Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 75

BETONI SI MATERIAL

EKOLOGJIK.
ELEMENTE PREJ
BETONI
KLASIFIKIMI I BETONEVE

Betoni me lëndë lidhëse inorganike


paraqit në vetvete
materialin prej guri artificial,
të prodhuar si rezultat i përzieries e i
ngurtësimit të lëndëve lidhëse, i ujit, i
mbushësve dhe i shtesave të veçanta
të marra në raporte të caktuara.
ÇIMENTO
UJE

AGREGAT I HOLLE

AGREGATE i
TRASHE
Algoritmi i prodhimit të betonit të zakonshëm

ÇIMENTO UJI AGREGATET

BRUMI I ÇIMENTOS RERA ZALLI(ÇAKELLI)

LLAÇI I ÇIMENTOS

BETONI
Sipas llojit të lëndës lidhëse:

- betone me lidhës çimentoje ,


- betone me lidhës gelqere
(përzierja gëlqere:material silicor-silikatobetone);
- betone me lidhës gipsi (allçi);
- betone me lidhës tëpërzier
(çimento gëlqere,gëlqere - skorie etj);
- betone me lidhës specialë
(zjarrdurues, kundëracide etj).
Sipas
llojit të materialeve mbushës
1. betone me mbushës kompaktë;
2. betone me mbushës porozë;
3.betone me mbushës specialë.
Si rregull, për përgatitjen e përzierjeve
të betonit, çimentoja zë rreth 8-16% të
masës, ndërsa mbushësit 80-85%.
Sipas masës vëllimore:

- betone shumë të rënda, që kanë masë


vëllimore më të lartë se 2500 kg/m3 me
materiale mbushës shumë të rëndë (nga
magneziti, nga bariti, nga ashkat e gizës ,çelikut
etj);
- betone të rënda ose të zakonshëm, me
masë vëllimore 2200-2500 kg/m3 që përgatiten
me rërë, me zall, ose me çakëll nga shkëmbinj
të rëndë që përdoren për konstruksionet
mbajtëse prej betoni të armuar
(100kg hekur/m³ beton);
betone të lehtësuara, γb= 1800-2200 kg/m³;
- betone të lehta, γb= 500-1800 kg/m³:
- betone të lehta me mbushës
porozë natyrorë ose artificialë;
- betone celularë (gazobetoni,
gazosilikatobetoni dhe shkumobetoni);
- betone me pore të mëdha (pa rërë);
- betone shumë të lehta,me
masë vëllimore më të vogël se 500 kg/m³.
Historiku i lindjes së betonit

Termi “Beton”(Concrete) rrjedh prej


latinishtes “Concretus” që do të thotë
“ përzierje në grumbull”.

Betoni është ndër materialet kryesore që


përdoret gjerësisht në ndërtim.
Për vetitë që betoni paraqet
dhe funksionet e kontributin e tij në
qëndrushmërinë e veprave,
me të drejtë ai konsiderohet si materiali
më “inteligjent” i zbuluar nga njeriu.
shpenzime të ulëta në prodhim
pasi betoni është i lidhur me
përdorimin e materialeve rrethanore;
përdorimit të llojeve të
ndryshme të betoneve në strukturat
e parapërgatitura ose monolite.
 Më shumë se 1ton beton për
çdo banor të planetit ne vit,
ose gadi 6 billion ton beton në vit;
mekanizimi i plotë i proceseve të
prodhimit të betonit dhe realizimit të
elementeve të parapërgatitura.Rreth,1/2
deri 2/3 e ndërtimeve të infrastrukturës
janë realizuar prej betoni si p.sh. ura,
rrugë, diga, ndërtesa, aeroporte etj.;
realizimi i elementëve me forma
gjeometrike të ndryshme.
Më shumë se 30 % e qyteteve të mëdha
furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet
strukturave prej betoni;
qëndresa mekanike dhe
karakteristika të tjera mund të
ndryshojnë në kufij shumë të gjerë;
lidhja shumë e mirë i betonit me
çelikun; sipas Bauschinger është
rreth vlerave 4-6 Mpa;

 koeficienti i ndryshimit linear të


përmasave të betonit nga temperatura
është pothuajse i njëjtë me atë të
çelikut :
 0,000012 për çelikun dhe 0,000011 për
betonin.
Si e metë kryesore e betonit mund
të veçohet qëndresa e ulët e tij në
tërheqje, e cila është rreth 10-15 herë
më e vogël se qëndresa mekanike në
shtypje
VEÇORITË E PËRZIERJES SË BETONIT

Vetitë reologjike të përzierjes së betonit

Përzierje e betonit quhet bashkësia


sasiore e komponenteve përbërëse të
tij deri në procesin e ngrirjes dhe të
ngurtësimit. Përbërja e përzierjes
përcaktohet duke u nisur nga kërkesat
për vete dhe për betonin.
Përzierja e betonit
paraqitet në trajtën e harxhimit të
materialeve për 1 m³ beton të
ngjeshur, p.sh. çimento (Ç) 300 kg,
ujë (U) 180 kg, rërë (R) 600 kg,
çakëll ose zall (T) 1200 kg.
Materialet dozohen në raporte të
caktuara sipas peshës ose vëllimit.

Përbërja e betonit mund të paraqitet në


kundrejt masës (nganjëherë edhe të
vëllimit) ndërmjet sasisë së Ç, R , T
dhe të raportit u/ç.
Kur sasia e çimentos merret si njësi,
raporti sipas masës midis përbërësve
në pjesë do të jetë 1 : 2 : 4 për raport te
u/ç = 0,6.
Brumi i lëndës lidhëse çimenton
materialet mbushëse
“skeleti i betonit”.
Përzierja e betonit duhet të plotësojë
dy kërkesa kryesore:
1° të ketë punueshmëri të mirë që t’i
përgjigjet mënyrës së vendosjes dhe së
ngjeshjes në vepër;
2° të ruajë njëtrajtshmërinë e fituar në
kohën e prodhimit.
Modeli reologjik i përzierjes së betonit
përfshin:
- elementin elastik( sustën me modul elasticiteti E),
- forcën e fërkimit midis masës dhe
tryezës, o(Pa).
- Pistoni që lëviz në lëngjet viskoze,
pasqyron rezistencën viskoze
 -viskoziteti dinamik (Pa,s).
Vetitë teknike të përzierjes së betonit

Një nga vetitë më të rëndësishme të


përzierjes së betonit, është aftësia për
të mbushur kallëpin duke ruajtur
njëtrajtshmërinë e tij.
Si në rastin e ngjeshjes së betonit
me krahë, ashtu edhe me vibrator,
proçesi i qëndron në nxjerrjen e ajrit që
bllokohet në beton deri sa ky të marrë
formën e dhënë në kallëp.
Puna qe shpenzohet gjatë vibrimit
përballon:
1°. forcat e fërkimit ndërmjet kokrrizave
të veçanta të përzierjes dhe ,
2°. ato në mes betonit e sipërfaqes së
kallëpit apo të hekurit të armimit.
Këto dy forca emërtohen
të fërkimit të brendshëm dhe
sipërfaqësor.
Një pjesë tjetër e punës shpenzohet:
1°. për të vibruar kallëpin dhe
2°. atë pjesë të betonit të vendosur më
parë por që ka fituar njëfarë
ngurtësimi.
Pra, punën që shpenzohet gjatë
ngjeshjes mund t’a nënkuptojmë si
punë të dobishme dhe punë jo të
dobishme.
Meqenëse
fërkimi i brendshëm
është vetia që përcakton gjendjen e
brendshme të betonit të freskët,
punueshmëria mund të përkufizohet
më mirë, si:
“sasi e punës së brendshme të dobishme
që nevojitet për të fituar një beton të
ngjeshur mirë”.
Gjendja e betonit të freskët
përcaktohet edhe nga një tregues tjetër
fizik “konsistenca”
që shpreh vlerën e deformimit të betonit
nga veprimi i masës së tij.
Metodat e matjes së konsistencës

Ulja e konusit Abrahams

Prova Vèbè

Treguesi kompaktësisë

Treguesi shtrirjes(përhapjes).
Klasa Ulja konusit në Emërtimi
e mm
Konsi-
tencës
S 1 Nga 10 në 40 I Njomë
S2 Nga 50 në 90 Plastik
S3 Nga 100-150 Gjysëm i Rrjedhshëm
S4 Nga 160-210 I Rrjedhshëm
S5 > 210 Shumë i rrjedhshëm

Klasa e konsistencës sipas uljes së konusit te Abrahmsit .


Përcaktimi i konsistencës së betonit të freskët
Treguesi kompaktësisë

Prova Vèbè
Faktori kryesor që ndikon
në konsistencën e betonit është
përmbajtja e ujit në përzierje, në litra
për një metër kub beton.
Sasia e ujit në një përzierje betoni
përcaktohet nga sasia e ujit të brumit të
çimentos (Uç) dhe të
mbushësve (Umb), pra U=Uç+Umb.
Faktorët që ndikojnë mbi punueshmërinë

Punueshmëria e betonit varet :


- përmasa më e madhe e materialit mbushës,
- përbërja kokrrizore, forma dhe sasia.
Eshte mire që përbërja kokrrizore dhe raporti
u/ç të analizohen së bashku, sepse
- një përzierje kokrrizore e cila jep një beton
më të punueshëm për një vlerë të caktuar të
u/ç mund të mos jetë e përshtatëshme për
një vlerë tjetër të këtij raporti.
Praktika tregon që për një vlerë të
dhënë të u/ç ekziston vetëm një vlerë e
raportit
inert i trashë/ rërë…
….. që jep punueshmëri më të lartë dhe
anasjelltas,
për një punueshmëri të dhënë ekziston
një vlerë e raportit inert i trashë/rere që
kërkon sasi më të vogël të ujit.
Ulja e konusit (cm)

koha e punushmërisë në orë

Ecuria e humbje së punushmërisë së brumit të betonit


Në mënyrë orientuese në tabelën e mëposhtme
tregohen vlerat e punushmërisë së një betoni në
funksion të temperaturës së mjedisit.

Temperatura oC Punueshmëria sipas


uljes së konit në cm
5 15
10 13
20 9
30 6
40 5
Në veçanti vërehet se për temperatura 40 – 50 °C,
ulet punushmëria e betonit dy herë, krahasuar
me temperaturën 20 °C
Për të siguruar
rezistencën e kërkuar të betonit
raporti ujë-çimento,
duhet të ruhet i pandryshuar,
sepse rritja e sasisë së ujit çon në
harxhim më të madh të çimentos.
Vëllimi i brumit të çimentos

1-vëllimi i brumit për mbushjen e boshllëqeve;


2-vëllimi i brumit për veshjen e kokrrizave; 3-vëllimi i brumit të përgjithshëm
harxhimit minimal të brumit të çimentos
i përgjigjet një vëllim boshllëqesh
minimal i përzierjes së mbushësit të
hollë (rërës) dhe të trashë (zallit),
ndërsa për të veshur kokrrizat me
brumë do të harxhohet aq më shumë
brumë, sa më e lartë të jetë pjesa e
sasisë së rërës në përzierje të
mbushësit, d.m.th. sa më e madhe të
jetë sipërfaqja specifike e kokrrizave.
… vëllimi i pjesës së llaçit në beton
duhet të meret i barabartë me vëllimin e
boshllëqeve në mbushësin e trashë, i
shumëzuar me një koeficient të
lëvizshmërisë së grimcave α,
1,05-1,15 për betonet e ashpra
1,2 -1,5 për betonet e rrjedhshme.
NDËRTIMI I BETONIT

Formimi i strukturës së betonit


Pas ngjeshjes së përzierjes të betonit,
si rezultat i hidratimit të çimentos,
formohet struktura e betonit.
Në periudhën e parë e cila quhet dhe
periudha e formimit të strukturës,
ndodh një fortësim i lehtë i
përzierjes së betonit të freskët
Në fund të periudhës së formimit të
strukturës rritet sasia e produkteve të
reja dhe pjesëzat e produkteve të këtij
bashkëveprimi afrohen njëra kundrejt
tjetrës
duke krijuar kushtet për shndërrimin e
strukturës së koaguluar në një masë të
kristalizuar, gjë që shoqerohet me rritje
të madhe të rezistencës
kristale

uji
çimento
Në fillim nga lindja e kontakteve
midis kristaleve të produkteve të
reja, formohet skeleti i strukturës
kristaline ...
..... pastaj mbushja e kristaleve që
provokojnë dukuri kontradiktore,
rritjen e rezistencës dhe bashkë me
të edhe lindjen e nderjeve të
brendshme tërheqëse në degëzimin
kristalin
Kur këto nderje arrijnë një vlerë të
konsiderueshme, mund të bëhen
shkak për lindjen e mikroçarjeve në
gurin e çimentos që, papritur, çojnë në
rënien e rezistencës.

Kjo është arsyeja që lakorja


eksperimentale e zhvillimit të
rezistencës së betonit ka pamjen e
dhëmbëve të sharrës
Kohëzgjatja e periudhës së formimit
të strukturës, varet nga : përbërja e tij,
lloji i materialit lidhës dhe
sasia e cilësia e shtesave kimike
që shtohen në
(platifikatorë ose superplastifikatorë)
përzierje
Betonet me konsistencë të ulët, ose me
raport u/ç të vogël, pas ngjeshjes e kanë
të shkurtër periudhën e formimit të
strukturës.

Përdorimi i çimentove me
ngurtësim të shpejtë dhe me
shtesa shpejtuese të ngrirjes e
intensifikojnë formimin
e strukturës.
Makrostruktura dhe mikrostruktura e betonit

Makrostruktura
e përkufizon betonin
si një konglomerat artificial të fortë,
të ngjashëm me teksturën e
formacioneve shkëmbore natyrore.
Makrostrukrura e betonit te ngurtesuar
Vëllimi i përzierjes së betonit të ngjeshur
(e pranuar 1 njësi) përbëhet nga:
● vëllimi i kokrrizave të mbushësit Vm,
● vëllimi i brumit të çimentos Vç dhe
● poret e tij ajrore. të cilat shprehen nga
barazimi :
Vm + Vbç + Va = 1
Vm + Vbç = 1

Ç
Vm + ( ------ + U )=1
ç
ku:
ç - dendësia e çimentos, T/m3;
Ç dhe U - përkatësisht sasitë e çimentos e të ujit në 1 m3 beton të
ngjeshur;
Ç/ç - vëllimi absolut i çimentos.
Ç
Vm = 1- ------ - U
ç

ose

1 U
Vm = 1 - (----- + -----).Ç
ç Ç
Varësia e strukturës së betoneve është e pandarë nga raporti uç,
nga harxhimi i çimentos dhe i sasisësë ujit;
të cilat paraqiten në kete nomogram
Çdo lakoreje hiperbolike i përgjigjet një
vëllim i caktuar i përqëndrimit të
mbushësve në beton që shprehet
nga ekuacioni:
u /ç
U = --------------- (1 - Vm)
(1/ρç + u/ç)
Gjithashtu, çdo pike në nomogram i
përgjigjet një beton me një
përbërje të caktuar.
Pika A e marrë në nomogram përcakton
një beton me u/ç = 0,6 dhe sasi të ujit e
të çimentos përkatësisht
180 lit./m³ dhe 300 kg/m³.
Makrostruktura e betonit karakterizohet
nga përmbajtja e mbushësit Vm = 0,78
m³.
Mikrostruktura
e betonit karakterizon ndërtimin e
lëndës së ngurtë,
madhësinë dhe karakterin e porozitetit
për çdo përbërës të betonit,
si dhe ndërtimin e shtresave kufizuese
(të kontaktit) midis tyre.
Njihet ndikimi i mbushësave në harxhimin e
brumit të lëndës lidhëse në beton dhe në
formimin e strukturës.
Për lagien e kokrrizave të mbushësve
kompaktë harxhohet vetem një sasi e caktuar
e ujit të përzierjes, d.m.th. struktura e gurit të
çimentos formohet nga një raport më i vogël
i u/ç sesa ai i fillimit.
Më e lartë do të ishte sasia e ujit të thithur po të
kishim të bënim me mbushës porozë.
Gjatë vendosjes në vepër
të përzierjeve të rrjedhshme mund të
ndodhë në brendësi një veçim i ujit i cili
grumbullohet nën kokrrizat e
mbushësit të trashë,...
... për pasojë do të ndodhë dobësimi i
lidhjes midis mbushësit të trashë dhe
pjesës së llaçit në beton .
Gjatë zonave të dobësuara zhvillohen
plasaritje të brendshme të cilat
keqësojnë homogjenitetin dhe lidhjen e
betonit qe mund te çojnë deri në
anizotropi të vetive të betonit.
P.sh. rezistenca në tërheqje në drejtimin
pingul me sipërfaqen e betonit eshte
rreth 1,7 herë më e vogël se në atë
horizontal.
Ndikimi i veçimit të ujit në brendësi :a) në strukturën e betonit,b) në
formimin e çarjeve të brendëshme
Kontakti midis kokrrizave të
mbushësve dhe gurit të çimentos
ndikon në punën e përbashkët të
inerteve dhe të lëndes lidhëse , si edhe
në qëndrueshmërinë e betonit.
Gjërësia e zonave të kontaktit të gurit të
çimentos varion nga 30 deri 60 mikron.
Zonat e kontaktit dallohen nga pjesa
tjetër e gurit të çimentos si nga
përbërja, ashtu edhe nga vetitë që ata
kanë.
Lidhja e kokrrizave të mbushësit
me gurin e çimentos ndryshon
në varësi të sasisë së hidroksidit të
kalciumit që çlirohet në procesin e
hidrolizës së C3S, të depozituar në
sipërfaqe të mbushësit.
Si rrjedhojë këtu formohen kristale të
Ca(OH)2 dhe CaCO3
Disa mbushës porozë natyrore apo
artificiale (gurargjila, perliti etj) që
përmbajnë oksid silici të lirë në gjendje
amorfe duke bashkëvepruar me Ca(OH)2
formojnë hidrosilikate të kalciumit.

Në kushtet e punës në autoklavë


krijohen mundësi që grimcat e SiO2 të
bashkëveprojnë me shpejtësi me
Ca(OH)2.
Rezistenca e lidhjes
midis mbushësve dhe gurit të çimentos
varet nga natyra e tyre, nga poroziteti,
nga forma dhe nga pastërtia e
sipërfaqes, si dhe
nga lloji e aktiviteti i çimentos, nga
raporti ujë çimento dhe
kushtet e ngurtësimit .
Për betonet
me mbushës kompaktë
aftësia e lidhjes së mbushësve
me gurin e çimentos është
më e ulet se vetë rezistenca
e gurit të çimentos
në tërheqje. !!
Poret e betonit
.... mund të klasifikohen si më poshtë:
1. pore në gurin e çimentos që mund
të jenë pore të gelit Pg, pore kapilare Pk dhe
pore të formuara nga flluskat e ajrit Pa;
2. pore në materialet mbushës Pm;
3. boshllëqet ndërmjet kokrrizave të
mbushësit që nuk mbushen me brumë
çimentoje Pbosh.
Poroziteti i përgjithshëm i betonit Pb
përcaktohet si shumë e
poroziteteve
të pjesëve përbërëse të tij.

Pb = Pg + Pk + Pa + Pm + Pbosh
Poroziteti i betonit
është në përpjestim të drejtë
me vëllimin e gurit të çimentos në beton
dhe për rrjedhim, i barabartë me
porozitetin e gurit të çimentos, produkt
i brumit të çimentos
Nëpërmjet arsyetimit te mesiperm
nxirren formulat që përcaktojnë
porozitetin e betonit të përgatitur me
mbushës kompaktë (Pm = 0),
të vendosur në vepër në gjendje të
ngjeshur (d.m.th. Pbosh = 0)
dhe
me porozitet të ajrit të pranuar 2-6%.
Poroziteti …
shprehet në varësi të u/ç, shkallës së
hidratimit të çimentos α dhe të
harxhimit të lidhësit Ç, t/m³;në pjesë
ndaj vëllimit të betonit i cili mund të
llogaritet si me poshte :
Poroziteti
▪i përgjithshëm, %
Pb = [(u/ç - 0,5.α) + 0,29.α].Ç + 0,02;
▪kapilar Pk = (u/ç - 0,5.α).Ç
▪i gelit Pg = 0,29.α.Ç;
▪i ajrit Pa = 0,02 - 0,06.

You might also like