Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

UNIVERSITETI TIRANËS

FAKULTETI HISTORISË DHE FILOLOGJISË

MASTER PROFESIONAL MËSUESI

DEGA: GJUHË LETËRSI

VITI I PARË

LËNDA: TEORIA E TË NXËNIT

TEMA: Cilat janë disa nga problematikat e të nxënit në sistemin arsimor


shqiptar? Me çfarë problemesh përballen nxënësit sot?

PUNOI: PRANOI:
Anila Hushi (GR.A) Prof. Erilda Ajazi
Amela Lekzeqiri (GR.A)
Anila Myrto (GR.A)
Joana Myftari (GR.)

Shkurt, 2019

1
Hyrje
Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh nga shteti në shkolla gjegjësisht në
arsim, ende ka shumë gjëra për tu dëshiruar. Në fakt fokus më i madh ka qenë në infrastrukturën
shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është
mësimdhënia. Por, edhe këtu ende ka shumë për t`u bërë, kur dihet fakti se në të shumtën e
shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 në klasë, këtu bëjnë përjashtim ato shkolla që
gjendën në zonat e thella rurale, zona këto të cilat pothuajse janë boshatisur, për shkak të
“emigrimit” të banorëve drejt zonave urbane. Të gjithë e pranojmë se arsimi është shtylla e
kombit, dhe të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptarë ka ngecur dhe se nuk është atje
ku duhej të ishte. A thua kjo ngecje dhe ky stagnim është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën”
e tij. Është bërë “diagnostifikimi” i problemeve. Por, diagnostifikimi nuk është problemë aq sa
është terapia. Duhet pranuar që ka pasur përpjekje për të zgjidhur problemet, megjithatë ato ende
janë prezente, të pazgjidhura. Klasa e IX, e X, XI, XII ndryshimi i teksteve shkollore; përdorimi
testeve për vlerësim të brendshëm e po ashtu edhe për atë të jashtëm (testi kombëtar për kl. e IX
dhe ai i maturës); puna në grupe janë disa prej ndryshimeve që u bënë në arsim gjatë dekadës së
fundit. Fatkeqësisht këtu kemi të bëjmë me bërjen e disa hapave dytësor para atyre parësor,
thelbësor apo bazikë. Kjo do të thotë se ka pasur ngatërrime gjatë proceseve reformative në
arsim, e në veçanti në atë fillorë dhe parauniversitar. Përveç problemeve infrastrukturore
rrjedhimisht atyre hapësinore, shkolla ballafaqohet edhe më një sërë problemesh të tjera. Zbatimi
i reformave, cilësia, vlerësimi, edukimi, “thyerja” e trekëndëshit pedagogjik, dhuna, mungesat e
shumta të nxënësve, rënia e interesimit apo e motivit për të nxënë, si dhe mossuksesi i nxënësve
janë një ndër problemet më madhore në shkollat tona. Sigurisht për t`i zgjidhur të gjitha këto
problem duhet angazhim maksimal i profesionistëve, kohë, mjete material dhe mbi të gjitha
vullnet. Ajo që duhet të jetë shqetësues për shoqërinë tonë e në veçanti për mësimdhënësit,
prindërit dhe ministrinë e arsimit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e
mërzitshme dhe e neveritshme, që ata duhet bërë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta,
ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Andaj, Ministria e Arsimit
duhet të zhvillojë politika dhe të hartoj plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient
më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit. Kjo do të kishte një impakt direkt në ngritjen e
cilësisë, rritjen e interesimit dhe në rezultate më të kënaqshme në përmbushjen e objektivave të
parapara në korrikolumin e hartuar nga ministria e arsimit. Një gjë tjetër që vërehet në shkollat
tona është, së nxënësit stimulohen në nxënien përmendësh “bilbilistikë” apo “papagallistikë” të
lëndëve mësimore, gjë kjo që është e mundimshme, e lodhshme dhe më e keqja jo e dobishme
për shoqërinë dhe vetë nxënësit. Nëse qëllimi është vetëm të memorizuarit e të dhënave, atëherë
nuk është etike të mundohen nxënësit, këtë gjë tash shumë mirë mund t’a bëjnë kompjuterët.
Ndërsa në anën tjetër nuk vlerësohet, stimulohet dhe “kultivohet” të nxënit logjik, të menduarit
kreativ, dhe të menduarit e pavarur. Ka përjashtime por, shumë nga mësimdhënësit kërkojnë të
thuhen, riprodhohen të gjitha ato që janë në tekst pa ndryshuar pikë as prejse. Ka nxënës në
klasën III, IV që akoma nuk kanë përvetësuar shkrim-leximin. Kjo vërtetë është e turpshme. Jo
vetëm për mësuesit, por edhe për Ministrinë e Arsimit dhe prindërit e papërgjegjshëm.

2
Problemete arsimit

Braktisja e shkollës.
Me vlerësimin e shoqërisë njerëzore ndaj arsimit apo shkollimit njihemi qysh në lindjen e
qytetërimit europian, në Greqinë e lashtë, kur një nga filozofët më të spikatur të lashtësisë,
Platoni, fliste për rëndësinë e edukimit në formimin e shtetit dhe shkruante në hyrjene
Akademisë: “Mos hyni brenda nëse nuk jeni gjeometër”. Në sajë të nxitjes për zhvillimin e
dijeve progresive, iluminizmi europiani dha atij një rëndësi të jashtzakonshme, duke trajtuara të
joshi një luks vetëm për një pjesë të shoqërisë dhe vetëm për një kohë të shkurtër, por për të
gjithë shoqërinë si dhe me një sens të pandërprerë e dialekt, ashtu si vetë jeta jonë njerëzore.
Arsimi shqiptar ka qenë një bashkëudhëtarë i denjë që po ecën krah për krah me atë europian,
herë duke u afruar e lidhur ngushtë, si dy enë komunikuese dhe herë është shtypur e përjashtuar
nga faktorët zhvillimor për shkak të pushtimeve të huaja të vendit nga të huajt. Sidoqoftë,
fundshekulli i kaluar trashëgoi një arsim të zhvilluar, me të mirat dhe të këqijat e tij, por që u
gërrye nga ideologjizimi i saj, si pasojë e trysnisë së ideoligjisë Marksiste-Leniniste. Për mjaft
shkaqe dhe faktorë të njohur, vitete tranzicionit çliruan një energji dhe prespektivë të paparë në
ndërmarrjen e hapave të guximshme drejt një arsimi bashkëkohorë. Për më tepër, rrëzimi i
mureve ideoligjike, hapja me perëndimin, vendosja e kontakteve bashkëpunuese dhe të
drejtpërdrejta të inteligjencës shqiptare me kulturën perëndimore dhe veçanërisht, dëshira e
shqiptarëve për tu integruar gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpejt me atë europiane, do të
ishin promotorët e fuqishëm të ndryshimeve të përjetshem. Dhe ja tani, kur e gjithë vëmendja
jonë është drejtuar në probleme te rritjes dhe të zhvillimit, të regjistrimit të shpejtësisësë
zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare me europën, në “qiellin e arsimit shqiptar” shfaqet,
por nuk mund të themi papritur, si një re e zezë kërcënuese, fenomeni i braktisjes së shkollës.
Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të shoqërisë dhe çdo sistemi politiko-shoqëror,
sepse përmes tij u transmetohet brezave vlera zhvillimore. Ndryshimet e viteve të fundit, treguan
se arsimi i është përshtatur ndryshimeve sociale që ka përfshirë vendin tonë, por duke mbartur
edhe disa probleme shqetësuese. Gjatë trajtimit të fenomenit të braktisjes së shkollës, nuk mund
të mos vëmë në dukje dukuri, të cilat pritet të ushtrojnë ndikimin e tyre në të ardhmen më shumë
se sa sot. Bëhet fjalë për vijimin e arsimit të lartë nga shtëpia, nëpërmjet shfrytëzimit të arritjeve
të elektronikës, internetit si dhe botimeve të librave elektronikë. Sigurisht këto dukuri të
prespektivës, jo vetëm që shënojnë nivelin pararojë të arsimit modern, por pritet të luajnë një rol
progresiv edhe në fenomenet e frekuentimit të shkollës dhe rritjes së cilësisë së saj. Duke i
konsideruar arsimin e lartë si majën e piramidës dhe arsimin e ulët si dyshemenë e tij, pra dy
skaje me varësi dhe ndikim reciprok ndaj njëri-tjetrit, do të tërhiqnim vëmendjen për nevojën e
ruajtes së raportit bashkëveprues midis bazës dhe majës së kësaj piramide, ndryshe e gjithë
“godina e arsimit”do të përjetojë “lëkundje”me efekt përkeqësues nga probleme të kohës.
Gjithsesi, po ndalemi në disa prej shkaqeve që ndikojnë në ecurinë e zhvillimit të arsimit, duke
nënvizuar rëndësinë e tyre të vecantë: Niveli i dobët social-ekonomik. Fusha e arsimit ka
specifikën e të qenurit një fushë, prodhimi i së cilës është kompleks, pasi i përket fushës së dijes
dhe në pamje të parë, nuk prodhon as krom, qymyrgurë dhe patate, por dije. Pra, mallra me të

3
ardhurat e të cilave mund të financohej e sotmja dhe e ardhmja zhvillimit të tij. Kështu që shteti
dhe shoqërisë i duhet të financojë nga të ardhurat kombëtare në këtë fushë nga e cila varet
dukshëm zhvillim perspektivi vendit dhe integrimi i shpejtë i tij. Siç dihet, varfëria është dukuri
komplekse me kahe e dimensione të ndryshme ndërveprimi, ndër të cilat, mungesa e mallrave
dhe shërbimeve që sigurojnë ekzistencën njerëzore është nga më kryesorja e pasojave të këtij
fenomeni. Kështu, të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh vetëm i uritur, por edhe të jesh i
pastrehë, i sëmurë e shëndet ligë. Eshtë e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për
varfërinë, sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetër dhe nga një vend në tjetrën.
Kjo lidhje ndërmjet arsimit dhe të ardhurave ekonomike është e dukshme. Të dhënat për
Shqipërinë paraqesin një model të ngjashëm, që ndeshet në vende te tjera me një nivel
ekonomiko-shoqëror të përafërt me atë. Dhe nëse numri mesatari viteve të shkollimit për kreu ne
familjes që jeton në një familje të varfër, është rreth 6.2 vjet, numri i viteve për kreun e familjes
që jeton në një familje jo të varfër është 7.9. Me gjithë këtë dallim, duhet pranuar se kjo pabarazi
nuk është aq e madhe. Mund të themi se, një dukuri e tillë i ka rrënjët në të kaluarën, kur arsimi
ishte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm. Pabarazia midis shtresave (të varfëra dhe jotë varfra)
bëhet më i dukshëm në frekuentimin e shkollës, në rregjistrimin apo braktisjen e saj. Të varfërit e
kanë më të ulët të regjistrimin në sistemin arsimor, krahasuar kjo me pjesën tjetër të popullsisë.
Në këtë mënyrë krijohet një rreth vicioz: rezultatet e dobëta dekurajojnë nxënësin dhe ulin
motivimin e tij për të mësuar, por gjithashtu edhe kushtet për braktisje në shkollë bëhen më
inkurajues. Siç shihet, vështirësitë ekonomike ndikojnë drejpërdrejtë jo vetëm në cilësinë e
jetesës, por edhe në klimën e marrdhënieve midis prindërve, prindërve dhe fëmijëve si edhe , në
gjendjen psikologjike të tyre. Natyrshëm, një mjedis jo i sigurtë e negativ, dëmton gatishmërinë
dhe motivimin e fëmijëve për të mësuar, çka sjell për pasojë rezulatete dobëta në mësime
konflikte dhe mosmarrëveshje si me prindërit, ashtu edhe me mësuesit. Kjo dukuri demotivon
më tej nxënësit dhe shton prirjen për ta shndërruar braktisjen e shkollës si një rrugë zgjidhjeje.

Mentaliteti patriarkal.
Edhe në kushtet e sotme ende ekziston në një pjesë e madhe të popullsisë në zona te thella e deri
diku të izoluara nga ndikimi i zhvillimeve sociale bashkëshortore, frekuentimi i shkollave nga
vajzat për të ndjekur arsimin 9-vjecar dhe aq më pak atë universitar. Shifrat tregojnë se zonat e
tilla si: Kukësi me 5.9% (772 nxënës), Mallakastra me 5.4% (340 nxënës), Peqini me 5.7% (367
nxënës), Dibrame 4.9% etj, janë ende rrethe problematike në nivelin e braktisjes së shkollës, në
të cilët spikat mentalitetin diskriminues që e vuajnë femrat e grupmoshave 12-16 vjec. Fakti që
kjo dukuri ekziston në një formë të tillë negative, u mohon shumë vajzave të reja, të
predispozuara për t’u shndërruar në nëna të ardhshme të brezit të ri, zhvillimin e kapaciteteve të
inteligjencës dhe integrimin e plotë në një shoqëri të zhvilluar me një rol parësor të brezit të ri.
Një nga problemet më të mprehta të shkollës sonë të sotme gjithashtu është politizimi i saj. Këtu
nuk është tani fjala vetëm për çështjen e zgjedhjes së kuadrit dhe të udhëheqjes së institucioneve
arsimore, kryesisht, nga partia në pushtet, po edhe të problemeve të tjera, shumë më të mëdha,
siç është politizimi i teksteve dhe i përmbajtjeve mësimore. Probleme të ndryshme po e rëndojnë
arsimin tonë të sotëm dhe po e pengojnë atë të jetë në harmoni me intencat e arsimit tonë
kombëtar dhe me arritjet arsimore të shoqërisë së sotme njerëzore. Probleme të tilla, si problemi i
politizimit të arsimit, mungesa e teksteve cilësore, mungesa e shpërblimit dinjitoz të punës së
arsimtarëve, injorimi i punës dhe i kontributit të arsimtarëve etj., janë disa nga problemet e

4
mëdha me të cilat po ndeshet arsimi ynë i sotëm, për mënjanimin e së cilave kërkohet angazhim
shoqëror e institucional tejet serioz.

Përkatësia etniko-kulturore.
Tregon një identitet të veçantë dhe të dallueshëm të individëve që i përkasin asaj bashkësie, por
ndodh që fenomene negative të lidhen shpeshherë me një grup të caktuar etniko-kulturor dhe
braktisja e shkollës për fat të keq është një nga fenomenet të cilat janë të pranishme në familjet
me përkatësi rome. Paragjykimi se fëmijë te kësaj shtrese të popullsisë nuk e duan arsimimin
janë të gabuara, sepse shtylla që e mban në këmbë këtë dukuri është varfëria e cila stimulon
lindjen në gjirin e këtyre familjeve të një numëri problemesh, në të cilën bën majë braktisja e
shkollës. Shifrat, gjithsesi janë të qarta në ekazminimin e këtij rasti dhe, konkretisht në Shqipëri
ka rreth 5000 fëmijë rome të moshës (3-16 vjec). Niveli i rregjistrimit të fëmijëve në shkollë në
moshën e caktuar si pas ligjit është i ulët. Vetëm 27% e fëmijëve romë në moshën 6 vjeç ndjekin
aktualisht klasën e parë. Një në rreth dy fëmijë romë në moshë shkolle (6-16vjec) nuk kanë
braktisur shkollën, 54% e fëmijëve romë në moshën e detyrimit shkollor (6- 16 vjec) nuk kanë
braktisur asnjë klasë shkolle, 43% e fëmijëve romë të grupmoshës 15-16 vjec janë analfabet.
Fenomeni është akoma më shqetësues për vajzat rome. Rëniet në frekuentimin e shkollës prej
vajzave rome pas moshës 11 vjec, janë dukshëm më të larta sesa ato të meshkujve. Në moshën
12 vjec vajzat frekuentojnë shkollën në një masë 23% më pak se djemtë. Nuk do të ishte i tepërt
mendimi i poetit të famshëm spanjoll Frederiko Lorka, i cili e stigmatizon konceptin e lirisë me
ciganët, këta vëllezër të një fati të romëve, duke thënë: “.... Pa ciganë nuk ka as liri!” Largësia e
shkollave nga qendrat e banuara. Në raport me distancën në të cilën gjenden shkollat ku mësojnë
nxënësit, ajo shndërrohet në të shumtën e rasteve në një burim problemesh e vështirësish fizike,
kjo pasi ajo kushtëzon orarin e zgjimit të nxënësve, sforcimin e tyre fizik dhe lodhjen e tyre,
veçanërisht kur bëhet fjalë për grupmosha te ciklit fillor dhe ku në sezone të caktuara, pothuajse
bëhet e pamundur ndjekja e mësimit nga ata. Faktori objektiv i vështirësive fizike evidenton edhe
dukurinë e hetizimit të prindërve në zonat rurale, për të lejuar vajza te moshës 12-16 vjec, të
ndjekin shkollën dhe konfirmon kështu, tendencat e një mentaliteti të dëmshëm. Rreth 35% e
popullsisë në Shqipëri jeton në zonat rurale dhe pikërisht në këto zona vërehet edhe nivelimi i
madh braktisjes së shkollave. Nëse diskutojmë për braktisje të pjesshme, atëherë mund të themi
që numri i mungesave të nxënësve në zonat rurale në raport me mungesat e nxënësve në zonat
urbane, është relativisht më i madh. Ky nuk është thjesht një perceptim, por një informacioni cili
duhet thelluar më tej për të gjetur shkaqet dhe zgjidhje te mundshme të kësaj gjendjeje
shqetësuese.

Braktisja e arsimit nga fenomeni i gjakmarrjes.

5
Një fenomen ky që, jo vetëm nuk po njeh ulje, por vazhdon të përjetojë një rritje të frikshme e
ushqyer dhe nga probleme te trashëguara të së kaluarës. Në bazë të një studimi të kryergjatë
periudhës, shtator 2014- tetor 2014, nga shoqata“Internacionale për solidaritet” dhe të
mbështetur financiarisht nga Qeveria Spanjolle, në dy qytete të vendit, në Tiranë dhe në Lezhë,
rezulton se 15% e nxënësve braktisin bankat, sapo përfundojnë ciklin e ulët shkollor. Shifrat
pranohen edhe nga vetë mësuesit, që shikojnë si një arsye të fortë ambientin familjar, në të cilin
rritet nxënësi. “Në Lezhe, qendrën e veriut, gjakmarrja është kthyer në një shushunjë, që po ua pi
dita-ditës gjakun shkollave. Në mjaft fshatrat e malësisë së të këtij rrethi, ka ku gjakmarrja ka
ngujuar në shtëpi mbi 30 fëmijë, që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur brenda mureve, duke
mos arritur të marrin dot as edhe njohuritë më elementare mësimore. Një rast i tillë tipik, ku për
shkak të gjakmarrjes, Drejtoria Arsimore e këtij rrethi, është e detyruar të krijoj klasa në kulla të
ngujimit”. Gjakmarrja konsiderohet në raport si një nga shkaqet që sjell për rrjedhojë braktisjen e
shkollës nga nxënësit. Por këtu nuk mund të anashkalohen shkaqet e forta ekonomike.

Politizimi i arsimit
Një nga problemet më të mprehta të shkollës sonë të sotme është politizimi i saj. Këtu nuk është
tani fjala vetëm për çështjen e zgjedhjes së kuadrit dhe të udhëheqjes së institucioneve arsimore,
kryesisht, nga partia në pushtet, po edhe të problemeve të tjera, shumë më të mëdha, siç është
politizimi i teksteve dhe i përmbajtjeve mësimore. Sipas asaj që është thënë dhe dihet publikisht,
Ministria e Arsimit ka krijuar ekip për të hartuar historinë e popullit shqiptar, sipas kërkesave
turke! Kur bëhet një gjë e tillë, kuptohet se po ndërhyhet në esencën e vlerave të identitetit
kombëtar. Këtë gjë, po të kishte vetëm pak arsye, nuk do të guxonte të bënte as Ministria e
Arsimit, as kushdoqoftë tjetër. Praktika e tillë e ndryshimit të teksteve të një populli, për shkak të
kërkesës dhe sipas kërkesës së një vendi tjetër, nuk është praktikë e njohur në asnjë vend të botës
dhe nuk është dot e kuptueshme për arsyen njerëzore. Kështu teksti i historisë për shqiptarët
politizohet, madje, politizohet, jo për interesa kombëtare shqiptare, po për interesa të huaja, në
këtë rast, për interesa turke. Shih absurdin: gjithë bota bën luftë kundër politizimit të teksteve të
arsimit, kurse te ne ndodh e kundërta. Por, për ne është aq më keq, pasi politizimi i teksteve
synon shlyerjen e kujtesës historike të popullit. Në rrethanat e sotme, kur shumë faktorë veprojnë
fuqishëm kundër identitetit shqiptar, duhet shtuar përmbajtjet kombëtare, kurse një detyrë e
rëndësishme e arsimit tonë duhet të jetë edukimi kombëtar, përmes vlerave kombëtare. Sipas
tendencave të sotme të politizimit të teksteve, sipas kërkesave të huaja, antishqiptare, shqiptari,
në kundërshtim me gjithë njerëzimin, nuk guxon ta njohë historinë e tij, nuk guxon ta urrejë
robërinë dhe pushtuesin, por të ndjejë adhurim ndaj tyre! Historia, ndërkaq, nuk mësohet që ta
harrojë të kaluarën, po ta ndriçojë atë dhe, në bazë të saj, njeriu ta shohë edhe të ardhmen e tij të
denjë.Mungesa e teksteve, tekstet e papërshtatshme dhe tekstet me shumë gabimeNjë nga nevojat
e pashtyeshme të shkollës sonë është krijimi i teksteve që mungojnë, veçmas për arsimin e
mesëm, krijimi i teksteve më të përshtatshme për mësim, si dhe përmirësimi i gabimeve të
teksteve ekzistuese ose zëvendësimi i tyre përmes krijimit të teksteve të reja. Disa tekste për
nevojat e sotme arsimore, veçmas për arsimin e mesëm, mungojnë. Në disa tekste të tashme, për
shkak të mënyrës së shkrimit, më shumë mësohet përmendsh, sesa me kuptim, kurse disa tekste,
si ato për letërsinë shqiptare, për shkollat e mesme, kanë shumë gabime. Mjaft gabime kanë edhe
tekstet e gjuhës dhe të letërsisë për arsimin fillor. Ekspertët duhet të vënë në dukje të metat e
teksteve dhe ato të përmirësohen ose të botohen tekste të tjera, të reja. Tekstet me gabime tejet të

6
theksuara, si ato për letërsinë shqipe për shkollat e mesme, të cilat përdoren qe dhjetë-
pesëmbëdhjetë vjet, përkundër kritikave të shumta që iu janë bërë, përbëjnë një absurd të madh
të arsimit tonë dhe nuk duhet të tolerohen.

Gjendja e palakmueshme materiale


Investimet në arsim duhet të jenë prioritet i shoqërisë sonë. Nuk duhet bërë shumë zhurmë
partiake, duke promovuar madje edhe nga disa herë një shkollë të ndërtuar. Duhet ndërtuar
shkolla të tjera derisa të sigurohet hapësira e nevojshme shkollore. Po nuk është vetëm ndërtimi i
objekteve shkollore. Duhet siguruar edhe elementet dhe kushtet e tjera përcjellëse të shkollës.
Shumë shkolla të reja nuk kanë objekte për kulturë fizike. Ka shkolla të reja edhe pa
infrastrukturën e nevojshme. Shkollat duhet të pajisen mirë me gjithë inventarin e nevojshëm.
Nuk është mirë që, në shek. XXI, nxënësit të detyrohen të kërkojnë, nga klasa në klasë, një
karrige a bankë. Shkolla duhet të pajiset me mjetet e nevojshme mësimore më bashkëkohore
(ashtu si është premtuar shpesh) dhe jo të jetë ashtu, pothuajse, njësoj, si para pesëdhjetë vjetësh.
Funksionimi i mirë i shkollës nuk mund të arrihet pa sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme
objektive. Por, për funksionimin e mirë të arsimit, duhet menduar e punuar shumë seriozisht
edhe për bazën materiale të arsimtarëve. Si mund të jetë në nivel një arsimtar pa bazën e
nevojshme materiale?! Baza e mirë materiale është një faktor i motivimit, faktor elementar i
ndihmës për punë të suksesshme të arsimtarit dhe i përgjegjësisë së tij njerëzore e profesionale.
Arsimtari, pa një bazë të mirë materiale, jo vetëm nuk mund të ketë motiv të fuqishëm për punë,
po realisht, me gjithë angazhimin e tij, nuk mund të ketë forcë të mjaftueshme, as nuk mund të
ndjejë sa duhet përgjegjësi morale e profesionale për punë të suksesshme. Po deshëm të kemi një
arsimtar të mirë, atij duhet krijuar kushtet të tilla në të cilat ai nuk do të ndjejë fare brengat
sociale. Në bazë të realitetit të deri tashëm, mund të thuhet, pa dyshim, se shoqëria jonë duhet të
heqë një praktikë tejet të keqe që, për përmirësimin e gjendjes materiale të arsimtarit, të
angazhohet vetëm në rastet e fushatave partiake. Përmirësimi i gjendjes materiale të arsimtarit
nuk duhet bërë në rastin e fushatave zgjedhore. Arsimtari nuk është për një ngritje të tillë të të
ardhurave të tij, e cila është në kundërshtim me rregullat e një shoqërie të përparuar e
demokratike, siç nuk është as për atë që, për një ngritje prej pesë eurove, të bisedohet tre-katër
muaj me radhë. Përmirësimi i gjendjes materiale të arsimtarit, në harmoni me mundësitë
materiale shoqërore dhe me rregullat monetare, duhet bërë dy herë në vit, diku rreth majit dhe në
fund të dhjetorit. Me rregullat e tilla do të fitonin më shumë edhe forcat politike në pushtet, pasi
ashtu dëshmohen vlerat e tyre shoqërore.

Injorimi i esencës së veprimtarisë arsimore.

Arsimi ynë sot është cenuar keq, tejet rëndë, pasi po injorohet esenca e arsimit: arsimimi dhe
arsimi cilësor. Kush e njeh funksionimin e shkollës sonë së brendshmi, do të vërejë se vëmendja
e atyre që udhëheqin arsimin nuk është esenca e arsimit: arsimimi dhe arsimi cilësor.
Përkundrazi. E tërë vëmendja e udhëheqësve të arsimit, sot, më tepër është e përqendruar te disa
çështje shumë formale, sa për dukje, sa për reklamë. Arritjet e ulëta, të vërtetuara nëpërmjet

7
statistikave, i dëshmojnë këto. Kështu, në shkollat tona më shumë çmohet një arsimtar i cili e
paraqet planin mujor e vjetor, sesa ai që në nivel shumë të lartë e bën realizimin e tij. Më shumë
çmohet arsimtari si kujdestar klase dhe si kujdestar i ditës sesa si një mësimdhënës i mirë, në
procesin mësimor etj. Këto qëndrime negative ndaj arsimit, me përjashtim të arsimtarëve me
unin e veçantë të tyre, ndikojnë shumë keq në zhgënjimin e arsimtarëve dhe në demotivimin e
tyre për punë.

Demotivimi i arsimtarit.
Ekzistojnë shumë faktorë që demotivojnë punën e arsimtarit dhe që bëhen pengesë për arritjet e
lakmueshme të tij. Në suksesin fare të lakmueshëm, të cilin e kemi në realitetin e sotëm (marrim
si faktor vlerësimi rezultatet e testit kombëtar, suksesi pozitiv i të cilit nuk kalon
pesëdhjetëpërqindëshin), ndikojnë faktorë të ndryshëm, përveç atyre që përmendëm më parë.
Arsimtari sot, ndër të tjera, do të ndjehet i demotivuar shumë edhe nga udhëheqësi i tij injorant, i
dërguari i partisë në pushtet, i cili bëhet pengesë serioze për funksionimin dhe avancimin e
arsimit, si dhe nga ai bashkëpunëtori i djeshëm i Serbisë, i cili luftonte për planprogramet e saj,
ndërsa sot është vendosur edhe si udhëheqës shkolle! Dhe, si të mos jetë frymëzuesi potencial i
demotivinit të arsimtarit për punë, kur, ta zëmë, udhëheqës komunal i arsimit bëhet injoranti
tipik, ai i dërguari i partisë në pushtet, i cili luan rolin tipik të injorantit, duke luajtur me vendet e
punës së arsimtarëve, duke luajtur edhe me fëmijët gjashtëvjeçarë, të cilët i largon edhe me forcë
nga shkolla dhe ua mbyll dyert e shkollës me polici private e shtetërore, duke luajtur me
arsimtarët, të cilët i fut edhe në provim pranues për punësim e të tjera, e të tjera marrëzi të papara
në historinë njerëzore! Arsimtari sot do të ndjehet shumë i demotivuar për punë nga injorimi
institucional i punës, i kontributit dhe i vlerës së tij, si dhe, në anën tjetër, nga mirënjohja
institucionale, lëvdatat dhe shpërblimet e pamerituara të punëtorëve aspak meritorë, të cilët
gëzojnë mirënjohje, lëvdata, shpërblime materiale e, madje, edhe licencime e gradime! E të tjera.
Problemet e sipërpërmendura janë rrjedhojë e veseve të shoqërisë sonë të sotme dhe, veçanërisht,
të institucioneve të sotme, të cilat do të mund të mënjanoheshin me zgjimin e ndërgjegjes dhe me
aktivizimin e arsyes e të urtisë njerëzore e kombëtare.

Përfundime:
Dukuritë e mësipërme janë hallka të një zinxhiri që lidhen ngushtë dhe ndikojnë reciprokisht me
njëra- tjetrën, Por “Thembra e Akilit” mbetet përmirësimi dhe përshpejtimi i reformave të
Arsimit në Shqipëri që mpleksen e gërshetohen me probleme teknike, organizative dhe të
përmbajtjes së tij. Ne u fokusuam në disa prej këtyre problemeve, që cënojnë arsimin shqiptarë
sot, të cilat në realitetin e sotëm qëndrojn në pararojë të problemeve që cënojnë arsimin dhe e
pengojnë atë të ec përpara. Nuk është nevoja të bëjmë shumë zhurmë apo fjalë te tepërta por të
puojmë në të mirë të shoqërisë dhe ti japimë këti vendi atë që meriton “punë dhe dije”.

8
Bibliografi

1. Qytetaria e klasë X
2. Internet.

You might also like