Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 113

Biznesi ndërkombëtar dhe

globalizimi
Fakulteti Ekonomik, UP
Biznes Ndërkombëtar
Përmbajtja e prezentimit
}  Biznesi ndërkombëtar:
}  Cili është objekti i studimit të biznesit ndërkombëtar?
}  Pse angazhohen firmat në biznesin ndërkombëtar?
}  Cilët janë faktorët e rritjes së biznesit ndërkombëtar sot?
}  Cilat janë mënyrat e angazhimit në biznesin ndërkombëtar?

}  Globalizimi:
}  Koncepte kyçe;
}  Institucionet globale;
}  Faktorët nxitës të globalizimit;
}  Argumentet për dhe kundër globalizimit.
2
Objekti i biznesit ndërkombëtar
}  Krijimii tregut global apo globalizimi;
}  Rrethina (politike, ekonomike, sociale, kultura);
}  Mënyrat e depërtimit në treg;
}  Çështjet tjera brenda firmës;

3
Përse në biznesin ndërkombëtar?
}  Të zgjerojnë shitjet apo tregun;
}  Të gjejnë burime (kapital dhe teknologji);
}  Të diversifikojnë burimet për shitje dhe
furnizime;

4
Faktorët dhe mënyrat e angazhimit në BN
}  Faktorët:
}  Zhvillimi teknologjik;
}  Liberalizimi i tregut botëror;
}  Zhvillimi i institucioneve për të mbështetur dhe lehtësuar
tregtinë ndërkombëtare;
}  Rritja e konkurencës globale.
}  Mënyrat:
}  Eksporti, nën-kontraktuesit, investimet, licencimi,
franshiza, aleancat strategjike, etj.
5
Globalizimi
}  Globalizimi i referohet tendencave drejt
një ekonomie globale më të integruar dhe
të ndërvarur;
§  …ekonomitë botërore po lëvizin nga sistemet
relativisht të izoluara nga kufizimiet/barrierat në tregti
dhe investime, pastaj nga distanca, zonat kohore,
gjuha, si dhe dallimet në sistemin ligjor e kulturat …
në ekonomi të hapura ku barrierat në tregti dhe
investime po zvoglohen; distanca po zvoglohet si
rezultat i zhvillimeve në teknologji; kultura po
njësohet; dhe ekonomitë nacionale janë duke u
shkrirë në ekonomi të ndërvarura dhe integruara,
duke krijuar kështu një sistem unik global.
6
Globalizimi (vazh.)
}  Globalizimi i tregjeve → bashkimi dhe unifikimi i tregjeve
nacionale historikisht të ndryshme në një treg të madh
global;
§  Dallimet prezente, edhe pse tendencat drejt unifikimit janë evidente,
si në shije të konsumatorëve, kanaleve të distribuimit, sistemin e
vlerave (kulturat e ndryshme), sistemet në të cilat operojnë bizneset, e
veçanërisht sistemin ligjor.
}  Globalizimi i prodhimit → zhvendosja e prodhimit në
lokacione me kosto më të ulët dhe kualitet më të lartë të
faktorëve të prodhimit;
§  Synim gjithashtu edhe zgjerimi i tregut.
§  (Shih ilustrimin në vijim)

7
8
Institucionet globale
§  Marëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe
Tregtinë (GATT); nga 1994 Organizata Botërore e
Tregtisë (WTO)
§  Funksioni: mbikqyrja e sistemit botëror të tregtisë;
}  Objektivë: ulja e barrierave për tregti dhe investime.
§  Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF)
§  Funksioni: mbajtja në vijë e sitemit monetar
ndërkombëtar.
}  Huadhënës i fundit për qeveritë në telashe (lender of
last resort).

9
Institucionet globale (vazh.)
§  Banka Botërore (WB)
§  Funksioni: zhvillimi ekonomik
}  Huadhënie për projektet në infrastrukturë.
§  Kombet e Bashkuara (UN)
§  Sigurimi i paqës përmes bashkëpunimit ndërkombëtar si
dhe sigurisë kolektive.

10
Faktorët nxitës të globalizimit
1.  Zvoglimi i barrierave në qarkullimin e lirë
të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit;
§  GATT/WTO: 8 runde negociatash
2.  Ndryshimet teknologjike, sidomos në teknologji
komunikimi, përpunim informatash, dhe
teknologji transporti;

11
Debati mbi globalizimin
}  Globalizimi dhe vendet e punës:
§  Kundër: ↓ i barrierave në tregti/investime shkakton ↓ e
vendeve të punës në sektorin prodhues në vendet e avancuara;
§  ↓ i barrierave në tregti/investime u mundëson kompanive të
zhvendosin aktivitetet në vende me kosto më të ulët);
¨  Këto kompani ‘eksportojnë vende pune’, duke rritur
papunësinë dhe ulur standardin jetësor.
§  Për: Tregtia e lirë (liberalizimi i tregtisë) do t’u mundësojë
shteteve të specializohen në prodhimin produkteve dhe
shërbimeve në të cilat kanë përparësi krahasuese;
§  Kjo do të ndikoj në zhvillim ekonomik, dhe si rrjedhojë edhe në
rritjen e punësimit.

12
Debati mbi globalizimin (vazh.)
}  Globalizimi – politikat e punës – ambienti;
§  Kundër: Zhvendosja e aktivitetit bëhet me qëllim të
shfrytëzimit të zbrazëtive në legjislacionin e punës dhe
ambientin;
§  Aplikimi i standardeve strikte të punës dhe ruajtja a ambientit rrit koston
e firmës.
§  Për: mbrojtja e punëtorëve dhe ambientit është në raport të
drejtë me zhvillimin ekonomik të një vendi
→ Meqenëse tregtia e lirë ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të një
vendi
→ Zhvillimi ekonomik i një vendi do të ndikonte në zbatimin e rregullave
më strikte në vendin e punës dhe mbrojtjen e ambientit
→ Andaj, përfundimisht, tregtia e lirë ndikon në mbrojtje më të madhe të
punëtorëve si dhe ndotje më të vogël të ambientit.

13
Debati mbi globalizimin (vazh.)
}  Humbja e sovranitetit të vendit:
§  Kundër: fuqia e qeverive nacionale po bie vazhdimisht dhe një
pjesë të kompetencave të tyre po transferohen të organizatat
supranacionale.
§  Për: këto institucione janë të krijuara për realizimin e interesave
kolektive (pra, të anëtarëve të tyre);
§  Fuqia e tyre është e limituar nga ajo çfarë pajtohen vet qeveritë
nacionale të vendeve.
→ si rezultat, fuqia qëndrore mbetet me qeveritë nacionale e jo me
organizatat supranacionale.

14
Hyrje

™  Teoritë e tregtisë ndërkombëtare:


™  Adam Smith: Teoria e Përparësive Absolute;
™  David Ricardo: Teoria e Përparësive Krahasuese;
™  Teoria Heckscher-Ohlin;
™  Teoria e bazuar në Ciklin Jetësor të Produktit;
™  Teoria e Re e Tregtisë;
™  Michael Porter: Teoria e Përparësive Konkuruese
Nacionale
™  Teoritë e investimeve direkte
Teoria e Përparësive Absolute [1]

™  Adam Smith (Wealth of Nations, 1776):


™  Një vend ka përparësi absolute në prodhimin e një
produkti kur është më efiçient se çdo vend tjetër i cili e
prodhon të njëjtin produkt;
™  Vendi duhet të eksportojë ato produkte në të cilat ka
përparësi absolute e të importojë ato produkte në
prodhimin e të cilave është më pak efiçient se vendet tjera
Shembull:
SHBA UK
Gruri (thasë/orë) 6 1
Pëlhura (metra/orë) 4 5
Teoria e Përparësive Absolute [1]

™  SHBA-të përparësi absolute dhe specializohen në


prodhimin e grurit;
™  UK përparësi absolute dhe specializohet në prodhimin
e pëlhurës;
™  E para teori e bazuar në tregtinë e lirë;
™  ‘Dora e fshehur’, e jo qeveria, përcakton atë se çfarë importohet dhe
eksportohet;

™  Kjo teori nuk tregon se çfarë do të ndodhë me vendin i


cili ka përparësi absolute në prodhimin e të gjitha
produkteve;
™  Ky vend nuk do të përfitonte nga tregtia e jashtme;
™  Teoria e Përparësive Komparative e Rikardos dhe ajo Heckscher-Ohlin janë
në të njëjtën vijë me Smithin dhe sqarojnë dilemen e shtruar më parë;
Teoria e Përparësive Krahasuese
[TPK]

™  Rikardo (Principles of Political Economy, 1817):


™  …një vend duhet të specializohet në prodhimin e atyre
produkteve të cilat i prodhon me efiçiencën më të
madhe dhe të importojë ato produkte në prodhimin e të
cilave është më pak efiçient edhe nëse kjo do të thotë të
blejë të mira nga vendet tjera të cilat do të mund t’i
prodhonte vet në mënyrë me efiçente në krahasim me
to.
™  … përparësitë krahasuese arrihen bazuar në differencat
në nivelin e produktivitetit;
™  Bazohet në logjikën e tregut të lirë;
TPK 1
•  Shembull:
Kina Japonia
Thasë orizi 50 14
DVD 10 7
•  Bazuar në tabelë, Kina ka përparësi absolute në të dyja
produktet;
–  Kina mund të prodhojnë në mënyrë më efiçiente të dyja
produktet se Japonia;
•  Në këtë rast, a ka ndonjë arsye që këto vende të këmbejnë me
njëra tjetrën?
Smithi: NUK KA DHËNË PËRGJIGJJE
Rikardo: PO
TPK 2

™  Logjikimi i Rikardos:


™  Së pari, secili vend duhet të vendosë se si do t’i alokoj
burimet e veta të kufizuara;
™  Nëse Kina i zhvendos në tërësi burimet në prodhimin
e DVD-ve, ajo do të jetë në gjendje të prodhojë 10
DVD mirëpo do t’i duhet të heq dorë nga prodhimi i
grurit;
™  Një mënyrë për t’ia lehtësuar Kinës vendimin e alokimit
të burimeve, është nëse llogarisim shpenzimet për një
DVD;
™  Krahasimisht, nga çfarë sasie e grurit Kina duhet të
heq dorë për të prodhuar një DVD?
TPK 3

™  Shpenzimet për njësi të prodhimit të DVD-ve në Kinë:


Thasë orizi 50
= =5
DVD 10
•  Pra, për çdo DVD që e prodhon Kina, ajo mund t’i ketë
prodhuar 5 thasë oriz;
–  Çdo DVD e prodhuar i kushton Kinës 5 thasë oriz;
•  Shpenzimet për njësi të DVD-ve në Japoni:
Thasë orizi 14
= =2
DVD 7

•  Për çdo DVD të prodhuar, Japonia heq dorë nga 2 thasë


oriz.
TPK 4

™ DVD-të kushtojnë më tepër në Kinë, bazuar


në atë se sa duhet të sakrifikojnë oriz, se sa që
kushton në Japoni;
™ Me fjalë të tjera, është më pak e
kushtueshme për të prodhuar DVD-të në
Japoni, andaj Kina duhet të prodhoj oriz.
Heckscher-Ohlin (1919 & 1933)

™  … përparësitë krahasuese të një vendi varen


nga ajo se sa ai vend është i pasur me faktorë të
prodhimit (veçanërisht me burime natyrore);
™  Bazohet në logjikën e tregut të lirë;
™  Vendi do të eksportoje produkte intenzive
në ato pasuri të cilat i posedon dhe
importojë ato produkte që janë intensive në
faktorët të cilët nuk i posedon.
Teoritë e tjera të tregtisë
ndërkombëtare [1]
™  Raymond Vernon – Cikli Jetësor i Produktit
(1966):
™  … heret në fillim produkti prodhohet dhe
eksportohet nga vendi i cili e ka shpikur, dhe kur
produkti pranohet ndërkombëtarisht, prodhimi i tij
fillon edhe në vende tjera. Përfundimisht, sikur
sygjerohet nga teoria, i njëjti produkt mund të
importohet nga vendi ku është shpikur.
Teoritë e tjera të tregtisë
ndërkombëtare [2]

™  Paul Krugman – Teoria e Re e Tregtisë (1970-


tat dhe 80-tat):
™  Bazohet në arritjen e ekonomive të shkallës nga
firmat;
™  Përmes ndikimit të ekonomive të shkallës, tregtia mund të
rrisë llojllojshmërinë e produkteve në treg dhe uljen e
shpenzimeve mesatare të këtyre produkteve;
™  Modelimi i ekonomive jo-konstante të shkallës dhe
konkurencës monopolistike nga Stiglitz & Dixit në
1979;
Diamanti i Porter-it si sistem
Nodhitë  e  
rastit
STRATEGJIA  E  
FIRMËS,  
STRUKTURA  &  
KONKURENCA

PASURITË  NË  
KUSHTET  E  
KAPITAL  DHE  
KËRKESËS
FAKTORIN  NJERI

INDUSTRITË  E  
LIDHURA  DHE  
ATO  
PËRKRAHËSE
Qeveria
Teoritë e investimeve direkte 1

™  Teoria e investimeve të është në natyrë eklektike;


™  Paradigma e Dunning;
™  Paradigma eklektike e Dunningut sheh zgjerimin e firmave
jashtë përmes investimeve në funksion të:
1.  Gjetjes së burimeve të reja të fitimit dhe të mundësive të reja;
™  Gjetjes së burimeve natyrore;
™  Gjetjes së përparësive specifike që i ofrojnë lokacionet e
caktuara (psh. kosto e ulët e fuqisë punëtore);
™  Gjetjes së dijeve të reja (psh. vendosjes afër distrikteve
industriale apo kllasterëve)
™  Gjetjes së sigurisë (psh. në vende me stabilitet politik);
™  Gjetjes së tregjeve të reja.
Teoritë e investimeve direkte 2

™  Paradigma eklektike e Dunningut sheh zgjerimin e


firmave jashtë përmes investimeve në funksion të:
2.  Shfrytësimit të mangësive në tregun e tregjet e
produkteve dhe faktorëve të prodhimit të krijuara nga
qeveritë nacionale:
™  Kufizimet në qasje në treg (si rrjedhojë e kufizimeve
tarifore dhe jo-tarifore);
™  Kufizimeve në mobilitetin e faktorëve të prodhimit (psh.
lëvizja e punëtorëve dhe kapitalit);
Teoritë e investimeve direkte 3

™  Paradigma eklektike e Dunningut sheh zgjerimin e


firmave jashtë përmes investimeve në funksion të:
3.  Internalizimit të informatave/kompetencave
fundamentale të firmës;
™  Internalizimi ndodh atëherë kur firma vendos të investoj
në vendin përkatës me qëllim të mbajtjes nën kontroll të
informatave/kompetencave bazike brenda firmës, që
realisht janë burimi kryesor i konkurueshmërisë së firmës.
Dallimet në Kulturë dhe
Biznesi Ndërkombëtar

Fakulteti Ekonomik, UP
Biznes Ndërkombëtar
Përmbajtja

™  Kultura: nocione

™  Kultura dhe dimensionet e saj

™  Biznesi ndërkombëtar dhe kultura


Kultura: nocione

™  Mbi 164 definime të kulturës në literaturë;


™  Të gjitha definimet i kanë elementet e përbashkëta: kultura
mësohet, ndahet, the përqohet nga një gjenerate në tjetrën
™  Definicionet:
1.  Një sistem i sjelljeve të përbashkëta të një grupi, që është
karakteristike për secilin antarë të atij grupi. Kjo përfshin
mënyrën se si grupi mendon, flet, bën – pra zakonet, gjuhën,
elementet materiale, dhe sistemin e përbashkët të qëndrimeve
dhe ndjesive.
2.  Sistem i vlerave dhe normave të përbashkëta për një grup
njerëzish që kur të trajtohen së bashku paraqesin një stil/
mënyrë të caktuar të jetës (Hofstede & Namenwirth; Weber);
Kultura: nocione[1]

™  Vlerat – ide abstrakte mbi atë se çfarë grupi (shoqëria)


mendon se është e mirë, e drejtë, dhe e dëshirueshme;
™  Përfshijnë pikëpamjet e shoqërisë mbi liritë, demoracinë, të
vërtetën, sinqeritetin, lojalitetin, përgjegjësitë kolektive, gratë,
seksin, martesën, etj.
™  Normat – rregulla shoqërore të cilat përcaktojnë një
udhëzues të sjelljes së mirë në shoqëri. Normat përcaktojnë
rregullat sociale mbi të cilat bazohen raportet midis
njerëzve.
™  Mbi bazën e vlerave përcaktohen dhe justifikohen normat.
™  Shoqëri – grup individësh të cilët ndajnë vlera dhe norma të
përbashkëta.
Kultura në kontekst të biznesit
ndërkombëtar

™  Për dy arsye është i rëndësishëm studimi i kulturave në


kontekst të BN:
1.  Njohja e diferencave në kulturë dhe mënyra se si
manifestohen;
2.  Të përcaktohen ngjajshmeritë në mes të kulturave me qëllim
të ndërtimit të strategjive;
™  Suksesi në tregjet jashtë është funksion i adaptibilitetit kulturor;
™  Risku kulturor është po aq me rëndësi sa risku komercial dhe
politik;
™  Bizneset ndërkombëtare akuzohen për imperializëm kulturor;
Kultura dhe dimensionet e saj

™  Universialiteti i kulturës – ngjajshmëritë në mënyrën e


përgjithshme të jetesës të çfarëdo grupi të njerëzve.

™  Elementet e kulturës:

Gjuha: Sjellja dhe zakonet


Verbale Elementet materiale
Jo-e folur Estetika
Religjioni Edukimi
Vlerat dhe qëndrimet Institucionet sociale
Gjuha

™  Gjuha njihet si pasqyrë e kulturës.


™  Gjuha si koncept është multidimensionale:
™  Gjuha e folur: mesazhet përcillen përmes fjalëve të folura dhe
mënyrës si flitet;
™  Gjuha jo-e folur: mesazhet përcillen edhe përmes
gjestikulimeve, pozicionit të trupit, kontaktit me sy, etj.
™  Gjuha në biznesin ndërkombëtar:
1.  Gjuha ndihmon në mbledhjen e informatave dhe për vlerësim
(psh. të punëtorëve);
2.  Gjuha ofron qasje në komunitetin lokal;
3.  Gjuha është faktor kyç në komunikimet e kompanisë;
Gjuha [1]

™  Fakte mbi gjuhët botërore (nga National Geographic):


™  Në vitin 2007 janë folur 6,912 gjuhë të ndryshme;
™  83 gjuhë (përfshirë këtu gjuhën mandarine, spanjishtën, anglishtën,
dhe gjuhën hindu) dominojnë në tërë botën me 80% të pupullsisë;
™  Më tepër se gjysma e gjuhëve të botës flitet nga më pak se 1% e
popullsisë së botës;
™  Më pak se 3000 vetë e flasin gjuhën Urarina në Amazon;
Halkomelem flitet nga 200 banorë në Kanadë; Tofa flitet vetëm nga
25 njerëz në Siberi;
™  Linguistët parashohin se deri në fund të shek. 21 vetëm gjysma e
gjuhëve që sot fliten mund të fliten edhe atëherë;
™  Shkencëtarët vlerësojnë se që nga viti 1600, nga planeti janë zhdukur
rreth 1,200 bimë dhe shtazë të njohura (që përbënë 7% të totalit).
™  Sot llogatiten 40% të gjuhëve në rrezik të zhduken si rezultat i
globalizimit.
Religjioni

™  Religjioni ka ndikim në biznesin ndërkombëtar përmes


reflektimit në vlerat dhe qëndrimet e një grupi karshi
ndërmarrësisë, konsumit, dhe organizimit social;

™  Menaxherët në bizneset ndërkombëtare duhet të kenë


parasysh jo vetëm diferencat ne mes të religjioneve, mirëpo
edhe atyre brenda religjioneve;

™  (shih Barro & McCleary, 2003)


Vlerat dhe qëndrimet

™  Vlerat – ide abstrakte mbi atë se çfarë grupi (shoqëria)


mendon se është e mirë, e drejtë, dhe e dëshirueshme;
™  Përfshijnë pikëpamjet e shoqërisë mbi liritë, demoracinë, të
vërtetën, sinqeritetin, lojalitetin, përgjegjësitë kolektive, gratë,
seksin, martesën, etj.
™  Qëndrimet janë vlerësime të bazuara mbi një set të vlerave
kulturore;
™  Diferencat në vlerat kulturore ndikojnë mënyrën se si
planifikimi ekzekutohet, vendimet mirren, strategjitë
implementohen, dhe vlerësohet personeli.
Sjellja dhe zakonet

™  Kuptimi i sjelljeve dhe zakoneve është në veçanti i


rëndësishëm në negociata;

™  Një pikë ku kërkohet pregaditje dhe sensitivitet është


dhënja e dhuratave.
Elementet materiale

™  Kultura materiale lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si


shoqëria e organizon jetën e saj ekonomike;
™  Kultura materiale manifestohet me qasshmërinë dhe
përshtatshmërinë të infrastrukturës bazike ekonomike,
sociale, financiare, dhe atë të marketingut;
™  Ekonomike: transporti, energjia, telekomunikimet;
™  Sociale: banimi, shëndetësia, sistemi i edukimit;
™  Financiare dhe të marketingut ofrojnë mekanizmat lehtësues
për operacionet e bizneseve ndërkombëtare;
™  Psh. bankat, kompanitë hulumtuese, etj.
Estetika

™  Ajo çfarë është e pranueshme në aspektin estetik në një


kulturë, mund të jetë në tërësi e papranueshme në një
kulturë tjetër.

™  Ngjyra shpesh përdoret për të identifikuar brendin,


identifikimin e një karakteristike të veçantë të produktit, apo
edhe diferencimin e produktit.
Edukimi

™  Edukimi, formal apo jo-formal, luan rol qenësor në


transmetimin dhe këmbimin e kulturave;
™  Bizneset ndërkombëtare duhet të kenë informacione mbi
kualitetin e edukimit;
™  Lidhja në mes të edukimit dhe kulturës mund të identifikohet
përmes nivelit të analfabetizmit, regjistrimeve në edukimin
sekondar, apo edhe regjistrimin në shkollimin universitar.
Institucionet sociale

™  Institucionet sociale përfshijnë mënyrat se si njerëzit lidhen


me njeri-tjetrin;
™  Institucionet sociale ndikojnë në sjelljen konsumuese;
™  Stratifikimi i shoqërisë: ndarja e pupullsisë në klasa të
veçanta;
™  Këto shtresa përcaktohen në bazë të të ardhurave, të kaluarës
së familjes, dhe profesionit.
Kultura dhe biznesi ndërkombëtar

™  Bizneset ndërkombëtare duhet ta analizojnë kulturën


në vendet ku operojnë, dhe ta kthejnë në përparësi të
tyre, duke:
™  Përqafuar kulturën lokale;
™  Ndërtuar relacione/raporte;
™  Punësuar staf lokal për të mësuar kulturën lokale;
™  Ndihmuar punëtorëve për të të kuptuar vet biznesin/
kompaninë në të cilën punojnë, dhe specifikat e saj;
™  Përshtatjen e produkteve dhe proceseve nevojave të
tregjeve lokale.
Hyrje

™  Dallimet në biznesin ndërkombëtar nga ai vendor;

™  Sistemet politike dhe ekonomike, dhe legale;

™  Dallimet në zhvillimin ekonomik;

™  Politika dhe legjislacioni;

™  Dallimet dhe implikimet e tyre në BN: përfitimet,


kostot, dhe risku.
Biznesi vendor vs. ndërkombëtar

™  Dallimet në sistemin politik, ekonomik, legal, edhe në nivelin e


zhvillimit ekonomik;
™  Kompleksitet më i madh në zhvillimin e biznesit ndërkombëtar
nënkupton marrjen e disa vendimeve të rëndësishme:
™  Gjetjen e lokacionit të prodhimit që siguron minimizimin e
kostove dhe maksimizimin e vlerës së shtuar;
™  Cilat tregje të hyjnë e cilat t’i evitojnë;
™  Të konsiderojnë aspektete etike për shfrytëzimin e zbraztirave në
ligj (ambient dhe kushtet e punës – diskutuar më parë);
™  Të vendosin mbi formën e depërtimit në treg (tregti apo
prodhim); etj.
Biznesi vendor vs. ndërkombëtar [1]

™  Është kritike që menaxhmenti i BN-vë të njoh zhvillimet politike


në vendin amë si dhe në vendin e destinacionit;
™  T’i njohin rregullat me të cilat udhëhiqen tregtia e jashtme dhe
investimet;
™  Të konsiderohet edhe mundësia e intervenimit të qeverisë edhe pse kjo e
fundit mund të jetë e përkushtuar për liberalizim;
™  Biznesi realizohet në vende me valuta të ndryshme;
™  Të konsiderohen ndryshimet konstante në normat e këmbimit.
Sistemet politike

™  Sistemet politike definohen sipas dy dimensioneve :


1.  Kolektivizmi vs. individualizmi;
™  Kolektivizmi: nevojat kolektive janë mbi lirinë individuale
(Platoni → Marksi);
™  Format: Komunistët & social demokratët.
™  Individualizmi: orientim sipas së cilit individi duhet të jetë
i lirë në synimet e tij ekonomike dhe politike (Aristoteli,
Mill, Smith);
™  Indvidualizmi është i ndërtuar mbi 2 premisa:
™  Sigurimi i lirive individuale dhe lirisë së shprehurit;
™  Niveli më i lartë i mirëqenies sociale arrihet përmes
përmbushjes së synimeve individuale nga vetë individi e jo
nga ndonjë organ kolektiv (psh. qeveria) e cila do të
diktonte se çfarë është në interesin e përgjithshëm.
Sistemet politike [1]

™  Sistemet politike:


2.  Demokracia vs. totalitatizmit;
™  Demokracia: qytetarët janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në
vendimmarrje;
™  Demokracia ↔ individualizmi;
™  Totalitarizmi
™  Totalitarizmi: të drejtat e garanuara në demokraci janë
inekzistente;
™  Format: totalitarizmi komunist; totalitarizmi teokratik (Irani
& Arabia Saudite); totalitarizmi fisnor (Zimbabve, Tanzania,
Uganda); dhe, totalitarizmi djathtist (Gjermania dhe Italia e
viteve 30-të dhe 40-të).
Sistemet ekonomike

™  Ekonomia e tregut;

™  Ekonomia e komanduar;

™  Ekonomitë mikse;


Zhvillimi ekonomik

™  Sistemi politik, ekonomik, dhe ai legal → zhvillimi ekonomik i


një vendi;
™  BN analizojnë indikatorët (shih: World Development Indicators në
www):
™  GNI (Gross National Income) – të ardhurat totale të marra nga
banorët e një vendi;
™  GNI nuk llogaritë koston e jetësës;
™  Andaj indikatorët llogariten sipas PPP (Purchasing Power Parity);
™  GDP (Gross Domestic Product);
™  Rritja e indikatorëve tregon nivelin e zhvillimit potencial të vendit
apo rajonit.
™  Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index)
Zhvillimet politike

™  Në vendin amë, BN-të i kushtojnë vemendje veçanërisht:


™  Embargove dhe sanksioneve;
™  Rastet kur qeveria kufizon qarkullimin e mallërave dhe shërbimeve
kryesisht për të arritur objektiva politike;
™  Kontrolleve të eksportit;
™  Kontrollet e eksportit mund të jenë të lidhura me çështjet e sigurisë
kombëtare, arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme, kur ka pak
prodhim, etj.
™  Legjislacionit që përcakton sjelljen në biznesin ndërkombëtar;
™  Qeveritë aplikojnë legjislaion përmes së cilit sigurohet që BN
operojnë sipas regullave të cktuara morale e etike;
™  Psh. bojkoti i tregjeve që kanë histori të errët të të drejtave të njeriut;
™  Parandalimi i korrupsionit (psh. ne SHBA, Foreign Corrupt Practices Act).
Zhvillimet politike [1]

™  Në vendin e destinacionit, BN i kushtojnë vëmendje:


™  Riskut politik – kualitetit, politikave, dhe stabilitetit institucional
në një vend;
™  Risku politik reflektohet në formë të:
™  Riskut mbi pronën – që kanos/rrezikon pronën mbi asete, apo
edhe mund të rrezikoj fitimin, apo edhe kontrollin;
™  Risku operues – që i referohet përzierjes në punët operative të
firmës;
™  Risku i transferit – kur firma tenton të zhvendosë fonde nga
njeri vend në tjetrin.
Zhvillimet politike [2]

™  Risku ekonomik ndërlidhet me:


™  Kontrollet e lëvizjes së kapitalit brenda dhe jashtë vendit;
™  Psh. aplikohen kur vendi ka mungesë të valutës së huaj;
™  Politikat e tatimeve për të kontrolluar BN si dhe kapitalin e
tyre;
™  Rritja e tatimeve me qëllim të mbledhjes të të hyrave
buxhetore;
™  Kontrollet e çmimeve;
™  Psh. kontrollet e çmimeve të produkteve të importuara në
sektorë sensitiv, si ushqimi dhe shëndetësia.
Sistemi ligjor

™  Sistemi ligjor: korniza ligjore dhe zbatimi i ligjit;


™  Sistemet/praktikat ligjore:
→ Zakonor (Common Law) (Britani e Madhe dhe ish kolonitë e saj);
™  Bazohet në traditë (apo në historinë ligjore të vendit), praktikat e
mëparshme (rastet të cilat janë paraqitur në gjykata), dhe zakon
(çfarë vendimi është marrë në rastet të cilat janë paraqitur para
gjykatave);
™  Krijon fleksibilitet të madh në vendimmarrje.
→ Civil (Civil Law) (mbi 80 vende në botë: Franca, Gjermania, Japonia)
™  Bazohet në një numër të madh të ligjeve të detajizuara;
→ Teokratik (Theocratic Law) (ligji i bazuar në mësimet Islame; gjatë shekullit 20 edhe ai
Hindu dhe Judaik)
™  Bazohet në mësimet fetare.
Implikimet e sis. të ndryshme
ligjore në BN

™  Ligji mbi kontratat: varet nga sistemi ligjor i aplikuar në vend;
™  Në sistemin zakonor: shumë i specifikuar;
™  Në sistemin civil: i shkurtë dhe më pak i specifikuar;
™  Në nivel ndërkombëtar, kur sistemet ligjore janë të ndryshme,
operon CIGS (UN Convention on Contracts for the International Sale
of Goods).
Implikimet e sis. të ndryshme
ligjore në BN [1]

™  Të drejtat pronësore (Property rights): edhe pse ligjet ekzistojnë,


ato nuk mbrohen;
™  … u referohen të drejtave ligjore mbi shfrytëzimin dhe përfitimet
e caktuara si rezultat i pronësisë mbi faktorët e prodhimit;
™  Të drejtat pronësore mund të cenohen nga:
™  Aksionet private: hajnitë, piratimi, kërcënimet, dhe të ngjajshme
nga individët apo grupet e caktuara;
™  Aksionet publike dhe korrupsioni (shih Global Corruption Report);
™  …kur zyrtarët (psh. qeveritarët) përfitojnë të ardhura, resurse,
apo pronë nga pronarët;
™  …duke vendosur tatime më të larta, kërkuar licenca të
shtrenjta, nacionalizimi (apo redistribuimi) i aseteve pa
kompenzim;
™  Kjo arrihet përmes mjeteve jo-ligjore, korrupsionit, mitos, etj.
Implikimet e sis. të ndryshme
ligjore në BN [2]

™  Mbrojta e pronës intelektuale (softuerët kompjuterik, skenari i


filmit, këngët, formula kimike për një barnishtë, etj.)
™  Këto ligje janë stimul për inovacione dhe punë kreative;
™  Patentët, të drejtat autoriale (copyrights), dhe marka e produktit
(brand) vendosin të drejtat pronësore mbi pronën intelektuale.
™  BN: nga 1995 TRIPS (Trade Related Aspects of Intellectual Property
Rights) brenda WTO-së.
Implikimet e sis. të ndryshme
ligjore në BN [2]

™  Siguria e produktit & detyrimet tjera;


™  Ligjet mbi sigurinë e produktit dhe detyrimet kur produkti
shkakton lëndime, dëmtime apo vdekje;
™  Ekzistojnë ligji civil (që kërkon kompenzim monetar për
dëmtimin) dhe ai kriminalistik (parasheh pagesë apo edhe
burgim për dëmtuesit).
Dallimet në sisteme dhe
implikimet e tyre në BN

™  Sistemi politik, ekonomik, & ligjor kanë ndikim:


™  Në fitimet, koston, dhe riskun me të cilin ballafaqohen BN;
™  Në mënyrën se si bizneset në vende të ndryshme duhet
menaxhuar; dhe,
™  Në strategjinë të cilën duhet ndjekur BN-e.

™  Sistemi politik, ekonomik, & ligjor përcakton edhe nivelin e


përgjithshëm të atraktivitetit të një vendi për të operuar apo
investuar (shih World Bank Doing Business in 2014).
Integrimet ekonomike dhe
efektet në BN

Biznes Ndërkombëtar
Fakulteti Ekonomik, UP
Hyrje

™  Klasikët dhe roli i qeverisë në tregtinë ndërkombëtare;

™  Intervenimet e qeverisë në tregtinë ndërkombëtare;

™  Integrimi ekonomik rajonal.

™  Integrimi dhe menaxhimi i BN-ve;


Smith, Rikardo, dhe Heckscher-Ohlin:

LIBERALIZIMI I TREGTISË
Argumentet pro integrimit

™  Argumentet pro integrimit:


™  Argumentet ekonomike bazohen në faktin se tregtia e
lirë u mundëson vendeve të specializohen në prodhimin
e produkteve dhe shërbimeve në të cilat kanë përparësi
komparative;
™  Argumentet politike janë të lidhura me zbutjen e
animoziteteve në mes të vendeve;
Argumentet pro intervenimit

™  Faktorët politik:


™  Mbrojtja e vendeve të punës dhe e industrive;
™  Siguria nacionale;
™  Kundërveprimi;
™  Mbrojtja e konsumatorëve;
™  Realizimi i qëllimeve të politikës së jashtme;
™  Mbrojtja e drejtave të njeriut
™  Faktorët ekonomik:
™  Mbrojtja e industrive që janë në fazën iniciale të
zhvillimit;
™  E arsyeshme edhe sipas GATT/WTO
™  Politika Tregtare Strategjike;
Instrumentet e politikës tregtare [1]

™  Instrumentet tarifore:


™  Tatimet në importe;
™  Llojet: specifike (ngarkesë fikse për produktin e
importuar) & bazuar në vlerë;
™  Përfituesit: qeveria & prodhuesit;
™  Humbësit: konsumatorët;
Instrumentet e politikës tregtare [2]

™ Instrumentet jo-tarifore:
™ Definimi (Deardorff dhe Stern, 1997, f. 4):
Vështirësia elementare në përkufizimin e BJT është se ato janë të
definuara me atë çfarë nuk janë. BJT janë pengesa të natyrës jo-tarifore.
Madje definimi i tyre është edhe më i përgjithshëm se aq, sepse ky term
përdoret për të përfshirë edhe intervenimet në politikën tregtare siç janë
subvencionet që shërbejnë për të stimuluar dhe jo për të zbrapsur
tregtinë, andaj edhe logjikisht nuk mund të konsiderohen si 'barriera' në
tregti. BJT përfshijnë edhe ato politika dëmtuese të tregtisë siç janë
kuotat e importit dhe kufizimet vullnetare të eksportit. Ato përfshijnë
gjithashtu një gamë të gjerë politikash potenciale, ndoshta edhe ato që
nuk janë aplikuar ende e që ndikojnë në mënyrë indirekte në çmimet
dhe/apo sasinë e këmbimit.
Instrumentet jo-tarifore në pol.
tregtare [1]

™  Subvencionet;
™  Format: huazime në kesh, kredi me kushte të volitshme;
lirim nga tatimet, pjesëmarrja e qeverisë në kapitalin e
firmës.
™  Qëllimet: (1) kompanitë e vendit të jenë konkurentë me
kompanitë importuese; dhe, (2) depërtimi në tregjet e
eksportit.
™  Politika Tregtare Strategjike;
™  Subvencionet kanal për të përfituar nga first-mover
advantage;
Instrumentet jo-tarifore në pol.
tregtare [2]

™  Kuotat e importit dhe kufizimet voluntere të eksportit;


™  Përzierja në mes të kuotave dhe tatimeve për importe;
™  Komponenta vendore në përmbajtjen e produktit dhe
kushtëzimet për miks të produkteve;
™  Politikat administrative;
™  Politikat anti-damping.
Integrimi rajonal dhe nivelet e
integrimit [1]

™  Integrimi ekonomik rajonal: marrëveshje mes vendeve në


një rajon gjeografik me qëllim të zvoglimit apo eliminimit
të barierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin e
produkteve, shërbimeve, dhe faktorëve të prodhimit;
™  Nivelet e integrimit rajonal:
1.  Marveshjet e tregtisë së lirë (FTA) – eliminon barierat tregtare në
mes të vendeve;
™  CEFTA – marrëveshje rajonale;
™  Marrëveshja me Turqinë dhe me BE-në;
2.  Union doganor – vendet heqin barierat tregtare dhe aplikojnë
politikë tregtare të përbashkët karshi vendeve jashtë unionit;
™  Pakti i Andeve (Bolivia, Ekuadori, Peru, dhe Kolumbia)
Integrimi rajonal dhe nivelet e
integrimit [2]

4.  Tregu i përbashkët - vendet heqin barierat tregtare,


aplikojnë politikë tregtare të përbashkët, dhe lejojnë
lëvizjen e lirë të faktorëve të prodhimit;
™  Për shumë vite BE, ndërsa tani ka lëvizur në drejtim të
integrimit edhe më të thellë;
5.  Unioni ekonomik – përfshinë lëvizjen e lirë të faktorëve të
prodhimit, politikë tregtare të përbashkët, valutë të
përbashkët, harmonizimin e sistemit tatimor, shpenzimet
qeveritare, dhe politikë të përbashkët monetare;
™  BE edhe pse shume vende nuk kanë aplikuar valutën e
përbashkët, si dhe sistemi tatimor mbetet i ndryshëm në
vendet anëtare;
6.  Unioni politik – BE-ja pjesërisht.
Institucione të përbashkëta qeverisë

Valutë e përbashkët, sistem të harmonizuar


të tatimeve, politikë të përbashët fiskale
dhe monetare (pjesërisht BE)
Niveli i integrimit

UNION POLITIK
Faktorët e prodhimit lëvizin lirshëm

UNION EKONOMIK
ndërmjet anëtarëve
TREG I PERBASHKET

Politikë e përbashkët mbi tarifat doganore


UNION DOGANOR

Tregti e lirë në mes të vendeve (p.sh)


MTL

CEFTA, NAFTA, EFTA, etj.

Niveli i kompleksitetit
Integrimi dhe menaxhimi i BN-ve

™  Integrimi ekonomik krijon mundësi të reja dhe sfida për


menaxhmentin e BN-ve;
™  Menaxhmenti duhet ta analizoj procesin e integrimit
ekonomik mbi bazën e faktorëve në vijim:
™  Shtrirja dhe ndikimi i ndryshimeve si rezultat i procesit të
integrimit;
™  Përshtatja e strategjive konform këtyre ndryshimeve;
™  Përshtatja e arkitekturës organizative për të përfituar nga këto
ndryshime;
™  Aplikimi i strategjive për të ndikuar në atë që ndryshimet si
rrjedhojë e procesit të integrimit të marrin kahjen e duhur për
BN-në.
Operacionet e bizneseve
ndërkombëtare

Biznes Ndërkombëtar
Fakulteti Ekonomik, UP
Hyrje

™  Strategjitë e depërtimit në tregjet;


™  Vendimet rreth hyrjes në tregjet e huaja;
™  Motivet e hyrjes në tregjet jashtë;
™  Format e depërtimit në tregjet e huaja;
Ex:

™  Vendimet e BN-ve për t’u shtrirë në tregjet e huaja


risk – …….;
varen nga raporti ……. fitim

™  Motivet e zgjerimit të BN-ve në tregjet e huaja janë


fitimit potencial në këto
para së gjithash rezultat i ………
riskut me të cilën ballafaqohen
tregje dhe dozës së ……..
bizneset;

™  Format e shtrirjes së BN-ve jashtë janë të lidhura me


riskun dhe ………
……… fitimet të cilat mund të gjenerohen në këto
tregje.
Vendimet kryesore rreth hyrjes në
tregjet e huaja [1]

1.  Në cilat tregje të depërtohet;


™  Varet nga potenciali afatgjatë i atij tregu për të gjeneruar
fitim;
™  Fitimi është funksion i [a] madhësisë të tregut; [b]
pasurisë (fuqisë blerëse) së konsumatorëve; [c]
potenciali i rritjes së kësaj pasurie të konsumatorëve
(që varet nga rritja ekonomike);
Vendimet kryesore rreth hyrjes në
tregjet e huaja [2]

2.  Momenti i hyrjes në tregun e huaj;


™  Firma që depërton si e para në treg gjeneron përfitimet
në kuadër të konceptit first-mover advantage;
™  Depërtimi i hershëm në treg i ka rreziqet e veta;
™  Shpenzimet fillestare (pioneering costs); kostot për të
mësuar ‘rregullat e lojës’, edukimi i konsumatorëve,
etj.
Vendimet kryesore rreth hyrjes në
tregjet e huaja [3]

3.  Në çfarë shkalle të depërtohet në treg;


™  Depërtim rapid apo i fuqishëm; tregon për përkushtim
strategjik afatgjatë të firmës në atë treg;
™  Firma duhet t’i konsirderojë rreziqet dhe inercionin
(mungesën e fleksibilitetit) që është e lidhur me
depërtimin rapid të tregje të huaja;
™  Depërtim në shakallë të ultë;
™  Kjo shërben si fazë para depërtimit rapid/masiv në
tregun e huaj;
™  Kjo qasje i mundëson kompanisë t’i mësojë ‘teket’ e
tregut dhe të informohet mbi të para se të marrë
vendime për zgjerim të mëtutjeshëm;
Motivet e hyrjes në tregjet jashtë
[1]

™  Proaktive:
™  Fitimi;
™  Produkte unike apo avantazhi teknologjik – produkti
nuk është përhapur gjerësisht të treg;
™  Njohuritë e veçanta për konsumatorët apo tregjet;
™  Përfitimet nga tatimet – trajtimi preferencial për të
stimuluar eksportin;
Motivet e hyrjes në tregjet jashtë
[2]

™  Reaktive:
™  Presioni nga konkurenca;
™  Rënia e shitjeve të brendshme – rënia e vëllimit të
shitjeve apo humbjes të një pjese të tregut;
™  Kapaciteti i tepërt – pamundësia për të shfrytëzuar
kapacitetet prodhuese të firmës;
Format e depërtimit në tregjet e
huaja [1]

1.  Eksporti;
™  Përparsitë: [a] kosto e ultë për depërtim në tregun e
huaj; [b] rreziku më i ultë për t’u ndikuar firma në rast të
dështimit;
™  Mangësitë: [a] barrierat e ndryshme tarifore dhe jo-
tarifore prezente; [b] shpenzimet e transportit;
Format e depërtimit në tregjet e
huaja [3]

2.  Licencimi – i jepen të drejtat një kompanie për


shfrytëzimin e patentit, invencionit, procesit, dizajnit,
të drejtave autoriale, trademarks, etj.;
™  Përparsitë: [a] shpenzimet dhe kostot e ulta;
™  Mangësitë: [a] kompania qe e jep licencën nuk ka
kontroll të fuqishëm mbi atë që e merr; [b] mund të
krijojë konkurencë;
Format e depërtimit në tregjet e
huaja [4]

3.  Franshiza (apo autorizimi) – e ngjashme me


licencimin mirëpo aplikohet në projekte më afatgjata;
™  Në këtë rast franshizori përveç që ofron atë çfarë
ofron përmes licencës ajo përcakton edhe mënyrën e
bërjes së biznesit;
™  Licencimi në prodhim; franshiza në shërbime;
™  Përparsitë dhe mangësitë të ngjashme me licencimin,
por jo edhe aq te shprehura sa në rastin e licencimit;
Format e depërtimit në tregjet e
huaja [5]

4.  Investimet e përbashkëta;


™  Përparsitë: [a] firma investuese përfiton nga njohuritë që
ka firma vendore për atë treg; [b] shpenzimet ndahen në
mes të partnerëve;
™  Mangësitë: [a] firma që investon rrezikon dhënien e
teknologjisë të vet; [b] mungësë e kontrollit të
mjaftueshëm; [c] konfliktet e mundshme në mes të
partnerëve rreth qëllimeve dhe prioriteteve të firmës;
Format e depërtimit në tregjet e
huaja [6]

6.  Investimi 100%;


™  Kjo mund të realizohet përmes: [a] greenfield investment,
apo [b] duke e blerë një kompani ekzistuese;
™  Përparsitë janë të lidhura me kontrollin dhe fitimin,
ndërsa mangësitë janë të lidhura me rreziku e madh që
në këtë rast bartet dhe kostot;
Investimet e jashtme direkte
dhe kompanitë
shumëkombëshe

Fakulteti Ekonomik, UP
Biznes Ndërkombëtar
Hyrje

™  IJD‐të: koncepte bazë;


™  Trendet, drejtimi, burimet, dhe forma e IJD‐ve në
ekonomitë botërore;
™  IJD‐të horizontale dhe vertikale;
™  Përfitimet dhe kostot e IJD‐ve;
™  Përfitimet dhe kostot për vendet në të cilat investohet
drejtpërdrejtë;
™  Përfitimet dhe kostot për vendet nga të cilat realizohen
IJD ‐të.
 
IJD‐të: koncepte bazë

™  IJD: kur kompania investon drejtëpërdrejtë në objekte


dhe paisje në një vend tjetër për të realizuar prodhim
apo për të tregtuar produktet/shërbimet në atë vend;
™  Konvencionalisht IJD konsiderohen ato firma në të cilat
përqindja e pronësisë mbi firmë nga të huajt është mbi
10%;
™  Këto kompani njihen si kompani multinacionale;
IJD‐të: koncepte bazë [1]

™  Format në të cilat realizohen IJD‐të:


™  Investime që kanë qëllim themelimin e një biznesi të ri
në një vend (greenfield investment);
™  Blerja (acquisition) apo bashkimi (merging) me një firmë
ekzistuese;
™  Trajta e dytë e IJD‐ve mund të jetë e formave të
ndryshme varësisht nga përqindja e aksioneve që i
blen firma, gjë e cila i siguron kësaj të fundit edhe të
drejtën e votës.
IJD‐të: koncepte bazë (vazh.)

™  IJD‐të horizontale janë ato investime që bëhen në të


njëjtën industri në të cilën firma operon në vendin e
vet;
™  IJD‐të vertikale janë të formës;
™  Backward vertical FDI – IJD vertikale siguron inputet për
kompaninë;
™  Forward vertical FDI – IJD vertikale realizohet me qëllim
të realizimit të shitjeve së produkteve të kompanisë që ka
realizuar investimin.
Trendet, drejtimi, burimet,
dhe forma e IJD‐ve

™  UN World Investment Report;

™  BQK, Bilanci i Pagesave në Kosovë;

™  EBRD Transition Report.


IJD‐të vs. eksportit dhe licencimit

™  Firmat investojnë jashtë vendit edhe përkundër


argumenteve në vijim:
™  IJD‐të kushtojnë më tepër se sa format tjera të
përfshirjes në tregjet e huaja;
™  Kostot e themelimit apo të blerjes së një biznesi janë të
larta;
™  Biznesi realizohet në një kulturë tjetër, mund të jenë
shumë të ndryshme;
Arsyet për të investuar jashtë

™  Shpenzimet e transportit;

™  Dështimet e tregut - protekcionizmi;

™  Sjellja strategjike dhe konkurenca;

™  Cikli jetësor i produktit;

™  Shfrytëzimi i përparësive të lokacioneve të caktuara.


Arsyet: shpenzimet e transportit

™  Disa produkte kushtojnë në rast të transportit në


distanca të mëdha;
™  Produktet, raporti vlerë/peshë apo sasi i së cilave është i
ulët (psh. çimento, pijet jo‐alkoolike, etj.) dhe mund të
prodhohen gati kudo;
Arsyet: dështimet e tregut

™  Barrierat në qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve në


mes shteteve;
™  Limitimi i importeve përmes tarifave apo përmes kuotave;
™  Barrierave në transferimin e know-how‐it;
™  Licencimi është mekanizmi kryesor për shitjen e know-how‐it
teknologjik, menaxherial, dhe të marketingut);
™  Dështimi në transferimin e know-how‐it rezulton:
™  Kur kompania ka know how me vlerë të madhe dhe konsideron
se nuk mund të mbrohet drejtë përmes licencimit;
™  Kur firma ka nevojë të ketë kontroll të fortë mbi operacionet e
firmës së cilës ia jep licencën me qëllim të rritjes të
pjesëmarrjes në treg apo fitimeve në atë vend; dhe,
™  Kur know‐how ‐i i firmës nuk është i aplikueshëm në atë
firmë.
Arsyet: sjellja strategjike dhe
konkurenca

™  Koncentruar në tregun oligopolistik;


™  Ndërvarshmëria në këtë treg imponon hapa imituese
karshi rivalëve në treg;
™  Psh. kur njëra firmë vendos të rrisë çmimet, tjetri rival do
ta përcjell; kur njëri rrit kapacitetin edhe tjetri do të bëjë të
njëjtën.
Arsyet…

™  Cikli jetësor i produktit;


™  Kompanitë ndërmarrin IJD në faza të caktuara të
zhvillimit të produktit të cilin vet e kanë zbuluar;

™  Përparësitë e caktuara të lokacionit;


™  Pasuritë në resurse natyrore dhe në ato të kapitalit njeri
(fuqi punëtore e avancuar dhe me çmim të lirë) të cilat
pastaj mund të kombinohen me asetet specifike të vet
firmës (psh. teknologjinë, menaxhmentin, etj.);
Përfitimet për vendet në të cilat
investohet

1.  Efektet në transferimin të burimeve/faktorëve;


™  Kapital:
™  Mundësitë për çasje në burimet e jashtme të financimit;
™  Teknologji:
™  Teknologjia nga IJD‐të burim kryesor i rritjes ekonomike
në shumë vende;
™  Menaxhmenti:
™  Ekspertiza menaxheriale siguron rritje të efiçencës brenda
kompanisë në të cilën është investuar;
Përfitimet…[1]

2.  Efektet në gjenerimin e punësimit;


™  Efektet direkte që shfaqen me punësimin e një numri
punëtorësh;
™  Efektet indirekte rezultojnë nga:
™  Krijimi i vendeve të punës në industritë furnizuese si
rezultat i investimit;
™  Vendet e punës të krijuaara nga shpenzimet e të
punësuarve në kompanitë ku është investuar.
Përfitimet…[3]

3.  Efektet në bilancin e pagesave rezultojnë në 3 forma;


™  Kur realizohen IJD ‐të gjendja në llogarinë kapitale
përmirësohet;
™  Kur IJD‐të zëvendësojnë importet atëherë kjo
reflektohet pozitivisht në llogarinë rrjedhëse të bilancit
të pagesave;
™  Kur kompania ku është investuar realizon eksport;
Përfitimet…[3]

4.  Efektet në rritjen e konkurencës dhe zhvillimin


ekonomik;
™  IJD‐të në themelimin e një firme të re (Greenfield
investment ) → ↑ numrin e firmave në treg dhe zgjedhjet e
konsumatorëve → ↑ konkurencën në tregun e vendit → ↓
nivelin e çmimeve dhe → ↑ mirëqenien e konsumatorëve.
™  Konkurenca e lartë stimulon investimet kapitale në objekte,
paisje dhe R&D me qëllim të tejkalimit të konkurencës.
™  Rezultatet afatgjata mund të jenë rritjen e produktivitetit,
inovacione në produkte dhe procesin e punës, dhe
përfundimisht rritjen ekonomike.
Kostot për vendet në të cilat
investohet

1.  Efektet negative në konkurencë;


™  Në shumë raste kompanitë multinacionale janë më të
fuqishme se kunkurenca e tyre vendore dhe ato mund të
hyjnë në treg me çmime nën nivelin e kostove të
prodhimit sepse humbjet i mbulojnë me përfitimet në
tregjet tjera. Në momentin kur ato t’i nxjerrin jashtë
kompanite rivale atëherë ato vetë i imponojnë kushtet;
™  Blerja e kompanisë (acquisition) apo bashkimi (merging )
me një tjetër jo gjithherë rrisin konkurencën;
Kostot për vendet në të cilat
investohet [1]

2.  Efektet negative në bilancin e pagesave;


™  Kur një pjesë e fitimit të kompanisë e vendin ku është
investuar do të shkojë në drejtim të kompanisë amë me
ç’rast do të ndikojë negativisht në llogarinë kapitale;
™  Kur një pjesë e inputeve importohen për realizimin e
prodhimit që do të ndikojë negativisht në llogarinë
rrjedhëse.

3.  Humbja e sovranitetit të vendit;


Përfitimet dhe kostot për vendin
amë të IJD‐ve

™  Përfitimet:
1.  Ndikimi pozitiv në llogarinë kapitale të vendit amë si
rezultat i fitimeve nga kompanitë e saj;
™  IJD mund të ketë ndikim pozitiv në llogarinë kapitale
nëse ai investim krijon kërkesë për eksportin e produkteve
kapitale të vendit amë, teknologjinë, pdoduktet e
ndërmjeme, produktet komplementare, etj.
2.  Efektet në punësim si rezultat i rritjes së eksportit për
produktet e vendit amë;
3.  Benefitet paraqiten edhe në formë të eksperiencës së
marrë gjatë operimit në vende tjera, e cila përvojë mund
të transferohet në vendin amë.
Përfitimet dhe kostot për vendin
amë të IJD‐ve [1]

™  Kostot:
1.  Implikimet në bilancine pagesave (e kundërta me
argumentet e ofruara më parë);
2.  Implikimet në punësim;
™  IJD si zëvendësues i prodhimit vendor.

You might also like