Arti Ne Kishen Bizantine

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Justinjani dhe kisha e Shën Sofisë

Bizanti si perandori u forcua posaqërisht gjatë sundimit të Justinjanit. Perandori në fjalë sundoi gjatë
viteve 527-565. Në kohën e perandorit Justinjan u ndërtuan 25 kisha. Nga ndërtimet sakrale më e
njohura dhe më monumentalja ishte ajo e Shën Sofisë ( Xhamia e Aja Sofisë ) në Stamboll. Kjo kishë
paraqet kryeveprën në ndërtimtarinë sakrale arkitekturale të artit dhe të stilit bizantin. Më rëndësi
është të zëmë n’gojë se Justinjani kishën e ndërtoi mbi themelet e një objekti fetar i cili poashtu
ishte quajtur kisha e shën Sofisë. Të cekim se kjo kishë e vjetër u realizua nga perandori Konstantin.
Kisha e Konstantinit u djeg gjatë kryengritjes “Nike”. Projektuesit dhe ndërtuesit e kishës së Shën
Sofisë ishin arkitektët Antemisi nga Talesi si dhe Isidori nga Mileti. Vepra arkitekturale u ndërtua për
pesë vite dhe atë prej 532 deri në vitin 537. Kjo kishë, përkatësisht kubeu i objektit u rindërtua pas
30 viteve sepse kjo pjesë konstruktive më pare qe rrënuar. Me pushtimi e Stambollit nga osmanlinjët
kjo kishë shëndrohet në xhami. Kjo ndodhi më vitin 1453.

Kisha e Shën Sofisë ëshë e mbuluar me kube me një diameter prej 31m. Lartësia e objektit është
55m. Hapësira qendrore, kryesore ka një planimetri të rregulltë, këndëdrejtë me një gjërsi prej
70m.kurse gjatësi 57,50m. Kubeu qendron mbi katër shtylla të lira. Shtyllat janë të lidhura me harqe.
Shtyllat së bashku me harqet bartin kubeun e objektit. Kalimi në harqe bëhet më ndihmën e
trekendësheve sferikepandantiveve, sistemeve konstruktive të njohura në arkitekturën bizantine të
kohës. Kisha nga lart ndriçohet prej dritareve të vendosura në buzë të kubeut. Sa i përketë formës
gjatësore të objektit sakral ate e akcentojnë pjesët e shtuara. Këso shtesa kemi si në anën e e hyrjes,
narteksit poashtu edhe nga e altarit. Këto pjesë janë të trajtave gjysëm harkore të mbuluara me nga
një gjysëm kalote. Gjysëm Kalotët pos tjerash kryejnë funksionin e mbajtësve të kubeut kryesor.Nga
ana anësore funksionin mbajtës e luajnë dy mbështetëse të tërrthorta të mureve të forta. Anët
anësore kanë edhe galerit me arkada.

Mozaiqet dhe dekoracionet plastike. Brendesia e Shën Sofisë është e mbuluar me mozaiqe, svond të
arit dhe mermer. Kapitelet e shtyllave karakterizohen me dekorime plastike. Në mënyrë të njajtë
veçohen edhe frizët e objektit. Realizimet plastike janë pa figura dhe kanë karakter dekorative.

Arti bizantin në Itali-kisha “San Vitale” në Ravenë

Arti bizantin kishte ndikim edhe në Itali. Një ndër veprat më të njohura të periudhës të artit në fjalë
në Italin Veriore, përkatësisht në qytetine Ravenës ishte kisha “San Vitale”. Kjo kishë u ndërtua nga
mesi i shekullit VI. Objekti ka një planimetri tetëkëndëshe. Kisha është e mbuluar me kube e nën
kube që mbahen nga tetë shtylla. Në pjesët nënkubore janë galeritë me arkada. Pjesa para altarit
është e mbuluar me qemer kryqzor. Duhet cekur se kasha në fjalë pos tjerash cilësohet edhe me
mozaiqe të ruajtura nga shekulli VI. Fatëmirësisht mozaiqet e kishës San Vitale nuk u shkatërruan në
kohën e ikonoklazmit

Kisha e Shën Markut në Veneci

Pos Ravenës poashtu edhe në qytetin e Venedikut u ndërtua kisha e Shën Markut. Kisha në fjalë
kishte tri anijata dhe ishte e mbuluar me tavan të rrafshtë. Ndërtrimi me karakter fetar u realizua në
vitin 836, kurse u djeg në vitin 975. Të theksojm se kisha esotme e Shën Markut u ndërtua mbi
themelet e kishës së mëparme, pra asaj të vjetërës. Kisha e Shën Markut ka planimetri të kryqit
grek. Karakteristikë e këtik kryqi qendron në atë se të tri krahët e kryqit janë të madhësis së njëjtë.
Objekti monumental është e mbuluar me pesë kube të formave dhe madhësive të barabarta.
Fasadate objektit janë të dekoruara me mozaiqe dhe pllaka mermeri. Sfondi është i realizuar nga ari.
Realizimet e cekura i takojnë shek. XII e XIII, por janë të restauruara deri në shek. XIX. Mozaiqe kemi
edhe në enterierin e kishës.

You might also like