Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 46

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Histori–Filologjisë

Departamenti i Historisë

KRIZA E BERLINIT
1958 - 1963

Punoi: Udhëheqës shkencor:


Eraldo Angjellari Dr. Andi Pinari

Tiranë
2016
TABELA E PËRMBAJTJES

PARATHËNIE................................................................................................................................... ( 3 )

HYRJE................................................................................................................................................ ( 6 )

1. KREU I......................................................................................................................................... ( 10 )

1.1 Gjermania e ndarë.................................................................................................................. ( 10 )

1.2 Statusi i Berlinit..................................................................................................................... ( 15 )

1.3 Ultimatumi sovjetik. ............................................................................................................. ( 17 )

1.4 Nga diplomacia e forcës


tek tregimi i forcës ...................................................................................................................... ( 20 )

2. KREU II........................................................................................................................................ ( 24 )

2.1 Murri i Berlinit – ‘’Perdja e Hekurt’’.................................................................................... ( 24 )

2.2 Përballja në Chekpoint Charlie.............................................................................................. ( 28 )

2.2 Adenauer - Brand përballë Murit të Berlinit......................................................................... ( 31 )

2.3 John F. Kennedy: ‘’Ich bin ein Berliner’’............................................................................. ( 34 )

PËRFUNDIME................................................................................................................................ ( 37 )

SHTOJCË......................................................................................................................................... ( 40 )

BIBLIOGRAFIA............................................................................................................................. ( 45 )

2
PARATHËNIE

Arsyeja pse u zgjodh kjo temë, është sepse synohet të trajtohen çështjet që lidhen me Krizën e
Berlinit në vitet 1958-1963, me ultimatumin e Nikita Hrushovit, me ngritjen e Murrit të Berlinit, me
veprimtarinë e Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Konrad Adenauer apo me fjalimin e
famshëm të Presidentit të SHBA, Xhon F. Kenedi: ‘’Unë jam Berlinez’’.

Si student i Historisë kam pasur gjithmonë interes të veçantë dhe të vazhdueshëm për çështjet
që lidheshin me historinë e Gjermanisë. Historia e Gjermanisë në vetvete, roli që ka patur në Europë
dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare është sot perceptimi i fuqisë dhe i prosperitetit ekonomik, i
sigurisë botërore, por edhe i kontributeve të mëdha në zhvillimin progresiv europian. Ky vend sot, për
këto arsye dhe të tjera, në një botë të tronditur nga pasiguria shihet si shpresë e destinacion prej
shumë njerzish.

Vitaliteti, vullneti, dëshira për të punuar, dituria, mëndjemprehtësia dhe disiplina janë ndër ato
vlera të shquara të kombit gjerman që e bëjnë atë unik. Mes këtyre arsyeve është edhe vëmendja e
madhe për të njohur ‘’sekretet’’ e mrekullisë gjermane, ringritjes së saj pas shkatërrimit prej Luftës së
Dytë Botërore.

Historia gjermane ka një dinamikë të jashtëzakonshme. Kombi brenda shekullit të kaluar ka


njohur rënie dramatike. Por brenda tij forcat e demokracisë dhe energjitë pozitive kanë ditur që në
kthesat e dhimbshme të historisë ta rilindin e ta rindërtojnë vendin e imazhin e tij, ta zhvillojnë e ta
bashkojnë për të mos u kthyer më e kaluara e hidhur e për t’u ribërë vendi i shpresës e modeli i
demokracisë, i pajtimit dhe i besimit në vlerat njerëzore.

Periudha e Luftës së Ftohtë, dhe veçanërisht Kriza e Berlinit më ngjalli interes për arsye sepse
pikërisht gjatë kësaj krize dhe në këtë qytet ishin përplasjet më të forta të dy superfuqive: Shteteve të

3
Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Duke e parë Krizën e Berlinit si një incident midis dy
superfuqish vërtet kuptohet rreziku që ka ndjerë bota në ato vite tensioni.

Por për të folur për krizën nuk mund të lësh pa përmendur në përgjithësi apo në veçanti
Berlinin, kryeqytetin e Luftës së Ftohtë, sigurisht edhe marrëdhëniet e tendosura të Perëndimit me
Lindjen. Fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli fundin e historisë së konflikteve e të krizave. Tani
shqetësimet e Europës janë të ndryshme nga ato që ka patur.

Gjermania me forcën e saj kishte rezikuar Europën që nga viti 1871, dhe ishte pikërisht ajo
iniciatorja e dy luftrave botërore, njëra më e përgjakshme se tjetra, që i shkatoi dëme të
konsiderueshme çdo vendi që sulmoi, Europës në tërësi por edhe shkatërrimin e vetë vetes së saj. Lufta
e Dytë Botërore i kushtoi asaj jetën e 5.5 milion gjermanëve, dhe shkatërrimet masive të jetës urbane
dhe ekonomike. Por vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin veç fillimi, gjermanëve u duhej të
duronin edhe vujatjet e humbjes në luftë dhe rrjedhojat e zhvillimeve të Luftës së Ftohtë, Murrin e
Berlinit, ashpërsinë e regjimit komunist në Lindje.

Kriza e Berlinit, ishte incidenti i fundit i madh politiko-ushtarak europian i Luftës së Ftohtë.
Çështja e statusit të pushtimit të ish-kryeqytetit të Gjermanisë së para Luftës së Dytë Botërore,
Berlinit, ishte pika kryesore e provokimit të krizës prej Bashkimit Sovjetik. Në këtë kohë, midis viteve
1958-1963, Berlini ishte shndërruar në ‘’frontin’’ kryesor të përplasjes midis superfuqive: Shteteve të
Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Ky qytet e ndjeu më shumë se kushdo tjetër zhvillimin e
Luftës së Ftohtë. Pikërisht për këtë Berlini, u kthye në qytetin ‘’simbol’’ të Luftës së Ftohtë, ku për
autoritetet sovjetike për një kohë të gjatë vlerësohej si një një armë e fortë (një kështjellë komuniste që
nga Republika e Vajmarit); ndërsa për Perëndimin ishte bërë simbol i rezistencës kundër imponimit të
sundimit komunist.

Metoda e përdorur në shkrimin e këtij punimi është ajo e shqyrtimit dhe e përqasjes së
dokumentacionit arkivor, studimeve, analizave dhe e çdo lënde tjtëer njohjeje. Është synuar gjithashtu
që trajtimi i kësaj teme të bëhet në disa këndvështrime, duke mos përdorur vetëm qasjen faktologjike,
por edhe infiltrimin e analizës me objektivitet shkencor, metodat krahasuese dhe parimet themelore të
shkrimit të historisë bashkohore. Pavarsisht debateve dhe diskutimeve që janë bërë mbi këtë temë,
synohet që të analizohet sa më objektivisht duke qënë të paanshëm. Jam i sigurt se punime të përkryera
nuk mund të ketë. Për më tepër ky është punimi im i parë në rangun e një punimi të nivelit universitar
të një rëndësie të tillë si punimi i kësaj teme diplome. Ky punim është frut i një pune hulumtuese disa
mujore në kuadër të këtij procesi.

4
Do të doja të theksoja e nënvizoja se: si për të gjitha monografitë dhe tekstet e autorëve seriozë
të huaj e shqiptarë, veprat e tyre përbëjnë fondamentin bazë mbi të cilin është ngritur edhe ky punim i
imi. Për këtë punim kam shfrytëzuar monografinë e historianit amerikan: Uolltër Lakër, Europa në
Kohën Tonë, 1945 - 1992. Sigurisht tek kjo monografi jam mbështetur më shumë por nuk mund të lë
pa përmendur edhe disa punime të tjera vërtet me shumë vlerë për të hulumtuar në interes të temës si :
Henry Kissinger, Diplomacia; Bashkim Zeneli, Për Gjermaninë, Histori diplomatike dhe kujtime;
Archie Brown, The Rise and Fall of Communism; Gianni Bisiach, John Kennedy, Presidenti,
Historia e gjatë e një jete të shkurtër; Eric Hobsbawm, Epoka e esktremeve, I rrëmbyeri shekull i
njëzetë 1914 - 1999; etj..

Ky punim është formuluar me një strukturë të tillë e cila përbëhet nga: PARATHËNIA, HYRJA,
KREU I i përbërë nga këta nënkrerë: Gjermania e ndarë, Statusi i Berlinit, Ultimatumi Sovjetik dhe
Nga diplomacia e forcës tek tregimi i forcës; KREU II i përbërë nga këta nënkrerë: Murri i Berlinit –
‘’Perdja e Hekurt’’, Adenauer-Brand përballë Murit të Berlinit, John F. Kennedy: Ich bin ein
Berliner’’; PËRFUNDIMET dhe BIBLIOGRAFIA. Duke parë mënyrën e formulimit atëherë dalim në
përfundim që struktura është në përshtatje të plotë me temën e këtij punimi.

Në rradhë të parë, meritojnë falenderime dhe mirnjohje, të gjithë autorët e monografive me të


cilat jam konsultuar si: Uolltër Lakër, Henry Kissinger, Bashkim Zeneli, Archie Brown, Gianni
Bisiach, Eric Hobsbawm, prof. Petrit Nathanaili etj.. Jam i sigurt që pa punimet e tyre nuk do mund
t’ia kisha dalë dot për përfundimin e këtij punimi dhe kësaj teme.

Gjithashtu me mirnjohje falenderoj edhe profesorin tim udhëheqës, prof. Andi Pinarin, i cili
me interesim dhe përkushtim më ndihmoi për të kaluar pengesat që hasja në rrugën e trajtimit të kësaj
teme. Faleminderit!

Eraldo Angjellari
Tiranë, 2016.

5
HYRJE

Pasi Lufta e Dytë Botërore përfundoi, një tjetër do të niste, me po të njëjtin intesitet zhvillimi
dhe shtrirje. Lufta e Ftohtë, ndryshe nga dy luftrat botërore të zhvilluara më parë, nuk pati përplasje
apo konflikte të armatosura midis forcave të kundërta politiko-ushtarake. Pikërisht për këtë u quajt
edhe Lufta e Ftohtë, sepse rivaliteti në fushën ideologjike, politike, ekonomike, kulturore dhe
ushtarake nuk shkoi deri në luftë të hapur apo konflikt të armatosur por ishte thjesht shprehje e
ashpërsisë së këtij rivaliteti ndërmjet vendeve të Bllokut Komunist dhe vendeve të Bllokut
Perëndimor.1

Pikësëpari përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli, krahas të tjerash, ndryshim të rendit
botëror, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik dolën si dy vendet më të fuqishme,
me potencial të madh ekonomiko-ushtarak, që do të luanin rolin kryesor në politikën botërore.2 Pra
zhvllimiet gjatë Luftës së Ftohtë krijuan një model të ri të të balancave në botë, atë të bipolarizimit apo
të quajtur ndryshe si ‘’sistemi i dy superfuqive’’. 3 Të dyja superfuqitë përpiqeshin të forconin
ndikimin dhe të shtrinin influencën e tyre në Europë dhe më tej. 4 Bashkimi Sovjetik kishte ndikuar në
vendosjen e regjimive komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore, të ‘’çliruara’’ prej ushtrisë
sovjetike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Kjo situatë krijoi një realitet të ri në Europë. Ndërsa
Shtetet e Bashkuara kujdeseshin të ndalonin shtrirjen e influencës sovjetike duke krijuar aleanca apo
duke ndihmuar ekonomikisht dhe ushtarakisht vendet që ndiheshin të kërcënuara nga influenca
sovjetike.5

Përplasja e parë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, filloi në
lidhje me të ardhmen politike të vendeve të cilat ishin çliruar prej forcave të Boshtit dhe tani

1
Bradley Lightbody, The Cold War, (London: Routledge, 1999), 7.
2
Eric Hobsbawm, Epoka e ekstremeve, I rrëmbyeri shekulli i njëzetë 1914-1991, (Tiranë: Çabej, 1997), 192.
3
Po aty.
4
Lightbody, The Cold..., 20.
5
Po aty, 26.

6
gjendeshin nën administrimin e ushtrive të Fuqive Aleate.6 Pavarsisht se ‘’tre të mëdhenjtë’’ kishin
vendosur që të mos nënshkruanin traktate paqeje të veçanta me shtetet fashiste, Uinston Çërçill,
kryeministri britanik dhe presidenti i SHBA-së, Franklin Ruzvelt, pranuan kapitullimin e Italisë pa
përfshirjen e Bashkimit Sovjetik. Këtë akt Stalini e shfrytëzoi për të vepruar, pa pyetur Aleatët në
vendosjen e forcave sovjetike në vendet e çliruara të Europës Lindore.7

Mosmarrëveshjet u shtuan kur në këto vende nuk u zhvilluan zgjedhje të lira demokratike dhe
në to u vendosën regjime komuniste, satelitë të Bashkimit Sovjetik. Një çështje tjetër e cila shërbeu për
acarimin e marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit ishte edhe qëndrimi ndaj Luftës Civile në
Greqi. Bashkimi Sovjetik mori anën e forcave komuniste ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Britania e Madhe ndihmuan ushtarakisht dhe ekonomikisht forcat qeveritare të djathata.8

Por përplasja më e ashpër midis dy superfuqive ka qënë në lidhje me atë që në historiografi


është njohur si ‘’çështja gjermane’’ apo ‘’problemi gjerman’’. Gjermania doli e mundur nga Lufta e
Dytë Botërore, e dërmuar dhe e shkatëruar, me pasoja të rënda si në burrimet njerëzore dhe në
ekonomi. Ajo e kishte kërcënuar Europën me forcën e saj që nga viti 1871, dhe të gjithë besonin në
rrezikun që mund të sillte forca e saj e rilindur.9 Trupat e Aleatëve ndodheshin dhe zotëronin të gjithë
territorin e Gjermanisë. Para se ajo të shpallte dorrëzimin pa kushte trupat sovjetike kishin ardhur deri
në Berlin nga Lindja, ndërsa ato amerikane dhe britanike nga Perëndimi.10

Fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte për Gjermaninë fillimi i historisë së copëtimit të saj, në
katër sektorë pushtimi të administruar respektivisht nga katër fuqitë fituese të luftës: SHBA, Britania e
Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe Franca. E ardhmja e Gjermanisë ishte një nga çështjet më të diskutuara
dhe ku përplasjet e fuqive ishin më të mëdha. Për këtë çështje “Tre të Mëdhenjtë” ranë dakort të
takoheshin në Potsdam, në një konferencë, për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj.11

Në Potsdam u legjitimua ndarja e saj në parim, ku në bazë të marrëveshjes Gjermania do të


ndahej në katër zona pushtimi, po ashtu edhe ish-kryeqyteti i saj, Berlini. Këto zona do të
administroheshin nën përgjegjësinë e katër fuqive fituese të luftës.12 Por nuk kaloi shumë kohë edhe
bashkpunimi në luftë, ia la vendin konfrontimit sepse interesat e tyre tani ishin të ndryshme nga ato të

6
Archie Brown, The Rise and Fall of Communism, (London: The Bodley Head, 2009), 162.
7
John Lewis Gaddis, The Cold War: A New History, (New York: Penguin Books, 2007), 9.
8
Po aty.
9
Jean-Baptiste Duroselle dhe André Kaspi, Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Nga viti 1945 deri në ditët e sotme,
Vëll. II, (Tiranë: Lira, 2011), 29.
10
Gëzim Sala, Llambro Filo dhe Ibrahim Gashi, Historia Bashkëkohore (Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë
shek. XX), (Tiranë: Albatros, 2009), 170.
11
Duroselle dhe Kaspi, Historia..., 25.
12
Po aty, 26.

7
kohës së luftës. Bashkimi Sovjetik, i cili kishte nën përgjegjësinë e vet administrimin e zonës së
Gjermanisë Lindore dhe pjesën lindore të Berlinit, kërkonte që kjo pjesë, të bëhej e varur tërësisht prej
Kremlinit. Imponimi gradual për vendosjen e diktaturës komuniste në Gjermaninë Lindore, sidomos në
fund të vitit 1945 dhe fillim të vitit 1946, solli një ndryshim në politikën e fuqive pushtuese
perëndimore.13

Në fillim ata nuk ndërmorën ndonjë veprim i cili mund të prekte sovjetikët sepse sovjetikët
ishin të ndjeshëm ndaj çdo lloj veprimi apo kritike. Amerikanët dhe britanikët gradualisht filluan ti
kundërpërgjigjeshin sovjetikëve duke bashkrenduar politikën e tyre me qëllim për të frenuar atë
sovjetike. Në janar 1947, zonat amerikane dhe britanike u bashkuan nën një njësi të vetme ekonomike.
Edhe Franca, e cila ishte kundër çdo hapi progresiv drej bashkimit të Gjermanisë, dështoi në përpjekjet
e saj për të bindur sovjetikët që të ndryshonin politikën e tyre. Më pas edhe ajo u bashkua me politikën
e ndjekur nga SHBA dhe Britania e Madhe. 14

Bashkimi Sovjetik, vendosi që të ushtronte presion mbi Perëndimin, në pikën e tij më të dobët.
Në natën e 23 qershorit 1948 gjithë trafiku rrugor nga Perëndimi për në Berlin u pezullua. 15 Berlini,
ish-kryeqyteti i Rajhut të Tretë, tani ishte kthyer në frontin kryesor të përplasjeve midis Perëndimit dhe
Lindjes.

Ai ishte i ndarë në katër sektorë ku secila fuqi fituese e luftës e administronte nën përgjegjësinë
e saj atë sektor që i ishte dhënë. Berlini duke qënë thellë brenda zonës sovjetike të pushtimit në
Gjermaninë Lindore, do ta kishte të vështirë të furnizohej me ushqime dhe lëndë djegëse nëse
sovjetikët do të ndalonin trafikun tokësor dhe detar. Ai ishte i varur plotësisht prej furnizimeve nga
perëndimi.16 Faktikisht ky ishte edhe plani sovjetik që ta gjunjëzonte Berlinin duke i bllokuar rrugët
tokësore dhe detare të furnizimit.

Por Perëndimi nuk donte që të tërhiqej para presionit sovjetik prandaj filloi të përgatiste plane
dhe mënyra për të furnizuar Berlinin. E vetmja mënyrë ishte nëpërmjet ajrit por kjo mënyre kishte të
metat e veta sepse ishte jo vetëm e kushtueshme por edhe e rrezikshme nga ana ushtarake. Çfarë do
ndodhte sikur ky operacion logjistik, të dështonte apo akoma më keq, të çonte në një konfrontim të

13
Brown, The Rise..., 156.
14
Duroselle dhe Kaspi, Historia..., 85.
15
Po aty.
16
Uolltër Lakër, Europa në Kohën Tonë 1945-1992, (Tiranë: Dituria, 2003), 82.

8
armatosur me sovjetikët? Por ky operacion nuk dështoi dhe suskesi i tij nuk çoi në një konfrontim
ushtarak por bëri që sovjetikët të bindeshin për të hequr bllokadën më 12 maj 1949. 17

Kjo nuk do të ishte kriza e vetme me të cilën do të përballeshin berlinezët, por të tjera më të
mëdha me pasoja edhe më të rënda, jo vetëm për Berlinin dhe Gjermaninë por për tërë Europën dhe
diplomacinë në tërësi, do të shpërthenin në vitet më pas. Kriza e Berlinit, do të vinte si pasojë e një
ultimatumi që lideri sovjetik, Nikita Hrushovi, do t’iu dërgonte fuqive perëndimore me kërkesa të tilla,
që ata nuk mund t’i pranonin duke i kundërshtuar prerë. 18 Sipas këtij ultimatumi, me nënshkrimine
traktatit të paqes midis Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Demokratike Gjermane, të drejtat e tre
fuqive perëndimre nuk do të cënoheshin për 6 muaj, por pas këtij afati, qeveria e Gjermanisë Lindore
do të ishte sovrane dhe e pavarur e do të negocionte me fuqitë perëndimore për të drejtat e tyre. 19 Kjo
çoi në kundërshtim të Perëndimit, dhe me ardhjen e kohës situata ndërkombëtare po tensionohej aq
shumë sa rrezikohej të shpërthenthe një lufte midis protagonistëve kryesorë, Shteteve të Bashkuara
dhe Bashkimit Sovjetik. Por e veçanta e kësaj lufte do të ishte se arsenali luftarak që do të përdorej më
shumë do të ishte ai atomik.

Kriza e Berlinit pati pasoja të rënda për Gjermaninë Perëndimore aq sa edhe për atë Lindore,
sepse hapat progresivë në marrëdhëniet midis dy Gjermanive, po ashtu edhe të Perëndimit me
Lindjen, filluan të keqësoheshin, duke çuar në tensione të mëdha politike. Prandaj prej frikës së një
konfrontimi ushtarak, sidomos frika e përdorimit të armëve bërthamore bëri që ti jepej fund krizës në
një mënyrë të tillë të njëanshme, ku për udhëheqësit sovjetikë dhe të Republikës Demokratike
Gjermane, ndërtimi i Murrit të Berlinit, dukej si zgjidhja më optimale.20

Ajo prej së cilës Uinston Çurçill, trembej më shumë po bëhej një realitet fizik, ku kufiri tani
nuk do të ishte thjesht në rezoluta konferencash apo thjesht vija në hartë por do të ishte 3 metra i lartë
dhe 140 kilometra i gjatë. Kjo ‘’perde e hekurt’’ do të ndante një qytet në dy pjesë, një vend në dy
vende, një komb do ta ndante mëdysh dhe vendet një një kontineti do ti vinte përballë njëri-tjetërit.

17
Lakër, Europa ..., 83.
18
Henry Kissinger, Diplomacia, (Tiranë: Laert, 1999), 570.
19
Petrit Nathanaili, Burime të zgjedhura nga Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, (Tiranë: Albas, 2015), 274.
20
Kissinger, Diplomacia..., 570.

9
KREU I

1.1. GJERMANIA E NDARË

Më 25 prill 1945 trupat ushtarake amerikane dhe sovjetike të cilat po luftonin në territorin e
Gjermanisë, u takuan në lumin e Elbës, në Lindjen gjermane.21 Pavarsisht humbjeve që po pësonte
Rajhu i Tretë, ai akoma nuk po dorëzohej dhe do të duheshin akoma edhe pothuajse dy javë kur ai do
të kapitullonte. Në orën 22:50, më 30 prill 1945, Ushtria e Kuqe sinjalizoi humbjen e Gjermanisë
Naziste, kur flamuri i kuq me drapërin dhe çekiçin u ngrit në majë të Rajhshtagut, atje kur dikur
valëvitej flamuri i kryqit të thyer nazist. E shkatërruar dhe e dërmuar totalisht, Gjermania dorrëzohet
pa kushte tek Aleatët natën e 7-8 majit 1945, ku përfaqësues të komandës ushtarake gjermane
nënshkruan në Rejms dhe Berlin, aktin e kapitullimit pa kushte. Ndërsa më 9 maj u mposht edhe grupi
i fundit nazist i cili kishte mundur të largohej në Pragë. 22 Kjo datë është shënuar në histori si ‘’Dita e
Fitores në Europë’’. Me kapitullimin e Gjermanisë u shënua edhe shpartallimi total i Rajhut të Tretë të
Hitlerit. 23

Si pasojë e humbjes në Luftën e Dytë Botërore, e ardhmja e Gjermanisë ishte vendosur. Të tre
udhëheqësit e vendeve ndërluftuese, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik,
24
kishin diskutuar që në kohën e luftës për fatin e ardhshëm të Gjermanisë. Në këtë drejtim
shtroheshin tre probleme madhore: pushtimi, reparacionet dhe copëtimi i mundshëm i saj. Në
Konferencën e Jaltës, rreth dy muaj para se Gjermania të kapitullonte, tre të mëdhnjtë: Presidenti i
SHBA, Franklin Ruzvelt; kryeministri i Britanisë së Madhe, Uinston Çurçill dhe lideri sovjetik, Josif
Stalin, rranë dakord dhe vendosën në parim, për linjat e pushtimit dhe ndarjes së Gjermanisë e
kryeqytetit të saj, Berlinit. Për ndarjen e saj dhe krijimin e zonave të pushtimit, më 15 janar 1944,
Anglia ishte e para që morri iniciativën për të propozuar një plan-marrëveshje. Sipas tij, anglezët do të

21
Timothy Garton Ash, In Europe’s name: Germany and the Divided Continent, (New York: Random House, 1993), 7.
22
The Cambridge History of the Cold War, Vëll. I, (Cambridge: Cambridge University Press, 2010), 137.
23
Karl Grimberg, Historia botërore dhe qytetërimi 12, (Tiranë: UEGEN, 2005),156.
24
Ash, In Europe’s..., 7.

10
mernin zonën veri-perëndimore të Gjermanisë, përfshirë këtu edhe zonën e pasur industriale të Ruhrit,
ndërsa amerikanët do të mernin jugun dhe gjithë territoret në kufi me Francën. Për sovjetikët ishte
caktuar një territor që përfshinte të gjithë lindjen e Gjermanisë, Maklenburgun, Pomeraninë,
Brandenburgun, Saks-Anhaltin, Turingenin, pra gati 40% të territorit të saj, rreth 36% e popullsisë dhe
33% e burimeve ekonomike. Franca u pranua si fuqi pjesëmarrëse në pushtimin e Gjermanisë në
Konferencën e Jaltës, dhe territori që do të administronte ajo do të përbëhej prej territoreve që do të
lëshonin anglezët dhe amerikanët. 25

Por legalizimi i ndarjes së Gjermanisë do të bëhej në Konferencën e Potsdamit, e cila i zhvilloi


punimet nga 17 korriku deri më 2 gusht 1945. 26 Në rezolutën e saj u vendos që Gjermania do të
ndahej në katër zona pushtimi, dhe të katërta fuqitë pushtuese do të administronin zonat e tyre të
pushtimit nën përgjegjësinë e vet, në bazë të planit që ishte rënë dakort në Konferencën e Jaltës. 27 Por
pjesë të kësaj rezolute, sigurisht për çështjen gjermane, ishin edhe parimet për të qeverisur Gjermaninë
duke krijuar Komisionin e Ministrave të Jashtëm. 28 U ra dakort edhe për reduktimin ose shkatërrimin e
të gjithë indsustrisë së rëndë që përdorej kryesisht për luftën (ndërtimi i anijeve, prodhimi i makinave
dhe fabrikave kimike, të cilat këto gjatë Rajhut të Tretë ishin vënë në shërbim të plotë të luftës) dhe
ristrukturimi i ekonomisë gjermane drejt bujqësisë dhe industrisë së lehtë e ushqimore. Reparacionet,
çarmatimi, dhe denazifikimi (kryesore qe dënimi i kriminelëve të luftës për krime kundër njerëzimit),
ishin pikat kryesore të diskutimeve në Konferencën e Potsdamit. 29

Gjatë këtyre diskutimeve dolën variante të ndryshne për copëtimin dhe ndarjen e Gjermanisë,
ku secili lider ndërmjet të treve mbante qëndrimin e vet. Presidenti i ri i SHBA-së, Harri Truman dhe
Ministri i Jashtëm i SHBA, Xhejms Byrnes shfaqën mendimin se Gjermania duhet të trajtohej njëlloj si
gjatë kohës së Traktatit të Versajës, apo si në 1937 para nisjes së luftës. Të njëjtin mendim shfaqte
edhe Kryeministi britanik, Uinston Çurçill dhe Ministri i tij i Jashtëm, Entoni Iden. 30

Stalini mbante një qëndrim ndryshe, prej një megalomani të pashoq apo të një arbitri që vetëm
ai kishte të drejtë të vendoste. Një qëndrim kundërshtues të formës së prerë, ku dallohej qartë
cinimzmi që tregonte ndaj popullit gjerman, i cili e bënte të vështirë bashkpunimin për një të ardhme
më të mirë për Gjermaninë. 31 Bashkpunimi në luftë tani ia la vendin ndarjes së fryteve të fitores.
Gjermaninë, sovjetikët e konsideronin si vend humbës dhe pa qeveri, sepse çështja që u interesonte më
25
Ash, In Europe’s..., 9.
26
Bashkim Zeneli, Për Gjermaninë: Histori diplomatike dhe kujtime, (Tiranë, UET Press, 2015), 13.
27
Lakër, Europa..., 78.
28
Po aty.
29
Sala, Filo dhe Gashi, Historia bashkëkohore..., 172.
30
Zeneli, Për Gjermaninë..., 13.
31 Po aty, 14.

11
shumë atyre ishin kufijtë e saj dhe vetëm duke e konsideruar kështu do ta kishin më të lehhtë për të
përmbushur interesat e tyre territoriale. 32 Humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga gjermanët gjatë Luftës
së Dytë Botërore, sovjetikët prisnin që ti kompensonin në monedhë territoriale. Prandaj ata kërkonin
ripërcaktimin e kufijve të Gjermanisë në favor të sovjetikëve dhe aleatëve të tyre. Këto qëndrime të
mbajtura prej fuqive fituese të luftës, shënojnë edhe fillimin e epokës së ndarjes së Gjermanisë. E
veçantë qe, që fill pas publikimit të Marrëveshjes së Potsdamit, në Gjermani u përpap një valë
vetvrasjesh ku në Berlin në vitin 1945-1946 u shënuan 1200 vetvrasje, në Lajpcig 600, në Hamburg
400, në Këln 300 etj.. 33

Kjo lloj ndarjeje, do të përcaktonte rendin e ri politik të pasluftës. Në zonën sovjetike të


pushtimit hegjemonia e Kremlinit po bëhej gjithnjë edhe më e fortë në të gjitha fushat duke e patur nën
kontroll të plotë jetën politike, ekonomike dhe ushtarake. Ndërsa në perëndim zhvillimi po çonte drejt
unifikimit të sektorëve në fillim si njësi ekonomike dhe më pas si njësi politike.

Në janar 1947 amerikanët dhe britanikët, për të lehtësuar procesin e rindërtimit ekonomik të
Gjermanisë, bashkuan zonat e tyre të pushtimit nën një njësi të vetme ekonomike. Pikërisht për të
adminstruar këtë njësi ekonomike u krijua Këshilli Qëndror Ekonomik.34 Franca në fillim e
kundërshtonte këtë politke sepse ajo nuk pranonte asnjë hap progresiv drejt bashkimit të Gjermanisë,
por në fund pranoi të unifikonte zonën e saj të pushtimit me atë amerikane dhe britanike. Aleatët
perëndimorë, duke ua kaluar disa nga kompetencat zyrtarëve të Gjermanisë Perëndimore krijuan
kështu një bërthamë të qeverisë së ardhshme gjermane, Këshillin Parlamentar, të përbërë prej
përfaqësuesve të 11 landeve. Ai do të hartonte dhe miratonte kushtetutën e parë të pasluftës, më 8 maj
1945. 35

Më 23 maj 1949, pikërisht ky këshill, shpalli krijimin e shtetit të Republikës Federale të


Gjermanisë (RFGJ) në territoret e zonave perëndimore të pushtimit. Selia qendrore e institucioneve
federale do të zgjidhej qyteti universitar i Bonit. Zgjedhjet e para të pasluftës u zhvilluan në gusht të
1949, ku koalicioni i Unionit Kristian-Demokrat(CDU) dhe Unionit Kristian-Social(CSU), doli fitues
me 31% të votave. Jeta politike në Gjermani tani filloi të ishte më aktive, pas muzgut të viteve të para

32 John F. Kennedy, Presidential Library and Museum, The Cold War in Berlin: Internet, 12 July 2015, I përdorshëm:
http://www.jfklibrary.org/JFK/JFK-in-History/The-Cold-War-in-Berlin.aspx.
33 Zeneli, Për Gjermaninë..., 7.
34 John Gimbel, The American Occupation of Germany: Politics and Military, 1945-1949, (Stanford: Stanford University

Press, 1968), 36.


35 Ash, In Europe...4.

12
të pasluftës. Kancelar i parë i Gjermanisë Perëndimore do të zgjidhej më 7 shtator 1949, Konrad
Adenauer, dhe koha e qeverisjes së tij (1949-1963) do të quhej edhe si ‘’Epoka e Adenauerit’’. 36

Republika Federale Gjermane, njohu një zhvillim të vrullshëm jo vetëm nga ana ekonomike
por edhe nga ana sociale dhe kulturore. Politika gjermane nuk kishte ndonjë plan të përgjithshëm të
zhvillimit ekonomik, por mbështeste lojën e lirë të forcave të tregut: të ofertës dhe kërkesës. 37
38
Ekonomia sociale e tregut, e farkëtur prej Ludvig Erhard , pati sukses në kushtet e Gjermanisë së
pasluftës, duke rritur prodhimin industrial dhe bujqësor plus vëllimin e tregëtisë së jashtme, duke ulur
kështu numrin e të papunëve. Por ajo që çuditi shumicën e njerzve ishte përparimi i habitshëm brenda
një kohe të shkurtër që prej humbjes së saj në luftë. Bumi ekonomik, ‘’Wirtschaftswunder’’, i kohës
së pasluftës ishte i paprecedent në historinë e Gjermanisë. 39

Zhvillimi ekonomik i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1949-61, ishte me rritme tepër të larta
(deri në 9% në vit, duke e lënë prapa Gjermaninë Lindore, megjithë ndihmën e madhe që merrte ky
vend nga Bashkimi Sovjetik. 40

Por cilët qenë faktorët që çuan Republikën Federale Gjermane në këtë përparim të vrullshëm
ekonomik? Pa dyshim, eksperienca gjermane, prania e miliona punëtorëve të aftë e të kualifikuar, si
dhe tradita e madhe industriale ishin ndër faktorët kryesorë të “mrekullisë gjermane”. Shkatërrimi i
shumë fabrikave gjatë luftës bëri të mundur rindërtimin rënjësor nga e para, duke i modernizuar me
teknologjinë më të re duke rritur cilësinë dhe sasinë e prodhimit.Edhe fakti që Gjermania nuk shpenzoi
sa fqinjët e saj për mbrojtjen, bëri që këto shuma të investoheshin në ekonomi dhe në rritjen e
mirëqënies.41

Por ndryshe nga Gjermania Perëndimore, në Gjermaninë Lindore po shkohej drejt vendosjes së
sistemit të diktaturës së proletariatit, qeverisjes së një partie të vetme ku influenca sovjetike kishte
ndikimin e vet pothuajse në të gjitha fushat e jetës. Në kushtet e krijimit të shtetit të Gjermanisë
Perëndimore, Bashkimi Sovjetik reagoi menjëherë duke shpallur më 7 tetor 1949, shtetin e Gjermanisë
42
Lindore, Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ). Ekonomia e saj ishte e dobët dhe në të

36 Lakër, Europa..., 80.


37 Po aty, 177.
38 Sala, Filo dhe Gashi, Historia bashkëkohore..., 229.
39 Po aty.
40 Lakër, Europa..., 177.
41 Ash, In Europe..., 13.
42 Zeneli, Për Gjermaninë..., 26.

13
shumtën e rasteve mbahej në këmbë prej ndihmave që merrte nga Bashkimi Sovjetik. Me
kolektivizimin e bujqësisë, prodhimi u ul dhe si pasojë direkte ishte edhe rënia e nivelit të jetesës. 43

Në Lindje situata ishte e përkeqësuar dhe vazhdonte të përkeqësohej vazhdimisht. Jo vetëm


problemet ekonomike shqetësonin qytetarët por edhe instalimi i sistemit diktatorial të qeverisjes, duke
marrë sistemin stalinist sovjetik si pikë referimi ku nëpërkëmbeshin të drejtat dhe liritë themelore, e ku
represioni ishte në rritje.

Më 17 qershor 1953, në Berlin shpërtheu një protestë e madhe punnëtore, kundër regjimit të
Valter Ulbrihtit, në përgjigje të nivelit të ulët të jetesës dhe kufizimit të të drejtave dhe lirive themelore
të njeriut. Por protesta u shtyp me një egërsi të pashoqe nga regjimi komunist, bile në disa raste u desh
edhe ndërhyrja e trupave sovjetike që ishin të dislokuara në Gjermaninë Lindore. 44 Politika e regjimit
pas ‘’17 qershorit’’ ishte e dhunshme dhe e egër, ku u rrit shtypja dhe represioni. STAS-i, sigurimi i
shtetit, u bë më agresiv dhe më aktiv më shumë se kurrë në përndjekjen, neutralizimin dhe eleminimin
e elementëve kundërshtarë të regjimit. Me këtë formë qeverisjeje regjimi i Gjermanisë Lindore e hoqi
përfundimisht maskën si ‘’shtet i punëtorëve dhe fshatarëve’’. 45

Por përgjigjia më domethënëse që i jepej regjimit shtypës komunist në lidje, nivelit të ulët të
jetesës, ishte largimi në mënyrë masive e gjermanolindorëve nga Gjermania Lindore drejt Gjermanisë
Perëndimore. Me një mesatare prej 500 mijë njerzish në vit, në vitet 1953-1961, u larguan për në
Republikën Federale Gjermane afro 4 milion njerëz. 46

Gjermania do të mbetej e ndarë deri në vitin 1989, vit kur Muri i Berlinit u shemb.Por shembja
e tij morri me vete edhe regjimet komuniste dhe jo vetë atë të Gjermanisë Lindore por edhe atë të
Bashkimit Sovjetik, Hungarisë, Çekisë, Rumanisë madje edhe të Shqipërisë.

43 Lakër, Europa..., 195.


44 Zeneli, Për Gjermaninë..., 33.
45 Po aty, 35
46 Martin Kitchen, A History of Modern Germany, 1800-2000, (Malden: Victoria Blackwell, 2006), 336.

14
1.2. STATUSI I BERLINIT

Në Konferencën e Potsdamit, tre fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore ranë dakord që ashtu si
Gjermania, edhe kryeqyteti i saj të ndahej në katër sektorë pushtimi dhe të administrohej nën
përgjegjësinë e çdo fuqie. 47 Një nga vendimet e Konferencës së Potsdamit ishte që Berlini nuk do të
trajtohej si pjesë e Gjermanisë, të Lindjes apo Perëndimit, por zyrtarisht vendosej nën drejtimin e katër
aleatëve fitues të Luftës së Dytë Botërore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje sovjetikët do të kishin nën
administrim një sektor të madh në pjesën lindore të qytetit. Ndërsa britanikët dhe amerikanët kishin
nën administrim pjesën perëndimore, njëri në veriperëndim tjetri në jugperëndim. Sektori francez ishte
i përbërë nga zonat që amerikanët dhe britanikët i lëshun për ti administruar francezët. 48 Pra Berlini u
kthye kështu në “qytetin e të katërtve”.

Por pavarsisht dakordësisë për statusin e Berlinit në Konferencën e Potsdamit, më vonë gjatë
viteve të Luftës së Ftohtë filluan kundërshtitë dhe tensionet diplomatike për këtë çështje, të cilat gati
çuan në shpërthimin e një konflikti të ri të armatosur. Gjeografikisht sektorët perëndimorë ishin brenda
territorit të zonës sovjetike të pushtimit apo të territorit të Republikës Demokratike Gjermane që do të
krijohej më vonë. Berlini Perëndimor, kishte ndjekur rrugën e zhvillimit të fuqive pushtuese që e
administronin. 49 Pra ndryshe nga sektori sovjetik, në sektorët perëndimorë, Berlini njohu një zhvillim
të vrullshëm, duke u transformuar nga një qytet i shkatërruar prej Luftës së Dytë Botërore në një qytet
të industrializuar dhe me infrastrukturë moderne.

Këta sektorë kishin formuar kështu një enklavë perëndimore brenda territorit të Gjermanisë
Lindore komuniste, e cila tregonte vazhdimisht dallimin ndërmjet nivelit të lartë të jetesës që ishte
arritur në vendet me ekonomi liberale dhe gjendjen e varfër të vendeve komuniste, ku ekonomia ishte e
planifikuar.50 Dhe ky nuk ishte vetëm krahasim teorik por edhe fizik, sepse bëri që shumë
gjermanolindorë të shfrytëzonin çarjet e kufirit në Berlin për tu larguar nga Gjermania Lindore dhe për

47
Elena Rzhevskaya, Berlin, May 1945, (Moscow, 1967), 109.
48
Leonard Mosley, Report from Germany, (London, 1945), 24.
49
Kissinger, Diplomacia..., 568.
50
Po aty, 569.

15
të ikur në Perëndim. Duke u bazuar në statistika dhe shifra nga viti 1952 deri në vitin 1961, vit kur u
ndërtua Murri i Berlinit, rreth 2.245.000 gjermanolindorë u larguan nga Republika Demokratike e
Gjermanisë drejt Perëndimit, nëpërmjet Berlinit Perëndimor. 51

Berlini Lindor i kontrolluar prej sovjetikëve, po ndiqte rrugën e tyre të zhvillimit, ku sistemi
komunist kishte depërtuar jo vetëm në sferën politke por edhe në atë ekonomike dhe sociale. Nëse e
krahasojmë zhvillimin e pjesës lindore të Berlinit me atë perëndimore, padyshim që pjesa lindore ishte
më e prapambetur. Në pjesën lindore të Berlinit mungonin investimet për zhvillimin ekonomik dhe
rritjen e mirëqënies duke e bërë të papëlqyeshëm për banorët e tij.

Prandaj Berlini Perëndimor u bë për sovjetikët dhe udhëheqësit gjermanëlindorë çështje


problematike dhe burim tensionesh. Ishte për tu habitur, duke ditur statusin e qartë ndërkombëtar të
Berlinit, asnjëherë fuqitë e pushtimit, nuk bënë bisedime për rregulla të përcaktuara të trafikut të
mallrave dhe njerzve. Ishte Stalini i pari, që nga mungesa e këtyre rregullave, u mundua të përfitonte,
duke ushtruar presion mbi Perëndimin, me një mënyrë origjinale për vitet e Luftës së Ftohtë, duke
bllokuar rrugët detare dhe tokësore të furinizimt të Berlinit Perëndimor për gati një periudhë një
vjeçare. Bllokada e Berlinit, e viteve 1948-1949, tregoi se tensioni ishte mbizotërues në marrëdhëniet
ndërkombëtare dhe rruga drejt bashkimit të Gjermanisë ishte shumë e vështirë, që në ato vite dukej për
gjermanët shumë e largët.

Statusi i veçantë i Berlinit, i cili ishte një ndër vendimet kryesore të Konferencës së Potsdamit,
e bëri pozitën e qytetit tepër të zbuluar nga presionet sovjetike. Berlini ishte teknikisht qyteti i të
katërtve, pavarsisht se në territorin e Gjermanisë kishin ndodhur ndryshime politike (ishin formuar
Republika Federale Gjermane dhe Republika Demokratike Gjermane).

51
Duroselle dhe Kaspi, Historia ..., 294.

16
1.3. ULTIMATUMI SOVJETIK

Lideri i ri sovjetik Nikita Hrushov, pavarsisht rreformave dhe diplomacisë së tij të guximshme,
provokoi kriza dhe tensione që jo vetëm nuk mund të ishin zgjidhje e problemeve por më keq akoma,
shkatërrim i asaj pak gjëje që ishte arritur në zgjidhjen e tyre. 52 Për problemin e Gjermanisë së ndarë
dhe statusit të Berlinit Perëndimor, ai u përpoq të gjente zgjidhje që mund të zgjasnin por ato ishin të
papranueshme jo vetëm prej Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj por edhe prej Republikës
Federale të Gjermanisë. 53
Deutschlandpolitik-a (“Politika për Gjermaninë”) e Hrushovit, kishte në
thelb dy probleme madhore si: mbajtja në këmbë e regjimit të Gjermanisë Lindore dhe përballimi i
potencialit ushtarak dhe ekonomik të Gjermanisë Perëndimore. 54

Hrushovi herë pas here propozonte që trupat e fuqive perëndimore të largoheshin nga Berlini
Perëndimor dhe më pas të rishikohej statusi i tij. Por pse pikërisht në vitet 1958-1961 ai vendosi që të
ushtronte presion? Kjo pyetje ka ngritur shumë hipoteza dhe debatet kanë qënë të shumta. Autori
Adam Ulam shprehet se udhëheqja sovjetike kryesisht kërkonte që të ndalonte armatosjen e
Gjermanisë Perëndimore me armë bërthamore. 55

Riarmatimi i Gjermanisë Perëndimore sidomos potenciali i saj nuklear, bëri që sovjetikët të


dyshonin në sigurinë dhe paqen në kontinent. 56Sigurisht që kjo është arsyeja kryesore, por edhe fakti i
largimit masiv të popullsisë gjermanolindore drejt Perëndimit ishte shumë domethënese. Duke ditur që
kjo popullsi ishte në moshë të re dhe e aftë për punë, bëri që autoritetet gjermanolindore ta merrin
seriozisht gjendjen duke e konsideruar të rëndë. 57

Qeveria e Gjermanisë Lindore deklaroi më 27 tetor 1958 se: tre vendet perëndimore (Shtetet e
Bashkuara, Anglia, Franca) kishin shkelur klauzolat e marrëveshjes së Potsdamit duke riarmatosur

52
William Taubman, Khrushchev, The Man and His Era, (New York, Norton, 2004), 275.
53
Kitchen, A History..., 336.
54
Po aty.
55
Adam Ulam, Expansion and Coexistence: The History of Soviet Foreign Policy, 1917-1967, (New York, Ptager, 1968),
169.
56
Kitchen, A History..., 336.
57 Po aty.

17
Republikën Federale Gjermane, si pasojë e anëtarësimit të saj në NATO dhe si rrjedhim i kësaj ata nuk
kishin më të drejtë për të qëndruar në Berlin. Qyteti pasi të bashkohej do të bëhej kryeqytet i
Republikës Demokratike Gjermane. Ky nuk ishte veçse fillimi i Krizës së Berlinit. 58

Hrushovi vetë e kujton kështu: “ikja në mënyrë masive e punëtorëve kishte krijuar një situatë
të rëndë që si rezultat do të kishte shkatërrimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit të Gjermanisë
Lindore. Nëse gjërat do të kishin vazhduar pak më gjatë në këtë mënyrë, nuk e di se çfarë do të kishte
ndodhur.”59 Këto edhe arsye të tjera, si për shembull riarmatimi i Gjermanisë Perëndimore sidomos
me potenciali i saj nuklear, filluan që ti bënin sovjetikët tepër dyshues për sigurinë dhe për paqen në
kontinent.

Më 10 nëntor 1958, Hrushovi bëri një fjalim zyrtar në Moskë, ku u shpreh hapur në mbrojtje të
qeverisë gjermanolindore. Ai deklaroi se kishte ardhur koha që t’i jepej fund sistemit të pushtimit të
Berlinit dhe se tre fuqitë perëndimore duhej të largoheshin nga pjesa perëndimore e qytetit,
përndryshe, nëse këto kërkesa kundërshtoheshin prej tyre, atëherë ai paralajmëronte se do t’ia kalonte
të drejtat e tij të kontrollit të tranzitit në Berlin, qeverisë së Gjermanisë Lindore.

Në një notë tjetër që qeveria sovjetike u dërgoi shteteve perëndimore më 27 nëntor 1958,
saktësonte pozitën e saj duke kërkuar shndërimin e Berlinit Perëndimr në një “qytet të lirë”, të
60
çmilitarizuar dhe neutral, nën kontrollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë notë
shtohej, se Berlini do të shndërrohej në një “qytet të lirë”, pas një afati prej gjashtë muajsh. Berlini si
“qytet i lirë” do të kishte kështu edhe statusin e një entiteti politik të pavarur.

Nëse kjo nuk ndodhte atëherë Bashkimi Sovjetik do të nënshkruante një traktat paqeje të
veçantë me Republikën Demokratike Gjermane, duke hequr kështu dorë nga përgjegjësitë e tij për
qeverisjen e qytetit dhe mbi trafikun në rrugëkalimet e tij. 61

Tre fuqitë perëndimore, së bashku me Republikën Federale Gjermane, duke vlerësuar


karakterin ultimativ të notës sovjetike, e konsideruan krizën shumë të rëndë. Nëse do të nënshkruhej
një traktat i tillë fuqitë perëndimore do të detyroheshin të hynin në bisdedime me autoritet
gjermanolindore për tranzitin në Berlin, pasi ata kishin nën kontroll territorin përreth qytetit. 62 Kjo

58
Kitchen, A History..., 338.
59
Nikita S. Khrushchev, përk. në anglisht nga Strobe Talbot, Khrushchev Remembers, (Boston: Little Brown & Co.,
1970), 454-455.
60
U.S. Department of State, Documents on Germany 1944-1985, (Washington DC: Office of the Historian, 1985), 552.
61
William J. Tompson, Khrushchev: A Political Life, (New York, St. Martin's Griffin, 1997), 195.
62
Duroselle dhe Kaspi, Historia..., 295.

18
nënkuptonte njohjen zyrtare të Republikës Demokratike të Gjermanisë ose e thënë më mirë legalizimin
dhe ndarjen përfundimtare të Gjermanisë në dy shtete dhe dy kombe. 63

Por kjo mund të shpinte edhe në përdorimin e forcës për të siguruar komunikacionin me
Berlinin Perëndimor. 64 Në këtë rast, meqënëse Bashkimi Sovjetik kishte premtuar ndihmë ushtarake
Republikës Demokratike Gjermane, ekzistonte rreziku i një lufte nukleare midis dy poleve, apo
aleancave ushtarake, NATO-s dhe Pakti i Varshavës. Njohja e Republikës Demokratike të Gjermanisë,
bëhej e pamundur nga qëndrimi i Republikës Federale Gjermane, aleate kryesore e NATO-s, e cila e
65
konsideronte veten si trashëgimtarja legjitime e Gjermanisë. Qeveria e Gjermanisë Perëndimore
deklaronte se do të largohej nga NATO-ja nëse aleatët e saj do t’i kishin pranuar kërkesat sovjetike.
Pavarsisht se kërkesat e ultimatumit sovjetik ishin të papranueshme për fuqitë perëndimore, sidomos
për Shtetet e Bashkuara e Gjermaninë Perëndimore, dhe synimi i tyre ishte t’i kundërshtonin ato në
mënyrë të vendosur, duke marrë seriozisht karakteri i tij tepër i rrezikshëm për sigurinë dhe paqen.

63
Kissinger, Diplomacia..., 570.
64
Ulam, Expansion..., 215.
65
Kissinger, Diplomacia..., 572.

19
1.4. NGA DIPLOMACIA E FORCËS
TEK TREGIMI I FORCËS

Kriza gjermane vazhdoi t’i linte në hije të gjitha problemet e tjera europiane edhe pasi Lufta e
Ftohtë ishte zbehur. Rusët e konsideronin Berlinin çelësin e luftës së tyre në Europë. Kremlini i
pakënaqur nga: përparimi i Gjermanisë Perëndimore, e cila ishte integruar ushtarakisht në Aleancën e
Traktatit të Atlantikut (NATO) dhe ekonomikisht në Europën Perëndimore; nga mungesa e
përparimeve dhe nën presion për të rifituar iniciativën në politikën e jashtme zgjodhi një rrugë më të
ashpër dhe agresive. Me fjalimin e 10 nëntorit 1958, Hrushovi akuzoi zyrtarisht dhe drejtpërdrejt fuqitë
pushtuese perëndimore të Berlinit, se kishin shkelur vendimet e Marrëveshjes së Potsdamit dhe kështu
situata në Berlinin Perëndimor përbënte një rrezik potencial për paqen dhe nuk mund të tolerohej. 66

Ai deklaroi se do t’ia dorëzonte funksionet e tij në Berlinin Perëndimor, qeverisë së Gjermanisë


Lindore pas gjashtë muajsh, ndërkohë ai ishte i gatshëm të pranonte demilitarizimin e Berlinit
Perëndimor dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje në kuadër të traktatit të përgjithshëm për Gjermaninë por jo
pranimin e status quo-së ekzistuese. Faktikisht Bashkimi Sovjetik kishte bërë gjithmonë presion për të
ndryshuar stasus quo-në në Europën Lindore, por ishte hera e parë që kjo kërkesë bëhej në formë
ultimatumi. 67

Garnizonet e vogla ushtarake të dislokuara në Berlinin Perëndimor, nuk ishte se përbënin


ndonjë rrezik potencial për Bashkimin Sovjetik dhe tërë bllokun sovjetik. 3 Berlini i cili ndodhej thellë
brenda territorit të Gjermanisë Lindore, ishte një ngacmin i vazhdueshëm për komunistët. Statusi i tij
vinte në pikëpyetje normalitetin e Republikës Demokratike Gjermane si shtet dhe nxirte në shesh
dobësinë e pozitës së saj në bllokun sovjetik. Pozita e tij gjeo-strategjike, e bënte atë pikën më të dobët
të bllokut perëndimor. 68 Ushtarakisht fuqitë perëndimore nuk mund ta mbronin atë në rast të një sulmi
eventual dhe mund të dukej e dyshimtë që ata të tregonin gatishmërinë e tyre duke rrezikuar fillimin e
një konflikti të gjerë për hir të ish-kryeqytetit gjerman.
66
Kissinger, Diplomacia..., 572.
67
Alliertenmuseum Berlin, The Second Berlin Crisis, 1958 to 1962: Internet, I përdorshëm:
http://www.alliiertenmuseum.de/en/topics/berlin-crisis.html.
68
U.S. Department of State, Office of the Historian, The Berlin Crisis, 1958-1961: Internet, I përdorshëm:
https://history.state.gov/milestones/1953-1960/berlin-crises.

20
Pozita e Perëndimit në Berlinin Perëndimor, ishte e pamundur që të mbrohej dhe po qe se me
dorëzimin e Berlinit do të mund të arrihej një mirëkuptim i gjatë a nuk do të ishte e këshillueshme që
të shfrytëzohej ky propozim i sovjetikëve? 69 Kjo ishte dilema kryesore e presidencës së Ajzenhauerit
dhe më vonë e asaj të Kenedit. Shtetet e Bashkuara vendosën të ishin kundër tërheqjes nga Berlini
Perëndimor, duke e argumentuar dorëzimin e tij si një grusht të rëndë për Gjermaninë Perëndimore
madje për të gjithë aleancën perëndimore. 70 Por jo vetëm kaq, sipas tyre, tërheqja nga Berlini mund ta
inkurajonte Bashkimin Sovjetik të ushtronte presion politik dhe ushtarak në pika të tjera të trazuara me
shpresën se rezistenca e perëndimorëve do të ishte e dobët. 71

Viti 1959, ishte viti i optimizmit, i vizitave qeveritare që thyen situatën e tensionuar
diplomatike. Politika e jashtme sovjetike në vitet 1958-1962 herë zbutej e herë ashpërsohej në varësi të
rrethanave dhe tipari më dallues ishte që gjatë viteve 1958-1961, iniciativën e pati i pari Bashkimi
Sovjetik. 72 Zyrtarët e Perëndimit u treguan të ngathët madje mund të themi edhe të fjetur. Moska ishte
shumë e vendosur të mos pranonte asnjë zgjidhje për Gjermaninë në përgjithësi dhe për Berlinin në
veçanti, që godiste interesat e saj dhe kështu kishte më pak hapësirë për iniciativa të reja dhe
manovrime diplomatike. 73 Vlen për t’u përmendur këtu që takimet e nivelit të lartë midis Shteteve të
Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, dështuan sepse Shtetet e Bashkuara duhej të merrnin në
konsideratë pikëpamjet e Gjermanisë Perëndimore ndërsa Bashkimi Sovjetik nuk mund të diskutonte
problemet e tij të brendshme dhe të jashtme me Shtetet e Bashkuara. 74

Hrushovi e tërhoqi kërkesën ultimative, duke sugjeruar një skemë për një çarmatim të plotë
brenda një periudhe 4 vjeçare. Kjo tregonte hapjen e mundësive për takime të larta, i cili do të
75
organizohej në Paris në maj 1960. Duket qartë që marrëdhëniet Lindje-Perëndim po
përmirësoheshin.

Por ky përmirësim do të ishte jetëshkurtër sepse më 1 maj 1960, një avion spiun amerikan, U-2,
u rrëzua thellë brenda territorit të Bashkimit Sovjetik. 76 Qeveria amerikane, nuk e mohoi që kishte
dijeni, siç ishte rregulli në të tilla situata, por u përpoq që të mbronte motivacionin dhe veprimin e saj,
dhe pranoi përgjegjësinë e plotë mbi incidentin. Hrushovi paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara

69
Lakër, Europa..., 261.
70
Po aty.
71
Po aty.
72
Duroselle dhe Kaspi, Historia..., 299.
73
Lakër, Europa..., 264.
74
Po aty, 262.
75
Po aty.
76
Lakër, Europa..., 262.

21
nuk do të kërkonin ndjesë dhe nuk do të ndëshkonin përgjegjësit e të ndalonte këto lloj fluturimesh,
atëherë ai do të detyrohej të largohej. Me këtë dukej se takimi i Parisit do të dështonte. 77

Fluturimet u ndërprenë sepse me zhvillimin e satelitëve tokësorë, misione të tilla ishin bërë të
panevojshme. Por Ajzenhaueri nuk kërkoi ndjesë. Kjo konferencë përfundoi në dështim të plotë dhe
pas kësaj Hrushovi e anuloi ftesën që i kishte bërë Ajzenhauerit një vit më parë. Çështja e U-2, sipas
historianit Uolltër Lakër, u përdor nga Hrushovi si pretekst për t’u larguar nga konferenca, sepse
fluturime të tilla ishin bërë edhe më përpara dhe nuk ka dyshim që qeveria sovjetike të mos kishte
dijeni. Por cila ishte arsyeja e vërtetë e kësaj tërheqjeje? 78

Marrëdhëniet jo të mira të Bashkimit Sovjetik me Republikën Popullore të Kinës bënë që


Hrushovi t’i kishte duart e lidhura në këto bisedime. Ai nuk mund të bisedonte me Perëndimin pa
sakrifikuar më parë unitetin e kampit socialist. Bile dhe vendet perëndimore ishin dyshuese ndaj këtyre
bisedimeve, sepse ato i cilësonin si ‘’pazar i paleverdisshëm’’ për arsyen e thjeshtë se Bashkimi
Sovjetik po ofronte më pak nga sa priste në këmbim: ai nuk do t’i tërhiqte trupat nga Republika
Demokratike Gjermane dhe vendet e tjera të Europës Lindore.

Planet e Hrushovit për një detantë me Perëndimin u bënë të pavlefshme në kushtet e reja. Atij
do t’i duhej edhe një vit për të rifilluar bisedimet përsëri me presidentin e ri amerikan, Xhon F. Kenedi.
Takimi midis Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, në vitin 1961, ndryshonte shumë nga fryma e Kemp
Deividit.79 Bashkimi Sovjetik, ndryshe nga atëherë e dinte forcën e vet dhe nuk frikësohej më nga
sulmet amerikane. Ai filloi të zhvillonte teknologjinë e armëve termobërthamore dhe ndërtimin e
bazave të raketave në pika strategjike ndërkombëtare. Lufta e përgjithshme bërthamore, në vitin 1958,
nuk kishte dyshim se do të shkaktonte, brenda disa ditësh, viktima që në total do të ishin më të mëdha
se në të dyja luftrat botërore të marra së bashku.

Hrushovi kërkonte të trembte presidentin e ri, me pak eksperiencë por Kenedi nuk u tremb
sepse kërcënimet sovjetike nuk ishin bindëse, pasi marrëdhëniet e Bashkimit Sovjetik me Kinën po
keqësoheshin (madje edhe mosbindja e Shqipërisë vërtetonin që sundimi sovjetik mbi kampin socialist
po dobësohej) dhe provokimi i një krize botërore nuk do të ndihmonte për të vendosur unitetin dhe
lidershipin sovjetik në kampin socialist. 80 Nëse ndodhte që sovjetikët të vepronin ashtu siç kërcënonin,
atëherë konflikti i armatosur ishte zgjidhja e fundit. Perëndimit i duhej ose të mbronte me çdo kusht e

77
Lakër, Europa..., 263.
78
Po aty.
79
Kisinger, Diplomacia..., 573.
80
Gianni Bisiach, John Kennedy, Presidenti: Historia e gjatë e një jete të shkurtër, (Vlorë: Europrint, 2016), 203.

22
mjet pozicionin e tij ndaj Bashkimit Sovjetik ose duhej të tërhiqej nga Berlini Perëndimor. Por nëse
binte Berlini atëherë edhe Parisi e Londra, do të binin njëri pas tjetrit. 81

Duke parë këto zhvillime atëherë si duhej reaguar? Kur flasim për konflikt të armatosur,
çfarëdolloj konflikti qoftë, çdo udhëheqës i matur merr në konsideratë humbjet edhe shkatërimet që
mund të sjellë ky konflikt për vendin e tij dhe për të tjerët, në një hapësirë kohore të caktuar.

Takimi i Vjenës përfundoi me mosmarrëveshje në të gjitha drejtimet dhe presidenti Kenedi u


largua me bindjen se ishte e nevojshme për të mbajtur një qëndrim të vendosur në marrëdhëniet me
rusët. Ai tha se: “në këtë rast kam kuptuar se fjalë të tila si luftë, paqe, agresion, padrejtësi, demokraci
dhe vullnet i popullit në Perëndim kanë kuptim tjetër se në Lindje”. 82

Paftësia e Perëndimit për të pasur një politikë të jashtme të përbashkët bëri që edhe njëherë
interesat kombëtare të dilnin më të forta se politika e përbashkët europiane apo Atlantike. 83

81
Kissinger, Diplomacia..., 573.
82
Lakër, Europa..., 264.
83
Encyclopedia Britannica, Berlin Crisis of 1961: Internet, I përdorshëm: http://www.britannica.com/event/Berlin-crisis-of-
1961.

23
KREU II

2.1. MURI I BERLINIT:


“PERDJA E HEKURT”

Kriza e Berlinit arriti pikën kulmore në fund të vitit 1961. 84 Keqësimi i situatës në Gjermaninë
Lindore, niveli i lartë i jetesës dhe kushtet e mira të punës në Gjermaninë Perëndimore, tërhoqën
vëmendjen e shumë banorëve nga Lindja, duke çuar kështu në një largim masiv dhe të përditshëm
sidomos të popullsisë gjermano-lindore. Gjermania Lindore ishte i vetmi shtet europian që pësoi rënie
drastike të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo e shqetësonte së tepërmi udhëheqjen
komuniste të saj, duke ditur që pjesa e popullsisë ‘’profesionalët’’, ishte ajo pjesë e popullsinë që
kërkonte më shumë të largohej. 85

Sekretari i Parë i Partisë Socialiste të Bashkuar (SED) dhe Kryetari i Këshillit të Shtetit, Valter
Ulbriht, i kishte dërguar disa letra Hrushovit, ku e vinte në dijeni për shqetësimet që kishte në lidhje
me arratisjet në masë, por edhe për punën që po bënin për të forcuar regjimin e kufirit. 86

Në këto rrethana Nikita Hrushovi bashkë me Anastas Mikojanin bënë një vizitë të
paparashikuar në Berlin, në vjeshtën e vitit 1960. Ai donte të shihte vetë situatën në kufi dhe masat që
ishin ndërmarrë për forcimin e kontrollit. Por ky nuk ishte shqetësimi i vetëm i Hrushovit, sepse një
shqetësim më i madh ishin të vertetat në deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, kur thoshte
se do të përdorte arsenalin e tij nuklear kundrejt kërcënimeve sovjetike. 87 Në këto kushte Hrushovi u
tërhoq nga plani i tij i mëparshëm për Berlinin, dhe këtë tërheqje ai donte ta kompesonte duke

84
National Archives, The U.S. National Archives and Records Administration, The 1961 Berlin Crisis: Fall 2011, Vol. 43,
No. 3, Internet, 2011, I përdorshëm: http://www.archives.gov/publications/prologue/2011/fall/berlin.html.
85
Zeneli, Për Gjermaninë..., 53.
86
National Archives, The U.S. National Archives and Records Administration, The 1961 Berlin Crisis: Fall 2011, Vol. 43,
No. 3, Internet, 2011, I përdorshëm: http://www.archives.gov/publications/prologue/2011/fall/berlin.html.
87
National Archives, The U.S. National Archives and Records Administration, The 1961 Berlin Crisis: Fall 2011, Vol. 43,
No. 3, Internet, 2011, I përdorshëm: http://www.archives.gov/publications/prologue/2011/fall/berlin.html.

24
ashpërsuar qëndrimin ndaj Gjermanisë Lindore dhe ndaj shqetësimit për largimet e gjermano-
lindorëve.

Pikërisht për këto arsye në fillimin të korrikut 1961, Ulbrihtit iu transmetua nëpërmjet
ambasadorit sovjetik në RDGJ, të ndërtonte një mur për të penguar largimet masive të popullsisë.
Republika Demokratike Gjermane duhej të shërbente si “shembull” i arritjeve social-ekonomike për të
gjithë Gjermaninë, por në vend që të tërhiqte vëmendjen e popullsisë së Gjermanisë Perëndimore, ajo
po pësonte rënie drastike të popullsisë së saj, ku me mijëra qytetarë dëshironin të largoheshin drejt
Perëndimit. 88

Muri i Berlinit ishte manifesti më i dukshëm i Luftës së Ftohtë dhe simboli i betejës mes
totalitarizmit dhe demokracisë, dy sistemeve mbizotëruese të gjysmës së dytë të shek. XX. Plani për
ndërtimin e Murit në Berlinit, iu la në dorë një rrethi të ngushtë bashkpunëtorësh të Ulbrihtit: Karl
Maron, Ministër i Brendshëm i RDGJ-së, Heinz Hoffman i cili mbante postin e Ministrit të Mbrojtes
dhe Erich Mielke i cili ishte Ministër i Sigurimit. Kreu i këtij grupi ishte Erich Honecker, i cili më
vonë do të bëhej pasues i Ulbrihtit. Duke ditur që në këtë operacion përfshiheshin edhe sovjetikët,
përfaqësues i tyre ishte Anatoli Mereshenko, me detyrën e shefit operacional. Përshkrimin e
koncepteve të përgjithshme të ndërtimit të Murit, i mori përsipër vetë Valter Ulbrihti. Ky grup filloi
nga puna më 7 korrik të vitit 1961. 89

Por udhëheqja komuniste e RDGJ-së, nuk priti rezultatet e grupit që ishte ngritur për ndërtimin
e Murit, sepse vendimi për ndërtimin e tij u mor më 1 gusht 1961, në Moskë, në mbledhjen e vendeve
anëtare të Traktatit të Varshavës. Në këtë mbledhje Hrushovi urdhëroi: ‘’Muri duhet të fillojë të
ndërtohet pas dy javësh, 13 gusht!’’. Ai ishte i shqetësuar nga deklaratat e Presidentit të Shteteve të
Bashkuara, Xhon F. Kenedi, i cili dilte në mbrojtje të çështjes gjermane e veçanërisht të Berlinit
Perëndimor. 90

Pas mbledhjes së Moskës, menjëherë Ulbrichti mbledh Byronë Politike dhe e informon për
vendimin e ‘’13 gushtit’’. Erich Mielke, i cili mbante postin e Ministrit të Sigurimit, mblodhi të gjithë
zyrtarët kryesorë të kësaj ministrie dhe u kërkon marrjen e masave të menjëhershme dhe të
gjithëanshme, që do të shoqëronin ndërtimin e Murit. Ky operacion u kodua me emrin ‘’Trëndafili’’

88
Lakër, Europa..., 269.
89
Zeneli, Për Gjermaninë..., 60.
90
Po aty.

25
(‘’Rose’’). 91 Gjatë këtij operacioni, shtohen pëndjekjet dhe forcohet kontrolli ndaj kundërshtarve të
regjimit, të simpatizantëve të mënyrës perëndimore të jetesës, të cilët kishin cilësimin si elemtë armiq.

Plani për ndërtimin e Murit në Berlin ishte një sekret shtetëror për shtetasit e Gjermanisë
Lindore dhe qytetarët e Berlinit Lindor, dhe pikërisht për këtë arsye u desh që ndërtimi i tij të fillohej
në kohën kur qytetarët e Berlinit Lindor të mos ishin ‘’të pranishëm’’ për të parë aksionet që po
ndërmerte udhëheqja komuniste e Gjermanisë Lindore. Përveç kësaj, u desh edhe angazhimi i një
numri të madh forcash të rendit e trupash ushtarake të Republikës Demokratike Gjermane, për të
penguar ata që kërkonin që Muri të mos ndërtohej.

Muri nisi të ndërtohej mëngjesin e 13 gushtit, pas një urdhëri qeveritar, më 12 gusht 1961.
Asaj të cilës i trembej më shumë Winston Churchil, për ‘’perden e hekurt’’ po bëhej realitet fizik tani.
Forca të shumta të policisë dhe të ushtrisë së Gjermanisë Lindore, filluan rrethimin me tela me gjemba
të sektorëve perëndimorë të Berlinit, në një perimetër prej rreth 156 kilometrash. 92 Sovjetikët për arsye
logjistike dhe strategjike në fillim menduan që të përdornin telat me gjemba sepse ata i frikësoheshin
ndonjë sulmi eventual të Perëndimit për të hequr ‘’rrethimin’’ e Berlinit Perëndimor. Prandaj në një
situatë të tillë, telat me gjemba do t’ua lehtësonin marrjen e masave në shumë pak kohë për tu
kundërpërgjigjur.

Por kur sovjetikët dhe aleatët e tyre gjermano-lindorë, e kuptuan që fuqitë perëndimore nuk
kishin interes për të ndërmarrë aksione të armatosura, filluan përforcimin e “rrethimit” me një mur të
dytë telash me gjemba, dhe në fund duke i zëvendësuar me struktura prej betoni. U deshën mbi 45
mijë parafabrikate 3.6 metra të larta dhe 1.2 metra të gjera, dhe me një kosto për Republikën
Demokratike Gjermane prej më shumë se 16.155.000 markave gjermano-lindore ose rreth 3.638.000
dollarë amerikanë, për të ndërtuar strukturën përfundimtare të Murit të Berlinit. 93 Atë pamje që do të
kishte edhe vitin kur u shemb, më 1989.

Ndërtimi i Murit ishte një shkelje flagrante e statusit të katër fuqive për Berlinin, i cili
parashikonte lejimin e lëvizjes së lirë në të gjithë sektorët e qytetit. Pas ndërtimit të Murit, u bë e
pamundur që të shkoje nga Berlini Lindor në atë Perëndimor përveç tre pikave të kontrollit: në
Helmstedt (Pika e Kontrollit ‘’Alfa’’ – sipas emërtimit ushtarak amerikan); në Dreilinden (Pika e

91
Frederick Taylor, The Berlin Wall: A World Divided, 1961-1989, (New York: HarperCollins, 2006), 141.
92
Top-Channel, Ndërtimi dhe rënia e simbolit të Luftës së Ftohtë, Internet, 6 nëntor 2014, I përdorshëm: http://top-
channel.tv/lajme/artikull.php?id=287386.
93
Dailysoft, Berlin Wall Online, Internet, 12 qershor 2016, I përdorshëm:
http://www.dailysoft.com/berlinwall/history/facts_02.htm.

26
Kontrollit ‘’Bravo’’); dhe në qendër të Berlinit në Friedrichstrasse (Pika e Kontrollit ‘’Çarli’’). Gjithsej
Gjermania Lindore ndërtoi në të gjithë gjatësinë e shtrirjes së Murit, 12 pika kontrolli. 94

Berlini Perëndimor u kthye tani nga vendi i cili ishte më i lehti për tu larguar në vendin më të
vështirë. Me kalimin e kohës, Muri u shndërua në njësinë e kufirit më të përforcuar duke u bërë
praktikisht i pakalueshëm. Ai u pajis me gardhe të tjerë prej telash me gjemba, me sensorë të lëvizjes,
hendekë për përparimin e mjeteve të motorizuara ushtarake, me 116 kulla vrojtimi dhe 20 bunkerë.
Skuadrat ushtarake patrullonin me qen kufiri në të gjithë vijën e shtrirjes së Murit. 95 Më 20 shtator
1961, 5 javë pasi muri ishte ndërtuar, udhëheqësi komunist Walter Ulbricht deklaron se kundër
tradhëtarëve, shkelësve të kufirit, do të përdoret forca e armëve. Kështu forcat e kufirit, u shtuan
shumë në numër në një kohë krejt të shkurtër, ku do të arrinin në 80 mijë vetë, e vetëm në Berlin do të
ishin mbi 22 mijë. 96 Në bazë të statistikave, janë shënuar rreth 200 të vrarë në përpjekje për të kaluar
murin. 97
‘’Të vrarët e Murit të Berlinit’’ ishin të moshave 20 deri 29 vjeç dhe shumica të seksit
mashkull. 98 Udhëheqësit komunistë sovjetikë dhe gjermano-lindorë kishin të gjitha arsyet për të qënë
të kënaqur nga rrjedhojat e krizës, sepse ngritja e Murit kontriuboi ndjeshëm në konsolidimin e
regjimit komunist të Gjermanisë Lindore. Por ndërtimi i Murit ishte edhe një fitore politike afatgjatë
sepse vala e largimeve masive u ndërpre dhe sferat e influencës u përcaktuan tani “fizikisht”.

Gjithsesi Muri i Berlinit ishte dëshmia e dështimit të regjimit komunist të RDGJ-së, për të
bindur shtetasit e vet të qëndronin në vendin e tyre. Askush nuk dëshironte të qëndronte nën regjimin
komunist të Ulbrichtit dhe më vonë të Honeckerit, po të mos ishte për frikën nga armët e rojeve të
kufirit. Muri i Berlinit do të qëndronte aty për plot 28 vjet (13 gusht 1961 – 9 nëntor 1989), si simbol i
ndarjes së Gjermanisë, kontinentit Europian dhe Perëndimit me Lindjen, si simbol i frikës dhe
ekzistencës së regjimit komunist.

Viti i tij i shembjes, 1989, do të merrte me vete edhe regjimet komuniste që simbolizonte ky
mur. Ai u nda në pjesë, dhe çdo pjesë e tij ndodhet i ekspozuar në të gjitha ato vende ku ka qënë i
instaluar sistemi komunist. Ndër këto vende është edhe Shqipëria.

94 History, Berlin Wall, Internet, 2009, I përdorshëm: http://www.history.com/topics/cold-war/berlin-wall.


95 Berlin Wall Memorial, The border fortifications, Internet, 2016, I përdorshëm: http://www.berliner-mauer-
gedenkstaette.de/en/aufbau-der-grenzanlagen-49.html.
96 Berlin Wall Memorial, The border fortifications, Internet, 2016, I përdorshëm: http://www.berliner-mauer-

gedenkstaette.de/en/aufbau-der-grenzanlagen-49.html.
97 Spigel Online International, Death Strip: Berlin Pays Tribute to Last Person Shot Crossing Wall, Internet, 6 shkurt 2009,

I përdorshëm: http://www.spiegel.de/international/germany/death-strip-berlin-pays-tribute-to-last-person-shot-crossing-
wall-a-605967.html.
98 Wikipedia, The Free Encyclopedia, List of deaths at the Berlin Wall, Internet, 12 gusht 2016, I përdorshëm:

https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_deaths_at_the_Berlin_Wall.

27
2.2. PËRBALLJA NË
PIKËN E KONTROLLIT ÇARLI

Katër fuqitë të cilat qeverisnin Berlinin: Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, Britania e
Madhe dhe Franca; kishin rënë dakord në Konferencën e Potsdamit, që personeli diplomatik e ushtarak
i çdo fuqie do të lëvizte lirshëm në çdo sektor të qytetit. 99 Por me kalimin e kohës, kur Lufta e Ftohtë
po vinte duke u ashpërsuar, kur Kriza e Berlinit u bë eventi kryesor i saj, përplasjet ishin aq të mëdha
sa rreziku i një konflikti të armatosur, ku arsenali atomik nuk do të kursehej, ishte real. Madje edhe kur
Muri i Berlinit u ndërtua e tensioni në marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit
Sovjetik u ul disi, përsëri rreziku i një lufte bërthamore ishte prezent.

Pikërisht, më 27-28 tetor 1961, dy superfuqitë i vajtën shumë afër shpërthimit të “Luftës së
Tretë Botërore”, më shumë se në çdo konfrontim tjetër të Luftës së Ftohtë siç ishte Kriza e Raketave
në Kubë etj... Për 16 orë tanket e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik qëndruan ballë për
ballë njëri-tjetrit, në pozicion luftimi, gati për tu ndeshur. 100

Kjo nisi, më 22 tetor 1961, vetëm dy muaj pas ndërtimit të Murit, kur Shefi i Misionit të
Shteteve të Bashkuara në Berlinin Perëndimr, E. Allan Lightner, u ndalua nga rojet e kufirit të
Gjermanisë Lindore në pikën e kalimit, gjatë kohës që ai po shkonte në Opera, në Berlinin Lindor. 101
Rojet e kufirit i kërkuan të shihnin pashaportën e tij. Ai rrefuzoi t’ua tregonte duke këmbëngulur se
vetëm sovjetikët e kishin të drejtën për të kontrolluar mjetet e identifikimit, dhe kështu ai nuk u lejua të
vazhdonte rrugën duke u detyruar të kthehej mbrapsht. 102

Gjenerali Lucius D. Clay, Këshilltari Special i Presidentit Kenedi për Berlinin Perëndimor,
heroi amerikan i ‘’Urrës ajrore’’ të 1948-1949, vendosi që të mos e linte në heshtje këtë incident. Ai që

99
The Guardian, Germany: Berlin Crisis: the standoff at Checkpoint Charlie (Fifty years ago a face-off between Soviet and
US tanks at Checkpoint Charlie threatened to spark a third world war), Internet, 24 tetor 2011, I përdorshëm:
https://www.theguardian.com/world/2011/oct/24/berlin-crisis-standoff-checkpoint-charlie.
100
Frederick Kempe, Berlin 1961: Kennedy, Khrushchev and the most dangerous place on Earth, ( New York: G.P.
Putnam’s Sons, 2011), 478.
101
Po aty, 479.
102
Po aty.

28
nga ky moment, urdhëroi që diplomatët amerikanë të cilët do të hynin në Berlinin Lindor do të
shoqëroheshin nga trupat e armatosura të Shteteve të Bashkuara. Manovra e tij rezultoi e suksesshme,
por gjermanolindorët vazhduan përsëri përpjekjet për të kontrolluar mjetet e identifikimit të zyrtarëve
amerikane, duke pretenduar kështu se e zotëronin një të drejtë të tillë. 103

Kështu gjenerali Clay, aprovoi dërgimin e një diplomati amerikan, Albert Hemsing për të
“hetuar” problemet në kufi. Në kohën që ai i afrohet kufirit, për të kontrolluar vijën kufitare, u ndalua
prej rojeve gjermanolindore të kufirit, të cilët i kërkuan atij mjetet diplomatike të identifikimit.

Me vazhdimin e incidenteve të këtij lloji, gjendja po tensionohej aq shumë sa arriti kulmin, kur
gjenerali Lucius D. Clay, urdhëroi divizionin e tankeve M48, të drejtoheshin për nga Pika a Kontrollit
Çarli. Ata u vendosën në pozicion luftimi rreth 75 metër larg vijës kufitare dhe pikës së kontrollit. Të
alarmuar prej një rreziku të tillë, Moska me aprovimin e Nikita Hrushovit, dërgoi një numër të njëjtë
tankesh T55, përballë tankeve amerikane.. Edha ata u vendosën rreth 75 metër nga vija kufitare në
pozicion luftimi dhe qëndruan për plot 16 orë ballë për ballë njëri-tjetrit. Mjaftonte vetëm shenja më e
vogël dhe një luftë atomike do të fillonte menjëherë. 104

Gjenerali Clay ishte i bindur në suksesin e këtij veprimi. Sipas tij, meqë tanket amerikanë M48
ishin vendour përballë Murit, ata mund të përdoreshin edhe si “buldozerë”, për të shembur disa pjesë
të tij të ndërtuara me beton dhe hekur. Kjo do të çonte në rrëzimin e Murit të Berlinit dhe përfundimin
e Krizës me një avantazh të madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Pikëpamjet e tij, të cilat
mbështeteshin në provat përkatëse se sovjetikët mund të dorëzoheshin pas këtyre aksioneve, ishin të
gabuara. Bashkimi Sovjetik kishte dislokuar në Berlinin Lindor një garnizon të përbërë prej më shumë
se 500 mijë ushtarësh, dhe të pajisur me mjete të motorizuara e armë logjistike. Prandaj lind pyetja,
sesi mund të mos kundërpërgjigjet një garnizon i tillë?! 105

Amerikanët ashtu si sovjetikët ishin të shqetësuar, dhe siguritsht të alarmuar për pasojat që
mund të sillte një manovër e tillë. Sekretari i Shtetit, Dean Rusk e bëri me dije gjeneralin Lucius Clay,
se: “Berlini prej kohësh nuk është më vital për interesat tona sepse kërkon ta mbrojmë dhe ta
mbështesim në çdo kohë e në mënyrë të vazhdueshme”. Vetë Presidenti Kenedi, kërkoi hapjen e
bisedemeve me homologun e tij sovjetik, Hrushov, me qëllim uljen e tensionit duke tërhequr tanket
nga vendet e pozicionimit. Spiuni i KGB-së, Georgi Bolshakow i cili shërbente si kanali kryeor i

103
Army, Standoff in Berlin, October 1961, Internet, 22 tetor 2010, I përdorshëm: https://www.army.mil/article/46993.
104
The Guardian, Germany: Berlin Crisis: the standoff at Checkpoint Charlie (Fifty years ago a face-off between Soviet
and US tanks at Checkpoint Charlie threatened to spark a third world war), Internet, 24 tetor 2011, I përdorshëm:
https://www.theguardian.com/world/2011/oct/24/berlin-crisis-standoff-checkpoint-charlie.
105
Department of State, Office of the Historian, Foreign Relations of The United States, Berlin Crisis 1961–1962:
Document 192, Internet, 12 shtator 2016, I përdorshëm: https://history.state.gov/tags/germany.

29
106
komunikimit, bëri me dije Kenedin se Hrushovi ishte dakord me të. Si rezultat i bisedimeve të
ethshme midis të dyja palëve, tanket u tërhoqën mbrapsht dhe u drejtuan drejt bazës ushtarake të tyre,
pas 16 orësh. Pas tërheqjes së tankeve, dhe uljes së tensionit, Kenedi deklaroi me shqetësim për Murin:
‘’ Nuk është zgjidhja më e mirë, por Muri është një dreq më i mirë se lufta.’’. 107 Kjo deklaratë e tij,
shprehte dakordësinë e tij për ndërtimin e Murit, sepse kjo ishte zgjidhja e vetme që mund të shmangte
luftën.

Gjenerali Lucius D. Clay, u shkarkua nga funksionet që kishte dhe u thirr në Washington për
108
detyra të reja. Reputacioni i tij u rrit tepër në Berlinin Perëndimor, por gjithsesi ditët e tij të
heroizmit kishin mbaruar. Ishin kohë shumë të tensionuara dhe nuk kërkonin komandantë që kishin si
preukopim iniciativat luftarake, por komandantë të qetë e gjakftohtë që të dinin të gjenin rrugëdalje të
logjikshme pa rritur tensionin ndërkombëtar.

Gjendja e tensionuar në Berlin filloi të normalizohej. Hrushovi pranoi në heshtje që diplomatët


dhe personeli ushtarak amerikan të kishin akses të lirë për të hyrë në kryeqytetin e Gjermanisë
Lindore. Të njëjtën gjë bëri edhe Kenedi, sepse edhe ai nuk e pëlqente të përballej përsëri me një
situatë të kësaj natyre. 109

Pavarsisht eventeve të tilla, statusi ndërkombëtar i Berlinit mbeti i paprekur. Deri kur Muri i
Berlinit u shemb në nëntor 1989, statusi i Berlinit mbeti gjithmonë i paprekur.

106
Kempe, Berlin ..., 475.
107
Gaddis, The Cold ..., 115.
108
Kempe, Berlin..., 476.
109
C-SPAN, Berlin Crisis of 1961, Internet, 27 tetor 2011, I përdorshëm: https://www.c-span.org/video/?302360-2/berlin-
crisis-1961.

30
2.3. ADENAUER – BRAND
PËRBALLË MURIT TË BERLINIT

Konrad Adenauer dhe Vili Brand janë padyshim ndër udhëheqësit politikë më të shquar të
Gjermanisë së pasluftës. Adenauer ka kontribute të jashtëzakonshme në ndërtimin e shtetit të ri
demokratik të Gjermanisë Perëndimore, në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit të ndësjelltë me
shtetet perëndimore (sidomos aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti me
Francën, që historikisht ka qënë jo vetëm mosbesuese ndaj zhvillimeve në Gjermani por edhe një
kundrështare e çdo progresi gjerman), dhe në ringritjen ekonomike të RFGJ-së (e njohur edhe si
‘’mrekullia ekonomike’’ gjermane). 110 Vili Brand ishte formuluesi i shkëlqyer i tezave të famshme të
Ost-Politikës, si dhe një ndër iniciatorët më kryesorë të ribashkimit gjerman. 111

Në kohën kur Muri i Berlinit filloi të ndërtohej, Adenaueri mbante postin e Kancelarit të
Republikës Federale Gjermane për të katërtën herë ndërsa Vili Brand mbante postin e kryebashkiakut
të Berlinit Perëndimor.

Kryebashkiaku Brand ishte i pari i cili kundërshtoi ndërtimin e Murit të Berlinit. Ai si kryetar
bashkie ishte ‘’i godituri’’ i parë në kohën kur Muri po ndërtohej, viktimë e një veprimi çnjerëzor të
komunizmit kundër 2 milion berlinezëve. 112 Ai kujton ndërtimin e Murit kështu: ‘’Natën e 13 gushtit,
kur u bllokua kufiri, isha në shtëpinë time në Saksoninë e Poshtme. Isha në gjumë dhe papritur dëgjoj
trokitjen n derën time. Ngrihem ashtu siç isha me pizhama dhe e hap derën. Para meje qëndronte një
punonjës i hekurudhës që e njihja. Ishte i tronditur dhe nuk fliste dot. Vetëm më shikonte. Pastaj më
dha lajmin e pabesueshëm dhe aq tronditës. Në ato momente më telefonuan edhe nga Berlini. Nuk e
mblidhja dot veten. Çfarë po ndodhte? Nuk kisha kohë as të gjykoja. Dhe në këtë gjendje punonjësi i
hekurudhës më thotë: ‘’Vili, të lutem vishu dhe nisu me trenin e parë‘’. Dhe ashtu bëra. Njoftova një
grup të vogël bashkëpunëtorësh të mi dhe në orën 5 të mëngjesit u nisa me tren për në Hanover. Me

110
Ronald Irving, Adenauer, Profiles in Power, (London: Longman, 2002), xviii.
111
Zeneli, Për Gjermaninë..., 67.
112
Po aty.

31
avionin e parë u nisa për në Berlin dhe zbrita në aeroportin e Templehofit. Aty më priste makina. Nuk
shkova direkt në zyrë, por kalova tek kuftijtë e sektorëve të aleatëve, në fillim në Potsdamerplatz, e
pastaj në tek Porta e Branderburgut. Nuk mund ta përshkruaj atë që pashë, pasojat e tmershme të
vetëm pak orëve. Veçanërisht nuk mund të më hiqen nga mendja fytyrat e shqetësuara e gjithë dyshim
dhe habi të bashkpunëtorëve të mij të Berlinit Perëndimor. Kjo ishte dita më e vështirë në detyrën e
deriatëhershme të Berlinit. Një Berlin i ndarë në blloqe betoni, me ushtarë të vënë në resht si kalorsi
spanjolle që vëzhgonte në rradhë telash çeliku, një parakalim grupesh të punëtorëve, të ndërmarrjeve
dhe të ushtrisë popullore’’.113

Situata ishte shumë e tensionuar dhe Brandi menjëherë mbledh Senatin e Berlinit. Në
deklaratën e formuluar aty për shtyp ai e krahason bllokimin e kufirit me një kamp përqëndrimi dhe
thotë se: ‘’Senati dhe populli i Berlinit presin që fuqitë perëndimore të ndërmarrin hapa energjikë tek
qeveria sovjetike’’.114 Ai madje u kërkon aleatëve perëndimorë në Berlin që të formulojnë bashkë një
akuzë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunim të të drejtave të njeriut nga regjimi
komunist i Ulbrihtit. Brandi i shkruan edhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi:
‘’Berlini pret tani më shumë se fjalë. Berlini pret aksion politik.’’

Kur kryebashkiaku i Berlinit po reagonte i vetëm kundër ndërtimit të Murit në Perëndim kishte
rënë heshtja. Adenaueri ishte në një fushatë zgjedhore dhe informohet vonë për zhvillimet që po
ndodhnin në Berlin. Madje Brandi thotë për qëndrimin e Perëndimit: ‘’Shefat e qeverive perëndimore
po bëjnë pushime, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Xh. F. Kenedi po mer rreze dielli në jahtin e tij në
Hajanis Port, në brigjet e Masaçusets. Harold Makmilani ka dalë për gjueti shapkash në Skoci, Sharl
de Gol po pushon i qetë dhe i pashqetësuar në vilën e tij në Colombey-lex Deux-Egiser. Ndërsa Berlini
Perëndimor është i tëri i zgjuar dhe zien nga zemërimi i papërmbajtur. Mos do të kemi një Hungari
tjetër? Edhe kancelari Adenauer nuk ka asnjë fjalë.’’ 115

Kancelari kristian-demokrat arriti në Berlin nëntë ditë më vonë, në kohën që kishte ardhur edhe
zëvendës-presidenti Lindon Xhonson. Ditën që Muri filloi të ndërtohej, Adenauer nëpërmjet radios
kërkoi që populli gjerman të ishte i qetë, duke shpjeguar se: “Në bashkpunim me aleatët tanë, janë
marrë të gjitha kundërmasat... Është koha qe ne duhet të jemi të fortë, por gjithashtu të qetë përpara
sfidave nga ana e Lindjes”. 116

113
Zeneli, Për Gjermaninë..., 68.
114
Po aty.
115
Po aty, 69.
116
DW, German Reunification: West Germany and The Berlin Wall, Internet, 4 nëntor 2014, I përdorshëm:
http://www.dw.com/en/west-germany-and-the-berlin-wall/a-18035420.

32
Ai mbajti një qëndrim relativisht të butë, konform qëndrimeve zyrtare të fuqive aleate, të cilat
duket se ishin plotësisht të papërgatitura në këto momente për të gjetur zgjidhje. Politika e tij e izolimit
të përgjithshëm diplomatik të Gjermanisë Lindore, nuk mund të funksiononte pa aleatët e tij
perëndimorë.117 Edhe Vili Brand gjithashtu bëri thirrje për maturi, duke shpresuar se bashkimi
kombëtar do të realizohej nga vetë forcat e kombit gjerman dhe do të fillonte pikërisht në Berlin. Ai
deklaronte se: “Asnjëherë një njeri nuk mund të mbahet i robëruar... Ne kurrë nuk do të pranojmë
kushtet e ndarjes brutale të qytetit dhe ndarjen e panatyrshme të vendit tonë.”.118 Ndërsa Adenaueri e
mbështeste shpresën për bashkim tek forca dhe fuqia e Perëndimit.

Pavarsisht se qëndrimi i Adenauerit ishte më i rezervuar sesa qëndrimi i Brandit, ai përsëri u


pronocua duke deklaruar se: “një situatë serioze ka dalë si rezultat i veprimeve arbitrare të regjimit të
Pankow-it. Ne vazhdojmë të djehemi të lidhur ngushtë me gjermanët e zonës sovjetike dhe të Berlinit
Lindor. Ata janë, e do të mbeten, vëllezrit dhe motrat tona. Qeveria Federale vazhdon të ketë si qëllim
kryesor ribashkimin dhe lirinë.”.119

Përpjekjet e Vili Brandit dhe Konrad Adenauerit por edhe e gjithë gjermanëve e Perëndimit
nuk e ndaluan ndërtimin e Murit të Berlinit. Ai kohë pas kohe filloi të ngrihej e të bëhej më i madh,
duke e bërë të pamundur kalimin e njerzve lirshëm. Por kjo nuk e dekurajoi Brandin, që të ndalonte se
kundërshtuari ekzistencën e Murit apo t’i linte gjermanët e Gjermanisë Lindore në mëshirë të fatit.
Ndryshe nga Adenaueri, të cilit posti i Kancelarit ia ndalonte prononcimin personal në një mënyrë të
ashpër dhe luftarake, Brandi “luftoi” me po të njëjjtin shpirt, deri sa Muri i Berlinit u shemb në nëntor
1989.

117
Kempe, Berlin ..., 98.
118
DW, German Reunification: West Germany and The Berlin Wall, Internet, 4 nëntor 2014, I përdorshëm:
http://www.dw.com/en/west-germany-and-the-berlin-wall/a-18035420.
119
CVCE, Chancellor Adenauer: “we shall respond to this provocation in a calm and resolute manner” – from Le Monde
(15 August 1961), Internet, 3 korrik 2015, I përdorshëm:
http://www.cvce.eu/en/obj/chancellor_adenauer_we_shall_respond_to_this_provocation_in_a_calm_and_resolute_manner
_from_le_monde_15_august_1961-en-a2653aad-9ec7-4831-89a5-8954aff511c3.html.

33
2.4. KENEDI:
‘’ICH BIN EIN BERLINER’’

Berlini mbeti pika më e nxhehtë e përplasjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit
Sovjetik kur Kenedi morri postin e Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në janar
1961. Në këtë kohë, sovjetikët ishin akoma duke ndjekur një politikë ndërkombëtare agresive. Madje
Hrushovi në kufijtë e politikës së jashtme, në Kubë dhe sidomos në Berlin ishte duke zbatuar një
politikë imperialiste.120 Në samitin e Vjenës, në qershor 1961, ai kërcënoi hapur sovranitetin e Berlinit
Perëndimor duke thënë se do të nënshkruante një paqe të veçantë me qeverinë e Gjermanisë Lindore
për Berlinin. Presidenti Kenedi u trondit nga stili luftarak i Hrushovit, por ai ishte i bindur dhe besonte
që kërcënimet e liderit sovjetik ishin më shumë presion diplomatik sesa strategji luftarake. Pas një
mbledhjeje me Shefat e Shtabit, Presidenti i tha Xhejms Veslerit të New York Post: ‘’Vetëm të
çmendurit mund të shpresojnë në fitoren e një lufte atomike!”..121 Të dy, si Kenedi dhe Hrushovi nuk
ishin të interesuar për shpërthimin e një konflikti atomik sepse i dinin mirë pasojat e një lufte të tillë.

Në këto kushte, i mbetej Shteteve të Bashkuara për të vendosur nëse do të ishte lufta apo paqja
ajo që do të mbizotëronte në marrëdhëniet Perëndim-Lindje.122 Në përgjigje të kërcënimeve të
Hrushovit, Kenedi në një prononcim publik, midis të tjerash, kur e pytetën se çfarë do të ndodhte nëse
situata konfliktuale precipitonte në një konflikt të hapur të armatosur, tha: ‘’Do të jetë një dimër i
ftohtë!’’. Kjo shprehje e tij, tregonte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do tërhiqeshin prej asnjë
kërcënimi sovjetik, dhe nuk do të hezitonin të përdornin edhe forcën për të përmbushur të drejtën e
tyre për Berlinin, me çdo kosto.123

Kenedi në këtë kohë, urdhëroi rritjen e forcave të raketave balistike ndërkontinentale, rritjen e
forcës së garnizonit të Berlinit duke i shtuar atij 5 divizione të reja, plus edhe rritjen e fuqisë

120
Bisiach, John..., 203.
121
Po aty, 206.
122
John F. Kennedy, Presidential Library And Museum, The Cold War in Berlin, Internet, 12 July 2015, I përdorshëm:
https://www.jfklibrary.org/JFK/JFK-in-History/The-Cold-War-in-Berlin.aspx.
123
Bisiach, John..., 201.

34
kombëtare ajrore e të rezervave ushtarake. Sigurisht, që këto masa të urdhërua prej vetë Presidentit,
nuk mendoheshin të ishin pjesë e planeve të luftës që bënte Pentagoni. Këto masa përfshiheshin në
planin strategjik të mbrojtes së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, veçanërisht Gjermanisë, pika
më e nxehtë e përballjes amerikano-sovjetike. Kjo për faktin sepse në vitin 1963 ajo po përballej me
një periudhë dobësie për shkak të presionit sovjetik në Lindje dhe tërheqjes nga politika të Kancelarit
të Republikës Federale Gjermane, Konrad Adenauer.124

Në këtë situatë të tensionuar, Kenedi e dinte mire se masat e tjera ushtarake thjesht do ta
tensiononin më shumë situatën ndërkombëtare dhe veçanërisht atë në Berlin. Për këtë arsye ai e pa të
arsyeshme që ta vizitonte personalisht frontin kryesor të Luftës së Ftohtë. Pas një turi që bëri nëpër
kryeqytetet e Europës dhe më pas në qytetet e Gjermanisë Perëndimore, më 26 qershor 1963,
Presidenti Kenedi mbërriti në Berlinin Perëndimor.

Vizita e tij në Berlin dhe sidomos fjalmi i tij në Rathaus Schöneberg, ishte si të thuash, një
ngritje e madhe morali për qytetarët e Berlinit Perëndimor, të cilët jetonin në një “rrethim” nga të
katërta anët e kufirit, thellë brenda territorit të Gjermanisë Lindore me frikën e një pushtimi prej saj të
Berlinit Perëndimor. Duke folur nga një platformë e ngritur në shkallët e Rathaus Schöneberg për një
audiencë prej 450 mijë njerzish, Kenedi tha: ‘’Jam krenar që sot ndodhem në qytetin tuaj, si mik i
kryetarit të spikatur të Bashkisë, Brand, i cili në të gjithë Perëndimin është kthyer në simbol të luftës
dhe qëndresës së Berlinit Perëndimor. Para 2 mijë vjetësh njeriu më krenar thoshte: unë jam qytetar i
Romës. Sot shprehja më krenare që dikush mund të thotë në botën e lirë është: unë jam berlinez. Jam
krenar që me berlinezët ndamë së bashku historinë e 18 viteve të fundit. Unë nuk di ndonjë rast tjetër,
pas 18 vitesh ndarjeje të ketë një vitalitet kaq të pamposhtur, një besim i pashtershëm, të qëndrojë me
të njëjtën forcë, me të njëjtën vendosmëri sa Berlini sot... Të gjithë njerzit e lirë, kudo që jetojnë, janë
qytetarë të këtij qyteti, të Berlinit Perëndimor, prandaj si njeri i lirë jam krenar të them: Ich bin ein
Berliner!’’125

‘’Ich bin ein Berliner’’ që përkthehet ‘’Unë jam një Berlinez’’, është një citat prej fjalimit të tij.
Kjo frazë nënkuptonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, për ato 22
muaj, kohë kur sovjetikët po mbështesnin Gjermaninë Lindore në ndërtimin e Murit të Berlinit, si
pengesë për të ndaluar masën e madhe të refugjatëve që kërkonin të largoheshin në Perëndim.
Mesazashi i fjalimit të Kenedit vinte në shënjestar sa sovjetikët aq edhe berlinezët, dhe ishte një
deklaratë e qartë e politikës së Shteteve të Bashkuara kundër ndërtimit të Murit. Kenedi e përdori

124
Richard Reeves , President Kennedy: Profile of Power, (New York: Simon & Schuster, 1993), 534.
125
Zeneli, Për Gjermaninë..., 83.

35
ndërtimin e Murit të Berlinit si shembull të dështimit komunist: ‘’Liria ka shumë vështirësi, dhe
demokracia nuk është perfekte. Por ne kurrë nuk do të ndërtojmë një mur për të mbajtur popullin tonë
në të, për të ndaluar ata të largohen nga ne.’’126

Në një frazë tjetër, pjesë e fjalimit të tij: ‘’Lass’ sie nach Berlin kommen’’, e cila përkthehet në
shqip: ‘’le të vijnë në Berlin’’, adresuar atyre të cilët pretendonin ‘’se mund të punonin me
komunistët’’, një vërejtje kjo që bëri Nikita Hrushovin të tallej me të vetëm pak ditë më vonë. 127
Kenedi ashtu siç bëri më vonë edhe Presidenti Ronald Regan në vitin 1987, theksoi dallimet rrënjësore
ose kontrastet e mëdha midis shoqërive të lira perëndimore dhe shoqërive të botës komuniste, duke
theksuar shpresën që u ofronte Berlini Perëndimor atyre që vuanin nën komunizëm.

Fjalimi i Presidentit Kenedi është cilësuar si një nga më të mirët dhe më të famshmit të bërë
ndonjëherë nga ai. Suksesi i këtij fjalimi qe shumë i madh, si në ngritjen e moralit të popullsisë së
Berlinit Perëndimor në veçanti por edhe të Gjermanisë Perëndimore dhe tërë Perëndimit në tërësi;
ashtu edhe si kundërpërgjigje diplomatike ndaj presionit sovjetik. Pasi përfundoi fjalimin, Kenedi për
të treguar se sa rëndësi kishte ky fjalim, i thotë Ted Sorensen: ‘’ Ne nuk do të kemi një ditë tjetër si kjo
e sotmja, për sa kohë të jemi gjallë’’.128

Në nder të kujtimit të tij, pak pasi Presidenti Xhon F. Kenedi u vra në një antentat më 22 nëntor
1963, sheshi ku ai mbajti fjalimin u quajt John F. Kennedy Platz. Asnjë politikan tjetër amerikan nuk u
prit me kaq entuziazëm dhe gëzim sesa Xhon Kenedi.

126
Robert Dallek, An Unfinished Life: John F. Kennedy, 1917–1963, (Boston, MA: Little, Brown and Co, 2003), 624.
127
Christine Zuchora-Walske, The Berlin Wall, (Minneapolis: ABDO Publishing Company, 2014), 50.
128
Reeves , President, 537.

36
PËRFUNDIME

Kriza e Berlinit (1958-1963), përfaqëson një nga ngjarjet më të rënda të Luftës së Ftohtë dhe
një nga situatat më të tensionuara të marrëdhënieve ndërkombëtare, midis Perëndimit dhe Lindjes. Kjo
për asye se gjatë kësaj kohe bota shkoi shumë pranë një lufte bërthamore me pasoja vërtet të
paimagjinueshme.

Kjo krizë nisi si një sulm diplomatik i liderit sovjetik, Nikita Hrushov kur ai me fjalim e tij më
10 nëntor 1958, sulmoi hapur praninë e tre fuqive perëndimore në Berlin dhe propozoi ndryshimin e
statusit ndërkombëtar të tij. Do të ishte nota sovjetike e dërguar fuqive perëndimore më 27 nëntor
1958, që do të rriste tensionin në marrëdhëniet ndërkombëtare midis Shteteve të Bashkuara dhe
Bashkimit Sovjetik, dy “protagonistëve” kryesorë të Luftës së Ftohtë.129 Kërkesat në formë ultimative
që përbënin këtë notë ishin të papranueshme për fuqitë perëndimore, sidomos për Shtetet e Bashkuara.
Washington-i deklaroi se Bashkimi Sovjetik kishte cënuar statusin ndërkombëtar të Berlinit, ku tre
fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore kishin rënë dakord në Konferencën e Potsdamit ( 17 korrik
1945). Ata gjithashtu bënë të ditur se nuk do të tërhiqeshin prej Berlinit edhe sikur të rrezikonin në një
konflikt të armatosur.130

Por udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara e dinin mirë se çfarë pasojash
të rënda do të sillte një konflikt i armatosur në këtë kohë, e sidomos një konflikt bërthamor. Prandaj
për të shmangur një luftë të tillë me Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara i kushtuan rëndësi të
dorës së parë normalizimit dhe rregullimit të marrëdhënieve strategjike me sovjetikët.

Përballë vullnetit të fuqive perëndimore për të mbrojtur të drejtat dhe respektuar detyrimet e
tyre ndërkombëtare, pa bërë kompromise që do të çonin në tërheqjen e tyre nga Berlini, sovjetikët u
përpoqën të gjejnë zgjidhje për të rregulluar “problemin gjerman”. Në Konferencën e Katër Ministrave
të Jashtëm (11 maj-5 gusht 1959), si dhe në Samitin e Vjenës (3 qershor 1961), ku Presidenti Kenedi

129
Kitchen, A History..., 338.
130
Lakër, Europa..., 261.

37
dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov u takuan ballë për ballë, nuk u arrit asnjë rezultat dhe kështu
problemi mbeti i pazgjidhur.131

Qeveria e Republikës Demokratike Gjermane e shqetësuar pa masë nga emigrimi gjithnjë në


rritje i shtetasve gjermano-lindorë drejt Perëndimit nëpërmjet Berlnit Perëndimor, vendosi të izolojë
sektorët perëndimorë të qytetit nga sektori lindor. Më 13 gusht 1961 midis dy pjesëve të Berlinit,
autoritetet gjermano-lindore, me udhëzime prej Kremlinit, vendosën të ndërtojnë një mur 3 metra të
lartë dhe 156 kilometra të gjatë.132

Muri i Berlinit ishte zgjidhja më e mirë për të ulur tensionin dhe për të shmangur një luftë që
me shumë mundësi mund të niste nga momenti në moment. Me ndërtimin e tij, Bashkimi Sovjetik
arriti që ta ulte disi tensionin në marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara në veçanti dhe me
Perëndimin në përgjithësi, por nuk mund ta likuidonte rrezikun e një lufte bërthamore. Kërcënimet e
tyre bazoheshin vetëm në sasinë e madhe të armative bërthamore që kishte secila dhe premtimin se do
e përdornin atë. Nuk u desh shumë kohë dhe tensioni do të arrinte përsëri kulmin më 27-28 tetor 1961,
kur tanket amerikane dhe sovjetike qëndruan ballë për ballë njëri-tjetrit për rreth 16 orë, në pozicion
luftimi në Pikën e Kontrollit Çarli.133

Ishte merita e Presidentit amerikan, Xhon F. Kenedi, i cili në saj të aftësive të tij diplomatike
arriti që të bindte sovjetikët që të tërhiqnin tanket dhe kështu ti jepnin fund një situate të tillë kaq
problematike.134 Kjo ishte situata më e tensionuar e Krizës së Berlinit sepse bota i shkoi aq pranë luftës
sa asnjëherë më parë gjatë epokës së Luftës së Ftohtë.

Madje që nga ky moment, Kenedi e pranoi de facto ndërtimin e Murit të Berlinit si e vetmja
mënyrë për të shmangur luftën, duke deklaruar me të drejtë, se: ‘’ Nuk është zgjidhja më e mirë, por
Muri është një dreq më i mirë se lufta.’’.135 Muri i Berlinit ishte sektori i “sigurisë më të lartë” të
kufirit të brendshëm midis Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore. Praktikisht ishte i pakalueshëm,
por kjo nuk i ndaloi disa “guximtarë” që ta kalonin atë dhe ti tregonin botës që “ia vlente që ta kaloje
atë mur pavarisht se mund të rrezikoje jetën”.

Muri i Berlinit është përfaqësimi fizik i Krizës së Berlinit, i Luftës së Ftohtë. Në shumë
literatura është përshkruar edhe si një simbol; simbol i ndarjes së një kombi, simbol i ndarjes së dy

131
Lakër, Europa..., 261.
132
Top-Channel, Ndërtimi dhe rënia e simbolit të Luftës së Ftohtë, Internet, 6 nëntor 2014, I përdorshëm: http://top-
channel.tv/lajme/artikull.php?id=287386.
133
Kempe, Berlin..., 478.
134
Po aty, 475.
135
Gaddis, The Cold..., 115.

38
botëve: Lindjes dhe Perëndimit; simbol i diktaturës komuniste. Prandaj kundërshtarët e Murit ishin të
shumtë, veçojmë këtu Vili Brandin dhe Presidentin amerikan Xhon F. Kenedi. Vili Brand,
kryebashkiaku i Berlinit, më vonë Kancelar i Gjermanisë Perëndimore, ishte ai që “luftoi” më shumë
kundër Murit të Berlinit.136 Ai ishte berlinezi i parë i “goditur” prej politikës sovjetike dhe nuk ishte
vetëm posti i tij i kryebashkiakut që e bëri Brandin të mbante këtë qëndrim ndaj Murit të Berlinit. Një
nga mbështetësit në “luftën kundër Murit të Berlnit” ishte edhe Xhon Kenedi, i cili me fjalimin e tij të
mbajtur në Berlin më 26 qershor 1963, shpalosi jo vetëm aftësitë e tij prej një lideri të madh por edhe
tregoi qëndrimin e tij për Murin e Berlinit, duke e quajtur atë shembullin më të keq të dështimit
komunist.137

Vizita dhe fjalimi i Kenedit në Berlinin, ishte aksioni i fundit politik që u bë në kuadër të
Krizës së Berlinit. Me ndërtimin e Murit, u bë edhe ndarja fizike e zonave të influencës amerikane dhe
sovjetike. Kështu vëmendja e tyre tani iku nga Berlini drejt vendeve të tjera, si në Kubë dhe më vonë
në vendet e Lindjes së Afërt dhe të Largët. Pra Kriza e Berlinit, përfundoi duke e lënë Berlinin dhe
Gjermaninë të ndarë në dy pjesë dhe do të ngelej kështu përsa kohë që Muri të ekzistonte, deri më 9
nëntor 1989.

136 Zeneli, Për Gjermaninë..., 67.


137 Po aty, 83.

39
SHTOJCË

Fig. 1 Ndarja e Gjermanisë në 4 zona pushtimi Fig. 2 Pamje e Portës së Brandengurgut


pas Luftës së Dytë Botërore

Fig. 4 Momenti i kalimit të kufirit të Berlinit Lindor,


Fig. 3 Katër sektorët e pushtimit të
Berlinit duke kaluar në Berlinin Perëndimor.

40
Fig. 5 Berlin, 20 nëntor 1961
Montimi i parafabrikateve në sektorin e Murit
të Berlinit, prej grupeve komuniste të punës Fig. 6 Tank rus, T55

Fig. 7 Muri i Berlinit, 1961 Fig. 8 Berlin, gusht 1961. Momenti i


patrullimit në Friedrichstrasse prej forcave
amerikane

41
Fig. 10 Berlin, 1963. Para vizitës së Kenedit, Porta e
Brandenburgut

Fig. 9 Pikë Kontrolli ushtarake e


Shteteve të Bashkuara

Fig. 12 Berlin, tetor 1961. Trupat sovjetike në Pikën e

Fig. 11 Berlin, nëntor 1958. Kontrollit Çarli.

Sektori francez i pushtimit në Berlin.

42
Fig. 14 Berlin 28 tetor 1961. Tanket sovjetike
Fig. 13 Berlin 26 qershor 1963. “Ich bin ein në Pikën e Kontrollit Çarli, përballë tankeve
Berliner”, e shkruar prej Presidentit Kenedi, në amerikane.
kohën që do mbante fjalimin në Rathaus
Schöneberg.

Fig. 15 Berlin 26 qershor 1963. Kendi duke


mbajtur fjalimin në Berlinin Perëndimor. Në
cepin e djathë ndodhet Vili Brand.
Fig. 16 Berlin 1961. Një ushtar i Gjermanisë
Lindore lë “detyrën” duke kaluar Murin që
po ndërtohej për të kaluar në Berlinin
Perëndimor.

43
Fig. 17 Berlin gusht 1961. Fillimi i ndërtimit të Murit të Berlinit.

Fig. 18 Berlin 1970. Pamja përfundimtare e Murit të Berlinit.

44
BIBLIOGRAFIA

Dokumente të botuara:

1. Ash, Timothy Garton. In Europe’s name: Germany and the Divided Continent. New York: Random
House, 1993.
2. Bisiach, Gianni. John Kennedy, Presidenti: Historia e gjatë e një jete të shkurtër. Vlorë: Europrint,
2016.
3. Brown, Archie. The Rise and Fall of Communism. London: The Bodley Head, 2009.
4. Dallek, Robert. An Unfinished Life: John F. Kennedy, 1917–1963. Boston, MA: Little, Brown and Co,
2003.
5. Duroselle, Jean-Baptiste dhe André Kaspi. Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Nga viti 1945
deri në ditët e sotme, Vëll. II. Tiranë: Lira, 2011.
6. Gaddis, John Lewis. The Cold War: A New History. New York: Penguin Books, 2007.
7. Gimbel, John. The American Occupation of Germany: Politics and Military, 1945-1949. Stanford:
Stanford University Press, 1968.
8. Grimberg, Karl. Historia botërore dhe qytetërimi 12. Tiranë: UEGEN, 2005.
9. Hobsbawm, Eric. Epoka e ekstremeve, I rrëmbyeri shekulli i njëzetë 1914-1991. Tiranë: Çabej,
1997.
10. Irving, Ronald. Adenauer, Profiles in Power. London: Longman, 2002.
11. Khrushchev, Nikita S.. përk. përk. në anglisht nga Strobe Talbot. Khrushchev Remembers. Boston:
Little Brown & Co., 1970.
12. Kempe, Frederick. Berlin 1961: Kennedy, Khrushchev and the most dangerous place on Earth. New
York: G.P. Putnam’s Sons, 2011.
13. Kissinger, Henry. Diplomacia. Tiranë: Laert, 1999.
14. Kitchen, Martin. A History of Modern Germany, 1800-2000. Malden: Victoria Blackwell, 2006.
15. Lakër, Uolltër. Europa në Kohën Tonë 1945-1992. Tiranë: Dituria, 2003.
16. Lightbody, Bradley. The Cold War. London: Routledge, 1999.
17. Mosley, Leonard. Report from Germany. London, 1945.
18. Nathanaili, Petrit. Burime të zgjedhura nga Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Tiranë: Albas,
2015.
19. Reeves, Richard. President Kennedy: Profile of Power. New York: Simon & Schuster, 1993.
20. Rzhevskaya, Elena. Berlin, May 1945. Moscow, 1967.
21. Sala, Gëzim, Llambro Filo dhe Ibrahim Gashi. Historia Bashkëkohore (Europa, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës gjatë shek. XX). Tiranë: Albatros, 2009.
22. Taubman, William. Khrushchev, The Man and His Era. New York, Norton, 2004.
23. Taylor, Frederick. The Berlin Wall: A World Divided, 1961-1989. New York: HarperCollins, 2006.
24. Tompson, William J.. Khrushchev: A Political Life. New York, St. Martin's Griffin, 1997.
25. The Cambridge History of the Cold War, Vëll. I. Cambridge: Cambridge University Press, 2010.
26. U.S. Department of State, Documents on Germany 1944-1985, (Washington DC: Office of the
Historian, 1985), 552.
27. Ulam, Adam. Expansion and Coexistence: The History of Soviet Foreign Policy, 1917-1967. New
York, Ptager, 1968.
28. Zeneli, Bashkim. Për Gjermaninë: Histori diplomatike dhe kujtime. Tiranë, UET Press, 2015.
29. Zuchora-Walske, Christine. The Berlin Wall. Minneapolis: ABDO Publishing Company, 2014.

45
Internet:

30. Alliertenmuseum Berlin. The Second Berlin Crisis, 1958 to 1962: Internet. I përdorshëm:
http://www.alliiertenmuseum.de/en/topics/berlin-crisis.html.
31. Army. Standoff in Berlin, October 1961: Internet. 22 tetor 2010. I përdorshëm:
https://www.army.mil/article/46993.
32. Berlin Wall Memorial. The border fortifications: Internet. 2016, I përdorshëm: http://www.berliner-
mauer-gedenkstaette.de/en/aufbau-der-grenzanlagen-49.html.
33. C-SPAN. Berlin Crisis of 1961: Internet. 27 tetor 2011. I përdorshëm: https://www.c-
span.org/video/?302360-2/berlin-crisis-1961.
34. CVCE. Chancellor Adenauer: “we shall respond to this provocation in a calm and resolute manner” –
from Le Monde (15 August 1961): Internet. 3 korrik 2015. I përdorshëm:
http://www.cvce.eu/en/obj/chancellor_adenauer_we_shall_respond_to_this_provocation_in_a_calm_an
d_resolute_manner_from_le_monde_15_august_1961-en-a2653aad-9ec7-4831-89a5-
8954aff511c3.html.
35. Dailysoft. Berlin Wall Online: Internet. 12 qershor 2016. I përdorshëm:
http://www.dailysoft.com/berlinwall/history/facts_02.htm.
36. Department of State, Office of the Historian, Foreign Relations of The United States. Berlin Crisis
1961–1962: Document 192: Internet. 12 shtator 2016. I përdorshëm:
https://history.state.gov/tags/germany.
37. DW. German Reunification: West Germany and The Berlin Wall: Internet. 4 nëntor 2014. I përdorshëm:
http://www.dw.com/en/west-germany-and-the-berlin-wall/a-18035420.
38. Encyclopedia Britannica. Berlin Crisis of 1961: Internet. I përdorshëm:
http://www.britannica.com/event/Berlin-crisis-of-1961.
39. History. Berlin Wall: Internet. 2009. I përdorshëm: http://www.history.com/topics/cold-war/berlin-
wall.
40. John F. Kennedy, Presidential Library and Museum. The Cold War in Berlin: Internet. 12 July 2015. I
përdorshëm: http://www.jfklibrary.org/JFK/JFK-in-History/The-Cold-War-in-Berlin.aspx.
41. National Archives, The U.S. National Archives and Records Administration. The 1961 Berlin Crisis:
Fall 2011, Vol. 43, No. 3: Internet. 2011. I përdorshëm:
http://www.archives.gov/publications/prologue/2011/fall/berlin.html.
42. Spigel Online International. Death Strip: Berlin Pays Tribute to Last Person Shot Crossing Wall:
Internet. 6 shkurt 2009. I përdorshëm: http://www.spiegel.de/international/germany/death-strip-berlin-
pays-tribute-to-last-person-shot-crossing-wall-a-605967.html.
43. Top-Channel. Ndërtimi dhe rënia e simbolit të Luftës së Ftohtë: Internet. 6 nëntor 2014, I përdorshëm:
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=287386.
44. The Guardian. Germany: Berlin Crisis: the standoff at Checkpoint Charlie (Fifty years ago a face-off
between Soviet and US tanks at Checkpoint Charlie threatened to spark a third world war): Internet. 24
tetor 2011. I përdorshëm: https://www.theguardian.com/world/2011/oct/24/berlin-crisis-standoff-
checkpoint-charlie.
45. U.S. Department of State, Office of the Historian, The Berlin Crisis, 1958-1961: Internet, I përdorshëm:
https://history.state.gov/milestones/1953-1960/berlin-crises.
46. Wikipedia, The Free Encyclopedia. List of deaths at the Berlin Wall: Internet. 12 gusht 2016, I
përdorshëm: https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_deaths_at_the_Berlin_Wall.

46

You might also like