Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 22

KOLEGJI I ARTEVE DHE I

SHKENCAVE SOCIALE

FAMA
Dega: Shkenca Politike - Administratë
Publike

Lënda: E drejta kushtetuese

Tema: Sistemi semi-presidencial në


Francë

Mentori: Arsim Bajrami Grupi punues: Xhevdet Morina,


Fidaim Jashari
Nuhi Shala
Prishtinë, 2007

Përmbajtja

1. Përmbajtja…………………………………………………………………………2.

2. Hyrja……………………………………………………………………………...3

3. Historiku i sistemit semipresidencial…………………………………………


4

4. Funksionimi i semipresidencializmit në
Francë……………………………..6
a) Korniza ligjore e Semi-presidencializmit ne France
b) Presidenti dhe Partite Politike
c) Presidenti dhe Parlamenti
d) Presidenti dhe Kryeministri
e) Kabineti dhe Legjislativi

5. Karakteristikat dalluese të sistemit presidencial në Francë për


dallim nga sistemi presidencial në
SHBA………………………………………………….13

6. Karakteristikat dalluese të sistemit parlamentar francez nga sistemi


paralamentaranglez……………………………………………………………….16

7.Konkluzioni……………………………………………………………………....19

2
8.
Literatura……………..................................................................................
.........22

Hyrja

Ky punim ngërthen në vete karakteristikat kushtetuese që përman


sistemi kushtetues francez, mbi të cilat edhe qeveriset ky sistem sot.
Gjatë shtjellimit të hulumtimit do të ndalemi edhe në krahasimin e këtij
sistemi kushtetues me sistemet tjera. Si me atë të SHBA-së dhe të
Anglisë.
Pos tjerash në punim është e përfshirë edhe analiza e cila në vete
ngërthen një rezyme të shkurtër rreth së kaluarës së Francës në aspektin
kushtetues. Franca është vendi që më së shumti kalon nëpër forma
apo regjime të ndryshme të qeverisjes. Njohja e saj na ofron një
identitet më të çartë edhe të sistemit semipresidencial të saj që sot e
aplikon. Gjithashtu na bënë të kuptojmë se cila është e tashmja e
sistemit kushtetues francez dhe se cila do të jet e ardhmja e saj!
Njohja e këtij sistemi para se gjithash na mundëson që të njihemi
më gjerësisht edhe me qeverisjen e demokracisë në këtë vend, ku do
të kemi edhe një pasqyrë më të madhe rreth kulturës juridiko- politike si
dhe pak a shumë mbi kulturën shoqërore të jetës së përditshme në
Francë. Kjo e fundit nuk do të trajtohet në punim. Mirëpo, kjo është e
veçanta franceze. Andaj një gjë e tillë ia vlenë të përmendet. Franca
mund të jetë edhe model për Kosovën që në të ardhmen e afërt
aktashet për kulturë ti kemi me Francën.
Kur flasim për të kaluarën e kulturës evropiane dihet se djep i
kulturës së saj është Greqia antike apo civilizimi i lashte grek. Mirëpo,
nëse i referohemi të sotshmës do të shohemi se modernitetin dhe
kulturën më të madhe everopiane e gjejmë në Francë. Përveq

3
aktasheve Franca mund të merret si model edhe për shumë elemente
të tjera.

Një historik i shkurtër rreth sistemit semipresidencial


Francë
Kur flasim për sistemin semi-presidencial në Francë për ta gjetur
sqarimin më të mire është e nevojshme që të t’i japim një shtjellim të
shkurtër edhe historisë së saj, kryesisht duke u fokusuar pas Revolucionit
francez borxhez.
Franca përmban një histori të sistemit kushtetues dhe qeverisës mjaftë të
pa qendrueshëm. Përgjatë historisë së saj Franca kalon ndryshime të
mëdha kushtetuese dhe poltike. Ndryshimet e mëdha Franca i bëri
kryesisht me revolucionin e vitit 1789 i cili shënoi edhe një revolucion
politik, shoqëror dhe administrativo-juridik. Që nga ky revolucion deri në
vitin 1958 Francën e qeverisin 16 kushtetuta, ku çdo regjim mesatarisht ka
zgjatur 11 vite. Nga një histori e tillë për dallim nga shtetet tjera të
evropës perëndimore, Franca njihet me metaforen e saj të lashtë si
“Franca dhe e veçanta e saj franceze”.
Nga analiza historike e sistemit francez kushtetues do të ndalemi
kalimthi vetem në pesë republikat e saj dhe kryesisht në Republikën e
Tretë dhe të Katërt, ngase nga kjo periudhë kohore dhe kryesisht pas saj
formohet edhe identiteti i sistemit semipresidencial në Francë.
Periudha kohore e pesë repubikave franceze shënon një etapë
mjaftë interesante dhe jo profitabile për Francën. Si Republika e Parë
1792-1804, Republika e Dytë 1848-1873, Republika e Tretë 1873-1944,
Republika e Katërt 1944-1958 dhe Republika e Pestë 1958 e cila edhe
sot është ende në fuqi

4
Për dallim nga republikat tjera Republika e Tretë dhe e Katërt në
Francë sollën një supermacion të parlamentit Francez përball
institucioneve tjera ku pushteti ishte i dezekuilibruar dhe në avantash
të parlamentit. Ku demokracia ishte modifikuar me tezat e filozofeve
francez siq ishte Montesque me tezën e tij se demokracia është regjim
ku pushteti kryesor i takon asamblesë së zgjedhur nga populli.
Mirëpo, përveq një epërsie të tille pushteti, Franca hyri edhe në
fazën e një fragmentimi të madh partiak i cili u shoqërua edhe me një
legjislaturë të fragmentuar, ku përgjatë kësaj periudhe kohore
parlamenti francez njihet me metaforën se “Dhoma e Deputeteve ka
qene e karakterizuar si dhoma pa dritare, që tregon se sa të
shkëputshem ishin deputet me manovrimet e tyre politike nga
pasionet dhe nevojat publike.1
Mirëpo, përveq saj në Francë nga zgjedhjet e përgjithshme nacionale
në pushtet vinin edhe qeveri të koalicionit të cilat ishin jo stabile. Të cilat
shoqëroheshin dhe me ramje të shpeshta. Mirëpo, me republikën e Pestë
gjejmë gjithë energjinë mbi të cilën qeveriset Franca që nga viti 1958
gjerë më sot.
Kjo republikë u proklamua në frymën e gjeneralit Dë Goll, një
nacionalist i madh francez. Hartimi i kushtetutës së kësaj republike ishte
bërë nga një grup ekspertësh Gollist në krye me Ministrin e Drejtësisë
Mishel Debre. Pas hartimit të saj, kjo kushtetutë ratifikohet përmes
referendumit të mbajtur në Francë me 28 shtator 1958. Që atëherë me
këtë kushtetutë, Franca përcaktohet edhe si republikë me demokraci
semipërfaqsuese.
Para hartimit të kësaj kushtetute gjenerali De Gaulle ishte i
interesuar mjaft shumë që Franca të ketë një president të fortë i
cili për pos që do ta qeveriste ekzekutivin të mund të kontrollonte
edhe parlamentin. . Mirëpo, si rezultat i konfontimeve të mëdha, synimi i
gjeneralit De Gaulle nuk realizohet plotësisht, ku u atribuan edhe një
1
Politikat Krahasuese, Grup i huajsh autorësh, ORA, Tiranë, 2000, fq 153.

5
sërë elementesh të parlamentarizmit, ku dhe përfundimisht kompromisi
solli një sistem gjysmë presidencial me pak më shumë epërsi të
presidentit në relacion me parlamentin. Mirëpo, pretendimet e Dë Golit
vazhduan edhe më tutje. Si më e veçantë është edhe fitorja e madhe e tij
ku pas vitit 1962 arrin që presidenti francez të zgjedhet direkt nga
populli me mandate 7 vjeqar sipas sistemit dyraundësh.
Që nga viti 2000 mandati 7 vjeqar i presidentit francez reduktohet në 5
vite. Mirëpo, prape edhe me një të drejtë tjetër rizgjedhjeje.

Funksioni i semipresdiencializmit

Semi-presidencializmi nuk zgjedh problemet qe frekuentisht i


atribuohen sistemit presidencial, te tilla si; rigjiditet i perkohshem i
shoqeruar me afat te fiksuar ne pozite per zhefin e ekzekutivit dhe
legjislaturen, tendenca mazhoritare e procesit politik e karakterizuar nga
“fituesi i merr te gjitha”; qasja tek pushteti e autsajderave politike dhe
rezultatet potenciale autoritare. Rregullimi kushtetues semi-presidencial qoi
qeshtjet e metutjshme te pazgjedhura te tilla si nje ndarje e paqarte e
pushtetit ndermjet tre aktoreve kryesore: presidentit, kryeministrit dhe
parlamentit. Keto qeshtje kane pasoja serioze per te gjitha nivelet e
administrimit shteteror; duke ushqyer konfliktet potenciale ndermjet
presidentiti dhe kryeminstrit i cili i perket koalicionit tjeter politik dhe mund
te qoje deri tek ndikimi armiqesor me presidentin e partise tjeter.

a) Korniza ligjore e Semi-presidencializmit ne France: Zgjedhejt


popullore ne France kane nje ndikim vendimtar ne centralizimin e
presidentit ne sistemin politik, perderisa legjitimiteti i zgjedhjeve popullore
n dhe pushteti substancial i garantuar me kushtetute e bene presidentin
figuren kryesore ne arranzhimet politike ne France qe nga viti 1958.

6
Kreu i shtetit: Sistemi kushtetues eshte ekzekutiv i dyfishte ne te cilin
pushteti ekzekutiv ndahet ndermjet Presidentit dhe kabinetit, qe kryesohet
nga Kryeministri. Kryeministri formailisht eshte pergjegjes per detyrat
ditore te kabinetit, megjithese Presidenti kontrollon nominimin dhe
shperndarjen e antareve dhe kryeson mbledhjet. Ai poashtu eshte edhe
shef i forcave te Armatosura. Presidenti cakton kryeminstrin që eshte
subjekt i konfirmimit te parlamentit. Presidenti nuk ka te drejten e
shkarkimit te kryeministrit dhe kabinetit pa aprovimin e parlamentit.
Presidenti poashtu cakton, me rekomandimin e kryeministrit anetaret e
kabinetit dhe kufizon (i jep fund) autoritetit te tyre ne keto pozita.2

Shperndarja e Asamblese: Kushtetuta franceze jep nje President me te


drejten e shperndarjes se parlamentit: „presidenti i Republikes mundet, pas
konsultimeve me Kryeministrrin dhe kryetaret e Asamblese, te deklaroje
shperndarjen e Asamblese Kombetare“ (artikulli 12).3 Konsultimi i kerkuar
me Kryeministrin dhe kruetaretee Asamblese nuk mund te parashihet si nje
kufizim i frikshem, perderisa kjo kerkese nuk eshte investuar me ndonje
formulim strikt ligjor. Kufizimi i vetem i vertete i shkon per shtati
frekuences se shperndarjes - presidenti ka te drejten e shperndarjes se
parlamentit vetem nje here brenda vitit.

Rendesia e pushtetit presidencial per shperndarjen e parlmentiti nuk mund


te mbivlereeohet. Sipas nje hulumtimi: „pushteti i shperndarjes se
parlamentit eshte aspekti kryesor i lidershipit presidencial ne France.
Kercnimi i shperndarjes si i tille afekton procesin implementues politik.
Mund te perdoret per ripertrirjen e legjitimitetit te Presidentit Dhe
perfundimsiht, na sygjeron se presidenti eshte kreu i shtetit dhe kreu i
ekzekutivit” 4

2
www.ciaonet.org
3
Po aty
4
Stepan and Ezra N. Suleiman, "The French Fifth Republic: A Model for Import? Reflections on Poland and Brazil," in
H.E. Chehabi and Stepan, eds., Politics, Society and Democracy: Comparative Studies (Boulder, CO: Westview Press,
1995), 395. (internet source)

7
Pushteti i jashtezakonshem: Ne kete sistem, presidentit i garantohet nje
pushtet i jashtezakonshem. Garantimi i ketij pushteti pjeserisht shpjegohet
me anen e nje logjike te ngjashme: presidenti shihet si garantues i
pavarsise kombetare dhe integritetit shteteror. Pushteti i jashtezakonshem
i akordohet presidentit kur ekziston rrezik per pavaresine dhe integritetin
kombetar. Roli i Presidentit francez si garantues i shtetit eshte i nenvizuar
ne Artikullin 16. Sipas ketij artikulli, Presidenti ka autorizimin, pas
konsultimeve me kryeministrin dhe kryetaret e senatit, Asambleja
Kombetare dhe kreu i Keshillit Kushtetues, te marre masat e nevojshme
sipas rethanave nese ekziston nje rrezik serioz per institucionet e
Republikes, pavaresine e shtetit, integritetin territorial, si dhe permbushjen
e obligimeve nderkombetare. Kushti per konsultime nuk perfshin ndonje
rregull strikte ligjore, dhe presidenti nuk eshte i obliguar t’i bindet
keshillave qe i pranon. Vete presidenti, i pa kontrolluar, mund te vendose
ne kete menyre kur ekziston ndonje rrezik. Kjo mase e ka bere pozicionin
e presidentit te Republikes se Peste me te forte sesa pozicionet e
presidenteve te republikes se Trete dhe te Katert, te cilet nujk kishin nje
pushtet te tille. Eshte veshtire ti qasesh ne menyre precize ndikimit te
ketyre prerogorativave presidenciale ne funksionimin e semi-
presidencializmit ne France, perderisa ato jane perdorur vetem nje here,
ndermejt Prillit dhe Shtatorit te vitit 1961, gjate nje tentim puqi ushtarak
ne Algjeri.5 Sidoqofte, fuqia e Presidentit duhet te konsiderohet si shume e
rendesishme, perderisa mundesia e perdorimit te pushtetit ne menyre
unilaterale nga ana e Presidentit rrit horizontin e pushtetit te tijpotencial
dhe ndikon ne sjelljen e aktoreve tjere politike.

Kushtetuta franceze jep nje mekanizem me shume qe ne thelb rrite rolin


dhe ndikimin e Presidentit. Ai ka te drejten te “paraqese ne referendum
cfaredo deshmi qe ka te beje me organizimin e autoriteteve publike.... te
cilat, pa qene te kunderta me kushtetuten mund te afektojne funksionet e

5
Stevens, The Government and Politics of France (Houndmills, England: Macmillan, 1992), 67

8
instituteve“. Sidoqofte, kjo e drejte eshte me shume e kufizuar sesaqe jane
pushtetet tjera te Presidentit si pasoje e nevojshmerise per sigurim te
meparshem te „propozimit te Qeverise, apo edhe mocionin e perbashket
te te dy Asambleve“. (Artikulli 11).6 Ky kusht shpesh eshte shkelur nga
Presidentet franceze te cilet e kane perdorur referendumin per te
demonstruar shtrierjen e pelqimit (miratimit) te politikave te veqanta si dhe
si nje konfirmim plebishitar per qendrimin e tyre personal. E drejta per te
thirrur referendumin ka qene nje arme e rendesishme e Presidentit ne
sistemin Francez. Kercnimi i thirrjes se perkrahjes se drejteperdrejte nga
populli nepermejt mekanizmave plebishitare e ben referendumin nje burim
te fuqishem te leverazhit per presidentin ne ne raportet e tij me aktoret
tjere politike.

b) Presidenti dhe Partite Politike: Franca dhe institucionet e saj jane


nje tema interesimi per rikerkime per shkak te stabilitetit befasues te
sistemit politik francez. Nje nga burimet e ketij stabiliteti ishte regjimi
special i partive politike. Ky regjim pothuajse gjithmone ka siguruar
shumicen e njeres apo partise tjeter dhe ka dhene nje perkrahje te gjere
politike per Presidentin: „partite politike, si pasoje, behen makina per
nominimin, perkrahjen dhe ndihmesen per zgjedhjen e kandidateve
presidenciale.“7 Ne rast se Presidenti nuk e ka perkrahjen e shumices
(mazhorances) ne parlament, sistemi punon si nje regjimparlamentar ne te
cilin partia apo koalicioni partiak qe siguron shumicen e vendeve ne
parlament formon qeverine. Shumicen e kohes, sidoqofte, shumicat
pajtohen dhe sistemi francez punon si nje sistem presidencial.8

6
www.ciaonet.org
7
Suleiman, "Presidentialism and Political Stability in France," in Linz and Valenzuela, eds (burim
interneti)
8
www.questia.com/library/book/semi-presidentialism-in-europe-by-robert-elgie.jsp

9
Shfaqja e partive mazhoritare, qe praktikisht ishin te ponjohura per
sistemin politik ne Republiken e Katert,9 ishte me shume i nevojshem per
shkak te sistemit elektoral. Ligji elektoral i vitit 1958 paraqiti sistemin e
dyballotazhit „i pari e merr postin“. Nen kete sistem, secili kandidat qe
merr voten ne perqindjen e caktuar minimale mund te qendroje ne
ballotazhen (votimin) e dyte , Ballotazha e dyte, me nje fitues te
mundshem, ka dekurajuar fragmentimin partiak.10

Nje sistem me pak i fragmentuar poashtu eshte dekurajuar nga


zgjedhjet presidenciale, te cilat jane mbajtur ne baza te sistemit
dyruandesh. Beteja politike per postin presidencial ishte bere tipari kryesor.
Perderisa ne ruandin e pare partite kishin nominuar kandidatet e tyre,
nevoja per nje raund te dyte me vetem dy kandidate detyroi rigrupimin
dhe formimin e koalicioneve bipolare qe kontestoheshin per presidence.
Kandidatet presidenciale ne France jane cdohere lidere te partive politike
apo te koalicioneve partiake. Presidenti i zgjedhur poashtu behet lider i
partise se tij apo shumices se koalicionit ne parlament. Eshte ky rol i
presidentit qe cakton raportet e tij me parlamentin, ne perkrahjen e te cilit
ai mund te mbeshtetet nese partia e tij apo koalicioni partiak gezon
shumicen ne parlament. Funksionimi i parlamentit, karakterizohet „nga
ekzistenca e partise e afte per sigurimin e shumices se ulseve ne
Asamblene Kombetare“.11

c) Presidenti dhe Parlamenti: Presidenti francez ka shumicen ne


parlament ne teshumten e arsteve; ai krijon mardheniet e tij me
legjislativin ne baze te parimeve qe ai luan rolin udheheqes ne
nderveprimet ekzekutiv-legjislativ. Kjo ka efektin e koncentrimit te
pushtetit dhe aktivitetit politik jashte parlamentit.12 Ne kete menyre,
9
The fragmentation of the political system of the Fourth Republic was compounded by the rejection of the
entire nature of the regime by two major political groupings: the communists and the Gaullists. This issue
is discussed in Stevens, 24-30 (burim interneti)
10
Po aty
11
Po aty
12
www.hcs.harvard.edu

10
korniza kushtetutese e Republikes se Peste tentoi t’i dale ne mbrojtje
sistemit politik nga efektet destruktive qe komitetet e fuqishme semi-
autonome luanin ne jeten politike te Republikes se Trete dhe te Katert.
Kombinimi i Ligjeve Organike ne Proceduren Parlamentare, ndryshimet
kushtetuese, dhe disiplina e rritur partiake kane rezultuar ne nje kornize
plotesisht te re te raporteve ekzekuti-legjislativ. Komitetet parlamentare
pushuan se qenuri te plotefuqishme, dhe kane humbur shumicen e fuqise
se tyre ne inicimin e fakturave fiskale. Supremacia parlamentare, aq
karakteristike per legjislaturat e Republikes se Trete dhe te Katert, kishin
marre fund.

Presidenti dhe Kryeministri: Raporti ndermejt presidentiti dhe


kryeminstrit nga shume specialiste eshte pare si shkak i “brengosjeve
kryesore teorike dhe politike lidhur me semi-presidencializmin”, mundesia
e konfliktit mbrenda ekzekutivit te dyfishte> Duke u kthyer tek
eksperienca franceze, mund te shohim se semi-presidencializmi ne France
ne pergjithesi, dhe raportet president-kryeminister ne veqanti, kane
ndjekur njeren prej dy modeleve. Se pari, kur kryetari ka shumicen ne
parlament, saistemi funksionon nen udheheqjen e pergjithshme te
kryetarit. Ai kryeson qeverine de jure dhe de facto. Kryeminstri , i caktuar
me aprovimin e parlamentit, eshte ne pozite vartese (nenshtruese) duke
respektuar presidentin. Ai ushtron menagjimin e kabinetit ne menyre
administrative dhe teknike nen udheheqjen e pergjithshme te presidentit.
Modeli i dyte shfaqet kur presidenti perballet me shumicen ne parlament
qe e kundershton ate. Ne kete situate, ai eshte i detyruar te acktoje liderin
e shumices parlamentare si kryeminister. Ne kete rast, sistemi francez
funksionon ne variantin parlamentar. Lidershipi i vertet politik nepermjet
kabinetit zhvendoset tek Kryeministri, i cili eshte pergjegjes per politiken
aktuale ne kabinet. Kjo praktike e raportve (mardhenieve) ndermjet
presidentit dhe kryeministrit, ne literaturen franceze eshte quajtur

11
„kohabitacion“ . Ne historine e fundit (vonshme) ne France, Presidenti dy
here eshte perballur me kryeministrin i perkrahur nga shumica e opozites
tek presidenti. 13

d) Kabineti dhe Legjislativi: Mungesa e nje mazhorance stabile ne


parlament I bene raportet ndermjet presidentit, kabinetit dhe parlamentit
me shume te komplikuara sesa ato do te ishin nese kryeminstri do te
perkrahej nga shumica ne parlament qe jane opozite presidentit.
Kryeministri, ne fakt, gjendet ne sandvic ne mes dy forcave opozitare-
presidentit dhe parlamentit.14 Ai ka nje vartesi te dyfishte dhe pergjegjesi te
dyfishte para Presidnetiti dhe para parlamentit, perderisa eshte i pavarur
nga te dyjat per nominimin e tij ne pozite. Ky nenshtrim i dyfishtee ben
pozicionin e tij relativisht te pavarur per presidentin dhe parlamentin por jo
edhe aq te fuqishem qe me vendosmeri te zbatoje politikat. Teoritikisht,
perderisa ne pozite, kryeministri duhet te jete me i interesuar ne
bashkepunimin me parlamentin perderisa mbijetesa e tij ne pozite (zyre)
varet nga besimi qe kane keta te fundit. Siaps logjikes, zgjedhja me e mire
per kryeministrin ne perballje me nje parlament te fregmentuar (coptuar)
nuk eshte te adoptoje cfaredo politike radikale, perderisa kjo eshte menyra
me e mire te mbeshtese besimin parlamentar. Cdo pozicionim i rezolutes i
marre nga kryeministri automatikisht mund te shpie tek vota e
mosbesimit.

Politika e parlamentit mund poashtu te jete e kufizuar nga raportet e


saj me qeverine. Fakti qe keto raporte jane shume te rendesishme per nje
funksionim te suksesshem te sistemit ilustrohet shume mire nga rasti
Francez, ku pushtetet speciale qeveritare ne menyre qe te kalojne
legjislativin pa aprovimin e parlamentit konsiderohen si nje ndeer faktoret
kryesore qe kontribuojne ne stabilitetin e sistemit. 15

13
www.sussex.ac.uk
14
www.hcs.harvard.edu

15
www.hcs.harvard.edu

12
Karakteristikat dalluese të sistemit presidencial në
Francë për dallim nga sistemi presidencial në SHBA

Për dallim nga SHBA e cila përbëhet nga një federatë shtetetsh dhe
përmbanë një sistem të pastër presidenciall. Në Francë kemi sistem
gjysmëpresidencial si dhe shtet unitar dhe të centralizuar.
Në SHBA kemi një pozitë më të avansuar të presidentit se sa në
Francë. Presidenti amerikan përveq që është shef i shtetit ai ka
pushtet më të madhë ndaj qeverisë Ku nuk kemi kryeminstër dhe
presidenti e ushtron komplet pushtetin ekzekutive. Kjo dallon nga
Franca ngase Qeveria në Francë funksionon si organ i veçantë nga
presidenti. Qeveria përmban kryeministrin të cilin e zgjedh presidenti nga
ana e mazhorancës parlamentare. Me fjalë të tjera pushteti ekzekutiv në
Francë është bicefal.
Poashtu ajo çka e dallon SHBA-në nga Franca është se në këtë
vend kemi ndarje dhe ekuilibrim të pushteteve “Check and Balances”.
Ku tri pushtetet janë të pavarura dhe përmes instrumenteve të
caktuara e kufizojnë njëra tjetrën në mënyrë reciproke. Po ashtu edhe
në anën tjetër Kongresi nuk mund ta shkarkoj qeverinë apo presidentin,
përveq rasteve kur ndaj ti aplikohet procedura e impeachmentit. Kjo
vlen vetem ndaj presidentit. Këtë të derjtë parlamenti francez nuk e
ka. Ku në këtë procedurë Dhoma e Ulët e ngrit akuzën ndaj
presidentit të SHBA-së. Ndërsa, Dhoma e Lartë së bashku me Kryetarin
e Gjykatës Supreme e bëjnë gjykimin e tij. Ndërsa në Francë në rast të
se kushtetuta shkele nga ana e presidentit të republikës . Asambleja
Kombëtare mund ta akuzoj presidentin para Këshillit Kushtetues i cili
mundet edhe ta shkarkoj presidentin. Ndërsa për përgjegjësi penale
padinë ndaj presidentit e ngrit Gjykata e Kasacionit ndersa gjykimin e tij
e bënë Gjykata e Lartë e Drejtësisë.

13
Në SHBA presidenti nuk mundet në mënyrë direkte të ndikoj në
legjislacionin apo në nxjerrjen e ligjeve në Kongres. Përjashtimisht,
ndikimi i tij është në mënyrë indirekete përmess mesazheve që ai i
drejton përmes agjesive federale.
Poashtu, presidenti amerikan nuk mundet ta shpërndaj
Kongresin, siq e ka presidenti francez. Apo në anën tjetër as Kongresi nuk
ka të drejtë ta rrëzoj qeverinë, prap siq kemi rastin në Francë ku dhoma
e ulët e parlamentit francez apo Asambleja Nacionale mund ta rrëzoj
Qeverinë në rastet e caktuara kur përdor votën e Mosbesimit ndaj saj.
Mirëpo, në anën tjetër presidenti i SHBA-së për dallim nga ai i
Republikës së Francës e ka të drejtën e përdorimit edhe të vetos së
xhepit ndaj ligjeve të Kongresit. Pastaj presidenti mund ta shkarkoj
qeverinë. Ndërsa në Francë presidenti mund ta shkarkoj antarët e
qeverisë vetëm me propozim të kryeministrit, apo nëse nuk i
nënshkruan aktet që qeveria nuk i miraton. Poashtu, në Francë qeveria
nuk përgjigjet para presidentit por vetëm para Asamblesë Nacionale.
Ajo çka është karakteristike në Francë është se brenda qeverisë
ekziston edhe kundërfirma, ku të gjitha ligjet e ministrave përkatës për
çështjet e caktuara duhet të kene kundërfirmën e kryeministrit.
Presidenti francez e ka të drejtën edhe që ligjet e caktuara ti qes në
referendum. Pastaj sipas nenit 16 të kushtetutës franceze presidentit
francez e jepet e drejta të shpall gjendje të jashtzakonshme dhe
përgjatë saj të qeverisë me dekrete apo me urdhëresa pa dhënë
përgjegjësi askujt. Ndërsa në anën tjetër presidenti amerikan në rastet e
jashtzakonshme e ka të drejtën të kërkoj nga Kongresi mbledhjen e të
dyja dhomave. Poshtu, e ka të drejtën edhe për të falur të dënuarit të cilët
shkelin ligjet federale.
Presidenti i SHBA-së së bashku me Senatin ka të drejtën t’i emroj
gjyqtarët e Gjykatës Supreme. Ndërsa presidenti francez ka të drejtën t’i
emroj tre antarë të Këshillit Kushtetues dhe kryetarin e saj. Gjithashtu në

14
Francë është karakteristikë që çdo ish-president francez e ka të drejtën
për të qen anëtar i Këshillit Kushtetues.
Ndërsa sa i përket sistemit partiak dhe sistemit zgjedhor kemi mjaftë
shumë ndryshime mes Francës dhe SHBA-së.
Franca ka sistem shumëpartiak, ku si në zgjedhjet parlamentare
ashtu edhe në ato presidenciale aplikohet sisitemi dyraundësh. Mirëpo,
në zgjedhjet parlamentare nuk kemi garë eleminimi. Në raundin e parë
partitë që e kalojnë pragun electoral 12.5 përqind garojnë në raundin
e dytë, ku në këtë raund nuk kërkohet shumica absolute por
shikohet se kush fiton më së shumti vota. Ndërsa presidenti sipas
këtij sistemi zgjedhet direkt nga populli ku në raundin e parë kërkohet
shumica apsolute ndërsa nëse nuk arrihet kjo shumicë. Pason raundi i
dytë i cili mbahet një javë apo dy në mes. Pra raundi i dytë është
garë eleminimi mes dy kandidatëve që marrin më së shumti vota nga
raudi i parë. Ndërsa, pas zgjedhjeve krijohet një legjislaturë heterogjene
dhe një qeveri e koalicionit.
Për dallim nga Franca në SHBA kemi sistem dypartiak. Në sistemin
zgjedhor aplikohet sistemi mazhoritar IPLMP, ndërsa sa i përket zgjedhjës
së presidentit ajo çka e dallon nga Franca është se është se para
zgjedhjës së presidentit qytetarët votojnë për elektorët. Dhe pasi që
formohet kolegji i elektorëve fillon zgjedhja e presidentit nga ana e tyre.
Pra, ketu vërehet që presidenti nuk zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli
por nga kolegji i elektorëve. Po ashtu edhe pas zgjedhjeve për
ligjeslaturë. Krijohet një legjislaturë dhe qeveri homogjene.
Në SHBA Dhoma e Lartë apo Senati më tepër është edhe organ
këshilldhënës i presidentit. Ndërsa, kryetari i Senatit është vet
nënpresidenti i SHBA-së, ku struktura e lidershipit të udhëheqjes së
presidencës arrin deri në 16 kandidatë.
Ndërsa sa i përket strukturës legjislative Dhoma e Përfaqsuesve në SHBA
ka më shumë anëtare se sa ajo franceze. Kjo dhomë ka 435 përfaqsues.
Ndërsa Senati i ka 100 senator, më pak senator se sa senati francez.

15
Senatorët shkojnë në legjislaturë nga dy senator për një shtet federal, ku
distrikti i Kolumbisë përjashtohet.

Karakteristikat dalluese të sistemit parlamentar francez


nga ai parlamentar anglez
Edhe Anglia edhe Franca përmbajnë mjaftë shumë elemente
dalluese mes vete në sistemin parlamentar.
Parimisht, ajo qka e dallon Francën nga Anglia është se Franca
është republikë dhe e ka kushtetutën e saj dhe Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa Anglia është një monarki parlamentare pa kushtetutë. Në mungesë
së saj nuk ka edhe gjykatë Kushtetuese. Mirëpo, në Angli funksionin
kushtetutës e kryejnë:
1.Tradita dhe zakoni i forte anglez,
2.Dokumentet e rëndësihme siq është psh Magna Carta
3.Aktet e parlamentit, si dhe
4. Parimet e së drejtës angleze.
Po ashtu, në Francë shef i shtetit është presidenti i cili është figura
kryesore politike në vend. Zgjedhet drejtëpërdrejt nga populli, sipas
sistemit mazhoritar dyraundësh dhe përfaqson vullnetin e popullit. Ndërsa
në Angli rolin e shefit të shtetit e ushtron formalisht mbretëresha. Pushtet
formal ka qoftë edhe në relacion me ekzekutivin dhe legjeslativin.
Mirëpo, në Angli Kurora Mbretërore nuk e përfaqson vullnetin e popullit
por historinë e Anglisë.
Në Francë presidenti është edhe shef i ekzekutivit. Ndërsa në Angli
këtë previlegj e gëzon Kryeministri i cili e udhëheq si politikën e
brendshme dhe atë të jashtme, ku për punën e tij ai njëkohësisht e
informon mbretëreshen.
Sa i përket dallueshmërisë mes këtyre dy shteteve në relacion
të legjislativit eshtë se në Francë parlamenti është i balancuar dhe
hetorogjen. Përbëhet nga deputetët e një numri të madhë të partive

16
politike ndërsa në Angli parlamenti është i disbalancuar dhe homogjen, ku
mbi 90% përbëhet nga dy partitë e mëdha politike. Dhoma e Komunave
ka më shumë kompetenca se Dhoma e Lordëve e cila ka më tepër
karakter formal dhe ceremonial.
Për dallim nga Franca, deputetet e Dhomës së Lordëve(dhoma e lartë)
zgjedhën kryesisht sipas parimit të trashigimisë, ku kemi dy lloj
lordësh (trashegues dhe zgjedhës). Kjo dhomë përmban 1100 anëtarë më
shumë anëtar se sa Dhoma e Lartë e parlamentit francez (Senatit) i cili
përmbanë 305 senator. Ndërsa, Dhoma e Komunave në Angli(dhoma e
ulët) ka 659 deputet të cilët zgjedhën nga populli sipas sistemit ILMP.
Ndërsa Asambleja Nacionale ka 491 deputet të cilët zgjedhën sipas
sistemit dyraundësh ku pragu elektoral për partitë poltike është 12.5
përqind.
Dhoma e Komunave në Angli për dallim nga Asambleja Nacionale
përveq që e kontrollon qeverinë ajo e merr në pyetje kryeministrin dy
herë në javë. Të martën dhe të enjten. Për dallim nga Franca,
deputetët e kësaj dhome në Angli nuk janë të obliguar që çdo herë
të marrin pjesë në mbledhje, mirëpo, ata informohen nga kryetari i
grupit të tyre parlamentar, me fletëthirrjet e tyre të veçanta dhe
tradicionale.
Ajo çka është karakteristikë në Angli dhe që e dallon nga Franca
është se Tradicionaliteti në Angli mjaftë shumë ruhet. Këtë tradicionalitet
e kemi edhe në parlamentin anglez, ku për pos flethirrjeve tradicionale për
parlametarët. Gjithashtu, në parlamentin anglez nuk përdoren as paisjet
elektronike, qoftë edhe në sistemin e votimit nga ana e deputeteve
në parlament. Shpeshherë përmendet metafora se i vetmi kompjuter
në parlamentin anglez është spikeri i cili është jo partiak dhe neutral pa
të drejtë votimi, përjashtimisht në rastet kur votimi është mbetur 50%
me 50%, kur vota e tij vendos.
Sa i përketë ekzekutivit, ajo që e dallon Francën nga Anglia është
pushteti i qeverisë që ajo përmbanë në vete dhe mënyra e formimit të saj.

17
Në Francë pushteti ekzekutiv është bicefal. Qeveria është
heterogjene dhe funksionon si qeveri e koalicionit. Është më e dobët se sa
ajo e Anglisë.
Në Angli qeveria zgjedhet nga Dhoma e Komunave me propozim të
Kryeministrit dhe është homogjene. Ndërsa në Francë Presidenti e zgjedh
kryeministrin, i cili më pas e përpilon listën e ministrave të tjerë, listë
e cila pas përpilimit ratifikohet nga preidenti Republikës. Në Angli
kryeministri zgjedhet drejtëpërdrejtë nga populli. Kjo nënkupton që
ditën e votimit kur qytetari voton për partinë e preferuar të tij. Ai e din
që në rastëse partia e tij fiton atëherë lideri kryesor i asaj partie
politike do te bëhet kryeministër.
Ajo qka e dallon Anglinë nga Franca është se në Angli
kryeministri përgjegjësin reale e mban para deputeteve të
mazhorancës parlamentare. Lider i partisë të së cilës është, se sa
ndaj antarëve tjerë të Dhomës së Komunave. Poashtu për dallim nga
Franca në Angli partia opozitare është më e fortë dhe funksionon si
qeveri nën hije. Pra, njëra nga dy partitë e mëdha pasi ti humb
zgjedhjet ajo e formon qeverin e saj me Kryeministrin dhe të gjithë
ministrat tjerë përkatës. Të cilët nësë në zgjedhjet e tjera elektorale
arrinë të fitojnë atëher komplet stafi i tyre qeveritar shëndrrohet në
qeveri në pushtet.
Gjithashtu, përdallim nga Franca qëllimi i opozitës në Angli nuk
është që ta rrëzoj qeverinë e cila është në pushtet, por qëllimi i saj
është që përmes vrejtjeve që ajo i banë qeverisë që është në
pushtet, përmes mesazheve të caktuar të ndikoj në psiqikën e popullit në
mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj dhe të marr pushtetin
ekzekutiv.
Në Angli për dallim nga Franca ku shef i qeverisë është preidenti
i cili e udhëheq politikën e jashtme dhe qeveria e ushton poolitikën
që ju është caktuar nga presidenti, në Angli shef i qeverisë është

18
kryeministri i cli njëkohësisht është është edhe kyetar i partisë së vet
dhe e udhëheq politikën e brendshme dhe atë të jashtme. .
Në Francë kemi system multipartiak, ndërsa në Angli kemi
dypartizëm, që nënkupton që partitë e vogla shtypën nga dy partitë e
mëdha. Megjithatë edhe përkundër saj në Angli egziston stabiliteti
politikë më shumë se në Francë

Konkluzioni
Kur flasim për Francën duhet të dimë se ajo është vendi e
cila përmban një ndër modelet më të vjetra të demokracisë. Këtë
lashtësi ajo së bashku edhe me Britaninë e Madhe paraqesin modelin
më të vjetër të parlamentarizmit. Mirëpo, nuk do të thotë se me këtë
ajo mbuurret vetëm nga e kaluara. Mirëpo, edhe nëse i referohemi të
tashmës me gjithë diskonuitetin kushtetues që ajo përman prapë se
prapë ky system është ai që Franca shquhet për influencë në Botë,
në shumë rrafshe, e kryesisht në atë politike.
Modeli qeverisës së Francë shpeshherë merret edhe si model
shembulli, gjë që i shtyen shtetet tjera ta përqafojnë këtë model. Një
model të tillë shembulli nesër mund ta ketë edhe Kosova.
Franca është vendi ku krijimi i shtetit, për nga kuptimi i interesit të
përgjithshem dhe zgjerimi i kësaj ideje në marrëdhëniet ndërkombëtare
ka lindur në të.

Franca ishte shteti i cili me revolucionin e vitit 1789, pastaj me


Deklaraten e të Drejtave të Njeriut i shtyri shumë shtete që më vonë
të zhvillojnë demokracinë dhe praktikën parlamentare. Poashtu, pos
revolucionit të vitit 1789, poashtu edhe iluminizmi francez dhe luftrat e
Napoleon Bonapartës quan në krijimin e shetit të parë kombëtar.
Edhe sot Franca është vendi e cila njihet në së shumti për
debate të mëdha politike dhe shoqërore. Në jetën politike janë të

19
influancuar mjaftë shumë edhe veprimet e ndryshme të shoqërisë
franceze qoftë nga ana e OJQ-ve, Sindikatave, etj.
Me qenëse dihet që historikisht Franca ka një system kushtetues
jo të qendrueshëm me gjithë atë nuk mund të hedhet edhe poshtë,
ngase me evaluimin kohor është i nevojshëm edhe reformimi
kushtetues. Tani edhe pse qeverisë me kushtetutën e saj të pestë që
nga viti 1959, e cila ende është në fuqi,Franca ende është në zgjerim
të idesë së saj rreth një kushtetute të re.
Ajo që është prezente dhe qe ende mbrohet nga populli francez
është nacionalizmi i saj. Nacionalizmi francez ishte vërejtur edhe për
gjatë ratifikimit të kushtetutës së vitit 1958. Mirëpo, edhe pas kësaj
periudhe që i përmban rreth gjysmë shekulli deri më sot, në Francë
vërehet ende kjo ndjenjë nacionaliste, qoftë nga ana e popullit apo
edhe e partive politike. Dihet që sot mjaft afirmative në jetën politike
franceze është edhe RPR-ja Golliste.
Nacionalizmi francez nga ana e popullit është vërejt haptas edhe
me mos ratifikimin e kushtetetutës së UE-së nga ana e francezeve
përmes referendumit, të cilët me nacionalizmin e tyre e shihnin
Gjermaninë drejtë rrugës së një Gjermanie evropiane, dhe se ratifikimi i
kushtetutës së UE-së do të sjell sundim të Gjermanisë në Evropë.
Shpesh herë mendohet si arsye se Franca përveq një uniteti ekonomik
me shtetet tjera të evropës nuk dëshiron të ketë edhe një unitet të
madh politikë evropian sa qe do të sillte të nevojshme edhe krijimin
e një federate evropiane dhe bartjen e sovranitetit në të siq po
paraqet nevojë tani.
Me gjithate Franca në aspektin politik shihet që më së shumti që
unifikohet më shtete tjera të evropës është vetëm nga ana e
institucioneve. Nëse kushtetuta do të ishte ratifikuar nga ana e
parlamentit francez një ratifikim do të kishte gjasa shumë më të
mdha që të gjente zbatim. Me gjith divergjencat e shumta rreth
konstituimit të kushetutës evropiane shihet që Franca është vendi e

20
cila së bashku me Anglinë parashohin nevojën më të vogël për një
federatë evropiane. Dhe shihet që rruga e tanishme e Francës më
shumë është duke shkuar drejt një kushtetute të re për shtetin
nacional të saj, se sa një kushtetute evropiane.
Me gjithatë Franca sot është një shtet me ndikim të madh në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Pos, tjerash ajo këtë e tregon edhe me
pozitën e saj në Këshillin e Sigurimit ku së bashku me SHBA-në,
Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe përbëjnë pesëshen e përhershme
të Këshillit të Sigurimit me të drejtën e tyre të vetos.
Sot, Franca shquhet në arenën ndërkombëtare jo vetëm nga
lëmi politik por edhe nga ai kulturor, shkencor, sportive etj.

Literatura

1. Politikat Krahasuese, Lawrence C. Mayer, Johhn H.


Burnnet, Suzanne Ogden, John P. Tuman, Ora, Tiranë, 2000.
2. Demokracia Parlamentare (Aspekte krahasuese), Dr.
Arsim Bajrami, Prishtine 2005
3. www.ciaonet.org
4. www.blackwell-synergy.com/
5. www.oup.co.uk
6. www.oxfordscholarship.com/oso/public/content/politicalsci
ence
7. www.sussex.ac.uk
8. www.hcs.harvard.edu

21
9. www.questia.com/library/book/semi-presidentialism-in-
europe-by-robert-elgie.jsp
10. www.ingentaconnect.com

22

You might also like