Anët Negative Të Përdorimit Të Teknologjisë

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Anët negative të përdorimit të teknologjisë

Nuk ka të mohuar fakti se ne jetojmë në epokën e teknologjisë. Kjo është një pjesë thelbësore e
jetës së përditshme dhe është në përmirësim të vazhdueshëm për të bërë gjëra edhe më
mbreslënëse. Së bashku me ndryshimin e teknologjisë, ajo po ndryshon mënyrën se si ne
mendojmë dhe veprojmë si pasojë e përparimeve teknologjike. Ka pasur shumë debate nëse
efektet e teknologjisë në shoqëri kanë qenë e dobishme apo jo. Argumentet janë të nxehta në të
dy anët, por për të zhvilluar mendimin tuaj, duhet të dëgjohen të dy palët.

Krijon Varësi
Në qoftë se organizohen projekte ose punë në grup, te cilat kërkojnë që të përdoren burimet në
internet, por gjithmonë do të ketë studentë që nuk kanë mundësi t'i përdorin këto burime.
Prandaj, mund të krijohen ndryshime dhe mospërputhje mes punëve të nxënesve.

Teknologjia, duke na e bërë cdo gjë më të lehtë, ose, duke e bërë cdo gjë për ne, na ka bërë të
harrojmë se si t'i bëjmë gjërat përmes punës fizike dhe mendore. Tani nuk është më e nevojshme
të hapet fjalori & enciklopedia , cdo gjë mund t'a gjejmë online. Kjo gjë po "infekton" edhe
brezin e ri, sepse ata po përqëndrohen më shumë tek teknologjia dhe lojërat elektronike, sesa loja
dhe aktivitetet me bashkëmoshatarët e tyre.

Jo të gjithë mund të kenë akses në internet


Të rinjtë gjithnjë e më shumë kanë probleme me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe, për shkak të
qëndrimit të tepërt ulur para kompjuterit, sidomos edhe për shkak të punës me laptop.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit, nëpërmjet një hulumtimi, kanë treguar se 50 për qind e
studentëve vuanin nga dhimbjet e lidhura me përdorimin e kompjuterit. Çdo i shtati student ishte
ankuar se ndien dhimbje vetëm pas një ore që kalon para monitorit të kompjuterit.

Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është se përdoruesit e kompjuterëve


personalë dhe të laptopëve, para së gjithash, nuk e mbajnë pozitën e duhur gjatë punës.

Punoi:Ndoj Shkambi.
Shpërqëndrohesh lehtësisht
Varësia nga interneti nuk është thjeshtë një term kot . Shpenzimi i një pjese të madhe të kohës në
internet mund të shkaktojë ndryshime në tru që janë të ngjashëm me ata të varësisë nga droga
apo alkooli.

Të varurit nga internetikanë materie jonormale gri dhe të zezë në tru, që pengon ato rajone të
trurit të përfshirë në përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e vëmendjes dhe vendim-marrjes.

Nuk ka nevojë për shkencën për ta ditur këtë gjë, por teknologjia e bën shumë më të kollajtë
shpërqendrimin, qoftë kur bëhet fjalë për largim nga një projekt i rëndësishëm për të kontrolluar
telefonin, qoftë kur kalon nga një tabelë e lundruesit në internet në tjetrën, pa u fokusuar në fakt
tek asnjëra.

Si po na dëmton teknologjia ?

Krijon një brez dembel


1. Po na shkatërron gjumin

Studimet kanë treguar se drita ku mbizotëron e kaltra, që emetohet prej pajisjeve si smartphone,
tabletë dhe laptopë, mund të pengojë lëshimin e melatoninës nga trupi ynë gjatë natës.
Melatonina është një hormon i rëndësishëm që ndihmon për të rregulluar orën e trupit, duke i
“treguar” atij se kur është natë dhe kur duhet të ndihet i përgjumur.

Vjetrohet Shpejt
Anët negative të përdorimit të teknologjisë
Sa më shumë që teknologjia përparon, versionet më të shpejta, të reja dhe më efikase janë projektuar. Ky
është një problem, sepse ju mund të keni pjesën më të re dhe më të mirë të teknologjisë, por ajo do të
vjetërohet në pak kohë. Kështu, vendgrumbullimet e plehrave janë duke u mbushur cdo ditë me
kompjutera, telefona dhe TV të vjetruar, të cilët janë të dëmshëm për mjedisin.

Punoi:Ndoj Shkambi.
Ndikimi psikologjik në breza
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka sjellë ndryshime pozitive, por edhe një sërë pasojash
negative. Ndër to mund të përmendim ndikimin që ka te fëmijët të qëndruarit gjatë përpara
kompjuterit, televizorit apo edhe përdorimi i një celulari nga ana e tyre. Ky përparim i vrullshëm
i mjeteve teknologjike ka bërë që fëmijët të rriten në një mjedis virtual, duke e bazuar zhvillimin
e tyre edukativ dhe shoqëror kryesisht nga këto mjete. Sociologia dhe njëherësh pedagogia e
psikologjisë, Arjana Muçaj, shpjegon: “Lidhja kaq e fuqishme midis fëmijës dhe teknologjisë
është si një formë varësie, e cila reflektohet në disa drejtime dhe një nga këto është dhe formimi i
një brezi të ri të mbyllur në vetvete. Ata kanë frikë të shprehen qartë për ato që ndiejnë dhe
bëjnë. Këtë e vëmë re nëse uleni në një ambient ku ka fëmijë dhe menjëherë do të vëmë re fëmijë
të cilët nuk luajnë me njëri-tjetrin, por që luajnë me vetveten”. Pas kësaj, sociologia na njeh edhe
me disa të dhëna të studiuesve në lidhje me kohën e qëndrimit të fëmijëve përpara kompjuterit.
“Sipas studimeve të fundit është rekomanduar se fëmijët duhet të ndahen sipas moshave
përkatëse. Një fëmijë i moshës 4 – 5-vjeçare nuk duhet të qëndrojë më shumë se 10 – 15 minuta
para mjeteve teknologjike, ndërsa një adoleshent jo më shumë se 30 minuta”. Ndër pasojat më të
rrezikshme sipas psikologes janë: “Pasojat psikologjike janë mbyllja në vetvete, pasiguri në
iniciativat që ai merr, gjendje emocionale të luhatshme. Këtu kam parasysh format e frustrimit
dhe nxjerrjen në pah të agresivitetit, kequshqyerjen, e cila sot përbën një rrezik shumë të madh
për shëndetin e fëmijës. Një nga problematikat që është theksuar kohët e fundit është edhe
problemi me komunikimin. Kjo i frenon të ndërveprojnë me moshatarët e tyre. Pra me kalimin e
kohës do të kemi fëmijë më pak socialë, të varur nga teknologjia dhe me shenja agresiviteti të
dukshme”.

Punoi:Ndoj Shkambi.

You might also like