Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 20

1 MBUROJA.

net

Domethënia e fjalës La ilahe il Allah


- të drejtat e saj dhe gjurmët që lë ajo te individi dhe shoqëria -
Autor: Salih el-Fevzan

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.
Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona.
Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta
udhëzojë. Dëshmoj se s'ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i
pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi1 është rob dhe i Dërguar i Tij. Salavati dhe selami
qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe
kapen për Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit…

Është realitet se Allahu na urdhëroi ta përkujtojmë Atë, madje i lavdëroi përkujtuesit e


Tij dhe u premtoi shpërblim të madh. Urdhëroi që ta përkujtojmë pakufishëm dhe
veçanërisht kur lirohemi nga adhurimet e detyrueshme… Allahu i Lartësuar thotë:

"Kur të keni përfunduar faljen (ne grup) kujtojeni Allahun në këmbë, të ulur dhe të
mbështetur (në krahë)". (Nisa, 103)

"Kësisoj, kur të keni përfunduar Menasikun (Haxhin), kujtojeni Allahun siç kujtoni
prindërit tuaj apo edhe më tepër". (Bekare, 200)

Ka urdhëruar ta përmendim Atë edhe gjatë kryerjes së obligimeve të Haxhit. Allahu i


Lartësuar thotë:

"Pastaj, kur të zbritni nga Arafati2, kujtojeni Allahun tek Mesh'ar-el-Haram3".


(Bekare,198)

...dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi ato kafshë e bagëti, që Ai
i ka sjellë e siguruar për ta". (Haxhxh, 28)

"Dhe kujtojeni Allahun gjatë ditëve të caktuara4". (Bekare, 203)

Dhe e obligoi faljen e namazit për ta përkujtuar Atë. Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe fale namazin që të më përkujtosh Mua".

Pejgamberi thotë:"Ditët e Teshrikut janë ditë të ngrënies, pijes dhe të përmendjes së


Allahut5…"

Allahu i Lartësuar thotë:


2 MBUROJA.net

"O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun me përkujtim të madh dhe lartësoni Lavditë
e Tij në kohën e parë të agimit dhe pasdite". (Ahzab, 41-42)

Meqë, dhikri më i mirë është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, siç është
transmetuar kjo nga Pejgamberi se ai ka thënë:"Du'aja më e mirë është ajo në Arafat.
Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është La ilahe il-Allahu
vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir
(S'ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut. Ai është Një dhe i pa Shok. Atij i takon
sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë)". Dhe kur kjo fjalë
madhështore zë këtë pozitë kaq të lartë në mesin e llojeve të dhikrit, e që për të lidhen
vendime, ka kushte e domethënie, përmban kërkesa dhe nuk është vetëm fjalë që
shprehet me gjuhë; pasi puna qëndron kështu, preferova që ajo të jetë tema e fjalimit tim,
duke shpresuar që Allahu të na bëjë ne dhe ju prej pjesëtarëve të saj, ta marrim vesh
kuptimin e saj dhe të punojmë me atë që nënkupton ajo haptas dhe fshehurazi.

Do të flas lidhur me këtë fjalë brenda pikave që vijojnë:

1. Kur përmendet Pejgamberi, thuhet: Salallahu alejhi ve selem (Paqa dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Imam Tahaviu thotë: Është obligim (t'i çohet selam) sa herë që përmendet. Sikur ky thanë nje grup prej
dijetarëve hanefij.
2. Vend ku Haxhinjtë e kalojnë ditën e nëntë të Dhul-hixhes.
3. Mesh'ar-el-Haram quhet Muzdelifa, vend ku Haxhinjtë e kalojnë natën e dhjetë të Dhul-hixhes.
4. Janë tri ditët e qëndrimit në Mina gjatë Haxhit.
5. Transmeton Muslimi.

Pozita e fjalës "La ilahe il-Allah" në jetë, dobitë e saj, shtyllat e saj, kushtet e saj,
domethënia e saj, kërkesat e saj, kur i bën dobi njeriut shqiptimi i saj dhe kur nuk i bën
dobi dhe gjurmët e saj.

1 - Pozita e fjalës La ilahe il-Allah në jetën e njeriut

Ajo është fjalë të cilën muslimanët e shfaqin kur këndojnë ezanin, ikametin, në ligjëratat
dhe bisedat e tyre. Është fjalë për të cilën është bërë qielli dhe toka. Për të janë krijuar të
gjitha krijesat dhe me të Allahu i Lartësuar dërgoi të Dërguarit, i zbriti librat dhe e
shpalli Fenë e Tij. Për të janë vënë peshore dhe regjistra dhe për shkak të saj është hapur
tregtia me Xhennetin dhe Zjarrin. Për të janë ndarë krijesat në besimtarë dhe
jobesimtarë. Ajo është origjina e krijimit, e çështjeve, e shpërblimit dhe e dënimit. Është e
vërteta për të cilën janë krijuar krijesat, për të dhe për obligimet ndaj saj pason pyetja
dhe llogaria, shpërblimi dhe dënimi. Mbi të është vënë kibla dhe mbi të është themeluar
Feja. Për shkak të saj janë ngritur shpatat e xhihadit. Ajo është e drejta e Allahut përmbi
të gjithë robërit. Është fjala Islame dhe çelësi i Shtëpisë së Paqes. Për të pyeten të parët
dhe të fundit… Nuk lëvizin këmbët e robit para Allahut derisa të pyetet për dy
çështje:"Çka keni adhuruar dhe si u jeni përgjigjur të dërguarve". Përgjigjja ndaj pyetjes
3 MBUROJA.net

së parë bëhet duke vërtetuar fjalën La ilahe il-Allah me dituri, miratim dhe punë. Kurse
përgjigjja ndaj pyetjes së dytë bëhet duke vërtetuar dëshminë Muhammede–Rresulu-
Allah me dituri, bindje dhe nënshtrim6.

Kjo fjalë dallon kufrin prej Islamit. Është fjala e devotshmërisë dhe lidhja më e fortë.
Është ajo që Ibrahimi e tha:"Fjalë të jetonte ndër pasardhësit e tij, që ata të mund të
ktheheshin (me pendim te Allahu)" (Zuhruf, 28). Është ajo fjalë me të cilën Allahu
dëshmoi për Vetveten e Tij, dëshmuan melekët dhe të diturit nga krijesat e Tij. Allahu i
Lartësuar thotë:"Allahu dëshmon se La ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me
të drejtë përveç Atij). (dëshmojnë) Edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë..".
(Ali-Imran, 18).

Ajo është fjala e sinqeritetit dhe dëshmia e së vërtetës. Është thirrja për të vërtetën dhe
lirimin nga shirku. Për shkak të saj u krijuan krijesat, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Dhe
Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua"
(Dharijat, 58).

Për të janë sjellë të Dërguarit dhe janë zbritur Librat, siç tha Allahu i Lartësuar:"Dhe nuk
kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (o Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar
Ne (duke i thënë): La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje).
Kështu, më adhuroni Mua të Vetëm" (Enbija, 25).

"Ai me urdhrin e Tij i dërgon melekët me shpallje atij që dëshiron nga robërit e Tij
(duke i thënë): Këshilloje njerëzimin se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç
Meje. Pra më keni frikë Mua" (Nahl, 2).

Ibën Ujejne thotë:"Dhuntia më e madhe me të cilën Allahu e ka begatuar robin e Tij është
njoftimi me fjalën La ilahe il-Allah. Vërtet fjala La ilahe il-Allah për banorët e Xhennetit
është sikur uji i ftohët për banorët e dynjasë. Kush e shqipton atë e ka mbrojtur pasurinë
dhe gjakun e tij, kurse ai që nuk pranon ta shqiptojë, pasuria dhe gjaku i tij janë të kota".
Në përmbledhjen e saktë është transmetuar se Pejgamberi ka thënë:"Kush thotë La ilahe
il-Allah (nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç
Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij dhe se llogaria e tij është tek Allahu7".

Ajo është gjëja e parë që kërkohet prej jobesimtarëve kur ata ftohen në Islam, sepse
Pejgamberi kur e përcolli Muadhin për në Jemen, i tha:"Ti do të shkosh te të krishterët
dhe çifutët. Gjëja e parë që ti do t'i ftosh ata, të jetë dëshmia La ilahe il-Allah". Hadithi
është në dy përmbledhjet e sakta.

Nga kjo që u tha del pozita e saj në Fe dhe rëndësia e saj në jetë, dhe se ajo është obligimi
i parë për robin, ngase është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat.

6. Zadul-Meaad (1/2)
4 MBUROJA.net

7. Transmeton Muslimi

2 – Vlerat e fjalës La ilahe il-Allah

Vlerat e saj janë madhështore dhe Allahu i Lartësuar i dha pozitë asaj. Kush e shqipton
atë me sinqeritet, Allahu e futë në Xhennet, ndërsa ai që dëshmon rrejshëm, mbrohet
gjaku i tij dhe ruhet pasuria e tij në dynja, kurse llogaria e tij është te Allahu. Është fjalë
me tekst të shkurtër, me pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rënd në peshore.
Transmeton ibn Hibani, gjithashtu edhe Hakimi dhe e vërteton nga Seid el-Huduriu, se
Pejgamberi ka thënë:

"Musai tha:'O Zot, ma mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus (adhuroj) me të.'
'O Musai, thuaj La ilahe il-Allah.'
'Të gjithë robërit e Tu e thonë atë!' – tha ai.
'O Musai, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to përveç Meje, dhe shtatë tokat të vihen në
njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-Allah në anën tjetër, i ngreh ato La ilahe il-
Allah.'"

Hadithi tregon se fjala La ilahe il-Allah është dhikri më i mirë. Në hadithin e Abdullah
bin Omerit thuhet:"Du'aja më e mirë është ajo në Arafat. Fjala më e mirë që kam thënë
unë dhe Pejgamberët para meje është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-
mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir". (E transmetojnë Ahmedi dhe
Tirmidhiu).

Prej haditheve që argumentojnë se ajo peshon rënd në peshore, është gjithashtu edhe
hadithi që e transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hasen. Gjithashtu e transmeton
Nesaiu dhe Hakimi, dhe ky i fundit thotë:"sahih (i saktë) sipas kushteve të Muslimit,
prej Abdullah bin Amrit se Pejgamberi ka thënë:'I bëhet thirrje një njeriu prej umetit tim
në mesin e krijesave Ditën e Kiametit dhe i shfaqen nëntëdhjetë e nëntë regjistra, secili8
sa fusha e të parit, pastaj i thuhet atij:

'A mohon diçka prej kësaj?'


'Jo, o Zot!' - përgjigjet ai.
I thuhet:'Për këtë që ke punuar, a ke ndonjë arsye, ose a ke ndonjë të mirë?'
'Jo!' - thotë i tronditur.
I thuhet:'Si jo! Ti ke mirësi tek Ne dhe sot nuk të bëhet padrejtësi.' I nxirret një skedë në
të cilën është shënuar: Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enn Muhammeden
abduhu ve resuluhu.
'O Zot, çfarë vlere ka kjo skedë përballë këtyre regjistrave.'
I thuhet:'Vërtet që ty nuk të bëhet padrejtësi.' Vendosen regjistrat në njërën anë të
peshores kurse skeda në anën tjetër, dhe (ngrihen) vijnë lehtë regjistrat dhe peshon rënd
skeda.
5 MBUROJA.net

Vlerat e kësaj fjale madhështore janë të shumta, tërësinë e të cilave i ka përmendur ibën
Rexhebi në librin e tij të quajtur "Fjala e Sinqeritetit", dhe e ka argumentuar çdonjërën
prej tyre:"Ajo është tarifa e xhenetit, dhe se fjala e fundit e kujtdo që është ajo, ai hyn në
xhenet, shpëton nga zjarri, sjell faljen, është më e mira e mirësive, i fshin mëkatet dhe
gabimet, ripërtërinë në zemër atë që është mësuar prej Imanit, rëndon peshoren përball
regjistrave të mëkateve, dhe shkrumbon perdet derisa të arrijë tek Allahu. Shqiptuesi i
saj është i çiltër tek Allahu. Është më e mira që kanë thënë Pejgamberët dhe është dhikri
më i mirë. Është më e mira e veprave dhe i shumëfishon ato. Barazohet me lirimin e
skllevërve dhe është mburojë nga shejtani. Është siguri për trishtimin e varrit dhe frikën
e tubimit (për të dhënë llogari). Ajo është parulla e besimtarëve kur ngrihen nga varret.
Ajo ia hap shqiptuesit të saj tetë dyert e xhennetit dhe hyn nga cila të dojë. Prej mirësive
të saj gjithashtu është se të zotët e saj edhe në qoftë se hyjnë në zjarr për mosplotësimin e
detyrimeve të saj, ata patjetër do të dalin". Këta janë titujt për vlerat e saj, që ibën
Rexhebi i ka cekur në broshurën e tij dhe e ka argumentuar çdonjërën prej tyre.

8. Gjatësia dhe gjerësia e çdo regjistri është sa fusha e të parit të njeriut.

3 – Analiza, shtyllat dhe kushtet e saj

a - Analiza (gramatikore)

Kur të kuptuarit e përmbajtjes varet nga analiza gramatikore e fjalisë, dijetarët i


kushtuan rëndësi analizës së fjalës La-ilahe il-Allah. Ata thanë:"La (nuk ka) është pjesëz
mohore për gjininë. Ilah (i adhuruar) është emërori i saj, kurse kallëzuesi i saj mendohet.
Hakkun (të merituar) domethënë: nuk ka të adhuruar të merituar, kurse il-Allah (përveç
Allahut) është përjashtim nga kallëzuesi i cili qëndron në rasën emërore. el-ilah
domethënë: I adhuruar me ibadet – Është Ai të Cilin e adhurojnë dhe e synojnë zemrat
për të arritur të mirat dhe për të mënjanuar të këqijat.

Gabon ai i cili e mendon kallëzuesin e saj vetëm me fjalën "ekziston" ose "adhurohet",
sepse ekzistojnë të adhuruar të shumtë nga idhujt, varrezat, e të tjera…, mirëpo i
adhuruar i vërtetë dhe i merituar është vetëm Allahu. Çdo i adhuruar përveç Tij është i
kotë dhe adhurimi i tij është i rremë. Kjo është edhe kërkesa e dy shtyllave të fjalës La
ilahe il-Allah.

b - Dy shtyllat e fjalës La ilahe il-Allah

Ajo ka dy shtylla: mohimin dhe pohimin.

Me mohim është për qëllim mohimi i adhurimit nga të gjitha krijesat përveç Allahut,
kurse me pohim është për qëllim vetëm pohimi i adhurimit të Allahut, i Cili është i
Adhuruar i vërtetë dhe se çdo i adhuruar që morën idhujtarët është i kotë. "Kjo ngaqë
6 MBUROJA.net

Allahu, Ai është i Vërteti. Dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut
ose përkrah Tij, është i kotë" (Haxhxh, 62).

Imam ibën Kajimi thotë:"Domethënia e fjalës La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar të


merituar veç Allahut), sa i përket të vërtetuarit e ilahijetit të Tij (se Ai është i vetmi i
adhuruar i vërtetë), është më e fortë se ajo e fjalëve të Tij "Allahu ilah (Allahu është i
adhuruar)", sepse (Allahu ilah) nuk mohon adhurimet e tjera përkundër fjalës së Tij La
ilahe il-Allah, që kërkon përkufizimin e adhurimit dhe mohimin e tij nga çdokush tjetër.
Bën gabim të turpshëm ai që e shpjegon fjalën "ilah" vetëm me atë se Ai është i
plotfuqishëm për të shpikur.

Dijetari Sulejman bin Abdillah, në shpjegimin e bërë librit "Kitabu tevhid", thotë:"Nëse
thua se tashmë u qartësua kuptimi i fjalës "ilah", atëherë cila është përgjigjja kundër atij
që thotë se fjala "ilah" e ka domethënien i plotfuqishëm për të shpikur ose diç të
ngjashme me këtë shprehje? Përgjigjja ndaj kësaj jepet nga dy pika. Njëra: se kjo fjalë
është risi dhe nuk dihet ta ketë thënë ndonjë dijetar, madje as nga ata të gjuhës. Fjalët e
dijetarëve, edhe të atyre te gjuhës, kanë po atë kuptim që e përmendëm më parë, kështu
që kjo fjalë është e kotë.

E dyta: edhe nëse supozojmë një gjë të tillë, prapëseprapë, ai është shpjegim me atë që
është domosdoshmëri e të Adhuruarit të vërtetë. Ai patjetër duhet të jetë i plotfuqishëm
për të shpikur, përndryshe nëse nuk është i këtillë, s'mund të jetë i Adhuruar i vërtetë,
edhe nëse e quajnë i Adhuruar. Nuk është qëllimi i tij se ai që mëson se fjala (ilah)
domethënë i plotfuqishëm për të shpikur tashmë është futur në Islam dhe se me këtë e
ka goditur cakun me çelësin e Shtëpisë së Paqes. Këtë nuk e thotë askush, sepse një gjë e
tillë nënkupton se edhe idhujtarët arabë kanë qenë muslimanë! Nëse supozojmë se disa
nga të vonshmit synuan këtë, ata janë të gabueshëm, sepse me këtë kundërshtojnë
argumentet e sheriatit dhe ato mendore.

c – Kushtet e fjalës La ilahe il-Allah

Kjo fjalë nuk i bënë dobi shqiptuesit të saj vetëm se me plotësimin e shtatë kushteve:

I pari: dituria mbi kuptimin e kësaj fjale duke pohuar dhe mohuar. Kush e shqipton atë
duke mos e kuptuar domethënien e saj dhe atë që kërkon ajo, kësisoj ajo nuk i bënë dobi,
sepse ai nuk ka besuar në atë që shpreh ajo - sikur ai që flet me një gjuhë të cilën nuk e
kupton;
i dyti: besimi i plotë që i kundërvihet dyshimit;
i treti: sinqeriteti që hedh poshtë shirkun, e që këtë e shpreh fjala La ilahe il-Allah;
i katërti: besnikëria që pengon dyfytyrësinë, sepse ata e thonë këtë me gjuhët e tyre duke
mos besuar në atë që shpreh ajo;
i pesti: dashuria për këtë fjalë, për atë që rezulton ajo dhe të kënaqurit me këtë.
i gjashti: bindja për realizimin e të drejtave të saj, veprave e obligueshme, me sinqeritet
ndaj Allahut dhe duke kërkuar kënaqësinë e Tij;
7 MBUROJA.net

i shtati: pranimi që hedh poshtë refuzimin duke iu bindur urdhrave të Allahut dhe duke
i lënë ndalesat e Tij.

Këto kushte dijetarët islam i kanë nxjerrë nga tekstet Kur'anore dhe të Sunetit, të cilat
kanë ardhur veçanërisht për këtë fjalë madhështore, për të treguar obligimet dhe kushtet
e saj dhe se ajo nuk është vetëm fjalë që shprehet me gjuhë.

4 - Kuptimi dhe kërkesat e saj

Nga ajo që u tha u qartësua se fjala La ilahe il-Allah e ka këtë kuptim: Nuk ka të
adhuruar të merituar veç një Zoti të vetëm, e Ai është Allahu, i Vetëm dhe i pa shok,
sepse vetëm Ai është i denjë për adhurim. Kjo fjalë madhështore nënkupton se të gjithë
të adhuruarit tjerë veç Allahut nuk janë zota të vërtetë, por të kotë, sepse nuk meritojnë
adhurim.

Për këtë shpesh vjen urdhri për adhurimin e Allahut përkrah me mohimin e adhurimit
të dikujt tjetër veç Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"Adhuroni Allahun dhe mos vini Atij
shok në adhurim" (Nisa, 36).

"Kushdo që mohon Tagutin dhe beson në Allahun, atëherë ai ka rrokur mbajtësin më


të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu dëgjon gjithçka, është i Gjithëdijshëm"
(Bekare, 256).

"Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo popull të Dërguar (duke u thënë):


Adhuroni vetën Allahun dhe shmanguni dhe rrini larg Tagutit9" (Nahl, 36).

Pejgamberi thotë:"Kush thotë La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar


përveç Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrja e pasurisë
dhe gjakut të tij10".

Çdo Pejgamber i tha popullit të Tij:"O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni të
adhuruar tjetër përveç Tij" (el-A'raf, 59)

Ibën Rexhebi thotë:"Vërtetimi dhe sqarimi i kuptimit të saj është se fjala e robit: La ilahe
il-Allah, nënkupton se s'ka të adhuruar tjetër për të veç Allahut - i Adhuruar është Ai, të
Cilit i bindet njeriu dhe nuk i bën mëkat, duke e respektuar dhe madhëruar, duke e
dashur, duke iu frikësuar, duke shpresuar, duke u mbështetur tek Ai dhe duke iu lutur
vetëm Atij, e që për këto është i merituar vetëm Allahu i Madhëruar.

Kur Pejgamberi u tha idhujtarëve Kurejshitë:"Thoni La ilahe il-Allah. Ata thanë:"A i ka


bërë ai zotat (të gjithë) në Një Zot (Allah)? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme"
(Sad, 5).
8 MBUROJA.net

Ata kuptuan nga kjo fjalë se ajo i kundërvihet adhurimit të idhujve dhe përkufizon
adhurimin në Allahun, gjë të cilën ata nuk e dëshironin.

9. Çdo kush që adhurohet veç Allahut dhe që është i kënaqur me këtë adhurim.
10. E transmeton Muslimi

Ky shpjegim qartësoi se fjala La ilahe il-Allah dhe kërkesat e saj kanë këtë domethënie:
njësimin e Allahut me adhurim dhe lënien e adhurimeve tjera përveç Allahut. Kur robi
thotë: La ilahe il-Allah, ai me këtë shpall njësinë e Allahut me adhurim dhe kotësinë e
adhurimeve tjera veç Tij, si adhurimin e varrezave, të evlijave dhe të njerëzve të mirë.
Kjo hedh poshtë atë në të cilën besojnë sot adhuruesit e varrezave dhe ata që u ngjasojnë
atyre, se fjala La ilahe il-Allah e ka këtë domethënien: të besosh se Allahu ekziston, apo
të besosh se Ai është i plotfuqishëm për të shpikur, e shpjegime të tjera të këtij lloji. Ose
La ilahe il-Allah d.m.th. gjykimi i takon vetëm Allahut. Ata mendojnë se me këtë besim
dhe me këtë komentim të fjalës La ilahe il-Allah, e kanë vërtetuar plotësisht Tevhidin,
edhe në qoftë se adhurojnë të tjerë veç Allahut, besojnë tek të vdekurit, u afrohet atyre
me therje e zotim, me tavaf rreth varreve të tyre, kërkojnë bekimin prej dheut të varreve
të tyre, etj. Ata nuk e kuptojnë se edhe idhujtarët e hershëm arabë kishin këtë farë besim.
Ata e dinë dhe e pranojnë se Allahu është krijues dhe i plotfuqishëm për të shpikur. Ata
adhuruan të tjerë me bindje se ata i ofrojnë sa më afër Allahut, jo sa ata krijojnë dhe i
furnizojnë. El-Hakimije (të gjykuarit me Sheriat) është pjesë e asaj që nënkupton fjala La
ilahe il-Allah dhe nuk është kuptimi thelbësor i kërkuar i saj. Nuk mjafton të gjykuarit
me Sheriat në të drejtat (e njerëzve), në hududë11 dhe ngatërresa, duke qenë i pranishëm
shirku në adhurim.

Sikur të ishte kuptimi i fjalës La ilahe il-Allah ashtu siç mëtojnë ata, nuk do të kishte
pasur grindje mes Pejgamberit dhe idhujtarëve Kurejshitë, bile do të nxitoheshin t'i
përgjigjeshin thirrjes së Pejgamberit kur t'u thoshte: pranoni se Allahu është i
plotfuqishëm për të shpikur ose pranoni se Allahu ekziston. Apo t'u thoshte: gjykohuni
te Sheriati në gjaqet, pasuritë dhe të drejtat e juaja, dhe të heshtte ndaj adhurimit. Mirëpo
ata qenë të zotët e gjuhës arabe, nga dhe kuptuan se po të thoshin La ilahe il-Allah, do ta
pranonin kotësinë e adhurimit të idhujve. E dinin se ajo nuk është vetëm fjalë pa
domethënie, kështu që i iknin asaj dhe thoshin:"A mendon ai t'i bëjë zotat një Zot
(Allah)? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!" (Sad, 5)

"Ata qenë që kur u thuhej:"Nuk ka të adhuruar të merituar përveç Allahut", e mbanin


vetën lart dhe thoshin: A do t'i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?" (Safat,
35-36).

Ata e morën vesh se fjala La ilahe il-Allah, kërkon braktisjen e adhurimeve tjera përveç
Allahut dhe njësimin e Tij me adhurim. Andaj po ta shqiptonin atë duke vazhduar në
adhurimin e idhujve, do të binin në kundërshtim me vetveten, kurse ata e urryen një gjë
9 MBUROJA.net

të tillë. Adhuruesit e sotëm të varrezave nuk lodhën për këtë kontradiktë. Ata thonë La
ilahe il-Allah, e pastaj i kundërvihen me adhurimin e të vdekurve dhe afrimin tek varret
dhe teqetë. Është turp për atë që Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi janë më të ditur për
kuptimin e fjalës La ilahe il-Allah.

Me pak fjalë: ai që e thotë këtë fjalë duke ia ditur kuptimin, punon me atë që kërkon ajo
haptazi dhe fshehurazi, mohon shirkun dhe i pohon adhurimin vetëm Allahut, i tilli
është musliman i vërtetë.

Ndërsa ai që e thotë atë dhe vepron sipas saj haptazi, mirëpo nuk është i bindur në atë
që shpreh ajo, ky është munafik (hipokrit).

Kurse ai që e shqipton atë me gjuhën e tij dhe bën punë që janë kontradiktë e saj, siç
është shirku i cili e hedh poshtë atë, i tilli është idhujtar (mushrik).

Prandaj, patjetër, veç shqiptimit, asaj duhet t'i dihet edhe kuptimi, sepse të kuptuarit e
saj na mëson mënyrën e të vepruarit me atë që kërkon ajo. Allahu i Lartësuar
thotë:"Përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë". (Zuhruf, 86)

Puna që kërkon kjo fjalë edhe caku që godet ajo, është adhurimi i Allahut dhe mohimi i
adhurimeve tjera përveç Tij. Prej kërkesave të fjalës La ilahe il-Allah, gjithashtu është
edhe pranimi i sheriatit të Allahut në ibadetet, muamelat12, lejimet e ndalimet, si dhe
refuzimi i gjykimeve tjera përveç sheriatit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"A mos kanë
atë ortakë (zota) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu". (Shura, 2)

11. Ligjet ndëshkimore për vjedhje, kurvëri, e të tjera.


12. Quhen vendimet e sheriatit që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote, siç është shitblerja, etj.

Patjetër duhet pranuar sheriatin e Allahut në ibadete, transaksionet dhe gjykimet mes
njerëzve për grindjet e tyre personale, si dhe për gjërat e tjera dhe refuzimin e ligjeve të
bëra nga njerëzit. Kjo nënkupton refuzimin e të gjitha bidateve (risive) dhe besëtytnive
në ibadete, të cilat shpiken dhe përhapen nga shejtanët njerëz dhe xhinë. Kush pranon
diç nga ato, ai është idhujtar, siç tha Allahu i Lartësuar në këtë ajet:"A mos kanë atë
ortakë (zota) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu". (Shura, 21)

Allahu i Lartësuar thotë:"E nëse ju u bindeni atyre, vërtet që ju jeni idhujtarë". (Enam,
121)

"Ata i morën ahbarët (priftërinjtë çifutë) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre
dhe Mesihun (Isain), birin e Merjemes, për zota veç Allahut". (Tovbe, 31)
10 MBUROJA.net

Është transmetuar ne hadithin e saktë, se Pejgamberi ia lexoi këtë ajet Adij bin Hatim et-
Tait, e ai i tha:

"O Pejgamber i Allahut, ne nuk po i adhurojmë ata!


"A nuk ua lejojnë ata juve atë që e ndaloi Allahu dhe ju e merrni për të lejuar, dhe ua
ndalojnë atë që e lejoi Allahu dhe ju e merrni për të ndaluar", - i tha atij.
"Gjithsesi", – iu përgjigj ai.
"Ky pra është adhurimi i tyre!" - i tha Pejgamberi.

Shejh AbduRrahman bin Hasen thotë:"U bë që të bindurit ndaj tyre në mëkate të quhet
adhurim i dikujt tjetër veç Allahut, sepse me këtë ata i morën për zota, siç ngjan tash te
ky umet. Ky është shirku i madh që mohon Tevhidin, e që ky (tevhidi) është kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-Allah ... U qartësua se fjala e sinqeritetit hodhi poshtë të gjitha këto,
sepse ato mohojnë kuptimin e kësaj fjale.

Duhet të refuzohet po ashtu gjykimi te ligjet e bëra nga njerëzit, sepse është i
detyrueshëm gjykimi te Kur'ani dhe lënia e gjykimeve tjera veç tij, siç janë regjimet dhe
ligjet e bëra nga njerëzit...

Allahu i Lartësuar thotë:

"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i
Tij) dhe te i Dërguari (tek Suneti i tij)". (Nisa, 59)

"Për çdo gjë që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu, Ai është Zoti im".
(Shura, 10)

Allahu e ka gjykuar me kufër, me mizori dhe me mëkat atë që nuk gjykon me atë që ka
zbritur Allahu. Të pezulluarit e Imanit nga ai, na bënë të kuptojmë se nëse gjykuesi e
konsideron si të lejuar të gjykuarit me atë që nuk e ka zbritur Allahu, apo konsideron se
ai është më mirë se ligji i Allahut, ky është kufër13 dhe shirk që mohon Tevhidin dhe i
kundërvihet plotësisht fjalës La ilahe il-Allah. Mirëpo, nëse ai një gjë të tillë nuk e
konsideron si të lejuar dhe është i bindur se të gjykuarit me ligjin e Allahut është i
domosdoshëm, mirëpo i shtyrë nga epshet e kundërshton atë, ky është kufër i vogël14
dhe shirk i vogël, i cili hedh poshtë kuptimin e fjalës La ilahe il-Allah dhe atë që kërkon
ajo15.

13. Që e nxjerr njeriun nga Islami


14. Që nuk e nxjerr njeriun nga Islami
15. Shejh Fevzani, një pyetjeje që i është drejtuar lidhur me fjalën La ilahe il-Allah, i është përgjigjur si
vijon:"Domethënien e fjalës (La ilahe il-Allah) e ka shpjeguar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij, dhe
Pejgamberi. Allahu i Madhëruar thotë:"Adhuroni Allahun dhe mos i vëni Atij shok në adhurim". (Nisa,
36)
11 MBUROJA.net

"Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo popull të Dërguar (duke u thënë): Adhuroni vetën Allahun
dhe shmanguni dhe rrini larg Tagutit". (Nahl, 36)
"Meqenëse ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër gjë, vetëm që ta adhuronin Allahun me një adhurim të
sinqertë ndaj Tij". (Bejine, 5)
Ky është kuptimi i fjalës (La ilahe il-Allah). Allahu i Lartësuar thotë:"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova
njerëzit dhe xhinët, veçse që ata të më adhurojnë vetëm Mua". (Dharijat, 56)
Pejgamberi thotë:"Jam urdhëruar që t'i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il-Allah – në një transmetim
tjetër: derisa ta njësojnë Allahun me adhurim".
Fjala "La ilahe il-Allah" e ka këtë domethënie: Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut. Që t'i
përkushtohet adhurimi vetëm Allahut, e këtu hyn edhe gjykimi i Sheriatit.
Domethënia e fjalës La ilahe il-Allah është më e gjerë dhe më e rëndësishme se të gjykuarit me Kur'an në
ngatërresa. Më me rëndësi është heqja e shirkut nga toka dhe përkushtimi i adhurimit vetëm Allahut; ky
është shpjegimi i vërtetë i saj.
Shpjegimi i saj me hakimije (me të gjykuarit me Sheriat), është shpjegim i mangët, dhe nuk ia jep kuptimin
fjalës La ilahe il-Allah.
Ndërsa shpjegimi i saj se "s'ka krijues përveç Allahut", ky shpjegim nuk është vetëm i mangët, por është i
kotë. Fjala La ilahe il-Allah nuk erdhi të vërtetojë se "nuk ka krijues përveç Allahut", sepse këtë e pranojnë
mushrikët (idhujtarët). Sikur të ishte kuptimi i saj "nuk ka krijues përveç Allahut", do ishin idhujtarët
monoteistë. Allahu i Lartësuar thotë:"Nëse i pyet ata se kush i krijoi, do të thonë:'Allahu'". Kjo domethënë
se Ebu Xhehli është muvehid (që adhuron vetëm Allahun), e gjithashtu edhe Ebu Lehebi.
Sa i përket shpjegimit "nuk ka të adhuruar veç Allahut", ky komentim është i kotë, sepse shpie në
panteizëm. Ekzistojnë shumë të adhuruar nga idhujt, varrezat. A duhet të kuptohet se adhurimi i tyre është
adhurimi i Allahut?!
Pa tjetër duhet të thuhet:"Nuk ka të adhuruar të merituar përveç Allahut", siç thotë Allahu i Lartësuar:"Kjo
ngaqë Allahu, Ai është (i adhuruar) i Vërtetë. Dhe gjithçka që ata lusin në vend të Allahut ose përkrah
Tij, është e kotë". (El-Exhvibe el-Mufide, faqe 61-63)

Domethënë fjala La ilahe il-Allah është metodologji e plotë e cila duhet të mbizotërojë në
jetën e muslimanëve, në të gjitha adhurimet dhe veprimet e tyre. Ajo nuk është fjalë që
shqiptohet për bereqet, apo pjesë e rregullt që thuhet ne mëngjes dhe mbrëmje, pa e
kuptuar domethënien, pa punuar me atë që kërkon ajo, dhe pa ecur sipas metodologjisë
së saj, siç mendojnë shumë prej atyre që e shprehin atë, kurse e kundërshtojnë me
bindjet dhe sjelljet e tyre.

Gjithashtu është domosdoshmëri e fjalës La ilahe il-Allah të pohuarit e emrave dhe


cilësive me të cilat Allahu e emërtoi dhe e cilësoi Veten e Tij, apo e emërtoi dhe e cilësoi
Atë i Dërguari i Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"Allahu ka emra të bukur, andaj Atë luteni
me ata dhe ua keni frikën atyre që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata kanë për t'u
dënuar për punën e tyre". (Arafë, 180)

Në librin "Fet'hul-Mexhid" thuhet:"Rrënja e fjalës ilhadit te të folurit arab domethënë:


shmangie nga qëllimi, anim, padrejtësi dhe devijim. Kurse emrat e Zotit, që të gjithë janë
emra dhe cilësi që tregojnë përsosurinë e Tij me të cilat Allahu e prezantoi Veten e Tij tek
robërit e Vet.

Ai më pas tha: ilhadi i tyre bëhet duke i mohuar dhe refuzuar. Duke i refuzuar me
ngulmim kuptimet e tyre dhe duke i mohuar, apo duke i keqinterpretuar dhe duke u
12 MBUROJA.net

dhënë atyre kuptime jo të drejta, apo edhe duke u dhënë ata emra krijesave, siç është
puna e "ehlu itihadit16", të cilët me këta emra e quajnë universin, të mirën dhe të keqen e
tij. Kush i keqinterpreton (i bënë ilhad) emrat dhe cilësitë e Allahut, duke mohuar
domethënien e tyre ose duke ua shtrembëruar kuptimin, ose duke mos i kuptuar ashtu
siç i kuptuan selefi dhe nuk beson në kuptimet e larta që shprehin ata, siç është puna e
Xhehmijve, Mutezilëve dhe Esharijve, vetëm se e ka kundërshtuar domethënien e fjalës
La ilahe il-Allah. Sepse Allahu është Ai të Cilin e lusin dhe tek i Cili ndërmjetësojmë me
emrat dhe cilësitë e Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:"...andaj Atë luteni me ata". Ai i cili
nuk ka emra dhe as cilësi, si mund të jetë ilah (i adhuruar), si e thërrasim atë dhe me çka
e thërrasim…"

Ibën Kajjimi thotë:"Pati debate mes dijetarëve në shumë vendime të sheriatit, mirëpo
nuk pati debate në lidhje me ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut dhe argumentet
për to në asnjë vend. Janë të pajtimit sahabet dhe tabi'inët për pohimin dhe kalimin
(leximin) e tyre, duke e kuptuar domethënien dhe duke pohuar vërtetësinë e tyre. Kjo na
bënë të kuptojmë se nga dy llojet, sqarimit të këtij lloji i është kushtuar më shumë
rëndësi. Sqarimit të tij duhet t'i kushtohet më tepër rëndësi, sepse ai është plotësim dhe
vërtetim i shehadetit. Po ashtu pohimi i tyre është prej domosdoshmërive të Tevhidit,
dhe për këtë Allahu dhe Pejgamberi e sqaruan në mënyrë të plotë, që të mos ketë
paqartësi. Ajete që kanë të bëjnë me vendimet pothuajse nuk arrin t'i kuptojë vetëm një
pjesë e veçantë e njerëzve, kurse ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë, bëjnë pjesë në të
kuptuarit e tyre pjesa e veçantë dhe e thjeshtë; kam për qëllim kuptimin themelor të tyre,
e jo formën".

Gjithashtu tha:"Kjo çështje është e njohur nga natyrshmëria, mendja e shëndoshë dhe
nga librat qiellorë, se ai që nuk posedon cilësitë e përsosurisë nuk mund të jetë ilah (i
adhuruar), sistemues, e as Zot, madje do të ishte i përçmuar, i gjymtë dhe me të meta.
Nuk i takon falënderimi në këtë e as në botën tjetër. Mirëpo falënderimi në këtë botë dhe
në botën tjetrën është për atë që posedon cilësitë e përsosurisë dhe lartësisë për çka është
edhe i merituari i falënderimit. Për këtë, librat që selefi shkruajtën rreth Sunetit, të
pohuarit e cilësive të Zotit, lartësinë e Tij mbi krijesat dhe të folurit e Tij, i quajtën
Tevhid. Sepse mohimi dhe refuzimi i kësaj është mohim i krijuesit, kurse njësimi i Tij
bëhet duke i pohuar Atij cilësitë e plota dhe duke e lartësuar Atë nga përngjasimi dhe të
metat".

16. Panteistët.

5 - Kur i bën dobi njeriut fjala La ilahe il-Allah dhe kur nuk i bën dobi?

E cekëm më parë se fjalën La ilahe il-Allah pa tjetër duhet ta shoqërojë dituria për
kuptimin dhe puna me atë që nënkupton ajo. Mirëpo pasi që ekzistojnë disa citate, të
13 MBUROJA.net

cilat mund të keqkuptohen se vetëm të shqiptuarit me gjuhë është i mjaftueshëm dhe se


për këtë janë lidhur iluzionet e shumë njerëzve, çështja kërkoi që ta mënjanojmë këtë
keqkuptim nga ai që e dëshiron të vërtetën.

Sulejman bin Abdi-Lah në lidhje me hadithin e Itbanit… në të cilin ceket:(Vërtet Allahu e


ka bërë të ndaluar zjarrin për atë që thotë La ilahe il-Allah, me të cilën synon Fytyrën e
Allahut) thotë:”Dije se janë transmetuar disa hadithe, nga forma e të cilave kuptohet se
ai që vjen me dy shehadetet, i ndalohet hyrja në zjarr. Kështu është cekur në këtë hadith
dhe në hadithin e Enesit, i cili thotë:

"Pejgamberi ishte hipur në shalë dhe prapa tij ishte ulur Muadhi.
"O Muadh," - e thirri Pejgamberi.
"Të përgjigjem me gëzim", - ia ktheu ai.
Pejgamberi i tha:"Çdo rob që dëshmon La ilahe il-Allah (se nuk ka të adhuruar të
merituar veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve Resuluhu (dhe se Muhamedi
është rob dhe i dërguar i Tij), Allahu e ka bërë të ndaluar për të zjarrin".

Kurse Muslimi nëpërmjet Ubades ka sjellur hadithin:"Kush dëshmon La ilahe il-Allah


(se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve
Resuluhu (dhe se Muahamedi është rob dhe i dërguar i Tij ), Allahu e ka bërë të ndaluar
për të zjarrin".

Gjithashtu kanë ardhur edhe hadithe të tjera, në të cilat theksohet se kush vjen me dy
shehadetet, futet në Xhennet. Mirëpo nuk është cekur në to se bëhet i ndaluar për të
Zjarri. Nga ato hadithe është hadithi i Ubedes, i cekur pak më parë, dhe hadithi i Ebu
Hurejres kur ata ishin në betejën e Tebuku me Pejgamberin. Në të është cekur se
Pejgamberi ka thënë:"Eshhedu en La ilahe il-Allah (dëshmoj se nuk ka të adhuruar të
merituar veç Allahut) ve enni Resulullah (dhe se unë jam i Dërguar i Allahut). Është e
pamundur që ndokush ta takojë Allahun me këtë fjalë, duke mos dyshuar në të, dhe të
pengohet nga Xhenneti". (Transmeton Muslimi)

Fjala e shejh el-Islam ibën Tejmije

Ai që më së bukuri ka folur lidhur me kuptimin e këtyre haditheve është shejh el-Islam,


ibën Tejmije i cili thotë:”Vërtet këto hadithe janë për atë që e thotë atë dhe vdes me të.
Siç erdhi e kushtëzuar: ta thotë me sinqeritet nga zemra, me zemër të bindur pa dyshuar
në të, duke qenë i sinqertë dhe i vendosur, sepse realiteti i Tevhidit është të kushtuarit e
zemrës vetëm Allahu plotësisht. Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar të merituar
veç Allahut (La ilahe il-Allah) me sinqeritet nga zemra, hyn në Xhennet, sepse më
sinqeritet nënkuptojmë të përkushtuarit e zemrës ndaj Allahut me pendim të sinqertë
nga mëkatet. Kur njeriu vdes në këtë gjendje, e fiton atë. Vërtet kanë ardhur hadithet
mutevatir17, se nxirret nga zjarri secili që thotë La ilahe il-Allah, dhe që ka pasur mirësi
në zemrën e tij sa peshon një kokërr elbi, sa peshon një mustardë, dhe sa peshon një
14 MBUROJA.net

thërrmijë. Gjithashtu hadithet janë mutevatir se shumë prej atyre që e thonë fjalën La
ilahe il-Allah, hyjnë në Zjarr dhe pastaj nxirren nga ai.

17. Quhet hadithi i vërtetë (sahih), të cilin e transmetojnë një grup nga një grup tjetër si ata – gjatë tërë
senedit (zinxhirit) – të cilët është e pamundur të bëjnë marrëveshje për gënjeshtër.

Gjithashtu hadithet janë mutevatir se Allahu i Lartësuar ia ka bërë të ndaluar Zjarrit që


t'i hajë gjurmët e sexhdeve të bijve të Ademit, kuptohet ata që janë falur dhe i kanë bërë
sexhde Allahut. Po ashtu kanë ardhur hadithet mutevatir se pengohet nga Zjarri ai që
thotë La ilahe il-Allah (se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) dhe ai që
dëshmon (La ilahe il-Allah ve enn Muhameden Resuslullah) se nuk ka të adhuruar të
merituar veç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut). Mirëpo erdhi e
kushtëzuar me kushte te rënda. Shumësia e atyre që e shqiptojnë, nuk dinë gjë për
sinqeritetin dhe vendosmërinë, kurse të tillët është rrezik të sprovohen me të në prag të
vdekjes dhe të pengohen nga ajo. Shumë nga ata që e shprehin atë, janë imitues dhe e
marrin si traditë, e që imani nuk është përzier me dritën e zemrës. Të tillët janë pjesa
dërmuese që sprovohen në prag të vdekjes dhe në varreza, siç është transmetuar në
hadith:"I kam dëgjuar njerëzit të thonë diç dhe e kam thënë të njëjtën". Shumë prej
veprave të tyre janë imitim dhe shëmbëllim i atyre që janë të ngjashëm me ta. Ata janë
njerëzit që më së afërti janë me fjalët e Allahut:"Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një
farë rruge e një lloj feje, dhe sigurisht që Ne do të ndjekim gjurmët e tyre". Prandaj nuk
ka mospajtime mes haditheve, meqë kur ai e thotë atë me sinqeritet dhe bindje të plotë,
është e pamundur që në këtë gjendje të vazhdojë në gjynahe, sepse përsosuria e
sinqeritetit dhe bindjes së tij kërkojnë që Allahu të jetë më i dashur për të se çdo gjë
tjetër. Kështu që nuk mbetet në zemrën e tij dëshirë për atë që ka ndaluar Allahu dhe as
urrejtje për atë që ka urdhëruar me të. I tilli pengohet nga zjarri edhe sikur të ketë pasur
gjynahe më parë. Vërtet ky iman, ky pendim, ky sinqeritet, kjo dashuri dhe kjo bindje
nuk i lënë atij asnjë mëkat veçse ia fshijnë ashtu siç mbulohet nata me ditën".

Ajo që tha Muhamed Abd el-Vehabi:

"Ata kanë një paqartësi tjetër: thonë se Pejgamberi ia tërhoqi vërejtjen Usames për
vrasjen e atij që tha La ilahe il-Allah (A e vrave pasi tha La ilahe il-Allah) dhe hadithe të
tjera që ndalojnë vrasjen e atij që e thotë atë. Të marrët mendojnë se ai që e thotë atë nuk
bie në kufër dhe nuk vritet pa marrë parasysh se çka bën. U thuhet këtyre injorantëve:
është e ditur se Pejgamberi i luftoi çifutët dhe i zuri robër, kurse ata thoshin La ilahe il-
Allah. Edhe sahabet e Pejgamberit e luftuan (fisin) Neni Hanife edhe pse ata thonin La
ilahe il-Allah ve enne Muhameden Resulullah, e falnin namazin dhe thirreshin me
Islam. Po kështu edhe ata të cilët i dogji Aliu. Këta injorantë pranojnë se ai që e mohon
ringjalljen bën kufër, dhe vritet edhe nëse thotë La ilahe il-Allah. Gjithashtu ai që
refuzon diçka prej shtyllave të Islamit bie në kufër dhe vritet edhe në qoftë se e shqipton
atë. Si është e mundur që të mos i bëjë dobi atij që refuzon diçka që nuk është bazë dhe
15 MBUROJA.net

t'i bëjë dobi atij që refuzon Tevhidin, i cili është themeli i fesë së Pejgamberëve dhe
kulmi i tij. Mirëpo, armiqtë e Allahut nuk e morën vesh kuptimin e haditheve".

Ai gjithashtu tha:"Sa i përket hadithit të Usames, ai vërtet vrau njeriun i cili deklaroi
Islamin, mirëpo duke menduar se shkak për paraqitjen e Islamit ishte frika për të
shpëtuar jetën dhe pasurin e tij. Njeriu kur e paraqet Islamin, duhet të presim derisa të
na vijë diçka e qartë nga ai që e kundërshton atë. Në lidhje me këtë Allahu e zbriti:"O ju
që keni besuar! Kur të shkoni në luftë për çështjen e Allahut, të jeni të matur dhe mos i
thoni ndokujt që ju përshëndet (duke pranuar islamin):"Ti nuk je besimtar…",
domethënë vërtetojuni. Nga ajeti mund të përfundohet se duhet të ndalojmë dhe të
sigurohemi, mirëpo nëse pas kësaj na bëhet e qartë ajo që e kundërshton Islamin e tij, ai
vritet për shkak të fjalëve të Allahut: (të jeni të matur). Sikur të mos lejohej vrasja e tij
pasi ta ketë thënë atë, nuk do të kishte kuptim maturia. Gjithashtu edhe hadithi tjetër
dhe hadithet e tjerat të ngjashme me të e kanë po atë kuptim që përmendëm, se ai që
shfaq Islamin dhe Tevhidin, është obligim që të përmbahemi nga ai, përveç nëse na
qartësohet diçka që e kundërshton këtë. Argument për këtë është se Pejgamberi i tha:"A
e vrave pasi tha La ilahe il-Allah", dhe tha:"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të
thonë La ilahe il-Allah". Po ashtu është ai që tha në lidhje me havarixhët:"Kudo që t'i
takoni luftoni. Sikur t'i takoja unë, do t'i vrisja si popullin e Adit". Meqenëse ishin
njerëzit që më së tepërmi e thoshin këtë fjalë, sa që sahabet e ulnin vetën para tyre - edhe
pse ata e morën diturinë nga sahabet - atyre nuk u bëri dobi fjala La ilahe il-Allah, as
adhurimi i shumtë që bënin, dhe as të thirrurit me Islam, pasi erdhën me diç që e
kundërshton Sheriatin. Njashtu edhe ajo që e përmendëm lidhur me vrasjen e
Pejgamberit të çifutëve dhe të luftuarit e sahabeve të fisit Beni Hanife.

Fjala e ibën Rexhebit

Ibën Rexhebi në broshurën e tij të quajtur "Kelimetu el-Ihlas', në lidhje me fjalët e


Pejgamberit, "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-Allahve enne
Muhameden Resulullah," tha:"Omeri dhe një grup prej sahabeve erdhën në përfundim
se ai që vjen me dy shehadetet, nuk dënohet në dynja pas thënies së kësaj fjale. Kështu
që nuk morën qëndrim për luftimin e atyre që nuk e jepnin zekatin. Kurse Ebu Bekri
kuptoi se kjo nuk e pengon luftimin e tyre, vetëm në qoftë se i kryejnë obligimet ndaj saj,
për shkak të fjalëve të Pejgamberit:"Në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë fjalën La ilahe il-
Allah) ata e mbrojnë jetën e tyre nga unë, veçse me meritën e saj (nëse bën vepër që
meriton ndëshkim të tillë) dhe llogaria e tyre do të jetë te Allahu". Ai tha:"Zekati është e
drejtë e pasurisë". Ky përfundim me të cilin erdhi Ebu Bekri, është transmetuar qartë
nga disa sahabe, prej tyre është ibën Omeri, Enesi dhe të tjerë, se Pejgamberi ka
thënë:"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë La ilahe il-Allah ve enne
Muhameden Resulullah, ta falin Namazin dhe ta japin Zekatin". Këtë e argumentojnë
edhe fjalët e Allahut:
16 MBUROJA.net

"Por në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë ua leni
rrugën të lirë". (Teube, 5)

"Por në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë i keni
vëllezër në fe". (Teube, 11)

Për shkak se vëllazëria në fe nënkupton kryerjen e farzeve së bashku më Tevhidin, dhe


se pendimi (tovbeja) nga shirku nuk bëhet vetëm se me Tevhid. Kur Ebu Bekri ua
arsyetoj sahabeve mendimin e tij, u kthyen me të dhe e panë se ai kishte të drejtë.

Kur kuptohet se ndëshkimi që jepet në këtë botë, nuk pezullohet tërësisht nga ai që
përmbush dy shehadetet, por dënohet për thyerjen e ndonjë të drejte prej të drejtave të
Islamit, kësisoj është edhe dënimi i ahiretit".

Gjithashtu tha:"Një palë tjetër e dijetarëve thanë se këto hadithe i shërbejnë qëllimit se të
shqiptuarit e fjalës La ilahe il-Allah është shkak për hyrjen në Xhennet dhe shpëtimin
nga Zjarri, dhe se ajo e bën të domosdoshme këtë. Por ajo nuk e bën të domosdoshme
këtë punë vetëm se me grumbullimin e kushteve të saj dhe heqjen e pengesave. Ndodh
që nuk e bën të domosdoshme këtë për shkak të mungesës së ndonjë kushti apo
ekzistimit të ndonjë pengese. Këtë mendim e ka zgjedhur Vehb bin Munebbih dhe është
më i qarti. Më pas e ka përmendur tregimin e Hasen el-Basriut, se ai i kishte thënë
Ferezdekut kur qe duke e varrosur gruan e tij:

"Çka ke përgatitur për këtë ditë?"


"Dëshminë La ilahe il-Allah, qe shtatëdhjetë vite", – iu përgjigj ai.
"Sa përgatitje e mirë! Mirëpo fjala La ilahe il-Allah ka kushte, andaj ruaju akuzimit të
grave të dëlira".
I është thënë Hasenit se disa njerëz po thonë se ai që thotë La ilahe il-Allah hyn në
Xhennet. "Ai që thotë La ilahe il-Allah dhe përmbush të drejtat dhe obligimet ndaj saj,
hyn në Xhennet", – u përgjigj ai.
Vehb bin Munebbih i është përgjigjur atij që e kishte pyetur se fjala La ilahe il-Allah, a
nuk është çelësi i Xhennetit? Ai i tha:"Gjithsesi. Mirëpo çdo çelës ka dhëmbë. Nëse vjen
me çelësin që ka dhëmbë, do të hapet, përndryshe jo".

Mendoj se këto citate që solla nga dijetarët janë të mjaftueshme për ndriçimin e kësaj
paqartësie, për të cilën janë kapur ata që menduan se ai që thotë La ilahe il-Allah nuk bie
në kufër (nuk del nga Islami), pa marrë parasysh sa lloje të shirkut të madh bën, prej
shirkut që praktikohet sot te varrezat e njerëzve të mirë, e që këto i kundërvihen dhe e
hedhin poshtë plotësisht fjalën La ilahe il-Allah. Kjo është rruga e të devijuarve të cilët
marrin prej citateve të përgjithësuara, të cilat mendojnë se janë argument i tyre dhe e
lënë atë që u shpjegua dhe u sqarua nga citatet e shkoqitura. Si puna e atyre që besojnë
një pjesë të Librit dhe e mohojnë pjesën tjetër. Allahu në lidhje me këtë soj të njerëzve
thotë:"Ai është i Cili ta ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete
plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit, dhe të tjera jo krejt të qarta (për t'u
17 MBUROJA.net

kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta,
ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar Fitneh
(mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi, etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e
fshehta. Por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë
plotësisht të vendosur në dije thonë:'Ne besojmë në të. I tëri (Ajete të qarta dhe të
paqarta) është nga Zoti ynë'. Dhe nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me
mendje të shëndoshë. (Ata thanë):'Zoti Ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga
e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je
Dhuruesi më i Madh. Zoti Ynë! Vërtet je Ti Ai i Cili do të grumbullojë të gjithë
njerëzit bashkë në Ditën për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Vërtet, Allahu kurrë nuk
thyen Premtimin e Tij". (Ai Imran, 7-8)"

O Allah, na e trego të vërtetën dhe na e lehtëso ta pasojmë atë, dhe na bëj që ta shohim të
kotën si të kotë dhe mundësona që të largohemi nga ajo…

6 – Gjurmët që lë fjala La ilahe il-Allah

Kjo fjalë, kur thuhet me besnikëri e sinqeritet dhe punohet me kërkesat e saj, lë gjurmë të
çmuara tek individi dhe shoqëria. Nga më të rëndësishmet (veçojmë):

1- Bashkimi i cili prodhon fuqinë muslimane dhe fitoren ndaj armikut, sepse ata kanë
përqafuar një Fe dhe një Akide, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Dhe mbahuni fort, të
gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur'anit) dhe mos u ndani në mes jush…".
(Ai Imran, 103)

"Është Ai i Cili të ka mbështetur ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Dhe ai i ka


bashkuar zemrat e besimtarëve. Sikur ti të kishe shpenzuar gjithë ç'ka në tokë, nuk
do t'i kishe lidhur aq fort zemrat e tyre, por është Allahu që i bëri bashkë ato. S'ka
dyshim se Ai është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjykatës". (Enfal, 62-63)

Kundërshtimet në Akide janë shkak për ndarje, konflikt dhe luftë siç thotë Allahu i
Lartësuar:

"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e gupe, ti (o


Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta". (Enam, 159)

"Por ata (njerëz) e kanë coptuar fenë e tyre në degëzime, secili grup duke u kënaqur
me besimin e vet". (Mu'minun, 53)

Njerëzit nuk i bashkon gjë tjetër veç Akides, e cila është prodhim i Imanit dhe Tevhidit, e
që këto janë kërkesat e fjalës La ilahe il-Allah. Për këtë mund të marrësh mësim nga
gjendja e arabëve para ardhjes së Islamit dhe pas ardhjes se tij.
18 MBUROJA.net

2- Sigurimi i qetësisë dhe sigurisë në bashkësinë monoteiste e cila jeton në varësi nga
fjala La ilahe il-Allah. Çdonjëri merr atë që e lejoi Allahu dhe e lë atë që e ndaloi Ai, në
bashkëveprim me Akiden e cila ia dikton atij këtë. Dhunohen cenimet, padrejtësitë dhe
sulmet, dhe zëvendësohen me ndihmesë, dashuri, mbështetje dhe përkrahje për hir të
Allahut, duke punuar me fjalët e Allahut të Lartësuar:"Padyshim që besimtarët janë
vëllezër (në Islam)". (Huxhurat, 10)

Kjo duket qartë te gjendja e arabëve para se të jetonin me këtë fjalë dhe pasi jetuan me të.
Ishin armiq lufte që mburreshin me vrasje, grabitje, plaçkitje. Ndërsa kur e jetësuan atë u
bënë vëllezër të dashur, siç tha Allahu i Lartësuar:"Muhammedi është i Dërguar i
Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kafirave dhe të mëshirshëm
ndërmjet tyre" (Feth, 29). "Dhe përkujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush, pasi ju qetë
armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja. Kështu që me
Mëshirën e Tij, ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam)". (Ali Imran, 103)

3- Arritja e mbizotërimit dhe marrja e pushtetit në tokë, qëndrueshmëria përball


rrymave të dogmave të ndryshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Allahu u ka premtuar
atyre nga mesi juaj që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t'ua
sigurojë atyre vazhdimësinë (e sundimit) në Tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre
përpara tyre. Dhe se Ai do t'ua sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e
tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t'u japë
atyre siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht që) këta besimtarë të më adhurojnë
vetëm Mua dhe të mos më bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua". (Nuur, 55)

Për të arritur këto synime kaq të larta, Allahu i Lartësuar ndërlidhi adhurimin e Tij me
lënien e adhurimeve tjera veç Tij, e që kjo është domosdoshmëri e fjalës La ilahe il-Allah.

4- Ai që thotë La ilahe il-Allah dhe punon me kërkesat e saj, fiton prehje shpirtërore dhe
normalizim mendor, sepse adhuron një Zot, i di detyrimet ndaj Tij dhe e di çka e kënaq
Atë, andaj dhe i punon ato. E di çka e hidhëron Atë dhe i largohet asaj përkundër atij që
adhuron shumë zota. Çdo njëri prej tyre ka dëshira (kërkesa) që nuk i ka tjetri dhe bën
organizime që nuk e bën tjetri, siç tha Allahu i Lartësuar:"A janë më mirë shumë
perëndi të ndryshme apo Allahu, Një, i Vetmi, i Papërballueshmi, më i Larti?" (Jusuf,
39)

"Allahu ju sjell një shembull: një rob e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së
bashku (si ata që adhurojnë shumë zota përkrah a përveç Allahut), që grinden me
njëri-tjetrin, dhe një rob i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm (si ata që
adhurojnë Allahun Një e të Vetëm), a janë këta të dy të barabartë në krahasim?"
(Zumer, 29)

Ibën Kajimi thotë:"Këtë shembull Allahu i Lartësuar e dha në lidhje me mushrikun


(idhujtarin) dhe muvehidin18. Mushriku është në gradën e robit, i cili është
bashkëpronësi e një grupi që grinden, kundërshtohen dhe polemizojnë. Pasi mushriku
19 MBUROJA.net

adhuron shumë zota, Allahu i Lartësuar e krahasoi me një rob i cili është bashkëpronësi
e një grupi, që konkurrojnë cilin ta shërbejë. Ai nuk mund t'i kënaqë që të gjithë. Ndërsa
kur muvehidi adhuronte vetëm Allahun Një, e krahasoi me një rob i cili është pronë e
një njeriu të vetëm që i dorëzohet atij, që di kërkesat e tij dhe rrugën për të cilën e kënaq
atë. Ky është në pushim ndaj hamjeve të të shoqëruarve në të. Madje ai i është dorëzuar
pronarit të tij pa u nxënë për të, me gjithë përdëllimin, mëshirën dhe dhembshurinë për
të, bamirësinë ndaj tij dhe kujdesin për interesat e tij. Pra, a barazohen këta dy robër!!?"

18. Quhet ai që e njëson Allahun me adhurim.

5– Arritja e lartësisë dhe madhështisë për të zotët e fjalës La ilahe il-Allah në dynja dhe
ahiret. Allahu i Lartësuar thotë:"Jini Hunefa Lil-lah (për të adhuruar vetëm Allahun)
duke mos i vënë Atij shok. Dhe kushdo që i emëron shokë e të barabartë Allahut, kjo
është sikur ai të kishte rënë nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtë, ose sikur era ta
kishte hedhur në një vend të largët e të humbur" (Haxhxh, 31). Ajeti tregon se Tevhidi
është i lartë dhe i ngritur, dhe se shirku është i ulët dhe i rënë poshtë.

Ibën Kajimi thotë:"E ka ngjasuar Imanin dhe Tevhidin me lartësinë, gjerësinë dhe
lavdinë e tij, si dhe me qiellin i cili është vendarritja dhe vend-lëshimi i tij. Prej aty është
lëshuar në tokë dhe prej tokës ngrihet atje. E krahasoi lënësin e Imanit dhe Tevhidit me
rënien nga qielli në ultësirën më të thellë - për sa i përket shtrëngimit të fortë që ka dhe
dhimbjeve të grumbulluara, dhe zogut të cilit i rroken pjesët e tij dhe i copëtohen copë-
copë, me shejtanët që i çon Allahu dhe e rrethojnë, e shqetësojnë dhe e tronditin derisa e
qojnë në humnerë. Kurse era e cila hidhet me të në një vend të largët e të humbur, është
epshi i cili e mbartë që hedh në vendin më të ulët dhe më të largët nga qielli".

6- E mbron gjakun, pasurinë dhe nderin. Pejgamberi thotë:"Jam urdhëruar t'i luftoj
njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-Allah. E në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë fjalën La
ilahe il-Allah), ata e mbrojnë jetën dhe pasurinë e tyre nga unë, veçse me meritën e saj".

Fjalët e Pejgamberit:"Veçse me meritën e saj", d.m.th. nëse ata e thonë atë, mirëpo nuk
pranojnë që t'i kryejnë obligimet ndaj saj siç janë Tevhidi, largimi nga shirku, dhe
plotësimi i shtyllave të Islamit. Kjo nuk e mbron pasurinë dhe gjakun e tyre. Bile
luftohen dhe u merret pasuria e tyre si plaçkë për muslimanët, siç veproi me ta
Pejgamberi dhe kalifet e drejtë pas tij.

Kjo fjalë lë edhe gjurmë tjera te individi dhe bashkësia në ibadet, muamelat19, edukatë,
moral…

Me ndihmën e Allahut vjen suksesi. Salavati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin,
familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.
20 MBUROJA.net

19. Quhen vendimet e sheriatit që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote, siç është shitblerja, etj.

Përktheu: Blerim Krasniqi

You might also like