Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

NDARJA ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE E

KOSOVËS PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Rregullimi administrativ i Kosovës pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore bëhet nga
ana e Republikës Popullore të Serbisë, për shkak se Kosova pa dëshirën e popullit dhe synimet
e saj për pavarësi hyn në kuadër të saj.
Të gjitha kompetencat në rregullimin administrativ për ndarje territoriale të Kosovës
ishin në Republikën Popullore të Serbisë, andaj të gjitha dokumentet përkitazi me ndarjen dhe
rregullimin administrativ të territorit të Kosovës na çojnë në drejtim të akteve ligjore të RP të
Serbisë sa i përket kësaj sfere veprimtarie.
Edhe pse Kosova gjatë kohës së Luftës së Dytë e kishte pozitën e krahinës dhe të kaluarën
e vet historike dhe politike, prapëseprap pas Luftës është bërë objekt i pazarllëqeve për ndarje
dhe bashkim me territoret tjera të Jugosllavisë.
Kosova si njësi politike-territoriale e ka pasur të përcaktuar pozitën e vet edhe gjatë
Luftës së Dytë Botërore. Që në ditët e para të LNÇ-së, PKJ në Kosovë e Metohi, duke u
mbështetur në parimet e Konferencës V të Vendit të PKJ-së1 kishte lidhje të drejtpërdrejtë me
Komitetin Qendror të PKJ-së dhe si e tillë ka qenë përfaqësuese direkte e territorit të Kosovës
në pikëpamje partiake në Komitetin Qendror të PKJ-së.

Konferenca e Bujanit
Edhe nga aspekti i organizimit të pushtetit në Kosovë qëndrimet ishin të qarta, ky territor
si njësi e caktuar kishte organin më të lartë të pushtetit popullor – Këshillin Krahinor
Nacionalçlirimtar, i cili konstituohet në Konferencën e mbajtur më 31.XII.1943 dhe 1-2 janar
1944.
Konferenca Nacionalçlirimtare për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit u mbajt në Bujan
të Malësisë së Gjakovës nga 31 dhjetori i vitit 1943 deri më 2 janar 1944. Konferenca ishte
mbledhja e parë, por edhe e vetmja në të cilën morën pjesë përfaqësues nga të gjitha rajonet
dhe nga të gjithë popujt që jetonin në Kosovë. Nga 61 delegatët e thirrur në Konferencë morën
pjesë 49 vetë, nga të cilët 43 ishin shqiptarë dhe 6 serbë e malazezë. Konferenca e Bujanit u
organizua me iniciativën e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit.
Konferenca e Bujanit zgjati tri ditë. Në të u mbajtën dy referate dhe u miratuan dy
dokumente themelore: Rezoluta dhe Thirrja drejtuar popujve të Kosovës dhe të Rrafshit të
Dukagjinit.

1
Konferenca V e Vendit e PKJ-së është mbajtur në Zagreb në tetor të vitit 1940.

You might also like