Professional Documents
Culture Documents
Prejardhja e Gjuhes Shqipe
Prejardhja e Gjuhes Shqipe
DOKUMENTIMI I SAJ
Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Ajo është vazhdim i ilirishtes, i
gjuhës së popullësisë ilire që ka banuar në një truall mjaft të gjerë të Ballkanit
Perëndimor ( ku përfshihet edhe Shqipëria e sotme), të paktën që nga mijëvjeçari i parë
i erës sonë.
Pushtimi romak i Ilirisë nuk e theu qëndresën e fiseve ilire. Me armë në dorë ata
mundën, të ruanin zakonet dhe gjuhën e tyre. Po kështu më vonë shqiptarët u qëndruan
sllavëve dhe turqve. Po këto pushtime patën edhe pasojat në gjuhë. Nën ndikimin e
gjuhës së pushtuesve kanë hyrë në gjuhën tone mjaft fjalë latine, sllave e turke.
Qëndresa e popullit tonë kundër pushtuesit turk mori zhvillim të ri sidomos ne pjesën e
dytë të shekullit XIX. Kushtet politike e shoqërore nxirrnin para shqiptarëve nevojën e
bashkimit dhe të luftës për pavarësi. Gjuha shihej prej atyre si një nga iparet kryesore
dalluese të një kombi, prandaj ata bënë një punë të madhe për të ngritur gjuhën shqipe e
për ta vënë atë krahas gjuhëve të tjera të përparuara.
Së pari ata zgjidhën çështjen e alfabetit, duke formuar alfabetin e Shoqërisë së
Stambollit (1879), mjaft i përshtatshëm për shqipen, me të cilin u botuan veprat e
Naimit, Samiut etj.
Ky alfabet kishte ne bazë alfabetin latin dhe plotësohej me disa shkronja të alfabetit
grek. Më vonë, më 1908, Kongresi i Manastirit miratoi alfabetin që kemi sot.
Rilindasit bënë një punë të mirë për normalizimin e drejtshkrimit. Në tërë veprimtarinë
e tyre, ata u përpoqën për njësimin sa më të madh të gjuhës mbi bazën e afrimit të
dialekteve. Punën e tyre e çuan më përpara patriotë shqiptarë të shquar si L. Gurakuqi,
A. Xhuvani etj. Puna për njësimin e drejtshkrimit u vu në baza të plota shkencore pas
Clirimit. rregullat që zbatojmë ne sot, u miratuan nga Kongresi i Drejtshkrimit (nëntor,
1972).
DOKUMENTET E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR