Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Projekt

Tema : Matematika ne shekuj.


Lenda: Matematik

Punoi: Anxhela Hodaj


Fjala "matematikë" vjen nga gjuha e lashtë greke (μάθημαmáthema), që
do të thotë mësim, studim, shkencë, përveçkësaj ajo përgjatë kohëve ka
marrë një kuptim më tëngushtë dhe më teknik që do të thotë "studim
matematik".Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të
ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi konceptetë tilla si
numrat, figurat, strukturat dhe transformimet. Matematika dallohet nga
shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është
e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të
deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar
asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa
ligje. Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore
të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave
hapësinore. Sipas Burbakistëve ajo është shkencë që studion relacionet
dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë
deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë
rrjedhim logjik i aksiomave.
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një
plejadë e tërë matematikanësh siç janë :
Pitagora,Talesi,Plutoi,Eudoksi,Euklidi,Arkimedi, etj. Grekët e vjetër
matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata
që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin.
Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe
i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës.
Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë
depërtuan në Evropë. Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e
morën në dorë Evropianët.
Matematikan dhe filozof grek, i cili ka jetuar afërsisht nga viti 570 deri
në 495 para Krishtit. Pitagora është i njohur me teoremën e tij të
Pitagorës dhe është cilësuar nga Aristoteli si nga nismëtarët e parë në
studimin dhe zhvillimin e shkencës të matematikës. Historikisht është i
njohur si trekëndëshi kënddrejtë. Teorema e Pitagorës, është një rol kyç
në matjet moderne dhe pajisjet teknologjike dhe njihet si baza për
teoritë dhe teoremat e tjera në matematikë.Matematika është pika ku
takohen dhe harmonizohen feja,shkenca dhe arti.Për këtë doktrina e tij
mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar,
kërkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe të gjitha këto janë të
mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato kanë të bëjnë me
celësa matematikë dhe numra.Simbolet matematike kanë një rëndësi të
madhe në doktrinën Pitagoriene pasi nëpërmes tyre arrinin të
konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka që kishin arritur të
përvetsonin. Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet
matematike, një gjendje psikologjike ose një shprehje bukurie.
5. Teorema e Talesit: Teorema e Talesit thotë se: NëseA,B dhe C janë
pika të një vijerrethore të tilla që segmenti ACështë diametër i vijës
rrethore atëherë këndi ABC është kënd I drejtë. Teorema e anasjelltë e
Talesit: Hipotenuza e trekëndëshit kënddrejt është diametër i rrethit të
jashtaneshkruar. Talesi i Miletit lindi më 624p.e.s. dhe vdiq më
552p.e.s., ishte filozof dhe matematikan antik. Autor I veprave filozofike
të cilat më vonë nga shumë shkencëtarë merren sipikë nisje e punës së
tyre.HistoriaTales nuk është i pari që e zbuloi teoremën, dihet se këtë
teoremë e zotëronin Egjiptianët dhe Babilonasit e vjetër të cilët e
përdornin por pa e vërtetuar. Talesi është I pari që dha vërtetimin e saj
prandaj ajo sot mban emrin e tij.
Euklidi rreth 365 – 275 p.e.s.) është themelues i metodës aksiomatike
në gjeometri. Ai të gjitha njohuritë gjeometrike por edhe matematike të
kohës së vet i përmblodhi dhe I sistematizoi në 13 libra të cilat njihen
me titullin Elementet. Teorema e pare e Ekulidit ne trekendeshin
kenddrejt,lartesia e hequr nga kulmi i kendit te drejte eshte e mesme e
perpjesshme ndermjet te kateteve me hipotenuzen. CD2=AH*BH
Teorema e dyte e Euklidit ne trekendeshin kenddrejt,cdo katet eshte i
mesem i perpjesshem ndermjet hipotenuzes dhe projeksionit te tij mbi
hipotenuze. AC2=AD*AB
Arkimedi jetoi rreth viteve 287 p.e.s. 212 p.e.s.qe një matematikan
fizikant,inxhinier,astronom dhe filozof I lashtësise.Thuhet nga disa
historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i
lashtësisë.Mendohet te kete zbuluar parimin e dendesise dhe pluskimit,
i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" qe sipas gojedhenes e zbuloi
ndersa ai po lahej ne nje vaske (doli jashe neper rrugeduke bertitur
"Eureka (evrika)" - (E gjeta)
Gjeometria është degë e matematikës që i studjon figurat e rrafshit dhe
hapësirës dhe relacionet në mes tyre. Fjala gjeometri vjen nga
greqishtja dhe ka kuptimin "matje e tokës" këtë fjalë e krijoi Herodoti.
Gjeometria, është zhvilluar nga nevojat praktike të jetës së përditshme.
në Greqinë e vjetër, shkencëtarët grekë zbuluan metodën deduktive apo
aksiomatike të trajtimit të gjeometrisë (Talesi, Pitagora, etj). Ndërmjet
shekujve VI dhe III p.e.s., në shoqërine greke bëhet hap i madh dhe
vendimtar duke i dhënë emprizimit karakterin shkencor. Kështu, në këtë
kohë, Talesit i bashkohen emrat e dijetartëve të njohur grek si Pitagora,
Herakliti i Efesit,Hipokrati i Kios, Eudoxi, Euklidi, Arkimedi, Apoloni, etj.
Rezultatet ishin të shumta, metodat e reja të çasjes problemeve ishin
brilante ndërsa shkalla e abstraksionit e shkëlqyeshme. Shqyrtimi i
njohurive gjeometrike kaloi nga maestrot te shkencëtarët e mirëfilltë.
Qasja në njohuritë gjeometrike tani ishte një çështje e vokacionit dhe e
studimit dhe jo çështje e rastit dhe nevojave parciale. Në këtë kohë,
librat më të njohur dhe më të rëndësishëm ishin libra e veprës
“ELEMENTET” e Euklidit të cilët përdoreshin nga nxënësit e Euklidit, në
Aleksandri. Euklidi përfshin pjesë të madhe të njohurive gjeometrike të
asaj kohe duke mos u kufizuar vetëm në mbledhjen dhe redaktimin e
tyre por duke i strukturuar të gjitha ato njohuri në formën logjike-
deduktive: koncepte themelore, postulate, aksioma, teorema etj. Në
këtë mënyrë Gjeometria arrin rangun universal. Vepra “Elementet”
konsolidohen në libra “definitiv”, prestigji dhe përdorimi i të cilave nuk
ve në pyetje gjat dy mileniumeve të ardhme të zhvillimit të civilizimit
njerzor. Vepra „Elementet“ paraqet një ndër veprat më të rëndësishme
të njerëzisë.
Matematika është një motivuese e shkëlqyeshme për të gjithë njerëzit..
sepse karriera e saj fillon me zero, por nuk mbaron asnjëherë.Nëse
njerëzit nuk besojnë se matematika është e thjeshtë , kjo ndodh sepse
ata nuk e kuptojnë se sa e komplikuar është jeta.Mendjet e vogla
diskutojnë personat. Mendjet mesatare shqyrtojnë ngjarje.Mendjet e
medha shqyrtojnë idetë.Mendjet shumë të mëdha shqyrtojnë
matematikën.Mësuesit e vjetër të matematikës nuk vdesin asnjëherë ..
ata thjeshtë shkojnë drejt infinitit.Matematika është arti që u jep të
njëjtin emër gjërave të ndryshme.Të gjithë e dinë që një gjë është e
parealizueshme , derisa arrin një që nuk e di dhe e realizon. Matematika
është gjuha që Zoti përdori për te shkruajtur universin. Matematika
është shkruajtur për matematicienët.Matematika është mbretëresha e
shkencave dhe aritmetika është mbretëresha e
matematikës.Matematika nuk përmban vetëm të vërtetën por edhe
bukurinë supreme, bukuri e ftohtë dhe e rreptë si ajo e shkrimit.Velzat e
frymarrjes së Aritmetikës janë : Ambicioni, Hutimi, Keqtrajtimi dhe
Tallja. Numri është ligji i Universit.E shkuara është një e dhënë
matematikore, e tashmja është variabël dhe e ardhmja është e panjohur
që varet nga vetja.Natyra flet me gjuhen e matematikes ; germat e kesaj
gjuhe jane rrathët trekendeshat dhe figurat e tjera matematikore.

You might also like