Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

 20 vendet me rezervat me te medha

te naftes ne bote.
1. Arabia Saudite 266.800.000.000 19.66%

2 Kanadaja 178.600.000.000 13,16%

3 Iraku 143.500.000.000 12,00%

4 Irani 137.600.000.000 9,88%

5 Kuvajti 104.000.000.000 7,66%

Emiratet e Bashkuara
6 97.800.000.000 7.21%
Arabe

7 Venezuela 87.040.000.000 6,41%

8 Rusia 79.000.000.000 5,82%

9 Libia 41.460.000.000 3,05%

10 Nigeria 36.220.000.000 2,67%

11 Kazakistani 30.000.000.000 2,21%

12 SHBA 20.970.000.000 1,54%

13 Kina 16.000.000.000 1,18%


14 Katari 15.210.000.000 1,12%

15 Algjeria 12.200.000.000 0,90%

16 Brazili 12.180.000.000 0,90%

17 Meksika 11.650.000.000 0,86%

18 Angola 9.035.000.000 0,67%

19 Azerbajxhani 7.000.000.000 0,52%

20 Norvegjia 6.865.000.000
Zonat naftembajtese ne Shqiperi.
 Mallakastër
 Ballsh
 Kucovë
 Fieri

Zona e Fierit është një nga zonat më të mëdha, me dy vendburime nafte, Patosin dhe Marinzën. Këtu
nafta gjendet në zonat ranore dhe ka përmbajtje të lartë benzine. Përpunimi i saj bëhet në qytetin e
Fierit, në kompleksin kimiko-energjetik.

Zona e rrjedhjes së poshtme të Devollit, me vendburimin e Kucovës është zona më e vjetër e


naftënxjerjes ne Shqiperi.Përpunimi bëhet po në Kucovë.

Zona e Mallakastrës është më e madhja për nga shtrirja dhe ndryshon nga dy të parat se ka përmbajtje
më të madhe mazuti. Në Ballsh bëhet edhe përpunimi i thellë i naftës.

Zona e rrjedhjes së poshtme të Vjosës, me vendburimin e Gorishtit është zona tjetër naftëmbajtëse
dhe përpunimi bëhet në Cerrik. Shenja naftëmbajtëse shfaq edhe rajoni detar, ku po kryhen kërkime nga
shoqëri të huaja.
Cilesia e naftes ne shqiperi.

Një renditje e Qendrës Ndërkombëtare për Cilësinë e Karburantit e vendos Shqipërinë në vendin e parë
për tregtimin e karburantit me cilësi të keqe. Cilësia e karburantit, por edhe ai që importohet janë
shumë larg normave të përcaktuara nga BE. Karburantet që importohen nga jashtë priren të kenë një
cilësi më të mirë, por në fakt megjithë masat që janë marrë, gjendja vazhdon të mbetet alarmante

Nafta që tregtohet në Shqipëri ka përqindje të lartë squfuri e uji. Sasia e squfurit e gjetur në naftë është
rreth 114 herë më e lartë se standartet e BE-së. Squfuri në naftë ndikon në djegien e gazrave që mund të
prishin katalizatorin duke shkatërruar plotëisht shërbimin profilaktik të automjeteve. Nafta që
importohet nuk kalon nëpër kontrolle të rregullta sigurie duke u futur në tregun shqiptar me cilësinë jo
të duhur.

Një problem tjetër që haset sot në tregun shqiptar të tregtimit të karburanteve është shitja e naftës së
përzier. Nafta e përzier apo sic njihet ndryshe D2. Nafta Diesel 2 ka përmbajtje të lartë jo vetëm të
squfurit por edhe shume produkteve të tjera hekzogjene të cilat kanë potencial të faktuar kanceroz nga
gazrat që clirojnë. Nafta që nxirret e përpunohet në Ballsh është pikërisht e cilësisë D2. Për shumë vite
nafta D2 ka qenë monopol i tregut shqiptar, por me vend të qeverisë u ndalua importimi i tregtimi i saj.

You might also like