Professional Documents
Culture Documents
Mjetet Dhe Teknikat e Raportimit Të Lajmit Lokal
Mjetet Dhe Teknikat e Raportimit Të Lajmit Lokal
Mjetet Dhe Teknikat e Raportimit Të Lajmit Lokal
PËRMBAJTJA
Hyrje ___________________________________________________________________4
Kapitulli 1: Përgatitja përpara daljes në terren ___________________________________5
1.1 Për çfarë mund të raportohet në “lajmet lokale”?! _____________________________5
1.2 Çfarë fushash mbulon pushteti vendor? _____________________________________6
1.3 Gjetja e historisë _______________________________________________________7
1.4 Gjetja e të dhënave për të nisur historinë ____________________________________8
1.5 Propozimi i temës ______________________________________________________10
Kapitulli 2: Si të njihesh me dokumentet publike? ________________________________11
2.1 Çfarë konsiderohet informacion publik? ____________________________________ 11
2.2 Kush ka të drejtë të kërkojë informacion publike? _____________________________11
2.3 Ku mund të ankohemi në rast se nuk na jepet informacioni? ____________________ 11
2.4 Si mund të ankohem? __________________________________________________ 12
2.5 Si t’i drejtohem institucioneve?! ___________________________________________13
Kapitulli 3: Përdorimi i databazave online ______________________________________ 14
3.1 Cilat janë faqet shqiptare më të rëndësishme për raportimin lokal?! _______________14
Kapitulli 4: Procesi i kontrollit të fakteve ________________________________________17
Përfundime ______________________________________________________________ 20
Webliografia dhe bibliografia ________________________________________________ 21
4
Hyrje
Raportimi i gazetarëve lokal shtrihet në një territor të caktuar gjeografik, duke mbuluar çështje
që prekin banorët e një qyteti apo periferie. Shpesh këto ngjarje përbëjnë interes edhe për një
audiencë me shtrirje kombëtare dhe që duan të mësojnë arsyen përse studentët në Durrës
kanë braktisur mësimin dhe po protestojnë për fushën e mbetjeve urbane pranë godinës ku
studiojnë apo nëse punimet e bashkisë së qytetit për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të
ndotura, kanë përfunduar përpara nisjes së sezonit veror.
“Gazetaria e lirë” (freelance) ofron sot mundësinë që reporterët të marrin kohën e nevojshme,
të identifikojnë aspektet kryesore të një çështje, të gjejnë burimet e nevojshme, të hulumtojnë
në dokumentet publike dhe pasi t’i japin të drejtën e përfaqësimit në shkrim të gjitha palëve,
të shkruajnë për çështjet që prekin banorët e një qyteti.
Gazetari me shumë aftësi, mundet sot të kryejë të gjitha operacionet e shkrimit të një lajmi,
duke nisur nga gjetja e temës, burimeve, dokumenteve, filmimeve dhe fotografimit nëpërmjet
celularit “mobile” dhe montimit të tyre, duke relizuar të gjithë procesin e “paketimit” të lajmit.
5
Gazetarët lokal janë të profilizuar në raportimin e lajmeve për zona të caktuara gjeografike,
brenda të cilave raportojnë mbi fusha si ekonomika, mjedisi, mjekësia, arsimi dhe çështjet që
lidhen me një komunitet të caktuar.
Pushteti vendor është përgjegjës për shërbimet e ofruara ndaj komunitetit të një qarku të
caktuar. Vendosja e lupës tek fushat që ai mbulon, mund të gjenerojë histori dhe tema që
informojnë banorët e një qyteti apo të gjithë vendit.
Puna e një gazetari lokal nis nga kontrolli i 1çështjeve që mbulon pushteti vendor, sidomos në
ngjarje si miratimi i buxhetit, nisja e investimeve që marrin një pjesë të konsiderushme të
buxhetit të bashkisë, kompanive që përfshihen në projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve
dhe kapacitet e tyre për të përmbushuar detyrat e marra përsipër.
1
S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don, “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve”, faqe 277,
Botimet IDK, Tiranë
6
Pikënisja për një histori mund të jetë shqetësimi i bërë publik nga banorët e një qyteti, apo
probleme mjedisore. Shpesh duhet që gazetarët “të lexojnë midis rreshtave”. Të qenurit
kurioz ndihmon në njohjen me detajet e një çështje, duke evidentuar elementët e
pazakontë.
Njoftimi nga pushteti vendor i çeljes së një tenderi mund të shërbejë si pikënisje për të
ndjekur ecurinë e tij, ofertat e paraqitura dhe kompaninë fituese. Ndodh që gara zhvillohet
në mungesë konkurrence apo ku skualifikohen të gjithë operatorët konkurrues përveç
fituesit, duke hedhur dyshime për abuzim me fondet publike.
2Njoftimet e zyrës së shtypit për një investim mund të orientojë reporterin të ngrejë disa
pikëpyetje se si është realizuar investimi apo se çfarë fshihet pas tij. Vendimet e Këshillit
Bashkiak janë një “minierë” ku po të kërkosh me kujdes mund të gjesh edhe vendime që
cënojnë interesat e qytetarëve, në favor të grupeve të interesit.
Specifikat lokale përbëjnë interes për të raportuar mbi sektorët që një zonë ka. Një
reporter në Bulqizë mbulon me interes zhvillimet në minierën e zonës, ndërsa një koleg
në Durrës mund të mbulojë tema që vijnë nga sektori i peshkimit, turizmit bregdetar apo
arkeologjisë. Më tej ato përbëjnë edhe interes për audiencën kombëtare, në kushtet kur
këto specifika nuk gjenden në çdo qytet.
2
Marzouk, Lawrence, “Zbardhja e të vërtetës: Udhëzues për gazetarinë investigative në Shqipëri”, faqe 9,
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri, Tiranë 2015.
8
Nisja e kërkimit online është një hap që mund të sjellë të dhëna me vlerë, si kërkimi në
internet mbi temën që media mund ta ketë raportuar më herët, kërkimi i raporteve të
Organizatave Jo-qeveritare (OJQ), kërkimi në faqet e institucioneve që merren me
biznesin ose prokurimet, leximi i të dhënave në raportet apo databazat për open data.
9
Identifikimi i burimeve, personave që mund të kenë dijeni për temën dhe kontaktimi i tyre
ndihmon për pasurimin me informacion mbi çështjen. Burimet offline mund të ofrojnë të
dhëna që nuk janë të digjitalizuara. Kërkimi në arkivë apo bibliotekë, për libra, botime
shkencore apo raporte, mund të ndihmojë me të dhëna që forcojnë hipotezën e shkrimit.
Një shembull i përdorimit të librave dhe raporteve është ngjarja e regjistruar më datë 14 tetor
2017, në policinë e Pogradecit, për dëmtimin e një degëzimi të rrugës antike që sipas
arkeologëve ka lidhur krahinën e Mokrës me rrugën romake “Via Egnatia, si rrjedhojë e
punimeve për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”. Hetimi i Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Pogradec arriti në përfundimin që aty nuk kishte rrugë dhe asnjë gjurmë të “Via
Egnatia”.
Gjatë hulumtimit për rastin në kuadër të shkrimit në median BIRN Albania dhe pas konsultimit
me njohësit e fushës dhe burimet “offline”, rezultoi se rruga që prokuroria nuk e konstatoi në
hetim, është identifikuar në disa studime, përfshi vëzhgimin e fundit arkeologjik të porositur
nga vetë kompania që po ndërton HEC-in, si një degëzim i rrugës “Egnatia”.
Në librin “Rrugë dhe ura të vjetra në Shqipëri”, të botuar në vitin 1997, specialisti i
monumenteve të kulturës, Valter Shtylla, i referohet kalldrëmit në kanionin e Llëngës si
kalldrëmi i një rruge romake, i ngjashëm me Egnatian, duke shërbyer si degëzim i saj.
“Në Grykën e Llëngës, në Mokër të Pogradecit, ruhen gjurmë kalldrëmi të njëjtë me atë të
rrugës Egnatia, që lidhte zonën e Bishnicës, me Korçën”, shkruhet në librin e Shtyllës.
Prania e degëzimit në këtë zonë përmendet edhe në botime më të hershme të cituara edhe
në vëzhgimin sipërfaqësor të “K.A.E.XH” sh.p.k.
Nëpërmjet librit dhe raportit u vërtetua prania e rrugës, vendndodhja e saj dhe më pas
identifikimi në terren, ku u konstatua ekzistenca dhe përdorimi i saj për kalimin me automjete,
në kundërshtim me ligjin.
10
Përcaktimi i hipotezës është shumë i rëndësishëm për orientimin e shkrimit. Në fund ajo
mund të vërtetohet ose jo, por shërben si “busulla” ku orientohet reporteri në mbledhjen e
fakteve dhe intervistimin e personave që kanë përgjegjësi apo dijeni mbi temën.
Shpesh editori mund të mos ketë informacion për pozicionin gjeografik të ngjarjes që po i
shpjegoni në celular. Ju i përmendni shumë emra, ndërkohë ai ka lënë përgjysmë një shkrim
që po e redaktonte. Duhet të niset pas 15 minutash për të ndjekur një seancë gjyqësore dhe
ju po i përmendni shumë emra të përfshirë në histori.
Një mënyrë praktike do të ishte shkrimi i temës së propozuar, duke dhënë përgjigje për 5
pyetjet bazë të gazetarisë, listuar burimet që mendon t’i drejtohesh, hipotezën e shkrimit,
ilustrimin me hartë për vendndodhjen apo shtrirjen e subjektit (kur është e nevojshme), ngritja
e hipotezës dhe fokusimi në gjetjen e përgjigjes për pyetjen “Pse?!”.
Më pas kjo koncept ide shërben si një pikë orientimi edhe për vetë gazetarin, ku ai të
referohet gjatë zhvillimit të temës, nëse ajo është miratuar nga media përkatëse. Për të mos u
shpërhapur me dokumente që nuk të kujtohet më se ku i ke lënë, mund të krijosh një dosje në
një hapësirë virtuale, si Google Drive apo Dropbox.
Dokumentet publike janë themeli i shumë shkrimeve, për të kuptuar se si qëndrojnë rrethanat
apo vërtetuar përgjegjësitë e palëve të përfshira në shkrim. Çdo entitet shtetëror prodhon
dokumente, nga blerja e një stilolapsi, e deri tek dhënia me koncension e Minierës së
Bulqizës. 3Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit", siguron për publikun akses më të
madh në dokumentet zyrtare, si edhe penalitete konkrete për zyrtarët publik që refuzojnë t’i
vendosin në dispozicion informacionet publikut.
Informacion publik është çdo e dhënë e regjistruar nga institucionet publike, në çfarëdo lloj
forme, e formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht se kush ka qenë autoriteti që
e ka përgatitur atë.
Në rast se ju vlerësoni se ju janë shkelur të drejtat për të marrë informacion (nuk ju është
kthyer përgjigje ose përgjigjia e kthyer nuk është e plotë) keni të drejtë të ankoheni në rrugë
administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Personale.
3
Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit":
http://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/11/160-2014-DI.pdf
4
“E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës për informim”, Komisioneri për
të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë
12
Ankimi bëhet brenda 30 ditëve punë, nga dita kur ju nuk keni marrë njoftim për refuzimin e
informacionit ose ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit të kërkuar (10 ditë pune në
kushte normale ose 15 ditë pune, kur kërkohet nga autoriteti publik të shtyhet me 5 ditë
dhënia e informacionit).
Ankimi mund të dërgohet me e-mail në adresën info@idp.al, dorazi ose me postë në adresën,
“Rruga e Kavajës”, Nd. 80, H.1, Tiranë. Komisioneri verifikon faktet dhe bazën ligjore ku
është mbështetur ankesa juaj. Komisioneri mund t’ju kërkojë juve (në cilësinë e ankuesit) dhe
autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin shpjegime të tjera me shkrim,
si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri
mund të zhvillojë një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e të dy palëve (5kliko këtu
për të shkarkuar formularin e ankesës).
5
https://regjistri.pyetshtetin.al/home
13
Pasi të plotësoni formularin e Kërkesës për Informacion (6kliko këtu për ta shkarkuar), ju
mund ta dërgoni atë vetë përmes emailit drejt postës elektronike të institucionit që doni t’i
drejtoheni, ose nëpërmjet portalit “Pyet Shtetin”, ku regjistroheni dhe më pas informoheni më
në detaje për ecurinë e kërkesës për informacion dhe një metodë tjetër është dërgimi me
rrugë postare.
Një lehtësi kur dërgon Kërkesën për Informacion me email, është përfshirja në të e adresës
së emailit të koordinatorit për të e drejtën informimit në institucionin përkatës, që ligji e
ngarkon me përgjegjësi për ndjekjen e ecurisë së kërkesave për informacion dhe kthimin në
kohë të përgjigjeve. Të dhënat e tij mund t’i gjeni në faqet online të institucioneve shtetërore,
në kategoritë “kontakt” ose “programi i transparencës”.
6
https://regjistri.pyetshtetin.al/home
14
Databazat online përbëjnë shpesh një burim të shpejtë të gjetjes së të dhënave, duke mësuar
rrugën e kërkimit në to. Teksa ju prisni përgjigje nga institucionet shtetërore, mund t’i
drejtoheni databazave në internet. Në Shqipëri janë krijuar disa gjatë viteve të fundit.
Qkr.gov.al: Faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Kjo faqe interneti përmban një
databazë të të gjitha bizneseve të regjistruara në Shqipëri, nga bizneset e vogla te korporatat
e mëdha, përfshirë informacion mbi aksionarët, drejtorët e kompanive, anëtarët e bordeve
dhe disa të dhëna financiare. Në kategorinë “kërko për subjekt”, ju mund të gjeni të dhëna
rreth bizneseve. Kërkimi në të mund të realizohet duke vendosur emrin e subjektit apo
aksionerëve, por ky kërkim nuk është shumë i mirë. Për të shmangur vështirësitë, gjeni
numrin e NIPT-it dhe vendoseni në kutinë përkatëse.
App.gov.al: Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimit Publik. Kjo faqe interneti
përmban një databazë të prokurimeve publike aktuale si dhe njoftimet e fituesve të tenderëve
të ndryshëm, të zhvilluara gjatë muajve të fundit. Të dhënat historike fshihen në mënyrë të
vazhdueshme.
Gjykata.gov.al: Ofron akses në vendimet e gjykatave të faktit dhe apelit, si edhe lidhje me
faqet përkatëse të internetit të këtyre gjykatave. Gjykata e Rrethit, Gjykata e Apelit dhe
Gjykata Administrative Durrës zhvillojnë çdo ditë seanca që mund të paraqesin interes për
raportimin mediatik, në këto faqe gjenden “kalendari i seancave” dhe vendimet gjyqësore.
Portavendore.al: Qëllimi i së cilës është krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë
vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, duke përmirësuar informimin
e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkisë, duke forcuar gazetarinë vendore
dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes
vendore.
Nëse në qytetet “papritur” ka nisur ndërtimi i një rruge të re, mjafton të identifikohet emri i
kompanisë që po realizon punimet ose të bëhet një kërkim për prokurimet e zhvilluara së
fundmi nga pushteti vendor, për tu thelluar në vlerën e tenderit, kompaninë fituese dhe
identifikimin e aspekteve të pazakonshme, në se ka të tillë.
Zhvillimet në gjykata gjenerojnë shpesh lajme me vlerë për komunitetin në një zonë të
caktuar, duke ndjekur seancat gjyqësore në Gjykatën e Rrethit, Gjykatën e Apelit dhe
Gjykatën Administrative Durrës, mund të gjenden histori që lidhen me pushtetin vendor,
konflikte, abuzime nga zyrtarët, histori njerëzore që sjellin realitete të caktuara, me vlerë për
raportimin lokal dhe atë kombëtar.
Në kuadër të një shkrimi në median Porta Vendore, mbi gjendjen e rrugëve kryesore në
Bashkinë Durrës, nga kërkimi në databazën online “Prokurimetransparente.al”, lidhur me
rikonstruksionin e rrugës Vrinë-Fshati Rinia (Durrës), një investim në total rreth 1.2 milion
euro, prodhoi të dhëna që pasuruan një shkrim që trajtonte problematikat e rrugëve kryesore
në Bashkinë Durrës.
U zbulua se përveç tenderit të vitit 2014, me vlerë 40 milionë lekë për këtë rrugë, Bashkia
Durrës kishte dhënë edhe 100 milionë lekë të tjera për rikonstruksionin e rrugës “Virnë – fshati
Rinia”, më 16 shkurt 2016.
Fitues i këtij tenderi ishte bashkimi i 3 kompanive, “Sireta 2F” sh.p.k – “Agri Construksion”
sh.p.k – “Beladi” sh.p.k. Ndaj këtij tenderi në Komisionin e Prokurimeve Publike u ankuan 3
operatorët e tjerë pjesëmarrës në garë, “Nika” sh.p.k. & “Kthella” sh.p.k. & “Mane/S” sh.p.k.”.
Ankimi u ndoq edhe në njoftimet e Komisionit të Prokurimit Publik, duke mësuar mbi trajtimin
që i ishte bërë rastit dhe arsyet përse komisioni e kishte rrëzuar ankimin e bashkimit të
operatorëve.
Nga kërkimi në internet rezultoi se edhe rikonstruksioni i dytë i rrugës kishte rënë përsëri në
“rrjetën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Me rikonstruksionin e vitit 2014 dhe 2016,
Bashkia Durrës shpenzoi 140 milion lekë për një rrugë, asfalti i së cilës sot është shkërmoqur
dhe ka rrëshqitur.
17
Sot në gazetari po flitet gjithnjë e më shumë për fenomenin e “fake news”, që njihet si
prodhimi dhe përhapja e lajmeve të rreme, që “paketohen” si të vërteta. Procesi i kontrollit të
fakteve, njohur si “fact-checking”, është një detyrë e shtuar për gazetarët në ditët e sotme.
Pasi dikush të ofron informacion për një temë apo të siguron të dhëna për të, duhet realizuar
procesi i “skanimit” të tyre. Verifkimi lidhet edhe me elementët më bazikë, si:
7
Borel, Brooke, The Chicago Guide to Fact-Checking, University of Chicago Press; 1 edition, Chicago, 2016
Për më shumë lexo:
Zguri, Rrapo, “Factchecking - Manual për gazetarët”, fondacioni FriedrichEbert-Stiftung, Instituti Shqiptar i
Medias, Tiranë 2018.
18
Në kronikën e datës 22 korrik 2018, mbi restaurimin e Kishës së Apostujve dhe debatin mbi
teknikën që u zbatua, në lajmin e transmetuar nga televizioni kombëtar Top-Channel, binte në
sy ngatërrimi i emrave dhe statuseve të të intervistuarve. Paskal Nasi, kryeplak i fshtatit
Hoshtevë të Zagorisë (Gjirokastër), ishte vendosur si “strishë” gjatë momenteve kur fliste
arkitekti restaurator, Reshat Gega dhe kur fliste ky i fundit, dilte emri Paskal Nasi.
Procesi i kontrollit të fakteve shmang vendosjen gabim të të dhënave që nuk “cënojnë” në një
masë të madhe integritetin e shkrimit, por rëndësia më e madhe e këtij procesi shtohet kur
gazetari apo redaktori përballet me një informacion apo lajm fake news.
I ngjashëm është rasti i një lajmi për zbulimet arkeologjike në fshatin Bishqem, të Peqinit.
Televizioni kombëtar Top-Channel realizoi më datë 6 qershor 2017, një kronikë që informonte
mbi zbulimin. Një vit më pas, më datë 22 korrik 2018, media online “Jeta Osh Qef”, publikon
të njëjtin lajm, me foto dhe citime të njëjta, duke e sjellë si një zbulim të sapondodhur. Veprim
që pasohet edhe nga media online “Korrieri”.
Si të mos mjaftonte kjo, më datë 12 prill 2019, një media online në Kosovë, e quajtur “Kosova
ime”, publikon të njëjtin artikull, me të njëjtin tekst dhe citime, si në lajmin e Top-Channel, 2
vite më parë. Megjithatë informacioni paraqitej si ngjarje e re.
Përfundime:
Elementët e paraqitur përgjatë këtij mini-manuali janë produkt i përvojës së autorit, kryesisht
si reporter lokal, të shumë gazetarëve, paraqitur në raporte, libra dhe udhëzues për fushën e
gazetarisë me qasje hulumtuese.
Pjesën më të madhe të tyre gazetarët e njohin, por rutina shpesh i detyron të mos i ndjekin të
gjitha hapat që përmbushin një raportim profesional. “Gazetaria e lirë” (freelance), me qasje
lokale është një mundësi e mirë për gazetarët në thellimin e tyre në raportimin e temave që
prekin komunitete të caktuara dhe jo vetëm.
Rekomandim:
Pas publikimit të parë të këtij manuali, u hartua një tjetër manual i cili në pjesën e parë trajton
teknikat e shkrimit dhe raportimit të lajmit, duke u zgjeruar më tej mbi teknikat e hulumtimit,
bazuar tek ky publikim që ju sapo lexuat.
Për një rifreskim apo njohje më të gjerë të procesit të shkrimit e raportimit të lajmit, përdorimit
të burimeve dhe rregullave etike, ju rekomandojmë leximin e manualit të shkurtër me titull:
“Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi”
(https://www.academia.edu/41404442/Nga_ABC-ja_e_gazetaris%C3%AB_tek_hulumtimi)
Webliografia:
(https://www.osce.org/sq/albania/201336?download=true)
(http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/14794.pdf)
3. “E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës
për informim”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë.
(http://www.idp.al/wpcontent/uploads/2017/03/E_drejta_per_informimProcedura_e_ankimit.pdf )
Bibliografia:
S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don, “Raportimi dhe shkrimi i
lajmeve”, Botimet IDK, Tiranë.