Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

TEMA : Burimet e para të Shqipe së shkruar !

Klasa e x c

Shkolla : Faik KONICA

Punoi : Egi NAKO


Pranoi :Entela PETRO

Referenc: Gazeta Tirana Observer, www.scribd.com .


PREJARDHJA E GJUHES SHQIPE DHE DOKUMENTIMI I SAJ

Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Ajo është vazhdim i ilirishtes, i gjuhës së
popullësisë ilire që ka banuar në një truall mjaft të gjerë të Ballkanit Perëndimor ( ku përfshihet edhe
Shqipëria e sotme), të paktën që nga mijëvjeçari i parë i erës sonë.

Pushtimi romak i Ilirisë nuk e theu qëndresën e fiseve ilire. Me armë në dorë ata mundën, të ruanin
zakonet dhe gjuhën e tyre. Po kështu më vonë shqiptarët u qëndruan sllavëve dhe turqve. Po këto
pushtime patën edhe pasojat në gjuhë. Nën ndikimin e gjuhës së pushtuesve kanë hyrë në gjuhën tone
mjaft fjalë latine, sllave e turke.

Qëndresa e popullit tonë kundër pushtuesit turk mori zhvillim të ri sidomos ne pjesën e dytë të
shekullit XIX. Kushtet politike e shoqërore nxirrnin para shqiptarëve nevojën e bashkimit dhe të luftës
për pavarësi. Gjuha shihej prej atyre si një nga iparet kryesore dalluese të një kombi, prandaj ata bënë
një punë të madhe për të ngritur gjuhën shqipe e për ta vënë atë krahas gjuhëve të tjera të
përparuara.

Së pari ata zgjidhën çështjen e alfabetit, duke formuar alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1879),
mjaft i përshtatshëm për shqipen, me të cilin u botuan veprat e Naimit, Samiut etj.

Ky alfabet kishte ne bazë alfabetin latin dhe plotësohej me disa shkronja të alfabetit grek. Më vonë,
më 1908, Kongresi i Manastirit miratoi alfabetin që kemi sot.

Rilindasit bënë një punë të mirë për normalizimin e drejtshkrimit. Në tërë veprimtarinë e tyre, ata u
përpoqën për njësimin sa më të madh të gjuhës mbi bazën e afrimit të dialekteve. Punën e tyre e çuan
më përpara patriotë shqiptarë të shquar si L. Gurakuqi, A. Xhuvani etj. Puna për njësimin e
drejtshkrimit u vu në baza të plota shkencore pas Clirimit. rregullat që zbatojmë ne sot, u miratuan
nga Kongresi i Drejtshkrimit (nëntor, 1972).
DOKUMENTET E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR

Formula e Pagëzimit (1462)

Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë
dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.

1. Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali
e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite
në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t'i shmangur ato ai
lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8
nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit
nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë
ceremoni

" Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)


Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe:
Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497

Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në
tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e
Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me
njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me
përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në
jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.

3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar

Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla
bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk
kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se
gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në
Shqipërinë e Jugut.

Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të
tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe
të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të
ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky
fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri
me sot nuk është e dokumentuar.
MESHARI I GJON BUZUKUT

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.Per autorin, nga ishte, ku
punoi,mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një
përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën,
qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe
gjuha e tekstit. "uDoni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku" Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së
Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari"
ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides,
afër Romës , Gjon Nikolle Kazazinga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue
gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.Libri mendohet te jetë shtypur në
Venedik me alfabetin latin, duke shtuardisa shenja cirilike për tingujt në shqip.Ky zbulim bëri bujë të
madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull,
deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe
sot. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje,njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare
ne Tirane.Me 1968, gjuhëtari i shquarshqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së
Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhëndhe meritat e autorit.Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i
mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëmes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen
e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe asvendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi,
s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse,
me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi
të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet
vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa
duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh
që, me sa duket, e kanë pasur në për duar.

Historia e shkrimit te vepres

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.Më e vjetra prej
tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).Vepren e filloi më
20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin,ose për
botimin e saj, nuk del e qartë.Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare
edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra
kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat
e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

. Permbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos
pasur askopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"Eshtë shkruar në
shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për
disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë
shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe
autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes
në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike,pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve
në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht ishkruar me alfabetin latin.Për ilustrim po
sjellim një pjese nga kjo vepër:"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë
vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të
jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faje lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se
në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e forte fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."(...
Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se,
përfat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se
unë, atëgabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e
vështirë përt'u punuar në gjuhën tonë.)Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e
kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.I ndikuar nga idetë e kësaj
lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në
gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e
përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai
mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por
edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim"

You might also like