Professional Documents
Culture Documents
Dodbiba Ministri Shqiptar Që U Bllokoi Arin Gjermanëve
Dodbiba Ministri Shqiptar Që U Bllokoi Arin Gjermanëve
Dodbiba Ministri Shqiptar Që U Bllokoi Arin Gjermanëve
DOSSIER
Si u dënua në Gjyqin Special të zhvilluar në marsin e vitit 1945, ish-Ministri i Financave Sokrat Dodbiba dhe si e mbrojti atë
avokati i tij Dr. Spiro Stringa
Dashnor Kaloçi
Në nandorin e vjetit 1943 Sokrati bahet Ministër i Financave dhe gjermanët kërkuen prej tij që t'u jepte 30 milion franga ari
shqiptare për çdo muej, por se Sokrati kundërshtoi dhe nuk ua dha. Çdo pagim që u ashtë ba gjermanëve nga nandori i
vitit 1943 e deri në korrikun e 1944-ës, u asht ba me imponim, sa që koloneli Richard e ka kanosun edhe me kobure dhe
Sokrati gjatë veprimtarisë së tij nuk ka dhanë ma tepër se 4-5 miljon në muej kundrejt të 30-të miljonëve që pretendonin
gjermanët. Në këtë politikë Sokrati mujti t'ë evitojë vumjen në qarkullim të markut gjerman të Luftës. Gja që do të ishte
katastrofale për ekonominë e vëndit, duke u çvleftësue fare frangu shqiptar dhe me markun që do të vinin në qarkullim,
gjermanët do të merrnin krejt mallrat që ishin në Shqipëri ashtu siç bënë në shtetet e tjera që okupuan".
Kjo është dëshmia e avokatit të famshëm Dr. Spiro Stringa e dhënë para trupit gjykues të Gjyqit Special në marsin e vitit 1945, kur
ai ishte duke mbrojtur klientin e tij Sokrat Dodbiba, i cili në periudhën e pushtimit gjerman të Shqipërisë kishte mbajtur postin e
Ministrit të Financave në qeverinë e asaj kohe. Po kush ishte Sokrat Dodbiba cila ishte e kaluara e tij dhe pse e pranoi ai funksionin
e Ministrit të Financave në qeverinë shqiptare të asaj kohe? Cilat ishin mosmarrëveshjet e Ministrit Dodbiba me autoritetet gjermane
që ndodheshin në Shqipëri dhe si mundi ai që t'ua ndalonte atyre marrjen e arit nga thesari i shtetit shqiptar? Cila ishte mbrojtja që i
bëri avokati Spiro Stringa klientit të tij Dodbiba dhe si shpëtoi ai nga pushkatimi?