Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR


ZYRA VENDORE ARSIMORE KUKES
SHKOLLA 9-VJEÇARE “BELE“

Nr. _____Prot. Bele më, ___.___2019

KONTRATË INDIVIDUALE PUNE


ME AFAT TË PËRCAKTUAR

Kjo kontratë pune lidhet sot më datën __.__.2019 midis palëve:

Drejtoria e Shkollës______________, e përfaqësuar nga drejtori Z/Znj. _______________,


në cilësinë e punëdhënësit, dhe Znj/Z. _____________ me arsim të lartë, dega
______________ në cilësinë e punëmarrësit.

Neni 1
Baza ligjore

Kontrata individuale e punës bazohet në Ligjin nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punës i
Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, në Ligjin Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin
arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Dispozitave Normative
për arsimin parauniversitar, të miratuara me Urdhrin Nr.343, datë 16.09.2014 të Ministrit të
Arsimit dhe Sportit, të ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 13, datë 22.05.2019, të Ministrisë së
Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë
pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e
portalit “Mësues për Shqipërinë”

Neni 2
Përkufizim

Kontrata individuale e punës është një marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit,
e cila rregullon marrdhënien e punës dhe përmban të drejta dhe detyrime për palët
nënshkruese të kësaj kontrate.

Neni 3
Përshkrimi i punës

Puna që do të kryejë punëmarësi do të jetë Mësues i Profilit __________, në Shkollën


___________________________.
Neni 4
Kohëzgjatja e kontratës

Kjo kontratë pune hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj, me kohëzgjatje deri në datë
__.__.2019.
Kjo kontratë mund të revokohet nga punëmarresi 24 orë përpara, nëse ZVAP i ofron një vend
të lirë ose nje vend me kontratë me afat më të gjatë se ajo aktuale,si i renditur më lartë ndër
kandidatët e të njëjtit profil në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2019.
Duke filluar nga dita që kjo kontratë hyn në fuqi, çdo kontratë tjetër e mëparshme bëhet e
pavlefshme.

Neni 5
Kohezgjatja normale e punës

Koha javore normale e punës së punëmarrësit do të jetë sipas normës së punës të përcaktuara
në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
dhe kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.

Neni 6
Ditët e pushimit dhe të festave

Punëmarrësi ka të drejtën e dy ditëve pushim në javë, të pushimeve në ditët e festave zyrtare


dhe lejes së zakonshme sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Neni 7
Pagat
Pagesa e punëmarrësit do të bëhet çdo muaj, sipas pozicionit të punës, konform përcaktimeve
në kuadrin ligjor në fuqi. Paga do të ndryshojë sipas ndryshimit të kuadrit ligjor përkatës.
Punëmarrësi ka të drejtë të dijë për vlerën e të ardhurave që u mbahet për pagesën e tatimit
mbi të ardhurat dhe çdo ndalesë tjetër që mund ti mbahet për arsye të ndryshme.

Neni 8
Kushtet e punës
Punëdhënësi ka për detyrë ti sigurojë punëmarrësit kushte të favorshme pune për sigurimin
dhe mbrojtjen në punë, sigurimin e kushteve higjeno sanitare, normat e sigurimit teknik dhe
të gjitha kushtet e tjera të punës në përputhje me nenet 39 -75 të Ligjit Nr. 7961, datë
12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Neni 9
Pezullimi nga puna

Punëdhënësi merr masën e pezullimit ngaj punëmarrësit kur ndaj tij gjykata ka vendosur
masë të sigurimit personal deri në një vendim të formës së prerë. Masa e pezullimit
përfundon me shuarjen e shkaqeve të pezullimit ose largimit nga puna. Gjatë kohës së
pezullimit punonjësit i ndërpritet marrëdhënia financiare.
Neni 10
Largimi nga puna
Punëdhënësi mund të largojë punëmarrësin nga puna për këto arsye:

1. Kur jep dorëheqjen


2. I ka lindur e drejta për pension pleqërie
3. Paraqet paaftësi profesionale për punën e përshkruar në kontratë.
4. Kur i provohet fajësia për një vepër penale dhe dënohet me vendim të formës së
prerë nga Gjykata kompetente.
5. Kur ndaj tij merret masa disiplinore e largimit nga puna.

Neni 11
Fillimi i procedurave disiplinore të largimit nga puna

Punëdhënësi fillon procedurën disiplinore të largimit të punëmarrësin nga puna për shkelje
të detyrimeve kontraktuale nga punëmarrësi, konform procedurave të përcaktuara në kuadrin
ligjor në fuqi.

Neni 12
Zgjidhja e kontratës së punës
Zgjidhja së marrdhënies së punës bëhet në zbatim të procedurave dhe afateve të përcaktuara
në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në librezën e punës së punëmarrësit shënohet shkaku i largimit nga puna të punonjësit. Në
rastet kur punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi ose
sigurimet shoqërore, për periudhën deri në një vit, si dhe kur punëmarrësi është me pushime
vjetore, punëdhënësi nuk mund të largojë punëmarrësin nga puna.
Neni 13
Pavlefshmëria e ndryshimeve të kontratës
Çdo kontratë ose marrëveshje midis palëve, përfaqësuesve të tyre, apo edhe midis
punëmarrësit dhe punëdhënësit dhe ndonjë personi të tretë në lidhje me objektin e kësaj
kontrate është e pavlefshme.

Neni 14

Për të gjitha çështjet e paparashikuara në këtë kontratë, zbatohen dispozitat e Ligjit Nr. 7961,
datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

PUNËDHËNËSI PUNËMARRËSI

________________ _______________

________________ ________________

You might also like