Nga ABC-ja e Gazetarisë Tek Hulumtimi

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 38

GERI EMIRI

Shkrimi i lajmit dhe teknikat e hulumtimit


Përgatiti: Geri Emiri
Desing & kopertina: Geri Emiri
Fotografia e kopertinës: Një përgjigje zyrtare e Ministrisë së Kulturës, vendosur në lupë. Foto nga Geri Emiri
E drejta e autorit: Geri Emiri. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
Viti i publikimit: Dhjetor 2019
Ky material prezantues mbi konceptet dhe teknikat bazë të gazetarisë, me temë “Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi”,
është përgatitur në kuadër të një trajnimi lokal, me aktivistë dhe studentë në qytetin e Durrësit, mbështetur nga
fondacioni Olof Palme international Center, Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe është zbatuar nga Qendra e Zhvillimit të
Shoqërisë Civile Durrës (CSDC Durrës). Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim,
janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të fondacionit Olof Palme international Center, Ambasadës së
Suedisë në Shqipëri apo CSDC Durrës.
Éric Scherer, reporter, korrespondent dhe profesor në Shkollën
e Gazetarisë së Shkencave Politike, Francë:

“Interneti dhe mediat e reja shoqërore


po e rishpikin gazetarinë. Nën trysninë
e një dukurie çstrukturuese, të lindur nga
një thyerje teknologjike dhe nga sjellje të
reja, redaksitë kanë nisur të përdorin
mjete të reja” (Éric Scherer (2010): A na duhen më Gazetarët? Tiranë. Papirus. Faqe 32)
Çfarë është lajmi?
1. Relevancë - Rëndësia që paraqet një ngjarje për tu
kthyer në lajm.

+ - Çfarë ndikimi sjell ngjarja në


2. Dobi Shoqëri, nëse ajo e ndikon publikun.

=
- “Relevanca dhe dobia krijojnë nivelin e lartë
3. Interes të interesit, duke orientuar gjykimin për
Screenshot i një lajmi nga faqja online e medias
vlerën lajmore të një ngjarje”. Lapsi.al, datë 09.12.2019

Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Boston. New York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 13
Kur një ngjarje përbën lajm?
 “Ndikimi (impakti) – Sa njerëz ndikohen nga një ngjarje?”
Konflikti – Përballjet midis njerëzve apo shteteve, si një themel
i rrëfimit;
Risia – Njerëzit dhe ngjarjet e pazakonta tërheqin vëmendjen e Operator televizionesh duke filmuar një nga
protestat kundër importit të mbetjeve.
opinionit publik; Foto: Geri Emiri

Fama – Njerëzit e thjeshte duan të dijnë mbi jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të njohur;
Afërsia - Zakonisht njerëzit interesohen për ngjarjet që ndodhin përreth shtëpisë së tyre;
Koha – Lajmi “lind dhe vdes” brenda pak orësh. Nëse nuk është i freskët nuk tundon askënd ta
konsumojë, klasifikohet si i pavlefshën.
Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Boston. Neë York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 13
Burimet
Reporteri shkon në vendngjarje – Shkruan çfarë shikoi dhe dëgjoi;
Burimi është dëshmitar – ““Reporteri kthehet në dorën e dytë
të infromacionit, duke raportuar informacionet e marra nga një
dëshmitar”;
Oficer policie në Spitalin e Durrësit, pas një
Burimi është pjesëmarrës – Kur burimi nuk është dëshmitar në ngjarje kriminale. Foto: Geri Emiri

ngjarje nuk mund të flasë për detajet dhe dinamikën e zhvillimit të saj;
Burimi ekspert i një fushe – Ofron analizë rreth një ngjarje, por pa hyrë në detaje. Duhet
vërtetuar paanësia e tyre dhe raporti i konfliktit të interesit me palët e përfshira.

Zylyftar Bregu (2017): Teknologjia e lajmit. Tiranë. Pegi. Faqe 189


Burimet
Burimet anonime – Përdoren në raste të veçanta dhe të
nevojshme, duke e përcjellë informacionin pa identifikuar burimin
e tij, me qëllim mbrojtjen e këtij të fundit. Këshillohet të
përdoren rrallë.

Atribuimi
T’i tregosh audiencës se si e ke mësuar informacionin dhe cilat
janë burimet e tua. Duke treguar kështu burimin dhe përfshirjen e
drejtpërdrejtë ose të tërthortë në shkrim, të njerëzve, fakteve apo
dokumenteve që lidhen me ngjarjen.
Arkeologu, Prof. Dr. Adem Bunguri, gjatë
një interviste audiovizive për autorin e
punimit
Jepini përgjigje 5 W-ve dhe H-së!
1. Who/ KUSH është i përfshirë?
2. What/ ÇFARË ndodhi?
3. When/ KUR ndodhi?
4. Where/ KU ndodhi?
5. Why/ PSE ndodhi?
6. How/ SI ndodhi?
Zjarri përfshin një servis automjetesh në Lezhë. Foto: Geri Emiri
Piramida e përmbysur e lajmit
Sipas modelit të shkrimit të lajmit në formën e
“Piramidës së Përmbysur”, “informacioni më i
rëndësishëm renditet në krye dhe më pas vijon ai më
pak i rëndësishëm”.

Kreu (fjalia e parë e lajmit) kur shkruhet sipas renditjes


“Kryefjalë-Kallëzues-Kundrinor (KKK)”, ndihmon në
përcjelljen e informacionit më të rëndësishëm në krye
të lajmit.

Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi
“Piramida e përmbysur e lajmit”.
dhe shkrimi i lajmeve. Boston. New York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 130 Burimi: The Air Force Departmental Publishing Office
(AFDPO) “Makeemlighter”. Përpunoi Geri Emiri
Zhanret kryesor të informacionit| Llojet e teksteve
“Reportazhi – Përshkruan një ngjarje sa më konkretisht dhe në një mënyrë të
prekshme. Ai përfshin përshkrimin artistik të gërshetuar me fakte”;
 “‘Feature’ (reportazhi i thelluar) – Një përzierje e reportazhit dhe analizës.
Përdor përshkrimin e fakteve njerëzore për të shpjeguar fenomene komplekse
dhe synon të shpjegojë përmes analizës tema abstrakte e të vështira”;
Komenti – Sjell qëndrime të qarta dhe me shkathtësi argumentimi përmes
opinioneve, që mund të mos përputhen me atë që mendon publiku;
Intervista – Vjen në formën e bashkëbisedimit sipas rendit pyetje-përgjigje.
Është e nevojshme të strukturohet në formë hinke, me pyetje të hapura në fillim
dhe më konkrete në vijim.
Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B. Faqe 64
ETIKA NË MEDIA
“Në teorinë e gjuhës gazetareske tërë tema e etikës përmblidhet në një pyetje të vetme: Çfarë qëllimi
duhet të synojë të arrijë sjellja e gazetarëve dhe ç’mjete duhen përdorur për ta arritur këtë qëllim?”,
Alberto Papuzzi, gazetar, pedagog dhe autor i disa librave kushtuar gazetarisë në Itali (Instituti Shqiptar i
Medias (2007): Diskutim për etikën. Përmbledhje esesh dhe artikujsh për etikën e gazetarisë së sotme. Tiranë. Instituti Shqiptar i Medias.Faqe 71).

Informacionet duhet të bazohen në fakte apo burime që identifikohen, e jo mbi bazë


thashethemesh apo dyshimesh;
 “Duhet ruajtur konfidencialiteti kur ai është premtuar”;
Informacioni nuk duhet ndikuar nga interesat ekonomikë apo politikë të medias apo
vetë gazetarit;
Duhet respektuar dinjiteti njerëzor, mosha e të miturve apo grupeve vunerabël;
Nuk duhet diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo gjinisë;
Duhet shmangur paraqitja e ekzagjëruar e skenave të dhunës apo informacione që
mund të nxisin frikë e ankth;
Cito burimet e fotografive dhe videove, kur nuk i ke realizuar vetë.
Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B. Faqe 306
Gazetaria qytetare
Qytetarët sot mund të bëhen bashkautorë me
gazetarët, duke dërguar në redaksitë online foto,
video dhe informacione për zhvillime të ndryshme;
Teknologjia e celularëve smartphone dhe interneti
i kanë kthyer ata edhe në prodhues individual,
duke pasur blogjet e tyre në internet apo fanpage-
et me miliona ndjekës.
Qytetarët prodhojnë dhe shpërndajnë kështu
lajme duke tejkaluar median tradicionale dhe duke Një qytetar duke filmuar një pjesë së Kullës
dalë si burime informacioni në skenën C në muret e Kalasë së Durrësit, pak minuta
pas shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
mbarëbotërore që ofron interneti. Foto: Geri Emiri
Raportimi nga
qytetarët
Media online Dosja.al shkruan një
artikull të bazuar mbi raportimin e
një qytetari në Durrës. Ai shkruan
se në zonën e ish-Kënetës
mbeturinat digjen buzë shtëpive,
duke përshkruar me detaje emrin
e rrugës, veprimet e ndërmarra
nga banorët, premtimet e qeverisë
dhe e bashkëshoqëron raportimin
me një video.

Screenshot nga faqja online e medias Dosja.al, datë 10.12.2019


Dilemat për gazetarinë qytetare
Pas tërmetit të datës 26.12.2019 ndër burimet e
para të informacionit ishte media online “Jeta Osh
Qef”, që publikoi fotot, videot dhe informacionet e
sjella nga qytetarë të ndryshëm. Publikimi i një lajmi
që aludonte për mbi 100 persona që kishin humbur
jetën dhe nuk ishin deklaruar nga qeveria, i kushtoi 2
administratorëve të medias procedimin penal, me
akuzën se kanë lejuar publikimin e njoftimeve të
rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Më tej
qeveria kërkoi mbylljen e faqes së internetit të kësaj
medieje, duke hapur një debat mbi lirinë dhe
kufizimet e medias, në raport me informacionet e Screenshot nga faqja në
sjella nga qytetarët. Facebook e medias “Jeta Osh
Qef”, datë 26.12.2019
“A na duhen më gazetarët?!”

Studiuesi i medias Éric Scherer e nis me


këtë pyetje librin e tij, duke ballafaquar
zhvillimet teknologjike dhe gazetarinë
qytetare, me profesionin e gazetarit. Pas
një analize të hollë ai shkruan se në
epokën e mbingarkesës me informacion
roli i gazetarit është më i rëndësishëm
se kurrë, për të verifikuar informacionet
e sjella nga qytetarët, kontrolluar faktet Gazetarët e televizioneve gjatë një aktiviteti
në Portin e Durrësit. Foto: Geri Emiri
dhe ruajtur etikën.
Raportimi përmes celularit

Njohur si “Mobile Journalism” –


MOJO, sot gazetari mjafton të ketë
një çantë shpine, me një tripod,
mikrofon të përshtatshëm për celular,
një bankë karikimi për baterinë dhe
mund të realizojë të gjithë procesin e
prodhimit të lajmit, me tekst, foto dhe
video, ndihmuar nga aplikacionet për
editimin e fotove dhe videove. Gazetari Sami Curri, duke raportuar
përmes celularit mbi ndotjen në fushën e
mbeturinave në Porto-Romano, Durrës.
Foto: Geri Emiri
Qasja drejt hulumtimit lokal

Gazetaria
hulumtuese

Një përgjigje zyrtare e Ministrisë


së Kulturës vendosur në lupë.
Foto: Geri Emiri
Për çfarë mund të
raportohet në
“lajmet lokale”?!

Ndërtesa e Bashkisë Durrës


Nga t’ia nisësh?!
Një gazetar lokal e nis punën duke
kontrolluar çështjet që mbulon
pushteti vendor, sidomos në ngjarje si
nisja e investimeve që marrin një
pjesë të konsiderushme të buxhetit të
bashkisë, miratimi i buxhetit, duke
mësuar mbi kompanitë që përfshihen
në projekte që ndikojnë në jetën e
qytetarëve dhe zhvillimet sociale apo
mjedisore në zonën ku ai raporton.
Punonjësit e një kompanie private gjatë punimeve
për rrjetin e ri të kanalizimeve në Durrës.
Foto: Geri Emiri
Cilat fusha mbulon pushteti vendor?

Tabelë për një punë publike të Bashkisë Durrës.


Foto: Geri Emiri
“Gazetaria freelance” (e lirë),
një mundësi e re për gazetarët lokal
“Gazetaria e lirë” (freelance) ofron
sot mundësinë që reporterët të
marrin kohën e nevojshme,
identifikojnë aspektet kryesore
të një çështje, të gjejnë burimet
e nevojshme, hulumtojnë në
dokumentet publike dhe pasi t’i
japin të drejtën e përfaqësimit në
shkrim të gjitha palëve, të shkruajnë
për çështjet që prekin banorët e një Gazetar duke filmuar përmes celularit
qyteti. ndotjen në fushën e mbeturinave në Porto-
Romano, Durrës. Foto: Geri Emiri
Gjetja e historisë
Për të kuptuar nivelin e realizueshmërisë
së shkrimit është e nevojshme që të
identifikohen burimet që mund të
ndihmojnë për ngritjen e hipotezës ose
hedhjen poshtë të saj.
Nisja e kërkimit online është një hap që
mund të sjellë të dhëna me vlerë, më tej
identifikimi i burimeve, personave që
mund të kenë dijeni për temën dhe
burimet offline mund të ofrojnë të dhëna
që nuk janë të digjitalizuara.
Gazetar në kërkim të historive njerëzore, pas përmbytjes së
fund nëntorit 2017, në fshatin Devren, Krujë. Foto: Geri Emiri
Rëndësia e
dokumenteve offline
Hetimi i Prokurorisë së Pogradecit në vitin
2017 arriti në përfundimin që punimet e
një HEC-i në zonën e Mokrës nuk kishin
dëmtuar një rrugë antike dhe se aty nuk
kishte asnjë gjurmë të “Via Egnatia”.

Pas konsultimit me njohësit e fushës dhe


burimet offline, rezultoi se rruga që
prokuroria nuk e konstatoi në hetim, është
identifikuar në disa studime, ndër to në
librin “Rrugë dhe ura të vjetra në
Shqipëri”, të botuar në vitin 1997, nga “Screenshot” i investigimit të datës 17 nëntor 2018, në
Valter Shtylla. median online “Reporter.al”, me titull: “Dëmtimi i rrugës
antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi”.
T’i bësh follow-up lajmit

Reporterët shpesh informojnë mbi një zhvillim


dhe rutina i bën të harrojnë ecurinë e saj, kur
me kalimin e kohës dhe shtimin e aktorëve
mund të ndodhin zhvillime me shumë interes.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapi


rrugën ndërtimit të projektit “Veliera” në
Durrës. Për shkak se zhvillimet mbi temën u
shtrinë në rreth 2 vite, interesi i gazetarëve u
ul. Ngjarja do mbetej e pambuluar nëse nuk
do të shkohej disa herë në gjykatë, për tu
interesuar mbi rastin, deri në ditën që ajo mori “Screenshot” i lajmit të datës 22 shkurt 2019, në
një vendim larg “syrit dhe veshit” të medias. median online “Reporter.al”, me titull: “Apeli i hap rrugë
ndërtimit të ‘Velierës’ në zonën arkeologjike ‘A’”.
LIGJI Nr. 119/2014 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT ju ndihmon:

Si të njiheni me dokumentet publike?


Dokumentet publike janë themeli i shumë
shkrimeve, për të kuptuar se si qëndrojnë
rrethanat apo vërtetuar përgjegjësitë e palëve
të përfshira në shkrim. Ligji siguron për
publikun akses më të madh në dokumentet
zyrtare, si edhe penalitete konkrete për
zyrtarët publikë që refuzojnë t’i vendosin në Ambientet e institucionit të Komisionerit
për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen
dispozicion informacionet publikut. e të Dhënave personale. Foto: Geri Emiri
Çfarë konsiderohet informacion publik?
“Çdo qytetar ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të
shpjegojë arsyet e kërkimit të informacionit”.
Njohja me informacionin publik bëhet përmes dokumentit origjinal ose duke marrë një
kopje të tij, në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e
dokumentit.
Si mund të ankoheni?
Në rast se ju vlerësoni se ju janë shkelur të drejtat për të marrë informacion (nuk ju
është kthyer përgjigje ose përgjigjja e kthyer nuk është e plotë) keni të drejtë të
ankoheni në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ankimi bëhet brenda 30 ditëve punë, nga dita kur ju nuk keni marrë njoftim për
refuzimin e informacionit ose ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit të
kërkuar (10 ditë pune në kushte normale ose 15 ditë pune, kur kërkohet nga autoriteti
publik të shtyhet me 5 ditë dhënia e informacionit).
Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit": http://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/11/160-2014-DI.pdf
Si t’i drejtoheni institucioneve?!
Pasi të plotësoni formularin e Kërkesës për Informacion (kliko
këtu për ta shkarkuar), ju mund ta dërgoni atë vetë përmes
emailit drejt postës elektronike të institucionit që doni t’i
drejtoheni ose nëpërmjet portalit “Pyet Shtetin”, ku regjistroheni
dhe më pas informoheni më në detaje për ecurinë e kërkesës për
informacion dhe një metodë tjetër është dërgimi me rrugë
postare.
Një lehtësi kur dërgon Kërkesën për Informacion me email, është
përfshirja në të e adresës së emailit të koordinatorit për të
drejtën e informimit në institucionin përkatës, që ligji e ngarkon
me përgjegjësi për ndjekjen e ecurisë së kërkesave për
informacion dhe kthimin në kohë të përgjigjeve. Të dhënat e tij
mund t’i gjeni në faqet online të institucioneve shtetërore, në
kategoritë “kontakt” ose “programi i transparencës”. “Screenshot” i formatit të Kërkesës për Informacion.
Burimi: Pyetshtetin.al
Përdorimi i databazave online
Databazat online përbëjnë shpesh një burim të shpejtë të gjetjes së të dhënave, duke mësuar rrugën
e kërkimit në to. Teksa ju prisni përgjigje nga institucionet shtetërore, mund t’i drejtoheni databazave
në internet. Në Shqipëri janë krijuar disa të tilla gjatë viteve të fundit. Disa prej tyre janë:
Vendime.al: Është platforma kombëtare ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës
së Shqipërisë;
Qkr.gov.al: Faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
App.gov.al: Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimit Publik;
Prokurimetransparente.al: Publikuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave, është e ngjashme me faqen e
Prokurimeve Publike, por kërkimi në të është më i lehtë.
Gjykata.gov.al: Ofron akses në vendimet e gjykatave të faktit dhe apelit, si edhe lidhje me faqet
përkatëse të internetit të këtyre gjykatave.
Rëndësia e
databazave
online
“Screenshot” i analizës së datës 27 shtator 2018 në median online “Porta Vendore”, me titull: “Rrugët e amortizuara në
Durrës e Shijak, abuzimi prej 1.4 miliardë lekësh me rrugën e “Sektor Rinia”.

Në kuadër të një shkrimi në median Porta Vendore, mbi gjendjen e rrugëve kryesore në Bashkinë
Durrës, nga kërkimi në databazën online “Prokurimetransparente.al”, lidhur me rikonstruksionin e
rrugës Vrinë - Fshati Rinia (Durrës), një investim në total rreth 1.2 milion euro, prodhoi të dhëna që
pasuruan një shkrim që trajtonte problematikat e rrugëve kryesore në Bashkinë Durrës.

U zbulua se përveç tenderit të vitit 2014, me vlerë 40 milionë lekë për këtë rrugë, Bashkia Durrës
kishte dhënë edhe 100 milionë lekë të tjera për rikonstruksionin e rrugës “Virnë – fshati Rinia”, më 16
shkurt 2016.
Procesi i kontrollit të fakteve (factchecking)
Televizioni kombëtar Top-Channel më datë 6 qershor 2017 në një kronikë informonte për
zbulimet arkeologjike në fshatin Bishqem, të Peqinit. Një vit më pas, më datë 22 korrik 2018,
media online “Jeta Osh Qef”, publikon të njëjtin lajm, me foto dhe citime të njëjta, duke e sjellë
si një zbulim të sapo ndodhur. Veprim që pasohet edhe nga media online “Korrieri”.
Si të mos mjaftonte kjo, më datë 12 prill 2019 një media online në Kosovë, e quajtur “Kosova
ime”, publikon të njëjtin artikull, me të njëjtin tekst dhe citime, si në lajmin e Top-Channel, 2 vite
më parë. Megjithatë informacioni paraqitej si ngjarje e re.
Në një komunikim telefonik me arkeologun Ylli Cerova, në kuadër të verifikimit të këtij lajmi si
gazetar i blogut të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë, Amfora.al, në muajin korrik 2018,
ai jo vetëm që e mohoi vijimin e gërmimeve, por shprehu një mendim negativ ndaj shumicës së
gazetarëve dhe mediave, që sipas tij ishin përgjegjës për prodhimin e lajmeve të pavërteta. Nëse
mediat e përmendura ose gazetarët/redaktorët do t’i kishin kushtuar pak vëmendje datave të
publikimit dhe teksteve të njëjta të lajmeve, nuk do të kishin përsëritur për dy vite resht të
njëjtin lajm.
“Screenshote” të lajmeve të
publikuara në katër media,
në vite të ndryshme.
Përfundime
Hartimi i këtij materiali që shërben si
një hyrje në profesionin e gazetarit
është mbështetur në përvojën e
autorit dhe në publikime të
ngjashme, të cilat këshillohen të
lexohen nga çdo gazetar që dëshiron
të thellohet në raportimin e lajmit,
në qasjen lokale, por edhe
hulumtuese, ku një rëndësi e
veçantë i kushtohet marrjes së
dokumenteve publike dhe procesit të
kontrollit të fakteve (factchecking).
Rekomandime: Publikime dhe media nga ku mund të mësoni më
shumë rreth gazetarisë profesioniste dhe me qasje hulumtuese:
1. Lawrence. Marzouk, “Zbardhja e të vërtetës: Udhëzues për gazetarinë investigative në
Shqipëri”, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri,
Tiranë 2015.
(https://www.osce.org/sq/albania/201336?download=true)
2. Rrapo. Zguri, “Factchecking - Manual për gazetarët”, fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung,
instituti Shqiptar i Medias, Tiranë 2018.
(http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/14794.pdf)
3. Geri. Emiri, “Mjetet dhe teknikat e raportimit të lajmit lokal” - Mini-manual për gazetarët lokal
në Shqipëri, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert dhe medias online Citizens Channel.
Durrës 2019. *PËR RAPORTIMIN E LAJMIT LOKAL KËSHILLOHET KONSULTIMI I KËTIJ PUBLIKIMI
(https://www.academia.edu/38959378/Mjetet_dhe_teknikat_e_raportimit_lokal)
Reporter.al: Reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri
– BIRN Albania. BIRN Albania është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim kryesor
promovimin e medias të lirë dhe të pavarurur, e cila synon informimin e opinionit publik mbi çështje
lidhur me korrupsionin, pa ndëshkueshmërinë, situatën e të drejtave të njeriut, aktivitetin e shoqërisë
civile në Shqipëri dhe rajon, etj.
Portavendore.al: Qëllimi i së cilës është krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe
përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi
funksionet dhe përgjegjësitë e bashkisë, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më
shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Amfora.al: Blog jofitimprurës kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me
fokus qytetin e Durrësit. Në brendësi do të gjeni publikime ekskluzive, me qasje kritike, por edhe
promovuese, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e
kulturës.
Theport.al: Është një platformë digjitale mediatike e krijuar nga anëtarët e komunitetit të Durrësit.
Ajo përbëhet nga një ekip digjital i radios dhe një ekip i multimedias, që krijojnë përmbajtje për të
patur një zë në komunitetet e tyre dhe të shprehin veten e tyre në mënyrë krijuese.
Webliografia dhe Bibliografia
“E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës
për informim”, Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë.
(http://www.idp.al/wpcontent/uploads/2017/03/E_drejta_per_informimProcedura_e_ankimit.pdf)

Éric Scherer (2010): A na duhen më Gazetarët? Tiranë. Papirus.


S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don (2005): Raportimi dhe shkrimi i
lajmeve. Tiranë. Botimet IDK.
Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B.
Zylyftar Bregu (2017): Teknologjia e lajmit. Tiranë. Pegi.
Instituti Shqiptar i Medias (2007): Diskutim për etikën. Përmbledhje esesh dhe artikujsh për etikën e
gazetarisë së sotme. Tiranë. Instituti Shqiptar i Medias.

You might also like