Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 38

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë

Dega: Administrim Biznes


Departamenti Marketing

Temë Diplome

“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË

NGA : GERTA MALAJ

UDHEHEQËS: Prof. Dr. ILIA KRISTO

Kjo temë diplome është dorëzuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në
plotësimin të kërkesës për diplomën Bachelor në fushën e
____________________________________________ pranë Departamentit të :
___________________________________________.

Tiranë, 2015
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

DEKLARATË AUTORËSIE

Deklaroj se puna në këtë temë diplome është bërë sipas rregullave dhe
procedurave të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Tema e Diplomës është
origjinale me referenca të sakta dhe asnjë pjesë e saj nuk është dorëzuar në ndonjë lëndë
tjetër. Cdo opinion i paraqitur në këtë temë diplome është e autorit dhe nuk përfaqësojnë ato
të Universitetit të Tiranës. Kjo temë diplome nuk është paraqitur në asnjë universitet të
Shqipërisë apo në ndonjë shtet tjetër.
Emër Mbiemër: ________________________
Firma: ________________________________.

2
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Abstrakt
Arsimi i Lartë është një fushë me shumë ndikim dhe që nxit vazhdimisht debate në shoqëri të
ndryshme. Nisur nga kjo por edhe nga gjendja aktuale në Shqipëri ky punim ka për qëllim të
paraqesë një këndvështrim të përgjithshëm lidhur me mënyrën aktuale të financimit të
Institucioneve të Arsimit të lartë duke u fokusuar kryesisht tek universitetet.
Në punim trajtohet mundësia e lidhjes së formave të financimit me cilësinë e produkteve në
universitete. Fillimisht jepet një panoramë e sistemit të Arsimit të Lartë lidhur me organizmin
dhe vendimmarrjen. Në pjesën e dytë trajtohet financimi i universiteteve. Parimet dhe burimet
që mundësojnë këtë proçes.
Reforma për Arsimin e Lartë është paraqitur si një mënyrë e domosdoshme për të zgjidhur
problemet e evidentuara në financimin e universiteteve, duke trajtuar dhe parakushtet e
nevojshme për implementimin e kësaj reforme.
Qasja marketing e universiteteve është trajtuar si mënyra e duhur me anë të së cilës
universitetet mund ti përshtaten reformës, të sigurojnë performancë të lartë në dizenjimin e
produktit të tyre duke fituar kështu më tepër autonomi.
Gjithashtu, ky punim synon :

1. Të paraqesë dallimet kryesore midis universiteteve publike dhe private lidhur


kryesisht me menyrën e financimit.
2. Të identifikojë karakteristikat e së mirës publike në produktin e Arsimit të Lartë.
3. Evidentimin e formave aktuale dhe të mundshme të financimit të universiteteve.
4. Të paraqesë rolin e shtetit si ndikuesi kryesor në funksionimin e Institucioneve të
Arsimit të Lartë.
5. Të trajtojë format e mundshme dhe përfitimet e marketigut të adaptueshme prej
universiteteve.

Në përfundim të punimit evidentohet nevoja e reformimit të Arsimit të Lartë, por duke u


krijuar mjedisi i përshtashëm për këtë procës dhe trajtimi i qasjes marketing si mënyra e duhur
e përshtatjes ndaj kësaj reforme.

Fjalë kyçe: universitet, financim, reformim, e mirë publike, tarifa, qasje marketing, treg i
synuar, imazh, etj.

3
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Përmbajtja
Abstrakt.................................................................................................................................................. 3
Hyrje ....................................................................................................................................................... 6
Rishikimi i Literaturës .......................................................................................................................... 7
Metodologjia .......................................................................................................................................... 8
Kapitulli 1.............................................................................................................................................. 9
Institucionet e Arsimit të Lartë ............................................................................................................ 9
1.1. Organizimi i Arsimit të Lartë në Shqipëri ............................................................................... 9
1.2. Vendimmarrja dhe strukturimimi i IAL-ve , Universiteti . ................................................... 10
1.2.1. Karakteristikat e universiteteve jopublike / private ...................................................... 12
1.2.2 Karakteristikat e universiteteve publike ............................................................................... 13
IAL si ofruese të së mirës publike. ................................................................................................... 15
Kapitulli 2............................................................................................................................................. 16
Financimi i Universiteteve .................................................................................................................. 16
2.1. Parimimet mbi të cilat mbështetet financimi i Arsimit të Lartë në Shqipëri ............................ 16
2.1.1. Parimi i paanësisë ................................................................................................................... 16
2.1.2. Parimi i mundësive të barabarta .................................................................................... 16
2.1.3. Parimi i transparencës .................................................................................................. 17
2.1.4. Parimi i autonomisë ....................................................................................................... 17
2.1.5. Parimi i performancës ................................................................................................... 17
2.2. Burimet e financimit të institucioneve publike të Arsimit të Lartë. ...................................... 19
2.2.1. Financimi nga Buxheti i Shtetit .......................................................................................... 19
2.2.2. Të ardhurat e institucioneve publike të Arsimit të Lartë. .............................................. 21
2.2.3. Burime të reja financimi ................................................................................................ 22
2.3. Financimi i aktiviteteve të kërkimit shkencor ....................................................................... 23
2.4. Probleme që shoqërojnë financimin e IAL-ve publike.......................................................... 24
Kapitulli 3............................................................................................................................................ 26
Reformimi i Arsimit të Lartë ............................................................................................................. 26
3.1. Qëllimi i Reformës në Arsimin e Lartë ..................................................................................... 26
3.2. Ndryshimet në strukturën organizative për institucionet e Arsimit të Lartë .............................. 27
Sygjerimet për strukturën e re të sistemit të menaxhimit të Arsimit të Lartë, për të rritur efikasitetin
dhe përgjegjshmërinë e tyre, mbështeten në këto elemente: ............................................................. 27
3.3. Forma e re e financimit të IAL-ve .............................................................................................. 28
3.3.1. Tarifat e studimit ................................................................................................................. 28

4
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

3.3.2. Kredia studentore ................................................................................................................ 29


Kapitulli 4............................................................................................................................................. 31
Qasja Marketing e Universiteteve...................................................................................................... 31
4.1. Planikfikimi strategjik i marketingut ......................................................................................... 31
4.2. Tregu i synuar për universitetet .................................................................................................. 32
4.3. Markimi i universiteteve ............................................................................................................ 33
Konkluzione dhe Rekomandime ....................................................................................................... 35
Bibliografia .......................................................................................................................................... 37

5
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Hyrje
Të flasësh për arsimin e një shoqërie është si të flasësh për të ardhmen e saj. Ashtu si e
ardhmja inicion cdo aktivitet njerëzor ashtu edhe arsimimi është nismëtari i ndryshimit,
progresit dhe zhvillimit të cdo shoqërie.
Arsimi i Lartë në veçanti është formuesi kryesor i profilit të shoqërisë së një vendi. Por, a janë
të vetëdijshëm për rëndësinë e tij të gjthë aktorët pjesëmarrës në Arsimin e Lartë ?
Aktorë kryesor pjesëmarrës në Arsimin e Lartë janë studentët e ardhshëm, studentët aktualë,
punëdhënësit e të diplomuarve, dhe mbështetësit financiarë. Për një universitet publik /
shtetëror lista e aktorëve-ve përfshin gjithashtu taksapaguesit, shtetin dhe publikun në
përgjithësi. Këto palë të interesuara ndikojnë me mjete dhe mënyra të ndryshme në suksesin,
performancën dhe cilesinë e Arsimit të Lartë për të qënë vetë përfituesit kryesorë të produktit
të tij.
Qeveria e një vendi dhe Arsimi i Lartë kanë një mardhënie me ndikim në të dy kahët. Kështu,
është qeveria ajo që përcakton specifika të vecanta në lidhje me krijimin funksionimin dhe
manaxhimin e institucioneve të Arsimit të Lartë dhe sistemit arsimor në tërësi. Nga ana tjetër
suksesi i një qeverie, në rolin e saj të brendshëm apo të jashtëm, varet ngushtësisht nga cilësia
e brezave që ajo nxjerr.
Në këtë punim qeveria dhe staceholders-at e Arsimit të Lartë trajtohen më së tepërmi në rolin
si financues të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe në vecanti unvesiteteve publike. Duke
ofruar një vështrim analitik punimi synon të theksojë lidhjet që krijohen midis formave të
financimit dhe rezultateve në performancën e universiteteve. Pa harruar edhe një definim të
saktë të kësaj të fundit.
Në analizën e punimit dalin qartë problematika të theksuara të “çmimit” që duhet të paguajë
qeveria dhe e gjithë shoqëria për cilësinë në arsim. Si një mënyrë alternative e zgjidhjes së
këtyre problematikave është trajtuar procesi i reformimit të Arsimit të Lartë. Duke trajtuar
edhe këtë të fundit në mënyrë analitike me dobitë dhe disavantazhet e veta.
Institucionet e Arsimit të Lartë mund të vendosin vetë për masën e financimit që dëshirojnë
të realizojnë. Dizenjimi i produktit të Arsimit të Lartë, vlera e krijuar dhe shpërndarë tek
konsumatorët, duke adaptuar dhe praktikur një qasje të duhur marketing mund të bëhën
tërheqësit jo vetëm të studentëve cillësorë, stafit të kualifikuar por edhe të një niveli të
mjaftueshëm financimi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e tyre.

6
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Rishikimi i Literaturës

Në lidhje me çëshjet e trajtuara në këtë punim autorë të ndryshëm kanë dhënë përcaktime të
cilat shpeshherë arrijnë në të njëjtin përfundim por shpeshherë konvergjojnë në kahe të
kundërta.
Përsa i përket përcaktimit të Arsimit të Lartë si një e mirë publike shumica e autorëve bien
dakord se Arsimi i Lartë ka karakteristika të mjaftuehme të së mirës publike dhe është e
mundur që të trajtohet si e tillë. Kjo konsideratë është mbrojtur nga përkrahësit e teorisë së
kapitalit njerëzor, ku sipas saj arsimimi rrit produktivitetin dhe efiçiencën e punonjësve duke i
pajisur ata me dije dhe aftësi të dobishme dhe në këtë mënyrë punonjësit do të kenë paga më
të larta në të ardhmen e tyre. Si rrjedhojë përmirësohet ekonomia, rriten të ardhurat nga taksat
dhe në përgjithësi shtohet “e mira publike” ( Fisher, 2006 ) .
Ndërkohë ideologjia neoliberale beson se shpërndarja e pagave duhet të lihet në dorë të tregut
dhe se pabarazia është e paevitueshme. Për më tepër kundërshtuesit e këtij përcaktimi
argumentojnë se përfitimet që rrjedhin apo shtohen nga Arsimi i Lartë shkojnë tek individët
dhe si rrjedhojë ajo është një “e mirë private” për të cilën individët dhe familjet e tyre duhet të
paguajnë.( Stephan, 1996 )
Lidhur me aftësinë dhe mundësinë e universiteteve për të aplikuar qasjen marketing, sipas (
Kotler, 1972 ), marketingu është një koncept i përgjithshëm aplikueshëm tek të gjitha
organizatat, jo vetem organizatat fitimiprurëse.
Në librin e tyre, “ Marketing in the Public Sector: A Roadmap for Improved Performance”
Philip Kotler dhe Nancy Lee kanë identifikuar tetë mënyra për të aplikuar mjetet e
marketingut në organizatat e sektorit pubik. Secili prej tyre merret si një parim i pranuar i
marketingut të sektorit privat (sector me qëllim maksimizimin e fitimit) dhe tregon se si ta
aplikojmë atë tek organizatat publike

7
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Metodologjia

Ky punim paraqet një vështrim të përgjithshëm të mënyrës së financimit të Institucioneve të


Arsimit të Lartë duke u përqëndruar më tepër tek universitetet publike .
Për të realizuar këtë punim është mbledhur informacion në lidhje me :

• Mënyrën e organizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë


• Vendimarrjen dhe rolet që lujnë institucionet e ndryshme
• Financimin, parimet, burimet dhe problemet e tij
• Reformimin e sistemit të Arsimit të Lartë në Shqipëri
• Aftësinë dhe mundësinë e Institucioneve arsimore për të aplikuar një qsaje të mirëfilltë
marketingu.

Bazuar në modelin e punimit dhe temën e tij është konsideruar e arsyeshme një përdorim më i
madh i metodës cilësore mbështetur në disa raste dhe nga metoda sasiore.
Metoda cilësore, një paraqitje e përgjithëshme e informacionit në trajtë narrative dhe
interpretuese. Kjo metodë është shoqëruar nga metoda hulumtuese.
Metoda hulumtuese është përdorur në trajtimin e bërë nga autorë të ndryshëm të koncepteve të
trajtura në punim, kryesisht në kapitullin e fundit të temës.
Metoda sasiore ofron një paraqitje vizive më të kuptueshme dhe të përmbledhur të
informacionit në formën e tabelave, garfikëve, figurave, etj.
Ky punim nuk ka pasur si qëllim për të vërtetuar apo kundërshtuar teori të ndryshme në lidhje
me rolin, finncimin apo marketimin e universiteteve.

8
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Kapitulli 1

Institucionet e Arsimit të Lartë


1.1. Organizimi i Arsimit të Lartë në Shqipëri

Arsimi i Lartë në Shqipëri ofrohet dhe zhvillohet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL)
Publikë dhe Jo publikë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin për Arsimin e
Lartë.
Në grupimin e parë bëjnë pjesë IAL me financim të drejtpërdrejtë nga fondet publike, ndërsa
në grupimin e dytë bëjnë pjesë dy tipa të IAL-ve: jofitimprurës dhe fitimprurës, të cilët nuk
përfitojnë financim nga fondet publike. Të gjithë IAL-të e mësipërme menaxhohen dhe
funksionojnë mbi bazën e ligjit të Arsimit të Lartë dhe atij për ndërmarrjet private e
fondacionet në Shqipëri. 1 Llojet e Institucioneve të Arsimit të Lartë janë: universitetet,
kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale. Arsimi i Lartë publikë vitet e
fundit është karakterizuar nga një strukturim vazhdimisht në ndryshim. Aktualisht sistemi
shqiptar i Arsimit të Lartë paraqet konfigurimin e mëposhtëm:
Gjithsej 37 Institucione të Arsimit të Lartë, 15 publike dhe 22 private. Ndër to, 20 gëzojnë
statusin universitet (12 publike dhe 8 private), 0 statusin kolegj, 11 shkolla të larta (të gjitha
private), 5 akademi (2 publike dhe 3 private), 1 institut (publik, qendër ndëruniversitare) dhe
14 filiale. Numri i programeve të ofruara gjithsej është rreth 1500, nga të cilat rreth 700 të
ofruara nga IAL publike dhe pak më shumë nga IAL -të private. Të ndara sipas nivelit të
studimit, janë; rreth 650 programe Bachelor, rreth 250 Master Profesional, rreth 350 Master
Shkencor, dhe rreth 100 programe të ciklit të tretë Doktoratë dhe specializime afatgjata.2
Numri i Institucioneve të Arsimit të Lartë ka patur një rritje të moderuar gjatë viteve 2002-
2005 me 1-2 liçensime të reja në vit, duke njohur pikën kulminante të tij në vitet 2009-20013
me rreth njëzet e shtatë liçencime të reja. Në vitin 2014 iu hoq liçenca 22 prej këtyre
institucioneve të Arsimit të Lartë.3

1
LIGJ Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”
2
Agjensia publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë
3
—. numri i institucioneve te arsimit te larte . 2002-2013. www.opendata.al (accessed 2015).

9
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Numri i IAL-ve
70
60
50 13 14 15
13
40 13
30 13 15
20 11 12 45 44 44
34 38
10 12 12 23 22
12 12 15 15
2 5 7
0 1
2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Numri i IAL-ve private Numri i IAL-ve publike

Figura 1. Numri i IAL-ve private dhe publike sipas Open data Albania .

1.2. Vendimmarrja dhe strukturimimi i IAL-ve , Universiteti .

Në bazë të ligjit ekzistues Institucionet e Arsimit të Lartë kanë në letër autonomi dhe liri të
theksuar akademike. Universitetet vetëqeverisen me anë të statuteve dhe rregulloreve të
hartuara nga ta, por në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. Këto institucione organizojnë
strukturat e tyre të brendëshme dhe po kështu kanë një pavarësi në hartimin e programeve të
studimit dhe ato të punës kërkimore shkencore. Përcaktojnë kriteret e tyre të pranimit në
programet e studimit. Bazuar në Ligjin për Arsimin e Lartë, IAL-të janë gjithashtu të pavarura
të hyjnë në marrëdhënie me qeverinë dhe hallkat e saj; me institucione si motra dhe me
shoqëri biznesi për realizimin e qëllimeve të tyre, që parashikohen nga ligji – mësimdhënia
dhe puna shkencore. Hapja, mbyllja apo edhe bashkimi i IAL-ve bëhet me Vendim të
Këshillit të Ministrave, bazuar në propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Universiteti është i organizuar në këto njësi përbërëse organizative: Njësi kryesore (fakultetet,
institutet e kërkimit dhe zhvillimit, kolegjet profesionale dhe filialet);
Njësi bazë (departamentet dhe qëndrat e kërkimit dhe të zhvillimit); Njësi ndihmëse
(laboratorët, stacionet eksperimentale, njësitë didaktike, bibliotekat dhe njësi të tjera, që
realizojnë studime, projektime dhe shërbime).
Universiteti drejtohet nga organe vendimmarrëse kolegjiale si Senati, Këshilli i
Administrimit, Këshilli i Fakultetit dhe autoritete drejtuese ekzekutive si Rektori, Dekani,

10
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Shefi i Departamentit. Anëtarët e senatit dhe të Këshillit të Fakultetit zgjidhen nga i gjithë
stafi. Në këto organe stafi jo akademik dhe studentët përfaqësohen respektivisht me 5 dhe
15%. Po ashtu dhe autoritetet drejtuese zgjidhen nga i gjithë stafi përkatës, ku votat e stafit jo
akademik dhe studentëve vlejnë respektivisht 5 dhe 20% të totalit të votave. Në rastet e
qëndrave ndëruniversitare, autoritetet drejtuese përzgjidhen me konkurs të hapur. Senati
kryesohet nga rektori ndërsa këshilli i fakultetit nga dekani.
Këshilli i Administrimit përbëhet nga: përfaqësues me të paktën gradë shkencore të zgjedhur
nga stafi akademik, 1 përfaqësues nga studentët dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe
Sportit. Këshilli i Administrimit kryesohet nga Kryetari që zgjidhet nga anëtarët e tij me dy të
tretat e votave. Ai ka si objekt të tij mbikëqyrjen e kontrollonin e veprimtarive të universitetit
që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe të pronave të tij. Organet
dhe autoritetet drejtuese në IAL zgjidhen për një mandat 4 vjeçar dhe nuk mund të rizgjidhen
për më shumë se dy mandate radhazi në të njëjtin funksion.
Këshilli i Profesorëve mund të ngrihet në çdo fakultet dhe ka për detyrë organizimin dhe
drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik pas doktoratës.
Përbërja, detyrat dhe funksionimi i Këshillit të Profesorëve përcaktohen në rregulloren e këtij
këshilli. Drejtuesi më i lartë i një universiteti është rektori, i cili është autoriteti drejtues dhe
përfaqësues i këtij institucioni. Emërimi i rektorit të zgjedhur nuk është kompetencë e
Ministrit, por e Presidentit të vendit. Shkarkimi propozohet nga Ministri i Arsimit dhe Sportit
dhe aprovohet nga Presidenti. Emërimi i dekanit të zgjedhur bëhet nga rektori por shkarkimi i
tij bëhet nga Ministri i Arsimit dhe Sportit me propozim të rektorit të IAL-së. Kancelari i
Institucionit, është përgjegjës për drejtimin e përditshëm të institucionit, për zbatimin e
buxhetit, për kontrollin dhe aplikimin e veprimtarisë financiare, si dhe për zbatimin e
ligjshmërisë. Në universitet ekzistojnë dhe autoritete të tjera drejtuese si zv/rektorët,
zv/dekanët dhe kancelarët e njësive kryesore.
Me projektligjin e ri për arsimin e lartë të propozuar tashmë në parlament 4 , struktura e
institucioneve të arsimit të lartë do të ketë një ndarje të re midis vendimarrjes akademike dhe
financiare administrative të IAL-ve. Drafti i ri përmbys mënyrën e drejtimit të universiteteve
publike duke caktuar si autoritetin më të lartë të drejtimit Këshillin e Administrimit dhe jo më
rektorët. Këshili i administrimit të universiteteve publike do të ketë të drejtë të menaxhojë

4
Reforma për Arsimin e Lartë, për më shumë lexo kapitullin 3 të këtij punimi

11
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

financat dhe burimet njerëzore, ndërsa rektorëve dhe dekanëve i lihet në dorë e drejta e
menaxhimit dhe drejtimit në nivel akademik.
Në strukturën e brendëshme, departamenti do të jetë përgjegjës kryesor për llojet e studimeve
që organizon në të gjitha nivelet, për kurrikulat e studimeve dhe propozimin e numrit të
programeve që duhet të organizojë, si edhe numrin e studentëve që duhet të ketë çdo program.
Në rastet e programeve të përbashkëta midis departamenteve, vendimmarrja kalon në nivel
fakulteti. Metodologjia e mësimdhënies, përcaktimi i prioriteteve të mësimdhënies dhe
kërkimit shkencor si dhe shumë funksione të tjera në lidhje me jetën akademike do të kalojnë
në nivel departamenti. 5

1.2.1. Karakteristikat e universiteteve jopublike / private

Në vitin 2002 në Shqipëri u liçencuan universitetet e para jopublike. Ato u hapën në kuadrin
e marrëveshjeve të mirëkujdesura për cilësi dhe në fusha profesionale e komplementare që
mbuloheshin më me vështirësi nga institucionet shtetërore. Këto IAL private u hapën si
plotësuese të IAL-ve publike me një process të mbikqyrur nga MASH dhe i shërbejnë të mirës
publike nën statusin e një biznesi fitimprurës. Duke qënë se funksionojnë më përmbajtje si
biznese këto institucione kritikohen se rendin më tepër drejt sasisë sesa cilësisë së studentëve.
Universitetet private kanë një autonomi të theksuar në sigurimin e fondeve dhe ofrimin e
programeve e kurikulave për studentët. Këto institucione janë më fleksibile për t’ju përgjigjur
rrethanave dhe nevojave unike kjo sepse janë më informale dhe më pak burokratike se
universitetet publike.
Arsimi i Lartë Privat është product i iniciativave private me mbështetje nga legjislacioni
shqiptar. Që të funksionojë Arsimi Privat, kërkon fonde të mëdha për infrastrukturën e
kompletuar dhe për fonde reservë. Minimumi fonde rezervë së paku për një vit akademik, deri
sa të vihet në rrugën e konsolidimit. Por, Arsimi i Lartë Privat ka edhe detyrimet e veta si
biznes i madh. Dhe këtu fillonjë diferencimet nga motive të ndryshme. Disa iu nënshtohen
detyrimeve, të tjerë punojnë me liçenca “Institucion Jofitimprurës”, etj.
Universitetet private ju nënshtrohen dy kontrolleve :

5
Gjonca, Arjan. "Sa ''anglo-sanksone është reforma e arsimit të lartë në shqipëri." Panorama, korrik e hene ,
2015.

12
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

1. Plotësim i parakushteve me bazë materiale, kuadër, literaturë, sipas programeve të


paraqitura për miratim, kubatura e mjediseve, kapacitetet e tyre, etj.
2. Plotësim i kërkesave për akreditim, pa të cilat universitetet private nuk mund të
pranojnë dhe diplomojnë studentë.6
Për studentët universiteti privat eshtë më i shtrenjtë se ai publik. Kjo për faktin se universitetet
private mbështeten drejtpërdrejt në financimin e studentëve dhe të diplomuarëve në mënyrë
që të funksionojë. Ndryshe nga universiteti shtetëror, universiteti privat nuk merr subvencion
të drejtpërdrejt nga shteti.

1.2.2 Karakteristikat e universiteteve publike

Universiteti publik është Institucion i Arsimit të Lartë që ofron programe studimi nga të gjitha
ciklet e studimimeve të arsimit të lartë në përputhje me ligjin në fuqi dhe statutin e tij.7
Universitetet publike pranojnë studentë të cilët kanë përfunduar maturën shtetërore në bazë të
kuotave të vendosura nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe kritereve të tjera të pranimit
për të cilat universitetet kanë autonomi.8
Institucionet publike të Arsimit të Lartë funksionojnë sipas parimit të autonomisë financiare.
Të ardhurat e krijuara nga këto institucione përdoren tërësisht prej tyre dhe pjesa e papërdorur
e tyre mbartet në vitin pasardhës. Transfertat që Buxheti i Shtetit akordon në vitin buxhetor
pasardhës për institucionet e Arsimit të Lartë, do të përcaktohen duke marrë në konsideratë
edhe pjesën e këtyre transfertave që do të mbarten nga viti paraardhës.
Shpërndarja e burimeve financiare dhe përdorimi i tyre bëhen në përputhje me rregullat dhe
standartet e programimit buxhetor dhe menaxhimin financiar publik. Në përdorimin e
burimeve financiare përparësi kanë të ardhurat e veta, të cilat shpenzohen në përputhje me
procedurat e buxhetit afatmesëm. Të gjitha transaksionet e arkëtimeve, përfshirë edhe të
ardhurat e veta, si dhe ato të pagesave të universiteteve kryen nëpërmjet sistemit të thesarit,
duke respektuartë të gjitha rregullat e kontrollit financiar, të përcaktuara sipas kuadrit ligjor në
fuqi. Këshilli i Ministrave, përmes Ministrisë së Arsimit, si dhe opinionit publik kanë të drejtë
të kërkojnë transparencë të plotë për përdorimin e këtyre të ardhurave , si dhe financimeve

6
Kraja, Musa. "Arsimi i Lartë Privat dhe autonomia akademike." Zeri i popullit, shkurt 25, 2014.
7
LIGJ Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”
8
VKM Nr 517 ,datë 01.08.2014 për “Kuotat e pranimit te studimeve me kohe te plote ne Institucionet
Publike te Arsimit te Larte.”

13
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

nga Buxheti i Shtetit. Ky informacion do të përfshihet në raportin vjetor të cdo institucioni, që


i dërgohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe bëhet publik.9
Në universitetet publike, është për tu nënvizuar fakti që vendimmarrja financiare bëhet nga
shteti, duke filluar që nga niveli i buxhetit, alokimi i tij, taksa që vendosen për pranimin e
studentëve, punësimi dhe pagat e pedagogëve. Ndërkaq në universitetet private ndodh krejt e
kundërta. Buxheti mbështetet tek pronarët e universitetit si dhe te studentët. Rrjedhimisht janë
këta të fundit që vendosin për suksesin e universiteteve duke zgjedhur ata me cilësorët.

Vendimmarrja
Universitetet Publike Universitetet Private
Niveli i Buxhetit Universiteti
Shteti Studentët
Alokimi i Buxhetit
Shteti Universiteti
Taksa e Shkollës Universiteti
Shteti Studentët
Punësimi i Pedagogëve
Shteti Universiteti
Pagat e Pedagogëve
Shteti Universiteti
Procesi i pranimit
të studentëve Shteti Universiteti
Zgjedhja e universitetit Shteti Studentët

Tabela 1. Vendimmarrja në universitetet publike dhe private.

9
Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, neni 72.

14
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

IAL si ofruese të së mirës publike.

Arsimi i Lartë ka karakteristika të mjaftueshme për tu quajtur një e mirë publike 10 .


Krakteristika kryesore konceptohet në termat e kontributit të tij në zhvillimin ekonomik.
Kontributi i arsimit në rritjen ekonomike ndodh përmes dy mekanizmave :
Së pari, arsimi ndikon në krijimin e dijeve të reja. Më tepër individë të arsimuar do të thotë
më tepër shkencëtarë, analistë, teknikë dhe shpikës të cilët punojnë për të rritur vlerën e dijes
njerëzore përmes zhvillimit të proceseve dhe teknologjive të reja.
Së dyti, arsimi ndikon në rritjen ekonomike përmes difuzionit dhe transmetimit të dijes.
Universitetet si institucionet kryesore ofruese të Arsimit të Lartë, sigurojnë nivelin e
nevojshëm arsimor për të kuptuar, përvetësuar dhe transmetuar informacionin e ri.
Përvetësimi i aftësive, zotësive dhe njohurive të reja ndikojnë në rritjen e produktivitetetit.
Kjo rritje e produktivitetit bënë që të rritet rezerva e burimeve për të krijuar teknologji të reja,
biznese dhe pasuri të re. Të gjitha këto sjellin rritje dhe zhvillim ekonomik .
Kështu nëse rritet numri i individëve me arsim të lartë e gjithë shoqeria do të përfitojë11Dija si
produkti kryesor i universiteteve është një e mirë nga e cila nuk konsiderohet rivale.
Rivaliteti në konsum do të thotë se konsumimi i të mirës nga një individ, nuk pengon që edhe
të tjerët t’a konsumojnë atë. Në këtë mënyrë mund të arrijmë në përfundimin se produkti
kryesor i Arsimit të Lartë ka karakteristikat e të mirës publike.12

10
Të mira publike, konsiderohen të mirat, konsumi I të cilave nuk përjashton konsumin e saj nga persona të
tjerë. Për më tepër shih Mançellari,Ahmet; Hadëri, Sulo; Kule, Dhori; Qirici, Stefan “Hyrje në ekonomi” , Pegi,
Tiranë, 2007, faqe 225
11
S.Fisher. "Does the Celtic Tiger society need to debate the role of higer education and the public good?"."
International Journal of Lifelong Education, 2006
12
B.jongloed, J.Enders. "Public Private Dynamics in Higer Education ,Expetations Developements and
Outcomes." Transaction Publishers,Neë Brunsëick, 2007.

15
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Kapitulli 2

Financimi i Universiteteve

Arsimi i Lartë nuk është përfitim privat i studentit, por e drejtë e gjithkujt dhe si e drejtë
garantohet pavarësisht nga kostoja çka nënkupton se këtë të fundit e merr përsipër shteti13 .

2.1. Parimimet mbi të cilat mbështetet financimi i Arsimit të Lartë në Shqipëri

2.1.1. Parimi i paanësisë

Arsimi i Lartë duhet të jetë në dispozicion të njerëzve me kapacitet, pa marrë parasysh


burimet e tyre ekonomike, në mënyrë që të rritin drejtësinë në shoqëri. Meqënëse ky qëllim do
të jetë i pamundur për tu arritur përmes mekanizmave të tregut, shteti, mund të zbatojë
politika për të barazuar mundësitë e qasjes në Arsimin e Lartë. Ka dy mekanizma bazë për
arritjen e këtij objektivi 14

1. Ulja e pagesave të shkollimit nën koston reale të mësimit në institucionet publike.


2. Vendosja e programeve të granteve dhe / ose kredive për të ndihmuar njerëzit me
mundësi socio-ekonomike modeste.

Politika e parë (tarifat e ulëta) subvencionon të gjithë, që ndjekin institucionet e arsimit të


lartë, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre ekonomike. Kjo politikë është ndjekur nga
universitetet publike deri këtë vit (2015). Ndërsa politika e dytë (me grante) është më tepër e
përqëndruar tek njerëzit në nevojë dhe synohet të aplikohet në Shqipëri me hyrjen në fuqi të
projektligjit për arsimin e lartë.15

2.1.2. Parimi i mundësive të barabarta

Ky parim nënkupton që studentët më të varfër duhet në mënyrë efektive të paguajnë më pak


se studentët e pasur për arsimin e tyre, tarifa më të ulëta, kredi të subvencionuara, etj.
13
Trajtimi si e mirë publike në fq **** të këtij punimi.
14
G.M.Marine, C.P.Grisëold and. "Political Influences on State Policy: Higer Tuition,Higer Aid,and the Real
Ëorld",The Revieë of Higer Education. 1996, faqe 361-389
15
Rporti përfundimtar për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

16
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Studentët që e meritojnë Arsimin e Lartë por nuk kanë mundësi financimi duhet të financohen
plotësisht nga shteti.
Gjithashtu ky parim i referohet trajtimit të njëjtë të njerëzve, të cilët ndodhen në kushte të
ngjashme. Në këtë mënyrë, në qoftë se dy studentë kanë nivel ekonomik të ngjashëm, ata
duhet të trajtohen në mënyrë të ngjashme në aspektin e mbështetjes financiare publike. Parimi
vlen edhe për instituionet: mbështetja financiare publike duhet të ndahet në mënyrë të
qëndrueshme, e nëse ka dallime, ato mund të justifikohen vetëm për shkaqe të arsyeshme dhe
të informuara paraprakish.

2.1.3. Parimi i transparencës

Institucionet duhet të dinë rregullat me të cilat agjensitë donantore përcaktijnë alokimet e tyre,
ndërsa qeveritë dhe agjensitë e financimit duhet të dinë rregullat e përgjithëshme financiare
dhe proçedurat që përdoren mga institucionet. Kjo njohuri reciproke është e nevojshme,
pjesërisht për të rritur përgjegjshmërinë, por edhe për të zhvilluar një element besimi mes
agjencive dhe për të rritur stabilitetin e marrveshjeve financiare

2.1.4. Parimi i autonomisë

Parimi i autonomisë nënkupton kapacitetin për të marrë vendime financiare në mënyrë të


pavarur nga qeveria ose agjensi të tjera të financimit. Autonomia financiare duhet të veprojë
brenda një kuadri të përgjithshëm të rregullave të qeverisë. Në mënyrë të veçantë, ajo i
referohet aftësisë për të gjenëruar fonde nga burime joqeveritare dhe për shpërndarjen e këtyre
fondeve në mënyrë të pavarur.16

2.1.5. Parimi i performancës

Financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë bëhet në bazë të performancës së tyre me anë të


modeleve / formulave që marrin parasysh: Mësimdhënien, Punën shkencore, Zhvillimin.
Por si realizohet matja e performancës në universitete? Çfarë cilësohet si një performancë e
mirë për një universitet? Sipas Shoqatës Europiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e

16
Për sa kohë që ato nuk i rrezikojnë proçedurat financiare bazë ose rolin kryesor akademik të një institucioni.

17
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

17
Lartë ENQA , standartet për sigurimin e cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë
përfshijnë18 :

1. Politika dhe procedura për sigurimin e brendshëm të cilësisë .

Sipas këtij standarti institucionet duhet të kenë politika e procedura shoqëruese për sigurimin
e cilësisë dhe standarte për programet dhe diplomat që lëshojnë. Ato duhet gjithashtu të marin
përsipër zhvillimin e një kulture, që njeh rëndësinë e sigurimit të saj në punën e tyre.
Strategjia, politikat, dhe proçedurat e ndjekura duhet të jenë të njohura, të kenë status zyrtar,
dhe të jenë të kuptueshme nga publiku. Ato duhet të përfshijnë në këtë proçes edhe rolin e
studentëve dhe të palëve të tjera të interesuara.

2. Miratimi, monitorimi dhe rivlerësimi periodik i programeve dhe diplomave.

Institucionet duhet të kenë mekanizma zyrtarë për miratimin, monitorimin dhe rishikimin
periodik të programeve dhe diplomave.

3. Vlerësimi i studentëve.

Studentët duhet të vlerësohen duke përdorur kritere të publikuara, rregulla, dhe procedura të
cilat zbatohen rregullisht dhe me rigorozitet. Përveç kësaj, studentët duhet të jenë të informuar
për strategjinë e vlerësimit që përdoret për programet e tyre, natyrën e provimeve apo
metodave të tjera të vlerësimit të cilave do ju nënshtrohen, çfarë pritet prej tyre dhe kriteret
që aplikohen për vlerësimin e formimit të tyre.

4. Sigurimi i cilësisë së stafit akademik.

Institucionet duhet të kenë mënyra për të siguruar që stafi i përfshirë në mësimdhënien e


studentëve të jetë i kualifikuar dhe i aftë. Ata duhet të jenë në dispozicion të atyre që
ndërmarrin vlerësimin e jashtëm dhe të japin komente mbi raportet e tyre.

5. Fasilitetet dhe shërbimet për studentët .

17
Shoqata Europiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. “Standarde dhe Udhëzime për Sigurimin e
Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë”. APAAL, 2007.
18
Performance: shkalla e arritjes së cilësisë .

18
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Institucionet duhet të sigurojnë burime të disponueshme për mbështetjen e të mësuarit të


studentëve. Ato duhet të jenë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për çdo program të ofruar.

6. Sistemet e informacionit.

Institucionet duhet të sigurojnë mbledhjen, analizimin dhe përdorimin e një informacioni të


përshtatshëm për sigurimin efektiv të cilësisë së programeve të tyre të studimit dhe
aktiviteteve të tjera.

7. Informimi i publikut.

Institucionet duhet të publikojnë rregullisht informacion të freskët, të paanshëm e objektiv, si


sasior ashtu edhe cilësor, për programet dhe diplomat që ato ofrojnë.
Në bazë të shkallës së plotësimit të këtyre standarteve bëhet i mundur përcaktimi i nivelit të
performancës së çdo universiteti.

2.2. Burimet e financimit të institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

Universitetet publike, si institucione publike të Arsimit të Lartë, financohen nga :

1) Transferta nga Buxheti i Shtetit;


2) Të ardhura të krijuara nga institucionet publike të arsimit të lartë;
3) Burime të tjera me destinacion. 19
Këshilli i Ministrave, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u jep Institucioneve Publike
të Arsimit të Lartë fonde për përmbushjen e misionit të tyre sipas standardeve. Institucionet
Publike të Arsimit të Lartë ndërtojnë rregulloret e tyre mbi mënyrën e përdorimit të fondeve të
krijuara nga të ardhurat, duke respektuar rregullat financiare të përcaktuara nga ligjet e shtetit.

2.2.1. Financimi nga Buxheti i Shtetit

Transferta nga Buxheti i Shtetit për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë jepen në formë
granti, që përdoret sipas këtyre kategorive:

a) transferta e pakushtëzuar;

19
Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,I ndryshuar, neni 73.

19
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

b) transferta me konkurrim për investime.

Transferta e pakushtëzuar përdoret për financimin e shpenzimeve që lidhen me funksionimin


e institucioneve të arsimit të lartë dhe për financimin e investimeve me karakter të
vazhdueshëm. Shpërndarja e transfertës së pakushtëzuar bazohet në një formulë që garanton
barazi, drejtësi dhe transparencë. Kriteret dhe komponentët e formulës përcaktohen nga
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, në konsultim me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës
dhe miratohen në ligjin vjetor të Buxhetit të Shtetit.20
Transferta me konkurrim për investime përdoret për financimin e investimeve me karakter
ndërtimi dhe projekte të tjera të mëdha, sipas klasifikimit në procedurat për menaxhimin e
investimeve publike dhe për kërkim shkencor. Shpërndarja e grantit konkurrues për investime
bëhet mbi bazën e projekteve që paraqiten nga institucionet e arsimit të lartë, sipas kritereve të
përcaktuara në ligjin vjetor të buxhetit.
Grantet janë të formave :

• Granti i Politikave të Zhvillimit të Arsimit të Lartë.Ky grant shpërndahet mbi bazën e


kritereve që përcaktohen nga: përparësitë e qeverisë dhe kapacitetet zhvillimore të çdo
IAL-je.
• Granti i Punës Këkimore-Shkencore. Shpërndahet vetëm për institucionet e
akredituara në bazë të aplikimit dhe meritës.
• Granti i Mësimdhënies. Granti I mësimdhënies përbëhët nga fondi institucional dhe
fondi I mbështetjes studentore.

Sasia e fondit institucional, që përfiton cdo IAL, bazohet në numrin e studentëve të cdo IAL-
je dhe garanton funksionimin bazë të tyre. Ky fond kërkon një kufizim të numrit të
studentëve, në të kundërt ekziston rreziku që kerkesa për fondet publike të bëhet e
papërballueshme. Në shpërdarjen e këtyre fondeve është e nevojshme të merren parasysh
përvec numrit të përgjithshëm të studentëve edhe fushat e tyre të studimit.
Sigurisht që zgjedhja e fushës së studimit nga individët reflekton optimizimin e e objektivave
individual dhe sinjaleve që vijnë nga tregu i punës, megjithatë këta faktorë nuk janë të vetmit
përcaktues të zhvillimit të Arsimit të Lartë. Si rezultat, qeveria Shqiptare duhet të përcaktojë
kuotat, të shprehura në numër studentësh që përfitojnë financim për fusha studimi.
Kuotimi përfshin si universitetet publike dhe ato private.
20
Aneksi 1

20
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Tre janë faktorët kryesorë që duhet të mbahen parasysh në përcaktimin e kuotave.

a) Nevojat kombëtare për forcë punëtore të kualifikuar, qeveria Shqiptare do të shqyrojë


edhe mundësitë e përshtatjes së anketimeve kombëtare të tregut të punës për të
siguruar informacion mbi profesionet dhe aftësitë e kërkuara.
b) Tërësia e programeve të studimit të ofruara, kapaciteti dhe cilësia e programeve të
studimit për cdo universitet.
c) Sinjalet që do të vijnë nga vetë zgjedhja dhe kërkesat e studentëve.

Fondi i mbështetjes studentore. Ky fond është i përbërë nga tre zëra financimi: bursat e
studimit për studentët e shkëlqyer, bursat për studentët më të mirë në programet parësore të
studimit, si edhe bursat sociale :
• Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u jepen studentëve me rezultatet më të larta në
nivel kombëtar, pavarësisht nga programi i studimit dhe IAL-së publike ose jopublike, të
përzgjedhur prej tyre.
• Bursat për studentët në programet parësore u jepen studentëve që zgjedhin programet
parësore në IAL-të publike. Sipas rastit, bursat mund të përfitohen nga të gjithë studentët e një
programi parësor ose nga studentët më të mirë që zgjedhin programin, pavarësisht se në
shkallë kombëtare nuk klasifikohen si studenë të shkëlqyer.
• Bursat sociale u jepen të gjithë studentëve që përmbushin kriteret e kategorisë “në nevojë”
dhe janë shpallur fitues në IAL-të publike.

2.2.2. Të ardhurat e institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

Në të ardhurat e institucioneve publike të arsimit të lartë përfshihen:

a) tarifat e studimeve, të cilat janë të diferencuara sipas cikleve, formave të studimeve etj.;
b) të ardhura nga organizimi i trajnimeve ose kualifikimeve për të tretë, sipas marrëveshjeve
të lidhura;
c) të ardhura nga shërbimet që realizohen nga institucionet publike të arsimit të lartë, që
veprojnë në fushën e artit, kulturës dhe sportit;
ç) të ardhura nga kryerja e punimeve kërkimore të porositura dhe shërbimeve të tjera të
specializuara;
d) të ardhura që krijohen nga dhënia e aktiveve në përdorim të palëve të treta në trajtën e
kontratave të qiradhënies dhe me forma të tjera kontraktimi;

21
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

dh) dhuratat, trashëgimitë dhe donacionet publike;


e) financimet e pakthyeshme, të marra nga burime të huaja në kuadrin e projekteve dy e
shumëpalëshe;
ë) financime të tjera të ligjshme, të marra nga burime të ndryshme.
Të ardhurat e krijuara derdhen 100 për qind në llogarinë e institucionit dhe përdoren nga vetë
ai, sipas rregullave të përcaktuara.21

2.2.3. Burime të reja financimi

Reformimi i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor sugjeron që format e financimit në të


ardhmen të diversifikohen, por është e domosdoshme që të rritet ndjeshëm dhe në mënyrë
progresive edhe mbështetja financiare nga shteti. Këto forma përveç financimit të
drejtëpërdrejtë nga Buxheti I Shtetit dhe të ardhurat e universiteteve publike përfshijnë :

a) Donacionet e ndryshme

Kjo formë e synuar nga Reforma për Arsimin e Lartë, deri më sot nuk njihet në sektorin
publik dhe, si e tillë, duhet të rregullohet me ligj për të ardhmen.

b) Kontributi i biznesit dhe i autoriteteve lokale.

Një nga problemet e Arsimit të Lartë tek ne është dhe lidhja e dobët e tij me tregun e punës.
Orientimi në të ardhmen i Arsimit të Lartë duhet të bëhet drejt tregut të punës. Në këtë
këndvështrim, edhe biznesi lokal dhe qeverisja vendore mund të jenë kontribues në
financimin e arsimit të lartë rajonal. Në rastin e përfshirjes së sektorit privat në financim ose
donacione për arsimin e lartë, sugjerohet të krijohen lehtësi fiskale stimuluese.

c) Tarifat e studentëve.

Deri tani këto tarifa kanë qenë minimale dhe, si të tilla, nuk përbëjnë një përqindje të
konsiderueshme të të ardhurave të IAL-ve publike. Në të ardhmen, komisioni për Reformën
në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor vlerëson si të pashmangshme rritjen e kontributit
të tarifave të nivelit Bachelor në buxhetin e IAL-ve. Shteti për këtë nivel studimi është i

21
Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,I ndryshuar, neni 74

22
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

detyruar të vendosë një tarifë tavan, bazuar në studimet e detajuara të tregut, mbi bazën e
mundësisë së çdo familjeje për të përballuar të ardhurat e arsimimit të lartë. 22

2.3. Financimi i aktiviteteve të kërkimit shkencor

Mësimdhënia akademike kërkon një formë mbështetjeje financiare nëpërmjet së cilës


akademikët realizojnë punë kërkimore dhe marin pjesë në seminare dhe konferenca të
ndryshme. Ky aktivitet është i lidhur ngushtë me mësimdhënien dhe I shërben asaj.

Financimi i sistemit të Kërkimit Shkencor përfshin:

1. Financimin institucional, që është buxheti i detajuar drejtëpërdrejt në institucion.

2. Financimin programor, që është financim sipas projekteve apo programeve të


Kërkimit Shkencor.

Për IAL-të publike (universitetet, akademitë, kolegjet universitare) financimi strukturor /


institucional është një grant i veçantë, që jepet nga Agjencia Kombëtare për Financim23 për
kërkimin shkencor, i cili shpërndahet në nivel departamenti dhe pastaj në nivel pedagogu. Në
shpërndarjen e tij në nivel institucioni të arsimit të lartë mbahen parasysh një sërë treguesish,
si: cilësia e produktit shkencor të prodhuar e të publikuar nga departamentet e këtyre
institucioneve, tipologjia e fushës së kërkimit shkencor, projektet kërkimore ndërkombëtare e
kombëtare.
Ndarja e këtij financimi brenda departamentit midis grupeve kërkimore apo individëve bëhet
me vendim të Asamblesë së Personelit të Departamentit, duke u mbështetur mbi parimin e
meritokracisë, në varësi të cilësisë dhe të vëllimit të kërkimit që ata kryejnë, pra, nuk
shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë anëtarët e departamentit pa dallim.
Financimi programor përfshin programet dhe projektet kombëtare, marrëveshjet dypalëshe, si
dhe programet ndërkombëtare. Këto financime jepen gjithmonë mbi bazë aplikimesh dhe
janë të pavarura.24
Financimi programor, dmth për kërkimin e mirëfilltë shkencor, i pasqyruar në programet
kombëtare dhe në projekte, zë më pak se 10% të të gjithë fondit, që jepet për institucionet

22
Raporti përfundimtar për reformin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor,2014
23
Agjensia Kombëtare për Financim është një institucion I ri përgjegjës për shpërndarjen e fondeve publike
sipas politikave qeverisëse.
24
Raporti përfundimtar për reformin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor,2014

23
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

jashtëuniversitare të kërkimit shkencor dhe të zhvillimit dhe më pak se 2.5% e fondit total,
duke përfshirë edhe universitetet . Madje edhe një pjesë e fondit, që merret përmes projekteve
kërkimore, ndryshon drejtim në institucion dhe përdoret për qëllime krejt të tjera.25 Në qoftë
se do t’i referohemi këtyre të dhënave, atëherë ne mund të të flasim për financimin e një
personeli që merret me kërkim, por jo për financim të kërkimit shkencor. Disa institute të
ministrive figurojnë si institucione me vetëfinancim, por praktikisht “ushqehen me fonde të
tërthorta, që deklarohen për kërkim zhvillim.

2.4. Probleme që shoqërojnë financimin e IAL-ve publike

Nga gjendja problematike aktuale financiare e Institucioneve të Arsimit të Lartë në vënd


nxirren tri përfundime:26
i. Niveli i ulët i financimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri në krahasim me të gjitha
vendet e Evropës, përfshi fqinjët tanë të afërt që kanë pasur një fazë të ngjashme
tranzicioni;
ii. Mundësitë e kufizuara të IAL-ve për të krijuar të ardhura alternative për të mbështetur
rritjen e standardeve dhe të cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.
iii. Mungesa e një mekanizmi financiar që krijon nxitje të brendshme për rritjen e
cilësisë, si dhe rritjen e efiçencës së menaxhimit financiar.
Burimet kryesore të financimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri janë ato nga qeveria, që do të
thotë të ardhurat nga tatimpaguesit, dhe pjesa tjetër e financimit vjen nga tarifat e shkollimit.
Në rastin e Shqipërisë, kur Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është ende i ulët dhe niveli
i varfërisë është i lartë, është e vështirë për studentët të përballojnë koston e shërbimit të
Arsimit të Lartë.

Strukturimi i niveleve të ndryshme të tariafve gjithashtu nuk ka qënë racional. Duke pasur
pak transparencë në përdorimin e këtyre të ardhurave, e cila ka shqetësaur ata që paguajnë.
Mekanizmi për të ndihmuar studentët me të ardhura të pakta ka qënë i konceptuar jo mirë dhe
për rrjedhojë nuk ka mbështetur perherë ata, të cilët realisht kanë pasur nevojë. Krahasuar me
vitin akademik 2013/2014 tarifat vjetore të studimit në nivelin bachelor kanë pësuar një rritje
të konsiderueshme në nivelin 11.5% deri në 39.5%. Nga rritja e tarifave janë prekur më

25
Ministria e Arsimit dhe Shkencës . Raport Monitorimi. www.mash.gov.al, 2014.
26
Raporti përfundimtar për reformin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor,2014

24
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

shumë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe fakultete në


përbërje të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku krahasuar me një vit më parë tarifat për
studentët e këtyre fakulteteve kanë pësuar rritje deri në 39.5%. (VKM Nr.517,
Datë01/08/2014)
Analiza aktuale e financimit të Arsimit të Lartë ka konkluduar se Arsimi i Lartë është pak i
financuar dhe qeveria duhet të shtojë financimin e Arsimit të Lartë si parakusht i suksesit në
këtë drejtim. Por gjithashtu është vënë në dukje pamundësia e shtetit/ buxhetit në periudhën
afatmesme për të financuar dhe për të mbështetur arsimin e lartë në nivelet që kërkojnë
standardet bashkëkohore të cilësisë. Për rrjedhojë, përveç rritjes së vazhdueshme të financimit
shtetëror, duhen gjetur edhe rrugë e mundësi alternative për krijimin e të ardhurave, por duke
zbatuar politika sociale.
IAL-të nuk kanë pasur lirshmërinë e nevojshme për përdorimin e fondeve. Procedurat
financiare kanë qënë të tilla që nuk i nxitnin IAL-të të gjeneronin më shumë të ardhura,
pavarësisht disa përpjekjeve positive të bëra në këtë drejtim. Vetëm një pjesë e vogël e
financimeve publike të alokuara IAL-ve llogariteshin mbi një bazë objektive, përjashtur
fondet për pagat. Për më tepër, metodat e përdorura për përcaktimin e këtyre financimeve nuk
merrnin parasysh rezultatet dhe nivelet e IAL-ve.

45000
40000
35000
30000
25000
20000
15000
10000
5000 Tarifa në vitin akademik 2013-2014
0 (Lek)

Figura 2. : Tarifat vjetore për nivelin e studimeve bachelor 2014-1015 27

27
Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania – shiko më shumë : http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1273/Tarifa-

25
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Kapitulli 3

Reformimi i Arsimit të Lartë

3.1. Qëllimi i Reformës në Arsimin e Lartë

Qëllimi i çdo reforme është të përmirësojë treguesit e fushës ku ajo do të veprojë dhe, në
mënyrë të veçantë, ata të matjes së procesit në “dalje”. Në rastin e Reformës së Arsimit të
Lartë dhe të Kërkimit Shkencor, reformimi ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së Arsimit të
Lartë në dy drejtimet kryesore: mësimdhënie dhe punë kërkimore-shkencore. Për një Arsim të
Lartë cilësor, që t’u përgjigjet nevojave të tregut të punës, si dhe drejtimeve të zhvillimit
strategjik të vendit.
Financimi qëndron në thelb të reformës financiare të Arsimit të Lartë. Qasja e re e financimit
fillon nga një filozofi më e drejtë, në të cilën fondet publike shpërndahen kryesisht në bazë të
performancës së universitetit.
Një nga qëllimet e reformës arsimore është të vendosë Arsimin e Lartë mbi baza financiare të
qëndrueshme për t’u bërë ballë ndryshimeve dhe cikleve ekonomike. Në këtë prizëm, larmia e
financimit dhe autonomia institucionale e IAL-ve janë shumë të rëndësishme për
maksimalizimin e të gjitha burimeve të financimit të arsimit të lartë që ekzistojnë në shoqëri.
Reforma synon krijimin e institucioneve të pavarura të Arsimit të Lartë që t’u bëjnë ballë
kohës dhe ndryshimeve të ekonomisë dhe tregut..
Si përfundim, në gjendjen e tanishme të sistemit të Arsimit të Lartë në Shqipëri, procesi i
masivizimit është bërë një fakt i pakthyeshëm, por që deri tani mbart edhe efekte negative.
Prandaj qëllimi i kësaj reforme është ndërtimi i një sistemi cilësor, duke u dhënë mundësinë
për të ndjekur studimet e larta një numri maksimal studentësh, por duke u garantuar
njëkohësisht atyre edhe standardin e duhur. Në këtë kuptim nevojitet të rikonceptohet roli i
strukturave shtetërore, duke e lejuar sistemin e Arsimit të Lartë të funksionojë lirshëm dhe
duke shkuar drejt përqendrimit të tij në katër funksione kryesore:
• Mbështetje e përparësive, ndërtimi i politikave për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në
përputhje me përparësitë e zhvillimit të vendit.

te-detyrueshme-per-tu-paguar-per-studime-ne-Universitet-Publike-viti-akademik-2014---
2015#sthash.Ët25ZDuE.dpuf

26
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

• Financuesi kryesor, shteti duhet të vazhdojë të jetë financuesi kryesor i arsimit publik të
lartë në vend.
• Mbështetje ndaj shtresave në nevojë, për të garantuar mundësinë e ndjekjes së studimeve të
larta sipas meritës dhe jo sipas gjendjes financiare.
• Garantimi i standartit të cilësisë në çdo element të sistemit, pra roli rregullator i shtetit në
arsimin e lartë.28

3.2. Ndryshimet në strukturën organizative për institucionet e Arsimit të Lartë

Sygjerimet për strukturën e re të sistemit të menaxhimit të Arsimit të Lartë, për të rritur


efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e tyre, mbështeten në këto elemente:
• vendosja e konkurrencës në themel të financimit;
• eliminimi i burokracisë dhe rritja e efektivitetit të funksionimit të tyre;
• krijimi i mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies;
• garantimi i autonomisë institucionale të IAL-ve.
Propozimet e bëra synojnë transformimin e disa nga institucioneve ekzistuese, por edhe duke
krijuar institucione të reja dhe të pavarura. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të
Lartë ( dhe shkencës ) është një institucion i ri, i drejtuar dhe i organizuar nga një bord
akademikësh dhe menaxherësh, me pavarësi në vendimmarrjen e tij. Në përbërje të bordit,
midis anëtarëve te tjerë, ka edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, si dhe nga
Ministria e Financave.
Qëllimi i kësaj agjencie është që të shpërndajë fondet publike në drejtim të katër veprimtarive
të rëndësishme: Grantit të mësimdhënies ( fondi i funksionimit të IAL-ve dhe bursat për
studentët), punes kërkimore-shkencore, zhvillimit, mbështetes së skemës së kredive
studentore.29
Gjithashtu kjo reform në arsim synon që në institucionet e Arsimit të Lartë të ndahet qartë
përgjegjësia financiare nga ajo akademike, të cilat mund kontrollohen në mënyrë të
koordinuar. Kështu, drejtuesit akademikë nuk duhet të kenë përgjegjësi financiare dhe
organizmat akademikë të universitetit nuk do të merren me menaxhimin financiar të tij. Për
këtë është e domosdoshme që çdo IAL të ketë një sistem qeverisjeve që bazohet në parimet e
kontrollit dhe të ekuilibrit mes qeverisjes akademike (senat, rektor, dekan dhe departament)

28
Raporti përfundimtar për reformin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor,2014
29
Shiko pikën 3.3.2 të këtij punimi

27
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

dhe asaj financiare-administrative (bord administrativ, administrator i IAL-së, administrator i


fakultetit, administrator departamentesh).

3.3. Forma e re e financimit të IAL-ve

Një nga qëllimet e reformimimit të mekanizmit të financimit të Arsimit të Lartë është të


krijojë një farë presioni mbi universitetet publike për tu bërë më fleksibël ndaj evolimit të
kërkesës dhe nevojave të tregut si dhe për të gjetur rrugë e mënyra innovative për të qënë më
efikas. Qeveria Shqiptare beson se përmirësimi i efikasitetit të përdorimit të fondeve publike
në universitete do të ishte mënyra më e drejtë e për të përmirësuar cilësinë në Arsimin e Lartë.
Risia e kësaj reforme qëndron në format dhe mënyrat e e reja të financimit. Shpërndarja e
fondeve në formën e granteve qeveritare bëhet nga AKKSH-ja mbi bazë meritë/ aplikimi dhe
renditjes (“rankim”-i) që u bëhet IAL-ve publike dhe jopublike nga AKKSH-ja.
Renditja duhet të bëhet një herë në katër vjet. Kjo formë e re e financimit të Institucioneve të
Arsimit të Lartë e cila në themel të saj ka parimin e performancës pritet të sjellë rritje të
konkurencës midis universiteteve dhe të tjerave institucioneve ofruese të Arsimit të Lartë. Për
pasojë, konkurueshmëria për fonde pritet të rrisë stamdartet e cilësisë së arsimit dhe
studentëve që do të ndiekin studimet në IAL-të publike dhe private .
Skema e re e financimit do të nxitë përveç konkurencës së jashtme edhe konkurrencën e
brendshme në IAL. Departamentet me performancë më të lartë kërkimore-shkencore, cilësi
më të lartë të diplomave marrin më shumë financim në krahasim me departamentet e tjera.

3.3.1. Tarifat e studimit

Studentët në shqipëri paguajnë tarifa studimi si në universitetet publike ashtu edhe në ato
private . Në reformën e re të financimit të Arsimit të Lartë tarifat e studimeve në IAL-të
publike përcaktohen prej tyre. Kjo gjë ka gjasa të sjellë një rritje të tarifave të shkollimit në
universitetet publike, por ata studentë që përfitojnë nga skema e financimit në universitetet
private do të kenë ulje të tarifës së shkollimit. Qeveria sipas këtij koncepti do të vendosë një
nivel maksimal të tarifës së shkollimit që universitetet që universitetet publike mund të
aplikojnë për studentët e financuar nga Buxheti i Shtetit. Ky kufizim mbi vlerën e tarifës së
shkollimit vendoset pjesërisht për të ruajtur identitetin e së mirës publike të Arsimit të Lartë.
Niveli maksimal I tarifës së shkollimit së bashku me vlerën e financimit për student mbulojnë
koston e plotë për student.

28
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Studenti me tarifat aktuale (2014), pa taksën e regjistrimit, mbulon mesatarisht vetëm 30%,
ndërsa shteti mbulon mesatarisht rreth 42% (nëse nuk do të zbritej efekti i 7% i uljes së
buxhetit për arsimin e lartë, inflacioni etj.). Pra universiteti ka tre zgjedhje: ose duhet të rrisë
numrin e studentëve, në mënyrë që të rrisë të ardhurat, ose duhet të rrisë tarifat edhe njëherë
mbi 30%, ose shteti duhet të rrisë seriozisht kontributin e tij. Zgjidhja gjendet ndërmjet
alternativave. Të rriten tarifat dhe numri i studentëve në një raport të pranueshëm për cilësinë
e mësimdhënies dhe mundësive ekonomike të shqiptarëve, dhe shteti të rrisë kontributin.
Me këto të dhëna, edhe pse tabloja është e paplotë për mungesë të shifrave aktuale, kuptohet
që në planin afatgjatë modeli aktual i zhvillimit të universiteteve (me ulje të kontributit të
shtetit, ulje të numrit të studentëve dhe rritje minimale të tarifave) nuk është i qëndrueshëm.30

3.3.2. Kredia studentore

Të gjithë studentët të cilët kanë fituar të drejtën për të studiuar në universitetet publike ose
private, fitojnë të drejtën për të marrë një hua studentore deri ne një shumë maksimale.
Përmes kësaj huaje ata mund të mbulojnë pagesat për studime dhe shpenzimet e tjera të
jetesës përgjatë periudhës së studimeve.
Qeveria po shqyrton mundësinë për të implementuar nje sistem të kredidhënies studentore
nepërmjet bankave private të nivelit të dytë. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur atëherë do të
mendohet të implementohet një sistem kredidhënie studentore publike. Kjo mund të arrihet
me krijimin e një kompanie me fond shteteror të quajtur Shoqata e Kredisë Studentore.31
Kredia Studentore duhet të jetë e garantuar nga një prind apo një person tjetër përgjatë
periudhës së studimit. Në mungesë të mundësive të tilla për studentë të cilët janë jetimë apo
njerëz me aftësi të kufizuara, shteti do të bëhet garant i këtyre individëve.
Studentët do të fillojnë të shlyjnë kredinë e tyre brënda një ose dy vitesh që nga diplomimi i
tyre. Shpejtësia me të cilën ata duhet të shlyejnë kredinë do të varet nga niveli i të ardhurave
të tyre. Mënyra më e mirë për të identifikuar nivelin e të ardhurave dhe pagesën periodike të
kredisë do të ishte sistemi i tatimit të të ardhurave personale. Kjo do të kërkonte që deklarimi i
të ardhurave të të diplomuarit të ishte i saktë, por aktualisht kjo nuk ndodh gjithmonë.

30
Qëndra e informimit mbi Arsimin e Lartë. korrik 2015. www.arsimi.info.
31
Institucion ky i propozuar nga komisioni për reformën në Arsimin e Lartë, por joekzistues.

29
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Studentët nga familjet me të ardhura të kufizuara do të kenë të drejtën të marrin kredi në po të


njëjtën mënyrë dhe kushte si të gjithë studentët e tjerë. Shlyerjet e kredive të tyre do të fillojnë
vetëm pasi ata të nxjerin të ardhura, duke mos ndikuar në ekonominë familjare të tyre.
Ky mekanizëm do ta bëjë arsimin e lartë falas për studentët, për shkak se sistemi është në fakt
mbështetur nga pagesat e të diplomuarve .32

32
Agenda Institute. FINANCING HIGHER EDUCATION, Sfida dhe mundësi . Tiranë , 2011.

30
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Kapitulli 4

Qasja Marketing e Universiteteve

4.1. Planikfikimi strategjik i marketingut

Që prej vitit 1972 kur Kotler e argumentoi marketingun si një concept të përgjithshëm i
aplikueshëm tek të gjitha organizatat ( jo vetëm organizatat fitimprurëse ), sektorë të
ndryshëm të shoqërisë kanë “zbuluar marketingun”. Edhe pse u deshë kohë, tashmë shumë
universitete në botë, të vetëdijshëm kanë miratuar praktikën e planifikimit strategjik të
marketingut33. Institucionet e Arsimit të Lartë ndryshojnë nga organizatat në përgjithësi për
shkak të kontekstit të tyre unik, të ardhurat afatshkurtëra apo maksimizimi i fitimit nuk janë
qëllimi i tyre parësor.
Për cdo universitet, qasja marketing krijon vlerë për stakeholders34 të unversitetit. Këto palë të
interesuara janë; studentët e ardhshëm, studentët aktualë, punëdhënësit e të diplomuarve, dhe
mbështetësit financiarë. Për një universitet publik/ shtetëror lista e staceholders-ve përfshin
gjithashtu taksapaguesit, shtetin dhe publikun në përgjithësi.
Në librin e tyre, “ Marketing in the Public Sector: A Roadmap for Improved Performance”
Philip Kotler dhe Nancy Lee kanë identifikuar tetë mënyra për të aplikuar mjetet e
marketingut në organizatat e sektorit pubik. Secili prej tyre merret si një parim i pranuar i
marketingut të sektorit privat (sector me qëllim maksimizimin e fitimit) dhe tregon se si ta
aplikojmë atë tek organizatat publike. Këto parime janë :

• Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve të njohura, programe dhe shërbime;


• Çmime motivuese, stimuj dhe ulje e pengesave;
• Optimizim i kanaleve të shpërndarjes;
• Krijimin dhe mbajtjen e një identitet markë të dëshiruar;
• Komunikimi në mënyrë efektive me publikun;
• Përmirësimi i shërbimit dhe kënaqësisë së klientit/ publikut;
• Ndikim në sjelljet pozitive publike përmes marketingut social; dhe

33
Kotler, Philip and Patrick E. Murphy (1981), “Strategic Planning for Higher Education,, fq.470-489
34
Persona / organizata të cilat ndikojnë ose ndikohen nga veprimtaria e universitetit

31
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

• Formimin e partneriteteve strategjike.35

Kështu universitetet e përdorin marketingun që të përmirësojnë imazhin e tyre në publik dhe


të konkurojnë me rivalët për të fituar klientë (studentë) dhe fonde.

4.2. Tregu i synuar për universitetet

Identifikimi I tregut të synuar është një hap i rëndësishëm në procesin e aplikimit të qasjes
marketing për të tërhequr studentët36. Një universitet mund të zgjedhë të injorojë dallimet
midis studentëve ose t’i njohë ato. Në rastin e parë universiteti është duke aplikuar
marketingun në masë ose marketingun e padiferencuar. Njohja e diferencave midis studentëve
potencialë mundëson zhvillimin e një marketingu të diferencuar për universitetet.

Marketingu i padiferencuar. Një strategji marketing e padiferencuar ose marketingu masiv


synon të gjithë tregun me një ofertë. Ky lloj marketing i ofron universitetit avantazhinn e
reduktimit të kostove në ofrimin dhe promovimin e programeve mësimorë. Megjithatë kjo
strategji është shumë e pambrojtur nga veprimet konkuruese të institucioneve të tjera arsimore
që aplikojnë marketingun e diferencuar.
Për shkak të natyrës së komplikuar që ka vetë Arsimi i Lartë dhe ndikimit social dhe
ekonomik kombëtar, startegjia e marketingut masiv nuk është shumë e përshtatshme për këto
institucione ofruese të arsimit të lartë. Një formë e tillë marketing do të sillte ndoshta rritje të
numrit të studentëve por do të ulte kriteret e seleksionimit të tyre e për pasojë do të ulte edhe
cilësinë e vetë institucionit.
Përsa i përket sasisë së fondeve që mund të sigurojë universiteti, do të ishte e ulët qoftë për
mungesën e bursav e të ekselencës nga studentët por, në rast të vënies në zbatim të Reformës
për Arsimin e Lartë, performancë e ulët për universitetin do të thotë më pak financim nga
Buxheti I Shtetit.

Marketingu i diferencuar. Zhvillimet e fundit në Arsimin e Lartë kanë treguar për një
konkurencë gjithmonë e në rritje midis universiteteve, e nxitur kjo më së tepërmi nga kufizimi
i burimeve për fonde por edhe nga rëndësia e plotësimit të nevojave specifike të studentëve.

35
Philip Kotler and Nancy Lee. 2007. Marketing in the Public Sector: A Roadmap for Improved Performance.
Pearson Education, Inc.
36
Miller, Patrick, Charles Ë. Lamb, Jr., Ronald Hoverstad, and Edëard G. Boehm (1990), “An Approach for
Identifying Benefit Segments Among Prospective College Students,” Journal of Marketing for Higher
Education,

32
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Qasja marketing i diferencuar përfshin proçesin e segmentimit të tregut dhe ofron mundësi të
konsiderueshme për sukses në tregun e Arsimit të Lartë 37. Si pasojë shumica e universiteteve
favorizojnë një strategji të marketingut të diferencuar. Ka disa dimensione të mundshme për
segmentimin e tregut të cilat përfshijnë statistika përshkruese gjeografike, demografike, dhe
psikografike. Universitetet i studiojnë këto segmente pa harruar aksesueshmërinë dhe
realitetin38.
E ardhmja e marketingut për Institucionet e Arsimit të Lartë qëndron në analizimin dhe
përcaktimin me kujdes të trgjeve. Realizimin e një baze të dhënash që do të mundësojë
komunikim dhe ndërveprim interaktiv me studentët, si e vetmja mënyrë për tëheqjen dhe
mbajtjen e stdentëve duke krijuar vlerë për universitetin, Arsimin e Lartë dhe shoqërinë në
përgjithësi.

4.3. Markimi i universiteteve

Çdo universitet ka nevojë për një markë dhe një imazh të besueshëm që ta diferencojë prej të
tjërëve. Imazhi për universitetet është jetikë. Është e nevojshme për çdo universitet të dijë se
si të jetë në gjendje të zhvillojë lidhje sa më të mira me palët e interesuara dhe komunitetin.39
Koncepti i markimit të universiteteve nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ka ende vend për
hulumtime dhe përparime në këtë fushë. Megjithatë studiues të ndryshëm bien dakord se për
universitetet apo intitucionet arsimore, marka nuk është një logo apo stemë edhe pse të dyja
janë pjesë e markës.40 Ajo nuk është as një moto apo slogan. Markë për një univresitet është
perceptimi dhe reputacioni i zhvilluar në mendjet e njerëzve për institucionin. Ajo është
reagimi që shfaqet në mendjet e njerëzve kur degjojnë ose shohin një emër apo një symbol të
universiteti apo institucioni41.
Marka e një universiteti mund të shërbejë në disa qëllime të rëndësishme. Së pari, ato
përmirësojnë potencialin e institucionit për sigurimin e burimeve financiare dhe kanë një efekt
pozitiv mbi sigurimin e kontributit vullnetarë dhe donacioneve. Së dyti, një shoqërim pozitiv i
lidhur me markën mund të zhvillohet në mendjen e njerzve, prandaj produktet dhe

37
Klein, Thomas A., Patsy F. Scott, and Joseph L. Clark (2001), “Segmenting Marketing in Urban Higher
Education: Community- Versus Campus-Centered Students,” Journal of Marketing for Higher Education.
38
Kotler, Philip (1982), Marketing for Nonprofit Organizations, Engleëood Cliffs, N.J.: Prentice-Hall, Inc
39
Stimpson, C.R. (2006). Asserting our "Brand".
40
Santovec, M.L. (2007). Hoë three colleges benefited from branding? Recruitment and Retention in Higher
Education.
41
Miller, J. and Muir, D. (2004). The business of brands. England: John Ëiley & Sons Ltd.

33
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

shërbimet e institucioneve të Arsimit të Lartë bëhen më të pranueshme nga shoqëria. Për më


tepër, markat e fuqishme fuksionojnë gjithashtu si një bazë për të krijuar programe dhe
shërbime të reja që do t’i shërbejë atyre që kanë nevojë .42
Kështu markimi për universitetet mund të konsiderohet si një nga proçeset që mund të forcoje
universitetet duke i bërë ata të aftë të përballojnë sfidat në periudhat e paqëndrueshme dhe të
kapin mundësitë kur j’u ofrohen. Gjatë këtij proçesi, organizatat identifikojnë fuqitë e tyre dhe
i përdorin më pas në vendimmarrje.43
Çdo industri shërbimi duhet të identifikojë kërkesat e klientëve të mundshëm, dhe të hartojë
produktin dhe shërbimin e saj në përputhje me nevojat e konsumatorit44. E njëjta gjë është e
vërtetë për sektorin e arsimit si një industri shërbimi me klientelë studentët. Familjariteti me
markën merr rëndësi të vecantë në rastin e zgjedhjes së studimeve apo dhënies së donacioneve
të ndryshme.
Emri i fuqishëm markë mund të krijohet duke ofruar shërbim cilësor, duke krijuar një lidhje
emocionale me studentët si dhe një mënyrë unike të komunikimit dhe shërbimit.

42
Voeth, M. & Herbst, U., (2008): “The Concept of Brand Personality as an Instrument for Advanced Non-
Profit Branding- An Empirical Analysis”. Journal of Nonprofit & Public Sector Marketing, Vol 19(1), 71-97
43
Mariotti, J.L. (1999). Smart things to knoë about brands & branding. Dover, NH: Capstone US
44
Harvey, J.A. and Busher, H. (1996). Marketing schools and consumer choice. International Journal of
Education Management, 10(4), 26-32.

34
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Konkluzione dhe Rekomandime

• Arsimi i Lartë nuk është përfitim privat i studentit, por e drejtë e gjithkujt dhe si e
drejtë garantohet pavarësisht nga kostoja çka nënkupton se këtë të fundit e merr
përsipër shteti .
• Arsimi i Lartë në Shqipëri ofrohet dhe zhvillohet në Institucionet e Arsimit të Lartë
(IAL) Publikë dhe Jo publikë. Universitetet private kanë një autonomi të theksuar në
sigurimin e fondeve dhe ofrimin e kurikulave për studentët. Këto institucione janë më
fleksibile, më informale dhe më pak burokratike se universitetet publike. Në
universitetet publike, vendimmarrja financiare bëhet nga shteti, duke filluar që nga
niveli i buxhetit, alokimi i tij, taksa që vendosen për pranimin e studentëve, punësimi
dhe pagat e pedagogëve.
• Dija si produkti kryesor i universiteteve është një e mirë nga e cila nuk konsiderohet
rivale. Kështu nëse rritet numri i individëve me arsim të lartë e gjithë shoqeria do të
përfitojë. Në këtë mënyrë mund të arrijmë në përfundimin se produkti kryesor i
Arsimit të Lartë ka karakteristikat e të mirës publike.
• Aktualisht vërehet një nivel i ulët i financimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri në
krahasim me të gjitha vendet e Evropës, përfshi fqinjët tanë të afërt që kanë pasur një
fazë të ngjashme tranzicioni. Mundësi të kufizuara të IAL-ve për të krijuar të ardhura
alternative. Mungesa e një mekanizmi financiar që krijon nxitje të brendshme për
rritjen e cilësisë, si dhe rritjen e efiçencës së menaxhimit financiar.
• Reforma arsimore synon të vendosë Arsimin e Lartë mbi baza financiare të
qëndrueshme për t’u bërë ballë ndryshimeve dhe cikleve ekonomike. Financimi
qëndron në thelb të reformës financiare të Arsimit të Lartë. Qasja e re e financimit
fillon nga një filozofi, në të cilën fondet publike shpërndahen kryesisht në bazë të
performancës së universitetit.
• Me vënien në jetë të reformës për Arsimin e Lartë do te krijohen institucione dhe
mekanizma që do të funksionojnë për herë të parë në vendin tonë. Paraprakisht
nevojitet sigurimi i disa kushteve të nevojshme si ; informimi i grupeve të interesit dhe
publikut në përgjithësi, një transparencë në shpërndarjen e fondeve dhe bashkpunim
me institucione të tjërë si bankat e nivelit të dytë dhe pushteti lokal.

35
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

• Skema e re e financimit do të nxitë përveç konkurencës së jashtme edhe konkurrencën


e brendshme në IAL duke përmirësuar performancën e këtyre të fundit. Do të jetë e
pashmangshme rritja e tarifave të studimit që është dhe argumenti më i fortë kundër
kësaj reforme.
• Universitetet mund të aplikojnë një qasje marketing me qëllim që të përmirësojnë
potencialin e institucionit për sigurimin e burimeve financiare, kontributit vullnetarë
dhe donacioneve. Nëpërmjet identifikimit të tregut të synuar, krijimit të një imazhi
pozitiv lidhur me markën mund t’i bëjnë produktet dhe shërbimet më të pranueshëm
nga shoqëria. Për cdo universitet, qasja marketing krijon vlerë për stakeholders të
unversitetit.
• Universitetet duhet të krijojnë lidhje të forta me të gjithë stakeholders-at, sidomos me
studentët. Në këtë mënyrë do të jenë studentët ata që do të përcjellin dhe ruajnë
imazhin e duhur për universitetin.

36
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

Bibliografia

1. Agenda Institute. FINANCING HIGHER EDUCATION, Sfida dhe mundësi . Tiranë,


2011.
2. Philip Kotler and Nancy Lee. 2007. Marketing in the Public Sector: A Roadmap for
Improved Performance. Pearson Education, Inc.
3. Miller, Patrick, Charles Ë. Lamb, Jr., Ronald Hoverstad, and Edëard G. Boehm
(1990), “An Approach for Identifying Benefit Segments Among Prospective College
Students,” Journal of Marketing for Higher Education,
4. Klein, Thomas A., Patsy F. Scott, and Joseph L. Clark (2001), “Segmenting Marketing
in Urban Higher Education: Community- Versus Campus-Centered Students,” Journal
of Marketing for Higher Education.
5. Kotler, Philip (1982), Marketing for Nonprofit Organizations, Englewood Cliffs, N.J.:
Prentice-Hall, Inc
6. Stimpson, C.R. (2006). Asserting our "Brand".
7. Santovec, M.L. (2007). Hoë three colleges benefited from branding? Recruitment and
Retention in Higher Education.
8. Miller, J. and Muir, D. (2004). The business of brands. England: John Ëiley & Sons
Ltd.
9. Voeth, M. & Herbst, U., (2008): “The Concept of Brand Personality as an Instrument
for Advanced Non-Profit Branding- An Empirical Analysis”. Journal of Nonprofit &
Public Sector Marketing, Vol 19(1), 71-97
10. Mariotti, J.L. (1999). Smart things to know about brands & branding. Dover, NH:
Capstone US
11. Harvey, J.A. and Busher, H. (1996). Marketing schools and consumer choice.
International Journal of Education Management, 10(4), 26-32
12. Kotler, Philip and Patrick E. Murphy (1981), “Strategic Planning for Higher
Education, fq.470-489
13. Qëndra e informimit mbi Arsimin e Lartë. korrik 2015. www.arsimi.info.
14. Raporti përfundimtar për reformin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor,2014
15. Ministria e Arsimit dhe Shkencës . Raport Monitorimi. www.mash.gov.al 2014.
16. Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,I
ndryshuar, neni 74
17. Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,I
ndryshuar, neni 73.
18. Ligji Nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”,I
ndryshuar, neni 72.
19. Shoqata Europiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. “Standarde dhe
Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë”.
APAAL, 2007.
20. G.M.Marine, C.P.Griswold and. "Political Influences on State Policy: Higer
Tuition,Higer Aid,and the Real World",The Review of Higer Education. 1996, faqe
361-389
21. S.Fisher. "Does the Celtic Tiger society need to debate the role of higer education and
the public good?"." International Journal of Lifelong Education, 2006
22. B.jongloed, J.Enders. "Public Private Dynamics in Higer Education ,Expetations
Developements and Outcomes." Transaction Publishers,Neë Brunswick, 2007.

37
“ÇMIMI” DHE “PRODUKTI” NË ARSIMIN E LARTË GERTA MALAJ

23. Kraja, Musa. "Arsimi i Lartë Privat dhe autonomia akademike." Zeri i popullit, shkurt
25, 2014
24. Gjonca, Arjan. "Sa ''anglo-sanksone është reforma e arsimit të lartë në shqipëri."
Panorama, korrik e hene , 2015.
25. Mançellari,Ahmet; Hadëri, Sulo; Kule, Dhori; Qirici, Stefan “Hyrje në ekonomi” ,
Pegi, Tiranë, 2007, faqe 225

Faqe interneti

1. www.mash.gov.al
2. www.opendata.al
3. www.minfin.gov.al
4. http://literacy.kent.edu/Oasis/grants/publicVSprivate.html
5. www.arsimi.info
6. http://www.theguardian.com/higher-education-netëork/blog/2012/apr/03/branding-
universities
7. www.shtetiweb.org

38

You might also like