Linux

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Linux

Linux (i njohur ndryshe si GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim në kompjutera, i cili
është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-
Kernel Linus Torvalds publikoi versionin e parë.

Ky sistem është i përbërë nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga shumë programues në
mbarë botën.

Nëse flitet për Linux duhet te zbulohen dhe origjinat e tij pra UNIX. Ne vitet 60' ndihej mundesia për te
krijuar nje sistem operativ praktik dhe te fuqishëm. Për këte u krijua dhe projekti Multics, por për fat te
keq nuk pati shume sukses dhe kështu një nga anëtarët e Multics "Bell Labs" hoqi dorë nga projekti dhe
me pas u angazhua duke krijuar sistemin e tij te quajtur UNIX. Ne fillim UNIX shpërndahej falas dhe u
përhap në shumë Universitete. Më vonë u implementua dhe TCP/IP (protokolli aktual i rrjetit) dhe UNIX
filloji të bëhej gjithmonë e më i fuqishem. Në vitin 1990 kishte një rol shumë të rëndësishëm në tregun e
serverave, sidomos në universitete. Studentët dëshironin ta kishin dhe në kompjuterat e tyre në shtëpi
por për fat të keq UNIX ishte bere komercial dhe shumë i shtrenjtë. Në fakt ekzistonin dhe versione te
lira si Minix, 386BSD, NetBSD, FreeBSD dhe OpenBSD por ishin akoma në hapat e para dhe përdoruesit
normal hasnin vështirësi në përdorim. Në vitin 1991 doli në skenë Linus Torvalds (autori i Linux-it), nga
ku vjen dhe emri Linux (Linus + Unix). Linus kishte perdorur UNIX në Universitetin e Helsinkit dhe
dëshironte që diçka të ngjashme ta kishte edhe në shtepi. Meqë versionet komerciale ishin të shtrenjta,
e nisi nga Minix (një sistem shfrytezimi i krijuar nga Andrew Tanenbaum, Hollandë) dhe shumë shpejtë
filloi të shkruaj versionin e tij.

Korg Oasys, sintisajzeri i cili punon me anën e sistemit operativ Linux

Duhet theksuar se Linux është vetem kerneli (bërthama) i një sistemi operativ, d.m.th ajo pjesë që lidh
harduerin me softuerin, me pak fjalë moduli që bën që programet të punojnë. Kerneli i Linux-it
implementon multitasking (ekzekutimin e shumë programeve përnjeherësh). Të gjithë programet me të
cilët përdoruesi ose administratori ndërvepron janë në majë të kernelit. Disa janë thelbësorë, si
interpretuesi i komandave ose "shell" që përdoret për të ndërvepruar me harduerin dhe softuerin. Linux
nuk i shkruajti këto programe vetë por përdori versionet falas të tyre. Shume programe duke perfshire
dhe kompilatorin e gjuhës C erdhen nga Fondacioni Për Programet e Lira ose GNU (GNU is Not UNIX).
GNU kishte si synim të krijonte një sistem operativ si UNIX por falas. Për këtë arsye, shumë njerëz i
referohen Linux-it si GNU/Linux. Gjate viteve 92' 93' Linux fitoi shumë interes dhe filloi të bëhej sistemi
zëvendesues i UNIX, duke përfshirë dhe një sistem dritaresh grafike ose "X". Fuqia e Linux-it
përqendrohet tek aftesia për të ekzekutuar shumë programe njëkohësisht ose "Multitasking" dhe
gjithashtu tek "Multiuser" d.m.th aftësia për të pasur shumë përdorues.

Në ditët e sotme ekzistojnë ato që quhen Distribucione Linux, që janë Linux (kerneli) dhe programe të
shumta aplikative të bashkuar në një sistem. Veçoria më e rëndësishme që e bën Linux-in popullor është
fakti që Linux është "Open Source", d.m.th me kodburim të hapur. Gjithçka mund të shihet si është
ndërtuar, pra ndërtimi (kodburimi) shperndahet në bazë të licencës GPL (GNU General Public License).

Punoi: Ami Mima

You might also like