Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

KAPITULLI I

(Përsëritje të koncepteve themelore)

BASHKEVEPRIMI I RREZATIMIT ME LENDEN

Duke njohur llojet e rrezatimeve, cilesite e secilit prej tyre, fillimisht le te


pershkruajme kuptimin e bashkeveprimit te rrezatimit me lenden/mjedisin.

1. Bashkeveprimi grimcor

Sikunder dihet rrezatimi


eshte valor dhe grimcor.
Grimcat jonizuese me shenje
me origjine berthamore jane
( +2), protone (p+), electronet
(e-), grimcat beta (~-), dhe
pozitronet (e+ ose ~+), ndersa
grimcat e pangarkuara, jane
neutronet. Sjellja e grimcave
te renda si (alfa,dhe protonet)
eshte e ndryshme nga sjellja
e atyre me te lehta si
(elektronet dhe pozitronet).
Grimcat e ngarkuara te
gjitha bashkeveprojne me
lenden me anen e
bashkeveprimit elektrik
𝑚𝑣 2
(forca e kulonit) dhe humbin energjine kinetike ( 𝐸 = ) te tyre nepermjet
2
eksitimit, jonizimit dhe rrezatimit. Eksitimi dhe jonizimi ndodh kur grimcat e
ngarkuara humbin energjine e tyre gjate bashkeveprimit me elektronet e atomit.
Eksitimi eshte transferimi i energjise se grimcave renese tek elektronet e atomeve
te mjedisit te rrezatuar ne te shumten e rasteve ose berthamave te atomeve. Gjate
eksitimit, energjia e trasmetuar nuk e kalon energjine e lidhjes. Ne rast se ky
process ndiqet nga nje process tjeter atehere elektroni kthehet ne gjendjen me
energji te ulet duke emetuar ne kete rast energjine e tij ne formen e rrezartimit
EM ose elektroneve Auger. Ky process i dyte quhet de-eksitim. Nese energjia e
transmetuar kalon energjine e lidhjes (∆𝐸 = 𝐸𝑓 − 𝐸𝑙 > 0) se elektroneve, procesi
qe ndodh eshte jonizimi, pra largimi i elektronit nga atomi dhe formimi i cifit
jonik, amomi (+) dhe elektroni (-). Ne disa raste elektronet e larguara kane
energjine e mjaftueshme per te prodhuar nje jonizim te dyte i cili quhet jonizim
sekondar. Keto elektrone quhen ndryshe dhe rrezatimi delta.

Afersisht 70% e energjise se depozituar nga grimcat e ngarkuara rezulton ne


eksitim pa jonizim. Keshtu, kur energjia e lidhjes per elektronet e karbonit,
azotit, oksigjenit eshte me evogel se 10 eV, energjia mesatare e depozituar per
cift jonik te prodhuar eshte afersisht 34 eV. Prandaj efekti i tyre ne indet e buta
(me perberje kryesisht oksigjen, azot, karbon) jane me te ekspozuar ndaj efekteve
te ketyre rrezatimeve. Numri i cifteve jonike primare e sekondare te prodhuara
nga grimcat e ngarkuara per njesi te gjatesise quhet jonizim specific, dhe
shprehet ne cifte jonike / mm (IP/mm). Jonizimi specifik rritet me rritjen e
ngarkeses se grimces goditese dhe zvogelohet e shpejtesin e grimcav e renese.
Jonizimi specific per nje grimce alfa mund te jete me i larte se 7000 (IP/mm) ne
ajer

1.2 Bashkeveprim i rrezatimit EM me lenden

Rrezet X bashkeveprojne me mjedisin në kater mënyra kryesore, përmes


fotoabsorbimit, shperhapja e Compton dhe shpërndarja e Rayleigh dhe
prodhimit te ciftit. Fuqia e këtyre bashkeveprimeve varet nga energjia e rrezeve
X dhe përbërja elementare e materialit/mjedisit.

Fotoabsorbimi ose absorbimi fotoelektrik është mekanizëm dominues i


bashkëveprimit të rrezeve X me energji te ulëta.
Probabiliteti i ndodhjes se absorbimit
fotoelektrik për njësi te masës është
përafërsisht proporcionale me Z3/E3, ku Z
është numri atomik dhe E është energjia e
fotonit renes. Një foton i absorbuar, transferon
të gjithe energjine e tij, elektronit me të cilin
bashkëvepron, kështu atomi jonizohet dhe
procesi shoqerohet me prodhimin e një
fotoelektroni. Efekti fotoelektrik kërkon fotone
me energji nga disa Kev deri në mbi 1 Mev për elementet me numrin atomik te
lartë. Ky rregull është e vlefshem per mjedise me koeficiente absorbimi të larte
dhe thellësi të penetrimit të ulet për fotone me energji te ulëta dhe numra të lartë
atomike, pra ky bashkeveprim eshte është shumë i fortë. Për indet e buta,
fotoabsorbimi dominon deri në energjinë rreth 26 Kev per foton ku shpërhapja e
Compton pastaj eshte dominuese. Për substancat me numrin atomik të larte, ky
kufi është më i lartë. P.sh per kalciumin (Z = 20) perberesi kryesor i kockve, i
ben ato mjedise me densitet të lartë të tyre, dhe ky mjedis eshte nje absorbues
mjaf i mire i rrezatimit X. Kjo eshte arsyeja qe keto mjedise tregohen në mënyrë
të qartë në radiografine mjekësore. Shpërndarja Compton

1.3 Shpërndarja Compton

Shpërndarja Compton është një shpërhapje joelastike e një fotoni nga një pjesëz
të lirë e goditur, zakonisht një elektron. Kjo rezulton me një zvogelim të energjise
(rritja në gjatësise se vales) së fotoni (i cili mund të jetë rrezatim X ose rrezatim
gama). Ky process quhet Efekti Compton. Një pjesë e energjisë së fotonit i është
transferuar në elektronit te shpërhapur. Gjithashtu edhe procesi invers eshte i
mundur, në të cilin një grimcë e ngarkuar, transferon nje pjesë të energjisë së
saj tek një foton. Shperhapja e Compton tregon se gjatësia e vales se rrezatimit
të shpërndarë është e ndryshme nga ajo e rrezatimit renes. Shuma ndryshimit
ne gjatësi vale, quhet ndryshim Compton.

Përshkrimi i fenomenit

Një foton me gjatësi vale 𝜆 vjen nga e majta,


përplaset me një objektiv në pjesën tjetër,
dhe një foton i ri me gjatësi vale 𝜆′ del në
një kënd θ. Sipas Compton, ka nje
marrëdhënie matematikore (empirike) në
mes të ndryshimit të gjatësise se vales dhe
këndit te shpërndajnë se rrezeve X, sipas
relacionit te meposhtem


𝜆′ − 𝜆 = (1 − cos 𝜃)
𝑚𝑒 𝑐

ku

𝜆 - është gjatësia e valës fillestare,

𝜆′ − është gjatësia e vales pas shperhapjes,

ℎ - është e konstante Plank-ut,

𝑚𝑒 − është masa e elektronit,

c - është shpejtësia e dritës ,

𝜃 − është kënd i shpërndarjes.



Madhesia është e njohur si gjatësi vales se Compton se elektroneve, dhe
𝑚𝑒 𝑐
është e barabartë me 2,43 × 1012 m. Kalimi nga gjatësi vale λ ' ne λ është të
paktën zero (për θ = 0 °) dhe më së shumti sa dy herë gjatësia e vales se Compton
(për θ = 180 °). Compton ka gjetur se disa gama kuante, nuk pësojne asnjë
ndryshim ne gjatësine e vales pavarësisht se janë shpërndarë nëpër kënde të
mëdha. Studimi i Shpërndarjes Compton-it në radiobiologji, si psh.
bashkëveprimi i mundshem i rrezeve X dhe gama me energji të lartë, me atomet
e qenieve te gjalla është aplikuar edhe në diagnostikë dhe terapeutikë. Ky proces
eshte thelbesor dhe mbizoterues gjate bashkeveprimit te rezatimit jonizues me
keto mjedise. Shperndarja Compton ze rreth 80 % te te gjitha bashkeveprimeve
qe ndodhin ne organizmat e gjalla. Shpërndarja Compton është një efekt i
rëndësishëm në spektroskopine gama.

1.4 Shpërndarja Rayleigh

Shpërndarja Rayleigh, e quajtur per nder te fizikanit britanik Lord Rayleigh,


është shperhapja elastike e rrezatimit elektromagnetik nga grimca shumë më të
vogla sesa gjatësia e vales së dritës. Grimcat mund të jenë individuale ose atome
dhe molekula. Kjo mund të
ndodhë kur drita udhëton
nëpër mjedise te ngurta ose
lengje, por është më i dukshëm
në gaze. Shperhapja e Rayleigh
është një funksion i polarizimit
elektrik te grimcave. Ne
shperhapjen Rayleigh energjia e
fotonit renes eshte e njejte me
ate te fotonit te shperhapur, E =
E’. Ccdo tufe rrezesh/rrezatimi
me gjatesi vale te njohur, kur drejtohet ne nje mjedis, proceset qe shoqerojne
bashkeveprimin me mjedisin jane: absorbimi, trasmetimi dhe perthyerja.

1.5 Prodhimi i ciftit

Prodhimi i cciftit i referohet krijimit të një


grimcë elementare dhe antithërrmijës e vet,
zakonisht kur një foton (ose një tjetër boson
neutral) bashkëvepron me një bërthamë ose
një tjetër boson. Për shembull krijimi i një
elektroni dhe antithërrmijës se tij pozitronit.
Kjo eshte e mundur n.q.se ka energji te mjaftueshme per te prodhuar ciftin, te
pakten sa energjia totale e mases ne prehje te grimcave, ne menyre qe te ruhet
energjia e sistemit. Pra prodhimi i ciftit eshte konvertim direkt i energjise
rrezatuese ne lende. Masa m e nje elektroni te vetem eshte ekuivalente me
0.51MeV energji E, e llogaritur nga ekuacioni i formuluar prej Albert Einstein, E
= mc2 ku c- shpejtesia e drites. Keshtu, per te prodhuar dy elektrone, energjia e
fotonit duhet te jete te pakten 1.02 MeV. Sasia e energjise fotonike mbi kete vlere
shkon per levizjen e ciftit elektron-pozitron.

You might also like