Komunikimi Masiv Dhe e Drejta PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

Komunikimi masiv dhe e drejta

Temat për kollokfiumin e parë viti 2019/20:

1. Procesi i komunikimit masiv (feedback-u dhe zhurma).


2. Llojet e komunikimit,karakteristikat dhe dallimet mes tyre.
3. Organizatat tradicionale dhe karakteristikat e tyre.
4. Interneti dhe Komunikimi masiv
5. Media Masive Moderne (Segmentimi i audiencës dhe Konvergjenca)
6. Qasja kritike-kulturore në studimin e komunikimit masiv.
7. Funksioni mbikqyrës dhe interpretimi.
8. Funksioni i lidhshmërisë dhe Facebook-u

1.Procesi i komunikimit masiv (feedback-u dhe zhurma)

Fillimisht burimi e nisë procesin kur ka një mendim që dëshiron ta transmetojë tej të tjerët.

Kodimi u referohet veprimeve përnes të cilave një burim mund të transmëtoje mendime e ide në një
formë që përceptohet përmes kuptimeve.Mesazhi është produkti fizik që burimi eka koduar ndërsa
kanalet jane rrugët që përshkonë mesazhi për të arritur tek marrësi.

FEEDBACK-U

U referohet atyre përgjigjeve të marrësit që formojnë dhe ndryshojnë mesazhet e mëvonshme të


burimeve.Feedbacku prezanton një ndryshim të rrjedhës së komunikimit,burim origjinal shëndrrohet në
marrës dhe marrësi origjinal bëhet i ri.

Dallojmë dy (2) lloje të ndryshme feedbackësh: poztiv dhe negative.

Feedbacku Pozitiv i marrësit zakonisht stimulon komunikimin në zhvillim kurse,


Feedbacku negative përpiqet që të ndryshojnë komunikimin ose t’i jape fund atij.

Feedbacku mund të jetë i menjëhershëm (kur reagimet e marrësit përceptohen drejtëpërdrejtë nga
burimi),dhe i vonuar.

ZHURMA

Studiuesit e komunikimit masiv e përcaktojnë zhurmen si diçka që pengon shpërndarjen e mesazhit dhe
sa më E madhe që ështe zhurma aq më e madhe është pengesa për arritjen e mesazhit në destinacion.

Ekzistojnë tre lloje zhurmash :

 Semantike
 Mekanike
 Mjedisore.

1 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


Zhurma Semantike, shfaqet kur njerëzit të ndryshëm kanë kuptime të ndryshmë për një numër fjalësh
apo frazash ose kur renditja e fjaleve e bënë kuptim konfuz.

Zhurma Mekanike, shfaqet atëhere kur ka një problem me pajisjen që perdoret për të realizuar
komunikimin.

Zhurma Mjedisore, u referohet burimeve të zhurmës që janë të jashtme për procesin e komunikimit por
mergjithatë ndikojnë në të.

Disa zhurma mjedisore mund të jenë jashtë kontrollit të komunikatorit (p.sh.zhurma në restaurant kur
komunikatori përpiqet të zhvilloj bisedë) dhe zhurma mjedisore që mund të peraqiten nga burimi ose
marrësi.

2.Llojet e Komunikimt

Dallojmë tre lloje të komunikimit:

 Komunikimi ndërpersonal,
 Komunikimi ndërpersonal me ndihmën e paisjeve
 Komunikimi masiv.

Komunikimi ndërpersonal,

Është një nga tre llojet e përgjithshme të komunikimit, ku një person ose grup është duke
bashkëbiseduar me një person ose grup tjetër,pa ndihmene ndonje paisje dhe në ketë formë burimi dhe
marrësi janë fizikisht pranë njëri-tjetrit.

Në këtë lloj komunikimi burimi mund të jetë një ose më shumë individ e po ashtu njejtë edhe marrësi.

Zhurma në këtë lloj komunikimi mund të jetë semantike dhe mjedisore.

Komunikimi ndërpersonal me ndihmën e paisjeve,

Tek ky lloj i komunikimit një ose më shumë njerëz janë në komunikim mes vete me anë të një apo me
shumë paisjeve mekanike me një ose më shumë marrës.

Karakteristikë e rëndësishme e komunikimit me ndihmën e paisjeve është se ai lejon qe burimi dhe


marrësi të jenë të ndarë në kohë dhe hapsirë.Marrësi mund të jetë një person, një grup i vogël apo i
madh.

Ata mund të jenë të dukshëm për personin apo larg syve të tij.

Komunikimi masiv,

I referohet procesit përmes të cilit një organizatë komplekse më ndihmen e një apo më shumë paisjeve
prodhon dhe transmeton mesazhe publike qe u adresohen audienceve të gjëra,heterogjene dhe të
shpërndara.
2 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli
3.Organizatat tradicionale dhe karakteristikat e tyre.

Ndër karakteristikat kryesore të organizatave tradicionale të medias masive janë se:

Komunikimi masiv është produkt i organizatave komplekse dhe formale,organizatat e komunikimit masiv
kanë shumë gatekeepers,organizatat e komunikimit masiv kanë nevojë për shumë para që të
veprojnë,organizatat e komunikimit masiv synojnë të kenë fitime,organizatat e komunikimit masiv janë
shumë konkurruese.

Struktura organizative formale: Publikimi i një gazete ose funksionimi i një stacioni televiziv kërkon
kontroll të parave, menaxhimin e personelit, koordinimin e veprimeve dhe vendosjen e hierarkis,
realizimi i këtyre detyrave kërkon një strukturë të mirë-përcaktuar organizative, të karakterizuar nga
specializimi, ndarja e punës dhe përcaktimi i përgjegjësis.

Komunikimi masive tradicionalë është produkt i burokracisë kështu marrja e vendimeve zë vendë në
nivele të ndryshme të menaxhimit dhe kanalet e komunikimit brenda organizates janë formalizuar.

Shumë Gatekeepers: Një faktorë tjetër i rëndësishëm që e karakterizon komunikatorin masiv


tradicionalë është prania e shumë gatekeepers-ve.

Gatekeeper është një personë (ose grup), i cili ushtronë kontrollë mbi qdo material që mbërrinë te
publiku.

Sa ma komplekse të jenë organizatat aq më shumë gatekeepers do të ketë.

Shpenzime të mëdha operative: Fillimi i një organizate të komunikimit masiv dhe drejtimi i sajë ka një
kosto të lartë, kur organizata është në punë e sipër, shpenzimet janë shum më të mëdha psh. ne vitin
2000 botimi i një gazete të vogël të përditshme (me titrazh prej 35 deri 40 mijë kopje), kushtonte 4-5
milion dollarë në vitë.

Media ekonomike ka kontribuar në drejtimë të një prirje tjetër që u evidentua ne fund të shek. 20-të,
konsolidimin e pronësis.

Kompanitë që kanë burime të forta financiare e kanë më të mundshme për të përballuar shpenzimet e
larta operative dhe janë më të afta për të konkurruar në tregë, kështu gjatë 2007-ës një numër
gjigantësh të medias globale nisën të mbizotrojnë tregun.

Konkurrencë për fitime: Shumica (pjesa dërmuese) e organizatave të komunikimit masivë ekzistojnë
duke pasur si synim fitimin kështu edhe përpiqen që të sigurojnë fitime për pronarët dhe aksionarët e
tyre.

3 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


4.Interneti dhe Komunikimi masiv

Shfaqja e internetit ka krijuar një kanalë të ri për komunikimin masivë. World wide web e sjell internetin
në mbretërin e komunikimit masiv dhe përmbys shembullin tradicional të komunikimit, web site i ofron
kujtdo shansin të bëhet një komunikatorë masiv.

Një individ i vetëm mund të krijojë dhe të mbajë një web-site për një shumë relativishtë të vogël.

Përdorimi i këtij kanali mund të bëjë këdo një botues elektronik me akses të një audiencë potenciale
disa milionshe, dukr krijuar kështu një tip të ri komunikatori masiv.

Këta komunikatorë të rinjë të web-it përfaqësojnë përjashtimin e pesë karakteristikave të burimeve të


komunikimit masivë ,

1. Web-site mund të realizohet nga një person (pra nuk eshte nevoja per nje stafë të gjërë),

2. Web-site anashkalon gatekeepers-at , kjo situatë ka anën pozitive (sepse individët janë të lire të
postojnë qfardo që ata dëshirojnë pa pasur frikë se dikush do të censuroj ose ndryshoj
përmbajtjen ) dhe ka anën negative (sepse nuk ka garanci se gjithqka që shfaqet është e saktë, ose diqka
që ia vlenë- nuk ka redaktorë që të seleksionoi të besueshmet nga të quditshmet ose ta dalloj meriten
nga gjërat e pa vlera etj...)

3. Kostoja e fillimit dhe e funksionimit të Web - site nuk është e lartë,

4. Shumë kompani e kanë nisur web me qëllim për të bërë fitime, shum të tjera nuk e kanë
të njëjëtin motiv,

5. Konkurenca për audiencë mund të jetë tipike për shum web-site të sponzorizuara për qellime tregtare
pork a edhe shumë të tjera për të cilat konkurrenca nuk është një faktorë.

Megjithatë edhe pse interneti i jep kujtdo shancen për t’u bërë komunikatorë masiv, nuk do të thotë që
çdo individ , i cili bënë një website, është automatikishtë i përfshirë në komunikimin masiv.

Fakti që dikush publikon një web-faqe në internet, nuk nënkupton medoemos se ai është një
komunikator masiv në atë nivel siq është edhe Time Warner ... Shumë studiues të medias masive kanë
parashikuar që përmbajtja e mediave tradicionale (TV, filmi, gazeta, revista etj...) në fund do të kalojë në
formën digjitale dhe do të shpërndahet përmes internetit, duke e bërë kanalin e vetëm më të
rëndësishëm të komunikimit masiv.

4 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


5.Media masive modern (Segmentimi i audiencës dhe Konvergjenca)

Segmentimi i audiencës: Audiencat e medias janë bërë më pakë “masive” dhe më shumë përzgjedhëse,
psh. Reader’s Digest në vitin 1976 kishte një qarkullim prej 18 milion kopjesh , kurse sot kjo shifër ka
rënë në 10 milion .

Arsyet kryesore të këtyre ndryshimeve janë:

Audienca ka shumë më pak kohë për median dhe si rrjedhoj ata janë të prirur të kërkojnë atë llojë
përmbajtje që përkonë me interesat e tyre të veqanta, së dyti egzistojnë shum media mes të cilave
mund të zgjedhësh, dhe së treti reklamuesit janë orientuar nga tregjet masive tek ato
të orientuarat duke paguar me një qmim për të arritur te njerzit që janë më të gatshëm për të blerë
produktet apo shërbimet e tyre etj...

Konvergjenca: Termi konvergjencë nënkuptohet si një process afrimi apo bashkimi në një interes apo
fokus të pëbashkët.

Konvergjenca nuk është një ide e re, por kjo fjalë ka gëzuar një popullaritet më të madhë vitet e fundit.

Në vitet e para të shek. të ri u vunë disa përpjekje në drejtim të Konvergjencës korporative por shumica
ishin të pasuksesshme (psh. bashkimi i “medias së vjetër” time warner dhe
asaj “të re” AOL nuk solli atë që pritej etj...)

Një tjetër tip i konvergjencës është Konvergjenca funksionale kjo shfaqet atëherë kur pronarët e
mediave të ndryshme bashkojnë operacionet e tyre të veqanta në një përpjekje të vetme, (psh. në
Florida disa kanale televizive formuan një department të përbashkët lajmesh...)

Përparsit e këtij tipi të konvergjencës janë se kursehen parat, sepse në vendë të marrjes së një stafi të
veqantë lajmesh për qdo medium, mund të përdorë të njëjtët raporterë që përgadisin shkrime për
gazeten, web-site dhe stacionin televizivë etj...

Shumë kritik shqetsohen se operacionet konverguese nënkuptojnë pak pavarsi dhe forma të ndryshme
gazetarie, disa arrijnë në përfundim se ndonse konvergjenca funksionale mund të jetë e mir për
kompanit mediatike ajo nuk mund të jetë e mirë për konsumatorët.

Një tip tjeter i rëndësishëm i konvergjencës është konvergjenca e mjeteve, që konsiston në kombinimin
e funksioneve të dy ose tri apo edhe më shumë pajisjeve në një mekanizëm të vetëm (psh. telefonat e
menqur apo smart phones sod janë edhe telefon , Mp3, aparat fotografik, mund të lidhet me internet
etj etj...) .

5 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


6.Qasja kritike kulturore

Qasja funksionale bazohet në metodat emperike, të përbashkëta për shkencat sociale, kurse kërkuesit
kritiko-kulturor përdorin një qasje më të orientuar cilësore dhe humanitare.

Kjo teknikë ka një këndvështrim makroanaltik,shqyrton koncepte të tilla si ideologjia,kultura,politika dhe


struktura shoqërore si dhe lidhjen e tyre me rolin e medias në shoqëri.

Shumë studiues shprehen se origjina e modelit kritiko-kulturor mund të jetë shkolla e Frankfurtit e
viteve 1930-1940,që përbëhej nga një grup intelektualësh të përfshirë në analizën e ideve të Karl
Marksit.

Antarët e shkollës së Frankfurtit I shtrinë analizat e Marksit në analizat e Marksit në jetën kulturore të
shoqëris, sipas tyre industria kulturore e shfrytëzoi masen pikërsisht sikursë kishin bërë kapitalistët.

Shumë nga arikujt e antareve të shkollës se Frankfurtit ishin hartuar për të treguar karakterin shpërthyes
të kultures masive dhe mënyren se si industria kulturore ndihmon në shkatërrimin e indivudalitetit me
anë të mbështjetës së sundimit social të korporatav të gjëra, mediat ishin kaq të fuqishme dhe të
përhapura që rezistenca kritike ndaj këtyre forcave ishte thuajse e pamundur.

Pikpamjet e kësaj shkolle ishin kritikuar si pesimiste.

Faza tjetër e rëndësishme në zhvillimin e qasajes kritike kulturore i takon Britanisë së Madhe në fund të
viteve të 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta,ku studiuesit e qëndres për studime bashkëhore e
kulturore në Universitetin e Birmingamit, vunë ne dukje se pjestarët e klasës sunduese britanike e
përdorin produket e kultures masive që të përcaktonin identitetin e tyre përmes menyres se si
visheshin,muzikës që dëgjonin , stilit të flokëve që preferonin etj.

Karl Marksi i analizoi vlerat sunduese në terma ekonomikë,por kërkuesit në fushën e studimeve
kulturore e zgjëruan prespektiven në drejtim të klasës , races si dhe me zhvillimin e studimeve
feminist,ëdhë në atë të problemeve gjinore.

Në këto kohë media punonte për ruajten e këtyre vlerave nëpërmjet prezantimit të aspekteve të
realitetit në TV apo filma që e paraqisnin këtë situate normale dhe natyrale, si një mënyrë se si duhej
bërë gjërat.

6 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


7.Funksioni mbikqyrës dhe interpretimi.

Mbikqyrja u referohet atyre që ne zakonisht I konsiderojmë lajme dhe role informuese të medias.

Funksioni i mbikqyrjes ndahet në dy lloje: paralajmërimit ose mbikqyres së vetëdijshme dhe mbikqyrjes
instrumentale.

Mbikqyrja e vetëdishme haste kur media na informon rreth kërcenimeve terroriste,sulmeve


ushtarake,katastrofave natyrore,situatave ekonomike etj.

Këto paralajmërime mund të jenë rreth kërcenimeve të menjëhershme dhe rreth kërcenimeve për një
kohë të gjatë

Mbikqyrja instrumentale ka të bëjë me transmetimin e informacioneve që janë të dobishme dhe


ndihmëse në jetën e përditshme p.sh. lajmet rreth filmave , lajme rreth produkteve , receta të ndryshme
etj.

Disa nga pasojat e mediav masive që shfaqin funksionin mbikqyrës janë qarkullimi i shpejtë Iajmeve ,
megjithatë shpejtësia nganjëhere sjell edhe problem; pasaktësitë dhe shtrëmbimet qarkullojnë po aq
shpejtë sa edhe informacioni i saktë.

INTERPRETIMI

Ky funksion është i lidhur ngushtë me atë të mbikqyrjës , media masive furnizon fakte dhe të dhëna ,
siguron informacionin mbi ngjarjet e fundit dhe të rëndësishme.

Shembull artikujt që analizojnë raste apo ngjarje ose që disktojnë pasojat e politikës janë gjithashtu
shembuj të funksionit të interpretimit apo p.sh. “...kur Presidenti shpërndanë një fjalim të rëndësishëm
politik rrjeti I korrospodejtëve shfaqet zakonisht për të na treguar se “ çka ka thënë në të vërtet
Presidenti”.

7 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli


8.Funksioni i lidhshmërisë dhe Facebook-u

Lidhshmëria

Mediat masive janë të afta të bashkojnë elemente të ndryshme të shoqrisë që nuk janë të lidhura direkt
p.sh. reklama masive përpiqet që të lidhë nevojat e blerësve me prodhimet e shitësve.

Një tip tjetër lidhjeje shfaqet kur grupet e ndara gjeografikisht që kanë interesa të përbashkëta lidhen
mes vete përmes medias.

Shembujt më të mirë janë në internet p.sh në Facebook,rrjet ky i cili është një ndër rrjetet më të
përhapura në botë që përdoret nga persona të ndryshëm e që ka mundësi të ndryshme të lidhjes apo
shoqërizimit të njerzve të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës etj.

Pastaj si shembull mund të marrim edhe E-bay e që i’a lejon një personi i cili dëshiron të shes diçka që të
lidhet me blerësit e mundshëm nëpër botë.

8 Komunikimi masiv dhe e drejta – Florian Murseli

You might also like