Download as odt, pdf, or txt
Download as odt, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Modelimet e lidhjeve kimike dhe

format gjeometrike te molekulave


Paraqitja e elektroneve
HISTORIKU I ZBULIMIT TE
ELEMENTEVE KIMIKE

Historia e Sistemit Periodik të Elementeve

Në shekullin XVIII (18) kimistët i klasifikonin substancat në: substanca të thjeshta dhe
substanca të përbëra.

- substanca të thjeshta në elemente dhe

- substanca të përbëra në përbërje kimike

Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve në një sistem
periodik.

Deri në fund të shekullit XVIII ishte zbuluar një numër i madh i elementeve. Si rezultat i kësaj
lind nevoja për klasifikimin e tyre. Në këtë drejtim ka pasur përpjekje të ndryshme për
klasifikimin e elementeve në bazë të vetive të tyre fizike e kimike.

Elementet, përgjithësisht klasifikohen në metale dhe në jometale.

Është e njohur se gjatë reaksioneve kimike masat atomike të elementeve mbeten të


pandryshueshme. Prandaj edhe klasifikimi i elementeve ka filluar të zbatohet, duke marrë për
bazë masat atomike.

Përpjekjen e parë për klasifikimin e elementeve, duke u bazuar në masat atomike të


elementeve deri atëherë të njohura e ka bërë kimisti gjerman, Deberajner (Johan Wolfang
Döbereiner, 1829).

Fillimet e tyre i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Doberajner, tregoi se masa e
Stronciumit në një përbërje kimike gjendet midis masave të dy elementeve të ngjashëm,
Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalotokësore) e në përbërje kimike të ngjashme. Ai klasifikoi
nga tre elemente me veti kimike të ngjashme dhe grupet e tilla i quajti triada.

Më vonë u bënë të njohura dhe treshe të tjera elementesh të ngjashëm....Triada. ..p.sh triada
e halogjeneve ku renditeshin klori,bromi e jodi. Triada e metaleve alkaline, ku renditeshin
Litiumi, natriumi e kaliumi.Kimistë të tjerë kanë treguar se elementet mund të grupoheshin në
bashkësi me më shumë elemente të ngjashëm. Kështu magnezi iu shtua alkalino tokësorëve,
fluori iu shtua halogjeneve etj. Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi që
nga 1854 bëjnë pjesë në një familje.

Klasifikimi i elementeve në triada nuk paraqet ndonjë sukses të madh. Ishte e pamundshme
që të gjitha elementet, të cilat njiheshin në atë kohë, të radhiten në triada.

Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes së masës atomike.

Pohimi se vetitë e elementeve janë në varësi periodike të masës atomike të tyre përbën ligjin
periodik.

Kimisti Anglez Njulends me 1863 propozoi një sistem klasifikimi të elementeve sipas rritjes së
masës atomike. Elementet ishin ndarë në shtatë grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti
këtë klasifikim Ligj i Oktatave.

Kimisti anglez, Njulendsi (John Alexander Reina Newlands (26 November 1837 – 29 July
1898)), në vitin 1 864 duke u bazuar në masat atomike të tyre, i ka klasifikuar elementet në
shtatë vargje horizontale. Ai ka vërejtur se vetitë kimike të elementeve përsëriten te çdo i teti
element. Kjo radhitje është në analogji me notat muzikore. Për këtë shkak, kjo mënyrë e
klasifikimit të elementeve është quajtur ligji i oktavave.

Kimisti gjerman, Lotar Majer (Julius Lotar Meyer), ne vitin 1870, ka vërejtur se vetitë e
elementeve, në të shumtën e rasteve, janë funksione periodike të masave atomike.

Por, këtë dukuri e ka vërejtur dhe e ka zgjidhur me sukses kimisti rus Mendelejevi (Dimitri
Ivanoviq Mendelev, 1834-1907), në vitin 1869. Në kohën e Mendelejevit kanë qenë të zbuluar
gjithsej 63 elemente. Ai i ka radhitur elementet sipas rritjes së masave atomike të tyre dhe
çdo elementi i dha nga një numër që e quajti-NUMËR RENDOR. Ai ka vërejtur se vetitë kimike
të elementeve përsëriten në mënyrë periodike. Pas radhitjes së disa elementeve ka ardhur në
përfundim se vargun duhet ndërprerë në mënyrë që elementet që kanë veti të ngjashme
fizike dhe kimike të vendosen përfundi njëri-tjetrit.

Mendelejevi ka lënë vende të zbrazëta, të cilat duhej të plotësoheshin me elemente të reja


ende të pazbuluara. Në bazë të vetive të elementeve të njohura, Mendelejev ka parashikuar
se do të zbulohen elemente të reja.

Mendelejevi kreu një studim të thelluar midis masës së elementeve dhe vetive të tyre fizike e
kimike. Ai propozoi një tabelë të përbërë nga 17 shtylla e me pas një tabelë me 8 shtylla e cila
u përdor për shumë kohë e më vonë u zëvendësua me tabelën me perioda të gjata, të cilën e
përdorim edhe sot.

You might also like