Shabblloni

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 29

Programi (shkruaj Bachelor ose Master): (shkruaj Ekonomik, Studime

Evropiane, etj.)

PUNIM DIPLOME

Mentor/ë: Kandidati/ët:
(shkruani emrin e Mentorit me titull (shkruani emrin e kandidatit)
akademik) (nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet
(nëse ka më shumë se një mentor, të me rend alfabetik, sipas mbiemrit)
radhiten sipas titullit akademik)

i
Vendi,
Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)

ii
Programi (shkruaj Bachelor ose Master): (shkruaj Ekonomik, Studime
Evropiane, etj.)

PUNIM DIPLOME
Tema: “[Title]”

Mentor/ë: Kandidati/ët:
(shkruani emrin e Mentorit me titull (shkruani emrin e kandidatit)
akademik) (nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet
(nëse ka më shumë se një mentor, të me rend alfabetik, sipas mbiemrit)
radhiten sipas titullit akademik)

iii
Vendi,
Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)

iv
Abstrakt
(Shkruani abstraktin këtu; i cili nuk duhet të kalojë një faqe. Abstrakti duhet të jetë më
hapësirë mes rreshtave 1.5 (line spacing), dhe normalisht nuk duhet të jetë i ndarë në
paragrafë. Këto janë disa nga këshillat e formës dhe stilit:
(a) Kufizojeni abstraktin në një faqe kompjuterike
(b) Mbani standardin e njëjtë të shkrimit akademik sikurse në pjesën tjetër të temës
(c) Shkruajeni abstraktin në mënyrë koncize, konkrete, të saktë dhe të lexueshme
(d) Kushtojini kujdes gramatikës dhe përdorimit korrekt të gjuhës
(e) Sigurohuni se secila fjali i shton vlera kuptueshmërisë së temës nga lexuesi
(f) Përdorni format e plota në vend të shkurtesave (shkurtesat i shkruani në kllapa)
(g) Mos shkruani referenca apo citime në abstrakt
(h) Përveç nëse gjenden në fillim të fjalisë, të mos përdoren numrat (p.sh 34), mirëpo
numerikët (p.sh. tridhjetë e katër).
)

v
Falënderime
(Kjo është një faqe fakultative për falënderimet e kandidatit. Këtu mund t’i shprehen
falënderime fakultetit, anëtarëve të familjes dhe miqve të cilët ju kanë ndihmuar për të
arritur këtë pikë në karrierën tuaj akademike.

Në këtë pjesë nuk ka numër të faqeve. Nëse nuk dëshironi të përfshihet kjo faqe në punimin
e kandidatit, të fshihet ky tekst së bashku me titullin dhe faqen.)

vi
Deklarata e studentit

Kjo deklaratë është bërë më datë __________ (data e nënshkrimit të deklaratës).

Unë, ___________________________________________________________
(emri dhe mbiemri i kandidatit, nr.ID në ISPE, programi dhe drejtimi i studimeve), deklaroj
se punimi i titulluar __________________________ (emri i disertacionit) është puna
ime origjinale. Të njëjtin nuk e kam kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga
ndonjë burim tjetër përveç atyre burimeve të cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat
është vënë shpjegim eksplicit në tekst, apo i njëjti nuk ka qenë pjesë e ndonjë punimi të
shkruar nga unë apo ndonjë person tjetër.

_________________ _______________
Data e dorëzimit të punimit Emri i studentit (nr.
ID)

Parametrat e vërtetimit të disertacionit


Përmes këtij dokumenti, po ashtu konfirmoj dhe deklaroj me vullnet të lirë, se ky
disertacion do të vendoset zyrtarisht në Arkivin e Kolegjit ISPE, me të drejtat dhe lejimet e
mëposhtme:
 Ky disertacion është pronë ligjore vetëm e Kolegjit ISPE
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të këtij punimi vetëm për qëllime
akademike dhe hulumtuese, e jo për qëllime tjera
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore të digjitalizimit të përmbajtjes së disertacionit për
Bibliotekën e Kolegjit ISPE
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të disertacionit në shërbim të
këmbimeve akademike mes Institucioneve të Arsimit të Lartë.

vii
viii
Tabela e përmbajtjes
ABSTRAKT ............................................................................................................................................................................ V
FALËNDERIME .......................................................................................................................................................................VI
DEKLARATA E STUDENTIT ....................................................................................................................................................... VII
TABELA E PËRMBAJTJES ........................................................................................................................................................... IX
LISTA E SHKURTESAVE ............................................................................................................................................................. XI
LISTA E TABELAVE ................................................................................................................................................................. XII
LISTA E FIGURAVE ................................................................................................................................................................ XIII
HYRJE ........................................................................................................................................................................... 1
ÇËSHTJET PËR TRAJTIM ........................................................................................................................................................... 1
QËLLIMI DHE RËNDËSIA E PUNIMIT ............................................................................................................................................ 1
TERMINOLOGJIA .................................................................................................................................................................... 1
DISKUTIMI TEORIK ........................................................................................................................................................ 2
KAPITULLI 1: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) ............................................................................................................................ 2
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3
KAPITULLI 2: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) ............................................................................................................................ 4
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 4
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 4
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 4
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 4
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) ............................................................................................................. 4
KAPITULLI 3: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) ............................................................................................................................ 5
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 5
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 5
PËRMBLEDHJE E DISKUTIMIT TEORIK ......................................................................................................................................... 6
HIPOTEZAT OSE PYETJET HULUMTUESE ........................................................................................................................ 7
METODOLOGJIA E PUNËS HULUMTUESE ...................................................................................................................... 8
STRATEGJIA HULUMTUESE ....................................................................................................................................................... 8
Procesi i hulumtimit ..................................................................................................................................................... 8
Analiza Statistikore ...................................................................................................................................................................... 9
Grumbullimi i të dhënave ............................................................................................................................................. 9
Natyra e të dhënave .................................................................................................................................................................... 9
Besueshmëria dhe relevanca ...................................................................................................................................................... 9
Kufizimet e hulumtimit ................................................................................................................................................. 9
ANALIZA HULUMTUESE ...............................................................................................................................................11
REZULTATET E HULUMTIMIT........................................................................................................................................12
PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET .........................................................................................................................13
BIBLIOGRAFIA ..............................................................................................................................................................14
ANEKSET ......................................................................................................................................................................15
ANEKSI 1 ........................................................................................................................................................................... 15
ANEKSI 2 ........................................................................................................................................................................... 16

ix
[Title]

(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është
vetëm një shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të
klikoni me tastin e djathtë mbi tabelën e përmbajtjes dhe të klikoni UPDATE FIELD, më
pas klikoni UPDATE ENTIRE TABLE – për të rregulluar komplet tabelën, ose UPDATE
PAGE NUMBERS ONLY – për të rregulluar vetëm numrin e faqeve të punimit, dhe më pas
klikoni OK. Rregullimi bëhet automatikisht.)

Tabela e përmbajtjes | x
Lista e shkurtesave
(Në këtë faqe, listoni të gjitha shkurtesat të cilat janë përdorur gjatë shkrimit të temës së
kandidatit. Shkrimi duhet të jetë në formë të listës, p.sh.:
BE – Bashkimi Evropian
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara ...

Lista duhet të jetë e organizuar me radhitje alfabetike (nga A-Zh). Edhepse në këtë kapitull
paraqiten të gjitha shkurtesat e përdorura, përsëri në tekst duhet patjetër herën e parë që
përdoret shkurtesa, të shkruhet fillimisht forma e gjatë e në kllapa të vendoset shkurtesa
(vetëm herën e parë që përdoret shkurtesa në tekst). Kjo listë duhet të ketë hapësirë mes
rreshtave prej 1.15 (line spacing).)

xi
Lista e tabelave
No table of figures entries found.

(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke
shtypur UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e tabelave, kandidatët duhen patjetër që pas
secilës tabelë të krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT
CAPTION, prej nga të zgjedhin LABEL “Tabela”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund
të krijojë një Label të ri, duke klikuar NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të
shkruajnë “Tabela” e të klikojnë OK. Më pas vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër.
Pas labelimit të secilës tabelë, klikoni UPDATE TABLE sipas sistemit të sipërpërmendur.)

Lista e tabelave | xii


Lista e figurave
No table of figures entries found.

(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke
shtypur UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e figurave, kandidatët duhen patjetër që pas
secilës figurë të krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT
CAPTION, prej nga të zgjedhin LABEL “Figura”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund
të krijojë një Label të ri, duke klikuar NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të
shkruajnë “Figura” e të klikojnë OK. Më pas vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër.
Pas labelimit të secilës figurë, klikoni UPDATE TABLE sipas sistemit të sipërpërmendur.)

Lista e figurave | xiii


shkruani titullin

Hyrje
(të shkruhet hyrja e punimit në këtë pjesë. Jo më shumë se 2-3 faqe, e cila duhet të
përmbajë në pika të shkurta diskursin e orientimit në temën e caktuar, dhe prezantimin e
arsyes se përse tema e zgjedhur është aktuale, ka vlerë shkencore dhe meriton trajtim nga
kandidati
Formatimi i dokumentit patjetër duhet të bëhet me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes
rreshtave 1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që
zgjedhet, duhet të përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe
titjut, kapitujt, tabelat e përmbajtjes dhe Ballinën).

Çështjet për trajtim


Çështjet për trajtim paraqesin pikat kryesore që ka identifikuar kandidati lidhur me
literaturën e cila do të shfletohet dhe përmblidhet nën krye-kapitullin Diskutimi Teorik.
Zakonisht çështjet për trajtim paraqiten në formë të pyetjeve, të cilat priten të shqyrtohen
dhe shtjellohen më thellësisht gjatë punimit.

Qëllimi dhe rëndësia e punimit


Qëllimi i punimit paraqet motivimin e kandidatit për përzgjedhjen e temës, dhe
aktualizimin e temës me sferën e saj/tij të studimeve. Këtu paraqitet arsyeja pse është
zgjedhur kjo temë, pse është e rëndësishme dhe aktuale, dhe si mund të kontribuojnë
rezultatet e arritura apo rekomandimet në sferën akademike kuështë përqendruar
kandidati.

Terminologjia
Ky nën-kapitull është fakultativ. Qëllimi i tij është që të shtjellojë më detalisht
terminologjitë kyçe të përdorura në punim, nëse përdorimi i tyre është më specifik se
përdorimi i përgjithshëm i asaj terminologjie (p.sh: Biznes i vogël – në këtë punim paraqet
çdo biznes i cili ka më pak se 10 punëtorë e njëkohësisht qarkullim vjetor më të vogël se
50,000€ në vit). Sipas këtij shembulli e vërejmë se përkufizimi i biznesit të vogël është
ndryshe nga literatura ekzistuese. Megjithatë duhet të përmendet se pse është bërë ky
përkufizim dhe ku është bazuar kandidati për të bërë diçka të tillë.

1
shkruani titullin

Diskutimi Teorik

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit)


(Teksti i rregullt duhet të përmbajë formatimin me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes
rreshtave 1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që
zgjedhet, duhet të përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe
titjut, kapitujt, tabelat e përmbajtjes dhe Ballinën. Teksti i paragrafëve duhet të jetë
“justified” për pamje të mirë estetike. Paragrafët duhet të jenë të qartë, konciz, dhe me fjali
të strukturuara mirë. Fjalitë nuk duhen të jenë të gjata, aq sa të jetë e vështirë përcjellja e
idesë së kandidatit, e as të shkurtëra aq sa të mos diskutohet mjaftueshëm tema. Poashtu,
tek secili kapitull apo nënkapitull, paragrafi i parë duhet të shpjegojë se çfarë do të
përmbajë kapitulli dhe cilat janë argumentet që do të përdoren. Më pas paragrafët vijues
shtjellojnë argumentet e përmendura në paragrafin e parë, për të përfunduar me paragrafin
e fundit, i cili duhet të përmbledhë shkurtimisht konceptin e kandidatit për atë fragment
teksti.
Numri i kapitujve nën diskutimin teorik është në shërbim të kandidatit, megjithatë është
mirë që të strukturohet punimi në sa më pak kapituj, duke shfrytëzuar nën-ndarjet qe
ofrojnë nën-kapitujt.

ME RËNDËSI: Citimet e burimeve të referuara:


Citimi i literaturës së konsultuar është element kritik gjatë shkrimit të temës. Është me
rëndësi që secila pjesë e marrë nga literatura, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të
tërthortë, apo thjeshtë edhe krijimi i një ideje nga leximi i ndonjë literature duhet të
referohet menjëherë. Sidomos pjesët e Diskutimit Teorik dhe Metodologjisë Hulumtuese
duhen të mbulohen tërësisht nga referencat, duke pasur parasysh se temat e shkruara të
nivelit Bachelor dhe Master paraqesin nivele bazike akademike, dhe si të tilla nuk mund të
krijojnë argumentime të reja teorike/shkencore. Më e shumta që mund të arrihet në këto
nivele studimesh është përmbledhja/konfrontimi teorik i cili mund të rezultojnë në një
kornizë teorike apo struktura përmbledhëse nga teoritë/analizat teorike ekzistuese të botës
akademike të fushës përkatëse.

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 2


shkruani titullin

Modeli i citimeve që duhet të përdoret në punimet akademike/shkencore në Kolegjin ISPE


është standardi Harvard i citimeve. (për citimet e llojeve specifike të dokumenteve, ju lutem
referojuni Manualit për Punimin e Diplomës në url: http://www.kolegji-
ispe.org/images/pdf_-_file/MANUAL%20PR%20PUNIM%20DIPLOME-final.pdf.
Është me rëndësi të ceket se citimet në tekst duhen të bëhen në kllapa, ku shkruhet vetëm
mbiemri/at e autorit/ëve dhe viti i botimit (psh: (Balasse, 2012)), e jo të futet citimi në
fusnotë. Fusnotat janë të rezervuara vetëm për shpjegime dhe sqarime të terminologjive
ashtu si e sheh të arsyeshme kandidati.
Një formë e lehtë dhe automatike e citimit të dokumenteve në MS Word 2010 the 2013
është nëse shkohet tek menyja REFERENCES, dhe zgjedhet opcioni HARVARD tek
nënmenyja STYLE. Pastaj, pas secilës fjali/paragraf që do të citohet, klikohet në “INSERT
CITATION” dhe më pas në “ADD NEW SOURCE”. Tek dritarja e hapur plotësohen
hapësirat duke zgjedhur llojin e dokumentit që citohet dhe plotësimin e fushave të zbrazëta,
e cila automatikisht krijon regjistrin e referencave që ju nevojitet më vonë për bibliografi në
fund të punimit.)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 3


shkruani titullin

Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit)


(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në
fund të tekstit të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në
mënyrë automatike.)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit) | 4


shkruani titullin

Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit)


(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në
fund të tekstit të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në
mënyrë automatike. Të shtohen/hiqen aq kapituj si i përshtaten nevojave të kandidatit)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)


(teksti vijon këtu)

Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit) | 5


shkruani titullin

Përmbledhje e Diskutimit Teorik


(teksti vijon këtu. Në këtë kapitull bëhet përmbledhja e komplet Kapitullit të Diskutimit
Teorik. Rregullat e shkrimit janë të ngjashme me shkrimin e abstraktit, për më shumë
elaborim, ju lutem shihni faqen iii të këtij dokumenti. Këtu nuk duhen të citohen apo të
ceken referenca, vetëm përmbledhje e kapitullit në përgjithësi)

Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 6


shkruani titullin

Hipotezat ose Pyetjet Hulumtuese


(Në këtë kapitull duhet të përcaktoheni nëse dëshironi që përmbledhja e literaturës do të
konkludojë në Hipoteza apo në Pyetje Hulumtuese.

Hipotezat janë pohime normative të cilat kërkojnë qasje deduktive hulumtuese, duke u
nisur nga një apo më shumë fjali (p.sh.: Politikat Monetare të Bashkimit Evropian e
pengojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor). Si hipotezë e ngritur, qasja
hulumtuese duhet të vërtetojë apo të refuzojë këtë hipotezë pas hulumtimit të realizuar nga
kandidati.

Pyetjet Hulumtuese shkruhen pas përfundimit të diskutimit të literaturës, në aspektet e


temës të cilat nuk janë të mbuluara mirë nga literatura e shfrytëzuar apo ka kundërthënie
në literaturë lidhur me një temë të caktuar. Pyetjet hulumtuese shkruhen në formë të tillë:
“Si ndikojnë politikat monetare të BE-së në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike të
BE-së me vendet e Amerikës Latine?”. Rrjedhimisht, qasja hulumtuese duhet të jetë në
formë induktive, pasi që përgjigja ndaj pyetjes kërkon mbledhje të burimeve dhe
krahasim/konfrontim të tyre.

Ky kapitull nuk duhet të jetë më i gjatë se 1-2 faqe, dhe duhet të fillojë me argumentimin se
si është arritur deri tek hipotezat apo pyetjet hulumtuese, dhe më pas të listohen me radhë
hipotezat apo pyetjet hulumtuese të përcjellura nga shpjegime koncize. Mbani mend se
hipotezat apo pyetjet hulumtuese do të duhen të përcjellën gjatë gjithë hulumtimit dhe
ridiskutohen/rivlerësohen në kapitullin përfundimtar të punimit)

Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 7


shkruani titullin

Metodologjia e punës hulumtuese


(Shkrimi i kapitullit të Metodologjisë nuk duhet të jetë artistik dhe i gjatë, por përkundrazi
shumë konciz dhe i drejtpërdrejtë. Ky kapitull paraqet hyrje në pjesën më kryesore të
punimit, pasi që përshkruan qasjen akademike shkencore që kandidati ka zgjedhur për të
realizuar punimin e tij.
Kapitulli i metodologjisë duhet t’i vihet në shërbim të drejtpërdrejtë qasjes hulumtuese për
analizën e hipotezave apo pyetjeve hulumtuese nga kapitulli paraprak. Si i tillë ai duhet të
shprehë qartas se çfarë metodash hulumtuese ka zgjedhur kandidati dhe pse ka bërë atë
përzgjedhje (përgjigje e mirë do të ishte nëse është e bazuar në ndonjë hulumtim të
ngjashëm nga punime të publikuara ndërkombëtarisht. Po ashtu, arsyetimi mund të bëhet
edhe në formë logjike: p.sh.: për punime me trajtim social përdoren metodat kualitative të
vrojtimit dhe intervistave të thella, përkundrejt punimeve me trajtim masiv (ekonomik?!),
ku mund të përdoren metodat sasiore si anketat dhe sondazhet e ndryshme). Arsyetimi dhe
përzgjedhja duhen të bëhen sa më thjeshtë dhe sa më qartë: ato duhen të jenë si një recetë
që i tregon lexuesit se çfarë keni bërë në mënyra aq të detajuar sa edhe ata do të mund të
përsërisnin hulumtimin tuaj. Kapitulli i metodologjisë i një disertacioni zakonisht përmban
nën-kapitujt në vijim:)

Strategjia hulumtuese
Strategjia hulumtuese paraqet në pika të përgjithshme se çfarë qasje hulumtuese është
përzgjedhur dhe pse është kjo qasje e përshtatshme për disertacionin e posaçërisht për
arritjen e rezultateve të kërkuara nga ky punim. (për stilin e shkrimit, ju lutem referojuni
tekstit paraprak)

Procesi i hulumtimit
Lexuesit e temës janë të interesuar të mësojnë se si keni bërë matjet në hulumtimin tuaj.
Nëse keni përdorur metodat të zhvilluara/përdorura nga autorë tjerë, atëherë mund të bëni
vetëm një përshkrim të shkurtër (një apo dy fjali), e më pas të ofroni referencën në punimin
shkencor/akademik në të cilin përshkruhet procesi metodologjik në detaj. Nëse disertacioni
juaj përmban lloje të ndryshme të matjeve, ofroni nën-nënkapituj tjerë për secilin lloj të
analizës. Shembuj të këtyre nën-nënkapitujve mund të jenë:

Strategjia hulumtuese | 8
shkruani titullin

Analiza Statistikore
Shpjegoni se si keni bërë analizën e të dhënave. Si keni bërë vlerësimin e marxhës së
gabimit/pasigurisë së të dhënave? Si keni përcaktuar se dallimet mes mostrave të zgjedhura
janë statistikisht të rëndësishme?

Grumbullimi i të dhënave
(Grumbullimi i të dhënave është shumë e rëndësishme për formësimin e punimit dhe
vërtetimin e hipotezave apo pyetjeve hulumtuese. Është evidente se asnjë punim nuk mund
të përfshijë të gjithë informatat e mundura, prandaj dhe përcaktohet mostra e populacionit
të përgjithshëm. Në këtë kapitull shpjegohet se si është organizuar grumbullimi i të dhënave
dhe si është përzgjedhur mostra, dhe si është e gjithë kjo relevante për realizimin e
qëllimeve të hulumtimit.)

Natyra e të dhënave
(Të dhënat mund të kenë forma dhe manifestime të ndryshme sipas karakteristikave të
punimit. Ato mund të jenë të dhëna cilësore (kualitative) dhe sasiore (kuantitative). Në këtë
kapitull duhet të definohet se cila/t metodë/a janë përdorur dhe si përshtatet ajo me
kapitullin paraprak dhe përgjithësisht me Strategjinë Hulumtuese.)

Besueshmëria dhe relevanca


(Në këtë kapitull përshkruhet në formë statistikore apo me fjalë se sa janë të besueshme
informatat e grumbulluara – nëse flitet për intervista, atëherë sa është margjina e gabimit
sa i përket mbledhjes dhe analizës së informacionit. Po ashtu këtu duhet të përshkruhen
edhe çështjet e mundshme që mund të ndikojnë në relevancën e hulumtimit sa i përket
metodologjisë së përzgjedhur)

Kufizimet e hulumtimit
(Në këtë kapitull duhen të ceken elementet që kanë kufizuar realizimin e plotë të
hulumtimit. Për shembull, në analizat kuantitative është e pamundur të anketohet i gjithë
populacioni, me ç’rast një kufizim i mundshëm është se mostra e zgjedhur (në mënyrë të
rastësishme apo të qëllimshme) mund të mos e përfaqësojë gjendjen e plotë reale (margjina
e gabimit e diskutuar më lartë). Poashtu, në rast se diskutohet për çështje aktuale, kufizim i
hulumtimit mund të jetë dinamizmi i çështjes hulumtuese dhe elementet stokastike në

Strategjia hulumtuese | 9
shkruani titullin

lidhje me të. Kufizimetjera mund të jetë pamundësia e analizimit të të gjithë informacionit


(për tema të cilat kërkojnë meta-analiza të të dhënave), pamundësia e verifikimit të
informatave në nivel të pëlqyeshëm (në rast të metodave kualitative – siç është metoda Delfi
për intervista) etj. Ky kapitull duhet të jetë konciz, jo më tepër se 2 paragrafë i gjatë dhe
duhet të jetë relevant dhe i lidhur drejtpërdrejtë me metodologjinë e përdorur).

Strategjia hulumtuese | 10
shkruani titullin

Analiza hulumtuese
(Ky kapitull adreson rezultatet e nxjerra drejtpërdrejtë nga analiza e të dhënave
(hulumtimi) i diskutuar në Kapitullin e Metodologjisë. Është me rëndësi të ceket se në këtë
kapitull nuk duhen të përfshihen diskutime të literaturës hulumtuese nga burime tjera, e as
përfundimet apo implikimet që lidhen me hulumtimin tuaj.

Fillimisht duhet të bëhet përshkrimi i analizave të realizuara (qofshin ato deskriptive,


shpjeguese/pohuese etj – siç janë testet e besueshmërisë, analizat e faktorëve). Më tej
duhen të adresohen rezultatet e testimeve të hipotezave (nëse janë përdorur hipotezat si stil
akademik i elaborimit të temës) apo përgjigjeve të pyetjeve hulumtuese (nëse janë përdorur
pyetjet hulumtuese si stil i elaborimit të temës). Pas kësaj rekomandohet të bëhet një
diskutim ‘ex post facto’ për të krijuar një model teorik të aplikimit të hulumtimit në realitet
laboratorik). Këtu përfshihen edhe tabelat apo figurat përmes së cilave mund të ilustrohen
dhe përmblidhen të gjitha informatat numerike.

Për hulumtime kualitative dhe historike, ky kapitull zakonisht është i organizuar në tema
apo kategori si të parashkruar në temë (përmes pyetjeve hulumtuese apo hipotezave). Në
rast se gjatë punimit janë zhvilluar grupe fokusi apo intervista, është e udhës që të ofrohen
përshkrime të shkurtra (p.sh.: demografike) të pjesëmarrësve. Më pas mundësohen citimet
e drejtpërdrejta apo parafrazimet e të dhënave nga grupet e fokusit, intervistat, apo ngjarjet
historike për të mbështetur përgjithësimet e bëra. Në raste të caktuara, analiza poashtu
përfshin edhe informata nga shënimet e kandidatit apo të dhëna interpretuese, nëse
supozohet se ato i japin kuptim dhe i shtojnë vlerë punimit).

Strategjia hulumtuese | 11
shkruani titullin

Rezultatet e hulumtimit
(Qëllimi i këtij kapitulli nuk është vetëm të përsëriten hapat e parashtruar më parë në
kapitullin e Analizës Hulumtuese. Zakonisht studentët e anashkalojnë këtë kapitull ndonëse
kjo është ndër më të rëndësishmet në mbarë temën –pasi që i jep përgjigje pyetjes “Çfarë?
dhe Pse?”. Këtu duhet të fillohet duke diskutuar të gjeturat në relacion me kornizën teorike
të parashkruar në Diskutimin e Literaturës. Në disa raste, ju duhet të prezantoni informata
të reja (sidomos kur bëhet fjalë për hulumtime kualitative – shih kapitullin paraprak). Ky
kapitull duhet poashtu të adresojë se çfarë domethënie ka për akademinë dhe për ekspertët
profesional të fushës nën ekzaminim. Me fjalë tjera, këtu përshkruhen se çfarë janë
implikimet praktike të studimeve? Kandidatët duhen të diskutojnë implikimet praktike
pedagogjike të studimeve. Çfarë domethënie ka për shkencat relevante të fushës nën
ekzaminim?).

Strategjia hulumtuese | 12
shkruani titullin

Përfundimet dhe rekomandimet


(Kapitulli përfundime dhe rekomandime paraqet kulminacionin e temës tuaj. Këtu
paraqiten përfundimet e arritura si rrjedhojë e mbarë procedurës së ndërtimit të
disertacionit. Praktikisht këtu fillohet me përgjithësime të nxjerra nga hulumtimi i realizuar
e më pas vazhdohet me përgjigjet ndaj pyetjeve hulumtuese apo elaborimin e hipotezave të
ngritura, varësisht nga stili metodologjik i ndjekur nga kandidati. Me rëndësi është që të
merren parasysh dhe të diskutohen veç e veç secila pyetje hulumtuese / hipotezë e ngritur
dhe të diskutohet specifikisht secila nga to me rradhë. P.sh.:

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...


(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...


(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...


(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Në anën tjetër, rekomandimet janë ato se çfarë kandidati ka nxjerrë nga hulumtimi i tij të
cilat mund të shërbejnë si udhëzues për akademinë, shkencën apo aspektet profesionale
praktike të tregut – pra me një fjalë kontributi konkret i punimit në sferë universale).

Strategjia hulumtuese | 13
shkruani titullin

Bibliografia
There are no sources in the current document.

(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është
vetëm një shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të
klikoni me tastin e djathtë mbi tabelën e bibliografisë dhe të klikoni UPDATE FIELD, për të
rregulluar komplet tabelën. Rregullimi bëhet automatikisht. Bibliografia në këtë rast e
ndjek stilin e citimit të përzgjedhur në fillim të kapitullit Diskutimi Teorik.)

Strategjia hulumtuese | 14
shkruani titullin

Anekset
Aneksi 1
(Aneksi përmban informacione me rëndësi sekondare për punimet e diplomës. Si i tillë,
këtu vendosen dokumente që merren nga burime tjera të cilat mund të ofrojnë sqarime, apo
mund të pasurojnë punimin, mirëpo nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me temën nën
diskutim. Poashtu Anekset shfrytëzohen për të cituar burime që medoemos duhen të
kopjohen nga burimi (p.sh.: ligjet, rregulloret etj.) Vendosja e tyre në Aneks dhe referimi i
drejtë këtu e shmangë plagjiaturën pasiqë kjo pjesë nuk i nënshtrohet kontrollit të
plagjiaturës. Pra, nëse duhet të aludohet në ndonjë dokument të tillë, në kapitullin relevant
në tekst bëhet komentimi/analiza e dokumentit në fjalë, ndërkaq në fund të
komentimit/analizës shkruhet në kllapa (Për informata shtesë, ju lutem shihni Aneksin 1, 2,
3...).

Anekset mund të përmbajnë edhe fotografi, skica, diagrame, harta dhe të ngjashme të cilat
mund të qartësojnë ide të përshkruara në tekst. Duhet t’i kushtohet rëndësi faktit se
fotografitë, skicat, diagramet, hartat etj., nëse nuk janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së
kandidatit, nuk mund të vendosen në disertacion – përveç në pjesën e Anekseve.)

Aneksi 1 | 15
shkruani titullin

Aneksi 2
(Këtu vijon Aneksi 2...)

Aneksi 2 | 16

You might also like