Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Franca

Republika franceze
République française

Flamuri i Francës Stema e Francës

Moto Kombëtare Liberté, Égalité, Fraternité


shqip: Liri, Barazi, Vllazëri

Himni Kombëtar La Marseillaise

Kryeqyteti Parisi

Qyteti më i madh Parisi

Gjuha zyrtare Gjuha franceze

Festa kombëtare 14 korrik

Forma e qeverisë Republikë gjysmë-


presidenciale

Kryetari i shtetit Emmanuel Macron

Sipërfaqja Vëndi i 40-të

1
FRANCA
– totale 674.843 km²
– % ujë 0,26 %

Popullsia () Vëndi i 20-të


– totale 67.595.000 banorë
– dendësia 111 banorë/km²

IZHNJ (20) 0

Monedha Euroja

Zona kohore
– zakonisht UTC+1
– në verë UTC+2

Targat e F
automjeteve

Prefiksi telefonik 0033

Kodi i internetit .fr

Anëtarësimi në
OKB

Franca (frëngjisht France), zyrtarisht Republika Franceze (frëngjisht République française),


shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e
përtejdetit (Départements d'Outremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës.
Franca është njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE).

Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje,


me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon.
Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim
nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë
e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de
Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.

Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si
këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e „Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të
Qytetarëve“ të nxjerrë në vitin 1789. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore
ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.

2
FRANCA
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547.030 km2 pa përfshirë viset e tjera nën
administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545.630 km 2 të
kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1.400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3427 km e
gjatë.
Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për
viset e bregdetin e Mesdheut ku dimri është i butë dhe vera e nxehtë.
Pjesën më të madhe të relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e
ulëta, pjesa tjetër jugore përshkohet nga Përrenjtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e
ulët e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Ronë (ang. Rhone) (-2 m) dhe ajo më e larta në
lartësinë e 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (fr. Mont Blanc).

Klima
Tri lloje: oqeanike (në perëndim) mesdhetare (në jug) kontinentale (në qendër dhe lindje).

Historia
Emri „Francë“ vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalë për fjalë përkthehet „vend i frankëve“ ose
„Frankland“. Ka teori të ndryshme për origjinën e emrit të frankëve. Njëra thotë që ai rrjedh nga
fjala proto-gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetës dhe njihej midis frankëve me emrin
francisca.
Një etimologji tjetër e propozuar është ajo që në gjuhët e vjetra gjermanike emri frank
nënkuptonte një njeri të lirë, e kundërta me skllav. Kjo fjalë vazhdon të ekzistojë në frëngjishten
e sotme si franc, madje ajo emërtonte edhe monedhën franceze deri në zëvendësimin e saj me
Euron.
Në Gjermani, Franca vazhdon të thirret me emrin Frankreich, e cila fjalë për fjalë do të thotë
„Mbretëri e Frankëve“. Për ta dalluar nga perandoria e frankëve nën Karlin e Madh, Francën
moderne gjermanët e quajnë Frankreich, kurse perandorinë e dikurshme të Karlit Frankenreich.

3
FRANCA
Popullsia

Piramida e popullsisë së Francës

Franca sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2010 ka pasur gjithsej 65,4 milion banorë, me
dendësi mesatare për km² 110 banorë. Radhitet në vendin e 20–të në botë. Ndërsa në vendin e
47–të për nga sipërfaqja me 547.030 km².
Tri e katërta e popullsisë së Francës jeton në qytete.
Pjesa dërmuese e popullsisë janë francezë. Por ekzistojnë edhe pakicat si : Flamanët, Bretanjët,
Baskët, Katalonët, Korzakët. Nuk ka shënime për pakicat sepse ky term në Francë pothuajse
është i panjohur. Pakicat me kalimin e kohës pothuajse krejtësisht janë asimiluar. Vonë nën
presionin e Unionit Evropian Franaca iu ka kushtuar vëmendje më të madhe pakicave kombëtare
dhe etnike.
Gjuhë zyrtare është frëngjishtja, por ekzistojnë disa gjuhë lokale si gjuha baske, bretonje,
katalone, flamane, gjermane etj. Këto gjuhë vonë qeveria i ka leju të përdoren. Megjithatë gjuha
frënge mbetet gjuhë e vetme zyrtare.
Kisha Katolike Romake është religjioni kryesor në Francë. Mbi 80 % e popullsisë deklarohen si
katolikë.
Sot rreth 6 % e popullsisë deklarohen se i përkasin religjionit islam. Protestant janë vetëm 2 % të
popullsisë. Ndërsa hebrenj janë gjithsej 1 % e popullsisë së Francës.

4
FRANCA
Njësitë administrative

13 régions dhe 96 départements të Metropolitantit Francezë.

Franca ka 18 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura "Région" nga të cilat 13 janë pjesë
e Francës Metropolitane (21 janë në pjesën kontinentale të Francës Metropolitane, një është
„territori kolektiv“ i Korsikësdhe katër njësi janë si njësi "territoriale detare". Këto njësi ndahen
më tutje në njësi më të vogla të quajtura département. Departamentet janë të shifruara (shumica
sipas ABC-së) dhe shifrat përdoren në raste si p.sh. : kodi postar apo tabelat e automjeteve.
Departamentet ndahen në 342 njësi më të vogla të quajtura arondisements (org. :
arrondissements), mirëpo në këtë nivel nuk ka kuvende dhe shumica shërbejnë për kryerjen e
punëve administrative. Arondisementet ndahen më tuje në 4.035 kantone (org. : Canton) njësi
edhe më të vogla, por edhe këto nuk kanë kuvende por shërbejnë për organizimin administrativ si
p.sh. : ofrimin e shërbimit gjatë zgjedhjeve të lira. Përfundimisht arondisementet ndahen në
36.682 komuna (org. : Commune), njësi që kanë kuvendin zgjedhor.
Régiones, départements, dhe communes janë të njohura si „bashkësi territoriale“
(org.: collectivités territoriales) që nënkuptojnë njësi me asamblenë lokale si dhe ekzekutivin
përderisa në anën tjetër arrondissements dhe cantons kanë më tepër funksion administrativ.

Politika
Republika Franceze ka sistem unitar gjysëm-presidencial me tradia të
forta demokratike. Kushtetuta e Francës e Republikës së pestë u aprovua me Referendummë 28
shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit në relacion me Parlamentin. Dega
ekzekutive ka dy kryetarë : Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me votë për një mandat 5
vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri që caktohet nga
Presidenti.

5
FRANCA
Parlamenti i Francës është legjislaturë dy-dhomëshe e formuar nga Asambleja
kombëtare (Assemblée nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me
votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në
Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisë. Senatorët zgjidhen nga një komision zgjedhor për një
mandat 6 vjeçar, dhe gjysma e anëtarëve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet duke filluar nga
shtatori 2008.[1] Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy
dhomave, Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit, përveç ligjeve kushtetuese dhe lois
organiques (ligje që parashihen direkt në kushtetutë) në disa raste. Qeveria ka ndikim të madh në
përcaktimin e programit të Parlamentit.
Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E majta, e përqendruar rreth Partisë
Socialiste, dhe E Djathta, e përqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani
pasardhësin e saj Union pour un Mouvement Popolaire. Dega ekzekutive kryesisht përbëhet nga
UPM-ja.

Ekonomia
Franca është ekonomia e dytë në Evropë pas Gjermanisë dhe e pesta ne botë pas SHBA-së,
Japonisë, Kinës dhe Gjermanisë. Ajo pothuajse është në pozita të përafërta me ekonominë
britanike,ku në vite të ndryshme GDP ndërmjet këtyre 2 vendeve lëviz me një përqindje shumë
të vogël(në 2009 GDP e Francës ishte 2,6 trilion dollarë ndërsa ajo britanike 2,1) duke bërë që
këto 2 shtete te zëvendësojnë njëra tjetrën për sa i përket fuqisë nr. 2 ne Evropë. Megjithatë
pozita e saj evropiane për PIB për banor është vetëm e 9-ta nga 15 sipas Eurostat, organi zyrtar i
statistikave evropiane.
Ajo është e 4-ta eksportuese në rang botëror, e dyta për shërbime dhe prodhime bujqësore. Është
e para adresë turistike botërore.
Ekonomia franceze është kryesisht një ekonomi shërbimesh. Sektori i tretë përmban 72 % nga
popullata aktive, kurse sektori i parë (bujqësi, peshkim) përfaqëson më shumë se 4 % dhe sektori
i dytë (industri) 24 %. Energjia, veçanërisht ajo nukleare luan një rol parësor ne ekonominë e
Francës. Përveç një eksportuese e madhe e produkteve bujqësore Franca njihet dhe si një
konkurrente e forte dhe për sa i përket eksporteve te prodhimeve industriale. Luan një rol te
veçante industria e makinave,anijeve apo dhe avionëve. Ne Toluze ka qendrën dhe finalizohet
avioni i konsorciumit evropian Airbus. Parisi është qendra më e madhe ekonomike financiare e
Francës, nga ku është përqendruar dhe një pjese e industrisë veçanërisht ajo tekstile.
Franca si një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht por veçohet me prodhimin e madhe te venës
dhe është prodhuesi më i madh ne Evropë sa i përket rakisë (Lloj alkooli).

6
FRANCA
Letërsia

Molière
Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e
mirëfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc). Secili shkrimtar
përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të
nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail,
mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter
of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. Roman de Renart u shkrua më
1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit
mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme
Franceze.
Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa
shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura
'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Arsimi
Francezet janë popull i arsimuar.

Festat publike
Francezet me fe katolike(78.,8 %) kryesisht festojn festat e tyre te fese siq jane kershendellat,
krishtlindjet, etj. muslimanet (8 %) festojn festat e tyre te fese siç jane kurban bajrami, fiter
bajrami, viti i ri higjri.

7
FRANCA

You might also like