Professional Documents
Culture Documents
Ese Argumentuese PDF
Ese Argumentuese PDF
Ese Argumentuese PDF
ESE ARGUMENTUESE
Mua me pelqen te mesoj dhe te marr njohuri me te cilat do te ndertoj te ardhuren time .
Te marresh njohuri do te thote te behesh nje njeri i ditur, pergjegjes dhe i afte per te
kaluar cdo sfide, nje njeri me kulture dhe i kompletuar.
Mesuesine, e ku ka me mire se nje dege plot dije, nje dege qe te meson e qe me pas ti
do mesosh te tjeret duke marre e duke dhene dije.
Çdo mësues i kushton jetën dhe karrierën nxënësve të vet. Gjatë gjithë karrierës së
tij\saj, mësuesi punon, lodhet, gëzohet, mërzitet, përjeton stres dhe ajo ҫka është më e
rëndësishmja është pranë nxënësit në momentet me delikate dhe kritike të moshës.
Të shohësh një lule të rritet e të lulëzojë është ndjesia më e bukur e një mësuesi e
sidomos kur këtë lule të vecantë e ujit dhe e drejton kah dritës së diellit. Por arsyet për
t’u bërë një mësues janë më të thella se kjo e fundit, është dëshira e madhe për t’u
përfshirë në jetën dhe në edukimit e njerëzve të tjerë.
Ndërsa vendi ynë ka bërë një rrugë të gjatë në reformën e arsimit, ne ende kemi një
rrugë të gjatë për të shkuar. Një rrugë që shpesh na ҫon nëpër kthesa të panjohura e
shpesh të pasigurta, por ja që mësuesi ja del përsëri. Me kokën lart e një barrë të rëndë
mbi supe ulet me dëshirë në bankën e tij dhe ndjek me kujdes nxënësit e vet.
Shumë herë është përfolur e shumë herë është “goditur” figura e tij por përsëri mbledh
forcat e vazhdon rrugën e drejtë të mësimdhënies. Sa shumë sfida dhe sa shumë
peripeci përjeton, sa shumë trishtim e sa shumë gëzim fiton, por përsëri ja del.
Ja disa arsye pse zgjodha të bëhem mësuese:
3-Fëmijët nuk lindin me dëshira dhe pasione por ato i fitojnë dhe i mësojnë gjatë jetës.
Mësuesi zbulon talentet dhe i drejton drejt rrugës më të mirë.
4-Do me pelqente te behesha nje mesuese e mire, sepse mësues i mirë është edhe një
psikolog i mirë.
6- Arsyeja e fundit por jo me pak e rendesishme eshte se edhe prinderit e mi jane nder
shkaqet qe me inkurajojne te ndermarr kete hap, me kane mbeshtetur dhe kane qene
mjaft te lumtur per profesionin qe une kam zgjedhur.
-Mesuesi qendron me krye te cdo gjeje, kudo ku ka dije, kudo ku ka arritje eshte nje
mesues qe qendron pas, "sepse vlera e mesuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurre"..
Une uroj dhe shpresoj shume qe se shpejti ta ushtroj profesionin tim dhe ta zoteroj ate
me se miri.
PUNOI :
EMILJANA GJONI