Sistemi Fotovoltaik Diellor Dhe Efiçenca e Shëndrruesit Statik Vazhduar-Alternativ (DC-AC)

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Abstrakt

Nevojat tona energjetike tashmë dihen se janë tepër të larta dhe po përparojnë me hapa
gjigandë. Një nga "problemet" e mëdha të njerëzimit është energjia dhe njerëzit po kërkojnë
për të jetuar një jetë më të mirë në një mjedis të pastër.Duke marrë parasysh këtë çështje janë
bërë hulumtime dhe projekte në fushën e energjisë së rinovueshme.Shëndrruesi statik vazhduar-
alternativ(DC-AC)punon me këto elemente:Panele diellore (fotovoltaike),bateri, rregullator
ngarkimi. Qëllimi i projektit është shëndrrimi i rrymës së vazhduar DC në rrymë alternative
AC për furnizimin e llambave. Projekti është për qëllimin e vetëm për të siguruar dritë në
vendet ku nuk ka energji elektrike dhe mund të furnizohet nga çdo burim që ka tension 12
volt me shpenzime shumë të vogla.

Hyrje

Sistemi fotovoltaik diellor dhe efiçenca e shëndrruesit statik vazhduar-alternativ(DC-AC)

Energjia e rinovueshme është derivat i burimeve natyrore të cilat konsiderohen si të pa


hargjuara dhe që rimbushen vazhdimisht. Në këtë dimension ajo energji mund të rrjedh
drejtëpërdrejtë nga dielli ose nga nxehtësia e krijuar thellë nga bërthama e tokës.
Pra, në këtë konktekst bëhet fjalë për energjinë elektrike apo nxehtësinë e fituar nga dielli,
era,hidrocentralet, biomasa, burimet gjeotermale,biokarburantet, hidrogjeni etj, që rrjedhin
nga burimet e rinovueshme.Për dallim nga burimet konvencionale për përfitimin e energjisë
të cilat shtrihen në zona të caktuara shtetesh, karakteristikë e burimeve të energjisë së pastër
qëndron në shtrirjen e sajë në zona sa më të gjera gjeografike, që mundëson gjithashtu edhe
efiçiencë më të lartë të shfrytëzimit në nivel global. Shfrytëzimi i energjisë së renovueshme
ndikon në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit nga djegja e lëndëve djegëse fosile, dhe kjo
nënkupton direktpërmirësimin e shëndetit publik dhe uljen e kostove për tretmane
shëndetësore që vijnë nga ndotja e ambientit. Energjia e renovueshme poashtu shihet si
shpresë sa i përket ngrohjes globale dhe zgjidhjes së problemit me çmimin e ngritur të naftës.
Kjo ka bërë që shumë qeveri të botës të mbështesin projektet për energji të pastër, dhe në të
njejtin segment të nxitet komercializmi që çdo ditë e më shumë po zë vend të fuqishëm në
ekonominë botërore.

Sistemi fotovoltaik diellor

Sistem fotovoltaik diellor,quhet sistemi i cili shndërron rrezet e diellit përmes një sistemi
elektronik në rrymë elektrike.

Fig.1 Sistemi fotovoltaik diellor

1
Elementet e një sistemi fotovoltaik diellor janë:
a) Panelet solare b)rregullatori c)akumuluesit e energjisë-bateritë d) inverteri e) kabllimi

Fig.2 Elementet e sistemit fotovoltaik diellor

PANELET SOLARE

Panelet solare paraqesin grup të fotocelulave solare të lidhura në aspektin elektrik dhe janë të
paketuara dhe të vendosura mbi një strukurë të ngurtë, e cila zakonisht luan rolin e mbajtësit
të fotocelulave por gjatë fabrikimit izolohen që të ruhen nga ndikimet atmosferike. Çdo
Panel apo Modul Diellorë mund të përdoret si një komponent i një sistemi më të madh
fotovoltaik, për të gjeneruar energji elektrike për të furnizuar hargjuesit komercial dhe
banesorë. Çdo modul para se të dalë në përdorim të gjerë i nënshtrohet testimit standard të
kontrollit (Standard Test Controle -STC) në aspektin e fuqisë së vet prodhuese të rrymës së
vazhdueshme (DC- direct current), Një modul i vetëm mund të prodhojë sasi të kufizuar të
fuqisë elektrike prandaj për përdorim, varësisht nga nevojat bëhet lidhja e më shumë
moduleve varësisht a dëshirohet përforcimi i rrymës (intensitetit ) apo të tensionit elektrik.

Si bëhet transformimi i energjisë së diellit në energji elektrike?


Fluksi i dritës së diellit bie mbi panelin i cili përbëhet nga celulat solare të cilat janë të
ndërtuara nga gjysëmpërcjellësit, kryesisht nga silici (Si).Atomet e silicit në rastin kur
gjenden para rrezeve të diellit,formojnë një rrjetë kristalore tredimensionale tetraedike,
dhe çdonjëra nga këto rrjeta vë në dispozicion një nga katër elektronet e valencës, dhe ai
që krijon energjinë është elektroni i jashtëm i orbitës, pasi elektronet tjera janë të lidhur
me bërëthamën.Pra,duke qenë se atomit i ndryshon faza e valencës krijohet rrjedhja e
elektroneve të lira që paraqet efektin e rrymës elektrike.

Fig.3 Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike

2
LIDHJA E CELULAVE NË PANELE SOLARE

Lidhja e celulave në module (panele) solare si dhe moduleve solare në kolektorë solar bëhet
varësisht nga nevoja se a duam që të kemi rritje të tensionit apo rritje të intensitetit.

 Lidhja në seri

Nëse i lidhim tri celula në mënyrë serike shohim se vlen që tensioni i përgjithshëm që
krijojnë CELULAT është baras me shumën e tensioneve të secilës celulë UP .

UP =U1+U2+U3 UP =0,5V + 0,5V + 0,5V UP =1,5V

Pra duke ditur se cdo celulë ka të njejtin tension nën të njejtat kushte rrezatimi pavarësisht
madhësinë e saj atëherë mund ti lidhim në seri dhe tensioni i fituar është shumë e tensioneve
të celulave individuale. Gjithashtu edhe te kolektorët solar mund ti lidhim modulet solare në
seri dhe paralel varësisht nga nevojat. Por, nëse duam të dimë se çfarë rryme na ofron në
dalje lidhja në seri e fotocelulave ,duhet të theksojmë se rrymën te lidhja në seri e përcakton
celula më e dobët apo ajo me rrymën më të vogël.Pra në rastin tonë rryma që do të dalë nga
moduli solar është IP = 0,8A

Lidhja paralele

Te lidhja paralele e celulave tensioni nuk ndryshon fare. Pasi që tensioni i këtyre celulave nuk
varet nga madhësia e celulës ne këtu mund të përdorim madhësi të ndryshme pa ndonjë
problem.

UP = U1 = U2 = U3 = 0,5V IP = I1 + I2 + I3 = 3A

Rregullatori

Rregullatori paraqet paisjen e cila kontrollon sasinë e rrymës e cila hynë dhe del nga bateria.
Parandalon mbingarkesën dhe e mbronë atë nga mbitensioni. Poashtu rregullatori
kujdeset që të parandalojë shkarkimin e plotë të energjisë nga bateria, veprim ky shumë i dëmshëm
për jetëgjatësinë e sajë.

Fig. 4 Rregullatori

3
Akumuluesi e energjisë - Bateritë

Bateritë të cilat shfrytëzohen për akumulimin e energjisë nga sistemet fotovoltaike janë
bateri të cilat kanë aftësinë e rimbushjes. Këto bateri përbëhen nga një ose disa qeliza
elektrokimike. Këto bateri i quajmë edhe „Akumulator“ për arsyen e thjeshtë sepse e
ruajnë energjinë përmes reaksioneve të kthyeshme elektrokimike.

Fig. 5 Bateria (victron energy)

Bateritë rimbushëse prodhohen në forma dhe madhësi të ndryshme.Për prodhimin e tyre


përdorenmateriale të ndryshme duke përfshirë:acidin e plumbit, kandmiumin e nikelit (NiCd),nikalin
metalik(NiMH),jon-litium (Li-jon),litium-jon-polimere dhe materiale të tjera.

Inverteri

Inverter, është paisje e cila bënë konvertimin e rrymës së vazhduar (DC) në rrymë alternative
(AC). Një inverter mund të jetë i kombinuar nga pjesët mekanike dhe qarku elektrik, ose
mund të jetë krejtësisht elektronik. Inverterët mund të jenë të formave dhe
madhësive të ndryshme varësisht nga nevoja për shfrytëzimin e tyre.Inverterët që përdoren
për sistemet fotovoltaike solare janë të tensionit: 12,24,48,200,400,V(DC).

Fig. 6 Inverteri

Kabllimi

Dizajnimi i kujdesshëm i sistemit fotovoltaik paraqet edhe përcaktimin e sakt të gjatësisë


së kabllimit duke lejuar funksionimin efikas të sistemit. Tek dizajnimi i kabllimit rëndësi të
veçantë ka seksioni tërthor i telit. Perimetri i papërshtatshëm i telit shpeshherë mund të
rezultojë me ngrohje të tepruar, madje të kaplohet edhe nga zjarri. Telat që përdoren në
sistemet fotovoltaike solare duhet të jenë të izoluara nga materiale të cilat u rezistojnë
rrezatimit ultra-violetë, dhe gjithashtu materiali nga i cili prodhohen telat duhet t’i
përballojnë temperaturat (-45ᵒ deri +80ᵒ).

Fig. 7 Kabulli

4
Sistemet fotovoltaike diellore (PV) mund t’i gjemë të instaluara në sisteme të vogla, të
integruara në ndërtesa deri në dhjetëra kilovat apo edhe në stacione të mëdha energjetike deri
në qindra megavat.Në të shumtën e rasteve sistemet fotovoltaike janë të integruara në rrjet
(On-grid), kurse vetëm një pjesë e vogël janë të instaluara si sisteme fotovoltaike të pavarura
(Off-grid).

Shëndrruesi statik vazhduar-alternativ(DC-AC)

Fig.8 Parimi i punës së shëndrruesit DC-AC

You might also like