Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 18

IDRIZ AJETI

EMIL LAFE

NJËZET E PESË VJET NGA KONGRESI I DREJTSHKRIMIT


VLERËSIME DHE VËSHTRIME NË TË ARDHMEN

1. Përkujtimi i 25-vjetorit të një ngjarjeje të tillë si Kongresi i


Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe nuk është një kthim i thjeshtë i një flete në
kalendarin e datave të shënuara të shkencës e të kulturës shqiptare. Ky përkujtim
na jep rastin të përjetojmë sërish emocionet e asaj jave që kaluam së bashku, si
pjesëmarrës të Kongresit, të kujtojmë me nderim kolegët tanë që nuk janë më
midis nesh, të vlerësojmë punët dhe përgjegjësitë tona me pjekurinë që na jep një
çerek shekulli më shumë në përvojën tonë shkencore e jetësore. Ne, që na takoi të
ishim organizuesit dhe pjesëmarrësit e atij kuvendi të madh shkencor, kemi qenë
dhe jemi thellësisht të vetëdijshëm se detyra jonë atëherë ishte të përshkonim
largesën e fundit për të arritur cakun e synuar. Vravashka e stafetës së këtij
vrapimi nuk dihet ende se në ç’vatër kështjelle a manastiri ka qenë ndezur. Atë e
shohim së pari mes tymit dhe flakës së luftërave Skënderbejane në duart e një Pal
Engjëlli më 1462; nga tharmi i atyre dy radhëve të shkruara shqip prej këtij
prelati të urtë, dalëngadalë, por parreshtur, erdhi ai brumë që u derdh në librin e
parë aq të vëllimshëm të shkrimit shqip, në “Mesharin” e Gjon Buzukut. Zjarrin
e kësaj vravashke e morën në gji edhe ata që dëshira për jetë në liri i hodhi “Te
dheu i huaj”, dhe kështu, po në shekullin e Gjon Buzukut, del edhe libri i parë
shqip në botën e arbëreshëve të Italisë. Le të përmendim me këtë rast se emërtimi
etnik Arbër Arbën për të shënuar vendin dhe popullin ishte bërë me kohë i
përgjithshëm nga veriu në jug dhe kjo dëshmon se që përpara pushtimit turk te
folësit e gjuhës së arbëreshë ishte arritur vetëdija e një njësie etnike, që
nënkupton edhe një përbashkësi kulturore. Në vetëdijen e mrekullueshme e të
pashkëputur të kësaj njësie etnike e kulturore, e cila në shekujt e mëvonshëm u
karakterizua nga emërtimet e reja shqiptar, Shqipëri Shqipni, u mbështet
veprimtaria e lëvizjes për “zgjimin kombëtar”, për shpëtimin e trojeve arbërore
nga copëtimet dhe për “të ngjallturit të gjuhësë shqip dhe të bashkuarit të
djalektavet t’asaj”1 në një gjuhë të përgjithçime e gjuhë letrarishte të gjithë
Shqipërisë2.
Një rrethanë spikatëse në procesin e formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare
në shekullin e kaluar është se ky proces nisi e u zhvillua në kushtet e sundimit të

 
Referat mbajtur në Konferencën shkencore jubilare me rastin e 25-vjetorit të
Kongresit të Drejtshkrimit, organizuar në Tiranë më 12 dhjetor 1997.
1
Një letër e Sami Frashërit mbi Lidhjen e Prizrendit (Ndë Konstandinopojë më 20 të
Shkurtitë 1881), botuar në “Buletin për shkencat shoqërore”, Botim i Institutit të Shkencave,
Tiranë, 1954, 2, f. 115.
2
Vepra 2. Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do te bëhetë?, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, f.
85.
huaj, kur mësimi dhe lëvrimi i gjuhës shqipe në atdhe ishte i ndaluar dhe prandaj
vatrat kryesore të lëvrimit të gjuhës e të botimeve shqipe gjendeshin jashtë, në
bashkësitë shqiptare të mërgimit. Shqipja u bë gjuhë e lirë me funksione të plota
të një gjuhe kombëtare e zyrtare vetëm me themelimin e shtetit të pavarur
shqiptar. Jeta e saj si e tillë nuk shtrihet në më shumë se tre breza njerëzish.
Prapë një rrethanë spikatëse në zhvillimin e shqipes letrare kombëtare është fakti
se gjysma e popullit dhe e trojeve shqiptare në veri e në jug jo vetëm që mbetën
jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar, por deri në ngjarjet e Luftës së Dytë
Botërore nuk kishin të drejtë të mësonin gjuhën amtare në shkollë. Këto dy
rrethana bashkë me arsye të tjera ekonomike, shoqërore e kulturore--arsimore,
patën si pasojë që ai bashkim dialektesh në një gjuhë letrarishte të gjithë
Shqipërisë të vinte aq vonë në krahasim me gjuhët e popujve të tjerë të Evropës,
vetëm 25 vjet më parë.

2. Kongresi i Drejtshkrimit ka hyrë tashmë në histori, po ai nuk është një


ngjarje që i takon thjesht historisë. Veprimi i tij mbi ecurinë e zhvillimit të gjuhës
sonë letrare dhe mbi kulturën, arsimin e jetën shoqërore të popullit shqiptar ka
qenë dhe është i shënueshëm. Vendimet e tij i qëndruan provës së këtyre 25
vjetëve. Kongresi i Drejtshkrimit u mbajt në një kohë nga e cila populli shqiptar
është ndarë vendosmërisht e përfundimisht. Ai nuk mund të vlerësohet nga ngjyra
ideologjike e kohës kur u zhvillua, por nga puna që bëri dhe nga frytet e kësaj
pune. Zgjidhja që gjeti problemi i gjuhës letrare shqipe dhe që u kurorëzua në
Kongresin e Drejtshkrimit, nuk ka qenë diçka arbitrare, e diktuar, në kundërshtim
me zhvillimin historik të vetë gjuhës letrare dhe me gjendjen reale të saj. Është i
njohur veprimi i faktorëve jashtëgjuhësorë në formimin e një gjuhe të
përbashkët3, por, kur te ne problemi u shtrua seriozisht për zgjidhje, një peshë
përcaktuese në zgjedhjen që duhej bërë, pati faktori gjuhësor, d.m.th. thjeshtësia
e strukturës fonetike e gramatikore dhe shkalla më e lartë e përpunimit dhe e
njësimit të normës së koinesë jugore (veçanërisht në gramatikat shkollore e
shkencore të Kostaq Cipos), si edhe lëvrimi më i gjerë i saj4. Nga ana tjetër
gjeografia e pabarabartë e zhvillimit arsimor e kulturor 5, rrethana që Kosova dhe
3
Lidhur me këtë E. Çabej ka thënë në Kongresin e Drejtshkrimit: “Po të shtrohet
pyetja nëse në formimin e një gjuhe të përbashkët, sidomos në shkrim, ka marrë pjesë në një
masë të madhe veprimtaria gjuhësore-letrare apo komponentja e fuqive jashtëgjuhësore, për
Shqipëri përgjigjja është kjo, qe - si në shumicën e vendeve të Evropës - shtysa kryesore erdhi
nga ana e këtyre fuqive”. Shih: Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të
shqipes. “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20 - 25 nëntor 1972” I, Tiranë, 1973, f.
253.
4
Është kuptimplote pyetja që shtron B. Beci: “... si shpjegohet që u kurorëzua me
sukses një dukuri që kishte në themelet e veta veprimin administrativ?” Autori shprehet se “ky
është një problem shkencor i hapur me të cilin duhet të merret gjuhësia shqiptare” (Shih: Gjuha
letrare shqipe dhe baza e saj dialektore, “Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë
dhe Kulturën Shqiptare”, Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 204.
5
Në gjithë pjesën veriore të Shqipërisë që përfshin sot rrethet Krujë, Kurbin, Mat,
Mirditë, Bulqizë, Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Lezhë, Shkodër, Malësia e Madhe, i vetmi
qytet me shkolla të mesme, me jetë kulturore e artistike, me organe shtypi deri në vitet ‘50 ishte
Shkodra. Madje pjesa më e madhe e kryeqendrave të rretheve të tjera të sipërpërmendura nuk
mund të llogariteshin as si qytete. Duhet mbajtur parasysh gjithashtu se përgjithësisht
trevat e tjera shqiptare në ish-Mbretërinë Jugosllave deri në shembjen e saj qenë
të shkëputura nga ky zhvillim dhe dergjeshin në errësirën e analfabetizmit masiv,
ndikuan për një zhvillim josimetrik të variantit letrar verior dhe për një shkallë
më të ulët të njësimit e të përhapjes së tij në shtypin dhe në botimet e kohës.
Tipar dallues i zhvillimit të gjuhës sonë letrare ka qenë konvergjenca e
normës, synimi drejt trajtash sa më të përbashkëta. Kjo konvergjencë përshkon si
ide qendrore referatin e prof. A. Kostallarit në Kongresin e Drejtshkrimit, referat
që shërbeu si platformë shkencore e Kongresit. Konvergjenca ose gjetja e një
emëruesi të përbashkët është zhvilluar, së pari, brenda normës së secilit variant
letrar, verior e jugor, por synimi, i vetëdijshëm e i nënvetëdijshëm, ka qenë që
këto dy variante të afroheshin deri në cakun ku duhej bërë hapi vendimtar i
njësimit të plotë të normës. Pra, ndonëse në dukje konvergjenca kryhej kryesisht
brenda asaj që është quajtur toskërishte letrare e gegërishte letrare, ajo synonte
një rrafsh më të lartë, rrafshin e letrarishtes gjithë shqiptare, po ta quajmë me
termin e sipërpërmendur të Samiut. Prandaj mendojmë se pikëpamja sipas së
cilës këto dy variante letrare paskan qëndruar për një kohë të gjatë të veçuara e
pa marrëdhënie të ndërsjella, si dy shtresa me ngjyra të ndryshme në një gotë
kokteji, derisa njëri variant me një akt administrativ e mënjanoi tjetrin, është e
sipërfaqshme dhe e frymëzuar nga motive jashtëshkencore.
Çdokush që merret sadopak me çështje të gjuhës, e ka të qartë se në një
çast të caktuar është e nevojshme një marrëveshje shoqërore për të sanksionuar
atë që ka arritur në një mënyrë gati të vetvetishme praktika dhe për të zgjedhur në
ato raste kur çështja shtrohet sipas formulës ose ...ose. Në një stad të tillë kishte
arritur shkallë-shkallë konvergjenca gjuhësore e dy varianteve normative të
shqipes letrare në vitet ‘6O. Për të kaluar në një normë të njësuar, të vetme, duhej
zgjedhur, pra: hëna ose hana; dimër ose dimën; (kam) punuar, për të punuar, i
punuar ose kam punue, (për) me punue, i punuem; mësues ose mësonjës6.
Pikëpamja se dikur, në një çast të caktuar, edhe këto pak dallime të varianteve
normative të shqipes letrare do të njësoheshin vetvetiu7 pa një ndërhyrje, pa një
marrëveshje shoqërore, është jashtë arsyes së shëndoshë dhe jashtë praktikës së
vendosjes së gjuhëve letrare edhe te popuj të tjerë. Gjuhëtari i mirënjohur
Ferdinand dë Sosyr ka shkruar lidhur me këtë: “E lëshuar në mëshirën e fatit të

pjesëmarrja e trevave të Shqipërisë Veriore (duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë)
në veprimtaritë kulturore e botuese të bashkësive shqiptare të mërgimit ka qenë mjaft e paktë.
6
Tiparet e tjera karakteristike fonetike (hundorësia e gjatësia e zanoreve) dhe
gramatikore (kryesisht trajtat e veçanta paradigmatike) të gegërishtes letrare nuk vinin më në
vështrim si dallime që duheshin rrafshuar (p.sh.: shkoja apo shkojsha shkojshe etj.). Nga kjo
pikëpamje gegërishtja letrare klasike, d.m.th. ashtu siç qe shkruar p.sh. nga K. Kristoforidhi dhe
veçanërisht nga autorët shkodranë deri në prag të luftës, thuajse nuk lëvrohej më. E njëjta gjë
mund të thuhet edhe për toskërishten letrare klasike. Brezi i autorëve që erdhën në letrat shqipe
në vitet ‘30, qofshin veriorë ose jugorë, dallohet gjuhësisht nga brezi i mëparshëm. Organizimi i
një shteti të njësishëm dhe i arsimit kombëtar, shtimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve prej
visesh të ndryshme, i dhanë shumë shtrirje atij procesi thuajse të vetvetishëm gjatë të cilit
dialektet “me kohë heqin dorë nga disa tipare vetjake të tyre, gjë që u hap rrugë formave më të
përgjithshme” (E. Çabej, art. cit., f. 250).
7
Khs. Bahri Beci, Po aty, f. 203. Lidhur me këtë pikëpamje të shprehur më parë nga A.
Pipa, khs. edhe kritikën e prof. Peter R. Priftit në broshurën e tij “ Gjuha letrare është organizëm
i gjallë...”, Tiranë, 1995, f. 11.
vet, gjuha ruan ndarjen në dialekte, prej të cilave asnjëri nuk derdhet vetvetiu
në tjetrin dhe kështu mbetet e dënuar të jetë gjithmonë e copëtuar” 8. S’ka
dyshim se edhe me shqipen po kjo do të kishte ndodhur. Gjuha letrare kombëtare
ose gjuha standarde (me një term të gjuhësisë së sotme) bëhet e nevojshme dhe e
mundshme në një shkallë të caktuar të zhvillimit ekonomik e kulturor të kombit.
Vonesave të tjera historike ne shqiptarët nuk kishte pse t’u shtonim edhe një
vonesë tjetër për çështjen e gjuhës letrare.
Pikëpamja tjetër se dy variantet letrare ose një gjuhë zyrtare dhe një
variant letrar dialektor mund të vijonin të përdoreshin edhe më tej paralelisht pa
ndonjë shqetësim mendojmë se është kundërhistorike dhe e dëmshme, veçanërisht
në rrethanat kur gjysma e popullit shqiptar jeton me statuse të ndryshme të
pabarabarta jashtë kufijve politikë. Një gjuhë letrare kombëtare e përbashkët
është strehë mbrojtëse për të gjitha dialektet e të folmet e asaj gjuhe9.

3. Komisia Letrare Shqipe e mbledhur në Shkodër para 80 vjetësh meriton


gjithë nderimin tonë për vendimet e saj të guximshme, që i sollën aq dobi ecurisë
së mëtejshme të zhvillimit të shqipes letrare në rrugën e afrimit e të
konvergjencës. Ajo Komisi ka qenë një pararendëse e Kongresit të Drejtshkrimit.
Por më pas për rreth 30 vjet nuk u krye asnjë veprimtari e ngjashme që të çonte
më përpara punën e saj. Për më tepër gegërishtja letrare nuk arriti të njësohet
sipas variantit të mesëm të vendosur nga Komisia, madje as në periudhën e
pushtimit, kur për këtë pati një interesim të shtuar.
Institutit të Shkencave që me themelimin e tij iu shtrua si detyrë parësore
të punonte për formimin e një gjuhe letrare të përbashkët dhe lidhur me këtë të
hartonte fjalorin, gramatikën dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Orientimet e
qeverisë janë formuluar qartë e prerë në fjalën përuruese të dr. Manol Konomit,
kryetar i parë i atij Instituti, mbajtur përpara asamblesë në prill 1947 10. Ky
8
Cituar sipas R. Qosja, Shkrimtarët dhe gjuha letrare, “Kongresi i Drejtshkrimit të
Gjuhës Shqipe 20 - 25 nëntor 1972” I, Tiranë, 1973, f. 341; ky përkthim, sado që pak i çlirët,
gjithsesi në thelb e shpreh drejt mendimin e Sosyrit: “Livrée à elle même, la langue ne connaît
que des dialectes dont aucun n’empiète sur les autres, et par là elle est vouée à un
fractionnement indefini”. (F. De Saussure, Cours de linguistique générale. Edition critique
préparée par Tullio de Mauro. Payot, Paris, 1972, f. 267 v.).
9
Khs. Rolf Këderiç, Për një gjuhë letrare kombëtare shqipe, “Hylli i Dritës”, 24, 1996,
nr. 1 - 2, f. 1 - 8. Duke adoptuar këtu përkufizimin e gjuhës si një diasistem heterogjen të
ndërtuar nga sisteme diastrate, diatope dhe diakrone, ai shprehet se “kthimi në dy gjuhët rivale
letrare shqipe, siç e kërkon Arshi Pipa, do të shpinte me siguri në një zvogëlim të territorit, ku
sot flitet shqip” (f. 6).
10
Meqë në artikujt e shumtë që janë shkruar për gjuhën letrare kohët e fundit, po edhe
më parë, askush nuk e ka përmendur, po e citojmë të plotë pa koment (sepse do të ishte i tepërt),
vetëm duke paralajmëruar për terminologjinë jo aq profesionale: “Instituti i Studimeve duhet
t’arrijë në disa konkluzione, që janë të nevojshme për zhvillimin e gjuhës dhe të letërsisë sonë.
Është çështja për formimin e një gjuhe letrare të përbashkët. Në lidhje me këtë Instituti do të
punojë Fjalorin, ortografinë e gjuhës, duke marrë si bazë fonetikën e saj, dhe gramatikën e
gjuhës shqipe.
Gjuha është një fenomen shoqëror. Ajo u shtrohet ligjeve shoqërore. Zhvillimi i saj
lidhet me procesin historik të shoqërisë. Bashkimi moral e politik i popullit shqiptar kërkon
krijimin e një gjuhe të përbashkët kombëtare. Zhvillimi i gjuhës jo në një drejtim të caktuar, po
në drejtime të ndryshme bëhet pengesë e madhe në bashkimin e popullit. Dhe çdo gjë që pengon
program dhe kjo politikë e planifikimit gjuhësor, po ta quajmë me një term të
gjuhësisë së sotme, u përmbush dhe u zbatua shkallë-shkallë. Nisi standardizimi i
gjuhës së shkrimit nga një institucion shkencor, ku ishin mbledhur specialistët më
të përgatitur. Më 1949 u botua “Gramatika e gjuhës shqipe” e K. Cipos (fonetikë
e morfologji) dhe më 1952 “Sintaksa”, po prej tij. I pari fjalor shpjegues i gjuhës
shqipe i hartuar nën drejtimin e tij qe përfunduar që më 1952, por u botua më
1954. Për ortografinë u punuan disa projekte radhazi: më 1948, 1951, 1953,
1954, 1956. Në të gjitha këto projekte krahas normës kryesore sipas variantit
letrar jugor, jepen rregulla të plota ose të pjesshme për normën e variantit verior,
i cili, megjithëse i kufizuar kryesisht në sferën e letërsisë, dhe më pak në studimet
shkencore, vijonte të përdorej11.
Projekti i drejtshkrimit i vitit 1967 ishte një pikë kthese dhe që në
shpalljen e tij u konceptua si parathënie e një etape të re, e normës letrare të
njësuar12. Prandaj ai u prit me interesim të madh nga opinioni shoqëror dhe nga
studiuesit e gjuhës, arsimtarët, njerëzit e letrave etj. Në prill 1968 u zhvillua në
Prishtinë Konsulta e njohur gjuhësore, vendimet e së cilës përmblidhen në
përcaktimin një komb - një gjuhë letrare, një drejtshkrim. Katër vjet e gjysmë që
kaluan që nga ajo konsultë deri në mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit,
dëshmuan se edhe në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi zbatimi i normës së
njësuar letrare nuk kishte ndeshur në probleme të pakapërcyeshme, përkundrazi
arritjet ishin të shënueshme.

këtë bashkim, duhet të eliminohet.


Nuk mund të mohohet se regjimet reakcionare të djeshme nuk kishin ngritur midis
krahinave të ndryshme barrikada linguistike. Një gjuhë, që lihet e lirë t’u shtrohet interesave të
ndryshme, një ditë është e destinuar të bjerë në dekadencë. Zhvillimi i gjuhës duhet të ndjeki
zhvillimin e procesit politik dhe shoqëror të popullit.
Duhet të jemi të qartë. Gjuha letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e
masave të popullit, që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë. Rruga që çeli populli
me luftën e tij, duhet të jetë rruga që duhet të ndjeki edhe gjuha në zhvillimin e saj. Zhvillimi i
gjuhës në një drejtim tjetër ose në një drejtim të kundërt nuk është i mundshëm. Ky është kriteri
i shëndoshë që duhet të kemi gjithnjë përpara në punën tonë.
Pse një shkrimtar ka shkrojtur në këtë ose atë gjuhë, pse një vepër ose një seri veprash
janë shkrojtur në këtë dialekt ose në një dialekt tjetër, nuk janë shkaqe determinante për të
imponuar këtë ose atë dialekt. Vetëm në të kaluarën lejohej zhvillimi i një lufte rreth këtyre
kritereve. Sot çështja duhet të preket dhe të zgjidhet ndryshe. E kaluara këtu, më shumë se kudo
gjetkë, ka lënë gjurmë të thella. Forca e zakonit këtu do të jetë më e fortë” (“ Buletin i Institutit
të Studimeve”, viti I, 1947, nr. 1, f. 18 - 19).
11
Madje në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë edhe punonjës të rinj të shkolluar në
Universitetin e Tiranës i hartonin e i botonin punimet e tyre shkencore në variantin letrar verior
deri në daljen e projektit të drejtshkrimit të vitit 1967, në një kohë kur një gjuhëtar si S. Riza
kishte hequr dorë prej vitesh nga kjo praktikë. Kjo dëshmon se si në shkollën tetëvjeçare e të
mesme, ashtu edhe në shkollën e lartë, nuk ngulmohej për përvetësimin e qëndrueshëm dhe për
zbatimin e asaj norme që përmbanin tekstet mësimore. I jepej (dhe vijon t’i jepet) më shumë
rëndësi përvetësimit të kategorive e të nocioneve gramatikore. Po i përmendim këto, sepse nuk
janë të njohura për gjithkënd, madje shumëkush mund të ketë një përfytyrim tjetër.
12
Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (projekt). “Mësuesi”, 24 shkurt 1967; botuar si
libër po atë vit në Tiranë dhe më 1969 e 1970 në Prishtinë. Në “Dy fjalë për lexuesit” thuhet
ndër të tjera se zhvillimi kulturor i vendit “kërkon që norma e sotme letrare të jetë sa më e
njësuar. Shprehja e parë dhe më e dukshme e këtij njësimi është vendosja e normave të njëjta e
të qëndrueshme drejtshkrimore” (f. 3.).
Zhvillimi ekonomik, arsimor e kulturor në shtetin shqiptar dhe kushtet e
reja të krijuara për shqiptarët në ish-RFSJ në fund të viteve ‘60, veçanërisht
hapja e Universitetit të Prishtinës, rifillimi, sado simbolik, i marrëdhënieve
kulturore e shkencore dhe aspirata e përhershme kombëtare qenë mjedisi
shoqëror-historik ku u shtrua në një mënyrë të natyrshme, si detyrë e kohës,
kërkesa për njësimin e normës letrare ose për gjuhën letrare të përbashkët. “Një
gjuhë e përbashkët, - ka thënë prof. E. Çabej në Kongresin e Drejtshkrimit, -
mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një shkalle të caktuar të kulturës të
bashkësisë që e flet. Përpjesëtimi aty është i karakterit të drejtë, në mënyrë që
sa më e fortë të jetë ajo njësi, sa më e ngritur ajo shkallë kulture, aq më e
formuar paraqitet gjuha e përbashkët, si në të folur si sidomos në shkrim. Një
gjuhë e tillë qëndron kështu përmbi dialektet, është një madhësi mbidialektore,
në një farë vështrimi emëruesi i përbashkët dhe sinteza e tyre. Ajo paraqet një
realitet dhe njëkohësisht rezultatin e një farë abstrakcioni, të formuar gjatë
kohës, në mënyrë që nuk përputhet krejt me një dialekt territorial të caktuar, as
edhe me dialektin që përbën bazën e saj... Në këtë mënyrë kjo gjuhë bëhet një
njësi brenda ndryshimeve. Duke qenë edhe ajo treguesi i shkallës së kulturës së
një populli, një popull i kulturuar ndër të tjera dallohet edhe për një gjuhë
shkrimi të formuar e të njësishme.” 13
Autori i këtyre fjalëve kishte lindur në vitin e Kongresit të Manastirit dhe
më 1972 gjykonte për ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare jo vetëm si gjuhëtari
shqiptar më në zë, po edhe si pjesëmarrës e dëshmitar i këtij procesi. Më 1972
nuk kishte kuptim të veprohej si më 1908 në Kongresin e Manastirit, kur u lanë
në fuqi si alfabeti i Shoqërisë së Stambollit (kryesisht për toskët), ashtu edhe
alfabeti i ri thjesht latin (kryesisht për gegët). Në pak vjet koha e nxori nga
përdorimi të parin, që e kishte kryer rolin e tij, duke përcaktuar inventarin e
fonemave të shqipes letrare. Më 1972 ishte bërë e qartë se në ç’shtrat po rridhte e
po zgjerohej më tej shqipja letrare e përbashkët. Lidhur me këtë R. Ismajli ndër
tiparet gjuhësore të shqipes standarde shënon edhe atë që e quan karakteri
artificial, d.m.th. mospërputhjen e saj me ndonjërën nga idiomat organike: “për
shqipen letrare këtu ka rëndësi të theksohet se nuk mund të identifikohet me
toskërishten letrare me një sasi, qoftë edhe të madhe, gegizmash, ide që do të
ishte shprehje e një koncepsioni mekanicist; të gjithë bartësit e shqipes standarde
duhet ta nxënë atë, pa marrë parasysh shkallën e përputhjes së saj me idiomin e
tyre organik; ajo është vërtet mbidialektore dhe jodialektore.”14 Prandaj të pohosh
sot, pas 25 vjetësh, në një tekst shkollor se më 1972 “toskërishtja letrare u shpall
si gjuhë letrare kombëtare ose si gjuhë letrare e njësuar ose më mirë si shqipe
standarde”15, merret vesh qartë se për këtë motivet janë jashtëshkencore. Edhe
pohimi se gjuha e sotme letrare qenka 95 për qind toskërisht dhe vetëm 5 për qind
gegërisht16 është i pathemeltë, se kështu toskërishtja e gegërishtja dalin si dy
gjuhë të veçanta e jo si dy dialekte të së njëjtës gjuhë. Pohime të tilla rrahin t’i
13
Art. cit., f. 254.
14
Rexhep Ismajli, Mbi statusin e shqipes standarde në RSF të Jugosllavisë. “Thema”,
1988, nr. 10, f. 97
15
Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit e gjuhës shqipe. Bashkëpunoi
Ermira Topi, Tiranë, 1997, f. 6.
vënë përkrah gjuhës letrare një shemër17, e cila një ditë do t’ia zinte vendin, duke
pasur parasysh rritjen e “komponentes gege në kulturën kombëtare” 18. Ky
formulim, që e ndan kulturën kombëtare në komponente gege e komponente
toske, kur Naim Frashëri një shekull më parë shpjegonte se “Gegë e Toskë janë
emëra vëndi e mënyrë të foluri dy vëllezërve”19, rreh të hedhë farën e
ngatërrimeve “ndër këta vllazën shoq me shoq” - siç do t’i quante edhe Ndre
Mjeda toskët e gegët te vjersha e njohur “Gjuha shqipe”. Gjuha është mjet
bashkimi e marrëveshjeje, është gjaku që ushqen vetëdijen tonë kombëtare dhe
nuk mund të lejohet që dikush ta përdorë si mjet përçarjeje. Shqetësimet që kanë
lindur në këto vite për të ardhmen e gjuhës letrare janë një pjesë e tronditjeve dhe
zigzageve në fushën e kulturës, që jemi të detyruar të paguajmë si çmim për të
hyrë në rrugën e re të lirisë së mendimit, por edhe të triumfit të arsyes. Mbyllja
dhe izolimi i gjatë patën konservuar te disa elementë mendësitë e së shkuarës dhe
mungesën e frymës emancipuese, rrethanat e reja ushqyen te dikush tjetër
herostratizmin dhe adhamutizmin.

4. Në këto vite të pluralizmit demokratik gjuha letrare edhe në Shqipëri


rifitoi funksionin si gjuhë e veprimtarisë fetare. Dihet roli i madh i njerëzve të
fesë për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe që nga Gjon Buzuku deri te Fan
Noli, Hafëz Ali Korça e dom Simon Filipaj. Vëmë re me kënaqësi se institucionet
fetare të të tria besimeve e kanë pranuar gjuhën e sotme letrare. Tani kemi
përkthime të plota të Biblës me një gjuhë të kujdesshme e të përpiktë nga ana
drejtshkrimore e gramatikore20. Pritet një përkthim i ri i Kuranit me një gjuhë më
të përpunuar21. Në shërbesat fetare te klerikët e brezit të vjetër vërehen, ku më
shumë e ku më pak, veçori gjuhësore të kohës së rinisë së tyre, ndërsa klerikët e

16
Arshi Pipa, Gjeopolitika e gjuhës shqipe: Dheli i “gjuhës së njësuar”. “Albanica”
Winter 1992, 3-4, f. 152. Pohimi i mësipërm pasqyron një mendësi sipas së cilës gjuha letrare e
njësuar për të qenë e pranushme prej të gjithëve, duhet t’ua bëjë qejfin të gjithëve, dhe kjo
mund të arrihet me një përpjesëtim deri diku të baraspeshuar të elementeve toske e gege në të.
Për t’i dalë përpara kësaj mendësie jo të papërfillshme A. Kostallari në artikullin Mbi tiparet
kryesore të shqipes së sotme letrare (“Shkencat shoqërore në shkollë” 2, 1967, f. 61 - 74) ka
nxjerrë se në gjuhën letrare të përbashkët raporti i tipareve të koinesë letrare jugore ndaj
tipareve të varianteve veriore është 6 me 3, ndërsa në kosonantizëm 7 me 5 (f. 72). Në këtë vijë
janë edhe disa paraqitje grafike të ndërveprimit dialektor të paraqitura prej tij në referatin e
mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit, por që gjithsesi mbështeten në idenë e drejtë të
konvergjencës e të bashkëveprimit ndërmjet varianteve letrare.
17
Idriz Ajeti, Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij në rrjedhë të kohës.
“Shekulli 21”, Gjonlekaj Publishing Company, New York, 1996, f. 116.
18
Ndryshimet shoqërore kanë krijuar një situatë të re sociolinguistike. Intervistë me
drejtorin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë prof. dr. Bahri Beci. “Rilindja”, 5-11 maj 1996,
f. 10-11.
19
Naim Frashëri, Mësime. “Vepra” 5, Prishtinë, 1978, f. 40.
20
Bibla Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e re. ECM, 1993, 936 + 342 f.; Shkrimi i Shenjt
Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re. Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj . Ferizaj,
1994, 1806 f.
21
KUR’ANI. Përkthim me komentim. Përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti. El-
Zahra për Informacionin Arab, 1992, 903 f. Gjuha e këtij përkthimi pritej të ishte më e
përpunuar.
brezit më të ri janë më afër gjuhës së sotme letrare. Në kohën tonë, kur niveli
arsimor e kulturor i popullit është shumë më i lartë se më parë, kur njerëzit janë
përditë nën ndikimin e gjuhës së shtypit, të radiotelevizionit e të botimeve të tjera,
veprimtaria fetare nuk mund të zhvillohet më në një gjuhë gjysmëdialektore,
arkaike22. Aq më tepër se ajo tërheq edhe shtresa të kulturuara e të arsimuara, që
dëshirojnë të studiojnë e të njohin filozofinë, etikën dhe historinë e feve të
ndryshme. Gjuha e veprimtarisë fetare karakterizohet kudo nga kërkesa të larta
normative. Në shumë vende ajo ka luajtur rol prijatar për lëvrimin e kultivimin e
gjuhës kombëtare. Prandaj zbatimi i drejtshkrimit dhe i normës letrare është i
domosdoshëm edhe në këtë veprimtari. Nuk mund të ketë veçori drejtshkrimore
për fe të ndryshme. Mendojmë se është e nevojshme të ndërmerren studime
filologjike e tekstologjike për gjuhën e botimeve e të përkthimeve fetare të sotme
dhe leksiku i kësaj sfere të pasqyrohet në përpjesëtimin e duhur në fjalorin e
gjuhës shqipe.

5. Gjuha letrare e përbashkët për të gjithë shqiptarët, arritja madhore e


Kongresit të Drejtshkrimit, qëndron e patundur. Gurët e këndit të kësaj ndërtese
janë gdhendur e vendosur nga mjeshtrit më të mëdhenj të fjalës shqipe. Një nga
këta gurë këndi është drejtshkrimi. Drejtshkrimi mund të quhet në mënyrë të
figurshme edhe ligji themeltar ose kushtetuta e gjuhës letrare. Kongresi i
Drejtshkrimit, po ta shprehim me terma juridikë, ishte si një Asamble
Kushtetuese që vendosi përfundimisht njësimin e normës drejtshkrimore e me të
edhe njësimin e normës letrare.
Gjuhësia shqiptare me bashkëpunimin e gjallë e të frytshëm të
punonjësve të arsimit, të njerëzve të letrave e të kulturës dhe të gjithë atyre që
kanë të bëjnë në veprimtarinë e përditshme me fjalën e shkruar, përmbushi 25
vjet më parë, një detyrë historike. Gjuha shqipe ka sot një drejtshkrim të
përcaktuar me të mirat, kundërthëniet dhe mangësitë e tij të pashmangshme, sikur
edhe në shumë gjuhë të tjera. Ky drejtshkrim mbështetet në traditën, për aq sa ajo
nuk i bie ndesh gjendjes së sotme; duke pasqyruar të sotmen, ai ka parasysh edhe
prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës letrare. Si çdo drejtshkrim i një gjuhe
natyrore edhe drejtshkrimi i shqipes nuk mund të ndërtohet vetëm me vija të
drejta. Kthesat dhe përkthesat e historisë së lëvrimit të gjuhës shqipe nuk ka qenë
e mundshme të mënjanohen tërësisht. Nga ana tjetër synimi i vetëdijshëm për
rregulla sa më përgjithësuese ka sjellë ndryshime në shkrimin dhe shqiptimin

22
Nga kjo pikëpamje është i kuptueshëm qëndrimi i njohur i disa organeve të klerit
katolik për çështjen e gjuhës letrare të përbashkët në vitet ‘20 - ‘30: për grigjën, në një masë të
madhe analfabete, të besimtarëve katolikë të asaj kohe ishte më e përshtatshme gegërishtja
letrare veriperëndimore (e formuar kryesisht mbi të folmen e Gropës së Shkodrës), sesa një
gjuhë e përbashkët, e cila domosdo do të kishte një bazë dialektore më të gjerë. Është e lehtë të
kuptohet se, me një shtrirje më të hapët të katolicizmit edhe në krahina të tjera të vendit, vetë
kisha do të ishte e interesuar e para për një gjuhë letrare të përbashkët, ashtu siç ka ndodhur
edhe te popuj të tjerë.
Kisha katolike në Kosovë e përqafoi shpejt gjuhën letrare si në predikimet, ashtu edhe
në botimet. Vlen të përmendet me këtë rast përkthimi i Biblës në gjuhën letrare nga dom Simon
Filipi.
letrar të një numri fjalësh, të cilat kanë pasur një tjetër trajtë shkrimi e shqiptimi,
mjaft të përhapur në gjuhë23.
Përvoja e këtyre 25 vjetëve na lejon të pohojmë se drejtshkrimi i shqipes është
përgjithësisht i afërt me gjuhën letrare të folur. Si tërësi rregullash ai paraqitet
mjaft i plotë dhe i përpjesëtuar nga rrethi i çështjeve të trajtuara, racional në
kombinimin e parimeve themelore, i përmbajtur në përjashtimet. Pyetja që
shtrohet sot në mënyrë të natyrshme është: ç’mbetet për të bërë më tej në fushën e
drejtshkrimit të shqipes? Kjo pyetje nuk mund të ketë një përgjigje mohuese, pra
ka ende për të bërë. Por çdo hap i mëtejshëm duhet hedhur me shumë kujdes.
Prof. Gynter Drosdovski, drejtues i redaksisë së botimeve Duden, në një referat
për reformën drejtshkrimore të gjermanishtes, ka shkruar ndër të tjera, se
francezët dhe anglezët, të parët të mirënjohur më fort si njerëz të arsyes e të dytët
të shquar për shpirt praktik, nuk kanë ngurruar të shkojnë në satër mbretër të
tyre, por nuk kanë guxuar të prekin drejtshkrimin24. Për fat të mirë drejtshkrimi i
shqipes nuk është aq i ngurtë e tradicional-historik si drejtshkrimi i frëngjishtes e
i anglishtes, pra lejon të bëhen përmirësime, saktësime e plotësime të mëtejshme
ashtu si në drejtshkrimin e gjermanishtes, të rusishtes e të mjaft gjuhëve të tjera.
Çështja është te motivimi i këtyre ndryshimeve. Për një kohë të gjatë në teorinë
dhe praktikën e gjuhës letrare shqipe ka rënduar pikëpamja e zgjidhjeve më fort
në pajtim me të dhënat e dialekteve, pavarësisht sa e si janë përfaqësuar këta në
gjuhën e shkrimit. Është kërkuar të studiohen mirë më parë dialektet, pastaj të
ndërmerret diçka e qëndrueshme për normën letrare, qoftë në drejtshkrim, qoftë
në format gramatikore. Shqipja letrare vërtet mbështetet gjerësisht mbi gjuhën e
gjallë të popullit, por ka edhe një traditë shkrimi, një histori të lëvrimit dhe një
rreth, që ka ardhur duke u zgjeruar me shpejtësi, të përdoruesve të saj. Ajo
mësohet në shkollë prej shumë brezash. Sot ajo, duke ruajtur gjithnjë lidhje të
gjalla e të shumanshme me gjuhën e folur, është një madhësi mbidialektore.
Lidhjet e gjuhës letrare me dialektet nuk janë të drejtpërdrejta. Prandaj edhe
problemet e normës letrare nuk mund të trajtohen më sipas konfiguracionit
dialektor, duke përfshirë këtu edhe vetë bazën dialektore jugore të gjuhës letrare.
Ato duhet të zgjidhen më fort brenda logjikës së brendshme të sistemit të gjuhës
letrare, sipas motivimit që gjejnë në të sotmen dhe të shkuarën e tij çështjet e
diskutueshme dhe sipas përdorimit të bartësve të gjuhës letrare (duke përfshirë
edhe nënstandarde të saj) e jo të subjekteve dialektore. Ndërkaq në këta 25 vjet
numri i atyre që mund të quhen bartës të gjuhës letrare në kuptimin zotërues dhe
përdorues me shkallë të ndryshme kompetence të normës letrare të njësuar, është
dhjetërafishuar. Këtu përfshihet tani gjerësisht inteligjencia dhe rinia e shkolluar e
23
Kështu p.sh. rregulla e shkrimit të sh/ç/zh nistore sipas natyrës së bashkëtingëllores
pasuese ka vendosur ndër të tjera ortogramet shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros; zhbëj, zhdëmtoj,
në vend të çfajësoj, çfaq, çfaqje, çfaros; çbëj, çdëmtoj, siç janë shkruar në “Fjalorin e gjuhës
shqipe” (1954) dhe përgjithësisht deri në vendosjen e drejtshkrimit të ri. Trajtat e shumësit
argumente, dokumente, instrumente, të vendosura nga drejtshkrimi i ri për të rrafshuar shumësin
e emrave më -ent (aksidente, eksperimente, fragmente, kontinente etj.) thuajse i kanë mënjanuar
nga gjuha e shkruar trajtat mbizotëruese të mëparshme argumenta, dokumenta, instrumenta.
Mund të sillen mjaft shembuj të kësaj natyre.
24
Günter Drosdowski, Rechtschreibung und Rechtschreibreform aus der Sicht des
Dudens. Dudenverlag, Manheim - Wien - Zürich, 1987, f. 6.
Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në ish-RFSJ. Norma letrare e njësuar
është bërë sot një tipar thelbësor, sado formal, i kulturës kombëtare. Në
Kongresin e Drejtshkrimit u kërkua me të drejtë që gjuhësia jonë ta kthejë më
shumë fytyrën nga dialektologjia sociale25, ose, ta themi me një term më të saktë,
nga sociolionguistika. Këtu jemi në hapat e parë, por premtues. Sociolinguistika
duhet të zbulojë arsyet e shkallëve të ndryshme të njohjes e të përdorimit aktiv të
gjuhës letrare, shtresimet sociale në përhapjen e saj, rrugët për një zotërim më të
gjerë e më të qëndrueshëm të normës. Denduria deri diku e lartë e shfaqjes së një
trajte që vlerësohet si e parregullt a në kundërshtim me normën e sotme, nuk
është gjithmonë arsye e mjaftueshme për ndryshimin e rregullës përkatëse. Rruga
e ndryshimeve dhe e përmirësimeve në drejtshkrimin e shqipes do të kalojë
përmes diskutimesh të hollësishme me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve e të lëvruesve
të gjuhës nga të gjitha qendrat e studimeve gjuhësore shqiptare. Gjithçka duhet të
vendoset në frymën e mirëkuptimit dhe të konsensusit mbi bazën e parimeve e të
argumenteve shkencore.

6. Përmendëm më lart se drejtshkrimi mund të quhet në mënyrë të


figurshme edhe ligji themeltar i gjuhës letrare. Mjerisht ky ligj themeltar shkelet
rëndë. Gabime drejtshkrimore dhe gramatikore nga më të rëndomtat gëlojnë nëpër
faqet e gazetave e të botimeve të tjera. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë.
(Ç’është e vërteta, për sa i takon shtypit mund të thuhet se lakorja e gabimeve ka
filluar të zbresë.) Sot flitet me shqetësim qytetar e intelektual edhe për një krizë
në zbatimin e normës së njësuar letrare26. Nga se ndodh kjo? S’ka dyshim se këtu
ka ndikuar edhe ripolitizimi i çështjes së gjuhës letrare, shfaqja e mendësisë
anakronike të atyre për të cilët thuhet se s’kanë harruar asgjë e s’kanë mësuar
asgjë. Por mendojmë se në shumicën dërrmuese të rasteve këto shkelje nuk kanë
të bëjnë me ndonjë qëndrim mohues ndaj normës, me një mungesë dëshire të
shprehur për ta zbatuar atë. Ato mund të vlerësohen thjesht si një sjellje e
pakujdesshme ndaj saj. Në vitet pas vendosjes së pluralizmit vërejmë një vërshim
forcash të reja të vrullshme në shtyp, në veprimtarinë botuese në përgjithësi dhe
në radiotelevizion. Ato i shpërthyen “vijat e bardha” të gjuhës me shabllone të
publicistikës së dikurshme dhe bashkë me gjallërimin e zhdërvjelltësimin e
shprehjes, shfaqën edhe mangësitë e njohjes së normës letrare. Por le të jemi
optimistë dhe le të kemi besim se edhe në këtë fushë gjendemi në një periudhë të
shkurtër kalimtare. Inteligjencia shqiptare do të bëhet më shumë e vetëdijshme se
gjuha letrare është një vlerë kombëtare, se norma e saj është një ligj i botës së
qytetëruar; opinioni shoqëror do të jetë edhe më kërkues për standardin gjuhësor
dhe gjuhëtarët do t’u përgjigjen më mirë kërkesave të praktikës.
Le të kemi parasysh gjithashtu edhe një të vërtetë të njohur që shtetit
shqiptar dhe shoqërisë shqiptare i ka munguar dukshëm ajo që mund ta quajmë
disiplinë gjuhësore, madje edhe në vitet kur thuajse gjithçka që botohej, kalonte
nëpër shtrungën e redaktimit letrar. Institucionet shtetërore dhe inteligjencia
25
Androkli Kostallari, Fjala e mbylljes se Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe,
“Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20 - 25 nëntor 1972” I, Tiranë, 1973, f. 226.
26
Khs. Rexhep Qosja, Gjuha e njësuar letrare, “Gjurmime albanologjike. Seria e
shkencave filologjike”, 26, 1996, f. 55 - 67.
shqiptare nuk e kanë ndier shtrëngimin e “këmishës” së normës gjuhësore. Të
mbash “Fjalorin e gjuhës shqipe” ose “Fjalorin drejtshkrimor” në tryezën e
punës, te ne është diçka e rrallë. Të mos ua vësh veshin fort rregullave të gjuhës,
të flasësh e të shkruash në mënyrë të shkujdesur, pa vetëkontroll, është, për fat të
keq, diçka e zakonshme. Norma më së shumti përvetësohet në mënyrë gati të
vetvetishme e jo përmes një veprimi të qëllimshëm. Deri kohët e fundit edhe në
ato pesë fjalë që shkruhen në kartëmonedhat, ka pasur gabime drejtshkrimore. Të
tilla ka edhe në shkrime zyrtare me rëndësi. Në fund të fundit këto gabime
zbulojnë mangësitë e përvetësimit të normës letrare në shkollë, pasi të gjithë ata
që përdorin sot gjuhën letrare, kanë kaluar nga bankat e shkollës, madje një pjesë
kanë edhe arsim të lartë filologjik. Kjo tregon se shkolla ende nuk e ka hedhur
hapin e nevojshëm për t’u ngulitur nxënësve shprehitë praktike të zotërimit e të
zbatimit të normës letrare. Është rasti të përsërisim thirrjen që Kongresi i
Drejtshkrimit i ka drejtuar shkollës shqiptare si vatër e formimit gjuhësor të
brezave të rinj, që ta vlerësojë përvetësimin e normave të njësuara të gjuhës
letrare si detyrë themelore. Është rasti gjithashtu të parashtrojmë sërish kërkesën
që mësimi i gjuhës shqipe të shtrihet edhe në shkollën e mesme, veçanërisht në
gjimnazet, dhe të lidhet më ngushtë me letërsinë. Përvoja ka treguar se kultura
gjuhësore që mund të përvetësohet në shkollën 8-vjeçare është e pamjaftueshme
për jetën intelektuale të mëtejshme. Përveç kësaj në shkollën e mesme është e
nevojshme të jepen njohuri të mjaftueshme edhe për rrugën e zhvillimit të shqipes
letrare, për variantet letrare të mëparshme (duke përfshirë edhe gjuhën e
shkrimtarëve arbëreshë), veçanërisht për veçoritë e gegërishtes letrare e të
autorëve më në zë të saj. Letërsia e traditës dhe e pasluftës e shkruar në
gegërishte, ashtu si edhe letërsia popullore në të folmet e ndryshme gege, janë
pjesë përbërëse e pandashme e kulturës sonë kombëtare dhe krahas vlerave të
përmbajtjes, bartin edhe vlera të larta artistike e estetike. Këto vlera nuk mund të
rroken e të shijohen pa një edukim gjuhësor të përshtatshëm. Edhe në letërsitë e
popujve të tjerë, studimi i autorëve me veçori gjuhësore të dallueshme nga
standardi shoqërohet me dhënien e njohurive të përgjithshme për variantin letrar
të kohës ose të krahinës përkatëse.

7. Kongresi i Drejtshkrimit me Rezolutën e tij u ka bërë thirrje njerëzve të


letrave, shtëpive botuese dhe shtypit, enteve dhe organizmave shtetërorë,
institucioneve të shkencës e të kulturës, Radiotelevizionit shqiptar që të zbatojnë
me përpikëri normën letrare dhe të ndihmojnë për të ngritur kulturën gjuhësore të
popullit. Ky 25-vjetor na jep rastin që të vëmë theksin fort te kjo thirrje.
Kongresi i Drejtshkrimit solli një ndërgjegjësim mjaft të gjerë në shoqërinë
shqiptare për vlerën dhe rëndësinë e gjuhës letrare të njësuar ose të gjuhës
standarde. Fjala drejtshkrim u bë sinonim i kulturës gjuhësore, i zotërimit dhe i
përdorimit të saktë të gjuhës letrare në tërësi. Zbatimi i drejtshkrimit po
vlerësohej si një ligj moral i një bote të qytetëruar. Për njohjen e rregullave të
drejtshkrimit dhe të elementeve kryesore të normës letrare u organizuan kurse me
arsimtarët e me punonjësit e shtypit. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pas
“Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (l973) botoi “Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës
shqipe” (1976), doracakun praktik “Gjuha letrare shqipe për të gjithë” (1976),
veprën në tre vëllime “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe”
(1976-1983), trajtesën “Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe” (1981). Një
arritje e rëndësishme, ndonëse e vonuar, qe “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” me
41 mijë fjalë (1980). Vijoi përpunimi i terminologjisë tekniko-shkencore dhe u
hartuan një varg fjalorësh treminologjikë për fusha themelore të shkencës,
ekonomisë e të teknikës. Veprat e mësipërme janë ribotuar edhe në Kosovë dhe
kanë shërbyer edhe atje për të përvetësuar e për të zbatuar më mirë gjuhën
letrare. Për çështje të kulturës së gjuhës e të normës letrare janë shkruar dhjetëra
artikuj shkencorë e popullarizues. Tribuna të mendimit shkencor e të veprimtarisë
praktike në këtë fushë u bënë revistat “Gjuha jonë” (Tiranë, 1981) dhe “Gjuha
shqipe” (Prishtinë, 1983). Një fjalor i pastërtisë së gjuhës, që udhëzon se si mund
të zëvendësohen fjalët e huaja të panevojshme, dhe një fjalor i emërtimeve
gjeografike të Shqipërisë, me synime normative, janë gati për botim që prej
gjashtë-shtatë vjetësh.
Gjuhësia në këtë mënyrë ka synuar t’u përgjigjet me veprat normative të
nevojshme kërkesave që shtronte vetë zhvillimi e lëvrimi i natyrshëm i gjuhës
letrare. Kjo është një periudhë e zgjerimit të dukshëm të botimeve të të gjitha
llojeve dhe e shtimit të madh të prodhimit letrare e të përkthimeve. Letërsia
artistike i dha gjallëri të re visarit të leksikut e të frazeologjisë popullore dhe
përçoi te masat e gjera të lexuesve shqiptarë një shije më të ngritur të leximit dhe
një imazh më të pasur të gjuhës letrare përmes individualiteteve të shkrimtarëve e
poetëve nga të gjitha trojet. Një osmozë gjallëruese në kohë dhe në hapësirë
karakterizon sot gjuhën e letërsisë artistike. Media e quajtur elektronike, me
gjithë pamjaftueshmërinë e theksuar për shkak të mbylljes së Radiotelevizionit të
Prishtinës, ka luajtur një rol shumë të madh për të afruar tingëllimin e gjuhës
letrare te masat e gjera të dëgjuesve në gjithë hapësirën shqiptare dhe për të
përpunuar e për të përhapur trajtën e folur të shqipes letrare.
Problemet e kulturës gjuhësore e të normës letrare janë bërë një fushë
pune e përbashkët për institucionet shkencore dhe për studiuesit nga Shqipëria,
Kosova e Maqedonia. Simpoziumi për kulturën e gjuhës i organizuar në Prishtinë
më 1980 dhe konferencat shkencore të organizuara në Tiranë më 1984 dhe 1992
me pjesëmarrje të gjerë të studiuesve të këndejshëm e të andejshëm dëshmojnë se
gjuha letrare me problematikën e saj zë vendin kryesor në studimet tona
gjuhësore. Në konferencën “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” të
vitit 1992 u bënë orvatje për të rishikuar zgjidhjen e çështjes së gjuhës letrare.
Ato luhateshin midis ripolitizimit të problemit dhe mungesës së argumentimit
shkencor. Shembja e barrierave ideologjike midis pjesëve të ndara të popullit tonë
bëri që argumentet shkencore, kulturore e kombëtare të jenë vendimtare në
mbështetjen e shqipes së sotme standarde si mjeti themelor i komunikimit në
shoqërinë shqiptare. Kjo gjuhë standarde është në marrëdhënie me variante
nënstandarde që kanë baza të ndryshme dialektore dhe kështu ngulitja e normës
ndeshet me veçoritë e tyre27. Përveç kësaj shqipja standarde në Kosovë, e sidomos
në trevat e tjera ku jeton populli shqiptar në ish-RFSJ gjendet në një status zyrtar

27
Khs. për këtë problem: Xhevat Lloshi, Nënstandardi i shqipes dhe marrëdhëniet e tij
me shqipen standard - në librin e tij “Mbështetje për gjuhën letrare”, Tiranë, 1997, f. 63 -73.
më të ulët dhe nën trysninë e përhershme të gjuhës së shtetit sundues28. Këto
rrethana krijojnë probleme specifike për zotërimin e normës letrare. Ndikimet e të
folmeve vendore dhe interferencat e gjuhëve të huaja (këto të kufizuara në leksik
e në ndërtimet sintaksore) cilësohen si shmangie nga norma dhe nuk përbëjnë
dysorë normativë. Ato mund dhe duhet të kapërcehen kryesisht me një punë më të
orientuar të shkollës dhe me një kujdes më të madh në gjuhën e mjeteve të
informimit, ku shfaqen më së shumti. Norma letrare e shqipes në të gjithë
hapësirën e saj paraqitet pa variante territoriale29. Pakujdesia e qortueshme ndaj
gjuhës letrare, imitimi i verbër i gjuhëve të huaja çon më fort në bastardim sesa
në variantizim të normës30.
Gjuhëtarët dhe opinioni shoqëror janë të shqetësuar për dëmin që po i
shkaktohet gjuhës shqipe nga vërshimi i fjalëve dhe i ndërtimeve të huaja. Krahas
llojeve të tjera të ndotjes sot mund të flasim edhe për një “ndotje gjuhësore”. Në
fushën e fjalorit kjo shfaqet me përdorimin e fjalëve të huaja të panevojshme, e
theksojmë: të panevojshme; në sintaksë shfaqet me përçudnimin e asaj që quhet
“natyrë e gjuhës shqipe”. Rrethanë objektive për këtë “ndotje” është ndikimi i
gjuhëve të mëdha ose “imperializmi gjuhësor”, siç e quajnë disa në mënyrë të
figurshme. Në Kosovë, në Maqedoni etj., siç u theksua, shqipja letrare ndodhet
nën trysninë e përhershme të gjuhës së shtetit sundues. Arsyeja subjektive, po ta
themi me fjalët e A. Xhuvanit, punëtorit të madh të pastërtisë së gjuhës, është
padija e pakujdesia31 e një dore intelektualësh. Duke çmuar punën e A. Xhuvanit
në këtë fushë, gjuhëtari arbëresh Marko La Piana ka shkruar: “Në qoftë se për të
gjitha gjuhët çështja e pastërtisë ka rëndësi të madhe, për gjuhën shqipe ajo ka
interes jetësor.”32 Ne i mbahemi këtij mendimi dhe çmojmë se një nga detyrat
parësore të gjuhësisë shqiptare është që të vijojë traditën tonë të shëndoshë, të

28
Statusin zyrtar të shqipes standarde në ish-Jugosllavi (sipas klasifikimit të Heinz
Klossit) e ka trajtuar së pari A. Kostallari në referatin Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka
jonë, “Studime filologjike”, 1984, nr. 4, f. 36). Sipas tij shqipja standarde në Kosovë gëzon
statusin e “gjuhës zyrtare bashkë me një tjetër”, ndërsa në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në
komunat shqiptare të Serbisë Jugore statusin e “gjuhës zyrtare krahinore”, përkatësisht shkalla e
dytë dhe e tretë në klasifikimin e H. Klossit. Një studim të posaçëm i ka kushtuar më pas kësaj
teme R. Ismajli (shih shënimin 14), duke dhënë një karakterizim mjaft të hollësishëm të
gjendjes së përdorimit e të lëvrimit të shqipes standarde në Kosovë e duke sjellë disa saktësime
në përcaktimet e mësipërme të A. Kostallarit. Por duhet vënë në dukje se pas heqjes de jure e de
facto të statusit të Kosovës si krahinë autonome edhe statusi i shqipes standarde ka pësuar një
rënie të ndjeshme që shfaqet edhe në rritjen e ndikimit të serbishtes në sintaksë e në leksik.
29
Shih: Androkli Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, “Studime
filologjike”, 1984, nr. 4, f. 36.
30
Isa Bajçinca në kumtesën Probleme të shqipes së sotme letrare vështruar në aspektin
teorik e të zbatimit në praktikë, mbajtur në Konferencën “Gjuha Letrare Kombëtare dhe Bota
shqiptare Sot”, e shpreh kështu shqetësimin e tij: “Po të vazhdojnë të kultivohen e të përhapen
ndërtime si këto e të tjera, të cilat nuk përbëjnë asnjë pasuri të shqipes, po shmangie të
pafalshme nga norma, ato me kohë do të shpien në njëfarë variantizimi të shqipes letrare. Dhe,
besuam ose jo, ky do të ishte një rast unik, që “do të pasuronte” shkencën e teorisë gjuhësore
për sa i përket krijimit të varianteve të një gjuhe letrare e jo qëllimisht e me ndërgjegje, siç
ndodh gjithandej në të gjitha rastet e variantizimit, po nga padija, nga mosnjohja e normës dhe
nga papërgjegjësia ndaj normës letrare kombëtare!” (“Gjuha jonë”, 1993, nr. 1-4, f. 20v).
31
Aleksandër Xhuvani, Për pastërtinë e gjuhës shqipe. “Vepra” I, Akademia e
Shkencave e RPSSH, Tiranë, 1980, f. 119.
vjetër e të re, në këtë fushë. Një vend me rëndësi zë në këtë mes përpunimi e
shqipërimi i terminologjisë tekniko-shkencore sipas parimeve e kritereve tashmë
të njohura. Mendojmë se duhen bërë të gjitha përpjekjet që të rivendoset
bashkëpunimi me Institutin Albanologjik dhe me Universitetin e Prishtinës për të
pasur një terminologji sa më të njësuar. Një terminologji e përpunuar në mënyrë
sistemore është tipar i modernizimit të një gjuhe. Gjuha shqipe gjendet sot
pikërisht në etapën e modernizimit. Rrafshi gjuhësor që u përgjigjet më
drejtpërdrejt kërkesave të modernizimit është leksiku. Fundi i këtij shekulli po e
gjen gjuhën shqipe me një fjalor shpjegues të pamjaftueshëm si për nga vëllimi
(vetëm 41000 fjalë) ashtu edhe nga simetria e përfaqësimit të sferave leksikore.
Për gjuhën shqipe, ku norma drejtshkrimore e gramatikore ka arritur tashmë një
shkallë të lartë qëndrueshmërie, modernizim do të thotë, në radhë të parë,
pasurim sistemor i leksikut, në mënyrë që ai t’u përgjigjet me emërtime të sakta
nocioneve, veprimeve, objekteve të një shoqërie moderne. Ky modernizim
pasqyron zhvillimin e përgjithshëm kulturor e shkencor të shoqërisë shqiptare dhe
marrëdhëniet e gjera e të shumanshme me botën, që e vënë gjuhën shqipe përballë
gjuhësh letrare me tradita shumëshekullore. Leksiku i gjuhës shqipe po pasurohet
me ritme të shpejta, ashtu siç ndodh kurdoherë në kohë kthesash politike e
ekonomike. Në fjalorin e sipërpërmendur nuk gjenden fjalë të tilla, si
elektroshtëpijake, foltore, fundjavë, kundërplumb, i mbijetuar,
ndërgjegjësohem, ndërgjegjësim, përkushtohem, përkushtim, privatizoj,
privatizim, pushtetar etj., aq të zakonshme në përdorimin e sotëm. Ky pasurim,
bashkë me lëvizjet kuptimore e rivlerësimet stilistike, e bëjnë të nevojshëm
hartimin e një fjalori shpjegues me një konceptim të ri dhe me të paktën dyfishin e
vëllimit të fjalëve. Fjalori pasqyron dhe përfaqëson më mirë se çdo vepër tjetër
shkallën e zhvillimit të një gjuhe. Ai është libri i parë për të njohur visarin e
gjuhës dhe njëkohësisht mjeti më i nevojshëm për kulturën e të shprehurit. Në
fjalor njeriu rrëmon tërë jetën. Ashtu si për terminologjinë e për aspektet e tjera të
planifikimit gjuhësor, edhe për hartimin e një fjalori të ri, bashkëpunimi me
Institutin Albanologjik është i mundshëm dhe i nevojshëm.

8. Pak më lart drejtshkrimin e cilësuam si ligjin themeltar të gjuhës


letrare. Duke ndjekur këtë vijë krahasimesh juridike, do të thoshim se veprat e
sipërpërmendura përbëjnë një legjislacion mjaft të plotë të gjuhës letrare dhe
gjuhësia shqiptare mund të quhej kështu edhe pushteti legjislativ në fushën e
gjuhës. Por që ky legjislacion gjuhësor të njihet e të zbatohet, është e nevojshme
të ndërhyjë edhe pushteti ekzekutiv, d.m.th. institucionet shtetërore. Për sa i takon
përvetësimit dhe njohjes së gjuhës letrare, institucioni themelor është shkolla.
Cilat janë mangësitë e sotme dhe ç’duhet bërë për ta ndihmuar më shumë
shkollën? - kjo meriton një diskutim të veçantë. Por kur gjuha letrare del në
përdorim publik nëpërmjet shtypit, radiotelevizionit, botimeve e shkrimeve të
gjithfarëllojshme, shteti duhet të kujdeset që ajo të përdoret drejt.
Me shpalljen e pavarësisë së vendit Qeveria e Vlorës e vendosi gjuhën
shqipe si gjuhë zyrtare dhe mori masa për përcaktimin e terminologjisë së
32
Marco La Piana, Purezza di vocaboli e corretezza di stile, “Albania Nuova”, Roma,
1958, nr. 1, f. 33 - 35.
admistratës shtetërore e të ushtrisë33. Një hap i rëndësishëm më tej ishin vendimet
e Komisisë Letrare Shqipe, të cilat u ligjëruan nga Kongresi Arsimor i Lushnjës
(gusht, 1920) dhe nga një vendim qeverie i janarit 1923. Më 1944 në Institutin
Shqiptar për Studime e Arte vepronte një komision i gjuhës, që punoi një material
të pasur për mënjanimin e fjalëve të huaja34.
Kultura gjuhësore e një shoqërie është pasqyrë e nivelit të përgjithshëm
kulturor dhe e seriozitetit të saj në të gjitha drejtimet. Është e njohur se në vende
të ndryshme (Franca përmendet shpesh si shembull) ka organizma të posaçëm
shtetërorë që merren me mbrojtjen e gjuhës. Me propozim të Akademisë së
Shkencave u krijua më 1979 pranë Këshillit të Ministrave Komisioni i
përhershëm për organizimin e punës për pastrimin dhe pasurimin e mëtejshëm të
gjuhës letrare shqipe35. Veprimtaria gati dhjetëvjeçare e këtij komisioni është
pasqyruar në revistën “Gjuha jonë” dhe mund të thuhet se ka pasur arritje të
ndjeshme në detyrat e tij. Me një vendim tjetër të Këshillit të Ministrave u krijua
para dy vjetësh një komision i ngjashëm, por që nuk filloi nga puna. Jemi të
mendimit se kujdesi për mbarëvajtjen e zbatimit të normës letrare dhe për
zgjidhjen e problemeve të shumëllojshme që lidhen me të nuk mund të të mbetet
ende te thirrjet e te disa artikuj dhe emisione në mjetet e informimit. Një
organizëm i veçantë shtetëror duhet ta marrë punën në dorë edhe në këtë fushë.
Gjuha shqipe është pjesa thelbësore e mjedisit kulturor ku jeton shoqëria
shqiptare dhe ky mjedis nuk është më pak i rëndësishëm se mjedisi natyror, për
mbrojtjen e të cilit ka një komitet dhe ligje të posaçme. Por, së pari, këtu duhet të
sqarojmë se shtrëngimi shtetëror për zbatimin e normës letrare nuk duhet të prekë
lirinë e krijuesve për të shkruar, sipas dëshirës së tyre: shkodranisht, dibranisht,
tetovarisht, gjakovarisht, elbasanisht ose labërisht, myzeqarisht, çamërisht etj.,
pra në variante të mëparshme letrare ose në të folmen amtare. Kjo varet nga
synimi artistik i krijuesit, nga kuptimi që ka ai për përgjegjësinë kulturore të tij36.
Vërejmë me kënaqësi se shkrimtarët shqiptarë nga të gjitha viset e kanë pranuar
gjuhën letrare të njësuar me bindjen se ajo u jep pasuri e larmi mjetesh shprehëse,
u jep jetëgjatësi ndër breza dhe përmasa mbarëkombëtare krijimeve të tyre. Te
lexuesi shqiptar është edukuar tashmë shija e leximit në gjuhën letrare. Këtu ai
ndien në mënyrë më të plotë vlerat dhe rikumbimet artistike të fjalëve e të mjeteve
shprehëse të gjuhës. Për shkrimtarët dhe poetët kjo është një e vërtetë e njohur,
33
Gazeta "Përlindja e Shqypniës" - organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,
boton në datën 13 shtator 1913 njoftimin e mëposhtëm: " Pas dëshirës dhe në emër të Zotënisë
së tij Kryetarit të Qeverisë, botojmë këtë lajmim:
Duhet që të gjithë ta dijnë mirë se ç'në ditën fatbardhë që kur Shqipëria dolli më
vehte, gjuha shqipe u bë gjuha zyrtare e vendit." (Shih: "Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe
veprimtaria e saj - 28 Nëndor 1912 - 22 Janar 1914. Botimi Drejtorisë së Përgjithëshme të
Arkivave Shtetërore të RPSH. Tiranë, 1963, f. 179).
34
Shih: Zavendësim fjalësh neolatine, “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, II, 1944, nr. 143,
162, 174, 180, 188, 197, 208 (jepen 541 fjalë neolatine të zëvendësuara me fjalë shqipe nga
komisioni i sipërpërmendur).
35
Shih: Këshilli i Ministrave Vendim nr. 82, datë 7.4.1979 “Për organizimin e punës
për pastrimin dhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës letrare shqipe”, “Gjuha jonë”, 1981, nr. 1, f.
11 v.
36
Për përgjegjësinë kulturore të shkrimtarëve shqiptarë shih më gjerë: Rexhep Qosja,
Shkrimtarët dhe drejtshkrimi, “Kongresi i Drejtshkrimit ...” I, f. 339 - 348.
prandaj edhe kundërshtimet e kohëve të fundit ndaj gjuhës letrare të njësuar rrallë
kanë ardhur nga radhët e tyre.
Duke u kthyer te çështja jonë, mendojmë se është tashmë e domosdoshme
që pranë Këshillit të Ministrave të ngrihet përsëri një komision, i cili do të
kujdeset për mbarëvajtjen e përdorimit të gjuhës letrare dhe do të ketë
kompetencat e nevojshme për të vendosur atë që e quajtëm disiplinë gjuhësore.
Nuk mund të jetë e lejueshme që në shtypin e në botimet tona të ndeshemi dendur
me gabime trashanike drejtshkrimore e gramatikore; nuk mund të jetë e lejueshme
që ta mbushim ligjërimin tonë thjesht “për modë” me fjalë të huaja krejt të
panevojshme, si agravohet, anunçoj, bord, demantim, intermediator,
investigator, investigim, minoren, suspendohet etj., ose që rrugët e qytetet të
shëmtohen me lloj-lloj mbishkrimesh të tipit lavazh lavazho; nuk mund të jetë e
lejueshme më në fund që padija gjuhësore e dikujt të paraqitet në vitrinën e gjuhës
letrare, siç duhet të jetë gjuha e mediave dhe e botimeve në përgjithësi. Mendojmë
se është e nevojshme që veprimtaria e atij komisioni të mbështetet me një
plotësim të akteve ligjore për gjuhën shqipe në tërësi, duke pasur parasysh edhe
përvojën e vendeve të tjera.

Të nderuar delegatë të Kongresit të Drejtshkrimit, të nderuar


pjesëmarrës. Rilindësit tanë me mendje të ndritur, duke zgjuar dashurinë për
shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, zgjuan një popull dhe krijuan një shtet. Në
ditët tona njësia e gjuhës letrare kombëtare ka ndërtuar shtetin e njësishëm
kulturor të popullit shqiptar në mbarë hapësirën e tij historike. Prandaj Kongresi i
Drejtshkrimit është Kongresi i Bashkimit dhe i Mirëkuptimit. Ndoshta një rast
fatlumë e solli që ditët e mbajtjes së tij të jenë pranë me Ditën e Flamurit dhe
jubileu i tij të vishet me ngjyrat e simbolit të kombit. Kështu edhe në jubiletë e
tjerë Gjuha Shqipe dhe Flamuri me Shqiponjë do të qëndrojnë pranë e pranë si
simbole të lashtësisë e të jetësisë sonë dhe si prijës në udhën e përbashkët të
kombit tonë drejt së ardhmes së përbashkët.

Résumé

25 ANNÉES DU CONGRÈS DEL’ORTHOGRAPHE


CONSIDERATIONS ET REGARDS DANS L’AVENIR

Le Congrès de l’orthographe de la langue albanaise tennu à Tirana le 20


- 25 novembre 1972, est un événement mémorable non seulement pour la
linguistique albanaise, mais également pour la culture et la vie sociale du peuple
albanais en général1. Les chercheurs de l’albanais, enseignants, hommes de
lettres, représentants de la vie culturelle et scientifique de la République
d’Albanie, du Kosova, de la Macédoine et des autres régions albanaises en ex
Yougoslavie et de la diaspora “arberesh” d’Italie ont sanctioné dans ce Congrès
de l’orthographe unification de l’albanais. Par ce procès est achévé en même
temps l’unification de la norme grammaticale et une norme unique pour
l’albanais littéraire est établie. C’est pourquoi ce Congrès est appelé aussi le
Congrès de l’albanais littéraire unifiée.
Comme on sait, l’albanais a deux dialectes principaux, le guègue ou le
dialecte du Nord et le tosque ou le dialecte du Sud. Par conséquent la langue
littéraire est cultivée en deux variantes principales. La variante littéraire du Nord,
en dehors de la partie septentrionale de l’Etat albanais, est cultivée également à
Kosova, en Macedoine et dans d’autres régions albanaise en ex-Yougoslavie.
Après une convergence intradialectale et entre les dialectes, qui débute avec la
Renaissance Nationale Albanaise (milieu du XIX sciècle) et qui s’intensifie
particulièrement dans la deuxième moitié de ce sciècle, on est arrivé à esquisser
une forme unifiée de l’albanais littéraire, se basant dans le système phonétique et
morphologique plutôt de la variante meridionale, mais avec une série d’éléments
de la variante septentrionale. En avril 1968 dans une consultation linguistique
organisée à Prishtina (Kosova) on a décidé d’utiliser même là-bas le noveau
projet de l’orthographe, publié à Tirana en 1967. De cette façon, à partir du
principe “une nation - une langue littéraire nationale”, dans touts les territoires
albanais en ex-Yougoslavie est acceptée et a commencé à être employée la forme
de l’albanais littéraire qui était dominante dans la République d’Albanie. Le
Congrès de l’orthographe a traité cette forme unifiée de l’albanais littéraire
comme une dimension supradialectale, qui ne correspond à aucune des variantes
littéraires précédentes. Cette oppinion est sontenue aussi dans ce rapport, tenu
dans la conférence scientifique à l’occasion du 25 ème anniversaire du Congrès de
l’orthographe.
Selon un autre point de vue, qui a provoqué des polémiques surtout au
début de cette décennie, c’était le tosque littéraire, enrichi de certains éléments du
guègue pour compléter les défauts de sa structure, qui est soulevé au niveau de la
langue littéraire officielle, ayant le soutien de la direction du Parti du Travail et
de l’Etat, dont la majorité était d’origine du Sud. On a fait un nouvel effort pour
tirer au clair les facteurs linguistiques et extralinguistiques qui ont poussé dans
ce sens la solution du problème de l’albanais littéraire unifiée en Albanie.
L’albanais littéraire unifié, tout comme a été décidé, a résiste à toute
épreuve du temps durant un quart de sciècle, mais il est devenu un facteur de
développement de l’enseignement, de la culture, de la science et également un
facteur d’une cohésion intellectuelle et spirituelle plus vaste du peuple albanais
dans les deux côtés de la frontière. Entre-temps il n’est pas une dimension
statique. Il est traversé par un proces dialectique de l’évolution, s’enrichit des
apports nouveaux par la tradition et par son présent, rétablit de nouveaux
équilibres intérieurs et réalisé vite les possibilités inexploitées de son système.
Les normes orthographiques et grammaticales sont en général consolidées, dans
le lexique des procès de stratification stylistique se poursuivent, mais surtout un
enrichissement continu des formations nouvelles.
Les rapports toujours plus denses à l’étranger ont mis entre-temps
l’albanais plus encore en face des langues à traditions plus riches. En
conséquence le flux d’emprunts lexicaux et l’influence des constructions
étrangères surtout dans la langue de média est augmenté. Cela est accompagné
d’un souci de l’oppinion publique. Pour organiser le travail à propos de la
purification et l’enrichissement de l’albanais, dans la période de 1972 - 1990,
auprès du Conseil des Ministres on a formé une Comission. L’Academie des
Sciences de nouveau a pris l’iniciative de trouver les voies et les moyens à fin
d’apporter du soin organisé sur l’usage de la langue littéraire dans les média,
dans toutes les publications et dans les activités publiques. A fin que l’albanais
littéraire vienne mieux en aide aux exigences actuelles, à fin qu’elle serve le
développement social et qu’elle soit un symbol non-confondant de la culture
nationale, il est nécéssaire que la société la mette sous une serveillance et un soin
plus direct. En bénéfication de l’expérience des autres pays, en Albanie
également on est en train de faire des efforts pour instituer le soin de la sociéte à
propos de la langue littéraire.
On recommande aux lecteurs intéréssés le volume: Le Congrès de
l’orthographe de la langue albanaise (Tirana, 20 - 25 novembre 1972).
Académie des Sciences de la RP d’Albanie - Institut de Linguistique et de
Littérature, Tirana, 1974, 559 p.

You might also like