Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Pasqyra e Performancës

(Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve)

Formati 1 – Shpenzimet e shfrytëzimit të klasifikuara sipas natyrës

Të ardhura nga aktiviteti i shfrytëzimit Të ardhurat e përftuara nga aktiviteti i shfrytwzimit gjatë
periudhës kontabël (të vlerësuara sipas SKK 8 Të ardhurat)
Ndryshimi në inventarin e produkteve të Ndryshimet në inventarin e produkteve të gatshme dhe
gatshme dhe prodhimit në proces punës në proces, ku pakësimet e pozicioneve njihen si
shpenzime dhe rritjet e pozicioneve si pakësim i
shpenzimeve (shpenzime negative).
Puna e kryer nga njësia ekonomike dhe e Materialet dhe shërbimet që janë përdorur në prodhimin e
kapitalizuar aktiveve afatgjata dhe që janë njohur si shpenzim në një zë
tjetër të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve, njihen
si një pakësim i këtij zëri
Të ardhura të tjera të shfrytëzimit Të ardhurat që përftohen jo rregullisht gjatë rrjedhës
normale të veprimtarisë ekonomike, duke përfshirë
fitimet/humbjet nga shitja e aktiveve afatgjata materiale
dhe aktiveve afatgjata jomateriale, fitimet/humbjet nga
rivlerësimi i aktiveve afatgjata të investuara,;
fitimet/humbjet që vijnë nga ndryshimet e kursit të
këmbimit

Lënda e parë dhe materiale të


konsumueshme
1. Lënda e parë dhe materiale të Kostoja e mallrave, lëndëve të para dhe shërbimeve të
konsumueshme konsumuara në prodhim për veprimtaritë e shfrytëzimit
(për shembull, veprimtaritë e prodhimit ose shitjeve).
Shpenzimet që vijnë nga rënia në vlerë e inventarit.
2. Të tjera shpenzime Kostoja e shërbimeve kryesore dhe ndihmëse, të blera për
qëllime administrative dhe të tjera që nuk lidhen
drejpërdrejt me veprimtaritë e shfrytëzimit (për shembull,
kostoja e shërbimeve për mbajtjen e llogarive, shpenzimet
për këshillim, shpenzimet për zyrën, shpenzimet e
reklamave, shpenzimet e nisjes, punës kërkimore dhe të
zhvillimit, etj.) Gjithashtu, kostot që ndodhin jo rregullisht
gjatë rrjedhës normale të biznesit.

Shpenzime të personelit
1. Paga dhe shpërblime Pagat, shpërblimet, pagat për lejet vjetore, festat dhe
kompensime të tjera monetare e jomonetare gjatë
periudhës kontabël, pavarësisht nga fakti nëse ato janë
paguar ose jo
2. Shpenzime të sigurimeve Sigurimet shoqërore dhe primi i sigurimit për papunësinë,
shoqërore/shëndetsore (paraqitur veçmas nga paguar nga njësia ekonomike raportuese, mbi pagesat e
shpenzimet për pensionet) paraqitura në zërin e mësipërm. Shpenzimet e njohura në
bazë të konstatimeve të të drejtave dhe detyrimeve, në
lidhje me pensionet dhe përfitime të tjera të punonjësve të
paguara ose për t’u paguar nga njësia ekonomike
raportuese( duhet paraqitur veçmas)

Zhvlerësimi i aktiveve afatgjata materiale Shpenzimet që vijnë nga rënia në vlerë e aktiveve afatgjata
(zvogëlime ose zerim të vlerës së aktiveve), si për shembull,
të aktiveve afatgjata materiale dhe aktiveve afatgjata të
investuara të matura me kosto
Shpenzime konsumi dhe amortizimi Shpenzimi i amortizimit dhe të konsumit për periudhën
kontabël
Shpenzime të tjera shfrytëzimi Gjobat për vonesa, shpenzimet e lidhura me krijimin e
provizioneve

Të ardhura të tjera
1. Të ardhura nga njësitë ekonomike ku ka Fitimi/humbja nga shitja e pjesëmarrjeve dhe fitimi/humbja
interesa pjesëmarrëse (paraqitur veçmas të që vjen nga përdorimi i metodës së kapitalit/kostos
ardhurat nga njësitë ekonomike brenda
grupit)

2. Të ardhura nga investimet dhe huatë e tjera Fitimi/humbja nga shitja e njësive të kontrolluara dhe
pjesë e aktiveve afatgjata (paraqitur veçmas fitimi/humbja që vjen nga përdorimi i metodës së
të ardhurat nga njësitë ekonomike brenda kapitalit/kostos
grupit)
3. Interesa të arkëtueshëm dhe të ardhura të Fitim/humbje të tjera financiare
tjera të ngjashme (paraqitur veçmas të
ardhurat nga njësitë ekonomike brenda
grupit)

Zhvlerësimi i aktiveve financiare dhe Zhvlerësimi i instrumentave financiarë të matura me kosto


investimeve financiare të mbajtura si aktive
afatshkurtra

Shpenzime financiare
1. Shpenzime interesi dhe shpenzime të Fitimi/humbja nga investime të tjera financiare afatgjata,
ngjashme (paraqitur veçmas shpenzimet për duke përfshirë fitimin/humbjen nga shitja e investimeve
t'u paguar tek njësitë ekonomike brenda financiare afatgjata; të ardhurat nga interesi dhe dividendi
grupit) mbi investimet financiare afatgjata; fitimi/ humbja nga
rivlerësimet për të arritur në vlerën e drejtë
Të ardhurat dhe shpenzimet e interesit mbi huat, bonot,
marrëveshjet e qirasë financiare dhe hua të tjera me interes
Fitimi/humbja nga investime financiare afatshkurtra, duke
përfshirë ato nga shitja e investimeve financiare
afatshkurtra; të ardhurat nga interesi dhe dividendët mbi
investimet financiare afatshkurta; fitimi/humbja nga
rivlerësimet e vlerës së drejtë
2. Shpenzime të tjera financiare Fitimi/humbja nga ndryshimi i kursit të këmbimit, të
kërkesave për t’u arkëtuar dhe detyrimeve për t’u paguar
(për shembull, huat e dhëna dhe të marra) në monedhë të
huaj dhe që lidhen me veprimtaritë financiare dhe
investuese

Pjesa e fitimit/humbjes nga pjesëmarrjet

Fitimi/Humbja para tatimit

Shpenzimi i tatimit mbi fitimin


1. Shpenzimi aktual i tatimit mbi fitimin
2. Shpenzimi i tatim fitimit të shtyrë
3. Pjesa e tatim fitimit të pjesëmarrjeve

Fitimi/Humbja e vitit

Fitimi/Humbja për:
Pronarët e njësisë ekonomike mëmë Ky zë përdoret në pasqyrat e konsoliduara të të ardhurave
dhe shpenzimeve për njohjen e pjesës së fitimit të grupit që
u përket aksionarëve të shoqërisë mëmë
Interesat jo-kontrolluese Ky zë përdoret në pasqyrat e konsoliduara të të ardhurave
dhe shpenzimeve për njohjen e pjesës së fitimit të grupit që
u përket aksionarëve të pakicës

You might also like