Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

STATUTI

I SHFQ ” NAIM FRASHËRI “ FSH.JAGOLL D.-KËRÇOVË

GUSHT,2019
Në bazë të nenit 26 paragrafi 1,2,3 dhe 4 nga Ligji për arsim fillor ( Gazeta
zyrtare e RMV, nr.161/19 ), Këshilli i shkollës pranë SHFQ “ Naim Frashëri “ , në
mbledhjen e mbajtur më datë 28.08.2019 , solli këtë:

STATUTI
I SHFQ ” NAIM FRASHËRI “ FSH. JAGOLL D.-KËRÇOVË

I.DISPOZITA THEMELORE
Neni 1
Me këtë statut rregullohen: organizimi dhe realizimi i aktiviteti edukativo –
arsimior, emri,selia, udhëheqja,të drejtat dhe obligimet e nxënsive,organizimi i
nxënsive,të drejtat dhe obligimet e të punsuarive si dhe çështje tjera që lidhen
me punën e shkollës fillore.
Neni 2
(1) dispozitat e këtij statuti janë të obligueshme për të gjithë të punësuarit
dhe nxënësit në shkollë.
(2) Statutin e shkollës fillore e sjellë këshilli i shkollës .
(3) Për statutin e shkollës fillore pëlqim jep Ministria, duke u bazuar në
mendimin paraprak pozitiv që jep komuna, gjegjësisht Komuna e
Kërçovës.
Neni 3
(1) Procesi edukativo-arsimor në SHFQ “ Naim Frashëri “ zhvillohet në
Gjuhën shqipe dhe alfabetin latin.
(2) Nxënësit nga paragrafi (1) nga ky nen domosdoshmërisht e mësojnë
edhe Gjuhën maqedone dhe alfabetin qirilik.

II.STATUSI JURIDIK I SHFQ “ NAIM FRASHËRI “


Neni 4
(1) Emri i shkollës fillore është : SHKOLLA FILLORE QËNDRORE
“ NAIM FRASHËRI “ , fsh. Jagoll D.,Kërçovë
(2) Selia e shkollës fillore është në fshatin Jagoll Dolencë,Kërçovë.
(3) Shkurtesa është SHFQ “ Naim Frashëri “
Neni 5
(1) Vula e shkollës përmban emrin e Republikës së Maqedonosë së Veriut,
emrin dhe selinë e shkollës dhe është në formë rrethore me diametër 32
mm, kurse në qedër ka stemën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
(2) Vula drejtkëndore i ka të njejtat elemente shtuar edhe vendin për datën
dhe numrin e lëndës për arkivim.
Neni 6
(1) Me vulat udhëheq dhe i përdor sekretari i shkollës apo ndonjë person
tjetër me autorizim nga Drejtori.
(2) Vula vlenë ekskluzivisht me nënshkrim të Drejtorit.
Neni 7
Shkolla është themeluar me akt nr.03-194 nga 12.12.1991 nga MR për arsim
fillor “ 11 Shtatori “ – Kërçovë nga viti 1995.
Neni 8
Aktiviteti i shkollës është verifikuar me vendimin nr. 10-21/12 nga 07.06.1995 e
lëshuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës – Shkup.
Neni 9
(1) Shkolla ka veti të personit juridik, të konkretizuar me përshkrimin në
Regjistrin qëndrorë të RMV.
(2) Shkolla është e regjistruar në Regjistrin qëndrorë të shkollave fillore në
kuadër të Minstrisë dhe në regjistrin e shkollave fillore që i udhëheq
komuna për rajonin e sajë.
Neni 10
(1) Në aspektin juridik me persona të tretë shkolla hynë në emër dhe për
llogari të sajë.
(2) Për obligimet e sajë ndaj personave të tretë shkolla përgjigjet me mjetet
e sajë.
Neni 11
(1) Shkollën SHFQ “ Naim Frashëri “ e përfaqëson Drejtori.
(2) Në rast mungese të drejtorit e përfaqëson ndonjë person i përcaktuar
nga vetë ai.
(3) Drejtori ka të drejtë të autorizojë edhe persona të tjerë për punë të
përcaktuara.
(4) SHFQ “ Naim Frashëri “ në kuadër të sajë ka edhe 4 ( katër ) shkolla
rajonale, edhe ate: Shkolla rajonale në Tuhin,Kaleshe, Prapadisht dhe
Berikovë.
III.AKTIVITETI EDUKATIVO-ARSIMIR I SHKOLLËS FILLORE

Neni 12

(1) Në shkollën fillore puna edukativo-arsimore organizohet dhe realizohet


sipas planit dhe programeve mësimore nga paragrafi (1) i këtij neni, të
cilat me propozim të Byrosë, i përcakton ministri.
(2) Plani mësimor për arsimin fillor përmban lëndë të detyrueshme dhe
zgjedhore dhe orë për komunitetin klasor, të përcaktuara me numrin
vjetor dhe javor të orëve për mësimin veçmas për lëndët e detyrueshme
dhe zgjedhore, shpërndarjen e tyre nëpër klasa.
(3) Me programet mësimore përcaktohen rezultatet nga mësimi, nocionet
themelore, aktivitetet dhe metodat në mësim, standardet për vlerësim
të arritjes së nxënësve, kushtet për realizimin e programit mësimor dhe
normativa për kuadër mësimor.

IV.PJESMARRJA DHE ORGANIZIMI I NXËNSIVE


Neni 13
(1) Të gjithë nxënësit në shkollë e formojnë bashkësinë e shkollës.Nxënësit
kanë të drejtë të organizohen në nivel të klasës dhe të shkollës.
(2)Për arritjen e organizuar të interesave të nxënsive në shkollën
fillore,nxënësit organizohen në bashkësi të klasave dhe parlamentin e
nxënsive.
(3)Parlamentin e nxënsve e përbëjnë kryetarët e bashkësive të klasave.
(4)Të drejtën e thirrjes së mbledhjes së parlamentit të nxënsve e kryen
Drejtori.
(5)Parlamenti i nxënsive:
- aktivisht merr pjesë në përfaqësimin dhe promovimin e të drejtave të
nxënsve
- e promovon aktivitetin e nxënsve
- merr pjesë në aktivitete për përkrahje të nxënsve me nevoja të veçanta
mësimore në realizim të mësimit dhe aktiviteteve jashtëmësimore
- merr pjesë në përgatitjen e programës vjetore
- jep këshilla për programën vjetore për realizimin e ekskursioneve
- jep këshilla për aktivitete jashtëmësimore në shkollë
- jep propozime për ngritjen e standardeve për nxënësit
- merr pjesë në evaluimin e punës së shkollës
- nëpërmjet përfaqësusëve të tyre merr pjesë në mbledhjet e këshillit të
prindërve dhe të arsimtarëve
- organizon aktivitete humanitare dhe ekologjike ,si dhe punë të dobishme për
shoqërinë.
(6)Kryetari i parlamentit të nxënsive zgjidhet në mënyrë të fshehtë me
shumicë votash nga numri i përgjithshëm i kryetarëve të klasave.
(7) Mbrojtësi i interesave të nxënsive ka për detyrë të mbrojë dhe të përsosë
të drejtat e nxënsive.Ai zgjidhet me shumicë votash nga nxënësit nga klasa e
shtatë deri në klasë të nëntë.
Neni 14
(1)Mënyra e organizimit të nxënsive është në atë mënyrë që çdo paralele
zgjedh kryetar dhe zv.kryetar të këshillit të klasës.
(2)Zgjedhja e kryetarit dhe zv.kryetarit të këshillit të klasës bëhet çdo vit, në
javën e fundit të muajit shtator për vitin rrjedhës.
(3)Në orën e parë të bashkësisë së klasës, kujdestari i klasës ka për detyrë që ti
informojë nxënësit për procedurën për zgjedhje të kryetrarit,zv,kryetarit dhe
organeve tjera në bashkësi të klasës.
(4) Në orën e dytë të bashkësisë së klasës paraqiten kandidatët tek kujdestari i
klasës.
(5) Në orën e tretë të bashkësisë së klasës zbatohet procedura për zgjedhje të
kryetrait të bashkësisë së klasës.Zgjedhja bëhet nëse në klasë jaë 2/3 e
nxënsive.
(6) Zgjedhjet për kryesinë e klasës kryhen në hapësira ku mbahet ora e
bashkësisë së klasës ne ditë të paraparë me plan program të shkollës.
(7) Çdo bashkësi klase zgjedh edhe organe të përhershme dhe të përkohshme.
Çdo nxënës,mundë të përcaktohet në cilin organ do marrë pjesë.
(8) Kryetari i zgjedhur i këshillit të paraleles llogaritet kandidati që ka fituar më
shumë vota nga numri i përgjithshëm i nxënsive të paraleles.
(9) Zv.kryetari llogaritet kandidati i dytë me më shumë vota i gjinisë së kundërt.
(10) Kryetari i këshillit të klasës ka mandat njëvjeçar me mundësi për tu
zgjedhur edhe një tjetër.
Neni 15
Kryetarit të këshillit të klasës mandati mund ti përfundojë edhe para kohe në
këto raste:
- nuk i kryen punët e përcaktuara
- nuk merr pjesë në mbledhjet e thirrura ose nuk organizon mbledhje të
këshillit të klasës
- çregjistrohet nga shkolla
- më shumë se një muaj mungon nga procesi mësimor
- me kërkesë të më së paku 2/3 e numrit të nxënsive të paraleles me
argumente për moskryerje të detyrave
- nëse mungon në tre mbldhje radhazi
Neni 16
(1)Nëse ndodh ndërprerje të parakohshme të mandatit,atëherë zgjidhet
kryetar tjetër në afat prej 20 ditësh me procedurë të njejtë.
(2) Me ndërprerjen e mandatit të kryetarit të klasës ndërpritet mandati edhe i
zëvendësit të tij.
Neni 17
(1)Kryetari i këshillit të klasës:
- i përfaqëson nxënësit e paraleles në parlamentin e nxënësve apo në organet
tjera të shkollës
- i informon nxënësit për vendimet që sillen në parlamentin e nxënsive
- organizon debate në klasë për probleme konkrete rrjedhëse
- merr pjesë në takime me prindër
- kujdeset për zgjidhje të problemeve në klasë
- bashkëpunon me kryetarët tjerë të këshillave të klasave
- bashkëpunon me komisionet e paraleles
- merr pjesë në punën e parlamentit të nxënsive
(2)Me qëllim të funksionimit të bashkësisë, kryetari i kryen edhe këto role:
- javën e parë pas zgjedhjes së komisioneve kryetari i bashkësisë së klasës thirr
mbledhje në të cilën përpunohet plan për një vit mësimor.Plani për punë
përmbanë propozim aktivitete në të cilat janë të kyçur të gjithë antarët e
bashkësisë së klasës dhe
- thirr së paku një mbledhje gjatë muajit në të cilëne diskutohen nevojat e
nxënsive,zbatimi i aktiviteteve si dhe mund të sillet ndonjë vendim për të
formuar ndonjë komision nëse ajo është e nevojshme për klasën.
Neni 18
(1)Kryetarët e bashkësisë së klasave janë antarë të parlamentit të nxënsive.
(2)Mandati i çdo antari të parlamentit të nxënsive është një vit me të drejtë
për edhe një tjetër.
(3)Antarësia e parlamentit të nxënësve ndërpritet me ndërprerjen e të qenurit
nxënës si dhe me kërkesë të vetë nxënësit.
(4)Mandati i kryetarit të parlamentit të nxënsive është një vit me të drejtë për
edhe një tjetër.
Neni 19
(1)Mbledhja konstituive e parlamentit të nxënsive bëhet në fundë të muajit
shtator,gjegjësisht pasi të zgjidhen kryetarët e këshillave të klasave.
(2)Data e mbajtjes së mbledhjes konstituive është e përcaktuar në planin
vjetor të shkollës.Me mbledhjen konstituive kryeson drejtori.
(3)Në mbledhjen konstituive formohet një komision treantarësh i cili i
monitoron zgjedhjet për kryetar të parlamentit të nxënsive.
(4)Çdo kryetar i bashkësisë së klasës mundë të kandidojë për kryetar të
parlamentit të nxënsive,me fletëparaqitje te drejtori i shkollës.Kandidatët
duhet të prezantohen paraantarëve të parlamentit të nxënsive dhe të
prezantojnë motivin që i shtynë për tu zgjedhur kryetar si dhe të prezantojnë
idetë e tyre për përfaqësim të interesave të nxënsive.
(5)Kryetari i parlamentit të nxënsive zgjidhet në mënyrë të fshehtë me shumicë
votash nga pjesëmarrësit e kryetarëve të këshillave të klasave.
(6)Votimi mund të realizohet nëse në mbledhje marrin pjesë 2/3 e anëtarëve
të parlamentit të nxënsive.
(7)Për kryetar të parlamentit të nxënsive llogaritet kandidati që ka fituar më
shumë vota.Nëse më shumë kandidatë kanë numër të njejtë votash,atëherë
organizohet votim tjetër vetëm për këto dy.Nëse prapër kanë numër të njejtë
votash atëherë përsërite proceduar për zgjedhje prej fillimi.
(8)Pas zgjedhjes së kryetarit të parlamentit të nxënsive atëherë ai e merr
udhëheqëjen e mbledhjes.Kryetari i parlamentit të nxënsive është antar i Timit
të shkollës që e formon drejtori për multikulturë,interkulturë dhe integrimi
ndëretnik në shkollë.
Neni 20
(1)Për veç kryetarit zgjidhet edhe zëvendës kryetari dhe sekretari i
parlamentit të nxënsive.
Neni 21
(1)Kryetarit të parlamentit mandati i skadon para kohe nëse:
- ai vetëe e kërkon atë
- mosbesim votojnë 2/3 e antarëve
- i mbaroh statusi i të nurit nxënës
- më shumë se një muaj mungon nga mësimi
(2)Nëse i mbaron mandati para kohe atëherë në afat prej 20 ditësh
organizohen zgjedhje tjera.
Neni 22
(1)Parlamenti i nxënsive funksionon duke mbajtur mbledhje,të cilat bahen
për çdo muaj,përveç muajve kur nxënësit janë në pushim vjetor.Në muajët
kur nxënësit janë në pushim vjetor,mbledhjet mbahen me kërkesë të së paku
gjysmës së kryetarëve të këshillave të klasave.
(2)Mbledhjet i thirr kryetari i parlamentit të nxënsive.Kryetari i parlamentit të
nxënsive është i obliguar që menjëherë, a më së voni deri në dy ditë të thirri
mbledhje nëse ajo kërkohet nga gjysma e kryetarëve të këshillave të klasave
apo nga drejtori i shkollës.Parlamenti i nxënsive mundë të sjellë vendime nëse
në mbledhje marrin pjesë së paku gjysma plus një antar.
(3)Në mbledhjet e parlamentit të nxënsive mundë të marrë pjesë çdo nxënës
por pa të drejtë vote,drejtori,pedagogu dhe përfaqësuesit e këshillit të
prindërve.
Neni 23
Parlamenti i nxënsive:
- Në mënyrë aktive përfaqëson të drejtat dhe intersat e nxënsive
- E promovon aktivitetin e nxënsive
- Merr pjesë në përkrahje aktive të nxënsive me nevoja të posaçme
- Merr pjesë në përgatitjen e programës vjetore
- Jep propozime për aktivitetet vjetore për ekskursione
- Jep propozime për aktivitetet jashtëmësimore në shkollë
- Jep propozime për ngritjen e standardit të nxënsive
- Me përfaqësues merr pjesë në punëne këshillit të shkollës,të
prindërve dhe të arsimtarëve por pa të drejt vote.
- Organizon aktivitete humanitare,ekologjike dhe shoqërore
- E sjellë programin për punë
- Aktivisht merr pjesë në procesin e zhvillimit të shkollës
- E promovon e aktivitetin e nxënsive
- Inicion iniciativa për ngritje e kualitetit të mësimit
- Bashkëpunon me me institucione dhe organizata për të rinjë
- Promovon besueshmëri para nxënsive tjerë nëpërmjet informimit
publik për të gjita aktivitetet.

V. PROCEDURË PËR ZGJEDHJEN E PËRFAQËSUSËEVE TË TË


PUNSUARËVE DHE PRINDËRVE NË KËSHILLIN E SHKOLLËS
Neni 24
(1) Organ i menaxhimit të shkollës fillore është këshilli shkollor.
(2) Këshilli shkollor i shkollës fillore përbëhet nga shtatë anëtarë dhe atë: tre
përfaqësues të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe
edukatorë të shkollës, tre përfaqësues të prindërve, përkatësisht kujdestarët e
nxënësve dhe një përfaqësues i themeluesit.
(3) Në mbledhjet e këshillit shkollor, ftohen dhe në punën e vet marrin pjesë,
pa të drejtë votimi edhe dy përfaqësues të nxënësve të zgjedhur nga
parlamenti i nxënësve.
(4)Antarët e këshillit të shkollës nuk kanë të drejtë të jenë në lidhje farefisnore
në mes veti apo me drejtorin,gjegjësisht deri në brezin e tretë dhe për këtët të
gjithë nënshkruajnë deklaratë.
(5) Mandati i anëtarëve të këshillit shkollor është tre vite, ndërsa mandati i
përfaqësuesve të prindërve është për periudhën e mbarimit të arsimit fillor të
fëmijës së tyre, por jo më gjatë se tre vite.
(6) Vendimet e këshillit shkollor miratohen me shumicë të votave nga numri i
përgjithshëm I anëtarëve.
(7)Drejtori i shkollës nuk merr pjesë në punën e këshillit shkollor, por për punë
të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e procesit edukativo arsimor në
shkollë mund të jetë i ftuar nga kryetari i këshillit shkollor, përkatësisht nga 2/3
se anëtarëve të këshillit shkollor.
Neni 25
Këshilli i shkollës sjellë vendime për probleme që lidhen me punën dhe
funksionimin e shkollës.Vendimet e sjell konform ligjit,akteve nënligjore apo
akteve normative të shkollës.
Neni 26
(1)Përfaqësuesit nga mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe
edukatorët në këshillin shkollor i zgjedh këshilli i mësimdhënësve me votim të
fshehtë.
(2)Këshilli i arsimtarëve mblidhet në fund të vitit mësimor në të cilin mbaron
mandati i përfaqësusëve të tyre dhe arsimtarëve,bashkëpunëtorëve
profesional dhe edukatorëve u jep hapësirë që të prezantojnë kandidaturat
e tyre për antarë të këshillit të shkollës ,dhe më pas kalohet në votim të
fshehtë.
(3)Antarë i zgjdhur llogaritet kandidati që ka marrë më së shumti vota në
këshillin e arsimtarëve.
(4)Pas zgjedhjes së një përfaqësuesi,këshilli i arsimtarëve e njofton kryesuesin
e këshillit të shkollës dhe drejtorin.
Neni 27
(1)Përfaqësuesit e prindërve përkatësisht kujdestarët i zgjedh Këshilli i
Prindërve me votim të fshehtë.
(2)Këshilli i prindërve mblidhet në fund të vitit mësimor në të cilin mbaron
mandati i përfaqësusëve të tyre dhe prindërve u jep hapësirë që të
prezantojnë kandidaturat e tyre për antarë të këshillit të shkollës ,dhe më
pas kalohet në votim të fshehtë.
(3)Antarë i zgjdhur llogaritet kandidati që ka marrë më së shumti vota në
këshillin e prindërve.
(4)Pas zgjedhjes së një përfaqësuesi,këshilli i prindërve e njofton kryesuesin e
këshillit të shkollës dhe drejtorin.
Neni 28
(1)Përfaqësuesit e nxënsive në këshillin e shkollës i zgjedh Parlamenti i
nxënsive me votim të fshehtë.
(2)Parlamenti i nxënsive mblidhet në fund të vitit mësimor në të cilin mbaron
mandati i përfaqësusëve të tyre dhe kandidatëve u jep hapësirë që të
prezantojnë kandidaturat e tyre për antarë të këshillit të shkollës ,dhe më
pas kalohet në votim të fshehtë.
(3)Antarë i zgjdhur llogaritet kandidati që ka marrë më së shumti vota nga
antarët me të drejtë vote.
(4)Pas zgjedhjes së një përfaqësuesi,Parlamenti i nxënsive e njofton kryesuesin
e këshillit të shkollës dhe drejtorin.
Neni 29
Antarët e themeluesit i emëron Këshilli i komunës.
Neni 30
Përfaqësuesit e prindërve dhe themeluesit nuk mundë të jenë të punësuar në
shkollë.
Neni 31
(1)Mandati i antarëve të këshillit të shkollës fillon në ditën e konstituimit të tij.
(2)Mbledhjen konstituive e thirr antari më i vjetër në moshë.
(3)Këshilli i shkollës zgjedh kryetar me shumicë votash në mënyrë të fshehtë.
(4)Kryetar zgjidhet kandidati i cili fiton numër më të madh të votave.
(5)Gjithashtu zgjidhet edhe zëvendës kryetar i Këshillit të shkollës.
Neni 32
(1)Këshilli i shkollës punon me mbledhje.
(2)Mbledhjet thirren sipas nevojës por minimum një herë gjatë një muaji.
Neni 33
(1)Mbledhjet e këshillit të shkollës i thirr dhe udhëheq kryetari.
(2)Në mungesë të kryetarit me mbledhjet mund të udhëheqi zëvendëskryetari.
(3)Mbledhjet mund ti thirri edhe zëvendëskryetari nëse:
- me vetiniciativë
- me kërkesë të drejtorit
- me kërkesë të 1/3 të numrit të antarëve
- me kërkesë të 1/3 nga numri i përgjithshëm i të punsuarëve
- me kërkesë të këshillit të prindërve
-me kërkesë të parlamentit të nxënsive
Neni 34
(1)Këshilli i shkollës mundë të mbajë mbledhje nëse prezent janë më shumë se
gjysma e antarëve
(2)Nëse nuk ka numër të mjaftueshëm,atëherë mbledhja shtyhet
(3)Kur të ketë shumicë antarësh prezent,kryetari i këshillit të shkollës e hap
mbledhjen dhe e lexon rendin editës.I thirr antarët të japin propozime dhe të
debatojnë për pika konkrete.
Neni 35
(1)Kryetari i këshillit u jep të drejtë fjale antarëve
(2)Nëse konstaton se për ndonjë pikë diskutimi do të zgjasi ,atëherë kryetari
mund që ta kufizojë fjalimin.
Neni 36
(1)Pas debateve,kryetari formon konkluzion dhe më pas kryhet votimi.
(2)Nëse votohet ,atherë vendimin kryetari e lexon të njëjtin përpara të
pranishmive.
(3)Vendimet e marra i nënshkruan kryetari i këshillit të shkollës dhe ato
arkivohen dhe shpallen.
Neni 37
(1)Nga mbledhja e këshillit të shkollës mbahet procesverbal,të cilin e banë
sekretari i shkollës.
(2)Në procesverbal shkruhet:Data e mbajtjes së mbledhjes,numri i
pjesëmarrësve,rendi i ditës,diskutimet në pika të shkurtëra,propozimet dhe
propozuesit,votimet dhe përfundimet.
(3)Procesverbali lexohet dhe miratohet në mbledhjen pasardhëse të këshillit të
shkollës dhe nënshkruhet na kryetari dhe procesverbalisti.
Neni 38
(1)Konkluzionet,qëndrimet dhe vendimet në këshillin e shkollës sillen me
shumicë votash.
(2)Votimi zakonisht bëhet në mënyrë të hapur.
(3)Votat paraqiten në procesverbal.
Neni 39
(1)Rendin në mbledhje e mbanë kryetari i këshillit të shkollës.
(2)Nëse dikush e pengon punën e këshillit,kryetari është i obliguar që ti japi
vrejtje.
(3)Nëse edhe pas vrejtjes vazhdohet me pengimin,kryetari duhet që ta
përjashtojë nga mbledhja.
(4)Nëse nuk kalohen pengesat për punë normale,atëherë kryetari e ndërpret
mbledhjen për 15 minuta ose e shty për ndonjë ditë tjtër.
Neni 40
(1)Me miratim të kryetarit të këshillit në mbledhje mund të marrin pjesë edhe
të punduarit apo ndonjë person i interesuar.
(2)Nëse për këtë nuk pajohen antarët ,atëherë kalohet në votim të fshehtë.
Neni 41
Nese për shkak të ndonjë antari të cekura në nenin 42 dy herë ndërpritet
mbledhja,ose nëse ndonjë antar tre herë mungon nëpër mbledhje,atëherë
kryetari i këshillit të shkollës fillon procedurë për shkarkim dhe zgjedhje të
ndonjë antari tjtër.
VI.PROCEDURA QË E KRYEN KOMISIONI PËR ZGJEDHJE TË DREJTORIT
Neni 42
(1)Kandidatët e paraqitur i parashtrojnë dokumentet e nevojshme në këshillin
shkollor të shkollës.
(2) Dokumentet e pranuara i shqyrton komision i formuar nga tre anëtarë, i
zgjedhur nga radhët e anëtarëve të këshillit shkollor.
(3) Komisioni nga paragrafi (7) i këtij neni, është i obliguar në afat prej pesë
ditëve pas përfundimit të konkursit publik t’i shqyrtojë dokumentet e
pranuara.
(4)Komisioni në afat prej tre ditëve,kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet
duhet që tu kthejë përgjigje dhe dokumentet e paraqitura,ndërsa për
kandidatët që i plotësojnë kushte përpilon një listë dhe me dokumentacionin
përkatës i dorëzon te këshilli i shkollës.
(5)Këshilli i shkollës nga kandidatët që i plotësojnë kushtet mund të kërkojë
edhe dokumente shtesë si:
- biografi
- elaborati për punë
- përcaktime programore
- certifikata,çmime etj.
(6) Këshilli shkollor dhe përfaqësuesi nga Byroja zbatojnë intervistë me
kandidatët që i plotësojnë kushtet.
(7)Pas intervistimit,këshilli i shkollës voton në mënyrë të fshehtë
(8)Votimi kryhet duke rrethuar numrin para kandidatit.
(9)Pas mbarimit të votimit numërohen votat dhe gjendja paraqitet në
procesverbal.
(10)Kandidat i zgjedhur logaritet kandidati që ka fituar numër më të madh të
votave.
(11) Këshilli shkollor i shkollës fillore komunale, në afat prej shtatë ditëve nga
biseda me kandidatët, kryetarit të komunës ia propozon kandidatin që ka fituar
shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit shkollor.

VII.ORAI I PUNËS DHE SHFRYTËZIMI I PUSHIMIT DITOR DHE VJETOR


Neni 43
(1)Punën edukativo-arsimore në shkollën fillore e realizojnë mësimdhënësit
dhe bashkëpunëtorët profesionalë (pedagogu, psikologu, edukatori special
dhe rehabilitatori,sociologu, punëtori social, bibliotekisti etj.) në orar prej 40
orëve javore sipas planprogrameve të programës vjetore të shkollës,në pajtim
me ligjin për arsim fillor dhe akteve nënligjore të sjella nga Ministri.
(2)Orari i punës për edukatorët,arsimtarët dhe bashkpuntorët profesional
është në një ndërrim.
(3)Ndërrimi për arsimtarët fillon në ora 8:00 dhe mbaron në ora 14:00
(4)Orari i punës për bashkpuntorët profesional dhe të punësuarit që kryejn
punë teknike-administrative gjatë javëe sështë 40 orë, me orar pune nga 8:00
deri 16:00.
(5)Pushimi ditor për arsimtarët dhe edukatorët është në mes orëve mësimore
konform orarit ditor.
(6)Pushimi ditor për bashkpuntorët profesional dhe të punësuarit që kryejn
punë teknike-administrative është 30 minuta.
Neni 44
(1)Të punësuarit pushimin vjetor e shfrytëzojnë gjatë pushimeve verore.
(2)Kohëzgjatja e pushimit vjetor bëhet në pajtim me ligjin për marrëdhënie
pune dhe marrëveshjen kolektive për arsimin fillor.
VIII. KOMISIONI DISCIPLINOR
Neni 45
(1)Për arsimtarët që nuk respektojnë orarin e punës dhe bëjnë shkelje të kodit
etik për arsimtarë dhe bashkpuntorë profesional,ngrihet procedurë disiplinore.
(2) Procedura disiplinore zbatohet nga komisioni disiplinor të cilin e formon
drejtori.
(3) Komisioni disiplinor formohet nga tre antarë.
(4) Antarët kanë zëvendësat e tyre.
(5)Kryetari i komisionit është nga rradhët e arsimtarëve,antari tjetër nga
bashkpuntorët profesional dhe një antar nga arsimtarët.
(6)Procedura disiplinore zbatohet për drejtësi dhe ka karakter të dëgjimit të
palëve nga ana e komisionit.
(7)Komisioni duhet të mbajë llogari për dënimin që jep,dhe i njëjti duhet të jetë
objektiv.
Neni 46
(1) Procedura disiplinore ngrihet me kërkesë me shkrim.
(2)Kërkesa me shkrim dorëzohet në arkivin e shkollës dhe më pas përcillet deri
te drejtori.
(3)Kërkesë mund të bëjë:drejtori,arsimtari,bashkpuntori profesional,tjerë të
punësuar në shkollë,nxënës apo prindërit.
Neni 47
Kërkesa dihet të përmbajë:emrin dhe mbiemrin e personit-parashtrues,të
dhëna për personin ndaj të cilit ka vrejtje,përshkrim i ngjarjes dhe prova për
ngjarjen.
Neni 48
(1) Në bazë të kërkesës me shkrim, në afat prej tre ditësh nga dita e
pranimit,drejtori me vendim formon komision disiplinor.
(2) Komisioni në afat prej tre ditësh nga formimi i tij sjell vendim për fillim të
procedurës disiplinore.
(3)Vendimi i sjellë i dorëzohet edhe parashtruesit të kërkesës edhe personit
ndaj të cilit ka vrejtje.
Neni 49
(1)Përpara se sillet vendimi komisioni e merr në pyetje personi për përshkrim
të ngjarjes.
(2)Për marrjen në pyetje personi i paditur njoftohet me gojë apo me shkrim.
(3)Nëese personi nuk paraqitet përpara komisionit,atëherë komisioni sjell
vendim në bazë të fakteve që ka.
(4)Nëse personi i paditur sjellë deklaratë në arkivin e shkollës,atëherë
komisioni mund të vlerësojë a është e nevojshme thirrja fizike e tij.
Neni 50
(1)komisioni disiplinor mund të sjellë njërin nga këto vendime:
- mosshqyrtim të kërkesës për shkak të vjetërsisë së saj.
- mospranim të kërkesës për shkak të fakteve të pamjaftueshme
-propozim për masë disiplinore
Neni 51
(1)Vendimi i sjellë nga komisioni i jepet palës së paditur në dorë apo me letër
përcjellëse edhe personit të paditur edhe parashtruesit.
(2)Vendimi i sjellë ruhet edhe në dosjen personale të punëtorit.
Neni 52
Kundër vendimit,personi i akuzuar mund të parashtrojë ankesë derite Këshilli i
shkollës ne afat prej tetë ditësh.
Neni 53
Këshilli i shkollës e shqyrton këtë ankesë në mbledhjen e rradhës dhe mundë
të:
-konfirmojë vendimin
-të hudhi poshtë ankesën si jo të paraqitur në kohë
- e pranon ankesën dhe e ndryshon vendimin.
Neni 54
Procedura disiplinore vjetërsohet për gjashtë muaj nga ngjarja.

IX.TË DHËNA PUBLIKE PËR SHKOLLËN DHE ORGANET E SAJ


Neni 55
(1)Puna e shkollës është publike.
(2)Shkolla është e obliguar që të bëjë njoftime në kohë dhe në mënyrë të lotë
për punën e saj.
(3)Për punën e shkollës dhe organeve të saj të punësuarit njoftohen
nëpërmjet tabelës së shpalljeve.
(4)njoftimin e bën drejtori,këshilli i shkollës,parlamenti i nxënsive dhe këshilli i
prindërve.
Neni 56
Njoftimi mund të bëhet edhe nëpërmjet botimit të gazetës së shkollës dhe të
ngjashme.
X.MBROJTJA
Neni 57
(1)Në rast gjendje lufte,shkolla vazhdon me procesin edukativ dhe arsimor
duke përpiluar strategji për punë në gjendje lufte.
(2)Me dokumentacionin udhëheq drejtori.
Neni 58
Për mbrojtje të të dhënave në fushën e mbrojtjes,shkolla merr hapa konkret
për mbrojtje të të dhënave me rëndësi për mbrojtjen.

XI.SEKRETE NË PUNË
Neni 59
Për ruajtje të interesave të shkollës merren hapa pët ruajtje,udhëheqje dhe
publikim të të dhënave që llogariten si sekrete.
Neni 60
(1)Të gjitha dokumente që paraqesin sekret në punë janë të shënuara si “ të
besueshme”.
(2)Obligimi për ruajtje të sekretit vlenë përderisa drejtori apo ai organ që e ka
sjellë nuk jep pëlqim për lirim të ruajtjes së sekretit.
Neni 61
Të dhënat dhe dokumentet e klasifikuara si sekret mbahen dhe ruhen në
protokoll të veçantë dhe ashtu arkivohen.
Neni 62
(1)Të dhënat dhe dokumentet e klasifikuara si sekrete ruhen në hapësira të
posaçme dhe me to udhëheq dhe i ruan person e autorizuar nga drejtori me
vendim të posaçëm.
(2)Verifikimin,arkivimin dhe asgjësimin e tyre mund ta bëjë drejtori me urdhër
nga organet kompetente.
(3)Publikimi i sekretit paraqet shkelje e rëndë në kompetencat e punës.

XII.DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE


Neni 63
(1)Statutin dhe aktet tjera të shkollës i sjellë këshilli i shkollës.
(2)Statuti konsiderohet i miratuar nëse për të votojnë më shumë se gjysma e
antarëve të këshillit të shkollës.
Neni 64
Proceduar për ndryshim të statutit është e njejtë si procedura për sjelljen e tij.
Neni 65
Aktet e veçanta dhe të përgjithëshme të sjella në shkollë duhet të përshtaten
me këtë statut brenda tre muajsh.
Neni 66
Me hyrjen në fuqi të këtij statuti do ndërpritet të vlejë statuti me Nr.03-170/2
nga 28.08.2014.
Neni 67
Ky statut hynë në fuqi diten e tetë nga shpallja në tabelën e shpalljeve në
shkollë,kurse do të shpallet pas marrjes së pëlqimit nga Ministria për arsi dhe
shkencë,pas marrjes paraprake të pëlqimit nga themeluesi.

Nr. Kryetari i këshillit të shkollës

You might also like