Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Te drejtat sociale,ekonomike dhe kulturore

E drejta e prones

Pronësia është e drejta e tërësishme në një send. Pronari mund të disponojë me sendin sipas
dëshirës së tij, veçanërisht atë ta posedojë dhe ta përdorë, me atë të disponojë dhe të tjerët t’i
përjashtojë nga çfarëdo ndikimi, nëse nuk kundërshtohet nga ligji ose nga të drejtat e një të
treti. Çdo person mund të fitojë të drejta sendore, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj.
2. Titullari i një të drejte sendore mund të paraqesë këtë të drejtë kundrejt cilitdo person,
përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.
Keqpërdorimi i të drejtave sendore është i ndaluar. 2. Të drejtat sendore keqpërdoren, nëse
përdoren ekskluzivisht ose qartas për t’i shkaktuar dëm personave të tjerë ose pasurive të tyre.
Sende konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmeritë dhe të drejtat jotrupore. 1. Sendet e
luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura
me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin. Paluajtshmëria është një
pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore, e cila është e kufizuar ose mund të kufizohet.
Paluajtshmëria përfshinë pasuritë natyrore nëntokësore, bimët me rrënjë nëntokësore dhe
objektet tjera të lidhura me bazament tokësor. Pasuritë e përbashkëta si ajri dhe ujë nuk mund të
jenë objekt i pronësisë apo i të drejtave sendore të kufizuara të ndonjë personi ose objekt i punëve
juridike.

2. Çdo person mund ti përdorë pasuritë e përbashkëta brenda kufizimeve të parapara me ligj. Asnjë
person nuk vepron në kundërshtim me ligjin nëse ai e dëmton ose e shkatërron pasurinë e luajtshme që
i takon ndonjë personi tjetër me qëllim të largimit nga vetvetja ose nga personi i tretë rrezikun e
pritshëm të rrjedhur nga kjo pasuri e luajtshme, përderisa dëmtimi ose shkatërrimi i kësaj pasurie të
luajtshme ishte e domosdoshme për largimin e rrezikut. Nëse rreziku ishte shkaktuar nga personi që e
dëmton ose shkatërron pasurinë e luajtshme ose nëse ky person ka mundur të shmangë rrezikun e
pritshëm por nuk ka vepruar me qëllim ose nga neglizhenca, ky person është përgjegjës për
kompensimin e pronarit të pasurisë së luajtshme për dëmin e shkaktuar.

2. Pronari i një sendi të luajtshëm ose i një paluajtshmërie nuk ka të drejtë të ndalojë të tjerët për
ushtrimin e ndikimeve mbi këtë pronë nëse kjo është e domosdoshme për shmangien e rrezikut të
pritshëm, përderisa rreziku është proporcionalisht më i madh në krahasim me dëmin që i shkaktohet
pronarit. Pronari mund të kërkojë kompensim për çdo dëm të shkaktuar.

You might also like