi i saj, konsiston në faktin se i gjykuari në mungesë që i fshihet
drejtësisë, është në pamundësi të pajisë mbrojtësin me akt përfaqësimi të lëshuar prej tij në format e
parashikuara nga ligji, pra efektivisht të mos ushtrojë të drejtën e ankimit.”

Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese e drejta e ankimit ndaj vendimit të dënimit të dhënë në
mungesë të të pandehurit i njihet edhe mbrojtësit të caktuar kryesisht apo të zgjedhur nga të
afërmit e të pandehurit. Në praktikë vërehen ende raste sporadike që nuk pranojnë ankimin që
bëhet nga mbrojtësi i caktuar kryesisht apo i zgjedhur nga familjarët. Gjykata e Tiranës në një
vendim të sajin me objekt “kërkesë për rivendosje në afat për të bërë ankim”, pranon kërkesën
ndonëse apeli ishte ezauruar tashmë nga mbrojtësi i caktuar kryesisht , duke mos i njohur këtij të
fundit të drejtën për të bërë apel. Një argument tjetër në favor të qëndrimit të Gjykatës
Kushtetuese. Ankimi i bërë nga mbrojtësi shuan për të pandehurin, i cili është gjykuar dhe dënuar në
mungesë, mundësinë që të rivendoset në afat për të bërë ankim në bazë të nenit 147/2 të
K.Pr.Penale. Duke pasur parasysh afatin e shkurtër brenda të cilit duhet të paraqitet ankimi,
normalisht lind dyshimi se mbrojtësi panvarsisht nga marëdhënia e besimit mes tij dhe palës, mund
të mos kontaktojë me të pandehurin të gjykuar në mungesë.

Pra do të kishim një ankim me efekte prekluzive për të drejtën e të pandehurit për të kërkuar
rivendosjen në afat dhe ndërkohë vetë i pandehuri mund të mos ketë komunikuar asnjëherë me
mbrojtësin e tij. Ndërsa kushtëzimi i së drejtës së ankimit nga ana e mbrojtësit, vetëm pasi të pajisej
me një prokurë të posaçme nga ana e të pandehurit, prezumon se i pandehuri pasi ka bërë një
vlerësim paraprak ka vendosur të autorizojë mbrojtësin për të bërë ankim panvarsisht nga efekti
prekluziv, për të cilin folëm më sipër. Por ndërkohë ekziston edhe ana tjetër e medaljes, rivendosja
në afat e të pandehurit të gjykuar në mungesë lejohet vetëm kur janë kushtet dhe në këtë moment
mund të kenë ardhur pasoja shumë të rënda për të pandehurin siç janë kalimi i afateve dhe shuarja e
së drejtës për të bërë ankim.

Pra instituti i rivendosjes në afat na del si një garanci më pak efektive se garancia që na vjen nga e
drejta e mbrojtësit për të bërë ankim në mënyrë autonome ndaj vendimit të dhënë në mungesë të
të pandehurit. Pasojat që solli në praktikë vendimi nr.15, datë 17.04.2003 i Gjykatës Kushtetuese. Si
rezultat i shfuqizimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese në praktikë lindën disa probleme, që kishin të
bënin me vendimet që ishin dhënë pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe para hyrjes në fuqi të vendimit të
Gjykatës Kushtetuese, të cilët nuk ishin ankimuar ose edhe nëse ishin ankimuar, ankimi nuk ishte
pranuar me argumentin se mbrojtësi nuk mund të ankimojë vendimin nëse nuk është i pajisur me
prokurë të posaçme, vendime për të cilat afatet e ankimit ishin shuar.

Së pari, a do të fillonte një afat i ri për ankimimin e këtyre vendimeve, që në momentin e hyrjes në
fuqi të vendimit te Gjykatës Kushtetuese? Ndryshimet që iu bënë nenit 410/2 të K.Pr.Penale nuk
lejonin mbrojtësin të bënte ankim, por nuk ndikonte mbi afatet e ankimit. Pra afatet e ankimit kanë
ecur normalisht e për pasojë janë shuar pa u bërë ankim nga i pandehuri apo nga mbrojtësi i cili nuk
ishte i pajisur me prokurë të posaçme prej tij. Si përfundim mbrojtësi nuk mund të ushtrojë
drejtpërdrejtë ankimin sepse afatet brenda të cilit duhet të ishte bërë ky ankim janë shuar.

563
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Së dyti, a duhej që mbrojtësi ti drejtohej fillimisht institutit të rivendosjes në afat (neni 147/1 i
K.Pr.Penale), dhe vetëm pas kësaj të bënte ankim? Afati për të ushtruar ankim nuk është respektuar
nga ana e mbrojtësit jo për faj të tij, por sepse si rezultat i ndryshimeve që iu bënë nenit 410/2 të
K.Pr.Penale atij iu mohua kjo e drejtë për sa kohë nuk kishte prokurë të posaçme nga i pandehuri.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi si te papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet
ndërkombëtare në nenin 410/2 te K.Pr.Penal të fjalëve "nga i pandehuri“, vendimi që hyri në fuqi
ditën e botimit ne fletoren zyrtare më datë 24.04.2003. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, pengesa
u zhduk dhe në bazë të nenit 147/1 të K.Pr.Penale ai mund të kërkonte të rivendosej në afat, brenda
dhjetë ditëve nga zhdukja e shkakut pengues. Pra mbrojtësi duhej detyrimisht të kërkonte të
rivendosej në afat dhe pastaj të bënte ankim.

Së treti, ku do të përfshihet kjo lloj pengese në bazë të nenit 147/1 të K.Pr.penale, tek forca madhore
apo tek rasti fator? Kufizimi i të drejtës për të bërë ankim për mbrojtësin u vendos me ligj, por ky
kufizim u konsiderua si jo kushtetues dhe u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo lloj pengese duke
iu referuar nenit147/1 të K.Pr.Penale dhe nga përkufizimet e dhëna për rastin fator dhe forcën
madhore në faqen 46 të këtij punimi nuk mund të përfshihet në mënyrë të kënaqshme në asnjërin
prej perjashtimeve. Por Gjykata e Lartë duke mos dashur të penalizojë pa të drejtë një mbrojtës i cili
jo për faj të tij ka humbur afatin për të bërë ankim, duke bërë një interpretim zgjerues te dispozitës
dhe duke e përfshirë rastin në fjalë tek forca madhore.

Së katërti, a do pranohet se mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata e shkallës së parë vazhdon ta
ruajë pozitën e tij procedurale, pra a gëzon zotësi proceduriale për të bërë ankim? Mbrojtësi i
caktuar kryesisht ka humbur afatin për të bërë ankim jo për faj të tij. Për sa kohë neni 147/1 i
garanton të drejtën se nëse ai ka humbur afatin jo për faj të tij, (neni nuk bën dallime mes mbrojtësi
të zgjedhur apo atij të caktuar kryesisht), mund të kërkojë të rivendoset në afat për të bërë ankim.
Gjithashtu nga mënyra se si është formuluar neni 147/1 arrijmë në përfundimin se kjo e drejtë e tij
ecën në mënyrë të pavarur nga e drejta e të pandehurit.

V. Përfundime

Gjykimi në mungesë edhe pse parashikohet nga kodi shqiptar i proçedurës penale, për shkak të
ruajtjes dhe garantimit të një interesi publik madhor siç është ai i luftës kudër kriminalitetit e
kryesisht krimeve të rënda, përbën në vetvete një cënim të të drejtave e garancive të të pandehurit.

Në praktikë mbrojtësit në përgjithësi por në mënyrë të veçantë ata të caktuar kryesisht nga ana e
gjykatës nuk e kryejnë detyrën e ngarkuar pra mbrojtjen në mënyrë efektive. Mos angazhimi i tyre
për realizimin apo respektimin e të drejtave apo garancive të të pandehurve të cilët nuk ndodhen të
pranishëm në seancë janë të dukshme. Në përgjithësi këta mbrojtës mbajnë një pozicion pasiv duke
mos kundërshtuar apo duke pranur në më të shumtën e rasteve argumentat apo qëndrimet e
prokurorit. Nga gjithë kjo kuptohet se kur kemi një sigurim thjesht formal të ligjit, nuk mundet
kursesi të kemi një garanci të plotë të parimeve siç është ai i kontradiktorialitetit apo i barazisë së
armëve, parimet të cilat shërbejnë si “gurë themeli“ për respektimin e garancive dhe të drejtave të
të pandehurit të gjykuar në mungesë. I pandehuri duhet të jetë i pranishëm në gjyq gjatë gjykimit
për të dëgjuar paraqitjen e plotë të cështjes, fakteve dhe argumentat e prokurorit, për të paraqitur
mbrojtjen e për të hedhur poshtë pretendimet e akuzës ose për të ndihmuar avokatin e tij për të
bërë këtë gjë, për të kërkuar dëshmitar, apo për të kundërshtuar dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët
e palës akuzuese.

Gjykimi në mungesë i sanksionuar në Kodin tonë të Procedurës Penale për shkak të realizimit me
efektivitet të luftës kundër kriminalitetit mund të aplikohet vetëm në raste përjashtimore. Të tilla
mund të jenë për shembull kur i pandehuri në mënyrë të qëllimshme mungon në seancë gjygjësore,
apo kryen veprime që sjellin zvarritjen e procesit. Një situatë të tillë mund ta cojë gjykatën të marrë
vendim për të zhvilluar gjykimin në mungesë të tij. Gjithsesi për mua, nëse një i pandehur është

564
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

gjykuar në mungesë dhe ai shfaqet pasi ka mbaruar gjykimi, për të realizuar të gjitha ato që
sipërcitova (respektimi i parimit të kontradikorialitetit dhe të barazisë së armëve ) gjykata nëpërmjet
një procesi të ligjshëm duhet të anullojë vendimin e marrë në mungesë të të pandehurit , duke bërë
të mundur të realizojë një gjykim krejt të ri.

Bibliografia

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, shpallur me Dekret të Presidentit të Republikës nr. 2260 datë
28.11.1998

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, ratifikuar me Ligjin nr. 7692 datë 31.03.1993

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, ratifikuar me Ligjin nr.7510 datë 08.08.1991.

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ratifikuar me Ligjin nr.8137 datë 31.07.1996

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995

Ligj nr. 8813 datë 13.06.2002 “Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së
Shqipërisë”.

Islami.H, Hoxha.A, Panda.I, “ Komentar i Procedurës Penale”, Botime “MORAVA”, Tiranë 2012

Islami.H, “Demokratizimi i legjislacionit penal”, Shtëpia botuese “LUARASI”, Tiranë 2000

Myrtja.Y, “Gjykimi në mungesë”, Trajtime Juridike, Tiranë 2001

Paskali.F, “Gjykimi në mungesë i të pandehurit”, Revista “Tribuna Juridike”, nr.3, Tiranë 2001

565
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kolos Ukaj - Kriminaliteti i të miturve dhe pjesëmarrja e tyre në deliktet kundër mjedisit

Kolos Ukaj

Absolvent i Fakultetit Juridik pranë Universitetit ”Haxhi Zeka” - Pejë

e-mail: kolos.ukaj5@outlook.com

Abstrakt

Në teorinë penale juridike, kriminaliteti i të miturve ndryshe është i njohur si delikuencë e të


miturve. Legjislacioni penal të Kosovës, çështjen e delikuencës së të miturve e ka rregulluar
nëpërmjet dispozitave të posaçme dhe specifike në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të vitit 2010 i cili
përmban dispozitat materiale dhe formale të trajtimit penal juridik të tyre. Sipas Kodit të Drejtësisë
për të Mitur të Kosovës, sikurse edhe në legjislacionet e shumë shteteve moderne, si i mitur
konsiderohet personi prej moshes 14 vjeç deri 18 vjeç. Kjo kategori e të miturve ndahet në të mitur
të ri (prej moshës 14 deri16 vjeç) dhe të mitur të rritur (prej moshës16 deri 18 vjeç).

Në këtë punim bëhet fjalë për aspektet fenomenologjike dhe etiologjike të shfaqjes së
delikuencës së të miturve, siç janë; format e manifestimit dhe ndikimi i faktorëve kriminogjenë të
cilët e determinojnë dukurinë e këtij lloji të kriminalitetit.

Ky punim është begatuar me disa të dhëna statistikore të cilat janë siguruar nga burime
relevante lidhur me pjesëmarrjen e të miturve me theks të posaçëm në deliktet kundër mjedisit të
cilat i kanë kryer në territorin e Gjykatave Themelore të Kosovës për periudhën katër vjeçare, nga viti
2010 deri në vitin 2013, pastaj dënimet që iu janë shqiptuar, si dhe problematika e ndërmarrjes së
masave në të ardhmën me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit të të miturve.

Ky punim paraqet një përpjekje solide për të ofruar edhe një çasje alternative në drejtim të
studimit të dukurisë së delikuencës së të mitur në kohë dhe hapsirë të caktuar, në pajtim me
tematikën e trajtimit të problemeve të menaxhimit të mjedisit.

Fjalët kyçe: mituria, delikuenca, sanksionet, mjedisi, parandalimi.

HYRJE

Shoqëria bashkëkohore gjithnjë e më tepër po ballafaqohet me sjellje devijante, kriminale të


cilat në gjuhën shkencore quhen sëmundje shoqërore apo probleme sociopatologjike. Delikuenca e
të miturve është një dukuri shoqërore komplekse, njohja e plotë e së cilës kërkon një studim
shkencor multidiciplinar. Delikuenca e të miturve është dukuri e të rinjëve dhe është e vjetër sa edhe
vet njeriu dhe shoqëria.

Delikuenca e të rinjëve është manifestim i sjelljeve asociale nga mosha e pubertetit. Sjelljet
asociale të fëmijëve në këtë moshë janë të shumta dhe të ndryshme. Ato shfaqen në një gamë të
gjërë si kryeneçësi, fyerje dhe sharje, rrahje, mosbindje dhe mosdurim, vjedhje, ikje nga shtëpia e

566
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nga shkolla, etj. Të miturit herë pas here kryejnë edhe vepra penale kundër mjedisit, e sidomos
vepra penale të vjedhejes së pyllit.

Në qoftëse në këtë moshë nuk merren masa të duhura për mënjanimin e tyre, ato
dalëngadalë rriten e shumohen dhe bëhen potencial optimal për delikuencë të vërtetë. Pra, rrënjët e
delikuencës së të miturve në këtë moshë zën fill herët në familje me sjellje asociale, të cilat më vonë
kalojnë në sjellje delikuente.

1. Kuptimi i delikuencës së të miturve dhe rregullimi ligjor

Mituria është ajo fazë e jetës së njeriut, në të cilën ai formohet dhe e cila përcillet me një
numër të madh dhe të llojllojshëm të ndryshimeve fiziologjike dhe psikologjike. Të miturit si pjesë
përbërëse e shoqërisë paraqesin një botë relativisht të posaçme, me mënyra të posaçme dhe
reaksione të veçanta ndaj ngacmimeve të botës së jashtme.539

Fjala delikuencë vjenë nga fjala latine “delicuare” që ka një kuptim shumë të gjërë. Ka pasur
mjaft tentime që të përcaktohet dhe që të shpjegohet saktësisht domethënia e kësaj fjale, mirëpo
është parë se një përcaktim i tillë nuk është pranuar nga se kuptimi dhe brendia e termit varej
shumë nga sistemet dhe ligjet e shtetit, si dhe nga këndvështrimi shkencor (psikologjik, pedagogjik,
mjekësor, juridik etj.) i këtij problemi.

Ndërkaq, sot me këtë term kuptojmë përgjithësisht shprehjet, sjelljet dhe veprimet e përsëritura të
të miturve që bien ndesh me moralin, zakonet dhe ligjet e mjedisit ku jetojnë. Delikuent quhet ai i cili
ka sjellje të përsëritura devijuese, që bën vepra kriminale duke shkelur kështu normat ligjore540.

Për përgjegjësinë penale të të miturve është bërë fjalë qysh në kohërat e hershme. Kështu,
në të drejtën romake të miturit deri në moshën 7 vjeçare (infantis) konsideroheshin penalisht të
papërgjegjshëm, të miturit prej moshës 7 deri në atë 12 vjeçare e gjysmë (infantiac proximus) dhe të
miturit prej moshës 10 vjeçare e gjysmë deri në atë 14 vjeçare (pubertati praximus) kishin përgjegjësi
të kufizuar penale dhe mund të dënoheshin vetëm raste të veçanta dhe atë duke u ndëshkuar me
dënime të lehta. Për herë të parë dallimi në mes të përgjegjësisë penale të të miturve dhe atyre të
moshës madhore është bërë në Kodin penal francez të vitin 1810, sipas të cilit mosha madhore
fillonte në moshën 16 vjeçare. Personat nën këtë moshë kanë patur përgjegjësi penale vetëm për aq
sa kanë patur arsye për të vepruar541.

Veprat penale të të miturve sa i përket shkallës së rrezikshmërisë, janë të njejta me ato të


cilat kryhen nga personat madhorë, madje ne disa raste mund të jenë edhe me të rrezikshme se ato
që kryhen nga personat madhorë, megjithatë trajtimi i kësaj kategorie në të drejtën penale për të
mitur është shume më i butë se ndaj kryerësve madhorë të veprave penale. Kjo për faktin së
personat e mitur akoma gjinden ne fazën e zhvillimit dhe të formësimit të tyre biopsikik dhe si të

539
Latifi, Vesel: Kriminalistika e delikuencës së të miturve, Rilindja, Prishtinë, 1982. fq. 6.
540
Sulejmani, Metush, Ligjerata në Fakultetin e shkencave juridike, Univerziteti i FONIT – Shkup, Viti akademik
2007/08.
541
Latifi, Vesel: Kriminalistika e delikuencës së të miturve, Rilindja, Prishtinë, 1982. fq. 45.

567
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tillë nuk janë në gjendje që plotësisht të kuptojnë rëndësinë e veprës dhe ti kontrollojnë sjelljet e
tyre542.

Karakteristikë e kriminalitetit të të miturve është se kryerës të veprave penale paraqiten të


miturit prej 14 deri në 18 vjeç, ndërsa pasojat e krimeve që kryejnë të miturit herë – herë janë të
paparashikuara dhe ato janë të natyrës njerëzore, sociale, ekonomike, politike, psikologjike etj. Të
miturit kryejnë vepra penale të llojllojshme, e në mesin e tyre edhe vepra penale kundër jetës dhe
trupit, mirëpo sipas hulumtimeve kriminologjike, vrasjet dhe lëndimet trupore janë dukuri jo e rrallë
e kryerësve të mitur543.

Kriter bazë i përcaktimit të këtyre niveleve është mosha, kufijtë e së cilës përcaktohen me
dispozita juridike në çdo shoqëri të organizuar si shtet. Delikuenca e të miturve përfshinë moshën
nga 14 deri 18 vjeç. Për sjellje dhe veprime delikuente të të miturve deri në moshën 18 vjeçare
përgjegjësia u bie prindërve, kurse pas kësaj moshe delikuentët dhe më tej trajtohen persona
madhorë dhe vetë përgjigjen për sjelljet dhe veprimet e tyre. Sipas moshës delikuentët ndahen në
dy grupe: delikuentë të rinjë prej 14 deri 16 vjeç dhe delikuent të rritur 16-18 vjeç. Ndaj këtyre
delikuentëve zakonisht merren tri masa riedukuese: kujdesi i shtuar shtëpiak për veprime më të
lehta ; masa e izolimit, përkatësisht vendosja në institucion riedukues nën mbikqyerjen e
përhershme të edukatorit për vepra më të rënda, si dhe mbyllja në burgje të posaçme për vepra të
rënda penale.

Kriminaliteti i të miturve nënkupton veprat penale të kryera nga personat që kanë mbushur
moshën e përgjegjësisë penale dhe që janë nën 18 vjeç. Kufiri i fillimit të moshës së përgjegjësisë
penale ka rëndësi të veçantë dhe ka dallim në shtete të ndryshme. Mosha e të miturve variron nga
mosha 10 vjeç, 13, 14, 15 dhe vende – vende deri në moshën 16 vjeç e cila konsiderohet si moshë e
përgjegjësisë penale. Mirëpo në vendet europiane si fillim i moshës për përgjegjësi penale
konsiderohet mosha 14 ose 15 vjeç544. Mirëpo në disa vende të botës, sa i përket moshës së miturisë
ka dallime545

Në këtë punim, përveç aspekteve fenomenologjike dhe etiologjike të delikuencës së të


miturve është shtruar edhe çështja e rregullimit ligjor penalo juridik në rastet kur ata paraqiten si
kryerës të veprave penale, në veçanti edhe vepra penale kundër mjedisit.

Procedura e shqiptimit dhe ekzekutimit të sanksioneve për të mitur në legjislacionin tonë


penal, kohët e fundit është duke u aplikuar me nje përpikëri më të madhe gjithënjë duke patur
parasysh standardet e përparuara bashkëkohore ndërkombëtare, e sidomos në rrafshin e mbrojtjes
së të drejtave elementare njerëzore. Ky fuqizim i suksesshëm legjislativ në Kosovë, ka filluar te
zbatohet në praktikë prej hyrjes në fuqi të Ligjit penal për të mitur546 të 20 prillit 2004 dhe Kodit të

542
Salihu, Ismet: E drejta penale për të mitur, (me Ligjin penal për të mitur), Prishtinë. 2005. fq. 14.
543
Hajdari, Azem: Kriminaliteti i të miturve në Kosovë, 2001-2003, Prishtinë, 2004. fq. 33-34.
544
Hysi, Vasilika: Kriminologjia, KRISTALINA – KH, Tiranë, 2010. fq. 238-239.

545 Në disa shtete të botës si kufi i ulët i moshës së të miturve konsiderohet mosha 7 vjeçare (Burma,
Ceiloni, Egjipti, India, Iraku etj.). Ndërsa mosha e përgjegjësisë penale më e ulët konsiderohet mosha 9
vjeçare, si në Izrael, Jordani, Filipine etj. Mosha 10 vjeçare si moshë e përgjegjësisë penale konsiderohet
në Bulivi, Paraguaj dhe në disa vende të Amerikës Latine. Mosha 11 në Turqi, Iran. Mosha 12 vjeçare, në
Greqi, Panama. Mosha 13 vjeçare në Francë dhe Poloni. Mirëpo, si moshë më e ulët e përgjegjësisë penale,
mosha 14 vjeçare konsiderohet në shumë shtete europiane si: Austria, Italia, Hungaria, Shqipëria, Kosova
etj. Ndërsa në Danimarkë dhe Suedi, si moshë më e ulët e përgjegjësisë penale konsiderohet mosha 15
vjeçare.
546 Ligjit penal për të mitur, Prishtinë, 2004.

568
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

drejtësisë për të mitur547 të miratuar më 8 korrik 2010. Kodi i drejtësisë për të mitur i Kosovës,
përmban dispozitat e nevojshme materiale dhe procedurale sa i përket shqiptimit dhe ekzekutimit të
dënimit me burgim për të mitur dhe sanksionet apo masat tjera që mund tu shqiptohen të miturve.
Këto masa dhe sanksione, Kodi i Drejtësisë për të mitur i Kosovës i parasheh me nene të veçanta dhe
llojet e tyre që janë mjaft të favorshme për kryerësin e mitur të veprave penale, familjen e tij,
shoqërinë dhe shtetin për arsye se qëllimi i këtyre masave të cilat aplikohen ndaj të miturve
delikuentë është riedukimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri.

Personit të mitur delikuentë mund ti shqiptohen masat diciplinore me të cilat mund ti


tërhiqet vërejtja nga ana e gjykatës, pastaj masat e diversitetit ku qëllimi i tyre është përmirësimi i
kryerësit të mitur të veprës penale, që përmes masave jo penale të sjelljes në shoqëri pastaj masat e
mbikëqyrjes së shtuar të cilat veçojnë nga rrethi i mëparshëm në të cilin ka jetuar, qoftë familjar apo
shoqëror, dhe masat institucionale me që rast i mituri dërgohet në institucionin edukativo-
korrektues, ku edhe i kufizohet liria e lëvizjes. Masat institucionale, duke përfshirë masat edukative
dhe burgimin për të mitur, janë llojet më të rënda të sanksioneve që shqiptohen dhe ekzekutohen
ndaj atyre të miturve delikuentë të cilët kanë kryer vepra të rënda penale.

Pas çlirimit të Kosovës më 1999, u shtrua nevoja e ndërtimit të legjislacionit për të mitur
ashtu që në përgaditjen e Kodit penal çështja e trajtimit penalo-juridik të kryerësve të mitur të
veprave penale të ndahet nga Kodi Penal të vitit 2004. Tani Kosova ka Kodin e drejtësisë për të mitur
të 2010. Kësisojë për herë të parë në historinë e Kosovës, ngjashëm me shtete e tjera të Evropës
Perëndimore, çështja e trajtimit penalo-juridik të kyerësve të mitur të veprave penale është
rregulluar me Kod të veçantë.

Kodi i drejtësisë për të mitur i Kosovës përmban edhe dispozita procedurale të cilat
zbatohen ndaj personave të mitur, ndërsa dispozitat e Kodit penal të Kosovës, Kodit të procedurës
penale të Kosovës dhe ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale të Kosovës, zbatohen vetëm nëse
nuk janë në kundërshtim me Kodin e drejtësisë për të mitur 548.

Sipas legjislacionit të Kosovës, gjegjësisht sipas Kodit të drejtësisë për të mitur, si moshë për
fillimin e përgjegjësisë penale konsiderohet mosha 14 vjeçare549.

2. Fenomenologjia dhe etiologjia e delikuencës së të miturve

Lidhur me problemin e delikuencës së të miturve, duhet pasur parasysh edhe faktorët që


kanë ndikim dhe ndihmojnë në ndriçimin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Njohja dhe ndriçimi i
lidhjeve dhe raporteve në mes të dukurive të ndryshme shoqërore, ekonomike, sociale, politike,

547 Kodi i drejtësisë për të mitur, Prishtinë, 2010.


548
Sahiti, Ejup & Rexhepi, Murat: E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013. fq. 425-426.
549
Kodit të drejtësisë për të mitur i Kosovës, përkufizon shprehjet e përdorura në Kod të cilat kanë këto
kuptime: Fëmijë - personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet. I mitur - personi ndërmjet
moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet. I mitur i ri - personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë
(14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet. I mitur i rritur - personin ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe
tetëmbëdhjetë (18) vjet. Madhor i ri - personi ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë (18) dhe njëzetenjë (21) vjet. I ri
- fëmijë apo madhor i ri. Madhor - personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet.

569
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

psikike e rrethanave tjera në një anë dhe kriminalitetit e dukurive antishoqërore në anën tjetër është
e një rëndësie shumë të madhe. Mirëpo, cilat janë ato rrethana e faktorë që kanë ndikim vendimtar
në paraqitjen e sjelljeve delikuente të të miturve dhe delikuencës së të miturve në përgjithësi është
vështirë të përcaktohet.

Kështu, faktorët që kanë ndikim në paraqitjen e sjelljeve kriminale mund të jenë si të natyrës
objektive po ashtu edhe të natyrës subjektive. Faktorët e jashtëm ose objektiv janë të shumtë dhe
secili ka rëndësinë dhe rolin e vet në paraqitjen e sjelljeve delikuente të të miturve. Kështu, si faktorë
me ndikim të dukshëm në paraqitjen e sjelljeve kriminale trajtohen faktorët ekonomiko – shoqërorë,
faktorët ideo – politikë, mikrogruporë, socio – patologjikë etj. Mirëpo, sado që faktorëve të jashtëm
ose objektiv u takon një rol me rëndësi në paraqitjen e sjelljeve kriminale, dukuria e kriminalitetit
dhe shkaqet e saj, nuk mund të shpjegohen saktë pa analizën dhe ndriçimin e faktorëve të
brendshëm (subjektivë) të cilët kanë të bëjnë me personalitetin e kryerësit. Kriminaliteti i të miturve
manifestohet me aktivitete të ndryshme që dallojnë nga kriminaliteti i të rriturve. Ky kriminalitet
manifestohet si kriminalitet kundër pasurisë, kriminalitet i organizuar në shpërndarje dhe konsumim
të drogës, si dhe kriminalitet kundër jetës dhe trupit550.

Si faktorë kryesor të shfaqjes së kriminalitetit të të miturve konsiderohen: 1). faktori


ekonomiko – shoqëror, 2). rrethanat shoqërore – politike, 3). mjetet e informimit publik, dhe 4).
faktorët mikrogruporë551.

Studimet e ndryshme kanë treguar se ndryshimet ekonomike, politike dhe sociale kanë
ndikuar edhe në mirëqenien e fëmijëve dhe për këtë arsye shtetet marrin masa për zgjedhjen e
këtyre problemeve. Studimet kriminologjike krahasuese në Evropë, Amerikë dhe Shqipëri kanë
treguar se numri i të miturve të inkriminuar është rritur. Të miturit krimet i kryejnë kryesisht si
banda kriminale. Kështu, në Evropë, të miturit nën moshën 18 vjeçare kryesisht kryejnë krime si:
vjedhje makinash e biçikletash dhe më pak marrin pjesë në vrasje dhe aksidente. Në Shqipëri,
përfshirja e të miturve në kriminalitet është po ashtu e ulët. Kështu, sipas statistikave gjatë
periudhës 1980 – 2008, kriminaliteti i të miturve në Shqipëri ka shënuar një nivel të dukshëm të
rrezikshmërisë, por si tërësi ka vëllim të vogël në krahasim me kriminalitetin e përgjithshëm. Është
interesant të përmendet fakti se përfshirja e të miturve në krime të rënda në Shqipëri gjatë
periudhës 1993 – 1999, sipas statistikave të policisë ka shënuar rritje. Kështu, 269 të mitur janë
evidentuar si kryerës të vrasjeve, 471 si kryerës të vjedhjeve me dhunë dhe 197 si kryerës të krimeve
seksuale552.

550
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kriminaliteti i të miturve në gjithë botën është
në rritje dhe ai sillet prej 5% deri në 15%, në ndërsa në vendet më të zhvilluara prej 15% deri në 35% në
krahasim me kriminalitetin e përgjithshëm. Edhe në Kosovë kriminaliteti i të miturve është i pranishëm në një
masë të konsiderueshme. Sipas statistikave të Departamentit të Drejtësisë thuhet se në Kosovë në vitin 2001
të miturit kanë kryer 1386 vepra penale dhe ato kryesisht në qendra të mëdha urbane si: Prishtinë 296, Prizren
298, Gjilan 250, Pejë 91, Gjakovë 76 etj. Në literaturën kriminologjike thuhet se të miturit delikuentë
organizohen në banda të cilët quhen “Gangs”. Këto grupe kriminale të të miturve në Angli quhen “Tedi Bojs”
ose “Tedi Gerls”, në Gjermani “Halstrake”, në SHBA “Gangs” etj. Këto grupe kriminale dallohen me
karakteristika në sjellje dhe veshje, bëjne qethjen e flokëve siç është banda e të miturve “Skinheads” dhe
mbajnë emra të ndryshëm. Halili, Ragip: op. cit. fq. 225-228.
551
Hajdari, Azem: op. cit. fq. 159-160.
552
Vasilika, Hysi: op. cit. fq. 240-246.

570
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Sanksionet ndaj të miturve

Sanksionet dhe masat penale kanë karakter shtrëngues për kryerësin e veprës penale dhe
ndërmerren me qëllim të pengimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, por edhe të
kriminalitetit të të miturve në veçanti. Kodi i drejtësisë për të mitur parasheh një numër të madh të
masave të cilat mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të veprave penale. Së këndejmi, masat të
cilat mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të veprave penale janë: masat e diversitetit dhe masat
edukative. Përmes sanksioneve penale i tërheqet vërejtja të miturit për faktin e kryerjes së veprës
penale si dhe synohet të ushtrohet trajtimi ndaj tyre me qëllim të edukimit, rehabilitimit dhe
zhvillimit të drejtë553.

Së bashku me disa prej sanksioneve penal të mituve u caktohen edhe detyrime të veçanta të
cilat ata janë të obliguar t’i përmbushin.

Në Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë paraparë masat që mund të shqiptohen ndaj të
miturit, e ato janë;

a) Masat e diversitetit dhe

b) Masat edukative

Krahas kësaj ky Kod ka parashikuar dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve, e ato
janë:

a) Gjoba,

b) Urdhëri për punë në dobi të përgjithshme, dhe

c) Burgimi për të mitur554.

Qëllimi i masave është tërheqja e vërejtjes së të miturit për veprën penale të kryer, si dhe
trajtimi i tyre me qëllim të edukimit, rehabilitimit dhe të zhvillimit të drejtë, ku së bashku me disa
prej këtyre masave caktohen edhe detyrime të veçanta të cilat i mituri është i obliguar që ti
përmbush. Disa prej masave edukative janë të karakterit institucional dhe ato kryerësin e mitur e
izolojnë nga mjedisi familjar dhe social për një kohë të caktuar derisa ai të përmirësohet555.

Kodi i drejtësisë për të mitur, përveç masave të diversitetit dhe masave edukative, për
kryerësit e mitur të veprave penale ka paraparë edhe dënime, si:


gjoba,

urdhri për punë në dobi të përgjithshme,

burgimi për të mitur, dhe

dënimet plotësuese.
Këto masa dhe dënime i përshtaten kryerësit nga ana e gjykatës duke marrë parasysh
personalitetin e kryerësit dhe rrethanat tjera të rastit, ndërsa qëllimi është që i mituri të edukohet
dhe rehabilitohet.

553
Hajdari, Azem: Sistemi i drejtësisë për të mitur, komentar, Prishtinë, 2010. fq. 25.

554 Shih: neni 7, paragrafet 1 dhe 2 të Kodit të drejtësisë për të mitur.


555 Hajdari, Azem: Sistemi i drejtësisë për të mitur, komentar, Prishtinë, 2010. fq. 25.

571
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4. Pjesëmarrja e të mituve në deliktet kundër mjedisit

Kodi i Procedurës penale i Kosovës556 në kapitullin XXVIII ka paraparë veprat penale kundër
mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve, ku objekt mbrojtës janë, mjedisi, kafshët, bota bimore
dhe monumentet kulturore. Veprat penale kundër mjedisit, sipas Kodit janë: Ndotja, degradimi ose
shkatërrimi i mjedisit (neni 347), mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të
rrezikshme (neni 348), lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve
që ndotin mjedisin (neni 349), dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit (neni 350),
prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 351),
dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 352), ushtrimi i kundërligjshëm i
shërbimeve veterinere (neni 353), moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe
të bimëve (neni 354), ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve (neni 355), shkatërrimi i botës bimore
me materie të dëmshme (neni 356), shkretërimi i pyjeve (neni 357), vjedhja e pyllit (neni 358),
gjuetia e kundërligjshme (neni 359), shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë
Republikës së Kosovës (neni 360), shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve
posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës (neni 361), peshkimi i kundërligjshëm (neni
362), dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura
jashtë Republikës së Kosovës (neni 363), dhe punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i
monumenteve kulturore (neni 364). Republika e Kosovës ka edhe një varg ligjesh të tjera të cilat
rregullojnë çështjet mjedisore.

Personat e mitur të dënuar për veprat penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe
objekteve kulturore në Gjykatat Themelore të Kosoves për vitet 2010 - 2013. Të dhënat statistikore
janë marrë dhe përpunuar nga Enti i Statistikës së Kosovës, respektivisht Agjencia e Statistikave të
Kosovës557.

Tabela nr. 1.

Ndotja e Dëmtimi dhe shkatërrimi i


Vitet Vjedhje pylli ushqimit dhe e monumenteve ose objekteve të
ujit të shtazëve mbrojtura jashtë Kosovës
2010 32 - -
2011 24 2 -
2012 31 - -
2013 14 - 2
Numri i
përgjithshëm: 101 2 2

556 Kodi i Procedurës penale i Kosovës, Prishtinë, 2013.


557
Enti i Statistikës së Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2010, Prishtinë, 2011.,

Enti i Statistikës së Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2011, Prishtinë, 2012.,

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2012, Prishtinë, 2013.,

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2013, Prishtinë, 2014.

572
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shikuar sipas tabelës nr. 1 shihet se Gjykatat Themelore të Kosovës për periudhën 2010 –
2013 kanë dënuar gjithsejt 105 raste të delikteve kundër mjedisit të kryera nga ana e të miturve. Nga
shuma e tërsishme dominojnë rastet e vjedhjes së pyllit në 101 raste, pastaj ndotja e ushqimit dhe e
ujit të shtazëve në 2 raste dhe dëmtimi dhe shkatërrimi i monumenteve ose objekteve të mbrojtura
jashtë Kosovës në 2 raste.

Në vijim është pasqyruar numri i delikteve të të miturve të dënuar për vepra penale kundër
mjedisit për periudhën 2010 – 2013. Shiko pasqyrën në diagram.

Diagrami nr. 1.

Pasqyra e pjesmarrjes së të miturve në deliktet kundër mjedisit


sipas viteve

35
30
25
20
15
10
5
0
2009 2010 2011 2012 2013 2014

Shikuar sipas diagramit nr. 1. në vitin 2010 për delikte kundër mjedisit të miturit janë dënuar
në 32 raste, në vitin 2011 - 26 raste, në vitin 2012 – 31 raste dhe në vitin 2013 – 14 raste. Në
diagram, po ashtu shihet se deliktet e të miturve kundër të miturve për periudhën 2010 – 2013 ka
shënusar rënie të dukshme. Bazuar në të dhënat e kësaj pasqyre, me besueshmëri të madhe mund
të thuhet se tendencat e rënies mund të vazhojnë edhe në të ardhmen.

Pjesmarrja e të miturve të dënuar për deliktet kundër mjedisit, sipas statistikave të


Gjykatave Themelore të Kosovës për periudhën katër vjeçare 2010 deri 2013, shikuar në mënyrë
figurtive duket si vijon: Shiko figurën nr. 1.

Figura nr. 1.

Të miturit e dënuar nga Gjykatat për vepra penale kundër


mjedisit, periudha 2010-2013

96%

2%
2%

Vjedhje pylli

Ndotja e ushqimit dhe ujit të shtazëve

Dëmtimi dhe shkatërrimi i objekteve dhe monumenteve të mbrojtura jashtë


Kosovës

573
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në figurën nr. 1. shihet se pjesmarrja e të miturve të dënuar për periudhën hulumtuese në


veprat penale kundër mjedisit rezulton se të miturit kanë kryer kryesisht vepra penale të vjedhjes së
pyllit në 96% të rasteve, pastaj vepra penale të ndotjes së ushqimit dhe ujit të shtazëve 2% të
rasteve dhe vepra penale dëmtimi dhe shkatërrimi i objekteve dhe monumenteve të mbrojtura
jashtë Kosovës, në 2% të rasteve.

Nga ana tjetër, për periudhën hulumtuese 2010 – 2013, për veprat penale të kryera kundër
mjedisit, Gjykatat kanë shqiptuar në të shumtën e rasteve masa të mbikqyrjës së shtuar në 57 raste,
pastaj qortim gjyqësor në 16 raste, dërgime në Qendër diciplinore në 12 raste, detyrime të veçanta
në 4 raste, punë në dobi të përgjithshme në 2 raste dhe dënime me gjobë në 2 raste. Shiko tabelën
nr. 2.

Tabela nr. 2.

Dënimet dhe masat nëpër vite 2011 2012 2013 2014


Dënim më burg - - - -
Dënim me gjobë - - - 1
Masa diciplinore - - -
Masa të mbikëqyrjes së shtuar 16 24 14 13
Masat e enteve - - - -
Qortim gjyqësor 5 1 9 1
Dërgime në Qendër diciplinore 6 - 6 -
Detyrime të veçanta 3 1 - -
Punë në dobi të përgjithshme 2 - - -
Gjithsejt: 32 26 31 16

Vlen të theksohet se nga të gjitha rastet e delikteve të të miturve ndaj mjedisit, Gjykatat e
Kosovës për periudhën 2010 – 2013 në asnjë rast nuk kanë shqiptuar dënim me burgim për të mitur.

PËRFUNDIMI

Të miturit janë e ardhmja e një shoqërie dhe nëse ata nuk rriten dhe edukohen në mënyrë të
drejtë dhe nëse me sukses nuk largohen nga rrugët që i çojnë ata në devijim, do të jetë një fatkeqësi
shumë e madhe jo vetëm për ata si individë, por edhe për mbarë shoqërinë. Gjithashtu është shumë
brengosës fakti se delikuenca e të miturve në Republikën e Kosovës është vazhdimisht prezente. Kjo
tregohet nga të dhënat statistikore të shumë enteve dhe institucioneve që merren me këtë çështje.

Ligjvënësi i Republikës së Kosovës ka bërë zgjidhje të volitshme ligjore për pozitën dhe
trajtimin e delikuencës së të miturve duke e kurorëzuar me Kodin e Drejtësisë për të Mitur i cili ka
përmbledhur në mënyrë shprehimore dispozita të cilat i shërbejnë shoqërisë për luftimin dhe
parandalimin me sukses të delikuencës së të miturve.

Të dhënat statistikore të mbledhura enkas për këtë punim, tregojnë se të miturit kryejnë
delikte edhe kundër mjedisit, në veçanti kryejnë vepra penale të vjedhjes së pyllit në 96% të rasteve.
Njëkohësisht, vlen të theksohet posaçërisht se deliktet e të miturve kundër mjedisit gjatë periudhës
2010 – 2013 kanë shënuar rënie të vazhdueshme dhe me tendencë të rënies në vitet e ardhshme. Po
ashtu, politika ndëshkimore ndaj kryerësve të delikteve të të miturve ka qenë e kryesisht e butë.
Gjykatat në asnjë rast nuk kanë shqiptuar dënim me burgim për të mitur, por vetëm masa tjera.

574
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

LITERATURA

Latifi, V.: Kriminalistika e delikuencës së të miturve, Rilindja, Prishtinë, 1982. fq. 6.

Sulejmani, M., Ligjerata në Fakultetin e shkencave juridike, Univerziteti i FONIT – Shkup, Viti akademik
2007/08

Salihu, I.: E drejta penale për të mitur, (me Ligjin penal për të mitur), Prishtinë. 2005.

Hajdari, A.: Kriminaliteti i të miturve në Kosovë, 2001-2003, Prishtinë, 2004.

Hysi, V.: Kriminologjia, KRISTALINA – KH, Tiranë, 2010.

Halili, R.: Kriminologjia, BALMED, Prishtinë, 2011.

Sahiti, E. & Rexhepi, M.: E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013.

Hajdari, A.: Sistemi i drejtësisë për të mitur, komentar, Prishtinë, 2010.

Enti i Statistikës së Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2010, Prishtinë, 2011.

Enti i Statistikës së Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2011, Prishtinë, 2012.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2012, Prishtinë,
2013.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2013, Prishtinë,
2014.

Ligjit penal për të mitur, Prishtinë, 2004.


Kodi i drejtësisë për të mitur, Prishtinë, 2010.
Kodi penali Kosovës, Prishtinë, 2013.

575
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Lirim Lani, Kastriot Gjocaj - Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës (2000-2013)

Lirim Lani
Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë
lirimlani_1994@hotmail.com

PhD.c. Kastriot Gjocaj


Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë

Abstrakt

Sektori bankar i Kosovë është sektori më i ri në rajon dhe Europë, ku ka 9 banka komerciale,
që kanë mbi 90% kapital punues të huaj, dhe Bankën Qendrore të Kosovës, që u funksionalizua në
vitin 2008. Rrugëtimi i saj fillojë në një gjendje, ku ekonomia e Kosovës ishte në fazën emergjente të
mbijetesës, dhe vazhdon të qëndrojë stabile, përkundër situatës ekonomike të Kosovës. Sektori
bankar i Kosovës përbënë sektorin më të madh financiar të Kosovës, me 3,05 miliard asete, nga 4,3
miliard asete të gjithë sekstorit financiar në Kosovë.
Përparësi e sektorit bankar të Kosovë, padyshim është stabiliteti financiar, i cili është një
parametër, që bankat në Kosovë, përkundër që janë sektori më i ri bankar në rajon, kanë ruajtur
stabilitetin financiar, ku këtë e ka ndihmuar përvoja qindra vjeçare e bankave të huaja, që operojnë
në Kosovë. Mangësit, krysisht janë të theksuara në këto pika të fushëveprimit bankar: norma e lartë
e interesit për kredit personale dhe biznesore, norma jofleksibile për investime në sektorët e
ndryshëm të ekonomisë, kushtet e papërshtatshme bankare dhe administrative për kredi afatmesme
dhe afatgjatë, mungesa e një game të gjërë të produkteve bankare, kapital i huaj ndërtues dhe
punues i shumicës së bankave. Padyshim, sektorin bankar të Kosovës e përcjellin edhe sfidat e
ndryshme, problemet me lëndët e stërvjetëruar në gjykatat në Kosovë, ku sistemi gjyqësor në
Kosovë vazhdon të ketë mbi 10,000 lëndë të sistemit financiar të papërfunduar, dhe shpërlarja e
parasë.
Bankat në Kosovë, nuk janë element stabilizues dhe katalizator të rritjes ekonomike në
Kosovë, ngase kanë krijuar fushëveprim jo të favorshëm për biznese dhe kanë pamundësuar rritjen e
kredive për sektorin e bujqësisë, që arrinë një vlerë simbolike në kreditë sipas industrive, me një
përqindje mesatare 3.5%, ndërsa kreditë familjare arrinë vlerën 31.2% të kredive të përgjithshme.
Kredit dhe shërbimet e bankave në Kosovë janë shërbuese dhe jo ndihmuese në ekonominë e
Kosovës, ngase kredit për shërbime arrinë vlerën mesatare mbi 55%. Prandaj, sektori bankar i
Kosovë, është pengesë dhe barrier e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke pamundësuar
dhe ngulfatur ringjalljen e ekonomisë së Kosovës.

Fjalët Kyçe: Bankat Komerciale, Banka Qendrore e Kosovës, Kredi, Rritje Ekonomike, Tregtia dhe
Industria

1.Hyrje

Sektori bankar në Kosovë ka një periudhë jo shumë të gjatë në tregun financiar të Kosovës,
ngase hapat e parë filluan pas luftës së fundit në Kosovë, pra pas vitit 1999. Problemet e shumta
ekonomiko-financiare të krijuara pas kësaj lufte bënë që rrugëtimi i ndërtimit të një strukture stabile
dhe profitabile të jetë majftë e vështirë, fatmirësisht ndihma e madhe e institucioneve
ndërkombëtare, që ishin prezente në Kosovë ndihmuan që sektrori bankar në Kosovë të jetë më i
fuqishëm. Sektori bankar i Kosovës, duke e shikuar nga prizmi i numrit të bankave komerciale, që

576
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

janë prezente në Kosovë, në krahasim me vendet e rajonit është sektori, që ka më së paku banka
komerciale në vendet përreth Kosovës558.
Vështirësitë e para të sektorit bankar në Kosovë u theksuan më shumë tek ballafaqimi me
një ekonomi “emergjente”, ku mbi 600 ndërmarrje shoqërore ishin pothuajse jo funksionale,
ekonomitë familjare filluan nga zeroja, ndërsa sektori bankar fillojë me kapital të huaj, ngase bankat
në Kosovë 90.5% kanë kapital punues dhe ndërtues të huaj.
Në vitin 2004, sektori bankar fillojë të jetë me rentabile dhe profitabile, kur ekonomia e
Kosovës kalojë nga faza emergjente tek ajo në tranzision. Pengesë tjetër e sektorit bankar në Kosovë
ishte edhe mosfunksionimi i bankës qendrore, si organ rregullativë i bankave të dorës së dytë dhe
piramida e sektorit bankar nuk kishte as edhe një mekanizëm të funksionimit normal të saj, ngase në
krye të piramidës së sektorit bankar qëndron banka qendrore, dhe këtë rolë e kryente Autoriteti
Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (ABPK-ja), që u themelua më 15 Nëntor 1999, ku shënon edhe
fillimin e sektorit financiar në Kosovë.
Sektori bankar në Kosovë përbëhet nga 9 banka komerciale559 dhe BQK-ja560, ku kjo e fundit
fillojë të funksionojë si organ mbikqyrës i sektorit financiar në Kosovë, përkatësisht të mbikqyrë
sektorin bankar në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Roli ekonomikë që ka sektori bankar në Kosovë kërkon që të trajtohet në 3 faza të zhvillimit
të saj, ngase edhe vetë evoluimi i sektorit bankar në Kosovë ka ecur me hapat e zhvillimit ekonomikë
të Kosovës, pra në mënyrë propocionale me ecuritë ekonomike të Kosovës. Mirëpo, nuk duhet të
mohohet fakti që sektori bankar në Kosovë ka qenë një ndër të vetmit burime të mbijetesës
financiare në Kosovë, si për bizneset e pakta që ka Kosova, poashtu edhe për ekonomitë familjare.

2.Sektori Bankar në Kosovë

Bankat në Kosovë veprojnë në një treg bankar mjaftë profitabile, ku duke e ditur gjendjen
ekonomike të Kosovës, numri nuk është edhe mjaftë i madh, gjë që e bënë konkurencën e
produkteve bankare më të vogël dhe kjo drejtpërdrejtë ndikon në shkallën e interesit të bankave
dhe të vetë produkteve të bankave në përgjithësi.
Bankat komerciale në Kosovë kanë një përvojë të mirë në sektorët bankare botërore, ngase
shumica vijnë nga vendet që kanë traditë qindar vjeçare në industrinë bankare, fakt për të është se
Kosova ka një treg mjaftë stabilë financiar në krahasim me vendet e tjera në rajon.
Banka e parë që hyrë në sektorin bankar të Kosovës ishte MEB (Micro Enterprise Bank),
Procredit Banka e sotme, që u liçencua në janar të vitit 2000 nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të
Kosovës (ABPK-ja), më pastaj u liçensuan edhe bankat e tjera si: Banka e Re e Kosovës (Shkurt 2001),
Banka Private e Biznesit (Mars 2001), Banka Ekonomike (Maj 2001), Raiffeisen Bank (Dhjetor 2001),
ku në fillim ka pasur emërtimin American Bank, Kasa Bank (Nëntor 2001), Banka Kreditore e Kosovës
(Dhjetor 2001)..(K. Rushiti, 2007). Disa nga këto banka nuk janë më prezente në tregun e Kosovës
dhe kanë ndryshuar emërtimin e tyre, ngase kanë ndëruan pronësi561.

558Serbia ka 29 banka komerciale, Maqedonia ka 16 banka komerciale, Shqipëria ka 16 banka komerciale,

Mali i Zi ka 12 banka komerciale.


559
Banka komerciale përbëjnë 67.5përqind të aseteve totale të sektorit financiar, ku 7 prej tyre kanë kapital të
huaj dhe 2 prej tyre kapital vendorë. Poashtu, sektorit bankar në Kosovë në vitin 2015 do ti shtohet edhe një
bankë tjetër komerciale e licencuar nga BQK-ja, e që e bënë numrin e bankave komerciale në 10-të.
560Banka Qendrore e Kosovës
561Gjatë tremujorit të parë të vitit 2007, banka sllovene Nova Ljubljanska Banka (NLB) bleu 50.1% të

aksioneve të Kasabankës (KSB), të cilat së bashku me 25.1% të aksioneve të mbajtur nga një bankë tjetër
sllovene, Factor Bank Ljubljana, rriti pjesëmarrjen e kapitalit të jashtëm në KSB për 75.2%. Për më tepër,
NLB u bë gjithashtu aksionare e Bankës se Re të Kosovës (BRK), duke blerë 87.0% të aksioneve të saj. Kjo
më pas vazhdoi me bashkimin ndërmjet KSB-së dhe BRK-së në një bankë të vetme NLB Prishtina në janar
të vitit 2008. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2007, AQBK-ja u lëshoi licenca operuese dy bankave të
jashtme, të cilat janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT) nga Shqipëria dhe Komercijalna Banka (BK) nga

577
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (2014), asetet e sektorit bankar për
tremujori e parë të vitit 2014 në Kosovë janë 3.05 miliard euro562, që është një element shtesë që
tregu bankar në Kosovë është mjaftë tërheqës dhe profitabil, ngase në vitin 2013 asetet e bankave
në Kosovë ishin 3.06 miliard euro (BQK, 2013), ndërsa tani kjo vlerë është afër tejkalimit vetëm në
fillim të vitit 2014. Qasja në shërbimet e bankave komerciale në Kosovë mundësohet përmes
aktualisht 305 degëve dhe nëndegëve, 493 ATM-ve dhe 9,039 POS dhe 113,171 llogarive e-banking,
ndërsa numri i të punësuarve në këto 9 banka është 3,638 (Shoqata e Bankave të Kosovës, 2014).
Sektori bankar në Kosovë ka një mungesë të theksuar në ofrimin e produkteve të reja
bankare, e për këtë, struktura ndërtuese e produkteve bankare në Kosovë nuk ka ndryshuar viteve të
fundit. Në këtë ndikojnë dy faktorë kryesor, e para mungesa e rritjes ekonomike të Kosovës,
përkatësisht të ndërmarrjeve, dhe faktori i dytë ekzistimi i një hendeku në mes të bankave dhe
konsumatorëve, për arsye se sektori bankar në Kosovë ka një problem shumë jetik, e që është
mungesa e një lirie në komunikimin bank-konsumator, ngase bankat në Kosovë konsumatorin e
shohin si “objekt” të shfrytëzimit, e jot ë shërbimit.

Tabela 1: Asetet Totale, Kreditë dhe Depozitat e bankave komerciale në Kosovë (2003-2013) sipas
ABPK-së, AQBK-së dhe BQK-së

Viti Asetet Totale Depozitat Kreditë

2003 581.5 mil.€ 518.8 mil.€ 232.7 mil.€

2004 797.0 mil.€ 692.3 mil € 373.7 mil.€

2005 984.3 mil.€ 836.6 mil.€ 513.8 mil.€

2006 1,163 mil.€ 926.4 mil.€ 636.6 mil.€

2007 1,435 mil.€ 1,141 mil.€ 891.2 mil.€

2008 1,808 mil.€ 1,444 mil.€ 1,123 mil.€

2009 2,204 mil.€ 1,744 mil.€ 1,289 mil.€

2010 2,455 mil.€ 1,937 mil.€ 1,458 mil.€

2011 2,650 mil.€ 2,102 mil.€ 1,690 mil.€

2012 2,830 mil.€ 2,279 mil.€ 1,760 mil.€

2013 3,059 mil.€ 2,449 mil.€ 1,805 mil.€

Burimi:ABPK, AQBK, BQK (2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013)

Serbia. Një bankë tjetër e jashtme, Turk Ekonomi Bankasi (TEB), është pajisur me licencë operuese në
fund të gjysmës së katërt të vitit 2007 (AQBK, 2007)
562 Ndërsa sektori financiar në Kosovë në përgjithësi ka 4.3 miliard asete (BQK, 2014)

578
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga tabela më lartë kuptojmë mjaftë qartë, që sektori bankar në Kosovë dita ditës është
duke e rritur profitabilitetitin e tij, dhe është duke u bërë stabil karshi zhvillimeve ekonomike në
rajon dhe botë. Këto shifra të lartë përmendura janë një segmentë i rëndësishëm, që sektori bankar
në Kosovë është i qëndrueshëm, ka shkallë të lartë të likuiditetit, dhe është mjaftë profitabil.
Këtë shkallë ritëse nga viti në vitë, e segmenton një impakt mjaftë esencial që ka Kosova, se
bankat komerciale në Kosovë, shumica prej tyre kanë traditë të mbijetesës në vendet e pazhvilluar
dhe në zhvillim, ngase me këtë shkallë të papunësisë, rritjes ekonomike, deficitit buxhetor, e tregtar,
do të ishte problematike mbijetesa bankare, mirëpo këtë mbijetesë, e ka ndihmuar edhe valuta
zyrtare që ka Kosova, euroja (€), e cila është mjaftë stabile në tregjet botërore financiare dhe kjo
domosdoshmërisht ndikon në sektorin bankar të Kosovës.
Përveç, bankave komerciale në Kosovë, rol të rëndësishëm në sektorin bankar të Kosovës ka
edhe Banka Qendrore e Kosovës, si organi mbikqyrës dhe licencues i bankave të dorës së dytë
(bankave komerciale). Sektori bankar i Kosovës, në fillimet e saja ka pasur mungesë të një organi
qendror bankar në Kosovës, ku këtë rol e ka luajtur dy mekanizmat të përafërt me rolin e bankës
qendrore, Autoriteti Bankar i Pavarur i Kosovës (ABPK) dhe Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës
(AQBK). Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u themelua Banka Qendrore e Kosovës, në bazë të
ligjit për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, më 27 korrik 2008 dhe kjo i hapi udhë
funksionalizimit të mirëfilltë të sektorit bankar në Kosovë, mirëpo BQK-ja nuk ka fuqi ekzekutive mbi
bankat komerciale në Kosovë, në përdorimin e instrumenteve të politikës monetare, të ndikimit në
politikën kreditore, por luan një rol të një mbikëqyrësi të jashtëm të sektorit bankar në Kosovë dhe
është një ndihmës fiskal për vendimet ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

3.Avantazhet dhe Disavantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Sistemi bankar në Kosovë, ka përparësitë dhe mangësitë e saja. Roli, që ka luajtur, që nga
pas lufta sektori bankar në Kosovë kërkon, që të vështrohet në frytet, që i ka sjellur sistemit financiar
në Kosovë.

3.1.Avantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Përparimet që ka sjellur sektori bankar në Kosovë kërkojnë, që të vështrohen në aspektin


real financiar dhe në atë ekonomik. Në kuadër të sistemit financiar të Kosovës, sektori bankar ka
sjellur një stabilitet financiar të qëndrushëm dhe stabil, karshi krizave financiare globale. Këtë, e ka
ndihmuar mjaftë shumë eksperienca e degëve të bankave të huaja në industrinë bankare, që
veprojnë në Kosovë, e cila padyshim është një përparësi në sjelljen e një stabiliteti makrofinanciar në
sistemin financiar të Kosovës.
Një element krucial, që ka ndihmuar në avancimin dhe stabilitetin e sektorit bankar në
Kosovë, padyshim është përdorimi i valutës euro (€), ngase kjo valutë sot, karshi kurseve të tjera
valutore në botë është shumë stabile. Nga viti 2002, kur Kosova fillojë që të përdorë si valutë zyrtare
euron, sistemi financiar në Kosovë fillojmë të hyjë në rrjedha të një sistem gjigandë të tregjeve
bankare më të zhvilluara në botë. Kohëve të fundit, bankat në Kosovë janë duke i ofruar produktet
bankare në mënyrë elektronike, një përparësi e mirë në zvogëlimin e burokracisë administrative dhe
shkurtimin e kohës për çasje në produktet bankare.
Pra, duke marrë parasysh, që sektori bankar në Kosovë është në hapat e parë të formimit të
vetë, ka sjellur një stabilitet të qëndrushëm financiar në Kosovë dhe këtë fal përvojës
ndërkombëtare të bankave të huja, që veprojnë në Kosovë dhe një likuiditeti të qëndrushëm bankar
të bankave në Kosovë, ku sektori bankar është shtylla e sistemit financiar në Kosovë.

579
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3.2. Disavantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Pikat e dobëta të sektorit bankar në Kosovë nuk janë tregues të drejtpërdrejtë të


disavantazheve, që ka sektori bankar në Kosovë, ngase këto pika të dobëta i ka determinuar dhe
kanalizuar një rritje e vogël ekonomike, normë e lartë e papunësisë, shkallë e ulët e zhvillimit
ekonomik e social, të cilat kanë ndikuar në formë direkte dhe indirekte në përcaktimin e politikave
bankare në Kosovë, ngase një ekonomi jostabile dhe e pazhvilluar ndikon në likuiditetin e bankave të
dorës së dytë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Disavantazhet, që e karakterizojnë sektorin bankar në përgjithësi në Kosovë janë:

 Norma e lartë e interesit për kredit personale dhe biznesore;


 Norma jofleksibile për investime në sektorët e ndryshëm të ekonomisë;
 Kushtet e papërshtatshme bankare dhe administrative për kredi afatmesme dhe afatgjatë;
 Mungesa e një game të gjërë të produkteve bankare;
 Kapital i huaj ndërtues dhe punues i shumicës së bankave;

Problemet, që sjellë mosfunksionimi normal i Bankës Qëndrore të Kosovës, mundësojnë që


politika monetare në Kosovë mos të jetë e qëndrueshme dhe e pakontrolluar. Mirëpo, kohëve të
fundit, rritja e kërkesës për produkte bankare, rritë edhe kualitetin e shërbimeve të bankave
komerciale në Kosovë, e kjo e fundit fuqizohet me kontroll efikas të BQK-së.

3.3.Sfidat e Sektorit Bankar në Kosovë

Padyshim, sektori bankar në Kosovë është një element stabilizues makrofinanciar në Kosovë,
mirëpo gjatë punës së tyre, kanë edhe problemet dhe sfidat, që ja pamundësojnë që të kenë një
punë sa më efikase dhe kualitative. Rrugëtimi i sektorit bankar në Kosovë, në fillim kishin probleme
të ndryshme, e deri tek ato më bazike, ku punonin në kushte minimale dhe në një situatë
emergjente, si institucionale, poashtu edhe financiare. Më pastaj, sektori bankar fillojë të ringjallejë
dhe të jetë më funksional, mirëpo sfida dhe brenga më e madhe, që e ka pasur dhe fatkeqësisht
ende e ka sektori bankar në Kosovë, është problemet me lëndët e stërvjetëruar në gjykatat në
Kosovë, ku sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ketë mbi 10,000 lëndë të sistemit financiar të
papërfunduar (Shoqata e Bankave të Kosovës, 2014). Problematika gjyqësore në Kosovë nuk e prek
vetëm sistemin financiar, ngase sistemi gjyqësor në Kosovë është problem nacional. Sektorin bankar
në Kosovë, lëndët e papërfunduara në gjykata kanë efekte zingjirore jo vetëm për bankat, por edhe
për ekonominë e Kosovës, ngase ato nxitin lindjen e burokracisë dhe korupsionit. Efekti i gjykatave,
bënë që bankat të ngrisin dozën e pasigurisë finaciare, duke rritur normat e interesit për kredi dhe
njëheritë kjo ka efekt negative për ekonominë e Kosovës, duke zvogëluar konsumin bankar dhe atë
të përgjithshëm dhe duke i bërë bankat komerciale më pak të besueshme për konsumatorët, ngase
produktet bankar kanë efekt në protofolin e konsumatorit.
Ekonomia jostabile dhe e pazhvilluar, pozicioni gjeografik qendror në gadishullin ballkanik, e
shumë parametra të tjerë ekonomik, financiar, kulturor, religjiozë, politik, social, e të tjerë, e bënë
Kosovë një vend të riskut të shpërlarjes së parasë, dhe fakti që në Kosovë, krysisht ekonomia e
Kosovës bazohet në kesh, që e pamundëson mbikqyrjen e këtyre transaksioneve, krijonë mundësi,
që bankat të Kosovë të jenë të atakuar më depozita të dyshimta, që nuk ju dihet prejardhja e tyre,
edhe pse kohëve të fundit mekanizmat relevant kanë marr disa hapa, përsëri kjo mbedet sfidë si për
bankat në Kosovë, poashtu edhe për shtetin e ri të Kosovës.
Mbizotërimi i sektorit bankar në Kosovë, me pronësi të huaj, rritë rrezikun e ndikimit të
zhvillimeve makro-finaciare të bankave jashtë Kosovës, të cilat kanë degët e tyre në Kosovë, ngase
zhvillimit e ndryshme ekonomike, sociale e politike kanë efekt indirekt në punën e degëve të tyre në
Kosovë.

580
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pra, përgjithësisht sektori bankar i Kosovë atakohet me rreziqe operacionale, të kredisë, të


likuiditetit dhe operacionale, mirëpo rreziku i kredisë është më i madh, nga fakti i ndikimeve të
shumë faktorëve, e ndërkëto, të lartpërmendura.

4.Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës

Sektorti bankar i Kosovës, përgjithësisht veçohet me një stabilitet të qëndrueshëm financiar,


ndërsa shikuar në këndvështrimin e ndikimit në ekonominë e Kosovës thuajse ka efekt krejt tjetër.
Mirëpo, analiza ekonomiko-financiare e rolit dhe ndikimit, që ka pasur sektori bankar në ekonominë
e Kosovës, kërkon patjetër, që të ndahet në 3 periudha ose etapa të zhvillimit të ekonomisë së
Kosovës.

4.1.Etapa e I-rë (2000-2004)

Kosova, pas përfundimit të luftës kishte një gjendje emergjente ndërkombëtare humanitare,
ku ekonomia ishte në shkallën e shkatërimit total, ndërmarrjet shoqërore mbi 95% ishin jashtë
funksionit, bizneset fillon nga zeroja, kishte shumë pak banka komerciale me norma të interesit
shumë të larta, etj., dhe kjo gjendje padyshim, kishte impakt në sektorin bankar të asaj periudhe ku
fillojë nga pika zero. Krysisht, roli që kishte sektori bankar ishte në konsolidimin e sektorit financiar
në Kosovë dhe vendosjen e parimeve bankar në një shoqëri, të sapo dalur nga lufta shkatrimtare.
Prandaj, me të drejtë roli që pati sektori bankar në etapën e pare ishte ndihmës dhe bazament për
ekonominë e Kosovës, mirëpo me norma enorme të interesit, norma e kredive afatgjate për biznese
ishte 14.3%, normat për kreditë e tjera 15.9% dhe norma për kredi konsumatore 12.3% (Raporti
Vjetor i Punës 2004, ABPK). Periudhën e parë, dominojnë kreditë afatshkurtëra dhe ato të
konsumatorëve (komitetëve).

4.2.Etapa e II-të (2005-2008)

Periudhë në të cilën, sektori bankar luajti rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e


Kosovës, ngase bankat filluan të zgjerojnë gamen e produkteve dhe shërbimeve bankare, numri i
bankave komerciale u rritë, poashtu çasja e publikut (komitetëve) ishte më e madhe. Edhe pse, kjo
periudhë karakterizohet me rritje të shërbimeve dhe cilësisë së shërbimeve, prapseprapë bankat
ende nuk e zvogëlonin normë e interesit, si për kredi komerciale dhe për ato familjare (individuale).
Kjo pengesë, padyshim që është paraqitur gjatë gjithë periudhës së operimit të të gjitha bankave në
Kosovë dhe kjo është një pengesë reale për rritje ekonomike të Kosovës. Në këtë periudhë, normat e
interesit filluan të zvogëlohen në një masë, por jo në shkallën e dëshiruar të ekonomisë së Kosovës.

581
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4.3.Etapa e III-të (2009-2013)

Periudhë, në të cilën sektori bankar i Kosovës fillon të krijojë hapat e parë të rrugëtimit
bankar. Pas themelimit zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2008, sektori bankar fillon të
merr formën faktike bankare, duke ndërtuar institucione bankare funksionale dhe llogaridhënëse.
Më poshtë do të pasqyrojmë strukturën e kredive sipas industrisë, nga viti 2005-2012:
Grafiku 1. Struktura e Kredive sipas Industrisë, 2005-2008
Burimi: ABPK, AQBK (2005, 2006, 2007, 2008)
Kjo etapë nuk dallon nga aspekti i ndikimit në ekonominë kosovare shumë, ngase ekonomina
e Kosovës nuk ndryshon në shkallë të pritshme, por ka vetëm disa indikacione të një rritje të lehtë
ekonomike dhe të një ulje simbolike të deficitit buxhetor dhe tregtar dhe kjo padyshim krijon
pamundësi të një ndikimi efikas në ekonomi, pra roli i rritjes ekonomike dhe i zhvillimit ekonomik
janë elemente përcaktuese të ndikimit të sektorit bankar në ekonomin e një vendi dhe si të tilla
krijon parakushte të ndikimit të proceset ekonomike.

Shërbimet
Tjera 2005 Bujqësia 2006
Firmat 3.4%
12.6%
Ndërtimta Prodhues
ria e
6.6% 20%
Minierat
0.1%
Bujqësia
3.2%
Tregtia Shërbime Tregtia
64.4% tjera 62.7%
Industria 13.8%
12.4%

2007 2008
Firma Shërbime
Prodhues Tjera
25.9% 22.22%

Minierat
0.1%
Bujqësia
4.1%
Tregtia Tregtia
Shërbime 58.5% Industria 55.92%
Tjera 10.4%
11.7%
Bujqësia Ndërtimta
3.9% ria
7.26%
Sektori bankar në këtë periudhë kryesisht fillojë të jetë një hapë me vendet e tjera në rajon,
për sa i përketë fushëveprimit bankar, ku filluan procesin e çasjes online të produkteve dhe
shërbimeve bankar, oferta të reja bankare për produktet e njejta bankare, të cilat në thelb nuk

582
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndryshon në rritjen e kërkesës së produkteve bankare, ngase kishin norma të interesit të larta dhe
kostoja për kredi afatgjate ishte kolosale për bizneset kosovare.
Kjo periudhë nuk karakterizohet me ndonjë ndryshim të madh në shpërndarjen e kredive tek
llojet e industries në Kosovë, ku më poshtë do të shohim se çfarë shkalle arrrinë këto vlera.

Grafiku 2:Struktura e kredive sipas Industrisë, 2009-2012

Burimi: BQK (2009, 2010, 2011, 2012)

Duke u bazuar në këto statistika të BQK-së, atëherë shohim mjaftë mirë se sektori bankar i
Kosovës është e mbipopulluar me kredi të shërbimeve (konsumatorëve, tregtia individuale, tregtia
me pakicë dhe shumicë), dhe nga kjo mund të nxjerrim një përfundim real, që kreditë familjare janë
shumë më të mëdha sesa ato të bizneseve, ngase ato në vitin 2013 arrinë vlerën e përgjithshme të
kredive 31.2% (BQK, 2013), që është një parametër tregues, që bankat në Kosovë nuk kanë një
profilë të qartë, të asaj që quhet kategorizim i bankave bashkëkohore, ku dominim apsolutë kanë
bankat komerciale, e që për Kosovën nuk janë profilë i një rritje ekonomike stabile.
Prandaj, sektori bankar në Kosovë, kryesisht është i profilizuar në kredi familjare dhe kredi
individuale tregtare me norma të larta të interesit, ndërsa Kosova ka nevojë për banka të

Tjera
2009 2010
14.6% Tjera
Bujqësia 19.4%
4%
Bujqësia
3.7%
Tregtia Tregtia
Industria 56.4% 50.8%
25%
Industria
26.1%

2011 2012
Tjera Tjera
19% 18.8%

Bujqësia Bujqësia
3.5% 3.7%
Tregtia Tregtia
52.7% 53.2%
Industria Industria
24.8% 24.3%

specializuara, që kanë profilë kredi të ndërmarrjeve dhe që ofrojnë kushte dhe norma efektive, për
kushtet dhe gjendjen ekonomike në të cilën gjindet Kosova.

Konkluzione

583
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sektori bankar i Kosovë, siguron një stabilitet të qëndrueshëm financiar, duke gërshëtuar me
një dominim total të bankave të huaja, të cilat kanë kapital nga vendet e ndryshme të Europës.
Roli i sektorit bankar të Kosovës në ekonominë e saj, nuk sjell rritjet ekonomike, varfëron
qytetarët e varfër të Kosovës, ngulfat familjet dhe bizneset kosovare me norma të larta të interesit
dhe me kohëzgjatje të shkurtër të kthimit të kredisë, nuk hapë mundësi të kategorizimit të kredive,
duke ofruar kredi të profilizuara në rritje, ngadalëson zhvillimin ekonomik të Kosovë, krijon mangësi
në sektorin financiar të Kosovës, ndërsa nga ana e bankave kjo situatë është në horizont të kundërt
me efektin, që kanë në ekonominë e Kosovë, ku kanë profitë të lartë nga komitentët e tyre,
sigurojnë stabilitet financiar dhe likuiditet për bankat e tyre, krijojnë bazë për rritje të kredive të
kqija, këto mund të jenë disa nga efektet, që ka sjell dhe që po sjell sektori bankar në Kosovë.
Pra, roli i bankave në Kosovë, karshi ekonomisë së saj, nuk është në elemente të ndryshimit,
apo të përmisimit të gjendjes ekonomike të Kosovës, përkundrazi është në dëm të saj dhe krijon
profitë dhe benifite në krahë të qytetarëve të Kosovës, dhe si e tillë nga bankat në Kosovë, kërkohet
të shtohen format e reja bashkëkohore të kredisë dhe, që synimi të jetë ndikimi në ekonomi dhe jo
profiti, ku krijon një situatë delikate për rritje dhe zhvillim ekonomik, prandaj sektori bankar në
Kosovë nuk kontribon as në rritje ekonomike, e as në zhvillim ekonomik.

Referencat

1) Mr.sc. Rushit, K. (2007) “Paraja dhe Bankat”, Ferizaj;


2) UNMIK. Raporti Vjetor (2004) Prishtinë: Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës;
3) UNMIK. Raporti Vjetor (2005) Prishtinë: Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës;
4) Qeveria e Kosovës. Raporti Vjetori (2006) Prishtinë: Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës;
5) Qeveria e Kosovës. Raporti Vjetori (2007) Prishtinë: Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës;
6) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2008) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
7) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2009) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
8) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2010) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
9) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2011) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
10) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2012) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
11) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2013) Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës;
12) Web faqja zyrtare (Shoqata e Bankave të Kosovës) http://bankassoc-kos.com/ ;
13) The Kosovo Banker, “Bankat dhe Ligjet”. Numër 05, Shoqata e Bankave të Kosovës. Qershor,
2014;

584
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Lirim Lani - Konceptet bazë të zhvillimit ekonomik

Lirim Lani
Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë
lirimlani_1994@hotmail.com

Abstrakt

Termi zhvillim ekonomik është termë që keqkuptohet dhe interpretohet në mënyra të


ndryshmve, në varësi të interesave ditore dhe atyre ekstreme. Konceptimi i termit zhvillim ekonomik
përshkon një procesë, që ka kohëzgjatje dhe vazhdimësi të gjatë, nuk mund të arrihet për 5 ose 10
vite, por arrihet duke përmbushur premisat ekonomike dhe shoqërore, duke ndikuar në jetën e çdo
personi të atij vendi, pra koncepti bazë i zhvillimit ekonomik është se nuk ka periudhë se kur mund
të arrihet, dhe varet prej shumë faktorëve ndikues dhe përcaktues në arritje të zhvillimit ekonomik.
Problematika e trajtimit të këtij termi ekonomik, qëndron në faktin se shumë vende
konceptin e zhvillimit ekonomik e shikojnë në mënyra të ndryshme, dhe në domethënie të
ndryshme, ndërsa punimi do të bazohet në konceptët dhe domethëniet, që janë konsenzus i
organizatave ndërkombëtare ekonomike, të cilat kanë vendosur perimetrinë bazë dhe ndërtues të
zhvillimit ekonomik, duke mundësuar ndryshimin në disa pika, që varen nga përcaktimi i politikave
ekonomike të shteteve, të cilat do të trajtohen në punim.
Parametrat ndërtues të zhvillimit ekonomik janë shumë krucial në arritjen e parakushteve
për një zhvillim ekonomik, dhe këto parametra përfshinë fushat e ndryshme, si: investimi në
projekte, që sjellin dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve pas përfundimit të atij projekti ekonomik,
rritja e shkallës së edukimit, zhdukja e analfabetizmit, mos ekzistenca e varfërisë ekstreme, rritja e
GDP-së për kokë banori, dhe shumë faktorë tjerë, që janë elemente deri tek arritja e konceptit
zhvillimi ekonomik.
Termi “Zhvillim”, nënkuptonë procesin e kalimit nga shkalla më e ulët në shkallën më të
lartë, dhe duke ja bashkangjitur fjalën ekonomi, që përfshin fusha të ndryshme jetësore, si: bujqësia,
arsimi, teknologjia, industria, shoqëria, e tjera, konkludojmë që termi “Zhvillim ekonomik”,
nënkuptonë arritjen e një shkalle të lartë në të gjitha fushat e jetës së njeriut, e jo vetëm të sektorit
ekonomik.

Fjalët Kyçe: Zhvillim ekonomik, Rritje Ekonomike, Investime Kapitale, Kohëzgjatje, Rritje silëcore dhe
sasiore

1.Hyrje

Atributet e zhvillimit ekonomik janë pothuajse të shumta në aspektin ekonomik, dhe në atë
social, mirëpo në gërshetimin e tyre sjellin parime të politikave makroekonomike dhe në politikat
zhvillimore-sociale. Sot, vëmendje e ekonomisë botërore është koncentruar në zgjidhjen e probleme
sipërfaqësore ekonomike, duke anashkaluar premisatë bazë të ekonomisë, rritja dhe zhvillimi në
funksion të lehtësimit të jetës së njerëzve.
Punimi në fillim do të lëshohet në definicionin e zhvillimit ekonomik, në atë se si nobelistët e
ekonomisë e definojnë termin zhvillim ekonomik, dhe më pastaj duke bërë dallimin në mes rritjes
dhe zhvillimit ekonomik. Konceptët e përgjithshme do të trajtojë i gjithë punimi, me bashkangjitje të
mënyrave më të mira të arritjes së një ekonomie funksionale, me praktikat evropiane dhe të
hemisferës veriore.

585
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe botës, ekonominë janë duke e shfrytëzuar për qëllime
krejtë jo praktike për funskionin dhe detyrën që ka ekonomia, duke ja mfeshur zhvillimit ekonomik,
problemet globale, mirëpo zhvillimi ekonomik nuk sjell mrrekulli, por sjellë funksionin normal të
shtetit, e që sot po definohet si zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, që në terminologjin ekonomike
nuk ekziston ky term, por ky term lindi nga konsumi politik, ngase zhvillim i qëndrueshëm ekonomik
është term i përdorur vetëm nga politikanët.

2.Definicioni i zhvillimit ekonomik

Aktualisht është vështirë të thuash se cili shtet është i zhvilluar, e cili jo, ngase sot zhvillimi
ekonomik është sinonim i rritjes ekonomike, mirëqenies ekonomike, ndryshimeve laike 563 dhe
progresit ekonomik. Të përcaktosh shtetet, për nga zhvillimi ekonomik, kërkon që analiza jonë të
drejtohet në dy drejtime:

1. Përcaktimi i zhvillimit ekonomik, nënkupton se çfarë politikash dhe drejtimesh ndjek një
shtet drejt arritjes së zhvillimit, dhe se çfarë mentaliteti të zhvillimit kanë arritur, dhe;
2. Niveli global i ekonomisë, përcakton se në cilën shkallë apo nivel ka arritur, që të jetë
ekonomia e saj në niveli global dhe se a është ekonomia e saj krahasuese me të tjerat.

Pra, definicioni i zhvillimi ekonomik ndryshon, varësisht nga shtetet dhe politikat ndërtuese
që përdorin për ekonomit e tyre, e gjithashtu se sa investojnë në arritjen dhe përmbushjen e
objektivave ekonomike, ngase shtetet janë ato që e definojnë zhvillimin ekonomik. Por, indikatorët si
shëndeti, që reflekton drejtpërdrejt në kualitetin e burimeve njerëzore në shoqëri, ambienti, ndikon
në klimën që është mjaftë e rëndësishme për zhvillimin dhe operimin e bizneseve, janë elemente të
përcaktimit të zhvillimit ekonomik.
Shtetet e ndryshme kanë prioritete të ndryshme në politikat e tyre zhvillimore. Objektivat e
shteteve mund të jenë rritja e shëndetit kombëtar, ose ngritja e standartit jetësor për shumicën e
popullsisë, rritja e sigurisë kombëtare, etj..
Para së të definojmë termin zhvillim ekonomik, kemi nevojë të kuptojë se zhvillimi
ekonomik, pa zhvillim njerëzor nuk realizohet, në bazë të OKB-së “Zhvillimi Njerëzor” matet nga
jetëgjatësia, çasja në tre nivelet e edukimit, të ardhurat mesatare, pra koncepti zhvillim njerëzor
përfshin aspektet nga shëndeti i tyre deri tek ekonomia dhe liria e tyre.
Nuk është e lehtë të japësh të qartë definicionin e zhvillimit ekonomik, por shumë studiues
këtë të fundit e shohin ndryshe dhe e definojnë ndryshe.
Në bazë të Prof.Meier dhe Baldwin: “Zhvillimi ekonomik është proces, përmes të cilit të
ardhurat kombëtare rriten përgjatë një periudhe të gjatë”(Northeast-Mildwest Institute, 2004). Ky
definicion ka 3 elemente: a) Procesin; b) Të ardhurat kombëtare; c) Periudhë e gjatë, kjo e fundit
mund të referohet në disa periudha kohore të ndryshme, varësisht ka kontesti, kur i shtojmë faktin
që shumica e bizneseve ciklin e plotë të punës e përmbushin nga 6 deri në 13 vjet, mund të
referohet edhe në këtë periudhë, mirëpo autorët e definicionit theksojnë një rritje të të ardhurave
kombëtare më së paku 25 vjet. Pra, ky definicion vë në pahë se zhvillimi ekonomik synon rritjen e të
ardhurave dhe realizimi i saj kërkon një periudhë të gjatë kohore.
Poashtu, Prof.Bachanan dhe Ellis: “Zhvillimi nënkupton zhvillimin e potencialit real në zonat
nën-zhvillim, duke përdorur investime për të pasur efekt në ndryshimin, që ndikon në rritjen e të
hyrave për person”(Northeast-Mildwest Institute, 2004). Investimet në këtë definim janë afatgjatë
dhe arrinë shkallën e mbulimit të të hyrave për kokë banori, apo shprehur në formulë:

563 Termi “ndryshim laik” ka kuptimin e kalimit nga një sistem ekonomik në tjetrin, për shembull nga
kalimi i sistemit socialist në atë kapitalist.

586
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ΔAK > ΔMP


AK- Të Ardhurat Kombëtare;
MP- Madhësia e Popullsisë.

Nga formula lartë kuptojmë që të ardhurat kombëtare duhet të jenë më të mëdha se sa


numri i popullsisë së atij vendi, e kundërta sjellë varfëri dhe vendi është i pazhvilluar, dhe baraz
vendi është vend në zhvillim.
Komiteti i ekspertëve të OKB-së, konceptin e zhvillimit ekonomik e koncepton në këtë
mënyrë: “Zhvillimi nuk përfshin vetëm përmbushjen e kërkesave bazike të njeriut, por përmisimin e
kushteve të jetës. Zhvillimi nuk është vetëm rritje ekonomike, por rritje plus ndryshimi social,
kulturor dhe institucional sikur në hapë me ekonomin”.
Definimi i termit zhvillim ekonomik ngërthen në vete shumë elemente dhe karakteristika,
varësishta nga këndvështrimi dhe qëllimi, mirëpo si atribute të përbashkëta janë:

 Përceptimi i zhvillimit ekonomik, shumë vende zhvillimin ekonomik e përceptojnë


në bazë të objektivave makroekonomike të vendeve përkatëse, apo të politikave
ndërtuese ekonomike, prandaj përceptimi është element, që krijohet nga kultura,
politika ekonomike dhe sociale e një vendi;
 Kohëzgjatja, zhvillimi është procesë, që kërkon kohë të gjatë për tu arritur, mirëpo
sa mund të zgjatë dhe kur mund të arrihet është më shumë element teorik se sa
praktik, ngase disa shtete edhe pse kanë rritje ekonomike mbi 10% në vitë, nuk kanë
zhvillim ekonomik, mirëpo konkludim i përbashkët është se zhvillimi ekonomk
përfshinë periudhë afatgjate;

3.Rritja dhe zhvillimi ekonomik

Të bësh një analizë diferencuese është mjaftë e lehtë teorikish, mirëpo politikat globale
ekonomike kanë determinuar rrugën e rrijtes dhe zhvillimit ekonomik, padyshim këto dy elemente
janë bazë e një mirëqenie dhe katalizatorë të shëndoshë ekonomike.
Rritja ekonomike më shumë është element që i referohet aspektit kuantitativ, apo ngritjen e
një sektori të prodhimit ose shërbimit, aktualish rritja ekonomike matet nga ngritja e produktit
kombëtar dhe të hyrave për kokë banori, pra, janë elemente të jashtme ekonomike, që i referohen
numrave dhe statistikave për qëllime të përcaktimit të politikave mikroekonomike dhe
makroekonomike, duke sjellur efekt në zhvillimin ekonomik.
Dallimi në mes rritjes dhe zhvillimit ekonomik është konceptual dhe përmbajtësor, si nga
fusha ekonomike, edhe nga ajo sociale. Së pari, mospërputhja qëndron në aspektin kohë, ku rritja i
referohet parametrave ekonomik, që maten gjatë një viti, ndërsa zhvillimi ekonomik është procesë
afatgjatë, së dyti rritja ekonomike i referohet vetëm studimit të fushës ekonomike, ndërsa zhvillimi
ekonomik përfshinë anën ekonomike dhe fushat e tjera përcjellëse ekonomiko-sociale, mirëpo
dallimet në thelbë janë të kuptueshme, ndërsa në përmbajtje janë më dimenzionale dhe vertikale,
prandaj rritja dhe zhvillimi ekonomik janë elemente të ekonomisë bashkëkohore, por dallojnë dhe
nuk kanë të njejtën pikë përshkrimi, mirëpo ndihmojnë njëra tjetrën, ngase rritja ekonomike është
konceptë i zhvillimit ekonomik, ngase rritja e të ardhurave për kokë banori është indikatorë i
zhvillimi ekonomik.
Pra, rritja përcakton anën teknike ekonomike, ndërsa zhvillimi ekonomik përfshin elementet
e mirëqenies, sigurisë, ndryshimit dhe progresit ekonomik.

587
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4.Konceptet e zhvillimit ekonomik

Një shtet i zhvilluar ekonomikisht, padyshim që mundëson kushte të jetës të mira, duke
përmbushur ato me bazike deri tek më lukzose, krijimin e një mirëqenie të përgjithshme shoqërore,
ku çdo personë e gëzon një jetë normale, shëndetësi funksionale dhe me standarte të larta të
operimit të problemeve shëndetësore, me ofrim të kushte të larta profesionale dhe teknike, arsim
cilësor, e jo sasior, ku një i diplomuar përmbushë të gjitha atributet e kërkesave të tregut, njëkosisht
çasje në të gjitha nivelet akademike, këto janë disa nga karakteristikat e zhvillimit ekonomik, apo
standarte globale të zhvillimit.
Në vazhdim do të analizojmë parimet ose konceptet, që janë njohje reale e termit zhvillim
ekonomik, ku sot bota e zhvilluar, këto koncepte i fuqizonë çdo ditë:

1. Industria, të gjitha shtetet e zhvilluara ekonomikishtë objektivë kryesore të


ekonomisë së tyre e vendosin sektorin e industrisë, ngase shekulli XX dhe XXI janë
epoka e zhvillimeve të reja tekonologjike, që bazën e implementimit e kanë në
industri. Industria, sot është element që ndan hemisferën perëndimore dhe lindore,
sepse shumica e të hyrave në vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerikës Veriore
gjenerohen nga industria, shembull konkret është Anglia që nga industria gjeneron
50% të hyrave kombëtare, ndërsa vendet e lindjes ekonominë e bazojnë në bujqësi,
që është element i prodhimit të ekonomisë klasike, sikur India që 30-40% të hyrave
kombëtare i gjeneron nga bujqësia. Pra, industria është atributë i gjenerimit të
prodhimit dhe rritjes së të hyrave kombëtare, duke implikuar teknonologji të reja, që
rrisin kualitetin dhe zvogëlojnë kohën e prodhimit të produkteve, për dallim nga
mënyrat klasike. Në vendet me zhvillim të vogël, 45-70% e fuqisë punëtore punon në
bujqësi, 10-25% në industri, dhe 15-35% në biznese shërbyese, ndërsa në vendet e
zhvilluara 5-10% e fuqisë punëtore punon në bujqësi, 20-30% në industri dhe 60-
75% në biznese shërbyese (Economic Development (Cambridge), 2006);
2. Kapitali, një shtet i zhvilluar nuk mund të funksionon pa kompani të fuqishme, e pas
këtyre kompanive të fuqishme qëndron një kapital i madh investues. Vendet e
zhvilluara kanë shkallën nga 20-25% të GDP-së, prej investimeve, e këto padyshim që
janë elemente të botës së zhvilluar;
3. Nataliteti i ulët i popullsisë, vendet e zhvilluara, si SHBA-të, dhe shtetet e tjera të
BE-së kanë shkallë të ulët të natalitetit, sepse kanë shkallë të ulët të lindjeve, e
përcjellur nga shkalla e ulët e vdekjeve. Ofrimi i shërbimeve të larta dhe kualitative
shëndetësore, arsim cilësor, mundësi të punësimit me paga të larta, kanë krijuar
mundësinë e zvogëlimit të natalitetit, për shumë arsye, por më kryesorja
përkushtimi në orar të zgjatur, pamundëson një përkujdesje më të madhe familjare;
4. Arsimi, padyshim elementi thelbësor i zhvillimit ekonomik është zhvillimi njerëzor, e
kjo e fundit arrihet me një edukim cilësor, ku individit i mundëson që të jetë i aftë në
çdo aspektë shkencoro-teknologjik. Vendet e pazhvilluar shkallën e edukimit e kanë
deri në 61%, vendet në zhvillim e sipër deri në 90%, dhe vendet e zhvilluar shkalla e
edukimit është maksimale, 100% (Economic Development (Cambridge), 2006). Një
qytetar i edukuar mirë kontribon në rritjen e të hyrave dhe produktivitetit, që sjellë
investime të larta në vend.
5. Shëndetësia, duhet të krijojë kushte dhe kualitet të lartë, që të përgjigjet për çdo
llojë sfide shëndetësore, pra sistemi shëndetësor duhet të krijojë kushte që paciente
të ketë kualitet të lartë të shërimit dhe kushte të mira të qëndrimit, gjatë procesitë
të shërimit;
6. Rritja Ekonomike, padyshim rritja e të ardhurave për kokë banori është element
thelbësor i përmbushjes së atributeve të lartë përmendura, dhe si e tillë krijonë
mundësi të përmbushjes sa më të lehta të objektivave makroekonomike të një

588
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shteti. Në bazë të Bankë Botërore, shtetet në propocion me rritjen ekonomike


ndahen në këto kategori (Economic Development (Cambridge), 2006):
I. Rritje ekonomike e ulët, deri në 1,000$ për kokë banori;
II. Rritje ekonomike e mesme e ulët, 1,000$-3,000$ për kokë banori;
III. Rritje ekonomike e mesme e lartë, 3,000$-9,000$ për kokë banori;
IV. Rritje ekonomike e lartë, mbi 9,000$ për kokë banori;

Parimishtë, konceptët e lartë përmendura janë bazë për zhvillim ekonomik, mirëpo nuk
nënkupton që janë të përfshira të gjitha elementet tjera të zhvillimit ekonomik, ngase dimensioni i
zhvillimit ekonomik është i gjërë dhe kërkon një përmbledhje shumë më të madhe, prandaj këto
koncepte janë parime bazë.

Konkluzione

Termi “Zhvillim”, nënkuptonë procesin e kalimit nga shkalla më e ulët në shkallën më të lart,
dhe duke ja bashkangjitur fjalën ekonomi, që përfshin fusha të ndryshme jetësore, si: bujqësia,
arsimi, teknologjia, industria, shoqëria, e tjera, konkludojmë që termi “Zhvillim ekonomik”,
nënkuptonë arritjen e një shkalle të lartë në të gjitha fushat e jetës së njeriut, e jo vetëm të sektorit
ekonomik.
Definicioni i zhvillimi ekonomik ndryshon, varësisht nga këndi i vlerësimit, prandaj në
përgjithësi, zhvillimi ekonomik është një procesë afatgjatë dhe që përfshinë fusha të lehtësimit të
jetës së njerëzve në përgjithësi, duke siguruar mirëqenie dhe kualitet jetësor.
Dallimi në mes rritjes dhe zhvillimit ekonomik është konceptual dhe përmbajtësor, si nga
fusha ekonomike, edhe nga ajo sociale. Rritja ekonomike është pjesë e zhvillimit ekonomik, dhe
anasjelltas, mirëpo në definicion ndryshojnë në dy aspekte, e para në kohëzgjatje dhe e dyta në
fushëveprimtari.
Konceptet bazë të zhvillimit ekonomik, padyshim janë elemente të rëndësishme në
përmbushje të objektivave dhe synimeve ekonomike të një shteti, ato dallojnë varësisht nga politikat
ekonomike të shteteve, mirëpo në parim janë të njejta, këto koncepte si bazë kanë arritjen dhe
përmbushjen e objektivave ekonomike të shtetit. Konceptet bazë të zhvillimi ekonomik janë:
Industria, të gjitha shtetet e zhvilluara ekonomikisht objektivë kryesore të ekonomisë së tyre e
vendosin sektorin e industrisë, ngase shekulli XX dhe XXI janë epoka e zhvillimeve të reja
tekonologjike, që bazën e implementimit e kanë në industry; Kapitali, një shtet i zhvilluar nuk mund
të funksionon pa kompani të fuqishme, e pas këtyre kompanive të fuqishme qëndron një kapital i
madh investues; Nataliteti i ulët i popullsisë; Arsimi, padyshim elementi thelbësor i zhvillimit
ekonomik është zhvillimi njerëzor, e kjo e fundit arrihet me një edukim cilësor, ku individit i
mundëson që të jetë i aftë në çdo aspektë shkencoro-teknologjik; Shëndetësia; dhe e fundit rritja
ekonomike, sinonim i përafërt i rritjes ekonomike. Pra, zhvillimi ekonomik është procesë që vazhdon
dhe arrihet në kohë.

Referencat

1) E. Wayne Nafziger, Economic Development, Fourth Edition, Cambridge, 2006;


2) Matt Kane, Public-Sector Economic Development: Concepts and Approaches, Northeast-
Midwest Institute, November 2004;

589
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Majlinda Meminaj, Yllka Bilushi - Ndikimi i teknologjisë informative, në njohuritë dhe kulturën
shëndetsore që kanë banorët e qytetit të orikumit, rreth faktorëve riskant dhe parandalimit të
patologjisë së melanomës

Msc.Majlinda Meminaj1, Dr. Yllka Bilushi2


Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti “Ismail Qemali”, L.Pavarsia, Vlorë, Shqipëri,
majlindameminaj@yahoo.com
Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti “Ismail Qemali”, L.Pavarsia, Vlorë, Shqipëri,
yllkabilushi@hotmail.com.

Abstrakt:
Melanoma është një patologji e cila po përhapet me ritme të shpejta në ditët e sotme. Kjo patologji
nuk njihet gjerësisht nga mbarë popullata.
Melanoma është një kancer që kap në befasi shumicën e pacientëve“të saj”. Kjo vjen për shkak të
mënyrës së metastazimit, mosnjohjes së mirë të lezioneve potencialisht të shërueshme dhe atyre të
pashërueshmre. 6 Njohja e mirë e këtyre karakteristikave i ka udhëhequr kirurgët onkolog në fillim të
shekullit të XX në ndjekien e një filozofie të rezeksionit kirurgjikal dhe për melanomat me madhësi të
vogël.1
Nga të gjitha llojet e kancereve melanoma paraqet sfidën më të vështirë për tu diagnostikuar herët
dhe më pas të gjendet trajtimi korrekt për të parandaluar metastazat.
Kjo patologji diagnostikohet me anë të elementëve të saj karakteristik: ABCDE:( Asimetria, Konturi,
Ngjyra, Diametri, Evolucioni). 2
Incidenca e kësaj patologjie është rritur ndjeshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Në shumë vende të
industrializuara melanoma në këto momente është një problem emergjent i asistencës shëndetsore.
3
Megjithatë ndërgjegjësimi i popullates, njohja e elementëve riskant, puna e detajuar që po bëhet
nga mjekët në ditët e sotme jo vetëm në botë por edhe nga dermatologët Shqiptar është për tu
vlerësuar. 4
Duke qenë se Orikumi është një qytet bregdetar, dhe banorët e këtij vendi ekspozohen vazhdimisht
ndaj rrezeve diellore, është e domosdoshme që ata të kenë njohuritë e duhura rreth faktorëve
riskant, predispozues për shfaqen e Melanomës dhe mënyrat e parandalimit të kësaj patologjie.
Mënyrat e marrjes së një informacioni të detajuar shëndetsor për këtë çështje janë të shumta.
Fokusi i këtij studimi ishte përcaktimi i rolit të teknologjisë informative, në përvetsimin e njohurive
që kanë banorët e Orikumit për Melanomën (kancerin e lëkurës).

Qëllimi:
Inspektimi i rolit të Tekonologjisë Informative, në kulturën shëndetsore të banorëve të Orikumit, për
faktorët riskant dhe parandalimin e Melanomës, në mënyrë që të ngremë dhe të implementojmë
politika adekuate shëndetsore, për të optimalizuar njohuritë e këtyre banorëve rreth kësaj
patologjie.
Materiali dhe metodat:
Ky studim është deskriptiv sepse është paraqitur një përshkrim i detajuar i njohurive që kanë
banorët e qytetit të Orikumit rreth faktorëve riskant dhe parandalimit të kësaj patologjie. Mund të
themi se është i aplikuar sepse; rezultatet përfundimtare të nxjerra nga ky studim, kemi mundësinë
që ti implementojmë në plane trajnuese për këta banorë, dhe ti zbatojmë në përshtatje me nevojat
informuese që ata kanë.
Territori i përzgjedhur për të realizuar këtë studim ishte pikërisht qyteti i Orikumit.
Popullata e përgjithshme e këtij studimi përfshin banorët e këtij qyteti.
Mostra e cila u përfshi në këtë studim u zgjodh me metodën jo-probabilitare.
Ishte e tillë sepse praktikisht nuk njihej probabiliteti i individëve që do të përfshiheshin në mostër. 5
Në këtë studim u zgjodh të përjashtoheshin të gjithë individët me ngjyrën e lëkurës të errët për vetë

590
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

faktin se ata janë më pak të predispozuar për tu prekur nga melanoma. Instrumenti kryesor që do të
përdorej për mbledhjen e të dhënave ishte një pyetësor i vet-administruar. Ky pyetësor ishte
përpiluar në bazë të literaturës bashkëkohore, por duke u pasur parasysh popullatën ku do të
realizohej studimi ynë.
Pre-testi që u realizua me një mostër të vogël banorësh na demostroi se ishte një pyetësor i
përpiluar mirë dhe se banorët që e plotësuan atë nuk patën keqkuptime ose ekuivoke. Kështu që
pre-testi rezultoi i suksesshëm dhe ishte gati për administrimin faktik të tij.
Gjithsej u shpërndan 255 pyetësor, dhe mostra paraprake e studimit ishte e plotë, pra të 255
individët pranuan se do ti përgjigjeshin pyetësorit. Ndërkohë që kur erdhi dhe momenti final i
mbledhjes së pyetësorit të shpërndarë u pa se ishin vetëm 224 pyetësorë të plotësuar brenda
normativës optimale, pra mostra faktike ishte 224 banorë.

Rezultatet:
Në bazë të përpunimit statistikor të realizuar për këtë studim u arritën të përftoheshin rezultatet e
mëposhtme:

Njohuri rreth terminacionit të patologjisë


Po Jo
A e dini çështë Melanoma 28.1 % 71.9 %

Po kur u themi kancer lëkure e 83.5 % 16.5 %


dini çështë

Tab.nr.1: Njohuri rreth terminacionit të patologjisë


Njohuri rreth faktorëve riskant
Po Jo
A i njihni faktorët riskant të 78.1 % 21.9 %
Melanomës (kanceri i lëkurës)
A ndikon ngjyra e lëkurës në 53.1 % 46.9 %
shfaqen e Melanomës
A ndikon numri i nevuseve 74.6 % 25.4 %
(nishaneve) në shfaqen e
Melanomës
A ndikon ekspozimi për një 86.2 % 13.8 %
kohë të gjatë nën rrezet
diellore në shfaqen e
Melanomës
A ndikon përdorimi i solarit në 62.1 % 37.9 %
shafqen e Melanomës

Tab.nr.2: Njohuri rreth faktorëve riskant

Njohja e masave mbrojtëse parandaluese


Po Jo
A njihni ndonjë masë mbrojtëse 87.9 % 12.1 %
parandaluese për përhapjen e
Melanomës

591
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tab.nr.3: Njohja e masave mbrojtëse parandaluese

Burimi i marrjes së informacionit


Interneti (kompjuteri) 60.3 %
Fushata propaganduese mjeksore 11.6 %
Libra, Revista 28.1 %

Tab.nr.4: Burimi i marrjes së informacionit

Në bazë të rezultateve të përftuara nga përpunimi statistikor i të dhënave të këtij studimi vihet re se:
Kur u pyetën banorët pjesmarrës në këtë studim se a e dinin se çishte Melanoma 28.1% u përgjigjën
po dhe 71.9% u përgjigjën jo. Në pyetjen e radhës atyre iu kërkua të përcaktonin nëse e dinin se
ç’ishte kanceri i lëkurës; 83.5% deklaruan po dhe 16.5% thanë jo.
Më tej u investiguan njohuritë që kishin banorët rreth faktorëve riskant të melanomës. Në pyetjen e
përgjithshme se nëse këta banorë i njihnin faktorët riskant të Melanomës 78.1% deklaruan po dhe
21.9% deklaruan jo. Më tej banorëve pjesmarrës në këtë studim iu drejtuan pyetje më konkrete në
lidhje me faktorët riskant të kësaj patologjie. Ata u pyetën se nëse ngjyra e lëkurës ndikon në
shfaqen e melanomës; dhe 53.1% e pohuan këtë fakt dhe 46.9% e mohuan një fakt të tillë. Një
pyetje tjetër ishte se a ndikon numri i nevuseve në trupin e një individi në shfaqen e melanomës dhe
74.6% deklaruan po dhe 25.4% deklaruan jo. Më tej në lidhje me faktin se a ndikonte ekspozimi për
një kohë të gjatë nën rrezet diellore në shfaqen e Melanomës 86.2% deklaruan po dhe 13.8% e
mohuan një fakt të tillë. Kurse për ndikimin e solarit në shfaqen e melanomës 62.1% e pohuan një
fakt të tillë dhe 37.9% e mohuan ndikmin e solarit në shfaqen e Melanomës.
Në momentin që banorët e Orikumit, pjesmarrës në studimin tonë, u pyetën se a njihnin ata ndonjë
masë mbrojtëse parandaluese për shfaqen e melanomës 87.9% u përgjigjën po dhe 12.1% u
përgjigjën jo.

Në pyetjen e radhës e cila kishte një vlerë të rëndësishme në pyetësorin tonë ishte dhe fakti se nga e
kishin marrë të gjithë informacionin rreth kësaj patologjie këta banorë. 60.3% e tyre u përgjigjën se
këtë informacion e kishin marrë nga sistemi kompjuterik, më konkretisht nga interneti. 11.6%
pohuan ta kishin marrë informacionin nga fushatat propaganduese mjeksore, dhe 28.1% nga librat
dhe revistat e ndryshme që ata lexonin shpesh herë.

Konkluzionet:
Nga analizimi i studimit u konkludua se :
Pjesa më e madhe e banorëve pjesmarrës në këtë studim nuk e dinin se çfarë ishte melanoma. Por
kur terminacioni mjeksor melanomë u zëvendësua me termin “kancer i lëkurës”, pjesa më e madhe
e banorëve pohuan se kishin informacion për kancerin e lëkurës dhe e dinin se çfarë domethënie
kishte ky term. Pra në këtë pikë vëmë re se terminacioni mjeksor përbën një vështirësi për banorët
pjesmarrës në këtë studim.

Në lidhje me njohuritë që banorët e qytetit të Orikumit që u bënë pjesë e këtij studimi, kishin rreth
faktorëve riskant të melanomës mund të themi se pjesa më e madhe e tyre kishte një informacion të
bollshëm rreth kësaj çështje. Përqindja më e madhe e banorëve pjesmarrës i njihnin faktorët riskant
të melanomës, mendonin se ngjyra e lëkurës ndikon në shfaqen e melanomës, numri i nevuseve,
ekspozimi ndaj rrezeve diellore dhe përdorimi i shpeshtë i solarit janë faktorë predispozues për
shfaqen e kësaj patologjie. Këto janë njohuri që banorët e kësaj zone i posedonin deri diku në nivele
të kënaqshme.
Gjithashtu një pikë tjetër e këtij studimi ishte dhe fakti nëse banorët e Orikumit njihnin ndonjë masë
mbrojtëse parandaluese. Dhe në këtë rast shumica e tyre deklaruan se po i njihnin masat mbrojtëse
paranadaluese kundrejt kësaj patologjie.

592
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimi i marrjes së informacionit rreth kësaj patologjie ishte një tjetër çështje e rëndësishme e këtij
studimi. Pas analizimit të pyetësorëve u pa se përqindja më e madhe e këtyre banorëve e merrnin
informacionin rreth kësaj patologjie nga sistemi kompjuterik, konktretisht nga navigimi i
vazhdueshëm në internet. Pjesa tjetër e merrnin këtë informacion nga leximi i vazhdueshëm i librave
dhe një përqindje shumë e vogël krahasuar me dy alternativat e tjera, deklaruan se këtë informacion
e merrnin nga propagandat shëndetsore. Pra vihet re një ndikim i rëndësishëm i teknologjisë
informative në njohuritë që banorët e qytetit të Orikumit kishin për patologjinë e Melanomës.

Rekomandimet:
Në bazë të rezultateve dhe konkluzioneve të këtij studimi mund të realizojmë edhe disa
rekomandime.
Në këtë studim u vu re se pjesa më e madhe e pjesmarrësve kishin paqartësira në lidhje me
terminacionin mjeksor të Melanomës. Prandaj do të ishte konveniente nëse fushata të shumta
informuese mjeksore do të realizoheshin në këtë popullatë. Në këtë mënyrë edhe kultura
shëndetësore e këtyre banorëve do të zhvillohej akoma edhe më shumë.
Pjesa më e madhe e individëve pjesmarrës në këtë studim kishin njohuri rreth faktorëve riskant për
këtë patologji. Por rekomandohet realizimi i projekteve të shumta informuese për këtë temë me
qëllim që të arrijmë në një perfeksionim të njohurive të të gjithë banorëve të kësaj qyteze.
Gjithashtu pjesa më e madhe e banorëve kishin njouritë adekuate për masat mbrojtëse
parandaluese. Por sërisht shihet e arsyeshme që fushata të shumta sensibilizuese të realizohen në
këtë vend. Duke pasur parasysh që Orikumi është një qytet bregdetar dhe ekspozimi ndaj rrezeve
diellore në këtë vend, sidomos gjatë stinës së verës është relativisht i gjatë dhe i pashmangshëm, do
të ishte me leverdi që banorët të informoheshin për një sërë masash mbrojtëse parandaluese që
duhet të marrin ata vetë në mëryrë që të parandalojnë fillimin e shfaqes së Melanomës.
Burimi më i shpeshtë për marrjen e informacionit rreth kësaj patologjie për individët që ishin pjesë e
këtij studimi ishte teknologjia informative. Në vlera më të ulta u përmendën librat dhe revistat dhe
më pak akoma fushatat propaganduese mjeksore. Si rrjedhoj rekomandohet që fushata të shumta
informuese mjeksore të realizohen në këtë zonë. Kjo do të ndikonte në rritjen e njohurive që këta
banorë kanë për patologjinë e melanomës. Gjithashtu realizimi i një qendre informative ku banorët e
këtij qyteti do të merrnin informacionin e duhur do të ishte mëse adapte për këtë zonë. Infomacion
ky që do tu jepej banorëve falas dhe çdo kategori sociale individësh do të kishin mundësinë e
marrjes së një informacioni adekuat.
Pra si përfundim mund të themi se realizimi i propagandave shëndetsore është mëse i nevojshmë në
këtë qytez. Kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e njohurive dhe në kulturën shëndetsore që
këta banorë kanë për këtë patologji. Sepse jo kushdo ka mundësi që të përdor teknologjin
informative edhe pse në këtë qytet ajo zinte vendin kryesor për informimin e banorëve rreth
melanomës.

Referencat:
1) ”Melanoma” .Alexander Roesch and Matthias Volkenandt. ISBN:9783540293125.
2) ”Clinical Dermatology”,(a color guide to diagnosis and therapy),(Nevi and Malignant Melanoma)
Thomas P.Habif.ISBN:0-8016-2465-7. Viti 1999
3) ”Modern Management of Common Skin Diseases” MD.Christopher F.h.Vickers (Cutaneous
Tumours,Part T.W.Stewart) ISBN:0.443.03316.1
4) ” A cancer journal for clinicals” Darell Rigel,Julie Russak,Robert Friderman.Shtator 2010
5) Genc Burazeri, Enver Roshi, “Metodologjia e Kërkimit Shkencor në Shëndet Publik”, Tiranë 2010,
ISBN: 978-99956-48-47-3.
6) ”Primary Care Medicine”.MD.Alan Goroll,MD.Lawrence May,MD.Albert Mulley.ISBN:0-397-50421-
7.Philadelphia.

593
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Marta Muqaj - Resurset humane dhe turizmi në Kosovë

PhD. Marta Muqaj, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Europian i


Tiranes

Abstrakt

Turizmi si aktivitet ekonomikë, mund të zë vend ndër aktivitetet e para në ngritjen dhe zhvillimin e
ekonomisë, falë potencialeve të mjaftueshme turistike me të cilat disponon Kosova.
Qëllimi i këtij punimi është ndikimi i Resurseve Humane në zhvillimin e turizmit. Zoti (natyra) i ka
shpërndare të mirat dhe bukurit natyrore siq i ka shpërndarë edhe aftësit dhe prirjet e njerëzve. Të
mirat dhe bukuritë natyrore ekzistojnë për njerëzit, prandaj njerëzit i bëjn ato për vete duke ju
kushtuar rëndësinë dhe popullaritetin e nevojshem.

Përmirësimi i cilësisë së burimeve njerëzore është një faktor kyç në konkurimin e turizmit, Qeveria
përmes ministrive duhet të ndikojë për të identifikuar dimensionet përkatëse dhe problemet, që
politikëbërësit duhet t'i kushtojnë vëmendje në të ardhmen sektorit të zhvillimit të turizmit, duke
qenë kjo një alternativë e cila ndikon direkt në ngritjen e bizneseve të vogla dhe zhvillimin ekonomik
të vendit, zhvillimi i turizmit do të ndikojë në ngritjen e brutoproduktit vendorë, nëse zë vendin e
merituar në strategjin ekonomike zhvillimore të vendit.
Identifikimi dhe cilësia e burimeve njerëzore do duhej të përcaktohet në bazë të një analize
krahasuese me shtetet e tjera për rreth, në të njejten kohë të synohen edhe programe të
perbashkëta të zhvillimit të turizmit, duke plotësuar njëra tjetren. Përveç kësaj, theksi do të
vendoset në analizen konkuruese të ndikimit të cilësisë së burimeve njerëzore.
Njerëzit duhet konsideruar si burime dhe si pasuri dhe jo si detyrim për zhvillim. Sot, ekziston
vetëdia për rëndësinë e resurseve humane të organizatave, si një faktor jetik inovativ në zhvillim,
nuk ka dyshim se njerëzit, shkenca dhe teknologjia, do të përcaktojë ardhmërinë e turizmit të çdo
vendi.

Fjalë kyqe; Zhvillim, burime, turizem, analizë.

I. Hyrje

Te gjitha organizatat, te vogla apo të mëdha, private apo publike, të orjentuara nga fitimi ose jo, e
pavarsishtë nga fusha ku e ushtrojne aktivitetin e tyre kanë një gjë të përbashkët, nevojen për tu
menaxhuar, secila prej tyre, për arritjen e qëllimit final angazhon një sëri burimesh njerëzore,
materiale dhe financiare.

Janë pikërishtë menaxherët ata që procesin e punës e bashkojnë dhe koordinojnë për arritjen e
objektivave, që pranojn riskun dhe marrin vendime, në një mjedis dinamik ku nderthuren e
influencojnë një gamë e gjërë faktorësh ekonomik, social, teknikë, etj. Janë ata që veprojnë si
novatorë për prezantimin dhe futjen e produkteve apo shërbimeve të reja të teknologjisë moderne e
kompetitive, për persosjen apo perdorimin e formave moderne të organizimit që kërkon koha, për
përballimin me efektivë të luftës së konkurences, e për të qenë të sukseshëm në tregë.

Shoqëria jonë nuk do të ekzistonte ashtu sikurse e njohim sotë, as nuk do zhvillohej me këto
parametra pa influencen në praninë e menaxherëve të cilët drejtojnë organizatat e sajë. Kështu
theksonte P. Drucker, për të cilin menaxhimi efektivë është ndoshta burimi kryesorë i vendeve të

594
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zhvilluara dhe burimi më i domosdoshem për zhvillimin e mëtejm të tyre. Sotë mundësitë potenciale
për progres janë të lidhura veqanërishtë në cilsinë e menaxhimit.

Menaxherët janë kështu burimi kryesorë, më i kushtueshmi dhe më i rëndësishmi për çdo
organizatë, praktika ka vërtetuar se në mjaft raste në suksesin apo dështimin e biznesit, faktori
vendimtarë ka qenë aftësia apo paaftësia e ekipit menaxherial.

Turizmi është një sektorë i ekonomisë i cili bazohet në lëvizjen e njerëzëve me qëllim rekreacioni,
argëtimi, shërimi dhe zgjërimi i njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël
gjeografike, me motivet natyrore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të
turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtarë dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të
shfrytëzohen nga popullsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e
edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.
Në mungesë të infrastructures, dhe “falë” rendit shoqërorë, statusit të pavolitshem të cilin e kishte
Kosova e asaj kohe, kishte fare pak lëvizje turistike edhe pse ka pozitë të mirë gjeografike, ka disa
lloje mjaft atraktive të turizmit, por jo vetem kaqë, ndikim mjaft të madhë ka luajtur gjendja e
renduar ekonomike dhe niveli kulturorë që mbizotronte. Mundesit e kufizuara për tu njohur me
potencialin turistikë, mosvetdijsimi i popullates vendase, mundesitë e pakta të publikimit të këtyre
resurseve natyrore, niveli i ulët i arsimimit, mungesa e kuadrove pergjegjëse për t’u marrë me këtë
qështje, për ti dhën vendin e merituar në strategjin zhvillimore të vendit, pastaj politikat destruktive
ekonomike në nivel qendrorë, ky sektor me mjaft influencë në zhvillimin ekonomik të vendit ka
ngecë nën çdo nivelë. Viteve të fundit ka një inisiativë më tepër në nivele lokale dhe më pak në nivel
qendrorë që ky sektorë të ketë një zhvillim më të madhë.
Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen
sidomos gjatë verës për t'u freskuar pran baseneve, lumenjëve, liqeneve, ose gjatë stinës së dimrit
në qendrat e skijimit (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është
ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Industria është sfiduar nga një kërkesë në rritje për orientimin e konsumatorëve, rritjen e
konkurrencës ndërkombëtare, tregjet e paqëndrueshme në një mjedis të pasigurt, duke ndryshuar
kërkesat e konsumatorëve ndaj nevojave dhe deshirave individuale dhe grupore, duke ju përshtatur
ate mundësive gjithnji në rritje në segmente të ndryshme. Gjithashtu ofertat në rritje të sektorëve
të ndryshem, sektorit të turizmit në veqanti, e gjitha kjo kerkon angazhim dhe fleksibilitet,
përshtatshmëri dhe ndryshueshmëri, individualizem dhe mundësi në të gjutha segmentet e tregut.
Faza e amatorizmit në biznes është gjithashtu një preokupim, prandaj si në çdo sector tjetër edhe
këtu lypset që të bëhen transformime të kohpaskohshme.

Pra, në këtë mjedis të paqëndrueshëm të biznesit, vetëm organizimi i udhëtimit dhe turizmit do të
kenë sukses që do të ndryshojë për të përmbushur kërcënimet dhe mundësitë konkuruese që të
përshtaten me nevojat e tregut të ri të udhëtimit, dhe do të sjellë: fleksibilitet, kreativitet, risi,
vendosmëri dhe profesionalizëm në saje të operacionit (Chand, 2000). Megjithatë, ekzistojnë disa
probleme të burimeve njerëzore që ndeshen në sektorin e turizmit, duke përfshirë pagat e ulëta,
kërkesa e lartë për fleksibilitet të stafit, qarkullim të lartë të stafit, dhe mungesa e aftësive.564

II.1. QELLIMI I PUNIMIT

Punimi ka për qëllimë të nxjerrë në pahë perceptimet vendore në lidhje me ndikimet ekonomike,
sociale, mjedisore dhe kulturore të zhvillimit të turizmit. Përveç kësaj, rëndësia e angazhimit lokal
për zhvillimin e turizmit duke u bazuar edhe nga perspektiva e banorëve. Duke u mbështetur në

564 http://www.academia.edu/656932/Human_resource_development_in_tourism_developing_a_training_strategy_for_increasing

_employability

595
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sfondin e ndryshimeve strukturore ekonomike, aset kyç konkurrues për të tërhequr punëtorë të aftë
që përmes marketingut të promovojnë zhvillimin regjiolal dhe rajonal në vend, qëllimi i këtij studimi
është që të "marrë një hap para” duke i inkurajuar këta njerëz që së pari të përcaktojë një mjedis
krijues, për të qenë konkurues në llojin e vetë, dhe së dyti të bëj të mundur daljen në pah të
veqorive mjedisore, ekologjike, duke e nderthurur të tanishmen me tradicionalen, dhe aspekte të
tjera që janë me interes.

Rezultatatet tregojnë se mjedisi krijues përbën një hapësirë që përmban ndërveprim njerëzor, duke
u bazuar në të kuptuarit e mëtejshme të mjedisit krijues do të bazohet në kontekstin social, ose më
saktësisht hapësirën sociale. Turizmi në vendin tonë nuk është më pak i identifikuar dhe më pak i
zhvilluar dhe ka nevoj të madhe për të ofruar një marketing nacional, shtetror, dhe të jetë i
organizuar nga një komision shtetror në mënyrë që të zhvillohet dhe te identifikohet si turizem ideal
për të vizituar dhe për të tërhequr vizitor vendor dhe të huaj.

- Zgjedhja e temës gjithashtu u orjentua nga aktualiteti, dhe kërkesa gjithnje e më e madhe e
njerzimit për turizem të të gjitha llojeve.
- Ndikimi i Resursve Humane në zhvillimin, promovimin dhe organizimin e turizmit.
- Duke u nisurë nga kjo, ne jemi të bindur se zgjedhja e temës do të pasqyroj përmbledhjen e
studimeve të reja, e cila do ta bëj më interesante dhe të arsyeshme zgjedhjen, duke u
fokusuar te:
1. Qfarë strategjie ka vendi për zhvillimin dhe përkrahjen e turizmit, duke krijuar mundësi të
zhvillimit të bizneseve të vogla në degen e turizmit.
2. Lidhja mes resurseve humane dhe turizmit,
3. Qfarë thotë për RH dhe Turizmin literatura bashkëkohore.
4. Pjesë të zgjedhura nga ajo qfarë studjus të mëparshem të kësaj fushe kan dhënë përmes
publikimeve, janë burim i qmushëm reference me rëndësi të veqant.

- Fakti që Turizmi dhe influenca e resurseve humane në Kosovë nuk mund të themi që është në
nivelin e dëshiruar, e bën më të arsyeshëm këtë punim.

II.2 OBJEKTIVAT E PUNIMIT

- Perzgjedhja e literaturës që ka të bëj me studimin dhe rolin e turizmit në zhvillimin


ekonomikë.
- Renditja e shkaqeve që e bëjnë të mundur zhvillimin e turizmit dhe percaktimin e
termit turizem.
- Roli i Resurseve Humane në zhvillimin dhe avansimin e turizmit, duke dhënë shpjegime
të arsyeshme në kuadrin e zhvillimit të turizmit dhe rolin e RH në kët sektorë, do ti
nxjerrim disa argumenta të objektit të studimit.
1. Hipoteza “Shoqëria Kosovare ende nuk e kupton rolin e mirëfillt që ka menaxhimi i
RH dhe zhvillimi dhe trajnimi i tyre në arritjen e objektivave dhe hartimit të
strategjisë afatgjatë në sektorin e Turizmit“
2. Kjo hipotezë është thelbi i organizimit të këtij punimi, porë që ka lidhshmëri edhe
me hipotezen në vazhdim e cila është:
3. „Ekonomia kosovare edhe sot e kësaj dite nuk ka një strategji zhvillimore të Turizmit
e cila do të mbështetet në zhvillimin, promovimin dhe hartimin e politikave
zhvillimore, praktikon dhe ka gjasë edhe në të ardhmen e afërt të bazohet në
trendin e lënjes anash të këtij sektori.(duke mos investuar në depolitizimin,

596
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

infrastrukturen, dhe ngritjen e kapaciteteve) kurse ajo në shtetet me ekonomi të


zhvilluar mbështetet më tepër në Menaxhimin shkencorë“
4. Në vendet në zhvillim siq është edhe Kosova, ku papunsia është e madhe, dhe e
percjellin shum dukuri negative (krimi, korrupsioni, familjarizmi, nepotizmi etj) ka
perzierje rolesh dhe perzierje konceptesh (për perfitime personale) lihen anash
interesat e pergjithshme.

III. RENDESIA E STUDIMIT

Punimi mendoj se është i një rëndësie të veqantë, ky punim do t’u vijë në ndihmë menaxherëve
të subjekteve ekonomike në pergjithësi e atyre të turizmit me theks të veqantë në Resurse
Humane. Do tu shërbejë menaxherëve të sektorit të Turizmit, të biznesit te vogël, të mesem,
por edhe të personave privat që kan mundesi që të jenë në të ardhmen të kyqur direkt ose
indirekt në bizneset me natyr Turizmin, pasiqë këtu do të përfshihen modele të menaxhimit nga
më të ndryshmet, më bashkëkohorët, modele nga ato që biznese të ndryshme kanë përdorur në
mjediset e tyre e të cilat kan sjellë rezultate. Do të merren shembuj nga bizneset e suksesshme
Turistike në vendet e zhvilluara dhe të njejtat mund të zbatohen në vendin tonë, kuptohet duke
ju pershtatur rrethanave dhe mjedisit kosovarë.

IV.1 KONCEPTI I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË TRAJTIMIN HISTORIKË DHE BASHKËKOHORË

Turizmi është një fenomen kompleks, që ka origjinen nga udhtimi dhe qëndrimi i përkohshem dhe i
përhershem i vendbanuesve. Ai zhvillohet paralelisht me historin dhe zhvillimin e njerzimit, dhe
paraqitet në lloje dhe forma të ndryshme. Natyra me strukturat e saj përbën një nga faktorët më të
rëndësishem për zhvillimin e turizmit, duke ruajtur vende të atilla që kanë rolin e tyre në prodhimin
dhe kënaqjen e pushimeve.

Nëpërmjet iniciativave të ndërhyrjes, Qeveritë gjithashtu mund të kërkojë për të ndikuar në


vendimmarrje nga sektori privat me qëllimë për të siguruar që vendimet dhomë-bord janë në
përputhje me të dhe përkrahës të qëllimeve turistike, objektivat dhe Planet e Rajonit. Sfida reale në
sektorin e turizmit ka të bëjë me disa faktorë ekzogjenë të cilët kanë potencialin për të ndikuar në
performancën e sektorit, mbi të cilën planifikuesit dhe vendimmarrësit e rajonit kanë pak ose aspak
kontrollë, por që kërkojnë kushte të përshtatshme dhe shpesh reagim në kohë, në mënyrë që të
zbutet ndikimi i mundshëm negativ mbi sektorin. 565
Përmirësimi i cilësisë së burimeve njerëzore është një faktor kyç i konkurences në turizem,
identifikimi i cilësisë së burimeve njerëzore në sektorin e turizmit do të duhet të përcaktohet në
bazë të një analize krahasuese me shtetet e tjera, porë paraprakisht, theksi do të vendoset në
analizen e ndikimit të cilësisë së burimeve njerëzore në konkurueshmërinë në turizem.

Forcat lëvizëse të globalizimit kanë ndikuar mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në mënyra të
ndryshme, për shembull, nga "ana e ofertës", penetrimin e teknologjisë dhe veçanërisht përdorimi i
internetit në turizëm ka kërkuar shkathtësi dhe kompetenca të ndryshme në emër të të punësuarve
duke ndikuar mbi nevojat e arsimit dhe të trajnimit. Si shkrirje e kompanisë dhe aleancat strategjike

565
Concept paper on a strategic plan on tourism services in the caricom single market and economy (CSME)
Prepared by Cecil A. Miller January 2009 C

597
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

janë bërë medium për ndërkombëtarizim kështu që kjo ka kërkuar një përgjigje në emër të
menaxherëve të burimeve njerëzore për t'u marrë me pasojat që lidhen me punësimin. Në veçanti,
kompanitë më të mëdha janë duke zhvilluar politika dhe plane për të marrë parasysh nevojën për
zhvendosjen e të punësuarve dhe ndjeshmëritë si sociale dhe kulturore për ata që punojnë larg nga
baza në shtëpi pra MRH.

Nga ana e kërkesës se "Shfaqja turistike e re" ka implikime edhe për menaxhimin e burimeve
njerëzore. Për shembull, një konsumator me të holla dhe me përvojë, është duke kërkuar produkte
dhe sherbime të cilësisë më të lartë, duke ndikuar në trajnime, si në kompani gjithashtu edhe në
përgatitjen para- punës në kolegje. Me globalizimin gjithashtu, janë shfaqur forma të reja të turizmit
që shfrytëzojnë të dy mjediset natyrore dhe kulturore si bazë për produktin e tyre. Kjo gjithashtu
ndikon në menaxhimin e burimeve njerëzore - për shembull, në drejtim të nxitjes së përfshirjes
lokale të popujve indogjenë në punësim, apo rritjen e rëndësisë së kompetencave drejtuese dhe të
komunikimit mes punonjësve të eko- turizmit.
Duke pasur parasysh forcat lëvizëse të globalizimit të përshkruar më sipër, është e qartë se natyra e
punësimit në turizëm po ndryshon .566

Qëllimi i përgjithshëm i politikës shtetërore në industrinë e turizmit të Armenisë është të rrisë


kontributin e saj në ekonominë kombëtare dhe për të siguruar një rritje të barabartë me ekonominë
rajonale, ndërsa në të njëjtën kohë zbutjen e varferisë.
Kjo do të arrihet duke mbështetur politika të favorshme për hyrje të të huajve dhe turistë të
brendshem, ndërkohë që rritja e turizmit ka gjeneruar të ardhura më të larta duke ofruar vlera më të
larta, të produkteve dhe sherbimeve, si dhe krijimin e mundesive të reja të punës në këtë sector. 567
Profesor Nguyen Van Dinh, i cili është i përfshirë në hartimin e një strategjie të zhvillimit të burimeve
njerëzore për industrinë e turizmit, tha se gjatë viteve të fundit, Administrata Vietnameze e Turizmit ka
bërë çdo përpjekje për të mobilizuar të gjithë sektorët e komunitetit dhe ekonomisë, si dhe të
shfrytëzoj ndihmat ndërkombëtare për të zhvilluar burimet njerëzore për industrinë. Megjithatë,
industria nuk ka ndërtuar një strategji afatgjate të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe të personelit,
pra ende nuk ësht në gjendje të përmbushjes së kerkesave.
Gjatë 10 viteve të fundit, numri i punëtorëve që punojnë në industrinë e turizmit është rritur në
mënyrë të vazhdueshme nga 20,000 në 1995 në 64,000 në vitin 1995, rreth 150,000 në vitin 2000 dhe
235,000 në vitin 2005. Pavarësisht përmirësimeve në cilësi dhe sasi, kjo forcë punëtore nuk i ka
plotësuar kërkesat e ekonomisë së tregut, veçanërisht në drejtim të profesionalizmit dhe njohjen e
gjuhëve të huaja.568

Më shumë se 2.5 mil NVM janë vlerësuar të jenë të përfshirë në industrinë evropiane. Ata përbëjnë të
paktën 60 % të fuqisë punëtore në OECD, ku 99 % e kompanive punësojnë më pak se 250 punëtorë.
Megjithatë, sektori në Spanjë për shembull, është i përbërë nga 43.4% të zinxhirët hoteliere me më
shumë se 50 të punësuar, krahasuar me 56.6 % me një deri në 50 të punësuar.
Ndryshe nga fotot më të përgjithshme evropiane , bizneset në Amerikën e Veriut, Azia, Australia,
Britania e Madhe dhe disa vende nordike janë më të ndikuar fuqimisht nga zinxhirët e mëdha që
punësojnë më shumë se 250 njerëz. 13 Ndërmarrjet e mëdha janë produkt dhe shërbime novatore
aktive dhe tendencat e vendosur shpesh për sektorin, si një rezultati i -brandit, e cila synon të ndërtojë
popullaritetin markë, në mënyrë që konsumatorët të identifikohen me markë dhe vlerat e saj të

566 Articlesof TRR 27(1), 2002 The Impact of Globalisation on HR Management in the Sector (Lionel
Becherel & Chris Cooper)
567 (Toirism development concept paper)

http://www.mineconomy.am/uploades/Armenia_Tourism_Strategy_with_logo.pdf
568 Tourism
industry faces human resource challenges http://english.vov.vn/Politics/Tourism-industry-
faces-human-resource-challenges/39415.vov

598
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

veçanta, hotelet kanë gjetur se ata mund të shmangin rreziqet e pronësis duke siguruar një rrjedhë të
vazhdueshme të të ardhurave për një afat më të gjatë.
Marrëveshjet e menaxhimit.- Ato ndikojnë në aktivitetin e shumë NVM-ve, bizneset të cilat mbetet
ligjërisht e pavarur sidomos kur përfaqësimi i punëtorëve është i shqetësuar, me të drejtat ekskluzive
ose të marrëveshjeve të ngjashme. 569

IV.2. KONTEKSTI DHE KORNIZA TEORIKE

Turizmi përdor burime të cilat rajoni i ka edhe në bollëk dhe kan avantazhe krahasuese në prodhim.
Flora dhe fauna natyrore e çdo vendi dhe njeriu i bëjnë tërheqëse, i lejon rajonit në treg një varg të
larmishëm produktesh për ankesat gjithnjë në rritjen e numrit të tregjeve të ngrohta. Këto atribute
së bashku me afërsinë në Karaibe kan rezultuar të mbeten një pushim i dëshiruar duke preferuar
lundrimin si destinacion, madje edhe rajonet e sapohyra si konkuruese me destinacion në tregun e
turizmit.570
Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve natyrore të tregtueshme, përfshin përdorimin e inputeve të tilla
si puna, toka, paisjet kapitale dhe inputet materiale. Nëpërmjet përdorimit të kombinuar të njeriut
në procesin e prodhimit të punës dhe paisjet e kapitalit "shton vlerë' të lëndëve të para me qëllim të
shndrrrimit të tyre në produkt apo sherbim fitimprures. Është ky transformim që përbën procesin e
prodhimit apo të sherbimit.
Kjo është rritja e produktivitetit të punës që lejojnë për përmirësime në mirëqenien ekonomike, si
dhe rritjen e aftësisë konkurruese të një firme, industrie ose të vendit. Ndryshimet në përmirsimin e
produktivitetit të punës mund të vijë nga një shumëllojshmëri burimesh dhe ka një sasi të madhe të
literaturës empirike të përkushtuar për të kuantifikuar origjinën e produktivitetit të punës. Është e
qartë se sasia e kapitalit fizik që është në dispozicion për çdo punëtor, raporti i punës, i kapitalit-
është një faktor kontribues. Përmirësimet në rritjen e cilësisë dhe sasisë së kapitalit me kalimin e
kohës, ka rritur produktivitetin e punës, por, jo të gjitha punët janë identike, të arsimuarit mirë, të
trajnuarit mirë dhe shumë punëtorë me përvojë janë më produktivë. Ky nocion është kapur nga
koncepti i kapitalit njerëzor.
Puna gjithashtu ndryshon në mënyra të tjera: disa punëtorë janë të punësuar në bazë me kohë të
plotë; të tjerët punojnë me kohë të pjesshme; disa punëtorë janë të lidhur për at vend pune, të
tjerët janë emigrant; disa janë meshkuj; dhe disa janë femra. Përvojat e tregut të punës të këtyre
llojeve të ndryshme të punëtorëve nuk janë domosdoshmërisht të njëjta dhe kjo mund të
reflektohet në pagesa të ndryshme për orë pune. Arsimimi dhe kualifikimi në sektorin e turizmit me
kërkesat e industrisë ka dhënë rezultate të mira dhe jo vetem në sektorin e turizmit, porë edhe në
çdo sektorë tjeter.

Shumë punëtorë të kualifikuar në sektorin e Turizmit, për arsye nga më të ndryshmet nuk janë të
kyqur në sektorin e turizmit, e në anen tjeter punëtorë që mund të konntribuojn më shum në
sektorë tjerë kan zen vende në ketë sektorë, duke quar në humbje të dukshme të burimeve dhe
aftësive. Parashikimi i aftësive që do të nevoiten në të ardhmen, në kushtet e luhatshmërisë të
sektorit dhe të vulnerabilitetit është një sfidë. Zonat e reja në zhvillim e turizmit si, turizmi me
interes të veçantë (psh. eko-turizmin, turizmin rural, turizmi vendas, turizmi i trashëgimisë kulturore,
569
International labour organization, Sectoral Activities Programme Developments and challenges in the
hospitality and tourism sector Issues paper for discussion at the Global Dialogue Forum for the Hotels, Catering,
Tourism) http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_dialogue/-
sector/documents/meetingdocument/wcms_162202.pdf

570 Concept paper


on a strategic plan on tourism services in the caricom single market and aconomy
(CSME) Prepared by Cecil A. Miller January 2009

599
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

turizmit fetar dhe turizmit aventureskë), turizëm rekreativ (në liqene, male dhe bjeshkë) dhe
turizmit të biznesit janëgjithnjë në kërkesa në rritje, prandaj kerkohet pergatitje, fleksibilitet dhe
gatishmeri.
Përveç kësaj, në sektorin e turizmit është një universale, dhe ndonjëherë kërkesa të mbivendosura,
kërkesa për njohuritë dhe kompetencat (Freikamp, 2003). Këto përfshijnë njohuri të turizmit të
lidhura me kompetencat (për shembull njohuritë e produkteve turistike, shërbimet e turizmit,
destinacionet dhe atraksionet turistike, të kuptuarit e gjeografisë, etj.
Shkaqet kryesore që ndihmojn zhvillimin e Turizmit janë;

- Niveli i lartë i jeteses që kan arritur vendet e industrializuara


- Krijimi i kushteve shoqerore për të gjitha shtresat e popullsisë,
- Angazhimi i qeverisë për progresin e tij,
- Zvoglimi i shpenzimeve të transportit,

Pra Turizmi është një fenomen kompleks dhe tipik i qytetrimeve industriale, që e kanë origjinen nga
udhtrimi dhe qendrimi i përkohshem i vendbanuesve të përhershem. Edhe pse fenomeni i turizmit
është mjaft individual llojet dhe format e tij jan të shumta. Prandaj duhet të bëhet nje klasifikim i
saktë, i llojeve të turizmit. E ato janë:

1. Turizmi i kalimit të kohes së lirë,


2. Turizmi i biznesit,
3. Turizmi i shendetit.
- Turizmi i kalimit të kohes së lire.- është heterogjen, pasi kuptimi i kalimit të kohës së lire
është i lidhur me degë të ndryshme: Turizmi kreativ, turizmi kulturorë, sportive, artizanal,
turizmi i gjuetisë, gastronomic, religjioz, etj.
- Turizmi i biznesit,- këtu grupohen lloje të turizmit të inicuara nga levizjet me interes
professional si: Turizmi teknik, turizmi shkencorë, turizmi i kongreseve, seminareve,
panaireve etj.
- Turizmi i shendetit.- në kët tip turizmi perfshihen: turizmi belnear, ilixhat e ndryshme
termale dhe klimatike, si dhe disa forma të turizmit fetarë.

Turizmi në përgjithsi ndahet në:

- Turizem kombetarë dhe


- Turizem nderkombëtarë571

IV.3. PUNËSIMI

Turizmi është jashtëzakonisht punë intensive dhe një burim i rëndësishëm i punësimit, ai është ndër
krijuesit më të lartë në botë për punë që kërkojnë shkallë të ndryshme të aftësive dhe lejon për
hyrjen e shpejtë në tregun e punës për të rinjtë, gratë dhe punëtorët migrantë. Turizmi është
përgjegjës për 30% e shërbimeve të botës së eksportit .
Në lidhje me zinxhirin e furnizimit në sektor, një punë në industrinë core HCT indirekt gjeneron
afërsisht 1.5 punë shtesë në lidhje me ekonominë. Në vitin 2010, ekonomia globale e sektorit do të
përbëjnë më shumë se 235.000.000 punë, ekuivalente me rreth 8% të numrit të përgjithshëm të
vendeve të punës (direkte dhe indirekt), ose një në çdo 12,3 punë. UNWTO pret që sektori global i
Ekonomis të sigurojë 296.000.000 vende pune në 2019.
Në vitin 2010, ky sektor si një tërësi pritet të gjenerojë rreth 9% të totalit GDP dhe të drejtpërdrejtë
përbëjnë 3.2% të PBB-së totale. Investimi i saj vlerësohet të jetë 9.2% të investimeve totale, në

571
Marketing IV për profilin Hoteleri – Turizem shtepia botuese e librit universitarë Tiranë 2004

http://www.vet.al/files/tekste/Marketing%20IV.pdf

600
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

industrinë e vetë BE-ja krijon më shumë se 5% të PBB-së së, me 9.7 milionë vende pune (5.2% të
fuqisë punëtore të përgjithshëm). Turizmi indirekt gjeneron rreth 10% të GDP-së së BE-së dhe
punëson12% të fuqisë punëtore. Në vendet e OECD-së, pjesa turistike e PBB-së shkon në mes të
1.9% në Danimarkë dhe 10.7% në Spanjë. Në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në punsimit gjithsej,
varianca është midis 2% në Danimarkë dhe 12.7 % në Spanjë.572
Është e nevojshme, fillimisht, për të ndërtuar përkufizimet e duhura për të dy sektoret "Turizmi "
dhe "punësimi i turizmit". Diskutimi i karakteristikave të turizmit punësimi është problematike, duke
pasur parasysh kompleksitetin e asaj që mund të përkufizohet si "Turizmi " dhe organizatat të cilat e
përkrahin atë (Jordan, 1997, 526). Lanfont, ofron një përkufizim të dobishëm mbi turizmin i cili merr
parasysh këto çështje:
"Kjo është një kombinim i shërbimeve (strehim, furnizim ushqimi, dhe transport), kultura,
karakteristika të veçanta gjeografike, e cila ofron hapsira të veprimtarive të ndryshme dhe të
paprekshme të tjera të tilla si mikpritjen ( Lanfont, 1980, 21)". Kjo pikëpamje e turizmit thekson
gjerësinë dhe kompleksitetin e turizmit, dhe lejon për përfshirjen e karakteristikave sociale, të tilla si
gjinia dhe raca.
Një përkufizim i përbashkët fokusohet mbi turizmin si një aktivitet ekonomik, i cili gjeneron
shpenzime (Johnson & Thomas, 1990, 36). Kjo qasje është miratuar edhe nga Burkart dhe Medlik të
cilët e shqyrtojnë turizmit si: "Lëvizja e përkohshme afatshkurtër e njerëzve në destinacione jashtë
vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë normalisht dhe aktivitetet e tyre gjatë qëndrimit të tyre në këto
destinacione".573 Në shumicën e vendeve të Evropës turizmi karakterizohet nga vet punësimi stinorë.
Pikërisht ky tipar e ka bërë turizmin një mundesi tërheqëse për grate, që mund të kombinohen
përgjegjësitë e punësimit të paguar, me familjen dhe detyrat e tjera. Me kohë të pjesshme,
punësimi i rastësishëm dhe sezonal lejon gratë që të kombinohen këto angazhime të ndryshme me
punë të paguar jashtë shtëpisë së tyre. Për më tepër, për shkak se shumë vende pune në sektorin e
turizmit kërkojnë vetëm aftësit themelore dhe shumë aftësi të transferueshme, gratë mund të
lëvizin brenda dhe jashtë sektorit relativisht të lehtesuara. Këto detyra të rëndësishme, për kohën që
konsumojnë janë vështirë për të kombinuar me punësimin gjatë gjithë vitit574
Tregu i pasurive të patundshme në Kroaci po lulëzon, së bashku me një treg global të pasurive të
patundshme diku tjetër në botë. Karakteristikë është fakti se tregu kroat i pasurive të patundshme
ka lulëzuar më shumë në zonat ekonomikisht të pa zhvilluara bregdetare në krahasim me zonat
ekonomikisht të begata të Zagrebit dhe në veri – perëndim të Kroacisë. Natyrisht, rritja ka qenë e
nxitur nga zgjerimet e fundit të BE-së dhe EMU dhe kapitalit të pritshem nga Fluksi i tregut në të
ardhmen e përbashkët të BE-së. Në anën tjetër, shqetësimet e mëdha ekzistojnë në lidhje me
dinamikën e integrimeve e cila është ende në pikpyetje dhe çështjen e uljes së ndjeshme të
ekonomisë. Shumë vende të reja, kan arritur të negociojë marrëveshje kalimtare me BE-në.
Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia kanë periudhë kalimtare prej 3 vjetësh, në
të cilën është e mundur që të përdorin të njejten klauzolë. Në Maltë, vetëm banorët që janë shtetas

572
International labour organization, Sectoral Activities Programme
Developments and challenges in the hospitality and tourism sector Issues paper for discussion at the Global Dialogue
Forum for the Hotels, Catering, Tourism Sector (23–24 November 2010)
Geneva, 2010
http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_dialogue/---sector/documents/meetingdocument/wcms_162202.pdf

573
Alka Obadić, Ph. D. Assistant Professor Department of Macroeconomics and Economic Development Faculty of
Economics & Business-Zagreb Paper ”The significance of tourism as an employment generator of female labour force”

574
Alka Obadić, Ph. D. Assistant Professor Department of Macroeconomics and Economic Development Faculty of
Economics & Business-Zagreb “The significance of tourismas an employment generator of female labour force” Zadar

601
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të BE-së të paktën pesë vjet janë të lejuara për të blerë rezidencat sekondare. Sllovenia ka periudhë
7 vjet në një klauzolë të përgjithshme mbrojtëse ekonomike. Hungaria ka ruajtur periudhë klauzolen
prej tre vjet, me përjashtim për shtetasit e BE-së dhe EFTA që banon në vend më shumë se 4 vjeç.575

V. KONKLUZIONE

Turizmi si aktivitet ekonomik mund të jetë kudo, është një aktivitet që mund të vij deri tek të
ardhurat afat-shkurtra, është një mundesi fleksibel punsimi dhe karriere të dobishme, ka shum
varianta që na dalin si mundesi për në turizem. Një nga industritë që ka ndiku më së shumti në
ngritjen e ekonomisë në nëvende të ndryshme të botës.

1. Praktikat e shkollimit, trajnimit, do duhej të mbuloj praktikisht çdo aspect të menaxhimit të


turizmit, nga politikat dhe planifikimi, planifikimi i financave dhe menaxhimit për terheqjen e
vizitorëve.
2. Të ngriten shkolla me drejtime përkatëse, të qarta në fushen e turizmit, si dhe duke
kombinuar këtë me një specializim në MRH, dhe aplikimet e saj të veçantë në fushën e
turizmit, ku do të zhvillohen aftësitë dhe specializimet e nevojshme për të bër ekspertiza për
menaxhim dhe motivim të stafit.
3. Organizatat në sektorin e Turizmit do të përqëndrohen në përformancen e punonjësve dhe
për evidentimin e kërkesave të konsumatorëve, të cilat do të jenë bazë për punëdhënësit
me qëllim planifikimet zhvillimore.
4. Organizatat në sektorin e turizmit duhet të përqëndrohet në mbledhjen e të dhënave nga
konsumatorët, të analizojnë kërkesat dhe preferencatë të cilat mund të jenë shum relative,
nga dita në ditë, kjo të jetë si kriter për matjen e performancës së punonjësve nga
punëdhënësi, dhe të përdoret për qëllime zhvillimore.
5. Për të krijuar një kulturë pune ku kënaqësia e konsumatorit dhe besnikëria janë komponent
kyçe e performancës në punë të një individi.
6. Të përmirësuarit e produktivitetetit individual dhe efektivitetit organizativ, Organizatat
duhet të vlersojnë dhe inkurajojnë punonjësit e tyre që të tregojnë performance në rritje

Literatura
1. http://www.academia.edu/656932/Human_resource_development_in_tourism_developing_a_training_str
ategy_for_increasing _employability
2. Concept paper on a strategic plan on tourism services in the caricom single market and
economy (CSME) Prepared by Cecil A. Miller January 2009 C
3. Articles of TRR 27(1), 2002 The Impact of Globalisation on HR Management in the Sector
(Lionel Becherel & Chris Cooper)
4. (Toirism development concept paper)
http://www.mineconomy.am/uploades/Armenia_Tourism_Strategy_with_logo.pdf
5. Tourism industry faces human resource challenges http://english.vov.vn/Politics/Tourism-
industry-faces-human-resource-challenges/39415.vov
7. International labour organization, Sectoral Activities Programme Developments and
challenges in the hospitality and tourism sector Issues paper for discussion at the Global
Dialogue Forum for the Hotels, Catering, Tourism)
http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_dialogue/-
sector/documents/meetingdocument/wcms_162202.pdf
8. Concept paper on a strategic plan on tourism services in the caricom single market and
aconomy (CSME) Prepared by Cecil A. Miller January 2009
9. Marketing IV për profilin Hoteleri – Turizem shtepia botuese e librit universitarë Tiranë 2004

575
Tourism, welfare and real estate market in small open economy: the case of Croatia
Ivo Družić, Vladimir Čavrak, Josip Tica, Faculty of Economics University of Zagreb

602
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

10. http://www.vet.al/files/tekste/Marketing%20IV.pdf
11. International labour organization, Sectoral Activities Programme
12. Developments and challenges in the hospitality and tourism sector Issues paper for
discussion at the Global Dialogue Forum for the Hotels, Catering, Tourism Sector (23–24
November 2010)Geneva, 2010
13. http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_dialogue/-
sector/documents/meetingdocument/wcms_162202.pdf
14. Alka Obadić, Ph. D. Assistant Professor Department of Macroeconomics and Economic
Development Faculty of Economics & Business-Zagreb Paper ”The significance of tourism as
an employment generator of female labour force”
15. Alka Obadić, Ph. D. Assistant Professor Department of Macroeconomics and Economic
Development Faculty of Economics & Business-Zagreb “The significance of tourismas an
employment generator of female labour force” Zadar
16. Tourism, welfare and real estate market in small open economy: the case of Croatia Ivo
Družić, Vladimir Čavrak, Josip Tica, Faculty of Economics University of Zagreb

603
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mehdi Pllashniku - Funksionimi i Gjykatës Ekonomike

Ma.Sc.Mehdi Pllashniku, PhD.Cand


Koordinator për çështje juridike & praktike në ARBK

Qëllimi i Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë ishte për t’i gjykuar mosmarrëveshjet e
ndërsjellta tregtare dhe kompenzimet e dëmit mbi të njejtën bazë ndërmjet shoqërive tregtare
(Subjekteve Ekonomike).

Po ashtu në kuadër të saj kishte edhe Departamentin për Regjistrimin e Bizneseve, duke përfshirë:
Ndërmarrjet Shoqërore, Ndërmarrjet Publike, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqëritë
Aksionare dhe Koperativat Bujqësore.

Pas luftës së fundit në Kosovë kjo Gjykatë nuk kishte një funksionim të mirë si pasoj e numrit të
vogël të Subjekteve Ekonomike dhe në fillim të gjitha pagesat kryeheshin në kesh.

Korniza e parë e pasluftës lidhur me Shoqëritë Tregtare është themeluar për të parën herë përmes
Rregullores së UNMIK-ut 2000/8 për regjistrimin e përkohshëm të bizneseve, e cila detyroi të gjithë
operatorët ekonomik në Kosovë të regjistrojnë bisneset e tyre në Departamentin për Tregti dhe
Industri pranë UNMIK-ut.

Me datë 8 Shkurt 2001, hynë në fuqi Rregullorja 2001/6 për Shoqëritë Tregtare e cila paraqet
kornizën e parë gjithpërfshirëse të themelimit dhe organizimit të Shoqërive Tregtare në Kosovë, e
cila buron dhe mbështetet në parimet e ekonomisë së lirë. Përmes kësaj rregullore themelohet edhe
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, si agjenci ekzekutive e organizuar në kuadër të Ministrisë së
Tregtisë dhe Industrisë. Kjo kornizë ligjore hap rrugë për regjistrimin e formave të shoqërive që
njohin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Deri në vitin 1999 në Kosovë, ka ekzistuar ky organizim i Gjykatave:

- Gjykatat Komunale,
- Gjykatat e Qarkut,
- Gjykata Ekonomike e Qarkut,
- Gjykata Supreme
- Gjykata e Lartë për Kundërvajtje.
Hyrje

Sipas Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat, Neni 12 - Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore

1. Departamentet në vijim themelohen brenda Gjykatave Themelore me qëllim të ndarjes së


çështjeve sipas natyrës së tyre :
1.1. Departamenti për Çështje Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për
gjithë teritorin e Republikës së Kosovës;
1.2. Departamenti për Çështje Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për
gjithë teritorin e Republikës së Kosovës;

604
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.3. Departamendi për Krimet e Rënda që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore;
1.4. Departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore, si dhe në
secilën degë të Gjykatës Themelore;
1.5. Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave themelore.
2. Kryetari i Gjykatës Themelore i cakton gjyqtarët në Departamente për të siguruar gjykimin efikas
të lëndëve dhe përkohësisht mund të ri-caktojë gjyqtarët ndërmjet degëve dhe
Deparatamenteve sipas nevojës, që të adresohen konfliktet, të zgjidhen lëndët apo të sigurojë
shqyrtimin me kohë të çështjeve.
3. Caktimi i lëndëve në Departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në përputhje me
Rregulloren e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, sipas kompetencës së Departamenteve.
Neni 13 - Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore

1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetente për çështjet në
vijim:

1.1. kontestet ndërmjet përsonave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre
afariste;

1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e përsonave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe;

1.3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet


palëve të caktuara në nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi;

1.4. kontestet lidhur me cenimin e konkurencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën
dominuese në treg, si dhe marrëveshjet monopoliste;

1.5. mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe pronës intelektuale;

1.6. kontestet midis kompanive të aviacionit etj;

1.7. çështje të tjera të parapara me ligj.

Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohën nga një
(1) gjyqtar profesionist, përposë nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Sipas Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare, Nenit 118 – Përmbyllja e veprimtarisë dhe likuidimi i
shoqërisë

Sipas këtij Ligji Gjykata Ekonomike është kompetente që të merret me likuidimin e subjekteve
afariste, sipas Nenit 119 – Shpërndarja e pasurisë së shoqërisë në likuidim.

Gjatë likuidimit, asetet e shoqërisë do të paguhen dhe/ose shpërndahen sipas rendit të përparësisë
të përcaktuara në Ligjin për Falimentim për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar ( SH.P.K.).

Neni 230 – Përmbyllja e Veprimtarisë dhe Likuidimi i Shoqërisë Aksionare

Ky nenë tregon procedurat që Gjykata duhet t’i ndjek për përmbylljen dhe likuidimin e Shoqërisë
Aksionare ( SH.A.).

Ligji Nr.2003/4 për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim, “ Gjykata” do të
thotë Gjykatën Ekonomike të Qarkut që është kompetente për rastin e falimentimit në bazë të nenit
5 të këtij ligji. Sipas nenit 5 Rastet e falimentimit do të shqyrtohen në Gjykatën Ekonomike të Qarkut
kompetente në zonën gjeografike ku ndodhet vendi i afarizmit kryesor të debitorit. Në nenet e
mëposhtëm thuhet se Gjykata e informon regjistrin e bizneseve dhe regjistrin e pengjeve për hapjen
dhe mbylljen e rastit. Procedurat për sigurimin e informimit caktohën me rregullat e ekzekutimit.

605
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjykata do ta regjistrojë kërkesën menjëherë pas pranimit të saj.Data e regjistrimit është data e
paraqitjes së kërkesës. Gjykata do ta regjistroj kërkesën pavarësisht nga ndonjë mangësi dhe shënon
kohën dhe datën e regjistrimit në ballinë. Gjykata do të nxjerrë vendimin mbi pranimin e kërkesës
për qëllimin e fillimit të rastit.data kur gjykata do ta nxjerrë vendimin është data e pranimit të rastit.

a. Në rast të kërkesës së debitorit, vendimi do të nxirret kur:


1. kërkesa është në pajtim me të gjitha kushtet e ligjit;
2. parashtruesi i kërkesës ka zgjedhur ç’do të metë ligjore dhe ka parashtruar të gjithë
dokumentacionin e nevojshëm, mbrenda afatit kohor të caktuar nga gjykata.
b. Në rast të kërkesës së kreditorit, vendimi do të nxirret kur:
1. afati kohorë për debitorin të kundershtojë kërkesën ka përfunduar dhe nuk është marrë
asnjë kundërshtim; apo
2. gjykata nxjerrë vendim duke hedhur poshtë kundërshtimin e debitorit.
Nëse kërkuesi nuk i ka siguruar dokumentet e kërkuara sipas neneve 8 dhe 9 të këtij ligji dhe
rregullat e ekzekutimit të nxjerrura në përputhje me të, ose nuk ju përmbahet ligjeve ose rregullave
të ekzekutimit, gjykata mund të nxjerr vendim jo më vonë se tre (3) ditë pas datës së paraqitjes së
kërkesës duke përcaktuar saktë mangësitë dhe duke kërkuar që kërkuesi t’i evitoj ato brenda shtatë
(7) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Nëse kërkuesi nuk i eviton të gjitha mangësitë mbrenda shtatë (7) ditëve nga data e paraqitjes së
kërkesës, gjykata do ta hedh poshtë kërkesën, përveç nëse, pas lutjes së kërkuesit të bërë para
kalimit të afatit prej shtatë (7) ditëve të para, gjykata do të lejoj afat plotësues për shkak të
ndërlikimit të rastit ose arsyeve tjera qenësore. Në këtë rast afati plotësues i dhënë nuk do të kaloj
pesë (5) ditë.

Neni 12 Kundërshtimi i kërkesës, tregon se si gjykata do t’i dërgoj debitorit njoftimin dhe një kopje të
kërkesës së kreditorit jo më vonë se një (1) ditë nga regjistrimi i kërkesës. Kur gjykata konstaton se
kreditori ka paraqitur kërkesë nga shkaqet e palejueshme, gjykata mund t’a detyroj parashtruesin e
kërkesës të kompenzoj dëmin e shkaktuar debitorit.

Jo më vonë se dy (2) ditë pas datës së pranimit të rastit, gjykata do të emëroj administratorin.
Gjykata mundet, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës të emëroj një administrator të
përkohshëm para datës së pranimit të rastit, kur ekziston një nevojë e ngutshme të mbrohet pasuria
nga dëmet ose disponimet e palejuara, ose kur ekzistojnë rrethana tjera që kërkojnë emërim të
ngutshëm.

Kreditorët që kanë gjashtëdhjetë (60%) përqind apo më shumë të shumës së borxhit të papaguar të
debitorit, qoftë të siguruar ose të pasiguruar, munden, në çdo moment para fillimit të seancës së
parë të kreditorve, të paraqesin kërkesë me shkrim gjykatës për zëvendësimin e administratorit të
parë me një administrator nga zgjedhja e tyre, me kusht që administratori t’i plotësoj kushtet e
parapara me nenin 18 të këtij ligji. Kur kërkesa e tillë është e bazuar dhe i pëlotëson kushtet, gjykata
do të emrëroj administratorin e zgjedhur jo më vonë se dy (2) ditë pas paraqitjes së kërkesës.

Në nenin 25 parashifet se si gjykata mund të shkarkoj administratorin sipas inciativës së vet apo kur
nga kërkesa me shkrim e debitorit ose cilido kreditor apo vet administratori provohet shkaku i
mjaftushëm dhe të emëroj administratorin e ri. Administratori i shkarkuar do të bashkpunoj me
administratorin e ri në dorëzimin e regjistrave, bartjen e llogarive dhe aspektet tjera të pranim
dorëzimit.

Kriteriumet për vendosje se kur ekzistojnë shkaqet e mjaftushme për shkarkim përcaktohen me
rregullat e zbatimit.

606
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sipas Seancës së Përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhe gjyqtarëve të


Gjykatës Supreme të EULEX-it, në mbledhjen e mbajtur më 19.03.2013 jep këtë:

Mendim Juridik

Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore, përkatësisht Departamenti për Çështje
Ekonomike i Gjykatës së Apelit, sipas nenit 13. Par.1., nënpar.1 të Ligjit për Gjykata Nr.03/L-199, janë
kompetente për t’i gjykuar :

Mosmarrëveshjet e ndërsjella tregtare dhe kompenzimet e dëmit mbi të njëjtën bazë ndërmjet
shoqërive tregtare vendore apo të huaja; Mosmarrëveshjet e ndërsjella tregtare ndërmjet :

Bizneseve Individuale, Ortakëve të Shoqërisë së Ortakërisë, Ortakëve të Përgjithshëm dhe të Kufizuar


të Shoqërisë Komandite, Titullarëve të interesave pronësore të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
“SH.P.K.” , Aksionarëve të Shoqërive Aksionare “ SH.A.”.

Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore është edhe Sektori për
Ekzekutimin e Përmbarimeve.

Propozimi për përmbarim bëhet në dy forma:

a). Propozimi për përmbarim në bazë të dokumentit të besueshëm që me ligj trajtohet faktura,

b). Propozimi për përmbarim me titull përmbarues – Me Aktgjykimin e formës së prerë dhe
ekzekutiv.

Siç është cekur edhe më lartë, nga viti 1999 e deri më sot Gjykata Ekonomike në ushtrimin e
aktiviteteve të saja ka bërë ndryshime varësishtë nga reformat ligjore që janë bërë.

607
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Milot Krasniqi, Adnan Bucolli - Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave në funksion të parandalimit
të korrupsionit

1
PhD. Cand. Milot Krasniqi
1
Kandidat në studimet e doktoratës në Shkenca Juridike-Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit
të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe i punësuar si Këshilltar Ligjor në Agjencinë kundër Korrupsionit në
Prishtinë. Kontakti: milotkrasniqi@hotmail.com.
2
Adnan Bucolli
2
Kandidat për Master në Shkenca Juridike-Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës
“Hasan Prishtina” në Prishtinë. Kontakti: adnanbucolli@hotmail.com.

Abstrakt: Korrupsioni përbën njërën nga sfidat kryesore me të cilën përballen shumica e shteteve të
botës. Rrjedhimisht, parandalimi dhe luftimi me sukses i korrupsionit kërkon angazhimin e shumë
institucioneve dhe mekanizmave shtetëror si dhe një rol proaktiv tëpublikut. Njëra ndër
segmentetkyçe të parandalimit dhe luftimit tëkorrupsionitështë edhe deklarimi i pasurisë dhe
dhuratave të zyrtarëve publik. Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave në Republikën e Kosovës është
obligim ligjor ndërsa këtë proces e mbikëqyrë dhe e kontrollon Agjencia kundër Korrupsionit.

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave ndikon në dy aspekte, së pari ai është në funksion të rritjes
sëtransparencës së punës së zyrtarëve publik ndaj publikut si dhe publikut i mundëson që të ketë një
pasqyrë të qartë se sa të pasur janë zyrtarët publik kur zgjedhen/emërohen/caktohennë një funksion
publik dhe se si ndryshon ky trend me kalimin e kohës.

Ky punim ka për qëllim që të ofrojë njohuritë themelore në lidhje me procesin e deklarimit të


pasurisë dhe dhuratave si dhe efektet që prodhon ai në parandalimin e korrupsionit. Punimi përfshin
edhe të dhënat zyrtare në lidhje me këtë aspekt të parandalimit të korrupsionit në Kosovë. Për
përgatitjen e punimit kemi përdorur metodën juridike-normative, atë të analizës si dhe metodën
statistikore. Nga hulumtimi i bërë mbi deklarimin e pasurisë dhe dhuratave mund të arrihet në
përfundim se ky proces ka impakt në parandalimin e korrupsionit, por për të arritur këtë efekt ky
proces duhet të mbikëqyret dhe të kontrollohet besnikërisht.

Fjalët kyçe: Deklarim, pasuri, dhuratë. Agjenci, qëllim, parandalim, korrupsion, Kosovë.

1. Hyrje

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave ështëçështje e re në teorinë dhe praktikën juridike në Kosovë.
Duke marrë parasysh trendin e pasurimittë shpejtëtëzyrtarëve publik, në shumicën e rasteve pa
asnjë mbulesë tëjustifikueshme ligjërishttë prejardhjes së saj,ligjdhënësi ynë me ligj tëveçantë e ka
rregulluar çështjen e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, gjatë kohës sa ata e ushtrojnë
funksionin publik.

Deklarimi i pasurisë dhe i dhuratave për zyrtarët publik rregullohet në mënyrë të detajuar me
dispozitat e Ligjit nr. 03/L-051 për Deklarimin e Pasurisë dhe Dhuratave për Zyrtarët Publik (në
tekstin e mëtejmë: LDPDh). Me fjalë të tjera, deklarimi i pasurisë për kategoritë e zyrtarëve publik të
paraparë në nenin 3 tëLDPDh përbën obligim ligjor.

608
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Duke marrë parasysh faktin e pasurimit të shpejtë të zyrtarëve publik, që nga viti 2013 mosdeklarimi
i pasurisë dhe i dhuratave që ndërlidhen me ushtrimin e funksionit publik, përkatësisht detyrës
zyrtare, përbën vepër penale. Kësisoj, në nenin 437 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KP) është paraparë vepra penale e Mosdeklarimit tëpasurisë dhe
dhuratave. Natyrisht, inkriminimi i kësaj vepre pritet të ndikojë në deklarimin e saktë të gjendjes së
pasurisë që kanë zyrtarët publik, me çka edhe kontrolli i prejardhjes së saj është më i lehtë dhe
kësisoj forcohet parandalimi i korrupsionit.

2. Disa aspekte tëpërgjithshme të procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave përbën inkriminim të ri në KP të Kosovës. Rrjedhimisht, në vijim


të punimit do të trajtohen disa aspekte tëpërgjithshme tëdeklarimit të pasurisë dhe dhuratave, si
nocioni, llojet e deklarimit të pasurisë, afatet brenda të cilave bëhet deklarimi i tyre, si dhe qëllimi i
deklarimit.

2.1. Nocioni i deklarimit të pasurisë dhe dhuratave

Në Kosovë duke e marrë parasysh pasurimin e shpejtë të zyrtarëve publik, dhe në rastet më të
shpeshta pa asnjë mbulesë të justifikueshme ligjërisht, posaçërisht të bartësve të funksioneve
politike, ligjdhënësi ynë mosdeklarimin e pasurisë ose deklarimin e rrejshëm e ka paraparë si vepër
penale. Rrjedhimisht, me këtë zgjidhje Kosova përbën vendin e vetëm në Europë që mosdeklarimin e
pasurisë dhe dhuratave ose deklarimin e rrejshëm të tyre i ka paraparë si vepër penale.

Në lidhje me çështjen e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave është me interes që të definohen


nocionet pasuri, dhuratë dhe deklarim. Sipas fjalorit të shqipes së sotme me shprehjen pasuri
nënkuptojmëtërësinë e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një
njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë.576Në këtë
kuptim nëaspektin juridik dhe praktik pasuria mund të jetëpasuri e luajtshme dhe pasuri e
paluajtshme. Me shprehjen dhuratë nënkuptojmë sendin i cili i jepet dikujt pa asnjë shpërblim, diçka
që i dhurohet a i falet dikujt577 me rastin e shënimit të ndonjë ngjarjeje ose për qejf. Me shprehjen
deklarim nënkuptojmë paraqitjen e gjendjes së pasurisë dhe dhuratave nga zyrtarët publik
nëAgjencinë kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë: Agjencia), brenda afatit ligjor.
Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave nënkupton paraqitjen e gjendjes së pasurisë që disponon zyrtari
publik si dhe numrin dhe llojin e dhuratave të pranuara, në Agjenci në afatin e paraparë me ligj.
Rrjedhimisht, në lidhje me procesin e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave duhet dalluar dy situata
juridike. Deklarimi i pasurisë sipas LDPDhështë obligim vetëm për zyrtarët e lartëpublik ndërsa
deklarimi i dhuratave bëhet për të gjithë personat zyrtar në Kosovë. Rrethi i personave që e kanë për
obligim deklarimin e dhuratave të pranuara gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është shumë më i gjerë
se rrethi i personave që e deklarojnë pasurinë.

576
Shih: Fjalori i gjuhës shqipe online. I çasshëm në: http://www.fjalorshqip.com/. Vizituar më 30.10.2014.
577
Po aty.

609
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.2. Llojet e deklarimit të pasurisë

Në nenin 6 tëLDPDh janë paraparë katër lloje të deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik578, dhe atë:
1. Deklarimi me marrjen e detyrës ose funksionit;
2. Deklarimi i rregullt vjetor;
3. Deklarimi sipas kërkesës së Agjencisë dhe
4. Deklarimi pas mbarimit ose shkarkimit nga funksionit;

Ndonëse secili nga llojet e deklarimit të pasurisë e ka rëndësinë dhe qëllimin e tij vlerësohet se
deklarimi i rregullt vjetor është më i rëndësishmi dhe është obligativ për të gjithë zyrtarët publik. 579
Rrjedhimisht, deklarimi i rregullt vjetorështë edhe deklarimi më voluminoz i pasurisë. Nga ky lloj i
deklarimit Agjencia ushtron kontrollin paraprak dhe kontrollin e plotë, me qëllim të vërtetimit
tëpërputhjes së gjendjes së deklaruar të pasurisë dhe gjendjes reale. 580 Kontrolli i plotë i pasurisë i
mundëson Agjencisë të ushtrojë hetim dhe në bazë të gjetjessë mospërputhjeve ndërmjet të
dhënave të deklaruara me gjendjen reale, çdoherë kur plotësohen kushtet ligjore paraqet kallëzim
penal në Prokurorinë e Shtetit.

2.3. Pasuria që duhet të deklarohet

Sipas nenit 5 tëLDPDhnë deklarimin e pasurisë përfshihen këto lloje të pasurisë:Funksionet që i


ushtron zyrtari publik; Paluajtshmëritë; Pasuritë e luajtshme në vlerë mbi 3.000 (tremijë) Euro;
Aksionet në shoqëritë tregtare; Letrat me vlerë; Paratë e mbajtura në bankë dhe në institucione
tjera financiare; Të drejtat dhe detyrimet financiare ndaj personave fizik dhe juridik si dhe Të
ardhurat personale.Kjo zgjidhje, me ndryshime të vogla është paraparë edhe në shumicën e ligjeve
për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik të vendeve të rajonit dhe të Europës.

Edhe dhuratat e pranuara gjatë vitit paraprak duhet që tëdeklarohen. Për dallim nga deklarimi i
pasurisë i cili paraqitet direkt në Agjenci, deklarimi i dhuratave së pari paraqitet në institucionin në
të cilin e ushtron funksionin/detyrën personi zyrtar e më pas të njëjtat i përcillen Agjencisë në
periudhën prej 1-31 mars të çdo viti.581

2.4. Pranimi i dhuratave

Me dispozitat e LDPDhështë rregulluar në mënyrë të detajuar edhe çështja e pranimit të dhuratave


për personat zyrtar. Sipas nenit 7 (paragrafi 2 dhe 3) dhe nenit 11 të LDPDh, personi zyrtar gjatë
ushtrimit të detyrës zyrtare ka të drejtë të pranojë dhurata protokollare dhe dhurata të rastit.
Dhuratat protokollarekonsiderohen dhuratat e pranuara nga përfaqësuesit e vendeve të huaja,
organizatave ndërkombëtare ose institucioneve të huaja gjatë vizitave të ndërsjella, kurse Dhuratat
e rastitkonsiderohen dhuratat e pranuara nga përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe
ndërkombëtare, në vlerë deri në 50 Euro.

578
Llojet e deklarimit të pasurisë janë paraparë në nenin 6 të LDPDh.
579
Milot Krasniqi, Roli i Agjencisë kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit,
Avokatura nr. 14, Prishtinë, 2014, faqe 122.
580
Procedura e kontrollit paraprak dhe të plotë të pasurisë në mënyrë të detajuar është përcaktuar në nenin 22
të Rregullores nr. 01/2014 të Punës së Agjencisë kundër Korrupsionit. E çasshme në: http://www.akk-
ks.org/repository/docs/Rregullore_nr._01.pdf. Vizituar më 01.11.2014.
581
Shih nenin 12 të LDPDh.

610
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dhurata në para janë të ndaluara, pa marrë parasysh vlerën e tyre. Gjithashtu personi zyrtar nuk
mund të pranojë më shumë se një dhuratë brenda vitit nga i njëjti person ose institucion. Dhuratat e
pranuara përveç atyre që kanë karakter personal pas përfundimit të mandatit ose funksionit të
zyrtarit publik mbeten në pronësi të institucionit punëdhënës. Dhuratat me karakter personal janë
dhuratat të cilat për nga destinimi i tyre janë të lidhura me personin të cilit i janë dhënë. Zakonisht
këto dhurata kanë vlerë modeste, siç bie fjala ndonjë libër, laps, hartë, pikturë e të tjera.

Deklarimi i dhuratave po ashtu bëhet në muajin mars tëçdo viti dhe paraqitet në Agjenci nga personi
zyrtar ose përmes përfaqësuesit të tij. Agjencia ka të drejtë që sipas kërkesës së personit zyrtar që ka
pranuar dhuratën, të vendosë nëse mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse
se në rastin konkret dhurata i është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon në kryerjen e
detyrës zyrtare. Edhe në lidhje me pranimin e dhuratave çështje problematike paraqiten rastet kur
personat zyrtar në deklarimin e pasurisë paraqesin paluajtshmi me pretendimin se atë e kanë
dhuratë nga miqtë, të afërmit e të tjerë. Këto çështje në shumicën e rasteve janë të ndërlidhura me
pastrim parash dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

2.5. Afatet për deklarimin e pasurisë dhe dhuratave

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave duhet të bëhet në kohën e përcaktuar në pajtim me dispozitat e
LDPDh. Kësisoj me këtë ligj janë paraparë edhe afatet brenda të cilave zyrtari publik duhet të
deklarojë gjendjen e pasurisë qëdisponon si dhe dhuratat e pranuara gjatë vitit paraprak. Afatet për
deklarimin e pasurisë dhe dhuratave janë si në vijim: Deklarimi me rastin e marrjes së detyrës bëhet
brenda 30 ditësh nga marrja e detyrës; Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë dhe dhuratave bëhet nga
data 1-31 mars tëçdo viti dhe përfshin gjendjen e pasurisë dhe dhuratave të pranuara gjatë vitit
paraprak; Deklarimi sipas kërkesës seAgjencisëbëhet brenda 15 ditësh nga pranimi i kërkesës nga
Agjencia; Deklarimi pas mbarimit ose shkarkimit nga funksioni publik bëhet brenda 30 ditësh pas
përfundimit të funksionit publik.582Çështja e afateve ka rëndësi të madhe praktike dhe juridike. Së
pari afati mundëson që zyrtarët publik të bëjnë deklarimin e pasurisë dhe dhuratave vetëm në kohë
të caktuar, varësisht llojit të deklarimit si dhe ka rëndësi juridike sepse nëçdo rast kur kalon ky afat
dhe personat që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë dhe dhuratat nuk e bëjnë deklarimin e tyre,
atëherë kryejnë vepër penale, me çka Agjencia është e obliguar ligjërisht që të paraqes kallëzim
penal në Prokurorinë e Shtetit.

2.6. Qëllimi i deklarimit të pasurisë dhe dhuratave

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave ka për qëllim që të parandalohet në thelb korrupsioni si dhe të
dihet prejardhja e pasurisë së zyrtarëve publik. Ky qëllim është në funksion të parimit se askush nuk
mund të mbaj pasurinë e huaj, e aq më pak nëse ajo pasuri është fituar në mënyrë të
kundërligjshme. Prejardhja e pasurisë së zyrtarëve publik ka rëndësi për faktin se në Kosovë, në
periudhën e pasluftës kemi trend marramendës të pasurimit të zyrtarëve publik, në kushtet ku rreth
18 % e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, ku rreth 30% janë të papunë583, ku kostoja e jetesës
është e papërballueshme, ku mungon zhvillimi ekonomik dhe ka prezencë të lartë të korrupsionit.
Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave mundëson që të shihet trendi i lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve
publik nga viti në vit, veçanërisht nëse ka ndryshime të mëdha, që paraqesin indikacion për dyshime
dhe hetim.

582
Rreth çështjes së afateve të deklarimit të pasurisë veç e veç dhe dhuratave, shih nenet 6-10 të LDPDh.
583
Shih: Komisioni Europian, Raporti i Progresit për Kosovën 2014, faqe 25. I çasshëm në:
http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-kosovo-progress-report_en.pdf. Vizituar
më 01.11.2014.

611
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Të dhënat në lidhje me procesin e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave bëhen publike në


uebfaqen e Agjencisë, brenda 60 ditësh nga dita e pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë.
Publikimi i mundëson publikut që të shoh trendin e lëvizjes së pasurisë zë zyrtarëve publik. Kjo
zgjidhje besohet se luan rol pozitiv edhe në parandalimin e korrupsionit.

3. Format e kryerjes së veprës penale në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe dhuratave

Sipas nenit 437 të KP, mosdeklarimi i pasurisë dhe dhuratave përbën vepër penale që ndërlidhet me
korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare në përgjithësi. Rrjedhimisht, vepra
penale në lidhje me këtë detyrim mund të kryhet në disa forma, si:
1. Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë;
2. Mos raportim ose raportim i rremë i të ardhurave;
3. Mos raportim ose raportim i rremë i dhuratave;
4. Mos raportim ose raportim i rremë i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Që të gjitha format e kësaj vepre kryhen me dashje, si formë më e rëndë e fajësisë.584 Dashja
përfshinë në vetë vetëdijen e zyrtarit publik se e ka për obligim deklarimin e pasurisë sipas ligjit por
qëai nuk don ta deklarojë atë si dhe në rastet kur bën deklarimin e pasurisë por në deklarim paraqet
të dhëna që janë të rrejshme, me çka gjendja e pasurisë sëdeklaruar dhe asaj reale është
nëshpërputhje.Meveprimkjo vepër kryhet kurzyrtari publik e deklaron pasurinë por gjendja e saj nuk
është e saktë, përkatësisht në shumicën e rasteve nuk kur e paraqet një pjesë të pasurisë. Me
mosveprim kjo vepër kryhet kur zyrtari publik nuk e bën fare deklarimin e pasurisë brenda afatit
ligjor ose kur deklarimin e bën pas këtij afati.

Vepra kryhet me qëllim të fshehjes së gjendjes reale të pasurisë nga zyrtari publik, dhe përbën
element konstitutiv të kësaj vepre penale i cili duhet të konstatohet në çdo rast konkret. Zbulimi i
qëllimit të kryerësit ka rëndësi të madhe për konstatimin e këtyre veprave penale si dhe luan rol me
rastin e vlerësimit të përgjegjësisë penale dhe caktimit të sanksionit penal. Kjo vepër penale mund të
kryhet vetëm nga personat zyrtar, përkatësisht nga zyrtarët publik (delictapropria) të cilët janë të
përcaktuar në mënyrëtaksative në nenin 3 tëLDPDh dhe nenin 1 të Ligjit nr.04/L-288 për Ndryshimin
dhe Plotësimin e LDPDh.

4. Politika ndëshkimore për veprat penale në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe dhuratave

Sipas nenit 437 (paragrafi 1) të KP, kushdo nga subjektet të cilët i obligon LDPDh, i cili nuk e raporton
ose e raporton rrejshëm pasurinë, të ardhurat, dhuratat, dobinë tjetër materiale ose detyrimet
financiare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet. Rrjedhimisht, në nenin 437 të KP janë
paraparë edhe sanksionet penale që mund të ju caktohen kryerësve për këto vepra penale. Pra
dënimi për këtë vepër është paraparë në mënyrë kumulative, me gjobë dhe me burgim.

Sipas nenit 437 (paragrafi 2) të këtij Kodi lidhur me këtë vepër penale kryerësi dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në 5 vjet nëse bën falsifikimin e të dhënave lidhur me pasurinë dhe të ardhurat e tij
ose nuk i paraqet të dhënat të cilat kërkohen në formularin standard të deklarimit të pasurisë. Këto
veprime paraqesin formë të kualifikuar të kryerjes së kësaj vepre penale. Dallimi i formës së veprës
penale në paragrafin 1 dhe 2 qëndron në faktin se në rastin e parë zyrtari publik nuk e bën fare
deklarimin e pasurisë, pra nuk e kryen obligimin ligjor ndërsa në rastin dytëi falsifikon të dhënat në

584
Ismet Salihu, E drejta penale, pjesa e posaçme, Prishtinë, 2014, faqe 686.

612
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

formularin e deklarimit të pasurisë ose nuk i paraqet fare të dhënat e caktuara. Sipas nenit 437
(paragrafi 3) të këtij Kodi si masë mbrojtëse është paraparë se pasuria e padeklaruar, të ardhurat
dhe dobia tjetër pasurore do të konfiskohen. Në këtë pikë deklarimi i pasurisë ndërlidhet me Ligjin
nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale.
Politika ndëshkimore për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë dhe dhuratave vlerësohet të
jetë e ashpër, por plotësisht e kuptueshme kur dihet se mosdeklarimi i pasurisë dhe dhuratave, ose
deklarimi i tyre i rrejshëm është i ndërlidhur me vepra penale me natyrë të korrupsionit, me larje të
parasë dhe me financimin e veprimtarive të tjera të paligjshme.585

5. Të dhënat zyrtare për deklarimin e pasurisë dhe dhuratave

Procesi i deklarimit të pasurisë dhe dhuratave mbikëqyret nga Agjencia si autoritet kompetent për
zbatimin e LDPDh dhe zbatimin e politikës shtetërore për parandalimin dhe luftimin e veprave
penale me natyrë të korrupsionit. “Përveç kësaj, Agjencia mban të dhëna besnike edhe në lidhje me
prezencën e veprave penale me natyrë të korrupsionit si dhe publikon raporte periodike për këtë
gjendje”586. Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave shikuar nga aspekti i përqindjes së zyrtarëve publik
që e kanë obligim deklarimin qëndron mirë. Çështje problematike mbetet vërtetimi i prejardhjes së
pasurisë dhe dhuratave. LDPDh përveç titullit në të cilin gjendet edhe fjala prejardhje, në
përmbajtjen e tij nuk përmban asnjë dispozitë me të cilën rregullohet çështja e prejardhjes,
përkatësisht burimit të pasurisë. Kjo zbrazëtirë ligjore i pamundëson Agjencisë vërtetimin e
prejardhjes së pasurisë.Në vijim do të prezantojmë të dhënat zyrtare për procesin e deklarimit të
pasurisë, sipas llojeve veç e veç.

Tabela nr. 1
Të dhënat statistikore për deklarimin e pasurisë587

Deklarimi i pasurisë, 2010 – 2013


marrjen e
Përqindja

Përqindja

Përqindja

Përqindja

Përqindja
Deklarimi

Deklarimi

Deklarimi

Deklarimi
mbarimit

kërkesës
i rregullt

vjetore
vjetor

sipas
pas
Viti

me
Nr.


1 201 173 95.58 1493 95.70 18 100 83 97.64 95.70


. 0 % % % % %
2 201 308 93.9 % 1768 96.61 16 100 73 94.80 96.61
. 1 % % % %
3 201 235 92 % 3379 92.42 9 100 84 88 % 92.42
. 2 % % %
4 201 173 99.42% 3840 99.25 7 100 72 100 % 95.25
. 3 % % %

Nga të dhënat e paraqitura më lart mund të konstatohet se përqindja e subjekteve që e kanëpër


obligim deklarimin e pasurisëështë i kënaqshëm. Nga viti 2013 është krijuar një bindje më e madh e
zyrtarëve publik për procesin e deklarimit të pasurisë. Kjo situatë mund të shpjegohet edhe me
faktin se inkriminimi i kësaj vepre ka luajtur rol vetëdijesues dhe parandalues, ashtu që edhe në të

585
Milot Krasniqi, Roli i Agjencisë kundër Korrupsionit,…, faqe 122.
586
Neni 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.14) i Ligjit nr. 03/L-059 për Agjencinë kundër Korrupsionit.
587
Të dhënat janë nxjerrë nga Raportet Vjetore të Punës së Agjencisë kundër Korrupsionit, 2010-2013. Raporti
2010, faqe 22-25; Raporti 2011, faqe 20-22; Raporti 2012, faqe 17-19 dhe Raporti 2013, faqe 19-22. Të
çasshme në: http://akk-ks.org/?cid=1,16, shfletuar më 30.10.2014.

613
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ardhmen besohet se numri i zyrtarëve publik që e kryejnë këtë obligim ligjor do të jetë edhe më i
madh.
Pavarësisht këtij fakti inkurajues ajo që mbetet shqetësim në lidhje me këtë proces është vërtetimi i
prejardhjes së pasurisë përkatësisht burimit të saj. 588Siç e kemi thënë edhe më lart, Agjencia nuk ka
ndonjë mekanizëm me të cilin e vërteton prejardhjen e pasurisë dhe dhuratave. Në funksion të këtij
procesi, është mirë që të rishikohet LDPDh, në mënyrë që të parashihet ndonjë mekanizëm i cili do
t’i jepte Agjencisë kompetencë që të vërtetoj prejardhjen e pasurisë.Ky proces është i ndërlidhur
ndër të tjera edhe me zbatimin e suksesshëm të Ligjit nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për
Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale. Dispozitat e këtij ligji parashohin konfiskimin e
çdo pasurie e cila është rezultat i veprës penale. Natyrisht, zbatimi i këtij ligji por edhe i pakos së
ligjeve kundër korrupsionit është në funksion të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

6. Ndikimi i deklarimit të pasurisë dhe dhuratave në parandalimine korrupsionit

Përqindja e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave sipas të dhënave që disponon Agjencia ka shënuar
rritje të vazhdueshme nga viti në vit, por ajo që mbetet problem kryesor në lidhje me këtë proces
ështëçështja e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë.Këtë konstatim e themi duke u bazuar në faktin
se Agjencia nuk posedon ndonjë mekanizëm tëqëndrueshëm dhe kredibil me të cilin do të
vërtetonte prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve publik. Vërtetimii prejardhjes së pasurisë,
përkatësisht burimit të saj do të shërbente në parandalimin e korrupsionit në thelb, parandalimin e
pastrimit të pasurisë dhe financimit të veprimtarive të paligjshme.

Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave endihmon edhe parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit.
Agjencia një pjesë të madhe të rasteve të konfliktit të interesit i identifikon nga formularët e
deklarimit të pasurisë si dhe identifikimi i rasteve të papajtueshmërisë në ushtrimin efunksionit
publik. Arritja e këtij synimi do të ndikonte edhe në fuqizimin e luftës institucionale kundër
korrupsionit, do tërriste besimin e publikut në punën zyrtarëve publik si dhe do të
përmirësonteimazhin e vendit karshi agjendës së integrimeve euro-atlantike.

7. Përfundime dhe rekomandime

Pas hulumtimit tëçështjes së deklarimit të pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve publik, mund të
arrihet në këto përfundime kryesore:

1. Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave përbën obligim ligjor për kategoritë e caktuara të
zyrtarëve publik të parapara shprehimisht me dispozitat e LDPDh. Me qëllim rritjes sënivelittë
deklarimittë saktë të gjendjes së pasurisë dhe dhuratave nga zyrtarët publik dhe vërtetimit të
prejardhjes së pasurisë, që nga viti 2013 mosdeklarimi i pasurisë, dhuratave ose përfitimeve tjera
nga zyrtarët publik gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, përbën vepër penale.
2. Agjencia është institucion i pavarur që ka mandat ligjor të parandalojë dhe luftojë
korrupsionin, pjesë e të cilit është edhe menaxhimi i procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave
si dhe kontrolli i tyre. Në lidhje me këtë proces, do të ishte me rëndësi parashikimi i ndonjë
mekanizmi i cili do t’i mundësonte Agjencisë që të bënte vërtetimin e prejardhjes së pasurisë dhe
dhuratave të zyrtarëve publik. Ky mekanizëm do të ndikonte që të jetësohet me sukses qëllimi i këtij
obligimi ligjor.

588
Çështjen e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë dhe dhuratave në Kosovë e kanë ngritur edhe institucionet
ndërkombëtare. Shih: ReSPA, Incomeandassetdeclarations in practice,Danilovgrad, 2013, faqe 152.

614
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Në paraqitjen e veprave penale tëmosdeklarimit të pasurisë dhe dhuratave ose deklarimit të


rrejshëm të tyre ndikojnë faktorë të shumtë dhe të ndryshëm, në radhë të parë ata janë të
determinuar nga rrethanat shoqërore dhe politike, por faktori kryesor besohet të jetë mungesa e
caktimit të dënimeve penale dhe zbatimit tëtyre ndaj kryerësve. Me inkriminimin e kësaj vepre është
krijuara bazë më e qartë dhe më e fuqishme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale më
natyrë të korrupsionit në Kosovë. Për këtë qëllim inkurajohet shtimi i angazhimit të organeve të
drejtësisë në zbatimin konsekuent të KP, në segmentet që lidhen me këto vepra penale. Luftimi me
sukses i veprave penale me natyrë të korrupsionit mund të arrihet vetëm me zbatimin konsekuent të
politikës ndëshkimore, përkatësisht me caktimin dhe ekzekutimin e dënimeve ndaj kryerësve të
veprave penale me natyrë të korrupsionit të parapara në Kodin Penal.
4. Përmirësimi dhe fuqizimi i parandalimit dhe luftimit të korrupsionit varet edhe nga
kompletimi i infrastrukturës ligjore kundërkorrupsionit dhe zbatimi i tij konsekuent. Në këtë rrjedhë,
konsiderohet se në shërbim të luftimit të veprave penale me natyrë të korrupsionit do të shërbejë
edhe zbatimi me përpikëri i Ligjit nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e
Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale.
5. Lufta kundër korrupsionit kërkon koordinim dhe bashkëpunim të shumë mekanizmave,
andaj për këtë qëllim inkurajohet shtimi i bashkëpunimit dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve se
luftimi i korrupsionit është përgjegjësi e të gjithëve. Ndihet nevoja e koordinimit dhe bashkëpunimit
më të ngushtë ndërmjet mekanizmave të cilët merren me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si
Agjencisë kundër Korrupsionit, Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit, Task Forcës kundër
Korrupsionit në njërën anë dhe Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit në anën tjetër.

Literatura

Libra dhe artikuj shkencorë:


Azem HAJDARI, Veprat penale me natyrë korrupsioni me vështrim të posaçëm në Kosovë,
Prishtinë, 2003.
Ermira DHIMA, Hetimi administrativ i veprave penale të korrupsionit të kryera nga zyrtarët
publik, Drejtësia Shqiptare, Tiranë, 2014.
Ismet SALIHU, E drejta penale, pjesa e posaçme, Prishtinë, 2014.
Ismet SALIHU,
Fejzullah HASANI / Kodi Penal i Republikës së Kosovës-Komentar, Prishtinë, 2013.
Hilmi ZHITIA,
Milot KRASNIQI, Parandalimi i konfliktit të interesit si garantë e ushtrimit të drejtë të
funksionit publik, Vizione nr. 22/1, Shkup, 2014.
Roli i Agjencisë kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e
korrupsionit, Avokatura, nr. 15, Prishtinë, 2014.

Akte normative:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008.
Kodi nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës, [Gazeta Zyrtare nr. 19, datë 13.07.2012].
Ligji nr. 2004/34 kundër Korrupsionit, [Gazeta Zyrtare nr. 10, datë 01.03.2007].
Ligji nr. 04/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit, [Gazeta Zyrtare nr. 65, datë 05.02.2010].
Ligji nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë
dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë, [Gazeta
Zyrtare nr. 16, datë 14.09.2011].
Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligji nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe
Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e
Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë, [Gazeta Zyrtare nr. 28, datë 28.04.2014].

615
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burime tjera:
Agjencia kundër Korrupsionit, Raportet Vjetore të Punës, 2010-2013.
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Shkencave dhe i Letërsisë, Fjalor i gjuhës
së sotme, Tiranë, 2002.
Komisioni Europian, Raporti i Progresit për Kosovën 2014.
Regjional SchoolofPublicAdministration,ReSPA, Incomeand aset declarations in praktice,
Danilovgrad, 2013.
Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Korrupsionit 2013-2017, Prishtinë, 2012.

616
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mimoza Durrësi, Kastriot Blakaj - Komunikimet celulare ad-hoc per shperndarje te informacionit
turistik
Prof.Dr. Mimoza Durrësi

Pedagoge në teknologjinë e Informacionit në Universitetin Europian të Tiranës,


mimoza.durresi@uet.edu.al

Dr.c. Kastriot Blakaj

Ligjerues në Kolegjin Evropian Dukagjini, blakajk@gmail.com

Abstrakt:

Ne ditet tona kur synim i shoqerise se zhvilluar eshte rritja e mireqenies, eshte e natyrshme te
mendohet per faktin se cdo dite e me shume turizmi luan rol te rendesishem ne rritjen e te
ardhurave te nje vendi. Cdo individ ne mbare boten aspiron te kryeje udhetime ne cdo moment qe i
krijohet mundesia. Kjo po ndodh dhe me Shqiperine e Kosoven. Si rrjedhoje do te ishte me shume
interes dhenia e kontributit kerkimor ne kete drejtim. Sipas thenies “Information is power” eshte me
se normale te mendohet se gjetja e menyrave te reja te shperndarjes se informacionit turistik do te
ishte shume fitimprurese dhe e dobishme per te dy palet: turistet dhe bizneset lokale qe do te
perfitonin nga rritja e klienteles turistike. Por nga ana tjeter duhet patur parasysh se fluksi me i madh
i informacionit turistik eshte komplet pasiv, thjesht website uniforme te pajisura me pak foto dhe
atraksione, shpesh dhe pa perditesimin e duhur. Ne kushtet e zonave turistike kur interneti eshte i
kufizuar po ashtu dhe koha e turisteve do te ishte nje menyre shume efficente reklama ose
marketingu turistik nepermjet telefonave celulare ose perdorimi i rrjetave ad-hoc. Ne kete menyre
do te kishim shperndarje te informacionit turistik ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe per
klientin e duhur, pra flasim per nje marketim turistik te personalizuar. Ne kete punim ne tregojme se
si pasi te kemi identifikuar telefonat celulare te turisteve, mund t’u dergojme informacionin turistik
te perditesuar. Por nga ana tjeter, duhet theksuar se shpesh kjo do te ndeshej me veshtiresi specifike
te cilat do te menjahoheshin me perdorimin e rrjetave wireless ad-hoc. Po ashtu per te tejkaluar
keto veshtiresi kemi krijuar nje protokoll qe siguron vonese optimale te shperndarjes se sa ne rrjetat
celulare ad-hoc. Te gjithe duan të shfrytezojne cdo cast gjate udhetimeve te tyre. Ata duan të
shohin, të shijojnëdhe te marrin me vete ne kujtimet e tyre gjithshka te vecante tëçdo vëndi.Nga ana
tjetër turizmi përfaqson një përqindje të mirë në të ardhurat kombetare. Kjo do të thotë që
kompanitë e turizmit dhe te udhëtimeve, bankat dhe autoritetet lokale janë të intresuar të terheqin
turistët në vëndet e tyre dhe t’i trajtojnëata sa më mirë. Ky lloj informacioni mund të jetë mbi një
vënd, qytet apo një vëndndodhje specifike. Në këtë artikull ne paraqesim dy mënyra të reja për të
shpërndarë informacionin turistik. Mënyra e parë dhe më e përhapur është me anë të Internetit, Wi-
Fi dhe Cloud Computing,është shumë e leverdisëshme, por jo gjithmonë e mundëshshme; në këtë
rast menyra e dytëështë duke përdorur komunikimet wireless ad-hoc. Turistët lidhen me resorset në
cloud, duke kërkuar informacione specifike për një vënd të caktuar që ata po vizitojnë.Ky
informacion do tëshpërndahet në të gjithë pjestarët e grupit nëpërmjet telefonave celulare. Së
bashku me zgjidhjen e parë, ne propozojmëdhe një protokoll wireless ad-hoc komunikimi,
TOURCOMMqë do të jetë një zgjidhje e dytë, e përdorshme sidomos në zonat pa mbulim të mirë
celular. NëTOURCOMM,ne përdorim një infrastructure hierarkike që bën të mundur shpërndarjen e
informacionit turistik në të gjithe zonat e “qelizave” ku turistet ndodhen.

Fjaleceles- cloud computing, zbatime nëcloud, rrjetat ad-hoc wireless, rrugëtim (routing) gjeografik,
infrastrukcturë hierarkike.

617
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Secilit i ka qëlluar të jetë duke shkuar diku pa ditur detajet e udhëtimit.Mënyra tradicionale është të
lexohen fletpalosje të dhëna në hotel, por që kanë informacion të kufizuar.Nganjeherë njërezit
vendosin të shkojnë në një udhëtim për të parë dicka shumë të vecantë, por rallë qëllon të ketë
informacion të plotë.Si rrjedhojë, kompanitë turistike duhet të perdorin mënyra më të
përshtatëshme dhe dinamike për të percjellë informacionin e nevojshëm. Psh: reklamat e tyre janë
të shkurtëra dhe jotërheqese, kur dërgohen nëpermjet emailit apo mesazheve telefonike. Në epokën
e teknologjisë së informacionit gjërat ndryshojnë shumë shpejt.Cloud Computingështë një teknologji
e re qëpo krijon impakt në të gjitha fushat e biznesit dhe shoqerisë. Si rrjedhojë, kompanitë turistike
mund të përdorin Cloud Computing për të shpërndarë informacionin e tyre. Kjo do të kishte dy
përparesi, e para, mesazhet do të dërgoheshin nëkohen kur udhetari blen paketën turistike, dhe e
dyta, mesazhi mund të jetë në format të pasur video multimedia [6]. Por mund të qellojë qe mbulimi
me Internet me anë të Wi-Fi të mos jetë i mundur. Në keto raste ne do t’i konsideromë turistët e
grupit si nyjet e një rrjeti wireless ad-hoc. Ne propozojmë një protokoll tëri gjeografik rrugëzimi, të
zbatueshëm për qellime turistike duke përdorur informacionin GPS. Në këtë mënyre grupi i turisteve
do të ketë informacion të përditesuar për udhëtimin e tyre.

Nuk ka shumë punë kërkimore për sai përket sistemeve tëshpërndarjes së informacioneve turistike,
e sidomos per informacionet dinamike. Chulwon Kim është përqendruar në e-turizmin si pjesë e e-
commerce [1], që do tëthotë dhënie e informacionit kur blihet paketa turistike, por pa mbuluar
kohen kur turisti ndodhet në vëndin përkatës. Ai përmend se si Interneti jep mundësi të
jashtëzakonshme për biznesin e turizmit, se si Interneti bën të mundur informacionin dhe rezervimet
ndaj nje numeri të madh turistesh me kosto të ulët dhe se si ofron një mjet komunikimi ndërmjet
ofruesve turistike, ndermjetësve, si dhe konsumatorëve perfundimtarë.

Chulwon Kim është fokusuar në pershkrimin e gjëndjes, rritjes dhe perspektivës të përdoruesve të
Internetit që po blejnë on-line. Gjithashtu ai shpjegon se kuota e turizmit në e-comerce do të vi duke
u rritur. Dimitrrios Buhalis dhe Peter O’Connornë [2] përshkruajnë disa ndryshime themelore
tëInformation Communication Technologies (ICT) që po e revolucionarizojnë gradualisht industrinë e
turizmit.E-tourism dhe Interneti në veçaneti mbështesin interaktivitetin ndërmjet kompanive të
turizmit dhe konsumatoreve dhe si rezultat, ata riprojektojnë të gjithë proçesin e zhvillimit,
manaxhimit dhe marketimit të turizmit.

Cloud Computing

Stadi aktual i zhvillimit të kompjuterave dhe Internetit solli erën e Cloud.Kjo është një paradigmë e
re që per përdoruesin ofron me mijra zbatime të reja, ndërkohe që u lejon ofruesve të këtyre
shërbime të perqëndrojne resurset.Cloud Computing do të thotë marrje me qera e infrastrukturës,
softwerit, si dhe brezit sipas kontratave përkatese [3].Këto komponente mund tu përshtaten
nevojave të përditëshme të konsumatoreve dhe të ofrohen me mundësi dhe siguri të lartë.

Rrjetat Ad-hoc

Një rrjet mobile ad-hoc është një rrjet i krijuar pa infrastrukturë fikse, është një rrjet dynamic me
nyje që lëvizin.Kjo teknologji filloi të përhapet në fillim të viteve 1970të me projektet DARPA, PRNet
dhe SURAN [4].Por kohët e fundit keto arkitektura po përdoren për zbatime të reja edhe në mjediset
e komunikimit civil. Këto zbatime te reja janë të shoqëruara dhe me aspekte te reja te kesaj
teknologjie si multicasting dhe siguria. Këto aspekte te reja si dhe problemet e routing dhe medium
access control, përfshihen në propozmin tonë. Ne përdorim gjithashtu routing (rutimin) gjeografik
duke përdorur informacionin GPSte ofruar nga satelitët.

618
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sistemi i Shpërndarjes së Informacionit Turistik dhe Cloud Computing

Siç përmendem më lart, literatura e deritanishme merret me sisteme të shpërndrjes së


informacioneve turistikë që perdorin Internetin. Por turistet në lëvizje mund të hasin në problem si
p.sh: 1) Lidhje e kufizuar Interneti, 2) Nevojë për siguri në komunikimet turist-me-turist apo në grup.
3) Informacion i kufizuar.

Nga ana tjetër është e rëndësishme të dihet nëse turisti ka lidhje Interneti. Nëse po, ne propozojmë
të përdoret zgjidhja me Cloud Computing. Në këtë rast, turistët mund te marrin informacionin e tyre
nga Cloud në formë multicast ne vëndin përkatës. Ky informacion mund të pasurohet me video dhe
detaje të tjera.

Siç e kemi permëndur më parë, si rrjedhojë e mundësisë së pakufizuar për magazinim, Cloud
Computing po ndryshon botën e zbatimeve të Internetit.Cloud ka fuqi kompjuterike shumë të
madhe dhe mund t’i ofrohet përdoruesit kudo. Turistët mund te lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet
qëndrës së të dhënave, si në Figuren 1.

TOURISTET SI INDIVIDE OSE GRUPE

INFRASTRUKTURA CLOUD

Fig. 1 Sistem i shpërndarjes së informacioneve turistikë me anë tëCloud Computing

Për te marrë informacionin nga Cloud, turisti duhet të lidhet me Cloud nëpërmjet një algoritmi
(Agorithm). Komunikimi Cloud-Tourist do të jetëi dyanshëm: Tourist >Cloud (për tu lidhur apo për të
bërë njëquery) dhe Cloud>Tourist për të marë përgjigjen nga Baza e të dhënave tëCloud.

Këtu po konsiderojmë sishëmbull përdorimin e iCloud si sherbim i Cloud Computing. Në këtë rast
Get_ connected_ to the_ cloud Algorithm kërkon instalimin e CardDav app.Me pas ndiqen hapat e
mëposhtëme:

-Shto një llogari Add në CardDav

-Për emrin e serverit fut https://contacts.icloud.com


-Sigurohu qëështë zgjedhur
-Për emrin e përdoruesit fut iCloud username (example bill@me.com) dhe me pas passwordin.
-Shtyp OK, prit disa sekonda për konfirmim

619
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Zgjidhja me Cloud Computing është e përshtatëshme me shume opsione se sitë merret


informacioni.Ka disa mënyra se si mund të përgatitet informacioni dhe si të bëhet mëi përshtatshëm
për shpërndarje.Kjo mund të studiohet në punime të mëtejshme. Disa nga opsionet janë:

-Informacioni mund të përgatitet sinjë app me qëllim të vecantë, si psh. App_Turizmi.Kjo mund të
bëhet në nivel vendi, qyteti, vende turistike, etj.

-Mund të shpërndahet qëpërpara udhetimit ose gjatë tij, sipas kërkesave,

-Turisti mund të bëjë kërkesa të ndryshme edhe pa e blerëApp.

TDI në Zonat Gri

Eshte e natyrshme qe jo te e gjitha zonat turistike kane mbulim me rrjetin cellular. Kjo do të thotë që
turisti nuk mund të lidhet me Cloud dhe asnjë nga zgjidhjet e lartpërmendura TDI (tourist
Distribution Information)nuk mund të zbatohen.

Situata të tilla janë shumë të zakonshme sepse vëndet turistike shpesh janë larg qytetet dhe
trafikut.Turistet mund të paraqiten sinje grup njërezish të shperndarë në ato vënde apo si makina në
levizje.Në këtë rast ne mund të përdorim rutimin (routing) gjeografik, qëështë një algoritëm shumëi
përshtatshëm për rrjetat ad-hoc wireless[5].Ne mund të krijojmë një infrastrukturë virtuale me një
hierarki me disa shtresa.Struktura hierakike garanton shkallëzimin si dhe është shume e
përshtatëshme nga pikpamja operative për sistemet e shpërndajres së informacioneve turistike. Një
strukturë e tillë (Figure 2) u duhet organizatorëve të aktiviteteve jo vetëm për të shpërndarë
informacionin turistik (si psh. guidat turistike) por edhe për të drejtuar grupin apo për qëllime te
sigurise personale të turistëve.

Infrastrukturë Hierarkike Virtuale

Figure 2: Rrjet ad-hoc me hierarki me disa nivele

Ne propozojmë këtu një protokoll tëri të quajtur Tourcomm që lehtëson shpërndarjen e


informacionit turistik.

Ne ndajmë zonën turistike nëcells (qeliza)që përmbajnë nyje, si psh makina turistesh.

620
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Këto qeliza lëvizin së bashku me shumicën e nyjeve.Si rrjedhojë, një infrastrukture virtuale fleksibël
është krijuar ndërkohë që makinat lëvizin në autostradë.Kjo infrastrukture lejon komunikime
efektive dhe të shkallëzuara.

Në cdo cell(qelize)ne zgjedhim njëCell Center (CC).

Prania e një qëndre për të gjithë hapësirën do tëshkaktontevonesa të mëdha (Tw) për komunikimet,
si dhe cilesia e komunikimeve mund të mos jetë gjithmonë optimale (si rrjedhojë e zonave gri me
mbulim jo të qëndrueshëm). Ky protokoll përmirëson cilësinë dhe besueshmërne e komunikimeve
turistike. Struktura hierakike lejon optimizimin e procesit të rrugezimit (routing).Hapësira e
autostradës ndahet në qeliza virtuale, që lëvizin së bashku me nyjet.Çdo qëndër qelize zgjiidhet nga
nyjet e qelizes dhe ndodhet afërsisht në mesin gjeografik të qelizës. Dinamika e TDI me këtë
protokollështë si më poshtë:

Çdo nyje përditëson periodikisht të dhënat nga GPS, që jep koordinatat (x,y) për cdo nyje në atë
moment.

Pjestarët e qelizës zgjedhin një qëndër që do të sillet për një interval kohe si Base Station. Cdo nyje
(makine) e ka pozicionin gjeografik të dhënë nga Global Positioning System (GPS).

Kur grupi hyn në një zonë turistike, radio e zonës apo ndonjë nga turistët dërgon një mesazh tek Cell
Center e tij. Më tej mesazhi dërgohet nëpër të gjitha Cell Centerste tjera. Cell Centersverifikojne
fillimisht nëse nyja destinacion është pjese e qelizes së tij.

Gjatë cdo hapi mesazhi shpërndahet tek të gjithë pjestarët e qelizës përkatëse.

Algoritmi për krijimin e Cell (qelizës) është përshkruar më poshtë:

Krijimi i Strukturës.Algoritmi fillon me krijimin e infrastrukturës virtuale.Nyjet e të njëjtës qelizë apo


qelizave fqinje, nyje që janë ne largesi komunikimi, shkëmbejnë mesazhet fillestare “Hello”.Si
përfundim cdo nyje di pozicionin e të gjitha nyjeve me të cilat mund të komunikojë.Pozicionet e
nyjeve përditësohen duke shkëmbyer mesazhe periodike “Hello”.

Zgjedhja e Cell Center.Pjestarët e tënjejtës Cell (qelizë) marrin pjesë në procesin e zgjedhjes sëCell
Centers përkatëse. Cell Centersvetëzgjidhen si nyjet që janë më pranë qëndrës gjeografike dhe që
garantojne cilesinë e komunikimeve.

Komunikimet Point-to-point (Një-me-një). Ky algoritëm përcakton veprimin e nyjeve dhe e Cell


Centers në rastin e komunikimeve burim-destinacion.

Komunikimet Broadcast. Ky algoritëm përcakton veprimet për komunikimet e pjesëshme apo të


plota broadcast ne rrjet. Struktura hierarkike është vecanërisht e përshtatëshme për komunikimet
broadcast.

621
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përfundime:

Ne kete artikull ne propozojmë dy mënyra te pershtatshme për të shpërndarë informacione


turistike: Së pari, duke përdorur Cloud Computingnë mënyrë dinamike, të pasuruar me multimedia
që përditesohet me levizjet e turistit dhe se dyti, duke përdorur rrjetat wireless ad-hoc, ne
prezantojme një protokoll të ri që jep mundësinë për të drejtuar turistët në zona pa mbulim
Interneti, apo zona gri. Protokolli është gjithashtu shumë i përshtatshëm edhe për shperndarjen e
informacioneve konfidenciale qe kerkojne ruajtjen e sigurise.

Referenca:

1.Chulwon Kim , E-tourism: an innovative approach for the small and medium-sized tourism
enterprises (SMTEs) in Korea, College of Hotel & Tourism Management, Kyunghee University, Korea
2. Dimitrios Buhalis and Peter O’connor “Information Communication Technology revolutionizing
Tourism”, Tourism Recreation Research vol. 30(3), 2005: 7-16

3. Jan Haas, Jing Deng, Ben Liang, Panagiotis Papadimitratos, S. Sajama, Wireless ad hoc Networks,
(Published Online: 15 APR 2003)

4.Michael Miller, Cloud Computing, Web-Based Applications that Change the Way You Work and
Collaborate Online, 2008

5.Mimoza Durresi, Arjan Durresi, Leonard Barolli: Secure Inter Vehicle Communications. CISIS 2012:
177-183

6.Mimoza Durresi, Vamsi Paruchuri, Arjan Durresi, Leonard Barolli, Makoto Takizawa: A scalable
anonymous protocol for heterogeneous wireless ad hoc networks. J. Embedded Computing 3(1): 77-
85 (2009)

7.Ping Zhang, Arjan Durresi, Yefeng Ruan, Mimoza Durresi: Trust Based Security Mechanisms for
Social Networks. BWCCA 2012: 264-270

8.Wayne Pease, Michelle Rowe, An OverviewofInformation Technologyin theTourism Industry,


Wayne Pease, Michelle Rowe, Quinsland University, 2005
9.World Tourism Organisation 1999, Marketing tourism destinations online: Strategies for the
information age, Madrid.

10. World Travel and Tourism Council 2004, Progress and priorities 2004/2005,

11. World Travel and Tourism Council, viewed 7 March 2005,

12. Zipf, A 2002, 'Adaptive context-aware mobility support for tourists', IEEE Intelligent

Systems, vol. 17, no. 6, pp

622
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mjellma Vokshi - Sistemi banker dhe reformat financiare në rajon

Msc. Mjellma Vokshi

Rr. Mic Sokoli Nr.35

mjellmavokshi@hotmail.com

Abstrakt

Ky punim u realizua me qëllim që të vihet në pah Roli i sistemit bankar në vend si dhe reformat
financiare në rajon.

Sistemi banker në Kosovë ka arritur që të fitoi besimin e individëve dhe bizneseve thellësisht duke
pas parasysh zhvillimin e tij nga zeroja, sidoqoftë, megjithëse i qendrueshëm dhe i fuqishëm sistemi
bankar mbetet ndër barierat kryesore në mjedisin biznesor kosovar.

Ky punim ofron një analizë të gjendjes aktuale të sistemit bankar dhe rolin e tij në ruajtjen e
stabilitetit financiar në vend, vazhdon me përmbledhjen dhe zhvillimin e sistemit bankar ndër vite në
Kosovë, vazhdon me analizen e kornizes rregulluese dhe ligjore në Kosovë, si dhe reformat në rajon
dhe përfundon me dhënien e rekomandimeve.

Janë përdorur metoda dhe material ekzistuese, metoda statistikore, metoda e krahasimit,
mbledheja e të dhënave të reja.

Keywords: Raporti i bankave me kërkesat dhe nevojat e vendit si shtet, Indetifikimi i risive të
fundit në sistemin banker, Korniza rregulluese dhe ligjore, Reformat financiare, Dhënia e
rekomandimeve.

Gjendja e tanishme

Në skemen e riaftësimit të rritjes së infrastrukturës për ngritjen e ekonomisë kosovare, përfshihej


edhe ngritja e institucioneve financiare ndër të cilat ABPK (Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të
Kosovë). Ky autoritet me status të veçantë kishte për qëllim sigurimin e një sistemi të qendrueshëm
monetar i cili do të përkujdesej për pagesat e brendëshme, likuiditetin, solventitetin dhe
funksionimin efikas të sistemt bankar në Kosovë.

Në ngritjen e sistemit financiar mendohet të jetë aplikuar praktikat dhe standardet më të mira
ndërkombetare. Struktura institucionale është e larmishme si: Banka Komerciale, Kompani të
Sigurimeve, Fonde të Pensioneve, Institucione Mikrofinanciare, Asociacione Kreditore dhe
Institucione Financiare Jobankare tashmë të lincecuara dhe të mbikqyrura nga BQK-ja.

Duke parë rëndesinë e sistemit bankare në ruajtjen e stabilitetit financiar të një vendi është bere
zgjedhja e kësaj teme ku ngerthen në vete: Zhvillimin bankar nder vite, Rëndesinë dhe rolin e këtyre
institucioneve, Analiza krahasuese ndër-shteterore, si dhe Analiza e kornizes rregulluese dhe ligjore
në Kosovë.

Siç e dimë në Kosovë sistemi financiar ka filluar në nentor të vitit 2000 me themelimin e Autoritetit
bankar të pagesave të Kosovës tani BQK, ku filloj me krijimin e Sistemi të ri të Pagesave
Nderkombëtare në Kosovë.

623
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Rëndesia dhe roli i këtyre institucioneve siç e dim është e padiskutueshme sidomos për një vend të
dalur nga lufta si rasti i Kosovës, institucionet financiare janë indikatoret kryesor për rritjen e
potencialit zhvillimore. Megjithatë, rreziqet janë të konsiderueshme nëse marrim parasysh
ekonominë e stagnuar rajonale dhe krizen e vazhdueshme në Eurozonë.

Burimet e financimit të shumicës së NVM-ve janë nga kreditë e lëshuara nga bankat komerciale në
vendin tonë. Kreditimi nga këto institucione kryesisht është bërë në sektorin bujqësor, prodhues dhe
sektorë në biznese të vogla. Normat e interesit për këto kredi siç e dim janë skajshmërisht të larta
dhe të papërballueshme për bizneset tona. Kushtet e huave të ofruara nga bankat të cilat
karakterizohen me norma të larta të interesit dhe me afate të shkurtëra të kthimit, janë të
papërballueshme për shumicen e bizneseve të mesme dhe të vogla. Bankat e vendit tonë arsyetohen
për keto kushte të ekzistimit në tregun e kreditimin me faktin që e shoqëron pasiguria tregun tonë.
Por ato shpejtë u bënë një pengesë serioze për rritjen e bizneseve ekzistuese dhe ngurim për
ndermarresi të reja në këtë fushë.

2. Zhvillimi i bankave nder vite

2. 1. Historiku i Bankes së Kosovës

Që nga nëntori i vitit 2000 Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (tani Banka Qendrore e
Republikës së Kosovës), kishte filluar së hartuari planin mbi krijimin e një Sistemi të ri të Pagesave
Ndërbankare në Kosovë. Kjo përpjekje ishte përkrahur fillimisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar
(FMN - asistenca teknike e të cilëve ishte prezentë që nga fillimi) përmes këshilltarëve profesional
për pagesa. Rekomandimet e tyre të dhëna fillimisht përmes raporteve (pasqyruar sipas etapave të
zhvillimit) ishin bërë pothuaj për atë kohë edhe procedura të punës aktuale. Me krijimin e Komitetit
Këshillues të Pagesave Ndërbankare nën udhëheqjen e BQK-ës e në pjesëmarrje të të gjitha bankave
komerciale, u punua rreth konkretizimit të rregullave dhe procedurave të punës, standardeve dhe të
gjitha politikave tjera operacionale e zhvillimore në këtë aspect.
Sistemi Ndërbankar i Pagesave i karakterizuar si proces ka kaluar nëpër tri faza kryesore të zhvillimit.

Faza e pare :
Zyrtarisht kjo fazë, e më këtë edhe Sistemi i Kliringut Ndërbankar (SKN), filloj së vepruari më 7 Maj,
2001. Kjo periudhë u karakterizua me mënyrën manuale të këmbimit të urdhërpagesave, rregullimit
dhe barazimit të gjitha pagesave në BQK. Pra, ishte një sistem shumë i thjeshtë i kliringut dhe
shlyerjes të urdhërpagesave në letër. Me këtë mënyrë të veprimit kreditohej llogaria e bankës
pranuese dhe debitohej llogaria e bankës urdhëruese. Në fillim, meqë numri i pagesave ishte i vogël,
regjistrimet në llogari bëheshin manualisht dhe në baza individuale. Ishte kjo një marrëveshje e
arritur në mes SKN në BQK dhe bankave pjesëmarrëse,
të cilat u bashkëngjiten me marrëveshje në këtë proces.

Faza e dytë:

Shkëmbimi manual dhe gjysëmmanual i të dhënave ishte një bazë e fortë që i parapriu fazës tjetër të
zhvillimit dhe modernizimit të Sistemit të Pagesave ndërbankare dhe kalimin në të ashtuquajtërën
Sistemi Elektronik të Kliringut Ndërkombëtar SEKN).

Implementim i fazës së dytë për kalimin në SEKN, u krye me kohë sipas planit të parashikuar nga
BQK-ja, nën rekomandimet profesionale e këshilluese të FMN (asistencën teknike) pastaj përkrahjen
e pa rezervë të KPMG – USAID (sigurimin e harduerit dhe softuerit) përmes këshilltarit të emëruar
special në atë kohë me punë në BPK

624
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faza e tretë

Në maj të vitit 2007 u bë instalimi i sistemit ICS në Thesar, që lehtësoi dërgimin e të gjitha pagesave
nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre të qeverisjes lokale. Instalimi i sistemit në Thesar ishte
vetëm hapi i parë, i cili u pasua me standardizimin dhe automatizimin e pagesave. Në këtë kuadër u
bë ndërlidhja e sistemeve interne të të gjitha bankave dhe u aplikua numri unik i referencës për
pagesa të të hyrave / UNIREF përmes SEKN-së. Këta hapa rritën efikasitetin, sigurinë dhe
transparencën e inkasimit të të hyrave.Gjatë kësaj faze të zhvillimeve, u zhvillua skema dhe i
instrumenti i ri i pagesave, Debitimi Direkt.

3. Rëndësia dhe roli i institucioneve financiare dhe hollësitë e tyre specifike

3.1 Përmbledhja e sistemit bankar në Kosovë

Institucionet financiare në Kosovë janë të lincecuara dhe të mbykqyrura nga BQK.Sektori financiar i
shtetit e mbulon industrinë bankare, industrinë e sigurimeve, fondet pensionale dhe institucionet
tjera financiare të cilat janë kryesisht të kompozuara nga skemat e mikro-kredive. Sa i perket numrit
te institucioneve financiare që operojnë në Kosovë, struktura e këtij sistemi ka mbetur e
pandryshueshme për shumë vite. Numri i bankave komerciale ka mbetur i pandryshuesh duke
qendruar në tetë, perderisa industrisë së sigurimeve i janë shtuar edhe dy kompani të reja gjë që ka
ngrit numrin e pergjithshem të kompanive të sigurimeve në 13. Duke përfshi 19 institucione
mikrofinanciare, 36 589 ndihmësit financiar dhe 2 fonde pensionale, sektori financiar në vend
numëron gjithësej 78 institucione financiare{Tabela Nr. 1}

Tab. 1. Numri i institucioneve financiare në Kosovë

Përshkrimi Qershor 2009 Qershor 2010 Qershor 2011 Qersho r2012


Bankat 8 8 8 8
Komerciale
Kompanitë e 11 11 11 13
Sigurimeve
Fondet 2 2 2 2
Pensionale
Ndihmësit Financi 28 29 32 36
Institucionet 19 17 17 19
mikrofinanciare
Burimi: BQK

Pavarësisht që këto industri janë profidabile dhe në vazhdimësi i kanë zgjeruar akrivitetet e tyre, fakt
ky që ka ndikuar në nxitjen e institucioneve të reja financiare të hyjnë në treg, gjatë kater viteve të
fundit numri i bankave komerciale dhe i fondeve pensionale ka mbetur i pandryshueshëm.

3.1.2 Bankat Komerciale

Sektori bankar në Kosovë është zhvilluar me sukses të madh dhe nga shumë konsiderohet si një
storje e suksesit. Vlera e sektorit bankar të aseteve/detyrimeve në Kosovë në nentor te vitit 2011
ishte 2.63 miliard euro, shumë kjo e cila është 11.9% më e lartë krahasuar me te njejtën periudhën

589 Raporti BQK

625
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të vitit të kaluar. Që nga fundi i vitit 2000, kur banka e parë e pasluftes është themeluar vlera e
përgjithshme e aseteve në sektorin bankar ka shënuar rritje përafërsisht 26 herë.

Tab.2. Të dhënat bankare ne miliarda euro

Vitet 2000 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011


Asetet/Detyrimet 0.1 0.98 1.16 1.43 1.79 2.07 2.35 2.66
Depozitat 0.1 0.84 0.92 1.14 1.42 1.55 1.71 2.10
Kreditë 0.02 0.51 0.64 0.89 1.19 1.28 1.42 1.69
Burimi: BQK

Sektori bankar në Kosovë karakterizohet me një prezencë të madhe të kapitalit të huaj, ku 89.2% e
të gjitha aseteve menaxhohet nga bankat e huaja. Prezenca e institucioneve të huaja në Kosovë ka
kontribuar në modernizimin e sistemit financiar duke sjellë praktika të avancuara në financimin dhe
menaxhimin e operacioneve bankare. Në Kosovë për momentin operojnë tetë banka, gjashtë prej
tyre me të gjithë ose me shumicen e kapitali të huaj.

Sektori bankar në Kosovë mbete shumë i koncetruar. Në fund të dhjetorit të vitit 2011, tri bankat më
të mëdha së bashku përbënin 74% të aseteve në sektorin bankar, 74% të depozitave dhe 71.7% të
kredive. Niveli i tregut të koncetruar bankar është më i ulët krahasuar me vitin 2008, kur depozitat
dhe asetet e tri bankave mbulonin 90% të këtij tregu. Koncetrimi i lartë i tregut bankar vertetohet
dhe nga Indeksi Herfindahl-Hirschman{HHI}590 që shihet në fig.1. Në 2008 HHI për asete shenonte
2.887 pikë krahasuar me 2.896 pikë që ishte në periudhë e njejtë të viti të kaluar perderisa depozitat
dhe kreditë shenuan 3.014 respektivisht 3.016 pikë. Megjithatë në nëntor të vitit 2011, bazuar në
HHI totali i aseteve sistemi bankar është karakterizuar me indeks të koncentrimit prej 2.157 pikëve
krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ky ka pësuar renje për 265.2 pikë. Indeksi i
koncentrimit në sektorin bankar është vërejtur të kete pesuar renje të vazhdueshme nga viti 2008,
nëse bazohemi në HHI per depozitat dhe kredit.

Figura.1. Koncentrimi i aktiviteteve bankare permes HHI

Burimi: BQK

590 BQK

626
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në mënyrë që sherbimet e sektorit bankar të jenë më afer klienteve, bankat komerciale kanë
vazhduar të zgjerojnë infrastrukturen e tyre, ndonëse ne dy vitet e fundit ky ritem ka pësuar renje.
Kjo mund të kete ndodhur për shkak se bankat që kanë qenë duke operuar në tregun e Kosovës kanë
arritur të konsoliduar mirë me prezencën e tyre duke hapur degë bankare në gjithë teritorin e
Kosoves, dhe kështu ritmi i gadalësuar i zgjerimit mund të jetë për shkak të masave të ndermarra
nga bankat për reduktimin e shpenzimeve në këtë drejtim.

4. Korniza rregulluese dhe ligjore në Kosovë

Korniza ligjore në Kosovë është formuar në pjesë të madhe nga rregulloret e nxjerra prej misionit të
Përkohshëm të Administrates së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ( UNMIK) i cili administroi
Kosoven deri në momentin e shpalljes së pavarsisë, në shkurt 2008. Që nga ajo kohë një sërë
rregulloresh të UNMIK-ut janë zevendesuar nga ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës. Një shembull i tillë është Ligji mbi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës, i cili e
zevendesoi Rregulloren 2006/47 të UNMIK-ut mbi Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës, si dhe
Ligjin për Sistemin e Pagesave. Sipas Ligjit mbi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës,
institucioni kryesor qeverises, rregullues dhe mbikqyrës i tregjeve financiare në Kosovë është Banka
Qemdrore e Republikës së Kosovës (BQK)., Ligji mbi Sistemin e Pagesave zevendesonë Rregulloren
2001/26. Dispozitat e rregullores në fuqi përfshijnë: përkufizimin e urdher-pagesave, detyrat e
paguesit dhe të paguarit si dhe bankave të tyre, rregullat mbi shlyrjet nderkombëtare, rregullat mbi
transferin e debitit, depozitat mbi përgjegjësitë, dëmet dhe dëmshpërblimet, rregullat për
perdorimin e palëve të treta, dhe depozitat e veçanta në lidhje me llogaritë bankare në
transaksionet e pagesave, po ashtu BQK-ja ka arritur të përmbyll me sukses të gjitha ankandet e
letrave me vlerë të cilat i ka planifikuar.

Ligji mbi Banken Qendrore të republikës së Kosovës ( Ligji nr. 03/L-209)591 përcakton kopetencat e
BQK-së rreth sistemeve të pagesave, dispozitat e ketij ligji ndër të tjera i japin BQK-së këto detyra
specifike: “promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të
pagesave, të kliringut dhe të shlyrjes së letrave me vlerë”. Ligji po ashtu i jep BQK-së të drejten “të
organizojë, të posedojë, të posedojë, të marrë pjesë dhe të operojë sisteme të pagesave, të kliringut
dhe të shlyrjes së letrave me vlerë”.

Rregulli i BQK-së mbi Kliringun dhe Funksionimin e Llogarive për Shlyerje rregullon përdorimin e
llogarive për shlyerje të bankave komerciale në BQK. Klauzola të veçanta të rregullit përcaktojnë
finalizimin, pakthyeshmërin dhe pandryshueshmërinë e transaksioneve në llogaritë e shlyerjes.Një
varg i ligjeve të ndryeshme përmbajnë dispozita që lidhen me transaksionet e pagesave.

Rregulli i amandamentuar i BQK-së mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të


terrorizmit është një prej tyre, dhe përmban dispozita që përfshijnë transferimin e parave dhe
pastrimin e parave.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si një institucion i pavarur i cili i raporton Kuvendit të
Republikes së Kosovës, është pasuese e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës (AQBK), i cili ishte
themeluar me rregulloren e UNMIK-ut 2006/47, më 24 gusht 2006, si pasuese e Autoritetit Bankar
dhe të Pagesave të Kosovës (ABPK). Sipas ligjit të Bankes Qendrore objektivi parësor i BQK-së është

591
Ligji nr.03/L-2009 Logji për Banken Qendrore të Republike së Kosovës

Vizioni i së ardhmes se sistemit kombëtar të pagesave, Shtylla VIII. Mbikëqyrja

627
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

“të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qendrueshëm
dhe efikas të pagesave”.

Ligji i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mënyrë të drejtperdrejt i jep të drejt BQK-së të
mbikëqyr sistemin e pagesave në vend. Për të përmbushur këtë rol BQK-ja ka funksionalizuar
Divizionin e mbikqyrjes së sistemit të pagesave, në kuader të Departamentit të Sistemeve të
Pagesave. Kjo njësi do të vëzhgojë sistemet e pagesave në vend.

5. Rajoni dhe reformat financiare

Treguesi i kredive me probleme për rajonin- Një tregues i rëndësishëm krahasues ndermjet vendeve
për sa i perket kredisë lidhet me burimet e financimit. Në fakt, për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e
Zi dhe Serbinë, zgjerimi i kredisë është financuar duke u mbeshtetur më shumë mbi depozitat në
vend se sa në linjat e kredisë. Ndërsa në Kosovë kreditë përbëhen kryesisht nga depozitat. Për sa i
perket normave të kredive me probleme për vendet e rajonit Tab.3, ato paraqesin një pamje disi të
përzier, por sidoqoftë prirja e tyre mbetet rritëse për të gjitha këto shtete. Kjo normë jo pak e ulët,
veçanërisht për disa prej tyre, paraqet kosto më të lartë për bankat në formen e provizioneve, rrezik
më të lartë të marrë përsiper, përfitueshmëria më të ulët, pramdaj si rezultat i të gjithë faktoreve të
lartpërmendur edhe norma interesi më të lartat për kreditë.

Tabela.3. treguesi kredive me probleme për rajon

Raporti i 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011


kredive me
probeme në
%
Shqipëri 2.30 3.10 3.40 6.60 10.50 13.9 17.00
Bosnje- 5.30 4.00 3.00 3.10 5.90 9.20 11.0
Hercegovina
Kroacia 6.20 5.20 4.80 4.90 7.80 11.2 n.a
Maqedonia 15.0 11.20 7.50 6.70 8.90 9.75 9.20
Mali i Zi 5.30 2.90 3.20 7.20 13.5 21.0 25.00
Serbia n.a n.a n.a 11.3 15.5 17.8 19.00
Kosova 2.00 3.50 3.70 3.50 4.30 5.90 6.00
Burimi: Raportet vjetore të Bankave Qendrore të vendeve përkatëse

5.1.Normat e interesit në Kosovë krahasuar me rajon

Nga tabela. 4 verehet se normat e interesit për kredinë në Euro në Kosovë në fund të vitit 592 2011
kanë qenë 14.3 %. Me kushte të kreditimit shumë të vështira, burim kryesor i financimit të aktivitetit
kreditor në Kosovë janë depozitat e qytetareve. Kjo tregon se normat e interesit në nivel aq të lartë
është një barrë shumë e madhe për bizneset. Tabela. 4. Normat e
interesit për kredi në monedhë vendase dhe në monedhë të huaj në %

Shtetet Shqipëri Kroaci Serbi Mali i Zi Maqedonia Kosova


Monedha 12.11 9.78 17.91 - 9.63 -
vendase
EUR 7.44 6.35 8.36 - 7.65 14.3
USD 7.56 - - - 5.07 -
CHF - - 5.22 - - -

592 Raporti i stabilitetit financiar nga vendet përkatëse

628
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Të tjera - 7.45 10.03 9.67 - -


Mesatarja 7.5 6.90 7.87 9.67 6.35 14.3
Totale
Burimi: Raportet vjetore të Bankave Qendrore të vendeve përkatese

Nga tabela 4 vihet re se Kosova është ndër vendet me normë mesatare interesi për kredi më të lartë
krahasuar me vendet e rajonit. Faktoret të cilët kanë ndikuar në përcaktimin e normave të interesit
janë të jashtme, dhe të brendëshme si më poshtë:

 Mënyra se si janë menaxhuar kreditë me probleme


 Një sistem gjygjesor dhe kadastral me shumë probleme
 Niveli i ulët i konkurrencës në sistemin bankar
 Niveli i lartë i informalitetit dhe pasaktesia me pasqyrat financiare të bizneseve
 Pasiguri e lartë në dhënien e kredive dhe rrezik i madh në kthimin e tyre.

6. Rekomandimet

Rekomandimet janë të sugjeruara për rolin e mbikqyrjes bankare për ruajtjen e stabilitetit financiar
të vendit. Ne rekomandojmë që:

 Qeveria duhet të fuqizojë rritjen ekonomike në nivel makroekonomik duke bërë reforma në
ambientin biznesor përmes uljes së nivelit të informalitetit në ekonomi, luftuar
konkurrencen e pandershme, tatimin e tepruar, dhe rregulloret qeveritare të
papërshtatshme. Reformat duhet që kryesisht të targetojnë promovimin e konkurrencës dhe
zhvillimin e sektorit privat si mjet i rritjes ekonomike dhe kështu të trajtojnë stagnimin aktual
të bizneseve. Përmirësimi i ambientit biznesor do të rezultoj në uljen e riskut të kredive, si
një nga faktoret kryesorë të normave të interesit në Kosovë.
 Reformat institucionale siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit, luftimi i
ekonomisë informale, evazioni fiskal dhe inkurajimi i transaksioneve alternative (jo me kesh)
do të krijonte kushte më të favorshme për bizneset ekzistente dhe në të njëjten kohë
tërheqte investime të jashtme në tregjet financiare në Kosovë. Për të paren, stimujt për
formalizimin do të përmirësonin raportimin financiar, nderkaq për të dyten konkurrenca në
tregun financiar do të ofronte mundësi të metejshme për uljen aktuale të normës së
interesit.
 Zgjidhja e problemit të sistemit kadastral, si dhe rritja e efiçiencës së sistemit gjyqësor do të
rezultonte në ekzekutimin më të lehtë të kolateralit të premtuar dhe pengut. Krijim i
gjykatave speciale ekonomike të cilat do të lehtësonin në uljen e ndjeshme të ngarkesave
aktuale. Kjo do të eliminonte një nga pengesat kryesore të jo-efikasitetit gjyqësor, të cilat i
referohet bankat dhe bizneset në çdo kohë.
 Shtimi i mëtutjeshëm i konkurrences në sistemin financiar mund të jetë zgjidhja e problemit.
Qeveria duhet të vendosë politika favorizuese për investime në mënyrë që të tërheqë
investime të jashtme direkte të mundëshme në sektorin bankar.
 Duhet të ndërmirren masat për përmirësimin e sistemit ligjor dhe instrumentet e tij për
mbrojtjen e sigurimin e kolateralit kreditor, gjë që do të ulte riskun e lidhur me kolateralin e
kredive sa i përket ekzekutimit të kolateralit.
 Në mënyrë që të shmangë krizat potenciale nga sektori financiar dhe ekonomia në
përgjithësi, Qeveria duhet të fillojë procesin e përmbushjes së kërkesave kualitative në
kushtet e paraqitura nga FMN-ja, Banka Botërore dhe BE-ja lidhur me shpenzimet

629
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

qeveritare, dhe krijimin e një sigurie që do të ofrohet nga këto organizata në rast të ndonjë
krize.
 Eshtë e nevojshme një fushatë nga BQK-ja për të inkurajuar bankat të lëvizin nga status-
quoja e tyre lidhur me normat e interesit të kredive. Kjo nuk nënkupton intervenim në
çështjet e brendshme të bankave komerciale, por një mirëkuptim i ndersjellt për kërkesën
dhe definimin e agjendes me detyrat që lidhen me qeverinë, bankat, BQK-në, shoqaten e
bankave, shoqatat biznesore, donatoret dhe institucionet ndërkombëtare, në mënyrë që të
përmirësohet oferta e kredive për sektorin privat përmes rritjes së konkurrences ndër-
bankare.
 BQK dhe shoqatat biznesore në Kosovë, në bashkëpunim me Qeverinë duhet të luajnë një
rol më aktiv drejt zbutjes së pengesave më të cilat ballafaqohen bankat komerciale dhe
NVM-të në përgjithësi.
 BQK inkurajohet që të ulë barrierat e jo lincencimit dhe të rrisë konkurrencen ndërbankare
në Kosovë.
 Në fund të gjithë digasteret ekonomik të vendit duhet të bëjnë maksimumin në mënyrë që
të risin si rolin dhe kualitetin e ndikimit bankar për ruajtjen e stabilitetit financiar të Kosovës.

Literatura

1.Bundo Sherif, Kursimi dhe sistemi Financiar e bankarnë ekonominë shqiptare, në librin: “Zhvillimi
ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror” 2000

2.Bilten, MFRM, 2006.

3.Diamond D.W. Dybving, P.H. 1983, Bank runs, deposit insurance, and liquidity, Journal

4.ECB statistics-an overview, Aprill 2008.

5.EBRD Raporti i tranzicionit (2009) – “Rimëkëmbjes dhe Reformës”

6.Fondi Monetar Ndërkombëtar. 2011. Republika e Kosovës: Pasqyra konkluduese e vittit 2011
Artikulli IV misioni konsultues

7.J. Schumpeter, theorie de l’evulutioneconomique, Paris, 1985.

8.Monthly Bulletin, 12-2007, ECB.

9.Riinvest. 2001. Studimi mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2001. USAID

10.Riinvest. 2001. Studimi mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2012. USAID

11.Riinvest. 2010. Strategjia e industrisë në Kosovë. Prishtinë: Instituti Riinvest

12.Rishikimi i BSCEE 2010, www. bscee.org

13.BQK Raportet Vjetore 2011. Prishtinë: Banka Qendrore e Kosovës

14.BQK, 2011. Raporti i Stabilitetit Financiar. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Prishtinë.

15.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Shqipëri

16.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Bosnja dhe Hercegovina

17.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Kroacia

630
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

18.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Maqedonia

19.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Mali i Zi

20.Raporti i Stabil;itetit Financiar, 2010-2011- Serbia

21.Bankat Komerciale të Kosovës- Raportet Vjetore

22.Bankat Komerciale të Kosovës- Bilanci i gjendjes

23.Raporti vjetor 2007 Prishtinë, Maj 2008, AQBK

24.Trayler, R.,2007, A survey of corporate governance in banking: characteristics of the top 100
world banks.

25.World Economic and Financial Surveys-Global Financial Stability Report Market developmeents
and Issues, 2007.

www.bis.org,

www.ecb.erg,

www.bqk-ks.com

631
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mois Kamberi - Kontributi i klerikëve në formimin dhe veprimtarinë e qeverisë së parë shqiptare

Dr. Mois Kamberi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

moiskamberi@yahoo.com

Abstrakt

Ngjarjet , lëvizjet politike , zhvillimet diplomatike që çuan në shpalljen e pavarësisë dhe formimin e
qeverisë së parë shqiptare nuk mund të kuptohen pa kontributin e klerikëve, që ishin shtresa më
intelektuale shqiptare. Në disa prej kryengritjeve të viteve 1910-1912, këta klerikë qenë dhe
udhëheqësit e tyre. Ky kontribut patriotik, me mendimet dhe idealet kombëtare, rriti rolin e tyre në
Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe zgjedhjen e tyre si përfaqësues në kongrese e kuvende me
shumë peshë për fatet e Shqipërisë. Për këto merita ata janë zgjedhur dhe në organet drejtuese të
tyre. Këto klerikë do të jenë të pranishëm me kontributin e tyre në sukseset që arritën kryengritjet e
mëdha të shqiptarëve kundër politikave të monarkive ballkanike e Fuqive të Mëdha, kryengritje që
çuan në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe formimit e
Qeverisë së parë shqiptare të drejtuar nga Ismail Qemali. Kotributi patriotik i klerikëve u pa qartë
dhe në zgjedhjen e tyre si drejtues në postet më të larta të qeverisë së parë shqiptare si : Vehbi
Dibra(Agolli) kryetari i Pleqësisë Shqiptare dhe Dom Nikoll Kaçorri nënkryetar i Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës.

Kontributi i klerikëve në formimin dhe veprimtarinë e qeverisë së parë shqiptare.

Shekulli XIX shënoi për popullin shqiptar, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai hyri në historinë
moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe revolucioneve kombëtare, që çuan në
çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shteteve të pavarura. Për një varg rrethanash të
brendshme e të jashtme, Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria
Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare. Gjatë Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua
ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo
më të krahinave të veçanta, por të gjithë Shqipërisë dhe shqipëtarëve si komb.593

Në kundërshtim me politikat e sulltanëve osmanë, që vinin shenjën e barazimit midis fesë


dhe kombësisë dhe e trajtonin popullin shqiptar, me tri besime, të ndarë në tri kombësi të
ndryshme, ku jeta shpirtërore e besimtarëve shqiptarë sundohej nga tri institucione fetare, tri
shkolla dhe tri kultura të huaja, klerikët shqiptarë ngritën idenë e një shteti kombëtar shqiptarë. 594

Lëvizja Kombëtare Shqiptare për pavarësi dhe krijimi i shtetit shqiptar të pavarur, përbën një
shembull mjaft domethënës të bashkëpunimit të sinqertë dhe pa asnjë paragjykim të intelektualëve
dhe aktivistëve patriotë, të cilët, pavarësisht nga përkatësia e ndryshme fetare, dhanë një kontribut
vendimtar për afirmimin politik e kulturor të kombit shqiptar. Të dhënat e përftuara nga burime të
ndryshme historike vërtetojnë qartësisht ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës paqësore
midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Klerikët duke qenë shtresa më e shkolluar e shoqërisë
shqiptare, e kuptuan se ata duhet të bashkëpunonin me patriotët shqiptarë në zgjidhjen e
problemeve kombëtare, për të zbatuar programin e Rilindjes Kombëtare dhe formimin e shtetit të
pavarur shqiptarë.

593 ASHSH, “Histori e Popullit Shqiptar, Vëll.II, Toena, Tiranë 2002, f.27.
594 ASHSH, “Histori e Popullit Shqiptar, Vëll.II, Toena, Tiranë 2002, f.27

632
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të


trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për
përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e
pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri
kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë. Shumë kuvende e kryengritje lokale, krahinore,
ndërkrahinore dhe mbarë kombëtare u udhëhoqën dhe u drejtuan nga klerikë të shquar shqiptarë.
Një realitet ky i cili herë pas here vlerësohet edhe nga opinioni ndërkombëtar.
Kur udhëton nëpër analet e historisë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet
mbarëkombëtare, kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë,
të cilët në shumë raste ishin drejtues fetarë, që nga imamë e myderizë, myfti, kryemyfti, kadi dhe
kryetar komuniteti e deri në klerikë katolikë e ortodoksë, ku në kushte dhe rrethana të ndryshme
dhe shpesh herë mjaft të vështira, punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe
kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të
jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë.

Duke i bërë një vështrim retrospektiv veprimtarisë së klerikëve shqiptarë, si organizatorë të


rezistencës antiosmane, kuvendeve e kongreseve të mbajtura në gjithë krahinat shqiptare, aktiviteti
i tyre patriotik riti popullaritetin e tyre në krahinat shqiptare.595

Ngjarje të rëndësishme mbarëkombëtare janë të lidhura më zhvillimin e tyre pranë


institucioneve fetare gjatë Rilindjes Kombëtare Shqipëtare. Klerikët e besimeve të ndryshme me
përkushtimin e tyre mahnitës i shërbyen shkollës, shqipes me përkthimet e tyre. Ishin klerikët ata që
kontribuan së bashku më personalitete të shquara të vendit, për hapjen e mësonjëtoreve të para në
gjuhën shqipe dhe për t’u mësuar fëmijve shkrimin e këndimin e shqipes, si Papa Kristo Negovani,
Said Najdeni, Babë Dudë Karbunara, Gjergj Fishta, Nikoll Kaçori, Ndre Mjeda, Vehbi Dibra(Agolli),
Hafiz Ali Korça etj.

Gjatë viteve 1900-1912, klerikët i gjejmë të pranishëm në të gjitha ngjarjet më të


rëndësishme të jetës politike, social-arsimore të vendit tonë. Me mendimin dhe qëndrimin e
mbajtur, klerikët shqiptarë luajtën rol të rëndësishëm në orientimin kombëtar të tërë jetës së vendit
tonë. Në gjirin e kësaj lëvizje të gjerë politike, arsimore dhe ushtarake, ata bashkëvepruan dhe me
figura të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën,
Luigj Gurakuqin etj.

Në kuvendin e Pejes dhe të Dibrës të vitit 1899, Haxhi Zeka, Selim Rusi, Vehbi Dibra, Myfti
Saliu, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu etj., luajtën një rol të rëndësishëm, duke dhënë një
shembull se si duhej të zgjidhej çështja kombëtare. Klerikët jo vetëm ishin përfaqësues të krahinave
të ndryshme shqiptare në këto kuvende, por dhe figura me shumë reputacion në delegatët e tjerë
pjesëmarrës të këtij kuvendi. Fjala e tyre zinte vend sa herë që shprehej. Ndikim të madh pati Vehbi
Dibra dhe në vendimet që morri kuvendi i Dibrës i shkurtit 1899.

Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe zhvillimi i kulturës kombëtare,
shtruan nevojën e caktimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Për këtë u organizua Kongresi i Manastirit
14 nëntor 1908. Delegatët e kongresit ishin shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, lëvrues të
gjuhës shqipe, laik e klerikë si Gjergj Fishta, Nikoll Kaçori, Ndre Mjeda, Vehbi Dibra, Mithat Frashëri,
Luigj Gurakuqi, Gergj Qiriazi, Fehim Zavalani, Haziz Ibrahim efendiu etj., shtruan domosdoshmërinë e
caktimit të një alfabeti të vetëm të gjuhës shqipe. 596 Në këtë kongres klerikët mbështetën idenë për

595 M.H.D, Fondi kujtime, Kujtime të mbledhura nga Ivzi Shehu.


596 ASHSH, “Histori e Popullit Shqiptar, Vëll.II, Toena, Tiranë 2002, f.392.

633
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përdorimin e një alfabet të ri të gjuhës shqipe me gërma latine dhe për mësimin e shqipes në
shkollat e Shqipërisë.597

Në Kongresin e Dibrës të 23 korrik 1909, Vehbi efendi Dibra, Hafiz Ali Korça, Haxhi Hafiz
Ibrahim efendiu, Sotir Peçi, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Isuf Karasani, Abdyl Ypi etj., do të vihet në
krye të luftës kundër xhonturqëve që përpiqeshin të pengonin zhvillimin e kombit shqiptar,
bashkimin e tij. Në Kongresin e Dibrës të 23 korrikut 1909, Vehbi Dibra për aktivitetin e tij fetar dhe
politik do të zgjidhet kryetar i Kongresit. Ky kongres i kalonte caqet kombëtare, që tregohet nga
pjesëmarrja e delegatëve laik e klerik jo vetëm nga vilajetet e Selanikut, Manastirit, Janinës, Kosovës
dhe Shkodrës, por dhe e përfaqësuesve serb, grek, bullgar e vlleh. Ky ishte i pari kongres ku më tepër
se 300 delegatë toskë, gegë, mysliman, ortodoks, katolik, priftërinj, hoxhallarë e shehelerë u
konvertuan në një pikë, shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia dhe arritjen e pavarësisë kombëtare.

Atdhetarët Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi, Kenan Manastirli, Vehbi Agolli, Haxhi Ali Elbasani,
Rexhep Voka, Dervish Hima, Sotir Peçi, Feim Zavalani etj. e bënë Kongresin e Dibrës arenë të luftës e
shpalosjes së mendimit e kërkesave të mirfillta të shqiptarëve, kërkesa që ishin nga më të
avancuarat të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Si rezultat i kësaj lufte kongresi punimet e tij i nisi dhe i
përfundoi si një Kongres shqiptar, si një kongres që trajtoi dhe shumë probleme të rëndësishme
kombëtare që dilnin dhe jashtë kopetencave të rendit të ditës të kongresit. Në këtë kongres u
ngritën probleme me kërkesa të mirëfillta shqiptare ku u shfaqën hapur:

- kërkesat me karakter të theksuar politik kombëtar,që çonin drejt realizimit të autonomisë së


Shqipërisë,

- kërkesat për hapjen e shkollave shqipe të mbrojtura nga shteti,

- futjen e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore,

- çështjen e alfabetit etj.598

Punimet e Kongresit, lufta e ashpër politike që u zhvillua aty, provuan plotësisht se kërkesat
e delegatëve patriot ishin një përpjekje e hapur për realizimin e autonomisë së Shqipërisë. Kërkesa
të tilla si ajo që nënpunësit e administratës vendase të dinin gjuhën dhe zakonet e vendit, futja e
gjuhës shqipe në shkollat shtetërore, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, kryerja e shërbimit
ushtarak në vend, përdorimi dy gjuhës në dokumentat përfundimtar të tij janë arritjet më të mëdha
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, suksese që nuk ishin arritur në Kongreset e tjera kombëtare.599

Në Kongresin e Elbasanittë 2 shtatorit 1909, klerikët Nikoll Kaçori, Hafiz Ibarhim Dalliu, Josi
Haxhi Mima, Emin Haxhi Ademi dhe Hoxhë Muglica bënë gjithçka për të hapur Normalen e Elbasanit,
përkrah Luigj Gurakuqit, Hamdi Ohrit, Dervish Bej Biçakut, Mithat Frashërit dhe të tjerëve, ata bënë
gjithçka për të ndriçuar dhe ushqyer shpirtin e këtij kombëtar.

Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë
kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi,
alfabetesh, bibliotekash librash dhe qytetërimi. Por, kombi ynë ka një specifikë që se ka asnjë komb
tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S’ka dhe s’mund
të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare.

Shqipëria përgjatë historisë së saj, ka qenë një shembull, se si njerëzit e fesë kanë ditur të
zgjidhin saktë marrëdhëniet e besimit me kombin. Një mori dijetarësh shqiptarë të profilit fetar

597 Prof. Dr. QazimXhelili, Monografi, “ Vehbi Dibra “, Tiranë: Albin 1998, f.27.
598 Gazmend Shpuza, “Kongresi kombëtar i Dibrës 1909”, Dibër 2005, f 32.
599 Manastirli Kenan, “ Kongresi I Dibrës “, Istamboll 1912, f.7.

634
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mysliman, katolik apo ortodoks kanë dhënë kontribut të çmuar në të gjitha fazat zhvillimore dhe
format organizative të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Klerikët gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u
shquan jo vetëm si veprimtarë politikë, udhëheqës ushtarak, diplomat e burra shteti, por edhe
veprimtarë të shquar të shumë fushave të zhvillimit kombëtar: lëvrues dhe studiues të gjuhës
shqipe, veprimtarë për hapjen e shkollave shqipe dhe kuturës shqiptare, mbledhës të folklorit, të
drejtës zakonore etj. Është pikërisht kontributi i klerikëve fetarë, që neve nuk njohim përgjatë
historisë tonë, konflikte të bazuara në besimet fetare. Pa asnjë dallim, klerikët myslimanë, ortodoksë
dhe katolikë janë përpjekur në të gjitha mënyrat vetëm për një shoqëri me parime patriotike, për një
shoqëri bashkëkohore, për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, dashurisë për gjuhën dhe traditat
shqiptare, dashurisë për atdheun e dashurisë për njëri-tjetrin, janë përpjekur për krenarinë tonë
kombëtare. Më në veçanti kjo vepër bën ekzaminimin e përpjekjeve madhore të klerit dhe dijetarëve
myslimanë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në pavarësinë e Shqipërisë, jo vetëm për çlirim
kombëtar, jo vetëm për arsimin e shkollat shqip por krijimin e shtetit shqiptar. Me firmën jo vetëm
të patriotëve shqiptarë por dhe të klerikëve si: Hafiz Ismet Dibrën, Dom Nikoll Kaçorit, Vehbi Dibrës,
Hafiz Sherif Lëngutetj., Shqipëria të shpallej e pavarur.600

Pavarësia e Shqipërisë ishte aspiratë dhe punë atdhetare e një kombi të tërë, nga gjiri i të cilit
lindën shumë heronj. Midis tyre historiografia jonë duhet të nënvizoj fort emrat klerikëve Gjergj
Fishta, Nikoll Kaçori, Vehbi Dibra etj, klerikë me shumë reputacion në mbarë Shqipërinë, të aftë,
largpamës, me nuhatje e drejtpeshim politik. 601

Gjatë viteve 1900-1912, këta klreikë, do të kontribojnë me aktivitetin e tyre, në të gjitha


ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike, social-arsimore të vendit tonë. Në gjirin e kësaj lëvizje
të gjerë politike, arsimore dhe ushtarake, ata do të bashkëveprojnë me figura të rëndësishme të
lëvizjes sonë kombëtare Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin etj.

Kulmin e ngritjes së tyre jo vetëm si klerikë por dhe si luftëtar të çështjes kombëtare, këta
klerikë do ta arrijnë me pjesëmarjen në Kuvendin e Vlorës dhe zgjedhjen në tyre në organet më të
larta të Qeverisë së Përkohëshme.

Në situatën e krijuar kur forcat Ballkanike po pushtonin Shqipërinë dhe trevat shqiptare
rrezikoheshin nga një copëtim i ri, rrethet atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, arritën në
përfundimin se e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë ishte shpallja e Pavarësisë. Për këtë qëllim
do të organizonin një kuvend mbarë kombëtar ku do të mernin pjesë delegatë të zgjedhur nga të
gjithë krahinat shqiptare.

Telegrame të shumta të dërguara nga Vlora për prefekturen e Elbasanit tregonin intersin e
veçantë që kishin organizatorët e kuvendit për zgjedhjen e delegatëve të Dibrës dhe nisjen e tyre për
në Vlorë.602 Mandati i përfaqësimit të Dibrës në Kuvendin e Vlorës ju dha dy burrave të shquar të saj,
personalitete me kontribut fetarë e politik të gjithanshëm për çështjen kombëtare, Vehbi Agollit
(Dibrës) dhe Hafiz Sherif Lëngut, mandante që ua ngarkonte mbarë popullsia e Dibrës dhe e
krahinave për rreth për të dërguar fjalën e tyre në Kuvendin Kombëtar në Vlorë. Vehbi Agolli u
ngarkua të kryesonte delegacionin e Dibrës, përgjegjësi që atij ia ngarkonte popullsia e Dibrës. 603

Për të plotësuar këtë detyrë të vështirë, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, më 21 nëntor 1912,
Ismail Qemali arriti në Durrës. Aty atdhetarit shqiptarë iu bë një pritje madhështore nga Dom Nikoll

600Kamberi Mois, “Dibra në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Maluka, Tiranë 2012, f. 176.
601 M.H.D. Fondi Dosje Patriotësh, Vehbi Dibra, dosja, nr. 598.
602
A.Q.SH.-Fondi 71,D 1,Përkthim nga turqishtja.
603
Zani i Naltë,viti 1937.

635
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kaçori. Pengesat që u nxorrën autoritetet turke për ngritjen e flamurit në Durrës bënë që atdhetarët
shqiptarë prej andej të niseshin për në Vlorë. Ky qëndrim nuk e pengoi që pjesë e delegacionit si
përfaqësues I Durrësit të ishte Nikoll Kaçori. Plaku Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e atdhetarë të tjerë
të shoqëruar nga Nikoll Kaçorri u nisën për në Vlorë.

Për organizimin e Kuvendit të Pavarësisë, Vehbi Dibra ishte i njohur nga telegrami që Ismail
Qemali i dërgonte Bashkisë së Dibrës që më 18 nëntor 1912. Në telegram thuhet se : “ Para së
premtes jemi në Durrës. Asht domosdo e nevojshme me u mbledhë delegatët në Durrës ose në
Vlorë. Ftoni të tanë. Deri sa të vi unë mbani qetësi e bashkim.Çështja politike jona kryekëput asht
sigurue”.604

Më 21 nëntor 1912 Isa Boletini, Ajdin bej Draga, Mehmet pashë Dërralla dhe delegatët e
zgjedhur të Dibrës, Vehbi Agolli dhe Hafiz Sherif Lëngu, u nisën nga Dibra për në Elbasan 605ku i
prisnin delegatët e kësaj treve për të shkuar së bashku drejt Vlorës.606

Ndërsa delegatë nga të gjitha krahinat e tjera shqiptare grupoheshin dhe së bashku niseshin
për në Vlorë, disa qyteteve shqiptare që rrezikoheshin nga pushtimi i shteteve fqinje iu kërkua nga
rrethet patriotike që të ngrihej flamuri kombëtar me qëllim që pushtuesi i ri ti gjente të pavarura.
Por gjendja në Dibër në këtë kohë si rezultat i marshimit të ushtrive serbe ishte mjaftë e nderë.
Dibranët duhej të përballonin jo vetëm situatën e krijuar nga sulmet e ushtrive të shumta Balkanike
por të bënin përpjekje dhe për të ngritur flamurin kombëtar në zonat që rrezikoheshin nga pushtimi.

Megjithë pengesat e nxjerra gjatë rrugës, delegatët e klerikal arritën në Vlorë në kohë, disa
orë përpara se të fillonte punimet Kuvendi i Madh më 28 nëntor 1912. Midis 37 delegatëve 607
dalloheshin klerikët Vehbi Agolli, Hafiz Sherif Lëngu dhe Dom Nikoll Kaçorri etj.

Përballë kërcënimit të ri të pushtimit nga ushtritë Ballkanike dhe situatës së re të krijuar për
trevat shqiptare, plaku Ismail Qemali dhe atdhetarë të tjerë të mbledhur në Vlorë, hapën më 28
nëntor 1912,ora 14.oo punimet e Kuvendit Kombëtar për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, pa
pritur ende të gjithë delegatët e krahinave shqiptare për shkak të vështirsive të mëdha që ekzistonin.

Që në mbledhjen e parë të Kuvendit, kleriku Dom Nikoll Kaçorri do të deklaronte : “Në


qoftëse kemi për të vdekur nesër, të vdesim sot. O flamur, o vdekje. Flamurin ta ngremë sot “.
Mendimi i tij u mbështet nga të gjithë delegatet të cilët me në krye plakun Ismail Qemali e shpallën
Shqipërinë shtet të pavarur :”…Shqipëria më sot të bëhet më vehte,e lirë e mosvarme ”. 608

Menjëherë pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali me telegramet
dërguar ”krerëve të Bashkive të Elbasanit, Dibrës …etj .dhe parisë së këtyre krahinave, udhëzonte që
të merrnin masa për shpalljen e pavarësisë dhe sigurimin e rendit e qetësisë”.609

Pas shpalljes së pavarësisë, përpara kuvendit kombëtar shtroheshin detyra të reja historike:
të ngrihej shteti i pavarur shqiptar me administratën dhe forcat e tij të armatosura, të sigurohej
njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe e kufijve politkë shtetërorë që të përfshiheshin të gjitha

604
A.Q.SH.-Fondi 71.D.1,dok 10307,Përkthim nga turqishtja.
605
A.Q.SH.-Fondi – 245,D.2,f.6,viti 1912.

606 A.Q.SH.-Fondi 32,D.26,f.133.


607 Valentina Duka-“Histori e Shqipërisë 1912-2000”,Tiranë:Shblu,2007,f .19.
608
Histori e Popullit Shqiptar,Vëll.II,Tiranë:Toena 2002,f .511.

609 A.Q.SH.-Fondi 71,dok.723/1,viti 1912.

636
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

trojet etnike shqiptare, të shtrihej pushteti shtetëror në këto troje dhe të organizohej mëkëmbja dhe
zhvillimi ekonomik i vendit.

Ismail Qemali i paraqiti Kuvendit dhe ja besoi atij zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë.
Rrjedhimisht anëtarët e saj duhet të ishin të njohur brenda dhe jashtë vendit. Më 4 dhjetor 1912 u
zgjodh Qeveria e Përkohshme610. Spikasin në përbërjen e këtij kabineti qeveritar krahas figurave të
tjera atdhetare Myfit bej Libohova, Abdi bej Toptani, Mehmet pashë Deralla, Petro Poga, Luigj
Gurakuqi, Mithat Frashëri, Pandeli Cale, Les Nosi dhe figurat e dy klerikëve Dom Nikoll Kaçori dhe
Vehbi Agollit(Dibra.

Me propozim të Ismail Qemalit, në Kuvend u zgjodhën dhe organet më të larta të


përfaqësimit të qeverisë Shqiptare. Në mbledhjen e dytë që u hap më 30 nëntor 1912, me propozim
të Luigj Gurakuqit, Vehbi Agolli u propozua të zgjidhej kryetari i Pleqësisë shqiptare (senatit). Më 4
dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi jo vetëm Qeverinë e Përkohshme por dhe Pleqësinë prej 18
anëtarësh. Kryetar i pleqësisë u zgjodh Vehbi Dibra.611 Në Kuvendin e Vlorës, Vehbi Agolli bëri dhe
betimin e flamurit dhe dha Fet’fane për shpalljen e pavarësisë. Kjo qe zgjedhja e dytë e një atdhetari
klerikal në postet më të larta të qeverisjes pas zgjedhjes së Dom Nikoll Kaçorrit si nënkryetar të
Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Bibliografia

A.Q.SH.-Fondi 32,D.26,

A.Q.SH.-Fondi 71,dok.723/1,viti 1912.

A.Q.SH.-Fondi 71.D.1,dok 10307,Përkthim nga turqishtja.

A.Q.SH.-Fondi – 245,D.2,f.6,viti 1912.

Gazmend Shpuza, “Kongresi kombëtar i Dibrës 1909”, Dibër 2005.


Histori e Popullit Shqiptar,Vëll.II,Tiranë:Toena 2002
Kamberi Mois, “Dibra në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Maluka, Tiranë 2012.
Manastirli Kenan, “ Kongresi I Dibrës “, Istamboll 1912,
M.H.D. Fondi Dosje Patriotësh, Vehbi Dibra, dosja, nr. 598.
M.H.D, Fondi kujtime, Kujtime të mbledhura nga Ivzi Shehu
Prof. Dr. Qazim Xhelili, Monografi, “ Vehbi Dibra “, Tiranë: Albin.1998

Valentina Duka-“Histori e Shqipërisë 1912-2000”,Tiranë:Shblu,2007

Xhafa Bajram, “Historia e Shqipërisë, periudha e pavarësisë”, Shkodër 2006

Zani i Naltë,viti 1937.

610 Xhafa Bajram, “Historia e Shqipërisë, periudha e pavarësisë”, Shkodër 2006, f.16.
611 Valentina Duka-“Histori e Shqipërisë 1912-2000”,Tiranë:Shblu,2007,f .24.

637
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Muhamet Kelmendi, Afrim Selimaj, Enver Daci - Menaxhimi i zhvillimit të turizmit si faktorë
ekonomik në Rrafshin e Dukagjinit

Msc. Muhamet Kelmendi. PhD.C.

kelmendi.muhamet@gmail.com

Prof. Ass. Dr. Afrim Selimaj

afrimselimaj@yahoo.com

Msc. Enver Daci. PhD.C.

enver_daci@hotmail.com

Abstrakti

Dihet që aktivitete ekonomike janë të shumëta, e njëri nga aktivitetet që është shumë i rëndesishëm
për ekonomitë e vendëve dhe shteteve të ndryshme të botës është turizmi. Pra turizmi për shumë
vende të botës është edhe faktori kyq i zhvillimit dhe ngritjes ekonomike pëfshirë ketu: ndikimin në
ngritjen e ekonomis kombetare, ndikimin në mirëqënje ekonomike dhe sociale, ndikimin në uljen e
papunësisë dhe shumë ndikime të tjera zingjirë që ndikojne direkt apo indirekt në ngritjen e
ekonomisë kombetare të gjithmbarshme të një vendi. Rajoni turistik i Bjeshkëve të Nemuna dhe
rrafshi i Dukagjinit është hapësira më kapitale për zhvillimin e turizmit dhe shtrihet në komunat:
Pejë, Deçan, Burim, Klinë, Gjakovë dhe Rahovec. Peja është qendra më e shquar turistike e rajonit,
por edhe e gjithë Kosovës dhe edhe më tej do të mbajë këtë vend - (epitet).

Vetë rajoni i Bjeshkëve të Nemuna do të shfrytëzohet për organizimin e ofertës së rëdesishme


turistike me një afarizëm gjatë gjithë vitit (sidomos në sezonin e verës dhe të dimrit). Një rolë shumë
të rëndesishëm për zhvillimin e turizmit luajnë edhe faktoret fiziko - gjeografik ku ketu hyjnë: pozita
gjeografike e atijë rajoni, klima, relevi, flora dhe fauna pastaj një rëndesi shumë të madhe dhe të
veqantë kanë edhe bota bimore dhe shtazore si dhe monumentet e trashegimisë së lashtë klturo-
historike, etj. Gjithshtu zonat e shumta malore, shkembinjet e latrë e të thepisur, urjrat e kristalta, si
dhe kanionet dhe shpellat e shmëta paraqesin gjithsesi një mori veprash natyrore dhe pamjeve
piktoreske të cilat përbëjnë një potencial shumë të madhë dhe të rëndesishëm për zhvillimin e
turizmit. Andaj duke pasur gjithë ketë potencial turistik një rajon i ketillë si rrafshi i Dukagjinit
kërkohet vetëm një menaxhimi cilësorë dhe efiҫient si dhe njëpërkushtim sistematik dhezhvillimintë
panderpërerë në menyrë që aty të ketë zhvillim të duhur turistik dhe ngritje të turizmit në të gjitha
drejtimet e që më pasë kjo do të kishte një impakat direkt në ekonominë e vendit.

Fjalë kyçe: zhvillim, turizem, ekonomike, trashegimi, monumete

638
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Retrospektiva e zhvillimit të turizmit

Qarkullimet turistike përkatësisht janë të lidhura më kohen e lire,e cila është e


domosdoshëm për zhvillimin e turizmit. Pjesë e rëndësishëm janë edhe mjetet e lira, të cilat janë të
dedikuara për qëllimet turistike.612Një pjesë e popullatës i kishte në disponim qysh herët këto
kushte, para se të paraqitet turizmi si veprimtari ekonomike e organizuar.

Mëgjithatë në kohen kur pjesa më e madhe e turisteve nëkohen e lire shfrytëzojnë parat, behet fjale
për epokën e turizmit bashkëkohor. Këtu fillon epoka e turizmit bashkëkohore, në të cilin turizmi
merr formën e zhvillimit më të organizuar.

Zhvillimi i turizmit sipas mendimeve të shumë autore të ndryshme ndahet në dy epoka:

 Epoka e turizmit të klasave të privilegjuara dhe


 Epoka e turizmit bashkëkohor.

Turizmi si fenomen shoqëror dhe ekonomik është zhvilluar në kushtet dhe rrethana të
ndryshme sipas kritereve të formacioneve shoqërore dhe ekonomike. Epoka e pare përfshinë
sistemin parakapitalist. Ndërsa sistemi kapitalist pason më fillimin më të organizuar të zhvillimit te
turizmit.

Sipas vështrimeve historike nga e kaluara, autori A.Markovic dhe Z.Markovic e kanë ndarë ne
tri etapa themelore.

Etapa e pare, përfshinë udhëtimet për pune dhe rekreacion, subjekt i se cilës janë klasat e
privilegjuara, por këto udhëtime në këtë kohe nuk janë quajtur udhëtime turistike; Kjo etapë është
më e hershme e cila ka vazhduar deri në gjysmën e shekullit XIX.

Etapa e dyte, është etapa e cila më tejë mbizotëron subjekti turizëm nga pjesëtaret e
shtresave të privilegjuara, numri i turisteve gjithnjë ishte më i madhe se në etapën paraprake. Në
këto udhëtime puna dhe rekreacioni fillon të jene motiv i këtyre udhëtimeve. Në këtë etapë fillojnë
elementet e para të turizmit të organizuar e cila zgjatet deri në luftën e pare botërore.

Etapa e tretë, është etapa e turizmit modern,në të cilën turistet i përbejnë popullata që
punojnë. Në këtë etape paraqiten elementet më përmbajtje karakteristike të turizmit modern të
cilat pas luftës së pare botërore fillojnë për t’u masivizuar dhe pas luftës se dyte botërore shfaqet në
shkalle më përmasat me të mëdha. Zhvillimi i turizmit është zhvilluar krahas formacioneve
shoqërore ekonomike, ku se cili formacion veçohet më specifikat e tyre.

Për veç faktorëve të përmendur në zhvillimin e shpejte të zhvillimit të turizmit kanë ndikim edhe:

612Dr.Sc.F.Reçica.Mr.Sc.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 19.

639
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Vendet e reja turistike në shume vendet të botes,


 Numri i madhe i objekteve komfore për vendosjen më kapacitet më rregullimin kulturor dhe
sjelljet bashkëkohore të turisteve.
 Rëndësia e orientimit të turisteve në udhëtim drejt vendeve turistike në viset bregdetare,
 Botimi i udhërrëfyesve turistik në shume vende të botes,
 Formimi i më shume organizatave shoqërore në vendet turistike,
 Përzierja direkt e shtetit dhe ndikimi i tij në zhvillimin e turizmit,dhe paraqitja e autoriteteve
përkatëse shtetërore dhe vendore në fushën e turizmit etj.

Aspekti i zhvillimit të turizmit dhe udhëtimeve turistike është si rezultat i zhvillimit të


marrëdhënieve shoqërore, si dhe përforcimit të pozicionit të klasës punëtore dhe bazës së saje
materiale në shërbim të zhvillimit të forcave prodhuese 613.

Gjithmonë në zhvillimin e turizmit, rendësi ka koha e lire, shkurtimi i orarit të punës, pagesa
e pushimit vjetor si dhe rritja e standardit jetësor.

Zhvillimi i turizmit më trendët e tilla ka kushtëzuar që shteti ti kushtojnë rendësi kësaj veprimtarie
duke u bazuar:

 Përkrahja e fuqisë punëtore për të luftuar për qiratë e rritura,


 Shkurtimi i orarit të punës si dhe pagesa e pushimit vjetor,
 Ngritja kulturore dhe niveli i përgjithshëm i arsimimit të popullatës,
 Ngritja e aftësisë shëndetësore të popullsisë dhe aftësia e tyre për pune,
 Rëndësia politike e qarkullimit turistik ndërkombëtar,
 Rëndësia ekonomike e turizmit si veprimtari ekonomike.
KONCEPTI DHE STRUKTURA E SISTEMIT TURISTIKE

Turizmi siç dihet, paraqet kërkesën bazike për njeriun bashkëkohëse ke në thjerrëzën e
shqyrtimit merren kushtet e dinamikes së shpejte jetësore te tije, nga të cilat krijohen forma më
komplekse të jetës të përqendruara në pune, qarkullime, pushim dhe rekreacion614.

Sistemet paraqiten si cilësi jetësore të gjeneratave njerëzore, të cilat,në konceptin e tyre, ushtojnë
ndikim në ndryshimin e jetës shoqërore më ane të zgjedhjes së problemeve aktuale.

Aktiviteti Pjesëmarrësit, Periudha, Koha e zgjatjes

613Dr.Sc.F.Reçica.Mr.Sc.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 23.


614Dr. Musa Gashi,Bazat e Turizmit,Prishtine,1986,faqe 27.

640
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Më pak se 24h.
Sezona
Bujtjet dhe
vizitorët
Parasezona
Pushimet
Pjesëmarrësit Postsezona
në pushime
Vikendi
Turizmi

Më shumë se 24h.

Më pak se 24h.
Rekreacionistë Ekskursione
ditorë
Më shumë se 24h.

Rekreacioni Ekskursionistë

Vizitorë ditorë

Figura. 1. Koncepti themelor i turizmit.

K.Kaspar paraqet në një mënyre, numrin e lidhjeve të komponentëve të një sistemi turistik, i cili
përbehet nga elementet e sistemeve superiore dhe të tri bashkësive të nënsistemeve
(subsistemeve).

Sistemet superiore përbejnë dimensionet e poshtëshënuara:

1. Mjedisi ekologjik(Enironnemet),
2. Mjedisi ekonomik,
3. Mjedisi teknologjik,
4. Mjedisi social,
5. Mjedisi politik.
Subsistemi i sistemit turistik ndahet në dy komponentë:

1. Nënsistemi ku përqendrohet subjekti turistik, përkatësisht vete turisti,

641
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Nënsistemi institucional ku gjendet objekti turistik, më anën e të cilit nënkuptohet


aktivitetet turistike që kanë të bëjnë më krijimin e lokaliteteve, ndërmarrjeve dhe
organizatave turistike.

Rrethina ekonomike Rrethina politike Rrethina sociale

Sistemi i turzmit

Nënsiste
mi:

Ndërmarrja Lokalitet
turistike turistik

Nensistemi Objekti
turistik
Organizatat turistike

Rrethina teknologjike Rrethina Ekologjike

Figura. 2. Struktura e sistemit të turizmit.

Identifikimi i konceptit turistik nga aspekti shkencor parimisht duhet të përqendrohet në zgjedhjen e
problemeve në këtë mënyre:

1. Të përcakton vetit strukturale,funksionale dhe tipologjike të fenomenit turistik,


2. Të definohen dhe të studiohen dimensionet hapësinore,sociologjike dhe ekonomike tëtijë,
3. Të ushtrohet kërkimi i relacioneve në mes faktorëve të përgjithshme dhe atyre të veçanet,të
cilët në turizëm,në instance të fundit,kanë rendësi teorike dhe praktike.

TURIZMI SI VEPRIMTARI EKONOMIKE


Definicioni i turizmit si veprimtari ekonomike ka rendësi të madhe së pari duke u bazuar në
definicionet e turizmit më të cilat ndërlidhet aspekti ekonomik i tije. Në aspektin e gjere shoqëror
dhe politik, ku rol i turizmit për ekonomin është shume i rëndësishëm. Në lidhje më ketë ekzistojnë
mendime të ndryshme nga të cilat i jepet një bazë e rëndësishme turizmit si veprimtari
ekonomike615.

Turizmi është i lidhur më shume degë dhe disiplina shkencore të ndryshme të cilat janë të
ndërlidhura mes tyre. Në lidhje më ketë autorëtë ndryshëm si Krapf i cili thekson ”elementet
ekonomike janë emërues i përbashkët i aspekteve psikologjike, sociologjike, dhe gjeografike të

615Dr.Sc.F.Reçica.Mr.Sc.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 94.

642
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

turizmit”. Të gjitha lendet të cilat ndërlidhen më ekonominë e turizmit orientimin i tyre është
drejtuar ka turizmi si veprimtari ekonomike.

Bazuar në ketë mund të parashihet se në njërën anë janë turistet të cilët njëkohësisht janë
konsumator të shërbimeve turistike të cilët disponojnë më para për të paguar shpenzimet dhe në
anën tjetër është ekonomia turistike, e cila duhet të jetë në shërbim të nevojave turistike. Edhe para
definimit të turizmit si veprimtari ekonomike është e nevojshme që ndarazi të shikohet turisti si
konsumator i cili paraqitet nga ana e kërkesës prej veprimtarive të cilat janë në anën e ofertës
turistike.

Më të vërtet turizmi është veprimtari ekonomike e cila me efektin e tijë ndikon në zhvillimin
e ekonomivë të vendeve dhe regjioneve të ndryshme në mbare botën. Në lidhje më ketë duhet të
ceken disa specifika në lidhje më turizmin si veprimtari ekonomike i cili mund të dallohet nga
veprimtarit e tjera ekonomike. Specifikat më të rëndësishme të veprimtarisë turistike janë:

 Karakteri i punës dhe specifikat e tijë në ketë veprimtari,


 Struktura heterogjene e tijë,
 Karakteri sezonal i punësimit,
 Shkalla e largët dhe elasticiteti i kërkesave turistike dhe elasticiteti i ofertës.

TURIZMI SI AKTIVITET EKONOMIK HETEROGJEN


Turizmi si veprimtari ekonomike është i karakterit heterogjen i cili në bazë të grupimit të
autorëve të ndryshme mund të definohet si kombinim i marrëdhënieve dhe shërbimeve të cilat i
shfrytëzon turisti616. Në bazë të tyre mund të rishikojnë se ai përbëhet prej elementeve të ndryshme
dhe fushave të veprimtarive dhe nënë veprimtarive të llojllojshme. Në vetë përfshin një mori të
veprimtarive ekonomike dhe jo ekonomike të cilat janë në shërbim të tij, siç janë:

 Shërbimet e transportit të cilat janë: transporti automobilistik, hekurudhor, ajror dhe ujor.
Objektet e vendosjes në të cilat bëjnë pjesë: hotelet, motelet, pasionet, komplekset
turistike, vilat shtëpiake etj,
 Tersinë tjetër e përbejnë agjencitë turistike madje janë edhe ciceronet turistik, por
përfshihen edhe objektet tjera të cilat ofrojnë ushqime,
 Objektet të cilat ofrojnë shitje të artikujve specifik siç janë suveniret etj, të ngjashëm,
 Përfshihen prodhuesit e artikujve specifik të suvenirëve madje aktiviteteve të folklorit dhe
shfaqjeve.
Format e ndryshme të manifestimeve dhe organizimeve më karakter argëtuese. Përfshihen
një serë aktivitetesh të cilat ndahen edhe nën tërësi tjera të cilat se bashku ndërlidhen më aktivitetet
ekonomike dhe karakteri e tij heterogjen për të funksionuar si një tërësi e vetme. Këtu qëndron
shkaku dhe arsyeja së turizmi është aktivitet ekonomik i cili përbehet prej veprimtarive si hoteleria,
komunikacioni, agjencitë turistike dhe të udhëtimit, tregtia më pakicë zejet dhe veprimtarit e
ndryshme vendore. Turizmi përbëhet edhe nga veprimtarit jo ekonomike siç janë ato kulturore dhe
artistike, aktivitet sportive dhe rekreative, nga puna e organizuar turistike, regjionale, nacionale dhe
ndërkombëtare të cilat ndikojnë në plani i cili ka ndikim direkt dhe indirekt në formimin e ofertës
turistike.

616Dr.Sc.F.Reçica.Mr.Sc.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe96.

643
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

FUNKSIONET EKONOMIKE TË TURIZMIT

Pjesëmarrja në qarkullimet turistike e faktorit njeri ka peshën e vet në qarkullimet të cilat u


bëhen vendeve dhe zonave të ndryshme turistike. Faktori njeri në qarkullimet turistike ka të bëjë me
konsumin turistik i cili është i lidhur me anën ekonomike tëveprimtarise turistike.Funksioni i turizmit
reflekton në ofertën dhe kërkesën turistike617.

Turizmi në ekonomi reflekton, duke shpreh ndikim në shumë aktivitete të zonave dhe
vendeve turistike. Me aktivitetin e tijë hynë në sektorin terciar të veprimtarive ekonomike. Efektet e
tij janë tërëndësishme për zhvillimin ekonomik. Turizmi si aktivitet ekonomik shpreh ndikimin e tij
duke punësuar numër të konsiderueshëm të njerzve të vendeve apo zonave turistike dhe ndihmon
në ngritjen e brutoproduktit të të ardhurave të përgjithshme.

Në bazë të konsumit turistik e cila ka rendësin më të madhe për turizem e cila ndikon në
mënyre direkte dhe indirekte në zhvillimin e degëve të ndryshmeekonomike dhe të cilat nuk lidhen
me turizem në mënyre të drejtpërdrejtë.

Degët te tilla janë: Tregtia, Bujqësia, Komunikacioni, Zejatria, Artizanatit, prodhimet e


ndryshnme komunale etj. Në turizem si pjesë e kontakteve në mesë të kërkesave dhe ofertave
turistike, është tregu turistik. Kërkesa paraqitet si elastike, ndërsa oferta është e ngurtë dhe e
pandryshueshme.

617Dr.Sc.F.Reçica.Mr.Sc.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe70.

644
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

TURIZMI

Funksionet direkte,ekonomike,niveli Funksionet indirekte ekonomike niveli


rajonale,lokal. nacional

Aktivizimi i popullsisë,punësimi dhe


ekonomia Efektet multiplikative

Ndërtimi dhe zgjerimi i ekonomisë Efektet induktive


terciare

Distribuimi territorial i të ardhurave Përparimi i këmbimeve tregtare ne


kombëtare botë

Ngritja e aktiviteteve investive Përmirësimi i bilancit të pagesave

Zhvillimi i viseve të pazhvilluara Ndikimi i të ardhurave kombëtare

Inkuadrimi në ekonomi i të mirave dhe Ndikimi në aktivitetet e ndërtimtarisë


aktiviteteve joekonomike

Ndërtimi i infrastrukturës rajonale dhe Ndikimi në zhvillimin e Bujqësisë


lokale

Rritja e prodhimit për konsumin turistik Ndikimi në zhvillimin e industrisë

Figura. 3. Funksionet ekonomike të turizmit.

645
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Motivet shumëdimensionale të kërkesave turistike të cilat janë pjesë e sferës ekonomike por
edhe jo ekonomike krijojnë shkallë të lartë elasticitetit të kërkesave turistike, të cilat shprehin
ndikimin direkt në përshtatjen e ofertave turistike, të cilat kanë cilësi të shprehur statike.

Funksionet ekonomike të turizmit janë paraqitur në mënyre skematike, të cilat paraqesin të


gjitha veprimtaritë të cilat kanë të bëjnë me ketë aktivitet sa kompleks po edhe aq të rëndësishëm
për zhvillimin e shoqërisë.

RËNDËSIA E PUNËSIMIT NË TURIZËM


Rritja e sektorit turistik në vendet e industrializuara dhe në ato në zhvillim kanë krijuar mjaft vende
të reja pune. Duke qene se industria turistike është pak sa diverse,është e vështire të vlerësohet të
gjitha efektet e saj te punësimit618.Efektet e turizmit mbi punësimin mund të jenë të konsiderueshme
në disa vende të vogla të cilat janë të varura nga fluksi turistik dhe nga të ardhurat që vjelin për
tij.Këto efekte duhet të analizohen nga pikëpamja sasiore dhe nga pikëpamja cilësore.

Punësimi në sektorin e turizmit duhet t’i përgjigjet kërkesave të vendeve të punës dhe
shërbimi duhet t’i përshtatet kërkesave të turisteve. Ne kuadrin e programeve studimore mbi
problemet në ndërmarrjet hoteliere, zyra ndërkombëtare e punësimit ka përcaktuar karakteristikat e
përgjithshme të punësimit në sektorin e turizmit dhe atij hotelier:

 Kontraktimi psikologjik, personeli në kontakt më klientin duhet të jetë i durueshëm, i


kujdesshëm, gjithnjë në forme të mirë, i qetë, i sjellshëm dhe i qeshur. Veç këtyre ai duhet të
njohe dhe mjafte gjuhe të huaja.
 Punësimi edhe në dite festash apo vikendeve, të cilat krijojnë vështirësi për rekrutim të
personelit të ri.
 Shtrirje e kohës gjatë gjithë ditës, punë në ekip,punë natën.
 Lodhja fizike dhe lëvizje e madhe e punonjësve të punës së krahut. Edhe në së aktiviteti nuk
është sezonal, shpesh i bëhet thirrje një personeli suplementar për disa dite, ose dhe për një
mbrëmje, një pjesë e këtyre punonjësve merren në punë më kohe të pjesshme.
 Sektori i turizmit,më gjithë progresin teknologjik sot, ka nevoje për mjafte vende punë më
trajnime të mesme, pasi klienti ka nevoje për shërbime dhe pritje njerëzore.

POTENCIALET TURISTIKE TË KOSOVËS

Planifikimi dhe vlerësimi turistik është i lidhur me një hapësire dhe kohe të caktuar, kryesisht
vlerësohen faktorët natyror siç janë: Dielli, ajri, malet, ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor, peizazhet
e bukura, si dhe vlerat e krijuara nga njeriu, përkatësisht shoqëria si dhe përmendoret kulturore-
historike, veprat artistike te gjitha ato te cilat janë të përdorshme në rrjedhën e vlerave turistike. 619

Të gjitha motivet turistike përfshijnë vlerat atraktive natyrore të cilat paraqesin vlera të
pavarura në shume pjesë të Kosovës, ku në këtë pjesë përbërje hyjnë edhe banjat shëruese në
Kosovë: Banja e Pejës, Bajna e Kllokotit si dhe banja te tjera 620. Këtu përfshihen edhe hapësirat

618
V. Bakiu,Menaxhimi i Turizmit,Tirane,Shqipëri,faqe 49.

619F.Reçica.&B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 363


620Po aty,faqe 364

646
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përreth të cilat janë të shumta si: bukurit atraktive të bjeshkëve të Nemuna me atraksione të shumta
dhe malet e Sharrit të cilat me terrenet e tyre të denivelimit paraqesin potencial të madhe turistik.

Në vlerat natyrore mjafte të rëndësishme paraqiten edhe Burimi i Drinit të bardhe në


Radavc, Gryka e Rugovës, Kanjoni i lumit Mirusha e shumë bukuri të tjera natyrore duke përfshire
edhe shpellat si shpella e Gadimës,e Radavcit etj.Pozita gjeografike e Kosovës në rajon është me
përparësi në krahasim më vendet tjera të rajonit,korridoret duke përfshire rrugët dhe hekurudhat si
dhe hapësira ajrore e Kosovës e cila e lidhë Evropën më Azinë, Ballkanin dhe Evropën
perëndimore621.

Në reliev gjinden të gjitha format duke filluar nga malet e larta si motive turistike te cilat
prijnë më peizazhin e bukur më gryka të thella si gryka e Rugovës,Bistrica e Deçanit,shpella e
Gadimës dhe e Radavcit622.

Në përgjithësi relievi i Kosovës shprehur në mesatare i përgjigjet lartësisë absolute 810


metra. Në përgjithësi mbi gjysma e sipërfaqeve të territorit të Kosovës i takon sipërfaqja mbi 700
metra e cila i përkëtë pjesëve malore,të cilat veçohen më atraksionin e tyre.

Kushtet klimatike janë ato te cilat paraqesin faktor mjaftë me rendësi për zhvillimin e
turizmit veror dhe dimëror. Temperaturat mesatare dimërore në muajin janar dhe shkurt nga 0°C
deri në -1.4°C dhe -0.6°C deri sa muajin verës sillet deri 20°C mesatarja. Kosova veçohet me veçori
klimatike ku vjeshta është më e nxehte në krahasim më pranverën e cila sillet nga 0.6°C deri në 1.1°C
në tetor krahasuar më Prillin,ku janë temperaturat më të ulëta.

Tabela. 1. Temperatura mesatare në stinët e vitit nëpër qytetet e Kosovës.

C°/Qytete/Stinet Pranvera Vera Vjeshta Dimri


Prishtina 9.5 19.8 11.1 0.2
Mitrovica 9.8 20 11 0.6
Peja 10.9 20.9 12.2 1.1
Gjakova 10.5 20.6 11.6 0.9
Prizreni 11.5 22 12.8 1.9
Ferizaji 11.5 22 12.8 0.1
Gjilani 9.9 19.9 11.3 0.6
Burimi: Instituti hidrometrologjik I Kosovës-Prishtinë.

Në aspktin hidrografik në Kosove paraqitet vlera mjafte të rëndësishme të cilat me atributet


e tyre mund të shfrytezohen për larje, zhvillimi e sporteve në uji623.

Kosova me rrjetin e saj hidrografike, më të cilin veçohet Dukagjini e cila hapesire se bashku
më bjeshket që e rrethojnë është e pasur më objektet hidrografike të shumta si liqene artificiale
(Radoniqit, Batllaves, Badovcit dhe Gazivoda). Janë të pranishme edhe ujëvarat si ajo e Drinit të
bardhë në Radavc. Ujëvarat e kanjonit atraktiv të Mirushes të cilat veçohet me atraksionet e tyre më

621F.Reçica.&B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 365


622 Poaty,faqe 366.
623Po atyfaqe 367.

647
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

16 liqene lumore të cilat lidhen më ujëvara njeri më tjetrin.Vlere më rendësi të veçante e objekteve
hodrografike janë ujërat termale në banjat e Kosovës të cilat duke përfshire të tri banjat më
stacionet termale paraqesin vlera të rëndësishme turistike, të cilat më shumë vizitohen nga vizitoret
pacientë brenda Kosovës mirpo në rrafshin e Dukagjinit veqohet Banja e Pejës.Bota bimore dhe
shtazore paraqet motive më vlere të veçanta turistike. Në Kosovë gjendën disa komplekse të pyjeve
të pasura më formacione bimore dhe drunore të cilat kanë rol të rëndësishëm për turizëm624.

Kosova është e pasur më pyje ku 4972 km² janë pyje qe do të thotë mbi 446000 hektarë e
cila shprehur në përqindje përfshinë 46.5% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit. Vlerësimi i
potencialeve turistike në shtigjet e skijimit në malet e Sharrit dhe në bjeshkët e Nemuna, paraqesin
vlera turistike625. Qarkullimet turistike në bote dhe të ne nuk bëhen vetëm për qëllime rekreative por
në vete kanë përmbajtjen kulturore,të cilat njohin vizitoret më kulturën e vendit dhe motivet
etnosociale626.

Në Kosovë janë të pranishëm vlerat e kohërave më të hershme si ato të kohës antike nga të
cilat kanë mbetur disa lokalitete arkeologjike ku janë ruajtur materiale nga qeramika,vegla dhe
mjetet nga koha Iliro-Romake. Popullsia është një faktor mjaftë i rëndësishëm shoqëror,i cili është i
lidhur në mënyre direket me ofertën turistike627. Sot Kosova e ka popullsinë më të re në Evrope për
nga grup moshat e cila paraqet potencial të madhe për angazhim me veprimtarit ekonomike 52% e
popullsisë është moshe më e re se 19 vjet,mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 24 vjeç.

Tani liria e lëvizjes është e sigurte, por vetëm duhet zhvillohet hoteleria dhe turizmi krahas
degëve dhe veprimtarive tjera të cilat do të punësonin numër të madhe të fuqisë punëtore e cila do
të ndikonte në ngritjen e standardit jetësor dhe zhvillimin e veprimtarive ekonomike.

Bujqësia është në lidhje me zhvillimin e turizmit duke u bazuar në sipërfaqet e mëdha të


llojeve të tokave, të pasurive ujore, të kushteve të favorshme klimatike, të cilat i shkonin në favor të
kultivimit të kulturave bujqësore mbajtjes se kafshëve, ku me prodhimet e tyre mund të shërbehen
turistet në vendet të ndryshme të Kosovës, me prodhimet bujqësore dhe blegtorale te cilat do të
plotësonin konsumin turistik. 628 Kosova ka gjithsejtë dy lloje të komunikacionit tokësor
(automobilistik dhe hekurudhor) dhe komunikacionin ajror. Sipas të dhënave të prezantuar nga viti
2005 deri ne vitin 2013 ne territorin e Kosoves kemi 2.005.5km rrugë,ku rrugë nderkombetare
janë4%,magjistrale 31%, ndersa 65% janë rrugë rajonale.629

624F.Reçica&B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 368


625 Po aty,faqe 369.
626 Po aty,faqe 370.
627F.Reçica.&.B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 370
628 Po aty,faqe 371.
629 Agjencia e statistikave të Kosovës, statistikat e transportit dhe telekomunikacionit TM1-2013.

648
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela.2. Rruget e Kosoves sipas kategorive 2005-2013,në km.

Vitet 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Ndërkombëtare 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 38.0 60.4 80.4
Magjistrale 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4
Rajonale 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7 1.294.7
Totali 1.925.1 1.925.1 1.925.1 1.925.1 1.925.1 1.925.1 1.963.1 1985.5 2.005.5
Burimi i të dhënave: Drejtoria e rrugëve të Kosovës.

Gjendja e bazës materiale turistike paraqet infrastrukturën turistike e cila do të përcillet më


zhvillimin e ofertës turistike630. Nëparaqitjen tabelare më poshtëshofim se është shtuar numri i
objekteve të vendosjes të krahasuara më perjudhat e më parshme ku rezultatet tregojnë se ka rritje,
numri i të punësuarve, vlera e investimeve etj. Nga numri i gjithmbarshëm i subjekteve të
vendosjes,vetëm për 12 sosh janë grumbulluar të dhënat statistikore turistike. Vlera e investimeve
nga viti 2000 deri 2005 ka qenë 34628000€ të dhëna të tjera për vitet e fundit nuk kemi hasur nga
burimi i poshtëshënuar dhe burime të tjera.

Tabela. 3. Objektet e vendosjes sipas regjioneve


vendosje

Punt,pro
Objektet

Meshkuj
Punt,me
Shtretër
sDhomat

Karrige

Regjionet

Femra
pergj.
kual,
e

R. i Prishtinës 14 225 326 482 49 88 81 56


R.Alpeve Shqiptare. 6 73 115 1721 39 41 73 7
R. turistik i Sharrit 22 269 408 2493 82 75 121 36
R. turistik i 3 41 69 356 13 13 19 7
Mitrovicës
R.turistikAnaMoravës 5 55 80 1340 17 6 14 9
Gjithsejtë 50 663 998 6392 200 223 308 115
Burimi: Depertamenti i turizmit-Prishtinë 2010.

TURIZMI NË PEJË

Komuna e Pejës përfshin një hapësirë prej 603 km² ndërsa vetëm qyteti i Pejës ka një
sipërfaqe prej rreth 20 km². Qyteti i Pejës ndodhet në Rrafshin e Dukagjinit dhe në perëndim të
Kosovës, në mes 42° e 40° shkallë të gjerësisë veriore gjeografike dhe 20° e 18° shkallë të gjatësisë
veriore gjeografike në lartësinë mbidetare prej 498m631.
Lartësia mbidetare në qytet është 450-520 m, gjersa më e larta 2522m tek Guri i Verdhë.
Lartësia mbidetare në qendër të qytetit është 511 m. Peja shtrihet afër vendit ku bashkohen
lumenjtë: Drini i Bardhë dhe Lumi i Bardhë i cili ka gjatësi prej 63 km me sipërfaqe të derdhjes prej

630F.Reçica.&B.Millaku,Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 354.


631
Skender Rizaj:Kosova gjatë shek.XV-XVII,”Rilindja” Prishtinë, 1982, faqe 230

649
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

514 km² dhe me sasi të ujit mbi 300m³ në sekondë. Lumi i Bardhë buron rrëzë Kodrës së Plakut, një
ndër majet e Alpeve Shqiptare në lartësi mbidetare prej 1.900 m, kurse derdhet në Drinin e Bardhë
afër fshatit Zajm në kuotën e lartë prej 378m të lartësisë mbidetare.
Panorama e qytetit të Pejës dhe e rrethinës është një nga këndet e parajsës së Evropës. Në
këtë lokalitet është zbuluar një numër objektesh arkeologjike,që na bëjnë edhe më bindës se këtu
duhet të ketë qenë një qendër administrative municipale e tërë rrafshit të Dukagjinit në koherat më
të hershme.Peja në kohën antike dhe në mesjetë deri në shek XV shtrihej pikërisht në fushë duke
filluar nga arat e quajtura, Gradinë, ku janë gërmadhat e Pejës antike, d.m.th. shtrihej nga tyrbja e
Sari Salltëkut” ku në kohët tona është ndërtuar fabrika e baterive, në Lindje, e deri te stacioni
hekurudhor më saktë deri të kalaja, në Perëndim.Edhe vetë kalaja e Pejës,e cila ndodhej mu në krye
të Pejës, gjendej në fushë, madje, deri në fund të shek. XVI mëhallët e sotme më veriore e më të
mëdha, Kapeshnica, Zatra, Puhovci ishin pyje e jo vendbanime.
Peja, e cila në dokumentet latine figuron në formë Pechi (1202), me sa dihet ky është
dokumenti me i vjetër i ruajtur në atë kohë. Atë kohë në Pejë ishte e zhvilluar tregtia. Aty ekzistonte
Kolonia e Dubrovnikasve. Peja si Siparant Dardan përmendet në hartën:,,Gjeografia” e Ptolemeut në
shekullin III-IV (nën sundimin e romakëve) civilizimi i të cilit arrin shkallën më të lartë të lulëzimit, ka
pasur statusin e Municipiumit, Peja në atë periudhë historike bëhet një nga qytetet kryesore të
Dardanisë pas Ulpianës.
Pas pushtimit të Serezit,Stefan Dushani i cili ishte Ilir-Triball-Shqiptar kishën e ndau nga
Patrikana e Konstantinopojës e në Pejë themeloi një patrikanë-Patrikanën e Pejës. Peja me rrethinë
pas betejës së Kosovës (1389) e deri më 1462 administrohej njëherë nga Balshajt (1378) e pastaj nga
Dukagjinasit.
Historia e Pejës është e lidhur ngushtë edhe me familjen e Dukagjinasve. Leka dhe Pali e
qeverisnin vendin bashkërisht. Duke bazuar në atë se Peja më rrethinë është njëra ndër qendrat me
mundësi më të mëdha të zhvillimit te ekonomisë turistike në bazë të potencialit të resurseve për
zhvillimin e turizmit që disponon si: Bjeshkët e Nemuna - Alpet shqiptare me bukuritë e veta
natyrore me vlera të veta të larta ekologjike, gjeomorfologjike, me florën dhe faunën e saj shumë të
pasur, me peisazhin e jashtëzakonshëm të lokaliteteve, me lumenjtë dhe liqeje (sytë e maleve), që
paraqesin bukuritë natyrore atraktive të cilat janë të rralla në Evropë.Pastaj numri shumë i madh i
monumenteve kulturore dhe historike që ka Komuna e Pejës prej kohës parahistorike deri me sot të
gjtha keto së bashku paraqesin një potencila të pazëvendesueshem për zhvillimin e turizmit.
Komuna ka përpiluar Strategjinë e Zhvillimit ekonomik të saj në kuadër të së cilës prioritet i
parë i është dhënë zhvillimit të turizmit i cili do të jetë promotor i zhvillimit të degëve tjera të
ekonomisë632.
Fizionomia e elementeve tërheqës të Pejës udhëzon qartë në rajonet malore, drejtimet e
transitit turistik, komplekset dhe pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, lokalitetet e
gjuetisë dhe fshatrat. 633
Duke u nisur nga trendët aktuale dhe trendët e parashikuara të kërkesës ndërkombëtare
turistike, mundësi reale në plasimin e ofertës turistike në tregjet ndërkombëtare mund të priten në
qendrën rajonale të Pejës.
Në etapën e parë të zhvillimit të turizmit theksi do të vihet në koncentrimin e ofertës së
vendosur mirë për pjesën kryesore të kërkesës turistike,ashtu që pjesa më e madhe e kapaciteteve
të gjenden shumë afër atyre që dëshirojnë të gjenden në natyrë,të zhvillojnë alpinizëm,të merren
me gjueti dhe sport dimëror skijim e pse jo edhe me motoqiklizem dimror e shumë sporte të tjera
dimerore dhe sporte e atraksione të tjera të shumëta në stinen e verës. Që këtej rrjedh edhe
konkluzioni se kapacitetet e para të turizmit dimëror duhet të organizohen në rajonet malore dhe
hapësirat e skijimit me shtrirjen shkallë - shkallë në vendet më të larta dhe në drejtim të krijimit të
qendrave të mëdha dhe komplekse dimërore-turistike.

632 Plani zhvillimor komunal Pejë-2006-2025,Peje,2006,faqe 40.


633 Plani zhvillimor komunal Pejë-2006-2025,Peje,2006,faqe 42.

650
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë mënyrë një oferte e tillë mund të kënaq klientelën e shumëllojshme në kuadër të
turizmit popullor dhe pas afirmimit, më vonë do të rritej aktiviteti në tregjet më ekskluzive dhe më të
ndjeshme, por me një rrezik më të vogël në investime.

Meqë mundësitë hapësinore të Pejës janë shumëfish më të mëdha së fuqia e tregut turistik dhe
shoqëror - ekonomik dhe e valorizimit në këte periudhë të planit janë rezervuar edhe ato vlera
natyrore që në treg do të paraqiten më vonë si.

1. Oferta kulminante turistike e Pejës përfshinë rrethin më të gjerë të kërkesës lokale, rajonale,
kombëtare dhe ndërkombëtare:
 Peizazhet masive malore të Bjeshkëve të Nemuna, që kanë kapacitet të medha
pranimi, natyra e ruajtur,sidomos flora pyjore dhe fauna,
 Lartësitë malore që arrijnë mbi 2500m me kushte të përshtatshme klimatike për
zhvillimin e turizmit veror e sidomos të atij dimëror,
 Rrjeti i vendbanimeve me ofertën e organizuar të serviseve shërbyese që lidhen me
korridoret kryesore të komunikacionit, si sistemi hapësinor i zhvillimit të qarkullimit
dinamik.
2. Oferta turistike pejane me rëndësi dhe një rreth i ngushtë ndërkombëtar, rajonet kufitare të
(Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë,dhe Maqedonisë).
 Qendra termale: Në zhargonin popullor Ilixhe (Banja e Pejës ),
 Sistemi i atraksioneve natyrore me bukuri të veçantë si, Kanioni i Rugovës,Burimi i
Drinit të Bardhë, shpellën e Radavcit dhe shpellat e shumta në Grykë të Rugovës etj.
 Pasuria, shumëllojshmëria etnike dhe kulturore por edhe tërësitë e Ruajtura
kulturore historike dhe monumentet e veçanta, midis të cilëve ka të tillë që janë
atraksione unike për një klientelë të caktuar.
3. Oferta turistike e ekskursioneve ditore dhe të fundjavës, në bazë të elementeve ekzistuese
natyrore që ka si qëllim rekreacionin dhe pushimin e vazhdueshëm të banorëve. Drejtim të
theksuar të zhvillimit, llogaritet në ecurinë e rëndësishme të turizmit transit dhe afarist, në
bazë të sistemit të qarkullimit, të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë historike
dhe tërheqjes së qendrës së zhvilluar qytetare me shërbimet e nivelit më të lartë.

Përundimi

Qarkullimet turistike në botë dhe të ne nuk bëhen vetëm për qëllime rekreative por në vete kanë
përmbajtjen kulturore, të cilat njohin vizitoret më kulturën e vendit dhe motivet etnosociale. Shikuar
nga aspekti turistik Kosova është vend në zhvillim. Ofertat janë të orientuara gati vetëm në tregun
që ka mundësi të vogla pagimi (low-Budget). Megjithatë në Kosovë janë të pranishëm vlerat e
kohërave më të hershme si ato të kohës antike nga të cilat kanë mbetur disa lokalitete arkeologjike
ku janë ruajtur materiale nga qeramika, vegla dhe mjetet nga koha dhe kultura Iliro-Romake. Pastaj
shtëpitë dhe kullat neper vendbanimet e fshatra janë të shumta dhe paraqesin nje kulturë të
rendesishme sidomos në rajonin e Dukagjin.

Turizmi në ekonomi reflekton, duke shpreh ndikim në shume aktivitete të zonave dhe
vendeve turistike. Me aktivitetin e tij hynë në sektorin terciar të veprimtarive ekonomike. Efektet e
tij janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Turizmi si aktivitet ekonomik shpreh ndikimin e tij
duke punësuar numër të konsiderueshëm të njerzve të vendeve apo zonave turistike ndihmon ne
ngritjen e brutoproduktit të të ardhurave të përgjithshme të vendit.

651
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Turizmi ndikon në mënyre direkte dhe indirekte në zhvillimin e degëve të ndryshme ekonomike të
cilat nuk lidhen me turizem në mënyre të drejtpërdrejtë por që janë të ndikuara ne një farë menyre
nga ai. Degët te tilla janë: Tregtia, Bujqësia, Komunikacioni, Zejatria, Artizanatit, prodhimet e
ndryshnme komunale etj.

Malet e Kosovës janë të pasura më bimët endemike dhe relikte si: Munika, Molika, Vlefina,
Forzicia Europea, Geshtenja, Boronica po ashtu në to janë të pranishme shume shtaze të egra:
Kaprolli, Dhia egër, Ujku, Ariu i murrmë, Lepuri, Dhelpra, Derri i egër, Thëllëza, Pëllumbi i egër,
Fajkoni etj.

Pra keto përbëjn një potencial të fortë për zhvillim të turizmit sidomos atijë malor-veror dhe
dimerorë. Vlerësimi i potencialeve turistike në shtigjet e skijimit në malet e Sharrit dhe në bjeshkët e
Nemuna, paraqesin vlera turistike.

Sot Kosova e ka popullsinë me të re në Evrope për nga grup moshat e cila paraqet potencial
të madhe për angazhim me veprimtarit ekonomike 52% e popullsisë është moshe më e re se 19 vjet,
mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 24 vjeç. Sot liria e lëvizjes është e sigurte, por vetëm
duhet zhvillohet hoteleria dhe turizmi krahas degëve dhe veprimtarive tjera të cilat do të punësonin
numër të madhe të fuqisë punëtore e cila do të ndikonte në ngritjen e standardit jetësor dhe
zhvillimin e veprimtarive ekonomike.

Po ashtu duke pasur ketë potencial të maleve të larta do të ishte ne interes të zhvillimit të
turizmit sikur aty të zhvillohej edhe veprimtari të tjera sikurse biqiklizmi në shtigjet malore,
paragajdizmi pse jo edhe krijimi i shkollave apo instituteveprofesionale për ketë veprimtari, pastaj
kalerimi me kuaj, motoqiklizmi dimerorë dhe shumë veprimtari të tjera të cilat pa medyshje do te
kishin impakt direkt se pari ne zhvillim të turizmit pa lënë anash punesimin dhe ndikimin në sferën e
ekonomisë kombetare.

Pra në etapën e parë të zhvillimit të turizmit theksi do të vihet në koncentrimin e ofertës së


vendosur mirë për pjesën kryesore të kërkesës turistike, ashtu që pjesa më e madhe e kapaciteteve
të gjenden shumë afër atyre që dëshirojnë të gjenden në natyrë, të zhvillojnë alpinizëm, të merren
me gjueti dhe sport dimëror. Dhe në drejtim të krijimit të qendrave të mëdha dhe komplekse
dimërore-turistike.

Literatura:

6. Reçica.F.&Millaku.B, Ekonomia e Turizmit,Prishtine,2011,faqe 354.


7. Rizaj. S, Kosovagjatëshek .XV-XVII,”Rilindja” Prishtinë, 1982, faqe 230
8. Bakiu. V, MenaxhimiiTurizmit,Tirane,Shqipëri,faqe 49.
9. Gashi.M,Bazat e Turizmit,Prishtine,1986,faqe 27.
10. Agjencia e statistikavetëKosovës,statistikat e transportitdhetelekomunikacionit TM1-2013.
11. PlanizhvillimorkomunalPejë2006-2025,Peje,2006,faqe 42.

652
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mitasin Beqiri, Qebir Avziu, Rezak Jakupi - Observimi dhe studimi i personave të dënuar në
institucionet penitensiare të Republikës së Maqedonisë

Dr.sc. Mitasin Beqiri- docent

Ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Kolegjin Evropian Dukagjini – Pejë

Dr.sc. Qebir Avziu

Ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetit Shtetror të Tetoves

Dr.sc. Rezak Jakupi

Ligjërues nëShkollen e mesme Ekonomike Gostivar

Hyrje

Kërkimi efikas i dënimit me heqje të lirisë në të ardhmen duhet mbështetur jo vetëm në recidivizmin
si tregues të suksesit respektivisht mossuksesit te risocializimit por edhe në karakteristikat e kërkimit
të shoqërisë së burgut dhe kyqja e të burgosurve individual në këtë sistem. Mandej burgjet gjatë
kohë janë trajtuar si organizata birokratike të cilat për nga karakteri i takojnë sistemit izolues – të
mbyllur për opinionin e gjërë dhe opinionin shkencor. Ajo cka është me rëndësi të vecohet nga qasja
sociologjike institucionet penitenciare nuk është si organizim formal në të cilën pak a shumë
ekzekutohen masat e organizuara për risocializimin e delikuentëve, por institucionet penitenciare si
mjedis shoqëror ku personat e dënuar jetojnë, kanë raporte shoqërore, pranojnë disa role të
shoqërisë, vijnë në konflikt në mes veti dhe në konflikt me personelin penitenciar, etj.

Para së gjithash, janë bërë analiza institucionale rreth sistemit të ekzekutimit të sanksioneve
penale, ndërsa kërkimeve nëpër burgje nuk u është kushtuar kujdes i duhur. Në punën disavjecare
në institucionet penitenciare në Republikën e Maqedonisë e në vecanti në Entin ndëshkues-
përmirësues Idrizovë do të vecojmë disa tipare të personaliteteve të personave të dënuar edhe ate:
personat social; personat pseudo-social; personat antisocial, mandej do të ndalemi në te disa
karakteristika të personave “kodoshët”, “tregtarët”, ‘bossat”, “homoseksualët” etj.

Fjalë kyçe: bashkësia e burgut, personat e dënuar, recidivizëm, procesi i risocializimit, burgjet

Kuptimi dhe llojet e observimit dhe studimit të personave të dënuar.

Një ndër parakushtet themelore për njohjen e personave të dënuar është observimi dhe studimi i
tyre në realizimin e individualizimit të tretmanit në sistemin modern të ekzekutimit të dënimit me
burgim.Observimi ka të bëjë me njohjen e vetive psikike, fizike e sociale dhe vetitë tjera të
personave të dënuar, duhet studiuar dhe observuar personalitetin e të dënuarit634.

Observimi dhe studimi i personave të dënuar bëhet nga ana e ekspertëve të ndryshëm, të cilët
zakonisht i takojnë lëmisë së shkencave kriminologjike, psikologjike, sociologjike dhe medicinale635.

Në literaturën penologjike flitet për dy lloje të observimit dhe studimit të personave të dënuar:
observimi dhe studimi shkencor dhe observimi dhe studimi empirik636.

634R.Halili. vep.e cit. fq. 151


635Ibid. po aty.
636Ibid. po aty.

653
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Observimi dhe studimi shkencor i personave të dënuar zbatohet në institucionet e posaçme të


themeluara për këtë qëllim. Këtë, lloj observimi dhe studimi e zbatojnë ekipi ekspertëve nga
lëmenjtë e ndryshëm shkencorë. Institucionet në të cilat bëhet observimi dhe studimi shkencor i
personave të dënuar emërtohen me emra të ndryshëm si: klinika kriminologjike, qendra observimi,
qendra klasifikimi, qendra të tirazhit, qendra për diagnostifikim, zyra e observimit dhe hulumtimit 637.
Për dallim nga observimi dhe studimi shkencor.

2. Observimi dhe studimi empirik i peronave të dënuar zbatohet në institucionet penitensiare,


respektivisht në entet ndëshkuese- përmirësuese. Edhe këtë observim dhe studim e realizon një
ekip eksëertësh, ku zakonisht bëjnë pjesë: edukatori, punëtori social, mjeku, psikologu, penologu,
juristi etj. Personat e dënuar vendosen në lokale të veçanta ku bëhet observimi dhe studimi i tyre e
ato quhen si: zyra të pranimit, qendra të pranimit, qendra të klasifikimit, qendra të observimit etj. Në
këto lokale të institucioneve penitensiare personat e dënuar qëndrojnë një kohë të caktuar,
varësisht prej lartësisë së dënimit dhe shtetit përkatës.Disa shtete dhe ligje pozitive këtë kohë e kanë
të litimuar prej nji muaji deri një vit, në disa shtete kjo nuk kufizohet638.

Metodat e observimit dhe studimi i personave të dënuar

Observimi dhe studimi i personave të dënuar në sistemin modern penitensiar bëhet me mjete dhe
metoda bashkëkohore. Aplikimi i mjeteve dhe metodave të këtilla ka karakter hulumtues dhe
interdisiplinar, i nënshtrohet qëllimit të njohjes sa më konkrete dhe më të thellë të personalitetit të
të dënuarit. Në literaturën penologjike zakonisht bëhet fjalë për studimet dhe observimet e
personave të dënuar, të cilat mund të jenë të natyrës psikosomatike dhe sociologjike639.

Observimet dhe studimet psikosomatike përfshinë gjendjen dhe ndryshimet anatomiko- fizike dhe
psikike të personalitetit të personave të dënuar. Këto studime, mund të jenë të natyrës biologjike,
psikiatrike, dhe psikologjike, kanë për qëllim caktimin e anamnezës së personit të dënuar,
domethënë mbledhjen e shënimeve dhe të dhënave për gjendjen e tanishme shëndetësore, për
smundjet e mëparme, për intervenimet e ndryshme mjekësore dhe kirurgjike ndaj të dënuarit, për
sëmundjet eventuale në familje, njohjet laboratorike dhe radiologjike inçizimet rendgenologjike, ku
vërtetohet gjendja dhe funksionimi i organeve të ndryshme të personit të dënuar640. Të gjitha këto
janë të rëndësishme për caktimin e tretmanit dhe individualizimin e procesit të riedukimit ndaj
personave të dënuar641.

Observimet dhe studimet sociologjike kanë të bëjnë me studimin e kushteve sociale të ambientit
shoqëror dhe familjar në të cilin është formuar personaliteti i personit të dënuar. Si metoda dhe
teknika më të shpeshta që aplikohen në observimet dhe studimet e personave të dënuar
përmenden: analiza e rrethanave sociale, metodat e psikoanalizës dhe narkoanalizës, testet e
njohura, metodat biometrike, anketa, intervista, bashkëbisedimi, analiza e rrethanave të caktuara
etj642.

637 R. Mlagjenoviq- Kupqeviq, vepe cit, fq. 160- 161; R. Halili, vep. e cit, fq. 137; R. Gashi, vep e cit, fq.164;
Kështu p.sh.sipasLigjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, neni 98, Fl.zyrtare 2/06 e Republikës së
Maqedonisë, Shkup. 2006. në zyrat e pranimit personat e dënuar qëndrojnë deri në deri një muaj.neni 98
al. 2,3..

639 Shih: V. Popoviç, Sistem izvrshenja kazni lishenja slobode u Jugoslaviji, fq. 171; R. M. Kupqeviq, vep e
cit., fq.162; D. Atanackoviç, vep cit., fq. 141; R.Halili, vep e cit,.fq. 152; R. Gashi, vep.e cit,.174.
640 R. Halili. Po aty.fq. 153.
641Ibid. po aty.
642 D. Atanackoviç, vep e cit,.fq. 142- 143; R. Halili, vep e cit,.fq. 153- 156; R. Gashi, vep. e cit,. fq. 175.

654
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Vëllimi i observimit dhe studimi i personave të dënuar

Vëllimi i observimit dhe studimit të personave të dënuar ka të bëjë me faktin se a duhet të


përfshihen të gjithë personat e dënuar në procesin e observimit dhe studimit apo vetëm disa prej
tyre. Do të ishte më së miri që të gjthë personat e dënuar t’i nënshtroheshin observimit dhe
studimit, pasi do të ishte e mundur në masë të plotë individualizimi i tretmanit ndaj tyre gjatë
qëndrimit në institucionet penitensiare 643 . Në sistemet moderne penitensiare të vendeve të
ndryshme nuk është e mundur që të përfshihen të gjithë personat e dënuar në procesin e observimit
dhe të studimit për shkaqe të ndryshme, për shkak të kushteve të natyrës kadrovike dhe
materiale644.Andaj imponohet zgjidhja tjetër se a duhet të caktohet kategoria e personave të dënuar
të cilët duhet t’i nënshtrohen observimit dhe studimit. Në lidhje me këtë problematikë, ka qasje të
ndryshme, shpeshherë kontradiktore, ku, megjithate dominojnë dy koncepcione kryesore:
koncepcioni i observimit fakultativ dhe koncepcioni i observimit obligativ645.

Observimi fakultativ bëhet vetëm ndaj atyre personave të dënuar që tregojnë parashenja dhe sjellje
devijante të një intensiteti më të madh.Ndërsa observimi obligativ ndaj personave të dënuar duhet
të jetë i detyrueshëm për të gjithë të dënuarit.Ky observim duhet caktuar në bazë të kritereve
objektive shkencore646. Në literaturën penologjike ka disa mendime lidhur me kriteret e caktimit të
personave të dënuar, të cilat duhet t’i nënshtrohen observimit të obligueshëm. Pjesa dërmuese, e
autorëve janë të mendimit se këtij observimi duhet t’i nënshtrohen kategoritë e personave si: të
miturit e dënuar, të dënuarit me dënime afatgjata dhe të dënuarit recidivist 647. Në praktikën
penitensiare të shumë shteteve bashkëkohore këto kategori të personave të dënuar i nënshtrohen
observimit dhe studimit të obligueshëm, për shkak të shumë tipareve që i kanë648.

Observimi dhe studimi i personave të dënuar në Republikën e Maqedonisë

Observimi dhe studimi i personave të dënuar në Republikën e Maqedonisë organizohet në kuadër të


enteve ndëshkuese- përmirsuese.Pra, organizohet jë lloj observimi empirik i të dënuarve, i cili, siç do
të shohim në vazhdim është ende në një shkallë të ulët të organizimit, për ndryshim nga praktika e
nivelit të organizimit të tij në entet ndëshkuese- përmirësues të shumë shteteve tjera.

Duke u nisur nga shumë rrethana të zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik, kulturor etj., dhe nga
informatat që disponojmë mund të konkludojmë se në Republikën e Maqedonisë nuk zbatohet
observim shkencor. Kësaj duhet shtuar mos intersimin e funksionimit të institucioneve dhe
mungesën e kuadrit të nevojshëm për zbatimin dhe gjetje të nji studimi të mirrëfilltë shkencor.

Observimi empirik i personave të dënuar gjatë realizimit në praktikë has në disa vështirësi dhe
mangësi, kështu që mund të themi se nuk arrihet sa duhet qëllimi i këtij institucioni. Në Republikën
e Maqedonisë nuk ekzistojnë qendra observuese për analizimin e personave të dënuar, por këto
kryhen në repartet e pranimit të institucioneve649. Në repartet e pranimit kryhet observimi nga
ekspert të psikologjisë, psikiatrisë etj., që janë të aftë të kryejnë observimin e personave të dënuar
dhe caktojnë diagnozën për sjelljen dhe personalitetin e të dënuarit. Problemi, qëndron te
ekspertëve që e caktojnë diagnozën që të mos marrin pjesë në trajtimin e personave të dënuar gjatë
vuajtjes së dënimit650.

643R.Halili. vep.e cit fq. 154; R.gashi.vep. e cit. fq 175.


644R.Gashi. po aty.
645 R.Gashi Ibid..
646 D. Atanackoviç, Ibid.; R. Halili, Ibid; R. Gashi, Ibid.
647 Ibid.
648 R.Halili. Ibid: R.Gashi. Ibid.
649 Shih: T. Kralev.Penoloski leksikon. NIP “ Studentski zbor”. Skopje. 2002. fq. 185.
650Davidoviç, D. i dr. vep.e cit. fq. 135; Z. Sulejmanov.vep. e cit. fq. 156

655
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kësisoj, në pajtim me aktet ligjore të fushës penitensiare, i dënuari menjëher pas pranimit në entet
ndëshkuese- përmirësuese i nënshtrohet një pune ekipore të përbërë nga lëmi i shëndetësisë,
sektorit të sigurimit- gardianëve dhe sektorit të risocializimit dhe riiedukimit651. Kësisoj, udhëheqësi i
sektorit shëndetësor ose zëvendësi i tij bën ekzaminimin e plotë të gjendjes fizike dhe shpirtërore të
personit të dënuar si dhe të aftësisë për punë. Udhëheqësi i sektorit të sigurimit ose personi tjetër i
këtij sektori, e njohton personin e dënuar me rendin shtëpiak, me obligimet dhe të drejtat e tij si
person i dënuar: çfarë u ndalohet, çfarë u lejohet, të drejtat e të dënuarve, zbatimi i orarit të
veprimeve, njohja me masat disiplinore gjatë shkeljeve të ndryshme të rregullores etj. Ndërkaq,
udhëheqësi i sektorit të risocializimit dhe riiedukimit ose edukatori i institucionit e njofton personin
e dënuar me zbatimin e mjeteve dhe metodave sa më efikase të tretmanit. Po ashtu, analizohet
edhe dosja e të dënuarit nga ana e shërbimit të edukimit sipas disa metodave të caktuara, njihet
personaliteti i tij, merren njohuri në lidhje me ambientin familjar dhe rrethin shoqëror të tij, për
veprën penale të kryer etj. Gjatë qëndrimit të të dënuarit në sektorin e pranimit përdoren metoda
dhe teknika hulumtuese si: anketa, intervista, biseda si dhe analiza të ndryshme e në disa raste edhe
teste, dhe informata se a ka ndonjë konflikt ai me ndonjë të dënuar brenda entin ndëshkues-
përmirësues. Kjo bëhet me qëllim të menjanimit të ndonjë konflikti apo mosmarveshje eventuale me
ardhjen e tij në entin ndëshkues- përmirësues652.

Sipas nenit 97 të LZSP me pranimin e personit të dënuar në institucionin penitensiar bëhet verifikimi
i identitetit të tij dhe i dokumentacionit shoqërues dhe nëse ai është i rregullt, atëherë dotë
përpilohet procesverbali i marrjes në dorëzim të të dënuarit, të dokumenteve shoqëruese dhe të
sendeve personale. Në këtë procesverbal dotë shënohet edhe data e pranimit të të dënuarit në
entin ndëshkues- përmirësues. Me rastin e pranimit të personit të dënuar neni 97 alinea 4 në zyrën
e pranimit atij i mirren gjurmët e gishtërinjve, konstatohet gjendja e tij shëndetësore, i plotëson disa
formular dhe kartona personal dhe pastaj vendoset në zyrën e pranimit ose në qendrën e
observimit. Të dënuarit duhet të vërtetojnë njohjen me këtë rregullore përmes dhënies së
nënshkrimit në librin e instruktimit 653. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, siç vërejtëm më lartë, analizohet
edhe dosja e të dënuarit nga ana e shërbimit të edukimit sipas disa metodave të caktuara, njihet
personaliteti i tij, merren njohuri në lidhje me ambientin familjar dhe rrethin shoqëror të tij, për
veprën penale të kryer etj. Posaçërisht është me rëndësi edhe marrja e informacionit se a ka i
dënuari ndonjë konflikt eventual me ndonjë të dënuar tjetër brenda entit ndëshkues, me qëllim të
evitimit të tij654.

Pas mbarimit të këtij obserivimi të shkurtër, mbi bazën e të dhënave përpilohet dosia e vëzhgimit
dhe përpilohet programa e punës si dhe trajtimi individual me personin e dënuar. Kështu që, çdo
sektor merr pjesë në observimin dhe studimin e personit të dënuar, pregatit raport mbi trajtimin e
mëtejmë me të dënuarit. Në këtë drejtim merren parasysh të dënuarit e mitur, personat e dënuar
me dënime afatgjata dhe recidivistët.

Në bazë të asaj çka u tha deri më tash lidhur me observimin e personave të dënuar në institucionet
penitensiare të Republikës së Maqedonisë del qartë se kësaj faze të rëndësishme në sistemin
penitensiar nuk i është kushtuar kujdes i duhur655. Mendojmë se në këtë drejtim duhet bërë disa
plotësime të caktuara të akteve penitensiare, kompletimi dhe ekipimi i personelit zyrtar në të gjitha
entet ndëshkuese- përmirësuese me ekspert të fushave përkatëse shkencore që kjo fazë e
rëndësishme të kryhet në nivel të duhur në të gjihta entet ndëshkuese- përmirësuese të vendit.
Poashtu, duhet të krijohen kushte që në këto reparte të përdoren mjete dhe metoda më të

651Rendi shtëpiak i entit ndëshkues - përmirësues Idrizovë, Shkup, maj 2008, neni 37, fq.15
652 R. Gashi, “Ekzekutimi i dënimitme burgim në Shqipëri, Prishtinë, 2001, fq. 176-180.
653Ligji mbi e kzekutimin e sanksioneve penale, neni 99, Fl.zyrtare 2/06 e Republikës së Maqedonisë,

Shkup. 2006.
654 Rendi shtëpiak i entit ndëshkues - përmirësues Idrizovë, Shkup, maj 2008, neni 37, fq.15
655 Leksikoni Penolgjik, Shkup, 2002, faq. 124-126.

656
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

avansuara shkencore, me qëllim të studimit dhe observimit të gjithanshëm të të dënuarve. Ndërakq,


duke u nisur nga rëndësia e observimit dhe studimit shkencor të personave të dënuar, mendojmë se
edhe në Republikën e Maqedonisë do të ishte mjaft e dobishme dhe me rëndësi të madhe krijimi i
ndonjë qendre observuese për observime shkencore të të dënuarve, në të cilën do të bëhej
hulumtimi i kategorive të caktuara të personave të dënuar në bazë të kritereve të caktuara që më
parë656.

Rezyme

Në institucionet penitensiare të Republikës së Maqedonisë puna e edukatorit me personat e


dënuar has në disa pengesa dhe vështirësi të shumta në praktikën penitensiare. Në rend të parë, se
të gjithë institucionet kanë të bëjnë, me mungesën e observimit dhe të studimit të mirëfilltë të
personave të dënuar, klasifikimin joadekuat të tyre, mungesën e kushteve jo objektive për punë me
të dënuar, numrin e pamjaftuar të edukatorëve, kualifikimin dhe pregatitjen e pamjaftuar për punë
me persona të dënuar, pagat e ulta të tyre, raporti në mes edukatorit dhe numrit të personave të
dënuar, të jetë në disproporcion. Në disa institucione p. sh. në EN-P “ Idrizovë” 80- 130 persona të
dënuar janë grumbulluar në nji edukator etj., të cilat vështirësi pengojnë dukshëm punën e
sukseshme të edukatorit me personat e dënuar.

Në kët drejtim duhet veçuar numrin e vogël të edukatorëve me personat e dënuar. Sipas gjendjes së
vitit 2008, numri i edukatorëve ka qenë 50 prej tyre me 2251 persona të dënuar sipas institucioneve
penitensiare, kur këtë e nxjerim me përqindje del se në nji edukator janë 45 persona të dënuar

Literatura

R.Halili. Penologji, Prishtine. fq. 151


R. Mlagjenoviq- Kupqeviq, vep e cit, fq. 160- 161; R. Halili, vep. e cit, fq. 137; R. Gashi, vep e cit,
fq.164; Kështu p.sh.sipasLigjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, neni 98, Fl.zyrtare 2/06 e
Republikës së Maqedonisë, Shkup. 2006. në zyrat e pranimit personat e dënuar qëndrojnë deri në deri
një muaj.neni 98 al. 2,3..
Shih: V. Popoviç, Sistem izvrshenja kazni lishenja slobode u Jugoslaviji, fq. 171; R. M. Kupqeviq, vep e
cit.fq.162; D. Atanackoviç, vep cit., fq. 141; R.Halili, vep e cit,.fq. 152; R. Gashi, vep.e cit,.174.
D. Atanackoviç, vep e cit,.fq. 142- 143; R. Halili, vep e cit,.fq. 153- 156; R. Gashi, vep. e cit,. fq. 175.
R.Halili. vep.e cit fq. 154; R.gashi.vep. e cit. fq 175.
Shih: T. Kralev.Penoloski leksikon. NIP “ Studentski zbor”. Skopje. 2002. fq. 185.
Davidoviç, D. i dr. vep.e cit. fq. 135; Z. Sulejmanov.vep. e cit. fq. 156
Rendi shtëpiak i entit ndëshkues - përmirësues Idrizovë, Shkup, maj 2008, neni 37, fq.15
R. Gashi, “Ekzekutimi i dënimit me burgim në Shqipëri, Prishtinë, 2001, fq. 176-180.
Ligji mbi e kzekutimin e sanksioneve penale, neni 99, Fl.zyrtare 2/06 e Republikës së Maqedonisë,
Shkup. 2006.
Rendi shtëpiak i entit ndëshkues - përmirësues Idrizovë, Shkup, maj 2008, neni 37, fq.15
Leksikoni Penolgjik, Shkup, 2002, faq. 124-126.
Raporti vjetor i Drejtorisë mbi ekzekutimin e sanksioneve penale Shkup. 2008..

656Raporti vjetor i Drejtorisë mbi ekzekutimin e sanksioneve penale Shkup. 2008..

657
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Muharrem Qafleshi, Sami Gashi - Zhvillimi i turizmit rural mbështetur në resurset e pasura
natyrore të komunës së Dragashit

Mr. Sc. Muharrem Qafleshi

Ma. Sc. Sami Gashi

Abstrakt:

Komuna e Dragashit me bjeshkët e Sharrit, Koretnikut dhe Korabit është një regjion që shquhet me
peizazhe të mrekullueshme dhe me bukuri të mëdha e mahniste natyrore, e cila veçohet me njerëzit me
karakterin dhe kulturën e tyre të urtë e shumë paqësore dhe me veçoritë e pasura që ia fali vetë natyra.

Studimi mbi turizmin rural të komunës së Dragashit paraqet vlerat ekonomike dhe mundësitë që regjioni i
jugut të Kosovës të jetë një atraksion turistik, mbështetur në relievin, klimën, lartësinë mbidetare të
lartë mbi 1000 metra dhe resurset e pasura natyrore si: bjeshkët e pafundme dhe të pasura me kullosa
të shumta dhe cilësore, që është një parakusht tejet i mirë për zhvillimin e blegtorisë dhe mu për këtë
kjo komunë është njohur për djathin e saj të “Sharrit”, flora e fauna me një shumë llojshmëri bimësh e
kafshësh. Zhvillimin industrial duke i shfrytëzuar resurset ujore me ndertimin e mini-hidrocentraleve për
prodhimin e energjisë nga uji i bollshëm i këtyre anëve, që do të kishte dobi si vetë komuna, po ashtu
edhe punësimi i banorëve të kësaj trevë, e cila që do ta zbuste papunësinë enorme që mbretëron në
këtë komunë.
Rregullimi i rrjetit rrugore dhe ndërtimi i objekteve të trashëgimisë kulturore që do të kenë vlerë të
madhe për zhvillimin e turizmit rural. Shtëpi me arkitekturë të vjetër por me brendi moderne të kohës
që do të shërbeni si bujtina për turistë, mullinj si dikur që çdo fshat kishte një, dy e më shumë, valanica,
shtëpiza malore të tipit të staneve të barinjve, restorante me ushqime tradicionale, etj.

Me të gjitha këtë do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, të


baraspeshuar në bazë të standardeve natyrore, burimore, të teknologjisë moderne, të tregut konkurrent
dhe të implementimit të standardeve mjedisore.

Zhvillimi i turizmit rural mbështetur në resurset e pasura natyrore të komunës së Dragashit

Komuna e Dragashit gjendet në pikën më jugore të vendit, në veri kufizohet me Prizrenin, në lindje dhe
juglindje me IRJ të Maqedonisë dhe në perëndim dhe jugperëndim me Republikën e Shqipërisë.
Komuna e Dragashit është unike në kontekst të Kosovës në atë kuptim që gati e tërë treva është
malore. Dragashi është e vetmja komunë e Kosovës që është plotësisht e vendosur brenda maleve me
mbi 1000 metra lartësi mbidetare.657

657
Udhërrëfyesi komunal i Dragashit për bashkëpunim ndërkombëtar 2013-2016, UNDP-i, fq. 16

658
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Territori i saj shtrihet në gjerësinë gjeografike veriore 410 52’ 30’’ dhe në gjatësinë gjeografike
lindore prej 200 35’ 39’’ dhe 200 48’ 26’’. Me karakteristikat natyrore që ka, paraqet një tërësi të
diferencuar gjeografike të Kosovës. 658
Sipërfaqja e komunës së Dragashit është 435 km²,659 që është 4% e tërë territorit të Kosovës,
sidoqoftë komuna ka 17% të hapësirës së kullosave të Kosovës që është ndikimi i lartësisë, por
gjithashtu është shenjë e mos zhvillimit të bujqësisë. 660
Territori i komunës përbëhet nga 63.1% kullosa, 20.7% pyje, 7% livadhe, 9% tokë bujqësore dhe 1.2%
zona urbane dhe tokë të zhveshur. Gjysma e vendbanimeve në fshatra kanë mbi 80% të tokës
bujqësore. Rajoni është i pasur me burime të ujit me dy lumenj kryesorë - Pllava dhe Restelica, me
një numër të degëve dhe tri liqene. Fshatrat e Gorës, të vendosura nëpër bjeshkë janë më kompakte
se fshatrat e Opojës të cilat janë të vendosura në rrafshina me shtëpi të shpërndara.661
Hapësira prej 24, 206. 52 Ha nga Parlamenti i Kosovës është shpallur pjesë e Parkut Kombëtar të
Sharrit. Statusi i parkut Kombëtar është i rëndësishëm për komunën e Dragashit, jo vetëm duke
tërhequr turistë në këtë trevë, por edhe duke ndihmuar dhe mbështetur komunitetin lokal për të
zvogëluar varfërimin e biodiversitetit, shpyllëzimin dhe degradimin e tokës.662

658
Hajriz Meleqi, Opoja dhe Gora, Dragash, 1994, fq. 15.
659
Shënimet janë marrë në Drejtorinë e gjeodezisë në Dragash.
660
Vepra e cituar, Udhërrëfyei komunal...fq.16.
661
Vepra e cituar, Udhërrëfyei komunal...fq.17.
662
Po aty.

659
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Me mbrojtjen e mjedisit, florës dhe faunës se pasur, shfrytëzimin e rrjedhave të lumenjve për
prodhimin e eko – energjisë duke ngritur mini-hidrocentarle, ushqimet tradicionale që rrallë kund
mund të hasen, me prodhime blegtorale që nuk mund të gjenden në vendet tjera si djathi i njohur i
Sharrit, pastaj mjalti shumë kualitativ dhe i pastër nga lulet dhe pishat e llojllojshme që ka me bollek
në këto anë, bukuritë natyrore do të jenë shumë joshëse për vizitoret e eko – turizmit në bjeshkët e
“Sharrit”, “Korbait” dhe “Koretnikut”. Duke pasur parasysh se këto bjeshkë me kushte të volitshme
klimatike dhe me reliev të veçantë ofrojnë kushte ideale për disa lloje të zhvillimit turistik, si:
 turizmi dimërore me shtigje të shumta të përshtatshme për skijim dhe sportet tjera në borë,
 turizmi sportive – rekreative,
 turizmi ekologjik,
 turizmi bjeshkor me shtigje për ecje, ekskursione familjare e kolektive dhe
 alpinizmi, janë parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Relievi i kësaj komune është kodrinor, malor dhe fushor, që shtrihet në lartësitë mbidetare
minimale, prej 1000 metra në Bellobrad të Opojës dhe Orqushë të Gorës, deri në 1600 metra në
Pllajnik të Opojës dhe Restelicë të Gorës. Ndërkaq, ajo e bjeshkëve të kësaj komune kalon mbi 2000
metra.663
Relievi kodrinor dhe malor shquhet sidomos në pjesën kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ku
gryka të thella lumenjsh pamundësojnë kalimin.664 Në anën e zonës veriore të Opojës është pjesë
kodrinore, me rënie më të buta, në drejtim të Prizrenit, e cila i ofron kushte më të mira për
qarkullim, prandaj ky territor lidhet me botën përmes Prizrenit.

Relievi në krahinën etnografike të Opojës

663
Komuna e Dragashit, Dragashi gjithmonë mikpritës!, fletëpalosje
664
Po aty.

660
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Relievi në krahinën etnografike të Gorës

Klima. - në përcaktimin e klimës luajnë rol disa faktorë: lartësia mbidetare, relievi, masat ajrore,
vegjetacioni dhe faktorë të tjerë natyror. Në territorin e kësaj komune dominon klima malore,
submalore, klima e zbutur kontinentale dhe klima e modifikuar mediterane.
Klima submalore në këtë komunë mbretëron nëpër vende të ulëta, derisa malore nëpër vende të
larta. Verërat në Dragash janë relativisht të shkurtra, ndërsa dimrat të gjatë dhe të ftohtë.
Kjo komunë karakterizohet me tri zona të veçanta natyrore.
Lugina e Opojës në zonën veriore ka një hapësirë të rrafshët të tokës bujqësore të rrethuar me male
dhe pyje që janë ideale për rritjen e bagëtisë, mbledhjen e frutave malore dhe kërpudhave. Në këtë
hapësirë të gjelbër janë të shpërndara edhe liqenet natyrore malore që ofrojnë peizazhe të rralla për
kënaqësinë e syve, por edhe ambient tejet relaksues në harmoni me natyrën.
Kjo ia mundëson kësaj treve, përveç zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë, edhe zhvillimin e turizmit
dimëror dhe atij veror.
Banorët e kësaj komune i janë përshtatur kësaj klime, andaj me kohë përgatitin çdo gjë të duhur për
ta përballuar stinën e dimrit të gjatë, sigurojnë me kohë drutë djegëse, ushqim si për gjënë e gjallë
ashtu edhe për njerëzit.665

665
Muharrem Qafleshi, Opoja dhe Gora ndër shekuj, Prishtinë, 2011, fq.27.

661
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjelbërimi dhe bora janë prezentë në çdo kohë në komunën e Dragashit

Bota bimore dhe shtazore.- Në strukturën e vegjetacionit dominojnë kullosat, ndërkaq pyjet
mbulojnë sipërfaqe simbolike. Livadhet shtrihen në afërsi të vendbanimeve, pa marrë parasysh
lartësinë mbidetare. Rajoni i Opojës dhe Gorës është shumë i pasur edhe me bimë endemike
mjekësore, aromatike dhe bimë të tjera të rëndësishme për industrinë farmaucetike, ushqimore dhe
kozmetike.666
Vegjetacioni i pasur i kësaj komune ka bërë që të veçohen katër breza të bashkësive vegjetative, ai i
livadheve, i pyjeve gjetherënëse, i pishave dhe i kullosave. Bimët më të përhapura në livadhe janë:

666
Po aty.

662
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

greminoret, zhabinoret, trëndafilat, shevarët, flokëzat, lulet e bardha (kamomilja), lule-dhëmbi,


pelini, lulëkuqja, trëndafila e egër etj.
Flora e pasur ka ndikuar drejtpërsëdrejti në zhvillimin e faunës, e cila është mjaft e pasur me shtazë,
si: dhelpra, ujku, lepuri, ketra, shqarthi, ariu, dhitë e egra, kaprojtë dhe derrat e egër.
Peshq hasen më së shumti në lumin e Bresanës, Restelicës dhe atë të Brodit.
Shpezët më të përhapura janë: harabeli, pëllumbi, korbi, sorra, laraska, fëllënza, dallëndyshja,
kukuvajka, hutini, petriti, shqiponja, skifteri etj.

Mbledhësit e bimëve mjekuese në Opojë dhe Gorë, nuk i shkulin por i presin fletët ose lulet e tyre,
në mënyrë që vitin e ardhshëm bima të zhvillohet dhe shumohet edhe me shumë

663
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ariu në bjeshkët e Sharrit

664
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dhitë e egra një atraksion për turistë

Boronica gjendet në terë bjeshkët e Sharrit

665
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjarpri në bjeshkët e Restelicës

Dredhëza e malit

Hidrografia.- Lartësia mbidetare, klima, bota bimore, përbërja e tokës sipërfaqja e vogël e terrenit
dhe sasia mesatare e reshjeve prej 806,7 mm në lartësitë malore mbi 1000 m, kanë kushtëzuar

666
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

krijimin e rrjetit të dendur të rrjedhjes së lumenjve në territorin e komunës, andaj në territorin e saj
gjenden burime uji, gurra, përroska dhe lumenj.
Lumenjtë përveç bukurive natyrore me ujë të pastër dhe të ftoftë, po shfrytëzohen edhe për
ndërtimin e mini - hidrocentraleve të tipit “Dikanca”, i cili mino-hidrocentral për herë të parë është
ndërtuar që në vitet e ’70, kurse këtë vit punët në këtë drejtim i ka nisur Zeqir Shamolli me
kompaninë “Eurokos JH”. Punët kanë nisur për ndërtimin e dy mini - hidrocentraleve “Brodi II” me
kapacitet prodhimi 3.89 MW dhe “Restelica I” me kapacitet 2.28 MW. Këto minio-hidrocentrale do
të jenë edhe atraksione turistike që nga rrjedhja e ujit deri tek veja në lëvizje të turbinave.

“Kepi i nuses” në Brodin me bukuri natyrore që mahnitin çdo vizitor të rastit

667
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Brodi me pamje magjepse të natyrës

Liqeni i Breznës.- Bukuritë natyrore janë dominante në disa pjesë të fshatit Brezne. Liqeni i Breznës
është njëra nga bukuritë e rralla, andaj në grupin e liqeneve relikt bën pjesë si i vetmi në këtë rajon
që ishte krijuar në kohën e neogjenit. Nga ajo kohë e deri më tani madhësia e tij dukshëm është
zvogëluar, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Thellësia e ujit të tij, sipas banorëve të këtij fshati, nuk
ka më shumë se 5 metra.
Bukuritë e natyrës përballë bjeshkëve të Sharrit janë peizazh i lakmueshëm për çdo vizitor. Nga e
tëra kjo, të gjitha pamjet e natyrës së këtij fshati janë bukuri të rralla.667
Në komunën e Dragashit ekzistojnë edhe disa liqene të vogla nëpër bjeshkët e kësaj komune që
shfrytëzohen jo vetëm nga blegtorët por edhe vizitohen nga vizitorët.

667
Monografia e rajonit jugor të Kosovës funded project managed by the European Union Office in Kosovë
Implemented by: Arbeiter – Samariter – Bund ASB, Prizren 2012, fq. 54.

668
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Liqeni i fshatit Brezne

Liqeni bjeshkor në Sharr


Parku Kombëtar i Sharrit.- Pjesa e territorit të Bjeshkëve të Sharrit në komunën e Dragashit, si tërësi
hapësinore veçohet me raritete natyrore, me numër të madh të ekosistemeve të rëndësishme
pyjore dhe ekosisteme të tjera të ruajtura, me numër të konsiderueshëm të llojeve endemike dhe
relikte, me karakteristika të pasura gjeomorfologjike, hidrologjike dhe me peizazhe mahnitëse që

669
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kanë rëndësi shkencore, edukativo – arsimore, kulturore – historike dhe turistike – rekreative.
Parlamenti i Kosovës me 13 dhjetor 2012, miratoi Ligjin për Parkun Kombëtar të Sharrit, që përfshinë
një sipërfaqen prej 53.469 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Kaçanikut, Shtërpcës,
Suharekës, Prizrenit dhe Dragashit. Edhe ky park i nënshtrohet regjimeve të mbrojtjes, sipas zonës së
parë, të dytë, të tretë dhe zonës së ndikimit, të rregulluara me këtë ligj.
Parku Kombëtar i Sharrit, është synimi i ekspeditave të shumta që po organizohen nga të rinjtë dhe
grupet e tjera të qytetarëve më qëllim të zbulimit të natyrës dhe bukurive të saj, që përdoren si vlera
për të ofruar sa më shumë turistë të huaj e vendas, pra promovim vlerash, ku rinia është aktive të
njohë çdo pëllëmbë të kësaj trevë, me bukuri të rralla dhe të mrekullueshëm natyrore.

Dimrat shpesh janë të ashpër, të gjatë dhe me borë

670
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ekskursionet në bjeshkët e Sharrit

671
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ecja dhe shëtitja në natyrë


Trashëgimia natyrore, materiale e shpirtërore e komunës së Dragashit.- Një trevë me bukuri të
rralla natyrore, me doke dhe zakone karakteristike që tregojnë dhe dëshmojnë për traditën
tradicionale të mirëpritjes dhe bujarisë opojane e gorane, e që fundja është si e gjithë tradita
shqiptare. Nga Prizreni, rruga që të shpie për në Opojë e Gorë, është një gjarpërim mbi malet dhe
kodrinat e malit “Koretnik”, mbushur me druaj dhe florë të llojllojshme. Peizazhi, varësisht nga stinët
e vitit, është ngjyra-ngjyra, në pranverë mbretëron gjelbërimi anë e kënd Opojës, me lule të
llojllojshme, andaj natyra e kësaj ane kundërmon aromë të këndshme. Natyra e gjelbër dhe e verdhë
karakterizon verën opojane, kurse në vjeshtë ajo është ku e gjelbër, ku e verdhë e ku e kuqërremtë,
sipas bimësisë. Ndërsa dimrat janë të gjatë, shpesh të ashpër, me borë dhe të ftoftë. Mu për këtë,
opojanët e goranët me kohë sigurojnë dru djegëse dhe ushqim për familje dhe bagëti.
Të gjitha fshatrat opojane e gorane kanë natyrë me peizazhe të mrekullueshme dhe me bukuri të
veçanta. Opojanët e goranët kanë një traditë të pasur me vlera të shumta kulturore e historike dhe
me një thesar të vërtet të trashëgimisë kulturore. Fshatrat opojane e gorane në shekullin e XVIII, XIX
dhe XX kanë qenë me popullsi mesatare dhe me shtëpitë e tyre karakteristike të ndërtuara me një
planimetri katërkëndëshe dykatëshe, të ndërtuara me gur dhe lloq (dheu i përzier me byk dhe ujë),
por edhe me qerpiç që në gjuhën opojane quheshin “plita”, me kulme të mbuluara me rrasa, kashtë
thekre dhe shumë rrallë edhe me tjegulla, të rrethuara me mure dhe me porta dykanatëshe me
kapixhikë. Ndërsa sot, shtëpitë janë të ndërtuara me shije dhe me plan, me portat e zbukuruara me
motive artistike, kurse oborret janë plot me lule, pemë, dhe gjelbërim. Po ashtu, në Opojë ndodhen
edhe shumë burime uji, andaj gjatë rrugëve janë ndërtuar kroje që udhëtarët e rastit të freskohen
dhe ta shuajnë etjen. Rrugët dhe rrugicat e fshatrave në shekujt e kaluar ishin të shtruara kryesisht
me zhavorr që ishin jo higjienike, në kohë vere me plot pluhur, ndërsa gjatë stinës së vjeshtës dhe
dimrit, kur ka edhe të reshura, rrugët ishin përplot me baltë. Tashmë, në Republikën e Kosovës të
gjitha rrugët e trevës së Opojës dhe Gorës janë të kubëzuara dhe të asfaltuara. Mikpritja dhe bujaria
e opojanëve është e njohur anë e kënd rajonit. Trevat e Opojës dhe Gorës janë të njohura me
gatimet e tyre tradicionale dhe shumë të shijshme , siç janë: flija, djathi i Sharrit, kosi i deleve,

672
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

karalaja, pogaçja, pitja, “qeshqeku”, mishi i qengjit dhe specialitete të ndryshme nga skara, e
sidomos ato marrin shije edhe më të këndshme, po qe se konsumohen në piknikë, në natyrën tejet
piktoreske të këtij nënqielli.
Komuna e Dragashit me dy trevat e saja etnografike Opojës dhe Gorës, disponon kushte të
përshtatshme për zhvillimin e turizmit. Faktorët kryesorë janë peizazhet e bukura të malit të
“Sharrit”, klima e shëndoshë, ajri i pastër, numri i madh i burimeve dhe gurrave të ftohta si dhe
lumenjtë dhe luginat atraktive, pyjet, flora dhe fauna, liqenet, etj. 668
Andaj sektori i turizmit është njëri nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Në
fushën turistike komuna e Dragashit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit malor të
gjelbër dhe atij të trashëgimisë kulturore e historike.
Në zhvillimin e turizmit ndikojnë: pozita gjeografike dhe klimaterike e favorshme e kësaj komune.
Zona malore e komunës së Dragashit e sidomos ajo e Maleve të Sharrit ka hapësira të mëdha e të
virgjëra që mund të shërbejnë si zona për aventura të panumërta në natyrë, ekskursione familjare,
shëtitje, alpinizëm dhe shijim të Kosovës tradicionale të natyrës. 669
Bota bimore dhe shtazore, hidrografia dhe natyra e komunës së Dragashit, në përgjithësi paraqesin
burimin kryesor për zhvillimin e aktiviteteve hulumtuese të nxënësve, studentëve dhe shkencëtarëve
të ndryshëm nga vendi e bota.
Klima submalore dhe malore, dielli dhe temperaturat janë shumë të favorshme për zhvillimin e
këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe kulturore kanë ruajtur një
arkitekturë tradicionale shumë të vlerësuar prej turistëve të vendit dhe të huaj. 670
Terrenet për skijim në këtë trevë janë shumë të përshtatshme, sidomos në bjeshkën e Brodit,
Restelicës, Zaplluxhes, Blaçit, Bresanës, Kukit, etj. Mjafton një shtresë e hollë e borës që mundësia e
shfrytëzimit të saj të zgjasë deri në 6 muaj. Brodi është qendra më e madhe për rekreacion dimëror
ku gjithë kushtet janë mjaft të mira. Kapaciteti i terreneve të skijimit në këto qendra është për rreth
30 mijë skiatorë. Në Zapluxhë, përveç skijimit dimëror, terrenet janë të përshtatshme edhe për
skijim në bar. Përveç klimës malore, me pyje të dendur me pisha, bredha, ah, dushk, shkozë, verri,
shelgje etj., dhe prezencën e një peizazhi mbresëlënës, turistët mund të gjejnë edhe pjesë nga
historia dhe trashëgimia kulturore materiale e popullit opojanë e goranë, duke filluar nga periudhat
më të hershme. 671

668
Muharrem Qafleshi, Trashëgimia kulturore e historike e komunës së Dragashit, dorëshkrim.
669
Po aty.
670
Po aty.
671
Po aty.

673
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shtëpi malore

Fshati më i madh i komunës së Dragashit, Restelica

Pra, komuna më jugore e Kosovës, Dragashi, është një oazë e bukurisë së paprekur natyrore dhe
fshatrave tradicionale që pozicionohet në mes dy kufijve, atij të ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë (IRJM) dhe Shqipërisë. Popullsia mikpritëse është e gatshme për të pritur vizitor dhe për
t’u ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë, si djathë Sharri, kos
delesh, gjizë, fli, petulla, pite të ndryshme, gjella dhe ëmbëlsira të gatuara nga vetë mjeshtrit e kësaj
komune, të cilët janë të njohur në tërë Ballkanin. Edhe pse komuna e Dragashit ofron mundësi të

674
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mira për zhvillimin e turizmit rural, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, e sidomos nga
Qeveria e Kosovës, e cila duhet të ndajë fonde të veçanta për ngritjen e kapaciteteve turistike, e cila
gjë do të ndikonte drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike të kësaj komune.

Peshkimi në lumenjtë dhe liqeneve në bjeshkët e Sharrit, me peshq të veqantë

675
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shtëpia e malorëve në Brod

Djathi i “Sharrit”

676
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qeni ilir i Sharrit

677
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mujë Ukaj - Mbrojtja juridiko-penale e mjedisit dhe te drejtat e njeriut

Dr. sc. Mujë Ukaj, Ligjërues

Fakulteti Juridik, Universitetit “Haxhi Zeka” – Pejë

E.mail: muje.ukaj@unhz.eu dhe m.ukaj@live.com

Abstrakt

Në teorinë juridike, mjedisi trajtohet si pronë publike e cila menaxhohet bashkarisht nga
shteti dhe qytetarët me qëllim të rregullimit të problemeve ekologjike duke marr parasysh interesat
e përbashkëta jetike. Në këtë kontekst, shteti nëpërmjet mekanizmave ligjorë, siç është Kodi penal,
ka ofruar mbrojtje juridike penale të mjedisit duke paraparë kushtet e shkeljeve ligjore, procedurat
dhe sanksionet për kryerësit e veprave penale kundër mjedisit.

Kodi penal i Kosovës i vitit 2013 në Kapitullin XXVIII ka parashikuar Veprat penale kundër
Mjedisit siç janë: ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit, mbajtja e paligjshme e substancave
dhe e mbeturinave të rrezikshme, lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe
instalimeve që ndotin mjedisin, dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtja
e pyjeve, mbrojtja e monumenteve kulturore, etj. Legjislacioni i Kosovës përmban edhe ligje tjera të
cilat rregullojnë çështjet e ambientit dhe mjedisit jetësor.

Po ashtu, në këtë punim bëhet fjalë për mbrojtjen juridiko-penale të mjedisit në rrafshin
ndërkombëtar si dhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë çështjet në fushën e mjedisit dhe të
drejtat e njeriut, si dhe dhe për standardet e përparuara ndërkombëtare të cilat i ka përqafuar
legjislacioni ynë i brendshëm.

Fjalët kyçe. Mjedisi, mbrojtja juridiko-penale, të drejtat e njeriut, Kodi penal.

1. Kriminologjia e ”gjelbër” si diciplinë e posaçme studimore

Në teorinë kriminologjike, sipas kriminologut të njohur gjerman Kaiser, thuhet se përpjekjet


e para për pengimin e ndotjes së ajrit dhe ujit i gjejmë qysh tek mbreti anglez Eduardi i I-rë i cili
dëshironte që qytetin e Londrës ta mbrojë nga ndotja e ajrit dhe e ujit. Mbrojtjes së mjedisit, shumë
shtete të botës i kushtojnë rëndësi të madhe e sidomos në sferën e parandalimit dhe luftimit të
kriminalitetit ekologjik. Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit janë nxjerrë shumë akte juridike
kombëtare dhe ndërkombëtare672.

Në fillim të viteve të 70 – ta të shekullit të kaluar, janë shfaqur mendimet e para për


studimet kriminologjike në fushën e mjedisit, kurse në vitet e 90 – ta është shfaqur e ashtuquajtura
kriminologjia e gjelbër (green criminology) me qëllim të studimit të kriminalitetit kundër mjedisit. Ky

672
Halili, R.: Kriminologjia, BALMED, Prishtinë, 2011, fq 216 – 217.

678
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

term është përqafuar gjithandej në kriminologjinë bashkëkohore. Hulumtimet kriminologjike në


fushën mjedisore bëhen nga këndvështrimi i dëmit të shkatuar në mjedis dhe kuadrin ligjor që
rregullon fushën e mjedisit673.

Teoria e kriminologjisë botërore sot, ka arritur që të identifikojë aspektet fenomenologjike


dhe etiologjike të shfaqjes së kriminalitetit kundër mjedisit, duke identifikuar veprat penale kundër
mjedisit dhe cilësitë kriminogjene të kryerësve të veprave penale kundër mjedisit.

2. Të drejtat e njeriut në fushën e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit është me rëndësi jetike për njerëzimin, andaj ndërhyrja e shtetit është e
domosdoshme. Në legjislacioni e Kosovës, mbrojtjes së mjedisit është kushtuar një rëndësi e
veçantë, e sidomos kur janë në pyetje interesi shtetëror dhe ai shoqëror për ruajtjen dhe zhvillimin
harmonik të mjedisit jetësor.

Kosova sot, ka arritur të krijojë standarde të kënaqshme ligjore lidhur me mbrojtjen e


mjedisit. Nga ana tjetër, këtë legjislacion e ka përforëcuar me mbrojtjen penale – juridike të mjedisit,
duke parashikuar me Legjislacionin Penal, veprat penale dhe sanksionet penale të cilat nga njëra anë
mbrojnë mjedisin dhe njëkohësisht përmban dispozita për ndëshkimin e kryerësve të veprave penale
kundër mjedisit.

Mbrojtja e mjedisit, ndërlidhet organikisht edhe me mbrojtjen e të drejtave elementare


njerëzore. Në rrafshin ndërkombëtar ekzistojnë disa dokumente – konventa apo deklarata që
rregullojnë çështjet e mjedisit, ndërsa kanë për qëllim garantimin e të drejtave elementare njerëzore
për pjesëmarrjen e qytetarëve në menaxhimin e mjedisit jetësor.

Ndër dokumentet e para ndërkombëtare është Deklarat e Stokholmit e vitit 1972 në të cilën
mes tjerash thuhet se të dy aspektet e mjedisit jetësor, ai natyror dhe ai i ndërtuar nga njeriu, janë
thelbësore për mirëqenien e tij, si dhe për gëzimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë
edhe të drejtën për jetë. Më tutje Deklarata e Stokholmit potencon të drejtat e njeriut për liri, barazi
dhe kushte për mjedis por edhe përgjegjësinë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit për brezat
e sotëm dhe të ardhshëm. Deklarat e Stokholmit është zhvilluar tutje në Rio de Janeiro me 1992.
Dokument tjetër i rëndësishëm është Konventa e Aarhusit e vitit 1998, e cila garanton që çdo person
të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe detyrën që të mbrojë
dhe të përmirësojë mjedisin për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm. Dispozitat e këtyre
dokumentave ndërkombëtar, i kanë futur në të drejtat e tyre të brendshme shumë shtete evropiane,
madje disa shtete në Australi, Zelandë të Re, Afrikë të Jugut, Sudan etj, kanë krijuar Gjykata
Mjedisore. Në kuadër të Këshillit të Evropës dhe në Konventat e saja egzistojnë pak dispozita që
rregullojnë çështjen mjedisore. Vlen të theksohet se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka
luajtur një rol shumë të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në fushën e
mjedisit674.

673 Turkeshi, E.: Mbrojtja juridike penale e Mjedisit, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore
“Doktor”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014.
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Doktoratura-Enkelejda-Turkeshi-
Fakulteti-i-Drejtesise-Departamenti-i-te-Drejtes-Penale.pdf (vizituar me: 20.11.2014.) fq. 267 – 268.
674
Turkeshi, E.: op. cit. fq. 3 deri 9.

679
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qëllimi kryesor i Konventës së Aarhausit675 është të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtës së


secilit që i takon gjeneratës së tashme, por edhe të ardhme, për të jetuar në një mjedis të
shëndetshëm dhe për mirëqenien e saj. Konventa e bënë të përgjegjshëm çdo palë që të garantojë
të drejtën e publikut, për të pasur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e
vendimeve mjedisore dhe për t’ju drejtuar gjykatës, në lidhje me çështjet mjedisore, në përputhje
me klauzolat e kësaj Konvente.

Si akt normativ me karakter ndërkombëtar, Konventa e Aarhus-it vendos një numër të


drejtash për publikun (qytetarët dhe asociacionet e tyre) në lidhje me mjedisin. Autoritetet publike
(në nivel kombëtar, rajonal ose lokal) duhet të kontribuojnë që këto të drejta të mos mbeten vetëm
në rrafshin teorik por të bëhen efektive duke u zbatuar në praktikë. Në përmbajtjen e saj, Konventa
rregullon tri fusha kryesore:

a) Të drejtën e secilit që të marrë informata mjedisore që mbahen nga autoritetet publike.


Kjo përfshin informacionnet mbi gjendjen e mjedisit, por edhe politikat dhe masat e ndërmarra, ose
gjendjen e shëndetit të njerëzve dhe sigurinë kur ajo mund të ndikohet nga gjendja e mjedisit.
Qytetarëve iu garantohet që mund të marrin informacionnin e kërkuar brenda një muaji pas
paraqitjes së kërkesës, pa qenë të detyruar t’i japin arsyet se pse e kërkojnë atë informacion. Për më
tepër, autoritetet publike, sipas Konventës, janë të përgjegjshëm të ofrojnë qytetarëve
indormacionin mjedisor me të cilin disponojnë ("qasja në indormacionin mjedisor");

b) Të drejtën për të marrë pjesë në fazat e nismës të procesit të vendimmarrjes për mjedisin.
Autoritetet duhet t’i bëjnë të gjitha veprimet e duhura për t’ju mundësuar qytetarëve dhe
organizatave mjedisore të ofrojnë komente dhe propozime përkitazi me projektet që trajtojnë
mjedisin, planet dhe programet mjedisore, dhe ato komente të merren në konsideratë gjatë procesit
të vendimmarrjes ("pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore");

c) Të drejtën e individit t’i drejtohet gjykatave për shkeljen e së drejtës së tij për qasje në
informacione mjedisore apo lidhur me vendimet publike që janë marrë pa u respektuar e drejta e
pjesëmarrjes publike përcaktuar me nenin 6 të Konventës ("qasja në drejtësi").

Konventa e Aarhus-it përmban dispozita juridike me karakter ndërkombëtar. Miratimit të


Konventës Aarhus i kanë pararendë një numër i akteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të
cilat shprehimisht kanë trajtuar çështjen e pjesëmarrjes së publikut në proceset e vendimmarrjes.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në
nenin 19/2 i garanton secilit të drejtën e kërkimit, pranimit dhe shpërndarjes së ideve dhe
informatave të secilës natyrë. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1950) përcakton se çdo
person ka të drejtën e shprehjes. “Kjo e drejtë përfshinë lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë, ose
për të dhënë indormata apo mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh
kufijtë shtetëror”. Në kuptim të akteve ndërkombëtare të natyrës mjedisore rol të rëndësishëm në
hartimin e Konventës Aarhus dhe parimeve të përcaktuara në të kishte Deklarata e Rios për Mjedis
dhe Zhvillim (1992) e cila në nenin 10 përcakton nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve në trajtimin e
çështjeve mjedisore. Sipas saj, çdo qytetar duhet

675
Konventa “Aarhus” Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë, Prishtinë, 2006.
http://kos.rec.org/albanian/pdf/Doracaku%20-%20Shqip.pdf (vizituar me: 10.11.2014.) Konventa e Aarhus-it
është miratuar në Konferencën e IV Ministrore të mbajtur, më 23-25 Qershor 1998, në qytezën Aarhus të
Danimarkës, nën autoritetin e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE). Konventa ka
hyrë në fuqi, më 30 tetor 2001. Deri tani 20 shtete janë Palë të Konventës.

680
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të ketë qasje adekuate në informacion mjedisor që mbahet nga autoritetet publike dhe mundësinë
për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse. “Shtetet duhet të fasilitojnë dhe inkurajojnë
vetëdijesimin publik dhe pjesëmarrjen publike duke bërë informacionet mjedisore gjerësisht të
arritshme” përcakton Konventa. Nga perspektiva e së Drejtës Evropiane vlen të përmendet Direktiva
2003/4/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian (28 Janar 2003) mbi qasjen publike në
informata mjedisore (e cila revokoi Direktivën e Këshillit 90/313/EEC) e cila përcakton një sërë
garancish juridike për Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian përkitazi me qasjen dhe ushtrimin
adekuat të së drejtës për informacion mjedisor.

Republika e Kosovës nëpërmjet mekanizmit të saj më të lartë juridiko – politik, Kushtetutën


e Kosovës të vitit 2008, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka akceptuar shumë Konventa dhe Dokumenta
Ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut. Njëkohësisht, nëpërmjet legjislacionit pozitiv të fushës së
mjedisit dhe atij penalo – juridik, ka ofruar mbrojtje të mjaftueshme për të drejtat themelore të
njeriut në fushën e mjedisit. Mirëpo në praktikë ka probleme të konsiderueshme në fushën e zbatimi
të këtyre ligjeve.

Në vazhdim të këtij punimi është shtjelluar legjislacioni mjedisor, ndërsa në veçanti legjislacioni
penal dhe mbrojtjen penale – juridike që ofron ai.

3. Legjislacioni i Kosovës në fushën e mjedisit

Republika e Kosovës dhe ligjvënësi i saj kanë ndërtuar një legjislacion modern sa i përket
fushës së mbrojtjes së mjedisit. Në këtë kontekst, legjislacioni mjedisor është kompatibil me
kërkesat që dalin nga e drejta konvencionale për të drejtat e njeriut. Në vijm do të paraqiten ligjet që
rregullojnë të drejtën mjedisore.

Ligji Nr. 03/L-025 Për mbrojtjen e mjedisit, i vitit 2009, në mënyrë shprehimore, garanton të
drjejtën e çdo personi për një mjedis ekologjikisht të pranueshëm dhe të shëndoshë. Kjo e drejtë,
është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës676. Shprehja ligjore ” mjedis“, sipas
këtij ligji nënkupton komponentet mjedisore siç janë: toka, ajri, uji, biosfera si dhe mjedisi i ndërtuar
nga dora e njeriut677. Ndërkaq, ndotja e mejdisit nënkupton çdo veprim, qoftë i drejtëpërdrejtë apo i
tërthortë i aktivitetit njerëzor me anë të së cilit emetohen substanca, vibracione, energji, apo
zhurma në ajër, në tokë apo në ujë e të cilat konsiderohen si të dëmshme për shëndetin e njeriut
dhe ambientit678.

Ligji Nr. 2004/21 Për veterinarinë, i vitit 2004 kryerësit e veprave penale që ndikojnë në
shtrirjen e epidemisë dhe infektimet me qëllim të rrezikimit të shëndetit të kafshëve679.

Ligji Nr. 02/L-85 Për peshkatari dhe akuakulturë, i vitit 2006, ka për objekt mbrojtës liqenet,
lumenjtë me rrjedhë të përhershme apo periodike, liqenet natyrale dhe artificiale, basenet ujore,
ujërat nëntokësorë, hurdhat e peshqëve, ujërat minerale dhe termale680.

Ligji Nr. 02/L-95 Për mbrojtjen e bimëve, i vitit 2006, nënkupton mbrojtjen e bimëve të gjalla
dhe pjesët e tyre ndërsa si dëmtues konsiderohen dëmtuesit siç janë kafshët, viruset dhe patogjenët
tjerë të dëmshëm për bimët681.

676
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008.

677 Ligji për mbrojtjen e mjedisit i vitit 2005.


678 Ligji për mbrojtjen nga ndotja i vitit 2004.
679 Ligji për peshkatari dhe akuakulturë i vitit 2006.
680 Ligji për peshkatari dhe akuakulturë i vitit 2006.

681
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ligji Nr. 02/L-30 Për mbeturina, i vitit 2005, inkriminon çdo aktivitet dhe veprim kundrejt
mbeturinave që rrezikon mjedisin dhe shëndetin e njerëzve682.

Pastaj edhe një varg ligjesh tjera, siç janë:

Ligji Nr. 02/L-10 Për përkujdesjen ndaj kafshëve i vitit 2005;

Ligji Nr. 02/L-53 Për gjuetinë i vitit 2005,

Ligji Nr. 04/L-012 Për mbrojtje nga zjarri i vitit 2011;

Ligji Nr. 02/L-98 Për mbrojtjen e varieteteve të bimëve i vitit 2007;

Ligji Nr. 04/L – 086 Për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” i vitit 2012;

Ligji Nr. 04/L-174 Për planifikimin hapësinor i vitit 2013;

Ligji Nr.2004/28 Për punimet nga metalet e çmuara i vitit 2004;

Ligji Nr. 2003/3 Për pyjet e Kosovës i vitit 2003;

Ligji Nr. 03/L-160 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja i vitit 2010;

Ligji Nr. 04/-L-027 Për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera i vitit 2011;

Ligji Nr. 02/L-18 Për mbrojtjen e natyrës i vitit 2005;

Ligji Nr. 02/L-102 Për mbrojtjen nga zhurma i vitit 2007;

Ligji Nr. 04/L – 087 Për parkun kombëtar “SHARRI” i vitit 2012;

Ligji Nr. 03/L-163 Për minierat dhe mineralet i vitit 2010;

Ligji Nr. 2003/20 Për pesticidet i vitit 2003, dhe

Ligji Nr. 03/L-104 Për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë nukleare i vitit
2010.

4. Mbrojtja juridike penale e mjedisit në rrafshin ndërkombëtar

(vështrim krahasues)

Bashkimi Evropian, politikat ekologjike i ka filluar qysh në vitet e 70-ta të shekullit XX.
Pikënisje e këtyre politikave është fakti se rrezikimi i mjedisit jetësor me vepra penale është problem
në rritje jo vetëm në Evropë por edhe në gjithë Botën. Andaj në kuadër të këtyre politikave janë
ndërmarrë masa të rëndësishme për luftimin dhe parandalimin e kriminlaitetit ndaj mjedisit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çështjen e mbrojtjes juridike – penale të mjedisit e kanë


rregulluar në nivel Federal, të cilat konsistojnë në veprat penale të ndotjes dhe veprat penale kundër
kafshëve të egra të shpërnadara në një mori ligjesh të ndryshme, e sidomos ligjet e karakterit
administrativ. Ndër ligjet Federale më kryesore janë të njohura Ligji mbi kontrollin e ndotjes së
ujërave, Ligji për energjinë atomike, Ligji për kontrollin e zhurmave, Ligji për ajrin e pastër etj. Kodi
Penal i SHBA-ve përmban një kapitull të veçantë mbi kafshët, zogjtë, peshqit dhe bimët si dhe veprat

681 Ligji për mbrojtjen e bimëve i vitit 2006.


682 Ligji për mbeturinat i vitit 2005.

682
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

penale që parashihen për kryerësit të cilët cenojnë këto kategori. Shkelja e këtyre ligjeve, kryesisht
reflekton me gjoba të larta për kryerësit e veprave penale683.

Në Francë, veprat kundër mjedisit nuk parashihen në Kodin Penal por në Ligjet tjera të
fushës së mjedisit. Është i njohur Kodi Mjedisor Francez, i cili përmban dispozitat mbi mbrojtjen e
mjedisit dhe sanksionet për ndotësit e tij. Për veprat penale, të cilat janë rrallë të paraparë në Kodin
Penal Francez, kryerësit mund të dënohen me dënime kumulativ, me burg dhe me gjobë684.

Në Kroaci, veprat penale kundër mjedisit janë paraparë në një pjesë të posaçme të Kodit
Penal, siç janë: ndotja e mjedisit, vënia në rrezik e shtresës së ozonit, vënia në rrezik e mjedisit
nëpëmjet substancave radioaktive, vënia në rrezik përmes zhurmave, dridhjeve, shkatërrimi i vlerave
natyrore të mbrojtura, gjuetia dhe peshkimi i paligjshëm, torturimi ose vrasja e kafshëve, shkatërrimi
i pyjeve etj685.

5. Mbrojtja juridike penale e mjedisit në Republikën e Kosovës

Kodi Penal i Kosovës686, i cili ka hyrë në fuqi me 1 Janar të vitit 2013, veprat penale kundër
mjedisit i ka parashikuar në kapitullin XXVIII të pjesës së posaçme, bashkë me veprat penale kundër
objekteve kulturore. Në këtë kapitull për veprat penale kundër mjedisit objekt mbrojtës
konsiderohen:

 mjedisi,
 kafshët,
 bimët, dhe
 objektet kulturore.
Ndërsa, sa i përket nocionit “mjedis”, në të drejtën penale kuptohen tre përbërësit kryesor
jetësor, si:

 ajëri,
 toka dhe
 uji.
Sa i përket termit “mjedis”, në Kodin Penal të vitit 2003 mund të ketë ndikuar edhe mungesa
e një përkufizimi ligjor për termin “mjedis” me ligjin e ri për mbrojtjen e mjedisit të vitit 2009, është
përfshirë një përkufizim i tillë, sipas të cilit, me termin “mjedis” kuptohet “rrethina natyrore: ajri,
toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgimia kulturore si pjesë e
rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu”. Megjithatë, sikurse theksohet në literaturën juridike, në thelb,
qëllimi i ligjvënësit edhe në Kodin Penal të mëparshëm ka qenë që, në ndërtimin e grupit të veprave
penale të kapitullit të veçantë të pranohej koncepti bashkëkohor, sipas të cilit objekt i mbrojtjes nuk
është vetëm mjedisi i njeriut, por “mjedisi i natyrës në përgjithësi”. Në dallim nga Kodi Penal i
mëparshëm, në këtë kapitull të veçantë të Kodit Penal të ri, krahas figurave të reja, janë bërë
ndryshime të rëndësishme në disa nga veprat penale ekzistuese. Kështu, ligjvënësi kosovar ka
vlerësuar të nevojshme që të shtojë këto vepra penale të reja:

 dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit,


 ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere, si dhe
 shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë
Republikës së Kosovës687.

683 Turkeshi, E.: Op.cit. fq. 204 – 205.


684 Turkeshi, E.: Op.cit. fq. 206 – 208.
685 Turkeshi, E.: Op.cit. fq. 224 – 227.
686 Shih: Kodi Penal i Kosovës i vitit 2013, nenet 347 deri 364.
687
Turkeshi, E.: op. cit. fq. 227.

683
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në kuadër të korpusit të veprave penale kundër mjedisit nga Kapitulli XXVIII i Kodit Penal të
Kosovës, hyjnë gjithsejtë 18 vepra penale. Ato iu referohen veprave penale kundër mjedisit,
kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore, sië janë:

 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit (neni 347),


 Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme (neni 348),
 Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin
mjedisin (neni 349),
 Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit (neni 350),
 Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve
(neni 351),
 Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 352),
 Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere (neni 353),
 Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve (neni 354),
 Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve (neni 355),
 Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme (neni 356),
 Shkretërimi i pyjeve (neni 357),
 Vjedhja e pyllit (neni 358),
 Gjuetia e kundërligjshme (neni 359),
 Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës (neni 360),
 Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë
Republikës së Kosovës (neni 361),
 Peshkimi i kundërligjshëm (neni 362),
 Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të
mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës (neni 363), dhe
 Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore (neni 364),

Rëndësia e mbrojtjes penalo-juridike të mjedisit, konsiston në dispozitat penale-juridike që


inkriminojnë kryerësit e veprave penale në sferën e komponenteve jetike ambientale.

Normat të kapitullit XXVIII të Kodit Penal të Kosovës janë kryesisht blankete, duke
parashikuar një shumëllojshmëri veprash penale si dhe duke përfshirë edhe disa figura të reja të
veprave penale, të cilat janë shtuar në kontekstin e përshtatjes së Kodit Penal të Ri sipas kërkesave
të Direktivës së Bashkimit Evropian mbi Krimin Mjedisor të vitit 2008. Në shumicën e tyre, ato
ndryshe konsiderohen vepra të rrezikimit të mjedisit 688.

Në krahasim me Kodin Penal të vitit 2003, në Kodin Penal të vitit 2013 konstatohet një
tendencë drejt ashpërsimit të dënimit, duke zëvendësuar sanksionet alternative (dënimin me gjobë
dhe atë me burgim), me dënimin me burgim, si alternativën e vetme, dhe herë të tjera me një
sanksion që parashikon dhënien bashkërisht të dënimit me gjobë dhe atij me burgim, si dënim
kumulativ. Te veprat penale kundër mjedisit të kryera me dashje, për të cilat, si rregull, faza e
tentativës nuk është e dënueshme, ligjvënësi kosovar ka zgjedhur që të zbatojë përjashtimin nga
rregulli i përgjithshëm, siç janë: faza e tentativës në rastin e figurës së thjeshtë të veprës penale të
vjedhjes së pyllit, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit, në rastin e veprës penale të
dëmtimit, shkatërrimit dhe nxjerrjes së paautorizuar të monumenteve ose objekteve të mbrojtura
jashtë Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një apo dy vjet, në varësi të formës

688
Salihu, I.: E drejta penale (Pjesa e Posaçme), Fakulteti Juridik i Kolegjit Fama, Prishtinë, 2009, fq. 379 – 380.

684
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

me të cilën është kryer vepra. Kodi Penal i Kosovës, rëndësi të veçantë i ka kushtuar mbrojtjes së
kafshëve dhe bimëve, si; ndotjes së ushqimit dhe ujit të shtazëve, veprat penale në fushën e
mjekimit të kafshëve dhe luftimit të sëmundjeve në rast epidemie, e deri tek gjuetia dhe peshkimi i
paligjshëm, si dhe shitja ose nxjerrja jashtë Republikës së Kosovës e trofeve të kafshëve të egra apo
bimëve dhe kafshëve posaçërisht të mbrojtura689.

PËRFUNDIM

Mbrojtja penale – juridike e mjedisit në Republikën e Kosovës, pa dyshim ka shënuar


kontribut të madh në kuptim të hartimit të legjislacionit të nevojshëm dhe të mbrojtjes së të
drejtave elementare njerëzore. Trajtimi i mjedisit në aspektin legjislativ paraqet një faktor të
rëndësishëm të mbrojtjes së tij, e në veçanti në kuptimin penal – juridik.

Do të ishte shumë e dëshirueshme që të kemi statistika reale dhe sistemuara mirë për të
parë zbatimin real në praktikë të Legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim që të jipen
rezultate konkrete në gjendjen e përgjithshme. Me vetë faktin se Kosova posedon një mori ligjesh të
cilat rregullojnë pështjet e mjedisit atëherë është e kuptueshme se ekzistojnë pak zbrazëtira juridike
për keqpërdorimin e mjedisit. Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të suksesshëm të kriminalitetit
mjedisor, organet kompetente duhet të jenë më efikase në realizimin e detyrave që dalin nga ligji.
Këto detyra në radhë të parë i takojnë organeve operative, siç janë: policia, inspekcionet, prokuroritë
dhe gjykatat. Poashtu rëndësi të veçantë do të ketë edhe ashpërsimi i politikës ndëshkimore ndaj
kryerësve të veprave penale në fushën e mjedisit.

LITERATURA:

Turkeshi, E.: Mbrojtja juridike penale e Mjedisit, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore
“Doktor”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014.
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Doktoratura-Enkelejda-
Turkeshi-Fakulteti-i-Drejtesise-Departamenti-i-te-Drejtes-Penale.pdf (vizituar me: 20.11.2014.)

Salihu, I.: E Drejta Penale – Pjesa e Përgjithshme, Universiteti FAMA, Fakulteti Juridik, Prishtinë,
2012.

Salihu, I.: E drejta penale (Pjesa e Posaçme), Fakulteti Juridik i Kolegjit Fama, Prishtinë, 2009.

Salihu, I., Zhitija, H., Hasani F.: Kodi Penal i Republikës së Kosovës – Komentar, Botimi I, Deutsche
Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Prishtinë, 2014.

Halili, R.: Kriminologjia, BALMED, Prishtinë, 2011.

Konventa “Aarhus” Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë, Prishtinë, 2006.
http://kos.rec.org/albanian/pdf/Doracaku%20-%20Shqip.pdf (vizituar me: 10.11.2014.)

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008.

Kodi Penal i Kosovës i vitit 2012, ka hyrë në fuqi me 1 Janar 2013. Gazeta zyrtare e Republikës së
Kosovës, nr. 19, 13 Korrik 2012, Prishtinë, 2012.

Ligji Për mbrojtjen e mjedisit, Prishtinë, 2009.

Ligji Nr. 03/L-025 Për mbrojtjen e mjedisit i vitit 2009.

689 Me gjerësisht, shiko: Turkeshi, E., op. cit. fq. 228-232.

685
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ligji Nr. 02/L-10 Për përkujdesjen ndaj kafshëve i vitit 2005.

Ligji Nr. 02/L-53 Për gjuetinë i vitit 2005.

Ligji Nr. 04/L-012 Për mbrojtje nga zjarri i vitit 2011.

Ligji Nr. 02/L-98 Për mbrojtjen e varieteteve të bimëve i vitit 2007.

Ligji Nr. 04/L – 086 Për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” i vitit 2012.

Ligji Nr. 04/L-174 Për planifikimin hapësinor i vitit 2013.

Ligji Nr.2004/28 Për punimet nga metalet e çmuara i vitit 2004.

Ligji Nr. 02/L-85 Për peshkatari dhe akuakulturë i vitit 2006.

Ligji Nr. 2003/3 Për pyjet e Kosovës i vitit 2003.

Ligji Nr. 03/L-160 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja i vitit 2010.

Ligji Nr. 04/-L-027 Për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera i vitit 2011.

Ligji Nr. 02/L-95 Për mbrojtjen e bimëve i vitit 2006.

Ligji Nr. 02/L-18 Për mbrojtjen e natyrës i vitit 2005.

Ligji Nr. 02/L-102 Për mbrojtjen nga zhurma i vitit 2007.

Ligji Nr. 04/L – 087 Për parkun kombëtar “SHARRI” i vitit 2012.

Ligji Nr. 02/L-30 Për mbeturina i vitit 2005.

Ligji Nr. 03/L-163 Për minierat dhe mineralet i vitit 2010.

Ligji Nr. 2003/20 Për pesticidet i vitit 2003.

Ligji Nr. 03/L-104 Për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë nukleare i vitit 2010.

686
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Naim Baftiu - Menaxhmenti, organizimi dhe strategjia e sistemit informativ programi cas-skk–
computer accounting system
1
Prof.Ass.Dr.Naim Baftiu
Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti”
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
E-maili: n.baftiu@hotmail.com

Abstrakt

Shoqëria e Informacionit është formë e re e të jetuarit të civilizimit njerëzor, ku shërbimet universale


dhe barabarësia për qasje informacionit së bashku me sistemet dhe infrastrukturën e zhvilluar të
komunikimeve elektronike kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, zbutjen e
varfërisë dhe standard më të mirë të jetës. Praktikat ndërkombëtare tregojnë ndikim pozitiv të
teknologjisë informative dhe komunikuese në zhvillimin e shoqërisë moderne, që manifestohet me
laramani të mënyrave për qasje informatave si dhe resurseve informative publike në të gjitha
aktivitetet shoqërore: e-demokraci, e-qeverisje, e-biznes, e-ekonomi, e-kulturë, e-shëndetësi, e-
mësim etj.
Metodate teknologjise informative jane bazë për formimin dhe ekzistimin e një shteti, ne kete
punim shkencor do te paraqiten disa te dhena te mundshme se si duhet shfrytëzuar Teknologjinë
Informative për funksionimin e një shteti për çfarë arsye përdoret si dhe cilat janë përparësit e futjes
së programeve softuerike ne menaxhimin, organizimin dhe startegjin e bizneseve Kosovare.
Edhe pse programet kompjuterike janë të shumëllojshme në këtë punim do te shtjellohet në
përgjithësi për definicionin, konceptin si dhe ndikimin e programit CAS në kompanitë Kosovare te
cilët duhet ta shfrytëzojnë këtë program kompjuterik.
Qëllimi i punimit është arritjet teknologjike te programit CAS-SKK si dhe informacioni dhe rëndësia e
tij në Biznesin Kosovar e cila sot është evidente në çdo ekonomi dhe është e arsyeshme, mjaftë e
domosdoshme dhe e vërtet se teknologjia e re informacionit paraqet faktorin vendimtar të zhvillimit
ekonomik te një shteti.
Programi i CAS-it është burim kryesor i mbledhjes së informatave te burimeve njerëzore me të cilat
shtetet bashkëkohore duhet te punojnë dhe te avancohen me këtë program kompjuterik i cili i
plotëson te gjitha te dhënat e kompanive që janë në kompetencë të programit pa marrë parasysh a
janë shtete të zhvilluara apo shtete në zhvillim.

Fjalet kyqe: Teknologjia Informative, Burimet Njerzore, Programi Softwerik CAS.

687
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

HYRJE

Qëllimi i këtij punimi është të pasqyrojë mënyrën e funksionimit të Menaxhimit të Burimeve


Njerëzore në Kompanin me programin CAS-SKK, duke u fokusuar dhe pasqyruar konkretisht rastin e
vlerësimit të performancës së kompanive te ndryshme si dhe kënaqësise në punë te punjonjësve
mbështetur edhe në përfshirjen apo drejtësinë që ata perceptojnë nga vlerësimi i performancës.

Përgjat studimit te ketij programi CAS do të mund të shohim konkretish jo vetëm praktikat e sotme
të zhvillimit të karrierës dhe vlerësimit të performancës në kompani por edhe përfshirjen e zhvillimit
dhe perceptimin e vetë punonjseve në lidhje me vlerësimin e performacës duke bazuar në analizën e
një studimi konkret në kompani te cilet ne te shumten e rasteve punëtoret nuk vijojn në punë me
kohë të caktuar dhe se kartelat digjitale për kontaktin me serverin- programin softwerik e ka dikush
tjeter.

Kemi shume programe sofwerike për llogaritjen e performances së punëtoreve ku perfshihen edhe
burimet njerëzore, sipas metodes lart-poshte, është eprori i punonjësit ai që përgatit vlerësimin e
performances. Eprori direkt është personi më i përshtatshëm për të realizuar vlerësimin e
performancës, pasi marrëdhënia e drejtpërdrejtë me punonjësin i lejon që të ndjekë nga afër
përmbushjen e detyrave të vartësit të tij, gjatë një viti pune kontrollat mbahen permes programit
CAS.

Gjatë vlerësimit të performancës përmes kësaj metode, së bashku me eprorin mund të jetë i
pranishëm edhe një specialist i njësisë së burimeve njerëzore i cili eshte ekspert me punen e
programit CAS-SKK.

1.0 SOFTVERI I PROGRAMIT CAS

Disiplina e Inxhinierisë Software punon për të arritur një qëllim final: prodhimin e produkteve
software me cilësi të lartë. Nqs një pjesë e software nuk realizohet me cilësinë e duhur, kjo pjesë
duhet të ripunohet ose në rastin më të keq mund të çojë në dështimin e projektit. Nqs një skuadër
software e vendos theksin mbi cilësinë gjatë gjithë aktiviteteve inxhinierikë, zvogëlohet ndjeshëm
sasia e punës që duhet të ribëhet çka rezulton në kosto më të ulët dhe nxjerrje të hershme të
produktit në treg

Ajo që duhet është:

- Të përcaktohet në mënyrë eksplicite se çfarë kuptohet me “cilësi të software”.


- Të përcaktohen një grup aktivitetesh të cilët ndihmojnë në sigurimin e cilësisë.
- Të zbatohen aktivitetet e paracaktuar në çdo projekt software.
- Të përdoren metrika për përmirësimin e procesit software dhe për pasojë cilësinë e tij.
- Metoda dhe mjete efektivë të Inxhinierisë Software.
- Rishikime teknike formale gjatë gjithë procesit software.
- Një strategji të ndërlidhur testimi të software.
- Kontroll të dokumentacionit të software dhe të ndryshimeve të bëra në të.
- Procedura të cilat sigurojnë përputhjen e software-it me standardet e zhvillimit.
- Matje dhe mekanizma raportues.

Atribute të tillë për një produkt software janë: kompleksiteti ciklomatik, Kohezioni, numri i pikave
funksionale dhe i rreshtave kod etj.

Të gjithë këta koncepte janë çështje të matjeve dhe metricave software-ike (Software measurement
and metrics).

688
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.0 CILËSI NË DIZENJIM E SOFVERIT- CAS

Cilësia në dizenjim i referohet karakteristikave që dizenjuesi specifikon për një njësi software. Sa më
të mira të specifikohen karakteristikat në dizenjim aq më e lartë është vetë cilësia e software.

Gjatë zhvillimit të software, cilësia në dizenjim përfshin kërkesat, specifikimin dhe dizenjimin e
sistemit. Ndërsa cilësia në konformancë kryesisht fillon gjatë implementimit. Nqs implementimi
ndjek dizenjimin dhe sistemi rezultant kënaq kërkesat e tij + qëllimet e performancës atëherë cilësia
e konformancës është e lartë.

3.0 KOSTOJA E CILËSISË SOFTVERIT

Kostoja e cilësisë përfshin të gjitha shpenzimet e kryer në kërkim të cilësisë ose gjatë kryerjes së
aktiviteteve të lidhur me cilësinë.

Shpenzime e softverit CAS janë: Shpenzime parandalimi, Planifikim cilësie, Rishikime teknike
formale, Testim pajisjesh, Trajnim, Rikryerja e punëve, riparimi, analiza dhe dështimi. Shpenzimet të
jashtëm jane: Zgjidhje të pakënaqësive, kthim i produkteve, zëvendësim i produkteve, punë që
përfshihen në garanci, suport.

Rishikimi i software purifikon aktivitetet e analizës, dizenjimit dhe kodimit. Një rishikim informal
mund të jetë një diskutim i thjeshtë për problemet teknikë të software.

Janë aktivitete që kryhen prej inxhinierëve software (dhe të tjerëve) për inxhinierët software.

Objektivat e FTR (Formal Technical Reviews) janë:

- Të zbulojë gabimet funksionalë, logjikë ose të implementimit të software.

- Të verifikojë nqs software-i plotëson kërkesat e tij.

- Të sigurohet nqs software- është paraqitur sipas standardeve.

- Të mundësojë zhvillimin uniform të software.

- T’i bëjë projektet më të menaxhueshëm.

Besueshmëria e software përkufizohet në terma statistikor si “probabiliteti i dështimit të operimit të


një programi kompjuterik në një mjedis të caktuar, në një kohë të caktuar”.

4.0 METODA “MENAXHIM SIPAS OBJEKTIVAVE”

Sipas kësaj metode vlerësimi, objektivat e punës të punonjësit përcaktohen në përputhje me


objektivat e punës të të gjithë institucionit. Në çdo fillim viti, eprori dhe punonjësi përcaktojnë së
bashku kriteret e ndryshme mbi bazën e të cilave do të realizohet vlerësimi i performancës.
Punonjësi vlerësohet në mënyrë periodike lidhur me mënyrën sesi është duke i përmbushur
objektivat e punës së tij/të saj dhe te gjitha futen ne programin CAS.

Agjencitë e tjera statistikore që operojnë në Kosove dhe e posedojn programin SKK jane:

-Banka e qendrore e Kosoves

-Ministria e Financave

-Ministria e zhvillimit ekonomik

689
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

-Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

-Ministria e Tregtisë dhe Industries

-Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapesinor

Aktivitetet kryesore statistikore të këtyre agjencive fokusohen në kete program CAS :

a) Përcaktimin e bazës metodologjike në bashkëpunim me programin CAS;

b) Zbatimin e kërkimeve statistikore te cilat futen ne programin CAS;

c) Publikimin e të dhënave (rezultatet e të cilave janë të integruara me statistikat zyrtare të


prodhuara nga CAS-i).

5.0 MENYJA NË PROGRAMIN CAS -ZHVILLIMI NË KARRIERË

Promovimet (ngritjet në përgjegjësi) vendosen në bazë të hapjes së vendeve të lira të punës në


pozicionet e një niveli më të lartë, po ashtu si edhe zotësisë së demonstruar për një nivel më të lartë
pune.

Hapjet e vendeve të reja të punës brenda kompanise fillimisht u bëhen të njohura kandidatëve të
brendshëm të mundshëm.

Struktura e re organizative është e ndërtuar nga një Drejtori i Përgjithshëm dhe shtatë drejtori te
cilat perdorin programin CAS jane si më poshtë:

-Departamenti i Statistikave Sociale;

-Departamenti i Statistikave Ekonomike;

-Departamenti i Llogarive Kombëtare;

-Departamenti i Teknologjisë së Informacionit;

-Departamenti i Anketave pranë Familjeve

-Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit

-Depratmenti i Integrimit Europian, Kordinimit të Projekteve e Publikimeve

-Departamenti i Prodhimit të pasaportave Ministria e Punëve të Brendshme.

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit kujdeset për të krijuar një mjedis të përshtatshëm


teknologjik për nxjerrjen e statistikave nëpërmjet kryerjes së aktiviteteve statistikore. Gjithashtu kjo
drejtori kujdeset për mirëmbajtjen e regjistrave, realizimin e mbështetjes metodologjike të
aktiviteteve statistikore, krijimin e mirëmbajtjen e bazës hartografike. Në këtë drejtori përfshihet
Sektori i teknologjisë së informacionit (IT) që, në bashkëpunim me sektorët e tjerë, zhvillon dhe
mirëmban aplikimet informatike, Sektori i administrimit të rrjetit dhe serverëve krijon dhe mirëmban
një mjedis kompjuterik të sigurtë nga ndërhyrjet e brendshme e të jashtme. Sektori i regjistrave
krijon dhe mirëmban dhe përditëson regjistrat në bashkëpunim me sektorët e prodhimit të
statistikave. Sektori i hartografisë ka për objektiv të krijojë dhe mirëmbajë bazën hartografike dhe të
mbështesë sektorët e prodhimit të statistikave me mjetet që ka në dispozicion për lokalizimin e
njësive të anketimit si dhe ndihmon në publikimin e të dhënave. Sektori i metodologjisë mbështet
metodologjikisht aktivitetet statistikore.

690
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aktivitetet Baze te Softverit jane:


• Percaktimi i proceseve software qe do te krijohen për tu perdorur
• Menaxhimi i projketit zhvillues- the development project
• Pershkrimi i brendshem i produktit software
• Projektimi i produktit
• Implementimi i produktit
• Testimi i pjeseve te ndyshme te produktit
• Integrimi i pjeseve
• Mirembajtja e produktit .
Karakteristikat Software :
• Ofron funksionalitetin e kerkuar
• Mirembahet brenda rregullave
• I besueshem
• Eficent
• Kosto efektive

• Një paraqitje e thjeshtuar e një procesi software,të paraqitura nga një perspektivë të veçantë .

• Shembuj te modeleve te proceseve

• Workflow perspective – sekuence veprimesh

• Data-flow perspective – rrejdhje informacioni

• Role/action perspective – kush e realizon.

Karakteristikat e nje procesi te mire

• Zbulimin e hershëm te difekteve dhe lehtësimin heqjes se defekteve

Ne rast se zbulimi eshte vonë / korrigjimi është i shtrenjtë

- Ajo duhet të lehtësoje monitorimin dhe përmirësimin

- Leje përdorimi per mjete të reja, teknologjitë eReja

- Fazat Waterfall model

- Analiza e kerkesave dhe percaktimi

- Sistemi dhe projektimi software

- Implementimi dhe njesia integruese

- Integrimi dhe testimi

- Mirembajtja

- Dokumentimi.

691
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Analiza e kërkesave është faza e parë në procesin e sistemeve inxhinierike dhe procesin e ndërtimit
të softuerëve [1].

6.0 FILLIMI I PROCESIT TË KRIJIMIT TË POLITIKËS SË BURIMEV NJERËZORE ME SOFTVER

Në fazat fillestare të zhvillimit të politikës do të ishte ndihmëse të merrej shërbim nga një konsulent i
specializuar në ligjet kombëtare si edhe në politikat e procedurat e Burimeve Njerëzore të pranuara
përgjithësisht. Në këtë mënyrë, kompania mund të sigurohet për përfshirjen e të gjitha çështjeve të
rëndësishme në zhvillimin e politikës.

6.1 STRUKTURA ADMINISTRATIVE

Çështja e pare ne menaxhimin e burimeve njerëzore është të shihet niveli i vëmëndjes që i është
kushtuar kësaj çështjeje nga administrata. Për të patur efektivitet duhet që një person të jetë i
ngarkuar posaçërisht me këtë detyrë. Në disa kompani ky pozicion është neglizhuar duke ia ngarkuar
këtë detyrë programereve. Megjithatë në shumë kompani për të mos thënë në të gjitha , personeli i
TI, nuk mund tia kushtojë gjithë kohën këtij problemi duke u marrë deri në detaje me menaxhimin e
personelit.

Detyrat e specialistit per ti futur te dhenat ne programin CAS mund të jenë:

- ¾ Të mbledhë rregulloret dhe rregullat në lidhje me të gjitha aspektet e burimeve njerëzore të


aprovuara nga kompania.

692
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

-¾ Të japë ndihmesën në hartimin e përshkrimit të punëve për kompanin

-¾ Të bëjë lajmërimet e punësimit

-¾ Të kryejë kontrollin fillestar të aplikimeve të punësimit

¾ Të këshillojë dhe informojë te gjithe pnetoret e kompanise

6.2 MENAXHIMI MODERN I BURIMEVE NJEREZORE

♦ Luajtja e roleve.

♦ Diskutime.

♦ Ushtrime dhe demonstrime me pjesëmarrje.

♦ Rotacion i detyrave.

♦ Ushtrime me prodhues dhe produkt përfundimtar.

7.0 PËRDORIMI I VLERËSIMIT TË PUNONJËSIT ME ANË TE PROGRAMIT CAS-SKK.

Vlerësimi me program CAS është një program i sistemit kontabilitetit të kompanise. Secili prej nesh
vazhdimisht vlerëson të tjerët dhe vlërsohet prej tyre. Ne vlerësohemi, shpeshherë pa e ditur, nga
publiku të cilit i shërbejmë, nga mbikqyrësit, nga kolegët- bile dhe nga vetja jonë mirpo programi
CAS-SKK i mundeson te gjitha te dhenat e mundshme reale.

Vlerësimi i programit CAS është një udhëzues për veprim. Administratorët e kompanive duhet të
zgjedhin njerëz për promocion dhe për pozicione me përgjegjësi mbi bazën e përshtypjeve të tyre.
Këto përshtypje bazohen në aftësitë e secilit dhe në faktin se sa do të kontribuonte ai në kryerjen
efektive të shërbimeve bizensore. Ato nuk duhet të bazohen në paragjykime personale apo
subjektive. Ky program CAS-SKK mbulon qëllimet, kohën dhe shpeshtësinë e vlerësimeve, standardet
për kryerjen e punës, çfarë duhet parë gjatë një vlerësimi dhe çfarë duhet të merret në konsideratë
te gjitha te dhenat e kompanise.

7.1 QËLLIMET E VLERËSIMIT DHE FUTJA NE PROGRAMIN E CAS-IT

Vlerësimi i kryerjes së punës është një mënyrë për të sqaruar se çfarë pritet nga puna. Ajo ndihmon
zhvillimin e standardeve për punë të kënaqshme, duke cilësuar sasinë dhe cilësinë e punës së
pranueshme dhe të përshtatshme për një punë të caktuar ku te gjitha i mundson programi i CAS-it.
Kjo bëhet për të mirën e nëpunësit, mbikqyrësit dhe menaxhereve. Në këtë mënyrë vlerësimi i
personelit bëhet një pjesë e planit individual të nëpunësve në proçesin e vendosjes së qëllimeve dhe
objektivave brenda një departamenti. Kjo gjë e ndihmon atë dhe mbikqyrësin të kryejnë punën me
kënaqësi dhe efektivitet. Vlerësimi i punonjësit krijon një bazë objektive për veprimet e personelit
me te gjitha te dhenat e mundshme ne program CAS.

7.2 STANDARDET E PUNËS

Standardet e punës janë ajo çka kompania dhe mbikëqyrësi kërkon nga punonjësi, në kuptimin sa
punë duhet bërë dhe si duhet bërë dhe te futen ne program. Këto standarde duhet t’i bëhen të qarta

693
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

punonjësit kur ai përzgjidhet, orientohet dhe trajnohet. Si mbikëqyrësi ashtu dhe punonjësi duhet të
rishikojnë standardet sidomos kur puna ndryshon. E rëndësishme është që të dy ata të kuptohen
mirë dhe të kenë të njëjtin koncept për standardet e punës.

7.3 ÇFARË TË VLERËSOHET ME PROGRAMIN CAS

Objekti i analistit duhet të jetë cilësia e kryerjes së punës së caktuar punëmarrësit dhe jo ky i fundit.
Mos bini në kurthin e vlerësimit të bazuar mbi parapëlqimet, paragjykimet ose favorizimeve
personale. Për shembull, një punëmarrësi nuk duhen ulur pikët e vlerësimit për shkak të modelit të
flokëve, ose për veshje tërrobave të pazakonta po qe se pamja e jashtme nuk lidhet në mënyrë të
drejtpërdrejtë me kërkesat e punës.

8.0 PËRMBAJTJA E PËRGJITHSHME E NJË DOSJEJE PERSONELI NE PROGRAMIN CAS-SKK

• Përshkrimi i Punës se nje punetori.


• Formulari dhe dokumente që lidhen me të, psh. rezultatet e pushimeve mejksore.
• Dokumentat me ofertën e punës, kushtet dhe ofertën përfundimtare të punës, duke përfshirë
edhe pagesën.
• Kopje të dokumentave që mund të jenë të domosdoshëm për të vërtetuar përshtatshmërinë për
vendin e punës dhe diplomave.
• Formularët e përfitimeve të punëmarrësit duke përfshirë përfitimet mjekësore, pensionin dhe
përfitimet e tjera që kërkojnë informacion për punëmarrësin.
• Formulari që vërteton marrjen e Manualit të Punëmarrësit.
• Formularët e vlerësimit të punëmarrësit, të vendosura sipas renditjes.
• Të dhënat për pjesëmarrje në programet e trajnimit dhe arsimimit.
• Dokumentacion i ndonjë promovimi në punë, mirënjohje apo shpërblime të veçanta
• Qortimet e shkruara dhe vendimet e tjera për masa disiplinore.
• Çdo informacion tjetër të lidhur drejtpërdrejt me punëmarrësin i cili shërben për të dokumentuar
çështje ose gjëra që gjykohen prej gjykatave ose ndonjë agjencie tjetër autoritare, se kanë lidhje me
punëmarrësin.

8.1 SIGURIMI I DOSJEVE TË PERSONELIT NE PROGRAM

Nga vetë natyra e tyre dosjet e personelit kërkojnë konfidencialitet e ruajtje të sigurtë. Informacioni
që përfshihet në këto dosje, nga vetë natyra e tij, konsiderohët personal dhe i ndejshëm për
punëmarrësin. Për këtë arsye është e domosdoshme që të ndërmerren hapa për t’u siguruar se nuk
dhunohet fshehtësia e tyre. Disa veprime që duhen marrë në konsideratë janë:

-¾ Hapja e dosjeve të personelit duhet kufizuar vetëm për ata persona që kanë një nevojë absolute
për ta ditur. Kjo normalisht përfshin zyrtarin përgjegjës për personelin, vetë punëmarrësin dhe, në
raste të caktuara, mbikëqyrësin ose menaxherin. Rregullat lidhur me këtë duhet të jenë të shkruara
dhe duhen zbatuar në mënyrë strikte.

-¾ Dosjet e personelit duhet të kenë vetëm informacionin e domosdoshëm e jo informacion tepër


ose jothelbësor që mund të jetë një dhunim i të drejtave private të një punëmarrësi.

-¾ Nga ana fizike dosjet duhen mbajtur në një vend të sigurt të mbyllura me çelës. Dosjet e
kompjuterizuara i shtojnë një përmasë të re përkujdesjeve ndaj sigurisë dhe duhet bërë çdo
përpjekje që versionet e kompjuterizuara të jenë po aq të sigurta sa edhe dosjet tradicionale.

-¾ Menaxherit të Personelit i duhet kërkuar të hartojë një plan të shkruar për sigurinë e
informacionit të personelit dhe duhet që ai plan të miratohet prej menaxherit te kompanise.Talentet
e sotme të kompanive do të jenë drejtuesit e së nesërmes!

694
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

8.2 MENAXHIMI I BURIMEVE NJERZORE ME PROGARMIN CAS-SKK

Gjithashtu struktura organizative është e ndërtuar në atë mënyrë për të arritur objektiva reale dhe
fitimprurëse, me vëmendjen dhe përkujdesjen maksimale ndaj punonjësit. për ti dhënë kujtdo
pozicionin, rendësin, vlerën e matshme të kontributit të tij mund te bejem kontrollimin e programit
per secilin punetor.

Nëpërmjet këtij programi, çdo punonjës është i orientuar plotësisht në pozicionin e punës, për të
qenë pjesë e kompanise që sjell rritjen e profesionalizmit, vendpozicionim më të lakmueshëm dhe
kërkesa për bashkëveprim me grupin.

8.3 SISTEMI KOMPJUTERIK I KONTABILITETIT-SKK-LLOGARITJA E PAGAVE

SKK paraqet një sistem integral të menaxhimit të informatave dhe teknologjisë, në paitueshmëri me
Sistemin Ndërkombëtarë të Kontabilitetit (SNK), ligjet dhe rregulloret tjera lokale, me qëllim të
krijimit të ambientit për marrie të vendimeve të drejta dhe në kohë të duhur.
Lëmitë e biznesit – modulet e përfshirë në CAS-SKK janë:Burimet njerëzorë, Libri Kryeso, Arka,
Përkujdesia për konsumator: Llogaritë e arkëtueshme, Faturimi,Shërbimet konsumatorëve, Llogaritë
e pagueshme, Mjetet themelore, Menaxhimi i depove, Pagat.
SKK - ja bazohet në katër shtylla:

1. Personel të aftë dhe të arsimuar.


2. Softuer bashkëkohorë dhe efikas, në përputhshmëri me Sistemin Ndërkombëtar të
Kontabilitetit (SNS), i punuar që të krzej të gjitha kërkesat e koorporatës,
3. Harduer të sigurt, i cili është në gjendje të trajtojë të gjitha kërkesat ekzistuese dhe të
ardhshme në mënyrë që të përkrahë veprimet, funksionet dhe zhvillimet e kërkuara,
4. Rrjet të shpejtë dhe të besueshëm.

Duke u bazuar në konceptet e lartëshenuara, SKK do të sigurojë prezentim korrekt të proceseve të


transaksioneve financiare. Do të mundësojë përmirësimin e punëve në përgjithësi dhe do të rrisë të
hyrat dhe efikasitetin financiar në veçanti.

9.0 TË DHËNAT STANDARDE, FUNKSIONET DHE VEPRIMETINFORMATAT E NGJYROSURA TE


PROGRAMIT TE CAS-SKK

Në mënyrë që të lehtësohet të kuptuarit e shrfyteuesit mbi informatat e ndryshme të cilat janë në


dispozicion në sistem, disa nga informacionet dhe të dhënat paraqiten me ngjyra të ndryshme.
Megjithatë, shumica e efekteve të ngjyrosura nuk janë të dukshme në doracak, në prejashtim të
atyre që kanë të bëjnë me formën e fonteve ( të pjerrëta, të zeza, etj.). Secila ngjyrë paraqet një
element specifik.

Ngjyra e kaltër-paraqet tiparin apo emrin e të dhënave (Emri, vendi i punës i punëtorit.

Ngjyra e gjelbër-paraqet grupet e të dhënave (të dhënat gjenerale, lista e punëtorëve.

Ngjyra e kuqe- paraqet përmbajtjen e të dhënës ( Puna me pagë fikse, Albanian Bank.

Ngjyra e zezë-për preklat komanduese si i Ri, Edit, Anulo, si dhe disa fjalë kyqe nëtekst.

9.1 TIPET E FUSHAVE TE PROGRAMIT CAS-SKK

Gjat paraqitjes dhe shqyrtimit të listave të të dhënave, mbi emërtimet e kolonave gjenden fushat për
filtrim që shërbejnë për rikomponimin e listës.

695
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Këto fusha definohen duke shënuar një ose më shumë shkronja në bazë të së cilave duhet të bëhet
filtrimi i listës, ose duke klikuar dy herë mbi fushën përmbajtja e së cilës i përgjigjet kërkesës për
filtrim. Pas mbushjes së këtyre fushave dhe pas shtypjes së preklës Filtro lista e re që paraqitet i
plotëson kriteret e definuara në fushat për filtrim.

Për rikthimin e listës fillestare duhet të shtypet prekla Të gjithë.

Fushat tjera të cilat i filtrojnë të dhënat në listë janë edhe kombot që gjenden në pjesën e epërme të
formave ,e lista të të dhënave. Këto kombo shërbejnë për zgjedhjen e njërës nga mundësitë në listat
lëshuese të tyre, në mënyre që listat e të dhënave të paraqesin të dhënat e lidhura për atë mundësi.

9.2 FUNKSIONI I PREKLAVE KOMANDUESE

Realizimi i funksioneve të ndryshme mund të arrihet përmes preklave komandues.


Preklat komanduese shërbejnë për editim të të dhënave ekzistuese, insertim të të dhënave të reja,
ruajtje të të dhënave, anulim të ndryshimeve etj.

Këto prekla janë të grupuara në fund të formës.

Funksionet e disa prej preklave që përdoren më së shumti janë si vijon:

I Ri – anë të kësaj prekle hapet forma me fusha të zbrazëta, në të cilat mund të futen të dhënat e
reja.
Edit – me anë të kësaj prekle hapet forma në fushat e së cilës mund të ndrzshohen të dhënat
ekzistuese.
Ruaje – pas insertimit të të dhënave të reja, apo modifikimit të të dhënave ekzistuese, për ruajtje të
ndryshimeve, duhet të shtypet prekla Ruaje.
Anulo – hiqet dorë nga ndryshimet e bëra, dhe kthehet gjendja e mëparshme e të dhënave.
Print – pamjet në ekran mund të shtypen në letër në formë të raporteve përmes preklës Print. Pas
shtypjes së kësaj prekle në ekran paraqitet vetëm pamja e raportit, dhe pasi operatori të jetë i
kënaqur, mund të bëhet shtypja e raportit në printer.

Filtro – Pas mbushjes së fushave për filtrim, me anë të preklës Filtro bëhet filtrimi, rikompilimi i
listave të të dhënave në pajtim me kushtet nga fushat filtrave, kurse për të kthyer gjendjen para
shtypjes së kësaj prekle, shtypet prekla Të gjithë.

Të gjithë – e cila rikthen listën e plotë të të dhënave paraprake prej së cilës është inicializuar forma
që është duke u mbyllur. Të gjitha këto prekla mund të aktivizohen me një klik mbi to. ose përmes
preklave të tastierës duke shtypur njëkohësisht preklën Alt të tastierës dhe shkronjën e cila është e
nënvizuar në preklën që duhet të aktivizohet.

PERFUNDIMI

Teknologjia informative në përgjithësi dhe Interneti në veqanti vazhdojnë të kenë ndikim çdo herë e
më shumë në jetën tonë të përditshme. Kështu Interneti ka gjetur zbatim pothuajse në të gjitha
sferat e jetës si për shembull: informim, edukim, argëtim, komunikim, marketing etj. Agjensitë
informative bëjnë publikimin e informatave, institucionet e ndryshme publikojnë aktivitetin e tyre,
kompanitë afariste bëjnë promovimin dhe reklamimin e veprimtarive por edhe shitjen e produkteve
të tyre, universitetet publikojnë programet arsimore, shpallin konkurset por gjithashtu mundësojnë
shkollimin në distancë. Të gjitha këto mundësi kanë ardhë në shprehje përmes teknologjive të
ndryshme për zhvillimin e web aplikacioneve.
Parasegjithash ky progrm do te mundeson kompanive Kosovare këto kërkesa.

- Llogaritja e pagave behet e shpejte

696
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

- Lista e punetoreve me pushime vjetore caktohet sipas moshes


- Hyrje dalje te punetorev caktohet ne menyr te sakte
- Pershkrimi i diplomave dhe trajnimeve te puntoreve verifikohet shum shpejte
- Libri Kryesor i shitjev eshte on line
- Arka paraqet shum e te hollave se sa mjete jan ne arke
- Përkujdesia për konsumator per pune eshte e shpejte
- Llogaritë e arkëtueshme te shpejta
- Faturimi, Shërbimet konsumatorëve, Llogaritë e pagueshme, Mjetet themelore,
- Menaxhimi i depove e tjera.

Literatura

1. Kenneth C. Laudon, Jane.P Laudon Azimuth Information systems ”Essetials of menagement


information systems” New York University, 2012.
2. Ross Vasta, Marshall M. Haith, Scott A.Miller- Elizabeth Hall, Michael Lamb, Marion
Perlmutter Second Edititon 1986 Random house, Inc- Charles Gmorris, Albert A. Maisto
Tiranë 2008.
3. Antoni Decasper, Melani Spence”Information Systems” 2013.
4. Doracaku i programit CAS

697
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nazmi Maliqi - Ndërtimi i paqes na ballkan dhe proceset e integrimit euroatlantik

Prof. Nazmi Maliqi, PhD

Kryeredaktor i Revistes Shkencore VIZIONE - Shkup

Abstract

Since the end of the Cold War and its basic objective for accommodation to the newly
created conditions in Europe and wider, NATO, through its policy of partnership and cooperation,
has been including new members and developing policy of expansion.

By opening the NATO enlargement process and the establishment of the Partnership for
Peace and the Euro Atlantic Partnership Council, conditions were created for the Republic of
Macedonia to undertake concrete political steps to approach to NATO. The Republic of Macedonia is
continuously supporting the NATO standards and the implementation of the Ohrid Framework
Agreement, which goes in favour of the internal stability of the country.

The approach to and the membership of the Republic of Macedonia in NATO is a democratic
integration process, mainly focused towards safeguarding of peace and stability in the Republic of
Macedonia and the region, as well as towards the overall societal and democratic development and
promotion of the democratic values.

Key words: Euro Atlantic integration, NATO integration, NATO enlargement, collective
security, conflict, national security, standards for NATO membership, implementation of the Ohrid
Framework Agreement, policy, political tolerance, peace, security, democracy, human rights.

West Balkan

Euro Atlantic integration processes in the countries of Eastern Europe after 1990 are
updated regional cooperation issues, the progress of democratic processes and domestic stability,
protection of human rights, market economy, the preservation of peace through integration values
in interdependence construction of international policies, especially policies for the approach of
region right to NATO.

Politic leaders of the nations of West Balkan Instead should contribute to sooner resolve
some of the inherited problems, tensions and uncertainties are still prevailing. In spite of the
numerous pessimistic analyses regarding the chances for the Balkan countries to sit at the
negotiation tables, significant progress has been made in this respect. In this context, the integration
of the Balkan countries in EU, European and regional structures, as well as in the collective security
systems would be of great significance. The integration of the above mentioned structures would
also strengthen the economic, political and military cooperation, so that the Balkan region would no
longer be a burden to Europe, but its integral part.

698
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Turkey and the Western Balkans

The essential idea of the diplomatic strategy of Republic of Turkey is a policy under the
symbolic name of zero problems with neighbors, and that all outstanding issues and disputes with
neighboring countries possibly should be reduced to a minimum. The concept of strategic depth
initiated by the minister of foreign affair of Turkey Ahmet Davutoglu is closely related to the
relations between Turkey and the EU, and it is clear that the source of inspiration may come from
the main idea of good neighborhood relations that EU requires form each country that has the
status of candidate country. By implementing these concepts in practice Turkey is trying to show to
EU that they are ready to fulfill every condition that EU requires from them but also tries to show
that Turkey has the needed political, economical and diplomatic capacity to realize the so called
neighborhood policies.

Historical links of Turkey and the Western Balkans have deep roots. The highest level of
intensity is achieved in XIV-XV century when the Ottoman Imperia conquest the Balkans and led to
the fall of Byzantium. One of the benefits of Ottoman rule is that they act as a catalyst for trade and
economic ties in the Mediterranean Sea, which significantly enriched and accelerated development
of the existing European culture through familiarity with the heritage of Arab-Muslim science and
philosophy, literature and art.

Throughout the intensity of the impact and the presence of Turkey in relation with the
Balkan countries are changing. In different historical periods the influence increases in other
decreases, but in both it had the ability to transform adjusting to the situation in the region.

As the Turkish author Emruhan Yalcin described the occasion of concluding a military pact
between Yugoslavia and members of NATO Greece and Turkey in 1953 the (Balkan Pact), and while
Yugoslavia was threatened by the Soviet Union: "The Ottoman Empire brought stability and unity in
the region, hence improved the living standards of people and provided protection against foreign
aggressors"
As part of modern history, after the breakup of Yugoslavia in the 90-ies years, took place the
intensification of presence of Turkey in Balkan countries in general and in Macedonia in particular.
But in this case we are not talking about the presence in the sense of a comprehensive involvement
of the modern Turkey, namely in the sphere of economic, political, cultural and partnership issues.
Especially deserves to be singled out the cooperation with the Macedonia in the field of investments
and the support regarding the security issues. This is due to the fact that Turkey today is
characterized by the pursuit of modernization and power. It is the largest and most powerful country
in the immediate environment of the Balkans and intermediate region of the Western Balkans.
Relatively stable political conditions have made Turkey an attractive and safe for direct foreign
investments. Furthermore Turkey sees itself as the largest military and economic force in the region;
therefore for Turkey we need to know two things: First it is a strong economy that is growing rapidly
in the region and that it has the strongest military power. Turkey 500 years had the last word in the
Islamic world, whereas during the World War II withdrew into itself. And nowadays it is trying to
return to the state that was once.

In relation to the Balkans, despite the biased approach of the Yugoslav conflict Turkey sees
itself as a friend especially to the Western Balkan countries and as a powerful stabilizing factor that

699
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

has built the necessary resources to achieve its intentions. That role in the Balkans, Turkey to a great
extent based on historical and cultural links with the region and with the intentions of political
interference and strengthening influence in the area. To have such potential Turkey partly proved by
the fact that, despite everything that has happened in the recent past, again established and
developed good relations with all the Western Balkans, including Serbia.

Regarding the defense policy - security support of Turkey to Macedonia continues after the
signing of the Ohrid Framework Agreement that ended the conflict of 2001. Namely, in post - conflict
period, Turkey within the mission of NATO has played a vital role in establishing and preserving
peace and stability in this country. The establishment and preservation of peace, the Republic of
Turkey within NATO missions played a significant role in restoring the peace in Bosnia and
Herzegovina and Kosovo.

Building peace in Balkan and Euro Atlantic integration processes Regional Cooperation

As regards to the conflicts and international peace and security, there could be a dilemma
regarding the relation peace-conflict, and could be stated that the conflict is a challenge to the
national security in the sense that a solution must be found for overcoming the problem, i.e. a true
and appropriate solution. This procedure would undoubtedly respect the models of international
relations. There is a general opinion that the increased level of internal conflicts leads to anxiety and
has a negative impact on the international peace and security, and therefore the concern about the
question of regional cooperation as a factor for safeguarding peace and security is a must for all
democratic societies.

There are many pessimistic assessments that good cooperation among the Balkan people is
impossible, but having in mind the geo-political, economic and security dependence of all states in
the region, such cooperation is inevitable especially if they are resolute to follow the links leading to
EU and NATO membership. Therefore, the current authorities of the Balkan states should make
efforts to establish an active dialogue in order to overcome the stereotypes of the past and create
more promising visions for their future. This activity is a condition for the security that would be
more stable, so that there would be less fear that in this part of the Southeaster Europe some
unpredictable situation might take place that would threaten peace and stability.

In a period when the ideological differences are disappearing and when the entire process of
democratization and functioning of democracy in these areas is built on the basis of new values in
order to achieve political, economic and military transformation of the political power deserves
special attention because the effects of some possible disturbances in one country could spread out.
Therefore, peace and stability in all the Balkan countries is of paramount importance. Apart from the
internal stability with all its parameters, it can be established by the stable political structure,
institutional and economic reconstruction. For Kosovo it is very important to lay down the
foundations for the future economic and democratic order and this would require an active
economic, political, diplomatic activity by the neighbouring countries with Kosovo, and especially by
the countries included in the activities for EU and NATO membership as Turkey. This is very
important because the situation in Kosovo is dependent on preservation of peace and stability in the
region.

700
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Building peace of Macedonia and Euro Atlantic integration processes

Being aware that among the main criteria for the approach of Macedonia in NATO, is the
implementation of the Ohrid Framework Agreement, during the scope of this research, special
importance was given to legal changes - political, occurring in the Republic of Macedonia after the
conflict Albanian - Macedonian 2001. Amendments to amend the Constitution of the Republic of
Macedonia IV to XVIII, coming out of the Ohrid Framework Agreement, with whom was made
substantial changes to the Constitution, which among other things, set the model of consensual
democracy. In the context of these changes, it is important the role of NATO's mission in the
territory of the Republic of Macedonia, during conflict and after the 2001 conflict.

At the continuity efforts for Macedonia’s approach to NATO are ranked and other
documents approved by the government and Parliament of the Republic of Macedonia. Government
of the Republic of Macedonia on 30 July 2002, made a decision and adopted the document
"Elements of the strategy for the Republic of Macedonia for NATO membership, according to it, also
will bring reforms and strengthening the institutional framework for coordinating the preparations
for Republic of Macedonia to NATO membership. Documents "concept for national security and
defence" and "protective Strategic Review" (2003) confirms the determination as well as the
strategic goal - permanent setting of the Republic of Macedonia to achieve its future as part of the
European family and NATO member and the EU.

Republic of Macedonia continues to support NATO standards with its policy defences, with
improved co-operation, which is the benefit of internal stability and the regional. From here
Macedonia also continues to support NATO's actions related to the protection of the rights and lives
of people and resolve conflicts that arise as to endanger peace and stability. Indeed, the approach of
Macedonia towards NATO, approved based on documents and on the present high level of
cooperation and willingness to undertake activities for the peaceful resolution of conflict situations.
The dimensions of this issue can be: peaceful, political, economic, security, etc.

This research provides a theoretical approach to integration processes and contemporary


reality as a democratic value, explained the political and military integration of the Republic of
Macedonia towards NATO, NATO - and the challenges contemporary views, the Republic of
Macedonia and contemporary views towards integration process euro Atlantic, democracy,
implementation of the Ohrid Framework Agreement, integration of civil society, Republic of
Macedonia in NATO and establishing the Republic of Macedonia for NATO membership. Questions
and assumptions that are updated for the approach of the Republic of Macedonia towards NATO
represent a multidisciplinary approach, which will allow this issue to light which was determent in
this paper.

The Government of R.Macedonia, confused the concepts of bilateral negotiations with


Greece over the name issue.

We need to agree and accept the fact that, over the years 2006 - 2011, are provoked, or
confused the concepts bilateral negotiations with Greece over the name issue. These names had
more meaning to delay negotiations with the southern neighbours. Macedonia's government should
be aware of its doctrinal concept of integration, some problematic issues much easier overcomes or
resolves within the NATO.

701
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Macedonia should follow the example of Albania. Macedonia has many national identities -
national, multi - cultural and multi - religious, so its membership in NATO is of great interest, which
can be connected with internal stability, since such an integration process is found understanding,
relations and common consent of all relevant parties.

Certainly, in this context, should be emphasized the support for Euro-Atlantic Integration
Aspirations of Macedonia, Turkey together with the United States, gave overwhelming support for
membership of Macedonia in NATO. Summit held in Bucharest (2008). However, the Greek veto
prevented efforts of Turkey and United States in the path of sooner integration of this country in
NATO.

Turkish – Macedonian relations in the context of foreign policy

Despite the strengthened relations in the domain of politics and security in the last period
Turkish - Macedonian relations are characterized by the deepening of economic cooperation which
in the last years was not at the same level with political relations.

Conclusion

Experts and diplomats who are following the integration processes acknowledge that the
possible membership of the Republic of Macedonia, Albania, Kosovo, Serbia, Bosnia and
Herzegovina, Bulgaria and the presence of NATO troops in Kosovo would mean a major perspective
for strengthening economic, political and military cooperation so that this part of South-eastern
Europe would no longer be a burden to the EU but rather its integral part expressed through their
common interest for peace and cooperation.

USA together with the West European countries is rightfully continuing their efforts by
encouraging the countries of Southeaster Europe to cooperation among each other through their
programs for regional cooperation. But the condition set for this cooperation to be the main basis
for their membership in EU and NATO, cannot be fully justified, unless their lack of readiness for
cooperation is a treat to peace and stability.

All the movements towards NATO, assisted by its anticipated parameters of the Partnership
for Peace Program and the EU strategic approach for the Balkan countries through the proposed
stabilization and association agreements, as guidelines for full operation through the Stability Pact
for Southeaster Europe, were gradually understood by the states aspiring to become members.
These rules are a condition for their relations and set the mechanisms for regional cooperation
among the neighbours, their internal stability (political, economic and inter-ethnic) as a requirement
for real regional cooperation.

Following the spirit of European and NATO integration's, common points in the political,
economic and security field would be established. In this respect, the political entities in the Republic
of Macedonia should take the opportunity and lead the country in these integration's, following the

702
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

integration programs, because the primary need of the citizens is to feel safe, to be equal and to live
in a welfare state. This would create basis for better trust and tolerance of any kind, rapprochement
of people living in this region and realization of efforts of the democratic forces for building peace
and stability.

The entrance of Turkey in EU, it’s not just a typical fulfillment of one countries visions and
diplomatic plans but it is a great help on the other hand for the Western Balkans countries where
Macedonia takes place since they will have a great support from country like Turkey to be their
guide leader in this problematic region.

A very crucial role Turkey plays also on NATO integration of this region and in particular the
Macedonian integration in it. A stable region for Turkey is a good signal for social and economical
relations and they do play a special role for this fulfillment.

Used Literature

- Ali, “Stratejik Derinlik Doktrini Ve Bu Doktrinin Balkanlara Yansımaları”, стр.151-154. Lijphart,


Democracy in Plural Societies: A Comparative Exploration, Yale University, 1977
- Aleksandar Matkovski ” Ballkani në veprat e udhëpërshkruesve të huaj 1640-1657 ” pjesa e parë,
faqe 352. Kultura, 1992, Shkup
- Giddens, Sociologjia, Çabej. Tiranë, 2002
- Handbook, Bulgaria for NATO, Open society foundation Sofia, Sofia, 2002
- D. Smit, (1993) Betwen Urgencies and i mpossibilities : New Security Architecture for
Europe; Security Dialogue
- R. Dahrendorf, Konflikti shoqëror modern, Ese për politikën e lirisë, Dituria, Tiranë, 1997
- Daniel Patric Moynihan, Ethnicity in international politics, Oxford University Press, 1993
- L. Robertson, Secretary General of NATO, Kosovo one Year On, North Atlantic Treaty Organzation,
Brussels, 1999
- NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 1999
- NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001
- NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 2006
- Persepktivat e marrëveshjes kornizë të Ohrit, Instituti Shoqëri e hapur, Shkup, 2001
- Kushtetuta e Republikes se maqedonise, Studentski zbor, Shkup, 2002
- N. Maliqi, Albanien Atlantic Association, Kosova, The main stability factor in the Balkans, Tirana,
1997
- N. Maliqi, Toleranca politike në funksion të paqës, Fondacioni Friedrich Ebert, 2003, Shkup
- N. Maliqi, Përafërimi i Republikës së Maqedonisë në NATO, IADC, Shkup, 2009
- L. Georgieva,Менаџирање со ризици,Jugoreklam,Skopje, 2006
- D. Mircev, The Mcedonian Foreign policy 1991-2006, Azbuki, Skopje, 2006
- Henri Kisinxher, Diplomacia, Geer, Tiranë 1999, fq. 749-752

703
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nevila Çinaj, Majlinda Muka - Oferta e pasur turistike primare mundësi për zhvillim të
qëndrueshëm në rajonin e Fierit
Dr. Nevila Çinaj
Universiteti ”Aleksandër Moisiu”, Rr. Currilave, Lagja Nr.1, Durrës
nevilacinaj@yahoo.com

Phd.Cand. Majlinda Muka


Universiteti ”Aleksandër Moisiu”, Rr. Currilave, Lagja Nr.1, Durrës
elamuka@hotmail.com

Potenciali turistik i një zone të caktuar gjeografike përbën bazën e potencilait turistik primar ç’ka do
të thotë se në ç’mënyrë mjedisi gjeografik natyror ndikon në zhvillimin e turizmit në një hapsirë të
caktuar gjeografike. Cilësia e hapsirave gjeografike arrin shkallën e aktivizimit turistik atëherë kur
oferta primare është e pasur me atribute aktive. Në këtë kontekst, studimi ka për objekt
evidentimin, vlerësimin dhe analizën e elementëve natyrorë të mjedisit gjeografik si, (klima, ndërtimi
gjeologjik, pasurive ujore, botës bimore, monumentet e natyrës) dhe trashëgimisë materiale dhe
shpirtërore si, (objektet arkeologjike, historike dhe kulturore) të rajonit të Fierit, me qëllim për të
treguar efektin shumë pozitiv që kjo ofertë e pasur turistike do të kishte jo vetëm në zhvillimin
ekonomik të hapsirës së përzgjedhur në studim, por edhe në rritjen e imazhit turistik të këtij rajoni,
ndër më të rëndësishmit në Shqipëri përgjatë vijës së Adriatikut. Aplikimi i gërshetuar i metodave të
fotografimit dhe analizës statistikore të kombinuara me metodën e hartografimit do të krijojnë
mundësinë, jo vetëm të paraqitjes së ofertës së pasur turistike të rajonit, duke e bërë pjesë të
integruar të guidave turistike në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe në vlerësimin në të ardhmen të
sektortit turistik të rajonit të Fierit si faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të tij dhe
pasqyrimin e saj në strategjitë e zhvillimit.

Fjalë kyçe: Oferta e pasur turistike primare, element natyrorë, objekte arkeologjike, rajoni i Fierit,
guida turistike, zhvillim ekonomik

Hyrje
Turizmi me të gjithë problematikat e tij paraqitet me tendenca të rëndësishme zhvillimi edhe në
këtë shekull të ri. Ai rezulton të jetë një prej fenomeneve më dinamike të kohës dhe
bashkëshoqërues i të gjitha zhvillimeve të sotme që po shoqërojnë njerëzimin. Për këtë një rëndësi
të veçantë merr analiza e potencialeve turistike primare si një prej elementëve bazë të potencialit
turistik të një rajoni. Kjo ka të nbëjë me pyetjen se si dhe në ç’mënyrë mjedisi gjeografik natyror
ndikon në zhvillimin e turizmit në një hapsirë të caktuar gjeografike. Cilësia e hapësirave gjeografike
arrin shkallën e aktivizimit turistik atëherë kur oferta primare është e pasur me atribute aktive.
Raportet midis bazës së ofertës primare dhe kërkesave turistike përbëjnë shkakun e qarkullimeve
turistike. Oferta primare natyrore dhe kulturore përbën kështu pikënisjen dhe shkakun kryesor për
zhvillimin turistik të një rajoni. Mënyra e përjetimit të mjedisit natyror nga turistët dhe sesa i
plotëson ky mjedis nevojat e turistëve për pushim argëtim dhe çlodhje, janë probleme që duhet të
kihen parasysh në zhvillimin dhe jetëgjatësinë e vendeve apo zonave turistike. Sipas Poserit:….lëvizja
turistike është jo thjesht një grumbullim apo tërësi mardhëniesh midis njerëzve, por një grumbullim
lokal apo rajonal të turistëve me qëndrim të përkohëshëm, i cili ka si rezultat bashkëveprimin midis
turistëve dhe popullsisë vendase nga njëra anë dhe mjedisit gjeografik nga ana tjetër 690 duke
vlerësuar në këtë mënyrë ambientin si element bazë në zhvillimin e turizmit.
Shqipëria po bën që prej më shumë se një dekadë përpjekjet e saja për të zhvilluar turizmin dhe për
t’u perfshirë në tregun turistik ndërkombëtar. Ajo është i vetmi vend mesdhetar i pa përfshirë
akoma në hartën turistike të rajonit të Mesdheut, i cili përbënë më të zhvilluarin turistikisht në të
gjithë botën. Ndaj për këtë arye njohja dhe studimi i potencialeve dhe problemeve që paraqet

690 Doka.Dh, Draçi.B. Gjeografia e turizmit. Shtëpia e librit universitar, Tiranë, 2002

704
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zhvillimi i turizmit për hapsirën gjeografike të Shqipërisë, apo e zonave të veçanta të saj siç është dhe
rasti i qarkut të Fierit, përbën qëllimin kryesor të punimit.

1. Oferta gjeografike natyrore e rajonit të Fierit

Pozicioni i favorshëm gjeografik i rajonit të Fierit, si nyjë lidhëse midis pjesëve të ndryshme të vendit
dhe me dalje të gjerë në detin Adriatik, është cilësuar historikisht si një ndër faktorët më të
rëndësishëm në zhvillimin social-ekonomik dhe rajonal të tij, krahasuar edhe me shumë qarqe dhe
rajone të tjera të Shqipërisë. Raportime të shumta rreth këtij rajoni pohojnë se: “Zona e Myzeqesë
dhe Mallakastra, që përfshihen në qarkun e Fierit, renditen për nga rëndësia kombëtare të dytat pas
metropolit Tiranë-Durrës”.691 Ky vlerësim, përveç të tjerash, ka parasysh potencialin e madh natyror,
human dhe historik që ky rajon zotëron krahasuar me shumë të tjerë në Shqipëri. Në pjesën
perëndimore rajoni shtrihet përgjatë detit Adriatik, nga grykëderdhja e lumit Vjosa deri në
grykëderdhjen e lumit Shkumbin, me gjatësi prej 52 km ose 13.7% e bregut shqiptar të Adriatikut,
apo 8% të vijës bregdetare të Shqipërisë. Ky fakt
kushtëzon tiparet e theksuara mesdhetare të rajonit,
të cilat shprehen në shumë elemente të mjedisit të
tij gjeografik, si: klima, hidrografia, tokat, bota
bimore dhe shtazore etj, kombinimi i të cilave
reflektohet në natyrën e pasur dhe interesante të tij
me larmi ekosistemesh, habitatesh, hidrografike si:
vijën bregdetare, plazhet bregdetare, nivel të lartë
bidiversiteti, toka të punueshme me pjellori të lartë,
laguna lumenj, liqene artificial, kanale ujitëse,
kulluese, ujëmbajtës etj. Kjo pasuri e madhe
natyrore e përfaqësuar edhe nga monumente të
natyrës dhe objekte të tjera të propozuara për këtë
status është e përqëndruar më së shumti në pjesën
perëndimore të rajonit si kundër vihet re në hartën e
monumenteve të natyrës së qarkut Fier. Veçanërisht
zona që shtirhet në pjesën perëndimore, përgjatë
gjithë vijës bregdetare në bashkinë Divjakë dhe
komunat Remas, Libofshë, Topojë, Dërmënas është e pasur me zona të lagura (ligatina) të cilat
përbëjnë ekosistemet me larmi biologjike më të lartë, breza ranor të dunave, pyje pishe, këneta
kripe, toka bujqësore shumë produktive që përbëjnë njëherazi dhe mjedisin më të ndjeshëm dhe më
të rëndësishëm të rajonit.

691 Raport studimor konfidencial

705
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë hapësirë ndodhen disa


prej monumenteve të natyrës të
rajonit si: Pisha e Zezë në
bregdetin Pishë-Poro, Kurora e
lumit të Vjetër të Semanit, Pylli
Pishë-Poro (biomonumente),
Dunat e Semani e lugina e lumit
të Priftit (gjeomonumente),
Godulla e Pishës
(hidromonumente) dhe objekte
të tjera natyrore të propozuara
për tu shpallur monumente
natyre të këtyre kategorive si;
Ulliri i Kishës së Shën Pjetrit,
pylli Bishti i Mbretit, pylli i
Gallanit, pylli i Gogës
(biomonumente), meandri i
braktisur i lumit të vjetër të
Semanit, delta e braktisur e
Semanit, plazhi i vjetër i
Semanit, plazhi në grykëderdhje
të Lumit Vjosë
(gjeomonumente), Laguna e
Kërnicës dhe gjoli i Gjemisë
(Godulla e Semanit) hidromonumente. Ndërto më e spikatura dhe njëherazi më e vlerësuara është
laguna Karavasta-Divjak një prej zonave më të rëndësishme të kësaj hapsire që shtrihet përgjatë
bregdetit Adriatik, midis lumit Shkumbin (Veri) dhe lumit Seman (Jug) të formuar prej depozitimeve
ranore dhe argjilore të Kuaternarit. Që prej vitit 1966 kjo zonë është përcaktuar Park Kombëtar
Karavasta-Divjakë, ndërsa që prej gushtit të vitit 1994 sipërfaqja aktuale ka statusin e zonës Ramsar.
Ajo kufizohet me Detin Adriatik dhe faqen perëndimore të kodrave të Divjakës duke përfshirë
bashkinë Divjakë dhe fshatrat si, Mizë, Karavasta dhe Remas (rrethi i Lushnjës). Sipërfaqja e
përgjithshme e zonës është rreth 22.000 hektarë prej të cilave 4% janë brez bregdetar ranor, 6% pyll
bregdetar pishe i Divjakës (prej 21% që zë sipërfaqja e përgjithshme me pyje), 29% lagunë dhe
këneta kripe, 40% toka bujqësore dhe 6% tipe të tjera. Brezi ranor i dunave të ulëta në breg është
pjesë e lagunës së gjerë të Karavastasë, me një gjatësi prej rreth 10 km dhe gjerësi prej disa qindra
metrave. Pyjet e pishave janë kryesisht të formuar prej Pishës së Egër dhe Pishës së butë. Një koloni
e vogël Pelikanësh Dalmatë gjendet në një ishull të vogël në qëndrën e lagunës së Karavastasë. Në
brendësi të zonës Divjakë-Karavasta ndeshen ekosisteme të ndryshme të dallueshme, që mund të
klasifikohen në, ligatinore, sisteme tokësore dhe ujrash të ëmbla.

Mjedisi ligatinor
Sistemi i lagunës së Kravastasë (ligatinat e brendëshme dhe të jashtme të emërtuara në shqip
“Godulla dhe Kulari”, e cila shtrihet në anën veriore), se bashku me derdhjet e lumenjve Shkumbin
dhe Seman si dhe kanalet të Terbufit dhe Myzeqesë formojnë një prej sistemeve hidrologjike dhe
më dinamike në Shqipëri. Sipërfaqja e lirë e ujit të lagunës së Karavastasë është rreth 4,330 ha,me
një thellësi maksimale prej 1.5 m dhe lidhet me detin përmes tre kanalave. Vetëm kanali verior lidh
direkt lagunën e Karavastasë me detin; kanali qëndror dhe jugor lidhin lagunën e Karavastasë me një
tjetër lagunë të vogël të quajtur “Godulla Jugore”. Laguna e Karavastasë është më e 692rëndësishmja

692Progetto A.M.JO.ËE.L.S. Udhëzues për zonat e lagura bregdetare të Shqipërisë. Adriatico Meridionale &
Jonio Ëet Lands System

706
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

në Shqipëri përsa I përket diversitetit. Në brendësi të lagunës, si rezultat I prurjes së kufizuar të ujit
të freskët, flora (vecanërisht Fanerogamet) është mjaft e rrallë. Midis tyre përmënden Rupia e
përdredhur dhe Leshteriku i Noltit, që formojnë grupime në ujra të cekët (20-30 cm) në livadhe të
vecuara nëndetare. Komuniteti i Algave përfaqesohet nga shoqërime të Chaetomorpha linium,
Cladophora sp, Cistoseria sp. Në fundin e lagunës gjenden sasi të mëdha kërmijsh dhe dykapakorësh
të tilla si Cerithium vulgatum, Cerithium rupestre, Cardium edule, Midhja. Midis krustaceve, lloji
mbizotërues është Gaforrja. Iktiofauna përfaqësohet nga specie eurihaline (kripëduruese) dhe
eurithermike (rezistente ndaj nxehtësisë), ndërmjet të cilave më të zakonshme janë: Qefulli i verës,
Qefulli i vjeshtës, Veshari, Qefull, Qefulli i dimrit, Ngjala, Aterina, Levreku, Koca, Burdullaku, dhe
Çeliku. Zona është më e njohur për kolonitë e pelikanëve Dalmatë që numëron afërsisht 20-22 çifte.
Vendi i mbarështimit të tyre është vendosur në një ishull të vogël në pjesën veriperëndimore të
lagunës dhe përfaqëson vendstrehimin më perëndimor për këtë lloj.

Mjedisi tokësor
Brenda ekosistemit tokësor ndeshen duna ranore të dallueshme, pyje pishash Mesdhetare, Makie
dhe friganas (shoqërime bimore mesdhetare). Dunat ranore nuk janë të mirëzhvilluara. Bimësia
shfaqet në një distance prej 15-20 m nga bregdeti. Lloje pionere, të tilla si Brokra Bregdetare,
Këmbëkuqja, janë zëvëndësuar gradualisht nga bimësi tipike dune mbizotëruar me shumicë nga
Elimi i mbushur, dhe më rrallë nga Amofila e ranishteve. Pylli Medhetar i pishave është vendosur në
jug të deltës së Shkumbinit deri në jug të deltës së lumit Seman duke mbuluar një zonë prej rreth
1100 ha. Pylli i Divjakës perfaqëson një ekosistem të rëndësishëm dhe interesant falë diveristetit të
strukturës së tij dhe bukurisë së mjedisit të vet shplodhës. Fizionomia e këtij pylli është krijuar nga
llojet e pishave Pisha e egër dhe Pishe e Butë, të cilat tek tuk përzihen me pemë gjetherënëse dhe në
vecanti Vidhin e vogël, Rrënjën, Plepin e bardhë, Verrin e zi, Shkurret përfaqësohen nga lloje tipike
Mesdhetare, të cilat sipas rastit, formojnë kacube shumë të dendura. Llojet më të përhapura të këtij
formacioni shkurror janë: Mersina, Shqopa e egër, Xina, Dëllinja e kuqe. Në shumicën e rasteve pylli
shoqërohet me një numër lianash si Morenxa e ashpër, Urthi, Kulpra e butë. Interest ë vecantë
paraqesin llojet endemike si Asteri shqiptar, Salepi shqiptar, siëkurse dhe një formë hibride Salepi.

Fauna
Sisori më i zakonshëm është lepuri i egër, por brënda rezervatit cdokush mund të gjejë Baldozë,
Nuselale, Dhelpër, Shqarth, dhe disa lloje lakuriqësh nate, që rezultojnë të jenë specie të rrezikuara.
E rëndësisë së vecantë për zonën është shfaqja e buallit të ujit. Pylli ka një ornitofaunë të pasur.
Përvec pulave dhe zogjve të ujit, një listë e gjatë species është e lidhur me pyllin: Pëllumbi i egër i
pyllit, Gukashi, Qukapikui gjelbër, Dervishi, Bengu, Bilbilthi Fishkellues. Mund të ndeshni me shumicë
zvarranikë dhe amfibë si: Breshkujza, Breshka e zakonshme, Bolla me katër vija, Bullari, Tritoni i
zakonshëm, Salamandra, Bretkoca e drurëve, Bretkoca, Thithlopa dhe Zhaba e gjelbër. Pylli ka
njëkohësisht një entomofaunë karakteristike të pasur; mushkonjat Culex dhe Anhopheles janë kaq të
shumta gjatë periudhës së verës saqë mund të shkaktojnë shqetësim dhe vështirësi për njerëzit në
këtë zonë të bukurisë së rrallë.
Ekosistemet e ujrave të ëmbla formohen prej grykderdhjes të lumenjve Shkumbin dhe Seman si dhe
dy kanaleve kryesore bonifikues të Tërbufit dhe Myzeqesë. Prurja e lumenjve karakterizohet nga një
florë shumë e pasur dhe interesante. Përgjatë brezit të poshtëm të lumit të Shkumbinit është krijuar
një mjedis natyror me diversitet shumë të lartë në të cilin specie të ndryshme bimore ( halofite,
hidrofile, psamofile etj) mbivendosen. Në veri të grykëderdhjes së lumit Shkumbin gjendet këneta e
Osmanit693. Kjo zone është e rrethuar nga një brez dunash ranore dhe pranë saj ka mjaft pellgje dhe
ligatina të vogla me bimësinë e tyre të vecantë. Në sajë të mjedisit të saj natyror të dominuar nga

693 ProgettoA.M.JO.L.S. Udhëzues për zonat e lagura bregdetare të Shqipërisë. Adriatico Meridionale &
Jonio Ëet Lands System.

707
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ujrat e ëmbla, kjo zone është një nga më të preferuarat për zogjtë dhe pulat e ujit si vend për të pirë
ujë694.

2. Potencialet humane, historike e kulturore të rajonit Fier dhe rëndësia socio-


ekonomike e tyre

Rajoni i Fierit ruan brenda tij jo vetëm pasuri të shumëllojshme natyrore mbi dhe nëntokësore, por
edhe potenciale shumë të rëndësishme humane, historike dhe kulturore për zhvillimin e tij të
shumanshëm socio-ekonomik dhe rajonal. Në territotin e këtij rajoni gjenden disa prej themeleve të
qytetërimeve më të vjetra e më të zhvilluara të periudhës ilire dhe antike në Shqipëri, të cilat
tregojnë jo vetëm për popullimin, por edhe zhvillimin e hershëm të tij.
Sipas historianit Skënder Anamali: “….Myzeqeja e lashtë, fusha më e madhe e Ilirisë Jugore nuk
duhet menduar ashtu si e kanë paraqitur dikur dijetarë të huaj, sipas së cilit atë “……duhet ta
konsiderojmë më tepër si një krahinë të shkretë, të mbuluar me ujëra të këqija, me pyje kënetash të
papraktikueshme, me pjesën tjetër të tokës të mbuluar me ujë gjatë dimrit dhe të thatë gjatë verës,
me vendbanime shumë të rralla e primitive, me një popullsi me kulturë të ulët dhe të prekur nga
malarja”. Sot më shumë se kurrë ky mendim nuk është i drejtë dhe i saktë, bie poshtë si i pavlerë,
ashtu sikurse nuk qëndron edhe një mendim tjetër, ku thuhet se “…kërkimet nuk kanë nxjerrë në
dritë deri tani as më të voglën gjurmë të vendbanimeve antike, as një tullë e asnjë fragment
qeramike” dhe se “në kohë të lashtë kjo zonë ka qenë aq pak e banuar sa edhe sot” (fjala është këtu
për Myzeqenë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj).695
Në lidhje me këtë të dhënat arkeologjike, dokumentet historike të paraqitura nga historian dhe
autorë të ndryshëm tregojnë për një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, e cila daton qysh
prej periudhës së antikitetetit deri në ditët tona. Sipas burimeve të shktuara antike të paraqitura
nga historian Skënder Anamali fusha e Myzeqesë ka shërbyer si strehë e legjioneve romake gjatë
luftrave Iliro-Romake dhe një shekull e gjysmëm më vonë mespërmes saj kaluan legjionet romake të
komanduara nga Cezari, të cilat do të ndesheshin me ushtrinë kundërshtare të Pompeut”.696 Madje
në tregimin e Cezarit thuhet kështu:”……dy ushtritë ndërluftuese ngritën lëmet e tyre në dy anët e
lumit Aps (Seman) “.697Autori në fjalë mendon se nuk ndryshonte as pjesa veriore e Ultësirës
Bregdetare që shtrihej midis lumenjve Seman dhe Shkumbin. Në rrjedhën e poshtme të Lumit
Seman, në anën veriore të shtratit të tij të vjetër, në fshatin Babunjë e Re, janë zbuluar rrënojat e një
qyteze ilire taulante të fortifikuar, ndoshta Arnisa që përmendin burimet e shkruara antike (në
shek.IV-III p.e.s., por e banuar që nga shek.VI p.e.s.). Është interesante të vihet në dukje se pak larg
qytezës ilire të Babunjës ruhet toponimi i vonë dhe i bartur Gradishtë”.698 Si argument mbështetës
për një fushë jo të shkretë, por të banuar mjaft dendur që në kohë të lashtë, autori vazhdon të
tregojë edhe për zbulimet arkeologjike që janë kryer. Si shembull, autori i referohet eksponateve të
Muzeut Arkeologjik të Divjakës. Ato i përkasin kohërave dhe kulturave të ndryshme, ka midis tyre
shpata prej bronxi që datohen në vitet 1500 p.e.s., enë prej balte të pjekur një ose dy vetjake, që
lidhen me banorët e parë ilirë të ultësirës jugadriatike. “…….ka gjithashtu enë dhe figura balte të
pjekur, tjegulla të mëdha me vula që i përkasin shekujve IV deri të I p.e.s. dhe që kanë qenë
prodhime të punishteve apoloniate të qeramikës.699 Nër to ka edhe gjetje arkeologjike të shekujve të
parë të erës sonë dhe të kohës së vonë antike, të përbëra jo vetëm nga prodhime qeramike, por nga
stoli metalike, vegla pune prej hekuri dhe monedha prej bronxi e argjendi. Në hartën arkeologjke që
shihet në muzeumin e Divjakës janë shënuar si vendgjetje objektesh të lashta, së pari Divjaka e

694 Po aty, fq 63
695 S. Anamali, “Arkeologjia dhe Bujqësia”, Tiranë, 1980, fq 74.
696 Po aty, fq 75
697 Po aty, fq 76
698 Po aty, fq 78
699 Po aty, fq 78

708
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pastaj me radhë Miza, Xëngu, Gërmenji,700 Kryekuqi, Shënkollasi, Bishtçukasi, Hallvaxhiasi e ndonjë
tjetër. Material të pasur arkeologjik përmban edhe një varrezë e madhe e shekujve IV-II p.e.s., në
kodrat e Dushkut të rrethit të Lushnjës.701 Gjetjet arkeologjike të përbëra nga një shumicë e madhe
enësh prej balte të pjekur, të prodhimit vendas dhe të importuar, tok armësh, kryesisht maja
heshtash prej hekuri dhe një përkrenare bronxi e tipit të njohur ilir, dëshmojnë për praninë rreth e
rrotull, në mos të një qendërbanimi të madh e të lulëzuar, të disa fshatrave të lulëzuar, banorët ilirë
të të cilëve kanë pasur një kulturë materiale, një rit varrimi dhe një armatim, që ishte asokohe i
përbashkët për të gjithë Ilirinë.702 Zbulimeve të Dushkut mund t’u shtohen edhe gjetje të tjera që
vijnë nga tërë vargu i kodrave prej Lushnjes deri tek ura e Rrogozhinës.
Një tjetër dëshmi e një prej qytetërimeve më të vjetra në Shqipëri janë rrënojat e qytetit antik të
Apollonisë, të themeluar në vitin 588 p.e.s. në bregun e Adriatikut, në Gylakinë e lashtë.703 Historiani
Hysen Emiri e cilëson atë:”……si tokën ku gjenden visaret më të rëndësishme shkencore dhe lëndore
të Shqipërisë”.704 Kolonët grekë që adhuronin perëndinë e Diellit dhe ndërtuan për nder të saj
tempullin e Apollonit, prej të cilit mori emrin edhe vetë qyteti.”……. për një kohë të shkurtër, ajo u
bë një vend shumë i lulëzuar, gjë që tregon sesa mund të përfitohet prej tokës shqiptare, në rast se
punohet me kujdes e me sistem.705 I rrethuar prej një muri të gjerë e me pyrgje, ngrihej me krenari
ky qytet i madh, me shtëpi të panumërta, me kështjellën e vet madhështore, me faltore artistike, me
teatrin e vet të përmendur e me pallate të bukura. Rreth këtij qyteti ishin ndërtesa monumentale të
larta. Një shtyllë e një faltoreje është ruajtur dhe qëndron deri sot. Jashtë mureve të qytetit ka qenë
një gjimnaz dhe një vend gjimnastike i rrethuar prej shtëpish për stërvitjen trupore të djelmoshave
të qytetit.706 Një faltore gjendej në fshatin e sotëm të Frakulla Pasha, në jug të Pojanit, në një fushë
të vogël, të lagur prej një përroi, të quajtur Niumfeum,707 që përmendet nga shumë shkrimtarë të
kohës së vjetër si vend zanash të mirash, perëndish dhe ku kishte qëndrimin e vet një Orakull, i cili
vizitohej prej popullit për të marrë lajme për të ardhmen e për ti kërkuar këshilla kundrejt nevojave
të jetës.
Shihet pra thotë Dr. Karl Patsh se Apollonia e rrethet e saj, paraqitnin një fytyrë kulturore si qytet e
tjera të përparuara të Greqisë së Vjetër. Ai vazhdon duke theksuar se: “…. të ishin monumentet dhe
gurët, që u gjendën dhe po gjenden në Pojan, nuk kishte për t’u besuar asnjëherë si në këtë fushë
vetmitare e të mbuluar nga këneta dhe moçale ka qenë një jetesë kaq e këndshme, një përparim kaq
i madh dhe një kulturë kaq e lartë sa ka joshur dijetarë, perandorë dhe njerëz të shquar të kohës, për
ta vizituar dhe për të mësuar e studiuar djelmoshat nga Roma, ku edhe Jul Çezari çoi për të bërë
studimet, djalin dhe nipin e vet, perandorin e Romës, Oktavian Augustin, i cili pas gjashtë muajsh,
kur u vra Çezari, u nis që këtej për në Romë ( në vitin 44 të epokës së re).708

700 Në gërmimet e bëra në verën e vitit 1978 në fshatin Gërmenj u gjetën varre që shkojnë nga periudha e
vonë e bronxit deri në mesjetë, nga shekulliIX p.e.s. në shek. XI të e.s.
701S. Anamali,”Arkeologjia dhe Bujqësia”, Tiranë, 1980, fq 79.
702 Po aty
703 Pojani i sotëm ( fshat në rrethin e Fierit)
704 H. Emiri, “Historia e Fierit”, ”Gutenberg”, Kavajë, 2001, fq 16.
705 Po aty, fq 15
706 Po aty
707 Monument kushtuar nimfave, Nimfet kanë qenë perëndeshat e pyjeve, arave dhe ujrave.
708 H. Emiri, “Historia e Fierit”, ”Gutenberg”, Kavajë, 2001, fq 17.

709
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimi:Nevila Çinaj
Aty gjendeshin në fillim të epokës së re e më pas, përveç Universitetit, edhe shumë vende studimesh
të përmendura. Pra kuptohet se Apollonia edhe shpirtërisht ka qenë e përparuar” 709. Ndarja e
Perandorisë Romake në vitin 395 p.e.s., e bëri Apolloninë pjesë të Perandorisë Romake të Lindjes e
për rrjedhojë ajo ra nën ndikimin e influencës bizantine. Për herë të fundit Apollonia përmendet nën
perandorinë e Justinianit dhe qysh prej asaj kohe ajo filloi të humbasë famën e madhe të zhvillimit
dhe lulëzimit për shkak të pushtimeve barbare, veçanërisht të gotëve dhe ostrogotëve.710 Në kohët e
mëvonshme faltorja e vjetër e Apollonisë u zëvendësua me kishën e Shën Marisë. Në kohën e
Andronikut të II-të ajo u rindërtua sipas stilit bizantin dhe vazhdoi të drejtohej prej episkopësh dhe
agumenësh nga mitropolia e Beratit dhe Manastirit.
Në faqet e kodrave në lindje dhe në juglindje të kësaj fushe ngriheshin qyteza dhe qytete ilire,
rrënojat e të cilëve janë gjetur në qytetin e Nikaiës (fshati i sotëm Klos), Bylis, kalanë e Margëlliçit,
Gurët e Zesë, Kalanë e Cfirit, Digën e Krapsit dhe Patosit.

709 Po aty
710 H. Emiri,” Historia e Fierit”, Gutenberg, Kavajë, 2001, fq 21.

710
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bylisi, qyteti më i madh ilir në Ilirinë e Jugut, me pozitë zotëruese në kodrat e Mallakastrës dhe mbi
hapësirën e luginës së Vjosës, është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë,
renditur për nga vlerat monumentale, krahas Apollonisë dhe Butrinit. 711 Ai u themelua, diku para
vitit 350 p.Kr712 dhe pati dy shkëlqime, atë antike dhe bizantine. Për të qenë të interesuar dy
perandorë, Çezari dhe Justiniani në një diferencë kohore 1000 vjeçare. Ai është dëshmitar i një
historie mes Romës dhe Konstandiopojës. Rreth vitit 270 p.Kr bylinët kishin formuar plotësisht
koinonin e tyre, si një bashkësi politike, e cila shtrihej në një sipërfaqe rreth 20 km2 në krahinën e
sotme të Mallakastrës, duke patur si bosht luginën e lumit Gjanicë. 713 Përveç Bylisit dhe qytetit të
vjetër Klos, bënin pjesë në këtë koinon qyteti antik në Gurëzezë, pranë Cakranit, dhe qyteti antik në
Margëlliç, pranë Patosit.714
Sistemi politik i koinonit bylinas përmbante parlamentin, senatin, nëpunësit e shtetit dhe ata
ushtarakë, kryetaksambledhësit, ambasadorët e monedhat, simbolet e të cilave konkuronin
monedhën e Apollonisë.
Roli që luante Bylisi si qendër e rëndësishme ekonomike dhe ushtarake bëri që të zinte vend në
hartën e gjeografit aleksandrian të shek.II m.Kr., Ptolemeut, krahas qyteteve të tjera, si: Dyrahu,
Apollonia, Amantia dhe qendrave të tjera, si: Albanopolisi, Skampini e Aulona.715
Të tjera vendbanime të antikitetit të vonë janë:
Kalaja e Cfirit, e cila ngrihet në kreshtën e një vargu kodrinor, që përbën një ndarje midis luginës së
Gjanicës dhe përrenjve që dalin në fushën e Myzeqesë, e cila luante rolin e një kulle katërkëndëshe
të ndërtuar me blloqe kuadratike, me sipërfaqe të rrafshët, që mbronte rrugën që futej në qafën e
Sinjës.
Qyteza e Belishovës, me karakter ushtarak, përbënte një pikë zotëruese mbi rrugën natyrore që
lidhte në antikitet Apolloninë me Bylisin përmes Gurëzezës, si dhe njërin nga kalimet e mundshme
ndërmjet luginës së Vjosës dhe asaj të Gjanicës.
Diga e Krapsit dhe Patosit, janë ndërtuar në rrjedhën e mesme të lumit Gjanicë, e para midis
fshatrave Lalar dhe Kraps, kurse e dyta në fshatin Patos, te mulliri i Kubesë. Duke u nisur nga teknika
e ndërtimit “opus quadratum”, përdorimi i brezave të drurit, siç rekomandon Vitruvi, ngjashmërite
me urat në Via Egnantia dhe një shembull i ngjashëm në Afrikën e Veriut (diga e gurtë në Kasrinë,
Tunizi), diga e Krapsit mund të thuhet se në shek.II. m. Kr., kurse diga e Patosit në Antikitetin e Vonë.
Ky sistem vaditës ka shërbyer për tokat bujqësore të luginës, si dhe ato të fushës së Myzeqesë.
Politika asimiluese që ndoqi Perandoria Osmane nëpërmjet procesit të islamizimit, rrezikoi të
zhdukte nëpërmjet një vuri vdekjeje të heshtur kulturore, besimin e krishterë të popullsisë së rajonit
Fier dhe të gjithë Shqipërisë. Lidhur me këtë, Patriarkana e Kostandinopojës u perkujdes për ruajtjen
e besimit të krishterë nëpërmjet themelimit dhe ndërtimit në këtë hapësirë të shumë monumenteve
bizantine dhe të krishtera ortodokse. Monumenetet fetare të ndërtuara u përkasin tre periudhave
historike: Paleokristiane (Arpaç Bylis etj); bizantine (në Apoloni, Gllavenicë, etj); pasbizantine (ose
manastire, ose kisha). Ndër të cilat më të rëndësishme janë:
Manastiri “Fjetja e Shën Marisë” në Apolloni i përket periudhës bizantine. Ai është një nga
monumentet më të hershme të shek.XIII. Për ndërtimin e kishës janë përdorur gurë të mëdhenj nga
rrënojat e Apollonisë, ndërsa në pjesën e brendshme janë ruajtur disa copa afreskesh. Në vitin 1960
ky manastir u kthye në muze arkeologjik.
Manastiri “Lindja e Shën Marisë” në Ardenicë është ndërtuar në majë të kodrave të Ardenicës. Ai
ishte një qendër e zhvilluar e arsimit dhe kulturës në Myzeqe. Fillimet e manastirit datojnë në
periudhën bizantine, por formën e tij si manastir e mori përfundimisht në shek.XIV, në periudhën e
Despotatit të Epirit. Afreskët me të cilat është zbukuruar kisha janë vepër e Konstandin dhe Athanas
Zografi, ndërsa ikonostaset janë të pikturuara nga një piktor i njohur, Konstandin Shpataraku.

711 Po aty, fq 5
712 Po aty, fq 7
713Po aty, fq 9
714 Po aty
715Po aty, fq 14-15

711
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Manastiri kishte një bibliotekë të pasur dhe renditej nga manastiret me gjendjen ekonomike më të
mirë, gjë e cila tregon se ajo ishte njëkohesisht edhe vatër e zhvillimit kulturor për trevën e
Myzeqesë.
Manastiri i “Shën Kozmait” në Kolkondas, i cili ndodhet në komunën Libofshë të rrethit të Fierit.
Është ndërtuar në vitet 1813-1814 me iniciativën e ortodoksve të Myzeqesë dhe kontributin e Ali
Pashë Tepelenës, i cili dërgoi një letër drejtuar vllehëve, myzeqarëve etj, duke u kërkuar të ndërtonin
manastirin më të madh të Myzeqesë.
Ndërtimi i manastirit përfundoi në 24 gusht 1815. Kjo ditë u shndërrua në ditë feste dhe panairi, ku
çdo 24 gusht pelegrine ortodokse nga krahina e Myzeqesë i drejtohen kësaj qendre kulti të besimit
ortodoks. Shkolla që funksiononte atje ishte ndërtuar më herët, por në vitin 1870 ajo ishte e përzier
dhe kishte si qëllim formimin e mësuesve ose priftërinjve. Kjo shkollë i shërbeu arsimit kombëtar për
më tepër se 80-vjet. Kështu, Ali Pasha urdhëroi që Kolkondasi të bëhej qendra e drejtimit fetar nga
ana e peshkopit, duke përfshirë zona si Berati, Vjosa etj. Manastiri i Kolkondasit ruan kodikun e tij
me kontratat e fejesave që prej viti 1819 deri në 1843. Të tjerë manastire të ndërtuar në Myzeqe
janë Manastiri i Shën Trifonit në fshatin Sheqishtë në rrethin e Fierit, i Shën Kollit në afërsi të
bashkisë Divjakë në rrethin e Lushnjes, Shën Theodhorit (1801) në Kadipashaj në rrethin e Lushnjes
dhe katedralja e Shën Gjergjit në Fier.
Në periudhën nga gjysma e dytë e shek. XVIII dhe fillim shek. XIX u ndërtuan dhe një sërë kishash
pasbizantine, si kisha e Shën Nikollës në Vanaj 1795, Shën Marisë në Bishqethëm 1798, Shën Gjergji
në Strumë 1801, Shën Apostujt Pjetër dhe Pavël në Zhym 1811, Shën Nikolla i Krutjes 1811.
Përveç funksionit fetar, këto monumente shërbejnë si modele të zhvillimit te artit dhe kulturës,
veçanërisht pikturës që pasqyrohet në afresket, ikonat e lëvizshme dhe ikonostaset. Një pjesë e tyre
mbajnë vulën e krijmtarisë artistike të Çetirëve 716.
Konkluzione dhe rekomandime

Oferta primare në rajonin e Fierit tregon se është e pasur me atribute të shumëllojshme e të


larmishme si në aspektin e pasurive natyrore ashtu dhe në atë kulturore, duke plotësuar në këtë
mënyrë parakushtin kryesor për zhvillimin e turizmit, atë të potencialtit turistik primar. Lidhur me
këtë, dega e turizmit ka filluar të vlerësohet si shpresë për zhvillimin e rajonit ndërkohë që ritmet e
zhvillimit të ndërtimtarisë kanë ardhur në rënie. Vitet e fundit, të ardhurat nga turizmi për vitin 2013
krahasuar me viti 2011 janë rritur me 22-25%, sipas drejtuesit të komunës Seman. Sipas të dhënave
të kësaj komune, në sezonin maj-shtator 2012 numri i pushuesve ditorë në plazhin e Semanit
varionte 20 000-30 000 pushues madje në fundjavë numri i tyre arrinte deri në 50 000-60 000
pushues. Në kushtet aktuale të zhvillimit ekonomik në vend, duke pasur parasysh krizën ekonomike,
turizmi në plazhin e Semanit vlerësohet nga banorët e rajonit si turizëm “i të varfërve”, kur krahason
se vite më parë po këta banorë drejtoheshin për turizëm bregdetar drejt brigjeve të gjirit të Vlorës.
Pavarësisht nga shumëllojshmëria e aseteve turistike, në kuadrin e politikës rajonale, zhvillimi i
turizmit nuk është mbështetur me investime në infrastrukturë rrugore, veçanërisht të rrugëve që të
çojnë drejt qendrave arkeologjike si, Bylis, Apolloni apo rruga Fier-Plazhi i Semanit, e cila edhe pse
varet prej Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, është rikonstruktuar prej komunës Seman. Krahas
kësaj investimet nga subjekte private, apo investirorë të huaj që kanë shfaqur interes, janë frenuar
për shkak të problemeve të pronësisë së tokave në bregdet, çka i ka kushtëzuar komunat në dhënien
për shfrytëzim të hapësirave buzëdetare vetëm me qira, duke ndikuar që edhe ato pak investime të
mbeten në nivel primitiv. Pengesë për zhvillimin e turizmit, drejtuesit e Bashkisë Fier, shikojnë
mungesën e vizionit në nivel qarku për këtë degë të ekonomisë.

716 Çetirëtishin familje piktorësh auto didaktë popullorë nga Grabova. Në veprat e tyre spikat ndikimi
traditës së
pikturës byzantine dhe kultura populore vendase.

712
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

BIBLIOGRAFIA

Ceka, N., Muçaj, S., Bylisi: historia dhe momunentet, Tiranë, 2004.
Ceka, N., Apollonia: historia dhe momunentet, Tiranë, 2005.
Dimo, Ll., Evolucioni i deltës së Semanit dhe ndikimi i saj në ndryshimin e vijës
bregdetare.Ëorkshop:”Kontributi i gjeologjisë dhe proçeseve gjeologjike të zonës bregdetare
shqiptare për një planifikim dhe administrim efektiv të kësaj zone”, Tiranë, 1995.
Dimo, Ll., “Gjeologjia aktuale dhe mjedisi”, Konferenca e parë e gjeologjisë civile dhe mjedisit,
Tiranë, 1995.
Doka, Dh., Draçi, B., Gjeografia e turizmit, Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë, 2002.
Doka, Dh., Zhvillime socio-ekonomike dhe rajonale të Shqipërisë pas vitit 1990, Vëll 24, Potsdam,
2005.
Doka, Dh., Sfida e zhvillimeve rajonale në Shqipëri dhe eksperienca gjermane, “Pabarazitë në
zhvillimin rajonal në Shqipëri. Faktorët, Pasojat, Tendencat, Tiranë, maj 2012.
Emiri, H., Historia e Fierit (Apolloni-Fiera-Antintania), Kavajë, 2001.
Faverol, Zh. K., Historia më e vjetër e Shqipërisë, Tiranë, 2011.
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë (Qendra e studimeve
Gjeografike), Vëll I, Tiranë, 1991.
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë (Qendra e studimeve
Gjeografike), Vëll II, Tiranë, 1991.
Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë (Instituti i Historisë dhe
Gjuhësisë), Tiranë, 1965.
Koçi, L., 80 vjet gërmime në Apolloni, Revista Myzeqeja Nr 3, Tiranë, 2005.
Nika, K., Divjaka një fshat i lashtë, Tiranë, 1995.
Prashniker, K., Myzeqeja dhe Mallakastra, Tiranë, 1920.
Ruspi, G., “Zhvillimi social-ekonomik i komunës së Topojës (Fier)”, Studime Gjeografike Nr. 13,
Tiranë, 2000.
Xhufi, P., Nga paleologët te Muzakajt, Tiranë, 2009.
Strategjia e zhvillimit të qytetit të Fierit, Co-Plan, Gent grafik, 2006.
Strategjia e zhvillimit rajonal të qarkut Fier, PNUD, 2005.
Strategjia e Turizmit më plan veprimi, Komiteti i Turizmit Fier, Bashkia Fier.
Progetto.AM.JO.ËE.L.S:Udhëzues për zonat e lagura bregdetare të Shqipërisë. Provinca di Bari.
Maggio. 2008
Qirjazi, P.Sala, S., Monumentet e natyrës së Shqipërisë (Ministria e Mjedisit, Pyjeve, dhe
Administrimt të ujrave). Ideart. Tiranë. 2006
N.Komini, P. Myzeqeja dhe lumenjtë Seman, Vjosë e Shkumbin. Lasalle, ON. Canada. Prill 2014.
Muzeu historic Fier. Kujtime për folklorin gojor. Fier. 1980

713
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Olda Çiço, Iris Çiço - Strehimi kulturor dhe përdorimi i gjuhës në sjelljen bashkëpunuese në grup,
një aplikim i dimensioneve kulturore të hofstede-s

MBA. Olda Çiço


Sh.L.U.P. “Universiteti Metropolitan Tirana”,
Rr."Sotir Kolea" & "Budi", Qyteti Studenti, Tiranë, oldacico@gmail.com

Msc. Iris Çiço


Dorcas Albania, Dorcas Relief and Development,
L.10, Blloli i ri i Sportit, Korçë, iriscico@gmail.com

Abstrakt

Strehimi kulturor, duke jetuar në një kulturë tjetër për një kohë, mund të ketë ndikime që zgjasin
gjatë, por pjesërisht janë të përgjumura në sjellje. Gjithashtu, përdorimi i një gjuhe të huaj është një
armë, e cila shkakton sjellje që aktivizohen nga ky përdorim dhe një gjuhë e huaj pritet të jetë një
armë veçanërisht e fortë për ata që kanë jetuar në një vend ku flitet kjo gjuhë. Është shqyrtuar kjo
logjikë në një eksperiment të dilemës së të burgosurit, e cila fokusohet në sjelljen konkurruese
kundrejt asaj bashkëpunuese në grup, ku u gjet se ekspozimi i mëparshëm ndaj një kulture
anglofone me vlera më të larta të përshtatjes mashkullore, orientimit ndaj performancës dhe
këmbënguljes ndikon negativisht në sjelljen e bashkëpunimit në lojën e dilemës të të burgosurit kur
kjo lojë luhet në anglisht. Megjithatë, ajo që nuk është studiuar më parë është shkalla në të cilën
zbatimi i normave dhe vlerave kulturore mund të ndikohen nga ekspozimi ndaj kulturave të tjera,
ose mund të jetë shkaktuar nga variablat rrethanorë të tilla si gjuha. Efekti i fundit quhet armatim.
Dominimi i vendeve anglofone në ekonominë botërore do të thotë se të anketuarit edhe mono-
kulturorët janë të ekspozuar ndaj vlerave anglofone në një farë mase. Edhe pse hulumtimet e
mëparshme kanë vendosur vetëm atë gjuhë për përgjigjet në pyetësorët, sugjerohet se ajo
gjithashtu mund të ndikojë në zgjedhjen aktuale mes bashkëpunimit dhe konkurrencës. Ekspozimi
ndaj një kulture anglofone nga ata që jetojnë në një vend anglofon për tre muaj ose më shumë ka
një ndikim të rëndësishëm negativ në sjelljen bashkëpunuese, edhe pse efekti nuk është shumë i
fortë. Me përdorimin në rritje të gjuhës angleze si franca lingua, këto rezultate paraprake sugjerojnë
se globalizimi anglofon i dominuar mund të ketë edhe pasoja me ndikim të gjerë për biznesin dhe
marketingun ndërkombëtar.

Keywords: Gjuhë, Strehim kulturor, Sjellje konkurruese dhe bashkëpunuese, Dilema e të Burgosurit

714
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Hyrje

Në epokën e tanishme të globalizimit, ndikimi i ekspozimit ndaj kulturës anglofone dhe përdorimi i
Anglishtes është një çështje e rëndësishme që shkakton debate të nxehta anembanë globit (
Pennycook 1994, dhe Tsuda 2002, Për një shqyrtim kritik për hegjemoninë e anglishtes). Kjo nuk
është e vërtetë vetëm në sektorin publik, ku qytetarët dhe politikëbërësit argumentojnë në favor
apo kundër globalizimit për një shumicë arsyesh (Cavanagh / Mander 2004, Friedman 2005, Klein
2000; Legrain 2002), por edhe në sektorin privat dhe arenën e ndërmarrjeve moderne (Feely /
Harzing 2003; Fredriksson/Barner-Rasmussen- / Piekkari 2006; Janssens / Lambert / 2004 Steyaert;
Luo / 2006 Shenkar). Në fund të fundit, shumë organizata janë të ekspozuara ndaj ndikimeve të
ngjashme, të cilat veprojnë gjithnjë e më shumë në një botë të biznesit që dominohet nga praktikat e
menaxhimit anglofon dhe përdorimi i gjuhës angleze (Marschan-Piekkari/Welch 1999; Pudelko /
Harzing 2007; Smith / Meiksins 1995; Usunier 1998). Për shembull, vetëm në vitin 2006, Shell-i
Hollandez u shndërrua në një vartës britanik, me miratimin e Anglishtes si lingua franca e
kompanisë. Ne jemi vetëm në fillimet e shqyrtimit të ndikimit të mundshëm të ndikimeve të tilla
kulturore dhe praktikave të gjuhës. Në këtë studim, është hetuar ndikimi i të dy faktorëve: ekspozimi
ndaj kulturës anglofone dhe përdorimi i gjuhës angleze në nivelin e konkurrencës kundrejt sjelljes
bashkëpunuese në grup.
Një kërkim për një thelluar kuptimin e origjinës të sjelljes konkurruese kundrejt bashkëpunimit në
grup ka qenë prej kohësh një çështje kyçe në menaxhim, ekonomi dhe shkenca shoqërore. Një linjë e
rëndësishme e hulumtimit shqyrton këtë çështje eksperimentalisht në ekonomi, administrimin dhe
psikologji (për kontributet e hershme, Dawes 1980; Pruitt / Kimmel 1977; Rapoport / Guyer / Gordon
1976). Në këtë traditë hulumtimi, lojra sociale, të tilla si dilema e të burgosurit, janë hulumtuar
gjerësisht për të studiuar ngjarje të mëparshme të sjelljes konkurruese kundrejt asaj bashkëpunuese
në grup (Raiffa 1982). Duke qenë i thjeshtë dhe i fuqishëm, versioni me dy lojtarë ka provuar të jetë
veçanërisht popullor (Cox / Lobel / McLeod 1991; Pruitt / Kimmel 1977).

2. Forma e studimit

Në studim, ndiqen gjurmët e kësaj tradite duke përdorur dy lojtarë për këtë lojë. Këtu, mjafton të
kujtojmë se dilema qëndron në tensionin midis racionalitetit individual dhe atij kolektiv. Nga njëra
anë, rezultatin më të mirë të mundshëm për rezultatet e dy lojtarëve, e marrim kur njëri lojtar nuk
ka kërkuar të maksimizojë interesin e tij personal. Nga ana tjetër , megjithatë, duhet marrë parasysh
çfarë ka bërë homologu, sepse një lojtar mundet të rritë gjithmonë fitimin e tij apo të saj
afatshkurtër, duke ndikuar keq në mënyrë të njëanshme. Bashkëpunimi në përgjithësi prishet dhe
konkurrenca fillon. Rezultati përfundimtar është se, kur një nga lojtarët nuk mund t'i rezistojë
tundimit për të menduar vetëm për vehte, të dyja palët të përfundojnë keq. Është ky tension i
vazhdueshëm që sjell fitim afatgjatë nga bashkëpunimi kundrejt stimujve afat-shkurtër për të
konkurruar që e bën lojën të tillë: një simulim real të botës dhe për këtë arsye, shumë interesante
për t’u studiuar (Rasmusen 1990; Boone / De Brabander / van Witteloostuijn 1999a).
Eksperimentet në të kaluarën kanë studiuar ndikimin e të dy sjelljeve të situatës (p.sh. të
aktorëve të tjerë) dhe përcaktuesit e tjerë (p.sh. karakteristikat personalitetit apo sfondi kulturor) i
bashkëpunimit. Për shembull, sjellja bashkëpunuese është treguar të jetë e lidhur me personalitetin
e karakteristikave të tilla si vendi gjeometrik i kontrollit (Lester 1992; Boone / De Brabander / van
Witteloostuijn 1999b), karakteristikat demografike të tilla si gjinia (Cook / 1985 Sloane;
Frank/Gilovich/- Regan 1993; Mason / Phillips / Clifford 1991), dhe sjellja bashkëpunuese kundrejt
asaj konkurruese të aktorëve të tjerë në raundet e mëparshme të lojës (Cox / Lobel / McLeod 1991).
Disa studime kanë edhe hetuar ndikimin e sfondit etnik kulturor në sjellje nbashkëpunuese (Cook
dhe Chi 1984; Cox / Lobel / McLeod 1991), dhe gjeti se anglo-amerikanët janë më të orientuar nga
konkurrenca se amerikano-afrikanët dhe aziatikët. Cox (1991) tregon se të dy hulumtimet e
mëparshme dhe studimi i tyre kanë vendosur që norma Angleze për ndeshjen në dilemën e të
burgosurit është bërë për të zgjedhur përgjigje konkurruese.

715
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Megjithatë, ajo që nuk është studiuar më parë është shkalla në të cilën zbatimi i normave dhe
vlerave kulturore mund të ndikohen nga ekspozimi ndaj kulturave të tjera, ose mund të jetë
shkaktuar nga variablat rrethanorë të tilla si gjuha. Efekti i fundit quhet armatim. Literatura e
psikologjisë sociale ka identifikuar këtë si një nga zonat më të mira të kërkimit ndër-kulturor
(Oyserman / Coon / Kemmelmeier 2002). Në këtë studim, shqyrtohet ndikimi i ekspozimit ndaj
kulturës anglofone si dhe ndikimin e një variabli kyç - gjuhës angleze - në ekranin e marrëdhënies
konkurrenciale kundrejt bashkëpunimit në sjelljen e atyre që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare
nga të tjerë që kanë më shumë se një kulturë anglofone. Edhe pse ndikimi i armatimit me gjuhën
angleze është studiuar më parë (Bond / Yang 1982; Kemmelmeier / Cheng 2004; Ralston / Cunniff /
Gustafson 1995; Trafimow / Silverman / Fan / ligji 1997), këto studime janë kufizuar në drejtim të
vendeve apo gjuhëve të përfshira (Hong Kong / kineze në të katër raste) dhe fokusi i tyre në
qëndrimet kultorore në vend të sjelljeve. Ky studim shtohet në literaturë, duke u përqendruar në
ndikimin e ekspozimit kundrejt kulturës anglofone të një vendi europian si Holanda, më tepër se një
vend i Azisë dhe ndikimin e anglishtes si mjet gjuhe mbi sjelljet aktuale në vend të qëndrimeve. Është
supozuar se një ekspozim më i madh kundrejt kulturës anglofone (për atë që jeton në një vend
anglofon për tre muaj ose më shumë) dhe përdorimi i Anglishtes do të ndikojnë negativisht në
sjelljen bashkëpunuese në grup, pasi të dyja priren të shkaktojnë një mendim më konkurrues. Për
më tepër, supozohet se ndikimi i fundit do të jetë më i fortë, nëse ky lojtar ka qenë i ekspozuar ndaj
kulturës anglofone (duke jetuar në një vend anglofon për tre muaj ose më shumë), duke lënë të
kuptohet se ai / ajo ka brendësuar normat dhe vlerat.
Ky kërkim merret me çështjet themelore të natyrës njerëzore që nuk janë studiuar më parë. Prandaj,
është vendosur të përdoret një metodë eksperimentale kërkimore, duke eksploruar marrëdhëniet
themelore në një kontekst artificial me nxënësit, duke luajtur një lojë (Bello / Kwok / Radebaugh /
Tung / Witteloostuijn van 2009). Duke pasur parasysh këtë zgjedhje, janë marrë tre vendime të
rëndësishme.. Në traditën e gjatë të hulumtimit eksperimental për sjelljen konkurruese kundrejt
bashkëpunimit në grup, loja e dilemës të të burgosurit ka qënë e përshtatshme (Boone / De
Brabander / Witteloostuijn van 1999a). Por, ky studim është fokusuar në dy gjuhë dhe në lidhjen e
tyre kulturore dhe sistemet e biznesit: holandisht dhe anglisht. Sistemi është i bazuar në
bashkëpunim në Holandë, ndërsa kultura anglo-amerikane dhe sistemi i biznesit aty përqëndrohet
tek konkurrenca si bazë (Bachmann / van Witteloostuijn 2009). Janë matur gjithashtu një numër i
kufizuar i variablave të kontrollit që janë të njohur mirë për të ndikuar në sjelljen konkurruese dhe
bashkëpunuese. Veçanërisht, në kontrollin për gjininë, moshën, përkatësinë fetare, qëndrën e
kontrollit dhe dinamikën e lojës, si dhe kufizimet e nënkuptuara nga ana e tyre. Për të vërtetuar
hipotezat, janë shqyrtuar dallimet kulturore mes Holandës dhe vendeve anglofone, strehimin
kulturor dhe gjuhësor. Në studim, parametrat kryesorë kulturore janë fikse: të gjithë pjesëmarrësit
janë holandezë dhe të gjitha lojërat janë luajtur në holandisht ose anglisht. Pra, për të filluar, kemi
nevojë për të argumentuar atë që pritet në dallimet në të dy kulturat. Është edhe një listë me disa
argumente kryesore që mjafton për të nxjerrë në pah dallimet e pritshme si të stilit konkurrues,
ashtu edhe të bashkëpunimit. Së pari, janë nxjerrë në pah tre argument të kulturës kombëtare dhe
biznesit që besohen të rëndësishme për të shpjeguar sjelljen e konkurrencës kundrejt bashkëpunimit
midis vendeve. Së dyti, argumentohet se Holanda është e ndryshme në këtë drejtim nga bota
Anglosaksone. Së treti, u shtua roli i gjuhës.
Një shqetësim për kulturën kombëtare u ngrit në literaturën e menaxhimit në 1960 (Farmer dhe
Richman 1965, Oberg 1963; Webber 1969), por mesazhi që administrata të mund të jetë e varur nga
kultura mbeti revolucionar gjatë viteve 1970 dhe 1980 (Brossard / Maurice 1976; Hofstede 1980,
1983 Laurent; tayeb 1988). Që atëherë, megjithatë, roli i kulturës është mirëkrijuar, sidomos në
literaturën e menaxhimit ndërkombëtar. Pas studimit historik të Hofstede's (1980), një varg
studimesh të tjera janë kryer që u përpoqën të klasifikojnë kulturat bazuar në një sërë dimensionesh
kulturore (p.sh. House / Hanges / Javidan / Dorfman / 2004 Gupta; Lane / Distefano / 1997
Mazneskvi, Schwartz 1999; Trompenaars 1993). Megjithatë, jo të gjitha këto studime i përfshijnë
dimensionet kulturore që priten të jenë të lidhura me sjelljen bashkëpunues kundrejt asaj

716
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

konkurruese dhe jo të gjitha dimensionet janë të ndryshme në të gjitha vendet. Më konkretisht,


argumentohet se maskuliniteti i Hofstede-s kundrejt dimensionit feminilitet dhe dimensioni i
performancës orientuese dhe këmbëngulëse janë vlerat kulturore të cilat janë më afër
konkurrencës.
Një argument i parë ka të bëjë me maskulinitetin e Hofstede-s. Gjatë analizimit të të dhënave të
punës tek IBM mbi qëllimin dhe rëndësinë e punës, Hofstede (1980, f. 284) gjeti dallime të
rëndësishme gjinore. Burrat ishin prirur për të shprehur preferencat për këmbëngulje (p.sh. "fitimet
e larta" dhe "ngritja në punë të nivelit të lartë "), ndërsa gratë priren të shfaqin preferencat për
aspektet ndërpersonale të punës (p.sh. "duke punuar me njerëz të cilët bashkëpunojnë mirë me
njëri-tjetrin" dhe "të paturit e një marrëdhënie të mirë pune me menaxherin"). Ky faktor u quajt
faktori ego-social. Doli se vendet në studimin e tij ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme në këtë
faktor, i cila u quajt më pas maskulinitet. Fokusi i vendit tek prirja mashkullore për të fituar shumë
dhe për t’u ngritur në karrierë, krijon një nxitje të qartë për sjelljen konkurruese, ndërsa në qendër
të vendeve me prirje femërore punohet së bashku dhe marrëdhënia shoqërore vjen me një
preferencë të qartë për sjelljen bashkëpunuese. Megjithatë, libri (1998) i Hofstede-s “Dimensioni
Tabu i Kulturave Kombëtare” tregon qartë se ky dimension është akoma i pahulumtuar plotësisht,
por ka potencial të konsiderueshëm shpjegues në studimet ndërkulturore.
Një argument i dytë përfshin dy dimensione kulturore në House, Hanges, Javidan, Dorfman dhe
Gupta (2004) që përmbajnë disa lidhje me dimensionin maskulinitet / feminilitet të Hofstede-s:
orientimi ndaj performancës dhe këmbënguljes. Orientimi nga Performanca pasqyron "shkallën në
të cilën një komunitet inkurajon edhe shpërblime risi, standarde të larta dhe përmirësim të
performancës", (House / Hanges / Javidan / Dorfman / Gupta 2004, f. 239). Rezultatet me më
shumë njerëz tregojnë se vlerësimi, konkurrenca këmbëngulëse dhe materializmi krijojnë një nxitje
të qartë për konkurrencë. Një nivel i ulët i orientimit të performancës është i lidhur me theksimin e
besnikërisë dhe vlerësimin e marrëdhënieve dhe harmonisë, që nënkupton një preferencë të qartë
për bashkëpunim. Këmbëngulësi pasqyron "besimet në se njerëzit duhet të jenë të inkurajuar që të
jenë të sigurt, agresivë, të vështirë ose joasertivë, agresivë dhe me marrëdhënie të tendosura sociale
"(House / Hanges / Javidan / Dorfman / Gupta 2004, f. 395). Shoqëritë që kanë pikë më të larta janë
për vlerën e konkurrencës këmbëngulëse, ndërsa shoqëritë me rezultat më të ulët këmbëngulin në
bashkëpunimin favorizues (House / Hanges / Javidan / Dorfman / Gupta 2004, f. 405).
Paralelisht me zhvillimin e studimeve të menaxhimit ndërkulturor, të cilat janë të bazuara kryesisht
në psikologjinë ndërkulturore, sistemet e biznesit dhe të literaturës krahasuese të kapitalizmit,
bazuar kryesisht në ekonomi politike dhe sociologji, kanë zhvilluar përshkrime të sofistikuara të
ndryshme dhe reciprokisht kanë elementë përforcues të sistemeve kombëtare të biznesit (shih p.sh.
Whitley, 1999; / Hall Soskice, 2001; Jackson / Deeg, 2008). Një dallim i rëndësishëm për këtë studim
është mes koordinimit të Rheinland dhe sistemeve liberale anglo-amerikane të biznesit. I pari
bazohet në bashkëpunimin, i dyti në konkurrencën (Bachmann / van Witteloostuijn 2009).

3. Dallimet Kulturore dhe Strehimi Kulturor

Tani që u identifikuan një numër i dimensioneve të sistemit kulturor dhe biznesit që


mund të ndikojnë në sjelljet konkurruese kundrejt atyre bashkëpunuese, hapi tjetër është për të
vlerësuar masën në të cilën Holanda, ndryshon nga anglofonët në këtë drejtim. Nga këtu,
argumentohet se ekspozimi ndaj një kulture anglofone mund të ndikojë dikë me një sfond holandez
në vendosjen e një dilemë sociale, i cili i referohet çështjes së shtypjes nga një kulturë tjetër.
Holanda zë një pozitë unike në Europën Perëndimore. Ashtu siç sugjeron pozita gjeografike e saj, ajo
është në udhëkryq të anglofonëve, gjermanikëve dhe ndikimeve nordike. Përsa i përket
dimensioneve të Hofstede-s, ajo ka një nivel relativisht të ulët të energjisë në distancë me të gjithë
këto zona kulturore. Ajo ka një nivel shumë të lartë të individualizmit të përbashkët me anglofoët.
Niveli i saj i mesëm i shmangies së pasigurisë vë atë në mes të tendencës Gjermanike dhe grupimeve
anglofone, ndërsa niveli i saj jashtëzakonisht i ulët i maskulinitetit e afron me vendet nordike. Dallimi

717
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

më i rëndësishëm mes Holandës dhe grumbullit anglofon mund të gjendet qartë në dimensionin
maskuliniteti / feminitet. Vunderink dhe Hofstede (1998) përsëritën këto rezultate me një audiencë
studentësh në "Shock feminitet" në lidhje me shkëmbimin e studentëve të SHBA në Holandë. Në
fakt, rezultatet për maskulinitet / feminilitet janë praktikisht identike me rezultatet e IBM, me
studentët amerikanë, duke shënuar më shumë maskulinitet se studentët holandezë meshkuj. Ata
tregojnë se studentët e ardhur nga SHBA shohin të ardhurat si vlerë, avancimin dhe përfitimet, duke
i shërbyer vendit të tyre dhe sigurisë së punësimit relativisht më shumë se studentët holandezë, që
tentuan të vlerësojnë lirinë në punë, duke u konsultuar nga shefi i tyre dhe mundësitë e trajnimit, si
dhe duke ndihmuar të tjerët dhe që kontribuojnë në suksesin e kompanisë së tyre. Intervistat e të
dhënave cilësore konfirmuan këto dallime. Hofstede tregon se një nga arsyet pse ka bashkëpunim
midis organizatave Holandeze dhe angleze (për shembull Shell dhe Unilever) është që kulturat e tyre
kombëtare janë të përputhura mirë, ndërsa dallimet e mbetura për maskulinitet / feminilitet mund
të shihen si plotësuese. Bashkëpunimi holandez - anglez krahasohet me një martesë të lumtur mes
plotësuesve jo shumë të ndryshëm (Hofstede 2001, f. 447). Në studimin e House, Hanges, Javidan,
Dorfman dhe Gupta (2004), Holanda është një nga vendet me rezultat më të ulët kundrejt orientimit
të performancës dhe këmbënguljes. Përveç kësaj, në një studim të hollësishëm të Holandës në
traditën e sistemeve të biznesit, van Iterson (2001) e karakterizon organizatën holandeze nga tre C-
të: konsultime, konsensus dhe kompromis. Të tre këto karakteristika janë më të favorshme për
bashkëpunim se sa për konkurrencë dhe të kombinuara në mënyrë të qartë e bëjnë Holandën më
bashkëpunuese. Në përfundim, Holanda në mënyrë të qartë ndryshon thelbësisht nga vendet
anglofone në dimensione që priten të jenë të lidhura me sjelljen konkurruese kundrejt asaj
bashkëpunuese. Megjithatë, në ndryshim nga studimet e mëparshme, interesi nuk është në ndikimin
e ndryshimeve kulturore mbi sjelljen e konkurrencës kundrejt bashkëpunimit. Studimi heton në çfarë
mase më shumë vlerat konkurruese janë asimiluar nga nxënësit në holandisht nëpërmjet ekspozimit
aktiv ndaj një kulturë anglofone. Ekzistenca e asimilimit kulturor ose në kulturën e ekspozimit të
dytë, dmth brendësimi i disa prej kulturave të reja të normave dhe vlerave, është i themeluar në
literaturën e psikologjisë ndër-kulturore (Tadmor / Tetlock 2006). Megjithatë, është shqyrtuar masa
në të cilën strehimi kulturor, si rezultat i jetesës në një vend të huaj ende ka një ndikim të madh në
sjelljen pas kthimit në shtëpi.

4. Armatimi me gjuhën

Ekspozimi aktual ndaj një kulture të huaj (nëpërmjet jetesës në vendin në fjalë) mund të pritet të
krijojë mundësinë më të lartë të asimilimit të normave të ndryshme kulturore dhe vlerave.
Megjithatë, thjesht duke përdorur gjuhën e kulturës në fjalë mund të shkaktohet edhe që individët
të akomodojnë mendimet dhe sjelljet e tyre me normat dhe vlerat kulturore të lidhur me atë gjuhë.
Yang dhe Bond (1980) sugjerojnë se kur mësohet një gjuhë e dytë, individët mund të ndikohen
vetvetiu nga kultura e asaj gjuhe. Ata fitojnë disa qëndrime dhe vlerat kulturore të lidhura me atë
gjuhë, një proces ky i quajtur strehim kulturor. Përkohësisht përqëndrohet vëmendja e
pjesëmarrësve për vlera të ndryshme kulturore (Oyserman / Coon / Kemmelmeier 2002). Literatura
argumenton se armatimi me gjuhën bëhet më shpesh përmes ikonave kulturore (p.sh. flamuri
kombëtar, yjet e filmit dhe heronjtë e kartonave, Hong/Benet-Martinez/- Chiu / Morris 2003).
Megjithatë, disa studime kanë gjetur se gjuha mund të shërbejë si një situatë sugjeruese për
individët dykulturorë (Bond / Yang, 1982; Kemmelmeier / Cheng 2004; Ralston / Cunniff / Gustafson
1995; Trafimow / Silverman / Fan / ligji 1997). Harzing, Maznevski (2002) kanë treguar se, edhe për
të anketuarit monokulturorë, fakti i thjeshtë se një pyetësor ishte ofruar në anglisht udhëhoqi ata
për të dhënë përgjigjet që ishin më afër kontrollit në gjuhën angleze, se sa kur ata u përgjigjën ndaj
pyetësorit të njëjtë në gjuhën e tyre amtare. Dominimi i vendeve anglofone në ekonominë botërore
do të thotë se të anketuarit edhe mono-kulturorët janë të ekspozuar ndaj vlerave anglofone në një
farë mase. Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë vendosur vetëm atë gjuhë për përgjigjet në
pyetësorët (qëndrimet), sugjerohet se ajo gjithashtu mund të ndikojë në zgjedhjen aktuale mes
bashkëpunimit dhe konkurrencës.

718
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5. Përdorimi i gjuhës përforcon Strehimin Kulturor

Edhe pse gjuha mund të ndikojë në përgjigjet dhe sjelljet për të monokulturorët dhe të anketuarit
bikulturorë, pritet që efekti i saj të jetë i fortë për të anketuarit. Studentët holandezë që kanë jetuar
në një vend anglofon për një periudhë të caktuar kohe, do të kenë efekte më të forta se studentët
holandezë pa këtë ekspozim aktiv ndaj kulturës anglofone. Ky është shkaku që gjuha angleze vepron
si një shkas më tej për aktivizimin e shenjave nga ata që kanë jetuar në një kulturë ku kjo gjuhë është
folur.

5.1 Metodologjia / Mostra dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave

Studentët e vitit të parë nga tre nivele të ndryshme universitare në një nga "katërmbëdhjetë
universitetet morën pjesë në eksperiment, në shtator 2005: në një program Bachelor "Ekonomia
dhe Menaxhimi” dhe dy programe në gjuhën angleze Bachelor: Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar,
dhe Biznes dhe Menaxhim Ndërkombëtar. Çdo shkallë përfshinte studentët e huaj. Ky grup ishte
ndarë në dy: një grup eksperimental të cilët do të ekspozohen me kushte eksperimentale - në gjuhën
angleze - dhe grupin e kontrollit që do të adresohet në gjuhën e tij amtare. Në fakt, për të caktuar
studentët rastësisht në të gjithë grupet gjuhësore, u përdor alfabeti: gjysma e parë e alfabetit u
vendos në grupin e gjuhës amtare dhe gjysma e dytë në grup në gjuhën angleze. Sudentët u
shpërndanë në mënyrë të barabartë në grupe gjuhësore. Studentët nuk ishin të informuar për
qëllimin e studimit, por atyre iu tha se qëllimi ishte të rritej niveli i të kuptuarit të sjelljes në një
mjedis bazuar në lojën teorike. Rregullat e rreptë të fshehtësisë u zbatuan në lidhje me
informacionin e dhënë në pyetësor. Së fundi, tre çmime u ofruan si mënyra nxitjeje: në fund të lojës
do të merrnin 100, 50 dhe 25 euro, respektivisht.

Materiali bazë për eksperimentin përbëhej nga dy dokumente: I pari përfshinte pesë dilema të të
burgosurve siç përshkruhet në Boone, De Brabander dhe Witteloostuijn van (1999a); I dyti ishte një
pyetësor me pyetje në lidhje me aspektet demografike, background-in, jetën e tyre studimore,
sjelljen dhe opinionet mbi çështje të tilla si punët dhe orientimi ndërkombëtar. Përveç kësaj, pyetje
u bënë në lidhje me përvojën ndërkombëtare dhe gjuhën angleze si aftësi. Versioni origjinal në
Anglisht i të dy dokumenteve u përkthye në Holandisht. Më pas, u ripërkthye dhe u verifikua nga ata
që e kanë anglishten gjuhë amtare. Monedha u përshtat gjithashtu.
Për grupin që shprehej në Hollandisht, u përdor euro, ndërsa udhëzimet në gjuhën angleze u
shprehën në dollarë. Loja u përsërit pas marrjes së informacionit se homologu fiktiv kishte luajtur
dymbëdhjetë çmimet e larta në një rresht (pra çmimet e çdo muaji të vitit). Ka një ndryshim
thelbësor: çdo student ka luajtur ballë për ballë kundër një studenti tjetër, një raund pas tjetrit.
Vendosja në dhomë ishte e tillë që distanca mes lojtarëve të ishte mjaft e madhe për të shmangur
komunikimin verbal. Komunikimi verbal nuk lejohej dhe nuk ka pasur pushim mes lojrave të
ndryshme. Në lojërat përsëritëse, zgjedhjet e çmimeve u shkëmbyen me copa të vogla letre.

5.2 Masa të tjera

Ndryshoret e pavarura u shënuan me vlerën 1 (për ata që u futën në grupin e anglishtes dhe që
kishin jetuar në një vend anglofon për më shumë se tre muaj) ose me vlerën 0 (për ata që u futën në
grupin e holandishtes dhe që nuk kishin jetuar në një vend anglofon për më shumë se tre muaj).
Studentët holandezë kishin jetuar në katër vende të ndryshme anglofone: Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Kanada. Megjithatë, pothuajse dy të tretat e
studentëve holandezë me eksperiencë në një vend anglofon kishin jetuar në SHBA. U përdor
periudha tremujore, sespse besohet se një qëndrim i zgjatur i tillë ishte i nevojshëm që përvoja e
kulturës lokale t’i bëjë të ndjehen si me “pushime”. Nuk u ndërtuan nën-grupe. Në mënyrë që të
izolohej efekti i ekspozimit ndaj kulturës dhe gjuhës angleze, u përfshinë një gamë e gjerë e
variablave demografike të kontrollit dhe loja-specifike e studimit. Dëshmitë zbuluan se një grup prej
pesë variablash ishte i lidhur me një tendencë të sjelljes konkurruese ose bashkëpunuese. Variablat

719
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

themelorë demografikë si mosha dhe gjinia ishin të përfshira, sepse ky është standart që duhet
respektuar. Guiso, Sapienza dhe Zingales (2003) arritën në përfundim se, në krahasim me të
anketuarit jofetarë, të anketuarit mbi bazë feje kanë më shumë të ngjarë të bashkëpunojnë në
kuadrin e një lojë dhe kështu, u përfshi edhe feja si një variabël kontrolli. Studimet e mëparshme
kanë treguar se edhe geni ndikon mbi sjelljen konkurruese (Boone / De Brabander / van
Witteloostuijn 1999b), pra edhe ai u përfshi si variable kontrolli. Së fundi, u kontrolluan
pjesëmarrësit për aftësitë e përdorimit të anglishtes për të siguruar që rezultatet nuk do të
pasqyronin vetëm aftësi të diferencuara në këtë gjuhë. Nuk lindi nevoja për të përfshirë arsimin e
niveleve më poshtë si variabël kontrolli. Në Holandë, të gjithë studentët Holandezë të vitit të parë
Bachelor kanë kaluar një program gjashtëvjeçar të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe gjashtë
vjet të detyrueshme të arsimit në gjuhën angleze. Prandaj, të gjithë studentët holandezë mund të
pritet që të kenë arritur një nivel të mire të aftësive të përdorimit të gjuhës angleze. Sigurisht, më
shumë mund të thuhet në lidhje me mekanizmat themelorë që bëjnë lidhjen e variablave të
kontrollit të sjelljes konkurruese / bashkëpunuese. Mosha dhe gjinia (mashkull = 1, dhe femra = 0) u
matën thjesht duke pyetur pjesëmarrësit për të treguar moshën e tyre dhe gjininë në pyetësor.
Përkatësia fetare u mat duke pyetur pjesëmarrësit për këtë aspekt. Më pas, ky variabël u shënua si 0
(jo fetarë) dhe 1 (fetarë, në shumicën e rasteve protestantë apo katolikë). Për çështjet e mbetura, të
anketuarit kishin për të zgjedhur mes një alternative "të brendshëm" apo "të jashtëm". Një zgjedhje
përfaqësuese do të jetë "Çfarë ndodh për mua është e imja dhe jam duke e bërë vetë" dhe"
Ndonjëherë ndjehem se unë nuk kam kontroll të mjaftueshëm mbi drejtimin e jetës sime”. Në
mënyrë që të matej aftësia në gjuhën angleze, u është kërkuar studentëve të vlerësonin aftësinë e
tyre për të kuptuar e shkruar në anglisht në një shkallë me tetë pikë (duke filluar nga shumë të dobët
në të shkëlqyer). Sa i përket variablave bazë të kontrollit, nuk u fut përfshirja e pjesëmarrësit si
qëndrim bashkëpunues, pasi kjo mund të pritej të ndikonte tendencën e tij / saj për të bërë zgjedhje
të bashkëpunimit. Qëndrimi bashkëpunues u mat duke numëruar numrin e zgjedhjeve
bashkëpunuese në ndeshjen e parë si një masë për bashkëpunimin bazë në mungesë të faktorëve që
ndikojnë në të tjerë. Numri i raundit u mat thjesht si 1-36, duke pasqyruar numrin e përgjithshëm të
raundeve të luajtura në tre lojëra përsëritëse. Ndryshorja merrte vlerën 1 për një zgjedhje
bashkëpunuese (dmth. një çmim të lartë) dhe 0 për një zgjedhje konkurruese (dmth. një çmim të
ulët).

5.3 Procedurat Statistikore

U interpretuan të dhënat e tre ndeshjeve përsëritëse si ndërseksione të varura nga koha të mostrave
në seri (Boone / De Brabander / van Witteloostuijn 1999). Variabli i varur, i quajtur sjellje
konkurruese / bashkëpunuese, varet nga zgjedhja diskrete e çmimit të secilit individ në secilin prej
36 raundeve të tre ndeshjeve përsëritëse. Analiza hierarkike logjistike e regresionit u krye për të
parashikuar mundësinë e bashkëpunimeve të veçanta në çdo raund. Modeli i parë përfshiu vetëm
variablat e kontrollit, dhe e dyta kontrollin me ndryshore të pavarura (loja në holandisht apo anglisht
dhe ka jetuar apo jo në një vend anglofon). Raporti statistikor tregoi se muk ishte një çështje e
vetme përshkruese e studimit, por e ndërlidhur. Shumica e studentëve (70 përqind) në grup janë
meshkuj. Mesatarisht, studentët ishin vetëm nën 20 vjeç, me rreth gjysmën e tyre jofetarë. Si
mesatare, pjesëmarrësit morën pjesë për herë të parë në jetën e tyre dhe janë pjesërisht të
përcaktuar nga faktorë të jashtëm dhe të ndikuar pjesërisht. Niveli i aftësive në gjuhën angleze për
studentët është mjaft e lartë dhe kjo është tipike për Holandën si vend. Niveli i tyre i përvojës të të
jetuarit në një vend anglofon është relativisht i ulët. Niveli i bashkëpunimit, i matur me numrin e
lartë të çmimeve si zgjedhje, ka një mesatare prej 5,32 zgjedhje nga 12 bashkëpunuese. Ky është një
rezultat i njohur edhe në literaturë (Boone / De Brabander / van Witteloostuijn 1999). Bashkëpunimi
ra disi në lojën e dytë, kur lojtarët dëgjuan se konkurrenti i tyre fiktiv u ofroi çmime më të larta gjatë
gjithë kohës. Kur luajtën me një konkurrent të njohur në tre ndeshje përsëritëse, niveli mesatar i
bashkëpunimit u rrit përsëri.

720
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5.4 Rezultatet

Raportet mbi rezultatet hierarkike u përgatitën me regresion. Kontrolli i variablave si mosha dhe
aftësia në gjuhën angleze nuk kanë ndikim të rëndësishëm në sjelljen bashkëpunuese. Përkatësia
gjinore ka rëndësi dhe pjesëmarrësit femra treguan sjellje më pak bashkëpunuese se pjesëmarrësit
meshkuj. Përkatësia fetare është e rëndësishme. Ajo rezultoi me një ndikim të fuqishëm pozitiv në
masën e sjelljes bashkëpunuese. Siç pritej, të gjitha ndryshoret në lojë, të lidhura me kontrollin
patën ndikim pozitiv në sjelljen bashkëpunuese. Sjellja bashkëpunuese është e lidhur pozitivisht me
pasjen e një qëndrimi bashkëpunues dhe për një zgjedhje bashkëpunuese nga partneri në raundin e
mëparshëm. Sjellja bashkëpunuese gjithashtu u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë tre ndeshjeve
përsëritëse, për shkak të dallimeve të lojrave dhe të mësuarit të efekteve. Duke u kthyer te variablat
tanë të pavarur, gjejmë se ekspozimi ndaj një kulture anglofone nga ata që jetojnë në një vend
anglofon për tre muaj ose më shumë ka një ndikim të rëndësishëm negativ në sjelljen
bashkëpunuese, edhe pse efekti nuk është shumë i fortë.

6. Arsye për diskutim

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar ndikime kulturore në nivelin e sjelljes bashkëpunuese (Cook
/ Chi 1984; Cox / Lobel / McLeod 1991), duke treguar se ekspozimi ndaj një kulture tjetër të
ndryshme në norma dhe vlera mund të ndikojë në sjelljen bashkëpunuese. U gjet se, edhe një numër
relativisht me ekspozim të shkurtër ndaj një kulture anglofone me vlera më të larta për
maskulinitetin, orientimin ndaj performancës dhe këmbënguljen, është i lidhur me sjelljen
konkurruese. Kjo ka implikime të rëndësishme për studimin e normave kulturore dhe vlerave. Në
qoftë se edhe një ekspozim relativisht i shkurtër ndaj një kulture të huaj ka aftësinë për të ndikuar
në një individ dhe normat dhe vlerat e tij, mund të ngrihet pyetja se sa të qëndrueshme janë këto
norma dhe vlera. Në mënyrë të ngjashme, përvoja anglofone në rastin e këtij studimi mund të ketë
shkaktuar një ndryshim në vlerat që është vetëm i përkohshëm. Hulumtimet e mëparshme kanë
treguar gjithashtu se gjuha mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit reagojnë në pyetësorët për
qëndrimet (shih p.sh. Bond / Yang 1982; Harzing / Maznevski 2002.; Harzing 2005). Studimi shtrihet
në këto rezultate dhe kontribuon në teorinë se, në terren ka ndikim jo vetëm të gjuhës së
qëndrimeve, por edhe të sjelljes. Rezultatet tregojnë se, duke luajtur një lojë në Anglisht, ka një
ndikim të dukshëm negativ në numrin e zgjedhjeve bashkëpunuese. Në vend të reflektimit kulturor
të strehimit në anglofoni për normat dhe vlerat në lidhje me bashkëpunimin kundrejt konkurrencës,
efekti i përdorimit të anglishtes si gjuhë e huaj mund të lirojë pjesëmarrësit e normave, recetave dhe
vlerave të kulturës së tyre, duke nënkuptuar këtu një lëvizje larg nga bashkëpunimi për
konkurrencën. Ky studim shtrihet në këto rezultate dhe kontribuon kështu në teori, duke zbuluar se
gjuha mund të jetë një mekanizëm shumë i rëndësishëm armatimi që mund ta aktivizojë përvojën e
mëparshme kulturore, madje edhe për pjesëmarrësit të cilët nuk janë, për të thënë të drejtën,
bikulturorë. Për pjesëmarrësit të cilët kanë përjetuar ekspozim më aktiv ndaj një kulture anglofone,
duke luajtur lojën në anglisht rezultuan në një numër shumë të reduktuar të sjelles bashkëpunuese.
Efekti i bashkëveprimit mes gjuhës dhe ekspozimit kulturor doli të jetë më i fortë se çdo efekt tjetër.
Interesante është se, studentët më shumë të ekspozuar ndaj kulturës anglofone, treguan zgjedhje
më pak bashkëpunuese, kur loja luhej në anglisht. Kur loja luhej në holandisht, ata treguan sjellje
paksa më bashkëpunuese. Për këtë arsye, gjuha duket të jetë një mekanizëm shumë i fuqishëm
armatimi, edhe për njerëzit me përvojë ndërkulturore të kufizuar.

721
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përfundime

Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të hapur për dy shpjegime alternative. Së pari, duke qenë se
anglishtja tani është gjuha e biznesit dhe marketingut ndërkombëtar, pjesëmarrësit mund të jenë
thjesht duke supozuar se ata që kanë të bëjnë me anëtarë nga grupi që vjen nga një kulturë tjetër (jo
domosdoshmërisht Anglofone), kur luajnë lojën në anglisht, bëhen më shumë konkurrues.
Megjithatë, ky është një shpjegim që ka nevojë për dy arsyetime:
Së pari, studentët holandezë ishin të vetëdijshëm për faktin se ata ndanin dhomën me studentët e
tjerë holandezë; për më tepër, studentët luajtën ballë për ballë dhe ishin në gjendje të shihnin njëri-
tjetrin. Së dyti, ajo nuk do të shpjegojë pse pjesëmarrësit të cilët kanë kaluar kohë në një vend
anglofon, e kanë gjuhën si armatim, krahasuar me pjesëmarrësit pa këtë përvojë.
Rezultatet gjithashtu tregojnë për rëndësinë e kontekstit kulturor në kufizimin e efekteve të gjuhës.
Me fjalë të tjera, zgjedhja e gjuhës do të ketë pak rëndësi për reagimet e udhëheqjes dhe veprimeve
kur individë të veçantë barazohen në kuadër të të njëjtës kulturë kombëtare të referimit. Për
organizimin shumëgjuhësor dhe shumëkulturor, sfida qëndron në rritjen e mbivendosjes midis
konteksteve kulturore. Kjo mund të arrihet nëpërmjet krijimit të platformave të përbashkëta në të
gjithë kufijtë kulturorë dhe gjeografikë. Duke formuluar filozofinë e kompanisë dhe vlerat
thelbësore, kemi ende për të marrë më shumë njohuri të thella në çështje të tilla.

Së fundmi, një gjetje shumë e diskutueshme është se garancia e kohëve të fundit rreth përdorimit të
gjuhës angleze si gjuhë e përbashkët në kompanitë ndërkombëtare, mund të jetë më pak e dukshme
në situata të caktuara. Me sa duket, në bazë të rezultateve, rreziqet e një gjuhe të standartizuar dhe
dallimet thelbësore të rëndësishme të kulturës në organizata, mund të jenë menduar më pak më
parë. Në fakt, rezultatet vërtetojnë pikëpamjen se individët kthehen në modelet kulturore të tyre
për të reaguar në situata të udhëheqjes kur punojnë në një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre
amtare. U tregua se strehimi kulturor, duke jetuar në një kulturë tjetër është me ndikim të zgjatur,
por pjesërisht ndikon në sjellje, të cilat mund të aktivizohen duke përdorur gjuhën e lidhur me këtë
kulturë si një mekanizëm armatimi. Më konkretisht, u gjet se ekspozimi i mëparshëm ndaj një
kulture anglofone me vlera më të larta për maskulinitet, punën e orientimit dhe këmbënguljen
ndikon negativisht në sjelljen e bashkëpunimit në lojën e dilemës të të burgosurit, kur loja luhet në
anglisht. Përveç kësaj, u gjet që përdorimi i anglishtes është një faktor me ndikim në vetvete: atë të
sjelljes konkurruese edhe kur aktiviteti kulturor është jo i pranishëm. Me përdorimin në rritje të
gjuhës angleze si franca lingua, këto rezultate paraprake sugjerojnë se globalizimi anglofon i
dominuar mund të ketë edhe pasoja me ndikim të gjerë për biznesin dhe marketingun
ndërkombëtar. Prandaj, inkurajohen fuqimisht kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

722
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Referenca

Kristo I., Biznesi Ndërkombëtar (2004)


Cultural Accommodation and Language Priming - Competitive versus Cooperative Behavior in a
Prisoner’s Dilemma Game. A test with 358 Dutch Students (2007)
Hofstede, G., Culture's Consequences: Comparing values, behaviors, institutions, and organizations
across nations, London: SAGE Publications 2001.
Charles, M., & Marschan-Piekkari, R. (2002). Language training for enhanced horizontal
communication: a challenge for MNCs. Business Communication Quarterly.
Dhir, K.S., & Goke-Pariola, A. (2002). The case for language policies in multinational corporations.
Corporate Communications: an International Journal.
Earle, M.J. (1969). A cross-cultural and cross-language comparison of dogmatism scores. Journal of
Social Psychology.
Feely, A.J., & Harzing, A.W.K. (2003). Language management in multinational companies. Cross-
Cultural Management, 10(2).
Fredriksson, R., Barner-Rasmussen, W., & Piekkari, R. (2006). The multinational corporation as a
multilingual organization: the notion of a common corporate language. Corporate Communication:
an International Journal.
Harzing, A.W.K., Maznevski, M.L., Fischlmayr, I., Yaconi Liberman, L., Wittenberg, K., Myloni, B., Low,
J.C.K., Castro, F.B., Zander, L., Karlsson, C., Romani, L., & Feely, A. (2002). The interaction between
language and culture: A test of the cultural accommodation hypothesis in seven countries. Language
and Intercultural Communication.
House, R.J., Hanges, P.J., Javidan, M., Dorfman, P.W., & Gupta, V. (2004). Culture, Leadership and
Organizations: The GLOBE study of 62 societies. Thousand Oaks, CA: Sage.
Katerberg, R., Smith, F.J., & Hoy, S. (1977). Language, time and person effects on attitude scale
translations. Journal of Applied Psychology.
Marschan-Piekkari, R., Welch, L., & Welch, D. (1997). Language the forgotten factor in multinational
management. European Management Journal.
Marschan-Piekkari, R., Welch, D., & Welch, L. (1999b). In the shadow: the impact of language on
structure, power and communication in the multinational. International Business Review.
Van de Vijver, F., & Leung, K. (1997). Methods and Data Analysis for Cross-Cultural Research,
Thousand Oaks: Sage Publications.
Boone, C./De Brabander, B./Witteloostuijn, A. van., The Impact of Personality on Behavior in Five
Prisoner’s Dilemma Games, Journal of Economic Psychology (1999).
Hofstede, G., Culture's Consequences: International differences in work-related values, London:
SAGE Publications 1980.
Hofstede, G., Masculinity and Femininity: The Taboo Dimension of National Cultures, London: SAGE
Publications 1998.

723
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pjetër Ndreca, Fatmir Pula, Samir Lleshi - Pavarësia e audituesve, garantohet nga ekzistenca e
Komiteteve të Auditimit

Dr. sc. Pjetër Ndreca, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Shqipëri

Msc. Fatmir Pula,Drejtor Financiar Kompania “Dukagjini” Pejë, Kosovë

Dr.Kand. Samir Lleshi “Kolegji Evropian Dukagjini” Pejë, Kosovë

Abstrakt

Nëpërmjet këtij artikulli synojmë:

- të trajtojmë procedurat që lidhen me rolin e Komitetit të Auditimit


- të saktësojmë konceptin e marrdhëneve midis menaxhimit, bordit, komitetit të auditimit
dhe audituesve.
- të shpjegojmë konceptin e marrdhëneve midis komitetit të auditimit dhe audituesve,
- të shpjegojmë përgjegjësitë e Komitetit të auditimit lidhur me monitorimin e funksionit të
auditimit të brendshëm
- të shpjegojmë përgjegjësitë e Komitetit të auditimit lidhur me vlerësimin e cilësisë së stafit
të auditimit.
- të shpjegojmë kërkesat për zbatimin e standardeve në ngritjen e Komiteteve të auditimit.
- të nxjerrim përfundimet mbi këtë proces, si një veprimtari e domosdoshme për të realizuar
objektivat e organizatës dhe për ti shtuar vlerë veprimtarisë së organizatës.

Fjalet kyqe: Komitet Auditimi, Auditim, Auditim i brendshëm, rishikim, sigurim cilësie, menaxhim,
kontroll, mbikëqyrja, raportim financiar.

1. Hyrje

Këto vitet e fundit rastet e pasaktësive në pasqyrimin dhe dokumentimin e aktivitetit financiar të
veprimtarisë së organizatave publike dhe private si dhe rastet e mashtrimeve në administrim,
skandalet publike dhe falimentimi i bankave apo korporatave kanë prekur ekonominë e shumë
vendeve dhe kanë marrë publicitet të gjerë në gjithë botën financiare dhe bankare. Nga viti 2008 e
deri në ditët e sotëme vazhdon të sundojë një gjendje mjaft e vështirë financiare e shkaktuar nga
dificitet dhe borgjet e sistemi bankar, të cilat kanë dhënë alarmin e një krizë financiare me pasoja
mjaftë të mëdhaja pothuaj në shkallë botërore. Kjo gjendje ka tërhequr vemendjen e gjithe opinionit
publikë, duke detyruar klasën politike dhe kryesisht drejtuesit e vendeve të zhvilluara që të marrin
masa drastike në drejtim të menaxhimit të financave publike për uljen e shpenzimeve publike si dhe
financimin e deficitit të bankave me qëllim zbutjen e krizës.

Rezultati ka qenë një erozion sigurie në procesin e raportimit financiar dhe funksionimit të
kontrollit të brendshëm. Shpërfytyrimi i këtij erozioni, kërkon rritjen e përgjegjësisë menaxheriale
dhe përmirësimin e veprimtarisë së auditimit të Institucioneve të Qeverisjes qendrore dhe vendore
në sektorin publik dhe të kompanive (korporatave) apo organizatave me kapital të përbashkët në
sektorin privat. Përmirësimi i situatës financiare kërkon një përpjekje të përbashkët e të koordinuar
brenda strukturës së sistemit të kontrollit të brendshëm nga Bordi i Drejtimit, Komiteti i Auditimit,

724
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

administratorët, audituesit dhe gjithë stafit që përfshihet në procesin e vendimmarrjes dhe


raportimit financiar në institucionet dhe organizatat e qeverisjes publike dhe private.

Për rrjedhojë, ndjeshmëria e publikut,veprimet e zyrave siguruese, reagimet e bankave dhe


sensibiliteti i strukturave legjislative të mjaft shteteve, janë drejtuar me shqetësim të madh për
çështjet e përgjegjësive të menaxhimit dhe forcimin e hallkës audituese, duke konsoliduar rolin e
domosdoshëm të Komitetit të Auditimit, si element kyç (çelës) të mirëqeverisjes.

Studiuesit e teorisë së Menaxhimit janë orjentuar drejt përmirësimit të qeverisjes si “një


sitem në të cilin veprimtaritë janë të drejtuara dhe të kontrolluara“, mirëpo kalimi drejt qeverisjes së
mirë (Good Governance), pasqyron efekte të reja thelbësore. Kështu, “Qeverisja e mirë” parakupton
marrëdheniet e përgjegjëshmërisë mes aktorëve kryesorë të sistemit të kontrollit të brendshëm
brendapërbrenda një organizate private apo një institucioni publik, brenda të cilit funksionon: Bordi i
drejtorëve, Komiteti i Auditimit, Menaxherët ekzekutivë, Audituesit e brendshëm dhe Audituesit e
jashtëm.

Komiteti i Sponsorizimit të Organizatave të Komisionit Treadway i njohur si “Komisioni COSO”, përveç


problematikës lidhur me rastet e mashtrimit të raportimit financiar, për auditimin e brendshëm
përcaktoi se:

1.Duhet të ekzistojë një funksion i Auditimit të Brendshëm në çdo organizatë.

2.Duhet të kemi nje komitet auditimi në organizatë të përbërë nga drejtues jo ekzekutiv.

2. Roli i Komitetit të Auditimit

Komiteti i Auditimit (KA) sipas Fjalorit terminologjik që shoqëron Standardet Ndërkombëtare të


Organizatave Supreme të Auditimit të Jashtëm-INTOSAI, është “një komitet i bordit të drejtoreve,
roli tipik i të cilit përqendrohet në aspektet e raportimit financiar dhe në proceset e menaxhimit të
rreziqeve financiare për organizatën me qëllim përputhjen e veprimtarisë së saj me kërkesat e
rëndësishme ligjore, etike e rregullatore”.

Komiteti i Auditimit në organizatat e vogla zakonisht përbëhet nga një minimum prej tre drejtuesish
jo-ekzekutive. Komiteti i Auditimit ka autoritet të deleguar për të vepruar në përputhje me termat e
tij të referencës, si dhe të investigojë fusha të ndryshme që ka përcaktuar në axhendën e tij. Auditimi
paraqet raporte periodike në mbledhjet e Komitetit si dhe përgadit raportin vjetor për çdo vit
financiar. Komiteti i Auditimit, vendoset nga bordi për të realizuar ato detyra që bordi ia cakton si
forum i specializuar. Roli i Komitetit të Auditimit përfshin një serë komponentësh nga ku më të
renësishmit janë:

1. Procesi i auditimit të jashtëm – Komiteti i Auditimit, rishikon veprimtarinë e auditimit të


jashtëm dhe i jep rekomandime bordit kur e shikon të arsyeshme.
2. Llogaritë finale – Komiteti i Auditimit, shqyrtonë llogaritë vjetore dhe raportet e auditimit të
jashtëm që i bashkëngjiten këtyre llogarive.

725
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Sistemet e kontrollit të brendshëm – Komiteti i Auditimit, shqyrtonë përshtatshmërinë e


sistemeve të kontrollit të brendshëm. Kërkon që drejtorët të raportojnë mbi sistemet e tyre
të kontrollit të brendshëm, duke theksuar rëndësinë gjithnjë në rritje të kësaj çështje.
4. Auditimin e Brendshëm – Komiteti i Auditimit, verifikon caktimin e audituesve të brendshëm
dhe sigurimin që ato veprojnë sipas standardeve profesionale, në përmbushjen e detyrave
dhe përgjegjësive të tyre sipas planit dhe strategjisë së auditimit.
5. Menaxhimin e riskut – Komiteti i Auditimit, duhet të sigurojë se, ka një sistem efektiv të
menaxhimit të riskut në organizatë dhe se ky sistem mbështet kontrollin, i cili ka si qëllim
arritjen e objektivave të organizatës.
6. Përputhja dhe përshtatshmëria – Komiteti i Auditimit, rishikon sistemet dhe procedurat e
nevojshme për të siguruar përputhjen me: legjislacionin, rregullat, praktikat dhe procedurat
e vendosura, si dhe me kodin e sjelljes së organizatës. Gjithashtu, sigurohet që organizata
është në gjendje të parandalojë, zbulojë dhe përgjigjet ndaj mashtrimeve.
7. Menaxhimi finananciar – Komiteti i Auditimit, shqyrtonë financat dhe shpenzimet e
organizatës dhe sigurohet që ka një raportim të mirë financiar dhe një sistem buxhetimi që
ndikon pozitivisht në procesin e përgatitjes së llogarive vjetore.
8. Investigimet speciale – Komiteti i Auditimit mund të kërkojë investigime speciale nga
audituesit e brendshëm, të jashtëm dhe ekspertë të tjerë të jashtëm kur ka probleme të
ndjeshme dhe nevojë për sqarime dhe siguri.

Anëtarët e Komitetit të Auditimit, lidhur me planin e auditimit duan të jenë të sigurt se:

1. Plani mbulonë të gjitha rrisqet që kanë një mundësi materiale të arsyeshme për të ndikuar
në pasqyrat financiare, por nuk ndalen në zonat që kanë pak shanse për ndikime materiale
për gabime.
2. Plani konsideron përparësitë e përshtatshme të punës së kryer nga të tjerët (sidomos atë të
auditimit të brendshëm), dhe në ato raste kur puna e të tjerëve nuk përbën ndonjë garanci
të besueshme atëherë ajo nuk do të shërbejë si mbështetje.
3. Plani fokusohet siç duhet në zonat ku risku i mashtrimit është i qenësishëm.
4. Plani përqëndrohet në aftësinë e duhur të sistemit kontrollit të brendshëm për të zbutur
risqet dhe nuk harxhon (shpenzon) kohë të konsiderueshme mbi kontrollet të cilët kanë
gjasa të jenë:

a. jo-material (nuk ndikojnë) në pasqyrat financiare;

b. zbulohen dhe korrigjohen në të njëjtën kohë nga kontrollet e tjera.

3. Menaxhimi, bordet dhe komitetet e auditimit

Disa faktorë që menaxhimi, bordet dhe komitetet e auditimit mund t’i marrin në konsideratë kur
hartojnë detyrat dhe përgjegjësitë e funksionit të auditimit të brendshëm janë:

1. Një udhëheqës i fortë. Drejtuesit e auditimit të brendshëm (shpesh quhen Shef Ekzekutiv i
Auditimit), duhet të kenë një personalitet të fortë dhe të jenë të aftë për të siguruar një
fryme kritike konstruktive si për nivelin e menaxhimit ashtu dhe për atë të Komitetit të
Auditimit. Auditimi i Brendshëm ndihmon organizatat që të funksionojnë më mirë në drejtim
të identifikimit të problemeve ekzizstuese apo atyre potencialisht të mundshme, dhe për të

726
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

propozuar zgjidhjen e tyre.


2. Diversiteti gjeografik. Organizatat me shtrirje të gjerë gjeografike mund të përfitojnë nga
ekzistenca e personelit të auditimit të brendshëm. Një ekzizstencë e tillë e stafit të auditimit
të brendshëm sipas hartës gjeografike të organizatës mund të zvogëlojë shpenzimet e
udhëtimit, rrit aftësinë e auditimit të brendshëm për të bërë vizita, si dhe ndihmon në
adresimin e dallimeve globale kulturore.
3. Forma e kompensimit. Mekanizmat e kompensimit që lidhin përfitime të konsiderueshme të
auditimit të brendshëm nga të ardhurat e realizuara në afate të shkurtra, mund të kenë një
efekt negativ në cilësinë e auditimit të brendshëm. Komiteti i auditimit duhet të jetë i sigurt
se forma e kompensimit të auditimit të brendshëm kërkon të jetë një formë e përshtatshme
që synon drejt cilësisë së auditimit.
4. Objektiviteti. Objektiviteti apo “pavarësia” është një tipar i rëndësishëm për audituesët e
brendshëm. Ata duhet të kenë njohje (familjarizim) të mirë me çështjet të cilat ata janë
duke audituar, por ata nuk duhet të jenë të lidhur aq ngushtë me zonën në mënyrë që të
mos dobësohet neutraliteti i tyre. Shumë organizata e kane ngritur strukturen e tyre të
auditimit të brendshëm jashte njësive të tyre të operacionalitetit. Në fakt, disa organizata
kanë themeluar një rotacion të personelit operativ nëpërmjet auditimit të brendshëm, duke
siguruar kështu një shkëmbim që ndihmon ruajtjen e një niveli bazë të njohurive të auditimit
të brendshëm dhe i jep personelit operacional një vlerësim për rolin e auditimit të
brendshëm. Megjithatë, Komiteti i auditimit dhe menaxhimi janë të ndërgjegjshëm për
konfliktet që mund të lindin në rastet kur audituesët e brendshëm rishikojnë punën e miqve
të ngushtë apo krijojnë opinone mbi përshtatshmërinë e procedurave të krijuara që
ndihmojnë audituesit e brendshëm.
5. Marrëdhëniet e Raportimit. Raportimi i Auditimit të Brendshëm drejtpërdrejt tek Komitetit i
auditimit është konsideruar nga shumë vende si një praktikë shumë e mirë. Megjithatë,
njohja nga standardet e auditimit të brendshëm e një marrëdhënie të dyfishtë të raportimit
si tek menaxhimi ashtu edhe tek bordi mund t’i sigurojë audituesit e brendshëm për një
marëdhënie të vlefshme me të dy grupet e siperpërmendura. Pavarësisht nga marrëdhëniet
e deklaruara të raportimit, funksionet e auditimit të brendshëm duhet të:
a. Kenë një linjë të hapur, të shpeshtë dhe direkte të komunikimit me komitetin e
auditimit dhe / ose me kryetarin e komitetit të Auditimit të Brendshëm.
b. Kenë lirinë për të zbatuar të gjitha procedurat e arsyeshme të auditimit që janë të
nevojshme për të adresuar risqet domethënëse të organizatës.
6. Nevoja për specialistë. Organizatat me aktivitete pune shumë të ndërlikuarara ose që kanë
transaksione të shumëllojshme, mund të kenë nevojë për të punësuar apo angazhuar
specialistë të fushave të ndryshme. Disa nga shembujt që mund të përmenden janë:
a. Kontabilitet i vështirë (p.sh, kontabilitet rrjedhës)
b. Një sistem informacioni kompleks
c. Kërkesat ligjore (kuadri rregullator)
d. Nevoja të veçanta afatshkurtra, të tilla si hetim për një mashtrim etj.

4. Auditorët dhe Komitetet e Auditimit

Preambula e SEC 2001 shkruan717: "Ndër të tjera, një komitet auditimi shërben si ndërfaqe kryesore
e bordit me Auditorët e kompanisë", Legjislacioni i ri Sarbanes-Oxley në Shtetet e Bashkuara kërkon
dhënien e informacioneve shpjeguese për çështjet kyçe në Komitetet e auditimit. Audituesit duhet
të informojnë Komitetet e auditimit për çdo debat që ata kanë me menaxhimin si dhe të vënë në
dispozicion të Komiteteteve të auditimit të gjithë korespondencën me menaxhimin. Nga pikëpamja
ligjore, audituesit janë të emëruar nga pronarët dhe parashihen të raportojnë tek pronaret.

717 The strong world of Audit Commities

727
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Megjithatë, duket se Aksionerët janë duke vënë besimin e tyre te Komiteti i Auditimit, në mënyrë qe
ti mbaj audituesit në vijë të drejtë dhe të kufizuar.

Instituti i Auditorëve të Brendshëm(IIA) nënvizon se Komiteti i Auditimit (KA) dhe Audituesit


e Brendshëm (AB) kanë qëllime të përbashkëta. Një marrëdhënie e mirë pune me AB, mund të
ndihmojë KA për të përmbushur përgjegjësitë e tij ndaj bordit, aksionerëve dhe palëve të treta të
jashtme. IIA rekomandon që çdo kompani publike duhet të ngrejë një komitet auditimi, të
organizuar si një komitet i përhershëm i bordit të drejtorëve dhe inkurajon krijimin e KA në
organizata të tjera duke përfshirë organizatat pa qëllime fitimi. KA duhet të vendosë dhe mbajë linja
të rregullta komunikimi midis bordit dhe audituesve të brendshëm.

5. Përgjegjësitë e Komitetit të Auditimit

Komiteti i Auditimit realizon një veprimtari që kryhet me kohë të pjesëshme por përgjegjësitë i tij
janë si me kohë të plotë. Komitetet e Auditimit mbështeten fuqimisht tek audituesit e brendshëm
dhe të jashtëm në mënyrë që këta të fundit të jenë sytë, veshët, krahët dhe këmbët e tyre.
Përgjegjësitë kryesore të Komitetit të Auditimit kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e procesit të
raportimit financiar dhe të auditimit.

Komiteti i Auditimit të çdo organizate, në cilësinë e tij si një komitet i bordit të drejtorëve, duhet të
jetë përgjegjës direkt për emërimin, kompensimin, si dhe mbikëqyrjen (monitorimin) e punës së çdo
njësie auditimi (përfshirë edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis menaxhimit dhe audituesit). Çdo
njësi e auditimit duhet të raportojë tek Komiteti i auditimit.

5.1. Monitorimi i Funksionit të Auditimit të Brendshëm

Mbikëqyrja e auditimit të brendshëm nga Komiteti i Auditimit, është e dobishme për një serë
arësyesh.

Së pari, ajo rrit pavarësinë e stafit të auditimit dhe forcon imazhin e tij në strukturën e
korporatës. Së dyti, komiteti i auditimit mund të ndihmojë në koordinimin e aktivitetit të
auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke përmirësuar kështu efikasitetin e të dy
aktiviteteve.

Së treti, një funksionim efektiv i auditimit të brendshëm e ndihmon komitetin e auditimit në


kryerjen e përgjegjësive të tij brenda limiteve kohore dhe kapacitetit të tij mbikëqyres.

5.2. Roli i Komitetit të Auditimin në vlerësimin e cilësisë së stafit të auditimit

Standardet e IIA-së për Praktiken Profesionale të Auditimit të Brendshëm, kërkojne që


angazhimet të “kryhen me aftësine dhe kujdesin e duhur profesional”. Ato gjithashtu kërkojnë
që shefi ekzekutiv i auditimit (CAE) të zhvillojë dhe të ruajë “programin e vlerësimit të cilësisë
dhe të përmirësimit”. CAE duhet të jetë në gjendje të paraqesë para Komitetit të auditimit

728
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mënyrën e plotësimit dhe respektimit të këtyre standardeve. Kriteret të cilat duhet të kërkohen
dhe vërehen nga Komiteti i Auditimit janë:

 Aftesia
 Kujdesi i duhur profesional
 Zhvillimi (përmirësimi) profesional në vijimësi
 Vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të cilësisë
 Raportimi i sigurimit të cilësisë dhe programi i përmirësimit

Komiteti i auditimit gjithashtu duhet të informohet mbi audituesit përsa i përket cilësisë së
personelit të auditimit në lidhje me:

1. Formimin profesional dhe arsimor të stafit.


2. Zhvillimin e trajnimit profesional dhe programeve të zhvillimit për stafin e auditimit.
3. Sistemin e vlerësimit dhe vlerësimin e performancës, kryesisht vlerësime të (1) njohurive
teknike të audituesit, (2) pajtueshmërinë me politikat dhe procedurat e auditimit, (3) aftësitë
administrative dhe shprehitë e punës, dhe (4) efektiviteti në marredheniet ndërpersonale.

Megjithëse çdo Komitet auditimi mund të zhvillojë metoden e vet për monitorimin e aktiviteteve të
funksionit të auditimit të brendshëm, në përgjithesi Komitetet e Auditimit duhet të:

1. Ndihmojnë në përcaktimin e politikës së përgjithshëm të auditimit të brendshem dhe të


përcaktojnë e të miratojnë politika të tilla në mënyrë që të sigurohet që stafi të ketë
autoritetin e duhur në përputhje me përgjegjësitë e tij.
2. Shqyrtojnë fushën e veprimit të planeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në
mënyrë që të maksimizohet shpërndarja e burimeve të caktuara për funksionimin e
auditimit dhe të minimizohen tarifat e jashtëme të auditimit.
3. Shqyrtojnë raportet paraprake dhe finale të auditimit të brendshëm me një vlerësim kritik
mbi gjetjet, rekomandimet, reagimet e menaxhimit, si dhe drejtimin e veprimeve të
ndërmarra. Gjithashtu shqyrtimi i dispozitave të rekomandimeve në letrën e pavarur të
audituesit drejtuar menaxhimit.

Akti i Sarbanes-Oxley i ndalon audituesit nga kryerja e shërbimeve të caktuara joaudituese, dhe
njëkohësisht ka themeluar nevojën që bordet të miratojne (zakonisht nëpërmjet komiteteve të tyre
të auditimit), çdo shërbim tjetër joauditues të cilat nuk janë të ndaluara në mënyrë specifike.
Shërbimet që i ndalohen të kryejë një auditues janë të bazuara në këto tre kritere kryesore:

(1) audituesi nuk mund të shërbejë për të luajtur dhe rolin e menaxhimit,
(2) audituesi nuk mund të auditojë punën e tij, dhe
(3) audituesi nuk mund të shërbejë për të luajtur dhe rolin e avokatit të jashtëm të
klientit të tij.

729
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

6. Përvoja e ngritjes dhe funksionimit të Komiteteve të Auditimit

Ekzistojnë modele të ndryshme të pozuara për mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të Komiteteve të
Auditimit. Kjo vjen nga fakti se ekzistojnë sfonde e mjedise cilësisht të dallueshme dhe specifike për
natyrën dhe problematikat e çdo vendi në fushën e implementimit të sistemit të kontrollit të
brendshëm financiar publik në tërësi dhe në mënyrë të veçantë në trajtimin e çështjeve që lidhen
me sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit. Më poshtë po paraqesim përvojën e Shqipërisë,
Kosovës dhe Malit të Zi.

6.1. Përvoja e Shqipërisë

Në Shqipëri është ngritur dhe funksionon një Komitet i Auditimit të Brendshëm pranë Ministrisë së
Financave në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga Ligji nr.9720, datë 23,4,2007 “Për
auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i azhornuar me Ligjin 10318, datë 16,9,2010. Statusi,
detyrat dhe mënyra e organizimit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm në shqipëri rregullohen
sipas nenit 12,13 dhe 14 të Ligjit. Bazuar në nenin 12, të ligjit rezulton se Komiteti i Auditimit të
Brendshëm është organ këshillimor pranë Ministrit të Financave. Komiteti propozon dhe këshillon
për përcaktimin e strategjive dhe përmirësimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm në sektorin
publik. Sipas nenit 13 të ligjit nr.9720 datë 23,4 ,2007, i ndryshuar detyrat e Komitetit të Auditimit të
brendshëm janë:

1. Përgatitja dhe dhënia e vlerësimeve dhe e mendimeve për metodat e auditimit të


brendshëm, të propozuara nga Njësisë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e
Brendshëm;
2. Vlerësimi dhe dhënia e mendimeve për kuadrin ligjor dhe rregullator, të hartuar nga Njësia
Qendrore e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm në fushën e auditimit të brendshëm
në sektorin publik;
3. Vlerësimi dhe dhënia e mendimeve për raportet tremujore dhe vjetore të veprimtarisë së
auditimit të brendshëm në subjektet e audituara, të paraqitura nga Njësia Qendrore e
Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm;
4. Këshillimi i Ministrit të Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit në të gjitha
aspektet e planeve dhe të punës së auditimit të brendshëm, në përshtatjen e praktikave
ndërkombëtare të auditimit, në cilësinë dhe funksionimin e auditimit të brendshëm në
subjektet e audituara;
5. Këshillimi dhe dhënia e rekomandimeve për rishikimin e metodave, të procedurave dhe
përshtatjen e standardeve të auditimit të brendshëm, të propozuara nga Njësia Qendrore e
Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm, përpara miratimit nga Ministri i Financave;
6. Kryerja e detyrave të tjera, të caktuara nga Ministri i Financave.

Sipas nenit 14 të ligjit nr.9720 datë 23,4,2007 i ndryshuar, Komiteti i Auditimit të Brendshëm
përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët përzgjidhen dhe emërohen nga Ministri i Financave, si më poshtë:

a. Drejtori i Përgjithshëm i Njësisë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm;

730
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

b. tre profesionistë nga fusha e auditimit të brendshëm publik, nga të cilët njëri nga strukturat
audituese të organeve të pushtetit vendor;
c. dy përfaqësues nga fusha akademike, të lidhur me auditimin;
d. një jurist, përfaqësues nga strukturat përkatëse;
e. një ekspert në fushën e sistemeve të menaxhimit financiar dhe të kontrollit;
f. një përfaqësues ekspert, me kualifikim të lartë, i përzgjedhur nga organizmat profesionalë,
që kanë lidhje me auditimin e brendshëm.

Anëtarët dhe sekretari i Komitetit të Auditimit të Brendshëm emërohen për një periudhë dyvjeçare,
me të drejtë rizgjedhjeje. Drejtori i Përgjithshëm i Njësisë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e
Brendshëm cakton sekretarin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm, i cili duhet të jetë përfaqësues i
drejtorisë (strukturës) së metodologjisë në Njësinë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e
Brendshëm.

Funksionet kryesore të Komitetit të Auditimit të Brendshëm janë:

a) përgatitja, dhënia e vlerësimeve dhe mendimeve për metodat e auditimit të brendshëm, të


propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Auditimit;
b) vlerësimi dhe dhënia e mendimeve për kuadrin ligjor dhe rregullator, të hartuar nga
Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit për fushën e auditimit të brendshëm, në sektorin
publik;
c) vlerësimi dhe dhënia e mendimeve për raportet tremujore dhe vjetore, të veprimtarisë së
auditimit të brendshëm në subjektet e audituara, të paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme
e Auditimit;
ç) këshillimi i Ministrit të Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit në të gjitha
aspektet e planeve dhe veprimtarisë së auditimit të brendshëm, në përshtatjen e praktikave
ndërkombëtare të auditimit, në cilësinë dhe funksionimin e auditimit të brendshëm në
subjektet e audituara;

d) këshillimi dhe dhënia e rekomandimeve për rishikimin e metodave, të procedurave dhe


përshtatjen e standardeve të auditimit të brendshëm, të propozuara nga Drejtoria e
Përgjithshme e Auditimit, përpara miratimit nga Ministri i Financave;

6.2. Përvoja e Kosovës

Në Kosovë Komitetet e Auditimit të Brendshëm funksionojnë në përputhje me kompetencat e dhëna


nga ligji nr.03/L-128 “Për Auditimin e Brendshëm” i miratuar nga Kuvendi i Republikes së Kosovës me
17.09.2009. Në bazë të nenit 6 të ligjit 03/L-128 date 17.09.2009, Komiteti i Auditimit është organ i
pavarur këshillëdhënës për menaxhmentin e lartë të subjektit te sektorit publik dhe mbështetës për
auditorët e brendshëm, për të:

a. siguruar një mbikëqyrje të planeve dhe rezultateve të auditimit;


b. siguruar pavarësinë e Auditorit të Brendshëm;
c. vlerësuar përshtatshmërinë e burimeve të auditimit;
d. siguruar që rekomandimet e auditimit janë pranuar dhe zbatuar;
e. këshilluar mbi çështjet lidhur me rreziqet, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit.

731
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Komitetet e Auditimit të Brendshëm në Kosovë krijohen nga menaxhmenti lartë i subjektit të sektorit
publik si në: Kuvendin e Kosovës, Presidencë, Kryeministri, Ministri dhe Komuna. Komitetet e
Auditimit të Brendshëm në këto subjekte, kryejnë shërbime për të gjitha njësitë dhe nën njësitë e
renditura në kuadër të SSP përkatëse, përveç nëse është përcaktuara ndryshe me ndonjë akt ligjor.
Mënyra e funksionimit të komiteteve të auditmit, rregullohet me Udhëzimet e nxjerra nga Ministri i
Ministrisë për Ekonomi dhe Financa në pajtueshmëri me praktikat dhe standardet ndërkombëtare të
auditimit.

6.3. Përvoja e Malit të zi

Në Mal të zi është ngritur dhe funksionon Komiteti i Auditimit të Brendshëm në bazë të ligjit nr.01-
1140/2 i miratuar më 15.11.2005 ("Sl. list RCG", br. 69/05 od 18.11.2005, "Sl. list Crne Gore", br.
80/08 od 26.12.2008, 32/11 od 01.07.2011) nga qeveria e Malit të zi. Sipas këtij Ligji rezulton se;

a. Kompanitë e mëdha duhet të kenë një Komitet Auditimi të paktën me tre anëtarë.
b. Komiteti i Auditimit emërohet nga mbledhja e aksionarëve, ose autoriteti kompetent i
caktuar nga statuti.
c. Së paku një anëtar i Komitetit të Auditimit duhet të jetë një ekspert në kontabilitet dhe
Auditim.

Sipas neni 16f të ligjit Komiteti i Auditimit ka përgjegjësitë e poshtëshënuara:

a. Të monitorojë procesin e raportimit financiar;


b. të monitorojë efektivitetin e politikave të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit të
brendshëm;
c. të monitorojë auditim i pasqyrave financiare vjetore dhe të konsoliduara financiare;
d. Të mbikëqyrë pavarësinë e auditorëve të angazhuara apo firmat audituese që kryejnë
auditime, si dhe kontrata për shërbime shtesë të përmendura në nenin 16, paragrafi 3 i këtij
ligji;
e. të bëjë rekomandime në Kuvend, dhe themeluesit e zgjedhjes së auditori apo firma e
auditimit;
f. diskuton planet dhe raportit vjetor të kontrollit të brendshëm, si dhe çështje të tjera lidhur
me raportimin financiar dhe auditimin.

Obligimet raportuese te KA (neni 16g) Auditor i Certifikuar apo firma e auditimit duhet të kontrollojë
komisionin e raportimit të entitetit ligjor në çështjet kyçe që dalin nga auditimi, dhe në veçanti mbi
punën dhe dështimet e kontrollit të brendshëm.

7. Përfundime

1. Krijimi i Bordeve të Drejtimit për Sistemin e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe i
Komiteteve të Auditimit për Sistemin e Auditimit të Brendshëm, do të përbënte një hap të
rëndësishëm drejt zhvillimit dhe implementimit të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm
Financiar Publik në tërësi dhe sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në veçanti.

732
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Me rritjen e veprimtarisë së organizatës rritet edhe rëndësia e marrëdhënies midis Komitetit


të Auditimit dhe strukturave të auditimit të brendshëm e të jashtëm.
3. Komiteti i Auditimit ka një përgjegjësi të madhe për të siguruar që sistemet financiare
funksionojnë siç duhet.
4. Komiteti i Auditimit të Brendshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ashtu si dhe ne disa
nga vendet e tjera të Evropës lindore, perfaqësojnë një strukturë këshillimore, për vetë
faktin se sistemi i kontrollit të brendshëm financiar publik, akoma nuk funksionon në
përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Për pasojë disa nga komponentët e këtij
sistemi nuk janë ngritur akoma ose atje ku janë ngritur nuk janë integruar me komponentë e
tjerë të tij.
5. Komitetet e Auditimit përfaqësojnë një element të rëndësishëm, në sistemin e
mirëqeverisjes së organizatave publike e private.
6. Ngritja e Komiteteve të Auditimit përmirëson pavarësinë funksionale të veprimtarisë së
auditimit, sepse:
 Programet vjetore të auditimit miratohen nga Komiteti i Auditimit;
 Raportimi bëhet në mënyrë të pavarur në Komitetin e Auditimit;
 Emërimi, shkarkimi, transferimi ose masat e tjera disiplinore për audituesit e
brendshëm miratohen nga Komiteti i Auditimit;
 Sigurohet përmirësimi i motivimit dhe shpërblimit të punës si dhe garantimi i
karrierës, pasi audituesi i brendshëm ka një pozicion delikat dhe kompromentues në
organizatë dhe nga ana tjetër audituesit janë të privuar nga veprimtaritë e tjera në
jetën private me përjashtim të mësimdhënies.

Litratura:

1. Best Practices for Audit Committees: Monitoring the Independent Auditor


2. Keys to an effective audit committee. By:Katz,Eugene M. Credit world, 00111074,
Mar|Apr98,vol.86, issue 4,,
3. The strange world of audit committees
4. Put together a top-notch department “Internal audit’s new role’’
5. Projeksione teorike mbi kontrollin dhe auditimin.Autor. Qeram Cibaku,Tiranë 2010
6. Manual i auditimit te brendshem i Ministrisë së Financave Republika e Shqiperisë
7. Ligji Nr. 9720, datë 23.4.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar,
Shqipëri.
8. Ligji Nr. 03/L-128 “Për auditimin e Brendshëm ’’ Kosovë.
9. Zakono Računovodstvu i Reviziji ("Sl. list RCG", br. 69/05 od 18.11.2005, "Sl. list Crne Gore",
br. 80/08 od 26.12.2008, 32/11 od 01.07.2011).

733
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qamil Lirëza - Monumentet natyrore të rrethit të Gramshit, vlerat e tyre turistike

Qamil Lirëza

Departamenti Histori-Gjeografi. Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan, Shqipëri

liptongreg@yahoo.com

Abstrakt: Gjatë trajtimit të këtij punimi synohet cilësimi i saktë të objekteve natyrore, që përbëjnë
trashëgiminë natyrore të këtij rajoni, si dhe propozimet për monumente të reja. Në këtë artikull
kryhet një punë e mirëfilltë shkencore për analizën e këtyre monumenteve dhe të vlerave turistike
që mbartin ato. Metoda bazë që është përdorur në trajtimin e këtij punimi ka qenë ajo e vëzhgimeve
të drejtpërdrejta në terren, duke analizuar këto aspekte; gjendjen e tyre fizike, përmasat, prognoza
si dhe fotografime. Punimi ka vlera shkencore për studiuesit e fushës së gjeografisë dhe organet e
pushtetit lokal.
Vendin kryesor në punim e zënë rezultatet e punës së kryer, në këto drejtime: Vlerësimi i kushteve
natyrore të këtij rrethi, në funksion të monumenteve natyrore. Klasifikimi i monumenteve natyrore
në; gjeomonumente, biomonumente dhe hidromonumente. Analiza fizike e monumenteve të
shpallura, duke shpjeguar gjendjen e tyre aktuale dhe tendencën në të ardhmen. Shoqërimi i tyre
me pamje të ndryshme. Propozime për monumente të reja natyrore, për ato objekte që i plotësojnë
kriteret, për të qenë të tilla. Të gjitha këto monumente të propozuara, analizohen nga ana natyrore,
duke i shoqëruar dhe me foto. Bëhet dhe vlerësimi turistik i këtyre monumenteve. Në fund të këtij
punimi jepen dhe përfundimet, duke theksuar se trashëgimia natyrore e këtij rrethi, përbën një
pasuri kombëtare. Jepen disa rekomandime si; mbrojtja e tyre është detyrim i shtetit dhe i gjithë
opinionit publik. Mirë menaxhimi i tyre kërkon, të merren masa të forta ligjore në ruajtjen e këtyre
vlerave.

Keyword: Monumente natyrore, trashëgimi natyrore, vlera turistike.

Hyrje

Rrethi i Gramshit shtrihet në dy njësi fiziko-gjeografike të Shqipërisë; në Krahinën malore


Qëndrore dhe në Krahinën malore Jugore. Sipërfaqja e përgjithshme është 695km 2, duke zënë afro
2.4% të sipërfaqes së përgjithshme të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën
Malore Qëndrore, e cila quhet Krahina e Vërçës. Kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të
Devollit. Pjesa lindore e tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe
zona që shtrihet midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe
njihet si krahina e Tomorricës. Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit. Rrethi i
Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë;
Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Skrapari, Berati dhe Kuçova. Shtrihet në këto kordinata
gjeografike. Gjerësi gjeografike veriore ng 40o 43’ 12’’ deri 40o 56’ 10’’ dhe gjatësi gjeografike
lindore nga 20o05’12’’ deri në 20o 26’08’’. Pamvarësisht se shtrihet në brendësi të Shqipërisë,
kufizimet me rrethet e mësipërme ka krijuar mundësitë e komunikimeve që në lashtësi deri më sot.
Nga studimet e kryera rezulton se përgjatë lumit Devoll kalonte një degëzim i rrugës së vjetër antike
“Egnatia” me drejtim drejtë Qytetit të Selanikut.. Mundësitë më të mëdha komunikimi e ka me
qytetin e Elbasanit që lidhet dhe me rrugë të asfaltuar është duke qënë njëkohësisht pjesë
territoriale e qarkut të Elbasanit. Kalimi përmes këtij rrethi i lumit Devoll i ka krijuar dhe mundësi

734
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

zhvillimi në sektorin hidroenergjitik. Në këtë lumë ka filluar ndërtimi i një hidrocentralit të Banjës
nga kompania Norvegjeze “Statkraft”. Liqeni i krijuar do të ketë sipërfaqe 7.2 km2.
Formacionet bazë gjeologjike që ndërtojnë këtë rreth janë ato sedimetare dhe më pak
magmatikët. Depozitimet terrigjene ndërtojnë pjesën më të madhe të rrethit, ku përmendim, flishet,
ranorët, alevrolitet etj. Gjenden kryesisht në luginat lumore dhe territoret kodrinore të këtij rajoni.
Instituti i Studimeve 718(Gjeologjike, Gjeologjia e Shqipërisë, (1990) Magmatikët shtrihen në malet e
Koshnicë-Valamarë dhe Guri i Topit. Depozitimet e kretakut të sipërm në zonën Grabovë- Poroçan
dhe Lenie. Strukturat bazë gjeologjike janë Sinklinali i Devollit, antiklinali i Valamarës, Gurit të Topit
dhe kuestet të shprehura në territoret kodrinore (Fig 1. përgatitut nga Lirëza Q). Zona ka një botë të
pasur bimore. Katet kryesorë bimorë janë; shkurret dhe pyjet që zënë rreth 33% të gjithë sipërfaqes.
Kullotat natyrore përfshijë 37% pjesën tjetër e zënë pyjet e ahut pishës dhe rrobulli

Metoda e studimit

Gjatë hartimit të këtij punimi jemi bazuar në metodën e vëzhgimeve të drejtëpërdrejta të


natyrës së këtij rajoni në këto drejtime: Vlerësimin e kushteve natyrore, gjeologjisë së truallit,
relievit, klimaës, pasurive bimore dhe ujore. Janë spjeguar dhe interpretuar monumentet kryesore
natyrore të shpalluara, po kështu janë evidentuar dhe shumë monumente të tjera natyrore që
plotësojnë kushtet për të qënë të tilla. Janë bërë matje të ndryshme si dhe janë ndërtuar profile
skematike gjeomorfologjike. Monumentet e reja natyrore janë shoqëruar dhe me foto të ndryshme.
Është përpiluar dhe harta e monumenteve natyrore të këtij rrethi.

Rezultatet

Trashëgimia është vlerë e përciellë brez pas brezi. Ajo përbën vlerë të mjedisit natyror dhe, si e
tillë, është natyrore, por edhe vlerë materiale e shpirtërore e shoqërisë dhe, si e tillë, është
kulturore. Në këtë libër trajtohet vetëm trashëgimia natyrore.
Në përbërjet të trashëgimisë natyrore ka edhe objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate më të
veçanta, të rralla apo unikale, relikte, endemike apo të rrezikuara për t’u zhdukur. Si të tilla, ato kanë

718
Instituti i Studimeve Gjeologjike, Gjeologjia e Shqipërisë, (1990) Tiranë

735
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rëndësi të madhe shkencore, kulturore, didaktike, por edhe turistike. Prandaj ruhen e mbrohen edhe
me forma e mënyra shumë më të repta, të përcaktuara saktë dhe prerë në ligje të veçanta. Të gjitha
këto objekte, peizazhe, habitate e ekosisteme cilësohen trashëgimi natyrore e veçantë, që
kushtëzohet vetëm nga ligjësitë natyrore, ndërsa veprimtaria njerëzore ushtrohet vetëm për t’i
mbrojtur dhe për t’i evidentuar vlerat e tyre, që shprehen në biodiversitetin shumë të pasur dhe në
peizazhin e veçantë.
Monumentet e natyrës janë rradhitur në vlerat e trashëgimisë kombëtare, duke përbërë
kategorinë e tretë të zonave të mbrojtura, por sipas ligjit tonë të zonave të mbrojtura, për rëndësinë
e tyre të veçantë dhe të pazëvëndësueshme, gëzojnë mbrojtjen e kategorisë së parë, në përputhje
me të cilën janë të ndaluara: tjetërsimi i vlerave për çfardo lloj qëllimi të shfrytëzimit ekonomik;
punime apo veprimtari që ndryshojnë karakterin e monumentit apo rrjedhën natyrore të evolucionit
të tij719 (Qiriazi dhe Sala.
Monument natyre është objekti i natyrës me një apo disa vlera unikale: shkencore, ekologjike,
kulturore, historike, estetike, didaktike, fetare; një habitat i një lloji të rrallë, endemik, të kërcënuar
ose me rëndësi të veçantë dhe sipërfaqe deri 50 ha. Vlerat e tyre janë të lidhura me specifikën e
veprimit të faktorëve dhe ligjësive natyrore, që ka kushtëzuar dallimin e qartë nga objektet e tjera të
natyrës. Këto vlera janë të shumta, shumica të papërsëritshme dhe të pakthyeshme për natyrën
dhe shoqërinë tonë:
 Burim i pazëvëndësueshëm informacioni për shumë shkenca; burim për kërkime shkencore;
 Burim kulture për njerëz të profesioneve dhe të moshave të ndryshme;
 Mjete të pazëvëndësueshme didaktike, nxënësit e studentët në këto laboratorë të verteta
natyrore marrin e konkretizojnë njohuritë shkencore; 720(Qiriazi dhe Sala 2006).
 Duke i njohur e mbrojtur vlerat e monumenteve të natyrës, ata bëhen edhe burim i edukimit
ekologjik të qytetarëve. Këtë po e konkretizojmë me një shëmbull nga pasojat katastrofike të
erozionit. Në vendin tonë format e krijuara prej tij njihen me emrin „bokërrima“, në të cilat
mungon jo vetëm mbulesa bimore, por edhe ajo e tokave, në sipërfaqe ka dalë shkëmbi
rrënjësor, i cili është steril, shterpë. Këto areale, me të drejtë, cilësohen si „shkretëtira të lagura“.
Ato shërbejnë si shëmbuj të qartë të „hakmarrjes“ së natyrës për shfrytëzimin e egër të tokës dhe
bimësisë nga shoqëria njerëzore. Si të tilla ato bindin të gjithë vizitorët për rrezikun që shoqëron
gabimet e mëdha njerëzore.
Në rrethin e gramshit deri më sot janë të shpalluar 19 monumente natyrore. Nga të cilat; 7
objekte janë gjeomonumente,5 objekte janë hidromonumente dhe 7 objekte të tjera janë
biomonumente.

Gjeomonumente:

1. Kanioni i Sinecit ose Saraselit. Gjendet pranë fshatit Sarasel, komuna e Sultit. Është formuar në
gëlqerorë të kretës nga karsti e gërryerja e përroit të Saraselit (Katundasit). Është i gjatë rreth 2 km, i
thellë mbi 200 m dhe i gjerë 20-30 m. Në shpate ka guva e shpella të paeksploruara, midis tyre edhe
shpella e banuar e Katundasit. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, speleologjike, didaktike,
ekologjike, turistike. Vizitohet më lehtë sipas rrugës rurale Lapardha-Lumas-Përrenjas.721(Qiriazi P
2002).

719
Qiriazi P, Sala S. (2006) Monumentet e natyrës në Shqipëri. Tiranë, fq 123-126

720
Qiriazi P, Sala S. (2006) Monumentet e natyrës në Shqipëri. Tiranë, fq 123-126
721
Qiriazi P. (2002) Monumentet e natyrës në Shqipëri. – Vlera të pavlerësuara, Stud. Gjeogr, 13/

Tiranë

736
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Shkëmbi (kanioni) i Kopaçit. Gjendet afër Grabovës së Sipërme, 1250 m mbi nivelin e detit. Është
formuar në gëlqerorë nga karsti dhe erozioni i përroit të Grabovës, degë e Devollit. Arrin deri 300 m
thellësi, rreth 1,5 km gjatësi dhe rreth 20 m gjerësi. Dallohet për vlera shkencore gjeomorfologjike,
didaktike, turistike.Vizitohet me rrugën Gramsh-Lenie-Grabovë e Sipërme. (Hartë 1. Monumentet e
Graamshit)

3. Kanioni i Holtës. Gjendet midis fshatrave Bardhaj e Kabashit. I formuar nga karsti dhe erozioni i
përroit të Holtës, zgjerohet e ngushtohet disa herë, duke arritur thellësi mjaft të madhe; 10 m gjerësi
dhe rreth 3 km gjatësi. Në shpate ka shpella karstike të paeksploruara. Ka vlera shkencore
gjeomorfologjike, didaktike, turistike. Vizitohet me rrugën Gramsh-Holtë.

4. Tarraca e Ballores (Qytezës). Gjendet në të majtë të Devollit, pranë fshatit me të njejtin emër.
Përbën tarracë lumore, të formuar nga Devolli e Tomorica (degë e tij), 800 m e gjatë, 200 m e gjerë
dhe 15 m e lartë. Në të ka mbetje të vendbanimi prehistorik e vlera gjeomorfologjike, arkeologjike,
didaktike. Vizitohen sipas rrugës Gramsh-Skënderbegas.

5. Gurët e Krushqëve. Gjenden afër fshatit Lisec. Janë një grup gurësh gëlqerorë me forma të
veçanta, të krijuara nga karstit dhe era. Legjenda i lidh ata me "ngrirjen e krushqëve, që kishin shkuar
për të marrë nusen". Kanë vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike, turistike. Vizitohen sipas
rrugës rurale Gramsh-Lisec.

737
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

6. Karsti i Tërvolit. Gjendet në malin e Tërvolit. Peizazhi dallohet për shumë forma karstike
sipërfaqësore tepër të dendura. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, biologjike, estetike, didaktike,
dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur rrugën rurale Gramsh-Tërvol.

7. Shpella e Kabashit. Gjendet në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, rreth 200 m në juglindje të
malit të Kukëlit, 900 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në shkëmbinjtë gëlqerorë të kretës,
është e gjatë mbi 100 m, e pasur me stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë. Ende nuk është
eksploruar. Dallohet për vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike. Vizitohen duke
ndjekur rrugën rurale Gramsh-Kabash.

Hidromonumente:

1. Liqenet e Valamarës. Gjenden pranë fshatit Lenie, rreth 2200 m mbi nivelin e detit. Janë tri liqene
në cirkun akullnajor të Valamarës. Ndahen prej morenave. Më i madhi ka gjatësi 600 m dhe gjerësi
200 m, ndërsa sipërfaqja rreth 3 ha.. Kanë vlera shkencore (hidrologjike, biologjike), estetike,
didaktike, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Gramsh-Lenie- rruga këmbësore në malin e
Valamarës.

2. Burimet e Kërpicës. Gjenden pranë fshatit me të njejtin emër, në shtratin e përroit të Belicës (degë
e Tomoricës), në kontaktin midis gëlqerorëve e flishit. Janë burime të ngrohta minerare sulfidrike me
përmbajtje gazi sulfidrik. Prurja është e vogël, kanë ngjyrë të verdhë, sepse përmbajnë squfur dhe
erën e vezëve të prishura. Përziehen me baltën e zezë (Informacioni nga Selim Marishta). Dallohen
për vlera shkencore hidrologjike, estetike, didaktike. Vizitohen sipas rrugës rurale Gramsh-Kërpicë
(Lirëza&Sala).

3. Ujëvara e Sotirës. Gjendet në verilindje të Tomorit, pranë fshatit Sotirë. Formohet nga burimi i
madh që del nga e çara gjatësore në shkëmbin e thepisur gëlqeror. Ujëvara ka gjerësi mbi 5 m,
lartësi deri 20 m. Peizazhi i shpatit ku del uji, me disa shkallëzime, disnivel prej rreth 150 m dhe pyllin
e dushkut e shkurret, dallohet për bukuri mahnitëse. Zhurma e ujit dëgjohet që larg. Ka vlera
shkencore hidrologjike, estetike, didaktike, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Gramsh-Sotirë-
monumenti.722(Qiriazi & Sala).

4. Liqeni i Dushkut. Gjendet në afërsi të fshatit Lenie, në rrëzën veriperëndimore të malit të


Komianit, 1105 m mbi nivelin e detit. Është i vendosur në lug akullnajor dhe ka gjatësi 1,4 km, gjerësi
deri 400 m e sipërfaqe rreth 22 ha (Informacioni nga Selim Marishta). Përbën ekosistem liqenor e
pyjor me biodiversitet të pasur, sidomos me zambakë uji. Rrethohet nga pylli pishe. Liqeni po shkon
drejt tharjes natyrore. Ka vlera shkencore hidrologjike e biologjike, didaktike, ekologjike, turistike.
Vizitohet sipas rrugës Gramsh-liqeni i Dushkut.

5. Liqeni i Zi në Lenie. Gjendet 4 km nga fshati me të njejtin emër, në veri të qafës së Mushkës, 1634
m mbi nivelin e detit. Përbën liqen akullnajor me sip.rreth 3 ha, 1000-1200 m i gjatë dhe 200-300 m i
gjerë (Informacioni nga Selim Marishta). Rrethohet nga një pyll ahu e rrobulli me lartësi 25-30 m,
diametër të trungut 20-35 cm e perimetër 60-100 cm, moshë 100 vjet.Ka vlera shkencore
hidrologjike, didaktike, turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale Gramsh-Lenie-Liqeni i Zi.

722
Lirëza Q. (2014) Monumentet natyrore të krahinës së Tomorricës, Kumtësë Konferenca nderkombëtare
Universiteti Bujësor Tiranë, fq 232-238

738
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Biomonumente:

1. Robulli i Valamarës. Gjendet në malin e Valamarës, 1500 m mbi nivelin e detit. Përbën 10 ha pyll
rrobulli me lartësi të drurëve rreth 30 m, diametër të trungjeve mbi 35 cm e perimetër 70-100 cm
dhe moshë 150 vjet. Ruhet shumë e mirë. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, turistike.
Vizitohet sipas rrugës Grabovë e Sipërme-përroi i Sharrës-Valamarë.

2. Dushkaja e Katër Lisave. Gjenden në fshatin Katërlis, komuna Tunjë, 850 m mbi nivelin e detit.
Përfaqëson dushkajë rreth 1 ha, me lartësi të drurëve 15-18 m, diametër të trungjeve 50-80 cm e
perimetër 120 cm dhe moshë 80-100 vjet. Është dëmtuar në vitet e fundit. Ka vlera shkencore
biologjike, estetike, turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Gramsh-Tunjë-Katërlis.

3. Moçalet e Grabovës. Gjenden në malin e Valamarës, 1550 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit
Grabovë e Sipërme, komuna Lenie. Njihen edhe me emrat: Moçalet e Ariut, Gropa e Kryqit dhe
Prishtakoll. Përfaqëson pyll rrobulli rreth 50 ha, lartësi të drurëve 25-30 m, diametër të trungut 25-
35 cm, perimetër 80-100 cm dhe moshë 150 vjet. Pranë gjenden livadhe e burime ujore. Ka vlera
shkencore biologjike, didaktike, estetike, turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Gramsh-Grabovë e
Sipërme-Moçalet.

4. Dushku i Bulçarit. Gjendet në fshatin Sojnik, komuna Kukër, 1100 mbi nivelin e detit. Përbën 12 ha
pyll dushku dhe pishe të zezë, jashtë lartësisë normale mbi nivelin e detit të zhvillimit të saj. Lartësia
e drurëve është 15-25 m, diametri trungjeve 15-35 cm, perimetri tyre 50-110 cm, ndërsa mosha e
dushqeve 150 vjet. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, estetike, turistike. Vizitohet sipas rrugës
rurale Gramsh- Bulçar.

5. Ahishta e Rovjes. Gjendet në afërsi të fshatit Kukër (Rovë), 1400 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson
pyll ahu, rreth 50 ha, me lartësi të drurëve 15-35 m, diametër të trungut 50-70 cm, perimetër 100-
200 cm dhe moshë 80 vjet. Ruhet në gjëndje të mirë. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike,
estetike e turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Gramsh-Rovje.

6. Gështenjat dhe Pishat në Teqen e Skënderbegasit. Gjenden pranë fshatit Bletëz, komuna
Skënderbegas, dhe teqesë së Skënderbegasit, 700-750 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrin
“Pylli i Teqesë së Shëmbërdhenjit”. Përbëhet nga pyll, rreth 32 ha me pishë, gështenjë, dushk,
dëllinjë, madje ullinj. Drurët kanë lartësi 15-32 m, diametër trungu mbi 15-30 cm, perimetër 50-100
cm, moshë 60 vjet. Dallohen për vlera biologjike, estetike, turistike e fetare.Vizitohet sipas rrugës
rurale Gramsh-Skënderbegas-Teqeja e Shëmbërdhenjit.

7. Rrobulli i Grabovës. Gjendet në malin e Valamarës, 1500 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit
Grabovë e Sipërme, komuna Lenie. Njihet edhe me emrin “Valamara e Vogël”. Pylli 8 ha, përbëhet
nga rrobuj me lartësi 25-30 m, diametër të trungjeve 25-35 cm e perimetër 60-100 cm dhe moshë
100 vjet. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Gramsh-
Grabovë e Sipërme-Vërtoq.

Monumentet e propozuara, vlerat e tyre turistike

Gjatë vëzgimeve në terren u vërejt që shumë objekte të tjera si gjeomonumente,


hidromonumente dhe biomonumente i plotësojnë kriteret për të qënë monumente natyrore. Më
poshtë bëhët analiza e disa prej tyre.

739
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Gjeomonumente

1. Kanioni i Sinecit. Gjendet në komunën Poroçan rreth 1.5 km lag qëndrës së komunës. Kanioni ka
një ghatësi rreth 1 km, me shpate gati vertikale. Krahu i djathtë i kanionit ka një lartësi deri në 170
m, kurse krahu i majtë rreth 80 m. Kanioni zhvillohet në shkëmbinj gëlqerore ku dhe format karstike
janë yepër të zhvilluara. Në krahun e majtë ka të zhvilluar bimësisnë e shkozës, lisit dhe frashërit. Në
pjesën fundore të kanionit ka dhe rrëzime, ku uji e mbush në të dy anët këtë kanion. Por sipas
projekteve ky kanion rrëzikon të dëmtohet sepse mendohet të ndërtohet një hidrocentral.

2. Guri i gjatë., ndodhet në komunën Poroçan, lumi i Holtës e ndan atë nga guri i Gjelthit. Ky gur ka
njëlartësi deri 170 m dhe diametër rreth 80 m. Ndodhet në krahun e majtë të lumit të Holtës. Është
një masiv shkëmbor me përbërje gëlqerore, ku duket format sipërfaqësore karstike. Ka trajtën e një
guri Olistolitik. Mund të vizitohet lehtë duke marrë rrugën automobilistike që shkon për në Kabash.
Ka vlera shkencore dhe didagtike.

3. Guri i Gjelthit ndodhet në komunën Poroçan rreth 31 km larg qytetit të Gramshit dhe 3 km larg
qëndrës së komunës. Është një masiv sshkëmbor gëlqeror në formë piramide, lartësia e tij shkon deri
në 140 m. Fillesat e tij nisin nga krahu i majtë i përroit të Holtës. Edhe ky masiv është i përpunuar
nga forma të shumta karstikesipërfaqësore. Përreth tij ka një mbulesë bimore të pasur që
përfaqësohet nga frashëri dhe dushku. Ka vlera shkencore dhe mësimore. Mund të vizitohet lehtë
për gjatë rrugës automobilistike për në Poroçan, në krahun e majtrë të saj.

Biomonumente

1. Dëllinja e Licit, përfaqësohet nga një dru i llojit dëllinjë, me një lartësi rreth 39 m e diametër rreth
80 cm. Në lartësi ndahet nga dy degëzime me diametër nga 45 cm. Është një dru tepërunikal në llojin
e vet, passi është dhe i ruajtur mirë nuk është i dëmtuar. Për këtë dru nga banorët egziston dhe një
gojëdhënë se kush e pret këtë dëllinjë e gjen vdekja, thuhet se kështu i ka ndodhur një djali ndaj
banorët edhe e ruajnë. Kjo dëllinjë ndodhet në komunën Poroçan rreth 38 km larg nga qyteti i
Gramshit. Ka vlera të jashtëzakonshme biologjike por edhe estetike, është e vizitueshme nga kushdo.

2. Ilqja e Sallës përfaqëson një pyll rreth 6 ha me drurë ilqesh. Ndodhet në krahinën e Sulovës në
komunën e Tunjës. Gjendet rreth 2 km në të djathtë të rrugës që shkon për në Sult. Këta drurë ka
një lartësi deri në 40 m dhe me diametër të trungur deri në 80 cm. Por duhet thënë se ky
biomonumente po shkon drejtë zhdukjet për shkak të prerjeve pa kriter për dru zjarri, ndaj duhet
ndalur ky dëmtim menjëherë.
Hidromonumente

1. Liqeni Gjevorkës, ndodhet në fshatin Kukur të komunës me të njëëjtin emër. Ndodhet rreth 30
km larg nga qyteti i Gramshit, ndodhet në pjesën jugperëndimore të komunës Kukur, me sipërfaqe
të përgjithshme rreth 1 ha. Ky liqen ndodhet në një lartësi deri 1690 m mbi nivelin e detit. Është
liqen më origjinë akullnajoreme një pamje tepër të bukur, pasi rrethohet nga një bimësi e dendur
ahu.dhe bredhi. Ka vlera të mëdha shkenore biologjike dhe ekologjike.
2. Liqeni i Blacës, ndodhet në komunën e Poroçanit, në krahinën e Vërçës, rreth 41 km larg qytetit
të Gramshit dhe 15 km lag nga qëndra e komunës Poroçan, Edhe ky liqen është me origjinë
akullnajore, ndodhet në lartësinë mbi 2000 m mbi nivelin e detit. Pamja e tij është shumë e bukur
pasi rrethohet me bimësi të dendur të ahut dhe bredhit. Sipërfaqja e tij është 7 ha i mbushur
vazhdimisht me ujë. Ka vlera shkencore dhe estetike. Vizitohet në rrugën për Porocan , me tej në
këmbë.

740
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzione

Gjatë trajtimit të kësaj kumtese kam evidentuar monumentet natyrore të rrethit të Gramshit,
Shqipëri. Kam vënë theksin më vlerat e shumta që ka kjo trashëgimi natyrore si pjesë përbërëse e
gjithë trashëgimisë sonë kombëtare.
Si fillim në këtë kumtesë jepen të dhëna të rëndësishme për natyrën gjeologjinë klimën morfologjinë
e relievit të gjitha këto të para në funksion të kësaj trashëgimei natyrore.
Vëndin më kryesor e zë analiza dhe vlerësimi i monumenteve të natyrë duke i klasifikuar ato në
gjeomoumente, biomonumente dhe hidromonumente. Risa e kësaj kumtese padyshim është dhe
propozimet e reja të monumenteve natyrore të kësaj krahine duke u bazuar në ato kritere që duhet
të plotësoj një objekt për të qënë monumente natyre. Për këtë ka propozuar 3 gjeomonumente 2
biomonumente dhe 3 hidromonumente. Vlerë të madhe ka dhe harta e këtyre monumenteve
natyrore.

Referenca

1. Bego F. (1998) Konsiderata paraprake rreth vlerave kiropterologjike të disa shpellave të


Shqipërisë, Konferenca Ndërkombëtare Speleologjike, Tiranë fq 123-126.
2. Instituti i Studimeve Gjeologjike, Gjeologjia e Shqipërisë, (1990) Tiranë.
3. Kadastra e Monumenteve të Natyrës të Shqipërisë, (1999) Tiranë.
4. Lirëza Q, Sala S. (2013) Monografi “Tomorrica”.Trashëgimia Natyrore, Tiranë,fq 123-156
5. Lirëza Q. (2014) Monumentet natyrore të krahinës së Tomorricës, Kumtësë Konferenca
nderkombëtare Universiteti Bujësor Tiranë, fq 232-238
6. Lirëza Q. (2011) Rrëziqet gjeomorfologjike në krahinën e Tomorricës. Kumtesë, Konferencë
Ndërkombëtare. Fakulteti Filologjik, Tiranë,
7. Ligji i Zonave të mbrojtura, nr. 8906, (2002) Tiranë.
8. Qiriazi P, Sala S. (2006) Monumentet e natyrës në Shqipëri. Tiranë, fq 123-126
9. Qiriazi P, Sala S, Shahu A, Xhaferi S (2005), Monumentet e Skraparit, Tiranë, fq 112-123
10. Qiriazi P. (2002) Monumentet e natyrës në Shqipëri. – Vlera të pavlerësuara, Stud. Gjeogr, 13/
Tiranë.
11. Sala S, Lirëza Q. (2014) Vendbanimet në krahinën e Tomorricës. Natyra dhe njerzit. Tiranë fq. 234
-238
12. Vendimi i Këshillit të Ministrave të RSH, nr. 676, datë 20.12.2002, mbi shpalljen e zonave të
mbrojtura, monumentet e natyrës.

741
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qemail Sopi – Pikëpamje të teorive ndërkombëtare

Qemail Sopi – qemailsopi@gmail.com

Master i Shkencave Juridike Ndërkombëtare

Abstrakt

Studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare së pari filloi të zë fill si disiplinë teorike me dy tekstet bazë
në këtë fushë siç janë “The Twenty Years Crisis”, nga autori E. H. Kerri (E.H. Carr), e cila u botua për
herë të parë në vitin 1939 dhe ai i Hans Morgentos (Hans Morgenthau) “Politika Ndërmjet
Kombesh”, e botuar për herë të parë në vitin 1948.723 Në parim, teoritë shpjegojnë ligjet e politikës
ndërkombëtare, të cilat mundohen të reflektojnë për të mësuar raportet ndërmjet shteteve dhe të
cilat përpiqen të qartësojnë përdorimin e koncepteve, siç është ekuilibri i forcës. Megjithatë, në
këtu nuk shpjegohen teoritë ndërkombëtare, se si lindën dhe si u zhvilluan ato. Mirëpo synim
kryesor është shtjellimi i disa prej teorive ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë rolet konkrete
të tyre, se si ato e shpjegojnë krijimin, funksionimin dhe vazhdimin e Organizatave Ndërkombëtare.
Konkretisht, në mënyrë kronologjike bëhet shtjellimi i shkaqeve, zhvillimeve dhe roleve të veçanta të
aktorëve mbi qëndrueshmërinë e organizatave ndërkombëtare nën prizmin e teorive
ndërkombëtare. Pikëpamjet e Realizmit në lidhje me politikat dhe sistemin ndërkombëtar,
pikëpamjet rreth Organizatave Ndërkombëtare në politikat ndërkombëtare, roli i shtetit në raport
me interesat e tij, etj. Më pastaj pikëpamjet e Liberalizmit për njeriun dhe interesat e tij, se si
Liberalët e përkrahin idenë që Organizatat Ndërkombëtare duhet të krijohen dhe të vazhdojnë të
ekzistojnë në shumë sfera, e posaçërisht në sferën e sigurisë. Konstruktivizmi në lidhje me politikat
dhe idetë të cilat do të përmirësonin jetën e qytetarëve. Marksizmi në lidhje me konfliktet ndërmjet
shteteve si dhe bashkëpunimit të tyre duke u fokusuar vetëm në aspektin material dhe ekonomik, se
si Marksizmi i sheh organizatat ndërkombëtare që ato janë të krijuara vetëm për sistemet kapitaliste.
Feminizmi që është njëra nga teoritë më të reja ndërkombëtare, çështja e gjinisë femërore më herët
dhe rrjedha e zhvillimeve të këtij përparimi deri sot dhe dallimi ndërmjet feminizmit empirik,
feminizmit analitik dhe feminizmit normativ.

Fjalët kyqe: Teori Ndërkombëtare; Realizmi, Liberalizmi, Konstruktivizmi, Marksizmi, Feminizmi.


Organizata ndërkombëtare. Politikë ndërkombëtare.

1. REALIZMI

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, realizmi politik është një traditë e analizës që thekson nevojat e
ngutshme që shtetet ndeshin për të ndjekur politikën e forcës së interesit kombëtar.724 Realistët
besojnë që politika ndërkombëtare është çdo herë në anarki ndërkombëtare, ku i gjithë sistemi
ndërkombëtar nuk ka ndonjë autoritet apo qeverisje botërore. Kështu që sipas Realizmit,
Organizatat Ndërkombëtare janë shumë pak të rëndësishme, apo nuk janë fare të rëndësishme,
sepse qëllimi kryesor i politikës së tyre të jashtme është që t’i mbrojnë vetëm interesat e tyre
kombëtare në politikën botërore. 725 Tek realistët shohim një pikëpamje pesimiste, sa i përket
natyrës së njeriut dhe sipas tyre mënyra e vetme e arritjes së sigurisë në sistemin ndërkombëtar
është duke e krijuar një balancë të fuqive në mes të shteteve më të fuqishme të botës. Në
marrëdhënie ndërkombëtare Thucydides dhe Thomas Hobbes konsiderohen si paraardhësit e

723 Shih “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, faqe 5


724
Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, faqe 39.
725
Jackson and Sorenson. “Introduction to International Relations”. Oxford University Press.

742
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mendimit realist. Në shkrimet e Thucydides shihet qartë se ai ishte ithtar i argumentit “se i forti
duhet ta sundojë të dobëtin”, për shkak se ata e kanë fuqinë për ta bërë atë gjë. Ashtu siç shohim
edhe kongreset nga shekulli XVII deri nga fundi i shekullit XIX, se si u kanë shërbyer shteteve të
mëdha (fuqive të mëdha), para së gjithash për vendosjen (krijimin) e ekuilibrit politik dhe për
konfirmimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare të vlefshme në atë moment.726 Poashtu edhe
te Thomas Hobbes shohim koncepte të ngjashme. Por, ky pranon që pa një qeveri botërore, sistemi
do të përfundojë në anarki, por e kundërshton teorinë, “se i forti e përcakton rendin e sistemit
ndërkombëtar”, sepse sipas tij i dobëti ka fuqi të mjaftueshme për ta vrarë të fortin, qoftë përmes
një dredhie të fshehtë, apo përmes një bashkëpunimi me shtete tjera të dobëta të cilat poashtu ia
kanë frikën të fortit. Sipas Realizmit, shteti është aktori kryesor që i shikon vetëm interesat e veta
dhe kështu këtu nuk mund të ketë morale dhe vlera. Por, Hobbes nuk pajtohet plotësisht me këtë
mendim për shkak se janë disa rregulla gjenerale të cilat mund të aplikohen nga secili, në sistemin
ndërkombëtar dhe kështu që mund të rezultojë deri tek disa forma standarde të moralit dhe vlerave.
Në anën tjetër, Thycidades është më skeptik sa i përket kësaj çështje, por sidoqoftë nuk e mohon
ekzistencën e vlerave morale, sidomos kur flet për Spartanët në librin e tij “Historia e Luftës
Peloponeze”. Sipas Hobbes, njeriu ka dëshirë të madhe për paqe, kështu që ata çdoherë do ta
përdorin fuqinë për të marrë në të ardhmen diçka më të mirë. Poashtu, ai shton se paqja dhe siguria
në sistemin ndërkombëtar, nuk mund të arrihen pa ndonjë autoritet mbikëqyrës ndërkombëtar, por
mund të arrihet vetëm nëse bashkëpunojnë në mes shteteve dhe në mes të individëve edhe pse
Realizmi nuk sheh shumë mundësi që shtetet mund të formojnë aleanca të suskseshme, ngase asnjë
shteti nuk mund t’i besohët, për shkak të interesave vetjake që kanë shtetet dhe nuk mërziten se cka
ndodhë me shtetet e tjera në sistemin ndërkombëtar. Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar edhe
Thucydides ka qëndrime të ngjashme edhe pse nuk e përjashton mundësinë, por është shumë
skeptik sa i përket shanseve që të ketë sukses bashkëpunimi për shkak të strukturës së sistemit
ndërkombëtar, që është në anarki edhe të asaj që shtetet shiqojnë vetëm interesat e tyre
kombëtare. Poashtu Hobbes i vlerëson mendimet e cekura më lartë, por për shkak të faktit se të
gjitha shtetet janë të barabarta në organizata ndërkombëtare, ato mund të krijojnë forma më stabile
të ekzistencës nëpërmjet tyre dhe kështu mund të arrihet deri tek paqja dhe siguria në botë. Sipas
Makiavellit fuqia të cilën ai e krahason me “luanin si dhe mashtrimin që e krahason me dhelprën”
janë dy rolet kryesore të bërit politikë të jashtme. Ai gjithashtu shton se vlera më e madhe politike
është liria kombëtare apo me fjalë të tjera pavarësia. Poashtu, përgjegjësia më e madhe e liderëve
është që gjithmonë të shiqohën se cilat janë përfitimet si dhe të shiqohet se si duhet të mbrohet
interesi i shtetit në mënyrë që të sigurohet mbijetesa, e cila kërkon fuqi; sepse nëse nuk është shteti
i fortë, atëherë në mënyrë indirekte do të nënkuptonte që shtetet e tjera mund ta pushtojnë atë
shtet, kështu që “sunduesi duhet të jetë si luan”. Por, poashtu sipas Makiavellit aty kërkohet edhe
dinakëria, nëse është e nevojshme, në mënyrë që të rrihet interesi shtetëror kështu që sunduesi
duhet të luaj rolin e “dhelprës”. Në Mars të vitit 2003, SH.B.A. dhe Britania, hynë në luftë me Irakun,
pa pasur një vendim formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj, shumë e kuptuan luftën
kundër Irakut si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, që mund ta dobësojë për një kohë të gjatë
në të ardhmen rolin e OKB-së, si zgjidhës konfliktesh. Qëllimi i këtij sulmi ishte përshpejtimi i
asgjësimit të armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Përpjekja e tyre për të marrë miratimin e K.S.
nuk pati sukses. Shtete të fuqishme, si Franca dhe Rusia, qëndruan larg nga planet e tyre për një
sulm ushtarak nën drejtimin e OKB-së.727 Pra ka një pikëpamje shumë pesimiste sa i përket natyrës
së njeriut dhe janë shumë skeptik se mund të ketë progres nëpërmjet Organizatave Ndërkombëtare.
Sipas tyre progresi mund të arrihet vetëm në skenën e brendshme, ata mendojnë që politika
botërore është e përfshirë në anarki ndërkombëtare të shteteve të pavarura.728

726
Shih “Manual Diplomatik”. Zejnullah Gruda, faqe 272.
727
Kval-Mellbye-Tranoy. “Politika dhe Demokracia”, faqe 148
728
Burchill S. and Linklater A. “Theories of International Relations”. Mac Millan

743
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. LIBERALIZMI

Liberalët e shohin natyrën e njeriut nga një pikëpamje pozitive dhe ata kanë shumë besim
tek natyra e njeriut dhe ata janë të bindur se principet racionale mund të aplikohen në marrëdheniet
ndërkombëtare. Liberalët janë në dijeni se njeriu është i prirur që ta shiqoj së pari interesin e tij
personal dhe në një pikë të mëvonshme gjithmonë dëshiron që të jetë konkurues me të tjerët. Por,
ajo që është shumë e rëndësishme të ceket është se tek Liberalët, individi shpalos me të tjerët
shumë interesa të caktuara dhe kështu mund të arrihet deri tek bashkëpunimi jo vetëm vendor por
edhe ai ndërkombëtar, i cili bashkëpunim do të ketë rezultate të mëdha për të gjitha palët e
angazhuara në bashkëpunim. Gjë tjetër ështe arsyeja njerëzore fiton mbi frikën e njeriut dhe në
dëshirën për pushtet. Poashtu, një pikë tjetër që të gjithë Liberalët pajtohen, është se gjithmonë pas
një kohe, bashkëpunimi midis njerëzve është fitues. Liberalët, për dallim nga Realistët, e përkrahin
idenë që Organizatat Ndërkombëtare duhet të krijohen dhe të vazhdojnë të ekzistojnë në shumë
sfera, e posaqërisht në sferën e sigurisë. Sa për ilustrim, ata marrin Oorganizatën Ndërkombëtare
NATO, e cila është krijuar për zhvillimin e promovimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit, ku do të
bënin parandalimin e luftrave botërore dhe do të siguroheshin që ato nuk do të ndodhin kurrë më.
NATO u inicua nga Evropa Perëndimore dhe jo nga Shtetet e Bashkuara. U krijua për t'i shërbyer para
së gjithash arkitekturës evropiane të sigurisë e mbrojtjes në kushte të luftës së ftohtë. SHBA-ja dhe
Kanadaja e mbështetën këtë proces dhe më pas e udhëhoqën atë.729 Poashtu, sa i përket rolit të
mirë dhe përfitues të organizatave ndërkombëtare, duhet të përmendim vizionin e ish presidentit
amerikan z. Woodrow Wilson, i cili transformoi marrëdhëniet ndërkombëtare nga luftra shumë të
egra, në luftra më të buta në mënyrë që të arrihet deri te paqja. Normalisht se një transformim i tillë
është arritur vetëm përmes krijimit të organizatave ndërkombëtare sic ishte Liga e Kombeve.
Liberalët mendojnë se Organizatat Ndërkombëtare, ndihmojnë shumë në promovimin e
bashkëpunimit në mes të shteteve të botës si dhe ata mendojnë se zhdukja e Organizatave
Ndërkombëtare është shumë pak e mundshme që të ndodh për shkak se gjithmonë duhet të jetë
dikush që i ekzekuton rregullat e kordinimit në mes të shteteve. Një ndër organizatat më të
sukseshme ndërkombëtare, padyshim se është Bashkimi Evropian, në të cilin janë të përfshira 28
shtete. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë në mes
vete, sa që ata marrin pjesë në shumë funksione të përbashkëta në sferën e qeverisjes. Sa për të
ilustruar marrim shembull bërjen e politikave të përbashkëta të bujqësisë dhe industrisë. Ata kanë
krijuar një rregullues një treg të vetëm në sektorin ekonomik dhe janë duke bashkëpunuar edhe në
shumë sektore të ndryshme. Pra, me fjalë të tjera një Organizatë Ndërkombëtare sic është Bashkimi
Evropian ka qenë një test shumë i mirë për të treguar rolin dhe rëndësinë e madhe që e luajnë
institucionet ndërkombëtare. Sipas njërit ndër liberalistët më të spikatur Keohane, prania e madhe e
shumë organizatave ndërkombëtare, i zvogëlon efektet destabilizuese të aktorëve të ndryshëm të
cilët dëshirojnë të bëjnë luftë. Kjo arrihet përmes shkëmbimit të informacioneve në mes të shteteve
anëtare të organizatave gjegjëse, të cilët në vazhdim kanë një pamje më të mirë të gjendjes reale se
cka shtetet armike janë duke planifikuar të bëjnë. Me fjalë të tjera organizatat ndërkombëtare
ndihmojnë në zvogëlimin e frikës tek shtetet të cilat janë pjesë e atyre organizatave ndërkombëtare.
Për shembull, Bashkimi Evropian ka shumë anëtarë me eksperiencë të madhe në negociata dhe
kompromise duke përfshirë, Këshillin e Ministrave, Komisionin Evropian dhe Parlamentin
Evropian.730 Pra, organizatat ndërkombëtare i japin shteteve pjesëmarrëse stabilitet të vazhdueshëm
duke i shtyrë shtetet që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për shkak të fitimeve të përbashkëta. Si
shembull i mirë është se shtetet e Bashkimit Evropian mund të përdorin teknikat e Bashkimit
Evropian si organizatë ndërkombëtare që të sigurohen se të gjitha palët do t’i respektojnë
premtimet e tyre të bëra.731

729 Lisen Bashkurti “Mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare” faqe 148.
730
Liberalism by Ludwig von Mises (1929). http://mises.org/books/liberalism.pdf
731
Jackson and Sorenson. “Introduction to International Relations”. Oxford University Press.

744
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. KONSTRUKTIVIZMI

Teoria e konstruktivistëve është një nga teoritë më të reja dhe me interesante në marrëdhëniet
ndërkombëtare, sepse sipas tyre marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ndikohën vetëm nga politika e
fuqive por nga idetë. Disa individë të cilët mendojnë se realiteti social është i konstruktuar e quajnë
punën e tyre konstruktivizëm. Ata të cilët e kanë paraqitur më shumë këtë qështje dhe që e quajnë
vetën konstruktuvist janë: Alexander Wendt, Nicholas Onuf dhe Friederich Kratchoil. Wendt e
definon konstruktivizmin në bazë të dy principeve fundamentale të teorisë sociale:
- E para, veprimet e njerëzve janë të bazuara në kuptim dhe

- E dyta, kuptimi vjen në dukje nga bashkëveprimi.

Ai shton se në situatë ku mbizotëron anarkia koncepti i sigurisë nuk duhet të jetë me interes
të njëanshëm duke argumentuar se kuptimi kolektiv e përbën strukturën e cila na organizon
veprimet tona. Poashtu Wendt në artikullin e tij “Anarkia është ajo të cilën njerëzit e bëjnë”,
shpjegon qartë se anarkia është ajo që njerëzit e zgjedhin që të kenë. Me fjalë të tjera anarkia është
si rezultat i procesit që rregullon ligjet që qeverisin bashkëveprimet e shteteve. I gjithë ky sistem i
shteteve që e shohim në ditët e sotme është si pasojë e procesit në të cilin shtetet dhe sistemi i
shteteve është konstruktuar. Kështu që sipas teorisë së konstruktivizmit është e mundshme që të
ndryshohet natyra e anarkisë në sistemin e shteteve. Sipas konstruktivistëve, struktura
fundamentale e politikës ndërkombëtare është më shumë sociale se sa materiale. Kështu që
ndryshimet në natyrën e marrëdhënieve sociale midis dy shteteve mund të bjerë kah një siguri
shumë e madhe ndërkombëtare. Kjo strukturë sociale mund të bëhet e mundshme duke shkëmbyer
dituritë dhe resurset materiale midis dy vendeve.732 Pra, konstruktivistët besojnë se standardet
sociale mund ta ndryshojnë politikën e jashtme të shteteve me kohë, e jo të bazohen vetëm në
mendimin se duhet të jetë gjithnjë primare vetëm siguria të cilën e flasin gjithmonë realistët.
Organizatat ndërkombëtare si UE, duke bërë dhe zhvilluar politika dhe ide që do të përmirësonin
jetën e qytetarëve, kjo do të ishte një pikëpamje e konstruktivizmit. 733

5.MARKSIZMI

Për dallim nga Realizmi dhe Liberalizmi, Marksizmi fokusohet në klasa, si njësia fundamentale e
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ku organizatat ndërkombëtare janë krijuar që klasat e mëdha
dhe shtetet e pasura t’i mbrojnë interesat e tyre. Kështu që sipas Marksizmit bota nuk është e ndarë
në kombe politike por janë të ndarë në kombe ekonomike.

Si një teori e marrëdhënieve ndërkombëtare, Marksizmi i përjashton qasjet e mendimit


Realist dhe atij Liberal, sa i përket konflikteve ndërmjet shteteve si dhe bashkëpunimit. Ajo
fokusohet vetëm në aspektin material dhe ekonomik.

Pikëpamja Marksiste, argumenton pozicionin e materializmit historik dhe e pranon si të


vërtetë, se brengat ekonomike i tejkalojnë të gjitha, duke bërë që klasa të bëhet fokus studimi në
këtë teori studimi.

Marksizmi i sheh organizatat ndërkombëtare, që janë të krijuara vetëm për sistemet


kapitaliste me qëllim të kërkimit të grumbullimit sa më të madh të kapitalit.

732 ZehfussM. “Contructivism in International Relations.”


733
http://www.irtheory.com/knoë.htm

745
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Poashtu edhe teoria e sistemit botëror argumenton se kapitalizmi global ka krijuar që shtetet
moderne të industrializuara t’i shfrytezojnë sa më shumë shtetet e ashtuquajtura të botës së tretë të
cilat janë mjaft të varfëra.734

Deri shumë vonë, Marksizmi ishte formë e fuqishme dominuese e teorisë kritike shoqërore;
ajo kombinonte një analizë të fortë të zhvillimit të kapitalizmit dhe me reflektime se si mund të
arrihej emancipimi botëror përmes luftës klasore.

Lidhja e tij me mënyrën e prodhimit, i bënte marksistët të pambrojtur ndaj akuzës për
neglizhimin e pabarazive racore, etnike dhe fetare.735

4. FEMINIZMI

Më parë, për shembull, ka qenë e zakonshme që djemtë të shoqërizoheshin duke u bërë më


trima, të dilnin të parët dhe të bënin gara. Ata duhet të gjenin një punë dhe shkollim të mirë. Djemtë
mësoheshin që të kujdeseshin për atë që quhej atëherë “seksi i dobët” (femrat) dhe të mbanin gruan
dhe fëmijët. Vajzat duhet të shoqërizoheshin duke qenë të përmbajtura, të mos nguteshin dhe të
ishin të sjellshme. Ato, duhet të mësonin që të mbanin shtëpinë, të rrisnin fëmijët dhe të
përkujdeseshin për burrat. Pra, që kur ishin të vegjël, djemtë dhe vajzat i ndanin rolet. Kjo bëri që të
kishte më shumë djem se vajza që shkolloheshin dhe që zinin punë. Pra, numri i atyre që merrnin
pjesë në politikë, në udhëheqje, por edhe në organizatat e interesit, kryesisht përmbushej nga
meshkujt. Më pastaj, kur filloi që të kërkoheshin më shumë të ardhura për të mbajtur familjen, u
futën nëpër punë edhe shumë gra të pamartuara, por edhe të martuara. Mirëpo, shumica e grave
bënin punë të thjeshta dhe paguheshin më pak sesa burrat. Si shumica e roleve të tjera në shoqëri
edhe roli i gjinisë ndryshoi. Gratë luftuan për shumë vjet për barazi në shtëpi, punë dhe shoqëri. Dhe
tash ato i gjejmë në pozita udhëheqëse në punë dhe nëpër organizata. 736

Feminizmi si qasje filloi të vjen në shprehje për shkak të eksperiencave jo të mira që


vazhdonin ta përjashtonin gjininë femërore nga studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një nga studiuesit e Feminizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare Jacqui True, e bëri dallimin
ndërmjet Feminizmit Empirik, Feminizmit Analitik si dhe Feminizmit Normativ.

1. Sa i përket Feminizmit Empirik; ai thekson se sheh femrën dhe marrëdhëniet gjinore si


aspekte empirike të marrëdhënieve ndërkombëtare.
2. Tek Feminizmi Analitik; shohim se ai thekson se në strukturën teorike të marrëdhënieve
ndërkombëtare, ka njëanshmëri të madhe duke u bërë dallimi i madh ndërmjet burrit
dhe gruas.
3. Kurse tek Feminizmi Normativ; shohim një teori që është pjesë e një agjende për
ndryshim.

734
Marxism Unmasked: From Delusion to Destruction, by Ludwig Von Mises
http://www.fee.org/pdf/books/MarxismUnmasked.pdf
735
Shih “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, faqe 163
736 “Spektri”. Leiv Mjeldheim. Solvi Lillejord, Erik Solvberg, faqe 14.

746
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Feminizmi ka filluar në fund të viteve 1980, ku pas përfundimit të luftës së ftoftë, gjinisë
femërore iu dha një hapësirë më e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të kritikës së
tyre shumë të madhe në projekte të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare. 737

Sidoqoftë, ajo që është e rëndësishme është rritja e influences së Feminizmit në organizatat


ndërkombëtare si: Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.738

Feministët kanë ngritur një pretendim rreth përjashtimit të pranisë dhe këndvështrimeve të
tyre nga preokupimet rreth Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke argumentuar se organizimi
modelohej në mënyra që e kufizonin studimin në forcën mashkullore.739

Pikëpamjet Feministe tregojnë se në shumë raste, hapësirat e forcës dhe transformimit


global nuk janë vetëm fusha të elitave politike dhe ekonomike; hapësira të tilla ekzistojnë gjithashtu
në qdo skutë të shoqërisë.

Shpresat Realiste dhe Liberaliste, rreth natyrës së shteteve dhe marrëdhënieve


ndërkombëtare, trazohen që të dyja kur lind një pikëpamje Feministe.

Pikëpamjet Feministe, na ndihmojnë të dallojmë ndryshimin e autoritetit brenda shteteve-


kombe që kanë pasoja për rendin botëror.

Sigurisht, vëzhgimi dhe interpretimi i ndryshimeve të tilla në forcë, siq ato shfaqen në një
llojshmëri skenash botërore dhe rajonale përbëjnë funksionet bazë të studimit të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare.740

KONKLUZION

Si përfundim i gjithë asaj që u shtjellua më lartë për teoritë ndërkombëtare rreth pikëpamjeve të
tyre në lidhje me krijimin dhe ekzistimin e organizatave ndërkombëtare, pasojnë këto konkluzione
përfundimtare: për Realizmin, u përshkrua se si i sheh organizatat nga prizmi i saj. U tha se teoria
Realiste ishte dominante në këtë fushë për më shumë se pesëdhjetë vjet dhe pothuajse ndikimin e
saj dominant nuk e humbi as në ditët e sotme. Kjo teori i sheh fare pak të rëndësishme organizatat
ndërkombëtare, për të mos thënë hiq fare. Kjo argumentohet me dështimet e organizatave të
mëdha që shpeshherë ndodhin në ruajtjën e objektivave të tyre, për qfarë janë formuar dhe me mos
ushtrimin e kompetencave të tyre në disa raste. U përshkrua cështja e Liberalizmit, për dallim nga
Realisët, formimin e organizatave ndërkombëtare e shohin shumë të rëndësishëm. Ku me anë të
këtyre organizatave, bëhet mbrojtja e kulturës së drejtave universale të njeriut. Zhvillimi i së drejtës
ndërkombëtare penale, gjithashtu krijimi dhe ruajtja e vlerave të përbashkëta njerëzore. U vërejt në
lidhje me të se sa do që organizatat ndërkombëtare nëse nuk i përmbushnin synimet e tyre, apo ti
shkelnin kriteret e tyre, larg më e dobishme është të ketë sa më shumë organizata ndërkombëtare
sesa të mos ekzistonin fare. U përmendëm se Konstruktivistët e shohin ndërtimin e marrëdhënieve
ndërkombëtare më shumë në sferën e ideve, ku strukturën fundamentale të politikës së jashtme,
ata e spjegojnë në mënyrë sociale se sa materiale. Ata pak besojnë se marrëdhëniet ndërkombëtare
mund ndikohën nga politika e fuqive të mëdha. Në lidhje me këtë teori, mund të vërejmë se kjo do
të gjej shtrirje më të madhe në kohët që po na vijnë. Ngase, po thuajse e tërë bota po shkon drejt

737
Feminist Theory and International Relations: The Feminist Challenge to Realism and Liberalism, by Tricia
Ruiz, http://www.csustan.edu/honors/documents/journals/soundings/Ruiz.pdf
738
Jackson and Sorenson. “Introduction to Internatonal Relations.” Oxford University Press.
739 Shih “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, faqe 22
740 Shih “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, faqe 285.

747
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

digjitalizimit dhe kompjuterizimit dhe për përparimin e qështjeve lypsen ide. E idetë janë ato që i
kalojnë kufijtë dhe i lidhin njerëzit. U përmendëm se si Marksizmi nuk e sheh botën të ndarë në vija
politike, por në qështje ekonomike. Gjithashtu edhe organizatat ndërkombëtare Marksizmi i spjegon,
se ato janë të krijuara vetëm për sistemet kapitaliste me qëllim të kërkimit të grumbullimit sa më të
madh të kapitalit. Kjo teori e nxjerr në pah edhe brendësinë e gjinisë njerëzore, ngase interesi i
njerëzve është i varur nga aspektin ekonomik. Fillimisht Feminizmi, filloi si një lëvizje për kërkimin e
të drejtave të tyre, e pas shumë situatave mjaftë të rënda, që kaluan gjinia femërore, arritën që të
jenë faktor, madje shumë i rëndësishëm në botë. Një situatë e tillë, erdhi si një gufimi i të drejtave të
tyre, pas një robërie shekullore të gjinisë femërore. Feminizmi sot ka vërshuar botën dhe ka ndikim
të dukshëm në organizatat ndërkombëtare. Por, ende ka punë për tu bërë në barazimin e numrit të
tyre me atë gjinisë mashkullore.

BIBLIOGRAFIA:

1. Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Scott Burchill, Andrew Linklater, Richard Devetak,


Jack Donnelly, Matthew Paterson, Christian Reus-Smit, Jacqui True. AiiS. Tiranë 2010.
2. E drejta Nërkombëtare Publike. Zejnullah Gruda. Botim i plotësuar. 2007
3. Manual Diplomatik. Zejnullah Gruda. Prishtinë 2009.
4. Politika dhe Demokracia. Kval – Mellbye – Tranoy. Rozafa, Prishtinë 2006.
5. Spektri. Leiv Mjeldheim, Solvi Lillejord, Erik Solvberg. Rozafa Prishtinë 2006.
6. Lisen Bashkurti. Mbi të drejtën ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare- në ndihmë
të diplomatëve të rinj.
7. http://www.irtheory.com/know.htm
8. Jackson and Sorenson. Introduction to International Relations. Oxford University Press.
9. Burchill S. and Linklater A. Theories of International Relations. MacMillan
10. Zehfuss M. Constructivism in International Relations.
11. Liberalism by Ludwig von Mises (1929). http://mises.org/books/liberalism.pdf
12. Marxism Unmasked: From Delusion to Destruction, by Ludwig Von Mises
http://www.fee.org/pdf/books/MarxismUnmasked.pdf
13. Feminist Theory and International Relations: The Feminist Challenge to Realism and
Liberalism, by Tricia Ruiz.
http://www.csustan.edu/honors/documents/journals/soundings/Ruiz.pdf

748
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Qemajl Sejdia - Shfrytëzimi i kapaciteteve teknologjike dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e


ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

PhD (c) Qemajl Sejdia

Abstrakti

Ideja, përpunimi dhe zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme behet nga dy faktore kryesor qe
konsiderohen si faktor te brendshem te organizates dhe qe jane faktroi njeri dhe faktori teknologjik,
secili nga keta faktor ka ndikimin e vet dhe jane te lidhura njeri me tjetrin, sepse nuk mjafton te
jepsh ide dhe te dish te menaxhosh, pa i pasur mjetet e punes per ta vu ne aplikim iden dhe
menaxhimin, prandaj pavarësisht veprimtaris afariste ne te gjitha kohërat edhe atehere kur ska
pasur teknologji as kompjuter as nje mjet pune te moderuar, jane përdorur laspat dhe fletoret per te
bere kalkulime dhe detyra te tjera te nevojshme per ndërmarrjen, ndersa ne kohen e sotme me
evaluimin e shoqerise , bashke me shoqerin ka evaluar edhe teknologjia, sepse sot nuk mund te
behet fjale per nje zhvillim te ndërmarrjeve pa faktorin teknologjik sikundër qe smund te behet fjale
nje zhvillim i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme pa faktorin njeri, prandaj thuhet se te dy keta
faktore te rendesishem ne organizimin e ndërmarrjes jane te lidhura ngusht njera me tjetren.

Hyrja

Organizimi i resurseve ne ndërmarrje qofshin resurse njerezore apo teknologjike konsiderohet si


sfidë per menaxhmentin e lartë të secilës ndërmarrje, sepse eshte shume e rendesishme te gjindet
formula e cila e çon ndërmarrjen drejt zhvillimit dhe natyrisht kjo formul do te behej ne menaxhimin
strategjik te ndërmarrjeve.

Prandaj brenda këtij punimi jane trajtuar tema me rendesi nga organizimi i resrsueve ne ndërmarrje,
rednesia e organizimit te tyre, rritja e produktivitetit si rezultat i shfrytëzimit te resrsueve njerezore
dhe teknologjike dhe deri tek mjedisi i punes ne ndërmarrje, pra secila nga keto tema te
inkorporuara ne temen kryesore te ndikimit te resurseve njerezore dhe teknologjike ne zhvillimin e
ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, japin shpjegime, analiza te bollshme dhe te nevojshme se si
duhet organizuar procesi i menaxhimit te resurseve njerezore dhe atyre teknologjike.

749
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

SHFRYTËZIMI I KAPACITETEVE TEKNOLOGJIKE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN E


NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME

Rritja e produktivitetit të punës përmes shfrytëzimit të kapaciteteve teknologjike

Po aq sa është i nevojshem faktori i njëri për një organzatë të caktuar është i rëndësishem edhe
teknologjia të cilat në secilën ndërmarrje kanë rol të rëndësishem në maksimizimin e fitimeve dhe
ndihmon në zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes në të gjitha segmentet.741

Teknologjia (mjetet e punës) mund të jenë nga më të ndryshmet duke filuar nga kuptimi më i gjërë i
shprehur nëpërmes lokacionit e deri të veglat e punës dhe inventari i imtë.

Struktura e mjeteve është përbërja nga llojet e ndryshme e mjeteve të cilat janë të nevojshme dhe
duhet të angazhohen në procesin e punës.742

Madhësia dhe struktura e mjeteve të punës programohet dhe planifikohet qysh herët, kur fillon
konceptimi i aktiviteteve të ndërmarrjes.

Struktura e mjeteve mund të vështrohet dhe të kuptohet nga dy kënde:

 Struktura e mjeteve me kuptim të gjërë të cilën e përbëjnë tregu (blerja dhe shitja), rrethi
ekologjik dhe lokacioni.
 Struktura e mjeteve me kuptim të ngushtë e përbëjnë pajimet me kapacitet dhe
karakteristikat e tyre, ambient ii punës dhe trasnporti i brendshem.

Raportet e mira në strukturën e mjeteve krijohen me organizimin e mirëfillt të resurseve teknike.


Organizimi i mjeteve është një nga kushtet për rendiment më të lartë ekonomik, rentabilitet dhe për
çdo efikasitet e racionalizim tjetër në biznes.

Çdo ndërmarrje pavarësisht madhësisë së tij si çështje elementare dhe si çështje me rëndësi të
veçantë kanë rritjen e produktivitetit të punës, sepse brenda saj bëjnë pjesë një serë faktorësh duke
filluar nga rritja e fitimit, rritja e numrit të punonjësve, rritja e kapaciteteve prodhuese etj., prandaj si
e tillë rritja e produktivitetit të punës ka rëndësi të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 743

Teknologjia, në realitet paraqet bashkësinë e dijes dhe shkathtësinë ndaj ecurive fiziko-mekanike,
kimike dhe ecurive tjera të përpunimit të lëndëve të para dhe produkteve finale të prodhimit. Për
këtë zhvillimi teknologjikë para së gjithash është pjesë e prodhimtarisë në të cilën me procese
mekanike-teknike dhe procese kimike-teknologjike, lëndët e para i shndërrojnë në produkte të
gatshme.

Teknologjitë e informacionit po sjellin ndryshime revolucionare në taktikat dhe armët e ushtrisë.


Zhvillimet teknologjike e kanë ndryshuar natyrën e forcës ushtarake në disa drejtime. Së pari

741
Produktiviteti në teorinë dhe praktikën ekonomike - Prof. Dr. Ali Sylqa
742
Instituti Riinvest – Raporti i hulumtimit 2012 f/35
743 Produktivitetei në teorin dhe praktiken ekonomike – Prof. dr. Ali Sylqa

750
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përdorimi i forcës në konfliktet ndërkombëtare tani ka kosto më të madhe, e rrjedhoja më të thella


se sa kishte në fillim të sistemit ndërkombëtar.

Fuqitë e mëdha në veçanti nuk mund të përdorin më forcën për të zgjidhur grindjet ndërmjet tyre pa
rrezikuar që të kryejnë shkatërrime masive dhe rrënim ekonomik.

Zhvillimet teknologjike shpesh i kanë dhënë një përparësi thelbësore si mbrojtjes, edhe sulmit, duke
e ndryshuar baraspeshën sulm-mbrojtje me kalimin e kohës. Tani elektronika duket se po krijon
armë të vogla më vepruese në krahasim me armët e mëdha sulmuese. Hapi i ndryshimit teknologjik
e ka bërë edhe sigurimin kombëtar më të ndërthurur me ekonominë. Shtetet kanë zhvilluar
teknologji shumë të rëndësishme që mund të përdoren në frytshmëri të madhe në fushën ushtarake,
të cilat nuk lejohet që të eksportohen.

Në dhjetëvjeçaret e fundit revolucioni teknologjik në fushën e elektronikës ka ndikuar thellësisht në


forcat ushtarake, sidomos në komandimin e kontrollin e tyre.

Lufta elektronike (tani në kuptim më të gjerë si luftë informacioni) nënkupton përdorimet në luftë të
spektrit elektromagnetik (valët e radios, radari, rrezet infra të kuqe etj) d.m.th., përdorimin e
sinjaleve elektromagnetike në dobi të dikujt, duke mos ia lejuar njëkohësisht përdorimin e tyre
armikut. Sinjalet elektromagnetike përdorën për të ndjerë përtej hapësirës së dukshme normale,
nëpërmjet radarit, rrezeve infra të kuqe dhe pajisjet për shikim në errësirë, përmes mjegullës ose në
largësi të mëdha. Këto e teknologjitë të tjera e kanë bërë të dukshme fushën e betejës në mënyrë të
tillë që forcat ushtarake nuk mund të fshihen lehtë.744

Teknologjia e veprimit në fshehtësi përdorë materiale të veçanta që thithin valët e radarëve dhe
forma të pazakonta në projektimin e avionëve, raketave dhe anijeve me qëllim që ti shpëtojnë
radarit të armikut.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë
moderne; ky rol është madje edhe më i madh në një ekonomi që është në procesin e tranzicionit,
sikurse që është ekonomia e Kosovës.

Në fakt, sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ka një rol kyç në procesin e zhvillimit dhe
efekte pozitive në tërë procesin e tranzicionit. Dy ekspertë të FMN-së kanë theksuar: Kompanitë e
reja janë më të rëndësishme për zhvillim se sa ato të privatizuara në ekonomitë në tranzicion.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë esenciale për rialokim të resurseve nga sektori industrial me
pronësi publike në një ekonomi private dhe më konkurruese. Por nuk duhet të themi se duhet të
jemi të kënaqur për atë se çka ka ndodhur në sektorin industrial në Kosovë gjatë dekadës së fundit,
megjithatë ne duhet të kemi parasysh se në vendet tjera-dhe jo vetëm në ish bllokun lindor-pjesë të
mëdha të industrive tradicionale pësuan rënie, ndonjëherë shumë shpejt. Ato u zëvendësuan nga
kompanitë që operonin në shërbime dhe në formë më të përgjithshme nga ndërmarrjet e vogla dhe
të mesme.

Në të gjitha vendet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po krijojnë një numër të madh të vendeve të
reja të punës dhe atë duke ju falënderuar rritjes së produktivitetit, kompanitë e mëdha industriale,
të cilët kanë punësuar me mijëra punëtorë tani po e reduktojnë fuqinë e tyre punëtore. Në të

744 Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

751
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kundërtën, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos ato që operojnë në sektorin e shërbimeve,
po kontribuojnë në masë më të madhe në krijimin e vendeve të punës. Nuk duhet të themi se në
Kosovë nuk ka nevojë për t’i tërhequr kompanitë e mëdha, apo për të mbështetur të gjitha
përpjekjet që disa ndërmarrje industriale të operojnë përsëri, por është një iluzion të mbështetemi
vetëm në disa ndërmarrje të mëdha ashtu që në masë të madhe të reduktojmë papunësinë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë krijuar duke iu falënderuar iniciativave të ndërmarrësve
privatë, ata duhen të financohen nga sektori bankar, madje edhe më tepër nga sektori privat bankar.

Shfrytëzimi i teknologjive (të reja) informative komunikuese në rritjen e produktivitetit

Përcaktimi i termit “teknologji të reja” është pak i turbullt, pasi vetë teknologjitë informative
komunikuese janë diçka pak a shumë e re dhe që zhvillohet me ritme të shpejta dhe që gjithashtu
kanë një rol të veçantë në rritjen e produktivitetit në afarizmin e Kosovës. Megjithatë këtu me këtë
term duam të përcaktojmë ato teknologji zbatimi i të cilave është pak më i largët se sa të themi
bazat e të dhënave. Në veçanti mund të përmendim këtu teknologjitë multimediale në mjedis
rrjetash lokale dhe globale, sistemet multi procesor si klasterat e PV-ve dhe procesorët me
arkitekturë paralele, zbatimet e teknologjive GRID, aplikimet mbi rrjetat me bande të gjerë dhe ato
me radiovale, etj..

Veprime konkrete në njohjen e teknologjive të reja vihen re më shumë në sektorin privat që ka


mundësi financiare për të kapur teknologjitë e reja. Për institucionet akademike mbetet një fushë e
pa shkelur akoma ajo e bashkëpunimit ndër-institucional për zhvillimin e aplikimeve GRID, duke
shfrytëzuar në mënyrë të përbashkët dhe të koncentruar infrastrukturën e shpërndarë nëpër
institucionet e veçanta.745

Njohja e gjendjes të instalimit dhe përdorimit të teknologjisë informative komunikuese në rritjen e


produktivitetit të punës është tepër e rëndësishme dhe njëkohësisht e vështire. Problemet nuk kanë
të bëjnë thjesht me numrin e PC-ve apo teknologjinë e rrjetit lokal. Vështirësitë lidhen edhe me
faktorë ekonomikë, shoqërore dhe administrativë që pasqyrohen si në motivimin e punonjësve,
shfrytëzimin e burimeve njerëzore dhe orientimin e projekteve drejt objektivave të arritshme dhe që
shërbejnë si bazë për zhvillime të mëtejshme. Në këtë drejtim është bërë pak, dhe kjo pasqyrohet
edhe në dokumentin shoqërues të Strategjisë Kombëtare të TIK, ku të dhënat janë fragmentare si
rezultat i mungesës së studimeve në këtë fushë.

Shfrytëzimi masiv i teknologjisë informative komunikuese nga shoqëria, zhvillimi i internetit dhe
përdorimi i teknologjisë informative komunikuese në sektor kritikë kanë detyruar shtetet e zhvilluara
të përpunojnë një legjislacion kompleks për të mbajtur nën kontroll sado pak keqpërdorimin e
teknologjisë dhe për të mbrojtur konsumatorin.

Në vendin tonë praktikisht nuk është bërë ndonjë gjë konkrete në drejtim të legjislacionit specifik
për teknologjinë informative komunikuese, ndoshta akoma nuk jemi duke e kuptuar rëndësinë e
kësaj teknologjie në rritjen e produktivitetit në afarizmin e Kosovës.

745 Krijimi dhe zhvillimi i bizneseve të reja – Prof. dr. Isak Mustafa

752
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Teknologjitë informative janë: faksi, telefoni, interneti, email etj.. Teknologjitë e informacionit po e
forcojnë komunikimin dhe përkatësit kombëtare e ndërkombëtare. Megjithatë ato po u japin
shteteve edhe mjete të tjera fuqi e kontroll. Informacioni në shirita të regjistruar dëgjimor dhe
pamor mund të rishikohet në mënyrë të përsëritur e të kalohet nga njëri në tjetrin, duke i dhënë
shikuesit mundësi më të mëdha kontrolli se sa në programimet e televizioneve të zakonshme. Për
qytetarët e zakonshëm edhe më fuqizues është telefoni.

Telefonat - po bëhen gjithnjë e më shumë të fuqishëm, bashkë me futjen e kabullit me fibra optike,
satelitëve të komunikimit, telefonave celular, telefonave satelitor, fakseve dhe modemeve.
Teknologjitë e informacionit kanë rrjedhoja mbi sigurinë.

Teknologjia e internetit - është krijuar nga Vinton Cerf në vitin 1973 si pjesë e një projekti të
udhëhequr nga Robert Kahn dhe të organizuar nga Advanced Research Projekts Agency, pjesë e
departamentit Amerikan të mbrojtjes. Me këtë zbulim Cerf la shumë mundësi për krijimin dhe
standardizimin e internetit. Me 1984 teknologjia dhe rrjetat i janë besuar sektorit privat dhe
agjencive shkencore shtetërore, për zhvillim të mëtejshëm. Zhvillimi vazhdoi në mënyrë
eksponenciale. Kompanitë për përcjellje të shërbimeve mundësojnë shfrytëzimin e internetit përveç
për biznes edhe për nevoja shtëpiake. Në vitin 1995 qasja në internet ishte e mundshme në 180
shtete dhe përfshinte më shumë se 30 milion shfrytëzues. Rrjeti botëror që mbështetet te interneti
u rritë në mënyrë shpërthyese në fund të viteve 1990, duke u shëndrruar në një element të
kudondodhur të jetës të përbashkët e kulturore, si dhe gjithnjë e më shumë në një ngjarje biznesi. 746
Interneti bënë ndërlidhjen e rrjetave kompjuterike të cilat u mundësojnë kompjuterëve dhe
programeve të cilat janë aktivizuar në të, të komunikojnë drejtpërdrejtë. 747 Është shumë e
rëndësishme që rrjeti i internetit krijon struktura organizuese e bashkësi të cilat mund të jenë
pothuajse të shkëputura krejtësisht prej vendndodhjes fizike, duke i bashkuar njerëzit që kanë
interesa kulturore ose ekonomike të përbashkëta kudo ku janë nëpër botë. Në vitin 1990 ky rrjet u
pranua shpejt si një infrastrukturë themelore e biznesit dhe gjithnjë e më shumë edhe për qeveritë.

Posta elektronike (email) - mundëson bartjen e informacioneve prej një kompjuteri në tjetrin
nëpërmes rrjetit kompjuterik.

E-mail shfrytëzohet për këmbimin e informacioneve, ideve, diskutime, për kontroll dhe lecturim të
fajllave tekstual etj. Posta elektronike mund të dërgohet në një ose më shumë adresa. Posta
elektronike mund ti dërgohet gjithkujt nën kushtin që posedon adresën e postës elektronike.

746 Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike


747
Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

753
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shfrytëzimi i Teknologjisë Informative në rezultatet e pritshme në zhvillimin social-ekonomik

Sistemet dhe teknologjitë e informacionit sot karakterizohen nga një kontradiktë karakteristike:

 Roli i informacionit dhe i shkëmbimit të tij midis njerëzve po bëhet gjithnjë e më jetësor,
duke i bërë sistemet dhe teknologjitë e informacionit një “luks i pashmangshëm” edhe
për vendet në zhvillim.

Siç theksohet në Raportin Bangeman “lënia pas dore e sistemeve dhe teknologjive të informacionit
për këdo vend do të shpjerë brenda një dhjetëvjeçari në pasoja të rënda ekonomike të shkaktuara
nga boshatisja e tregut dhe largimi i investimeve”.

Në këtë kontekst ndikimi i rezultateve të Programit do të jete i evidentueshem në disa drejtime:

a) Rritjen e niveleve të komunikimit elektronik dhe të shfrytëzimit të informacioneve.


b) Përmirësimi cilësor dhe sasior i shërbimeve që ofrojnë institucionet publike.
c) Nxitja e veprimtarisë ekonomike dhe investimeve nëpërmjet përmirësimit të shkëmbimit
të informacioneve brenda vendit dhe me vendet e tjera.
d) Përmirësimi i veprimtarive edukative, shkencore e kërkimore duke rritur shkallën e
pjesëmarrjes së burimeve të specializuara njerëzore.
e) Intensifikimi i marrëdhënieve me vendet e tjera nëpërmjet rritjes së qarkullimit të
informacionit.

Shkalla e shfaqjes së këtyre ndikimeve dhe evidentimi i tyre varet nga shumë faktorë. Sektori publik
do të vazhdojë të këtë një peshë të konsiderueshme, prandaj shkalla e ndërgjegjësimit të tij për rolin
në parim të sistemeve dhe teknologjive të

informacionit në jetën e gjithë vendit, do të këtë rëndësi të veçantë. Në këtë kuadër është e
nevojshme të kihet parasysh se:

a) Roli i teknologjive dhe i infrastrukturave të informacionit, sado të zhvilluara që të jenë, do


të mbetet minimal dhe i papërfillshëm në rast se këto teknologji dhe infrastruktura nuk do
të shfrytëzohen me efektivitet për grumbullimin, përpunimin, shpërndarjen dhe
qarkullimin e informacionit.
b) Shfrytëzimi i teknologjive dhe i infrastrukturave të informacionit bëhet efikas, veçanërisht
kur i kushtohet vëmendja e duhur aplikimeve informatike dhe bazave të të dhënave.
c) Vendim-marrësit dhe/ ose politikë-bërësit duhet të identifikojnë dhe formalizojnë
kërkesat për sisteme informacioni dhe të orientojnë punën e institucioneve të tyre për
realizimin e tyre konkret nga specialistët.
d) Institucionet kërkimore shkencore dhe akademike duhet të luajnë rolin e tyre si bërthama
të grumbullimit, përpunimit dhe administrimit të njohurive për një zhvillim të integruar.

754
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Trajtimi i fushave të ndikimit të teknologjisë informative

Në ditët e sotme kur duket që gjithçka është digjitalizuar, atëherë është shumë e qartë se ndikimi i
teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtarë është jashtëzakonisht i madh, sot nuk mund të
planifikojmë ta punojmë një punë të caktuar pa teknologjinë informative.

Teknologjia informative përfshin, kompjuterët, telefonat fiks dhe celular, internetin, dhe disa
teknologji sekondare të cilat në këtë aspekt kanë rolin e tyre. 748

Ndikimi i teknologjisë informative në biznes mund të jetë i shumëfishtë dhe ne do ta prezantojmë


në këtë mënyrë:

a) Ndikimi në kushtet praktike të punës


b) Ndikimi në marrëveshje biznesi
c) Ndikimi në fushën e promocionit

Ndonëse ndikimi i teknologjisë informative është edhe më i madh por megjithatë ne kemi zgjedhur
disa prej ndikimeve më me rëndësi në biznesin ndërkombëtarë.

a) Ndikimi në kushtet praktike të punës

Teknologjia informative është shumë e qartë se krijon kushte të mira të punës, sepse është shumë
praktik dhe mbi të gjitha është nevojë e kohës. Gjithashtu kushtet e mira të punës drejtpërdrejt
ndikojnë në shpejtësinë e punës në çdo aspekt, sepse jemi në një kohë kur produktiviteti i punës
duhet të arrihet sa më i lartë për një kohë sa më të shpejtë. Prandaj teknologjia informative jap
kontributin e tij në këtë aspekt.

b) Ndikimi në marrëveshje biznesi

Ky është një tjetër ndikim i teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtar, ku në bazë të


internetit biznesmen të ndryshëm nga vende të ndryshme mund të iniciojnë marrëveshje të
ndryshme në favor të bashkëpunimit të ndërsjellë, ku mund të bijën në marrëveshje p.sh në
përfaqësimin e produkteve nga një vend në një vend tjetër, dhe këtu një gjë duhet të kihet
parasysh, marrëveshjet në këtë mënyrë vetëm mund të iniciohen por jo edhe të praktikohen derisa
të jen takuar drejtpërdrejt pronarët e dy bizneseve, për të nënshkruar marrëveshjen e biznesit. 749

c) Ndikimi në fushën e promocionit

Teknologjia informative ka rol shumë të rëndësishëm edhe në promovimin e bizneseve


ndërkombëtare, sepse mjafton për të hapur një Web faqe dhe ti promovojnë aktivitetet dhe
produktet e biznesit, për ta kuptuar masa më pastaj për veprimtarin e secilit prej bizneseve, sipas një

748 Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike


749 Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare

755
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

sondazhi të bërë nga disa organizata hulumtuese në Evropë, ndikimi i promocionit nëpërmes
internetit është shumë i dukshëm dhe i garantuar në një masë të caktuar.750

Këto ishin disa prej ndikimeve të drejtpërdrejta të teknologjisë informative në biznesin


ndërkombëtar, po aq kanë rëndësi edhe ndikime të tjera sekondare në këtë lëmi.

Përfundimi

Siç patem rastin ta kuptojmë se faktori njëri dhe ai teknologjik është jashtëzakonisht i rëndësishëm
për të gjitha prceset që mund ti kaloj ndërmarrja që nga themelimi deri tek zhvillimi i saj.

Sot zhvillimi i ndërmarrjeve as që mund të imagjinohet pa shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe


teknologjike, dhe të dy këta faktorë e kanë të vështirë funksionimin pa njëri tjetërin.

Prandaj, për ndërmarrjet është jetike që ti kenë parasysh këto rekomandime:

Përcaktimi i roleve të punës në ndërmarrje, është shumë e rëndësishme që punonjësit ti kenë të


qartësuara rolet e punës në pozicionet ku punojnë, ky është një prej elementeve se si duhet të
shfrytëzohen kapacitetet njerëzore në ndërmarrje.

Duke pasur parasysh që teknologjia është faktor që evaluon në periudha të shpeshta kohore, dhe
ndërmarrjet për të qenë në hap e kanë tëneojshme që të përcjellin trendet teknologkjike si në
aspektin e teknologjisë prodhuese, gjithashtu edhe në aspektin teknologjisë informative.

Koperimi në mes faktorit njëri dhe atij teknologjik është pothuajse gjysma e suksesit të punës në
ndërmarrje, sepse personi i duhur në vendin e duhur paraqet një sukses për ndërmarrjen.

Janë këto disa nga shumë rekomandime qe mund te jepen në lidhje me këta dy faktorë kyç për
ndermarrjen, por meqënse nga praktika këto tri problematika vazhdojn të jenë nëpër ndërmarrje,
prandaj i paraqita si rekomandime në veprimet e ardhshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

750
Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare

756
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura

1. Produktiviteti në teorinë dhe praktikën ekonomike - Prof. Dr. Ali Sylqa

2. Instituti Riinvest – Raporti i hulumtimit 2012 f/35

3. Produktivitetei në teorin dhe praktiken ekonomike – Prof. dr. Ali Sylqa

4. Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

5. Krijimi dhe zhvillimi i bizneseve të reja – Prof. dr. Isak Mustafa

6. Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

7. Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

8. Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

9. Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare

10. Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare

757
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Ramadan Mazrekaj - Ndikimi i Infrastrukturës rrugore ne zhvillimin e turizmit ne Kosovë

Dr.sc. Ramadan Mazrekaj- Inxh.Dipl


Infrastrukture rrugore & Modelim Transporti
Email: rmazrekaj@hotmail.com

Abstrakt:
Infrastruktura rrugore dhe Turizmi paraqesin implikime pozitive te marrëdhënieve dhe kufizimeve
reciproke. Sot ndikimet e Infrastrukturës rrugore ne Turizëm dhe anasjelltas janë me te dukshme se
kurrë me parë. Turizmi ndikon ne Infrastrukturën rrugore përmes ndërtimit intensiv dhe
modernizimit te rrjetit rrugore, rritjes dhe modernizimit te mjeteve transportuese, rritjes se numrit
te udhëtareve dhe mallrave, si dhe futjen e formave te reja te organizimit te transportit. Zhvillimi i
Infrastrukturës rrugore ne Turizëm ndikon ne zotërimin e distancave te gjata, duke shkurtuar
kohëzgjatjen e udhëtimeve me qëllime turistike. Pozicionimi i destinimeve tregtare varet kryesisht
nga tri elemente themelore: disponushmeria, tërheqja dhe organizimi.

Përmes një rrjeti rrugor te zhvilluar mundësohet zotërimi fizik i distancave te gjata nga tregjet ne
relacionin origjinë-destinacion (OD), kështu qe destinacioni përmes një rrjeti rrugor kualitativ behet
me lehte i qasshëm, me mire i organizuar dhe me tërheqës, me mire i pozicionuar, dhe me shumë i
njohur. Efekti sinergjik i infrastrukturës rrugore dhe turizmit pasqyrohet ne faktin se investimet e
përbashkëta, dhe te bashkërenduara ne kapacitete turistike dhe rrugore japin efekte me te mëdha
financiare nga efekti qe mund te arrihet me investime ndaras te njëjtit kapital ne njërin dhe tjetrin
aktivitet, për këtë arsye kjo dukuri meriton konsideratë me rastin e investimeve ne kapacitete
rrugore dhe turistike. Njëra nder kufizimet e Transportit dhe Turizmit është ndotja ambientit dhe
niveli i ulet i sigurisë rrugore i cili, jo vetëm qe paraqet probleme te mëdha shoqërore dhe
ekonomike por direkt rrezikon zhvillimin e turizmit. Lëvizja e mjeteve te transportit shkakton lirimin
e zhurmës, lirimin e gazrave te dëmshëm, si dhe nevojën për hapësira te mëdha te destinuara për
infrastrukturën rrugore. Gjithashtu , për shkak mungesës se rrugëve , apo gjendjes jo te mire te
rrugëve ekzistuese dhe për shkak te nivelit te ulet te sigurisë rrugore , ne disa destinacione turistike
mund te vije deri te ulja e komunikacionit për nevoja turistike. Kjo do te thotë se një turizmi te
zhvilluar duhet ti paraprije një infrastrukture rrugore e zhvilluar.

Fjalët kyçe: Kosova, Infrastruktura rrugor, zhvillimi i turizmit

1. Hyrje

Korrelacioni i Transportit dhe Turizmit ne ekonominë moderne kërkon hulumtime te detajuara,


transporti dhe turizmi si fenomene te ndërlidhjes, varen nga njëra tjetra, ndikojnë ne njëra tjetrën,
ndërsa ne ekonominë e vendit tone janë njeri nder faktorët e zhvillimit ekonomik. Efektet pozitive
dhe negative me te cilat transporti ndikon ne zhvillimin e turizmit me kohen bëhen gjithnjë me te
theksuara, ashtu qe është e nevojshme qe ndërmjet veti te harmonizohen ne bazën e zhvillimit te
qëndrueshëm, duke ruajtur mjedisin , ne çka duhet te bazohet zhvillimi i turizmit ne Kosovë. Për
efektin e komunikacionit ne turizëm ne vendin ton kjo teme nuk është trajtuar gjer me tani sa duhet
(ne mungese te kuadrit adekuat shkencor-te fushës se komunikacionit) dhe për efekt nuk është
pasqyruar rëndësia e këtyre dy sektorëve me çka është len një vakum ne trajtimin shkencor te kësaj
çështje, kjo gjithsesi ka efekte negative jo vetëm ne Infrastrukturë, por edhe ne turizëm, dhe
përgjithësisht ne ekonominë e vendit tonë.

758
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1. Rrjeti rrugor i Kosovës ne funksion te zhvillimit te Turizmit

Rrjeti rrugor në Kosovë ndahet në atë:


1. Autostradal, magjistral, dhe rajonal, te cilat janë nën administrimin e Ministrisë së
Infrastrukturës (MInf), dhe atë të rrugëve
2. Lokal, përfshirë edhe rrugët urbane dhe rurale te cilat janë nën administrimin e
komunave.
Rrjeti përbëhet nga gjatësitë e përafërta të rrugëve (shih Tabelën 1).

Tabela 1. Rrugët e Kosovës sipas kategorive


Rrugët e Kosovës
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
Ndërkombëtare
0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 38.0 60.4
(Autostradë)
Magjistrale 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4 630.4
1,294 1,294. 1,294. 1,294 1,294. 1,294 1,294.
Regjionale 1,294.7
.7 7 7 .7 7 .7 7
1,925 1,925. 1,925. 1,925 1,925. 1,963 1,985.
GJITHSEJ 1,925.1
.1 1 1 .1 1 .1 5

1,666 1,666. 1,666. 1,805 1,805. 1,843 1,865.


Asfaltuar 1,666.2
.2 2 2 .0 0 .0 4
Pa asfaltuar 258.9 258.9 258.9 258.9 120.1 120.1 120.1 120.1

Fig1. Harta e rrjetit rrugor te Kosovës

759
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fig 2. Autostradat e Kosovës rruga 6 dhe 7

1.1 Parashikimi i Trafikut modeli me katër-shkallë

Parashikimet e trafikut kanë ndjekur tradicionalisht sekuencat e modelit me katër-shkalle.

Të katër shkallët e planit klasik të sistemeve të transportit janë:

 Gjenerimi Udhëtimeve: përcakton frekuencën e origjinave ose destinacioneve të udhëtimeve


në secilën zonë sipas qëllimit të udhëtimit, në funksion të Përdorimit të Tokës (Land Use)
dhe demografisë së familjeve, si edhe të faktorëve të tjerë social-ekonomikë.
 Shpërndarja e Udhëtimeve: përputh origjinat me destinacionet, shpesh duke përdorur
funksionin e Modelit Gravitacional, që është ekuivalent me një model maksimizimi entropie.
 Zgjedhja Modale: llogarit pjesën e udhëtimeve ndërmjet çdo origjine dhe destinacionit që
përdor një mënyrë (mode) të caktuar transportimi. Ky model është i formës logit.
 Përcaktimi i itinerareve: i vendos udhëtimet që kryhen me mënyra të veçanta transporti
ndërmjet origjinës dhe destinacionit, sipas itinerareve të caktuara. Për caktimin e
itinerareve rrugore aplikohet parimi i Wardrop-it për ekuilibrin e përdoruesit në të cilin çdo
përdorues zgjedh rrugën më të shkurtër (kohën e udhëtimit), zgjedhje kjo që kryhet në të
njëjtën mënyrë nga çdo përdorues tjetër.
Si model shpërndarje udhëtimesh (Matrica O-D) TransCad përdor Modelin Gravitacional sipas
formulës matematikore të mëposhtme:

Tij = k*(Gia*Aja) / Cijb

Ku:
i&j zona Origjinë dhe Destinacion
Tij Rrjedha e trafikut të pasagjerëve (transporti rrugor) midis zonave I dhe j
Gi Numrin e udhëtimeve të gjeneruara nga zona i
Aj Numrin e udhëtimeve të tërhequra nga zona j
Cij Pengesa për udhëtim midis zonave i dhe j (një funksion i kohës së udhëtimit midis
i dhe j)

760
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Faktorët a, b & k që duhen përcaktuar në procesin e modelimit.


Ne figurën 3 ne vijim japet fluksi i trafikut i cili pritet te gjenerohet përmes rrjetit kryesor rrugor te
Kosovës (rrugës 6 dhe 7) ne një hark kohorë 2012-2021.

Punuar nga :autori


Figura 3. Fluksi i gjeneruar (shtesë) i trafikut analizuar me programin Softverik Trans CAD

Trafiku ndërkombëtar i Autobusëve dhe Autoveturave i gjeneruar në Kosovë


Si rrjedhojë e integrimit të Rrjetit rrugor te Kosovës ne rrjetin Pan Evropian, në Rrjetin Primar Rrugor
SEETO të Kosovës (Rruga R6a, R6b dhe R7) do të gjenerohet trafiku shtesë i paraqitur në tabelat e
mëposhtme:

Tabela 2. Trafiku ndërkombëtar i gjeneruar (shtesë) i autoveturave

Punuar nga :autori

1.2. Modelimi dhe simulimi i flukseve turistike


Aktiviteti turistik ka me pak planibilitet krahasuar me forma të tjera te ekonomisë, qe do te thotë
akoma mbetet i ulet aktiviteti i hulumtimeve operacionale dhe analizës sektoriale në projektimin e
veprimtarive turistike. Megjithatë, industria e turizmit gjithnjë e me shumë ne mënyrë integrale dhe
shkencore po hulumtohet, përmes modelimit dhe simulimit behën analiza dhe projektime të sigurta.
Është e natyrshme se këto analiza do të jene me të sakta ne qofte se ato janë të lidhura me fusha (te
ngushta) te caktuara, dhe me te dhëna te sakta.
Me aplikimin e metodave sasiore për parashikimin e flukseve turistike nga një vend në tjetrin,

761
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ofrohen mundësi për përdorimin e metodave të simulimit. Aplikimi i metodave kuantitative për
vendimmarrje dhe planifikim në industrinë e turizmit nxjerr ne pah problemin e mbledhjes,
përpunimit dhe shkëmbimit te informatave, dhe përgjithësisht problemin e kuantifikimit të
parametrave individual.

Fig 4. Modelimi dhe simulimi punuar me Trans CAD

Për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar duhet te behet llogaritja e numrit të turistëve që vijnë nga një
vend në tjetrin, formulimi matematikor (për vlerësimin e numrit të turistëve që vijnë nga vendi i në
vendin j ), është:

Nij – numri i turisteve te cilët vijnë nga vendi i ne vendin j


Pi – popullsia ne vendin i
Gi – të ardhurat për banor ne vendin i
Lij - vlerësimi i lidhjes se vendit i dhe j, për shembull gjuha e te folurit, tradita etj.
Aj - vlerësimi i popullaritetit te vendit j
Tn - parametri kohor
Dj - largësia ndërmjet vendit i dhe j
αi,βi,γi,j,δj - koeficientet e elasticitetit te parametrave përkatës
K - faktori i proporcionalitetit

Ky formulim matematikor ofron mundësinë për analizën e rëndësisë se parametrave të caktuar, për
shembull Dij, largësia ndërmjet vendit i dhe vendit j mund të "zvogëlohet" me organizim të mirë të
transportit. Në formulë janë marrë të gjithë faktorët e rëndësishëm për parashikimin e flukseve
turistike.
Metodat e simulimit përmes programeve softuerike mundësojnë qe teorikisht një model te
vërtetohet , kjo ndikon ne kursime te mëdha te kohës dhe mjeteve materiale. Metodat e
simulimit te flukseve turistike ofrojnë mundësinë e krijimit të një statistike te sigurt me përsëritje të
shumta, të cilat në kushte realë janë mjaft komplekse dhe të shtrenjta Për programimin e
flukseve turistike metodat e simulimit janë shume efikase sepse përmbajnë elemente me

762
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

konsideratë teorike dhe te eksperimentit real, përmes simulimeve mund te parashikohet ndikimi i
ndryshimeve te disa parametrave ne qëndrueshmërinë e modelit. Analiza e lëvizjeve turistike
ne relacionin origjine- destinacion (OD) pa diskutim konsiderohet si determinant shume e
rëndësishme për projektimin e planeve zhvillimore turistike.

1.3. Korridori (rruga 7 ) ne funksion te zhvillimit te turizmit Kosovë- Shqipëri


Shqipëria ka një vije bregdetare prej rreth 440 km dhe pozita e saj ne gadishullin Ballkanik është
shumë e përshtatshme për zhvillimin e industrisë se Turizmit. Zhvillim te Turizmit do te ketë edhe
Kosova (sidomos te atij Malor), pasi qe Bukuritë e Maleve te Sharrit (qendra e skijimit ne Brezovicë ),
si dhe Alpet Shqiptare janë mjaft atraktive për pushuesit, kjo do te thotë pushuesve ( turisteve ) ju
ofrohen mundësi për shijimin e bukurive natyrore te Kosovës dhe Shqipërisë “Vere-Dimër”.

Fig 5. Bukurit natyrore te bregdetit Shqiptar

Siç dihet, industria e turizmit është një nga shtyllat e zhvillimit te ekonomisë te shume vendeve te
botes. Kjo industri është veçanërisht e rëndësishme, për vendet ne zhvillim dhe me probleme te
papunësisë, varfërisë, eksporteve, etj, siç është Kosova dhe Shqipëria, ku fal pasurive natyrore
mund te konsiderohet edhe nder sektorët prioritar për zhvillimin ekonomik. Fati ynë është se,
gjeografikisht ndodhemi ne pellgun e Mesdheut, i cili për shkak te klimës dhe faktorëve te tjerë
është tregu me i madh i turizmit ne bote dhe magnet i përvitshëm për qindra milionë turiste te huaj
nga vendet me te pasura te botes ( Evropa, Amerika Veriore, Japonia,etj).
Ne ketë aspekt, te gjitha vendet mesdhetare e kane prioritet ketë aktivitet te rëndësishëm, duke
qene njëkohësisht edhe ne konkurrence te vazhdueshme me njeri-tjetrin, nëpërmjet rritjes se
vazhdueshme te kapaciteteve akomoduese, cilësisë se shërbimeve, infrastrukturës, sigurisë publike
etj.
Ndërtimi i korridorit VII pa dyshim se do te rrite edhe numrin e flukseve te turisteve si ne Kosove
gjithashtu edhe ne Shqipëri pasi qe distanca kohore behet shumë me e favorshme për vizitat e
turisteve vendor dhe atyre te huaj, kjo do te ndikoj ne rritjen e te hyrave buxhetore dhe zhvillimin e
gjithëmbarshëm ekonomik te Kosovës dhe Shqipërisë.

2. Flukset transportuese - turistike ne Evrope

Evropa çdo here ka qene tregu me i forte me ofertën e saj te llojllojshme, nga rrënjët e civilizimit te
regjionit te Mesdheut deri te “çudirat” teknike siç është Kulla e Eiffellit ose "La Sagrada Familia" ne
Barcelonë. Viteve te fundit popullariteti i udhëtimeve për ne Evrope ka një rënie relative, ndërsa
rritet numri i udhëtimeve ne Makro-regjione. Shembull Lindja e mesme ka arritur rritje mesatare
vjetore te ardhjeve prej 10,5 %, derisa Evropa vetëm 2,8 %.

763
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Megjithatë Evropa edhe me tutje mbetet regjioni udhëheqës turistik botëror me një pjesëmarrje
prej 50% ne turizmin botëror. Rol te rëndësishëm ne zhvillimin e turizmit ka Unioni Evropian i cili me
fonde te ndryshme dhe programe po ndihmon shtetet anëtare ne zhvillimin e projekteve dhe me
këtë po ndikon pozitivisht ne forcimin e multiplikatoreve me ndikim ne turizëm, ku rendësi te
veçante ka ne rritjen e punësimit dhe zhvillimin e regjioneve te pazhvilluara. Komunikacioni turistik i
forte ne Unionin Evropian (38% e komunikacionit ndërkombëtar botëror) ndikon ne atë qe turizmi te
mbetet njeri prej sektorëve udhëheqës te ekonomisë. Përveç ndikimeve kualitative, politika e
Unionit Evropian mbështet ngritjen e përgjithshme te kualitetit te prodhimeve turistike, dhe
standardet e larta ekologjike. Politika e tille shihet e dobishme shikuar nga aspekti i ngritjes se
aftësisë konkurruese te shteteve anëtare.

Tabela 3. Përmasat e tregut total të udhëtarëve në Europë

Vlerësime bazuar në mesataren Vlerësime bazuar në grupime


Pasagjerë globale shtetesh
kilometra Total Autobusë Total Autobusë
Total Total
(milion) Transport distancash Transport distancash
Autobusë Autobusë
publik të gjata publik të gjata
EU15 812,600 416,900 207,381 812,600 416,900 224,809
EU12 178,000 105,600 55,602 178,000 105,600 59,524
Total EU 990,600 522,500 262,983 990,600 522,500 284,333
Shtete të 761,651 481,440 277,529 589,116 362,795 223,079
tjera
Totali 1,752,251 1,003,940 540,512 1,579,716 885,295 507,412

Tabela 4. Performanca sipas mënyrës së transportit të pasagjerëve (në 1,000 milion


pasagjerë-km)

Tram
Viti Autovetura Motoçikleta Autobusë Hekurudha & Ajror Detar Totali
Metro
1995 3 930 122 499 351 71 346 44 5 363
1996 3 996 123 504 349 72 366 44 5 454
1997 4 080 126 504 351 73 390 44 5 567
1998 4 185 129 512 351 74 409 43 5 702
1999 4 300 132 514 359 76 425 43 5 849
2000 4 372 109 517 371 78 457 42 5 946
2001 4 477 113 519 373 79 453 42 6 055
2002 4 571 114 518 366 80 445 42 6 134
2003 4 613 117 519 362 80 463 41 6 196
2004 4 683 120 522 368 83 493 41 6 309
2005 4 630 123 523 377 83 527 40 6 304
2006 4 693 123 519 391 85 549 40 6 400
2007 4 762 119 533 396 87 572 41 6 510
2008 4 789 123 535 411 90 561 41 6 551
2009 4 866 122 515 403 90 522 40 6 558
2010 4 832 120 509 404 92 522 38 6 518
2011 4 822 123 512 407 93 575 37 6 569
1995
- 22.7% 1.1% 2.5% 16.2% 30.8% 66.2% -17.7% 22.5%
2011

764
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

per
1.3% 0.1% 0.2% 0.9% 1.7% 3.2% -1.2% 1.3%
year
2000
- 10.3% 12.8% -1.0% 9.8% 19.2% 25.8% -12.3% 10.5%
2011
per
0.9% 1.1% -0.1% 0.9% 1.6% 2.1% -1.2% 0.9%
year
2010
- -0.2% 2.9% 0.5% 0.7% 1.3% 10.1% -4.0% 0.8%
2011
Burimi: autori

Tabela 5. Motivet e udhëtimit për disa shtete të EU

UK
Motivet e Suedia Suedia UK (i
Spanja (okazional
udhëtimit (i rregullt) (okazional) rregullt)
)
Vizita miqsh/të
afërmish 23% 47% 15% 22% 3%
Pushime 28% 15% 12% 25% 35%
Punë/biznes 18% 4% 3% 3% 0%
Edukim/shkollim 14% 5% 1% 2% 0%
Të tjera 17% 29% 70% 48% 63%
Totali 100% 100% 100% 100% 100%

Mënyra \ Vajtje/Ardhj
Biznes Private Pushime Totali
Qëllimi e
Drejtues
autoveture 11,170 82,137 57,631 89,448 240,385
Pasagjer
autoveture 3,095 58,781 50,787 24,897 137,560
Tren 376 3,167 596 2,224 6,362
Autobus 529 12,112 5,932 18,536 37,109
Ajror 65 20 398 0 483
Totali 15,234 156,217 115,344 135,105 421,900

Komunikacioni ne Evropë kënaq nevojat për lëvizjen e me shumë se 700 milion njerëzve. Gjeografia
politike e Evropës e ndan kontinentin ne me shumë se 50 territore shtetërore te pavarura. Ky
fragmentim , dhe rritje e lëvizjes se njerëzve nga revolucioni industrial, çoi ne nivel te larte
bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane me qellim zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve
rrugore.

Përfundim

765
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Lëvizja e njerëzve është nevojë e përhershme sepse gjitha aktivitetet dhe nevojat e njerëzve si dhe
nevoja për pushim nuk mund te kënaqin vetëm ne një vend. Me rritjen e shkalles se zhvillimit
shoqëror, nevoja për lëvizje janë me te shpeshta dhe me te shume llojshme, por edhe mobiliteti me i
madh. Duke ju falënderuar komunikacionit, rritjes se shpejtësisë, uljes se shpenzimeve, rritjes se
komoditetit te udhëtimit etj, sot mobiliteti i njerëzve po behet gjithnjë me i theksuar dhe çdo here
me rreze te gjere te shtrirjes.
Infrastruktura rrugore është kusht themelor për zhvillimin e turizmit ne Kosovë. Me gjithat
infrastruktura rrugore vetvetiu nuk do te thotë qe është çdo here dispozicioni adekuat i destinacionit
turistik, sepse ajo varet edhe nga aksesi, dhe nga organizimi i transportit.
Nga modelimi dhe simulimi i rrjetit rrugor te Kosovës veçanërisht i drejtimeve kryesore rrugore te
Kosovës (rruga 6 dhe 7), analizuar për një hark kohore 2012-2021 , rezulton se: nëpër territorin e
Republikës së Kosovës do te ketë një trafik të pritshëm pasagjerësh, ndërkombëtar dhe transit, prej
rreth 778,923 autobusë në vit dhe rreth 7,767,338 autovetura në vit, të nevojshme për transportin e
tyre.
Trafiku Ditor Mesatare Vjetore (AADT) është 2,134 autobusë / ditë ose rreth 4,268 autovetura
ekuvalente (pcu), dhe 21,280 autovetura në ditë. Rrugët R6a, R6b dhe R7, pritet të kenë një trafik
me AADT për autoveturat përkatësisht prej rreth 14,095, 982 dhe 19,937 autovetura/ditë dhe, për
autobusët përkatësisht prej 3,877, 121 dhe 4044 pcu/ditë (pcu-Autovetura ekuivalente/ditë).
Ky rezultat i nxjerre përmes matjeve (modelimit dhe simulimit me programin softuerik Trans CAD),
tregon për mundësinë qe ka Kosova jo vetëm ne ofrimin e shërbimeve për kalim transit neper
territorin e saj, por si rruge me e shkurtër ne shume relacione ne Ballkan paraqet mundësi reale për
zhvillim e transportit, tregtisë, dhe turizmit.

Literatura:
1- SEETO-s “Comprehensive network Development Plan 2012 – Multiannual Plan 2012-2016”
2- Transport Infrastrukture Regional Study (TIRS) in the Balkans. LOUIS BERGER SA. 2001.
3- Feasibility Study and Environmental Assessment for Two Main Road Axes in Kosovo (Road VI
and VII), 2007
4- Strategjia multimodale e Transportit te Kosovës, viti 2009.
5- Draft strategjia multimodale e transportit te Kosovës 2012, Ministria e Infrastrukturës.
6- Doganat e Kosovës
7- Shkëmbimet tregtare te Kosovës, Agjencioni i statistikave të Kosovës.
8- Mazrekaj Ramadan: Teza e magjistraturës, “Hulumtimi i mundësisë se lidhjes se portit
Detar te Shëngjinit nëpërmjet rrugës 6 dhe 7 me korridoret Pan Europiane VIII dhe X”, 2010.
9- Mazrekaj Ramadan: Teza e Doktoratës, “Studimi i integrimit te rrjetit rrugor te Kosovës ne
rrjetin PAN-Europian me synim zhvillimin e qëndrueshëm te transportit ne rajonin e
Ballkanit” 2014.
10- The Detail Project Design for motorway on the route from the junction Lipjan up to Hani i
Elezit (border with Macedonia), Economic analysis report, 2009.
11- Qarkullimi rrugor, fluksi i automjeteve ne rrugët e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës se
Kosovës.
12- HCM- 2000
13- HORAK, S. (2007), Turizam i promet. Zagreb: ZSM knjiga
14- World Tourism Organisation UNWTO, www.unwto.org (15.09.2012.)
15- Geić S.: Menadžment selektivnih oblika turizma, Sveučilište u Splitu, Split, 2011.
16- "World Population Prospects: The 2008 Revision". United Nations Department of Economic
and Social Affairs. 2010.

766
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Rexhep Ahmeti, Petrit Nimani - Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut në Republiëkn e


Kosovës

Mr.sc. Rexhep Ahmeti

Dr.sc. Petrit Nimani

Abstrakt

Qëllim ynë në këtë punim është që të japim sa më të plotë dhe të sintetizuar KONCEPTIN
KUSHTETUES të të Drejtave të Njeriut në Republiën e Kosovës si dhe të hyjmë në filozofinë juridike
të LIRISË, ngase hipoteza jonë është se nocioni kushtetues i të të drejtave të Njeriut në Republikën
tonë lidhet edhe me filozofinë (sidomos estetiken) e lirisë dhe dinjitetin e njeriut. Në këtë kontekst
del edhe pyetja: A mos është koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut edhe bazë e Rendit
kushtetues-juridik të Republikën e Kosovës? Përgjigjen në këtë pyetje mendojmë ta japim edhe në
lidhje me shumë elemente të Rendit Juridik, duke përdorur metodat e kombinuara: logjike, juridike,
sociologjike, krahasimtare etj. Me këtë punim synojmë të gjejmë dhe të argumentojë se Noconi
kushtetues i të drejtave dhe lirive të njeriut në Kushtetutën tonë është jo vetëm një koncept modern
por edhe njëri ndër nocionet më cilësore që mundëson edhe praktikisht prodhim jo vetëm të
legjislacionit cilësor por edhe zbatim cilësor të tij në jetën e përditshme të qytetarëve të Republikës
së Kosovës, çka është potencial i madh për krijimin e Rendit juridik (ligjor) të Mirëfilltë në vendin
tonë. Ndërsa rekomandim që do të sillte ky punim do të ishte: Nocioni kushtetues cilësor i të
drejtave dhe lirive të njeriut e të qytetarëve jo vetëm që duhet të njihet nga subjektet e zbatimit e të
pasurimit të vazhdueshëm të Kushtetutës por edhe duhet të ruhet shumë nga interpretuesit e
zbatuesit zyrtar e jozyrtar, sepse ata edhe mund të rëgjojnë, degradojnë kqeintertpetojnë nene të
ndryshme të Kushtetutës, gjë që mohon e çdrejton edhe nocionin themelor të rendit juridik në
Kosovë, DINJITETIN E NJERIUT si bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Fjalët kyqe: Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut, Republika e Kosovës, rendi juridik,
filozofia e lirisë, dinjiteti i njeriut.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës,të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i njeriut si bazë e


Rendit Kushtetues juridik të vendit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke qenë edhe kronologjikisht kushtetutë e shekullit


21 751 është edhe në përmbajtje kushtetutë moderne. Kushtetuta moderne nuk mund të jetë
moderne nëse nuk ka brenda të cilësuar edhe nocionin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
dhe të qytetarit, si dhe nocionin po ashtu thelbësor të DINJITETIT TË NJERIUT. Dhe për fat të mirë (jo
vetëm të shqiptarëve) Kushtetuta e Republikës sonë i ka në vete të inkorporuar këto dy nocione
juridike dhe filozofike të shekullit 21.

Neni 7, alineja 1 i kushtetutës së Republikës së Kosovës, i titulluar: VLERAT ka sanksionuar


se:“Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë,
barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit t ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës
së pronës, mbrojtje e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe
ekonomisë së tregut. “752 Po ta analizojmë cilësisht këtë nen vleror vrejmë se të drejat dhe liritë e

751 Ka hyrë
në fuqi më 15 maj 2008
752 Kushtetuta
e Republikës së Kosovës, kapitulli II, Të drejtat dhe Liritë Themelore, neni 7, f, 2, shih:
www. Gjykata kushtetuese.org

767
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

njeriut nuk janë vetëm përmabatje dispozitore e Kushtetutës së Republikës së Kosovës por edhe
PARIME ndër më kryesoret në të cilat bazohet tërë Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Për ta
forcuar më tej këtë hipotezë kemi edhe nenin tjetër të Kushtetutës sonë, përkatësisht nenin 21,
paragrafin 1 i cili (thotë) obligon dhe çimenton se: ”Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të
pandashme, të patjetërsueshme e të pacënueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së
Kosovës “753 Pra këtu është çimentuar edhe shprehimisht se të “Të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut “ janë “bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës “ Kesisoji është zgjeruar kuptimi i të
drejtave dhe lirive të njeriut jo vetëm si parim i rendit kushtetues por edhe se ato janë “bazë e rendit
juridik të Republikës së Kosovës“. Kjo dmth. se as ligjet tjera jashtë kushtetutës nuk është e lejuar
(me Kushtetutë) që të jenë në shpërputhje me parimin dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës-
apo me parimin dhe rendin juridik të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky gradacion juridik
e filozofik-logjik, shkon dhe rritet edhe më shumë në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, i cili ka kulmuar nocioni e të drejtave dhe lirive të njeriut kur ka sanksionuar kushtetutshëm
kështu:“ Dinjitetet njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut “754 Tani vie baza në bazë, bazë mbi bazë, lartësi mbi lartësi deri në filozofi juridike, esencë e
të drejtave dhe LIRIVE TË NJEIUT, DINJITETI I NJERUT, madhështia estetike e qenies njerëzore,
dinjiteti i së cilës mbrohet edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Koncepti kushtetues i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut pasurohet e zgjerohet edhe
në materie tjetër kushtetuese dhe nuk është e mundshme të sintetizohet vetëm me këto nene
cilësore të Kushtetutës, pasi ketë nocion e kemi edhe në dispozitat tjera kushtetuese siç janë: neni
22 që sanksionon zbatimin e drejtpërdrejtë të Marrëveshjeve dhe Instrumenteve ndërkombëtare
lidhur me të drejta dhe liritë e njeriut, që është dimension i veçantë i përmbajtjes më të lartë të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe dimension më i thellë e potencial i nocionit të të drejtave
të njeriut, që në Kushtetutë gjendet te Kapitujt III, VII, etj.

Duke pasur, pra, parasysh tërë hapësirën a vëllimin që i ka dhënë Kushtetuta e Republikës së
Kosovës të drejtave dhe lirive të njeriut, ndoshta mund te konstatojmë se Nocioni i të drejtave dhe
lirive të njeriut është ndër nocionet me të gjëra, më të thella dhe më të pasura moderne të
kushtetutave aktuale në botë. Kjo ngase nuk e bazon dhe nuk e ngushton ketë nocion vetëm në një
kushtetutë të një vendi te vogël siç është Republika e Kosovës, por i jep përmbajtje më të gjerë, më
universale sipas instrumenteve universale juridike botërore (globale) çka na bënë, që të shikojmë,
gjithnjë, mbi kufizimet që është e “natyrshme” t’i ketë një kushtetutë e një vendi të vogël, ngase atij
vendi i kushtëzohet, në njëfarë mase, edhe kushtetuta nga konstelacioni i forcave kundërthënëse
globale dhe pafuqia e tij për të qenë i pavarur në (në shkallën që objektivisht i nevojitet) nga
raportet e forcave globale ekonomike e ushtarake.

Koncepti a kategoria kushtetuese e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës


jep mundësi të mëdha teorike e praktike, sepse nëse ndonjë e drejtë e njeriut mungon në
Kushtetutë ose nëse nuk është aq e plotë, ketë mund ta gjejme pa asnjë pengese juridike në
Instrumentet ndërkombëtare (Konventat, Marrëveshjet) çka na benë edhe ne të jemi me siguri
juridike e me MUNDËSI TË MËDHA JURIDKE e praktike, jo vetëm për gjetjen teorike të së drejtës që
mund edhe të na mungoj në Kushtetutën tonë por edhe në realizimin e saj praktike, nëse heqim
çrendin e tasëhm praktik juridik dhe krijojmë (dhe do të krijojmë) rendin e ardhshëm funksional
juridik në Republikën e Kosovës.

753 Kushtetutae Republikës së Kosovës, kapitulli II, Të drejtat dhe Liritë Themelore, neni 21, f, 6, shih:
www. Gjykata kushtetuese.org
754 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kapitulli II, Të drejtat dhe Liritë Themelore, neni 23, f, 7, shih:

www. Gjykata kushtetuese.org

768
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

E drejta zakonore shqiptare dhe rendi kushtetues juridik publik

E drejat zakonore shqiptare mund t’i pasurojë edhe ca koncepte që janë aktuale në
Kushtetuta moderne, pasi ato nuk kanë përfshi edhe norma të tilla e nocione origjinale shqiptare siç
janë: e drejta e besës, burrërisë, tolerancës, mikpritjes, dinjitetit të njeriut, urtësisë, trimërisë,
prakticizmit, e drejta e vetvetes të pellazget, apo te Thoti etj.

Koncepti kushtetues i të drejtave dhe lirive të njeriut në kushtetutën e Republikës së


Kosovës është shumëdimensional, kalon kufirin e normave të thata, anemike, formale juridike dhe le
sa të duash mundësi (nëse duam) për të dalë nga çrendi juridik aktual. Konceptin kushtetues i të
drejtave dhe lirive të njeriut mundemi dhe duhet gjithsesi ta pasurojnë me të drejtën e lashtë
zakonore shqiptare dhe filozofinë e saj. Pa e përdorur këtë të drejtë potenciale zakonore shqiptare
dhe filozofinë e saj pragmatike lëre që nuk mund ta bëjmë konceptin tonë të përgjithshëm, të plotë
për liritë dhe të drejtat e njeriut por as nuk mund ta praktikojmë, zbatojmë, realizojmë në shkallën
më të lartë rendin kushtetues juridik publik dhe esencën (të drejtat, liritë dhe dinjitetin e NJERIUT) e
tij, edhe pse Kushtetuta jonë na lejon hapësish këtë mundësi. Dimensioni i administrimit dhe i
ndryshimit psikologjik të vetëvetes, tradita e pleqërive dhe pleqësive, fiklozofia juridike e popullore
pellazgo-shqiptare dhe inteligjenca e lartë që është ekzistuese në këto vlera janë mundësi
potenciale dhe dritë konkrete për të dalur nga bataku, vagullia dhe errësira e çrendi kushtetues
juridik publik i tashëm.

Çrendi kushtetues juridik publik i tashëm dhe Rendi kushtetues juridik publik i ardhshëm

Siç kam shkruar edhe më herët (Shih për këtë shkrimin me titull: Rend juridik apo
“sallamadi” juridike në Republikën e Kosovës, botuar në Gazeta Botapress, të dates 18 qershor
2014, f.13) disa nga dukshmëritë, elementet apo shtyllat e Çrendit juridik në Republikën e Kosovës
janë: moszbatimi i sistemit ligjor legal, praktikimi i teorisë së ”rendit dhe ligjit”, fshehja e shkeljes së
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, interpretimi ekstrem politik dhe partiak, sidomos pas
zgjedhjeve nacionale të tetë (8) qershorit 2014, mosndryshimi i Kushtetutës së Republikës së
Kosovës aty ku kanë nevojë qytetarët dhe kombi, funksionimi i teorisë dhe i praktikës së jopublikes,
teorisë së konspiracionit negativ, kërcnimit, fikës, vdekjes, drogës apo një lloj lazarati ”shqiptar” etj.

Çrendit juridik i tashëm karakterizohet jo vetëm me këto negativitete por edhe me


tjetërsimin publik të shumicës së politikanëve dhe të politikave të tyre egoiste e primitive gjë që ka si
pasojë jo vetëm mbërthimin, mbulimin a dredhimin e rendit kushtetues juridik publik por edhe
zaptimin, pushtimin apo okupimin e shtetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe

nëpërkëmbjen, injorimin e përdhosjen subjektivitetit, personalitetit e dinjitetit të njeriut. Elementi


më i rëndë dhe me pasoja më afatgjate i çrendit të tashëm kushtetues juridik publik që e
errëson edhe një pjesë të së ardhmes sonë është zhvlerësimi dhe ngatrrimi i disa nenve të saj
lidhur me formimin e institucioneve pas procesit zgjedhor.

Aktualisht (tash kah fundi i vitit 2014) çrendit i tashëm kushtetues juridik ka filluar ta prek jo
vetëm fundin e çrendit e tij vertikal por po i prek edhe muret e tij horizontale. Kur ekstremi i çrendit
të tashëm kushtetues do të shkojë edhe pak më tej do të has në fundin e tij, ku nuk do të mund të
shkojë ma më andej, prandaj detyrimisht do të filloj të kthehet kah e kundërtën e tij, kah RENDI
KUSHTETUES JURIDIK PUBLIK.

Pse sot në Shqiptari nuk ekziston rendi i mirëfilltë juridik, por dominon çrendi, anarkia, kaosi
dhe jo rregullia, ka shumë supozime dhe hipoteza, por bazuar në traditën tonë popullore-filozofike,

769
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mund të konstatojmë se shkaku është edhe në anën shpirtërore, psikike të vet njerëzve tanë, apo në
disa fakte (faktor) mendor të subjekteve private e publike, pasi ato në brendinë e tyre e kanë kaosin,
mjegullinë, errësirën apo çrendin shpirtëror personal të tyre, prandaj nuk mund ta orientojnë e
sundojnë veten. Sepse siç ka konstatuara populli, gjatë përvojës historike të tij, ai që nuk e sundon
vetin nuk e sundon as mbretin. Dhe çka ka brendia e qet jashtesia, kështu që edhe nevoja e
ndysshimitt vetes në përputhje me nevojat e kohës dhe të së ardhmes është bërë tani më së e
domosdoshme, nëse nuk duam ta mohojme vetëveten dhe filozofinë tonë të përbotshme juridike.

Filozofia juridike e krijimit të rendi kushtetues juridik publik të ardhshëm

Filozofia juridike e krijimit të rendi kushtetues juridik publik të ardhshëm lirisht mund të
filloj e të bazohet edhe në filozofinë e pleqësisë të Thotit të lashtë, Atlantitdheut.

Sipas Filozifisë së Thotit:” Çelësi i pleqsive përmban disa rregulla… Kush mundohet të punojë në
kundërshtim me Ligjet, do të përplaset”, prandaj do të përplasen, gjithsesi, bartësit e çrendit
kushtetues juridik publik me bartësit rendi kushtetues juridik publik të ardhshëm që janë në të
tashmen. Shkenca e të Drejtes së Rendit Juridik dhe fuqia e mësuesve të sajë është ” -Të
ndryshojnë të keqen. -Të marrin pjesë ke e mira.” (Shih:
https://docs.google.com/file/d/0Bwdwn73KfYKHTGVQbGNITWNvWkk/edit….)

MENDIME ENERGJIKE FILOZOFIKE QE VLEJNE PER REALIZIMIN E RENDIT TE ARDHDHEM JURIDIK TE


MIREFILLTE

(Keto mendime jane marre nga libri: THOTI I PAVDEKSHEM NA ZBULON ATLANTIDEN

Autor Skender Hushi, shih:

https://docs.google.com/file/d/0Bwdwn73KfYKHTGVQbGNITWNvWkk/edit….)

“Asgja nuk dëshiroj, përveçse të jem i përndjekun nga përvoja,njohunitë, ditunitë, matunia e
urtësia, (Këto fjalë përsëriten shpesh dhe unë mendoj se janë të barazvlefshme me fjalën PLEQSI).”
(Rexhep Ahmeti: Pra, Çelësi i pleqsive ka ne vete Ligjet dhe jetesimin e tyre Rregullin, Rendin
rregulaltiv që është sintezë e njohurive, diturive, maturive dhe urtësive.)

“Sepse çdokush që shkon sipër kufinit të Ligjit, do të jetë i dënuem,sepse vetëm nëpërmjet Ligjeve
vjen liria e njerëzve.”( “ ( Ja ngjashmeria me Hegelin e madh-.R.Ahmeti) “ Frika asht nji skllavni”

“Nëse vibrimet e mendimeve të nji personi janë të kapshme, fjalët nuk jane të nevojshme.”

“-Unë, Thot Atlantideu, ju jap pleqsitë e mia, njohunitë e mia, ju jap fuqinë teme, pa më detyrue
kurrkush.”

“Pleqsi e fuqi, fuqi e pleqsi, njanën bashkë me tjetrën, duke I përkrye të gjitha.”

Nuk duhet të rrish në heshtje kur dikush flet keq për të Vërtetën, që asht si Drita e Diellit që ndriçon
mbi të gjithë.”

Lene që çdonjani që don të jetë i lirë nga zinxhirët e errësinës së vjetër

Flaka, flaka e mbrendshme, asht ma e fuqishme nga të gjitha fuqitë

770
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

-Njeriu mbahet vetëm në ato që rezistojnë. Kështu njeriu duhet të shtyjë Tokën, edhe pse nuk
mundet.

Nëpërmjet pleqsive të mia kam shikue në zemrat e njerëzve, i gjeta të burgosun në skllavninë e
mundimeve. Liroje nga vështirësitë flakën tate, o Vllaji im, që mos të varroset në hijen e natës!
Ndigjo, o njeri, e merri parasysh këta pleqsi:

-Vetëm në ndërgjegje, e padukshme, nji forcë e përjetshme me rrezatim të shkëlqyeshëm

Njeriu asht nji yll i kufizuem nga trupi, derisa ma në fund, ia mbrrin të lirohet nga lufta e
mbrendshme.

Konsideroje ligjin si ligj për të gjithë.

Pleqsitë i vijnë të gjithëve, derisa ata të shkojnë drejt pleqsive

Vetëm kush kërkon domethaniet e mçeme, e gjen jetën.

Jeta asht shprehje e Rregullit, që fillon nga flaka universal. Rruga për në Verbo gjindet duke gjetë
rregull në jetën dhe duke eliminu Kaosin. Njeriu e ka

humbë Verbo-n, sepse ka lanë çrregullin dhe rrëmujën që t’iakomandonin jetën.

Kërko të jesh nji Dritë nëpër botë!

Bane veten tande nji flamur për Dritën, nji flakë për Diellin e kësaj hapsine!

Ktheje fytyrën tande në Kozmos!

Ligjet dhe Rregullat janë rregulla themelore të të gjitha krijimeve, si ke Zoti ashtu edhe ke njeriu,
sepse në Rregull gjindet drejtpeshimi.

Mos len që trupi jot të jetë nji burg për shpirtin

Çelësin për botët mbrenda teje!

Mos rrini në hije! Drita vërshon nga errësina e natës. Lene shpirtin tand, që asht i lindun nga DIELLI,
të mbushet nga Lavdia e Dritës, të lirë nga zinxhirët e errësinës, nji shpirt që asht Nji me Dritën.

Ti je çelësi i pleqsive tueja. Mbrenda teje asht e gjithë koha dhe hapsina. Mos jeto në skllavninë e
errësinës!

Liroje trupin tand nga drita e natës!

O Dritë e Madhe që mbush të gjithë Kozmosin, rridh e gjitha ke njeriu!

Ban nga trupi i tij nji pishtar që të ndriçojë përherë midis njerëzve!

Larg, në të kaluemen, kërkoja pleqsitë, njohunitë e panjoftuna nga njerezit! Larg në të kaluemen,
unë udhëtova në hapsinën ku fillon koha. Kërkoja përherë të arrija njohunitë dhe pleqsitë.

Unë shof farkëtuesin dhe krijuesin e RREGULLIT e të RRËMUJËS (Kaos) dhe kufinin e natës. (Këto
vitet e fundit po zhvillohet teoria e kaosit-shën. im).Unë shof Dritën, që rrjedh nga rregulli
(harmonia) dhe ndigjoj tingujt e Dritës. Unë shof flakën nga Humnera, që ve në Rregull Dritën. Shof
Rregullin që buron

771
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nga Rrëmuja. Shof Dritën që jep Jetën.Kërkoje ke jeta jote këtë drejtpeshim! Drejtpeshoje dhe
sistemoje jetën tande!

Rregulli i ardhun nga Rrëmuja të dërgon FJALËN nga BURIMI, vullnetin e fuqisë së Ciklit dhe i jep
shpirtit tand nji forcë që shpërndahet lirisht

Gjithmonë kisha kërkue Rregullin që të kisha mundun të krijoja me FJALEN. Dije se kushdo që mbrrin
ke kjo gja duhet përherë të jetë në drejtpeshim, edhe pse ky drejtpeshim nuk ka qenë kurrë e
asnjihere nuk mund të jetë. Merri këto fjalë, o njeri, leni që ato të jenë si nji pjesë e jetës tande!
Kërko ta mbrrish e ta përvetësosh këtë drejtpeshim e do të jesh Nji me Diellin. Kërko të jesh vetëm

Dritë! Çoje pikërisht mendimin tand drejt njehsimit të Dritës me trupin njerëzor! Kujtohu që e gjitha
asht Rregulli që vjen nga Rrëmuja e që shpërthen nëpër Dritë!

Mendimi që u prezantu në thellësinë ma të madhe ishte përshtypja e parë e lëvizjes dhe e aksionit.

Pa Ligjin që asht Rregulli, asgja nuk do të ezistonte në formë.

Koha, sekreti i madh, asht çelësi për lirinë, sepse, kur njeriu fiton ke koha, ka fitu dhe mbi vdekjen.

E vërteta me vlerë të pafundme nuk mund të shpjegohet kurrë si e përgjithshme, sepse e drejta ka
hapsinë-shtrimje të vetes dhe, kur shpjegohet në thellësi, njana prezanton të tjera.

Tri janë cilësitë e Zotit ke shtëpia e tij e Dritës:

-Pafundësia e Fuqive.

-Pafundësia e ditunive dhe e pleqsive.

Tri janë gjanat që nuk mund t’u shmanget Zoti për t’i plotësue:

-Të tregojë Fuqinë.

- “ Dituninë .

- “ Dashuninë

Tri janë fuqitë që kanë krijue çdo gja:

1-Dashunia e Përjetshme që i zotnon të gjitha njohunitë.

2-Njohunitë e Pleqsitë e Përjetshme, që njofin çdo mendim të

mundshëm.

3-Fuqia e Përjetshme, e arritun nëpërmjet dëshirës së bashkueme midis Dashunisë së Përjetshme


dhe Pleqsive.

Tre janë rrathët (gjendjet) e ekzistencës:

1-Gjendja e Dritës, ku nuk banon tjetër përveç se Zoti dhe vetëm

Zoti mund ta mbikalojë.

2-Gjendja e Rrëmujes (kaos), nga ku të gjitha gjanat në natyrë rilindin nga vdekja.

3-Gjendja e Përgjegjësisë, ku të gjitha gjanat çelin nga jeta.

772
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Romina Radonshiqi - Menaxheri dhe stresi ne pune

Msc. Romina Radonshiqi


e- mail: romina_radonshiqi@yahoo.com
Lecturer, Aleksander Moisiu University
Durres, Albania

Abstrakt

Suksesi i biznesit, varen gjithnjë e më tepër nga menaxhimi dhe udhëheqja novative. Konkurrenca
globale dhe avantazhet në teknologjine e re të informacionit janë dy faktorët kryesorë që kanë
ndikuar në ndryshimin e detyrave të menaxhemit. Qëllimi i këtij studimi është të na njohë me rolin
qe luan menaxheri në organizatë dhe pasojat që sjell stresi në vendin e punës. Akti i të punuarit
shoqërohet me stres, pra me një gjëndje te ngarkuar psikologjike. Të jesh lider nuk do të thotë të
jesh vetëm profesionist, por kjo do të thotë të jesh edhe lider në mënyren si sillesh dhe komunikon
me punonjësit. Sipas Drucker punonjësit duhet të trajtohen po aq mirë sa do të trajtohej dikush që
ka ardhur vullnetarisht të punojë për një organizatë, sepse punonjësit mund të largohen në çdo kohë
dhe ta çojnë dijen e tyre diku tjetër. Punonjësit të cilët janë të stresuar janë zakonisht të pakenaqur,
ta pa motivuar, jam më pak produktiv. Në Shqipëri, punonjësit trajtohen si zotërime, ata janë të
ngarkuar të kryejnë detyra të çastit, mund te themi se një nga problemet e botës së biznesit në
Shqipëri është të menduarit afatshkurtër. Menaxherët duhet të kuptojnë që jo çdo punonjës rri në
punë vetëm për pagën që merr. Ky model, thekson që menaxheri nuk kryen vetëm një rol
mbështetës, por ai vepron si partner i plotë i organizatës për të ndihmuar në arritjen e objektivave
strategjike.

Fjalët kyçe: Menaxhim, Motivim, Stres, Punonjës, Biznes

Menaxheri në organizatë

Sot mundesitë potenciale për progres janë të lidhura ngushtë, vecanërisht në cilesinë e manaxhimit.
Në çdo shoqëri, individët janë në konkurencë të vazhdueshme për një punë që paguhet mirë dhe që
siguron një karrierë të kënaqshme dhe tërheqëse. Prandaj të kuptuarit e menaxhimit është një shteg
i rëndësishëm drejt realizimit të këtij objektivi.

Të gjitha organizatat, të vogla apo të mëdha, private apo publike, të orientuara nga fitimi ose jo e
pavaresisht nga fusha ku e ushtrojne aktivitetin e tyre kanë një gjë të përbashkët: nevojën për tu
manaxhuar. Secila prej tyre, për arritjen e qëllimit final angazhon një sërë burimesh njerëzore,
materiale dhe financiare. Menaxheri luan një rol integral në rritjen dhe zhvillimin e suksesshëm të
organizatës. Në këto situata, organizatat duhet të zgjedhin një menaxher që do të mbajë disa role, si
udhëheqës, negociator dhe komunikues (Anderson, P., and M. Pulich., 2002). Manaxheret janë ata
që bashkojnë dhe koordinojnë procesin e punës, burimet e rralla për arritjen e objektivave

773
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

organizative, që pranojnë riskun e marrin vendime në një mjedis dinamik ku nderthuren e


influencojnë një gamë e gjëre faktorësh ekonomik, social e teknik. Menaxherët janë ata që veprojnë
si novator për prezantimin dhe futjen e produkteve apo sherbimeve të reja, të teknologjisë moderne
e kompetitive, për persosjen apo përdorimin e formave moderne të organizimit që kërkon koha, për
përballimin me efektivitet të luftës së konkurrencës për të qenë të sukseshëm në treg.

Manaxherët janë burimi kryesor, me i kushtueshmi dhe më i rëndesishmi për cdo organizatë.
Praktika ka vertetuar se në mjaft raste në suksesin apo dështimin e biznesit faktori vendimtar ka
qenë aftesia apo paaftesia e ekipit manaxherial.

Menaxherët duke udhëhequr artikulojnë një vizion të qartë organizativ që pritet të arrihet nga
antarët e organizatës, dhe aktivizojnë dhe aftësojnë punonjësit në mënyrë të tillë që çdonjëri të
kuptojë rolin që ai apo ajo luan në arritjen e qëllimeve (Carroll, Stephen J., and Dennis J. Gillen,
1980). Udhëheqja nxit menaxherët që të përdorin fuqinë e tyre, personalitetin, influencën, bindjen,
dhe aftësitë komunikuese, që t’i bashkërendojnë njerëzit dhe grupimet në mënyrë që veprimtaria
dhe përpjekjet e tyre të jenë në harmoni.

Udhëheqja synon të inkurajojë të gjithë punonjësit që të performojnë në një nivel të lartë për të
ndihmuar organizatën në përmbushjen e vizionit, misionit dhe qëllimit të saj. Një efekt i udhëheqjes
është një staf i bindur dhe tepër i motivuar në performim. Stilet e udhëheqjes nuk kanë të bëjnë
vetëm me udhëheqjen me njerëzit, por gjithashtu edhe me planifikimin, organizimin dhe vlerësimin
e e rezultateve të arritura (Lamond, David. 2004). Udhëheqësi i cili është stabil, i sigurtë, i
informuar, entuziast, që tregon guxim dhe vendosmëri mund të jetë lider i mirë.

Po të hedhim një vështrim mbrapa dhe të shikojmë ecurinë e bizneseve në Shqipëri mund të themi
me bindje se janë bërë hapa të mëdha. Zhvillimi i një sektori privat të fortë dhe dinamik në Shqipëri
këto vitet e fundit, ka nxjerrë në pah nevojën për kualifikim të manaxherëve dhe punonjësve të
kompanive në mënyrë që të dy palët të dinë si të menaxhojnë situatat duke reduktuar stresin ne
pune dhe rritur motivimin. Menaxherët duhet të udhëzojnë punonjësit e tyre që të pregatiten me
qëllim, avancimin e karrierës së tyre. (Anderson&Pulich 2001).

Një menaxher i shkëlqyer nuk i përbuz idetë e punonjësve vetëm sepse ata janë poshtë tij në hierarki
dhe nuk i fsheh asgjë për të cilën punonjësit kanë të drejtë të dinë. Një menaxher i shkëlqyer i njeh
punonjësit me planin e organizatës, se çfarë po synohet të arrihet dhe se cili është vizioni për të
ardhmen. Një menaxher i mirë komunikon me punonjësit dhe ka për detyrë të gjejë nxitësit e
motivimit për secilin prej tyre. Vetëm kështu mund të ecë përpara një organizatë, sepse suksesi në
biznes në periudhë afatgjatë vjen nga menaxherët e shkëlqyer.

Stresi ne vendin e punes


Çdokush që punon ndjen presionin e punës të lidhur me stresin. Çdo punë mund të ketë elemente të
vështira, madje edhe në qoftë se bëjmë një punë që e pëlqejmë. Në perjudha afatshkurtra, ne mund
të përjetojnë presionin për të përmbushur një afat kohor ose për të përmbushur një detyrim sfidues.
Por kur stresi në punë bëhet kronik, ai mund të jetë i dëmshëm për shëndetin fizik dhe emocional të
cdo individi. Një nga format më të zakonshme të stresit është në lidhje me karrierën tonë dhe vendin
e punës. Me vështirësitë ekonomike të sotme, stresi në punë është edhe më i theksuar se kurrë më
parë. Shqetësimet në lidhje me gjendjen për të mbajtur vendin e punës, luan një rol të madh në

774
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

stres. Stresi është i definuar si ndryshim në gjendjen fizike ose mendore në përgjigje të situatave që
paraqesin sfidë apo kërcënim (Krantz et al, 1985;. Zimbardo et al, 2003). Stresi në punë mund të
ndodh kur ekziston një mospërputhje në mes të kërkesave të mjedisit të punës dhe aftësisë së një
individi për të kryer dhe përfunduar këto kërkesa (Henry, O. & Evans, A.J. 2008). Stresi është faktori
kryesor i uljes së efektivitetit dhe ne aspektin e punës nuk mund të themi se ky është një element i
shmangshëm nga zinxhiri i marredhënies shkak – pasojë në çdo sektor. Ky stres është prezent dhe i
varur gjithmonë tek shkaku që e ka bërë të lindi. Stresi në vendin e punës është një çështje e
shëndetit dhe sigurisë, është e nevojshme për të parandaluar duke përdorur një kornizë të
menaxhimit të riskut. Në zbatimin e një kuadri të menaxhimit të rrezikut është e rëndësishme të
vlerësojmë se të dy ndërhyrjet e nivelit organizativ dhe individual bëhen shkak për të adresuar
lëndime psikologjike.
Për menaxhimin e organizatave dhe për udhëheqësit e resurseve humane, është me rëndësi të
veçantë ky fenomen. Ai në të vërtetë ka rëndësi të madhe në sjelljet e përgjithshme të njeriut, pasi
që njëriu gjysmën e kohëzgjatjes ditore të tij e kalon në punë. Nga ana tjetër, është vështirë të
ndahet jeta private nga jeta në punë. Stresi është quajtur” sëmundje e padukshme”. Është sëmundje
e cila mund të ndikojë në individin, organizatën dhe tek njerëzit brenda saj, prandaj nuk duhet dhe
nuk mund të injorohet.

Punonjesit te cilet jane te stresuar jane zakonisht te pakenaqur, ta pa motivuar, jam me pak
produktiv dhe me pak te shpejt ne pune. Organizatat e tyre jane te pakenaqur dhe me pak te
sukseshem ne treg. Stresi mund te sjell presion ne shtepi dhe ne pune. Organizatat zakonisht nuk
mund te mbrojne punonjesit nga stresi qe perjetojne jasht vendit te punes por ato mund ti mbrojn
punonjesit nga stresi qe ato perjetojne gjete punes. Stresi ne pune mund te jete nje problem real per
organizaten aq sa dhe per punonjesin. Nje menaxhim dhe nje pune e mire e organizates eshte forma
me e mire e parandalimit te stresit. Nese punonjesit jane te stresuar menaxheri duhet te jete i
informuar dhe te dije se si mund ti ndihmoje ato. Stresi ndodh kur individet perballen me kerkesat
ne pune, presione qe ata nuk lidhen me njohurite dhe aftesite te cilat perbejne nje sfide per to. Stesi
ndodh per faktor te ndryshem te punes, por shpesh krijohet nje situate e tensionuar ku punonjesit
ndjehen se ato kane pak suport nga supervizoret dhe koleget, kur ata kane pak kontroll mbi punen,
ose ato nuk dine se si te perballojne kerkesat dhe presionin ne pune.

Ketu eshte shpesh nje konfuzion midis presionit ose sfides dhe ndonjehere perdoret si justifikim
praktikat e keqija te manaxhimit. Presioni ne vendin e punes eshte i padiskutueshem per shkak te
kerkesave dhe ndryshimeve qe ndodhin ne mjedisin e punes.

Presioni eshte perceptuar si i pranueshem nga individet, i cili mund te mbaj punonjesit vigjilent, te
motivuar, te afte per te mesuar ne pune, ne varesi dhe ne dispozicion te burimeve dhe
karakteristikave personale. Megjithate kur ky presion behet i tepruar apo i pamenaxhueshem con
ne stres. Stresi mund te demtoje shendetin e punonjesve dhe te ul performancen e biznesit. Nje
mjedis i shendetshem ne pune perfshin kur stafi ndihet i motivuar dhe i kenaqur ne pozicionin qe ai
mbulon.

Menaxhimi i stresit organizativ fokusohet për të përmirësuar klimën ose kushtet e punës . Kjo qasje
është mënyrë e drejtpërdrejtë për të reduktuar stresin në punë. Ajo përfshin identifikimin e
aspekteve të vështira të punës dhe hartimin e strategjive për të reduktuar stresin. Avantazhi i kësaj
qasjeje është se ajo merret drejtpërdrejt me shkaqet kryesore të stresit në punë dhe prodhon

775
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rezultatet më të mira. Megjithatë, menaxherët janë nganjëherë të pakënaqur me këtë qasje, sepse
ajo mund të përfshijë ndryshime në rutinën e punës apo oraret e prodhimit, apo ndryshime në
strukturën organizative.

Sipas Friedman, M. (1996) dy llojet e tipeve të sjelljes ndaj stresit

 Tipi A
Individët e tipit A kanë prirjen të jenë individ konkurues, agresiv të paduruar dhe gjaknxehtë të cilët
vazhdimisht janë nën stres. Njerezit e këtij tipi janë të padurueshëm me të tjeret (McLeod, Saul
2013). Ata jane tipa që kerkojnë vetëm të konkurojnë duke u futur në garë me vetë kohën. Personi i
tipit A kërkon me cdo kusht të arrijë me sukses qëllimet e tij, por që shpesh deshtojnë nga mungesa
e padurimit të tyre. Tipat A janë me të aftë dhe efektive, se ata të tipit B në një atmosferë ku
shpërqendron vëmendjen. Ata janë tepër të aftë të perballojnë punën që kanë në dore ashtu edhe
ngacmuesit përqendrues.

 Tipi B
Përshkruan një tip të ndryshëm të sjelljes. Njerëzit e tipit B reagojnë qetësisht ndaj kërkesave të
mjedisit. Nuk janë agresivë nuk janë konkurues, nuk karakterizohen si tipa urgjentë. Janë të
prekoupueshëm dhe dinë të zgjidhin situatat me qetësi dhe durim. Për këtë arsye nuk perjetojnë
stres të vazhdueshëm si tipi i sjelljes A.

Këto janë shkaqet tipike të stresit në punë:

- ngacmimi nga menaxheri


- ndjenjë të pafuqishëm në përmbushjen e detyrave
- kërkesat e vazhdueshme të paarsyeshme në lidhje me performancën
- mungesa e komunikimit efektiv
- mungesa e zgjidhjes së konflikteve
- mungesa e sigurisë në punë
- orë të gjata të punës
- pabarazia në shpërblim
- mungesa e mbështetjes sociale.

Shkalla e stresit të përjetuar varet nga funksionimi i dy mekanizmave të mbrojtës fiziologjike:

Reagimi- Kur përballemi me një kërcënim për sigurinë tonë, reagimi ynë i parë është zgjimi
fiziologjike. Kërcënimet kanë tendencë të jenë psikologjike për shembull, sulmi i pajustifikuar verbal
nga një epror në punë.

Adaptimi- Mekanizmi i dytë na lejon të pushojmë përgjigjen kur ne mësojmë se stimujt në mjedis
nuk janë më një kërcënim për sigurinë tonë.

Stresi ndodh kur secila nga këto mekanizma nuk funksionon si duhet, ose kur ne e kemi të vështirë
për të kaluar në mënyrë të përshtatshme nga një mekanizëm në një tjetër.

776
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Pervoja ka treguar se nderhyrja e faktoreve institucionale ose individuale mund te zbusin efektet e
stresit dhe ta parandalojne ate. Prej ketej del nevoja e menaxhimit te tij, si dhe minimizimit te
faktoreve qe e shkaktojne ate. Ne kushtet e vendeve te varfra dhe atyre ne tranzicion, per vete
dukurite qe i shoqerojne keto procese, stresi ka nje prani te shtuar dhe domosdoshmeria e
menaxhimit te tij duhet te jete nje funksion i rendesishem i niveleve te menaxhimit dhe pjese e
pandare e pergjegjesive funksionale te tyre.

Menaxhimi i stresit organizacional

Parandalimi dhe menaxhimi i stresit në vendin e punës kërkon ndërhyrje në nivelin organizativ,
sepse organizata është ajo që krijon stres (Hall EM, Johnson JV 1985). Ndërhyrja organizative mund
të jetë i shumë llojeve, duke filluar nga ndërhyrjet strukturore755 në ato psikologjike756.

Gjithnjë e më shumë, legjislacioni i kërkon punëdhënësit për të vlerësuar dhe adresuar të gjitha
rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, duke përfshirë edhe shëndetin e tyre mendor.
Suksesi në menaxhimin dhe parandalimin e stresit do të varet nga kultura në organizatë (Cox T,
Griffiths A 1995). Stresi duhet të shihet si informacion i dobishëm për të udhëhequr veprime, jo si
dobësi tek individët. Një kulturë e hapjes dhe të kuptuarit, në vend të fajit dhe të kritikës, është
thelbësore. Ndërtimi i kësaj lloj kulture i kërkon lidershipit modele aktive të rolit në organizatë,
zhvillimin dhe zbatimin e një politike të stresit gjatë organizimit, dhe sistemet për të identifikuar
problemet e hershme për të shqyrtuar dhe për të përmirësuar strategjitë e zhvilluara për trajtimin e
tyre. Politika dhe implementimi i saj duhet të negociohet me sindikatat përkatëse. Metodat për të
arritur menaxhimin e stresit organizacional duhet të përfshijnë një shkallë të lartë përgjigje, masa të
vlefshme dhe të besueshme, dhe një grup kontrolli (Karasek R, Brisson C, Kawakami N, et al. 1988).

Parandalimi i stresit organizativ

Parandalimi i stresit organizativ perqendrohet ne kerkesat e punes se punonjesit dhe menyrat per te
preduktuar stresin ne pune.

Disa nga keto parandalime perfshijne:

a. Riprojektim i detyrave

Kjo mund te perfshije rritjen e mases se kontrollit nga punonjesit, e cila do te sjell reduktimin e
sforcimeve dhe mundimeve nga puna, pa ulur produktivitetin.

Kjo mund te arrihet me rritjen e hapesires se percaktimit te detyrav, nje tjeter menyre mund te jete
reduktimi i pasigurive.

b. Vendosja e synimeve
Parandalimi i stresit mund te realizohet dhe nga aktivizimi i vendosjes se synimeve. Kjo
perfshin rritjen e motivimit per detyren.

755
nivelet e stafit, oraret e punës, mjedisit fizik
756
mbështetje sociale, kontrolli mbi punën, pjesëmarrja

777
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

c. Negociatat per rolin


Kjo menyre lejon punonjesit te modifikojne rolet e tyre ne pune, duke filluar nga nje rol
specifik te quajtur rol qendror ne kontekstin organizativ. Me pas hapi tjeter eshte te kuptoj
punonjësi dhe organizata ne teresi se cfare pritet me ate rol, duke filluar negociemet.

d. Sisteme te perkrahjes shoqerore


E rendesishm eshte qe punonjesit te ndjejne nje mbeshtetje socio-emocionale brenda
organizates se tyre. Keto mardhenie krijojne kujdesje emocionale, informacione, verifikime
te vleresimeve personale etj. Ku disa nga menyrat per te zhvilluar kete klime ne organizate
eshte ngritja e grupeve te punes, sisteme te mbeshtetjes shoqerore ne mjedisin e punes etj.

 Parandalimi i stresit Individual

Parandalimi individual i stresit do te thote se si ky individ do te arrij ta menaxhoj situaten e tij duke
reduktuar apo eleminuar stresin. Disa faktore te rendesishem do ta ndihmonin shume individin qe te
nis rrugen drejt reduktimit te stresit te tij ne pune.

Parandalimet primare jane:

- Optimizmi i mesuar- Eleminimi i distresit duke kuptuar ngjarjet negative dhe kohet e
veshtira ne jeten e tyre, duke i konsideruar ato si te perkohshem shkaktuar nga faktore te
jashtem. Pra individi ndryshon biseden e brendshme qe ben ai me veten dhe redukton
depresionin.

- Menaxhimi i kohes - Menaxhimi kohes minimizon stresin nga nje pune e ngarkuar dhe
aftesimin per te vendosuar prioritete mes punes dhe kohes se lire. Aftesia per te organizuar
dhe vendosur prioritetet mund mund te konsiderohen dy aftesite me kryesore te njerezve te
suksesshem ne menxhimin e veprimtarive mjaft te ngjashme.

- Veprimtari te kohes se lire – Balancimi i aktivteteve brenda dhe jasht punes. Celsi per
perdorim efektiv te kohes se lire eshte kenaqesia. Ku kenaqesia kontribon ne reduktimin e
stresit.

778
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Perfundime dhe Rekomandime

Roli i menaxherëve është që të drejtojnë organizatat drejt realizimit të qëllimit. Menaxherët janë
përgjegjës për të kombinuar dhe përdorur burimet organizative për të siguruar që organizatat e tyre
të arrijnë qëllimet.

Kur marrëdhëniet janë të forta, të punësuar janë më të aftë të besojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë
së bashku në mënyrë më efektive.

Stresi është njëri ndër problemet dominuese me të cilin sot ballafaqohen organizatat dhe
menaxhimi. Menaxhimi i organizatës ndërmerr një sërë aktivitetesh me qëllim të zvogëlimit të
shkaktarëve të stresit dhe aftësim të të punësuarve për përballje të suksesshme me stresin e
pashmangshëm dhe mësimit me të, në mënyrë që të ulen në minimum pasojat e tij te individët dhe
organizata.

Shkaqet që mund të prodhojnë stresin janë të shumtë dhe ato mund të lidhen me mjedisin e
brendshëm në punë, si dhe me faktorë të tjerë të jashtëm, politikë, shëndetësorë, familjarë. Niveli i
stresit në punë përcaktohet nga tre dimensione - situatat e jetës, punës dhe vetë individi ndaj
balanca ndërmjet shkaqeve të stresit dhe të sistemeve mbështës në dispozicion duhet të merren
parasysh.

Shumica e njerëzve që punojnë nuk e kuptojnë se stresi është një pjesë jetike e punës së tyre, ku
secili punonjës e trajton stresin ndryshe. Për punëtorët e fabrikës, stresi shpesh është i lidhur direkt
me situatën e punës, të tilla si pajisje të rrezikshme të rënda ose një mjedis të pakëndshem pune. Në
të kundërt, punëtorët e zyrës kanë shumë gjasa të përjetojnë stres në lidhje me marrëdhëniet ndër-
personale në punë, të tilla si mbikëqyrja e paqartë, tensioni mes anëtarëve të ekipit dhe konfliktit
mund të shkaktojnë stres.

Ekziston një korrelacion midis përgjegjësisë dhe kontrollit në lidhje me stresin në punë. Nëse
punonjësit kane shumë përgjegjësi në punën e tyre dhe pak ose aspak kontroll ata do të kenë më
shumë stres.

Stili menaxhues është një element që shkakton stres në punë tek të punësuarit, veçanërisht dukuri
të tilla që kanë të bvjnë me një komunikim tv varfvr, vendimmarrje të mbyllur, si dhe kufizimin e
mundësive të të punësuarve për tv qenë pjesv e plotë e të gjithv procesit.

Organizatat në Shqipëri më shumë i kushtojnë vëmendje pasojave të stresit sesa parandalimit të tij,
kjo si pasojë e nivelit të papunësisë. Shumica e menaxherëve ende mendojnë se është shumë lehtë
të zëvendësosh punonjësin me dikë tjetër. Trajtimi i burimeve njerëzore duhet të ndryshojë jo vetëm
për shkak të asaj se njerëzit në vendin tonë në vitet e fundit u janë nënshtruar situatave stresuese,
por për shkak se kushtet e punës në shumë ndërmarrje janë veçanërisht stresuese.

Veprimet për të reduktuar stresin e punës duhet të përqëndrohet në ndryshimet organizative për të
përmirësuar kushtet e punës. Por megjithatë kjo nuk do të eliminonte stresin plotësisht për të gjithë
punëtorët. Për këtë arsye, një kombinim i ndryshimeve organizative dhe menaxhimit të stresit
shpesh është qasja më e dobishme për parandalimin e stresit në punë.

779
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bibliografi

- Anderson, P., and M. Pulich. "Managerial Competencies Necessary in Today's Dynamic


Health Care Environment." Health Care Manager 21, no. 2 (2002): 1–1Henry, O. & Evans, A.J.
(2008). "Occupational Stress in Organizations". Journal of Management Research 8 (3): 123–
135.
- Carroll, Stephen J., and Dennis J. Gillen. "Are the Classical Management Functions Useful in
Describing Managerial Work?" Academy of Management Review 12, no. 1 (1980): 38–51.
- Cox T, Griffiths A. The nature and measurement of work stress: theory and practice. In:
Wilson JR, Corlett EN, et al, eds. Evaluation of human work: a practical ergonomics
methodology, 2nd ed. London: Taylor & Francis, 1995:783–803
- Krantz, D., Grunberg , N., and Baum, A. (1985). Health psychology. Annual Review of
Psychology, 36, 349-383
- Karasek R, Brisson C, Kawakami N, et al. The job content questionnaire (JCQ): an instrument
for internationally comparative assessment of psychosocial job characteristics. J Occup
Health Psychol1988;3:322–55.
- Lamond, David. "A Matter of Style: Reconciling Henri and Henry." Management Decision 42,
no. 2 (2004): 330–356.
- McLeod, Saul. "Type A Personality". Retrieved 29 December 2013.
- Friedman, M. (1996). Type A Behavior: Its Diagnosis and Treatment. New York: Plenum Press
(Kluwer Academic Press)
- Henry, O. & Evans, A.J. (2008). "Occupational Stress in Organizations". Journal of
Management Research 8 (3): 123–135.

780
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sanie Doda, Shkelqim Fortuzi - Transporti dhe Zinxhiri i furnizimit, celës drejt suksesit

Dr.Sanie Doda

Lektore, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres, Albania

e- mail:sanijedoda@yahoo.com

Prof.as Dr.Shkelqim Fortuzi

Lektor, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres, Albania

e- mail:shkelqimfortuzi@yahoo.com

Abstrakt

Gjatë viteve të fundit zinxhiri i furnizimit ka fituar një vëmendje të madhe nga ana e akademikëve
dhe menaxherëve të kompanisë. Ky studim synon të kontribojë në njohjen më të thellë të faktorëve
që cojnë në përdorimin e zinxhirit të furnizimit dhe ndikimi i tyre nëkoston e kompanisë, kënaqësinë
e konsumatorit dhe në konkurueshmërinë.

Studimi teston një model i cili lidh zinxhirin e furnizimit dhe transportin dhe ndikimi i tyre në
kompani. Zinxhiri i furnizimit është një process kompleks i ciki kërkon një angazhim, bashkërendim
dhe bashkëpunim midis operacioneve të brendëshme të kompanisë dhe të partnerëve të saj kryesor
të zinxhirit të furnizimit dhe konsumatorëve përfundimtar.Operacioni i transportit përcakton
efikasitetin e lëvizjes së produkteve.

Progresi në teknikat dhe parimet e menaxhimit përmirëson ngarkesës duke lëvizurme shpejtësi të
ofrimit të cilësisë së shërbimit, kosto efikase. Transporti merr një pjesë të rëndësishëm në
manipulimin e logjistikes.Rishikimi i gjendjes aktuale, një sistem i fortë ka nevojë për një kornizë të
qartë të logjistikës dhe zbaton rregullat e duhura të transportit dhe teknikat për të lidhur procedurat
e prodhimit.Qëllimi i punimit është të përcaktojë rolin e transportit në logjistikë për referencë për
përmirësime të mëtejshme.Hulumtimi është ndërmarrë për të ndihmuar menaxherët e logjistikës,
hulumtuesit dhe planifikuesit të transportit për të përcaktuar dhe t'i kuptojmë pikëpamjet
themelore të logjistikës dhe aplikimet e saj të ndryshme dhe marrëdhëniet në mes të logjistikës dhe
transporti

Fjalët kyçe :Zinxhir i furnizimit, Transport, Menaxhim,Kompani

1.Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

Kompanitë më të mira në mbarë botën janë duke zbuluar një burim të fuqishëm të ri të përparësisë
konkurruese. Ajo që quhet menaxhimi i zinxhirit të furnizimit dhe kjo përfshin të gjithë ata aktivitete
të integruara që sjellin produktin në treg dhe për ti bërë në fund konsumatorët të kënaqur.

Programi i menaxhimit të zinxhirit të furnizimit integrin: operacionet e prodhimit, blerjes, transportit


dhe shpërndarjen fizike në një program të unifikuar (Andreas Wieland, Carl Marcus Wallenburg
2011). Suksesshëm menaxhimi I zinxhirit të furnizimit, koordinon dhe integron të gjitha këto
aktivitetet në një proces në lidhje.Ajo përqafon dhe lidh të gjithë partnerët në zinxhir. Përveç
departamenteve brenda, ofruesit e sistemeve të organizimit, këto partnerë përfshijnë shitësit,

781
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

transportuesit, kompanitë e palës së tretë, dhe të informacionit. Brenda organizatës, zinxhiri i


furnizimit i referohet një game të gjerë fushash funksionale. Këto përfshijnë zinxhirin e furnizimit,
aktivitetet e menaxhimit të lidhura të tilla si për brenda dhe jashtë, transportin, magazinimin, dhe
kontrollin e inventarit. Parashikimi, planifikimi, prodhimi dhe caktimi, me qëllim të përpunimit, dhe
shërbimin ndaj klientit të gjithë janë pjesë e procesit.E rëndësishmja, ajo gjithashtu mishëron
sistemet e nevojshme të informacionit në mënyrë për të monitoruar të gjitha këto aktivitete.

Menaxhimi i zinxhirit te furnizimit (MZF) eshte menaxhimi i rrjetit te nderlidhur te


bizneseve per ofrimin e nje/disa produkteve dhe sherbimeve te kerkuara nga
konsumatoret perfundimtar (Harland, C.M. 1996)

Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit është një qasje ndërfunksionale që përfshin menaxhimin e lëvizjes
së lëndëve të para në një organizatë, disa aspekte të përpunimit të brendshëm të materialeve në
produkte të gatshme, dhe lëvizjen e mallrave të kryera nga organizata dhe në drejtim të konsumit në
fund. Organizatat duhet të përpiqen që të përqëndrohen në kompetencat bazë dhe duke u bërë më
fleksibël, ato reduktojnë pronësinë e tyre të burimeve të lëndëve të para dhe kanalet e
shpërndarjes. Këto funksione janë gjithnjë e duke iu dhënë firmave të tjera që mund të kryejnë
aktivitetet më mirë ose me më shumë kosto efektive. Efekti është që të rritet numri i organizatave të
përfshira në kërkesa të kënaqshme të konsumatorëve, duke reduktuar kontrollin menaxherial të
operacioneve të përditshme të logjistikës.Më pak kontroll dhe më shumë partnerë çon në krijimin e
konceptit të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit. Qëllimi i menaxhimit të zinxhirit të furnizimit është
që të përmirësojë besimin dhe bashkëpunimin mes partnerëve të zinxhirit të furnizimit, duke
përmirësuar dukshmërinë e inventarit dhe shpejtësinë e lëvizjes së inventarit (David Jacoby, 2009).

Funksionet kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit janë si më poshtë:

1. Menaxhimi i inventarit

2. Menaxhimi i menaxhimit të shpërndarjes

3. Kanali

4. Menaxhimi i pagesave

5. Menaxhimi financiar

6. Menaxhimi i furnizuesit

Fushat kryesore

Nuk është një model bazë për praktikën e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.Çdo zinxhir i
furnizimit ka një strukturë të veçantë të kërkesave të tregut dhe sfidave operative dhe ende çështjet
mbeten në thelb të njëjtën gjë në çdo rast. Cdo sistem zinxhiri duhet të marrë vendime në mënyrë
individuale dhe kolektive duke marrë parasysh veprimtaritë e tyre në pesë fusha:

• Prodhimi – Cilat produkte do tregu? Sa produkteve duhet të prodhohen dhe deri kur? Cili
aktivitet përfshin skedulimin e prodhimit, përfshin planin e kapaciteteve të kompanisë, punën,
konktrollimin e cilësisë dhe mirëmbajtjes.

782
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

• Inventarët – Çfarë inventarit duhet pajisur në çdo fazë në një zinxhir të furnizimit? Sa
inventar duhet të mbahet si lëndë e parë? Qellimi i parë i një inventari është të veprojë si amortizor
për të gjitha pasiguritë në sistem.

• Vendi – Ku duhet të jenë të vendosura objektet për prodhimin dhe ruajtjen e inventarit? Pasi
merren këto vendime ato përcaktojnë rrugët e mundshme për rrjedhën e produktit nëpërmjet
shpërndarjes deri te konsumatorët përfundimtar.

• Transporti – Si duhet të zhvendoset inventari nga një vend të zinxhirit të furnizimit në një
tjetër? Transporti me ajër apo me kamionë, ajrori është më i shpejtë por më i kushtueshëm,
nëpërmjet detit është më i ngadaltë dhe më pak i kushtueshëm, dhe kanë pak siguri.

• Informacioni – Sa të dhëna duhet të mblidhen dhe sa informacion duhet të ndahet?


Informacioni i duhur dhe në kohën e duhur është një premtim për një koordinim më të mirë dhe
vendimarrje më efektive. Me informacion më të mirë njerëzit marrin vendime efektive në lidhje me
cfarë dhe sa do të prodhojë, ku ti vendosin inventarët dhe si ti transportojnë ato.

Shuma e këtyre vendimeve do të përcaktojë aftësitë dhe efikasitetin e zinxhirit të furnizimit të


kompanisë furnizimit. Gjërat që një kompani mund të bëjë dhe mënyrat që ajo mund të konkurrojnë
në tregjet e saj janë të gjitha shumë të varur nga efektiviteti i zinxhirit të furnizimit të saj (Andrew
Feller, Dan Shunk, & Tom Callarman, 2006)).Nëse strategjia e kompanisë është që të shërbejë një
treg masiv dhe të konkurrojnë në bazë të çmimit, ajo kishte më mirë të ketë një zinxhir të furnizimit
që është e optimizuar për kosto të ulët.

Synimet e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit?

Zinxhiri i furnizimit ekziston vetvetiu që në momentin kur kompania bashkëpunon me kompani të


tjera për të mundësuar realizimin efikas të aktiviteteve të veta dhe për të kënaqur konsumatorin. I
tërë angazhimi për të pasqyruar këtë zinxhirë si dhe të gjitha aktivitetet që realizohen në të është i
ngritur mbi shpenzime të cilat janë aq të mëdha sa zinxhiri është i komplikuar. Të gjitha këto
shpenzime janë të arsyeshme vetëm në rast se ky menaxhim realizohet me qëllim, dhe ia arrin atij
qëllimi, të realizimit të përfitimeve për kompaninë (David Blanchard, 2010). Në shikim të parë duket
sikur i tërë angazhimi i kompanisë është i përqendruar në kënaqjen e konsumatorit, por kjo nuk
është e vërtetë. Konsumatori është burimi i të hyrave të kompanisë dhe kënaqja e tij është e vetmja
mënyrë për të “vjelur” atë.

Le të përsërisim, synimi i kompanisë në thelb nuk është kënaqja e konsumatorit, por gjetja e rrugëve
për të rritur përfitimet dhe arritja e tyre. Me menaxhimin e zinxhirit të furnizimit kompania synon të
arrijë tre qëllime kryesore:

1. Zvogëlimin e inventarit

2. Rritjen e shpejtësisë së transaksioneve

3. Rritja e fitimit

Qëllime të tjera shumë të rëndësishme të cilat kompania dëshiron t’i arrijë me menaxhimin e
zinxhirit të furnizimit janë:

 Trajektimi, thjeshtëzimi dhe standardizimi i ambientit të veprimit


 Ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë vepruese
 Krijimi dhe ruajtja e shkathtësisë dhe fleksibilitetit
 Rritja e shkallës së inovacionit me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve
 Rritja e shkallës së të mësuarit dhe përvojës së veprimit në këtë fushë
783
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Menaxhimi i zinxhirit te Furnizimit

Udhëheqësit kanë ndikuar që firmat të bëhen gjithnjë e më globale, dhe qasje të ndryshme për
globalizimin që mund të miratohen nga firmat, Nix arriti në përfundimin:

• Qasje të ndryshme ndaj globalizimit kërkojnë shkallë të ndryshme të integrimit të zinxhirit të


furnizimit, dhe strategjitë e ndryshme të zinxhirit të furnizimit dhe strukturat.

• Çfarëdo qasje të globalizimit dhe globale të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, firmat përballen
me sfidat e të kuptuarit dhe menaxhimin e kompleksitetin dhe rreziqet e natyrshme në mjedisin
global më të madh.

• Strategjitë e globalizmit të zinxhirit të furnizimit duhet të zhvillohet në mbështetje të iniciativave


strategjike të të globalizimit të një firme, dhe duhet të marrë parasysh mundësitë për efikasitetin
global, menaxhimin e rreziqeve, të mësuarit për të mundësuar inovacionin dhe përshtatjen, dhe
nevojën për të balancuar efikasitetin global dhe përgjegjshmërinë lokale.

• Proceset e zinxhirit global të furnizimit duhet të sigurojnë fleksibilitet operativ për t'iu përgjigjur
ndryshimeve në mjedisin makroekonomik apo politikave të qeverisë që ndikojnë negativisht në
performancën e zinxhirit të furnizimit.

• Projektimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të zinxhirit të furnizimit duhet të marrë në konsideratë


ndikimin e ndryshimet në kulturë, strukturat e industrisë, kërkesat, dhe të infrastrukturës në vende
të ndryshme në klientët, furnizuesit, konkurrentët, dhe partnerët e zinxhirit të furnizimit.

• Menaxhimi i sistemeve financiare në një zinxhir të furnizimit global duhet adresuar dallimi në
sistemet e kontabilitetit financiar, krahasimin e të dhënave, menaxhimin e kushteve të shitjes dhe
transferimit të pronësisë për të minimizuar rrezikun dhe jam optimist fitimet, optimizimin e
transferim çmimi për të minimizuar taksat, minimizimin e rreziqeve të këmbimit valutor.

• Një grup shumë më i gjerë i aftësive kërkohet nga profesionistë të zinxhirit të furnizimit për të
menaxhuar me sukses mbi një bazë globale, duke përfshirë njohuritë operative të mjedisit global, të
kuptuarit se si për të menaxhuar rreziqet e natyrshme, dhe aftësinë për tu marrë me ndryshimet në
gjuhën dhe kulturën.

• Përputhshmëria e teknologjive të informacionit dhe standardizimi i sistemeve dhe të dhënat janë


të rëndësishme për aftësinë e firmës për të integruar operacionet e zinxhirit të furnizimit në një bazë
globale.

Pa marrë parasysh se cila qasje të globalizimit është ndjekur, firmat janë të ballafaquar me sfidat e të
kuptuarit dhe menaxhimin kompleksitetin dhe rreziqet e natyrshme në mjedisin global.Menaxherët
e zinxhirit global të furnizimit duhet të zhvillojnë aftësitë që mundësojnë ata për të kuptuar
kompleksitetin në mjedisin global, parashikojnë ndryshime të rëndësishme, dhe të përshtaten me
këto ndryshime si të nevojshme.

3. Analiza SWOT e SCM757

Janë theksuar pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet e SCM, të cilat janë të listuara më
poshtë:

757
SCM – Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

784
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përarësitë

Fokusi i gjerë që përfshin të gjithë pjesëmarrësit e zinxhirit të furnizimit dhe anëtarët së bashku me
grupet e interesit të dy brendshëm dhe të jashtëm të organizatës.

Ofron një pamje strategjike të kanalit të furnizimit. Potenciali për të përfshirë një klient si një partner
në zinxhirin e furnizimit përmirëson qarkullimin e informacionit dhe integron funksionet e zhvillimit
të produktit me funksionet e tjera fokusuar tek klientët e brendshëm dhe të jashtëm dhe ofron disa
përparësi.

Përparimet në teknologjinë e informacionit kanë nxitur shkëmbimin në kohë reale të informacionit


dhe menaxhimin e njohurive, koordinimin dhe vendimmarrjen mes kompanitë e të gjitha madhësive
dhe formave (Harland, C.M. 1996)

Burt vuri në dukje se janë tre klasa kryesore të marrëdhënieve në SCM.Shtimi i komunikimit të
përgjithshëm dhe performanca e pjesëmarrësve dhe rritja e avantazheve konkurruese, domethënë
transaksionare, bashkëpunuese dhe aleancat.

SCM gjithashtu bashkëpunon me faktorë të mbrojtjes së mjedisit, duke ofruar shërbime të


reduktimin, ripërdorimin, riciklimin dhe rialokim.

Kompanitë mund të arrijë nivelin e lartë të produktivitetit, fitimit dhe rritjes.

Dobësitë

Ajo mund të bëhet kompleks me përfshirjen e të gjitha nivelet e zinxhirit.

Mungesa e komunikimit të duhur në mes të niveleve të zinxhirit të furnizimit

Tendencat aktuale të bizneseve duke përfshirë burimet e jashtme, globalizimit, fragmentimit dhe
proceset e biznesit, kanë bërë të jetë jetike për SCM që t'i jepet më shumë rëndësi se sa një
institucion.

Mundësitë

Përfshin filozofitë e në cdo kohë (JIT), përgjigje e prodhimittë shpejtë (QRM), menaxhimin shitësit
(VM) dhe prodhimin të shpejtë.

Kërcënimet

Një kërcënim lind kur një konkurrent përcepton një mungesë në menaxhimin e zinxhirit. Ajo mund të
jetë një armë mbrojtëse që është përdorur nga konkurrentët

Firmavetë vogla mund ti mungojnë burimet për menaxhimin e SCM.

Çfarë zinxhiri i furnizimit nuk është:Përkufizimet e përshkruara dhe të zhvilluara më herët dhe
aktivitete të industrisë bashkëpunuese tregojnë se menaxhimi i zinxhirit të furnizimit nuk është një
proces i pavarur.Shumë përpjekje të zinxhirit të furnizimit kanë rënë të shkurtër të avantazhet e
mundshme për shkak se termi shpesh shihet si vetëm në lidhje me anën e ofertës së biznesit ose te
funksionit blerëse.Siç është përmendur më lartë, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit është shumë më
tepër se vetëm prokurimi. Në mesin e keqkuptimit evidentuar, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit nuk
është:

785
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

• Menaxhimi i inventarit

• Logjistike e menaxhimit

• Partneritet furnizuesi

• I shtyrë nga ana e ofertës

• Menaxhimi i shpërndarjes

• Tubacioni logjistikës

• Menaxhimi i prokurimit

• Një sistem kompjuterik

4. Arsyet pse SCM është e rëndësishme në një biznes:

Në mënyrë të qartë, ndikimi që SCM ka në biznes është i rëndësishëm dhe eksponencial. Dy nga
mënyrat kryesore që SCM ndikon biznesin përfshijnë:

 Rrit shërbimin e klientëve

SCM ndikon shërbimin e konsumatorëve duke siguruar shumëllojshmëri drejtë produktit dhe sasitë
të jenë dorëzuar në kohën e duhur.Përveç kësaj, ato produkte duhet të jenë në dispozicion në
vendin që konsumatorët presin.Konsumatorët gjithashtu duhet të marrin cilësi.Pas shitjes firmat
kanë mbështetje të konsumatorëve.

 Përmirëson fundin e linjës

SCM ka një ndikim të jashtëzakonshëm në linjën në fund.Menaxherët e zinxhirit të furnizimit në


firma ulin përdorimin e aseteve fikse të mëdha të tilla si bimë, magazina dhe automjetet e
transportit në zinxhirin e furnizimit.Gjithashtu, rrjedhja e parave është rritur sepse në qoftë ofrimi i
produktit mund të shpejtohet, fitimet do të merren shpejt.

Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit ndihmon për të përmirësuar çdo gjë nga dita në ditë për
produktet.Me mjetet dhe teknikat që SCM ofron, kemi mundësinë për të diagnostikuar problemet
siç duhet, për të punuar rreth shqetësimeve dhe për të përcaktuar se si të lëvizin në mënyrë efikase
produkte për ata që janë në një situatë krize.

 Pasiguria transmetohet në cdo zinxhir të furnizimit.

 Koha e udhëtimit

 Defektet e mundshme të makinerive dhe pajisjeve

 Fatkeqësitë natyrore ose lufta

 Politikat lokale, kapaciteti fizik, politikat kufitare

 Kompleksiteti i problemit të opmitizimit global të zinxhirit të furnizimit është I rëndësishëm


për:

 Minimizimin e kostos së brendshme

 Minimizimin e pasigurive

786
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

5.Transporti, rëndësia tij në biznes

Transporti dhe shpërndarja janë konsideratat kyçe gjatë planifikimit për tregtinë kombëtare dhe
ndërkombëtare. Zgjedhja e mënyrës së duhur të transportit është thelbësor për të siguruar import
apo eksport në mënyrë më efikase dhe me kosto efektive (Fair M.L and Willimas E.W, 1981).

Ekzistojnë katër mënyra për import dhe eksport të cilat janë: rrugor, hekurudhor, ajror dhe deti,
edhe pse ne ndonjëherë mund të kemi nevojë për të përdorur më shumë se një lloj të transportit.
Ne do të shqyrtojmë çdo mënyrë të transportit.Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vendimin për llojin
e transportit që duhet të përdorim, duke përfshirë kërkesat e biznesit, vendin e destinacionit,, dhe
lloji i mallrave që do të importijmë apo eksportojmë.

Në kontekstin e organizatave humanitare transportit është definuar si: "Aktivitetet e përfshira në


furnizimet duke lëvizur mallrat nga pika e origjinës për klientët e brendshëm apo përfituesve".
Qëllimi i transportit është që të lëvizë fizikisht furnizimet në mënyrë të besueshme dhe të sigurt, në
kohë, me kosto efektive dhe efikase në destinacionin e vet. Historikisht, transporti i mallrave ka qenë
konsideruar si një funksion ndihmës me një rëndësi. Kohët e fundit, transporti efikas ka qenë i
njohur si një përcaktues thelbësor në sigurimin e qëndrueshmërisë, shërbim cilësor për përfituesit.
Një sistem i mirë i transportit plotëson tre nga "të drejtat" e furnizimit (Chang YH, 1998). Kjo është,
duke marrë mallrat atje në kohën e duhur, në kushtet e duhura dhe në një mënyrë me kosto efektive
. Duke përmbledhur këtë duke menduar në një seri hapash të veprimtarive, dhe implementimin me
sukses këto hapa, do të sigurojmë ofrimin në kohë dhe me efektivitet të ndihmës humanitare.
Mallrat do të mbërrijnë sipas planifikimit dhe me çmimin e duhur, në ngarkesat. Një sistem i mirë i
transportit plotëson një sistem efikas të shpërndarjes.

Rendesia

Transporti është një kontribues i madh për ekonominë dhe një forcë konkurruese në biznes.Ajo
është aktiviteti që fizikisht lidh biznesin me partnerët e saj të zinxhirit të furnizimit, si furnizuesve
dhe konsumatorëve, dhe është një ndikim të madh në kënaqësinë e konsumatorit me kompaninë.
Kjo është një aktivitet thelbësor në funksion të logjistikës, mbështetjen e ndërmarrjeve ekonomike
të vendit dhe kohës. Shërbimeve që konsumatorët kanë nga produktet në dispozicion, ku ata e
kërkojnë atë. Koha e shërbimeve sugjeron që klientët të kenë qasje në produktet kur ata e kërkojnë
atë . Duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me planifikuesit e inventarit, profesionistë të
transportit kërkojnë të sigurojë që biznesi të ketë produkte në dispozicion , ku dhe kur klientët e
kërkojnë atë.Transporti është nganjëherë për të fajësuar për paaftësinë e kompanisë për të shërbyer
klientëve si duhet. Dërgesat e vonuara mund të jenë burim i problemeve dhe ankesave të
shërbimit,produktet mund të pësojnë dëme.

Megjithatë, kur një kompani e kryen në kohë dërgesën e plotë dhe të padëmtuar në vazhdimësi, kjo
mund të futet në besimin e konsumatorëve. Kur një kompani rrënjos besimin në performancën e
shërbimit, ajo mund të bëjë konsumatorët më të gatshëm për të shkuar tek ofertat e
konkurrentëve.Përveç degëzimeve të saj të shërbimit, transporti gjithashtu mund të përfaqësojnë
një kosto të konsiderueshme për biznesin.Kostoja e transportit mund ndonjëherë të përcaktojë nëse
një transaksion rezulton në një fitim ose një humbje për biznesin, varësisht nga shpenzimet e bëra
në sigurimin e transportit për qëllim të klientit.Mënyrat më të shpejtë të transportit në përgjithësi
kushtojë më shumë.Një ndryshim i tillë në kosto nuk mund të justifikojë përdorimin e mënyrës më të
shpejtë e transportit të mallrave.Menaxherët zinxhirit të furnizimit duhet pra të konsiderojnë me
kujdes shpenzimet e transportit të mallrave kur të përcaktuar nëse për të lëvizur produkt dhe se si
për të lëvizur produkt në mënyrën më ekonomike. Transporti i referohet lëvizjes së produktit nga një
vend në një tjetër si ajo e bën atë mënyrë formojnë fillimin e vozitës të zinxhirit të furnizimit për
shkak se produktet janë të prodhuara rrallë dhe të konsumuar në të njëjtin vend. Transporti është

787
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

një pjesë e rëndësishme e shpenzimeve të bëra nga shumica e zinxhirët e furnizimit.Roli i transportit
është edhe më i rëndësishëm në zinxhirët e furnizimit global.

Tregtia ndërkombëtare është duke u bërë një pjesë më e madhe e aktivitetit ekonomik në botë.Çdo
sukses nëzinxhirët e furnizimit është i lidhur ngushtë me përdorimin e duhur të transportit.
Zinxhirëte furnizimit të përdorë gjithashtu edhe transporti i përgjegjshëm për të centralizuar
inventaret dhe të veprojë me më pak objekte.Për të kuptuar transportin në një zinxhir të furnizimit
është e rëndësishme për t'u marrë parasysh perspektivën e të katër partive.Një transportues merr
vendime për investime në lidhje me pajisjet e transportit (lokomotiva, kamionë, aeroplanë, etj) dhe
në disa raste infrastrukturë (hekurudhor) dhe pastaj merr vendime operative në përpjekje për të
maksimizuar kthimin nga këto pasuri. Një transportues mallrash, në kontrast përdor transportin për
të minimizuar koston totale (transporti, inventar, informacionit, ndihmuese dhe objekti), duke i
siguruar një nivel të duhur të përgjegjësisë për të konsumatorit. Zinxhiri i furnizimit përdorur një
kombinim të mënyrave të ndryshme si ajri, transportuesit paketë, kamionë, hekurudhë, ujë,
tubacionet për qëllim të transportit. Qëllimi për çdo pronar të biznesit është për të minimizuar
kostot e transportit, ndërsa edhe plotësimin e kërkesës për produktet.Shpenzimet e transportit në
përgjithësi varet nga distanca mes burimit dhe destinacionit, mjetet e transportit të zgjedhur, dhe
madhësinë dhe sasinë e produktit që do të transportoheshin.Në shumë raste, ka disa burime dhe
shumë destinacione për të njëjtin produkt, i cili shton një nivel të konsiderueshëm të kompleksitetit
të problemit të minimizuar kostot e transportit.Vendimet një pronar biznesi duhet timarrë në lidhje
me transportin e produkteve të cilat janë të lidhura ngushtë me një numër çështjesh të tjera të
shpërndarjes.Për shembull,qasja e mjeteve të përshtatshme të faktorëve të transportit në lidhje me
vendimet ku ështëmë e mirë për të gjetur një biznes apo strukturë. Mjetet e transportit të zgjedhura
do të ndikojë edhe në vendimet për formën e paketimit të përdorura për produktet dhe madhësinë
apo frekuencën e dërgesave të bëra. Edhe pse shpenzimet e transportit mund të reduktohet me
dërgimin e dërgesave të mëdha më rrallë, është gjithashtu e nevojshme të marrin në konsideratë
kostot e mbajtjes së inventarit shtesë. Reciprok i këtyre vendimeve do të thotë se planifikimi dhe
caktimin e suksesshme mund të ndihmojë pronarët e bizneseve për të ruajtur në kostot e
transportit.

Perfundime dhe Rekomandime

Sot, tregetia nderkombetare ka nje rendesi te vecante, udhëheqësit kanë ndikuar që firmat të
bëhen gjithnjë e më konkuruese e globale.

Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit është një qasje ndërfunksionale që përfshin menaxhimin e lëvizjes
së lëndëve të para në një organizatë, disa aspekte të përpunimit të brendshëm të materialeve në
produkte të gatshme, dhe lëvizjen e mallrave të kryera nga organizata dhe në drejtim të konsumit në
fund.

Progresi në teknikat dhe parimet e menaxhimit përmirëson ngarkesës duke lëvizur me shpejtësi të
ofrimit të cilësisë së shërbimit, kosto efikase.

Çdo zinxhir i furnizimit ka një strukturë të veçantë të kërkesave të tregut dhe sfidave operative

Transporti është një nga aktivitetet më vitale ekonomike për një biznes . Duke lëvizur mallra nga
vendet ku ata janë me burim në vende ku ata janë të kërkuar, të transportit ofron shërbimin
thelbësor të lidh një kompani për furnizuesit e tij dhe klientët.

Menaxhimi efektiv, kostoja Logjistika mund të jetë një pikë e vërtetë e diferencimit konkurrues.

Organizatat duhet të përpiqen që të përqëndrohen në kompetencat bazë dhe duke u bërë më


fleksibël, ato reduktojnë pronësinë e tyre të burimeve të lëndëve të para dhe kanalet e shpërndarjes

788
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Cdo sistem zinxhiri duhet të marrë vendime në mënyrë individuale dhe kolektive duke marrë
parasysh veprimtaritë e tyre

BIBLIOGRAFIA

Andrew Feller, Dan Shunk, & Tom Callarman (2006). BPTrends, March 2006 - Value Chains Vs. Supply
Chains

Andreas Wieland, Carl Marcus Wallenburg (2011): Supply-Chain-Management in stürmischen Zeiten.


Berlin

Chang YH (1998) Logistical Management Hwa-Tai, Bookstore Ltd Taiwan

David Jacoby (2009), Guide to Supply Chain Management: How Getting it Right Boosts Corporate
Performance (The Economist Books), Bloomberg Press; 1st edition, ISBN 978-1576603451

David Blanchard (2010), Supply Chain Management Best Practices, 2nd. Edition, John Wiley & Sons,
ISBN 9780470531884

Harland, C.M. (1996) Supply Chain Management, Purchasing and Supply Management, Logistics,
Vertical Integration, Materials Management and Supply Chain Dynamics. In: Slack, N (ed.) Blackwell
Encyclopedic Dictionary of Operations Management. UK: Blackwell.

Fair M.L and Willimas E.W (1981) Transpotion and Logistics Business publication Inc USA

789
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shkëlzen Limani, Hakile Limani - Roli i teknologjisë në arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuara

Shkëlzen Limani

Hakile Limani

Enti parashkollor “8 Marsi” Preshevë,

email adresa shkelzenlimani@yahoo.com – kilapsh@live.com

Abstrakt

Me nisjen e reformave në sfera të ndryshme të jetës, është filluar reforma edhe në arsimimin dhe
edukimin e brezve sidmos këtyre dekadave të fundit. Zhvillimi dhe integrimi i shumë shteteve të
parparuara është arritur si rezultat i reformave për gjithëpërfshierje dhe arsimimin e masave të
qytetarëve të tyre. Duke e vërejtur se mos përfshierja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin e
rregullt edukativo arsimor, shtonte kostot si për shtetin ashtu edhe për shoqërinë ndaj tyre. Si
rezultat i kësaj u hartuan strategjit e ndryshme për përfshierjen e këtyre nxënësve nëpër shkollat e
rregullta dhe në këtë mënyrë të ndikojë në eleminimin e analfebetizimin modern dhe ofrimin e
qasjes për të gjithë pa dallim. Me përfshierjen e këtyre fëmijëve në shkollat e rregullta, filluan të
aplikoheshin disa metoda pune më konkrete e më të përshtatura. Si rrjedhojë e gjithë këtyre u fut
edhe teknologjia në mësim që po jep rezultaet e saja. Pa dyshim që në këtë rast rolin kryesor e
luante komjuteri. Ky mjet që u lehtësojë mënyrën e të nxënit dhe përshtatjen më të lehtë gjithë
nxënësve e sidomos atyre me aftësi të kufizuara. Përmes komjuterit dhe teknologjis tjetër digjitale si
dhe mjeteve ndihmëse adekute për përdorim prej këtyre nxënësve, ata tashmë po arrijnë të
përshtaten e përparojnë në procesin edukativo arsimor dhe jetën e tyre të përditshme. Kështuqë,
rëndësia e teknologjisë dhe roli tyre dita-ditës po bëhet edhe më e madh dhe më e domosdoshëme.
Mirëpo, përdorimit më të madh të teknologjisë duhet ti kushtohet edhe më tej kujdes duke u nisur
nga niveli qeveritar – ministria e deri te mësimdhënsit nëpër shkollat apo punën e tyre.

Fjalët kryesore: teknologji, nxënës, aftësi e kufizuar, komjuter, përfshierje.

Roli i teknologjisë në arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuara

Që nga fillet e para të zhvillimit të procesit edukativo-arsimor, janë aplikuar forma e standarde të
ndryshme për arritjen e rezultateve konkrete e pozitive. Gjatë zhvillimit të këtij procesi mjaft
konpleks, është parë nevoja prej shumë pedagogëve e mësimdhënësve që të ndërhyhet në
përsosjen e modeleve, qasjes, përfshirjes dhe shumë elementeve të tjerë gjatë realizimit të së
drejtës për arsim. Respektimi – realizimi i të drejtës politike dhe civile, siç është e drejta për
informim, liria e të shprehurit, e drejta për votim për t’u zgjedhur dhe shumë të tjera, varen
pothuajse kryekëput nga nivelet minimale të arsimimit. Arsimimi si e drejtë filloi të bëhet
përgjegjësi e shtetit dhe jo e prindërve me zhvillimin e shteteve moderne dhe laike, por kjo e drejtë
u fuqizua gjatë lulëzimit të liberalizimit dhe socializmit gjatë shekullit XIX. Si rezultat i përparimit
tekniko–teknologjik dhe zhvillimit ekonomik e social sidomos të shteteve të përparuara, u bënë
ndryshime të konsiderueshme në sistemin arsimor-shtetror, me qëllim të përshtatjes së tij për të
gjitha shtresat e shoqërisë që jetonin aty.

790
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Me këto reforma u arritën rezultate të konsiderueshme, duke u nisur prej zhdukjes së


analfebetizmit, zhvillimit ekonomik, zvogëlimin e varfërisë e të tjera. Shkollimi nuk do të thotë që
njerëzit duhet të kenë njohuritë themelore për llogaritje, shkrim e lexim. Por,ai synon që këta
qytetarë të pavarësohen dhe të zhvillojnë jetën e tyre sociale, ekonomike e politike. Arsimimi nuk
është mënyrë për t’i ikur varfërisë së vendit, është mënyra për ta luftuar atë. 758 Me përparimin dhe
përsosjen e arsimimit institucional dhe përpjekjet e vazhdueshme që kjo fushë shoqërore mjaft me
rëndësi t’i përshtatet kërkesave dhe nevojave të kohës, janë ndërmarë reforma të shumta. Kohëve
të fundit po synohet që sa më shumë të arrihet rezultat në zbritjen e nivelit të analfebetizmit
modern te nxënësit që kryekëput lidhet me përdorimin dhe aplikimin praktik të teknologjisë dhe
mjeteve mësimore. Shpeshherë afër mundësisë për të nxënë e kuptuar, mund të gjendemi para
situatës, ku si pasojë e këtij niveli të analfabetizmit të rrezikojmë shëndetin mendor dhe pasurimin
me informacione mjaft të rëndësishme për botën që na rrethon.
Është e qartë dhe evidente se reforma brenda vetes përmban mjaft elemente pozitive, por që
kërkojnë qasje dhe angazhim me teknika dhe forma të ndryshme bashkëkohore për tejkalimin e të
gjitha pengesave që mund të dalin gjatë punëve praktike Në këtë situatë ka lindur nevoja dhe është
parë si e domosdoshme dhe e nevojshme që gjatë gjithë kësaj reforme në fushën e arsimit t’i
kushtohet hapësirë dhe kujdes përfshirjes së fëmijëve në sistemin e rregullt arsimor. Në kuadër të
këtyre (fëmijëve) përfshihen edhe ata që janë me aftësi të kufizuara. Të gjitha ligjet kombëtare dhe
ndërkombëtare, mundësojnë të drejtën elementare për arsimim, edhe për këta fëmijë, sikurse për
të gjithë moshatarët e tyre, pa marrë parasysh bindjet politike, besimin fetar apo gjendjen
ekonomike apo dallime të tjera të ngjashme.
Ekzistojnë përkufizime të ndryshme për aftësin e kufizuar, mirëpo si më të pranuar për ne në
këtë rast do të marim përkufizimin e OMS-së (WOOD, 1980): Konsiderohet si aftësi e kufizuar një
njeri integriteti fizik dhe mendor i të cilit është dobësuar përkohësisht ose përfundimisht, ose që në
lindje, ose nën ndikimin e moshës, të ndonjë sëmundjeje apo aksidenti, duke bërë që pavarësia e
tij,aftësia e tij për të frekuentuar shkollën apo për të zënë një punë të jenë dëmtuar. 759 Fëmijë me
aftësi të kufizuara, janë ata që paraqesin probleme shëndetësore fizike, shqisore, intelektuale apo të
kombinuara. Në shekujt e kaluar, e deri para pak dekadash e vitesh, arsimimi i këtyre fëmijëve bëhej
nëpër qendra rezidenciale, që shpesh rezultonin edhe jo të suksesshme dhe të papëlqyera nga vetë
këta fëmijë e familjarë, sepse pa të drejtë ishin të izoluar dhe jashtë ambienteve sociale, ku mund të
ndieshin më rehat e të barabartë pa paragjykime nga të tjerët. Kushtet jo të mira e mospërputhja e
teorisë me praktikën, shtyen deri në reformë të vazhdueshme në sferën e gjithëpërfshirjes dhe
përshtajen e kurrikulave dhe planeve mësimore me zhvillimin tekniko-teknologjik dhe kërkesën e
nxënësve.
Qëllimi i këtij punimi ka të bëjë me rëndësinë, rolin e teknologjisë asistive në përfshirjen e
nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta, rolin dhe ndikimin i kësaj teknologjie në
arsimimin e tyre. Si rezultat i kësaj situate është parë e domosdoshme që si detyrë parësore të
përpilohen dhe të përshtaten praktikat ekzistuese mësimore, të shikohet organizimi metodiko-
diaktik i mësimit, e njëkohësisht me këto edhe përgatitja e mësimdhënësve për punë me nxënësit
me aftësi të kufizuara me metoda dhe forma bashkëkohore, e paralelisht me këtë përgatitja e tyre
për aplikimin e teknologjisë dhe inovacionit në mësim. Mirëpo, falë reformave e përpjekjeve
maksimale të profesionistëve, kjo praktikë filloi të ndryshoië nga aspekti i qasjes positive e konkrete.
Ky zhvilim konkret është evident sidomos këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Trajtimi i nxënësit jo vetëm si
objekt, por edhe si subjekt, gjatë veprimtarisë së të mësuarit, është një çështje që thekson edhe një
herë rolin dhe rëndësinë që lypset t’i jipet atij gjatë këtij procesi.760
Përfshirja e këtyre fëmijëve nëpër shkollat e rregullta, ka ndodhur shpesh që në fillim të ishte
shumë e vështirë, sepse shumica e shkollave dhe mësimdhënësve nuk ishin të përgatitur për punë

758 Julius NNeyrere.

759 Dr. Xhevdet Zekaj, Ma. Arbana Zhapaj, “pedagogjia e specializuar”, Tiranë 2010, fq.99
760 Entela Pujo, “Nxënësit me problem shikimi si subjekt i të nxënit”, Tiranë 2007.fq 157

791
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

me ta. Ndryshimet e fundit legjislative, thuajse në gjithë rajonin edhe më gjërë ka mundësuar
gjithëpërfshirjen në masë më të madhe. Pas përfshirjes së tyre nëpër parashkollorët dhe shkollat
fillore më pranë shtëpisë së tyre, kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe teknologjia asistuese që
ka poseduar shkolla, atë që e ka përdorë mësimdhënësi ose ato që i ka sjellë vet nxënësi.
Përsosshmëria e teknologjisë mësimore ndikon dukshëm në përsosjen dhe zhvillimin e punës
pedagogjike, organizimin e mësimit e të ngjajshme. Zhvillimi i shkencës së pedagogjisë e sidomos i
pedagogjisë së specializuar dhe nga ana tjetër përpjekjet e vazhdueshme të teknologjisë së arsimit,
synojnë me mjete (pajisje) mësimore, ku janë të përfshira cilësi të ndryshme,ku mund të merret
informacioni.
Sipas shumë autorëve e studiuesve të fushës së pedagogjisë së specializuar e të teknologjisë
bashkëkohore, mund të shprehemi se kur përmendim teknologjinë assistive (ndihmëse) kemi të
bëjmë me ato paisje apo mjete teknologjike që ndihmojnë apo lehtësojnë jetën e tyre të
përditshme. Pra, me teknologjinë assistive në arsim kuptojmë ato mjete – paisje që i ndihmojnë apo
mbështesin nxënësit me aftësi të kufizuara që të socializohen, zhvillohen, mësojnë e të
bashkëveprojnë sikur nxënësit e tjerë. Duke parë këtë mund të përmendim se përmes një mjeti,
janë të integruar burime të ndryshme, përmes së cilave fitohet dituri, duke pas për bazë ato auditive,
vizuele, mendore etj. Qëllimi kryesor i përdorimit të çdo teknike mësimore është që në një përdorim
sa më të madh dhe sa më funksional, të mënjanohet tradicionalizimi në punën mësimore dhe në
procesin e njohjes dhe të ngritet cilësia e punës mësimore. 761
Nga këndvështrimi tjetër, teknologjia arsimore apo ajo që përdort në mësim, luan rol të
rëndësishëm edhe për mësimdhënësit. Mësimdhënësit e shfrytëzojnë teknologjinë në etapa të
ndryshme të punës së tyre edukativo-arsimore. Manipulimi, aplikueshmëria e shpeshtë si dhe njohja
e mirë e teknologjisë nga mësimdhënësit, jep mundësi më të shumta për manipulimin me to dhe
përshtatjen me kërkesat dhe nevojat e nxënësve me të cilët punojnë praktikisht. Kjo mundëson dhe
jep shanse që nxënësit me aftësi të kufizuara të arrijnë qasje më të shpejtë e më të lehtë në
procesin e të nxënit nëpër lëndët e ndryshme shkollore. Teknologjia mësimore konsiderohet
element më i rëndësishëm në organizimin e mësimit bashkëkohor dhe të efektshëm. 762 Në kuadër
të kësaj teknologjie, rol të madh luajnë edhe disa mjete konkrete që tashmë janë integreuar thuajse
plotësisht në procesin edukativo-arsimor që vërtet kanë lehtësuar gjithë procesin e mësimnxënies.
Me përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në procesin e rregullt arsimor sikur
bashkëmoshatarët e tyre, ata në disa raste vet, në disa të tjera të mbështetur nga profesionistë dhe
specialistë të fushës së pedagogjisë së specializuar, disa OJQ-ve arritën që në masë të madhe ta
përdorin dhe të përshtatin teknologjinë. Mirëpo, gjatë hulumtimit e përvojës shkencore, teorike e
praktike, kemi gjetur se sipas nevojës së përdorimit, teknologjia assistive e arsimit mund të ndahet
në:
 Teknologji që përdoret gjërësisht në arsim nga të gjithë nxënësit. Këtu bëjnë pjesë mjete e
paisje të ndryshme didaktike që aplikohen gjatë mësimit.
 Teknologji qasëse të përshtatura. Këtu hyjnë ato mjete që gjenden në tregun e lirë dhe
përdoren nga të gjithë njerëzit e tjerë, por me disa modifikime dhe intervenim të vogël,ku në
ndonjë pjesë të saj mund të përdoret lirshëm nga nxënësi me aftësi të kufizuara.
 Teknologji të prodhur, posaçërisht për shërbim nga këta nxënës për të mësuar varësisht nga
aftësitë e kufizuara që kanë.
 Teknologji asistuese të kombinuara, ku ngërthehen të gjitha llojet e zhvillimit teknologjik e
që mund të kontribojnë ose përdoren nga ndonjë nxënës me aftësi të kufizuar, por që nuk
janë destinuar për këtë qëllim.
Përdorimi i teknologjisë assistive-ndihmëse nga nxënësit, shpesh varet edhe nga niveli i përfshirjes
dhe ambientit social që e rerthon, por edhe nga atmosfera që mbizotëron në klasë. Varësisht nga
vështirësia apo dëmtimi që kanë këta mund të integrohen dhe përfshihen në sistemin e rregult

761 Dr.sci.Nijazi Zylfiu, “Didaktika”, Prishtinë2005, fq. 409


762 Prof. dr. Xheladin Murati, “Didaktika – Metodologjia e mësimdhënies”, Tetovë 2002, fq.272

792
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

arsimor. Në këtë sistem të rregullt shkollor, me sukses janë përfshirë të gjitha klasifikimet e aftësisë
së kufizuar, por me sukses ata që kanë dëmtime fizike, dëmtime vizuele e dëmtime në dëgjim.
Mirëpo, jo edhe aq i suksesshëm përfshirja e nxënësve me dëmtime intelektuale, përjashtuar ato
rastet e lehta dhe gjithmonë me mbështje nga prindërit dhe nga stafi profesional i institucionit ku
kanë vijuar mësimin.
Për nxënësit me dëmtime fizike është arritur një sukses i mjaftueshëm dhe në institucionet, ku
vijojnë ata mësimin kanë eleminuar të gjitha barrierat fizike për t’u mundësuar qasje në të gjitha
hapësirat ku është e mundur që ata të ndjehen të lirë e pa vështirësi gjatë lëvizjes. Poashtu, edhe
iniciativat e shumta nga prindërit, por edhe nga disa organizata joqeveritare, këtyre nxënësve u kanë
siguruar karroca elektronike që këta të jenë edhe më të pavarur gjatë jetës së tyre shkollore, që ata
të dalin vet nga shtëpia për në shkollë (aty ku ka mundësi), lëvizja e lirë brenda hapësirave
shkollore. Gjithashtu edhe nxënësit që paraqesin vështirësi me anësitë e sipërme të trupit, përmes
disa mjeteve dhe pajisjeve të përshtatura po arrijnë mjaft mire që të realizojnë procesin e të nxënit.
Sikurse e përmendëm edhe më lart, nxënësit me dëmtime në dëgjim, tashmë po ndjekin shkollimin e
tyre të rregullt pranë shkollave dhe më afër shtëpisë së tyre. Këtë po ua mundëson përdorimi i
aparaturës ndihmëse për dëgjim, inplantimi i kokleas e pajisje të tjera të teknologjisë së fundit.
Mjetet më të shpeshta teknike janë mjetet ndihmëse të dëgjimit.Të gjithë tingujt janë të amplifikuar
(zmadhuar).763Natyra e komunikimit me këta nxënës është përmes gjuhës së shenjave, por jo të
gjithë mësimdhënësit mund të kenë sukses me këtë metodë alternative. Ata zakonisht aplikojnë
komunikimin përmes shkrimit në fleta, shkrimit në kompjuter apo edhe përmes komunikimit direkt
në internet apo përmes telefonave të mençur.
Shikuar nga një anë se cilët nxënës përdorin më së shumti teknologjinë asistuese mësimore
dhe që janë përfshirë më shumë e me sukses, janë ata me vështirësi në shikim. Pavarësisht se të
gjithë nxënësit me aftësi të kufizuar përdorin ndonjë lloj të teknologjisë asistuese në procesin
edukativo- arsimor, ata me vështirësi në shikim aplikojnë numër më të madh të tyre. Kjo dëshmohet
edhe nga zhvillimi i disiplines së tifloteknikës që ka të bëjë me mjetet dhe pajisjet që përdoren nga të
verbërit dhe ata me vështirësi shikimi. Këtu si pajisje parësore te ata me shikim të pjesshëm janë
syzet me dioptri, formë, ngjyrë, madhësi e cilësi të ndryshme. Pastaj, tash teknologjina po gjen
aplikim më të gjërë në mësim nga nxënësit me aftësi të kufizuara është kompjuteri.
Në kushtet e sotme të përdorimit të teknologjisë inovative në mësim po përdorën kompjuterët
që krijojnë mundësi të programimeve të llojllojshme dhe të aktiviteteve mësimore. Me futjen e
kompjuterave në mësim, ndryshon sistemi i deritanishëm, jo vetëm i
organizimit të veprimtarisë mësimore, por edhe i modeleve të sistemit
të informimit mësimor. 764 Përmes kësaj teknologjie shumë prej
nxënësve arritën që me shumë lehtësi të arrijnë të nxënit dhe
shpeshherë edhe t’i eleminojnë thuajse tërësisht pengesat gjatë këtij
procesi. Përmes përshtatjeve me pajisje të tjera ndihmëse dhe
programeve të përshtatura, gjetën mundësi të ndryshme për qasje më
konkrete dhe mundësi të barabarta para moshatarëve të tyre.
Kompjuterët, si pjesë përbërse e sistemit teknologjik multimedial
mësimor, me karakter të nxënies së organizimit interaksional të
nxënësve, sot bëhet gjithnjë e më tepër burim kryesor i informimit
dhe i manipulimit të përditshëm në jetën dhe punën e njeriut. 765
Pra,kompjuterët, mund të përdoren në mënyra të ndryshme nga nxënësit duke i përshtatur ata për
nevojat dhe kërkesat e tyre. Shpesh kjo varet edhe nga niveli i shkollimit në të cilin ata janë
përfshirë, sepse ndodh që nëse një përshtatje e ndonjë programi konkret mund të jetë e duhur për
një fillorist, por jo edhe për një maurant apo student.

763 SolveigSjostedt, “Ma jepni mundësinë për t’ju dëgjuar”, Udhëzues për arsimimin e nxënësve me
dëmtime në të dëgjuar”, fq 58.
764 Gëzim Dibra, Islam Dizdari, “Metodologjia e mësimdhënies”, fq 193.
765 Valdeta Zenunaj – Idrizi, “Mjetet audio-vizuele në punën edukative”, Tetovë, 2012, fq.53

793
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përmes programeve të veçanta, kompjuteri mund të përshtatet shumë shpejt me nevojat dhe
kërkesat e nxënësve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu edhe kompjuterët standardë posedojnë
opsionet që ndihmojnë konkretisht për disa çështje mjaft të rëndësishme. Ata ndahen në opsionet
pamje dhe tregues, opsionet folëse dhe auditive, opsionet për tastierën e minokun, si dhe opsionet
për pajisjet e tjera shtesë të instaluara. 766 Këto dhe shumë opsione të tjera që na japin mundësitë
gjatë përdorimit të teknologjisë asistuese, luajnë rol mjaft domethënës në shumë situatë e çështje të
ndryshme mësimore. Të rëndësishëm dhe konkret janë edhe programet e posatshme që instalohen
në komjuter, që lexojn apo shqiptojn gjithë atë çka gjindet në ekran. Këto programe zakonisht
përdoren nga të verbërit. Roli që ka teknologjia ndihmëse mësimore për të nxënit e aftësive dhe
diturive është i konsiderueshëm, duke mos anashkaluar edhe rëndësinë që kanë mjetet didaktike,
infrastruktura shkollore e të ngjashme, sepse edhe këto kanë lidhshmëri me përmbajtjen mësimore
dhe nivelin e suksesit gjatë të nxënit..
Në aplikimin praktik të teknologjisë asistuese në mësim, duhet të merren parasysh gjithmonë
disa kritere para aplikimit të tyre. Këtu më së shumti duhet shikuar objektivat e orës mësimore,
lëndën për të cilën përdoren etj. Nga ana e mësimdhënësit por edhe nga nxënësit përdorimi i
teknologjisë asistuese, kërkon njohje të veçanta të funksionimit të tyre, mënyrave të funksionimit
dhe përdorimin shumëdimensional. Përdorimi i teknologjisë asistuese në mësim përfaqëson edhe
modernizimin e procesit mësimor duke filluar prej ciklit fillestar e deri në arsimimin, gjatë gjithë
jetës. Në këtë situatë mund të konkludojmë se teknologjia asistuese mësimore bazohet në
përdorimin e mjeteve-paisjeve mësimore, që paraqesin burim të diturive dhe i japin energji positive
procesit mësimor. Futja e kësaj teknologjie në procesin mësimor në një masë ka ndikuar edhe në
ndryshimin e rolit të nxënësit dhe mësimdhënësit. Si rezultat i roleve të reja që do të mbajnë dy
faktorët e procesit mësimor, mundësohet një përmbajtje e diturive produktive dhe informacioneve
efikase.
Përdorimi i teknologjisë asistuese në procesin mësimor ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm
për nxënësit me aftësi të kufizuara. Përmes kësaj, nxënësit po arrijnë rezultate më pozitive gjatë të
nxënit, kanë fituar pozitën e merituar dhe ndjehen të barabartë sikur bashkëmoshatarët e tyre.
Gjithashtu përdorimi i kësaj teknologjie po mundëson edhe përdorimin e formës së punës
individuale me këta nxënës, gjë që rekomandohet ,shpeshherë, praktikisht për të tejkaluar më
shpejtë vështirësitë që dalin. Poashtu edhe mësimdhënësve ua ka lehtësuar punën dhe format e saj
me këta nxënës. Me përparimin e zhvillimit të reformave në sistemin arsimor, është e nevojshme që
të përshtatet edhe përmbajtja mësimore, si dhe mundësia e përdorimit të teknologjisë në
përgjithësi, por në veçanti asaj asistuese(ndihmëse) me qëllimin kryesor që të arrihet sukses më i
madh në gjithëpërfshirje.
Në përdorimin sa më të madh të teknologjis mësimore në përgjithsi, kërkohet që nga
institucionet relevante duke filluar nga ministria e arsimit e institucione të tjera arsimore që të
parashikojn në zhvillimin strategjik të tyre edhe futjen e inovacionit dhe teknologjis në procesin
edukatiov-arsimor. Kjo do të ndikonte që më me lehtësi të pranoheshin teknologjit e fundit dhe do
të vërehej ndikimi I tyre në procesit e mësim-nxënies.

766 Arangel Angov, “Kako da ga napravite kompjuterot polesen za upotreba”, Shkup, 2010,fq.7

794
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura

1. Angov, Arangel : Kako da ga napravite kompjuterot polesen za upotreba, Shkup, 2010

2. Dibra, Gëzim , izdari, Islam: Metodologjia e mësimdhënies,

3. Idrizi -Zenunaj, Valdeta: Mjetet audio-vizuele në punën edukative, Tetovë, 2012

4. Murati, dr. Xheladin: Didaktika – Metodologjia e mësimdhënies, Tetovë 2002

5. Pujo, Entela : Nxënësit me problem shikimi si subjekt i të nxënit, Tiranë 2007

6. Solveig, Sjostedt: Ma jepni mundësinë për t’ju dëgjuar, Udhëzues për arsimimin e nxënësve
me dëmtime në të dëgjuar”

7. Zekaj, dr.Xhevdet, Zhapaj, ma. Arbana:Pedagogjia e specializuar, Tiranë 2010

8. Zylfiu, dr. Nijazi: Didaktika, Prishtinë 2005

795
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shkumbin Gërguri - Ndikimi i strukturës së brendshme organizative në suksesin e ndërmarrjeve të


vogla dhe të mesme më theks të veçantë në regjionin e Pejës

MA. Shkumbin Gërguri

Noter “Bashkim Stavileci” – Pejë, shkumbingerguri@yahoo.com

Abstrakt

Mjedisi i brendshëm i një ndërmarrje varet dhe përfshinë një sërë faktorësh të cilët kanë ndikimin e
tyre në rrjedhën dhe zhvillimin e suksesshëm apo jo të entitetit biznesor. Synimi i çdo ndërmarrje
biznesore duhet të jetë përshtatja e strukturës organizative në atë nivel ku do të prodhohej efekt
profesional në koordinimin e aktiviteteve dhe punëve operacionale, menaxheriale, drejt realizimit të
një projekti apo biznes plani të suksesshëm ideor dhe praktik. Struktura e brendshme organizative e
çdo ndërmarrje paraqet kompleksivitet në vete, sidomos në kushtet dhe rrethanat e një mjedisi
biznesor siç është Republika e Kosovës. Është vet ndërmarrja e cila vendos për strukturën më të
përshtatshme organizative, përmes se cilës tregon stilin e sjelljes së saj dhe mënyrën e menaxhimit,
gjithmonë duke i’u përshtatur edhe mjedisit të jashtëm, andaj balancimi i mjedisit të jashtëm
biznesor me atë të brendshëm është kompetence ekskluzive e menaxhmentit të brendshëm të
ndërmarrjes, i cili ka në dispozicion tërë kapacitetin financiar, human dhe profesional. Analizimi i
rezultateve dhe nxjerrja e përfundimeve do të do të na tregojë për strukturën me te përshtatshme
organizative dhe e cila prodhon efekt i cili rezulton ne suksesin e mëtejmë te ndërmarrjes.

Fjalë kyçe: NVM, Organizimi, Trajnimi.

1. Hyrje

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë segmenti me i rëndësishëm ekonomik i vendit, që


kontribuojnë në masë të madhe në punësimin e personave të papunë si dhe zhvillimin e
gjithmbarshëm të ekonomisë së vendit. Periudha nëpër të cilën ka kaluar Kosova, e ka gjetur në një
pozitë mjaftë të vështirë këtë sektor kaq ndikues në ekonomi, mirëpo më një organizim të mirëfilltë
dhe funksional të ndërmarrjeve ndryshimet janë dinamike dhe efektive. Forma e organizimit të
ndërmarrjeve padyshim është treguesi më i mirë i kualitetit të një ndërmarrje dhe një sistemi të tërë
të ndërmarrësisë, andaj edhe menaxhimi i NVM-ve është i lidhur ngushtë dhe varet drejtpërdrejtë
nga forma organizimit. Varësisht nga forma e organizimit, NVM-të e vendit operojnë më të gjitha
kapacitet humane dhe financiare që i kanë në dispozicion dhe kështu tentojnë të kontribuojnë në
masë të madhe në zhvillimin e këtij sektori ekonomik.

Suksesi i ndërmarrjes varet nga dy pikëpamje dhe atë duke i’u referuar ambientit të
brendshëm si dhe atij të jashtëm. Perspektiva e jashtme i referohet ballafaqimit dhe përshtatjes me
ambientin jashtë ndërmarrjes, duke konsistuar në aftësinë blerëse të konsumatorit, nivelit të
konkurrencës, sistemit ligjor, sistemit ekonomik si dhe agregateve tjerë makro dhe mikro ekonomik
të vendit, ndërsa ambienti i brendshëm është ballafaqimi i ndërmarrjes me vetveten, ku përmes
aksioneve të individëve dhe strukturave organizuese të ndërmarrjes tentohet të arrihet qëllimi dhe
misioni i organizatës. Kur aksionet krijojnë një lidhje të ashtuquajtur kimike dhe veprojnë si tërësi në
mbështetje të objektivave të ndërmarrjes, rezulton me suksesin e vet ndërmarrjes.

796
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aspekti i organizimit të brendshëm të ndërmarrjes është sfidues për ndërmarrësit, sidomos


në ndërmarrjet me numër me të madh të punëtorëve, andaj edhe segmentimi apo ndarja e punës
është një nga mënyrat më të përshtatshme të organizimit të biznesit në tërësi.

2. Roli i NVM-ve ne zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës

Fleksibiliteti ndaj ndryshimeve që ndodhin në mjedis, inovacioni, ndikimi në punësim, rritja e


dinamikes ekonomike e bëjnë sektorin e NVM-ve jo vetëm atraktiv po edhe të rëndësishëm në
zhvillimin ekonomik dhe strategjik. Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme janë shtylla kurrizore e
sektorit privat te cilat përbejnë mbi 90% te ndërmarrjeve në mbare Boten dhe te cilat kontribuojnë
ne 50-60% te punësimit.767

Sot është mjafte e dukshme qe modeli ekonomik komandues nuk është më i preferuar për
vendet te cilat kërkojnë zhvillim ekonomik, andaj shembja e sistemit centralizues në pjesën
Ballkanike i ka hapur rrugë zhvillimit të sektorit privat dhe me këtë duke i`a mundësuar edhe kësaj
pjese të Evropës të drejtohet drejt ekonomisë së lirë të zgjedhjës së individit, duke konsistuar në
lirinë e zgjedhjës së konsumatorit në mes produkteve dhe shërbimeve konkurruese, dhe në lirinë e
prodhuesve dhe ndërmarrësve të ri për te filluar një pune të re, apo zgjerim te biznesit ekzistues.
Sektori i NVM-ve siguron mundësi të mira financiare dhe mundësi për të bërë pasuri, andaj edhe
shume kompani në kuadër te këtij sektori janë kompani inovuese, me ide të qarta, gjë që e bënë
këtë sektor të jetë i rëndësishëm në zhvillim e ekonomive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne periudhën e pasluftës ekonomia e Kosovës ka qenë e varur nga ndihmat ndërkombëtare,


sektori publik si dhe remitencat. Kjo periudhe ka identifikuar edhe disa barriera të cilat kanë ndikuar
në zhvillim jo të shpejte të NVM-ve, ndër pengesat kryesore kane qenë furnizimi jo i qëndrueshëm
me energji elektrike, ujë, qasja e kufizuar ne financa si dhe një nder pikat me te ndjeshme sundimi i
pamjaftueshëm i ligjit.

Duke pasur disproporcion ne bilancin e pagesave, ku dominimi i importit është shume i


madh ndaj eksportit si dhe niveli i ulet i konkurrencës te NVM-ve vendore me ato ndërkombëtare ka
ndikuar në zhvillimin ekonomik në aspektin makroekonomik, andaj ndërmarrjet eksportuese të
dobëta, pengojnë kontributin e mëtejmë te NVM-ve në Bruto Produktin Vendor, krijimin e vendeve
te reja të punës si dhe rritjen ekonomike. Mbi 50% e te gjitha NVM-ve operojnë në sektorin e
tregtisë qe karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive.

Sipas ARBK-s në MTI, numri i NVM-ve te regjistruara deri me 30 dhjetor 2010 ishte me i
madh se 100.000, të cilat kanë punësuar 216.799 punëtorë ose 62.24 % të totalit të punësuarve në
Kosovë. Përcaktimi i madhësisë së ndërmarrjeve në Kosovë bazohet në ligjin e miratuar në vitin
2008, Nr. 03/ L-031768 i cili ka plotësuar ligjin 02/ L-5 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe
mesme. Në Republikën e Kosovës përcaktimi i madhësisë se ndërmarrjes bazohet sipas numrit të
punëtorëve, ndërmarrjet me numër prej 1 deri në 9 punëtor konsiderohen si mikro ndërmarrje, prej
10 deri në 49 si ndërmarrje të vogla, ndërsa ndërmarrje të mesme i klasifikon nga 50 deri në 249
punëtor.

767Dr. Sarwar Hobohm ”Small and Medium-Sized Enterprises in Economic Development: The UNIDO Experience”
768Ligji nr.03/l-031 ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 02/l-5 për mbështetjen e ndërmarrjeve, http://www.gazetazyrtare.com/e-
gov/index.php?option=com_content&task=view&id=283&Itemid=28&lang=sq

797
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

3. Definimi i organizimit të NVM-ve

Organizimi paraqet funksionin menaxherial ku bëhet projektimi dhe vendosja e


marrëdhënieve midis aktiviteteve dhe njerëzve, në rrjedhën e sigurimit, vendosjes, renditjes dhe
shfrytëzimit apo këmbimit të resurseve organizative. 769 Organizimi mund të kuptohet si
parapërgatitje e aksioneve që duhen ndërmarr në të ardhmen, për realizimin e qëllimeve të
ndërmarrjes, njëherit paraqet rrjedhën logjike të lidhjes ndërmjet resurseve humane me ato
materiale. Efikasiteti dhe efektiviteti janë dy pikat që organizimi tenton ti ndërtojë në zhvillimin e
qëndrueshëm të ndërmarrjes, andaj edhe të punësuarit përmes qasjes organizative të
menaxhmentit i realizojnë qëllimet e ndërmarrjes.

Me organizimin e mirëfilltë të biznesit përpiqemi që të krijojmë përparësi ndaj konkurrencës


edhe pse faktorët e mjedisit konkurrues janë të pakontrollueshëm, mirëpo ajo çka është në dorë të
ndërmarrjes është formimi i strukturës organizative, ku ndërmarrja është e lidhur ngushtë me
rekrutimin e punëtoreve. Punëtoret janë aseti më i vlefshëm i një ndërmarrje, andaj edhe duhet
marrë si të tillë, çdo ndërmarrës është i interesuar të njohë karakteristikat e stafit që do të punësoj,
siç janë: mosha, gjendja martesore, gjinia, niveli arsimor dhe kualifikimi i tyre profesional, e krejt
këto kanë peshën e tyre në cilësinë e përformancës së ndërmarrjes.

Nëse e definojmë shkurt organizimin atëherë mund të themi se organizimi është struktura
apo korniza e biznesit, hapi fillestar dhe me i rëndësishmi, i ngjashëm me definimin e problemeve,
kryerjen e punës në mënyrë efektive duke grupuar aktivitetet dhe njerëzit si dhe mënyra se si të
arrihen caqet specifike.

3.1. Struktura mekanike apo struktura organike metodë me e suksesshme organizative


Një ndërmarrje mund të ketë strukture të ndryshme organizative, varësisht nga ushtrimi i
veprimtarisë së saj. Nuk mund të themi se kjo strukture organizative është me e suksesshme se
struktura tjetër organizative, mirëpo esenca e strukturës organizative duhet konsistuar në ushtrimin
e funksionit përkatës për të arritur komunikimin në mes niveleve të ndryshme hierarkike.

Varësisht nga tipi dhe funksioni i ndërmarrjes, ato mund të kenë strukturë mekanike apo

organike të organizimit:
Figure 1 Karakteristikat e strukturës mekanike dhe organike organizative

Siç mund të shihet në figurën 1. Kemi dallime esenciale në mes të organizimit të NVM-ve
sipas strukturës mekanike apo asaj organike. Struktura mekanike karakterizohet me një organizmin
të ngurtë të ndërmarrjes ku komunikimi është vertikal, vendimet merren nga maja e piramidës
hierarkike organizative dhe karakterizohet me formalitete të larta, ndërsa struktura organike
karakterizohet me një organizim që shquhet për fleksibilitet të madh, komunikim në linjën

769 Daniel A. Wren, Dan Voich, Jr.: Management, v. 1984. 192

798
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

horizontale, nuk ka shumë formalitete dhe kontrolli është i diversifikuar, mundëson në fokusimin e
menaxhmentit në hartimin e politikave strategjike, ndërsa për problemet më të vogla për nga
rëndësia vendosin nivelet më të ulëta organizative.
Pa marrë parasysh se një ndërmarrje ka strukture mekanike apo organike, elementi kyç i
organizimit është të arrijë të optimizojë në mënyrë krijuese dhe inovative një strukturë organizative,
ku krijohet një sistem i vendimmarrjes, duke kanalizuar informacionin nëpërmjet secilit nivel në
strukturën organizative, duke treguar fleksibilitet drejt arritjes së efektit të dëshiruar.

3.2. Struktura organizative në një ndërmarrje prodhuese

Ndër faktorët që ndikojnë770 në vëllimin e menaxhmentit padyshim është komunikimi si


variabël themelor, i cili ndikon në definim dhe kufizim të vëllimit të menaxhmentit. Zakonisht
ndërmarrjet prodhuese kanë strukturë funksionale organizative. Organizimi i punëtorëve dhe
kategorizimi i tyre në bazë të arsimimit dhe specializimit të punës e kategorizon strukturën
funksionale të organizimit.

Në figurën 2. Është paraqitur struktura funksionale organizative e një ndërmarrje prodhuese


për prodhimin e ujit dhe pijeve të gazuara dhe jo të gazuara në Republikën e Kosovës e cila është
certifikuar me standardin ISO771 9001:2008.

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori i Departamentit Drejtori teknik

Depoja Analizat e Rryma energjetike


Financat Laboratori
prodhimit

Kontabiliteti Transporti Kualiteti Analizat e rregullta Riparuesi elektrik

Administrata Mjeti ngarkues Kontrolli i prodhimit Roja


Rregullimi

Resurset Njerzore Operatori

IT Mekaniket

Marketing

Departamenti i Shitjes

Agjenti i shitjes 1

Agjenti i shitjes 2

Agjenti i shitjes 3

Kur flasim për standarde dhe institucione ndërkombëtare për standardizim apo edhe cilësi të
Figure
operimit të një ndërmarrje, kërkesa e parë që2i Struktura
drejtohetorganizative
ndërmarrjes funksionale
nga zyrtaret e lartë është që të
behet prezantimi i strukturës së brendshme organizative të ndërmarrjes, e varësisht nga struktura
organizative fillon komunikimi dhe inspektimi i ndërmarrjes nga përfaqësuesit e deleguar nga
organizata botërore për standardizim. Përveç përparësive të dukshme në lidhje me lehtësinë e
komunikimit dhe delegimit në mes të linjave udhëheqëse, dobësia e kësaj strukture organizative
është se gjithmonë njësitë e veçanta tentojnë të ndahen nga departamenti i cili i mbikëqyr dhe të
krijojnë njësinë e tyre të re organizuese.

770 Prof. Dr. Berim Ramosaj, Management, “Bazat e Menaxhimit”, v. 2007, faqe 116
771 ISO - International Organization for Standardization (Organizata Boterore per Standardizim)

799
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Karakteristikat e organizimit të NVM-ve në Republikën e Kosovës me theks të veçantë në Regjionin


e Pejës

Republika e Kosovës, në bazë të regjistrimit të fundit ka një popullsi prej 1,815,606772


banorë, me të ardhura kombëtare bruto për kokë banori prej GNI773 3.890,00 $. Kosova në vitin 2014
është radhitur në vendin e 86 të të bërit biznes, ndërsa për vitin 2015 radhitet për 11 vende me
lartë, pra në vendin 75774 të të bërit biznes. Organizmi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në
përcaktimin e strukturës organizative ndikohet në masë të madhe nga struktura gjinore dhe kush
menaxhon me ndërmarrjen.

4.1. Struktura gjinore e themeluesve të ndërmarrjeve

Nëse e shikojmë numrin e femrave të cilat kryejnë shkollimin e mesëm edhe arsimimin
universitar, atëherë vërehet se themelimi i bizneseve nga femrat mbetët ende i vogël në krahasim
me nivelin e arsimimit të tyre. Një ndër faktorët që ndikojnë në ketë është edhe mentaliteti i
popullatës, të cilët ende e kanë atë se meshkujt janë ata të cilët duhet bartë barrën kryesore në
udhëheqjen e një ndërmarrje. Nga hulumtimi i 783 ndërmarrjeve të anketuara nga Ministria e
Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, pjesëmarrja e femrave të cilat janë pronare të biznesit në tërë
Republikën e Kosovës është në lartësi prej 6.90%, apo 54 ndërmarrje udhëhiqen nga femrat, ndërsa
meshkujt nga 783 ndërmarrje të anketuara kanë në pronësi 729 biznese apo e shprehur në përqindje
93.10%. Vetëm në Regjionin e Pejës sipas këtij hulumtimi janë marrë si mostër 138 ndërmarrje, ku
7.97% e ndërmarrjeve janë themeluar nga gjinia femërore ndërsa, 92.03% nga gjinia mashkullore.

Gjinia Pejë 2011 % Pejë 2014 %


Femër 11 7.97 8 7.92
Mashkull 127 92.03 93 92.08
Totali 138 100 101 100

Figure 3 Struktura gjinore e organizimit të biznesit viti 2011 vs 2014

Nëse analizojmë, rezultatet e anketës së realizuar në vitin 2011, të realizuar në 138


ndërmarrje në Regjionin e Pejës, nga departamenti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të
Republikës së Kosovës, me atë të cilën e kam realizuar në vitin 2014 në 101 NVM në Regjionin e
Pejës, kemi shkallë të njëjtë të përqindjes së strukturës gjinore të themeluesve të ndërmarrjeve, kjo
tregon që për tre vite me radhë nuk ka ndryshim aspak në strukturën gjinore të themelimit të NVM-
ve, e veçmas themelimi i tyre nga gjinia femërore.

4.2. Menaxhimi i ndërmarrjeve në Regjionin e Pejës

Shumë e rëndësishme për një ndërmarrje është se kush është bartës i proceseve të
aktiviteteve ekonomike të ndërmarrjes. Kosova është një vend ku themeluesit e bizneseve
dëshirojnë që ata të jenë padronët edhe të organizimit të punëve ditore dhe operacioneve tjera, të
cilat shumë lehtë dhe në mënyre profesionale mund ti bëjë një nga menaxheret me prapavijë

772 Agjencia e statistikave te Republikës së Kosovës, vleresimi i dhjetorit 2012


773 GNI - Gross National Income
774 Doing business 2015, Economy profile Kosovo, 12th Edition

800
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

profesionale në leminë e organizimit. Është shumë punë e mundimshme që themeluesi i


ndërmarrjes të merret më të gjitha punët me të cilat ballafaqohet një biznes. Edhe nga anketa e
realizuar vërehet që një numër i madh prej 76 ndërmarrjeve menaxhohet nga vetë pronarët, me
shumë së një pronar menaxhohen 9 ndërmarrje nga totali prej 101 ndërmarrjeve të anketuara,
besimin e plotë pronarët në menaxhimin e ndërmarrjes iu kanë dhënë drejtorit përkatësisht
menaxherit dhe atë në vetëm 11 ndërmarrje nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anketuara.
Pronari së bashku më menaxherin/drejtorin menaxhojnë 5 ndërmarrje nga 101 NVM të anketuara.

Me ndërmarrjen udhëheq Gjithsej Ndërmarrje %


Pronari 76 75.25
Bashkëpronari 9 9.91
Drejtori/Menaxheri 11 10.78
Së bashku 5 4.95
Totali 101 100

Figure 4 Menaxhimi i NVM-ve

Shihet qartë së pronarët e NVM-ve në regjionin e Pejës janë tejet konservativ dhe nuk
dëshirojnë që biznesi i tyre të menaxhohet nga ndonjë menaxher i specializuar, mirëpo kjo paraqitët
në ndërmarrjet që kanë strukturë me të zgjeruar, sepse në bizneset individuale me strukturë të
thjeshtë organizative, pronari është i detyruar që të gjithë aktivitetin operacional ta menaxhoj i
vetëm.

Mund të konkludojmë se mënyra e menaxhimit ka rëndësinë e saj të madhe në ecurinë e një


ndërmarrjeje, e sidomos kur shtohet fakti që në mënyrë direkte varet nga forma e organizimit të
ndërmarrjes, andaj një menaxhim profesional rrit performancën e secilës ndërmarrje.

5. Konkludime

Nga të gjitha të dhënat dhe analizat që kemi bërë në këtë material studimor me karakter
shkencor, dalin implikime të rëndësishme në lidhje me mënyrën e organizimit të ndërmarrjeve në
kuadër të zhvillimit të sektorit privat. Forma e organizimit të ndërmarrjeve padyshim është treguesi
më i mirë i kualitetit të një ndërmarrje dhe një sistemi të tërë të ndërmarrësisë, andaj edhe
menaxhimi i NVM-ve është i lidhur ngushtë dhe varet drejtpërdrejtë nga forma organizimit.
Varësisht nga forma e organizimit, NVM-të e vendit operojnë më të gjitha kapacitet humane dhe
financiare që i kanë në dispozicion dhe kështu tentojnë të kontribuojnë në masë të madhe në
zhvillimin e këtij sektori ekonomik. Pozita e femrës në strukturat organizative është për të ardhur
keq, ani pse ka tendenca të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në biznes, rezultatet në terren tregojnë se
gjithçka është duke shkuar me hapa të ngadaltë. Inkurajimi i rritjes se femrave ndërmarrëse mund të
arrihet përmes hartimit të politikave afatgjata dhe me hulumtime profesionale të kësaj fushe me aq
ndikim. Nga e gjitha kjo mund të arrijmë në përfundim së përgjegjësia e iniciativës për të nisur një
biznes bie tek ndërmarrësi dhe është e lidhur ngushtë me guximin personal dhe analizimin e gjithë
sistemit të ndërmarrësisë duke filluar nga struktura e organizimit, forma adekuate legjislative si dhe
shumë funksione tjera të sistemit të ndërmarrësisë.

801
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

6. Rekomandime

Investimi në trajnimin dhe arsimimin e ndërmarrëseve dhe personelit të punësuar është


nevojë e pashmangshme. Që të kemi shoqëri të shëndoshë duhet të kemi biznesmen të shkolluar
dhe punëtor të kualifikuar, vetëm atëherë në mund të jemi të përgatitur që produktet tona ti
plasojmë në tregun ndërkombëtar me suksese të larta. Ndërmarrësit e rinjë duhet ndjekur sa më
shumë projekte të organizuara nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me trajnimin e
ndërmarrësve. Ndërmarrjet me kapacitete me të mëdha financiare dhe kapitale duhet ofruar
intership për të rinjtë me rezultate të larta në studime dhe pikërisht ofrimi i intershipit të llogaritet si
aset i të ardhmes së ndërmarrjes se tyre.

Menaxhimi i ndërmarrjeve duhet besuar menaxherëve profesionist të shkolluar brenda


vendit por edhe jashtë tij, përmes menaxhimit të bizneseve me njerëz profesionist bizneset do të
arrinin të mënjanonin në masë të madhe problemet me të cilat përballen. Kërkesat e tregut të
furnizimeve, tregut të shitjeve edhe të tregut financiar nuk mund t’i menaxhojë një person i cili nuk
ka kualifikimin e kërkuar andaj është e rekomandueshme që një profesionist të organizojë një
ndërmarrje më karakteristika të tilla.

Ndryshimi i strukturës organizative. Decentralizimi i strukturës organizative ka rolin e vet në


organizimin e mirëfilltë të ndërmarrjes. Shumica e ndërmarrjeve nuk kanë bërë ndryshime të
strukturës së tyre organizative, rekomandohet të ndërmarrjet prodhuese të behën ndryshime të
strukturave organizative, sidomos departamenti i marketingut dhe shitjes të kenë përgjegjësinë me
të madhe të organizimit të ndërmarrjes.

Teknologjia informative duhet të jetë pjesë e pandashme e zhvillimit të ndërmarrjes.


Digjitalizimi i biznesit do të sjelle lehtësira të mëdha në lidhje me organizmin e ndërmarrjes,
komunikimi ndërmjet niveleve do të realizohej me shpejt dhe do të rritej efikasiteti dhe efektiviteti i
operimit të ndërmarrjeve.

7. Referencat

1. Brychan Thomas, Christopher Miller and Lindon Murphy: Innovation and Small Business,
2011
2. Bavear, G: Small Business, Entrepreneurship and Enterprise Development, Januar 2002
3. Cepani Ariana: Sipermarrja dhe Menaxhimi i biznesit te vogel, 2006
4. Colin Barrow: The Essence of Small Business, 1998
5. Karl M. Wiig: People-Focused Knowledge Management, 2004
6. MTI – Kosove: Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, 2011
7. Prof. Dr. Berim Ramosaj: Management, “Bazat e Menaxhimit”, 2007
8. Dr. Sarwar Hobohm: Small and Medium-Sized Enterprises in Economic Development: The
UNIDO Experience
9. The International Bank for Reconstruction and Development / The World Bank: Doing
Business 2015

802
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shqipe Haxhihyseni - Zhvillimi i kreativitetit nëpërmjet punës me tema

Dr. Shqipe Haxhihyseni

Universiteti”Aleksandër Moisiu” Durrës

Hyrje

Zhvillimet e vrullshme shoqërore kanë shtruar para shkollës detyrën e zhvillimit të të menduarit në
mënyrë krijuese, me qëllim që nxënësi të zotërojë kompetenca për të analizuar, sintetizuar e të
mbrojë mendimin e tij të pavarur. Në këtë mënyrë ai do të arrijë të lidhë vendimet me pasojat të
vlerësojë të tjerët dhe veten, si dhe të jetë i aftë të zgjidhë problemet. Kjo është e shprehur dhe në
kornizën kurrikulave të paraqitur nga IZHA (2014).

Në fakt kreativiteti është një karakteristikë njerëzore, megjithëse e pakuptueshme dhe shpesh e
vështirë për tu kapur. Përpjekjet për të zhvilluar kreativitetin përmbajnë sfida që arrijnë të
konfondojnë dhe mësuesit të cilët e adresojnë atë vetëm në kontekstin e shkollës dhe në aftësimin
për të krijuar objekte të dedikuara çështjeve konjitive, për të arritur qëllime akademike. Në këtë
kontekst duhet pasur parasysh qw "Testimi" i krijimtarisë është aktualisht një matës i potencialit që
mund të zhvillohet në mënyrën në të cilën një person mendon apo veçantisë në mënyrën se si dikush
mund t’i qaset një pyetje apo situatë.( Lynch, Harris, 2001)

Të zhvillosh kreativitetin e nxënësve është një detyrë e vështirë që pak kuptohet në më të shumtën
keqkuptohet ose ngatërrohet, por nuk duhet harruar që mendimi krijues vepron gjatë gjithë jetës
sonë në mënyrën sesi përshtatemi, jetojmë në këtë botë komplekse mbushur me sfida probleme,
mundësi e resurse.
Qëllimi kryesor i këtij studimi, është të pasqyrojë ndikimin që ka Puna me tema, në edukimin e
zhvillimin e kreativitetit te nxënësit e arsimit fillor e të mesëm të ulët, duke bërë të mundur rritjen
e interesit për mësimin, rritjen e kënaqësisë nga puna, bashkëpunimin e nxënësve, veçanërisht
rritjen e aftësive krijuese të nxënësve.
Shqyrtim literature
Të nxënit ndërdisiplinor në Amerikë ka qenë një çështje aktive që nga viti 1890 dhe në fillimet e
shekullit XX iu ka kushtuar një vëmendje e konsiderueshme. Shumë autorë profesionistë, vëzhgues
e analistë kanë shkruar mbi edukimin e hapur. Ndër to Djui (Dewey, 1915), Rag e Shumaker (1928)
dhe Sheehy (1954) paraqitën paralajmërimet e edukimit të hapur veçanërisht në edukimin e
fëmijëve në vitet e para të arsimit fillor. Gjithashtu kontributi i Froebelit, Montesorit dhe të tjerëve
është i padiskutueshëm. Në vitet 1960, koncepti i edukimi i hapur ka një rishfaqje nëpërmjet
kërkimeve të H.Taba dhe edukatorëve të tjerë. Në këto vite klasat e hapura u bënë të zakonshme
në shkollat amerikane. Mësuesit filluan të formulojnë njësi bashkëpunuese dhe kreativiteti
konsiderohej elementi më i rëndësishëm i kurrikulës. Puna me tema (PT) ose mësimdhënia me
projekte, e cila është përdorur më së shumti për të integruar fusha të mësuarit është përshkruar në
mënyrë tipike për realizimin e edukimit të hapur, ka mes të tjerave këto qëllime: të zhvillojë një
edukim all-round dhe të inkurajojë fëmijët për të punuar më shumë dhe të marrin pjesë në mënyrë
më aktive në procesin e të nxënit. Njohuritë jepen në mënyrë të integruar dhe përmbledhin
eksperiencën e çdo dite dhe mësuesit mund të ndjekin një shumëllojshmëri rrugësh për të drejtuar
fëmijët. Gjithashtu duke punuar me anë të punës me tema, fëmijët mësojnë sesi të kërkojnë si dhe
mësojnë prej vetes së tyre (Stewart,1986).

803
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Duhet theksuar se gjatë Punës me tema fëmijët mund të nxiten për të shprehur ndjenjat e tyre,
mendimet dhe dispozitat krijuese në mënyra të ndryshme të shprehuri.
Siç pohuam më sipër, PT është një metodë ndërkurrikulare, që ka kombinuar një sërë fushash e
subjektesh nën ombrellën e një teme dhe emërtimi. Tema mund të ketë fokus të përqendruar
kryesisht tek leximi apo numërimi, ndërkohë gjatë mësimit një sërë fushash dhe subjektesh të tjerë
do të përfshihen dhe kur është e nevojshme, të mësuarit do të bëjë kryqëzime me disiplina të
tjera. PT nxit një qasje kreative për mësimdhënien dhe të nxënit, kjo metodë sjell ndërthurjen
në përvojën e të mësuarit dhe sjell liri për të dy subjektet: mësues dhe nxënës. Teknikat për
zgjidhjen e problemeve, të menduarit krijues, vendim-marrjen dhe të punuarit me të tjerët janë të
gjitha aftësi të nevojshme për nxënësit për t’u zhvilluar, kur ndërmerret trajtimi sipas metodës
PT. Kjo metodë karakterizohet nga të kërkuarit e pafund gjatë PT kreativiteti është i një
rëndësie primare. Roli i mësuesit është të lehtësojë të mësuarit dhe të punojnë së bashku
me nxënësit, për këtë arsye mësuesi është i varur nga nxënësit në kontributin me ide dhe zgjidhje
për problemet e PT.

Të tre dimensionet e nevojshme në për të pasur një zhvillim të kreativitetit, sipas Amabile
(Amabile,T.M, 1997), janë: aftësitë kryesore, të menduarit krijues dhe aftësitë e punës, dhe
motivimi i brendshëm. Aftësitë kryesore përshkruajnë sfondin e njohurive që ne zotërojmë, aftësitë
krijuese dhe aftësitë e punës përshkruajnë vullnetin për të ndërmarrë rreziqe dhe për të
eksperimentuar, dhe motivimi i brendshëm është motivimi për të përfunduar detyrën për hir të
detyrës vetë.
Kur tre faktorët vijnë së bashku dhe mbivendosen, ky proces është përshkruar
si “kryqëzimi krijues ". Amabile (Amabile,T.M,1997) pohon se vetëm kur të tre faktorët janë të
gjithë potencialë atëherë mund vërtetë të lulëzojë kreativiteti.
Qasja e PT është në thelb, një qasje kreative për kurrikulën dhe si e tillë ajo duhet të zotërojë
aftësitë kryesore përcaktuese, aftësitë e punës dhe një mjedis të të nxënit në të
cilin promovohet motivimi i brendshëm. Metoda e PT merr si pikënisje, njohuritë bazë të
nxënësve rreth subjektit dhe kuptimin që ata sjellin në klasë, dhe këto janë aftësi kryesore
përcaktuese. Metoda e PT na ofron kështu në klasë një problem që duhet të zgjidhet dhe
kështu aftësitë e punës janë të nevojshme për të ndërmarrë rreziqe dhe eksperimente për të gjetur
zgjidhje. Pedagogjia e metodës PT konstaton se nuk është e drejtuar nga motivimi i jashtëm, sepse
nxënësit kanë pronësinë mbi mësimin e tyre dhe të bëhen të motivuar së brendshmi nga konteksti
i vetë PT dhe problemeve që ata kanë për të zgjidhur. Në hulumtimet e Amabile (Amabile,T.M,
1998) ajo i përshkruan individët krijues si ata"me ekspertizë”, me aftësi të mira krijuese dhe të
menduarit, dhe me nivele të larta të motivimit të brendshëm"
Dhe ky studimi do të përqendrohet në mundësitë që krijon kjo metodologji në zhvillimin e aftësive
krijuese të nxënësve, mendimit të pavarur e kritik e marrëdhënieve që krijohen në shkollë.
Metodologjia
Popullata e këtij studimi ishin nxënësit e arsimit 9-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Nga kjo
popullatë, u zgjodh një kampion i përbërë nga 500 nxënës, që përbëjnë afërsisht 4.5% të
nxënësve të arsimit bazë në shkallë qyteti, 2 % në shkallë rrethi. Ky kampion u zgjodh mbi bazën
e gjykimit (i qëllimshëm) dhe kuotës, e kushtëzuar kjo nga natyra e studimit. Meqë në këtë
studim do të jepen të dhëna për vlerat metodologjisë së përdorur në klasë nga mësuesi në
funksion të zhvillimit të kreativitetit të nxënësit. Shkollat e zgjedhur në studim është ndër
shkollat e pakta që aplikon prej vitesh punën me tema .

Në shkollën e zgjedhur për studim u ndoq për një javë rresht zhvillimi i punës me tema: “100 –
vjetori i Pavarësisë”, duke kryer vëzhgime në klasa dhe duke mbajtur shënime hap pas hapi për

804
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mënyrën e organizmit të punës, gjithashtu u kryen intervista më nxënës, mësues e prindër për të
mbështetur të dhënat e marra nga vëzhgimet e kryera.
Në zhvillimin e kësaj pune u patën parasysh standardet për të mësuarit për klasën 1-9 në këto
lëndë: gjuhë, lexim, matematikë, mësim pune, edukim figurativ dhe dituri natyre etj. Nëpërmjet
integrimit lëndor synohej jo vetëm realizimi i objektivave për secilën nga lëndët e integruara në këtë
“ Punë me tema”, por edhe zhvillimi i aftësive krijuese, fantazia, si dhe të menduarit kritik, pa lënë
sigurisht mënjanë synimin edukativ.

Rezultatet
Procedurat e ndjekura nga mësueset që eksperimentuan “Punën me tema” gjatë një periudhe 1
javore, jepen më poshtë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Klasa 1
Dita e parë. Në këtë klasë dita filloi me një bisedë të mësues mbi festën e 100- vjetorit duke
tërhequr mendimet e nxënësve mbi gjithçka që ata kishin dëgjuar e dinin për këtë festë. Gjatë
diskutimit mësuesi shkruante në tabelë me shkronja kapitale fjalët kyçe, si: flamur, pavarësi,
Shqipëri, shqiptar, patriot, Vlorë, Elbasan, etj. Për fjalët që mund të konkretizoheshin, si flamuri,
Shqipëria (hartë) shqiponjë, patriot (foto të tyre) mësuesi kishte sjellë pamje të ndryshme dhe libra
të thjeshtë për lexim. Nxënësit u ndanë në grupe sipas interesit që shfaqën vetë për veprimtaritë
dhe puna që bënë ishte e larmishme.

Grupi 1- Në fleta format të bardha (A4) ngjitnin figurat e ndryshme dhe i shoqëronin me fjalët
përkatëse.

Grupi 2- Modeloi vetë me plastelinë e mjete të ndryshme flamurin shqiponjën hartën she fjalën
Shqipëri. ( në një karton të bardhë nxënësit punuan me copa letrash të cilat i ngjitnin në secilën
shkronjë)

Grupi 3-Punuan me bojëra uji për paraqitjen me pikturë të fjalëve të mësipërme.

Nxënësit lexuan fjalët që kishin shkruar dhe mësuesja gjatë kohës i nxiste dhe për ndërtimin e
fjalive me to. Kjo punë u krye në mënyrë individuale nga nxënësit.

Në paraqitjen e punëve të secilit grup mësuesja u kërkonte nxënësve të bënin krahasime dhe
veprime matematikore: Sa flamuj ka vizatuar grupi i parë? Po grupi i dytë? Cili grup ka vizatuar më
shumë? Sa gjithsej? Ushtrime këto që i kishte paraqitur dhe në skeda për t’ia dhënë nxënësve.

Dita e dytë. U fokusua më shumë në leximin dhe mësimin e vjershave për atdheun. Vjershat ishin
shkruar nëpër fleta, dhe ishin fotokopjuar për secilin nxënës, po kështu u paraqitën dhe në tabelë.
Nxënësit lexuan vjershat globalisht dhe pas diskutimit për to secili nxënës duhet të krijonte nga një
fjali për vjershën. Si: Shqipëria është atdheu im. Unë e dua shumë atdheun tim. Jam krenar që jam
shqiptar.
Nxënësit përgatitën kartolina për të uruar shokët e miqtë e tyre për përvjetorin e pavarësisë dhe
filluan përgatitjet për postera me titull: “Shqipëria ime”
Dita e tretë. Gjatë kësaj dite nxënësit kishin sjellë materiale të ndryshme për realizimin e
posterave, për të cilët punuan në grupe dhe mësuan këngën Himni i flamurit dhe recituan vjersha
për atdheun. Duke marrë si model vjershën “Atdheu” nxënësit gjetën fjalë që fillonin me të njëjtën
shkronjë, i shkruan ato, dhe përzgjodhën fjalë me të cilat ata vetë mund të sajonin vjersha për
atdheun.

805
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Dita e katërt. u organizua me nxënësit një ekskursion në qytet, gjatë të cilit u njohën me
përmendoren e A.Pashës, i cili më 25 nëntor 1912 ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu
vizituan dhe Muzeun etnografik të qytetit ku u njohën me traditat e qytetit të tyre.
Dita e pestë. Organizimi i punëve përfundimtare, shkrimeve, posterave, fotove, albumeve,
kartolinave. Prezantimi i punëve të nxënësve dhe ekspozimi i tyre në mjediset e klasës.
Puna me tema në klasat 2-3
Dita e parë. Mësuesja krijon kushte për një diskutim të hapur në klasë për punën që do të
zhvillohet. U tha dhe më parë që tema ishte e përzgjedhur nga vetë nxënësit, kështu që dhe idetë
që do të merreshin nga ta për zhvillimin e veprimtarive do të ishin shumë të rëndësishme. Njëri nga
nxënësit propozon që të zhvillojnë takim e një historian. U ndoq filmi “Nëntori i dytë” në video me
të gjithë nxënësit e klasës. Pas shikimit të filmit u diskutua me nxënësit rreth tij. Përgjigjet e
nxënësve ishin nga më të papriturat për mësuesen, e cila dyshonte në përgjigje të arrira nga
nxënësit e saj dhe në fakt kishte menduar të fillonte direkt me punën që do të bëhej. P.sh: Vepra e
Ismail Qemalit ishte emocionuese, por dhe sakrificë, ngritja e flamurit ishte një shpëtim i vërtetë
për Shqipërinë e asaj kohe. Kjo bëri që diskutimi rreth filmit të zgjaste në një kohë më të gjatë se
ç’ishte planifikuar.(TV dhe video u sigurua nga drejtoria e shkollës). Pas diskutimeve nxënësit
paraqitën me vizatime gjërat që i kishin bërë më shumë përshtypje nga filmi, si: Ismail Qemalin,
Marigonë duke qepur flamurin, grupin e përfaqësuesve, etj.
Dita e dytë. Punimet e nxënësve u paraqitën nga vetë ata për tu prezantuar para klasës, duke
shpjeguar idenë që kishin pasur dhe duke vënë në dukje se pse kishin zgjedhur pikërisht këtë
moment për ta paraqitur me vizatim. Meqenëse idetë e nxënësve ishin të ndryshme, u bë ndarja
në grupe dhe secili grup, sipas idesë që kishte mori përsipër të bëjë nga një poster rreth ngjarjes
historike. Këtu nxënësit punuan në teknika të ndryshme , si; kolazh, akuarel, aplikacione. Që këta
postera të ishin sa më të plotë për idenë që paraqisnin, nxënësit u udhëzuan të shkruanin në to dhe
thënie, fakte historike ose fjali përmbledhëse. Kjo bëri që nxënësit të përdornin të gjitha materialet
e sjella në klasë nga mësuesja rreth temës. Pas ndarjes në grupe dhe ndryshimit të vendosjes së
tavolinave të punës, vetë nxënësit përgatitën tabela me emrin e grupit, flamujt dhe simbole që ata i
menduan të përshtatshme (flamuri, përkrenarja e Skënderbeut, simboli i shqiponjës) duke e
përcaktuar vetë se me çfarë do të merreshin. Vetë nxënësit sugjeruan që poshtë çdo stemë të
vendosej dhe tabela për vendosjen e pikëve për çdo grup. Si detyrë iu dha grumbullimi i
materialeve që ata mendonin që mund të ishin të nevojshme gjatë punës si dhe përshkrimi i
figurave historike të ndryshme që i kishin bërë më shumë përshtypje gjatë filmit dhe thënie që do
të vendosnin në postera të përzgjedhura këto nga vetë nxënësit. Duhet thënë që gjatë kësaj pune
nxënësit shfrytëzuan dhe faqet e internetit, ku gjenin informacione duke u mbështetur në adresat e
udhëzimet e dhëna nga mësuesja.
Dita e tretë. Në klasë, çdo grup përshkroi një posterin e tij, p.sh: Pamja e Ballkonit nga u ngrit
flamuri, dhe thënia e Isa Boletinit: Flamuri është i shqiptarëve. Kur Isa Boletini po kalonte nëpër
Myzeqe, në krye të trimave të tij kosovarë, për të ardhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, një lajmëtar i
doli përpara dhe i tha: - Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipërisë në Vlorë.
Dhe Isai, mendueshëm, iu përgjigj:- Jo vetëm të Shqipërisë, more bir, por flamurin e të gjithë
shqiptarëve kudo e nën këdo që të ndodhen. Ai është flamuri i të gjithë atyre që flasin shqip e kanë
në dej gjak shqiptari. Dhe këtë do ta ruajnë e do ta mbajnë gjithmonë kudo që të ndodhen.
Grupi i dytë.- paraqiti hartën e Shqipërisë, të vendosur në një kuadrat si kartolinë ku shkruhej urimi
për Shqipërinë në 100-vjetorin e saj. Si dhe tekstin e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”
Dua mëngjeset e majit/kur këndon bilbili fushave/ku fryn e ra e malit/ dhe ku qielli është i purpurt.
Por nga gjithë ato më parë/dua më shumë Shqipërinë/ që të vejë puna e mbarë/dhe për jetë të ketë
lirinë.

806
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Grupi i tretë- kishte paraqitur një shqiponjë të madhe në mes (zemër) të së cilës ishte shkruar
thënia e Sami Frashërit: “Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të
takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka”.
Pas paraqitjes së posterave nxënësit punuan në mënyrë individuale për të lexuar informacione (
vjersha, tregime) mbi shpalljen e pavarësisë dhe ndërkohë iu caktua si detyrë nga mësuesja
përzgjedhja e materialeve për një program të shkurtër për 100 vjetorin, në të cilin do të ftonin dhe
prindërit.
Dita e katërt: me gjithë klasën diskutohet rreth materialeve të mbledhura për minishfaqjen dhe
mënyrën sesi nxënësit mendojnë ta organizojnë atë. Nxënësit duke u shprehur vetë për atë që
donin të bënin, ndanë detyrat: një grup nxënësish mori përsipër të dramatizonte një pjesë nga
filmi “Nëntori i dytë”, të tjerë shprehën dëshirën për të recituar vjersha ose pjesë leximi, ndërsa një
grup nxënësish morën përsipër organizimin: ftesat për prindërit, kordelet me dy shirita, kuq e zi,
blerjen e tullumbaceve, dhe mënyrën e prezantimit. Për të zhvilluar këto punë nxënësit u ndanë
sipas dëshirave të tyre. Nga mësuesja u caktuan dhe disa detyra matematikore, si: llogaritja e
shpenzimeve për ftesat, tullumbacet, kordelet, përmasat e posterave që do të vendoseshin në
sfond dhe llogaritja e vendit më të përshtatshëm.
U punua në çifte për përpunimin e informacioneve të mara në këto ditë dhe paraqitjen e tyre me
shkrim,ndërkohë mësuesja kishte përgatitur dhe skeda individuale për nxënësit, si: shkrimi i
emrave të patriotëve që morën pjesë në ngritjen e flamurit, përshkrimi fizik dhe moral i njërit prej
tyre, shkrimi i një përmbledhje tregimi, ngjarjeje, përshtypjeje, krijimi i vjershave dhe krijimeve të
shkurtra, si: “Jam krenar që jam shqiptar”,”Shqipëri, Gëzuar ditëlindjen”, etj.
Dita e pestë. Finalizimi i punës. Ishin të pranishëm jo vetëm prindër, por dhe mësues e nxënës të
shkollës. Nxënësit që në fillim të kohës mësimore kishin përgatitur mjedisin për ta bërë sa më të
përshtatshëm për mikpritjen e prindërve. Para fillimit të koncertit prindërit u shoqëruan nga një
grup nxënësish për të parë punimet që nxënësit kishin kryer gjatë këtyre ditëve në klasë. Nga ana e
mësueses ishin përgatitur dhe kuice në të cilat morën pjesë dhe prindërit , duke e bërë këtë
veprimtari më interaktive. Nxënësit recituan dhe dramatizuan, kënduan këngë patriotike dhe në
fund secilit prind iu vendos një kordele me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në fund nxënësit të
shoqëruar dhe me prindërit e tyre lëshuan në ajër tullumbacet kuq e zi.
Klasa 4-5
Për organizimin e punës në këto klasa mësueset bashkëpunuan jo vetëm me njëra-tjetrën por dhe
me prindërit. Kështu, tri ditë përpara në klasë ishin ftuar dhe prindërit të cilëve iu prezantua tema
dhe iu tërhoqën mendime për zhvillimin e saj. Mendimi i prindërve ishte që me ndihmën e tyre
nxënësit e të zhvillonin një ekskursion në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Muzeun e Vlorës.
Ndihma dhe mbështetja e tyre për zhvillimin e kësaj pune do të ishte e pranishme gjatë gjithë
kohës.
Dita e parë. U zhvillua ekskursion në Muzeun Historik në Tiranë. Nxënësit u udhëzuan që gjatë
kohës të mbanin shënime, të bënin foto, që më vonë do t’u shërbenin dhe për krijimin e albumit
për këtë temë.
Dita e dytë. Filloi me një brainstorming rreth ekskursionit dhe gjërave që u kishin bërë më shumë
përshtypje. Aktivizimi i nxënësve ishte shumë i madh, pasi nxënësit për herë të parë kishin marrë
një informacion të detajuar për historinë e Shqipërisë. Në tabelë u shkruan periudhat më të
rëndësishme historike me të cilat nxënësit ishin njohur gjatë vizitës në muze. Mësuesja i tërheq
vëmendjen nxënësve për periudhën për të cilën do të zhvillohet tema:“Periudha e pavarësisë” dhe
lihen nxënësit të lirë të punojnë për të paraqitur përshtypjet për këtë periudhë. Klasa u nda në
grupe sipas interesave që paraqitën dhe puna procedoi si më poshtë:
Grupi I. Diskutuan dhe përmblodhën informacionet e marra një ditë më parë për këtë periudhë.

807
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Grupi II. Punuan për një poster ku vendosën figurat më të shquara të kësaj periudhe dhe
informacione mbi ta: Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Hasan Prishtina, etj
Grupi III. Paraqitën në një hartë rrugën që bënë patriotët shqiptarë për të ngritur flamurin dhe
shënjuan qytetet dhe datat në të cilat u ngrit flamuri përpara se të ngrihej në Vlorë.
Grupi IV. Punoi për një kolazh për paraqitjen e flamurit me sfond natyrën shqiptare.
Në fund të punës nxënësit paraqitën punët e tyre duke i prezantuar para klasës e duke i ekspozuar
ato në vende të dukshme.
(nxënësve u lihet detyrë që me ndihmën e prindërve të gjejnë materiale (vjersha, tregime, fakte
historike) për Pavarësinë e Shqipërisë.
Dita e tretë. Nxënësit u udhëzuan të punonin të pavarur për krijimin e një seti pyetjesh mbi
Pavarësinë, për të cilat ata do të donin më shumë informacion. Mësuesja kishte ftuar në klasë R.GJ,
pedagog i historisë pranë UE dhe pasi ia prezantoi nxënësve, u kërkoi atyre të drejtonin pyetjet që
kishin përgatitur.
Nga materialet e sjella nga nxënësit në klasë mësuesja përzgjodhi pjesët më të përshtatshme të
cilat pasi u fotokopjuan iu shpërndanë nxënësve për të punuar me to. Nxënësit punuan në çifte për
të nxjerrë mesazhet e pjesëve dhe për të lexuar ose recituar para shokëve pjesët që i kishin bërë
më shumë përshtypje.
Dita e katërt. Nxënësit punuan në grupe për krijimin e albumeve me foto, pamje e informacione
për ngjarjen. Ndërkohë mësuesja u jepte dhe skeda personale për kryerjen e veprimeve
matematikore në lidhje me punë që do të bënin. E gjithë klasa më pas doli në oborrin e shkollës, ku
ata mendonin të realizonin një veprimtari në lidhje me temën. Nxënësit kryen matje dhe llogaritën
me saktësi vendin ku do të realizonin performancën e tyre. Krijimi i simbolit të flamurit pas një
paraqitje ushtrimesh të thjeshta fizkulturore.
Dita e pestë. Në një tabak të madh të bardhë mësuesja kishte vizatuar hartën e Shqipërisë.
Nxënësit vendosën vendet fqinjë, anët e horizontit, territoret e lëna jashtë Shqipërisë në 1913. Më
pas secili nga nxënësit bëri një prezantim të gjërave të reja që kishte mësuar gjatë këtyre ditëve.(si
krijimin me shkrim ose vizatim,modelim), të cilat u ekspozuan në këndet përkatëse në klasë.
Pasi bënë përgatitjet e duhura (veshjet kuq e zi) nxënësit dolën në oborrin e shkollës dhe
performuan pjesën e tyre, ku pjesëmarrës ishin sigurisht dhe prindërit e anëtarë të drejtorisë që në
çdo moment e mbështeten dhe inkurajuan këtë punë.
Klasa 6-7-8
“Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqiptar”
Dita e parë. Nxënësit si detyrë parapërgatitore kishin që të gjenin materiale mbi historinë e
Shqipërisë. Pasi nxënësit paraqitën shkurt përmbajtjen e materialeve që kishin sjellë, u ndanë në
grupe sipas momenteve kryesore mbi të cilat ata kishin sjellë materiale.
Grupi 1. Shqiptarët pasardhës të ilirëve
Grupi 2. Heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe epoka e tij e lavdishme.
Grupi 3. Rilindja kombëtare shqiptare
Grupi 4. Shpallja e Pavarësisë si moment historik i Shqipërisë
Grupi 5. Zhvillimet historike pas shpalljes së pavarësisë
Grupi 6. Shqipëria në 100 -vjetorin e Pavarësisë.
Gjatë punës me grupe nxënësit shqyrtuan me imtësi materialet e fotot e sjella, bënë përzgjedhjen e
tyre dhe paraqitjen në postera ku çdo ngjarje shoqërohej me një përmbledhje të fakteve më të

808
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rëndësishme historike, foto dhe informacione të tjera. Ndërkohë nxënësit punonin lirshëm në
internet për të plotësuar materialet me informacionet që i nevojiteshin. Po kështu ata mund të
printonin, fotokopjonin dhe përdornin të gjitha burimet brenda shkollës për realizmin e detyrës.
Dita2. Në këtë ditë nxënësit i caktuan vetë detyrat e tyre dhe në mënyrë individuale ose në çifte
punuan për përgatitjen e materialeve në një prezantim me slajdera, shkrimin e eseve, poezive,
vizatime tematike mbi kontributin e personaliteteve te ndryshme në historinë Shqipërisë.
Përgatitjen e albumeve dhe modelimeve për temën. Në sfond mësuesja u vuri CD me këngë
patriotike. Mësuesja gjatë kohës jepte mbështetje për punën dhe udhëzime të nevojshme. Ndërsa
një grup merrej me përgatitjen e një dramatizimi mbi momentin historik të ngritjes së flamurit.
Dita3. Mësuesja prezanton para klasës disa fjalë të urta popullore që kanë të bëjnë me traditat e
kombit shqiptar, të tilla si: Besa e shqiptarit si purteka e arit, Duaje atdhenë si shqiponja folenë,
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj,Shqiptari kryet e pren' dhe besën s'e then,
Shqiptari për mik, asht tret e asht fik, Shqiptari s'e han trupin me bukë.
Pas diskutimit mbi fjalët e urta dhe përse bëjnë fjalë ato nxënësit punuan në çifte në ditarin
dypjesësh për të analizuar secilën nga fjalët e urta popullore. Nxënësit që punuan në mënyrë
individuale shkruan ese ose sajuan histori në fund të të cilave të dilte kuptimi i fjalës së urtë
popullore.
Pas prezantimit e diskutimit të punëve, mësuesja u prezanton nxënësve idenë e tortës së
Pavarësisë, përbërësit dhe masat për secilën përbërës. Në mënyrë individuale nxënësit punuan për
të llogaritur përbërësit për një tortë të tillë për gjithë shkollën, për klasën për familjen, për një
ditëlindje.
Një grup nxënësish ideuan pamjen e tortës, ndërsa të tjerë u morën me përgatitjen e saj. (në klasë
ishin sjellë të gjitha materialet e nevojshme).
Dita 4. Në klasë janë sjellë libra të ndryshëm historikë nga vetë nxënësit dhe mësuesja. Secili
nxënës përzgjedh njërin nga librat dhe ndërkohë mban shënime për përzgjedhjen e informacioneve
të duhura dhe jepen dhe detyra me karakter gjuhësor (gjetja e kryefjalës, kallëzuesit, grupeve
plotësuese) si dhe shkruhen në kompjuter pjesët e përzgjedhura me qëllim që të vendosen në
prezantimin përfundimtar që nxënësit do të bëjnë për këtë temë. Pjesët e shkruara nga nxënësit u
shkëmbyen midis tyre për t’u lexuar nga njëri –tjetri dhe megjithëse puna ishte voluminoze ata e
bënë me shumë kënaqësi.
Të ndarë në grupe nxënësit hartuan diagrame lidhur me numrin e përfaqësuesve që morën pjesë
në ngritjen e flamurit për çdo qytet. Duke u mbështetur në këto diagrame nxënësit krijonin vetë
problema duke bërë krahasime. Punimet e nxënësve u paraqiten në flipçarte dhe vetë nxënësit
vlerësuan punën e bërë nga shokët e tyre për mënyrën e ndërtimit të problemave. Duhet theksuar
vetëvlerësimi në këto klasa merr një rëndësi të veçantë e është një praktikë mjaft e ndjekur.
Dita e pestë. U shndërrua në një festë për të gjithë nxënësit. Prezantimi i punimeve, krijimeve,
modeleve të bëra gjatë këtyre ditëve. Nxënësit ishin veshur të gjithë me ngjyrat kombëtare dhe pas
mbarimit të kësaj veprimtarie shkuan bashkë me mësuesen dhe disa prindër te busti i Aqif Pashës,
për të rikujtuar 100-vjetorin e pavarësisë në qytetin e Elbasanit.
Klasa 9
“Jam krenar që jam shqiptar”
Në klasë mësuesja vë këngën: “Shqipëria –mëma ime” e këngëtarit Gëzim Nika, e përshtatur sipas
vargjeve të Naim Frashërit. Me anë të brainstroming mësuesja arriti të nxiste nxënësit në rikujtimin
e autorëve të rilindjes dhe vargjeve që ato kishin thurur për atdheun. Pasi u shkruan pothuajse
emrat e tërë rilindësve në tabelë- në krah të tyre u vendosën poezitë më të spikatura për Atdheun.
Nxënësit recituan vjershat dhe më pas u ndanë në grupe për të hulumtuar mbi :

809
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

- Analizë e poezisë së Rilindjes Kombëtare. Elementët dallues të saj.


- Letërsia shqiptare në periudhën pas Shpalljes së Pavarësisë
- Poezia e Fishtës, Migjenit, Poradecit, Nolit, Kutelit
- Poezia e autorëve bashkëkohore: Kadare, Agolli, Arapi, Spahiu, Londo, Zhiti,etj
- Poezia e autorëve kosovarë:Podrimja, Mekuli, Shkreli, etj
Për këtë nxënësit ishin të lirë të shfletonin librat e sjellë në klasë, të tërhiqnin informacione nga
interneti dhe të përdornin lirshëm bazën didaktike të shkollës.
Pas përfundimit të punës dhe prezantimit u diskutua për rolin e poezisë shqiptare në zhvillimet
shoqërore në Shqipëri.
Gjatë gjithë kohës në sfond kishte muzikë shqiptare patriotike.
Dita e dytë. Konkurs recitimi dhe prezantimi i punës hulumtuese. Nxënësit jo vetëm shprehen
mendimin e tyre kritik por dhe emocionet e përjetuar gjatë kësaj pune. (në këtë klasë puna me
tema nuk u zhvillua për 5 ditë si në klasat e tjera, por për një periudhë 2 ditore).
Nga intervistat me nxënësit shihet që më shumë nxënësit kanë parapëlqyer: modelimin e flamurit,
krijimin e personazheve historikë, punën me grupe, modelimet me plastelinë, atmosferën e krijuar
gjatë mësimit, kartolinat, posterat e minilibrat e krijuar prej vetë nxënësve, duke u shprehur se kjo
punë i argëtoi dhe u hapi horizontin. Nxënësit shprehen se u ka pëlqyer gjithçka. Të gjithë nxënësit
pohojnë që kjo punë u ka zhvilluar fantazinë e aftësitë krijuese, e shprehur kjo jo vetëm në
modelime, por edhe në krijimin e vjershave, përshkrimeve e lirshmërinë në të shprehur, por më i
spikatur ishte fakti që kjo punë i kishte bërë të ndjeheshin pjesë e një kombi liridashës, pasardhës
të atyre patriotëve e luftëtarëve që gjithë jetën e tyre ia kushtuan Shqipërisë. Ata pohojnë që gjatë
kësaj pune ishin më bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe më shumë e kanë ndjerë këtë gjatë punëve
me grupe dhe veprimtarive të organizuara si klasë.
Prindërit shprehen se puna e zhvilluar ndikon pozitivisht te fëmijët jo vetëm në lirshmërinë në të
shprehur, por dhe në zhvillimin e aftësive krijuese, në zhvillimin e fantazisë, në krijimin e
marrëdhënieve më të hapura me shokët dhe në qëndrimin pozitiv ndaj detyrave mësimore.
Prindërit mendojnë që shkolla duhet të zhvillojë aftësitë krijuese të fëmijëve, në zhvillimin e
aktiviteteve, ekskursioneve mësimore, lidhjes së mësimit me jetën reale, lirshmërinë në komunikim,
uljen e ngarkesës mësimore që çon në lodhjen e fëmijëve, kompjuterizimin dhe zhvillimin e mësimit
në mënyrë sa më të këndshme për fëmijët e tyre.
Në drejtimet që ata mendojnë se shkolla duhet të punojë më shumë më fëmijët e tyre janë:
lirshmëria në të shprehur, zhvillimi i ekskursioneve, zhvillimin e fantazisë e aftësive krijuese, në
zvogëlimin e numrit të nxënësve në klasa, përdorimi i një baze materiale të shumëllojshme e
nxjerrjen në pah të dhuntive të fëmijëve.
Mësuesit mendojnë që zhvillimi i mësimit sipas kësaj metode jo vetëm u krijon nxënësve mundësi të
merren me punë krijuese, por ndikon dukshëm në rritjen e aftësive në lexim, gjuhë e matematikë.
Kjo punë ka ndikuar në të folurit, aftësitë krijuese e zhvillimin e imagjinatës, dhe i bën ata më të
motivuar. Sipas mësueseve standardet shkollore arrihen, por me lodhje nga ana e mësueses,
ndërkohë që punohet me shumë dëshirë e kënaqësi nga ana e nxënësve.
Zhvillimi i punës me tema në këto klasa pritet me tepër interes. Mundësitë që jep ky model
mësimdhënie për zhvillimin e aftësive krijuese janë tepër të mëdha. Dhe nxënës që shpesh në
klasë, në orë të zakonshme ndjehen apo duken pasivë, marrin pjesë me shumë dëshirë jo vetëm në
punët e artit, por dhe në krijime me shkrim duke u shprehur më lirshëm e me shumë fantazi.

810
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mundësia për zhvillimin e aftësive krijuese gjatë kësaj pune është shumë më e madhe sesa gjatë
mësimit tradicional.
Në studimin e kryer jepet rasti i mësuesve të kësaj shkolle që me mbështetjen e vazhdueshme të
drejtorisë së shkollës nuk dështojnë në përpjekjet e tyre. Duke ndjekur teorinë dhe intuitën ata i
lejojnë fëmijët të bëjnë zgjedhjet e tyre në marrjen e vendimeve, dhe fëmijët tregojnë interes e
dëshirë për t‘u përpjekur në një detyre, vëmendja e tyre për detyrat shkollore e veprimtaritë bëhet
më e lehtë kur shumë zgjedhje ishin të mundshme. (hulumtim, punë në art, krijime, etj)

Diskutime
Kreativiteti mund të kapet që herët dhe kur kjo nuk ndodh, shumë fëmijë mbyllen në vetvete dhe e
humbin interesin për shkollën. Me qëllim që nxënësit të punojnë në mënyrë të lirshme, mësuesit
duhet të ndërtojnë konfidenca me fëmijët në përdorimin e imagjinatës së tyre. Mësuesit në
shkollat shqiptare shpesh nënvlerësojnë fuqinë e fëmijëve për vëzhgimin e të menduarit, të dyja
këto shenja paralajmëruese të shprehjes krijuese.
Mësuesit, në shkollën e marrë në studim, i inkurajojnë fëmijët me kujdes në interpretimet krijuese
dhe paraqesin ngjarje që i nxitin ata në kryerjen e detyrave krijuese. Ata i kushtojnë shumë
vëmendje vëzhgimeve dhe interesit dhe dëgjojnë pyetjet e teoritë e fëmijëve. Mësuesi u jep
burime dhe punon si partner me fëmijët ndërsa ata zbulojnë dhe investigojnë. Më e rëndësishmja
është që mësuesit të dijë kur t’i inkurajojë fëmijët dhe t’i shmanget ndërhyrjeve në të nxënit e tyre.
Treguesit e talentit krijues përfshijnë nivel të lartë interesi, sensivitet dhe shprehje të lirë. Inkurajimi
i shprehjes krijuese nga prindërit dhe mësuesit, kërkimet në një klasë fleksibël me inkurajim të ideve
të nxënësve, ndërveprimi më i madh verbal, liria për të pyetur, riorganizojnë dhe kombinojnë idetë
e vjetra dhe konceptet gjithashtu lejojnë një zhvillim krijues.
Të qenit mësues krijues përfshijnë nivel të lartë interesi për mësimdhënien e format e ndryshme të
saj, sensivitet dhe shprehje të lirë. Një mësues i tillë inkurajon shprehjet krijuese, kërkimet në një
klasë fleksibël me inkurajim të ideve të nxënësve, ndërveprim më i madh verbal, liri për të pyetur,
riorganizim dhe kombinim të idetë e vjetra dhe konceptet gjithashtu lejojnë një zhvillim krijues.
Të nxitësh kreativitetin në shkollë implikon një sërë faktorësh. Ky studim tregon që puna me tema
ofron një model në të cilin zgjedhjet, mendimi krijues vendimmarrja, mundësia për pavarësi,
interesi, kënaqësia në punë janë në një shkallë shumë më të lartë sesa në një shkollë ku mësimi
zhvillohet në mënyrë tradicionale. Sa më të motivuar të jenë nxënësit aq më i lartë është dhe niveli i
kreativiteti që shprehin fëmijët.
Përfundime
Në praktikën shkollore nxënësit janë mësuar të jenë të dëgjueshëm dhe të bëjnë ç’t’i thotë mësuesi
dhe për ta pavarësia krijon vështirësi, sepse në çdo kohë ata presin të bëjnë atë që mësuesi i
dikton. Edukimi i pavarësisë nuk është i lehtë. Mësuesit mund t’i kërkojnë nxënësve që ata mund të
shkruajnë për një temë në ndonjë projekt që ata zgjedhin dhe besojnë që detyrat e hapura dhe të
mbyllura i japin mundësi krijuese, por liria e pakufizuar shpesh është një ide e keqe. Kur mësuesit
dështojnë në vënien e standardeve të qarta dhe vënien e kufijve nxënësit kanë më pak mundësi për
shfrytëzimin e lirisë së dhënë e për punë krijuese.
Për të ndihmuar nxënësit në gjenerimin e ideve krijuese, mësuesi mund të sugjerojë instruktimin e
tyre në teknika të tilla si: dëgjimi dhe konceptimi i mundësive, diskutimi me të tjerët, gjykimi i ideve
të tyre për dobinë, jetëgjatësinë dhe kompleksitetin, duke krijuar kështu mundësi për të menduarit
kritik dhe risitë.
Pas një analize të hollësishme të filozofisë së klasave të hapura, gjetjes së marrëdhënieve që puna
me tema, si element i klasave të hapura ka me zhvillimin e kreativitetit dhe mbështetjes së këtyre

811
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

gjetjeve nga rezultatet e studimit, mund të theksohet që kjo metodologji integron aftësitë e
përpunimit në aktivitet krijuese, përdor të nxënët bashkëpunues, duke fokusuar nxënësin në
zotërimin e kompetencave.

Bibliografi
Amabile, T.M (1997) Motivating creativity in organizations: on doing what you love and loving
what you do. California Management Review, , 39-40, 40, 39-58

Amabile,T.M, (1998) How to Kill Cretivity, Harvard Business Review, September-October 1998, f.77-
78

Dewey,J.,Evelyn Dewey,( 1915)Schools of Tomorrow, New York: Dutton.

Fostering creativity in children, K-8, Theory and practice, (2001) edited by Mervin D.Lynch, Carole
Ruth Harris, Allyn and Bacon, Usa.
Stewart, J. (1986) The making of the primary school. Milton Keynes:Open University
press.
Shehy,Emma, D, (1954) The five’s and six’s go to school, New York : Greenwood,

Shumaker, (1928) The Child –centered School, Yonkers, New York, World Book.
http://www.izha.edu.al/materiale/Draft%20Korniza%20Kurrikulare%20e%20Republik%C3%ABs%20
s%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB.pdf

812
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Skender Ferati, Ardian Jashari - Trashegima historike e monumentale e Prizrenit mundesi


per valorizimin ekonomik te tij

Ma. sc. Skender Ferati

Ma. sc. Ardian Jashari

Abstrakt

Qëllimi i këtij hulumtimi, objektiv kryesor të tij njëherit ka edhe promovimin e potencialit
turistik me të cilin disponon Prizreni me regjionin e tij. Punimi i kësaj teme gjithashtu shtjellon edhe
tema më të gjera të cilat do të ngritnin imazhin e qytetit të Prizrenit si një ndër destinacionet
kryesore të turizmit në vend.Duke u cilësuar si një ndër qytetet më të vjetra në rajon,Prizreni jo
vetëm që përfaqëson një kulturë të gjerë,por eshtë edhe një ndër destinacionet më të mëdha
turistike në Evropë dhe botë.Qyteti i Prizrenit në vete mbërthen një tërësi vlerash historiko-
kulturore, unike dhe universale. Trashigimia kulturore,shpirtërore,materiale,bukuritë natyrore dhe
vazhdimi i rregullimit të infrastukturës në të gjitha zonat si ato urbane po ashtu dhe rurale,janë ndër
elementet kryesore për të joshur turistët e huaj dhe të mbrendshëm per ta vizituar atë.

Prizreni gjatë periudhës, së pas luftës të vitit 1999 pësoi një transformim jo të mirfilltë urban
dhe kulturor dhe u zgjerua në mënyrë rapide.Krahas kësaj rritjeje vlen të theksohet se qyteti filloi të
humbiste disa nga ato tipare të cilat e karakterizonin atë si një qytet unik në rajon.Duke ditur mirfilli
se ky qytet ka vlera të veçanta urbanistike dhe arkitekturore,ku zakonisht më të dalluarat janë
ndërtimet e vjetra si: kalaja, kishat, xhamitë,teqet.shëtitoret,krojet,e shumë e shumë objekte tjera
me vlerë,atëherë nuk na mbetet tjetër veqse, së pari qytetari dhe më pastaj organet komunale dhe
qeveritare ta mbrojnë këtë trashëgimi në mënyrën më të mirë që egziston, pasi që ajo është një
resurs i mirë edhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Prizreni si qytet (pozita gjeografike)

Qyteti i Prizrenit si një ndër qytetet më të vjetra të gadishullit ballkanit,shtrihet në rrafshin e


gjerë të Dukagjinit (Kosovë). E kaluara e pasur e tij historike,e gërshetuar me ndikime te kulturave të
ndryshme, ka lënë në trashëgim një pasuri të madhe për qytetin.Një numër i madh monumentesh
kulturore –historike,arkitektura,doket dhe zakonet e kanë bërë atë edhe më atraktiv për vizitorët.
Pozita nënmalore e Prizrenit ka rëndësi të posaqme për mikro-klimën.Megjithëse u është ekspozuar
influencave mesdhetare që depërtojnë nëpër luginën e Drinit, Prizreni ka një sasi më të madhe të
reshurash dhe kohë më të shkurtër diellore se vendet tjera të afërta me të në rrafshin e
Dukagjinit.Kjo është edhe një ndër arsyet se vapa e fortë që e kaplon një pjesë tjetër të teritorit të
Kosovës, në Prizren të ndjehet më pak, ndërsa periudha e mbrëmjes të jetë më freskuese kjo vlen
për faktin që nga Bjeshkët e Sharrit depërton ajri freskues.

Rëndësi tjetër e veçantë e pozitës gjeografike të Prizrenit eshtë edhe lumi që përshkon
atë,pra qyteti është vazhdimisht i furnizuar me ujë dhe ka potencial edhe të burimeve tjera
ujore.Deri vonë në lagjet e Prizrenit përmes rrjetit të kanaleve uji eshtë shpërndarë dhe nëpër
oborre të lagjeve të ndryshme të tij.Një karakteristikë tjetër e veçantë e qytetit të Prizrenit është
edhe kultivimi i orizit në kohërat e mëhershme, e gjithë kjo falë klimës së përshtatshme dhe ujit me
sasi të mjaftueshme.

813
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mirëpo,pas ardhjes së pushtuesit Otoman,ky kultivim ndalohet për arsye të përhapjes së


mushkonjave në qytet, të cilat njëherit edhe përhapnin epidemi të ndryshme vdekje prurëse.Prizreni
pra gjendet në gjerësinë gjeografike veriore prej 42◦13’ dhe në atë 20 ◦44’ gjatësisë gjeografike
lindore.Lartësia mbidetare e venbanimit metereologjik është 402 m.Largësia e tij nga bregdeti
Adriatik është vetëm 105 km gjë që i jep atij edhe një përparsi ekonomike.Klima gjat stinës së verës
është e ngrohtë dhe muaji më i nxehtë është korriku,ndërsa muaji ma i ftohtë është janari.
Siperfaqja e qytetit është rreth 640 km katror(5,94 te territorit te Kosoves) dhe gjendet ne
jugeperëndim te Kosovës ka gjithsejt 74 vendbanime me mbi 175.000 banore.Pjesën dërmuese të
banorëve e përbëjnë shqiptarët me mbi 80% , pastaj janë grupe të vogla të minoritetit
turk,goran,sërb,rom,etj. Kufizohet me Komunat e Gjakoves ,Rahovecit.Suharekës,Shterpces dhe
Dragashit,si dhe me Shqiperine dhe Maqedonine.Rrafshi i Prizrenit gjendet ne lartesi mbidetare reth
400 metra dhe disa maje te maleve te Sharrit kalojne lartesine 2000 m te lartesise mbidetare.Ky lloj i
konfiguracionit të qytetit është një argument i fuqishëm që qyteti i Prizrenit të ketë epitetin e njërit
nga qytetet më të bukurit në rajon.

Objektet etno-kulturore dhe monumentale të Prizrenit

Historia e monumenteve kulturore shqiptare, me një shtrirje të gjerë hapsinore janë vlera të
paçmuara dhe më të pasura të kombit tonë, në përgjithësi kudo qofshin ato Shqipëri, Maqedoni, Mal
të zi, Serbi ,Greqi etj.Natyrisht që këto vlera janë treguesi më i mirë, i historisë sonë që prej gjenezës
tonë e deri në ditët që sot ne jetojm.Monumentet tona kulturore –historike,pos që janë mjë
kontribues i madh për ne që e trashëgojmë këtë kulturë, ajo është edhe në të mirën e vetë Evropës
dhe kulturës së saj.Objektet e lashta të ilirëve,objektet tjera te kohes së antikitetit,mesjetës,kalatë,
fortesat e ndryshme, janë treguesi më i mirë se ky vend meriton të ketë epitetin e një vendi të lashtë
,me trashëgimi monumentale dhe etno-kulturore. Kjo trashëgimi pasqyron njëherit edhe traditën e
tij për tolerancën ndër etnike të tij. Rol të veçantë të kësaj kulture, normal që ka edhe Prizreni si
pjesë e kësaj hapësire shqiptare(evropiane).Ajo që e dallon dhe e bën më të veçantë Prizrenin është
mënyra e ndërtimeve të cilësisë së lartë, të shtëpive dhe objekteve nga kultura të ndryshme që
dominuan në të. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të historisë së mrekullueshme të qytetit, i cili ishte i
vogël gjer tani,e poashtu edhe të konfiguracionit të peisazhit, i cili e shtyu qytetin të mbajë qendrën
e vet afër lumit.775 Është ky pra qyteti ku në mënyrë të shkëlqyer gërshetohen kulturat nga më të
ndryshmet,ku bashkohen e vjetra me të renë,aty ku oksidenti me orientin lënë gjurmët e veta të
pashlyera,duke pasur gjithmonë bazën e lashtë historike të vetë kësaj toke të quajtur
,Pellazgi,Iliri,Arbëri e së voni Albani.Përparsitë e këtij qyteti nga pozita e rëndësishme
gjeografike,mardhëniet e pandërprera tregëtare me vendet e largëta të rajonit,koloriti etnik,
toleranca fetare,kultura e lartë qytetare, monumentet e shumta në të, pastërtia e pakrahasueshme
e tij që nëna natyrë ja dhuroi me Lumbardhin përmes tij, shpesh herë kanë bërë që vizitorët ta
quajnë me plotë të drejtë këtë qytet, si qytet mbretëror,kryeqytet perandorak apo si edhe e hasim
ndonjeher të cituar si ,,Dubrovniku i pjesës kontinentale të Gadishullit Ballkanik’’.

Permes pershkrimit nga afer te disa ketyre vlerave monumentale te qytetit te Prizrenit,ne
mendojm se vizitori ka nje motiv shtese per te qendruar ne Prizren dhe ta sheh ate ma te miren qe
ofron Prizreni per te.

775 Trashëgimia Arkitekturale dhe Urbane, Prizren, broshurë nga ana e Agjensionit Europian për Rekonstruim

(Francë) 2001

814
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Objektet e palëvizshme monumentale historike të Prizrenit

Objektet e palëvizshme monumentale kanë një rëndësi të veqantë për studimin e historisë,
ato na japin një bazament të mjaftueshëm për ti bërë sa më të vlefshme ato. Në bazë të kësaj arijmë
të kuptojnë nevojën për njohjen e së të kaluarës përmes objekteve historike, hapësirave
gjeografike, kështjellave, monumenteve, etj. Njohja me krijimet e artit dhe monumentet e ndryshme
janë pjesë e një rëndësie të veqantë që gjeneratat i transferojnë tek njeri tjetri si pasuri e infinite
me vlera grandioze të identitetit human nacional dhe internacional.Sa i përket trashëgimisë
materiale vlen të theksohet se ajo është më lehtë për tu mbrojturë dhe promovuar ndaj asaj të
trashëgimisë shpirtërore. Pasi që vendet historike dhe muzeale,krijimet historike dhe të artit janë të
mirë të regulluara fizikisht dhe të mbrojtura me norma juridike dhe kanë statuse të veqanta të
mbrojtjes.

Kurë jemi te monumentet e palëvizshme monumentale historike të Prizrenit , s duhet të


harrojmë se ky qytet ka një pasuri të jashtzakonshme të kësaj natyre.Ky qytet me vlerat e saj
monumentale vazhdon të jetë shumë terheqës dhe i hapur për vizitorë të mbarë globit.
Monumentet kryesore të saj, pothuajse gjinden ne të kater anët e qytetit, por shumica prej tyre
gjinden ne brendi apo ne qendër të saj e njohur me emrin Shadërvan. Dihet historikisht se vlerat e
rëndësishme të trashëgimisë së lashtë të Prizrenit u shkatërruan gjatë ndërrimit të pushtuesve e
sundimtarëve të ndryshëm, siq ishin bullgarët(1204) nemanjiqët(1227)776 si dhe gjatë tentimeve për
pushtim në kohën e sundimit të Sulltan Muratit II(1427), dhe pas pushtimit definitivë të qytetit nga
forcat osmane(21 qershor 1455). 777 Përmes këtyre sundimeve ata qëllim kishin dhe shkatrrimin e
çdo gjeje që tregonte kulturën e këtij vendi. Vlenë të theksohet se edhe ato ndërhyrje që kishin për
qëllim gjoja restaurimin e këtyre objekteve me vlera të pakrahasura monumentale, prapë se prapë
nuk mundën ti humbasin të gjitha gjurmët të ruajtura nga fati dhe koha. Në këtë punim do të
mundohemi ti paraqesim në mënyrën më të afërt, disa nga ato objekte apo monumente që për fatin
tonë të mirë i bënë ballë sfidave të egra të kohës dhe njëherit jemi me fat që i trashigojmë ato dhe
njeherit na sherbejn per ti ofruar vizitorit ti shoh ato.

Kalaja e Prizrenit-

Njëra ndër bukuritë më të mira të qytetit,me formë të zemrës.Kalaja në vete përmbanë një
pjesë të madhe të historisë,objekt me vlera të pakontestuara arkeologjike dhe turistike. Data e
saktë e themelimit të saj nuk dihet por, në bazë të gërmimeve gjatë viteve të fundit,saktësisht gjatë
muajve shtator –tetor të vitit 2004, për herë të parë na dokumentohen dëshmi materiale të një
vendbanimi parahistorik të datueshëm paraprakisht në epokën e bronzit dhe periudhën e parë të
hekurit778 Kjo kala një kohë të gjatë ka qenë e pabanuar,por me ardhjen e pushtuesve otoman ajo
në fillim shërben si kazermë ushtarake e forcave otomane,ndërsa më vonë edhe ndërtohet Xhamia
në të.Ndërtuesi i saj është Emin pasha Rotulli në vitin 1805(1226 sipas Hicrit) 779.Kjo kala,pos
funksionit si kazermë ,ka luajtur edhe rolin e një lloj burgu, mirfilli dihet se këtu ka qenë i burgosur
dhe promotori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl Frashëri (qëndroi nga viti 1881-1884). Një
shkatrrim i shpejtë i kësaj kalaje nisi në periudhën e pushtimeve sërbe, saktësisht gjatë viteve 1914.

Kalaja e vashave

Kjo kala është e vendosur në lartësinë mbidetare përafërsishtë prej 650 metrash, në një terren të
vështirë malor,natyrisht se ky ndërtim për kohën e saj ka pasur pozitë të volitshme strategjike.Rruga
dhe mënyra më e lehtë për të udhëtuar drejt kësaj kalaje ka qenë rruga që shpije përmes kalasë së

776 M.Krasniqi, Prizreni, Vështrime historiko-gjeografike, Përparimi 1-2, Prishtinë 1960.


777 Hasan Kaleshi, Shënime nga e kaluemja e Prizrenit gjatë periodës turke, Përparimi 7-8, Prishtinë 1961.
778 Harta Arkeologjike e Kosovës, fortifikime të periudhës së vonë antike dhe mesjetare, Prishtinë, 2006, p. ,255.
779 Elaborati i Entit MPK-Prizren; I.S Jastrebov, Stara Srbija, Beograd, 1995,p. 39.

815
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

qytetit.Në kohën e përhapjes së krishterizmit në të u ndërtua një objekt i vogël fetar për shërbime
religjioze (Kisha e Shënkollit).Këtë kala e hasim me disa emërtime, në literaturat e ndryshme sllave
me toponimin Vishegrad,Drevnigrad,ndërsa në ato osmane Kiz Kalesi. Është me rëndësi të theksohet
se serbët e quajtën Drevnigrad dhe vlenë një studim më i detajuar për këtë emertim të tyre, pasi ajo
na jep një emërtim të nje (qyteti të lashtë).kalaja ka qenë e banuar deri vonë dhe pas pushtimeve
osmane.Në të kanë qenë të vendosura disa repartee ushtarake osmane.Kjo periudhë në histori na
njihet si Kez Kalesi e në shqip do të thotë (kalaja e vashave).Në bazë të kujtimeve dhe tregimeve,
qytetarët e Prizrenit kanë mendime të ndryshme për këtë emërtim,thuhet se aty kanë qenë të
mbyllura vashat për shërbime të ushtarëve osman.Ndërsa një legjendë tjetër thotë se u quajt
Kështjella e Vashave sepse në të është gjetur një shtatore e vashës e mbushur me monedha.I mbetet
arkeologëve në të ardhmen të mirren me gjurmime edhe më të avancuara për këtë kala, sepse dihet
mirfilli se gërmimet që i bëne (R.Grujiq dhe A.Deroko) nuk ishin të sakta për shkak të politikave sërbe
të asaj kohe,edhe pse ata theksuan se kalaja egzistonte shumë më herët se koha e perandorit
Dushan.

Objektet religjioze të Prizrenit

E gjithë kjo pasuri e trashëguar e objekteve të ndryshme monumentale,e që njeherit


përfaqësojnë kultura të popujve të ndryshëm, si religjioze po ashtu edhe të kulteve tjera, çfardo
qofshin ato, vështirë se do ti bënin ballë sfidave të ndryshme historike në të cilat u gjend ky vend në
periudhat e ndryshme historike të kohës.(okupimeve të vazhdueshme shekullore). Kultura e lashtë e
jona që brez pas brezi e trashëgojmë nga të parët tanë, për respektin ndaj njeriut i çfardo besimi
apo race qoftë,ai ka bërë që sot këto ndërtime të qëndrojnë në vendet e tyre, të palëkundura dhe të
mbrojtura me fanatizëm të lartë qytetar.Tregues më i mirë i kësaj tolerance janë edhe raportet e
tanishme ndërkombtare ku theksojnë se shqiptarët janë një popull unik sa i përket traditës së
mirësjelljes dhe ruajtjes së vlerave të ndryshme fetare dhe objekteve të këtyre kulturave. Një
përjashtim tjetër e bëjme vetëm në kohën e priudhës së egër komuniste në Shqipëri,ku ajo diktaturë
jo vetm se i shkatrroi objektet e shumta religjioze ,por në vitin 1967 e ndaloi ate edhe me ligj, duke u
bërë shteti i vetëm ateist në botë.

Kisha e Shën Premtes

Kjo Kishë gjindet në anën perëndimore të qytetit dhe ka një siperfaqe reth 1250 m². 780Kisha
gjatë vitit 1994 u regjistrua ne Unesko dhe mori mbrojtjen e saj.Profesoresha jonë e njohur njëherit
arkeologe,Edi Shukriu mbi këtë objekt konstatoi egzistimin e shtatë fazave të ndërtimit duke lënë
hapur mundësinë egzistimin edhe të tempullit para pushtimeve romake781.Ajo i argumenton këto të
dhëna me faktet e gjetura në të shtatë fazat,në fazën e parë janë stella në murin e jashtëm të anës
jugore,arkitrau te shtylla e 14 etj,në fazën e dytë bazilika trianijatëshe, faza tretë është baza në të
cilën u vendos bazilika,,faza e katërt është ruajtur afresku me ,,Zonja me Krishtin e vogël,,faza e
pestë përkon me rindërtimin e mbreti sërb Millutin të vitit 1306/7,, faza e gjashtë përkon me
shëndrimin e kishës në xhami,para vitit 1756 mbase në vitin 1455,sipas mbishkrimit në kishë,ngritja
e minaresë dhe lyerja u bënën në vitin 1856.Në këtë kohë ky objekt u quajt Xhamia e Fatih Sulltan
Mehmedit,Fetije xhamia apo me shpesh Xhuma xhamia.Faza e shtatë ndërluidhet me pushtimet
serbe në Prizren gjatë vitit 1912.më 5 qershor të vitit 1923 u rrënua minareja dhe u vu këmbana.Kjo
kishë në vitin 1846 tentohet të rrënohet tërësisht për tu ndërtuar një xhami e re,por në saje të
inervenimit të ipeshkvit katolik në Prizren pranë oborrit mbretëror dhe atij rus objekti nuk u rrënua
por filloi adaptimi i tij 782.

780 Gastra Kadastrale 2387, lista poseduese 297,sipas regjistrit të vitit 1953.
781 Shukriu, Edi, Kisha e Shën Premtes në Prizren, Buletin i Fakultetit Filozofik XXI/ 1991, Prishtinë 1993,p.,
89-102.
782 M.Krasniqi, vep., op., sit.,1960,p., 86.

816
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Manastiri i kryeengjujve
Manastiri gjendet përgjatë rrugës Prizren-Brezovicë dhe zë një hapsirë prej 6500 m².Në
kuadër të këtij manastiri gjinden Kështjella e epërme,Kisha e Shën Kollit,Kisha e Kryengjujve dhe
Ura.Para kohës së rindërtimit të perandorit Dushan, në këtë kompleks egzistonin objekte të kohës
Antike783 dhe Kisha e Kryeengjëjve784.Sipas disa burimeve këtë objekt kulti te vjetër iliro-arbëror e
shfrytëzuan deri në vitn 1352.Kur perandori Dushan e vizitoi Prizrenin me 1343 ,ai e caktoi këtë vend
për ngritjen e manastirit ,ndërtimi i të cilit përfundoi më 1352, ndërsa varrimi i perandorit Dushan u
bë me 1355, mendohet se kanë qenë të varrosura vetm disa pjesë të eshtrave të tij 785.Mananstiri
fillon të dëmtohet realisht nga periudha kur patrikana e Konstantinopolisit e anatemoi shpalljen e
Dushanit perandor dhe ngritjen e kishës sërbe në shkallë të Patrikanës.Është kjo kohë kur filluan
edhe trazirat e mëdha dhe kur Nikola Altomani sulmoi Prizrenin e lashtë, në vitin 1372 786(per këtë
princ arbër shkruan dhe K.Jireçek).Ajo që vlenë të ceket për këtë manastir, është se arkeologu
Radoslav Grujic në vitin 1927 gjatë gërmimeve hasi në një varr me pllakën e mbishkruar me emrin e
Perandorit Dushan,por varri ishte i zbrazët,aty ai zbuloi dhe një varr tjetër i ngjahsëm me atë të
perandorit Dushan, ku gjindej mbishkrimi i emrit Strazimir Balshajt,sundimtar i principatës së
Shkodrës.Ky manastir sot ruhet nga ana e Kforit.

Kisha Zonja Ndihmëtare


Kisha e zonjës ndihmëtare gjindet në qendër të qytetit, në vendin e quajtur nga vendasit si
,,Qafa e kishës,,Elementet e ndërtimit të kësaj kishe janë ato të stilit Neo -Romanik..U ndërtua në
vitin 1870 nga Arqipeshkvi Dario Bucciarelli, ndërsa pak më vonë Toma Glasnoviq ndërton
Kambanoren dhe vendos orën në të.Vlenë të theksohet se në pikturen e ,Zonjës, te pjesa e altarit
prezentohen qytetarët e Prizrenit dhe veshja e tyre e kohës.Po ashtu mbi çardak gjinden edhe dy
figura të çmuara të historisë botërore me prejardhje evopiane dhe Ballkanase, udhëheqës të njohur
të luftrave kundër perandorisë Osmane,ajo e Janosh Huniadit dhe Gjergj Kastriot- Skënderbeut.Këto
u pikturuan nga piktori austriak Simcoëiss gjatë vitit 1878.Ky objekt fetar në përgjithsi i ruan
karakteristikat e veta gjer në vitin 1970, ku me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj fillon edhe të
renovohet pjesërisht.Kjo kishë në veti ka edhe objektet përcjellëse,siq janë,,Shkolla Fetare
Katolike,Ndërtesa e Priftërinjëve, Ndërtesa e Motrave të Nderit, Selia e Ipeshkvisë,Ndërtesa e
Famullisë dhe objekte tjera të banimit edhe të zejtarisë.

Hamami i gazi Mehmed Pashës


Hamami si një ndër pasuritë më me vlerë monumentale të Prizrenit, gjendet në qendër të
qytetit,përkatësisht përballë postës dhe Xhamisë se Kukli Begut. Hamami është ndërtuar gjatë vitit
1573 periudha kur Mehmed Pasha ndërtoi dhe Xhaminë afër këtij hamami.Supozohet se ka qenë
njëri ndër tri hamamet më të mëdha të ndërtimeve osmane në Prizren.Dy hamamet tjera më të
mëdha në ish federatën jugosllave ishin ai i ,,Daut Pashës ne Shkup dhe ai i Gazi Husrev-begut në
Sarajevë.Hamami është i ndarë në dy pjesë ,njëra pjesë shërbente për pastrimin e femrave ndërsa
pjesa tjetër për meshkujt.Sipas një legjende thuhet se një kryepuntor gjersa punonte për në
ndërtimin e xhamisë,ai vazhdimisht e ndërronte gurin e themelit nga një vend në tjetrin,pasi që Gazi
Mehmed Pasha gjatë inspektimit të punimeve e vëren këtë anomalitet, i drejtohet punëtorit se pse
vepronte kështu, përgjigja e puntorit ishte paksa e pamoralshme, duke ju drejtuar me fjalët ,,se në
gjumë ishte bërë për tu larë, dhe se ishte i bindur se po të vendoste gurin në themel të xhamisë do
të bënte mëkat.Atëher Gazi Mehmet Pasha urdhëroi ndërtimin e hamamit në atë vend dhe xhaminë

783 Gërmimet e vitit 1992-94.


784 S .Nenadovic, Manastir Svetih Arhandjela ,Naucno Delo, Beograd, 1967,p., 5, 70.
785 Shukriu, Muhamet, Prizreni i lashtë, Prizren, 2001, p.,195.
786 Jireçek,Konstantin, Istoria srba I, Beograd, 1978, p. 86.

817
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e mbaroi pasi përfundoi hammamin në afërsi të tij. Hamami pati edhe renovimin e tij në periudhën e
Mehmed Pasha Rrotullit(1833 në bazë të pllakës në hyrje të hamamit).Në një periudhë të caktuar,
gjegjësisht gjatë vitit 1926 e deri në vitin 1944 viti kur u mbyll, hamami shërbeu edhe si shtëpi
publike nga një pronar hebre.787Deri në vitin 1964 hamami ka qenë i rrethuar me lokale, ku më
pastai bëhen punimet restauruese të tij.Pas vitit 2000 Hamami shfrytëzohet si galeri.

Sahat Kulla
Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm. Pullazi dhe kubetë
janë të mbuluara me pllaka të plumbit. Sahat kulla është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur. Duke
u bazuar në sistemin funksional të hamameve vërehet se objektit i mungon pjesa hyrëse – e ftohtë
(apodyterium). Në pjesën që duhej të ishte kjo hapësirë ndodhej një shtëpi banimi e vjetër mbi 100
vjet, që na bën me dije se së paku aq kohë hamami nuk ka shërbyer funksionin e vet fillestar. Kjo u
dëshmua kur objekti i banimit u rrënua në vitin 2003 dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike janë
konstatuar mbetjet (themelet) e hapësirave të sipërpërmendura, që i mungonin hamamit, mbi të
cilët është ndërtuar objekti. Gjendet në pjesën përndimore të qytetit,në një hapësirë prej 294m² dhe
u cilësua si objekt i mbrojtur kulturor788.Në bazë të dhënave që na ofron, Esat Haskuka prof, objekti
përmendet në vitin 1610 dhe sahatin për kullën e punuan francezët.Deri në vitin 1970 objekti nuk
kishte përkujdesje dhe gjindej në mëshirë të fatit dhe pa hyrje,pasi që ishin të uzurpuara nga njerëz
të papërgjegjshëm.Por më e keqja ishte se ajo në ngastrën komunale egzistonte si arë.Pas vitit 1970
fillon të ndërmirren hapat konkret për mbrojtjen e saj njëherit edhe vërtetohet në mënyrë zyrtare
hyrja e saj kryesore(në perëndim nga kisha e Shën premtes).Ideja për shëndrimin e Sahat-kullës në
muze lindi që nga informata e parë për egzistimin e tumave Ilire në Romajë 17-04-1970.Mbrenda një
kohe të shkurtër u zgjidhën të gjitha pengesat rreth çështjes pronësore, duke u eliminuar
uzurpatorët,gjithashtu u zgjidh edhe pengesa e hyrjes për në muze,ku nga i ndjeri Mehmed Anadolli
u ble shtëpia e tij dhe hyrja u bë nga ana lindore789. Në muze prezantohet materiali arkeologjik nga
lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit,
Rahovecit dhe Suharekës. Materiali i prezantuar ka një diapazon kronologjik të gjerë me këtë ecuri:
neoliti i hershëm, eneoliti,periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e
hershme dhe mesjeta e vonë790. Në vitin 2008 është bërë renovimi parcial i objektit.

BURIMET DHE LITERATURA

Altic Slukan Mirela, Gjeografia historike e Kosovës, Zagreb, 2007.

Lorenc, Antoni, Folklori muzikor shqiptar, Bleni 7, Rilindja, Prishtinë, 1977.

Bariṡić, Franjo, Proces slavenske kolonizacie istočnok Balkana, oderžan 24-26, Mostaru- Sarajevo,
1969.

Bartl, Peter , Shqipëria nga mesjeta deri sot, Drita, Prizren, 1999.

Bicaj, Isa, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), IHP, Prishtinë, 2003.

Braha, Shaban, Beteja e drinit kundër Agresionit Sërb (nëntor 1912), Prizren, 2000.

Cerskov, Emil, Rimljani na Kosovu i Metohiju, Beograd,1969.

787 Shukriu, Muhamed, vep., op., sit., p., 323.


788 Gastra katastrale 2263, lista poseduese 8414, sipas regjistrimit gjeodezik të vitit 1953.
789 Sh., Muhamed, vep.,op.,cit., p.357.
790 Prizreni 360◦ Internet.

818
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Culaj, Lush, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997,

Dasič, Ljubomir, Praistorisko naselje na Sirokom, Glasnik Muzeja Kosova I Metohije, knj., II,
Pristina,1957.

Drançolli, Fejaz, Kulla shqiptare, Prishtinë, 2001.

Drançolli, Fejaz, Trashëgimia monumentale në Kosovë, Prishtinë, 2011.

Drançolli, Jahja, Shërbimi konsullar në Kosovë në kohën e Njemanjiqëve, Rilindja, 4.X.1980.

Dyrham, Edit, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë, 1994.

Frasheri, Sami, Shqiperia ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet , Tiranë, 1962.

Frashëri, Kristo, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Tiranë, 1979.

Grup autoresh, Harta arkeologjike e Kosovës, Prishtinë, 2006.

Grup autorësh, Kosova arkeologjike, Prishtinë, 2006.

H.Kalesh & H.Jurgen Kornrumpi, Përparimi, Prishtinë, 1996.

Haskuka, Esat, Analizat e funksioneve të Prizrenit gjatë shekujve, Prizren, 2003.

Hoxha, Hajredin, Elemente të personit ekonomik ndaj shqipëtarve në Jugosllavinë e vjetër,


Përparimi, nr. 4, Prishtinë. 1970.

J.G .Han, Putovanje kroz porečinu Drima i Vardara, Beograd,1876.

819
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Skerdian Kurti - Krimi ekonomik dhe përpjekjet për parandalimin e tij

Skerdian Kurti

Fakulteti i Drejtësisë (UT), Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë, Shqipëri, skerdiankurti@yahoo.it

Abstrakt

Krimi ekonomik ka qënë dhe është një ndër shqetësimet madhore të shoqërive europiane
për dekada të tëra. Për rëndësinë që ka lufta ndaj kësaj forme të kriminalitetit e cila dëmton
demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe progresin ekonomik dhe shoqëror,
mendojmë se është me interes për të trajtuar shkurtimisht krimin ekonomik, format e kryerjes së
këtij krimi por mbi të gjitha edhe mënyrat e luftimit për ndalimin dhe parandalimin e veprave penale
që bëjnë pjesë në këtë grupim.
Në funksion të luftës ndaj krimit ekonomik i një rëndësie të veçantë është edhe
bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar midis organeve kompetente me qëllimin e
përbashkët të parandalimit të këtyre veprve penale. Për këtë arsye në këtë punim kam menduar të
trajtoj jo vetëm mënyrat me anë të të cilave realizohet ky bashkëpunim në praktikë por edhe disa
qasje të reja sesi mund të bëhet më efiçente lufta ndaj krimit ekonomik në përgjithësi dhe
bashkëpunimi në veçanti.
Fillimisht trajtohet nocioni i krimit ekonomik, karakteristikat kryesore të tij për të dhënë më
pas një tabllo të përgjithshme të formave të krimit ekonomik sipas së drejtës penale shqiptare. Së
fundmi përmenden masat që mund të ndërmerren për të organizuar një luftë sa më efikase kundër
këtij lloj kriminaliteti duke bërë edhe rekomandimet e nevojshme.

Keywords: Kriminaliteti, Ekonomia, Parandalimi, Bashkëpunimi, Politika penale.

1. Nocioni i krimit ekonomik

Përshpejtimi i globalizimit ekonomik mbështetur në integrimin e tregjeve financiare globale


dhe strategjitë e tregut të lirë e kanë pakësuar rëndësinë e kufijve, sikurse dhe kanë hapur dritare të
reja për krimin ekonomik në Shqipëri dhe në Europë. Krimi ekonomik ashtu siç përkufizohet në
Rekomandimin e Këshillit të Europës R (81) 12 të vitit 1985 791 ka qënë një ndër shqetësimet
madhore të shoqërive europiane për dekada të tëra. Rekomandimi mbështetet në supozimin se
krimi ekonomik shkakton humbje të të ardhurave publike, ka një impakt negativ në shoqërinë në
përgjithësi dhe deformon ekonominë kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe cënon besimin tek
sistemi ekonomik. Pra ai dëmton demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe
progresin ekonomik dhe shoqëror.
Hartuesit e Rekomandimit të Këshillit të Europës (2000)11 lidhur me “Parimet udhërrëfyese
në luftën kundër krimit të organizuar” kanë nxjerrë në pah lidhjen e ngushtë që ekziston ndërmjet
krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.792 Megjithatë pavarsisht këtyre rekomandimeve ende
është e vështirë të jepet një përkufizim i prerë i krimi ekonomik dhe kjo për vetë faktin se format e
shfaqjes së tij janë të shumta.
Lidhur me nocionin e kriminalitetit ekonomik ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, të cilat
ndryshojnë ndërmjet vendeve, por ndodh shpesh që edhe në të njëjtin vend ka dallime midis
791
Rekomandimi i Këshillit të Europës R (81) 12 të vitit 1981 mbi Krimin Ekonomik.
792
Projekti Rajonal Carpo, “Raporti mbi gjendjen e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik në Europën
juglindore”, gusht 2006, fq. 51.

820
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

autorëve. Kriminaliteti ekonomik nënkupton të gjitha sjelljet kriminale me të cilat drejtëpërdrejt apo
indirekt sulmohet ekonomia, marrëdhëniet ekonomike, pastaj proceset dhe aktivitetet
ekonomike. Format e këtij krimi janë të panumërta. Eshtë një krim i qëndrueshëm dhe kryhet në
formë sistematike dhe gjithpërfshirëse që nënkupton se krimi i organizuar ekonomik po merr
gjithmonë dhe me tepër përmasa ndërkombëtare. Është një veprimtari e nëndheshme dhe
komplekse. Ky aktivitet kriminal është i fshehur thelle, pasi ka aftësi që nëpërmjet korrupsionit dhe
ryshfetit te depërtoje ne instancat më të larta hierarkike të administratës shtetërore. Ky lloj
kriminaliteti shfaqet sot agresiv i rafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukje nën petkun e
nje aktiviteti te ligjshëm, motivi kryesorë i këtij lloj krimi është natyrisht përfitimi ekonomik dhe ai
financiar. Ky krim kryhet nga bashkëpunimi i dy ose më shumë personave në marrëveshje mes tyre
të cilët ne disa raste shfaqin një rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Të përfshirët ne këto lloj
krimesh kanë një nivel relativisht të lartë arsimor dhe në jo pak raste janë të përfshirë edhe në llojet
e tjera të krimeve të organizuara , si ato te trafikut te drogës, të armeve dhe të mashtrimeve
financiare. Krimi ekonomik nuk njeh kufi shtetëror e kohor e megjithatë ai është cilësuar si krimi më i
rrezikshëm i kohëve moderne, “sëmundja e shekullit XX”.
Megjithëse nuk ekziston një kuptim i prerë juridik mbi krimin ekonomik, ekzistojnë
interpretime të ndryshme të realizuara mbi këtë nocion. Autorë të ndryshëm e interpretojnë krimin
ekonomik në mënyra të ndryshme. Shpesh kriminaliteti ekonomik nënkupton ato vepra kriminale të
realizuara në kontekstin e prodhimit të të mirave materiale apo shërbimeve të cilat janë të lidhura
ngushtësisht me procesin e prodhimit të tyre dhe që kryhen nga persona që drejtojnë këto shoqëri
dhe kanë pozicione të rëndësishme në botën e punësimit.
Përpjekjet e para për të përkufizuar krimin ekonomik i bëri Sutherland në fund të viteve ‘30.
Ai përcaktoi veprat kriminale që njihen si krimi i “jakave të bardha”, si veprimtari kriminale të
realizuar nga ata persona që kanë një pozitë të lartë ekonomiko shoqërore dhe që shkelin ligjet gjatë
ushtrimit të veprimatarisë së tyre të punësimit. 793 Këto lloj veprash penale janë ato që vihen re më
shumë në korruptimin direkt apo indirekt të të punësuarve në administratë me qëllim për të
realizuar marrëveshje sa më fitimprurëse, gjatë procedurave financiare, gjatë investimeve në bursë,
apo dhe në shpalljen e procedurave të falimentimit, në evazion fiskal. Megjithatë ashtu siç përcakton
Sutherland pavarsisht se për këto vepra penale flitet më pak, kjo nuk e përjashton faktin se ato bëjnë
pjesë në kategorinë e veprave penale dhe sjellin dëmë në shoqëri. Thjesht ndryshimi ndërmjet
këtyre veprave dhe veprave penale të kryer nga njërëz të thjeshtë si psh vjedhja qëndron në
mënyrën e ndryshme të aplikimit të ligjit.
Gjatë viteve ’70 Clinard e Quinney i ndanë krimet ekonomike në dy kategori:
- Krimet profesionale (occupational crimes), janë shkelje të ligjit penal në fushën e biznesit në
lidhje me një punësim ligjor që mund të kryhen nga anëtarët e të gjitha klasave shoqërore.
Pra këto janë vepra penale që mund të kryhen dhe nga një individ i vetëm me qëllim për
përfitime vetjake gjatë periudhës së punësimit të tij, zakonisht këto veprime sjellin përfitime
ekonomike vetëm për atë subjek dhe mund të dëmtojnë interesat e personave të tjerë të
punësuar në të njëjtën shoqëri.
- Krimi i Korporatave (corporate crimes), përfshijnë veprat e kryera nga drejtuesit e
korporatave në favor të kompanisë dhe veprat e kryera nga vetë kompania. Kjo kategori e
dytë e kësaj ndarjeje cilësohet nga disa autorë si krim i organizuar.794
Një tjetër ndarje e rëndëishme që na vjen në ndihmë për të përkufizuar krimin ekonomik
është edhe ajo që mbështetet në karakteristikat dhe qëllimet e veprës penale. Duke u bazuar tek kjo
ndarje Herbert Edelhertz e përkufizon krimin ekonomik si një “akt ose grup aktesh të jashtëligjshëm
të kryera në mungesë të dhunës fizike dhe përmes fshehjes ose mashtrimit për të marrë para ose

793
A. Di Nicola, “La Criminalita Economica Organizzata”, Franco Angeli SRL, Milano, 2006, fq. 21
794
A. Di Nicola, “La Criminalita Economica:problemi di definizione e teorie e casi di frodi, riciclaggio e
corruzione”, 2005, fq. 6

821
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

prona, për të shmangur pagesën apo humbjen e parave/pronave, ose për të marrë përfitime
ekonomike personale ose për aktivitetet e tyre personale”. 795
Sipas Edelhertz kriminaliteti ekonomik ndahet në katër kategori:
- Veprat e personave që veprojnë individualisht për të arritur përfitime në një kontekst që nuk
është ai i biznesit
- Vepra të kryera gjatë periudhës së punësimit të tyre, nga persona që veprojnë në botën e
biznesit, që bëjnë pjesë në qeveri apo dhe në institucione të tjera, ose gjatë ushtrimit të
kapaciteteve të tyre profesionale duke shkelur kriteret e besnikërisë dhe drejtësisë ndaj te
punësuarve dhe klientëve të tyre.
- Vepra që kryhen në mënyrë aksidentale gjatë ushtrimit të një aktiviteti tregtar, por që nuk
përbëjnë qëllimin përfundimtar të këtij aktiviteti.
- Krimi i jakave të bardha si një aktivitet qëndror në brendësi të biznesit.
Teoria më e njohur për krimin ekonomik është ajo e formuluar nga Gary Becker. Ky autor
niset nga supozimi që kriminelët janë qënie racionale që shtyhen për të vepruar nga maksimizimi i
mirëqënies së tyre. Duke transferuar mbi sjelljen kriminale dhe zgjedhjen e bërë nga konsumatori në
kushtet e paqartësisë, Becker nxjerr në pah faktorët që përcaktojnë zgjedhjen e një sjelljeje
kriminale si : probabiliteti për të zbuluar këtë vepër dhe për ta ndëshkuar, ashpërsia e sanksioneve,
të ardhurat e disponueshme për aktivitete të tjera të ligjshme ose të paligjshme, vlerësimin e
përfitimeve që nxirren nga kjo vepër si dhe prirjen personale për të kryer një krim dhe rrethanat
shoqërore. Sipas Becker një individ vendos të shkelë një normë nëse përfitimet që priten nga kjo
shkelje e tejkalon nivelin e përfitimeve që mund të arrihen duke e përdorur kohën dhe të ardhurat
në një aktivitet të ligjshëm.796
Një tjetër grup autorësh e përcaktojnë krimin ekonomik si çdo vepër që përfshin shkeljen e
ligjeve siç është Scherman Act, që ndalon bashkimin e shoqërive me qëllimin për të penguar
konkurrencën, ose që përbëjnë shkelje të atyre ligjeve që rregullojnë reklamat mashtruese,
përvetësimet, tregtinë e brendshme, dhe tërësinë e atyre ligjeve që përbëjnë seksionin e
mashtrimeve. Pra siç vihet re ky grup autorësh ndalet jo vetëm në karakteristikat që shfaq individi që
kryen këto vepra, por edhe në qëllimin e funksionit të tyre. Kështu sipas këtij grupi krim ekonomik
përbëjnë ato vepra që kryhen nëpërmjet bashkimit të mashtrimit, vjedhjes dhe korrupsionit.
Autorë të tjerë në përcaktimin e krimit ekonomik marrin për bazë natyrën e marrëdhënieve
shoqërore në të cilat shfaqet kriminaliteti, vetë marrëdhëniet dhe proceset (prodhime, ndarje,
këmbime dhe shpenzime). Ata mendojnë se kriminaliteti i veprimtarisë ekonomike është një nocion
më i gjerë se sa ai i kriminalitetit ekonomik, sepse përfshin kriminalitetit ekonomik dhe veprat
penale kundër obligimeve në ekonomi (nuk përjashtohet kriminaliteti pasuror në ekonomi);
Për përkufizimin e kriminalitetit ekonomik, disa autorë nisen nga kriteret e dispozitave
penalo-juridike të veprës kundër ekonomisë, ndërsa autorë të tjerë nisen nga objekti i mbrojtjes
penalo-juridike apo nga vepra e drejtuar kundër organizimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik
Siç rezulton dhe nga ajo që trajtuam më lart,krimi ekonomik është studiuar shumë kohë më
përpara dhe kjo për vetë faktin se ai sjell dëme të mëdha në ekonominë e një vendi dhe në
shoqërinë. Megjithatë pavarsisht pikëpamjeve të autorëve të ndryshëm përsa i përket krimit
ekonomik dhe subjekteve që përfshihen në këtë krim, ende nuk ekziston një përkufizim i vetëm për
të, një përkufizim i pranuar ndërkombëtarisht.

795
A. Di Nicola, vepër e cituar, fq 26.
796
E. Savona, Economia e Criminalità, në “L’enciclopedia Treccani”, l’enciclopedia italiana, enciclopedia
delle scienze sociali, il supplemento, 2001, fq. 2.

822
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Karakteristikat e krimit ekonomik

Për përcaktimin e saktë të kriminalitetit ekonomik, nuk është e mjaftueshme vetëm


mbështetja në dispozitat juridike. Kriminaliteti ekonomik nuk është vetëm kategori juridike, por, mbi
të gjitha, është fenomen shoqëror që ka tipare të shumta midis të cilave edhe karakter juridik.
Mbështetja në karakterin penalo-juridik, pra në një karakteristikë e cila është më e rëndësishmja,
shpesh shpie në zgjidhje të papranueshme, të cilat karakterizohen për formalizëm dhe dogmatizëm
juridik. Kështu ndodh me ato pikëpamje sipas të cilave kriminaliteti është kategori e përhershme, e
cila nuk ka dallime esenciale nga një shoqëri në tjetrën. Kështu, mund të ndërtohen struktura, skema
dhe ndarje të caktuara, pavarësisht prej përmbajtjes shoqërore të fenomenit të kriminalitetit. Por,
ato nuk mund të kenë vlerë të saktë, sepse, si shprehje logjike formalo-juridike, anashkalojnë
përmbajtjen shoqërore konkrete, pra edhe përcaktimin kriminologjik e sociologjik të normave dhe
institutit penalo-juridik. Kriminaliteti ekonomik nuk është fenomen i ri. Ai shfaqet edhe në të gjitha
rregullimet shoqërore. Dihet se edhe në shoqëritë borgjeze inkriminohen disa veprimtari nga fusha e
ekonomisë dhe marrëdhënieve ekonomike, për të mbrojtur disa forma dhe marrëdhënie pronësore:
private – kapitaliste, shtetërore – kapitaliste, etj. Por, në qoftë se, gjatë përcaktimit të karakterit të
kriminalitetit nisemi nga aspekti juridik, nuk mund të vërehen gjithmonë tiparet dhe dallimet e
rëndësishme, të cilat janë të ndryshme nga një shoqëri në tjetrën. Në të gjitha rastet, këtu bëhet
fjalë për inkriminime me normat pozitive, të cilat e mbrojnë pasurinë apo formën e caktuar
shoqërore të saj, formulimet juridike të së cilës mund të jenë shumë të ngjashme, madje edhe të
njëjta. Në këtë mënyrë është e pamundur të vërehet çfarëdo dallimi, sepse një qasje e tillë, e cila
bazohet në formulë juridike, nuk i kushton rëndësi të mjaftueshme karakterit të marrëdhënieve
pronësore, të cilat janë të mbrojtura me sistemin normativ pozitiv.
Nocioni kriminalitet ekonomik përfshin të gjitha format e veprimtarive kriminale, të
orientuara kundër sistemit ekonomik kombëtar dhe veprimit të tij. Përkufizimet kriminologjike dhe
sociologjike të kriminalitetit janë më të gjera dhe, përveç veprave penale, përfshijnë edhe shkeljet
dhe kundërvajtjet në funksionimin e sistemit, si edhe veprat e drejtuara kundër të mirave materiale,
(pra, të gjitha format e veprave penale me natyrë pasurore). Kriminaliteti i veprimtarisë ekonomike
është një formë e veçantë e kriminalitetit, e cila ka për qëllim përfitimin material ose të mira të
tjera, pavarësisht prej formës dhe vlerës së tyre. Tipare kryesore të këtij kriminaliteti janë «shifrat e
errëta», dinamika dhe përshtatja me të gjitha ndryshimet ekonomike e normative. Veprat penale
kryhen në dëm të personave juridikë dhe fizikë. Pra, nocioni i kriminalitetit ekonomik i përfshin të
gjitha format e aktiviteteve kriminale, të cilat janë të orientuara kundër sistemit ekonomik kombëtar
dhe funksionit të tij.797
Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv, i mirëorganizuar dhe i aftë që të zhvillohet nën
petkun e një aktiviteti të ligjshëm në dukje. Këto karakteristika të këtij krimi e bëjnë akoma dhe më
të vështirë luftën ndaj tij. Kohët e fundit krimi ekonomik është duke e pasuruar sferën e aktivitetit të
tij me lloje të reja krimesh, duke shfrytëzuar bizneset e ligjshme për të ligjëruar aktivitetet e tij
kriminale dhe duke përdorur teknologji të lartë, sidomos për të izoluar dhe për të koduar
komunikimet e tyre.
Një tjetër karakteristikë e krimit ekonomik lidhet me faktin se krimi ekonomik veçanërisht
krimi ekonomik i organizuar është i drejtuar ndaj sigurisë së konsumatorëve. Etja për të fituar më
shumë ka cënuar dy elementë të rëndësishëm për konsumatorët europianë:shëndetin e tyre dhe
ndershmërinëAktualisht grupet kriminale falsifikojnë etiketat e prodhimit duke fshehur afatet reale
të skadimit të prodhimeve të ndryshme ose cilësinë reale të tyre. 798
Krimi ekonomik në përgjithësi dhe vëçanërisht grupet kriminale që kryejnë vepra penale në
fushën financiare përbëjnë një rrezik serioz dhe për sigurinë kombëtare. Kapacitetet financiare të
këtyre grupeve, shërbejnë jo vetëm për konsolidimin dhe zgjerimin e operacioneve të mëtejshme të

797
M. Suçeska, “Bazat e Kriminalitetit Ekonomik”, Prishtinë, 2006, fq. 15-16.
798
V. Hysi, “Kriminologjia”, Kristalina-KH, Tiranë, 2010, fq. 286.

823
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

tyre, por edhe për të ndikuar në strukturat shtetërore me qëllim që të sigurojnë mbrojtje nga këto
struktura e deri për të ndikuar në marrjen e vendimeve në aspektin politik, ekzekutiv, legjislativ,
ekonomik apo në fushën e drejtësisë799.

3. Format e krimit ekonomik sipas të drejtës penale shqiptare

Krimi ekonomik po bëhet gjithnjë e më i organizuar dhe më i rafinuar duke i perfeksionuar


në mënyrë të vazhdueshme format në të cilat ai shfaqet, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë luftën
ndaj këtij krimi, dhe gjithashtu duke e bërë të nevojshme plotësimin në mënyrë të vazhdueshme të
legjislacionit përkatës. Në këtë mënyrë veprat penale në sferën ekonomike parashikohen edhe në
Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenet 163-200. Këto vepra penale
ndahen në:
a) Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare, që përfshijnë ato vepra penale (veprime apo
mosveprime) të kundërligjshme në fushën e ekonomisë së vendit, në forma dhe mënyra të
ndryshme të kryera me dashje dhe të parashikuara si të tilla nga legjislacioni penal800. Veprat penale
të kryera në shoqëritë tregtare, llojet dhe format e kryerjes së këtyre veprave penale parashikohen
në seksionin 4 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenet 163-170 të tij;
b) Vepra penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare. Kjo është një
vepër penale relativisht e re në vendin tonë, pasi është shtuar si e tillë në Kodin Penal të Republikës
së Shqipërisë vetëm në vitin 2012 me ligjin nr.23/2012, datë 1.03.2012801. Kjo vepër penale kryhet
duke shkelur rregullat e përcaktuara në legjislacion në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare,
në dy mënyra si: ushtrimi pa liçencë i veprimtarisë bankare dhe ushtrimi pa liçencë i veprimtarive
financiare;
c) Krime në fushën e doganave, kontrabanda në të gjitha format e saj, janë krime të rënda të
cilat janë përhapur shumë dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore të madhe për interesat shtetërore
duke pakësuar të ardhurat e buxhetit të shtetit. Pra, veprat penale në fushën e doganave përfshijnë
ato vepra të kundërligjshme që prekin interesat shtetërore, të kryera me dashje, me qëllim përfitimi
material. Gjatë analizës së kësaj vepre penale vihet re ndarja e saj në nëntë dispozita penale, në të
cilat parashikohen lloje të ndryshme të kontrabandës. Kjo ndarje në forma të veçanta të
kontrabandës është bërë nga ligjvënësi duke u nisur nga natyra e mallrave me të cilat bëhet
kontrabanda, regjimi juridik i tyre, shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të secilit prej këtyre llojeve të
kontrabandës dhe nga subjekti që kryen veprën penale, duke krijuar në këtë mënyrë kushte më të
përshtatshme për të luftuar në mënyrë sa më efektive këtë veprimtari kriminale 802;
d) Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet, kanë rëndësi të madhe për mbledhjen e të
hyrave publike në buxhetin e çdo shteti, pra, ato janë burimi kryesor dhe më i rëndësishëm për të
siguruar të ardhurat në buxhetin e shtetit. Pa taksat dhe tatimet nuk mund të realizohet veprimtaria
financiare e shtetit dhe nuk mund të plotësohen nevojat publike të shoqërisë, të ushtrisë, gjykatës,
administratës publike etj. Rregullimi juridik i sistemit të taksave e të tatimeve në shtetin tonë bëhet
me ligj megjitahtë rol të veçantë në këtë drejtim luan edhe legjislacioni penal, i cili, në një varg
dispozitash parashikon përgjegjësi penale për ndryshimin e aparateve e arkave matëse, fshehjen e
burimeve e të ardhurave, mospagimin e taksave dhe të tatimeve;
e) Falsifikimi i monedhave dhe i letrave me vlerë. Në veprimtarinë financiare të shtetit vend të
veçantë zë sistemi monetar dhe i kreditit. Në realizimin e kësaj veprimtarie organet shtetërore
kompetente marrin masa që emetimi i monedhave dhe i letrave me vlerë të bëhet nga Banka

799
Manual-Itali-Shqipëri, Instrumentë ligjore dhe teknika të luftës kundër krimit të organizuar transnacional,
përballje përvojash, Unicri, Tiranë 2007, fq. 249.
800
I. Elezi, E Drejta Penale: (Pjesa e Posaçme), Erik, Tiranë, 2008, fq. 256.
801
Ligj 23/2012, datë 01.03.2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi
Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Neni 25.
802
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Nr.1, datë 26.03.2002.

824
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kombëtare, në mënyrë të përqëndruar e të kontrolluar rreptësisht, për të parandaluar falsifikimin e


monedhave dhe të letrave me vlerë. Megjithatë pavarësisht kontrollit të vazhdueshëm që mund të
bëhet nga organet shtetërore kjo është një vepër penale e cila në nivele të larta apo jo kryhet dhe
dëmton shumë sistemin monetar. Kjo vepër penale është e saksionuar edhe në Kodin Penal të
Republikës së Shqipërisë në të cilin kësaj vepre penale i kushtohet një seksion i veçantë me dispozita
të hollësishme të falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë dhe mbështet në Konventat
Ndërkombëtare;
f) Falsifikimi i dokumenteve. Realizimi i funksioneve dhe detyrave të shtetit të së drejtës kërkon
veprimtaria e aparatit shtetëror të ushtrohet mbi bazën e dokumenteve zyrtare të rregullta e të
vlefshme. Dokumentet zyrtare apo private mund të konsiderohen të vlefshme nga pikpamja juridike
kur ato janë përpiluar duke respektuar të gjithë rregullat. Nëqoftëse në dokumente pasqyrohen
rrethana që nuk i përgjigjen të vërtetës, apo bëhen ndryshime në to, quhen të falsifikuara. Pra me
falsifikim të dokumenteve do të kuptojmë paraqitjen në të, të rrethanave të rreme ose përpilimin e
një dokumenti krejtësisht të falsifikuar si dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara;
g) Vepra penale në fushën e falimentimit. Me kalimin në sistemin e ekonomisë së tregut
personat juridikë, sipërmarrjet, ndërmarrjet, pronë shtetërore, publike apo private, gëzojnë
mbrojtjen e gjithanshme juridike. Në këtë mënyrë bëhet i mundur garantimi i të drejtave dhe
ushtrimi i lirë i veprimtarisë së tyre. Veprat penale në fushën e falimentimit janë shumë të
rëndësishme dhe për këtë aryse këto vepra janë të parashikuara në një seksion të veçantë të Kodit
Penal të Republikës së Shqipërisë, më konkretisht në seksionin nëntë të tij. Në këtë seksion është
parashikuar kjo vepër penale, në forma të ndryshme të kryerjes së saj;
h) Zhvillimi i paligjshëm i lojrave të fatit. Lojrat e fatit në sistemin e ekonomisë së tregut, kur
veprimtaria e tyre realizohet sipas të gjitha rregullave në fuqi, luajnë një rol shumë të rëndësishëm
në drejtim të ekonomisë nëpërmjet taksave dhe tatimeve që mbledh shteti, duke sjellë një rritje të
buxhetit shtetëror. Legjislatori me ligj të posaçëm parashikon disa rregulla për zhvillimin e rregullt të
veprimtarisë së tyre, ndërsa legjislacioni penal siguron mbrojtjen juridike penale të tyre dhe në të
njëjtën kohë dënon ato veprimtari lojrash fati të cilat zhvillohen në kundërshtim me këtë ligj dhe me
këto rregulla;
i) Vepra penale që cënojnë regjimin juridik të tokës. E drejta e pronësisë mbi tokën, si mbi çdo
pronë tjetër gëzon mbrojtjen e gjithanshme juridike nga legjislacioni civil. Ndërsa mbrojtja juridike
penale e regjimit juridik të tokës sigurohet nëpërmjet legjislacionit penal, i cili ka rëndësi të madhe
për garantimin e kësaj të drejte dhe për këtë arsye veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës
janë të parashikuara në një seksion të veçantë të kodit penal. Me vepra penale që cënojnë regjimin
juridik të tokës do të kuptohen ato vepra që prekin të drejtën e pronësisë mbi tokën, të kryera me
dashje dhe të parashikuara si të tilla nga legjislacioni penal;
j) Krimi i organizuar dhe aktivitetet e tij të jashtëligjshme. Riciklimi i parave të pista,
korrupsioni, veprat penale kundra ambientit etj.;
k) Veprat penale që cënojnë tregjet financiarë. Respektimi i rregullave mbi të cilat mbështetet
zhvillimi i transaksioneve të ndryshme në tregun financiar shqiptar, paraqet një rëndësi të madhe në
kuadrin e funksionimit të një tregu të përbashkët ndërkombëtar për ofrimin e produkteve dhe
shërbimeve të shumëllojshme financiare. Duke e parë çështjen nga një këndvështrim i tillë, mund të
themi se të një rëndësie të veçantë janë edhe ndryshimet më të fundit të Kodit Penal 803, të cilat
ndëshkojnë rreptësisht abuzimet e ndryshme që mund të bëhen nga tregtimi i titujve në tregjet
financiarë.

803
Ligji Nr. 23, datë 01.03.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi
Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”

825
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4. Masat për luftimin e krimit ekonomik

Krimi ekonomik në përgjithësi dhe veçanërisht grupet kriminale që kryejnë vepra penale në
sferën financiare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një rrezik serioz për vendin tonë dhe për një pjesë
të mira të shteteve Europiane dhe për sigurinë kombëtare të secilit prej tyre. Kapacitetet financiare
të këtyre grupeve, shërbejnë jo vetëm për konsolidimin dhe zgjerimin e operacioneve të mëtejshme
të tyre, por edhe për të depërtuar në strukturat shtetërore me qëllim që të sigurojnë mbrojtje nga
këto struktura e deri për të ndikuar në marrjen e vendimeve në aspektin politik, legjislativ, ekzekutiv,
ekonomik apo në fushën e drejtësisë. Gjithashtu mund të themi që kapaciteti financiar dhe teknik i
këtyre grupimeve kriminale, në disa raste e tejkalon kapacitetin e agjencive të zbatimit të ligjit. Në
këto rrethana lufta kundër krimit ekonomik dhe veçanërisht krimit ekonomik të organizuar përbën
një sfidë të veçantë për organet e zbatimit të ligjit në vend, sidomos në kuptimin e gjurmimit, të
ndjekjes policore, por dhe të hetimeve shumë më komplekse, të cilat diktojnë nevojën e përdorimit
më gjerësisht të mjeteve të posaçme hetimore, një bashkëpunim më të ngushtë midis institucioneve
vendase dhe atyre ndërkombëtare, sekuestrimin dhe menaxhimin e pasurive të kapura, mbrojtjen e
dëshmitarëve si dhe një proces gjyqësor më efikas.
Më konkretisht do të shohim situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe masat që merren
realisht për luftimin dhe parandalimin e krimit ekonomik. Duhet thënë që numri i grupeve kriminale
që kryejnë krime ekonomike, të zbuluara në vendin tonë është relativisht i ulët në krahasim me
gjendjen reale të këtij krimi. Siç e përmendëm dhe më lart, llogaritet që në Shqipëri ka një evazion
fiskal që arrin mbi 50 për qind. E konvertuar në shifra kjo do të thotë që nuk arkëtohen çdo vit në
arkën e shtetit më shumë se 1,5 miliard Euro804. Ndër shkaqet kryesore që çojnë në ekzistencën e
këtyre shifrave kaq të mëdha janë:
- Një numër i konsiderueshëm i firmave të mëdha në Shqipëri falsifikojnë bilancet, dhe
paraqesin përpara organeve tatimore bilance që tregojnë fitime më të ulëta në krahasim me
ato që janë në të vërtetë;
- Organet tatimore nuk kanë ushtruar e nuk ushtrojnë kontrolle të rrepta për ndjekjen e TVSH-
së që nga koha e importimit të mallrave nga jashtë shtetit e deri në momentin që ato arrijnë
në duart e konsumatorit;
- Regjistrimet në Zyrën e Regjistrit Tregtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë dhe në zyrat
tatimore, si për personat juridikë ashtu dhe për ata fizikë, nuk janë bëre duke identifikuar
saktësisht personat që regjistrohen. Në shumë raste ndodh që regjistrohen shoqëri në emër
të personave fiktive;
- Ende vazhdojnë që të tregtohen produkte të tilla si duhani apo pijet alkolike pa pullë fiskale
dhe siç rezulton policia tatimore nuk ka arritur që të evidentojë dhe të marrë masat e
duhura ndaj këtyre subjekteve;
- Gjithashtu ende vazhdon kontrabanda e mallrrave, detyrimet doganore të të cilave janë më
të larta krahasuar me mallrat e konsumit, ky fakt tregon që organet doganore në shumë
raste nuk e kryejnë siç duhet punën e tyre805.
Këto dhe shumë shkaqe të tjera çojnë në rritjen e evazionit fiskal në veçanti, si dhe të krimit
ekonomik në vendin tonë. Me synim forcimin e luftës kundër krimit ekonomik në Shqipëri është e
domosdoshme forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve hetimore, kështu është e nevojshme që
Policia gjyqësore e tatimeve dhe e doganave të aktivizohet më tepër në hetimin e këtyre
fenomeneve. Të realizohet një punë më e kujdesshme, më cilësore e më sistematike dhe një drejtim
e kontroll më efektiv nga prokuroria për rritjen e forcës zbuluese. Gjithashtu e rëndësishme do të
ishte zbatimi i një legjislacioni më të rreptë në fushën bankare dhe monetare, të cilat mund të

804
Manual, Itali-Shqipëri, Instrumentë ligjore dhe teknika të luftës kundër krimit të organizuar transnacional,
përballje përvojash, Unicri,Tiranë 2007, fq. 250.
805
Manual, Itali-Shqipëri, vepër e cituar, fq. 251.

826
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kthehen në instrumente të rëndësishme për të nxjerrë në dritë kapitalet e paligjshme si dhe për të
penguar investimin e këtyre kapitaleve në tregun e ligjshëm.
E rëndësishme është dhe analizimi i të dhënave të marra nga dhoma e tregtisë për të parë
nëse vërehet një rritje e dukshme e shoqërive tregtare të vogla, të cilat mund të përbëjnë një sinjal
për të zbuluar infiltimin e ndërmarrjeve kriminale në treg.
Ndërkohë përsa i përket masave që duhet të marrin këto shtete për luftimin e krimit
ekonomik, veçanërisht krimit ekonomik të organizuar mund të përmendim:
- Përmirsimin e mbledhjes dhe të analizimit të informacionit me qëllim që të përmirsohet
njohja dhe kuptimi i krimit ekonomik (psh ngritja e sistemeve statistikore mbi krimin,
përcaktimi i instrumenteve që masin nivelin e krimit, studimin e sektorëve që rrezikojnë më
shumë që të preken nga krimi ekonomik, bashkëpunimi ndërmjet organeve të zbatimit të
ligjit dhe studiuesve të pavarur me qëllim studimin dhe analizimin e fenomeneve që kanë
lidhje me krimin ekonomik.
- Fuqizimin e kapaciteteve të njësive për analizimin e krimit, të shërbimeve të specializuara siç
është organi i Prokurorisë, shtimi i hetimeve të realizuara nga ky organ, si dhe mbështetja e
tij me burime financiare apo dhe realizimi i trajnimeve të specializuara që mundësojnë
perfeksionimin e veprimtarisë së tyre.
- Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërjuridiksional. Pra duhet të realizohet një
koordinim i punës së organeve studimore, hetimore dhe një shkëmbim informacioni
ndërmjet tyre, vetëm nëpërmjet këtij bashkëpunimi mund të arrihet një analizë dhe një
hetim më efikas i aktiviteteve që përbëjnë krim ekonomik, luftimi dhe parandalimi i
mëtejshëm i tij.
- Përdorimin më të mirë të shërbimit informativ financiar me qëllim që të forcohen
kapacitetet për hetime financiare, të forcohet kapaciteti hetues i njësive të inteligjencës
financiare.
- Shkëmbimin e informatave ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit, duke i kushtuar rëndësinë
e duhur garantimit në shkallën e duhur të konfidencialitetit.
- Monitorimin sistematik të efektivitetit të masave për parandalimin dhe kontrollin e krimit të
organizuar dhe krimit ekonomik.
- Ratifikimi dhe zbatimi i plotë i instrumentave europianë, do ti ndihmojë shtetet që të bëjnë
progres në këtë fushë dhe do të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar.
- Ngritja e statistikave kombëtare të krimit në nivelet e BE-së, përdorimin e termave dhe
përkufizimeve të përbashkëta, ngritjen e një sistemi të përbashkët raportimi, përgatitjen e
rregullt të raporteve vjetore ose Vlerësime të kërcënimit mbi Situatën e krimit të organizuar
dhe ekonomik, mjeteve të përbashkëta për matjen e krimit, realizimin e studimeve mbi
rrezikshmërinë e sektorit ekonomik dhe impaktit financiar të krimit të organizuar dhe
ekonomik.
- Monitorimi në mënyrë sistematike i efektshmërisë së masave për parandalimin dhe
kontrollin e krimit të organizuar dhe ekonomik. Krijimim i komiteteve rajonale dhe
kombëtare, të përbëra nga përfaqësues të organeve kryesore mbështetësë ndërkombëtare
dhe të homologëve , forcon bashkëpunimin dhe shëkëmbimin e informacionit ndërmjet
shteteve.
Këto përbëjnë disa nga masat që janë marrë dhe që duhet të plotësohen më tej nga secili prej
shteteve në mënyrë që të forcohet lufta kundër krimit ekonomik.

4.1. Bashkëpunimi në luftën kundër krimit ekonomik

Për të luftuar krimin ekonomik një rol të rëndësishëm luan dhe bashkëpunimi ndërmjet
institucioneve shtetërore me njëri tjetrin. Bashkëpunimi e bashkërendimi ndërinstitucional është
konsideruar jo vetëm detyrim ligjor, por edhe si kusht i domosdoshëm për sukses në parandalimin

827
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

dhe luftën kundër krimit ekonomik, duke vlerësuar se lufta fragmentare dhe e shkëputur e
institucioneve të zbatimit të ligjit nuk do ishin rezultative. Nismat e para në drejtim të
institucionalizimit te bashkëpunimit, konsistojnë në nënshkrimin e memorandumeve të
bashkëpunimit të viteve 2003, 2007 dhe 2009 ndërmjet krerëve të disa institucioneve kushtetuese
dhe organeve ligjzbatuese për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe pastrimit të
parave.806 Ky angazhim për një efikasitet në bashkëpunimin ndër institucional është i pasqyruar në
planet e veprimit për implementimin e Strategjisë Kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar,
trafiqeve dhe terrorizmit si dhe të Dokumentit Strategjik Kombëtar “Për hetimin e krimit
financiar” 807 , zbatimi i të cilit përfshin disa institucione që janë: Prokuroria e Përgjithshme,
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shërbimi Informativ Shtetëror, Banka e
Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave,
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Autoriteti Mbikëqyrjes
Financiare dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
DPPPP në vazhdimësi ka bashkëpunuar me strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme në
qendër e rrethe. Në mënyrë të veçantë bashkëpunimi ka njohur rritje me Njësitë e Përbashkëta
Hetimore të cilat janë të specializuara për hetimin e krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe
korrupsionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në zbatim të Ligjit 9917 datë 19.05.2008 “Për
parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” i ndryshuar, ka konsoliduar
raportimin online sipas pragut të përcaktuar për deklarimet shtetasve në kufi të shumave në të holla.
Përveç përmbushjes të detyrimeve specifike, DPD ka rritur bashkëpunimin me DPPPP edhe
nëpërmjet dërgimit të informacioneve dhe të dhënave shumë të rëndësishme të siguruara në kuadër
të bashkëpunimit me homologët e tyre ndërkombëtarë. Shkëmbimi i të dhënave edhe në format
elektronik është mundësuar në sajë të implementimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet
institucioneve, i cili ka hyrë në fuqi në Korrik 2009.
Gjithashtu DPPPP ka rritur bashkëpunimin e saj dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të
Tatimeve. Bashkëpunimi ndërmjet tyre është forcuar dhe në kuadër të zbatimit të dokumentit
strategjik “Për hetimin e krimit financiar”. Një rol të rëndësishëm luan dhe bashkëpunimi me DPT për
sa i përket përmbushjes së detyrimit ligjor për raportimin e aktiviteteve të dyshimta për pastrim të
produkteve të veprës penale nga subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike.
Një rol të rëndësishëm në kuftimin e krimit ekonomik luan dhe bashkëpunimi me
Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Kështu që në kuadër të këtij
bashkëpunimi ILDKP duhet të dërgojë periodikisht listën e personave të ekspozuar politikisht, të
hartuar sipas parashikimeve të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e
pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
Ka një bashkëpunim të qëndrueshëm me Agjensinë e Administrimit të Pasurive të
Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadrin e të cilit janë ngritur grupe të përbashkëta pune për
verifikimin e pasurive të sekuestruara në bazë të Urdhërave të Ministrit të Financave si dhe është
shkëmbyer informacion i vazhdueshëm në lidhje me personat, pasuritë e të cilëve administrohen
nga AAPSK, në bazë të Urdhërave për sekuestrim apo konfiskim të organeve kompetente.

806
Raport vjetor 2011, Drejtoria e Përgjithshme e parandalimit të pastrimit të parave, fq. 41.
807
Vendim Nr.1077, datë 27.10.2009, Për miratimin e dokumentit strategjik kombëtar “Për hetimin e krimit
financiar”. Ky dokument synon të krijojë një platformë afatgjatë veprimi dhe të vendosë një ekuilibër ndërmjet
parandalimit efektiv dhe hetimeve të krimeve në fushën ekonomiko - financiare. Dokumenti Strategjik
Kombëtar bazohet në këto parime: Efektiviteti – i ruajtjes dhe i konsolidimit të sistemit të kontrollit;
Proporcionaliteti – përqëndrimi i burimeve në fushat prioritare; Angazhimi/Gjithpërfshirja – komunikimi i
vazhdueshëm dhe efektiv me institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqërinë civile;
Perspektiva globale - rritja e vazhdueshme e partneritetit me organizmat ndërkombëtar në luftën kundër krimit
financiar.

828
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Krimi ekonomik dhe veçanërisht krimi ekonomik i organizuar përbën një fenomen
ndërkombëtar, prandaj dhe lufta ndaj tij kërkon një bashkëpunim në rrafsh ndërkombëtar, duke
përfshirë këtu ndihmën reciproke ndërmjet shteteve si dhe harmonizimin e ligjeve për të identifikuar
më lehtë dhe më shpejt operacionet e dyshimta, vënien para ligjit, dënimin dhe sekuestrimin e
fondeve me origjinë ilegale të depozituara në mbarë botën.

5. Konkluzione

Përshpejtimi i globalizimit ekonomik mbështetur në integrimin e tregjeve financiare globale e


kanë pakësuar rëndësinë e kufijve dhe kanë hapur rrugë reja për krimin ekonomik në Shqipëri dhe
kudo në Europë. Megjithatë theksoj që pavarsisht përhapjes së gjerë që ka marrë kjo formë e
kriminalitetit dhe diskutimet e shumta në doktrinën juridike mbi përhapjen dhe parandalimin e tij,
ende nuk ekziston një përkufizim i vetëm dhe i prerë për të. Autorë të ndryshëm kanë dhënë dhe
japin interpretime të ndryshme të krimit ekonomik, i pari që e ka interpretuar ka qënë Sutherland në
vitet ’30. Interes të veçantë shfaqin interpretimet e ndryshme që janë bërë mbi krimin ekonomik
duke na çuar në këtë mënyrë drejt një koncepti më të qartë dhe konkret për të.
Vlerësoj se e rëndësishme është trajtimi i formave në të cilat shfaqet krimi ekonomik, duke e
njohur më mirë atë dhe format në të cilat shfaqet, veprimet apo mosveprimet me të cilat realizohet,
mund të përqëndrohemi më pas dhe në forcimin e masave për të luftuar dhe parandaluar këto
forma të tij, dhe pse jo në shumë raste duke bërë dhe plotësime në mënyrë të vazhdueshme të
legjislacionit përkatës.
Një rëndësi të veçantë paraqet dhe studimi i lidhjes që ekziston ndërmjet krimit ekonomik dhe
krimit të organizuar, duke qënë se krimi ekonomik i organizuar përbën dhe një nga format më të
rrezikshme dhe të sofistikuara të kriminalitetit. Emëruesi i përbashkët i këtyre formave të krimit janë
të ardhurat, mund të themi që është korrupsioni që forcon lidhjen ndërmjet këtyre formave të
kriminalitetit. Gjithashtu vlen për tu theksuar që krimi ekonomik i organizuar është një formë e
kriminalitetit që sjell humbje jo vetëm në pasurinë publike por sjell humbje dhe pasoja dhe për
konsumatorët.
Studimet, hetimet gjyqësore si dhe aktet procedurale kanë nxjerrë në pah që për të analizuar
infiltrimin e kriminalitetit në ekonomi nuk është e këshillueshme që të ndahet në formë tepër të
prerë ekonomia legale nga ekonomia ilegale. Mund të vihen në dukje aktivitetet ekonomike si të
shpërndara në vazhdimësi, ku në ekstreme vihen re aktivitetet ekonomike kriminale në zgjerim dhe
ato plotësisht ligjore. Ndërmjet këtyre dy poleve gjendet një hapësirë e errët e përbërë nga raporte
vazhdimësie dhe marrëveshje të fshehta, që përkufizohet si: ekonomi e nëndheshme, ku aktiviteti
prodhues i ligjshëm dhe i drejtë dhe “ndërrmarrja kriminale” preken me njëri tjetrin dhe
mbivendosen. Pra për të hetuar dhe zbuluar krimin ekonomik është e nevojshme që të kryhen
hetime të hollësishme si në format që janë haptazi të paligjshme por dhe në sipëmarrjet e ligjshme
në dukje.
Vlerësoj se duke patur parasysh përhapjen e gjerë të krimit ekonomik është e nevojshme dhe
forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si e vetmja mënyrë për të luftuar dhe
parandaluar këtë formë të kriminalitetit. Në këtë drejtim vlerësoj se gjetja e rrugëve të reja të
bashkëpunimit si dhe harmonizimi i legjislacionit mund të realizohet si nëpërmjet realizimit të më
shumë takimeve të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit dhe nëpërmjet hartimit të projekteve të
reja në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik.

829
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bibliografia

Becchi Ada, Rey M. Guido , “L’economia criminale”, Laterza, 1994.


Di Nicola Andrea, “La Criminalita economica: problemi di definizione e teorie e casi di frodi,
riciclaggio e corruzione”, 2005.
Di Nicola Andrea, “La Criminalita Economica Organizzata”, Franco Angeli Srl, Milano, 2006.
Elezi Ismet, “E Drejta Penale” (Pjesa e Posaçme), Erik, Tiranë, 2007.
Hysi Vasilika, “Kriminologjia”, Tiranë. 2010
Madinger John, “Money laundering”: a guide for criminal investigators, second edition, CRC press,
april 2006.
Savona Ernesto, “Economia e Criminalità”, në L’enciclopedia italiana, enciclopedia delle scienze
sociali i supplemento, 2001.
Suçeska Mersida, “Bazat e Kriminalitetit Ekonomik”,Prishtinë 2006
Manual, Itali-Shqipëri: Instrumentë ligjore dhe teknika të luftës kundër krimit të organizuar
transnacional, përballje përvojash, Unicri,Tiranë 2007.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë


Ligji Nr.8449, datë 27.01.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”
Ligji Nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr.8701, datë 1.12.2000, “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”
Ligji 50/2014, datë 15.05.2014, Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për
legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar
Ligj Nr.8523, datë 9.9.1999, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Për mjetet e
ndalimit dhe të parandalimit të importit, eksportit dhe transferimit të paligjshëm të pronësisë së
pasurisë kulturore”
Ligji 9920, datë 19.5.2008, “Për Proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

830
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sofika Thanasi - Përmeti-Pasuritë natyrore- kulturore dhe humane si premisa për zhvillim

Sofika Thanasi

Departamenti i Gjeografisë:Universiteti i Histori-Filologjisë Tiranё

Fratar Mallakastër SHQIPËRI

Email-i: sofikathanasi@yahoo.com

Abstrakt:

Ashtu si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë dhe Përmeti është rikthyer në vëmëndje të
politikëbërësve dhe institucioneve zhvillimore.Kjo dëshmohet në projektet dhe investimet për
gjelbërim,zhvillimin e infrastrukturës,shfrytëzimin efikas të gjithë pasurisë natyrore dhe kulturore që
ai ka,të cilat po shtohen dita-ditës. Objekt i këtij studimi është qyteti i Përmetit,i vendosur buzë lumit
të Vjosës dhe rëzë malit të Dhëmbelit me një sipërfaqe prej 250 ha. Është pjesë e rrethit dhe
bashkisë me të njëjtin emër.

Në këtë artikull trajtohen pasuritë natyrore të Përmetit,ku spikasin klima e shëndetëshme,ujërat e


bollshëm, bimësia etj;popullsia e cila është e re,e shendetëshme dhe e arsimuar,me kontigjent të
mjaftueshëm dhe të kualifikuar të fuqisë punëtore;trashëgimia historike dhe natyrore,materiale dhe
shpirtërore e cila ëshët e pasur dhe e larmishme,duke filluar që nga kalatë e deri tek banesat dhe
objektet e kultit,zakonet e traditat,folklori dhe kulinaria pёr tё cilat qyteti i Përmetit i ka me bollëk.
Qëllimi është që gjithë pasuritë natyrore dhe humane të Përmetit të identifikohen,analizohen,
vlerësohen dhe paraqiten para drejtuesve dhe institucioneve vendore,rajonale,kombëtare dhe
ndërkombëtare si premisë për zhvillimin e këtij qyteti për sot dhe për të ardhmen,çka do të ҫojë
automatikisht në zhvillimin e gjithë këtij rrethi.Për realizimin e këtij studimi janë shfrytëzuar punimet
dhe botimet e deritanishme,janë kontaktuar dhe intervistuar specialist dhe përfaqësues të pushtetit
vendor e qëndror dhe individë të ndryshëm,janë siguruar të dhëna demografike dhe statistikore,
plane,harta,fotografi etj.Rezultatet e këtij studimi do ti shërbejnë jo vetëm komunitetit përmetar por
dhe më gjerë.Janë bërë analiza,krahasime,paraqitje grafike në formën e përfundimeve dhe
sugjerimeve.Ҫështjet në këtë studim janë trajtuar në planin metodik dhe praktik të cilat përbëjnë
hartimin `e politikave të një zhvillimi social-ekonmik dhe mjedisor të qytetit të Përmetit.
Fjalët kyҫe:Përmeti,pasuritë natyrore,potenciali njerëzor,trashëgimi historike-kulturore.

1. Hyrje

Qyteti i Përmetit është i vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë,buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit
të Dhëmbelit.Midis gjerësive gjeografike veriore 40 ⁰03’ dhe jugore 40 ⁰30’,si dhe 808 gjatësi
gjeografike lindore 20 ⁰05’ dhe perëndimore 20 ⁰36’.Është qëndër administrative e rrethit
Përmet,përbëhet nga 9 njësi administrative dy bashki dhe 7 komuna .

Përmeti ka pasuri natyrore të shumëllojëshme,ku spikasin klima e shëndetëshme,ujërat e bollshëm


dhe cilësorë,bimësi e larmishme në shpatet e malit si barishtore, pyjore,etj.
Potenciali njerëzor i Përmetit (14.300 banorë) është i mjaftueshëm për zhvillimin ekonomik

808 Përmeti është i vendosur buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit.

831
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kompleks dhe veprimtari social-kulturore të larmishme dhe me nivel arsimor e profesional të


kënaqëshëm.Në këtë trevë ka dëshmi të popullimit të hershëm qysh nga lashtësia përmendim këtu
shpellën e Bënjës,Katiut,Qytezën e Dedejanit,Limarit,Varrezat tumulare të Piskovës etj.Por vetë
qyteti i Përmetit daton qysh në shek.XV-të dhe emir i tij lidhet me shumë legjenda interesante.(Në
këtë luginë ishte i vendosur fisi ilir i Parauejve dhe emir i qytetit lidhet me emrin e mbretit
Premti).Në Antikitet ai quhej “Trifylia”.Përsa i përket trashëgimisë historike dhe kulturore ky qytet
është sinonim i një qyteti me tradita të shkëlqyera në fushën e kulturës dhe traditave.Njihet ndryshe
dhe si qyteti i luleve,mikpritjes,i këngëve popullore lirike dhe sazeve,i verës e rrakisë,i glikove tipike
dhe unikale.Shquhet për një kulturë shumë të gjerë,kulturë kjo që ka hedhur themelet kombëtare.Të
gjitha këto janë bërë objekt trajtimesh në këtë artikull,me synimin për t’i paraqitur si premise për
zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti për sot dhe në të ardhmen.

2.Pozitë e pershtatëshme për veprimtari jetësore,ekonomike dhe komunikacion

a. Pozita fiziko-gjeografike

Qyteti i Përmetit ndodhet në pjesën jugore të Republikës së Shqipërisë dhe bën pjesë në prefekturën
e Gjiirokastrës.Pozita fiziko-gjeografike e Përmetit është shumë interesante dhe me përfitime të
shumanëshme dhe pse bën pjesë në qytetet e vogla të Shqipërisë.Në këtë qytet takohen formacione
gjeologjike,forma të reljevit,ujëra të shumtë,toka cilësore,bimësh dhe kafshësh të ndryshme në
shpatet e malit të Dhëmbelit.Duke krijuar kështu një mjedis natyror shumë të përshtatshëm për
jetesën dhe veprimtari ekonomike të shumëllojëshme.

Pamje nga ana veriperëndimore Pamje nga ana jugore e qytetit të Përmetit

Përsa i përket reljevit,Përmeti shtrihet në Krahinën Malore Jugore,bën pjesë në zonën tektonike
Jonike me ndërtim të thjeshtë gjeologjik ku dallohen gëlqerorët që në përgjithësi formojnë
strukturat antiklinale(mali i Dhëmbelit) e cila ndërthuret me strukturën sinklinale siç është ajo e
Përmetit e cila është e përbërë kryesisht nga terigjenët.Dukuri interesante gjeologjike janë olistolitet
për të cilat Përmeti dallohet siç është Guri i qytetit(monument natyre dhe kulture).Ky qytet ndodhet
240 m mbi nivelin e detit.Përmeti ka klimë tipike mesdhetare pasi ndodhet në zonën mesdhetare
kodrinore.Kjo zonë për karakterin e saj të theksuar luginor me drejtim veri-perëndim e juglindje i
nënshtrohet ndikimit të detit Adriatik.Për këtë arsye klima e tij paraqitet e ngrohtë,e me sasi të
bollshme të rreshjeve me rreth 1400 mm rreshje në vit.Kjo gjë reflektohet dhe në rezervat e shumta
ujore,rrjedhjet sipërfaqësore dhe nëntokësore si dhe regjimi vjetor i tyre,llojet e tokave,bimësia dhe
fauna të cilat janë të larmishme .

832
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

b.Pozita administrative-territoriale

Përmeti si qëndër kazaje më të njëjtin809 emër sipas regjistrimeve të Perandorisë Osmane daton
qysh në shek.XV-të.Por mendohet810 se Përmeti ka qënë qytet dhe para pushtimit Osman dhe u
shpopullua e ngeli në gjendje fshati.Emri i këtij 811 qyteti lidhet me shumë legjenda,emir i tij lidhet me
heroin Premt,i cili nuk ju dorëzua armiqëve por u hodh nga “Guri i Qytetit”.Ka dhe një legjendë tjetër
duke qënë se Përmeti ka burime të shumta ujore ai ishte si një pikë ndalimi i udhëtarëve e karvaneve
që vinin nga pjesa veriore e vendit në drejtim të jugut dhe anasjedhtas,të cilët qëndronin aty dhe
prisnin etjen”PREM ETJEN”Është kjo fjalë që mendohet se mund ti ketë dhënë emrin .Në Antikitet
quhej “Trifylia”,banohej nga fisi ilir i Parauejve dhe kishte pazare,dyqane,magazine,hane.Në pjesën
perëndimore të tij mbi qytet është kalaja ilire e Bolëngës .Në shek.XVIII-XIX Guri i Qytetit
kontrollonte rrugën e karvaneve.Bën pjesë në Qarkun e Gjirokastrës dhe përbëhet nga 9 njësi
administrative dy bashki (Përmet,Këlcyrë) dhe shtatë komuna(Ҫarshovë,Petrën,Piskovë,Frashër,
Dëshnicë,Sukë dhe Ballaban).Qyteti i Përmetit Kufizohet nga këto fshatra:në veri me fshatin Kutal,në
veri-perëndim me Buhalin,në perëndim me Lipën,jug-perëndim me Leusën,jug-lindje me Qilarishtin
dhe veri-lindje me Bodarin.

Përmeti ka një sipërfaqe prej 250 ha,nga të cilat 99000 m2 janë sipërfaqe e gjelbëruar,duke e
klasifikuar kështu si një ndër qytetet më të veҫanta e piktores të Shqipërisë së Jugut.Ka rreth 14,300
banorë(në vitin 2013).Siҫ është thënë dhe më sipër Përmeti ndodhet në pjesën e Luginës së sipërme
të lumit të Vjosës dhe është qëndër e bashkisë me të njëjtin emër.Karakteristikë e këtij qyteti është
se kemi ndërthurje të qytetit të vjetër me rrugët e tij karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me
arkitekturë të veҫantë,në afërsi të së cilit ka ura karakteristike me harqe të ndërtuara në
shek.XVIII,me qytetin e ri të vendosur buzë lumit të Vjosës..Ndërtimet e reja janë bërë pas planit
rregullues të vitit 1962,duke shfrytëzuar sheshet e lira.Sip totale me banesa shtetërore është 87.300
m2.Me ndërtime ët reja është më e sistemuar zona e banimit buzë Vjosës ose brezi i I.Brezi i II është
pjesërisht me ndërtime individuale dhe shtetërore të ulëta një katëshe.Brezi i III është tërësisht me
ndërtesa ët ulëta një dhe dy katëshe.Kjo ka bërë që dhe dëndësia të jetë e ndryshme në qytet e cila
varjon nha 200 b/ha në 150 b/ha.Vihet re se zonat e banimit janë krejtësisht të pastra nga ndërtimet
e karakterit ekonomik me përjashtim të një zone depo-uji ne pjesën jug-perëndimore të qytetit dhe
fabrikës së alkoolit të cilat dhe këto parashikohen të largohen nga kjo zonë.Preocesi i legalizimit në
këtë Bashki ka filluar në vitinn 2006.

c.Pozita ekonomike dhe kulturore

Dhe pse kufijtë tokësorë të rrethit kalojnë në zona malore tepër të thyera,rrethi nuk ka pozitë
gjeografike të izoluar.Ai lidhet me rrethet dhe zonat e tjera të vendit nëpërmjet luginave të
shumta,grykave dhe shumë qafave.Dallohet lugina e Vjosës,nëpër të cilën ,qysh në antikitet ka
kaluar rruga ndërkombëtare që lidhte apolloninë me Larisën (Greqi).Krahas kësaj rruge
bashkëkohase me Egnatian kanë funksionuar dhe rrugë të tjera dytësore.Nëpërmjet këtyre rrugëve
përmetarët kanë shtegëtuar për jetë më të mirë dhe për dije,Nëpërmjet tyre kanë lëvizur
ushtri,njerëz,mallra,kapitale,por kanë ardhur dhe informacione,ide,filozofi dhe koncepte të reja
përparimtare që kanë ndikuar në zhvillimin e shpejtë social dhe ekonomnik..Si në shumë vende dhe

809 .Karakteristikë për këtë qytet është prezenca e olistoliteve(Guri i Qytetit)


810 Përmeti si qëndër kazaje me të njëjtin emër daton që në shek.XV.
811 S.Adhami.Përmeti dhe përmetarët në faqet e historisë nga lashtësia deri në 1939

833
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

në Përmet janë përzjerë kultura,doke,zakone dhe gjuhë të popujve të ndryshëm.Por pavarësisht


këtyre elementi ilir e më pas ai arbëror e shqipëtar ka ruajtur deri në ditët tona identitetik
kombëtar,gjuhën ,traditat dhe kulturën e vet.Përmeti sot përshkohet nga rruga kombëtare që e lidh
me812 Tepelenën,Gjirokastrën,Korҫën etj.Kjo rrugë nëpërmjet kalimit doganor të “Tre Urave” e cila
ndodhet 30 km larg Përmetit813 e lidh këtë qytet me shtetin fqinj Greqinë.Përmeti ndodhet 230 km
larg Tiranës dhe814 70 km larg nga Qarku dhe Prefektura së Gjirokastrës ku bën pjesë.Janë hedhur
ide për ndërtimin815 e akseve të tjera rrugore që do lidhin Përmetin me Skraparin dhe Beratin.Të
gjitha këto do ti japin Përmetit816 më tëpër frymëmarje,do ta kthejnë atë në nyjë tranziti midis vendit
tonë dhe Greqisë.Në Përmet ushtrojnë veprimtarinë e tyre shumë aktivitete private si kantina
vere,punishte të prodhimit të glikove të ndryshme,llokumeve special dhe unike,punishte të
prodhimit të ҫantave etj. Ky qytet ka pasuri të bollshme dhe cilësore ujore për veprimtari të
ndryshme ekonomike si për vaditje etj.Përmeti ka një pasuri të larmishme kulturore,për këtë ëarsye
në këtë qytet organizohen shumë festival dhe festa gjatë vitit si:”Festivali Ndërkombëtar
Multikulturor”,”Dita e Verërave”(në muajin Maj) si dhe “Gara Ndërkombëtare e Kanotazhit”që fillon
nga Greqia me përfundim në Përmet.Veҫ të tjerash muzika përmetare përbën një nga perlat e
muzikës shqipëtare dhe është një thesar i ҫmuar në traditën folkloristike të vemdit.Për këto dhe të
tjera po punohet që të përfshihet në inteneraret turistike rajonale,kombëtare dhe
ndërkombëtare.Të gjitha këto dhe të tjera do të sjellin zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm
ekonomik dhe social.

3.Përmeti-qytet i pasur me burime natyrore

a.Reljevi

Qyteti i Përmetit është fushoro-malor pasi ai është i vendosur përgjatë luginës së Vjosëz dhe rrëzë
malit të Dhëmbelit, shtrihet 240 m mbi nivelin e detit.Reljevi i tij ofron alternative për zhvillimin e
vendbanimeve dhe të infrastrukturës,mundësi formash të përdorimit të teritorit,mundësi për
zhvillimin e bimësisë dhe faunës së egër.Zonat e tij të banimit si dhe ajo ekonomike zhvillohen buzë
lumit në terene me pjerësi jo të madhe.Rrjeti rrugor është zbatuar sipas planit rregullues të territorit
të vitit 1962 dhe zë një sip.prej 4.4 ha.Reljevi malor ka kushtëzuar lënjen e pjesës dërmuese të
pyjeve,shkureve dhe kullotave.Sipërfaqet e sheshta toka bujqësore është përgjatë luginës së
Vjosës.Tokë kjo e cila u pas prishjes së sistemit kanë kaluar në pronësi të ish-pronarëve dhe pjesa
tjetër u është shpërndarë në formën e tokës bujqësore(vreshtari,pemtari dhe ullishte)sipas ligjit
7501 të datës 01.08.1991.

b.Klimë mesdhetare.

Klima përgjatë luginës është tipike mesdhetare,me ritjen në lartësi ajo mer tiparet e klimës
mesdhetare-kodrinore në shpatet e malit dhe mesdhetare malore në lartësitë e tij.Vetë qyteti i
Përmetit duke qënë se shtrihet në krahun e majtë të luginës së Vjosës ka klimë tipike
mesdhetare.Për shkak të rrymave detare që depërtojnë nëpërmjet kësaj lugine klima e Përmetit

812 Për këtë qytet egzistojnë legjenda të shumta.


813 Bën pjesë në qarkun e Gjirikastrës,ka 9 njësi administrative 2 bashki dhe 7 komuna.
814 Qyteti ka pozitë gjeografike shumë të përshtatëshme për tu lidhur me zonat e tjera të vendit dhe me

Greqinë.
815 Në këtë qytet operojnë shumë firma private vendase dhe të huaja.
816 Ndërthurje të qytetit të vjetër me atë të riun të vendosur buzë lumit të Vjosës.

834
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

paraqitet e ngrohtë,zona dallon për sasi të mëdha të rreshjeve.Temperatura mesatare vjetore arrin
14.8 ⁰c.Zgjatja e periudhës me temperaturë mesatare ditore≥ 10 ⁰C është 220-240 ditë,kjo periudhë
fillon në muajt mars-prill dhe vazhdon deri në tetor-nëntor.Temperaturat dhe djellëzimi mundësojnë
zhvillimin intensive të veprimtarisë jetësore dhe ekonomike të qytetit.Karakteristikë për këtë qytet
është se erërat e grohta detare vijnë nëpërmjet luginës së Vjosës,erë kjo që ka ndikimin më të
madh.Fryn dhe era jugore “Shiroku”e cila cilësohet si era që sjell shiun.Masat ajërore të ftohta
lindore për shkak të reljevit nuk janë shumë të pranishme.Përmeti dallohet për një intesitet të madh
reshjesh në të bien rreth 1400 mm rreshje në vit sasi këto që bien më shumë në muajt e ftohtë të
vitit(nëntor-dhjetor).Kjo sasi e madhe rreshjesh ka sjellë jo pak problem,erosion(Përoi i Bardhë)817 i
cili gjatë 50 viteve të fundit ka rezikuar përmbytjen e qytetit dy herë.Bie dhe borë por jo gjithmonë 818
formon shtresë,në lartësitë mbi 800-1000 m shtresa e saj zgjat mbi 20-30 ditë në vit.

c.Pasuritë819 ujore të bollëshme dhe cilësore.

Përmeti është një qytet që ka burime hidrike.Lumi që e përshkon këtë qytet në të gjithë gjatësinë e
tij dhe që është dhe lumi më i madh i Shqipërisë së jugut Vjosa.

Një lume ky ku veҫ të tjerash ka një përqindje mineralizimi pasi në të derdhet lumi i Lengaricës i cili
dallohet për mineralizimin e tij,kjo për arsye se në këtë të fundit kemi praninë e burimeve termale të
Bënjës.Ujërat e këtij lumi janë shumë të përshtatëshme për të gjitha aktivitetet humane.Gjithashtu
në ujërat e tij ushtrohet dhe sporti i peshkimit nga vetë qytetarët.Pjesë e pasurisë ujore janë dhe
burimet të cilat përdoren për konsumim nga konsumatorët janë:Burimet me vetrrjedhje si ajo e
Gurrës së Madhe,si dhe ato që sigurohen nga puset si ai i Gurit të Atos,Përroi i Leusës.Përroi kryesor
është Përroi i Bardhe në shtratin e së cilit ka një vatër erosive.Ky përrua për shkak të rreshjeve
intensive,pjerrësisë së tij e ka përmbytur dy herë qytetin.Uji i këtij përroi përdoret dhe për
vaditje.Për shkak të rezikut që i kanoset qytetit me VKM më 1965 është miratuar ideja për mbrojtjen
e qytetit nga përmbytja.

d.Toka,flora dhe fauna e pasur.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të Përmetit është shumë e përshtatëshme për kultivimin e


drufrutorëve,hardhisë,foragjeres etj.Por kjo sipërfaqe toke është e kufizuar,tokën e ish-ndërmarjes
bujqësore e kanë mare ish-pronarët e pjesa e mbetur u është ndarë banorëve të tjerë.Për shkak të
pozitës së saj gjeografike,klimës,reljevit kanë bërë të mundur pasjen e një flore dhe faune shumë të
pasur.Bimësia e pasur në shpatet e malit është e shprehur në katëzim vertical shumë i qartë.Brezi i
ulët është ai i shkureve mesdhetare të tipit të makjeve(mare,shqope,ilqe,mëret,etj) e cila shtrihet
deri në lartësinë 600 m.Në këtë brez kemi pisha të kultivuara nga njeriu.Ky kat ka rrezerva të pakta
drusore,por disa specie kanë rëndësi industrial(p.sh shqopa).Brezi i mesëm deri në 1000 m
përfaqësohet nga ai i dushkut,kurse brezi i isipërm mbi 1000 m përbëhet nga ahishtet,halorët dhe
nga kullotat alpine.Por sin ë gjithë vendin pas viteve 1990 shfrytëzimi i pyjeve ka qënë intensive dhe i
pa kontrolluar.Në faqet e këtij mali kemi të pranishme një numur të madh bimësh
aromatike,mjaltëse dhe medicinal si:sherebela,trumëza,lule-bliri,caji i malit.Në këtë mal falë
kushteve të mjedisit të cilat janë të larmishme dhe të përshtatëshme ka një faunë shumë të

817 Përmeti ka një reljev dhe një klimë shumë të përshtatëshme për jetesën e banorëve
818 Instituti i Hidrometeroologjisë,Atlasi klimatik i Shqipërisë,ASHSH,Tiranë 1988.
819 Ujërat që rrjedhin në këtë qytet i përkasin pellgut ujëmbledhës të lumit të Vjosës.

835
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pasur.Në të riten shumë kafshë dhe shpendë të egra si:ujku,dhelpra,cakalli,derri i egër etj;nga
shpendët ritet thëllëza,mëllenja,shapka etj.Në ujërat e Vjosës riten peshq si
:qefull,troft,mustaks,kocë,ngjala etj.

4.Trashëgimia natyrore- kulturore dhe historike –premis për zhvillimin e turizmit.

Janë të rralla qytetet në të cilat kombinohet në mënyrë harmonike trashëgimia e pasur dhe e
larmishme natyrore me koloritin e rallë të trashëgimisë material shpirtërore të popullsisë së tyre.

a.Trashëgimia natyrore

Përmeti dhe pse një qytet i vogël i ofron turizmit natyrën e tij të larmishme,klimën e shëndetëshme
dhe ajjërin e pastër malor,ujërat e shumta të pastra e të ftohta,botën e gjallë e të larmishme etj.Ky
qytet ka kushte820 optimal natyrore për të aplikuar një turizëm të suksesëshëm e të qëndrueshëm.Në
fondin e trashëgimisë natyrore të qytetit të Përmetit spikasin disa monumente,njëri prej tyre “Guri i
Qytetit “është kthyer në identifikues për banorët e tyre.Disa nga këto monumente po i rendisim:

1.Guri i Qytetit.

Guri i Qytetit në hyrje të Përmetit në të djathtë të saj ndodhet një masiv shkëmbor(olistolit) që në
popull ruhet në kujtesë”Guri i Qytetit”.Ky shkëmb prej guri gëlqeror me siguri është shkëputur nga
faqja lindore e malit të Dhëmbelit dhe ka zënë vend në fund të qytetit në veriperëndim të tij në
bregun e majtë të Vjosës 250m mbi nivelin e detit.Ky shkëmb i thepisur thuajse i rrumbullakët në
trajtë cilindrike të paregullt ka një majë gati të rrafshët me pjerësi pak nga lindja,nga juglindja është
më i thepisur ndërsa nga veriperëndimi duket më i ulët.Ka një gjatësi 12-15m,gjerësi 10-15m,lartësi
20-25m dhe një sipërfaqe rreth 650m.Ky monument ka vlera të dyfishta që janë natyrore dhe
kulturore sepse gjurmët dhe gërmadhat në pjesën e sipërme flasin për një fortesë të vogël e rrethuar
me gure të thjeshtë dhe me llaҫ gëlqereje.Në të cilën dallohen gërmadhat e dy të ndarave me
përmasa 5x2,5m dhe tjetra 6x3,2m dhe pas tyre një e ndarë tjetër me përmasa 3x3m e cila
mendohet se ka shërbyer si kullë vrojtimi.Gojdhënat e quajnë këtë kështjellë si banimin e Premtit
prej të cilit mori dhe emrin qyteti.Një nga gojdhënat që ka qarkulluar deri vonë flet qartë për nderin
dhe vetmohimin e gruas Shqipëtare.Në fund të shek.XIV,ku pas rrënjes së Janinës në duart e
osmanëve dhe qyteti i Përmetit u përfshi nga vala armike.Në atë kohë këtu ishte kryezot Gjergji
pasardhës i themeluesit të qytetit Premti.Ai ishte i shkuar në moshë dhe kishte një vajzë Distrën e
cila kishte një fëmijë të vogël në djep.

Kur nga fillimi i shek.XV rreziku i kanosej qytetit trimat ju betuan Gjergjit se do të mbronin qytetin
dhe bashkë me të u tërhoqën në kala,ndërsa mbi gurin e qytetit mbeti Distra me foshnjën e saj.

820 Trashëgimi natyrore shumë të pasur dhe të larmishëme

836
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Guri i Qytetit(monument natyre dhe kulture)

Ndërsa paria mblidhej në kuvend për ti bërë ballë armikut në mur të kështjellës ju ishin shfaqur
korniza “shënjtorësh”dhe disa shpata të vjetra.Atëherë kryezoti vendosi të shkojë me njerëzit e tij në
faltoren e Shën Marisë së Kosinës që tju falej për shpëtimin e vendit,duke lënë Distrën me djalin e
vogël dhe disa roje.Nuk kaloi shumë dhe hordhitë osmane u dukën në Përmet,pasi vranë rojet u
drejtuan për në fortesë duke kërkuar ҫelësat e saj dhe dorëzimin e vajzëz Distrës.Kjo megjithëse e
vetme nuk u tremb doli në majë të shkëmbit dhe thiri:”Gruaja Shqipëtare nuk dorëzohet në këtë
mënyrë”.Pastaj me djepin nën sqetull e leshërat(flokët)lëshuar u hodh tatëpjetë nga maja e
shkëmbit dhe bie poshtë e vdekur për të mos u dorëzuar e gjallë.(Dhe sot tregojnë disa shenja në
shkëmb që thonë se janë dora e foshnjës,vijat e djepit dhe gjaku i gruas).Kryezoti që ndjeu rezikun
që i kanosej vajzës dhe qytetit u kthye fshehtazi dhe natën hipi në Gurin e Qytetit u fal dhe piu
helmin,duke i dhënë dhe ai fund jetës së tij.

2.Guri i Atos.Guri i Atos ky olistolit një madhësi prej 10-15m të gjatë,8- ndoshet në mes të lumit
Vjosë afër fshatit Kutal 213m mbi nivelin e detit.Masivi shkëmbor ka 10m gjerësi dhe 15-20m të
lartësi.Për tu vizituar ndiqet aksi rrugor Përmet-Kutal.

3.Qeparizat e Kishës së Shën Kollit.Qipariza këta të vendosur përeth kishën me një moshë mbi 100-
vjeҫare,me kurorë në formë koni mni 20-25 m të lartë.Të dalueshëm dhe nga hyrja kryesore e
qytetit.

b.Trashëgimia kulturore dhe historike.

Përmeti 821 ka ardhur në ditët tona përmes një historie të lashtë e të gjatë,të ngjeshur me
ngjarje,luftra për kulturë e dinjitet.Qyteti është i pasur me objekte historike dhe kulturore:rrënoja
kalash,kisha,shtëpi karakteristike etj.

Në fondin e trashëgimisë historike dhe kulturore të Përmetit spikasin disa objekte,ngjarje dhe
personazhe,që e rendisin atë ndër qytetet e pasura e interesante.Ky qytet është dalluar qysh herët
për personalitete politike,kulturore etj.Përmeti i ofron vizitorit historinë e tij. 822

821 Qytet i pasur me trashëgimi kulturore dhe historike.


822 Qytet i mbushur me ngjarje dhe ndodhi të ndryshme.

837
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.Objekte, ngjarje dhe personazhe historike.

a.1 Kalaja e Bolëngës.

Kalaja e Bolëngës.Nga pikpamja etnografike bën pjesë në krahunën e Rrëzës konkretisht mbi Përmet,
330 m mbi nivelin e detit,me një sipërfaqe 0.35 ha.dhe gjatësi 130 m.Ndërtimi i saj mendohet se ka
qënë në shek.XI.Për këtë kala ka disa legjenda;njëra legjendë thotë se në truallin e kalasë ishte
vendosur në kohë të hershme i gjithë qyteti por u braktis për shkak të gjarpërinjëve të
zinj(pushtuesve turq),legjenda tjetër e cila vërtetohet dhe nga kultura materiale e gjetur nga
arkeologët është ajo që thotë se muret e kalasë kanë qënë të lidhura përmes një ujësjellësi ajëror
me muret e Gurit të Qytetit.dëshmi për këtë janë;dy sterat që gjenden brenda tij,si dhe këmzat e
kolonave të ujësjellësit ajëror,që kanë qënë sapo del nga kalaja deri në fund të viteve 20 të
shek.XX.Ruhen fragmente të mureve të saj të cilat fillojnë nga Bregu i Kuq dhe duke ndjekur buzën
arrin përmbi shpellën e Petritit.më andej kthehet dhe mer tatëpjetën mbi përroin e Izetit,me ca
vende katërkëndorë të cilat mendohen se kanë qënë themelet e kullave të cilat shërbenin për të
kontroluar dhe mbikqyrur luginën e Vjosës dhe të brigjeve të saj.Sipas udhëtarit turk Evlia Ҫelebi,kjo
kal aka qënë një bastion bizantin.Pas pushtimit të saj nga Ali Pash Tepelena në vitin 1805 në rrënojat
e kalasë së mëparëshme rindërtoi një fortesë madhështore e saraje për djalin e tij të madh.Për
ndërtimin e saj janë marë muratorët më të mirë të të gjithë trevës së Përmetit ku spikasnin
Koblarasit si dhe muratorë të ardhur kryesisht nga Janina.Rindërtim të kësaj kalaje për shkak të
pozicionit të saj ka pasur dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

a.2 Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Përmeti u bë qëndër e rëndësishme e veprimtarive


kulturore atdhetare a.3 Më 1878 u ngrit komiteti për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqipëtare nga
rreziku i aneksimit nga Greqia.

a.4 Në Përmet zhvilluan veprimtarinë e tyre atdhetare një varg figurash të shquara si Vëllezërit
Frashëri.
a.5.Në vitin 1909 u formua organizata legale e lëvizjes kombëtare “Bashkimi”
a.6 Përmeti ishte një nga qëndrat e njohura të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924.
a.7 Në Përmet zhvilloi punimet Kongresi I Parë ANҪ.

a.8 Në vitet 1943-1944 qyteti u dogj katër herë nga pushtuesit gjermanë.
a.9.Qyteti u clirua më 13.09.1943.

2.Objektet kulurore, arkitektonike, kulinaria dhe trashëgimia shpirtërore.

Përmeti ka pasuri kulturore të spikatura,që shprehen në objektet fetare,publike dhe private,traditat


dhe zakonet823,ceremonitë dhe ritet si dhe në folklorin e krijuar.Përmetarët janë dhe etiketohen dhe
si populli i urtësisë dhe i mencurisë,fisnikë dhe të besës,guximtarë dhe liridashës,mikpritës dhe
bujare(cilësi kjo e thënë dhe nga të huajt qysh kohë më parë),punëtorë dhe vizjonarë.

a.Ndër objektet e kultit dallohen kishat si ajo e Shën e Premtes 2, 22 m e gjatë,16 m e gjerë dhe 8
m e lartë.Naosi është i tipit bazilik përbëhet nga tre nefe me përmasa 12.90 x 10.70 m dhe me sistem
kupole të cilat lidhen me naosin,narteksin dhe altarin sipas arkitekturës greko-ortodokse.Naosi vec
dritareve ndriҫohet dhe nga një baxha e cila ndodhet në një nga kupolate nefit qëndror.Kjo kishë

823 Qyteti i mikpritjes,bujarisë,urtësisë dhe nikoqirllëkut.

838
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

është e ndërtuar me gurë shtufi të lidhura me llaҫ gëlqereje dhe me vendosje të ҫregullt,me gjerësi
80-100cm,mbulohet me ҫati dyjuse me rasa guri.Apsida dhe pjesa e poshtëme e murit lindor janë
ndërtuar me gurë të skalitur të zbukuruar me nike të larta e të kurrorëzuara me harqe.Përpara hyrjes
së kishës,një ҫift kolonash dhe një ҫift pilastrash të murit verior lidhen me harqe në dy
drejtime.Përveҫ vlerave arkitektonike është e pasur dhe me punime të gdhendura në dru. Pikturat
murale me skena nga Shkrimet e Shenjta janë realizuar nga Tërpo Zografi i biri i Kostandin
Zografit,piktor afreskesh dhe ikonash nga Mokra e Korҫës.Piktura është e punuar me teknikë të
përbërë në të njomë dhe në të thatë,ku janë përdorur ngjyrat “tempera”(e
verdhë,kuqe,blu,zezë)Këto piktura janë ndër të vetmet në kishat e Shqipërisë,karakteristikë e stilit
janë motivet bimore që zbukurojnë kostumet e shenjëtorëve.Ikonostasi dhe gdhendja në dru janë
punuar artistikisht nën drejtimin e Dhimitrit,mjeshtrit me prejardhje shqipëtare nga
Konica.Mbishkrimi i gdhendur mbi një pllakë guri,bën fjalëse se kjo kishë është ndërtuar më 1776
nga kryemjeshtëri Ilia Kristo.Kjo kishë ka pasur dhe vlera historike pasi në të ka pasur objekte te
ndryshme argjendi dhe metale të tjera të cilat kanë qënë punuar nga zejtarët përmetar.Më 1920 në
këtë kishë ka kënduar për herë të parë F.Noli Ungjillin në gjuhën Shqipe.Kjo kishë është e rrethuar
nga qipariza shumë të lartë.Trrualli isaj është i rrethuar nga mure të ulta,të cilët nga ana veriore dhe
lindore kanë karakter taracor për mbajtjen e dheut,porta e jashtëme e këtij monumenti është me
hark e cila ndodhet nga ana perëndimore e tij.Kjo kishë është e ndërtuar nën nivelin e tokës.tes
gjendet buzë Përroit të Bardhë nga ana jugore e qytetit të Përmeti,me një sipërfaqe 269.5 m. Kisha e
Shën Kollit është e stilit bazilik dhe sipas Kodikut të Metropolisë së Korҫës është ndërtuar më
1757.Nga ana perëndimore e kësaj faltoreje ndodhen tre konakë për pritjen e besimtarëve.Kjo kishë
rrethohet nga një oborr ku lartësohen shtatë qiparisa dhe ku ndodhet dhe kambanorja.Veҫ këtyre të
tjera objekte kulturore janë:Muzeu,kinemaja,bibloteka,teatri i kukullave,pallati i sportit,fusha e
futbollit dhe kalҫetot.

b.Nga objektet arsimore në kët qytet veҫojmë:Shkollën e mesme “Sami Frashëri “,dy shkolla 9-
vjecare”Nonda Bulka “(që është dhe shkolla e parë që është hapur në qytetin e Përmetit)dhe shkolla
“Meleq Gostnishti”si dhe dy kopështë e një ҫerdhe.

c.Institucionet publike qëndrore dhe vendore janë disa si:Drejtoria Pyjore,Zyra e qëndrës
Arsimore’Komisarjati i Policisë,Drejtoria e Ujësjellësit,Bujqësisë dhe Ushqimit,Shërbimit
Publik,KESH,Alba Post,Albtelekom,Zyra e Punës dhe përkrahjeve sociale,e Sigurimeve
Shoqërore,Bashkia e Përmetity,Qëndra e Artit dhe e Trashëgimisë Kulturore etj.Në këtë qytet
operojnë dhe shumë OJF si:Shoqata Përmeti,Forumi për Zhvillimi e Qytetit,Shoqata Elena
Gjika,Veterinerëve,Shoqëria“Drita”,Shoqëria e Vreshtarëve dhe e përpunuesve të rrushit,Shoqëria
Arumune,Lidhja e Shkrimtarëve, 824 Përpunuesit e bulmetit,,Shoqëria e personave me aftësi të
kufizuar,Shoqëria825 e Bizensmenëve etj.Ka dhe organizata të huaja si:Fondi Norvegjez,CESVI,Banka
Botërore,F,SH,ZH.Ndër banesat private ët cilat kanë fituar dhe statusin si monument Kulture janë:
Banesaz e Bardhyl Londos,e Ylli Imamit,Salla e Kongresit të Përmetit.

c.Veshja.Të veshurit bukur dhe me hijeshi i ka shoqëruar përmetarët shumë herët. Përmetarët
visheshin shumë bukur dhe me hijeshi sidomos në ditët e pazarit pasi kjo ditë vështrohej dhe si ditë
feste.Treva e Përmetit ka pasur një shumllojshmëri veshjesh të bëra prej leshi dhe shajaku si dhe me

824 I mbushur me objekte të ndryshme fetare,dallohet për tolerancë fetare.


825 Funksionojnë shumë institucione qëndrore dhe vendore si dhe OJQ të ndryshme.

839
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pëlhura,stofe të importuara nga Venediku si dhe pëlhura prej mëndafshi të qëndisura me


ar,kadife,prej pambuku etj.Veshjet kishin dallime sipas besimit fetar si dhe sipas etnisë. Ndryshime
në veshje kishte dhe sipas krahinave por madje dhe me tej brenda një fshati madje ka raste dhe
brenda një grupi shoqëror brenda një fshati.Treva e Përmetit duke qënë në afërsi me
Korҫën,Tepelenën dhe Skraparin ka huazuar nga to dhe tipare të veshjes.Sipas etnografes së njohur
Andromaqi Gjergji veshjet e burave gjatë shek.XIX ishin dy:ajo me fustanellë të bardhë,jelek e
mëngore cohe e cila qëndisej me gajtan mëndafshi ose ari.Gjerësia e fustanellës dhe zbukurimet e
thjeshta ose të rrënduara të jelekëve e mëngoreve bëheshin sipas gjëndjes ekonomike të atyre që e
mbanin.Veshje kjo e cila mbahej nga të dyja besimet. Veshja e dytë përbëhej nga një këmishë e
bardhë,dollomaja e gjatë me pëqinj të kryqëzuar mbi njëri-tjetrin dhe në mes ngjishnin një brez
mëndafshi,ҫorape të bardha e këpucë me qafë.Mbi dolloma vishnin një xhybe cohe të zezë me gëzof
përbrenda i cili dilte tek qafa e përparëme në të dy anët.Në kokë mbanin një feste të kuqe ndërsa
më vonë qylaf të zi.Por zakonisht këtë të fundit e mbanin qytetarët e krishterë të cilët i lanë dhe më
shpejt fustanellat se myslymanët.Qysh në shek. XIX për shkak se migruan jashtë vendit shumë më
herët që nga mesi i këtij shekulli filluan të vishnin kostume europiane të kohës;këmishë të
bardhë,pantallona të zakonëshme,jelek dhe xhaketë stofi.Dhe në kokë vinin kapele republike.Veshja
e grave të krishtera gjatë shek.XIX pëlhura të gjata sipas një bedene prej shajaku ose cohe të
kuqe.Tri elementët e saj ishin pëlhura,cibuni,bedeni i cili zbukurohej me qëndisje të shuma e të
holla,punuar me gajtan mëndafshi ose ari.Në kokë lidhnin prosopin një rrip i gjatë pëlhure pambuku
të rrudhur i cili mbulonte dhe veshët,me ҫorape të bardha prej leshi të cilat zbukuroheshin në majë
dhe në thëmbër më lule ngjyrash të ndryshëme.Këpucët i mbanin prej lëkure me pak fron dhe
shumë herë me pak qafë.Më nvonë gjatë shek.XX ҫibunet e bedenët në veshjet qytetare u
zëvendësuan me fustane të gjata prej mëndafshi ose stofi të importuar mbi të cilat vishnin xhybe të
zeza si të burrave.Shamija e kokës prosopi u zëvendësua me shaminë e zezë të qëndisur anëve ose
vetëm në skaje.Më vonë gratë e krishtera filluan të visheshin “a la franga”(allafrënga) me
fustane.Gratë e parisë për të treguar shkallën shoqërore mbanin manto të hedhur mbi supe të bëra
me lëkurë kunadheje.Gratë myslymane ndryshe nga ato të krishterat mbanin citjane dhe mbi to
fustane të gjatë sipër të cilave vishnin dhe këto xhybet po në ndryshim nga ato të krishtereve këto
xhybe ishin me kinda,prej cope të zezë të qëndisura rrëndë me fije ari. Kostumi popullor tipik për
përmetarët ka qënë kostumi me fustanellë i cili krahas të përbashkëta me zonat e tjera duke
emigruar shumë më herët përmbajnë dhe disa elemente shtesë.Elementë të cilët janë sipas mënyrës
së qepjes,dekorimit,qëndisjes,kapeleve të ndryshëme etj.

d.Traditat në përgatitjen e ushqimeve. -Gastronomia Përmetare është një pasuri e ҫmuar e këtij, që
me fjalë të thjeshta,bukur dhe shumë qartë e ka thënë Noli vite më parë në vargjet e tij “Do të hash
e të bësh qef,Sofrën shtruar si për mbret, Pastërtor dhe për hysmet,të tillë gjen veҫ në Përmet “
Guzhina përmetare është e shumëllojëshme,e shijëshme dhe e bukur për syrin pasi amvisat
përmetare shquhen për gatime të tilla tradicionale por që nuk mungojnë dhe ato të huazuarat nga
shtetet fqinje.826Karakteristikë tjetër e këtij qyteti që i ka dhënë një epitet të ri qytetit si:”qyteti i
glikove”është përgatitja e glikove të famshme të prodhuara tradicionalisht në mënyrë artizanale për
qerasje dhe për të treguar një mikpritje të përzemërt.Ka një shumëllojshmëri glikosh ndër të cilat
mund të përmendim si:glikoja e arrës,kumbullës,shalqiut,portokallit,patëllxhanit, kajsisë etj.Veҫori
tjetër është përgatitja e llokumeve të bajamta esencën e së cilave qysh herët e ka përgatitur krahina

826 Të veshur bukur dhe me shije qysh në kohët më të herëshme.

840
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

e shqerisë. Amvisat përmetare dinë të gatuajnë shumë mirë pekmezin,rehaninë,prevedeja e


thanës(përdoret dhe si kurativ për dhimbjet e barkut),prevedeja e manit(dhe ky ka veti kuruse për
dhimbjet e grykës) dhe disa lloje shurupesh.Një vend të vecantë në këtë qytet zë dhe prodhimi i
pijeve alkolike raki (rrushi,thane,mani,kucumare),verë të cilat janë të njohura brenda dhe jashtë
vendit.Si lëndë e parë e tyre përdoret rrushi i krahinave përreth.Cilësia e tyure shumë e mirë
favorizohet nga klima e mirë e vendit dhe nga varietetet e shumta të rrushit
si:merlot,debinë,muskat,rrushi Sinabel(kryqëzi) dhe pulezi etj.Ky i fundit ndryshe nga varietetet e
tjerë nuk kultivohet në vreshta por rritet në formë pjergullash dhe ereke duke u kacavjerë nëpër
pemë të ndryshme(lisë,dushk etj),e vecantë tjetër është se ky lloj kultivohet deri në 700 m mbi
nivelin e detit.Vera dhe rrakija e Përmetit janë pije alkolike me emër në panaire kombëtare dhe
ndërkombëtare,madje për dhkak të cilësisë së mirë ,famës që kanë mare cdo vit në qytetin e
Përmetit organizohet Festa e Verave dhe Produkteve agroushqimore të Përmetit.Një traditë e pasur
në qytetin e Përmetit është dhe krijimtaria folklorike.Të shkruash për këngët e bukura përmetare
duhet një shkrim më vete.Ato janë thesare që vinë deri sot nga shekujt disi ndryshe nga krahinat e
tjera të shqipërisë.Në këto këngë gjen atmosferë gëzimi,i këndohet natyrës,dashurisë, mërgimit por
dhe krabës së bariut,syskave e bejkave,gjahtarëve,maleve,trëndafilave,vajzave e
djemëve,bilbilit,Thëllëzës,ujit të burimit,trimërisë etj.Ato rokin ҫdo ndjenjë njerëzore dhe e shprehin
me forcën e tingullit plot melodioz që ta mbush shpirtin kur i dëgjon.Nëpër udhën e gjatë të
shekujve ato u trashëguan për më shumë se dy shekuj ashtu siҫ i kishin kënduar të parët
tanë.Përmetit organizohet Festa e Verave dhe Produkteve agroushqimore të Përmetit. Zhvillim të
madh kanë pasur dhe sazet Ndër sazet e para të kësaj treve përmendim sazet e Usta Medi
Përmetit,të Vangjel Leskovikut(rreth 1930-1940) dhe sazet e Gaqo Lenës.Usta Mediu krijoi tipin e ri
të kabasë së shtruar e të hequr rrëndë,që njihet si “Kabaja tradicionale Përmetare. Sazet kryesore të
Përmetit janë sazet e Usta Laver Bariut,sazet e të cilit për gati gjysëm shekulli dominojnë skenën e
sazeve në Shqipëri.E folmja e qytetit Përmetit pavarësisht fjalëve të ardhura ose të huazuara nga
jashtë është një e folur brenda normave letërare.

5.Potenciale njerëzore të mjaftueshme për zhvillim.

Banorët e Përmetit janë pasardhës të fisit ilir të Parauejve,dëshmi për këtë vazhdimësi janë kalaja e
Bolëngës,rrënojat e kalasë mbi gurin e qytetit.Pavarësisht flukseve të popujve të ndryshëm,ndikimit
që kanë pasur përsëri përmetarët kanë ruajtur identitetin kombëtar,gjuhën ,traditat dhe kulturën e
vet.Përmeti si qëndër kazaje me të njëjtin emër daton që në shek.XV-të,në këtë periudhë ai del si
vendbanim me 46 shtëpi.Në fillim të shek.XVI-të sipas kronikanit turk Elvia Ҫelebi ai kishte një
kështjellë me gjatësi 200 hapa827,ku poshtë saj ishte vendosur lagjia “varosh”me 150 shtëpi të
ndërtuara krejtësish me tulla dhe disa të mbuluara me kallamishte..Në këtë periudhë kanë egzistuar
dhe objektet e kultit si kisha,xhami,medrese,mekame,teqe dhe një han me 6 dyqane të vjetër.Të
dhënat e para për numrin e popullsisë së Përmetit i gjejmë në enciklopedinë e Sami Frashërit
“KamusUL HALAMI” e vitit 1889 ku del se numri i tyre ka qënë 3500 b.Në vitin 1926 numri i tyre ka
ardhur duke u zvogëluar në 2788 b.Në vitin 1938 kemi një ritje shumë të vogël rreth 2800 b.Rrëth 30
vjet më von më 1969 numri ishte 4300 b.Në vitin 1979 kishte 5300 b dhe në 1989 kishte 7400 b.Pas
viti 1990 me prishjen e sistemit rreth 1/5 e popullsisë qytetare është larguar drejt ultësirës
Perëndimorë në Shqipëri por dhe në shtetet e tjera sidomos në Greqi dhe Itali. Sipas të dhënave
zyrtare bashkia e Përmetit ka 14.300 banorë(dhjetor 2013)

827 ASHSH,Historia e popullit shqipëtar,Vwllimi I ,TOENA,Tiranë 2007

841
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Banoret e Permetit

Vitet Nr:Popullsise Banoret e Permetit


1990 7572 Nr:Popullsise
1995 10508
16000
2000 11278
14000
2005 11206
12000
2010 10921
2013 14300 10000
8000
Nr:Popullsise
6000
4000
2000
0
1 2 3 4 5 6

Popullsia eqytetit të Përmetit është rritur ngadalë gjatë njëzet viteve të fundit.Rritja më e madhe e
popullsisë vërehet në vitin 2013,kjo tregon se Përmeti vlerësohet relativisht i përshtatshëm për
jetesë dhe veprimtari ekonomike.Në aspektin numerik,kapitali njerëzor i Përmetit është
imjaftueshëm për shfrytëzimin e resurseve,zhvillimin e ekonomisë shumëdegëshe dhe të
veprimtarisë social-kulturore.Preferenca për këtë qytet lidhet dhe me faktin e zhvillimit të
infrastrukturës rrugore e shërbimeve të tjera.Edhe në aspektin strukturor popullsia e qytetit të
Përmetit paraqitet interesante.Grupmosha deri në 18 vjeҫ përbën 24.1%,ajo 19-65 vjeҫ përbën 55.9
% ndërsa ajo mbi 65 vjeҫ përbën 20% të popullsisë.Ndryshimet e mëdha social-ekonomike,ritja e
mirëqënies,shtimi i institucioneve shëndetësore,ngritja e nivelit kulturor dhe shumë faktorë të tjerë
kanë ndikuar drejtpërdretjt në ritjen e moshës mesatare të popullsisë.Pavarësisht emigracionit të një
pjese të rëndësishme të popullsisë(17-35 vjeҫ)kontigjenti i fuqisë punëtore është i mjaftueshëm për
të përballur frontet e punës në sektorin e shërbimeve,të ndërtimit si dhe në veprimtaritë artizanale
dhe industrial.Një pjesë e mirë e tyre ka formim professional dhe kualifikim të mirë.Dhe në këtë
qytet vihet re ritja e peshës së popullsisë në moshën e pensionit e cila shpjegohet me rritjen e
moshës së përfitimit të pensionit dhe të jetëgjatësisë dhe me pakësimin e peshës së grupmoshave të
tjera.Popullsia përmetare qysh shumë herët ka qënë e interesuar për dije ndaj ata kanë emigruar në
shumë vende të botës,për kët arsye dhe sot ky qytet ka nivel të mirë shkollimi.Rreth 65% e 828
popullsisë së përmetit është me arsim të mesëm,25% me arsim të lartë dhe vetëm 10% me arsim 8-
vjecar.Të dhëna këto që tregojnë se ka një nivel të mirë shkollimi 829.Në këtë qytet ka një shkollë të
mesme,dy shkolla 9-vjecare dhe dy kopshte,gjithashtu për rreth 3 vjet këtu ka qënë dhe një filjal 830 i
Universitetit Kristal por që fatkeqësisht nuk funksionon më.Falë klimës së mirë,ushqimit të
larmishëm dhe cilësor,pasurisë ujore veҫ831 të tjerave mundëson nivel të mirë të higjenës,shërbimit
shëndetësor etj,popullsia832 e përmetit është e shëndetëshme dhe vitale.Shërbimi shëndetësor jepet
në spitalin kryesor të qytetit i cili ka një kapacitet prej 109 shtretërish,4 ambulanca,15 mjekë dhe 76
infermjerë.Vec këtij spitali funksionojnë dhe laboratore,qëndra shëndetësore dhe klinika private.
Banorëve u ofrohet shërbim stomatologjik dhe farmaceutik.Nevojat e tjera plotësohen në Spitalin
Rajonal të Gjirokastrës dhe në QSUT-së në Tiranë.

828 Qytet i përshtatshëm për jetesën e banoreve dhe aktivitetin e tyre ekonomik.
829 .Popullsi e arsimuar dhe me kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
830 .Popullsia në moshë pune
831 Përgjithësish mbi moshën e punës.
832 Drejtoria Arsimore ,Përmet 2014.

842
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përfundime dhe sugjerime.

Argumentet e paraqitura në këtë artikull ҫojnë natyrshëm në përfundimin se Përmeti burimet


natyrore-kulturore dhe humane janë një potencial i madh zhvillimi kompleks, ekonomik dhe social.
Mundësitë për zhvillim bazohen në:

-Kalimi në të i rrugës kombëtare Tepelene-Leskovik,me anë ët së cilës lidhet dhe me Gjirokastrën


është dhe qarku ku ajo bën pjesë.

-Afërsia me shtetin fqinj Greqinë nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

-Klimë shumë të shëndetëshme dhe pasuri ujore të mjaftueshme për konsum dhe ujitje.
-Një florë dhe faunë të pasur në shpatet e malit të Dhëmbelit.
-Bimësi barishtore të pasur dhe të shumëllojëshme aromatike,medicinale,frutave të pyllit etj.
-Ofertë e pasur dhe të larmishme për agroturizmin,sportin,etj.

- Egzistenca e industrive agropërpunuese dhe e disa firmave private të përpunimit të rrushit,cantave


etj

-Popullsi punëdashëse,e cila ka konservuar tradita të pasura në veprimtari të ndryshme dhe


artizanale. Për të rritur efikasitetin e këtyre faktorëve kërkohet:
-Përmirësimi i infrastrukturës fizike (asfaltimi i gjithë pjesës së qytetit,rregullimi i ujësjellësit dhe
rrjetit elektrik).

-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm 24 orë pandërprerje duke shfrytëzuar burimet
ujore

-Kompletimi dhe modernizimi i infrastrukturës sociale,ku krahas shkollave, kopshteve,qëndrave


kulturore dhe sportive të ndërtohen dhe qëndra sociale për ët moshuarit dhe personat me aftësi të
kufizuar.Rëndësi ka ruajtja e trashëgimisë kulturore si premisë për zhvillimin e turizmit.
-Diversifikimi i veprimtarive ekonomike dhe burimeve të të ardhurave(disa llojeve të
turizmit,artizanati,menaxhimi më i mirë e bimëve medicinal dhe eterovajore).Në fushën turistike
Përmeti ka shumë mundësi posaҫërisht në zhvillimin e eko-turizmit,të turizmit të sporteve ujore
etj.Burimet natyrore,traditat kulturore e tendencat e reja i japin një potencial zhvillimi social-
ekonomik

-Zbatimi i politikave dhe strategjive zhvillimore,me finamcime vendore rajonale apo shtetërore,si
dhe hartimin e zbatimin e prgrameve dhe projekteve zhvillimore nga
individë,subjektë,fondacione,institucione apo organizata të vendit dhe të huaja.
-Realizimi i produkteve me logon Përmeti duke prezantuar dhe afirmuar gjirhcka që ëshët tipike.
Cilësia e mirë e rakisë, verës dhe glikove të ndryshme mund të shërbejë si model për prezantimin e
produkteve ët tjera si mishi i kecit,djathit të mirë dhe cilësor,shërbimeve gastronomike,hotelerike
etj.

843
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Burimet e shfrytëzuara

1.Adhami.S. (2000). Përmeti e përmetarët në faqet e historisë nga lashtësia deri më 1939.
2.Bashkia Përmet.Plani i zhvillimit të komunitetit 2008-2013
3.CESVI(Organizatë italjane)
4.Drejtoria Arsimore Përmet.2014
5. Forumi qytetar’’Alvero Kocollari’’ (2011). Përmeti dhe turizmi kulturor
6. Historia e popullit shqipëtar,Vwllimi I ,TOENA,Tiranë 2007
7. Instituti i Hidrometeroologjisë,Atlasi klimatik i Shqipërisë,ASHSH,Tiranë 1988.
8. Lole.Dh. (2000). Vepra inxhinerike
9. Qirjazi.P&Sala.S. (2007) Monumentet e natyrës në Shqipëri.Tiranë.
10.Qirjazi.P&Sala.S. (2010) Përmeti harmoni e vlerave natyrore dhe kulturore.
11.Zyra e gjëndjes civile Përmet,2013

844
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sokol Mëngjesi, Odise Moçka, Anxhelina Zhidro - Mbrojtja e konkurencës si një faktor ndikues në
zhvillimin e turizmit

Ph.D. Sokol Mëngjesi, Ma. Odise Moçka, Ma. Anxhelina Zhidro

¹Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Rruga “Margarita Tutulani”, Fakulteti i Drejtësisë,


Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, smengjesi@yahoo.com

²Drejtoria e Antikorrupsionit, Kryeministri, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave, Tiranë,


mockaodise@yahoo.com

³Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Rruga “Abdi Toptani” nr. 1, Tiranë, azhidro@turizmi.gov.al

Abstrakt

Me anë të këtij punimi synohet të evidentohet roli i konkurencës në sistemin e ekonomisë së


tregut të lirë, rëndësia që ka ky instrument në ligjet ekonomike të kërkesë ofertës, si dhe analiza më
specifike për ndihmesën që jep konkurenca në kuadër të zhvillimit të turizmit. Në këtë mënyrë bëhet
e mundur dhënia e shërbimeve turistike sa më cilësore në çmime të kontrollueshme, në përputhje
me nivelet mesatare të tregut dhe të përballueshme për klientët. Konkurenca si një instrument
efikas dhe i rëndësishëm i ekonomisë së tregut të lirë ka nevojë për një mbrojtje juridike të posaçme.
Në këtë kuadër do të analizohet mënyra e mbrojtjes së konkurencës dhe modeli që aplikohet në
shtetin shqiptar. Fillimisht në punim do të paraqiten në mënyrë tepër të përmbledhur principet dhe
parimet mbi të cilat funksionon sistemi ekonomik i tregut të lirë. Në vijim do të bëhet një përpjekje
për të evidentuar rolin dhe nocionin e konkurencës në këtë sistem ekonomik. Pasi krijohet një imazh
i qartë përsa i përket rolit dhe nocionit të konkurencës në sistemin aktual ekonomik, prezantohen
veprimet që e cënojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme si dhe sanksionet që parashikohen në
çdo rast konkret, duke ndaluar dhe analizuar në mënyrë më të detajuar sanksionet penale. Së
fundmi krahasimi me disa legjislacione të tjera të rajonit ka për synim njohjen e një këndvështrimi të
ndryshëm në lidhje me konkurencën dhe mundësinë e huazimit të dyanshëm të ideve në kuadrin e
përmirësimit të legjislacionit në këtë fushë. Në konkluzionet përfundimtare vihet theksi tek pikat
kryesore që do të analizohen në këtë punim dhe koncentrohen idetë e trajtuara.

Fjalë kyçe: konkurenca, turizmi, sistem ekonomik, tregu i lirë, sanksione

Sistemi ekonomik i tregut të lirë

Me ndryshimet sociale dhe politike që ndodhen pas viteve 90 në vendin tonë, siç ishte e
pritshme ndodhën edhe ndryshime rrënjësore ekonomike. Nga sistemi i ekonomisë së organizuar
dhe të kontrolluar nga shteti kaluam në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë.

Pa u futur në analizën e detajuar të funksionimit të këtij sistemi 833 mund të themi në mënyrë
të përgjithshme se disa nga karakteristikat kryesore janë si në vijim.

833
Shih Joseph Nellis&David Parker, The essence of the economy, Prentice-Hall 1990, Henry Malcolm Steiner,
Economic principles, McGraw-Hill, 1996, Mavrikos, Treguesit ekonomikë dhe tregjet ndërkombëtare, Athinë
2002, Glavinis, E drejta ekonomike ndërkombëtare, Sakoula, Athinë 2009.

845
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Resurset bazë materiale të prodhimit, duke përfshirë kapitalin dhe çdo mjet tjetër material,
poseidohen kryesisht nga personat fizikë ose juridikë privatë. Pra prona private është një nga kushtet
elementare që bën të mundur funksionimin e këtij sistemi, për këtë arsye s’ është e rastësishme që
të gjitha vëndet që funksionojnë në bazë të këtij sistemi ekonomik parashikojnë në Kushtetutë të
drejtën e pronës private.

Aktiviteti ekonomik organizohet dhe alternohet nga një interaksion i ndërsjelltë midis
blerësve dhe shitësve në treg. Ligjet ekonomike të kërkesë-ofertës përcaktojnë çmimin e të mirave
materiale si dhe shërbimeve të ofruara.

Poseiduesit e resurseve bazë materiale të prodhimit si dhe forcat punëtore, janë të lirë të
synojnë në interesin e tyre personal, në mënyrë që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më efiçente këto
resurse si dhe punën e tyre në proçesin prodhues për të realizuar fitimin maksimal të mundshëm.

Nga ana tjetër konsumatorët janë të lirë të shpenzojnë të ardhurat e tyre në mënyrë të tillë
që të kenë sadisfaksinonin maksimal nga përdorimi i të mirave materiale apo shërbimeve të
përfituara. Ky princip i quajtur ndryshe pushteti i konsumatorit në shfrytëzimin sa më efiçent të të
ardhurave të veta, reflekton idenë se në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë prodhuesit janë të
detyruar në bazë të konkurencës të përdorin resurset e tyre në mënyrë të tillë që t’ ju shërbejnë sa
më shumë interesave të konsumatorit, për të realizuar interesat personale dhe për të synuar fitimin
maksimal.

Në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë ndërhyrja e shtetit është minimale ose më saktë
minimalisht e nevojshme, sepse nëse ekziston konkurrenca aktiviteti ekonomik vetërregullohet duke
u përshtatur maksimalisht me nevojat e tregut. Ndërhyrja e shtetit në këtë sistem ekonomik është e
nevojshme për t’a mbrojtur nga ndikime të faktorëve të jashtëm që çrregullojnë funksionimin e tij
normal në bazë të principeve të sipërpërmëndura.

Në mënyrë përmbledhëse mund të themi se sistemi ekonomik i tregut të lirë është


projektuar dhe funksionon në mënyrë tillë ku individi më tepër se shteti ndërrmer pjesën më të
madhe të vendimeve në lidhje me aktivitetet dhe transaksionet ekonomike, në bazë të principit të
inisiativës së lirë. Sipas ekonomistit të madh britanik Adam Smith 834, individët duke qënë të lirë të
ndërrmarin vendime të cilat sigurisht do të jenë në favor të interesave të tyre ekonomike do të
maksimalizojnë paralelisht situatën ekonomike të shoqërisë në total.

Konkurenca në sistemin ekonomik të tregut të lirë

Në ndryshim nga sistemi ekonomik i kontrolluar dhe organizuar nga shteti, në sistemin
ekonomik të tregut të lirë roli i shtetit është subsidar. Kjo do të thotë që në këtë sistem ekonomik
rolin që ka shteti në sistemin e ekonomisë së planifikuar e ndërrmer konkurenca, e cila më tepër se
princip përbën mekanizmin thelbësor që suporton sistemin dhe e bën më efiçent835. Duke u nisur
nga ky krahasim midis dy sistemeve836 dhe duke paralelizuar dhe barazuar rolin e shtetit në sistemin
e ekonomisë së planifikuar me rolin e konkurencës në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë është
qartësisht e dallueshme dhe lehtësisht e kuptueshme rëndësia e konkurencës në funksionimin e
sistemit aktual ekonomik.

834
Shih Adam Smith, Studim për natyrën dhe shkaqet e pasurive të kombeve, Elliniki Evroekdotiki,1991.
835
Richard Whish&Brenda Sufrin, Competition Law, Butterworths, 1993.
836
Për një krahasim më të zgjeruar midis këtyre dy sistemeve shih Marie Lavigne, The Economics of
Transition, From socialist economy to market economy, Macmillan, 1999.

846
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Për mbrojtjen e konkurencës së lirë dhe efektive në treg, në vendin tonë është miratuar ligji
9121 i datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës”. Duke analizuar dispozitat e këtij ligji vërejmë
se në nenin 3 të tij me titull “Përkufizime” shpjegohen kuptimet e disa prej nocioneve të përdorura
në të. Ajo që menjëherë të bën përshtypje është mungesa e nocionit të konkurencës. Pra ligjvënësi
nuk ka dhënë një nocion dhe një kuptim të drejtpërdrejtë të konkurencës. Ky fakt nuk është i
rastësishëm por lidhet me vështirësinë e inkuadrimit në kuadrin e një nocioni konçiz të një principi
dhe mekanizmi kompleks që vë në lëvizje dhe mban gjallë një sistem të tërë ekonomik 837.

Në aspektin e së drejtës vështirësia e përcaktimit të nocionit të konkurencës importohet nga


shkencat ekonomike, të cilat megjithëse kanë arritur deri diku të përcaktojnë kontekstin e këtij
principi dhe mekanizmi, ende nuk kanë arritur në përfundime konkrete dhe absolute përsa i përket
përkufizimit.

Në shkencat ekonomike me konkurencë nënkuptohet ekzistenca e kushteve të tilla në treg,


ku prodhuesit apo ofruesit e shërbimeve dhe konsumatorët nëpërmjet një interaksioni të
ndërsjelltë, përcaktojnë çmimet si dhe lëvizjen e produkteve dhe shërbimeve në treg.

Në teoritë ekonomike mbështetet ideja se ekzistenca e kushteve, nën ndikimin e të cilave


konkurrenca realizon efiçensën maksimale të sistemit, përbën të ashtëquajturën konkurencë
perfekte. Megjithëse konkurenca perfekte rrallherë është e mundur dhe megjithë koshiencën e
plotë të ekonomistëve për këtë, ajo nuk ka reshtur të jetë në qëndër të vëmëndjes si në shkencat
ekonomike, ashtu edhe juridike për vetë faktin se përbën pikë referimi për vlerësimin e tregjeve
aktuale. Nisur nga këto pikëpamje idealiste ekonomike konkurencë perfekte kemi në rastin kur një
industri ka një numër të madh firmash biznesi dhe konsumatorësh; kur firmat janë kryesisht me
kapacitete të limituara; kur prodhuesit dhe konsumatorët kanë njohuri të plota përsa i përket të
gjitha transaksioneve që ndodhin në treg. Sinjifikativa praktike dhe nevojshmëria e një numri të
madh biznesesh me kapacitete të limituara si dhe e një numri të madh kansumatorësh qëndron në
faktin se kështu arrihet të ketë një ndikim sa më të ulët në sjelljen e pjesëmarrësve në treg838. Me
fjalë të tjera asnjë person ose biznes i përcaktuar nuk ka mundësi të diktojë kushtet nën të cilat do të
bëhet lëvizja e produkteve dhe shërbimeve në treg, i cili me të vërtet arrin në kushtet e
depersonalizimit total. Ekonomistët besojnë se në kushtet e konkurencës perfekte produktet dhe
shërbimet do të prodhohen dhe do të ofrohen në koston dhe çmimin minimal të mundshëm dhe
konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë maksimumin e produkteve dhe shërbimeve të
dëshiruara.

Mungesa e konkurencës perfekte në shumicën e tregjeve ndërkombëtare udhëzoi


ekonomistët në gjetjen e një formule konkurence më pragmatiste. Një nga alternativat më të
njohura në këtë drejtim ishte koncepti i ekonomistit amerikan John Clark mbi konkurrencën e
realizueshme në praktikë (workable competition). Ai konstatoi faktin se në shumë industri numri i
bizneseve nuk ishte aq i madh sa të shmangë mundësinë e një biznesi të caktuar të influencojë
çmimet dhe kushtet e tregut. Clark evidentoi gjithashtu faktin se pjesëmarrësit rrallëherë kanë
njohuri të plota mbi kushtet e tregut. Megjithë këto evidentime sidoqoftë ai besonte se shmangia
reale nga konkurenca perfekte nuk është aq e madhe sa të justifikojë ndërhyrjen e shtetit për
përmirësimin e situatës. Pra konkurrenca e realizueshme në praktikë jo më tepër si një mekanizëm i
mbështetur mbi parime të reja të ndryshme nga konkurenca perfekte ka kuptimin e vlerësimit të
kësaj të fundit parë nga një këndvështrim më realist.

837
Ky konstatim është bërë edhe nga autorë të tjerë ndër të cilët përmëndim Kotsiris, E drejta e konkurencës,
Sakoula, 2000, Marino, Konkurenca e pandershme, Athinë 2002, i cili ndër të tjera me të drejtë bën dallimin
midis “konkurencës” si nocion i të drejtës dhe “konkurencës” si nocion ekonomik.
838
Jens Fej, Monopoly law and market, Studies of EC competition law with US American antitrust law as a
frame of reference and supported by basic market economics, Kluwer Law and Taxation Publishers, 1990.

847
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mbrojtja e konkurencës së lirë dhe të ndershme

Megjithëse në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë ndërhyrja e shtetit si rregullator është


minimalisht e nevojshme, prezenca e kësaj ndërhyrjeje ka rolin e vet si katalizator në funksionimin e
sistemit. Ndërhyrja e shtetit shfaqet kryesisht në dy kahe, së pari në ofrimin e shërbimeve publike
dhe së dyti në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e sistemit nga ndikimi i faktorëve të
jashtëm që çrregullojnë funksionimin e tij normal.

Në rastin e parë kryesisht shërbimet publike të ofruara nga shteti kanë karakter jetik dhe për
këtë arsye devijojnë nga ligji i kërkesë-ofertës dhe ofrohen me përparësi nga shteti. Sa më pak jetike
të jenë shërbimet publike të ofruara nga shteti aq më pak e nevojshme paraqitet edhe nevoja e
ofrimit të tyre me përparësi nga shteti dhe aq më tepër rritet roli i shtetit ose enteve publike si
subjekt i barabartë me pjesëmarrësit e tjerë (prodhuesit dhe kansumatorët) në treg.

Në rastin e dytë ndërhyrja e shtetit paraqitet vërtetë në rolin e katalizatorit, duke mbrojtur
sistemin nga ndikime të jashtme që çrregullojnë funksionimin e tij normal. Në këtë rast ndërhyrja
mund të jetë thjesht rregullatore839, por mund të jetë edhe me drastike nëpërmjet sanksioneve, të
cilat mund të arrinë deri në sanksione penale si arma e fundit në dispozicion të shtetit840.

Veprimet që vijnë në kundërshtim me konkurencën e lirë dhe të ndershme

Në ligjin 9121 të datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës” si veprime që cënojnë


konkurencën e lirë dhe të ndershme parashikohen:

Marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrëmbërimin e
konkurencës në treg, veçanërisht ato që: a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë,
çmimet e blerjes apo të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; b) kufizojnë apo kontrollojnë
prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; c) ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; ç)
caktojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur
ato në gjëndje të pafavorshme konkurence; d) kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga
palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregëtar
nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave (neni 4§1).

Abuzimi me pozitën dominuese në treg, veçanërisht a) vendosja, në mënyrë të


drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjeve ose shitjeve, ose e kushteve të
padrejta të tregtimit; b) kufizimi i prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; c) zbatimi i kushteve të
pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjëndje të pafavorshme
konkurence; ç) lidhja e kontratave, me kusht që palët e tjera kontraktuese të pranojnë detyrime
shtesë; d) vendosja e çmimeve ose e kushteve të tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e
hyrjes ose nxjerrjen jashtë tregut përkatës të konkurentëve të veçantë a të një produkti të tyre; dh)
refuzimi për të tregtuar ose për të dhënë liçenca; e) refuzimi i hyrjes së një ndërrmarjeje tjetër me
pozitë dominuese, nëse ky refuzim i përdorimit të të njëkohshëm të rrjetit ose të infrastrukturave
pengon ndërrmarjen tjetër të veprojë si konkurent i ndërrmarjes me pozitë dominuese (neni 9).

Veprimet e sipërpërmëndura janë vetëm disa nga veprimet të cilat cënojnë në mënyrë të
drejtëpërdrejtë konkurencën e lirë dhe të ndershme. Në ligjin 9121 të datës 28.7.2003 “Për
mbrojtjen e konkurencës” parashikohen edhe raste të tjera të cilat nuk cënojnë në mënyrë të
drejtpërdrejtë konkurencën, por e vënë atë në rrezik. Konkretisht në kreun III të këtij ligji

839
Shih nenin 3 të ligjit 9121 të datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës” ku flitet thjesht për rolin e
Autoritetit të Konkurencës për rregullimin dhe reformën rregullatore nëpërmjet rekomandimeve.
840
Për rolin e sanksioneve penale si masa represive ekstreme shih ndër autorë të tjerë edhe Haralambaki,
Diagrama e të drejtës penale, Sakula 2003, Androulaki, E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme, Teoria për
krimin, Sakoula, Athinë - Komotini 2006.

848
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

parashikohen rastet e përqëndrimit të ndërrmarjeve841. Përqëndrimet e ndërrmarjeve rrezikojnë


konkurencën e lirë dhe të ndershme për faktin se koncentrohet numri i pjesëmarrësve në treg i cili
fillon të personalizohet842. Pra të kontrollohet dhe të influencohet lehtësisht nga grupe të veçanta
interesi në shmangie të ligjeve ekonomike të kërkesë-ofertës. Për arsye se përqëndrimi i
ndërrmarjeve përbën vetëm një rrezik pontencial për konkurrencën edhe ndërhyrja e shtetit në këtë
rast shfaqet në formë tepër të zbutur, duke u mjaftuar vetëm me një njoftim në Autoritetin e
Konkurrencës dhe në dhënien e një autorizimi prej këtij organi843.

Sanksionet në rastet e konkurencës së pandershme

Personi që ndërrmer një veprim të kundraligjshëm mundet të ketë përgjegjësi civile,


administrative ose penale, e cila përcaktohet në çdo rast në normat juridike të vendosura nga
ligjvënësi. Në rastin konkret të veprimeve të kundraligjshme që cënojnë apo vënë në rrezik
konkurencën, përgjegjësia mund të jetë civile, administritave ose penale, në varësi të shkallës së
rrezikshmërisë të veprimeve të personit përgjegjës.

Përgjegjësia civile, personi që pengohet në veprimtarinë e vet nga një marrëveshje e ndaluar
sipas nenit 4 ose nga një praktikë abuzive sipas nenit 9 mund të ngrejë padi në Gjykatën e Tiranës
dhe të pretendojë: a) eleminimin ose parandalimin e kufizimit të konkurencës, që rrezikon të kryhet
ose që është kryer në kundërshtim me këto nene; b) shpërblimin ose pagesën për dëmin e shkaktuar
sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil (neni 65§1). Sipas nenit 65§2 padia mund të ngrihet
pavarësisht nga një proçedurë e filluar pranë Autoritetit. Kjo do të thotë që nuk përjashtohet që
krahas përgjegjësisë civile kundravajtësi të ketë paralelisht edhe përgjegjësi administrative.

Përgjegjësia administrative, Komisioni i Konkurencës i cili është organi vendimarrës i


Autoritetit të Konkurencës vendos gjoba në masën 2 deri në 10 për qind të xhiros totale të vitit
financiar paraardhës, për çdo ndërrmarje pjesëmarrëse që: a) shkel nenet 4 dhe 9; b) nuk zbaton
vendimin për marrjen e masave të përkohshme sipas nenit 44; c) nuk përmbush kriteret dhe
detyrimet në mbështetje të një vendimi të marrë sipas neneve 45, 50 pika 2, 56, 57 dhe 60 pika 2; ç)
nuk njofton një përqëndrim sipas neneve 10 dhe 12; d) realizon një përqëndrim, duke mos
respektuar detyrimin e nenit 14, përveç rastit kur realizimi i përqëndrimit është i autorizuar
shprehimisht sipas nenit 60; dh) realizon një përqëndrim të ndaluar nga Komisioni i Konkurrencës
ose nuk merr masat e nevojshme për rivendosjen e Konkurrencës sipas nenit 62 (neni 74).

Në bazë të nenit 76 Komisioni i Konkurrencës vendos mbi ndërrmarjet gjoba në pagesa


periodike ditore jo më shumë se 5 për qind të xhiros mesatare ditore në vitin financiar paraardhës

841
Sipas nenit 10 të ligjit 9121 të datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës” përqëndrim të ndërrmarjeve
kemi në rastet kur a) bashkohen dy ose më shumë ndërrmarje ose pjesë ndërrmarjesh të pavarura nga njëra-
tjetra; b) në çdo transaksion, nëpërmjet të cilit një ose më shumë ndërrmarje përfitojnë kontroll, të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të një ose më shumë ndërrmarjeve ose të një pjese të këtyre të fundit; c) kur
krijohet një ndërrmarje e përbashkët, që kryen të gjitha funksionet e një njësie ekonomike të panvarur.
842
Për analizë më të detajuar të këtij fenomeni shih Kosmidis, Bashkimet ndërkombëtare të sipërmarrjeve,
Nomiki Bibliothiki, 2002.
843
Fakti që përqëndrimi i ndërrmarjeve përbën vetëm një rrezik potencial për konkurencën, vërtetohet edhe nga
kushtet që sipas ligjit duhet të ekzistojnë për të justifikuar qoftë edhe këtë ndërhyrje minimale të shtetit. Sipas
nenit 12 të ligjit 9121 të datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës” Përqëndrimet e ndërrmarjeve njofohen
në Autoritet, për të marrë autorizim, nëse në vitin e fundit financiar, para përqëndrimit: a) xhiroja e të gjitha
ndërrmarjeve pjesëmarrëse së bashku, në tregun ndërkombëtar, është më shumë se 70 miliardë lekë, ose xhiroja
e të gjitha ndërrmarjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun e brendshëm, është më shumë se 800 milionë lekë dhe
b) xhiroja e të paktën një ndërrmarjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 500 milionë
lekë. Kërkesa për shumën e xhiros sipas perceptimit të ligjvënësit presupozon se ky përqëndrim është i
mjaftueshëm të rrezikojë konkurencën dhe për rrjedhojë të çrregullojë sistemin.

849
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

në mënyrë që ato të ndërpresin shkeljet e neneve 4 dhe 9 si dhe të përmbushin angazhimin për
marrjen e masave të nevojshme për rivendosjen e konkurrencës sipas nenit 62.

Në bazë të nenit 78 Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba në masën deri në 5 milionë lekë
mbi individët që me dashje apo nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e
sanksionuara në nenet 74 pika 1 dhe 75 pika 1.

Përgjegjësia penale, Në bazë të nenit 170/b të Kodit Penal kryerja, gjatë ushtrimit të
veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurencës me anë të kërcënimit ose dhunës dënohet me
burgim nga një deri në katër vjet. Kur veprimet e konkurencës drejtohen ndaj veprimtarive të
financuara plotësisht ose pjesërisht dhe në çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me
burgim shtohet me një të tretën.

Në kontekstin e nenit 170/b të Kodit Penal konkurenca qoftë si benifit juridik, qoftë si sjellje
kriminale merr një kuptim më të gjerë nga ai që përshkruhet në ligjin 9121 të datës 28.7.2003 “Për
mbrojtjen e konkurencës”. Kështu në ligjin “Për mbrojtjen e konkurencës” veprimet e parashikuara
që cënojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme janë të një natyre të tillë që më tepër kanë të bëjnë
me cënimin apo vënien në rrezik të konkurencës si mekanizëm që suporton sistemin ekonomik të
tregut të lirë duke cënuar kështu apo vënë në rrezik edhe gjithë sistemin. Në nenin 170/b të Kodit
Penal si veprime të konkurencës nënkuptohen përveç rasteve të sipërpërmëndura dhe të
parashikuara në ligjin 9121 të datës 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurencës” edhe veprimet që
cënojnë konkurencën si një gjëndje faktike me kuptimin e gjerë të fjalës, pra ndërveprimin midis
prodhuesve ose ofruesve të shërbimeve në treg të cilët synojnë të krijojnë marrëdhënie më të njëjtin
konsumator.

Kusht thelbësor për të patur dikush përgjegjësi penale sipas nenit 170/b të Kodit Penal është
kryerja e veprimeve të konkurencës gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, që do të thotë se
subjekti pasiv apo aktiv duhet të ushtrojë veprimtari tregtare të ligjshme. Pra sipas dispozitave
ligjore përkatëse që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Ligjvënësi e lidh përgjegjësinë penale në fushën e konkurencës vetëm kur kryhet me anë të
kërcënimit apo dhunës.

Në paragrafin e dytë parashikohet si rrethanë e cilësuar rasti kur veprimet e konkurencës


drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose pjesërisht dhe në çfarëdo mënyre nga
shteti ose entet publike. Në rastin e paragrafit të dytë duhet të theksojmë dy fakte: 1-përveçse
mbrohet konkurenca dënimi është më i rëndë për arsye se mbrohet edhe pasuria publike dhe 2-
shteti ose entet publike në rastin konkret kanë direkt ose indirekt rol të barabartë me pjesëmarrësit
e tjerë në treg (dmth me prodhuesit ose ofruesit e shërbimeve).

Nëse do të shikojmë me syrin kritik veprën penale të konkurencës së paligjshme nëpërmjet


dhunës të parashikuar në nenin 170/b të Kodit Penal mund të themi:

Nisur nga benifiti juridik që mbron si dhe nga rëndësia e konkurencës në sistemin aktual
ekonomik, është absolutisht e nevojshme ekzistenca e kësaj vepre në Kodin tonë Penal. Nga ana
tjetër ekzistojnë disa probleme që nga pikëpamja teoriko-shkencore konsiderohen tepër thelbësore
dhe kanë të bëjnë me themelet e doktrinës penale.

Parimi më thelbësor që njihet nga doktrina penale të paktën në vendet që janë të orientuara
sipas sistemit civil-law është parimi nullum crimen nulla poena sine lege. Ky parim jo vetëm që është
i njohur nga doktrina penale por është edhe i sanksionuar me Kushtetutë, sepse përbën minimumin
e garancisë për të drejtat dhe liritë thelbësore të njeriut sidomos nga abuzimet që mundet të vinë
nga vendosja pa kriter e sanksioneve penale.

850
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Nga analiza dhe interpretimi i këtij parimi midis të tjerave kërkohet që elementët e veprës
penale të jenë të përcaktuara qartë. Në rastin e veprës penale në fjalë përdoren disa terma të cilat e
vënë paksa në dyshim përputhshmërinë me parimin nullum crimen nulla poena sine lege certa.
Konkretisht termat “kërcënim”, “dhunë” dhe “veprime të konkurencës” janë terma tepër të gjerë që
nuk japin dot me saktësi përmbajtjen dhe kontekstin me të cilin përdoren. Duke qënë terma të tillë
lejojnë të futen në përmbajtjen e tyre raste të pakrahasueshme për nga rrezikshmëria shoqërore
duke cënuar në këtë mënyrë edhe parimin kushtetues të barazisë përpara ligjit.

Duke u nisur nga këto konstatime do të propozohej të përcaktohej sa më qartësisht


përmbajtja e kërcënimit, dhunës apo veprimeve konkrete të konkurencës në mënyrë që parimet që
përbëjnë themelet e doktrinës penale të gjejnë zbatimin e duhur me përmbajtje thelbësore në
praktikë.

Konkluzione

Nga sa kemi trajtuar më sipër mund të themi me plot bindjen se konkurrenca përbën një nga
komponentët kryesorë që bën të mundur funksionimin e rregullt të sistemit ekonomik të tregut të
lirë. Duhet theksuar fakti se konkurrenca nuk është është komponenti i vetëm që bën të mundur
funksionimin e këtij sistemi ekonomik, edhe komponentët e tjerë kanë rëndësinë e tyre. E vëmë
theksi te konkurenca për arsye se te ky mekanizëm bazohet efiçenca e sistemit dhe është paksa më i
ekspozuar nga veprimet e kundraligjshme që synojnë ta cënojnë.

Vështirësi hasen në përcaktimin e nocionit të konkurencës për vetë faktin se nuk është një
mekanizëm statik por përkundrazi dinamik aq sa i kuptushëm në jetën e përditshme dhe po kaq i
ndërlikuar në dimensionet reale që ka në sistemin ekonomik. Po kaq të ndërlikuara janë edhe
veprimet e kundraligjshme që e cënojnë, të cilat për nga rrezikshmëria mund të jenë minimale por
mund të arrijnë deri në stade që të vënë në mëdyshje dhe të rrëzojnë totalisht sistemin ekonomik.
Fatkeqësisht kjo ndarje nuk bëhet në nenin 170/b të Kodit tonë Penal dhe për këtë arsye vihet në
dyshim përputhshmëria e kësaj vepre penale me parimet bazë të të drejtës penale të sanksionuara
edhe në Kushtetutë. Ngelemi me shpresë se trajtimi i kësaj teme mund të shërbejë në mënyrë
simbolike në nxitjen e një debati më të gjerë për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë.

Bibliografia

Adam Smith, Studim për natyrën dhe shkaqet e pasurive të kombeve, Elliniki Evroekdotiki,1991
Androulaki, E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme, Teoria për krimin, Sakoula, Athinë - Komotini 2006
Glavinis, E drejta ekonomike ndërkombëtare, Sakoula, Athinë 2009
Henry Malcolm Steiner, Economic principles, McGraw-Hill, 1996
Jens Fej, Monopoly law and market, Studies of EC competition law with US American antitrust law
as a frame of reference and supported by basic market economics, Kluwer Law and Taxation
Publishers, 1990
Joseph Nellis&David Parker, The essence of the economy, Prentice-Hall 1990
Kotsiris, E drejta e konkurencës, Sakoula, 2000
Marino, Konkurenca e pandershme, Athinë 2002
Mavrikos, Treguesit ekonomikë dhe tregjet ndërkombëtare, Athinë 2002
Marie Lavigne, The Economics of Transition, From socialist economy to market economy, Macmillan,
1999
Kosmidis, Bashkimet ndërkombëtare të sipërmarrjeve, Nomiki Bibliothiki, 2002
Richard Whish&Brenda Sufrin, Competition Law, Butterworths, 1993
Haralambaki, Diagrama e të drejtës penale, Sakula 2003

851
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Svjetllana Titini - Kuzhina si element kulturor e formë komunikimi qasje etnolinguistike në


traditën e kuzhinës shqiptare

Dr. Svjetllana Titini


Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës svjetllana.titini@yahoo.com

Larmia e gatimeve që përdorin popuj të ndryshëm përcaktohet nga faktorë gjeografikë, mjedisorë,
ekonomikë, historikë e fetarë në kultura të ndryshme. Kuzhina është shndërruar jo vetëm në një
tregues të identitetit etnik, kulturor e social, por edhe në një instrument të rëndësishëm për të
njohur kultura të ndryshme nga ajo së cilës i përkasim dhe për të nxitur shkëmbimin ndërkulturor
duke u ngritur mbi barrierat poltike, ideologjike, etnike e sociale. Në këtë aspekt kuzhina shqiptare si
shprehje e identitetit kombëtar përbën një burim me interes për kërkime etnolinguisike.
Ky punim ka si objektiv të hulumtojë në artin e kuzhinës shqiptare duke e parë gatimin si element
kulturor të një populli dhe si formë komunikimi. Pra, nga një anë do të synohet të vihen në dukje
veçoritë karakteristike të kuzhinës shqiptare në përputhje me veçoritë gjeografike të territorit,
pasuria e zakoneve popullore që lidhen me botën e ushqimit dhe raporti i ushqimit me fenë
nëpërmjet simbolikës që mbartin gatimet e produktet ushqimore tipike që përdoren për të
kremtuar festat e ndryshme fetare. Nga ana tjetër do të vihet në dukje pasuria gjuhësore e kësaj
fushe nëpërmjet analizës së leksikut, por edhe pasqyrimit të larmishmërisë së frazeologjisë e
proverbave që kanë si element me kuptim të drejtpërdrejtë a me vlerë metaforike emërtimet e
ndryshme të kuzhinës shqiptare.

Keywords: etnolinguistikë, kuzhina shqiptare, identitet kombëtar, element kulturor, formë


komunikimi.

Të gatuarit është një proces krijues që, nëpërmjet përpunimit të larmisë së produkteve
ushqimore dhe kombinimit të harmonishëm të ngjyrave, shijeve e aromave, gjen shprehjen e vet
artistike në realizimin e një pjate përfundimtare që përveçse tregon shumë për shpirtin e atij që e ka
krijuar ngjall emocione, kujtime e kureshtje për atë që e shijon. Ushqimi është shumë më tepër se
një nevojë jetike e njeriut, momenti kur ai përgatitet e shijohet është një mundësi për të marrë
kënaqësi shpirtërore dhe për ta ndarë atë me të tjerët. Përzgjedhja e ushqimeve që pëlqejmë në
përshtatje me mënyrën e jetesës, gatimi i pjatave që kënaqin shijet tona e servirja në tryezë
shpërfaqin traditat dhe sjelljet e trashëguara apo të mësuara në kohë, por njëherësh përfaqësojnë
tipare të kulinarisë së një kulture të caktuar. Kuzhina, në këtë mënyrë, merr vlerën e një elementi
identitar duke hedhur dritë në historinë, ekonominë, zakonet dhe strukturën shoqërore të një vendi,
të një populli, të një bashkësie. Ajo paraqet një mozaik të veçantë të larmishmërisë së territorit me
të cilin identifikohet dhe të dinamizmit të brendshëm kulturor që shfaqet në specialitetet kulinare e
pjatat tipike të kuzhinës lokale si dhe në mjeshtërinë krijuese të profesionistëve për të sjellë gatime
në të cilat triumfojnë autenticiteti, freskia e llojshmëria e prodhimeve vendase. Bota e kulinarisë nuk
shenjon vetëm diferencat midis kulturave të ndryshme, por ofron edhe një mundësi shkëmbimi
midis këtyre kulturave për të njohur tjetrin, për të kuptuar e respektuar diversitetin. Kjo filozofi e
multikulturalizmit kulinar e mbështetur në idenë e zhvillimit të identiteteve kulturore dhe ruajtjes së
individualitetit të kulturave të ndryshme kundërshton prirjet globaliste që synojnë njëjtësimin e
shijeve duke sheshuar veçoritë dalluese që karakterizojnë çdo kulturë. Kuzhina është pjesë e
trashëgimisë kulturore të një populli që përcjell mesazhe dhe nxit këndvështrime të reja për të
lexuar, në botën e ushqimit dhe të përgatitjes së tij, pasurinë e kuptimeve me karakter kulturor,
simbolik e ritual që ajo mbart. Pikërisht kjo do të shërbejë si pikënisje për të analizuar kuzhinën
shqiptare, si element të kulturës dhe si formë komunikimi, në këtë punim që synon të jetë një

852
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kontribut modest për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë studimore për çështje që lidhen
me dimensionin identitar të kuzhinës shqiptare.

Kuzhina shqiptare dhe kultura

Kuzhina shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar si pjesë e pasurisë kulturore kombëtare.
Zhvillimi i panaireve e festivaleve për promovimin e gatimeve dhe prodhimeve vendase, botimi i
disa librave me receta tipike shqiptare, përgatitja e shpërndarja e broshurave të veçanta të
përgatitura në kuadër të aktiviteteve të organizuara për festa kombëtare e lokale apo i guidave
turistike ku një vend të caktuar zë edhe kuzhina e prodhimet karakteristike të zonës përkatëse
dëshmojnë interesin në rritje, që vihet re vitet e fundit, për kuzhinën tradicionale, por shtrojnë edhe
nevojën e studimeve të mirëfillta për historinë e veçoritë tipizuese të gastronomisë mbarëshqiptare,
të traditave të gastronomisë lokale dhe të raporteve midis tyre.
Një popull njihet nga historia, letërsia, arti, kultura, por njihet edhe nga kuzhina. Kuzhina
është një enciklopedi më vete që ka shumë për të treguar. Larmia e ushqimit, mënyrat e gatimit e të
servirjes, rregullat e zakonet që respektohen gjatë të ngrënit flasin në një mënyrë krejtësisht
origjinale për kulturën e një populli.
I. Kuzhina shqiptare, megjithë ndikimet që ka pasur nga kuzhina turke, ballkanike e ajo
europiane, bën pjesë ndër kuzhinat e atyre kombeve që kanë identitet në fushën e gastronomisë.
Nga pikëpamja territoriale kuzhina shqiptare reflekton ndarjen në gegë e toskë me të gjithë veçoritë
gjeografike, kulturore dhe ekonomike që ajo mbart. Ndryshimet midis kuzhinës gege e toske lidhen
me përdorimin e prodhimeve tipike të zonave përkatëse dhe me teknikat e gatimit. Mbi bazën e
këtyre veçorive dalluese kuzhina gege vlerësohet si kuzhinë me karakter kontinental, kurse ajo toske
konsiderohet si pjesë e kuzhinës mesdhetare844. Në jug të Shqipërisë kuzhina bazohet në përdorimin
në shkallë të gjerë të perimeve, erëzave, vajit të ullirit e limonit, ndërsa në veri, për shkak të klimës
së ashpër, ka një përdorim të kufizuar të perimeve, mbizotërojnë erëzat e thata dhe yndyrnat që
përdoren janë me prejardhje shtazore. Në kuzhinën shqiptare është i njohur gatimi i peshkut në
zonën bregdetare të Adriatikut e Jonit dhe në zonën liqenore të Shkodrës e Pogradecit.Të
shumëllojshme janë edhe ëmbëlsirat që gatuhen në Shqipëri një pjesë e të cilave, si ballkavaja,
kadaifi, ashurja, hallva etj., janë të përbashkëta edhe për vendet e Ballkanit dhe Azisë së Vogël. Në
mënyrën e përpunimit të prodhimeve që ofron territori kalohet nga zjarri mbi vatër në veri, tek
furrat çame në jug, nga mishi i zier në veri në atë të pjekur në hell në jug, ndërsa pjekja në saç është
një teknikë gatimi e përhapur në të gjithë territorin e Shqipërisë845. Veçoritë e kuzhinës shqiptare të
diktuara nga veçoritë gjeografike të territorit rrëfejnë për mënyrën e standardin e jetesës së
popullsisë së këtyre zonave, por edhe për zhvillimin e modeleve tipike të të ushqyerit në bashkësitë
përkatëse mbi bazën e dijeve të grumbulluara për produktet ushqimore lokale dhe aftësisë krijuese
popullore.
II. Studimi i kuzhinës paraqet, njëkohësisht, një mundësi të mirë për të eksploruar mënyrat e
gatimit, pajisjet karakteristike që përdoren në kuzhinën tradicionale dhe zakonet popullore që
shoqërojnë ritualin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit në sofër.
Në kuzhinën shqiptare dallohen një radhë pajisjesh karakteristike që përdoren në zona të
ndryshme për të ruajtur, përpunuar e shërbyer ushqimin tradicional. Ndër to mund të përmenden
havana e mulliri i dorës. “Meqenëse buka ishte ushqimi kryesor i një vakti, rëndësi për kryetarin e
familjes kishte bluajtja e miellit. Pjesa më e madhe e familjeve mbanin havan ose mulli dore, sipas
modelit romak”846. Një grup më vete e me peshë përbëjnë pajisjet për përpunimin e bulmetit, si

844
www.ballkanweb.com
845
www.ballkanweb.com
846
C.S.Coon. The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Ghegs.
Massachusetts: Cambridge, 1950, p.19.

853
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

produkt i rëndësishëm në traditën e ushqimit të familjes shqiptare. Ndër këto pajisje që kanë edhe
emërtime të ndryshme sipas zonave mund të veçohen dybeku ose tundësi një enë, e thellë
cilindrike, për të rrahur qumështin a kosin proces nga i cili përftohen produkte si dhalla e gjalpi apo
sheket e drurit, me madhësi të ndryshme që shërbejnë për të ruajtur gjizën, djathin e gjalpin. Saçi e
helli, çerepi e kuzja prej bakri janë pajisje mjaft të përdorura në kuzhinën shqiptare për të përgatitur
ushqime cilësore me shije karakteristike e shumë të pëlqyeshme.
Në kuzhinën shqiptare disa gatime kanë një vlerë të veçantë sepse konsiderohen si simbol i
mikpritjes dhe i respektit e nderimit për mikun. Pa tavën e krapit sofra shkodrane nuk do të ishte e
plotë ashtu si pa qengjin e pjekur në hell nuk mund të kuptohet sofra e Jugut. Koka e krapit
zakonisht i servirej njeriut më të rëndësishëm të tavolinës në shenjë dallimi, si dhe mikut më të
rëndësishëm në shenjë respekti. I njëjti zakon vërehet edhe në Jug ku mikut i ofrohet bishti apo
koka e qengjit. Pjesë e ushqimit me vlerë të veçantë në traditën shqiptare janë edhe gatimet që
përdoreshin në dasmat shqiptare. Mishi në hell, arapashi e revania përbëjnë menunë karakteristike
të dasmës labe, ndërsa flija, revania, sheqerparja e hallva janë disa nga gatimet që mbushin sofrën e
dasmës në krahinat e Veriut. Llokumet e suxhukët me arra janë ëmbëlsirat e përzgjedhura për të
qerasur miqtë që vijnë për urim. Të tjera gatime a prodhime ushqimore si buka e qiqrës në traditën
korçare apo buka, mjalti e byreku i nuses në traditën shkodrane janë pjesë e riteve të dasmës.
Ndërkohë në shënimet e autorëve të ndryshëm për kuzhinën e mikpritjen shqiptare zbulohen edhe
zakone të tjera të krahinave shqiptare. Mikut mund t’i ofrohej syri i dashit në tavolinë dhe ky nuk
duhej ta pranonte, duke ia kthyer të zotit të shtëpisë në shenjë respekti 847. Po kështu kur një i huaj
ishte mysafir në një derë malësie nuk duhej të tregohej i uritur, dhe në rast se ishte nuk duhet ta
hante të gjithë ushqimin që i vinin para në sofër. Kjo sepse ushqimin e mbetur e konsumonin
bashkëfshatarët e tjerë që kishin ardhur për të takuar miqtë dhe në fund, i vinte radha familjes,
grave dhe fëmijëve848.
Njohja e zakoneve dhe e traditave popullore përmes njohjes së kuzhinës tradicionale zbulon
botën shpirtërore të shqiptarëve, rregullat e organizimit të jetës e të marrëdhënieve në familje dhe
në shoqëri, por edhe shtresimin e shoqërisë.
III. Përveç pasurisë së traditave e zakoneve popullore kuzhina, si element kulturor, reflekton
edhe lidhjen e ngushtë të fesë me ushqimin.
Shqipëria është një vend në të cilin bashkëjetojnë tri besime kryesore fetare, muslimanë, ortodoksë
dhe katolikë që shfaqin dallime të rëndësishme midis tyre në mënyrën e të ushqyerit si rrjedhojë e
rregullave specifike mbi të cilat është ndërtuar dieta karakteristike për besimtarët sipas përkatësisë
fetare. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mënjanimin nga përdorimi i produkteve ushqimore e pijeve
të ndaluara në mënyrë të përhershme (si mishi i derrit e pijet alkoolike në fenë islame) ose të
ndaluara për periudha të caktuara (mospërdorimi i mishit e i produkteve me origjinë shtazore gjatë
Kreshmës në fenë kristiane). Ndryshimet mbi baza fetare në regjimin ushqimor përvijohen edhe në
mënyrën e përpunimit të ushqimit, në simbolikën e veçantë dhe rëndësinë që merr rituali i
përdorimit të disa prodhimeve e gatimeve tipike gjatë festave të ndryshme fetare të cilat janë një
rast për t’i kujtuar njeriut angazhimin ndaj Zotit dhe për të krijuar mundësinë që t’i afrohet atij
përmes ushqimit duke respektuar kërkesat e çdo besimi fetar për të qenë i moderuar e i vyrtytshëm.
Menuja e festave, që dallohet nga ajo e përditshmërisë për sasinë e madhe të ushqimit të përgatitur,
konsumin familjar a kolektiv dhe zakonin e dhurimit të një pjesë të tij për familjet në nevojë, larmon
në përputhje me domethënien e këtyre festave dhe kulturën kulinare të bashkësive përkatëse. Në
traditën muslimane gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, por ëmbëlsirat tipike për ditën e Bajramit
janë bakllavaja, kabunia e revania. Kurbani, simboli i kësaj dite të shënuar për besimin islam, paraqet
“flijimin për çështje madhore përkushtimin ndaj idealeve dhe arritjen e kënaqësisë së përhershme të
Krijuesit të gjithësisë”849. Mishrat e dashit, të qengjit e shpendët që theren sipas stinëve vijnë të

2
Oakley-Hill D.R., An Englishman in Albania: Memories of a British Officer 1929-1955, London: The Center
for Albanian Studies, 2002, p.23 .
848 Lane R.W., Majat e Shalës. Tiranë: Argeta, 2004, f.71-72.
849 www.telegrafi.com

854
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

përpunuara në gatime karakteristike të kësaj dite siç janë mishi me përshesh, me pilaf apo jahni,
kurse pija që përdoret është shurupi i trëndafilit. Për të kremtuar ditën e Pashkës besimtarët e
krishterë përgatisin një qengj të tërë të pjekur në furrë që simbolizon Jezu Krishtin, i cili u sakrifikua
për mëkatet e njerëzve; vezët e kuqe simbol i jetës dhe sakrificës së Jezu Krishtit; bukën e Pashkës,
të gatuar pa maja e të zbukuruar me lule, me vezë të kuqe e gjethe dafine, që shpreh kuptimin e
ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve; sallatën me ullinj
e portokall. Nuk mungojnë ëmbëlsirat, në këtë ditë zakonisht gatuhet katmar ose yshmer me sheqer
e ndërsa gratë e fëmijët pijnë rehani rrushi, burrat shijojnë verë të kuqe850. Për Krishtlindjet, një
tjetër datë e rëndësishme për besimtarët e krishterë, gatimet karakteristike janë byreku, pula e
pjekur dhe bakllavaja. Në këtë panoramë të festave fetare e gatimeve karakteristike duhet
përmendur edhe Sulltan Novruzi që kremtohet nga besimtarët bektashinj duke marrë në mëngjes
qumësht e sherbetin e kënduar në teqe të cilat konsiderohen pijet e parajsës dhe duke përgatitur
gatime karakteristike si byreku me dymbëdhjetë lloje të ndryshme barishtesh simbol i jetës së re, që
çel në pranverë dhe i begatisë. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e
tyre nuk mungon mishi i pjekur, përsheshi me pulë ose me mish qengji. Ëmbëlsira tradicionale e
kësaj feste është sultiashi i përgatitur me qumësht dhe oriz që simbolizojnë përkatësisht qumështin
e nënës dhe drithërat e bollëkun. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni, ndërsa në zonat
fushore bëhet edhe kulaçi me petë, që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në
familje. Një ditë tjetër e shënuar për besimtarët bektashinj është Festa e Hashures e cila kremtohet
ditën e dhjetë të muajit Muharrem dhe simbolizon sakrificën e të rënëve të Qerbelasë që u
martirizuan për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit. Në këtë ditë, në kujtim të të rënëve, gatuhet
hashure, një ëmbëlsirë e përgatitur me grurë të rrahur e fruta të thata. Lidhja e fortë që ekziston
mes ushqimit e fesë është përcjellë edhe në librat e shenjtë të Biblës e Kuranit. Në Testamentin e Ri,
Martesa në Kanë kur Jezusi shndërron ujin në verë, Shumëfishimi i bukëve e i peshqve, Darka e
fundit dhe Darka në Emaus janë katër momente në të cilat vihet re lidhja e mësimeve të Jezusit me
ushqimin. Edhe në Kuran ushqimi zë një vend të rëndësishëm në mësimet e profetit Muhamet.
Mund të përmenden citime të ndryshme për llojet e ushqimit e të pijeve, rregullat e sjelljes në
raport me ushqimin, rregullat e ritualit të Kurbanit apo rregullat e sjelljes në tavolinë. Në këtë
mënyrë dimensioni shenjtëror i ushqimit manifestohet nga njëra anë në ndikimin që feja ka ushtruar
për të përcaktuar marrëdhëniet e njeriut me ushqimin i cili konsiderohet, në çdo rast, dhuratë e
Krijuesit dhe nga ana tjetër në simbolikën që mbart përdorimi i ushqimeve të caktuara gjatë
kremtimit të festave në besimet e ndryshme fetare duke e shndërruar atë në urë komunikimi
ndërmjet njerëzve dhe ndërmjet tyre e Zotit.

Kuzhina dhe gjuha

Kuzhina dhe gjuha në të cilën shprehet, të trashëguara nga njëri brez në tjetrin, përbëjnë
elemente thelbësore të identitetit të një bashkësie. Kuzhina shqiptare, si fushë e rëndësishme e
veprimtarisë shoqërore, përmban një pasuri të madhe gjuhësore që përfshin fjalë e shprehje të
vjetra të cilat janë ruajtur në kohë bashkë me produktet e gatimet e traditës, fjalë e shprehje të reja
të cilat kanë lindur gjatë rivlerësimit në mënyrë krijuese të recetave të traditës si dhe fjalë të
huazuara, në kohë të ndryshme deri në ditët e sotme, që emërtojnë gatime karakteristike të
kuzhinave të huaja me të cilat kuzhina shqiptare ka qenë në kontakt apo që në ditët e sotme
zhvillohen krahas saj si rrjedhojë e shkallës së lartë të shkëmbimeve midis popujve
A. Gatimet emërtohen mbi bazën e karakteristikave të jashtme të formës, përmasës e
ngjyrës, të shijes, të përbërësve kryesorë apo specifikë në përgatitjen e tyre, të teknikës së gatimit,
por ka edhe emërtime që lidhen me emrin e personazhit që ka qenë burim frymëzimi apo për nder

850
Hima H., 300 receta gatimi, Fier, Ymeraj Print, 2012.

855
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

të të cilit është krijuar një recetë. Të tjera gatime kanë emërtime në të cilat reflektohet vendi i
origjinës së tyre.
I. Nga pikëpamja e motivimit emërtimet e gatimeve të ndryshme të kuzhinës shqiptare
dallohen në disa grupe:
1) Sipas përbërësve kryesorë a specifikë në përmbajtjen e gatimeve a pijeve mund të
përmenden emërtime - fjalë: dhallanik (lakror misri me dhallë a kos); djathanik (byrek me djathë),
gjalpanik (1.lloj byreku, që bëhet zakonisht me dy petë, të cilat tëhollen duke u palosur e duke u lyer
me gjalpë disa herë 2. gatesë me miell misri të zier me shumë gjalpë); gjizanik (byrek me gjizë;
gatesë që bëhet në sini, ku shtrohet mbi disa petë si të byrekut një sasi e madhe gjize e rrahur me
qumësht e me vezë, e cila piqet në furrë pa petë përsipër), kungullnik (lloj lakrori vetëm me një petë
mbi të cilën shtrohet içi i përgatitur me kungull dhe me vezë); kurmagjak (sallam me gjak e me mish
në trajtën e një suxhuku); lakërarme (lakër turshi), limonadë (pije freskuese e athët, që bëhet me
lëng limoni, me ujë e me sheqer); misërnike (bukë misri); petarishtë (copa petësh të thata që ruhen
si zahire për dimër); petëshore ( kulaç i grunjtë i zbukuruar me lule e petë), petor (byrek që mbushet
në mes me peta të thara, të thërrmuara); lakror (byrek me lakra të grira), qumështor (1. lloj
ëmbëlsire, e përgatitur me qumësht, vezë, niseshte e sheqer, që rrihen bashkë, shtrohen në tepsi e
piqen në furrë 2. lloj byreku me qumësht, vezë e miell dhe me një petë të trashë poshtë); rigonla
(gatesë me mish, domate e rigon); kostor ( byrek me kos) etj. dhe emërtime - togfjalësha: revani me
klumbësht, revani me shtalpë, paçe koke, paçe këmbe, pulë me qull etj.
2) Sipas karakteristikave të formës, përmasës, ngjyrës e të shijes në kuzhinën e traditës
shqiptare dalin emërtime- fjalë: gogëluq, dredhanik, sheshore, rrethatore, lakuriq (lloj byreku pa
petë) etj. dhe emërtime - togfjalësha: vezë syze, role mishi, boçe e mbushur, hallvë- koskë, sapuni e
kuqe, sapuni e bardhë, kungullor me kripë, kungullor me sheqer, qumështor me shurup, qumështor
pa shurup etj.
3) Mbi bazën e teknikës së gatimit që përcakton edhe veçantinë e gatimeve dallohen
emërtime- fjalë: flakar (bukë e hollë, zakonisht e rrumbullakët, që piqet shpejt e shpejt në zjarr, bukë
e pjekur me një flakë), furrar (bukë e madhe, që piqet në furrë), përvëlak (bukë misri e hollë, e
gatuar me ujë të valë), përvëlore (bukëvale e fërguar me dhjamë derri), përcëllak (kulaç i hollë me
miell gruri ose misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në zjarr me flakë), prushanik (kulaç që piqet
në prush) etj. dhe emërtime - togfjalësha: zogj të tiganisur me domate, qofte të fërguara, kungull
jahni në kuth, qengj i pjekur në hell, tavë balte me të brendshmet e qengjit etj.
4) Një grup tjetër përbëjnë emërtimet e gatimeve karakteristike që përgatiten për të
kremtuar festa të ndryshme fetare e popullore që, në disa raste, përdoren si emërtime për vetë
festën. dallohen emërtime – fjalë: kalender, paganik, rusica, meshë, kungatë, mblatë, ballokume dhe
emërtime – togfjalësha: vezë e Pashkës, bukë e Pashkës, byrek i Krishtlindjes etj.
5) Gatimi është krijim dhe mjaft receta janë frymëzuar nga personazhe të caktuara ose janë
krijuar për nder të personazheve historike gjë që vihet re edhe në emërtimet përkatëse: Pilaf Ali
Pasha, valipaça, pashaqofte etj.
6) Një vend të veçantë zënë edhe gatesat, produktet e pijet emërtimet e të cilave kanë në
përbërje një element toponimik që tregon vendin e origjinës apo i karakterizon ato sipas veçorive të
gatimit a të prodhimit në zonën përkatëse: paçe e Korçës, petulla korçare, paçe e Dibrës, hallvë
Dibre, jahni Berati me spinaq, fërgesë Elbasani, gjylaç Elbasani, tavë me qepë e Gjakovës, tavë e
Gjakovës me domate, tavë me qepë e Pejës, tavë Elbasani, shqeto e Përmetit, byrek i Hasit, fli e
Kukësit, fli e Kosovës, mantija kosovare, haxhimaklla të Pejës, hoshmare Korçe, fërgesë Tirane,
petulla të Malësisë, raki Skrapari, Birra e Pejës, birra Korça, birra Tirana, dukagjin, kallmet etj.
Origjina e disa gatimeve e produkteve ushqimore mund të përcaktohet edhe nga prania në
strukturën e emërtimeve të tyre të fjalëve që shënojnë produkte tipike të zonave të caktuara si: tavë
krapi (Shkodër), tavë me ngjala (Nartë), koran me arra (Pogradec) etj.
II. Nga pikëpamja e burimit emërtimet e gatimeve në kuzhinën shqiptare janë huazime e
fjalë shqipe:

856
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1) Në grupin e emërtimeve të huazuara dallohen emërtimet që e kanë prejardhjen nga


turqishtja ose që kanë hyrë nëpërmjet turqishtes: arapash, ashure, byrek, çomlek, çorbë, hardall,
hasude, imambajalldi, pilaf, qebapi, qeshqek etj. dhe huazimet nga gjuhët perëndimore ku dallohen
huazime të hershme që përfshijnë emërtimet që kanë hyrë në gjuhën shqipe para viteve ’90 851:
beshamel, buding, majonez, omëletë, rosto, salcë, salsiçe etj dhe huazime të vonshme që përfshijnë
emërtimet që kanë hyrë në gjuhën shqipe pas viteve ’90: gorgonzola, mocarela, picë, krepë,
kaneloni, hamburger, hot dog, sufllaqe, sushi, paella etj.
2) Emërtimet në gjuhën shqipe janë fjalë të parme ose fjalë të formuara brenda shqipes me mjetet e
mënyrat e fjalëformimit të shqipes: ajkë, bukë, bukëvale, përcëllak, leshnik, e matur, qoftere,
qumështor, këmbëkuqe etj.
B. Emërtimet në fushën e kuzhinës janë bërë burim për të krijuar frazeologjizma e proverba
të cilat e kanë pasuruar komunikimin me shprehje e kuptime të reja. Një pjesë e madhe e kësaj
pasurie gjuhësore ka zënë vend në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe dhe gjallon në ligjërimin e
folur e të shkruar.
I. Në këtë punim është përzgjedhur të pasqyrohet kryesisht frazeologjia e atyre fjalëve të
leksikut të kuzhinës që emërtojnë gatime dhe produkte bazë ushqimore.852
Bukë: E kam (si) bukë e djathë; E hëngri (e mori) sapunin për djathë - u gënjye, u mashtrua, e mori
një gjë për diçka tjetër; E shet sapunin për djathë - gënjen, mashtron të tjerët, u hedh hi syve;
Djathë i mirë (gjalpë, dhjamë) në lëkurë të qenit; I mori bukën, të harronte djathin - kur dikush nuk i
plotëson një tjetri një nevojë kryesore me qëllim që të mos kërkojë gjëra të tjera më pak të
rëndësishme a të tepërta. Të jep më shumë djathë (ullinj) se bukë - kur dikush, në vend që ta dëgjojë
tjetrin e të përfitojë nga këshillat e tij, nuk ua vë veshin këshillave, qortimeve e vërejtjeve që i bëhen.
Gjellë: Gjellë pa kripë - njeri që nuk është i këndshëm në sjelljet dhe veprimet e tij, njeri i shpëlarë;
diçka e pakëndshme, diçka e pashijshme. Pështyu në gjellë (në çorbë). Në çdo gjellë majdanoz - kur
dikush, me vend e pa vend, merr pjesë në të gjitha punët a çështjet ose kur diçka përdoret për
shumë punë edhe kur s'është nevoja.
Qumësht: Është bërë qumësht - i ka zbritur inati; është urtësuar. Djalë qumështi (mamaje) . U fry si
qumësht - u zemërua shumë, u inatos keq. Qumësht dallëndysheje - ushqim i zgjedhur, diçka shumë
e rrallë, që nuk mund të gjendet. I doli qumështi i nënës - u lodh jashtë mase. I ka dalë qumështi mbi
përshesh - jeton shumë mirë, është shumë mirë nga gjendja ekonomike. I ka buzët me qumësht -
është ende shumë i vogël e i papjekur, nuk ka përvojë nga jeta. E ka mjaltë e qumësht (mjaltë e
sheqer, mjaltë e gjalpë. I ra luga në qumësht - i shkojnë punët mbarë. Tregoi edhe qumështin e
nënës - i tregoi të tëra, i nxori të gjitha. Kërkon qumësht nga delja shterpë - përpiqet të arrijë diçka
të pamundur, lodhet më kot. I mban goja erë qumësht - është ende foshnjë, është fare i mitur. E ka
thithur bashkë me qumështin e nënës - është rritur e edukuar që në vogëli me diçka, është
mbrujtur me diçka. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës.
Kos: U bë deti kos - ka aq shumë sa mund të marrin të gjithë a mund të marrësh sa të duash
(zakonisht kur shpërdorohet diçka). Kur të bëhet deti kos - kurrë, asnjëherë. Nuk mban më ujë kosi .
Gjalpë: Si (thika) në gjalpë - pa asnjë pengesë e vështirësi, me lehtësi, si në vaj. Gjalpë (dhjamë,
djathë i mirë) në lëkurë të qenit E ka (shkon, është) gjalpë e vaj me dikë - ka marrëdhënie shumë të
mira me dikë, i ka punët mirë me të, e ka grurë. E ka mjaltë e gjalpë (mjaltë e sheqer, mjaltë e
qumësht) me dikë. Kërkon petulla me gjalpë.
Gjizë: M'u prish gjiza - nuk shqetësohem fare për diçka, nuk bëhem merak, nuk më prishet puna.
Kulla me gjizë - diçka e pamundur, kështjella në ajër.
Kulaç: Ia gatoi kulaçin - ia sajoi diçka për keq. Me kulaç e me kërbaç. Më tepër ditë se kuleç. Si veza
në kulaç. Bën kulaç në hi. Erdhi me kulaç pas brezi - erdhi me nxitim; erdhi dhe ndenji fare pak kohë.

851 Akademiae Shkencave e Rrepublikës së Shqipërisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
852Frazeologjia e paremiologjia kulinare e pasqyruar në vijim është shkëputur nga Fjalor i gjuhës së

sotme shqipe, Tiranë, 1980.

857
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Lakror: E bëri lakror dikë - e rrahu fort, e bëri fërtele. I dolën (iu zbuluan) lakrat lakrorit. Ia hoqi
petën lakrorit. Ia nxori (ia qiti) için lakrorit. E bëri lakror (punën) - e ngatërroi shumë.
Petë: E bëri petë - e shtypi fare. U bë petë u dobësua - shumë, u tret. I ka plasur peta dikujt - i
paturp. U bë petë përtokë - u shtri rrafsh me tokën që të mos duket. Iu bë barku petë (dërrasë,
gropë). Ia bëri kokën petë - e rrahu shumë. Barkun petë, por shpatullat (kurrizin) drejt. I ka plasur
peta (cipa) e ballit.
Petull - I bën petullat me ujë (pa vaj) - bën plane që nuk mund të vihen në jetë. Kërkon petulla me
gjalpë - ka kërkesa të tepërta. Përpëlitet si petulla në tigan - ka një brengë të madhe në zemër, vuan
shumë shpirtërisht.
Pogaçe: Do bukë mbi pogaçe - kërkon tepër; do diçka që s'bëhet a që s'i takon.
Poganik: Nuk ia kam ngrënë poganikun- nuk e di kur ka lindur, nuk e di sa i madh është; nuk e njoh
mirë. Nuk ia ka thyer (nuk ia ka lëshuar) poganikun.
Gjyveç: Bëj syrin gjyveç - tregohem shumë i vëmendshëm, ndjek me shumë kujdes diçka, i hap sytë
katër.
Groshë: Lëng groshe - njeri pa vlerë a pa rëndësi. Është si grosha shtatë javë- nuk është në gjendje të
arsyetojë a të gjykojë si duhet, është fare i papjekur.
Përpeq: Kërkon halën (qimen) në përpeq - kërkon të gjejë të meta e gabime me çdo kusht, edhe aty
ku nuk ka.
Përshesh: M'u bë koka (mendja) përshesh (dhallë, bozë, çorbë) . Ia bëri turinjtë përshesh - ia theu
turinjtë dikujt, e dërrmoi. I ka dalë qumështi mbi përshesh. I ha përsheshin macja. U nda nga lëngu e
nga përsheshi. Gjen shesh e bën përshesh. Di vetëm të hajë përshesh - nuk e ke për punë. U bënë
përshesh me përshesh (me njëri-tjetrin) - u përleshën e u rrahën keqas.
Pilaf: Pas pilafit - pasi ka marrë fund një punë; me shumë vonesë. Pilaf me gozhdë. Nuk më ftohet
pilafi (byreku). E gjeti lugën në pilaf. Nuk mban më ujë pilafi (orizi, kosi, vera). I mbeti luga në pilaf.
Hyn (futet) si luga në pilaf
Qofte: E do qofte - e do gati diçka, kërkon t'ia bëjnë të tjerët diçka, pa u lodhur vetë. S'ka më qofte
te daja - ka kaluar ajo kohë kur e gjente çdo gjë gati.
Qull: E la qull diçka - e la pas dore. E la në qull dikë -e braktisi dikë kur ishte në gjendje të vështirë, e
la në baltë. Të vraftë qulli. Ia bëri kurrizin qull dikujt -e rrahu shumë. Ia ka djegë qulli (luga) buzën - e
ka pësuar një herë. Mos u fut (mos hyr) në atë qull - mos u përziej në një punë me ngatërresa e jo
shumë të pastër! Futet si qimja në qull. I mbeti luga në qull. S'e nxjerr (dot) qimen nga qulli.
Llokum: E ka gojën llokum - flet mirë e butë, është gojëmbël. Nuk hanë çdo ditë llokume - nuk mund
të ketë vazhdimisht të mira, festa e dëfrime; jeta nuk është shesh me lule. Llokumja e hasmit (e
armikut) e ka helmin brenda (të mbetet në fyt) - mos u beso lajkave e premtimeve të armikut!
Bakllava: Ka (kërkon të ketë) njërën dorë në bakllava dhe tjetrën në kabuni (në mjaltë, në revani)
Pelte: E bëri pelte dikë e rrahu shumë keq, e zhdëpi në dru, ia zbuti mirë kurrizin; e dërrmoi.
Krunde: Ishte krunde - nuk kishte asnjë lek në xhep, ishte trokë. I merr krundet për miell. I lirë në
miell, i shtrenjtë në krunde.
Hime: Bëhet hime dikush a diçka del jashtë përdorimit, bëhet pa vlerë e i panevojshëm.
I ka hime trutë (mendtë) - nuk është i zgjuar, është mendjelehtë.
Içi: I doli içi diçkaje - e morën vesh të gjithë, u zbulua, s'është më e fshehtë. Ia nxori (ia qiti) için
lakrorit -ia zbuloi dikujt të metat, gabimet, punët e papëlqyeshme etj.
Pestil: E bëri pestil - e rrahu shumë, e zhdëpi me dru.
Kafe: Do dhe Muçoja kafe- kërkon diçka që nuk i takon (sepse nuk e meriton ose është ende i vogël).
Raki: Flet rakia - kur një i dehur flet fjalë të mëdha ose fjalë që nuk do t'i thoshte po të ishte esëll. I
hodhi një brez rakisë. Paguan ujin për raki . E pi rakinë me opingë.
Sallatë: Grin sallatë (lakër) - flet kot, flet në erë. Ia bëri mendjen (trutë, kokën) sallatë - e trullosi, ia
prishi mendjen. Ia bëri trupin sallatë - e copëtoi, e griu me thikë a me hanxhar.
Kripë: M'u bë kripë - nuk më vajti mbarë, më shkoi ters (një punë). Gjellë pa kripë. Me bukë e kripë.
E ka lëshuar kripa. Mbeti (është) kripë. E bëri për ujë me kripë (të kripur). E do si kripën në sy - urren
pa masë, s'do t'ia shohë sytë. Kemi ngrënë një barrë (një thes) kripë. Humbi si kripa në ujë- u zhduk

858
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pa lënë gjurmë. U shkri (u tret) si kripa në ujë - u dobësua menjëherë, ra menjëherë nga shëndeti.
Është kripë derri - është i varfër sa s'ka, s'ka as një lek në xhep. E ka kripën të thatë. I shtypi kripë mbi
kokë.
Sheqer: E lyen me sheqer - përpiqet ta fshehë thelbin e keq të diçkaje me fjalë të ëmbla e mënyra
joshëse. Plumb me sheqer - thikë pas shpine. Nuk ra sheqeri në ujë - nuk ndodhi ndonjë e keqe e
pandreqshme, nuk u bë hataja. Është sheqer i gjallë dikush - është shumë i dashur e fjalëmirë me të
tjerët . E ha (e merr) shapin për sheqer. E ka gojën sheqer - është gojëmbël. E ka mjaltë e sheqer
me dikë . Ndaj shapin nga sheqeri. Nxjerr mjaltë (sheqer) nga goja.
Mjaltë : Ka rënë në mjaltë - ka rënë në një gjendje shumë të mirë, në një familje a rreth shoqëror
shumë të mirë, jeton në mes të gjitha të mirave. I ra sëpata në mjaltë - i eci mbarë një punë. Është
mjaltë e qumësht - është shumë i mirë, shumë i këndshëm. E ka mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht,
mjaltë e gjalpë) - shkon shumë mirë me dikë. I dha një gisht mjaltë. Ka ngrënë bukë e mjaltë - ka
shkuar shumë mirë me të.
II. Proverbat, fryt i urtësisë popullore, janë dëshmi të mënyrës si ka jetuar e menduar
shoqëria në të cilën kanë lindur. Ato përdoren në situata të ndryshme sepse janë konstatime e
përfundime që rrjedhin nga sinteza e përvojës jetësore dhe si të tilla konsiderohen mësime me vlerë
për ta përgatitur njeriun e për ta udhëhequr atë në punë, në jetë e në shoqëri. Këtë qëllim didaktik
kanë edhe proverbat e përzgjedhur nga fusha e kuzhinës që në vijim janë paraqitur të grupuara sipas
kuptimit: Nuk piqet buka me shkarpa; S'del vaj nga guri; S'bartet çorba me kaçile; Pa brumë nuk
bëhen kuleçtë; Nuk bëhet bakllava me miell thekre; S' bëhet bukë me krunde përdoren për të treguar
një punë që s’mund të bëhet a nuk mund të bëhet mirë pa mjetet e nevojshme.
Këmbë për baltë, gojë për mjaltë; Buka pa përtypur nuk kapërcehet; Shpjer gojën te buka e
jo bukën te goja përdoren për të treguar se nuk mund të zgjidhësh një punë a të sigurosh diçka pa
përpjekje.
Çdo berr varet nga këmbët e veta; Çdo mizë nuk bën mjaltë përdoren për të treguar se nuk
janë të gjithë njëlloj të vlefshëm dhe çdo njeri duhet vlerësuar sipas vlerës që ka.
Gjeli në darkë, shiu në bërrakë; Gjellë me kripë e kripa me karar; Lëpi mjaltin, po mos e ha
gishtin përdoren për të treguar se çdo gjë duhet bërë me masë, pa e tepruar.
Vaji në lakra bie; Gjalpi në lakror bie përdoren për të treguar se nuk vete dëm diçka.
Kush ha bukë, bën edhe thërrime; Mos e prish kazanin (jahninë) për një qepë; S’prishet
dasma për një qepë/për një limon përdoren për të treguar se nuk prishet nje punë e madhe për
diçka të vogël.
Mos shtjer kripë në gjellë të botës; Ha bukën e mikut, bën duanë e armikut përdoren për të
treguar se nuk duhet ndërhyrë në punët e të tjerëve, nuk duhet bërë diçka që nuk të takon.
Lepuri në brinjë e helli në zjarr; Kusia mbi prush, thëllëza në fushë; Peshku në det, tigani në
zjarr; Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr; Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) përdoren për të
treguar se është tepër herët për diçka.
Buka që thyhet, s'ngjitet më; Po u thye kulaçi, s'ngjitet më; U derdh vaji, s'mblidhet më
përdoren për të treguar se po u prish miqësia e vërtetë, s'ndreqet më, nuk bëhet më e tillë siç ishte.
Më mirë fshikulli i të drejtit se llokumja e të shtrembrit; Nuk hahen ato petulla që t'i jep
shigjetulla përdoren për të treguar se lajkat e dhuratat e armikut janë të rrezikshme.
Si të jetë brumi, del edhe buka; Si miku edhe lakrori (sofra); Si është miku bëhet petaniku
përdoren për të treguar se çdo gjë bëhet në përputhje me kushtet a me rrethanat, mysafirit i bëhet
pritja sipas vlerës e rëndësisë që ka.

Konkluzion

Kuzhina tradicionale është pasuri e rëndësishme kombëtare që duhet njohur e promovuar si


element për të ndërtuar identitetin shoqëror, kulturor e historik të një kombi. Njohja dhe vlerësimi i
kuzhinës e produkteve karakteristike vendase përbëjnë një potencial të madh edhe për zhvillimin e
turizmit dhe ekonomisë kombëtare. Kuzhina tradicionale ofron mundësinë që të na njohin dhe t’i

859
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

njohim të tjerët sepse siç shprehet Montanari: të shijosh ushqimin karakteristik të dikujt, të paktën
në dukje, është më e lehtë se të dekodifikosh gjuhën që ai flet; madje ushqimi më tepër se fjala
mund të ndërmjetësojë midis kulturave të ndryshme duke i bërë më të hapura sistemet kulturore
ndaj ndikimeve e shkëmbimeve me njëri-tjetrin.

Bibliografia:

Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
Colazzo S., Culture locali, tipicità e biodiversità in “Amaltea Trimestrale di cultura”, 3, 2014.
Coon C.S., The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Ghegs,
Massachusetts: Cambridge, 1950.
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
Harizi E., Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare, Tiranë, Max, 2014
Hima H., 300 receta gatimi, Fier, Ymeraj Print, 2012.
Horn V., Assaporare la tradizione: Cibo, identità e senso di appartenenza nella letteratura migrante
in “Revista de Italianistica” XIX-XX, 2010.
Katalogu i prodhimeve ushqimore tradicionale te qarkut te Kukësit, RASP, 2011.
Katalogu i produkteve tradicionale te Korçës, RASP, 2012
Lane R.W., Majat e Shalës. Tiranë: Argeta, 2004.
Montanari M., Il cibo come cultura, Roma- Bari, Laterza, 2007.
Oakley-Hill D.R., An Englishman in Albania: Memories of a British Officer 1929-1955, London: The
Center for Albanian Studies, 2002.
Gjyzeli L., 75 receta tradicionale çame, Vlorë, Europrint, 2014
www.ballkanweb.com
www.telegraf.com

860
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Sylejman Klinaku, Haris Ngjeqari - E drejta e pronësis intelektuale në Kosovë

PhD cand. Sylejman Klinaku


1
Phd. cand, Ligjërues në Universitetin Publik ''Ukshin Hoti'' në Prizren, Avokat- Kosovë

PhD cand. Haris Ngjeqari


1
PhD cand. Ligjëruese në Universitetin e Tiranes, Avokate -Shqipëri

Abstrakt

Përmes këtij punimi do mundohemi që ta paraqesim një pasyrë, rreth të drejtës së pronësis në
përgjithësi në Kosovë, në veqanti rreth të drejtave të autorit dhe të drejtat e përafërta.

Të drejtat personale janë ato të drejta të cilat janë të lidhura ngushtë me personin dhe si të drejta
personale konsiderohen: Të drejtat e personalitetit dhe E drejta e autorit ( të drejtat nga pronësia
intelektuale), ku si objekt i së cilës është produkti që paraqet krijimtari në fushën e letërsisë, artit
dhe shkencës.

E drejta e pronësisë intelektuale u takon autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e Letërsisë,
Shkencës dhe Artit, e cila do të përdoret shprehja e drejta e autorit.

Të drejtat që në bazë të pronës intelektuale, janë të përafërta me të drejtat e autorit dhe në vijim të
drejtat e përafërta u takojnë:

Interpretuesve përkitazi me interpremtimet e tyre

Prodhuesve të fotogrameve përkitazi me fotogramet e tyre

Producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre

Shërbyesit medial Audiovizuel përkitazi me transmetimet e tyre

Prodhuesve të bazave të të dhënave me bazat e tyre të të dhënave

Botuesve përkitazi me botimet e tyre

861
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Të Drejtat e Personalitetit

Të drejtat e personalitetit janë të drejta të karakterit absolut dhe janë të lidhura ngushtë për
subjektin e caktuar. Të drejtat e personalitetit u takojn si personave fizikë ashtu edhe personave
juridikë. Si të drejta të personalitetit numërohen: E drejta e integritetit fizik; E drejta e integritetit
moral; E drejta e respektimit të jetës private; E drejta e respektimit të nderit; E drejta e emrit etj. 853

Të drejta e personalitetit edhe pse janë të drejta jopasurore, ato në rast se cenohen mund të
kërkohet shpërblim në para, që është një shpërblim i dëmit jo material. Të drejtat e personalitetit
gëzojnë mbrojtje juridike sepse ato janë si të drejta themelore të njeriut dhe në disa raste gëzojnë
mbrojtje si në nivelin nacional ashtu edhe ne nivelin ndërkombëtar.

Me mbrojtjen e të drejtave të personalitetit nënkuptojmë dhënien e shpërblimit në para për


cenimin e të drejtave të personalitetit sepse në këtë rast ato bëjnë pjesë në kuadër të të drejtave
subjektive civile. Sepse vetëm nëse marrin karakterin pasuror janë objekt i marrë-dhënies juridiko-
civile.

E DREJTA E AUTORIT

E drejta e autorit është e drejtë subjektive e karakterit absolut e titullarit mbi një krijimtari
intelektuale në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës. E drejta e autorit është e drejtë personale
sepse është e lidhur për personin e caktuar dhe autorë mund të jetë vetëm personi fizikë.

Produkti i të drejtës së autorit është ideja e e materializuar e tij pra, është diqka që nuk
mund të preket, mbi të cilën ekziston e drejta subjektive e karakterit absolut mbi atë produkt të
intelektit nga momenti i publikimit të krijimtarisë në fjalë.

Vepra e autorit, është krijitmari orgjinale në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, e cila ka
karakter individual pa marrë parasysh vleren artistike të saj. Në kosovë, e drejta e autorit dhe të
drejtat tjera përafërta me të drejtat e autorit, rregullohen me ligjin për të drejtat e autorit dhe të
drejtat e përafërta854, i cili në nenin 1, rregullon:

1. Ky ligj rregullon:

1.1. të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi

me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit, në vijim e drejta e autorit;

1.2. të drejtat që, në bazë të pronës intelektuale, janë të përafërta me të drejtat e autorit,

në vijim të drejtat e përafërta, u takojnë:

1.1.1. interpretuesve përkitazi me interpretimet e tyre;

1.1.2. prodhuesve të fonogrameve përkitazi me fonogramet e tyre;

1.1.3. producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre;

Latifi, J, vepra e cituar, fq. 58


853853

Ligji Nr.04/L-065, Për të drejtat e Autorit dhe të drejtatmtjera të përafërta i Kosovës


854

Gazeta zyrtare, Nr.27 dt.30.11.2011

862
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.1.4. sherbyesit medial Audiovizuel përkitazi me transmetimet e tyre;

1.1.5. prodhuesve të bazave të të dhënave përkitazi me bazat e tyre të të

dhënave;

1.1.6. botuesve përkitazi me botime e tyre;

E drejta e autorit së bashku me pronësinë industriale bëjnë pjesë në kuadër të të drejtave


nga pronësia intelektuale. Për dallim nga e drejta e autorit pronësia industriale është e drejtë
subjektive e karakterit absolut e titullarit mbi një produkt të intelektit që paraqet një shpikje (
zbulim)të zbatueshëm në industri dhe e drejta e pronësisë industriale mbrohet me patentë.

E drejta e autorit, përkufizohet edhe si krijimtari e shpirtit të njeriut sepse ajo në fakt është
krijimtari intelektuale por e ndikuar nga ndjenjat shpirtrore.

Neni 5 i Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta, parasheh se ''
Autorët e veprave në lëmin e letërsisë, shkencës dhe të artit gëzojnë mbrojtjen lidhur me veprat e
veta dhe shfrytëzimin e tyre, në përputhje me këtë ligj''.

Ndërsa neni 6 përcakton përmbajtjen e të drejtës së autorit:

1. E drejta e autorit është e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i

pronës intelektuale për veprën e mbrojtur.

2. E drejta e autorit përmban:

2.1. autorizimet ekskluzive personale për të mbrojtur pacenueshmërinë e veprës së

autorit dhe personalitetin e autorit, në vijim: të drejtat morale të autorit;

2.2. autorizimet ekskluzive pasurore për të mbrojtur interesat pasurore të autorit, në

vijim: të drejtat pasurore të autorit;

2.3. autorizimet tjera të autorit, në vijim: të drejtat tjera të autorit.

Ndërkaq neni 7 i këtij ligji përcakton se kush konsiderohet vepër e autorit dhe cilat
konsiderohen vepra të autorit, paragrafi 1 dhe 2 i nenit 8, ku në paragrafin 1 thuhet '' Vepra të
autorit janë krijimet intelektuale origjinale në lëmin e letërsisë, të shkencës dhe artit, që janë të
shprehura në çfarëdo mënyre, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe''. ndërkaq në paragrafin 2
thuhet:

2. Vepra të autorit konsiderohen në veçanti:

2.1. veprat gojore, siç janë fjalimet, leksionet, tregimet dhe vepra të ngjashme të

shprehura gojarisht;

2.2. veprat e shkruara, siç janë tekstet në libra, broshurat, gazetat ditore dhe tekste të

tjera në lëmin e letërsisë, literaturës shkencore e profesionale, si dhe programe kompjuterike;

863
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2.3. veprat muzikore, me ose pa tekst, pavarësisht a janë të shprehura përmes notave

apo në ndonjë formë tjetër;

2.4. veprat teatrore teatrore-muzikore dhe të kukullave, përfshirë dhe radiodramat;

2.5. veprat koreografike dhe të pantomimës;

2.6. veprat filmike dhe veprat e tjera audiovizuele;

2.7. veprat fotografike dhe veprat e bëra me një proces të ngjashëm si ai i

fotografisë, siç janë fotografitë artistike, fotomontazhet, fotoafishet, fotografitë e reporterëve;

2.8. veprat e artit figurativ në lëmin e pikturës, skulptures, grafikës, vizatimit;

2.9. veprat e arkitekturës, siç janë skicat, planet, maketat dhe objektet e ndërtuara të

veprave arkitekturore dhe të inxhinierisë nga fusha e arkitekturës, urbanizmit, arkitekturës së


peisazhit dhe rregullimit të enterierit;

2.10. veprat skenografike;

2.11. veprat e artit aplikativ si dhe të dizajnit industrial e grafik;

2.12. veprat kartografike në lëmin e gjeografisë dhe topografisë;

2.13. prezantimet shkencore, edukative ose teknike siç janë vizatimet teknike,

grafikonet, tabelat, ekspertizat, demonstrimet tredimensionale.

Vepër e autorit mbi të cilën mund të fitohet e drejta e autoriale konsiderohet edhe vepra e
prejardhur, e përpunuar ose e formësuar. Për këtë në nenin 10 paragrafi 2 thuhet:

'' Vepra të prejardhura janë përkthimet,përshtatjet, aranzhmanet,orkestrimet muzikore dhe

përpunimet tjera të një vepre ekzistuese apo materiali tjetër''.

Veprat e përmenduara gëzojnë mbrojtje juridike si në nivelin nacional ashtu edhe në atë
ndërkombëtarë. Në këtë pjesë mund të përmendim edhe krijimet të cilat nuk gëzojnë mbrojtje
juridike dhe kjo parashihet në nenin 12 të këtij ligji ku thuhet:

1. Mbrojtja juridike e të drejtave të autorit nuk përfshin:

1.1. idetë, parimet, udhëzimet, procedurat, zbulimet ose konceptet matematikore si të

tilla.

1.2. ligjet, aktet nënligjore dhe rregullativat tjera.

1.3. materialet zyrtare dhe botimet e organeve parlamentare, qeveritare dhe të

organizatave tjera që kryejnë funksione publike.

864
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

1.4. përkthimet zyrtare të rregullativave dhe materialeve tjera zyrtare, si dhe të

marrëveshjeve ndërkombëtare dhe instrumenteve tjera.

1.5. parashtresat dhe aktet tjera në procedurat administrative ose gjyqësore.

1.6. materialet zyrtare të botuara për informim të publikut.

1.7. shprehjet folklorike.

1.8. lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të

rëndomta të mediave.

E drejta e autorit si e drejtë subjektive e karakterit absolut si e tillë mund të bartet me kontratë ose
përmes rrugës së trashëgimis. E drejta e autorit përveq të drejtave pasurore përfshinë edhe të
drejtat morale të tij.

Të drejtat pasurore të autorit

Të drejtat pasurore të autorit janë: E drejta e shfrytëzimit të vepres; e drejta riprodhimit; e


drejta e shpërndarjes; e drejta e qiradhënies; e drejta e interpretimit publik; e drejta e transmetimit
publik; e drejta e komunikimit publik dhe fonogramet dhe videogramet; e drejta e paraqitjes publike;
transmetimi dhe ritransmetimi i përmbajtjeve programore audiovizuale; programet e koduara; e
drejta në emitim sekondar; e drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut; e drejta e vënies së
veprës në dispozicion të publikut; shfrytëzimi i veprës në formën e ndryshuar; e drejta e qasjes dhe e
ekspozimit; e drejta në rishitje-droit desuit; e drejta e huazimit publik; e drejta në kompensim të
veqantë etj.

Të drejtat pasurore të autorit, janë të drejta të veqnata dhe bëjnëpjesë në grupin e të


drejtave të bartshme dhe në kohë të kufizuara.

Karakteri absolut i të drejtës së autorit konsiston në atë që mund ta ndalojë mënyrën e


shfrytëzimit të veprës për të cilën ai nuk ka dhënë pajtimin, pa marrë parasysh se kush e kryen
shfrytëzimin.

Të drejtat morale të autorit

Të drejtat morale të autorit janë: e drejta e publikimit të parë; e drejta e njohjes së


autorësisë; e drejta në integritet të veprës dhe e drejta e pendimit. Këto të drejta mbrjnë autorin në
raport me lidhjen e tij individuale dhe intelektuale me veprën e tij.

Autori ka të drejtë morale që të vendosë a do të botoj veprën e tij, kur dhe si do ta botoj; për
pranimin e të drejtës së autorit të veprës së tij; të vendos se gjatë botimit të veprës a do të shënohet
autorësia e tij dhe me qfarë shenje; të kërkoj që gjatë shfrytëzimit të veprës së tij të potencohet
emri i tij, psedudonimi apo ndonjë shenjë tjetër; për ruajtjen e përmbajtjes së veprës së tij,
gjegjësisht të kundërshtoj në qdo shfrytëzim të veprës që mund të cenoj përsonalitetin e tij, nderin
dhe autoritetin e tij; të ndryshojë personat e tjerë; të heqë dorë nga e drejta si bartës i të drejtës
materiale të veprës së tij.

Të drejtat morale nënkuptojnë lidhjen shpirtërore të autorit me veprën e krijuar.

865
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Natyra juridike e të drejtës së autorit

Teoria për pronësinë mbi të drejtën e autorit niset nga autori si krijues i veprës në të cilën ai
ka të drejta absolute dhe ekskluzive të së drejtës së pronësisë.855

Duke konsideruar se ideja e përmbajtur në vepër i përket autorit, me publikimin e veprës


dhe autori ka ekskluzivisht të drejtë absolute në formën në të cilën është shprehur ideja.

Kohëzgjatja e të drejtës së autorit

E drejta e autorit si e drejtë subjektive e karakterit absolut nuk konsiderohet e drejtë e


përjetshme por është një e drejtë e afatizuar në kohë. Afati i përgjithshëm i kohëzgjatjes së të
drfejtës së autorit është gjatë jetës së tij dhe një kohë të konsiderueshme pas vdekjes së tij.

Kohëzgjatja e të drejtës së autorit në Kosovë është paraparë me ligjin për të drejtat e autorit
dhe të drejtat tjera të përafërta neni 61 ku thuhet: ''1. E drejta e autorit zgjat gjatë gjithë jetës së
autorit dhe shtatëdhjetë (70) vjet pas vdekjes së tij''.856

PËRFUNDIM

E drejta e pronësisë intelektuale në Kosovë në veqanti e drejta autoriale (të drejtat nga
pronësia intelektuale), është në një gjendje mjaft sfiduese.

E drejta e pronësis intelektuale sikur e drejta industriale po ashtu edhe ajo autoriale
përballen me mjaft sfida të cilat janë si pasojë e shumë rrethanave të ndryshme si politike ashtu
edhe shoqërore të së kaluarës.
Për shkak të rrethanave politike dhe të okupimit Jugosllav, qytetarët më parë nuk kan
krijuar kulture të tillë të kujdesit të të drejtës autoriale sikur edhe te drejtave tjera pasurore.
Poashtu kësaj i ndihmon edhe gjendja e ulët ekonomike dhe nevoja e furnizimit me veprat
e autorit në lëmin e letërsisë, artit dhe shkencës. Po në këtë rrafsh mbrojtjen se veprave autoriale
e vështirson mjaft shumë edhe një numër i bizneseve të papërgjegjëshme të cilat e bëjn
fotokopjimin e tyre pa lejen e autorit në mënyrë që të pasurohen pa bazë.
E mira e gjithë kësaj është se kohën e fundit përveq ligjit që i ka dhënë prioritet në kohë,
kontesteve për te drejten autoriale, është edhe aspketi tjetër se edhe vetë autorët janë
vetëdijsuar dhe po i kërkojn veprat e tyre, në rast hetimit se kush i keqpqerdorë. Po shpresojm se
kjo fushë tani po vjen duke u ngritur dita-dites në nivelin e knaqëshëm.

BIBLIOGRAFIA

Ligji Nr.04/L-065, Për të drejtat e Autorit dhe të drejtatmtjera të përafërta i Kosovës


Gazeta zyrtare, Nr.27 dt.30.11.2011

Aliu, Abdulla, E drejta e autorit (Ligjerata të autorizuara), Prishtinë 2004,

Aliu, Abdulla, E drejta Civile, Prishtinë 2014

Aliu, Abdulla, E drejta e autorit (Ligjerata të autorizuara), Prishtinë 2004, fq. 21


855

Ligji Nr.04/L-065, Për të drejtat e Autorit dhe të drejtatmtjera të përafërta i Kosovës


856

Gazeta zyrtare, Nr.27 dt.30.11.2011

866
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Vladimir Mici, Greta Angjeli, Alqi Naqellari - Manaxhimi i burimeve natyrore të naftës dhe gazit të
para në aspektin e punëzënies, rritjen e të ardhurave dhe turizmit

MSC. Vladimir Mici


1
Universiteti mesdhetar i Shqipërise Email:vladimirmici@umsh.edu.al
DR. Greta Angjeli
2
Universiteti mesdhetar i Shqipërise Email:gretaangjeli@umsh.edu.al
DR Alqi Naqellari
3
Universiteti mesdhetar i Shqipërise Email:gretaangjeli@umsh.edu.al

Abstrakt:
Shqipëria njihet si vënd prodhues i naftës dhe gazit. Ajo njihet gjithashtu edhe si një vënd potencial
për nafte gaz mbajtje. Hartimi i politikave ekonomike dhe financiare, që të mirëmanxhojnë këtë
pasuri kombëtare dhe vënia e saj në shërbim të publikut në formën e të mirave materiale si ulje e
kostos së prodhimit të artikujve të konsumit apo të kostos së shërbimeve, ndikon në një zhvillim
harmonik dhe të shpejtë të turizmit, për shkak të beneficieve që vijnë nga kostot e ulta të lëndës
djegëse, shtimit të flukseve të qarkullimit dhe në analizë të fundit ndikojnë edhe në shtimin e të
ardhurave edhe nga turizmi.Një skaner i politikave të ndjekura dhe një veshtrim mbi çfarë duhet
bërë në fokusin e një qeverie apo një kompanie është subjekt i artikullit.
Në këtë studim i paraqesim publikut veçoritë e këtij biznesi, politikat shtetërore që kufizojnë dhe
lehtësojnë kryerjen e këtij biznesi dhe impakti, që ka në ekonominë kombëtare një politike
shtetërore apo e kompanisë në impaktin e punësimit, rritjen e të ardhurave , uljen e kostove të
mallrave e sherbimeve kombëtare dhe në analizë të fundit të burimeve potenciale që ndikojnë në
rritjen e turizmit shqiptar.
Burimet e përdorura janë ligjore, ndërsa metodat e ndjekura janë ajo e sintezës dhe analizës,
krahasimit dhe aparati matematik.
Fjalët kyçe: nafta, risk, ligj, punësim, tatime, rentë minerare.

Management of natural resources of oil and gas viewed in terms of employment, income growth
and tourism.

Abstract.Albania is known for oil and gas producer. It is also known as a potential place for oil and
gas retention. Development of economic and financial policies, to manage this national treasure and
making it available to the public in the form of material goods as a reduction of cost of production of
consumer items or the cost of services, affects the harmonious development and rapid tourism, due
to the benefits, arising from lower costs of fuel, increase traffic flows and in the final analysis affect
the income growth from turizmi.Një policies pursued scanner and an overview of what have become
the focus of a government or a company is the subject of the article.
In this study we present the features of this business public, state policies that limit and facilitate the
performance of this business and the impact that has on the national economy or public policy of
the company to impact employment, income growth, lower commodity costs national service and in
the final analysis of potential sources affecting the growth of Albanian tourism.
Sources used are legal, while the methods followed are that of synthesis and analysis, comparison
and mathematical apparatus.
Keywords: oil, risk, law, employment, taxes, Royalty tax.

867
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Turizmi në Shqipëri konsiderohet nje nga degët prioritare te zhvillimit ekonomik sot dhe në të
ardhmen. Kjo jo thjesht sepse ne kemi burime të papërdorura turizmi, jo vetë sepse ne ofrojme të
gjitha format e turizmit ( malor, elitar, gjeografik, historik, bregdetar etj etj), por sepse turizmi në
vetvete është një degë e ekonomisë, që është si motor zhvillues për të gjitha degë t e tjera të
ekonomisë. Ajo tërheq bujqësine, tërheq , ndërtimin, tërheq shërbimet, tërheq transportin,
modifikon dhe tërheq industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese. Pra është një degë , që sjell një
qasje tjetër mbi ekonominë Shqiptare, që shprehet në rritje të të ardhurave kombëtare në formën e
produkteve bazë të ekonomisë, në dhënien e një hovi të ri të kërkesave dhe standarteve të cilësisë
për pasojë edhe punësimit të popullsisë , faktorit kryesor që bën të mundur konsumin e produktit të
turizmit. Pra turizmi konsiderohet piknisja dhe pikëmbritja e këtij cikli, i cili i ngjan nje spirale me një
baze të re më të lartë, sa herë që ai kryen ciklin.
Natyrisht industria e naftës është e përfshirë në këtë proces si një kontributor esencial, e cila
nëpërmjet disa rrugëve kontribuon për një turizëm më efikas më të shpejtë dhe një cilësi më të
mirë.
1--Politika shteterore pas viteve 90

Deri në vitin 1990 industria e naftës gllabëronte 25% të fondeve për investime buxhetore dhe shteti
merte përsipër edhe riskun e dështimeve . Pas vitit 1990 fondet për kërkime ranë sepse, shteti
kërkonte uljen e riskut të përdorimit të parave të taksa paguesve, duke e kaluar këtë risk tek
operatorët privat. Ky risk konsistonte në dy drejtime:
1- Në kalimin e pastër të riskut të kërkimeve tek operatoret e tjerë , të cilët ishin dy :
a. kompanitë shumëkombëshe të naftës dhe gazit
b. Kompania nacionale e naftës ALBPETROL. Pas viteve 1990 shteti Shqiptar doli mjaft
i varfër nga pikpamja e burimeve financiare dhe pothuaj e kishte të pamundur që të
mbështeste kompaninë me fonde buxhetore në nivelet e kërkimit që ishin para
viteve 1990. Kështu që ajo kufizoi dhe në fund të vitit 1996 ndërpreu totalisht
kërkimet me fonde shtetërore ( pra edhe të kompanisë ALBPETROL). Kështu që
aktiviteti i kërkimit të naftës u kaloi kompanive internacionale. Më tej me ligjin nr
7853 date 29.07.1994 “Për disa shtesa në ligjin nr 7746 date 28.07.1993“ Për
Hidrokarburet (Kërkimi dhe prodhimi) e quajtur marrëveshja “Albpetrol” i jepet e
drejta Albpetrolit, si shoqëri me kapital publik për të hyrë në marrëveshje
hidrokarbure dhe të zhvilloje operacione brënda zonës së saj të kontrates me një
subjekt tjetër juridik vëndas apo i huaj me të cilat ai deshiron të bashkëpunoj. Në
këtë rast me pelqimin e MEI-t mund ti transferojë dhe të kalojë të gjitha ose një
pjese të të drejtave ,titullimit dhe interesit të tij mbi rezervat .
2- Me futjen e teknologjisë së re dhe krijimin e kushteve për aplikimin e metodave të reja dhe
investimeve të reja për uljen dhe eliminimin e ndotjeve në tokë , ujra dhe ajër . Pra duke
sjellë një cilësi dhe kushte të reja për një përdorim racional dhe miqësor ndaj ambientit.
Kjo politikë shtetërore duhet të ishte maksimizimi i pasurisë nga burimet e saj natyrore, duke
inkurajuar nivele të përshtateshme të aktiviteteve të kërkimit dhe zhvillimit. Duke e përmbledhur
këtë qeveria duhet të projektojë një sistem të tillë që :
a- Sigurojnë një kthim të mirë për shtetin dhe industrinë.
b- Të shmangin spekullimin e palejueshem
c- Të siguroje fleksibilitetin
d- Të kryejnë konkurencë të shëndetëshme dhe efiçencë tregu.

2 -Situata aktuale ne terrenin shqiptar dhe efektet e poltikes shteterore


Duke verejtur ecurine e deritanishme vërehet një frymë, realisht e hapur, gati duke i shtyrë Vb e
naftës tek kompanitë internacionale dhe duke mbytur dhe asgjësuar kompaninë shtetërore

868
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shqiptare . Aktualisht Kompania nacionale pothuajse nuk prodhon, por thjeshtë është kthyer në një
kompani, që vjel pjesën e prodhimit, që rrjedhin nga KNP-të dhe marëveshjet MOP. Pra në esencë ky
fenomen është shoqërur me shtimin e papunësisë dhe rënien e punëve dhe shërbimeve ndihmëse,
që kjo industri kërkon.
Duke vërejtuar shpërndarjen e popullsisë së këtyre zonave shihet, që shumë pak ose aspak nga kjo
pjesë mund ti drejtohen aktivitetit të industrisë së turizmit me diell, ndërkaq e gjithë zona ku
kërkohet apo prodhohet naftë paraqet një potencial turistik divers, si vlera kulturore dhe historike
ashtu edhe vlera të turizmit ushqimor dhe bregdetar.
Kompanitë e huaja që kanë marrë pjesën në zotërim të Albpetrol sha (Vend burimet e zbuluara para
vitit 1990) janë shoqëruar me një largim masiv të punonjësve nga puna dhe reduktim të të
ardhurave të tyre. Ndërkohë që rritja e varfërisë në këtë shtresë nuk është e mirë edhe për ata që
fitojnë shumë , sepse produktet e tyre nuk mund të shiten. Nga ana tjetër niveli i pagave relativisht
të larta të shtresës së punonjësve të kompanive të huaja shihet si një burim dhe orientim i çmimeve
të turizmit. Kjo sjell pasoja të deformuara në një treg ku shërbimet nuk i përgjigjen çmimit të afruar.
Situata paradoksale në tregun shqiptar bëhet më e kapshme, kur shtyhesh më në jug, ku edhe kostot
e transportit bëhen e të larta dhe mungesa e prodhimit vëndas të shtyn në çmime stratosferike.
Duke verejtur bilancet e firmave te huaja që operojne në Shqipëri nga shpenzimet e tyre dallohen
për qëllimin tonë në dy lloj shpenzimesh që paraqesin interes. Shpenzimet për paga dhe beneficie,
dhe shpenzimet për investime në infrastukturë dhe komunitet.
Sigurisht analiza e pagave dhe benificieve nuk tregon që e gjithë shuma e këtyre pagave dhe
beneficieve shkon për turizëm, por sidoqoftë, tendenca në rritje e tyre është tregues i një investigimi
më të thelle.
Aktualisht në Shqipëri veprojne në marëveshjet MOP 4 kompani internacionale, nga të cilat dy kanë
pasur një fuqi të tregut dhe që karakterizojne efektet e tyre.(të dhënat për Feniks mungojnë por
fuqia puntore është minimale, pasi ajo është një marëveshje e re dhe ka marrë përsipër të zhvillojë
njvb shumë të vogël sot). Sipas të dhënave të kompanive rezulton që, kompanitë të kene punësuar si
më poshtë(Nr.1):

Tabela Nr. 1 Shkalla e punësimit 2005-2013(numër punonjësish)857


Nr Kompania Viti 2005 Viti 2013 Ndryshimi
1 Bankers Petroleum 211 458 +247
2 Stream Oil x 123 +123
3 Trans Oil x 150 150
Totali 211 731 511

Nga ana tjeter shohim që kompania nacionale Albpetrol sha , ka reduktuar ndjeshëm kapacitetin e
saj duke dorëzuar operimin e VB të naftës këtyre kompanive të huaja,fenomen ky që është
shoqëruar me largime massive nga puna duke pasur një impact në jetën sociale dhe rritjen e
vështirësive ekonomike.Zona Kuçovë-Fier –Mallakastër-Vlorë po përjeton rënien e të ardhurave dhe
për pasojë edhe një burim të mundshëm të konsumit të produktit të turizmit.

857 Burimi. Bilancet e Kompanive

869
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Tabela Nr. 2 Numri punonjwsve sipas Kompanive(numër punonjësish) të Albpetrol sh.a 858(Servkom
sha,Uzinat Mekanike dhe institute I naftës janë thithur nga ALBPETROL sha.
Nr Kompania Viti 2005 Viti 2013 Ndryshimi
1 Albpetrol Sha Patos 4,038 1,890 -2,148
2 Sercom Sha 375 0 -375
3 Uzina Mekanike e Naftës Patos 90 0 -90
4 Uzina Mekanike e Naftës Kuçovë 228 0 -228
5 Instituti Naftes 106 0 -106
Shuma 4837 1890 2,947

Ky faktor është i multifikuar edhe nga fakti, që ky largim është i shoqëruar edhe me ulje të
punësimeve në sektorët ndihmës. Si industri e rëndë nafta siguron ritme të larta punësimi në
shërbime si punëzënie indirekte dhe këtu përfshihet edhe turizmi. Sipas mjaft studimeve, të cilët
janë ekzaminuar mjaft , paz krizës globale efekti i kesaj industrie është që për cdo punëzënie
direkte kemi një punëzënie indirekte ne raportin 1:3,5-4, dhe anasjelltas, falimentin ose largimin
e e 3.5-4 punonjësve nga puna. Natyrisht që ky nuk është një efekt neto, sepse situata është e
komplikuar edhe nga fakti se shoqëritë e huaja kanë hyrë në treg duke punezuar 80% të forcës
së tyre të punës me vëndas kështu që efketi total është një papunësi në shtim me gjithë
punësimet indirekte (2,947-0.8*711)*4.5=10,700 punonjës direct dhe indirekt.
Këto të dhëna përforcohen edhe nga raportimet e INSTAT e cila vëren se varfëria në rajonin e
Fierit dhe Durresit është më e larte se ne rajonet e tjerë.Qarqe të tjera si Durrësi dhe Fieri kanë
norma më të larta të varfërisë në krahasim me mesataren, përkatësisht 16.2% në Durrës dhe
17.5% në Fier.(burimi Instat). Keto jane edhe dy qarqet më të mëdha edhe përsa i përket
turizmit.
Tabela Nr. 3 Përqindja e varfërisë sipas qarqeve859
Qarku Përqindja Thellësia Ashpërsia

Berat 12,7 2,4 0,7


Dibër 13,0 2,3 0,7
Durrës 16,2 3,3 1,1
Elbasan 10,7 2,3 0,8
Fier 17,5 3,5 1,1
Gjirokastër 10,7 2,2 0,9
Korçë 12,2 2,5 0,7
Kukës 21,8 3,7 0,9
Lezhë 17,5 4,3 1,6
Shkodër 15,7 3,7 1,6
Tiranë 14,2 2,8 0,8
Vlorë 11,7 2,4 0,8
Gjithsej 14,3 2,9 1,0

Nga ana tjeter kompanitë konçesionare , që kanë marrë në zotërim vb egzistuese të naftës dhe gazit
si dhe kompanitë e huaja që merren me kërkimin e naftës apo të të gazit , në det dhe në tokë,
përveçse kanë shtuar prodhimin e naftës dhe gazit janë të përballur edhe me kërkesat mjedisore.Kjo
për faktin se kjo industri është një nga ndotësit më të mëdhenj të ujit, tokës dhe ajrit.
Pjesa bregdetare e kufizuar nga Lumenjtë Vjose dhe Seman që përbën një nga zonat më të virgjëra
të turizmit të perspektivës ka zotëruar një ndotje të lartë për shkak të derdhjeve pa kriter të naftës,

858 Burimi. Faqja zyrtare e Albpetrolit


859 Burimi. INSTAT

870
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mbeturinave të nënprodukteve të naftës dhe mbetjeve e derdhjeve të tjera kimikate. Si pasojë e


kësaj zona që përshkon Kolektori Roskovec Hoxharë konsiderohet më e ndotura së bashku me
derdhjet e lumit Seman.
Në projektet e tyre konçecionarët, Bankers petroleum apo Stream oil si dhe kompania e privatizuar
ARMO e përpunimit të naftës kanë pasur shtrëngesa ligjore për të hartuar dhe zbatuar projekte për
pastrimin , eleminimin e ndotjeve të tokës ujrave dhe rikthimin e ekosistemit. Që në vitin 2010
kompania Bankers Petroleum ka paraqitur dhe miratuar në ministrinë e industrisë dhe Energjitikës
programin për ruajtjen dhe mbrojtjen e faunes, ujrave dhe tokës si dhe biodiversitetit.Por smund të
themi të njëjtën gjë për kompaninë ARMO sha , e cila vazhdon të mbetet një nga ndotësit e
mëdhenj, edhe pse privatizimi shihte si parakusht edhe uljen dhe eliminimin e ndotjeve. Shoqëria
përballet me gjoba nga inspeKtorët e mjedisit dhe ajo paraqitet në një situatë kritike financiare, që
sjep asnjë garnci për të ardhmen. Ajo më shumë shihet si një plagë për të shtyrë të tjerë punonjës në
rrugë.
Kompanitë e huaja që janë në fazën e kërkimit nëpërmjet rrugëve, punëzënien e përkohshme apo të
përhershme shihen si një burim zhvillimi. Në të gjitha rastet evidentohet ndërtimi i rrugëve dhe rritja
e standartit të lëvizjeve duke hapur perspektiva për një turizëm edhe në zonat ku më parë ishte e
pamundur dhe ishte e pamundur të promovoje turizmin kulturor , historik apo gastronomik të zonës.
Në sajë të tyre, zonat edhe në kushtet e braktisjes së punimeve për efektet e dështimit kanë
trashëguar rrugë , linja elektrike dhe linja ujësjellësi, që mund të përdoren nga komuniteti. Shëmbujt
janë të shumtë. Ato evidentohen që nga vitet 60 e prapa, ku mund të përmëndim qytetet e Fierit,
Patosit Ballshit,Kuçovës ku ato trashëgojne mjaft pasuri si linja elektrike, godina, rrjete ujësjellësi, të
cilat janë ndërtuar për funksione të dyfishta , me fokus kryesor furnizimim me energji dhe uje zonat
industriale. Ende sot qytetet e ballshit dhe Patosit furnizohen nga rrjetet industrial të ujësjellsave,
dhe mjaft linja elektrike janë transferuar për furnizimin e këtyre qyteteve. Këtu nuk përmëndim
komunat, sepse ato kanë qënë pjese e intregruar e këtyre zhvillimeve.
Si një degë mjaft e rëndësishme e ekonomisë Nafta ka ndikim jetësor në kostot e saj. Ndikimi i saj në
kostot e produkteve dhe të mirave material është esencial dhe ndikon në një konkurencë edhe midis
shteteve. Sot pothuaj 100% e nevojave për transport publik dhe privat përballohet me karburante
importi. Kjo padyshim ka çuar në një rritje kostoje produktesh për pasojë edhe të turizmit. Në mjaft
zona të largeta dhe të bukura smund të shkohet për shkak të cmimeve të kripura të karburantit, Dhe
Shqipërinë smund ta vizitosh me pak para për transportin. Çmimet e karburanteve paraqiten më të
larta në rajon, duke dhënë jë impakt negative në ecurinë e turizmit. Ritmi i rritjes së cmimeve të
karburanteve është disa herë më i lartë se i rritjes së pagave. Kjo si pasoje edhe të politikave fiskale
të qeverise.
Kështu nqs për vitin 2003 akciza e Gazoilit të prodhuar në vënd ishte në vlerat e 18-19 lekëve sot
tarifa është 37 leke. Po kështu vendosja e taksave të karbonit prej 3 lekësh shtoi cmimin e
mëtejshmëm të karburantit. Kjo e shoqëruar edhe me privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës
i hoqi shtetit rolin kontrollues të cmimeve në treg dhe sot ne ndodhemi para fenomenit, që edhe pse
bien çmimet e bursës , çmimet në treg nuk bien por njohin rritje.
Pra kemi kaluar nga Cmimet e gazoilit me pakicë 65 leke në vitin 2003 në cmimet 185 leke në vitin
2013 pra me një rritje prej 2.85 herë. Ndërkohë që pagat mesatare janë rritur mesatarisht nga 2-2.4
herë. Arësyet e mos uljes së çmimeve varen edhe nga gjëndja dhe shpejtësia me të cilën ndryshojnë
rezervat e karburanteve në formën e rezervës së detyrueshme dhe operative. Por arësyeja kryesore
është fenomeni i njohur dhe i heshtur e karteleve të krijuar. Egzistenca e kompanisë shtetërore
ARMO sha ishte edhe shkaku pse çmimet në të kaluarën para vitit 2008 nuk kërcenin dhe ndiqnin
trendin e uljes dhe rritjes së çmimit ndërkombëtar të naftës. Kjo sepse ARMO e asaj periudhe zinte
15-25% të tregut dhe detyronte kompanitë që të mbanin profile çmimi të pranueshme dhe të
axhustueshme. Egzistenca e një numri firmash nuk përbëjne faktin se ato janë konkurente, por tregu
i tyre dominohet nga tre kater firma. Nëse do ti referoheshim ecurisë së cmimit të naftës brut për
periudhën 2000-2014 vërejme se cmimi i naftës brut është rritur me 2.3 here ndekombetarisht,
ndërkohë qe referenca jonë , që duhet të sillte rritjen e përpunimit të naftës në vënd na con në

871
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

nivelet ekstreme të importit edhe në kushtet kur Prodhimi vëndas i naftës njeh rrije mbi 1 milion
tonë në vit. Kompania Bankers deklaron se për vitin 2013 , 96% e prodhimit të saj u eksportua dhe
vetem 4% e saj u shit brënda vëndit. Kjo kompani realizoi për vitin 2013, një prodhim prej
31,166,346 Barel (≈1,3 milion)ton, ose mbi 90% të naftës së prodhuar në Shqipëri.(pra janë shitur
brënda vëndit 52 mijë ton).Kjo sasi ka qënë kryesisht për prodhim bitumi dhe Hollues teknologjik
dhe e gjithe benzina dhe gazolili I transportit (Që zënë 75% të konsumit të hidrokarburevenë
Shqipëri) janë të orientuar dhe furnizuar nga Importi.

Figura Nr. 1 Ecuria e çmimit tw naftws brut 2000-2014

Pra Mungesa e këtij përpunimi shqiptar ka çbalanacuar edhe Bilancin tregëtar dhe ate të kapitaleve:
I pari në rritjen e defiçitit tregëtar dhe i dyti në uljen e efektit të kundërt të pagesave.Pra saldos
Pozitive.Kjo ka sjellë edhe një situatë kërcënuese të forcës së lekut, ku vazhdimisht ka humbur terren
ndaj euros dhe dollarit amerikan.
Duke qënë se mallrat e konsumit janë kryesisht me bazë importi dhe vëndaset me kosto të lartë këto
kanë cuar edhe në një turizëm të shtrënjtë dhe në këtë mënyrë ka influencuar edhe në ritmet e ulta
të turizmit, vëndas dhe të huaj.

3 - Niveli i të ardhurave dhe te hyrave tatimore nga kjo politke dhe efekti ne ekonomine
kombëtare
I vetmi efekt pozitiv që vihet re është që kjo pasuri kombëtare ka shtuar të hyrat në buxhet
nëpërmjet rentës minerare. Por edhe këtu ka një dallim, sepse vërehen ulje nga të ardhurat e tjera
tatimore, që vinë në formën e tatimit të fitimit dhe të TVSH-s.
Duke marrë në analizë derdhjen e detyrimeve rezulton se Vetem Kompania Shtetërore paguan
tatime sipas ligjit. (Por këto pagesa janë të vonuara dhe ka krijuar deficite në tatime për arsye, që
nuk varen nga kompania). Kompanitë, që operjnë në fushën e kërkimit nuk paguajnë tatime dhe të
punësuarit vëndas nuk e kalon numrin 100 në total, ndërsa në kompanitë që operojnë në kuadrin e
MOP me ALBPETROL Sha, vetëm Bankers Petroleum paguan rentë minerare, ndërsa kompanitë e
tjera nuk paguajnë rentë. Po kështu asnjë nga kompanitë operatore në MOP nuk paguan tatim Fitim,
sepse ose deklarohen me humbje ose kanë nënshkruar me AKBN dhe ministrinë e linjës shmangjen e

872
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

pagimit të këtij tatimi, tatim që shkon në 50% të fitimit. Duke qënë se pothuaj 95% e prodhimit
destinohet për eksport TVSH është në pozita të papërfillshme. Arësyeja më themelore e kësaj situate
është se në praktikën shtetërore është shkuar me idenë se çdo investim i huaj është i mirëpritur.
Historia e kësaj manovre , na tregon se nën parimin se pasuria e naftës si pasuri kombëtare, do të
përdoret me efiçense maksimale dhe në dobi te popullit, I është hapur rrugë abuzimit me të.. Kjo e
cilesuar mjaft edhe kontratat e lidhura në raundin e pare, ku shteti siguronte një nivel te
paracaktuar të fitimit. Në kontratat e raundit të dyte shteti leshoj mjaft nga të ardhurat e veta në
emër të hyrjes me te madhe të investimeve të huaja, por duke boshatisur buxhetin e vet në raport
me të parat efekti ishtë domino. Shoqëria Premier Oil shpall largimin në 2003 nën pretekstin e
falimentit të saj të operacioneve në Shqipëri, dhe menjëhere një shoqëri tjetër kërkon futjen në po
në të njëjten zone, por me regullat e reja të cilat ishin dukshëm më të leverdisshme. Po kështu
ndodhi edhe me firmat Fountin Oil e Kitarri Oil të cilat u larguan pa ardhur mirë, e para për mungesë
të stabilitetit politik , (ngjarjet e vitit 1997) e dyta për shkaqje të borxheve, që përfshinë kompaninë.
Aktualisht për shkak të përfitimeve ekstremisht të pakontrolluara u lidhen edhe tre kontrata të
tjera, duke bërë fakt, që në fushat egzistuese të Albpetrolit sipërfaqjet produktive të zotëruar nga
Albetrol të jenë minimale.
Në vitin 2008 qeverisë po i mungonin të ardhura në buxhet të ardhura të qëndrueshme, që i vinin
nga shoqëria Albpetrol më parë në formën e TVSH-së,TAP-it apo të Tatim fitimit, të ardhuara këto të
lidhuara me nivelin e prodhimit, ndërkohë, që firmat në kontratat e tyre nuk kishin deri në atë
moment rentë minerare, dhe duke përfituar nga klauzolat kontraktuale ku shteti nuk merrte tatim
fitim per 5 vitet e para, shihte rritjen e mungesës së të ardhurave tatimore.Një situateë e tillë për
shkak të viteve të para ate zhvillimit detyroi qeverinë të kthente kokën dhe të sanksiononte rentën
minerare, si një element tatimor të ri,ndërkohë, që ai ishte dhe mbetej element i pare kryesor fiskal
i çdo tatimi në të gjitha tipet e kontratave,si një element kontrolli dhe serioziteti të firmave. Por
vendosja e rentës minerare shkaktoi reagim të menjëhershëm të firmave ndaj qeverisë shqiptare,
sepse u shkelen kontratat me ndarje prodhimi. Situata u bë paradoksale. Albpetrol një kompani
shtetërore vijonte dhe paguante taksat sikur skishte ndodhur asgje , paguante dhe krijonte borxhe
ndaj shtetit sepse skishte mundësi, ndërsa ortaku i saj vijonte të mos paguante dhe as të mos
penalizohej. Kontrata me ndarje prodhimi kishte fuqinë kushtetuese dhe cdo ndryshim në
legjislacionin tatimor , që do të shoqërohej edhe me efekte financiare mbi kompanitë, ato duhet të
reflektonin, në mënyrë që ky efekt të mos ndikonte apo ky efekt të ishte sa më i zbutur. Efekti i pare
ndodhi me kompaninë Bankers. Kompania Bankers filloi pagesën e rentës minerare me kusht qe deri
ne vitin 2015, ajo të përjashtohej nga tatim fitimi, i cili është 50%. Më parë shteti kishte rënë dakort
që ishte shtyrja e tatim fitimit për 6 vjet , pra deri më 2009. Efekti i saj ishte 6 vjecar.Me të dytën ky
efekt vajti 11 vjet pa paguar asnjë tatim. Duke heqjur edhe tavanin e limitit të kostos, kompanitë
duhet të mbushnin sa më shumë gropën e shpenzimeve dhe mos të ishin të shtrënuara për të
raportuar fitime. Kjo ka dhënë shkas për paga super të larta dhe shpenzime të pamundshme për tu
kontrolluar. Shto këtu edhe një administratë bashkëpunuese dhe kontrolluese të papërgatitur në
rastin më të keq, për të mos thënë e koruptuar, kjo pasuri është përdorur nga grupe të caktuara
klienteliste.
Pra Kompania pranoi të paguajë nga 2009 me kusht që qeveria ta lërë pa e tatuar deri me 2015.
Renta është 10%,ndërsa fitimi 50%.
Po kështu ka reaguar edhe Stream Oil. Edhe asaj shteti ia ka lehtësuar barren e mospagimit të
fitimit. Por ndërkohë Stream Oil ska derdhur asnje leke në formën e Rentës minerare me kushtin e
sqarimit, sepse në kontratë nuk kishte kushte të tilla, dhe për sa kohë skishte të tilla ska asnjë arsye ,
që në mënyrë të njëanshme të merret tatim.Ajo që e bën më të frikshme situateën është se Kjo
kompani nga viti 2007 deri në vitin 2012 nuk I dorëzoi Albpetrol sasinë e prodhimit
paraegzistues,që e kishte detyrim nga kontrata, duke future në kolaps financiar kompaninë
shtetërëre (Burimi Kontrolli I lartë I shtetit)
Duke gjykuar nga menyra se si kanë precipituar tatimet, konkluzioni është, që sistemi fiskal
vendosur në këtë sektor i cili me të drejte quhet internacional, sistemi me shumë ka synuar

873
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

mbushjen e buxhetit sot, se sa në atë, se si kjo pasuri është përdorur për një përdorim efikas të
burimeve natyrore. Pra ka një mospërputhje midis interesave të çastit, që përfaqësohen nga
Buxhetet vjetore të qeverise me strategjinë afatgjatë të këtij sektori dhe e përdorimit nikoqir të
kësaj pasurie nëpërmjet politikave të stjuduara fiskale. Për ta theksuar po japimnjë shembull te
politikave qeveritare. Në sektorin e ndërtimit synohet, që firmat e ndërtimit tëe luhaten në shifrat e
fitimit 10-15% të fitimi të verifikuar kjo në vlerat e preventivave të ndërtuar.Pastaj teknologjia bën
punën e saj dhe vlera e objektit reflekton në një fare mënyrë teknologjinë duke ulur vlerat dhe e
ben realisht firmat të punojnë në keto parametra përgjithessht. Ndërkohe në këtë sektor ska
kufizime, ndonëse firmat, që kanë aktivitet prodhimi konsiderohen nga ato, që shfrytezojnë nice, që
nuk kapen nga gjigandet e kësaj industrie dhe në kete pikpamje nuk mund të konkurojnë me
teknologji ,kosto dhe risk me to që të synojnë fitime kaq të medha dhe jashtë kontrollit. Përkundrazi
shtetet e ndryshme venë barriera shumë të fuqishme për të larguar firmat pa teknologjinë e duhur
dhe të fundit dhe kanë kapitale të kufizuara duke vendosur bonuse të larte nënshkrimi, kosto
mbulimi limit apo edhe rentë minërare të konsiderueshme. Në fakt legjislacioni jonë ka të fiksuar së
fundmi një element renten minerare. Bonuset janë minimale dhe kostoja limit mbulimi kostoje nuk
egzistojnë .Ato janë pjese e negociatave direkte dhe nuk janë pasoja të raundeve të ankandeve. Kjo
do të thotë, që në të ardhmen përsëri priten ndryshime,që shkojnë në mbulimin e buxheteve vjetore
dhe jo në strategjinë afatgjatë, pasi deri me sot nuk egzistojnë norma, që të kufizojnë deri diku
madhesinë e përfitimeve ekonomike, që përfiton kompania apo kompanite e huaja. Ende nuk ka një
studim, se si investimet e hidrokarbureve të thithura kanë ndikuar në ekonominë kombëtare duke
dhenë efektet afatshkurtera dhe afat gjatë në monedhën kombëtare,në produktin e përgjithshëm
kombëtar dhe në drejtim të mireqënies kombëtare.Pra
1. Ajo nuk ka një matje te sasise së parave të investuara sot në monedhe të huaj dhe daljeve
të saj jashtë,
2. Nuk ka një studim se si pjesa e tij e prodhimit eksportohet dhe cilat politika ai ndjek për
transferimin e valutes e cila mund të jetë në formën e prodhimit vendas.
3. Çfare ka ndodhur me prodhimin e mbetur në vend . A ka ndonjë rritje te prodhimit
kombëtar nga përpunimi.
4. Sa është efekti i tatimeve të vonuara ose të shtyra apo të përjashtuara në buxhet të
aktualizuara.
Ajo behet më e dukshme, kur shikon, që egziston vetëm një bonus nënshkrimi minimal kur ndërkohe
i dhurohen mbi 30 milion fuçi rezerva nafte të nxjerrrshme.
Efekti i trete dhe i fundit është efekti i kompanive në komunitet, nëpërmjet rrugeve, shkollave,
spitaleve dhe donacioneve që japin për një mjedis të pastër , kulturë dhe sistem vlerash. Investimet
e kompanive janë minmale dhe ato përfshijnë vetëm Bankers petroleum , e cila për shkak edhe të
vlerave të larta të prodhimit , detyrohet të japë disa para, të cilat trumbetohen shumë në faqjet e
tyre online, si një publicitet domethënës. Ndërsa të tjerat lidhen me domosdoshmërinë e zhvillimit
të operacioneve të tyre të kërkimit,zhvillimit dhe përpunimit të vb të naftës.

874
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Konkluzione:
 Pasuria kombetare e shqipërise e zbuluar dhe në shfrytëzim nuk ka dhënë efektet e
pritshme në të ardhurat komunitare dhe të vëndit dhe nuk ka pasur ndikim pozitiv në
fushën e turizmit.
 Ajo është trajtuar sin jë mundësi thithjesh investimesh të huaja, por që në analizë ka ulur
hyrjet neto në buxhet.
 Politika qeveritare në drejtim të dorëzimit të të vb të naftës të huajve është shoqëruar me
një shtim domethënës të papunësisë dhe shtimin e varfëris.
 Futja e firmave të huaja ka ulur ndotjen mjedisore por nuk e ka larguar atë. Ajo ka rritur
koston dhe çmimet e nënprodukteve të naftës dhe në analizë të fundit të gjitha çmimet e
mallrave dhe shërbimeve. Ajo e ka bërë turizmin shqiptar më të shtrënjtë për nivelin e
shërbimeve që ofrohen.
Rekomandime:
 Ndryshimin e strategjisë së zhvillimit të këtij sektori, qoftë edhe duke prishur konçesionet,
që sjellin rritje të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve, që ulin të ardhurat
buxhetore dhe prishin defiçitin tregëtar dhe të tregut të kapëitaleve duke sjelle rritjen e
borxhit publik dhe zhvlerësimin e monedhës kombëtare.
 Forcimin e bazës ligjore për mbrojtjen e kësaj pasurie të papërsëritshme jo me frymën e
orekseve të partive që drejtojnë vëndin , por në frymën e atdhedashurise dhe forcimit të
identitetit kombëtar.
 Dhënie prioritet investimeve që rrisin pun]simin direkt dhe indirekt të popullsisë shqiptare.
 Forcimin dhe rritjen e kualifikimit të administratës që merret me ndërtimin, supervizimin
dhe kontrollin e këtyre marëveshjeve, duke krijuar edhe një pasqyrë transparente, për
përdorimin e kësaj pasurie.
 Shtimin e përpunimit vëndas duke shtetëzuar kompaninë e përpunimit të naftës ARMO
sha, nëpërmjet rrugëve ligjore dhe vënien para drejtësisë të personave , që kryen këtë
privatizim.Rishikimin e të gjithe konçesioneve në Naftë dhe prishjen e të gjithë atyre
koncesioneve ku shteti dhe populli shqiptar humbet.

Shkurtime:
KNP- Kontrata me ndarje prodhimi. Sipas kësaj kontrate palët ndajnë prodhimin në bazë të
interesit ekonomik .
MOP –Marëveshje e operacioneve të përbashkëta.Kjo marëveshje mund të jetë edhe një
KNP ose mund të jetë brenda një KNP. MOP nënkupton dy ose më shumë subjekte, që
ndajnë interesat ekonomik. Ai që drejton operacionet quhet operator. Anëtarët e tjere në
MOP janë financues të operacioneve, sipas formës së financimit të rënë dakort. Kjo bëhet
me qëllim të uljes së riskut të financimit të këtyre investimeve.
TAP- Tatimi mbi pagat: TVSH –Tatimi mbi vlerën e shtuar.
Albpetrol sha –Kompania nacionale e naftës në Shqipëri.
Bankers Petroleum, Stream Oil, Fountin Oil, Premier Oil Trans Oil,Feniks janë kompani të
huaja që operojnë në vb e Albpetrol sha dhe janë operatore të këtyre vb.Ata kanë ose
kishin në përdorim Vb, që ka në administrim Kompania nacionale e naftës dhe Gazit
Albpetrol sha...

875
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura:
1. Price Ŵater House Coopers (2011). The Economic Impacts of the Oil and Natural Gas
Industry on the U.S. Economy in 2009: Employment, Labor Income, and Value Added,
Prepared for the American Petroleum Institute.
2. OIL and Gas laŵ and taxation Oŵen Anderson, John Dzienkoëski,John loŵe, Robert Peroni,
David Pierce; Ernest Smith.2004.
3. Ŵyoming Heritage Foundation - ŴHF (2008). Ŵyoming Oil and Gas Economic Contribution
Study.
4. Ŵhat Next for the Oil and Gas Industry? John Mitchellŵith Valérie Marcel and Beth Mitchell
tetor 2012.
5. Reserves replacement ratio in a marginal oil ŵorld: Adequate indicator or subprime
statistics? Viti 2011. Gren Peace.
6. Mbi sistemet fiskale të vendeve të Evropës dhe debatin aktual. Arben Demo (blog).
7. Efektet e tronditjeve të çmimeve të naftës në prodhimin industrial: Prova nga disa vendet
eksportuese të naftës. Mohsen Mehrara dhe Mehdi Sarem Fakulteti Ekonomik, Universiteti i
Teheran
8. Dynamics of petroleum markets in OECD countries in a monthly VAR–VEC model (1995–
2007) Mehdi Asali Econometrician, Petroleum Market Analysis Department (PMAD), OPEC
Secretariat, Ŵien, Austria.
9. Oil and Gas Loŵ and taxation. Oŵen Anderson, Xhon Dzienkoŵski et, 2005
10. Oil and gas federal Income taxation. Patrick A Hennessee,Sean P Hennessee, 2007
11. International Exploration Economics, Risk, andContract Analisys 2004 Daniel Johnston.
12. Oil Price History and Analysis
13. Ligji Nr. 7746 dt. 28.07.1993 "Per Hidrokarburet" (Kerkimi dhe Prodhimi) i ndryshuar i
azhurnuar me:Ligjin nr.7853, date 29.07.1994, Ligjin nr.8297, date.04.03.1998, Ligjin nr.10
137, date 11.5.2009 Akt Normativ nr.2, date 16.6.2010
14. Ligj Nr. 9946 datŵ 30.6.2008 "Per Sektorin e Gazit Natyror."
15. Ligji nr. 8450, date 24.02.1999, "Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, te
gazit dhe nenprodukteve te tyre", i ndryshuar.
16. Rregullore e industrise se naftes, viti 1977 (Miratuar nga Keshilli i Ministrave me shkresen nr.
3654, date 20.12.1976)
17. Financial Statements of STREAM Oil Vitet (2010,2011,2012,2013)
18. Analiza dhe diskutime te manaxhimit te Stream Oil ( vitet 2010,2011,2012,2013)
19. Consolidadet financials statements ( vitet 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011,
2012 ,2013 ) Bankers Petroleum Albania.
20. INSTAT Shqiperi Varferia në Shqiperi viti 2013
21. VKM nr 261 date 27/02/2008 ‘Për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë nga procesi I
ristrukturimit ARMO Sha,Tiranë dhe ALBETROL Sha Patos
22. VKM nr 106 date 01/02/2012 “për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi I
ristrukturimit të shoqërise Albetrol sha Patos
23. VKM nr 867 date 18/06/2008 “Per Miratimin e raporti përfundimtar të ofertave dhe
shpalljen e fituesit për privatizimin e Armo Sha.
24. Industria e naftës dhe ekuilibri i sistemit tatimor. Vladimir Mici Dhjetor 2012 Artikull
Konference.UMSH.
25. Politika e privatizimit te sektorit Hidrokarbure ka qene një politike jo efikase.V Mici
Konferencë Budva Mal I zi (La Sapienza)

876
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Visare Nreca - Ndikimi i burimeve njerëzore në strategjinë e zhvillimit të Korporatave

Mr.sc. Visare Nreca

Abstrakti

Funksioni i Burimeve Njerëzore ka evoluar me kalimin e viteve prej një funksioni si zyrtar i
punës, në zyrtar të personelit, menaxher i personelit dhe si menaxher i burimeve njerëzore
në ditët e sotme. Ndryshimi në terminologjinë gjithashtu sugjeron një ndryshim në objektivat
dhe kufijtë e funksionit. Ambient dinamik dhe konkurrues të biznesit që rezulton nga
globalizimi ka udhëhequr një fokus të ri mbi mënyrën se si burimet njerëzore duhet të
organizohen dhe menaxhohen. Kjo ka çuar në lindjen dhe rritjen në përdorimin e termit
menaxhimit strategjik të burimeve njerëzore. Ka pasur tani një konvergjencë të dukshme në
mes të MBNJ dhe strategjisë së korporatave.

Roli i menaxhimit të burimeve njerëzore në fitimin e avantazhit konkurrues është diskutuar


në literaturën ndërkombëtare që nga fillimi i viteve tetëdhjetë. Shumë studime janë kryer në
lidhje me atë se si kompanitë mund të fitojnë një avantazh të qëndrueshëm konkurrues
përmes burimeve të tyre njerëzore dhe praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Dihet që në vendet në tranzicion siç është Kosova, ndikimi i qeverive në ndërmarrjet publike
bën që parimet dhe praktikat më të mira të menaxhimit të burimeve njerëzore të jenë të
padobishme. Në këto ndërmarrje modeli i menaxhimit të burimeve njerëzore zakonisht është
tradicional pasi që menaxhmenti nuk i ka duart e lira për ndjekjen e trendeve bashkëkohore
të menaxhimit të burimeve njerëzore.

877
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Hyrje

Zhvillimet dinamike në ekonominë e shekullit XXI po diktojnë ndryshime në mënyrën e


menaxhimit të të gjitha llojeve të burimeve të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së
korporatave. Edhe punonjësit e një korporate, pra burimet njerëzore të saj, duhet të
menaxhohen tashmë me metoda dhe teknika të ndryshme nga ato të përdorura më herët.
Biznesi i sotëm para se gjithash, është i kushtëzuar nga menaxhimi efektiv i faktorit njeri si
një faktor kyç i arritjes së objektivave të një biznesi. Si rrjedhojë, menaxhimi i burimeve
njerëzore mbetet të jetë mënyra e vetme për të arritur këtë qëllim, të cilin e synon çdo
ndërmarrje në ekonominë e sotme.

Në mjedisin konkurrues aktual të biznesit, ka pritje të mëdha prej menaxherit të burimeve


njerëzore dhe modeli i partnerit strategjik të menaxherit të burimeve njerëzore është duke u
bërë shumë popullor në organizatat amerikane dhe evropiane. Ky model, thekson që
menaxheri i burimeve njerëzore nuk kryen vetëm një rol mbështetës, por ai vepron si partner
i plotë i organizatës dhe ndihmon në arritjen e objektivave strategjike. Menaxheri i burimeve
njerëzore, si partner strategjik, krijon një vizion për burimet njerëzore dhe i zbaton politikat e
punonjësve në mënyrë të tillë që të manifestojë strategjinë e biznesit.

Korporatat shpeshherë mendojnë se mund t’ia dalin të arrijnë objektivat në lidhje me


menaxhimin e burimeve njerëzore edhe në mungesë të një analize profesionale të burimeve
njerëzore, por bëhet mëse e nevojshme një analizë e tillë në strategjinë e korporatës kur
biznesi synon rritjen.

Ndikimi i burimeve njerëzore në strategjinë e zhvillimit të Korporatave

Ç’ka janë korporatat

Sipas ligjit në fuqi nr. 03/L- 162 “PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE”
korporata definohet si860: “person juridik, i cili ka një identitet që është i ndarë dhe dallon nga
anëtarët, pronarët dhe aksionarët. Një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në
numër të specifikuar të aksioneve të së njëjtës vlerë nominale. Aksionarët nuk janë të
detyruar për obligimet e korporatës, një korporata mundet të jetë qoftë kompani aksionare
apo kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila është treguar në diagramin e vet të
ekonomisë apo emrin e kompanisë”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/L – 162, “PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E
860

KORPORATAVE” Neni 2, Prishtinë, 29 dhjetor 2009.

878
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Korporata ka organizim që dallon nga firma individuale dhe firma me ortakë, me strukturë
më të ndërlikuar të organizimit. Kjo formë e firmave përbëhet nga aksionarët. Aksionari
është pronar i aksioneve, pra vlerave që i ka investuar në ndërmarrje. Me ato vlera aksionari
bëhet një prej bashkëpronarëve të firmës861. Meqenëse korporatat përbëhen nga aksionarët,
ndryshe emërtohet shoqëri aksionare. Aksionarët kanë përgjegjësi të kufizuar dhe përgjigjen
vetëm për shumën që e kanë investuar në firmë.

Pothuajse krejt bizneset e mëdha dhe të mesme janë të organizuara si korporata, p.sh.
General Motors, Chase Manhattan Bank, Microsoft, General Electric etj. Po ashtu edhe
bizneset evropiane, si: British petroleum, Nestle, Wolkswagen dhe Sony. Në të gjitha rastet
firma është në pronësi të aksionarëve, të cilët posedojnë aksionet e atij biznesi862.

Kur themelohet korporata për herë të parë, aksionet e saj mund të mbahen nga një numër i
vogël aksionarësh, rëndom nga menaxherët e kompanisë dhe disa të tjerë (backers). Në
këtë rast, aksionet nuk janë të tregtueshme publikisht dhe një kompani e tillë thëmi se është
e mbajtur afër (closely held). Mirëpo, me rritjen e firmës dhe emitimin e aksioneve të reja për
sigurimin e kapitalit plotësues, aksionet e saj duhet të tregtohet gjerësisht. Këto korporata
janë të njohura si kompani publike. Korporatat më të njohura në SHBA janë kompani
publike, por në shumë vende është e zakonshme që kompanitë e mëdha të jenë në duar
private.

Duke u organizuar si korporatë, një biznes mund të tërheqë një varietet të gjërë të
investitorëve. Disa mund të disponojnë vetëm disa aksione apo vetëm një aksion, që vlen
disa euro dhe fiton një votë, si dhe fiton një përqindje të ulët të fitimit dhe dividendës. Po
ashtu aksionarët mund të fusin fondet gjigante të pensioneve dhe kompanitë e sigurimit,
investimet e të cilave mund të shkojnë deri në milionë aksione dhe qindra milionë euro dhe
që gëzojnë të drejtën për një numër të madh të votave dhe fitim e dividentë të lartë.

Edhe pse aksionarët janë pronarë të korporatës, ata nuk e menaxhojnë atë. Në vend të
kësaj, ata e zgjedhin Bordin e Drejtorëve. Disa nga këta drejtorë mund të jenë nga top-
menaxhmenti, por të tjerët janë drejtorë joekzekutivë, të cilët nuk janë të punësuar nga firma.
Bordi i Drejtorëve i përfaqëson aksionarët. Ai emëron top-menaxhmentin dhe kujdeset që
menaxherët të veprojnë në interesin më të mirë të aksionarëve ashtu siç po e paraqesim në
figurën 2.

861 http://sq.wikipedia.org/wiki/Korporata çasur me 15.05.2013


862 Luboteni, Gazmend; (2007), “Financat e Korporatave”, Prishtinë.

879
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 2. Sistemi i qeverisjes së korporatave

Burimi: IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), Mars 2004.

Kjo ndarje e pronësisë dhe menaxhmentit u jep vazhdimësi korporatave. Korporatat mund të
jenë imortale, por ligji kërkon që ortakëritë të kenë një përfundim. Marrëveshja e ortakërisë
duhet të ketë një datë të përfundimit apo procedurë për përfundimin e çështjeve të
partneritetit. Pronësia e vetme (sole proprietorship) po ashtu do të ketë një fund, pasi pronari
është i vdekshëm. Edhe nëse menaxherët japin dorëheqje, përjashtohen apo ndërrohen,
korporata mund të mbijetojë dhe aksionarët e sotëm mund tua shesin të gjitha aksionet e
veta investitorëve të rinj, pa i ndërprerë operacionet e biznesit.

Ndryshe nga partneriteti dhe pronësia e vetme, korporatat kanë obligime të kufizuara, që
d.m.th. se aksionarët nuk janë përgjegjës personalisht për borxhet e firmës. Nëse, bie fjala,
General Motors dështon, askush nuk mund të kërkojë që aksionarët e tij të fusin më tepër
para për të paguar borxhet e firmës. Ajo çka mund të humbin aksionarët është shuma, të
cilën e kanë investuar ata863.

Edhe pse korporata është pronë e aksionarëve, legalisht ajo është e ndarë nga ata. Ajo
është e bazuar në dispozitat e inkorporimit, të cilat përcaktojnë qëllimin e biznesit, sa
aksione mund të emitohen, numrin e drejtorëve që duhet të emërohen, etj. Këto dispozita
duhet të jenë konform me ligjet e shtetit, në të cilin biznesi është i inkorporuar. Për qëllime

863 Luboteni, Gazmend; (2007) “Financat e Korporatave”, Prishtinë.

880
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

legale, korporata konsiderohet si resident i atij shteti. Si person juridik, korporata mund të
huazojë apo të jap para, apo mund të padisë ose të paditet nga të tjerët.

Llojet e korporatave (sipas ligjit)

Sipas Ligjit Nr. 02/L-123 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, “një shoqëri tregtare mund të
themelohet në Kosovë si ndërmarrje individuale, shoqëri kolektive, shoqëri komandite,
shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare”864. Shoqëria me përgjegjësi të
kufizuar dhe shoqëria aksionare në bazë të këtij ligji janë quajtur kompani por që me Ligjin
Nr. 04/L-006 “PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-123 PËR
SHOQËRITË TREGTARE” është zëvendësuar termi Kompani me termin Korporatë dhe në
bazë të këtyre dy ligjeve ekzistojnë dy lloje të korporatave që themelohen në Kosovë865:

 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose


 shoqëri aksionare.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (Sh.P.K). Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është


person juridik e cila është juridikisht e ndarë edhe e dallueshme nga pronarët. Një pronar i
shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar nuk është bashkë-pronar dhe nuk disponon me interes
të transferueshëm në pronën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Interesat pronësore në
shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja e
pronësisë në shoqëri.

Kjo lloj shoqërie është një mënyrë e organizimit të biznesit “shume e leverdisshme” për
personat të cilët e shikojnë biznesin e tyre nën perspektivën e rritjes. Ligji aktual lejon një
person fizik ta fillojë biznesin e tij në formën e një shoqërie, dhe në këtë mënyrë në qoftë se
ai ka sukses të punësojë persona të tjerë pa patur nevojë të ndryshojë formën e shoqërisë
(biznesit). Te Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ortaku i vetëm, apo ortakët themelues
(nëse shoqëria ka më shumë se një ortak), përgjigjen për detyrimet e shoqërisë në mënyrë
të kufizuar brenda kontributit që ata kanë në shoqëri.

Shoqëritë Aksionare (sh.a). Shoqëria aksionare është person juridik në pronësi të


aksionarëve të saj por është juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët. Aksionari i një

864 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE neni 4, Prishtinë
17.05.2008, Prishtinë
865 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-006 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT

NR.02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE, Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 6, 22 Korrik 2011,
Prishtinë.

881
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shoqërie aksionare nuk është bashkë-pronar dhe nuk ka interes të transferueshëm në


pronën ose asetet e shoqërisë. Një shoqëri aksionare mund të ketë vetëm një aksionar.
Aksionet në shoqërinë aksionare janë njësitë në bazë të së cilave ndahen interesat
pronësore në shoqëri866.

Janë forma më komplekse e shoqërive tregtare. Kapitali i tyre ndahet në aksione të cilat
kanë një vlerë të caktuar. Rekomandohet në ato raste kur ngrihet një shoqëri tregtare, e cila
ka një kapital të madh dhe përbëhet nga shumë aksionerë.

Shoqëria aksionare ka kompetencë të nevojshme për ta ushtruar veprimtarinë e saj që


përfshin, por nuk kufizohet vetëm në kompetencat (i) për të ushtruar padi ose për të qenë e
paditur; (ii) për të lidh kontrata, të huazojë të para dhe t'u nënshtrohet borxheve dhe
detyrimeve tjera; (iii) të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në
mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; (iv) të fitojë, posedojë, japë me
qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesat
e tjera pronësore ose të ortakisë në një shoqëri tjetër; dhe (v) të caktojë, emërojë ose
angazhojë zyrtarët, punëtorët dhe agjentët e shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe
kompensimet e tyre867.

Shoqëria aksionare mund të emetojë dy lloje të aksioneve, aksione të thjeshta dhe aksione
të privilegjuara. Shoqëria duhet të ketë medoemos aksione të thjeshta dhe duhet të emetojë
së paku një aksion të thjeshtë. Aksionet e privilegjuara të shoqërisë (por jo edhe aksionet e
thjeshta) mund të ndahen në dy ose më shumë kategori me të drejta dhe privilegje të
ndryshme.

866 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE neni 126, Prishtinë
17.05.2008, Prishtinë
867 Kuvendi i Republikës së Kosovës, po aty neni 130, Prishtinë 17.05.2008.

882
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Strategjitë e zhvillimit të korporatave

Strategjia e korporatës është emocionuese dhe sfiduese. Përmes strategjisë merren


vendime themelore për drejtimin e ardhshëm të një organizate: qëllimin e saj, burimet e saj
dhe se si ajo ndërvepron me botën në të cilën operon. Çdo aspekt i organizatës luan një rol
në këtë strategji – personeli i saj, financat e saj, metodat e prodhimit dhe mjedisi i veprimit
(duke përfshirë edhe konsumatorët e saj)868.

Figura 3. Analizimi i strategjisë së korporatës

Çka është strategjia e korporatës

Strategjia e korporatës mund të përshkruhet si identifikim i qëllimeve të organizatës dhe


planet dhe veprimet për arritjen e këtyre qëllimeve. 869

Gjatë viteve të para të veprimtarisë së saj, kompania Apple kishte qëllim vetëm për të
siguruar punë për pronarët, miqtë dhe punonjësit e saj ekzistues. Në vitet e mëvonshme,
qëllimet ndërruan me rritjen e kompanisë dhe rritjen e mundësisë për gjetjen e
konsumatorëve të rinj dhe rritjen e gamës së produkteve. Qëllimi fillestar u bë një koncept i
gjerë që përfshinte ndarjen e dividentës për aksionarët e pavarur përpos themeluesit të saj
fillestar dhe duke ju ofruar shërbimet e saj një game të gjërë të konsumatorëve. Në vitet e
fundit, disa kompani kanë inkorporuar në strategjinë e tyre të biznesit një rol më aktiv në

868 Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall, fq. 32.
869 Handy, C (1993) “Understanding Organisations”, Edicioni i katërt, Penguin, Harmondsworth, fq. 87.

883
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

shoqëri që shkon përtej interesave të aksionerëve, punonjësve dhe anëtarëve tjerë me


rëndësi të korporatës.

Strategjia e korporatës konsiston në dy elemente kryesore: strategjinë në nivel të


përgjithshëm të korporatës dhe strategjinë në nivel të biznesit. Analisët e hershëm siç ishin
Ansoff dhe Drucker870 në mënyrë të qartë i referoheshin këtyre dy aspekteve të strategjisë
për të përcaktuar harten e drejtimeve të ardhshme të korporatës që duhet të miratohen nga
burimet e organizatës.

 Në nivelin e përgjithshëm të korporatës, vendimet kryesore duhet të merren për biznesin


me të cilin operon korporata apo biznesin në të cilin duhet të jetë në të ardhmen. Kultura
dhe lidershipi i organizatës janë gjithashtu me rëndësi në këtë nivel të përgjithshëm të
strategjisë.
Strategjia në nivel të përgjithshëm të korporatës mund të kuptohet edhe në bazë të
definicionit të ardhshëm të strategjisë së korporatës:

Strategjia e Korporatës është model i objektivave, qëllimeve apo synimeve të mëdha,


dhe politikave thelbësore apo planeve për arritjen e këtyre qëllimeve, të strukturuara
në mënyrë të tillë që të përcaktojë se në çfarë biznesi është kompania ose do të jetë
dhe çfarë kompanie është dhe duhet të jetë.

Strategjia e korporatës në nivelin e biznesit merret me konkurrencën për konsumatorët,


vënien në pah të vlerave nga burimet dhe prezantimin e përparësive konkurruese të këtyre
burimeve ndaj kompanive konkurrente. Strategjia në nivel të biznesit mund të kuptohet edhe
në bazë të definicionit të ardhshëm të strategjisë së korporatës:

Strategjia e korporatës është përputhje e kapaciteteve të brendshme me tregun e


jashtëm. Ajo përshkruan mënyrën se si korporata i përgjigjet furnizuesve,
konsumatorëve, konkurrentëve dhe ambientit social - ekonomik në të cilin operon.

Një pikëpamje alternative e strategjisë

Disa analistë të strategjive kanë mosmarrëveshje në qasjen ndaj strategjisë së përshkruar


më lartë. Disa publicistë, si Quinn, vëjnë në pah pasigurinë që sjell e ardhmja dhe sugjerojnë
që përcaktimi për të identifikuar një strategji të vetme dhe zhvillimi i një plani të plotë
strategjik mund të jetë një detyrë që nuk sjell frytet e dëshiruara. Ata e shohin strategjinë e

870 De Wit, R dhe Meyer, B, (1994) “Strategy: Process, Content and Context”, West Publishing.

884
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

korporatës si diçka që duhet të jetë dinamike dhe ndërmarrëse (inovative) dhe që përmban
edhe një shkallë rreziku.

Strategjia e korporatës mund të përshkruhet si gjetje e mundësive tregtuese dhe me kalimin


e kohës edhe eksperimentim dhe zhvillim i përparësive konkurruese. Qëllimi i synuar i
strategjisë nuk është e thënë të realizohet medoemos në praktikë. Ky definicion është qartë i
ndryshëm nga ai i përmendur më herët. Përmes këtij punimi shkencor ne do ti analizojmë
këto dy definicione të ndryshme (në konflikt) dhe implikimet e tyre për zhvillimin e strategjisë,
duke u fokusuar në definicionin e parë më shumë se në të dytin sepse definicioni i parë
është më i arsyeshëm dhe më i elaboruar në literaturën që merret me strategjinë e
korporatës.

Tri fushat kryesore të strategjisë

Shqyrtimi i veprimeve të mëtutjeshme të strategjisë së korporatës në nivel të biznesit dhe


duke u fokusuar në definicionin e parë, atëherë, çdo organizatë ka për të menaxhuar
strategjitë e tij në tri fusha kryesore871:

1. Në burimet e brendshme të korporatës;


2. Në ambientin e jashtëm në të cilin operon korporata;
3. Në aftësinë e organizatës që të shtoj vlerat në atë biznes që e zhvillon.
4.
Strategjia e korporatës mund të shihet si ndërlidhje e procesit të menaxhimit të burimeve të
brendshme të organizatës dhe marrëdhënieve të saj të jashtme me klientët, furnizuesit,
konkurrentët dhe ambientin ekonomik dhe social në të cilin ajo vepron

Organizata i zhvillon këto marrëdhënie nga burimet e brendshme dhe aftësitë e saj. Për këtë
arsye, organizata e shfrytëzon historinë e saj, aftësitë, burimet, njohuritë dhe konceptet e
ndryshme për të hulumtuar veprimet e saj në të ardhmen872. Figura 4 na jep disa shembuj të
këtij procesi.

871 Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall. Fq. 89.
872 Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall, fq. 90.

885
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Figura 4. Shembuj të procesit të analizës së strategjisë së korporatës.

Përfundimi

Si konkluzion i kësaj situate, burimet njerëzore në korporatat kosovare përballen me sfidat e


reja të menaxhimit, prandaj në planin e përgjithshëm rekomandohen ndryshime të
domosdoshme që do të sjellin ndikim pozitiv e të drejtpërdrejtë në menaxhimin e burimeve
njerëzore në tri fushat e mëposhtme: fushën akademike dhe universitare, fushën e politikave
publike dhe fushën organizative:

Specializime universitare dhe pasuniversitare për të formuar kuadro të specializuar në


burime njerëzore të cilat mungojnë në Kosovë.

Ligjet e menaxhimit modern të burimeve njerëzore mungojnë në Kosovë. Duhet të bëhet


modernizimi i menjëhershëm i ligjeve të punës duke patur si qëllim favorizimin e
ndërmarrjeve në aplikimin e këtyre teknikave moderne siç është bilanci i kompetencave,
trajnimi apo miratimi i ligjeve të tjera specifike në zhvillimin e burimeve njerëzore.

Zhvillimi dhe përsosja e një modeli "referencial" për burimet njerëzore që do të bazohet në
një sistem rekrutimi, integrimi, formimi, vlerësimi të performancave, promocioni dhe të
zhvillimit të karrierës. Ky model do të jetë një mjet i thjeshtë që do të mundësojë aplikimin e
teknikave moderne të burimeve njerëzore në korporata.

886
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/L – 162, “PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E
KORPORATAVE” Neni 2, Prishtinë, 29 dhjetor 2009.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Korporata çasur me 15.05.2013

Luboteni, Gazmend; (2007), “Financat e Korporatave”, Prishtinë.

Luboteni, Gazmend; (2007) “Financat e Korporatave”, Prishtinë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE

neni 4, Prishtinë 17.05.2008, Prishtinë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-006 PËR NDRYSHIMIN DHE

PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE, Gazeta zyrtare e


Republikës së Kosovës Nr. 6, 22 Korrik 2011, Prishtinë.

Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall, fq. 32.

Handy, C (1993) “Understanding Organisations”, Edicioni i katërt, Penguin,

Harmondsworth, fq. 87.

De Wit, R dhe Meyer, B, (1994) “Strategy: Process, Content and Context”, West Publishing.

Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall. Fq. 89.

Lynch, Richard (2006); “Corporate strategy”, Edicioni i katërt, Prentice Hall, fq. 90.

887
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Veli Lecaj, Bekim Syla - Rendesia e ndryshimit dhe promovimi i tij, sfidat dhe perspektivat e
zhvillimi të biznesit kosovar

Ph.D.c. Veli Lecaj

Universiteti Publik”Ukshin Hoti”Prizren,Fakulteti Ekonomik

Ph.D.c.Bekim Syla

Ligjerues ne “Gold Training Center” Ferizaj

email:vlecaj@hotmail.com, bekimsylaj@ hotmail.com

Abstakt

Koha ne te cilen jetojme ,per pjesemarresit ne procesin e permiresimit te cilesise se punes dhe
shtimin e rezultatit afarist te kompanise para se gjithash varet nga motivimi,pjesemarrja ne
proceset e vendimmarrjes dhe sistemi i shperblimit. Keta faktore nxisin te gjithe ne kompani per te
siguruar afarizem cilesor,produkte apo sherbime me cilesi te larte dhe vlere te larte perdoruese,gje
kjo qe arrihet permes nje komunikimi te mirefillte si brenda ashtu edhe jashte kompanise ,duke
shtuar ne te njejten kohe kujdesin per klientet e tyre, per pjesen e tanishme te tregut dhe te
zgjerimit te hises ne treg. Qe te arrihet kjo njerezit duhet te jene te motivuar per te punuar
vazhdimisht dhe me entuziazem per nje ndryshim kualitativ. Dihet mirefilli se BVM (Bizneset e vogla
dhe te mesme ) jane gjenerator i rendesishem i zhvillimit ekonomik te nje vendi e sidomos te
Kosoves si vend ne tranzicion.
Prandaj ndryshimi vleresohet si nje nga sfidat me te rendesishme te manaxhimit ne shekullin e 21-te
dhe aftesia per te menaxhuar ate konsiderohet si nje perberes i rendesishem i aftesise se kompanise
per te konkurruar me sukses ne nje treg mjaft dinamik,turbulent, ne nje ambient aspak te lehte per
mbijetese, te percjellur me inovacione te produkteve dhe teknologji te larte si prodhuese ashtu
edhe komunikuese nga njera ane ,ndersa globalizimi, zvogelimi i barrierave te hyrjes ne disa tregje
si rezultat i biznesit elektronik, kerkesa per t’iu pergjigjur me shpejt nevojave te konsumatorit i cili
nuk kerkon vetem plotesim funksional dhe emocional te nevojave, por edhe plotesim shpirteror te
nevojave si me mendje ,shpirt dhe zemer,nga ana tjeter.

Fjalet kyçe: Ndryshimi dhe procesi i ndryshimeve, biznesi kosovar,aftesia organizative per ndryshim,
faktoret e suksesit,pjesemarrja ,motivimi,konkurrenca,tregu,komunikimi etj.

Dihet mirefilli se ne kohen e sotme, synimi drejt globalizmit , kur inovacioni eshte bere element baze
i zhvillimeve ekonomike,politike ,kulturore dhe sociale, kerkon perkushtim te thelle kreativ dhe
inovativ per perballimin e sfidave te reja te bizneseve dhe menaxhimit te tij.
Per komunitetin biznesor e sidomos per stafin menaxherial eshte shume e rendesishme te kuptuarit
e qarte te sfidave te reja biznesore per realizimin efektiv te ndryshimeve ,sepse vete rritja
ekonomike ,stabiliteti global biznesor, qendrueshmeria me e gjate ne treg dhe rritja e suksesit
afarist, ne radhe te pare por edhe gjithnje e me teper do te varen nga menaxhimi efektiv i bizneseve
ne Kosove.
Tere kjo rrjedh duke ditur qe mjedisi ne te cilin veprojne sot bizneset, eshte ne ndryshim te
vazhdueshem, dhe po behet gjithnje e me i paparashikueshem. Orientimi drejt ekonomise se tregut

888
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kerkon si nga sektori privat kosovar ashtu edhe ai publik qe te jene mjaft efikas ne procesin e
prodhimit dhe ofrimit te sherbimeve. Sektori privat si i tille po zgjerohet dita dites,karshi sektorit
publik ,i cili si i tille ndodhet ne procesin e privatizimit dhe ristrukturimit te shume ndermarrjeve
duke ndikuar ne uljen e nivelit te punesimit ne te tere Kosoven.
Keshtu qe nga pjesemarresit ne Biznes kerkohet qe te angazhohen, qofte per permiresimin e cilesise
se punes, te permiresimit te cilesise se produkteve,ne permiresimin e rezultatit afarist te
kompanise dhe ne permiresimin e pozites ne treg,nga njera ane ,por qe te arrihet kjo para se
gjithash varet nga motivimi,niveli i pjesemarrjes se punetoreve dhe niveleve te uleta menaxheriale
ne proceset e vendimmarrjes,kultura e punes ,abstenimi ndaj proceseve te ndryshimit, konkurrenca
ne treg dhe sistemi i shperblimit, nga ana tjeter. Prandaj keta faktore te ndryshimit ,nxisin te gjithe
ne kompani per te siguruar afarizem cilesor,produkte apo sherbime me cilesi te larte dhe vlere te
larte perdoruese, e cila arrihet permes nje komunikimi te mirefillte si brenda ashtu edhe jashte
kompanise ,duke shtuar ne te njejten kohe kujdesin per klientet e tyre, kujdesin per pjesen e
tanishme te tregut dhe te zgjerimit te mundshem dhe te vazhdueshem ne treg,sepse manaxhimi i
ndryshimeve eshte nje çeshtje e rendesishme ne ambientin e sotem te biznesit, i cili ndryshon
vazhdimisht.

Qe te arrihet kjo njerezit duhet te jene te motivuar per te punuar vazhdimisht dhe me entuziazem
per nje ndryshim kualitativ. Ne kete menyre dukuria e ndryshimit patjeter se do te kthehet ne nje
variabel te pandryshuar per bizneset,e cila njeherit do te jete parakusht i domosdoshem drejt
ndryshimit ne menyre qe bizneset kosovare te mbesin konkurruese ne tregun e sotem mjaft
dinamik,turbulent dhe i veshtire per mbijetese.

Nderkohe, aftesia per t’a manaxhuar kete ndryshim shihet si nje aftesi themelore dhe e suksesshme
e biznesit ne mbare boten e ne veqanti ne biznesin kosovar.Megjithate, ne realitet shume iniciativa
per ndryshim deshtojne ne realizimin e objektivave te tyre. Dihet mirefilli se BVM (Bizneset e vogla
dhe te mesme ) jane gjenerator i rendesishem i zhvillimit ekonomik te nje vendi e sidomos te
Kosoves si vend ne tranzicion.
Prandaj, faktoret kryesore qe nxisin ndryshimin ne biznese jane: ndryshimi i nevojave te klienteve,
ngritja e vetedijes se tyre dhe nevoja per t’iu pergjigjur me shpejt atyre nevojave, rritja e
konkurrences ne tregje, globalizimi, reduktimi i barrierave te hyrjes ne disa tregje si rezultat i biznesit
elektronik, transformimet e ndryshme te bizneseve si shkrirjet dhe blerjet, riorganizimi, kreativiteti,
inovacioni, teknologjia, renia e shitjeve ne nivel vendi dhe me gjere etj.
Kjo tregon se pavaresisht nga nevoja per ndryshime ne biznes,ai prape se prap eshte mjaft i veshtire
per t’u manaxhuar me sukses,duke pasur parasysh koston e larte te menaxhimit te ndryshimit dhe
ne te njejte kohe mundeit e larta te deshtimit te tije.

Ne literaturen mbi menaxhimin e ndryshimeve dhe te resurseve humane ,theksohen se disa nga
faktoret qe ndikojne negativisht rezultatet e ndryshimit jane: lidership i dobet, injorim i aspekteve te
kultures, mungesa e komunikimit, vemendje jo e mjaftueshme ndaj çeshtjeve njerezore,mosaplikimi
i pjesemarrjes, planifikim i dobet i ndryshimit,vemendje jo e duhur ndaj kompleksitetit te proçeseve
te ndryshimit, sigurimi i pamjaftueshem i burimeve per mbeshtetjen e ndryshimit etj.
Zakonisht ne praktike verehen deshtime te shpeshta te ndryshimeve,me qe rast paraqitet nevoja e
studimit te faktoreve qe mund te ndikojne ne suksesin e ndryshimit. Ndryshimet ne biznese mund te
jene llojesh te ndryshme dhe nga manaxheret kerkohet qe t’i njohin e kuptojne keto tipe
ndryshimesh per te hartuar plane konkrete per realizimin e ndryshimit efektive. Dihet mirefilli se jo
te gjitha tipet e ndryshimeve kane te njejtin ndikim dhe rendesi per kompanine,duke shkaktuar ne
te njejten kohe reagime te ndryshme tek njerezit,sepse nese njerezit ndjehen te kercenuar nga
ndryshimi atehere ata do harxhojne me shume perpjekje per te penguar kete problem, sesa per te
realizuar detyrat e tyre. Ne kete menyre ata paraqesin rezistence ndaj ndryshimit, e cila mund te
kthehet ne pengese per realizimin e ndryshimit. Kjo ne rend te pare e ben edhe me te rendesishem

889
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kuptimin dhe studimin e te ndryshimit perkates . Nje nga modelet e llojit te ndryshimit me me teper
interes eshte profesoreve Burke &Litwin ( Burke & Litwin (1992))873, i cili niset nga model shkakor i
performances organizative dhe te ndryshimit dhe sugjeron lidhjet se si performanca ndikohet nga
faktore te brendshem dhe te jashtem. Modeli ofron nje kornize per te vleresuar permasat
organizative dhe mjedisore qe sherbejne si çeles i ndryshimit te suksesshem, dhe duke domonsturar
se si keto dimensione duhet te lidhen si shkaktar kryesor per te arritur nje ndryshim te
performances.

Source: Burke & Litwin, ‘A Causal Model of Organisation Performance and Change’, Journal of Management,
Vol 18, No 3 (1992), p. 528.

Shembulli i lartshenuar shpjegon qasjen skematike te modelit permes 12 dimensioneve organizative


duke ju ndihmuar ne identifikimin e bartesve dhe drejtuesve kryesor te ndryshimit si dhe rolin tuaj
si menaxher i ndryshimit ne kete proces dhe ate si me poshte 874:
1. Mjedisi i jashtem
2. Misioni dhe strategjia
3. Udheheqja
4. Kultura Organizative
5. Struktura
6. Praktikat e menaxhimit
7. Systemi(politikat dhe procedurat)
8. Ambienti ne njesit punuese
9. Aftesi individuale dhe detyrat
10. Performanca dhe nevojat individuale
11. Motivimi
12. Performanca organizative dhe individuale
Ky model mundeson te kuptohet lidhja ne mes apektit praktik me ate qe eshte e njohur nga
kerkimet dhe aspektet teorike Model jo vetem qe diskuton se si dimensionet e ndryshme jane te
lidhur me njeri-tjetrin, por edhe shpjegon se si mjedisi i jashtem ndikon ne dimensione te ndryshme
ne nje biznes.Fokusimi kryesor i ketij modeli qendron ne ofrimin e nje udhezues per te dy qasjet
organizative dhe te planifikuara si dhe manaxhimin e ndryshimit organizativ, me nje shpjegim te

873 Burke & Litwin, ‘A Causal Model of Organisation Performance and Change’, Journal of Management, Vol 18, No 3 (1992), pp 523 –545.

874 Ibidem,pp.533-538

890
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

qarte per marredheniet shkak-efekt.Ne te njejten kohe modeli gjithashtu shpjegon dallimin midis
dinamikes organizative transformuese dhe transaksionale ne biznes.
Nga modeli i ndryshimeve te profesoreve Burke dhe Levit verejme se duhet filluar nga Mjedisi i
jashtem si pikefillestare e analizes.Kjo pike perfshin faktore te tille si tregjet, legjislacionit,
konkurrences dhe ekonomise dhe se te gjitha keto do te kene ndikim ne biznes , dhe, si nje staf
pergjegjes apo menaxher i ndryshimit, eshte jetike qe ai/ata vazhdimisht te jene ne dijeni per
çeshtjet mjedisore per qe do te ndikojne ne menaxheret dhe ekipin e tyre.Per shembull, nese
analizojme sferen e kontabilitetit, Standardet Nderkombetare te Kontabilitetit dhe Standardeve
Nderkombetare te Raportimit Financiar do te kete nje ndikim te rendesishem ne menyren se si
kompanite i menaxhojne llogarite dhe i raportojne rezultatet e tyre,ose ne sektorin publik,
ndryshimet legjislative ne lidhje me shendetesise, te qeshtjeve sociale etjera do te kene ndikim te
drejtperdrejte ne keto institucione qe jane te thirrura te kujdesen per keto fusha.
Se dyti qeshtja ne lidhje me misionin dhe strategjine ,duke shpjeguar se misioni i nje organizate
artikulon arsyen pse ajo ekziston. Ajo eshte themeli mbi te cilin duhet te ndertohet gjithe aktiviteti
biznesor,derisa strategjia percakton, ne vija te pergjithshme, si ndermarrja do te realizoje misionin e
saj. Jo ralle here,strategjia zhvillohet ne driten e ndryshimeve te mjedisit, duke pasur ndikim te
rendesishem ne punen e menaxhereve.Prandaj per secilin menaxher te ndryshimit,eshte e
rendesishme qe te kuptoje ndryshimin e strategjise dhe te jene ne gjendje te komunikojne dhe
bashkebisedoj implikimet e strategjise me stafin e tij. Elementi tjeter me rendesi gjate ndryshimit
eshte Udheheqja. Kjo ka te beje me qendrimet dhe sjelljen e kolegeve te nivelit te larte menaxherial
dhe menyren se si keto sjellje jane pranuar nga biznesi si teresi.Menyra ne te cilen ndryshimi eshte i
implementuar dhe pranuar ka rendesi jetike per menaxherin e ndryshimit ne bzines duke filluar nga
ajo se a besojne ekipi juaj qe menaxhmenti i larte jane te angazhuar per ndryshime serioze , apo kjo
eshte vetem nje tjeter nisme e paqendrueshme as madje per nje vit afarist ? Si faktore i katert
lajmerohet Kultura organizative qe mund te pershkruhet : "menyren se si behen gjerat ne nje vend
te caktuar",duke perfshire besimet, sjelljet, vlerat dhe konventat qe mbizoterojne mjedisi i punes ne
nje biznes. Vlen te theksohet se Ndryshimi i Kultures nuk mund te ndodh brenda nates sepse ajo
zhvillohet me kalimin e kohes si rezultat i shume ndryshimeve te tjera biznesore. Keshtu qe si
menaxher, ju duhet te mbani ne mend gjendjen e deshiruar per ndermarrjen duke filluar nga çeshtja
se si ju prisni qe njerezit te sillen ose te mos sillen, dhe cila eshte gjeja me e rendesishme per
biznesin tuaj,me qellim qe sjellja juaj te pershtatet me pritjet e tilla gjate gjithe kohes, dhe qe ju te
ecni kembe se bashku me stafin tuaj. Zakonisht jo ralle here, ndryshimet ne strategji mund te çojne
ne ndryshime ne menyren e strukturimit organizativ te firmes,duke ndikuar ne marredheniet,
pergjegjesite dhe menyra e punes. Eshte e rendesishme per menaxherin e ndryshimit vleresimi i
ndikimit te ndryshimeve strukturore ,duke u siguruar se ekipi i tij e kupton pse ajo eshte e
nevojshme, dhe çfare do te thote ajo per ta. E nje rendesie te konsiderushme eshte edhe i cili
shpesh i jep forme dhe gjalleri organizates si teresi duke ndikuar tejmase qe stafi te jete dhe te
ndjehet i kenaqur ne punet e tyre. Kjo eshte veçanerisht e rendesishm sidomos kur ndryshimi
perfshin lokacionin levizes, ndryshimin ne personel, ose nje ndryshim ne aspektin e ofrimit te
sherbimit, te tilla si psh oret e punes. Ndryshimi ne nivele me te larta menaxheriale ne kompani
shpesh here kerkone ndryshime ne kryerjen e punen e kryer dhe ndyshime ne aftesite disponuese
ne ekip. Si menaxher te ndryshimit ju duhet te jeni te bindur se ekipi i juaj i posedon aftesit e
nevojshme ,apo nese ato mund te permiresohen apo edhe ne qofte se keni nevoje per ti sjelle ato
nga jashte.
Ne hapin tjeter paraqitet nevoja e pasurit te njohurive mbi nevojat individuale dhe vlerat,sepse
ndryshimet ne anetaret e ekipit ne mund te thote nje ndryshim dinamik ne ekip. Ne nje bote te
persosur, biznesi do te jete ne gjendje per te rekrutuar personat adekuat perfshi stilin personal,
aftesite dhe shkathtesite te perziera. Megjithate, ne realitet kjo nuk eshte gjithmone e mundur, dhe
kjo eshte puna juaj per te identifikuar rreziqet ne keto fusha dhe zbutja e tyre sa me shume qe eshte
e mundur. Keshtu qe Motivimi punonjes konsiderohet si qellimi me i rendesishem individual dhe
organizativ,sepse motivimi eshte çeles per ndryshim efektiv.Sfida e vertete eshte qe te mbaje

891
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

motivimin gjate nje projekti i ndryshimit, veçanerisht kur ndryshimi eshte shpesh jo mire-pranuar
nga te prekurit.
Nga rishikimi i disa prej modeleve te proçesit te ndryshimit (si psh . Model i Vleresimit Organizativ
&Universalia Institucionale (IOA Model),Shtate-S Model i Marvin Weisbord , Modeli i Sistemeve te
hapura (OSM)875 rezultuan disa faktore qe permenden me shpesh si te rendesishem dhe te
perbashket te modeleve te lartecekura per zbatimin me sukses te ndryshimit. Keto faktore ishin:
krijimi i nje grupi te fuqishem udheheqes, niveli i perkushtimit te manaxhimit, hartimi dhe
komunikimi i vizionit, hartimi i nje strategjie, pjesemarrja ne hartimin e vizionit dhe strategjise,
ofrimi i programeve te trajnimit, komunikimi i vazhdueshem, sistemet e shperblimit, njesi matje per
progresin e ndryshimit etj.
Elementet e larte permendura jane baze e rendesishme te suksesit organizativ, te tilla si misioni dhe
strategjia, udheheqje dhe kultura organizative, jane ndikuar shpesh nga ndryshime qe kane origjinen
si brenda kompanise ashtu edhe jashte saj.Prandaj ambienti ku operon organizata ka nje ndikim te
dukshem mbi manaxhimin e ndryshimit (Pettigrew et al, 2001). Aftesia organizative per ndryshim
eshte nje prej aftesive dinamike te organizates qe ndikon pozitivisht performancen e saj. Faktori
ambient eshte edhe historia e meparshme me ndryshimin. Studimet tregojne se nese organizatat
kane qene te sukseshme me ndryshimin e meparshem te zbatuar ne organizate, atehere mundesia
qe organizata te jete e sukseshme ne ndryshimin e ardhshem do jete me e larte.
Per te lehtesuar diskutimet brenda kontekstit ne lidhje me evoluimin tone institucional dhe
organizativ, jane identifikuar tre forcat ne krijimin e ambientit: rregullat formale te lojes, te etikes
dhe aftesite institucionale876.
Diskutimi per ambientin i fokusuar kryesisht ne mjedisin skajshem, e cila ka te beje me rregullat qe
nuk jane specifike per nje biznese ose per nje grup biznesesh , por kane te bejne me aktivitetet dhe
performancen e te gjitha bizneseve.Keshtu qe nga pikepamja e nje biznesi te veçante, megjithate,
ajo eshte e dobishme per te dalluar mjedisin afert nga mjedisi i skajshem. Ky mjedis afert perfshin
rregulla qe jane te dizajnuara per te rregulluar nje organizim te veçante ose sektorin per te cilen ajo i
takon (te sektorit privat, sektorit publik, OJQ-ve, sektorit te prodhimit, te sektorit te sherbimit,
etj). 877 Prandaj duke filluar nga lloji i ndryshimit, procesi dhe ambienti jane tre çeshtje te
perbashketa per te gjitha perpjekjet per ndryshim, duke perfshire edhe nje çeshtje te katert:
rezultatet e ndryshimit. Nje pjese e studimeve fokusohen tek faktoret qe çojne ne suksesin e
ndryshimit, por nuk tregojne se si matet ky sukses. Suksesi i ndryshimit mund te matet me terma
financiare si psh perfitueshmeria nga ndryshimi,zgjerimi i pjeses se tregut, etj. Sa i perket resurseve
humane efekti mund te verehet ndryshimi i qasjes ndaj ndryshimit largimi nga pozita si refuzues i
proceseve te ndryshimit ne perkrahes me nje fjale hapja pozitive ndaj ndryshimit. Me interes eshte
kombinimi i ketyre treguesve, per te marre nje rezultat sa me te plote te suksesit te ndryshimit.
Pavaresisht nga rendesia qe i kushtohet seciles prej çeshtjeve te mesiperme, te pakta jane rastet ku
keto çeshtje studiohen njekohesisht.
Perveç llojit te ndryshimit, me shume rendesi paraqitet edhe manaxhimi i proçesit te ndryshimit.
Ekzistojne shume modele mbi manaxhimin e proçesit te ndryshimit, te cilet variojne persa i perket
numrit te fazave qe ata ofrojne per manaxhimin e ndryshimit dhe nivelin ne te cilin ata zbatohen. Si
modelet me te njohura vijne ai i Lewin (i cili njihet si modeli me i hershem mbi te cilin jane
mbeshtetur edhe modele te tjera) dhe ai i Kotter (qe vleresohet si klasik ne fushen e manaxhimit te

875
Charles Lusthaus, Marie-Hélène Adrien, Gary Anderson, Fred Carden, and George Plinio Montalván. Charles Lusthaus, Marie-Hélène
Adrien, Gary Anderson, Fred Carden, and George Plinio Montalván..:”Organizational Assessment: A Framework for Improving
Performance”Universalia Institutional and Organizational Assessment Model (IOA Model) . Montreal, Quebec,Canada.2002,pp.135-
165.The Seven-S Model The Marvin Weisbord Six-Box Model (Weisbord Model) &Open Systems Model(OSM) from the book “Organization
Development and Change”9-th edition by Thomas G. Cummings&Christopher G. Worley,USA.2008.pp.89-106.
876
ORGANIZATIONALASSESSMENT-A FRAMEWORK FOR IMPROVING PERFORMANCE by Charles Lusthaus, Marie-Helene Adrien, Gary
Anderson,Fred Carden and George Plinio Montalvan,inter-American Development Bank-Washington, D.C.-international
DevelopmentResearch Centre,Ottawa, Canada,2002.pp.38-39.

877 Ibidem.p.40.

892
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndryshimeve). Por ne realitet nuk ekziston nje model qe mund te konsiderohet si me i miri. Ky numer
i madh i modeleve te ndryshimit vjen ne formen e fazave te ndryshimit, te keshillave, sugjerimeve
apo strategjive per zbatimin me suksese te ndryshimeve.

Prandaj mund te themi se sistemet e shperblimit rezultuan si nje faktor i rendesishem qe ndikon
performancen e ndryshimit.Sygjerohet qe manaxheret gjate proçesit te planifikimit te ndryshimit
duhet t’i kushtojne rendesi edhe permiresimit apo krijimit te sistemeve te shperblimit qe mbeshtesin
zbatimin e ndryshimit. Lidhja e objektivave te ndryshimit me sistemet e shperblimit do ishte nje
zgjedhje e mire per manaxheret. Kjo do te thote te perdoren nxites ose shperblime per ata qe
kontribojne arritjen e objektivave te ndryshimit. Perdorimi i sistemeve te shperblimit qe lidhen me
objektivat e ndryshimit nxit perfshirjen e grupeve te ndryshme.

Zhvillimi I sektorit privat eshte dhe do te mbetet sektori kryesor ne sigurimin e vazhdimesise se
rritjes ekonomike,pas privatizimit te pjese dermuese te ndermarrjeve shoqerore ne Kosove.
Natyrisht, duke qene se pjesa dermuese e sektorit privat ne Kosove perbehet nga ndermarrjet e
vogla dhe te mesme (diku rreth 99 % duke punesuar rreth 64% nga numri i pergjithshemi te
punesuarve ne Kosove) , eshte e kuptueshme qe mbeshtetja shume dimensionale qeveritare e
zhvillimit te tyre duhet te jete ne qender te filozofise se zhvillimit te ketij sektori.

Ndermarrjet e Regjistruara ne Kosove sipas madhesise dhe Numrit te Punetoreve – 2012

Company size Nr. of Companies Nr. of Employees % Perqindja ne total


Mikro / Micro 109,800 185,129 64.30%
Te vogla /Small 1,508 24,877 8.60%
Te mesme/Medium 224 22,411 7.80%
Te medha/Large 58 55,658 19.30%
Total 111,590 288,075 100.00%
Burimi: Agjencioni per regjistrimin e bizneseve/Ministria e tregitise dhe industrise,Kosove 2012.

Sipas te gjitha hulumtimeve te deritanishme mendohet se zhvillimi I (NVM)ndermarrjeve te vogla


dhe te mesme eshte gjenerator per zhvillim te qendrueshem ekonomik, reduktimin e varferise dhe
ne te njejten kohe rritje te punesimit. Roli i NMV-ve ne procesin e transformimit shoqeror dhe
ekonomik eshte mjaft i larte. NMV-te jane burim kryesor i te hyrave shteterore dhe prodhues
kryesor i te mirave ekonomike ne Kosove ,me qe rast nder te tjera gjenerojne vazhdimisht punesim
dhe mundesojne rregullimin e bilancit te pagesave permes eksportit te sado pak produkteve
“made in Kosovo”.

Nese shohim tallen e larteshenuar verejme se numri i ndermarrjeve deri ne 9 punetor jane
109,800 ndermarrje duke punesuar gjithesejt 185,129 veta ,me afersisht 49 punetor jane 1,508 sosh
duke punesaur rreth 25 mije njerez ,ndermarrje me me pak se 249 punetore funksionojne 224
ndermarrje qe punesojne 22,411 njerez dhe me me teper se 250 punetor jane te regjistruara 58
ndermarrje te medha qe punesojne ne total rreth 56 mije njerez,te dhena keto qe paraqesin
parakushtet dhe bazen e hartimit te politikave te mirefillta zhvillimore ekonomike dhe te zhvillimit
te biznesit per vitet e ardhshme.

893
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Edhe pse shumica e NMV-te qe operojne ne Kosove jane nga fusha e tregtise ,koheve te fundit
verdhte nje disponim i mire i kalimit te tyre ne fushen e prodhimit ,madje edheato qe tani me
iperkasin kesaj sfere jane ende faze fillestare te zhvillimit. Perkunder numrit dhe forces se vogel
ekonomike te sektorit prodhues ato disponojne dhe paraqesin nje potencial te madh zhvillimi ne te
ardhmen. Investime ne sferen prodhuese jane ato per perpunimin e lendeve te para bujqesore, per
perpunimin e drurit, per prodhimin e materialeve te ndertimit, per prodhimin e ushqimore sidomos
prodhimi i qumeshtit dhe produkteve prej qumeshtit si dhe prodhimin e ujit etj.

Mundesia e investimeve ne sektorin e prodhimit te materialit ndertimore si dhe dyer dhe dritare
nga druri dhe alumini eshte paraqitur si pasoje e kerkeses ne rritje per material ndertimi si pasoje e
rindertimit dhe zhvillimit te pasluftes.

Politikat e zhvillimit te NMV-ve ne periudhen ne vijim jane hartuar ne perputhje me strategjine


zhvillimore te sektorit privat ne Kosove 2013-2017878 dhe Strategjise per Zhvillimin e NVM-ve 2012-
2016 (Strategjia per NVM) me vision 2020... me synim drejt familjes dhe tregut europian, natyrisht
duke ndjekur me vemendje proceset reformuese si dhe te zhvillimit ekonomik dhe strukturor per
uljen e papunesise, rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmerise ne ekonomine evropiane dhe me
gjere. Prioritetet e Qeverise dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve edhe perkunder perpjekjeve te
konsiderueshme per reforma, si p.sh ulja e tatimeve ne shkallen 10%, futja e arkave fiskale, Ligji per
lizing, ne periudhen nga shpallja e Pavaresise ne Shkurt te vitit 2008 agjenda ekonomike nuk ka
pasur perkrahje domethenese te qeverise dhe aktoreve nderkombetar. Me qellim te arritjes tё nje
shkalle tё qendrueshme tё rritjes ekonomike, si ato te rajonit, QK-ja duhet te heqe kufizimet te cilat
jane identifikuar nga ekspertet lokal dhe nderkombetar.Duhet te behen shume reformen dhe
pershtatje te politikave. Furnizimi i paqendrueshem me energji elektrike konsiderohet si pengese
kryesore per zhvillimin e biznesit privat, e posaçerisht per ndermarrjet prodhuese. Kosova per
permiresimin e lidhjeve rajonale duhet te permiresoj rrjetin e transportit,perfshire ketu korridorin
panevropian VIII (rruga Merdare - Morine) dhe korridori X(rruga Prishtine - Shkup). Kosova gjithashtu
eshte e perkushtuar ne mirembajtjen dhe permiresimin e rrjetit te brendshem rrugor. Perforcimi i
infrastruktures
mbeshtetese te biznesit e cila do te rezultoje me rritjen e shkathtesive te pronareve dhe
menaxhereve te biznesit eshte i adresuar ne Qellimin Strategjik te Strategjise per NVM.Kosova ka nje
fuqi punetore te re dhe ne rritje e cila ka nevoje per arsimim dhe trajnim me qellim te permbushjes
se nevojave te vendit per ekonomi te tregut.Keto çeshtje jane te adresuara ne Qellimin Strategjik nr.
3 te Strategjise te NVMve.
Me shume se 50% e popullates se Kosoves eshte me e re se 25 vjeç dhe 70%e popullates eshte me e
re se 35 vjeç879. Kosova eshte ende ne fazen e tranzicionit ku ndermarresia dhe krijimi i bizneseve te
vogla pritet te luaj rol thelbesor ne rrugen drejt nje ekonomie moderne te tregut te lire
dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.
Kosova vuan nga debilanci i pagesave ku importet dominojne dukshem eksportet. Kjo eshte kryesisht
per shkak te faktit qe NVM-te e Kosoves nuk jane konkurrente ne nivel nderkombetar. NVM-te
eksportuese tё dobeta, pengojne kontributin e metutjeshem te NVM-ve ne BPV, krijim te vendeve te
punes dhe ne rritje ekonomike(M. Mustafa,E. K/ P. G& B.K.2006)880 Eksportet dominohen nga
metalet dhe mineralet baze te prodhuara nga kompanite e medha.Per shkak te mjedisit jo te
favorshem per biznes dhe ne mungese te cultures kreative tё ndermarresisё, Kosova ka mungese te
firmave inovative me rritje te shpejte, te cilat jane kontribuuesit kryesor ne krijimin e vendeve te

878 MTI/Strategjine zhvillimore te sektorit privat ne Kosove 2013-2017 fq.11.


879 MTI,Strategjise per Zhvillimin e NVM-ve 2012-2016 faqe 10.
880
M. Mustafa, E. Kutllovci, P. Gashi, B. Krasniqi,Biznesi I vogel dhe I mesem, Prishtine, 2006,pp.25-31.

894
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

punes ne ekonomite e zhvilluara perendimore.Keshtu qe objektivi I pergjithshem i ketyre strategjive


eshte zhvillimi I qendrueshem ekonomik i sektorit te NMV-ve, nepermjet mbeshtetjes dhe rritjes se
numrit te ndermarrjeve te reja, si dhe permiresimit te vazhdueshem te treguesve te produktivitetit,
konkurrueshmerise si dhe te stimulimit te eksportit te ndermarrjeve me potencial eksporti. Pastaj
synohet te punohet ne drejtim te stimulimit dret avancimit te kultures se ndermarresise.Ne Kosove
mugon talenti menaxhues, qe eshte mbizotrues ne shume shtete te rajonit ka nje impact te madh
mbi NMV-te. Per kete arsye, kerkohet nje reforme dhe sjellje tjeter ndermarresie qe do te
ndertohet qe ne hapat e pare te edukimit te gjeneratave te reja. Mendohet qe te stimulohen dhe te
inkurajohen universitetet qoft publike apo private qe te ofrojne kurse te specializuara profesionale
dhe mbi ndermarresin duke filluar nga fushat me specifike te biznesit perfshir inovacionin
,teknologjin dhe qasjen pozitive ndaj ndryshimit te madh qe eshte duke ndodhur ne boten e vogel
biznesore. Nje gje e tille mud te realizohet permes promovimit te nevojes per reforma arsimore
konform botes evropiane dhe drejt botes kreative si dhe promovimit te kultures se ndermarresise.

Biznesi Kosovar sot eshte para nje rruge te veshtire e cila ka ardhur si pasoje e evoluimit te biznesit
global ne tersi qe padyshim ka patur edhe impaktin ne shtytjen e tije qe ndryshimi te jete pjese e
pandashme e tije.Ndryshimet e qdo lloji mbartin me veti sfidat e ndryshimit por qe ne biznes ato
jane me te veshtira dhe pranohen jo lehte, pasiqe qdo ndryshim munde edhe mos te gjeje klimen e
veprimit te duhur per te ecur para dhe ambientimi ne klimen e re te te berit biznes munde te jete po
aq i veshtire si nje rinisje ne fazat e hershme te biznesit duke kujtuar qe qdo ide nuk eshte e keqe
por qe arsyeshmeria e ketij ndryshimi miratohet se si po e nderton impaktin e tije ne vazhdimesin e
fushes se ndryshimit.

Sfidat e sotme moderne adaptohen karshi ndryshimeve ashtu qe te ngerthejne ne vete faktoret qe
kan ndikuar ne zhvillimin e tyre, pra, ato gjenerohen qe ne origjinen e tyre dhe adpatohen per te
ecur krahas zhvillimeve ne fushen e operimeve qe te rrugetojne se bashku drejte objektivave te
caktura duke pasur si synim adaptimin dhe perqafimin e ketyre ndryshimeve, jo qe per deshirat e
ndermarresve ato ndodhin, por per nevojat qe duhet plotesuar per te knaqur detyrimet qe merr
ndaj konsumatoreve apo games se sherbimeve te tije qe merrpersiper ai ndermarres.

Nese ndermarresi nuk eshte fleksibel ndaj ketyre ndryshimeve apo pranimin e tyre e ben me te
ngurte qe te ndodh, atehere merr mbi supe pergjegjesin qe ia ngarkon tregu dhe kerkesat e
konsumatoreve levizin ne drejtim te kundert me operimion e tije apo drejtimi munde te jete i njejte
por mundesia per te ndjekur hapin munde te gjej ndermarresin large syneimeve te tijhe per te
zoteruar apo per te qen pjesmarres ne nje treg apo fushe sherbimesh te caktuar.

Shih per kete ja vlen te theksohet qe rolin per te absorbuar dhe njhohur ndryshimet bien mbi aftesin
konkurruese te biznesit apo aftesin ndermarrese qe posedon ai, qe munde te mos kete ne posedim
edhe astete tjera qe te krijoj vazhdimesin e biznesit te krijuar, qe me kete rast nga rregullat e tregut
qe tregohen te pameshirshme dhe ngecja ne hap me tregun per vetem edhe nje vit munde te mos
haperoje sigurte.

Sot ne afarizmin e nje biznesi Kosovar shprehimisht te sukseshem mbrenda per mbrenda territorit te
Kosoves lirshem mund te themi qe sfidimi i tije eshte ne rrafshin global, sepse, tregu i Kosoves nuk
mund te jete i mbyllur dhe te operohet vetem nga afaristete e mbrendshem por qe ne vazhdimesi
has ne konkurrent te ndryshem nga jasht dhe aspak te favorshem per te operuar, e leje me, sfidimi i
atyre te mbrendshme ne afarizimin global.Nese synimi i nje ndermarresi eshte vetem tregu nacional

895
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

jo domosdo themi qe kete ndermarres jan et priruar per te mos ndryshuar, por mund te themi se ai
biznes ka nje game te ngushte veprimi dhe destinimi i tije medoemos duhet et synoj tregun qe eshte
i lehte per tu menaxhuar edhe ai nese nuk eshte vetem nacional.

Siq nuk ndodh ndryshimi ne afat te shkurte kohor ashtu edhe adaptimi dhe njohja me ndryshimet
eshte e tille, kjo per shkak se, ndermarresit jane komod me situaten momentale dhe dyshimet qe
kane per testimin e mundesive te reja qe shpesh munde te mose ken rezultate te deshiruara.

Bisneset Kosovare sot ballafaqohen me sfida qe ndoshta nje biznes i nje shteti me stabil as qe i
konsideron parametra qe duhet merren parasysh per faktin se fluktuimi i paras nga Kosova drejte
vendeve te tjera eshte me i madh ne raport me absorbimin e saj mbrenda. Gje qe e ben ndryshimin
akoma me te veshtire ne nje far mase apo me domethenes ne anen tjeter se qfar ndryshimesh duhet
pritur te perballet ndermarresi Kosovar, dhe ne mendojme se mbulimi sa me shume i games se
prodhimeve mbrenda mundeson nje ndryshim me te lehte dhe sfide me te perballueshme.

Andaj mund te themi se sfidat e ndryshimve te bizneseve Kosovare jane te nivelit dyshe, edhe ate,
ndaj tregut te mbrendshem si dhe ndaj tregut te jashtem, per shkakun se fluktuimi i paras eshte ne
nje qekuiliber aspak te favorshem per klimen biznesore per nderrmarresit Kosovar.

Prandaj nder te tjera mund te konkludojme dhe rekomandojme :

 Dihet mirefilli se nje pjese e mire e bizneseve nuk hartojne deklarata formale vizioni per
ndryshimin, madje as qe e komunikojne vizionin. Keshtu qe rekomandohet qe manaxheret e
ndryshimit te punojne ne kete drejtim drejt nje vizioni te qarte te biznesit ,i cili ne te njejten
kohe shpjegon synimin e biznesit por edhe stimulon stafin drejt plotesimit te synimit te
deklaruar.
 Perkunder deklarimeve mbi procesin e vendimmarrjes ne biznese, ende nje numer i vogel
njerezish jane vendimmarresit kryesor ,prandaj menaxhereve te biznesit ju rekomandohet qe
tiu mundesojne njerezve pjesemarrjen ne vendimmarrje biznesore ,sepse ne kete menyre behen
pjese e ketij procesi vendimmarres dhe se me e lehte e pranojne ndryshimin dhe punojne drejt
plotesimit te objektivave te ndryshimit. Ne kete menyre pjesemarrja ne procesin e
vendimmarrjes i nxite njerezit te mos i rezistojne ndryshimeve pjese e se cilave behet edhe
personalisht..
 Eksperiencat e meparshme treguan se para ndermarrjes se ndonje hapi drejt ndryshimit iu
rekomandohet menaxhereve qe perpara nisjes se zbatimit te ndryshimit te vleresojne situatat e
meparshme ne ndermarrje per te percaktuar se cilet faktore ndikuan pozitivisht e cilet
negativisht perpjekjet e meparshme per ndryshim.
 Duhet pasur parasysh performancen dhe ndikimin e saj ne biznes duke perfshire besimin e
vartesve ndaj eproreve te tyre, bartesve kryesor te ndryshimit ne ndermarrje , kulturen qe
mbeshtet kreativitetin ,inovacionin dhe ndryshimin, aftesia e organizates per te kuptuar
varesine nga mjedisi, etj, jane te gjitha si qeshtje qe iu rekomandohen menaxhereve qe te
punojne per zhvillimin dhe persosjen e ketyre faktoreve te ndryshimit.
 Komunikimi ne mes njesive organizative,duke perfshire ne veçanti komunikimin gjate zbatimit te
ndryshimit,i cili duhet te vleresohet si shume i rendesishem dhe i pa anashkaluar nga manaxhmenti
i te gjitha niveleve. Ne njefare menyre te komunikuarit mes njesive i sqaron dhe i ofron njerezit ne
ndermarrje per arritjen e synimeve te parashtruara.
 Poashtu motivimi i punonjesve konsiderohet si qellimi me i rendesishem individual dhe
organizativ,sepse motivimi eshte çeles per ndryshim efektiv.Sfida e vertete eshte qe te mbaje ne
nivel sa me te larte motivimin jo vetem gjate realizimit te nje projekti te ndryshimit por gjate gjithe

896
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

kohes se angazhimit.Duhet theksuat se motivimi eshte tejet i rendesishem veçanerisht kur


ndryshimi eshte shpesh jo mire-pranuar nga te prekurit e ndryshimit.
 Kuptohet se mjaft e rendesishme do te ishte qe edhe ndryshimi me i parendesishem te planifikohet
mire, ne menyre qe te shmangen surprizat e pakendshme,dhe krijimi i nje klime te tille qe krijon
dyshime tek synimet e ndryshimeve por perkundrazi te arrihet nje tranzicion i ndryshimit te
natyrshem qe do te forcoje pozicionin e kompanise ne fund te ketij procesi.
 Ndryshimet e pritura ne mjedisin e brendshem dhe te jashtem te kompanise duhet te analizohen
dhe te krijohen plane per te perfituar prej tyre.
 Menaxhimi i burimeve njerezore eshte nje funksion baze organizativ, qe jep nje kontribut te
rendesishem ne arritjen e objektivave jo vetem ne fushen e biznesit, por edhe ne sferat e tjera te
aktivitetit njerezor.”Cilesia e kapitalit njerezor dhe intelektual qe zoterojne organiztat
pergjithesisht trajtohet si nje faktor kyc per diferencimin e tyre nga rivalet dhe per arritjen e
rezultateve cilesisht te larta”.(Amstrong dhe Brown 2001)
 Mendojme se duhen organizuar nga vete firmat publike ose NVM private programe trajnimi per
menaxhimin e burimeve njerezore me qellim te avansimit e biznesit dhe ndryshimeve.

 Bizneset Kosovare sot ballafaqohen me sfida qe ndoshta nje biznes i nje shteti me stabil as qe i
konsideron parametra qe duhet merren parasysh per faktin se fluktuimi i paras nga Kosova
drejte vendeve te tjera eshte me i madh ne raport me absorbimin e saj brenda. Gje qe e ben
ndryshimin akoma me te veshtire ne nje far mase apo me domethenes ne anen tjeter se qfar
ndryshimesh duhet pritur te perballet ndermarresi Kosovar.Pra sfidat e ndryshimve te bizneseve
Kosovare jane te nivelit dyshe, edhe ate, ndaj tregut te mbrendshem si dhe ndaj tregut te
jashtem, per shkakun se fluktuimi i paras eshte ne nje qekuiliber aspak te favorshem per klimen
biznesore per nderrmarresit Kosovar.
 Ne Kosove egziston deri diku nje klime ekonomike, politike e sociale per zhvillimin e NMV-ve
,por mungon edukimi dhe trajnimi i ndermarresve te rinje kosovar,per biznes efektiv dhe me te
qendrueshem,duke shtuar konkurueshmerin jo permes çmimeve por permes ngritjse se
kualitetit te produkteve made in Kosovo si arme me e fuqishme e kohes se sotme.
 Mungon lidhja e qendrueshme midis bizneseve, institucioneve shteterore, institucioneve lokale
dhe institucioneve shteterore bankare,prandaj duhet punuar ne drejtim te ndertimit te lidhjes se
qendrueshme ne mes te ketyre institucioneve.

897
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Literatura

- Agjencioni i Statistikave te Kosoves ,2012


- Agejncioni per regjistrimin e biznesve ne Kosove 2010/2010.
- MTI/Strategjine zhvillimore te sektorit privat ne Kosove 2013-2017
- Ministria e Tregtise dhe Industrise/Strategjise per Zhvillimin e NVM-ve 2012-2016
- World Bank ”Small and Medium Enterprises across the Globe Washington” D.C;
- M. Mustafa, E. Kutllovci, P. Gashi, B. Krasniqi,Biznesi I vogel dhe I mesem, Prishtine, 2006,
- Kidd, J., & Green, F. The career of research scientist: Predictions of career commitment and
intention to leave science. Personnel Review, 35(3). (2006).
1Burke & Litwin, ‘A Causal Model of Organisation Performance and Change’, Journal of
Management, Vol 18, No 3 (1992),
- Charles Lusthaus, Marie-Hélène Adrien, Gary Anderson, Fred Carden, and George Plinio
Montalván ”Organizational Assessment: A Framework for Improving Performance”Universalia
Institutional and Organizational Assessment Model (IOA Model) . Montreal,
Quebec,Canada.2002,
- The Seven-S Model The Marvin Weisbord Six-Box Model (Weisbord Model)
- Open Systems Model(OSM) from the book “Organization Development and Change”9-th edition
by Thomas G. Cummings&Christopher G. Worley,USA.2008.
- Inter-American Development Bank-Washington, D.C.-international DevelopmentResearch
Centre,Ottawa, Canada,2002.
- Kim, D. H. (1993). The link between individual and organizational learning. Sloa
Journal of Vocational Behavior, 65, (1993).
- European Bank for Reconstruction and Development ,EBRD 2006
- Raporti I zhvillimit boteror 2005: zhvillimi i qendrueshem ne nje bote dinamike qe transformon
institucionet

898
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Xhevahire Izmaku - Informimi dhe komunikimi ne Institucionet Publike të Republikes se Kosovës

PhD. cand. Xhevahire Izmaku

Institucioni i Arsimit UNIVERSITAR AAB,

Prishtinë - Fushë Kosovë 10000 Prishtinë,Republika e Kosovës

Abstrakt

Marredhëniet Publike ne Republiken e Kosoves, kane ndertuar nje vije te gjate historiku, nga
paslufta e deri me sot. Nga pas lufta, informimi nuk kishte te bente vetem me natyren emer-gjente,
mirepo karakteri duhej te ndryshohej, duke bere nismat e para ne ndertim te komunikimit publik.

Si u ndertuan - Strategjite e para per nje komunikim publik,

Si erdhi deri tek Informimi dhe edukimi i lexuesve tane,

Shikuesve dhe ne pergjithesi edukimi social mediatik,

Sa ndikoi ky proces ne diplomacine publike si koncept i ri në marredhëniet publike.

HYRJE

“Diplomacia publike e Kosovës e viteve 1997-1999 përmes menaxhimit efikas të


informacionit dhe komunikimit e fitoi betejën e arsyes për luftë, gjersa pas lufte vazhdoi te ndertoje
rrugen per te fituar betejën e arsyes për paqe, zhvillim dhe integrim ”.

Kosova nuk kishte dhe nje zyre shtypi ne vitin 1999, si ndryshuan gjerat ne nje periudhe
relativisht te shkurter ne formim te vijes se komunikimit zyrtar, dhe kur vendi nisi te ndertoje edhe
infrastrukturen ligjore per komunikim dhe informim publik.

Cilat jane ngjashmerite me vendet ne rajon qe kane kaluar neper te njejten rruge tranzicioni,
sa Republika e Kosoves perfitoi nga keto pervoja:

Gjatë viteve që pasuan rënien e blloqeve komuniste në lindje dhe tranzicionit të tyre në
demokraci, një numër i organizatave ndërkombëtare filluan të përpilojnë raporte monitorimi për
lirinë e mediave në vendet e dala nga komunizmi881.
Këto raporte apo tregues u krijuan për të reflektuar lirinë, qëndrueshmërinë,
profesionalizmin e mediave si dhe çështje tjera sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare për
mediat e lira dhe të qëndrueshme, të zhvilluara sipas praktikave më të mira perëndimore.
Raporte të njëjta janë hartuar edhe për Kosovën, si një vend që ka dalë edhe nga lufta por
edhe nga një regjim autoritar.
Për të bërë vlerësimin e gjendjes në këto vende, raportet kërkojnë përgjigje kualitative dhe
kuantitative për një numër të pyetjeve lidhur me sektorin e mediave.882

881
Fuga, Artan, "Rrota e mundimit", Shtëpia botuese Dudaj, 2007

882
Media: agjensët e komunikimeve” nga Ibrahim Berisha, Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë 2006.

899
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Mes tjerash, këto pyetje përfshijnë edhe konsiderata rreth dispozitave ligjore për lirinë e
shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve, mungesën e presionit politik dhe institucional ndaj
gazetarëve dhe subjekteve mediale, sigurimin e rregulloreve të drejta të tregut për subjektet
mediale si dhe konsiderata për ngritjen profesionale të gazetarëve.883

Në bazë të ekspertizës dhe mendimit të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e
mediave, këto organizata vlerësojnë gjendjen e përgjithshme të mediave në secilin shtet.
Sa i përket Kosovës, këto raporte tregojnë se fusha mediale e Kosovës është ende e brishtë.

Me poshte do te sqarjme se per cka na nevojtet dhe Çka është komunikimi publik?

Poashtu, se per Çfarë ne duhet te kemi nje komunikim permanent ne dhe permes
Institucioneve Publike, Si komunikojmë ne kete relacion dhe Pse komunikojmë?

Të gjithë komunikimet fillojmë me një qellim. Qëllimi i përgjigjet pyetjes “Pse ne duhet të
komunikojmë?”. Arsyet mund të jenë: për të siguruar informacion, për të bëre dikë të ndjehet më
mirë, për të zgjidhur një çështje, për të përcaktuar një gabim etj.Procesi i Komunikimit: Procesi i
komunikimit është zakonisht mjaft kompleks. Suksesi varet nga faktorët e tillë si p.sh.natyra e
mesazhit, interpretimi i asaj që i jepet audiencës, si dhe mjedisi në të cilin është pranuar mesazhi.

RREGULATIVA LIGJORE PER KOMUNIKIMIN NE INSTITUCIONET PUBLIKE

1. KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES


2. LIGJI PER QASJE NE DOKUMENTAT PUBLIKE
3. LIGJI PER ADMINISTRIMIN E PUNES NE ZYRE
4. LIGJI PER KLASIFIKIMIN E DOKUMENTAVE
5. LIGJI PER RADIOTELEVIZIONIN PUBLIK - RTK

Neni 41 i Kushtetutës parasheh të drejtat për qasje në informata publike, përveç nëse janë
të klasifikuara në një mënyrë tjetër me ligj.Deri në vitin 2010, mungesa e ligjit për Klasifikimin e
Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë mund përdorej nga zyrtarët publik si një justifikim për të
klasifikuar çdo gjë si konfidenciale me qëllim që informatat të mos bëheshin publike.
Megjithatë, pas miratimit të ligjit, kjo praktikë është hequr, ose së paku nuk përdoret më si
arsyetim.
Neni 41 i Kushtetutës së Kosovës884 i ka shtruar rrugën Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
Nr. 2010/03-L215, i cili specifikon procedurat dhe kërkesat e nevojshme për qasje në dokumentet
publike.885

Ligji i njëjtë ka ekzistuar edhe gjatë administrimit të UNMIK-ut dhe ishte miratuar pas
presionit të ushtruar nga mediat, organizatat jo-qeveritare (OJQ) vendore dhe ndërkombëtare, si
dhe pjesëmarrësit e tjerë. Përkundër normave të përcaktuara në ligjet e cekura më lartë, gazetarët
vazhdojnë të ballafaqohen me çështje serioze sa i përket qasjes në informacione publike.

883
The Problem of the Media: U.S. Communication Politics in the Tëenty-First Century”, nga Robert
Ë.McChesney
884
Kushtetuta e Republikës së Kosovës

885
Ligji per qasje ne dokumenta publike

900
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Kjo ndodh për shkak të mungesës së përgatitjes së stafit të institucioneve shtetërore dhe
mungesës së vullnetit politik për zbatimin e ligjit, çështje e cila do të trajtohet në mënyrë të detajuar
në vijim të analizës.

Komisioni i Pavarur për Media (KPM)

Kosova ka gjithashtu edhe dy institucione që kanë role mbikëqyrëse në fushën e mediave të shkruara
dhe transmetuese.
Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është themeluar si institucion i Kosovës për të zëvendësuar
Komisionerin e Përkohshëm për Media të epokës së UNMIK-ut.

Roli i KPM-së është që të menaxhojë brezin e frekuencor të transmetuesve, duke bërë


udhëzime për licencimin e transmetuesve, dhënien e licencave, monitorimin lidhur me respektimit e
rregullave të licencës dhe caktimit të dënimeve në rastet e shkeljes së licencës.
KPM ka për detyrë që të avancojë aspektin teknik edhe etik të transmetimit në Kosovë.886

Radio Televizioni i Kosovës

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është themeluar menjëherë pas luftës, duke e vendosur
infrastrukturën e tij në Radio Televizionin e vjetër të Prishtinës.
Si transmetues publik, qëllimi parësor i RTK-së është të sigurojë një program të avancuar informativ
dhe arsimor, kulturalisht të shumëllojshëm, dhe argëtues. Këto qëllime janë të ngjashme me
qëllimet e transmetuesve kryesor publik në botë, të cilët i shërbejnë interesit të publikut.
Formë tjetër e komunikimit standard është organizimi i konferencave për media që ofrojnë mundësi
për gazetarët për t’i pyetur qeveritarët dhe zyrtarët e informimit, si dhe një mundësi për t’ua
887
transmetojnë mesazhe qytetarëve me anë të medias.

Hapi i parë në organizimin e një konference është që të sigurohet se ekziston lajmi.Në aspektin
medial, natyrisht se për kryeministrin e vendit kjo nuk paraqet problem, por për zyrtarët e
informimit është e vështirë tërheqja e vëmendjes së shtypit.
Ndër hapat që merren për organizimin e një konference për media janë:
 caktimi i temës së konferencës dhe lajmit që duhet dhënë,
 këshillimi nëse një konferencë e tillë është vërtet e nevojshme,
 garantimi i konceptit të deklaratës,
 identifikimi i pyetjeve që mund të bëhen dhe përgjigjet e duhura për çdo çështje,
 kujdesi për datën dhe momentin e mbajtjes së konferencës, në mënyrë që aktiviteti i një
qeveritari të mos përputhet me aktivitete të tjera në të njëjtën ditë, caktimi i orës së
konferencës (paradite nga ora 10:00 dhe pasdite deri në ora 16:00 janë orët më të mira që
përkojnë me terminët e futjes së lajmeve në media),
 caktimi i një zyrtari për të menaxhuar logjistikën e konferencës,
 caktimi i një zyrtari për prezantimin e qeveritarit në konferencë,
 menaxhimi i të gjitha kërkesave teknike, me qëllim që çdo gjë të funksionojë si duhet,
mbajtja e një regjistri për ardhjen e gazetarëve
 Formë tjetër e komunikimit është edhe fushata mediale, por kjo bëhet vetëm kur lideri
qeveritar ka dhënë miratimin dhe ka paraqitur pikësynimet e qarta.

886
Ligji i Komisionit të pavarur për media
887
“ The Neë Media Monopoly”, nga Ben.H. Bagdikian

901
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

 Qeveria bën një komunikim të qartë, të përsëritur dhe të hapur lidhur me çështjet e
ndryshme për të arritur që publiku t’i kuptojë dhe t’i pranojë objektivat e saj. Organizimi i
fushatave është në funksion të edukimit të publikut dhe inkurajimit të qytetarëve për
përkrahjen e planeve qeveritare.888

FORMAT E KOMUNIKIMIT NE INSTITUCIONET PUBLIKE

(Si komunikojmë me të tjerët?)


Direkt /drejtpërdrejtë, Indirekt/ tërthorazi, Komunikimi verbal, Komunikimi joverbal ;
Rekomandime,Me mjete audiovizuele, Telefon, Computer / internet, TV, Radio !

HAPSIRA PERSONALE FIZIKE E KOMUNIKIMIT

Distanca; Distanca intime 0 deri 0.45cm;Distanca personale 45cm deri 1.2 m;Distanca sociale
1.2m deri 3.6m;Distanca publike > 3.6 m;Distanca përsonale - Aspekti kulturor;Distanca përsonale
dhe dallimet gjinore; Distanca përsonale e pozitës. 889

Komunikimi me shkrim ne Institucionet Publike dhe anët pozitive te ketij komunikimi ne


Institucionet Publike

Ju mund të gjeni me shumë informacione në një tekst të shkruar se sa në mjë paraqitje


verbale.
Ju mund ta lexoni tekstin disa herë dhe ta mbani në mend më mirë, Mund ta kontrolloni
përmbajtjen disa here, Përmbajta është e shprehur me qartë, Ju keni “një letër në dorë” si fakt për
të dëshmuar diçka, Gjërat e shkruara kanë një peshë më të madhe, Ju mund të shpërndani të njejtin
tekst në më shumë persona.

Anët negative:

Është komunikim i njëanshëm; Mund të marrë më shumë kohë për të pyetur për
paqartësite, Evident shpenzimi i kohës ,Nëse ka keqkuptime, ju mund ti dini ato vetëm me vonë ose
kurrë.
Ju nuk mund ti respektoni interesat e veçanta, Teksti ka diçka përfundimtare.

PËRFUNDIM

Komunikimi dhe informimi ne Institucionet Publike ne Kosove ka krijuar nje tradite te re por eshte ne
rrugen e duhur per t’u plotesuar.

Rregullativa kryesore ligjore eshte plotesuar, derisa problem mbetet ende implementimi i ligjeve te
reja, te cilat kane dal edhe si rezultat i plotesimit te kritereve per proceset e reja integruese.

Kosova nuk qendron larg rajonit ne realizimin e te drejtave te qytetareve sa i perket qasjes ne
dokumenta publike.Poashtu, edhe ne kultivimin e nje pergjegjesie perballe kerkesave te grupeve te

888
Balle, Francis, Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15, Papirus, 2011

889
McLuhan, Marshall, Instrumentat e Komunikimit, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit

902
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

ndryshme te interesit.Komunikimi dhe informimi ne institucionet e Rep se Kosoves, qendron larg


edhe vendeve ne rajon qe kane kaluar fazat e njejta te tranzicionit.

Marredhëniet Publike ne Republiken e Kosoves, kane ndertuar nje vije te gjate historiku, nga
paslufta e deri me sot. Nga pas lufta, informimi nuk kishte te bente vetem me natyren emer-gjente,
mirepo karakteri duhej te ndryshohej, duke bere nismat e para ne ndertim te komunikimit
publik.Dhe keto ndryshime edhe ndodhen.

U plotesua legjislacioni dhe filloi implementimi ne menyre te suksesshme, duke u krijuar edhe zyret
per infomimdhe komunikim ne nivel qendror dhe lokal.

Raportet e fundit nderkombetare edhe e pasqyrojne kete gjjendje reale duke evidentuar te arriturat
dhe ngecjet poashtu ne kete fushe, ku vendi yne ka marre nje vleresim ne kete fushe e cila
nderlidhet edhe me tranparencen.

BIBLIOGRAFIA

 Balle, Francis, Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15, Papirus, 2011


 Fuga, Artan, "Rrota e mundimit", Shtëpia botuese Dudaj, 2007
 Media: agjensët e komunikimeve” nga Ibrahim Berisha, Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë
2006.
 McLuhan, Marshall, Instrumentat e Komunikimit, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
 Dominick R., Joseph, Dinamika e komunikimit masiv, Media në periudhën digjitale, UET
Press, 2011
 Balle, Francis, Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15, Papirus, 2011
 The Problem of the Media: U.S. Communication Politics in the Tëenty-First Century”, nga
Robert Ë.McChesney
 Kushtetuta e Republikës së Kosovës
 Ligji per qasje ne dokumenta publike
 Ligji i KPM
 Lexime në komunikim” nga Artan Fuga, Ora, 2005.
 “ The New Media Monopoly”, nga Ben.H. Bagdikian

903
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Yrjet Berisha - Monumenti kulturor i lidhjes shqiptare te Prizenit

Dr. sc. Yrjet Berisha

Universiteti i Prizrenit, Fakulteti i Edukimit, Prizren, Kosovë

e-mail:yrjetberisha@yahoo.com

Tel. celular: +377-44-63-50-22

Abstrakt:

Në këtë punim të karakterit hulumtues kulturor dhe me shenja të dukshme përshkruese, jemi
përpjekur që të shkruajmë për njërin nga Komplekset e rralla kulturore siç është ai i Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, që si i tillë që është, është i rrallë në Dardani (Kosovë). Fillimisht kemi
pasqyruar pamjen e jashtme të këtij kompleksi: duke nisur me përshkrimin e pozitës së tij, ambienti
rrethues, hapësira shoqëruese e oborrit, fontana jashtme dhe brenda, ndërtesat me objekte
kryesore, muret, rrethoja dhe dyer e dritare hekuri. Pastaj dokumnete, materiale të shkruara, të
fotokopjuara, te pikturuara etj. Pasatj mjete etnografike, mjete amvisnie, blegtorie, bujqësie etj.
Zëmë ngojë edhe emrat e personaliteve të LShP, si Abdyl Frashëri, Sylejmani Vokshi, Ymer Prizreni,
Ali pashë Gucia etj. Nuk lëmë anash as emrat e piktorëve tanë si Myslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Agim
Qafëderbasha etj

Fjalët kyçe: kompleks historik, monument kultor, galeri arti, pikturë, skulpturë, etnografi etj.

1. Hyrje – Pak histori

Të shkruajmë për monumentin kulturor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (në rreshtat e mëtejmë do
ta citojmë LShP) është e pashmangshme që të mos bëjmë një përshkrim të shkurtër me karakter
kulturor informues dhe me pak dritëhije historie. Filimisht duhet rithënë se LShP u formua, më 1878,
me qendër në Prizren, që rri, shtrihet, gjindet pikërisht në anën e djathtë të Lumbardhit të këtij
qyeteti të lashtë të Ilirisë, ku disa gjuhëtarë mendojnë se emri i tij ka origjinë iliro-arbërore:Pri + ze +
rend, qe është e afërt me emrin e sotem: Prizeren. Albanologët kanë të drejtë. Bazuar, sipas një
fotografie të mëhershme Shtëpia e këtij monumenti kulturor historik i LShP ishte shumë afër shtartit
të Lumbardhit, por me kalimin e kohës ky institucion kulturoro – historik, për arsye praktike ose
edhe arsyeje të tjera, u tërhoq, u shtyrëmë në brendësi të Kompleksit, mbase për t’i lënë hapësirë të
mjaftueshme rrugëssë ngushtë të qytetit që veç saj, ka edhe dy trotuarë të gjëra. Gjatë sundimit
otoman dhe sllav ishte vështirë të rregullohej ose të zihej ngojë ky institucion i rëndësishëm i
historisë dhe i trashëgimisë shqiptare! Kthesë pozitive do të shënohet në vitet ’70-80 të shekullit XX-
të, pikërisht në vegjile të 100 vjetorit të LShP (1878-1978), kur qeveria e atëhershme moniste e
Kosovë, mori guxim të kremtojë këtë datë të rëndësishme, por edhe të renovojëtërë këtë kompleks
të historisëdhetëkulturëssonë. Por edhe atë botë, kur iu vunë në vend dokumente te arsyeshme dhe
rregullësitë ligjore, ky monument pati shumë prapaskena të karakterit ideologjik dhe politik.

904
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Në këtë punim do të shkruajmë për kompleksin kulturor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,


icili,siitillëqëështëprore ka qenë i sulmuar nga shumë regjime antishqiptare, por edhe për habi edhe
nga disa shqiptarë të pakët, që këtë monumnet të rëndësishëm për kulturën dhe historinë shqiptare
të shekullit XIX, për çudi e shikojmë sipas një dioptrie të errët, të ngurtë, të kundërt nga të dhënat e
historisë, të kulturës, të shkencës dhe pse jo,si një eveniment, si një pjesë tëqenies së rëndësisë së
parë që duhet të gëzojë ky monument nga më të rrallët, më të rëndësishmit e historisë dhe e
kulturës sonë që veç pushtuesit tentuan të konstetojnë, por edhe një bimë e keqe neoislamistësh, të
cilët këtë kompleks të LShP e shohin, si një rrezik i madh për kompleksin e tyre albanofob që me të
drejtë do të përkufizonim, do ta pohonim se janë dorë e zgjatur e ish-pushtuesve otomanë e sllavë!

Bota e qytetëruar di të ruajë, di të kujdeset, di të shfaqë identitetin e tij, di të pasqyrojë, di të


zbardhë të vërtetën, di të kujdeset, di të hapë sytë, di të vlerësojë, di të ruajë trashëgimitë e kësaj
fusheje për brezat e së ardhmes. Ndërsa, një dorë tjetër e kalitur, e nxitur, e shtyrë, pse jo edhe e
paguar nga ish-shoqëria sllavemoniste, qoftë neoislamistët, por edhe nga kjo anarkodemokraci
aktuale që kanë vepruar dhe veprojnë kundër kompleksit të LShP. Në dorën e parë bëjnë pjesë
armiqtë e përbetuar neootomanë e sllavë, të cilëqenë albanofobë që prore u përpoqen të shujanë
çdo shenjë të identitetit kombëtar shqiptar, pa kursyer as LShP! Duke vepruar kështu, atë bënë
barbari kulturore e historike. Një akt të tillë bëri edhe falanga sllave e kryekriminelit të Ballkanit, në
fundmarsin e 1999, kur këtë Kompleks e bëri rrafshë me tokën dhe fajin ua hodhi ose edhe u
përpoqë t’u hedhëforcave të aramatosura të NATO-s! Në linjë tjetër të antishqiptarizmit, janë edhe
neoislamistët që urrejnë këtë monument me rëndësitë madhe kombëtare e ndërkombëtare. Këta të
fundit, nxisin dhe pagujanë disa mercenarë përvjet (më 10 qershor) këta mercenarë e shërbetorë të
djallit dinë të provokojnë, shantazhojnëshumë vizitorë në këtëdatë historike. Thjesht,me veprime të
tilla ata,përpiqen të mohojnë të kaluarën historike të popullit tonë dhe duke vepruar kështu ata
duan që të përhapët, përqafohet inkuzicionii tyre konfesoinal. Andaj, mendojmë se këto grupime
antishqiptare duhet neutralizuar njëherë e përgjithmonë institucionet tona të ligjësisë!

2. Pozita – shtrirja e LShP

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjindet në qëndrën e qytetit të Prizrenit. Kompleksin e


LShP me lumin Lumbardh e ndanë njëra nga rrugët kryesore të qytetit që të çon në Lindje, në drejtim
tëmaleve të Sharrit. Ngjitur me rrugën kryesore,krejt para Kompleksit është një lulishte që veç luleve
ka edhe një krue, ndërtuar në formë të një fontaneje. Anash kësaj lulishteje është një rrugëz-
pushimore me disa karrige të përshtashme për pushim që mund t’ju shërbejë vizitorëve,por edhe
banorëve të qyetit. Ky monument historiko-kulturor është i rrethuar me mure që kanë dritare tipike
prizrenase me kangjela – hekura (nga Veriu në Jug). Thellë-thellë monumentit, gjindet Galeria e
arteve dhe e artizantëve të LShP që brenda kësaj hapësireje të gjërë disa qindara metër katrorë ka
disa ekzemplarë të rrallë të punimeve me dorë,marrë nga shumë treva shqiptare. Në anën Jug-
Perëndimore të kommpleksit është edhe një ndërtesë njëkatshe tipike prizrenase që kur u hap, për
herë parë,qysh më 1978, ishtelokal, hapësira e një bibliotekeje që brenda këtyre mureve dhe
tavolinave te mbyluara me qelq qenëtë ekspozuara disa dukumente, materiale në dorëshkrim, libra
dhe shumë fotografi të figurave të LShP, që aty ekspozoheshin në formë kopjeje, prezentuara
atëbotë nga veprimtarët historikë të LShP, por edhe kopje mediash te shkruara nga Stambulli,
Europa etj.

905
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

a) Oborri i LShP

Oborri qendror i kompleksit të LShP, ka dy dyer që janë në largësi 50-60 metra mes veti. Këto dyer
janë njëra nëJug dhe tjetra në Veri. Pikërsiht mes këtyre dyerve është Shtëpia muze e LShP.
Dyertjanë të lartadhe të ndërtuara me shufra të trasha hekuri zbukures që rëndom hapen dhe
mbyllen sipas orarit të rregullt të punës së disa punonjësve që punojnë dhe veprojnë brenda këtij
Kompleksi. Ka edhe disa dritare ndërtuar me drunj dhe hekur. Ka edhe një fontanë që sjellë ujë të
freskët, të pijshëm. Kjo fontanë është ndërtuar me gur te bardhë në të verdhë e cila në krye të saj ka
katër kroje që prore rrejedhë ujë i pijshëm për shumë vizitorë. Hapësira e oborrit është shtruar me
pllakëza guri, ndërtuar në disa nivele e shtresa stazesh që i ndanë një përrua (jaz) improvizues që nis,
buron nga ana Veriore dhe derdhët në Lindje të monumentit të LShP. Në epiqënder gjindet një
fontanë që sjell ujë kristalor nga malet e Sharrit. Në Veri gjindet një skenë e përbërë nga tri-katër
shkallë që rëndom mund të shfrtëzohen për të shfaqur programe kulturore, artisike dhe veprimtari
të tjera shoqërore, gjatë kremtave të përvjetshme,më 10 Qershori etj. Kompleksi në dy anët e tij, ka
një mur që ka dritare me grila, por edhe disa dritare në formë dollapi ku në këtë hapësirë janë të
vendosurashumë ekzemplarë enësh qeramike, gurgdhendjeje, drugdhendjeje, mjete pune amvisnie,
vegla pune bujqësie, blegtorie, trashëguar nga etnosi ynë i mëhershëm që paraqesin të qenmen
tonë, vlerat modeste të së kaluarës sonë nëpër shumë mijavjeçarëve, krenarinë e të parëve tanë, që
gjithsesi duhet ruajtur me xhelozi këto visare, në mënyrë që të tregohemi të denjë, praktik, të
edukuar, para se gjithash profesionalë dhe ruajtës të trashëgimisë sonë. Duke vepruar në këtë
mënyrë dëshmohet shkenca, kultura, arti, etnosi etj., ruajmë këto vleraedhe për pasardhësit tanë!
Një hapësirë e mrekullueshme është ajo e luluishtes, mbuluar me bar anglez dhe lule të kultivuara
me shije e kënaqësi të veçantë. Bari i imë dhe lulet ujitën (vaditën) përditëgjatë stinë së pranëverës
dhe të verës. Dikur oborri i LShP kishte të mbjellë edhe një varg plepash karakteristikë,që si të tillë
lisa që janë ata ishin të hollë dhe të gjatë, të trashë e me degëshumë, gjëqë edhe mund të shihen në
shumë fotografi të viteve ’70 të shekullit XX-të, por me kalimin kohësu pa, u vërejtë, u konsiderua
dhe u konstatua se ata plepa qenë rritur aq shumë sa nga madhësia e tyre rrezikonin kompleksin nga
tundjet, shkundjet, luhatjet e shumta ku ata plepa të gjatë qenë rrezik për kompleksin dhe shtëpitë e
Lagjes që lehtësisht do të mund të binin, të thyheshinn, të shkulëshin me gjithë rrënjë nga toka! Deri
më 1999, pjesë përbëse,madje edhe krejt e veçatë e kësaj hapësire ishin edhe dy skulptura ose dy
shtatore të kryeideologëve të LShP: Abdyl Frashërit dhe ajo e Ymer Prizrenit, që me rastin e
bombardimit të Shtëpisë muze, më 1999, u hoqen sepse u dëmtuan. Të mos harrojmë se në oborrin
e kompleksit të LShP, para viteve 1999 qenë edhe disa statujabetoni ku në sipërfaqet e tyre qenë të
gdhendura emrat e strategëve të LShP: Sylë Vokshi, Ali pashë Gucia etj.

2. Përroi (jazi)

Hapësirës së kompleksit të LShP, bukurinë ia shton edhe një përrua karaktristik prizrenas që me ujin
e tij të pastër zbukuron dhe freskon tërë hapësirën e monumentit. E qenmja e këtij përroi buron nga
tradita e hershme prizrenase, trashëguar nga e kaluara që u trashëguan dheu ndërtuan këso përroje,
falë pasurisë së mjaftueshme tëburimeve të ujërave nëntokësore, që në Prizren u rregulluan, u
përahapen damare përrojeshtë këtyre ujësjellësevembitokësore, që furnizonin, përhapëshin nëpë
këso arterie të gjëratë përrojeve që dikur rridhnin, thuajse nëpër shumë oborre shtëpish të këtij
qyteti. Përrojet e tilla furnizonin banorët e shumtë të këtij qyteti me ujë të pastër që vendasët

906
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rëndom e përdornin për punëtë ndryshme të amvisnisë dhe të blegtorisë etj. Kurse ujë të pijshëm
kishin ujin e krojeve që dikur rridhnin në çdo lagje të qyetit. Shtrati i përroi të LShP ka formën
katrore,të gjërë 90-100 cm, të thellë 50-60 cm., ky shtrat përroi si i tillë është shtruar me beton dhe
pllakëza guri. Ujë që rrjedh aty ka një sasi (thellësi) 10-15 cm., dhe si i tillë ai ujë është i kulluar që
nuk ndalet kurrë dhe derdhet sërish në Lumëbardh.

3. Shtëpia muze e LShP

Kjo shtëpi e LShP është emblema, simboli, objekti identifikues i këtij kompleksi (por edhe emblema e
këtij qyteti si dhe i Universitetit Publik “U. Hoti”, në Prizrenit etj) që zënënjë hapësirën qendrore të
këtij monumenti kulturoro-historikme rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, për të cilën “flasin”
dëshmitë,faktet, dokumentete së kaluarëssë ndritshme të këtij monumenti sa historik, por aq edhe
kulturor që është një ekzemplar i veçantë që duhet të hyjë nën kujdesin, mirëmbajtjen, financimin e
institucioneve ndërkombëtare që në këso raste dinë dhe duhet të ruajnë këso trashëgimie sikundër
është edhe Kompleksi i LShP, në Pirizren. Parë nga ana e jashtme, por edhe nga ana e brendshme e
monumentit të LShP, hapësira e muzeut si e tillë që është, është e vogël,modeste dhe pse është e
ndërtuar në dy kate që së toku këto kate, ndarje ndërtimore nuk kanë as 100 metër katrorë.
Brengoses është fakti se kjo hapësirë e vogël muzeale vështirëson dukshëm lëvizjet e lirshme të një
numri tëmadh të shumë vizitorëve. Shtëpia muze ka një histori të dhimbshme. Më 1999, forcat
aramtosur paramilitare serbe e qëlluan Shtepinë muze me disa granata minahedhësi nga Kalaja dhe
për pak sekonda emblemën e këtij kompleksi dhe të vetë qyeteti e zhdukën nga faqja e dheut! Shih
habinë, pas këtijaktibarabar, rrënuesit e egjër u munduan që këtë akt çmendurie t’u mveshen
forcave të armatosura të NATO-s! Pa kaluar disa ditë nga ky krim kulturor, atau organizuat t’i
bartinme kamionë dhe eskavator, mbeturinat e Shtëpisë muze dhe kështu e rrafshuan atë,sikur të
mos kishte qenë kurrë më parë! Kur veç kishte kaluar një vit nga ky etnocidi kultoror, Bashkia (ish-
komuna) e Prizrenit, disi nxitimthi, disi me emocione, disi me veprime infatile, disi nën
etheelektorale, disi nën zjarrin përvëlues kuazipatriotik, disi nën trysninë përfituese te
tenderomanisë etj., paria e bashkisë, atëbotë nisi që ta rindërtojëKomleksin kryesor;thuajese brenda
natës! E keqja më e madhe u bë, sepse me këtë shembull rindërtimi ngjajshëm u veprua edhe në
tërë Dardaninë (Kosovë), ku me mioja e mija objekte institucionale dhe private,të rrënuara, të
djegur, të shkatërruara nga forcat paramilitare, ushtarke, policore të pushtuesit, u rindërtuan shumë
shpejt. Forma e tillë rindërtuese duket se qe e padobishme, qe kundërproduktive, qe epamenduar
mirë, sepse u pa qartë se me kalimin e kohës këto vepra brabarie çnjrëzore,duket se i harroi shumë
shpejt populli ynë, por edhe më shpejt monitoruesit ndërkombëtarë,të cilët mashtruan, zhvatën,
përfituan materialisht, politikisht organizatat europjane dhe në OKB. Kështu fshehën këta sharlatanë
tanë në bashkëpunim me sharlatanët të huaj mbyluan, fshehen të vërtetën tonë të hidhur, duke
mbyllur njërin sy dhe njërin vesh dhe pa kaluar kohë e gjatë ngutshëm i rindërtuan, në stilin shkel e
shko dhe kështurehabilituan dhe shpërblyen agresorët që në këto treva bënë barbari të paharruar,
të pafalshme! Këto çështje të diskutueshme është më se nevojshme qëtë mos harrohen kurrë që
armiku i shkaktoi me ligësi, dinakëri, i cili,si me përvojë barabrie por edhe i sprovuar me këso vepra
inkriminuese shekullore, prore ka ditur dhe di të vë në lëvizje intriga protokolare diplomatike,
jashtëprotokolare siç janë veprimtaritë e përfaqësuesve konfesionalë, propaganda e mediave të
shkruara dhe elektronike, pa lënë anash edhe shiritat e celeluidit ose tëshirata e produksionit të
filmave dokumentarë dhe artistikë që në këtë mënyrë ish-kolonistë prore kanë ditur të nxjerrin lot

907
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

krokodili dhe me këto sprova ata përfitojnë materialisht, historikisht dhe pak më shumë në aspektin
politik dhe diplomatik!

Meqë shkruam për një të vërtetë lemeritës, zhvilluar nga lufta e vitit 1999, tash erdhi radha të
shtojmë se Shtëpia muze e LShP, kur u rindërua në vitin 2000, ruajti, mori atë pamje të njohur, atë
madhësi, atë stil të dikurshëm. Kati i saj i parë ka një koridor të vogël dhe një zyrë pritjeje-përcjelljeje
që shërben si një minizyrë, pikë informuese për shumë vizitorë që brenda atij lokali të ngushtë ka të
ekspozuar edhe një mini ekspozitë të Kompleksit, shtrirë në vitrina por edhe nëpër tërë hapësirën e
mureve të shtërisë muze. Koridori i katit të parë,ka një palë shkallë druri që të çojnë në katin e dytë, i
cili ka disa vitrina të ngjitura nëpër mure anësore, por ka dhe vitrina – tavolina të shtrira në dysheme
dhe të mbuluara me qelq. Në këto vitrina vizitorët, mund të shohin harta, dokumente, revista
(vendëse dhe të huaja), libra etj., që atëbotë më 1878, por edhe më vonë i kanë bërë jehonëngjarjes
historike të LShP. Sapo kalohet ky korridor vizitori kurreshtar, do të ketë nderin, kënaqësinë,
befasinë të përjetojë madheshtinë e këtij monumenti kulturor kombëtar me vlera ndërkombëtare.
Gjithë këto dokumente janë në formë fotokopjeje ose edhe origjinale.Aty-këtu shohim edhe disa
gjësende, mjete pune, gjëra personale të krerëve të LShP. (Për fat të keq në periudha të qeverisjes,
sundimit monist, këto gjesende edhe janë vjedhur /sic/ ose edhe janë improvizuar si të vjedhura, pse
jo edhe nga disa punonjës e nëpunës të këtij Institucioni!).Aty ka edhe shumë ekzemplarëtë rrallë
veshjesh karakteristike krahinash të ndryshme shqiptare. Dyshemeja dhe tavani i Kompleksit, janë të
rregulluara me dërrasa të ngjyrosuar me ngjyrë kafeje që kanë marrë nuancë të zezë. Dyshemeja ka
çilima tipik shqiptar, thurur në veg. Muret e saj janë të mbyshuar me përplot harata, porterte
figurash pjesëmarrësësh të LShP. Ka edhe disa gjësende të tjera ekspozuara në rafte horizontale që
shtrihen 30-40 cm., nën tavan dërrasat e të cilit që janë zbukuruar, gdhendur me shije të hollë
artistike. Muret janë të gëlqerosuara dhe të mbajtura pastër. Vizitorët mund të shijojnë hijeshinë
dhe bukurinë e së kaluarës sonë nga shekulli XIX., në kohën kur u zhvilluan ngjarjet e rëndësisë
historike, siç ishin ngjarjet e lavdishme të LShP, më 10 qershor të 1878 e më vonë, derisa pushtuesi
barbar otoman ekzekutoi dy krerët e LShP Abdyl Frashërin dhe Sylë Vokshin, në kalanë e Prizrenit.
Këtu e shohim të arsyeshme që lexuesit t’i rikujtojmë një të dhënë lemeritëse kur strategu historik
Abdyli dhe dragoi i maleve tona Sylë Vokshi kur u dënuan vdekje nga gjykata otomane, njëri nga këta
satrap e ironizon Abdylin: “Abdyl bej, ja si e pësove! Me varje! Po ç’t’u desh të merreshe me këtë
çshtjeje kur do të mund të jetoje si mbret në Stamboll?!” Abdyli i në këtë rast tejet tronditëse do t’i
përgjigjet kështu: “Unë ç’bëra!? Unë hodha farët e drithit, ashtu siç vepron bujku në pranverë dhe do
të korrë më vonë!”

4. Galeria e artit – artizantet shqiptare

PërballëShtëpisë muze të LShP, gjindet galeria e arteve dhe e etnografisë shqiptare, e cila është një
hapësirë më e madhe, por edhe e shtrirë, ekspozuar, në dy kate, që si e tillë është e stilit të shekullit
XIX e më herët.Kështuë kati parë ka disa dhoma në të cilat janë ekspozuar punime etnografike të
disa zonave shqiptare nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë. Dyshemet e këtyre dhomave janë të shtuara
me me çilima të thurara me veg. Madje,veç vegut karakteristik shqiptar, vizitori mund të shohëedhe
të gjitha veglat përcjellëse të tij, tok me pëlhurat e vendosur në një dhomë. Veshmbathja këtu në
këtë Kompleks, ka shumë ezemplarëqë janë të vendosura në kukulla, manekene ose edhe janë të
shtrira, ekspozuara nëpërtërë hapërisrën e mureve të këtyre dhomave. Veshmbathjet e ekspozuara

908
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

këtu, janë të dy gjinve; të femrave: vashave, nuseve, plakave dhe të meshkujve të të gjitha moshave.
Ka edhe veshje barinjësh, bujqësh që nisin nga opingat dhe mbarojnë me kësula koke, çorapë leshi,
tirqi të bardhë dhe të zinj,fustanella, xhubleta, këmisha pëlhure, koprona, gëzof barinjsh, qepur me
lëkurë qengjash etj. Specifikë janë plisat nga Veriu e Jugu, Shqipëria e Mesme etj. Veshmbathja e
vajzave, nuseve, plaka shqiptare janë ekspozuar në këtë galeri janë art në vete. Bie në sy xhubleta.
Këmishat e nuseve, grave dhe të plakave që janë të thurura me mjeshtri, ku si të tilla që janë, ato
janë të pëlqyeshme, madje të denja edhe për t’u ekspozuar edhe nga modelistet bashkëkohore.
Pjesë e kësaj veshmbathjeje janë edhe shamitë me ngjyra të ndryshme dhe me zbukurime dhe
motive popullore etj.Veglat e amvisnisë, siç janë, janë disa poqa qeramike,veglat e bujqësisë janë
ato që dikur u kanë shërbyer të parëve tanë, në punët përditshme ose punët sezonale. Ka aty edhe
mjete blegtorie, punuar nga druri, hukuri, qeramika siç janë disa vorba, pjata qeramike, lugë druri,
enë ushqimi, qypa bylmeti, qypa për zierjeje ushqimi ose për bartjen e ujit nga kroi, por shihen edhe
disa lugëdruri, fti (pti) druri, shekë qumështi, furrë dhe mulli kafeje, rrota qerrresh nga druri dhe
hekuri, zgjedhë, sajë, rrota qerrësh me të gjitha elemente që shërbeninn në zhvillimin e bujqësisë e
shekullit XIX dhe më vonë. Ky kat ka shumë ekzemplarë që vizitorët do të mbesin të këaqur kur do t’i
vizitojnë. Skulpturat, në katin e dytë të LSHP, është galeria e arteve, vendosur kryesisht nëpër disa
dhoma, në të cilat kanë ekspozuar vepra arti, si në pikturë, vizatime tushi, skulptura në bronz,
qeramike, gur, gjips, drunj etj., shumë artistë. E dhimbshme është histori e skulpturave, shtatoreve
të A. Frashërit dhe ajo e Y. Prizrenit, që më 10. VI. 1978 janë ngirtur në oborrin e komplesksit, por
më 28. III. 1999, forcat pushtuese serbe shkatërruan shtëpinë e LShP dhe tok me të u dëmtuan edhe
këto këto shtatore, andaj që nga ai fundmars i kobshëm i 1999,këto shtatore kolosësh të LShP, janë
vendosur në brendësi të galerisë. Punime të tilla janë edhe disa buste figurash të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit: Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Ymer Prizreni etj., punuar
nga skulptorët shqiptarë: Odhise Paskali, Agim Qafderbasha etj., që janë realizuar, punuar në forma
reale. Herë-herë veparat e tilla duket se i nënshtrohen edhe sprovave të artit naiv, një stil arti me
elemente të vijave të artit rural dhe me linja të artit amator.Pikturat, janë vepra arti të realizuara në
pëlhurë me ngjyra vaji dhe akreliku, skica arti të hedhuara në letër me tush, vepra arti me ngjyra uji,
tempera, karbon etj., punuar nga piktorë të njohur si:Muslim Mulliqi, Esat Valla, Hamdi Bardhi,
Tasim Shehu, Fevzi Tyfekqiu, Rexhep Ferri, Budim Berisha etj. Këta artistë tok me disa kolegë pikotrë,
skulptorë, kanë sjellëshum vepra kushtuar kësaj dateje të rëndësishme historike dhe të dobshme për
artin dhe kulturën autoktone shqiptare, por edhe që kanë edhe peshënditurore, si edhe kanë
rëndësi edhe për çështjen e etnies së lashtë, antropologjisë etj. Veprat e tilla në këtë Kompleks do të
mbesin edhe shembull i veçantë i veprimatrisë artistike si një pjesëklasike dhe të dobishme për
shkollën e mirë të artit, shembull muzeal, institucion edukues, filozofi universale që dëshmon se
LShP ishte dhe do të mbetet qendra e pathyeshmërisë kundër armikut.Veprate tilla artistike të kësaj
hapësire kulturore ua shtojnë vlerën monumentit, por edhe galerisë. Në këtë hapësirë artistike
vrojtuesit e vemendshëm do të hetojnë se midisdisa veprave të mira ka edhe disa vepra skematike
që duket se janë përpjekje, janë sprova, janë sfida, janë dështimet e para ose të rralla, pse jo edhe
përpëlitje fillestarësh të brushave dhe gdhendje daltash, jo të sigurta, për të mos thënë se disa
autorë të tillë, duket se në fushën e artit kanë bërë hapa fillestarësh, shtigje amatorësh, për të mos
thënë sejanë aventura dështakësh në rrugën artistike dhe të krijimtarisë së tyre jo të arrirë!Thjesht,
kjo ndodhi sepse atëherë veprat e tilla u mblodhën pas shpalljes së një konkursi artistik, organizuar
ad-hoc ose në stilin e dhimbshëm shkel e shko! Themi kështu sepse atëbotë politika moniste ishet e
tillë që ishte e zonjka të improvizojëgjoja përkrahjen shkencore dhe artistike.

909
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Aktualisht, brengosës është fakti se kjo galeri arti që nga ajo kohë ka mbetur në harrsë, nuk shtuar /
blerëpasuruar asnjë vepër arti, asnjë punim / ekzemplar etnografik etj! E keqja më e madhe është se
drejtoria përkatëse e Bashkisë së Prizrenit nuk kanë mjete të mjaftueshme, por edhe ato që i kanë,
janë veç për të pagat mujore të pak punonjësve që veprojnë e punojnë në LShP.

5. Bibiloteka

Biblioteka është objekti i tretë i monumnetit historiko-kulturor i LShP që është ndërtesë njëkatshe e
cila gjindet në anën Jugore të të Komplesksit, themeluar, më 1978, por jetëgjatësia e saj, u shuajtë
qysh në fillimvitet e ethshme të viteve tetëdhjeta të shekullit XX, kur fillimisht edhe do largohet
bibliotekisti i saj, pastaj ekzempalrët u strehuan brenda hapësirave të Kompleksit ose edhe u bartën
në Prishtin! Themi kështu sepse si e tillë që ishte, biblioteka u mbyll në mënyrë arbitrare kur
ndërhyri politika ditore moniste antishqiptare. Atëbotë kjo bibliotekë ishte rregulluar sipas
standardeve ndërkombëtare. Ajo ishte e pasur me vitrina në mur por edhe me disa tavolina të
shtrira mbi dyesheme dhe të mbuluara me qelq. Atëbotë kur qe hapur kjo bibliotekë, qenë
ekspozuar disa materiale botues të lidhura me zhvillimet e ngjarjeve të LShP, më 1878 e më vonë.
Pastaj vlerë e veçantë qenë edhe disa libra të ndryshëm kushtuar kësaj date të rëndësishme
historike. Sipas të dhënave që kemi parë në LShP, tërë ai fond librash, arkiv dokumnetesh të
ndryshme, janë “strehuar” në Prishtinë ose edhe brenda kompleksit të LShP. Sipas asaj që pamë
biblioteka nuk funksionon. Ka disa libra të cilat janë ekspozuar në një vitrinë të Shtëpisë muze, ku
dominojnë titujt e disa veprave historike. Munogonin librat artistik që u kushtohen ngajrjeve të LShP,
siç është romani i S. Fetiut: “Në humbëtirat e kohës”, drama “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut,
“Besa e madhe” e M. Martinajt etj.

6. Perfundimi

Në të mbyllur të këtij teksti duhet të kemi kujdes të mos përsërisim hyrjen, filimin e këtij shkrimi.
Themi kështu sepse esteti, shkrimatri bashkëkohor italian Eko në librin e tij: “Si të shkruajmë ...”, me
të drejtë pohon se fillimi dhe përfundimi i në punimiartitik por edhe shkencor, pak dallohen mes veti.
Andaj të vetëdijshëm për këtë çështje përsëritjeje, na thotë mendja të mos e zgjasim më gjatë dhe
sëfundi të ritheksojmë se monumenti kulturor ose Kompleksi historik i LShP, është institucion i një
ndodhie të madhe historike, shkencore, artistike etj., jo veç të këtë karakter kombëtar por edhe
ndërkombëtar. Istitucioneve kulturore iu mbetet detyre që këtë monument ta regjistrojnë dhe ta
marrin në mbrojtje OKB-ja.

910
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Zamira Sinaj, Alba Robert Dumi - Ndryshimet eventuale dhe prioritetet organizative ne
administraten publike shqiptare, çfare rekomandon bashkimi europian

PhD Zamira Sinaj


Economy Faculty Vlorë, L Pavarësia, Sheshi: Skelë, Vlorë, Albania,

Prof Dr. Alba Robert Dumi


Prof Dr, Drejtor i Studimeve të Ciklit të Dytë dhe të Tretë të Studimeve, Universiteti “Ismail Qemali”
Vlorë, L Pavarësia, Sheshi: Skelë, Vlorë, Albania,

Abstrakt: Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike është dokument


gjithëpërfshirës që ofron një kornizë për reformën në Administratën Shqiptare gjatë periudhës 2013-
2020. Reforma në administratën publike ka qenë në vijimësi ndër prioritetet e qeverise shqiptare.
Administrata Publike Shqiptare është nja nga sektorët kryesorë të sfidave politike dhe historike
të vendit, që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Reforma është një parakusht për
integrimin eShqipërisë nëBashkimin Evropian (BE). Integrimi në BE i konsideron kapacitetet e
mjaftueshme administrative dhe aftësinë për të miratuar dhe zbatuar legjislacionin eBE, një kërkesë
kryesore. Procesi i reformimi t të administratës publike është një proces shumë i rëndësishëm
dhe kompleks i cili kër kon kapaci tete të përshtatshme të shërbimit civil dhe të nëpunësve të tjerë të
sektorit publik, të cilët do të udhëheqin përpjekjet e vendi t për realizimin e kësaj iniciative.

Fjale kyçe: Administrata publike, zhvillimi , te mirat publike


JEL Classifications: A10, A11, A12, A13, C40, C41

PERKUFIZIMET KRYESORE MBI ADP

Ky studim ka si qellim te jap nje pershkrim te qarte te koncepteve dhe termave te motivimit ne
organizate, si dhe koncepteve te thelluara te manaxhimit te ADP . Duke mare thelbin nga literatura
dhe publikime te ndryshme jane bere perpjekje qe te krijohet nje udhezues me nje structure te
permbledhur ne lidhje me kete studim.

Studimi I motivimit te burimeve njerezore k a te beje me natyren dhe rregullimin e maredhenies se


punesimit dhe eshte nje fushe ne te cilen kontribuojne nje shumellojshmeri disiplinash vecanerisht
sociologjia, psikologjia, dhe marredheniet industriale. Nje personel i afte, imbikqyrur dhe I motivuar
eshte kusht per zhvillimin dhe mirefunksionimin e administrates publike. Ne kontekstin e parë po
japim disa perkufizime te rendesishme si:

Administrata publike – Kuptimi i pergjithshem i Administrates Publike eshte i lidhur ngushte me


sektorin publik si teresi, i cili perbehet nga dy segmente te varura dhe te lidhura ngushte me njera
tjetren,te cilat sipas natyres dhe burimeve te legjitiitetit te tyre jane skajshmerisht te ndryshme,ato
jane: politika dhe administrata.

911
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Segmenti politikes bazohet ne besueshmerine e opinionit qe shprehet ne zgjedhjet e lira dhe qe


vertetohet pas perfundimit te c’do mandati.Administrata bazohet ne aftesite dhe kapacitetet
profesionale te nenpunesve te saj.

Per administraten publike nuk ka nje perkufizim te pergjithshem qe te jete i vlefshem ne c’do
sistem.Kuptimi i administrates publike dallon nga vendi ne vend nga historia e shtetit,rregullat
ligjore,tradita administrative,zhvillimi,etj.Perfshirja e administrates publike gjithashtu eshte e
ndjeshme ne ndryshime per shkak te tendencave te privatizimit te sektorit publik, si ne vitet 80 dhe
90 te shekullit XX.

Administrimi publik- eshte ne te vertete dege e shkencave politike.Ne fjalorin Politik te Oxfordit
shkruan : Administrimi publik,si dege e shkencave politike,eshte studimi i administrates publike
nepermjet pershkrimit institucional,analizes dhe vlersimit politik,si dhe i analizes se mardhenieve
nderqeveritare. Nje element me rendesi eshte motivimi i ADP

1. Hyrje

Parimi i parë i Weberit flet se autoriteti buron nga ligji dhe rregullave të caktuara në
përputhje me ligjin. Parimi i dytë flet për hierarkin, dhe është ndoshta parimi më i njohur i ideve të
Weberit, i cili flet për rreptësinë e hierarkisë duke vlersuar se autoriteti racional/legal dhe fuqia
duhet të mbahen të organizuara, por jo nga çdo individ, por nga individi që ka pozitën më të lartë në
hierarki, dhe ky i fundit ka mundësin e përcaktimit të detyrave në nivelet më të ulëta dhe ti vë në
funksion zyrtarët tjerë që i takojnë pozitave më të ulëta të hierarkisë. Parimi i tretë fletë për ruajtjen
e dokumentacionit bazë, në rastë të përsëritjes së veprave të ndryshme, me çka do ta bëj zyrën më
të fuqishme, dhe kështu të jetë e qëndrueshme në vendosjen e rregullave.

Pika e katërt flet për zyrtarët të trajnuar për të qenë specialist, si dhe rrespektimi i administratës si
profesion për ta. Dhe kjo ishte një gjë që nuk kishte mundësi të realizohet nga kushdo. E pesta na
tregon se puna në administrat nuk do të jetë më si dikur një aktivitet sekondar, por do të mbetet
punë me orar të plotë dhe aktivitet primar nga zyrtarët. Përfundimishtë, menaxhimi në zyrë ishte një
aktivitet që mund të mësoheshte duke ndjekur rregullat e përgjithshme.

Dallimet kryesore dhe avancimi i sistemit Weberian kuptohen më mirë nëse bëjm krahasim
me modelet e mëparshme të administratës.

Dallimi kryesor ose dallimi më i rëndësishëm midis Weberit dhe modeleve të mëparshme,
është zëvendësimi i administratës së përcaktuar (personality) me një sistem të papërcaktuar
(impersonality) të rregullave. Një organizatë dhe rregullat e saj janë më të rëndësishme se çdo
individ brenda saj.

Sistemi burokratik duhet të jetë i papërcaktuar në veprimet e veta dhe në mënyrën se si ajo i
trajton klientët e sajë.

Administrata më parë bazoheshte në marrëdhëniet personale lojaliteti ndaj një të afërmi,


patroni, lideri apo partie - dhe jo në marëdhëniet e vetë sistemit. Aso kohe, administrata ka qenë më
e përgjegjshme ndaj politikes, administrimi shihej qartazi si krah i djathtë i politikanëve apo klasave
dominuese politike. Por një administratë e tillë ishte arbitrare, dhe si e tillë mund të ishte e padrejtë,
veçanërisht për ata që binin pre e lojrave politike.

912
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Përmes sistemit bazuar në parimet e papërcaktuara paraprakishtë, Weberi heq arbitraritetin


në tërësi - së paku në raste të caktuara. Ekzistenca e dosjeve, besimi në procedurat ligjore do të
thotë se vendimi i njëjtë është bërë gjithmonë në të njëjtat rrethana.

Gjithashtu na ndjekin edhe dallime tjera. Një sistem i rreptë i hierarkisë i ndjekur natyrshëm
nga baza dhe rregullat e papërcaktuara vazhdon te funksionoj edhe atëherë kur individ të caktuar
vendosin të largohen nga organizata. Weberi nuk u kushtoi vëmendje të madhe atyre që do të
punonin në burokraci, por sistemit si tërësi organizative.

Motivimi eshte gatishmeria e nje individi qe perpiqet per arritjen e objektivave te organizates
duke vene ne perdorim nje sasi te madhe energjie dhe perpjekjesh , me kusht qe keto perpjekje te
sjellin plotesimin e objektivave. E thene me thjeshte motivimi eshte shtysa qe I ben njerezit qe te
punojne per arritjen e objektivave personale dhe organizatat e perdorin ate per arritjen e
objektivave te tyre.Motivimi eshte perkufizuar si process psikologjik qe drejton sjelljet (Kreitner,
1995); nje predispozite per tu sjellur ne nje menyre te qellimshme per te arritur nevojat specifike
dhe te paplotesuara (Buford, Bedeian,&Lindner,1995).

Punonjesit janë shume te ndryshem nga njeri tjetri edhe objektivat e tyre personale, apo e thene
ndryshe ajo cka duan ata te arrijne nga qenia dhe puna e tyre ne organizate eshte e shumellojshme.
Eshte detyre e manaxherit qe te identifikoje dhe kuptoje dallimet individuale dhe t’I ndihmoje
punonjesit qe te plotesojne gjithe ate cka duan nga organizata.

Detyrimi për të krijuar një administratë publike me nëpunës që zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim
të popullit, që caktohen si parim me konkurs dhe që gëzojnë garanci të qëndrimit në detyrë, është
detyrim Kushtetues (N. 107, Kushtetutës) në Republikën e Shqipërisë. Qeveria e Shqiperisë ka
miratuar në shtator 2009 Strategjinë Ndërsektoriale tëReformës në Administratën Publike 2009-
2013,

1 e cila synon rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të përgjithshme administrative në Shqipëri,


përmes modernizimit të administratës publike shqiptare dhe forcimit të insti tucioneve kyçe. Të
njëtjat prioritete janë të përfshira edhe në dokumentin e Partneritetit Evropian,

2 në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013, si dhe në Planin Kombëtar të
Qeverisë Shqiptare për zbatimin e MSA-së 3. Raporti i Progresit i Komisioni t Evropian për
Shqipërinë 20124, përfshirë dhe raportin Qytetar të Monitorimit të Planit të Veprimit për
Adresimin e 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për vitin 2012 konfirmojnë se Shqipëria ka bërë
progres të mirë në përmbushjen e kri tereve politike për anëtarësim në BE, duke kryer një sërë
reformash të konsiderueshme edhe në administratën publike. Gjithashtu ka vlerësuar zbatimin e
masave të ndërmarra në këtë drejtim.

Duhet mbajtur parasysh se ashtu si edhe mjaft procese te tjera, motivimi nuk mund te shihet. E
vetmja gje qe shihet dhe evidentohet eshte sjellja.Motivimi eshte nje konstrukt hipotetik qe
perdoret per te shpjeguar sjelljen; ai nuk duhet te ekuivalentohet me te. Procesi I motivimit fillon me
identifikimin e nevojave te personit. Nevoja eshte nje mungese e perceptuar qe shkakton nje sjellje ,
e cila synon ta largoje kete mungese. Mungesat mund te jene fiziologjike ose sociale. Ne fushen e
motivimit jane disa teori klasike te konsoliduara, te cilat jane publikuar rreth viteve ’50 te shekullit te
kaluar, teori te cilat kane frymezuar teorite me moderne dhe qe qendrojne ne bazen e ketyre te
fundit. Nje nder teorite kryesore.Eshte ajo e hartuar nga A. Maslow, e njohur si teoria e hierarkise se
nevojave.Teori te tjera jane teorite X dhe Y , te pasuara nga Teoria Z, teoria e faktoreve duale
(motivimi higjene), etj.

913
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Teoria e hierarkise se nevojave


Teoria me e njohur per motivimin eshte ajo e hierarkise se nevojave e formuluar nga Abraham
Maslow dhe u ndertua duke shfrytezuar te dhena nga studimet klinike te autorit mbi nje grup
pacientesh te tij neorotike. Ajo supozon se Brenda cdo qenieje njerezore ekziston nje grup nevojash
jashtezakonishte te fuqishme, te cilat mund te pozicionohen kundrejt njera-tjetres ne nje
hierarki.Kjo hierarki ndertohet duke patur ne baze keto supozime:

• Sapo eshte plotesuar nje nevoje , bie rendesia e saj si motivuese, nuk eshte me nxitese per te
vepruar.

• Grupi I nevojave eshte shume pak kompleks, me disa nevoja te ndryshme qe ndikojne ne te njejten
kohe veprimet e individit. Kur ndonjera prej tyre shfaqet ne menyre shume te fuqishme , per
shembull etja e madhe dominon dersa te plotesohet.

• Perpara sesa nevojat e nivelit me te larte te aktivizohen ne menyre te mjaftueshme per te nxitur
sjelljen , duhet te plotesohen ne pergjithesi nevojet e nivelit me te ulet.

• Ka shume me teper menyra per te kenaqur (plotesuar) nevojat e niveleve me te larta sesa ato te
niveleve me te ulta.

Sipas Maslow-t’ nje person ka pese tipe nevojash: fiziologjike, per siguri,per bashkim, per t’u
vleresuar dhe per t’u veteaktualizuar. Nevojat Fiziologjike ; perfshijne urine,etjen, nevojen per ajer,
per strehe, marredheniet seksuale dhe nevoja te tjera fiziologjike te trupit. Keto qendrojne ne nivelin
me te ulet te hierarkise te propozuar nga Maslow. Njerezit perqendrohen ne plotesimin e ketyre
nevojave perpara sesa te angazhohen ne plotesimin e nevojave te tjera.

Per aq kohe sa punonjesit jane nen nxitjen e nevojave fiziologjike, interest dhe preokupimet e tyre
nuk jane te perqendruara tek puna qe bejne. Mund te pranojne cfaredo lloj pune qe t’u japesh, mjaft
qe t’u plotesoje keto nevoja. Manaxheret qe perpiqen t’I motivojne punonjesit nisur nga nevojat
fiziologjike, presupozojne se njerezit punojne ne rradhe te pare dhe kryesisht per para dhe se mbi te
gjitha u intereson komforti, shmangia e mundimeve fizikee lodhjes, e te tjera si keto.

1. Nevoja per siguri: perfshin nevojen per t’u mbrojtur nga rreziqet fizike dhe emocionale.
Nevoja per te qene I sigurt, I stabilizuar, pa dhimbje, pa kercenime e pa semundje, jane te
gjitha nevoja qe mund te perfshihen ne kete kategori.Njerezit qe motivohen kryesisht nga
nga nevoja per siguri, e konsiderojne punen kryesisht si nje element qe u krijon nje ndjenje
stabiliteti dhe mbrojtjeje. Menaxheret qe besojne se punonjesit e tyre motivohen kryesisht
nga nevoja per siguri, nuk inkurajojne novacionin dhe as nuk shperblejne marrjen persiper te
rrezikut. Nga ana e tyre, ata presin qe punonjesit e tyre te ndjekin ne menyre strikte
rregullat e paracaktuara per ta.

2. Nevoja per t’u shoqeruar: Nevoja per tu shoqeruar me te tjere, per t’u rrethuar nga persona
te dashur e per te qene pjese e jetes se dikujt bejne pjese ne kete kategori. Kjo nevoje
shfaqet pasi jane plotesuar nevojat fiziologjike dhe per siguri.

Ne qofte se individet motivohen kryesisht nga nevoja per t’u shoqeruar , ata e shohin punen sin je
mundesi per te gjetur e vendosur marredhenie nderpersonale meqesore e te ngrohta. Manaxheret
qe besojne se punonjesit e tyre nxiten kryesisht nga nevoja per te pasur marredhenie sa me te mira
e miqesore ne mjedisin e punes, eshte mire te mbeshtesin kete. Theksimi I aktiviteteve shoqerore

914
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

jashte punes, krijimi I nje klime pranimi mbeshtetjeje nga koleget dhe ndertimi I normave te sjelljes
ne grup, jane disa nga mbeshtetjet konkrete ku mund te kontribuojne menaxheret.

3. Nevoja per t’u vleresuar : perfshin ndjenja te brendshme te : vete-respektit, arritjes se


objektivave, te te qenit me vlere dhe faktore te jashtem si: statusi, mirenjohja dhe vemendja
qe na tregojne te tjeret.

Njerezit me nevoje te larte per t’u vleresuar duan qe te tjeret t’I pranojne per ate cka jane dhe t’I
perceptojne si kompetente dhe te afte. Menaxheret qe perqendrohen ne nevojen per t’u vleresuar,
perpiqen t’I motivojne vartesit e tyre nepermjet shperblimeve publike dhe mirenjohjes per
sherbimete kryera. Menaxheri duhet te jete I kujdesshem qe te motivoje duke treguar mirenjohjen,
ne qofte se individi sundohet nga nevoja per t’u vleresuar.

4. Nevoja per t’u vete-aktualizuar: nxitja per t’u bere ai qe je I afte te behesh. Perfshin nevojen
per t’u rritur, per te arritur potencialin individual, per t’u veterealizuar. Ne thelb, nenkupton
nxjerrjen jashte vetes, materializimin, shprehjen e asaj per te cilen je I afte, per te cilen ke
ardhur ne bote. Menaxheret qe theksojne vete aktualizimin e punonjesve mund t’I
perfshijne ata ne projektimin e puneve, te caktojne detyrat ne menyre te individualizuar,
duke mbajtur parasysh aftesite specifike te punonjesve, apo mund t’u japing grupeve te
punonjesve dore te lire ne planifikimin dhe kryerjen e punes.

Legjistacioni dhe permbajtja ne ADP

 Ligjet - Hartimi dhe përmbajtja e ligjeve është një element përcaktues në cilësinë e sektorit
publik, në aftësinë që shteti duhet të ketë për të arritur objektivat e tij në mënyrën më
efiçente të mundshme. Ligjet krijojnë mundësinë për të detajuar dhe specifikuar parimet e
përgjithshme të shprehura në kushtetutë. Problemi lind kur numri i tyre është shumë i madh
dhe nuk janë të përcaktuar qartë, d.m.th mund të mos mbulojnë të gjitha fushat e
aktiviteteve ekonomike dhe mund të bien ndesh me njëri – tjetrin.

 Efikasiteti – Efikasiteti do te thote mbajtja e raporteve ne mes te resurseve te angazhuara


dhe rezultateve te arritura.Efikasiteti eshte parim relativisht i ri ne administraten publike,i
cili depertimin e vet e realizoi ne paraqitjen e manaxhimit te vlerave nga sektori privat ne ate
publik.

 Efektiviteti – Efektiviteti ne raport me administraten publike do te thote me pune te saj


mundesohet arritja e qellimeve me sukses dhe ose zgjedhja e problemeve te cilat jane
caktuar me ligj.Efekiviteti eshte i lidhur me vlersim te politikave qe zbatohen dhe me
suksesin e zbatimit te tyre nga ana e administrates.

Ne disa kushtetuta te reja te vendeve te Europes Perendimore,si ajo Spanjoll e vitit


1978,parimet e efikasitetit dhe efektivitetit jane ngritur ne nivel te parimeve
kushtetuese,kurse ne te drejten administrative ne shume vende te tjera parimet
(ekonomizim,efikasitet dhe efektivitet) kane rol te rendesishem ne punen dhe vendimet e
administrates publike,transparences dhe pergjegjesise.

915
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shumë njerëz nuk e vënë re se si ligji administrativ ndikon jetët tona në mënyra të ndryshme.Që nga
lindja deri në vdekje çdo njeri është ndeshur shumë herë në një mënyrë apo në një tjetër me
aktivitetet shtetërore; duke filluar që nga rregjistrimi në rregjistrat shtetërorë të gjendjes civile,
ndjekjen e shkollave publike, pagesën e taksave dhe marrjen e transfertave, punësimit në sektorin
shtetëror, përdorimin e shërbimeve publike si autostradat, energjinë elektrike, ujin e pijshëm,
mbledhjen e mbeturinave, etj, rregullimet ndaj mjedisit, ndaj ndotjes, sigurisë, etj Sektori publik ka
ndryshuar me kalimin e kohës, duke i’u përshtatur ndryshimeve qe kanë ardhur ndër vite. Vala e
reformave në vitet 80’ për ristrukturimin e sektorit publik me qëllim: uljen e inefiçencës në ofrimin e
të mirave dhe shërbimeve publike, adresimin e duhur të shpenzimeve në sektorë prioritarë dhe
produktivë, rritjen e efiçencës së sistemit tatimor në drejtim të normave dhe strukturës tatimore,
ndyshimin e raportit sektor publik – sektor privat duke lehtësuar nivelet e larta të defiçitit dhe
borxhit publik, rritjen e cilësisë së institucioneve dhe të qeverisjes, etj, kanë qënë dhe janë objekt
studimi për shumë autore te ndryshem kudo ne bote dhe ne vendin tone.

Teoria e faktoreve duale, ose motivim-higjene.Kjo teori eshte propozuar nga psikologu
Frederik Herzberg. Nisur nga besimi se marredhenia e nje njeriu me punen qe kryen dhe
qendrimi ndaj punes mund te percaktoje suksesin ose deshtimin, Herzberg studioi problemin
Cfare duan njerezit nga puna? Ai u kerkoi shume njerezve te pershkruanin me hollesi situate ne
ta cilat ata ndiheshin vecanerisht mire ose keq ne pune. Duke Studiuar pergjigjet, u vu re se
situatat kur njerezit ndiheshin mire ne pune ishin krejtesisht te ndryshme nga ato kur ndiheshin
keq.Te tjere faktore lidhen me kenaqesine, te tjere me pakenaqesine ne pune. Faktore te
brendshem si psh. Arritja e objektivave, mirenjohja qe na tregojne te tjeret, puna ne vetevete
pergjegjesia dhe perparimi duken te lidhura me kenaqesine ne pune. Sipas studimit, personat
qe ndiheshin te kenaqur me punen kishin tendencen t’I atribuonin kete vetes. Nga ana tjeter ,
personat e pakenaqur kishin tendencen t’ia atribuonin pakenaqesine e tyre faktoreve te
jashtem si : politika e kompanise,administrate,mbikqyrja,marredheniet midis njerezve, kushtet
e punes etj. (Hersberg, F. 1968)

Duke studiuar te dhenat Hersberg arriti ne perfundimin se e kunderta e kenaqesise nuk eshte
pakenaqesia sic besohej. Largimi I karakteristikave negative nga nje pune nuk e ben ate
domosdoshmerisht te kenaqshme. Sipas Herzberg 1968 ( ne baze te rezultateve qe ai nxorri nga
studimi), e kunderta e “kenaqesise” eshte “Jo kenaqesi” dhe e kunderta e “pakenaqesise “ eshte
“Jopakenaqesi”.

Faktoret qe cojne ne kenaqesine ne pune jane ten dare dhe te ndryshme nga ata qe cojne ne
pakenaqesi. Prandaj menaxheret qe perpiqen te largojne faktoret qe krijojne pakenaqesi ne pune,
s’mund te arrijne vecse te qetesojne, pra te largojne pakenaqesine,por jot e motivojne.

Karakteristika te tilla si politika e kompanise, administrata, mbikqyrja, marredheniet midis njerezve,


kushtet e punes dhe paga cilesohen nga Hersberg si faktore higjene. Kura to jane te pershtatshem
njerezit nuk jane te pakenaqur, megjithate kjo s’domethene se jane te kenaqur. Nese duam ti
motivojme njerezit ne pune, sipas Hersbergduhet te perqendrohemi tek arritja (san je pune I krijon
mundesi individit per te arritur objektivat e veta ne jete.) mirenjohja, puna ne vetevete, pergjegjesia
dhe rritja(ecja perpara). Keto jane karakteristika qe njerezit I konsiderojne si shperblyes te
brendshem.Te gjitha keto teori kane sherbyer per formimin e mendimit menaxherial ne
marredheniet me burimet njerezore dhe menaxhinin e stafit. Eshte mire qe menaxheret te kene
njohuri per keto teori menaxheriale dhe t’I perdorin ato ne punen e tyre te perditshme, ne

916
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

menaxhimin dhe motivimin e stafit, me qellim arritjen e rezultateve me te larta per kompanine e
tyre.

Koncepte te motivimit te punonjesve

1. Linear – Personi I motivuar nga koncepti linear, mendon se suksesi vjen duke ngjitur shkallet
e karrieres ne kompani. Megjithese shume I perhapur si concept, duket rruge e veshtire per
te sjelle sukses te vazhdueshem. Levizja ne ngjtje ne piramiden e organizates siguron pak
mundesi per te perparuar me tej.

2. Ekperti – Suksesi per nje person te motivuar nga koncepti I ekspertit eshte I njohur si
koncepti me I mire. Ai eshte zanatciu me I mire, kirurgu qe eshte I njohur ne vendin e tij per
nje metode innovative apo financier me njohurite me te mira. Ata qe kane konceptin e
ekspertit, gjate femijerise I eshte thene “te rriten e te behen te shkelqyer ne dicka”.

3. Spiral- Suksesi ne karriere eshte aftesia per te levizur nga nje pozicion ne nje pozicion tjeter
me me shume pergjegjesi, zakonisht cdo 5 ose 10 vjet. Zgjerimi I pergjegjesive eshte faktori
thelbesor. Prinderit e nje personi qe ka kete concept mund t’I kene mesuar te jete “I formuar
mire”. Pozicione te reja jane nje zgjerim natyral I punes se meparshme. Nje shembull I tille
mund te jete inxhinieri I cili leviz ne menaxhim projektesh, me pas ne pergatitje buxheti dhe
perfundimisht ne funksione financiare te kompanise. Spiralet marrin nje sasi te madhe
informacioni, njohuri dhe pervoje. Shume persona spirale ne nje faze te caktuar te karrieres
se tyre kane nje deshire te madhe per ten dare njohurite e tyre me te tjeret. Kjo deshire
shtyn nje pjese prej tyre te shkeputen nga kompanite e medha dhe te vazhdojne punen si
konsulente apo mesues.

Sektori publik ka tre funksione kryesore:

-Të ushtrojë autoritetin publik dhe të ofrojë shërbime, në bazë të legjislacionit dhe

rregulloreve, përmes organizatave të veta të ngritura nga qeveria, e cila duhet të


sigurojë mirëqeverisjen e së tërës;

-Rregullon ofrimin e shërbimit publik për qytetarët dhe agjentët ekonomikë, kontrollon

përputhjen me rregullat, mban ekuilibrin e dëshirueshëm mes tregut dhe


interesave publike përtej tregut;

-Kontrakton me subjektet private për nevoja të administratës publike dhe për kryerjen e

disa të mirave ose disa shërbimeve për publikun, përfshirë këtu edhe sigurimin
e infrastrukturave të nevojshme.

Ekuilibri mes këtyre tre funksioneve mund të ndryshojë nga njëri vend te tjetri, por
këto funksione mund të gjenden në çdo vend. Këto funksione kërkojnë forma të
ndryshme organizimi dhe mund të krijohen sipas modeleve të ndryshme të
marrëdhënieve. Këtu është e nevojshme që të merret parasysh situata ekzistuese e
vendeve përkatëse, praktikat aktuale dhe trashëgimia historike, si dhe të gjenden
sugjerime dhe dinamika pozitive për të mbështetur reformat.
Sidoqoftë, në të gjitha rastet kërkesat janë të njëjta: në një shtet demokratik,
organizimi administrativ duhet të mbështetet te profesionalizmi, linjat e qarta
të përgjegjshmërisë, parashikueshmëria e veprimeve administrative mbështetur në

917
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

respektimin e ligjit, transparenca financiare, koherenca në alokimin e fondeve


publike, lehtësia e rishikimi gjyqësor dhe transparenca për qytetarët.

Ndërsa një numër i këtyre kërkesave duhet të trajtohet nga ligje të ndryshme, koncepti
i
një ligji për administratën publike duhet të ruajë “idenë thelbësore se sa më të pakta
kategoritë dhe sa më të njëtrajtshme rregullat që zbatohen për organizimet e
administratës publike, aq më i kuptueshëm është sistemi publik i qeverisjes si për
politikanët e nëpunësit civilë, ashtu dhe për qytetarët.

Çfarë është një ligj për organizimin dhe funksionimin e administratës publike?

Në një vështrim të shpejtë dhe duke patur parasysh përvojën e vendeve të tjera, mund të themi se
ky është një ligj për organizimin e administratës shtetërore, përfshirë marrëdhëniet mes niveleve të
ndryshme, për mënyrën se si bëhet ndarja e detyrave, dhe së fundi, për parimet që qëndrojnë në
themel të organizimit dhe funksionimit të administratës publike. Ky, në fakt, duhet të jetë një ligj
kuadër që t’i lërë hapësirë të mjaftueshme qeverisë t’i organizojë sa më mirë mjetet, që ka në
dispozicion, për kryerjen e detyrave të veta. Ndonëse është pjesë e administratës, zakonisht pushteti
lokal rregullohet nga një legjislacion i veçantë për pushtetin lokal dhe jo nga ligji i përgjithshëm për
administratën publike. Ndodh kështu sepse, në parim, konsiderohet se pushteti lokal nuk i përket
administratës shtetërore dhe se realizon të drejtat e qytetarëve në nivelin e

pushtetit lokal. Përveç kësaj, ekziston një shumëllojshmëri e madhe konceptesh lidhur me

legjislacionin për administratën publike. Ndërmjet tyre zgjedhjet mbi fushen e veprimit (objektin)
dhe përmbajtjen e ligjit jane, edhe në rastin e Shqipërisë, zgjedhjet me të rëndësishme.

Modeli tradicional i Administratës Publike

Modeli tradicional mund të karakterizohet si: një administratë nën kontrollin formal të
lidershipit politik, të bazuar në një model rreptësisht hierarkikë e burokratik, me personel nga
zyrtarë të përhershëm, shërbyes neutral dhe anonim, të motivuar vetëm nga interesi publik, duke
shërbyer çdo parti qeverisëse në mënyrë të barabartë, dhe jo duke kontribuuar për politikën, por
thjesht për administrimin e këtyre politikave të hartuara nga politikanët. Themelet e kësaj teorie
kryesisht rrjedhin nga Woodrow Wilson dhe Frederik Taylor në Shtetet e Bashkuara, Max Veber në
Gjermani, dhe raporti i Northcote-Trevelyan nga 1854 në Mbretërinë e Bashkuar.

Modeli tradicional i administratës publike mbetet në këmbë gjatë dhe teoria më e


suksesshme e menaxhimit në sektorin publik, por tani është duke u zëvendësuar. Ajo nuk është
zhdukur brenda natës dhe elementet e sajë ekzistojnë ende, por teoritë dhe praktikat e saja tani më
veç konsiderohen si një model nga e kaluara dhe nuk janë relevante për nevojat e një shoqërie që
ndryshon me shpejtësi.

918
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Administrata dikur

Administrata publike ka një histori të gjatë, një histori paraqitet paralelisht me vetë nocionin
e qeverisë. Siç vë në dukje Gladden (1972, fq 1), disa forma të administratës kanë ekzistuar që kur
kanë ekzistuar qeveritë.

Sistemet administrative kanë ekzistuar në Egjiptin e lashtë për të administruar vërshimet e


lumit të Nilit të cilat ndodhnin çdo vit, dhe për të ndërtuar piramidat. Kina në kohen e dinastisë Han
(para erës sonë) miratoi perceptimet e Konfuçies që qeveria duhet të trajtohet nga njerëz të
zgjedhur, jo nga lindja, por nga virtyti dhe aftësitë që posedonin, dhe qëllimi i tij kryesor ishte
lumturia e popullit.

Në Evropë perandoritë e ndryshme – si ajo greke, romake, Roma e shenjtë, spanjolle e


kështu me radhë - janë, mbi të gjitha, perandori administrative, të kontrolluara nga qendra, sipas
rregullave dhe procedurave.

Zhvillimi i shteteve 'moderne' në mesjetë sikur edhe argumentohet nga Weberi përshkohet
njëkohësishtë me zhvillimin e strukturave burokratike '(Gerth dhe Mills, 1970, fq. 210). Edhe pse disa
lloje të administratës kanë ekzistuar edhe më herët, megjithatë, modeli tradicional i administratës
publike në të vërtetë daton më së voni nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Sistemet e mëparshme të administratës tregonin një karakteristikë të rëndësishme. Ata ishin


'personale', e që bazoheshin në besnikërinë ndaj një individi të veçantë si një mbret apo një ministër,
në vend të të qenit "të papërcaktuar", në bazë të ligjshmërisë dhe besnikërisë ndaj organizatës dhe
shtetit.

Praktikat e tyre shpesh kanë rezultuar në korrupsion apo keqpërdorim të detyrës për
përfitime personale, edhe pse ideja se këto janë karakteristika të padëshiruara të administratës,
mbetet vetëm si burim nga modeli tradicional.

Mënyra normale për një të ri për të fituar punësim nga ana e qeverisë (vetëm meshkujt
punësoheshin) ishte aplikimi tek ndonjë i afërm ose familjar që kishte ndonjë pozcion dhe mundësi
për ti ndihmuar. Sidoqoftë nuk kishte asnjë garanci se njerëzit e punësuar nga sistemi do të jenë
njerëz kompetent.

Përfundimisht, problemet e natyrshme të formave të mëparshme të administratës drejtuan


deri tek ndryshimet në pjesën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillimin e reformave
lidhur me modelin tradicional të administratës.

Reformat e shekullit të XIX

Fillimi i modelit tradicional më së miri shifet në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë në


Britani. Në vitin 1854, Northcote-Trevelyan Raport rekomandon se "shërbimi publik duhet të pranojë
në rradhët e veta njerëz, apo të rinj të përzgjedhur me kujdes, përmes krijimit të një sistemi adekuat
të evaluimit, para se të përzgjedhen".

Northcote Trevelyan sinjalizon fillimin e emërtimit të shërbyesve civil bazuar në merita, si


dhe rënien graduale të patronazhit apo nepotizmit.

Raporti thekson se rekomandimet lidhur me nevojat e personelit janë zbatuar ngadalë,


megjithatë paraqet fillimin e modelit tradicional te Administratës Publike. Nga Northcote dhe

919
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Trevelyan rrjedhin përzgjedhjet në bazë të meritës dhe provimeve, si dhe departizimi, e administrata
neutrale.

Roli i sektorit publik është i rëndësishëm sidomos në ekonomitë në tranzicion. Ai ka një funksion
të dyfishtë pasi duhet të reformohet për t’iu përshtatur një strukture tjetër zhvillimi dhe duhet të
ndihmojë në implementimin e reformave ekonomike të nevojshme për transformimin e sistemin
nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu. Përveç rolit të shtetit faktorë të tjerë të
rëndësishmë që kanë përcaktuar suksesin e reformave kanë kushte fillestare, kultura e shtetasve
në zbatimin e ligjeve dhe rregullave, kapacitetet institucionale, fleksibiliteti i reformave, etj. Kjo
bëri që shumë reforma të aplikuara në vendet në tranzicion nuk arritën rezultatet e duhura.
Marrja shabllon e politikave nga shumë vende në tranzicion ka ngadalësuar këtë proçes. Prandaj
shumë vende kanë mbetur në një gjendje tranzicioni midis ekonomisë së centralizuar dhe asaj të
tregut, pa mundur t’a kapërcejnë atë.

Konkluzione

Masa e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi nëpërmjet nivelit të shpenzimeve, normave dhe strukturës
tatimore dhe vendosjes së kufizimeve ligjore ka qënë gjithmonë një argument shumë i debatuar.
Megjithëse egzistojnë përkrahësit dhe kundërshtarët e qeverive të mëdha, apo të vogla nuk ka një
rregull të qartë në lidhje me madhësinë e sektorit publik. Shumë shtete janë munduar të vendosin
balanca midis cikleve të zhvillimit ekonomik, nevojës për shërbime dhe të mira publike në sektorët
prioritarë dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Përcaktimi i prioriteteve dhe formatimi i sektorit
publik në funksion të qytetarëve duke reduktuar inefiçencat është një nga sfidat me të cilat po
përballen shumë vende. Megjithatë madhësia e qeverisë varet nga shumë faktorë ndër të cilët mund
të përmëndim, faktorët historikë, gjeografikë, traditat, strukturën e zhvillimit ekonomik, preferencat
e qytetarëve, orientimin e shoqërisë ndaj barazisë, etj.

Një sektor publik efiçent pavarësisht, madhësisë së tij kontribon pozitivisht në krijimin e një klime
të favorshme dhe të qëndrueshme makroekonomike. Politika fiskale të qëndrueshme, përveç
mbajtjes nën kontroll të defiçitit dhe borxhit publik, krijojnë siguri dhe vazhdimsi në vendimarrjen
e firmave dhe bizneseve private. Nga ana tjetër nivele të ulta të defiçiteve ndikojnë pozitivisht në
dy drejtime në ekonomi: së pari ndalojnë absorbimin e shumave të mëdha të kursimeve nga
sektori publik si forma financimi dhe së dyti inkurajojnë investimet në sektorin privat nëpërmjet
normave të ulta të interesit duke rritur stokun e kapitalit.

Rekomandimet

Modeli tradicional i administratës ka qenë një sukses i shquar dhe u përqafua nga qeveritë
anembanë botës. Si teoria, ashtu dhe praktika, kishte anët e mira. Krahasuar me format më të
hershme që ishin plot me korrupsion, ai ishte më efikas, dhe ideja e shërbimit profesional ishte një
përmirësim i jashtëzakonshëm. Megjithatë, modele ti tilla, nga pikëvshtrimi i tanishëm, nëse jo të
vjetruara, mbeten të dala jashtë modës.

Zhvillimi i burokracisë tradicionale nga një këndvështrim përshkon me zhvillimin industrial,


sistemet dhe teknologjia e saj përshtatet tani më me një epokë të hershme.

Sistemet formale të hierarkisë nuk shihen më si efikase në sektorin privat apo publik. Modeli
tradicional ishte një reformë e madhe për kohën e sajë, megjithatë bota ka ecur perpara.

920
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Shtyllat teorike të administratës publike nuk shihen më si të përshtatshme për të analizuar


realitetin e qeverisë. Teoria e kontrollit politik gjithmonë ishte problematike. Administrata kishte
kuptimin e ndjekjes së udhëzimeve nga të tjerët, prandaj, kërkonte një metodë të rregullt për
dhënien dhe marrjen e udhëzimeve. Teoria e administratës publike kërkon një ndarje të qartë mes
atyre që japin udhëzime dhe ata që kryejnë ato. Kjo asnjëherë nuk u bë realistike, bile u bë edhe më
pak e mundur me rritjen e shkallës dhe veprimit të shërbimeve publike.

Shtylla tjetër kryesore - teoria e burokracisë - nuk konsiderohet më si një formë veçanërisht
efikase ose formë efektive e organizimit. Organizimi burokratik nuk shihet si fjala e fundit e teorisë
dhe praktikës së organizimit. Nuk është mënyra më e mirë dhe e vetme e organizimit, dhe aspektet e
saja të padëshiruara si, përqëndrimi i fuqisë, kufizimi i lirisë, uzurpimi i vullnetit politik, dalin si më të
padëshiruara se karaktezistikat pozitive që kishte. Modeli tradicional i administratës në vazhdimsi ka
pësuar ndryshime. Derisa një model i ri nuk vendoset përfundimisht, qartazi tani fokusimi më i madh
shpien drejt rezultateteve se sa te procesi, në përgjegjësinë, dhe se si menaxhohet sesa tek
administrata.

Këto shembuj e bëjnë të qartë se, në thelb, një ligj për administratën publike është një ligj
për organizimin administrativ.Qëllimi i një ligji të tillë është që të përcaktoje një kuadër ligjor të vendim-
marrjen e Qeverisë për organizimin administrativ dhe të shmangë zgjidhje që nuk përputhen me
njëra-tjetrën.Është e vështirë që të perceptohet se administrata ësh të pjesë e pushtetit ekzekutiv
për politikëbërjen dhe zbatimin e politikave, dhe si e tillë është e varur nga Qeveria, dhe se, nga ana
tjetër, administrata publike duhet të administrojë një numër funksionesh për publikun në mënyrë të
përhershme dhe, në këtë aspekt, ka detyrimin që të veproje në mënyrë të pavarur, d.m.th., me
paanshmëri dhe në përputhje me parimin e barazisë, ndërsa Qeveria është dhe mbetet përgjegjëse për
realizimin e këtij detyrimi . Ky aspekt i fundit i administratës publike rregullohet disi nga ligjet për
procedurën administrative, ndërsa aspekti i parë, në fakt, duhet të rregullohet me një ligj për
administratën publike ose një sërë rregulloresh të llojeve të ndryshme, nëse nuk është miratuar një ligj i
plotë për administratën publike. Ky karakter i dyfishte i administratës publike është një arritje e
madhe i regjimeve moderne demokratike evropiane.Kështu, ligji për administratën publike duhet
të hartohet në mënyrë te tille sa që të mos cënojë ligjet e tjera ose të mos bjerë ndesh me to. Në
mënyrë të veçantë, parimet e përgjithshme duhet të hartohen duke i kushtuar përparësi rigoroze
organizimit dhe procedurave administrative, dhe të mos jenë vazhdim i parimeve të procedurës
administrative, gjë që do të krijonte probleme interpretimi për shkak të formulimeve paksa të
ndryshme të këtyre parimeve.

921
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Bibliografia

1. Alfredo Schclarek (2004): “Debt and Economic Growth in Developing and Industrial Countries”, f
15
URL:http://ief.eco.unc.edu.ar/files/workshops/2006/7marzo06_DebtGrowth.p df

2.Abbas, S and Christensen, E (2007): The Role of Domestic Debt Markets in Economic Growth: An
Empirical Investigation for Loë-income Countries and Emerging Markets, IMF Working Paper, ff 20-
23
URL:http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2007/wp07127.pdf

3. Banka Botërore, (2006): “Shqipëria Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të Mbështetur


Rritjen”, Një Rishikim i Shpenzimeve Publike dhe i Kuadrit Institucional, f 14
URL:http://siteresources.Worldbank.org/INTALBANIA/Resources/PEIRPPT_ Overall_PEIR_al.pdf

4. Banka Botërore (2010): “Shqipëria: Axhenda e Re e Rritjes Ekonomike Memorandum Ekonomik i


Vendit”, Raport nga BB, Nr. 53599-AL, ff 2-3
URL:http://www-wds.worldbank.org/external/default/WDSContentServer/WDSP/IB/2010/12/0
2/000333038_20101202234107/Rendered/PDF/535990ALBANIAN1ania0CE M0shqip0Final.pdf

5. Banka e Shqipërisë (2010), “Raporti Vjetor 2010”, f 41


URL: http://www.bankofalbania.org/web/Raporti_Vjetor_2010_6172_1.php

6. Banka e Shqipërisë (1997): “Raporti Vjetor 1997”, f 13


URL:http://eduart0.tripod.com/sitebuildercontent/sitebuilderfiles/raportivjetor 1997.pdf

7. Coëan et al (2006): “Sovereign Debt in the Americas: Neë Data and Stylized Facts”, f 4
URL:http://ëëë.iadb.org/res/publications/pubfiles/pubËP-577.pdf

8. Georgy Mankiw (2002): “Principles of Economics”, Botimi i pestë, f 416


URL:http://economicus.ru/mankië_economics/0716752379_15.pdf

9. Guraziu et al. (2012): “Sovereign Debt Crisis and Its Impact on World Markets”, Raport i IBDE, f 21-
22
URL:http://www.ibde.org/attachments/IBDE%20Report%20on%20the%20Sovereign%20Debt20Crisi
s%2031-06-2012.pdf

10. Investopedia US (2013)


URL: http://www.investopedia.com/terms/e/economicgrowth.asp

11. Kumar dhe Woo, 2010, “Public Debt and Growth”, f 21


URL:http://www.imf.org/external/pubs/ft/ëp/2010/ëp10174.pdf

922
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Zymer Tafaj, Fatos Turkaj - Zhvillimi dhe zgjidhja e problemit “principal- agjent” më vështrim të
veqantë në bizneset e Komunës së Prishtinës

Zymer Tafaj
Forca e Sigurisë së Kosovës, Isniq-Deçan, zymertafaj@hotmail.com

Fatos Turkaj
Senator në Universitetin "Haxhi Zeka" – Pejë, Dubrav-Deçan, fatos.turkaj@unhz.eu

Abstrakt

Ky punim e shtjellon temën e zhvillimit të problemit “principal-agjent” dhe me mënyrën se si


veprohet në biznset e Komunës së Prishtinës për zgjidhjen e këtij problemi. Ky fenomen është
prezent tek bizneset ku është i ndarë menaxhimi nga pronësia, e kjo shoqërohet me humbje të
ndryshme sepse menaxherët nuk kanë motive të mëdha për arritjen e fitimit maksimal sikurse kanë
pronarët biznesit. Menaxherët në rrethana të tilla mund të shiqojnë vetëm përfitimet personale pa
marrë në konsideratë biznesin dhe qëllimet e pronarit, pra edhe pse posedojnë përgatitje dhe
zgjuarsi mund të ju mungojë motivi për rezultat maksimal. Pytje kërkimore e punimit është: Si
zvillohet problemi principal - agjent ? Cilat janë disa nga metodat për zgjidhjen këtij problemi ? Kurse
si qëllim kryesor i punimit është që të analizohet dhe pasqyrohet zhvillimi dhe zgjidhja e problemit
principal-agjent në bizneset e Komunës së Prishtinës. Punimi përbëhet nga pjesa teorike, pjesa
empirike, rezultatet e anketës së berë prej nga rezultojnë edhe përfundimet dhe rekomandimet.
Metodologjia e përdorur është ajo kuantitative, hulumtimi është sasior ku në fillim janë dhënë
hipotezat pastaj eshtë përpiluar anketa për vërtetimin apo mohimin e hipotezave Në këtë punim
është bërë anketimi i 20 pronarëve të bizneseve ku pronësia është e ndarë nga menaxhmenti. Si
gjetje është se shumica e bizneseve ku pronësia është e ndarë nga menaxhmenti ballafaqohen me
problemin principal-agjent dhe kanë shpenzime të mëdha për mbikëqyrjen e menaxherëve. Kurse si
rekomandim është se rruga kryesore e zgjidhjes së këtij problemi është vendosja e synimeve të
menaxherit në shërbim të synimeve të pronarit (aksionerëve). E kjo arrihet duke e lidhur shpërblimin
e tij me performancën e biznesit.

Fjalët Kyçe: menaxhment, pronësi, principal-agjent, biznes etj

1.Hyrje
Si çështje kryesore, me të cilat ballafaqohen, shumë nga bizneset e mëdha e në veqanti
korporatat, është ai principal - agjent. Këto biznese po përballen me sfida të shumta, me probleme
të shkaktuara nga një botë dinamike e cila ka krijuar një mjedis të papërshtatshëm dhe me sfida të
shumta. Për të përballur këto sfida nevojiten motive të forta, përgatitje, dhe zgjuarsi e kjo është më
e veshtirë për biznese ku është i ndarë menaxhimi nga pronësia sepse menaxherët nuk kanë motive
të mëdha për arritjen e fitimit maksimal sikurse kanë pronarët e biznesit. Menaxherët në rrethana të
tilla mund të shiqojnë vetem përfitimet personale pa marrë në konsideratë biznesin dhe qëllimet e
pronarit.
Përmes këtij punimi synojmë që të paraqesim mënyren se si i qasen pronarët e bizneseve
zgjidhjes së problemit principal - agjent. Qëllimi i hulumtimit (punimit) është: 1. Të analizohet dhe
pasqyrohet problemi principal - agjent në përgjithësi. 2. Të analizohet dhe pasqyrohet problemi
principal - agjent në bizneset e Komunës se Prishtinës. Kurse Pyetja kërkimore / hulumtuse është: Si
zgjidhet problemi principal - agjent ? Cilat janë disa nga metodat për zgjidhjen këtij problemi?
Metoda e përdorur në punim është ajo kuantitative ose sasiore ku është hartuar një anketë dhe u
anketuan 20 pronar të bizneseve ku pronësia është e ndarë nga menaxhimi. Në fillim janë dhënë
hipotezat pastaj pyetjet e anketës u përpiluan në atë menyrë që tu përgjigjeshin hipotezave në
mënyrë që të vërtetohen apo mos vërtetohen ato, prej nga arrijmë edhe deri tek konkluzionet dhe

923
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

rekomandimet.Punimi përbëhet nga dy pjesë, pjesa e parë teorike e cila mbështetet në të dhëna të
mbledhura nga literatura dhe përdoret metoda deduktive , kurse pjesa e dytë empirike mbështetet
në të dhëna të mbledhura në teren përmes anketës dhe perdoret metoda induktive.
Si gjetje është se shumica e bizneseve ku pronësia është e ndarë nga menaxhmenti ballafaqohen
me problemin principal-agjent dhe kanë shpenzime të mëdha për mbikqyrjen e menaxherëve,
shpenzimet janë si në kohë ashtu edhe në para. Kurse si rekomandim është se rruga kryesore e
zgjidhjes së këtij problemi është vendosja e synimeve të menaxherit në shërbim të synimeve të
pronarit (aksionerëve). E kjo arrihet duke e lidhur shpërblimin e tij me përformancën e kompanisë.
Lidhja e shpërblimit të menaxherit drejtperdrejtë me fitim është përfitim tek të dyja palët,
menaxherit dhe pronarit

1.1. Formulimi i hipotezave


H1: Pronarët e biznesve shpesh kanë shpenzime për mbikqyrjen e punës së menaxherve dhe për
evitimin e problemit principal – agjent.
H2: Shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së Prishtinës kanë njohuri rreth problemit principal
– agjent.
H3: Shumë nga bizneset e Komunës së Prishtinës nuk e bazojnë kontrollin vetem në rezultatet e
auditimit të brendshëm por më shumë preferojnë kontrollin personal të punës se menaxherëve.
H4: Shumica e pronarëve të bizneseve të Komunës se Prishtinës thonë se përdorimi i kontratave
nxitëse për evitimin e problemit pincipal – agjent mund të jetë më i suksesshëm dhe preferohet me
shumë se sa metodat ndëshkuse.
H5: Bizneset e Komunës së Prishtinës nuk perdorin kontrata nxitëse për evitimin e problemit
principal – agjent, më shumë janë të prirura që të përdorin metoda kërcënuse - ndëshkuse për
zgjidhjen e këtij problemi.
H6: Arsye pse bizneset në Komunën e Prishtinës nuk përdorin kontratat nxitëse është sepse bizneset
e tyre nuk janë aq të mëdha dhe mund ti kontrollojnë me anë të mbikëqyrjes.

2. Biznesi, pronaret dhe menaxheret


Biznes është çdo lloj veprimtarije ekonomike, zakonisht private, që ka për qëllim fitimin, në një
mënyrë me biznes kuptohet edhe një ndermarrje ose organizatë tjetër ekonomike890. Biznesi është
një aktivitet tregtar në përgjithësi si tregti, shitje, blerje dhe prodhim891. Ky aktivitet realizohet
përmes firmave. Firma është njësi bazë që organizon dhe koordinon faktorët e prodhimit, punën,
tokën, kapitalin dhe aftësitë sipërmarrëse, në procesin e prodhimit 892. Firma i kombinon të gjitha
këto burime për të prodhuar mallra dhe shërbime të ndryshme. Pra një firmë biznesi është një
organizatë qe është ndërtuar me qëllim sigurimin e fitimit për pronarët e tyre, duke prodhuar të
mira apo shërbime të vlefshme në treg për konsumatorin 893.
Në kushtet e ekonomisë së tregut mënyrat e organizimit dhe drejtimit të biznesit janë të
ndryshme. Një menyrë është të grupohen ato sipas natyrës së produktit (ose shërbimit) që
prodhojnë, pastaj sipas madhësisë së tyre, në vende të ndryshme përdorin tregues të ndryshëm,
mirëpo zakonisht dallojmë: ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Mënyra tjetër për ti klasifikuar bizneset ështe duke u nisur nga kriteri ligjor i organizimit të
tyre. Bazuar në kriterin ligjor dallojmë tre lloje kryesore firmash894:
1. Pronësi personale (e vetme) – është forma më e vjeter e organizimit të biznesit. Një biznes që
zotërohet nga një pronar i vetëm dhe ka për qëllim sigurimin e fitimit për të 895.

890 Skenderi, N. :”Fjalor Ekonomiko-Social”,AKB, Prishtinë, 2010, Fq.29.


891 Konini, M., Peçi, I. :”Fjalor Ekonomik”, CIVET, Tiranë, 1997, Fq. 45.
892 Mançellari, A., Hadëri, S., Kule, Dh., Qiriçi, S. (2002): Hyrje në ekonomi, Pegi, Tiranë, faqe 85
893 Uruçi, E. : “Mikroekonomia”, Toena, Tiranë, 2004, Fq.184.
894 Mustafa, I. (2007): Menaxhmenti financiar, Riinvest, Prishtinë, faqe 21
895 Xhafa, H., Ciceri, B. (2003): Drejtimi Financiar, Ora, Tiranë, faqe 25

924
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Partneritetet (bashkëpronësi) – është biznes që zotërohet nga dy ose me shumë persona që


punojnë së bashku për të fituar896.
3. Korporatat - është një formë biznesi e krijuar më ligj dhe ligjërisht e ndarë nga pronari897.
Pronarët e biznesve janë ata persona të cilët posedojnë bizneset e tyre, si pasojë e posedimit të
faktoreve të prodhimit si: punën, tokën, kapitalin dhe aftësitë sipërmarrëse, pronarët investojnë në
biznes, që të perfitojnë një kthim mbi investimet e tyre nga fitimet në biznes898. Ata janë themeluesit
e biznesit ose mund të jenë vazhdues të themeluesve, e mbi të gjitha ata posedojnë të drejtën e
pronësis mbi biznesin. Ata mund ta udhëheqin vetë biznesin por edhe mund ose në disa raste janë të
detyruar të punësojnë menaxher.
Të gjitha organizatat te vogla apo të medha, private apo publike, të orientuara në fitim ose jo, e
pavarësisht nga fusha ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre kanë një gjë të përbashkët: nevojën për tu
menaxhuar899. Menaxhimi është një proces univerzal i formulimit dhe arritjes së qëllimeve në
organizata, me dhe përmes njerëzve tjerë, duke shfrytëzuar funksionet menaxherike të planifikimit,
organizimit, udhëheqjes dhe kontrollit, si dhe me kordinim të resurseve në menyrë efikase dhe
efektive900. Menaxherët janë bartës të menaxhimit, Pa menaxher nuk ka punë organizative, ndërsa
menaxherët janë të nevojshëm gjithëherë kur njerëzit deshirojnë të punojnë bashkarisht ashtu që të
realizojnë ndonjë qëllim, pra menaxheri është një person që mbikëqyrë punën e personave tjerë901.
Në bizneset e mëdha ndarja e pronësisë dhe menaxhmentit është e domosdoshmë, ato kanë më
qindra e mijëra aksionerë dhe është e pa mundur të gjithë ata të kyçen aktivisht në menaxhim, e kjo
mundëson që biznesi të punëson menaxher profesionist, mirëpo kanoset rreziku kur objektivat e
menaxhereve dhe pronarëve ndryshojnë. Këto konflikte në mes të aksionereve dhe
menaxhmentit mund të formojnë problemin e ashtëquajtur “principal-agjent”902.

3. Problemi principal – agjent dhe mënyrat e zgjidhjes së tij.


Për shumë firma të mëdha, karakteristikë është ndarja e pronësisë nga kontrolli. Synimet e
pronarit lidhur me firmën dhe synimet e menaxherit mund të mos përputhen. “Menaxheri mund të
kujdeset që të përdorë pozicionin e tij në firmë për të fuqizuar lidhjet e tij personale, për të pasuruar
imazhin e tij publik, për të ngritur standardin e jetesës së tij etj. Ndërsa ponari (aksionaret)
interesohen drejtëpërdrejtë për rezultatin financiar të firmës. Ndarja e pronësisë nga kontrolli i
firmës shoqërohet me lindjen e problemit “principal- agjent”903. Problemi i agjencionit lind nga
mundësia që drejtuesit të vënë qëllimet e tyre personale mbi ato të shoqërisë (biznesit) 904. Problemi
principal-agjent ose problemi i agjencionit ndodh kur menaxheret nuk veprojnë për interesin e
aksionmbajtësve (pronarëve)905.
Tre faktorë kontribojnë në egzistimin e problemit të agjencionit: divergjenca ndërmjet pronësisë
dhe kontrollit, objektivat e menaxhmentit dallojnë nga ato të pronarëve dhe egziston asimetri e
informacionit mes palëve906.
Pronarët (aksionerët) janë principali ndërsa menaxherët janë agjentet e tyre. Pronarët kërkojnë
nga menaxherët që ta rrisin vlerën e firmës, por ata mund të kenë qëllime të tjera. Është kjo arsyeja
që mundësojnë shpenzimet e ashtuquajtura shpenzimet e agjencisë të cilat paraqiten kur:907
1. Menaxherët nuk tentojnë ta maksimizojnë vlerën e firmës dhe

896 Po aty , Faqe 25


897 Po aty , Faqe 25
898 Ingram, w. R.,Albright, Th., Baldwin, B.:”Kontabiliteti Financiar”,EMEA,Prishtinë,2004,Fq31.
899 Sh. Llaci, Menaxhimi, ALB PAPER, Tiranë 2002, fq.12
900 I Zeqiri, “Menaxhmenti”, Tetovë, Tringa Design, 2006, fq.6.
901 Ramosaj, B. (2007): Bazat e Menaxhimit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, faqe 21
902 Luboteni, G. (2008): Financat e Korporatave, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, faqe 7
903 Mançellari, A. (2012):Ekonomiksi Menaxherial, albPAPER, Tiranë, faqe 150
904 Xhafa, H., Ciceri, B. (2003): Drejtimi Financiar, Ora, Tiranë, faqe 25
905 Govori,F.:”Financë”,IFM,Prishtinë,2010,Fq.305
906 Govori,F.:”Financë”,IFM,Prishtinë,2010,Fq.306
907 Luboteni, G. (2008): Financat e Korporatave, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, faqe 7

925
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

2. Aksionerët kanë shpenzime për monitorimin e menaxherëve dhe ndikojnë në aksionet e tyre.
Ky pëfundim vërteton edhe hipotezen tonë të parë: H1: Pronarët e biznesve shpesh kanë shpenzime
për mbikqyrjen e punës së menaxherve dhe për evitimin e problemit principal – agjent.
Si mund të zgjidhet problemi principal – agjent?
Zgjidhja e problemit principal - agjent ndikohet nga faktorë “të jashtëm” që e nxisin menaxherin
ti kushtojë vëmendje rritjes së fitimeve të firmes, siq janë: reputacioni (rritja e vlerës së menaxherit
në tregun e punës), apo kërcënimi që vjen nga mundësija e blerjes se firmës prej firmave tjera që
njëkohësisht do të sillte një kosto të lartë për menaxherin908. Dhe nga faktorë “të brendshëm” nxitës
siq është vendosja e synimeve të menaxherit në shërbim të synimeve të pronarit (aksionerëve). Kjo
arrihet duke e lidhur shpërblimin e tij, me performancën e kompanisë, që është përfitim për të dy
palët, menaxherët dhe pronarët909.
Janë dy mënyra për optimizimin e sjelljes së menaxherëve: 1) Pronarët monitorojnë veprimet e
menaxhmentit. 2) Depozitat në kontrata menaxheriale përfshijnë: detyrimet, stimujt dhe
ndëshkimet910.
Ndër zgjidhjet kryesore të problemit që do të veqonim janë: a) Pjesëmarrja e punëtorëve në
fitim. b) Pjesëmarrja në të ardhura dhe c) Shpërblime për copë (njësi prodhimi). Zgjidhje tjera janë
regjistrimi i orëve të punës, kontrolli në vendin e punës etj (Tri metodat e përmendura më sipër
konsistojnë në lidhjen e “kontratave nxitësë”)911.
Problemi principal - agjent mund të zgjidhet më lehtë nëse secili ka informata të njëjta 912.

4. Përceptimi i pronarëve rreth zgjidhjes së problemit principal – agjent, përfundimi i një anketimi
Për të arritur konkluzionet e duhura, dhe për të shprehur në mënyrë sa më të plotë qëndrimet
rreth zgjidhjes së problemit principal – agjent në bizneset e Komunës së Prishtines, u hartua një
anketë e cila është fokusuar tek pronarët e bizneseve dhe paraqet qendrimët e tyre rreth problemit
principal - agjent .
Metodologji e përdorur është metoda kuantitative ose sasiore, anketa është e përpiluar në atë
menyrë për të elaboruar idetë bazë ose hipotezat e këtij punimi. Gjatë studimit u anketuan 20
pronarë të bizneseve ku pronësia është e ndarë nga menaxhmenti. Ku përmes rezultateve të tyre
arrijmë deri tek vërtetimi apo pohimi i hipotezave. Të dhënat e nxjerrura janë të paraqitura në
mënyrë grafike, si qështje përfundimtare e këtij studimi është identifikimi i mënyrës së zhvillimit dhe
zgjidhjes së problemit principal - agjent.
Tani lë të njihemi më rrezultatet e arritura.

1. Siç e definojnë pronarët e bizneseve të Komunës së Prishtinës problemin principal agjent? Ç`është
problemi principal agjent për ju? Cili nga opsionet është më afër kuptimit tuaj për këtë problem?
1. Problemi principal – agjent ndodh kur pronësia është e ndarë nga menaxhimi i biznesit dhe
synimet e pronarit lidhur më firmën nuk përputhen më synimet e menaxherit.
2. Problemi principal - agjent është veprimi sipas kërkesave të ligjit, pra është pjesë e ligjeve.
3. Problemi principal - agjent nuk ka të bëjë me biznesin, ajo është pjesë e studimit të filozofisë
dhe nuk ka fare rëndësi për biznes.
4. Asnjëra nga këto.

908 Mançellari, A. (2012):Ekonomiksi Menaxherial, albPAPER, Tiranë, faqe 150


909 Mançellari, A. (2012):Ekonomiksi Menaxherial, albPAPER, Tiranë, faqe 150
910 Govori,F.:”Financë”,IFM,Prishtinë,2010,Fq.308
911 Mançellari, A. (2012):Ekonomiksi Menaxherial, albPAPER, Tiranë, faqe 151
912 Luboteni, G. (2008): Financat e Korporatave, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, faqe 7

926
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Fig.1. Definimi i problemit principal - agjent.


0% 0%
Opsioni 1
Opsioni 2
Opsioni 3
100%
Opsioni 4

Nga Fig.1. e mësipërme shihet se shumica e pronarëve kanë njohuri rreth problemit principal –
agjent dhe kjo e vërteton hipotezën tonë të dytë H2: Shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së
Prishtinës kanë njohuri rreth problemit principal – agjent.

2. A e mbeshtet biznesit juaj kontrollin në rrezultatet e auditorit të brendshëm apo ju si pronar bëni
kontroll personal për të vëzhguar punën e menaxherëve?
1. Në auditor të brendshëm 2. Bëjmë kontroll personal

Fig.2. Kontrolli i punes së menaxhereve

35% Ka auditor

65% Kontrollë personal

Nga Fig.2. e mësipërme shihet se shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së Prishtinës nuk
preferojn qe gjatë kontrollit te mbeshteten ne rrezultatet e auditimit te brendshem por më shumë e
preferojnë kontrollin personal dhe kjo e vërteton hipotezën tonë të tretë H3: Shumë nga bizneset e
Komunës së Prishtinës nuk perdorin rrezultatet e auditimit të brendshëm gjatë kontrollit dhe me
shumë prferojnë kontrollin personal të punës së menaxherëve.

3. Sipas mendimit tuaj për evitimin e problemit principal – agjent më të deshirushme janë kontrata
nxitëse apo efekti kërcënues?
a) Kontratat nxitëse b) Efekti kërcënues

Fig.3. Evitimi i problemit principal - agjent

40% Kontratat nxitëse


60% Efekti kercenues

Nga Fig.3. e mësipërme shihet se shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së Prishtinës mendojnë
se përdorimi i kontratave nxitëse është më i suksesshem për zgjidhjen e problemit principal agjent
dhe kjo vërteton hipotezën tonë të katërt H4: Shumica e pronarve të bizneseve të Komunës së
Prishtinës thonë se përdorimi i kontratave nxitëse për evitimin e problemit pincipal – agjent mund të
jetë më i suksesëshem se sa metodat ndëshkuse.

927
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

4. A përdorë biznesi juaj kontrata nxitëse për zgjidhjen e problemit principal – agjent?

1. Përdorë 2. Nuk përdorë

Fig.4. Përdorimi i kontratave nxitëse

35% Kontratat nxitese

65% Efekti kërcenuas

Nga Fig.4. e mësipërme shihet se shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së Prishtinës nuk
përdorin kontrata nxitëse dhe nga kjo kuptohet se përdorin efektin e kërcënimit për zgjidhjen e
problemit principal agjent dhe kjo vërteton hipotezën tonë të pestë H5: Bizneset e Komunës së
Prishtinës nuk përdorin kontrata nxitëse per evitimin e problimit principal agjent më shumë janë të
prirura që të përdorin metoda kërcënuse- ndëshkuse për zgjidhjen e këtij problemi.
Në pyetjen tonë të pestë që ju është bërë vetëm atyre që kanë deklaruar se nuk përdorin kontrata
nxitëse se për çfarë arsye nuk përdorni kontrata nxitëse? Të gjithë pronarët janë përgjigjur se
bizneset e tyre nuk janë të mëdha dhe së efekti i kontrollit përmes detyrimit është më i përshtatshëm
për një gjë të tillë. Kjo vërteton edhe hipotezën tonë të gjashtë H6: Arsye pse bizneset në Komunën e
Prishtinës nuk përdorin kontratat nxitëse është sepse biznset e tyre nuk janë aq të mëdha dhe mund
ti kontrollojnë me anë të mbikëqyrjes.

5. Analizimi i rrezultateve - SWOT analiza


Përparësitë (S) e bizneseve të Komunës së Prishtinës: kontroll i mirë, pronarë të kualifikuar
njohuri të mjafueshme, përdorimi i metodave të reja, shperblim për kohë pune etj.
Dobësitë (W) e bizneseve të Komunës së Prishtinës: mos përdorimi i kontratave nxitëse,
përdorim i tepërt i kontrollit personal, mungesë auditori etj..
Mundesitë (O) e bizneseve të Komunës së Prishtinës: mbikqyrje e drejtpërdrejtë, pamundësi për
manipulime nga ana e menaxherit etj.
Rreziqet (T) e bizneseve të Komunës së Prishtinës: përdorimi i efektit kërcenuës sjellë situata të
pa lakmushme, devijim i synimeve të menaxherit etj.

6. Konkluzionet dhe rekomandimet

Si konkluzione të arritura gjatë punës kërkimore janë se:


Pronarët e biznesve shpesh kanë shpenzime për mbikqyrjen e punës së menaxherëve dhe për
evitimin e problemit principal – agjent.
Shumica e pronarëve në bizneset e Komunës së Prishtinës kanë njohuri rreth problemit principal
– agjent. Biznese këto që e kanë të ndarë pronësinë dhe menaxhmentin
Shumë nga bizneset e Komunës se Prishtinës nuk e mbeshtesin kontrollin vetem në rezultatet e
auditorit të brendshëm por më shumë preferojnë kontrollin personal të punës se menaxherëve.
Shumica e pronarve të bizneseve të Komunës se Prishtinës thonë se përdorimi i kontratave
nxitëse për evitimin e problemit pincipal – agjent mund të jetë më i suksesëshem se sa metodat
ndëshkuse.
Bizneset e Komunës se Prishtinës nuk përdorin kontrata nxitëse per evitimin e problemit
principal agjent me shumë janë të prirura që të përdorin metoda kërcënuse- ndëshkuse për zgjidhjen
e këtij problemi.

928
ISSN 1800-9794
COBISS.CG-ID 20683538

Arsye pse bizneset në Komunën e Prishtinës nuk përdorin kontratat nxitëse është sepse biznset
e tyre nuk janë aq të mëdha dhe mund ti kontrollojnë me anë të mbikqyrjes.

Rekomandimet
Rekomandime gjatë punës kërkimorë janë:
Pronarët e biznesve duhet të bëjnë përpjekje maksimale për bashkërënditje të synimeve të tyre
dhe menaxherëve për të iu ikur shpenzimeve që kanë për mbikqyrjen e punës së menaxherëve dhe
për evitimin e problemit principal – agjent.
Pronarët e biznesve duhet të bëjnë përpjekje maksimale për besueshmeri dhe perdorim te
rezultateve të auditorit të brendshëm sepse kontrolli përsonal nuk është i mjaftushem për
mbikqyrjen e punës së menaxherëve e kjo sjell si pasojë humbje edhe më të mëdha.
Pronarët e biznesve duhet të bëjnë përpjekje maksimale për përdorim edhe të kontratave nxitëse
si pjesëmarrja në fitim dhe të ardhura, paga për copë prodhimi etj. Sepse në këtë mënyrë
menaxherët arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre.
Pronarët duhet të largohen nga përdorimi i efektit kërcënues sepse mnaxheret mund të ndjehen
nën prësion dhe të mos arrijnë rezultate maksimale, shpërblimi për suksese është ana e kundërt e
medaljes.
Në rast se nuk ka ndarje të madhe në mes të pronarit dhe menaxherit (pra pronari mund ta
monitoroj nga afër punën e menaxherit) atëherë metodë më e përshtatshme do të ishte shpërblimi
për kohë pune.

Literatura
1. Govori,F.:”Financë”,IFM,Prishtinë,2010.
2. Ingram, w. R.,Albright, Th., Baldwin, B.:”Kontabiliteti Financiar”,EMEA,Prishtinë,2004.
3. Konini, M., Peçi, I. :”Fjalor Ekonomik”, CIVET, Tiranë, 1997.
4. Luboteni, G.: Financat e Korporatave, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2008.
5. Llaci, Sh.:”Menaxhimi, ALB PAPER, Tiranë 2002.
6. Mançellari, A. :Ekonomiksi Menaxherial, albPAPER, Tiranë, 2012.
7. Mançellari, A., Hadëri, S., Kule, Dh., Qiriçi, S.: Hyrje në ekonomi, Pegi, Tiranë, 2002.
8. Mustafa, I. : Menaxhmenti financiar, Riinvest, Prishtinë, 2007.
9. Ramosaj, B. : Bazat e Menaxhimit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2007.
10. Skenderi, N. :”Fjalor Ekonomiko-Social”,AKB, Prishtinë, 2010.
11. Uruçi, E. : “Mikroekonomia”, Toena, Tiranë, 2004.
12. Xhafa, H., Ciceri, B. : Drejtimi Financiar, Ora, Tiranë, 2003.
13. Zeqiri, I. “Menaxhmenti”, Tetovë, Tringa Design, 2006.

929

You might also like