Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 43

STILI DHE STILISTIKA

Stilistika është disiplinë e veçantë e cila merret me


studimin e stilit dhe të figurave stilistike. Fjala stil vjen nga fjala
latine stilus, që në lashtësi kishte kuptimin e një lapsi të metaltë
që shërbente për të shkruar në tabelëzat prej dylli. Më vonë kjo
fjalë mori kuptime të ndryshme. Në fushën e letërsisë stili është
mënyrë e të shkruarit ose mënyrë e të shprehurit e ndonjë
individi, qoftë të një bashkësie ose të një periudhe. Përcaktimi i
stilit në periudhat e ndryshme historike ka qenë i ndryshëm; ai
është veçanti e çdo veprimtarie që kryhet në mënyrë të
perceptueshme dhe në mënyrë të ndryshme, p.sh. stili i veprës,
stili i punës, stili i notit, stili i jetës – mënyra e jetës etj.; veçanti e
veprave të ndryshme të artit, e ekzekutimit të tyre dhe e mënyrës
artistike të autorëve: stili në arkitekturë, stili i epokës, veçanti e
të shprehurit në gjuhë etj. Sipas mendimit më të përhapur, stili
është veçanti e autorit ose shmangie nga gjuha e zakonshme. Kjo
shmangie shihet në çdo gjë, duke filluar nga ndërtimi i fjalisë e
deri te përdorimi i fjalëve dhe i tingujve të veçantë në të (fjali).
Shmangie nga mënyra e rëndomtë e të shprehurit është
karakteristike edhe për të folurit e rëndomtë, kur jemi të
shqetësuar, kur jemi në afekt, të pikëlluar, të gëzuar, të hidhëruar,
të zemëruar etj. Kështu p.sh. kur jemi të pikëlluar ngulfatemi, i
ndërpresim fjalët me dënesje, i përsëritim fjalët dhe pasthirmat,
flasim qetë dhe të dërmuar; kur jemi të zemëruar (hidhëruar),
përkundrazi, e ngrisim zërin dhe e zmadhojmë fuqinë e
shqiptimit, gjejmë fjalë të mëdha dhe fraza të fuqishme, poashtu e

87
ndërpresim fjalinë dhe i përsërisim disa fjalë. Në përgjithësi, në
afekt e ndërrojmë edhe intensitetin edhe intonacionin e të folurit
tonë, ngatërrojmë rendin e fjalëve, shtrëngojmë dhëmbët ose
flasim me ndërprerje ose me dënesje, fjalët i përdorim me kuptim
figurativ (Dhelpra njëherë! – i themi dikujt në zemërim e sipër, i
cili hesht dhe është dinak), ose i lidhim në lidhje jo të rëndomta,
duke i renditur sipas forcës, duke grumbulluar fjalë të një kuptimi
të ngjashëm, duke zmadhuar tiparet e objekteve ose të dukurive
etj. (Kjo është e bukur, e jashtëzakonshme, e mrekullueshme; ai
më ka mashtruar, gënjyer, rrejtur; njëqind herë të kam thënë etj.).
Një teoricien i letërsisë e ka menduar p.sh. të folurit e një njeriu
të thjeshtë, i cili në zemërim e sipër e qorton gruan e tij. Në këtë
të folur mund të venerohen të gjitha elementet e shmangies nga
gjuha e zakonshme të cilat i përmendëm më lart:
“Unë them po, ajo thotë jo, në mengjes e në mbrëmje,
natën e ditën llomotit (të dëftuarit në kundërthënie). Kurrë,
kurrë njeriu s’ka qetësi me të (përsëritja e fjalëve me kuptime
të ngjashme). Ajo është shtrigë, ajo është djall (zmadhim). Por,
fatkeqe, trego se ç’të kam bërë? (pyetje). Ç’marrëzi që jam
martuar me ty! (pasthirrmë)... Ajo qan, ah e mjera, në fund
unë do të dal fajtore (përdorimi i fjalëve në kuptim ironik)...
Fëmijët, fqinjët, miqtë, të gjithë e dinë për mospajtimet tona
(numërim). Ata e dëgjojnë britmën tënde, ankesat, sharjet
(renditja e koncepteve sipas fuqisë). Ata do të mendojnë se jam
i keq, se jam i vrazhdë, se të rrah, se të gjymtoj (e njëjta)
etj...etj.”
Përkundër të gjitha dallimeve që ekzistojnë në
përcaktimin e stilit, në shkencën bashkëkohore të letërsisë

88
theksohen dy kuptime themelore: a) stili si emërtim për veçoritë
e caktuara e gjuhës poetike, dmth. si shprehje gjuhësore në
shërbim të letërsisë dhe b) stili si emërtim për unitetin dhe
harmoninë e të gjithë faktorëve të cilët e formojnë botën poetike
të ndonjë vepre.
Emërtimi stilistikë është përdorur vonë, mbi dy shekuj më
parë. Ky emërtim zëvendësoi pjesën që quhet elocutio (eloquens
– i qartë, i rrjedhshëm, shkathësi retorike) në retorikën e vjetër, e
cila u krijua në Greqinë e lashtë, si teori mbi gojëtarinë, e cila
përfshinte në vete, përveç teorisë mbi gojëtarinë dhe mësimin
mbi gjuhën, edhe parimet e vlerësimit kritik të veprave letrare.
Pas veprës së Sharl Bajit (Ch. Bally, 1909) për stilistikën e
përgjithshme, kjo disiplinë u përhap në Evropë si një degëzim i ri
i gjuhësisë, në vitin 1920 u zhvillua formalizmi rus, ndërsa në
vitin1960 filloi të lulëzojë edhe në Angli e SHBA.
Në retorikën e vjetër stili ndahej në: stilin e ulët, të mesëm
dhe të lartë. Në stilin e ulët (të thjeshtë) shkruhej për njerëzit e
thjeshtë, tema merrej nga jeta e thjeshtë fshatare, qytetare, e
barinjve etj. Ky stil përshkohej nga një ton ironik dhe satirik.
Mund të përdoreshin edhe shprehje vulgare. Me këtë stil
shkruheshin zakonisht komeditë. Në stilin e lartë shkruheshin
tema nga jeta luftarake, heronjtë ishin bartësit e cilësive më të
larta të gjithë popullit, kurse idetë e veprës duhej të kishin
rëndësi të përgjithshme. Me këtë stil shkruheshin trgjeditë. Stili i
mesëm qëndronte në mes të stilit të ulët (të thjeshtë) dhe stilit të
lartë dhe ishte më i pasur se i ulëti dhe më i ulët se i larti.
Në lidhje me stilin, autorë të ndryshëm që janë marrë me
këtë problematikë, kanë dhënë mendime të ndryshme. Kështu,

89
sipas Dalamberit (D’Alambert) “stil quajmë kualitetet e
veçanta të të folurit”, kurse sipas Alonsit “stili është sistem i
shprehjes së një vepre, i një autori, i një epoke”. Në këto
qëndrime vërejmë se bartës i stilit është: ose autori, nëse është
fjala për shprehje individuale të një vepre, ose epoka, nëse është
fjala për shprehjen e një periudhe në kuadër të të gjitha krijimeve
shpirtërore që janë krijuar brenda asaj epoke. Edhe Pjer Giro
(Pierre Giraud) në Stilistikën e tij, stilin e përcakton si mënyrë e
të shprehurit karakteristik për ndonjë shkrimtar, për ndonjë gjini
letrare, për një epokë. “Në antikë kjo mënyrë e të shkruarit ka
qenë objekt i studimit të veçantë, i retorikës, e cila është
njëkohësisht art i shprehjes letrare dhe i shkencës,
instrument kritik në vlerësimin e stileve individuale, art i
shkrimtarëve të mëdhenj” (Pierre Guiraud, Stilistika, Veselin
Masleša, Sarajevo, 1964, f. 5). Giro thekson se “fjala stil e sjellë
deri te definicioni i saj themelor” është “mënyra që mendimi
të shprehet me anë të gjuhës”(ibd. f. 6). Sipas Emil Shtajgerit
(Emil Staiger) “të shprehesh” në artin poetik p.sh. do të thotë
të shprehësh thelbin e poezisë, kurse nga të gjitha mundësitë
e kërkimit letrar, kërkimi i stilit është autonom dhe
poetikisht më besnik”(cituar sipas Volgang Kajzerit, Jezičko
umetničko delo, Srpska književna zadruga, Beograd, 1973, f.323).
Thuajse deri në shekullin XIX dhe gjatë shekullit XX dhe
veçanërisht me ndihmën e pikëpamjeve të Hegelit, zotëronte
bindja mbi ekzistimin dualist të natyrës së artit: të përmbajtjes
dhe të formës, të idesë dhe të stilit, me ç’rast mendohej se arti
është krijim i ndërtuar me vetëdije, se ai është shprehje e
mendimeve, kurse vetë shprehja kuptohet si stoli e ideve. “Mjetet

90
janë figura të njohura nga retorika antike. Studimi i tekstit
qëndron në këtë rast në konstatimin e figurave retorike të
cilat paraqiten në të (në tekst – shënimi im)” (Volfgang Kajzer,
Jezičko umetničko delo, f. 323). Po sipas Volgang Kajzerit, duhet
bërë përpjekje të kapërcehet rreziku i cili vjen nga ndarja e
“formës” edhe e përmbajtjes, e përmbajtjes nga forma” Gjuha s’do
të thotë vetëm një Si (Wie), por njëkohësisht përmban edhe një
Çfarë (Was).
Emërtimi mjete stilistike buron nga kultura antike e
grekëve dhe e romakëve. Mësuesit dhe teoricienët e tyre të
gojëtarisë dhe të gramatikës i kanë vërejtur midis të parëve
karakteristikat e shprehjes gjuhësore, i kanë shënuar, i kanë
vërtetuar dhe i kanë caktuar në atë mënyrë si nocione parësore
dhe sintetike nga analiza stilistike, ashtu që në të gjithë shekujt, si
edhe në kohën tonë, kanë mbetur të kuptueshme, në esencë të
sakta dhe në kuptimin teoriko-letrar të pranueshme.
Mjetet themelore stilistike ndahen në dy grupe: në figura
dhe në trope. Ekziston një numër i madh i përcaktimeve të
figurës, të cilat, kryesisht pajtohen me atë se “figura” është
mënyrë e gjallë e të folurit se ç’është të folurit e zakonshëm dhe
qëllimi i saj është që një mendim, ide, porosi, ta bëjë të afërt me
ndihmën e një tabloje, e ndonjë krahasimi ose që edhe më tepër
ta zgjojë vëmendjen me saktësinë ose origjinalitetin e saj. Për
Kuintilianin figura është “formë e tillë e të folurit e cila
largohet nga mënyra e të shprehurit të rëndomtë dhe të
drejpërdrejtë”(Kvinitljian, Obrazovanje govornika, f. 280).
Figurat gjuhësore të cilat mund ta stolisin të folurit, të emërtuara
si figura retorike (figurae rhetoricales), ndahen në dy grupe: në

91
figura të fjalëve (figurae verborum) dhe figura të fjalive
(figurae setentiarum) – këto të fundit emërtohen edhe si trope.
Në historinë e retorikës gjatë kohë është zhvilluar kontesti
rreth dallimit të figurave të fjalëve, dmth. figurave një anë, dhe
tropeve, në anën tjetër. Sipas Kuintilianit “emërtimi trop jepet
atëherë kur fjalët barten nga kuptimi i natyrshëm dhe i parë,
në një kuptim tjetër për shkak të zbukurimit stilistik. Figura,
ndërkaq, është ... formë e tillë e të folurit e cila largohet nga
mënyra e rëndomtë dhe e drejtpërdrejtë e të folurit”
(Kvintilijan, Obrazovanje govornika, f. 280). Edhe Pjer Giro niset
nga ndarja në trope dhe në figura, por për dallim nga Kuintiliani,
që edhe tropet i quan figura – figura të fjalëve, kurse shprehjen
“figurë” në kuptimin e Kuintilianit e lidh me shprehjen “figurat e
mendimit. Si duket klasifikimi që bën Giro është më i ploti dhe tek
ai parimi i ndarjes është shtruar më qartë. Të gjitha figurat Giro i
ndan në katër lloje. Këto janë:
Figurat e diksionit – të cilat kanë të bëjnë me shqiptimin
e tingujve (nga lat. dictio – shqiptim). Këtu përfshihen: metateza,
proteza, paragoga, afereza, sinkopa, apokopa, diareza, sinteza,
kraza.
Figurat e konstruksionit – kanë të bëjnë me sintaksën
(me rendin e fjalëve): hiperbati, elipsi, zeugna, silepsioni,
pleonazmi, lidhja, ndarja, tërheqja, përsëritja, kundërthënia.
Figurat e fjalëve ose tropet: metafora, sinekdota,
metonimia, alegoria, ironia, sarkazmi, katakreza, eufemizmi,
autonomaza, metalepsia, antifraza.
Figurat e mendimit: hiperbola, litota, antiteza, apostrofa,
pasthirrma, epifonemi, subjeksioni, komunikimi, lejimi,

92
numërimi, gradacioni, suspensioni, ndërprerja, lutja, perifraza,
prozopeja dhe hipotipoza.

93
FIGURAT STILISTIKE

Në procesin krijues poetët dhe prozatorët shpesh fjalëve u


japin kuptime të reja, më të gjera dhe kuptime figurative. Këto
kuptime të reja, kuptime figurative, të fjalëve quhen figura
stilistike. Në krijimet popullore dhe të letërsisë artistike
ndeshim në shumë figura poetike – figura stilistike.
Figurat stilistike ndahen në: figura të falëve (trope), figura
të diksionit, figura të ndërtimit (sintaksës) dhe figura të
mendimit.

Figurat e fjalëve – ose figurat kuptimore përftohen nga


zhvendosja kuptimore e fjalëve, të cilat në retorikën e vjetër janë
quajtur trope (nga greqishtja tropos – kthesë, kuptim i
zhdrejtë), kurse në latinishte quhen traslate.
Fjalët, krahas kuptimit të tyre themelor, shpesh marrin
edhe kuptime të tjera, pra, kuptim figurativ, bartës. Me këtë rast
ndryshon domethënia themelore dhe e zakonshme e tyre. Me
kuptim të tillë figurativ p.sh. kemi shprehjet: agimi i jetës –
mosha e parë e jetës, rinia; njqind krahë – njëqind njerëz; deti
– hapësirë e pafund; det rëre _ Sahara etj. Si figura të fjalëve
njihen: metafora, metonimia, personifikimi, sinekdoka,
eufemizmi, epiteti, alegoria, simboli.

94
Alegoria (gr. allos – tjetër, agoreu – flas, të folur të
tërthorët) – është një formë shumë e shpeshtë e shprehjes së
mendimeve në veprat letrare dhe në të folurit e përditshëm,
kurse shumë krijime artistike në tërësi janë alegorike –
mendimet thuhen në kuptim të kundërt dhe të fshehtë. Ajo ka ton
përqeshës dhe kritik, prandaj më shpesh e gjejmë në ktijimet
letrare humoristike dhe satirike. Ajo është një trop shumë i afërt
me metaforën, por një – metaforë e zgjatur dmth. kuptimi i fjalës
në kuptim tjetër ku fshihet një mendim tjetër. Me këtë figurë
ndërtohen fabulat si dhe shumë figura biblike – parabola. Po
kështu edhe poetët satirikë dhe humoristë kryesisht shërbehen
me alegorinë, pra, me mendime të fshehta, me çka arrijnë qëllime
efektive të kritikës dhe të satirës. Shpesh alegoria përfshin një
vepër të tërë. Me këtë figurë ndërtohen fabulat, ku kafshët
zëvendësojnë njerëzit, marrëdhëniet dhe veprimet e tyre
zëvendësohen me marrëdhëniet dhe veprimet që kanë njerëzit
me njëri-tjetrin. Të tilla janë fabulat e Fedrit, të Lafontenit, të
Krillovit. Fabula të tilla të bukura kanë krijuar Naimi, Çajupi,
Nonda Bulka, Spiro Çomora etj. Figurat e kafshëve dhe të bimëve
në fabula kanë kuptim alegorik. Kështu, p.sh. gomari paraqet
njeriun budalla dhe kokëfortë, delja njeriun e urtë dhe të
padëmshëm, gjarpri njeriun tinzak, zemërkeq, ujku njeriun e
lig dhe gjakpirës e tiran etj. Alegorike nga ana e formës janë
proverbat (Delen e ha ujku; Qengji i butë pi dy nëna etj.).
Alegori kemi në poezinë Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes të
Naim Frashërit, Kangë në vete të Migjenit etj. Pataj te fabulat e
Çajupit Të dy qetë dhe ujku, Qeni dhe dhija, Ujku dhe qengji etj.,

95
Komedia hyjnore e Dante Aligierit, Vaji i bylbylit i Ndre Mjedës
etj.
Manushaqe bukuroshe!
Pse s’ngre kryet përpjetë,
Po rri e mpitë dhe e qetë?
...Shpendëra, hithëra, ferra
Përsipër të kanë rënë,
Dritën ta kanë zënë,
Me fletë shumë të gjera!
(Naim Frashëri, Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes)

Në poezinë në fjalë manushaqja që s’e ngre kryet përpjetë,


është Shqipëria e robëruar, kurse shpendërat, hithërat dhe ferrat,
janë sundimtarët turq dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë etj.

Apostrofa (gr.apostrofé – nga apo – larg, strofé – kthesë)


– është një figurë stilistike përmes së cilës poeti u drejtohet
sendeve sikur ato të ishin qenie të gjalla, ose kur i drejtohet një
personi që mungon, sikur ai të ishte i pranishëm. Këta mund të
jenë qenie të gjalla ose të vdekura, të vërteta ose të imagjinuara.

Kruj’o i qytet i bekuar!


prite, prite Skënderbenë,
po vjen si pëllumb i shkruar,
të shpëtonjë mëmëdhenë.
(Naim Frashëri, Historia e Skënderbeut kënga VI)

96
Në vargjet e sipërme poeti i drejtohet Krujës sikur të ishte
qenie e gjallë. Është kjo një thirrje plot gëzim që buron nga zemra
e poetit e që shkakton plot emocione te lexuesit.

Ose
Lamtumirë, o mori Shkodër!
Lamtumirë, o ti Cukal!
Zhduket Buena nën nji kodër,
Zhduket Drini nën nji mal.
(Ndre Mjeda, I tretuni)

Si shihet nga shembujt e sipërm, apostrofa vështirë dallon


nga personifikimi, por dallon nga ai vetëm nga aspekti thirrmor,
që nuk e ndeshim te personifikimi.

Epiteti (gr. epitheton – shtesë) – në stilin artistik ka rolin


të cilin e ka atributi në fjali. Ky është një mbiemër që qëndron
pranë një emri për të përcaktuar veçoritë e tij: bar i gjelbër,
krahët e gjërë, druri i degëzuar etj. Në këta shembuj mbiemrat
i gjelbër, i gjërë, i degëzuar kanë funksionin e atributit dhe si të
tillë bëjnë pjesë në kategoritë gramatikore-sintaksore. Por, nëse
këta mbiemra shprehin emocione në strukturën e fjalisë dhe
marrin veçori estetike, atëherë ata kalojnë në epitete. Vetëm
kështu do të mund ta dallonim një mbiemër të rëndomtë nga një
mbiemër epitet. Këtë mund ta vërejmë më mirë përmes
shembujve nga letërsia artistike.

97
E zeza Andrianopojë,
q’u bëre burimë i zisë
vure botën në nevojë,
në helmin e ligësisë!
(Naim Frashëri, Histori e Skënderbeut, kënga III)

Në vargjet e sipërme fjala e zeza nuk tregon ngjyrën e
qytetit, por ka kuptim të fytyruar, që përhap zi. Përmes këtij
epiteti autori shpreh dhembjen që ndjen për qytetin (turk) të
Andranopojës, prej nga u përhap vala e zisë, e helmit dhe e
ligësisë. Nga kjo epiteti ka rëndësi për vlerën e tij shprehëse. Me
anë të epitetit shkrimtari përcakton cilësitë karakteristike të
sendit, fenomenit apo të ndonjë personi, me çka dëshiron të
tërheqë veëmendjen e lexuesit.
Epitetet kanë rëndësi të madhe në stilin letrar nëse
përdoren me vend, nëse janë të freskët dhe origjinalë dhe nëse
janë të përshtatshëm me konceptet pranë të cilëve qëndrojnë. Ata
i gjejmë dendur si në letërsinë artistike, ashtu edhe në letërsinë
gojore. Përveç epiteteve të rëndomta, ekzistojnë edhe të
ashtuquajturit epitete të përhershme, të qëndrueshme ose të
ngurosura, ose të ngulitura: qafa (e bardhë, qoftë kjo edhe te
arabët), ose te Homeri kemi epitetet si, Akili madhështor,
Flokëbukura Lete, malet hijesore etj. qeni turk (në letërsinë
arbëreshe).

Eufemizmi (gr. eufemismós – zbutje, të shenjuarit e gjësë
së keqe me fjalë të buta; nga folja eufemeo – mirë, flas njerëzisht) –
është trop, një lloj metonimie, ku një fjalë a një shprehje e ashpër

98
e cila zëvendësohet me një shprehje më të butë, por pa e
ndryshuar kuptimin, domethënien e saj. Kështu, përmes saj
ndryshohet forma e shprehjes, pa ndryshuar asgjë në
përmbajtjen e saj. Kjo figurë është shumë e lashtë dhe e ndeshim
shumë në popull. Zbutja e fjalëve të veçanta ose e frazave mund
të jetë e ndryshme: prakatike, për shkaqe bontoni, shoqërore,
etike, filozofike, kurse shumë shpesh edhe religjioze. P.sh. kollës
së keqe e të rëndë të fëmijëve, në vend që t’i thuhet kollë e
keqe, i thuhet kollë e mirë. Eufemizëm kemi në shprehjet:
s’është më i ri në vend të është plak; ndërroi jetë – vdiq; nuk e
thotë të vërtetën – gënjen; i paudhi – qoftë largu (djalli); Kepi
i shpresës së mirë – kepi i rrezikshëm; bushtër mortajë –
zonja mortajë etj.

Ironia (gr. eironeia – tallje e fshehur) – është një trop


përmes të cilit shprehet e kundërta e asaj që thuhet, do të thotë
se paraqitja e një objekti bëhet me anë të kundërtës së tij. Pra, me
anë të saj e themi të kundërtën e asaj që e mendojmë në të
vërtetë për ndonjë fanomen apo njeri. Mbi bazën e kasaj figure
letrare zhvillohet humori, satira, ma të gjitha format e tyre.
Përmes ironisë shkrimtari shpreh zemërimin, urrejtjen e tij për
ndonjë shoqërore. Kur ironia kalon në një shkallë të urrejtjes dhe
të hakmarrjes, ajo kalon në sarkazëm. Shembuj të tillë të
sarkazmës gjejmë në shumë krijime të autorëve tanë, siç jaë
Çajupi Punërat e prëndisë, Klubi i Selanikut, Poema e mjerimit
e Migjenit etj. Përmes këtyre krijimeve autorët kanë shprehur
përbuzjen dhe urrejtjen e tyre ndaj tradhtarëve të kombit etj.

99
Ironinë e ndeshim edhe në fabula. Kështu, p.sh. te fabula Korbi
dhe dhelpra, dhelpra i flet korbit si vijon:

Mirëdita, mik i vjetër!


Bukurinë tënde nuk e ka zok tjetrë,
Me pendë të bardhta. Në di të këndosh,
Përmi zoq të tërë do të mbretërosh;
(Çajupi, Korbi dhe dhelpra, Vepra, f.114,Beograd, 1963).

Në vargjet e sipërme dhelpra s’e lavdëron me të vërtetë
korbin, por ajo flet me ironi, sepse korbi s’është ndonjë zog i
bukur. Sarkazmën e ndeshim edhe te Klubi i Selanikut të Çajupit:
“ T’u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka, more beu
ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë! Qenke veshgjatë,
more beu ynë! Në klub të shqiptarëve na the se si duhet të
sillet Turqija, që të shpëtojë nga rreziku i soçëm dhe të rrojë
për jetë. Pse s’fole një fjalë edhe për Shqipërinë! Apo s’keshe
ç’të thoshe? Apo keshe frikë nga Xhon Turqit që të dërguan
met‐e‐sarif ndë Seres, që të haç pilaf? Ps’tu thaftë gjuha ndë
gojë?...”

Metafora (gr. meta – përtej, phero – mbaj që andej:
metaphore – bartje, transferim) – është një nga figurat kryesore
poetike. Nga këndej është një trop shumë i rëndësishëm dhe
përmendet më së shpeshti në analizën e teksteve poetike. Roli i
saj është shumë i madh në pasurimin e gjuhës, sepse me anë të
metaforave fjalët marrin kuptime dhe nuanca të reja. Kjo figurë,
në të vërtetë, është bërë tipar kryesor i poezisë moderne. Ajo e

100
nxit lexuesin të mendojë për atë se ç’do të thotë dhe ç’tregohet
me të, pra e nxit lexuesin të zbulojë kuptimin e saj. Veçoria
themelore e saj qëndron në kalimin e zakonshëm të një fjale a
togfjlëshi në kuptimin figurative të saj, dmth. se ajo përftohet kur
një fjalë a togfjalësh përdoret në lidhje të re me kuptim të
figurshëm në bazë të ngjashmërisë. Kjo do të thotë se metafora
është një fjalë e figurshme me të cilën emërtojmë një send me një
fjalë tjetër, që i ngjan asaj. Shumë teoricienë e përcaktojnë
metaforën si krahasim të shkurtuar ose si krahasim, ku shprehet
krahu i dytë i krahasimit. Kështu, në vend që të thuhet: Ai është
frikacak si lepuri, thuhet Ai është lepur.Pra, këtu është hequr
lidhësja si, duke rënë kështu një nga elemntet e krahasimit, por
megjithatë krahasimi ndjehet vetvetiu. Ose në shembullin: Në
mesin tonë s’ka lepur, humb krahasimi dhe se me fjalën lepur
mendohet për njerëzit me karakter të dobët. Me anë të metaforës
autori dëshiron t’i theksojë tiparet e ngjashmërisë ose
ndryshimet e sendeve apo të fenomeneve. Për shembull në
vargjet:

Molla t’kuputna nji deget


dy qershija lidhë n’ji rrfanë,
ku fillojnë kufijt e Geget;
rrijnë dy çika me nji nanë.
(Ndre Mjeda, Andrra e jetës)

Ndre Mjeda, në vend që të thotë se vajzat ishin të bukura
dhe e donin njëra-tjetrën, përdor fjalët molla dhe dy qershija.

101
Sendet ose fenomenete ndryshme të jetës mund t’i
përngjajnë njëri –tjetrit me anë të veprimeve ose me anë të
cilësive, ose pamjes së tyre. Metafora mund të jetë disa llojesh.
Ajo mund të jetë metaforë e ndërtuar me emra, mbiemra dhe
folje, p.sh. qafë mali, buzë deti, grykë mali, këmbët e tryezës,
kryet e vendit, kryet e punës, anija e shkrtëtirës, pranvera e
jetës (në këta shembuj është bërë përgjasimi i pjesëve të sendeve të
pajetë me pjesët e organizmit të gjallë); lind dielli, bleron pylli,
valon deti, era fryn, shpërthyen trëndafilat, u veshën lisat,
natyra qesh, qielli vrahet (në këta shembuj përgjasimi është bërë
përmes veprimit të foljeve); vullnet të fortë, vullnet të çeliktë,
zemër të butë, tabllo e gjallë, rrethanë e trishtuar (përgjasimi
i cilësisë së një objekti është trguar me anë të mbiemrave, të cilët
tregojnë cilësinë e mendjes, të ndjenjave dhe të gjendjes shpirtërore
të njeriut). Metaforën e ndeshim edhe në proverbat popullore:
Gardhi ka sy e muri vesh; Dardha e ka bishtin mbrapa; Trimi i
mirë me shokë shumë; I hodhi hi syve; I ra në qafë etj.
Metaforat e krijuara nga populli i përdorin edhe
shkrimtarët në veprat e tyre, por ata krijojnë edhe vetë metafora.
Andaj në letërsinë artistike ndeshim në shumë shprehje
metaforike.

Vendi dridhej, ay mbeti


Se s’tronditej nga tërmeti
Trim tribun ‘i vegjëlisë
Dif‐Dragoj i Dragobisë.

O bajram, bajrak i gjallë

102
More nam me gjak në ballë
Te një shpellë e Dragobisë
Yll i rrallë i burrërisë.

Than’u shtri e than’u vra


Po ti s’vdiqe, or Baba
As te shkëmb’i Dragobisë
As te zemër’e Djalërisë.
As je vrarë e as po vritesh,
Legjendar Ante po rritesh
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.
(Fan Noli, Shpell’e Dragobisë)

Një lloj metafore kemi kur shpirtëzohen sendet a dukuritë,
dmth. kur nga një frymor kalohet te një jofrymor, p.sh. një
metaforë të tëllë e ndeshim te vjersha Mërgim të Lasgush
Poradecit:

U nis burimi zemërak


Prej shkëmbit të ronitur,
Dhe shkoj i pastër si zëmbak
E dyke pëshpëritur.

Ahere jargavan’i ri
Q’e pa me shpirt të gjorë,
Një degë t’ulur sipër ti
J‐a sgjati si një dorë...

103
Ahere dega që vështroj
Ndaj shkëmbeve si thyet,
E drodhi lulen e rënkoj
Dhe j-a veniti kryet...

Dh’ahere luleja q’u tund,


E ndoqi larg së koti,
Pa që prej degës mun në fund,
Pikoj si pikë loti...-

Ish dora që më përqafon,


Ish kryet e anuar,
Ish lot’i Vashës që pikon
Pas Trimit që pat shkuar.
(Lasgush Poradeci, Trimi, Poezi, Prishtinë, 1968, f.132)

Lloj tjetër të metaforës kemi kur kalohet nga një frymor te


një frymor tjetër. Llojin e këtillë të metaforës e ndeshim sidomos
në fabula, kur kafshët flasin, mendojnë etj. si njerëzit ose
anasjelltas, kur njerëzit bëjnë si zogjtë, si kafshët, marrin vetitë e
tyre. Këtë lloj metafore e ndeshim në vjershën Shko dallëndyshë
të Filip Shirokës.
Lloj tjetër të metaforës kemi kur nga një jofrymor kalohet
te një frymor, dmth. kur bëhet sendëzimi i së gjallës ose i vetive
psikologjike. (Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore – ku
fjala të rëndë përgjason me peshën fizike të njeriut dhe lidhet me
gjendjen shpirtërore të tij).

104
Metonimia (gr. metonimia – meta = pas, përtej dhe onoma
– emër, ndërrim, zëvendësim emrash) – është një trop i cili tregon
një objekt me anë të një objekti tjetër në bazë të afërsisë dhe jo të
ngjashmërisë siç ndodh me metaforën, dmth. metonimia krijohet
kur një nocion (objekt) shprehet me një nocion tjetër, i cili
ndodhet në lidhje logjike me të parin ose është simbol material i
tij, në vend që të merret shprehja e rëndomtë, adekuate: Ai ka
flokët e thinjura, ku shprehja flokët e thinjura nuk paraqet
vetëm sendin ose dukurinë me të cilën ka të bëjë, por me të
kuptohet koncepti i pleqërisë me të cilin është në lidhje logjike
(me kuptimin e parë). Kjo do të thotë se në vend të emrit të
natyrshëm, përdoret një fjalë tjetër, që ka lidhje të ngushtë me të.
Shembuj të metonimisë kemi në këto shprehje: Marsi (perëndi e
luftës) themi për luftën; dimri për të ftohtit; djersën për
mundin etj. Lidhjet midis këtyre sendeve, Marsit dhe luftës,
dimrit dhe të ftohtit, djersës dhe mundit, kanë raport varësie,
sepse të ftohtit varet nga dimri, është efekt i dimrit, djersa është
efekt i mundit, i lodhjes.
Meqë raportet midis varësisë së objekteve janë të
shumëllojshme, si pasojë e kësaj edhe shumë lloje metonimish.
Ndër llojet më kryesore të metonimisë numërohen:
-kur përdorim shkakun për pasojën (efektin): Dimri prishi
pemët (në vend të themi të ftohtit, si shkak i dimrit, kurse të
ftohtit është si pasojë (efekt) e dimrit (dimri – shkak i të
ftohtit – që është efekt i tij).
-kur përdorim pasojën (efektin) në vend të shkakut: E fitova
bukën me djersën e ballit në vend të E fitova bukën e gojës

105
me punë ku djersa – pasojë, efekt i mundit, kurse puna –
shkak i djersës.
‐kur në vend të veprës përdorim autorin: Lexova Naimin,
Shekspirin, në vend të Lexova veprat e Naimit, Shekspirit etj.
‐kur përdorim gjënë abstrakte në vendt të gjësë konkrete:
Virtytin të gjith e duan, kurse vesin e përbuzin (dmth. njeriun
e virtytshëm e lëvdojnë të gjithë, kurse njeriun me ves e
urrejnë).
-kur konkreten e përdorim në vend të abstraktes: I ka hyrë
lepuri në bark (I ka hyrë frika në bark).
‐vendin a sendin që përmban diçka në vend të asaj që ndodhet
në të: hëngra dy pjata; piva një filxhan.

Perifraza (gr. peri – rreth, fraso – flas) – është një figurë
stilistike përmes së cilës paraqitet (thuhet) me shumë fjalë ajo që
do të mund të thuhej me një fjalë të vetme, kështu krijohet një
metonimi e zgjeruar, që quhet prifrazë. Dmth. në vend që sendet
t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë, përdorim një grup fjalësh
për të treguar silësitë e atij sendi. P.sh. Fatosi i Krujës
(Skënderbeu); Foleja e shqiponjave (Shqipëria); E njoha me
shtatë prill: Breshka këmishë‐zezë me lëkurë luani dhe
pendë këndezi, e njohu dhe ajo (Italia fashiste). Më vonë e
njohu edhe huni i motorizuar (nacizmi) (Nonda Bulka, Kënga
e shqiponjave); pasardhës hyjnor i Jupiterit (Herakle); zjarret
e qiellit (yjet); zalli mëngjesor digjet (dielli) etj. Perifraza e
përfocon patetikën dhe retorikën e stilit: prandaj me të drejtë
edhe quhet metaforë retorike. Me anë të saj me më shumë fjalë

106
ose fjali përshkruhen konceptet, objektet, cilësitë, veprimet,
përjetimet etj.

Personifikimi (lat. persona – personi, facare dhe facere –


bëj, punoj) është një nga figurat më të vjetra, në mos më e vjetra
dhe më e përdorura në folklor. Përmes kësaj figure artistike,
gjërave, sendeve abstrakte, kafshëve e bimëve u jepen cilësi
njerëzish. Dmth. me anë të personifikimit shpirtëzohen gjërat e
pashpirtë, sendet e pajetë, duke i bërë ao të mendojnë, të
veprojnë e të kuptojnë si njerëz. Në entuziazmin dhe në
përjetimin e tij të natyrës njeriu mendon se edhe sendet ndjejnë,
se edhe ato kanë shpirt dhe kështu i personifikon duke treguar
veçori të cilat u përkasin njerëzve. Personifikime mjaft të
goditura gjejmë si në folklor, ashtu edhe në letërsinë artistike.

Tridhjet’e nëntë mos ardhtë kurrë


që na rrëzove flamurë!
“Ç’ke, oflamur, që s’valon?
“Jam sëmurë, po rënkoj,
jam goditur bri’më brinjë,
që kur sollën Italinë.
(Këngë popullore)

Në këngët popullore këngëtari popullor i shpreh ndjenjat e


veta fuqishëm me anë të personifikimeve, sepse natyrës së qetë,
kafshëve dhe trupave qiellorë u ka dhënë fuqinë e të folurit,
vetëdijen dhe vullnetin për të kryer (bërë) veprime njerëzore dhe
t’i ndjejnë gëzimet dhe vuajtjet njerëzore. Në këtë mënyrë fiton

107
bukurinë e vet dhe bëhet gjithëpërfshirës në zhvillimin e figurave
poetike. Personifikime mjaft të qëlluara gjejmë edhe në ciklin e
Veriut, në këngët e vjetra legjendare, në këngët e LANÇ-së etj.
Kështu p.sh. në rapsodinë Martesa e Halilit, dhitë, hëna, zogu etj.
marrin pjesë aktive në veprimet e Halilit dhe e ndihmojnë atë.
Kjo figurë mjaft dendur ndeshet edhe te poetët e Rilindjes dhe të
Pavarësisë, si te Naimi, De Rada, Çajupi, Noli, Mjeda, Migjeni dhe
te poezitë e poemat e Ll. Siliqit, D. Agollit, I. Kadaresë, F. Arapit
etj.
Lulet të dinin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

zoqtë të dëgjonin,
do t’më rrinin pranë
dhe do të këndonin
të harroj sevdanë.
(Çajupi, Dashuria D1, f. 45, Vepra, Beograd, 1963)

Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve


(Fatos Arapi, Alarme të përgjakura)

“...Fshiu lot dhe më tha Tomorri:
O shqiptarët e gjorë
Dëgjoni Baba Tomorrë...”
(Çajupi, Baba Tomorri)

108
Në këtë poezi kemi personifikimin e natyrës, gjegjësisht
malin e Tomorrit që flet sikur të ishte i gjallë.
Mbi pesonifikimin jan bazuar përrallat popullore mbi
kafshët, në të cilat kafshët, zogjtë, peshqit, përfytyrohen si qenie
të ndërgjegjshme. Ato flasin me njëra-tjetrën, merren vesh,
shfaqin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Kështu p.sh. në fabulën Të
dy qetë dhe ujku të Naim Frashërit, ujku, pasi vërejti se të dy
qetë ishin bashkuar (lidhur) mesveti për ta lufuar atë, i thotë në
një anë njërit ka:
...Ty fort të dua,
Se t’ët atë e kish mik,
Ti pse më bije? Po shko mblidh mënt,
Pse tregohesh i lik?
Ty s’të ngas, Zoti, a, mos e dhëntë!
(Çajupi, Të dy qetë dhe ujku(fragment)

Propopeja (gr. prósōpon – person + poiéō – bëj) është një


lloj personifikimi në të cilin poetët sendet e pajetë i paraqesin si
të gjalla:

U ngrit fat’i Shqipërisë,


si vdekuri nga varri,
mori udhën’e Azisë,
duke ikur si marri.
(Naim Frashëri, Histori e Skënderbeut, k.V, f.111, Poezi,)

109
Satira (lat. satira – e ndryshme, përzierje) – në kuptimin e
ngushtë quhet vjersha me karakter demaskues. Format e para të
satirës janë epigramet dhe epitafet, por atë e hasim në lirikë, në
epikë dhe në dramë. Satira kanë shkruar poetët e mëdhenj
romakë Horaci dhe Juvenali. Në kuptimin më të gjërë këto janë
vepra letrare të gjinive të ndryshme (roman, tregim, pjesë
teatrore) në të cilat kritikohen ashpër dhe përqeshen fenomenet
e dëmshme të jetës shoqërore dhe personale; janë të njohur
veprat satirike të shkrimtari francez Fransua Rable (shek.XVI), të
shkrimtarit anglez Xhonatan Suift (shek. XVIII), pastaj të Bajronit,
Pushkinit, Gogolit, Dantes, Servantesit, Konicës, Fishtës, Çajupit,
Gramenos, Sh. Musarajt etj.


Simboli (gr. symbolon – shenjë, shenjë konvencionale
njohëse te grekët e vjetër për anëtarët e organizatave të fshehta) –
është një ndër figurat më të ndërlikuara të përfytyrimit. Përmes
tij bëjmë zëvendësimin e ndonjë fjale, dukurie jetësore me
shenjën e saj kushtëzuese alegorike. Në stilin artistik, më së
shumti në poezi, dukuri të ndryshme në natyrë, lulet, bimët dhe
shkëmbinjtë, shumë herë edhe kafshët, merren si shenja të
përhershme, si figura ose përfaqësues të ideve, ndjenjave dhe
koncepteve të ndryshme. Kështu, p.sh. simbol i fatkeqësisë
është korbi, i dinakërisë – dhelpra, i marrëzisë – gomari, i
trimërisë – petriti, i pikëllimit – kukumjaka etj. Pra, me anë të
simbolit paraqesim një ide konkrete, një mendim a një dukuri,
p.sh. agimi, mëngjesi, janë simbole të rinisë, të fillimit të jetës,
nata është simbol i vdekjes, i fundit të jetës; bora – simbol i të

110
ftohtit, i ndjenjës së ftohtë etj. Shumë fjalë nga jeta, nga historia,
kultura e sidomos nga krijimtaria folklorike kanë marrë kuptim
simbolik. Kështu, në poezinë popullore thëllëza e lulja
simbolizojnë vashën, bilbili djalin e dashuruar, kali Trojës nga
historia simbolizon tradhëtinë (“Kali i Trojës”i Ismail Kadaresë),
qiriri i Naim Frashërit simbolizon poetin që shkrin gjithçka për
të ndriçuar popullin. Krijime simbolike të bukura janë Vaji i
bylbylit i Ndre Mjedës, vjershat Fyelli, Fjalët e qiririt të Naim
Frashërit, Prishtina e Llazër Siliqit, Shqiponjat fluturojnë lartë
e Iasmail Kadaresë, Vdekja e Nositit dhe Gjeniu i anijes të
Lasgush Poradecit etj.
Disa teoricienë mendojnë se simbolin nuk duhet
numëruar në figura, sepse ai nuk dallon nga metafora. Në gjuhën
greke fjala simbol do të thotë shenjë, kurse në të shprehurit
poetik ndjenjat kryesisht shprehen me figura, dmth. përmes
shenjave, simboleve, e këtë veçori e ka pikërisht dhe metafora.
Për këtë arsye, sipas mendimit të këtyre teoricienëve, simbolin
duhet veçuar nga kategoria e figurave e të lidhet me poezinë e një
drejtimi të caktuar – me poezinë e simbolizmit, por edhe më tej –
me simbolizmin si lëvizje. Megjithatë, simbolizmi si drejtim në
letërsi, e sidomos në poezi, veç veëorive të veta stilistike dhe
synimit që me anë të toneve akustike dhe muzikore të shprehen
motivet dhe ndjenjat poetike, para së gjithash do të thotë
qëndrim ndaj natyrës dhe jetës, një dispunim shprehës të
jashtëzakonshëm dhe bindjes se çdo gjë në natyrë u nënshtrohet
ndryshimeve të përhershme, kalbjes dhe vdekjes; kurse ndjenjat
dhe pikëpamjet e tilla nuk duhet të jenë dhe nuk shprehen me
anë të simboleve si figura stilistike, por shumë herë tregohen me

111
shprehje direkte dhe përshkrimet e koncepteve reale. Prandaj
simboli si figurë duhet veçuar nga simbolizmi si drejtim dhe si
lëvizje letrare.
Si figurë, simboli ka lidhje të drejtpërdrejtë me krahasimin
dhe shpesh në një simbol gjenden përherë edhe figura të tjera.
Simbol quhet edhe figura artistike që personifikon tiparet
karakteristike të një fenomeni, p.sh. Harpagoni është simbol i
koprracisë, Tartufi simbol i hipokrizisë etj.
Simbolin e ndeshim shpesh edhe në poezinë popullore,
sidomos në këngët e dashurië e të dasmës. Kështu kemi poezi
popullore në të cilat thëllënza simbolizon vajzën në të cilën flitet
vetëm për thëllënzën dhe ambientin ku gjendet ajo, duke
nënkuptuar këtu vajzën me tërë bukurinë dhe ambientin ku
ndodhet ajo.

Sinekdoka ( gr. synekdoke – nga syn – bashkë dhe


ekdehomai – kuptoj, marr vesh) – është një lloj i veçantë i
metonimisë Sinekdoka krijohet krijohet kur përdorim një fjalë
për të shfaqur një ide më të gjërë ose më të ngushtë se ideja që
duam ta shfaqim, kur përdorim numrin njëjës në vend të
numrit shumës, të tërën në vend të pjesës, pjesën në vend të
tërës, gjininë në vend të llojit ose lëndën prej së cilës
përbëhet sendi në vend të sendit vetë: kryet në vend të njeriu,
mbrojtje në vend të mbrojtësit; Migjenët në vend të poetë si
Migjeni, Shqiptari kurdoherë me gjak e ka mbrojtur lirinë në
vend të Shqiptarët...Bota u çudit me punët...në vend të
njerëzimi..., sivjet patëm të korra të mira në vend të gjatë
stinës së verës etj. Sa më pa i qeshi fytyra – u gëzua; gjëja e

112
gjallë – lopët, delet etj. rregulloi qelqurinat – enët prej qelqi
etj.

Shqipërinë e mori turku


i vu zjarr,
shqipëtar, mos rri po duku,
shqipëtar.
(Çajupi)

Figurat e diksionit – janë figura të cilat fjalës i japin efekt


tingëllor. Me anë të këtyre figurave shprehja gjuhësore fiton në
intensitet, duke e pasuruar përmbajtjen kuptimore dhe
domethënien emocionale të saj (shprehjes gjuhësore). Përmes
këtyre figurave fjalëve u jepen dimensione të reja në raport ndaj
fjalëve të mëparshme ose të atyre që vijnë pas. Figurat e diksionit
ia japin muzikalitetin vjershës dhe sa më të pasura të jenë ato, aq
më i pasur do të jetë edhe muzikaliteti i vjershës. Në figurat e
diksionit bëjnë pjesë: asonanca, aliteracioni, onomatopeja,
anafora, epifora, anadiploza, simploka.

Aliteracioni (lat. littera – shkronjë, germë) – është


përsëritje e bashkëtingëlloreve të njëjta ose e togjeve të tingujve,
ose përsëritje e bashkëtingëlloreve të njëjta ose e rrokjeve të
njëjta në fillim të më shumë fjalëve, sidomos në vargje, të cilat i
japin forcë shprehëse ligjëratës artistike.

113
Vendi dridhej, ay mbeti,
Se s’tronditej nga tërmeti,
Dif-dragoi i Dragobisë,
Trim tribun i vegjëlisë.
(F. Noli, Shpell’e Dragobisë)

Anadiploza (gr. anadiplóō – dyfishoj) – është figurë e


përsëritjes ku përsëriten fjalët e fundit të një vargu në fillim të
vargut vijues.

Po kjo gjamë qi ban natura


Kjo duhi qi s’ka pushim
E kësaj zemre a pasqyra
A pasqyra e vajit tim
(Ndre Mjeda, I tretuni)

gjallë prej kulls pashën s’e lamë


s’e lamë pashën kurrë për t’gjallë
(Këngë popullore, Priti djemtë e Mimleqetit)

Ku i ka çadrat, ku i ka t’part,
m’ka çue mreti me ja çartë;
me ja çartë, m’ka çue dovleti,
don me kanë shah ner veti;
shah ner veti don me kanë,
kurrgja mretit mos me i dhanë,
as redifë, as nizamë!- (redif,ushtar rezervist )

114
(Këngë popullore, Shumë asqer po qet pamporri)

Seç e hodhi lumin,


lumin për matanë...

Ç’e kërkova urën,


urën nuk e gjeta...
Ç’e kërkova trarin
trarin përmbi lumë...
(Dritëro Agolli, Nat’e errët)

Anafora (gr. anaphero – përsëris) – një nga figurat e


përsëritjes, ku në fillim të vargut përsëriten fjalët e njëjta.

... drejt qytetit


ku unë jetoj,
ku unë ngre mur,
ku unë shtroj
rrugën me asfalt,
ku unë vargje thur,
ku unë shkoj në teatër,
ku unë ngre flamur...
(Drtëro Agolli, Hapat e mia në asfalt)

Asonanca (lat. assonare – bashkëtingëlloj) – krijohet me


përsëritjen e një ose disa zanoreve të njëjta brenda një vargu a
strofe, për t’u arritur pëlqim tingëllor ose efekt zanor. E ndeshim

115
mjaft në poezi dhe shërben si mjet për arritjen e të
ashtuquajturës eufoni (gr. eufonia – zë i këndshëm).

O i zhgryer, i zhyer, i vyer për hu


(Fan Noli, Marshi i Barabajt)

Asonanca është një lloj rime, por jo e plotë, sepse në rimë


të dyja klauzolat janë të njëjta si në bashkëtingëllore, ashtu edhe
në zanore, kurse te asonanca janë të njëjta vetëm zanoret, kurse
bashkëtingëlloret ndyshojnë.

Fryni era u çil taraba,


n’kambë Halil, se Abdyl aga,
me trqind sejmenë përmbrapa
t’tanë n’opanga e pa çorapa.
(Këngë popullore)

Kush t’ma gjejn vorrin e tij,


un ja nap kullë e shpi,
ja nap dhent me gjith dhi.
(Në fushë t’Kosovës a lidhë jezeri, Këngë popullore)

Dalip bej, mre i biri bushtrës,


ta fus shpirtin n’grykë të pushkës.
(Dil aty ku derdhet gjaku, Këngë popullore)

Epifora (epiphero – shtesë) – është figurë e përsëritjes, ku


në fund të vargut përsëritet fjala, ose një pjesë e fjalisë. Është e

116
kundërta e anaforës. Përdorimi i saj i jep forcë të madhe
shprehjes dhe e shton forcën emocionale të saj.

Në pazar thirri tallalli,


në kafe u mblodh taborri,
në kafe u mblodhe taborri
ç’po lufton Rexhep sokoli!
..........................................
Mos kjaj, nanë, e mos kjaj, grue,
në Gyrçar jami rrethue;
në Gyrçar jemi rrethue
shtatë sahat kemi luftue;
(Këngë popullore, Luftë po ban Rexhep trim)

Onomatopeja (gr. onoma – emër dhe poiemo – bëj, krijoj)


– është një figurë përmes së cilës imitohen zhurma të caktuara
në natyrë, zëra kafshësh ose zëra që na kujtojnë ndonjë send.
Imitimi i zërave mund të bëhet në dy mënyrë: në mënyrë të
artikuluar dhe të paartikuluar. Kështu, kur i përdorim shprehjet
bam, fiu, miau, kërc etj, pak a shumë kemi të bëjmë me fjalë të
paartikuluara, sepse janë krijuar me imitimin e fjalëpërfjalshëm
të natyrës, kurse fjalët shushuris, bubulloj, kakaris etj. tregojnë
se këto i ka krijuar njeriu dhe i ka përpunuar në bazë të asaj që ka
mundur të dëgjojë në natyrë, por magjithatë i ka ndarë nga
imitimi total me atë se ka përdorur zëra të artikuluar, të përcjellë,
të përpunuar me intelektin dhe emocionin e tij. Mjaft onomatope
ndeshim në poezinë Korbi të Edgar Alan Poes, të shkaktuara prej

117
tingullit sh që japin fëshfëritjen e perdeve prej mëndafshi: Era
frynte që përjashta, rrihte perdet e mëndafshta etj.

Simploka (gr. symploke – thur, gërshetoj, mpleks) – është


figurë e përsëritjes ku kemi përsëritjen në fillim dhe në fund të
vargut, pra, simploka është bashkim i anaforës dhe i epifoës.

Dibër e male renda-renda,


gjithë me houta e me openga,
gjithë me houta e me openga,
Menduh Pashës i hinë mbrenda.
..................................................
Bajër Merkja e Sheh Zërqani
janë mbledhë ke Mane Cami;
janë mbledhë ke Mane Cami,
përpara u del Shaqir arsllani.
(Këngë popullore, Na me mretin pushkë le t’bojmë)

Sesi ndritesh përsëri!


Sesi ndizesh përsëri!
Sesi djek me dashuri,
Posi yll margaritari!...
(Lasgush Poradeci, Vallja e yjve).

118
Figurat e ndërtimit (sintaksës) – përfshijnë në vete ato
figura që krijohen nga rendi i fjalëve në fjali, ku kemi shmangie
nga renditja e zakonshme e fjalëve në fjali, duke çrregulluar
sistemin e natyrshëm të tyre, të cilat nuk përkojnë me rendin
logjik e gramatikor të tyre. Në këtë grup të fjalëve bëjnë pjesë:
anasjella, asindeti, elipsi, pyetja retorike, polisindeti,
shkallëzimi.

Anasjella (gr. inversio – të vendosurit gjetkë) – është
figurë në të cilën mund të ndërrojmë vendin e zakonshëm të
gjymtyrëve në fjali, të cilën poeti e bën për qëllime shprehëse dhe
për nevoja të vargut, duke shkelur kështu rregullin e zakonshëm
të fjalëve: Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona në vend të kjo tokë
e jona qet vaj e mjerime ose

...luftojnë rrebtas: nën breshën plumbit


që karajfilat lëshojnë e breshanat
turren, o Shqype, si rrjedha e lumit,
trimat si zanat
në vend të:
Luftojnë rrebtas: o shqype, trimat si zanat
turren si rrjedha e lumit
nën breshën plumbi
që lëshojnë karajfilat e breshanat.
(Ismail Kadare)

Asindeti (gr. asyndeton – pa ndërlidhje, syndein – bashkoj,


lidh) – është mënyrë e shprehjes poetike që ndërtohet pa

119
përdorur lidhëzat midis fjalëve dhe fjalive. Mungesa e tyre u jep
fjalëve dinamizëm, gjallëri dhe intonacion të shpejtë.

Ku e lamë e ku na mbeti
vaj vatani e mjer’milati,
anës detit (por) i palarë,
anës dritës (por) i paparë,
pranë sofrës (por) i pangranë,
pranë dijes (por) i panxanë,
lakuriq dhe i dregosur
trup e shpirt i sakatosur?
(Fan Noli, Anës lumenjve)

Nëpër skaje t’errta, bashkë me qiejë, mijë, mica


Mbi pecat e mykta, të qelbëta, të ndyta, të lagta
(Migjeni, Poema e mjerimit)

Elipsi (gr. elleipsis – mungesë, lëshim) – është figurë
stilistike me anë të së cilës shkrimtari heq një ose më shumë fjalë,
ashtu që domethënia e tërësisë mund të kuptohet. Elipsi përdoret
jo vetëm në letërsinë artistike, por edhe në gjuhën e përditshme.
Zakonisht elipsi përdoret në rastet kur njeriu është i shqetësuar,
duke lënë kështu jashtë përdorimit fjalët e parëndësishme.

Labëria
hakërrim i rreptë i maleve
përqark,
Shkëmbinj shumë, shumë

120
tokë – fare pak.
(Fatos Arapi)
Kafaz ka qiellin
epshin – pengim.
(Ndre Mjeda)
Krahët e zez’të nji të pafund
e varrosën lagjen pranë,
dritë, jetë, gjallsi – askund,
vetëm errësirrë e skam.
(Migjeni, Lagja e varfun)

Pyetja retorike (gr. rhetor – orator) – përdoret në veprat


artistike dhe në ligjëratat oratorike, jo vetëm për të pritur ndonjë
përgjigje, por t’i dhënë fjalisë forcë e intonacion të ngritur.

Ku janë ata pleq bujarë,


që qenë përpara nesh,
e ata trima sqimtarë
të shpejtë e si rrufe?
(Pjetër Budi)

Pyetja e shtruar nënkuptohet vetvetiu, sepse ata pleq nuk


janë më.

Opopo!kshu pse më vini përpara syve pa pa pushim,


O ditët e djalërisë, o moj kohëz e të rit tim?
(Naim Frashëri)

121
Ku e latë ndoren, more diell?
ku e ke ndoren, mori zanë?
po e kjo a besa, qi mpatë dhanë?
(Rapsodia, Martesa e Halilit)

Pyetja retorike është figurë familjare e ligjëruesve


(oratorëve). Shembuj të tillë kemi mjaft nga letërsia jonë. Kështu,
p.sh. Ndre Mjeda në vjershën I tretuni drejtohet me këto pyetje
që vjen nga vendi i tij:

Ah!m’kallxo të vërtetën
A len dielli edhe m’atë anë?
A xixëllojnë, si para, m’t’shkretin
Shqyptari e hyj e hanë?
A lulzojnë ma lule t’ershme
Mal, fushë si m’kohë
t’at-herhme?

Ndodh shpeshherë që vetë shkrimtari, poeti, t’i përgjigjet


kësaj pyetjeje retorike me një përgjigje prapë retorike. Me këtë
rast figura quhet subjeksion.

Polisindeti (gr. polysyndeton – shumë – lidhëza) – është


figurë e kundërt me asindetin: formohet duke shtuar numrin e
lidhëzave, të cilat nga ana gramatikore nuk janë të nevojshme,
por fjalët i bën të spikasin, ngadalëson intonacionin dhe shton
forcën shprehëse të fjalës poetike.

122
O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
ti na shtyp e na shtrydh, e ti gjakun na e pi,
ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
o kukudh e lubi: Hosana, Baraba!
(Fan Noli, Marshi i Barabait)

Po vjen sulmon dragoj shqiptar


Si lajm i Zotit çpërblimtar
E bën urgji për Shqipëri
E dridhet tok’e det – e ti:
Ti gjakatar;...
(Lasgush Poradeci, E fundit mërzitje)

Duart e tua që u rëgjuan nga puna


Dhe gishtërinjtë që zunë kallon nga këmbët e dyfekëve
Dhe supet që u varën nga xhokja e nga puna,
Dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve...
(Dritëro Agolli, Nënë Shqipëri)

Shkallëzimi (gradacioni, nga lat. gradatio – gradualisht,


shkallëzim) – është figurë stilistike sipas së cilës shkrimtari i
rendit fjalët sipas shkallëzimit të caktuar (ngjitës apo zbritës),
duke filluar nga fjala më e fortë e drejt më të butës, ose duke
shkuar gradualisht nga fjala e butë drejtt më të fortës.
Thueja kangës, rini, pash syt’e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxiti me dshnu
(Migjeni, Kanga e rinisë)

123
Çuka, kodra, brigje, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar
(Naim Frashëri, Bagëti e bujqësia)

O rrëmet’i njerëzisë,
Zër’i fyellit s’ësht’erë
Ky është zjarr’i dashurisë
Që i ra kallamit mjerë!

I ra qiellit e ndriti,
I ra zemrës, e nxehu,
I ra verës, e buçit
I ra shpirtit dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit,


I dha dritë bukurisë,
I dha këngët bilbilitë,
I dha shije gjithësisë.
(Naim Frashëri, Fyelli)

Figurat e mendimit – përveç figurave të fjalëve dhe
tropeve, retoristët e vjetër flasin edhe për figurat e mendimit, të
cilat lidhen me kuptimin me atë që është thënë me to. Në këtë
grup të figurave hyjnë: antiteza, hiperbola, krahasimi, litota,
oksimoroni, paradoksi.

Antiteza (anthisesis – kundërvënie, anti – kundër dhe


thesis – vendosje) – është figurë stilistike përmes së cilës vihen

124
përballë njëra-tjetrës dy fjalë a dy mendime të kundërta të një
personazhi për të vënë në dukje tiparet dalluese të tyre.

Atje nisi, atje mbaroi,


atje krisi, atje pushoi
(Fan Noli, Shpell’ e Dragobisë)

Bylbyl, ky shekull orë e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet.
(Ndre Mjeda)

Nëno, moj, mbaj zi për vllanë,


me tre plumba na i ranë,
na e vranë e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.

Se të desht dhe s’të deshnin,


se të qante kur të qeshnin,
se të veshte kur të zhveshnin,
nëno, moj, të ra dëshmor.
(Fan Noli, Syrgjin vdekur)

Përdorimi i antitezës e bën mendimin, idenë e shkrimtarit


më shprehëse dhe më të fuqishme, duke vënë përballë njëri-
tjetrit mendimet kundërthënëse. Nga aspekti gjuhësor ajo,
antiteza, mbështetet në antonimet. Mjeshtër antitezash ka qenë
Fan Noli. Por atë e ndeshim mjaft shpesh edhe në letërsinë e
sotme. Në disa vepra letrare këtë e ndeshim edhe në

125
kundërvënien e dy personazheve kryesore të një vepre letrare.
Kështu, p.sh. kemi kundërvënien e Skënderbeut Sulltanit në
veprën e Naim Frashërit “Histori e Skënderbeut”, ose te Otelloja
me Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.

Hiperbola (gr. hypérbole – teprim, stërsmadhim) – është


figurë e teprimit e cila zgjedh fjalë të fuqishme në zmadhimin në
përmasa jonormale. Përmes saj jepen tiparet e një sendi jashtë
mase me qëllim që të godasë më mirë dukuritë që i paraqet.
Hiperbolën e ndeshim dendur në eposin tonë dhe në këngët e
kreshnikëve, por edhe në letërsinë e shkruar. Ajo në shkrimet
humoristike gjendet në kufi të groteskut.

Përmi kryet topuzi i ka fjurue:


dymbëdhetë pash n’lëndinë u ngul topuzi!
dymbëdhetë pash përpjetë si re u çue pluhni!
(Kënga popullore, Gjergj Elez Alia)

Krahasimi (lat. comparatio – krahasim) – krijohet me


krahasimin e ndonjë sendi, personi ose ngjarjeje me konceptet, të
cilat janë të afërt dhe të njohur. Është një nga tropet më të
thjeshta. Atë e hasim shpesh edhe në gjuhën e përditshme. Edhe
nga ana e ndërtimit është trop shumë i thjeshtë: ai përbëhet prej
tri elementesh: sendi i cili krahasohet, sendi me të cilin
krahasohet dhe lidhësja (kopula) si, sikurse, ashtu si, posi, me
të cilat lidhen të dy sendet. Nga këto dy pjesë, pjesa e dytë është e
figurshme, sepse ngjashmëria nuk qëndron në anët thelbësore,
por në anën që bie në sy dhe që tërheq si përfytyrim, si imazh: në

126
krahasimin E ka syrin si ulli, kokrra e ullirit merret figurativisht
si përfaqësuese e ngjyrës së zezë të ndritshme e të bukur.
Krahasimet përdoren dendur edhe në ligjërimin bisedor.
Krahasime mjaft të goditura dhe me vlerë të madhe artistike,
përdoren dendur edhe në këngët popullore së bashku me figurat
e tjera artistike.

Hunda si qiri
Goja si kuti
Buza si qershi
Vetullat si gajtan etj.
(Këngë popullore)

Në vargjet e sipërme këngëtari anonim përmes


krahasimeve përshkruan tiparet kryesore të një vajze të bukur.
Edhe pse krahasimi si trop haset si në prozë dhe në poezi,
si në një vepër epike, ashtu edhe në një vepër lirike, ai, varësisht
nga gjinia, merr trajta të vçanta gjatë përdorimit të tij. Në një
poezi lirike ku poeti shpreh ndjenjat e veta, krahasimet janë më
të shkurtër, më ekspresivë (shprehës) dhe më emocionalë.

Bukuria jote, leshrat e tua


posi pëndë korbi, të gjata mi thua,
ballët si diell, faqet si mollë,
qafa jot’e gjatë, mesi yt i hollë,
sisët si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe, sytë si gështenjë...
(Çajupi, Bukuria)

127
Litota (gr. litotes – zbutje, zvogëlim, pakësim) – është
figurë e kundërt me hiperbolën. Përmes saj synohet të jepet në
formë të zvogëluar shprehja e vërtetë, duke e zbutur atë: Nuk
është keq – është mirë; ai s’është budalla – është i mendçur; s’ke
vepruar mirë – ke bërë keq etj.

E dini si kam luftuar


për Sulltan e për Turqinë
dhe qysh ai më ka shuar
vllezërit’e shtëpinë!
vllezërit’e shtëpinë!
s’janë punëra të lehta

këto që janë punuar


dhe nuk rinë të fshehta
as janë për të harruar.
(Naim Frashëri, Histori e Skënderbeut)

128
VJERSHËRIMI

Në teorinë e sotme të letërsisë janë të njohur tri terma për


një disiplinë, respektivisht për degën e shkencës mbi vargun. Një
nga këta është termi prozodi, një term i moçëm me origjinë
greke, i cili lidhej me një pjesë të gramatikës në të cilën është
studiuar theksi (akcenti), gjegjësisht gjatësia dhe shkurtësia e
vargjeve. Më vonë kjo fjalë merr një kuptim tjetër dhe njihet me
emrin shkenca mbi vargjet, e cila ka pasur për detyrë “t’i
harmonizojë fjalët me muzikën, ose muzikën me fjalët”, kur
vjersha filloi të krijohet e pavarur nga kori dhe bëhet krijim i
pavarur artistik. Në këtë kohë prozodia merrej me studimin e
rrokjeve të gjata dhe të shkurtra dhe u quajt versifikacion
kuantitativ (sasior). Por, kur kuantiteti i rrokjeve nuk ndikon në
përbërjen e vargut, por si masë merret theksi (akcenti), dmth.
rrokjet e theksuara dhe të patheksuara, të cilat i japin vargut
ritmin dhe melodinë, prozodia zëvendësohet me fjalën
versifikacion, ku si bazë nuk merret më kuantiteti i rrokjeve, por
kualiteti (cilësia)(theksimi ose mostheksimi), andaj përmenden
termat prozodi kualitative ose versifikacion kualitativ.
Ndërkaq në teori është i njohur edhe termi metrikë, i cili në
teorinë bashkëkohore mbi vargun, ka kuptime të ndryshme: te
disa popuj metrika konsierohet si shkencë e përgjithshme mbi
vargun, kurse diku me këtë term përfshihet vetëm studimi metrik
kuantitativ i vargut, ndërsa me versifikacionin kualitativ të vargut
merret versifikacioni. Sido që të jetë, termi metrikë përdoret kur
janë në pyetje vargjet klsike, gjegjësisht vargjet kuantitative,

129

You might also like