Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Abdyl Frashëri

Abdyl bej Dume-Frashëri njohur thjesht si Abdyl


Frashëri (Frashër, 1839 - Stamboll, 23 tetor 1892)
ka qenë ushtarak, deputet shqiptar në Mexhlisin
Osman, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit.
Biografia
U lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot
në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859)
dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin
pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që
më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së
ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[1]
Abdyl Frashëri
Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri Emri Abdyl
në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune Mbiemri Frashëri
në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më Lindur më 1 qershor 1839
1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte Lindur në Frashër, Perandoria
trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Osmane (tani Shqipëri)
Vdiq më 23 tetor 1892
Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e
Vdiq në Stamboll, Perandoria
shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e Osmane
kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij Kombësia Shqiptar
se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e Profesioni ushtarak, politikan
Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin Mirënjohje
supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u #Mirënjohjet
realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e
Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një
aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan
gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj
etnikë.
Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman),
u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që
u formua në Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të
rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores
ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të Traktatif të Shën Stefanit.
Sipas tezës së Abdyl Frashëri në kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë
cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe
nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e
përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën
suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e
Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë
dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.
Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën
Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të
shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl
Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij
kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi
asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e
Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli
i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi
krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh
kryetar i koinisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Parë
të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e
Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i
Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të
Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e
Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të
Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit
për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu Kuvendin Kombëtar të
Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së
armatosur.
Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku
udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua
nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me
bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së
përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të
rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë
kundër ekspeditës ushtarake osmane.
Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellur prej një oficeri të
xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga Dibra në
Elbasan tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e
burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u
internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet
të tjera. Në fund u amnistua dhe u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit
bashkiak të kryeqytetit.[2]

You might also like