Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

JavaScript

JavaScript (e njohur edhe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi e
përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillimin e rrjetit nga ana e klientit
(ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është
më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript
nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).
JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-
based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i
influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për t'i ngjare gjuhes Java, por për të
qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është
shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret
dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e nderfutura (ang. embedded objects)
në programe të tjera.
Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; edhe
pse të dyja kanë një ngjashmëri me sintaksen e gjuhes C. Gjuha u riemërua nga
LiveScript në një marrëveshje marketingu te perbashket midis Netscape dhe Sun në
këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që
dominonte në atë kohë.

You might also like