Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Diodat Zener

6.1 Jepen dy dioda germaniumi zener të lidhura në një qark si në figurë.


Pranojmë se diodat janë identike. Të gjendet në temperaturën e dhomës
rryma në këtë qark dhe tensioni në secilën diodë për këto dy raste:
a) VZ=5V (tensioni i shpimit)
b) VZ=4.9V dhe I=5μA

6.2 Jepet një diodë zener me VZ=50V e cila punon për IZK=5mA deri në
IZ=40mA. Pranojmë se dioda përdoret për rregullimin e tensionit në një
ngarkesë të caktuar.
a) Sa është rryma maksimale që thith ngarkesa I Lmax? Për këtë vlerë të
rregullimit të ngarkesës nga IL=0 deri në ILmax të gjendet Rmin e lidhur
në seri me diodën.
b) Pranojmë se ngarkesa është konstante dhe I L=25mA. Pranojmë
vlerën R sa ajo e pikës a). Të gjendet sa është ndryshimi në
tensionin e hyrjes të këtij qarku që dioda të vazhdojë të punojë në
zonën e shpimit zener.
Tensioni i ushqimit është V=200V.

6.3 Dioda zener në qarkun e mëposhtëm është prodhuar të ketë rrymën I Z=5mA
për tension 6.8Vdhe rz=20Ω, dhe IZK=0.2mA. Vlera nominale e tensionit të
ushqimit është 10V me një ndryshim +1V. Gjeni:
a) VO kur qarku është pa ngarkesë dhe burimi i ushqimit ka vlerë
nominale 10V.
b) Ndryshimin në VO kur tensioni i ushqimit ndryshon me +1V.
c) Ndryshimin në VO kur lidhet ngarkesa RL=2kΩ.
d) Ndryshimin në VO kur lidhet ngarkesa RL=0.5kΩ.
e) Vlerën minimale të RL për të cilën dioda punon në zonën e shpimit.

6.4 Të projektohet një rregullator me tension 7.5V. Pranoni V S=15V÷25V


(tensioni i ushqimit), ndërsa IL=0÷15mA (rryma në ngarkesë). Dioda ka
tensionin VZ=7.5V për rrymë IZ=20mA dhe rz=10Ω. Gjeni vlerën e R dhe
përcaktoni rregullimin e vijës dhe rregullimin e ngarkesës. Gjithashtu
përcaktoni në % ndryshimin në VO që i përket ndryshimit të plotë të VS dhe
të IL.

You might also like