Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Oferta publike

Shoqëritë me ofertë publike, janë shoqëri aksionet e të cilave shpërndahen në publik


nëpërmjet bursave apo formave të tjera ligjore.Nevoja për shtimin e kapitalit është e lidhur
me nevojën për zgjerimin e aktiviteteve dhe përmirësimin e teknologjisë, me synimin për tu
bërë një konkurrent i fuqishëm në treg.Një nga mënyrat për rritjen e kapitalit është emetimi
dhe shitja e letrave me vlere nga ana e shoqërisë. Këto emetimet e reja që mund të jenë
emetime aksionesh ,obligacionesh ose letra me vlerë zakonisht tregtohen në publik, në atë
që quhet treg primar.Emetimet e tregut primar mund të ofrohen për shitje në dy mënyra :

 Ofertë publike që përfaqëson një ofrim me mjete te komunikimit te informimit


publik(media) për shitjen e letrave me vlerë në publik, minimumi 100 personave (ne
baze te Ligjit per Tituj ) .
 Alokimit direkt, që përfaqëson një ofertë për shitjen e letrave me vlerë direkt vetëm
një grupi të vogël investitorësh të mëdhenj, ose një numri të kufizuar investitorësh
institucional .
Në mënyrë që një emetim të konsiderohet publik duhet të plotësohen kushtet si më poshtë:
1. Oferta duhet t’u shitet më shumë se 100 investitorëve
2. Shoqëria duhet të listohet paralelisht në Bursë, në mënyrë që t’i japë mundësinë
investitorëve të vegjël të kthejnë në likuid investimin
3. Gjatë emetimit të ofertës fillestare publike duhet të nisin një fushat reklamimi në
media.
Kompanitë që synojnë të realizojnë financimin e aktivitetit të tyre tregtar duke u mbeshtetur
në pjesëmarrjen e publikut të gjerë duhet të organizohen si shoqëri aksionere me ofertë
publike. Kur bëjnë këtë zgjedhje ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbi këtë formë
shoqërie zbatohet një regjim I ngjeshur rregullash shtesë që kanë të bëjnë me publikimin,
transparencën, kontrollin dhe aspekte të tjera të qeversisjes së shoqerive publike.
Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” parashikon se shoqëritë me ofertë private janë të
detyruara të kenë një capital të regjistruar minimal prej 2milionë lekësh, ndërsa ato me ofertë
publike e kanë këtë capital minimalisht 10 milionë lekë (Neni 1052).
Nga ana tjetër, “Për titujt”, në nenin 105 të tij e përkufizon shoqërine publike si vijon: “Brenda
30 ditëve nga data e emetimit të aksioneve në ofertë publike, shoqëritë aksionare regjistrojnë
aksionet në kuotim burse. Nga ky cast, shoqëria aksionare konsiderohet si shoqëri me ofertë
publike, apo shkurt shoqëri publike.”
Oferta publike mund te jete :

 Oferte publike fillestare (IPO) ose


 Oferte publike sekondare (SPO)
Oferta Publike Fillestare (IPO) nenkupton oferten e aksioneve te zakonshme ,te emetuara
nga shoqerite aksionare qe nuk kane emetuar me pare aksione te zakonshme ne publik . Eshtë
shitja e titujve të një kompanie private për herë të parë tek publiku dhe listimi në bursë me
qëllim rritjen e kapitalit si një mënyrë efikase e financimit të aktivitetit. Listimi në bursë është
një detyrim për kompaninë që ofron aksionet në publik, pasi nëpërmjet këtij veprimi u jep
mundësinë investitorëve (publikut) që nëse duan të dalin nga investimi pas një periudhe të
caktuar kohore, të kenë mundësi të kthejnë në likuide (shesin) aksionet që kanë blerë gjatë
ofertës publike.
IPO-të zakonisht përdoren nga kompanitë më të reja që kanë nevojë për kapital shtesë për
t'u zgjeruar ose nga kompanitë private, pronarët dhe investitoret te e cilëve dëshirojnë të
fitojnë para nga investimet e tyre origjinale .Nëse kushtet e tregut janë të mira për biznesin e
veçantë në kohën e IPO, investitorët fillestar në kompaninë private mund të bëjnë pasuri,
sepse stoku i ri ka vlerë shumë më tepër se investimet e tyre fillestare.

Si krijohet nje IPO ?


Normalisht një kompani private që dëshiron të bëhet publike nëpërmjet një IPO e bën këtë
duke patur banka të investimit të cilat duhet te nënshkruajnë çështjen e aksioneve. Përmes
negociatave, kompania dhe banka e investimeve vendosin se sa aksione do të lëshohen, lloji
i aksioneve dhe çmimi i aksioneve të emetimit. Në varësi të marrëveshjes, siguruesi mund të
garantojë shumën e ngritur duke blerë disa ose të gjitha aksionet dhe pastaj duke i rishitur
ato në publik.
Banka e Investimeve përgatit IPO-n duke paraqitur informacionin e regjistrimit në Komisionin
e Letrave me Vlerë (SEC), duke përfshirë detajet e ofertës së aksioneve, pasqyrat financiare,
informacionet e menaxhimit etj.KSHZ-ja kryen kontrolle mbi regjistrimin për të siguruar që të
gjitha informacionet e sakta janë zbuluar në parashtresë.Pas miratimit të KSHZ-së, kompania
dhe siguruesi fillojnë të marketingojnë çështjen tek konsumatorët duke lëshuar një seri
prospektesh që përshkruajnë kompaninë dhe ofertën e aksioneve .
Në fillim, aksionet u ofrohen zakonisht investitorëve më të mëdhenj institucionalë, siç janë
fondet e pensioneve, siguruesit e jetës, fondet e përbashkëta etj., Të cilët mund të blejnë
blloqe të mëdha aksionesh (zakonisht me çmim të zbritur). Si perfundim, aksionet janë të
listuara në një bursë dhe mund të blihen nga investitorë individualë.

Procedurat per kryerjen e nje IPO-je .


Ne praktiken e vendeve perendimore, ne pergjithesi koha qe nevojitet nga momenti qe
shoqeria vendos te shnderrohet ne nje shoqeri publike deri ne momentin qe ajo do te
grumbulloje te ardhurat nga oferta fillestare publike eshte nga 3 - 5 muaj.
 Mbledhja shumepaleshe
 Zgjedhja e formes se pershtatshme te deklarates se rregjistrimit .
 Pergatitja e deklarates se regjistrimit.
 Pergatitja e procedurave per punen pergatitore-perfundimtare.
 Plotesimi i deklarates se rregjistrimit dhe AMF.
 Pergjigjja e AMF-së dhe pergatitja e deklarates se amenduar te regjistrimit.
 Fillimi i perpjekjeve per shitjen.
 Negocimi dhe nenshkrimi i cmimit dhe marreveshja e nenshkrimit.
 Miratimi i Prospektusit.
 Mbyllja e IPO-se.
 Mbi raportimin e perdorimit te te hyrave nga IPO-ja.
 Fusha e zbatimti te procedurave per oferten publike
Oferta Publike Sekondare (SPO) është shitja e titujve për herë të dytë nga një kompani e cila
ka emetuar më parë në ofertën publike. Qëllimi i ofertës publike sekondare e cila shihet edhe
si shitje shtesë titujsh, është rritja e kapitalit për të kryer investime në kompani ose për të
financuar borxhin e marrë më parë. Edhe titujt e emetuar nëpërmjet një SPO listohen në
bursë që t’u krijojnë mundësi likuiditeti investitorëve të tyre.

You might also like