Filo Ekzistencialiste 2015 Syllabus

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

SYLLABUS I LËNDES : FILOZOFI EKZISTENCIALISTE

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Fakulteti Filozofik
Titulli i lëndës: Filozofi ekzistencialiste 2018/19
Niveli: BA
Statusi lëndës: Obligative
Viti i studimeve: I
Numri i orëve në javë: 2+2
Vlera në kredi – ECTS: 6
Koha / lokacioni: E hane 10,30h salla 101
Mësimëdhënësi i lëndës: Prof. Dr. Kadri Metaj
Detajet kontaktuese: kmetaj@yahoo.com

Përshkrimi i lëndës Kursi nga filozofia ekzistencialiste u ofron studentëve


një filozofi konkrete të subjektit, të kundërt me sistemet
e mëdha filozofike, ku trajtohen problem si ekzistenca,
temporaliteti,absurdi, ankthi etj. Në kuadër të këtij kursi
studentët do të mësojnë për autorët si Kierkegaard,
Sartre, Heidegger, Camus etj.
Qëllimet e lëndës:
Kursi ka për qëllim të shpjegojë rrethanat shoqërore që
favorizojnë ekzistencializmin, të ballafaqojë dhe
krahasojë filozofinë ekzistencialiste me sistemet
filozofike si ato të, Platonit, Kantit, Hegelit; të
ballafaqojë të vërtetën e individit (të vërtetën
subjektive) me të vërtetën objektive dhe të mendohen
situatat kufitare të trajtës ose-ose.

Rezultatet e pritura të nxënies:


Pas përfundimit të kursit studentët duhet të aftësohen
të mendojnë në mënyrë të pavarur , ta ushtrojnë
mendimin kritik dhe të aftësohen të shkruajnë për
problemet e filozofisë ekzistencialiste si dhe të jetojnë
në pajtueshmëri me të ashtuquajturën ndershmëri
ekzistencialiste (Camus) dhe të kuptojnë rëndësinë e
individualizmit, angazhimit njerëzor dhe intelektual.

Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё


nxёnit tё studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime teorike/laboratorike 2 15 30
Punë praktike /// /// ///

1
Kontaktet me 0.30 min 2 1 orë
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren /// /// ///
Kollokfiume,seminare 1 2 2
Detyra të shtëpisë /// /// ///
Koha e studimit vetanak të studentit 8 8 64
(në bibliotekë ose në shtëpi)
Përgaditja përfundimtare për provim 4 5 20
Koha e kaluar në vlerësim (teste, kuiz, 2 1 2
provim final)
Projektet, prezentimet , etj. 1 1 1
Totali 150 orë

Metodologjia e mësimëdhënies:
Kursi do të realizohet përmes ligjëratave, PPI,
seminareve dhe diskutimit apo punës interaktive
me studentë gjatë gjithë semestrit, duke mbajtur
evidencë për detyrat e realizuara, shkrimet dhe
duke e konkretizuar me analizë tekstesh të
ndryshme.
Metodat e vlerësimit:
Prezantime, kollokvijume me shkrim, provim final me
shkrim dhe me gojë.

Literatura
Literatura bazë: 1. Kierkegaard: “Koncepti i ankthit”;Frikë dhe
drithërimë;
2. Sartre: “Ekzistencializmi është humanizëm”;
3. Sartre: Muri, pesë novela
4. Camus: “Njeriu i revoltuar”
5. Camus : I huaj ; Miti i Sizifit
6. Walter Kaufmann, “Ekzistencializmi nga
Dostojevski te Sartri“.

Literatura shtesë: 1. Kierkegaard, “Ose-ose”


2. Sartri: Qenia dhe hiçi
3. Kafka “Procesi”
4. Dostovski: “Krimi dhe dënimi”
5. Isuf Luzaj, “Kujdeset e bletës” Esais
ekzistencialistë I-II; Tiranë 2017

Plani i dizejnuar i mësimit:

Java

2
Java e parë: Veçoritë e fil. Ekzistencialiste si filozofi e
subjektivitetit më te thellë; Ankthi, pasiguria...
Java e dytë: Kontestimi i racionalizmit dhe pafuqia e arësyes
Java e tretë: Paqendrueshmëria e ekzistencës njerëzore
Java e katërt: Konterstimi i sistemeve te mëdha filozofike
Java e pestë: E vërteta e individit karshi te vertetes objektive;
Kierkegaard dhe Hegel
Java e gjashtë: Problemi i subjektivitetit dhe situatat kufitare
Java e shtatë: Koncepti i ankthit; ankthi subjektiv dhe objektiv
Java e tetë: Situatat kufitare : Ose- ose
Java e nëntë: Paradokset e jetës dhe etapat e saj
Java e dhjetë: Absurdi dhe shpërputhja e madhe në jetën e njeriut
Java e njëmbedhjetë: Revolta metafizike dhe revolta historike
Java e dymbëdhjetë: Akti individual i te shkruarit, proza dhe filozofia
Java e trembëdhjetë: Humanizmi ekzistencialist i Sartrit
Java e katërmbëdhjetë: Problemi i lirisë në fil. ekzistencialiate
Java e pesëmbëdhjetë: Vleresimi i parë përmes listimit te literatures

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


Cakto politikat e mirësjelljes konfor statusit të UP-së.

You might also like