Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

HYRJE NË SINTAKSËN GJENERATIVE TË SHQIPES

Unë gjithmonë e mbyll derën dy herë, kur dal nga apartamenti. Sonte e gjeta të
hapur dhe u habita. Mendova se kishte ardhur e zonja e shtëpisë për të sjellë
postën. Hyra. Zjarri ishte i ndezur dhe e ndriçonte pak apartamentin tim të vogël.
Mora një qiri dhe shkova afër oxhakut. Pashë dikë që ishte ulur në kolltukun tim
dhe po ngrohte këmbët. Nuk pata frikë. Zonja e shtëpisë mund t’i kishte dhënë
çelësin e apartamentit dhe ai kishte hyrë brenda. Miku im, të cilit i shihja vetëm
flokët, kishte marrë një sy gjumë para vatrës sime. U afrova. Me zor shihja nëpër
dhomë. Zgjata dorën për ta prekur. Preka drurin e kolltukut. Nuk kishte njeri.
Kolltuku. Kolltuku ishte bosh. Heshtje. U tremba. Ndjeva një rrezik. Unë jam njeri
gjakftohtë dhe arsyeja m’u kthye menjëherë.
Kalova një halucinacion, mbaroi tani. Fillova të mendoj për këtë dukuri. Mendimi
ecte shpejt. Sytë kishin gënjyer mendimin tim. Sytë kishin pasur një vizion, që i
bëjnë naivët të besojnë mrekullitë. Ishte thjeshtë një aksident i aparatit
fotografik. Ndeza qiririn. Nuk isha i qetë. Bëra disa hapa. Fola me zë të lartë.
Këndova.
Më pas, mbylla derën dhe u ndjeva më i sigurtë. Nuk mund të hynte askush.
U ula sërish dhe mendova gjatë për aventurën time, pastaj u shtriva dhe fika
dritën. Isha shtrirë në kurriz, shumë i qetë, në shtratin tim të butë.
Ndjeva nevojën për të parë dhomën dhe u ktheva në krah. Zjarrit i kishin mbetur
pak thëngjij të kuq, që ndriçonin deri te këmbët e kolltukut dhe besova se pashë
njeriun të ulur mbi të. Ndeza menjëherë një shkrepëse. Isha mashtruar. U ngrita
dhe fsheha kolltukun mbrapa krevatit tim.
Errësova dhomën dhe u shtriva. Pesë minuta më kishte zënë gjumi, pashë në
ëndërr të gjithë skenën e darkës.
U zgjova i përhumbur dhe pasi ndriçova banesën, mbeta i ulur në shtrat, pa guxim
për të fjetur.
Më rrëmbente gjumi.
Fjeta keq, zgjohesha nga zhurma imagjinare, por nuk e pashë më.
Kjo kishte marrë fund. Që nga ajo kohë, kam frikë të rri vetëm natën. E ndjej aty,
pranë meje, rreth meje, atë vizion, atë njeri të padukshëm e të paprekshëm.

You might also like