Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Në bazë të dispozitave të Statutit të Universitetit Mbretëror ILIRIA në

Prishtinë,Këshilli Drejtues i studimeve pasuniversitare i Universitetit


Mbretëror ILIRIA paraqet këtë

PROJEKT

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E STUDIMEVE MASTER

Neni 1

Me këtë rregullore përcaktohen kriteret e posaçme të organizimit , mënyrës së


regjistrimit të studimeve pasuniversitare (master),kohëzgjatja , organizimi
dhe mënyra e përfundimit të studimeve pasuniversitare , përkatësisht hartimi i
tezës së diplomës master .

Neni 2

Të gjitha njësitë akademike të Universitetit , duke u nisur nga kriteret unike të


përcaktuara me këtë Rregullore dhe parimin e fleksibilitetit dhe diversitetit ,
mund të përcaktojnë rregulla të veçanta në pajtim me veçoritë e fushave të
tyre të studimit .

Neni 3

1. Studimet pasuniversitare të ciklit master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të


studentët të cilët kanë kryer ciklin e parë të studimeve themelore –
bachelor dhe që kanë fituar së paku 180 kredi ( ECTS ) .
2. Studentët të cilët gjatë ciklit të pare të studimeve kanë arritur notën
mesatare 7.5 do të pranohen drejtëpërdrejt në studimet master .
3. Studentët nën notën mesatare 7.5 do t’i nënshtrohen provimit kualifikues
në të gjitha njësitë akademike në të cilat ata aplikojnë në studimet
pasuniversitare .

4. Studentët që kanë përfundur studimet themelore tre , katër ose


pesëvjeçare , mund të regjistrojnë studimet pasuniversitare të ciklit
master sipas kushteve dhe planprogrameve të përcaktuara nga njësitë
përkatëse akademike .

Neni 4

Studimet pasuniversitare ( master ) do të organizohen në të gjitha njësitë


akademike të fakulteteve të cilat me planet e tyre mësimore parashohin këtë
shkallë të studimeve .

Studentët të cilët kanë përfunduar studimet themelore në njësi akademike


mudn të konkurojnë për studimet pasuniversitare të hkallës master në një
njësi tjetër akademike nëse kjo lejohet me rregulloren e organizimit të
brendshëm të kësaj njësie akademike .

Neni 5

Të drejtën e dhënies së mësimit në studimet pasuniversitare të ciklit master e


ka personeli mësimor në thirrje të profesorit të profesorit ( Profesor i rregullt
, Profesro i asocuar dhe Profesor asistent ) i cili i plotëson kushtet e parapar
me Statutin e Universitetit Mbretëror ILIRIA në Prishtinë . Të drejtën e
mbajtjes së ushtrimeve në këtë cikël studimesh e kanë asistentët të cilët
kanë së paku titullin e magjistraturës ose një diplomë tjetër ekuivalenet .

Neni 6

1. Studimet pasuniversitare të ciklit master zhvillohen sipassistemit të


moduluar dhe bazohen kryesisht në lëndë të ngushta të specializimit
Brenda njësive akademike. Sistemi i punës në këtë cikël studimesh duhet
të përfshijë edhe për orët e punës praktike, përkatësisht praktikën
kërkimore hulumtuese të cilën duhet ta përfundojnë studentët.

2. Regjimi i studimeve,sistemi i notave , sistemi i kredive është i ngjashëm


me studimet e ciklit të pare bachelor .

Neni 7

1. Secila njësi akademike në kuadrin e Universitetit e cila organizon


studimet pasuniversitare të ciklit master është e detyruar të krijojë
shërbimin e veçantë për mbajtjen e evidencës dhe sigurimin e rregullt të
mësimdhënies perms shërbimit të veçantë për mbajtjen e evidencës dhe
sigurimin e regullt të mësimdhënies perms shërbimit të veçantë
tekniko-administrative i cili është ndarë nga studimet e ciklit themelor .

2. Me rregulloren e organizimit të brendshëm të njësive akademike


përcaktohet mënyra e organizimit të studimeve të ciklit master dhe
organet të cilat këto njësi i formojnë për implementimin e këtyre
studimeve .

Neni 8

Studimet pasuniversitare master zgjasin prej 1.5 deri në 2 vite dhe kërkojnë
arritjen e 90-120 pikë të ECTS-së , nëse me programe të veçanta nuk
përcaktohet ndryshe .

Neni 9

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve master fitohet thirrja akademike


Master i Shkencës apo Master i Arteve . Me rregulloret e njësive akademike
përcaktohen fushat e ngushta të specializimit dhe titujt që studentët i arrijnë
pas fitimit të diplomës Master.

Neni 10
1. Të gjitha provimet e studimeve pasuniversitare të Universitetit
përfundojnë përfundojnë me punimin e tezës për master në pajtim me
programet e studimeve .

2. Punimi për master elaborohet individualisht nga studenti , duke vërtetuar


se aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit mund të aplikohen
me sukses për zgjidhjen e probleme komplekse kërkimore në fushat e
caktuara shkencore .

3. Punimi i diplomës për Master elaborohet nga dy ose tre studentë (grupi
kërkimor ) dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat .

4. Aplikimi për elaborimin e punimit të diplomës për Master nga dy ose tre
studentë vendoset nga Këshilli i njësisë akademike .

5. Procedura për paraqitje , elaborim , mbrojtje dhe vlerësim të punimit të


diplomës për Master përcaktohet nga Këshilli i njësisë akademike .

Neni 11

1. Të gjitha njësitë akademike të cilat organizojnë studime pasuniversitare


(cikli Master ) janë të detyruara që të dorëzojnë planet dhe programet
mësimore më së voni tre muaj para fillimit të realizimit të programit .

2. Njësitë akademike mund të organizojnë programe interdisiplinare të


studimeve pasuniversitare të ciklit Master .

3. Njësitë akademike në kuadër të bashkpunimit ndërkombëtar të


Universitetit mund të organizojnë studime pasuniversitare të ciklit
Master me njvsi akademike përkatësisht fakulteteve të universiteteve
ndërkombëtare .

Neni 12

Njësitë akademike në kuadër të bashkpunimit ndërkombëtar të Universitetit


mund të organizojnë studime pasuniversitare të ciklit Master me njësi
akademike përkatësisht fakultete të universiteteve ndërkombëtare dhe vendet
e tjera .
Neni 13

Për studentët të cilët kanë kryer studimet bazike 4 vjeçare , studimet master
zgjasin 3 semestra . Ndërkaq për studentët të cilët kanë kryer studimet
bazike 3 vjeçare , studimet master zgjasin 4 semestra . Për të dy rastet
semestri i fundit është për punimin e temës së magjistraturës .

Neni 14

Çmimi për semester përcaktohet nga grupi i ekspertëve dhe aprovohet nga
Këshilli i Univeristetit . Për lartësinë e çmimit për semester, Universiteti
njofton MASHT-in .

Neni 15

Studenti i kryen studimet master duke realizuar 90-120 kredi ECTS.

Neni 16

Krahas provimeve të dhëna vijuesi është i obliguar të punojë së paku një


punim me shkrim në të cilën duhet të analizoj një rast nga praktika e punës
ose të punojë një temë të zgjedhur në formë të punës seminarike . Madhësia
e paraparë e punimit të shkruar është në mes 7000 dhe 10 000 fjalë apo 20-
30 faqe.

Neni 17

Pas kryerjes së privimeve dhe seminareve , vijuesit fillojnë punën në temën


e magjsitraturës me të cilën tregon se me sukses e kanë përvetësuar materien
e lëndëve dhe është i aftë të bëjë hulumtime praktike në rrethe të nivelit ma
të lartë .

Neni 18
Studenti zgjedh mentorin i cili e udhëheq gjatë punës së hartimit të punimit
Propozohet që madhësia e punimit të jetë prej 20-25 mijë fjalësh , apo rreth
60-80 faqesh .

Neni 19

Studenti është i obliguar ta mbroj punimin para komisionit . Ndërkaq ,


mbrojtja e punimit është publike .

Neni 20

Numri i studentëve të regjistruar në secilin fakultet-drejtim , përcaktohet


nga Këshilli i Universitetit në përputhje me politikën e regjistrimit të
studentëve në studimet master . Regjistrimi i studentëve bëhet perms
konkurist publik të shpallur në mjetet e informimit .

Neni 21

Vendimi për shpalljen e konkursit për regjistrimin e studentëve në studimet


Master, e bjen Rektori Universitetit Mbretëror ILIRIA .

Neni 22

Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit nga ana e Këshillit Mësimor
Shkencor të Universitetit Mbretëror ILIRIA .

Universiteti Mbretëror ILIRIA


_______________________
Rektori

You might also like