Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 27

UNIVERZITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI -LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME
Tema : TREGIMET E HIVZI SULEJMANIT

Profesori: Studenti:

Dr. Anton Berishaj Lundrim Krasniqi

PRISHTINË 2019
1
PËRMBAJTJA
Hyrja ............................................................................................................................................... 3
Të dhëna për autorin .................................................................................................................... 4
Tregimet e fëmijërisë .................................................................................................................... 7
Tregimet e luftës ......................................................................................................................... 10
Njeriu në tregimet e Hivzi Sulejmanit ..................................................................................... 14
Tregimi - Mjegulla ...................................................................................................................... 18
Tregimi - Era dhe Kolona .......................................................................................................... 21
Tregimi - Një gjeth e një njeri .................................................................................................. 244
Përfundimi ................................................................................................................................. 266
Literatura ....................................................................................... Error! Bookmark not defined.7

2
Hyrje

Në këtë punim diplome do të mundohem të analizoj disa nga tregimet e Hivzi


Sulejmanit.

Analiza e cilës do vepër e Hivzi Sulejmanit do të ishte e mangët nëse nuk


analizojmë mirë kohën,rrethanat shoqërore,ekonomike, politike, historike etj. nëpër të cilat ka
vepruar e krijuar shkrimtari .

Hivziu ishte idealist, i besoi idealit të barazisë së popujve e të njerëzve. Për


çlirimin të popullit të tij në aspektin politik, social e shpirtëror luftoi me tërë qenien e tij,
duke u munduar të krijojë një shoqëri të popujve të lirë e të barabartë.

Ishte komunist i vërtetë, e mbi të gjitha humanist… Pati ëndrra, shpresa, ideale,
por edhe iluzione e zhgënjime, të cilat me mjeshtri i shprehi për mes artit, krijimtarisë së
larmishme e të pasur letrare.

Edhe në këtë punim për tregimet e Hivzi Sulejmanit do të pasqyroj elemente biografike,
për jetën dhe veprën e autorit. Disa kritikë letrarë mendojnë se duhet bërë ndarja e veprës nga
autori ose autorit nga vepra. Mirëpo, te Hivziu një ndarje e tillë, do të thotë mos njohje e tërësisë
së njërës apo tjetrës.

Hivzi Sulejmani në veprimtarinë e tij letrare trajtoi probleme nga jeta e njeriut të
kohës,ambiciet, sukseset a mossukseset, të cilat, njeriun e kanë shqetësuar, e
shqetësojnë vazhdimisht, bile do ta shqetësojnë edhe në të ardhmen. Ky botëkuptim i
autorit, me njeriun në qendër ishte qasja e tij kryesore, në përmbajtjen e tregimeve
për njeriun e jetën,

Kritikët letrarë, që kanë shkruar për Hivzi Sulejmanin (H.Mekuli, S.Hamit, R.


Qosja, A. Vinca, R.Kelmendi I.Kurtishietj.)

Prandaj edhe tregimet që do të analizoj në këtë punim do të kenë për bazë këto probleme
dhe karaktere .

3
Të dhëna për autorin

Hivzi Sulejmani u lind më 5 mars 1910 (ka dyshime se është lindur në vitin
1912), në fshatin Mojstir të Tutinit (Sanxhak), por familja e tij herët shpërngulet në
Mitrovicë, e më vonë edhe në Ferizaj,Beograd e Prishtinë. I ati i vdiq në vitin 1919, kur
Hivziu kishte 9 vjet. Hivziun dhe vëllezërit i rriti e ëma , nënë Xhemilja, e cila, fëmijët
për kundër vështërsive ekonomike, sociale, politike, në një ambient patriarkal arriti t`i
shkollojë, t`i edukojë e çka është më e rëndësishmja t`i frymëzojë me ide përparimtare e
patriotike.

Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i kreu në Mitrovicë dhe më pas më 1925
Hivziu, së bashku me vëllain Azizin, u regjistruan në Medresen e Madhe “Mbreti
Aleksandër”, në Shkup, të cilën e kreu më 1933. Aty Hivziu përpos njohurive teologjike,
filozofike u pajis edhe me ide përparimtare të karakterit laik. Gjatë kësaj kohe Hyvziu
filloi edhe shkrimet e para letrare. E që pasqyronin botëkuptimin e tij lidhur me
padrejtësitë e shumta kombëtare, sociale etj.

Pas mbarimit të shkollës, medreses, nuk do të ushtrojë profesionin për të cilin


ishte përgatitur. Në kushte dhe rrethana të pafavorshme për punësim detyrohet të punojë
në Kombinatin “Trepça” si punëtor krahu, por duke trokitur derë më derë me shpresë që
të sigurojë bursë për të vazhduar studimet.

Më 1935, Hivziu u regjistrua në Universitetin e Beogradit, ku studioi elektro-


makinerinë. Gjatë studimeve, me familje u shpërngul në Beograd , sepse edhe i vëllai
Azizi, njëkohësisht studionte në fakultetin e drejtësisë. E gjithë familja e pati të vështirë
jetën ekonomike, kështu Hivziu u detyrua të punojë në fabrikën e
aeroplanëve“Rozhniski” në Beograd.

Gjatë studimeve në Beograd, Hivziu bashkë me vëllain Azizin dhe shokun Rifatin
dhe një grup revolucionarësh tjerë filluan revoltën kundër pushtetit , në të njëjtën kohë
edhe u anëtarësua në Partinë Komuniste. Me fillimin e luftës së dytë botërore Hivziu
bashkë me familje kthehen në Mitrovicë. Në vitin 1941 iu keqësua gjendja shëndetësore,
nga sëmundja e Tuberkulozes , nga e cila sëmundje vuante nga viti 1933 e cila i përsëritej
vazhdimisht dhe e pengonte në angazhimin e tij në luftë kundër fashizmit.Edhe në këto
rrethana ai vazhdoi angazhimin e tij në prapavijë për të ndihmuar shokët. Kështu, në
Mitrovicë hapi një ”Byro gjenerale”, si zyrë administrative për shërbime teknike, e cila
më vonë u bë një strehimore ilegale antifashiste. Gjatë luftës së dytë botërore u burgos dy
herë. Herën e parë më 1943 dhe u lirua pas kapitullimit të Italisë , kurse herën e dytë e
burgosën gjermanët më 1944 dhe e liruan, sepse përpos që nuk kishin prova ishte shumë i
dobët edhe nga shëndeti.

4
Pas luftës së dytë botërore, Hivzi Sulejmani u zgjodh Kryetar i parë i Këshillit
Popullor të Ferizajit. Më 1945 bëhet anëtar i Këshillit Popullor të Krahinës,Socialiste,
Autonome të Kosovës, më pas edhe kryetar i Gjyqit Krahinor në Prizren. Më 1946
kthehet në Prishtinë si anëtar i Këshillit Ekzekutiv Krahinor. Kurse më 1949-1951 ishte
prokuror publik krahinor. Ishte edhe anëtar dhe sekretar i Këshillit Krahinor si dhe
deputet federal për disa mandate.

Hivzi Sulejmani është pensionuar përfundimisht në vitin 1963 edhe pse iu ishte
kërkuar edhe disa herë më herët.

Vitet e pensionit i kaloi zakonisht në vetmi me ndonjë vizitë tek tuk të ndonjë
miku. Në anën tjetër këto ishin vitet më të frytshme të krijimtarisë së tij letrare.

Vdiq më 10 korrik 1975, në spitalin e Prishtinës. Se Hivzi Sulejmani ishte njeri


modest tregoj edhe fjalët e tij të fundit të lëna me shkrim, në formë testamenti:

”... Kurrfarë larjesh e përgatitjesh të tjera. Në rrobat me të cilat do të vdes, me


ato edhe të më shtini në dhe. Mund të shtohet vetëm një çarçaf.

Kurrfarë ceremonie fetare as zakonore.

Kurrfarë arke për varrosje. As kurrfarë dërrasash në varr. Le të hidhet dheu mbi
fytyrë, mbi trup. Çdo gjë le të jetë – si me luftëtarin në fushën e betejës.

Në varrosje le të jenë vetëm tre katër veta, sa për të kryer punët e varrosjes...”1

Veprimtaria e tij letrare është botuar në revistën letrare ”Jeta re” dhe nga shtëpia
botuese Rilindja. Hivziu ka shkruar: poezi, prozë,dramë. Botimet e tij janë botuar shumë
vite pasi janë shkruar, për shkaqet të cilat nuk mund t`i paragjykoj, mirëpo një gjë është e
sigurt që shkaktar i këtyre vonesave nuk mund të kenë qenë vlerat e tyre letrare.

Veprat letrare të botuara:

Përmbledhja me tregime: “Era dhe Kolona”,”Ëndërra e korbit”, Rilindja,


Prishtinë 1959,1974;

Përmbledhja me Poezi –Drama, Rilindja, Prishtinë, 1974;

Romanet: “Fëmijët e lumit tim”, Rilindja, Prishtinë 1981, “Njerëzit I-II”Rilindja,


Prishtinë, 1966-1981

1
Hasan Mekuli, Revista letrare “Jeta e re”, nr.4-5, Prishtinë, 1976, “Hivzi Sulejmani- shkrimtar i denjë
aktual i Bashkëkohësisë sonë” f.606.

5
Veprimtaria e Hivzi Sulejmanit është shumë kontributdhënëse si në aspektin
atdhedashës, social, refleksiv,por gjithmonë e nivelit të lartë artistik.

Hivziu Sulejmani gjatë kryerjes së detyrave të rëndësishme shtetërore e politike


ka mundur të ketë bërë ndonjë gabim, që e kërkonte puna, platforma politike e
vëllazërim-bashkimit,“patriotizmit jugosllav”, mirëpo si rehabilitim i asaj pune të
mërzitshme vjen letërsia, krijimet letrare, ku problemeve kombëtare, njerëzore u qaset me
një frymë krejt tjetër nga ajo e jetës personale duke nënvizuar disa herë moton “Është
vështirë të jesh njeri” “Fëmijët e lumit tim”- pra vështirë të jetosh një jetë pa gabime,
mirëpo, gjithmonë në kontekst të kushteve e rrethanave në të cilat ka jetuar dhe vepruar. i

Shumica e kritikëve që kanë shkruar për Hivziun e kanë çmuar lartë karakterin e tij si
njeri dhe shkrimtarë, madje duke i dhënë edhe disa epitete, të cilat i meriton plotësisht: Agim
Vinca e quan “Shëmbëlltyra morale” 2 , Sabri Hamiti “Njeriu Kryengritës” 3 , Iliaz Kurtishi
“Revulucionar i kalitur”4.

Përpos librave dhe punimeve eseistike e publicistike, kritike kushtuar Hivzi Sulejmanit
nga autorë të ndryshëm, shkrimtari dhe miku i ngushtë i tij Esat Mekuli i ka kushtuar edhe disa
poezi , të inspiruara nga tregimet e Hivziut. “Pas gjurmëve Hivzi Sulejmanit- shokut më të
dashur”.5

2
Agim Vinca, “Arti I reagimit”: Publicistikë, Artini, Prishtinë, 2011, f.526
3
Sabri Hamiti, “Njeriu kryengritës”, Rilindja, Prishtinë,1987
4
Iliaz Kurtishi, Revista letrare “Jeta e re” nr. 4-5, Prishtinë, 1976,”U nda prej nesh Hivzi Sulejmani” fq.569
5
Esat Mekuli, Revista letrare “Jeta e re” nr.4-5,Prishtinë, 1976, “Pas gjurmëve” f.573

6
Tregimet e fëmijërisë

Këto tregime trajtojnë një nga periudhat më të sinqerta të njeriut. Prandaj edhe
çdo veprim i personazheve merr një trajtim më të ngrohtë dhe më të dashur nga autori,
por edhe lexuesi.

Autori në këto tregime përdor dy forma të shkrimit: përshkrim dhe komentim të


veprimeve të fëmijëve nga një distancë përafërsisht dyzetvjeçare.

Tregimet përmbajnë momente personale , autobiografike të autorit , duke bartur


situata reale në letërsi. Ky fenomen, në letërsinë tonë ishte përdorur rrallë deri në atë
kohë.

Kthimi në pamjet e qytetit të lindjes, te shokët e fëmijërisë, te koha ku njeriu jeton


pa pasur mendjen te problemet e njeriut Hivziu e shpreh me një nostalgji të theksuar.

Në grupin që i përkasin kësaj periudhe hyjnë tregimet: “Ngjyra”, “Të urtit e


rrugës”, “Nën myshk”, “Ngrica”.

(Ngjyra) Këtë tregim mund ta ndaj në dy pjesë. Ku pjesa e parë flet për Ujkanin
që nga lindja e tij dhe deri tek njohja e tij me një shok, i cili tregon për këtë njohje. Kjo
pjesë është kthim mbrapa në periudhën e fëmijërisë:

“Eh, moti ka qenë kjo, vazhdoi i mendueshëm. Moti! Atëherë kur jeta na
dukej të dyve si pranverë. Atëherë kur lidhej shoqëria dhe nuk mendohej
për vdekje”6.

Vetëm shprehja (pasthirrma) “Eh” në këtë rast përdoret për të përforcuar


nostalgjinë e që pastaj e shprehë edhe me fjalë. Në vazhdim tregimi ndërlidhet me pjesën
e dytë , vrasjen e Ujkanit si një njeri i rritur dhe i formuar në frymën e komunizmit.

(Të urtit e rrugës) Në këtë tregim Hivziu na kthen me pamje nga qyteti i tij i
lindjes duke kujtuar atë:

“O ti qytet i im dhe ju njerëz të tij! Qytet dhe njerëz të fëmijërisë... “7

6
Hivzi Sulejmani, “Tregime”, Rilindja, Prishtinë, 1981, f. 91
7
Vepra e cituar, f. 94

7
Qysh në fillim të tekstit autori na njeh me pamjen e qytetit dhe me tre personazhet
e atij qyteti, duke mos harruar as lojën e fëmijëve, të cilët vraponin si kecat në
lendinë, pa e qarë kokën për probleme stres e punë.

Tre të urtit e rrugës ishin tre të moshuar, të varfër, njerëz të humbur...

Përmes vdekja së njërit prej personazheve paraqitet ikja e njerëzve nga jeta
shkaku i kohës. Dhe mbyllet tregimi me vargun:

“Sot kanë mbetur vetëm kujtimet”8

(Nën myshk) Ky tregim fillon me pyetjen e fëmijëve:

“Hej, kush është më i shpejt – era apo ne!..”9

Na tregon nostalgjinë për kohën e fëmijërisë : Lojën, grindjen dhe sherret që kanë
bërë.

Gjatë pjesës së parë të tregimit autori na paraqet kujtime për qytetin dhe njerëzit e
kohës së fëmijërisë si pemëshitësit: Ymeri dhe Mixha Tomë. Ku kujtimet për ta janë të
ngulitura në kokën e tij për shkak të një satire që ngërthejnë në vete këta dy personazhe.

Këtë pjesë autori e mbyll me një varg duke shprehur një lagësi kohore:

“Dikur... Dikur në kohën e fëmijërisë.”10

Dhe vazhdon me pjesën e dytë të tregimit në kohën e tashme:

“Shumë vjet kanë kaluar prej atyre ditëve. Krejt një jetë e plotë. Një jetë
me brenga, përpjekje të rënda, luftëra. Jetë me shtrëngime e
përpëlitje...”11

Ku ky fëmijë i dikurshëm tashmë ka kaluar shumë sfida kthehet përsëri në qytetin


e tij, por tashmë gjërat i ka kalitur dhe ndryshuar koha. Ky njeri vazhdon të bëjë pyetje se
ku janë ato gjëra të vjetra dhe nuk dëshiron të besojë se ato janë zhdukur.

(Ngricë) Është një nga tregimet më emocionale. Ku trajtoi një teme sociale, të
ndjeshme si ajo e mbijetesës së fëmijëve jetimë, të cilët luftojnë në jetë për mbijetesë.

8
Vepra e cituar, f. 97
9
Vepra e cituar,f. 98
10
Vepra e cituar,f.105
11
Vepra e cituar,f.105

8
Një jetë e mbushur me vuajtje për katër fëmijët e Ndoc Anton Hillit, i cile
ishte në shërbim ushtarak. Pas një kohe të shkurtër fëmijëve pos mungesës së
babait u vdes edhe nëna, gjë që i vë fëmijët në gjendje edhe më të vështirtë

Mënyra se si fëmijët shkojnë te varri nënës, frika që përjetojnë natën, lypja


e lëmoshës e deri te vjedhja e ushqimit e bën këtë tregim shumë të ndjeshëm.
Vjedhja e kaçamakut nga fëmijët dhe kthimi i tenxheres në vendin ku
kishin vjedhur dhe epiteti që iu jep gruaja e bën të arsyetueshëm edhe një akt si
vjedhja:
“... Këtë vetëm engjëjt mund ta bëjnë shpirti imë mëkatar! Vetëm ata janë
kështu të padukshëm, kështu të mirë. Madje kush tjetër e kishte pastruar
dhe kthyer tenxheren, kush? Kush pos tyre! ... Këtu kam qenë,këtu nëpër
shtëpi dhe s`kam parë e as dëgjuar gjë. Po, po, vetëm engjëjt kanë qenë.
Ato krijesa të buta dhe të hynishme... vetëm ato mund ta b ta bëjnë këtë.
Ato e kurrkush tjetër!”12
Një arsyetim i tillë i një veprimi të turpshëm na bënë ta miratojmë këtë
veprim normalisht duke ditur edhe kushtet dhe rrethanat që kanë quar deri aty.

Tregimet e fëmijërisë ndoshta nuk janë tregimet më të mira të autorit, por i


përkasin një periudhe më të mirë të jetës së tij. Gjitha këto tregime në përjashtim
të tregimit “Ngricë”na rrëfehen me një tonë dhe diskurs më të butë të autorit.

12
Vepra e cituar,f.116

9
Tregimet e luftës

Këto tregime janë të shkruara sipas bindjeve, gjykimit apo parimeve të autorit, të
cilat janë në përputhje të plotë me rendin shoqëror të udhëhequr nga komunizmi. E që
autori i mbrojti me krenari dhe kërkoi edhe nga të tjerët të veprojnë kështu. Ku nuk ka
më klasa e ku sundon tërësisht prona e gjithë popullit mbi mjetet e prodhimit, ku
marrëdhëniet në prodhim, forcat prodhuese e ndërgjegjja e njerëzve arrin një zhvillim
shumë të lartë, ku sigurohet barazia e plotë shoqërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë,
zhduken dallimet thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit, ndërmjet punës fizike e punës
mendore dhe ku vepron parimi.

Sikur këto parime t`i merrnin ashtu si Hivziu njerëzimi do të fitonte shumë dhe ne
e dimë se si ai nuk mendonte edhe hegjemonizmi serb i cili përdori mu këto parime për të
bërë luftime intriga tinëzare kundër shqiptarëve. Por Hivziu një “Njeri kryengritës”ndaj
pa drejtësive e heton këtë dhe në veprimtarinë e tij si jetësore edhe atë letrare
kundërshton dhe kritikon burokracinë politike dhe oligarkinë shtetërore të kohës.

Në grupin që i përkasin kësaj periudhe hynë tregimet: “Sytë”, “Kthjelltësi”,


“Shtrëngatë” etj...

(Sytë) ky tregim paraqet një udhëtim në Paris ku personazhi përballet me dy


situata, të cilat e ndërtojnë mesazhin simbolik të përçuar nga autori.

Situata e parë lidhet me takimin me një vajzë të cilën e paguan për të bërë dashuri.

“E murë ngrykë këtë bukuroshe të epshit dhe filloi lojën e mahnitshme me


shtatin e saj, duke ia shijuar bukuritë e shumta. Në atë ekstazë edhe e gici
diku me dhëmbë. Për këtë fitoi një shuplakë të lehtë, shuplakë dashurie.
Por britma e saj, e thënë në gjuhën e tij, aq fort e habiti saqë menjëherë u
çua.

-Çkaaa?! Ju qenit bashkëvendase e ime?

U hutua bukuroshja, u turpërua. I tha do fjalë, e uli krzet ...”13

13
Vepra e cituar,f.39

10
Autori na tregon se ku sipas tij kanë përfunduar njerëzit që kanë luftuar
revolucionin dhe që kanë mbështetur të huajt. Autori paraqet njerëzit që kanë vrapuar pas
të huajve si njerëz me karakter të ulët si në këtë rast një vajzë që punon si prostitute.

Dhe situata e dytë lidhet me një ushtarë të revolucionit që pavarësisht problemeve


dhe vështirësive që ka pasur vazhdon të jetoj duke besuar revolucionin.

“Në luftë i humba sytë. Në luftë për drejtësi ...”14

Takimi me spanjollin, i cili është i verbër , sepse sytë e tij i ka humbur në luftë për
revolucion na tregon se pavarësisht çfarë vështirësish kalon një komunist që vazhdon të
besojë në kauzën e tyre të drejtë.

“Një vajzë e humbur në kafe-shantan ka ngelur- revolucionin e urrente.


Një djalosh pa sy ka mbetur – revolucionin e donte.”15

Me këto vargje autori përmbledh mendim e tij për qytetërimin dhe për
komunizmin. Ku në fund të tregimit autori falënderon atdheun që ka përqafuar
komunizmin dhe se nga larg e kuptoi edhe më mirë se sa i mirë është ai sistem.

(Kthjelltësi) Përmes jetës së Dem Gjerakut një fshatari të thjeshtë shqiptar, i cili
jeton dhe punon me dy parime të thjeshta:

“E para, se është mëkat i madh të shkelë bukën me ndërdije (ai për këtë
arsye kishte për t`iu ngritur me një nderim të madh çdo thërrime apo
kothere, të lëshuar rastësisht prej dorës së ndonjë fëmije). Dhe e dyta, se
njeriut s`i ka hije të bëjë punë të padrejtë”16

Na paraqitet jeta e shqiptarit, e cila ishte e thjeshtë dhe e ndershme, ku nuk kishte
urrejtje dhe smirë, po shikonte punët e veta dhe luftonte për mbijetesën e tij dhe të
familjes.

Nëpërmes Dem Gjerakut na paraqiten dy kuptime të shprehjes luftë: i pari lufta si


konflikt ushtarak dhe i dyti, lufta me karakter figurativ , përpjekja që njeriu bën në kohë
paqeje për të triumfuar drejtësia.

Dem Gjeraku ishte në shërbim ushtarak gjatë fillimit të luftës së dytë botërore,
mirëpo atë e përfundoi 10 ditë mbas fillimit të luftës. Më pas ai angazhohet si vullnetar
në rradhët e partizanëve shqiptarë dhe pas përfundimit të luftës dekorohet me medaljen

14
Vepra e cituar, f.41
15
Vepra e cituar, f.42
16
Vepra e cituar, f.44

11
e trimërisë. Duke na treguar anën e tij, të mospajtimit me rendin shoqëror të fashistëve
Dem Gjeraku tregon shpirtin e një njeriu që nuk duron padrejtësinë dhe pabarazinë.

Dem Gjeraku përfaqëson shqiptarin e thjeshtë dhe të pa shkolluar siç ishte


shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës në atë kohë, këmbëngulësinë e tij kundër
smirës dhe urrejtjes ndaj popujve.

Dema pas luftës rifilloi jetën e tij modeste duke besuar se ka arritur qëllimin.
Duke besuar se krijimi i rendit të ri shoqëror do të ndikojë në jetën e lirë të të gjitha
popujve ose njerëzve në përgjithësi. Më vonë edhe Dema e kupton se jo të gjithë punojnë
pa hile dhe duke menduar vetëm të mirat e përgjithshme. Prandaj edhe në përfundim
të tregimit kundërshton duke kritikuar se nuk është bërë aq sa duhet dhe si duhet. Duke
na treguar se ndoshta lufta e armatosur ka përfunduar por jo edhe lufta e njeriut për
përparim, drejtësi ...

Tregimin e mbyllë me një mesazh të qartë : se Partisë komuniste i duhen anëtar si


Dem Gjeraku që duan ndryshime pozitive.

“Dem Gjeraku, anëtarë! Dem Gjeraku, anëtar!... Demë Gjeraku,


anëtarë!...—Brohoritën hareshëm horas.”17

Ky tregim si dhe shumica e tregimeve tjera janë në shërbim të ideologjisë


komuniste, prandaj edhe bartë mesazhin pozitiv për komunizmin.

(Shtrëngata) Një tregim mjaft interesant dhe me vlera artistike. Trajton dashurinë
në kohën e luftës së dytë botërore ndërmjet dy të rinjve shqiptarë. Tregimi ka për bazë
angazhimin e rëndësishëm të njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk ishin të kyçur në luftën e
armatosur, por që nuk rrinin duarkryq dhe të mos bënin as gjë kundër fashizmit. Këtë
angazhim dhe vështirësitë që kishin njerëzit e tij Hivziu e kishte përjetuar edhe vetë,
prandaj tregimi ka disa momente të rrëfyera me aq bukuri deri në detaje të vogla.

Ndërtimi struktural i tregimit është ndryshe nga tregimet tjera. Struktura e këtij
tregimi është e shthurur ku fillon dhe mbaron figurshëm. Tregimi nuk ka zhvillim
kronologjik të ngjarjes ku shpeshherë pos ndërprerjes së rrëfimit të ngjarjes kthehet në
retrospektivë. Nj gjë që vërehet qartë është se nuk lejon që gjithë tregimi të jetë i
figurshëm qëllimisht dhe bën disa shpjegime brenda tregimit ndoshta për të dërguar më
qartë mesazhin që ka kërkuar letërsia e kohës.

17
Vepra e cituar, f.58

12
Paraqitja e personazhit kryesor Semirës (Ikballes) është një personazh mjaftë i
guximshëm:

“-Duhet ta rrëmbejmë prej atyhit para se ta kthejnë në burg. A mendon


tash se një punë e këtillë nuk është e rrezikshme për ty?
-po për ty.
-jo aqë sa për ty.
-pranoj atëherë! – tha vajza vendosmërisht.”18

Këtu Semira na tregon se ajo e ndien vetën të barabartë me meshkujt dhe se


pranon pa u menduar për të treguar vendosmëri dhe njëherit edhe barazi në mes të
gjinive.

18
Vepra e cituar, f. 74

13
Njeriu në tregimet e Hivzi Sulejmanit

Njeriu është qenie shoqërore e filozofike. Për dallim nga gjallesat e tjera si
bimët dhe kafshët, shqetësohet për qenien e vet. Të shqetësohesh për qenien tënde
do të thotë të ngresh pyetje metafizike, epistemologjike, etike etj.

Prandaj,edhe Hivziu në shumicën e tregimeve trajton me dashuri këto


probleme që janë jo vetëm të tija, por edhe të njeriut në përgjithësi.

Pra, njëri nga motivet kryesore të këtij autori , mbi këto problem është
thjesht në mendjet tona, të prira për ecje përpara, për pajisje me dije dhe misteret
që fsheh njeriu.

“Edhe pse njeriu në prozën e tij u është nënshtruar qortimeve me të


vërtetë të rrepta, por të drejta dhe të arsyetuara artistikisht, mund të
thuhet se në vizionin jetësor të Hivzi Sulejmanit është i shkruar me
germa të mëdha emri njeri.” 19

Hivziu ngrit këto probleme filozofike, ngaqë ajo i duket si një lojë
tërheqëse me anë të cilës njeriu përpos zhvillimit të mendjes, etikës kalon edhe
kohën.

Morali, dija trajtohen në raport të njeriut me botën, duke vendosur njeriun në


qendër. Njeriu si qenie në raport me tjetrin dhe vetveten e pastaj edhe me botën shtazore
dhe natyrën.

Hivziu këto mendime i shpreh në dy mënyra të rrëfimit dialogun dhe monologun.


Dialogun e kryen me njerëz, kafshë dhe shpeshherë imagjinon bashkëbisedues.
Monologun autori e krijon me një gjendje vetmie të personazhit e cila normalisht që
është një gjendje që njeriun e shtyn drejtë mendimeve për të kuptuar botën dhe vendin e
vet si njeri në të.

19
Rexhep Qosja, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”, Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë, 2006, f.418

14
Morali si problematikë e njeriut është një nga temat më të përdorura nga
autori.

Në grupin që trajtojnë këto preokupime të njeriut hyjnë tregimet: “Lojë”, “Miku


im Xho”, “Qetësi deti”, “Hijet në kuvertë”, “Porta e kujtimit”, “Re e mllefur

(Lojë) Në këtë tregim qysh në fillim autori na konfirmon atë që thashë më lartë,
për arsyen se pse autori trajton këto probleme filozofike të njeriut?:

“Posa dola prej një rrëmuje kësisoj. Mora pak frymë dhe fillova atë që më
pëlqen: të sodis dhe gjykoj, të kuvendoj pa fjalë.”20

Na konfirmohet që një trajtim i temave të tilla e bën me kënaqësi dhe dashuri


duke e menduar thellësisht në mendjen e tij. Por, nganjëherë i zhgënjyer nga të tjerët:

“Bota ende argëtohet duke vrarë zogj...”21

Ndërsa ai vërtitet poshtë e përpjetë duke u munduar që të kuptojë njerëzit që


gjykon shpeshherë duke vendosur edhe dyshime te vetja. Ai është në një gjendje vetmie
të thellë ku shoqërinë që nuk ka mundur ta gjejë te njerëzit e krijon në figurat e
statujave të parkut.

(Miku im Xho) Një tregim që na tregon shumë për karakterin e njeriut, i cili
shpeshherë gjen disa cilësi te kafshët në këtë rast te qeni Xho. Disa cilësi që shpeshherë i
mungojnë njeriut i hasim shumë qartë dhe pa interes te kafshët. Shoqëria, besnikëria janë
dy nga virtytet që hasen në një mënyrë shumë të sinqertë.

“Ishim miq unë edhe ai. Shëtisnim së bashku. Luanim të gëzuar.


Besnikërinë time ai nuk e vete në provë e unë të atij po. Po – sepse kam
parë çkamos në jetë e ai jo. Ishte ende i ri dhe nuk dinte gjë.

Po, unë e provoja atë. Kudo e kurdo. Dhe ai mbetej besnik. Gjithmonë.”22

Miqësi që gjithsesi e donin të dytë, por që vetëm njëri nga ta ishte i gatshëm të
ishte besnik pavarësisht zhvillimit të ngjarjeve. Një miqësi e cila përfundon me vdekjen
(ngordhjen)e qenit ku ai merr me vete gjithçka: miqësinë dhe besnikërinë.

20
Hivzi Sulejmani, Tregime, Rilindja, Prishtinë, 1981, f.118
21
Vepra e cituar, f.118
22
Vepra e cituar, f.123

15
(Largësitë) Trajtohet shumë qartë problemi i njohjes së botës. Me anë të një
dialogu mes një poeti me Lalin një punëtor i thjeshtë trajtohen problematika të
ndryshme. Bisedojn për njohurit e botës , Njeriun, besimin etj. Poeti si një njeri i
shkolluar dhe me një njohuri të përgjithshme të theksuar dhe Lali një njeri i pa
shkolluara por me përvojë nga jeta e cila e kishte kalitur.

Trajtohet ndërgjegjja, mëshira, besimi, mashtrimi,smira,urrejtja, mirësia etj.

ndoshta dikush ika kurdisur kurth dikujt dhe... ika kërcyer mandej në
shpinë, ika zënë frymën... ose i ka qitur helëm lëpije, në gjellë... godit me
diqka të fortë

-të tëra i bën njeriu!...i madh është sherri i tij. I madh sa vet mendja që
ka.”23

Bota është e madhe dhe me gjëra të çuditshme që mendja e njeriut duhet të


mundohet t`i njohë:

“-Paj, bota si bota bre jaran!... pa fund e pa megje, thonë. Kurrkund


skajin se ka.”24

(Re e mllefur) Dialogun me muzikantin , ku del në disa përfundime për vuajtjet e


njeriut dhe thotë se kupton vuajtjet e muzikantit që na lë të kuptojmë se diçka të
ngjashme ka përjetuar edhe vetë:

“nuk dua të flas për atë se si njeriu i civilizuar, i sotëm, ia mposhti rëndë
tërë familjen, ia mundoi egërsisht, ia mbyti me gas, ia dogji... kurse ai
thotë se megjithatë, është mik i njeriut. Mik i atij që kaq mizorisht u sull
kundër atij vetë.. e kuptova atë njeri. E kuptova e prandaj po shkoj
ngadalë e njëherit po mendoj.”25

Njeriu shpeshherë nuk shfaq vuajtjet e tij dhe paragjykohet nga tjerët, mirëpo nëse
bashkëbisedohet shumë herë rezulton se kanë vuajtjet dhe problemet e ngjashme, sepse
shumica problemeve të njeriut janë universale.

23
Vepra e cituar, f.135
24
Vepra e cituar, f.136
25
Vepra e cituar, f.22

16
(Hijet në kuvertë)Dialogu mes dy hijeve është një tregim simbolik. Bisedohet mes
dy njerëzve (Hijeve) ku bëhet dialog për disa veprime që bëjnë njerëzit sidomos gjatë
luftës. Ku njeriu kryen veprime kriminale dhe pretendon të shfajësohet nga to. Është një
tregim kundër luftës duke akuzuar se ajo sjell vetëm vdekje dhe gjëra të këqija.

Tentimi për të shfajësuar njeriun për vrasjet bëhet me anë simboleve. Ata edhe
pse dialogojnë mes vete si dy njerëz të gjallë nuk të cilët në të vërtet janë vetëm hije.

“ Çkaaa! Ju e keni vrarë Lilin?”

“jo unë jo”.

“po tash e thatè”

“vogëlushen e vrau uniforma, zotri”26

Këtu është një gjetje absurde që ndonjëherë njeriu krijon për t`i ikur përgjegjësisë.
Duke pranuar fillimisht fajin pranohet krimi i bërë, por kur bashkëbiseduesi shprehë habi,
njëkohësisht kërkon përgjegjësi atëherë ky tërhiqet nga faji i krimit duke fajësuar uniformën e që
realisht nuk është person tjetër por ai vetë.

Skena e njëjtë përsëritet edhe më vonë ku krimineli tenton shfajësimin e tij absurd në
formën e njëjtë dhe një farë forme pranohet ky shfajësim, sepse tek e fundit ata të dytë nuk ishin
Njerëz ishin Hije ishin Uniforma.

Kërkimi përgjegjësisë automatikisht nënkuptonte kërkim përgjegjësisë nga ana


tjetër ,sepse edhe vetë e pranojnë që janë të tillë.

26
Vepra e cituar, f.34

17
Tregimi – “Mjegulla”

Është tregimi i parë për nga radhitja botuar në përmbledhjen me tregime .

Njëri nga tregimet më të mira jo vetëm të autorit, por mbarë letërsisë shqipe. Me
dilema dhe pikëpyetje na vë në një situatë sa të pa lakmueshme po aq edhe të motivon në
lexim dhe rilexim, sepse na asocion me shumë kuptime. Edhe vetë titulli i tregimit na
tregon se ngjarja është e fshehur dhe duhet kërkuar me vështirësi si në mjegull.

“Hivzi Sulejmani është prirur të selisë një prozë meditative që, sipas të
gjitha gjasave, është prozë e ardhmërisë. I këtillë, bie fjala, është tregimi i
bukur Mjellma, që anon nga tregimi estetik e që, në, në llojin e vet, është
ndër më të mirët në përmbledhjen Era dhe kolona dhe një prej tregimeve
më kuptimplote në letërsinë shqipe të Kosovës.”27

Prandaj unë do ta analizoj këtë tregim duke interpretuar një kuptime të mundshme
të tij. Kuptim ku personazhi ide është një njeri dhe në mendjen e tij zhvillohet një luftë e
brendshme.

Në qendër të tregimit është personazhi ide, i ndarë në dy gjysma nga mendimet e


Jakun dhe Ajakun. Në përpjekje për të qenë vetëm njëri prej të dyve, ose Jaku ose Ajaku,
protagonisti zbulon magjinë e jetës, bukurinë dhe madhështinë që e përditshmja na fsheh.
Brenda një njeriu të vetëm, flen së bashku qenia e tij humane, kultura dhe qytetërimi e
nga ana tjetër , smira, lakmia, urrejtja, ligësia etj.

Ngjarja zhvillohet me një përsëritje kronologjike të jetës së njeriut lindja nga


tymi, jeta në fillimet e saj si një fëmijë që ende nuk ka kuptuar jetën dhe jeton në
iluzione dhe gëzim, si dhe jeta e vërtet me shfaqjen e dilemave dhe dyshimeve për
formën e jetesës dhe në fund pleqëria apo pikëllimi dhe vdekja.

“Jeta filloi mirë – me gëzim. Rriteshin të kënaqur.”28

Fillimi i jetës i njeriut është zakonisht i mirë, prandaj edhe këtu na paraqitet si i
tillë, madje na tregon se ishin të gëzuar dhe rriteshin të kënaqur pa probleme që më vonë i
sheh që ekzistojnë, por jo gjatë kohës së fëmijërisë. Probleme që do të donim t`i harrojmë

27
Rexhep Qosja, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia modern”, Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë, 2006, f.442
28
Hivzi Sulejmani, “Tregime”, Rilindja, Prishtinë, 1981, Tregimi “Mjegulla”, f. 91

18
prandaj edhe gjithmonë njeriu ka një nostalgji për t`u rikthyer përsëri në fëmijëri.
Problemet fillojnë të duken menjëherë pas kalimit të atyre momenteve të femërisë kur e
kuptojmë se sa naiv kemi qenë.

Njeriu brenda vetës gjithmonë ka një luftë, e cila e preokupon dhe mundëson për
të zgjedhë njërën, por pa harruar as tjetrën të cilën vetëm mund ta lë në heshtje dhe
asnjëherë ta largojë, sepse siç thotë vetë autori :

“por, prapë – së bashku. Dashur e padashur. Sepse – Një trup janë, me


një palë sy.”29

Pavarësisht që janë një trup prapë ata vazhdojnë konfliktin duke treguar se as
nuk mund të pajtohen dhe as të largohen nga njëri tjetri.

Njeriu shpeshherë ka disa dyshime në mendjen e tij:

a)a duhet të veprojë më shpejt apo të ngadalësojë ritmin në ndonjë veprim;

b)a të veprojë apo të mos veprojë në ndonjë situatë;

c) a të bëhet bamirës apo grabitës;

d) a të mendojë për të sotmen apo për të nesërmen etj...

Të gjitha këto mendime kalojnë nëpër mendjen e njeriut dhe pastaj vendoset se si
të veprohet. Këto mendime kalojnë dhe trajton edhe personazhi ide, i cili përmban në vete
të dyja anët e medaljes, mirëpo njëra anë është e mira dhe në tjetrën e keqja.

Në fund pas shumë dilemave, dyshimeve, kundërshtimeve me vetveten njeriut


i vjen fundi i jetës, atëherë do të vrasë njërën dhe bashkë me të edhe tjetrën dhe
normalisht kur njeriu largon nga vetja këto dyshime ai është vetëm i vdekur.

“Jaku e mbyti Ajakun. Edhe vetën me të. Sepse –trupi ishte një. Dhe
jata vetëm një”30

Tregimi mbyllet me përsëritjen e vazhdueshme të këtij cikli, duke vazhduar jetën


njerëz të rinj me dilemat e përhershme në jetën e tyre

Mund të përçojë një mesazh të një kohe të caktuar kur e vendosim brenda ndonjë
konteksti por që realisht tregimi nuk është vendosur në një kohë të caktuar. Prandaj edhe
koha paraqitet si një vazhdimësi që është gjithmonë në lëvizje.

29
Vepra e cituar, f.8
30
Vepra e cituar, f.10

19
Duke parë disa simbole dhe të dhëna që autori na jep në tregim atëherë ngjarjen
mund të them se është zhvilluar në një ambient shqiptar.

“Historia e të parëve: njëmijë shekuj. Thonë edhe më shumë. Por letë jetë
qysh të dojë. S`dihet se s`dihet gjë.”31

Hapsir për interpretim që na lejon në tregimi autori e bën atë më të veçantë.

“…kurse Hivziu - librin e parë të rëndësishëm me tregime në këtë krah të


letërsisë shqipe - Era dhe kolona (1959), që hapet me tregimin
antologjik Mjegulla, modern si vizion dhe si tekst jo vetëm për kohën kur u
shkrua (1957), por edhe për sot.”32

31
Vepra e cituar, f.7
32
Agim Vinca, “Arti i reagimit”: Publicistikë, Artini, Prishtinë, 2011, f.523

20
Tregimi - ”Era dhe Kolona”

Një tregim që normalisht është dashur ta trajtoj në kuadër të ndarjes që u kam


bërë tregimeve të luftës,por këtë shmangie e kam bërë qëllimisht për t`i dhënë një vend
dhe trajtim më të rëndësishëm si tregim gjë të cilin absolutisht edhe e meriton.

Një ndër tregimet më të njohura të Hivzi Sulejmanit ku kemi të bëjmë me një


tregim simbolik që përshkruan një moment të luftës. Hivziu emërton edhe përmbledhjen
me tregime me këtë titull ndoshta për të na treguar diçka një dashuri apo simpati më të
theksuar ndaj këtij tregimi në raport me tregimet tjera.

Komunizmi tërheq artistë e intelektualë anembanë botës. Shkrimtarë në gjithë


botën u kushtojnë himne dhe lavde udhëheqësve të lëvizjes komuniste dhe luftës që ata
zhvillojnë. Kjo formë e shkrimit kthehen në një kapitull të historisë së letërsisë, për të
cilin sot rëndom heshtet. E njëjta gjë vlen edhe për Hivziun i cili shpesh herë
anashkalohet nga historia e letërsisë shqipe mu për këtë fakt.

Një himnizim dhe lavd i kësaj lufte vërehet qartë në shumicë e tregimeve të
Hivziut por si më i hiperbolizuar del në këtë tregim.

Gjatë gjithë tregimit zhvillohet dialogu me erës dhe kolonës, ku era bën pyetje
dhe kolona kthen përgjigjje , kurse në disa raste era e komenton udhëtimin e kolonës.

Kolona thotë se lufta e saj është e drejtë dhe në të mirë të popullit, siç edhe
pretendon komunizmi në çlirimin dhe barazinë në mes të popujve:

“Për çka luftoj po pyet, a? ... për çlirim dhe drejtësi, erë e mprehtë. Për
popullin e robëruar...”33

Edhe era përpos që shërben si një simbol, i cili parashtron pyetje kolonës ajo
shpesh herë shpreh ka admirim dhe dashuri për luftën që kolona zhvillon.

“ Ushtri e çuditshme je, kolonë kryeneçe! Sa po nis edhe të të dua. Dua të


përcjell pak rrugën tënde të vështirë. Në sprovime të të shoh, kam
dëshirë”34

Përpos erës dhe kolonës në tregim merr pjesë në një farë mënyre edhe populli i
cili paraqitet si përkrahës i kolonës dhe se ai e ndihma dhe përfitimi është reciprok për

33
, Hivzi Sulejmani, “Tregime”, Rilindja, Prishtinë, 1981, Tregimi “Era dhe kolona”, f. 91 f.60
34
Vepra e cituar, f.60

21
dyja palët ku populli do të fitoj lirinë nga lufta që bën kolona ndërsa kolona përfiton nga
populli ushtarët. Kjo lë të kuptojë që lufta e kolonës buron nga populli dhe ka për qëllim
të ndihmoj atë :

“e populli? ... a s’u jep ai ndonjë send luftëtarëve?”

“jep, Erë, jep! E ndihmon ai ushtarin e vet. Bijt më të mirë na i çon, nuk
pret. Kafshatën e bukës e ndan me të, rrobe na jep. E ndihmon ai, e
ndihmon ushtrinë e vet”35

Kolona vazhdon të lëvizë dhe nuk ndal marrshin e saj drejt fitores pa marrë
parasysh vështirësitë edhe vuajtjet e saja dhe bashkë me të vazhdon të lëvizë edhe era e
cila është e mallëngjyer me kolonën, madje edhe e adhuron atë:

“ kjo ditë edhe nata që erdh, prapë kaluan në marshim e ndeshje. Era
shkonte me kolonën. Lundronte mbi të, shikonte. Si fëmija i gëzueshëm,
luante me borën.

E kolona ecën rrugë pa rrugë. Ecën e lodhur. Ecën, ecën ...” 36

Pyetjet e erës vazhdojë gjatë gjithë marshimit të kolonës, dhe kolona përgjigjet
duke lavdëruar ushtarët e vet e duke thënë se për shkak të arsyes pse luftojnë nuk i
frikësohen as vdekjes:

“ hm, hm! – po më shti të qesh, Erë mahitare. Por mbaje në mend këtë të
vërtetë: njerëzit nuk i frigon vdekja, kur luftojnë për jetë”37

Se edhe era e adhuron kolonën dhe ushtarët e sajë dëshmohet edhe në këto vargje ku era
i bënë një pyetje ironike lumit dhe më pas shpreh një keq ardhje për jetët që do të humben
gjatë kalimit të pengesës së lumit.

“o, ti lum i akullt dhe i hapët, kend ke për ta përqafuar sonte ti! –
fishkëlloi Era dhe u nis me njerëzit. Kujt ke sonte jetën për t’ia shuar”38

Se edhe era është në krahë të kolonës më së miri na paraqitet në fund t♪7 tregimit ku
përpos dashuri,adhurimit,keqardhjes që ndjeu më herët ajo i përulet asaj duke shprehur
nderim të tepruar ndaj kolonës ose të themi një nënshtrim që i bënë pas gjitha atij
udhëtimi që bën së bashku. Dhe thotë në njëfarë mënyre se unë si i përuluri juaj do të
shërbej edhe në paqe:

35
Vepra e cituar, f.64
36
Vepra e cituar, f.66
37
Vepra e cituar, f.67
38
Vepra e cituar, f.68

22
“ Përulem para teje, më e çuditshmja ushtri! –fishkëlloi Era fluturushëm.
Përulem para teje. Kolonë kryeneçe, që jetën e ëndrruar duke vuajtur e
fiton. Përulem edhe njëherë dhe mirë u pafshim në ditët e bardha!”39

Dialogu mes dy simboleve Kolnës ( Ushtria komuniste) dhe Erës (*Narratorit, e


që mund të aludohet edhe në autorin).

Pengesat që tentojnë t`i bëjnë kolonës nga armiqtë për të ndaluar atë
populli paraqitet si miku i kolonës pra mik i komunizmit ku në fund del fitues kolona
ndaj armiqve dhe para saj përkulet edhe era.

Kolona ecën nëpër borë, na le të kuptojmë gjendjen e rëndë, të paqartë,bora edhe


pse është e bardhë, është mjaft e ftohtë e sidomos në luftë kur aleat i shqetësime bëhet
edhe moti.

Tregimi emblematik “Era dhe Kolona” mbyllet me një dilemë që ia shtron


lexuesit : “Me hapa të ujkut lëviz Kolona”. Po të kishte thënë , me hapa të breshkës, do të
ishte kuptuar : ngadalë por sigurt; me hapa të lepurit – me frikë, kurse ujku për mendjen
time është simbol i grykësisë, gllabërimit. Kjo dilemë e bën edhe më interesant tregimin,
sepse shndërrohet në një tregim refleksiv e që lexuesi do të duhej të nxjerrë vet mesazhin.
Sado që autori haptas mban anën e çlirimtarëve, prapëseprapë lufta është e tmerrshme,
nuk i zgjidh problemet, por vetëm i thellon ato. Autori i takon atij brezi të krijuesve
revolucionarë që me luftë donin t`i zgjidhnin mosmarrëveshjet.

“Prirja e çmuar prej dramaturgu e Hivsi Sulejmanit është shprehur me


sukses të veçantë edhe në tregimin Era dhe kolona, në të cilin përmes erës
së personifikuar, në njërën anë dhe të kolonës, në anën tjetër, është
paraqitur në gjallërinë më të madhe plastike atmosfera e luftës dhe e
vuajtjeve fizike nëpër të cilat kalon një njësi luftëtarësh.”40

Ky tregim është botuar edhe si skenar filimi nga vet autori.41

39
Vepra e cituar, f.70
40
Rexhep Qosja, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”, Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë, 2006, f.443
41
Hivzi Sulejmani, Revista letrare “Jeta e re” nr.4-5 , Prishtinë, 1976, “Era dhe kolona, skenar filmi” f.643

23
Tregimi – “Një gjeth e një njeri”

Një tregim simbolik ku paraqitet jeta e autorit në ditët e fundit të tij. Jo vetëm që
flet për fundin e tij, por njëkohësisht është edhe tregimi i fundit i shkruar nga autori. Ky
dedikim na tregon se është një tregim i menduar mirë, madje jo vetëm përmbajtja, por
edhe përshtatja që të lihetme fundin e jetës e bën këtë tregim më të veçantë.

“Një gjeth e një njeri, një paralelizëm i fuqishëm artistik midis njeriut që
është në prag të vdekjes dhe një gjethi vjeshtak majë peme, që nga çasti në
çast pritet ta fërfëllojë era në baltë.”42

Një fund i parandier nga autori i paraqitur në një tregim mjaft të bukur dhe të
pasur me figura. Ku normalisht që figurë kryesore është figura më e pëlqyer e autorit
simboli.

Qysh në fillim të tregimit autori na paraqet idenë mbi të cilën ndërtohet i gjithë
tregimi.

“Një gjeth e zuri për mik. Një gjeth vjeshte. Një gjeth vjeshtak dhe të
vonuar. Stina e vjeshtës kishte marrë me hov të madh, me shira e
mjegulla, me erëra të ftohta.” 43

Një personazh i cili nuk ka një emër të caktuar zë një mik një gjeth në fundin e tij.
Pra në vjeshtë ku ky gjeth kishte shumë sfida dhe dyshime dhe paqartësi para vetës bëhet
mik me personazhin e tregimit. Në të cilin gjeth ai gjen vetën e tij si një njeri i moshuar
që ka kaluar shumë sfida:

“ Nisi bile t’ia mvesh edhe do veti të tjera, do veti të veçanta dhe të
ngjashme me vetitë e njeriut” 44

Veshja e vetive të njeriut bëhet për të forcuar simbolin që bartë në vete gjethi e
që në fakt është vetë autori i tregimit. Kjo lidhshmëri vazhdohet edhe më tutje duke
treguar për karakterin e gjethit:

42
Agim Vinca, Arti i reagimit: Publicistikë, Artini, Prishtinë, 2011, f.527
43
Hivzi Sulejmani, “Jeta e re”, nr 4-6, 1976, Prishtinë, “Një gjeth e një njeri”, f.576
44
Vepra e cituar, f.577

24
“Sa herë që e vështronte, në të, gjithnjë e më shumë, lindnin do farë
ndjenjash të çuditshme. Ndjenja mrekullomi, ndjenja që të çonin mallin
për njeriun që s’u përkulet vështirësive, njeriun të gatshëm për
rezistencë ndaj situatës së jetës dhe furtunave të saj të ndryshme”45

Që në fakt ky karakter është karakteri i Hivziut apo “Njeriut Kryengritës” siç


e quan profesor Sabri Hamiti. Hivzu ishte tip njeriu identik siç përshkruhet nga vet ai në
vargjet e mësipërme: “Njeri që s’u përkulet vështirësive”, “njeriu të gatshëm për
rezistencë” pra në këtë tregim kemi një përshkrim ideal që i bën autori vetvetes.

Fitorja e gjethit ndaj stuhive dhe furtunave të erës na asocion në fitoret që


autori ka bërë në kohëra të vështira, sidomos gjatë luftës së dytë botërore. Vdekja që
parasheh autori për vetveten është një vdekje në kohë paqeje dhe pas një lufte të
përfunduar.

“Duke ardhur në shtëpi, ai qysh prej së largu ia hodhi një shikim


vendit ku duhej t`ishte gjethi i tij. Mirëpo, gjethi nuk qëndronte më aty.
E moti pra ishte qysh prej mëngjesit i qetë. As puhi nuk bënte e jo më
erë.”46

Prandaj edhe rënia e gjethit nga maja e plepit në një kohë të qetë dhe pa më të
voglën erë është e thënë për të treguar vdekjen që në fakt edhe ka pasur autori në një
situatë qetësie në vitet e fundit si pensionist.Tregimin e mbyll me disa vargje mirënjohje
kushtuar gjethit pas rënies së tij.

“E gjethi ishte mes do degëzash që e kishin ndaluar mes veti sikur


dëshironin t’i shprehnin mirënjohjen e tyre për shërbimin e
palodhshëm që ia kish bërë trungut dhe rrembave të tij.” 47

Pra me këto vargje autori konstaton se ai edhe pas vdekjes do të nderohet nga
shoqëria dhe njerëzit për punën që ka bërë në shërbim të tyre.

45
Vepra e cituar, f.578
46
Vepra e cituar, f.580
47
Vepra e cituar, f.581

25
Përfundimi

Për mua si student i rritur në një realitet të ri, në demokraci ishte mjaft e
mundimshme dhe s`provuese të analizojë një autor të kohës së komunizmit duke ditur
pak nga ajo kohë dhe mënyrën e jetesës, madje me shumë paragjykime. Mirëpo shpresoj
që sado pak të kem arritur të bëj një vlerësim të pavarur dhe të pandikuar nga politika.
Edhe pse Hivziu pothuajse gjithë krijimtarinë e tij letrare e kishte të lidhur ngushtë me
krijimtarinë e tij jetësore. Prandaj duke parë edhe mënyrën e qasjes që i është bërë
letërsisë në atë periudhë e kisha të pamundur të analizoja vetëm punimet letrare .

Duke parë se disa tema apo motive janë më të përhapura në krijimtarinë e autorit
në tregime, jam munduar të bëj një ndarje të tregimeve për nga përmbajtja e tyre që të
mund t`i përfshij shumicën e tyre.

Letërsia me motive autobiografike ishte një nga motivet madhore të autorit,


prandaj edhe dy prej ndarjeve ishin për dy periudhat e jetës së tij :

1. Fëmijërisë; 2. Luftës; 3. Njeriu në tregimet e Hivzi Sulejmanit si një ndarje


që ka trajtuar bindjet e tij filozofike mbi botën.

Në ndarjen që kam bërë tregimeve në përmbajtjen e tyre qëllimisht jam fokusuar


në disa tregime: “Era dhe kolona”, “ Mjegulla” , “Një gjeth e një njeri”... Në këtë analizë
nuk janë përfshirë tregime e shkruara për fëmijë në përmbledhjen “Ëndrra e korbit”.

“Përpjekja për ta anatemuar Hivzi Sulejmanin si shkrimtar është reminishencë e


kohëve të kaluara, kur për shkak të autorit pësonte edhe vepra dhe e kundërta.”48

Si përfundim i këtij punimi mendoj se Hivziu ishte ndoshta një nga njerëzit e
vetëm që besonte , duke qenë pjesë e komunizmit me gjithë qenien e tij edhe një nga
njerëzit që luftoi kundër deformimeve komuniste, komunizmit shovinist të imponuar nga
hegjemonizmi serb. Hivziu ishte një njeri që u gjet në një kohë dhe moment të caktuar ku
bindja e tij politike paraqitet si antikombëtare. Por, veprimet e tij, gabimet dhe lëshimet,
sikundër edhe vlerat dhe meritat, duhet parë në kontekstin e kohës dhe nuk duhen gjykuar
me kriteret e sotme.

“Hivzi Sulejmani ka arritur të zërë një vend në mes jo të lartë gjithsesi


specifik në letërsinë shqipe.”49

48
Agim Vinca, Arti i reagimit: Publicistikë, Artini, Prishtinë, 2011, f.527
49
Rexhep Qosja, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, Prishtinë, 2006. F.449

26
Literatura
1. Hivzi Sulejmani, “Tregime”, “Era dhe kolona”, Rilindja, Prishtinë, 1974;

2. Hivzi Sulejmani, “Njerzit I-II”, Rilindja, Prishtinë, 1966- 1981;

3. Hivzi Sulejmani, “Fëmijët e lumit tim”, Rilindja, Prishtinë, 1981;

4. Sabri Hamiti, “ Njeriu Kryengritës”, Rilindja, Prishtinë, 1987;

5. Revista letrare, “Jeta e re”, nr.4-5, Prishtinë, 1976;

6. Revista letrare, “Jeta e re”. nr.1, Prishtinë1987;

7. Agim Vinca, “Arti i reagimit”- Publicistikë, Artini, Prishtinë, 2011;

8. Rexhep Qosja, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”- Shkrimtarë

dhe periudha, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006.

i
Shënimet për autorin janë marrë (huazuar dhe përshtatur) nga librat të ndryshme si nga kritika
për autorin po ashtu edhe nga libra që përmbajnë shënime autobiografike të vetë autorit, të cilat
janë të përmendura te lista e literaturës.

27

You might also like