Shkolla

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Shkolla ideale

Shkolla është e para që vendos themelet e partneritetit, bashkëpunimit dhe bashkësisë.


Nocioni shkollë ka kuptim shumë të gjerë. Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për
interesat e vetë shoqërisë. Është institucion i rëndësishëm nëpërmjet të së cilit çdo individ
ndihmohet të zhvillohet në aspektin fizik, moral, estetik, intelektual etj.
Duke e ditur që shkolla për nxënësit është urë lidhëse për formimin e personalitetit të individit,
dalin me përfundimin se nëpërmjet modelit, drejtimit , instruksioneve praktike, mbështetjes,
fëmijët fitojnë aftësi dhe vlera që promovojnë sjelljen e mirë, besimin, respektin për veten si dhe
karakterin.
Fëmijët mësojnë me interes dhe kënaqësi vetëm kur kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të
besueshme me mësuesin.
Për të pasur një shkollë më të mirë, një faktor i rëndësishëm është edhe vizioni dhe përkushtimi i
drejtuesve, mësuesve, prindërve dhe fëmijëve.
Shkolla jonë sot përballet me shumë sfida dhe një prej tyre që duhet përmirësuar është edhe
disiplina në shkollë. Disiplina pozitive është një mjet që i ndihmon nxënësit e saj të jenë të
suksesshëm dhe të pranueshëm në shoqëri. Nëse kjo disiplinë zbatohet, atëherë do të
promovohen aftësitë sociale, etika, komunikimi, por dhe rritet cilësia e nxënësve.
Për të zhvilluar disiplinën pozitive ka disa mënyra dhe rrugë.
Figura e mësuesit dhe të fituarit e respektit nga nxënësit e tij është një faktor i rëndësishëm si dhe
një mënyrë e duhur për të promovuar disiplinën pozitive.
Shkolla ideale e ka për qëllim që të ndihmojë në zhvillimin e komponentes njohëse(diturive), t`i
përgatisin nxënësit për botën e punës e të biznesit, të ndihmoj në zhvillimin fizik të individit, të
inkurajojë ndryshimet dhe tolerance, të zhvillojë talentin krijuese, të ndihmojë në zhvillimin dhe
arritjen e paqes në botë, të ndihmojë në zhvillmin e ekonomisë dhe të vlerave kombëtare.
Shkolla nuk duhet të bazohet në programe dhe teste, por në marrëdhëniet midis mësuesit dhe
nxënësit. Njohuritë që mësuesi u jep fëmijëve duhet të jenë të lidhura drejtpërdrejt me botën e
jashtme.
Është më mirë të maksimizoni njohuritë në praktikë, për shembull gjatë punës në një projekt. Në
këtë mënyrë procesi do të rrjedhë natyrshëm dhe fëmijët do të duan të mësojnë më shumë.

You might also like