Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Përmbajtja

1- Përmbajtja...................................................................................................faqe 1

2- Hyrje...........................................................................................................faqe 2

3- Raport Përfundimtar Kontrolli...................................................................faqe 3-28

3/I Si paraqitet gjendja aktuale e mjedisit krahasuar me periudhën e fillimit të


kontrollit...............................................................................................................faqe 3-8

3/II Si janë përdorur nga Bashkia fondet e akorduara për mjedisin................faqe 8-11

3/III Si kryhet largimi i mbeturinave publike të qytetit, administrimi mjedisor i


mbetjeve të ngurta dhe llojet e tjera të mbetjeve..................................................faqe 11-14

3/IV Si paraqitet niveli i ndotjes së ajrit dhe cilët janë faktorët kryesorë që e shkaktojnë
këtë ndotje............................................................................................................faqe 14-20

3/V Cilët janë aktorët përgjegjës për parandalimin e ndotjes në qytet dhe përgjegjësitë
e tyre.....................................................................................................................faqe 20-21

3/VI Mesazhi i KLSH......................................................................................faqe 21

3/VII Rekomandime........................................................................................faqe 21-22

3/VIII Metodologjia........................................................................................faqe-23

4. Anekse.......................................................................................................faqe 24-25

5. Pyetësori....................................................................................................faqe 26-28

1
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

HYRJE
|Më datë 10.07.2008 deri më 31.07.2008 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, u
krye një kontroll vlerësues në Bashkinë Elbasan me objekt:“ Vlerësimin e situatës
mjedisore në qytetin e Elbasanit”.

Qëllimi i këtij kontrolli është të konkludojmë në lidhje me gjendjen e mjedisit


urban, ndotjen me mbeturina si dhe administrimin e largimin publik të tyre.

Objektivi kryesor i kontrollit është se si janë përdorur fondet e akorduara nga


Bashkia Elbasan për përmirësimin e situatës mjedisore dhe parandalimin e ndotjes
në këtë qytet për periudhën janar 2006 deri më korrik 2008.

Qyteti i Elbasanit bën pjesë në brezin e klimës subtropikale. Gjendja e


vargmaleve të Shqipërisë pothuajse paralel me bregun ndikon në modifikimin e
masave ajrore që futen në brendësi. Me një lartësi 125 m mbi nivelin e detit, qyteti
është nën ndikimin e masave ciklonare për afro 177 ditë të pjesës së ftohtë të vitit
dhe nën ndikimin e masave ajrore tropikale të modifikuara për afro 188 ditë të
pjesës së ngrohtë të vitit.
Ndikimi pozitiv i detit Adriatik bën që qyteti të përshkohet nga masa ajrore
detare të bollshme me lagështi, mesatarja vjetore e të cilave shkon deri në 1150
mm.
Vlerat maksimale të rrezatimit diellor vërehen në korrik 19,92 K.Kal/cm2 dhe
minimalet në dhjetor 4,32 K.Kal/cm2.
Erërat e mirëfillta veriore apo jugore janë më të rralla dhe zënë afro 1,4 % të
kohës vjetore, ndërsa lagështira mesatare vjetore arrin në 65 %.

2
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

RAPORT PËRFUNDIMTAR KONTROLLI

I përgatitur më datë 15.12.2008 nga përfaqësuesit e autorizuar të Kontrollit të


Lartë të Shtetit në Bashkinë Elbasan, përfaqësuar nga z. Qazim Sejdini, me detyrë
Kryetar i Bashkisë Elbasan, për kontrollin e ushtruar me objekt “ Mbi mbrojtjen e
mjedisit urban nga ndotja me mbeturina, administrimin dhe largimin publik të
tyre”.
Kontrolli u krye nga data 10.07.2008 deri në datën 31.07.2008, sipas
drejtimeve të përcaktuara në programin e kontrollit nr. 391/1, datë 09.07.2008, të
miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për periudhën e veprimtarisë së
ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2006 deri më datën 30.06.2008
nga grupi i kontrollit i përbërë nga përfaqësuesit e autorizuar të KLSH-së, Elfrida
Taraku, Mimoza Lloji, Agron Maksutaj, Keida Muça.
Kontrolli u krye për performance dhe ligjshmëri financiare, duke verifikuar
sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të
dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin
drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.
Në përfundim të kontrollit me personat përkatës përgjegjës në Bashkinë
Elbasan u mbajtën akt-verifikime dhe pasi u shqyrtuan vërejtjet dhe shpjegimet e
këtyre punonjësve, janë marrë në konsideratë ato që kishin argumentim e
mbështetje ligjore, u përgatit dhe u paraqit Projektraporti i Kontrollit me shkresën
nr. 391/5 datë 04.11.2008. Për këtë Projektraport, subjekti i kontrollit më datën
11.12.2008 ka dërguar vërejtjet përkatëse, të cilat pasi u shqyrtuan nga grupi i
kontrollit janë bërë rregullimet e sqarimet përkatëse, dhe u përgatit ky Raport
Përfundimtar Kontrolli.

3/I. Si paraqitet gjendja aktuale e mjedisit krahasuar me periudhën e


fillimit të kontrollit.

Gjendja e mjedisit urban në qytetin e Elbasanit për periudhën në të cilën u


ushtrua kontrolli krahasuar në vite, ka tendencë përmirësimi të treguesve mjedisorë
si cilësia e ajrit urban, gjelbërimi i qytetit dhe higjienës në hapësirat urbane të
qytetit.
Krahas këtyre përmirësimeve u konstatua se në Bashkinë Elbasan:
a- Nuk është ngritur dhe nuk ka funksionuar struktura e Mbrojtjes së
Mjedisit dhe inspektoratit sanitar për vitet 2006, 2007, për pasojë edhe funksionimi
me efikasitet në këtë sektor ka munguar.
Në vendimin nr. 8, datë 28.02.2006 dhe vendimin nr. 9, datë 16.02.2007, të
Këshillit Bashkiak “Mbi miratimin e strukturës organike, klasifikimin e

3
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

funksioneve dhe nivelin e pagave të punonjësve të Bashkisë, ndërmarrjeve dhe


institucioneve vartëse”, nuk është aprovuar ngritja e Inspektoriatit të Mjedisit, sipas
së cilës kjo strukturë duhej të kishte në përbërje 2 (dy) inspektorë mjedisi, vendime
që bien në kundërshtim me nenin 73 të ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”, pikat 1 dhe 4 dhe të VKM nr. 228, datë 27.05.1992 “Për
ruajtjen e mjedisit urban nga ndotjet dhe dëmtimet”.
Në Rregulloren “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e
administratës në Bashkinë Elbasan”, të miratuar në Këshillin Bashkiak me
vendimin nr. 34, datë 25.04.2001, mbështetur në ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes vendore” të pa rifreskuar, nuk janë
përcaktuar funksionet dhe detyrat e “Inspektoriatit të Mjedisit”, lidhur me
mbrojtjen e mjedisit, detyrim i cili buron nga sistemi i legjislacionit të mjedisit.
Në aktivitetin e Drejtorisë së Kujdesit Social për veprimtarinë e sektorit të
kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit, u konstatua se, për periudhën e
viteve 2006, 2007, mungonin të dhënat për veprimtarinë e mbrojtjes së mjedisit në
këtë Bashki dhe sa më poshtë:
- Mungonin planet vendore për parandalimin e ndotjes së mjedisit sipas
zonave;
- Mungonin planet për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi;
- Mungonin projektet dhe zbatimi i tyre me OJF e donatorë të ndryshëm;
- Mungonin Raportet vjetore për gjendjen e mjedisit, bashkërendimi me
ndërhyrjen e Policisë Bashkiake ndaj ndikimeve negative në mjedis (sanksionet
gjobat për kundravajtje);
- Mungonin kontrollet dhe rezultatet për gjendjen e përbërësve të veçantë të
mjedisit;
- Mungonin kontrollet ndaj veprimtarive të zotëruesve të mbetjeve urbane, të
mbetjeve të ndërtimit dhe mbetjeve të vëllimshme;
- Mungonin të dhënat monitoruese të treguesve të tjerë mjedisorë, të
shoqëruara këto me evidencat përkatëse të sasive vjetore dhe të shpërndarjes
territoriale përkatësisht, si për mbeturinat urbane të ngurta dhe të lëngëta ashtu dhe
evidencat për shkarkimet e ngurta industriale, etj.
Këto mangësi kanë ardhur nga mungesa e mosplotësimi i strukturës, mungesa e
bashkërendimi me strukturat e tjera, si dhe nga moszbatimi i legjislacionit të
mësipërm.
Si rezultat i mos ngritjes dhe funksionimit të strukturave për mbrojtjen e
mjedisit, në vitet 2005, 2006 në qytetin e Elbasanit janë konstatuar dëmtime në
mjedis dhe mos vënien para përgjegjësive të shkaktarëve të ndotjes industriale, të
mos funksionimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin, si dhe mos përfshirjen e
publikut sa dhe si duhet në vendimmarrje, gjë e cila krijoi mundësinë e
ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe një numër të madh
aktorësh pjesë përbërëse të komunitetit si shoqëria civile, me përkrahjen e pushtetit

4
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

qendror, të biznesit e shkollave të mesme, të Universitetit duke hartuar planet për


mbrojtjen e mjedisit në qytet dhe planin e veprimit.
Plani i veprimit për sensibilizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut për
uljen e ndotjes industriale në rrethin e Elbasanit mbështetet në politikat shtetërore
për rritjen e rolit aktiv të shoqërisë civile, OJF-ve, të subjekteve të biznesit dhe të
çdo individi për mbrojtjen e biznesit.
Për periudhën shkurt 2008 e në vazhdim, sipas raportimit të bërë nga
Drejtoria e Kujdesit Social, rezulton se Këshilli Bashkiak në muajin janar të vitit
2008, ka përcaktuar planet vendore për mbrojtjen e mjedisit, si pjesë përbërëse e
Strategjisë së zhvillimit ekonomik të kësaj Bashkie, të cilat i janë dërguar Këshillit
të Qarkut Elbasan, me shkresën nr. 6101/1, datë 24.01.2008.
Në këto plane përfshihen një seri veprimtarish, që synojnë mbrojtjen dhe
monitorimin e mjedisit në territorin urban të qytetit të Elbasanit, ndër të cilat
evidentojmë:
-Sensibilizimin e opinionit publik për mbrojtjen e mjedisit;
-Masa për monitorimin e vazhdueshëm të projekteve mjedisore të financuara
nga donatorë të huaj;
-Masat për të mbrojtur mjedisin nga shkarkimet industriale;
-Pastrimi i qytetit;
-Uji i pijshëm;
-Probleme të sistemit të kanalizimeve dhe ujerave të zeza;
-Probleme të transportit
-Ndotja akustike
-Projekte për zonën e gjelbërt të qytetit
-Nxitja e turizmit
-Probleme nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore,
Probleme nga epidemitë dhe sëmundjet infektive etj.
Në Bashkinë Elbasan është ngritur dhe funksionon Policia Bashkiake, pjesë e
aktivitetit të së cilës është dhe mbrojtja e mjedisit, në zbatim të ligjit nr. 8224, datë
15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe të
komunës”, ndryshuar me ligjin nr. 8335, datë 13.04.1998, në zbatim të urdhrit të
përbashkët nr. 1, datë 01.01.2003 “Për miratimin e rregullores së brendshme TIP, të
Policisë Bashkiake e të Komunës” miratuar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe
Decentralizimit dhe Ministri i Rendit Publik si dhe në zbatim të ligjit nr. 8652, datë
31.07.2000 „‟Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore‟‟.
Nga ana e Policisë Bashkiake për vitin 2006 nuk është vendosur asnjë gjobë
për kundravajtjet në mjedis, veprime këto që bien ndesh me nenin 8, pika 5 të ligjit
nr. 8224, datë 15.05.1997, ligjin nr. 7697, datë 17.04.1999, “Për kundravajtjet
administrative”, me nenet 35, 36 të ligjit nr. 8094, datë 21.03.1996 “Për largimin
publik të mbeturinave”, me pikën 2 të nenit 60, të ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002
“Për mbrojtjen e mjedisit”, me nenin 31, të ligjit nr. 9010, datë 13.02.2003 “Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”.
5
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Këto mangësi në zbatim të ligjit për vendosjen e sanksioneve ndaj


kundravajtësve kanë sjellë pasoja për vitin 2006 në:
-Mos marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit ndaj ndotësve
të ndryshëm.
-Mungesën e mjeteve financiare të mundshme të destinuara për mbulimin e
shpenzimeve për eliminimin e ndotjeve të konstatuara.
-Mangësi e pamjaftueshmëri në ndërgjegjësimin e publikut dhe subjekteve
për ruajtjen dhe miradministrimin e mjedisit urban.
Për vitin 2007 janë vendosur gjithsej 112 gjoba, me qëllim mbrojtjen e
mjedisit, në vlerë të përgjithshme 66 500 lekë.
Për vitin 2008 janë vendosur gjithsej 185 gjoba, me qëllim mbrojtjen e
mjedisit, në vlerë të përgjithshme 133 000 lekë.
Gjobat e vendosura për vitet 2007 dhe 2008 paraqiten si tabela nr.1më poshtë
Tabela Nr. 1
Gjobat e vendosura për vitin 2007, 2008
nr. Emërtimi Viti 2007 Viti 2008
Nr. Vlera Nr. Vlera
1 Person juridik publik 7 12500 6 15000
2 Person juridik privat 20 14000 26 35000
3 Institucione - - - -
4 Familje 15 9500 28 23000
5 Shitës ambulant 70 35000 125 70000
Shuma 112 66500 185 133000

Konstatohet se gjobat e vëna për vitin 2007, 2008 nga ana e Policisë
Bashkiake janë vjelë në masën 100%.
Gjelbërimi si pjesë përbërëse e mjedisit për Qytetin e Elbasanit është
vlerësuar nga Bashkia Elbasan jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë
estetik e kulturor. Për këtë është punuar në dy drejtime kryesore:
1- Për zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet;
2- Për rritje të inventarit të drurëve dhe shkurreve dekorative.
Për të rritur cilësinë e këtij shërbimi më datë 27.06.2007 Këshilli Bashkiak ka
marrë vendimin nr. 27 “Mbi organizimin e shërbimit të gjelbërimit” për kalimin e
këtij shërbimi në varësi të Bashkisë.
Rezultatet janë të dukshme si në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe në
shtimin e mbjelljeve të reja, rezultate këto të pasqyruara në tabelën nr. 2, më
poshtë:
Tabela Nr. 2
Mbi Sipërfaqet e gjelbërta
Nr. Emërtimi Njësia Viti 2006 Viti 2007 Viti 2008
1 Sipërfaqe me lule m2 2760 3769 4119
2 Sipërfaqe me bar m2 98304 96977 94102
3 Sipërfaqe inerte m2 14850 20899 19859
4 Sipërfaqe e Fidanishtes m2 25000 25000 25000
6
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

5 Bordurë të gjelbërta ml 4463 7367 9907


6 Drurë dekorativë rrënjë 4183 8493 8586
7 Shkurre dekorative rrënjë 2270 2685 2719

Të dhënat e tabelës tregojnë se në të gjithë treguesit rezultatet e sektorit të


gjelbërimit në Bashkinë Elbasan kanë përmirësime të dukshme në mënyrë
progresive në vitet për të cilat ushtrohet kontrolli. Kështu sipërfaqja e mbjellë me
lule në vitin 2008, krahasuar me vitin 2007 është rritur me 350 m2 dhe e krahasuar
me vitin 2006 është rritur me 1359 m2, drurët dekorativë në vitin 2008 krahasuar
me vitin 2007, janë rritur me 93 rrënjë, ndërsa krahasuar me vitin 2006 janë rritur
me 4403 rrënjë, shkurret dekorative në vitin 2008 krahasuar me vitin 2006 janë
rritur me 449 rrënjë, ndërsa krahasuar me vitin 2007 janë rritur me 34 rrënjë.
Bordurat e gjelbërta në vitin 2008 krahasuar me vitin 2006 janë rritur me 5444 ml,
ndërsa në krahasim me vitin 2008 janë rritur me 2540 ml, gjithashtu është rritur
sipërfaqja e zënë me inerte në vitin 2008 krahasuar me vitin 2006, me 12 891 m2
dhe është ulur kjo sipërfaqe e krahasuar me vitin 2007 në 1040 m2.
Rritja e sipërfaqes së gjelbërimit, përmirësimi i cilësisë së shërbimit në këtë
sektor u konstatua edhe nga anketimet e kryera në qytetarë të grupmoshave dhe
profesioneve të ndryshëm të intervistuar në periudhën e ushtrimit të kontrollit.
Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin ka përmirësim në
kohëzgjatjen e furnizimit me ujë të popullatës por nuk është arritur plotësimi i saj
gjatë gjithë ditës.
Sipas të dhënave të grumbulluara dhe anketimeve te kryera konstatohet se
në vitin 2007, qyteti i Elbasanit ka patur përmirësime në furnizimin me ujë të
pijshëm në këto drejtime:
- Në kryerjen e investimeve për përmirësimin apo zëvendësim të rrjetit
sekondar e në atë terciarë të furnizimit me ujë të pijshëm, me vlerë të përgjithshme
989 215 Euro;
- Në përmirësimin e cilësisë së ujit që rezulton nga analizat fiziko-kimike e
bakteriologjike të kryera nga qendra Higjeno-Sanitare (laboratori qendror);
- Në përmirësimin e orareve të furnizimit me ujë të pijshëm i cili në vitin
2007 rezulton me mesatare vjetore 11 orë në ditë;
- Në grumbullimin pagesave për ujin e konsumuar, të cilat për vitin 2007
shlyhen në masën 80% nga qytetarët.
Në qytetin e Elbasanit probleme ekzistojnë në evadimin e ujërave të bardha,
të cilat krijohen kryesisht nga prania e lumenjve të Zarranikës e atij të Manazderes,
që në periudhën e reshjeve të mëdha bëhen rrezik serioz për qytetin.
Për të përmirësuar gjendjen teknike të tyre në segmentet e kalimit në
territorin e qytetit Bashkia Elbasan ka rritur bashkëpunimin me Drejtorinë Rajonale
të Bujqësisë së Rrethit dhe në Tetor 2007 për pjesën veriore të përroit të
Manazderes u kryen nga ana e Bashkisë punime pastrimi në shtratin e tij dhe
skarpatet ku gjendja u përmirësua ndjeshëm. Reshjet e vitit 2007, vërtetuan se
7
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ai i ujërave të zeza përgjithësisht


janë në gjendje të mirë, favorizuar nga fakti që pjerrësia natyrale e qytetit në
drejtim Veri-Jug është faktor i madh favorizues.

3/II. Si janë përdorur nga Bashkia fondet e akorduara për mjedisin.

Mbi planifikimin dhe realizimin e të ardhurave që destinohen si fonde për


mjedisin, në vitet 2006 dhe 2007, 2008 nga kontrolli u konstatua se:
2.1- Në lidhje me planifikimin e të ardhurave si tarifë vjetore e pastrimit dhe
gjelbërimit, nga subjektet e detyrimit të pagesës së kësaj tarife, konstatojmë se në
zbatim të nenit 32, të ligjit nr. 8094, datë 21.03.1996, të ligjit nr. 8652, datë
31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjit nr.
8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, neni 6,
kreu i II-të “Taksat vendore” si dhe ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e
taksave vendore”, Këshilli Bashkiak ka marrë vendimet e mëposhtme:
-Vendimi nr. 98, datë 16.12.2006 “Për miratimin e taksave vendore, të vitit
2006”.
-Vendimi nr.05, datë 23.01.2007 “Për miratimin e taksave vendore të vitit
2007”.
-Vendimi nr. 15, datë 27.02.2008 “Për miratimin e taksave vendore të vitit
2008”, vendime të cilat janë miratuar për shprehje ligjshmërie nga Prefekti i Qarkut
Elbasan.
Në këto vendime të Këshillit Bashkiak, përcaktohet vlera e tarifës së
pastrimit dhe gjelbërimit për familjet dhe bizneset, tarifa të cilat janë në kufijtë e
ligjit nr. 8435, datë 28.12.1998, të pasqyruara si në tabelën nr.3 më poshtë:
Tabela Nr. 3
Të ardhurat e krijuara nga tarifa e gjelbërimit
Emërtimi 2006 2007 2008

Tarifa Nr fakti Tarifa Nr fakti Nr fakti


2006 000/l 2007 000/l 000/l
1 Nga familjet 100 21000 2284 200 21300 3462 1400 3010
2 Biznes i madh 3000 359 1077 5000 480 2400 241 1720
3 Biznes i vogël 1000 2319 2319 1000 2153 2153 2057 1999
4 Ambulant 200 161 32 500 106 21 115 57
5 Transporti 1000 350 350 1000 200 200 312 305

Duke ju referuar të dhënave të tabelës së mësipërme për periudhën 2006,


2007, 2008 nga sektori i biznesit, është grumbulluar një e ardhur prej 12612 mijë
lekë, respektivisht për vitin 2006 janë mbledhur 3778 mijë lekë, për vitin 2007 janë
mbledhur 4753 mijë lekë dhe për periudhën gjashtë mujore të vitit 2008 janë 4081
mijë lekë.

8
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Planifikimi i të ardhurave në zbatim të vendimeve të mësipërme të Këshillit


Bashkiak, nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave, rezulton të jetë bërë me rezerva,
duke mos pasqyruar drejt burimet e të ardhurave si më poshtë:
a. Rezervat në të ardhurat e parashikuara nga familjet rezultojnë nga
krahasimi i gjendjes së familjeve për çdo fund viti me numrin e familjeve të
parashikuara si dhe familjeve të cilat kanë kryer këtë detyrim, i cili në vite paraqitet
si vijon:
Viti 2006.
Nga gjithsej 36 197 familje, janë parashikuar për pagesën e taksës së
gjelbërimit 23 000 familje, ose 13 197 familje më pak, me një rezervë në
parashikimin e të ardhurave prej 1 320 mijë lekë, nga familjet e planifikuara për
pagesën e tarifës së gjelbërimit nuk kanë paguar këtë tarifë 2 000 familje, duke
krijuar një mosrealizim në 200 mijë lekë.
Viti 2007.
Nga gjithsej 36 594 familje, janë parashikuar për pagesën e tarifës së
gjelbërimit në vlerë 200 lekë, 23 000 familje, ose 13 594 familje më pak, me një
rezervë në parashikimin e të ardhurave prej 2 708 mijë lekë, nga familjet e
planifikuara për pagesën e tarifës së gjelbërimit nuk kanë paguar këtë tarifë 1 700
familje, duke krijuar një mosrealizim në 340 mijë lekë.
Viti 2008.
Nga gjithsej 35 142 familje, janë parashikuar për pagesën e tarifës së
gjelbërimit në vlerë 200 lekë 23 500 familje, ose 11 642 familje më pak, me një
rezervë në parashikimin e të ardhurave prej 2 328 mijë lekë.
Të dhënat në lidhje me të ardhurat e munguara në gjelbërim pasqyrohen në tabelën
nr. 4 më poshtë:
Tabela Nr. 4
Të ardhurat e munguara për gjelbërimin
nga planifikimi me rezerva 000/lek
Nr Emërtimi 2006 2007 2008 Shuma
1 Nr i familjeve 36197 36594 35142 -
2 Fond i planifikuar 23000 23000 23500 -
3 Fond i paplanifikuar 13197 13594 11642 -
4 Tarifa lek 100 200 200 -
5 E ardhur e munguar 1320 2708 2328 6456
000/lek

Planifikimi me rezervë i të ardhurave nga tarifa e pastrimit, ka ardhur nga


mungesa e koordinimit dhe rakordimit, ndërmjet Drejtorisë së të Ardhurave me
Zyrën e Gjendjes Civile.
Diferencat në grumbullimin e të ardhurave të planifikuara për gjelbërimin
konsistojnë midis planifikimit dhe realizimit të mbledhjes së tyre. Tabela nr. 5 e
mëposhtme jep këtë mosrealizim.

9
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Tabela Nr. 5
Të ardhurat e munguara për gjelbërimin
nga mospagimi i tarifës në 000/lek
Nr Viti Planifikuar Realizimi Diferenca Planifikim Paguar Diferenca
000/lek familje në fakt familje
1 2006 2300 2284 16 23000 21000 2000
2 2007 4000 3462 538 23000 21300 1700
3 2008 2300 3010 + 23500 14000 9500
4 Shuma 554 mijë lek

Për vitin 2008 treguesit në mbledhjen e të ardhurave për tarifën e gjelbërimit


janë pozitive duke ju referuar të dhënave të paraqitura për periudhën e
gjashtëmujorit të parë të vitit 2008.
Rezervat e mësipërme në parashikimin e të ardhurave nga tarifa e gjelbërimit
ndaj subjekteve private dhe familjeve e kanë burimin në mungesën e koordinimit
dhe bashkërendimit të punës të Drejtorisë së të Ardhurave me Degën e Tatim-
Taksave Elbasan.
Siç shihet nga tabelat e pasqyruara më sipër, niveli i të ardhurave për
periudhën kontrolluese nuk ka arritur nivelet e parashikuara, për pasojë nuk janë
arkëtuar në buxhetin e Bashkisë, shumat sipas viteve përkatëse dhe konkretisht:
Për vitin 2006 rezulton 16 mijë lekë më pak dhe 538 mijë lekë për vitin
2007. për periudhën janar-qershor 2008 rezulton me tregues pozitiv.
Gjatë vitit 2006,2007, 2008 Bashkia Elbasan ka planifikuar dhe kryer
investime për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në mjediset e gjelbërta, shtimin e
sipërfaqeve të tyre, shtimin e drurëve dekorativë.
Për vitin 2006 janë planifikuar për investime në sektorin e gjelbërimit 7993
mijë lekë dhe janë realizuar 6687 mijë lekë konkretisht në rindërtimin e gjashtë
lulishteve si lulishte Muzeu Etnografik, Lulishtja para bashkisë, Bulevardi “Qemal
Stafa”, parku “Rinia”, varrezat e Dëshmorëve, vendosjen e stolave dekorativë
gjithsej 1127 copë, ndërtim të rrjetit vaditës për lulishtet, shtimë të numrit të
drurëve dekorativë në rrugët dhe parqet e Qytetit, gjithsej 674 copë.
Për vitin 2007 janë planifikuar për investime në sektorin e gjelbërimit 1729
mijë lekë dhe janë realizuar 1521 mijë lekë konkretisht në vendosjen e stolave
dekorativë gjithsej 1196 copë si dhe blerje makinerie për këtë sektor.
Në aneksin nr. 1, bashkangjitur këtij Projektraporti pasqyrohet realizimi i
investimeve për gjelbërimin në vitet 2006, 2007
Referuar të dhënave të paraqitura në aneksin nr.1, konstatohet se në
Bashkinë Elbasan ka mosrealizim të fondeve të planifikuara për investime në
sektorin e gjelbërimit të qytetit, në vlerë 1306 mijë lekë për vitin 2006 dhe për

10
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

vitin 2007 një mosrealizim i fondit të planifikuar për investime në vlerën 208 mijë
lekë.
Për mosrealizim të investimeve në sektorin e gjelbërimit mban përgjegjësi
z. Bujar Kapaj me detyrë Drejtor i përgjithshëm i zhvillimit urbanistik dhe
teritorit.
Për vitin 2008 Bashkia Elbasan nuk ka planifikuar fonde për investime në
këtë sektor.
Gjatë viteve 2006,2007 vëmendje e veçantë i është kushtuar nga Bashkia
riparimit të rrugëve të qytetit ku për këtë periudhë janë riparuar 2425 m2 rrugë,
kryesisht shtrim me asfaltobeton i rrugëve “28 Nëntori”, “Rinia”, “Ismail Zyma”,
“Ilaz Kosova”, “Koco Brisku”, sheshi i autobusëve, sheshi para bashkisë etj.
Për mbajtjen pastër të mjedisit urban të qytetit, Bashkia ka akorduar shumën
prej 63 401 718 lekë.
Për sigurimin e të ardhurave për grumbullimin, transportin, venddepozitimi
dhe manipulimin e mbeturinave urbane si dhe higjienën e rrugëve, shesheve dhe
trotuareve, Këshilli Bashkiak ka vendosur tarifat e pastrimit për familjarët,
subjektet publike dhe shtetërore si dhe për bizneset.
Vlera e realizuar nga tarifat e pastrimit për vitin 2006 për familjarë dhe të
tjerë është 50 960 000 lekë. Nga 23 000 familje të planifikuara kanë arkëtuar tarifë
pastrimi 14 700 ose më pak se planifikimi 7 485 000 lekë. Realizuar si vjetor 80%.
Shpenzimet e bëra nga Bashkia për pastrimin janë mbuluar 100% nga vlera e
grumbulluar nga tarifa e pastrimit.
Vlera e realizuar nga tarifat e pastrimit për vitin 2007 nga familjarë dhe të
tjerë është 51 669 000 lekë. Nga 23 000 familje të planifikuara kanë arkëtuar tarifë
pastrimi 14 000 familje ose më pak se planifikimi 6 380 000 lekë. Tarifa e pastrimit
mbulon 81,5% të shpenzimeve vjetore, dhe 18,5% e shpenzimeve është mbuluar
nga buxheti i shtetit, në vlerë 11 732 718 lekë.
Konstatohet se planifikimin i familjeve për pagimin e tarifës së pastrimit
nga ana e Bashkisë është bërë me rezerva, duke mos planifikuar 13 197 familje
për vitin 2006 dhe 13 594 familje për vitin 2007, dhe ngarkon me përgjegjësi z.
Hysen Harja me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Tatim Taksave dhe znj. Zhulieta
Kruja me detyrë Drejtore e taksave.

3/III. Si kryhet largimi i mbeturinave publike të qytetit, administrimi


mjedisor i mbetjeve të ngurta dhe llojet e tjera të mbetjeve.

Nga kontrolli i kryer në Bashkinë e qytetit të Elbasanit u konstatua se,


largimin publik të mbeturinave deri në Tetor të vitit 2006, Bashkia e ka kryer
nëpërmjet ndërmarrjes së Pastrimit në varësi të saj.
Sipas tenderit të zhvilluar në datën 24.08.2006, Bashkia i beson sipërmarrësit
shumën e fiksuar prej 63 401 718 lekë, për realizimin e shërbimit të pastrimit të
qytetit dhe largimit publik të mbeturinave, sipas kushteve dhe kritereve të
11
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

përcaktuara në kontratë dhe anekset bashkangjitur kontratës. Pagesa dhe shërbimet


e kryera do të bëhet sipas volumeve të punës së kryer të shprehur në situacionet
mujore të verifikuara dhe miratuara nga Bashkia.
Bashkia Elbasan bazuar në nenin 20 të ligjit 8094, datë 23.03.1996 “Për
largimin publik të mbeturinave” ka lidhur kontratë sipërmarrje për kryerjen e
shërbimit të pastrimit për qytetin e Elbasanit më datë 15.09.2006, me subjektin
“Viktoria Invest” shpk.
Në kontratën e sipërmarrjes është përcaktuar objekti i kontratës: “Pastrimi i
territorit të qytetit të Elbasanit dhe largimi i mbeturinave urbane”. Sipas nenit 3 të
kontratës përcaktohet kohëzgjatja e kontratës për një afat pesë vjeçar si dhe data e
fillimit të shërbimit që është 01.10.2006. Sipërmarrësi garanton dhe do të kryejë të
gjitha shërbimet për pastrimin, grumbullimin dhe largimin publik të mbeturinave
sipas kushteve teknike të përcaktuara në këtë kontratë dhe anekset e saj. E gjithë
zona e kontratës përfshin territorin brenda kufijve të qytetit.
Në kontratë janë bërë specifikimet e nevojshme si dhe janë përcaktuar në
mënyrë të hollësishme detyrimet dhe të drejtat e sipërmarrësit dhe ato të bashkisë. .
Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion u konstatua se:
- Subjekti është i pajisur dhe ka në inventar makineri dhe pajisje për transport
larje dhe fshirje rrugësh sipas specifikimeve të shprehura në kontratë;
- Subjekti është i pajisur me hartën treguese të qytetit dhe fragmente të saj,
ku janë të pasqyruara vendndodhja e kontejnerëve, e koshave të mëdhenj, xhepa
betoni për grumbullimin e mbeturinave etj.
- Po ashtu është e pajisur me listën e rrugëve dhe të trotuareve si dhe me
frekuencën e fshirjes me punëtor, autofshesë dhe lagien e rrugëve etj.
Si konkluzion, kontrata për anën teknike është mbështetur kryesisht në
rregulloren për administrimin e mbeturinave urbane, të miratuar më datë
25.04.2003, nga Këshilli Bashkiak “Për administrimin e mbeturinave”, por në
hartimin e kontratës nuk janë mbajtur parasysh dhe nuk janë specifikuar volumi
dhe sasia e mbeturinave urbane sipas kategorive të mbeturinave të ngurta urbane,
të cilat duhet të ishin specifikuar sipas tipologjisë përkatëse si:
a) Volumi i mbeturinave familjare të krijuara nga ekonomitë shtëpiake, duke
përfshirë shtëpitë ku banojnë një ose disa familje, stacionet, zyrat kopshtet,
konviktet, lulishtet, oborret, vendet e argëtimit dhe zonat e piknikut.
b) Volumi i mbeturina të biznesit, të krijuara nga veprimtaria e ndërmarrjeve
private e shtetërorë të karakterit artizanal, tregtar apo të shërbimeve, mbeturina të
cilat kanë karakteristika dhe cilësi që mundësojnë grumbullimin dhe trajtimin e tyre
së bashku me mbeturinat familjare.
Në kontratë gjithashtu nuk janë përcaktuar sasia apo volumi i mbeturinave
urbane të riciklueshme, si mbeturinat metalike, të lulishteve e kopshteve,
mbeturinat plastike, letrat dhe kartonët dhe qelqurinat. Gjithashtu në kontratë nuk
janë përcaktuar edhe volumi i mbeturinave urbane të pa riciklueshme.

12
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Mos përcaktimi në kontratë i tipologjisë së mbeturinave dhe i volumeve të


tyre bie në kundërshtim me nenin 7 të rregullores për administrimin e mbeturinave
urbane si dhe ligjin nr 8934, datë 05.09.2002 “Për largimin publik të
mbeturinave”, ngarkon me përgjegjësi z. Bujar Kapaj me detyrë Drejtor i
përgjithshëm i zhvillimit urbanistik dhe territorit.
Në kontratë nuk janë përcaktuar familjet dhe subjektet publike e private që
me veprimtarinë e tyre krijojnë mbeturina t´i veçojnë ato në grupe si mbeturina
ushqimore, ambalazhe (plastike, qelq, karton), mbeturina ndërtimore, objekte të
vëllimshme, etj, ku secili nga këto grupe të ambalazhohet më vete në qeska a kosha
të veçantë.
Sasia prej 27 374 ton mbeturina e cila prodhohet në qytet gjatë gjithë vitit,
nga verifikimi konstatohet se firma nuk disponon të dhëna për natyrën e
mbeturinave urbane, përbërjen teknologjike të tyre dhe subjektet që i kanë
prodhuar. Transporti për në sheshin e depozitimit të mbeturinave urbane si dhe
depozitimi i mbeturinave kryhet i pa diferencuar.
Grupi i kontrollit konstatoi se, nga firma sipërmarrëse ka mos tërheqje dhe
transport të tyre në kohë sipas grafikëve si në lagjen “Kala”, “Krastë”,
“Manasderes”, “Zaranikë”, “Skëndërbej, “Mëhalla e madhe”.
Në këto lagje pikat e grumbullimit janë të hapura dhe nuk janë vendosur
kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave të prodhuara nga familjarë apo subjekte
të tjera dhe si rezultat i mos tërheqjes në kohë të mbeturinave, për rrjedhojë i
fillimit të dekompozimit të tyre sidomos në stinën e verës, është bërë shkak për
emetimin në atmosferë të aromave të këqija të padurueshme si dhe të ndotjes së
ajrit dhe ujit. Ky fenomen u konstatua dhe në anketimet e kryera në banorë të
grupmoshave të ndryshme.
Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me fshesë apo autofshesë, në freskimin,
larjen e rrugëve si dhe mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve kryesisht nga firma
sipërmarrëse janë respektuar dhe realizuar kryerja e shërbimeve sipas grafikëve që i
janë bashkangjitur kontratës. Zërin fshirja e rrugëve me autofshesë është realizuar
në masën 58,58%, se rrugët dhe sheshet e planifikuara për tu fshirë me autofshesë
kanë qenë të bllokuara gjatë orëve të natës me mjetet e parkuara në këto segmente
rrugore.
Nga ana e Bashkisë nuk janë marrë masa që këto rrugë dhe sheshe të jenë të
lira për të mos u bërë pengesë në futjen e mjetit për fshirjen me autofshesë. E njëjta
situatë vihet re edhe në larjen e rrugëve zë i cili është realizuar në masën 42%.
E gjithë sasia e mbeturinave urbane të prodhuara gjatë 24 orëve janë
transportuar dhe depozituar në fushën e depozitimit të mbetjeve urbane pranë lumit
Shkumbin. Vend depozitimi i mbetjeve urbane është krijuar në vitin 1986, dhe
është i tejmbushur. Largësia e tij nga qyteti është më pak se një km, vend
depozitimi është në nivelin e shtratit të lumit Shkumbin. Në këtë vend depozitimi
vazhdojnë të hidhen gjithë mbetjet urbane dhe mbetje të tjera. Vend depozitimi
është i pa rrethuar i pa mbrojtur për pasojë shpesh ndodh edhe djegia dhe vetë
13
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

djegia e mbeturinave të cilat me gazrat që krijojnë gjatë procesit të djegies dhe


dekompozimit janë shqetësuese për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Vend depozitimi është faktor për ndotjen e ujërave të lumit Shkumbin si
pasojë e infiltrimeve.
Subjekti i cili kryen shërbimin e pastrimit për Qytetin e Elbasanit si dhe
vendi i depozitimit të mbeturinave urbane nuk janë pajisur me leje mjedisore për
kryerjen e këtij shërbimi në kundërshtim me nenin 25 të ligjit nr. 9010, datë
13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”.
Bashkia Elbasan ju ka kërkuar organeve kompetente ku krijimin e një
landfilli të ri që të shërben për grumbullimin dhe manipulimin e të gjithë mbetjeve
të qytetit por edhe të komunave rreth tij.
Ndër gjetjet kryesore të këtij auditivi rendisim:
- Bashkia e Qytetit Elbasan ka miratuar më datë 29.04.2008, studimin për
ngritjen e impiantit për separacionin e mbetjeve urbane të qytetit pranë, fushës së
depozitimit të mbeturinave me kapacitet 300 ton në ditë, studim i cili nuk ka gjetur
ende zbatim.
- Bashkia e Qytetit Elbasan nuk ka të evidentuara sasinë e mbeturinave që
prodhon çdo familje, të subjekteve publike dhe privat, natyrën e mbetjeve urbane si
dhe mënyrën e grumbullimit sipas përkatësisë.
- Bashkia e Qytetit të Elbasanit nuk ka të evidentuar subjektet që prodhojnë
mbetje të ngurta që janë objekt i lejes apo autorizimit mjedisor.
- Bashkia duhet të bashkëpunojë me ARM për identifikimin e këtyre
subjekteve, pasi me aktivitetin e tyre janë ndotëse të mjedisit urban të qytetit.
Për mbetjet urbane që prodhojnë këto subjekte nuk ka ndonjë të dhënë nga
ana e Bashkisë, si dhe nuk ka ushtrim kontrolli në këto subjekte nga ana e saj në
zbatim të ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjit nr.
8094, datë 21.03.1996, “Për largimin publik të mbeturinave”.
- Nga ana e Bashkisë nuk i është kërkuar subjekteve private vendosja e
kontejnerëve, për mbetjet jo urbane, në kundërshtim me nenin 27 të Rregullores së
Bashkisë “Për administrimin e mbeturinave”.
Nga vëzhgimi në teren i kryer nga grupi i kontrollit në subjektet private dhe
publike u konstatua se mbajtja pastër në një rreze prej 5 m, në aktivitetin që kryen
subjekti është me mangësi. Subjektet nuk kanë vendosur kosha ku të depozitohen
mbetjet e krijuara gjatë aktivitetit ditor të tyre dhe këto mbetje të transportohen dhe
të hidhen në kontejnerët e vendosur nga Bashkia.

3/IV. Mbi paraqitjen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe faktorët kryesorë që


shkaktojnë këtë ndotje.

Qyteti i Elbasanit në vitin 2005, konsiderohej si një nga qytetet me ajrin më


të ndotur në Shqipëri dhe Evropë. Matja e nivelit të ndotjes është kryer në tre pika
kryesore të qytetit të Elbasanit: Elbasani 1, kryen matjet në qendër të qytetit,
14
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

lartësia e matjes 8m; Elbasani 2, kryen matjet në Drejtorinë e Kombinatit


Metalurgjik në lartësinë e matjes 6m; Elbasani 3, kryen matjet në Universitetin
“Aleksandër Xhuvani”, lartësia e matjes 1,5m. Matja e nivelit të ndotjes së ajrit
është realizuar sipas kontratës së nënshkruar mes Ministrisë Mjedisit dhe Agjencisë
Rajonale të Mjedisit Elbasan.
Elementët e monitoruar në këto pika takimi janë: lënda e ngurtë pezull në
ajër (LNP), lënda e ngurtë me dimensione grimcash më të vogla se 10 mikron
(PM10), përmbajtja e plumbit (Pb) në ajër, përmbajtja e dioksidit të squfurit (SO 2)
në ajër, përmbajtja e bioksidit të azotit (NO2) në ajër, përmbajtja e ozonit (O3) në
ajër. Rezultatet e monitorimit pasqyrohen në aneksin nr. 2, bashkëngjitur këtij
Projektraporti.
Referuar të dhënave të pasqyruara në aneksin nr. 2 del se, për vitin 2006 në
qytetin e Elbasanit ka ulje të përmbajtjes së grimcave përbërëse të ajrit në të tre
pikat e përcaktuara për monitorim.
Faktori kryesor për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në vitin 2006, është mbyllja
e përkohshme dhe frenimi i aktivitetit në periudhë kohe të konsiderueshme të dy
ndotësve më të rëndësishëm industrialë për qytetin e Elbasanit, uzina e shkrirjes së
çelikut “Kurum” dhe fabrika e prodhimit të çimentos “ECF”.
Mbështetur në ankesat e shumta të komunitetit në instanca të larta,
sensibilizimin e opinionit publik nëpërmjet mediave lokale dhe kombëtare, në
fabrikën e çimentos, u punua gjatë vitit 2006, dhe u realizua vendosja e filtrave të
rinj thithës të kapjes së shkarkimeve te pluhurit, aktiviteti i të cilave filloi më datë
19 nëntor 2006, proces pozitive për ambientin dhe komunitetin. Megjithatë
referuar të dhënave të tabelës së të dhënave për viti 2006, përmbajtjet e LNP dhe
PM 10 janë përsëri mbi normat e lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe i Bashkimit
Europian. Indekset e tjerë, Pb, So2, O3, No2 janë brenda normave te lejuara nga
legjislacioni shqiptar dhe legjislacioni i Bashkimit Europian.
Monitorimet e kryera në periudhën 16 prill - 15 dhjetor 2007, në qytetin e
Elbasanit, në të njëjtat pika të përcaktuar për monitorim në kontratë, janë marrë
rezultatet e pasqyruara në aneksin nr. 2, bashkëngjitur këtij Projektraporti.
Referuar të dhënave të tabelës për periudhën Prill-Dhjetor 2007 ka një
përkeqësim të disa treguesve të ndotjes së ajrit si LNP, PM10, Pb dhe NO 2,
shkaktar i të cilave janë avaritë e ndryshme në sistemin e pluhur kapjes apo
mosvënien e rregullt në punë të këtij sistemi, ndërsa për treguesit e tjerë SO2 dhe O3
konstatohet përmirësim i lehtë i vlerave.
Në periudhën 1 shkurt - 31 maj 2008, monitorimet në qytetin e Elbasanit janë
kryer në dy pika konkretisht në Elbasani 1, me vendndodhje në qendër të qytetit,
lartësia e matjes 4 m, dhe Elbasani 3, me vendndodhje në Universitetin
“Aleksandër Xhuvani”, lartësia e matjes 4 m. Në pikën Elbasani 2, për këtë
periudhë nuk janë marrë mostrat për monitorim për efekt të mungesës së bazës
materiale dhe defektit në pajisjet monitoruese. Të dhënat, që i përkasin këtyre
monitorimeve pasqyrohen në aneksin nr. 2 bashkëngjitur këtij Projektraporti
15
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Konstatohet se marrja e mostrave të përdorura për monitorimin e cilësisë së ajrit


në gjashtë vitet e fundit është kryer në të njëjtat pika referimi, gjë që përbën
avantazh për nxjerrjen e konkluzioneve të sakta. Mostrat e mara për monitorim
janë analizuar nga ARM Elbasan në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të
Mjedisit Tiranë.
Referuar të dhënave të tabelës, rezultatet e 6 mujorit të parë për vitin 2008,
krahasuar me normat e lejuara nga legjislacioni shqiptar, janë rreth 10 deri 11 % më
ulët se ato të vitit 2007, dhe 38% deri në 40 % më ulët se treguesit e vitit 2005, por
po të krahasohen me normat e lejuara në legjislacionin e Bashkimit Europian, dy
tregues LNP dhe PM10 janë më të larta.
Përmbajtja e grimcave të ngurta në ajër për qytetin e Elbasanit për periudhën
2001 deri më 2007 pasqyrohet si në tabelën nr. 6 më poshtë:
Tabela Nr. 6
Përmbajtja e grimcave të ngurta në ajër (Qendër, Elbasan) viti
2001-2007
LNP PM10
Nr. Viti
(µg/m3) (µg/m3)
1 2001 279 -
2 2002 366 175
3 2003 266 .117
4 2004 244 112
5 2005 249 113
6 2006 179 79
7 2007 195 91
8 AL limit 140 70
9 BE limit 80 40

Paraqitja grafike
e
përmbajtjes së grimcave të ngurta në ajër (Qendër, Elbasan) viti 2001-2007

16
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Shënim: Nga grafiku dhe të dhënat rezulton se vlerat e LNP dhe PM10 për vitin 2007 kanë një rritje për shkak të
ndryshimit të nivelit të matjes nga 8 m në 4 m, por mesatarja ndermjet dy pikave shënon ulje rreth 40%
krahasuar me vitin 2005.

Matjet mbi ndotësit e ajrit janë kryer me aparatura dixhitale të vitit 2007 të
vëna në dispozicion, të monitoruara dhe të kontrolluara nga Këshilli i Europës.
Referuar të dhënave të tabelës “Përmbajtja e grimcave të ngurta në ajër”,
Qendër Elbasan për vitin 2001-2007 rezulton se grafiku për vlerat e matura në
lëndën e ngurtë pezull (LNP) dhe në lëndën e ngurtë me dimensione grimcash më
të vogla se 10 mikron (PM10), për qytetin e Elbasanit janë shumë më të larta se
normat e lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe akoma më të larta krahasuar me
vlerat e Bashkimit Europian.
VKM nr. 103, datë 31.03.2002, “Për monitorimin e mjedisit në Republikën e
Shqipërisë”, gërma A pika 2, kreu II përcakton se, “Ministria e Shëndetësisë
nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorive të Shërbimit Parësor
Shëndetësor, në rrethe, ngarkohet me monitorimin e treguesve për ajrin urban.
Përmbajtjen e lëndës së ngurtë e pezull në ajër, përmbajtjen e ozonit O 3,
përmbajtjen e plumbit Pb, përmbajtjen e dioksidit të Squfurit SO 2, përmbajtjen e
oksideve të azotit Nox, përmbajtjen e hidrokarbureve, nivelin e zhurmave,
radioaktiviteti në atmosferë.” Pra, raporti mbi monitorimin e treguesve të nivelit të
ndotësve të ajrit për qytetin e Elbasanit, duhet të pasqyronte dhe rezultatet e
monitorimit të përmbajtjes së hidrokarbureve në ajër, të nivelit të zhurmave si dhe
të radioaktivitetit në atmosferë.
Si konkluzion rezultatet e monitorimit për përmbajtjen e elementëve ndotës
të ajrit në qytetin e Elbasanit janë të pjesshme. Në raporte nuk pasqyrohen të
dhënat mbi gjendjen e hidrokarbureve në ajër, të nivelit të zhurmave si dhe ato të
radioaktivitetit në atmosferë kërkesa këto të përcaktuara në legjislacionin
shqiptar për mjedisin, dhe ngarkon me përgjegjësi z. Skënder Berberi me detyrë
Përgjegjës për Sektorin e Shëndetit dhe Mjedisit për mos bashkëpunim dhe
koordinim në nivelin e duhur të Bashkisë Elbasan me institucionet e tjera të
qytetit që ligji i ngarkon për mbrojtjen e mjedisit.
Ndotja e ajrit në Qytetin e Elbasanit ka shkaktuar probleme direkt jo vetëm në
shëndetin e njerëzve por dhe në atë kafshëve si dhe në rritjen dhe kultivimin e
bimësisë së zonës. Këto konstatohen me ndryshimet gjenetike dhe deformimet e
vazhdueshme të ndodhura dhe të denoncuara për këtë qytet.
Faktorët që e rendisnin në këtë periudhë qytetin e Elbasanit ndër qytetet me
ajër më të ndotur janë:
- Shkarkimet në ajër nga operatorët e mëdhenj e të vegjël industrialë.
- Djegia e mbeturinave urbane në fushën e grumbullimit.
- Djegia e mbeturinave brenda kontejnerëve.
- Rritja e numrit të automjeteve.
- Përdorimi i lëndëve djegëse jashtë parametrave të BE.
- Kontroll jo i plotë dhe i rreptë mbi shkarkimet në ajër të automjeteve.
17
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Kombinati Metalurgjik, i ndërtuar në vitin 1960, është cilësuar si burimi


kryesor i ndotjes së ajrit për qytetin e Elbasanit.
Në këtë territor ushtrojnë aktivitetin e tyre operatorët Uzina e çelikut
“Kurum”, fabrika e çimentos “ECF”, Stabilimenti i Ferro –Kromit “ACR” sh.p.k.,
ish DARFO.
Në subjektin “Kurum”, në dhjetor të vitit 2005, nga ana e shoqërisë janë bërë
ndryshime në kapacitetin e prodhimit të çelikut dhe sistemin e pluhur kapjes së
Furrës elektrike me hark “FEH”.
Për largimin e pluhurave në subjektin “Kurum”, përdoret sistemi në të thatë
me filtra me mëngë. Në këtë sistem janë instaluar dy impiante me filtra me mëngë,
një për gazet e vrimës së katërt dhe një për gazet e thithur në sistemin kapës. Nga
monitorimet e kryera në mënyrë të vazhdueshme ka rezultuar se rendimenti i kapjes
së këtij sistemi arrin deri në 93%. Po të krahasohet gjendja aktuale e ndotjes me
gjendjen e viteve 1990, si me gjendjen deri në dhjetor 2005, ku shkarkoheshin rreth
10-12 ton pluhura në ditë, situata aktuale ka ndryshime të mëdha.
Vlera e investimeve të bëra në vitet 2006 e 2007 për sistemin e pluhur kapjes,
është 4 500 000 dollarëve, ndërsa për vitin 2008, është planifikuar të kryhet
investimi për sistemin e pluhur kapjes, me vlerë 4 200 000 euro, i cili do të
realizojë kapjen maksimale të pluhurave brenda normave dhe vendosja në dalje të
oxhakut e sistemit të ri të monitorimit të shkarkimeve për 24 orë. Gjatë vitit 2006
nga sistemi i pluhur kapjes është kapur dhe grumbulluar rreth 3 100 ton pluhur,
gjatë vitit 2007 rreth 3 321 ton pluhur dhe gjatë 6 mujorit të parë 2008 rreth 1 526
ton pluhur. Referuar të dhënave statistikore të monitorimeve, para 15 dhjetorit të
vitit 2005 ky pluhur shkarkohej në atmosferë.
Në uzinën e çelikut “Kurum” kapen çdo ditë 8-8,5 ton pluhura, ndërsa në ajër
shkarkohen mesatarisht çdo ditë rreth 1 ton pluhur, kjo për efekt të rendimentit të
pluhur kapësit si dhe të avarive apo defekteve të ndryshme që ndodhin.
Në fabrikën e çimentos “ECF” nga viti 2006 dhe në vazhdim është vendosur
sistemi i pluhur kapjes, i përbërë nga filtra me mëngë, në dalje te tij është vendosur
aparati monitorimit të gazrave e pluhurave, si dhe sistemi i monitorimit të
shkarkimeve në dalje të oxhakut. Rezultatet e monitorimit për vitet 2006, 2007
kanë vlera të pluhurit total nga 8-35 miligram /m3, vlera të cilat janë brenda
parametrave të normave të përhershme (50 mg/m3).
Vlera e investimeve të kryera për vitin 2007, lidhur me rigjenerimin e
sistemeve të pluhur kapjes është 250 000 euro, vlera totale e sistemit të pluhur
kapjes është 3 000 000 euro, vendosja e sistemit të monitorimit të shkarkimeve në
dalje të oxhakut është kryer në vlerën 100 000 euro. Për vitin 2008, për
mirëmbajtjen e aparaturave dhe sistemit të pluhur kapjes është parashikuar vlera e
investimeve 400 000 euro dhe kalimi i sistemit çdo 6 muaj në remont.
Stabilimenti i Fe-Cr “Ferro –Kromit” në Elbasan, në muajin Shkurt të vitit
2007 kaloi nën administrimin e shoqërisë “ACR”sh.p.k. Gjatë kësaj periudhe kjo
kompani është marrë me rivënien në punë të stabilimentit, ka kryer provat teknike
18
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

dhe teknologjike për furrat dhe ka marrë pajisjet monitoruese për shkarkimet në
ajër.
Krahas këtyre operatorëve të mëdhenj ndotjen e ajrit në qytetin e Elbasanit e
shkaktojnë dhe operatorë të tjerë më të vegjël, megjithëse ndodhen larg qytetit, si
prodhimet karbonike, fabrikat e tullave, prodhime dhe përpunime të drurit etj. me
veprimtarinë e tyre ndikojnë në ndotjen e ajrit të qytetit.
Rritja e numrit të automjeteve dhe përdorimi i lëndëve djegëse jashtë
parametrave të BE-së, si dhe mungesa e një kontrolli të rreptë në lidhje me
shkarkimet e automjeteve ka një ndikim të lartë në ndotjen e ajrit.
Tabela Nr. 7
Automjetet në qarkullim(Qyteti Elbasan) viti 2006, 2007
Emërtimi i Viti 2006 Viti 2007
Nr.
automjeteve Gjithsej Benzinë Naftë Gjithsej Benzinë Naftë
1 Automjete gjithsej 6530 1030 5500 7250 1144 6106
2 Autovetura 5399 1030 4369 5995 1144 4851
3 Autobusë, Mikrobusë 258 - 258 286 - 286
4 Kamionë 873 - 873 969 - 969

Të dhënat e tabelës tregojnë se me rritjen e numrit të automjeteve në vite,


zhvillimi i ndotjes nga shkarkimet në ajër kanë qenë më të lartë. Ndër pluhurat më
ndotës të shkaktuar nga automjetet, përmendim dioksidin e squfurit, oksidin e
karbonit, dioksidin e karbonit dhe dioksidin e azotit. Kjo ka ndikuar dhe vazhdon
të ndikojë në cilësinë e prodhimeve bujqësore për të gjithë Qarkun e Elbasanit.
Shtimi i treguesve të monitorimit të përbërësve të cilësisë së ajrit në Elbasan,
në kuadër të projektit të sistemit të monitorimit në Shqipëri “STEMA”, në qershor
të vitit 2007, është rritur. Pas kësaj periudhe kryhet monitorimi i ajrit të qytetit jo
vetëm për treguesit e paraqitur në tabelat e mësipërme, por edhe për treguesit e tjerë
si hidrokarburet, grupi kanceroz benzen, toluen, ksilen si dhe treguesi i monoksidit
të karbonit. Kjo u bë e mundur me vendosjen e aparatit dixhital, në vlerë 120 000
euro, financuar nga Qeveria Shqiptare, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit te Ujërave dhe projekti EU – CARDS.
Nga të dhënat e marra në vitet 2006, 2007 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2008
të krahasuara me vitet para kësaj periudhe, niveli i treguesve cilësorë të ajrit ka ulje
në masën 40%. Në janar të vitit 2008 vlera e PM10 (pluhuri i respirueshëm) ka
arritur vlerën 65 mikrogram/m3 nga 70 mikrogram/m3 që është norma limit në
Shqipëri. Për muajt në vazhdim të vitit 2008 rezultatet janë në përmirësim
krahasuar me ato të vitit 2007.
Sistemimi i rrugëve kryesore dhe dytësore nga Bashkia Elbasan, pastrimi i
qytetit, larja e rrugëve kryesore çdo ditë në periudhën e verës, evadimi i
mbeturinave urbane, vendosja e sistemeve të filtrimit nga operatorët e mëdhenj dhe
të vegjël, janë faktorë që kanë bërë të mundur uljen e parametrave ndotës të ajrit
urban. Djegia e mbeturinave urbane mbetet akoma problem shqetësues i cili kërkon
zgjidhje imediate.
19
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Për përmirësimin e cilësisë së ajrit urban dhe pakësimin e rreziqeve


shëndetësore nevojitet zbatimi i një serie masash duke u mbështetur në planifikimin
urban të qytetit, nga sektorët që shkaktojnë këtë ndotje të ajrit. Shkaktarët kryesorë
të ndotjes janë sektori industrial, ai i pastrimit të qytetit, i trajtimit të mbeturinave
urbane, të cilat në mënyrë të vazhdueshme digjen, sektori i transportit, i ndërtimit
etj. Për qytetin e Elbasanit nuk ka studime të mirëfillta mjedisore që të mund të
përdoren si projekte për eliminimin e ndotjes në qytet, përmes thithjes së
financimeve vendase apo edhe të huaja. Investimet që janë bërë për eliminimin e
ndotjes janë minimale, megjithatë po punohet shumë për të përfshirë Elbasanin në
programet kombëtare të ndërhyrjeve me përparësi në fushën e ndotjes së mjedisit.
Për vitin 2008 vazhdon monitorimi i ajrit të qytetit nga Agjencia Rajonale e
Mjedisit. Agjencia rajonale e mjedisit duhet të ushtrojë presion ndaj fabrikave që
prodhojnë në zonën industriale të Elbasanit në mënyrë që ato të respektojnë normat
e përkohshme të shkarkimeve në ajër, si dhe të marrin masa parandaluese pasi
ndotja e ajrit është ende në nivele të larta.

3/V. Cilët janë aktorët përgjegjës për parandalimin e ndotjes në qytet dhe
përgjegjësitë e tyre.

Aktori kryesor përgjegjës për parandalimin e ndotjes në qytet është Bashkia


si organ i qeverisjes vendore. Bashkia me qëllim parandalimin e ndotjes duhet t‟i
kërkojë personave fizikë dhe juridikë, veprimtaria të cilëve krijon mbetje,
reduktimin në maksimum të këtyre mbetjeve si një nga faktorët e kufizimit të
ndotjes.
Bashkia duhet t‟i kërkojë këtyre subjekteve të ndajnë që në burim dhe të
vendosin në kosha të veçantë dhe të dallueshëm mbetjet sipas natyrës me qëllim
reduktimin në maksimum të impaktit negativ në mjedis.
Bashkia duhet t‟i kërkojë subjektit që ka marrë përsipër pastrimin e qytetit
zbatimin e detyrimeve kontraktuale ku janë të pasqyruara edhe grafikët e
shërbimeve si dhe të organizojë kontrolle mbi zbatimin e kontratës sipas grafikëve
të miratuar në kohë e cilësi me qëllim parandalimin e ndotjes së mjedisit nga
mbeturinat urbane.
Nga ana e Bashkisë të merren masa që përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve
në fushën e depozitimit të kryhet sipas metodave të detyrueshme për zbatim si:
ndarja e mbetjeve sipas natyrës së tyre ku të kryhet riciklimi dhe ripërdorimi i tyre,
kompostimi, groposja apo djegia në impiante të posaçme.
Mungesa aplikimit për përpunimin dhe asgjësimin të mbetjeve si më lart ka
bërë që parandalimi i ndotjes në qytet të mos jetë efektiv.
Nga ana e Bashkisë, mungesa e hartimit të planeve të veprimit për
administrimin mjedisor të mbetjeve si dhe mungesën e zbatimit të teknologjisë për
trajtimin mjedisor të mbetjeve të ngurta të pasqyruara dhe në rregulloren e Bashkisë
“Për administrimin e mbetjeve” si dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm mbi
20
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

veprimtaritë që krijojnë mbetje dhe mbi subjektin kontraktues për grumbullimin,


transportin, përpunimin dhe asgjësimin e tyre në fushën e depozitimit është një
faktor që ka ndikuar në ndotjen e mjedisit.
Mungesa e masave shtrënguese nga ana e Bashkisë për zbatimin ndaj
subjekteve që prodhojnë mbeturina si dhe subjektit që bën grumbullimin,
transportin, përpunimin dhe asgjësimin e tyre është një faktor që ka çuar në
përkeqësimin e gjendjes së mjedisit.
Mungesa e bashkëveprimit të strukturave të Bashkisë me institucionet e tjera
që ligji i ngarkon për mbrojtjen e mjedisit ka bërë që parandalimi i ndotjes së
mjedisit të mos jetë efektiv.
Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë dhe OJF-ve apo shoqatave të ndryshme të
angazhuara në mbrojtjen e mjedisit mbi edukimin mjedisor të qytetarëve si dhe
subjekteve fizikë e juridikë nuk ka qenë në nivelin e duhur.

3/VI. Mesazhi i KLSH

Situata aktuale e gjendjes mjedisore në qytetin e Elbasanit është e


përmirësuar në krahasim me gjendjen në periudhën para fillimit të kontrollit.
Kërkojmë që Bashkia Elbasan të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme me
krijimin e strukturave përkatëse me qëllim marrjen e masave për përmirësimin e
mëtejshëm të gjendjes së mjedisit në qytet dhe territorin përreth tij.

3/VII. Rekomandime

1.Të krijohen Strukturat për administrimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit.


2.Të hartohen të detajuara dhe të miratohen planet vjetore të veprimit për
mbrojtjen e mjedisit.
3.Të thellohet koordinimi dhe bashkëpunimi midis Bashkisë Elbasan dhe
institucioneve të tjera të qytetit që ligji i ngarkon për mbrojtjen e mjedisit.
4.Të pasqyrohen në vite, tendenca e prodhimit të mbeturinave urbane në
raport me tendencën e zhvillimit të qytetit të Elbasanit.
5.Të kryhet në kohë grumbullimi dhe transporti i mbeturinave urbane sipas
grafikëve të hartuar për lagjet periferike të qytetit.
6.Bashkia ti kërkojë Ministrisë së Punëve Publike dhe Rregullimit të
Territorit në bazë të studimit të kryer miratimin vendgrumbullimi të mbetjeve
urbane.
7. Të përcaktohet vend grumbullimi për lloje të tjera të mbetjeve jo urbane
dhe mbetjet industriale, të aktiviteteve tregtare etj, si dhe të evidentohen të dhënat
për sasinë e grumbullimit të tyre.
8.Të përmirësohet situata mjedisore në vendin e depozitimit të mbeturinave
urbane në periudhë kohe sa më të shkurtër.

21
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

9.Bashkia ti krijojë kushte sa më optimale firmës që kryen pastrimin e qytetit


që lagia dhe larja e disa shesheve dhe segmenteve rrugorë në qendrën e qytetit të
kryhet sipas grafikëve të hartuar.
10.Bashkia të kërkojë nga subjektet publike dhe private veçimin dhe
sistemimin e mbeturinave urbane sipas tipologjisë së tyre, si dhe ti pajisë këto
subjekte me kosha e qese për grumbullimin e tyre.
11.Bashkia të kërkojë nga subjektet fizikë dhe juridikë mbajtjen pastër të
ambientit, në reze deri në 5 m.
12.Bashkia të hartojë metodologjinë për përcaktimin e tarifës së pastrimit
dhe gjelbërimit sipas natyrës dhe volumit të mbeturinave që subjektet prodhojnë.
13. Në planet e rregullimit të territorit, si dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit
të përcaktohen në mënyrë specifike, me shifër konkrete, raportet midis sipërfaqes
së ndërtimit dhe sipërfaqes së gjelbërimit.

Përsa më sipër paraqitet ky Raport Përfundimtar Kontrolli.

Përfaqësuesit e autorizuar të KLSH


Elfrida TARAKU
Mimoza LLOJI
Agron MAKSUTAJ
Keida MUÇA

22
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

3/VIII. Metodologjia

Në përgatitjen e këtij Raporti Përfundimtar të auditimit të performancës jemi


mbështetur në materialet e mëposhtme:

-Ligji nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”,


ndryshuar me Ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000;
-Ligji nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”;
-Ligji nr. 8094, datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”;
-Ligji nr. 9010, datë 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të
ngurta”;
-Ligji nr. 8897, datë 16.05.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”;
-Ligji nr. 7697, datë 07.04.1993 “Për kundravajtje administrative” me
ndryshimet përkatëse;
-Ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e
qeverisjes vendore”;
-Ligji nr. 9115, datë 24.07.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotur”;
-VKM nr. 103, datë 31.03.2002 “Për monitorimin e mjedisit në Republikën e
Shqipërisë”;
-VKM nr. 228 “Për ruajtjen e mjediseve urbane nga ndotjet dhe dëmtimet”;
-VKM nr. 248, datë 24.04.2003, “Për miratimin e normave të përkohshme të
shkarkimeve në ajër dhe zbatimin e tyre”.
-Materialet e vëna në dispozicion nga Bashkia Elbasan.
-Materialet e vëna në dispozicion nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.
-Materialet e vëna në dispozicion nga Inspektorati Sanitar Shtetëror.

23
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Aneksi Nr. 1

Realizimi i investimeve për gjelbërimin


viti 2006, 2007 në 000/lekë
Nr. Emërtimi Plan Fakt
1 Viti 2006
2 Ndërtimi i gjashtë lulishteve 5050 4751
3 Stola dekorativë 1127 1127
4 Ndërtim rrjeti vaditës 142 135
5 Drurë dekorativë 674 674
6 Shuma 7993 6687
7 Viti 2007
8 Stola dekorativë 1240 1196
9 makineri 489 325
10 Shuma 1729 1521
11 Totali 2006 + 2007 8722 8205

24
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

Aneksi Nr. 2
Mbi rezultatet e monitorimit mbi cilësinë e ajrit Prill-Qershor 2006
Periudha e marrjes LNP PM10 Pb SO2 NO2 O3
Stacioni
së mostrës (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3)
Elbasani 1 20.04.06 – 10.06.06 168 65 0,25 18 19 101
Elbasani 2 20.04.06 – 10.06.06 106 98 0,25 24 23 100
Elbasani 3 20.04.06 – 10.06.06 149 66 0.24 19 18 100
Mesatare 20.04.06 – 10.06.06 141 76 0,25 20 20 100
Norma Al 170 70 1 60 50 120
Norma BE 80 40 0,5 40 40 110

Mbi
Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit Prill-Dhjetor 2007
Peridha e marrjes LNP PM10 Pb SO2 NO2 O3
Stacioni
së mostrës (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3)
Elbasani 1 17.04.07 – 15.12.07 195 91 0,27 16 23 93
Elbasani 2 18.04.07 – 15.12.07 297 145 0,32 31 33 93
Elbasani 3 17.04.07 – 15.12.07 157 72 0,24 11 15 98
Mesatare 17.04.07 – 15.12.07 216 103 0,28 19 24 95
Norma Al 170 70 1 60 50 120
Norma BE 80 40 0,5 40 40 110

Mbi
Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit 01 shkurt-31 maj 2008
Stacioni Periudha e marrjes LNP PM10 Pb SO2 NO2 O3
së mostrës (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3) (µg/m3)
Elbasani 1 01.02.08 – 31.05.08 173 74,25 - 19,5 26,75 -
Elbasani 3 01.02.08 – 30.05.08 144,65 64,1 - 11,75 19,25 -
Mesatare 01.02.08 – 31.05.08 158,8 69,2 - 15,6 23 -
Norma Al 170 70 1 60 50 120
Norma BE 80 40 0,5 40 40 110

25
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

PYETËSORI

Ky pyetësor është bërë nga grupi i kontrollit me qëllim për të marrë një
informacion më të saktë mbi gjendjen e mjedisit dhe kishte si qëllim që të krijonte
ndërgjegjësim të publikut dhe të rrisë pjesëmarrjen e komunitetit për të bërë të
mundur aktivizimin e tij në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

1. Si paraqitet gjendja e mjedisit në qytetin tuaj?

Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm


4 23 30
2. Mendoni se janë të mjaftueshme hapësirat e gjelbra në qytetin tuaj?

Po Jo Mjaftueshëm
2 28 27
3. Keni informacion se cilat janë zonat që konsiderohen më të ndoturat për
qytetin?

Po Jo Mjaftueshëm
22 12 23
4. Cilat janë lagjet të cilat konsiderohen më të ndoturat?

Lagjia: Shen Koll, 5Maji, Kinezet, Vullnetari, Beqir Dardha,


18 34 2 10 11
28 Nentori, Skenderbej, Dyli Haxhire, Çlirimi, Krastë
8 3 4 2 1
L. Gurakuqi, Varreza, Partizani, Fushe Mbret, Banesat, Brigada 17 Sulm.
2 2 1 1 5 1
HAXHIAS, HEKURUDHA
4 8
5. A largohen mbeturinat urbane në mënyrë të rregullt nga zona juaj e banimit?

Po Jo Nuk e di
33 17 7
6. Sa herë bëhet grumbullimi dhe largimi i mbeturinave në lagjen tuaj?

2 herë 1 herë Më rrallë


26
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

9 37 11

7. A realizohet ndarja e tyre në mbetje organike, plastike, letra, qelq dhe të tjerë
përbërës?

Po Jo Nuk e di
1 33 23
8. Keni informacion si kryhet në qytet përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve?

Po Jo Nuk e di
23 18 16
9. Sa larg qytetit ndodhet qendra e grumbullimit të mbeturinave?

Afër Larg Nuk e di


15 20 22
10.A ndikon vendi i grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave në prishjen e
cilësisë së ajrit?

Shumë Pak Aspak


48 8 1
11. Si paraqitet furnizimi dhe gjendja e ujit të pijshëm për qytetin?

E mirë Jo e mirë E keqe


18 34 4
12. Ka në qytetin tuaj impiante për trajtimin e ujërave të ndotura?

Po Jo Nuk e di
1 16 40
13. Keni informacion ku shkarkohen ujërat e ndotura të qytetit?

Po Jo Nuk e di
20 9 28
Nëse po, specifikojeni: Ne lumin Shkumbin, ne Manazdere, Gorga
17 1 1
14. Si paraqitet niveli i zhurmave gjatë ditës dhe natës në qytet?

Mirë Jo mirë Keq Shumë keq


27
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR KONTROLLIN E USHTRUAR NË BASHKINË ELBASAN MBI SITUATËN MJEDISORE”

12 23 12 10
15. Sa herë gjatë një dite bëhet larja e rrugëve të qytetit?

1 herë 2 herë 3 herë


47 6 (asnjëherë 4)
16. Mendoni se Bashkia ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e mjedisit?

Po Jo Nuk e di
21 8 28
17.Mendoni se Bashkia ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e ajrit nga ndotja
dhe ruajtjen e nivelit të ndotjes në kufij minimalë të lejueshëm?
Po Jo Nuk e di
18 9 30
18.A ka persona të prekur çdo vit nga sëmundje të shkaktuara si pasojë e ndotjes
së ajrit dhe mjedisit?

Po Jo Nuk e di
24 3 30

19.Cili mendoni se është faktori që influencon më shumë në prishjen e cilësisë së


ajrit urban?

Gazrat nga oxhaqet e fabrikave Automjetet


28 20
Mbetjet organike Nuk e di
33 1
20.Ndjeni se ka përmirësime të gjendjes së mjedisit (pastrimi i qytetit, gjelbërimi,
etj.) për vitet 2006, 2007?

2006 Po Jo Nuk e di
13 11 33
2007 Po Jo Nuk e di
21 11 25

28

You might also like